marrËdhËniet shqiptaro-turke treva e pËrmetit nË … · republika e shqipËrisË universiteti i...

311
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE 1912-1939 PUNIM DOKTORATURE Specialiteti: Histori Kandidati: M.A.Ilirjana KACELI (DEMIRLIKA) Udhëheqës shkencor: Akademik Prof. Dr. Beqir META Tiranë, 2013

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

31 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

TREVA E PËRMETIT NË PERIUDHËN E VITEVE 1912-1944

Specialiteti: Histori

Kandidati: Udhëheqës shkencor:

Nuri DRAGOJ Prof. Dr. Valentina DUKA

Tiranë, 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI HISTORISË DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I HISTORISË

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE 1912-1939

PUNIM DOKTORATURESpecialiteti: Histori

Kandidati:

M.A.Ilirjana KACELI (DEMIRLIKA)

Udhëheqës shkencor:

Akademik Prof. Dr. Beqir META

Tiranë, 2013

Page 2: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

II

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/fax: + 355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Disertacion i paraqitur nga

Nuri DRAGOJ

Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

TREVA E PËRMETIT NË PERIUDHËNE VITEVE 1912-1944

Specialiteti: Histori

Udhëheqës shkencor:

Prof. Dr. Valentina DUKA

Mbrohet më, datë...../..../ 2013

1............................................................Kryetar

2............................................................Anëtar (oponent)

3............................................................Anëtar (oponent)

4............................................................Anëtar

5............................................................Anëtar

Tiranë, 2013

Disertacion i paraqitur nga

Ilirjana KACELI (DEMIRLIKA)

në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE 1912-1939

Specialiteti: Histori

II

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/fax: + 355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Disertacion i paraqitur nga

Nuri DRAGOJ

Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

TREVA E PËRMETIT NË PERIUDHËNE VITEVE 1912-1944

Specialiteti: Histori

Udhëheqës shkencor:

Prof. Dr. Valentina DUKA

Mbrohet më, datë...../..../ 2013

1............................................................Kryetar

2............................................................Anëtar (oponent)

3............................................................Anëtar (oponent)

4............................................................Anëtar

5............................................................Anëtar

Tiranë, 2013

Udhëheqës shkencor:

Akademik Prof. Dr. Beqir META

Page 3: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

PASQYRA E LËNDËS

Parathënia......................................................................................................................IHyrja...........................................................................................................................VI

KAPITULLI ITRASHËGIMIA OSMANE NË VITET 1912-1918

1. Shpallja e Pavarësisë dhe qëndrimi i Turqisë...............................................................12. Çështja e Statusit të Shqipërisë pas luftës Ballkanike.............................................153. Aleanca Turko-Bullgare dhe komploti i Beqir Grebenesë........................................234. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj....................................285. Gjendja e Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore.................................................46

KAPITULLI IIMARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE GJATË VITEVE 1918-1923

1. Kolonia Shqiptare e Turqisë dhe bashkëpunimi me delegacionet shqiptare në Konferencën e Paqes.........................................................................552. Lufta kombëtare e Mustafa Qemalit dhe jehona e saj në shtypin shqiptar................................................................................................723. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe hapat e parë drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike...................................................................................84

KAPITULLI IIIMARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE GJATË VITEVE 1923-1928

1. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.................................1092. Traktati i Lozanës dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke.........................................1203. Marrëdhëniet shqiptaro- turke gjatë kohës së Republikës Shqiptare dhe asaj Turke .................................................................................................... 153

Kapitulli IVMONARKIA DHE REPUBLIKA TURKE (1928-1939)

1. Qëndrimi i Republikës Turke ndaj shpalljes së Monarkisë .............................1612. Rivendosja e marrëdhënieve shqiptaro-turke ...................................................1853. Konferencat Ballkanike dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke ...............................1994. Ulje ngritjet në marrëdhëniet midis Monarkisë Shqiptare dhe Republikës Turke .........................................................................................223

PËRFUNDIME..........................................................................................................246

BIBLIOGRAFIA......................................................................................................252

Page 4: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

PARATHËNIE

Historia e popullit shqiptar u zhvillua në shekuj. Ajo është zhvilluar jo vetëm

në plan kombëtar por edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Marrëdhëniet

historike të shqiptarëve me vendet fqinje janë zhvilluar pandërprerë dhe me

oshilacione të ndryshme. Të shkruash historinë e marrëdhënieve diplomatike midis

Shqipërisë dhe Turqisë të cilat kanë pasur një lidhje të gjatë, në periudha të caktuara

historike është e vështirë sepse ato zënë një vend të rëndësishëm në historinë e shtetit

shqiptar. Këto marrëdhënie së bashku me uljet dhe ngritjet e tyre janë zhvilluar në

kontekst me interesat strategjike të të dy shteteve, sipas problematikave të caktuara

dhe interesave të tyre që ato kishin qofshin në fushën ekonomike, politike, kulturore,

shoqërore.

Me këtë punim besoj se do të shkruhet diçka e re në lidhje me qëndrimet dhe

situacionet e ndryshme në të cilat u ndodh populli shqiptar, i parë në një

këndvështrim më të gjerë dhe më të plotë, e cila përbën edhe synimin e këtij studimi

pa pretenduar natyrisht për një trajtim shterues. Nga ana tjetër duhet parë edhe

lëvizja e diplomacisë së re turke, e cila nga ana e saj përpiqej me të gjitha format dhe

mënyrat që të ruante ndikimin në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri që kishte një

pozicion të favorshëm gjeopolitik, daljen në detin Adriatik si ura e saj lidhëse me

shtetet perëndimore.

Marrëdhëniet shqiptaro-turke në 30 vitet e para të shekullit XX, jehona e

revolucionit kombëtar çlirimtar turk si dhe reformat e kryera në Turqi paraqesin një

interes të veçantë për studim. Duke u fokusuar në brendinë e temës që kam për objekt

studimi, jam përpjekur të shoh më thellë marrëdhëniet që u vendosën midis

shqiptarëve dhe turqve në momentin kur identiteti osmano-turk i perandorisë po

shkonte drejt fundit dhe kur në skenën politike del një identitet mirëfilli turk.

Ky punim është frut i një pune hulumtuese disa vjeçare. Metoda e përdorur në

shkrimin e tij është ajo e shqyrtimit dhe e përqasjes së dokumentacionit arkivor,

studimeve, analizave dhe e çdo lënde tjetër njohjeje. Është synuar që trajtimi i

marrëdhënieve shqiptaro-turke të bëhet në disa këndvështrime, duke mos përdorur

vetëm qasjen faktologjike, por edhe infiltrimin e analizës me objektivitet shkencor,

metodat krahasuese dhe parimet themelore të shkrimit të historisë bashkëkohore. E

I

Page 5: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

gjithë kjo për të arritur në përfundime sa më afër të vërtetës historike, të cilat do të

mund t’i qëndrojnë kohës.

Studimi është mbështetur në burimet arkivore shqiptare dhe turke. Së pari një

burim i vlefshëm kanë qenë përkatësisht fondet e Arkivit Qendror të Republikës së

Shqipërisë, në zërat: Ministria e Punëve të Jashtme (151), Ministria e Punëve të

Brendshme (152), Legata Italiane, Kolonia shqiptare në Turqi (101), Syrja Vlora

(56), Gjergj Fishta, Mithat Frashëri (35). Të cilat përbëjnë një burim të

pazëvendësueshëm për njohjen, e frymës orientimeve dhe politikës së zhvilluar nga

shqiptarët në ato vite. Së dyti, po në këtë funksion është shfrytëzuar fondi i Ministrisë

së Punëve të Jashtme pranë Arkivës së Ministrisë së Jashtme të Republikës së

Shqipërisë, me dokumente dhe akte diplomatike në lidhje me Shqipërinë. Së treti janë

shfrytëzuar edhe Koleksioni i dokumente të arkivave Austro-hungareze, Franceze,

Britanike, Italiane, Ruse që gjenden në Arkivën e Institutit të Historisë. Krahas tyre

janë përdorur edhe arkivat turke: Fonde të Republikës Turke (Cumhuriyet Arşivine)

në lidhje me Shqipërinë dhe Traktatin e Shkëmbimit, Fonde të Arkivave të

Kryeministrisë Osmane (Başbakanlık Osmanlı Arşivine), Arkiva e Ministrisë së

Punëve të Jashtme Osmane (Hariciye Nezareti Osmaniye), Dokumente të Portës së

Lartë (Bab-ı Ali Evrak Odası) etj.

Burimet e pabotuara arkivore janë plotësuar nga dokumentet e botuara, të

cilat për temën e këtij studimi kanë qenë të bollshme. Mund të përmenden: Dokumente

Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914), vëll II përgatitur nga

Valentina Duka, Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll. I

dhe Vëll. II përgatitur nga Muhamet Shatri, Dokumenta Ruse për Lëvizjen

Kombëtare Shqiptare më 1912, përgatitur nga M. Shatri dhe Ramiz Abdyli,

Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), përgatitur nga

Nevila Nika: Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, përgatitur për botim nga

Insituti i Historisë; Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj (nëntor

1912-1914), Ethnic Minorities in the Balkans Studies1860-1971, Volume 4, (1923-

1926) përgatitur për botim nga Bejtullah Destani, Ismail Qemali (Përmbledhje

Dokumentesh 1888-1919), përgatitur për botim nga Teuta Hoxha etj.

Punimi do të ishte i mangët nëse nuk do të ishte shfrytëzuar edhe letërsia

historike e shkruar për këtë periudhë. Në punim janë marrë parasysh arritjet e

II

Page 6: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

historiografisë shqiptare, turke dhe më gjerë, të cilat janë një burim i rëndësishëm në

përpilimin e sfondit historik të kësaj teme dhe në hedhjen e piketave në trajtimin e

marrëdhënieve shqiptaro-turke. Në punim janë shfrytëzuar monografi e artikuj të

studiuesve shqiptarë si: Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Arben Puto, Beqir Meta,

Valentina Duka, Fatmira Rama, Ferit Duka, Ramiz Abdyli, Muharrem Dezhgiu,

Emine Bakalli, etj, të studiuesve turq si: Feroz Ahmad, Bilal N. Şimşir, Necip P.

Alpan, Sina Akşın, Tajfun Atmaca, Hikmet Y. Bayur, Bilge Çelik, Nuray Bozbora etj,

dhe të studiuesve të huaj si Joseph Swire, Antonello Biaggini, George Gawrych,

Egidio Ivetiç, Bernard Lewis, Georges Castelan, Ferdinando Saleo, Bernd, J.Fischer,

Mark Mazower etj.

Shtypi i kohës plotëson kuadrin e burimeve të shfrytëzuara. Është konsultuar

gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, Dielli, Gazeta e Korçës, Shqipëria e re,

Demokracia, Përpjekja shqiptare, shtypi shqiptar zyrtar në vitet 20-30, shtypi në

diasporë dhe një pjesë e konsiderueshme e shtypit turk si: Cumhuriyet, Hakimiyeti

Milliye, Milliyet, Akşam, Vakit etj. Në punim janë shfrytëzuar kujtimet e

protagonistëve të kohës të botuara si: Poincare, Ali Fuat Cebesoy, pa harruar edhe

kujtimet e botuara jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe atë turke të Ismail Qemalit,

Eqerem Vlorës, Syrja Vlorës, Sejfi Vllamasi, Mehdi Frashëri.

Pavarësisht gamës së gjerë të materialit të grumbulluar, analizës kritike të

literaturës së shfrytëzuar, nuk marrë përsipër të kem bërë shqyrtimin e marrëdhënieve

shqiptaro-turke në mënyrë shteruese, sidomos kur periudha e luftës duhet të shikohej

gjerësisht në arkivën e ushtrisë turke, të cilat vazhdojnë të paraqesin vështirësi për

shfrytëzim. Duke shfrytëzuar gjithë këtë lëndë burimore, dokumentare dhe fokusuar në

brendinë e temës të cilën e kam për objekt studimi jam përpjekur të shoh në thellësi

marrëdhëniet që u vendosën në momentin kur identiteti osmano - turk i perandorisë

po shkonte drejt fundit dhe kur në skenën politike del një identitet i ri mirëfilli turk.

Kam patur parasysh raportet diplomatike të nëpunësve austro-hungarezë, francezë,

rusë dhe britanikë, të cilët japin informacione me interes në lidhje me politikën turke

ndaj Shqipërisë dhe për marrëdhëniet shqiptaro-turke. Marrëdhëniet shqiptaro-turke

në 30 vitet e para të shekullit XX, jehona e revolucionit kombëtar çlirimtar turk si dhe

reformat e kryera në Turqi paraqesin një interes të veçantë për studim dhe trajtim

sepse tregojnë zhvillimin e politikës së jashtme shqiptare dhe rrugën që ndoqi

diplomacia shqiptare për të lidhur ura miqësie me popujt fqinjë. III

Page 7: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Punimin tonë e kemi strukturuar në katër kapituj ku kombinohet në gjithë

shtrirjen e tij, kriteri kronologjik me atë tematik. Në të katërt kapitujt ndiqet rrjedha

kronologjike, ndërsa sythet brenda çdo kapitulli, janë përcaktuar duke u mbështetur

kryesisht në kriterin tematik e problemor. Kapitujt paraprihen nga Hyrja në të cilën

kemi pasqyruar një historik të shkurtër të marrëdhënieve shqiptaro-turke nga lidhja e

Prizrenit deri në pragun e shpalljes së luftës Ballkanike. Në fillim janë trajtuar

marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane, gjatë periudhës së fundit të

luftës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të zhvilluar nga Epoka e Rilindjes deri në

objektivin final të saj, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Kapitulli I- Trashëgimia Osmane në Shqipëri në vitet 1912-1918. Kapitulli

hapet me shpalljen e Luftës Ballkanike dhe Qëndrimin e Turqisë ndaj shpalljes së

pavarësisë. Ai ndalet me pozicionimin e politikës osmane ndaj shpalljes së

Pavarësisë. Më 29 korrik 1913, Princi i shtetit Shqiptar u caktua Vilhelm Vidi. Princ

Vidi. Gjatë qeverisjes së tij u ndesh me vështirësi të mëdha për shkak të njohjes së

pakët dhe gjendjes së ndërlikuar në vend, të cilat çuan në largimin e tij. Gjatë Luftës

së Parë Botërore, Shqipëria u shkel nga ushtritë e të dy palëve. Të tre fqinjët e

Shqipërisë në tokë dhe përtej detit, mbajtën anën e “Antantës” anglo-franceze dhe kjo

bëri që shqiptarët të fitojnë përsëri pavarësinë e tyre në mbarim të Luftës së Parë

Botërore.

Kapitulli II - Marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë viteve 1918-1923. Duke

njohur gjendjen e vendit dhe rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga fqinjët si edhe për

të bashkuar të gjitha trojet shqiptare, të cilat mbetën jashtë shtetit shqiptar pas

traktatit të miratuar në vitin 1913, shqiptarët e Turqisë filluan të organizoheshin edhe

më tepër për të shprehur zërin e tyre kundrejt këtyre padrejtësive që i kanoseshin

kombit të tyre. Në mbarim të Luftës së Parë Botërore në Paris, u mblodh Konferenca

e Paqes. Në këtë konferencë u trajtua edhe problemi Shqiptar, i cili u diskutua gjatë.

Në konferencë u hartuan dhe disa projekte në dëm të Shqipërisë. Këto projekte nuk u

zbatuan për shkak të qëndresës së shqiptarëve të ardhur nga Turqia, Rumania dhe

SHBA. Ndërgjegjja kombëtare, e përforcuar nga përvoja e luftës dhe efekti i

ideologjive liberale të kohës, të shoqëruara me zhgënjimin nga arbitrazhi

ndërkombëtar dhe braktisja e Fuqive të Mëdha në fund të vitit 1919, bëri që

shqiptarët të vendosin të hedhin vetë një hap drejt zgjidhjes së çështjes së tyre.

Prandaj ata reaguan duke u tubuar në janar 1920 në Kongresin e Lushnjës. IV

Page 8: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Paralelisht me luftën e popullit shqiptar po zhvillohej edhe lëvizja nacionale e

popullit turk. Kjo lëvizje u drejtua nga Mustafa Qemal Ataturku, i cili nën udhëheqjen

e tij e drejtoi popullin turk drejt rrugës së lirisë dhe krijimit të një shteti kombëtar

turk. Rezultati përfundimtar i Luftës nacionale Turke ishte Shpallja e Turqisë

Republikë më 29 tetor 1923. Klima e përgjithshme politike brenda dhe jashtë dy

vendeve tregoi se Shqipëria dhe Turqia, nga viti 1912- 1920 nuk patën marrëdhënie

zyrtare. Shkak ishin luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore. Njohja

ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të tij

nga Lidhja e Kombeve, si edhe hapat e reformimit krijuan një klimë të favorshme

ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e institucioneve të

brendshme dhe të vendosnin lidhje diplomatike me shtetet të tjera. Marrëdhëniet

diplomatike me Turqinë u vendosën menjëherë pas shpalljes së Republikës së re Turke

dhe fitores së Revolucionit Kombëtar Turk të udhëhequr nga Mustafa Qemali.

Kapitulli III- Marrëdhëniet Shqiptaro-Turke gjatë viteve 1923-1928. Më 15

dhjetor të vitit 1923 në Ankara, pas bisedimesh që zgjatën shumë u firmosën tre

marrëveshje që njihen me emrin “Traktati i Miqësisë”. Ky traktat përmbante:

marrëveshjen mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja shteteve,

marrëveshjen konsullore dhe marrëveshjen e nënshtetësisë. Një çështje e mprehtë për

shqiptarët është shkëmbimi i popullsisë midis Turqisë dhe Greqisë. Popullsia

shqiptare e Çamërisë dhe në veçanti ajo myslimane, u gjend përballë politikave dhe

projekteve shoviniste që mbetën të njëjta nga të gjithë qeveritë greke duke përdorur

me mjeshtëri situatat ndërkombëtare, duke realizuar shpronësimin dhe shpërnguljen

masive të saj në Turqi. Më 30 janar 1923 në Konferencën e Lozanës u nënshkrua një

Konventë (Traktat) si një marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Ky

traktat ishte indikatori që marrëdhëniet shqiptaro-turke në këtë periudhë do të

kushtëzoheshin nga, qëndrimi i Turqisë ndaj shkëmbimit të popullsisë myslimane dhe

ortodokse shqiptare të Greqisë. Shpallja e Republikës më 21 janar 1925 ishte një

ngjarje me rëndësi për historinë moderne shqiptare. Presidenti i ri shqiptar synonte të

krijonte një shtet shqiptar të fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që të

radhitej me dinjitet përkrah shteteve të tjera evropiane. Ahmet Zogu si president

zotëronte pushtet të gjerë si kryetar i shtetit dhe i qeverisë. Në vitin 1926, për herë të

parë në mënyrë reciproke u çelën ambasadat dhe midis dy Republikave të reja

Shqiptare dhe asaj Turke, u vendosën marrëdhëniet diplomatike.

V

Page 9: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Kapitulli IV- Monarkia Shqiptare dhe Republika Turke. Më 1 shtator 1928,

Asambleja e Madhe Kushtetuese njoftoi se kishte vendosur njëzëri vendosjen e një

regjimi monarkist dhe e shpalli Shqipërinë, Mbretëri Demokratike Parlamentare e të

Trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve, Naltmadhninë e tij Zogu I. Shumë vende të

botës, ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, e njohën dhe filluan të krijonin lidhje

me të. I vetmi vend që nuk e njohu ishte Republika Turke e Mustafa Qemalit. Kjo

erdhi si pasojë e filozofisë politike institucionale të shtetit republikan të drejtuar nga

Mustafa Qemali. Ky ndryshim i regjimit në Tiranë, mjaftoi për t’i ftohur së tepërmi

marrëdhëniet turko–shqiptare. Për afrimin midis Shqipërisë dhe Turqisë, u shfrytëzua

Konferenca e dytë Ballkanike, që u mbajt në Stamboll, në muajin tetor të vitit 1931.

Në princip të politikës së jashtme të qeverisë turke vazhdonte përsëri të ishte ndërtimi

i marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet fqinje dhe sidomos me ato ballkanike ku

ajo pretendonte të luante një rol aktiv.

Ecuria e marrëdhënieve ndryshoi përsëri, shkak u bë lidhja e krushqisë nga

Zogu me dinastinë hamidiane. Ky ishte një pretekst i cili shprehte në njërën anë

qëndrimin që mbante Ataturku dhe në anën tjetër zhvillimet politike që ndiqte Zogu.

Në periudhën midis dy luftërave botërore, pavarësisht ulje-ngritjeve në marrëdhëniet

politike ndërshtetërore midis dy vendeve, përsëri mund të themi se historia ka treguar

se populli shqiptar dhe ai turk kanë patur lidhje të ngushta miqësore. Ndërsa nga ana

shtetërore marrëdhëniet shqiptaro-turke janë zhvilluar në mënyrë reciproke,

pavarësisht filozofive dhe rrymave politike që ishin prezente në politikën

ndërkombëtare të qeverive të atyre viteve. Si përfundim theksojmë, se shteti shqiptar

në vitet 20-30’ të shekullit kaluar është përpjekur dhe i ka zhvilluar marrëdhëniet

politike në frymën e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë.

Me dëshirën për të përgatitur një punim serioz që do justifikonte edhe besimin

e udhëheqësit tim dhe do të përfaqësonte shkencërisht historiografinë moderne

shqiptare, në përfundim e ndiej për detyrë të shpreh falënderimet e mia më të mira

profesoratit të nderuar të departamentit të Historisë dhe në mënyrë të veçantë

udhëheqësit tim shkencor Akademik Prof. Dr. Beqir Meta, për ndihmën dhe sqarimin

e problematikave të ndryshme që kanë kontribuar në zgjerimin e vizionit tim teorik

dhe profesional. Falënderimet shkojnë edhe ndihmën e pakursyer të punonjësve të

Arkivës qendrore të shtetit, Arkivës Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe punonjësve

së Drejtorisë së Arkivës Osmane në Stamboll. VI

Page 10: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

HYRJA

Shekulli i XIX, solli ndryshime jo vetëm në Evropë dhe Ballkan, por dhe në

Shqipëri, e cila në këtë kohë vazhdonte të ishte pjesë e Perandorisë Osmane. E

ngarkuar me një administratë të vjetërsuar dhe të korruptuar, e ballafaquar me

rebelimin përgjatë krahinave të saj heterogjene e rrethuar nga shtete të mëdha e të

vogla të etshme për të marrë copa nga territoret e saj, Perandoria Osmane ishte në

gjendje krize të vazhdueshme, dhe asaj i referoheshin me përbuzje si i “sëmuri i

Bosforit”1.

Idetë e mëdha për zhvillimin e reformave e gjetën shprehjen më të qartë vetëm

me shpalljen e dekretit perandorak “Hatti-sherif i Gylhanesë”2, në vitin 1839, nga

sulltan Abdyl Mexhidi. Ky dekret shënon një kthesë madhore për Perandorinë

Osmane sepse përbën pikënisjen e një programi të gjerë reformash që njihen me

emrin Tanzimat [që do të thotë riorganizim], i cili konsiderohet si manifesti i

zhvillimit politik dhe kulturor të shoqërisë dhe të modernizimit të Perandorisë

Osmane3. Shqiptarët ishin njëri nga popujt në Perandorinë Osmane që reformat e

Tanzimatit nuk i kënaqën. Ata nuk fituan asgjë, madje as të drejtën më elementare për

të shkruar e mësuar në gjuhën amtare.

Klima e përgjithshme e krijuar nga reformat në rastin e popullit tonë kishin

efekt të kundërt me synimet që osmanët kishin. Në këtë moment në skenë fillon të

dalë çështja shqiptare e cila do të ridimensionohet në trajtën e një lëvizje të madhe

politike, kulturore, kombëtare të njohur në histori me emrin “Rilindja Kombëtare” ku

si synim final do të kishte pavarësinë e vendit dhe krijimin e një shteti kombëtar

shqiptar4. Mbi bazën e saj lindi nacionalizmi shqiptar që u zhvillua si një lëvizje

përparimtare dhe bashkëkohore me një frymë të theksuar laike, e cila neutralizoi

dallimet fetare e krahinore, duke nxjerrë në plan të parë çështjen e identitetit kombëtar

1 Kjo shprehje ka mbetur në kohën kur sulltan Abdyl Mexhidi u sëmur rëndë dhe në Evropën perëndimore ai identifikohej si “njeri i sëmurë”. Dalëngadalë ky term u përhap edhe për perandorinë e cila ishte drejt rënies së saj. Shih: Sulltan Abdylhamidi, Kujtimet e mia politike, Shkup:“ Logos-A”, 2010, f.14.

2 Ky dekret perandorak u quajt i Gylhanesë (dhomës së trëndafilave), duke e marrë emrin prej dhomës së Sarajit në pallatin e sulltanit në Topkapi, vendit ku u shpall.

3 Ilber Ortayli, “Shekull më i gjatë i Perandorisë”, Shkup: “Logos-A”, 2010, f.146. 4Ferit Duka, Lidhja e Prizrenit në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane, botuar në:Studime

Historike, nr.1-2, Tiranë: 2009, f.145. VII

Page 11: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

si dhe duke forcuar e konsoliduar ndërgjegjen e bashkimit mbi baza kombëtare, në

kundërshtim të hapur me ideologjinë panislamiste të shtetit osman5.

Lidhja shqiptare Prizrenit . Duke parë ngjarjet tronditëse të gjysmës së dytë të

viteve 1870 siç ishin shpërthimi i kryengritjeve çlirimtare kundër osmane në Ballkan,

si dhe presioni sistematik i shteteve Evropiane mbi sulltanin për reformimin e sistemit

politik të perandorisë, e nxitën elitën reformatore të drejtuar nga Mit’hat Pasha të

bindnin me forcë sulltanin të pranonte idenë e shpalljes së kushtetutës. Më 7 tetor

1876, Sulltani, duke marrë parasysh presionin e huaj në rritje, publikoi një dekret që

bënte të ditur vendosjen e një regjimi kushtetues. Me 23 dhjetor të 1876 u shpall

Kushtetuta e Parë Osmane [Ilk Meşrutiyeti]6.

Kjo kushtetutë me gjithë mangësitë që pati hodhi themelet e një regjimi

parlamentar. Për herë të parë në historinë osmane, të gjithë elementët e perandorisë,

pa dallim feje gjuhe dhe race fituan të drejtën që problemet e tyre rajonale dhe

kombëtare ti diskutonin brenda këtij parlamenti.

Por nuk kaluan shumë kohë dhe më 14 shkurt 1878, me një ferman të

posaçëm sulltani e pezulloi parlamentin deri në një afat të caktuar. Shkak për mbylljen

e parlamentit ishte gjendja politike në të cilën ndodhej perandoria. Abdylhamiti II, e

mbylli parlamentin me dëshirën për të mos bërë asnjë lëshim, kur është fjala për

kufizimin e pushtetit të tij. Pas kësaj date parlamenti për një periudhe 30 vjeçare nuk u

mblodh më. Shteti osman gjatë kësaj periudhe do të njihet me emrin “periudha

despotike e Abdylhamitit”, drejtimi i të cilit mbeti tërësisht në duart e sulltanit.

Duke parë situatën në të cilën ndodhej vendi, një grup intelektualësh dhe

patriotësh shqiptarë do të fillojnë të mendojnë mbi fatet e atdheut të tyre. Lufta e

intelektualëve shqiptarë për emancipimin kombëtar, jo vetëm që u frymëzua nga

zhvillimet politike progresive në hapësirën ballkanike, por edhe nga ndikimi i

rrymave përparimtare ideologjike të Evropës. Shtysa më madhe duket se vinte nga

5Bilgin Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar: II, Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluguve Arnavutluk sorunu, Istanbul: Buke Kitaplari, 2004, f.16.

6 Nga disa historianë turq quhet Kanun-i Esasi; shih: Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë: Shtëpia e botuese “Dituria” & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit 2002, f.159.

VIII

Page 12: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

lëvizja e liberalëve të parë osmanë të njohur me emrin “Osmanët e Rinj”7, ku të

përbashkët të dy lëvizjet patën, karakterin e tyre kundër sundimit absolutist.

Zhvillimet, që u shfaqën gjatë dhe pas luftës Osmano-Ruse në vitin 1877-78,

kanë mundësuar ndryshime të rëndësishme në ardhmërinë e Ballkanit në përgjithësi

dhe në të shqiptarëve në veçanti. Ushtria ruse arriti në dyert e Stambollit në janar të

vitit 1878 dhe u ndal vetëm nga kërcënimet e Fuqive të Mëdha në Shën Stefan [Aya

Stefanos] në Yeshilkoy. Më 3 mars 1878në këtë vend u nënshkrua një Traktat paqeje

me Rusinë nga Perandoria Osmane që hyri në histori me emrin Traktati i Shën-

Stefanit.

Intelektualët dhe patriotët shqiptarë sapo mësuan mbi firmosjen e

marrëveshjes së Shën Stefanit ku një pjesë madhe e tokave shqiptare i jepej shteteve

bullgare, serbe malazeze e greke u mblodhën në Stamboll dhe krijuan një organizatë

të fshehtë “ Komitetin Qendror për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ose siç

njihet me emrin Komiteti i Stambollit, me pjesëmarrjen e shumë atdhetarëve si

Pashko Vasës, Ymer Prizrenit, Sami Frashërit, Jani Vretos, Zija Prishtinës, Zija

Koronicës etj., me kryetar Abdyl Frashërin.

Marrëveshja e Shën Stefanit ishte e papranueshme për popullin shqiptar sepse

në këtë traktat, shqiptarët nuk ziheshin fare në gojë, as si çështje dhe as si kombësi

më vete me të drejtën e formimit të shtetit të tyre, por trojet e tyre do të copëtoheshin

dhe atyre do t’u rrëmbeheshin gati gjysma. Siç kemi mësuar nga dokumentet historike

të kësaj periudhe, ky traktat nuk i kënaqi jo vetëm interesat e shqiptarëve por edhe

interesat dhe synimet e dy Fuqive të Mëdha si Austro-Hungaria dhe Anglia, të cilat i

frikësoheshin ndikimit Rus në Ballkan dhe në Mesdhe. Të dyja këto fuqi këmbëngulën

që ky traktat të rishikohej nga të gjitha Fuqitë e Mëdha të atëhershme në Evropë,

prandaj përfaqësuesit e tyre vendosën që të mblidheshin në Berlin në një Kongres, ku

do ti bëhej ftesë të dërgonte përfaqësuesin e vet edhe Portës së Lartë. Kongresi i

Berlinit i zhvilloi punimet nga 13 qershor - 13 korrik 1878.8 Kongresi përfundoi me

nënshkrimin e një akti që njihet me emrin “Traktati i Berlinit” i cili zë një vend të

rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në pragun e fund shekullit të

7 Në 1867 kjo organizatë u formua nga Namik Kemal, Ali Sunav, Ziya Gökalp etj., të cilët ishin ideologët dhe frymëzuesit e mëvonshëm të revolucionit turk të udhëhequr nga Mustafa Qemali.

8Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926, Akademia e Shkencave, Tiranë: Shtëpia Botuese “ Albin” 2003, f.16.

IX

Page 13: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

XIX. Në këtë traktat një vend të dorës së parë zinte “ndarja e plaçkës” pas disfatës së

Turqisë9.

Intelektualët dhe patriotët shqiptarë të Komitetit të Stambollit si vëllezërit

Frashëri, Vaso Pasha, Jani Vreto etj., duke ndier rrezikun për vendin, vendosën që të

mblidheshin në një kuvend mbarëkombëtar me 10 qershor 1878 në qytetin e Prizrenit

që konsiderohej si qendra e Shqipërisë së Veriut.

Kuvendi i Prizrenit10 i hapi punimet në 10 qershor 1878, tri ditë përpara se të

fillonte Kongresi i Berlinit, u përgatit nga dy patriotët Ymer Prizreni dhe Ahmet

Koronica dhe u drejtua nga Iljaz Pashë Dibra. Që ditën e parë u vendos formimi i

lidhjes politike dhe ushtarake, me emrin Lidhja e Prizrenit duke patur si pararendës në

një proces të tillë, sidomos Komitetin e Stambollit, të themeluar në dhjetor të vitit

1877 nga pjesëtarë të elitës politike dhe intelektuale shqiptare të asaj kohe11.Në

kuvend u morën vendime të rëndësishme duke kërkuar mbrojtjen e tokave tona dhe

duke kërkuar autonominë e Shqipërisë nga Porta e lartë. Për këtë u punua në të gjitha

sanxhaqet. Në vijimësi të ngjarjeve Lidhja e Prizrenit po punonte për njohjen e kombit

shqiptar, për mbrojtjen e tërësisë tokësore ashtu edhe për ti shkëputur perandorisë

autonominë e Shqipërisë.

Porta e Lartë në fillim mbajti qëndrim pritës ndaj Lidhjes së Prizrenit dhe

synonte që ta kanalizonte rreth politikave të saj, t’ia largonte vëmendjen nga kërkesat

e pavarësisë ose autonomisë. Madje nga dokumentet osmane pretendohet se Porta e

lartë i kishte dhënë përkrahje fshehurazi formimit të Lidhjes, e kishte ndihmuar duke i

siguruar armë, bile kishte lejuar edhe mbledhjen e disa fondeve në emër të

organizatës12. Edhe vetë Sulltan Abdylhamiti II, i kishte porositur autoritetet osmane

me funksione në Dibër, Prizren, Gjakovë etj, që të tregoheshin tolerantë ndaj nismave

9Në këtë kongres u hartuan rreth 20 protokolle të miratuara nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, në Arben Puto, “Historia diplomatike..., f.16.

10 Historiania turke Nuray Bozbora në librin e saj kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, e quan kongres, po kështu dhe Y Çelik, “Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II: Themelimi i Lidhjes sëPrizrenit dhe veprimet që i ndërrmerrte Porta e lartë”, në “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Instituti i Historisë- Prishtinë: 2011, f.99.

11 Kryetar i këtij komiteti ishte Abdyl Frashëri, ndërsa si anëtare të tij mund të përmenden; Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto,Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Mehmet Ali Vrioni, Iljaz Dibra, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj., shih. Historia epopullit shqiptar, Vëll.I, (Rilindja Kombëtare vitet 30 të shek. XIX-1912), Botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë,Instituti i Historisë, Tiranë: Botimet “Toena” 2002, f.143.

12Yüksel Çelik, Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II..., f.109; S.Kylçe, Osmanli Tarihinde Arnavutluk, Izmir 1944, f.249.

X

Page 14: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

politike të intelektualeve shqiptarë13. Në këtë mënyrë do tu tregohej shteteve

evropiane pakënaqësia e popullit dhe se marrëveshjet e nënshkruara do të

zbatoheshin14.

Përballë rreziqeve që iu kanosën vendit tonë, Lëvizja Kombëtare reagoi jo

vetëm në qëndresën me armë por edhe me veprimtari në fushën diplomatike. Dy janë

dokumentet që pretendohet se shtrojnë probleme të politikës së jashtme dhe që kanë të

bëjnë me aksionin politik të Lidhjes së Prizrenit dhe qëndrimit të saj ndaj vendimeve

të Kongresit te Berlinit: i pari është memorandumi që iu dërgua kryeministrit

britanik, lordit Biekonsfild, prej Shkodre më 13 qershor 187815 dhe memorandumi

tjetër 16 iu drejtua kongresit nga disa personalitete shqiptare të Stambollit më 20

qershor17.

Në të dy memorandumet e hartuara, u trajtua gjerësisht rreziku i trojeve

shqiptare nga shtetet fqinje dhe u parashtrua formimi i një shteti të pavarur shqiptar.

Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha

shekullore osmane dhe do të shërbente si një element ekuilibri politik dhe tregtar në

gadishullin Ballkanik.

Lidhja e Prizrenit gjatë viteve 1881- 1879, kaloi gjithnjë më shumë në pozita

kombëtare, ajo këmbëngulte në realizimin e programit të saj autonomist, ndërsa

Porta e Lartë kaloi hapur në pozita shpërfillëse ndaj kërkesave të Lidhjes. Gjendja e

vështirë e Stambollit, presioni i Fuqive të Mëdha e sidomos mbi të gjitha problemi i

autonomisë që kërkonte Lidhja u bënë shqetësuese për Stambollin që nuk po mund të

plotësonte dot kërkesat e tyre. Prandaj armiqësia ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe

qeverisë osmane në dhjetor të 1879 u rrit më tepër18.

13S. Kylce, Shqipëria në historinë e Perandorisë Osmane, (Perktheu dhe pajisi me shënime Zyber Hasan Bakiu), Tiranë: “Globus R”, 2004, f.130.

14Stavro Skëndi,Zgjimi kombëtar shqiptar (1878-1912), Tiranë: “Plejad”, 2000, f.63. 15Historia e popullit shqiptar..., Vëll.I, Tiranë, 2002, f.159: B.Meta, F.Duka & M.Verli, “Lidhja e

Prizrenit në dokumentet Austro-Hungareze, Prishtinë: Albanica 2008, f.187. 16Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912; (Përgatitur nga S.Pollo, S.Pulaha), Tiranë:

1978, f. 21-22 17Në 20 qershor të 1878, dhjetë anëtarë të mirënjohur të Komitetit të Stambollit i drejtuan një

memorandum nga Stambolli Bismarkut, Andrashit dhe Lordit Bikonsfield duke shprehur dëshirën që Shqipëria të gëzonte autonomi brenda kuadrit të Perandorisë Osmane dhe duke protestuar kundër çdo qëllimi për të vënë nën sundimin e një vendi tjetër. Historia e popullit shqiptar, Vëll. II (Rilindja Kombëtare, vitet 30 të shekullit XIX-1912), Botim i Akademisë së shkencave dhe të Institutit të Historisë, Tiranë: “Toena”, 2002,f.162.

18 Y. Çelik,Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II..., f.112. XI

Page 15: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në prill të 1880 me anë të ndërmjetësimit të ambasadorit italian Kontit Korti,

u dërgua edhe një lutje që kërkonte anulimin e marrëveshjes së Berlinit rreth tokave

shqiptare që do ti jepeshin Malit të Zi19. Marrëveshja [Mukavelenameja] e Kortit u

protestua ashpër nga Lidhja e Prizrenit. Porta e lartë, nuk u kishte dhënë përgjigje

kërkesave të Lidhjes për autonomi. Kjo situatë e krijuar u ngjalli shqiptarëve për

njëfarë kohe shpresa për realizimin e qëllimit kryesor të Lëvizjes Kombëtare. Atëherë

formën më të qartë dhe më të avancuar për autonominë shqiptarët e shprehën në

krijimin e Qeverisë së Përkohshme. Krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes së

Prizrenit shënoi vënien në jetë të autonomisë në luftë të hapur me shtetin osman. Ky

ishte një hap i madh dhe i suksesshëm për Lidhjen. E trembur nga sukseset e Lidhjes,

Porta e lartë organizoi një ekspeditë kundër saj të komanduara nga Mareshalli Dervish

Pasha [mars, 1881]. Pas një qëndrese të fortë të ushtrisë shqiptare të Lidhjes në vitin

1881, osmanët mundën ta shtypin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit duke i dhënë një

goditje të rëndë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në njërën nga etapat më të shkëlqyera

të saj20.

Shqipëria, në fund shekullit XIX fillimi i shekullit XX, po kalonte një gjendje e

rëndë. Kjo gjendje erdhi si rrjedhim i rritjes regjimit të terrorit politik dhe ekonomik

të vendosur nga Porta e Lartë.. Në vitin1896, Porta e Lartë shpall projektin osman të

reformave, projekt i cili nuk u prit mirë nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Por u dha

shpresë shqiptarëve që jetonin jashtë vendit për t’i dërguar Portës së Lartë disa

memorandume21.

Ndërlikimi i situatës politike në Shqipëri, orvatjet e Perandorisë Osmane për

çarmatimin e shqiptarëve, reformat në Kosovë sollën dy pasoja; rritjen e rrezikut të

copëtimit të trojeve shqiptare e sidomos të vilajetit të Kosovës e të Manastirit dhe

ashpërsimin e mëtejshëm të kontradiktave të shqiptarëve me Portën e Lartë. Kjo

gjendje i shtyu shqiptarët në janar të 1899, të themelonin një Lidhjeje të re e njohur si

Lidhja e Pejës, me kryetar Haxhi Zekën. Lidhja e Pejës kishte si qëllim jo vetëm

19 Y. Çelik,Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II..., f.113: S.Skëndi,Zgjimi kombëtar shqiptar..., f.66.

20 Ferit Duka, Shekujt osmanë në hapësirën osmane, (Studime dhe Dokumente), Tiranë: UET/PRESS 2009, f.405.

21Një memorandum u dërgua në vitin 1897nga patriotët shqiptarë të migruar në Bukuresht ku kërkohej autonomia administrative territoriale e Shqipërisë, e bashkuar prej katër vilajetesh; të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe të Janinës me një guvernator të përgjithshëm me origjinë shqiptare dhe me qendër në Manastir. Në memorandum kërkohej edhe ndalja e çarmatimit të shqiptarëve me arsyetim se ata kishin nevoje të mbrohen nga agresioni i jashtëm, në, E. Pllana, Kosova dhe Reformat, Prishtinë:1978 f.130.

XII

Page 16: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

luftën kundër Turqisë por dhe kundër lëvizjes në Maqedoni e cila po bëhej e

rrezikshme për shqiptarët22. E shqetësuar nga formimi i Lidhjes së Pejës, dhe

zgjerimi i veprimtarisë të saj, Porta e Lartë nxori një numër urdhëresash për shtypjen

e saj.

Burimet dokumentare, dëshmojnë se Stambolli jo vetëm që nuk ishte iniciatori

i themelimit të Kuvendit të Pejës, sikurse pohojnë edhe sot disa studiues, por ishte

kundërshtar i bashkimit të shqiptarëve në një organizatë të vetme. Qysh në fillim kur

po bëheshin përgatitjet për thirrjen e Kuvendit të Pejës, një nga sekretarët personalë të

sulltanit u deklaroi përfaqësuesve rusë dhe serbë në Stamboll se kjo lidhje nuk do të

mbahet dhe se Sulltani ka urdhëruar që ky kuvend të mos mbahej, meqë po bëhet

shkak për shqetësime23.

Lidhja e Pejës e rriti shtrirjen e autoritetit të saj, kjo u bë shkak për acarimin

edhe më tepër të marrëdhënieve të shqiptarëve me Portën e lartë. Qeveria e Sulltanit

nxori urdhëresa për ndalimin e veprimtarisë së mëtejshme të saj, duke e shtypur

përsëri edhe këtë aksion politik të Lëvizjes Kombëtare shqiptare.

Fillimi i shekullit të njëzetë solli përpjekje të reja nga ana e patriotëve

shqiptarë. Ata e kuptonin se Perandorisë Osmane po i vinte fundi, prandaj duheshin

rritur përpjekjet, për të kundërshtuar reformat e ndërmarra nga Sulltan Abdylhamiti,

për të shpëtuar atë ç’ka kishte ngelur.

Midis viteve 1905-1906, kemi fillimin e një mobilizimi të ri që u pa me

krijimin në vitin 1905 të Komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”, dhe të një çete

në pranverë të 1906, në krahinën e Korçës, drejtuar nga Bajo Topulli. Pas tyre më

vonë u formuan edhe çeta të tjera si ajo e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos në

1907-1908, e Sali e Gani Butkës etj. Çetat shqiptare hynë në kontakt me Njazi Beun

kjo tregoi se shqiptarët filluan t’iu bashkohen lëvizjes së revolucionarëve

xhonturq24.Në radhët e komiteteve xhonturke ishin inkuadruar një pjesë e

22 Peter Bartl, Myslimanët Shqipëtare në Lëvizjen për Pavarësi Kombëtare 1878-1912, Tirane: “Dituria”, 2006, f.182.

23HHHSt A, PA, nëAIH; Informacion i ambasadorit austriak në Stamboll 18 shkurt 1899, nr.7 po aty, nr.16/A-b, Beograd, 8 shkurt 1899; shih, K.Prifti, Lidhja Shqiptare e Pejës. (Lëvizja Kombëtare 1896-1900), Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë: “Toena”, 2002, f.214.

24Mihal Grameno, Kryengritjet shqiptare, Tiranë: 1959, f.217-222. XIII

Page 17: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

inteligjencës shqiptare e në veçanti oficerë dhe ushtarë, ndërsa Komitetit Xhonturk i

Shkupit ishte i përbërë kryesisht nga autoritetet e organizatave lokale shqiptare25.

Ndërkaq në muajt e parë të vitit 1908 përgatitjet e Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare ishin në vlugun më të madh dhe vazhdonin me intensitet te plotë. Lufta e

armatosur e popullit shqiptar dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha përshpejtuan fillimin e

Revolucionit Xhonturk, të përgatitur prej kohësh26.Këtë bashkëpunim secila palë e

shikonte sipas këndvështrimit të interesave të saj. Patriotët shqiptarë bashkëpunimin

dhe fitoren eventuale të xhonturqve e shikonin si vazhdim të luftës për arritjen e

aspiratës kryesore, tani në kushtet e reja, të pavarësisë kombëtare. Ndërsa nga ana e

Komitetit për Bashkim dhe Progres (Ittihad ve Terakki), filloi një përplasje me qëllim

kryesor mbajtjen e shqiptarëve brenda zgjedhës së osmanizmit dhe të sigurimit të

besnikërisë së tyre27.

Kjo përplasje do të evidentohej në Kuvendin e Ferizajt. Tubimi i popullit në

Ferizaj, përputhet me dezertimin e majorit shqiptar Ahmet Njazi Beu nga Resnja i cili

doli malit me një grup ushtarësh, dhe ishte i pari që do të jepte kushtrimin për nisjen e

revolucionit xhonturk.

Më 7 Korrik, pas shumë konsultimesh Kuvendi i Ferizajt, në adresë të

Sulltanit, nisi telegramin e parë të nënshkruar nga përfaqësuesit e të gjitha viseve të

Vilajetit të Kosovë, në të cilën kërkohej liria dhe kthimi i Kushtetutës së vitit 187628.

Pas këtij telegrami do të nisen edhe disa të tjerë të cilat do ti bënin përshtypje

sulltanit, duke i dhënë goditje të rëndë politikës së Abdyl Hamitit, për ti kthyer

shqiptarët në një shtyllë mbështetëse për sundimin e tij në Ballkan. Më 17 korrik u

lidh “Besa” e përgjithshme midis kryengritësve dhe xhonturqve, e cila u shpall

gjithkund me anë të tellallëve zyrtare. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi do të arrihej

marrëveshja e përkohshme, ndërsa më 20 korrik do të hartohej dhe

25 Skënder Rizaj. Roli i shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk të vitit 1908, në revistën “Kosova”, III, Prishtinë, 1974, f.164.

26 Me qëllim që të shpëtonin Perandorinë Osmane nga shkatërrimi dhe ta orientonin në rrugën e modernizmit, disa nga osmanllinjtë e arsimuar, me 1865 në Stamboll formuan Komitetin e Turqve te Rinj (Xhonturk). Kurse më 1899 u formua komiteti “Bashkim dhe Përparim [Ittihad ve Terakki Cemiyeti], si organizatë revolucionare, që kishte për qëllim përmbysjen e regjimit absolutist hamidian dhe vendosjen e kushtetutës. Ne mesin e anëtarëve të këtij komisioni ishte dhe shqiptari Dr. Ibrahim Temo, i cili përfaqësonte krahun liberal të kësaj lëvizjeje. Më 1902, u mbajt Kongresi I i xhonturqve në Paris, ku mori pjesë edhe Ismail Qemal Vlora, si përfaqësues i Shqipërisë. Lëvizja e Turqve të rinj objektiv kryesor kishte rrëzimin e Sulltan Abdyl Hamitit nga froni perandorak me anë të revolucionit.

27Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar lindja e një kombi me shumicë myslimane, Tiranë: “Përpjekja”, 2009, f.486.

28 Bilgin Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar: II, Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ..., f.102. XIV

Page 18: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

aprovohej“Rregullorja” (Ittifakname) prej tetë pikash, ku shqiptarët kuptohesh se e

pranonin programin Xhonturk. Më 21 korrik 1908, u dërgua telegrami i fundit në

Stamboll. Ai ishte do të firmosej nga 1.200 personalitete të shquara të të gjitha viseve

shqiptare të Vilajetit të Kosovës. Nëpërmjet përmbajtjes kërkohej rivendosja e

menjëhershme e Kushtetutës dhe thirrja për mbledhjen e parlamentit, në të kundërtën

e kanosnin Portën e Lartë me një kryengritje të madhe. Më 23 korrik 1908, i trembur

nga lëvizja revolucionare e shqiptarëve në bashkëpunim me xhonturqit, sulltan Abdyl

Hamiti u detyrua të shpallë kushtetutën e dytë në historinë parlamentare osmane që

s’ishte gjë tjetër vetëm se kushtetuta e vitit 1876. Ky vendim solli triumfin e

revolucionit të xhonturqve,të cilët të përkrahur prej shqiptarëve, hapën rrugën e

vendosjes së politikës qeverisëse të tyre.

Kryengritjet e viteve 1910-1911. Me ardhjen në pushtet të xhonturqve në

nëntor të vitit 1909 në Perandorinë Osmane u zhvillua fushata e zgjedhjeve të reja

parlamentare. Në këto zgjedhje, nga 26 deputetët shqiptarë që fituan, krahas

përkrahësve të Turqve të rinj, kishte edhe opozitarë të xhonturqve siç ishin patriotët

Ismail Qemali e Hasan Prishtina. Turqit e rinj pasi i fituan zgjedhjet në formën e një

plebishiti, duke pasur shumicën në parlament, nuk i mbajtën premtimet por filluan të

vinin në jetë pikëpamjet e tyre centralizuese duke marrë edhe një varg masash29. Ata

me fodullëkun e të marrëve i kërkuan botës sfidë dhe u përpoqën t’i zhveshin pjesë

nga lumturia e lirisë dhe nga aktiviteti politik. Dalëngadalë filluan të ushtronin forcën

e tyre mbi qeverinë dhe duke shtuar guximin morën në dorë administrimin në mënyrë

despotike të Perandorisë30.

Porta e lartë bëri përpjekje për t’u imponuar shqiptarëve përdorimin e alfabetit

osman për të shkruar gjuhën shqipe në vend të atij latin të miratuar njëzëri nga

shqiptarët e të gjitha viseve në Kongresin e Manastirit në nëntor të vitit 1908.

Gjithashtu ata rritën taksat dhe filluan të rekrutonin ushtarë me dhunë në krahinat

malore duke shkelur hapur të drejtat zakonore veçanërisht të krahinave malore në veri

të vendit. Duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat dhe ato pak liri që kishin fituar gjatë

vendosjes së kushtetutës së re ata i hapën rrugë fillimit të kryengritjeve të malësorëve

në zonat veriore të Shqipërisë në Malësinë e Mbishkodrës dhe Kosovë. Në këto

29Në lidhje me pikëpamjet centralizuese të Turqve të Rinj, shih: Historia e Perandorisë Osmane nën drejtimin e Robert Mantran, Tiranë: “Dituria”, 2004, f.551-552.

30Avlonyalı Sűreyya Bey, Osmanli Sonrası Arnavutluk (1912-1920), Hazirlayan Abdűlhamit Kirmizi, Birinci Basim, Istanbul: Klasik 2009, s.98.

XV

Page 19: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

momente kundërshtarët e xhonturqve të cilët ishin duke u përgatitur për të marrë

pushtetin, shfrytëzuan kryengritjen e malësorëve shqiptarë, dhe në prill të 1909 kaluan

në kundër revolucion, rrëzuan turqit e rinj dhe vendosën në pushtet përsëri Abdyl

Hamitin. Ky kundërrevolucion ndoshta nuk gjeti përkrahje në vendin tonë, por për hir

të së vërtetës në krye të kësaj ngjarjeje ishin shqiptarët, të cilët vrapuan nga Selaniku

në Stamboll për të shpëtuar kushtetutën31. Pavarësisht këtij fakti, duhet të vihet në

dukje që midis personave të cilët i kërkuan largimin nga froni sulltanit ishin dy

shqiptarë, një çifut dhe një armen. Lajmin Abdylhamitit se;“kombi i’u ka hequr nga

froni”, do t’ia jepte Esat Pashë Toptani, të cilin sulltani e quajti“njeri të lig”. Reagimi

erdhi sepse Abdylhamiti, kishte ndihmuar familjen e tij dhe atë vetë, duke e

shpërblyer me gradën e nënkolonelit (kajmekanit) dhe e kishte emëruar komandant të

xhandarmërisë vendase në Tiranë.

Turqit e rinj, me të ardhur në pushtet degdisën në Anadoll rreth 10 000 ushtarë

shqiptarë, ndërsa në Shqipëri nën komandën e Xhavit Pashës sollën shumë forca

ushtarake turke. Këto forca u drejtuan për në malësi me pretekstin për të çarmatosur

popullsinë vendase duke kryer sulme aty. Formate dhunshme të gjeneralit osman e

egërsuan popullsinë vendase duke u bërë shkaku kryesor që të shpërthente kryengritja

e vitit 1910, në Kosovë32. Kryengritja do të përhapej me të shpejtë në të gjithë

Kosovën, fakt që e detyroi Sulltan Mehmed Reshadin V, të nxirrte një dekret

sulltanor, për përdorimin e dhunës dhe shtypjen e revoltës popullore. Qeveria osmane

edhe në këtë kryengritje nuk e ndryshoi mënyrën e sjelljes, por rriti më tepër numrin e

forcave ushtarake nën komandën Shefqet Turgut Pashës. Një pjesë e kryengritësve

shqiptarë të udhëhequr nga patriotet shqiptarë si Idris Seferi, Islam Spahia etj., i pritën

ushtritë osmane në grykat e Kaçanikut dhe të Carralevës, në një betejë të përgjakur që

zgjati mbi 48 orë, ku forcat e shqiptarëve u mundën nga forcat e shumta të

osmanëve33. Pas këtyre betejave, çarmatimi i popullsisë, mobilizimi i rekrutëve,

mbyllja e gazetave, burgosja e pjesëmarrësve, internimi i shumë kryengritësve dhe

familjeve të tyre drejt Anadollit ishin masat që mori qeveria osmane. Kryengritja e

vitit 1910 u shtyp, por tensionet dhe problemet që ajo la vinin duke u shtuar. Shumica

31Avlonyali Sűreyya Bey, Osmanli Sonrasi Arnavutluk (1912-1920), Hazirlayan Abdűlhamit Kirmizi, Birinci Basim, Istanbul 2009, s.99.

32 Ferit Duka,“Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, (Studime dhe dokumente) UET/PRESS, Tiranë 2009, f.417.

33AIH, A-IV.100 (nr.inv.796). Të ngjarat në kohët e fundit në Shqipëri. Ngjarjet e Prizenit. Turgut Pasha në Shqipëri, Botuar në gazetën ”Arnavut”, Stamboll 1909.

XVI

Page 20: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

e popullsisë së veriut në këtë kohë ishte larguar drejt Malit te Zi. Midis popullsisë

ishin edhe personat drejtues të kryengritjes Dedë Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa

Boletini etj. Pas ngjarjeve të zhvilluara në Kosovë, Turgut pasha iu drejtua Shkodrës,

këto veprime sollën reagimin e grupit të deputetëve shqiptarë, që ishin pjesë e

opozitës, në parlamentin osman. Shqiptarët kishin pësuar zhgënjime nga politika e

Turqve të rinj që u ndoq në Kosovë dhe në Veri të Shqipërisë në atë kohë34. Sipas

vlerësimeve të konsullit austriak në Stamboll, në bisedimet që kishte zhvilluar me

deputetët shqiptarë tregonte se tek ata mund të shikoje zhgënjim, dëshpërim dhe

vërejtje për regjimin e turqve të rinj35.

Shtypja e kryengritjes së vitit 1910, sjellja e autoriteteve osmane dhe metodat

e përdorura përgatitën truallin për një lëvizje të re antiosmane36. Krahas tyre edhe

ideologjia dhe politika e re panturke37, mendoj se ishin faktorë që nxitën shqiptarët në

vitin 1911 të fillonin një kryengritje te re, kjo del nga hulumtimi dhe krahasimi i të

dhënave të kohës nëpërmjet burimeve dokumentare dhe letërsisë historike. Arsye

tjetër ishte edhe politika që do të ndiqte princ Nikolla i Malit te Zi, ndaj malësorëve të

Shqipërisë së Veriut, për ti nxitur ata të hidheshin në kryengritje kundra osmanëve, në

mënyrë që ai ta kishte më të lehtë në të ardhmen aneksimin e kësaj zone. Sipas

studimeve të sotme theksohet se kryengritja e vitit 1911 u nda në 4 faza38. Aksionet u

shtrinë në të gjithë malësinë e Mbishkodrës dhe në muajt korrik–gusht dhe në

Shqipërinë e Jugut. Kjo erdhi si pasojë e mos koordinimit të planeve për zhvillimin e

kryengitjes nga krerët e saj si në Veri ashtu edhe në Jug.

Një dokument i fuqishëm, që ka dalë nga Lëvizja Kombëtare në fushën

politike, është memorandumi i hartuar në qershor 1911 në Kuvendin e përgjithshëm të

krerëve shqiptarë në Greçë të Malësisë së Mbishkodrës,që njihet me emrin

“Memorandumi i Greçës”.Qëllimi i këtij memorandumi ishte, së pari që t’i ndante

kryengritjet në Malësi, nga tentativa e Malit të Zi për t’i përdorur si forca mercenare

në luftën e afërt kundër Turqisë dhe së dyti, u konceptua që në fillim, jo thjesht si një

përçapje pranë Portës së Lartë, por si një akt diplomatik që i drejtohej opinionit publik

34 George Castellan, “Historia e Ballkanit”, Tiranë: Çabej, 1996, f.389. 35 Stavro Skëndi,Zgjimi kombëtar..., f.370. 36Sokol Gjermeni, “Kryegritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e diplomacisë Evropiane dhe

Ballkanike”, Tiranë: Botimet “Toena”,2011, f.19. 37 Sepse Turqit e rinj qysh nga revolucioni kishin qenë mjaft të suksesshëm në propagandën e tyre

midis myslimanëve jo otomanë, si në drejtim të thirrjeve panturke ashtu edhe atyre panislamike. 38 Kjo ndarje është bërë nga Sokol Gjermeni në Kryengritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e...,

f.26, 30,37, 41. XVII

Page 21: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

dhe atij zyrtar të Evropës për të ngjallur interesimin rreth çështjes shqiptare, të cilën

vala e re e kryengritjes në Veri e shtronte përsëri me forcë të madhe39. Në pjesën e

dytë të kësaj broshure përfshihej programi i plotë politik i shqiptarëve që njihet si

“Libri i Kuq”40. Edhe pse nuk shprehej qartë në memorandum pasqyrohej qartë

shqetësimi i krerëve shqiptarë për rreziqet që mund ti turreshin Shqipërisë në

perspektivën e afërt të rënies së Perandorisë Osmane.

Në këtë memorandum një vend të rëndësishëm zë, ripohimi i kërkesës për

autonominë territoriale-administrative i cili ishte i kushtëzuar pikërisht nga një situatë

që po evoluonte me të shpejtë në drejtim të mbarimit të sundimit osman në pjesën

perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Pavarësisht, kërkesave këmbëngulëse të

kryengritjeve, qeveria osmane nuk kishte ndërmend ti jepte Shqipërisë autonominë

territoriale. Kërkesat të njëjta si Memorandumi i Gerçës, ishin edhe ato të Sinjës e të

Vlorës,41të cilat iu dorëzuan jo vetëm sulltanit në Stamboll por edhe përfaqësuesve të

Fuqive të Mëdha. Me këto përpjekje, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si në Veri ashtu

edhe në Jug, u rreshtua si një e tërë për të afirmuar të drejtat e kombit jo vetëm

përballë Portës por edhe përpara Fuqive të Mëdha. Të dyja këto nisma ishin tërthorazi

edhe një përgjigje kundrejt gjithë atyre orvatjeve që bëheshin për ta futur Lëvizjen

Kombëtare Shqiptare në kurthin e diplomacisë së shteteve të Ballkanit për realizimin

e synimeve të tyre territoriale.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare po përjetonte një fazë të re rilindjeje të fuqishme

e cila u shfaq me shpërthimin e kryengritjes së armatosur dhe një veprimtarie në rritje

të ndërgjegjes politike kombëtare e cila u rrit shumë deri në shpërthimin e kryengritjes

përgjithshme në vitin 1912.

Në janar 1912, në lagjen Taksim të Stambollit, në shtëpinë e Syrja Bej Vlorës,

u mblodhën disa deputetë shqiptarë dhe mbasi diskutuan mbi gjendjen e krijuar në

perandori hartuan një plan. Ata vendosën të ktheheshin në atdhe në mënyrë që të

përgatisnin kryengritjen e përgjithshme shqiptare. U hartua ndarja e punëve, Hasan

Prishtinës iu la Kosova, ndërsa patriotëve të tjerë shqiptarë, Shqipëria e mesme dhe e

39 Arben Puto,” Historia diplomatike e Çështjes Shqiptare”, Tiranë: Albin, 2003, f.79. 40Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II..., f.470; Sokol Gjermeni, Kryegritja shqiptare e vitit 1911 në

optikën e..., f.47. 41Akte te Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, dok. nr.160, f.245 dhe po aty, dok. nr. 165,

f.249-251. XVIII

Page 22: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Jugut. Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të siguruar 15 mijë pushkë, 10 mijë

napolona flori dhe përkrahjen e Fuqive të mëdha evropiane42.

Përgatitjet për kryengritjen e përgjithshme u shoqëruan me diskutime politike

të deputetëve shqiptarë në parlament kundër qeverisë së Turqve të rinj. Këto

diskutime u bënë jo vetëm në dhomën e deputetëve të zgjedhur “Meclisi Mebusan”,

por edhe në dhomën e fisnikëve “Meclisi Ayan” të cilat u botuan gjerësisht në gazetat

zyrtare të asaj kohe43. Gjatë këtyre diskutimeve u duk mjaft qartë edhe bashkëpunimi

që këta shqiptarët patën me partinë “Liri e marrëveshje” (Hürriyet ve Itilaf)44që ishte

opozita më e fortë e Turqve të rinj, si në parlamentin osman ashtu edhe në radhët e

ushtrisë. Në programin e kësaj partie një nga kërkesat që ata shtronin ishte për

decentralizimin administrativ dhe autonominë e krahinave nacionale të perandorisë

osmane si dhe respektin për të drejtat e pakicave etnike. Është kjo arsyeja që shumë

personalitete jo vetëm shqiptare por edhe të kombësive të ndryshme bashkëpunuan

me itilafistët. Shqiptarët luajtën një rol aktiv në këtë parti madje thuhet që Hasan Bej

Prishtina është njeri nga themeluesit e saj.

Meqenëse në Parlament partia opozitare në raundin e parë fitoi shumë vota, i

vuri turqit e rinj në një pozitë të vështirë dhe i detyroi ata të zhvillonin zgjedhje të

reja. Më 18 janar 1912 me një dekret të posaçëm, sulltan Mehmeti V, shpalli

shpërndarjen e parlamentit. Menjëherë pas kësaj filluan përgatitjet për zgjedhjet të

reja në të gjithë perandorinë. Ligji, sipas së cilit u zhvilluan këto zgjedhje ndryshoi.

Nuk mund të dilte deputet, asnjë person që nuk dinte turqisht apo që ishte kundërshtar

i xhonturqve. Këto zgjedhje për mënyrën sesi u zhvilluan, njihen me emrin “Sopali

seçim” ose zgjedhjet e Dajakut45.

Turqit e rinj shpresonin ti bënin për vetë shqiptarët duke bërë lëshime në

çështjen e shkollave: Qeveria deklaronte se pajtohej me mendimin që të emëronin

mësues të rinj dhe të hapeshin shkolla të reja. Më 30 mars, qeveria osmane i dha

shtypit një komunikatë zyrtare ku do të citonte: “Shtypi evropian shpesh u bën jehonë

42 Hasan Prishtina, Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Shkodër: 1921, f.8-9.

43Meclisi Mebusan Zâbit Cerideleri ( MMZC) = Gazeta zyrtare e Parlamentit Turk në vitet 1910-1912 botuar me shkronjat latine (Yeni Harfler), dhe Meclisi Ayan Zâbit Cerideleri (MMAZ)= gazeta zyrtare e dhomës së ajanëve, të cilat gjenden në disa nga bibliotekat kryesore të Stambollit.

44Në historiografinë turke kjo parti njihet me emrat “Hürriyet ve Itilaf” ose “Özgürlük ve Antlaşma” .

45 Sina Akşin, “Kısa Türkiye Tarihi”, Türkiye Iş Bankası, Kültür Yayınları, Istanbul: IX Baski, Ağustos 2009, f.72.

XIX

Page 23: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

thashethemeve të ndryshme lidhur me trazirat që do të ndodhin së shpejti në pranverë

në vilajetet tona të Rumelisë e në Ballkan. Ne jemi në gjendje të deklarojmë se gjithë

këto thashetheme dhe gjithë këto zëra frikësues nuk kanë asnjë bazë serioze. Veç

kësaj, qeveria jonë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i bërë ballë në kohë

çfarëdo orvatjeje me qëllim për të prishur paqen në cilëndo pikë te vilajeteve tona

fqinje me vendet ballkanike”46. Më 18 prill u hap parlamenti i ri ku nga 270 vende në

këtë parlament si kundërshtarë të unionistëve llogariteshin vetëm 6 anëtarë, dhe vetëm

njëri prej tyre ishte shqiptar47.

Për të parë dhe verifikuar gjendjen e krijuar nga këto zgjedhje si dhe për të

hartuar masat që duheshin marrë, qeveria osmane dërgoi një komision të kryesuar nga

ministri i Brendshëm Haxhi Adil Beu. Ky Komision u quajt “Komisioni i reformës”

dhe përbëhej nga personalitete ushtarake dhe civile, i cili do të vinte në vilajetet

shqiptarë për të ulur tensionin dhe për të fituar simpatinë e shqiptarëve për Turqit e

rinj48. Komisioni arriti në Vilajetin e Kosovës më 23 shkurt 1912. Komisioni kaloi

gati tre muaj në Shqipëri dhe përshkoi 17 qytete. Gjatë udhëtimit të këtij grupi nëpër

Shqipëri, doli qartë edhe qëllimi i tij, sepse gjithkund ku vajti mori masa për të

forcuar xhandarmërinë, për të ndërtuar karakolle të reja, burgje, shtëpi pritjeje e të

tjera. Ministri Haxhi Adil Beu si mision kryesor kishte fushatën elektorale prandaj

dha udhëzime dhe shpërndau të holla që me çdo kusht të dilnin deputetë kandidatët e

komitetit “Bashkim e Përparim”49.

Qeveria osmane në këtë kohë do të përpiqet me të gjitha mjetet të pengojë

rizgjedhjen e Nexhip Bej Dragës dhe Hasan Beut, deputetë shqiptarë të vilajetit të

Kosovës dhe kundërshtarë të betuar të Komitetit “Bashkim e Përparim”; ishte ky

preokupimi kryesor i ministrit i cili vetëm për këtë kishte ardhur duke bërë edhe

shpenzime të mëdha50. Komisionit kudo që shkoi i’u bënë kërkesa të ndryshme, për të

cilat ministri vetëm premtonte se kur të kthehej në Stamboll do ti bisedonte me

qeverinë por nga ana tjetër dha urdhër e mori masa të menjëhershme për të realizuar

46AMAE, në A.I.H. Ad, Turquie, Guerres Balkaniques, I, Vol.229, Janvier-Fevrrier 1912, Seria F.203. shih, Muhamet Shatri, “Dokumente Franceze për Shqipërinë dheShqiptarët më1912”, Prishtinë: 2004, f.109-10.

47 Sina Akşin, Kısa Tűrkiye..., f.203. 48Tanin, 27 mart, 1912, f.1. 49HHStA, PA, Alb, Dok, nr.25, dt.17.3.1912. Konsullata e Stambollit njofton Ministrinë e Punëve të

Jashtme në Vjenë. 50 AMAE, në AIH - Ad, Turquie, Guerres Balkaniques, I, Vol, 229, Janvier-Fevrier 1912, Seria

F.203. XX

Page 24: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pseudoreformat, të cilat Luigj Gurakuqi i quajti “shtypje dhe shtrëngime të reja që

ndezën një zjarr të ri”51

Qysh nga marsi i 1912 malësorët kryengritës do të shpërthenin përsëri.

Qeveria Italiane se pranonte, por politikanët turq dhe evropianë hidhnin dyshime se

pas shpinës së kryengritësve shqiptarë qëndronin italianët52.

Ambasadori Austro-Hungarez në Stamboll, Pallaviçini, më 14 maj 1912

vizitoi kryeministrin osman Said Pashën të cilit i dha disa këshilla në lidhje me

shqetësimet që kishte qeveria e tij nga kryengritjet në Shqipëri. Qeveria Austriake në

mënyrë që kryengritja të mos përhapej dhe zgjerohej më tej në këtë vend, kërkonte që

një minutë e më parë të vendosej paqja me Italinë. Pallaviçini e solli kërkesën nga ana

e qeverisë së tij53. Është e sigurt se kriza që përshkon Turqinë do të rëndohet sidomos,

nëse kryengritja shqiptare do të bëhej e përgjithshme. Kështu mund të jemi të sigurt

që qeveria do të shkojë deri në cakun e tejmë të lëshimeve të mundshme, ose të

paktën do të premtojë. Mbetet të presim që nga këto premtime do të kënaqen

shqiptarët, që janë mashtruar kaq herë me premtime54.

Edhe gazeta “Tanin” organ i bashkimxhinjve ka arritur që të propozojë

kontrollin e Evropës në Maqedoni e në Shqipëri”. Një inspektor i përgjithshëm i huaj,

me qëndrim në Selanik do të shërbente si dorëzanës, qoftë i shqiptarëve dhe

bullgarëve, qoftë i Fuqive, për zbatimin e premtimeve të qeverisë thekson në letrën e

tij konsulli i Francës pranë Portës së Lartë55.

Kryengritja shqiptare që shpërtheu në Kosovë përfshiu tre sanxhaqe; të Pejës,

Prizrenit dhe Prishtinës, po kështu çetat filluan të vepronin edhe në Shkodër, Dibër

dhe Tiranë. Në 7 maj kishin nisur përleshjet mes trupave osmane dhe shqiptarëve

pranë qytetit të Pejës. Këto luftime vazhduan gjer më 16 maj duke mbetur të vrarë

51 “Lajmtari“, Sofje, 4 qershor 1912. 52ATASE, Ars, Kls.65, Ds, 312, Fhr.2/23, cituar sipas I.KKürtcephe, Türk-Italyan ilişkileri (1911-

1916), Ankara: Türk Tarih Kurumu,1995, f.178. 53Israfil Kürtcephe, Türk-Italyan ilişkileri (1911-1916), Ankara: Türk Tarih Kurumu, 1995, f.180. 54Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll. I zgjodhi, përgatiti dhe redaktoi

Muhamet Shatri, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2004, f.122, Koloneli Mokorp, atashe ushtarak i Francës pranë Portës së Lartë.

55Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll. I zgjodhi, përgatiti dhe redaktoi Muhamet Shatri, f.126, Një propozim i tillë nga ana e Tanin është një tregues i sigurt për natyrën e rëndë të gjendjes dhe të turbullimeve që shkakton në sferat e në organet drejtuese të Turqisë së re.

XXI

Page 25: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

rreth 400 ushtarë turq56. Më 20 Maj, në fshatin Junik u hap mbledhja e Junikut në të

cilën morën pjesë 250 vetë nga e gjithë Kosova. Mbledhja e Junikut formuloi kërkesat

e kryengritjeve të cilat i’u bënë të njohura opinionit publik ndërkombëtar dhe popullit

shqiptar nga gazeta “Dielli” dhe “Liri e Shqipërisë”. Kërkesat u formuluan në 12 pika.

Për zbatimin e këtyre të drejtave kërkohej garancia e Fuqive të Mëdha, prandaj nga

një kopje e kërkesave iu dha konsujve të tyre në Shkup57.

Një vlerësim interesant për pikëpamjet e Hasan Prishtinës, shkruan Malkolm,

e dha vice-konsulli anglez në Shkup, i cili e priti atë për një vizitë në fund të prillit të

vitit 1912. “Ai më garantoi”, raportonte “se kryengritja e përgjithshme në Shqipëri

ishte e pashmangshme. Shqiptarët do të kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në mbarë

Turqinë. Në qoftë se dështojnë në këtë kërkesë, ata do të kërkojnë një autonomi të

plotë për Shqipërinë”. Kur u pyet për formën e kësaj “autonomie të plotë”, Hasan

Prishtina kishte thënë: “Ajo aspiron të arrijë ndarjen e plotë fiskale dhe ushtarake dhe

për të krijuar një republikë shqiptare, lidhjet e së cilës do të jenë vetëm nominale me

Portën”. Me tutje vice-konsulli do të shënonte se: “sipas gjasave ai nuk kishte një

program të prerë e të përpiktë me krerët e tjerë kryengritës të Kosovës58. Në këtë

mënyrë, “deklarata” e nënshkruar nga ai, Isa Boletini, Riza bëj Kryeziu dhe Bajram

Curri në fund të qershorit dhe e botuar nga gazeta “Muxhahede i Milije”,59 fillonte me

këto fjalë: “Ne shqiptarët jemi dhe gjithmonë do te mbetemi, fuqimisht të lidhur me

Kalifatin dhe me atdheun Osman me një besnikëri të atillë të cilën nuk do ta lëkunde

asgjë”60; në këtë deklaratë jepeshin sqarime se shqiptarët ishin ngritur në kryengritje

vetëm për arsye se “politika e mallkuar dhe e urryer” e xhonturqve po “rrënonte

Perandorinë dhe në qoftë se nuk do të pengohej, do të shkaktojë invadimin e huaj”61.

56HHSTA, PA,Alb.Dok.Nr.33 dt.29/5/1912 Konsullata Mitrovicë njofton Vjenën; “Dielli”, nr.154 dt.30.06.1912.: Ifham, 25 haziran 1328, P. Bartl , Myslimanët shqiptarë...., f.221, shih B. Çelik, Ittihatiçlar ve Arnavutlar, II Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçulugu ..., f.453.

57Liri e Shqipërisë, nr.43 dt.31.5.1912; Dielli nr.158, dt.17.7.1912. 58 Noel Malkolm, “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë: Koha, 1998, f.256. 59AVPR, R.1. Nga gazeta “Muxhahede I Milije”, 19 qershor/2 korrik 1912 botuar në përmbledhjen

dokumentare nga Muhamet Shatri &Ramiz Abdyli “Dokumenta Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912”, Prishtinë: 2006, f.137: B.Çelik, Ittihatiçlar ve Arnavutlar, II Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçulugu ..., f..455, Enver Ziya Karal- Osmanli Tarihi Ikinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşı (1908-1918), Ankara: Cilt IX, TTK, 1999, f.248.

60BAO, HR, SYS, dosja no.151/12. 61 Kjo deklaratë është botuar në përmbledhjen me dokumente të Kujtim Nuro& Nezir Bata “Hasan

Prishtina”, Tiranë: Shtëpia botuese Mihal Duri, 1983, edhe tek Nevila Nika, “Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912)”, Prishtinë, 2003, f.256-257; M.Shatri Dokumente franceze… vep, e përm., f.161-162; N. Malcolm, “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 1998, f.256.

XXII

Page 26: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Krahas kryengritjes shqiptare një lëvizje e re mori hov në perandori në radhët

e ushtrisë osmane. Në periudhën maj-qershor një grup oficerësh kryesisht turq por

edhe nga kombet e tjera krijuan një shoqëri të fshehtë në Stamboll e cila u quajt

“Halaskar Zabitan Grubu” (Grupi i oficerëve Shpëtimtare)62. Ato kërkonin ti jepnin

fund despotizmit të bashkimxhinjve dhe nxorën një program politik për këtë qëllim.

Në këtë kohë komandat ushtarake të trupave osmane në Rumeli, (Maqedoni

dhe Kosovë) u bënë dëshmitare të dezertimeve nga ushtria si të ushtarëve dhe

oficerëve, si turq ashtu edhe shqiptarë. Më 22-23 qershor kapiteni Tajar nga Tetova

duke bërë një marrëveshje të fshehtë me klubin “Bashkimi” në Manastir u arratis në

malet përreth Manastirit. Ai së bashku me 3 oficerë dhe 400 ushtarë braktisën trupat e

tyre. Tajar bej Tetova që atëherë në Shqipërinë e Jugut mori udhëheqjen e

kryengritjes63.

Perandoria po përballej me kaos në Kosovë dhe me rritjen e përçarjes në

ushtri. Kështu situata në fund të qershorit u bë mjaft serioze dhe kritikat ndaj qeverisë

e unionistëve të drejtuar nga Said Pasha, për çështjen e shqiptarëve shpejt u rritën në

mënyrë të ashpër. Debate të ashpra pati në parlamentin osman midis anëtarëve të

qeverisë dhe deputetëve shqiptarë të asaj kohe në parlament. Kryengritja shqiptare e

futi Portën e Lartë dhe pallatin sulltanor në një krizë të rëndë.

Të gjitha masat që mori qeveria për shtypjen e kryengritjes së armatosur të

shqiptarëve, nuk dhanë ndonjë përfundim. Opozita kundër qeveritare në ushtri, duke

përfituar nga kryengritja e shqiptarëve, shtoi ndikimin e saj në repartet ushtarake

osmane në Shqipëri dhe përgjithësisht në Rumeli64.

Duke parë gjendjen e krijuar Haxhi Adil beut iu kërkua nga dhoma e

përfaqësuesve të mbante një raport të rëndësishëm në Parlament, mbi vizitën që ai

kishte kryer në Maqedoni dhe Shqipëri. Ai, në fjalimin e tij e përshkroi situatën që

mbizotëronte në ato zona si shpërthyese dhe propozoi të merreshin masa që të

përmirësonin situatën. Duke iu referuar fjalimit të tij në gazetën “Tanin” drejtuesi i saj

62 Ndryshe kjo organizatë njihet edhe me emrin “ Kurtarici Subaylari”, shi; T.Tunaya “Türkiye'de Siyasi Partiler 1859-1952”, Ist., 1952, f.345 e në vazhdim. Y.H. Bayur, “Tűrk Inkilab Tarihi”, vell.1, f.253-8, Sina Aksin, Kisa Turkiye..., po aty, B. Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, Tiranë: Bota shqiptare, 2006, f.255; Ahmedi Bedevi Kuran “Inkilap Tarihimiz ve Ittihad ve Terakki”, Istanbul: 1944, f.275.

63 Niko Koleci, “ Kryengritja e përgjithshme shqiptare”. Te “ Mbi lëvizjen kombëtare shqiptare” (Përmbledhje studimesh) Tiranë: 1962, f.50; P. Bartl. Myslimanët Shqiptarë..., f.220.

64Historia e popullit Shqiptar, Vëll.II...., f.483 XXIII

Page 27: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Hyseyin Xhavit në një editorial do të shkruante se; pika kryesore në propozimin e tij

ishin mos përmbajtja shtrënguese e masave, të ndiqej një politikë e lëshimeve dhe e

pajtimit, e transportuar kjo, nëpërmjet vendosjes së decentralizimit. Ai shprehte

padurimin të shikonte vënien në zbatim të reformave të thella sa më shpejt që të ishte

e mundur65.

Në 13 qershor 1912 në bazë të ngjarjeve që po zhvilloheshin në vendin e tyre

6 deputetët shqiptarë kërkuan me një mocion parlamentar përsëri ministrin e

brendshëm Haxhi Adil Beun në një seance vetëm për kryengritjen në Shqipëri.

Deputetët shqiptarë i drejtuan pyetje mbi ngjarjet që po zhvilloheshin në Shqipëri dhe

Kosovë në atë kohë66.

Duke u njohur me situatën dhe ç’rregullimet që po ndodhnin ne radhët e

ushtrisë, si edhe dezertimet në masë nga ana e ushtarakëve qeveria u detyrua të marrë

masa. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të dhomës së deputetëve qeveria e Said

Pashës, paraqiti një projektligj mbi depolitizimin e ushtrisë. Projektligji ishte hartuar

nën ndikimin e ngjarjeve të Manastirit për t’u ndaluar oficerëve dhe ushtarëve që të

merren me politikë, duke kërkuar që ky ligj të miratohej me urgjencë67.

Gjatë fundit të muajit qershor dhe fillimit të muajit korrik 1912 Dhoma e

deputetëve u kthye në arenë diskutimesh të zjarrta në mes qeverisë të përfaqësuar nga

Haxhi Adil beu dhe deputetëve shqiptarë si Esat Toptani [deputet i Durrësit], Syrja

Vlora [deputet i Beratit], që përfaqësonin palën shqiptare në bisedime68. Gjendja e

parlamentit osman ishte një sfidë e hapur e politikës së qeverisëse xhonturke në

dhomën e deputetëve69. Duke iu referuar debateve botuar gazetën zyrtare të kohës,

vlen të përmendet momenti kur Syrja Bej Vlora u thirr në interpelancë parlamentare

për t’iu përgjigjur pyetjeve, se çfarë po ndodhte në Shqipëri. Në këto debate u përfshi

edhe Talat beu një ndër krerët e unionistëve. Deputetët shqiptarë argumentonin se

65Tanin,6 Haziran 1912, “Haci Adil Beyin Beyanati” [Fjalimi i Haxhi Adil Beut në dhomën e përfaqësuesve )

66 Mocionin e firmosën deputeti Çam Mehmet Shahin Bej, Deputeti i Durrësit Esat pasha, Deputetët e Vlorës Syrja Vlora dhe Sami Vrioni, Deputeti i Prizrenit Destan beu dhe deputeti i Elbasanit Shefqet beu. Shih. Meclisi Mebusan Zabit Cerideleri (MMZC) ) I: 28, 25 Haziran 1328, s.134-139 .

67 Sipas këtij propozimi ky projekt ligj përbëhej prej 4 nenesh. Këto nene kishin të bënin me përmbushjen e një nga kërkesave që kishte bërë opozita duke i dhënë paralajmërim ushtrisë, dhe ministri i luftës t’ia dilte të shtypte lëvizjen e oficerave.

68 N.P. Alpan, “ Arnavutluğun Bağimsiligi ve Avlonyali Ismail Kemal”, Ankara: 1982; Shih. MMZC, I:28, 25, Haziran,1328.

69 G.Gaërych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja...,, f.295. XXIV

Page 28: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

nuk ishte forca mjeti i duhur dhe rruga për tu pajtuar me shqiptarët, vetëm një

administrim i mirë mund të sillte rezultate pozitive. Ata theksonin madje se qeveria i

kishte krijuar vete problemet njëra pas tjetrës, në fillim duke ndaluar armët, më pas

duke ndaluar gjuhën shqipe dhe më vonë përdorimin e saj nëpërmjet alfabetit latin.

Për këtë arsye rekrutoi një fetva për t’iu kundërvënë “germave kombëtare” (huruf-u

milliye)70. Deputetët [Syrja Vlora dhe Esat Pasha] e përkrahën idenë që shqiptarët

duhej të lejoheshin të vendosin vetë nëse do të përdornin alfabetin latin apo atë arab.

Ata gjithashtu ngritën çështjen e zyrtarëve që nuk e njihnin gjuhën dhe zakonet e

popullit shqiptar71.

Ministri i Luftës i kësaj qeverie Mahmut Shefqeti, duke qenë i pafuqishëm për

ti bërë ballë situatës në Kosovë dhe rritjen e përçarjes në ushtri më 9 korrik 1912, dha

dorëheqjen. Parlamenti dhe qeveria xhonturke në mes të muajit korrik çdo ditë ishin

të detyruar të merreshin me çështjen shqiptare. Rreth 8 ditë pas përplasjeve të

vazhdueshme me deputetët shqiptarë në parlament në dhomën e deputetëve (Meclisi

Mebusan) me 15 korrik qeveria u detyrua të kërkonte një votëbesim në parlament.

Said Pasha, Veziri i madh po atë ditë mbajti një fjalim në parlament, pas tij edhe

Ministri i Jashtëm i qeverisë osmane Asim Beu, duke sjellë në vëmendjen e

deputetëve ngjarjet në Shqipëri, ata mundën ta rifitonin votëbesimin vetëm me 4 vota

plus72.

Muaji korrik 1912, solli zhvillime të rëndësishme për shqiptarët dhe Lëvizjen

e tyre Kombëtare. Më datë 17 korrik qeveria xhonturke e ndodhur përballë fuqizimit

të lëvizjeve kundër saj në vilajetet e Rumelisë, veçanërisht në hapësirat mbarë

shqiptare duke qenë dhe jo fort e dëshirueshme nga vetë ata dha dorëheqjen. Disa ditë

më vonë Sulltani, iu drejtua Said pashës me pyetjen përse ju e dhatë dorëheqjen, ata

ende kanë besim tek ju. Ata kanë besim tek unë. Por nuk kam unë tek ata73 u përgjigj

ai. Në kujtimet e tij për këtë situatë të krijuar, vetë kryeministri osman i dorëhequr

Said Pasha74, do të shkruante se, gjendja e Rumelisë, domethënë e vilajeteve të

70BOA, BEO, dosya no. 3998/29810. Fjalimi i Syrja bej Vlorës në parlament; shih. MMZC, I:28 , 25 Haziran 1328.

71Meclisi Mebusan Zabitlari Cerideleri (MMZC), Haziran -Temuz 1328[1912]. 72 B. Lewis, Lindja e Turqisë..., f.255; T. Z. Tunaja, Türkiye’de Siyasal...,f.348-9. 73 Ali Fuad Türkgeldi, “Görüp Işittiklerim”, Ankara: Ikinci baski, 1951, f.35; Kemal Mahmud Inal,

“Osmanli Devrinde Son Sadrazamlar”, Istanbul: 1940-53, f.1089. 74 Mehmet Said Pasha (1838-1914), Vezir i madh, lindi në Erzurum, drejtues i qeverisjes lokale që

në 1853, Erdhi në Stamboll si tutor i Damad Xheladedin Pashës në 1870. Sekretari kryesor i Abdylhamitit në 1876. Emërohet si kryeministër nga sulltani për herë të parë në 1879, që nga ky vit ai

XXV

Page 29: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

territorit osman në kontinentin evropian, është çështja më e rëndësishme dhe më e

ndërlikuar që ka hasur shteti osman deri me sot75. Dorëheqja e qeverisë nuk u

shoqërua me shpërndarjen e parlamentit.

Në këto kushte, Ismail Qemali në një letër dërguar mbështetësve të tij, u

këshillonte mbajtjen e një qëndrimi pritës, të paktën për disa ditë dhe evitimin sa të

ishte e mundur të një lufte me trupat osmane, për të parë nëse edhe parlamenti, do të

kishte po atë fat, sikurse pati qeveria76.

Pas përpjekjesh të pasuksesshme për të bindur Tefik Pashën, më 21 korrik

1912, në postin e Vezir të Madh u caktua Gazi Ahmet Muhtar Pasha (1838-1918).77.

Me krijimin e qeverisë ishte plotësuar kërkesa e parë themelore e opozitës, largimi

nga pushteti i Komitetit “Bashkim dhe Përparim”. Agjencia osmane e shtypit më 22

korrik, do të njoftonte emërimin zyrtar të qeverisë së re me një irade të sulltanit78.Më

23 korrik 1912në pushtet erdhi qeveria e Ahmet Muhtar pashës që njihet si “kabineti i

madh”79. Ahmet Muhtari është i njohur në historinë e perandorisë si personi i

zgjidhjes së problemeve me anë të marrëveshjeve dhe koncesioneve, i vlerësuar si

njeri mbi politikën80.

Udhëheqësit e kryengritjes në Kosovë, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa

Boletini e të tjerë, përshëndetën formimin e qeverisë së re, por kërkuan shpërndarjen e

parlamentit. Ata shpresonin se qeveria e re do të vinte në jetë kushtetutën dhe do të

respektonte të drejtat e popullit shqiptar.

bëhet 9 herë drejtues i qeverisë së perandorisë. Hera e fundit ishte nga 31 dhjetor 1911- deri në 17 korrik të 1912. Ka lënë të shkruara kujtimet e tij të cilat janë botuar pas vdekjes. Njihej për politikën e tij pro angleze.

75A I H, A.IV. 198, Said Pasha “Kujtimet e Said Pashait”, pjesa dytë, f.5. 76HHSt.A, PA, A në A.I.H. Vj.22-1-122. Raport i konsullit të Austro-Hungarisë për zonën Vlorë-

Berat për ambasadorin perandorak mbretëror pranë Portës, Berat, 26 korrik 1912. 77Ai kishte pritur 40 vjet për t’u bërë kryeministër. M. Inal, Sadriazamlar…., fq.1803. 78AVPR, në AIH, R.29. Teleg. i ambasadorit të Perandorisë së Rusisë Kostandinopojë, M.N.Girs,

Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sankt Petërsburg, nr.197. 79AQSh, F.101, dos. 2, V.1912. Kryengritja në Shqipni 3 korrik 1928/16 Korrik 1912 (Kolonia

shqiptare e Stambollit). Kabineti i formuar nga Ahmet Muhtar Pasha ndryshe njihet edhe si kabineti “Bab e bir”: Në përbërje të tij kishte Vezir i madh -Ahmet Muhtar pasha, Shejhul-islam-Xhemaledin Efendiu, Kryetar i Këshillit të shtetit -Qamil pasha, Drejtësia -Hysen Hilmi pasha, Punët e Brendëshme -Zija pasha, Lufta -Nazim Pasha, Financat -Abdurrahman Beu, Marina -Mahmut Muhtar Pasha (djali i Ahmet Muhtarit), Punët e Jashtme- Gabriel Effendi, Arsimi Publik - Seid Beu, Vakvite - Mehmet Fevzi pasha, Punët publike -Damat Sheriff Pasha, Tregëtia- Reshid Pasha.

80 Feroz Ahmad, The Young Turks (The committee of Union and Progress in Turkish Politics 1908-1914), Oxford at the Clarendon press: 1969,f.107-108; S.J. Shaw& E.Shaw. “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne”, Vëll.I, Tiranë:Jehona Study Center, 2006, f.354.

XXVI

Page 30: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në vend që të kërkonte një zgjidhje ushtarake, Gazi Ahmet Muhtar Pasha81, e

orientoi qeverinë drejt një marrëveshje e cila do të arrihej me anë të bisedimeve me

shqiptarët kryengritës. Ky akt do ti jepte një goditje të rëndë grupit “Bashkim e

Përparim” ose siç quhen ndryshe “Union dhe Progres” (CUP)82 dhe do të forconte

pozitën e kabinetit të Gazi Ahmet Muhtar Pashës. Përpara se të fillonin bisedimet me

shqiptarët Sulltani e shpërndau përsëri parlamentin me 5 gusht. Madje edhe oficerët

shpëtimtarë u detyruan të bënin betimin me shkrim se nuk do të ndërhynin në

politikë83.

Qeveria e re do të kryejë disa emërime në administratën osmane të një numri

shqiptarësh me poste e përgjegjësi në perandori siç ishte emërimi i Hasan Tahsinit si

guvernator i Janinës84, apo i Mehmet Pashë Derrallës si mytesarif i Prishtinës85,

madje edhe një pronar i madh tokash Ali Danishi nga Prishtina do të emërohej

ministër në kabinetin e ri qeveritar. Për qeverinë Ruse emërimi i shqiptarëve në postet

më të larta të vilajetit të Janinës dhe të Manastirit ishte “një masë tejet e

rrezikshme”86. Mirëpo emërimet e kryera nuk iu pëlqyen fqinjëve, të cilët filluan të

nxirrnin pretekste të ndryshme për të rritur propagandën e tyre antiosmane dhe

antishqiptare.

Më 9 gusht të vitit 1912, Ibrahim Pasha u takua me udhëheqësit e kryengritjes

në Kosovë. Hasan Bej Prishtina paraqiti katërmbëdhjetë kërkesat e kryengritësve, që u

bënë të njohura si 14 pikat e Hasan Prishtinës87. Kërkesat ishin miratuar nga

përfaqësuesit e kryengritjes shqiptare në Kuvendin e mbajtur në Ferizaj. Këto kërkesa

ishin për njohjen Shqipërisë, me të drejta të gjëra kombëtare. Hasan Prishtina i

81 Gazi Ahmet Muhtar pasha (1839-1918), burrë shteti, vezir i madh. Ushtarak i suksesshëm dhe me karrierë administrative. Merr titullin Gazi (1877) për rolin që luajti në luftën Ruso-Osmane. Komisioner i lartë në Egjipt nga viti (1885-1906), gjatë kohës që qëndroi larg kryeqytetit krijon lidhje të ngushta me Turqit e rinj duke tradhtuar besimin e sultan Abdyl Hamitit. Kur sulltanin e rrëzuan nga froni, ai u bë tutori i princit Yusuf Izzettin deri në 1909. Pas revolucionit të 1909 zgjidhte senator, dhe bëhet president i senatit në 1911. Në 23 Korrik zgjidhet Vezir i madh, ku në qeverinë tij përfshin politikanë të njohur si kryeministra, Qamil Pashën, Damat Ferit Pasha, dhe Hyseyin Ilmiun. Për këtë arsye qeveria e tij u thirr edhe “Kabineti i Madh”.

82Feroz Ahmad “Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne” (përktheu Virgjil Muçi), Tiranë:AIIS,2010, f.15

83T.Z. Tunaja,Tűrkiye’de Siyasal...,f.350, B.Lewis, Lindja e Turqisë..., f.256. 84 Në Athinë u rioganizua një miting proteste, madje qeveria greke do ti dërgonte një notë proteste

qeverisë osmane. Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare shqiptare 1911-1912, Libri 2, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2004, f.418.

85 George Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja..., f.301. 86HHSt.A. PA. A nëAIH, Vj-22-22-2284, Telegram i legatës Austro-Hungareze nga Petërburgu,

Nr.160, dt 25 shtator 1912, dërguar MPJ në Vjenë. 87 Këto kërkesa zunë vend edhe në gazetën “Ikdam” 21 Agustos 1912, f.12.

XXVII

Page 31: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

paraqiti ato në emër të të gjithë Shqipërisë, duke pasur autorizimin e lëshuar nga

komitetet përfaqësuese të Shqipërisë së Mesme dhe me pas të Jugut88.

Kërkesat ishin; emërimi në Shqipëri i nëpunësve që e njihnin gjuhën dhe

zakonet e vendit; kryerja e shërbimit ushtarak në Shqipëri e Maqedoni, me përjashtim

të kohës së luftës; zbatimi i ligjit te maleve për krahina të caktuara; armatosja e

shqiptarëve me armë moderne; lejimi për hapjen shkollave private në Shqipëri; hapja

e shkollave reale dhe bujqësore në programet e të cilave do të përfshihej edhe mësimi

në gjuhën shqipe; hapja e shkollave teologjike moderne në përputhje me nevojat e

vendit; mësimi i gjuhës amtare në shkollat shqipe fillore, qytete dhe në gjimnazet;

zhvillimi i tregtisë, i bujqësisë, i punëve botërore dhe ndërtimi i hekurudhave; ruajtja

e zakoneve dhe e traditave të vendit; shpallja e faljes së përgjithshme për të gjithë

pjesëmarrësit e lëvizjes kundër qeveritare; nderim dhe respekt ndaj parimeve morale

të fesë islame dhe ligjeve kushtetuese të perandorisë; nxjerrja në gjyq e kabineteve

qeveritare të Ibrahim Hakiut dhe Said Pashës; zhdëmtimi i shtëpive të djegura e të

shkatërruara.

Komandanti osman Ibrahim Pasha, kërkesat e shqiptarëve i dërgoi në Stamboll

dhe u kthye tek ushtria duke pritur udhëzimet. Kërkesat nuk e përfshinin kërkesën e

autonomisë dhe akoma vazhdonin të ruanin privilegjet tradicionale dhe të drejtat

kombëtare89.

Shtypi i Stambollit do të botonte edhe variantin osman, të dërguar nga qeveria

ose Këshilli i Ministrave të perandorisë [Meclis-i Vukela]90. Sipas shtypit kërkesat

ishin: zbatimi i drejtësisë në disa zona të Shqipërisë sipas “ligjit te maleve”; kryerja e

shërbimit ushtarak në Rumeli, përveçse në rast lufte apo në situata të veçanta brenda

vendit; kthimi i armëve të konfiskuara; emërimi i zyrtarëve që e njihnin gjuhën dhe

zakonet e krahinës; ndërtimi i liceve dhe shkollave bujqësore në kryeqytetet

provinciale të Janinës, Shkodrës, Manastirit dhe Kosovës në të cilët mësimdhënia do

të bëhej në gjuhën shqipe; ndërtimi i më shume shkollave fetare; dhënia e lirisë për të

88 Memorandumi është hartuar turqisht nga Hasan Prishina dhe krerë të tjerë të Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare dhe i është dorëzuar me 9 gusht 1912 Ibrahim Pashës, kryetarit te delegacionit që qeveria e re osmane dërgoi në Shqipëri për të zhvilluar bisedime me kryengritësit shqiptare. Këtu është dhënë varianti shqip i botuar sipas historiografisë shqiptare. Historia e popullit shqiptar..., Vëll.II, f.489.

89Ikdam, 12 agustos 1912. 90 BOA, HR, SYS, dosya,no.151/30; Ifham (gazete), “Arnavutluk Meselesi”, Manastir Hadisedi”,

19 Haziran 1328. Sabah, Arnavutluki Ahvali, 1 Agustos 1912, f.1; P. Bartl, “Myslimanët shqiptarë..., f.223.

XXVIII

Page 32: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

hapur shkolla private; futja e gjuhës amtare shkollat shqipe fillore, të mesme apo ato

të cikleve më të larta; përmirësimi dhe zgjerimi i rrugëve; vendosja e nahije-ve shtesë;

nderim dhe respekt ndaj parimeve morale të fesë islame dhe ligjeve kushtetuese të

perandorisë; hedhja në gjyq e kabineteve qeveritare të Ibrahim Hakiut dhe Said

Pashës; një amnisti e përgjithshme dhe pagesa e dëmshpërblimeve për pronat e

dëmtuara.

Edhe pse në 14 pikat e pranuara nga qeveria osmane nuk parashihej njohja e

autonomisë, shqiptarët filluan ti japin një kuptim më të gjerë koncesioneve të fituara

dhe bënë përpjekje për realizimin e vetëqeverisjes. Sido që të jetë koncesionet e

përgjithshme ishin të mjaftueshme për ta kënaqur Hasan Prishtinën i cili e miratoi

këtë marrëveshje. Në këtë mënyrë u hoq dorë nga marshimi drejt Selanikut ndërsa

luftëtarët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Në disa vise të Kosovës u bënë

përpjekje për vendosjen e administratës shqiptare. Popullsia dëbonte nëpunësit

osmanë dhe në vend të tyre emëronte shqiptarë. Isa Boletini sapo u kthye në

Mitrovicë, pas përfundimit të marrëveshjes shqiptaro-osmane, ngriti atje këshillin

administrativ dhe në njoftimin telegrafik që i bëri valiut të Kosovës në Shkup, i

kumtoi: “Tash e tutje për çdo gjë populli do të vetëvendosë në mënyrë të pavarur nga

pushteti osman”91.

Kjo ishte pika kulminante thekson Malkolmi, i të gjitha luftimeve të ndryshme

për njohjen kombëtare të shqiptarëve që nga viti 1878. Më në fund ishte arritur

pajtimi për formimin e një shteti shqiptar brenda Perandorisë Osmane në të cilin do të

zhvilloheshin me kohë institucionet e kulturës kombëtare si edhe institucionet e tjera

kombëtare shqiptare. Por koha nuk priste, pas dy muajsh osmanët do të dëbohen

pothuajse nga të gjitha territoret e tyre evropiane, dhe vetë kryengritja e shqiptarëve e

1912, i bindi edhe më shumë shtetet ballkanike se është koha që të luftonin kundër

perandorisë dhe se perandoria jo vetëm që ishte e dobësuar por lufta e shteteve te

ballkanit kundër saj u fitua me shpejtësi92.

Fitoret që arritën shqiptarët në bisedimet me osmanët në Prishtinë,

memorandumi i Ferizajt, dhe çlirimi i Shkupit nga ana e kryengritësve i dha fund

fuqisë së tepruar kriminale të Turqve të rinj. Reagimi që erdhi nga kryengritja e

përgjithshme e shqiptarëve mendoj se nxori në skenë frikën e shteteve të Ballkanit për

91Historia e popullit shqiptar..., Vëll. II, f.496. 92 N. Malcolm, Kosova..., f.257.

XXIX

Page 33: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

krijimin e një shteti autonom shqiptar ndoshta në këtë kohë nën mbrojtjen e

Perandorisë. Prishja e statukuosë nga Italia, provokoi një precedent, guximin e

shteteve të vogla Ballkanike93 në përfitim të tyre kundër Perandorisë, në këtë rreth të

mbyllur mbetej e gjithë diplomacia evropiane.

E gjithë kjo tablo politike çoi në intensitetin e lëvizjeve diplomatike jo vetëm

nga shtetet e aleancës ballkanike por edhe nga Fuqitë e Mëdha, njëkohësisht edhe në

përshpejtimin e përgatitjeve për të sulmuar Perandorinë Osmane. Përpara se qeveria

osmane dhe shqiptarët të gjenin kohë për të vënë në zbatim të gjitha reformat e

premtuara, Perandoria osmane u përfshi në një luftë të madhe në Rumeli, kundër një

koalicioni të shteteve ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Greqi dhe Bullgari. Në këtë luftë

kjo perandori e cila, kishte sunduar dhe administruar këtë rajon për shekuj me radhë,

tashmë ai po i rrëshqiste nga duart, në këto luftëra ajo [perandoria] pësoi humbje të

mëdha në territore dhe njerëz.

Diplomatët e shteteve ballkanike nga ana e tyre u përpoqën në çdo moment në

audienca me sulltanin dhe qeverinë e tij, që tu bënin të ditur rrezikun që i kanosesh

Perandorisë Osmane nga autonomia e Shqipërisë, duke e frikësuar atë se menjëherë

pas kësaj do dilte në skenë çështja maqedone si kundër reagim ndaj asaj

shqiptare94.Ambasadori Serb ne Sofje do t’ia tërhiqte vëmendjen kolegut të tij osman,

se nëse do të pranoheshin kërkesat shqiptare, qeveria e tij do të përballohej me

implikime më serioze. Sipas tij, krijimi i Shqipërisë autonome do ta nxiste Bullgarinë

të ndërmerrte aksione të ngjashme në Maqedoni95. Madje në Sofje, Beograd dhe

Athinë kishin frikë se autonomia e shqiptarëve mund të provokonte ndërhyrjen e

Fuqive të Mëdha apo të frymëzonte një konferencë ndërkombëtare.

Krahas Italisë dhe Austrisë të cilat ishin të lidhura direkt, fuqitë e tjera të

mëdha nuk mund të qëndronin mënjanë përballë rrezikut të prishjes së statokuosë së

proklamuar të Perandorisë Osmane dhe të mbështetur nga ata prej shumë kohe.

Ministri i Jashtëm francez Raimond Puancare në kujtimet e tij, shprehej se,

“ambasadori ynë (Kambo) ka takuar ministrin italian San Xhuliano dhe ka diskutuar

93 Në vitin 1912, Serbia i kishte kaluar 2.9 milionë banorë, Bulgaria kishte kaluar në 4.3 milion banorë, Greqia në 2.6 milionë banorë ndërsa Perandoria Osmane kishte reth 26 milionë banorë që ishte gati dyfishi i popujve të Ballkanit.

94 S. Pollo, Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar dheShpallja e Pavarësisë më 8nëntor 1912, Tiranë: BUSh, 4, 1962, f.69.

95R.Abdyli,Lëvizja Kombëtare shqiptare 1911-1912, Libri 2, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2004, f.379.

XXX

Page 34: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

mbi çështjen e problemit shqiptar”. Në bisedë kryediplomati Italian ishte përgjigjur;

“ju e dini se ne kemi mbi këtë çështje një marrëveshje të fshehtë me Austrinë, të vitit

190196. Kemi vendosur ta mbajmë Shqipërinë të paprekur nën flamurin osman dhe, në

rastin kur ky flamur do të zhduket të garantojmë pavarësinë e Shqipërisë, pa lejuar

asnjë fuqi cilado që të jetë të futet brenda saj. Në rast se Serbia shkel tokën shqiptare

marrëveshja jonë bie, baraspesha e Adriatikut kërcënohet dhe ne do të jemi të detyruar

të bëjmë me Austrinë bisedime të fshehta që shkojnë larg97. Por në krahasim me

Rusinë dhe Francën, fuqitë e tjera kishin një qëndrim më të favorshëm ndaj çështjes

shqiptare98.

Dallohej Austro-Hungaria, e cila mbështeste në heshtje kërkesat shqiptare.

Ministri i Jashtëm Habsburgas, Leopold Berhtold ndërmori një aksion pranë

kabineteve të tjera, të Fuqive të Mëdha,për të kërkuar mbështetjen e tyre që të

pengohej ndërhyrja e shteteve ballkanike. Më 13 gusht, ai u dërgoi kabineteve të

Fuqive të Mëdha një memorandum, për të ndërmarrë hap kolektiv pranë qeverisë së

Stambollit në përputhje për të zbatuar politikën graduale të decentralizimit. Qëllimi i

deklaratës së tij ishte nga njëra anë të siguronte përkrahjen e Fuqive të Mëdha në

përçapjen për të detyruar qeverinë osmane t’i pranonte të 14 kërkesat e shqiptarëve, të

cilat në përgjithësi përputheshin me politikën e Vjenës në Shqipëri dhe nga ana tjetër,

synonte të mënjanonte ndërhyrjen e shteteve të Ballkanit. Për të qetësuar ata,

Bertholdi, propozonte që t’i lihej kohë Portës së Lartë për ta shtrirë parimin e

decentralizimit por në një të ardhme të papërcaktuar, edhe në kombësitë e tjera jo

turke të Perandorisë99.Sipas tij, ky projekt nuk do t’i dëmtonte interesat e

“maqedonasve bullgarë”; prandaj edhe ata sikurse popujt e tjerë të Rumelisë, kishin

arsye ta prisnin me gëzim jetësimin e tij, sepse me anë të tij do ti jepej fund sistemit të

96 Bëhet fjalë për marrëveshjen e Viskontit Venosta me Ministrin e Jashtëm Austro-Hungarez kontin Goluhovski në 1901-1902 e cila u pasua me marrëveshjen e vitit 1909 midis Guiciardinit dhe Erentalit. A. Puto, “Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926”, Tiranë: Dudaj, 2010, f.83.

97 Në çdo hap që hidhnim na ngatërrohej nëpër këmbë një pakt, të cilin nuk e dinim. Në çfarë shtigjesh të humbura është ngatërruar Evropa? Ishin fjalët e shkruara nga Puankare në librin e tij me kujtime, shih: R.Poincare, Lufta e parë dhe dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913, Shkup:Logos –A, 2011, f.301.

98 Z. Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare,.... f.273 ; S. Pollo, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Te; Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 1962, f.66.

99Stefanaq Pollo, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në “Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë: 1962, f.68

XXXI

Page 35: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vrazhdë të centralizimit të turqve të rinj, nën të cilin kishin lënguar jo vetëm shqiparët

por të gjitha kombësitë e tjera100.

Këtij projekti Rusia dhe Franca u përgjigjën që ishte e mundur të pranohej

sugjerimi austriak, por që duhej të jepeshin këshillat qeverisë osmane, veç e veç dhe

jo në mënyrë kolektive, dhe njëkohësisht të qetësoheshin edhe shtetet e Ballkanit101.

Në telegramin që i dërgonte ambasadori Rus Girs, nga Stambolli qeverisë së tij, do të

theksonte se fjala e Bertoldit kishte lënë një përshtypje të pakënaqshme, sepse Porta e

Lartë, asnjëherë nuk ka dashur ta zbatonte politikën e decentralizimit102. Ambasadori

rus dhe ai francez në Stamboll ishin të një mendjeje dhe theksonin se propozimet e

ministrit Austriak u bënë me qëllim që t’i hapej rrugë themelimit të një Shqipërie

autonome. Dhe me të vërtetë ai interesohej vetëm për Shqipërinë. Nuk shprehej

kundër ndryshimeve territoriale në Ballkan, gjersa Shqipëria nuk prekej prej tyre dhe

asnjë shtet tjetër nuk do të pushtonte ndonjë krahinë në bregdetin lindor të

Adriatikut103.

Në kohën kur Stambolli dha miratimin verbal të kërkesave shqiptare, qeveria

Ruse në një memorandum drejtuar Parisit, më 19 Gusht, propozonte që t’i kërkohej

qeverisë osmane t’i shtrinte privilegjet e akorduara shqiptarëve edhe në kombësitë e

tjera104. Kabineti Francez ishte i gatshëm të shkëmbente mendime se në ç’mënyrë

mund t’i thuhej më mirë qeverisë turke për të bërë një gjë të tillë105.

Ndërsa në opinionin osman, dhe në veçanti tek të gjithë qeveritarët e Portës së

Lartë projekti i tij krijoi përshtypjen se ai, me autonomizimin e provincave evropiane

të Perandorisë osmane, megjithëse qëllim mirë sillte dëmtimin,106e interesave të

100HHSt,A PA. AnëAIH VJ-22-2240, Telegram i Bertholdit dërguar ambasadës Austro-Hungareze në Sofje, nr.70, dt.13 gusht 1912.

101R. Poincare, “Lufta e parë dhe e dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913”,Shkup: Logos-A 2009, f.143.

102AVPR,nëAIH, R.29. Teleg.sekret i Hofmajesterit Girs, Ambasador i perandorisë së Rusisë, Kostandinopojë Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Büyükdere, 7/20 gusht 1912.

103 V. Kondis, Greqia dhe Shqipëria në shekullin XX, Selanik: 1997, f.43-44. 104Dokuments Diplomatiques Français , Vëll.III, 3 dok, 299. 105OUAP, vëll.4, dok.3726; cituar sipas S.Pollos , Mbi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë , botuar

në “Në gjurmë të Historisë Shqiptare”, Vol I, Tiranë: 1990, f.294. 106HHSt,A PA. A nëAIH, Vj-22-14-1446, Raport i Ambasadorit Austro-Hungarez nga Yeni Koy,

nr.323, dt.19 gusht 1912, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë; R.Abdyli, “Lëvizja Kombëtare shqiptare 1911-1912”, libri II, Prishtinë: 2004, f.381.

XXXII

Page 36: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qeverisë tek kundërshtarët politikë, duke ju dhënë mundësinë atyre të mendojnë se ato

vareshin nga presioni i Fuqive të Mëdha107.

Në udhën e përpjekjeve të udhëheqësve shqiptarë për të themeluar një shtet

kombëtar, para se fqinjët ballkanas të shpërthenin luftën që po përgatisnin, radhitën

edhe tratativat që Ismail Qemali zhvilloi me qeverinë osmane në Stamboll, në ditët e

para të shtatorit të vitit 1912, gjatë të cilave ai do ti kërkojë Portës së Lartë që

Shqipëria të organizohej si një njësi shtetërore autonome, që do ta bënte atë dhe

shqiptarët një faktor të rëndësishëm në qëndresën kundër invazionit eventual të

aleancës ballkanike108. Por Porta e lartë nuk i përfilli propozimet e Ismail Qemalit

duke e mbyllur edhe këtë mundësi që i’u ofroi politikani dhe diplomati i shquar

shqiptar për organizimin e Shqipërisë, si shtet autonom para fillimit të Luftës

Ballkanike. Në këto rrethana siç shkruante Ismail Qemali, lufta i gjeti shqiptarët të

papërgatitur, pa një organizëm shtetëror, të aftë për të mobilizuar popullin për

mbrojtjen e trojeve shqiptare109.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë i kishin paraqitur

qeverisë Ruse një mocion kolektiv (i pari i këtij lloji), ku kërkohej ndërhyrje, për të

siguruar të njëjtat të drejta dhe privilegje që pretendoheshin nga shqiptarët për

nënshtetasit e krishterë ortodoksë, domethënë bullgarët, grekët dhe serbët110.

Më 24 shtator, Porta e Lartë mori vendimin për të shtrirë privilegjet që u ishin

njohur shqiptarëve edhe mbi popullsitë jo shqiptare të vilajeteve të Rumelisë.

Ajosynonte të qetësonte shtetet ballkanike duke u bërë të ditur se privilegjet që do tu

jepeshin shqiptarëve mund të shtriheshin edhe mbi popujt jo shqiptarë të vilajeteve të

Kosovës të Manastirit dhe Janinës. Ministri i Jashtëm Osman u deklaroi kolegëve të

vetë ballkanas se porta dëshironte të kënaqte njëlloj të gjithë popujt dhe ishte

kategorikisht kundër dhënies së koncesioneve vetëm një populli, duke diskriminuar të

tjerët. Në fillim të muajit shtator Ministria e Jashtme e perandorisë osmane udhëzonte

përfaqësuesit e saj diplomatikë t’u shmangeshin bisedave rreth propozimit të Bertoldit

dhe të deklaronin në mënyrë të prerë se Porta e quante problemin shqiptar çështje të

107HHSt,A PA. A nëAIH, Vj-22-14-1448, Telegrami Pallavaçinit nga Yeni Koy, nr.384, dt.29 gusht 1912 dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë.

108K.Prifti, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe çështja e një shteti të njësuar kombëtar, botuar në përmbledhjen studimore:”Pavarësia e Shqipërisë dhe sfida te shtetit shqiptar gjatë shekullit XX”, Tiranë: 2008, f.21.

109Qeveria e përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, Tiranë: 1963, dok 1, f.25. 110 E.Ivetic, Luftërat Ballkanike...,f.54.

XXXIII

Page 37: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

saj të brendshme. Duke e ditur që Fuqitë e tjera të mëdha i kundërshtuan propozimet e

Vjenës, Stambolli deklaroi se nuk do ti merrte ato në shqyrtim. Në këtë mënyrë

dështoi edhe nisma diplomatike e Ballplazit, e cila do të ndihmonte sado pak në

hapjen e rrugës për zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Në fund të muajit shtator si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike filluan

mobilizimin e ushtrive të veta. Dukej qartë se konflikti i armatosur ishte i

pashmangshëm. Dëbimi i Turqisë nga Ballkani ishte një proces i pashmangshëm

historik, që i shpëtonte ballkanasit nga zgjedha e tyre, ndërsa për shqiptarët ishte

rrezik sepse fqinjët i kishin shpallur synimet e tyre për të copëtuar tokat shqiptare, si

plaçkë lufte pas fitores kundër Turqisë.

Zija Karal, në veprën e tij do të shkruante se shtetet e Ballkanit e kishin

shumë të qartë, që për ta nuk do të ishte aspak e lehtë të fitonin mbështetjen e

shqiptarëve pasi Perandoria Osmane ua kishte plotësuar të gjitha reformat e

premtuara. Madje si pasojë e autonomisë që i’u premtua shqiptarëve, ballkanasit që

synonin të merrnin e të ndanin mes tyre të gjitha trojet e perandorisë frikësoheshin se

perandoria, do tu dilte kundër këtyre të fundit me ndonjë avantazh përsëri në favor të

shqiptarëve111.

Shtetet e Ballkanit e dinin që duhet të lëviznin sa më shpejt të ishte e mundur

për të përfituar dhe nga mosvënia në jetë e reformave nga Perandoria Osmane në

Shqipëri. Nuk duhet harruar që edhe shtetet e Ballkanit kishin objektiva dhe plane

sipas interesave të tyre. Rusia nëpërmjet shteteve të Ballkanit, vazhdimisht mbante

nën kontroll shtetin osman, ndërsa shtetet sllave mundonte ti mbante të bashkuara dhe

ti zgjeronte drejt ngushticave. Duke përfituar nga këto shtete përpiqej të ndalonte

shtrirjen e perandorisë Habsburge në Ballkanin Perëndimor.112 Ndërsa perandoria

Austro - Hungareze duke u përpjekur të sigurojë largimin e ndikimit Rus tek popullsia

sllave në Ballkan, synonte të hapte një rrugë të re drejt Selanikut. Austria e

mbështetur dhe nga Gjermania duke siguruar themelimin e një shteti shqiptar i

mbyllte shtegun daljes së Serbisë në detin Adriatik113.

111Enver Zija Karal , “Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşi (1908-1918)”, cilt IX., Ankara:c TTK, 1999, f.288.

112 E.Z. Karal, Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet ..., f.288. 113 E. Z. Karal,Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet...,po aty.

XXXIV

Page 38: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Shtetet e Ballkanit pas disa marrëveshjeve të fshehta bilaterale të kryera më

parë kishin krijuar disa aleanca të fshehta. Në fillim, u firmos aleanca serbo - bullgare

(13 mars 1912) dhe më vonë greko-bullgare (29 maj 1912)114. Në fillim të shtatorit të

vitit 1912, shtetet e Ballkanit krijuan një koalicion ballkanik, i cili gjeti përkrahjen e

Rusisë. Lajmin për krijimin e këtij koalicioni e dha për herë të parë shtypi rus115.

Themelimi i një marrëveshje të re në Ballkan thekson B.Çelik nuk ishte diçka e re. Në

vitin 1879, ambasadori i Perandorisë Osmane në Bukuresht, kishte folur për

mundësinë e krijimit të një federate nën drejtimin e Rusisë ku merrnin pjesë Serbia,

Rumania, Mali i Zi. Për këtë çështje është folur edhe më pas në histori116. Rusia, e

mbështeste në këtë kohë këtë Konfederatë, ku mund të merrte pjesë dhe Perandoria

Osmane, nga ana tjetër Anglia mundohej të krijonte një bashkim shtetesh mes

vendeve të Ballkanit në dëm të Perandorisë Osmane.

Sipas Zija Karal, dy deputetët shqiptarë, Ismail Qemali dhe Basri beu

[Dukagjini] e kishin përvetësuar shumë mirë projektin Anglez. Sepse me realizimin e

këtij projekti e kishin menduar që Shqipëria do ta arrinte me lehtë autonominë. Për

këtë problem Basri Beu kishte folur edhe në parlamentin osman për Konfederatën

Ballkanase. Sipas tij, krijimi i kësaj Konfederate do të siguronte vazhdimësinë e paqes

në lindje dhe paqes brenda Perandorisë Osmane117.

Në mes të shtatorit, koalicioni ballkanas akoma nuk kish arritur ti rakordonte

mendimet dhe gjykimet mbi fillimin e luftës. Ato ende mbeteshin midis një opsioni

luftarak, pra luftës që përkrahesh nga Bullgaria, Serbia, Mali Zi dhe mendimit tjeter

më diplomatik që përfaqësohesh nga Greqia118. Ecejaket nga njëri kryeqytet në tjetrin

për bisedime në rrugë formale dhe informate, i bënte Fuqitë e Mëdha t’i trembeshin

keqësimit të situatës në Ballkan. Fuqitë e Mëdha në mënyrë të veçantë Rusia u

përpoqën ta pengonin një konflikt të tillë që mund të shpinte në prishjen e statoquo-se

në Ballkan dhe në një luftë botërore, për të cilën ata nuk ishin përgatitur ende.

I pari që e kuptoi rrezikun e Luftës në Ballkan ishte Puankare Ministri i

Jashtëm francez i cili e shikonte se çdo ditë që kalonte po shkohej drejt një shpërthimi

114 E. Z. Karal,Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet..., f.292-293; Rifat Uçarol, “Siyasi Tarihi”Filiz Kitabevi, Istanbul 1995, f.431; Balkan Harbi, C.I, Ankara 1970, f.253-256; Y. H. Bayur, Tűrk Inkilabi Tarihi, C.II., K.I....., f.214-222.

115 Belgelerle Tűrk Tarihi Dergisi, No.17, f.33. 116 B. Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar, II Meşrutiyet Döneminde Arnavut..., f.485. 117 E. Z. Karal, Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet ..., f.291. 118 E. Ivetic, Luftërat Ballkanike..., f.55.

XXXV

Page 39: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

me përmasa evropiane119. Më 7 tetor 1912 Austro - Hungaria dhe Rusia deklaronin në

emër të Fuqive të Mëdha se asnjë rast ndërmjet Perandorisë Osmane dhe shteteve të

Ballkanit, nuk do të lejonin asnjë ndryshim të statuquos-ë territoriale në Ballkan.

Vjena synonte me anë të kësaj deklarate, të pengonte zgjerimin e shteteve ballkanike

në kurriz të perandorisë, ndërsa Rusia të siguronte mbrojtjen e aleatëve të vetë

shteteve ballkanike në rast disfate.

Ngjarjet ndoqën njëra - tjetrën me aleatët u bashkua në shtator edhe Mali i Zi.

Me luftën Ballkanike në horizont Porta nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër vetëm t’i jepte

fund luftës me Italinë duke pranuar humbjet që kishte patur. Tripoli dhe Bengazi i’u

dhanë Italisë pas marrëveshjes së nënshkruar në Ushi të Zvicrës120.

119 Zmadhimi i shteteve të Ballkanit në lindje do të sillte pasoja të pallogaritshme, shih; R. Poincare, “Lufta e parë dhe e dytë ..., f.50; E. Ivetic, Luftërat Ballkanike..., f.55.

120 Kjo marrëveshje u nënshkrua në 15 tetor 1912. XXXVI

Page 40: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

KAPITULLI I

TRASHËGIMIA OSMANE NË SHQIPËRI 1912-1918

1. Shpallja e Pavarësisë dhe qëndrimi i Turqisë

Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike nga shtetet aleate të Ballkanit kundër

Turqisë në tetor 1912, shënon një etapë të re dhe vendimtare të Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare, kur ajo orientohet përfundimisht drejt shpalljes së Pavarësisë.

Lufta e parë Ballkanike filloi më 8 tetor të vitit 1912 dhe përfundoi më 30 maj

të vitit 1913. Kjo luftë filloi sipas një skenari klasik, ku u gjetën casus belli dhe

precedentët për nisjen e saj1.

Në fund të shtatorit kundërshtarët e Perandorisë Osmane, [Greqia, Serbia,

Bullgaria, Mali i Zi] shpallën një mobilizim të përgjithshëm në vendet e tyre. Pas këtij

veprimi edhe ushtria osmane mori të njëjtat masa. Shtetet ballkanike nëpërmjet

forcave ushtarake të tyre kishin epërsi të plotë në numër, në armatime, dhe pajisjet

ushtarake ndaj forcave osmane. Ushtria turke numëronte në radhët e saj më pak se

300 000 veta, që do t’iu kundërviheshin, të paktën 800 000 bullgarëve, serbëve,

grekëve dhe malazezëve2.

Përveç kësaj, duhet theksuar se trupat e tri vendeve aletate ishin të stërvitura

mirë dhe të pajisura me mjete luftarake. Nga ana tjetër, solidariteti i njësive ushtarake

osmane ishte i tronditur nga rekrutimi, në regjimin e turqve të rinj, i burrave që kishin

të njëjtën fe dhe racë me armikun3.

1Casus belli- shkaku, u gjet menjëherë në prag të Luftës së parë Ballkanike. Më 17 tetor lufta u shpall zyrtarisht pas kërkimit nga ana e Qeverise Osmane që ambasadorët Bullgarë, Serbë dhe Grekë të largohen nga Stambolli, shih; Muhamet Shatri-Ramiz Abdyli, në “Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912”, dok.nr. 255, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2006, f.252.

2Për ndarjen e forcave të armatosur aleate ballkanike shih: Egido Ivetiç, Luftërat Ballkanike, Tiranë: “Dituria”, 2008, f.58-60: shih. Kriztian Csaplar-Degoviçs, Lufta e Parë Ballkanike dhe shqiptarët. Një kontribut për historinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912), në revistën “Përpjekja”, nr.30-31, Tiranë, pranverë-vjeshtë 2013, f.56-58.

3 Joseph Swire, “Shqipëria ngritja e një mbretërie”, Tiranë: “Dituria”, 2005, f.127.

1

Page 41: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Një fakt që binte në sy ishte se trupat osmane ishin të pastërvitura mirë, të

pajisura keq dhe vështirësitë e transportit që hasnin, e bënin dërgimin e përforcimeve

të trupave ndihmëse, nga Azia e Vogël, shumë të ngadaltë.

Ushtritë e aleatëve korrën fitore të shpejta ndaj saj. Vetëm në fazën e parë të

luftës tetor - dhjetor 1912, aleatët pushtuan pjesën më të madhe të zotërimeve të saj në

Ballkan, me përjashtim të qyteteve kala të Shkodrës, Janinës dhe Edrenesë

(Adrianopoja) po bënin me sukses rezistencë, ndërkohë që trupat e Andollit në linjën

e Çatallxhas po mbronin kryeqytetin e Perandorisë.

Pushtimi i Shkodrës dhe i ultësirës rreth saj qe për Malin e Zi një çështje

jetike, si politikisht dhe ekonomikisht. Forcat ushtarake të Malit të Zi iu afruan qytetit

të Shkodrës nëpërmjet Tivarit dhe përgjatë Liqenit të Shkodrës. Trupat osmane ishin

duke u përgatitur në parim për operacione mbrojtjeje në veri të Shqipërisë. Shkodra,

mbrohej nga një ushtri osmane prej rreth 14.000 vetësh nën komandën e Hasan Riza

Pashës4. Detyra e tyre ishte të mbronin pozicionet e forcave të armatosura osmane sa

më gjatë që të ishte e mundur. Forcat e Hasan Riza Pashës mbështeteshin prej një

brigade kufitare, nga trupat e Xhavit Pashës në Novipazar dhe prej redifëve të Esat

Pashë Toptanit.

Deri nga mesi i nëntorit, ushtria osmane u shkatërrua plotësisht dhe ushtritë e

aleatëve kishin pushtuar pothuasje gjithë sanxhakët e Turqisë evropiane. Qeveria

osmane e Qamil Pashës duke ndjekur me vëmendje situatën politike në Ballkan i

kishte të qarta, pasojat e ngjarjeve që në fillim të muajit nëntor. Më 3 nëntor kjo

qeveri u bëri thirrje Fuqive të Mëdha për të ndërmjetësuar dhe më 13 nëntor qeveria

xhonturke u shprehu aleatëve gatishmërinë e saj për të negociuar5. Veprimet luftarake

u ndërprenë me 3 dhjetor 1912 me vendosjen e një armëpushimi ndërmjet Perandorisë

Osmane dhe Bullgarisë.

4Hasan Riza Pasha lindi në vitin 1871 në Kastamonu qytet i perandorisë. Kreu shkollën e mesme ushtarake në Beshiktash dhe më pas e vazhdoi në shkollën e përgatitjes së oficerëve në Bursa. Në vitin 1892 shërbeu në këmbësori derisa u bë pjesë e grupit të oficerëve me gradën kapiten. Ka qenë ndihmës i Mahmut Muhtar Pashës në luftën e Greqisë në vitin 1897. Më vonë është larguar në Gjemani për të plotësuar edukimin ushtarak të tij. Ka shërbyer edhe si mësues i shkencave natyrore në shkollën e oficerëve në Stamboll, dhe më pas ka filluar përsëri detyrën si ushtarak pranë armatës së dytë ku arriti në gradën e gjeneralit. Në vitin 1909 për shkaqe rebelimi u zbrit në gradën e majorit. Më 19 Korrik 1911 u transferua në Shkodër në krye të një ushtrie këmbësorie. Për më tepër shih: Abdurrahman Nafiz, Kirametti, “1912-1913 Balkan Savaşı’nda Işkodra Savunması”, I. ve II. Cilt, Ankara: T.C. Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, 2007, f.297-299.

5Kriztian Csaplar-Degovics, Lufta e Parë Ballkanike dhe shqiptarët. Një kontribut për historinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912), në revistën “Përpjekja”, nr.30-31, Tiranë, pranverë-vjeshtë 2013, f.59.

2

Page 42: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Ismail Qemali duke e ndjekur situatën politike të krijuar në Ballkan dhe

gjendjen në të cilën ndodhej Perandoria Osmane në kujtimet e t’ia shkruante: “Pasi

Aleatët Ballkanike i shpallën luftë Turqisë dhe kur trupat bullgare pushtuan

Kirklarelinë ndërsa serbët zunë Shkupin, kuptova se për shqiptarët kishte ardhur koha

për të marrë masa energjike për shpëtimin e tyre”6.

Me shpërthimin e Luftës Ballkanike, kur sundimi osman në Ballkan po merrte

fund dhe ushtritë ballkanase kishin pushtuar shumicën e trojeve shqiptare,

udhëheqësit dhe veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare shqiptare parashtruan si detyrë të

ngutshme shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Përpara tyre u rrit në

mënyrë më serioze çështja e fatit të vendit, e qëndrimit që duhej mbajtur dhe e

mjeteve për ta shpëtuar Shqipërinë nga gjendja katastrofike që po kërcënonte

Perandorinë. Qysh në fillim të tetorit gazeta “Liri e Shqipërisë”, e cila përfaqësonte

opinionin e kolonisë shqiptare të Sofjes u drejtohej shqiptarëve me thirrjen të “marrim

armët dhe të mbrojmë kufijtë e mëmëdheut tonë duke kërkuar autonominë e

Shqipërisë”. Po kjo gazetë u drejtohej shqiptarëve t’u përmbaheshin udhëzimeve të

Sami Frashërit në veprën “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe çdo të bëhet” domethënë

t’i jepnin një goditje të fortë perandorisë për të mos u rrokullisur së bashku me të në

greminë”7.

Kërkesa e shkëputjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, që ishte bërë

tanimë e përgjithshme, u parashtrua në fillim në vendimet e mbledhjes që udhëheqësit

kosovarë mbajtën në Shkup më 14 tetor 1912. Kjo mbledhje u realizua me nismën e

“Shoqërisë së zezë për shpëtim” e të degës “Pështimi” (Shpëtimi-Shkup).

Në proklamatën që doli prej saj, dërguar Fuqive të Mëdha u vu theksi në dy

aspekte të zgjidhjes shqiptare; së pari, do të veçoheshin qartë interesat e Shqipërisë

nga ato të Perandorisë Osmane, duke theksuar se “Shqipëria i ka kap armët jo për me

forcue sundimin e Turqisë në Ballkan, por me i dalë zot tërësisë tokësore e lirisë së

Shqipërisë8; së dyti, përcaktohej organizimi i ardhshëm i Shqipërisë, theksohej se,

6 Ismail Qemal Vlora, Kujtime, Tiranë: Botimet “Toena”, 1997. f.315. 7Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi II, (Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX-1912),Tiranë:

Botimet “Toena”, 2002, f.504-505. 8Jusuf Bajraktari, Roli i Kosovës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në Studime Historike,

nr.1-2, Tiranë 2003, f.139.

3

Page 43: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pavarësisht nga rezultatet e luftës, “shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajetet

veçse një formë politike e një formë sundimi”9.

Ky formulim në të vërtetë shprehte në thelb kërkesën e bashkimit të vilajeteve

shqiptare e të njësimit të qeverisjes së tyre, që do të arrihej vetëm me formimin e një

shteti kombëtar.

Por aksioni më i rëndësishëm politik, i cili do të çonte në shkëputjen e

Shqipërisë nga Perandoria Osmane e në themelimin e shtetit të pavarur ishte ai që do

të ndërmerej jashtë vendit, më 5 nëntor të vitit 1912, nga Ismail Qemali, Luigj

Gurakuqi dhe veprimtarët e shoqërive patriotike të Rumanisë, në mbledhjen e

Bukureshtit,10. Në këtë takim u vendos të thirrej një Kuvend i Përgjithshëm Kombëtar

me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Ndërkaq, idea për mbledhjen e një kuvendi në

Shqipëri, do t’u paraqiste Fuqive të Mëdha kërkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur

përkrahjen e qeverisë së Austro- Hungarisë. Në takimin që u bë në Vjenë, Ministri i

Jashtëm Austro-Hungarez, Berthold, e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte për një

Shqipëri autonome11.

Autonomia tashmë në kuadrin e Perandorisë nuk kishte më asnjë kuptim. Ajo

ishte kapërcyer si nga pikëpamja e zhvillimit të situatës ushtarake në Ballkan dhe

veçanërisht në tokat shqiptare [forcat osmane ishin kudo në tërheqje], ashtu edhe nga

ngjarjet brenda vendit. Në këto kushte zgjidhja më e drejtë e çështjes shqiptare ishte

shpallja e pavarësisë. Idea e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmi i mbledhjes së

Kuvendit Kombëtar në Vlorë u pritën me entuziazëm të madh në Shqipëri. Shqiptarët,

intelektualë dhe atdhetarë e kishin përgaditur terrenin për këtë hap madhor.

Në fillim të nëntorit doli parashikimi i Syrja Bej Vlorës: vendet aleate të

Ballkanit filluan të përparonin në mënyrë të pandalshme dhe pushtuan pothuajse të

gjitha trojet shqiptare. Paria e vendit dhe intelektualët konstatuan me dhimbje, se tani

kishte ardhur vërtetë momenti kritik, në të cilin shqiptarët duhej të vendosnin nëse do

9“Populli”, nr.43, 28 nëntor 1919; shih: Akte të Rilindjes Kombëtare ( Përg. nga St.Pollo dhe S.Pulaha), dok.169, Tiranë: 1978, f.255-256.

10 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (nëntor 1912-janar 1914), Përgatitur për botim nga Arkivi Qendror i Shtetit, dok.2,Tiranë: “8 nëntori”, 1963, f.25-26.

11Historia e Popullit Shqiptar...., Vëll. II, Tiranë: “Toena”, 2002, f.509.

4

Page 44: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ta ndërtonin të ardhmen e tyre me Perandorinë Osmane, apo në mënyrë të pavarur prej

saj?12

Në ditët e para të nëntorit, paria e Vlorës vendosi që në atë qytet të mblidhej

Kuvendi Kombëtar dhe të thirrej Ismail Qemali. Aty u formua edhe një komision

përgaditor për organizimin e mbledhjes13. Më 19 nëntor, gjatë rrugës për në atdhe,

Ismail Qemali ndaloi në Trieste14, aty ai do t’i deklaroi shtypit italian se “me të

mbërritur në atdhe do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë dhe do të formohej Qeveria e

Përkohëshme, për ta vënë Evropën para faktit të kryer15.” Nga Trieste ai nisi

telegrame në çdo skaj të Shqipërisë, në të cilën shprehej se kishte ardhur momenti që

duhej të realizoheshin aspiratat tona kombëtare e cila ishte shpallja e pavarësisë. Në

qytetet kryesore shqiptarët i’u përgjigjën thirrjes së Ismail Qemalit dhe të komiteteve

lokale16 duke shpallur njëri pas tjetrit pavarësinë. Këto veprime u kryen për t’i vënë

përpara faktit të kryer ushtrinë serbe dhe greke të cilat kishin nisur depërtimin në

brendësi të trojeve shqiptare. Atdhetarët ngritën flamurin kombëtar si në Shqipërinë e

Mesme, e të Jugut dhe njëkohësisht zgjodhën edhe delegatët për në Asamblenë

Kombëtare e cila duhej të mblidhej pa vonesë.

Më 19 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali u kthye nga Evropa në Durrës. Në

mënyrë që të ndalonte përparimin e trupave serbe nga veriu dhe atyre greke në jug

vendosi që të mbante një kongres kombëtar në Durrës me qëllim shpalljen e

pavarësisë17.

Qamil Pasha, veziri i madh i osmanëve në atë kohë e urdhëroi ministrin e

brendshëm të qeverisë së tij që të mos lejonte kryerjen e këtij veprimi18. Kongresi nuk

duhej lejuar të mbahej, meqenëse qeveria osmane donte ti ruante lidhjet me

12Peter Bartl, Shqiptarëtnga mesjeta deri në ditët tona, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë, 2003, f.134.

13Stefanaq Pollo, “Mbi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, botuar në Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (Përmbledhje studimesh kushtuar 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë), Tiranë: “Mihal Duri” 1962, f.82.

14Başbakanlik Osmanli Arşivine (më tej BOA), Hariciye Nezareti (më tej HR.SYS), 153/74. Ish-debuteti i Beratit Ismail Qemali erdhi nga Vlora për në Trieste, dhe së afërmi do niset për në Durrës, nga aty në Vlorë.

15Telegram i Ismail Qemalit drejtuar komisonit pregaditor për Shpalljen e Pavarësisë, me të cilin kërkon të sigurohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të popullit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Durrës ose Vlorë, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës … , dok 3, f.26-27.

16“ Shoqëria e zezë për Shpëtim” dhe “Komiteti Shpëtimi” janë krijuar në Shkup. 17 Ahmed Bedevi Kuran, “Inkilap Tarihimiz ve Jöntürkler”, Tann Matbaasi-Istanbul 1945, f.316;

G.Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja..., f.305. 18BOA, Meclis-i Vükela Mazbatlari (më tej MVM). Dos.no.171 : shih. A. Kuran, Inkilap Tarihimiz

ve Jöntürkler..., f.317.

5

Page 45: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Shqipërinë19. Duke mos qenë në gjendje për ta mbajtur kongresin në Durrës, sepse atij

po i afroheshin shumë serbët, kjo ide u kundërshtua edhe nga peshkopi grek Jakovi, i

cili tha që njihte dhe nderonte vetëm një flamur atë të Osmanëve. Kjo ide e mbajtjes

së kongresit pati kundërshtar edhe Mahmud Mahir Efendiun, Mytesarifin e Durrësit, i

cili ishte i kandisur nga një grup bejlerësh shqiptarë20.

Duke parë gjendjen e krijuar dhe meqë serbët po i afroheshin Durrësit, Ismail

Qemali e shpërnguli bazën e veprimeve në Vlorë, ku i biri, Et’hemi u kishte bërë

thirrje ndërkohë përfaqësuesve të qyteteve nga e gjithë Shqipëria për tu mbledhur në

Vlorë në një kuvend mbarëkombëtar. Karvani i tij po përparonte në kushte të

pafavorshme, jo vetëm nga koha por edhe nga ndërprerja që i bëri Kara Said Pasha

komandanti i pjesës tjetër të ushtrisë së Vardarit. Ai gjendej i tërhequr me trupat e tij

midis Lushnjës dhe Beratit dhe kishte marrë një urdhër arresti për Ismail Qemalin dhe

përkrahësit, por këtë veprim ai nuk e kreu.

Ismail Qemali dhe pasuesit e tij arritën më 27 nëntor në Vlorë dhe pas një

takimi të shkurtër me delegatët dhe patriotët që kishin ardhur nga krahina të ndryshme

të vendit u mor vendimi që të nesërmen të shpallej pavarësia. Ky vendim besoj se

erdhi edhe nga fakti se shteti fqinj jugor Greqia kishte tentuar të priste lidhjen

telegrafike Vlorë-Otranto e cila pretendohej se përdorej nga nënpunësit osmanë për të

transmetuar lajme të rëndësishme ushtarake21.

Më 28 nëntor 1912 u hap në Vlorë, Kuvendi Kombëtar. Kuvendi zgjodhi si

kryetar Ismail Qemalin, shkrues (sekretar) të parë Luigj Gurakuqin dhe shkrues të

dytë Shefqet Daiun22. Ismail Qemali e filloi fjalimin e tij duke folur për të kaluarën e

Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e

tyre. Duke kaluar në ngjarjet e Luftës Ballkanike, ai tha: “Shqiptarët të cilët kishin

marrë pjesë në luftë më fort se si ushtarë, si të zotët e vendit për të shpëtuar veten e

tyre, kur e panë se ushtria e Turqisë u mund se mbretëria nuk mund të qëndronte më,

vrapuan të merrnin masat që koha kërkonte...”. Pasi vuri në dukje se në rrethanat e

krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga

Turqia”, se çështja shqiptare kishte gjetur përkrahjen nga ana e Fuqive të Mëdha.

19 G.Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja..., f.305. 20 Stavro Skëndi, Zgjimi Kombëtar..., f.415, ; shih: Ismail Qemal Vlora, Kujtimet…,f.316. 21Ledia Dushku, “Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia 1912-1914”, Tiranë:

Qendra e Studimeve Albanologjike, 2012, f.141. 22 “Përlindja e Shqipnies”, nr.6, Vlorë, 31 janar 1914.

6

Page 46: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar. U shpall Pavarësia e

Shqipërisë dhe u formua Qeveria e Përkohëshme e Vlorës. Krahas tyre u vendos të

zgjidhej një pleqësi për ndihmë dhe kontroll të qeverisë e të dërgohej një komision për

të mbrojtur çështjen shqiptare përpara Fuqive të Mëdha23.

Që në ditën e parë të saj, në emër të Qeverisë së Vlorës dhe popullit shqiptar

Ismail Beu filloi përçapjet në fushën e politikës së jashtme.

Akti i parë diplomatik që ndërmori Ismail Qemali, menjëherë pas shpalljes së

pavarësisë është telegrami i datës 28 nëntor drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Portës së

Lartë. Në këtë telegram fjalët e shkruara ishin; “Asamblea Kombëtare e përbërë nga

delegatë të çdo ane të Shqipërisë pa dallim feje. E mbledhur sot në qytetin e Vlorës,

shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi qeverinë e Përkohëshme, të

ngarkuar me mision të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar, të kërcënuar për zhdukje

nga ana e ushtrisë serbe e të çlirojë tokën kombëtare të pushtuar nga forcat e huaja.

23 “Përlindja e Shqipnies” , nr.7, Vlorë, 4 shkurt, 1914. Në kujtimet e Ferid Vokopolës jepet varianti i mëposhtëm i fjalimit të Ismail Qemalit në Kuvendin

Kombëtar. Ky fjalim është i mbajtur në formë shënimesh nga Ferit Vokopola i cili ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës në këtë mbledhje.

“Zotërinj! Ju falenderoj nga zemra për nderin që më bëtë duke më zgjedhur kryetar të këtij kuvendi të madh historik. Shpëtimi yne tani, sikurse e dini të gjithë juve dhe të gjithë patriotët shqiptarë është shpallja e Shqipërisë qysh sot më vehte, e lirë, e pavarur, ndënë një qeveri të përkohëshme. Kjo si dielli që ndriçon, padyshim është haka jonë. Ne për këtë të drejtë kemi derdhur gjakun tonë pa kursim. Kur ne luftonim pushtonjësit për 24 vjet, ballkanasit na e lanë barrën e rëndë mbi supet dhe nuk na ndihmuan. Kemi shpëtuar një pjesë të Evropës nga pushtimi turk. Sot në mos është i gjallë Skënder Kastrioti, si nipërit e tij, a nuk na përket neve ky trashëgim? Deri tani Evropa nuk na I ka dhënë të drejtat tona. Ajastefanosi (Traktati i Shën-Stefanit na sakatoi, mbledhja e Berlinit nuk na e dha hakën, na I qethi shumë vende në vafor të shteteve ballkanike.

Duke u ndihmuar xhonturqve, për lirinë e luftuam tiraninë e sulltan Abdyl Hamidit dhe kushtetuta otomane u fitua me ndihmën e shqiptarëve. Njazitë dhe Enverët e fituan davanë. U bënë zotër në pozitat e tyre me anën e Xhemiyetit dhe të ushtrisë; e rrëzuan Abdyl Hamitin, por me të marrë pushtetin në dorë e përçmuan lirinë, u suallën zi e me zi. Klubet, gazetat me mjete direkte e indirekte na i mbyllën, aktivitetin nacional na e paralizuan, shkronjat kombëtare deshën të na i këthenin n’ato arabishte të Kara Rexhepit; na shkelën kushtetutën në hak të zgjedhjeve, burgosën dhe internuan patriotët e ndershëm dhe i poshtëruan. E ç’i mbeti kombit shqiptar përveç kryengritjes? Në këto kryengritje që i shkaktuan vetë, kujtuan se i shuan shqiptarët me ordhirat e Xhavidëve dhe të Shefqet Durgutëve. Kosovën dhe Malësinë kullë më kullë i bombarduan dhe i përvëluan. Vranë plaka, pleq, gra e fëmijë. U kënaqën duke kujtuar se çarmatosën shqiptarin se e gjunjëzuan atë definitivisht. Sa gabim i madh! Fortesën e Rumelisë, Shqipërinë kreshnike e shembën me duart e tyre; ua përgatitën ballkanasve okazionin e invazionit!

Shqiptarët, duke parë në rrezik kështu ekzistencën e Atdheut të tyre në muajin korrik 1912 bënë kryengritjen e përgjithshme në Veri e Jug. Kërkuan 12 pikat e autonomisë dhe ndryshimin e kabinetit të xhonturqve; kabineti që e zëvendësoi, sado që i pranoi kërkesat e shqiptarëve, nuk tregoi ngutësinë që kërkonte koha. Plasi lufta ballkanike. Gjatë njëzet ditëve u mund ushtria Otomane, i pamë Xhavidët e Durgutët se ku vanë, i lëshuan vendet në duart e armikut, e janë tërhequr e po tërhiqen drejt prefekturës së Beratit. Ushtritë e shteteve ballkanike po i ndjekin nga pas, por në këtë mes duan të copëtojnë edhe Shqipërinë ndërmjet tyre! A është e drejtë kjo” Fqinjët tanë duhet ta dinë, të mos gënjehen me lakmi se shqiptari nuk e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është Atdheu ynë. Kemi gjuhën dhe zakonet tona, kulturën tonë. Gjithnjë fjala e parë dhe e fundit e këtij kombi kreshnik ka qenë dhe është “ Ja vdekje, ja liri!”

7

Page 47: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Pasi njoftohet shpallja e pavarësisë dhe formimi i një qeverie të përkohëshme

kërkohej njohja e këtij ndryshimi në jetën politike të kombit shqiptar. Duke i njoftuar

shkëlqesis tuaj këtë ngjarje kam nderin të kërkoj njohjen e ndryshimit në jetën politike

të shtetit shqiptarë24.

Kjo ishte një kërkesë për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe për

njohjen e qeverisë së parë kombëtare. Ismail Qemali e shprehu qartë këtë kërkesë me

anë të letrave që u drejtoi më 29 nëntor konsullatave të Austro - Hungarisë, Italisë dhe

Rusisë në Vlorë; ai kërkonte që konsullatat të merrnin autorizimin e nevojshëm për të

vendosur marrëdhënie zyrtare me qeverinë e re kombëtare25. Kurse në telegramin

dërguar Portës së Lartë kërkohej që qeveria osmane ta njihte shkëputjen e plotë të

Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ai do të theksojë vijën kryesore të politikës së

jashtme, që do të ndiqte qeveria e kryesuar prej tij. “Shqiptarët - nënvizonte ai ndjekin

vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike dhe të bëhen aty

një element ekuilibri”. Lidhur me këtë shqiptarëve u bënte thirrje të mbronin kombin

e tyre nga çdo sulm dhe nga çdo copëtim territorial26.

Qëndrimi i asnjanësisë synonte ta mbante larg luftës Shqipërinë, për ta

shpëtuar nga rënia drejt greminës së bashku me Perandorinë Osmane, por edhe nga

oreksi i shteteve të Ballkanit të cilët përpiqeshin ta lidhnin politikën e tyre edhe me

tokat shqiptare. Nga vendet e Ballkanit të vetmit që i’u përgjigjën mirë shpalljes së

pavarësisë ishin rumunët27.

Pas fillimit të Luftës së parë Ballkanike në fund të tetorit, Ismail Qemali u nis

për në Shqipëri. Ai ishte i shoqëruar prej Luigj Gurakuqit, një personalitet i shquar i

cili do t’i qëndronte gjithnjë afër Ismail Qemalit në të gjitha ngjarjet e mëdha që u

zhvilluan në vitin e pavarësisë.

Në Stamboll, Veziri i Madh Qamil Pasha,28 i cili ishte mik i Ismail Qemalit, e

kishte nxitur atë të qëndronte në krah të tij, madje ai i kishte ofruar edhe një post në

24BOA, MVZ, dosya no.171/77; Qeveria e Përkohëshme e Vlorës..., dok. 23, f.37. 25Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej AQSH), Fondi (më tej F): Kryesia e

Qeverise së Përkohëshme të Vlorës veprimtaria diplomatike, dosja nr.15. 26BOA, MVZ, dosja nr.172, 8; Qeveria e përkohëshme e Vlorës…, d.23, f.37. 27 Kaliopi Naska, Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (Akademia e Shkencave,

Instituti i Historisë) Tiranë, 1987, f.143. 28 Qamil Pasha (1832-1913) ushtarak e burrë shteti liberal, por kundërshtar i politikës së komitetit

“Bashkim e Përparim”. Kishte lindur në Qipro, studimet i kishte kryer në Kajro, U thirr në Stamboll si nënsekretar për çështjet e brendshme pastaj ministër për çështjet fetare dhe të arsimit. 4 herë u zgjodh vezir i madh. Për herë të fundit u zgjodh në tetor 1912 dhe u detyrua të japë dorëheqjen pas grushtit të

8

Page 48: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qeverinë e tij. Ismail Qemali, këtë ofertë nuk e kishte pranuar dhe ishte përgjigjur “që

në rrethana të tjera do ta kisha pritur me kënaqësi por një detyrë më e lartë me detyron

të mos ta pranoj. Vendi im nuk është më këtu dhe unë duhet t’i ofroj shërbimet

atdheut tim”. Qamil Pasha në fund e kishte pranuar dëshirën e mikut të tij29.

Në atë kohë shkruante Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali u mundua t’i mbushë

mendjen qeverisë se ne shqiptarët jemi shpëtimi i Turqisë e të nxjerrë nga ajo, në mos

tjetër, njohjen zyrtare të kombësisë dhe të gjuhës sonë, edhe në kuadrin e një

autonomie brenda Perandorisë30.

Refuzimi i propozimit të Qamil Pashës nuk ishte rastësi. Ismail Qemali nga

ana e tij e njihte mirë politikën “e vjetër të intrigave”, prandaj vendosi që të ardhmen

e tij politiko- personale të mos ta lidhte më me fatin e Perandorisë, por ta ndërtonte

jashtë saj.

Nga ana tjetër, Qamil Pasha, ishte i njohur në dhomën e deputetëve osmanë

[Meclisi Mebusan] si mbrojtës i shqiptarëve, po kështu edhe në qeverinë e Ahmet

Muhtarit si mbrojtësi numër një i shqiptarëve, të cilët ai i shikonte si “bebja e syrit”31.

Qeveria e Qamil Pashës i kishte ndjekur dhe vazhdonte ti ndiqte me vëmendje

ngjarjet që po ndodhnin në Shqipëri dhe në Ballkan. Informacionet Porta e Lartë i

merrte nga komanda e trupave të saj që ende ndodheshin në territoret shqiptare. Madje

në datën 25 nëntor Esad Pasha [komandanti i korparmatës së Janinës] i drejtonte një

telegram shtabit të përgjithshëm të ushtrisë perandorake. Në këtë telegram ai i bënte

me dije, se “Ismail Qemali kishte mbërritur në Durrës me 14 shokë dhe disa të huaj.

Ai kishte deklaruar se çështja shqiptare është e siguruar në planin politik, prandaj ka

thirrur në Vlorë të shkojnë përfaqësues nga krahina të ndryshme. Meqenëse për arsye

të gjendjes së luftës ështe i ndaluar çdo tubim ose mbledhje, u kemi kumtuar atyre se

duhet të heqin dorë nga mbajtja e kuvendit që ata kanë në plan. Megjithëkëtë,

meqenëse Ismail Qemal Beu ka ardhur nga Stambolli, duhet që qeveria perandorake

shtetit të Enver Ismail Pashës me 23 janar 1913. U tërhoq në Qipro ku shkroi kujtimet e tij. Në kujtimet personale ai do të shkruajë me simpati dhe vlerësim për shqiptarët.

29 Ismail Qemal Vlora, Kujtimet..., f.315. 30Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentesh 1888-1919), Përgatitur për botim nga Teuta Hoxha,

Tiranë: Shtëpia Botuese “Mësonjëtorja e Parë”, 2002, f.242-243. Letra e Luigj Gurakuqit drejtuar parisë së Elbasanit me anën e së cilës e njofton mbi gjendjen në Kosovë dhe përçapjet e Ismail Qemalit pranë qeverisë turke për njohjen e autonomisë së Shqipërisë, Triste më 7 shtator 1912.

31 Enver Zija Karal, “Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşi (1908-1918)”, Ankara: TTK Basimevi, 1999, f.248.

9

Page 49: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

të ketë pak a shumë dijeni mbi nismën që ka marrë ai dhe të ketë dhënë gjer diku

pëlqimin e saj lidhur me këtë nismë. Prandaj presim urdhrin tuaj”32.

Lidhur me këtë situatë të krijuar nga ardhja e Ismail Qemalit në Shqipëri, me

datën 26 nëntor është nisur kopja e këtij telegrami Ministrisë së Luftës, ku njoftohet

se përmbajtja e këtij telegrami, kërkon vëmendje të veçantë, dhe se priten udhëzime të

veçanta lidhur me këtë rast33.

Po në datë 27 nëntor në Janinë thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e

këshillit administrativ të vilajetit nga valiu osman, i cili i nervozuar kishte thënë:

“Këtu ështe tokë otomane dhe ka vetëm otomanë. Kërkesat e shqiptarëve nuk mund të

plotësohen. Para se të realizohet kjo ngjarje nuk do të mbetet gur mbi gur. Por edhe

sikur të realizohej ideali i nacionalistëve dhe të krijohej një principatë shqiptare, këtë

nuk do ta lejonte Greqia fqinje”34. Pra kuptohet se shkëputja nuk do të pritej mirë dhe

se nuk do të ishte e lehtë të arrihej, sepse tokat në perëndim të Ballkanit do t’i

shkëputeshin trungut të perandorisë. Në një telegram shifër dërguar më 28 nëntor,

përmbajtja ishte: “Ismail Beu me shokët e tij erdhi në Vlorë dhe mbajti kuvendin për

Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërise”. Presim përgjigjen tuaj. 35

Më 2 dhjetor përsëri ministri i luftës Nazim Pasha, i nisi një telegram Ismail

Qemalit, dërguar nëpëmjet komandantit të Armatës së perëndimit ku theksohej: “Po

merren lajme se ju keni marrë nisjativën për të bërë një Kuvend në Vlorë me qëllim

që të shpallet Pavarësia e Shqipërisë. Jemi duke marrë masat për të themeluar në

Shqipëri, një administratë e një autonomi të lidhur me qeverinë autonome, ku të

përfshiheshin të gjitha ato vende të banuara prej shqiptarësh, ashtu siç ka qenë më

parë. Kjo ështe forma më e sigurt sesa në formimin e një Shqipërie të pavarur, ku

32BOA, MVZ, dosya no.171/53-Telegram i Esad pashës, komandant i korparmatës së Janinës drejtuar shtamadhorisë dhe kryekomandës së ushtrisë perandorake osmane, ku kërkohen udhëzime lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj Ismail Qemalit e planeve të tij. shih. Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh...), f. 252.

33BOA, Babiali Evrak Odasi (më tej BEO), dosya 4090, 306 726, 26 nëntor 1912. Telegram i shtatmadhorisë e kryekomandës së Ushtrisë perandorake osmane nr. 1323 drejtuar ministrisë së Luftës. shih. Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh ...), f. 253.

34Raport i kryekonsullit të Janinës dërguar MPJ, ku vihet në dukje bashkërendimi veprimtarisë së qeverisë xhonturke me reaksionin çifligar kundër luftës së popullit tonë për realizimin e autonomisë së Shqipërisë. shih në Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentesh...,) dok.199, f.256.

35BOA, BEO, dosya 4090, 306 726, Telegram i Kryeministrit të Perandorisë Osmane dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë dhe fakti që Porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall autonominë e Shqipërisë nën protektoratin e perandorisë. Porta e Lartë, 16 nëntor 1328 ( 29 nëntor 1912). shih; Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh...), f.6.

10

Page 50: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

rreziku është në shesh. Nuk ka mundësi aspak të sigurohet jeta e vazhdueshme në rast

se Shqipëria shpallet e pavarur”36.

Në përgjigjen dërguar qeverisë së vilajetit të Janinës nga Këshilli i Ministrave

osmane [Meclisi Vükela], më 30 nëntor të muajit të kaluar lidhur me armëpushimin e

afërm i bëhej një lutje Ismail Qemalit, ku theksohej: “Perandoria ka marrë përsipër që

e gjithë Shqipëria të organizohet si një administratë autonome, pa pranuar që ajo të

ndahet [nga perandoria]”37.

Porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall autonominë e Shqipërisë nën

protektoratin e Perandorisë Osmane. Por në të kundërt, Qeveria Osmane nuk mund ta

pranojnë përzierjen në këtë mendim të Fuqive të Mëdha, veçanërisht sugjerimet

Austriake dhe Italiane38. Më tej theksohej se Porta njihte vetëm autonominë e saj me

një princ mysliman në krye. Përsa kohë vazhdonte Lufta Ballkanike, Portës së Lartë si

interesonte konflikti me Shqipërinë.

Sipas një telegrami sekret të datës 29 nëntor që i dërgohej qeverisë Ruse nga

ambasadori i saj Girs, theksohej se Ministri i Punëve të Jashtme të Perandorisë

Osmane Gabriel Beu theksonte se: “Shqipëria do të vihej në varësi vasaliteti kundrejt

Perandorisë Turke dhe do të qeveriset nga një princ prej familjes së Sulltanit39. Edhe

në telegramin e mësipërm u pa qartë se qeveria osmane përpara se ti kthente

përgjigjen Qeverisë së Vlorës, e kishte marrë tashmë vendimin e saj në lidhje me

çështjen e njohjes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. Asaj i

interesonte më shumë vetëm fati i Luftës Ballkanike dhe çështja e armëpushimit sesa

fati i shqiptarëve.

Lidhur me këtë në kujtimet e veta Ismail Qemali shkruan: “Porta e lartë – me

të marrë njoftimin tonë mbi pavarësinë e vuri veten në kundërshtim me aspiratat

36AQSH. F.71, D.1, dok.nr.449, kopje turqisht, telegrafuar nga Stambolli, (përkthim). Botuar në “Qeveria e përkohëshme ....”, dok.nr.48, f.51.

37BOA, MVZ, 171/77; Telegram i Kryeministrisë të Perandorisë osmane dërguar Ministrisë së Punëve të brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë dhe fakti që porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall auotonominë e Shqipërisë nën protektoratrin e perandorisë. Ky vendim është firmosur nga Kamil, Mehmet Xhelamedin. Mehmet Sherif, Abdurrahman. Arif Hikmet etj.: shih. Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh...), f.266.

38BOA, MVZ, dosya no.171/77; Telegram i Kryeministrisë të Perandorisë osmane dërguar Ministrisë së Punëve të brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë dhe fakti që porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall auotonominë e Shqipërisë nën protektoratrin e perandorisë.

39 AVPR, Koleksioni i dokumenteve Ruse që ndodhet në AIH, R.29. Telegram sekret i ambasadorit të perandorisë së Rusisë, Kostandinopojë dërguar Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sankt Petërsburg. Pera 16/29 nëntor 1912.

11

Page 51: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

tona”40. Kështu Qamil Pasha, Veziri i madh, në përgjigje të një telegrami të Ismail

Qemalit theksonte: “Shqipëria mund të shpëtojë vetëm po të bëhet vasale e

Perandorisë Osmane me një princ nga familja perandorake në krye të saj”. Këtë

mendim i’a kishte thënë edhe Pallavaçinit ambasadorit të Austrisë në Stamboll, disa

ditë më parë se shqiptarët të shpallnin pavarësinë41.

Pyetjes së Vezirit se ku shpresonte të mbështetej Shqipëria tek Austria apo

Italia, Ismail Qemali iu përgjigj se “Shqipëria nuk do të mbështetej as tek Italia as tek

Austria por në të drejtën e shqiptarëve për të ekzistuar si komb me vete, për të

ekzistuar dhe për të patur shtetin e tyre, si dhe detyrimin që kanë Fuqitë e Mëdha për

të respektuar kombësinë”.42

Në Ballkan i cili po ziente si fuçi baruti, Turqia nuk mund të ishte tjetër veçse

një avokate e dobët e të drejtave të kombësive dhe Shqipëria preferonte ti mbronte

vetë të drejtat e saj, dhe nga ana tjetër në çastin e zgjidhjes përfundimtare nuk do të

kishte pengesa për të vendosur marrëdhënie të mira me Portën e lartë43. Vendimi

motivohej me izolimin e Shqipërisë dhe me pazotësinë e Turqisë për ta mbrojtur

Shqipërinë nga armiqtë e jashtëm. Ai e siguronte Qamil Pashën se Shqipëria ka për

t’u përpjekur që të mbajë lidhjet fetare me kalifatin dhe të zgjedhë një organizim

politik, i cili ti përshtatet sa më mirë edhe interesave të perandorisë turke. Fjala

pavarësi në këtë telegram ishte evituar me kujdes44.

Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës i cili e njihte mirë politikën

evropiane, interesat dhe kontraditat që ekzistonin midis Fuqive të Mëdha, i’u përgjigj

se Pavarësia e Shqipërisë mbështetej, në faktorin e brendshëm, te dëshira dhe vullneti

i patundur i shqiptarëve për të mbrojtur atdheun e tyre, për ta shpëtuar territorin dhe

kombësinë. Por krahas saj mbështetej dhe në faktorin e jashtëm që e favorizonin

krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Këta faktorë të jashtëm qenë sipas tij: 1)

Perandorisë Osmane i interesesonte të kishte një Shqipëri të fortë prapa armëve të

shteteve ballkanike; 2) Fuqive të Mëdha, kishininteres për të gjithë palët ruajtjene

ekuilibrit në Ballkan; 3) Dy prej fuqive të mëdha, Italia dhe Austro-Hungaria ishin

40 Ismail Qemal Vlora, Kujtime..., f. 373. 41HHSt.A.PA.. A, në AIH, Vj.22-25-2215. nr. 4610, Telegram nga Stambolli me 25 nëntor 1912,

nr.651, dosja 25. 42 Ismail Qemal Vlora, Kujtime..., f. 319. 43 Ismail Qemal Vlora, Kujtime..., f. 316. 44Ismail Qemali, (Përmbledhje dokumentesh...), f.282. Teleg. i përfaqësuesit Austro-Hungarez në

Vlorë dërguar MPJ, ku i njofton mbi korrespondencën telegrafike të I.Qemalit me kryeminstrin turk lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Vlorë, 4 dhjetor, 1912.

12

Page 52: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

direkt të interesuara, për të ruajtur ekuilibrin në Adriatik dhe mos lejimin e Serbisë të

kishte dalje në det 4) Parimi i kombësisë i njohur nga të katër shtetet ballkanike në

prag të shpalljes së luftës dhe pas fitores së tyre, për ti mbajtur territoret e pushtuara,

parim i cili meqë ishte njohur nga fuqitë, “na nxit të shpresojmë theksonte Ismail

Qemali se do të mund të përfitojë prej tij për pavarësinë e vet edhe kombi yne më i

lashti Ballkanit”45. Në fund të telegramit ai shprehu bindjen se shqiptarët janë

plotësisht të zot për të qëndruar dhe qeverisur më vete.

Pse u mbajt ky qëndrim dhe pse osmanët nuk e pritën mirë shkëputjen e

Shqipërisë dhe mëvetësimin e saj, mendoj se tre ishin shkaqet kryesore:

Së pari, njihet rëndësia që ka patur Shqipëria nga pikëpamja gjeopolitike për

shtetin osman, sepse ishte pika më nevralgjike e saj si dhe lidhja e drejtpërdrejtë me

Evropën, nëpërmjet portës së saj të madhe, detit Adriatik.

Së dyti, sepse qeveria osmane mbeti shumë e pakënaqur me këtë rrjedhë që

morën ngjarjet. Ata kishin frikë se mos pavarësia e Shqipërisë do të paralajmëronte

telashe të tjera për vetë perandorinë. Ishte më e pëlqyeshme autonomia e saj nën

suazën e Perandorisë Osmane sesa shpallja e pavarësisë së plotë të Shqipërisë. Forcat

osmane ende mbanin të pushtuara Shkodrën dhe Janinën, dy fortesat historike të saj.

Së treti, që nga viti 1908 deri në disfatën përfundimtare të Perandorisë

Osmane më 1918, unionistët ose anëtarët e “Komitetit Bashkim e Përparim” përbënin

pjesën kryesore në qeverisjen e Perandorisë. Në këtët qeverisje ka patur edhe

përjashtime intervalesh të shkurtra drejtimi ndryshe [rreth 7 muaj], vetëm në kohën e

kabinetit të Ahmet Muhtar Pashës dhe të Qamil Pashes kur unionistët, ishin sunduesit

në politikë. Shqetësimi kryesor dhe i dëshpëruar i Turqve të rinj ishte mbijetesa e

perandorisë, e cila tani ishte në rrezik të dukshëm, ata besonin se shteti dhe shoqëria

otomane kishin nevojë për përmirësime rrënjësore, për ti shpëtuar kalbëzimit të tyre

nga brenda dhe sulmeve nga jashtë46.

Kështu krahas vendimit zyrtar qëndrim u mbajt edhe nga historianë të kohës të

cilët në veprat e tyre botuan mendimet që kishin për Shpalljen e Pavarësisë së

Shqipërisë. Ata do të mbronin interesat e shtetit të tyre dhe jo ato të popullit shqiptar.

45 R.Falasci, Ismail Kemal Bey Vlora, Il pensiero e l’opera Attroverso e Documenti Italiani, Roma : Bardi Editore 1985, dok.51, f.132; K.Naska, Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare... , f.144.

46 Berndard Lewis, “Lindja e Turqisë moderne”, Tiranë: Shtëpia e Librit & Komunikimit, 2005, f.259.

13

Page 53: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

A.B.Kuran, e qorton gabimin që bënë shqiptarët47. Në periudhën e fundit 30 vjeçare

para Luftës së Ballkanit dhe më pas duke i’u mbështetur dokumentave të botuara

rreth kryengritjeve shqiptare, thekson se para Luftës së Ballkanit më saktë para

politikave të forta që zbatoi “Komiteti Bashkim dhe Përparim” në Shqipëri, as në

mendimet e të parëve të Shqipërisë dhe as në mendimet e bashkësive të popullit

shqiptar [shqiptarët e trojeve etnike] nuk kishte pasur ndonjë ide që ata të ndaheshin

nga perandoria. Edhe pse shqiptarët e ndritur ishin të varur nga patriotizmi dhe për

më tepër synonin të përqafonin parimet e çlirimit duke marrë parasysh nivelin e

përfshirjes së popullit të tyre, ata ishin larg mundësisë për ta mbrojtur pavarësinë. Pas

shpalljes së kushtetutës sipas politikës së ndjekur nga turqit e rinj me lënien pa

mbështetje ushtarake, pa mbështetje morale dhe materiale në minutat e fundit

nëqoftëse kërkuan këtë zgjidhje vazhdon ai, nuk kemi të drejtë të kërkojmë

shpjegime, “fara e mbjellë ka nxjerrë filiza”.

Ahmet Hamdi shkruante: “shqiptarët as që mendonin për pavarësi vetëm në

jug të Shqipërisë kishte disa atdhetarë që kërkonin pavarësi por edhe këto atdhetarë

nuk e kanë pasur mbështjetjen e shqiptarëve të tjerë, duke pasur në mendje ide të tilla

se: “nuk ekziston një komb por një sundim ata nuk mund ta pranonin të jepnin

verdiktin e tyre për pavarësinë e Shqipërisë”48.

Por lufta ballkanike që vazhdonte në trojet shqiptare e vuri Qeverinë e

Përkohëshme në një gjendje të vështirë. Asaj i duhej të luftonte jo vetëm me armë

kundër ushtrive të Aleancës Ballkanike por edhe me diplomaci në arenën

ndërkombëtare për të mbrojtur çështjen e statusit të saj.

Ndërsa autori Necip Alpan, e ka nënvizuar më së miri luftën e shqiptarëve

lidhur me momentin e Shpalljes së Pavarësisë. Për shqiptarët thekson ai kishte ardhur

koha: “Ose ata të jetonin, si skllevër nën shtypjen e armikut, ose të vazhdonin luftën

deri sa të fitohesh liria dhe pavarësia”49.

47 Ahmet Bedevi Kuran, “Historia e Revolucionit Xhonturk dhe Partia Bashkim e Përparim”, Istanbul: 1948, f.284.

48 Ahmet Hamdi. “Arnavutluk Hakkinda Mutalaa-i Muhatasara”. (Arnavutluk Hükümeti nasil olmalidir?), Istanbul:1920, f.23.

49 Necip Alpan, “ Arnavutlugun Bağimsizliği ve Avlonyali Ismail Kemal”, Ankara: 1982, f.21.

14

Page 54: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

2. Çështja e statusit të Shqipërisë pas luftës Ballkanike

Konferenca Ambasadorëve në 17 dhjetor 1912, vendosi që të themelohej një

Shqipëri autonome nën sovranitetin ose suzerenitetin e Sulltanit, si dhe nën garancinë

dhe kontrollin ekskluzive të gjashtë Fuqive të Mëdha. Shqipëria u shpall shtet

asnjanës.

Ky vendim u mor në bazë të dy propozimeve atij të Rusisë që kërkonte

krijimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit, dhe propozimit

austriak që kërkonte një Shqipëri autonome nën suzerenitetin e sulltanit50.

Kjo shënoi një hap prapa në lidhje me arritjen e popullit shqiptar shpalljen e

pavarësisë dhe njëkohësisht një hap para në raport me kërkesat e shteteve fqinje për të

mos lejuar ekzistencën e shtetit shqiptar në Ballkan51.

Vendimi i Konferencës së Londrës hasi në kundërshtimin e rreptë të qeverisë

osmane. Sipas saj, Konferenca e Ambasadorëve kishte të drejtë të shfrytëzonte vetëm

kërkesat e monarkive ballkanike që kishin fituar luftën. Kërkesa e palës shqiptare, nuk

kishte bazë politike dhe juridike, pasi shqiptarët ishin nënshtetasit e saj, si rrjedhim

marrëdhëniet e tyre me të ishin çështjet e brendshme të perandorisë. Edhe argumenti

që paraqiti Porta e Lartë, për të kundërshtuar shpalljen e pavarësisë nuk ishte pa baza

juridike52.

Njohja e pavarësisë së plotë të Shqipërisë nënkuptonte për Portën, jo vetëm

cënimin e sovranitetit, por edhe gjymtimin territorial të Perandorisë Osmane. Sipas

tyre, Fuqitë e Mëdha nuk kishin të drejtë të kryenin operacione që i shkëpusnin

Perandorisë Osmane territore në favor të një shteti të sapo shpallur dhe të vetshpallur,

siç ishte Shqipëria, me të cilën shteti osman nuk kishte qenë në luftë të armatosur dhe

nuk ishte mundur prej tij.

Përkundrazi, në rrethanat e Evropës së “dinastive” që sundonte në kohën e

Luftës së parë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha i japin të drejtën vetes që ta detyronin kur

50 Sipas propozimit Rus, Shqipëria do të gëzonte vetëm një autonomi administrative me në krye një guvernator, i cili emërohej nga Sulltani por që në fund të fundit sovran i Shqipërisë ishte përsëri sulltani. Propozimi i Austro-Hungarezëve e vendoste Shqipërinë të gëzonte një autonomi të plotë politike të kryesuar nga një kryetar shteti, me prerogativat e një sulltani që do të gëzonte një autonomi politike që do ta konsideronte sulltanin jo sovran por suzeren.

51 Valentina Duka, “Histori e Shqipërisë”, Tiranë: ShBLU, 2007, f.29. 52 Kristo Frashëri, “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, Tiranë: “Kristalina-KH”, 2008, f.113.

15

Page 55: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ishte e nevojshme cilindo shtet pra edhe Perandorinë Osmane, për t’i dhënë një

province të saj autonominë. Kjo për arsye se autonomia nuk e prekte integritetin

territorial, as e eleminonte, por vetëm e kufizonte sovranitetin e një shteti53.

Pavarësisht këtyre argumenteve, kundërshtimet që ndeshi vendimi i

ambasadorëve nga Porta e Lartë dhe Qeveria e Përkohëshme e Vlorës kishin karaktere

krejt të ndryshme. Stambolli, kërkoi anullimin e vendimit, për ti lënë viset shqiptare

nën statusin e mëparshëm, pra nën zgjedhën shekullore osmane. Ndërsa, Qeveria e

Vlorës kërkoi anullimin e vendimit duke ngulur këmbë për shkëputjen e plotë të saj

nga perandoria, dhe duke kërkuar njohjen e pavarësisë së plotë të Shqipërisë.

Çështja Shqiptare në arenën ndërkombëtare nuk ishte e qartë. Qeverisë së

Vlorës i duhej të përballonte, jo vetëm kundërshtimin e rreptë të fqinjëve ballkanike,

por edhe atë të vetë Perandorise Osmane prandaj ajo u mundua të ruante ekuilibrat me

të dyja palët54.

Inaktiviteti i trupave osmane në tokat shqiptare,55 toni këshillues, që

përshkonte telegramet e kryeministrit Qamil Pasha drejtuar Ismail Qemalit56, flisnin

për një trashëgimi të përbashkët osmane e cila nuk mund të largohej me lehtësi. Nga

ana tjetër vendimi i ndërkombëtarëve, për ta shpallur Shqipërinë provincë autonome

nën sovranitetin e Portës së Lartë, konfirmonte se sovraniteti osman ishte ende në fuqi

në viset shqiptare dhe varësinë nga Perandoria Osmane. Si provincë autonome

Shqipëria nuk mund të ishte subjekt më vete në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Padyshim kemi të bëjmë me një status të ri të Shqipërisë në të drejtën ndërkombëtare,

e cila nga një province e thjeshtë e Perandorisë Osmane bëhet një njësi autonome e

saj57. Ajo, duhej të përfaqësohej nga shteti suzeren, pra Perandoria Osmane.

Rrjedhimisht, Shqipëria duhej ta ndiqte perandorinë në çdo situatë juridike, pra edhe

53 K. Frashëri, Shpallja e pavarësisë...., f.113. 54L. Dushku, “Kur historia ndau dy popuj fqinj..., f.154. 55AQSh, F. 886, D. 745, fl.17. Repartet e ushtrisë turke që ndodheshin të shpërndara në rrethet

Berat, Lushnje, e Fier nuk pranuan të hynin në luftë, madje pati midis tyre (si ato të komanduara nga Xhavit Pasha e disa oficerë të tjerë) që hynë në bisedime me serbët për t’iu dorëzuar atyre, me tej shih: A. Hamdi, Arnavutluk Hakkinda (Rreth Shqipërisë), “Shkaqet e disfatës së ushtrisë osmane”, i shkruar më 1913. Stamboll, 1920.

56AQSH, F.1501/3, V.1912, D.27, fl.16-17, Raport i Konsullatës italiane në Vlorë për Ministrinë e Punëve të Jashtme , Vlorë, 11 dhjetor 1912.

57Arben Puto, E drejta ndërkombëtare publike, Tiranë: Botimet Dudaj, 2010, f.117

16

Page 56: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

në gjendjen e luftës, me të gjitha pasojat që rridhnin prej saj. Kjo pozitë juridike e

shtetit shqiptar lejonte edhe praninë e forcave osmane në territorin e tij58.

Fillim i vitit 1913, Shqipërinë, e gjeti në gjendje të vështirë e cila erdhi duke u

përkeqësuar. Më 2 janar të vitit 1913, delegacioni shqiptar i paraqiti një memorandum

kryetarit të Konferencës së Londrës, Eduart Grejit59. Nëpërmjet tij u kërkua që

“Shqipërisë së ardhshme t’i jepej një formë e jashtme homogjene”. “Populli shqiptar,

- thuhej në këtë dokument, - si grupimi etnik më kompakt, më homogjen dhe më i

rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik, ka të drejtë të ketë shtetin e vet të bashkuar

kombëtar”. Qeveria e Vlorës u kërkoi Fuqive të Mëdha, që krahas me pavarësinë e

plotë t’i njiheshin Shqipërisë homogjeniteti i saj i jashtëm, kufijtë e saj natyrorë, që

diktohen sa nga rrethanat etnike të kohës së sotme, aq edhe nga të drejtat që i takonin

popullit shqiptar si banues i hershëm i këtyre territoreve”, si dhe ti ktheheshin e t’i

liheshin Shqipërisë të gjitha trojet shqiptare të pushtuara nga Serbia, nga Mali i Zi e

nga Greqia, siç ishin Kosova, Dibra e trevat e tjera lindore të Shqipërisë dhe Çamëria

në jug të vendit60.

Nëpërmjet këtij memorandumi rivendikoheshin kufij të tillë të cilat përbënin

pa dyshim variantin maksimal të programit territorial të Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare. Kjo pikëpamje u përforcua më tepër edhe në shtesën që delegacioni

shqiptar i paraqiti Konferencës më 25 janar 191361.

Kjo shtesë përmbante të dhëna statistikore të bazuara mbi kriteret etnike

veçanërisht për popullsinë në Veri dhe Jug të vendit. E gjithë kjo ishte llogaritur nga

Qeveria e Vlorës, për t’u dalë përpara pretendimeve të fqinjëve, të cilët nëpërmjet

luftës Ballkanike kishin shfaqur dhe po përpiqeshin që ta vinin në zbatim. Prandaj,

kompromisi që mendohej se ishte llogaritur për t’u dalë përpara pretendimeve të

fqinjëve, krijonte në këtë mënyrë një marzh të mjaftueshëm për lëshime dhe

58Arben Puto,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit (Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik),Vëll. II (1912-1918), Tiranë : “8 nëntori”, 1987, f.25-26.

59Qeveria e përkohëshme e Vlorës ..., dok.135, f.98-100, Memorandum i delegatëve të Qeverisë së Vlorës, në Konferencën e Londrës, drejtuar kryetarit të Konferencës, Eduart Grei, 2 janar 1913.

60Qeveria e përkohëshme e Vlorës ..., dok.135, f.98-100, Memorandum i delegatëve të Qeverisë së Vlorës, në Konferencën e Londrës, drejtuar kryetarit të Konferencës, Eduart Grei, 2 janar 1913.

61Dokumente për Çamërinë, 1912-1939, përgatiti për botim Kaliopi Naska, Tiranë: “Dituria”, 199, f.8-10, Shtesë e memorandumit shqiptar të datës 2 janar 1913, Londër , 25 janar 1913.

17

Page 57: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kompromise të pashmangshme62. Bashkëpunimi shqiptaro-osman u bë një alternativë

imponuese sidomos pas zyrtarizimit të pretendimeve greke për viset jugore shqiptare.

Lufta e parë Ballkanike, [shtator - tetor 1912] që u zhvillua në trojet shqiptare,

në Maqedoni dhe Thrakë, përfundoi me humbjen e Perandorisë Osmane. Bullgarët

kishin zaptuar Edirnenë, dhe po arrinin në Çatallxha. Manastiri, u kaloi serbëve, dhe

Selaniku ra në duar të grekëve. Shteti Osman kishte humbur territoret e fundit në

Ballkan, që në të vërtetë ishin tokat e para, që kjo perandori kishte pushtuar në

Rumeli63.

Qeveria e Qamil Pashës nuk dëshironte të pranonte përgjegjësinë për pasojat e

tmerrshme të humbjes së luftës që kishte shkaktuar dhe shpërbërjen e Konferencës në

6 janar 1913, ndaj dhe rriti presionin ndaj shteteve të mëdha për t’u pranuar kushtet e

rezultuara nga lufta. Në Stamboll, kundërshtarët poltikë të qeverisë [unionistët të

udhëhequr nga Talat dhe Enver], kryen një grusht shteti. Sulmi u krye mbi Portën e

Lartë më 23 janar 1913.64 Kjo ngjarje solli rënien e qeverisë së Qamil Pashës, dhe në

postin e kryeministrit u vendos Mahmut Shevqet Pasha.

Më 31 mars, Fuqitë e Mëdha i’u drejtuan me një notë kolektive Stambollit, ku

i kërkuan të pranonte që ato vetë të ndërhynin si ndërmjetëse midis perandorisë së

mundur nga lufta dhe aleatëve ballkanikë fitimtarë për të vendosur paqe midis tyre.

Paraprakisht Fuqitë e Mëdha u morën vesh me Portën e Lartë që Perandoria të

lëshonte në favor të monarkive ballkanase territoret që ajo zotëronte në Ballkan, në

perëndim të vijës tokësore Midje-Enos. Nga kjo hapësirë gjeografike përjashtohej

vetëm Shqipëria, e cila nuk duhej të bënte pjesë në lëshimet territoriale në favor të

monarkive fituese. Kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin nga vetë Fuqitë e Mëdha.

Situata u bë e qartë për kryeministrin Mahmut Shevket pasha i cili s’kishte

rrugë dalje tjetër por duhej të nënshkruante paqen, për të plotësuar dëshirat e qeverive

aleate ballkanike65.

Sapo arriti në Romë më 2 prill 1913, Ismail Qemali mori vesh se një ditë më

parë kryeministri osman Mahmut Shefqet Pasha66, kishte pranuar personalisht

62A. Puto, Historia diplomatike e çështjes ..., f.143. 63Historia e .....qytetërimit osman.., vëll.I, f. 138. 64 A.F.Türkgeldi, “Görűp Işittiklerim”, Ankara: 1951, f.84; shih: R.Uçarol, Siyasi Tarih (1789-

1994)”, Istanbul: Filiz Kitabevi, 1995, f.442; shih: E. Z.Karal, Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet..., f.195.

65 R. Mantran, Historia e Perandorisë...., f.563.

18

Page 58: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

propozimin e notës kolektive të Fuqive të Mëdha. Me këtë pëlqim pranohej më në

fund krijimi i Shqipërisë autonome nën suzerenitetin e sulltanit, të cilin Porta e Lartë

deri atëherë e kishte kundërshtuar me këmbëngulje. Ky lajm u përhap edhe nga një

artikull i një gazete e cila theksonte se qëndrimin e Rusisë, Mahmut Shefqet Pasha e

cilësonte një dëm të madh për Turqinë, dhe po aty flitesh edhe për një ndarje të plotë

të Shqipërisë nga Perandoria Osmane67.

Në parim sipas historiografisë shqiptare kjo ngjarje ishte një fitore për

Lëvizjen Kombëtare, sepse më në fund Perandoria Osmane për herë të parë në

historinë e saj shekullore të marrëdhënieve me Shqiptarët, pranoi hapur krijimin e një

shteti kombëtar shqiptar, qoftë edhe autonom68.

Megjithë këtë fitore të arritur, Ismail Qemali përsëri nuk u kënaq. Pëlqimin që

dha më 1 prill 1913 kryeministri osman, Mahmut Shefqet Pasha për një Shqipëri

autonome nën suzerenitetin e sulltanit kishte karakter personal dhe jo zyrtar.

Rrjedhimisht deklarata ishte e pamjaftueshme për Fuqitë e Mëdha, mbasi pëlqimi

duhej të vinte nga vetë sulltani si drejtues legjitim i shtetit osman me një dekret të

nënshkruar prej tij. Por sulltan Mehmet Reshati V, i cili ushtronte edhe funksionin e

Kalifit islamik, e kishte tepër të vështirë të pranonte publikisht shkëputjen e

shqiptarëve myslimanë, nga Kalifati i tij.

Opinioni publik i qarqeve politike dhe shoqërore në Turqi tani qe ndarë më

dysh. Një pjesë filloi të pajtohej me realitetin dhe të pranonte, ndonëse me shumë

vështirësi pamundësinë dhe paaftësinë e Turqisë për ta mbajtur nën zgjedhë

Shqipërinë, këtë vend tashmë të largët dhe të shkëputur territorialisht nga trupi i

Perandorisë Osmane.

Nga ana tjetër ishin qarqet konservatore islamike si dhe personalitetet e partisë

xhonturke që e konsideronin këtë shkëputje të papranueshme. Madje aktivistët e kësaj

66 Mahmut Shevket Pasha (1856-1913). Ushtarak, ministër, dhe kryeministër. Lindi në Irak, ishte djali i mytesarrifit të Basras, Sulejman Beut. U diplomua në Harbije në vitin 1982; dhe qëndroi për specializime në Gjermani për gati 9 vjet. Ishte vali i Kosovës në kohën e revolucionit të 1908. Emërohet komandant i armatës së tretë, dhe me grushtin e shtetit të vitit 1909 bëhet figurë shumë e njohur në Perandori ku edhe emërohet ministër lufte. Nuk u lidh kurrë me komitetin xhonturk. Nga grushti i shtetit kundër qeverisë së Qamil Pashës në 23 janar të 1913, qëndroi në pushtet deri në 11 qershor kur u vra me atentat në Stamboll kur po shkonte për në zyrë, sepse opinioni publik turk ishte i pakënaqur ngaqë ai firmosi marrëveshjen e paqes së 30 majit me fuqitë Ballkanike.

67 HHSt.A.PA.A, në AIH, Vj.26-36-3659. Teleg.i kons.p.e.mb. në Stamboll. dërg. Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë. Aty jepet edhe mendimi i kësaj gazete “Jeunturc” ku midis të tjerave flet për një ndarje të plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Stamboll 13 maj 1913,

68K. Frashëri, Shpallja e pavarësisë...., f.115.

19

Page 59: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

rryme menduan të organizonin një grusht shteti për të rrëzuar Mahmut Shefqet

pashën, si kapitullues dhe të vinin në vend të tij si kryeministër Izet Pashën, një nga

protagonistët e rrymës konservatore perandorake. Ndonëse grushti i shtetit nuk u krye

gjendja në Stamboll mbeti e nderë.

Përveç manifestime të egërsuara kundër shqiptarëve dhe kundër Mahmut

Shefqet Pashës i cili mbeti i vrarë nga një atentat në qershor të 1913, doli në qarkullim

një broshurë turqisht “Arnavutlar ne Yaptilar?” [Çfarë po bëjnë shqiptarët]? Ku

kërkohej të mos lëshohej pe në drejtim të Shqipërisë. Sepse Shqipëria, ishte shkaktarja

kryesore e humbjeve të tokave të Rumelisë69. Vrasja e Mahmut Shefqet Pashës, u

pasua nga emërimi në postin e kryeministrit të Portës së Lartë, të kandidatit unionist

Sait Halim Pashës70.

Pikërisht në këto ditë të ndezura arriti në Londër delegacioni shqiptar. Në

fillim delegacioni shqiptar kontaktoi privatisht me disa nga ambasadorët e Fuqive të

Mëdha. Pastaj ai u paraqit para Konferencës dhe mbrojti çështjen e pavarësisë

shqiptare, duke përdorur argumentat që i kishte dhënë pak ditë më parë një gazete

italiane, “Giornale d’Italia”. Sipas argumentave paqja në rajon nuk mund të vendosej

pa njohur Pavarësinë e shqiptarëve dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve cënon, jo

vetëm Shqipërinë, rajonin por edhe gjithë Evropën.

Por veprimtaria e delegacionit në Evropë do të minohej nga Esat Pashë

Toptani. Në 22 prill 1913, qyteti i Shkodrës i’u dorëzua ushtrisë malazeze nga Esat

Pasha. Në kujtimet e një ushtaraku osman, pjesëmarrës në mbrojtjen e këtij qyteti,

përshkruhen me saktësi veprimet e kryera nga Esat Pashë Toptani nga data 20 prill

deri në dorëzimin e kalasë së Shkodrës trupave të Princit Danilo71.

Në muajin qershor ushtritë turke dhe serbe u larguan nga territori i Shqipërisë.

Vetëm qeveria greke me pretekste të ndryshme vazhdonte të qëndronte përsëri në

viset jugore. Shkodra, në muajin qershor të 1913 ndodhej nën administrimin e Fuqive

të Mëdha, dhe më 29 korrik qyteti i kaloi plotësisht Shqipërisë.

Sipas zërave që kanë qarkulluar prej kohësh Ismail Qemali me mprehtësinë tij

diplomatike arriti të tërheqë vëmendjen e ambasadorit gjerman në Londër, Kontit

69 Hyseyin Kazim, “Arnavutlar ne yaptilar?”, Istanbul:Yani Turan Matbaasi, 1330. 70 A.F. Türkgeldi, “Görűp Işittiklerim”..., f.84; M. Inal, Son Sadrazamlar..., f.1894. 71Abdurrhaman Nazif, Kiramettin, 1912-1913 Balkan Savaşi’nda Işkodra Savunmasi, I ve II Cilt,

Ankara: Genel Kurmay Tarih ve Stratejik Etüt Başkanliği Yayinlari, 2007, f.455-456.

20

Page 60: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Linchnovski, në favor të pavarësisë shqiptare me një sugjerim që goditi në shenjë. Ai i

sugjeroi Lichnovskit, ti parashtronte perandorit të Gjermanisë Vilhelmit II, dëshirën

që kishin shqiptarët për të pasur në krye të shtetit të tyre një “sovran” gjerman,

“mbret” apo “ princ” që ta caktonin Fuqitë e Mëdha i cili të mos kishte lidhje me

sulltanin.

Duke marrë parasysh ndarjen fetare të popullit tonë ai besonte se vetëm një

Sovran “protestan” do të ishte i favorshëm për vendin tonë. Menjëherë pas kësaj

perandori gjerman Vilhelmi II, të cilit i pëlqeu mendimi, e shtyu atë, të merrej vesh

me qeverinë Austriake, e cila do ta kishte më të lehtë të bënte propozimin duke qenë

se shteti austriak mbizotërohej nga popullsi katolike. Diplomacia gjermane, duke

patur relata më të favorshme miqësie me osmanët, i’u vu punës për të bindur sulltanin

të pranonte pavarësinë e Shqipërisë. Kështu ambasadori Gjerman në Stamboll filloi të

ndërhynte prane Portës së Lartë për ta bindur sulltanin që të pranonte sugjerimin e

Fuqive të Mëdha. Krahas kësaj ambasadori gjerman i propozoi sulltanit edhe një

shpërblim financiar për të cilën kishte shumë nevojë thesari perandorak.

Argumentet e ambasadorit gjerman në Stamboll e bindën sulltanin Mehmet

Reshadin e V, të lejojë delegacionin osman që së bashku me përfaqësuesit e shteteve

të Fuqive të Mëdha, të nënshkruajë paqen. Më 30 maj 1913 në Londër, Turqia

nënshkrojë Traktatin e Paqes për përfundimin e Luftës së parë Ballkanike me vendet e

Ballkanit72.

Si një akt ndërkombëtar që vuloste fatin e Turqisë evropiane, traktati nuk

mund t’i shmangej problemit shqiptar. Në këtë traktat, në nenin e dytë thuhet se;

Perandoria Osmane ua ngarkon Fuqive të Mëdha, kujdesin dhe çështjen e ardhshme të

Shqipërise dhe ishujve në Egje. [Osmanli Devleti, ile Ege adalarinin geleceğinin

sahiplanmasi Büyük Devletler’e bırakacaktı]73.

Përsa i takon Turqisë, nga ana e saj ishte një akt renoncimi [dorëheqjeje]. Kjo

u vu re pas qëndrimit refuzues që mbajti Porta e Lartëme rastin e shpalljes së

72Traktati i Paqes u nënshkrua më 30 maj 1913, në Londër. Me anën e tij u arrit paqja midis Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë nga njëra anë dhe Perandorisë Osmane nga ana tjetër. Në nenin e tretë, Aleatët Ballkanikë dhe Perandoria Osmane deklaronin se ua kalonin Fuqive të Mëdha kujdesin për të rregulluar caktimin e kufijve dhe të gjitha çështje e tjera që kishin të bënin me Shqipërinë. AMPJ, Fondi shtesë, D.II, fl.1-3, Traktati i Paqes mes Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike (Greqi, Bullgari, Serbi dhe Mali i Zi), Londër 30 maj 1913. Traktati i Paqes gjendet i plotë edhe në: A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ...,Vëll. II (1912-1918), f.297-299.

73 Rifat Uçarol, “Siyasi Tarihi..., s.441. shih: Ismail H. Danişmend, “Osmanli Tarihi Kronolojisi”, cilt .IV. Istanbul:1972, f.401-402. shih. E. Ivetiç, Luftërat Ballkanike..., f.124.

21

Page 61: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912. Traktati i Paqes, ishte i pari dokument

zyrtar me anë të cilit ajo hiqte dorë zyrtarisht nga të drejtat sovrane mbi Shqipërinë.

Porta e Lartë e zhvishte veten nga çdo lloj roli dhe kompetence lidhur me Shqipërinë

dhe gjithë çështjen shqiptare i’a besonte një organi ndërkombëtar të formuar nga

Fuqitë e Mëdha.

Pas arritjes së këtij konsensusi të madh nga “koncerti evropian” u përqendrua

vëmendja në rregullimin e statusit dhe organizimit të brendshëm të saj. Sipas

historiografisë turke vendimet e Konferencës së Londrës të 1913, shtetit osman i’u

imponuan me forcën diplomatike nga shtetet evropiane dhe me dhunën ushtarake nga

shtetet e Ballkanit74.

Në konferencë u paraqit gjatë muajit korrik një projekt nga Austro -Hungaria

dhe Italia. Projekti do të paraqiste krijimin e një komisioni kontrolli që do të

mbikqyrte shtetin shqiptar 5-10 vjet. Mbi bazën e tij u arrit marrëveshja e 29 korrikut

në Londër kur konferenca mori vendimin përfundimtar përsa i takon shtetit shqiptar.

Sipas kësaj marrëveshjeje; më 29 Korrik 1913, Shqipëria shpallej principatë

autonome sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e 6 Fuqive të Mëdha. Princi do

të caktohej nga 6 fuqitë. Përjashtohej, çdo lidhje suzereniteti me Turqinë, dhe shpallej

shtet asnjanës. Detyruan, Serbinë dhe Mali e Zi të tërhiqnin trupat e tyre nga

Shqipëria, tani që ishte vendosur paqja.

Por Ballkani, përsëri filloi të ketë përplasje interesash, të cilat i bënë shtetet e

Ballkanit të futeshin në Luftën e dytë Ballkanike e cila zgjati rreth dy javë, dhe

përfundoi me shpartallimin e Bullgarisë. Më 10 gusht 1913, u nënshkrua Traktati i

Paqes në Bukuresht për përfundimin e Luftës së dytë Ballkanike. Një pjesë e

konsiderueshme e territorit osman u fitua nga Bullgaria. Marrëveshja për paqe midis

Osmano-Bullgarëve u nënshkrua në Stamboll në 19 shtator 1913. Marrëveshje të tjera

për paqen, u nënshkruan edhe me Greqinë [Traktati i Athinës, 14 nëndor 1913], ku

përsëri pati rishikim të kufijve75.

Në fillim të tetorit 1913 sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në

Shqipëri erdhën anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të cilët u vendosën

74 Ferhat Başdoğan, “Arnavutluk ve Türkiye Ilişkileri”, in: Stratejik Etüdler Bülteni, Eylül, 1991 sayi; 86, f.66.

75 Bab-i Ali (Hariciye Nezareti) Devlet-i Aliye Osmaniye, Istanbul Muahedesi; Shih Ziya KARAl, Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet ..., f.345-347.

22

Page 62: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

në Vlorë. Po më 12 tetor i mbështetur nga trupa vullnetare [redifë], Esat Pashë

Toptani me synimin për të realizuar parimin e vetëqeverisjes, shpalli Pleqësinë e

Shqipërisë së Mesme me qendër Durrësin. Kështu u krijuan dy qeveri shqiptare të

cilat ishin përballë KNK-së.

3. Aleanca Turko - Bullgare dhe komploti i Beqir Grebenesë

Gjendja në Ballkan, trupat greke në Jug të Shqipërisë si dhe ndarja e vendit në

dy qeveri lokale nga njëra anë, KNK dhe rivaliteti i dy Fuqive të Mëdha Italisë dhe

Austro - Hungarisë në anën tjetër, çoi në zgjidhjen urgjente të çështjes së drejtuesit te

vendit.

Kanditatë të shumtë u paraqitën nga Fuqitë e Mëdha. Krahas tyre edhe

Perandoria Osmane e cila kishte hequr dorë me pahir nga sovraniteti i sulltanit mbi

Shqipërinë, kishte paraqitur në Konferencën e Bukureshtit një propozim që në fronin

shqiptar të vihej nje princ me origjinë myslimane ndoshta nga dinastia otomane76. Në

pranverën e vitit 1913, Turqia synonte të kishte një Shqipëri të fortë, por aleatë për të

përballuar rritjen e Serbisë dhe Greqisë.

Për këtë qëllim qeveria e Stambollit, në mënyrë të veçantë, grupi unionistëve

vuri në qarkullim idenë e vendosjes së një princi Turk [mysliman] në krye të shtetit

shqiptar duke gjetur si kandidat të përshtatshëm ish-ministrin Turk të luftës Izet

pashën, i cili ishte me origjinë shqiptare. Për ta përhapur këtë kandidaturë që ti

kundërvihej asaj të princ Vidit të caktuar nga Fuqitë e Mëdha, në Shqipëri erdhën

emisarë turq dhe oficerë xhonturq me origjinë shqiptare. Ata ishin me banim në Turqi,

dhe disa prej tyre ishin anëtarë të partisë xhonturke qysh në fillesat e saj si: Arif

Hikmeti, Xhenabi Adil etj77.

Gjatë gjithë vjeshtës së vitit 1913 në territorin shqiptar hynë e dolën shumë

ushtarakë pjesë e grupeve xhonturke, të cilët po bëheshin pjesë e aleancës revanshiste

Turko-Bullgare, kundër Greqisë dhe Serbisë. Kjo aleancë ka lidhje me konventën e

76BOA, MVZ, dosya no.172/17; Balkan savaşi sirasinda Arnavutluk’ta bulunan bir subayin anilarinda burada karşilaşilan güclükler oldukça ayrintili şekilde verilmektedir.

77 E.Vlora, “Kujtime ( 1885-1925)”, Tiranë: Shtëpia e Librit& Komunikimit, 2003, f.355.

23

Page 63: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

nënshkruar më 25 janar 191478. Aleanca erdhi si pasojë e rritjes së territoreve të

Greqisë dhe Serbisë pas mbarimit të Luftës së dytë Ballkanike. Hapi i parë për t’ia

arritur qëllimit të saj, ishte të krijonin kushtet për sjelljen e një princi mysliman Turk

në fronin e Shqipërisë. Meqenëse princi nuk ishte caktuar akoma nga Fuqitë e Mëdha,

emisarët xhonturq, të kryesuar nga major Beqir Grebeneja e të përkrahur nga pasuesit

e tyre shqiptarë, filluan të organizonin një lëvizje në favor të një princi turk.

Esat Pashë Toptani, i cili kishte qenë deputet i parlamentit osman dhe që

kishte njohje me xhonturqit, gjeti shumë shpejt një gjuhë të përbashkët me oficerët e

ardhur turq, veçanërisht me Beqir Grebenenë që e priti si mik në shtëpinë e tij.

Nëpërmjet Beqir Grebenesë, ai synonte të likujdonte qeverinë e Vlorës. Beqir

Grebeneja, nga ana e tij, nuk ndante të njëjtat mendime. Ai hyri në bisedime, jo vetëm

me Esat Toptanin, por edhe me Ismail Qemalin të cilit i kërkoi “bashkëpunimin për të

ndihmuar lëvizjen autonome në Maqedoni, për ta çliruar atë nga grekët dhe serbët.

Bullgaria bashkëpunonte me lëvizjen. Rrethet e çliruara do të bashkoheshin me

Shqipërinë”79.

Shqipëria, e cila ishte në një gjendje kritike për mbijetesë mund të përfitonte

nga kjo aleancë, e cila mund ti hapte dritën jeshile që të bashkonte përsëri tokat e saj

të cilat ishin lënë jashtë kufijve amtarë pas vendimeve të Konferencës së Londrës.

Ishte kjo arsyea që i tërhoqi vëmendjen Ismail Qemalit, i cili mendohej se po e

mbështeste lëvizjen shtyrë nga konçensionet që do të fitonte qeveria e tij. Për këto

arsye, ai, pranoi të hynte në bisedime të fshehta me Turqinë dhe Bullgarinë. Meqenëse

Shqipëria e kishte të ndaluar përzierjen në traktate dhe konventa si shtet asnjanës gjatë

Luftës Ballkanike i’u kërkua nga ana e xhonturqve që të kalonin nëpër territorin e saj

çeta bullgare dhe turke, me pretekst për të sulmuar prapavijat serbe e greke. Si

shpërblim xhonturqit i premtuan se në përfundim të luftës ata do t’i jepnin Kosovën

dhe Çamërinë, madje nga burimet diplomatike mendohet se Ismail Qemali e pranoi

marrëveshjen e fshehtë80. Arsyea tjetër ndoshta ishte ndikimi tek Ismail Qemali i disa

78 A.Puto, “Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare 1878-1926”, Tiranë: Botimet “Dudaj”, 2010, f.210.

79 Sali Halkakondili, Histori e Shqipërisë së re, Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”, 1934, f.112. 80 V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914) Vëll. II,

Tiranë: Botimet “Toena”, 2012, f.45. shih. Arben Puto,” Pavarësia shqiptare në tryezat e Diplomacisë (1912-1914)”, Tiranë: “Veso”, 2008, f.215.; shih, Eqerem Bej Vlora, “Kujtime 1885-1925”, Tiranë: SHL&K, 2003. f.355.

24

Page 64: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

prej bashkëpunëtorëve të tij, të cilët vazhdonin të mbanin akoma kontakte dhe lidhje

të fshehta me turqit e rinj si pjesë e strukturave ushtarake turke81.

Nga përfaqësuesit e huaj pranë KNK-së mendohej se qëllimi i ardhjes së

oficerëve xhonturq ishte përgatitja e terrenit për të sjellë në fron një princ mysliman si

dhe për të përgatitur një lëvizje antigreke, ndoshta edhe antiserbe në rast të një

konflikti greko-turk82.

Por, komploti i organizuar nga Beqir Grebeneja u zbulua nga K.N.K-ja83.

Sipas Eqerem bej Vlorës i cili ngjarjen e përshkruan në kujtimet e tij, tregon se

K.N.K-së i dërgoi letër një punonjës i Lloidit austriak. Në datën 7 janar 1914, anija

“Meran” do të sillte ushtarë dhe oficerë të pajisur me pasaporta turke si tregtarë dhe

ushtarë shqiptarë. Ato do të vinin në atdhe me pretekstin se lufta kishte mbaruar.

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit me të marrë lajmin urdhëroi që prej oficerëve

holandezë të cilëve u ishte besuar rregullimi i xhandarmërisë dhe i policisë të

kontrollohej anija. Pas kontrollit të ushtruar u gjet një listë me emrat e 202 personave,

dhe një shumë e konsiderueshme aridhe dinamiti. Atëherë pas zbulimit të këtij

komploti, 202 ushtarët u kthyen mbrapsht me të njëjtën anije për në Trieste, ndërsa 6

oficerët midis tyre dhe Beqir Grebeneja i njohur me pseudonimin Besim Elbasanli

Efendiu u arrestuan dhe u dënuan me vdekje84.

Ndërsa Syrja Bej Vlora në kujtimet e tij tregon se këtë “lajm të zi”, në lidhje

me komplotin xhonturk, Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit i’a tregoi Myfid Bej

Libohova i cili ishte përfaqësuesi shqiptar pranë këtij komisioni85.

Letrat që i’u gjetën Beqir Grebenesë, provojnë përfshirjen e qeverisë osmane.

Beqir Grebeneja i dërgoi një telegram me udhëzimet e Vezirit të Madh konsullit të

Perandorisë Osmane në Brindizi. Në këtë letër thuhej se duhej organizuar një takim

midis Izet Pashës dhe Ismail Qemalit diku në Evropë, për këtë kërkohej një përgjigje

nëpërmjet konsullit Turk në Brindizi, i cili mendohet se e ka transmetuar mesazhin e

81HHSt. A. PA. A në AIH , Vj.24-11-1176.Vlorë, Teleg. i komandës së Pamler dërguar Minis. së Luftës . Vlorë, 7.1.1914

82V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë..., vëll. II, f.48. 83 Eqerem Bej Vlora, Kujtime..., f. 335. 84AMAE në AIH,, Letër e Krajevksit delegatit të Francës në KNK, drejtuar kryetarit të këshillit të

ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme Dumerg, Vlorë më 7 janar 1914. shih: V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë..., vëll. II, f.71.

85Avlonyali Syreyya Bej, “Osmanli Sonrasi Arnavutluk (1912-1920)”, (Hazirlayan A.Kirmizi), Istanbul: Klasik, 2009, f.172.

25

Page 65: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

tij të koduar86. Krahas saj edhe telegrami i dërguar nga ambasadori Gjerman në

Stamboll, përfaqësuesit të shtetit tij Winckel, pranë KNK-së tregonin se komploti

ishte organizuar nga Stambolli87. Hetimi i thellësishëm nga KNK-ja i dokumentave

dhe veprimeve tregonte me fakte se sipas tyre Beqir Fehmi Efendiu ishte agjenti

kryesor i turqve të rinj në misionin e ngarkuar dhe se kishte takuar edhe Ismail

Qemalin, me të cilin ai kishte arritur një marrëveshje.

Menjëherë kundërshtarët e Ismail Qemalit filluan të hapnin fushatë shpifjesh

kundër figurës se tij, sikur kryetari i qeverisë kishte thirrur forca turke për një grusht

shteti, që të sillte në fron një princ Turk dhe që ta bënte përsëri Shqipërinë, pjesë të

Turqisë. Kjo çështje e detyroi Ismail Qemalin të japë dorëheqjen. Administrata e

vendit kaloi në duart e KNK-ës. E njëjta gjë i’u kërkua nga KNK-ja edhe kryetarit të

Senatit te Durrësit Esat Pashës, i cili e pranoi me kusht që të shkonte në krye të

delegacionit shqiptar në Noivid për ti ofruar kurorën e vendit, Princ Vidit.

Përsa i përket çështjes së Beqir Grebenesë dhe vërtetësisë së saj, duke parë

situatën e krijuar e gjykoj: Së pari duhen parë dokumentat austriake, franceze dhe

angleze të KNK-së, relacionet e përfaqësueve të saj dërguar qeverive të tyre. Në këto

relacione jepen me detaje të plota mënyra se si është inspiruar, planifikuar dhe hapat

për tu realizuar komploti. Komploti sipas dokumentave britanike kishte nisur si

agjitacion kundër njohjes së një Princi të krishterë në zonat më të thella të krahinave

të Mokrës, dhe të Gollobordës. Krahas kësaj Talat Pasha dhe Xhemal Beu kishin

dërguar në Shqipëri banditin Beqir Grebeneja me një numër të madh ndjekësish për të

çuar më tej edhe idenë e një princi mysliman. Por qëllimi kryesor i turqve të rinj ishte

ngritja e një lëvizje për autonomi në Maqedoni dhe si bazë për ta do të shërbente

Shqipëria88. Plani i tyre ishte zgjedhja e një personazhi me prestigj në popull.

E dyta, duke parë dëshminë që vetë Izet pashaj ka dhënë për këtë problem,

Pallaviçinit ambasadorit Austriak në Stamboll. Përsëri besohet të kishte patur dy

përpjekje, nga ana e shqiptarëve në Stamboll në lidhje me ofertat e bëra atij si person i

njohur. Këto ide mbetën në mes të rrugës, nga mënyra e organizimit dhe dekonspirimi

i lëvizjes së tyre, si edhe nga përkrahja e vakët që gjetë në terren. Izet Pasha, nga ana

e tij deklaronte se “nuk mund të bënte asgjë në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të

86Valentina Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë..,Vëll. II, f.59. 87Avlonyali Syreyya Bej, “Osmanli Sonrasi Arnavutluk .., f.172. 88 Valentina Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë...,vëll II, f. 50-52.

26

Page 66: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mëdha”, e sidomos “pa pëlqimin e Austro - Hungarisë dhe Italisë89”. Veç kësaj Izet

Pasha, nuk pranoi të kishte patur asnjë kontakt të tillë, as me qeverinë turke dhe as me

ndonjë tjetër, dhe nuk kishte të bënte fare me ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, në të

cilat ishte shpërdoruar emri i tij”90.

Së fundmi, në kujtimet e protagonistit kryesor Beqir Grebenesë me titull

“Mefkure-i Vatan” [Atdheu ideal]91, vetë ai do ta përshkruajë luftën e tij, si luftë që e

ka zhvilluar në mënyrë idealiste për liri dhe atdhe [vatan] nën Perandorinë Osmane92.

Në kujtimet e tij, ai do të shkruante, qysh në fillimet e krijimit të komitetit

“Bashkim dhe Përparim”, ka qenë ndër të parët anëtarë të tij. Një ndër oficerët

kryesorë të armatës së perëndimit, 17 dhjetori i vitit 1912 do ta gjente në krye të një

kompanie prej 600 vetësh duke luftuar në krahinat afër Janinës. Pasi trupat e armatës

së Vardarit u larguan nga vendi ynë në muajt qershor - gusht të 1913, nëpërmjet

skelës së Semanit dhe pak nëpërmjet portit të Vlorës. Ai mendoi të shkonte në

Bukuresht ku po mbahej Traktati i Paqes për përfundimin e Luftës së dytë

Ballkanike93.

Së bashku me një tjetër oficer xhonturk u nis nga Vlora në drejtim të Brindisit,

dhe më pas drejt Bukureshtit ku do ta shihte që ky traktat po e bënte më të fuqishme

Perandorinë, kjo i dha shpresa atij dhe bashkëpunëtorëve të tij që siç morën Edrenenë,

do të mund t’i kthenin tokat Shqipërisë të marra padrejtësisht nga shtetet fqinje,

Serbia dhe Greqia. Këto arsye ai i’a kishte shprehur më parë, më 15 prill 1913, në

Vlorë, Myfit Bej Libohovës94.

Krahas kujtimeve, edhe në dokumentat franceze do të dëshmohet për një letër

të nisur nga Myfit Beu që e uron për suksesin e Edrenesë dhe që i tregon se do të niset

89HHSt. A. PA. A në AIH, Vj- Teleg.i konsullit Pallaviçini në Stamboll dërguar MPJ. në Vjenë, Stamboll 15.11.1912.

90HHSt. A. PA. A në AIH Vj. Teleg.i konsullit Pallaviçini në Stamboll dërguar MPJ. në Vjenë, Stamboll 15.11.1912, po aty.

91 Kujtimet e major Beqir Grebenesë, janë mbledhur dhe botuar nga qendra e kërkimeve historike dhe dokumentare të ushtrisë me emrin “Grebeneja, terrorizmi dhe guerilet ne Ballkan” (Balkanlar’da Tedhiş ve Gerilla “Grebene”) yarbay Bekir Fikri, Üçüncü Baski, Istanbul: 2008, f.15.

92Grebeneja, terrorizmi dhe guerilet ne Ballkan” (Balkanlar’da Tedhiş ve Gerilla “Grebene”) yarbay Bekir Fikri, Üçüncü Baski, Istanbul: 2008, f.15.

92BOA MVZ, dosya no.175/87. Arnavutluk Hukumet-i Muvakkatesi azasi namina beyanname tanzim eden ve toplantilara katilan memurlarin kayitlarin terkini.

93BOA MVZ, dosya no.175/87. Arnavutluk Hukumet-i Muvakkatesi azasi namina beyanname tanzim eden ve toplantilara katilan memurlarin kayitlarin terkini.

94 B.Grebeneja, “Balkanlar’da Tedhiş ve Gerilla..., f.580.

27

Page 67: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Syrja beu për në Stamboll, i cili do të bisedonte me të në emër të tij për “çështjet e

njohura”95.

Komploti i Beqir Grebenesë ishte përkrahur edhe nga një personazh mjaft i

njohur në Shqipëri në ato vite Esat Pashë Toptani. Madje ai në një telegram që kishte

nisur për në Stamboll i shkruante bashkëpuntorëve të tij, se Italia dhe Austria

kundërshtonin në lidhje me lëvizjen e çetave që ai do të drejtonte kundër Greqisë.

Në gjyq, para dënimit Beqir Grebeneja hetuesit e pyetën se ku e kishte gjetur

përkrahjen? Kësaj pyetje ai i’u përgjigj se: “kishte krijuar bindjen që do të

ndihmohesh nga shqiptarët gjatë qëndrimit në Durrës tek Esat Pasha, i cili ishte

tërhequr në fund për shkaqe që vetëm ai i dinte”96. Komploti i Beqir Grebenesë, pasi

u zbulua, pati pasoja të rëndësishme në jetën politike të qeverisë së Vlorës. Zbulimi i

tij e detyroi Ismail Qemalin të jepte dorëheqjen me 22 janar 1914, dhe t’ia dorëzonte

pushtetin KNK-së deri në ardhjen e princit.

4. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj.

Qysh nga janari i 1914, propaganda në favor të Turqve të rinj filloi të bëhej në

të gjitha zonat ku kishte popullsi me shumicë myslimane. Turqit e rinj ishin të

interesuar për shqiptarët sepse i llogarisnin ato ende si aleatë të Turqisë. Madje ata

mendonin se mes tyre duhej zbatuar politika panislamiste e ndjekur nga Sulltan

Abdylhamiti, e cila kishte qenë efikase dhe i kishte bashkuar të gjithë elementet e

perandorisë të cilët më parë kishin qenë pjesë e saj.

Turqit e rinj, në çdo cep të Shqipërisë kishin dërguar agjentë të fshehtë, për të

nxitur dhe zhvilluar një kryengritje e cila kishte si synim shpalljen e autonomisë së

Shqipërisë me në krye një princ mysliman. Duke u kapur fort pas mentalitetit fetar të

fshatarësisë shqiptare dhe gjendjes së krijuar në fshat, drejtuesit e kësaj ideje u bënë

premtime demagogjike dhe u përpoqën të bindnin fshatarësinë e tyre se duke u ngritur

95AMAE në AIH, F.146-F.e.972-977, Letër e Krajevksit delegatit të Francës në KNK, drejtuar kryetarit të këshillit të minstrave dhe Minister i Punëve të Jashtme Dumerg, Vlorë me 7 janar 1914.

96AMAE në AIH, F.146-F.e.972-977, Letër e Krajevksit delegatit të Francës në KNK, drejtuar kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme Dumerg, Vlorë më 7 janar 1914

28

Page 68: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kundër qeverisë së Vidit do të luftonin bejlerët pronarë të tokave dhe pushtetin e tyre.

Misioni komplotist i major Beqir Grebenesë dështoi, por pas kësaj ngjarjeje nga ana e

Turqve të rinj u bënë edhe përpjekje të tjera.

Më 2 maj 1914, nisi një lëvizje e re e Turqve të rinj e drejtuar nga Arif

Hikmeti, si eksponent i tyre. Nga ana e tij, ai kishte nisur të bënte propagandë në

Dibër për të proklamuar si mbret të Shqipërisë një princ Turk97. Propaganda e Arif

Hikmetit ishte aq e madhe, saqë ai jo vetëm kishte vepruar me fjalë, por edhe me

napolona floriri98. Themelet e kryengritjes së ardhshme ishin vu aq thellë dhe

propaganda ishte e bërë me aq mjeshtëri, sa edhe disa intelektualë kujtonin se një

lëvizje apo kryengritje e tillë, me të vërtetë do të ishte në interes të fesë e të Atdheut99.

Në relacionet e konsujve të Austrisë, të cilët këtë lëvizje e ndiqnin hap pas

hapi, më 14 maj 1913, njoftohet se Arif Hikmeti së bashku me Esat Pashën, po

veprojnë bashkarisht në një mbulesë100.

Kështu gjatë gjithë muajit maj, telegrame të shumta, do ti dërgohen Vjenës që

e njoftojnë Ballplatzin për përgatitjen e kësaj kryengritjeje. Njoftimet jepeshin nga të

gjithë konsujt austriakë që ndodheshin në territoret e banuara me shqiptarë. Madje në

njërin nga këto telegrame do të tregohet që krahas Turqve të rinj edhe Serbia është

nxitëse e kryengritjes, nëpërmjet financimit që qeveria serbe i kishte dërguar Arif

Hikmetit për të komanduar një bandë të armatosur prej serbëve101.

Njëkohësisht shuma e marrë nga Serbia, do të shërbente për rekrutimin nga

Turqit e rinj të myslimanëve prej Resnje, Ohri e Prespe dhe ata i dërgojnë si xhandarë

në Dibër, prej andej bëhet edhe kalimi i tyre nëpër krahinën e Matit drejt Shqipërisë së

Mesme, për të zhvilluar në këtë krahinë një lëvizje revolucionare turke102. Mes

nxitësve më të mëdhenj të kryengritjes përsëri dilte emri i Arif Hikmetit, i cili

97HHSt. A. PA. A në AIH, Vj.24-29-2952, Teleg. i Ministrisë së Punëve të Jashtme dërguar Mark Graf. Pallavaçinit –Stamboll, Vjenë, 2,05.1914.

98HHSt. A. PA. A në AIH, Vj. 24-23-2315, Shkup 23 maj 1914, Teleg. i Jeliçkos që informon se këto ditë kaluan me antë postës nga Belgradi 10 mijë napolona ar për Arif Hikmetin në Dibër, ku ai ka për të komanduar një bandë të aramatosur prej serbëve; shih. Ismail Strazimiri, Lufta kundër Pavarësimit të Shqipërisë, (Kujtime Historike), Tiranë: “Naimi”, 2010. f.46.

99 Ismail Strazimiri, Lufta kundër Pavarësimit..., f.47. 100HHSt. A. PA. A në AIH, Vj.24-30-3031, Teleg. Loventalit dërguar M.P.J në Vjenë. 101HHSt. A. PA. A në AIH ,Vj-24-23-2315, Teleg. i Jeliçkos dërguar Ministrisë së Jashtme në Vjenë.

Shkup, 23 .05.1914. 102HHSt. A. PA. A në AIH,Vj-24-23-2313, Teleg. i Pleinert dërguar MPJ në Vjenë, Selanik, 22 maj,

1914 ku thuhet se Esadi dhe Arif Hikmeti janë duke vepruar bashkarisht, Durrës 14 maj 1914.

29

Page 69: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

fillimisht kishte bashkëpunuar me Beqir Grebenenë e turqit e rinj, dhe më vonë edhe

me serbët 103.

Për veprimtarinë e veçantë të Arif Hikmetit si agjent të serbëve, dëshmojnë

edhe raportet e konsujve britanikë në Shkup dhe Manastir104. Arif Hikmeti

konsiderohej nga qarqet diplomatike të kohës si një agjitator i rrezikshëm mbasi

zotëronte një dhuratë të rrallë elokuencën e cila atij i mundësonte të lëvizte turmat e

fanatikëve në çdo drejtim që ai zgjidhte105.

Në radhët e agjitatorëve të tjerë që vepruan kundër shtetit shqiptar, dhe që

manipuluan fshatarët e paditur të Shqipërisë së Mesme, duhet të përmendim

agjitatorët serbë, grekë deri edhe italianë. Këta u infiltruan në radhët e kryengritësve

me synimet e tyre të veçanta politike106.

Musa Qazimi myftiu i Tiranës dhe agjentë të tjerë të Turqve të rinj u hodhën

në fshatrat e Shqipërisë së Mesme në mënyrë që të tubonin njerëz për të organizuar

një kryengritje të brendshme e cila kishte si qëllim ribashkimin e Shqipërisë me

Perandorinë Osmane.

Për të ndihmuar këtë lloj propagande qeveria osmane e unionistëve dërgoi nga

Stambolli një grup oficerësh xhonturq, për të organizuar ushtarakisht kryengritjen.

Njëkohësisht ata nxorën edhe një organ të tyre në gjuhën turke me emrin “Sadai

Milet” [Zëri i popullit]. Redaktorë të këtij organi do të ishin Mehmet Zekiu, Omer

Lutfi dhe Musa Juka, më vonë i njohur si ministër në qeverinë e Zogut.

103 Gorrit T, A.Goslinga, The Dutch in Albania, Roma 1972, f.31, cituar sipas Romeo Gurakuqit në “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë 1913-1914”, Tiranë: UET, 2011, f.179.

104PRO.FO.371.1894 f.336-337, 246, 247, Raport i zëvendëskonsullit britanik në Shkup Peckam dërguar ambasadorit britanik në Beograd Crackanthorpe, Uscup, May 9, 1914, dhe zëvendës konsullit britanik në Manastir, Greich, drejtuar titullarit të tij në Beograd, Monastir Aprill 21, 1914, Pekam shprehet:“Nga Dibra unë jam informuar se njëfarë Arif Hikmet Beu, që përshkruhet tek unë si në njeri i pamoralshëm dhe i cili paguhet nga Serbia, është duke u përpjekur që t’i nxisë shqiptarët kundër princit të krishterë. Thuhet se ai gjendet në Leshan të rajonit të Dibrës me një suitë prej 300 pasuesish, por kërkon edhe më shumë burra të tjerë dhe si pasojë më shumë para në ar nga Serbia, përpara se të krijojë më shumë vështirësi për Princin”. Ndërsa zëvendës konsulli Greich do të shprehej më parë kështu: “..Arif Hikmet, i cili gjatë vitit të shkuar ka luajtur një rol aktiv si një agjent sllav në Shqipërinë e Mesme, ka lënë Manastirin dhe supozohet se do të vizitojë Konstandinopojën dhe Egjyptin. Pak përpara ai udhëtoi në rajonin e Matit, ku besohet se ka bërë agjitacion në të mirë të një kërkese për një sundimtar mysliman për Shqipërinë. Unë tani mësova se ai kohët e fundit kaloi përmes Manastirit në rrugë për në Dibër ku ai zakonisht bën vizita në rajonet kufitare të Shqipërisë. Kthimi i tij, sipas të gjitha gjasave tregon këmbënguljen e qeverisë serbe në përpjekjet e veta për të krijuar ndarje në Shqipëri”.

105PRO.FO.371.1894 f.382, doc.no.23646, Sir Maurice de Bunsen to Sir Eduard Grey, Vienna, may 24, 1914.

106 Romeo Gurakuqi, Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë 1913-1914, Tiranë: UET, 2011, f.180.

30

Page 70: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Me propozimin e Austro-Hungarisë e të Italisë dhe me miratimin e të gjitha

Fuqive të Mëdha një vit pas Shpalljes së Pavarësisë u vendos si Princ i Shqipërisë, të

zgjidhej Vilhelm Vidi. Menjëherë pas zgjedhjes së Princit u vendos që Durrësi të

bëhej kryeqendër e qeverisë së Vidit. Këtë rrethanë e shfrytëzoi Esat Pasha i cili u

përpoq që të bëhej figura kryesore pas Princit, sidomos me largimin nga qeverisja të

rivalit të tij më të madh Ismail Qemalit.

Princ Vidi mbërriti në Shqipëri më 7 mars 1914. Menjëherë sapo mbërriti në

Shqipëri formoi qeverinë me në krye Turhan Pashë Përmetin. Ndërsa Esat Pashën e

caktoi Ministër të Brendshëm. Qeverisja e tij qysh në fillim nuk u pëlqye nga

shqiptarët nga që këshilltarët kryesorë të tij nuk ishin shtetas shqiptar107. Duke qenë

Princ i zgjedhur me marrëveshje108, ai do të mblidhte rreth vetes këshilltarë të Fuqive

të Mëdha të cilët do të fillonin garimin ndërmjet tyre se kush do të kishte ndikimin më

të madh tek princi. Në qeverisjen e tij do lindin dy rryma, njëra proitaliane dhe tjetra

proaustriake, kështu që të gjithë anëtarët e kabinetit të tij do të ndaheshin në dy

kampe. Me 10 prill 1914 do të sanksionohej Statuti organik i Shqipërisë, pra

Kushtetuta. Sfida e qeverisjes së Princ Vidit, ishte ruajtja e kufijve të vendosur nga

Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Vilhelm Vidi gjatë qeverisjes së tij do të ndeshej me vështirësi të mëdha për

shkak të njohjes së pakët intrigave të fshehta, gjendjes së ndërlikuar në vend nga

bashkëpunimi austro-italian, Princi nuk kishte as fuqi dhe as influencë te shtetasit e

tij109. Pushteti i tij mbështetej vetëm në vullnetin nga jashtë të Fuqive të Mëdha dhe

në praninë faktike të tyre nëpërmjet anëtarëve të KNK-së. Pa kaluar as dy muaj nga

ardhja në fuqi e princ Vidit u shfaqën mosmarrëveshjet e para në regjimin e tij. Këto

mosmarrëveshje u zhvilluan, midis personaliteteve politike shqiptare si dhe

këshilltarëve të huaj, po ashtu edhe ndërmjet administratës dhe vetë shtresave të

ndryshme të popullsisë që priste ndryshime të shpejta në vend. Një kabinet i ri, u

formua sërish me kryeministër Turhan pashë Përmetin. Brenda vendit gjendja

107 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: ShBLU, 2007, f.60. 108Në një letër që Princ Vidi i dërgon G. Jagow ministrit të punëve të jashtme gjermane. Për më

tepër shih; Dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar -dhjetor 1914), Vëll.II, ( Përgatiti V.Duka), Tiranë: Botimet “Toena”, 2012, f.42-43.

109 Karl Buhberger, “Vjetët e mia në Shqipëri , në: Studime Historike, nr.4, Tiranë: 1972, f.170.

31

Page 71: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

precipitoi me të shpejtë drejt anarkisë dhe shteti i ri shqiptar nuk arriti të dilte nga faza

e tij embrionale110.

Në këto momente vihen re ndërthurje kontraditash të brendshme, dhe

ndërhyrjesh politike të Fuqive të Mëdha e të shteteve ballkanike nga jashtë, që çoi në

shpërthimin e një kryengritje në vitin 1914-1915. Kjo kryengritje ka hyrë në historinë

e Shqipërisë si “Kryengritja e Shqipërisë së Mesme”111.

Në të gjithë vendin pati shtrirje territoriale të veprimeve politike e luftarake

veçanërisht ndërhyrja e forcave ushtarake greke në të ashtëquajturin Epir të Veriut, që

solli probleme të rënda për shtetin e sapo krijuar shqiptar.

Në 17 maj 1914, u nënshkrua Protokolli i Korfuzit. Dispozitat e këtij

protokolli juridikisht lejonin krijimin e një zone autonome në jug të vendit të cilat

sipas shtetit grek banoheshin nga minoritarë112. Shqipëria nuk e ratifikoi menjëherë

Protokollin e Korfuzit me shpresën se situata në Shqipërinë e Jugut do të

përmirësohej. Ratifikimi i tij u bë më 23 qershor 1923, ky veprim i nxitur edhe nga

presioni i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, e detyroi qeverinë shqiptare të

bënte lëshime113.

Këto lëshime dhe moskundërshtimi i Protokollit, u bënë për dy arsye. Së pari,

për shkak të situatës së acaruar ndërkombëtare që nuk ishte në favor të shqiptarëve.

Arsyeja tjetër, lidhej me rëndimin e situatës së brendshme, për shkak të rebelimit në

Shqipërinë e Mesme114.

Sipas historiografisë shqiptare, Kryengritja e Shqipërisë së Mesme nga

synimet dhe përmasat në të cilat u zhvillua, është e ndarë në dy faza115. Faza e parë u

zhvillua në periudhën maj-tetor 1914, dhe faza e dytë në tetor 1914-deri në qershor

1915.

Në Shqipërinë e Mesme, qeveria e Turhan Pashës kishte nxjerrë një urdhër për

mbledhjen e rezervistëve, për tu mobilizuar dhe nisur drejt Jugut. Mbledhja e

110 A.Puto, Historia diplomatike e çëhtje shqiptare.., f.215. 111Historia e popullit Shqiptar, Vëll. III, (Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912- 7 prill 1939),

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2007, f.64. 112 Arben Puto, Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, Vëll.II,

Tiranë, 1987, f. 614-617. 113HHSt.A.PA.A, në AIH, Vj.24-1-168, Raport i delegatit të Austro-Hungarisë në Komisionin

Ndërkombëtar të Kontrollit për Ministrinë e punëve të Jashtme, Durrës 11 korrik, 1914. 114 Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj..., f. 326. 115Historia e popullit Shqiptar..., vëll, III, Tiranë 2007, f.64.

32

Page 72: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

rezervistëve në mbrojtje të kufirit jugor shfaqi probleme. Në Tiranë mezi u mblodhën

460 vetë, të cilët u bënë gati për të luftuar kundër batalioneve të “vorioepirotëve”116.

Më 17 maj, kur reparti i forcave qeveritare u nis në drejtim të Jugut u sulmua

nga grupe fshatarësh të armatosur, veprim ky që shënoi edhe fillimin e rebelimit në

Shqipërinë e Mesme.

Kryengritja filloi në Shijak dhe u shtri më pas në qarkun e Durrësit e të

Elbasanit. Esad Pashë Toptani pavarësisht se mbante poste Ministrore në kabinetin e

Turhan Pashës në fillim të muajit maj filloi të zhvillonte propagandën e tij117. Esadi,

shfrytëzoi njohuritë jo të plota që kishte Princ Vidi për vendit tonë, dhe, me pretekst

se po dërgonte trupa për të luftuar kundër Greqisë, shpërndau armë në krahinën e

Durrësit, Elbasanit e të Shqipërisë së Mesme. Esad Pasha me anën e agjentëve të tij

përhapte urrejtjen dhe mërinë në popull kundër princit dhe ndezte zjarrin për ardhjen e

një princi Turk nën të cilin fshihesh ai vetë118.

Kur në jug barbarizmat e grekëve po zhvilloheshin me tërbim, në Durrës u

zbulua se armët e shpërndame prej tij nuk kishin qenë për luftën kundër grekëve -

sepse ky me Varatasin ishin marrë vesh për të armatosur përkrahësit e tij në

Shqipërinë e Mesme. Kjo ishte një provë e re që tregonte se ai nuk punonte as për

Shqipërinë dhe as për independecën e saj. Ai kërkonte sipasmarrëveshjes sekrete me

serbët–një copë tokë, Shqipërinë e Mesme ku vet ai t’ish Princ e Bej119.

Nga raportet e pregatitura për qeverinë bullgare, tre muaj para se rebelimi të

shpërthente, Sofja zyrtare ishte informuar se Esad Pashë Toptani së bashku me faktorë

të tjerë po përgatitej të rrëzonte Vidin120. Nuk vonoi shumë dhe raporti doli se ishte i

vërtetë, në Shqipërinë e Mesme po pregatitej një lëvizje, kundër Princit. Njerëz të

armatosur ishin përqendruar në rrugën e Shijakut që shkonte drejt Tiranës. Njerëzve të

thjeshtë u ishte thënë se Princi donte ta hiqte fenë myslimane dhe se do të përkrahte

martesat moderne, prandaj ai duhej të largohej sa më parë. Krahas popullsisë vendase

116Mehdi Frashëri, Kujtime..., f.16. 117 Ku shokëve e bashkëpuntorëve të djeshëm kundra Ismail Qemalit që e pyesnin se qysh e kishim

fjalën u përgjigjesh: “Unë prapë n’atë fjalë jam, po pres kohën”. T.Selenica, Shqipëria më 1937, f.37. 118 Teki Selenica, Shqipëria më 1937, f, 37. 119BOA, DH. EUM .1.ŞB, Dosya 1/9. Telegram i Ambasadorit Osman, Nebi bej në Romë, dërguar

qeverisë së tij me nr.552, datë 2 tetor 1914. 120HHSt. A.PA. A në AIH, Vj. 24-24-2439, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për

Ministrinë e Punëve të Jashtme , Romë 22 maj 1914.

33

Page 73: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

në atë grupim ndodhej edhe një grup refugjatësh nga Dibra e Gostivari, të cilëve iu

kërkuan që po të dëbonin Vidin, serbët do t’iu kthenin përsëri tokat e rrëmbyera121.

Një grup ushtarak me në krye një kapitenin holandez Saar, shkoi të merrej

vesh me rebelët, por nuk ia arriti dot ti bindte. I alarmuar nga njerëzit e armatosur ai

urdhëroi të hapej zjarr kundër tyre ku pati edhe të vrarë, kjo e irritoi popullin i cili

marshoi drejt Shijakut në ndihmë tërebelëve kundër forcave qeveritare.

Marshimi drejt Shijakut më 17 maj ishte një komedi e akorduar mes

xhonturqve dhe Esat pashës, që ishte në shërbim të Serbisë dhe në kontakt me

Greqinë nëpërmjet kunatit të tij Hamdi beut vegël qorre e mitropolitit të Durrësit.

Realizimi me sukses i këtij grushti shteti do t’i siguronte Serbisë, Greqisë dhe Malit të

Zi përfitime të rëndësishme territoriale, e ndërsa ministrit shqiptar ndihmën e shteteve

fqinje për sundimin e tij në Shqipërinë e Mesme122. Por krahas tyre edhe Italianët

ishin përzierë në këtëçështje,kjo u duk pak më vonë kur përfaqësuesi i saj në Durrës

nxitoi menjëhrë të bindte Princin mbi rrezikun që ishte afruar në derë. Në këtëçast

kritik për qeverinë e Durrësit objekt kryesori dyshimeve u bë Esat Pashë Toptani.

Ushtarakët e huaj holandezë me kërkesë të Fuqive të Mëdha e arrestuan Esatin më 19

maj 1914. Me ndërhyrjen e Italisë, Esadi u lirua me kusht që të mos kthehej më në

Shqipëri. Pas disa ditë luftimesh forcat rebele rrethuan Durrësin. Princ Vidi u largua

dhe u strehua në një anije italiane, për ta patur rrugën e largimit më të lehtë në rast se

do të fitonin forcat rebele.

Në këto momente kabineti qeveritar dhe dorëheqjen, por princi e ngarkoi

përsëri Turhan Pashën të formojë qeverinë e re123. Nga kjo lëvizje fshatarët mbetën

përsëri të pakënaqur sepse në krye do të qëndronin përsëri bejlerët dhe Esati,që për

grupin e kryengritësve ai kishte qenëpërçarës dhe prishës i unitetit124.Në krye të

turmës fshatare qëndronte Musa Qazimi, i cili ishte fillimisht duke mbështetur

komitetin “Bashkim e Përparim” me synimin për tu bërë deputet i Durrësit, prandaj

filloi të vepronte me çdo mjet kundër Esat Pashës. Kryengritësit që në ditët e para të

kryengritjes në Shijak dhe Kavajë brohorisnin “Duam babën” dhe kishin ngritur

flamurin Turk. Kryengritësit drejtoheshin nga përfaqësues të fesë dhe të klerit të

121Edith Durham, Njëzet vjet ngatërresë Ballkanike, Argeta- LMG, Tiranë, 2001, f.280. 122HHSt. A.PA. A në AIH, Vj. 24-24-2439, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për

Ministrinë e Punëve të Jashtme , Romë 22 maj 1914. shih: Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj. .., f. 330.

123Valentina Duka, Histori e Shqipërisë…, f.69. 124Avlonyali Surreya bey, Osmanli sonrasi Arnavutluk .., f.220.

34

Page 74: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ndikuar nga propaganda e Turqve të rinj që mendonin se vetëm Turqia mund të ishte

shpëtimtari i tyre.

Më 29 Maj 1914, sipas një raporti interesant të botuar në gazetën turke Ikdam

midis të tjerash thuhej: Kryengritësit [revolucionarët] shqiptarë i kishin deklaruar

përaqësuesve të KNK, se “Shqipëria kërkonte emërimine një princi mysliman dhe

kthimin e sovranitetit osman”125.

Më 3 qeshor 1914, krerët kryengritës organizuan në Shijak një mbledhje të

përgjithshme ose një lloj kongresi, ku shpallën programin e tyre. Rolin kryesor e

luajtën agjentët e Esat Pashë Toptanit. Kryetar u zgjodh esatisti Mustafa Ndroqi,

nënkryetar u zgjodh ish majori i ushtrisë osmane Xhenabi Adili, anëtarë u bënë myftiu

i Tiranës Musa Qazimi, Arif Hikmeti dhe Haxhi Adili. Komandant i përgjithshëm u

zgjodh Qamil Haxhi Fejza126. Programi i kryengritësve përmbante këto kërkesa;

përmbysjen e Princ Vidit e të qeverisë së tij, bashkimin e Shqipërisë me Perandorinë

Osmane, vendosjen e një princi Turk në Shqipëri, zëvendësimin e flamurit shqiptar,

me gjysmëhënën turke, përdorimin e gjuhës turke dhe zgjedhjen e kryemyftiut nga

Shejhul-islami127.

Kështu në telegramin e tij, përfaqësuesi i Austrisë pranë KNK-së Kral në

Vlorë, shkruan se KNK, ka vendosur t’u drejtohet Fuqive të Mëdha për të bërë

protestime në Stamboll lidhur me këtë ngjarje. Por Gjermania nga ana e saj nuk do të

pranonte pasi Veziri i Madh Said Halim Pasha kishte deklaruar se qeveria Turke nuk

ka të bëjë aspak me lëvizjen e Turqve të rinj në Shqipëri. Këtë qëndrim qeveria

osmane ua ka bërë të ditur me kohë Fuqive të Mëdha, dhe se do të refuzojë

kategorikisht çdo shtytje të huaj për të vepruar në Shqipëri128.

Me përhapjen e kryengritjes situata brenda vendit u bë e rëndë. Koloneli

britanik Filips [në atë kohë] komandanti i garnizonit ndërkombëtar që administronte

Shkodrën, zhvilloi një takim me pesë përfaqësues nga kryengritësit, midis tyre vuri re

125Ikdam,29 maj 1914. Siç dihet rezultati përfundimtar i luftërave Ballkanike ishte humbja e territoreve evropiane të Perandorisë Osmane. Dhe një prej këtyre zotërimeve ishte dhe Shqipëria.

126Dokumenta historike për ti shërbyer historisë sonë kombëtare”, Elbasan: 1924-1925, f.125. “Kryengritja kundër princ Wiedit”.

127 V.Duka, Histori e Shqipërisë..., f.69. 128HHSt. A. PA. A në AIH , Vj-24-27-2798, Teleg. i Baronit Mittag, dërguar MPJ në Vjenë, Pera,

1.06.1914.

35

Page 75: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

se njëri ishte një prift grek dhe një tjetër, i dërguari i xhonturqve129. Kryengritësit u

treguan të gatshëm të bisedonin por nuk u tërhoqën nga kërkesa kryesore e tyre

kryesore largimi i Princ Vidit. Pra kuptohej se gjendja ishte rënduar dhe në fund të

qershorit vetëm Vlora, Shkodra dhe Durrësi kontrolloheshin në njëfarë mase nga

qeveria. Niveli i tensionit kishte arritur në pikë të tillë sa një gazetë Vieneze,

shkruante se Vidi “ishte i shtrënguar ta linte fronin e Shqipërisë ngaqë kryengritësit

zotëronin situatën dhe pozicioni i tij nuk mund të mbështetej më”. Më 4 gusht 1914

filloi Lufta e Parë Botërore, e cila çoi në prishjen e aleancës Austro-Italiane. Prishja e

ekuilibrit të interesave ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë në rrafshin

ndërkombëtar ishte ndër faktorët përcaktues në paqëndrueshmërinë e pushtetit të Vidit

në Shqipëri.

Princ Vidi qëndroi asnjanës dhe nuk u bashkua me Austrinë kundër Serbisë,

në Luftën e parë Botërore. Austria duke mos pasur më nevojë për Vidin, e likuidoi

pushtetin e tij, duke i dërguar, një ultimatum që të largohej nga Shqipëria. Më 3

shtator 1914, i detyruar nga faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm, Princ Vidi dhe

qeveria e tij u larguan nga Shqipëria duke e lënë pushtetin në duart e KNK-së.

Në të njëjtën ditë [ më 3 shtator] Mustafa Ndroqi i dha një intervistë gazetës

italiane “Il Messagero” ku theksonte se “Qëllimi i kësaj kryengritje ka qenë shpallja e

osmanllikut dhe bashkimi me dinastinë osmane” dhe se “Flamuri turk është simboli i

Këshillit të përgjithshëm”130.

Shpërbërja e strukturave ndërkombëtare, mobilizimi i ushtarëve në fronte të

ndryshme të luftës, shterrimi i fondeve që i jepeshin qeverisë së Vidit në kuadër të

huasë ndërkombëtare çuan në fundin e mbretërimit të princit. Më 3 shtator Princi

nxori një shpallje ku ripohonte angazhimin e vet dhe besimin që kishte në veprën

patritotike, por duke shpjeguar se në Evropë kishte filluar lufta bënte me dije se ishte

“më e dobishme që për një farë kohe të shkonte në Perëndim”131. Vilhelm Vidi edhe

pse u largua për në luftë, i ruajti të drejtat e t’ia dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga

pretendimi për fronin shqiptar. Shqipëria mbeti për të gjithmonë një principatë in

abstenia. Katastrofa ushtarake e Princit në përpjekjet kundër kryengritësve kishte

129 Ferdinando Salleo, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë: Shtëpia e librit dhe Komunikimit, 2001, f.107-108.

130Historia e Popullit Shqiptar.., Vëll. III,..., f.65. 131Ferdinando Salleo, Shqipëria:gjashtë..., f. 121.

36

Page 76: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ardhur si pasojë e paaftësisë, tradhëtisë, mungesës së disiplinës, papërgjegjshmërisë

dhe karakterit grindavec të bejlerëve132.

Në historiografinë shqiptare “Kryengritja e Shqipërisë së Mesme” ka ngjallur

dhe vazhdon të ngjallë diskutime. Nisur me mënyrën sesi u zhvilluan ngjarjet në këtë

kryengritje gjykoj që kjo ishte lëvizje antikombëtare. Rrjedhja e ngjarjeve të bën të

mendosh se këtu kishin dorë fuqitë e huaja të cilët nuk donin të mbronin pavarësinë

dhe stabilizimin e jetës politike në Shqipëri. Ata nuk donin ekzistencën e një shteti

shqiptar të qeverisur nga vetë shqiptarët. Kjo kryengritje ishte një lojë e shteteve të

huaja për të vendosur supremacinë e tyre në Shqipëri dhe për të realizuar ëndrrat e

tyre të vjetra. Raportet diplomatike austro-hungareze flasin për një rol aktiv të

ministrit grek Varatas, të ngarkuarit me punë të Serbisë Gavriloviç, mitropolitit të

Durrësit Jakovit, ministrit të Rusisë, Italisë dhe Francës133. Nisur nga mënyra si u

zhvilluan ngjarjet dhe se si shteti shqiptar shkoi drejt zhdukjes nga loja që luanin

shtete të ndryshme, duhen theksuar shkaqet që e çuan vendin tonë në këtë situatë.

Shkaqet e këtij rebelimi janë: së pari, politika që turqit e rinj ndoqën në rajon

duke akumuluar mllefet dhe mëritë ndaj Fuqive të Mëdha. Drejtuesit unionistë të

perandorisë nuk mund të pranonin vendimet më të cilat u nënshkrua paqja pas luftrave

ballkanike. Në këto marrëveshje, Fuqitë e Mëdha e larguan pothuajse tërësisht

Perandorinë Osmane nga rajoni i Ballkanit. Prandaj si Bullgaria ashtu edhe Turqia

ishin të pakënaqura nga zgjerimet e Greqisë dhe Serbisë. Ato kishin formuar në

mënyrë të fshehtë, një aleancë Bullgaro-Turke e cila asnjëherënuk u ratifikua dhe

mbeti në sirtar. Gjithashtu të dyja këto vende u bënë aleate me Boshtin Qendror në

vitet e Luftës së parë Botërore duke u radhitur në koalicion me Gjermaninë dhe

Austro-Hungarinë.

Së dyti, dokumentacioni i kohës dhe letërsia historike dëshmojnë se intrigat e

serbëve, grekëve dhe turqve të rinj, me Esadin e njerëzit e tij ndikuan shumë në një

pjesë të popullsisë shqiptare134. Në fund të prillit të vitit 1914, marrëdhëniet osmano-

132Ferdinando Salleo, Shqipëria:gjashtë..., f.122. 133HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 24-20-2083, Raport i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Vlorë për

ministrin e Austro-Hungarisë në Durrës, Vlorë, 25 qershor 1914. 134HHSt.A.PA.A në AIH, Vj-24-28-2858, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për

Ministrinë e Punëve të Jashtme, Romë, 4 qershor 1914; po aty, Vj.24-22-2276, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë, 18 Qershor 1914: po aty, Vj.24-20-2083, Raport i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Vlorë për përfaqësuesin e Austro-Hungarisë në Durrës, Vlorë, 25 qershor 1914.: Për më shumë shih: Teki Selenica, Shqipëria më 1937, Tiranë: 1937, f.37. Teki Selenica për kryengritjen e 1914 do të shprehej. Kjo lëvizje fanatike qi po shkurtonte jetën kombëtare burimin e zi e kish: a)

37

Page 77: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

greke ishin disi më të qeta. Me ndërmjetësinë e Britanisë së Madhe vijonin përpjekjet

për t’i ulur krerët më të lartë të dyja shteteve në bisedime135.

Së treti, mënyra e sjelljes së Fuqive të Mëdha ndaj kufijve veriorë dhe jugorë

të vendit tonë. Politika që ndiqesh ndaj popullsisë shqiptare veçanërisht nga Austro-

Hungaria për ta ngritur atë kundër Serbisë kundërshtares së saj. Rrëzimi i qeverisë së

Turhan Pashës, dhe sidomos largimi i Esat Pashës pas marrëveshjes që ai nënshkroi

në Nish me Pashiqin kryeministrin e Serbisë, si dhe interesat e tij proitaliane do ta

bëjnë atë të papërshtatshëm për austriakët dhe xhonturqit të cilët i kishte tradhëtuar.

Së fundi, Greqia dhe Serbia e kishin destabilizuar gjithmonë shtetin shqiptar,

duke furnizuar me mjete monetare eksponentë regresivë për ta bërë të papëlqyeshme

sjelljen e tyre përpara Evropës. Sipas Mehdi Frashërit në librin e tij “Kujtime” vetëm

në Shqipëri, Greqia kishte 400 priftërinj ortodoksë që vullnetarisht ishin agjentë

lajmërues të mitropolit Jakovit, dhe me anën e këtij ministrit të Greqisë, Varatasit136.

Tri ditë pas largimit të princ Vidit pjesëtarët e grupeve që kishin marrë pjesë

në kryengritje hynë në Durrës dhe ngritën flamurin turk. Pas realizimit të objektivit të

parë, shumë prejt tyre të angazhuar në rebelimin për përmbysjen e Vidit, nisën të

përçaheshin mes tyre. Kryengritësit nuk e kishin të qartë se çfarë lloj regjimi të

ndryshëm nga ai i Vidit dëshironin. Konflikti më i madh midis tyre kishte të bënte me

atë se kujt duhet t’i ofrohejfroni shqiptar. U propozuan kanditatura të ndryshme edhe

pse Vidi nuk kishte abdikuar në mënyrë zyrtare. Menjëherë sapo doli në skenë çështja

e një princi për Shqipërinë jo vetëm nga Fuqitë e Mëdha por edhe nga dera osmanëve

u ofruan kandidatë myslimanë. Midis tyre nga dera e osmanëve ishte Princi

n’intrigat sllavo-greke me anën e Esadit e njerëzve të tij; b) n’intrigat direkte të sllavo-grekëve me anë të dhaskajve, priftërinjve dhe të konsullatave; c) n’intrigat e turqve të rinj të lindura në vend prej fanatizmës fetare dhe të përkrahura prej Stambollit e prej Belgradit me anën e Arif Hiqmetit, Qamil Fejzës e Xhenabi Adilit e kompanisë.

135 Në prill 1914, qeveria osmane i kishte propozuar Athinës shkëmbimin e popullsisë rurale të distriktit të Trakës dhe Smirnës me myslimanët e Maqedonisë dhe të Epirit. Me ndërmjetësinë e Gjermanisë e pas saj, edhe të Britanisë së Madhe, Perandoria Osmane kishte pranuar të hynte në bisedime me Greqinë. Bisedimet do të zhvilloheheshin mes Venizellosit dhe Vezirit të Madh Said Halimit në bazë të formulës të propozuar nga qeveria greke. Sipas saj tre ishujt e detit Egje do të qëndronin nën sovranitetin grek, por do të gëzonin një administrim autonom nën princin Poll, djali i dytë i mbretit Kostandin, i cili si guvernator i përgjithshëm, duhej të pranohej si nga Perandoria Osmane, ashtu edhe nga Greqia. Me ndërmjetësinë e qeverisë rumune takimi u realizua në Bukuresht nga data 12 deri 29 gusht 1914. Greqia propozoi që Perandoria të mbante sovranitetin e ishujve dhe t’ia jepte me qira Greqisë për një periudhë prej 25 vjetësh. Perandoria Osmane nuk pranoi asnjë lëshim. Negociatat u mbyllën pa rezultat. Kriza në marrëdhëniet osmano-greke vazhdoi. Për më shumë shih: George B. Leon, Greece and the Great Powers, Thessaloniki: Institute for Balkan Studies, 1974, f.13-14.

136 Mehdi Frashëri, Kujtime (vitet 1913-1933), Tiranë: “OMSCA-1”, 2005, f.13.

38

Page 78: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Burhanedin i cili u shfaq si kandidatura e vetme në vitin 1914. Ai ishte djali i tretë i

sulltan Abdylhamitit. Për të Shqipëria, ishte një vend i bukur, i banuar nga njerëz disi

të çuditshëm por besnikë, të cilët ndaheshin në dy kategori; në atë të nëpunësve dhe

zyrtarëve të perandorisë, dhe në të dytën ato që u ngjanin kopshtarëve, ushtarëve dhe

gardës së pallatit137.

Një përshkrim të përafërt ka dhënë edhe sulltan Abdyl Hamiti kur e pyetën

rreth karakterit që ka shqiptari botuar në kujtimet e tija138.

Kjo komedi për ardhjen e një kandidati nga dinastia osmane, ishte kurdisur

nga agjentët e Turqve të rinj,139 për të ruajtur, në një farë mënyre marrëdhëniet me

Perandorinë Osmane140. Pasi u zbulua kanditatura e Izet Pashës141 prej Naseliçi

[Maqedonia Jugperëndimore] dhe komploti i Beqir Grebenesë, për t’i dhënë kësaj

lëvizjeje një ngjyrë popullore Turqit e rinj rekrutuan disa anëtarë të institutit gjuhësor

“Aksaray Mahfili” [Katedra e Aksarait]. Këta anëtarë të cilët ishtin përpjekur për të

futur alfabetin osman me shkronja arabe për shkrimin e gjuhës shqipe, nën drejtimin e

Arif Hikmetit, erdhën në Shqipëri që të realizonin planin e tyre.

Kryengritësit arritën të krijojnë një Senat për Shqipërinë e Mesme, i cili

përbëhej nga njëzet e nëntë anëtarë me në krye Mustafa Ndroqin. Krijimi i Senatit iu

njoftua edhe Fuqive të Mëdha, ndërsa anëtarëve të Komisionit të Kontrollit iu bë e

ditur se shërbimet e tyre nuk ishin më të nevojshme dhe ata u larguan në fund të

shtatorit142. Kjo shënoi fundin e përfaqësimit diplomatik në Shqipëri. Një delegacion i

kryesuar nga Haxhi Aliu, një anëtar i Komitetit të Bashkimit e të Përparimit të Turqve

137 Eqerem Bej Vlora, “Kujtime (1885-1925)”..., f.354. 138 Abdyl Hamiti në një intervistë dhënë një gazetari në lidhje me karakterin e shqiptarit foli me

kujdes: Ai i ndau në dy kategori shqiptarët. Të parët janë primitivë dhe shqiptarë malësorë. Këta bënin hajdutin dhe hynin në shërbimin e më të fortit. Nuk e dinin ç’është dashuria dhe keqardhja. Për këtë arsye këta shqiptarë të paditur, din dhe iman kanë paranë. Ndërsa kategoria e dytë janë punëtorë, të drejtë, me zemër të madhe dhe çdo lloj pune i dalin zot . shih: Zija Karal, Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet ...,f. 241.

139 Arif Hikmet, Haxhi Adil, Qamil Fejzo, e të tjerë që besonin akoma në idetë propaganduese fantaziste të turqve të rinj.

140 Eqerem bej Vlora, “Kujtime ..., f. 354. 141 Ahmet Izet Pasha, rrjedh një prej familjeve fisnike të Naselliçit. Përparoi shpejt në karrirerë në

kohën e Abdylhamitit. Pas shpalljes se konstitucionit (kushtetetës 1908), hyri në partinë “Ittihad ve Terakki”. Pas dështimit të komplotit të Beqir Grebenesë u dërgua në frontin e Jemenit, dhe në vitin 1918 u bë kryeministër i Perandorisë Osmane. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua marrëveshja e Mudrosit. shih: AQSH, F.56 (Syrja Vlora), D.8, f.80-84, si dhe Eqerem Bej Vlora, “Kujtime..., f. 355.

142Nikola Guy, Lindja e Shqipërisë, (Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë botërore dhe Lindja e Pavarësisë Shqiptare), Tiranë: Botime “Pegi”, 2012, f.158.

39

Page 79: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

të rinj dhe armik i Esat Pashës, shkoi në Stamboll për të kërkuar Burhanedinin djalin e

Sulltan Abdylhamitit të vinte si mbret i Shqipërisë 143.

Senati i nxitur nga Haxhi Aliu deklaroi përfundimisht që ishte kundër kthimit

të Esat Pashës, një deklaratë që u vlerësua në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë edhe

Esati nuk ndenji duarkryq. Ai gjeti mbështetje tek disa përkrahës të tij vendas, si edhe

gëzonte mbështetjen e miqve të tij të jashtëm grekë, serbë, malazesë, veçanërisht atyre

italianë.

Ndërkohë, lufta e madhe botërore Esat Pashës i kishte sjellë fatin në

derëpërsëri, në orvatjen për t’u bërë prijës i Shqipërisë. Ai duke e ditur se tashmë

Austro-Hungaria ishte në luftëme Serbinë u përpoq që të hynte në lidhje me konsullin

serb në Selanik duke i ekspozuar planin e tij. Esati u takua në fillim të shtatorit me

N.Pashiqin kryeministrin serb, duke realizuar një marrëveshje dhe duke u furnizuar

bujarisht me fonde dhe pajisje144.

Më 22 shtator Esat Pasha, pasi kishte nënshkruar marrëveshjen me qeverinë

serbe145, u nis për në Shqipëri. Në kufi afër Dibrës, me të u bashkuan rreth 4 000 vetë

të armatosur, të cilët edhe më parë i financonte qeveria serbe146. Ai hyri më 2 tetor në

Durrës dhe e detyroi Senatin ta shpallte president dhe komandant të përgjithshëm.

Mori në dorë pallatin mbretëror dhe shiti pasurinë private të Vidit. Grushti i shtetit i

realizuar nga Esati ngjalli zemërim, prandaj popullsia e Shqipërisë së Mesme kërkoi

një shpjegim për rrethanat në të cilat ai kishte gjetur fondet dhe mjetet e tij.

143 Sejfi Vllamasi,“Ballafaqime politke në Shqipëri (1897-1942)”, (Kujtime dhe vlerësime historike), Marin Barleti, Tiranë 1996, f.86. shih: “Memorandumi Përmbi Shqypnië prej Princ Vidit”, (Përgatit Hasan Bello), Tiranë: “Arbëria”, 2008, f.49.

144Sipas thënies private të [Pavli] Tërka efendiut, i cili ka qenë me detyrë pranë Esat Pashës si Ministër i Punëve të Jashtme, më 18 gusht 1914, Esat Pasha u nis nga Napoli dhe arritit në Korfuz. Mbasi qëndroi pak kohë aty, vajti në Athinë, ku u takua me ministrin e Jashtëm, zotin Streite më pas me zotin Venizelos. Esati i pranoi kushtet që i’u vunë. Ato kishin të bënin me lëshimin e Gjirokastrës dhe të Korçës shtetit Grek.Pas qëndrimit në athinë shkoi në Serbi. Me vete kishte Shahin Bej Dinon. Pashiçi nuk ndodhej në Belgrad, ai kishte vajtur në Nish. Esat Pasha u takua me ministrin e Greqisë [në Serbi], Jani Kondurioti dhe njëri pas tjetrit u nisën për në Nish. Marrëveshja me Serbët u mbajt shumë sekret, duke marrë parasysh faktin se qeveria serbe i dha pashait 60.000 napolona për të shkuar në Dibër që të përgatiste gjithë armët dhe municionet e nevojshme, lihet të kutpohet se bisedimet duhet të kenë përfunduar me lëshimin e Shkodrës, shtetit Serb. Avlonyali Sűreyya Bey, Osmanli sonrasi Arnavutluk…, f.258-259; shih edhe Shukri Rahimi,Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin, në: Studime Historike, nr.2, Tiranë: 1982, f.96-97.

145Marrëveshjen Esat Pasha e nënshkroi në Nish më 17 shtator 1914. Tekstin i plotë i marrëveshjes dhe detyrimet jepen tek Shukri Rahimi, Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin …, f.97-98.

146Shukri Rahimi, Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin …, f.98.

40

Page 80: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Lidhur me intrigat e tij në dokumentet osmane theksohet se: “nga ana e

Serbisë iu dërguan Esat Pashës çdo muaj 15 mijë napolona flori, për të mbledhur një

forcë prej 5 mijë xhandarë. Qëllimi ishte të sulmohej Durrësidhe Princ Vidi”147.

Esat Pasha për të forcuar edhe më tepër pozitat e veta, thirri Haxhi Qamil

Fejzën gjoja për bisedime dhe e burgosi. Ky gjest i tij e shtoi më tepër tensionin dhe

konfliktin me kryengritësit. Marrëdhëniet me Esad Toptanin u keqësuan më tepër kur

ai shpërndau edhe komisionin që u kthye nga Stambolli, nën kryesinë e Haxhi Aliut.

Me këtë akt Esat Pasha tregoi se kishte hequr dorë nga marrëveshja e mëparshme për

ardhjen e një princi Turk në Shqipëri. Shqipëria e Mesme dikur e nxitur kundra

Vilhelm Vidit, tanimë u kthye kundra Esatit. Nën drejtimin e Haxhi Qamilit,

shërbëtorit të një prej pinjollëve Toptanas, më 23 nëntor filloi një kryengritje e

fuqishme kundër Esat Pashë Toptanit.

Haxhi Qamili, dogji kullën e Esat pashës në çiflikun e tij në Laprakë, si dhe

shtëpitë e tij në Tiranë. Në sulmet që ai ndërmori u përkrah edhe nga elementët

turkofilë dhe xhonturqit. Esadi u kthye në Durrës dhe të gjitha viset që ndodheshin

nën sundimin e tij hynë tashmë nën sundimin e Ehlikijamit [ Kryengritjes fshatare]148.

Më 2 nëntor 1914, Turqia hyrin në luftë, kundra Antantës. Reshtimi i saj me

forcat si aleate e fuqive të Boshtit Qendror, bëri që politika e Turqve të rinj tashmë të

ndryshojë. Ajo u bëri thirrje gjithë myslimanëve të botës për luftën e shenjtë kundër

armiqve të saj dhe si rrjedhim kundër Esat Pashë Toptanit, të cilin gjyqi ushtarak

otoman e kishte dënuar me vdekje si tradhëtar të Perandorisë Osmane dhe të fesë149.

Një nga personazhet politikë të kohës Eshref Frashëri, do ti shkruante një letër

Mithat Frashërit në muajin tetor të atij viti ku do të theksonte ndër të tjera edhe

ardhjen e një delegacioni xhonturk në Shqipëri, për ti diktuar lëvizjes kryengritëse

vijën politike të Perandorisë Osmane150. Ai theksonte se kishte filluar një kryengritje

fshatare kundër Esat Pashës prej fshatarëve të Shijakut. Tregonte që ishte formuar një

Komision në Shkodër i cili kishte filluar bisedimet, për flamurin, për emrin e

147BOA, Dahiliye Nezareti Emniyet-i Umumiye Birinci Sube (më tej DH. EUM.1.Şb), Dosya 1, 8/L/ 1332 Telegram i ambasadorit Nabi beu në Romë drejtuar qeverisë osmane me nr.552 dhe datë 2 tetor 1914.

148Kryengritësit e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut e quanin veten “Osmanllinj”, ndëra Shkodra i quante “Ehli- kijam”.

149Kristo Frashëri, Kryengritja e Shqipërisë së Mesme (1914-1915)”, në: Buletini për Shkencat shoqërore, nr. 1, 1954, f. 37 .

150AQSh, Fondi nr.35 (Mit’hat Frashëri), Korrespondenca, dosja nr.36/2, dt.8.10.1914. Letër e Eshref Frashërit nga Shkodra drejtuar Mit’hat Frashërit.

41

Page 81: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

nëpunësve të rinj duke formuar një komitet të ri dhe pranimin e turqishtes si gjuhë

zyrtare 151.

Udhëzimet nga Stambolli treguan se qeveria turke kishte pranuar që Shqipëria

të shtrihej nën ndikimin Austro-Hungarez. Përpjekjet e marrëveshjet me Turqit e rinj

bëheshin nga shumë anë. Kështu Pallaviçini, ambasadori austriak në Stamboll, në

telegramin që i drejtonte Bertholdit, tregonte se kishte folur me Talat Beun mbi

instruksionet që u janë dhënë turqve të rinj në Shkodër152.

Elementët fanatikë të klasës çifligare turkofile të Tiranës të kryesuara nga

Musa Qazimi si dhe elementët proturk të Elbasanit të udhëhequr nga Qamil Haxhi

Fejza, nënshkruan në 20 dhjetor të vitit 1914 marrëveshjen e njohur me emrin

“Besëlidhja e Krujës” me të cilën shpallën luftën kundër qeverisë së princ Vidit dhe

“bashkimin e Shqipërisë me Turqinë”153. Në këtë takim u morën një sërë vendimesh;

të kryhej ribashkimi me Perandorinë Osmane, të ftohej një princ mysliman i familjes

otomane për tu bërë mbret i tyre; të dëbohej Esat Pasha; të zgjidhej një këshill

administrative “jo me një udhëheqës të vetëm” për mbrojtjen e të drejtave të popullit;

të niste shërbimi i detyruar ushtarak. U vendos gjithashtu që të ndalohej kushdo nga

krahinat rivale [Dibra e Mati] që kërkonte të kalonte territorin e kontrolluar nga

Bashkimi.

Në dhjetor të 1914, Italia pushton Vlorën, pushtimi i saj ndiqet me vëmëndje

edhe nga Perandoria Osmane. Në burimet dokumentare arkivore osmane gjenden

letërkëmbimet e kryeministrit të Perandorisë Osmane në këtë kohë, Said Halim

Pashës, me ambasadorin e tij në Itali. Ndër të tjera në korrespondencën e tyre flitej

rreth lëvizjeve të cilat kishin lidhje me Shqipërinë. Madje në këto telegrame të

dërguar nga ambasadorët e Portës së Lartë në Romë dhe Berlin thuhej se Italia po

përgatitet të pushtojë Vlorën dhe Shqipërinë 154. Në fund të dhjetorit agjentët

xhonturq së bashku me përkrahësit e tyre i dërguan një telegram princ Vidit me të

cilin e njoftonin se e njihnin atë si mbret të Shqipërisë155.

151AQSh, Fondi nr.35 (Mithat Frashëri), Korrespondenca, dosja nr.36/2, dt.8.10.1914. Letër e Eshref Frashërit nga Shkodra drejtuar Mithat.Frashërit.

152HHSt. A. PA. A në AIH, VJ.- 25-1-118, Stamboll 7.1. 1915, Raport i amb.a-h.Pallaviçini dërguar ministrit të jashtëm Berthold.

153Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: “Nënë Tereza”, 2007, f.187-190.

154BOA, DH. EUM.1.Sb.14.7 16 zilhicce/332 ose 23 Tesrrini-evvel/330. 155Memorandum përmbi Shqypënië, Prej Wilhelmit, mbret I Shqypënies Princ Wied..., f.53.

42

Page 82: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në fillim të 1915, Perandoria Osmane dërgoi në Shqipëri tre delegacione, të

kryesuara nga Hajredin bej Prishtina, Sali bej Jegeni, Fuat bej Pustina dhe Shefqet

Peja të cilët iu dhanë udhëzime të reja udhëheqësve të kryengritësve. Ata duhej të

shihnin jo më drejt Perandorisë Osmane, dhe të hiqnin dorë nga politika e krijimit të

një principate myslimane në Shqipërinë e Mesme, për të kaluar tashmë në një politikë

të re të orientuar drejt Austro-Hungarisë156.

Në fund të janarit Fejzi Bej Alizoti hartoi programin e kryengritësve në lidhje

me xhonturqit157. Në shkurt të vitit 1915, njoftonin se Fejzi Bej Alizoti dhe Aqif

Pashë Biçakçiu qenë marrë vesh tashmë me Turqit e rinj në Bari158.

Motivet të cilat i shtynë këto patriotë të merren vesh me qarqet sunduese të

Perandorisë Osmane ishin të ndryshme. Ata synonin që me anë të ndihmës që do të

merrnin nga qeveria e turqve të rinj, të mund të luftoheshin armiqtë e brendshëm edhe

të jashtëm të vendit. Duke justifikuar veprimin e këtyre atdhetarëve, gazeta “Koha”

shkruante, se shkaqet e Kryengritjes kundër princ Vidit në Shqipëri nuk mund t’i

ngarkoheshin vetëm Turqisë e xhonturqve, se ata ishin aleatët e mundshëm dhe

prandaj edhe ishin të interesuar për qënien e një Shqipërie të fortë. “Turqia thuhej në

këtë gazetë, nuk mendon të vijë prapë këtu, –ajo don që ne të jemi të fortë sepse kemi

armiq të përbashkët”159.

Ndërkohë vetë aleatja e Perandorisë Osmane, Austro-Hungaria po përpiqej ta

pushtonte vetë Shqipërinë dhe ta fuste atë nën suazën e saj.

Perandoria Osmane në këtë kohë do të gjendet në vështirësi të mëdha. Ajo

ishte e shtrirë në disa fronte lufte të cilat ishin të papërballueshme, si nga ana e

forcave të armatosura, ashtu edhe nga e furnizimeve ushtarake160.

Delegacioni i parë i kryesuar nga Hajredin bej Prishtina dhe Sali bej Jegeni,

solli me vete edhe një letër nga Ministri i Brendshëm i Perandorisë Osmane, Mehmet

Talat Pasha. Edhe delegacionet e tjera që erdhën mbrapa sollën po të njëjtat

156 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politke në Shqipëri ..., f. 87. 157HHSt. A. PA. A në AIH, Vj, 25-4-103 Shkodër 29 janar 1915. Telegr. i kons. Halla në Shkodër

drejtuar MPJ në Vjenë. 158AQSH. F.35 (Mithat Frashëri), D. Nr.36/4 (Korrespondenca), dok.nr.53442. Letër turqisht e datës

15.2.1915. 159 Gazeta “Koha” viti I, nr.4, dt. .11.2.1915, art: “Turqia dhe Shqipëria” . 160 Frontet e luftës sipas historianit Sabahatin Ozel janë: Fronti i Kaukazit, i Irakut, i Çanakalasë,

dhe i vendeve rreth Kanalit të Suezit. Për më shumë shih në:“Türk Inkilap Tarihi”, Istanbul: DER Yayinlari, sekizinci basim, 2001, f,57,59, 60, 61.

43

Page 83: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

udhëzime. Në përputhje me këto udhëzime, Fejzi beu së bashku me xhonturqit filloi të

hartonte një program të kërkuar nga ana e kryengritësve161.

Në këtë program ata propagandonin për një Shqipëri më vete, se mund të

përdorej flamuri i Shqipërisë në vend të flamurit Turk për të cilin ishte bërë

propagandë deri atëherë dhe se mund të pranohej sërish princ Vidi si mbret i

Shqipërisë162.

Jo të gjithë krerët kryengritës e kuptuan këtë ndryshim dhe grupi udhëheqës i

kësaj kryengritjeje u nda në dy grupime; në atë konservatoro-fanatik që vazhdonte të

mbante akoma parullat të vjetra, dhe në grupin me përparimtar, që u orientua drejt

Austro-Hungarisë.

“Aso kohe,- thekson në kujtimet e tij Ismail Strazimiri, kishin ardhë në Dibër

disa fetva prej Stambolli. Me këto fetva thirreshin myslimanët me marrë pjesë në luftë

kundra armiqve të Turqisë myslimane”163.

Përkundrejt interesave të përbashkëta shumë vetë shfaqnin edhe mosbesimin e

tyre të thellë, të përforcuar nga e kaluara e afërt, ndaj politikanëve xhonturq164.

Aleancën me xhonturqit e shikonin me dyshim dhe partizanët e shumtë të ruajtjes së

asnjanësimit së shtetit të ri shqiptar165.

Në të vërtetë komiteti xhonturk i Stambollit, në marrëveshje me Vjenën dhe

nën shtytjen e saj, përpiqej t’i lidhte shqiptarët pas vetes dhe t’i fuste në luftë kundër

Serbisë për llogari të vet166.

Mendimi se shpëtimi i Shqipërisë do të varej nga suksesi që do të kishte

aleanca austro-gjermane i çonte shumë politikanë shqiptarë të asaj kohe drejt afrimit

me Turqinë, me qarqet sunduese të saj, me turqit e rinj dhe me përkrahësit e tyre në

Shqipëri.

161HHSt. A. PA. A në AIH , Vj.25-4-483, Shkodër 9 janar 1915. Teleg. i konsullit Halla në Shkodër dërguar MPJ në Vjenë.

162Memorandum për mbi Shqypninë prej Wilhelmit, Mbret i Shqypnies princ Wied.., f.52. 163Ismail Strazimiri, Lufta kundër Pavarësimit të Shqipërisë, (Kujtime historike për lëvizjen në

qarkun e Dibrës) Tiranë:, Shtëpia botuese “Naimi”, 2010, f.71. 164 Gazeta “Dielli”, V.VI, nr.388, dt.8.1.1915, Opinga, “Kryengritja kundër Esatit”. 165 Gazeta “Dielli”, V, VI, nr.306, dt.1.2.1915, P Kordha , “Korrespondencë nga Shkodra” ( 29

dhjetor 1914): Ç’sillet në Shqipërinë e Mesme, fanatikë dhe xhonturqë”. 166HHSt. A. PA. A në AIH, Rap.sekret nr.2 i Pallavacinit drejtuar Bertholdit , Stamboll 7.1.1915. Në

financimin e ketij aksioni ambasadori austriak në Stamboll, Pallaviçini qe treguar mjaft i pakursyer . Në krye të tij ai kishte vënë Fuad Beun të nipin e Fuat Pash’ës (Prishtinës).

44

Page 84: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Aleanca e tyre me ta duhet parë jo vetëm në gjykimin dhe simpatinë e disa

elementëve vendas të kësaj kryengritjeje, por edhe në konjukturat e jashtme. Ata

ofruan shqiptarin Kara Said Pashën, i cili pritej të vinte në Shkodër167.

Kara Said Pasha një komandant i ushtrisë turke në pension i ardhur nga

Stambolli për në Gjenevë, dhe i përkrahur nga Austria për të shpëtuar Shqipërinë më

4 tetor 1916 u zu rob nga Malazezët duke kaluar për në Shqipëri168.

Në shkurt të vitit 1915, përsëri me nxitjen e xhonturqve, disa nga krerët e

Këshillit të përgjithshëm në një mbledhje të veçantë që bënë në Elbasan, me nxitjen e

një delegacioni nga Stambolli, aprovuan një rezolutë të cilën ia drejtuan Princ Vidit,

që ndodhej atëherë në frontin e Karpateve si major i ushtrisë gjermane. Në këtë

rezolutë thuhej se kryengritësit dëshironin kthimin e tij në Shqipëri169. Kjo thirrje nuk

gjeti miratimin e elementëve më konservatorë të prirë nga Haxhi Qamili dhe Musa

Qazimi, të cilët këtë lloj ringjalljeje të besnikërisë ndaj Vidit e shtypën me të

shpejtë170.

Në pranverë të 1915, kemi një përplasje midis forcave të Esat Pashës dhe

kryengritësve të Haxhi Qamilit. Duke parë anarkinë dhe gjendjen kaotike të

Shqipërisë, në këtë periudhë forcat ushtarake të shteteve fqinje filluan të zbatonin

përsëri planet dhe dëshirat e tyre për pushtimin e trojeve shqiptare. Trupat serbe

pushtuan disa krahina shqiptare dhe liruan Esat Pashë Toptanin, i cili mbahej i

izoluar. Haxhi Qamili, Musa Qazimi etj., u kapën dhe me urdhër të Esatit u

ekzekutuan. Me ekzekutimin e tyre mori fund Kryengritja e Shqipërisë së Mesme.

Lëvizja kryengritëse e Shqipërisë së Mesme u përjetua me dhimbje dhe me një

ndenjë revolte nga atdhetarët shqiptarë. Në shkrimet e tyre të botuara në organet e

shtypit brenda e jashtë vendit, ata dënuan rolin tradhëtar të Esat pashë Toptanit në

këtë kryengritje, si dhe të udhëheqësve fanatikë e antikombëtarë të saj171.

Gazeta “Dielli” do të shkruante se: “kjo lëvizje ishte e ushqyer prej Turqisë e

ndihmuar prej Serbo-Greqisë dhe e përhapur prej Italisë. Ajo u rrit nga pakujdesia e

167AQSH, F.847, D.nr.5, Dok nr.V/135, Lozanë, dt.16.1.1915. Lidhur me këtë problem Pandeli Cale i shkruante Themistokli Gërmenjti në Bukuresht se më parë do të nisej në Shkodër Vasili (mbiemri nuk i dihet ), për të mos shkruar të gjithë bashkë dhe shprehte besimin se me ta do të nisej edhe Kara Said Pasha.

168 BOA, HR. SYS. D.2427, 4 tetor 1916. 169Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një..., f.200. 170V. Duka, Shqipëria…, f.83. 171Historia e Populli Shqiptarë ..., vëll.III, Tiranë: Botimet Toena, 2007, f.72.

45

Page 85: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qeverisë, shumica e së cilës mbahet vetëm me këto propoganda dhe është e

kompromentuar me kryengritësit”172.

5. Gjendja e Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore.

Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë në një gjendje të

brendshme kaotike të paqëndrueshme si nga pikëpamja politike ashtu edhe nga ajo

ekonomike dhe shoqërore.

Hyrja e Perandorisë Osmane në luftë në fillim të nëntorit 1914 përkrah Fuqive

të Bllokut Qendror natyrisht që kishte rrjedhojat e saja në arenën ndërkombëtare por

edhe për vetë vendin tonë.

Pjesëmarrja e Perandorisë Osmane në konfliktin botëror e ndryshoi raportin e

forcave në Ballkan në dëm të Antantës. Prandaj Antanta bëri përpjekje për ta tërhequr

pas vetes Bullgarinë në mënyrë që kjo të mos i bashkohesh Boshtit Qendror, ata i

ofruan asaj Trakën turke, që prej kohësh e pretendonte173.

Mirëpo siç e kemi parë, joshja më e madhe për Sofjen ka qenë Maqedonia,

pjesë e aneksuar nga Serbia dhe Greqia në vitin 1913.

Gjendja kaotike e vendit tonë dhe gjendja e favorshme ndërkombëtare që

diplomacia Italiane i krijoi vetes me manovrime diplomatike i’u dha dorë italianëve

për të realizuar planet e tyre të vjetra. Shpallja prej Italianëve në fund të majit të 1914

si shtet asnjanës ndaj luftës që ishte gati në të shpërthyer dhe qëndrimi jashtë saj deri

në maj 1915, i dha dorë qeverisë Italiane të merrte një pozicionim duke luajtur një rol

të dyfishtë sipas dhuratave që asaj do ti bëheshin nga dy grupet kundërshtare.

Nga Antanta asaj do ti ofrohesh copëtimi i Shqipërisë, dhe një pjesë e ishujve

të Dodekanezit, ndërsa nga ana e Boshtit Qendror ende qëndrohesh përkohësisht në

atë të ruajtes vendimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913 .

172Gjendja e Shqipёrisё, gazeta “Dielli”, dt.24.7.1914; shih S.Vllamasi, Ballafaqime politke në...,f.86.

173Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë: Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re, 1987, f.126.

46

Page 86: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Fuqitë e dy grupeve ndërluftuese, për të mos u hedhur në anën kundërshtare,

pranuan, në tetor 1914 kërkesën e Italisë për të pushtuar Vlorën, dhe i njohën Greqisë

të drejtën për të pushtuar ushtarakisht dy trevat e Shqipërisë së Jugut, Korçën dhe

Gjirokastrën. Kështu më 27 tetor qeveria greke e Venizellos shpalli nga Athina se

kishte kryer pushtimin e “Vorio –Epirit” dhe se përmbyste “qeverinë vorio- epirote”

të krijuar në mars 1914 nga vetë qarqet sunduese greke.

Që më 1 gusht 1914, Sazonovi kishte miratuar sugjerimin e Raymond

Poincares, presidentit francez, se ata duhet të përpiqeshin të joshnin Italinë, në

këmbim të Vlorës dhe “lirisë së veprimit” në Shqipëri174.

Italia, për t’iu shmangur në fillim një konflikti të armatosur me shqiptarët, më

29 tetor 1914 zbarkoi zyrtarisht në Vlorë me një “mision sanitar”, i cili në të vërtetë

do të përgatiste pushtimin. Më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin dhe pas dy muajve, më

25 dhjetor 1914, pushtoi Vlorën.

Me fillimin e Luftës së parë Botërore, Serbia dhe Mali i Zi që luftonin përkrah

Antantës menduan se ishte rasti i përshtatshëm për të realizuar synimet e tyre të

vjetra: Serbia për të dalë në detin Adriatik dhe Mali i Zi për të pushtuar Shkodrën.

Fuqitë e Antantës nuk i pranuan kërkesat e Serbisë dhe të Malit të Zi për të hyrë në

Shqipëri dhe i këshilluan të mos nguteshin, pasi “rregullimet” tokësore në favorin e

tyre do të bëheshin pasi të fitohej lufta175.

Në kurriz të popullit shqiptar u bënë pazarllëqe të shumta dhe marrëveshje të

fshehta. Italia u përpoq të përfitonte sa më shumë nga pjesëmarrja e saj në luftë, pro

fuqive të Antantës. Ndërkohë shtetet e Antantës me Italinë do të nënshkrojnë më 26

prill 1915 Traktatin e Fshehtë të Londrës176.

Traktati Fshehtë i Londrës e cënoi Shqipërinë duke i dhënë të drejtë Italisë të

pushtonte ishullin e Sazanit177. Nga 16 pikat që kishte traktati 3 prej tyre kishin të

bënin drejtpërsëdrejti me Shqipërinë dhe ishin pikërisht pikat 5, 6, dhe 7.

174 Nikola Guy, Lindja e Shqipërisë, Tiranë: Botime “Pegi”, 2012, f.126. 175Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë: Kombinati

Poligrafik, Shtypshkronja e Re, 1987, f.82 176 Valentina Duka, ‘Histori e Shqipërisë 1912-2000”, Tiranë: ShBLU, 2007, f,88 177 Për këtë temë është folur gjerësisht në historiografinë shqiptare, shih; Valentina Duka Histori e

Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: ShBLU, 2007: M.Çami, “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918”, Tiranë Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re,1987: Historia e popullit shqiptar (Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939), vëll III, Tiranë: Botimet Toena, 2007 etj.

47

Page 87: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Sipas nenit 5, territoret prej derdhjes së Bunës në Veri e deri në derdhjen e

Drinit në detin Adriatik, duke përfshirë edhe portin e Shëngjinit, parashikohej t’i

kalonin Serbisë dhe Malit të Zi.

Sipas nenit 6, Italisë i njihej sovraniteti i plotë mbi Vlorën dhe mbi një tokë

mjaft të gjerë rreth saj, mbi ishullin e Sazanit dhe në Shqipërinë e mesme formohej

një shtet shqiptar i cunguar autonom dhe i neutralizuar nën sovranitetin italian.

Sipas nenit 7, Italia duhet të mos kundërshtonte dëshirën e Francës, të Anglisë

dhe të Rusisë që pjesët veriore të Shqipërisë të ndaheshin midis Serbisë, Malit të Zi

dhe Greqisë.

Traktati i Londrës i 26 prillit ishte një marrëveshje e arritur gjatë Luftës

Botërore, por për tu vënë në jetë në mbarim të saj . Me këtë akt katër fuqitë

nënshkruese për interesat e tyre merrnin nëpër këmbë të drejtat kombëtare të

shqiptarëve. Ato shkelnin dhe cënonin hapur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të

Shqipërisë, të njohura gati dy vjet më parë me vendimet e 29 korrikut 1913 të

Konferencës së Ambasadorëve.

Përmbajtja e këtij Traktati i hapte rrugën një copëtimi të ri të trojeve shqiptare,

si dhe zhdukjes së pavarësisë së shtetit shqiptar, kuptohet nëse luftën do ta fitonin

shtetet e Antantës të cilat e kishin nënshkruar178.

Në marrëdhëniet me jashtë shtetin shqiptar do ta përfaqësonte Italia. Kjo u

vendos pasi Italia kishte bërër disa lëshime në favor të Serbisë.

Sonino, ministri italian do ti shkruante amabasadorit të tij në Londër Imperialit

se: “Në shkëmbim; të këtyre lëshimeve kërkojmë për Italinë vetëm.... përfaqësimin

diplomatik të shtetit të vogël mysliman shqiptar, i cili nuk do të ketë mjetet e

mjaftueshme për të mbajtur përfaqësitë e veta179. Pas nënshkrimit të traktatit më 23

maj 1915, Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë dhe më vonë Turqisë dhe

Gjermanisë180.

Qeveria serbe, e shqetësuar nga zgjerimi i Italisë në Shqipëri si edhe nga

përmbjatja e Traktatit të fshehtë të Londrës, vendosi të vepronte ushtarakisht drejt

178 Historia e popullit shqiptar.., Vëll. III, f. 80. 179 Muin Çami “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918”, Tiranë:Kombinati

Poligrafik, Shtypshkronja e Re, 1987, f.168. 180 Muin Çami, “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918”, Tiranë: Kombinati

Poligrafik, Shtypshkronja e Re,1987, f.176.

48

Page 88: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Shqipërisë së Mesme. Forcat Serbe hynë në Shqipëri dhe arritën deri në afërsi të

Durrësit ato synonin ti vinin në ndihmë Esad Pashë Toptanit duke goditur

kundërshtarët e tij si dhe kryengritësit e Shqipërisë së Mesme.

Në një proklamatë drejtuar shqiptarëve shkruhej se; “Neve nuk vimë kundër

Shqipërisë, sepse fati saj është në dorë të Evropës, ne vimë kundër atyre që luftojnë

Esad pashën i cili dëshiron të ruajë Shqipërinë dhe shqiptarët”. Më tutje shkruhesh se

“si ti zemë e t’i dënojmë kryengritësit neve do të kthehemi prapë, edhe qeverinë e

vendit tuaj do ta lëmë ndë dorë të birit të Shqipërisë Esad pashës, i cili dëshiron të

rrojë ndë paqtim me kombin fqinj…Atij që është bashkë me ne po i sjellim paqtim

dhe dashuri, po atij që është kundër nesh (po i sjellim) kordhë. Bëhuni të urtë edhe

ruani vendin edhe kombin tuaj edhe mos dëgjoni intrigantët e Stambollit e të

Vjenës181”.

Madje ky invadim do të përligjej në një notë të Beogradit me datën 10 qershor

ku qeveria e Beogradit përpiqej të përligjte pushtimin me të njëjtat “argument që ajo

kishte përdorur edhe më parë, gjoja me “sigurimin” e kufijve të Serbisë, e të

prapavijave të ushtrisë serbe nga inkursionet e popullsisë shqiptare e cila cilësohej si

“e egër” dhe e shndërruar në një vegël të verbër në duart e Austro-Hungarisë dhe të

Turqisë”182.

Pushtimin e një pjese të Shqipërisë nga ushtria serbe e pasoi pushtimi i

Shqipërisë së Veriut nga forcat malazeze, dhe më 27 qershor pushtuan qytetin e

Shkodrës183.

Edit Durham do të shkruante se “malësorët shqiptarë i bënë një kundërshtim

të madh sulmit malazez por Shkodra kishte qenë e çarmatosur nga kontrolli

ndërkombëtar dhe u muar fare lehtë”184. Gjendjen e Shkodrës e të Shqipërisë në

përgjithësi e çfaq më së miri Sali Nivica. Në gazetën Populli Sali Nivica shkruante se

“Populli shqiptar nuk i qëndroi dot invazorit me pushkë” pse një popull pa krye, i pa

rregullt e organizim i pa top e mitraloz, i pa droje e mbështjetje i ngatërruem me

propagandë gjithfarësh, s’mund të qëndronte një ushtri. Megjithë këtë luftë s’ka e

s’don me pasë me kërkënd, porse populli shqiptar asht në luftë me të gjithë! Asht në

181 “Dokumenta historike për ti shërbye historisë tonë kombëtare”, Elbasan:1924-1925, f.17-18. 182AMAE, Albanie, Vëll.5, fl.208-210, 183AMAE, Albanie, vëll.5.fl.306, 313-317 184 Edit Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë: Argeta-LMG, 2001, f.281.

49

Page 89: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

luftë me Grekun, asht në luftë me serbin, asht në luftëme Malin e Zi, asht në luftë edhe

me Austrinë e me Italinë, asht në luftë edhe me Turkin’! 185

Ditët e para të një qetësie relative i pasuan arrestimet burgosjet dhe internimet

në masë. Ato u kryen nën petkun e luftës kundër agjentëve të pasuesve të Austro-

Hungarisë ose të Turqisë186.

Pushtuesit malazezë dhe administrata e vendosur prej tyre filluan menjëherë

ndjekjet e internimet dhe vranë shumë patriotë shqiptarë, si Isa Boletinin, Mehmet

Shpendin, Çerçiz Topullin, Mustafa Qullin, etj. Ndërsa pushtuesit serbë, ndër të tjerë

vranë edhe Dedë Gjo Lulin. Por pushtimi serbo-malazez i tokave të Shqipërisë nuk

vazhdoi gjatë187. Forcat serbe dhe malazeze kapitulluan në luftë dhe u tërhoqën nga

Shqipëria.

Në janar 1916, territori i shtetit shqiptar do të kthehej në shesh lufte. Duke

ndjekur ushtritë serbe, ushtritë Austro-Hungareze pushtuan me radhë Shkodrën,

Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin.

Në Elbasan forcat Austro-Hungareze u takuan me forcat bullgare, që e kishin

pushtuar më parë këtë qytet. Prej Shqipërisë së Mesme një pjesë e trupave austro-

hungareze zbriti në jug perëndim të vendit dhe qëndroi në krahune djathë tëlumit

vjosë, në kufi me vijën e frontit të Italianëve188. Ushtria Bullgare u tërhoq në krahinën

e Librazhdit dhe Pogradecit. Duke u munduar të shtrinte ndikimin edhe në pjesën

tjetër të Shqipërisë qeveria bullgare formoi një qeveri të përkohëshme “shqiptare” në

krye të së cilës u vu Basri Bej Dukagjini189.

Ahmet Zogu po në këtë kohë i dërgon një letër Basri Bej Dukagjinit në të cilën

i kërkon të krijojë një korpormatë vullnetarësh filo austriak për të sulmuar trupat

italiane në Vlorë190.

Në muajin shkurt 1916, Faik Konica nga Stambolli i drejton një promemorie

në frëngjisht qeverisë Osmane, ku kërkonte një zgjidhje serioze për çështjen e

sovranit shqiptar ku ndër të tjerat shkruan “është e kuptueshme që nëse duam një

zgjidhje serioze e solide, duhet të marrim në konsideratë ndjenjat e popullit shqiptar.

185 “Populli”, 22.6.1915, f.2, art: Mbi notën e Cetinjës. Muini f.200. 186AMAE, Albanie, vëll 6, fl.72, 78, 80, 83. 187Historia e Shqipërisë, vëllimi I dytë, Tiranë: 1965, f.443. 188Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Tiranë: Botimet Toena, 2007, f.83. 189Historia e Shqipërisë, Vëllimi I dytë, Tiranë: 1965, f.445. 190AQSH, F.416, D.12, fl.1-35, 17 janar 1916. Letër e A. Zogut nga Mati.

50

Page 90: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Zgjedhja e një princi myslyman për fronin e këtij vendi me shumicë myslimane,

rekomandon vendosjen e një princi mysliman që të ishte anëtar i shtëpisë perandorake

të Turqisë”191.

Kjo lloj tendosje u rrit edhe më tepër kur u hap lajmi se Bullgaria kishte lejuar

të mbahej në Sofje një kongres shqiptar, i cili do të diskutonte për krijimin e një

qeverie të përkohëshme kombëtare dhe për cështje të tjera të Lëvizjes Kombëtare, si

dhe deklarata që nënkryetari i Parlamentit bullgar i kishte bërë Faik Konicës se

Bullgaria dëshironte një Shqipëri të lirë, të fortë e të madhe. Por ende mbetej hija e

princ Cirilit që kërkonte fronin e Shqipërisë192.

Gazeta “Dielli” u bënte thirrje fuqive të Boshtit Qendror që të pranonin

Shtetin e Pavarur Shqiptar si një zgjidhje “më të mirë dhe më të pëlqyer për të gjithë”,

Austro-Hungarinë, Bullgarinë dhe Italinë193.

Austro-Hungaria dhe Bullgaria nga ana e tyre në muajin mars kishin lejuar

krijimin e një administrate shqiptare nën drejtimin e Aqif pashë Elbasanit, si mjet i

zgjidhjes së përkohëshme të krizës midis tyre në Shqipëri, shpejt do ta eliminonin atë.

Deri në fund të marsit 1916 nën sundimin e ushtrisë austro-hungareze ranë dy të tretat

e vendit. Në kuadër të interesave të saj strategjike, Ministria e Jashtme në Vjenë hartoi

një plan masash të cilat synonin: sigurimin e operacioneve ushtarake; ruajtjen e

interesave politike dhe ekonomike të Monarkisë, duke mënjanuar çdo influencë

armike; ngritjen kulturore dhe ekonomike të vendit dhe popullsisë etj. Gjithashtu nga

komanda ushtarake kërkohej të respektoheshin zakonet e banorëve vendas, kultura

dhe gjuha e tyre, duke përjashtuarçdo gjuhë tjetër të huaj përveç gjermanishtes. Me

gjithë masat e marra dhe urdhrat e rrepta që lëshonte komanda, mugesa e kontrollit

dhe rraskapitja prej luftës e ndryshoi imazhin e ushtrisë austro-hungareze në popull

pavarësisht që shprehesh se ishte në tokë neutrale dhe mike194.

Propagandës lidhur me formimin e batalioneve vullnetare për një stërvitje 8

javore, me përjashtim të disa myslimanëve në Shqipërinë e Mesme, atë të Shkodrës,

për arsyet e mësipërme nuk iu përgjigjën. Ky fenomen edhe sipas vetë autoriteteve

191AQSH, F.13/ D.2.v.1916 –Promemorie e Faik Konicës lidhur me vendosjen e një princi osman në fronin shqiptar në gjuhën frënge.

192Shqipëria dhe Bullgaria. “Dielli”, dt.11.3.1916. 193Shqipëria dhe Bullgaria. “Dielli:, dt.11.3.1916 . 194HHSt. A. PA. A., në AIH, Vj.26-9-986, Raport i konsullit civil Kral për MPJ Kontit Burian në

Vjenë, Shkodër 2.3.1916.

51

Page 91: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

austro-hungareze nuk duhejtë interpretohej si një mungesë patriotizmi e Shqiptarëve

ose si kundërshtim ndaj tyre pasi edhe në zonat më të thella po të zhvillohej një

tentativë për rekrutim vullnetar do të ishte i njëjti rezultat195.

Ankesa dhe pakënaqësi pak a shumë të njëjta u shfaqën edhe në popullsinë

myslimane të Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës. Në këtëzonë një major osman me

emrin Hysni bej, i cili, bënte propagandë tek myslimanët shqiptarë në favor të Bllokut

Qendror, u kishte deklaruar atyre të qëndronin të qetë e ta linin fatin e tyre në duart e

trupave austro-hungareze, sepse Austro-Hungaria e mbronte fenë myslimane njëlloj si

dhe Perandorinë Osmane196.Ky përfundim vinte si rezultat i aleancës së Bllokut

qendror që ekzistonte në vitet e Luftës së Parë botërore, pjesë e së cilës ishte edhe

Perandoria Osmane. Me qëllim për të krijuar një klimë bashkëpunimi e simpati tek

popullsia myslimane e Shqipërisë dhe për të ulur pakanëqësitë e akumuluara ndaj

ushtrisë austriake, komanda ushtarake austro-hungareze, urdhëroi afishimin në vendet

publike dhe leximin në të gjitha xhamitë e Shqipërisë një fetva mbi luftën e shenjtë që

Shejh-ul-Islami kishte shpallur më 23 nëntor 1914. Kjo fetva u shpjegua në mënyrë të

detajuar përpara besimtarëve edhe nga myftiu i Shkodrës Mehmet Tahiri197. Sipas tij,

në bazë të fetvasë së lartë e të shenjtë të gjithë myslimanët besnikë duhej t’i bindeshin

autoriteteve civile e ushtarake të kajzerit të Austrisë, të kajzerit të Gjermanisë, e të

mbretit të Bullgarisë, të cilët ishin aleatë e miq të Kalifit; duhej luftuar kundër

shteteve dhe bashkëpunëtorëve kundërshtare të Kalifit. Ai bënte thirrje se duhej

luftuar edhe kundër Esat Pashë Toptanit që ishte përkrahës i Antantës, dhe

konsiderohej armik i islamizmit e i Shqipërisë. Prandaj sipas tij ishte detyrë e shenjtë

që t’i ndiqte këta armiq me rreptësinë më të madhe. Të gjithë ulematë dhe hoxhallarët

shqiptarë duhej që t’ia shpjegonin atë besimtarëve të tyre, në mënyrë që të fitonin

kënaqësinë e Kalifit, dhe të mos ngjallnin urrejtjen dhe përbuzjen e patriotëve të

mirë198.

Ndërsa ushtritë Italiane nga ana e tyre pasi pushtuan krahinën e Vlorës,

Himarën dhe Tepelenën, në muajt shtator e tetor 1916 u shtrinë edhe në Gjirokastër në

195HHSt. A. PA. A., në AIH, Vj. 26-17-173, Raport i konsullit civil Kral për MPJ KOntit Burian në Vjenë, Shkodër, 12 .06.1916.

196HHSt. A. PA. A., nëAIH,Vj. 26-15-1564, Telegram i oficerit të plotfuqishëm të Komandës eprore të armatës së Shkupit von Mackensen drejtuar Komandës eprore në Vjenë, Shkup, 26.6.1916.

197Hasan Bello, Roli i Austro-Hungarisë për organizimin e institucioneve të fesë islame në Shqipëri në vitet 1916-1918, në: Zani i Naltë, nr. 3, Tiranë: 2013, f.42.

198HHSt.A.PA. A., nëAIH, Vj. 26-15-1556, Komandanti më i lartë i trupave austro-hungareze në Shqipëri Trollman, Shkodër, 7.7.1916.

52

Page 92: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Sarandë në Përmet dhe në Leskovik duke dëbuar prej andej forcat greke. Po në

vjeshtë të vitit 1916, ushtritë franceze të “Armatës së Lindjes” të nisura nga Selaniku

pushtuan Korçën dhe më vonë u shtrinë edhe në Gorë e në Opar.

Në fillim të vitit 1917 forcat italiane pushtuan edhe Ersekën. Në këtë mënyrë e

gjithë Shqipëria u pushtua nga ushtritë e shteteve ndërluftuese dhe u kthye në një

fushë të luftës botërore.

Vija e frontit në mes ushtrive ndërluftuese shtrihej afërsisht në vijën Vlorë-

Berat-Pogradec. Kjo vijё mbeti deri në mbarimin e Luftës së parë Botërore.

Zyrtarisht Lufta e Parë Botërore mori fund në nëntor 1918 me fitoren e

Antantës. Vetëm në Shqipëri efektivi i trupave pushtuese ishte rreth 250 mijë ushtarë.

Mbarimi i Luftës me fitoren e fuqive të Antantës, e gjeti Shqipërinë jo vetëm

të copëtuar politikisht dhe të pushtuar nga forcat ushtarake të disa fuqive fituese dhe

shteteve fqinje, por edhe në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ekonomike199.

Në këtë gjendje detyrë imediate para popullit shqiptar ishte shpëtimi i vendit

nga pretendimet pushtuese, ku kërkohej organizimi i forcave të brendshme dhe

formimi i qeverisë kombëtare e cila do ta përfaqësonte shtetin shqiptar në arenën

ndërkombëtare.

Me mbarimin e luftës në gjirin e Lëvizjes Kombëtare shqiptare u shfaqën dy

rryma politike: Njëra shprehej për një shtet plotësisht të pavarur, dhe tjetra për një

shtet të pavarur, por nën “mbrojtjen” e përkohëshme nga Fuqitë e Mëdha. Ky ishte

dhe një kusht i dosmosdoshëm për ekzistencën dhe konsolidimin e shtetit.

Grupimet politike u bashkuan në një kërkesë të ngutshme për kohën, e cila

ishte krijimi i një qeverie shqiptare. Kjo lëvizje gjeti dhe mbështjetje popullore në të

gjithë vendin. Në dhjetor të 1918, në Durrës u mblodh një Kongres, i cili formoi

qeverinë e re shqiptare me në krye Turhan Pashë Përmetin. Në Kongresin e Durrësit u

theksua paprekshmëria e vendimeve të traktatit tëvitit 1913 dhe mbi këtë bazë u

goditën pazarllëqet e kryera gjatë Luftës së parë Botërore. Me të marrë vesh hapjen e

Konferencës së Paqes në Paris, kongresi caktoi edhe delegacionin zyrtar për të marrë

pjesë në punimet e saj.

199 Muhamet Shatri, Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri tetor 1918-maj 1920, në: “Gjurmime Albanologjike, 1982.

53

Page 93: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Konferenca e Paqes në Paris u hap më 18 janar 1919. Problemi shqiptar u

diskutua gjatë në këtë konferencë. U hartuan shumë projekte në dëm të Shqipërisë.

Këto projekte nuk u zbatuan për shkak të qëndresës së delegacioneve shqiptare të

ardhura nga kolonitë e Turqisë, Rumanisë dhe ShBA-ve. Çështja shqiptare do të

zgjidhej përfundimsiht në Konferencën e Ambasadorëve në Paris, në nëntor të viti

1921.

54

Page 94: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

KAPITULLI II

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE

GJATË VITEVE 1918-1923

1. Kolonia Shqiptare e Turqisë dhe bashkëpunimi me delegacionet

shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.

Me largimin e Princ Vidit, Shqipëria u përplas përsëri në udhëkryqin e historisë.

Tri ditë pas largimit të kryetarit legal të shtetit rebelët hynë në Durrës dhe ngritën

flamurin e Sulltanit. Mandej ata shtrinë sundimin e tyre deri në Vlorë dhe Pogradec.

Kur u shpall Lufta e Parë Botërore, Shqipëria u shkel nga ushtritë e të dy palëve,

megjithëse Konferenca e Ambasadorëve e Fuqive Evropiane në Londër e kishte

njohur si shtet neutral. Të tre fqinjët e Shqipërisë në tokë dhe përtej detit, mbajtën

anën e “Antantës” anglo-franceze dhe kjo i detyroi shqiptarët të fitojnë përsëri

pavarësinë e tyre në mbarim të Luftës së Parë Botërore200.

Duke e njohur gjendjen e vendit dhe rrezikun që i kanosesh Shqipërisë nga

fqinjët si edhe për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare, të cilat mbetën jashtë shtetit

shqiptar pas traktatit të miratuar në vitin 1913, shqiptarët e Turqisë filluan të

organizoheshin edhe më tepër, për të shprehur zërin e tyre kundrejt këtyre

padrejtësive që i kanoseshin kombit shqiptar.

Më 1 janar 1918, një grup personalitetesh shqiptare në Stamboll vendosën të

themelojnë një shoqëri me emrin “Shoqëria ndihmëtare e kolonisë shqiptare në

Turqi”. Qëllimi kryesor i themelimit të kësaj shoqërie ishte forcimi i lidhjeve të

ngushta midis shqiptarëve. Të gjithë së bashku shqiptarët e Turqisë, kudo që

ndodheshin duhet të bashkërendonin përpjekjet për nevojat morale, njerëzore,

tregëtare e shëndetësore. Për realizimin e këtij qëllimi ata duhet të kujdeseshin, t’u

200 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë: Botimet Phoenix & Shtëpia e Librit, Bot. i dytë, 1998, f. 250.

55

Page 95: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

siguronin me mënyrat të mundshme bashkëkombasve çdo shërbim atdhesie201. U

caktuan detyrat dhe detyrimet e çdo anëtari, mosha e anëtarësimit mbi 21 vjeç si dhe

kuotizacioni i caktuar.

Statuti i kësaj shoqërie përbëhej nga 54 nene, nëpërmjet të cilave

përcaktoheshin detyrat dhe të drejtat e çdo anëtari pjesëmarrës në të, si dhe mënyra e

organizimit të kolonive202.

Pas krijimit të shoqërisë duhej nxjerrë leja për legalizimin e saj, prandaj

nëpërmjet një kërkesë-lutjeje u njoftua Ministria e Punëve të Brendshme Osmane. Në

lutjen që shqiptarët e Stambollit i dërgonin kësaj ministrie, do të theksohej qëllimi i

krijimit të “Shoqërisë Shqiptare”. Krahas saj ishte përcaktuar qartë edhe adresa e

selisë së kësaj shoqërie, në Yeni Postahane të Stambollit dhe bashkëngjitur me këtë

dërgoheshin dy kopje të rregullores, të vulosuna me vulën e shoqërisë, nëpëmjet të

cilave iu kërkua që t’u jepej leja e autorizuar203.

Pas miratimit të njohjes të shoqatës së shqiptarëve të Stambollit nga ana e

qeverisë osmane si shoqatë jopolitike, anëtarët e shoqatës filluan të organizoheshin

dhe të hapnin degët e saj në qytete të ndryshme të Turqisë ku ishin vendosur

201AQSh, F.101 (Shoqëritë shqiptare në Turqi), D. 4, v.1921, Statuti i Kolonisë shqiptare të Stambolllit mbi organizimin e brendshëm të kolonisë e degëve të saj.

202AQSh, F. 101, D.4, viti 1921, Statuti i Kolonisë shqiptare të Stambollit mbi organizimin e brendshëm të kolonisë dhe degëve të saj. Shoqëria Ndihmëtare e kolonisë së Stambollit:

Pjesa I: Themelimi Neni I: Më 1 Kollozhek [janar] 1918 u themelua një shoqëri me emrin “Shoqëria ndihmëtare” e

kolonisë shqiptare në Turqi. Pjesa II. Qëllimi Neni II: Shoqëria ka për qëllim. A) Me e forcue lidhjen dashunore midis gjithë shqiptarëve. B) Me u përpjek për nevojat morale, njerëzore, tregëtije, shendetësore. C) Me e sigurua njëjsinë kombëtare me mënyra të munduna, me u kujdesue për ç’do shërbim

atdhesie. Pjesa III. Antarët Neni 3. Shoqëria ka: a) Anëtarë të rregullshme b) Anëtarë të nderit Anëtarë të rregullshme janë ata që regjistrohen me një degë anëtarë të nderit-a mund t’i shërbejnë

çështjes shqiptare. Për anëtarët e nderit vendos kongra [kongresi] pas propozimit të saj a të komitetit kur mblidhen të gjithë degët në vend.

Neni 4. Çdo shqiptarë që ka 21 vjeç a më shumë dhe që s’ka humbur të drejtat qytetare mund të shkruhet antar në çdo degë.

Neni.5. Secilido anëtar që shkruhet zgjedh po që të zgjidhet duhet të ketë cilësi të zgjedhjes. (Përveç se mësuesvet [myderris, profesuer] dhe pencjonarëvet, kushdo që merr rrogë nga ndonjë shtet s’mund të bëhet anëtar në kongre, në komitetete e këshillë) etj.

203AQSh, F.101, d. 5, f.10, Njoftohet Ministria e Brendshme mbi themelimin e shoqënisë me emrin (Shoqënia e Shqiptarëve), dt. 24 mars 1335/6. IV. 1919.

56

Page 96: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

bashkatdhetarët e tyre. Duhet të theksojmë se shqiptarët që jetonin në Turqi ishin të

vendosur për disa arsye në periudhën që flasim;

Së pari, ishinvendosur refugjatët, nga trevat shqiptare, të mbetura jashtë

Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës204, veçanërisht Kosova dhe

Çamëria, viset shqiptare të Maqedonisë Perëndimore dhe Malit të Zi. Pas nënshkrimit

të traktatit të Paqes me Perandorinë Osmane në vitin 1913, në kushtet e pushtimit të

trojeve të tyre, shumë shqiptarë emigrantë [muhaxhirë] u vendosën në Turqi. Më 26

prill 1914, Porta e Lartë205, do të komunikontenjë urdhër të fshehtë, në lidhje me

shqiptarët e ardhur, policisë së qyteteve të Stambollit dhe Izmirit. Nëpërmjet këtij

njoftimi nuk do të lejohej vendosja e shqiptarëve emigrantë nëkëto dy qytete, por në

zona më të thella. Arsyet e daljes së këtij urdhëri ishin; e para qeveritarët Osman e

njihnin mirë karakterin kryengritës të shqiptarëve, prandaj sipas tyre ata duhet të

vendoseshin larg zonave të Ballkanit sepse mund ti nxirrnin probleme qeverisë

xhonturke, së dyti qëndrimi i tyre në qytete u jepte mundësi të mëdha të fuqizoheshin

dhe në çdo moment mund të lidheshin me Lëvizjen Kombëtare shqiptare dhe mund të

bashkëpunonin ndërmjet tyre.

Arsye tjetër mendoj ishte edhe kujtesa historike e ngjarjevetë vitit 1912, të

cilat nuk ishin të lehta për t’u pranuar nga ana e xhonturqve. Shpallja e pavarësisësë

Shqipërisë nuk ishte pritur mirë nga qeveria xhonturke, përkundrazi ata ishin

përpjekur vazhdimisht për të mos i shkëputur lidhjet me shqiptarët duke i quajtur ata

si pjesë e otomanizmit, dhe duke u përpjekur të ruanin vasalitetin mbi ta. Pra, qeveria

perandorake e Sulltanit, si pushtet teokratik që ishte, nuk e njohu shkëputjen e

Shqipërisë “myslimane” nga Perandoria dhe nuk lidhi as marrëdhënie diplomatike me

shtetin shqiptar. Mirëpo ngjarjet u zhvilluan ndryshe, pasi ushtritë osmane figuruan

humbëse gjatë periudhës së luftrave të zhvilluara. Në fund të Luftës së parë Botërore

nga territoret e mbetura të perandorisë, rrezikoheshin ti cungoheshin krahina të

rëndësishme. Arsyea do të ishte pushtimi i vendit prej trupave të Antantës dhe ndarjes

së territorit në zona të shtrirjes së influencës së tyre.

204Konferenca e Paqes u mbaj në Londër në kuadrin e përfundimit të Luftës së Parë ballkanike. Punimet u hapën me 2 janar 1913. Në të morën pjesë përfaqësuesit e shteteve ballkanike dhe të Perandorisë Osmane. Konferenca u shpërnda më 30 maj 1913, mbasi u nënshkrua paqja mes shteteve fituese të Luftës së pare Ballkanike dhe Perandorisë Osmane, humbëse e saj.

205 BOA, DH.SNM.33/111, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtorisë së Refugjatëve, 26 prill 1914.

57

Page 97: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore shqiptarët ishin vendosur në zonat e

largëta të Anadollit, si në vilajetin e Konias, Ereğlisë, Karağacit, Illgënit, Akshehirit,

Saidlit, Karamanit etj. Nga Sivasi deri në Dijarbakër gjendeshin rreth 64 hane, të

mbushur plot me shqiptarë emigrantë. Qeveria Osmane, duke u njoftuar nga

autoritetet vendase se në këtë zonë, kishte disa fshatra të boshatisura, e shikonte të

përshtashme vendosjen e shqiptarëve të ardhur në ato fshatra. Ajo menjëherë mori

masa për sistemimin e tyre, në zona të ndryshme dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Këtë

politikë të ndarjes së tyre e dëshmon edhe një telegram i dërguar nga Talat Pasha. Më

1 tetor 1915, Talat Pasha, Ministri i Brendshëm i Perandorisë Osmane, urdhëronte

drejtorinë e emigrantëve në vilajetin e Hydavendigarit që “shqiptarët dhe boshnjakët

të shpërndaheshin duke u përpjestuar dhe të vendoseshin jo të bashkuar, por midis

popullsisë turke”206. Mbi vendosjen e Shqiptarëve që vazhdonin të vinin gjatë kohës

së Luftës, në vitin 1917 xhonturqit do të nxirrnin një urdhëresëme titull “Mbi

shqiptarët dhe vendosjen e tyre”. Ata nëpërmjet kësaj urdhërese kërkonin që:

Shqiptarët jomyslimanë të mos lejohen të hyjnë në shtetin Osman; e dyta, atyre të mos

u jepej leja për t’u vendosur në qytetet e mëdha, dhe e treta, ata të cilët jetojnë në

Stamboll dhe Izmir të numërohen për të ditur numrin e saktë të të ardhurve207. Krahas

emigrantëve banorë do të ishin edhe nënpunësit dhe ushtarakët që punonin dhe jetonin

në këtë vend së bashku me familjet e tyre. Së fundi, ishin tregtarët dhe esnafët të cilët

vazhdonin të kryenin atje përsëri aktivitetin e tyre.

Në vitin 1918, situata ndryshoi, pasi qeveria osmane e detyruar jo vetëm nga

ngjarjet brenda vendit por edhe presioni ndërkombëtar u detyrua të shpallte amnistinë,

e cila u hapi rrugëshqiptarëve për t’u sistemuar në shumë zona urbane të Turqisë,

veçanërisht rreth qyteteve të: Stambollit, Tekirdağut, Bursës, Edrenesë, Kytahjas,

Izmirit, Inebolit, Kirklarelisë, Sakarjas, Aydinit etj208. Duke u sistemuar nëpër lagje

[mëhallë] të ndryshme të këtyre qyteteve, ata ndërtuan jetën e tyre dhe filluan të

kryenin një sërë veprimtarish me karakter ekonomik, tregtar dhe privat dhe pëttu

integruar në jetën e vendit ku jetonin.

206BOA, Dh. SFR.54-A/357, Telegram dërguar drejtorisë së vendosjes së refugjatëve në Vilajetin e Ankarasë më 17 shtator 1331 (1 tetor 1915).

207Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi, Toprak iskan Genel Műdűrlűgű Arşivi 272, 14, 74, 9,15, cituar sipas Fuad Dűndar, Ittihat ve Terakki’nin Műslűmanlari Iskan Politikasi (1913-1918), Istanbul: 2001, f.112-113.

208Në vitin 1918 pasi Turqia u pushtua nga trupat e Antantës qeveria nxori një urdhër amnisti për emigrantët. Çdonjëriqë kishte dëshirë mund të kthehej në qytetet e mëdha ku ata kishim kushurinj ose të afërm të tjerë.

58

Page 98: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Pas hapjes së “Shoqërisë së Ndihmës”, shqiptarët e Stambollit209 u mblodhën

dhe zgjodhën Pleqësinë ose Këshillin Administrativ të saj. Anëtarë të pleqësisë u

zgjodhën Halil Pashë Gjirokastra, Fuad Bej Dibra, Fuad Pashë Prishtina, Fejzullah

Libohova, Sezaji Libohova, Shefqet Fishti, Hasan Selim Delvina, Syrja Gjirokastra,

Nazif Voshtina, Shan Tepelena, avokat Benoit Blinishti (Shkodra), At Bonati, Tahsin

Kalkandeleni etj.

Pas këtij veprimi kryesia e shoqatës i’u bëri thirje të gjithë bashkatdhetarëve

kudo ku punonin dhe jetonin në qytetet e Turqisë, të hapnin degët e “Shoqërisë

Ndihmëtare Shqiptare”. Kjo shoqatë si princip kryesor kishte mënyrën demokratike

për të punuar dhe aftësinë për ndihmuar të gjithë të mërguarit shqiptarë që kishin

nevojë. Degë të kësaj shoqërie u hapën edhe në Tekirdağ, Edrene, Bursë, Inegol,

Izmir, Aydin etj210.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, bëri të mundur thirrjen e

Konferencës së Paqes në Paris211. Vëmendja e popullit Shqiptar u drejtua qysh në

fillim tek Konferenca e Paqes me shpresë se në të do të gjenin një zgjidhje të drejtë

kërkesat e tij kombëtare212.Por Fuqitë e Mëdha, nën pretekste nga më të ndryshmet

dhe duke shfrytëzuar opinionin e përhapur me qëllime keqëdashëse, sikur “shqiptarët

nuk ishin në gjendje të organizonin një shtet të pavarur”, kishin projektuar dhe

vendosur të krijonin shtetin e cunguar shqiptar nën juridiksionin e mandatit Italian.

Ky ishte shkaku që delegacioni shqiptar nuk u thirr që në fillim të punimeve të

konferencës

Megjthatë duke e njohur mirë gjendjen e shqiptarëve në mbarë Turqinë, dhe

rrezikun që po i vinte Shqipërisë nga ambicjet e fqinjëve, Këshilli Administrativ i

qendrës së “Shoqërisë Shqiptare” në Stamboll, më 30 janar 1919 vendosi të zgjedhë

delegatët e saj për në Konferencën e Paqes që do të hapej në Paris. Ata zgjodhën si

delegatë të shqiptarëve të Stambollit për në Konferencë Mithat Frashërin, Fuad

Dibrën, Halil Pashë Alizotin [Gjirokastra], Benoit Blinishtin, Male Shan Tepelenën

209 Në Stamboll jetonin jo vetëm shqiptarë intelektualë, nëpunësa por edhe zanatçinj të ndryshëm. 210AQSH, F. 101, D.5, v.1919. Qendrës së përgjithshme të Shoqërisë së Shqiptarëve të Turqisë në

Stamboll.Në këtë dosje jepen me datë hapja e degëve në qytete të ndryshme të Turqisë. Dega e Tefkur Daiğ (Tekirdağit) u hap më 1 Prill 1935/ 1919. Dega në Edrene më2 maj 1935/1919. Në 11 qershor 1935/ 1919, dega u hap në Bursë etj.

211 Konferenca e Paqes u mblodh në Paris nga janari 1919-janar 1920. 212Historia e Shqipërisë, Vëllimi III, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Insitutit të Historisë,

Tiranë: “ 8 Nëntori”, 1984, f.193.

59

Page 99: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

dhe At Gjulio Bonatin prej Shkodre213. Delegacioni kishte si mision “kthimin në gji të

atdheut nënë, pjesët me rëndësi të tokave shqiptare, të cilat Konferenca e Londrës e

1913-ës i kishte lënë jashtë kufijve të Shqipnisë. Krahas këtij misioni po mundohej

me sjellë ndër shqiptarët vëmendjen e opinionit botëror nëpërmjet shtypit dhe

propagandës, si dhe të mund të siguronte njëbashkëpunim me delegatët e tjerë

shqiptarë që kishin vajtur në Paris nga çdo anë e botës”214.

Shqiptarët e Turqisë, punuan shumë për të forcuar më tepër bashkimin dhe

vëllazërimin që edhe më parë kishte ekzistuar në mes tyre. Ata u munduan të

siguronin ndihma, për të mbuluar shpenzimet e mëdhaja që do ti duheshin

delegacionit të kolonisë shqiptare në Turqi, për të zhvilluar propagandën në favor të

çështjes kombëtare. Për këtë arsye ata i’u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe degëve

të kësaj shoqërie në mbarë Turqinë, të ndihmonin si edhe të përpiqeshin të regjistronin

bashkatdhetarët e tyre në mënyrë që të dihej numri i saktë i shqiptarëve që jetonin në

Turqi, si dhe të njiheshin me problemet që kishin bashkatdhetarët215.

Grupi i delegatëve të kolonisë shqiptare të Stambollit u nis nga Stambolli me 7

shkurt 1919216. Delegacioni i Stambollit ishte ndër të parët nga përfaqësuesit e

delegacioneve shqiptare që shkuan në Paris. Ata arritën në Paris më 22 shkurt 1919

dhe u bashkuan me delegacionet e tjera shqiptare që protestuan në seancat e para të

Konferencës, kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës, me anë të

memorandumit të 7 marsit 1919 drejtuar delegacionit amerikan, i cili ishte i lirë nga

detyrimet ndaj këtij traktati.

Komiteti Qendror i kolonisë shqiptare ju drejtohej me anë të gazetave të

Stambollit gjithë shqiptarëvet që të mendonin për çështjen e Shqipnisë, sepse në

qarqet ndërkombëtare kundra Shqipërisëpo bëhej propagandë e madhe217. Propaganda

e zhvilluar dhe artikujt e shumtë që botoheshin në shtyp në mbrojtje të çështjes

shqiptare nuk mund të përballonin vërshimin e propagandës veçanërisht të shteteve

fqinje të cilat kishin interesa të drejpërdrejta mbi Shqipërinë. Aq e fortë ishte kjo

propagandë, sa Edith Durhami me dhimbje do ti shkruante njërës prej motrave

213AQSH, F. 101, D. 5, viti 1919-1923, fl. 78. Proçeverbal i kolonisë shqiptare të Stambollit, më 3.1.1919.

214Në Paris shkuan katër delegacione që e përfaqësonin Shqiperine, po aty, fl.78 215AQSH, F. 101, D. 7, v.1919, fl.77. Mbi delegacionin e kolonisë në Stamboll 216 Populli, 8 Mars 1919, nr.2, fl.2. Delegacioni i Stambollit 217 AQSH, F.101 (Shoqëritë shqiptare të Stambollit), D.2, v.1919, fl.68. Koncept deklaratë

frengjisht.

60

Page 100: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Qiriazi: “Është më e lehtë të kërkosh hënën se sa të gjithë vilajetin e Manastirit dhe

gjithë Kosovën”218.

Një faqe të re në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare përbëjnë panelet e

gjata të Konferencës së Paqes. Të gjithë shtetet evropiane dërguan përfaqësuesit e

tyre. Në Paris krahas delegatëve të Stambollit vajtën edhe delegacione të tjera

shqiptare për të kërkuar pranë Konferencës së Paqes të drejtat e Shqipërisë. Në Paris,

vajtën delegatët shqiptarë të qeverisë së Durrësit që kryesoheshin nga Turhan Pashë

Përmeti, nga shoqëria kulturale kombëtare e shqiptarëve të Rumanisë të cilët drejtues

kishin Pandeli Evangjelin, kolonia e Stambollit drejtues të delegacionit kishte Halil

Pashë Gjirokastrën, nga Korça, nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe delegate të

“Partisë Politike” në Shtetet e Bashkuara219.

Duke u njohur me situatën që mbizotëronte në Konferencë, u duk qartë se

përpara delegacioneve hapeshin horizonte të reja. Prandaj u gjykua që kjo situatë

duhej të shfrytëzohej në mënyrë që të mos binin në gabimin e historisë dhe

njëkohësisht të dinin se çfarë drejtimi duhej të mbanin për të shpëtuar atdheun. Në

këto momente kaq të vështira e delikate për të ardhmen e kombit, “Shqipëria ka

nevojë për një mbështetje të fortë që të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga

propaganda nefaste të jashtme dhe nga turbullimet e japcikura prej njerëzve të

pandërgjegjshëm të brendshëm”220.

Ata kërkonin mbështetjen morale dhe intelektuale të një shteti të madh dhe

tëpasur, i cili të ishte sa më larg nga bregdeti shqiptar, dhe që kjo fuqi të mos kishte

interesa politike dhe tregtare, sepse kështu nuk do të zgjonin “mosbesimin dhe

nakarin e të tjerëve”221. Madje këmbëngulej se kjo fuqi “s’mund të jetë veçse

Republika e Madhe e Shtetevetë Amerikës. Duhet të insitojmë përmi avantën e madhe

që do të ketë Shqipëria, duke patur ndihmës të saj Amerikën madhështore e cila në

luftën e përbotshme aq e tmerrshme nga humbjet e njerëzve pati edhe një gjë të mirë,

me lavdinë e mirëbërësit të njerëzimit Presidentit Uillson, të nxjerrë në shesh parimet

e larta të drejtësisë e zbatuar në tërë popujt.”222.

218 Dhimitër Dishnica, Motrat Qiriazi, Tiranë: Shtëpia botuese “Enciklopedike”, 1997, f.129. 219Parashqevi Qiriazi, “Delegatë në Konferencën e Paqes në Paris”, botuar në Kujtime dhe Këngë

Popullore për Luftën Çlirimtare të viteve 1918-1920, Tiranë: “Mihal Duri”, 1970, f.39-40. 220Gazeta “Dielli”, Boston Mass, e enjte, 3 prill 1919, nr.1489, f.2. Thirrja e shqiptarëve të

Rumanisë për shqiptarët e Amerikës. Kërkojnë mandatorinë amerikane, i kanë varur shpresat nër neve. 221 Gazeta “Dielli”, Boston Mass, e enjte, 3 prill 1919. 222 Gazeta “Dielli”, Boston Mass, e enjte, 3 prill 1919, nr.1489, f.2

61

Page 101: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Kërkesa për mandatin amerikan iu bë Konferencës së Paqes më 14 prill 1919,

jo vetëm nga delegacioni qeveritar shqiptar por edhe nga delegacionet e kolonive të

Turqisë, Rumanisë, dhe të SHBA. Ajo erdhi fill pas kërkesës së 7 marsit 1919, që

SHBA tëpushtonte territoret e diskutueshme midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, me

qëllim që të zhvillohej një plebishit me anë të të cilit popullsia vendase të ishte e lirë

të shprehte vullnetin e saj. Nëpërmjet këtij akti u mendua se do të shmangej ndonjë

reagim i mundshëm nga ana e fqinjëve. Por duke patur bindje të ndryshme për

zgjidhjen e çështjes kombëtare, grupe të ndryshëm të delegacioneve kishin çuar edhe

në diferencimin midis tyre. Disa nga përfaqësuesit e delegatëve të Turqisë kishin

zhvilluar debate dhe kishin kontradita të hapura me delegacionin e qeverisë së

Durrësit. Midis tyre shquhej Halil Pashë Gjirokastra i cili bënte edhe poteren më të

madhe223.

Këta delegatë në vend që t’i shërbenin çështjes shqiptare, haheshin mes tyre,

grindeshin shumë me mënyrën sesi hartonin memorandumet dhe kërkesat e ndryshme

që i dërgonin Konferencës së Paqes224 për të drejtat shqiptare. Disa ishin me tone

normale, disa me tone më të ashpra, të gjithë këto ide të shprehura sillnin konfuzione,

ato jo vetëm që nuk i shërbenin Shqipërisë, por përkundrazi e dëmtonin atë225.

Shpirti i delegacionit të kolonisë së Stambollit ishte Fuad Dibra, promotori i

një politike thjesht kombëtare, e cila këshillohej me insistim edhe nga të huajt, miqtë e

Shqipërisë. Fuad Dibra, përveç aktivitetit të madh që ka zhvilluar, ka shpenzuar edhe

shuma të mëdha të hollash për realizimin e qëllimit të çështjes kombëtare226.

Delegatët e Stambollit gjithmonë kishin përdorur një gjuhë të rreptë kundër

Italisë. Me rastin e botimit të letrës së Willsonit, delegatët shqiptarë protestuan, por

delegatët e Stambollit përdorën një gjuhë edhe më të ashpër. Ishte e vërtetë se shkaku

kryesor i copëtimit të Shqipërisë ishte pushtimi i Vlorës, por gjuha e ashpër nuk e

223Mehdi Frashëri, Kujtime…, f.66. 224 Konferenca e Paqes e Parisit u hap më 18 janar 1919 në kështjellën e Versajës në Paris. 225 Eshtë fjala për divergjencat politike që paten ndërmjet tyre përfaqësuesit shqiptarë që shkuan në

Paris. Për rrjedhim midis tyre u krijuan grupe të ndryshme, të cilët për një kohë vepruan të vecuar nga njëri-tjetri. Për më tepër shih: Parashqevi Qiriazi, Delegatë në Konferencën e Paqes në Paris, botuar në “Kujtime dhe Këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1970, f.39.

226Fuad Dibra, psh ka paguar 100000 fr. Francize, 80.000 fr. ari për të botuar një artikull në favor të Shqipërisë në një gazetë (që s’më bie ndërmend emri) me rëndësi të Parisit. Ai ishte aso kohe i vetmi pasanik shqiptar që ka shpenzuar shuma kolosale për çështjen kombëtare, i cili për një kohë mjaft të gjatë, i absorvuar me aktivitete patritotike në Paris, e kishte lënë pasurinë e tij në dorë të një ortaku jokorrekt dhe në dorë të fatit dhe e gjithë ajo pasuri, që përbëhej prej rreth 10-15 milion franga ari humbi krejt. Për më tepër shih; Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike …, f.284.

62

Page 102: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

zgjidhte çështjen kombëtare, përkundrazi bënte armike Italinë që mund të fliste një

fjalë të mirë për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, thekson Mehdi Frashëri në

kujtime227.

Në mes të prillit 1919, diskutimi i çështjes shqiptare arriti në një pikë delikate.

Personalitetet më të shquara të delegacioneve shqiptare në Paris si Mithat Frashëri,

Rasih Dino, etj, gjykuan se në këtë situatë duhej kryer një lëvizje politike. Kjo lëvizje

duhet të kishte si qëllim demaskimin dhe denoncimin hapur dhe me precedenca

politikën Italiane. Arsyet e duhura ishin: E para, Italia po bënte përpjekje për të

vendosur protektoratin dhe për të aneksuar Vlorën. E dyta, politika që po ndiqte Italia

po kompromentonte hapur përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në qarqet e

politikës Evropiane. Mithat Frashëri me anën e një letre shprehej se “nga të gjithë

këto politika ajo e Italisëështëqë na paragjykon më shumë, sepse ajo bën që shqiptarët

të dyshohen se nuk bëjnë tjetër veçse lojën e Italisë”228.

Nëpërmjet një sërë dokumentash vërtetohet se përfaqësuesit e të gjitha

kolonive shqiptare kanë vepruar të bashkuar në lëvizjet politike dhe kanëmbajtur të

njëjtin qëndrim përballë Konferencës së Paqes në Paris. Këtë e vërteton edhe

memorandumi më 15 prill 1919, i nënshkruar nga delegatët e kolonive shqiptare të

Turqisë, Rumanisë e Partisë Politike Shqiptare të Amerikës, të cilët ia dërguan atë

kryesisë së Konferencës së Paqes, nëpërmjet saj kundërshtonin pretendimet e Italisë

në Shqipëri, denonconin dobësinë, protektoratin dhe synimet e saj për aneksimin e

Vlorës229.

Hartuesit e memorandumit shpjegonin se çështja shqiptare përbënte një çështje

që u përkiste jo vetëm shqiptarëve, por përfshinte edhe Ballkanin dhe si rrjedhim

prekte edhe interesat e shteteve Evropiane. Ndërsa pushtimi i Vlorës, konsiderohej

prej delegatëve si burim konfliktesh e luftrash në Shqipëri dhe për pasojë rrjedhojat

do të ishin të rënda si për vendin tonë ashtu edhe për vendet ballkanike230, sepse tërë

shqiptarët do ta kundërshtonin vendosjen e Italisë në Shqipëri. Kjo i bënte delegatët e

kolonive shqiptare të ishin të bashkuar dhe të vazhdonin të shpjegonin se mjeti i mirë

227 Mehdi Frashëri, Kujtime…, f.171. 228AQSH, Fondi Shoqëritë shqiptare në SHBA, viti 1919, dos.19, fl.260-263. Letër e M.Frashërit

dërguar “Vatrës”, dt. 25.3.1919. 229AMPJ, Fondi 151, viti 1919, dos 18, fl.30-34, Memorandum i Delegacioneve të Federatës

Panshqiptare “Vatra”, kolonive të Turqisë, Rumanisë, të Partisë Politike shqiptare të Amerikës dërguar Presidencës së Konferencës së Paqes në Paris, dt. 15.4.1919.

230AQSH, F.151, viti 1919. D.203, fl.165. Memorandumi dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes.

63

Page 103: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

për të evituar luftën ishte “të konfirmohej pavarësia e tërësishme e Shqipërisë”, të

zbatohej edhe për Shqipërinë parimi i shenjtë i kombësisë231. Nga ana tjetër shprehnin

vlerësime lidhur me besimin që kishte populli shqiptar për mandatin e shteteve të

Amerikës për një periudhë të shkurtër sepse kjo ishte rruga më e drejtë. Kjo protestë e

delegacionit shqiptar u vlerësua si një dokument themelor i cili “për të parën herë

bënte të njohur politikën tonë thjesht kombëtare përpara botës, duke hedhur poshtë të

gjitha shpifjet dhe dyshimet qëi’u ishin drejtuar shqiptarëve nga të huajt”232.

Më 15 prilli 1919, u dërgua një memorandumi i përbashkët i delegacioneve të

kolonive shqiptare. Nëpërmjet tij do të denoncohej hapur politika italiane, mendim që

ishte në kundërshtim me qëndrimin e delegacionit të qeverisë së Durrësit, i cili ende i

përmbahej vijës së marrëveshjes me Italinë. Në të njëjtën kohë Halil Pashë

Gjirokastra, Benedikt Blinishti, Pandeli Evangjeli, Parashqevi Qiriazi, i dërguan një

letër Turhan Pashës, me anë të së cilës i kërkohej që përfaqësuesit e popullit të

bashkërendonin lëvizjet e tyre politike dhe të ishin në gjendje të mbanin të njëjtin

qëndrim për çështjen kombëtare në Paris.

Në fillim të prillit 1919, në Paris vajti edhe Esad Pashë Toptani. Ai kishte

kërkuar të takohej me përfaqësues të delegacioneve shqiptare që ishin pjesë e

konferencës. Një nga takimet e kryera ishte me kryetarin e delegacionit të kolonisë

shqiptare të Stambollit Halil pashë Gjirokastrën. Se çfarë u diskutua në këtë takim nuk

dihet, por dihet që ky veprim e shqetësoi qendrën e kolonisë në Stamboll, sepse

njiheshin mirë nga të gjithë intrigat dhe makinacionet e Esat Pashës. Shoqëria e

Stambollit, për të njohur më mire arsyen e këtij takimi, nëpërmjet një letre dërguar

delegacionit të kolonisë shqiptarëve të Turqisë në Paris, pyeste rreth këtij veprimi. Në

përmbajtjen e letrës shkruhej “u tronditëm nga fjalët kur morëm vesh që kryetari i

delegacioni tuaj shkëlqesia e tij Halil Pasha ka zhvilluar një takim me Esat Pashën, pa

u këshilluar e biseduar me ju”233. Lajmi dhe mosmarrëveshjet që kishin delegatët e

kolonisë shqiptare të Turqisë, veçanërisht me Turhan Pashën kryetarin e delegacionit

qeveritar, nxiti Këshillin administrativ të Kolonisë, nëprill 1919, të dërgonte në Paris,

231Ashtu siç ishte zbatuar edhe për Poloninë, Trentinon, Alsasën e Lorenën, të shfuqizoheshin klauzolat e Traktatit të Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, që kishin të bënin me Shqipërinë, të përcaktohehsin kufijtë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanke në bazë të parimit etnik. AQSH, F.151, dosja 203, fl.168

232B. Meta,Federata Panshqiptare “Vatra”, Tiranë: Shtëpia botuese Globus R, 2001, f.217. 233AQSH, F. 101, D. 7, Koncept raporti mbi veprimet e Komitetit qendror të kolonisë në lidhje me

gjendjen e Shqipërisë, dhe mbi direktivat që i jep qendrat delegacionit në Paris.

64

Page 104: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

avokat Sulejman Fehmi Delvinën. Nga një prej klubeve u vendos që të caktohej edhe

kryetar i delegacionit të Shqiptarëve të Stambollit, në vend të Halil Pashës234.

Arsyea kryesore, që kolonia Shqiptare e Stambollit e dërgoi Sulejman

Delvinën në Paris ishte për të mbrojtur në emër të saj, interesat e Shqipërisë dhe për të

zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur me përfaqësuesit e tjerë235. Klubi shqiptar i

Stambollit kishte marrë vesh se dërgata e tyre ndodhej kundër Italisë. Prandaj

Sulejman Beu në fillim kishte një mision këshillues kundrejt dërgatës së Stambollit,

por pasi e mori vesh politikën e përgjithshme të Shqipërisë, u soll si gjithë shokët e

tjerë për të gjetur një modus vivendi. Nga ana tjetër, shqiptarët e delegacionit të

Turqisë e kritikonin Esat Pashën dhe mundoheshin t’i ngushtonin sa më shumë të

ishte e mundur terrenin politik. Prandaj komiteti i kolonive shqiptare në Turqi, më 15

prill 1919, i drejtonte një letër presidentit të Fuqive të Mëdha Partnere dhe aleate në

Paris, duke protestuar me indinjatë kundër lëvizjeve politike që bëheshin nga Esat

Toptani në Paris. Midis të tjerash, letra e akuzonte si tradhëtar, i cili nuk përfaqësonte

asgjë nga populli shqiptar: “Ai ishte i shitur tek armiqtë e Shqipërisë”236.

Në muajin maj 1919, ngjarje të rëndësishme ndodhën në Turqi. Më 15 maj të

1919, qyteti i Izmirit pushtohet nga Grekët dhe më 19 maj fillon Lëvizja Nacionale

Turke me në krye Mustafa Qemalin. Pushtimi i Izmirit solli probleme edhe për

shqiptarët të cilët jetonin në atë qytet. Menjëherë nga komanda greke u shpall Ligji

ushtarak i Luftës. Kundra popullsisë myslimane në këtë qytet filluan të nxirreshin

urdhëresa për largimin e saj dhe njëkohësisht të merreshim masa të dhunshme dhe

keqtrajtuese237. Qendra e Komitetit të Shoqërisë së Stambollit bëri përpjekje pranë

komisionerëve të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur shqiptarët që jetonin në Izmir, duke

theksuar që ata nuk ishin përzier në krimet e luftës, por kishin qëndruar neutral.

Njëkohësisht pas kësaj ngjarjeje Këshilli Administrativ u mblodh dhe vendosi ti rrijë

besnik programit, prandaj u bëri thirrje bashkatdhetarëve që jetonin në Izmir dhe rreth

234Sulejman Delvina kishte vajtur në Paris i dërguar prej klubit shqiptar të Stambollit për të hetuar shkaqet e konfliktit në mes dërgatës shqiptare të Durrësit e dërgatës së Stambollit. Ky zotëri duke qenë një nga sekretarët e ministrisë së brendshme të Turqisë kishte marrë leje për të ardhur në Paris dhe pasi ju mbarua leja e zgjati edhe njëherë dhe pastaj mbeti përgjithmonë.AQSh, F. 101, D.59, V.1919. Vendimi i Klubit shqiptar “Diturak” për shkarkimin e Halil Pashës nga kryetari i delegacionit dhe ngarkimin e Sulejman Delvinës.

235Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë: 1985, f.177. 236 AQSH, F. 435, viti 1919, dosja nr.6, fl.99. Letër e Komitetit të Kolonive në Turqi, që i dërgohet

Presidentit të Fuqove të Mëdha Partnere dhe Aleate në Paris. Kostandinopojë 15 Prill 1919. 237Ujërat e bregut ishin skuqur me gjakun e popullit të Izmirit dhe ky spektakël kasaphane njerëzore

torturash shikohej me qetësi nga trupat aleate, të cilat ishin mjaft afër bregut aq sa të përceptonin hollësitë e shfaqjes. Ipek Çalişlar, Zonja Ataturk, Tiranë: Shtëpia Botuese “Fan Noli”, 2013, f.41.

65

Page 105: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

tij që të qëndronin të paanshëm. Ky qëndrim u këshillohej në mënyrë telegrafike me

anë të përfaqësuesit anglez në këtë qytet. Për të realizuar mbrojtjen e tyre ishte e

vështirë, pasi qeveria shqiptare nuk kishte përfaqësi diplomatike në vise të

Perandorisë Osmane. Prandaj Këshilli Administrativ i Komitetit shqiptar do tu

kërkonte mbrojtjen njerëzore të shqiptarëve që ishin të pajisur me dokumenta, një

kopje e të cilave iu dërgue me deputacion përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha të cilët

pranuan t’ju japin konsullatave të tyre në Izmir këshillat e duhura për të ndihmuar dhe

përkrahur shqiptarët238.

Krahas këtij veprimi komiteti i Stambollit mbajti korrespondencë të

vazhdueshme me degën e Izmirit mbi situatën dhe precipitimin e ngjarjeve. Në Izmir

dhe rrethina ishte përhapur një propagandë në dëm të komunitetit shqiptar atje, “sikur

ata i ishin drejtuar Venizellosit, dhe se kishin kërkuar bashkimin me Greqinë”. Këto

lajme nuk ishin të vërteta, por ishin përhapur me idenë e përçarjes midis shqiptarëve

dhe turqve, veçanërisht për të ndikuar mbi shqiptarët e atjeshëm që të mos i

bashkoheshin lëvizjes qemaliste239. Në të vërtetë ky lajm nuk mund të ishte i

besueshëm pasi shqiptarët e Turqisë po bënin përpjekje së bashku me bashkatdhetarët

e tyre në Konferencën e Paqes në mbrojtje të tokave shqiptare.

Komiteti Qendror i kolonisë në Stambolli, duke parë situatën e krijuar, i’u

kërkoi përkrahjen përfaqësuesve të Amerikës, Anglisë, Italisë, dhe Francës, që të

merrnin në konsideratë caktimin e kombësisë shqiptare në certifikatat e lëshuara nga

klubet shqiptare. Në këtë certifikatë duhej të shënohej kombësia dhe vendlindja, ato

duhet të kishin formën e një karte identiteti [certifikate nacionaliteti], përveç

shqiptarëve duhej tëmos u jepeshin emigrantëve të tjerë dhe një kopje të saj ua

dërguan përfaqësive të shteteve të mësipërme240.

Në qershor të vitit 1919 gazetat botonin lajme se “Konferenca po mendon me i

dhanë Italisë mandatin e Shqipërisë”. Megjithatë, informatat që kemi nuk e

konfirmojnë këtë lajm, shkruante delegacioni i kolonisë shqiptare të Stambollit241.

238AQSH, F.101, D.7, më 10 qershor 1335/1919. Koncept raporti mbi veprimet e kolonisë, pika 7 mbi pasaportat.

239 AQSH, F.101, D.17, v.1919, fl.1. Korrespondencë e degës së kolonisë shqiptare në Izmir me Komitetin Qendror së Stambollit mbi stituatën në Shqipëri, dhe aktivitetin politik të shqiipatrëve në Turqi.

240AQSH, F.101, D.18, fl.1-2, Degës së qendrës së izmirit nga Klubi I Stambollit, nr.27, 4 qershor 1335/1919.

241AQSH, F.101, D.7, fl.1, Raport derguar kryesisë në Stamboll nga Halili, Bonati, Fuadi, Shani, Blinishti. Paris, 2 qershor 1919

66

Page 106: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Komiteti drejtues i shoqërisë kishte vendosur të zhvillonte një miting, i cili u ndalua të

zhvillohej nga qeveria osmane. Prandaj më 10 qershor 1919, u vendos të bëhej një

mbledhje e përgjithshme në klub. Program i mbledhjes kishte tri pika kryesore: e para

abrogimi i klauzolave në lidhje me Shqipërinë dhe Traktatin e Fshehtë të Londrës. Së

dyti, kthimi dhe aneksimi i tokave Shqipërisë së 1913 të pashkëputura nga

Konferenca. Dhe në fund do të konfirmohej besimi ndaj delegacionit tonë në Paris.

Halil Pashë Alizoti, drejtuesi i përfaqësuesve shqiptarë në Turqi i dërgonte një

letër presidentit amerikan Uillson, në emrin e tij dhe të delegatëve të tjerë. Ai

nëpërmjet letrës falenderonte për ndihmën që presidenti Uilson i kishte dhënë popullit

shqiptar dhe shprehte keqardhjen që Uilsoni po largohej nga Parisi pa u zgjidhur

përfundimisht çështja shqiptare242.

Përfaqësuesit e kolonive shqiptare gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Paris janë

përpjekur që si parim kryesor të kenë mbrotjen e interesave shqiptare, jo vetëm duke

këmbyer idetë por edhe duke hartuar së bashku projekte e protesta, memorandume të

përbashkëta me të gjithë delegacionet e tjera. E njëjta frymë bashkëpunimi duket në

letrën e përbashkët që delegatët e kolonive shqiptare të Turqisë, Rumanisë, Egjiptit

dhe Amerikës më 4 korrik 1919 ia dërgonin Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë

dhe kryetarit të delegacionit Italian në Konferencën e Paqes, zotit Titoni. Ata

nëpërmjet këtij dokumenti kërkonin të falenderonin shtetin Italian që ndërhyrja e

ushtrisë italiane kishte shpëtuar shqiptarët nga masakrat e ushtrisë serbe dhe greke, “të

cilët në mënyrë sistematike kishin ndërmarrë veprime për asgjësimin e tyre me anë

masakrash e shkatërrimesh. Shqiptarët po ashtu e quajnë si detyrën e tyre më të

shenjtë e do bëjnë çmos që të ruajnë respektin e miqësinë e tyre ndaj kombit fisnik

Italian”243.

Ata kërkonin krijimin e një shteti të pavarur, i cili duhet të përfshinte të gjithë

territoret që padrejtësisht u ishin bashkangjitur Malit të Zi, Greqisë e Serbisë. Por si

pengesë kryesore shikonin “klauzolat e paktit të Londrës që u sugjerua nga rrethanat

tashmë plotësisht të ndryshuara”244. Nga ana politike sipas delegatëve shqiptarë

242Haris Silajxhic, Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, 1999, f.111-112.

243 AMPJ, Viti 1919, Dosja nr.9, Paris, 4 korrik 1919, fl.227/ Letër e dërgatës së Kolonisë shqiptare të Turqisë, kryetari Halili. Dërgata e Kolonisë shqiptare në Rumani, firmosur nga Pandeli Evangjeli, dërgatës së Kolonisë shqiptare në ShBA, firmosur nga znj, P.Qiriazi. (frëngjisht, kopje e daktilografuar).

244AMPJ, Dos. 9 f.228, po aty,

67

Page 107: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

sugjerimet e obligonin qeverinë mbretërore, e cila duhet të merrte një vendim me anë

të të cilit duhet “të hiqej dorë nga klauzolat e paktit të Londrës përsa i përket

Shqipërisë, e do të kërkonte formimin e një shteti shqiptar sipas parimit të kombësisë,

atëherë do të marrin fund pretekstet e nxjerra nga fqinjët tanë për formulimin e

pretendimeve të reja dhe çështja shqiptare, falë dashamirësisë së Qeverisë Italiane, do

gjente më lehtë një zgjidhje të drejtë”245. Në fund letra shpjegonte mundësinë për

formimin e shtetit shqiptar duke siguruar njëkohësisht kufijtë etnikë të saj. Nëpërmjet

ideve të shprehura, kuptojmë se delegacionet shqiptare dhe ai i kolonisë në Stamboll e

kërkonin zgjidhjen e çështjes shqiptare edhe nëpërmjet miqësisë diplomatike, e cila

mund të gjendej tek nje shtet i madh, siç ishte Italia.

Ndërkohë Italia nga ana e saj këmbëngulte vazhdimisht për Vlorën dhe

protektoratin, madje u fut në bisedime edhe me Greqin për copëtimin e Shqipërisë.

Midis tyre më 29 korrik 1919, u arrit një marrëveshja që në histori njihet si

marrëveshja Titoni-Venizellos, e cila trajton të gjitha problemet që ndanin asokohe

Italinë dhe Greqinë: nga Ballkani perëndimor deri në Egje dhe në Azinë e Vogël,

vëmendjen kryesore e kishte tek ndarja e territorit dhe e sferave të influencës në

Shqipëri246. Synimi kryesor i marrëveshjes italo-greke ishte dalja përpara Konferencës

së Paqes me një gjuhë të përbashkët247.

Futja e Shqipërisë nën kontrollin e Italisë do të ishte shkak për të çelë trazirat

në Ballkan. Por për ta shpëtuar Shqipërinë nga kontrolli i Italisë u përpoqën

veçanërisht personalitetet politike shqiptare të cilët filluan të rakordojnë mendimet

dhe veprimet nëpërmjet delegacioneveshqiptare. Mithat Frashëri konstatonte se në

Paris delegacionet e Rumanisë, Turqisë, Partia Politike dhe Vatra ishin bashkuar në

një “mendje, që përmbajnë vetëqeverimin dhe tërësinë e tokës atërore, pa i lënë Italisë

udhë që të hedhë ganxhën mbi neve.” 248

Ju lajmërojmë, i shkruanin Stambollit përfaqësuesit e kolonisë, se francezët do

ta zbrasin Korçën. Partia politike dhe partia e Vatrës ranë në ujdi dhe po

bashkëveprojnë duke bërë demarshe politike. Dy përfaqësues të dy partive shqiptare

në AmerikëKostë Cekrezi dhe Kristo Dako se bashku me misionarin amerikan ne

Shqipëri Telford Erikson do të flisnin para komitetit per politikën e jashtme në senatin

245AMPJ, Dos.9 Paris 4 korrik 1919, fl.227 246 A. Puto, Historia diplomatike e çeshtjes shqiptare…f.290 247Historia e PopullitShqiptar..., vëll. III, f.141. 248Albania ,Worcester, 28 shkurt 1919

68

Page 108: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

amerikan duke mbrojtur çështjen e copëtimit të Shqipërisë249. Në të vërtetë çështja e

kufijve jugorë për Shqipërinë do të zgjidhet në Konferencën e Ambasadorëve në

Londër, në vitin 1921. Kjo Konferencë i njohu Shqipërisë kufijtë e vitit 1913, që i

kishte përcaktuar komisioni ndërkombëtar në Firence.

Më 11 shtator 1919, në gazetën “Vakit” u botua një lajm me titull “Rreth

Shqipnisë”. Në këtë artikull thuhej “Epiri e Çamëria do të mbesin brenda kufijvet të

Shqipërisë, ashtu siç ishte pranuar prej Konferencës së Londrës më 1913, mbasikëto

dy provinca kanë një popullsi 85 % shqiptare siçkishte pretenduar Titoni e siç ka

rezultuar në përfundim të hetimevet që kishte bërë në këtë rast komisioni

amerikan”250.

Por ç’ndodhte në të vërtetë? Delegacioni i kolonisë së shqiptarëve në Turqi,

pasi u njoh me deklaratat e Titonit në parlamentin Italian, mendonte se kishte një

probabilitet për tu zhvilluar një plebishit si masë e fundit për të shpëtuar Epirin e

Veriut. Prandaj i kërkonin Këshillit Administrativ të hetonin sa banorë myslimanë

kishte në Stamboll e në vise të tjera të Turqisë të cilat ishin nga Korça, Kolonja,

Përmeti, Tepelena [Tepedelen], Gjirokastra, Kurveleshi, Delvina e Himara (si kaza).

Krahas saj kërkohej dërgimi sa më shpejt i një statistike duke shënuar sesa nga

shqiptarët kanë mbushur moshën 19 vjeç, sa banorë të Epirit jetojnë aty, dhe sa prej

tyre janë të gatshëm të shkojnë në Shqipëri po ta lyp nevoja251. Dukej që plebishiti

ishte fort i dëshirueshëm nga delegatët e Stambollit të cilët shpresonin që me anë të tij

të zgjidhnin çështjen e Korçës dhe Gjirokastrës. Ata në fund kërkonin që kjo detyrë të

mbahej tepër sekret që të mos u jepte shkak për tu përhapur dhe nga pala e grekëve të

merreshin masa të tjera.

Krahas përpjekjeve pranë Konferencës së Paqes në Paris, klubi në Stamboll

mundohej për të organizuar dhe zhvilluar takime me përfaqësitë amerikane, angleze

dhe franceze që punonin atje252. Në një letër drejtuar gazetës “Populli”, një nga

veprimtarët e kolonisë tregonte mënyrën e organizimit të shoqërisë qendrore të

shqiptarëve në Stamboll. Veprimtaria e klubit qendror sipas tij ndahej në katër degë:

a) Dega që merrej me politikën e përgjithshme, b) Dega që merrej me punën e

249Haris Silajxhic, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, 1999, f.98.

250Vakit, 11 ekim 1335/1919. “Arnavutluk Hakkinda”. 251AQSH, F.101, D.7, fl.24. Mbi përpjekjet e që ka pasë delegacioni shqiptar me delegacionet e

huaja. 4 nandor 1335/1919. 252Populli, “Shqiptarët në Turkie”, Shkoder, 9 tetor 1919.

69

Page 109: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

brendshme e cila ndihmonte bashkatdhetarët që ndodheshin në Turqi dhe njoftonte

për çdo punë degët e përhapura në vende të ndryshme të Anadollit, c) Dega financiare

që siguronte harxhet e delegacionit në Paris e që pregatiste bankete për personalitetet

këtu, d) Dega e djelmnies [rinisë] që përgatiste lojra, aktivitete etj253. Klubin qendror

në Stamboll e përbënin 15 persona. Më tej trajtonte edhe lidhjet që mbanin me

autoritetet e huaja në Stamboll, pritjet e realizuara për nder të tyre, si edhe letrat

dërguar lordit A.Herbert mik i Shqiptarëve.

Krahas Komitetit qendror në Stamboll edhe përfaqësuesit e saj në Paris u

përpoqën të zhvillonin veprimtari në ndihmë të çështjes kombëtare, duke e

propaganduar të drejtën e ekzistencës së kombit shqiptar nëpërmjet shtypit, ku

shprehnin dhe argumentonin padrejtësitë e zhvilluara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve

nëpërmjet takimeve me personalitete të rëndësishme në Konferencë.

Halil Pashë Alizoti [ish valiu i Bejrutit] në cilësinë e kryetarit të delegacionit

të kolonisë së Stambollit i kishte dhënë një intervistë gazetës “Petit Parisien”.

Nëpërmjet saj do të shprehej se: “Ne kërkojmë që shteti shqiptar të përfshijë në kufijtë

e vet, krahinat që i janë shkëputur vendit, që janë tonat e që kanë një popullsi me

shumicë shqiptare. Kështu Ulqini, Hoti, Gruda, Plava, Gussina [Gucia], Peja, Jakova

[Gjakova], Prizrendi, Gostivari, Prishtina, Kërçeva [Kërçova], Dibra e Ohri që janë

vende plotësisht shqiptare. Janë tëbanuem me nji million e gjysëm shqiptarë që pa

drejtësisht janëshkëputë prej atdheut të tyre. Konferenca e Ambasadorëve nëLondër

më 1913, duke ua dhanë këto krahina shteteve fqinje, i pat lanë shqiptarët në Nord e

në Sud pa tregje [pazare], pa fusha pa kullota që janë dosmosdoshmëri për

ekzistencën e tyre”254.

Mehmet Bej Konica dhe Halil Pashë Gjirokastra zhvilluan një takim me

Ministrin e Jashtëm të Francës Pishonin, rreth riparimit të padrejtësive të Traktatit të

1913. Pishoni ju kishte deklaruar “Mos shkoni pas ëndrravet, Konferenca nuk ka

mendim të ndryshojë hartën e Evropës, do të riparojë vetëm kufijtë e shteteve

253Populli, po aty, Shqiptarët në Turkie, Letra e Tahsin Kalkandelenit. Klubi Qendror këtu [Stamboll] e përbëjnë 15 veta. Klubi shqiptar në Izmir ka Xhemil pashën prej Prishtine për kryetar dhe Selahedin bej Prizrenin [Shkozën] Kolonel ë Shtabit Madhor e dy katolikë Shkodrane. Klubin e Brusës e përbën Haxhi Xhemal Aga prej Prishtine, Sakib Efendiu prej Kalkandeleni, Hoxha Sait Efendiu prej Kalkandeleni, Klubi i Kytahjas ka per kryetar Dr.Zenel Abedin beun prej Gjilani e Klubi i Edrenes ka dr. Ali Kemal Beun. Klubet jane të lidhuna me qendrorin e Stambollit e midis nesh po mbretron harmonia e dashnia ma e bukur që mendohet. Shkodre, 9 tetur 1919. 254Populli,Shkodre, 3 tetuer 1919, nr.35, f.3-4. Një intervistë e Halil Pashës”, dhënë gazetarit Maurixe Prax.

70

Page 110: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ndërfituese. Nga Konferenca ёshtё vendosë që nga shtetet aleate të mos shkëputen

toka ku u jepen të tjerëve. Nëqoftëse ndonjë delegacion ju ka bërë premtime ndonjë

gjë, nuk ju ka thënë të vërtetën. Nuk do të keni kurrgjë, përveç asaj Shqipёrie që ju

asht sigurue në traktatin e 1913, sa për këtë keni të drejtë me mbrojtë kauzën tuaj”.

Kur fjala kaloi tek Traktati i Fshehtë i 1915, ai nuk mundej të përgjigjej në veçanti,

sepse me Italinë dhe Anglinë kemi një traktat dhe jemi të shtrënguem me ec

bashkarisht. Shpresoj se disa pjesë të këtij traktati do të përmirësohen255.

Krahas këtij u zhvillua edhe një takimi tjetër me Z.Polk delegatin e parë

Amerikan në konferencë. Delegatin amerikan shqiptarët e informojnë mbi kufijtë e

Shqipërisë, pastaj atij iu shpjegua edhe çështja e Gjirokastrës dhe e Korçës bazuar mbi

hartën gjeografike dhe u tregua se një Shqipni pa këto dy krahina nuk ka mundësi

jetese. Delegatit amerikan i’u paraqit edhe një hartë e Shqipërisё indipendente. Harta

ishte gjetur në degën e Izmirit. Kjo hartë ishte në gjuhën gjermane me kufijtë e 1913,

dhe i ishte dhuruar një patrioti shqiptar nga një oficer gjerman256.

Delegacionet e kolonive shqiptare me të arritur pranë konferencës kishin

arritur të afroheshin me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunonin për shumë problem dhe të

arrinin marrëveshje. Në fillim të janarit 1920, delegatët e kolonive të Turqisë,

Amerikës dhe Rumanisë kishin arritur në një akord të përbashkët për të protestuar

kundër projektit të Këshillit Suprem të Fuqive të Mëdha. Në këtë akord bëhej thirrje

për të kujtuar premtimet e tyre “solemne se luftonin për parimin e kombësisë dhe të

çlirimit të popujve të shtypur. Populli shqiptar, që u bashkua me fuqitë aleate për të

luftuar brenda mundësive për këtë ideal të madh, e sheh veten tani, jo vetëm të privuar

nga territoret që rivendikojnë për të ndarë dhe të dorëzuar si monedhë shpërblimi”257.

Nëpërmjet thirrjes ata e quanin padrejtësi copëtimin e kombit shqiptar edhe

për faktin “se është një nga popujt më të lashtë të Europës”258. Kjo do të mjaftonte,

255AQSH, F. 101, D.7, viti 1919,po aty. 256AQSH, F.101, D.7, viti 1919, Izmir 18 shtator. Letër dërguar Qendrës së Përgjithshme të

Shoqërisë shqiptare në Stamboll 257AQSH, F. Kristo Dako, dos.nr.7, 15 janar 1920, fl.59-60.-Fuqive të Mëdha nga delegacioni i

Kolonisë shqiptare të Rumanisë, Amerikës, Turqisë, drejtuar Z.Klemanso, kryetar i Konferencës së Paqes së Parisit. (Pandeli Evangjelli, Halili).

258AQSH, F. Kristo Dako, dos.nr.7, 15 janar 1920, fl.59. Fuqive të Mëdha nga delegacioni i Kolonisë shqiptare të Rumanisë, Amerikës, Turqisë, drejtuar Z.Klemanso, kryetar i Konferencës së Paqes së Parisit. (Pandeli Evangjelli, Halili).

71

Page 111: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vazhdonte më poshtë thirrja, që Fuqitë e Mëdha të gjykonin me logjikë të ftohtë dhe

aq më tepër që të mos “atentonin mbi jetën kombëtare”259.

Më 23 janar 1920 në gazetën “Yeni Gun” [Dit e Re] u botua një lajm që i

drejtohej “Shoqërisë shqiptare të ndihmës” [Teavűn] duke deklaruar se Konferenca e

Parisit, paska kënaq në një anë dëshirat italiane mbi Fiumen dhe në anën tjetër i kishte

njoftë Serbisë të drejtën me zaptue pjesën e Shqiprisë deri në Drin260. Duke u njohur

me lajmet që botonin gazetat vendase dhe të huaja delegacioni i kolonisë së Turqisë

nga Parisi në muajin shkurt 1920, i dërgonte një letër klubit të Stambollit në të cilën

do të përshkruante gjendjen e krijuar në Konferencë. Njëkohësisht e njihnin edhe me

projektin e 13-14 janarit 1920, të njohur si “kopromisi i Nitit”. Kompromisi në qendër

kishte “çështjen e Adriatikut”, e cila ishte e lidhur me problemin shqiptar, me të cilin

nënkuptojmë rivalitetin midis Italisë dhe mbretërisë serbo-kroato-sllovene të

sapokrijuar. Rivaliteti dhe dëshirat e shteteve fqinje shpejt do të hidheshin poshtë nga

vetë populli shqiptar. Në 20 janar deri 31 janar 1920 u mblodh Kongresi i Lushnjës

për të organizuar qëndresën kundër planeve të Fuqive të Mëdha, duke mos i pranuar

për asnjë moment planet e tyre. Kongres rrëzoi qeverinë e Durrësi dhe zgjodhi një

qeveri të re me në krye Sulejman Fehimi Delvinën, i cili kishte qenë delegat i kolonisë

së Turqisë në Kongres dhe kishte marrë përsipër drejtimin e qeverisë së re shqiptare, i

shkruante Halil Pasha, qendrës së kolonisë në Stamboll261. Me ardhjen në fuqi qeveria

e re zgjodhi përfaqësuesit e saj për në Konferencë, të cilët do të përfaqësonin gjithë

shqiptarët kudo ndodheshin. Misioni i delegatëve të kolonive mori fund dhe ata u

kthyen në vendet ku punonin dhe jetonin.

2. Lëvizja Kombëtare e Mustafa Qemalit dhe jehona në shtypin shqiptar.

Në fund të prillit 1919, Mustafa Qemali u emërua inspektor i përgjithshëm për

të mbikqyrur çmobilizimin e njësive ushtarake osmane të mbetura dhe organizatat

nacionaliste. Më 19 maj 1919, Mustafa Qemali u nis për në qytetin e Samsunit me

detyrën e Inspektorit të Forcave të Armatës IV, dhe të qeveritarit të vilajeteve të

259AQSH, F. Kristo Dako, dos.nr.7, 15 janar 1920, fl.60. Fuqive të Mëdha nga delegacioni I Kolonisë shqiptare të Rumanisë, Amerikës, Turqisë, drejtuar Z.Klemanso, kryetar I Konferencës së Paqes së Parisit. (Pandeli Evangjelli, Halili).

260AQSH, F.101, D.47, fl.144. Shkresë e degës së komitetit të Brusës për Shoqërinë Shqiptare të Ndihmës në Stamboll. 23 Janar 1920

261AQSH, F.101, D.7, shkurt 1920. Protesta e delegacionit dhe veprimet e tij në Paris. Formimi i kabinetit shqiptar nën kryesinë e Sulejman Bej Delvinës.

72

Page 112: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Anadollit. Sapo arriti në Samsun qëllimi i tij kryesor ishte krijimi i lëvizjes së

rezistencës kombëtare të organizuar kundër forcave pushtuese. Për këtë arsye iu

përveç punës për organizimin e kuadrove të një ushtrie kombëtare dhe përgatitjes së

terrenit për fillimin e një lëvizje e re politiko-ushtarake të udhëhequr nga vetë ai, dhe

e përkrahur nga ushtria dhe oficerë të efektivave në Anadoll. Zbarkimi i trupave të

huaja në Izmir dhe ngjarjet që pasuan pushtimin e asaj province, i dhanë shkas

ndezjes së luftës nacionale të popullit turk. U organizuan mbledhje proteste në të

gjithë vendin të cilat patën sukses. Në qershor ai zhvilloi një takim të fshehtë në

Amasja me disa nga komandantët e shquar të ushtrisë turke Ali Fuad Pashën

[Cebesoyn], Hysein Raufin [Orbain], kolonelin Refet [Bele] dhe hyri në lidhje edhe

me gjeneralin Qazim Karabekir Pashën, i cili komandonte Korparmatën e 15 në

Erzurum262. Menjëherë pas kësaj mbledhje dërgoi një telegram shifër, një numri

autoritetesh civile dhe ushtarake në krejt vendin, ku parashtronte pikëpamjet e tij, të

cilat ishin frazat fillestare të një programi nacionalist gjatë viteve në vazhdim:

1. Integriteti i vendit, pavarësia e kombit janë në rrezik.

2. Qeveria qendrore nuk është në gjendje të kryejë detyrat për të cilat është

përgjegjëse si rrjedhim kombi shihet si diçka që nuk ekziston.

3. Vetëm vullneti dhe vendosmëria e kombit mund të shpëtojnë pavarësinë e

tij.

Më pas në këtë telegram shtrohej kërkesa e mbajtjes së një kongres të lirë nga

çdo ndikim ose ndërhyrje. Në këtë kongres do të pohoheshin të drejta e kombit turk

para botës dhe i bënte thirrje çdo krahine për të dërguar delegatë në fshtehtësi në një

kongres që do të mbahej në Sivas, pasi ai ishte vendi më sigurt në Anadoll lidhur me

këtë qëllim263. Lajmet për veprimtarinë e Mustafa Qemalit mbërritën në Stamboll,

duke dhënë alarm tek forcat qeveritare dhe aleatët. Ndërkohë sulltani kishte mbledhur

këshillin e fronit (divanin) për të caktuar bazat e paqes. Edhe pse Damat Ferit pasha e

kishte të qartë se gjithçka thuhej në atë organ nuk pinte ujë, e pa të udhës të vintenë

dijeni vendin se ishte marrë vendimi për ta vënë Turqinë nën mbrojtjen e njërës prej

Fuqive të Mëdha264.

262 Karabekir, Kazim. Istiklal harbimiz, 1960, f.17 cituar sipas B. Lewis,. 263Nutuk, (1920-1927), Ankara: f.30-31. 264Ataturku, Jeta dhe vepra , Botim i Uneskos, 1981, f.56.f.60.

73

Page 113: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mustafa Qemalit të cilit kjo deklaratë nuk i pëlqeu e denoncoi atë nëpërmjet

një qarkoreje të shpërndarë në popull nga qyteti i Amasjas.“Ideja se qenka e

pamundur të luftosh, qoftë edhe kundër njërës fuqi të huaj, u qenka ngulitur në kokë

të gjithëve. Por si nuk e shihni se Perandoria Osmane, sulltan kalifi, qeveria…etj,

s’janë veçse fjalë të rreme?” I sëmuri i Bosforit nuk është populli turk. Ky i fundit

është i shëndoshë e plot vitalitet. I sëmuri është regjimi perandorak, që i është qepur

popullit dhe don ta marrë me vete në greminë”265.

Situata në Anadoll po bëhej gjithnjë e më e pavaforshme për qeverinë e

sulltanit dhe të huajt. Mustafa Qemali mori urdhër të kthehej në Stamboll “për të

paraqitur një raport mbi gjendjen”, por ai nuk pranoi, dhe u përgjigj telegrafisht: “Do

të qëndroj në Anadoll gjersa kombi të rifitojë pavarësinë e vet”266.

Mospranimi i urdhërit për tu kthyer nga ana e tij, e nxiti Sulltanin të dërgonte

një irade ku i jepet fund emërimit të tij si ushtarak. Nga ana e tij Mustafa Qemali për

të shmangur çdo akt të hapur rebelimi ndaj qeverisë legjitime otomane, u zhvesh nga

petku ushtarak dhe vazhdoi veprimtarinë e tij si person civil267.

Më 23 korrik 1919, në Erzurum u mbajt një kongres i delegatëve të provincave

lindore. Ky kongres i thirr nga shoqata e “Mbrotjes së të drejtave të Anadollit lindor”

dhe qysh ditën e parë kryetar u zgjodh Mustafa Qemali268. Arritja më e rëndësishme e

këtij kongresit ishte nxjerrja e një projekti të versionit të parë të deklaratës, e cila më

vonë u njoh si Pakti Kombëtar [Misak-i Milli].

Më 4 shtator 1919, u hap Kongresi i Sivasit me delegatë nga të gjitha krahina e

vendit. Qëllimi kryesor i këtij Kongresi ishte të shtrinte në të gjithë vendin vendimet e

marra në Erzurum dhe të ndryshonte, sipas vendimeve të tij, krejt organizimin e

lëvizjes. Edhe në këtë kongres u ripohuan parimet e programit të Erzurumit, duke

përforcuar përpilimin në disa pika e duke kërkuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit

territorial dhe pavarësinë kombëtare nëpërmjet veprimeve të armatosura kundër

pushtuesve nëse do të ishte e nevojshme.

Më 12 shkurt 1920, parlamenti i fundit osman u mblodh në kryeqytet. Ky

parlament u shpërbë nga forcat britanike pasi shpallën Paktin Kombëtar. Mustafa

265 K. Kyçyku, Mustafa Qemal Ataturku, Tiranë: Shtëpia botuese “Arbri”, 1993, f.31. 266Ataturku, jeta dhe vepra..., f.61. 267 B. Lewis, Lindja e Turqisë..., f.280. 268 I. Giritli, Yildonümleriyle Türk Devrim Tarihi , Istanbul: Der Yayinlari, 1997, f.24.

74

Page 114: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Qemali përfitoi dhe menjëherë krijoi Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke [Türkiye

Büyük Millet Meclisi]269.

Më 23 prill 1920, në Ankara u hap Asamblea e Madhe Turke dhe kryetar u

zgjodh Mustafa Qemali270. Ardhja në pushtet eDamat Ferit Pashës solli një politikë të

re ndaj nacionalistëve. Veziri i madh nxori një shpalllje nëpërmjet të cilës ai

denonconte “përfaqësuesit e rremë të kombit”. Krijoi forcat disiplinore “kuvvay-i

inzibati” të cilat do të luftonin nacionalistës dhe në 11 maj në mungesë, Mustafa

Qemali dhe udhëheqësit nacionalistë u dënuan me vdekje nga një gjykatë ushtarake e

Stambollit.

Edhe Mustafa Qemali e bindi Asamblenë Kombëtare të mobilizonte Armatën

Kombëtare. Më 19 maj, Asambleja Kombëtare e shpalli Damat Ferit Pashën

tradhëtar271.

Më 10 gusht 1920, Veziri i Madh otoman Damat Ferit Pasha, nënshkroi

Traktatin e Sevrës. Ky i fundit finalizoi planet për ndarjen e Perandorisë Osmane,

duke përfshirë edhe rajone të cilët vetë turqit i shihnin si vatanin e tyre siç ishte psh,

rajoni i Kurdistanit.

Ushtria e Ankarasë u përball me forcat pushtuese të aleatëve në tre fronte: në

luftë me francezët, me grekët dhe me armenët në zonën verilindore. Me grekët u

zhvillua lufta greko–turke në tri faza, të cilat korrespondojnë në vija të trasha me

fushatat e 1920, 1921 dhe 1922. Fillimisht turqit në numër të vogël dhe me materiale

ushtrake të pamjaftueshme pësuan disfata të rënda dhe forcat greke përparuan si në

Andoll ashtu edhe në Rumeli. Gjatë vitit 1920 u shënuan disa fitore nga

grekët.Megjithatë turqit arritën të bashkoheshin272. Por më 7 janar 1921, grekët u

mundën nga forcat e komandantit Ismet pasha pranë lumit Inony. Në fund të muajti

mars u zhvillua përsëri një betejë tjetër edhe më e rëndësishme ku gjenerali Ismet

pasha mundi ti zbrapste kundërshtarët dhe të arrinte një fitore e cila do të ishte pikë

kthesë për ushtrinë nacionaliste veçanërisht në rritjen e moralit ushtarak. Nga kjo

fitore e arritur në Inony, më vonë në reformën që do të zhvillohej mbi emrat dhe

mbiemrat atij iu dha mbiemri (Ismet Pasha) Inony.

269 Ali Ihsan Gencer-Sabahatin Ozel. “Tűrk Inkilabi Tarihi”, Istanbul: Der Yayinlari, Altinci basim, 1999, f.116-117.

270Ali Ihsan Gencer-Sabahatin Ozel. “Tűrk Inkilabi ...,f.125. 271 B.Lewis, Lindja e Turqisë…, f.285. 272 B.Lewis, Lindja e Turqisë…, f.286.

75

Page 115: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në muajt e ardhshëm grekët mundën të përparonin sërish dhe arritën afër 100

km larg Ankarasë. Më 5 gusht 1921, Mustafa Qemali emërohet nga Asamblea e

Madhe Kombëtare si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Kulmin e saj

të fitoreve ushtria nacionale turke do ta arrinte me 23 gusht 1921 në betejën e madhe

të Sakarijas, që zgjati për gati 22 ditë e net. Beteja e Sakarjas përfundoi me fitoren e

Turqve më 13 shtator 1921273.

Në betejën e lumit Sakarja grekët pësuan një disfatë të rëndë. Forcat turke nën

komandën e drejpërdrejtë të Mustafa Qemalit arritën një fitore vendimtare. Grekët

filluan tërheqjen. Gjenerali fitimtar pas fitores u kthye në Ankara dhe në mbledhjen e

Asamblesë së Madhe Kombëtare u përshëndet dhe në shenjë mirënjohjeje e lavdije,

atij iu dha grada më e lartë ushtarake “Marshall” dhe epitetin “Gazi” që do të thoshte

ngadhnjyes, dërmonjës i armikut, titulli më i madh që mund të jepej edhe nga vetë

sulltani274. Këtë titull ai do ta mbante deri nё ditën kur parlamenti [në 1934] do t’i

jepte mbiemrin Ataturk [At i Turqve].

Beteja e Sakarja pati pasoja në fushën politike për të dy shtetet. Nga njëra anë

për palën greke qeveria e Venizelosit rrëzohet. Krahas tij bie edhe Republika dhe

rivendoset monarkia në favor të mbretit Kostandin [shkurt 1921] ngjarje që e

dobësuan rezistencën greke.

Ndërsa për nacionalistët turq pasojat e fitores së Sakarjas ishin të

konsiderueshme, ata filluan të njihen në arenën ndërkombëtare. Kështu Mustafa

Qemali arriti disa fitore të mëdha diplomatike. Më 16 mars 1921, lidhi një Traktat me

Moskën. Rusia i lëshoi disktriket armene të Karsit dhe të Ardahanit, të shpopulluara

nga masakrat dhe mërgimi. Ajo njohu sovranitetitn e plotë turk mbi ngushticat me

kusht që të lejohej lëvizja e lirë tregtare. Pra u vendosën marrëdhëniet miqësore.

Ndërsa Italia evakuoi Antalian duke ruajtur vetëm të drejtën për të shfrytëzuar

rezervat e qymyrit të Haraklesë. Megjithatë ajo ruajti ishujt e Rodosit dhe

Dodekanezin.

Kjo i fitore i hapi rrugë fitoreve të shumta të ushtrisë dhe të popullit turk të

udhëhequr nga Mustafa Qemali. Këto fitore i rritën prestigjin Mustafa Qemalit dhe

273 James, Edvin L. Kemal Won’t Insure Against Massacres, New York Times: September 11, 1922.

274 Gazi do të thotë edhe ushtar i luftës së shenjtë. Shih. Ismet Toto, Gazi Kemal Aaturk krijonjës dhe pris i Turqis së Re (skicë jetëshkrimi) Tiranë: “Nikaj”, 1935 f.135. Feroz Ahmad, Mustafa Qemali themelonjësii Turqisë. Tiranë: AIIS, 2010, f.36;B. Lewis, Lindja e Turqisë…..f, 286 .

76

Page 116: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

përkrahësve të tij në populli dhe në opinionin e huaj sidomos tek disa intelektualë të

huaj mes të cilëve Pier Loti dhe Klod Farer.

Këta intelektualë ushtruan nëpërmjet shtypit presion mbi qeverinë franceze, që

kjo të mbështeste luftën për liri të popullit turk të drejtuar nga Mustafa Qemali. Më 20

tetor 1921, Franca, përmes marrëveshjes Franklin-Boullion nënshkruar në Ankara

hoqi dorë nga Silistria me përjashtim të Sanxhakut të Aleksandretës. Ajo njohu de

fakto qeverinë e Mustafa Qemalit dhe e furnizoi atë me armë. Kjo ngjarje ishte njohja

e parë zyrtare që i bëhej lëvizjes qemaliste nga një shtet perëndimor.

Duke parë situatën e krijuar aleatët veçanërisht anglezët u përpoqën përsëri të

hyjnë në bisedime me qeverinë e Ankarasë. Ata kërkuan të vendosnin një version më

të modifikuar të Traktatit të Sevrës ky propozim u hodh poshtë nga Asamblea e

Madhe Kombëtare Turke.

Në gusht 1922, ushtria turke me në krye Mustafa Qemalin dhe gjeneralë të

tjerë të shquar si Ismet Inonu dhe Fethi Okyarin sulmuan trupat greke në Afjon dhe

Karahisar. Në betejën e Dumlupinarit pranë Smirnës [Izmiri i sotëm] më 9 shtator

1922 Gjeneral Trikopis u zu rob dhe ushtria turke çliroi Izmirin dhe Bursën dhe pas

një jave të gjithë Anadollin 275.

Një ditë më pas, Mustafa Qemali, duke njohur mirë vendimet që ishin marrë

për krijimin e Lidhjes së Kombeve, i dërgoi kësaj të fundit një telegram ku do ti

shkruante se për shkak të frymës energjike të popullsisë, luftës së paepur të djemve

dhe vajzave turke, qeveria e Ankarasë nuk do të ishte përgjegjëse për masakrat që tu

bëheshin ushtrive që akoma vazhdonin ta mbanin të pushtuar padrejtësisht vendin e

tyre276.

Përparimet e mëtejshme nga ushtria turke dhe fitoret e njëpasnjëshme e shtynë

Mustafa Qemalin ti drejtohej Trakës perëndimore. Që të arrihej ky objektiv duhej

patjetër të kaloheshin Dardanelet të cilat ishin ende të pushtuara. Kontigjentet

franceze dhe italiane u tërhoqën, por britanikët qëndruan edhe për njëfarë kohe. Duke

e njohur mirë revanshin e ushtrisë nacionaliste anglezët u detyruan të pranonin

kërkesat e Asamblesë së madhe për të nënshkruar një armëpushim. Ky armëpushim u

relizua më 11 tetor 1922 në Mudanja. Paqja e Mudanjas u realizua sipas kërkesave të

275 Ali Ihsan Gencer-Sabahatin Ozel. “Tűrk Inkilabi ..., f.191. 276Andrea Mango, “Ataturk; The biography of the Founder of Modern Turkey”, London: Overlook

press 2002, f.394.

77

Page 117: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ushtrisë turke ku qeveritë aleate pranoni rivendosjen e sovranitetit turk në Stamboll,

mbi ngushticat dhe Thrakën Lindore. Paqja e nënshkruar e rriti edhe më shumë

pushtetin e Ankarasë.

Një muaj më vonë më 20 nëntor 1922 u hap Konferenca e Lozanës e cila ishte

fitorja më e madhe në arenën ndërkombëtare që e njohu de fakto dhe de jure nga

Fuqitë e mëdha shtetin e ri turk. Në këtë mënyrë Turqia e vetme mes fuqive humbëse

të luftës së parë botërore, ia arriti të rilindte nga gërmadhat e saj. Ajo hodhi poshtë

paqen e diktuar mbi të nga fitimtarët madje siguroi dhe pranimin e kushteve të saj të

formuluara nëpërmjet Paktit Kombëtar Turk. Pas fitoreve të korrura dalëngadalë

qeveria e Ankarasë po shkonte drejt realizimit të reformave politike. Problemi i parë

që duhej zgjidhur ishte i natyrës politike- struktura dhe forma politike e shtetit turk.

Në fillimet e lëvizjes së tyre nacionalistët kishin këmbëngulur në besnikërinë e tyre

ndaj sovranit. Por veprimet e ndërmarra prej tij kundër tyre e kishin parë si pjesë të

atribuar nga këshilltarët e verbër dhe kontrollit të huaj nga i cili propozonin ta

shpëtonin atë.

Në debatet që u bënë në Asamblenë e Madhe, Qeveria e Ankarasë miratoi

klauzolën e parë të Kushtetutës ku theksonte se “sovraniteti i përket pa kushte kombit,

sistemi i qeverisjes mbështetet në parimin që vetë populli drejton dhe mban në duar

fatet e tij”277.

Më 31 tetor 1922 Mustafa Qemali parashtroi idetë e tija. Sipas Ataturkut

“sovraniteti dhe sulltanati nuk mund t’i jepen askujt nga askush, ato merren me forcë

përmes pushtetit dhe shtrëngimit. Falë forcës, bijtë e osmanit fituan Sovranitetin dhe

Sulltanatin e kombit turk ata e kanë ruajtur këtë uzurpim për gjashtë shekuj. Tani

kombi turk ka ngritur krye, dhe i mori në dorë fatet e vet Sovranitetin dhe Sulltanatin.

Ky është një fakt i kryer”278.

Pas këtij diskutimi, më 2 nëntor 1922, projektiligji i përgatitur nga një

komision u miratua nga Asamblea Kombëtare Turke e cila vendosi anulimin e

sulltanatit dhe suprimimin e tij. Me këtë akt të kryer mori fund sundimi i Sulltanit në

Turqi. Të nesërmen për në Konferencën e Lozanës në krye të një delegacioni u nis

Ismet Inony. Kjo konferencë i zgjati punimet 9 muaj. Pas bisedimeve të gjata me 24

277Ataturku, Jeta dhe vepra..., f.95. 278Nutuk, f. 690 e vazhdim; K.Kyçyku,Mustafa Qemal Ataturku..., f.61:B. Lewis, Lindja e

Turqisë…, f.292. I. Giritli,Yildönümleriyle Türk Devrim..., f.71.

78

Page 118: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

korrik 1923 u nënshkrua Traktati i Paqes së Lozanës279, në bazë të të cilit shtetet e

Antantës ishin të detyruara të njihnin sovranitetin, tërësinë territoriale dhe pavarësinë

e shtetit të ri turk. Rëndësia e këtij traktati sipas B. Lewis ishte se progami politik i

nacionalistëve ishte realizuar dhe u njoh nga bota si një traktat ndërkombëtar280.

Rezultati përfundimtar i Luftës Nacionale Turke ishte Shpallja Republikë e Turqisë

më 29 tetor 1923.

Me krijimin e Republikës së re, revolucionarët turq i kthyen shpinën

korrupsionit të administratës të Kostandinopojës kozmopolite dhe trashëgimisë

osmane qindra vjeçare281.

Zhvillimi i Lëvizjes Nacionale Turke ishte faza e parë e revolucionit Turk, ku

lindi një Turqi e re mbi gërmadhat e një perandorie që u zhduk. Me këtë reformë

politike u realizuan ndryshimet e para themelore në Turqi, që janë: kalimi nga një

perandori shumëkombëshe islamike në një shtet kombëtar turk dhe nga një teokraci

mesjetare në një republikë kushtetuese.

Faza e parë e lëvizjes për pavarësi të popullit Turk dhe jehona e saj, zuri vend

edhe në gazetat shqiptare të viteve 20-të, të shekullit të kaluar. Lufta Nacionale që do

tё zhvillohej në Anadoll282 dhe vendosmërisë së popullit Turk283 të udhëhequr nga

Mustafa Qemali, për njohjen e plotë të të drejtave kombëtare të Turqisë së

rilindur284shtypi filloi ti bënte jehonë.

Në revistën “Hylli i Dritës” u shkrua rreth suksesit që arriti Ismet Pasha në

Konferencën e Lozanës duke iu imponuar fituesve të Luftës së Parë Botërore shumë

kushte, megjithëse Perandoria Osmane kishte dalë e humbur nga lufta. Sipas saj

fitimtarët dhe të mundurit në këtë konferencë ndërruan vendet me njëri-tjetrin, dhe

rezultatet e kësaj konference i vlerëson barazi me një kapitullim të Antantës285.

279 D.V.Mikusch” Mustafa Qemal Ataturku themeluesi i Turqise se re”, Tiranë: Shtypshkronja “Edlor”, 2002, f.260.

280 B. Lewis,Lindja e Turqisë…, f.287. 281 Landau, Ataturk and the Modernization of Turkey,... f.252. 282 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 21 tetor 1922. 283 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 28 tetor 1922. 284 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 23 dhjetor 1922. 285 Revista “Hylli i Dritës”, 1923, nr.8, f.375.

79

Page 119: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Jehonë të madhe kishin në Shqipëri rrëzimi i sulltanatit, nëntor 1922, e

sidomos shpallja e Republikës së Turqisë më 29 tetor 1923, si dhe suprimimi i

Kalifatit më 3 mars 1924286.

Më 1 gusht 1923 nga Vjena, Aqif Pashë Elbasani i dërgonte një letër

përshendetje Mustafa Qemalit në emër të Partisë Kombëtare, me rastin e nënshkrimit

të fitores dhe paqes në Lozanë. “.. I nderuari dhe i shtrenjti Lartmadhëri Pasha, në

këtë çast kur po vërtitem t’ju vij për t’ju përgëzuar për triumfin e madh politik që

korrët në Lozanë. Me të drejtën e shpatës dhe të luftës së madhe ushtarake, me të

cilën keni krenuar gjithë botën islame, kënaqësinë që po ndjej nuk do ta harroj kurrë

në jetën time. Ju o lartmadhëri Pasha! kur Turqia gjendej në momentin më të

dëshpëruar ju e kapët me dorën tuaj gjysmëhënën që po binte në tokë dhe e mbrojtët

duke u mbajtur në gji, kundër tradhëtive të brendëshme e sulmeve barbare nga jashtë.

Dhe pasi fluturat në fusha të betejave nga një fitore në tjetrën, më në fund në horizont

të Lozanës, shkruat një ylber të madh duke e ngritur atë triumf në qiellin e vjetër, në

vendin e lavdishëm diellor.... Me shekuj kemi bashkëjetuar gju më gju, kemi luftuar në

fushat e betejave të njëjta, krah për krah, për të njëjtin qëllim e ideal. Edhe jetën dhe

historinë e kemi të përbashkët”287.

Pikëpamje të ndryshme rreth ngjarjeve të zhvilluara në Turqi u botuannë

shumë prej gazetave dhe revistave të kohës, të cilat pasqyruan gjerësisht dhe hap pas

hapi ngjarjet që po kryenin turqit. U pasqyrua Lufta Kombëtare e popullit Turk dhe

shndërrimet e zhvilluara nën drejtimin e Mustafa Qemalit. E gjitha kjo për ta ishte

“një revolucion që për herë të parë e shikonte Orienti dhe një ndryshim jo vetëm në

kufijtëtë administrimit por të menjtimeve”288.

Një çështje e mprehtë në ato vite ishte edhe debati rreth formës së regjimit të

shtetit shqiptar që bëhej nga qarqet të cilat përkrahnin republikën ose monarkinë duke

iu referuar shembullit të Turqisë. Kështu në ndonjë artikull rrëzimi i sulltanatit dhe

shpallja e Republikës në Turqi quhej veprim i parakohshëm289. Ndërsa për

kundështarët e republikës të cilët shkonin më tej në mbrojtje të regjimit mbretëror, i

286 Gazeta “Zëri i popullit”, 2 dhjetor 1922. 287 Bilal N. Sismir, Ataturk ile yazişmalar(1920-1923). Cilt 1, Ankara: 1981, s.502-504. 288 Gazeta Shqiptari I Amerikës, 30 dhjetor 1922. 289 Gazeta Dajti, 20.3.1924, Haxhi Jusuf Banga, Monarki apo Republikë.

80

Page 120: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

konsideronin si Republikën e re Sovjetike ashtu edhe Republikën Turke oligarki

despotike apo diktatura më të këqija sesa monarkia290 .

Autorët e këtyre gazetave trajtuan jo vetëm jetën dhe veprën e Mustafa

Qemalit por edhe fitoren e revolucionit kombëtar turk, reformat e thella të zhvilluara,

ngjarjet dhe jetën politike të Turqisë në atë periudhë.

Shumë shkrimtarë publiçistë të kohës me mendimet e tyre mundën të gjykonin

dhe vlerësonin personalitetin e Ataturkut në përqasje me perandorinë që po shembej

dhe rindërtimin e një shteti të ri. Midis këtyre autorëve të bie në sy autori i librit “Gazi

Mustafa Kemal Ataturku” botuar në vitin 1930 nga intelektuali demokrat Ismet

Toto291.

Ismet Toto e përshkruan me tone epike personalitetin e Mustafa Qemalit, si

luftëtar, ikonoklast e reformator. Ky burrë shteti që me duart e veta të sigurta përtërini

nji komb të lodhur e të dërrmuar. Luftoi meheroizëm të pashembullt për çlirimin e

Turqisë-luftoi kundër të gjithë armiqve të jashtëm e të brendshëm, të vjetër të rinj,

kundër të gjithëve që donin ti pritnin rrugën. Përmbysi një perandori, groposi fuqinë

mistike të një Kalifati, shembi gjithçka që ishte e vjetër nëpërmjet një vepre gjigande

të krijuar prej tij.

Jeta e Mustafa Qemalit është pëshkruar si një marshim historik, që i ngjason

jetës dhe veprave të udhëheqësve të mëdhenj që kishte njohur bota. “Mandej, thekson

autori i parathënies A. Logoreci- po t’i shtohet elementi historik, bëhet shumë

instruktive dhe kuptimplotë”. Në veprën e Ismet Totos, Mustafa Qemali na paraqitet

“i vizatuar nga një shqiptar i ri që Gaziun e admiron nga dy pikëpamje: si reformator

të madh dhe si turk ndër dejët e të cilit vlon gjak shqiptari”.

Krahas këtij libri i cili në shtypin e asaj kohe ishte bërë çështje dite

bashkëkohëse dhe broshura e Dr. I. Temos “Pse e duam Ataturkun”292.

Sipas Dr. Temos, personaliteti i Mustafa Qemalit doli në skenën e historisë, në

një kohë kur qeveritarët e Turqisë po e “kuronin” atë me inxheksione të helmuara, të

cilat e dobësonin dhe po e çonin atë drejt shkatërrimit të plotë, drejt humbje

përfundimtare. Pikërisht kur armiqtë e Turqisë bëheshin gati t’a varrosnin të “sëmurin

290 Gazeta Dajti, 1 prill 1924, Forma qeveritare e Shqipërisë. 291 Ismet Toto është i pari autor shqiptar që ka shkruar një vepër për Ataturkun në kohën kur ai

jetonte. 292 Dr. Ibrahim Temo, Atatürk niçin severim? Botuar në 1937.

81

Page 121: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

e Bosforit”, Mustafa Qemali zbarkoi në Samsun më 19 maj 1919, veprim ky, i cili

sipas Temos nuk ishte i rastit. Ai kishte kohë që hartonte plane për shpëtimin e

atdheut, duke arritur të përmbledhë në duart e tij fuqi ushtarake dhe administrative të

shpartalluara të Turqisë dhe t’i jepë jetë dhe njëherë asaj293.

Shpëtimtari i Turqisë pas shumë sakrificash dhe gjaku të derdhur nga populli

turk, për ç’ka jemi dëshmitarë të gjithë thekson Ibrahim Temo nxori në dritë një Turqi

të re të qytetëruar në kufijtë e saj etnikë. Një konstatim i rëndësishëm. Ai e nënvizon

faktin që Mustafa Qemali hodhi poshtë nacionalizmin perandorak pas të cilit

vazhdonin të mbaheshin qarqet e vjetra të vendit, pa menduar fare për hir të interesave

perandorake që po perëndonin dhe po e çonin drejt greminës vetë Turqinë. Ataturku

ngriti lart flamurin e patriotizmit të vërtetë turk. Pas fitores mbi intervencionistët e

huaj Mustafa Qemali realizoi një fitore të madhe politike, duke vendosur një regjim të

ri demokratik që i përshtatej Turqisë, Republikën në vend të sulltanatit që i kishte

kaluar koha shton më tej ai294.

Duke folur për përfundimin e Revolucionit Kombëtar edhe publiçisti Mihal

Grameno theksonte se turqit nga një Turqi e kalbur e të vdekur [fjala është për

Perandorinë Osmane] arritën të nxjerrin një Turqi të re295.

Gazeta “Korça” shkruante: “Kur e filluan turqit nacionalistë lëvizjen e tyre të

shpëtimit në Anadoll, gjithë në atë kohë dhe nacionalistët shqiptarë luftonin

rreptësisht të ndalonin copëtimin e Shqipërisë. Mbajtën një mbledhje Kombëtare në

Lushnjë dhe shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi. Dhe mbledhjen e Lushnjës me të

drejtë mund ta barazitim me punët e Asamblesë së parë të Anakarasë”296.

Pikëpamjet e ndryshme rreth ngjarjeve në Turqi ishin vazhdë e luftës politike

midis forcave përparimtare të moderuara dhe atyre konservatore që vazhdonte në

faqet e shtypit.

Një nga çështjet më kryesore që u diskutua ishte debati rreth formës së

regjimit të shtetit shqiptar. Si partizanët e Republikës ashtu edhe të monarkisë iu

293 Dr. I. Temo, Atatürk’ün niçin severim, 1937, f.4. 294 I. Temo, Ataturk niçin severim? 295 Gazeta “Koha”, 27 tetor 1923. 296 Gazeta “Korça”, 25 mars 1924, nr.71, f.2.

82

Page 122: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

referuan shembullit të Turqisë. Ndonjëri prej tyre e quante rrëzimin e sulltanatit dhe

shpalljen e Republikës në Turqi si veprime të parakohëshme297.

Ndërsa ndonjë element tjetër monarkist shkonte edhe më tej në mbrojtje të

regjimit monarkist, duke i konsideruar si Republikën Sovjetike ashtu edhe Republikën

turke oligarki despotike apo diktatura më të këqija sesa monarkia298.

Turqit nga një turqi e kalbur e të vdekur arrijnë të nxjerin një Turqi të re.

Mustafa Qemali me shokët e pakët që kishte mundi t’i tregonjë Evropës edhe gjithë

botës se nuk shuhet një komb. I bazuar për të riformuar një Turqi të re, ai i ç’këputi

zinxhirat e tiranisë edhe sot një komb i tërë gëzon lirinë e duhur299. Pra Mustafa

Qemali e pranon një patriotizëm dhe një nacionalizëm të thellë sepse vetëm një popull

patriot e nacionalist mund ta mbrojë indipendencën e tij.

Përkrahësit e republikës ngulnin këmbë që forma e regjimit dhe e qeverimit të

ishte republika, si forma e vetme demoratike qeverisëse. Republika si formë

garantonte çdo shtetasi të drejtat e qytetarit të lirë300. Madje gazetari A.Bendi ngulte

këmbë që të merrej shembull nga Turqia për vendosjen e Republikës në Shqipëri301.

Në mendimet e t’ia ai shkonte më tutje duke kërkuar që asamblea të ishte edhe

legjislative por edhe vepruese njëkohësisht, sipas tij deputetët dhe komisarët

(ministrat) duhet të ishin njerëz të punës dhe jo të llafeve parlamentare. Në përfundim

ai do shtonte se nuk dua t’i bëj kritikë parllamentarizmës-zaten nuk mba as pak kritikë

parlamentarizmi se është kalbësirë...302

Vendimi i Asamblesë së Madhe të Turqisë për shfuqizimin e Kalifatit u

përcoll nga një jehonë mjaft pozitive në atë kohë. Salih Vuçiterni i bënte thirrje

munitetit mysliman që të bëhej pjesë e përparimit, i cili ishte i domosdoshëm për

bashkimin e vërtetë të elementëve të popullit shqiptar. Mjeti i realizimit të bashkimit

ishte dhe mbetej liberalizimi i fesë myslimane. Me anë të këtyre artikujve ai vinte

para përgjegjësisë myslimanët me argumente të bazuara tek ndjenja kombëtare, por

shpesh herë sillte edhe shembullin e Turqisë moderne. Shqiptarët shkruante ai ashtu

297 Bilal N.Shimshir, Ataturk ile yazismalar, I (1920-1923), Ankara: 1981, f.502-504. 298 Gazeta “Dajti”, 20.3.1924, Haxhi J.Banga, “Monarki apo Republikë”. 299 Gazeta “ Koha”, 27 tetor 1923, “ Plasi Bolshevizma”. 300Gazeta e Korcës, 2 shkurt 1924, nr.69. 301Gazeta e Korçës, 2 shkurt 1924, nr. 69. 302 Gazeta e Korçës, po aty.

83

Page 123: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

siç kishin pranuar në mënyrë pozitive rrëzimin e Kalifatit nga Ataturku duhet të

ndiqnin rrugën reformuese të tij për evropianizimin e Shqipërisë.

“Ideali kombëtar e përparimtar i Gazi Mustafa Kemalit nuk mund të pajtohej

me institutet e vjetrueme të Sulltanatit e të Halifatit. Turkija kombëtare kemaliste e

përmbledhun ndër kufijtë e saj nuk mund të vazhdonte rolin e Perandorisë islamike e

universale”303. Prandaj me të sigurue paqen e jashtme shkruhej më tej në “Minerva” –

Gazi Mustafa Kemali i cili deri në ato momente kishte ndjekë nji politikë

kompromisash nuk kishte luftue për sistemin e Sulltanit por për shpalljen e

Republikës dhe largimin e Sulltanit me nji varg princash e princeshash e hallajkash

prej Turqije. Me këtë akt të fundit, që u realizue prej Këshillit të Naltë Kombëtar më

29 Tetor 1923, Gazi Mustafa Kemali “siguroi konditat politike të nevojshme për

realizimin e nji programi të gjanë reformash qi e vunë Turkin e Re në pak vjet në

radhë të shteteve të qytetnueme”304.

Shtypi shqiptar i viteve 20-të pasqyronte jo vetëm transformimet politike që

kishin ndodhur në Turqi por edhe shndërrimet e para shoqërore.

Shtypi shqiptar bënte vlerësime të mëdha edhe për politikën e jashtme të

Republikës së re Turke në Ballkan. Gazeta “Shqiptari i Amerikës” shkruante se

“Turqia është një shtet ballkanik dhe ipsofacto, një forcë për të mbajtur balancën në

Ballkanin e turbullimeve dhe lakmive. Nga kjo pikëpamje një marrëveshje

diplomatike mund të jetë e vlefshme për shtetin tonë të vogël e të rrethuar prej

fqinjësh militaristë”305.

3. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe hapat e parë drejt vendosjes së

marrëdhënieve diplomatike.

Fillimi i Luftërave Ballkanike 1912-1913 dhe i Luftës së Parë Botërore 1914-1918

ishin shkaku që vendi ynë deri më 1920 nuk pati marrëdhënie zyrtare me qeverinë e

303 Gazeta “Minerva”, nr.16, 24 dhjetor 1933, “ Dhjetë vjetët e republikës Turke”, f.11. 304 Gazeta “Minerva”, po aty, f.12. 305 Gazeta Shqiptari i Amerikës, 1 dhjetor 1923

84

Page 124: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Stambollit. Megjithatë mund të themi që marrëdhëniet nuk u shkëputën plotësisht

sepse ndjenja e miqësisë midis popujve vazhdonte306.

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, grupi fitues kërkoi revanshin mbi

kundërshtarët në dëmshpërblime, në vendosjen e diktatit, në kërkesën për rrudhjen ose

shpërbërjen e shteteve të mëdha perandorake, siç ishin Austro-Hungaria dhe

Perandoria Osmane.

Shqipëria dhe Turqia ishin gjykuar sipas dëshirës dhe interesave të Fuqive të

Mëdha. Fakti që Perandoria Osmane doli e humbur nga Lufta do të shërbente vetëm si

pretekst. Në të vërtetë nëpërmjet vendimeve të Traktatit të Sevrës, Perandoria si shtet

do të pushonte së ekzistuari. Në këtë mënyrë Turqisë [Perandorisë] nuk i mbetej tjetër

përveçse territori në brendësi të Anadollit [Azia e Vogël] deri në Detin e Zi307. Turqia,

si fuqi e mundur duhej të shlyente, siç është shprehur Ataturku, “borxhet dhe llogaritë

e disa qindra vjetëve të Perandorisë Osmane”308.

Shqipëria ishte njohur si shtet asnjanës nga Fuqitë e Mëdha dhe në të vërtetë,

kishte qëndruar e tillë gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. Në Konferencën e Paqes së

Parisit të vitit 1919 për fatin e saj, përsëri vendosi logjika e më të fortit. Shqiptarët

kishin filluar të mendonin se nuk kishte më shpresa se diplomacia e fuqive të mëdha

do të zgjidhte me të drejtë problemin e tyre dhe setashmë fati i çështjes shqiptare

duhej të përcaktohej nga vetë ata. Në këto kushte, përpara Lëvizjes Kombëtare dilte e

domosdoshme nevoja që të organizohej një mbledhje me karakter kombëtar. U ngrit

një komision organizator i cili do të sensibilizonte opinionin shqiptar, dhe në 1 janar

1920 ky komision i drejtohej katundarisë për të dërguar në Lushnjë përfaqësues nga

çdo nënprefekturë309. Nëpërmjet thirrjes Komisioni u bënte të ditur të gjithë

katundarive që në bazë të programit të këtij komisioni, të dërgonin nga dy delegatë

përfaqësues fuqiplotë në mbledhjen që ishte duke u organizuar, pasi në këtë takim

306 Anila Polat, Marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë dhe të Turqisë së sapoformuar (1920-1938), in: “Haci Bektaş Veli”, Araştirma Dergisi, Bahar 2055/33, f.178.

307 LL. Filo & Ilira N. Çaushi (Sulo) & G. Sala, “Qytetërimet Bashkëkohore joperëndimore”, Tiranë:ShBLU, 2006, f.9.

308 Sipas gazetës “Shqipëria e re”, Kostancë, 25 shkurt 1923, Qemal pasha kishte deklaruar gjatë një inerviste lidhur me bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes: “Aliatët duan të rregullojnë me ne hesapet tre-katër qind vjetësh dhe jo tre-katër vitesh. Le të mos harrojnë aliatët që sot s’kanë të bëjnë me emperatorinë otomane të një ditshme, por me një kamp plot energji dhe rojtje, i cili ka marrë vendime definitive dha padyshim Turqia s’do të lihet të kthehet nga rruga që ka zënë pa siguruar që më parë indipendencën e saj të plotë”.

309Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, II (Përmbledhje dokumentesh), Tiranë: 1976, f.64.

85

Page 125: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kombëtar ishte projektuar “për me u vu nji themel i fortë, nji marrëveshje e vërtetë e

përjetëshme midis shqiptarësh”310.

Kështu në21 janar 1920, përfaqësuesit e popullit shqiptar u mblodhën në një

kongres mbarëkombëtar në Lushnjë, në këtë kongres u shënua kthesa historike për

fatet e kombit shqiptar. Për shkak të vështirësive të komunikacionit dhe arsye të tjera,

shumë prej delegatëve nuk arritën në kohë, prandaj punimet u zhvilluan prej 28 deri

më 31 janar. Kongresi i përfundoi punimet me tre vendime të rëndësishme. Vendimi i

parë kishte të bënte me statusin e shtetit shqiptar duke hedhur poshtë çdo projekt të

Konferencës Paqes që cënonin pavarësinë dhe tërësinë tokësore të vendit. Vendimi i

dytë kishte karakter kushtetues, miratoi sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar, që u

shpreh edhe nëpërmjet institucioneve drejtuese të vendit që dolën nga kongresi.

Formoi Këshillin e Lartë të shtetit i cili përbëhej nga 4 anëtarë311 dhe kolegjialisht

përfaqësonte kryetarin e shtetit, derisa ky dhe forma e regjimit të vendoseshin

përfundimisht nga një Asamble Kushtetuese. Zgjodhi Këshillin Kombëtar prej 37

anëtarësh i cili do të kryente funksionin e jetës parlamentare në vend312. Vendimi i

tretë ishte i lidhur me qeverinë. Kongresi analizoi veprimtarinë e qeverisë së Durrësit,

të cilën e cilësoi si një qeveri antikombëtare dhe e rrëzoi, caktuan Tiranën kryeqytet të

vendit dhe formuan qeverinë e re me kryetar Sulejman Delvinën313. Meqenëse

kryetari i qeverisë Sulejman Delvina, nuk ndodhej atëherë në Shqipëri u emërua një

zëvendëskryeministër, i cili do ta drejtonte veprimtarinë e kabinetit derisa të vinte në

Shqipëri titullari. Sulejman Delvina u zgjodh në postin e kryetarit të qeverisë për

arsye të qëndrimit politik të tij dhe si anëtar i delegacionit të kolonisë shqiptare të

Turqisë në Paris. Ai kishte mbaruar shkollën për mbarështrimin e punëve

administrative dhe me përvojën politike që kishte fituar në këtë drejtim në

310Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, II (Përmbledhje dokumentesh), Tiranë: 1976, f.65.

311Lufta e popullit…, vëll.II, dok.50, f.64. 312Ky Këshill do të përfaqësonte gjithë krahinat e vendit. Shih, Bisedimet e Këshillit Kombëtar

“Senat”, Legjislatura e parë. Sesioni i pare (1920), Tiranë: Shypshkronja “Franceskane”, 1923, f.3-10. 313Sulejman Delvina kishte shkuar në Paris në cilësinë e delegatit të kolonisë shqiptare të Turqisë.

Ky kishte punuar si sekretar në ministrinë e punëve të brendëshme dhe e njihte mirë legjislacionin turk dhe Mexhelenë, Kodin Civil Osman. Ai ishte dërguar prej klubit shqiptar të Stambollit për të hetuar shkaqet e konfliktit në mes dërgatës shqiptare të Durrësit e dërgatës së Stambollit. Ky zotëri duke qenë një nga sekretarët e ministrisë së brendshme të Turqisë kishte marrë leje për të ardhur në Paris, dhe pasi ju mbarua leja e zgjati edhe njëherë atëdhe pastaj mbeti përgjithmonë.Sulejman Bej Delvina meqenëse kishte kohë që ishte ndarë nga Shqipëria dhe gjithë karrierën e tij të nënpunësisë e kishte shkuar në Stamboll gjendjen e Shqipërisë nuk e dinte aspak, për këtë shkak në fillim dyshonte të pranonte ose jo kryesinë e qeverisë që i ishte ngarkuar nga ana e Kongresit të Lushnjës.Për më tepër shih: Mehdi Frashëri, Kujtime..., f.78.

86

Page 126: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Perandorinë Osmane i duhej vendit të tij. Përfaqësia e kolonisë shqiptare të Turqisë në

Paris ishte dalluar për qëndrimin e saj të vendosur kundër mëtimeve të qeverisë së

Romës në Shqipëri si dhe fqinjëve të tjerë. Në postet kryesore ministrore u caktuan

Mehmet Konica si ministër i jashtëm, ndërsa Ahmed Zogu në postin e ministrit të

brendshëm. Krijimi i organeve të larta drejtuese i dhanë shtetit shqiptar një karakter të

pavarur dhe sovran314.

Një nga veprimet e para që kreu qeveria e Lushnjës ishte caktimi i delegacionit

qeveritar për në Konferencën e Paqes. U zgjodh delegacioni i ri në përbërje të tij ishin

Luigj Bumci, Mehmet Konica, dhe Mihal Turtulli. Fuad Dibra dhe Halil Pasha u

kthyen në Stamboll.

Vendimet e kongresit dhe zgjedhja e qeverisë së Sulejman Delvinës u

përshëndetën nga opinioni publik brenda vendit por edhe nga shqiptarët që jetonin

jashtë Shqipërisë. Edhe shqiptarët e Stambollit e uruan kryeminstrin e ri duke u

shprehur se “ky bashkim dhe kjo qeveri janë një sigurim i madh për mbarimin e

ndjenjave tona”315.

Robert Austin, duke parë rrjedhën e ngjarjeve, me të drejtë do të shkruante se “më

shumë sesa fqinjët e saj, Shqipërisë i duhej të ndërtonte si kombin-shtet, ashtu edhe të

forconte identitetin kombëtar,në një kohë të tillë kur situata nuk ishte aspak në favorin

e saj”316.

Në pranverë të vitit 1920, pozita për qeverinë e Tiranës ishte bërë më kritike.

Qeveria e Sulejman Delvinës krahas masave për konsolidimin e shtetit të ri, u përpoq

të zhvillonte një veprimtari të gjallë diplomatike, për të siguruar në arenën

ndërkombëtare të drejtat sovrane të Shqipërisë. Ajo ishte e interesuar të vendoste

marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje. Arritjet e para të kësaj qeverie ishin

bashkimi i trevës së Korçës me pjesën tjetërtë vendit dhe nënshkrimi i protokollin të

Kapshticës më 28 maj 1920. Nga ana e saj qeveria e Sulejman Delvinës ndërmori

hapa në politikën e jashtme për të gjetur mbështetje diplomatike tek fqinjët në

Beograd dhe Athinë, përpara luftës së armatosur që do të shpërthente në fillim të

31410 vjet Mbretni, 1928-1938, Tiranë: 1938, f.25-28. 315AQSh. F.101, D.2, fl.34; Qeverisë së ndershme, më 26. 03.1920. 316 Robert C. Austin, “Shtegu i pashkelur i Fan Nolit-Demokracia shqiptare në vitet 1920-1924”,

Tiranë: Albin, 2000, f.15.

87

Page 127: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qershorit317. Këto hapa treguan se politikanët shqiptarë po e kuptonin rëndësinë që

kishte Vlora dhe e ardhmja e vendit. Në qershor 1920 shpërtheu Lufta e Vlorës e cila

zgjati dy muaj dhe përfundoi me fitoren e forcave shqiptare. Fitorja e shqiptarëve në

Vlorë e detyruan palën italiane të shkonte drejt tavolinës së bisedimeve për ti dhënë

fund konfliktit. U nënshkrua Protokolli i Tiranës më 2 gusht 1920, që e detyronte

Italinë të tërhiqte ushtrinë e saj dhe tu jepte fund synimeve mbi aneksimin e Vlorës,

duke u angazhuar që të respektohet pavarësia e plotë dhe integriteti territorial i

Shqipërisë.

Nënshkrimi i këtij protokolli qe një fitore tjetër në fushën e diplomacisë për

qeverinë e Sulejman Delvinës. Kolonia shqiptare e Turqisë pasi e uronte për çlirimin e

viseve shqiptare i kërkoi të caktonte një përfaqësues shtetëror të Shqipërisë në

Stamboll për t’iu përgjigjur nevojave dhe kerkesave të bashkatdhetarëve qe jetonin

atje. Kryesia e këshillit të ministrave iu përgjigj kësaj letre duke i falenderuar

bashkatdhetrët për urimet dhe duke iu kërkuar të dërgonin një listë specialistësh që

ndodhen atje, dhe bashkëngjitur me të shkallën e nëpunësisë së tyre, në mënyrë që

këto tu jepeshin ministrive përkatëse në Shqipëri për plotësimin e kuadrit me

nënpunësa, ndërsa për dërgimin e një përfaqësie shqiptare në Stamboll duhet të merrej

parasysh dëshira e Qeverisë Osmane318.

Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve319.

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve pati rëndësi mjaft të madhe, sepse u

ripohua njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar, dhe vlejti si akt njohjeje i qeverisë së

re, si qeveri de jure e shtetit shqiptar

Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë

territoriale të tij nga Lidhja e Kombeve, si edhe hapat e reformimit krijuan një klimë

të favorshme ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e

institucioneve të brendshme dhe zgjidhjen e problemeve të tilla, si ato të

317Muin Cami, Shqipëria në rrjedhat e historisë, (Përmbledhje studimesh, 1912-1924), Tiranë: Onufri, 2011, f.229.

318AQSH, F.101, d.6, v.1918-1924. Letër e kryesisë së Këshillit të Ministrave, nr.1941/1. Mё 20 gusht 1920.

319Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. III, (Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939), Tiranë: Botimet“Toena”, 2007, f.171.

88

Page 128: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

mungesëssëunitetit fetar, krahinor e gjuhësor, të centralizmit të përparuar dhe të

modernizimit shoqëror-ekonomik320.

Ndërkohë në Anadoll kishte filluar Lufta Kombëtare e popullit Turk, për të

larguar grekët, francezët, anglezët nga Anadolli. Më 23 prill 1920 në Ankara u hap

Asamblea e Madhe Turke dhe kryetar u zgjodh Mustafa Qemali.Të dyja këto ishin

ngjarje të rëndësishme, të cilat u zhvilluan paralelisht me luftën e drejtë për çlirim

kombëtar dhe zhvillimin politik të shqiptarëve në atë kohë. Pikërisht në ato momente

të ndërlikuara, për të dyja vendet, midis qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe

Qeverisë së Ankarasë (më 1920) u vendosën marrëdhënie miqësore. Mustafa Qemali,

një shtetar dhe ushtarak i zoti, krahas detyrës për rindërtimin nga e para të Turqisë do

t’i kushtonte vëmendje forcimittë lidhjeve me shtetet fqinje dhe në këtë kontekst

kishte vendosur të hynte në marrëdhënie politike, kulturore dhe ekonomike me

qeverinë demokratike shqiptare, të dalë nga Kongresi i Lushnjës321. Ky vendim erdhi

pasi secili prej dy vendeve kishte nevojë për bashkëpunim dhe përkrahje nga njëri–

tjetri, për të qenë më të sigurt në rrugën e tyre.

Nisur nga ky kënvështrim Mustafa Qemali, më 9 dhjetor 1920, dërgoi për një

vizitë në Shqipëri një delegacion ushtarak turk prej 25 personash. Delegacioni

kryesohej nga ushtarakët Selahedin Saip (Shkoza) dhe Hamdi Beu322. Qëllimi i

delegacionit ishte të ndihmonte qeverinë e re shqiptare për të organizuar ushtrinë për

mbrojtjen e vendit. Sipas shtypit turk, ushtria duhej të kishte ngjashmëri me ushtrinë

kombëtare turke323. Pas marrjes të nënshtetësisë shqiptare Selahedin bej Shkoza, do

tëzgjidhej edhe deputet i Prizrenit në Këshillin Kombëtar shqiptar324. Gjatë vizitës në

Shqipëri, ai u ftua nga kryeministri Iljas Vrioni të merrte pjesë si ministër i Mbrojtjes

[Luftës] në qeverinë e tij325. Ndërsa kolonel Hamdiu u caktua si kryekomandant i

ushtrisë shqiptare, me qendër në Berat326. Selahadin Saip Shkoza, ishte i pari ushtarak

320 Beqir Meta, “Përpjekje për konsolidimin e identitetit Kombëtar në vitet 1920-1924”, në: Studime Historike, viti 2007, nr.3-4, f.69.

321 Hikmet Öksüz, “Atatürk dönemi Türk-Arnavut ilişkileri”, in Güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul 1998, no.12 f.211.

322 Selma Yel, “Atatürk ve Inklaplarinin Arnavutluk’taki Tesirleri”, in Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, Cilt XIX, sayi 55, Mart 2003, s.108.

323Vakit gazetesi “Müstakil Arnavutluk”, 27 Nisan 1921, sayi.1216, s. 2. 324 Selma Yel, Atatürk ve Inklaplarinin Arnavutluk’taki Tesirleri…, f.108. 325 Necip P. Alpan, “Tarihin Işiğinda bügünkü Arnavutluk”, Kardeş Yayinlari, Ankara 1975, f.81. 326 “Vakit”, gazetesine “Müstakil Arnavutluk”, 27 nisan 1921, sayi:1216, s.2; shih. Selma Yel ve

Halil Ozcan, “Mustafa Kemal’in Selahattin Saip Bey’i Arnavutluk’ta Gorevlendirmesinin Sebep ve Sonuçlari (1920-1923)”, Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, Cilt: XXIV, sayi 70, s.63-64: shih.Halil

89

Page 129: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shqiptar që hartoi një paketë të rëndësishme ligjore për ushtrinë shqiptare327, duke

hyrë në historinë e saj jo vetëm si ministër mbrojtjeje por edhe si reformator i

shquar328. Ai do të angazhohej për formimin e një ushtrie kombëtare me 4 regjimente:

në Shkodër, Tiranë, Përmet dhe Gjirokastër329. Ushtria e reformuar prej tij ishte gati

për mbrojtjen e Jugut të Shqipërisë nga ndonjë ndërhyrje greke.

Jehona e reformës së tij u pasqyrua edhe në gazetën Tribuna që botohej në Romë.

Kjo gazetë shkruante se ushtria shqiptare u organizua nga oficerët e dikurshëm turq të

ardhur së bashku me Selahadin Saip beun. Sipas kësaj gazete në pjesën veriore të

Shqipërisë ishte prezent entuziazmi për shpalljen e mobilizimit ushtarak. Shpallja e

mobilizimit ushtarak dhe marrja e masave parandaluese në përgjithësi tregonin një

lëvizje të mundshme kundër Greqisë nga qeveria shqiptare330. Organizimi i ushtrisë

shqiptare dhe përpjekjet stërvitore nga oficerët e ardhur nga Turqia ndiqeshin pa

dyshim së afërmi edhe nga shtetet fqinje. Zhvillimi i saj dhe frika e përballjes u ndoq

me vëmendje veçanërisht nga Italia, dhe nga Greqia. Kjo e fundit kishte dyshime për

lidhjen e ndonjë marrëveshjeje ushtarake midis Shqipërisë dhe Lëvizjes Kombëtare

Turke. Komentet vazhdoninmë tej në gazeta të tjera greke të cilat do të shkruanin se

“agjentët turq, duke shëtitur në fshatrat turko-shqiptare në Shqipëri, kishin shpërndarë

fotografi të Mustafa Qemalit”. Duke i referuar kësaj gazete, shtypi do të citonte edhe

rolin e luajtur nga Mustafa Qemali, në themelimin e ushtrisë shqiptare331.

Në të vërtetë, sipas literaturës historike turke këto lloj mëtimesh

[pretendimesh] ishin gënjeshtra. E vërteta pohojnë autorët turq ishte se “Mustafa

Qemali dëshironte të ndihmonte vetëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke iu dhënë

shembullin e luftës që po bënte populli turk”. Lufta po zhvillohej kundër planeve të

Özcan, “Atatürk dönemi Tȕrkiye Arnavutluk Ilişkileri (1920-1938)”, Yayimlamiş Doktora Tezi, Gazi Üniveristesi Sosyal Bilimler Enstitusü, Ankara, 2009, s.44-47.

327 Në postin e ministrit të Luftës u zgjodh Selahedin Shkoza, nga Prizrendi, kolonel i shtatmadhorisë së ushtrive osmane, pensionist që banonte në Izmir. Njeri i ndershëm dhe ushtar i mirë, në kohën e të cilit u vunë bazat e ushtrisë kombëtare me tre regjimente: në Shkodër, Tiranë dhe Përmet e me kuadro të rekrutuara nga milicia e Gjirokastrës. Por misioni i këtij njeriu të padjallëzuar, mbase qëlloi në një kohë shumë të keqe, kur pasionet dhe intrigat kishin arrirë në kulm, pradaj nuk pati sukses të plotë. Për më tepër shih: Sejfi Vllamasi “Ballafaqime Politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: Marin Barleti, 1995, f.175.

328 A.Gjinaj & F.Lila, Lidershipi shqiptar përmes historisë së ushtrisë, Tiranë: Geer, 2012, f.93. 329Vakit, gazetesine, “Arnavutluk Yunan Ihtilafı”, 11 mayis 1921, sayi.1230, s.1. 330Vakit gazetesine, “Arnavutluk’ta Umumi Seferberlik”, 29 mayis 1921, sayi:1248, s.1. 331 Më 2 janar 1922, Republika Sovjete e Ukrainës kishte nënshkruar në Moskë një marrëveshje

midis saj dhe Turqisë. Nënshkruesi i marrëveshjes ishte Jusuf Kemal Beu, në atë kohë ministri i Jashtëm i qeverisë së Ankarasë. Për më tepër shih: Ali Ihsan Gençer-Sabahatin Ozel, “Tȕrk Inkilap Tarihi”, Der Yayinlari, istanbul 2001, s.188.shih : Vakit gazetesine, “Arnavutluki-Yunan Aleyhtarligi Artiyor”, 15 mayis 1921, sayi 1234, s.2.

90

Page 130: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

copëtimit dhe ndarjes së territoreve turke nga Fuqitë e Mëdha. Plane të njëjta thurnin

vendet fqinje për sovranitetin e Shqipërisë, që e bënin zhvillimin e saj jo fort të

sigurt332.

Në atë kohë, Greqia ishte e zënë në luftë me Turqinë, në përpjekje, për mbajtur

Anadollin, të cilin e kishte sulmuar e nxitur nga fuqitë perëndimore të Europës333. Ajo

i kishte hyrë aventurës së Azisë së Vogël, e cila do ti kushtonte shumë. Grekët e

kishin të qartë se nisja e luftës për pushtimin e Izmirit [maj 1919] nuk do të ishte për

ta një pushtim i përkohshëm, por një aneksim i përhershëm që synonte përfshirjen e

Anadollit Perëndimor në një Greqi të Madhe në të dy brigjet e Egjeut, duke e bërë

kështu më të prekshme ëndrrën e saj “Idenë e Madhe”, rikthimin e lavdisë së venitur

të perandorisë greke të Kostandinopojës334. Ecuria e luftës Greko-Turke, në të vërtetë

do të kushtëzonte edhe sjelljen kundrejt Shqipërisë. Ky ishte shkaku sipas

pretendimeve greke që e detyronte të mbante një pjesë të ushtrisë së saj në Janinë,

kundër Shqipërisë. Pavarësisht sesi u zhvilluan ngjarjet, është i njohur përfundimi i

përpjekjeve të Greqisë për të marrë Anadollin në Azinë e Vogël. Turqit me Mustafa

Qemalin në krye i dhanë një mësim që Greqia nuk do ta harronte kurrë, shkruante

Nexhip Alpan335.

Krahas planeve të tyre grekët kishin frikë edhe dyshime për lidhjen e ndonjë

marrëveshje ushtarake midis Shqipërisë dhe Lëvizjes Kombëtare Turke. Këto

dyshime e trembnin dhe e bënin shtetin grek të merrte masa. Këtë fakt do ta pranonte

edhe vetë gjenerali N. Trikopis i cili pohon në këtë kohë se: “qëndresa e popullit

shqiptar ndaj rrezikut grek, në trevat e Jugut bëri që të dobësohej fronti turko-grek i

Izmirit, prej nga, u tërhoq një regjiment i tërë336.

Opinioni publik shqiptar, duke u njohur nëpërmjet shtypit vendas mbi luftën që po

zhvillonte ushtria kombëtare turke, e përkrahte popullin turk i cili në këtë luftë qëllim

kryesor kishte shpëtimin kombëtar. Krahas tyre edhe elementi shqiptar që jetonte në

332 S. Yel & H.Özcan, “Mustafa Kemal’in Selahattin Saip Bey’i Arnavutluk’ta Görevlendirmesinin Sebep ve Sonuçlari (1920-1923)”, in:Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, art. i përm, f.109.

333 Në shkurt të vitit 1919, Venizellosi kryeministri grek, u kishte paraqitur aleatëve një kërkesë formale në Konferencën e Paqes së Parisit për pushtimin e Izmirit. Aleatët e miratuan zbarkimin e grekëve. Më 15 maj 1919 nën mbrojtjen e luftanijeve britanike, franceze dhe amerikane një ushtri greke zbarkoi në Izmir, dhe më vonë përparoi drejt lindjes për në thellësi të vendit. Shih. B.Lewis, Lindja e Turqisë moderne, Shtëpia e librit dhe e Komunikimit, Tiranë 2004, f.274.

334 B. Lewis, Lindja e Turqisë e moderne..., f. 275. 335 Necip P. Alpan, Tarihin ışıǧında Arnavutluk, Ankara: 1975, f.81, 111, 112. 336 N. Trikupis, Dhiiqisis megallon monadhon en polemo 1918-1922, Athinë , 1934, f.99-100 cituar

sipas G. Shpuzës, Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria 1994, f.35.

91

Page 131: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Turqi i cili nuk ishte në një masë të vogël, u rreshtua dhe luftoi në krah të luftëtarëve

nacionalistë turq, për të arritur fitoren e çështjes së tyre337.

Sipas literaturës historike, Selahadin Shkoza u kthye në Shqipëri me porosi të

Ataturkut338. Këtë fakt e vërteton edhe korrespondenca midis Mustafa Qemalit e

Selahadin Shkozës. Në një letër dërguar më 9 dhjetor 1920339, Mustafa Qemali do të

shkruante: Zotit Selahadin nga Miralau që merret me tregti në Antalja dhe që ka qenë

gjeneral në ushtri; U kënaqa shumë shpirtërisht kur mora vesh që nga ana e Kuvendit

Popullor të Shqipërisë jeni zgjedhur Ministër i Mbrojtjes.Për shkak se prej një kohe të

gjatë s’marrim lajme e të dhëna të sigurta nga Shqipëria, qeverisë së Ankarasë

[Angorës] s’i ngelet gjë tjetër veç të shprehë mendime dhe dëshira të përgjithshme.

Më poshtë kemi shkruar mendimet tona:

Së pari: ata që kërcënojnë Shqipërinë janë, Rumët (Greqia), Sllavët dhe

Italianët, ndër këta armiq më pak të rrezikshëm janë Italianët, prandaj dhe na duket e

arsyeshme që për t’ju bërë ballë armiqve të tjerë të mbështetemi tek italianët.

Së dyti: të bëhen përpjekje për të thelluar paqen midis Shqiptarëve dhe temat si

feja e shtypshkronjat për momentin të lihen me një anë.

Së treti: të forcohen lidhjet shpirtërore të Shqipërisë si me qeverinë e Ankarasë

ashtu dhe me pjesën tjetër të botës myslymane. Është e nevojshme që të gjithë popujt

Islamë të bashkohen me qëllim që të mbështesin njëri-tjetrin dhe të shpëtojnë nga kjo

gjendje. Prandaj dhe duhet punuar për këtë mbështetje.

Për këtë qëllim, në Ankara mund të dërgoni një njeri që të kemi lidhje të

vazhdueshme dhe në të njëjtën kohë të krijohen lidhje me Talat Pashën që ndodhet në

Berlin340. Pasi të arrijmë të marrim lajme vazhdimisht mund të shohim se sa mundësi

kemi për të bashkëpunuar e për të vepruar e sa të suksesshëm mund të jemi341. Në

337Arkivi Qendror Shqiptar (më tej AQSh), F.151. D. nr. 200, V.1923, fl.3. Letër e përfaqësuesit në Lozanë drejtuar Ismet pashës, 14 janar 1923.

338 Anila Polat, “Marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë dhe së sapoformuar të Turqisë (1920-1938)”, botuar në: “Haci Bektaş Veli”, Arastirma Dergisi, Bahar 2055/33, f.178.

339Atatürkün Milli Diş Politikasi (Milli Mücadele Dönemine ait 100 Belge) 1919-1923, Ankara: T.C. Kültür Bakanliği Atatük Dizisi, C.1, 1994, s.209-210.

340 Mehmet Talat Pasha qe larguar jashtë vendit në Gjermani. Ai kishte marrë pjesë në lëvizje të ndryshme si psh në “Klubin e Lindjes ”. Talat Pasha kishte përkrahur lëvizjen që kishte filluar në Anadoll dhe mbante korrespondencë me Mustafa Qemalin. Për më gjerë shih: Hasan Babacan, “Mehmet Talat Pasha 1874-1921”, Ankara: 2005, s.200-201.

341 M. Türker Açaroğlu, v.d., Atatürk’ün Bütün Eserleri, V.10, Stamboll: 2003, f.149.

92

Page 132: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

këtë periudhë ai do ta linte të hapur problemin, pasi nuk ishte i sigurt si do të reagonte

shteti shqiptar.

Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke në këtë periudhë e kishte

ndjekur dhe përkrahur pavarësinë e Shqipërisë342. Mustafa Qemali, në fjalimin që

mbajti në hapjen e mbledhjes së tretë të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë,

më 1 Mars 1922, duke folur për qëndrimin e popullit turk ndaj popullit shqiptar që po

përpiqej për liri e demokraci. do të vinte theksin në lidhjet e dikurshme por edhe në

perspektivën që do të kishte vendosja dhe fuqizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.

Fjalimi mbahej në një kohë kur Turqia ende nuk ishte shpallur Republikë. Ataturku në

këtë mbledhje do të deklaronte: “Përsa i përket Shtetit Shqiptar; për qindra vjet me

rradhë jetuam bashkë me popullin e këtij shteti mysliman. Për një kohë të gjatë

bashkuam jetën me ta dhe patëm të njëjtin shkrim. Ky popull dhe shtet me të cilin

kemi të njëjtën fe duhet ta kuptojë që kanë nevojën e mbështetjes tonë për të ruajtur

egzistencën dhe për të qenë të lumtur. Duhet të merren masa për ta shpëtuar nga kjo

gjendje e vështirë që është e krijuar. Këtë gjë e dëshiroj dhe e shpresoj shumë”343. Në

veprat e disa historianëve shqiptarë kjo deklaratë që në thelb mbetej e njëjtë do të

shqipërohej344në këtë formë: “Me popullin shqiptar e Shqipërinë kemi bashkëjetuar

dhe kemi bashkëpunuar gjatë shekujve, për një kohë të gjatë. Për jetë dhe fat të

përbashkët. Me qëllim që ky popull vëlla dhe qeveria e tij, të shpëtojë nga situatat e

rrezikshme, do të mobilizohemi dhe do të marrim të gjitha masat e duhura që edhe

shqiptarët të zenë vendin e tyre që meritojnë në gadishullin e Ballkanit, sepse të dy

vendet dhe shtetet tona gjenden në vijat e sigurimit të përbashkët.”345.

Deklarata u bërë e njohur nga shtypi turk dhe aishqiptardo të shkaktonte debate në

Këshillin Kombëtar shqiptar, sepse midis të tjerave Mustafa Qemali kishte

deklaruarse: “Oficerët Shqiptarë që ndodhen në shërbimin e ushtrisë otomane u janë

dëftyer gjithë lehtësirat të kthehen në Shqipëri të shërbejnë për atdhenë e tyre.

342 Tűrkiye Bűyűk Millet Meclisi, (më tej TBMM) Zabit Cerideleri, Içtimai 1, Cilt 18, s.12. 343Atatürk’ün Türkiye Büyük Millet Mecisi’ni Açış Konusmalari, TBMM Basimevi, 1987, s.83. Sadi

Burak-Utkan Kocaturk, “Atatürkün Soylev Demecleri”, Cilt V, Ankara, s.42-43: shih. Necip P.Alpan, “TurkiyeileArnavutluk’un Istiklal Savaşlari’ndaki Paralelizm Dogrultusunda Yaptiklari Is Birligi”, X, Turk Tarih Kongresi, Cilt. 6, Ankara 1994, s.2900-2901: shih. TBMM, Zabit Ceridesi, Ictimai 1, Cilt 18.12.

344Kopi Kuçyku, “Aspekte të marrëdhënieve shqiptare –turke gjatë viteve 20-30 të shekullit tonë”, botuar në Studime historike, nr,2, 1987, f.59: shih; Nesip Kaci “Si vlerësohet Ataturkunë Shqipëri”, botuar në (përmbledhje kumtesash), “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvëshrimin shqiptar”, Tirane: Shtëpia botuese “Koha”, 1998 f.131.

345 Nesip Kaçi, “Si vlerësohet Ataturku në Shqipëri”, botuar në (përmbledhje kumtesash ), “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvëshrimin shqiptar”, Tirane: Shtëpia botuese “Koha”, 1999, f.131

93

Page 133: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Ndonëse me Shqipërinë jemi ndarë gjeografikisht, 500 vjet relacione i kanë lidhur të

dy kombet moralisht me një mënyrë të patundur”346.

Prandaj në përgjigje të kësaj deklarate, Ali Bej Këlcyra një deputet me pikëpamje

liberale, kërkoi nga parlamenti shqiptar që ti deklarohej opinionit publik se nuk ka dhe

nuk ekziston asnjë lidhje politike midis popullit shqiptar edhe atij turk.Në

këndvështrimin e tij ai do ta shihte deklaratën në aspektin e politikës së jashtme dhe

asaj të politikës së brendshme. Në fushën e politikës së jashtme, do të argumentonte

arsyet e kësaj kërkese vetëm me pozicionin e dobët të Shqipërisë nisur nga kjo do të

mbivlerësonte rolin e faktorëve të jashtëm, në këtë mes duke e paraqitur sa më të

ëmbël politikën e jashtme të Anglisë në këtë kohë ndaj popujve të vegjël347.Ndërsa në

aspektin e politikës së brendshme, ai do të deklaronte se oficerët dhe nëpunësit mund

të vijnë, por tu kontrollohet biografia [të dhënat personale] ku ishin shkolluar dhe ku

kishin punuar më parë.Ai do të propozonte, edhe hartimin e një ligji që të ndalonte

çdo nëpunës të ardhur nga Turqia, të merrte detyra në administratë apo në ushtritë

shqiptare derisa të mësohej me atmosferën kombëtare348. Pas këtij debati Këshilli

Kombëtar, i kërkoi qeverisë shqiptare të mos merreshin nëpunësa të rinj nga Turqia

derisa të nxirrej ligji i nënshtetësisë, dhe të vërtetohej nëse personat e ardhur kishin

marrëdhënie pune me Turqinë ose jo, në të kundërt të nxirreshin jashtë kufijve sepse

kjo ishte e rëndësishme për politikën e jashtme të Shqipërisë349.

346Posta e Korcës, 7 korrik 1921, nr.18, f.1. Çështja e nëpunësve që vijnë nga Turqia. 347 Mejtoniu zotërinj, që fjala e përfaqësuesit të një kolonie të Anglisë mjafton ta bëjë Shqipërinë të

hyjë në ligën e kombeve: një fjalë e kryeminstrit të perandorisë Britanike mjafton ta humbasë ose ta shpëtojë kombin shqiptar sot që po bisedohet fati i tij. Qeveria angleze ka qenë kurdoherë mbrojtëse e popujve të vegjël dhe te drejtësia e saj e kemi shpresën e madhe. Fjala e Mustafa Qemalit na bëri një dam të madh, se e bajnë të pandehnë mejtimin e përgjithsëm t’Anglisë sikur Shqipëria është vegël e Turqisë. Bisedimet e Këshillit Kombëtar, 1921, nr.6, f.82 shih:Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët , Tirane: Dituria, f.1994, f.38.

348Posta e Korçës, 19 korrik 1921, nr. 22, f.1 Fjala që mbajti në Këshillin Kombëtar Ali Klysyra kundër nënpunësve që vijnë në shtëpi.

349Posta e Korçës, 7 korrik 1921, nr.18, f.1. Çështja e nëpunësvet që vijnë nga Turqia për një kohë të gjatë.

Këshilli Kombëtar nr.227. të shkëlqyeshmes Kryeministries Tiranë Kemi nderin me i bajmë të njoftum së shkëlqyeshmes Kryeministrisë së Këshillit Kombëtarë në

mbledhjen e vetë me 18. VI.21 tue pasë në bisedim deklaratën e Mustafa Qemalit në parllamentin e Angorës për mbi dhanien leje oficerëve Shqiptare që gjenden në shërbimin Turk për të vajtun në Shqipnie; meqënëse traditat e 500 vjetëve i lidhin moralisht këto dy popuj vendoj me një za”: 1. Qi qeveria të mos u apin nënpunësie atyne që vijnë nga Turqia, deri sa të vërtetohet e të vihet në veprim ligja e nënshtetësisë, mbas së cilës të veprojë mbi të.

1- Qi qeveria ata shqiptarë të cilët kanë ardhë në Shqipnie dhe gjinden në shërbimin e shtetit shqiptar, edhe nqs provohet se kanë marrëdhënie me Turqinë ose marrin rroga prej saj t’i nxirrni jashtë kufijve të Shqipnies.

94

Page 134: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Nuk ka dyshim se qëndrime të tilla, në kushtet e mungesës së stabilitetit politik në

vendin tonë, ndikuan negativisht në drejtim të shpejtimit të vendosjes së

marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Turqisë së re.

Në klimën e krijuar kërkesa e kolonisë shqiptare të Turqisë, për të hapur një

përfaqësi në Stamboll, kryeministri shqiptar Iljaz Vrioni do ta vlerësonte si të

parakohëshme. Ai do t’i shpjegonte Këshillit Kombëtar se “qeveria shqiptare nuk e

sheh të arësyeshme hapjen e një përfaqësie në Stamboll, por shikon të arsyeshme për

momentin krijimin e një zyre pasaportash nën drejtimin e z. Nezir Leskoviku”. Kjo

zyrë do të shërbente për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve në Turqi, si dhe kur ta

lypte nevoja të mbronte të drejtat dhe interesat e shqiptarëve atje350 .

Shqetësimi për vendosjen e lidhjeve fillon të ndihet gjithnjë e më tepër në shtypin

e huaj, veçanërisht në atë ballkanik, të cilët nuk vonuan të përhapnin lajme se midis

dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë ekzistonin marrëdhënie miqësore dhe një

bashkëpunim i ngushtë351. Në artikujt e kohës ngriheshin pyetje të shumta si: “Ç’farë

po ndodh? Përse interesohet Ataturku për Shqipërinë? A mos po përpiqet ai ta lidhë

Shqipërinë me qeverinë e Ankarasë? Ndoshta, po përpiqet të krijojë një Turqi të vogël

në Ballkan?”352etj.

Po kështu do të flitej edhe për oficerëtë ushtrisë nacionaliste turke që vinin në

Shqipëri dhe për shqiptarë që shkonin në Anadoll për të forcuar ushtrinë e re të

Mustafa Qemalit353. Gazeta të ndryshme ballkanike e deri ato që botoheshin në Egjipt,

të bazuara në të dhëna të shtypit anglez, do të deklaronin ekzistencën e një

marrëveshjeve ushtarake midis Tiranës dhe Ankarasë me perspektivë, vendosjen e një

princi mysliman në fronin shqiptar354.

Kjo fushatë shtypi, ishte pjesë përbërëse e taktikës së presionit dhe shantazhit që

bënte në këtë kohë Foreign Ofice dhe qeveria Britanike veçanërisht për çështjen e

2- Prandaj lutemi të shkëlqyeshmen kryeministrie që tue urdhëruem dëshirin e parllamentit dhe tue marë parasysh mundësien e posaçme qi ka dekllaarata, një pikëpamje e politikës së jashtme të Shqipnies, të marrë masat që sa më shpejt të vejë në veprim vendimet e sipërme.

Pritni nderimet ton atë nalta. Nënkryetari Hoxha Kadri. 350AQSH, F. 101, D.8, 3 korrik 1920, Ministria e jashtme vendosi hapjen e zyrës së pasaportave në

Turqi. 351 AQSh, F.151, v.1922, D.nr.61, fl.1, Paris, 10 janar 1922, Deklaratë e zyrës së shtypit shqiptar. 352 Nesip Kaçi, “Si vlerësohet Ataturku në Shqipëri”, botuar në (Përmbledhje kumtesash), “Ataturku

dhe Ataturkizmi në këndvëshrimin shqiptar”,Tirane: Shtëpia botuese ‘Koha”, 1998, f.131. 353 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej AMPJ), V.1923, D.nr.147, fl.1, MPJ-MPB,

Tiranë, më 28 shkurt 1922. 354AQSh, F.151, D.199, Trieste, 15 shkurt 1923.

95

Page 135: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mosulit dhe atë të tokave të pushtuara nga Greqia355. Foreign Ofice, do t’i bënte

presion të drejpërdrejtë në atë kohë edhe Mehmet Konicës, përfaqësuesit shqiptar në

Londër duke i kërkuar që qeveria shqiptare të merrte masa të rrepta për të ndaluar çdo

propagandë qemaliste në Shqipëri356. Bazuar në këto propaganda, autorë të huaj kanë

shkruar mbi ekzistencën e një marrëveshje e fshehtë midis Shqipërisë dhe Asamblesë

së Madhe Kombëtare Turke në vitin 1922, dhe përbëhej prej 12 artikujsh 357.Përmbushja e kushteve kryesore të saj do të sillte rezultat që: “Shqipëria të bëhet

jo thjeshtë një aleate, por në një afat të gjatë, –satelite e Turqisë”, gjithnjë sipas tyre

marrëveshja ishte bërë e njohur edhe në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë greke të

asaj kohe. Disa nga artikujt kryesorë të kësaj marrëveshje ishin:

1. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të kujdesej moralisht

dhe materialisht që Shqipëria të arrijë qëllimet e saja Kombëtare.

2. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pranon që të shërbejnë

në qeverinë shqiptare ushtarakët me origjinë shqiptare dhe që shërbejnë në

shtetin turk ushtarak shqiptarë dhe nënpunës civilë.

3. Qeveria shqiptare merr përsipër të përgatiti brenda vitit ose më pak, një trupë

ushtrije prej 3 divizionesh.

4. Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare të qeverisë së Ankarasë, merr përsipër të

dërgojë një mision ushtarak për stërvitjen e trupave të mësipërme.

5. Qeveria e Shqipërisë merr përsipër që nga divizionet njëri të disponohet për

kufijtë serbë, tjetri për kufijtë grekë dhe i treti për rendin dhe sigurinë e

brendshëm.

6. Qeveria shqiptare detyrohet të organizojë banda dhe ti dërgojë në territorin

Grek.

355 Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët, Tiranë: Shtëpia Botuese Dituria, Botim i dytë, 1994, f. 41.

356 Në Foreign Office më thanë se kanë lajme që Mustafa Qemali dërgoi ca oficerë në Shqipëri me qëllim që të ngrejnë popullin në Veri e në Jug kundër Serbisë dhe Greqisë, dhe që guverna Britanike ka besim në urtësinë e Guvernës tonë dhe që nuk beson se do të lini agjentët e Qemalit ta bëjnë Shqipërinë një bazë për lëvizjen e tyre dhe të hedhin vendin tonë në zjarr… një ngjarje e tillë në cirkontantet e sotme do të konsiderohet si një akt armiqësor kundër Britanisë së Madhe e vetmja mbështetje e Shqipërisë, me një fjalë, një ngjarje e tillë do të ishte nisja e fundit të shtetit shqiptar. AMPJ, F.151. v. 1922, D. nr.61, fl.7, Raport i M. Konicës drejtuar kryeministrit e MPJ, Xhafer Ypi, Londër, 27 shtator 1922.

357 Arkiva e Institutit të Historisë (më tej AIH),A, V, 220, Dhimitër Mihalopulos “Përpjekje për bashkëpunim tëShqipërisë dhe Turqisë qemaliste. Marrëveshje sekrete e vitit 1922. (Mbajtur në Kongresin V Historik Panhelen, Selanik 1964)

96

Page 136: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

7. Qeveria shqiptare detyrohet duke qenë se 2/3 e Shqipërisë përbëhen nga

myslimanë, parlamenti të përbëhet 90% nga myslimanë, dhe kurrë nuk do të

përdorë në ministrinë e jashtme dhe të brendshme, ministra të krishterë dhe

njëkohësisht do të kujdeset të dërgojë myslimanë në vendet ku shumica janë

grekë.

8. Në asamblenë e ardhshme do të caktohet çështja e regjimit, të kihet kujdes që

të sigurohet sovraniteti popullor.

9. Në rast se nuk do të sigurohej sovraniteti popullor, proçedojmë me referendum

(plebishit) që të zgjidhet një primo (kryetar) Mysliman dhe për këtë duhet të

bëhen përpjekjet e duhura nga ana e deputetëve myslimanë dhe të popullsisë

myslimane

10. Qeveria shqiptare do të kujdeset që tregëtia të vijë në duar të myslimanëve

dhe për këtë do të votohen ligje speciale nën këtë emër.

11. Pasi të bëhet paqja me marrëveshje të përbashkët të dy shteteve do të caktohet

komisioni i cili do të bëjë marrëveshje konsullore tregtare.

12. Përveç artikullit 6 të tjerat do të aplikohen pasi të bëhet paqja358.

Duke iu referuar njërit prej autorëve D. Mihalopulos, diskutohet për një

marrëveshje që ka ndodhur në vitin 1922. Por çfarë ishte viti 1922 për Turqinë?Në

këtë periudhë ushtria kombëtare turke nisi Mësymjen e Madhe [Büyük Taarruz], dhe

më 18 shtator të atij viti, Mustafa Qemali, shpalli se ushtria greke në Anadoll, ishte

shkatërruar plotësisht. Këtë e fakton edhe rënia rob ekryekomandantittë ushtrisë

greke, gjeneralit Trikopis në duart e turqve359. Kjo mësymje solli fitoren më të

sukseshme të historisë së luftës kombëtare turke, dhe firmosjen më 3 tetor 1922, të

Armëpushimit të Mudanias, e cila ndryshoi edhe tablonë historike të ngjarjeve të

mëpasshme. Rrjedhimisht këto ngjarje do të cungonin klauzolat e Traktatit të Sevrës,

në lidhje me trashëgiminë e tokave osmane në Turqi, ku padyshim do të preknin

interesat e drejtpërdrejta të grekëve dhe miqve të tyre britanikëve. Edhe Londra, në

politikën e saj të jashtme, në kushtet e rivalitetit me Francën, kishte nevojë urgjente

358 Kjo marëveshje u firmos në emër të Shqipërisë nga deputeti asaj kohe i Delvinës ish-kryeministri Sulejman Fehmi Delvina, ish-ministër i ushtrisë koloneli SelahedinBej Shkoza, dhe nga ana e qeverisë së Ankarasë, komisari (ministri) i jashtëm Jusuf Qemal, si edhe nga një kolonel i shtabit madhor emri i të cili nuk kuptohet (nuk deshifrohet).

359 A. I. Gençer & S. Ozel, Inkilap Tarihi…., f.190; shih. Dagobert Von Mikusch, Mustafa Qemal Ataturku, themeluesi i Turqisë së re, Tiranë: Shtypshkronja “Edlor”, 2002, f.238.

97

Page 137: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

për përkrahjen italiane veçanërisht në konfliktin me shtetin Turk. Qeveria angleze, i

ishte drejtuar edhe Jugosllavisë për ndihmë duke kërkuar trupa lufte kundër Turqisë

por në bazë të kërkesës së Francës pala jugosllave i refuzoi të gjitha kërkesat

angleze360. Përsa kohë që forcat greke ishin mundur nga trupat qemaliste për Londrën

rritej nevoja medoemos për përkrahjen italiane.361 Në këtë situatë politike, është e

kuptueshme që lajmet e botuara në shtyp ishin pjesë e manovrave të fshehta dhe e

politikës të Anglisë dhe Greqisë. Këto të fundit ishin në pozicionin e shteteve të

humbura në fushën ushtarake, por në atë diplomatike fati i tyre në tokat e Turqisë nuk

ishte vendosur ende, prandaj, mundoheshin dhe flisnin për probleme të tjera duke

aluduar edhe për marrëveshje fantazma. Në mënyrë të veçantë Greqia i trembej

afrimit të Turqisë me Shqipërinë dhe krijimit të ndonjë mundësie bashkëpunimi

ndërmjet tyre362.

Në lidhje me marrëveshjen e përfolur, nga leximi i artikujve të saj vihen re disa

fragmente të cilat përkojnë me situatën apo emra personash që nënshkruan. E para,

një nga nënshkruesit e saj është Sulejman Delvina, i cili ishte ish-kryeministri i parë i

qeverisë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës.

E dyta, që Selahedin bej Shkoza kishte qenë Ministër Mbrojteje në Shqipëri kjo

vërtetohet me lehtësi nga të gjitha burimet shqiptare të kohës, por edhe nga shtypi

turk. Përveç kësaj dihej ishte reformator në ushtri 363 .

E treta, mendoj se udhëzimet e Mustafa Qemalit ndoshta janë interpretuar si

marrëveshje midis dy qeverive të asaj kohe.

Së fundi, Jusuf Qemal beu firmëtari Turk, ishte Ministër i Jashtëm i qeverisë së

Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, i cili në këtë kohë kishte firmosur disa

marrëveshje në emër të kësaj qeverie. Por rreth vërtetësisë së kësaj marrëveshje duhet

të theksoj, se ka edhe disa pika të errëta. Nuk sqarohen nga burimet greke, data e

360 Në Londër të dërguarit Jugollav ju deklarua që Italia bashkëpunon hapur me Qemalin, do të tërheqë trupat nga Azia e Vogël, dhe së shpejti një inervencion kundër Jugosllavisë e Shqipërisë mund të pritej. shih:Vuk Vinaver, Anglia dhe pozita ndërkombëtare midis dy luftërave botërore,ne: Gjurmime Albanologjike, 1968/1, Instituti Albanolgjik i Prishtinës, f.197, shih: Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia Angleze 1919-1927 . (Nën dritën e burimeve arkivore angleze), Tiranë: 2005, f.207.

361 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia Angleze 1919-1927..., f.207. 362 Vuk Vinaver, “Jugosllavia dhe Turqia (1918-1934)” , shënime në AIH, A.V.222, fl.5-10. 363Gazeta e Korçës, 12 janar 1921, f.1. shih: Gazeta “Shqipëria e re”, 26 prill 1921, f.3. shih.

Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët, Tiranë: Shtëpia Botuese Dituria, Botim i dytë, 1994, f. 41. shih. R.Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore (1 nëntor1918-9 nëntor 1921 statusi, kufijtë dhe rindërtimi shtetëror),Shkodër: Botimet “Camaj-Pipa”, 2007, 196. shih: Bern Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekjet për Stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Botim i dytë, Çabej, 2000, f.41.

98

Page 138: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

saktë, mënyra sesi u përpilua, nuk kuptohet emri i kolonelit Turk që nënshkroi nga

ana e qeverisë së Ankarasë etj. Kjo marrëveshje për palën shqiptare nuk njihej,

përderisa nuk është pranuar nga strukturat e kohës, dhe ekzistenca e saj mbetet e

diskutueshme, edhe për faktin se deri mëmë sot në arkivën shqiptare dhe atë turke nuk

janë gjetur ende gjurmë të kësaj marrëveshjeje por mbeten vetëm komentet e bëra në

shtyp364.

Mendojmë se propaganda e zhvilluar rreth kësaj marrëveshjeje, lidhej edhe me

situatën e paqëndruar politike që mbizotëroi në Shqipëri gjatë vitit 1922. Ministri i

Luftës, Selahedin Bej Shkoza u akuzua në këtë periudhë se kishte penguar

operacionet ushtarake, si dhe për simpatinë personale qemaliste të tij. Njëkohësisht,

qarkullonin fjalë se ai kishte konspiruar për të sjellë 120 oficerë nga Turqia për t’i

caktuar në postet më të larta të ushtrisë365.

Greqia ushqente më tepër se më pare interesa për aneksimin Shqipërinë e

Jugut. Në këto kushte ajo i trembej shndërrimit të Shqipërisë në një shtet të fuqishëm

si dhe rritjes së rolit Italian. I gjithë synimi i politikës së saj ishte të provonte që

Shqipëria ishte e paaftë për vetëqeverisje, një vend i banuar nga myslimanë fanatikë

dhe një fqinj krejt i papërshtashëm për një shtet me një qytetërim të lashtë siç ishte

vetë ajo366. Guri i themelit thekson historiani B.Meta i politikës greke, mënyrë kjo e

përdorur edhe nga jugosllavët ishte nxitja e dallimeve dhe pakënaqësive fetare në

Shqipëri dhe theksimi i idesë se Shqipëria ishte një “Turqi e vogël”367. Për fatin e

mirë, Greqia u përfshi në luftë me Turqinë qemaliste e cila i thithi gjithë fuqinë

ushtarake dhe burimet kryesore të saj368.

Në këto momente edhe në aspektin ndërkombëtar, Greqia u përmbajt për të

kryer veprimeve armiqësore ndaj Shqipërisë, të cilat do të kishin provokuar padyshim

ndërhyrjen e Italisë, Jugosllavisë dhe fuqive të tjera. Asaj i leverdiste më mirë të

fitonte simpatinë e Britanisë së Madhe, e cila marrëdhëniet me Turqinë qemaliste i

kishte të tensionuara. Krahas saj edhe Jugosllavia do të merrte të njëjtin qëndrim

zyrtar apo jo zyrtar për të përligjur agresionin e saj të mëvonshëm në zonën e Dibrës

364.G. Shpuza, “Ataturku dhe shqiptarët”..., f.41. 365 Pro. Fo.371.7332, Albania Annual Report, 1921, Mr.Ezes to the Marques Curzon of Kedleston,

Durazzo, May 1, 1922, cituar sipas R.Gurakuqit, Shqipëria dhe çështja shqiptare…, f.196. 366 Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: “Dituria”, 2005, f.274. 367 Beqir Meta, Përpjekjet për konsolidimin e identitetit kombëtar në vitet 1920-1924, ne: Studime

historike, nr.3-4, 2007, f.71. 368 J. Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie..., f.275.

99

Page 139: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

me preteksin se i trembej imperializmit turk369. Të dyja këto shtete, Jugosllavia edhe

Greqia pohonin se trupat shqiptare komandoheshin nga oficerë turq dhe organizimi i

ushtrisë shqiptare paraqitej në mënyrë të shtrembëruar si përgatitje për luftë në

bashkëpunim me Turqinë. Pavarësisht këtyre pohimeve, duhet të theksojmë se në këtë

periudhë oficerët apo zyrtarët turq nuk luanin asnjë rol në çështjen shqiptare.

Megjithatë mendoj se ekzistonte njëfarë baze për këto akuza. Në Shqipëri ende

kishte persona drejtues të jetës politike, të cilët ishin nga ajo pjesë e elitës shqiptare që

kishte studiuar në shkollat jashtë vendit, veçanërisht në Turqi. Nga rradhët e tyre

kishte një grup të madh ushtarakësh, dhe punonjës civil [zyrtarë] shqiptarë të cilët më

parë kishin qenë në shërbim të Turqisë. Ata gjatë shërbimit të tyre kishin arritur edhe

në poste të larta. Ata ishin shquar dhe kishin lënë gjurmë veçanërisht në fushën

ushtarake në shërbim të ushtrisë turke.

Gazeta “Shqipëria e re”, e cila ndiqte me kujdes situatën brenda vendit, njoftonte

se qeveria shqiptare kishte dërguar disa projektligje për miratim në Këshillin

Kombëtar. Nga Këshilli Kombëtar [Parlamenti] shqiptar në atë kohë u nxor edhe një

ligj370. Nëpërmjet këtij ligji u vendos që shqiptarët, nëpunës dhe oficerë të ardhur nga

Turqia, pa asnjë dallim, të mos merreshin në shërbim nga shteti shqiptar. Ky ligj u

nxor për shkak se pritej një bum të ardhurish nga Turqia, pasi qeveria turke nga ana e

saj kishte ndërmarrë nismën për të kryer reformën ekonomike. Kështu ajo hoqi nga

puna rreth 2100 nënpunësa që i përkisnin administratës së vjetër, midis tyre kishte

edhe persona me origjinë shqiptare. Këta persona mendohej se do ti drejtoheshin

Shqipërisë dhe shtetit të saj për tu punësuar sepse aty ende nuk kishte nënpunësa të

zotë dhe se shteti shqiptar ishte në hapat e para të konsolidimit. Kjo ishte një e drejtë

legjitime e shtetit shqiptar, që bashkëkombasit e tij t’i angazhonte në administratën e

vendit gjithashtu përfshirja e tyre ishte e domosdoshme dhe për vetë nevojat e vendit

në atë kohë.

369 J.Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tirane: “Dituria”, 2005 f.276. 370 Qarkore e Ministrisë së Punëve të brendëshme për Prefekturat. Simbas urdhërit nr. 1367 më 21.

5. 1922 të kryministrisë ini të porositur që tu hiqet vërejtja gjithë zyrtarëve kompetentë për tu marrë masat e nevojshme mbi mos përdorimin e tyre (oficerëve dhe nëpunësve të dorëhequr prej shërbimit Turk) mbë as në ndonjë shërbim të shtetit si dhe mbas vendimit të Këshillit Kombëtar dhe kur t’a lypi nevoja politike mbi qasjen e tyre në tokë të Shqipnies.Për më shumë: Gazeta “Dit’ e re”, Tiranë 17 qershor 1922, nr.12, f.3.

100

Page 140: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mirëpo, ky ligj, në praktikë nuk u zbatua, sepse siç theksonte shtypi shqiptar

në diasporë, qeveria e Tiranës merrte në shërbim ata nëpunës dhe oficerë të vjetër që

kishin dalë në pension dhe ishin larguar nga shërbimi i saj371.

Me ardhjen në pushtet në postin e kryeminstrit, në dhjetorine vitit 1922 të

Ahmet Zogu, gjendja e shtetit shqiptardhe interesi i tij kërkonte vendosjen e një

ekuilibri në marrëdhëniet me fqinjët. Më 2 janar të vitit 1923, në mbledhjen e parë të

Këshillit Kombëtar kryeministri i Shqipërisë Ahmet Zogu përpos të tjerave do të

shprehte dëshirën e madhe të vendit të tij, për të lidhur sa më shpejt marrëdhënie

diplomatike e më gjerë me vendet e ndryshme, e veçanërisht me fqinjët. Ai theksoi se

qëllimi i qeverisë që drejtohej prej tij “qysh prej fillimit të politikës së saj të jashtme,

asht të shfaqet si një element paqeje e përparimi në mënyrë që të provohet se të

qenurit e saj asht i domosdoshëm për qetësinë e Gadishullës së Ballkanit, për

ekuilibrin e afrimin ndërmjet popujve të ndryshëm që i banojnë”372.

Pozitiv ishte fakti se mjaft shtete, në vitin 1922 e njohën Shqipërinë si shtet të

pavarur e sovran dhe lidhën me qeverinë e Tiranës marrëdhënie të rregullta

diplomatike. Lidhur me këtë çështje një rëndësi të veçantë, i ka kushtuar historiografia

shqiptare, sidomos lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë. Në këtë shtet

siç e theksuam më parë, jetonte dhe punonte një koloni e shqiptare, e cila ishte e

vendosur në një masë mjaft të madhe përpara 28 nëntorit 1912373, por edhe pas tij.

Emigracioni shqiptar në Turqi u shtua së tepërmi për shkak të shpërnguljeve masive

me dhunë të popullsisë shqiptare, nga dy monarkitë fqinje ballkanike, Greqia dhe

Jugosllavia, pas aneksimit të trevave të tyre në vitin 1913. Qeveria shqiptare e nxitur

ndoshta nga ndikimi i diplomacisë britanike deri në fund të vitit 1922 nuk e njohu

qeverinë e re të Mustafa Qemalit me qendër në Ankara, madje tentoi të hynte përsëri

në marrëdhënie me qeverinë e sulltanit në Stamboll. Ishte kjo arsyea pse zyra e

pasaportave në Stamboll do t’i paraqiste letrat kredenciale, në adresë të ministrit të

Punëve të jashtme të Sulltanit374.

Konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku e njoftonte qeverinë shqiptare

se më 11 nëntor 1922 kabineti qeveritar i Tevfik Pashës, i cili qëndronte vetëm nën

fuqinë e sulltanit dha dorëheqjen. Dorëheqja e qeverisë së Sulltanit në Stamboll,

371 Gazeta “Shqipëria e re”, (Albania Novia), Kostancë 18 shkurt 1923, nr.127, f.2. 372Bisedimet e Këshillit Kombëtar, viti 1923, nr.1, f.2 373 Historia e Popullit Shqiptar..., vell. III, f.205. 374AQSh, F.151, D.98, v.1922, fl.3, Shkresë zyrës së pasaportave në Stamboll.

101

Page 141: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shënoi fundin e Sulltanatit dhe rënien de fakto të dinastisë otomane. Nga pikëpamja

kushtetuese, ky veprim tregoi që sovraniteti tanimë i përkiste popullit turk dhe

Asamblea e Madhe këtë fakt e pranoi si një element qëndrueshmërie në historinë e re

të shtetit turk. Nisur nga kjo M. Qemali caktoi administratorët e rinj në vilajetin e

Stambollit dhe do ta emërtonte atë si:“Vilajeti i Stambollit, qytet historik”. Më 11

nëntor 1922, qeveria e Ankarasë emëroi Refat Pashë [Belen] në postin e valiut në

vend të Tefik Pashës, dhe në krahun e tij Adnan Beun [Adivari] një nga nacionalistët

më të shquar. Ky veprim cungoi rëndë pushtetin e Sulltanit duke ia bërë fakt të kryer

rrëzimin nga froni, tashmë atij i kishte mbetur vetëm pushteti i kalifit si kryetar fetar

dhe i përkohshëm375. Prandaj më 18 nëntor 1922, si rrjedhim i rrethanave që u

krijuan, por edhe pasi u konsultua me aleatët e tij sulltan Vahdedini u detyrua të

largohesh nga Stambolli, së bashku me familjen e tij me ndihmën e një vapori luftarak

anglez376.

Qeveria Shqiptare e nxitur nga situata politike e krijuar në vend por dhe nga

kërkesat e kolonisë shqiptare të Turqisë, do të kërkonte, dhe do të bënte përçapjet e

duhura për vendosjen e lidhjeve diplomatike me qeverinë e re Turke të Ankarasë377.

Konsulli shqiptarnë Stamboll Nezir Leskoviku, në raportin dërguar Ministrisë së

Punëve të Jashtme, në lidhje me administratën e Stambollit do të shkruante:

“Administrata e Stambollit është kthyer në njësi të vilajetit të jashtëzakonshëm, dhe

drejtues të saj janë vendosur një vali, dhe më lartë se valiu një komisar i lartë prej

Ankaraje. Letrat kredenciale që ishin shkruar për ministrin e sulltanit nuk i

dorëzovaderi sa të vijnë të reja nga ana juaj”378 . Si dhe është përmendur nga pranvera

e vitit 1920, për të mbrojtur interest e shqiptarëve që jetonin në Turqi u bë e mundur

hapja e një zyre pasaportash. Funksionimi i saj mund të konsiderohej si një zanafillë e

përfaqësimit shqiptar në formën legale. Më 9 nëntor 1921, pas njohjes zyrtare të

Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve, këto zyra në shumë vende u kthyen në

375AQSh, F.251, d.98, f.1922, fl.1-3. Raport dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme Pandeli Evangjelit nga konsulli i Stambollit Nezir Leskoviku më 11 nëntor 1922.

376AQSh, F. 251, d.98, v.1922, fl.4. Njoftim nga konsullata e Stambollit për Ministrin e Punëve të Jashtme Pandeli Evangjeli, dt.18 nëntor 1922.

377AQSh, Fondi 151, viti 1922, dos. 98, dt. 18 nëntor. Nezir Leskoviku, i cili ishte përgjegjës i zyrës së pasaportave në Stamboll, u takua jo zyrtarisht me valiun (Esad benë) dhe me komisarin e Stambollit. Si u tregova çështjen e zyrës deri më tani. Refat pasha i deklaronte atij: Konvensionet e bame në kohën e administratës së parë nuk i njohim, por këto që më thatë do t’ia komunikoj Angoras (Ankarasë) dhe përgjigjen që do ta marr do t’iu bëj të ditur. Megjithëkëtë me Shqipërinë s’ ka dyshim se do të merremi vesh më parë dhe më shpejt.

378AQSH, F.151, dos.98, v.1922, fl.1-3, dt.18 nëntor 1922 vazhdim i raportit të datës 11 nëntor 1922.

102

Page 142: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

konsullata dhe legata. Paralelisht me këto zyra pasaportash, qeveria shqiptare kishte

dekretuar si përfaqësues nderi të Shqipërisë, miq të saj, në disa vende dhe konkretisht

në Stamboll u dekretua si përfaqësues nderi Fuad Dibra, një atdhetar shqiptar shumë i

njohur dhe i respektuar në Turqi379. Paskëtaj në korrikun e vitit 1921, në Stamboll, me

hapjen e një zyre pasaportash u caktua titullar Nezir Leskoviku380. Të dhënat

dokumentare dëshmojnë se kjo zyrë u hap, kur qeveria osmane njohu me shkresë të

posaçme si drejtues të zyrës së pasaportave Nezir Leskovikun381. Në mars të vitit

1922 Nezir Leskoviku, ishte graduar konsull i Shqipërisë në Stamboll. Gjatë takimeve

jo zyrtare me valiun e Stambollit Esad beun, dhe me komisarin e Stambollit, Refat

Pashën, këta të fundit do të shpreheshin se: “Bisedimet e zhvilluara në kohën e

administratës së parë ne nuk i njohim, por këto që më thatë do t’ia komunikoj

Ankarasë dhe përgjigjen që do ta marr do t’jua bëj të ditur. Megjithëkëtë me

Shqipërinë, shtonte ai nuk ka dyshim se do të merremi vesh sa më parë dhe më

shpejt”382.

Nga ana e saj qeveria e re e Ankarasë në këtë periudhë, nuk njihte asnjë lloj

marrëveshje të nënshkruar më përpara nga qeveria e sulltanit. Kështu nuk njiheshin

edhe funksionet legale të asnjë zyre përfaqësie të administratës së vjetër, të cilat

kishin ekzistuar më parë në Stamboll. Qeveria shqiptare do të shtonte përpjekjet

nëpërmjet Nezir Leskovikut, për të hyrë në relacione me qeverinë ere turke, fillimisht

për njohjen zyrës konsullore shqiptare nga qeveria e Ankarasë. Më 5 janar të vitit

1923, gjatë një takimi me komisionerin e Stambollit Adnan bej Adivarin, përfaqësuesi

shqiptar do t’i parashtronte edhe njëherë problemin e zyrës së pasaportave shqiptare.

Adnan beu, nga ana e tij në lidhje me problemin që ngrinte pala shqiptare do të

kërkonte instruksione prej Ankarasë, në lidhje me çështjen e zyrës shqiptare të

pasaportave në Stamboll, dhe kthimit të saj në zyrë konsullore383.

379AMPJ, viti 1922, D.4. Mbi dekretimin e disa personaliteteve. 380 Ky i fundit pas marsit të vitit 1922, u gradua në Konsull dhe mbas dhjetorit 1926 u dekretua në

kryekonsull. Me të tillë funksion Nezir Leskoviku ka shërbyer në Stamboll gati dhjetë vite pune. Një muaj më vonë mbas hapjes së zyrës u vendos edhe posti i sekretarit të saj.Në atë detyrë u dekretua Asaf Xhaxhuli, i cili shërbeu deri në shtator të 1925, ai u pasua nga sekretari tjetër Kosta Meksi.

381BOA, MV, 26 tetor 1922 . Midis Qeverisë osmane dhe asaj Shqiptare u nënshkrua marrëveshja për hapjen e një zyre pasaportash me drejtues Nezir Leskovikun.

382AQSh, F.151, D.98, viti 1922, 18 nëntor 1922, Raporti i N. Leskovikut për Ministrinë e Punëve të Jashtme, f.3.

383AQSh, Fondi 151, Dos. 199, v. 1923, Letër drejtuar P.Evangjelit Ministër i Punëve të Jashtme,. 21 shkurt 1923.

103

Page 143: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Një muaj më pas, në shkurt të vitit 1923, midis Nezir Leskovikut dhe Adnan Beut

do tërealizohej një takim i dytë. Në këtë takim, Adnan beu do t’i shpjegonte

përfaqësuesit të Shqipërisë se sipas Ankarasë për të kërkuar hapjen e zyrës konsullore,

ai duhet të kishte një letër besimi në dorë dhe sa për çështjen e hapjes së konsullatës

duhej të përcaktohej qartë nëse marrëveshja që kërkohej do të ishte marrëveshje

konsullore apo diplomatike”384. Përfaqësuesi shqiptar do të sqaronte se “marrëveshjet

e shkruara më parë ishin konsullore dhe jo diplomatike dhe se për të provuar

kompetencat e t’ia, dokumentat që dispononte ishin të mjaftueshme”. Nga ana e tij

Adnan beu do të nënvizonte gjithashtu edhe nevojën që, për këto çështje Shqipëria

duhej t’i adresohej drejtpërsëdrejti Ministrit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Turke

[Mexhlisit Turk], pasi siç ishte bërë e njohur qeveria e Ankarasë nuk njihte asnjë

marrëveshje të bërë më parë. Në këto kushte qeveria shqiptare duhej të niste përsëri

nga fillimi traktativat për të hyrë në marrëdhënie diplomatike385. Ministria e Jashtme e

Asamblesë së Madhe Turke si qeveri e re, për njohjen ndërkombëtare të saj dhe

lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me shtete të ndryshme, kishte ngritur një

komision për të hartuar traktate dhe projekte në lidhje me këtë çështje.

Gjatë pranverës së vitit 1923, shqiptarët për të shkuar në Stamboll kishin

vështirësi, pasi ata duhej të merrnin vizat pranë ambasadave të lejuara,386. Për këtë

arësye konsulli i Shqipërisë do të insistont përsëri për të kërkuar në rrugë zyrtare

lidhjen e marrëdhënieve midis dy vendeve. Në 21 prill 1923, në një letër dërguar

qeverisë shqiptare nga ana e komisionit turk të ngarkuar për lidhjet e marrëveshjeve,

por duhet që delegati i Shqipërisët’i drejtohet drejpërsëdrejti, Ismet Pashës [Inonysë]

në cilësinë e Ministrit të Jashtëm”387.

Konsulli shqiptar në Lozanë, Benoit [Benedikt] Blinishti, u takua me Ministrin e

Punëve të jashtme turke Ismet Pashën, të cilit do ti kërkonte njohjen e Nezir

Leskovikut si konsull të Shqipërisë në Turqi. Ismet Pasha nga ana e tij iu përgjigj se

qeveria shqiptare për këtë problem duhej t’i drejtohej Ankarasë, dhe ai do t’i

384AQSh, F.151, Dos, 199, v.1923, po aty, 385AQSh, Fondi 151, Dos.199, viti 1923, po aty. 386 Shqiptarët që do të udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë vizë për në Stamboll, që do të merret

pranë ministrit të Hollandës në Pire. Shih: Fletore Zyrtare, Letër e MPJ për MPB, Mbi udhëtarët për në Turqi, e martë 24 prill 1923, f.3.

387AQSh, F.151, D.199, v.1923, nr.144. Për Minstrin e Punëve të Jashtme Pandeli Evangjeli.

104

Page 144: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

rekomandonte qeverisë së tij, të caktonte dy persona për njohjen zyrtare të Konsullit

shqiptar388.

Krahas njohjes së zyrës konsullore, një problem tjetër i ngritur në këtë kohë

ishte edhe çështja e shtetësisë së shqiptarëve që jetonin në Turqi që pengonte

vendosjen e marrëdhënieve. Benoit Blinishti, përmes një raporti për Ministrinë e

Jashtme, bën të njohur një bisedë me drejtorin e sektorit politik të MPJ të Turqisë i

cili ishte delegat i saj pranë Konferenës së Lozanës. Sipas tij, një nga arsyet që

qeveria e Akarasë nuk e kishte njohur ende çështjen e Shqipërisë, ishte ajo “e

shtetësisë së shqiptarëve që ndodhen në Turqi e cila nuk ishte zgjidhur akoma midis

dy shteteve”389.

Me mijëra shqiptarë, banues në Turqi, ishintë paisur me pasaporta shqiptare,

por qeveria Turke nuk u njihte as shtetësinë dhe as kombësinë e tyre. Delegati turk do

t’i tërhiqte vëmendjen B. Blinishtit, se sipas traktatit të shkëmbimit të diskutuar në

Lozanë, lidhur me çështjen e minoriteteve etnike që përfaqësonin fenë muhamedane

dhe që banonin në Turqi, këta të fundit do të trajtohen si minoritete kombëtare, duke

mos gëzuar të gjithë të drejtat që u përkasin atyre. Sipas këtij mentaliteti të drejtuesve

të Ankarasë, shqiptarët duhet ta quanin veten turq ose të iknin nga Turqia. Pra siç

duket qeveria turke kërkonte të zbatonte mbi shqiptarët atë metodë që kishte zbatuar

për sirianët të cilët kishin vendosur ti quajnë turq ata të cilët banonin në Turqi390. Po

ky personalitet e këshillon B. Blinishtin që delegacioni shqiptar të dërgojë një letër në

Ankara, në mënyrë që të merren vesh lidhur mbi këto çështje, si edhe të njoftohet

mendimi i palës shqiptare lidhur me shqiptarët që banojnë në Turqi. 391

Qeveria shqiptare bazuar dhe në të drejtën ndërkombëtare do të jepte

mendimin e e saj në lidhje me tezën e shtetësisë të hedhur nga ana e Turqve. Ajo

theksonte se: “ pas mbarimit të Luftës së parë Botërore në marrëveshjet që u bënë

midis shteteve të ndryshme, shtetasit e huaj banues në këto vende u lanë të lirë të

marrin nënshtetësinëe qeverisë tjetër, pra edhe shqiptarët duhet që të përfitojnë nga ky

rregull ndërkombëtar”392. Shqiptarët, duke përfituar nga ky rregull, dëshirojnë që të

388AQSh, F. 151, Dos.199, 14 maj 1923. Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Mbi delegacionet zyrtare shqiptaro-turke.

389AQSH, F.151, Dos.199, 14 maj 1923, po aty. 390AQSh, Fondi 151, Dos. 199, po aty, Mbi delegacionet shqiptaro-turke. 391AQsh, Fondi. 151, Dos. 199, po aty, Mbi delegacionet shqiptaro-turke. 392AQSh, Fondi 151, Dos. 199, shkresë zyrtare nr.10321, Ministrinë e Punëve të Brendshme i kthen

përgjigje Ministrisë së Punëve të Jashtme.

105

Page 145: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ruajnë shtetësinë e vendlindjes së tyre, atë shqiptare. Diskutimet lidhur me këtë

çështje do të gjenin pasqyrim edhe në shtypin e kohës. Gazeta turke “Vatan”[Atdheu]

theksontese: “pasi u pyet komisioni qeveritar për punët e brendshme, nga ana e tij u

deklarua se të gjithë shqiptarët që banonin në Turqi, apo erdhën kur u krijua shteti

shqiptar dhejo vetëm gjatë luftës numërohen si nënshtetas turq. Ndërsa ata që erdhën

nga vendi i tyre të pajisur me pasaportë ose me çertifikatë apo të tjera shkresa të

lëshuara nga qeveria shqiptare numërohen si nënshtetas shqiptarë”393. Disa gazeta të

tjera turke, do të komentonin se njihen si nënshtetas shqiptar nga qeveria e re turke

vetëm ata që shkojnë e vijnë nga Shqipëria për tregëti, dhe jo të tjerët që janë

vendosur me banim në Turqi394. Gazeta “Ileri”[Përpara] do të shkruante se: “shkaku

që deri më sot nuk janë bërë ende marrëveshje politike e miqësore ndërmjet Turqisë e

Shqipërisë, ishte aii nështetësisë”395.

Në qershor të vitit 1923, përfaqësuesi shqiptar i Stambollit do ti jepte një

intervistë në lidhje me relacionet midis Shqipërisë dhe Turqisë duke deklaruar se “me

qeverinë osmane kishin patur relacione zyrtare, por me qeverinë e re po bënin

përpjekje që të arriheshin ato”396. E gjitha kjo histori vazhdonte, sepse qysh nga koha

e krjimit të shtetit shqiptar dhe deri në këtë periudhë që flasim, asnjëherë qeveriaturke

nuk kishte patur marrëveshje zyrtare me Shqipërinë dhe kjo ishte arsyea, që ata nuk

mundim ti njihnin nënshtetasit shqiptar397.

Ndërkohë në Asamblenë Kombëtare Turke u ngrit një komision, i përbërë nga

dhjetë anëtarë, i kryesuar nga deputeti Xhevat Abaz, të cilët morën nismën për të

filluar negociatat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Ata

kishin arritur në Itali dhe po përpiqeshin të vinin në Shqipëri që të merreshin me këtë

çështje398.

Edhe shqiptarët filluan të bënin përçapje të reja për të hyrë në marrëdhënie me

qeverinë e Ankarasë. Në qershor 1923, Ali Kolonja, përfaqësuesi i Shqipërisë në

393 Ky lajm u botua në gazetën “Shqipëria e re”, Albania Novia), Kostancë 12qershor 1923,nr. 135, f.2.

394AQSh, Fondi 151, Dos. 199, viti 1923, nr.151, 18 maj, Raport mbi situatën e Konsullatës në Stamboll.

395 Gazeta “Shqipëria e re”, 12 qershor 1923, nr.135, f.2. “Shqip në Turqi”. 396 Letër nga Stambolli. Intervistë me zotin konsull. Gazeta “Shqipëria e re”, 12 qershor 1923,

nr.35, f.2. 397AQSh, Fondi 151, Dos. 199, po aty. 398AMPJ, Fondi 151, viti 1922, Dos. 57, Tel. nr. 211, Njoftim i Prefekturës të Shkodrës për

Ministrinë e Punëve të Brendshme.

106

Page 146: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Beograd, do të takonte Xhevat beun, përfaqësuesin e qeverisë turke në kryeqytetin

jugosllav duke i shprehur dëshirën e qeverisë shqiptare për të hyrë në marrëdhënie

diplomatike me qeverinë e Ankarasë. Kjo ishte pritur mirë nga përfaqësuesi turk, i cili

ishte shprehur pozitivisht dhe kishte vlerësuar politikën e qeverisë shqiptare, duke

shtuar se një gjë të tillë e dëshironte edhe qeveria e tij. Më tej ai do të deklaronte se

kishte besim të plotë në përfaqësinë e kryeministrit shqiptar dhe në zotësinë e qeverisë

së pavarur.399Pak ditë më vonë gazeta “Shqipëria e re” botonte lajmin se “qeveria

turke e ftonte qeverinë shqiptare të dërgonte përfaqësuesit e saj në Ankara për të bërë

një marrëveshje konsullore midis dyja shteteve400.

Kryeministri Ahmet Zogu, në një letër drejtuar Nezir Leskovikut, do t’i

kërkonte këtij të fundit të bënte demarshe pranë Adnan Beut valiut të Stambollit, për

pranimin e një delegacioni në Ankara. Ai theksonte se: “Qeveria shqiptare i jep një

rëndësi të madhe lidhjes së marrëdhënieve me Turqinë dhe do të jetë e lumtur

nëqoftëse do të marrë përgjigje të favorshme nga ana e qeverisë turke”401. Nezir

Leskoviku disa ditë më vonë në raportin dërguar kryeministrit shqiptar, sqaronte se në

takimin me Adnan Beun, kishte deklaruar se; “Shqipëria prej kohe ka dashur të

përfundohet çështja e marrëveshjes, gjithnjë me ndërmjetësinë tuaj por mjerisht nuk

mundim të kuptojmë, pse Ankaraja deri më sot asht diftueme kaq indiferente”402.

Adnan beu, do të përgjigjej se nuk kishte ndonjë shkak, por theksonte se “Turqia ishte

e zënë nga punët e mëdha të saj në ngritjen e shtetit të ri turk, dhe koha kishte qenë e

pamjaftueshme”. Pas kësaj ai kishte shtuar se: “Pse nuk merrni masat e duhura për t’i

marrë në Shqipëri muhaxhirët [refugjatët] Kosovarë, por i lejoni të vijnë në Turqi, ku

do të humbasin kombësinë dhe jetesën së bashku”. Ne nuk duam të kemi në mes tonë

elementë të huaj, dhe nisur nga ndjenjat njerëzore, ne i pranojmë ata, padyshim prap

do t’i shpërndajmë me qëllim që ti asimilojmë në pak kohë”403.

Nëpërmjet kësaj bisede u duk qartë që Turqia, në këtë kohë, krahas përgatitjes

për ndryshimin e sistemit dhe vendosjes së stabilitetit në vend, ishte e angazhuar me

çështjen e shkëmbimit të popullsisë, dhe formimit të një shteti homogjen turk pa

399AQSh, F.251, D.199, v.1923, fl.23. Shkresë e MPJ drejtuar MPB Tiranë 19 qershor 1923. 400“Turqia dhe Shqipëria”. Gazeta Shqipëria e re, 24 qershor 1923, f.4. 401 AQSH, F.151, Dos.199, v.1923. Letër drejtuar Nezir Leskovikut konsullit të Stambollit. 9 gusht

1923, (nr.13, XII-2261-III). 402 AQSh, F.151, Dos.199, v.1923, nr.173.Mbi intervistën me Adnan Beun. Raport për kryeministrin

Ahmet Zogu. 403AQSH, F.151, Dos.199, v.1923, nr.173.Mbi intervistën me Adnan Beun. Raport për kryeministrin

Ahmet Zogu.

107

Page 147: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

elementë të huaj. Në këndvështrimin e saj, nuk e shihte ende të favorshme kohën, për

të lidhur marrëdhënie me Shqipërinë. Nga ana tjetër mungonte jo vetëm dëshira por

edhe kushtet të cilat nuk ishin pjekur akoma për të hyrë në bisedime me palën

shqiptare, dhe për të lidhur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë404.

Por disa muaj më vonë në 5 tetor 1923, Ismet Pasha, Ministri i Jashtëm, i

qeverisë së Asamblesë së Madhe Turke, do ti dërgonte një telegram qeverisë

shqiptare. Nëpërmjet fjalëve të rastit, e ftonte atë të dërgonte një delegacion në

Ankara, për tu marrë vesh me qeverinë e tij, në mënyrë që të fillonin bisedimet për

lidhjen e marrëdhënieve midis dy vendeve405.

404AQSh, F.151, Dos.199, v.1923, nr.172. Mbi çështjen e relacionit me Turqinë. 405AQSh, F.151, Dos. 200, v.1923, Telegram i Ismet Pashës për Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

108

Page 148: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

KAPITULLI III

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE

GJATË VITEVE 1923-1928

1. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Më 9 tetor 1923, qeveria shqiptare duke iu përgjigjur ftesës së qeverisë Turke

caktoi një delegacion, i cili do të kryente bisedimet njoftonte shtypi Grek. Kjo

përfaqësi shqiptare u nis për në Ankara, nga Stambolli. Në përbërje të tij ishin Eshref

Frashëri, kryetar i parlamentit, Xhafer Vila, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së

Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Nezir Leskoviku përfaqësues i dërgatës shqiptare

në Stamboll406. Më 17 tetor 1923, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Eshref Frashëri

arriti në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit miqësisht, të nesërmen u nis për në

Ankara407. Në Ankara, takimin e parë delegacioni e zhvilloi me kryeministrin e

qeverisë turke të Asamblesë së Madhe Kombëtare Fethi Bej Okjarin. Kryeministrit

Turk, ju bë e ditur dëshira e qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve

shqiptaro-turke408.

Më 29 Tetor 1923, Turqia u shpall Republikë dhe president i parë i saj në

mënyrë unanime u zgjodh Mustafa Qemalit 409. Nga pikëpamja juridike duhet të

theksojmë se shndërrimi i një rendi gjysëm teokratik [perandori] në një sistem të ri

republikan përbënte një ndryshim të madh në natyrën e shtetit. Ndërsa nga ana e

historisëinstitucionale, ndryshimi ishte hap përparimtar i një shteti veçanërisht për

natyrën dhe mentalitetin nga e kaluara, që mbizotëronte tek populli turk. Shpallja e

Republikës së Turqisë u prit pozitivisht nga shumë vende të ndryshme, po ashtu edhe

nga Shqipëria. Më 31 tetor 1923, Ahmet Zogu në postin e kryeministrit të qeverisë

shqiptare, i dërgoi një telegram urimi kryeministrit turk Fethi bej Okyarit. Ai shprehte

urimet për shpalljen e Republikës Turke dhe vlerësonte zgjedhjen e Mustafa Qemalit

406 Gazeta “Politia” në AQSh, F.151, dos.200,fl.15. Përfaqësia shqiptare unis për në Ankara. 407AQSh, Fondi 151, dos. 200, viti 1923, fl. 8: Telegram drejtuar MPJ, Stamboll, 17 tetor 1923. 408AMPJ, Fondi 151, dos. 200, viti 1923, fl.36. Telegram drejtuar MPJ, nga Ankaraja. 409AQSh, Fondi 151, d.200, fl.11. Telegram drejtuar MPJ, Ankara, 30 tetor 1923.

109

Page 149: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

në postin e presidentit të parë të saj. Duke ju dërguar “urimet më të ngrohta e të

përzemërta, - shkruante Ahmet Zogu, - në emër të qeverisë shqiptare për prosperitetin

e kombit fisnik dhe bujar turk me të cilin dëshirojmë të kemi lidhje të një miqësie të

përzemërt dhe reciproke”410.

Më 1 nëntor 1923, nga gazeta “Dielli”, botonte lajmin se qeveria e Fethi beut

dha dorëheqjen. Kryetari i Republikës Turke Mustafa Qemali tashmë kishte ngarkuar

Ismet Pashën [Inonynë] të formonte një kabinet të ri. Ismet Inony krahas drejtimit të

qeverisë, mbajti edhe postin e Ministrisë së Jashtëm411. Në javën e parë të nëntorit

delegacioni shqiptar do të pritej me nderime edhe nga Ismet Pasha Ministër i Jashtëm

i Turqisë, i cili do të siguronte palën shqiptare se interesat e Turqisë kërkonin që

Shqipëria të konsolidohej dhe të forcohej në Ballkan. Ai gjatë bisedimeve u interesua

të dinte më tepër mbi politikën e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë412.

Pas këtyre takimeve delegacionit shqiptar, ju desh të priste edhe tri javë që të

fillonin bisedimet, sepse duhej ndjekur rruga e protokollit të shtetit turk për

përfundimin e formaliteteve zyrtare. Në fillim dokumentat duhej të kalonin në

Këshillin e Ministrave për miratimin e nisjes së bisedimeve, më pas nga Asambleja e

Madhe Turke dhe në fund duhej të miratoheshin nga Mustafa Qemali presidenti i

Republikës. Më 13 nëntor 1923, gazeta turke “Vakit” [Koha] njoftonte nisjen e

bisedimeve shqiptaro-turke. Ngapala turke përfaqësuesi ishte caktuar Shykri Kaja Beu

i cili në qeverinë e krijuar mbante postin e Ministrit të Brendshëm si dhe të

zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Nga pala shqiptare në takim vazhdonin të

ishin si përfaqësues Eshref Frashëri, Xhafer bej Vila dhe Nezir Leskoviku.

Në fjalën e hapjes, -Shykri Kaja beu vuri në dukje “traditat e vjetra të miqësisë

që lidhnin popullin shqiptar me popullin turk duke theksuar dëshirën e qeverisë turke

410 Presidentit të këshillit Ministror të Turqisë shkëlqesisë Z.Fethi Bey, nga Presidenti i Këshillit ministror të qeverisë shqiptare A. Zogu.

Tiranë më 31 tetor 1923 Mësova me kënaqësi të madhe lajmin e zgjedhjes së Mustafa Qemal Pashës në postin e Presidentit

të Republikës së re Turke. Me këtë rast unë lutem në emër të qeverisë shqiptare për të paraqitur urimet më të ngrohta e më të përzemërta shkëlqesisë së tij, dhe urimet më të sinqerta për prosperitetin e kombit fisnik dhe bujar turk me të cilin dëshira jonë më e fortë është për të jetuar nën drejtimin e miqësisë përzemërt dhe reciproke.

President i Këshillit Ministror Ahmet Zogu, për më tepër shih: Bilal N. Simsir, “Atatȕrk ve Yabanci DevletBaşkanlari”, dok. no.368, Ankara: TTK Basimevi, 1981, s.28 .

411 Gazeta “Dielli”, no. 26345 (177), November 1, 1923. 412AQSh, Fondi 151, dos.200, fl. 34. Tel. Drejtuar MPJ, Ankara, 7 nëntor 1923.

110

Page 150: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

për një Shqipëri të zonjën dhe për një jetë të pavarur politike”.413 Të gjithë anëtarët që

bënin pjesë në delegacionin shqiptar kishin mbaruar shkollat në Turqi, kjo sipas

përfaqësuesit turk do të shërbente për përfundim të shpejtë dhe të kënaqshëm të

bisedimeve414. Fillimisht pala Turke propozoi të lidhej një traktat miqësor, të cilin

qeveria turke e kishte praktikuar në parim me të gjithë qeveritë që lidhin marrëdhënie

me Turqinë. Si bazë e tij në bisedime merrej traktati turko-polak, i firmosur disa kohë

më parë415

Delegacioni shqiptar do të deklaronte se detyrae të dyja palëve në këto

bisedime ishte që të fiksonin në letër miqësinë që ekzistonte prej kohësh midis të dy

popujve dhe shprehte ndërkohë gëzimin që traktatin e parë të miqësisë shteti shqiptar

po e lidhte me vëllezërit turq. Eshref Frashëri, do të vinte në dukje gjithashtu edhe

traditat më të reja revolucionare të popullit shqiptar por edhe të popullit turk, luftërat e

tyre për liri në mbarim dhe pas Luftës së Parë Botërore etj. Më tej ai do ta vinte

theksin, në interesat e përbashkëta, që kishin, duke deklaruar se të dyja vendet për

shpëtimin e tyre qenë mbështetur në forcat e veta dhe gjendjen ekzistuese i’a

dedikonin pikërisht këtyre forcave416.

Në përgjigje të fjalës së Shykri Kaja Beut dhe në përforcim të deklaratave të

përfaqësuesit shqiptar, gazeta e kolonisë shqiptare “Paqja”[Barış], që dilte në

Stamboll, jo rastësisht theksonte: “se nuk janë vetëm jeta e gjatë që kanë shkuar

bashkë të dy këta kombe, relacionet familjare që i kanë lidhur, interesat financiare dhe

tregtare që i kanë afruar, por janë dhe shumë gjëra të tjera që mjaftojnë t’a shtojnë

këtë miqësi dhe besim ndërmjet të dy kombeve...Turqia vetëm me ndihmën e bijve të

saj besnikë drejt një ideje kombëtare fitoi lirimin e viseve të shenjta nga shkelmi i të

huajve, gjithashtu edhe Shqipëria e vogël me ndihmën vetëm të bijve të saj liroi

vendin nga okupacionet e armiqve…”417

413 Kryetar i delegacionit ishte Eshref Frashëri në këtë kohë ishte kryetar i parlamentit shqiptar. Po ashtu edhe Xhafer Bej Vila, ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Nezir Leskoviku përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Stamboll.

414 Me Nezir Leskovikun ai kishte miqësi të vjetër, pasi të dy në kohën e Preandorisë kishin qenë nënpunësa (kolegë) në Vilajetin e Izmirit. Gjithashtu edhe Xhafer Vila kishte qenë ndër studentët shqiptarë që kishin studiuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe administrative të Stambollit (Mylkije) në vitet 1909-1910. Për më tepër shih: Mustafa Kruja në historinë shqiptare, Tiranë: OMSCA-1, 2012, f.78-79.

415AMPJ, dos. 200, viti.1923, fl. 37. 416Vakit gazetesine, 19 kasim 1923, “Tȕrk-Arnavutluk münasebati”. 417Bariş gazetesine, Istanbul, 17 Aralik 1923, “Tȕrkiye ve Arnavutluk”.

111

Page 151: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 15 dhjetor të vitit 1923 në Ankara, pas bisedimesh që zgjatën u firmosën

tre marrëveshje që njihen me emrin “Traktati i Miqësisë”418. Ky traktat shënonte

vendosjen emarrëdhënieve diplomatike midis të dyja shteteve, dhe delegacionet u

morën vesh menjëherë për të gjitha çështjet. Trakati përbëhej nga tri marrëveshje;

marrëveshjes diplomatike, marrëveshja konsullore dhe marrëveshja e nënshtetësisë.

Ky traktat përmbante:

Art 1. Midis qeverisë së Republikës Turke dhe qeverisë shqiptare si dhe

nënshtetasve të të dyja anëve do të vazhdojë paqja, rrojtja, dashuria dhe një miqësi e

përjetshme.

Art 2. Të dyja anët e larta, të dyja qeveritë u lidhën të formojnë marrëveshje

diplomatike mbi bazën e të drejtave ndërkombëtare. Të dyja anët pranuan konditat që

nënpunësit diplomatikë dhe konsullorë, sejcili do në vend të tjetrit të kenë të drejta,

nderime dhe dhurime.

Art 3. Të dyja anët e Larta që lidhen, në këtë datë, për një marrëveshje për

traktat të nënshtetësisë mbetën dakord.

Art 4. Ky traktat do të vërtetohet dhe vërtetimet së shpejti do të ç’këmbehen

në Angorë [Ankara]. Ky traktat u nënshkrua dhe u vulos nga të dy palët419. Mbasi

traktatet të shkëmbeheshin, pas 15 ditëve do të viheshin në veprim. Këtë traktat

delegatët e të dyja palëve e nënshkruan dhe e vulosën420. Një analizë e përmbajtjes të

këtij traktati na duket i përligjur për të hedhur dritë mbi rëndësinë dhe rrjedhojat e tij

në marrëdhëniet midis dy vendeve. Që në aktin e tij të parë do të konfirmohej se

miqësia do të ishte e përjetshme. Në aktet pasuese gjithashtu do të theksohej se të dy

qeveritë do të vendosin marrëdhënie diplomatike mbi bazën e të drejtave

418Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi (më shkurt B.C.A,) 1171/73-19: Tȕrkiye Cumhuriyeti ile Arnavutluk Hükümetleri arasindaki Tabiyet anlaşmasinin üçüncü ve dordüncü maddelleri Bakanlar Kurulu’nun 9 Haziran 1926 tarihli toplantisinda düzenlendi. B.C.A.,(Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi) 3079/ 421-52. Ky traktat u botua në: Gazeta e Korçës, dt.12.1.1924, art. Traktatet turko-shqiptare: Gazeta “Dielli”, dt. 9. 2, 1924, Lajmi Traktatit midis Shqipërisë dhe Turqisë. shih: N.P.Alpan, Tarihin ışǧında Arnavutluk..., f.96: shih: A. Gündüz Okçün, Türkiyenin Taraf Olduğu Milletlerarasi Andlasmalar (1920-1961), Ankara : Rehberi, Dogus LTd, Sirketi, Matb, 1962, f.35-43: shih: Utkan Kocaturk, Atatȕrk ve Tȕrkiye Cumhuriyeti tarihi kronolojisi 1918-1938, Ankara: TTK Basimevi, 2000, f. 405. 419Me Republikën e Turqisë u nënshkruan tre marrëveshje, të cilat u botuan në Fletoren Zyrtare, për më tepër shih: Fletore Zyrtare, nr.29, 3 mars 1925, f.93-96, Konventë e Vendosjes në mes të Shqipnis e të Tyrqis. Fletore Zyrtare, nr.30, 29 prill 1925, f.97-98, Marrëveshje për mbi nënshtetësinë në mes të Shqipnis e të Turqisë, Fletore zyrtare, nr.31, 29 prill 1925, f.98-100, Traktat Miqësie ndërmjet Shtetit shqiptar e Republikës së Turqisë. Gazeta Bariş, Istanbul, nr.5, dt. 11 dhjetor 1923: Shqiptari i Amerikës, “Traktati Turko-Shqiptar” marrë nga gazeta “ Paqja”, nr.70, 12 Janar 1924. 420Gazeta “Bariş’, Stamboll, nr.5, dt. 11 dhjetor 1923.

112

Page 152: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ndërkombëtare dhe se përfaqësuesit e tyre konsullor gëzonin të drejta dhe nderime të

ndërsjellta. Pasi traktati të shkëmbehej, duhet të kalonin 15 ditë që të hynte në veprim.

Këtë traktat e nënshkruan dhe e vulosën delegatët e të dyja palëve421.

Zhvillimet e reja në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe firmosja e traktatit u

bënë pjesë e shtypit. Gazetat e kolonisë shqiptare të Stambollit, “Paqja”[Barış]422dhe

e “Drejta”[Hak]423, do të informonin shqiptarët rreth veprimtarisë së delegacionit

shqiptar.

Gazeta “Paqja”do të shkruante se “delegacioni Shqiptar që gjendet në qytetin

tonë, pikërisht kryetari i parlamentit shqiptar zoti Eshref Frashëri, zoti Xhafer Vila

dhe drejtori i pasaportave shqiptare në Stamboll zoti Nezir Leskoviku dje u takuan me

një gazetarin tonë. Tre anëtarët e delegacionit i’u përgjigjën pyetjeve tona424.Më tej

ajo bënte me dije se: “Të enjten delegacioni do të shkojë në Ankara. Shpresojmë që

për një kohë prej 10 ditësh do t’i mbarojmë punët që kemi atje. Turqia duhet të njohë

shtetin tonë dhe më pas të krijohen lidhjedy palëshe sipas një vije të përshtatshme

politike. Shpresojmë që në bisedimet që do të bëjmë të kemi lehtësime”425.

Pyetjes së gazetarëve të kësaj gazete se ku do të qëndrojë ambasadori shqiptar

që do të emërohet në Turqi? Kryetari i delegacionit shqiptar do t’i përgjigjej se: “pa

diskutim aty ku është qendra e Turqisë, në Ankara do të jetë dhe ambasada jonë”426.

Ekzistencën e interesave të përbashkëta shqiptaro-turke e theksonte edhe

shtypi që dilte jashtë Shqipërisë. Kështu në gazetën “Shqiptari i Amerikës” theksohej:

“Do të gëzohemi sikur…të dyja shtetet të lidhin marrëdhënie miqësore të sinqerta të

bazuara në interesat e mira të të dy popujve427.

Përsa i takon bisedimeve lidhur me çështjen e nënshtetësisë, nga të dyja palët

u paraqitën pikëpamje të ndryshme. Delegacioni shqiptar nga ana e tij, kërkoi që

shqiptarët nga territoret e përfshira në shtetin shqiptar, por me banim në Turqi, të

quheshin nënshtetas shqiptarë: ndërsa shqiptarët nga trojet shqiptare të shkëputura me

421Bariş gazetesi, Istanbul, no.5, 11 Aralik 1923. 422Bariş, gazetesi, 17 Aralik 1923.

423Hak, gazetesi, no17, 3 Ocak 1924. 424Bariş, gazetesi, Istanbul, no.6, 17 Aralik 1923. 425Barış gazetesi, Istanbul, no.6, 17 Aralik 1923. 426Shpuza, Gazmend “Atatürk ve Arnavutluk ilişkileri” artikull i botuar në revistën, Atatürk Yolu,

Ankara 1993, v.11, f.312. 427 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 1 dhjetor 1923.

113

Page 153: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Traktatin e Berlinit a të Londrës të kishin të drejtën e zgjedhjes [droit d’option]428.

Merëpo ky propozim nuk u pranua nga pala turke dhe delegacioni shqiptar do të

detyrohej të dilte me një propozim të dytë. U kërkua njohja e nënshtetësisë shqiptare

për shqiptarët që kanë shkuar në Turqi pas luftës Ballkanike dhe e drejta e zgjedhjes

[droit d’option] për shqiptarët që banojnë në Turqi qysh nga kohët e vjetra429. Për

shqiptarët e Kosovës nuk u formulua ndonjë propozim të ri, i raportonte Tiranës

kryetari i delegacionit, sepse delegatët turq këtë çështje nuk deshën ta kishin pjesë të

bisedimeve, duke thënë se kjo çështje i takon Serbisë, e cila këtë të drejtë ia ka lënë

Turqisë430. Nga ana e vet delegacioni Turk nisur nga principet e tija, në bazë të së

drejtës ndërkombëtare, të quante nënshtetas turq, të gjithë personat me origjinë nga

viset e abandonuara [shkëputura] nga Turqia, por të cilët banonin në Turqi. Qeveria

Turke insitonte në punën e nënshtetësisë të shqiptarëve që kanë punuar, jetojnë dhe

kanë pasuri në tokën e saj. Po të pranohej nga ana e Shqipërisë, insistimi i Qeverisë

Republikane Turke shkruante shtypi shqiptar, një dëm i madh do tu vinte

bashkatdhetarëve tanë që kanë pasuri të palëvizur në Turqi, të cilën e humbasin ose

detyrohen t’a shesin atë me çmim të vogël431. Delegacioni Turk mbi këtë bazë do të

shprehej vetëm për dhënien e të drejtës së zgjedhjes [droit d’option], vetëm

shqiptarëve që kishin ardhur në Turqi pas Luftës Ballkanike. Qëndrimin e vet në këtë

çështje pala turke e mbështeste në traktatet e lidhura me shtetet e tjera, të cilave, siç u

tha lidhur me këtë rast nuk u ishte njohur e drejta e zgjedhjes432.

Pala shqiptare do të dilte me një propozim të fundit, ku kërkonte të drejtën e

zgjedhjes për tre vjet për shqiptarët e ardhur nga trevat që i kishin mbetur shtetit

shqiptar si dhe, të mos dëmtoheshin në çështjet e pasurisë edhe pas kalimit të këtij

afati. Por edhe me këtë formulim kompromisi pala turke nuk ra dakord sidomos lidhur

me lirimin e kësaj kategorie qytetarësh nga detyrimi ushtarak. Udhëzimet e marra nga

qeveria shqiptare nuk i jepnin të drejtë delegacionit të bënte lëshime të mëtejshme,

dhe në këto kushte bisedimet u ndërprenë433. Për shkak se nuk u dakordua në arritjen

e kësaj marrëveshjeje, për arsye të pretendimeve tëpalëve, nga delegacioni shqiptar

428AQSh, F.200, V.1923, fl.56-58, Konstantinople 29 nëntor 1923. 429 Lidhur me Shqiptarët e Kosovës nuk u formulua ndonjë propozim i ri, i raportonte Tiranës,

Eshref Frashëri kryetari i delegacionit shqiptar, se delegata turke për këtë çështje nuk desh të hynte fare në bisedime, duke thënë se kjo çëshjte i takon Serbisë. AQSh, f.151, dos.200, v.1923,f.56-58.

430AQSh, f.151, dos.200, fl.56-58, po aty. Letër e Eshref Frashërit për kryeministrin A. Zogu. 431Dielli, Boston, Mass, e enjte, 31 janar 1924, Ndodhi në Ballkan. 432AQSh, F.151, dos.200, po aty. 433Vakit gazetesi, 29 kasim 1923: Bariş gazetesi, Istanbul nr.3, 26 kasim 1923.

114

Page 154: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

nuk u përmend as çështja e pensioneve të nënpunësvet shqiptarë dhe të fëmijëve të

tyre, të cilët i kishin shërbyer shtetit Turk me vite duke luftuar për Perandorinë

Osmane.

Më 1 dhjetor 1923, në Stamboll, delegacioni shqiptar u përpoq përsëri ofronte

edhe një propozim tjetër sipas të cilit shqiptarët të cilët në moshën e ushtrisë ta

përdornin të drejtën e zgjedhjes menjëherë. Ata që do të deklaroheshin për

nënshtetësinë shqiptare të ktheheshin menjëherë në Shqipëri, ndërsa ata që do të

vendosnin për të qëndruar në Turqi, të merreshin në shërbimin ushtarak nga

autoritetet turke434.

Gazeta “Hakimiyet-i Milliye”, do ta komentonte ndërprerjen e bisedimeve dhe

se lidhur me to çdo palë mori liri veprimi435. Kjo linte të nënkuptohej që edhe pikat

për të cilat ishte arritur në të njëjtin arsyetim dhe mendim të përbashkët nuk qëndronin

më dhe për rrjedhojë nuk do të njiheshin. Shykry Kaja Beu nga ana e tij, do të linte të

kuptohej se bisedimet do të fillonin përsëri nga e para dhe jo nga aty ku ishin lënë dhe

se nuk bëhej fjalë për ndërprerje të bisedimeve, por për një shtyrje të re të tyre dhe

faktikisht ndodhi436. Më pas ai do të shtonte se, të dyja palët ishin të interesuara për

vendosjen e marrëdhënieve, por në karakterizimin e motiveve që i shtynin drejt

vendosjes së tyre, ai do të tregohej i njëanshëm. “Në duhet njeriu të thotë të drejtën,-

shtonte ai po aty,- le të themi se interesa jonë është morale dhe e shqiptarëve

materiale”437.

Interesimi i delegacionit shqiptar për shqiptarët që jetonin jashtë Shqipërisë në

të vërtetë nuk kishte të bënte thjesht me interesa materiale, por para së gjithash me

interesa kombëtare, sepse më shumë se gjysma e kombit ndodhej jashtë trojeve etnike.

Mosmarrëveshjet në fushën e nënshtetësisë e detyruan atë që në dobi të interesave të

vendit të tyre të tërhiqej nga propozimet dhe kundërpropozimet madje dhe nga

kompromiset që u paraqitën. Kjo duket mjaft mirë po të shihet teksti përfundimtar i

marrëveshjes së nënshtetësisë438. Tërheqja e palës shqiptare pas udhëzimeve të

ardhura nga Tirana, do të ndikonte në përfundimin e shpejtë të marrëveshjes për

vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të marrëveshjes konsullore dhe të asaj të

434 Gazeta “Paqja” , 26 nëntor 1923, nr.3. 435Hakimeyet-i Milliye gazetesi, 19 Kasim 1923. 436Vakit gazetesi, 23 Kasim 1923. 437Vakit gazetesi, 23 kasim 1923. 438 Gazeta ‘Shqiptari i Amerikës”, nr.70, 12 janar 1924. Ky tekst u mor nga gazeta Paqja që botohej

në Stamboll.

115

Page 155: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

nështetësisë. Marrëveshjet u nënshkruan në ish-Ministrinë e Punëve të Jashtme në

Stamboll, në dy kopje në frëngjisht dhe në dy kopje turqisht439. Ismet Pasha në postin

e kryeministrit të qeverisë turke, do të uronte telegrafisht përfaqësuesin shqiptar për

përfundimin e marrëveshjeve, duke shprehur bindjen që lidhja e marrëdhënieve të

miqësisë do të shërbente në të ardhmen për forcimin e lidhjeve midis dy kombeve440.

Telegrame urimi u shkëmbyen edhe midis Ismet Pashës dhe kryeministrit shqiptar të

asaj kohe Ahmet Zogut441.

Në mars të vitit 1924, në Turqi u ndërmor një reformë e rëndësishme, u rrëzua

Kalifati442. Rrëzimi i Kalifatit ishte një nga reformat më të thella e radikale të

ndërmara nga Mustafa Qemali me ndikim të rëndësishëm në ecurinë e mëtejshme të

shtetit turk. Rrëzimi i Kalifatit u shoqërua me rrëzimin e kalifit, mbylljen e shkollave

fetare, prishjen e gjykatave të sheriatit dhe largimin e anëtarëve të familjes

mbretërore443. Disa prej politikanëve do të kalonin në opozitë duke u përpjekur të

rrëzonin Mustafa Qemalin dhe të kthenin përsëri Kalifin në pushtet444. Përmbysja e

Kalifatit nga Turqia Qemaliste jo vetëm nuk pati reaksion në Shqipëri por edhe u

përcoll nga shtypi në mënyrë pozitive. Këtë e dëshmonte revista “Zani i Naltë”445

nëpërmjet artikujve të botuar ku shtrohej kërkesa që myslimanizmi në luftë me

fanatizmin të ecte përkrah qytetërimit bashkëkohor, ç’ka përbënte, sipas autorëve të

shkrimeve, një kërkesë të fesë islame të konsakruar dhe në librin e shenjtë Kuranin.

Shtrohej teza e drejtë se sa më shpejt të shpëtojmë nga fanatizma, aq më të shpejta do

të ishin edhe ritmet e qytetërimit të vendit dhe të popullit tonë. Opinioni publik në

përgjithësi dhe ai përparimtar në veçanti e shikonin këtë reformë qemaliste si një

nxitës mjaft të fuqishëm duke e përshëndetur abrogimin e Kalifatit446. Veçanërisht

vlen të përmenden diskutimet e Salih Vuçiternit dhe Hafiz Krajës. Në një artikull

drejtuar myslimanëve Salih Vuçiterni shkruante se “ishte turp të rrinin në gjumë, kur

po lulëzonte bota mbarë. Një qeveri e rregullt e udhëhiqte popullin drejt një përparimi

e qytetërimi në qoftë se përpiqej edhe vetë populli që të merrte atë udhë”447. Më tej ai

439 “Akşam “gazetesi, 9 aralik 1923. 440AQSh, F.151, D. nr.200, v.1923, fl.65, Telegrami i Ismet Pashës, Ankara 8 dhjetor. 441AQSh, F.70. D. nr.200, viti 1923, fl.65, Telegrami i Ismet Pashës, Ankara , 23 dhjetor. 442 Gazeta “Hak”, Stamboll, 2 prill 1924 443Gazeta e Korçës, 8 mars 1924, nr.69, f.1, 444Gazeta e Korçës, 18 nëntor 1924, nr.143, f.1.Gjendja në Turqi 445 “Zani i Naltë”, prill 1924, nr.7, f.208-218, korrik 1924, nr.4, f.121/ 446G.Shpuza, Jehona e shfuqizimit të Kalifatit në Shqipëri, në Ataturku dhe Ataturkizmi në

këndvështriminshqiptar, Tiranë: Shtëpia botuese “Koha”, 1999, f.42. 447 Zani i Naltë, 1928, nr.4, f.502.

116

Page 156: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shtonte se mjeti i realizimit të bashkimit ishte dhe mbetej liberalizimi i fesë

myslimane, ku nëpërmjet argumenteve të bazuara në ndjenja kombëtare, i bënte

thirrje komunitetit mysliman që të bëhej pjesë e përparimit, duke sjellë herë pas here

dhe shembullin e Turqisë. Shqiptarët e kishin filluar reformën më përpara se Turqia,

pasi në vitin 1923 u miratua dekretligji për komunitetet fetare. Ky ligj ishte një arritje

e qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për krijmin e një shteti ligjor që do ta drejtonte

në rrugën e përparimit. Miratimi i këtij ligji ishte një hap përpara në krijimin e

legjislacionit bashkëkohor në vend, pavarësisht se ligji ishte i paplotësuar. Ahmet

Zogu nëpërmjet tij garantonte ekzistencën e komuniteteve fetare dhe garantonte lirinë

e predikimit448.

Reforma shkaktoi një krizë të re qeveritare e cila solli në pushtet kabinetin e ri

të Fethi Beut [Okyarit]449. Ndryshimin e qeverisë në Turqi, do ta përshëndeste edhe

qeveria e Fan Nolit e cila kishte ardhur në pushtet nëpërmjet një kryengritjeje të

armatosur. Në telegramin e urimit, ajo do të shprehte qëllimin e saj, vendosjen e

marrëdhënieve diplomatike450. Nuk ka të dhëna sesi reagoi qeveria e Ankarasë ndaj

ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri por mund të thuhet se, gjatë kohës që

ishte në pushtet qeveria e Fan S. Nolit marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të ngrira.

Shkaku kryesor për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara sipas

mendimit tonë vazhdonte të ishte situata politike në të dy vendet si dhe mos ratifikimi

i “Marrëveshjes së Miqësisë” të dhjetorit 1923, nga parlamentet e Turqisë dhe

Shqipërisë. Ngjarjet e vitit 1924, si dhe qëndrimi i Ataturkut për çështjen shqiptare e

shtynë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve451. Vetëm në 30 nëntor

1924, marrëveshja që ishte firmosur dhe ligjet e shkruara në brendësi të saj u pranuan

në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe u ratifikuan në shkurt

1925,452 pas zgjedhjes si President të Ahmet Zogut.

448 Aida Duka, Aspekte të veprimtarisë së Komunitetit Mysliman gjatë viteve të Monarkisë në shtypin e kohës, në Studime Historike, nr.3-4, Tiranë 2008, f. 116-117.

449Gazeta e Korçës, 29 nëntor 1924, nr.147, f.1. Kriza në Turqi. 450 AQSH, Fondi 151, dos.300, viti 1924, Koncept telegrami I F.S.Nolit (shkruar nga ai) dhe Luigj

Gurakuqit drejtuar Fethi Beut 451 Shyqyri Hysi, Rauf Fico-shtetar dhe diplomat, Shtypshkronja “Mësonjëtorja”, Gjirokastër 2007,

f.85 452 Ratifikimi i marrëveshjes sipas arkivës shqiptare u bë në 22 shkurt nga Parlamenti shqiptar dhe

firmosja më 3 mars 1925 nga presidenti shqiptar. Për më tepër shih. AQSh, F.151, dos.123, v.1925. Mbi këtë fakt të njëjtat të dhëna jep edhe arkiva turke për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, B.C.A.,(Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi), 1171/73-19: Shih, Hikmet Oksüz, Atatürk donemi Türk-Arnavut ilişkileri, Güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul 1998, no. 12, f.211

117

Page 157: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Ahmet Zogu në postine e presidentit zotëronte pushtet të gjerë si kryetar i

shtetit dhe i qeverisë. Pozita juridike dhe kompetencat e kryetarit të Republikës ishin

përcaktuar, sidomos në nenet 69 deri 83 të Statutit Themeltar të Republikës453. Një

ndër kompetencat themelore të kryetarit të republikës [presidentit] ishte edhe e drejta

që kishte ai për të lidhur çdo lloj traktatesh e marrëveshjesh, me shtetet e tjera, me

kusht që ato të miratoheshin nga të dy dhomat e parlamentit, si dhe të pranonte e

akreditonte përfaqësuesit diplomatikë. Asambleja Legjislative, i jepte të drejtën e

vetos të pakufizuar mbi ligjet që miratoheshin. Ai kishte të drejtën të shpërndante

asamblenë e të caktonte zgjedhjet e reja në çdo kohë. Ahmet Zogu do t’i vlerësonte

dhe çmonte këto marrëveshje të nisura qysh nga viti 1923 në kohën kur ai ishte

kryeministër dhemë 1 shkurt 1925, pas ratifikimit nga Asambleja Legjislative do ta

dekretonte “Traktatin e Miqësisë” të lidhur midis dy popujve. Nga Asamblea e

Madhe Kombëtare Turke ky traktat u ratifikua më 6 prill 1925454.

Me rastin e hyrjes në fuqi të “Traktatit të Miqësisë” nga ana e palës Turke,

Ahmet Zogu më 19 prill 1925, i dërgoi Mustafa Qemalit një letër miqësore. Në letër

Zogu do të shkruante: I nderuar President: “Në Ankara pra brenda Republikës tuaj

është formuar një grup i përbërë nga parlamentarë që do të ndjekin vazhdimësinë e

marrëdhënieve sipas protokollit të firmosur nga të dy palët me anë të cilit u rivendos

miqësia dhe dashamirësia mes dy popujvettanë…. Me anë të kësaj letre kam dëshirë

që t’ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të mira më të sinqerta. Lidhjet e përsosura

të përbashkëta mes popujve tanë në të shkuarën kanë vërtetuar miqësinë tonë dhe

shpresoj që me anë të këtyre marrëveshjeve në historinë e të ardhmes të shkruhet për

miqësi e paqe. Ju lutem pranoni përgëzimet e mia, edhe njëherë dërgoj përshëndetjet

më të sinqerta dhe respektin tim”455.

Më 27 qershor të po këtij viti, Nezir Leskoviku do të njoftonte se përfaqësuesi

i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke Nusret beu, gjatë një bisede direkte do të

shprehej se Ankaraja dëshiron të dërgojë Tahir Lutfi beun në Tiranë si përfaqësues të

453Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri,Tiranë: Luarasi, (Botim i tretë grup autorësh) 2007, f.368.

454 AQSh, F.151, d.nr.22, v.1925, fl.1. Tel. nga Pera 7 prill 1925: shih. Günduz Okcün, Türkiye’ nin Taraf Olduğu Milletlerarasi Andlaşmalar Rehberi(1920-1961), Ankara: Doguş Ltd, Sirketi, Matb. 1962, f.35-43.

455 Bilal N. Simşir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.284.

118

Page 158: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shtetit turk456. Vazhdimësinë e kësaj bisede e forcoi më tej, letra miqësore dërguar

presidentit shqiptar nga Mustafa Qemali, me datë 28 Korrik 1925, ku pasi i bënte një

eskpoze lidhjeve dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve i kërkonte

presidentit shqiptar leje për hapjen e një ambasade Turke në Tiranë457.

Sipas një raporti dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë nga

Stambolli, u konfirmua më 19 mars 1926 si ministër i parë [ambasador] Turqisë në

vendin tonë ishte zgjedhur Tahir Lutfi Tokay. Ai ishte diplomat karrirere dhe kishte

shërbyer si minister në Beograd 458.

Tahir Lutfi beu, në historinë e moderne të të dy republikave, është ambasadori

i parë që u caktua në Shqipëri nga qeveria e Turqisë. Ai do tё sillte edhe një letër të

Ataturkut, për presidentin shqiptar Ahmet Zogun. Me anë të kësaj letre Mustafa

Qemali e falenderonte Ahmet Zogun, për letrën e tij, e uronte për zgjedhjen president,

dhe shprehte ndjenjat e miqësinë e lartë për shqiptarët459. Detyra e Tahir Lutfiut, sipas

presidentit të Republikës Turke, ishte të vendoste lidhje diplomatike të përhershme

për të konsoliduar më tej marrëdhëniet miqësore midis të dyja vendeve460.

Më 9 Prill 1926, si ministër i Shqipërisë në Turqi dhe Bullgari u emërua Rauf

Fico, i cili ishte një ndër diplomatët e aftë shqiptarë. Ai ishte zgjedhur nga pala

shqiptare si personalitet i cili do të kontribuonte në lidhjen dhe forcimin më tej të

marrëdhënieve në të ardhmen midis dy vendeve. Më vonë,ai do të emërohej edhe

Ministëri i Punëve të Jashtme të qeverisë shqiptare. Rauf Fico i paraqiti letrat

kredenciale, presidentit të Republikës Turke, në 13 mars 1926, në Ankara461.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, ai tha se do të përpiqej me të gjitha forcat “për

të konsoliduar lidhjet e miqësisë që ekzistojnë prej shekujsh midis dy kombeve, që

456Ai tani ndodhet me detyrë në Beograd. Tahir Lutfi beu ka mbaruar “Mylkien” (shkollën administrative) dhe ishte kryeredaktor i gazetës “Ikdam”.AQSH, F.251, dos.122, v.1925. Mbi përfaqësuesin që emëron Turqia në Shqipëri.

457 Bilal N. Simsir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.292.Letra e Ataturkut dërguar Ahmet Zogut më 28 korrik 1915. “Në periudhat e gjata të historisë dy popujt tanë në shumë tema e ndodhi kanë patur të njëjtin fat. Duke shpresuar se do të forcohen akoma më shumë lidhjet dhe miqësia mes dy popujve tanë dua t’ju siguroj që unë dhe qeveria e republikës time do punojmë për të bërë të pamundurën me qëllim që të shërbejnë në të mirën e dy popujve tanë”.

458AQSh, F.151, dok.92, 19 mart 1926, Tahir Lutfi beu u caktua ambasadori i Turqisë në Tiranë. 459AMPJ, Dosja 94, Letër e Ahmet Zogut nga Gazi Mustafa Qemali, 22.12 1925. 460AQSh, Fondi 151, v. 1925, fl.21-22. Letër kredencialet kopjet e dhëna në turqisht dhe frengjisht

nga M. Qemali përfaqësuesit të Turqisë në Tiranë , 28, 7 1925 : Shih B.C. A ., 3921/ 62-78 461AMPJ, Dosja 4/1. Letërkredencialet e Rauf Ficës, 17.1.1926. shih:Bilal N. Simşir, Atatürk ve

YabanciDevlet Adami Başkanlari-I, Ankara: T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.291.

119

Page 159: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kanë pasur fate të përbashkëta gjatë rrjedhës së historisë”462. Ataturku e mirëpriti dhe

iu përgjigj: “Mund të jeni të sigurtë se do të kini ndihmën time dhe të qeverisë

Republikane në punën tuaj për konsolidimin e lidhjeve miqësore midis dy popujve, që

kanë pasur fate të përbashkëta në shumë fusha në periudha tepër të hershme të

historisë, në punën për tu shërbyer interesave të të dy vendeve dhe për të çelur një

periudhë bashkëpunimi të ngushtë midis dy kombeve”463.

Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke të vendosura plotësisht do të zgjasin

vetëm për një periudhë të shkurtër dy vjeçare sepse në Shqipëri forma institucionale e

qeverisjes pësoi ndryshime.

2. Traktati i Lozanës dhe marrëdhëniet Shqiptaro-Turke

Lufta Greko-turke e zhvilluar në vitet 1920-1922, përfundoi me fitoren e

Turqisë. Pas fitores së ushtrisë nacionale Turke në betejën e Sakarjas dhe hyrjes së

tyre triumfatore në Izmir, më 11 nëntor 1922 u nënshkrua armëpushimi në

Mudanja464.

Armëpushimi i Mudanjas erdhi si rezultat i fitores që kishte realizuar Lufta

Nacionale e popullit Turk, dhe i hapi rrugë një beteje të re, vendosjes së prestigjit të

saj në arenën ndërkombëtare të këtij shteti të ri që po lindte në zemër të Anadollit.

Konferenca e Lozanës mbi çështjet e Lindjes së Afërme i filloi punimet në 22

nëntor 1922 dhe zgjati deri më 23 korrik 1923 kur u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në

këtë Konferencë morën pjesë përfaqësues nga 12 shtete të botës si edhe drejtuesit e

shteteve të mëdha Puankare dhe Musolini465. Qëllimi kryesor i asaj konference ishte

462AMPJ, Dosja 4 /1 Fjalimi i Rauf Ficos, 13.3.1926: Shih. Bilal N. Simşir, Atatürk ve Yabanci Devlet Adami Başkanlari-I, Ankara: T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.292.

463AMPJ, po aty, Përgjigje e Gaziut ( M.Qemalit) drejtuar Rauf Ficos, 17.3.1926 464 Më 11 nëntor të vitit 1922 shtetetet e Antantës nënshkruan në Mudanya (pranë detit Marmara)

marrëveshjen e armëpushimit. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia merrte pa veprime ushtrake Thrakën Lindore, kurse shtetet e Antantës do të mbanin forcat ushtarake në ngushticën e Dardaneleve e të Bosforit deri në përfundimin e traktatit të Paqes. Shih. Sabahatin Ozel & Ali Ihsan “Inkilap Tarihi”, Istanbul:Der Yayinlari, Sekizinci Basim, 2001, f.194. shih: L.Filo, Ilira N.Caushi (Sulo), G.Sala, Qytetërimet bashkëkohore joperëndimore, Tiranë: ShBLU, 2006, f.11.

465 Dagobert Von Mikusch, Mustafa Qemal Ataturku, Themeluesi i Turqisë së re, Tiranë: 2002, f. 252.

120

Page 160: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vendosja e paqes midis Turqisë nga njëra anë dhe Greqisë e shteteve të marrëveshjes

[Antantës] në anën tjetër. Presidenca e Konferencës i’u besua përfaqësuesit britanik

Lordit Kurzon. Në fillim të konferencës, Lordi Kurzon deklaronte se baza e diskutimit

ishte Traktati i Sevrës të cilit do ti bëhej ndonjë ndryshim466. Por, për përfaqësuesit

nacionalistë turq në Konferencë, Traktati i Sevrës ishte i papranueshëm dhe ata nuk

mendonin të diskutonin në bazë të këtyre kushteve. Asamblea e Madhe Turke, i kishte

dhënë delegacionit udhëzime për t’u shprehur dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre të

cilat bazoheshin në Paktin Kombëtar467.

Konferenca e Lozanës, kishte disa sesione në të cilat u diskutua mbi disa çështje

të rëndësishme që i interesonin vendosjes së paqes: shkëmbimin e detyruar të

popullsive greke të Anadollit dhe asaj turke të Greqisë, çështjen e borxheve publike,

kapitulacionet etj. Për Shqipërinë çështjet që preknin direkt interesat e saj ishin

Traktati i shkëmbimit të popullsisë dhe çështja e borxhit publik.

Në fillimet e Konferencës së Lozanës, nënëntor 1922, pala shqiptare nuk ishte

pjesëmarrëse dhe as kontraktuese në marrëveshjen përkatëse për shkëmbimin e

popullsive. Në fillim ajo u përfaqësua në mënyrë jo zyrtare në Konferencën Orientale

[Lindjes së afërme] nga Benoit Blinishti përfaqësuesi i shtetit shqiptar pranë Lidhjes

së Kombeve në Gjenevë468.

Në 2 dhjetor 1922 sipas dokumentave arkivore469 qeveria shqiptare vendosi të

dërgojë si përfaqësues zyrtar në këtëKonferencë Mehdi Frashërin470.

Delegacioni shqiptar me në krye Mehdi Frashërin dhe anëtar Benoit

Blinishtin, mori pjesë vetëm në komisionin e financave, për çështjen e borxheve

publike të Turqisë, që do të ndaheshin midis shteteve trashëgimtare471.

466 Basbakanlik Cumhuriyet Arsivine (B.C.A), Fon Kodu, 301000, Kutu no.218, Sira no.26, Dosya Gömleği no. 472.

467 Talimatname metni için, shih: Tȕrk Istiklal, Harbi, (TIH), C.2, Kitap 4, Ankara:, Genel Kurmay ATASE Yayinlari, s.117-118: Atatürk ve Türkiye Cumhuriyeti Tarihi, Besinci Baski, Siyasal Kitabevi, f.221.

468AMPJ, D.103, v.1922, fl.17. Benoit Blinishti i kërkon qeverrisë shqiptare instruksione për tu pranuar jo zyrtarisht në këtë konferencë, dhe një autorizim që të mund të mbrojë të drejtat e shqiptarëve.

469AMPJ, F.151, Dos.103, V.1922, fl.17. Teleg, chiffre de Geneve date 22 Novembre 1922, nr.02859. Heure 19.15 Ministre Affaires Etrangeres Tiranë. Recua Tiranë 23 Novembre.

470AMPJ, F.151, Dos.103, v.1922, fl.17. Revecua Tiranë de 23 Novembre. 471AMPJ, Dos.103, v.1922, fl.17. Nga MPJ në Tiranë caktohet delegati Mehdi Frashëri në

Konferencën e Lozanës. Shih: M.Frashëri, Kujtime (1913-1933), Tiranë:OMSCA-1, 2005, f.151, 156.

121

Page 161: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Ndërkohë persekutimet e qeverisë Greke ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë

nuk ndalonin. Prandaj Mehmet Konica, në atë kohë ministër fuqiplotë i Shqipërisë në

Londër, më 14 dhjetor 1922, i drejtohej me një letër Ministrit të Punëve të Jashtme

Pandeli Evangjelit në Tiranë, në të cilën theksonte se çështja e shqiptarëve që

ndodhen në Greqi e ka vendin në Konferencën e Lozanës më shumë se kudo gjetkë

dhe nuk kam dyshim se i keni dhënë instruksionet e duhura dërgatës shqiptare në

Konferencë472. Më 18 dhjetor 1922 u zhvillua një mbledhje e veçantë në Këshillin

Kombëtar nga qeveria shqiptare, në lidhje me ecurinë e ngjarjeve në Çamëri. Nga

deputetë të ndryshëm u diskutua dhe u kërkua zbatimi dhe sigurimi i të drejtave civile

të kësaj popullsie, po aq dhe i të drejtave që i takonin asaj si pakicë473. Bedri Pejani,

një nga deputetët sugjeroi që Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, të parashtronte që

Turqia nuk kishte të drejtë të merrte proteksionin e elementit shqiptar, me besim

mysliman të Çamërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi. “Me këtë rast, vërente ai, -

çështja e popullsisë Çame, duhej të rregullohej në mes qeverisë shqiptare dhe asaj

greke”474.

Në fillim të dhjetorit 1922, qeveria shqiptare e bindur se çështja e shqiptarëve

në Greqi e kishte vendin në Konferencën e Lozanës, i kishte dhënë udhëzime

delegacionit shqiptar, që të bëheshin përpjekje për mbrojtjen e minoritetit shqiptar në

Greqi, prandaj kërkoi që delegacioni tëkryente veprimet e duhura475.

Dërgatat greke dhe turke në Lozanë, në periudhën e parë të Konferencës, bënë

një projekt ad hoc me të cilin, prej të dy anëve, pranohej reciprokisht këmbimi i

popullatës së Maqedonisë, të Epirit e të Azisë së Vogël. Pas kësaj qeveria e Athinës

nxori disa ligje të posaçme, ku cënonte gjerësisht të drejtat e pasurisë së atyre që do të

pësonin fatkeqësinë e zbatimit të marrëveshjes476.

472Dokumente për Çamërinë 1912-1939, vep. e përm., f.77: Shih Lush Culaj, Shqipëria dhe çështja eÇamërisë 1912-1939, Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2008, f.168.

473 Fatmira Rama, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926), në “Çështja Çame dhe Integrimi Evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005, f.42.

474Dokumenta për Çamërinë…,f.82-84: shih. F. Rama, Traktati I Lozanës…, f.42-43. 475 Gazeta “Shqipëria e re” (Novia Albania), 7 janar no.112, f.1: shih, Fatmira Rama, Problemi çam

në lidhjen e Kombeve (1923-1926), në Studime Historike, nr.1-2, 2007, f.112. 476 Gazeta “Politika”, Vlorë, 11 prill 1923, cituar sipas Hajredin Isufit, “Çamëria ndërmjet

kronikave të kohës 1902-1940”, Tiranë: Pegi, 2007, f.281.

122

Page 162: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Duke parë, situatën që ishte krijuar, qeveria shqiptare filloi demarshet e saj në

arenën ndërkombëtare, veçanërisht në sesionet e Konferencës së Lozanës dhe në

mbledhjet e Lidhjes së Kombeve.

Mehdi Frashëri, përfaqësuesi shqiptar në Lozanë, më 11 janar 1923, i dërgoi

një notë Kryetarit të Komisionit të pakicave, Z. Montagna. Ai tërhiqte vëmendjen për

fatin e shqiptarëve me banim në Greqi, “veçanërisht në Epirin jugor, dhënë Greqisë

më 1913”, duke kërkuar që të merreshin masa, “me qëllim që të ruhej elementi

shqiptar nga një trajtim i dhimbshëm”477. Përfaqësuesi i Shqipërisë i paraqiti

funksionarit të lartë edhe një histori të shkurtër të popullsië Çame në Greqi, duke

argumentuar që çamët banonin në Greqi qysh prej kohërave që s’mbahen mend, edhe

pëpara se të zbrisnin grekët në Evropë478. Më tej ai shtonte se përfshirja në

shkëmbimin që po diskutohej e kësaj popullsie shqiptare, duke e konsideruar atë si

turke, edhe pse s’kishin asnjë lidhje gjaku, gjuhe e zakoni me elementin Turk, do të

ishte një padrejtësie madhe e hidhur dhe me pasoja479.

Me këtë kërkesë, nga ana juridike qeveria shqiptare, mbështetej në detyrimet e

qeverisë greke, për respektimin e të drejtave të popullsisë shqiptare bazuar në

kushtetutën greke dhe në respektimin e të drejtave si pakicë kombëtare garantuar prej

saj në traktatin Greko -Turk 14 nëntor 1913 ashtu edhe në Traktatin e Sevrës, Turqi-

Greqi gusht 1920, të nënshkruar nën kujdesin e Fuqive të Mëdha, për mbështetjen e

pakicave në Greqi, ndërkohë që ky traktat ende nuk ishte ratifikuar në parlamentet

respektive480.

Në diskutimin e "notës së shtetit shqiptar” në Konferencë, delegati italian,

kryetari i sesionit të pakicave në Konferencën e Lozanës, i sugjeroi sesionit të

shkëmbimeve të popullsisë rishikimin e formulimeve në marrëveshje. Sipas tij në

parim shprehja “shtetas grekë të fesë myslimane”, kishte rrezik të përdorej për

shqiptarët kur “këta patjetër duhej të përjashtoheshin nga shkëmbimi”. Për t’i

paraprirë këtij rreziku të mundshëm, ai propozoi që kjo frazë të saktësohej si më

poshtë: “shtetas grekë të fesë turke myslimane”.

477AQSH, Fondi 251, viti 1923, dos. 203, fl. 6: Mehdi Frashëri, i deleguar i Shqipërisë pranë Konferencës së Lozanës. i drejtohet Z. Montagna, kryetar i Komisionit të Pakicave, Lozanë.

478Hajredin Isufi, Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë Çame, në Studime Historike, nr. 1-4, Tiranë, 1993, f.64.

479 “Populli”, Tiranë 2 gusht 1923. 480 Fatmira Rama, Problemi Çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926), në Studime Historike,nr. 1-2,

Tiranë 2007, f.113.

123

Page 163: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Përfaqësuesi grek Caclamanos duke e pranuar këtë sugjerim deklaroi: “Greqia

s’ka për qëllim të kryejë këmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptare. Sipas tij

shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë, “Epir”, se ata ishin bashkëfetarë

me turqit, “por s’janë anëtarë të një kombi”481.

Sipas mendimit të studiuesve shqiptarë, kjo deklaratë kishte dy të meta, që do

të dëmtonin më vonë popullsinë shqiptare. E para, zihej me gojë vetëm Epiri dhe jo

krahina të tjera të banuara në Greqi nga shqiptarët dhe e dyta shprehja “me origjinë

shqiptare u keqpërdorua më vonë”482.

Krahas përfaqësuesit grek foli edhe delegati Turk Riza Nuri Beu, i cli

gjithashtu deklaroi që shqiptarët të mos përfshiheshin në shkëmbim dhe komisioni e

mbylli raportin duke vendosur që shqiptarët nuk do të ishin pre e shkëmbimit483.

Ndërkaq kryetari i sesionit të pakicave në Konferencën e Lozanës, i drejtohej

Mehdi Frashërit, si i deleguar i Shqipërisë pranë kësaj konference, më 20 janar 1923

duke e njoftuar, se si përfaqësuesit turq ashtu si edhe përfaqësuesit grekë kishin

deklaruar qartë se pakicat shqiptare të Turqisë ose të Greqisë janë ligjërisht dhe

faktikisht të përjashtuara nga këmbimi i popullsive. Meqenëse këto deklarata ishin

shënuar në proçesverbale ai nuk e gjykonte të nevojshme që të shprehej me një

dispozitë të posaçme në marrëveshjen lidhur me këmbimin e popullsive484.

Përjashtimi i shqiptarëve nga shkëmbimi arritur në këtë marrëveshje theksohet edhe

në dokumentat e arkivës turke, por që nuk kanë ndonjë specifikë të veçantë, përveç

asaj që u diskutua në sesionin e Lidhjes485.

Kjo ishte një fitore e palës shqiptare, e cila shërbeu si pikë referimi për gjithë

lëvizjen e popullsisë shqiptare në Greqi, dhe kudo ku ka shqiptarë, të cilët ishin

481 B. Meta, Tragjedia Çame, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Botimet Klean, 2010, f.35. shih, Owen Pearson, Albania and King Zog (Indipendence, Republic and Monarchy 1908-1939), The Centre for Albanian Studies, London: 2004, f.202; shih: Dhimitër Berati, Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes…, vep e përm, f.23.

482 Fatmira Rama, Problemi Çam në Lidhjen e Kombeve…., art i përm, f.114;shih. S. Repishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, në “Mbi Çamërinë”, (Punimet e seminarit të parë kulturor), Shkodër: “Phoenix”, 2002, f.26.

483 Ethinc Minorities in the Balkan States 1860-1971, vol. 4. (1923-1926), (Editor B.Destani), Publiched Archives, London: 2008, f.338.

484AMPJ, Fondi 251, vitit 1923, dosja 203, fl.14: Dokumente për Çamërinë, f.89 485Basbakanlik Cumhuriyet Arsivine (B.C.A), Fon Kodu.2720011, Kutu16, Dosya Gomlegi, 68.

124

Page 164: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kundër shkëmbimit të saj në Turqi. Sipas Mehdi Frashërit, “kjo i shpëtoi çamët nga

shkëmbimi i detyruar”486.

Edhe shtypi shqiptar shkruante se lajmet e fundit nga Lozana tregojnë se në

këtë konferencë paqeje u vendos që të bëhet një shkëmbim popullsije midis Turqisë

dhe Greqisë, sepse këto dy shtete nuk e njohin nacionalitetin e kësaj popullsie

shqiptare487.

Këta dy shtete, nuk kanë dashur asnjëherë ta njohin si nocion, ndarjen e fesë

nga kombi, pasi politikave të ndjekura nga të dy qeveritëajo u shkonte për shtat, sepse

e kishin më të lehtë të kryenin shkëmbimin e popullsisë.

Çështja më e mprehtë dhe më e rëndësishme që u diskutua edhe më gjatë në

konferencë ishte ajo e pakicave. Pra ishte çështja e shkëmbimit të pakicave për

qeverinë turke e greke, ndërsa për popullin shqiptar kjo ishte shpërngulja e masive e

shqiptarëve myslimanë nga Çamëria.

Kjo shpërngulje, sipas H.Y.Ağanoğlus, nisi në 9 shtator 1922 menjëherë kur

filloi shpërngulja e grekëve nga Izmiri. Brenda një muaji u larguan me detyrim

300.000 Rum [grekë], dhe pas marrëveshjes së Mudanjas u larguan nga zona e

Trakisë dhe Stambollit edhe 60.000 persona të tjerë 488.

Plani për grabitjen e tokave ishte përpiluar qysh në fund të Luftës së Parë

Botërore. Ligji i të ashtëquajturës reformë agrare i aplikuar në mënyrë specifike në

Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve, që u degdisën në Anadoll, me mijëra ha tokë buke,

sipërfaqe të mëdha me vreshta qindra mijëra rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të

elementëve grekë489.

Ky proçes, sipas historianit B.Meta, ishte më i thellë dhe më masiv sesa

proçesi i shpërnguljeve në rajonet e tjera me shqiptarë veçanërisht në Kosovë490.

Shpërngulja dhe shkëmbimi i popullsisë mendoi se u krye për disa arsye: së

pari, nga karakteri teokratik i shtetit turk. Së dyti, Turqia donte t’i përzinte grekët nga

486 Mehdi Frashëri, Kujtime… vep. e përm, f.157 487Shqipëria e re, (Novia Albania) 28 janar 11923, nr.115. “Një rrezik për kombin shqiptar”. 488 Y.H.Aganoğlu, Osmanli’dan Cumhuriyete Balkanlarin Makus Talihi: Istanbul: Göç Iz

Yayincalik, 7 Baski, 2012, f.307: Shih, Hakki Akalin, Ege”de Bahar, Gül mü Diken Mi!, Ankara: 2000, f.91

489 Beqir Meta, Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues,në Studime historike, 2005, nr,3-4, f.58.

490 B. Meta, Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues, në Studime historike, 2005, nr.3-4, f.58.

125

Page 165: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Azia e Vogël dhe mundohej të popullonte shkretëtirën e Anadollit me popullsi

myslimane, veçanërisht me shqiptarë myslimanë të Çamërisë. Në fund të tri luftrave

të zhvilluara në këtë krahinë, brenda një dekade popullsia ishte ulur me 30 %,

domethënë nga 18 milion, kishte rënë në 13 milion banorë491. Krahas këtij fakti edhe

sëmundjet e ndryshme si tifo, ethet, malarja, tuberkulozi kishin rritur numrin e lartë të

vdekjeve, të cilat tërhoqën vëmendjen e drejtuesve të shtetit të ri turk, për të rritur

shëndetin publik dhe për të shtuar numrin e popullsisë492.

Së treti, turqit gjenin tek shkëmbimi mundësinë për të asimiluar plotësisht

popullsinë ortodokse të kësaj krahine, e cila për hir të së vërtetës në kohën e

Perandorisë Osmane, u kishte hapur probleme veçanërisht me çështjen e Armenëve.

Së katërti, përfitimet ekonomike do të ishin të mëdha. Grekët ashtu si edhe

Turqit parashihnin përfitime ekonomike: të parët duke sekuestruar pronat e pasuritë e

shqiptarëve myslimanë të Çamërisë, të dytët duke u mundur të përfitonin nga ndonjë

kompensim financiar reciprok493. Regjimi i ri në Turqi do të kishte dobi dhe do të

vinte nën kontroll pasurit të të krishterëve në Anadoll që më pas do të duhej ti

ligjëronin. Turqit do të kishin nevojë edhe që emigrantët myslimanë të rivendoseshin

në tokën e tyre dhe të mos lejonin rënien ekonomike, që mund të shkaktohej nga

largimi i shumë të krishterëve. Lidhur me këtë në Asamblenë e Madhe turke në

Ankara një deputet deklaronte: “Ardhja e çdo individi është burim pasurimi për ne;

dhe largimi i çdo individi është bekim për ne”!494

Së pesti, arsye ishte edhe krijimi i shteteve të pastra homogjenike495 që

nënkuptonte pastërti nga pikëpamja fetare si edhe nga pikëpamja etnike. Kjo mendoj

ishte arsyeja më e rëndësishme, që e shtyu qeverinë turke menjëherë pas lufte të

merrte masa për shpërnguljen e popullsisë, për të krijuar një republikë sa më të pastër

homogjene.

491 Anadolli qysh nga dekada e dytë e shekullit XX, u bë pjesë e Luftrat Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, dhe Lufta Nacionale e popullit turk.

492Önder Duman, Atatürk Döneminde Romanya’dan Türk Goçleri (1923-1938), Bilgi, Bahar 2008, Sayi 45, s.24.

493 J.Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tirane: Dituria 2005, f.330-331. 494 Mark Mazower, Selaniku qyteti I fantazmave ( Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë 1430-

1950), Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, 2011, f.442. 495 Ercan Çelebi, The duty and the mixed exchange committee established for the application of

theexchange, Erzincan Eğitim Fakültesi Dergisi Cilt (8), sayı 1, yil 2006, f.107. shih. Mesut Çapa, Yunanistan gelengöçmelerin iskani, Ataturk Yolu, S.V, Ankara: 1990.f.49.

126

Page 166: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 1923, pozita e rreth 20 000 shqiptarëve muslimanë, që mbetën në Greqinë

veriore, debatohej intensivisht në një sesion special të Këshillit të Lidhjes së

Kombeve. Shkëmbimi i popullsisë, rruga që do ndiqej për kryerjen e saj, po ashtu

edhe mbi mënyrën se si do të kryhej pati diskutime. Diskutimet u zhvilluan edhe rreth

faktit se si do të pritej shkëmbimi nga popullsia që do të bëhej pjesë e këtij këmbimi.

Pas fjalës që mbajti përfaqësuesi i Norvegjisë doktor Nansen sekretari për

organziminin e ndihmës për refugjatët, i cili ishte ngarkuar nga Lidhja e Kombevepër

të dhënë një raport të saktë mbi krahinat dhe popullsinë që do të shkëmbeheshin,

delegatët në diskutime vendosën që shkëmbimi i popullsisë të relizohej jo vetëm me

dëshirë dhe në mënyrë paqësore, por në rast se kishte kundërshtime edhe pa dëshirën

e tyre496.

Atëherë me insistimin e Lidhjes së Kombeve u bë e mundur të nënshkruhej një

konventëmbi shkëmbimin e popullsisë. Kjo Konventë ka hyrë në histori si “Konventa

greko-turke për shkëmbimin dhe shpërnguljen e popullsisë”, u nënshkrua më 30 janar

1923497. Konventa u nënshkrua në Konferencën e Lozanës si një marrëveshje e

veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Sipas kësaj marrëveshjeje midis dy vendeve do

të bëhej shkëmbimi i popullsisë, saktësisht do të shkëmbeheshin grekët e Anadollit,

me “turqit” e Greqisë498.

Sipas kësaj marrëveshjeje, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “duhet të

kryhej shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e

vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të

vendosur në tokat greke.”499.

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin

nënshtetësinë e vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk

përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”.

496Mumtaz Peker, Lozan Konferansin’da Nȕfȕs Tartişmalari, Belleten Cilt LXIX, Sayi 256, Ankara:2005, s.1021.

497Në historiografinë shqiptare njihet me emrin Traktati i Lozanës. 498Në historiografinë turke njihet me këtë emër “Yunan ve Turk Halklarinin Mübadelesine Ilişkin

Sözleşme ve Protokol” shih: Sözleşmenin tam metni için bkz. Başbakanlık Cumhuriyet Arşivi, 272.00.12/40.40.3; Düstür, 3. Tertip, c. 5; shih: Kemal Ari, Büyük Mübadele, Türki’ye Zorunlu Gőç(1923-1925), Istanbul: 1995, f.8-9 : Cevahir Kayam, Lozan Bariş antlaşmasina gőre Türk-Yunan Mübadelesi ve Konunun TBMM”de gőrüşülmesi, Atatürk Araştirma Dergisi sayi 27, Cilt IX, 1993, Kamuran Gurun, Savaşan Dünya ve Türkiye, Ankara:1986, f. 407.

499Hasan Minga, Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i I, - paragrafi i parë. shih,: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992, f.3-4.

127

Page 167: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Të shkëmbyerit mund të merrnin me vete plaçka, por edhe mallra ku në

doganë do t’u vendosej taksa përkatëse. Vetëm për personelin e xhamive, teqeve,

medreseve, kishave, shkollave, spitaleve, fondacioneve mund të lejohej të

transportonin plaçkat e tyre pa paguar asgjë në doganë. Popullsia që do të

shkëmbehesh duhet të plotësonte një formular, ku si detyrim kryesor të kishin

deklarimin dhe pronat që zotëronin, pasuritë e patundshme dhe vleftën e tyre500.

Traktati do të shfrytëzohej nga pala greke për të bërë realitet dëbimin pa të

drejtë të shqiptarëve me banim në Greqi501. Kjo marrëveshje e përshkruante

minoritetin Grek në Turqi si të “krishterë” dhe minoritetin Turk në Greqi si

“mysliman”502. Artikulli i parë i traktatit theksonte: “Do të bëhet shkëmbimi i

detyrueshëm i shtetasve turq të besimit ortodoks grek të vendosur në territorin Turk,

dhe të shtetasve grek të besimit mysliman të vendosur në territorin grek”503.

Çështja e shqiptarëve që jetonin në Greqi, përbënte një problem të

rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy shteteve, njëkohësisht ajo zuri një vend të

konsiderueshëm në veprimtarinë diplomatike të Mithat Frashërit504.

Mithat Frashëri ishte përfaqësues i shtetit shqiptar dhe si i tillë e kishte për

detyrë që veç qartësimit në planin personal, këtë çështje nëpërmjet telegrameve,

informacionin duhej t’ia bënte të njohur edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në

Tiranë. Në një raport dërguar kësaj Ministrie, ai pasqyronte në mënyrë të detajuar

500 Ky formular plotësohej respektivisht. Emër, mbiemër, emir i babait, vendi (qyteti, fshati ose lagja) ku kishin lindur, Në faqen e dytë dhe te tretë të formularit plotësonin të dhënat mbi pasutitë e patundshme, tipin, llojin e tokës (arë, livadh, vreshtë, kopsht etj), hapësirën dhe sasinë e tokës, të dhënat rreth vendodhjes së saj, certifikata ose tapi pronësie dhe në emër të kujt nodheshin. Po aty jepesh edhe vlera monetare sipas kursit të lirës turke në atë kohë si edhe letrat me vlerë nëqoftëse kishin. Ky formular iu dha një për një të gjithë personave që kishin marrë certifikatën e shkëmbimit, dhe u kërkua që ato të plotësoheshin në prani të komisjonit vetëm nga njerëz të shkolluar. Për më tepër shih. E. Celebi, Mubadellere Yunanistan’daki Mal Kazitlari ve Muhtelit Mubadele Komisyonu Tasfize telepnameleri, ÇITTAd, V/12, (2006/ Bahar, s.35-36.35-36.

501Convention Concerning the Exchange of Greek and Turkish Populations, Treaty series 32, v.1925,

f.77-87: shih. Fletorja zyrtare, 9 shtator 1923: shih. Dokumente për Çamërinë, dok.53, f.96, dok.62, f.109-110: shih. Hajredin Isufi, Çamëria studime historike-sociologjike Shek.XIII-XX, Tiranë: Pegi, 2006, f.115.

502 Owen Person, Albania and King Zog (Indipendence, Republic and Monarchy 1908-1939), The centre for Albanian Studies, London: 2004, f.202.

503Convention Concerning the Exchange of Greek and Turkish Populations, Treaty, Series 32, viti 1925, f.77-87: shih: B. Meta “Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues”, në revistën: Studime Historike, Tirane: 2005, nr.3-4, f.59. shih dhe variantin turk të këtij neni, nëBCA, 272.00.12/40.40.3. 11 Mübadele Sözleşmesi Md. 2, Bkz. BCA, 272.00.12/40.40.3. 12 Ahenk, 16 Mart 1340.

504 Fatmira Musaj, “Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë 1923-1926”, në Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2006, f.66.

128

Page 168: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vendbanimet e shqiptarëve, shtrirjen gjeografike të tyre, numrin e përgjithshëm që

arrinte deri në 100 000 dhe politikën e ndjekur ndaj tyre nga shteti Grek505.

Sipas Mithat Frashërit, politika e spastrimit të popullsisë ka nisur me njëherë

me fillimin e Luftës Ballkanike. Për realizimin e saj qarqet greke u mbështetën

shprehet ai, në mentalitetin helenik në bazë të të cilit shqiptarët ndaheshin në dy grupe

fetare, në ortodoksë, që sipas tyre një ortodoks nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një

grek dhe në shqiptarë myslimanë, të cilët ishin turq dhe duhet të largoheshin prej

trojeve të tyre506.

Lidhja e Kombeve për të mbikqyrur këtë proçes të shkëmbimit të popullsive

krijoi një komision të posaçëm të quajtur komisioni Mikst, në përbërje të tij kishte

përfaqësues nga të dyja palët dhe drejtohej nga një i huaj507. Komisioni u miratua

sipas artikullit 11 të marrëveshjes bilaterale qysh në janar të vitit 1923. Më 17 korrik

1923 edhe qeveria turke zgjodhi përfaqësuesit e saj pranë këtij komisionit Mikst508.

Më 5 shtator 1923, për herë të parë në raportin e kryeministrit turk Fethi

Okyari në mbledhjen e qeverisë së Asamblesë së Madhe Turke, u fol për çështjen e

zhvillimit e të shkëmbimin të popullsisë, si dhe për krijimin e një ministrie [ministrisë

së shkëmbimit]509.

Në fund të shtatorit 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi si përfaqësues

ndërkombëtar, pranë komisionit Mikst dhe nënkomisioneve të saj suedezin Eric Einer

Ekstrand, spanjollin Don Manuel Manrique De Lara dhe danezin Karl Marius

Widding510. Po në shtator u zgjodhën edhe delegatët e shtetit Grek, pranë këtyre

komisoneve511. Komisioni Mikst, pasi u plotësua me të gjithë anëtarët mbledhjen e

parë e zhvilloi në Athinë në 7 tetor 1923.

505AMPJ, viti 1925, dosja 131/1, fl.63-65. 506AMPJ, Viti 1925, dosja 131/1, fl.63-65. 507Sipas varianti turk Komsioni i Miks i Shkëmbimit, njihet si Muhtelit Mübadele Komisyonu, ose

Karma Komisyonu. Shih:Mubadele Sozlesmesi, Md.11, Basbakanlik Cumhuriyet Arsivi, 272.00.12/40/40.3. Shih: H.Yildirim Ağanoğlu, Balkanlar Makus Talihi: Goç (Osmanli’dan Cumhuriyet’e), Istanbul:Iz Yayincilik, 2012, f.312.

508 Sipas gazetës “Vakit”, 30 gusht 1339, Përfaqësuesit e Turqisë në këtë komision ishin; Dr.Tefik Rüstü (Aras), Hajdar Bej, Hamdi Bej, Ihsan Bej, Senuyiddin Bej, Harun Bej dhe një përfaqësues nga Gjysmëhëna e kuqe Dr. Omer Lutfi Bej.

509Açiksoz, 3 ekim 1923. 510Aksam, 27 Eylul 1339. 511Përfaqësuesit e Greqisë në këtë komision ishin: Jean Papas, Alexander Pallis, Antonius

Calvocoressi, dhe P.Canaginis. shih : Ercan Celebi, Turk ve Rum Mubadelesine Dair olusturulan komisyonlardanmuhtelit mubadele komisyonu ve faaliyetleri, Erzincan Egitim Fakultesi Dergisi cilt, 8, sayi 1, yil 2006, f.111-112.

129

Page 169: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Komisioni Mikst vendosi fillimin e realizimit të marrëveshjes bilaterale

nënshkruar nga dy qeveritë greke e turke për shkëmbimin e popullsisë midis tyre. Në

këtë shkëmbim, ortodoksët [Rumët] grekë nga Turqia vinin dhe ngujoheshin në trojet

e popullsisë myslimane çame. Popullsia çame nga grekët konsiderohej si popullsi

myslimane turke, e cila duhej të zhvendosej e të shkonte drejt Anadollit.

Sipas studiuesve shqiptarë, ky spastrim etnik i sofistikuar, ishte tërësisht i

pabazuar në të drejtën ndërkombëtare të kohës, por vetëm mbi një marrëveshje

krejtësisht të padrejtë bilaterale Greko-Turke, e cila synonte nga Greqia të

shpopullonte krahinën e Çamërisë, sa më shumë të ishte e mundur në këtë periudhë

midis dy luftrave botërore512.

Nuk disponohen të dhëna që qeveria e Ataturkut ishte në dijeni të kësaj

prapaskene Greke, vazhdon më tutje i njëjti autor, ku nën etiketën myslimanë turq

fshiheshin në fakt vetëm shqiptarët513. Përkundrazi mendoj që është e kundërta sepse

e gjithë politika e jashtme turke në atë periudhë është realizuar mbi direktivat që jepte

Mustafa Qemali, dhe që janë botuar në vëllimet me fjalime dhe ligjërata të tij [Nutuk].

Ndërsa, përsa i përket çështjes së shkëmbimit është përdorur një politikë e menduar

mirë dhe me zgjuarsi nga pala turke, e cila do të realizonte objektivat që ata kishin

projektuar si drejtim në politikën e brendshme. Kështu qeveria Turke mori masa për të

rritur numrin e popullsisë me elementë myslimanë, të cilët më vonë do ti asimilonte

dhe do t’i kthente në turq. Lidhur me këtë problem, shkëmbimin e popullsisë,

Ataturku dhe qeveria e tij e lidhën me shpresën e lidhjeve demografike me Ballkanin.

Në një nga fjalimet e t’ia në Izmit të Turqisë, midis të tjerave do të theksonte:“..që

unë mendoj se për të rritur popullsinë turke... është e nevojshme të sjellim elementë

nga Maqedonia dhe Traka Lindore”514.Kjo lidhet me mentalitetin e tij personal që

kishte ai për të krijuar turkun e ri [turqizimin], dhe sipas tij të ardhuritduhet të ishin

nga Selaniku dhe rrethinat, sepse siç dihet ky qytet ishte vendlindja e Ataturkut dhe

dikur kishte qenë pjesë e Maqedonisë. Por edhe emigrantët [muhaxhirët] gjatë viteve

të luftës kishin qenë më shumë nga zonat e Rumelisë, ku Selaniku kishte qenë një nga

kryeqendrat e tij.

512 Lisien Bashkurti, Çamëria- në rrugën e zgjidhjes..., f.227. 513 Lisien Bashkurti, Çamëria- në rrugën e zgjidhjes..., f.227. 514 Inan Ari, Mustafa Kemal Atatürk’ün 1923 Eskişehir- Izmit konuşmalari, Ankara: Türk Tarihi

Kurumu Yayin, 1982, s.54: Shih: Onder Duman, Atatürk Doneminde Balkan Goçmenlerinin Iskani, Atatürk Yolu Dergisi, s.43, Bahar, s.474.

130

Page 170: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Një informacion tjetër që tregon se qeveria turke kishte dijeni, jepet në

diskutimet e Asamblesë së Madhe Turke,të botuara nëgazetën zyrtare të kohës.

Problemi i shkëmbimit të popullsisë ishte një çështje e mprehtë dhe imediate për

turqit, prandaj u bë pjesë e diskutimeve në Asamblenë e Madhe Turke. Në diskutimin

e tij Riza Nuri Beu, deputeti i Sinopit në Asamblenë e Madhe Turke deklaronte se

shqiptarët këmbëngulin të vendosen përreth Izmirit dhe Stambollit dhe jo në zonat e

largëta515. Ai shpjegon se refugjatët po vendoseshin si “gurë dame” dhe ndërronin

shpesh vendbanimet, veprim që përbënte rrezik jo vetëm për shëndetin, por edhe për

nxitjen e ndonjë kryengritjeje kundër turqve516. Duke sjellë në vëmendje rastin e

Sinopit propozon të krijoheshin lagje ose fshatra me ta.

Prandaj duheshin marrë masa si dhe ku do të vendoseshin të ardhurit. Duhet të

hartoheshin planet për vendosjen dhe strehimin e refugjatëve të ardhur në Turqi. Për

t’iu përgjigjur sa më shpejt këtij problemi më 13 tetor 1923 u themelua Ministria e

Shkëmbimit, Strehimit dhe Rindërtimit. Pas dy ditësh Asamblea e Madhe Turke me

158 vota pro, zgjodhi Mustafa Nexhatin si ministrin e parë të saj517.

Është e rëndësishme të theksojmë që në kohën që filloi shkëmbimi Turqia

nukishte shpallur Republikë, prandaj në çështjen e shkëmbimit u zu e papërgaditur.

Padyshim që në një kohë kaq të shkurtër, ishte mjaft e vështirë vendosja dhe strehimi i

popullsisë së shkëmbyer, zbulimi i llojit të punëve qëata kishin kryer në krahinat nga

vinin të shpërngulurit. Ishte e vështirë për t’u njohur me traditat, zakonet dhe klimën e

vendit ku do të vendoseshin me të cilin ata ende nuk ishin mësuar. Proçesi i vendosjes

së të shpërngulurve kërkonte strategji efektive për zhvillimin e një jete të re në

përputhje me mjedisin, hapësirën gjeografike, dendësinë e popullsisë së rajoneve të

vendosura, mënyrën e re të kontrollit shëndetësor dhe pajtueshmërinë me popullsinë

që gjenin në këto zona. Gjithashtu duhej një kohë e gjatë nga të ardhurit për t’iu

përshtatur kushteve klimatike të vendeve që u zbrazën në Turqi, të njihej përbërja e

tokave dhe lloji i bujqësisë me të cilin popullsia e larguar ishin marrë më parë. Format

e reja të punësimit, ndryshimet kulturore, materiale, shpirtërore ishin përvoja sfiduese

515TBMMZC., C.9, s.107-108. 516 Mustafa Kemal Atatürk, Nutuk(1920-1927), Vëll. II, f.524. 517 Ky ministër brenda një periudhe 6 mujore solli 140.000 refugjatë në Turqi, për më tepër shih:

Kemal, Ari, Büyük Mübadele, Türkiye’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul:1995, f.22-28.

131

Page 171: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

për individët dhe grupet shoqërore. Për këtë arsye u realizua një plan për vendosjen e

këtyre të ardhurve, që i ndante ata në 10 zona518.

Zona e parë e të ardhurve; Sinop, Samsun, Ordu, Giresun,Trapzon,

Gȕmȕşhane, Amasya, Tokat, Çorum.

Zona e dytë e të ardhurve; Edirne, Tekirdaǧi, Gelibolu, Kirkkilise, Çannakale

Zona e tretë e të ardhurve; Balikesir

Zona e katërt e të ardhurve; Izmir, Manisa, Aydin, Mentese, Afyon

Zona e pestë e të ardhurve; Bursa

Zona e gjashtë e të ardhurve; Stamboll, Çatalca, Zonguldak

Zona e shtatë e të ardhurve; Izmit, Bolu, Bilecik, Eskişehir, Kȕtahya

Zona e tetë e të ardhurve; Antalya, Sparta, Burdur

Zona e nëntë e të ardhurve; Konya, Nigde, Kayseri, Aksaray, Kirşehir

Zona e dhjetë e të ardhurve; Adana, Mersin, Silifke, Kozan, Ayintab,

Maraş519.

Duke parë hartën e shpërndarjes gjeografike dhe vendosjen e tyre sipas

krahinave, ato ishin vendosur në krahinën e Detit Zi [Karadeniz], Detit Marmara, detit

Egje, në zonën e shkretëtirës së Anadollit dhe zonën e Detit Mesdhe, të cilat janë

ndarje gjeografike-rajonale të Turqisë. Prandaj mund të themi se në këto zona të

shpërngulurit u vendosën; së pari, për t’i ripopulluar ato dhe së dyti, për t’i kthyer në

zona bujqësore për rritjen e prodhimit sipas kulturave bujqësore [ullishte, ferma

bujqësore, dhe vreshta, kopshte], së treti, për të punuar edhe në fabrikat e ndërtuara të

cilat ndihmuan në rritjen e ekonomisë turke të kohës.

Lidhur me këtë ndarje në arkivën e republikës gjendet edhe një dokument ku

theksohet se, shqiptarët e vendosur në Adana që merreshin me prodhime bujqësore

nuk do të mund të lëviznin nga vendi i caktuar, sepse në bazë të një udhëzimi

518 Kemal Ari, Büyük Mübadele, Türkiye’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul: 1995, f.52. 519 Kemal Ari, Buyuk Mubadele Turkiye’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul: 1995, s.8-9. Shih,

H.Yildirimi Ağanoğlu, Osmanli’dan Cumhuriyete Balkanlarin Makus Talihi Goç..., f.317; shih.H.Öksȕz, Balkan Ulkelerdinden Turkiye’ye goç sonrasi iskan meselesi (1923-1938), VII, Milletler Arasi, Turkoloji Kongresi, Istanbul 1999, f.173.

132

Page 172: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qeveritar nuk e gëzonin këtë të drejtë dhe do të gjobiteshin ose dënoheshin për

kryerjen e këtij veprimi520.

Situata e paqëndrueshme politike në Shqipëri, shkruan “Gazeta e Korçës” dhe

favorizimet nga ana e turqve, e ndihmuan Venizellosin që të realizonte transferimin e

popullsisë shqiptare të Çamërisë. Qeveria Greke për t’iu bërë vend refugjatëve t’Azisë

së Vogël filloi të marrë masa të rrepta kundër myslimanëve që banojnë në shtetin

grek. Por se në kategorinë e turqve numëronte dhe muhamedanët shqiptarë, kështu që

i shtrëngonte këta me po ato mënyra që përdor kundër turqve, që të lenë vatrat e tyre

dhe të shkonin në Anadoll…”521.

Benoit Blinishti, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër i drejtohej Erik

Drumondit, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve: “Le të më lejohet me këtë

rast t’i njoftoj vëmendjes suaj të lartë faktin, që gjatë Konferencës së Lozanës i

deleguari i qeverisë greke ka deklaruar solemnisht se shqiptarët myslimanë nuk do të

përfshiheshin aspak në këmbimin e popullsive. Marr guximin me këtë rast, duke patur

parasysh gjendjen e vështirë në të cilën gjenden shqiptarët muslimanë në Greqi-t’ju

lutem, të keni mirësinë të besoni në Komisionin e ngarkuar që të mbikqyrin zbatimin e

traktateve dhe ta ngarkoni këtë komision të njoftojë Lidhjen e Kombeve për çdo

shkelje që ai mund të vërente gjatë misionit të tij”522.

Më 9 gusht 1923, Benoit Blinishti konsulli i Shqipërisë në Gjenevë, i

sugjeronte kryeministrit shqiptar Ahmet Zogut se do të ishte e dëshirueshme që

banorët e Çamërisë të kishin njëfarë organizate, që të ishte në gjendje të njoftonin vetë

ata dhe në kohën e duhur Lidhjen e Kombeve për çdo shkelje të pikave të Traktatit të

Lozanës në lidhje me pakicat523.

Po më 9 gusht 1923 nga qeveria shqiptare, për të siguruar njohjen e

konsullatës sonë në Stamboll dhe për të filluar hapat për vendosjen e marrëdhënieve

diplomatike me qeverinë e Turqisë ngarkoi drejtuesin e zyrës së pasaportave Nezir

520BCA, 2720012, 43, 20, 58. 521Gazeta e Korçës, Korçë, 24 gusht 1923. “Keqbërjet Greke në Çamëri” (editorial). 522AMPJ, Fondi 251, D.203, viti 1923, fl.76: Letër e Benoit .Blinishtit drejtuar Z.E.Drummondit

sekretar i përgjithshëm Lidhjes së Kombeve, Gjenevë 27 korrik 1923. 523 AMPJ, Fondi 251, D. 203, v. 1923, fl.116:B. Blinishti, konsull i përgjithshëm në Zvicër i

drejtohet Ahmet Zogut, kryetar i Këshillit të Ministrave, Tiranë. Gjenevë 9 gusht 1923.

133

Page 173: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Leskovikun, të bënte demarshet e duhura pranë Adnan beut, për pranimin e një

delegati shqiptar në Ankara524.

Nezir Leskoviku, në përgjigjen që i dërgoi nga Stambolli Ahmet Zogut i

shkruante se “mendimet e sotme që mbretërojnë në Ankara mbi lidhjen e një

marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk ishin të vaforshme dhe se Turqia

është e zënë me problemet e brendshme, nuk ka as kohë dhe për më tepër dëshirë të

merret me këtë çështje për momentin”525.

Duke u njohur me këtë reagim të Ankarasë dhe i ndodhur përballë rrezikut të

dëbimit nga tokat e veta në Greqi, popullsia shqiptare e Çamërisë reagoi me forma të

ndryshme, duke dërguar peticione pranë qeverisë greke, në të cilat shprehte

përkatësinë shqiptare dhe dëshirën për të qëndruar në tokat dhe pronat e veta. Në këto

peticione ajo denonconte dhunën dhe terrorin që ushtrohej nga autoritet greke,

arrestimet dhe burgimet që bëheshin ndaj përfaqësuesve më në zë të shqiptarëve dhe

propagandën që zhvillonin klerikët të blerë nga autoritetet greke për të bindur

shqiptarët të iknin në Turqi.

Zëdhënësja e parë kundër masave dragoniane të qeverisë greke ndaj

shqiptarëve të Çamërisë, u bë gazeta londineze “The WestministerGazette”526. Në

këtë artikull autori H. F. Spender përshkruante fatin e 30 000 shqiptarëve, të cilët në

një kohë të shkurtër, pa dëshirë ishin shpërngulur në Anadoll të Turqisë dhe se

qeveria greke ata i konsideronte si pjesëtarë të kombësisë turke527.

Mbi bazën e fakteve që i vinin nga zona të ndryshme, Mithat Frashëri u

përpoq dhe arriti të realizojë takime jo vetëm me autoritetet shtetërore greke, por të

tilla përpjekje ai i bëri edhe pranë qeverisë turke në mënyrë që kjo e fundit të mos

pranonte vendosjen e shqiptarëve në Turqi në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes së

nënshkruar.

Në 24 shtator të vitit 1923 Mithat Frashëri si i deleguar i parë i Shqipërisë,

mori pjesë në Asamblenë IV të Lidhjes së Kombeve dhe i drejtohej Erik Drummondit,

524AQSH, F.151 D. 199, Dok. nr.174. Letër e Ahmet Zogut, kryeministër, dhe zv, Ministër i Punëve të Jashtme për konsullin N. Leskovikun, Costandinople 24 gusht 1923 .

525AQSH, F.151, D.199, Dok.nr.172, Letër e Nezir Leskovikut për Ahmet Zogun. 526“The Westminister Gazette”, 21 march 1923, Article by H.F.Spender “New Balkan war cloud

Greece andAlbania quarrelling. 527The Cham Albanians of Greece-a documentary history, (edited by R.Elsie & B.Destani), I.B.

Tauris London-New York in association with the Centre for Albanians Studies: 2013, f.74.

134

Page 174: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, ku demaskonte ligjet greke që i

diskriminonin çamët528.

Krahas këtyre përpjekjeve përfaqësues nga popullsia çame i drejtoheshin

kryeministrit në Tiranë, të cilit i kërkohej mbikqyrja e tij dashamirëse për atë pjesë të

popullsisë shqiptare. Ata besonin se e vetmja fuqi që do ti mbronte ata dhe çështjen e

tyre ishte qeveria shqiptare dhe luteshin që kjo e fundit të merrte masa serioze dhe të

dilte me një përfundim për tragjedinë që populli çam po e përjetonte dhe se ai po

shkonte drejt shkatërrimit529.

Në bazë të këtyre kërkesave, Këshilli i Ministrave në Tiranë më 29 tetor 1923

nxori një vendim sipas të cilit autorizohej MPJ për veprime në këtë drejtim. Duke

patur dijeni se shkëmbimi i popullsive ndërmjet Greqisë dhe Turqisë ishte në zhvillim

e sipër, çdo neglizhencë e jona qeveritare do të mund të shkaktonte dëme të

padëshirueshme si për popullin çam ashtu edhe për shtetin shqiptar. Prandaj kërkohej

nga dërgata shqiptare në Ankara, që të merrte masa serioze pranë Qeverisë Turke, në

mënyrë që të mos përfshihej në shkëmbim popullsia e Çamërisë530.

Në këtë periudhë mendoj se ishte e vështirë të kërkohej llogari ose refuzim të

shkëmbimit nga ana e qeverisë shqiptare, qeverisë turke sepse akoma midis dy

shteteve nuk ishin vendosur lidhjet diplomatike. Dihet që “Traktatet e Miqësisë”

midis Shqipërisë dhe Republikës së re Turke u nënshkruan në 15 dhjetor të vitit 1923,

dhe hynë në fuqi pas një periudhe dy vjeçare sepse pati probleme në lidhje me

traktatin e nënshtetësisë. Marrëdhëniet u vendosën vetëm në vitin 1925 kur u caktua si

ministër i Turqisë në Tiranë Tahir Lutfi Tokay, dhe pas ratifikimit të traktateve në

parlamentet reciproke në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

528AMPJ, Fondi 251, vitit 1923, fl.203, 204-206: shih; Dokumente për Çamërinë , dok.72, vep. e përm. f.118-119. Në nenin 6 të protokollit midis Greqisë dhe Turqisë, të 14 nëntorit 1913, të nënshkruar në Athinë, thuhej: “ personat nga vendet e zotëruara në pajtim me urdhëresën 4 të traktatit në fjalë dhe duke e ruajtur titullin otoman në emigrimin e tyre në perandorinë osmane ose ata të cilët donin të vendoseshin defenitivisht te vetja do të vazhdonin të ruanin pasuritë e tyre të palujtshme të ndodhura në vendet e zotëruara duke i pajtuar ato, ose dukei i administruar ato nëpërmjet të tretëve. Në vendet e zotuara nga personat privatë me dokumenta nga shteti osman para zotërimit të tyre do të njihen nga shteti grek . Janë të përfituar për sa u takon të drejtave të pronësisë mbi tokën. Në emër të personave ligjorë të regjistruar ose të zotërimeve të saj nga prona e vet pjesërisht ose tërësisht e cila mbahet për hir të sigurimit të interesit pas një zhdëmtimi të drejtë të saj. Në kundërshtim me këtë nen Greqia nxori një dekret mbretëror të shpallur më 1918 në zbatim të ligjit grek të 14 nëntorit 1917, i cili ndalonte shtitjen dhe tjetërsimin e pasurive të palujtshme që gjendeshin në territorin e aneksuar nga Greqia pas Luftës së parë Botërore”.

529Dokumenta për Çamërinë..., f.140. 530Dokumenta për Çamërinë ..., f.140-141.

135

Page 175: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Menjëherë sapo mbërriti komisioni Mikst në Athinë për të vënë në zbatim

marrëveshjen, disa përfaqësues fetarë myslimanë u paraqitën pranë këtij komisioni si

të dërguar nga Çamëria, duke gënjyer se Çamët duan të venë në Turqi, se ata ishin

turq e dëshironin të shkonin në Turqi, atje do të gjenin të gjithë të mirat, do të merrnin

pallate e motmot do të bëheshin milionierë531.

Nga ana e popullit çam për këtë arsye u protestua, duke i denoncuarkëto

veprime me telegrame pranë delegatit Turk në komisonin Mikst dhe duke shpjeguar

qëndrimin e tyre, se këta myftinj nuk përfaqësonin gjithë Çamërinë. Duke u nisur nga

ky veprim, përfaqësues shqiptarë nga krahina të ndryshme të Çamërisë (Filat,

Gumenicë, Margëlliç, Paramithi) kërkojnë nga qeveria shqiptare ndërhyrje pranë

qeverisë turke, për të mos pranuar çamët në Turqi dhe kërkojnë që nga Ankaraja të

mos mbahet parasysh kjo lloj propagande dhe s’kishin dyshim që qeveria turke do t’i

ndihmonte për qëndrimin e tyre në vendin ku kishin lindur532.

Qeveria shqiptare vazhdonte të ishte e shqetësuar se në atë këmbim të

popullsisë mund të futeshin edhe shqiptarët myslimanë të Greqisë, dhe i kërkoi

Lidhjes së Kombeve mospërfshirjen e shqiptarëve në këtë proçes533.

Mithat Frashëri në një letër dërguar MPJ në Tiranë se delegatët që erdhën nga

Maqedonia [Selanik, Karaferia, Allasonja] takuan Gonatasin i cili “konfirmoj se

vetëm shqiptarët e Epirit janë përjashtuar nga këmbimi: shqiptarët e Maqedonisë,

Thesalisë dhe Trakisë do të këmbehen edhe sikur të kenë lindur në Shqipëri”. E

kundërta u deklarua nga gjeneral De Lara kryetar i komisionit Mikst, i cili u deklaroi

se përveç Turqvet, asnjë mysliman nuk do të këmbehet534.

Këshilli i Lidhjes e shqyrtoi për herë të parë çështjen shqiptare në mbledhjen e

17 dhjetorit 1923.Benoit Blinishti përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, nëseancën që u

zhvillua nga Lidhja e Kombeve, kërkoi verifikim të fakteve dhe jo veprime asnjanëse

të komisionit dhe shprehu mendimin e qeverisë shqiptare se procedurat e përdorur nga

ky komision ishte në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës për disa arësye: E para,

531AMPJ, 1924, Dos.79, fl.59-63. 532AMPJ, v.1923, D.88, fl.1-2, Athinë 31 tetor 1923, Letër nga një grup përfaqësuesish nga Çamëria

kërkojnë nga qeverija shqiptare ndërhyrje pranëqeverisë turkepër të mos pranuar çamët në Turqi. 533 Beqir Meta, “Tensioni greko-shqiptar (1939-1949)”, “Geer”, Tiranë: 2002, f.134. 534AMPJ, v.1923, d.149, fl.49-51. Athinë 15 dhjetor 1923. Mithat Frashëri falenderon ministrin e Punëve të jashtme për caktimin në sesionin e katërt të

Asamblesë së Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve si dhe informon për grabitjen e pasurisë dhe dëbimin e çamëve.

136

Page 176: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

marrëveshja e Lozanës hedh poshtë përfshirjen e shqiptarëve në shkëmbimin e

popullsisë, duke mos lënë hapësira për ide personale. E dyta, është e pamundur të

merret parasysh dëshira e një populli që është keqtrajtuar nga masat e dhunshme të

autoriteteve greke. Qeveria shqiptare ka prova për dhunën e ushtruar mbi shqiptarët

që ishin detyruar të emigronin në Turqi. Përbërja e komisionit nga një grek dhe një

Turk nuk siguron paanshmërinë sepse Turqia është e interesuar të rimëkëmbte

popullsinë e saj pas luftës në Azinë e Vogël, ndërsa Greqia do të heqë qafe një herë e

mirë minoritetin shqiptar535.

Këshilli e pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare për sigurimin e të drejtave të

shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe i vuri si detyrë komisionit dhe nënkomisioneve të

hetonin gjendjen e shqiptarëve në Greqi e të mos lejonin shkëmbimin e tyre me

refugjatët grekë të Turqisë. Këtë të drejtë të shqiptarëve, për të mos u këmbyer e

pranoi edhe Caclamanos përfaqësuesi i Greqisë, i cili pohoi se shqiptarët kishin fe të

përbashkët me turqit, por nuk ishin anëtarë të një kombi”536. Me të vërtetë thekson

Owen Pearson, Caclamanos përfaqësuesi grek në Lidhjen e Kombeve, deklaroi që

Greqia nuk kishte si qëllim të vazhdonte me shkëmbimin e “personave me origjinë

shqiptare”537.

Benoit Blinishti përfaqësuesi shqiptar në Lidhjen e Kombëve, kërkoi që Lidhja

të ngrinte një komision të posaçëm që të shqyrtonte rastin e shqiptarëve myslimanë,

por ky propozim u kundërshtua nga përfaqësuesi grek, Caclamanosi, që deklaroi se po

të vepronte kështu, Lidhja e Kombeve do ti tejkalonte kompetencat e saj, duke pasur

parasysh ekzistencën e një komisoni të përbashkët, të ngritur në përputhje me

Konventën e Lozanës, për t’u marrë me çështjen e shkëmbimit në tërësi.

Pas kësaj deklarate Këshilli i Lidhjes vendosi që dokumentat ti dërgoheshin

Komisionit Mikst, që siç dihet ishte krijuar vetëm që të rregullonte proçesin e

535Ethinc Minorities in the Balkan States 1860-1971, vol. 4. (1923-1926), (Editor B.Destani), Publiched Archives, London: 2008, f.340.

536Ethinc Minority in the Balkan States 1860-1971, vol. 4. (1923-1926), editor B. Destani, f.337: Shih. Dh. Berati, Qëllimet dheorganizimi i Lidhjes së Kombeve , Tiranë; 1931, f.23: Dh. Berati, Shënime historike,Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, Tiranë: Shtëpia botuese “ Husi Borshi”, 2007, f.44.

537 Owen Pearson, Albania and King Zog (Indipendence, Republic and Monarchy 1908-1939), The Centre for Albanian Studies, London: 2004, f.202.

137

Page 177: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shkëmbimit dhe mbikqyrur shkëmbimin e popullsisë në pajtim me interesat e Greqisë

dhe Turqisë538.

Ky Komision si dhe nënkomisionet e posaçme, që u krijuan për të veçuar

shqiptarët nga shkëmbimi, përbëheshin nga anëtarë grek e turq, dhe drejtoheshin nga

një i huaj. Nga ana e tyre grekët ishin të interesuar që pakica shqiptare myslimane të

shkëmbehej, brenda kufijve të tyre-elementin shqiptar të krishterë ajo do ta asimilonte

deri në një farë shkalle, në mënyrë që pretendimet e Shqipërisë për territorin shqiptar

që ajo kishte marrë më 1913, të mund të harroheshin. Turqia, e kishte përkrahur

shkëmbimin sepse kishte etje për rritjen e popullsisë dhe se akoma në qarqet

intelektuale të saj mbizotëronte mentaliteti i vjetër osman, dhe nuk pritej që ajo të

refuzonte myslimanët. Ndërsa përfaqësuesi i huaj do të ishte indiferent, sepse nuk e

njihte mirë problemin dhe nuk kishte interesa direkte për të dhe do të mbante një

baraspeshë midis dy palëve grekëve dhe turqve. Në përgjithësi Komisioni Mikst

pranoi tezën greke, sipas së cilës “për tu përjashtuar nga shkëmbimi shtetasit

mysliman grek duhet ta provonin me dokumente origjinën e tyre shqiptare”. Me

origjinë shqiptare grekët njihnin vetëm ata që kishin lindur në Shqipëri. Kështu që

shqiptarëve të Greqisë i’u kërkohej vetëm një dokument, i cili duhej të provonte se ku

dhe në cilin rajon të Çamërisë kishin lindur. Por për të vërtetuar kombësinë duhej të

kalohej nga zyrat vendore në ato qendrore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke

dhe në nënkomisionet e komisionit Mikst. Në rast se cilësoheshin të shkëmbyeshëm,

shqiptarët nuk lejoheshin të shisnin pasuritë e tyre të paluajtshme, as ti vinin në

dispozicion të lirë. Shqiptarët e përcaktuar si të shkëmbyeshëm mbeteshin në kushte

të mjeruara ekonomike. Ishte e vështirë nga ana e tyre për të marrë pronat dhe mjetet

e tyre financiare të bllokuara539.

Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit Lidhjes, Benoit Blinishti deklaroi me

insistim se në Çamëri banon një popullsi shqiptare autoktone, e cila rron në ato vende

qysh prej kohërave të palujtshme dhe megjithëse kjo popullsi ka pranuar fenë

myslimane nuk do të thotë se ka ndërruar origjinën dhe racën e saj.

538AQSh, F.151, v.1923, dos.203, fl.24. Proçesverbalet e Mbledhjeve të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, 17dhjetor 1923. Shih: The Cham Albanian of Greece, A documentary history, edited by Robert Elsie, and B. Destani, I.B.Taurs, New York: 2012, f.92-99.

539 Fatmira Rama, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926), në “Çështja Çame dhe Integrimi Evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005, f.53.

138

Page 178: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Insistimi i përfaqësuesit shqiptar në Këshillin e Lidhjes Kombeve, e detyroi,

komisionin Mikst të pranonte, shtyrjen dhe nisjen e çdo personi që ngjante se

paraqiste një pretendim të mirëfilltë për prejardhjen shqiptare dhe për të hetuar

çështjen u krijuan nënkomisione me përfaqësues grekë, turq dhe një person

asnjanës540. Këto udhëzoheshin nga komisioni Mikst që të udhëhiqeshin kryesisht nga

vendi i origjinës, gjuha dhe vetëdija kombëtare. Në këto rrethana nuk ishte e vështirë

që grekët ti detyronin banorët të bënin çdo lloj deklarate në lidhje me prejardhjen dhe

ndjenjat e tyre, të cilat tashmë ishin të paravendosura në favor të pikëpamjes greke.

Kjo gjë u arrit aq mirë saqë nënkomisioni i Epirit raportonte më 2 qershor 1924;

“Protokollet e përmendura tregojnë mjaft qartë se shumica e madhe e nënshtetasve

greko-myslimane që banojnë në Epir dhe Maqedoni deklarojnë pa ngurrim që ata janë

me prejardhje turke dhe rrjedhimisht dëshirojnë të përfshiheshin në shkëmbim. Vetëm

një pakicë shumë e kufizuar në vendbanime të ndryshme, tha se është me prejardhje

shqiptare dhe për rrjedhim dëshiron të përjashtohet nga shkëmbimi i detyrueshëm”541.

Krahas abuzimeve dhe dhunës që u përdorën mbi banorët e pambrojtur të

myslimanëve çamë për grabitjen e pasurive, konfiskimin e mallrave të tyre dhe

monedhave që kishin në zotërim, autoritetet greke filluan të përhapnin edhe shpifje

për Shqipërinë, sikur nuk i donte çamët dhe se doganat shqiptare kërkonin shuma të

mëdha parash etj. Në mjaft raste shtynin edhe persona të paguar që të dërgonin

telegrame komisionit të hetimit në emër të banorëve të fshatrave shqiptarë, ku

shprehnin dëshirën për të shkuar në Turqi. Por duhet theksuar se krahas tyre, kishte

edhe persona nga familjet e pasura, të cilët në këmbim të pasurisë së tyre kërkonin me

dëshirë të largoheshin, duke kujtuar se në Turqi i priste parajsa dhe do t’ju

kompensohej pasuria e tyre.

Që nga fillimi i vitit 1924 komisionit Mikst i shkonin informacione për

grabitjen e pasurisë së çamëve, arrestimin dhe keqtrajtimin e tyre nga xhandarmëria

greke, vendosjen në pronat e tyre të rumëve [grekëve] të kthyer nga Turqia etj.,një

rast i tillë ishte edhe ai i shqiptarëve të fshatit Arpicë. Në shtëpitë e shqiptarëve të

këtij fshati u vendosën më tepër se 100 familje muhaxhire [refugjatë] grekë, të

ardhura nga Anadolli. Shqiptarët ishin mbledhur në dy dhe tri familje në një shtëpi.

540Ercan Çelebi, Műbadelerin…, f.40. 541 J.Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie..., f.331.

139

Page 179: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Muhaxhirët mblidhnin prodhimet bujqësore për hesap të tyre, ndërsa të zotët e

shtëpive nuk mund të kishin asgjë542.

Duke iu referuar kompetencave të dhëna komisionit Mikst, të cilat

përcaktoheshin sipas artikullit të 12 të Konventës së Lozanës, të drejtën për vendosjen

e popullsisë të shkëmbyeshme “etabli”e kishte vetëm ky komision. Kryetari i i

Komisionit Mikst, Ekstrand i ngarkuar nga Lidhja e Kombeve përpara se të niste

hetimet vizitoi M. Frashërin ministrin shqiptar në Athinë duke e pyetur mbi

shpjegimin e fjalës “origine albanaise” si dhe pse qeverija greke pretendonte që

përjashtimi bëhet vetëm për shqiptarët e Epirit dhe jo të Maqedonisë,543 të cilët kishin

rrezik të konsideroheshin thjesht myslimanë dhe për pasojë të dëboheshin nga trojet e

tyre.

Mithat Frashëri nga ana e tij e shpjegonte më së miri termin “origjinë

shqiptare” në letrën dërguar komisionit Mikst, ku ndër të tjera shkruan se dallimi

midis turqve dhe shqiptarëve u bë i nevojshëm nga përdorimi i termit të përgjithshëm

myslimanë. Pra duhet të bëhet dallimi midis fesë dhe racës. Vetë Caclamanos kishte

thënë, “nëse shqiptarët janë bashkëfetarë më e turqit, ata nuk janë bashkatdhetarë”.

Me termin bashkatdhetar Z.Caclamanos pa dyshim ka dashur të nënkuptojë

bashkësinë e racës, përndryshe, në rast se do të kishte dashur të thoshte bashkësinë e

atdheut, termi “bashkadhetarë” do të kishte qenë i papërshtatshëm, sepse shqiptarët si

grekët vetë, kanë qenë mirë e bukur bashkëatdhetarë me turqit, me që banonin në

perandorinë osmane544.

Por si mund të bëhej dallimi midis myslimanëve me origjinë turke dhe

myslimanëve me origjinë shqiptare?

Mithat Frashëri duke iu referuar Traktatit të Lozanës [Konventës] theksonte;

Turqia nuk është aspak e autorizuar të flasë për myslimanët në përgjithësi sepse ka

200 milionë individë muhamedanë kudo nëpër botë, dhe vetëm Turqia ka 7 milionë të

tillë. Është e vështirë të pranohet se në një traktat midis Turqisë dhe Greqisë të jetë

pretenduar të vendosi për fatin e myslimanëve shqiptarë. Nëqoftëse Greqia kishte

542 L.Maltezi-Sh.Delvina, Mithat Frashëri, ministri fuqiplotë –Athinë, 1923-1926, Athinë 9 janar 1924, dok.nr.36,f.78-79.

543L.Maltezi- Sh. Delvina,Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, Tirane: Shtëpia botuese “Lumo Skëndo”, f.85.

544 Luan Maltezi-Sh. Delvina, Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, Tirane: Shtëpia botuese “Lumo Skëndo”, f.87.

140

Page 180: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

synim të dëbonte shqiptarët e fesë myslimane, kjo duhej të ishte bërë objekt i një

marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe jo midis qeverisë greke dhe qeverisë së

Ankarasë. Turqia nga ana e saj nuk ka dëshirë të pranojë në vendin e saj refugjatë

myslimanë të racës shqiptare, ashtu siç ka edhe të drejtë të refuzojë pranimin e një

elementi të huaj që do të donin t’ia importonin me forcë545.

Qëllimet e Turqisë, vështirësitë që pati emigrimi në Anadoll dhe rreziku që

mbarte me vete ky veprim, u bënë objekt diskutimi në Asamblenë e Madhe Turke.

Kështu në diskutimet parlamentare të datës 4 prill 1924 shkruhet se; “Xhelal bej

(Bayar), deklaronte se “qytetarë grekë të fesë myslymane” dëshmojnë me qëllim që

janë turq. Përveç kësaj duke e bërë të qartë këtë shpjegonte se “gabimisht popullsia

Çame u lidh me shkëmbimin dhe rreth kësaj kishte patur debate ndërmjet tyre”. Pra jo

vetëm shqiptarët, por edhe rumët ose çdo popullsi tjetër që flet turqisht do të kishin

arsye të debatonin. Në këtë formë zotërinj shkëmbimi është i varur në lidhje me vizat

që i jepen kësaj popullsie duke e njohur atë si Turke 546.

Ndërsa Mehmet Necati bej ministri Turk i shkëmbimit tha se Janinjotët e

vendosur në krahinën e Stambollit s’janë shqiptarë, por janë turq dhe janë pritur si

turq547. Pra shikohet se edhe parlamentarët turq vazhdojnë të mendojnë përsëri si në

kohën e perandorisë osmane ku nuk bëhej diferencimi i fesë me kombin, si dhe të mos

kenë ide dhe mendime të qarta mbi Shqipërinë dhe krahinat e saj [Çamëria dhe

Kosova] të cilat si rezultat i vendimeve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e

Ambasadorëve të Londrës në 1913 mbetën jashtë trojeve etnike.

Pasi ndiqtenga afër hetimet e komisionit, i detyruar nga presioni që po u bëhej

fshatrave të Filatit, Ajdonatit, Margëlliçit -Mithat Frashëri i dorëzoi Ekstrandit

krytetarit të komisionit Mikst një listë me emra të fshtarave shqiptare para se ai të

nisej për inspektim në këto zona. Të njëjtën listë i’a kishte dorëzuar edhe ministrit

Turk në Athinë z. Nebil, me emrat e fshatrave shqiptarë të Epirit dhe Maqedonisë për

t’ia dhënë delegatit Turk që do të shoqëronte komisionin548.

Në prill të vitit 1924, komisioni i përbërë nga Metaksa [grek] dhe Hamdi beu

[turk] nisi udhëtimin nëpër Çamëri e krahina të tjera. Pas hetimit të kryer pati një

takim me Mithat Frashërin ku i shprehu se nga të gjithë banorët e asaj zone që u

545 Luan Maltezi, Mithat Frashëri..., f.88. 546TBMMZC., C.10, s.66. 547TBMMZC., C.10, s.77. 548 Luan Maltezi – Sherif Delvina, Mithat Frashëri..., po aty, f.98.

141

Page 181: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

paraqitën, vetëm 3% ose 5% u deklaruan shqiptarë, të tjerët kishin thënë se ishin djem

dhe nipa të memurëve [nëpunësve] të ardhur nga Turqia549.

Përfaqësuesi shqiptar i kundërshtoi përfundimet e kryetarit Ekstrand, dhe i

konsideroi ato të gabuara e të mbështetura në argumente jo të sakta. Ai i bëri të qartë

Ekstrandit se asnjë memur Turk nuk ishte vendosur në Shqipëri, dhe sipas tij kriter

bazë duhej të merrej origjina, gjuha, zakonet dhe vetëdija. Sipa tij plebishiti i realizuar

nga komisoni nuk i përgjigjej realitetit, dhe ishte zhvilluar në kushte anormale550.

Mithat Frashëri e kuptoi që vendimet e komisionit ishin të pasakta, prandaj i

kërkoi komisionit të hetimit të kishte në përbërje një përkthyes shqiptar, duke i lejuar

që shqiptarët të shprehnin më lirshëm mendimet e tyre dhe të bënin ankesa në mënyrë

verbale. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Ekstrandi kryetari i komisionit me

arsyen se ata e kishin delegatin grek që dinte shqip dhe ishte përkthyes. Duke e njohur

personalitetin e përkthyesit Toço anëtarit grek të komisionit, përfaqësuesi shqiptar

kundërshtoi dhe theksonte se “ai ishte një korçar grekoman, domethënë një renegat

politik dhe si çdo renegat ishte armik i kombit të tij”551.

Në pranverën e atij viti, delegati neutral Ekstrandi dhe ai Turk Hamdi Beu,

ndërmorën një turne në Epir dhe në Maqedoni, konkretisht në Janinë, Prevezë dhe në

Selanik. Në takimet e shumta me shqiptarët msylimanë, ata kërkuan prova të shkruara

të vërtetimit të origjinës shqiptare, ndërsa në krahinat e Follorinës, Kosturit etj., ata

nuk shkuan fare.

Nga qyteti i Selanikut u telegrafuan shqiptarëve të 38 fshatrave, të dy

nënpleqësive të mësipërme me qëllim që ti pyesnin për t’i takuar e pranuar origjinën

shqiptare. Ata u përgjigjën që të gjithë ishin shqiptarë dhe se i takonte Ekstrandit të

shkonte nëpër fshatra për ta konstatuar këtë fakt 552. Në Maqedoni nënkomisioni

Mikst, që punonte në vend përbëhej nga delegati grek Floridi, nga delegati Turk Safet

Beu dhe ai asnjanës baroni Von Linden. Të dy përfaqësuesit ishin të një mendimi për

ti shpërngulur me dhunëtë gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Menjëherë 31 nga 38

fshatrat me Shqiptarë të Maqedonisë u larguan. Popullsia u dërgua si një kope dhensh

549AMPJ, viti 1924, d.85, fl.4-6. 550 Luan.Maltezi,-Sh. Delvina, Mithat Frashëri.., f.110. 551 Luan Maltezi- Sh. Delvina, po aty, f.110. 552 Mehdi Frashëri, Ekspozeja e Mehdi Frashërit, për çështjen e Çamërisë (në Lidhjen e Kombeve),

në: Studime Historike, nr.1-4, Tiranë 1997.

142

Page 182: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

në stacionin hekurudhor të Sorovicit dhe prej andej u transportuan në Selanik për të

pritur për gjashtë javë anijen që do ti shpinte në brigjet e Azisë së Vogël.

Vaporët transportonin 7 mijë refugjatë në javë. Pasi kishin mbërritur në Izmir,

apo Stamboll, ata u mirëpritën me “çaj dhe biskota, fjalime dhe flamuj”, para se të

dërgoheshin në zonat e brendshme të vendit. Qeveria Turke u përpoq të planifikonte

ardhjen e tyre, t’u caktonte vendbanimet ku do të vendoseshin dhe, më të varfërve, t’u

jepte të holla hua. Edhe pas gjithë masave të marra, qenë të shpeshta rastet e

zhgënjimeve, ata kuptuan se “nuk kishin shtëpi, ushqim, para apo ndonjë mënyrë

tjetër për të siguruar gjërat më të nevojshme për jetesë”553.

Në verë të vitit 1924, proçesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto

kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë mbrojtjen e

popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj

diplomatike. Ajo kërkoi që çështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin

e Lidhjes së Kombeve.

Më 11 gusht 1924, qeveria shqiptare, nëpërmjet një letre të drejtuar sekretarit

të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve përsëri e ngriti çështjen përpara Këshillit të

Lidhjes së Kombeve. Ajo u ankua se Greqia nuk po mbante fjalën që kishte dhënë në

Lozanë, sipas së cilave popullsitë shqiptare të fesë myslimane të vendosura në Greqi

do të përjashtoheshin nga këmbimi i popullsive greko-turke. Autoritetet greke të

krahinës së Çamërisë që përfshin distriktet e Filatit, Paramithisë dhe Gumenicës, ku

shqiptarët myslimanë janë në masë kompakte, u komunikuan të gjitha komunave

njoftimin e komisionit Mikst që përmbante dispozitat e këmbimit, duke iu kërkuar

atyre të qëndronin gati554.

Një numër i madh shqiptarësh myslimanë të Maqedonisë për ti shpëtuar

këmbimit mërguan në Korçë, ku autoritetet shqiptare kishin hasur vështirësi të mëdha

për t’iu dhënë atyre një strehë. Nga ana tjetër, konsullata jonë në Kostandinopojë

telegrafonte se shqiptarët e Greqisë, që ishin dërguar në Turqi si të këmbyeshëm, nuk

duan të qëndrojnë atje në asnjë mënyrë dhe i luten qeverisë shqiptare të sigurojë

riatdhesimin e tyre. Po ashtu qeveria shqiptare merrte vazhdimisht nga ana e banorëve

të Çamërisë, njoftime kolektive, ku e vihej në dijeni, se në rast detyrimi për të

553 T.Koker dhe L. Keskiner, “Lessons in refugeehood: forced migrants in Turkey”, në botimin e R. Hirschon, Crossing the Aegean: An Appraisal of the 1923 Compulsory Population Exchange between Greece and Turkey, New York: 2003, f.87; shih. M. Mazower, Selaniku ….. f.442.

554AQSh,F.151,viti 1924, Dosja 84.

143

Page 183: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

braktisur vendin e tyre, ata do të vijnë të vendosen në banesat e greqishtfolësve të

Shqipërisë së Jugut555.

Krahas këtyre veprimeve propaganda e delegatit Turk të komisionit Mikst,

Hamdi beut vazhdonte përsëri. Ai kishte shtruar një darkë për nder të klerikëve

myslimanë që kishin deklaruar se ishin turq. Gjatë bisedës me ta u jepte shpresë atyre

se myslimanët në Anadoll do të gjejnë të gjitha të mirat. Ditën e ikjes nga Preveza u

dhuroi bejannamenë [çertifikatën] që ta mbushnin për tu larguar në Turqi556.

Komisioni Mikst më 14 qershor 1924 mori një vendim, pas të cilit gjithë

banorët e Epirit që do të thonë se janë turq dhe si të tillë dëshirojnë këmbimin do të

shtrëngohen të provojnë origjinën turke të tyre, ndryshe do të shikohen si shqiptarë.

Në të vërtetë ky vendim nuk ishte ligjor, pasi u bë vetëm në mënyrë verbale dhe jo me

shkrim në mënyrë zyrtare. Kur komisioni u nis për në Stamboll, në Athinë mbeti

vetëm kryedelegati turk Tefik Rushdiu.

Mithat Frashëri vajti dhe u takua me Tefik Rushdi beun. Në bisedime “Tefik

Rushdi beu kishte thënë se ka instruksione formale nga ana e qeverisë së tij që të mos

merren shqiptarë nga të Greqisë”. Tefik Rushdiu premtoi se do ti rekomandonte

delegatit Turk të Janinës që të marrë një përkthyes dhe sekretar shqiptar, pastaj me

tregoi se qeveria shqiptare kishte dërguar një notë në Ankara por që unë nuk kam

dijeni mbi këtë veprim, mjerisht edhe çështja e interpretit shqiptar përfundoi pa

sukses.

Ekstrandi, përfaqësuesi ndërkombëtar, për çështjen e shqiptarëve, dërgon një

raport me deklarata të pa vërteta Lidhjes së Kombeve, ku mohohet karakteri shqiptar i

popullsisë çame. Sipas këtij raporti theksohej se, çamët kanë ardhur nga Manisa e

Anadollit ose nga Shami dhe që në shtëpitë e tyre flasin greqisht dhe turqisht, bashkë

me një dialekt shqip të formuar nga fjalë greqisht dhe turqisht. Ata nuk i lidh asnjë

simpati me Shqipërinë janë turq dhe duan të shkojnë në Turqi557.

Në shtator 1924, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Sulejman Delvina,

nga ana e qeverisë shqiptare i dërgonte një telegram Ismet Pashës. Nëpërmjet

telegramit ai e informonte qeverinë turke se do të dërgonin Mithat Frashërin me

555Dokumente për Çamërinë.., dok 184, f.340. Promemorje mbi këmbimin e popullsive greko-turke dhe shqiptarët myslimanë dërguar nga Sulejman Delvina Ministër i Punëve të Jashtme.

556 L.Maltezi-Sh. Delvina, Mithat Frashëri.., f.103. 557 L.Maltezi-Sh. Delvina, Mithat Frashëri.., f.115.

144

Page 184: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

mision të posaçëm [përfaqësues] pranë saj558. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Mithat

Frashëri u takua me Nusret Beun, përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme,

kryedelegatin Tefik Rushdi, delegatin në misionin e Epirit, Mithat Beun, kryetarin e

komisionit Mikst gjeneral De Lara dhe delegatët e tjerë.

Gjatë vitit 1924, nga përfaqësuesit tanë në Greqi dhe Stamboll, u mbajtën

lidhje të rregullta për të njoftuar mbi situatën dhe gjendjen e popullsisë së shkëmbyer.

Konsulli shqiptar në Stamboll, Nezir Leskoviku takoi Tefik Rushdi kryedelegatin

Turk në komisionin Mikst, të cilin e pyeti në lidhje me masat e marra nga qeveria

turke për përjashtimin e çamëve nga ky shkëmbim. Ai i deklaroi se vendimi i

Ankarasë është zyrtar dhe se përjashtimi i çamëve komplikohej me shkëmbimin e

ortodoksëvet të Stambollit559. Kështu qeveria turke i’u kishte kërkuar nëpunësve të saj

të merrnin masa paraprake që gjatë shkëmbimit shqiptarët të përjashtoheshin nga ky

veprim560.

Mithat Frashëri në letrën që i dërgonte Ministrisë së Jashtme shqiptare

theksonte se vendimi i Ankarasë, për mos pranimin e çamëve është marrë, vetëm pas

letrës që ishte dërguat Ismet Pashës. Por ky është një vendim teorik i cili nuk akoma

nuk i është komunikuar komisionit Mikst, kështu që në praktikë mendoj se nuk është

zbatuar. Megjithatë do të përpiqemi që të bindim komisionin Mikst që të marrë

vendimin për mospranimin e Çamëve561.

Në 8 nëntor 1924, kur Ismet Pasha i dorëzoi një notë proteste Lidhjes

Kombeve, në lidhje me qëndrimin sjelljen dhe dhunën që përdornin grekët kundër

popullsisë muhamedane gjatë shkëmbimit562. Por edhe qeveria greke kreu të njëjtin

veprim, lidhur me qëndrimin e qeverisë Turke ndaj popullsisë ortodokse të Anadollit.

Fan S. Noli në cilësinë e drejtuesit të shtetit shqiptar, në 10 dhjetor të 1924-s i

ishte drejtuar kryetarit të qeverisë turke të asaj kohe Fethi Beut (Okyari). Ai i

kërkonte Fethi beut që nga ana e qeverisë turke të bëhej një deklaratë zyrtare në lidhje

me shkëmbimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Ky truall vazhdonte ai, -

558AMPJ, F. 151, D.83, v.1924, fl.195, Tiranë më 26 shtator, Shkëlqesisë së tij Ismet pasha, President i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ankara.

559AMPJ,D.83, v.1924, fl.87, Stamboll 20 shtator 1924. 560BCA, Fon Kodu 272 0011, Sira no 9, Dosya gőmleği 68. 561 Qeveria turke ka marrë vendim të mos pranojë çamë, por vendimi nuk i është komunikuar

Komisionit Mikst. Për më tepër shih: Luan Maltezi & Sherif Delvina, Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, Tirane: Shtëpia botuese “Lumo Skëndo”, f.134-135.

562 AMPJ. F.151, D.97, v.1923, League of Nations.

145

Page 185: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

historikisht ishte banuar vetëm nga shqiptarët, dhe për këtë arësye, popullsia e tij nuk i

nënshtrohet këmbimit dhe kështu ajo nuk mund të pranohej në Turqi. Duke pasur

parasysh karakterin e ngutshëm dhe të rëndësishëm të çështjes unë do t’i isha

pafundësisht mirënjohës shkëlqesisë suaj që të ketë mirësinë të ngarkojë të nderuarin

e delegacionit turk në Romë që të bëj një deklaratë të tillë përpara këshillit të Lidhjes

së Kombeve. Në këtë letër kërkohej ti jepej një zgjidhje sa më e shpejtë dhe

përfundimtare kësaj çështje në përputhje me rregullat e drejtësisë dhe me interesat e

Shqipërisë563.

Përsëri edhe njëherë Mehdi Frashëri, përfaqësuesi i Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve i kërkoi drejtuesit të saj, që shqiptarët të mos dëbohen nga Çamëria.

Njëkohësisht, ai u takua edhe me ambasadorin e Turqisë pranë Lidhjes së Kombeve

dhe iu lut atij të bënte një deklaratë lidhur me këtë problem564. Përfaqësuesi Turk i

deklaronte atij se në lidhje me këtë çështje ai kishte pyetur në Stamboll, por akoma

nuk i kishte ardhur ndonjë përgjigje.Më tej, aido të theksonte se për shqiptarët e

krishterë që ndodheshin në Stamboll nuk kishte diskutuar.

Mithat Frashëri, nga Stambolli, do ti dërgonte një letër përfaqësuesit shqiptar

në Lidhjen e Kombeve, të cili i lutej që të mos prekesh problemi i të krishterëve

shqiptarë në sesionet e Lidhjes. Mendohej se këta persona [të krishterët] qeveria turke

nuk i trazonte as nuk i dëbonte565. E gjitha kjo bëhej sepse qeveria turke kërkonte të

triumfojë teza e saj “établi”566. Nëpërmjet saj kërkohej që Shqipëria, çështjen e të

krishterëve të saj të mos ta bënte problem në sesionet e Lidhjes. Heshtja e shqiptarëve

duhej të merrej si ryshfet nga ana e turqve që këta të mos pranonin çamët në Anadoll.

Edhe në dokumentat arkivale turke në lidhje me vendimet e qeverisë turke drejtuar

komisionit Mikst ishte nënvizuar: “Ju vëmë në dijeni që sipas traditës turke,

ortodoksit shqiptarë nuk janë të shkëmbyeshëm”567.

Më 11 dhjetor 1924, përfaqësuesi i Spanjës, Quinones De Leon i raportonte

Këshillit të Lidhjes për çështjen e shqiptarëve të Greqisë. Ai deklaroi se ishte i bindur

563AMPJ, F.151, D.82, v.1924, fl.162: Shih. Dokumente për Camërinë…, f.398. 564AMPJ, F.151, D.82, v.1924, fl.172-173. 565AQSh, Fondi 251, viti 1924, fl.299. Letër dërguar delegatit të Shqipërisë pranë Lidhjes së

Kombeve. 566Établi- vjen nga frengjishtja dhe në gjuhën turke do të thotë yerleşmiş, ndërsa në gjuhën shqipe -

vendosje, stabilizim. 567Başbakanlik Cumhuriyet Arşivine (B.C.A), Fon Kodu 2720012, Kutu no. 43, Dosya Gomlegi no.

62.

146

Page 186: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

që në dëm të minoritetit shqiptar të Greqisë, po kryhej një shpërdorim i madh,568 dhe

shprehte mendimin se problemi i këmbimit, duhej të mbetej në duart e Komisionit

Mikst. Ai propozonte se duhej të kishte një bashkëpunim sa më të afërt e të

mundshëm mes Komisionit Mikst dhe organeve të Lidhjes së Kombeve duke kryer

një hetim të paanshëm. Kështu ai kërkoi që Këshilli të emëronte komisarë të rinj, për

të ndërmarrë hetim e anketim mbi këtë çështje. Ata duhet të ishin pikërisht anëtarë

asnjanës të Komisionit Mikst, dhe secili prej tyre të kishte përkthyes një person me

prejardhje shqiptare të zgjedhur nga ata vetë569. U hartua gjithashtu një rezolutë dhe u

ngrit një komision i ri, i quajtur Komisioni i Mandatimit me kryetar Z. Ekstrand dhe

anëtarë gjeneral De Larën dhe Widding të tre anëtarë të komisionit Mikst. Pranë tyre

u ngritën dhe dy nënkomisone në Epir dhe Maqedoni ku u ngarkuan ekspertë

shqiptarë si këshillues dhe si përkthyes të zgjedhur nga ata vetë. Ky komision do të

ishte tashmë një instrument në duart e Këshillit të Lidhjes, pikërisht me këtë qëllim,

“mbrojtjen e pakicave shqiptare në Greqi”570, raport i ciliu miratua nga Lidhja e

Kombeve.

Nga Pera, lagje e Stambollit Mithat Frashëri shkruante se: “…tre muaj më

parë këshilla ministrore në Ankara [Angora] vendosi të mos qasë asnjë njeri nga

Çamëria, meqenëse popullsia e atij vendi është shqiptare”. Këtë vendim e kishte

konfirmuar edhe Tefik Rushdiu në Komision Mikst. Në një përpjekje që kishin bërë

me një nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke Nysret Benë, i thamë

që ky vendim për çamët të komunikohet zyrtarisht në Komisionin Mikst. Pas nisjes

për në Romë të Tefik Rushdiut, ne u takuam përsëri me Mithat Beun delegatin turk në

nënkomisionin e Epirit, i cili na konfirmoi vendimin e marrë në Ankara [Angora]. Ky

vendim u komunikua prej Ankarasë nëpërmjet përfaqësuesve turq të Komisionit

Mikst dhe kjo është e mjaftueshme, meqenëse shteti Turk, nuk mund t’ia komunikojë

vetë, drejpërsëdrejti këtij komisioni.

Duke mos qenë shumë i bindur për fjalët e përfaqësuesve turq, Mithat Frashëri

takoi Widding kryetarin intermar të komisionit Mikst. Ai i kërkoi atij që kërkohej në

568 Beqir Meta, Tragjedia Çame, Tiranë: Botimet “Klean”, 2010, f.40: shih: The Cham Albanians of Greecea documentary history (Edited by R. Elsie and the B. Destani), I.B.Tauriss, London: -New York in Association with the Centre for Albanians Studies, Published 2013, f.166-177: shih: Dokumente për Çamërinë, dok.212, f.399-401.

569AMPJ, F.151, V.1924, dos.84, fl.168-172. Informacioni i Legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të jashtme, 25 maj 1924.

570AMPJ, V.1924, dos.84, fl.168-172. Informacion i Legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të jashtme, 25 maj 1924.

147

Page 187: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

arkivat e komisionit, ku duhet të kishte ndonjë vendim zyrtar të qeverisë turke e cila

do të konsideronte popullsinë me origjinë shqiptare si të pakëmbyeshme.

Komisionieri Widding, deklaronte se në arkivat e komisionit nuk kishte gjetur asnjë

komunikatë zyrtare dërguar nga qeveria turke. Një komunikatë e tillë ndoshta nuk

mund të bëhej drejtpërsëdrejti në komision nga qeveritë, por vetëm nëpërmjet

përfaqësuesve të tyre, që në këtë rast ishte anëtari i komisionit.

Sipas Mithat beut delegatit Turk në komision, vetëm në Çamëri kishte afro

1.000 vetë në Pargë dhe Paramithi, të cilët kishin marrë bejanname (çertifikata) për

këmbim. Një pjesë e tyre i kishte mbaruar gjithë formalitetet dhe pritej një vapor për ti

transportuar për në Stamboll. Ndërsa për ata që kanë marrë dokumentat, po qe se puna

s’është definitive, do mund të lihen në vend571.

Krahas tij edhe Widding drejtuesi i komsisonit Mikst i kishte treguar një

telegram ku një komison nga Çamëria që kishin marrë bejanamen [çertifikatën e

ndërrimit], i lutnin që ti dërgonin një orë e më parë në Anadoll. Më tej Mithat Beu

ishte shprehur se ata që kanë për të ikur nga Parga dhe Paramithia qenkan me origjinë

prej Moresë, Lalotë572. Edhe raportet publike të delegacionit të komisionit Mikst i bëri

nënpunësit e këtij komisioni të shqyrtonin çështjen e shqiptarëve myslimanë të

krahinës së Janinës në Çamëri573.

Pozita e shqiptarëve të vendosur në Stamboll nga pikëpamja ligjore-politike dhe e

drejta ndërkombëtare ishte e varur nga dy dokumenta diplomatike. Nga Traktati i

Lozanës [Konventa e shkëmbimit të popullsisë e 30 janarit 1923], dhe nga

Marrëveshja diplomatike shqiptaro-turke e 15 dhjetorit 1923.

Sipas dispozitave të Traktatit të Lozanës, të gjithë shqiptarët pa përjashtim feje, si

në Turqi ashtu edhe në Greqi, duhej të përjashtoheshin nga shkëmbimi i popullsive të

të dy vendeve. Por ky artikulim nuk u krye siç duhet. Të gjithë shqiptarët, sidomos

ortodoksë, të vendosur në qytete të ndryshme të Azisë së Vogël, të zaptuara nga

571AMPJ, F.251, v.1924, d.212, fl.72-73. Mithat Frashëri i drejtohet Ministrisë së punëve të jashtme, Tiranë. Pera, 15dhjetor 1924.

572 Nuk e dinte që Lalotë dhe Burodnotët qenë shqiptarë nga të Moresë, të kthyerë në Besë Muhamedane. AMPJ, V.1924, d.212.f.72-73 . Letër Mithat Frashërit dërguar Ministrisë së Punëve të jashtme Tiranë, Pera, 15 dhjetor 1924. Të dhëna për shqiptarët orthodoksë në Stamboll, shih: L.Maltezi & Sh. Delvina, Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926..., f.145.

573BCA, Fon Kodu 2720011, Sira no,19, Dosya gőmleği 92.

148

Page 188: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ushtria greke, u shtrënguan të lënë me nxitim e panic, shtëpitë dhe mallin e tyre

bashkë me ushtrinë greke, të mundur nga Turqit574.

Shqiptarët orthodoksë të Stambollit ishin rreth 10.000 veta575. Nga këta rreth

800 ishin regjistruar në konsullatat e huaja dhe kishin marrë çertifikata nënshtetësie.

Turqia shqiptarët ortodoksë i njihte si grekër. Një shembull i tillë ndodhi kur dy

fshatra në bregun e Marmarasë, dhe 7 të tjerë në Edirne, por dhe shqiptarë të tjerë që

gjendeshin në fshatrat e Anadollit u përzunë576.

Më 25 nëntor 1924, Mithat Frashëri dërgon një letër nga Stambolli ku jep një

përshkrim mbi shqiptarët ortodoksë që jetojnë dhe punojnë Stamboll. Krahas të

dhënave të mësipërme që gjenden edhe në letrën e tij ai thekson se:“pjesa që nuk

është e regjistruar nuk ka karta nga konsullata jonë, as nga Komiteti “Shoqëria

Shqiptare e Ndihmës”. Njëkohësisht nuk kanë nyfyse [letërnjoftim] të Turqisë, ose

dokumenta nga amza e gjendjes civile ose nga kishat në Shqipëri. Por ka dhe shumë të

tjerë që s’kanë asnjë dokument dhe që po përpiqen ti marrin”577.

Meqenëse deri në këto momente komisioni Mikst nuk e ka treguar qëndrimin e

vet, pasi çështjen e tyre e kishte çuar në komisionin e juristëve, atëherë derisa ky

komision të marrë vendimin e tij, shqiptarët ortodoksë në lagjet e Stambollit nuk do

trazoheshin. Nisur nga ky lëshim që po i bëhej për momentin kësaj pakice,

përfaqësuesi shqiptar kishte folur edhe me Nusret beun përfaqësuesin e Ministrisë së

Punëve të Jashtme Turke duke u munduar ta bindë se gjendja e një pakice ortodokse

shqiptare midis grekëve këtu në Stamboll do të ishte në favor të turqve sepse do

dobësonte intrigat e patrikanës, pasi shqiptarët kishin nisur të ngrenë kishën e tyre578.

Qëndrimi turk ndaj popullsisë së krishterë shqiptare do të shfaqej në

momentin, kur shqiptarët e Viçishtës dhe Vinanit dy fshatra me popullsi shqiptare të

krishterë, kërkuan të ktheheshin në Shqipëri. Ata i dërguan një letër komisionit Mikst,

dhe i kërkuan ndihmë, që të nxirrnin lejen për të ikur në Shqipëri, por pengesat që

574 Branko Merxhani, Vepra, Tirane: “Plejad”, 2008, f.129. 575 Shqiptarët, myslymanë e të krishterë të vendosur në Stamboll, llogariten të paktën nga 15 gjer 20

mijë. Në këtë numër nuk përmbahen natyrisht ata të 50-60 mijë shqiptarëve shkruante,-Branko Merxhani që u vendosën përfundimisht në Stamboll dhe në viset e tjera të Turqisë dhe të cilët, sidomos nga shkaku i lidhjeve fetare, u thëthitën krejt nga Turqizma dhe kanë zënë pozita me rëndësi që nga pozita e lartë e ministrit gjer në katedrat e nderuara të Univeristetit të Stambollit. shih. Branko Merxhani, Vepra…f.126.

576AQSH, Fondi 251, viti 1924, fl.1-4. Nr.540. Shqiptarët orthodoksë, Pera, 25 nëntor 1924. 577AMPJ, viti 1924, dos.301, fl.48-49. Shqipatrët orthodoksë në Stamboll, nga Mithat Frashëri. Pera

25 nëntor 1924. 578AMPJ, d.301, v.1924, fl.48-49. Shqiptarët Ortodoksë në Stamboll.

149

Page 189: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

hasën ishin të mëdha. Pavarësisht se për të marrë lejen e tyre ndërhyri edhe konsullata

shqiptare e Stambollit. Nezir Leskoviku konsulli shqiptar në Stamboll bisedoi me

Tefik Rushdinë lidhur me këtë problem, ky i fundit premtoi shumë por nuk ndërmori

asgjë.

Nezir Leskoviku si konsull i Shqipërisë në Stamboll, në mënyrë zyrtare,vajti

dhe takoi Nysret Beun, nëpunësin e Ministrinë e Punëve të Jashtme Turke, i cili

personalisht kishte komunikuar me kryedelegatin turk intermar Hamdi beun. Ai ishte

përgjigjur se nuk mund të bëjë asgjë dhe të interesuarit të drejtohen drejtpërsëdrejti në

Ministrinë e Punëve të Brendëshme në Ankara për të kërkuar lejen e ikjes. Shihet

qartë se Turqia, ashtu si Greqia dhe komisioni Mikst i shikojnë shqiptarët si plaçkë pa

vlerë, i dëbojnë nga shtëpitë, u grabitin pasurinë, duke i trajtuar si rob dhe duan t’i

mbajnë me pahir në Anadoll që të vdesin579.

Në vitin 1923, pas firmosjes së traktatit të nështetësisë në artikullin 2, tregohet

se personat nga shteti shqiptar dhe të vendosur në Turqi në çastin e hyrjes në fuqi të

kësaj ujdie do të mbeten nënshtetas turq. Sipas paragrafit të dytë dhe të tretë të

artikullit 3 theksohet: “Personat, që do të donin të zgjidhnin nënshtetësinë shqiptare

duhet që pas një viti nga hyrja në fuqi e kësaj ujdie, të shesin “pasuritë e tyre të

tundshme dhe të patundshme, të lajnë taksat ose borxhet e tyre vetjake, të këputin

marrëdhëniet dhe të ikin nga “Turqia” me konditë që të mos kthehen më”580. Veprimi

do të ishte një lloj casusi dhe do ti shkatërronte krejt ata, sepse vlera e pasurisë së

patundëshme, sidomos ajo tregëtare-artizanale dhesipërmarrjet e tyre arrinin miliona

lira. Këto pasuri të mëdha ishin në rrezik të shiteshin me nxitim, për shkak se koha në

dispozicion ishte e shkurtër, por arsye tjetër ishte edhe kriza ekonomike në të cilën

ndodhej Turqia, faktorë të cilët i detyronin t’i shisnin nën vlerë pronat e patundura që

zotëronin në Stamboll. Këto arsye mendoj se ishin shkaqet që i shtynë shqiptarët e

vendosur në Stamboll dhe rrethina, në kohën nënshkrimit të marrëveshjes, sidomos

shqiptarët ortodoksë të zonave jugore të Shqipërisë, të zgjidhnin nënshtetësinë turke

dhe të mos ktheheshin në vatrat e tyre. Ata pretendonin më mirë të vdisnin pranë të

afërmve të tyre në tokën mëmë, sesa në Turqi, ku nuk dinin as edhe dy fjalë turqisht.

Pavarësisht kësaj sakrifice, pozita e tyre në Stamboll mbeti për shumë kohë e zvargur

dhe e pa rregulluar. Që nga viti 1923 deri më 14 qershor 1931, për gati nëntë vjet

579Dokumenta për Çamërinë...,dok.215, f.407 580Marrëveshja shqiptaro-turke.

150

Page 190: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qeveria Turke nuk u kujdes te rregullojë pozitat e këtyre njerëzve që kishin zgjedhur

nënshtetësinë turke në bazë të dy akteve ndërkombëtare. Kjo anomali kaq e gjatë

rrodhi nga shkaku i mosbesimit të autoriteteve turke ndaj tyre dhe sidomos nga taktika

spekulative e delegacionit grek pranë komisionit Mikst të shkëmbimit të popullsisë.

Delegacioni grek përpiqesh me çdo mjet që t’i pagëzonte në grekë këta shqiptarë të

thjeshtë, me qëllime doemos politike, dhe me qëllime fetare për ti varur ata nga

Patriarku Ekumenik.

Pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë Turko-Grek, në 10 qershor të vitit

1931, u zgjidhën përfundimisht të gjitha çështjet e lindura nga zbatimi i akteve të

nxjerra nga shkëmbimi i popullsive turko-greke parashikuar në artikujt e Traktatit të

Lozanës. Me vënien në zbatim të Traktatit të Miqësisë, çështja e popullsisë ortodokse

shqiptare u ngrit përsëri para Komisionit Mikst, që vepronte në Stamboll në emër të

Lidhjes së Kombeve.

Kështu më 8 prill 1931, delegacioni grek shtroi në pleqësim të anëtarëve

neutralë të komisionit Mikst, në bazë të artikullit 32, të traktatit të datës 10 qershor

1931, çështjen e caktimit të statutit personal të nënshtetasvet turq të fesë ortodokse që

de jure kishin pranuar nënshtetësinë turke dhe ndodheshin në Stamboll. Kjo popullsi

ortodokse kishte ardhur në Turqi nga ish-krahinat e Perandorisë Osmane dhe që

tashmë ishin pjesë e mbretërisë Shqiptare. Objekti i grindjes ishte që këta nënshtetas

ortodoksë të ardhur nga krahinat e vjetra osmane përpara nënshkrimit të Traktatit të

Ankarasë (23 korrik 1930), do të sundoheshin nga dispozitat e kësaj marrëveshje apo

janë përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiptare (15 dhjetor 1923).

Në rastin e parë do të quhen “etabli”[të vendosur] sipas kuptimit të kreut V të traktatit

turko-grek dhe kështu do t’ju lëshoheshin çertifikatat sipas artikullit 10 të po këtij

traktati. Po të kenë pasuri të tundëshme apo të patundshme të ndodhura jashtë zonës

së përjashtuar të shkëmbimit, këto pasuri sipas artikullit 12, do të bëheshin mall i

Qeverisë turke dhe pronarët do të shpërbleheshin sipas artikullit 20 alinea A,

sekuestrot e vëna do të ngriheshin menjëherë.

Në rastin e dytë, personat në fjalë do të quheshin, sikur nuk kanë as ndonjë

lidhje me Konvencionin e shkëmbimit dhe me dispozitat e veçanta që rrjedhin prej tij.

Pavarësisht se janë nënshtetas turq dhe ishin të përjashtuar nga shkëmbimi, vetëm

sepse ishin të fesë ortodokse u bënë mollë sherri në komisionin Mikst pas hyrjes në

fuqi të Traktatit të Ankarasë dhe kërkesës nga pala greke. Delegacioni grek përkrahte

151

Page 191: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

tezën e parë, ndërsa ai turk tezën e dytë. Debati që ato patën ndërmjet tyre lidhur me

këto teza i ndihmoi shumë nga pikëpamja e origjinës dhe pavarësisë fetare shqiptarët

ortodoksë të vendosur në Stamboll. Duke parë gjendjen që u krijua më 14 qershor u –

dha vendimi arbitral i Anëtarëve neutralë të Komisionit Mikst, vendim i cili ka qenë

kundër pikëpamjes së delegacionit grek. Ky vendim ishte: “ U vendos që nënshtetasit

turq Ortodoksë, të ndodhur në Stamboll në çastin “hyrjes në fuqi të Konvencionit

[Traktatit] të Ankarasë më datë 10 qershor 1930, ardhur nga viset e shtetit shqiptar,

duke mos qenë pjesë e neneve të shkruara për shkëmbimin e vendosur nga Konventa

greko-turke në 30 janar 1923, por duke qenë në çdo kohë e sunduar nga marrëveshja

Turko-Shqiptare e bërë në Ankara më 15 dhjetor 1923, nuk vjen në dispozitat e Kreut

V të pranuara nga të dy palët, e cituar më lart, nuk mund t’u shtrohen këtyre

stimulimeve dhe të gjitha konditave që rrjedhin prej tyre”. Ky vendim përbëhej nga 30

fletë të daktilografuara dhe përmban një shikim historik të plotë dhe interpretim

ndërkombëtar të çështjes, duke i lidhur shqiptarët ortodoksë të Stambollit me kishën

autoqefale shqiptare e cila ishte pjesë e kishave ortodokse kombëtare të tjera.

Shkëmbimi i popullsisë i realizuar pas nënshkrimit të Konventës Greko-Turke

të 30 janarit 1923, nga dy figurat politike të asaj kohe Mustafa Qemal Ataturku dhe

Venizelosi,- sipas studiuesve perëndimor, - të përbashkët kishin perspektivën

nacionaliste të vendeve të tyre. Shkëmbimi i popullisë i ndihmoi ata në krijimin e

komb-shteteve me etni homogjenike të pastra581.

Duke ju referuar historiografisë shqiptare, konkludojmë se: gjatë gjithë

periudhës së realizimit të marrëveshjes së Lozanës, pra gjatë proçesit të shkëmbimit të

detyrueshëm nga trojet amtare u përzunë me dhunë 60 000 shqiptarë (40 000 nga viset

e Maqedonisë greke dhe 20 000 nga krahina e Epirit)582.

Ndërsa nga ana e historiografinë turke këto shifra janë të ndryshme. Sipas

censusit të parë të regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 1927 në Turqi ishin

vendosur 21.774 persona që flisnin shqip dhe ata ishin të vendosur në qytetet e

Stambollit, Izmirit dhe Bursës583. Ndërsa në të dhënat zyrtare të censusit të vitit 1935

581 M.Mazower, Ballkani një histori e shkurtër, Tiranë: Skënderbeg books, 2010, f.132. 582 B. Meta, “Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues”,

artikull i botuar në revistën, Studime Historike, 2005, nr.3-4, f.60. 583 Nurcan Ozgur Baklacioglu, Albanian Migrations and the problem of security in the Balkans,

botuar në Turkish Review of Balkan Studies, Annual 2001, nr. 6, f.83.

152

Page 192: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

dalin rreth 40.657 shqiptarë 50 % më tepër se në vitin 1927584. Kjo tregon që shifrat

mund të ndryshojnë në varësi të të dhënave që kanë shtetet përkatëse dhe të

regjistrimeve të bëra, rrugës së ndjekur dhe mbi ç’kritere janë zhvilluar ato.

Si përfundim mund të themi që në Lozanë, më 23 korrik 1923, u firmos një

Traktat nga qeveria turke dhe shtetet fituese të Luftës parë Botërore. Kjo marrëveshje

e cila njihet në histori me emrin Traktati i Lozanës, ishte ngjarja më e rëndësishme

diplomatike e epokës qemaliste, e cila vendosi themelet e së ardhmes së vendit, sepse

shpëtoi nga gërmadhat shtetin Turk. Ky traktat paqeje pranonte pavarësinë e plotë të

Turqisë, ku forcat e huaja duhet të largoheshin plotësisht përpara 2 tetorit 1923 dhe

përfaqësonte njohjen de fakto të shtetit turk nga fuqitë perëndimore. Ndërsa përsa i

përket marrëdhënieve shqiptaro-turke pati këto ndikime:Së pari në këtë traktat

shqiptarët nuk qenë palë e nënshkrimit të tij por u përdorën si elementë në

shkëmbimin e popullsisë.

Së dyti, traktati plotësoi vetëm dëshirat e dy shteteve ballkanike të cilat nepërmjet

tij arritën të krijonin homogjenizimin e popullsisë dhe krijuan shtete të pastra

nacionaliste.

Së treti, Traktati i Lozanës e dhunoi ashpër popullsinë shqiptare të krahinës së

Çamërisë, duke e shkatërruar e dëmtuar rëndë. Në të njëjtën kohë kjo dëmtoi të gjithë

shqiptarët, të cilët i kanë vujatur e vuajnë edhe sot pasojat e këtij shkatërrimi.

3. Marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë kohës së Republikës Shqiptare dhe

asaj Turke.

Marrëveshjet e nënshkruara më 15 dhjetor 1923, njihen me emrin “Traktatii

Miqësisë”. Tri marrëveshje ishin: lidhja e marrëdhënie diplomatike, marrëveshje për

hapjen e ambasadave dhe e fundit për nënshtetësinë. Pas nënshkrimit mbetej njohja

dhe ratifikimi i tyre.

584 Në vitin 1935 thuhet që numri i popullsisë që flet shqip si gjuhë kombëtare ishte 14.496 ndërsa i personave që e flasin shqipen si një gjuhë të dytë është 26.161. Po kështu besimi i emigrantëve është 12.5% të shqiptarëve kristianë. Ata që flasin si gjuhë amtare shqipen janë nga qytetet, ndërsa ata që e flasin si gjuhë të dytë janë banorë të zonave rurale. Fuat Dündar, Turkiye, Nüfüs Sayimlarin Azinliklar,Istanbul: Doz Yayinlari, 1999, f.24-25.

153

Page 193: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Bisedimet e zhvilluara midis dy palëve u ndoqën me interes të madh. Gazetat

turke të asaj kohe si Hak (E Drejta), Akşam (Mbrëmja), Bariş (Paqja) i vlerësuan

marrëdhëniet midis dy vendeve. Në shkrimet e tyre ato vlerësuan dhe rëndësinë që

patën këto marrëveshje midis dy popujve dhe zhvillimin e mëtejshëm të

marrëdhënieve midis dy vendeve edhe pse marrëveshja e nënshtetësisë nuk i justifikoi

shpresat e palës shqiptare për rregullimin e pozitës juridike e pasurore të shqiptarëve

të Turqisë585, apo i vuri këto në një pozitë më pak të vaforshme sesa kombësitë e

tjera586.

Këto marrëveshje nuk patën si bazë fenë apo mbeturinat e Perandorisë

Osmane siç pretendonte ndonjë gazetë e huaj. Marrëveshjet shkruante gazeta greke

“Amalthia” nuk kishin karakter agresiv dhe nuk drejtoheshin kundër vendeve

fqinjë587. Kjo tregon se shtetet fqinje vazhdonin ti trembeshin të kaluarës historike.

Në fillim të shkurtit 1924 Nezir Leskoviku njoftonte se kishte takuar Adnan

Beun, i cili e kishte pyetur në lidhje mbi vërtetimin e bisedimeve nga ana e Asamblesë

shqiptare, duke u shprehur se do të jetë mirë të vërtetohen një orë e më parë ato. Pasi

Ankaraja, pa u vërtetuar (ratifikuar) konvencionet (bisedimet) e nënshkruara, nuk do

të pranojë as shqiptarët që duan të vijnë për tregti dhe konsullata nuk do të njihet588.

Konsulli shqiptar u habit më tepër ku në të njëjtin takim me valiun e Stambollit,ky i

fundit i kishte lexuar një letër të Ismet Pashës Inonys. Në letër theksohej se: “ne nuk

mund të ndalojmë mos pranimin, e muhamedanëve shqiptarë në Turqi”. Këto fjalë të

kundërta me ato të Adnan Beut, konsullin shqiptar e nxitën t’i shkruante qeverisë,për

t’iu komunikuar autoritetevet kompetente që të mos lëshonin pasaporta për në

Stamboll derisa konsullata të lajmërojë ministrinë589.

Në një shkresë tjetër nga Stambolli,konsulli njoftonte se Ministria e Punëve të

Jashtme Turke ka dhënë urdhër telegrafik për ndalimin e udhëtimit të shqiptarëve për

në Stamboll, pavarësisht se ministria jonë në bazë të shkresës nr.41 më 5.1.1924

585 Gazeta Shqiptari i Amerikës, 1 dhjetor1923. 586 “Shqiptari i Amerikës”, 2 janar 1924. Në një korrespondencë nga Stambolli gazeta shkruante se :

E drejta e rregullimit të pasurisë për shqiptarët të mos ishte një vit, sipas marrëveshjes por pesë vjet, siç u veprua nga Turqia me shtetet e tjera: shih. Gazeta “Hak”, nr.17, 3 janar 1924, art. Traktatet turko-shqiptare.

587 Gazeta Amalthia, 20 tetor 1923, art. Marrëveshja e Turqisë në Shqipëri: gazeta Hora, 5 dhjetor 1923, art. Aleanca Shqipatro-Turke kundër Greqisë.

588AMPJ, viti 1924, dos 114, fl.11. Shkëlqesisë së tij P.Vangjeli, Ministёr i Punёve tё Jashtme Tiranë , nga Konsullata e Shqipnies Stamboll 19 fruer 1923.

589AMPJ, viti 1924, d.114, fl.8. Letër e Nezir Leskovikut për MPJ në Tiranë.

154

Page 194: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kishte dhënë urdhër për hyrjen lirisht në tokat shqiptare të nështetasve turq. Pas këtij

njoftimi përsëri do t’u ndalohej hyrja shqiptarve në territorin e Turqisë, prandaj

komentonte konsulli veprimi i qeverisë turke kundër shqiptarvet në këtë mënyrë e

shkel parimin e reciprocitetit dhe për ta ruajtur këtë princip, jemi të mendimit që edhe

neve të veprojmë siç po vepron pala turke duke e anulluar urdhërin e mësipërm590.

Një muaj më vonë, në muajin mars të vitit 1924, nga Stambolli njoftohej se

qeveria turke po merrte ushtar edhe djemtë shqiptarë që kishin mbushur moshën.

Ndërsa shqiptarët e tjerë të kolonisë së Stambollit nuk mundin në asnjë mënyrë të

dalin jashtë Turqisë, ndërsa për ata që dëshirojnë të vijnë ndalimi vazhdon si më

parë591.

E gjithë kjo situatë mendoj se kishte lidhje me pretekstin e mos ratifikimit të

marrëveshjes veçanërisht për problemin e nënshtetësisë, por edhe me problemet që

ekzistonin brenda shtetit turk, siç ishin masat e marra për muhaxhirët [refugjatët] e

ardhur nga vendet e Ballkanit apo edhe lidhja e marrëveshjeve me vendet e tjera të

cilat nuk i jepnin kohë të ratifikonte në parlament marrëveshjet e nënshkruara.

Në mars të vitit 1924 një ngjarje me rëndësishme për Turqinë ishte suprimimi

i Kalifatit592. Heqja e kalifatit u shoqërua me rrëzimin e kalifit, mbylljen e shkollave

fetare, prishjen e gjykatave të sheriatit dhe largimin e anëtarëve të familjes

mbretërore593. Rrëzimi i Kalifatit ishte një nga reformat më të thella e radikale të

ndërmara nga Mustafa Qemali e cila ndikoi tek disa nga përkrahësit e tij por edhe në

popullin e thjeshtë Turk. Disa prej politikanëve të cilët kishin kaluar në opozitë, po

përpiqeshin të rrëzonin Mustafa Qemalin dhe të kthenin përsëri Halifin në pushtet594.

Në fund të nëntorit të vitit 1924, në Asamblenë e Madhe Turke u shkaktua një

krizë qeveritare e cila solli në pushtet kabinetin e ri të Fethi Beut (Okyarit)595.

Ardhjen në pushtet të Fethi Bej Okyarit, dhe ndryshimin e qeverisë në Turqi, e

përshëndeti edhe qeveria e Fan Nolit e cila kishte ardhur në pushtet nëpërmjet një

590AMPJ, viti 1924, dos. 114, fl.19. Shkresë për Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi udhëtimin e shqiptarëvet për në Turqi.

591AMPJ, viti 1924, dos.114, fl.17. Shkresë për Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Stambolli 20 mars 1924.

592 Gazeta “Hak”, Stamboll , 2 prill 1924 593Gazeta e Korçës, 8 mars 1924, nr.69, f.1, 594Gazeta e Korçës, 18 nëntor 1924, nr.143, f.1.Gjendja në Turqi. 595Gazeta e Korçës, 29 nëntor 1924, nr.147, f.1. Kriza në Turqi.

155

Page 195: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kryengritjeje të armatosur. Kjo qeveri i dërgoi një telegram urimi, me qëllim

vendosjen e marrëdhënieve diplomatike596.

Nuk ka të dhëna sesi reagoi qeveria e Ankarasë ndaj ndryshimeve politike që

ndodhën në Shqipëri. Gjatë kohës që ishte qeveria e Fan S. Nolit mund themi që nuk

pati marrëdhënie midis dy shteteve.

Shkak për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara sipas mendimeve

tona përsëri vazhdonte të ishte situata politike në të dy vendet si dhe mos ratifikimi i

“Marrëveshjes së Miqësisë” të vitit 1923 nga ana e parlamenteve të të dy shteteve.

Njëkohësisht gjatë kësaj kohe qeveria turke ishte e zënë duke zbatuar marrëveshjen e

Lozanës për shkëmbimim të popullsisë midis asaj dhe Greqisë. Ngjarjet e vitit 1924,

si dhe qëndrimi i Ataturkut për çështjen shqiptare e shtynë lidhjen e marrëdhënieve

diplomatike midis dy vendeve597.

Më 30 nëntor 1924, marrëveshja që ishte firmosur dhe ligjet që e përbënin u

pranuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe u ratifikuan në

shkurt 1925,598 pas zgjedhjes si President të Ahmet Zogut.

Shpallja e Republikës më 21 janar 1925 ishte një ngjarje me rëndësi për

historinë moderne shqiptare. Presidenti i ri shqiptar synonte të krijonte një shtet

shqiptar të fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që të radhitej me dinjitet

përkrah shteteve të tjera evropiane.

Ahmet Zogu si president zotëronte pushtet të gjerë si kryetar i shtetit dhe i

qeverisë. Pozita juridike dhe kompetencat e kryetarit të Republikës ishin përcaktuar,

sidomos në nenet 69 deri 83 të Statutit Themeltar të Republikës599.

Një ndër kompetencat themelore të kryetarit të republikës (presidentit) ishte

edhe e drejta që kishte ai për të lidhur çdo lloj traktatesh e marrëveshjesh, me shtetet e

tjera, me kusht që ato të miratoheshin nga të dy dhomat e parlamentit, si dhe të

596 AQSH, Fondi 151, dos.300, viti 1924, Koncept telegrami I F.S.Nolit (shkruar nga ai) dhe Luigj Gurakuqit drejtuar Fethi Beut

597 Shyqyri Hysi, Rauf Fico-shtetar dhe diplomat, Gjirokastër: Shtypshkronja “Mësonjëtorja”, 2007, f.85

598Ratifikimi i marrëveshjes sipas arkivës shqiptare u bë në 22 shkurt nga Parlamenti shqiptar dhe firmosja më 3 mars 1925 nga presidenti shqiptar. Shih. AQSh, f.151, dos.123, v.1925. Mbi këtë fakt të njëjtat të dhëna jep edhe arkiva turke për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, B.C.A.,(Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi), 1171/73-19: Shih, Hikmet Oksüz, Atatürk donemi Türk-Arnavut ilişkileri, güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul: 1998, no. 12, f.211

599Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, (grup autorësh) Tiranë: “Luarasi’, Botim i tretë 2007, f.368

156

Page 196: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pranonte e akreditonte përfaqësuesit diplomatikë. Asambleja Legjislative, i jepte të

drejtën e vetos të pakufizuar mbi ligjet që miratoheshin. Ai kishte të drejtën të

shpërndante asamblenë e të caktonte zgjedhjet e reja në çdo kohë. Vetë Ahmet Zogu

më 1 shkurt 1925 do t’i vlerësonte dhe çmonte këto marrëveshje të nisura qysh nga

viti 1923 në kohën kur ai ishte kryeministër. Po në shkurt të vitit 1925 pas ratifikimit

nga Asambleja Legjislative do ta dekretonte këtë “Traktat Miqësije” të lidhur midis

popullit shqiptar dhe atij turk. Ndërsa nga Asamblea e Madhe Kombëtare Turke ky

traktat u ratifikua më 6 prill 1925 [Turkiye Büyük Millet Meclisinde onaylanmasi 6

Nisan 1925]600.

Me rastin e hyrjes në fuqi të “Traktatit të Miqësisë” nga ana e palës Turke, ai i

dërgoi Gazi Mustafa Qemalit një letër miqësore me datë 19 prill 1925. Në letër Zogu

do të shkruante: I nderuar President: “Në Ankara, brenda Republikës tuaj është

formuar një grup i përbërë nga parlamentarë që do të ndjekin vazhdimësinë e

marrëdhënieve sipas protokollit të firmosur nga të dy palët me anë të cilit u rivendos

miqësia dhe dashamirësia mes dy popujve tanë. Duke shfrytëzuar këtë moment të

rëndësishëm me sinqeritet dhe nga zemra dua të uroj popullin heroik turk i cili

megjithëse ishte në një gjendje shumë të vështirë arriti me sukses të çonte deri në fund

këto ndryshime kaq të vështira dhe të rëndësishme. Me anë të kësaj letre kam dëshirë

që t’ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të mira më të sinqerta.Lidhjet e përsosura

të përbashkëta mes popujve tanë në të shkuarën kanë vërtetuar miqësinë tonë dhe

shpresoj që me anë të këtyre marrëveshjeve në historinë e të ardhmes të shkruhet për

miqësi e paqe.

Ju lutem pranoni përgëzimet e mia, edhe njëherë dërgoj përshëndetjet më të

sinqerta dhe respektin tim”601.

Më 27 qershor të vitit 1925, Nezir Leskoviku njoftonte se përfaqësuesi i

Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke Nusret beu erdhi vetë dhe më komunikoi se

Ankaraja dëshironte të dërgojë Tahir Lutfi beun në Tiranë si përfaqësues të shtetit

Turk602. Pas miratimit nga ana e qeverisë shqiptare të kësaj ideje, më 28 Korrik 1925,

600AQSh, F.151, d.nr.22, v.1925, fl.1. Tel. Nga Pera 7 prill 1925. shih: A.Gunduz Okcün , Türkiye’nin Taraf olduğu Milletlerarasi Andlaşmalar Rehberi(1920-1961), Ankara: Doguş Ltd, Sirketi, Matb. 1962, f.35-43

601 Bilal N. Simşir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.284 602Ai tani ndodhet me detyrë në Beograd. Tahir Lutfi beu ka mbaruar “Mylkien” (shkollën

administrative) dhe ishte kryeredaktor I gazetës “Ikdam”.AQSH, F.251, dos.122, v.1925. Mbi përfaqësuesin që emëron Turqia në Shqipëri.

157

Page 197: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mustafa Qemali, do ti dërgojë një letër miqësore presidentit shqiptar Ahmet Zogut.

Qëllimi ishte që të lejohej hapja e një ambasadë Turke në Shqipëri. Ai do të

shkruante: “Në periudhat e gjata të historisë dy popujt tanë në shumë tema e ndodhi

kanë patur të njëjtin fat. Duke shpresuar,se do të forcohen akoma më shumë lidhjet

dhe miqësia mes dy popujve tanë dua t’ju siguroj që unë dhe qeveria e republikës time

do punojmë për të bërë të pamundurën me qëllim që të shërbejnë në të mirën e dy

popujve tanë”603.

Sipas një raporti dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë nga

Stambolli, flitej se Ministër i parë Turk i qeverisë së re të Ankarasë në vendin tonë

ishte caktuar Tahir Lutfi Tokay. Duke bërë portretin e tij theksohej se ai ishte

diplomat karrirere dhe kishte qenë më parë me shërbim diplomatik edhe në Beograd

në kohën kur Ministër i Jashtëm ishte Jusuf Hikmet beu604.

Në historinë e moderne të të dy republikave Tahir Lutfi Beu ishte ambasadori i

parë që caktohej në Shqipëri nga qeveria e Turqisë. Ai vinte i shoqëruar edhe me një

letër të Ataturkut për presidentin shqiptar Ahmet Zogun. Me anë të kësaj letre

Mustafa Qemali e falenderonte Ahmet Zogun për urimet e t’ia si dhe për zgjedhjen si

president i Shqipërisë, dhe shprehte ndjenjat e një miqësie të lartë për shqiptarët605.

Detyra e tij, sipas presidentit të Republikës Turke, ishte të vendoste lidhje diplomatike

të përhershme për të konsoliduar marrëdhënie miqësore midis të dyja vendeve606.

Informacionin e parë për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis

Shqipërisë dhe Turqisë do ta gjejmë në faqet e historisë së Dhimitër Beratit

“Shqipëria” botim i vitit 1937. Ai na konfirmon se Legata shqiptare në Ankara ka

funksionuar nga vitit 1926 deri në vitin 1934607.

Pra në vitin 1926, për herë të parë në mënyrë reciproke u çelën ambasadat

midis dy republikave të reja dhe u vendosën përfundimisht marrëdhëniet diplomatike.

Pas ardhjes ambasadori Tahir Lutfi Tokay, më 17 shkurt 1926 i paraqiti Zogut

letërkredencialet, si dhe letrën personale të Ataturkut. Me këtë rast u shkëmbyen fjalë

për ndjenjat e miqësisë dhe të vëllazërisë, që burojnë nga “fati i përbashkët

603 Bilal N. Simsir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.292 604AQSh, F.151, dok.92, 19 mart 1926, Tahir Lutfi beu Tiran’da Turkiye bakani olarak atandi 605 AMPJ, Dosja 94, Letër e A.Zogut nga Gazi M. Qemali, 22.12 1925. 606AQSh, Fondi 151, v. 1925, fl.21-22. Letër kredencialet kopjet e dhëna në turqisht dhe frengjisht

nga M. Qemali përfaqësuesit të Turqisë në Tiranë , 28, 7 1925 : Shih B.C. A ., 3921/ 62-78 607 Gazeta “Rimëkëmbja”, 8 tetor 2002, f.14-15,(Nga historia e diplomacisë së Mbretit Zog I.

Direktivat e Ataturkut dhënë ambasadorit Rushen Eşref Unaydin)

158

Page 198: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pesëshekullor”. U ngritën dolli dhe po atë ditë ministri Turk në Tiranë i dërgoi këtë

telegram Ankarasë: “Sot i paraqita presidentit letrat kredenciale. Ceremonia ishte më

se e shkëlqyer. I dorëzova edhe letrën personale të shkëlqesisë së tij Gazi Pasha. Fola

frëngjisht, ndërsa presidenti shqiptar Ahmet Zogu foli shqip. Ai foli me një gjuhë plot

respekt dhe vlerësim për shkëlqesinë e tij Gaziun, dhe për qeverinë tonë republikane e

kombin tonë. Ai duke ngritur dolli u shpreh: “E ngre këtë gotë për lumturinë dhe

mirëqenien e Gaziut të madh, të kombit të madh Turk”. Edhe unë u përgjigja duke e

ngritur gotën time për lumturinë e presidentit shqiptar dhe të Republikës shqiptare608.

Në një lajm të botuar nga gazeta turke “Akşam”, ishte hedhur mendimi se

ministri i parë shqiptar në Turqi ka qenë Sulejman Delvina609. Ky lajm nuk është i

vërtetë sepse dihet që më 13 mars 1926, Ataturku pranoi hapjen e Ambasadës së parë

shqiptare në Ankara, në kryeqytetin e ri të Republikës Turke. Ministër i Shqipërisë në

Turqi dhe Bullgari u emërua Rauf Fico, i cili ishte një ndër diplomatët e aftë

shqiptarë. Ai ishte zgjedhur nga pala shqiptare si personalitet i cili do të kontribuonte

në lidhjen dhe forcimin më tej të marrëdhënieve në të ardhmen midis dy vendeve. Më

vonë ky diplomat do të arrinte deri në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të

qeverisë shqiptare. Rauf Fico i paraqiti letrat kredenciale presidentit të Republikës

Turke, më 13 mars 1926, në Ankara610.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, ai tha se: “do të përpiqej me të gjitha forcat për

të konsoliduar lidhjet e miqësisë që ekzistojnë prej shekujsh midis dy kombeve, që

kanë pasur fate të përbashkëta gjatë rrjedhjes së historisë”611. Ataturku iu përgjigj

ministrit shqiptar me fjalët: “Mund të jeni të sigurt se do të kini ndihmën time dhe të

qeverisë Republikane në punën tuaj për konsolidimin e lidhjeve miqësore midis dy

popujve, që kanë pasur fate të përbashkëta në shumë fusha në periudha tepër të

hershme të historisë, në punën për tu shërbyer interesave të të dy vendeve dhe për të

çelur një periudhë bashkëpunimi të ngushtë midis dy kombeve”612.

Në legatën shqiptare të Ankarasë u emërua në postin e sekretarit të saj, Assaf

Xhaxhuli, i cili prej pesë vitesh ishte sekretar i kryekonsullatës tonë në Stamboll.

608 AMPJ, Dosja 94, v.1925. Telegram i shifruar MPJ turke nga ambasada në Tiranë, 17.2.1925 609 Gazeta, “Akşam”, 9 dhjetor 1923, (Ministër i parë i Shqipërisë në Turqi nuk u caktua Sulejman

Delvina i njohur në Turqi si Sulejman Fehmi) 610 AMPJ, Dosja 4/1. Letërkredencialet e Rauf Ficës, 17.1.1926: shih:Bilal N. Simşir, Atatürk ve

YabanciDevlet Adami Başkanlari-I, Ankara:T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.291 611 AMPJ, Dosja 4 /1 Fjalimi I Rauf Ficos, 13.3.1926: Shih. Bilal N. Simşir, Atatürk ve Yabanci

Devlet Adami Başkanlari-I, Ankara: T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.292 612 AMPJ, po aty, Përgjigje e Gaziut ( M.Qemalit) drejtuar Rauf Ficos, 17.3.1926.

159

Page 199: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 1 nëntor 1926, në fjalimin e hapjes së pjesës së katërt të mbledhjes së dytë

të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, për përpilimin e ligjeve të hartuara,

Ataturku theksoi edhe një herë se sa e rëndësishme është që të forcohen lidhjet mes dy

popujve tanë (Shqipërisë dhe Turqisë), si dhe të mbështesim njëri-tjetrin.

Më 1 mars të 1927 ministri shqiptar në Ankara, Rauf Fico takon Ministrin e

Jashtëm turk i cili në fjalimin e tij kishte diskutuar për krijimin e një pakti ballkanik

në mënyrë që të sigurohen të gjithë ballkanasit. Por duhej që ky pakt mos të jetë i

drejtuar kundër ndonjë qeverie tjetër dhe Turqia të mos lihej jashtë tij. Por nëqoftëse

të gjithë bashkohen edhe ne mbesim jashtë atëherë do të realizojmë një marrëveshje

me sovjetët613. Ky ishte një shembull që tregonte sensibilitetin e turqve në çështjen e

respektimit të punërave në Ballkan. Më tej ai shton se e kishte pritur me kënaqësi

emërimin e Iljaz Vrionit në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe se administrata

e vendit ishte në dorë të nacionalistëve614.

Në muajin qershor të vitit 1928, agjencia e lajmeve “Anatoli Ajans” boton një

deklaratë të Tahir Lutfi Beut ministër i Turqisë në Shqipëri. Në deklaratën e tij ai

theksonte se baza e politikës turke ndaj Shqipërisë është inkurajimi për lehtësimin e

përpjekjeve për një shtet të lirë, indipendent me qëllim modernizimin në degët

kombëtare shoqërore. Zogu përpiqet për sigurimin e brendshëm e të jashtëm duke

punuar për përparimin e kombit. Veprat kryesore të tij ishin Kodet e reja civile, penale

etj615. E vërteta është se në periudhën e republikës u bënë përpjekje për modernizimin

e vendit në përputhje me modelin perëndimor për ndërtimin e shtetit shqiptar

veçanërisht në fushën e jurisprudencës.

Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke më në fund ishin vendosur

plotësisht por që zgjatën vetëm për një periudhë të shkurtër dy vjeçare sepse në

Shqipëri forma institucionale e qeverisjes pësoi ndryshime.

613AQSh, f.151, dos.124, v.1927. Relacion i Z. R.Fico ministri shqiptar në Ankara për MPJ. Angora, 1 mars 1927.

614AQSh, f.151, dos.124, v.1927, po aty. Relacion i Z. R.Fico ministri shqiptar në Ankara për MPJ. Angora, 1 mars 1927.

615 AQSh, F.151, d.139, v.1928. Deklaratë e Tahir Lutfiu beut në Anatoli Ajans, 3.06.1928.

160

Page 200: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

KAPITULLI IV

MONARKIA SHQIPTARE DHE REPUBLIKA TURKE

1. Qëndrimi i Republikës Turke ndaj shpalljes së Monarkisë

Periudha e tranzicionit republikan, e konceptuar prej Zogut në vitin 1925, ishte

padyshim tregues i zgjuarsisë së tij politike, përsa i përket formave të qeverisjes së

vendit, në përputhje me situatën e përgjithshme të Shqipërisë së kohës. I ndodhur

gjithmonë në qendër të shënjestrës jo vetëm nga intrigat brenda vendit por edhe nga

servirjet politike që vinin nga jashtë, ai kishte mundur të forcohej si lider politik. Ai

kishte arritur të ndryshonte zhvillimin e vendit duke e futur atë në rrugën moderne të

zhvillimit.

Nisur nga destabilizimi i vazhdueshëm i shtetit në vitet 1921-1924, Zogu e

kishte parë të arësyeshme ta ndryshonte formën e qeverisjes nga republikë në

monarki. Vetë ai gjykonte se vetëm një mbret e eleminonte rivalitetin e brendshëm

për pushtet që destabilizonte shtetin. Mbretëria e konsoliduar dhe e trashëgueshme

siguronte vazhdimësinë e regjimit të brendshëm në krahasim me pozitën e presidentit

të republikës që ishte vazhdimisht i ekspozuar ndaj rreziqeve për shtetin, nga lëvizje

të paparashikuara616.

Stabiliteti politik i shtetit shqiptar ishte kusht i domosdoshëm për prosperitetin

e mëtejshëm të vendit në një proçes historik normal e të konsoliduar zhvillimi617.

Zogu nuk dëshironte të jepte përshtypjen, se ishte një konservator i

pandryshueshëm, që mendonte vetëm për interesin vetjak dhe jo për atë të vendit të

tij618. Prandaj fillimisht në funksion të idesë së tij për t’u bërë mbret i Shqipërisë

siguroi mbështjejten e Italisë aleatja e tij kryesore ndërkombëtare, si dhe të një pjese

të mirë të shtypit Italian.

616 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë, Tiranë: Shtëpia Botuese “Ermir”, 1997, F.199-200

617 Muharrem Dezhgiu, Pozita politike e Ahmet Zogut në prag dhe gjatë luftës dytë botërore, botuar nga nga QSA, Instituti i Historisë, në, Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje studimesh), Tiranë: Botimet “Toena”, 2011, f.160.

618 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë:“Çabej 2004, f.143.

161

Page 201: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Shteti dhe media italiane, luajtën një rol të rëndësishëm si në bindjen e

kancelarive të tjera Evropiane, ashtu edhe atë të opinionit publik evropian. Të dy këta

faktorë ishin shumë të rëndësishëm për t’i dhënë Zogut jo vetëm fronin por edhe

jetëgjatësinë e tij619.

Pas përkrahjes së Italisë, Zogu i’u drejtua anglezëve, duke dëshmuar me këtë

veprim rëndësinë dhe ndikimin e madh që kishte Londra në fushën e marrëdhënieve

ndërkombëtare. Në kohën që ai ishte president, u përpoq të bindte edhe diplomacinë

angleze se Monarkia ishte e domosdoshme për Shqipërinë, pasi forma republikane e

qeverisjes nuk garantonte sigurinë e duhur për një shtet të ri të sapo dalë nga trazirat e

brendshme.

Vetë Zogu do t’i deklaronte Hodgsonit, ambasadorit Britanik në Shqipëri, se

ai ishte i bindur se përveç italianëve që e mirëpritnin këtë ndryshim, dashamirës ndaj

këtij plani ishin edhe grekët me të cilët marrëdhëniet në përgjithësi ishin të mira.

Madje ai u përpoq të sqaronte diplomatin e lartë se kishte marrë përgjigje neutrale dhe

dashamirëse edhe prej pjesës tjetër të Europës620.

Më në fund diplomacia evropiane në tërësi e bindur ndoshta edhe nga

diplomacia italiane e cila ishte tejet aktive në këtë mes u pajtuan për ti hapur dritën

jeshile ndryshimit të formës së qeverisjes në Shqipëri.

Në shtypin e kohës u theksua se “ndrrimi i regjimit tonë, informohet nga

burime të sigurta, është pritur përgjithësisht pa kundërshtim. Bile disa nga shtetet ma

me rëndësi, kanë çfaqur qysh tash pëlqimin e tyne mbi ndrrimin e regjimit”621.

Krahas mbështetjes nga jashtë filloi të vijë edhe përkrahja nga shtypi vendës. I

pari e filloi Kostë Çekrezi i cili botoi një artikull në gazetën “Telegraf” dhe që mbyllej

me fjalët “…forma republikane e qeverimit, dolli pas tre vjet provimi, e papajtueshme

me nevojat esenciale politike të vendit, i cili gjendet në një situatë të brendëshme dhe

të jashtme sa të ketë nevojë për një qeveri me autoritet të madh dhe më të njohur622.

619 Valentina Duka, Nga Presidenca në Monarki: çështje të legjimitetit, botuar nga nga QSA, Instituti i Historisë, në Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje studimesh), Tiranë: Botimet “Toena”, 2011, f.122-123.

620Arkivi i Institutit të Historisë. (më tej; AIH). Dokumente Britanike, Pro.Fo.371 /12845)(C.6346/1090/90) : Durazzo, 20 prill 1928: shih: B.J.Fischer, Mbreti Zog dhepërpjekja për Stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej (Botim I dytë), 2000, f.148

621 Gazeta “Shekulli i Ri”, Durrës, 24 gusht 1928, nr.49, f.4, Mbi ndrrimin e regjimit”; shih. Valentina Duka, Nga Presidenca në Monarki…, f.125.

622 Gazeta “ Telegraf”, “Çështja e regjimit po çilet sërisht”. Tiranë, 5 gusht 1928, nr.144, f.1.

162

Page 202: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Po kështu edhe gazeta “Tribuna” theksonte se: “Italia e shikon një monarki të

përhershme shqiptare si një garanci për sigurimin e konsolidimit kombëtar dhe

organik të mikes dhe aleates së saj si dhe një garanci për paqen në Ballkan dhe

Evropë 623.

Më 1 shtator 1928, Asamblea e Madhe Kushetuese njoftoi se kishte vendosur

njëzëri vendosjen e një regjimi monarkist dhe e shpalli Shqipërinë, Mbretëri

Demokratike Parlamentare e të Trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve,

Naltmadhninë e tij Zogu I624. “Kurora e ndritur e fronit historik shqiptar” vazhdonte

rezoluta “i ofrohet Shpëtimtarit të kombit nën titullin Zog i parë, Mbret i

shqiptarëve”625.

Mbretëria shqiptare, me ndihmën që i dhanë në arenën ndërkombëtare Anglia

e Italia, filloi të njihej nga qeveritë e huaja. Brenda një kohe të shkurtër, Mbretërinë

Shqiptare, e njohën mbi njëzet e pesë vende nga e gjithë bota626. E njohën shtete të

Evropës, nga Amerika Latine, por edhe nga Azia, siç ishte Japonia627. Por jashtë kësaj

njohjeje mbetën vetëm dy shtete ballkanike, Jugosllavia dhe Turqia.

Jugosllavia e shikonte kurorën me frikë, sepse pas saj mendonte se fshiheshin

synimet për të përfshirë popullsinë dhe territoret shqiptare brenda kufijve të

mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene628.

Ndërsa, për Republikën e re Turke problemi që krijoi ajo në lidhje me njohjen

e mbretërisë ishte serioz. Kjo erdhi si pasojë e filozofisë politike insitucionale të

shtetit republikan të ndjekur nga Mustafa Qemali. Por edhe sepse janë të njohura

lidhjet e Shqipërisë me Turqinë, po ashtu njihet edhe prejardhja shqiptare e

udhëheqësit të saj Mustafa Qemali, siç e citonte Amstrongu, bibliografi i parë i tij.629

623 Gazeta “Tribuna”, 26 gusht 1928. 624 Teki Selenica, Shqipnija më 1937, Tiranë, “ Tirana”, f.6-8. 625Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri.., f.274. shih; B. Fischer, Mbreti Zog dhe

përpjekja…, f.155. 626 Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët , Tiranë: Shtëpia Botuese, Dituria, 1994, f.58. 627 Italia, Hungaria, Greqia, Jugosllavia Urugaj, Austria, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, Franca, Britania e madhe, Rumania, Gjermania, Japonia, Holanda, Belgjika, Zvicra, Spanja, Polonia, Lituania,

Letonia, Suedia, Finlanda, San-Marino, Ekuadori, Egjipti dhe Mbretëria e Siamit, për më tepër shih. G.Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët, po aty.

628Richard Busch Zautner, Shqipëria nën regjimin e Zogut, Liepzig: 1939, f.10. (Përkthim) në: Arkivën e Insitutit të Historisë (më tej: AIH) A-V-16

629 H. C. Armstrong, “Ujku i murrmë”, Jeta e vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, (Përktheu Zana Harxhi), Tiranë: Shtëpia Botuese “ Konica Color”, 2008, f.31: shih. Ali Fuat Cebesoy, Sinifim Arkadasim Atatűrk, Istanbul: 1959, F.3; Ismet Toto, Atatűrk’ űn Hayati, Tiranë: 1998, II baski, f.8

163

Page 203: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Prandaj nisur nga këto rrethana, nuk pritej mendimi negativ nga ana e tij për

monarkinë e re shqiptare, kundërshtimi dhe mosnjohja e saj nga Turqia, dhe

Presidenti i saj.

Ky problem shqetësues për elitën drejtuese politike u shpreh në atë kohë edhe

nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme e qeverisë mbretërore shqiptare. Kjo ministri

në një relacion të saj detyrohej të pohonte se: “I vetmi shtet që akoma s’ka njohur

regjimin e ri Mbretëror në Shqipëri është Republika Turke”630 Këtë qëndrim

diplomatët e kohës mundoheshin ta justifikonin me arsyetime të cilat nuk ishin

reale.631.

Qeveria e Republikës së Turqisë, theksohej në relacionin e të ngarkuarit me

punë në Ankara, kishte arsye të brendëshme për mosnjohjen e ndryshimeve të reja

politike në Shqipëri dhe ky qëndrim politik nuk kishte aspak lidhje me marrëdhëniet

miqësore që ekzistonin midis dy popujve, theksonte qeveria shqiptare 632.

Iljaz Bej Vrioni, në atë kohë ministër i Punëve të Jashtme të mbretërisë

shqiptare, urimet e zakonshme personale të shkëmbyera në mes tij dhe Ministrit të

Punëve të Jashtme të Turqisë, Tefik Rushdi Arasit (Tefik Rüştü Aras) i mori si urime

për vendosjen e monarkisë. Ministri i Jashtëm i Turqisë e njoftonte në telegramin e tij

se njohja e regjimit të ri do të vonohej ende derisa Presidenti i Republikës Mustafa

Qemali të kthehej në Ankara, nga pushimet633.

Iljaz bej Vrioni, ose nga dëshira, ose ndoshta nga emocionet u keqkuptua dhe

nuk arriti të kuptojë se në ç’kontekst ishte përgjigja që Tefik Ruzhdi Beu në mënyrë

formale i kishte dërguar atij, prandaj e interpretoi përgjigjen e tij si njohje të

mbretërisë.

Interpretimi i gabuar, sipas Gazmend Shpuzёs, Ministri shqiptar shpejtoi t’ia

njoftonte menjëherë Asamblesë Kushtetuese të vendit duke e njoftuar se edhe Turqia

e kishte njohur shpalljen e mbretërisë në Shqipëri634.

630AQSh, F.151, dos. 65, v. 1928, fl. 419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara. 631 AQSH, F.151, dos.65, v. 1928, fl.419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara. 632AQSh, F.151, dos. 65, v. 1928, fl. 419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara. 633 Në të vërtetë telegrami i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara nuk linte fare shteg për

një interpretim të tillë të fjalës së ministrit turk: AQSH, F.158, Telegram i datës 6 shtator, fl.167, si dhe telegram i datës 14 shtator 1928. (Origjinali është në gjuhën Frënge).

634AQSh, F.151, dos.65, v.1928, fl.166, Telegram i Iljaz Vrionit-Legatës në Ankara, Tiranë 13 shtator 1928:shih; G. Shpuza, Ataturku dhe shqiptarët… vep e përm, f.59:

164

Page 204: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në të vërtetë, realiteti, ishte i ndryshëm. Shpallja e monarkisë shqiptare iu

raportua Asamblesë së Madhe Turke, në datën 1 shtator 1928, me anë të një letre të

dërguar nga ambasadori i Turqisë, Tahir Lutfi bej Tokay që ndodhej me detyrë në

Tiranë:

“Të nderuar deputetë. Sot në mëngjes në orën 9:15, Shqipëria u shpall

mbretëri dhe Presidenti Ahmet Zogu u shpall Mbreti Zogu i Parë ose ndryshe është e

detyruar të thuhet Mbret i Shqipërisë. Nëna e mbretit do të quhet nëna Mbretëreshë

dhe motrat e vëllezërit e tij do të quhen princ e princesha. Mbreti sot në orën pesë pas

dreke do të mbajë fjalimin e parë zyrtar para parlamentit.

Në një bisedim të bërë me të dërguarit e parlamentit, mora një ftesë gojore për

tu takur me presidentin e nëse e pranoj këtë ftesë duhet të shkoj i veshur me kostum e

me një kapele. Franca, Anglia dhe shtetet e tjera të vogla që marrin pjesë në pakt e

kanë njohur këtë ndryshim të qeverisjes. Bëjmë të ditur që ambasadorët tanë do të

veprojnë ashtu siç u duket juve se është më e përshtatshme635.

Në të njëjtën ditë përfaqësuesi i Turqisë në Londër e njoftonte qeverinë e tij se

agjencia e angleze e lajmeve “Central News” sipas një telegrami të ardhur nga

Stambolli bënte me dije se së shpejti edhe Mustafa Qemali do të vetshpallej mbret636.

Po me këtë frymë u botuan artikuj edhe në të përditshmet angleze “The Daily

Telegraph”637 dhe “Manchester Guardian”638. Këto artikuj u pasuan nga të tjera

shkrime të botuara edhe në disa gazeta franceze, në të cilat shkruhej se Mustafa

Qemali do të ndiqte rrugën e mbretit Zogu I.

Udhëheqësi i Turqisë së re Mustafa Qemali u zemërua dhe u acarua shumë

nga këto lajme. Menjëherë, ambasada turke në Londër, me urdhëresë të Ministrisë së

Jashtme të Ankarasë, i përgënjeshtroi lajmet e mësipërme639. Në një kohë kur gjithë

635Bilal N. Sişmir, Atatűrk ve Yabanci Devlet Başkanlari, Cilt.I, Istanbul: 1993, f.292-293 636 Bilal N. Simsir, Ataturk ve Yabanci devlet başkanlari, Cilt I, Ankara: Turk Tarih Kurumu

Basimevi, 1993, dok, nr. 380, s.293 637 Gazeta “Machester Guardian”,01.09.1928; “Kemal to Follow suit?”. 638“The Daily Telegraph”, 01.09.1928 ; “King Kemal” an Angora report. 639 The Turkish Embassy in London to the Editors of “The Times”, “The Daily Mail”, “ The

Manchester Guardian”, “The Daily Telegraph”, “The Daily Express”, and The Rueters Ltd London. Për më tepër shih: B. N. Şimşir, Ataturk ve Yabanci…, vep e përm. , dok.nr.381, s.294.

165

Page 205: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shtetet evropiane e njohën Mbretërinë e sapoformuar, akoma vetëm Mustafa Qemali,

dhe Republika e Turqisë vazhdonin të mos e pranonin një ndryshim të tillë640.

Mendimin e vet për këtë çështje, Presidenti i parë i Turqisë, Mustafa Qemali e

bëri mjaft të qartë, menjëherë pas kthimit nga një turne elektoral që zhvilloi në zonën

e Izmirit. Ai më 5 shtator 1928 deklaroi se nuk kishte për ta njohur kurrë regjimin

mbretëror në Shqipëri641. Pse, cili ishte shkaku?

Sipas konsullit të Shqipërisë në Stamboll Nezir Leskovikut, kryetari i

Republikës Turke e kishte kritikuar veprën dhe dëshirën e kombit shqiptar në mes

miqve të tij, në një mënyrë që nuk përputhej me dinjitetin e një burri shteti642. Ky

qëndrim në këto momente mendoj se ishte politik sepse dihen mirë parimet e

republikane që Mustafa Qemali kishte.

Më 7 shtator 1928, Turqia - shkruante gazeta “Cumhuriyet” [Republika)]

duhet të tërheqë me të shpejtë përfaqësuesin e saj nga Tirana. Reaksioni [kthimi

prapa] i bërë në Shqipëri në këtë epokë, kur sovraniteti kombëtar mbizotëron si zot i

vetëm në vendin tonë, ndër ne është pritur me habi dhe zemërim.643. Në të njëjtën

gazetë, më 10 shtator në artikullin “Opereta e Tiranës” u ironizua shpallja e

mbretërisë së Shqipërisë dhe njëkohësishtë edhe drejtuesi i saj644.

Sipas lajmeve që shkonin pranë përfaqësisë shqiptare në Ankara, Mustafa

Qemali vazhdonte të ngulte këmbë për të mos e njohur regjimin e ri monarkik të

Shqipërisë. Disa personalitete, midis tyre edhe Ministri i Jashtëm Tevfik Ruzhdi

(Tevfik Rüştü Aras), iu lutën Presidentit të Republikës që ta shikonte edhe njëherë

këtë qëndrim, por ai kishte refuzuar prerazi në lidhje me këtë problem645.

Ky ndryshim i regjimit, në Tiranë, mjaftoi për t’i ftohur së tepërmi

marrëdhëniet turko–shqiptare. Turqia ishte një Republikë e re. Udhëheqësit turq dhe

vetë Gaziut ishin shumë të ndjeshëm në çështjen e Republikës. Për sytë, e

640Anila Polat, Türkiye Cumhuriyeti’nin kuruldugu yillarda Arnavutluk Cumhuriyeti ile ilişkileri (1920-1938), Haci Bektaş, Arastirma Dergisi, Bahar 2005/33, F.169. shih; Hikmet Oksuz, Ataturk donemi Turk-Arnavut ilişkileri, Guney Dogu Avrupa Araştirmalari Dergisi, no. 12, Istanbul: 1998, f.213.

641AQSh, F.151, Dos. 65, viti 1928, fl.169: Teleg. i legatës shqiptare në Ankara për Ministrinë e punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ankara 12 tetor 1928.

642 AQSh, F.151, viti 1928, dos. 65, f.271, Telegram i konsullit shqiptar në Stamboll Nezir Leskoviku, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, dt.8.9.1928

643 Gazeta “Cumhuriyet”, 7 Eylul 1928. 644Cumhuriyet, 10 Eylul 1928. 645AQSh, F.251, viti 1928, dos. 66, fl.30-32, Teleg. i legatës shqiptare në Ankara për MPJ,

1.10.1928,

166

Page 206: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

republikanëve të rinj turq, Ahmet Zogu ishte një “tradhtar iRepublikës”. Ai e kishte

shkelur betimin për t’i qëndruar besnik republikës. Kishte tradhëtuar kombin e vet. I

kishte kthyer shpinën rrjedhës së historisë dhe sipas kësaj ideje ky veprim nuk mund

të falej lehtë.

Mustafa Qemali, pa u kthyer mirë nga pushimet, dhe pa ndonjë arsye, do të

thërriste personelin e ambasadës Turke në Tiranë, të ktheheshin në Turqi. Më 3 tetor

1928, Ministri i Jashtëm Turk Tefik Rushdiu, e urdhëroi Tahir Lutfi Tokain,

ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, të kthehej nëpërmjet këtij telegrami:

“ Shkëlqesia e tij, Presidenti u kthye. I fola për ndryshimin e regjimit që u bë

në Shqipëri. Në lidhje me këtë temë të rëndësishme shteti shqiptar s’na ka treguar

asgjë më përpara. Prandaj shkëlqesia e tij ka nevojë të vini këtu (në Ankara) për t’i

dhënë informata të mjaftueshme për gjithë këtë aventurë. Ju lutem të ktheheni këtu,

pasi të keni shpjeguar në një mënyrë të përshtatshme arsyen e udhëtimit tuaj” 646.

Ambasadori Turk, me të marrë telegramin vajti në Ankara dhe nuk u kthye më

në Tiranë. Sekretari i parë i ambasadës turke, Fuat Beu, mbeti si i ngarkuar me punë

ad interim.

Në datën 11 tetor 1928, pas kthimit të amabasadorit Turk nga Tirana, në

gazetën franceze “Le Petit Parisien” u botua një intervistë e Mustafa Qemalit, i cili

kritikonte rëndë veprimin e Ahmet Zogut dhe deklaronte se edhe sikur të mbetej i

vetëm, nuk do ta njihte mbretërinë e tij647.

Mustafa Qemali, qëndrimin e tij të prerë për mosnjohjen e regjimit, e shfaqi

përsëri, mjaft hapur në intervistën dhënë gazetarit të “Le PettitParisien” Herri Bero,

ku ai u shpreh: “Si mund t’a miratoj unë Mbretërinë shqiptare! Jo, Jo mos më flisni

për këtë. Atë se njoh. Njeriu s’duhet t’a tradhëtojë kurrë kombin e tij.!648 Kjo

intervistë e Mustafa Qemalit në këtë gazetë, gjeti jehonë edhe në shtypin anglez649.

Në të njëjtën kohë shtypi turk nuk e përgenjështroi intervistën e botuar nga

gazeta franceze. Edhe në Tiranë ky lajm nuk u prit mirë. Lidhur me këtë qëndrim,

Zogu do të deklaronte se një gjë e tillë ndodhte pasi Mustafa Qemali nuk dëshironte

646AMPJ- Shqipëria m//32: MPJ-së Telegrami shifruar nga përfaqësia në Tiranë 3.10.1928, nr.49701/55; shih: Bilal N.Simsir, Ataturk ve Yabanci Devlet Başkanlari, Cilt I, Stamboll: 1993, f.293.

647 “Le Petit Parisien”, 7.10.1928. 648 “Le Petit Parisien”, 11 tetor 1928: shih, Hikmet Oksuz, Atatürk dönemi…, art. i përm, f. 213. 649 “Financial News”, 8.10.1928, “Turkey and Albania”; “The Morning Post”, 8.10.1928, “

Kemal”s Outburst”, “The Daily Telegraph”, 8.10 1928, “Turkey and Albania”.

167

Page 207: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

që në Shqipëri të hidhej poshtë tutela turke, si dhe për shkak të një mosmarrëveshjeje

që kishte lindur midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke lidhur me pronësinë e disa

tokave që i përkisnin një shqiptari të martuar me vajzën e sulltan Abdyl Hamitit650.

Sipas B. Fischerit, Zogu kishte konfiskuar disa toka që i përkisnin sulltan

Abdyl Hamitit, por besonte se kjo nuk do të kishte lidhje me njohjen e monarkisë

shqiptare. Shkaku i vërtetë i vështirësisë së njohjes, duhet të kërkohet në antipatinë e

përgjithshme që kishte Mustafa Qemali për Ahmet Zogun651.

Udhëheqësi turk Mustafa Qemali ishte zemëruar shumë, shkruan Fischer nga

tradhtia që Ahmet Zogu i kishte bërë formës republikane të qeverisjes, dhe

zemërimin e tij, e kishin shtuar edhe më tepër artikujt e botuar në gazetat angleze dhe

franceze, të cilat nëpërmjet tyre i atribuonin edhe atij qëllimin për të ndjekur

shembullin e mbretit Zog.

Ndërsa ambasadori Hodgson sugjeronte se një arësye tjetër mund të qe

ndoshta fakti se midis Turqisë dhe Shqipërisë më parë ka pasur një marrëveshje

ushtarake të cilën Zogu e kishte hedhur poshtë652.

Shqiptarët, megjithatë shpresonin se pas informacionit që Gaziu (Mustafa

Qemali) do të merrte nga ambasadori i tij [Tahir Lutfiu Tokay], do të ndryshonte

situata. Ataturku, jo vetëm që nuk e ktheu më ambasadorin, por mbajti qëndrim të

ashpër ndaj mbretit shqiptar. Të njëjtin qëndrim mbante edhe shtypi turk.

Në Ankara e Stamboll, në lidhje me intervistën e dhënë nga Ataturku, kishin

filluar të qarkullonin mendime, sikur fjalët e botuara në gazetën franceze nuk ishin të

vërteta, dhe se nuk ishte deklaratë zyrtare por vetëm një bisedë private e kryetarit të

Republikës Turke653.

Sipas gazetës “Sovraniteti Kombëtar” [Hakimiyet-i Milliye], botimet e

redaktorit të gazetës pariziene, ishin vetëm biseda private por jo deklarata zyrtare654.

650 FO. 371//12846(c8804//1090//90) Durazzo, 20 nëntor 1928. për më tepër, shih:Bern J. Fischer, MbretiZog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Botimet Çabej, ( Botim i dytë), 2000, f.162.

651 B. J. Fischer, Mbreti Zog…, f.162. 652Ky pohim mund të ketë lidhje me marrëveshjen e përmendur në kapitullin pararendës të cituar

nga disa gazeta në atëkohë. Për më tepër shih: FO. 371/12846(C8052/1090/90): Durazzo, 23 tetor 1928 dhe FO. 371/12846(C8372/1090/90): Stamboll, 1 nëntor 1928 dhe FO 371/12846 (C8804/1090/90): Durazzo, 20 nëntor 1928.

653AQSh, F.151, Dok.66, viti 1928, fl.28. Legata shqiptare-MPJ të Shqipërisë, Ankara 19 tetor 1928. 654 Bilal N. Simsir, Ataturk’ten…, f.6.

168

Page 208: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mirëpo kjo intervistë nuk u përgënjeshtrua asnjëherë nga qeveria turke dhe pas disa

ditësh, u ribotua përsëri nga gazeta “Vakit”[Koha]655.

Shtypi vazhdonte të bënte punën e tij, lajme të ndryshme botoheshin në

gazetat turke të cilat vazhdonin ta mbështesnin udhëheqësin e Turqisë. Ato, në

shkrimet e tyre, për një kohë të gjatë vazhduan të shkruajnë për Mbretin Zog, si

Ahmet bej, e jo shkëlqesia e tij Mbreti Zogu i parë.

Sipas raportimeve që bënte konsullata jonë në Stamboll, në artikujt që

botoheshin tashmë me shkronjat e reja latine, shkruhej kundër regjimit monarkik të

Shqipërisë656.

Krahas opinioneve të shtypit, shkak tjetër mendoj se ishte edhe fjala e Gaziut

në një moment emocional mes miqsh, i cili është shprehur kundër njohjes së

ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, gjë që u shfrytëzua nga politikanët turq që

e rrethonin të cilët i’a bënë të njohur shtypit vendas dhe të huaj. Arsye tjetër dhe

kryesore mendoj se janë, dyshimet e Ataturkut, mbi lidhjet dhe marrëveshjet që

kishte firmosur Shqipëria me Italinë. Frika, që ata kishin nga politika e jashtme

italiane për kthimin e Shqipërisë në një satelit të saj, sepse diheshin interesat e

qeverisë italiane të Musolinit për Ballkanin dhe për zonën e Antaljas.

Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-turke tërheq vëmendjen artikulli “Kërkohet

një korrespondent”! që u botua në gazetën “Vakit”. Në këtë artikull shkruhej: “Dikur

dërguam në Shqipëri një korrespondent Ahmet Muhtarin [Zogollin], jeton, çfarë pune

bën, me se merret? Prej tij s’kemi marrë asnjë lajm”657.

Pas botimit të këtij lajmi nga Tirana vjen një telegram ku vetë Zogu përgjigjej:

“Jam mirë, Jam në Shqipëri, Unë jam mbreti i shqiptarëve; të gjitha detajet po ua

dërgoj me postë. Mbreti Zogu I- shkruante ai”658.

Duke u shprehur në këtë mënyrë ata donin të nënvleftësonin ose të ulnin

figurën e Ahmet Zogut, por faktet tregojnë të kundërtën. Ahmet Zogu i tregoi

konkretisht me vepra aftësitë e tij intelektuale, drejtuese dhe organizuese në të mirë të

popullit shqiptar. Që në moshën 23 vjeçare ai u dallua si politikan i zoti, u zgjodh

ministër i brendshëm e më pas kryeministër duke e konsoliduar më tej shtetin

655Vakit, 11 Ekim 1928, s.1-2. 656AQSh, F.151, Dok .nr.65, v.1928, fl.149, Stamboll, 6 shtator. 657 Tajfun Atmaca , “Kral Zogo ve Atatűrk”, Ankara: 2007, s.74. 658 Tajfun Atmaca , “Kral Zogo ve Atatűrk”, Ankara: 2007, s.75.

169

Page 209: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shqiptar. Me reformat që kreu e orientoi vendin drejt demokracive të përparuara

europiane. Ai e përdori pushtetin e gjerë që zotëronte gjatë mbretërimit të tij jo vetëm

për të stabilizuar vendin, por edhe për të bërë realitet forcimin e karakterit kombëtar të

shtetit shqiptar.

Kundër tij, në atë kohë edhe më vonë, u shkrua shumë. U shkrua me doza të

forta kritike, u nxi figura e tij politike, iu vunë nofka të ndryshme. Është e

rëndësishme që të gjithë politikanët e huaj që e kanë njohur nga afër e vlerësojnë

personalitetin e tij, veçanërisht në fushën ushtarake, dhe politikën e jashtme659.

Duke përgënjeshtruar lajmet e shtypit të huaj sikur populli Turk kërkonte që

edhe Mustafa Qemali të bëhej mbret, gazeta “Akşam” shkruante: “Mustafa Qemali

nuk mund të bjerë nga kryesia e Republikës nëMbretëri”660. Më tej nënvizonte kjo

gazetë, për Gaziun kurora mbretërore, ishte po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa

edhe pushtimi i huaj, prandaj ai i kishte luftuar me të njëjtën forcë që të dyja, si njërën

ashtu edhe tjetrën661. Megjithatë duke e njohur mënyrën e qeverisjes së tij mund të

themi se vetë Mustafa Qemali praktikisht vepronte si mbret nën maskën e Republikës.

Duke ngulur këmbë në qëndrimin e qeverisë së vet gazeta shtetërore

“Republika” [Cumhuriyet] në artikullin e saj “Vendosja e mbretërisë në Shqipëri”

shkruante: “ Cili do të jetë qëndrimi i qeverisë sonë? Ajo i kërkonte qeverisë së vet të

mos ta njihte shpalljen e mbretërisë shqiptare dhe ta shtynte këtë akt pa kohë të

caktuar, madje i kërkonte edhe tërheqjen e ministrit turk nga Tirana”662.

Idetë republikane të Ataturkut, e shtynin atë të mendonte se vendosja e

monarkisë në një vend të prapambetur dhe që aspironte për një zhvillim të shpejtë,

përbënte një fatkeqësi të vërtetë. Kjo u vu re në një debat që ai pati me Asaf

Xhaxhulin të ngarkuarin me punë të legatës shqiptare, në një pritje në Ankara, në

hollin e “Palace Hotel”. Pranë përfaqësuesit shqiptar, ai pa të ulur edhe ambasadorin

italian, dhe menjëherë i drejtohet shqiptarit, “Asaf bej, po shoh shumë karikatura në

gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po përgatisni një operetë?- duke aluduar për

659 Personaliteti i Mbretit Zog, sipas ambasadorit anglez, R.H.Hodgson, për më tepër shih; AIH, Fondi Public Record Office (PROF)- London L, 573, Raporti Vjetor i Legatës Britanike në Durrës “Mbi personalitetet politike shqiptare”, Durrës 4.02.1935 nga R.H. Hodgson. shih. edhe Huge Grant, Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur, Tiranë: 1994, f.64.

660 Në gjuhën turke kjo fjali është : (Reisicumhurlaktan kralliğa sukut edemez). 661AQSh, F.151, D.nr.65, v. 12928, fl.195-196, Ankara 12 shtator 1928. 662 AQSh, F.151, D.nr.66, viti 1928, fl.28: Legata shqiptare- MPJ të Shqipërisë, Ankara 19 tetor

1928.

170

Page 210: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

fotografinë në grand uniformë të mbretit Zog. Gjithsesi -vazhdoi ai- “çfarë nuk shkon

me Republikën? Përse ju mendoni se është e nevojshme të keni një mbret? Dhe për

më tepër ju po ndiqni një politikë të rrezikshme. Italianët do t’u përdorin për t’u

infiltruar në Ballkan663!

Duke u nisur nga situata e krijuar, Ministri i Jashtëm Iljaz bej Vrioni thirri të

ngarkuarin me punë ad interim të Turqisë në Tiranë, Fuad Beun. Ai në lidhje me

takimin e zhvilluar i dërgoi Ankarasë një raport: “Sonte më thirri Ministri i Jashtëm.

Menjëherë pasi u takuam, më tregoi një shkrim të botuar në gazetën “Vakit” të datës

11 tetor, e cila e kishte marrë artikullin nga gazeta “Le Pettit Parisien” dhe deklaroi

se: I drejtohem mikut tim Fuat bej, sepse, ai nuk është më në cilësinë e përfaqësuesit.

Ju keni përdorur fjalë të rënda për mbretin tonë si “ky farë burri”. Ashtu siç i kam

thënë edhe më parë ministrit turk në Tiranë, Tahir Lutfi beut, se Shqipëria dëshiron që

Turqia t’a njihte Mbretërinë shqiptare, por në rast të kundërt ajo do shihte punën e saj

dhe s’do t’i kushtonte asnjë rëndësi këtij problemi. “Mos vallë kini ndërmend të na

shpallni luftë..?664 Në fund ai i kërkoi diplomatit turk që qeveria e tij të deklaronte me

anë të shtypit se kjo intervistë, nuk ishte një deklaratë zyrtare dhe se nuk do të

përcaktonte qëndrimin e qeverisë turke ndaj shtetit shqiptar. Kishte filluar periudha e

ftohtë e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Turqisë665.

Problemet me Turqinë, nuk e shqetësonin fort Zogun, pasi ai e ndjente se

tashmë nuk e kishte të domosdoshme të mbante lidhje më me Mustafa Qemalin. Ishte

më e nevojshme që Shqipëria të shkëputesh nga ndikimi negativ i Turqisë. Në këtë

drejtim mori një sërë masash midis të cilave edhe nxjerrjen e një urdhëri të fshehtë që

ndalonte importimin e gazetave turke në Shqipëri666. Krahas këtij veprimi, për të

treguar shkëputjen nga Turqia, ishte edhe ndryshimi i emrit nga Zogolli, në Zogu

663 Niyazi Ahmet Banoğlu, Nükte, Fikra ve Çizgilerle Atatürk, Istanbul: Ikinci Kitap, 1954, F.11: shih: Lord Kinross, Atatűrk bir miletin yeniden doğuşu, Istanbul: Altin Kitaplar Yayinevi, On ikinci basim, 1994, f.416, dhe S.Shkupi, “ Të huajt për Ataturkun”, botuar në përmbledhjen, “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvështrimin shqiptar”, Tirane: Shtëpia Botuese Koha, 1998, f.146.

664AMPJ- Shqipëri-Turqi, 1926-1931: “Një faqe nga marrëdhëniet Turqi-Shqipëri” , 18.11. 1931: shih. Bilal N. Simşir, Atatürkten …, f.6.

665 Hikmet Oksuz, Ataturk dönemi Turk-Arnavut ilişkileri, Güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul: 1998, no.12, s.211.

666Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi (Arkivi i Kryeministrisë së Republikës Turke), 30 aralik 1928, Fon Kodu.030, yer no: 233.570:11: Sipas raporteve të përfaqësive Turke në Tiranë që nga 11 shtatori 1928, hyrja e shtypit turk dhe ekspozimi i fotove të Mustafa Qemalit në faqet e shtypit shqiptar ishte ndaluar në mënyrë kategorike): AQSh, D, 66, v.1928, Legata –Ministisë së Punëve të Jashtme, Ankara, 19 tetor.

171

Page 211: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

duke i hequr prapashtesën turke “oğllu”. Ai e kreu këtë veprim, për të forcuar imazhin

e tij, si një mbret kombëtar shqiptar.

Tendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke Mbreti Zog e shihte si shprehje të

vullnetit të tij politik dhe drejtimit që ai do t’i jepte monarkisë në politikën e jashtme.

Ai, dëshironte të ishte më tepër një mbret europian dhe jo si një mbret apo pasardhës

sulltanor lindor. Në të vërtetë ai u mundua të ishte mjeshtër në politikën e jashtme

sidomos në marrëdhëniet me fqinjët.667.

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, më 19 tetor 1928,

e njoftoi Ministrin e Punëve të Jashtme Iliaz Vrioni, mbi mbërritjen atje të Tahir Lutfi

Beut. Pas një takimi që ai kishte patur me të, Tahir Lutfiu, i kishte deklaruar se do të

bënte çmos për zhdukjen e mosmarrëveshjeve midis dy shteteve dhe njohjen e

Monarkisë shqiptare. Por, Tahir Lufiu nuk kishte harruar të shfaqte edhe zemërimin e

tij mbi ndalimin e hyrjes së shtypit turk në Shqipëri, si dhe atakimin që një gazetë

shqiptare që dilte në Bari i kishte bërë Turqisë. “Dhe kështu - vijonte me të drejtë

Asaf Xhaxhuli,-duke ditur fare mirë atakimet e tyre dhe më tepër personale e

qesharake guxojnë dhe të ankohen”. Sipas tij, Tahir Lutfiu nuk kishte ardhur për

pushime, por për të takuar Ataturkun668.

Më 1 nëntor 1929, Asaf Xhaxhuli, raportoi mbi kthimin evizitës nga ana e

Tahir Lutfiut dhe se ai, ende nuk kishte mundur të takohej me Mustafa Qemalin.

Megjithëse, Ministri i Jashtëm Tevfik Ruzhdi, rezervohej të takohej me diplomatin

shqiptar dhe të bisedonte me të mbi njohjen e regjimit, nga sjelljet e tyre ndaj

përfaqësisë shqiptare kuptohej lehtë se i vetmi person që insistonte ishte kryetari i

Republikës Turke. Përfaqësuesit shqiptar, këtë fakt ia kishin bërë të ditur edhe

personalitete të tjera politike, midis tyreedhe deputetë turq669.

Pas përpjekjeve për t’a kapërcyer këtë situatë qeveria shqiptare mbajti qëndrim

indiferent. Ministri i Jashtëm Iljaz Vrioni udhëzoi legatën shqiptare në Ankara të mos

bënte asnjë ndërhyrje pranë qeverisë turke lidhur me njohjen e mbretërisë

667 B. J. Fischer, Ahmet Zogu - Mbreti shqiptar midis dy luftrave, Tiranë: “AIIS”, 2010, f.84. 668AMPJ, D.66, V.1928, fl.28. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf

Xhaxhuli, për ministrin e Punëve të jashtme Iliaz Vrioni, 10.10.1928. 669AMPJ, D.66.V.1928, fl.31. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli

për MPJ Iljaz Vrioni. 1.11. 1928.

172

Page 212: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shqiptare,670 dhe vetë personeli i saj filloi të tregohej i rezervuar ndaj autoriteteve

turke për këtë problem.

Ministri [ambasadori] shqiptar në Ankara, Rauf Fico duke e njohur më nga

afër situatën në marrëdhëniet shqiptaro-turke, nuk denjoi të merrte pjesë në pritjen e

dhënë nga Ministria e Jashtme Turke me rastin e vizitës të delegacionit të qeverisë

italiane kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Dino Grandi, megjithëse një nga

qëllimet e kësaj vizite ishte që ta bindte Ankaranë të njihte Mbretërinë shqiptare671.

Ndërkohë u pezullua nisja nga Tirana e z. Xhafer Vila, i cili ish emëruar

ambasador i ri në Ankara672.

Qëndrimi i Turqisë shkaktoi keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve

shqiptaro-turke. Rauf Fico, ministri shqiptar në Ankara, për të mos marrë pjesë në

pritjen që do të jepej nga Mustafa Qemali për trupin diplomatik, filloi përgatitjet e

largimit nga Ankaraja. Para largimit ai do të ftohej për një çaj në Ministrinë e Jashtme

Turke, por ftesën nuk e pranoi dhe u kthye në Tiranë673.

Mosnjohja e monarkisë si formë politike e shtetit shqiptar, nga ana e shtetit

turk e nxiti trupin diplomatik në Ankara të ndërmarrë një hap kolektiv, me të cilin

dënoi qëndrimin e qeverisë turke. Dekani i tij, ambasadori i Gjemanisë, M. Nadolni

në një takim ma Asaf Xhaxhulin deklaroi: “Sjellja e qeverisë turke është e

palogjikshme dheqesharake”. Ju - vijoi ai duhet t’u jepni të kuptojnë turqve se artikujt

e shtypit francez, përsa i përket Mustafa Qemalit janë me prapaqëllim dhe janë

manovra të francezëve. Pra, turqit duhet t’i zemërohen shtypit francez dhe Francës e

jo Shqipërisë. Ndryshimi i formës politike të një shteti u përgjigjet nevojave dhe

interesave të brendëshme të vendit dhe të huajt s’kanë të drejtë të përzihen në to.

Dihet mirë që Gazi Mustafa Qemali për Shahun e Persisë s’tregon asnjë pengim të

tillë674. Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Turqi, G. Klerku, mbasi kishte

670AQSh, v.1928. dos.66, fl.152, MPJ e Shqipërisë -Legatës shqiptare në Ankara , 25 shtator 1928. 671AQSh, v.1928, dos 66, fl.168, Ankara, 28 shtator 1928. 672 Liria Kombëtare, 1 nëntor 1928. 673AQSh, F.151, dok.463: viti 1929, fl.30: Legata shqiptare -MPJ në Tiranë, Ankarasë 30 maj 1929. 674AMPJ, d.66. v.1928, fl.32. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli

për Mininstrin e Punëve të jashtme Iljaz Vrioni. 1.11. 1928. Bilal N. Simsir, “Atatűrk’ten elçi Ruşen Eşref Ünaydin’a yőnerge” , in “Prof. Dr. Ahmet Şűkrű Esmer Armağan”, Ankara: 1981, s.5-6:

173

Page 213: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shfaqur habinë e tij, do ti deklaronte Asaf Xhaxhulit se: “Këto që bëjnë turqit janë

reklamë dhe s’kanë ç’bëjnë, shumë shpejt edhe ata kanë për ta njohur”675.

Studiuesit shqiptarë të këtyre marrëdhënieve, midis Turqisë dhe mbretit Zog,

japin opinione të ndryshme për qëndrimin e Mustafa Qemalit.

Kështu Gazmend Shpuza, ka shkruar se qëndrimi mosmiratues, që mbajti

Mustafa Qemali, ndaj shpalljes së Mbretërisë shqiptare, ishte një qëndrim i drejtë, që

përputhej si me parimet e tij republikane ashtu edhe me interesin e të dyja palëve për

ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke676.

Kopi Kyçyku, shkruan se Ataturku shpresonte dhe parashikonte që

marrëdhëniet në mes dy vendeve të zhvilloheshin një ditë normalisht prandaj ai

tërhoqi vetëm ministrin Tahir Lutfiun, pa e mbyllur përfaqësinë677.

Ndërsa historiografia shqiptare, shkakun për ftohjen e marrëdhënieve midis

dy vendeve e vendosi tek lufta e ashpër e qeverisë së re Turke për përmbysjen e

Kalifatit dhe suprimimin e sulltanatit678.

Megjithatë, duhet të theksohet se, ndryshimi i formës së regjimit të një shteti

është një e drejtë e pamohueshme legjitime e tij. Prandaj Zogu bëri përpjekje të

mëdha për të goditur destabilizimin e brendshëm të shtetit shqiptar si kusht për ecjen

përpara të vendit dhe arriti të realizoi bashkimin politik të tij.

Së dyti, insistimi i Mustafa Qemalit për mosnjohjen e tij si mbret, kishte lidhje

edhe me revolucionet që ai kishte zhvilluar në vendin e tij, dhe që shpresonte të kishin

jehonë në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri.

Së treti, Ataturku, akoma vazhdonte ta shikonte Shqipërinë sipas mentalitetit

të vjetër të shtetit teokratik perandorak, si një shtet satelit të Turqisë, dhe së fundmi,

mendoj se mosnjohja e regjimit të ri shqiptar ishte “kapriço” politike e Ataturkut, i cili

në një nga momentet e “veçanta” të tij, foli për një problem të cilën nuk ishte në

gjendje ta tërhiqte më mbrapa. Prandaj çdo përpjekje për ta justifikuar qëndrimin e tij

në këtë kohë, për ne nuk do të kishte baza. I gjithë ky reagim i liderit të një vendi ndaj

675AMPJ, D.66.V.1928, fl.32. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli për Ministrin e Punëve të Jashtme, Iljaz Vrioni. 1.11. 1928.

676 G. Shpuza, Ataturku dhe shqiptarët..., f.70. 677 K.Kyçyku, Aspekte në marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë viteve 20-30, në: Studime Historike

nr.2, Tirane: 1986, f.62. 678Historia e popullit shqiptar..., Vëll. III, f.269.

174

Page 214: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

formës institucionale shtetërore binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare kur çdo shtet

ka të drejtë të qeveriset sipas dëshirave dhe bindjeve politike që ka.

Megjithatë, qeveria shqiptare iu përmbajt deri në fund qëndrimit të saj, i cili

ishte për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë, vetëm se kjo nga

ana e saj duhej të njihte regjimin mbretëror në Shqipëri. Pranë Mustafa Qemalit,

ndërhynë qeveri të ndryshme që ai të mos mbante atë qëndrim të padrejtë ndaj

Shqipërisë. Krahas tyre edhe qeveria Italiane, filloi një fushatë aktive diplomatike mbi

këtë problem.

Më 11 shtator 1928, Musolini urdhëroi Orsini Baroninambasadorirn e Italisë,

në Ankara, për të ndërhyrë tek Ministri i Jashtëm Tevfik Rüştü Aras, që ai të arrinte

t’a bindte Mustafa Qemalin për të njohur regjimin e ri shqiptar. Kjo, sipas Musolinit

do të përbënte një akt miqësie ndaj Italisë dhe do të ndikonte që edhe shumë shtete të

tjera të njihnin mbretërinë shqiptare679. Krahas diplomatëve të huaj, ndërhynë edhe

ministra të qeverisë së Turkepranë Mustafa Qemalit, midis tyre edhe Tefik Rushdiu

që do t’i luteshin ta njihte monarkinë shqiptare. Ai jo vetëm vazhdoi të refuzonte por

tërhoqi edhe ambasadorin e tij nga Tirana duke lënë në vend të tij si ad-interim

[charge d’affaires] sekretarin e parë të legatës Fuatin. Si kundërpërgjigje edhe mbreti

Zog, kreu të njëjtin veprim, hoqi ministrin shqiptar nga Ankaraja dhe e dërgoi të

kryejë detyrën në Beograd680.

Gazeta “Cumhuriyet” (Republika), në lidhje me tërheqjen e ministrit turk nga

Tirana, theksonte se ky akt gjeti jehonë në qarqet e qeverisë qendrore në Ankara.

Ardhjen me leje të ministrit turk në Ankara, qeveria turke do ta shfrytëzonte për

marrjen e të dhënave të sakta në lidhje me gjendjen e re të Shqipërisë, për tu siguruar

për njohjen e regjimit monarkik681. Tërheqja e ambasadorit turk shënoi edhe uljen e

nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në shkallën e të ngarkuarve me

punë, detyrë që do të kryhej nga sekretarët e legatave përkatëse682.

Disa muaj më vonë, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Ankara, pyeste

Tiranën se çfarë qëndrimi duhet të mbante ai në festën e 6-vjetorit të Republikës

Turke si dhe ndaj qeverisë së re që sapo ishte zgjedhur. Përgjigja zyrtare nga Tirana

679Documenti Diplomatici Italiani,(DDI), Seria 7, vol VII, dok.nr.643, p.563. Telegram i Musolinit për ambasadorin e Italisë në Stamboll Orsini Baroni. 11.9.1928.

680 Gazeta, Le Petit Parisien, Paris 16 tetor 1928. 681AQSH, F. 151, D.nr.65, v.1928, fl.170. Legata e –MPJ, Ankara 5 tetor. 682 G. Shpuza, Ataturku dhe shqiparët…, f.66.

175

Page 215: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

do të ishte, që ai udhëzohej t’i komunikonte qeverisë Turke, se Shqipëria për arsye

“financiare” do t’a mbyllte legatën683.

Më 27 tetor 1928, agjencia franceze e lajmeve “Havas” komunikonte se

Ambasadori Italian Orsini Baroni që shkonte me detyrë në Ankara, do të sillte një

letër të Musolinit, për t’ia dorëzuar Mustafa Qemalit, me të cilën ai ofronte

ndërmjetësinë e Italisë për çështjen e njohjes së Mbretërisë Shqiptare nga Turqia684.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Iljaz bej Vrioni urdhëronte zyrën e shtypit që ky lajm të

mos botohej685.

Amabasadori italian në Turqi në raportin dërguar Musolinit, theksonte se në

bisedën e zhvilluar me Ministrin e Jashtëm Tefvik Rüştü Aras, ky i kishte lënë të

kuptohej se ishte shumë i shqetësuar se mos arrihej ndonjë marrëveshje e mundshme

mes Francës dhe Italisë dhe në mënyrë të veçantë, për mosnjohjen e Monarkisë

shqiptare nga Ataturku. Sipas tij, një rol të madh në acarimin e marrëdhënieve me

Shqipërinë, kishte luajtur shtypi anglez dhe francez. Shtypi i këtyre vendeve,

megjithëse nuk kishin patur ndikim brenda Turqisë, sepse dihet që shtypi i brendshëm

ishte i kontrolluar, kishte shërbyer për rritjen e elementëve kundërshtarë të Ataturkut

që ndodheshin jashtë Turqisë.

Orsini Baroni, shkruante se në fjalën e tij, i kishte deklaruar ministrit të

jashtëm Turk: “Ne e dimë se ju keni qenë gjithmonë pro, por ka kundërshtuar

Ataturku dhe se Ismet Pasha bashkë me ty jeni të detyruar të mbroni idetë e tij

shtetërore pavarësisht se jeni kundra”686. Ministri i Jashtëm Turk kishte deklaruar që

Ataturku nuk e njihte regjimin e ri shqiptar, jo se ishte kundër shqiptarëve, por sepse

nuk donte që të shtoheshin më tepër thashethemet, sipas të cilave ai kërkonte të bëhej

mbret i Turqisë. Pra ky gjest i monjohjes së Shqipërisë, sipas tij nuk kishte aspak

karakter antiitalian. Ndërsa, më tutje theksonte se ai do të mundohej të ndikonte tek

Mustafa Qemali që ai të njihte mbretërinë shqiptare. Tefik Ruzhdiu si gjithmonë

683 Bilal N.Şimşir, “Atatűrk’ten Elci Ruşen EşreF Ünaydin’a yőnerge” , in “ProF. Dr. Ahmet Şűkrű Esmer Armağan”, Ankara: 1981, f.5-6.

684 Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Seria 7, vol VII, dok.nr.63, p.563. Telegram i Musolinit për ambasadorin e Italsië në Stamboll Orsini Baroni. 11.9.1928.

685 AQSH, F.151, D.nr.65, v.1928, fl.258. Që më 23 tetor kjo agjenci i kishte shkruar zyrës së shtypit në Tiranë nga Parisi. Parashikohej se Italia do të demantojë pranë qeverisë turke për t’i kërkuar asaj njohjen e Shqipërisë. Gjithashtu parashikohet se ky demarsh nuk do të japë ndonjë përfundim për arsye të refuzimit të mëparshëm.

686Documenti Dipomatici Italiani..., dok.nr.63, f.71, Telegram i Musolinit, për ambasadorin e Italisë në Stamboll Orsini Baroni, 11.11. 1928,

176

Page 216: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kishte premtuar se do të angazhohej seriozisht dhe se do të bënte gjithçka për të

shmangur çdo lloj pengese mes Turqisë dhe Shqipërisë687.

Pas disa muajsh kur përsëri shtypi i huaj njoftonte se, një nga detyrat kryesore

të këshilltarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Grandit, gjatë vizitës së tij

të ardhshme në Turqi do të ishte njohja e Ahmet Zogut për mbret nga qeveria turke688.

Qeveria turke vazhdonte të mbante qëndrim të ftohtë ndaj përfaqësisë

shqiptare në Ankara. Ditën e festës së pavarësisë, kur legatën shqiptare e vizituan për

të shprehur urimet e tyre të gjithë ministrat e huaj, nga autoritetet turke nuk kishte

vajtur askush. I vetmi që përcolli urimet e tij ishte ministri i Mbrojtjes Kombëtare,

Mustafa Abdylhalik Renda që dihej se ishte me origjinë shqiptare nga Janina. Ai do të

dërgonte një karolinë urimi nëpërmjet shefit të kabinetit689.

Pas kësaj ngjarjeje qëndrimi i përfaqësisë sonë ndaj ftesave dhe eventeve të

ndryshme që zhvilloheshin në Ankara do të ishte indiferent. Kështu Asaf Xhaxhuli do

të refuzonte një ftesë të dërguar nga Mustafa Qemali. Më 16 janar 1929, nëpërmjet

sekretarit të përgjithshëm të kryetarit të Republikës, u ftua edhe përfaqësuesi shqiptar

së bashku me të gjithë përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik në dasmën e vajzës së

adoptuar të Mustafa Qemalit690.

Diplomatët shqiptarë mundoheshin dhe përpiqeshin të evitonin me çdo mënyrë

kontaktet me administratën turke dhe nëpunësit e saj. Kjo gjë atyre u kishte shkaktuar

vështirësi të mëdha në vazhdimin e funksionimit të legatës. Prandaj duke pasur

parasysh këtë vështirësi të krijuar në ushtrimin edhe funksionimin e legatës, Asaf

Xhaxhuli kërkonte nga Ministria e Jashtëme që t’i komunikohej mënyra e sjelljes së

mëtejshme të trupit diplomatik shqiptar691. Përgjigja e Ministrisë nuk do të vononte.

Urdhërohej që kjo përfaqësi të mbante të njëtin qëndrim, duke evituar çdo lloj

kontakti me funksionarët turq. Ndërsa me përfaqësuesit e shteteve të tjera duhet të

kishin të njëjtat marrëdhënie si më parë692.

687Documenti Diplomatici Italiani…,vep. e përm. dok, nr.63, f.72-73. 688AQSH, D.nr.66, v.1928, fl.37, Ankara 17 janar 1929. 689AMPJ, D.66.V.1928, fl.33. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf

Xhaxhuli, për ministrin e Punëve të jashtme Iliaz Vrioni, 29.11. 1928. 690 Po aty,d.66, v.1928, fl. 37. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara Asaf Xhaxhuli

për zëvendësministrin e Punëve të jashtme, Milto Tutulani. Ankara 17.1.1929. 691 Po aty, d.463, v.1929, fl.2. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf

Xhaxhuli, për zëvendësministrin e Punëve të jashtme Milto Tutulani. 12.2.1929. 692 Po aty, fl.5. Letër Zëvendësministrit të punëve të jashtme Milto Tutulani për Legatën shqiptare

në Ankara. 4.3.1929.

177

Page 217: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në janar të vitit 1929, Rauf Fico, ish-amabasadori i parë shqiptar në Turqi, u

emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ai ishte një figurë e rëndësishme

diplomatike e viteve 30-të në vendin tonë. Rauf Fico, si një ish-ambasador693, u

përpoq të gjente rrugë të ndërmjetme jo zyrtare për të rregulluar marrëdhëniet midis

dy vendeve. Atëherë ai i’u drejtua në mënyrë jo zyrtare kryeministrit Turk, Ismet

Inonysë, me të cilin kishin qenë liceistë në liceun e Gallatasarait në Stamboll dhe që e

kishin ruajtur miqësinë. Krahas tij, iu drejtua edhe Ministrit të Jashtëm Tefik Ruzhdi

beut, që të gjenin rrugë për t’i dhënë fund gjendjes ekzistuese në marrëdhëniet turko-

shqiptare694.

Ahmet Zogu, kur pa që Mustafa Qemali vazhdonte të insistonte në mos

njohjen e Mbretërisë duke nxjerrë vështirësitë ekonomike, urdhëroi kthimin e

diplomatit shqiptar që ndodhej në Ankara dhe më vonë tërhoqi edhe konsullatën e

Stambollit duke i lënë Italisë detyrën për t’u marrë me të drejtat e shqiptarëve që

jetonin në Turqi695.

Më 24 shkurt 1929, konsulli shqiptar i Stambollit Nezir Leskoviku raportonte

se në një pritje të organizuar nga ambasada gjermane, ambasadori austriak, August

Kral, i deklaronte në mënyrë konfidenciale lidhur me një bisedë që kishte zhvilluar atë

ditë me Tevfik Rushdiun, ku ndër të tjera e kishte pyetur: “Me të gjitha shtetet e huaja

e sidomos me ato të Ballkanit jeni duke lidhur marrëveshje të ndryshme dhe po

ndërtoni relacione të mira. Po me Shqipërinë ç’do bëni? Sepse, unë duke qenë

dashamirës i të dyja palëve më intereson të shoh dy popuj të cilët janë destinuar të

jenë gjithmonë miq të mirë me njëri-tjetrin696. Përgjigja e Tefik Ruzhdiut ishte: “Keni

të drejtë, por kjo çështje ka të bëjë më shumë me politikën tonë të brendshme dhe për

këtë arsye jemi të detyruar të presim dhe pak. Bashkë me këtë s’ka dyshim se së

shpejti kjo çështje do të marrë fund…”697.

693 Me këtë rast në shtypin anglez u shkrua se Rauf Fico ishte njeriu më i kulturuar i këtij vendi. Kur u desh të krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbullua grupi që organizoi Shqipërinë e sotme. Edhe në përmasat europiane ministri shqiptar është një njeri me kulturë të shquar. Zotëron plotësishtë gjashtë gjuhë London, 13.3.1930, “Rauf Fico është një nga burrat më të aftë por edhe më të shquar të Ballkanit”. Poster Lloyd Diplomaten Zeitung, Heft 4, 269.

694 G. Shpuza, Ataturku…, f.70-71. 695AQSh, F.151, Dos.132, v.1932, fl.6. MPJ e Shqipërisë-Legatës, 10 maj 1933. 696Po aty, dos. 132, v.1932, fl.6. Letër Konsullit të Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku, për

Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Milto Tutulani, 24 .2.1929. 697 AQSh, dos. 66, V.1928, fl.6, Letër e konsullit të Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku,

Zv.ministrin e Punëve të Jashtme Milto Tutulani, 24.2.1929.

178

Page 218: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Gjatë gjithë kohës vazhdonte, i njëjti qëndrim, Ministri i Jashtëm Turk dhe

disa funksionarë të tjerë përpiqeshin të ruanin një klimë më paqësore, me përfaqësinë

shqiptare, në Ankara.

Më 13 prill 1929, i ngarkuari me punë Asaf Xhaxhuli njoftonte se Ministri i

Jashtëm Turk do të niset në Konferencën e Çarmatimit në Gjenevë dhe për ta përcjellë

kishte për të dalë edhe trupi diplomatik. Pavarësisht indiferentizmit të përfaqësisë

shqiptare edhe kjo ishte ftuar në këtë ceremoni698.

Më 26 prill 1929, Nezir Leskoviku raportonte nga Stambolli se në një pritje të

organizuar me rastin e përvjetorit të kurorëzimit të shahut nga konsullata e Persisë,

konsulli i përgjithshëm i Greqisë Saqillaropullos, i kishte deklaruar atij, se kishte

informacione që Partia Popullore e Turqisë699 më në fund kishte vendosur ta njihte

regjimin monarkik të Shqipërisë700.

Nezir Leskoviku, gjithashtu, raportonte se kohët e fundit gazetat turke kishin

filluar ta ndryshonin qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë. Kjo, dukej edhe nga fakti se

ato kishin filluar të përdornin fjalën Kral [Mbret] për lartmadhërinë e tij Mbretin Zog

I, fjalë të cilën më parë nuk kishin dëshirë ta artikulonin aspak nëpër shkrimet e

tyre701.

Në një vizitë, që Asaf Xhaxhuli i bëri Ambasadorit Italian, Orsini Baroni në

maj të vitit 1929, ky i fundit i tregoi mbi një bisedë të zhvilluar me Ministrin e

Jashtëm Turk në Romë lidhur me njohjen e regjimit monarkik të Shqipërisë. Ndër të

tjera ai e kishte pyetur Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, mbi një artikull që

kishte lexuar në një gazetë franceze, sipas së cilës Ankaraja do të tërhiqte edhe të

ngarkuarin me punë nga Tirana. Tevfik Rushdi (Aras), jo vetëm i kishte

përgënjeshtruar fjalët por deklaroi se po përpiqej me të gjitha forcat, për të

përmirësuar marrëdhëniet turko- shqiptare702.

698AQSh, D.66, V.1928, fl.16, Letër e të ngarkuarit me punë, të Shqipërisë, në Ankara, Asaf Xhaxhuli për zëvendësministrin e Punëve të jashtme Milto Tutulani, 13.4.1929.

699 Partia Popullore, ose Halk Firkasi, u Formua në 8 Prill 1923. Në 9 shtator 1923 kryetar i saj u zgjodh Mustafa Qemali për më tepër shih: A.Ishan Gençer-S.Ozel, Inkilap Tarihi, Istanbul: Genitlemiş Sekizinci Basim, Der Yayinalari, 2001, f.219.

700AMPJ, D. 463, V.1929, fl.20. Letër e konsullit të Shqipërisë, në Stamboll, Nezir Leskoviku, për ministrinë e punëve të jashtme Rauf Fico, 26. 4 1929.

701 AMPJ, d.463, V.1929, fl.21. Letër e konsullit të Shqipërisë, në Stamboll, Nezir Leskoviku, për ministrinë e punëve të jashtme Rauf Fico, 26. 4 1929.

702 AMPJ, d.463, V.1929, fl.33. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, për Ministrin e Punëve të jashtme, Rauf Fico. 19.5.1929.

179

Page 219: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Disa kohë më vonë, po ky ministër, Tevfik Ruzhdi beu, gjatë një vizite në

Romë, i zënë ngushtë nga gazetarët bëri një deklaratë ekuivoke. Ai tha se:“

marrëdhëniet turko-shqiptare karakterizoheshin nga një miqësi e ngushtë se

ekzistenca e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve vërtetonte se midis tyre

s’ekzistonte asnjë lloj mosmarrëveshjeje, porse qeveria e Ankarasë s’mund ta njihte

mbretërinë shqiptare, për shkak të disa çështjeve të saj të brendëshme”703.

Mënyrës së sjelljes dhe qëndrimit që po mbante Mustafa Qemali në lidhje me

mosnjohjen e shtetit shqiptar, i shtohej dhe mosaprovimi i saj nga legata shqiptare në

Ankara. Qeveria Turke nuk harronte të ftonte edhe përfaqësinë shqiptare në të gjitha

ceremonitë e organizuara nga protokolli, por trupi diplomatik shqiptar herë përgjigjej

me neglizhencë dhe herë tregonte mosdëshirë dhe nuk ishte paraqitur në shumë nga

këto evente, veprim gjë që krijonte ftohje edhe më të madhe.

Pas refuzimit disa herë, pala turke filloi të mos u dërgonte ftesa704. Me rastin e

mbylljes së përfaqësisë shqiptare në Ankara, i ngarkuari me punë i Shqipërisë, Asaf

Xhaxhuli, më 8 tetor 1929, i bëri një vizitë lamtumire Ministrit të Punëve të Jashtme

Tevfik Rushdiut. Në këtë takim ai i deklaroi se shkak i mbylljes së përfaqësisë

shqiptare ishin “shkaqet financiare” dhe se nga Turqia, po largohej me ndjenja më

miqësore705.

Ndërsa konsulli shqiptar në Stamboll, Nezir Leskoviku, i deklaroi shtypit turk

se mbyllja e përfaqësisë shqiptare në Ankara s’do të thoshte se marrëdhënieve

shqiptaro-turke do tu jepej fund706.

Ndryshe nga pala shqiptare, me përjashtim të konsullatës së Vlorës, Turqia

nuk e mbylli legatën e saj në Tiranë. I ngarkuari me punë ad interimi Turqisë, në

Tiranë, në fund të tetorit 1929, përpara se të nisej me pushime, i raportonte Ankarasë,

se kishte zhvilluar një vizitë pranë Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare Rauf

Ficos.

Rauf Ficoja i kishte folur me simpati të madhe për Turqinë dhe me respekt të

veçantë për Ataturkun. Ministri shqiptar i kishte përsëritur atij edhe njëherë faktin se

703Le Petit Nicois, Nice, 1 maj 1929 f.73. 704AMPJ, d.463, V.1929, fl.30. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf

Xhaxhuli për Ministrin e Punëve të Jashtme, Rauf Fico. 30.5.1929. 705Cumuriyet, 9 Ekim 1929. 706 AQSh, F.251, v.1929, d.151, fl.76. Letër e konsullit të Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku

për Ministrin e Punëve të Jashtme Rauf Fico. 18.10.1929.

180

Page 220: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

përfaqësinë në Ankara e kishin mbyllur për arsye financiare dhe se në janarin e

ardhshëm do të dërgonin përsëri atje një diplomat në cilësinë e të ngarkuarit me

punë707.

Mbyllja e përfaqësisë shqiptare në Ankara shkaktoi jehonë të madhe në Turqi.

Gazetat “Cumhuriyet” [Republika]708 dhe “Akşam’ [E Mbrëmjes]709 shkruanin se

Tirana do të mbyllte legatat e saj në Bukuresht e në Ankara për arësye financiare.

Mirëpo nuk ishte vetëm ky lajm, por shtypi filloi të fliste edhe për mbylljen e

konsullatës shqiptare në Stamboll dhe se detyrat për mbrojtjen e popullsisë së saj do

t’ia kalonin konsullatës italiane.

Konsulli shqiptar në Stamboll710, Nezir Leskoviku në një letër që i dërgonte

Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, duke qenë kundër këtij vendimi, ankohej

se, kjo gjë do ta zemëronte tej mase koloninë shqiptare të Stambollit dhe se ishte i

mendimit që kjo konsullatë jo që s’duhej të suprimohej por duhej të forcohej akoma

më shumë, duke e ngritur në rang kryekonsullate711 si të gjitha përfaqësitë e shteteve

të tjera në këtë qytet. Sipas tij, kjo do të ndikonte që Turqia, ta kuptonte më mirë

gabimin që kishte bërë, duke mos e njohur regjimin shqiptar712.

Më 9 janar 1930, Legata shqiptare në Londër njoftoi se gazeta “Belfast News

Letter” kishte botuar një artikull mbi marrëdhëniet turko-shqiptare. Sipas saj Musolini

në vizitën që Ministri i Jashtëm Turk kishte bërë në Romë, i ishte lutur atij të bënte

ç’ishte e mundur për të siguruar njohjen e Mbretërisë Shqiptare nga ana e Turqisë dhe

për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve713.

707Başbakanlik Cumhuriyet Arşivine (BCA), 14 Ekim 1929, 301 000, 233, 13, 570. 708Cumhuriyet, 6 ekim 1928. 709Akşam, 6 ekim 1928. 710AQSH, F, 151, D.nr.177, v.1930, fl.8. Letër private e Konsullit dërguar Ministrisë së Punëve të

jashtme, Stamboll 8 gusht. 711 AQSH, F.151, Dos. nr.463, v.199, fl. 64. Stamboll, më 9 shtator 1929. Sipas një botimi zyrtar të asaj kohe, Legata e Shqipërisë në Ankara ka vepruar në vitet 1926-1934.

Më pas, shënohet se ishte prapa në ushtrimin financiar vazhdues të vitit 1937-1938 dhe se ende nuk është hapur efektivisht. Ndërsa, kryekonsullata në Stamboll ka ekzistuar në vitet 1921-1929. Pas këtij viti u suprimua, pastaj u krijua rishtas dhe vazhdoi të ekzistonte edhe më 1937. Ndërsa për legatën turke thuhet se ka ekzistuar vazhdimisht qysh prej vitit 1926 e deri në 1937 kur jepeshin këto të dhëna. Për me tepër shih: Teki Selenica, Shqipëria më 1937, vëll.I, Tiranë:1937, f.135, 137, 140.

712AMPJ. D. 63, v.1929, fl.77. Letër e konsullit të Shqipërisë në Stamboll Nezir Leskoviku, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rauf Fico, 19.11.1929.

713 Po aty. D.178, V.1930, fl.7 në gazeta “ Belfast news letter”, 9.1.1930.

181

Page 221: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 22 maj 1930, në një dokument në gjuhën osmane, përshkruhet një bisedë

jo zyrtare e Rauf Ficos me një personalitet turk714. Ky ishte Rauf Orbay, një ndër

personalitetet e njohura dhe bashkëpunëtorët e afërt të Mustafa Qemalit715.

Ministri shqiptar i deklaroi atij se, qeveria shqiptare, duke qenë e detyruar të

bënte kursime të mëdha në buxhet, do të suprimonte edhe konsullatën e Stambollit

dhe se detyrat e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë mendonin t’ia ngarkonin një

shteti tjetër. Duke pasur parasysh lidhjet e përzemërta midis dy kombeve, ai shprehu

ndjenjat e tij të sinqerta dhe miqësore lidhur me Turqinë dhe kërkoi nga diplomati

turk që t’i jepej fund një orë e më parë gjendjes aktuale. “Jam më se i sigurt se me të

njëjtat ndjenja janë frymëzuar edhe anëtarët e tjerë të qeverisë turke e veçanërisht

shkëlqesia e tij, Ismet Pasha dhe Tevfik Rushdi beu716.

Nga ana e tij, Rauf Orbay u përgjigj se nuk mund ta dinte se ç’qëndrim do të

mbante qeveria e tij Republikane. Pastaj shtoi se Shqipëria, ishte aleate e natyrshme e

Turqisë, se lidhja e miqësisë midis dy vendeve ishte më e fortë se çdo traktat aleance

dhe kjo lidhje nuk mund të shkëputej për asnjë shkak, sepse miqësia shqiptaro-turke

mbështetej në interesa e ndjenja reciproke717.

Si argument ai solli edhe qëndrimin e qeverisë së tij ndaj antizogistëve që

ndodheshin në Turqi, e veçanërisht kortezinë që qeveria turke tregonte duke e mbajtur

të hapur ambasadën e saj në Tiranë, ç’ka nënkuptonte se, në mos zyrtarisht në mënyrë

të tërthortë ajo e njihte regjimin e Monarkisë. Prandaj ai mendonte se nuk do të ishte

një politikë e matur nga pikëpamja e interesave të të dyja palëve, që tani për tani të

këmbëngulej në çështjen e njohjes zyrtare të monarkisë. Më poshtë ai shtronte edhe

pyetjen se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë shqiptare nëse qeveria e tij do të

dëshironte ta ruante statukuonë e rezidencave. Megjithëse nga ana e Rauf Ficos nuk

jepej përgjigje konkrete, fakti që legata Turke vazhdoi të mbetej e hapur në Tiranë

714AMPJ, D.178, V.1930, fl.4, Letër në gjuhën osmane ku flitet për vizitën e një persoanliteti turk në Shqipëri dhe takimin e tij me ministrin e jashtëm Rauf Ficon, 27 maj 1930.

715 Hysein Rauf Orbay, ishte një nga burrat e shtetit të Turqisë. Minister i Luftës së Perandorisë Osmane në kohën kur në kruazierin Hamidije u nënshkrua Paqja e Mudanjas. Ai luajti një rol të rëndësishëm në luftën për pavarësi të popullit turk gjatë së cilës filloi edhe bashkëpunimi i tij me Mustafa Qemalin. Vizita e Rauf Orbait, në Shqipëri, përshkruhet edhe në dokumentat e arkivës së Republikës Turke;shih; BCA, Fon Kodu, 30100, Kutu no.233, Sira, no.6, Dosya gomlegi no.570.

716AMPJ, Dos.178, fl.4, viti 1930. Raport në osmanisht, mes një personaliteti Turk dhe Ministrit të punëve të Jashtme Rauf Fico, 22 maj 1930.

717AMPJ, Dos.178, fl.4, viti 1930. Raport në osmanisht, mes një personaliteti Turk dhe Ministrit të punëve të Jashtme Rauf Fico.

182

Page 222: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

tregon se kjo ishte një modus vivendi deri në momentin kur gjithçka të vinte në rrugën

e duhur.

Ndërkohë, shtypi shqiptar vazhdonte të publikonte se marrëdhëniet midis dy

vendeve ishin miqësore. Por se çfarë ndodhi më pas dhe çfarë qëndrimi mbajti qeveria

shqiptare e sqaron një raport i legatës angleze në Shqipëri, ku mes të tjerave

theksonte: “Është e vërtetë se qeveria turke e ka mbajtur gjithmonë ndërtesën e

legatës turke në Tiranë dhe se një sekretar, Ruzhdi beu i emëruar në vend të Lutfi

Beut, ka jetuar në këtë banesë. Megjithatë, ai kurrë s’është njohur si i ngarkuar me

punë nga ana e Shqipërisë, por mbeti në Tiranë pa ndonjë kontakt me Ministrinë e

Jashtme. Atij, nuk iu dha rasti të kuptonte se a kish ndonjë pozitë zyrtare në Tiranë.

Një sekretar i ri që arriti ta zëvendësojë Ruzhdi beun, siç e shprehte dhe ai vetë, u

lejua të banonte si turist në Tiranë”718.

Pa kaluar shumë kohë qeveria shqiptare e mbylli edhe konsullatën e saj në

Stamboll719 ndërsa Turqia njoftoi se për arsye “buxhetore” do mbyllte konsullatën në

Vlorë dhe funksionet e saj do ti kryente legata Turke në Tiranë720.

Nga ana tjetër, shqiptarët opozitarë të mbretit Zog dhe ata që jetonin jashtë

shtetit por që e përkrahnin Republikën e Ataturkut i dërguan një telegram ku e

përgëzonin dhe e mbështesnin për qëndrimin që mbante. “Të prekur, miqësisht, nga

refuzimi juaj për njohjen e Ahmet Zogut për mbret vasal të Shqipnisë, tue e vulosë

këtë tradhtar të Republikës në emër të popullit shqiptar, i cili ka vendosë me e refuzue

këtë uzurpator, ne jufalenderojmë me gjithë zemër, ju përgëzojmë e protestojmë

kundër ingjerencës (ndërhyrjes) së disa shteteve në punët e brendshme të Shqipnies”.

Për “Komitetin Kombëtar” shqiptar Nikollë Ivanaj, shef i Partisë Republikane”721.

Mesazhi nga këta opozitarë të sistemit monarkik, iu dërgua Presidentit të

Turqisë Mustafa Qemal Pashës, me anë të gazetës “Veçerna Posta”722.

Mbreti Zog, duke ngelur përballë një gjendjeje të tillë hapi një gjyq politik

kundër personave që dërguan telegramet me urime dhe megjithëse s’ishin pjesëmarrës

718 G. Shpuza, Ataturku…, f.60-61. 719Cumhuriyet gazetesine, 6 tetor 1928: Akşam gazetesine, 6 tetor 1928. 720Teki Selenica, Shqipëria më 1937, vëll. I.Tiranë; 1937, f.135-140. 721 Nikollë Ivanaj, “Historia e Shqipnies së re”, Pjesa I, Tiranë: 1943-1944: Bilal N. Simşir, Ataturk

ve devlet yabancilari Baskanlari-1, Cilt I, Istanbul: 1993, f.303. 722 Bilal N. Simsir, Atatürk ve Yabanci Devlet Başkanlari, Cilt.I, Stamboll: 1993, f.302-303.

183

Page 223: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

në gjyq, ky grup u dënua me vdekje. Ky vendim u botua në gazetën zyrtare të shtetit

Shqiptar më 16 korrik 1929723.

Sipas dokumentit të telegramit, dërguar presidentit të Turqisë Mustafa Qemal

Pashës, të paditurit në mungesë Rexhep Shala, Nikollë Ivanaj dhe Jusuf Lohjani,

është provuar që kanë formuar një grup të fshehtë të jashtëligjshëm.

Trupi gjykues, pasi shqyrtoi dokumentet dhe dëgjoi zërin e ndërgjegjes

vendosi që të pandehurit janë fajtorë e më pas u mblodhën për të vendosur dënimin që

duhet të marrin sipas ligjeve, u vendos që të pandehurit në mungesë të dënoheshin me

vdekje. Sipas pikës së katërt të paketës së ligjit për politikën, u vendos që shteti do të

marrë të gjitha pasuritë e të pandehurve në mungesë.

Vendimi i gjykatës vinte në dukje se “sjellja e fajtorëve i përket nenit 4

tëLigjit ndëshkimor për fajet politike…Faji konsiston në një telegram dërguar

Kryetarit të Republikës Turke, ku e përgëzojnë këtë për mosnjohjen nga ana e tij të

regjimit monarkik të shtetit tonë, duke folur për personin e Naltmadhnisë së tij,

Mbretit”724.

Acarimi i gjendjes mes Turqisë e Shqipërisë u ndje edhe në shtyp. Gazeta

“Shekull i ri”, që shtypej në Durrës botonte një rubrikë me fjalimet e Mustafa

Qemalit të njohura si “Diskutimi i Madh” [Nutuk]725. Kjo rubrikë menjëherë u hoq

nga gazeta. I ngarkuari me punë i Turqisë në Tiranë, në këto momente i trembej një

sulmi të legatës së tij nga ana e provokatorëve. Ai kishte dëgjuar të thuhej: “Nuk e

duam të dërguarin e një shteti, që nuk njeh mbretërinë tonë”. Madje edhe me qeverinë

vazhdonte të mos kishte asnjë kontakt726.

Tashmë vihej re që edhe shqiptarët ishin ndarë në dy grupe; grupi që

mbështeste mbretërinë dhe grupi që mbështeste republikën.

723Gazeta Zyrtare, Gazeta, nr. 38, 16 Korrik 1929: Vendimini i gjyqit politik; Pasi u lexuan dokumentet dhe u shqyrtua çështja; Në emër të mbretit Zogu I. Trupi gjykues: sipas përmbajtjes së telegrafit nr.2206, dërguar Presidentit të Turqisë Mustafa Qemal pashës duke u mbështur në të dhënat e dokumentave të pandehurve në mungesë Rexhep Shala, Nikoll Ivanaj dhe Jusuf Lohjani, është kërkuar dhe vendosur nga parlamenti mbrojtës që të dënohen si fajtor për arsye se kanë krijuar një grupim të fshehtë që vepron në dëm të popullit.

724 Nikolla Ivanaj….. dhe AMPJ Turke: shkresë MPJ nga ambasada në Tiranë 18.7.1929, nr.129/399, shih: K. Kycyku, “Aspekte të marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 20-30” , botuar në Studime Historike 1986, nr.2, f.64.

725 Fjalimet ose ligjëratat e Ataturkut me emrin “Nutuk” janë mbajtur në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë vitit 1923.

726 Kopi Kycyku, “ Aspekte Aspekte të marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 20-30 “, botuar në Studime Historike 1986, nr.2, f.63.

184

Page 224: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Përpjekjet e diplomacisë italiane e të vetë Musolinit për të bërë që Mustafa

Qemali të ndërrojë qëndrimin ndaj Ahmet Zogut përfunduan të pasukseshme.

Marrëdhënieve midis dy vendeve për një “kapriço” të Ataturkut arritën deri në pikën

e prerjes së tyre727. Ky acarim i marrëdhënieve Turqi- Shqipëri do të zgjatë zgjasë

gati 3 vjet deri në vitin 1931, kur Ataturku u pendua për gabimin e tij dhe do të

mundohej ta ndreqte atë.

2. Rivendosja e marrëdhënieve shqiptaro-turke

Prerja e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë shqetësonte jo vetëm Tiranën

por edhe Romën. Qeveria Italiane dhe diplomacia e saj u përpoqën për forcimin e

fronit të Ahmet Zogut në Ballkan

Pas lutjeve të Musolinit, ambasadori i tij në Ankara u tregua i gatshëm të

vazhdonte ndërmjetësimin për rregullimin e çështjes728. Përveç ndërhyrjes së

italianëve ndikuan për afrimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke dhe Konferencat

Ballkanike.

Krahas tyre, pas fitores së Lozanës dhe humbjes së Mosulit, perceptimi i

Mustafa Qemalit për gjeopolitikën ndryshoi. Ai, ua ktheu shpinën vendeve të Lindjes

së Mesme arabe dhe i hodhi sytë drejt Ballkanit. Kjo ishte e arsyeshme, sepse në ato

vite bota arabe e kishte humbur pavarësinë dhe kishte rënë nën sundimin e Britanisë

dhe Francës. Britania kontrollonte Irakun dhe Egjiptin, ndërsa Franca kontrollonte

Sirinë dhe Libanin.

Shqetësimi kryesor për politikën e jashtme turke, në kohën që flasim u bë

Ballkani. Krahas problemeve ballkanike ndiqeshin me vëmendje të veçantë edhe

rritja dhe fuqizimi i propagandës fashiste të Musolinit opsionet e tij për përvetësimin

e nacionalizmit të lashtë romak, duke përdorur kështu trashëgimin e së kaluarës për

një perandori romake, me synimin për sundimin mbi detin Mesdhe dhe Ballkan. Këto

të dhëna u publikuan nëpërmjet “Ayin Tarihi” [Histori e muajit], organ i arkivave

727 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zog..., f.207. 728Gazeta “Belfast News Letter”, 9 dhjetor 1930. Marrëdhëniet turko-shqiptare, sprovimet

ndërmjetëse të Z. Musolini.

185

Page 225: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

qeveritare turke. Rregullisht aty bëhej paraqitja në vazhdimësi e problemeve të

rajonit, duke analizuar rëndësinë e ngjarjeve lidhur me politikën e jashtme të vendit

të tyre729.

Qeveria e re turke, kishte arritur në mendimin se gjeopolitika turke kishte

ndryshuar, si pasojë e rënies së Perandorisë Osmane dhe humbjes së Provincave

arabe. Lindja e Mesme nuk do të kishte kufinj të njëjtë për qeverinë qemaliste si më

parë. Ripërkufizimi i saj, do të thoshte të përfshihej brenda Turqia edhe Ballkani, që

shtrihej në kufijtë lindor të saj.

Tevfik Rushdiu, Ministri i Jashtëm Turk do të deklaronte se “Turqia tani është

një fuqi perëndimore; vdekja e një fshatari në Ballkan ka më shumë rëndësi për

Turqinë se vdekja e një mbreti në Afganistan”. Prandaj sipas tij shihej me vëmendje

dhe rëndësi çdo lëvizje politike e zhvilluar në shtetet ballkanike730.

Kriza ekonomike e viteve 1929-1930, e cila goditi rëndë shtetet bujqësore

ballkanike, si dhe rreziku i ekspansionit të ideve të reja fashiste, që po fuqizoheshin

vazhdimisht i shtyu kryeqytetet e Ballkanit drejt një afrimi731.

Konferencat Ballkanike që u zhvilluan pas krizës së madhe botërore të vitit

1929, nxorën në pah masat që duheshin marrë për të përballuar krizën ekonomike në

rrafsh rajonal. Iniciativën për zhvillimin e tyre e mori ish-kryeministri Grek,

Aleksandër Papanastasiu përfaqësues i Partisë Agrare. Ai propozonte të zhvillohej

një konferencë gjysëm zyrtare, për të shqyrtuar më vonë krijimin e një konfederate

ballkanike. Ai nismën e tij e prezantoi në kongresin e XXVII, Universal të Paqes që u

mbajt në Athinë në tetor 1929. Iniciativa greke nuk u kundërshtua nga vendet e tjera

Ballkanike. Të gjitha shtetet e Ballkanit iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në

Konferencën e parë Ballkanike që do të hapej në Athinë në tetor 1930732.

Organizatorët, vendosën që në këtë konferenca, delegacionet të

përfaqësoheshin nga delegatë jo zyrtarë. Në përbërje të delegacioneve do të kishte

politikanë, intelektualë, profesorë, individë misionarë të paqes dhe sindikalistë.

Qeveritë Ballkanike në çdo konferencë qenë përfaqësuar nga zyrtarët e tyre

729 Feroz Ahmad, Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë Moderne, Tiranë: AIIS, 2010, f.57. 730 Feroz Ahmad, Qemal Ataturku…, f.58. 731 Georgge Castelan, Histori e Ballkanit (shekulli XIV-XX), Tiranë: Botimet “Çabej”, 1996, f.456. 732 Paskal Milo, Shqipëria dhe aleanca Ballkanike, ne:Studime Albanologjike, Tiranë: 1997, f.57:

Esra S. Degerli, Balcan Pact and Turkey, Uluslararasi Sosyal Arastirmalar Dergisi, The journal of International social research, volume 2/6 winter 2009, f.140; Mehmet Gonlubol & Cem Sar, Atatűrk ve TűrkiyeninDiş Politikasi (1919-1938), Ankara: AKDTYK ATAM yayinlari, 1990, f.96.

186

Page 226: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

diplomatike në shtetin në të cilin do të mbahej konferenca, pavarësisht nga roli i

vëzhguesit që ata do të luanin.

Në fillim, nga qeveria shqiptare pati hezitime për të marrë ose jo pjesë në këtë

eveniment733, pjesëmarrjen në Konferencat Ballkanike dhe më vonë aderimin e

Shqipërisë në këtë Pakt. Mbreti Zog, nga ana e tij do t’i shihte këto konferenca: së

pari, një rast për të treguar pavarësinë e tij në fushën e politikës jashtme dhe së dyti,

një forum për të bërë të njohur pakënaqësinë e shqiptarëve lidhur me trajtimin e

shqiptarëve në Greqi dhe Jugosllavi734.

Pavarësisht, se u prit ftohtë, Shqipëria mori pjesë në Konferencën e parë

Ballkanike në prill të vitit 1930 në Athinë. Delegacioni i saj kryesohej nga Mehmet

Konica. Por ky takim s’pati ndonjë zhvillim të madh lidhur me problemet për të cilat

ishte mbledhur. Pretendimeve që punimet e konferencave ballkanike kishin karakter

jo zyrtar, delegati shqiptar Mehmet Konica, në konferencën e dytë deklaronte se do të

ishte qesharake të pretendohet që grupet tona kombëtare kanë vepruar të pavarur nga

qeveritë e tyre735.

Për afrimin midis Shqipërisë dhe Turqisë, u shfrytëzua Konferenca e dytë

Ballkanike, që u mbajt në Stamboll, në muajin tetor të vitit 1931736, ku mori pjesë

edhe një delegacion nga Shqipëria. Shqipëria, përfaqësohej nga Mehmet Konica,

Gjergj Fishta etj737.

Delegacioni shqiptar mbërriti në Stamboll më 17 tetor 1931738. Kjo

konferencë i zhvilloi punimet nga data 20-26 tetor në sarajet e reja të sulltanëve,

Dollmabahçe Sarayi dhe Yildiz Sarayet, ku morën pjesë 6 vende ballkanike dhe mbi

200 përfaqësues739. Mënyrën se si nisi konferenca në Sarayet e Dollmabahçes740, dhe

733 Beqir Meta, “Debati shqiptaro-grek për problemet e minoriteteve dhe të Kishës autoqefale Shqiptare në organizmat ndërkombëtare në vitet e 1929-1934”, Studime Historike, nr.3-4/2010, Tiranë: 2011, f.49.

734Historia e Popullit Shqiptarë, vëll.III, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë: “Toena, 2007, f.308.

735 Gazmend Shpuza “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”,Tiranë: “Extra”, 1999, f.42. 736Hakimiyet-I Milliye, 20 ekim 1931. 737 Anëtarë të delegacionit ishin Mehmet Konica, Bedri Pejani, Maliq Bushati, Leonidha Naçi,

Gjergj Fishta, Emine Toptani, Fazlli Frashëri, Stavro Stavri, Seid Toptani, Maliq Bushati, Asim Jakove. AMPJ, d.103, viti 1930.

738Hakimiyet-i Milliye, 18 Ekim 1931, s.1. 739Milliyet, 21 ekim 1931, s.1. 740 U vendos që Konferenca t’i hapte punimet në Dollmabahçe Sarayi dhe t’i vazhdonte sipas planit

në Yildiz Saraye. Për më tepër shih: Cumhuriyet, sayi 2645, 15 eylül 1931.

187

Page 227: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pritjen e ngrohtë që iu rezervua delegacioneve e përshkruan Gjergj Fishta, në një

letër të tij nga Stambolli741.

Konferencën e Stambollit e hapi kryetari Hasan Beu, dhe pas tij konferencën e

përshëndeti kryeministri turk, Ismet Pasha [Inony].

Sipas dokumentave, të legatës italiane në Tiranë, përfaqësuesi i Italisë në

Shqipëri u përpoq të bindte palën shqiptare që delegacioni shqiptar të mos ta ngrinte

çështjen e minoriteteve në këtë konferencë742. Delegacioni shqiptar, nëpërmjet

Mehmet Konicës ushtroi presion, që në këto konferenca të diskutohej çështja e

minoriteteve dhe që vendet ballkanike të respektonin të drejtat e pakicave. Ai

deklaronte “se shteti shqiptar ishte partizan i zjarrtë i bashkimit ballkanik të bazuar

në parimet e drejtësisë dhe miqësisë së plotë dhe se nuk do të ishte e mundur që të

bëhej ndonjë hap në këtë drejtim pa u njohur të drejtat e pakicave”743.

Përfaqësuesit shqiptarë në këtë konferencë u porositën nga mbreti Zog, se do

të ishte mirë që gjëja e parë themelore që duhej të kërkonin ishte diskutimi i

problemit të shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi dhe Greqi dhe se ata

duhet të tregonin aftësi në mbrojtjen e tyre744.

Megjithatë, duhet të theksohet se, delegacioni shqiptar, ashtu sikurse edhe

përfaqësuesit e tjerë miratuan në parim idetë e parashtruara për krijimin e paktit dhe

ngritjen e konfederatës ballkanike. Në mënyrë që këto nisma të kishin sukses ai bëri

dy propozime: së pari diskutoi problemin e pakicave që duhej të zgjidhej me

përparësi. Pa dhënien e të gjitha të drejtave popullsisë shqiptare që jetonte në

Jugosllavi dhe Greqi nuk mund të kishte mirëkuptim dhe qetësi në marrëdhëniet e

këtyre tre kombeve. Së dyti, një pakt për ruajtjen e paprekshmërisë së vendeve

ballkanike do të ishte efikas vetëm nëse në bazë të tij do të qëndronte marrëveshja e

anëtarëve të tij për t’u mbrojtur nga sulmet e Fuqive të Mëdha745.

Delegacioni shqiptar kundërshtoi pikëpamjen greke dhe jugosllave se njohja e

të drejtave të pakicave do të përbënte një rrezik për vendin ku ato jetonin duke e

cilësuar atë një argument të paqëndrueshëm dhe duke i kundërvënë asaj shembullin e

741 AQSh, F.17 (Gjergj Fishta). Kutia 3, D.55, fl.132. Letër nga Stambolli, 20.10.1931. 742 G.Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve e Apenineve, Tiranë: “Extra”, 1999, f.45. 743 “Gazeta e Korçës”, 24 tetor 1931.Deklaratat e para të delegatëve të Konferencës Ballkanike,

“Gazeta e Korçës”, 24 tetor 1931. 744Miku i popullit, Konferenca e Stambollit, 23 tetor 1931. 745 G. Shpuza, Midis Ballkanit dhe Apenineve..., f.44.

188

Page 228: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shtetit shqiptar746, i cili që prej krijimit të tij, kishte ndjekur një politikë shembullore

unikale në Ballkan në respektimin e pakicave: “Ja pra ne nuk po shohim asnjë rrezik

që mund të na kanoset nga ana e këtyre pakicave. Rreziku do të ekzistonte, padyshim

nëqoftëse sillemi ndaj këtyre minoriteteve sikur të ishin robër lufte”, deklaronte

Mehmet Konica në këtë konferencë747.

Në lidhje me propozimet e bëra në konferencë nga Mehmet Konica, gazeta

“Cumhuriyet” [Republika] i kërkoi këtij personaliteti të jepte një intervistë. Në këtë

intervistë ai deklaronte se, “pavarësisht se Shqipëria ishte një mbështetëse e zjarrtë e

bashkimit Ballkanik, përsëri ajo ngulte këmbë se pa ju dhënë të drejtat rreth 1 milion

shqiptarëve të Jugosllavisë, Shqipëria ishte e pamundur të pranonte bashkimin e

vendeve të Ballkanit”. Gazetari turk e pyeti nëse besonte në bashkimin Ballkanik,

Mehmet Konica, iu përgjigj se, “nuk kishte shumë besim se kjo do të arrihej748.

Disa nga përfaqësuesit e delegacionit shqiptar flisnin lirshëm turqisht, në

tryezat e konferencës si dhe merreshin vesh shumë mirë me gazetarët turq, natyrisht

ky fakt, e rriti simpatinë për këta delegatë749. Punimet e konferencës zgjatën 15 ditë

dhe më në fund ajo i mbylli punimet në saraje750.

Në përfundim të kësaj konference, të gjitha delegacionet u ftuan në një vizitë

kortezie, nga qeveria e Ankarasë. Mehmet Konica i raportonte Ministrit të Punëve të

Jashtme Hysen Vrionit se delegacioni shqiptar ishte pritur ngrohtë gjatë konferencës,

dhe në mënyrë të sinqertë nga pala turke dhe se ky delegacion ishte ftuar së bashku

me përfaqësuesit e tjerë në Ankara. Po në të njëjtën ditë, kryetari i delegacionit

shqiptar Mehmet Konica, i telegrafoi nga Ankaraja Ministrisë së Punëve të Jashtme

në Tiranë si më poshtë: “ Pritje intime. Të njohurit u bë. I lutemi Mbretit nxehtësisht

me iu përgjigj telegramit të Mustafa Qemal Pashës. Sa më shpejt dhe në mënyrën

intime, që kështu të fillojnë relacionet zyrtare”751.

Ky afrimitet, sipas Mehmet Konicës, tregonte se mosnjohja e regjimit kishte

pasur arsye të brendshme dhe se tani që ato ishin zhdukur dhe puna do të ndreqej,

746 B. Meta, Politikat e shteti shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë, botuar në përmbledhjen “Monarkia shqiptare 1928-1939”, Tiranë: QSA, Instituti i Historisë, Botimet Toena, 2011, f.52.

747Miku i popullit, Nga Konferenca e Istambulit, 15 nëntor 1931. 748Cumhuriyet, 18 ekim 1931, s.3. 749 BCA, 15 aralik 1931, 030.10, yer no: 233.570, 15: 11-12. 750Hakimiyet-i Milliye, sayi 3683, 1 Teşrinievel 1931. 751AMPJ, D.90, V.1931, fl.22, Telegram i kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e dytë

Ballkanike, Mehmet Konica, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, 26.10.1931.

189

Page 229: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

refuzimi i ftesës nga ana jonë për të shkuar në Ankara do të linte përshtypje të keqe.

Edhe ministri i Italisë, shfaqte mendimin se në Ankara duhej vajtur medoemos752.

Në përgjigje të kësaj kërkese, vetëm një ditë më pas, Mehmet Konica u

udhëzua që të shkonte në Ankara, por vetëm nëse çështja e minoriteteve do të

përfundonte në favor të tezës shqiptare, dhe në rast se çështja e regjimit ishte deja vu.

Pra ishte vendosur të shkohej, por kjo me kusht që ky si përfaqësues i delegacionit

shqiptar të mos mbante asnjë fjalim. Në rast se çështja e minoriteteve do të

shkaktonte largimin e delegacionit shqiptar nga Konferenca, atëherë vatja e tij në

Ankara s’do të kishte asnjë kuptim, sepse edhe misioni i delegacionit konsiderohej i

përfunduar753.

Meqenëse, çështja e pakicave u vendos që të merrej parasysh dhe në përkrahje

të propozimit shqiptar, dolën Bullgaria, Rumania e Turqia, më 25 tetor 1931,

delegacioni shqiptar së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në konferencë u nis drejt

Ankarasë.754Më 26 tetor 1931, në pritjen, që u rezervua në mjediset e Asamblesë së

Madhe Kombëtare Turke [Türkiye Büyük Millet Meclisi], ishte i pranishëm, kryetari

i Republikës Turke, Mustafa Qemali, dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tevki Rushdi

Arasi. Duke u paraqitur sipas rendit alfabetik, për të përshëndetur, në fillim, radha i

erdhi Shqipërisë [Arnavutluk/Albanie], dhe të parët hynë delegacioni shqiptar755.

Në këtë takim pas fjalës së mirëseardhjes, Presidenti i Turqisë mbajti një

deklaratë përshëndetëse për pjesëmarrësit në konferencë. “Lindja e shteteve të

tanishme ballkanike, përfshirë edhe Turqinë, - pohonte Ataturku-lidhet me faktin e

copëtimit të vazhdueshëm të Perandorisë Osmane, e cilanë fund të fundit përfundoi në

varrin e historisë. Ja përse popujt Ballkanas, duke pasur histori të përbashkët kanë

qenë të lidhur me njëri-tjetrin në shekuj. Nëse kjo histori paraqitet në formë jo të

drejtë, atëherë të gjithë shtetet e Ballkanit mbajnë përgjegjësi për këtë, për ç’ka

përgjegjësia e Turqisë nuk është më pak e rëndë. Ja përse tani ju ecni drejt krijimit të

fundamentit themelimit të qëndrueshëm të vëllazërimit dhe hapni para vetes

horizontet e gjera të bashkimit”756. Më tej në fjalën e tij Mustafa Qemali, pasi

752AMPJ, Dos. 90, V.1931, fl.20, Raport i kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike, Mehmet Konica, për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysein Vrionin. 20 tetor 1931.

753 AMPJ, Dos. 90, v.1931, fl.21,Telegram urgjent i Ministrit Punëve të jashtme H.Vrioni për Mehmet Konicën.

754Hakimiyet-I Milliye, 25 Ekim 1931, s.1. 755Cumhuriyet, 27 Ekim 1931, s.3. 756 G. Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve …, f.45.

190

Page 230: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

përmendte faktin se shtetet e Ballkanit, si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Greqia,

Jugosllavia, dhe Turqia gëzonin një pavarësi të plotë politike, bënte thirrje që në emër

të interesave të përbashkëta rajonale këto shtete duhet ta rrisnin bashkëpunimin me

njëri-tjetrin757.

Qysh në nisjen e kësaj Konference të II-të Ballkanike qeveria shqiptare ishte

skeptike ndaj rezultateve të saj, prandaj konferenca ishte e destinuar të dështonte

shkruante shtypi shqiptar758.

Me fillimin e Konferencës së Stambollit, ministri Anglez në Shqipëri, i

shkruante Foreign Office: “Duke qenë se Gaziu kishte refuzuar ta njihte mbretin Zog

në një çast zemërimi, por jo për ndonjë shkak të arsyetuar politik, ishte e nevojshme të

pritej një çast i volitshëm për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike. Një çast që do ta

lejonte atë të ndryshonte mendim pa u turpëruar. Ky rast iu paraqit atij me fillimin e

Konferencës Ballkanike dhe mbajtjes së saj në Stamboll759.

Por, zhvillimi i ngjarjeve, provoi se nuk ishte kështu. Ministria e Punëve të

Jashtme të Turqisë i lëshoi një deklaratë ambasadës angleze ku theksohej se: “Turqia

s’kishte përfituar nga rasti i Konferencës Ballkanike për të njohur mbretin e

Shqipërisë dhe për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me të. Turqia, ishte në marrëdhënie

zyrtare me qeverinë shqiptare dhe kishte legatën dhe përfaqësuesin e saj në Tiranë. E

vetmja gjë që kishte ndodhur ishte se tani e tutje kryetari i shtetit shqiptar do të

adresohesh nga zyrtarët turq si madhëria e tij, mbret i Shqipërisë760. Me fjalë të tjera

ky qëndrim ishte shprehje e njohjes së monarkisë.

Me rastin e mbylljes së Konferencës II Ballkanike, më 26 tetor 1931, Mustafa

Qemali i dërgoi një telegram urimi të gjithë kryetarëve të shteteve pjesëmarrëse në

këtë konferencë e midis tyre edhe, mbretit Zog.761. Deri tani dhe shtypi turk nuk e

kishte quajtur Zogun mbret [Kral], por vetëm bej, dhe për herë të parë me këtë titull iu

drejtua Ataturku762.

757 Cumhuriyet, 27 Ekim, 1931, s.1. 758Besa, nr.86, 29 tetor 1931, f.2. Konferenca Ballkanike ishte e destinuar të dështonte dhe ja

dështoi. 759Dokumenta Britanike, në AIH, Foreign Office (FO) 637/103//1181/24, Letër e R.M. Hodgson për

Markezin Reading 3.11.1931. 760 Akşam, 6 Teşrinievvel, 1929. 761Cumhuriyet, 28 Ekim 1931, s.1. 762Hakimiyet-i Milliye më 31 tetor 1931. Për herë të parë titulli mbret për kryetarin e shtetit shqiptar

u përdor në një dokument zyrtar. Kjo ndodhi në telegramin dërguar, nga Gaziu mbretit Zog me rastin e pritjes në Ankara të delegacioneve të KonFerencës Ballkanike, më 26 tetor 1931. Teksti i telegramit që

191

Page 231: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Kryetari i delegacionit shqiptar, Mehmet Konica i lutej Zogut t’i përgjigjej

këtij telegrafi që të fillonin lidhjet diplomatike763.

Pas darkës që u shtrua nga Mustafa Qemali, ai priti në audiencë delegacionin

shqiptar, së bashku me gazetarin Nebil Cika764. Në këtë takim kryetari i Republikës i

deklaroi delegacionit, se do të bënte çdo përpjekje që Shqipëria të bëhej pjesë e

bashkimit midis vendeve të Ballkanit765.

Një ditë më pas edhe Mbreti Zog u përgjigj me një mesazh miqësor drejtuar

Ataturkut766, dhe po atë ditë i ngarkuari me punë i Turqisë në Tiranë, Zeki Haki Beu,

vajti në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe deklaroi se kishte marrë instruksione prej

qeverisë së tij, që të hynte në marrëdhënie zyrtare me qeverinë mbretërore

shqiptare767.

Hapin e diplomatit Turk, zyra shqiptare e shtypit menjëherë ua njoftonte

agjensive të huaja të lajmeve, duke e vënë theksin tek mbyllja e ftohësisë midis dy

vendeve dhe tek hapja e një periudhe të re.

Në të njëjtën mënyrë edhe Hysen Vrioni Ministri i Jashtëm shqiptar në

telegramin dërguar konsullatës shqiptare në Bukuresht, njoftonte se letra e presidentit

u botua në shtyp për herë të parë Gaziu i adresohet Zogut mbret i Shqipërisë dhe i dërgon urimet për lumturinë e madhërisë së tij dhe të mirëqenies së kombit kreshnik shqiptar. (Pro-Fo 640, Nr.362 (129/5/31), letër e G.Clerk Markezit Reading, Ankara 1 nëntor 1931).

763AMPJ, D.90, v.1931, fl.22. Telegram i kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e dyte Ballkanike, Mehmet Konica për Ministrinë e Punëve të jashtme, 26.10.1931: shih. Bilal N.Simsir, Ataturk ve yabanci…, dok.nr.394, Cilt I, TTKB, 1993, s.304-305; shih.Cumhuriyet, 28 Ekim 1931, s.1; shih. Besa, nr.85, 28 tetor 1931, f.1. Drejt njofjes së regjimit tonë nga Turqia-Telegramet e këmbyeme midis Presidentit të Republikës Turke dhe mbretit t’onë”,

“Naltmadhnisë së tij Zog I, Mbret i shqiptarëve Tiranë. Ndjeva një kënaqësi të vërtetë, kur pranova sot në Ankara anëtarët e Konferencës Ballkanike. U preka shumë për urimet që shFaqën për personin tim dhe për kombin Turk, përfaqësuesit e

bashkuar të organizatave kombëtare të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Jugosllavisë dhe Turqisë. Duke Formuluar me këtë rast urimet më të sinqerta për lumturinë personale të Lartmadhërisës së t’uaj dhe për mbarëvajtjen e kombit bujar shqiptar, shpreh jo vetëm ndjenjat e mia personale por edhe ato të gjithë kombit turk… GAZI Mustafa Qemal”.

764 Gazetari Nebil Cika merrte pjesë si përfaqësues i shtypit për më tepër shih: BCA, 15 aralik 1931, Fon Kodu: 030.10, yer no: 233.570.15: 7-10

765 BCA, 15 aralik 1931, 030.10 yer no: 233.570.15: 13. 766 Përgjigja e mbretit Zog në telegramin e tij ishte: “.Shkëlqesisë së tij Gazi Mustafa Qemal Pasha. Kryetar i Republikës Turke. Jam thellësisht i prekur nga urimet e përzemërta për kombin shqiptar dhe për mua. Në emërin tim

dhe të kombit shqiptar ju uroj lumturi ju dhe kombit Fisnik turk urimet më të nxehta për begati” shih: Anadolli Ajans, shërbimi i dytë, Buletini Politik 29.10.1931. shih: Bilal Simsir, Ataturk veyabanci.., dok.nr.395, s. 305.shih: gazeta Cumhuriyet, 31 ekim 1931, s.3: Besa, nr.85, 28 tetor 1931, f.1.

767AMPJ, D.90, V.1931, fl.23, Njoftim I zyrës së shtypit 29.10.1931.

192

Page 232: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

turk dhe vizita e të ngarkuarit me punë të Turqisë në ministri, ishin dy demarshe nga

ana e qeverisë turke për të njohur zyrtarisht regjimin mbretëror shqiptar768.

Gjatë takimit në Ankara, gazetari shqiptar Nebil Cika, arriti t’i merrte një

intervistë Mustafa Qemalit, sepse ai shihej me simpati nga turqit, si përkrahës i zjarrtë

i reformave të Turqisë. Sipas kësaj interviste të botuar në gazetën “Vullneti i popullit”,

arsyet e vonesës në njohjen e regjimit mbretëror shqiptar kishin qenë padyshim arsye

të politikës së brendshme turke. Duke e parë në këtë mënyrë, ky gazetar komentonte

që duhej vetëm një rast i duhur për të hedhur hapin përfundimtar dhe ky rast iu paraqit

qeverisë Turke me vatjen e delegacionit shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike769.

Pra, ky ishte hapi i parë, për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke të

cilat sipas dokumentave arkivore turke, gjetën jehonë edhe në shtypin shqiptar770.

Lidhur me këtë qëndrim të Gaziut, mendoj që në fillim të viteve 30-të

perceptimi i Ataturkut për gjeopolitikën kishte ndryshuar. Shqetësimi kryesor tashmë

për politikën e jashtme nuk ishte më Lindja e Mesme, por u bë Ballkani. Ai në lidhjen

e marrëdhënieve diplomatike me vendet e Ballkanit, zbatoi parime të politikës

ndërkombëtare, dhe nëpërmjet tyre u shënuan arritje të njëpasnjëshme në zgjidhjen e

mjaft problemeve që kishin mbetur pezull si trashëgimi nga Perandoria Osmane.

Megjithatë në konferencat ballkanike pavarësisht politikës së fqinjësisë së mirë dhe

nënshkrimit të marrëveshjeve të mossulmimit me vendet e Ballkanit, me ata

gjithmonë ekzistonte deri diku mosbesimi tek njëri-tjetri dhe frika e një sulmi nga

njëri prej vendeve fqinje. Ky mosbesim e bëri Turqinë dhe Mustafa Qemalin të

vendosin në themel të politikës së jashtme formulën “Paqe në vend, paqe në botë”.

[Yurtta Sulh, Cihanda sulh]771.

Më 14 nëntor 1931, Ministri i Jashtëm shqiptar Hysein Vrioni, njoftonte

ministrin e oborrit mbretëror se i ngarkuari me punë ad interim i Turqisë, Zeki Haki

beu, me anë të një shkrese drejtuar kësaj ministrie, kërkonte që të pranohej në një

audiencë nga mbreti772.

768AMPJ, D.90, v.1931, nr.370700, 31 tetor 1931, Ministri H.Vrioni i dërgon një teleg. Konsullatës shqiptare në Bukuresht.

769Vullneti i popullit, nr.416.1.11. 1931, f.1. 770BCA, 15 Aralik 1931, Fon Kodu, 30100, yer no: 233.570.15, s.3-6. 771Ayin Tarihi, Birinci tesrin-Birinci kanun 1930: 6773-6774, cituar sipas Esra S. Değerli, in Balkan

Pact andTurkey..., f.140. 772AMPJ, D.90, V.1931, fl.8. Letër e Ministrit së Punëve të Jashtme Hysen Vrioni për ministrin e

Oborrit Mbretëror, 14, 11, 1931.

193

Page 233: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

I ngarkuari me punë ad interim i Turqisë, në Tiranë, që deri dje ishte një

person i panjohur, menjëherë u bë njeriu i ditës. Deri dje ai nuk kishte mundur të

takohej dhe të bisedonte zyrtarisht me asnjë njeri, ndërsa tani për personin e tij, situata

ndryshoi dhe atë e prisnin kudo miqësisht.

Më 28 nëntor 1931, ditën e festës kombëtare të shtetit shqiptar, edhe

përfaqësuesit turk Zeki Haki Beut, iu dërgua një ftesë nga qeveria shqiptare, për të

marrë pjesë në darkën ceremoniale që u dha për trupin diplomatik773.

Përpara gjithë diplomatëve të huaj vetë mbreti Zog kishte treguar interes të

veçantë dhe kujdes për të ngarkuarin me punë ad interim të Turqisë. Përfaqësuesi i

Turqisë, më 29 nëntor 1931, i dërgonte një telegram Ankarasë ku citonte:“Për të uruar

përvjetorin e pavarësisë, dje shkova në pallat së bashku me trupin diplomatik. Kur po

shtrëngoja duart mbreti qëndroi veçanërisht para meje dhe më pyeti për shkëlqesinë e

tij Gazi”774.

Telegramin dhe fjalët e shkruara nga Zeki Beu, Ministri i Jashtëm Turk

Tevfik Rushdi Arasi ia kishte transmetuar Mustafa Qemalit, i cili kishte mbetur i

kënaqur dhe kishte urdhëruar, që të njëjtat ndjenja miqësore ti përcillnin nga ana e tij

me të njëjtat konsiderata edhe për Mbretin Zog775.

Mbreti Zog, një javë pas kësaj ceremonie, priti në audiencë ad interim të

Turqisë, Zeki Haki beun. Sipas raportit të tij, dërguar Ankarasë, Mbreti Zog e priti

ngrohtësisht me një turqishte të shkëlqyer dhe me një sinqeritet të jashtëzakonshëm.

Ai i kishte deklaruar atij se, “Shqipërinë e lidhnin me Turqinë lidhje të shenjta, të cilat

kurrë nuk mund të prekeshin. Për shumë gjëra i jemi borxhlinj Turqisë. Jam i lumtur

që më në fund u arrit mirëkuptimi. Shkëlqesia e tij Gaziu, të cilin unë e nderoj shumë

në problemin e gjallërimit të vendit ka mbajtur një qëndrim gjenial që e çudit njeriun.

Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne, nuk është asgjë para asaj që ka kryer ai. Juve nuk ju

shoh si një diplomat të huaj. Ejani menjëherë tek unë, qoftë edhe për çështje të

parëndësishme, që nuk do të mund të zgjidhni me Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

Duke e përcjellë nuk harroi ti dërgonte përshëndetje për Mustafa Qemalin776.

773AMPJ, Turqi-Shqipëri, Telegram i shifruar MPJ-së turke nga ambasada në Tiranë, 28.10.1931. 774AMPJ, Shqipëri- Turqi, Telegram i shifruar MPJ-së turke nga ambasada në Tiranë 28.10.1931. 775 Bilal N.Simsir, Hariciye Vakaletinden Tiran Malsahatguzarligina, Ankara, 6.12.1931, botuar në

Atatűrk ve Yabanci Devlet baskanlari-I, ..dok no.399..., s.311. 776AMPJ, Shqipëri-Turqi, 1931, Telegram i shifruar Ministria e Punëve të Jashtme nga ambasada në

Tiranë, 6.12.1931, nr.315. Shih: Bilal N.Şimşir, dok.nr.400, s.311-312.

194

Page 234: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mbreti Zog, më 12 dhjetor 1931, pa kaluar as një javë, përsëri e priti të

ngarkuarin me punë të Turqisë dhe këtë radhë i foli për një aleancë midis Turqisë dhe

Shqipërisë. Ai deklaronte: “Turqia është aleatja e natyrshme e Shqipërisë dhe

Shqipëria është aleatja e natyrshme e Turqisë. Do t’i qëndroj gjithmonë besnik Gaziut.

Këto fjalë transmetojani tekstualisht Tevfik Rushdiut. Kam një dashuri të veçantë për

ju dhe ejani tek unë sa herë të dëshironi”777.

Kishte filluar përsëri rigjallërimi i marrëdhënieve, periudha e miqësisë midis

Shqipërisë dhe Turqisë. Mbreti Zog, shprehte admirimin që ndjente për Ataturkun

dhe i dërgonte përshëndetje në përvjetorin e Republikës së Turqisë. Por edhe

Ataturku, i përgjigjej në festën e kombëtare të pavarësisë. Megjithatë duhet theksuar

se akoma të dyja vendet nuk kishin dërguar titullarët e rinj të ambasadave të tyre

reciproke. Qysh nga viti 1928, ata i kishin tërhequr të parët dhe akoma nuk i kishin

zëvendësuar. Ndërkohë dekretin për rihapjen e Legatës shqiptare në Ankara, mbreti

Zog e lëshoi më 28 janar 1932.

Ndërsa më 20 shkurt, Nezir Leskoviku i dorëzoi zëvendësministrit të Punëve

të Jashtme të Turqisë, Shykry Kaya Beut letrat kredenciale. Ai kishte qenë kryetari i

delegacionit turk në bisedimet dy palëshe, për vendosjen e marrëdhënieve midis dy

vendeve në vitin 1923.

“Zotnia e tij, - raportonte Nezir Leskoviku- më priti me një kordialitet të

veçantë dhe më tha se kurdoherë që kishte patur rastin, dëshirën e tij ia kishte shfaqur

dhe Gaziut. Ai shtoi se në Turqi ka një kënaqësi të madhe për rifillimin e relacioneve.

Por dhe në Shqipëri,-iu përgjigja Shykry Kaja Beut, ka të njëjtën kënaqësi, sepse dhe

relacionet rifilluan në një mënyrë të pëlqyeshme”778. Një qëndrim dashamirës ndaj

Nezir Leskovikut, do të tregonte edhe kryeministri Ismet Pasha [Inony]. Më 10 mars

1932, në një bisedë që ai zhvilloi me diplomatin shqiptar, e pyeti këtë të fundit për

traktatet me Italinë dhe veçanërisht mbi efektet e krizës financiare që atëherë kishte

përfshirë mbarë botën. “Sa për të premunit e relacioneve tona më parë, -vijonte Nezir

Leskoviku, - sa shof e kuptoj, turqit janë të penduem nga sjellja e tyne dhe këtë në çdo

rast e tregon pak a shumë qëndrimi miqësor që shfaqin ndaj titullarit të kësaj legate779.

777 Bilal N.Simsir, Atatűrk ve Yabanci Devlet Başkanlari- I, dok.nr.400, vep e përm, s.311-312. 778AMPJ, D.132, V.1932, fl.3. Raport i Nezir Leskovikut nga Ankaraja për Ministrin e Punëve të

Jashtme, Hysen Vrioni, 21.2.1932 : Cumhuriyet, 27 ekim 1931, s.1. 779AMPJ, D.132, v.1932, fl.3. Raport i Nezir Leskovikut nga Ankaraja për ministrin e Punëve të

Jashtme Hysen Vrioni, 21.2.1932.

195

Page 235: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 19 mars 1932, përfaqësuesi i Shqipërisë në Sofje, raportonte mbi një

bisedë të zhvilluar me Ministrin e Punëve të jashtme të Turqisë, Tevfik Rüştü Aras, i

cili i ishte lutur diplomatit shqiptar që t’i transmetonte mbretit Zog, sigurimet dhe

nderimet e tij më të thella, dhe admirimin e tij të posaçëm. Ai, shkruhej në raport,

priste me padurim, dërgimin e një ministri të Shqipërisë në Ankara, pas të cilit edhe

ai, menjëherë do të dërgonte një përfaqësues nga ana e tij në Tiranë780.

Në këtë kohë Ahmet Zogu, nëpërmjet qeverisë së tij u mundua ti përmirësojë

më tepër marrëdhëniet, duke ftuar për vizitë zyrtare, Ismet Inonynë dhe Tefik

Ruzhdiun, në Shqipëri. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë,

njoftuan se e falenderonin për ftesën, dhe se do ta diskutonin me kryetarin e

Republikës, nëse ishte koha e përshtatshme për ta kryer atë. Kjo vizitë, nuk u zhvillua,

megjithatë udhëheqja turke me në krye Mustafa Qemalin, shprehnin dëshirën që me

Shqipërinë, donin të kishin relacione miqësore të ngushta781.

Duke parë si detyrë parësore afrimin e mëtejshëm shqiptaro-turk, më 5 prill

1932, Ministri i Punëve të Jashtme Hysen Vrioni kërkoi leje nga këshilli i Ministrave

që të bënte një sondazh pranë qeverisë turke, lidhur me ratifikimin nga të dyja palët e

konventës konsullore. Kjo konventë dihet se ishte nënshkruar më 11 korrik 1927, por

për shkak të ngrirjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë,

akoma nuk ishte paraqitur për ratifikim pranë parlamentit shqiptar782. Me vendim të

Këshillit të Ministrave me nr.358, datë 14.51932, Këshilli i Ministrave do të

autorizonte Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të hynte menjëherë në marrëveshje me

qeverinë turke, për ratifikim e Konventës Konsullore783.

Kjo nënkuptohet se kishte ardhur koha që Turqia të kërkonte ngritjen dhe

forcimin e mëtejshëm të nivelit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, nga

niveli i të ngarkuarve me punë ad interim, të kalonte në nivel ambasadorësh që për

kohën titulloheshin ministra. Për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike duhet të

kryheshin formalitetet përkatëse për shkëmbimin e instrumentave ratifikues për

vënien e tyre në fuqi. Prandaj, që të mos mbesë në harresë duhet të dimë se çfarë

780AMPJ, D.135, v.1932, fl.10.Raport i përfaqësuesit shqiptar në SoFje, për MPJ, Hysen Vrioni, 19.3.1932.

781 AMPJ, D.135, v.1932, fl.7-8, po aty. 782AMPJ, D.132, v.1932, fl.4. Letër e MPJ, Hysen Vrioni për Këshillin e Ministrave, 5.4.1932. 783AMPJ, D.132, V.1932, fl.5. Vendim i Këshillit të Ministrave, 14.5.1932.

196

Page 236: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

formalitetesh janë plotësuar dhe a janë ratifikuar marrëveshjet e mëparshme

veçanërisht ajo konsullore784.

Atëherë, lidhur me problemin e konventës Nezir Leskoviku u përgjigj se

Konventa është ratifikuar më 1 maj 1928, me ligjin nr.1227 prej Asamblesë së Madhe

Turke, dhe është botuar në “Muahedat Mecmuasi” të ministrisë. Vetëm formaliteti i

shkëmbimit ka mbetur pa u plotësuar gjer më sot. Prandaj ky formalitet mund të

plotësohet prej dy legatave përkatëse dhe s’do të ketë problem nëqoftëse kjo konventë

do të ratifikohet dhe nga parlamenti i ynë, dhe sipas të dhënave ky është edhe

mendimi i qeverisë turke785.

Ambasada shqiptare në Ankara, arriti të rihapet vetëm më 14 maj 1933,

menjëherë sapo dha leje zyrtare Mustafa Qemali. Ambasador i Shqipërisë në Ankara

u emërua Xhavit Leskoviku, i cili shkollën e kishte mbaruar në Turqi dhe për ca kohë

kishte punuar si ushtarak në ushtrinë turke. Kështu u hodh një hap tjetër për të

rregulluar lidhjet diplomatike dhe për të forcuar miqësinë midis dy popujve.

Xhavit Leskoviku, para se të shkonte në Ankara, kur akoma nuk kishte

paraqitur letrat kredenciale i dha një deklaratë shtypit turk: “Ndjenjat e mia për

Turqinë janë dashuria, vlerësimi dhe admirimi. Për një njeri si unë, që është arsimuar

në Turqi, që ka shërbyer në ushtrinë turke, është e natyrshme të ketë një dashuri të

thellë ndaj këtij vendi. Jam i lumtur që takohem përsëri me shokët e mi të sinqertë, me

të cilët fillova miqësinë në shkollë dhe e vazhdova jetën ushtarake. Një pjesë e

shokëve të mi sot janë personalitete që zenë poste të rëndësishme në Turqinë e re.

Shoh dallime të mëdha, midis qeverisë osmane që lashë kur u largova prej këtej dhe

Turqisë së re, të fortë e të përparuar. Mundësia për të parë nga afër përtëritjen dhe

Revolucionin Turk, qysh tani më jep një kënaqësi të madhe. Ky revolucion që mahniti

botën e ka ngritur Turqinë dhe kombin në sy të të gjithëve. Unë krenohem që njoh

shumë figura të rëndësishme, që realizuan këtë. Shpëtimtari i Turqisë, shkëlqesia e tij

Gazi, është një nga figurat e pakta të mëdha historike të shekujve. Sadoqë të

784AMPJ, D.239, v.1933, fl.1. Legatës shqiptare mbi konventën konsullore. Tiranë 22.2.1933. 785AMPJ, D,239, v.1933. fl.2. Raport i Nezir Leksovikut nga legata shqiptare në Ankara për

ekselencën së tij Xhafer Villa Ministër i Punëve të Jashtme,. Mbi konventën konsullore shqiptaro-turke. Ankara 5.3.1933.

197

Page 237: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vlerësohen sakrificat që ka bërë shkëlqesia e tij Gazi dhe bashkëpunëtorët e tij të vyer

për të shpëtuar Turqinë, përsëri është pak”786.

Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-turke, ambasadori tha: “Mund tu them me

kënaqësi se marrëdhëniet midis dy qeverive janë shumë miqësore dhe të sinqerta.

Kombi turk dhe kombi shqiptar kanë jetuar së bashku për disa shekuj, ata janë dy

kombe që kanë krijuar lidhje vëllazërore dhe shoqërore. Asnjë forcë nuk mund t’i

zhdukë këto lidhje787.

Më 14 maj 1933, Xhavit Leskoviku i paraqiti letrat kredenciale presidentit

Mustafa Qemali788. Në fjalën e mbajtur, ai transmetoi urimet më të mira të mbretit

Zog, për Ataturkun789. Gjithashtu theksoi se do të punojë për të forcuar miqësinë

shqiptaro-turke dhe se kjo miqësi do të jetë e dobishme për paqen. Xhavit Leskoviku

tha: “Jam i lumtur që, duke shfrytëzuar rastin të shpreh në emër të mbretit Zog urimet

e tij për lumturinë e shpëtimtarit të lavdishëm dhe reformatorit të madh, të cilit

shtetasit tuaj i janë borxhlinj për begatinë e Republikës së Turqisë, për përtëritjen e

kombit turk dhe për ecjen e tij përpara drejt fateve të mëdha. Ndjenjat e dashurisë së

thellë që kam për Turqinë dhe që m’i kanë krijuar ndjenjat e shoqërisë dhe të

miqësisë, ma bëjnë më të këndshme detyrën për të përfaqësuar mbretërinë në vendin

tuaj të bukur e për të punuar për forcimin e lidhjeve të çiltra e të pastra që bashkojnë

kombin shqiptar me kombin vëlla turk. Do të përpiqem që këtë detyrë, e cila më

nderon dhe është në përputhje me ndjenjat e mia, ta kryej duke i shërbyer me një

dëshirë të sinqertë politikës së mirëkuptimit, që u përshtatet jo vetëm interesave

reciproke të Turqisë dhe Shqipërisë, por edhe qëllimeve të përbashkëta të tyre për t’i

shërbyer çështjes së paqes790.

786 Miqësia Turko-Shqiptare. Ambasadori i ri Xhavit bej Leskoviku dha intervistë në Stamboll për gazetën Republika. Për më tepër shih: Cumhuriyet (Republika), 26 Nisan 1933, Türkiye ile Arnavutluk münasebati.

787Cumhuriyet, 26 Nisan 1933. Yeni Arnavut elçisine göre iki memleket. 788Hakimiyeti Milliye, no.4244, Pazartesi, 14 mayis 1933. Reisicumhur HZ. Dün yeni Arnavut

Elçisi Cavit Beyi kabul etti. (Shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës dje priti letrat kridenciale të ambasadorit shqiptar Xhavi Leskoviku).

789 Bilal N.Simsir, Atatürk ve yabanci …dok.nr.408, s.318-320: Hakimiyet-I Milliye, 15 mayis 1933, s.2.

“Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës Turke. Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë tuaj letrat me të cilat sovrani jonë August, Nalt madhnija e tij Mbreti i shqiptarëve më ka akredituar pranë shkëlqesisë tuaj si rasti t’u parashtroj në emër të sovranit tim August shprehjet e tij. Ndjenja të thella dashurije të pandryshueshmne të vëllazërisë dhe të miqësisë së patundshme…”.

790AMPJ, D.236, V.1933, fl.2, Fjala e Xhavit Leskovikut gjatë paraqitjes së letrave kredenciale Gazi Mustafa Qemal Ataturkut, Ankara, Cankaja, 14.5.1933.

198

Page 238: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Ataturku i dha këtë përgjigje ambasadorit shqiptar: “Urimet fisnike, që

shprehët në emër të shtetasve tuaj për Republikën Turke dhe për mua, më emocionuan

shumë. Në këto urime shoh se pasqyrohen sinqerisht ndjenjat e vlerësimit të lartë që

ushqej për kombin heroik tuaj, se kujtimet e miqësisë dhe shoqërisë, që kini për

vendin tim, do t’jua bëjnë më dobiprurëse detyrën tuaj të lartë. Sa të vlefshme janë

këto për ne!

Në këtë frymë miqësie nuk do të jetë e vështirë përmbushja e detyrës suaj të

lartë. Janë shumë të forta traditat e miqësisë reciproke të të dy kombeve gjatë

shekujve. Këto tradita do të lehtësojnë çdo përpjekje që është në pajtim dhe me

synimin për paqe”791.

Pra në këtë lloj fryme miqësore e filloi detyrën Xhavit Leskoviku si

ambasador i mbretërisë shqiptare në Turqi. Shtypi turk i bëri jehonë të madhe rihapjes

së legatës shqiptare në Ankara. Më 26 maj 1933, gazeta “Cumhuriyet” [Republika],

botoi një tjetër intervistë me Xhavit Leskovikun ministrin e legatës shqiptare në

Ankara. Në fjalën e tij, ai pasi ngrinte lart miqësinë e hershme midis dy vendeve,

hidhte idenë që në këtë kohë krize do të ishte në interes të të dyjave shteteve që së

bashku të nënshkruanin edhe një marrëveshje të përbashkët tregtie792.

Më 4 qershor të po atij viti, konsullata shqiptare e Stambollit, nëpëmjet

konsullit Asaf Xhaxhuli raportonte se Tevfik Rushdiu i kishte deklaruar atij

megjithëse ishte i kënaqur me veprimtarinë e Zeki Haki Beut, se mendonte të

dërgonte në Tiranë një titullar më me eksperiencë.793 Por vendi i ambasadorit turk në

Tiranë mbeti ende bosh. Emërimi i tij do të shtyhej edhe për një vit.

3. Konferencat Ballkanike dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke.

Republika e re Turke, që në hapat e parë të krijimit, vuri si princip kryesor të

saj në fushën e politikës së jashtme, politikën e afrimit dhe të lidhjeve miqësore me

shtetet e Ballkanit794.

791 AMPJ, D.236, V.1933, fl.3, Fjala e kryetarit të Republikës Turke M. Qemali, në pranimin e letrave kredenciale.

792Bilal N. Şimşir, Atatűrk ve yabanci…., dok.nr.409, s.319-320. 793AMPJ, D.133, V.1932, fl.3. Raport i Asaf Xhaxhulit nga Stambolli, për Ministri e Punëve të

Jashtme, Hysen Vrioni, 4.6.1932. 794 Me këtë qëllim ajo firmosi disa marrëveshje bilaterale të miqësisë si : 15 dhjetor 1923 me

Shqipërinë, 18 tetor 1925 me Bullgarinë, 28 tetor 1925 me Jugosllavinë.

199

Page 239: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Që nga viti 1928, në politikën e jashtme, Tevfik Rushdiu, Ministri i Jashtëm

Turk, doli me sloganin “Ballkani u përket popujve të Ballkanit”. Duke patur frikën e

krijimit të lidhjeve në dëm të shtetit Turk, -si psh, bashkimin bullgaro-jugosllav që

shihej si i mundshëm. Njëkohësisht edhe frika ndaj rritjes së politikës ekspansive

italiane në Mesdhe e Ballkan, qarqeve politike në Ankara kjo do tu shkaktonte një

shqetësim mjaft të madh, prandaj diplomacia e saj filloi të lëvizë dhe të rrisë rolin e

ndikimit Turk mbi shtetet etjera ballkanike.

Krahas kësaj mendoj se ky slogan do të thoshte se duhej zhdukur influenca e

shteteve të mëdha perëndimore në Ballkan, të cilët dihet se me kohë e kishin kthyer

këtë rajon në fushë të përplasjes së interesave të tyre. Ndërhyrja tyre në punët e

brendshme, kontraditat për çështjet territoriale, debatet për minoritetet,

mosmarrëveshjet në fushën ekonomike, e përçanin Ballkanin dhe akoma krijonin

tensione midis tyre. Lidhur me këtë slogan, politikani shqiptar Rauf Fico kishte

deklaruar: “Jemi dakord që Ballkani u përket ballkanasve, veçse duhet bërë një

korrigjim i vogël. Ai u përket ballkanasve, por me të drejta të barabarta dhe pa dhunë

të një shteti tjetër”795.

Ndërsa Venizelosi, një ndër drejtuesit e politikës greke të asaj periudhe, idenë

e ministrit turk në slloganin e mësipërm, e pa me një sy tjetër, si një vizion të ri dhe

tepër miqësor, për bashkëpunim, në rajonin e Ballkanit. Më 27-31 tetor 1930, me

vizitën e Venizellosit, në Turqi, iu hap rruga nënshkrimit të një traktati miqësie, sipas

të cilit ranë në ujdi për kufirin dhe për problemet e shkëmbimit të popullsisë, u morën

vesh për barazinë në Mesdheun Lindor si dhe ripohuan statusquo-në, pjesërisht për

shkak të frikës nga dëshira bullgare për të rifituar dalje në detin Egje, përmes Trakës

perëndimore796.

Në Lidhjen e Kombeve, në Konferencën e Gjenevës për shtetet Ballkanike u

formua Byroja Ndërkombëtare e Paqes. Kjo byro, në mbledhjen e saj të parë në

Athinë në 6-10 tetor 1929, vendosi të krijojë një Bashkim Ballkanik, sipas propozimit

që bëri ish-kryeministri grek Papanstasiu797.

795 I.Ushtelenca, Diplomacia e mbretit…, f.260. 796Dustur, 3, Tertip, Cilt 12, s.29-43: shih. Stanford J.Shaw & Ezel Kural Shaw, Historia e

Perandorisë Osmane dhe Turqisë Moderne, Vëll.II,( Lindja eTurqisë Moderne, 1808-1975), Tirane: Jehona Study Center,2006, f.448.

797 Mustafa Turkeş, “The Balcan Pact and its immediate implications for the Balkan States 1930-1934”, Middle Eastern Studies, vol.30, no.1, 1994 f.132; shih. Bariş Ertem, “Ataturk’űn Balkan

200

Page 240: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Ky bashkim i ri që mendohej të realizohej në frymën e Lidhjes së Kombeve,

duhej të kishte një organizim të tillë që tu lejonte shteteve pjesëmarrëse një liri më të

madhe duke vendosur lidhje më të ngushta se ato që kishin anëtarët e Lidhjes së

Kombeve.

Në këtë frymë zyra ndërkombëtare e paqes e ftoi qeverinë mbretërore

shqiptare të marrë pjesë me anë të një vëzhguesi në një konferencë ballkanike që do të

mbahej së afërmi në 31 tetor 1930.

Qëllimi i kësaj konference ishte afrimi i popujve që kanë midis tyre interesa të

përbashkëta dhe afinitet për shkak të fqinjësisë, të konditave ekonomike, të aspiratave

kulturore dhe të historisë së tyre. Në programin e saj ajo kishte vendosur disa principe

të përgjithshme mbi të cilat duhet të krijoheshin konturet e Bashkimit Ballkanik798.

Në këtë konferencë u mor vendimi edhe për shkëmbimin e studentëve midis shteteve

të Ballkanit799, dhe formimin e një instituti ballkanik800, si dhe shërbimit të shtypit

ballkanik801.

Në tetor 1930, nga Parisi, Beqir Valeri i drejtonte një thirrje Konferencës së

parë Ballkanike, që do të mblidhej në Athinë,për të krijuar një Konfederatë

Ballkanike, nën një flamur të njëjtë, të përbërë prej 14 popujsh802.

Anglia, e cila i ndiqte nga afër këto pëpjekje të shteteve ballkanike ishte e

mendimit të krijohej Unioni [Bashkimi] Ballkanik në mënyrë që të ndalohej ndërhyrja

e shteteve revizioniste në Ballkan. Në këtë mënyrë ishin vendosur se cilat do të ishin

parimet e Unionit. Sipas Anglisë, fuqitë ballkanike, që kishin firmosur Paktin Briand-

Kellog, nuk duhet të sulmonin në asnjë rrethanë apo arsye njëra- tjetrën dhe nëqoftëse

një nga shtet e Ballkanit do të sulmohej, shtetet e tjera duhet të vinin menjëherë në

ndihmë803. Këto parime u miratuan në dukje nga shtetet ballkanike në Konferencën e

Politikasi ve Ataturk dönemi’nde Turkiye-Balkan Devletleri iliskileri”, Uluslararsi Hakemli Sosyal Bilimler E-Dergisi, sayi 21, T-A-E, 2010, f.9.

798AMPJ, D.103, v.1930, fl.36. Mbi konferencën e parë interballkanike që do të mbahet në Athinë më 8 tetor 1930; shih. Mehmet Gonlubol – Cem Sar, “Ataturk ve Turkiyenin Dis Politikasi (1919-1938)”, Ankara: AKDTYK ATAM Yayinlari, 1990, f.96.

799Cumhuriyet, 8 ekim, 1930. 800Cumhuriyet, 9 ekim, 1930. 801Cumhuriyet, 11 ekim 1930. 802 Këta popuj ishin Grekët, bullgarët, rumunët, serbët shqiptarët, kroatët, sllovenët, malazezët,

maqedonasit, baoshnjakët, turq, dobrugjen, besarabian dhe hungarezë. Për më tepër shih: AMPJ, D.103, v.1930, fl.36.

803Pro, Fo 286/1052, cituar sipas Esra S. Degerli, Balkan Pact and Turkey…, f.140.

201

Page 241: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

parë Ballkanike dhe kjo tregonte që Anglia kishte luajtur një rol aktiv në themelimin e

Paktit Ballkanik nëpërmjet Greqisë.

Ndërsa Franca dhe Italia do të përkrahnin të mbrojturit e tyre në gadishull.

Kjo atmosferë dhe marrëdhënie të cilat mund ti quajmë të mira midis shteteve të

gadishullit ballkanik bëri të mundur aktivizimin e një rrymë diplomatike që synonte

organizimin e një blloku, i cili do të mund t’u bënte ballë presioneve të Fuqive të

Mëdha. Diplomacia shqiptare u përfshi në këtë proces. Si hap i parë i saj duhej

përmendur aderimi i Shqipërisë në Paktin Briand-Kellog804.

Pas këtij momenti e në vazhdim Tirana ndiqte me vëmendje zhvillimet

ndërmjet shteteve Ballkanike. Qeveritë e shteteve të gadishullit filluan të vendosin

kontakte për t’i ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet e tyre.

Edhe me Shqipërinë vendosën kontakte e cila nga ana e saj e pranoi ftesën dhe mori

pjesë në të gjithë konferencat805. Për qeverinë shqiptare ky ishte dhe një rast i mirë

duke i dhënë në dorë një instrument diplomatik për të ritheksuar pavarësinë e saj në

politikën e jashtme. Mesazhi ishte i qartë veçnërisht në adresë të Romës, në fazën

delikate të acarimit të marrëdhënieve dypalëshe. Zogu e kuptoi mirë rëndësinë e kësaj

hapjeje dhe e rreshtoi Shqipërinë në krah të shteteve të tjera të Ballkanit806. Në

përshtatje me rëndësinë e këtyre konferencave, për të përfaqësuar Shqipërinë u caktua

një delegacion i përhershëm i kryesuar nga diplomati me përvojë Mehmet Konica,

ish-ministër i jashtëm dhe këshilltar i mbretit për problemet e politikës së jashtme807.

Në Konferencën e parë Ballkanike,808 në vitin 1930, që u mbajt nën patronatin

e Byrosë Ndërkombëtare për Paqe, në fundin e saj ajo i mbylli punimet me një

rezolutë në të cilën parashikohej: sovraniteti dhe barazia e plotë e popujve të

Ballkanit: respektimi i tërësisë kombëtare: parimi për mos sulmin reciprok:

ndërmjetësimi i domosdoshëm dhe arbitrazhi për çështje të ndryshme. Po kështu u

arrit një ujdi sipas të cilës të gjitha shtetet do të angazhoheshin për lidhje doganore

midis tyre.

804 P.Milo, Shqipëria dhe aleanca Ballkanike, botuar në: Studime Albanologjike, 1977, f.59. 805 P.Milo, Shqipëria dhe aleanca…, f.60. 806 Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1929, Tiranë: Botimet “Toena’, 2009, f.520. 807 P.Milo, Shqipëria dhe aleanca…, f.60. 808 Siç dihet Paktit Ballkanik i paraprinë 4 Konferenca Ballkanike: e para, në Athinë (5-12 tetor

1930) : e dyta në Stamboll (20-26 tetor 1931); e treta në Bukuresht (22 tetor 1932) dhe e katërta në Selanik (5-11 nëntor 1933).

202

Page 242: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Krahas kësaj, u mbajt edhe Konferenca e dytë Ballkanike, në Stamboll në

vitin 1931809. Kjo konferencë i zhvilloi punimet në një atmosferë diskutimesh për

shkak të kërkesave të delegacionit shqiptar dhe të atij bullgar që të vihej në rend të

ditës çështja e pakicave kombëtare. Kështu, Bullgaria nuk kishte dëshirë të merrte

pjesë në konferencë. Megjithatë, Bullgarët ishin të ftuar në mënyrë të veçantë në këtë

takim, nga Kryetari i Republikës Turke, Mustafa Qemal Ataturku. Ai dëshironte t’a

shihte Bullgarinë si pjesë të Unionit Ballkanik dhe në këtë mënyrë turqit i ftuan

përfaqësuesit Bullgarë të ishin pjesëmarrës në këtë Konferencë810.

Gjatë kësaj Konference, Shqipëria dhe Bullgaria vepruan së bashku, ashtu siç

vepruan edhe në Konferencën e parë. Përfaqësuesit shqiptarë dhe bullgarë deklaruan

që bashkatdhetarët e tyre po kalonin probleme të minoriteteve në Jugosllavi,

pordelegatët Jugosllavë i hodhën poshtë pretendimet e të dy shteteve, duke deklaruar

që nuk kishte minoritete në vendin e tyre.811

Konferenca e dytë përfundoi me një rekomandim, për bashkëpunim ekonomik

ndërballkanik dhe për këtë qëllim u vendos që të formohet Oda Ekonomike

Ballkanike me qendër në Stamboll812. Pak a shumë për këto dy konferenca u fol në

pjesën pararendëse.

Më 25 mars 1932, Tevfik Rushdiu, realizoi një takim me Nezir Leskovikun.

Gjatë diskutimit, pasi i tregoi atij mbi shkurtimin e buxhetit të Turqisë si rezultat i

krizës ekonomike, e hodhi fjalën edhe tek Konferenca e tretë e vendeve Ballkanike që

kësaj rradhe do të mbahej në Bukuresht. Ai sugjeronte që në mbledhjen e ardhshme të

mos bëheshin bisedime politike, ose ndryshe këtë tubim ta shtynin dhe një vit, në

mënyrë që të evitoheshin konfliktet midis popujve që ishin egërsuar si rezultat i

krizës.Nga fjalët e Ministrit të Jashtëm Turk, u kuptua se ky mendim fillimisht kishte

dalë nga serbët, ishte pëlqyer nga turqit dhe kështu ata duan që edhe Shqipëria me

Bullgarinë ta pranojnë atë. Qëllimi i Serbisë, është i ditur, por dhe Turqia në këtë rast

bëhej palë me ata. Serbisë, mbasi nuk i mbeti ndonjë çështje kombësie irredentente

dhe mbasi i duhej një paqe dhe qetësi e gjatë sepse për ti nxjerrë në krye gjithë

809Hakimiyet-i Milliye, 20 ekim 1931. 810Vakit, 28 tesrin-i evvel, (ekim), 1931. 811 Cumhuriyet, 23 ekim 1931: Hakimiyet-i Milliye, 26 ekim 1931. 812Besa, 27 tetor 1931: Shih. Emine Bakalli, Pakti Ballkanik dhe Shqipëria, botuar në “Çështje nga

historiamoderne dhe bashkëkohore shqiptare”, Instituti Albanologjik Prishtinë: 2011, f.58-59.

203

Page 243: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

veprimet e reformave të saja, nuk i pëlqente aspak të dëgjonte çështje turbullimi rreth

kufirit, megjithëse në Ballkan do të ketë një influencë813.

Duke u njohur me qëndrimin e Shqipërisë në Konferencën e dytë Ballkanike,

jugosllavët u munduan nëpërmjet shteteve fqinje dhe veçanërisht shtetit turk, të

siguronin përkrahjen e tyre që të mos diskutoheshin në konferencën e ardhshme

çështje të karakterit politik.

Nga data 22-29 tetor 1932, në Bukuresht, i zhvilloi punimet Konferenca e

tretë Ballkanike. Disa muaj para se të mblidhej kjo Konferencë, përfaqësuesit

shqiptarë ishin informuar se ministrat e jashtëm të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë

kishin deklaruar se në këtë konferencë nuk do të diskutoheshin çështjet politike, por

ajo do të merrej vetëm me problemet ekonomike, çka do të thoshte se problemi i

Paktit Ballkanik dhe ai i minoriteteve nuk do të diskutoheshin. Prandaj lidhur me

këto qëndrime delegacioni shqiptar u dërgoi grupeve të ndryshme Ballkanike një

qarkore telegrafike në të cilën ju thoshte se, “po t’ishte që paraprojekti i paktit nuk do

të bisedohej atje dhe që s’do të merrte asnjë përfundim, grupi shqiptar nuk do të

merrte pjesë në konferencë”814. Katër grupet e tjera pasi e diskutuan u përgjigjën se

projekti i Paktit do t’i paraqitej konferencës815.

Meqenëse delegacioni jugosllav, nuk pranoi që në projektin mbi paktin

ballkanik të futej neni që parashikonte mbrojtjen e pakicave kombëtare, edhe pala

shqiptare nuk bëri lëshime816.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Mehmet Konica ka deklaruar që në

Konferencën e parë Ballkanike dhe qëndron akoma në mendimin se zgjidhja e të

drejtave të pakicave kombëtare ka qenë dhe mbetet kushti i sine qua noni i bashkimit

ballkanik. Një bashkim pa garanci i të drejtave të tyre do ishte jetëshkurtër. Nëse

Pakti Ballkanik nuk do të aprovohet para tetorit të vitit të ardhshëm nga qeveria jonë,

them me keqardhje se grupi kombëtar shqiptar s’do marrë pjesë në vazhdimin e

813AMPJ. D.135, v.1932, fl.7-8, Raport i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Nezir Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 25.3.1932.

814Gazeta e Korçës, nr.1656, 26 prill 1933, f.1.Veprimet e grupit shqiptar ndër mbledhjet Ballkanike.

815AMPJ, D.133, v.1932, fl.3. Raport i Asaf Xhaxhulit nga Stambolli, për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 4.3.1932.

816 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zog, …, f.253.

204

Page 244: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

punimeve të kësaj konference, duke e konsideruar se s’ka asnjë arësye që kjo të

ekzistojë”817.

Kryetari i delegacionit shqiptar në konferencë, pasi kritikoi ashpër projektin

mbi Paktin Ballkanik dhe metodat e ashpra që po merreshin për përfundimin e tij pa

lënë mangut edhe disa kritika ndaj Italisë që kish intriguar pranë vendeve ballkanike

që të mos merreshin parasysh kërkesat shqiptare e braktisi konferencën, dhe bashkë

me delegacionin shqiptar u largua edhe ai bullgar818.

Më tutje, Mehmet Konica, theksonte se grupi shqiptar, s’ka asnjë dyshim se

qeveria shqiptare kujdeset si e meriton për pakicat tona dhe s’kemi dyshim që do të

jetë nga të parat qeveri ballkanike që do ta pranojë paktin dhe do të marrë inisiativën

për një mbledhje të Ministrisë së Punëve të Jashtme për bisedimet mbi paktin në fjalë

i cili siguron dhe të drejtat e pakicave që janë tani për tani pengimi kryesor për

lidhjen ballkanike dhe siguron paqe dhe qetësi në sinisinë [kufijtë] tonë819.

Bullgaria u largua nga takimi, kur propozimet e tyre me shtetet në fjalë,

veçanërisht me Jugosllavinë820 për zgjidhjen e problemeve midis njëri- tjetrit, deri në

takimin tjetër u refuzuan dhe idetë e tyre në lidhje me çështjen e minoriteteve, nuk u

miratuan821. Pas kësaj, edhe Shqipëria u tërhoq nga Konferenca, duke përdorur

problemin e minoriteteve si justifikim.

Ky qëndrim që mbajti Shqipëria në lidhje me çështjen e minoriteteve për

kohën mendoj se ishte i ligjshëm dhe real, për shkak se gjysma e kombit shqiptar

jetonte në Jugosllavi. Ndërsa Bullgaria sipas L. S. Stavrianosit ndikohej nga Italia për

qëndrimin negativ që ajo mbajti ndaj konferencave ballkanike822.

Në sesionin e fundit të kësaj konference u vendos të krijohej një Pakt

Ballkanik823. Kjo konferencë i vazhdoi punimet deri më 19 mars 1933. Duhet

theksuar se vetë Papanastasiu që ishte nismëtari i saj e pranoi se: “Ideja për bashkimin

ballkanik, që me forcën e tij magjike do sillte zgjidhjen e të gjitha problemeve politike

817AMPJ, D.133, v.1932, fl.3. Raporti i Asaf Xhaxhulit nga Stambolli, për Ministrin e punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 4.3.1932: shih I.Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zog, …., f.253-254.

818R.B. Zautner, Shqipëria nën regjimin e Zogut, Leipzig, 1939, f.23-24. 819Gazeta e Korçës, 26 prill 1933, f.1. 820BCA, arşivine, 030-10-251-693-5: 030-10-251-693-21;030-10-252-698-11. 821 Milliyet, 27 ekim 1932. 822 L.S. Stavrianos, The Balkans since 1453, Holt, Rinehart and Winston, New York, Chicago, San

Francisko, Toronto, London: October 1963, f.736-738. 823Cumhuriyet, 28 ekim 1932.

205

Page 245: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

dhe ekonomike dështoi, për shkak të kontraditave dhe apative me të cilat ai u prit që

në fillim nga vendet ballkanike”824.

Konferenca e katërt Ballkanike e cila u vendos të mbahej në Selanik më 5-11

nëntor 1934, u veçua nga të tjerat, sepse u mbajt me një frymë tolerance, mirëkuptimi

e bashkëpunimi. Edhe në këtë konferencë më shumë u fol për nevojën dhe modulet e

bashkëpunimit ekonomik midis shteteve të kësaj siujdhese [gadishulli]825.

Në të vërtetë Konferencat Ballkanike nuk çuan në marrëveshje, megjithëse ato

përcaktuan qëllime të rëndësishme siç ishin arritja e mirëkuptimit midis popujve të

siujdhesës ballkanike.

Gazeta “Besa”, shkruante: “përkundër kontradiktave dhe pengesave të llojeve

të ndryshme, duket sikur në thellësinë e shpirtit të popujve të Ballkanit ekzistonte

nevoja e përhapjes së këtij ideali për të frymëzuar përsëri shpresën e triumfit të tij,

ashtu edhe për zhdukjen e dyshimeve, që janë faktor i mjaftueshëm për të na larguar

nga dyshimi që ekzistonte më parë për triumfin e idesë për afrimin e popujve të

Ballkanit rreth vatrës së tij dhe na forcon bindjen në zgjidhjen e vërtetë të realizimit

të parimit “Ballkani për Ballkanasit826.

Në princip të politikës së jashtme të qeverisë turke vazhdonte përsëri të ishte

ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet fqinje dhe sidomos me ato

ballkanike ku ajo pretendonte të luante një rol aktiv827. Lidhur me këtë problem edhe

ambasadori i Francës në Ankara, në një takim me Xhavit Leskovikun ambasadorin

shqiptar në Turqi i deklaronte atij se: “Shqipëria në politikën e Ballkanit luan dhe do

të luajë një rol me rëndësi, në marrëveshjen Italo-Jugosllave, edhe në paqen midis

këtyre dy vendeve, në këtë mes Shqipëria do të jetë një faktor me rëndësi”. Duke e

parë se në ç’kontekst shprehej ky mendim i një diplomati të huaj, ministri shqiptar i’u

përgjigj: “ Shqipëria kishte në Jugosllavi një minoritet prej 800 mijë frymë, edhe këta

nuk kishin as një të drejtë për të jetuar si njerëz, por përkundrazi pasurit o ju merren

nga dora ose shtrëngohen të emigrojnë. Qeveria shqiptare prapë se prapë me

Jugosllavinë u mundua të mbajë gjithnjë relacione miqësore, por mjerisht këtij gjestit

miqësor Beogradi nuk iu përgjigj në të njëjtën mënyrë”. Më tutje ai vazhdonte,

824La Macedonie, 31 maj 1932. 825 Besa, 7 nëntor, 1933, f.4. 826Besa, 11 nëntor 1933. 827 Sevim Ünal,” Ataturk”un Balkanlar’daki barisçil politikasi”, IX, Tűrk Tarih Kongresi, III cilt,

Ankara: TTK Basimevi, 1989, s.1993.

206

Page 246: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

“Shqipëria vërtet me Italinë ka një aleancë, por kjo nuk duhet të kuptojë se shteti

shqiptar është një organ i politikës Italiane në Ballkan dhe një element turbullues.

Përkundrazi neve jemi një element i paqes dhe Shqipëria si çdo vend tjetër ka

politikën e saj të pavarur, dhe aleanca jonë me Italinë nuk ka kuptim tjetër përveç

asaj që kanë lidhë shtetet e tjera me njëri –tjetrin”828.

Në këtë kuadër, në qershor të vitit 1933, ministri i jashtëm Tefik Rushdiu i cili

ndodhej në një Konferencë për Ekonominë në Londër takoi të ngarkuarin me punë të

Shqipërisë në Londër duke i propozuar idenë për të lidhur një pakt miqësie, aleance

dhe sigurimi midis Shqipërisë, Turqisë, dhe Greqisë829.

Ky propozim sipas dokumentave arkivore, u mirëprit nga pala shqiptare. Më

24 qershor 1933, Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë i telegrafoi Legatës

shqiptare në Londër, se: “Në gjenden akoma aty, ju lutem lajmëroni Ministrinë e

Punëve të Jashtme të Turqisë se Qeveria shqiptare është dakord me mendimin e tij

për lidhjen e një pakti miqësie, aleance dhe arbitrazhi midis Shqipërisë, Turqisë dhe

Greqisë830. Meqënëse Ministri i Jashtëm Turk ishte larguar nga Londra, kjo detyrë iu

ngarkua ministrit Shqiptar në Ankara, Xhavit Leskovikut.

Në panelet e Konferencave por edhe jashtë saj, gjatë vitit 1933, u diskutua

edhe për Paktin Ballkanik, prandaj të gjitha diplomacitë e shteteve të Ballkanit i

përqendruan veprimet në drejtim të themelimit të një Pakti Ballkanik831.

Ideja e një Pakti Ballkanik, kishte lindur në Ankara me nismën e qeverisë

Turke, kur atje ndodhej për vizitë kryeministri grek Panajotis Caldaris. Të dy liderët

nënshkruan një marrëveshje më të zgjeruar të quajtur marrëveshje e përzemërt, i cili

ishte guri i themelit për Paktin Ballkanik. Pakti i Ballkanit u negociua nga Mustafa

Qemali jo vetëm me Greqinë, por edhe me Rumaninë dhe Jugosllavinë. Mustafa

Qemali, vetë besonte me forcë se kooperimi nga afër mes vendeve ballkanike dhe i

bazuar në parimin e barazisë do të kishte një efekt të rëndësishëm në politikën

evropiane. Synimi i këtij pakti, siç shpallej ishte sigurimi i shteteve ballkanike,

828AMPJ, Dos.243, v.1933,fl.333. Letër e Xh. Leskovikut nga Ankaraja më 10.6.1933. 829AQSh, F.151, d.240, v.1933, fl.13 Telegram i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Londër për

Ministrinë e punëve të jashtme, 9 qershor 1933. 830AQSh, F.151, d.240, v.1933, fl.18, Telegram i Ministrisë së punëve të Jashtme për legatën

shqiptare në Londër, 24.6.1933. 831 E. Bakalli, Pakti ballkanik, botuar në përmbledhjen Çështje nga historia moderne dhe

bashkëkohore shqiptare, Prishtinë: 2011, f.60.

207

Page 247: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

domethënë ruajta e pavarësisë politike dhe mbrojtja e integritetit territorial të tyre nga

sulmet e vendeve të tjera të Ballkanit, si Bullgaria dhe Shqipëria832.

Pavarësisht se origjina e Paktit ballkanik daton në herët nga viti 1925, ai hyri

në veprim vetëm në mes të viteve 1930-të. Turqia prej shumë kohësh po mundohej ti

afronte shtetet e Ballkanit në një afrim shumë të ngushtë ndërmjet tyre, jo si një grup

shtetesh me qëllim që të jenë kundra një grupi tjetër, por vetëm për të qenë në

harmoni ndërmjet shteteve fqinjë ballkanike dhe në rast nevoje së bashku të mbronin

interesat e tyre.

Në Evropë dhe në Ballkan ndodhën zhvillime të rëndësishme të cilat

ndihmuan që ky pakt të realizohej. Gjendja e papërshtatshme, rritja dhe ashpërsimi i

kontraditave ndërmjet tyre, mungesa e hapësirave demokratike të lëvizjeve për

bashkëpunim çuan në rritjen e diplomacisë ballkanike për sigurimin e rajonit dhe

shndërrimin e Ballkanit në rajon paqeje dhe bashkëpunimi.

Krahas kësaj, ndërmarrja e kësaj nisme u diktua dhe u përshpejtua nga rreziqet

që po shfaqeshin në horizont të cilat kërcënonin sigurimin e shteteve ballkanike. Të

tilla ishin rritja e politikave nazi-fashiste dhe vendosja e sistemeve totalitare të

djathta. Mustafa Qemali i kundërvihej politikës së jashtme të Italisë fashiste, e cila

vinte dhe bëhej më agresive dhe efektit të një aleance të mundshme të Bullgarisë me

Gjermaninë naziste. Ai e shikonte Paktin Ballkanik si një medium balance në lidhje

me vendet evropiane833.

Ndërsa në marrëdhëniet ndërballkanike mund të përmendim nisma të reja,

veçanërisht përmirësimet në marrëdhëniet turko-greke dhe afrimin mes Jugosllavisë

dhe Bullgarisë. Ky afrim në dukje i mundshëm u prit me shqetësim të madh, nga

qarqet drejtuese politike të Ankarasë, njëkohësisht mendohej se ishte rrezik, jo vetëm

për Shqipërinë dhe Greqinë, por natyrisht kjo mund të ishte rrezik për Italinë dhe

Turqinë e cila trembej se ky afrim do ta kishte kufirin në Bosfor e Marmara834.

Prandaj Ministri i Jashtëm Turk Tefik Rushdiu i deklaronte përfaqësuesit

shqiptar në Turqi se: “Shqipëria, Greqia dhe Turqia këtej Adriatikut dhe detit Egje,

dhe Italia në anën tjetër të Adriatikut dhe të detit të Mesdhe, duhet të jenë të

832 Feroz Ahmad, Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne..., f.165. 833Atatȕrk’ȕn Milli Diş Politikasi, Vol.2..., f.355. 834AMPJ, dos. 243, viti 1933. fl.2 Raporti i legatës shqiptare mbi politikën e përgjithshme të

Turqisë, Ankara, 3 qershor 1933 Ankara 3.6.1933.

208

Page 248: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

bashkuar, pse kanë interesa të përbashkëta”. Sipas këtyre fjalëve ministri mundohej

të dëftente rrezikun e sllavizmës në Ballkan, po ashtu dëftente se edhe Turqia pa

ndonjë shtrëngim nuk donte që ta lërë politikën miqësore me Italinë835.

Ndërsa, Turqia – sipas Shykru Kaya beut -zëvendësministër i punëve të

Jashtme turke,- aktivitetin më të madh të politikës së saj, duan ta lozin në Ballkan.

“Duke qenë se n’Europë dhe në Ballkan kemi një gjysëm kontintenti [büyük kitta-

Trakia], natyrisht gjithnjë preferojmë një politikë oksidentale Ballkanike dhe jo

orientale”836.

Turqia, pikë së pari me fqinjët e saj, në Ballkan dëshiron të lidhë pakte mos

sulmimi, këtë ma tha edhe vetë Ismet Pasha deklaronte Xhavid Lekskoviku,

përfaqësuesi ynë në Ankara. Greqia lidhjen e kësaj inisative e pranoi, ndërsa,

Bullgaria jo. Me Greqinë, pakti u lidh në tetor të 1933, me rastin e vizitës së

kryeministrit Grek Caldaris, në Turqi.

Ndërsa kundrejt Shqipërisë, “politika shifet çiltaz [qartë] se është në një

miqësi të ngushtë, kjo, fillon qysh nga Gaziu, Ismet Pasha, Tevfik Ruzhdiu dhe

Shykry Kaya beu, të cilët e shfaqën me gojë se me Shqipërinë duan të kenë relacione

miqësore fare të ngushta”837.

Ministri shqiptar në Ankara Xhavit Leskoviku, pas udhëzimeve që mori nga

qeveria e tij në lidhje me marrëveshjen e propozuar nga Ministri i Jashtëm Turk,

gjatë vizitës së tij në Londër, më 1 korrik 1933 u takua me Tefik Rushdinë. Në bisedë

me ministrin e Jashtëm turk Xhavid beu shprehej se ishte i ngarkuar nga Tirana të

komunikonte se: “Qeveria shqiptare është dakort për një pakt miqësie arbitrazhi dhe

aleance midis Turqisë, Greqisë e Shqipërisë” të cilën vetë ju i’a keni propozuar

përfaqësuesit shqiptar në Londër.

Përgjigja e Tefik Rushdiu ishte se kjo aleancë duhej të quhej pakt mos-

sulmimi dhe se një e tillë do ta fuqizonte independecën dhe prestigjin e Shqipërisë të

cilën Turqia e dëshironte më së tepërmi838. Më tej shtonte se për këtë gjë duhet

pyetur Italia dhe unë në shtator do ta diskutoj me Baron Aloizin, por qeveria

835AMPJ, dos. 243, viti 1933, fl.2 Raporti i legatës shqiptare mbi politikën e përgjithshme të Turqisë, Ankara, 3 qershor 1933.

836AMPJ, dos. 243, viti 1933, fl.5, Raporti i legatës shqiptare mbi politikën e përgjithshme të Turqisë, Ankara, 3 qershor 1933.

837AMPJ, Dos.243, v.1933, po aty, fl.6. 838AMPJ, Dos.243, v.1933, fl.37, Raport i ministrit shqiptar, në Ankara Xhavit Leskoviku, për

Ministrin e Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, 1.8.1933.

209

Page 249: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shqiptare duhet që të marrë nismën dhe ti thotë asaj si aleate që e ka839. Gjatë bisedës

Xhavit Leskoviku e pyeti përsëri Tefik Rushdinë, se nëqoftëse Italia nuk e jep

pëlqimin çfarë mendoni ju për këtë problem. Përgjigja e tij ishte evazive: “Pyetja

sipas tij është për kortezi, dhe Italia për kortezi s’ka si të thotë jo. Pastaj kjo lidhje

rëndon në balancën e Italisë, dhe është në favor e në interes të saj dhe do të jetë një

lidhje vis-a-vis me Antantën e vogël në të cilën nuk kanë mundur akoma të përfshijnë

edhe Bullgarinë”840.

Ministri i Jashtëm i mbretërisë shqiptare Xhaferr Vila, pas raportimit të kësaj

bisede, i kërkoj përfaqësuesit shqiptar të mos jepte përgjigje në emër të qeverisë

shqiptare pa marrë instruksione nga Tirana.

Shtetet e Ballkanit, përpara se të zhvillohej Konferenca e katërt, në kontaktet

diplomatike që patën, u munduan dhe diskutuan mes tyre për të përfshirë edhe

Bullgarinë në këtë Bashkim Ballkanik. Nën drejtimin e kryeministrit Turk, Ismet

Inony u mblodh në Sofje një komitet ballkanik. Aty u zhvillua një takim me Mbretin

Aleksandër të Jugosllavisë. Po kështu më 4 tetor 1933, u realizua takimi tjetër në

Varna, me Mbretin Boris të Bullgarisë841. Mbas këtij takimi më 4-5 tetor1933, mbreti

i Jugosllavisë vajti për një vizitë miqësore në Turqi, ku u shoqërua nga ministri i

jashtëm B. Jetvtiç. Meqenëse në Ankara ndodhej për vizitë edhe Venizellosi, do të

zhvilloheshin takime trepalëshe midis mbretit Aleksandër, Mustafa Qemal Ataturkut,

dhe Venizellosit842.

Përsëri më 6 tetor 1933, me qëllim përfshirjen e Bullgarisë në Pakt, u zhvillua

takimi në Korfuz midis mbretit Jugosllav dhe Ministrit Punëve të Jashtme greke843.

Ndërsa në datat 4-10 Nëntor, 1933, Turqia, Greqia, Jugosllavia dhe Rumania

u mblodhën në Athinë në Konferencën e katërt Ballkanike844. Ashtu si edhe në

konferencat e tjera mund të thuhet se Turqia dhe Greqia koordinoheshin së bashku

edhe si udhëheqëse aktive të politikave që u zhvilluan në këtë konferencë. Në lidhje

839AMPJ, Dos.243, v.1933, fl.37, Raport i ministrit shqiptar, në Ankara Xhavit Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, 1.8.1933.

840 AMPJ, Dos.243, v.1933, fl.37, Raport i ministrit shqiptar, në Ankara Xhavit Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, 1.8.1933.

841Vakit, 4 ekim, 1933. 842Vakit, 8 ekim, 1933. 843Anadolu, 8 ekim, 1933. 844Cumhuriyet, 5 Kasim, 1933.

210

Page 250: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

me çështjet dhe problemet që u diskutuan në këtë konferencë, një çështje me rëndësi

ishte përsëri problemi i minoriteteve.

Më datën 9 dhjetor 1933, në një artikull të botuar në shtypin shqiptar shkruhej

se bisedimet e tanishme provojnë nevojën e një akordi të Ballkanit. Tani kemi shumë

marrëveshje që përpara ca vjetësh ne nuk mund t’i shpresonim kurrë dhe që sot i

sjellin diplomacisë ndërkombëtare një sigurim për të cilën ajo ka nevojë. Duke parë

marrëveshjet bilaterale të nënshkruara në këtë kohë vihen re bashkime politike për të

mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të tyre845.

Këto vende Ballkanike me traktatet e miqësisë e të mosulmimit që po lidhin

kërkojnë të bashkohen midis tyre për ti bërë ballë një rreziku eventual si dhe

shpëtimit nga influencat e Perëndimit. Këto traktate s’janë gjë tjetër veçse tentativa

për të formuluar dëshirat dhe përpjekjet e të gjithë popujve të Ballkanit846për të

forcuar sigurinë e tyre. U nënshkruan traktate të miqësisë dhe të mossulmimit

ndërmjet Turqisë e Greqisë (14 shtator 1933)847, Turqisë e Rumanisë (17 tetor 1933)

e me Jugosllavinë (27 nëntor 1933). Këto traktate synonin t’i bënin ballë rrezikut të

ekspansionit të shteteve fashiste. Vetëm Shqipëria dhe Bullgaria ishin jashtë

aleancave ballkanike për arësyet që dihen. Njëkohësisht me një protokoll të

nënshkruar më 24 shtator 1933, u zgjat edhe për pesë vjet të tjerë, Traktati Turko-

Bullgar i Miqësisë dhe i Asnjanësisë.

Duke parë me vëmendje marrëveshjet dypalëshe të zhvilluara nga Turqia

mund të themi se ajo kishte arritur të realizonte disa lidhje të cilat i hapnin udhë

krijimit të Paktit Ballkanik që në historinë botërore do të njihet edhe si Antanta

Ballkanike. Mustafa Qemali ishte veçanërisht në nxitim për të krijuar siguri në rajon

dhe aleanca të Turqisë në perëndim dhe në Ballkanin evropian, të cilat të shtriheshin

deri në Dobruzhë848. Këto shtete ishin kontrolluar nga Perandoria Osmane për shumë

shekuj dhe kishin formuar një fuqi të madhe e cila i kishte bërë ballë sulmeve të

vazhdueshme.

845 Gazeta e Korçës, nr.1839, 9 dhjetor 1933, f.1, Deballkanizimi i Ballkanit . 846Gazeta e Korçës, nr.1847, 19 dhjetor 1933. Lëvizja e Fundit diplomatike e shteteve të Ballkanit e

rëndësia e palëve. 847 Midis Turqisë dhe Greqisë u nënshkrua “Cordial Agreement Pact” (Pacte d’Entente Cordiale)

botuar në gazetën Milliyet, 14 Eylűl 1933. shih: Rifat Uçarol, Istanbul: Siyasi Tarihi, Filiy kitabevi, 1995, f.578.

848 F. Ahmad, Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne..., f.166.

211

Page 251: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Pas negociatave të mbajtura në Gjenevë dhe në Beograd, më 4 shkurt 1934 u

vendos lidhja e një pakti midis shteteve të Ballkanit. Më 9 shkurt 1934, u nënshkrua

në Athinë Pakti Ballkanik dhe shtetet nënshkruese ishin Turqia, Greqia, Rumania dhe

Jugosllavia849. Sipas Paktit anëtarët e tij midis të cilëve ekzistonin marrëveshje të

dyanshme zotoheshin:

a -Të garantonin reciprokisht sigurimin e të gjithë kufijve ballkanikë,

b -Të mos ndërrmerrnin asnjë aksion politik ndaj shteteve të tjera të ballkanit

jo firmëtare pa pëlqimin unanim të anëtarëve të paktit,

c -Pakti do të ishte i hapur dhe për vendet e tjera ballkanike aderimi i të cilave

do të ish objekt shqyrtimi dhe aprovimi i palëve nënshkruese850. Shqipëria dhe

Bullgaria nuk u ftuan.

Pakti Ballkanik jepte këshillime të vazhdueshme nga ana diplomatike dhe

ushtarake. Ai konsiderohej si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të një bote të

lirë në Evropën Juglindoreedhe pse nuk përmbante angazhime specifike ushtarake.

Rëndësia e kësaj marrëveshjeje shfaqet në një mesazh që Mustafa Qemali i dërgoi

kryeministrit grek, Janis Metaksa; “Kufijtë e aleatëve në Paktin e Ballkanit janë një

kufi i vetëm. Ata që do të kërcënojnë këtë kufi, do të ndeshen me rrezet përvëluese të

diellit. Ju rekomandoj që një gjë e tillë të shmanget. Forcat që mbrojnë kufijtë tanë

janë një forcë e vetme dhe e pandashme”851.

Megjithatë, mendoj që qëllimet e paktit nuk u lejuan të përmbusheshin jo për

faktin se Shqipëria mbeti jashtë këtij Pakti Ballkanik, por sepse Turqia dhe Greqia

duke parë gjendjen kritike në perëndim frikeshin se përsëri Ballkani do të paguajë

shpenzimet të cilat akome edhe sot vazhdonin të mos ishin rikuperuar nga Lufta e

parë Botërore. Një ngjarje tjetër me rëndësi që filloi të lëvizë makinerinë diplomatike

849Dȕstȕr, Üçȕncȕ Tertip, c.15, 186: shih. Ismail Sosyal, “Turk-Fransiz siyasal iliskileri, 1921-1984”, Belleten, Cilt XLVII, sa.188, Ekim 1983. P.181. shih. Nada Yimova, “Mustafa Kemal Atatȕrk and Turkey’s Foreignrelations in the 1930s (The Balkan Entente, The Little Entente and Czechoslovakia)”, Ataturk, Kűltur Dil ve Tarih Yűksek Kurumu, Ataturk Arastirma Merkezi Uluslararasi ikinci Sempozyumu 9-11 Eylül, 1991, Ankara 1996, f.1060.

850 Bariş Ertem, “Atatür’kün Balkan Politikasi ve Atatürk donemi”nde Türkiye-Balkan Devletleri Ilişskileri”, Akademik Bakis Dergisi, sayi 21, Temmuz-agustos-Eylul-2010, s.17: shih: Mustafa Turkeş, “The Balkan Pact and its Immediate implications for the Balkan States, 1930-1934”, Middle Eastern Studies, Vol.30, no1, 1994, s.137.

851 Andrea Mango, “Ataturk; The biography of the Founder of Modern Turkey”, London: Overlook press 2002, f.470.

212

Page 252: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

evropiane ishte edhe ardhja në pushtet e Hitlerit, në postin e kancelarit të Gjermanisë

në vitin 1933.

Krahas kësaj, e rëndësishme është që më 15 prill 1934, Greqia firmosi një

protokoll sekret me Anglinë, dhe shtetet nënshkruese ku qeveria Greke kërkonte

siguri nga lëvizje ushtarake të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Por Greqia nuk ndërmori

asnjë organizim kundrejt Shqipërisë, meqë ajo i druhej Italisë.

Turqia deklaroi që nuk do të merrte pjesë në asnjë lëvizje kundër Bashkimit

Sovjetik. Greqia në anën tjetër u tërhoq duke deklaruar se: “Greqia, ashtu siç është

kërkuar edhe në pakt, nuk lufton në asnjë mënyrë kundër një shteti të madh”852.

Ndërsa Turqia nga ana e saj, me angazhimin e vet në realizimin e këtij pakti,

veç arsyeve të tjera, siç vinte në pah ministri Shqiptar në Ankara Xhavid Leskoviku,

“me këtë vepër, ka dashur të tregojë se është shtet europian e jo aziatik dhe se

politika e saj është një politikë europiane”853.

Përderisa Shqipëria nuk u thirr në bisedimet paraprake nga asnjëra prej

qarqeve diplomatike ballkanike, ajo nuk u thirr as me rastin e nënshkrimit të saj.

Diplomacia turke, në përputhje me atë greke mbanin të njëjtin qëndrim ndaj

Shqipërisë, përsa i takonte thirrjes së saj për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Për

rrjedhim, këtë qëndrim Ankaraja u përpoq ta përligjte me po ato argumente.

Ekzistenca e aleancës shqiptaro-italiane e parashtruar si pengesë për pjesëmarrjen e

Shqipërisë në këtë pakt nga Ankaraja, sipas diplomatëve të huaj, përbënte një

pretekst, i cili nuk kishte asnjë bazë. Për këtë ata, i referoheshin lidhjes që kishte edhe

vetë Turqia me Rusinë854.

Jugosllavia deklaronte se: “Shqipëria të pranohej në gjirin e shteteve

ballkanike, duhej të shkëputej nga Italia”855, por në të vërtetë ajo nuk pranonte

zgjidhjen e problemit të pakicave kombëtare që i propozonte Shqipëria. Kjo i

pëlqente Greqisë e cila s’desh të diskutohej më tej çështja e Çamërisë, ndërsa Turqia

e Rumania synonin për të mbajtur territoret që i’u kishin marrë fqinjëve.

852 Ismail Sosyal, “Türkiye’nin Siyasal Andlaşmalari (1920-1945)”, C.I.Ankara: AKTDTYK ATAM Yayinlari, 1989, s.450.

853AMPJ, D.54, v.1934, fl.8, Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet për së afërmi midis katër shteteve, nga Ankara Xh. Leskoviku. Ankara, 23 janar 1934. shih: G. Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”..., f.53

854AQSH, Fondi 252, d.54, v.1934, fl.8, Beograd 10 janar 1934. 855AMPJ, Dos.100, v.1933, fl.236-242, Ministri Z.Xhafer Vila -Naltmadhnisë tij Mbretit ( pa datë),

shih. edhe I. Ushtelenca, Diplomacia e mbretit....,vep e përm., f.255.

213

Page 253: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Refuzimi i Shqipërisë, për të mos marrë pjesë në një pakt që s’ndihmonte

interesat e saj duket qartë në një letër që Ministri i Jashtëm Z.Xhafer Vila i dërgonte

Mbretit Zog. “…E si mund t’i propozohet Shqipërisë të marrë pjesë në një pakt që ka

qëllim njohjen nga ana e saj të kufijve përtej të cilëve jetojnë më shumë se gjysma e

Shqiptarëve.Natyrishë është në interes të Jugosllavisë të sigurojë pjesëmarrjen e

Bullgarisë dhe Shqipërisë sepse kështu mendon të sigurojë njohjen e kufijve, për të

cilat me kohë këto dy shtete kanë deklaruar në konferenca dhe komisione

ndërkombëtare se mbi ato vise kanë synime ndërkombëtare, -përfundonte ai”856.

Tevfik Rushdi beu, Ministri i Jashtëm Turk akoma vazhdonte të pretendonte

se Shqipëria nuk mund të futej në këtë pakt, sepse ajo ka një aleancë me Italinë dhe

kjo e fundit nuk e ka dhënë konsentementin [pëlqimin] e saj për hyrjen e Shqipërisë

në Paktin Ballkanik”857. Këto ishin fjalët që ai i shprehu Xhavid Leksovikut

ambasadorit shqiptar në Ankara.

Përkundrejt këtyre përpjekjeve, të Ministrit të Jashtëm Turk Tevfik Rushdi

beut për ta përligjur qëndrimin injorues të mbajtur ndaj Shqipërisë në çështjen e

Paktit Ballkanik me ekzistencën e marrëveshjeve shqiptaro-italiane858, ministri

shqiptar në Ankara theksonte rishtazi se Shqipëria në politikën e saj është e lirë dhe

porsa ajo vetë jep pëlqimin nuk ka përse shtetet ballkanike të venë një konditë të tillë.

Megjithatë, përsëri Ministri i Jashtëm Turk Tevfik Rushdi bej, ngulte këmbë

që Shqipërinë e ndalonte të merrte pjesë në Paktin Ballkanik neni i pestë i traktatit të

aleancës me Italinë. Në këtë kontekst ai shqetësohej se mundej që pjesëmarrja e

Shqipërisë në pakt të bëhej shkak që shqiptarët të prisheshin me Italinë. Përkundrejt

këtij trajtimi nga shtetet e Ballkanit e veçanërisht nga Turqia të pozitës

ndërkombëtare të Shqipërisë dhe të prirjeve që vëreheshin nga turqit për të siguruar

mosprishjen e marrëdhënieve të tyre me Italinë, Xhavit Leskoviku sqaronte: “…nuk

mendojmë aspak të prishemi me Italinë, por n’anë tjetër nuk duhet interpretuar në

këtë mënyrë lidhja që kemi me Italinë dhe të pandehet se na lidh këmbë e duar dhe se

Shqipëria nuk ka të drejtë të bëjë politikën që ia lyp interesi i saj i naltë si një shtet

856AMPJ, Dos. 100, v.1933, fl.154, .Ministria e Punëve të Jashtme -Naltmadhnisë së tij Mbretit, 24 janar 1934.

857AMPJ, D.54, v.1934, fl.8. Mbi Paktin Ballkanik që do të lidhet për së afërmi midis 4 shteteve. Ankara 23 janar 1934.

858AMPJ, po aty, fl.56-57, 22 shkurt 1934.

214

Page 254: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

independent që është ”859. Pra Shqipëria nuk u ftua se Greqia dhe Turqia nuk

dëshironin të shqetësonin Italinë860, apo për shkak të ndonjë arsyeje tjetër?

Arsyet pse u nuk u ftua Shqipëria të aderonte në Paktin Ballkanik mendoj se

ishin: E para frika nga Italia, sepse të gjithë shtetet e Ballkanit ishin në shënjestër të

saj. Prandaj qeveritë ballkanike përpiqeshin me të gjitha mënyrat qoftë edhe

përkohësisht për t’iu larguar rrezikut duke e drejtuar vëmendjen e ekspansionit Italian

diku tjetër pse jo edhe në Shqipëri. Diplomacitë e këtyre shteteve e panë të udhës që,

në prag të nënshkrimit të Paktit, njërin nga Ministrat e Jashtëm ta ngarkojnë me një

mision të posaçëm në Romë. Për të mbuluar gjurmët, ai vizitoi edhe Parisin e

Londrën, për qëndrimin e të cilëve nuk kishte pse të dyshohej. Maksimosi në Romë u

porosit që Shqipëria të mos bëhej pjesë e këtij pakti861.

Së dyti, pranimi i Shqipërisë në Paktin Ballkanik, nënkuptonte bashkëpunim e

dialog me shtetin shqiptar, që do të thoshte partneritet me të. Prandaj prezenca e

Shqipërisë në këtë pakt do të pengonte pazaret që do të bëheshin në fshehtësi në

kurriz të saj siç do të realizohej më vonë Konventa Jugosllave-Turke për shpërngulje

e cila u arrit pikërisht nën suazën e këtij pakti.

Së fundmi, hyrja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik, e konsolidonte si shtet dhe

e afirmonte më tepër mbretërinë shqiptare. Në një kohë kur dihej që shtetet fqinje të

saj nuk u pajtuan asnjëherë me ekzistencën e këtij shteti të vogël të pranuar nga

Fuqitë e Mëdha qysh nga vendimet e vitit 1913.

Përpjekjet e diplomatëve turq dhe grekë për të justifikuar sjelljen e treguar

ndaj Shqipërisë nuk mund të përligjen jo vetëm nga pozita ndërkombëtare e

Shqipërisë si shtet i pavarur dhe anëtar i Lidhjes Kombeve por edhe nga gjendja e

marrëdhënieve shqiptaro-italiane në ato vite.

Megjithëse varësinë e tyre reale nga Italia siç shprehej shtypi i huaj, zyrtarët

shqiptarë, mbetën mjaft të zhgënjyer që nuk qenë ftuar të marrin pjesë në pakt862.

859AMPJ, Dos.54, v.1934 fl.8, 23 janar 1934, Lidhja juaj me Italinë ju shtrëngon që kur të bëni një marrëveshje me një shtet tjetër, të kini marrë edhe konsentementin e aleates suaj. Përndryshe vazhdonte ministri i Jashtëm Turk, pozita e Shqipërisë kundrejt Italisë do të jetë shumë kritike dhe po ashtu ka për të qenë dhe pozita e Turqisë kundrejt Italisë, e cila mund të protestojë tek të gjithë shtetet nënshkruese të këtij pakti.

860AMPJ, Dos.54, viti 1934, fl.6-7, Athinë 10 janar 1934. 861 Nina D. Smirnova, “Politika Italii na Balkanah 1922-1935”, Moskova: 1979, f.209, cituar sipas

E. Bakalli..., f.65. 862Historia e Shqipërisë, Vëll, III, Tiranë:1984, f.367.

215

Page 255: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në një shkresë me titull rezervat të formuluar në adresë të ministrit të

Shqipërisë në Ankara, Xhavit Leskoviku dhe të anulluar me urdhër të Ministrit të

Punëve të Jashtme më 20 shkurt 1934 protestohej ndaj ministrave të jashtëm të

Turqisë e të Greqisë, lidhur me qëndrimin e mbajtur në redaktimin e Paktit Ballkanik

në Beograd. Në kërkimet e bëra nuk rezulton që një shkresë e tillë të ketë vajtur në

destinacionin e duhur. Megjithatë vlen të përmendim qëndrimin e drejtë e mjaft të

qartë të mbajtur nga diplomacia shqiptare asaj kohe. “Në një kohë kur Shqipëria po

ndiqte një politikë sovraniteti dhe një politikë solidariteti ndërballkanik, politikë, s’ka

dyshim konformë me interesat esenciale të popujve Ballkanikë...Shqipëria priste me

të drejtë një përkrahje efikase”863theksohej në këtë dokument, dhe më tej “sidomos,

kur njeriu studion tekstin e aleancës mbrojtëse të lidhur midis Shqipërisë dhe Italisë,

sjellja e të dy qeverive mike [greke dhe turke] nuk mund të shpjegohej veçse si një

“shenjë dashamirëse” kundrejt Italisë për të siguruar interesat e tyre të veçanta, në

dëm të madh të parimit “Ballkani i ballkanasve” që duhet të lidhte efektivisht gjithë

popujt e Ballkanit”864.

Lidhur me këto arsye, disa qarqe politike të Athinës shkonin dhe më tej duke

pretenduar se Shqipëria as që mund të ftohej, dhe as mund të merrte pjesë në pakt.

Sepse mbasi, përveç faktit se ishte e lidhur me Italinë mbi të ekzistonte dhe një

mandat “protektorati”, që rridhte nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 9

nëntorit 1921865.

Përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Athinë Qemal Mesarea ishte

përpjekur ta hidhte poshtë këtë qëndrim të Greqisë, -siç shprehej ai jo pa të drejtë,- jo

vetëm në tërë kuptimin e fjalës absurde, por edhe tepër të rrezikshme për dinjitetin e

kombit tonë. Si anëtare e Lidhjes së Kombeve, Shqipëria, si të gjithë vendet e tjera

ishte njohur si një shtet tërësisht i pavarur dhe me sovranitet të plotë. Vetëm kaq do

të mjaftonte të rrëzonte dhe zhvleftësonte në mënyrë solemne, deklaronte Q.

Mesareja, të gjitha vendimet protekstuese që ishin marrë para hyrjes së Shqipërisë në

grupin e shteteve të pavarura që formonin Lidhjen e Kombeve866.

863 AQSh, F.252, dos.54, fl.50, Tiranë, shkurt 1934. Rezervat për legatën shqiptare në Ankara. 864 AQSH, po aty, fl.50. 865AMPJ, D.55, v.1934, fl.28. Fjala e kryetarit të liberalëve Venizelos në parlamentin grek. Shih;

SonPosta, no.1211, 18 mart 1934: Yunanistan Muhalefetinin Lideri “Son Posta” ile Konustu. 866AQSH, F .252, dos.55, fl.34-35, Athinë, 14 shkurt 1934. Mbi paktin Ballkanik. Në qarqet politike

të Athinës thuhej se shqipëria “as që mund të ftohej, e as mund të merrte pjesë në pakt mbasi përveç se është e lidhur me Italinë, por mbi të ekziston dhe një mandate protegjimi që rridhte nga vendimi i

216

Page 256: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Para kolegëve të tij ballkanas, përkundrejt gjithë atyre pretendimeve,

diplomati shqiptar deklaronte: “Shqipëria ka caktuar politikën e saj. Kjo është

konsolidimi i paqes mirëvajtja me fqinjët e saj, sigurimi i të drejtavet që rrjedhin nga

detyrimet kontraktuale mbi çështjen e minoriteteve dhe besnikëri në paktin e Lidhjes

së Kombeve me gjithë parashikimet e tij867.

Mirëpo për të arritur deri në këtë pikë të “politikës së forcës, ndajShqipërisë”,

Italisë dhe diplomacisë së saj iu desh të llogariste shumë faktorë të brendshëm dhe

ndërkombëtare. Politika italiane ndaj Shqipërisë evoluoi, në varësi të marrëdhënieve

midis dy vendeve: kur në Itali u vendos fashizmi me në krye Musolinin, dhe në

Shqipëri u vendos autoriteti i Zogut868.

Ambasadori i ri i Britanisë në Turqi, sir Percy Loraine, në një bisedë me

përfaqësuesin diplomatik të Shqipërisë, e kishte pyetur rreth një lajmi që flitej në

qarqet diplomatike. Nëpërmjet këtij lajmi thuhej se ambasadori i Italisë në Ankara

kishte bërë një demarsh, në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke duke protestuar dhe

kundërshtuar lidhur me çështjen e hyrjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Ai donte

të dinte nëse përfaqësuesi italian i kishte thënë Tevfik Rushdiut se “Italia nuk do t’a

shihte kurrë me sy të mirë që të thirrej Shqipëria të merrte pjesë në Paktin

Ballkanik”869. Diplomati shqiptar iu përgjigj kolegut të tij britanik se: “Nuk kishte

dëgjuar diçka, por është e mundshme që të jetë bërë një përçapje e tillë, mbasi

politikës së Italisë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Ballkan, përgjithësisht ia lyp nevoja

të mbajë qëndrim ndaj një lidhje të përgjithshme të shteteve ballkanike”. Pra, dhe nga

kjo konstatohet se Italia si në Turqi ashtu edhe në Greqi, ka bërë ç’është e mundur,

shpjegon përfaqësuesi shqiptar që ne të mos thërriteshim për të marrë pjesë në Paktin

Ballkanik. Si Turqia, dhe sidomos Greqia, pjesërisht nga frika, por edhe nga shkaku i

interesave të tyre, nuk donin që të prisheshin me Italinë dhe për këtë arsye këto dy

shtete nuk donin që për hatrin e Shqipërisë, të hynin në konflikt me Italinë870.

Gazeta “Times”, në kryeartikullin e saj të datës 10 shkurt 1934, shkruante:

“Nga të gjashtë vendet ballkanike, vetëm Bullgaria dhe Shqipëria nuk kanë interesa

Konferencës së Ambasadorëve”. Shtohej edhe se nqs “Shqipëria nuk u ftua kjo u shkaktua nga që Greqia dhe Turqia nuk dëshirojnë të inkomodojnë Italinë.”

867AQSh, po aty, fl.34-35. Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet së afërmi. 868 Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939-1943), Tiranë: Akademia e

Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 2005, f.22. 869AQSH, F.152, dos.54, fl.56-57, Ankara, 22 shkurt 1934. 870Po aty, Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet së afërmi.

217

Page 257: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ekstra-ballkanike. Lënia jashtë e Shqipërisë ndoshta u shkaktua nga dëshira e

qeverive greke e turke, iniciatorët e lëvizjes për lidhjen e paktit, për të evituar

ofendimin e Italisë, që është aleatja, ose sikundër disa thonë mbrojtësja e mbretërisë

shqiptare, që ndodhej njëkohësisht në marrëdhënie fare të mira me Greqinë dhe

Turqinë” 871.

Sipas mendimit tonë, ky konstatim është i paqëndrueshëm i cili vjen si

rrjedhim i njohjes së paktë të politikës së jashtme të shtetit shqiptar, si dhe raporteve

me oshilacione që Shqipëria pati me Italinë në vitet 1932-1934.

Mbreti Zog filloi të mendonte dhe vepronte seriozisht se si mund të shpëtonte

nga laku i Italisë, që sa vinte e shtrëngohej më shumë. Diplomacia shqiptare u përpoq

që të ndërmarrë hapa për marrëveshje të favorshme tregtare, për të siguruar treg për

mallrat e saj dhe të mundohej të evitonte monopolizimin e doganave italiane. Nuk

përsëriti paktin e nëshkruar në vitin 1926, refuzoi kërkesën për njësim doganor etj.,

pavarësisht nga presioni detar që i bëri flota ushtarake italiane në verën e vitit 1934.

Krahas ftohjes së marrëdhënieve me Italinë, Tirana zyrtare u përpoq që t’i bindë

fqinjët e saj tokësorë, se stabiliteti dhe pavarësia e Shqipërisë është më jetike për ta.

Më 17 shkurt 1934, kryetari i Konferencës Ballkanike Papanastasiu me anë të

një letre drejtuar Mehmet Bej Konicës, e ftoi Shqipërinë të aderonte në Paktin

Ballkanik. Mehmet Konica, iu përgjigj duke vënë në dukje se, Shqipëria s’ish thirrur

të aderojë në përfundimin e Paktit Ballkanik i cili dhe kur u përfundua i mbylli portën

pjesëmarrjes së dy shteteve të gadishullit që janë Shqipëria dhe Bullgaria. Ai tha se

besimi reciprok dhe mbrojtja e kufijve të vendeve ballkanike do të ish reale dhe

efektive vetëm nëse marrëveshja do kish bazë rreziqet që vinin nga Fuqitë e Mëdha,

se vetëm në këto kushte Shqipëria ka qenë dhe ish e gatshme të aderonte në të. Sipas

këtij pakti vijoi Z. Mehmet –ç’do anëtar i ri që dëshironte të aderonte në të duhej t’iu

paraqiste një lutje nënshkruesve të tij të cilët do denjonin t’a pranonin ose t’ia

hidhnin poshtë atë sipas urdhërave që do tё merrnin nga iks ose ypsilon fuqi e

madhe872. Nga ana e vet Turqia e mbështeti paktin dhe më 28 shkurt 1934 dhe

Asamblea e Madhe Turke e nënshkroi atë. Ndërsa qeveritë greke dhe jugosllave e

nënshkruan disa ditë më vonë.

871 AQSH, F.152, d.54, fl.4, Londër, 13 janar 1934. Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet së afërmi. 872 Letër e Z.Mehmet Konica, dërguar Konferencës Ballkanike të Athinës, 15 mars 1934, botuar në

L’Europe Orientale, Romë 1934, nr.5-6, fl.326, cituar sipas I.Ushtelencës, Diplomacia e Mbretit Zog..., f.258.

218

Page 258: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në 26 prill 1934, ministri shqiptar në Beograd, Rauf Fico, do të diskutonte me

Ministrin e Jashtëm Jugosllav Jetvitiç, i cili kishte shpjeguar diskutimet që ishin bërë

me Tefik Rushdiun, për shkak të anomalitetit që kishin lindur rreth Paktit Ballkanik.

Në Turqi si kryetari i Republikës ashtu edhe qeveria Turke shfaqin mendimin se janë

anëtarë të një marrëveshjeje të plotë pa përjashtim të gjithë shteteve ballkanike. Për

shqiptarët ushqejnë ndjenja të forta miqësore dhe me anë të ministrit që dërguan në

Tiranë e kanë shpjeguar në mënyrë të posaçme mendimin që kanë për shqiptarët873.

Gazeta “Cumhuriyet”, e cila citonte gazetën “Lavoro Fashiste” shkruante se:

“ bashkë me Paktin Ballkanik ishte nënshkruar edhe një marrëveshje e fshehtë. Në

këtë marrëveshje citohej se shtetet që kishin nënshkruar paktin në fjalë do ti

ndihmonin Greqisë për ti kthyer asaj dymbëdhjetë ishujt e marrë nga Italia dhe pjesën

veriore të Epirit që kishte mbetur në Shqipërri”874. Por nga tjetër në këtë gazetë

botohej përgënjeshtrimi që kishte bërë legata greke në Turqi se ky lajm nuk ishte i

vërtetë, pavarësisht se gazetat italiane vazhdonin të kishin të njëjtat pretendime875.

Më 14 maj 1934, përpara se të shkonin në Gjenevë, Ministri i Jashtëm Turk së

bashku me atë Rumun vizituan Beogradin. Një çështje që tërheq vëmendjen

shkruante përfaqësuesi shqiptar në Beograd, është bashkëveprimi i ngushtë midis

Turqisë dhe Jugosllavisë. Këto dyshime u shprehën pas tri vizitave që ministri i

Turqisë Ali Hajdar beu realizoi pranë mbretit Aleksandër. Nga ana tjetër Turqia dhe

Jugosllavia kishin rënë dakort për kufizimin e mjaft veprimeve të konferencave

ballkanike876.

Pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Jugosllavisë në Turqi, ministri turk Ali

Hajdar beu në Beograd do të shprehte interpretimin që i bëhej Paktit Ballkanik nga të

dyja shtetet. Pakti duhet të ketë karakter të përgjithshëm ballkanik dhe se kufijtë e

Shqipërisë duhet të jenë të padhunueshëm nga të gjitha anët877.

Në tetor 1934, katër shtetet anëtare hartuan një statut, që parashikonte

mbledhje të rregullta të një këshilli të përhershëm. Prej nga kjo datë Pakti Ballkanik u

873AMPJ, D.54, v.1934, fl.87. Mbi një bashkëfjalim me Z. Jetvitiç Ministri i punëve të Jashtme Jugosllave, Belgrade më 26 prill 1934.

874Cumhuriyet, nr.3554, 31 Mart 1934, f.5; shih: R. Uçarol, Siyasi Tarihi..., f.579. 875Cumhuriyet, po aty, f.5. 876 AMPJ, D. 54, v.1934, fl.93. Mbi ardhjen në Belgrad të MPJ të Rumanisë e Turqisë, 17 maj

1934. 877AMPJ, D.54, v.1934, fl.108. Rauf Fico pyet Jetvitiçin MPJ e Jugosllavisë për çështjet politike.

219

Page 259: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

quajt Antanta Ballkanike878. Paktin Ballkanik, Turqia e ruante si një dokument ku

shtetet Ballkanike miratuan të drejtat e njëri-tjetrit, mendim i cili u deklarua nga

Ataturku në hapjen e sesionit të katërt të mbledhjes së Asamblesë së Madhe

Kombëtare Turke, më 1 nëntor 1934, Ataturku deklaronte se: “Traktati Ballkanik

është një dokument i rëndësishëm që tregon që shtetet Ballkanike tregojnë respekt

për statusin e gjithsecilit. Është veçanërisht e qartë që ka një rëndësi të madhe në

mbrojtjen e kufinjve”879.

Më 9 nëntor 1934,880 përsëri përfaqësuesi shqiptar në Ankara vajti dhe takoi

Tefik Rushdi beun në lidhje mbi çëshjten e paktit të propozuar Shqipërisë nga ana e

Turqisë dhe i komunikoi mendimin që kishte qeveria shqiptare në lidhje me këtë

çështje.

Xhavit Leskoviku shprehej se qeveria shqiptare propozimin tuaj e ka pranuar

me kohë dhe ne nuk e pamë të arësyeshme, që për këtë problem të bënim demarshe

në Romë. Me të vërtetë që qeveria shqiptare ka një aleancë me Italinë, por kjo nuk do

të thotë që ne nuk na jepet e drejta për të lidhur pakte me shtete të tjera, sepse sado e

vogël që është Shqipëria, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, si shtet i pavarur e

ruan këtë të drejtë. Pastaj, ai do të shpjegonte faktin se: “Shqipëria duke qenë vogël

dhe e dobët ka ngjallur lakminë e fqinjëve. Ky fakt tregon se ajo ka bërë përpjekje

dhe sakrifica për të ruajtur pavarësinë e saj, veçanërisht nga Jugosllavia që i kishte

nxjerrë gjithmonë pengesa për të ruajtur stabilizimin e qeverisë dhe të shtetit

shqiptar. Këto pengesa, e çuan atë të afrohet me politikën italiane. Por edhe qeveria

italiane në mënyrë paqësore ndoqi të njëjtën politikë si Jugosllavia duke e shpallur

këtë rrugë të suksesshme, por kjo propagandë hasi në rezistencën e qeverisë tonë.

Prandaj edhe konflikti i sotëm këtej ka ardhur. Sikurse dihet qeveria shqiptare refuzoi

përsëritjen e paktit të Tiranës, pavarësisht që qeveria italiane u përpoq të ruante të

drejtat e saj me pretekstin se këto të drejta i ishin dhënë asaj nga Liga e Kombeve në

Konferencën e Ambasadorëve mbi Shqipërinë”881.

878 L.S.Stavrianos, Balkan Federation. A history of the Movement toward Balkan Unity in modern Times, Northampton Mass, New York:1942, f.218-221.

879Atatürk’ün Söylev ve Demeçleri, C.I, Ankara: 1997, AKDTYK ATAM Yayinlari 1997, f.396. 880AMPJ, D.54, V.1934 fl.140-144. Bashkëfjalim me Tefik Rushdiun mbi çështjen e Paktit që i

është propozuar Shqipërisë nga Turqia. 881AMPJ, D.54, v.1934, fl.141: Bashkëfjalim me Tefik Rushdiun mbi çështjen e Paktit që i është

propozuar Shqipërisë nga Turqia.

220

Page 260: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Këto shpjegime që u bënë, jo vetëm për të gjetur gjuhën e përbashkët,

kuptohet për ruajtjen e statusquosë së Ballkanit, por edhe për përkrahjen që kërkonte

Shqipëria të kishte nga ata, në mënyrë që të mos kishte vështirësi në konsolidimin

dhe stabilizimin si shtet në këtë periudhë të stanjacionit botëror. Më tej ministri

shqiptar shprehej “sot ne shohim që midis shteteve të Ballkanit lidhen pakte dhe

bëhen marrëveshje, mjerisht konstatojmë se për Shqipërinë nuk flitet asnjë fjalë. E

shoh si detyrë të tërheq vëmendjen e zotërisë suaj, pasi iniciativën në këto çështje e

ka marrë Turqia. Qeveria Shqiptare politikën ballkanike po e ndjek me kujdes të

madh, por nga ana tjetër përfundimet e këtij zhvillimi i pret me padurim, sepse

situata e saj politike e lyp që të marrë një vendim të shpejtë. Pra nëqoftëse

shtrëngohet të marrë një vendim kundër politikës ballkanike, natyrisht kjo do të jetë

një mjerim për Shqipërinë, por nuk duhet harruar se ky mjerim i Shqipërisë do të jetë

fillimi i mjerimeve të gjithë Ballkanit”882.

Në këtë kontekst Tefik Rushdiu do të përgjigjej: “Turqia ka një simpati të

veçantë për Shqipërinë dhe dëshiron të ketë gjithmonë relacione fare miqësore. Po

ashtu duhen konsideruar edhe ndjenjat e Greqisë kundrejt Shqipërisë. Këto dy shtete

interesohen për integritetin dhe indipendencën e Shqipërisë. Por dhe në bisedat që

kemi zhvilluar me Jugosllavinë, kemi marrë fjalën prej saj se do të respektojë të

drejtat e Shqipërisë për independencën e plotë të saj. Jugosllavia e pranon tezën se

“Ballkani është për të gjithë popujt e Ballkanit” dhe është në një mendim me ne për

zhdukjen e influencave të shteteve të mëdha në Ballkan. Politika ballkanike sot për

sot nuk ka marrë zhvillimin e duhur. Paktet që lidhi Turqia me disa shtete ballkanike,

s’kanë tjetër qëllim veçse përmirësimin e relatave dhe likujdimin e disa çështjeve të

varura. Me anën e këtyre pakteve hapet një fazë e re miqësie e besimi midis shteteve

ballkanike të interesuara. Të gjitha këto pakte siç ju kam thënë dhe herë tjetër do t’i

shërbejnë zhvillimit të politikës ballkanike, në të cilën edhe Bullgaria është e

shtrënguar të marrë pjesë. Të gjitha këto lidhen me rastin e krijimit në të ardhmen të

konfederatës ballkanike. Lidhur me Shqipërinë e kemi konsideruar se ajo ka për të

marrë pjesë. Pozita e sotme e saj s’ka se si të ndryshojë, vetëm se duhet me çdo

mënyrë të mbahet statuskuoja e brendshme dhe të mos të ngjasë ndonjë send dhe në

këtë mënyrë, Italia s’ka se si të ndërhyjë në çështjet e Shqipërisë. Për këto ndërhyrje

882AMPJ, D.54, v.1934, fl.142; Bashkëfjalim me Tefik Rushdiun mbi çështjen e Paktit që i është propozuar Shqipërisë nga Turqia.

221

Page 261: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

gjithë shtetet e Ballkani janë kundër dhe nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë”883. Po

jua them konkretisht, “unë nuk jam kundërshtar i një marrëveshjeje midis Shqipërisë

dhe Italisë. Shqipëria duhet të ruajë të drejtat e independencës dhe integritetit duke u

marrë vesh me Italinë. Kjo marrëveshje do të jetë provizore dhe një gjë e tillë nuk

mund ta ndalojë Shqipërinë që të hyjë më vonë në lidhjen Ballkanike që do të

realizohet. Prandaj nuk duhet të largohet nga një marrëveshje provizore me Italinë.

Italia nga mos sukseset e politikës së saj kohët e fundit është shqetësuar dhe

nervozuar mjaft, por pas pak kohësh kur të ftohen gjakrat do ti kuptojë gabimet e saja

dhe Musolini si njeri i mençur që është, ka për të ndrequr gabimet e mëparshme”884.

Tefik Rushdiu do të shtonte se, “ Nёqoftёse Bullgaria do të marrë pjesë në

Antantën e vogël, atëherë realizimi i paktit turko-greko-shqiptaro-italian do të jetë

shumë i lehtë. Turqia, siç kuptohet dëshiron të lidhë paktin tripalësh të propozuar me

Shqipërinë dhe Greqinë, por sot për sot druhet nga Italia, meqenëse dyshimet

kundrejt saj mbi çështjen e pretendimeve mbi Antaljan ende nuk janë zhdukur. Veç

kësaj edhe konsolidimi i politikës ballkanike nuk është aq e arritur sa të mund t’i bëjë

ballë hapur politikës Italiane”.

Në mbledhjen Ballkanike, që u zhvillua në Beograd u diskutua të thirrej

Shqipëria për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Madje ministri i Argjentinës që

kishte qenë për vizitë në Ankara, tregonte se Ministria e Punëve të Jashtme Turke

ishte shprehur me shumë simpati për Shqipërinë dhe kishte shfaqur dëshirën e madhe

për ta parë Shqipërinë në mes të aleatëve ballkanikë885.

Duke parë në vijim si hapat e zhvillimit Paktit Ballkanik, sipas studiueses E.

Bakalli, kur mendohej se shtetet e Ballkanit arritën një vetëdije të lartë politike, e cila

do t’i shpinte ato drejt realizimit të sloganit “Ballkani ballkansave” në kuptimin më

të mirë të saj ato dështuan dhe pakti në fjalë me kalimin e kohës u bë dëshmi për

mospajtimet e thella ndërmjet tyre886.

Ndërsa sipas historiografisë shqiptare në këtë situatë shqiptarët përdorën me

maturi politikën ballkanike duke mbrojtur pavarësinë e vendit dhe të drejtat e

883AMPJ, D.54, v.1934, fl.143. Bashkëfjalim me Tefik Rushdi benë mbi çështjen e Paktit që i është propozuar Shqipërisë nga Turqia. Për MPJ Xhafer Vila, ministrit në Ankara Xh. Leskoviku.

884AMPJ, d.54, v.1934, fl.144, vazhdim i këtij bashkëfjalimi. 885 AMPJ, D.54, v.1934, f.139, Mbi marrëveshjen ballkanike në Ankara, Belgrade 13 nëntor 1934. 886 E. Arifi-Bakalli, Pakti Ballkanik dhe Shqipëria, botuar përmbledhjen me artikuj dhe kumtesa

“Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare”, në (Përmbledhjen me artikuj dhe kumtesa) Instituti Albanologjiki Prishtinës, Prishtinë: 2011, f.67.

222

Page 262: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pakicave shqiptare a më mirë të popullsive shqiptare në vendet e Ballkanit, në

Jugosllavi e në Greqi. Ahmet Zogu shpresoi deri vonë se qeveria e tij një ditë do

mund të lidhte aleanca me shtetet ballkanike për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm

të Italisë fashiste kundër Shqipërisë, por ky mbeti vetëm një iluzion887.

4. Ulje ngritjet në marrëdhëniet midis Monarkisë Shqiptare dhe

Republikës Turke.

Më 14 maj 1933, menjëherë pas emërimit të Xhavit Leskovikut, si ambasadori

ynë në Ankara në qarqet diplomatike turke filloi të flitej për vendosjen e një

personaliteti në postin e përfaqësuesit turk në Tiranë. Në fund të qershorit 1933, filloi

të përmendej si përfaqësuesi i Turqisë në Tiranë, emri i një personaliteti Nuri Beut, i

cili ishte në postin e ad interim të ngarkuarit me punë të Turqisë, në Hagë888.

Por Ministria e Jashtme Turke, hezitonte pavarësisht pëlqimit nga ana e

shqiptarëve, sepse Ataturku nuk e kishte firmosur emërimin e tij. Në momentin kur

po zhvilloheshin ngjarjet mbi Paktin Ballkanik, ai vahzdonte të hezitonte për të

dërguar përfaqësues në Tiranë dhe këtë e justifikonte me faktin se nuk kishte gjetur

akoma një person të përshtashëm.

Në vitin 1934, një intervistë interesante do të botohej nga gazeta “Stampa”.

Nëpërmjet saj mbreti Zog pasi fliste për vendin e tij dhe mbretërinë që drejtonte: “Për

10 vjet do ta çoj Shqipërinë atje ku dëshiroj. Ne duhet të bëjmë një kalim të madh

nga mesjeta në shekullin e njëzetë. Por, megjithëkëtë, mendoj se ky modernizim nuk

duhet të jetë i menjëhershëm. Ne nuk jemi aq radikalë sa Mustafa Qemali889.

Pra kuptohet nëpërmjet fjalëve të tij se ai po përpiqej për të ndërtuar një shtet

modern dhe se njihte dhe e ndiqte me vëmendje politikën ballkanike dhe atë Turke në

veçanti, si dhe reformat që po zhvilloheshin në Turqi, në çfarë fryme dhe sesa

revolucionare ishin ato.

887Historia e Popullit shqiptar..., vëll. III, f.308. 888AMPJ, D. 236, v.1933, fl.9-10, Nuri bej vjen si ministër i Turqisë në Tiranë. Ankara 27 qershor

1933. 889Başbakanlik Cumhuriyet Arşivine, 301000, 233, 4, 572. Një intervistë e mbretit A. Zogut botuar

në gazetën “Stampa”, më 27 shkurt 1934.

223

Page 263: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më tej ai do të shprehej edhe për shqiptarët, për popullin e vet, të cilit i njihte

psikologjinë, zakonet, mentalitetin, vullnetin që e karakterizonte, forcën dhe

karakterin, i’a dinte ku kishte pikat e dobëta, cilësitë, fuqinë dhe vitalitetin që ky

popull kishte. Ai do të shprehej:“ Në fillim m’u desh të luftoja kundër mosbindjes

sepse çdo shqiptar ka një ndjenjë të fortë pavarësie. Kemi patur vështirësi po ashtu

me funksionarët, nëpunësit, sepse shqiptarët që ishin më parë nëpunës turq, kanë

qenë të helmuar nga korrupsioni turk. Në këtë vend të ç’organizuar, duhej të zgjohej

ndërgjegja kombëtare e të krijohej komunikimi në mënyrë që qeveria qendrore të

ishte efikase. Po gjithashtu te ne shteti ishte në gjendje të keqe e duhej shumë durim

që të vendosej autoriteti i tij, sidomos në male. Shqiptari respekton vetëm njeriun

shpirtërisht të fortë. Duhet njohur mirë psikologjia e këtij populli, nëqoftëse do të

bësh diçka me të”890. Si përfundim, duke iu referuar kësaj interviste, mund të themi

se mbreti Zog e çoi në nivele të larta proçesin e shtetformimit dhe kombëtarizimit. Ai

pavarësishtse kishte përballë, një malme pengesave dhe kundërshti, do të përpiqej të

përgadiste kombin shqiptar për të kaluar në një fazë moderne më të avancuar të

zhvillimit të tij891.

Gjatë kësaj kohe në Ballkan pati zhvillimeve politike të rëndësishme. Ndikoi

në këtë drejtim edhe kursi i ri i politikës së Ataturkut për shndërrimin e Ballkanit në

një zonë të paqes e të sigurisë. Franca dhe Italia rivalizonin si edhe më parë për

sundimin në gadishull. Ato kishin futur në orbitën e tyre me anë të aleancave e

marrëveshjeve një sërë shtetesh ballkanike, ku një pjesë e mirë e tyre ishin nën

ndikimin anglo-francez. Këtu bënte pjesë edhe Turqia.

Ataturku, u mundua ti jepte rëndësi Shqipërisë në një kohë që ish formuar

Antanta Ballkanike. Prandaj në kohën kur mbretëria shqiptare pati krizë në

marrëdhëniet me Italinë, u përpoq ta tërhiqte Shqipërinë në Antantën Ballkanike e me

këtë rast të normalizonte marrëdhëniet me të. Prandaj ai mendoi dhe përcaktoi një

formulë të re politike në udhëzimet e tij, në mënyrë që ambasadori i ri që do të vinte

në Shqipëri të punonte për normalizimin e raporteve midis dy vendeve . “Unë

dëshiroj që përfaqësuesi që do të shkojë në Shqipëri duhet të jetë një zotëri që e njoh

890BCA, 301000, 233, 4, 572, po aty. 891Beqir Meta, Kontributi i Ahmet Zogut në forcimin e institucioneve kombëtare në Shqipëri”, në

revistën peridoike “Emathia”, nr.4, 2012.

224

Page 264: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

nga afër, që i besoj moralit të tij dhe që i di mirë mendimet e mia. Deri sa të gjendet

një njeri i tillë unë s’do të emëroj asnjë nga ministrat e propozuar892.

Atëherë duke ditur objektivat e Ataturkut në marrëdhëniet me Shqipërinë,

Ministri i Punëve të Jashtme turke Tevfik Rushdiu, vendosi ti bëjë atij propozimin e

fundit. Kësaj radhe ai zgjodhi një nga bashkëpunëtorët e afërt të tij, Rushen Ushref

Ynaydin. Këtë propozim do e përkrahte edhe kryemnistri turk Ismet Inony,i cili

kishte shpresë se Rushen Ushrefi do të emërohej në postin e ambasadorit të Turqisë

në Shqipëri. Ky mendim u pranua në kohën kur u firmos Pakti Ballkanik, në marsin e

vitit 1934. Ataturku, caktoi si ambasador në Shqipëri, sekretarin e parë të tij zotin

Rushen Eshref Unaydin893, dhe më 1 prill 1934 do të firmoste emërimin e tij.

Ataturku, në prezencën e Ministrit të Jashtëm Turk, Tevfik Rushdi, i dha disa

direktiva (udhëzime) ambasadorit të tij në lidhje me qëndrimin në Tiranë894. Porositë

ishin për probleme të ndryshme politike, si marrëdhëniet turko-shqiptare, Shqipëria

dhe Pakti Ballkanik, politika e Turqisë në Ballkan, qëndrimi që do të mbante ndaj

Italisë dhe veçanërisht orientime të ndryshme për qëndrimet në momente të caktuara

që duhej të mbante ambasadori.

Dy ishin pikat kyçe në udhëzimet e tija të cilat kishin vlerë të rëndësishme për

momentin në diplomacinë Turke për Ballkanin ishin:

E para, ishte, Pakti Ballkanik dhe e dyta, qëndrimi ndaj Italisë. Në lidhje me

Paktin Ballkanik në udhëzimet e tij shkruante, nëqoftëse ende nuk janë ndërmarrë

nisma të qarta dhe të prera për futjen e Shqipërisë në PaktinBallkanik, janë pasur

parasysh interesat e Shqipërisë. Mendimi im është ta shoh Shqipërinë si një pjesëtare

të natyrshme dhe të përhershme të këtij pakti. Presim momentin e përshtatshëm dhe

ruajmë shpresën se kjo dëshirë e imja të realizohet në një kohë të afërt kur shteti

shqiptar ta shohë vehten në kushte të përshtatshme. Megjithëse Shqipëria nuk bën

892 Bilal N. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”, Prof.dr. Ahmet Şükrü Esmer’e Armağan, A.U.=S.B.F. Yayini, Ankara 1981, f.215.

893Rushen Yshref Ynajdin, lindi në Stamboll në vitin 1882. Në vitin 1911 mbaroi liceun e Gallatasarajt, dhe në 1934 mbaroi Fakultetin e Letërsisë në Stamboll. Ka punuar si mësues në Liceun e Gallatasarajt, në Ingiliz High School dhe në kolegjin anglez, Robert Kolegji sot Univeristeti i Bosforit. Ka punuar korrespondent në disa gazeta si dhe ka kryer detyra administrative deri në caktimin e tij në detyrën e Ambasadorit.

894 Bilal N. Simsir, “Bizim diplomatlar”, Biligi Yayinevi, Ankara, 1996, f.462.

225

Page 265: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

pjesë në pakt, është rregulluar në një mënyrë të tillë ky pakt, që qeverisë shqiptare ti

sigurohen kufijtë ballkanikë895.

Ataturku e përmblidhte në këtë mënyrë politikën Ballkanike të qeverisë së tij:

“Turqia punon për miqësi të vërtetë, e serioze në të gjithë Ballkanin e me garanci e

sinqeritet reciprok për çdo çështje. Ndërkaq edhe për bullgarët kemi të njëjtat

ndjenja”. Lidhur me këtë ai e udhëzonte ministrin turk: “Në këtë drejtim të punosh

me besnikëri dhe dashuri me përfaqësuesit e shteteve ballkanike dhe t’i nxitësh ata që

t’u bëjnë thirrje shteteve dhe qeverive të tyre për të punuar në këtë drejtim”896.

Mustafa Qemali ua kishte bërë të qartë kryetarëve të shteteve të Ballkanit, se

me arritjen e marrëveshjes ballkanike nuk do të prekeshin kufijtë e Shqipërisë dhe

nuk do të injorohej pozita e saj në Ballkan. Kjo del dhe në bisedimet që zhvilloi në

takimin me Venizellosin më 26 shtator 1933897.

Interesante janë edhe pikëpamjet dhe mendimet e Mustafa Qemalit lidhur me

qëndrimin ndaj Italisë. Përpjekjet e tij për normalizimin e marrëdhënieve turko-

italiane dhe për uljen e tensionit, në Mesdheun Lindor qenë të mëdha898.

Më tej ai e porosiste ambasadorin e tij, të sillej në një mënyrë të rezervuar ndaj

italianëve. Nuk do të ketë asnjë fjalë hapur kundër italianëve, por as në favor të tyre

nuk do të flitet. Pra, shteti italian është i madh, kombi italian është shumë i zhvilluar

dhe i pjekur. Musolini në Itali ka bërë dhe po bën punë të mëdha. Ushtria e tij dhe

mjetet luftarake të tërheqin vëmendjen, fashizmi është një regjim interesant. Pra, nuk

do të zësh në gojë, qoftë edhe një politique language, fjalë lavdëruese ose nderimi

për Italinë dhe për Musolinin. Kur të thonë ndonjëherë fjalë të tilla, nuk duhet t’i

miratosh, por duhet të mbash një qëndrim sikur po dëgjon gjëra të rëndomta e të

parëndësishme….899

Më 2 prill 1934, Rushen Eshrefi, u nis nga Ankaraja e më 8 prill arriti në

portin e Durrësit, kurse më 15 prill i paraqiti mbretit Zog letrat kredenciale.

895 B. N. Simisir, “Bizim diplomatlar”, po aty, f.462. 896Ataturk’ten, Elçi Ruşen Eşref Ünaydin’a yönerge Türk-Arnavut ilişkileri üzerine”, vep e përm,

f.216. 897 B. N. Simşir, Atatürk’ün Yabanci Devlet adamlariyla görüşmeler, Yedi belge (1930-1937), në

Belleten, C, XV/1, sa 1977, Ocak 1981, s.176. 898 Romaino Rainero, Le Relazioni tra l’Italia e la Turchia, në Il vetro, 2-4 anno XXXIII, Marzo-

Agosto1979, 4.539 S, cituar nga S.Turan Faşizm döneminde Italyan Türk ilişkileri, Belleten, C. XVLI, Sa 176, Ekim 1980.

899 Bilal N. Simşir, Atatürk’ten, Elçi Ruşen Eşref Ünaydin’a yönerge Türk-Arnavut ilişkileri üzerine”..., f.216.

226

Page 266: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Me një raport të hollësishëm, ai përshkruajti fillimin e detyrës dhe përshtypjet

e para për Shqipërinë. Në raportin e gjatë dërguar mbi takimin me mbretin Zog ai do

të shkruante: “Mbreti më priti në një sallë mjaft të madhe. Vetë mbreti kishte veshur

uniformë gri të errët në të gjelbër, në mënyrën e uniformave italiane. Më përshëndeti

në turqisht, duke më uruar mirëseardhjen. Pas paraqitjes së letrave kredenciale dhe

fjalëve të Ataturkut, mbreti i kishte zgjatur atij një cigare nga kutia e argjendë,

prodhim italian”900.

Udhëzimet e Ataturkut fillonin me fjalët: “Ne e duam kombin shqiptar, e

konsiderojmë si vëlla, nuk e shohim si të largët. Ne dëshirojmë seriozisht dhe në

mënyrë të prerë që të fuqizohet dhe të përparojë si shtet e si komb dhe të marrë me

forcë dhe sidomos në mënyrë të pavarur e të sigurt, pozitën që meriton në Ballkan.

Mund të keni besim tek kjo. Kjo është bazë e marrëdhënieve politike midis Turqisë

dhe Shqipërisë. Në këtë çështje mund të më besojnë mua (Ataturkut), qeverisë

republikane dhe njerëzve tanë… Nuk duhet të dyshojnë se edhe kombi turk me

ndjenja dhe me zemër e konsideron vëlla popullin shqiptar…”901.

Mbretit Zog, duket se i lanë përshtypje të mira këto fjalë dhe ai do të

përgjigjej: “Shkëlqesia e tij, Gazi Mustafa Qemal Ataturku, duke dërguar në Shqipëri

një personalitet të afërt të tij, i ka bërë një kompliment Shqipërisë. Ai theksoi se kjo

gjë këtu do të vlerësohet dhe do të pritet me mirënjohje”. Pasi e komplimentoi

ministrin e ri të ambasadës turke në Shqipëri, i shprehu pikëpamjet e tij në lidhje me

Turqinë. Ai i paraqet ato pikëpamje në të njëjtën frymë sikur mendojnë edhe sot disa

prej historianëve turkologë. “Për pesë shekuj jetuam në unitet ndjenjash dhe

kulturash me Turqinë. Kjo bashkëjetesë ka lënë tek ne ndjenja të pashlyeshme dhe

mirënjohje. Për pesë shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos

ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav e as nuk do të mund

ta pengonte dot fshirjen e Shqipërisë nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e

ekzistencës tonë ia kemi borxh Turqisë. Kombin fisnik turk ne e shohim si vëlla të

madh, e shtetin e tij si shtet vëlla të madh. Bile sot, shumica e qeveritarëve të

Shqipërisë së re janë arsimuar dhe edukuar në Turqi. Prandaj ne gëzohemi shumë kur

shohim këtu ambasadorin e Turqisë. Ju këtu nuk jeni i huaj, konsiderojeni veten si në

900 B. N. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”..., f..219-220. Shih: B. N. Şimsir, Bizim Diplomatlar..., f.311; shih. B.N.Simsir, Ataturk ve yabanci adam…, f.465.

901 B.N. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”, po aty.

227

Page 267: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vendin tuaj. Sigurisht do të keni kontakte me qeverinë, por mos u kufizoni vetëm me

këtë. Ju lutem shëtitni sikur të jeni vendas, krijoni kontakte të ngushta dhe të afërta

me popullin. Do të shikoni me sytë tuaj ndjenjat dhe dashurinë që ushqen vendi ynë

për popullin fisnik turk. Krijoni kontakte të ngushta me qeverinë, pyesni, ç’të

dëshironi, mësojini bile edhe çështjet sekrete. Këtë e them sinqerisht nga zemra. Tek

unë do të gjeni një mik tuajin, të kombit tuaj të të mëdhenjve tuaj... Kur të dëshironi,

ejani të takohemi. Bile edhe po s’patët ndonjë punë, ejani qoftë edhe vetëm për t’u

fjalosur? Në fakt ambasadorët e tjerë do të bëhen pak xhelozë për këtë, por kjo s’ka

rëndësi, sepse sejcili duhet ta dijë se ambasadori turk në Shqipëri nuk konsiderohet i

huaj”902.

Ky ishte takimi i parë midis Zogut dhe ministrit të ri Turk në Tiranë. Takimi

sipas Rushen Eshref beut, zgjati shumë dhe i kaloi limitet e një ceremonie të

paraqitjes së letrave kredenciale si dhe kuadrin e protokollit normal zyrtar.

Pas këtij takimi ambasadori i referoi Ministrisë së Jashtme Turke ku do të

vinte në dukje:“Mbreti Zog, tregonte interes të madh për zhvillimin e Turqisë dhe

bëri pyetje të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Kërkoi libra ku flitej për Turqinë

dhe tha se do ti lexonte ato. Njëkohësisht preku edhe vështirësitë ekonomike që

kishte Shqipëria. U ankua se në Shqipëri nuk kishte kapitale të mjaftueshme dhe

njerëz të përgatitur. Sidomos tregonte interesim mbi politikën ekonomike që ndiqte

Turqia pa marrë borxhe dhe kredi nga jashtë. Më pas mbreti foli edhe pse hoqi dorë

nga republika dhe pse parapëlqeu të zhvillonte mbretërinë”. Ai tha,- “Shumë

ngatërresa të brendëshme rrezikonin ekzistencën e Shqipërisë. Veprimtaritë e

shteteve të huaja përreth nesh tregonin se ekzistonte rreziku për të na copëtuar, dhe

këtë rrezik ne e kapërcyem me forcat tona. Në thelb unë jam përkrahës i republikës

po aq sa është shkelqësia e tij Gaziu. Ai, të jetë i sigurt për këtë, por kushtet na

detyruan të sigurojmë unitetin e brendshëm, prandaj vepruam në këtë mënyrë903. Në

fund të bisedës së tij ai përshëndeti edhe Ismet Pashën dhe Tevfik Rushdi beun.

902 B. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”..., F.219-220, shih. B. N. Simsir, “Bizim diplomatlar”..., f.471.

903 B. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”, po aty. Shih: B.N.Şimşir, “Bizim diplomatlar”..., f.471.

228

Page 268: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në bisedën e zhvilluar u duk qartë se mbreti Zog nëpërmjet elozheve për

përfaqësuesin turk dhe Mustafa Qemalin904, përcillte mesazhin e afrimit me

Republikën Turke në një moment krize dhe acarimi të marrëdhënieve shqiptaro-

italiane905. Pra ai po mundohej të kërkonte ndihmë jo vetëm nga ana ekonomike, por

edhe ide për të dalë nga bllokada ekonomike që e kishte mbërthyer shtetin shqiptar.

Zogu, deshi të shpëtonte nga presioni i Musolinit, i cili do t’i kërkonte bashkimin

doganor të Shqipërisë me Italinë, përmes lidhjeve me Francën dhe afrimin me shtetet

Ballkanike906. Me këtë takim filloi një epokë e re në marrëdhëniet shqiptaro-turke.

Së pari, mbreti Zog e paraqiti veten e tij monarkist si rrjedhim i kushteve

historike dhe i ngjarjeve të zhvilluara brenda vendit dhe jashtë tij. Ky qëndrim

përputhet me të vërtetën historike që duhet të reflektojnë edhe studiuesit e sotëm.

Së dyti, kjo lloj sjellje i shërbente edhe diplomacisë turke, e cila vazhdonte të

punonte për krijimin e një aleance të fortë në Ballkan. Prirja e Ahmet Zogut për një

politikë të pavarur u përshëndet nga shtypi turk si faktor për sigurimin e paqes në

Ballkan907.

Kulmin e vet kriza në marrëdhëniet shqiptaro-italiane e arriti më 22 qershor

1934. Në bregdetin shqiptar u zhvillua një krizë navale, kur 22 anije lufte italiane

arritën deri afër portit të Durrësit. Anglia e këshilloi Zogun që të merrej vesh me

qeverinë Italiane.

Në këtë periudhe qeveria shqiptare u përpoq të afrohej me shtetet e tjera

evropiane si edhe me ato fqinje. Ajo bëri përpjekje për sigurimin e një huaje nga

Lidhja e Kombeve por edhe ky hap dështoi. Në kulmin e krizës italo-shqiptare, kërkoi

të afrohej me rivalen e Italisë, Francën e cila për dhënien e një ndihme financiare vuri

kushte edhe më të rënda se Italia.

Ndërsa qeveria e Beogradit u përpoq ta tërhiqte Shqipërinë në sferën e saj

qeveria greke tregoi më pak interesim. Ajo ndiqte një politikë më pragmatiste dhe

ishte e interesuar për marrëdhëniet sa më të mira me Italinë. Duhet theksuar se Greqia

904 Të gjithë bisedën lutemi ta dijë Ataturku. Admiroj shkëlqesinë e tij Gazi dhe veprat e tij, transmetojini respektin tim të thellë dhe të sinqertë: të më pranojë si një vëlla të tij të vogël. Të mos më mbajë larg këshillave dhe paralajmërimeve. Vendin tuaj që shkon drejt përparimit e marrim si shembull për vendin tonë, juve ju marrim si model. shih. Bilal N.Simsir, Ataturk’ten Elçi Rusen Esref..., f.471-472 .

905Historia e Shqipërisë ..., f.310-313. 906Historia e Shqipërisë, Tiranë 1984, vëll. III, f.364-368. 907Cumhuriyet, 19 gusht 1934, Muharrem Feyzi, Italya ve Arnavutluk.

229

Page 269: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ashtu si edhe Shqipëria megjithëse patën disa fërkime, u përpoqën të ishin të

kujdesshme në marrëdhënie me njëra-tjetrën.

Duke përfituar nga efektet që solli incidenti me anijet italiane, brenda dhe

jashtë Shqipërisë, qeveria shqiptare rifilloi përpjekjet për të gjetur rrugë për të dalë

nga tutela ekonomike italiane që i impononte edhe tutelën politike. Në të gjitha

takimet që Ministri i Punëve të Jashtme, Xhafer Vila, zhvilloi me trupin e huaj

diplomatik gjatë ditëve të vështira të qershorit 1934, u kërkua mbështetja ekonomike e

këtyre shteteve dhe lidhja e marrëveshjeve tregtare. Shumica e qeverive përkatëse, që

nuk u interesonte prania Italiane në Shqipëri, morën angazhime konkrete për të

ndihmuar ekonominë shqiptare në forma të ndryshme908.

Më 8 tetor 1934, amabasadës turke në Tiranë, i erdhi një telegram ku njoftohej

se Rushen Eşrefi, caktohet ambasador në Athinë, dhe në vend të tij emërohej

shkrimtari Jakup Kadri Karaosmanoğlu. Një javë më vonë ambasadori Rushen

Eshrefi Unaydin u largua për në Athinë909.

Rushen Eşref Unaydin, në postin e ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, ndenji

vetëm gjashtë muaj. Misioni për të cilën ai kishte ardhur dështoi, sepse mbreti Zog,

në politikën e jashtme, s’mbështetej në parime fetare apo raciale, por në ato

kombëtare, sepse e dinte fort mirë se kështu mund të gjente mbështetjen e Lidhjes së

Kombeve dhe të traktateve të ndryshme ndërkombëtare. Ai nuk e ngriti kurrë tezën e

luftës kundër sllavëve të jugut, por veç të shkëputjes së trojeve shqiptare që ishin të

pushtuara prej tyre. Krahas kësaj edhe krijimi i dy blloqeve rivale në Ballkan siç

propozonte Turqia, jo vetëm s’do forconte paqen, por përkundrazi mund të

shkaktonte konflikte ushtarake nga të cilat Shqipëria historikisht si shtet i vogël

kishte humbur e asnjëherë nuk kishte fituar910.

Një problem tjetër me rëndësi në marrëdhëniet shqiptaro-turke të kësaj

periudhe ishte edhe emigrimi i shqiptarëve kosovarë nga Jugosllavia për në Turqi.

Për hir të politikave ballkanike të kohës, diplomacia e republikës turke sakrifikonte

një popullatë, e cila nuk e kishte menduar se do të asimilohej në rajonin Anadollian

908 AMPJ, v.1934, dos.49, fl.17, 28.06.1934. 909 15.10.1934 tarihli, 2.1415 sayili kararname metni şudur: “Tiran Elçilisi Ruşen Eşref Bey’in

ikinci derece ile Atina Birinci sinif Elçiliğine tayini, hariciye Vekilliğinin 13.10.1934 tarih ve 71457/744 sayili teklifi üzerine Icra vekilleri Heyetince 15.10.1934 tarihinde tasvip ve kabul edilmiştir”. (Cumhurbaşkani G.M.Kemal’in ve vekilerini imzalari.)

910AQSh, F. Legata Italiane, dos.36, viti 1934, F.1-7, Relacion i Kokut, 14 prill 1934. cituar sipas I.Ushtelencës, f.259.

230

Page 270: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

të Turqisë. Kjo popullatë e gënjyer nga agjentët e shumtë që vepronin në të gjitha

viset e mbretërisë serbo-kroato-sllovene mendonte se do të vendoseshin në qytete të

Turqisë, por realiteti nuk qe ai që ata prisnin. Në fakt interesat turke, thekson

studiuesi H.Bajrami, ishin që shqiptarët të vendoseshin në pjesët lindore të Turqisë

për ti shërbyer asaj si mburojë prej sulmeve të fiseve kurde. Ndërsa një shkak tjetër i

qëndrimit të Turqisë që nxiste këtë veprimtari propagandistike ishte edhe

marrëveshja që turqit kishin lidhur me Rumaninë për të pranuar në Trakën lindore

pakicat tartare të Besarabisë dhe Dobruxhës.911

Aktiviteti i marrëveshjeve politike midis dy shteteve filloi në mënyrë të

fshehtë në vitin 1933, kur Ministri i Jashtëm Turk Tefik Rushdiu, vizitoi Beogradin.

Në bisedimet e zhvilluara me homologun Jugosllav Jetvitiçin, në praninë e Ali

Hajdar beut ambasadorit turk në Beograd, nuk u zu në gojë “çështja shqiptare”. Por

pas këtij takimi Ministri i Punëve të Jashtme të mbretërisë Jugosllave i dërgon një

telegram sekret përfaqësisë në Stamboll, ku do të theksohej se “çdo shqiptar që ka

autoritet në Kosovë e që viziton Turqinë në formë turizmi duhej t’i bëhet e pamundur

kthimi në vendlindje”. Shenja për t’i njohur njerëzit e tillë do vihej në pasaportë.

Kohëzgjatja do t’i shënohej me germa edhe me numër912.

Rauf Fico, drejtuesi i legatës shqiptare në Jugosllavi në një raport të dërguar

nga Beogradi shkruante se: “Ministri i Turqisë Ali Hajdar beu, në një vizitë që kishte

bërë pranë legatës shqiptare, theksonte që ish-ministri i Turqisë në Tiranë z. Rushen

Eşref beu, kur kishte vajtur në Ankara kishte folë edhe mbi emigrimin e kosovarëve.

Rushen Eşref beu, në fjalën e tij kishte kërkuar, ndalimin e emigrimit të shqiptarëve

nga Kosova sipas kërkesës që i kishte bërë vetë Mbreti Zog”913. Për këtë kërkesë

ishte biseduar edhe në Ministinë e Punëve të Jashtme turke, e cila kishte lëshuar

urdhërat e mos lejimit të dhënies vizave të shqiptarëve kosovarë që duan të

emigrojnë. Sipas Hajdar beut ministrit turk në Beograd, për disa krahina shqiptare si

Dibra, Prizreni, Gjakova, Peja e Berana ishte i ndaluar lëshimin i vizave914.

911AQSh, F.151, v.1934, dos.142, fl.3-4. Njoftim i Legatës në Ankara për MPJ dt.27.2.1934; po aty, Fl.188-191. Njoftim i Kryekonsullatës së Stambollit për MPJ shqiptare, dt.12.10.1934; Pro-Fo-London, Letër e Legatës Britanike në Durrës për MPJ në Londër, dt.14.9.1935 (AIH, Dosja J.5, f.306).

912 Hakif Bajrami, Konventa Jugosllave-turke vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve, botuar në, Shpërngulja e shqiptarëve gjatë shekujve, Prishtinë 1992, f.178..

913AMPJ, v.1934, dos.142, fl.205, Raportim nga Rauf Fico, mbi emigrimin e Kosovarëve në Turqi. Belgrade, LE 13 nëntor, 1934.

914AMPJ, v. 1934, dos,142, po aty.

231

Page 271: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Lidhur me këtë problem, më 14 dhjetor 1934 ministri shqiptar në Beograd

njoftonte se listat e dërguara nga qeveria jonë, ia dorëzova Ministrit të Turqisë

Hajdar beut, në mënyrë që ai t’ia paraqiste Tefik Rushdi beut, si mbas kërkesës qëky

i fundit kishte bërë915.

Pas Rushen Eşref Ynajdinit, ministër i Turqisë në Tiranë, u caktua një

personalitet i njohur i fushës së letrave në Turqi, Jakup Kadri Karaosmaoglu, i cili

nuk e kishte pritur me dëshirë këtë emërim. Më vonë, përjetimet dhe kujtimet e

kaluara në këtë profesion, ai do t’i botonte në librin “Zoraki diplomat” ose “Diplomat

pa dëshirë”, të cilat mbartin përveç vlerës historike të një dokumenti historik, edhe

tablo të punës së personaliteteve të shtetit shqiptar dhe jetës politike.

Në raportin që ai i dërgonte Ankarasë do të shkruante se u nisa nga kryeqyteti

më datë 14 nëntor, pasi përshkova Stambollin, Athinën, Brindizin, Barin arrita në

Durrës me datë 29 nëntor 1934. Në port, përveçse personelit të ambasadës, kishte

dalë ta priste edhe Nebil Cika, njëri prej përfaqësuesve të neoshqiptarizmës, i cili

kishte studiuar në Stamboll dhe ishte bërë i njohur nëpërmjet penës së vargjeve të lira

me emrin Ahmet Nebil. Krahas tij kishte dhe përfaqësues të delegacioneve shqiptare

që ai i njihte që nga Konferencat Ballkanike si Maliq Bushati, Asim Gjakova, Qemal

Beu dhe shefi i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rrok Stani. Pas dy

ditësh e priti edhe Ministri i Jashtëm Xhaferr Vila i cili ishte shkolluar në Turqi916.

Jakup Kadri Karosmaoğlu arriti në Tiranë më 29 nëntor 1934, dhe gati dy javë

më pas në12 dhjetor i paraqiti mbretit letra kredenciale. Mbreti Zog, e kishte pritur në

një atmosferë të thjeshtë…në të folurën e pastër të Stambollit dhe i kishte shprehur

mirëseardhjen ambasadorit, gjest i cili i la mbresa këtij të fundit917.

Në bisedën që zhvilloi mbreti, do të fliste përsëri me mjaft simpati për Gazi

Mustafa Qemalin. Pastaj kishte filluar të tregonte për gjendjen e rëndë ekonomike të

Shqipërisë, për borxhet që kishte marrë dhe rënien në buxhetin e shtetit, me një fjalë

915AMPJ, v.1934, dos.142, fl.210. Legata shqiptaree Beogradit. Mbi emigrimin e kosovarëve në Turqi.

916 Bilal N. Sismir, Bizim diplomatlar..., f. 472. J.K.Karaosmaoglu, Zoraki diplomat, Iletişim yayinevi, Ikinci Baski, 1998, Istanbul, s.79.

917 Në audiencë tek mbreti ai më foli urdhëroni Jakup Kadri bej, doli se naltmadhnia e tij më njihte. Anëtarët e suitës tij më thanë se ai më kishte lexuar veprat e mija dhe veçanërisht adhuronte romanin tim “Nur Baba”. Mua si shkrimtar që në takimin e parë Ahmet Zogu mu duk shumë simpatik, ndoshta prandaj më erdhi keq, kur ky vend iu nënshtrua pushtimit italian. Dhe tani që unë jam larg e ndjek me shumë interes se çfarë ndodh me të”-shkruante më vonë ambasadori turk në kujtimet e tij. Për më tepër shih: Jakup Kadri Karaosmaoğlu, Zoraki diplomat, Iletişim yayinevi, Ikinci Baski, 1998, Istanbul, s.79.

232

Page 272: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

për krizën ekonomike e cila ishte shumë e thellë në këto momente në Shqipëri918. Ai

kërkonte të dinte nga ambasadori sesi ata po e përjetonin krizën ekonomike. Duke

njohur natyrën e mprehtë të mbretit Zog, mund të themi se ai ishte një ndër shtetarët

shqiptarë që ndiqte me mjaft interesim zhvillimin e brendshëm dhe debatet

intelektuale që zhvilloheshin në Turqinë Qemaliste.

Pavarësisht pritjes së mirë që iu rezervua mendoj se ky ministër do të

influencohej nga përfaqësuesit e legatave të tjera ballkanike veçanërisht anëtarëve të

Paktit Ballkanik, të cilat do ta influenconin të shkruante, në kujtimet e t’ia me nota

kritike për sistemin monarkik shqiptar. Në përshkrimin e tij, ai do të shprehej se

“Shqipëria e viteve ’30, tregohej se ishte një mbretëri e re e krijuar mu në hundën e

Evropës, por sistemi i saj politik në politikën e brendshme bazohej në arbitraritet dhe

në dhunë, ndërsa në politikën e jashtme ishte tërësisht e varur nga të huajt. Dhe një

realitet të tillë ky shkrimtar turk e vlerëson si një model të trashëguar nga periudha e

“Yildis Sarajeve” të shtetit Osman”919.

Më tej ky intelektual turk na jep edhe një portretizim nga këndvështrimi i tij

duke e përcaktuar mbretin shqiptar si “një sundimtar tipik lindor”, pasi ai nënvizon se

erdhi në pushtet me rrugë të dhunshme dhe për të vendosur rendin e për të mbajtur

kontrollin mbi shtetin e tij krijoi një “sistem policor të tipit të sulltan Abdylhamitit”.

Megjithatë J.K.Karaosmaoğlu përsëri është kontradiktor në mendimet e tija. Ai

krahas mendimeve negative për ushtrimin autoritar të pushtetit mendonte se mbreti

kishte edhe merita. Sipas ambasadorit turk, mbreti shqiptar kishte meritën se vendosi

rend dhe i dha fund anarkisë, duke i hapur rrugë krijimit të një qeverisjeje të tipit

perëndimor, madje këtë e vendosi mbi baza ligjore dhe legjislative920.

Në fillim të janarit 1936, opinioni publik vendas dhe ai i jashtëm u njoftuan,

për martesën e motrës së Zogut, princeshë Sanije me princin Abid, djalin e Abdyl

Hamitit të dytë. Lajmi bëri jehonë në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Princi

Abid ishte student në fakultetin e drejtësisë në Paris dhe djali më i vogël i sulltan

Abdylhamitit.

918 J.K.Karaosmanoğlu, Zoraki diplomat..., po aty, f.79. 919 J.K.Karaosmaoğlu, Zoraki dilpomat, (Tiran elçisi, Arnavutluk 1934-1935), Iletişim Yayinlari, 2

baski, Istanbul, 1998, f.77. 920 J.K.Karaosmanoğlu, Zoraki diplomat..., f.79.

233

Page 273: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në gazetën “Besa” u shfaq gëzimi për këtë lidhje martesore921. Duke i dhënë

një kuptim simbolik kësaj martese, kjo gazetë u përpoq ta përligjte këtë lidhje

martesore e cila bëhej në frymën e historisë së botës së qytetëruar, si dhe në vazhdën

e bashkëpunimeve monarkike të martesës së princërve dhe princeshave vetëm nga

dyer mbretërore922.

Në kundërshtim me realitetin e Turqisë qemaliste, konsulli i Stambollit i

raportonte Tiranës se kjo lidhje martesore paska lënë përshtypje të mira në qarqet

intelektuale në Stamboll. Për princin Abid shtypi asnjëherë nuk kishte shkruar keq,

sikurse për pjesëtarët e tjerë të dinastisë osmane923. Në të njëjtin vend shkruhej se kjo

martesë pati jehonë të gjerë edhe në Ballkan. Madje i njëjti person shkruante se një

tregtar boshnjak i ardhur nga Sarajeva kishte thënë se kjo martesë paska zgjuar edhe

admirimin e të gjithë myslimanëve të Jugosllavisë924.

Kaq shpejt u bë kjo martesë mbretërore, sa Ministria e Punëve të Jashtme në

lajmërimin që u bën legatave të huaja me qendër në Romë e Athinë do t’i njoftonte

vetëm dy ditë përpara dasmës. Përmes përfaqësive të saj në ato vende, Ministria e

Jashtme do t’u kërkonte të falur, që për mungesë kohe nuk mundi t’i ftojë në

ceremonië e martesës925.

Kjo martesë shkruante J. Karaosmanoğlu, u lidh në fshehtësi dhe me nxitim,

sa në veshët e mia si diplomat dhe të disa kolegëve të tjerë erdhi vetëm një ditë

përpara ceremonisë926. Është e vërtetë, vazhdon më tej ai, se i gjithë trupi diplomatik

për këtë martesë nuk kishin lajme përveç ambasadorit italian, gruaja e të cilit kishte

porositur muaj përpara veshjet për këtë ceremoni927. Ambasadori turk duke e ditur që

kjo çështje do të bëhej e madhe në Turqi dhe duke pritur udhëzimet si të vepronte do

t’i dërgonte telegram rreth kësaj ngjarjeje Ministrisë së Jashtme Turke928.

Përfaqësuesit e huaj në Tiranë e uruan Mbretin Zog për martesën e motrës, ndërsa

qeveria turke ndaj saj mbajti qëndrim negativ.

921 Gazeta “Besa”, 12 janar 1936. Kuptimi simbolik i Martesës së sotme, shkruar nga Teki Selenica. 922 Teki Selenica, Shqipëria më 1937, Vëll. I, f.144. 923AQSH, F.151, D.44, v.1936, f.68-70. Kryekonsullata –MPJ, Stamboll, 23 janar. 924AQSH, po aty, fl.68-70. 925 AQSh, F.151, d.44, v.1936, f.25, MPJ Legatave në Romë e Athinë, Tiranë 10 janar 1936 . 926 J.K.Karosmanoğlu, Zoraki diplomat…, f.98. 927AQSh, F.151, d.44., v.1936, f.60. 928 Bilal Şimşir, Bizim diplomatar, ayni yerde; shih. G.Shpuza, Ataturku..., f.100.

234

Page 274: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Mustafa Qemali, qëndrimin negativ, kundërshtues të kësaj martese e mbajti

duke u nisur nga fakti se dhëndri ishte pinjoll i dinastisë së përmbysur otomane,

nëpërmjet luftës Nacionale Turke dhe bëri gjithçka që kjo lidhje të mos realizohej.

Qeveria turke kishte frikë se mos kjo martesë do të përbënte një rikthim mbrapa. Kjo

lidhje martesore mendohej se do kishte ndikim mbi elementët jo republikanë, të cilët

prisnin në hije rastin për të lëvizur dhe për të kthyer regjimin e vjetër [Ancient

Regime]. Kështu marrëdhëniet shqiptaro-turke mezi të rehabilituara, pësuan një

grusht të rëndë929.

Ataturku nëpërmjet Ministrisë së Jashtme i dërgoi një notë proteste qeverisë

shqiptare. Qeveria shqiptare u përgjigj se nuk mund të ndërhynte në jetën private të

shtetasve të saj, dhe se vetë kjo qeveri ishte e bindur se martesa nuk kish asnjë synim

politik930.

Komisioni parlamentar i punëve të Jashtme të Asamblesë së Madhe Turke pasi

e diskutoi këtë ngjarje, u bind dhe arriti në përfundimin se martesa kish karakter

politik. Nëpërmjet saj synohej krijimi i një foleje turqish reaksionarë në Shqipëri.

Ministri i jashtëm Tefik Rushdi thirri ministrin shqiptar në Ankara dhe protestoi pse

Shqipëria e kishte lejuar një martesë të tillë931.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Karaosmanoglu, “nuk u ftua”932 të merrte

pjesë në ceremonië e martesës dhe njoftoi largimin e tij të afërt. “Ministri ynë i

punëve të Jashtme, -shkruante ai, -nuk u kufizua vetëm me largimin tim nga Tirana,

por ju bëri deklaratë ambasadorëve të shteteve ballkanike në Ankara dhe u njoftoi se

kjo ngjarje mund t’u shkaktonte dëme jo vetëm interesave të Republikës Turke dhe

Antantës Ballkanike por edhe konfuzion politik”933.

Edhe përfaqësuesit e vendeve të Paktit Ballkanik, akredituar në Tiranë u

bashkuan me qëndrimin e ambasadorit turk. Në funksion të ftohjes deri në acarimin e

929Akti i shpalljes së Shqipërisë mbretëri dhe Zogut mbret i saj e lëndoi shumë Ataturkun dhe Turqia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të cilat u rivendosën në vitin 1932. Dassip, Zbirka V.J.M., 1932, 16, 24 prill 1932.

930AQSH, F.151, d.44.v.1936, f.68-70. Kryekonsullata- MPJ, Stamboll 23 janar. Kryekonsulli shqiptar në Stamboll refuzimin e Ataturkut e raportonte në Tiranë si “shovinizëm” e “antipati sistematike” ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në Turqi, se ai mbante atë qëndrim se donte të zhdukte çdo korrent në Favor të tyre, dhe se me urdhër të organeve të veçanta po zbatohej një program antishqiptar. Po aty , dok.136, v.1937, f.6. Kryekonsullata –MPJ, Stamboll, 10 maj 1936.

931Vranidhi, 30 janar 1936. 932 “Me mbretin Zog s’ pata ndonjë farë acarimi. Duke mos dashur të më vinte në pozitë të vështirë

ai s’më dërgoi ftesë për dasëm dhe nëpërmjet sekretarit të shtetit më njoftoi me xhentilesë pse e bëri këtë” . J.K.Karaosmaoğlu, Zoraki diplomat..., f.99

933 J.K.Karaosmaoğlu, Zoraki diplomat..., f.98.

235

Page 275: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

marrëdhënieve me Shqipërinë ishin veprimet aspak diplomatike të ministrit fuqiplotë

jugosllav në Tiranë, i cili mori iniciativën që ceremonia e dasmës princore të

bojkotohej nga trupi diplomatik i Antantës Ballkanike. Ministrat e këtyre vendeve

gjetën pretekse të ndryshme dhe nuk morën pjesë në ceremoninë e dasmës. Kryerja e

veprimit në mënyrë të qëllimshme do ti bënte shërbim Turqisë e cila ishte prekur

thellë nga kjo martesë. Sipas Ataturkut, ishte pikërisht princi Abid, i cili do të

trashëgonte fronin shqiptar, me këtë rast mendohej se rehabilitohej edhe dinastia

osmane. Të gjitha përpjekjet e palës shqiptare për të zbehur këtë përshtypje shkuan

kot934.

Sjellja jo diplomatike e këtyre përfaqësuesve la përshtypje të keqe tek populli

shqiptar,935- i shkruante Ministri i Jashtëm shqiptar Fuad Asllani, përfaqësuesit

shqiptar në Jugosllavi. Pavarësisht këtij veprimi, Stojadinoviçi Ministri i Punëve të

Jashtme të Jugosllavisë do ti deklaronte ministrit turk në Beograd se në atë martesë

s’kish asgjë anormale, dhe se ajo ish një martesë e thjeshtë, që s’duhej të shkaktonte

shqetësime për asgjë936.

Nisur nga veprimi që përfaqësuesit e huaj do të mbanin ndaj ceremonisë

martesore, qëndrimin e tyre tanimë pranë oborrit mbretëror shqiptar, Ministria e

Punëve të Jashtme do ta paraqiste si të pamundur937. Qeveria Turke e tërhoqi

ambasadorin nga Tirana, ndërsa qeveria shqiptare do të nxirrte si pretekst vështirësitë

financiare si arsye dhe do ta mbyllte ambasadën shqiptare në Turqi, duke lënë të

hapur vetëm kryekonsullatën në Stamboll938.

Elementi republikan opozitar në Shqipëri nuk e miratoi një krushqi të tillë, e

cila kishte si synim nëpërmjet kësaj aleance të forconte pozitat mbretërore. Revista

“Bota e re” e dënoi drejtpërdrejt këtë martesë duke iu referuar mendimeve të

republikanëve të Turqisë së re939.

Gjendja ekonomike e Shqipërisë ishte e rëndë, italianët kishin prekur me

dashje apo padashje moralin shqiptar nëpërmjet metodave të paefektshme të

përdorura nga Roma. Shqipëria, kishte nevojë për ndihmë të madhe ekonomike dhe

934DASSiP, TP, 1936, 22, Albanija, raport mujor i MPPJ I/1936. 935AQSH, F.151, d.44.v.1936, v.1942, MPJ- Legatës në Beograd Tiranë, 5 janar 1936. 936AQSh, F.151, , Dok.44, fl.42, MPJ-Legatës në Beograd Tiranë, 6 shkurt 1936. 937 AQSH, F.151, d.44, fl.137. Tiranë 6 shkurt 1936. 938 T.Selenica, Shqipëria në 1937, Vëll.I. Tiranë 1937, f.135. 939 Revista Bota e re, Harbuti, Pse dhe si u shkatërrua Turqia e vjetër, botuar në vitin 1936, f.2.

236

Page 276: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ishte e prirur t’i priste ato nga cilido shtet që asaj do ti ofronte ndihmë. Sipas gazetës

turke “Cumhuriyet” [Republika], Shqipëria për të hyrë në marrëveshjen ballkanike

kërkonte që ti jepej një hua nga Rumania, Turqia dhe Jugosllavia940. Por a ishte e

mundur kjo?

Në këtë kohë, vetë shtetet e Ballkanit nuk ishin në gjendje t’i ofronin

Shqipërisë ndihmë. Rumania dhe Turqia ishin larg saj. Greqia tërhiqeshin nga

ndërlikimet ndërkombëtare, sidomos ato me Italinë. Jugosllavët, pavarësisht

premtimeve të shumta, edhe për vete nuk ishin mirë nga gjendje ekonomike dhe si

rrjedhim edhe shanset që Shqipëria të ishte pjesë e Paktit Ballkanik nuk ishin të mira.

Kështu Shqipëria, ishte e detyruar që të merrte hua nga Italia, të cilat ishin tepër

skllavëruese. Përpjekja e Zogut për të ndrequr diçka nuk dha rezultatet e pritura;

Italia e ngre çmimin e bashkëpunimit dhe kërkon në këto rrethana një integrim më të

madh të ekonomisë së të dy vendeve.Shqipëria duhet të prishte të gjitha marrëveshjet

tregtare të nëshkruara deri atëherë941.

Afrimi përsëri me Italinë i sillte zhvillimin, shoqërisë shqiptare dhe kjo

plotësohej me mos aderimin e Shqipërisë në programin e sanksioneve që u vendos

nga Lidhja e Kombeve kundër Italisë, pas pushtimit të Etiopisë. Pra Roma kërkonte

që Shqipëria të mos bëhej pjesë e Paktit Ballkanik. Kjo politikë e ndjekur nga Italia,

ndaj mbretit Zog ishte bërë objekt diskutimi edhe në shtypin turk. Shqipëria, do të

paguante haraçet e modernizmit të shtetit dhe të ekonomisë të cilat do të bëheshin të

mundshme vetëm me anë të kryerjes së reformës agrare të programuar kaq e kaq herë

por të pakryer deri në këto momente. Italia, do ti vinte shumë kushte të rënda

Shqipërisë deri sa do të arrinte në pushtimin e saj,në vitin 1939,.

Duke parë këtë gjendje Jakup K.Karaosmanoğlu shkruante se: “Njerëzit e

thjeshtë të Shqipërisë ishin të varfër por asnjëherë nuk e shtrinin dorën të lypin. Ky

shtet nga kush e mësoi poshtërsinë e të lypurit të të hollave, duke i shtrirë një dorë

fqinjit të lindjes, e një dorë atij të perëndimit”.942

940“Cumhuriyet”, nr.4041, 22 Augstos 1936. 941 Antonio Biagini, Historia e Shqipërisë (nga zanfilla deri në ditët tona), Shtëpia botuese e librit

dhe e komunikimit, Tiranë 2000, f.163. 942 J.K.Karaosmaoglu, Zoraki diplomat..., f.80.

237

Page 277: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 23 Maj 1936, Gazeta “Cumhuriyet”, botonte një artikull mbi shkaqet e

hyrjes së Shqipërisë nën sundimin Italian943. Në këtë artikull pasi bëhej një përshkrim

i gjendjes së përgjithshme historike, ekonomike, politike e ushtarake të Shqipërisë

theksohej se: “Shqiptarët kanë qenë të lirë të pavarur edhe mbas furtunave të luftës

ballkanike. Fituan pavarësinë dhe që të mos ta humbasin atë u munduan pareshtur

por prapëseprapë hynë nën influencën politike e ushtarake të një shteti të huaj si

Italia”944.

Duke patur parasysh qëndrimin e Ataturkut ndaj politikës së Zogut, është

normale që marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, të mos zhvilloheshin normalisht si më parë.

Siç u theksua edhe më lart, në kohën e Ataturkut, marrëdhëniet në mes të dy vendeve

herë pas here janë ndërprerë, por kjo nuk ndodhi për arsye vetëm të interesave politike

të këtyre shteteve. Siç thoshte Ataturku në Asamblenë e Madhe Turke, interesat e të

dy shteteve ishin të mbështesin njëri-tjetrin. Turqia ishte një Republikë e re dhe

kërkonte që i gjithë populli të pranonte e të mbështeste republikën.

Shqipëria, me kalimin nga Republikë në Monarki u përpoq me të gjitha

mënyrat që të krijonte një vijë politikë të vetën. Është normale që ky institucion i ri

shtetëror i vendosur në Shqipëri të binte ndesh me mënyrën republikane qeverisëse të

shtetit turk, pavarësisht afrimit të mentalitetit dhe trashëgimisë osmane që vazhdonte

të mbizotëronte në pjesën më të madhe të elitës politike shqiptare në njërën anë. Nga

ana tjetër në Shqipëri kishte shumë mbështetës të Republikës e cila krijonte një rrezik

të vazhdueshëm politik për qeverisjen e mbretit. Mbi të gjitha acarimi i

marrëdhënieve midis të dy shteteve nuk erdhi vetëm nga faktorët e brendshëm, por

edhe nga faktorët e jashtëm veçanërisht nga ngjarjet ballkanike dhe ato evropiane.

Prishja e sistemit të Versajës, lindja e lëvizjeve të ideologjive të reja botërore në

mënyrë graduale po e shpinin botën drejt Luftës së dytë Botërore.

Njëkohësisht një arsye tjetër, e cila tregon, pse u ndërprenë marrëdhëniet

Shqipëri-Turqi, ishte sepse ato ndikoheshin nga lëvizjet e amplitudave në

marrëdhëniet e Mbretërisë shqiptare me shtetin Italian dhe Musolinin, si edhe nga

marrëdhëniet e shtetit Turk me Italinë, dhe veçanërisht përplasja e filozofive politike,

943AQSh, d.148, v.1936, fl.10. shkresë e e drejtorisë së shtypit drejtorisë së Postës,tiranë, 30 maj 1936 ; Gazeta Cumhuriyet, 23 V.1936, Arnavudluk, Italyan hukmu altina niçin ve nasil girdi?

Konsullata e Stambollit ishte e mendimit se këtë artikull e kishte shkruar Skënder Frashëri i biri i Sami Frashërit, në atë kohë dragoman i legatës Turke në Tiranë. Shih: AQSH, F.151, d.148, v.1936, fl.5 Autoritet zogiste e ndaluan hyrjen e këtij numri të gazetës Cumhuriyet në Shqipëri:

944Cumhuriyet, po aty.

238

Page 278: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

që ekzistonte mes Ataturkut dhe Musolinit. Pasi siç dihet në këto vite Musolini në

disa fjalime para popullit, deklaronte se pretendonte të merrte tokat Turke, e për këtë

arsye Turqia kundra tij, kishte bërë protestë në Lidhjen e Kombeve.

Krahas tyre një fakt tjetër është dhe ndikimi që pati qeveria jugosllave tek

qeveria turke me të gjitha format për t’iu hapur rrugë vendosjes së refugjatëve

kosovarë në Turqi. Politika e shtetit shqiptar në lidhje me shpënguljen e shqiptarëve

nga Kosova, ishte e qartë që në fillim. Ajo dëshironte që ata të mos shpërnguleshin as

në Turqi dhe as në Shqipëri, por të qëndronin në trojet e tyre amtare si një popullsi

kompakte. Mbretëria shqiptare aprovoi dhe zbatoi Dekret-Ligjin mbi vendosjen e

emigrantëve: “Gjithë ata persona të lemun jashtë kufijve të Shqipnisë indipendente,

që janë shqiptarë prej gjaku dhe gjuhe, pa ndryshim feje dhe seksi, të cilët tue u

shpërngul nga vendet e origjinës tyne, vijnë në Shqipninë e lirë me qëllim vendosje

dhe moskthyerje përsëri në vendet e tyre, kanë të drejtë me u instaluar si emigrantë

në Shqipni….”945.

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u acaruan edhe si rezultat i ndjekjes së

politikës jugosllave për shpërnguljee shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Turqisë,

shpronësimit të tokave dhe pronave si dhe kolonizimin e viseve të tyre me kolonë

serbë. Për të penguar këtë fenomen në rrugë diplomatike, Zogu u kishte dhënë

udhëzime edhe përfaqësive diplomatike shqiptare në Jugosllavi, Greqi e Turqi, që të

bënin demarshet e duhura për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe

viset e tjera shqiptare të shkëputura nga shteti shqiptar946.

Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë shqiptare në vitin 1936 i dërgoi

konsullatës shqiptare në Shkup një promemorie për orientimin lidhur me çështjen e

shpërnguljeve të shqiptarëve. Ndër të tjera në këtë promemorie kërkohej që krahas

masave që duhej ndërmarrë për të ndaluar emigrimin e shqiptarëve në Turqi, ata

duhet të dërgoheshin për në Shqipëri. Pra shpënguljet e shqiptarëve drejt Turqisë si

dhe lajmi për firmosjen e një konvente midis Turqisë dhe Jugosllavisë, shkaktuan

indinjatë të thellë tek qeveria monarkiste e Tiranës.

Lajmet rreth kësaj marrëveshje e shqetësuan Tiranën, sepse kjo Konventë u

firmos sipas marrëveshjes për shpërnguljen të nënshkruar nga dy Ministrat e Jashtëm,

945 M.Verli, Kosova në fokusin e historisë (studime, analiza, dokumente), Vëll. I, Tiranë: “Botimpex”, 2000-2002, f.351.

946 M.Verli, Kosova në fokusin e historisë..., f.345.

239

Page 279: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

jugosllavi Stojadinoviç dhe Tevfik Rushdi Aras i Turqisë. Bisedimet për shpërngulje

kishin filluar në Stamboll më 9 qershor 1938 nën drejtimin e delegatit turk Hasan

Saka, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe zgjatën deri më 13 korrik 1938. Në

fund u vendos të firmosej Konventa Jugosllave-Turke me emrin; “Rregullat e

emigrimit të popullatës Turke nga rajoni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi”947.

Tirana zyrtare jo vetëm që nuk u rehatua pas deklaratave qetësuese që erdhën

nga Beogradi dhe Ankaraja se kjo Konventë kishte të bëjë vetëm me popullsinë

turke948. Por në nëntor 1938, pas emërimit të Asaf Xhaxhulit dhe rifillimit të

marrëdhënieve diplomatike përsëri, Tirana filloi të lobojë kundër kësaj konvente.

Ministri shqiptar si diplomat karriere e njihte mirë situatën politike në Turqi, ai kishte

arritur të lidhte miqësi dhe të njihej me personalitete me ndikim to fortë në rrethet

politike, shoqërore turke. Gjithashtu kishte të dhëna edhe mbi gjendjen e

bashkëkombësve të tij në Jugosllavi, pasi i vëllai i tij Sermet Xhaxhuli kishte qenë

konsull i Shqipërisë në Shkup.

Burimin jo zyrtar që Ferhat Dragës ia dha miku i tij Hasan Rizaj, tregon se

vetë Ataturku pasi iu shpjegua problemi i shqiptarëve kishte premtur ndihmën e tij.

Kjo ndihmë do të konsistonte në pengimin e ratifikimit të Konventës Jugosllave-

Turke mbi shpërnguljen949.

Sipas burimeve arkivore jugosllave do të theksonte V. Vinaver, veprimet për

parandalimin dhe ratifikimin e kësaj Konvente në Turqi, u kushtëzuan edhe nga

veprimtaria e fortë kundërshtuese që ndërmorën politikanët me origjinë shqiptare në

rrethet politike turke. Këta politikanë rritën ndikimin e tyre opozitar kundër ndaj

kësaj konvente në Turqi950. Përkundrejt politikës shkombëtarizuese të qeverisë së

Jugosllavisë, presidenti i Turqisë Mustafa Qemali porosiste; “Rigorozitet posaçërisht

për turqit e Jugosllavisë që të mos përzihen me shqiptarët, pra të mos pranoheshin ata

në Turqi si Turq, siç dëshironin dëbuesit e tyre”951.

947 Hakif Bajrami, “Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1918 për shpërnguljen e shqiptarëve”, Gjurmime albanologjike, XII/1982, f.244:shih. E. Bakalli, Konventa Jugosllav-Turke e vitit 1938 në funksion të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, botuar në përmbledhjen “Çështje nga historia moderne dhebashkëkohore”, Prishtinë 2011, f.76.

948 AIH, Katalogu që ka të bëjë me Shqipërinë nga indeksat e korrespondencës së Foreign Ofisit në vitet 1920-1939, Raport vjetor (1938), i të ngarkuarit britanik Rajan me punë në Tiranë.

949AQSh, F.151, v.1938, dos.107/1, fl.234-235. NJoftim I Legatës për MP Jashtme, dt.10 korrik 1938.

950 Vuk Vinaver, “Çështja shqiptare në shtypin e PKJ 1919-1939”, I/1971, f.95. 951AQSh, F.151, dos.107, v.1938, fl.135-138. Relacione nga Beogradi, 17 mars.

240

Page 280: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Studiuesi B. N.Şimşir, ardhjen e të shpërngulurve nga Kosova e shihte si një barrë e

rëndë për qeverinë e Turqisë, sepse monarkia jugosllave pavarësisht politikës që

ndiqte nuk u tregua asnjëherë e gatshme të kompensonte pasuritë e patundshme të

kosovarëve, të cilat i kishin zaptuar kolonët serbë e malazezë që po dyndeshin në

Kosovë952.

Megjithatë duhet të theksohet se rol në ngadalësimin e proçesit të fuqizimit të

kësaj konvente luajti vetë qeveria turke. Përfaqësuesit e saj do të njoftonin që

nënshkrimi i saj nuk do të bëhej para janarit të vitit 1939. Shkak do të ishte sëmundja

e rëndë e Mustafa Qemalit dhe pak më vonë, ndarja nga jeta e presidentit Turk.

Arsyea tjetër do të ishte edhe ndërrimi i drejtimit në qeverinë turke dhe rrjedha

politike e ngjarjeve të tensionuara, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.

Ismet Inony, duke u zgjedhur si president i ri i shtetit Turk, nuk e pa të

arësyeshme dhe nuk e lejoi qeverinë turke të tregohej e gatshme që kjo Konventë, të

realizohej. Arsyetimi i këtij vendimi, do të ishte mungesa e mjeteve financiare,

pretekst që u shfaq edhe në vazhdim, në kohën kur Beogradi do të tregoi gatishmëri

që të merrte përsipër edhe pjesën që mbulonte qeveria turke me shpenzimet e

shpërnguljes953. Krahas kësaj, shkak tjetër ishte rënia e kabinetit të Stojadinoviçit, e

cila solli uljen dhe zbehjen e insistimeve nga pala jugosllave për nënshkrimin e kësaj

konvente në verën e vitit 1939954. Kjo u arrit jo vetëm falë situatave të brendshme të

zhvilluara, por njëkohësisht lidhej edhe me situatën jo fort të qartë ballkanike dhe

evropiane në këtë kohë siç ishte për shembull pushtimi i Shqipërisë nga Italia

fashiste, që i trembi vendet ballkanike për rrezikun fashist që u kanosej.

Më 2 shkurt 1937, Ministri i Jashtëm Turk S.Saraçoğlu emëron Ali Fuat

Türkgeldin si ministër të ri turk në Tiranë955. Por edhe ai nuk do të qëndrojë gjatë në

detyrë. Pas kthimit në Turqi, në një tryezë mes miqsh, ai do të rrëfente përshtypjet e

t’ia rreth Shqipërisë dhe njohjen që perceptonte mbi politikën e shtetit shqiptar. Në

fjalët e tij ai do të theksonte se “kam qenë shumë i kënaqur në Shqipëri, e kam dashur

fort Shqipërinë dhe jam munduar me çdo mënyrë që t’i raportoj qeverisë sime

952 Ky problem mbeti i pazgjidhur pavarësiht se ishte bërë temë diskutimi midis Ataturkut dhe mbretit Aleksandër të Jugosllavisë në vitin 1933. Shih. Bilal N.Simsir, Atatürk’ün yabanci devlet adamlariylagörüşmeler. Yedi belge 1930-1937, botuar në Belleten, V, XLV/1, ca.177, ocak 1981, s.178.

953 V.Vinaver, Çështja shqiptare.... art. i përm, f.94. 954 V.Vinaver, Çështja shqiptare ....art. i përm, f.95. 955Devlet Başbakanlik Arşivine (D.B.A)-Arnavutluk .D.1.a.1.:K 6/12; Tiran Elçiliğine Emin Ali

Turgeldi’nin tayini, 1937 cituar sipas T.Atmaca, vep. e përm, f.259.

241

Page 281: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

kurdoherë përshtypjet e mia më të mira. Principi im kryesor ka qenë sinqeriteti dhe

dashamirësia për kombin bujar dhe fisnik shqiptar”956. Më tej, diplomati do të

shprehej se edhe përshtypjet për naltmadhinë e tij mbretin Zog, verbalisht ia kishte

transmetuar edhe kryeministrit turk Ismet Pashës. Por sipas tij, vetë Ismet Pasha e

simpatizonte Shqipërinë dhe kishte respekt për mbretin Zog. Më vonë po ky diplomat

turk deklaronte se “Jam i mërzitur që po largohem nga Tirana simpatike dhe nga të

gjithë miqtë e dashur e të çmueshëm shqiptarë, duke lutur vazhdimin me sukses të

përparimeve [reformave] të filluara nën udhëheqjen e gjeniale të Mbretit Zog I, të cilit

i dëshiroj shpirtërisht lumturinë dhe integritetin e plotë të Shqipërisë [natyrisht me

Kosovë e Çamëri], e cila është duke përparuar me hapa të shpejta dhe frymë

oksidentale. Përveç simpatisë nga pikëpamja e interesit tonë politik është e nevojshme

ekzistenca dhe zhvillimi i një Shqipërie të fortë Ballkanike957.

Më 18 shkurt 1938, pas një pauze të shkurtër, përsëri ndryshon personeli

drejtues i ambasadës turke në Tirana, në vend të Ali Fuat Türkgeldisë emërohet

Hulusi Fuad Turgaj958. Veprimi citonte fletorja zyrtare turke Ayin Tarihi do ti hapte

rrugë shkëmbimit të telegrameve dhe përshëndetjeve, që do të realizoheshin ndërmjet

personaliteteve të larta, mbretit Zog dhe presidentit Ataturk veçanërisht me rastin e

festave kombëtare të të dy vendeve. Në vitin 1938, me rastin e martesës së Mbretit

Zog me konteshën Geraldinë Apony, Ataturku do t’i dërgonte një mesazh urimi959,

njëkohësisht do të formulonte edhe një përshëndetje miqësore e cila nuk mbërriti

asnjëherë në oborrin mbretëror sepse gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua960.

Më 10 nëntor të vitit 1938, nga një sëmundje e rëndë u nda nga jeta Mustafa

Qemal Ataturku, udhëheqësi i ndryshimit dhe modernizimit të popullit Turk. Qeveria

shqiptare do të dërgonte një telegram ngushëllimi presidentit të Asamblesë së Madhe

Kombëtare Abdulhalik Rendas, qeverisë turke dhe popullit Turk961.

956AQSH, F.151, D.97, fl.15. A. Xhaxhuli konsulli në Stamboll dërgon një raport mbi fjalët që kiyhte shprehur Ali Fuad Tűrkgeldi ish-ambasador i Turqisë në vendin tonë. Stamboll, 29 janar 1938.

957 AQSH, F.151, D.97, fl.15. A. Xhaxhuli konsulli në Stamboll dërgon një raport mbi fjalët që kishte shprehur Ali Fuad Turkgeldi ish-ambasador i Turqisë në vendin tonë. Stamboll 29 janar 1938.

958 Dok.no.75, cituar sipas T.Atmaca, Kral Zogu ve Ataturk..., f.265-66. 959Ayin Tarihi, Mayis 1938, no.53, s.77. 960 Letër Mikut tim të madh e të shtrenjtë, me rastin e martesës me Konteshën Geraldina Apony

trashëgimtaren e kontit Jules Apony, cituar sipas dok .no 78 të D, B, A në: Tayfun Atmaca, “Kral Zog ve Ataturk”, vep e përm, f.268.

961 Bilal N, Simsir, Atatürk ve Yabanci Devlet Başkanlari Cilt I, TTK Yayinlari Ankara, 1983, s.283-362 , D.B.A, Ankara, 12, XI, 1938 shih. T.Atmaca, Kral Zog ve Ataturk, f.271.

242

Page 282: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Në ceremoninë mortore që do të zhvillohe,j qeveria shqiptare nisi edhe një

delegacion qeveritar, në përbërje të tij ishin një ministër dhe personalitete të njohura

shqiptare. Shtypi shqiptar i asaj kohe do të shkruante për humbjen e madhe të popullit

Turk. Krahas fjalëve ngushëlluese, do të ngriheshin lart veprat e tij, në të mirë të

popullit e kombit Turk. Ai do të ishte strategu dhe udhëheqësi i Turqisë së re

moderne.

Fillim i vitit 1939, tregoi se italianët po përgatiteshin hapur të zbarkonin në

Ballkan. Për mbretin Zog, synimet pushtuese italiane mbi Shqipërinë u bënë mjaft të

qarta. Prandaj në shkurt 1939, ai dërgoi një delegacion në Ankara, tek Presidenti i

Republikës Turke Ismet Inony. Delegacioni do të përbëhej nga Mehmet Konica,

Xhavit Leskoviku, Faik Shatku dhe Mihal Kasa. Me vete ai u kishte dhënë një letër

private nga ana e tij, për presidentin Turk. Disa nga delegatët sidomos Mehmet

Konica njiheshin personalisht me presidentin Turk,Ismet Inonynë. Për nder të tyre

Ismet Inony kishte shtruar edhe një darkë private. Gjatë këtyre momenteve presidenti

Turk Inony, me delegacionin shqiptar do të bisedonte më hollësisht problemet që

kishte Shqipëria, sidomos gjendjen e vështirë ekonomike e politike në vend, çështjen

e emigrantëve kosovarë, marrëdhëniet me Italinë, Jugosllavinë etj. Presidenti Turk,

kërkesën e palës shqiptare për mospranimin e kosovarëve në Turqi dhe prishjen e

marrëveshjes së emigrimit me Jugosllavinë do ta pranonte, pavarësisht fakteve dhe

informacione të gabuara që ai kishte marrë nga ambasada Turke në Beograd, e cila

akuzonte qeverinë shqiptare se organizonte ngatërresa. Ndërsa në lidhje me

marrëdhëniet shqiptaro-italiane, Presidenti Inony nuk e shihte situatën ashtu siç e

shpjegonte Mbreti Zog. Ai, në fjalën e tij madje u shpreh se “nuk ishte e vërtetë se

nazi-fashizmi do të shpërthente me ndonjë luftë dhe po përgadiste pushtimin e

Ballkanit”. Mendimi i gabuar nga ana e tij tregonte se propaganda fashiste e kishte

intensifikuar fuqishëm politikën e saj dhe kishte arritur që ta mjegullonte diplomacinë

turke, e cila nuk mund të besonte në fjalët e palës shqiptare962.

Më 4 prill 1939, gazetat “Son Posta”, “Cumhuriyet”, “Beyoğlu Haber”, do të

botonin lajme mbi marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe për rrezikun e pushtimit të

Shqipërisë nga Italia963.

962 H.Selmani, Mbi notimet e Zogut i Mbretit të Shqiptarëve, Tiranë shtator 2008, f.285. 963AQSH; F.151, d.27, f.1-23, v.1939, Pjesë nga gazeta të ndryshme.

243

Page 283: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Më 7 prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.Vendet ballkanike

qëndruan indiferente ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë. Turqia ishte i vetmi shtet

ballkanik që në këto momente e këshilloi përfaqësinë diplomatike shqiptare në

Ankara që të bënin rezistencë sa më gjatë. Sepse përpara një gjendjeje të tillë, sulmi

do të merrte karakter ndërkombëtar dhe mund të bëheshin ndërhyrje në favor të

pavarësisë shqiptare. Më 8 prill 1939, gazetat “Tan”, “Cumhuriyet”, “Ulus”,

“Ikdam”,“Vakit”, “Son Posta”, “Akşam”, “Son Telegraf”, “Yeni Sabah” dhe disa

gazeta të tjera ditore, editorialet e tyre do t’ia kushtonin ngjarjes së dhimbshme që

kishte ndodhur, pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, 964 si dhe do të shkruanin

se një rrezik i madh do ti vinte Ballkanit nga fashizmi.

Turqia, ishte i vetmi shtet që nuk e njohu okupacionin fashist, ose “bashkimin

në suazën perandorake” siç e quajtën disa shtete të tjera965. Sipas tyre pushtimi i

Shqipërisë u kuptua jo vetëm si shkelje e të drejtave ndërkombëtare të një shteti anëtar

të Lidhjes se Kombeve, por edhe si përpjekje e Italisë për tu zgjeruar drejt Lindjes.

Mbreti Zog, do të detyrohej të largohej nga vendi, ku edhe do të strehohej për

disa kohë në Turqi. Aty ende vazhdonte të mbetej e hapur konsullata shqiptare e

Stambollit. Ministri mbretëror Asaf Xhaxhuli, do të bënte përpjekje pranë qeverisë

turke, që kjo e fundit nëpërmjet ministrit të saj Nexhmedin Sadik, pranë Lidhjes së

Kombeve ti ndihmonte shqiptarët për të mbrojtur të drejtat e shkelura nga Italia.Para

se ai të nisej për në Gjenevë, N. Sadik do të takonte mbretin Zog në Paris, të cilit do ti

tregonte edhe mbi udhëzimet që i kishte dhënë qeveria turke dhe kryeministri Şükrü

Saraçoğlu. Qeveria turke kërkonte nga përafaqësuesi i saj, me çdo mënyrë të mbronte

tezat shqiptare kundër Italisë, si dhe në çdo pikë të përkraheshin delegatët shqiptarë

pranë Lidhjes së Kombeve. Mbreti Zog, duke e falenderuar, për ndihmën do të

shprehej se:“ Përshëndes qeverinë bujare turke e sidomos Presidentin e Republikës,

ekselencën e tij, Ismet Inony, që është treguar përkrahësi e miku më i madh i imi dhe i

Shqipërisë. Kjo nuk do të harrohet kurrë dhe do të mbetet gjithmonë e pashlyeshme

në zemrën e Kombit shqiptar”. Pas këtyre veprimeve të ndërrmarra së bashku legatat e

të dyja vendeve do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë kohës së luftës, por pa kryer

964Ulus, 8 Nisan 1939, Arnavutluk-Italya Műnasabati Fenalışsti: Tan, 8 nisan 1939, Italya niçin Arnavutlugu isgal ediyor?; Ikdam, 8 Nisan, 1939, Arnavutluk; Son Telegraf, 8 nisan 1939, Arnavut milletinin kahramanligi; Vakit, 8 nisan 1939, Italya-Arnavutluk Harbi: Yeni Sabah gazetesinden, 8 nisan 1939, Balkan ve Italya, etj shih: N P.Alpan, Tarihin isiǧında Arnavutluk , Ankara 1975, f.43-47

965 Gazeta “Flamuri”, Maj-Qershor 1952, vol.3, nr.29-30, f.1. Turkish-Albanian Friendship.

244

Page 284: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

funksionet zyrtare që iu takonin. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve do të

rivendosen vetëm pas Luftës së dytë Botërore.

245

Page 285: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

PËRFUNDIME

Analiza e historisë së marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 1912-1939 e

mbështetur në studimet e historiografisë shqiptare dhe asaj turke, trajtuar në dritën

e burimeve arkivore dhe literaturës më të re historike shqiptare dhe të huaja, synon

të sjellë një kontribut në historinë e Shqipërisë, sidomos në fushën e

marrëdhënieve ndërkombëtare. Punimi është i fokusuar në trajtimin tërësor të

marrëdhënieve politike dhe në një shkallë më të kufizuar në ato ekonomike dhe

kulturore.

Marrëdhëniet shqiptaro-turke historikisht kanë qenë të rëndësishme për të dy

vendet. Çdo studim për periudha të veçanta sjell kontribut qoftë edhe modest, një

vlerë, dhe ndihmesë për vështrimin dhe analizën objektive të fenomeneve dhe të

situatave të ndryshme, të djeshmen, të tashmen dhe të nesërmen, brenda kuadrit të

raporteve dypalëshe, rajonale dhe shumëpalëshe.

Nga studimi rezulton se marrëdhëniet shqiptaro-turke janë pjesë e rëndësishme jo

vetëm e historisë të shtetit shqiptar dhe atij turk, por edhe i historisë ballkanike e

më gjerë. Ato kanë luajtur rol sidomos në përvijimin e politikave ndërshtetërore

dhe në konfigurimin e tipareve kryesore të politikës ballkanike. Këto marrëdhënie

njohin në vetvete jo vetëm situata konfliktuale por edhe bashkëpunimin si dy

shtete me një trashëgimi historike të përbashkët.

Punimi i kësaj teze doktorature është një përpjekje për hedhjen dritë mbi historinë

e këtyre marrëdhënieve nëpërmjet përdorimit të një materiali të pasur arkivor dhe

analizës së tij mbi bazën e metodologjisë kërkimore bashkëkohore. Për të njëjtën

ngjarje apo fenomen janë përdorur burime të ndryshme, krahasimi i të cilave, të

çon në përfundime të qenësishme historike. Trajtimi i qëndrimeve të elitës politike

shqiptare në marrëdhënie me fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha që përbën një nga

aspektet kryesore, gjen trajtim të gjerë duke tentuar të sjellë edhe një risi.

Marrëdhëniet shqiptaro-osmane dhe më vonë ato shqiptaro-turke marrin rëndësi të

veçantë sidomos gjatë periudhës midis dy luftërave botërore kur në skenën

Ballkanike lindin dy shtete të rinj. Shqipëria një shtet me tipare feudale, dhe

njëheri me aspirata dhe përpjekje të vazhdueshme për oksidentalizimin e vendit

veçanërisht, gjatë periudhës së monarkisë. Nga ana tjetër Turqia, e cila u

246

Page 286: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

shndërrua nga një shtet teokratik, në një shtet republikan dhe laik, ku sovraniteti i

përkiste popullit.

Shqipëria me kryengritjet e viteve 1910-1912 arriti të kurorëzojë me sukses etapën

finale të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e

shtetit të ri shqiptar më 28 nëntor 1912. Akti i krijimit të tij u mor nga Kuvendi i

Vlorës i cili po atë ditë formoi qeverinë e Përkohshme të Vlorës si qeverinë e parë

të Shqipërisë së pavarur, me kryetar Ismail Qemalin. Në cilësinë e kryetarit të

kësaj qeverie më 28 nëntor 1912, ai do të njoftonte Portën e Lartë për shpalljen e

pavarësisë së Shqipërisë duke kërkuar edhe njohjen e saj. Qëndrimi i Turqisë siç

dihet ishte negativ duke e hedhur poshtë këtë kërkesë, ajo do të shprehej se:

“Shqipëria mund të shpëtojë vetëm po të bëhet vasale e Perandorisë Osmane me

një princ nga familja perandorake turke në krye të saj”. Ky problem në

marrëdhëniet shqiptaro-turke do të vazhdonte të ekzistonte edhe në vitet e

mëvonshme ku turqit e rinj do të orvateshin të sillnin në pushtet, një princ

mysliman në lidhje me dinastinë osmane.

Marrëdhëniet jo miqësore të vendosura gjatë periudhës së Rilindjes midis

institucioneve perandorake dhe Lëvizjes Kombëtare shqiptare, vijuan gati një

dekadë edhe pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë lëmsh kontradiktash qeveria

perandorake e sulltanit, si pushtet teokratik që ishte nuk e njohu shkëputjen e

Shqipërisë “myslimane” nga Perandoria dhe nuk pranoi të lidhi as marrëdhënie

diplomatike me shtetin shqiptar.

Gjendja dhe pozita e popullit dhe e shtetit shqiptar pas vitit 1912 ishte e rëndë dhe

mjaft e ndërlikuar. Më 29 korrik 1913, Shqipëria do të shpallej principatë

autonome sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha.

Princ i shtetit Shqiptar u caktua Vilhelm Vidi, i cili gjatë qeverisjes së tij u ndesh

që në fillim me vështirësi të mëdha. Rrethanat e krijuara në vend nga kryengritja e

Shqipërisë së Mesme dhe ndërhyrja e të huajve në qeverisjen e Shqipërisë, e

dobësuan ndjeshëm pushtetin e princ Vidit duke e detyruar atë të largohej shumë

shpejt nga Shqipëria. Krahas situatës së brendshme që ndikoi në largimin e tij, rol

luan edhe faktori i jashtëm me mjaft ndikim siç ishte shpërthimi i Luftës së Parë

Botërore. Me largimin e Princ Vidit, Shqipëria u përplas përsëri në udhëkryqin e

historisë. Tri ditë pas largimit të Princ Vidit rebelët hynë në Durrës dhe ngritën

flamurin e Sulltanit duke e shtrirë sundimin e tyre deri në Vlorë dhe Pogradec.

247

Page 287: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u shkel nga ushtritë ndërluftuese,

megjithëse Konferenca e Ambasadorëve të fuqive evropiane në Londër e kishte

njohur si shtet neutral. Të tre fqinjët e Shqipërisë në tokë dhe përtej detit, mbajtën

anën e “Antantës” anglo-franceze duke i detyruar shqiptarët të luftojnë për të

ruajtur pavarësinë e tyre të fituar me aq sakrifica. Pjesë e saj padyshim ishin edhe

përpjekjet e diasporës.

Duke njohur gjendjen e vendit dhe rrezikun që i kanosesh Shqipërisë nga fqinjët si

edhe për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare të cilat mbetën jashtë shtetit shqiptar

pas traktatit të Londrës të vitit 1913, do të organizohen dhe ngrenë zërin kundrejt

padrejtësive që i kanoseshin kombit të tyre edhe shqiptarët e Turqisë. Më 1 janar

1918, një grup personalitetesh shqiptare në Stamboll do të themelojnë “Shoqërinë

ndihmëtare të kolonisë shqiptare në Turqi”. Qëllimi kryesor i saj ishte forcimi i

lidhjeve të ngushta midis shqiptarëve dhe mbrojtja e interesave kombëtare.

Kolonia shqiptare e Turqisë në prag të Konferencës së Paqes në Paris do të

dërgonte përfaqësuesit e saj, të cilët kishin një program dhe orientim me ngjyrime

të qarta antiitaliane dhe proamerikane. Pikëpamjet e tyre në bashkëpunim edhe me

delegacionet e tjera shqiptare do t’i shpalosin në protestat, deklaratat e

përbashkëta, kontakteve me politikanë të huaj,si dhe përmes intervistave dhënë

gazetave të kohës. Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohej të sensibilizonin

opinionin botëror dhe Konferencën e Paqes, në lidhje me vendimet e padrejta që u

morën për kufijtë e Shqipërisë.

Në mbarim të Luftës së Parë Botërore në Paris, u mblodh Konferenca e Paqes, që

përpos të tjerave trajtoi edhe problemin Shqiptar, duke hartuar shumë projekte në

dëm të Shqipërisë. Këto projekte nuk u zbatuan për shkak të qëndresës të të gjithë

shqiptarëve brenda dhe jashtë trojeve shtetërore.

Të zhgënjyer nga arbitrazhi ndërkombëtar dhe braktisja e Fuqive të Mëdha në

fund të vitit 1919 bëri që shqiptarët të vendosin të hedhin vetë një hap drejt

zgjidhjes së çështjes së tyre. Në janar 1920 do të thirrej Kongresi i Lushnjës një

event ky me rëndësi të madhe për ardhmërinë e vendit dhe zgjidhjen e problemeve

të shumta në fushën e brendshme dhe atë të jashtme. Ky Kongres do të hidhte

poshtë të gjitha planet e hartuara në Konferencën e Paqes në dëm të pavarësisë

politike dhe të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Ai u shpreh për pavarësinë e

plotë të Shqipërisë, kundër protektoratit të çdo fuqie dhe mbrojtjen e tërësisë

248

Page 288: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

tokësore të vendit. Në Kongresin e Lushnjës u përcaktua sovraniteti i shtetit

shqiptar udhëhequr nga institucione të krijuara nga vetë shqiptarët. U krijua

qeveria e Sulejman Delvinës dhe institucione të tjera të larta të shtetit shqiptar.

Krahas Kongresit të Lushnjës pikë kulmore e reagimit të popullit shqiptar do të

ishte edhe Lufta e Vlorës (qershor 1920).

Me ardhjen në krye të Asamblesë së Madhe Turke të Mustafa Qemalit, një shtetar

dhe ushtarak i zoti, krahas detyrës për rindërtimin nga e para të Turqisë do t’i

kushtonte vëmendje forcimit të lidhjeve me shtetet fqinje dhe në këtë kontekst

edhe marrëdhënie politike, kulturore dhe ekonomike me qeverinë demokratike të

dalë nga Kongresi i Lushnjës. Pikërisht në këto momente të ndërlikuara, për të

dyja vendet, midis qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe Qeverisë së

Ankarasë më 1920 u vendosën marrëdhënie miqësore që i paraprinë vendosjes më

vonë të marrëdhënieve diplomatike.

Politika e jashtme e Republikës së Turqisë gjatë periudhës 1920-30 mund të

karakterizohet si e matur, realiste dhe në përgjithësi synonte në ruajtjen e

statukuosë e të fitores të arritur me vështirësi. Fundi i viteve 1920 dhe fillimi i

viteve 1930 u karakterizuan nga një përmirësim gradual i marrëdhënieve të

Turqisë me fqinjët e saj. U përfunduan pakte mossulmimi dhe traktate miqësie me

të gjithë fqinjët ballkanikë.

Paralelisht me luftën e popullit shqiptar po zhvillohej edhe lëvizja nacionale e

popullit turk e drejtuar nga Mustafa Qemal Ataturku. Rezultati përfundimtar i

Luftës nacionale Turke ishte Shpallja Republikë e Turqisë më 29 tetor 1923. Me

krijimin e Republikës qeveria e re i ktheu shpinën korrupsionit të administratës të

Kostandinopojës kozmopolite dhe trashëgimisë osmane qindra vjeçare. Zhvillimi i

Lëvizjes Nacionale Turke ishte faza e parë e revolucionit Turk, ku lindi një Turqi

e re mbi gërmadhat e një perandorie që u zhduk. Me këtë reformë politike u

realizuan ndryshimet e para themelore: kalimi nga një perandori shumëkombëshe

islamike në një shtet kombëtar turk, dhe nga një teokraci mesjetare në një

republikë kushtetuese.

Luftës nacionale që zhvillohej në Anadoll dhe vendosmërisë së popullit turk të

udhëhequr nga Mustafa Qemali, për njohjen e plotë të të drejtave kombëtare të

Turqisë së rilindur, do ti bënte jehonë edhe shtypi shqiptar. Në qendër të tij u

249

Page 289: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

fokusuan jo vetëm transformimet politike që kishin ndodhur në Turqi por edhe

shndërrimet e para shoqërore.

Nga viti 1912-1920, Shqipëria dhe Turqia nuk patën marrëdhënie zyrtare, për

arsye se qeveria e sulltanit nuk e njohu pavarësinë e Shqipërisë. Njohja

ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të tij

nga Lidhja e Kombeve, si edhe hapat e reformimit krijuan një klimë të favorshme

ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e institucioneve të

brendshme. Mjaft nga vendet e huaja, që në vitin 1922 e njohën Shqipërinë si shtet

të pavarur e sovran lidhën me qeverinë e Tiranës marrëdhënie të rregullta

diplomatike.

Më 29 Tetor 1923, Turqia u shpall Republikë dhe president i parë i saj në mënyrë

unanime u zgjodh Mustafa Qemalit. Nga pikëpamja juridike duhet të theksojmë se

shndërrimi i një rendi gjysmë teokratik [perandori] në një sistem të ri republikan

përbënte një ndryshim të madh në natyrën e shtetit dhe që ishte hap përparimtar në

historinë institucionale të tij, veçanërisht për natyrën dhe mentalitetin nga e

kaluara e popullit turk. Shpallja e Republikës së Turqisë u prit pozitivisht nga

shumë vende, të cilët dërguan urimet e tyre në lidhje me këtë akt. Edhe qeveria

shqiptare e mirëpriti atë, duke iu bashkuar shteteve të tjera rajonale dhe evropiane.

Traktati i Miqësisë që u firmos midis Shqipërisë dhe Turqisë ishte një gur i çmuar

jo vetëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe në Ballkan, sepse u bë pjesë

e rrethit të traktateve të paqes të nënshkruara nga Turqia, duke i çelur rrugë te reja

miqësisë dhe forcimit të lidhjeve politike, ekonomike, kulturore midis dy vendeve

dhe të popujve te Ballkanit, marrëdhënie të cilat kohë më parë nuk kishin qenë

paqësore.

Më 30 janar 1923 në Konferencën e Lozanës u nënshkrua një Konventë si një

marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Sipas kësaj konvente midis

dy vendeve do të bëhej shkëmbimi i popullsisë, saktësisht do të shkëmbeheshin

grekët e Anadollit, me “turqit” e Greqisë. Ky traktat famëkeq i përdorur si një

indikator për marrëdhëniet greko-turke në dëm të popullsisë shqiptare, do të çonte

në një kalvar të pafundme vuajtjesh gjatë shpërnguljes të mijëra shqiptarëve nga

trojet e tyre. Së pari shqiptarët nuk ishin palë e nënshkrimit të traktatit por u

përdorën si elementë në shkëmbimin e popullsisë. Së dyti, ky traktat plotësoi

250

Page 290: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

vetëm dëshirat e dy shteteve ballkanike, të cilat nëpërmjet tij synuan të krijonin

homogjenizimin e popullsisë dhe të shteteve të pastra nacionaliste. Së treti,

Traktati i Lozanës e dhunoi rëndë popullsinë e krahinës së Çamërisë me origjinë

shqiptare, dhe në të njëjtën kohë ai dëmtoi të gjithë shqiptarët, të cilët i kanë

vuajtur dhe vuajnë edhe sot pasojat e këtij shkatërrimi.

Me ardhjen në pushtet në postin e kryeministrit, në dhjetorin e vitit 1922 të Ahmet

Zogut, gjendja e shtetit shqiptar dhe interesi i tij kërkonte vendosjen e një ekuilibri

në marrëdhëniet me shtetet e tjera të Ballkanit.

Krahas njohjes së zyrës konsullore, një problem tjetër i ngritur në këtë kohë ishte

edhe çështja e shtetësisë së shqiptarëve që ende nuk ishte zgjidhur midis dy

shteteve. Në Turqi jetonin me mijëra shqiptarë që ndonëse të pajisur me pasaporta

shqiptare, qeveria Turke nuk ua njihte as shtetësinë dhe as kombësinë e tyre.

Në historikun e marrëdhënieve shqiptaro-turke në vitet 20-30 të shekullit XX,

vend të rëndësishëm zë krijimi i monarkisë shqiptare. Ky akt ishte një hap i ri i

shtetbërjes nga pikëpamja institucionale, e cila si rrjedhojë e të drejtës

ndërkombëtare, kërkon dhe synon të forcojë dinjitetin e saj në funksion të një

partneritetit rajonal. Nga ana e qeverisë turke dhe Ataturkut kjo lëvizje politike

nuk u prit mirë. Motivi i këtij qëndrimi ishin filozofia politike e drejtuesit të shtetit

Turk si dhe pengesa psikologjike kundër shkeljes së të drejtës ndërkombëtare për

ndryshimin e institucioneve shtetërore të një vendi, në këtë rast Shqipërisë.

Njohja e Monarkisë Shqipëtare nga ana e qeverisë Turke dhe e Presidentit të

Turqisë, do të realizohej vetëm në vitin 1932. Ky hap diplomatik erdhi në

momentin kur shtetet ballkanike po përpiqeshin të formatoheshin në lidhje

partneriteti ndërmjet tyre veçanërisht në fushën politike, kjo i hapi rrugën në vitet

që pasojnë krijimit të aleancave dypalëshe që çuan edhe në lidhjen e Paktit

Ballkanik.

Kurba e ndryshimit në qëndrimet dy palëshe, përsëri do të ishte jo vetëm pasojë e

kokëfortësisë së drejtuesve të lartë të dy shteteve, por edhe e ravijëzimit të

politikave evropiane-ballkanike që u shfaqën në periudhën kur sistemi i Versajës e

humbi vlerën e tij dhe në prag u shfaq Lufta e Dytë Botërore. Pushtimi i

Shqipërisë nga Italia fashiste ndryshoi të gjithë spektrin e marrëdhënieve politike

të vendosura më parë, efektet e saj do të ishin të pranishme në gjithë shtetet e

Ballkanit të cilat tanimë ishin të rrezikuara, dhe u duhej të mbijetonin.

251

Page 291: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

BIBLIOGRAFIA

I - Burime arkivore

Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë (AQSH)

Fondet: 35 (Mithat Frashëri), 56 (Syrja Vlora), 101, (Shoqëritë Shqiptare në Turqi),

151 (Ministria e Punëve të jashtme), 152 (Ministria e Punëve të brendëshme), Legata

Italiane

Arkivi i Institutit të Historisë (AIH)

• Koleksioni i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austro-

Hungarisë (Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien).

Viti 1908-1918.

• Koleksioni i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës

(Ministere des Affaires Etrangeres, Archives Diplomatiques). Viti 1912-1914.

• Koleksioni i dokumenteve Ruse (Archiv Vneshnjoj Politiki Rossi). Viti 1912.

• Katalogu që ka të bëjë me Shqipërinë nga indeksat e korrespondencës së

Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office). Viti 1919-1935

• A.V- 16, Rischard Busch Zautner, Shqipëria nën regjimin e Zogut, Liepzig,

1939.

• A.V- 103, Sulejman Kylce “ Firzovik Toplantisi”

• A. V-220, Dhimitër Mihalopulos, “Përpjekje për bashkëpunim të Turqisë

Qemaliste. Marrëveshje Sekrete e vitit 1922. (Mbajtur në Kongresin e V

historik Panhelen, Selanik 1964)

• A. V- 222. Vuk Vinaver, “ Jugosllavia dhe Turqia (1918-1934)”

• A. IV- Said Pasha “Kujtimet e Said Pashait”, pjesa e dytë.

• A. IV- 100 nr.inv.796. “Të ngjarat në kohët e fundit në Shqipëri. Ngjarjet e

Prizrenit. Turgut Pasha në Shqipëri” botuar në gazetën “Arnavut”, Stamboll

1909.

252

Page 292: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë – (AMPJ)

viti 1919, vitet 1921-1939.

Arkivi i Republikës Turke- Başbakanlık Cumhuriyet Arşivine-BCA

• Arnavutluk (Fondetnë lidhje me Shqipërinë) dhe Traktatin e Shkëmbimit

(Mubadele Sozlesmesi)

Arkivi i Kryeministrisë Osmane- Basbakanlık Osmanlı Arşivine- BOA

• Arkiva e Ministrisë së Jashtme Osmane – (Hariciye Nezareti Siyasi- HR, SYS).

• Protokolli i Këshillit të Ministrave (Meclisi Vukela Mazbatalari- MVM).

• Dokumente të Portës së Lartë (Babalı Evrak Odası- BEO

• Dahiliye Nezareti Emniyet-i Umumiye Ikinci Şube- (Dh, EUM. 2, Sb)

II. Burime dokumentuara të botuara:

Akte te Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912; (Përgatitur nga Stefanaq

Pollo,Selami Pulaha), Tiranë: 1978.

Atatűrk’űn Milli Diş Politikası, (Milli Műcadele Dönemine ait 100 belge, 1919-

1923),T.C. Kűltűr Bakanliğı Atatűrk Dizisi, C.1, Ankara: 1994.

Atatürk’ün Türkiye Büyük Millet Mecisi’ni Açış Konusmalari,Ankara: TBMM

Basimevi, 1987.

Atatürk’ün Söylev ve Demeçleri, C.I, Ankara: AKDTYK ATAM Yayinlari 1997.

Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Seria 7, Vol VII, dok.nr.643.

Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në fillimin e copëtimittë

Ballkanit 1877-1885. Përgatiti për botim Skënder Rizaj. Libri I, Prishtinë: Rilindje

1996.

Dokumente Britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në

Londër 1912-1913, Përgatiti për botim Muhamet Shatri, QSA, Instituti i Historisë,

Tiranë: “Toena”, 2012.

Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar- dhjetor 1914), Vëllimi

II, Përgatiti: Valentina Duka, Tiranë: “Toena”, 2012.

253

Page 293: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe Shqiptarët më 1912, (Korrespondenca

diplomatike dhe ushtarake franceze), Vëllimi II, përgatiti dhe redaktoi Muhamet

Shatri, QSA, Instituti i Historisë, Tiranë; “Toena”, 2012.

Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe Shqiptarët më 1912, (Korrespondenca

diplomatike dhe ushtarake franceze), Vëllimi I, përgatiti dhe redaktoi Muhamet

Shatri, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2004.

Dokumente për Çamërinë 1912-1939, përgatiti për botim Kaliopi Naska, Tiranë:

“Dituria”, 1999.

Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912, Muhamet Shatri,

Ramiz Abdyli, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2006.

Dokuments Diplomatique Français, Vëll. III.

Dokumenta historike për ti shërbyer historisë sonë kombëtare”, Elbasan: 1924-

1925.

Ethnic Minorities in the Balkans Studies, 1860-1971, Volume 4, (1923-1926)

(Editor Bejtullha Destani), Publiched Archives, London: 2008.

Ismail Qemali (Përmbledhje Dokumentesh 1888-1919), përgatitur për botim nga

Teuta Hoxha, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të shtetit, Tiranë: “8 Nëntori”,

1982.

Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane, Iljaz Rexha, Arkivi i Kosovës, Prishtinë

1978.

Lidhja e Prizrenit në dokumentet Austro-Hungareze 1878, (përgatiti për botim

Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli, Instituti i Historisë, Albanica, Prishtinë:

2008.

Nosi, Lef. Dokumenta historike 1912-1918, (përgatitur përbotim nga Instituti i

Historisë), (Botim i dytë), Tiranë: “Nënë Tereza”, 2007.

Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), përgatitur për

botim nga Nevila Nila, Prishtinë: KGT, 2003.

Prishtina, Hasan- Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjet shqiptare të vitit 1912,

Shkodër: 1921.

254

Page 294: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (nëntor 1912 – janar

1914), përgatitur për botim nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë: “ 8 nëntori”, 1963.

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, (Studime dhe dokumente) Ferit Duka,

Tiranë: UET/PRESS, 2009.

The Cham Albanians of Greece a Documentary History (Edited by R. Elsie and the

B.Destani), I.B.Tauriss, London-New York in Association with the centre from

Albanians Studies, Published:2013.

Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920, Univeristeti

i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Foklorit, Tiranë: “Mihal

Duri”, 1970.

Malltezi, Luan& Delvina, Sherif - Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë, Athinë

1923-1926, (Dokumente), Tiranë: “Lumo Skëndo”,2002.

III- Literatura Historike

10 vjet Mbretni, 1928-1938, Tiranë: 1938.

Açaroğlu, M. T - Atatürk’ün Bütün Eserleri, V. 10, Istanbul: 2003.

Abdyli, Ramiz - Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri II, Prishtinë:

Instituti i Historisë, 2004.

Aganoğolu, H.Yildirim - Balkanlar Makus Talihi: Göç (Osmanli’dan

Cumhuriyet’e), Istanbul:Iz Yayincilik, 2012.

Ahmad, Feroz - Qemal Ataturku dhe Themelimi i Turqisë Moderne, Tiranë:AIIS,

2010.

Ahmad, Feroz - The Young Turks (The commitee of union and progress in

Turkish polities 1908-1914), London: Oxford at the Clarendon Press, 1969.

Ahmetaj, Lavdosh - Shqipëria, Konferenca e Paqes në Paris dhe Delegacionet

Shqiptare (1918-1921), Tiranë: “West Print”, 2012.

Akalin, Hakki - Ege’de Bahar, gül mü diken mi!.., Ankara: 2000.

255

Page 295: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Aksin, Sina - Kisa Tűrkiye Tarihi, Istanbul: Tűrkiye Iş Bankasi Kultur Yayinlari,

IX Bankasi, Agustos 2009.

Alpan, Necip - Arnavutluğun bağımsızılığı ve Avlonyalı Ismail Kemal, Ankara:

1982.

Alpan, Necip & Kaçi, Nesip - Shqiptarët në Perandorinë Osmane,Tiranë:Albin,

1997

Alpan, Necip- Tarihin ışığinda bügünkü Arnavutluk, Ankara:KardeşYayinlari,

1975.

Ari, Inan - Mustafa Kemal Atatürkün 1923 Eskişehir-Izmit konuşmalari, Ankara:

Türk Tarih Kurumu Yayın, 1982.

Ari, Kemal - Büyük Mübadele, Türki’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul:

1995.

Armstrong, H.C - Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut,

(Përktheu Zana Harxhi), Tiranë: Konica color, 2008.

Atatűrk ve Tűrkiye Cumhuriyet Tarihi, (edit. Derviş Kilincikaya), Ankara:

Beşinci Baski, Siyasal Kitabevi, 2004.

Ataturku, Jeta dhe vepra , Botim i UNESKOS: 1981.

Atmaca, Tajfun - Kral Zogo ve Atatürk, Ankara: 2007.

Austin, C. Robert - Shtegu i pashkelur i Fan Nolit- Demokracia shqiptare në vitet

1920-1924, Tiranë: Albin, 2000.

Avlonyali, Syreyya Bej - Osmanli Sonrasi Arnavutluk (1912-1920), (Hazirlayan

A. Kirmizi), Istanbul: Klasik, 2009.

Babacan, Hasan - Mehmet Talat Pasha 1874-1921, Ankara: TTTK, 2005.

Bakalli, Arifi, Emine - Pakti Ballkanik dhe Shqipëria, botuar në “Çështje nga

Historia Moderne dhe Bashkëkohore shqiptare”, (Përmbledhje me artikuj dhe

kumtesa), Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2011.

Banoğlu, Niyazi A - Nükte, Fikra ve Çizgilerle Atatürk, Istanbul:Ikinci Kitap,

1954.

256

Page 296: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Bartl, Peter - Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-

1912, Tiranë: Dituria 2006.

Bartl, Peter - Shqiptarët nga mesjeta deri në ditët tona, Tiranë:Shtëpia e Librit &

Komunikimit, 2003.

Bashkurti, Lisien - Çamëria në rrugën e zgjidhjes, Tiranë:Geer, 2012.

Bashkurti, Lisien - Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë:Akademia

Diplomatike shqiptare, Geer, 2003.

Bayur, Yusuf Hikmet - Tűrk Inkilabi Tarihi, cilt I, Ankara: 1963

Bayur, Yusuf Hikmet - Tűrk Inkilabi, C1, Ks1, Ankara: 1983

Berati, Dhimitër - Shënime historike, mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e

Kombeve, Tiranë: Shtëpia Botuese “Husi Borshi”, 2007.

Biagini, Antonio - Historia e Shqipërisë (nga zanafilla deri në ditët tona), Tiranë:

Shtëpia botuese e Librit dhe e Komunikimit, 2000.

Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Tiranë: Botimet “Nikaj”, 1921.

Bozbora, Nuray - Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane,

Tiranë: Dituria, 2002.

Burak, S, & Utkan, K. - Atatürkün Söylev ve Demeçleri, Cilt v, Ankara: 1987.

Cana, Zekeria - Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908-1912, Tiranë: 1982.

Castelan, Georges - Historia e Ballkanit (Shekulli XIV-XX), Tiranë: Çabej, 1996.

Cebesoy, Ali Fuat - Sınıfım Arkadaşım Ataturk, Okul ve Genç Subaylari,

Istanbul:Baha Maatbasi, 1967.

Clayer, Nathalie - Në fillimet e Nacionalizmit shqiptar lindja e një kombi me

shumicë myslimane, Tiranë: Përpjekja, 2009.

Convenction Concerning the Exchange of Greek and Turkish Populations, Treaty

series 32, v.1925.

Culaj, Lush - Shqipëria dhe çështja e Çamërisë 1912-1939, Prishtinë:Instituti

Albanologjik i Prishtinës, 2008.

Çalişlar, Ipek - Zonja Ataturk, Tiranë: Shtëpia Botuese “Fan Noli”, 2013.

257

Page 297: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Çami, Muin - Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë:

Shtypshkronja e re, 1987.

Çami, Muin - Shqipëria në rrjedhat e historisë, (Përmbledhje studimesh, 1912-

1924), Tiranë: Onufri, 2011.

Çelik, Bilgin - Ittihatçılar ve Arnavutlar, II Mesrutiyet Döneminde Arnavut

Uluşçuluğu ve Arnavut sorunu, Istanbul:Büke Kitapları, 2004.

Danişmend, I. H - Osmanlı Tarihi kronolojisi, Cilt. IV. Istanbul: 1972.

Dezhgiu, Muharrem - Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943),Tiranë:

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 2005.

Dishnica, Dhimitër - Motrat Qiriazi, Tiranë: Shtëpia Botuese “Enciklopedike”,

1997.

Duka, Valentina - Histori e Shqipërisë, Tiranë:ShBLU, 2007.

Dündar, Fuat - Ittihat ve Terakki’nin Műslűmanları Iskan Politikasi (1913-1918),

Istanbul: 2001.

Dündar, Fuat - Tűrkiye nűfűs sayimlari azinliklari, Istanbul:Doz Yayinlari, 1999.

Durham, Edith - Njëzet vjet ngatërresë Ballkanike, Tiranë: Argeta-LMG, 2001.

Dűstűr, Üçűncű Tertip, c.6, cilt II Basiliş, Ankara: 1953.

Dushku, Ledia - Kur historia ndau dy popuj fqinj.Shqipëria dhe Greqia 1912-

1914,Tiranë:Qendra e Studimeve Albanologjike, 2012.

Falaschi, Roberto - Ismail Kemal bey Vlora, Il pensiero e lopera attroverso e

documenti italiani, Roma: Bardi Editore, 1985.

Filo, Llambro, & Çaushi (Sulo), Ilira, Sala, Gëzim - Qytetërimet Bashkëkohore

joperëndimore, Tiranë: ShBLU, 2006.

Fischer, Bernd J. - Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet ne Shqipëri, Botim i

dytë, Tiranë: “Çabej”, 2000.

Frashëri, Kristo - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë:Akademia e

Shkencave, 2008.

Frashëri, Mehdi - Kujtime (1913-1933),Tiranë:OMSCA-1, 2003.

258

Page 298: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Frashëri, Sami - Personalitetet shqiptare në Kamus Ala”alam, Shkup:Logos,

2002

Gawrych, George - Gjysmëhëna dhe shqiponja, sundimi otoman, islamizimi dhe

shqiptarët 1874-1913, Tiranë: Bota shqiptare, 2007

Gençer, Ali- Özel, Sabahatin - Turk Inkilap Tarihi,Istanbul: Der Yayinlari, 2001.

Girtli, Ismet- Yildönümleriyle Türk Devrim Tarihi (Kurtuluş ve Kuruluş),

Istanbul: Der Yayinlari, 1997.

Gönlüböl, M & Sar, Cem - Atatürk ve Türkiyenin Dış Politikası (1919-1938),

Ankara: AKDTYK ATAM yayinlari, 1990.

Gönlüböl, Mehmet & Sar, Cem - Atatürk ve Türkiyenin Diş Politikası (1919-

1938), Ankara: AKDTYK ATAM Yayinlari, 1990.

Grameno, Mihal- Kryengritja shqiptare, Tiranë: 1959.

Grant, Hughe - Mbreti Zog ashtu sic e kam njohur, Tirane: Dardania, 1994.

Grebene, Bekir Fikri Bey - Balkanlarında Tedhiş ve Gerilla Grebene, Üçüncü

Baskı, Istanbul 2003.

Grebeneja, Bekir - Balkanlar”da Tedhiş ve gerilla “Grebene”, Istanbul:

Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, 2008.

Gurakuqi, Romeo - Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914,

Tiranë: UET, 2011.

Gurakuqi, Romeo - Shqipëria dhe çështja shqiptare pas luftës së parë botërore (1

nëntor 1918-9 nëntor 1921 statusi, kufijtë dhe rindërtimi shtetëror),Shkodër:Botimet

“Camaj-Pipa”, 2007.

Gurun, Kamuran - Savaşan dünya ve Türkiye, Ankara; 1986.

Guy, Nikola - Lindja e Shqipërisë, Tiranë: Botimr “Pegi”, 2012.

Gjermeni, Sokol - Kryengritja shqiptare e vtit 1911 në optikën e diplomacisë

evropiane dhe Ballkanike,Tiranë:Toena, 2011,

Gjinaj, Aleksandër, & Lila, F. - Lidershipi shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë,

Tiranë:Geer, 2012.

259

Page 299: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Halkakondili, Sali - Histori e Shqipërisë së re, Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”,

1934.

Hamdi, Ahmet - Arnavutluk hakkinda mutarba-i muhatasara, Istanbul: 1920.

Histori e shtetit shoqërisë dhe qytetërimit osman, volumi I (Editor E.Ihsanoğlu),

Tiranë: AIITC, 2009, f.238.

Historia e popullit shqiptar, Vëll II, (Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX-

1912), Tiranë: Botimet Toena, 2002.

Historia e popullit shqiptar, Vëll III, (Periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912- 7

prill 1939), Tiranë: Botimet Toena, 2007.

Historia e Perandorisë Osmane (Edited by Robert Matran), Tiranë: Dituria,2004.

Historia e Shqipërisë, Vëllimi II, Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe

Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë: “Mihal Duri”, 1965.

Historia e Shqipërisë, Vëllimi III, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Insitutit

të Historisë, Tiranë: “8 Nëntori”, 1984.

Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, (Grup autorësh), Tiranë: Luarasi,

Botim i tretë, 2007.

Hyseyin, H. - Arnavutlar ne Yaptilar?,Istanbul:Yanii Turan Maatbasi, 1330

Hysi, Shyqyri - Rauf Fico, shtetar dhe diplomat, Gjirokastër:Shtypshkronja,

“Mësonjëtora”, 2007.

Inal, Kemal Mahumd - Osmanli devrinde son sadrazamlar, Istanbul: 1940-53.

Isufi, Hajredin - Çamëria nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Tirane: Pegi,

2007.

Isufi, Hajredin - Çamëria ndërmjet kronikave të kohës 1920-1940,Tirane: Pegi,

2007.

Isufi, Hajredin - Çamëria studime historike-sociologjike, shek.XIII-XX,

Tiranë:Pegi, 2006.

Ivetiç, Egidio - Luftërat Ballkanike, Tiranë, Dituria, 20008

Karal, Enver Ziya - Osmanli tarihi ikinci meşrutiyet ve birinci dünya savaşı

(1908-1918), Cilt IX, Ankara:TTK, 1999.

260

Page 300: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Karaosmanoğlu, J.Kadri - Zoraki diplomat, Iletisim yayinevi, Ikinci baski,

Istanbul 1998.

Kazim, Hyseyin - Arnavutlar ne yaptilar?Istanbul:Yani Turan Matbbasi, 1330.

Kinross, Patrik - Ataturku Rilindja e një kombi, Tirane: Shtepia botuese “Uegen”,

2003.

Kirameti, Abdurrahman N. -1912-1913 Balkan Savaşı’nda Işkodra Savunması, I.

ve II. Cilt, Ankara: T.C. Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı

Yayınları, 2007.

Kocatürk, Uran - Atatürk ve Türkiye Cumhuriyeti Tarihi kronolojisi 1918-1938,

Ankara: TTK Basimevi, 2000.

Koleci, Niko - Kryengritja e përgjithshme shqiptare botuar në “Mbi lëvizjen

kombëtare shqiptare”, Përmbledhje studimesh, Tiranë: 1962.

Koloğlu, Orhan - Türkiye Cumhuriyeti, Ankara:TTK, 1971.

Kondis, Vasilis - Greqia dhe Shqipëria në shekullin XX, Selanik: “Paratiritis”,

1997.

Kuran, Ahmed Bedevi - Inkilap Tarihimiz ve Ittihad ve Terrakki, Istanbul: 1948

Kuran, Ahmed Bedevi - Inkilap tarihimiz ve Jontürkler, Istanbul:Tam Matbaasi,

1945

Kürtchephe, Israfil - Türk–Italyan ilişkileri 1911-1916, Ankara: Turk Tarihi

Kurumu, 1995

Kylçe, Sulejman - Osmanlı Tarihinde Arnavutluk, Tiranë:Globus R, 2004.

Lewis, Bernard - Lindja e Turqisë Moderne, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e

Komunikimit, 2004.

Malkolm, Noel - Kosova një histori e shkurtër , Prishtinë: Koha, 1998.

Mango, A - Ataturk;The biography of the founder of modern Turkey,London:

Overlook Press, 2002.

Mazower, Mark - Ballkani një histori e shkurter, Tirane:Skenderbeg books, 2010.

Mazower, Mark - Selaniku qyteti i fantazmave. (Të krishterët, myslimanët dhe

hebrenjtë 1430-1950), Tiranë:Shtëpia botuese“Dituria”, 2011.

261

Page 301: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Memorandum pëmbi Shqypnie, prej Wilhelmi, Mbret i Shqypniës Princ Wied,

(Përgatiti për botim Hasan Bello), Tirane: Arbëria, 2008.

Mercani, Branko - Vepra, Tirane: Plejad, 2008.

Meta, Beqir - Federata panshqiptare“Vatra”, Tiranë: Globus R, 2001.

Meta, Beqir - Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Tirane:Geer, 2002.

Meta, Beqir - Tragjedia Çame, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë:

Botimet Klean, 2010.

Mikusch, Dagobert Von - Mustafa Qemal Ataturku, Themeluesi i Turqisë së re,

Tiranë” Edlor, 2002.

Mustafa Kruja në historinë shqiptare, Tiranë: OMSCA-1, 2012.

Myzyri, Hysni - Arsimi i kombësisë shqiptare 1908-1912, Prishtinë: 1996

Naska, Kaliopi - Ismail Qemali në lëvizjen kombëtare shqiptare,

Tiranë:Akademia e Shkencave Instituti i Historisë, 1987.

Nutuk 1920-1927, Cilt I, 15 Baski, Istanbul: 1982.

Ökçün, A.G. - Türkiye’ni taraf olduğu milletlerarasi andlaşmalar rehberi (1920-

1961), Ankara:Doğuş LTd, Sirketi, Matb, 1962.

Öksüz, Hikmet - Balkan Ülkelerinden Türkiye’ye göç sonrası iskan meselesi

(1923-1938), VII, Milletlerarasi Türkoloji Kongresi, Istanbul: 1999.

Ortayli, Ilber - Shekulli më i gjatë i Perandorisë, Shkup:Logos-A, 2010.

Özcan, Hasan - Atatürk dönemi Türkiye-Arnavutluk ilişkileri (1920-1938),

Yayimlamamış doktora tezi, Gazi Universitesi Sosyal Bilimler Enstitusu, Ankara:

2009.

Pearson, Owen - Albania and a King Zog (Indipendence, Republic and

Monarchy 1908-1939), London: The centre for Albanian Studies, 2004.

Pllana, Emin - Kosova dhe reformat në Turqi, 1839-1912, Prishtinë: 1978.

Poincare, Raymond - Lufta e parë dhe dytë Ballkanike si dhe Konferenca e

Londrës 1912-1913,Shkup:Logos-A, 2011.

Pollo, Stefanaq - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në “Mbi Lëvizjen

Kombëtare Shqiptare”, Tiranë: 1962.

262

Page 302: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Pollo, Stefanaq - Mbi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, botuar në “ Në

gjurmë të Historisë Shqiptare”, Vol.I, Tiranë: 1994.

Prifti, Kristaq - Lidhja Shqiptare e Pejës (Lëvizja kombëtare 1896-1900),

Akademia e Shkencave, Tiranë:Instituti i Historisë, Toena, 2002.

Puto, Arben - E drejta ndërkombëtare publike, Tiranë: Botimet “Dudaj”, 2010

Puto, Arben - Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së

imperializmit (Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik), Vëll. II (1912-

1918), Tiranë: “8 nëntori”, 1987

Puto, Arben - Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926,Tiranë:

Akademia e Shkencave, Albin, 2003.

Puto, Arben - Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926, Tiranë:

Akademia e Shkencave, Dudaj, 2010.

Puto, Arben - Shqipëria politike 1912-1929, Tiranë:Botimet “Toena”, 2009.

Qemali, Ismail - Kujtime, Tiranë:Botimet Toena, 1997.

Raioninero, R - Le relazioni tra l’Italia e la Turchia, con Il Vetro, 2-4 anno

XXXIII, Marzo-Agosto 1979.

Repishti, Xhevat - Isuf Sokoli dhe lufta për mbrojtjen e Ulqinit, Tiranë:“8

nëntori”, 1979.

Salleo, Ferdinando-Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe

Komunikimit, 2001.

Selenica, Teki - Shqipëria më 1937, Vëll. I, Tiranë: 1937.

Selmani, Ali Riza - Gjilani me rrethinë 1908-1912, Prishtinë: 1998.

Selmani, Hysen - Mbi notimet e Zogut I mbretit të shqiptarëve, Tiranë:

2008.Silajxhixh, Haris - Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë:

“Dituria”, 1999

Şimşir, Bilal N. - Atatürk ile Yazışmalar (1920-1923), Cilt. I, Ankara: 1981.

Şimşir, Bilal N. - Atatürk ve yabanci devlet adami başkanları- Cilt I,

Istanbul:TTK, Basimevi, 1981.

263

Page 303: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Şimşir, Bilal N. - Atatürk ve yabancı devlet adami başkanları- Cilt I,

Ankara:TTK Kültür Bakanliği, 1981.

Şimşir, Bilal N. - Bizim diplomatlar, Ankara:Bilgi Yayinevi, 1996.

Şimşir, Bilal N. - Atatürk’ten elçi Rüşen Eşref Ünaydın’a yönerge Türk-Arnavut

ilişkilerine üzerine”, Prof. Dr,-Ahmet Şükrü Emser’e Armağan, Ankara:A.U.=S.B.F.

Yayini, 1981.

Skendi, Stavro - Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912, Tiranë: Phoenix 2000

Skëndi, Stavro – Zgjimi kombëtar shqiptar (1878-1912), Tiranë: “Plejad”, 2000.

Smirnova, Nina. D. - Politika Italii na Balkanah 1922-1935, Moskva: 1979.

Sosyal, Ismail- Türkiye’nin siyasal Andlaşmalari (1920-1945), C.I.Ankara:

AKTDTYK ATAM Yayinlari, 1989.

Stavrianos, L.S. - Balkan Federation. A history of the movement toward balkan

Unity in modern times, Northamtpon Mass:1942.

Stavrianos, L.S. - The Balkans since 1453, Holt, Rinehart and Winston, New

York,1958, Ribotuar prej Hurst Company, London: 2000.

Strazimiri, Ismail - Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë, (Kujtime historike),

Tiranë: Shtëpia botuese “Naimi”, 2010.

Sulltan Abdyl Hamiti - Kujtimet e mia politike, Shkup: Logos-A, 2010

Swire, Josef - Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: Dituria, 2005/

Shaw, S.J., - Histori e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne, Vol. I,

Jehona Study center, Tiranë 2006.

Shpuza, Gazmend - Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria, 1994.

Shpuza, Gazmend - Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve, Tiranë: Extra,

1999.

Teli (Dibra), Pranvera - Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919-1927, Tiranë:

ADA, 2005.

Toto, Ismet - Gazi Kemal Ataturku krijonjës dhe pris i Turqisë së Re (Skicë

jetëshkrimi), Tiranë: “Nikaj”, 1935

Toto, Ismet - Jeta dhe vepra e Ataturkut, Tiranë: 1998.

264

Page 304: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Trikupis, N. - Dhiiqisis megallon monadhon en polemo 1918-1922, Athinë: 1934.

Tunaya, Tarik Zafer - Türkiye’de Siyasal Partiler. (Ikinci Meşrutiyet Dönemi),

Hurriyet Vakfi Yayinlari, II baski, Istanbul:1984.

Türk Istiklal Harbi, (TIH), C.2, kitap 4, Ankara:Genel Kurmay Atase Yayinlari

1994.

Türkgeldi, Ali Fuat - Görüp işitiklerim, Ikinci baski, Ankara: 1951.

Uçarol, Rifat - Siyasi Tarihi (1789-1994), Istanbul:Filiz Kitabevi, 1995.

Ushtelenca, Ilir - Diplomacia e mbretit Zogu I-rë, Tiranë:Shtëpia botuese

“Ermir”, 1997.

Verli, Marenglen - Kosova në fokusin e historisë, (Studime, analiza, dokumente),

Vëll. I, Tiranë: Botimimpex, 2000-2002.

Vlora, Eqerem Bej - Kujtime (1885-1925), Tiranë: Shtëpia e Librit

&Komunikimit, 2003.

Vllamasi, Sejfi - Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: Marin

Barleti, 1995.

Zavalani, Tajar - Histori e Shqipnis, Tiranë: Botimet “Phoenix & Shtëpia e Librit,

Botim i dytë, 1998.

IV. PËRMBLEDHJE ARTIKUJSH DHE KUMTESASH

Alpan, Necip - Türkiye ile Arnavutluğ’un Istiklal Savaşlarındaki Paralelizm

Doğrultusunda Yaptiklari Iş Birliği, X, Ankara:Türk Tarih Kongresi, Cilt, 6, 1994.

Bajraktari, Jusuf - Roli i Kosovës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në:

Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2003.

Bajrami, Hakif - Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1918 për shpërnguljen e

shqiptarëve në: Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike, XII, Prishtinë:

1982.

Baklacioğlu, Nurcan O. - Albanian Migrations and the problem of security in the

Balkans botuar në: Turkish Review of Balkan Studies, ANNUAL 2001, nr.6.

265

Page 305: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Başdoğan, Faruk - Arnavutluk ve Türkiye Ilişkileri,në: Stratejik Etüdler Bülteni,

Eylül, 1991.

Bello, Hasan - Roli i Austro-Hungarisë për organizimin e institucioneve të fesë

islame në Shqipëri, në vitet 1916-1918, në: Zani i Naltë, nr.3, Tiranë: 2013.

Buhberger, Karl - Vjetët e mia në Shqipëri, në: Studime Historike, nr. 4, Tiranë:

1972.

Çapa, Mesut - Yunanistan’dan gelen mubadelerin iskani, in:Atatürk Yolu, S.V,

Ankara: 1990.

Çelebi, Ercan - Türk ve Rum Mübadelesine Dair oluşturulan komisyonlarından

muhtelit mubadele komisyonu ve faaliyetleri, në: Erzincan Egitim Fakultesi Dergisi

Cilt, 8, Sayi 1, yil 2006.

Çelik, Yüksel - Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II:

Themelimi i Lidhjes së Prizrenit dhe veprimet që i ndërrmerrte Porta e lartë, mbajtur

në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-

1881”, Prishtinë: 2008, botuar nga Instituti i Historisë, Prishtinë, 2011.

Değerli, Esra - Balcan Pact and Turkey, Uluslararasi Sosyal Araştırmalar Dergisi,

The Journal of International Social Research, volume 2/6 winter 2009.

Degoviçs, Kriztian Csaplar - Lufta e Parë Ballkanike dhe shqiptarët. Njëkontribut

për historinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912), në: Përpjekja,

nr.30-31, Tiranë, pranverë-vjeshtë 2013.

Dezhgiu, Muharrem - Pozita politike në prag dhe gjatë Luftës Dytë Botërore,

Botuar nga QSA, Instituti i Historisë, në: Monarkia Shqiptare 1928-1929,

(Përmbledhje studimesh), Tiranë:Botimet ‘Toena”, 2011.

Duka, Aida - Aspekte të veprimtarisë së Komunitetit Mysliman gjatë viteve të

Monarkisë në shtypin e kohës, në: Studime Historike, nr.3-4, Tiranë: 2008,

Duka, Ferit - Lidhja e Prizrenit në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane,

botuar në: Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2009.

Duka, Valentina - Nga presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit, botuar nga

QSA, Instituti i Historisë, në: Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje

studimesh), Tiranë:Botimet “Toena”, 2011.

266

Page 306: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Duman, Önder - Atatürk Döneminde Romanya’dan Türk Göçleri (1923-1938),

Bilgi, sayi 45, Bahar 2008.

Duman, Önder - Atatürk Döneminde Balkan Göçmenlerin Iskani, në:Atatürk Yolu

Dergisi, sayi 43, Bahar 2008.

Ertem, Bariş, - Atatűrk’űn Balkan Politikasi ve Atatűrk dönemin’de Tűrkiye-

Balkan Devletleri ilişkileri, Uluslararasi Hakemli Sosyal Bilimler E-Dergisi, Sayi 21,

T-A-E, eylul 2010.

Frashëri, Kristo - Kryengritja e Shqipërisë së mesme (1914-1915), në: Buletinipër

Shkencat Shoqërore, nr.1, Tiranë: 1954

Isufi, Hajredin - Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë Çame, në:

Studime Historike, nr.1-4, Tiranë: 1994.

Kaçi, Nasip - Si vlerësohet Ataturku në Shqiperi, botuar në (përmbledhje

kumtesash), “Ataturku dhe Ataturkizmi në kënvështrimin shqiptar”, shtëpia botuese

“Koha”: Tiranë, 1999.

Kayam, Cevahir - Lozan Barış antlaşmasına göre Türk-Yunan Mübadelesi ve

Konunun TBMM’de gorusulmesi,in: Atatürk Araştirma Dergisi,sayi 27, Cilt IX, 1993.

Kyçyku, Kopi - Aspekte në marrëdhëniet shqiptaro-turke gjate viteve 20-30’, në:

Studime Historike nr.2, Tiranë: 1986.

Meta, Beqir - Debati Shqiptaro-grek për problemet e minoriteteve dhe të Kishës

autoqefale shqiptare në organizmat ndërkombëtare në vitet 1929-1934, në: Studime

Historike, nr.3-4,Tiranë: 2010.

Meta, Beqir - Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX- një

vështrim krahasues, në: Studime Historike, nr, 3-4, Tiranë: 2005,

Meta, Beqir - Përpjekje për konsolidimin e identitetit kombëtar në vitet 1920-

1924, në: Studime Historike, nr.3-4,Tiranë: 2007,

Meta, Beqir - Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjate periudhes se

monarkise, botuar në përmbledhjen “Monarkia Shqiptare 1928-1939”, Tiranë:QSA,

Instituti i Historisë, Botimet “Toena”, 2011.

Meta, Beqir - Kontribut i Ahmet Zogut në forcimin e institucioneve kombëtare në

Shqipëri, botuar në revistën periodike “Emathia”, nr.4, 2012.

267

Page 307: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Milo, Paskal - Shqipëria dhe aleanca ballkanike, në: Studime Albanologjike,

Tiranë: 1997.

Minga, Hasan - Marrëveshja e Lozanës, në: Çamëria, nr.7 (26), vitit II, 8 maj

1992.

Musaj, Fatmira - Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë 1923-

1926, në: Studime Historike, nr.1-2,Tiranë: 2006.

Öksüz, Hikmet - Atatürk dönemi Türk-Arnavut ilişkileri,in: Güney Doğu

AvrupaAraştırmaları Dergisi, no.12, Istanbul: 1998.

Öksüz, Hikmet - Balkan Ülkelerinden Türkiye’ye göç sonrası iskan meselesi

(1923-1938), VII, Milletlerarasi Türkoloji Kongresi, Istanbul: 1999.

Özcan, Abdulkadir - Türk siyasi ve kültürel hayatında Arnavut asıllı

sadrazamlar, botuar në revistën: Rumeli Kültürü, Istanbul, sayı 3, Sonbahar 2002.

Özcan, Hasan, ve Yel, Selma-Mustafa Kemal’in Selahattin Saip bey’i

Arnavutluk’ta Görevlendirmesinin sebep ve sonuçlari (1920-1923)in: Atatürk

Araştırma Merkezi Dergisi, sayi 70, Ankara: mart 2008.

Peker, Mumtaz - Lozan Konferansın’da Nufus Tartismalari,in; Belleten Cilt L

XIX, Sayi 256, Ankara: 2005.

Polat, Anila - Turkiye Cumhuriyeti’nin kuruldugu yillarda Arnavutluk

Cumhuriyet ile iliskileri (1920-1938), in: Haci Bektaş, Araştırma Dergisi, Ankara:

Bahar 2005/33.

Pollo, Stefanaq - Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar dhe Shpallja e

Pavarësisë më 8 nëntor 1912, BUSh, 4, Tiranë: 1962.

Prifti, Kristaq- Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe cështja e një shteti të

njesuar kombëtar, botuar në përmbledhjen studimore: “Pavarësia e Shqipërisë dhe

sfida të shtetit shqiptar gjatë shekullit XX”, Tiranë: 2008.

Qiriazi, Parashqevi - Motrat Qiriazi në Konferencën e Paqes në Paris, botuar në

“Këngë Popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, Tiranë: “Mihal Duri”,

1970.

Rahimi, Shykri - Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin, në:

Studime Historike, nr.2, Tiranë: 1982

268

Page 308: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Rama, Fatmira - Problemi Çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926), në: “Studime

historike”, nr.1-2, Tiranë: 2007.

Rama, Fatmira - Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926),

në “Çështja Çame dhe Integrimi Evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për

Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005.

Repishti, S - Hyrje në problemin e Çamërisë, në “Mbi Çamërinë”, (Punimet e

seminarit të parë kulturor), Shkodër: “Phoenix”, 2002.

Rizaj, Skënder - Roli i Shqiptarëve në revolucionin xhonturk të vitit 1908,

“Kosova”, III, Prishtinë: 1974.

Şimşir, Bilal N - Atatürk’ün yabancı devlet adamlarıyla görüşmeler, Yedi belge

(1930-1937), në: Belleten, C, XV/1, sa 1977, Ocak 1981.

Sosyal, Ismail - Türk-Fransiz siyasal ilişkileri 1921-1984, në: Belleten, Cilt

XLVII, Sa.188, Ekim 1983.

Shkupi, Skënder - Të huajt për Ataturkun, botuar në përmbledhjen “Ataturku dhe

Ataturkizmi në këndvështrimin shqiptar”, Tiranë:Shtëpia botuese “Koha”, 1999.

Shpuza, Gazmend - Jehona e shfuqizimit të Kalifatit në Shqipëri, në Ataturku dhe

Ataturkizmi në këndvështrimin shqiptar, Tiranë: Shtëpia botuese “Koha”, 1999.

Shpuza, Gazmend - Atatürk ve Arnavutluk ilişkileri, in: Atatürk Yolu Dergisi, v.

11, Ankara: 1993.

Turan, S. - Faşizm döneminde Italyan-Türk ilişkileri, në: Belleten, C.XVLI, Sa

176, Ekim 1980.

Türkeş, Mustafa - The Balkan Pact and its immediate implications for the Balkan

States 1930-1934,in: Middle Estern Studies, vol 30, no.1, 1994.

Ünal, Sevim - Atatürk’ün Balkanlar’daki barişcil politikasi, IX, Türk Tarih

Kongresi, III Cilt, Ankara: TTK Basimevi, 1989.

Vinaver, Vuk - Anglia dhe pozita ndërkombëtare midis dy luftërave botërore, në:

Gjurmime Albanologjike, 1968/1, Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Vinaver, Vuk - Çështja shqiptare në shtypin e PKJ 1919-1939, në: Gjurmime

Albanologjike, 1971/I. Instituti Albanologjik i Prishtinës.

269

Page 309: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

Yel, Selma, ve Ozcan, Hasan - Atatürk ve Inkilaplarinin Arnavutluk’taki

teserleri, in: Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, CILT XIX, sayi 55, Mart 2003.

Yimova, Nada - Mustafa Kemal Ataturk and Turkey’s foreign reltions in the

1930’s (The Balkan Entente, The little Entente and Czechoslovakia), Atatürk, Kültür

Dil Ve Tarih Yüksek Kurumu, Atatürk Araştirma Merkezi Uluslararasi Ikinci

Sempozyumu 9-11 eylul, 1991, Ankara: 1996.

V. PERIODIKU

-Açiksöz, 1923

-Akşam, Istanbul, 1923, 1928-1930

-Anadolu, 1933

-Barış, Istanbul, 1923-1924

-Besa, Tiranё, 1930-1934

-Cumhuriyet, Istanbul, 1928-1933

-Dajti, Tiranё, 1924

-Dielli, Boston, Mass SHBA, 1912-1915, 1919-1925

-Dit’ e re, Tiranё, 1922

-Fletore zyrtare, Tiranё, 1922-1929

-Gazeta e Korçës, Korçё 1924-1933

-Hakkimiyet-i Milliye- 1931-1933

-Ikdam, Istanbul, 1912-1913

-Lajmëtari, Sofje, 1912

-Liri e Shqipërisë, Sofje, 1912

-Liri Kombëtare, 1928-1930

-Meclisi Mebusan Zabit Cerideleri, Istanbul, 1912-1914

-Miku i popullit, 1931

-Milliyet, 1931-1933

-Minerva, 1933

270

Page 310: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

-Përlindja e Shqipnies, Vlorё, 1912-1914

-Populli, Shkodёr, 1919, 1923

-Posta e Korçës, Korçё, 1921

-Sabah, Istanbul, 1912

-Shekulli i ri, Durrёs, 1928

-Shqipëria e re, Kostancё, 1923

-Shqiptari i Amerikës, Korçё, 1922-1924

-Tanin, Istanbul, 1912

-Telegraf, Tiranё, 1928

-Tribuna, 1928

-Vakit, Istanbul, 1919, 1921,1923, 1930, 1933

-Zani i Naltë, Tiranё, 1922, 1924, 1928

271

Page 311: MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË … · republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i historisË dhe i filologjisË departamenti i historisË treva

ABSTRAKT

Teza: Marrëdhëniet shqiptaro-turke 1912-1939

Fusha e studimit: Histori e marrëdhënieve ndërkombëtare

Teza e doktoraturës marrëdhëniet shqiptaro-turke në vitet 1912-1939 është bazuar në disa shtylla kryesore:

trashëgiminë osmane, përpjekjet për vendosjen e lidhjeve diplomatike, evoluimin e marrëdhëdhënieve, si gjatë republikës

ashtu edhe në periudhën e monarkisë.

Qëllimi i tezës së doktoraturës është të japë një tablo sa më të plotë për historinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke.

Risi në këtë punim është trajtimi tërësor i marrëdhënieve politike dhe jo ato në shkallë të gjerë ekonomike dhe kulturore.

Punimi synon të sjellë prurje të reja nëpërmjet një lënde të dokumentuar duke e studiuar në një këndvështrim të ri përmes

interpretimeve shkencore të cilat janë më afër së vërtetës historike si dhe të analizoj në një rend kronologjik kornizën e

përgjithshme të këtyre marrëdhënieve. Problematika e trajtuar në punim synon të ndriçojë në mënyrë komplekse, për

qëllime njohjeje dhe përfundimesh historike, në një segment të gjatë kohor, nga trashëgimia osmane në Shqipëri deri në

marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë viteve të monarkisë shqiptare. Punimi është një përpjekje shkencore për të hartuar një

histori politike e diplomatike, drejt një trajtimi të thellë të politikës së Turqisë zyrtare ndaj shqiptarëve dhe çështjes së tyre

kombëtare, parë kjo në vorbullën e marrëdhënieve shqiptaro-turke.

Struktura e tezës përbëhet nga katër kapituj, ku ngërthehet një tematikë e gjerë brenda së cilës është ruajtur rrjedha

kronologjike. Në kreun e pare është trajtuar trashëgimia osmane nga shpallja e pavarësisë deri në përfundimin e Luftës së

pare Botërore. Në kreun e dytë u trajtuan përpjekjet e shqiptarëve dhe turqve për të mbrojtur pavarësinë e tyre. Kreu i tretë

përshkruan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të rendësishme në historiografinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në

kreu e fundit tregohen ulje dhe ngritjet në marrëdhëniet midis dy vendeve, gjatë periudhës së ndryshimit të institucioneve

qeverisë në Shqipëri.

Fjalë Kyçe: Turqi, Marrëdhënie diplomatike, Mustafa Qemali, Ahmet Zogu, Shqipëri, kolonia shqiptare, monarki

ABSTRACT

Thesis: Albanian –Turkish relationships in 1912-1939

Field: History of international relationship

Summary: The doctoral thesis is based on several pillars: The Ottoman heredity, the efforts to establish the diplomatic

relationships, the evolution of these relations, during the period of Republic and also during the monarchy.

The thesis aims in giving a more complete view on the history of Albanian- Turkish relationships. The novelty of this study

is the complete treatment of political relationships, and not the large scale economic and cultural ones. The study aims at

bringing new flow through a documental interpretation (subject) studying it from the scientific interpretation point of view.

The latest ones are closer to the historical truth. The study also gives a chronological order of these relationships. The

problems studied aims at lighting in a complex way, for the aim recognition and historical conclusions, a long –time period,

from the Ottoman legacy in Albania up to the Albanian-Turkish relationships during the Albanian monarchy. The paper is a

scientific efforts to establish a political and diplomatic history, toward a deeper treatment of the official Turkey policy,

regarding the Albanians and their national issue, seen this in the whirlpool of relations.

The thesis is structured in four chapters, embedded within a large-scale of topics, maintaining the chronological order. In the

first chapter is treated the Ottoman heredity from the proclamation of independence until the end of Second World War. In

the second chapter are treated the efforts of Albanians and Turkish to defend their independence. The third chapter describes

the establishment of diplomatic its relationships, and the Treaty of Lausanne, also its indication on the relationships between

two countries. In the last chapter are shown the ups and downs the Ottoman heredity, the efforts to establish the diplomatic

relations, the progress of these relations, not only during the period of republic, but also in the period of monarchy.

Keywords: Turkey, Mustafa Kemal, International relationships, King Ahmet Zog, Albania, Albanian colony, monarchy.