menaxhimi i rreziqeve tË shkaktuara nga zjarret rasti … · fakulteti i historisË dhe i...

132
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI I SHQIPËRISË Në kërkim të gradës shkencore “doktor” Doktoranti Udhëheqësi shkencor MSc. Sotir SHUKA Prof. dr. Sokol AXHEMI Tiranë, 2018

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

DISERTACION

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET

RASTI I SHQIPËRISË

Në kërkim të gradës shkencore “doktor”

Doktoranti Udhëheqësi shkencor

MSc. Sotir SHUKA Prof. dr. Sokol AXHEMI

Tiranë, 2018

Page 2: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Disertacion i përgatitur nga

MSc. Sotir SHUKA nën udhëheqjen e prof. dr. Sokol AXHEMI

në kërkim të gradës shkencore “doktor”

MENAXHIMI i RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET

RASTI I SHQIPËRISË

Mbrohet më dt.................... 2018 para jurisë së përbërë nga:

1............................................................. - kryetar

2............................................................. - anëtar oponent

3............................................................. - anëtar oponent

4............................................................. - anëtar

5.............................................................- anëtar

Tiranë, 2018

Page 3: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | iii

PËRMBAJTJA

Lista e grafikëve, tabelave, fotove, skicave, shkurtimeve ...................................................... v

Lista e shkurtesave të përdorura në punim ............................................................................ vi

HYRJE .................................................................................................................................... 1

Qëllimi dhe objektivat e punimit ............................................................................................ 3

Metodika shkencore e përdorur .............................................................................................. 6

Platforma dhe struktura e studimit ......................................................................................... 8

Rëndësia e punimit ............................................................................................................... 11

Kapitulli I .............................................................................................................................. 12

RREZIQET NATYRORE DHE TRAJTESA GJEOGRAFIKE NË LIDHJE ME TO ......... 12

ZJARRET ............................................................................................................................. 12

1. 1. Kuptimi mbi rreziqet natyrore .................................................................................. 12

1. 2. Zjarret si pjesë e rreziqeve natyrore ......................................................................... 15

1. 3. Aktiviteti human dhe roli i tij në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve .......................... 18

1. 4. Pasojat dhe impaktet e zjarreve në hapësirën sociogjeografike ............................... 20

1. 5. Studimet për zjarret dhe menaxhimin e tyre ............................................................. 23

1. 6. Mbrojtja nga zjarret në Shqipëri ............................................................................... 25

Kapitulli II ............................................................................................................................ 28

HAPËSIRA SOCIOGJEOGRAFIKE DHE MENAXHIMI I ZJARREVE NË SHQIPËRI 28

2. 1. Zjarret dhe vendet sociale të banimit ........................................................................ 28

2. 2. Zjarret dhe vendet sociale të prodhimit .................................................................... 38

2. 3. Zjarret dhe vendet sociale të shkëmbimit, argëtimit dhe të pushtetit ....................... 41

2. 4. Zjarret dhe hapësira gjeografike. Tiparet dhe veçoritë e tyre ................................... 43

2. 5. Raportet e bashkëpunimit të hapësirës gjeografike dhe asaj sociale në menaxhimin

e zjarreve. Rasti i vendosjes së njësive zjarrfikëse. .......................................................... 50

Kapitulli III ........................................................................................................................... 54

ROLI I GRUPEVE SOCIALE NË PARANDALIMIN ....................................................... 54

DHE MENAXHIMIN E ZJARREVE .................................................................................. 54

3. 1. Grupet sociale dhe menaxhimi i zjarreve në Shqipëri .............................................. 55

3.2. Institucionet dhe grupet sociale të shërbimit zjarrfikës, tiparet e tyre ....................... 63

3.3. Grupet sociale dhe kultura për mbrojtjen nga zjarri .................................................. 69

Page 4: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | iv

3.4. Roli i grupeve sociale në prodhimin e mjeteve për parandalimin dhe menaxhimin e

zjarreve ............................................................................................................................. 72

Kapitulli i katërt .................................................................................................................... 76

PAJISJET DHE MJETET E SHUARJES SË ZJARREVE. ROLI I TYRE NË

HAPËSIRËN SOCIOGJEOGRAFIKE ................................................................................ 76

4. 1 Mjetet dhe pajisjet e ndryshme për shuarjen e zjarreve............................................. 76

4. 2 Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në situatat e zjarreve në vendet

sociale të banimit .............................................................................................................. 77

4. 3 Roli i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në situatat e zjarreve në vendet sociale të

prodhimit, të shkëmbimit, argëtimit e pushtetit ................................................................ 81

4. 4. Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në rastet e zjarreve në hapësirën

gjeografike ........................................................................................................................ 94

Kapitulli i pestë ..................................................................................................................... 96

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E ZJARREVE .............................................................. 96

5.1 Zjarret nëpër botë dhe problematikat që lidhen me to ................................................ 96

5.1.1 Zjarret në Europë dhe Azi .................................................................................... 96

5.1.2 Zjarret në kontinentet amerikane dhe Groenlandë .............................................. 99

5.1.3 Disa masa të domosdoshme për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së

zjarreve ....................................................................................................................... 101

5.2 Zjarret në Shqipëri dhe karakteristikat e tyre ........................................................... 103

5.3 Zjarret në Shqipëri .................................................................................................... 106

5.3.1 Raste zjarri në Shqipëri para vitit 1990 ............................................................. 108

5.3.2 Raste zjarri në Shqipëri mbas vitit 1990 ............................................................ 109

5.3.3 Përmbledhje e statistikave ................................................................................. 112

5.3.4 Përvoja botërore dhe disa sugjerime për menaxhimin e zjarreve në Shqipëri... 113

PËRFUNDIME ................................................................................................................... 114

REKOMANDIME .............................................................................................................. 119

LITERATURA ................................................................................................................... 122

Page 5: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | v

Lista e grafikëve, tabelave, fotove, skicave, shkurtimeve

Foto nr. 1 Pyll i djegur në Llogara. Burimi: REC Shqipëri website. .................................... 19

Foto nr. 2 Pasojat pas rënies së një zjarri në Kroaci, Burimi: Bota Sot. ............................... 22

Foto nr. 3 Zjarr në New Berlin, Wisconsin (Google Images) ............................................... 34

Foto nr. 4 Zjarr në Ohajo (Google Images) .......................................................................... 34

Foto nr. 5 Zjarr në Grenfell Tower, Londer (Google Images) .............................................. 34

Foto nr. 6 . Diegie e Fabrikës së Ricklimit të mbetjeve plastike në Tiranë .......................... 38

Foto nr. 7 Zjarr në Kodër-Mëzez, Tiranë (Google Images) 3 qershor 2017 ......................... 44

Foto nr. 8 Zjarr në Vermosh (Google Images ....................................................................... 45

Foto nr. 9 Përdorimi i fikësit me ujë ..................................................................................... 78

Foto nr. 10 Fikësi me ujë ...................................................................................................... 79

Foto nr. 11 Sistemi vetshuarës gjysmëautomatik (drençer) .................................................. 83

Foto nr. 12 Pyll në Amerikë, pas djegies, Burimi: Climate News Network. ...................... 100

Imazh nr. 1 Zjarre në Rajonin e Mesdheut. Burimi: Syri.Net, parë nëpërmjet satelitit, viti

2017. ..................................................................................................................................... 98

Skica nr. 1 Kuptimi mbi rreziqet natyroree .......................................................................... 14

Tabela nr. 1 Raporti strukturë-djegshmëri-qëndrueshmëri ndaj zjarrit ................................ 31

Tabela nr. 2 ........................................................................................................................ 112

Page 6: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | vi

Lista e shkurtesave të përdorura në punim

Atm - atmosferë

°C - gradë celsius

CO2 - gazi karbonik (dyoksidi i karbonit)

CCI4 - tetracloruri i karbonit

D - diametër

H2O - formula kimike e ujit

H2SO4 - acid sulfurik

Kf - kuaj fuqi

kW - kilovat

l/sek - litra në sekondë

MNZSH - Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi

PMNZSH - Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit

V. Sh. Aut - vetëshuarës automatik

Page 7: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 1

HYRJE

Studimi “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara nga zjarret. Rasti i Shqipërisë”,

përfaqëson një përpjekje për të realizuar një punim shkencor, si punim doktoral, në lidhje

me zjarret në përgjithësi dhe elementet menaxhuese të tyre në veçanti, duke u ndalur në

hulumtimin e një tematike të tillë, problematikën e zjarreve në Shqipëri. Nëpërmjet

realizimit të këtij punimi, njëkohësisht kam synuar marrjen e gradës shkencore “doktor i

shkencave gjeografike”. Arsyet për ta ndërmarrë një punim të tillë kanë qenë të shumta

dhe mjaft motivuese e suportuese për mua. Prandaj në mënyrë të përgjithshme po

evidentoj disa prej tyre.

Një shtysë e rëndësishme për ta realizuar këtë studim doktoral ka shërbyer në

mënyrë të veçantë eksperienca ime si pjesëtar i forcave të nderuara të reparteve

zjarrfikëse në Shqipëri, të cilat me një motivim dhe guxim të jashtëzakonshëm kanë

përballuar situata nga më të ndryshmet e më të vështirat në pjesë të ndryshme të territorit

të Shqipërisë. Njëkohësisht një kontribut i tillë i vyer i shumë brezave ka qenë prezent në

memorien time gjatë gjithë rrugës së ndjekur për realizimin e këtij punimi shkencor mbi

menaxhimin e zjarreve. Kam mendimin se në tërësinë e materialit të paraqitur nga ana

ime në këtë punim shkencor e gjejnë veten të gjithë ata miq e shokë të mi, kolegë gjithnjë

të përkushtuar në shërbim të mbrojtjes së jetës së njerëzve anembanë vendit tonë, duke

përballuar këtë rrezik jashtëzakonisht evident, siç janë zjarret.

Pa dyshim që ndryshimi i rrjedhës së jetës sime pas emigrimit në SHBA, pasioni

ndaj dijes e shkollës, edukimit e arsimimit në vazhdimësi, të rejave të shkencës në lidhje

me profesionin tim, ka qenë një shtysë tjetër motivuese për t’u përfshirë në studimet

doktorale. Me dëshirë e pasion u futa dhe përfundova studimet e larta universitare në një

nga universitetet e respektuara të SHBA-së, siç është Universiteti “Salem State”. Atashimi

pranë katedrave të këtij Universiteti, përfshirja në grupe punë studimore e shkencore me

disa nga profesorët dhe studiuesit amerikanë, ndikuan dukshëm tek unë për të zgjuar një

ëndërr të vjetër, por të bukur, siç ishte ndërmarrja e një studimi shkencor. Orë të gjata

debatesh e diskutimesh, kohë të shumta nëpër bibliotekat e universiteteve bënë të mundur

që t’i vija vetes detyrën për t’u angazhuar në realizimin e një punimi doktoral. Pa dyshim

që tematika do të ishte profesioni i jetës sime.

Ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri e që lidheshin me rreziqet natyrore nuk mund të

mos linin gjurmë e të mos zgjonin interesin për të qenë gjithmonë të pranishme në optikën

time. Në mënyrë të veçantë tematika që lidhej me zjarret në Shqipëri, rritja e rastisjeve të

tyre, shpërndarja gjeografike, hapësirat sociogjeografike ku ato shfaqeshin, përmasat dhe

tiparet e tyre, lidhur ngushtë me zgjerimin e aktorëve dhe faktorëve që merrnin pjesë në

lindjen dhe zgjerimin e tyre, sidomos në ndërhyrjen dhe menaxhimin që u bëhej këtyre

rreziqeve natyrore e humane, ishin jo vetëm interesante për t’u njohur, por edhe zgjonin

dëshirën tek unë për t’i hulumtuar, studiuar dhe analizuar në tërësinë e tyre. Pa dyshim

“sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime që shpeshherë i

skicoja dhe i hidhja në letër.

Page 8: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 2

Me shumë rëndësi ishin kontaktet e vendosura me institucionet shkencore

shqiptare, respektivisht departamentin e gjeografisë, Fakultetin e Historisë dhe të

Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Pedagogë e studiues të këtij departamenti duhen

vlerësuar e falënderuar nga ana ime që edhe në momentet shumë të vështira që kalova nga

pikëpamja shëndetësore nuk reshtën së motivuari e përkrahuri që të mos tërhiqesha,

përkundrazi për të bërë të mundur përfundim e studimeve doktorale dhe realizimin e

punimit shkencor.

Së fundi meritojnë falënderimet e mia mbështetja dhe përkrahja e familjes sime. Si

gjithmonë, pranë njëri-tjetrit, ata i kam pasur gjatë gjithë rrugëtimit tim doktoral. Në çaste

të bukura e dëshpërimi, ashtu e kemi mbajtur e përkrahur njëri-tjetrin, duke u orientuar

gjithmonë drejt gjërave të mira e pozitive, gjithnjë optimist për të ardhmen. U jam

mirënjohës atyre sepse ditën të më kuptonin e njëkohësisht të më mbështetnin edhe gjatë

ditëve kur unë endesha tavolinave të bibliotekave apo sallave të studimit në katedrën e

universitetit ku studioja e punoja në “Salem State University” apo gjatë realizimit e

prezantimit të referimeve e pjesëmarrjeve të mia shkencore në shtete të ndryshme. Sot

gjej rastin t’i falënderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen time.

Autori

Boston, SHBA

Prill 2018

Page 9: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 3

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PUNIMIT

Hulumtimi në lidhje me rreziqet natyrore në përgjithësi dhe menaxhimin e tyre në

veçanti, duke u ndalur në njërin prej llojeve apo tipave të tyre, siç është në rastin tonë

studimi mbi zjarret, ka qenë në fokus të llojeve të ndryshme të punimeve shkencore gjatë

eksperiencës sime të punës në këtë sektor. Njëkohësisht, këndvështrimi mbi një tematikë

të tillë ka qenë pjesë e punimeve të mia, ndonëse sporadike, edhe gjatë studimeve

universitare dhe pasuniversitare në SHBA. Prania e një tematike të larmishme mbi këtë

temë të përzgjedhur nga ana ime lidhur ngushtë me tiparet dhe veçoritë specifike që

paraqesin zjarret dhe menaxhimi i tyre në hapësirën sociogjeografike të vendit tonë

përbënin një motiv të rëndësishëm për qëllimin e realizimit të këtij punimi shkencor.

Personalisht kam qenë nën dilemën e mundësive se sa dhe si mund ta realizoja dhe

ezauroja një tematikë të tillë, nisur nga njohja me vështirësitë që bart një sipërmarrje e

tillë shkencore.

Njëkohësisht dëshira për të dhënë idetë dhe mundësitë për realizimin e strategjive

të ndryshme për menaxhimin e tyre, nxitën më tej qëllimin për të konkluduar jo vetëm në

ndërmarrjen e realizimit të punimit, por tashmë edhe konkretizimin e tij. Kam bindjen se

në të ardhmen ky punim do pasurohet jo vetëm me tematika të tjera të larmishme, por

edhe me informacione të tjera bashkëkohore, lidhur ngushtë me dinamizmin që ekziston

sot në këtë fushë të rëndësishme sa shkencore, po aq aplikative. Sidomos kjo për vendin

tim, i cili gjithnjë me shumë po pasqyron një tendencë gjithnjë e në rritje, për sa u takon

rastisjeve të shumta e të larmishme të zjarreve në hapësira të ndryshme sociogjeografike.

Së pari, në tërësinë e tij punimi shkencor “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara

nga zjarret. Rasti i Shqipërisë”, synon që në kuadër të shtjellimit të tij, të arrijë disa

qëllime apo objektiva të rëndësishme. Ato synojnë që të paraqesin një hulumtim të

përgjithshëm mbi koncepte të ndryshme në lidhje me menaxhimin e zjarreve sot në botë,

por edhe në vendin tonë, si shprehen dhe si kanë evoluar ato, sistemet e ndërhyrjes dhe të

menaxhimit të tyre, evidentimin e mjaft elementeve që kanë të bëjnë me rastisjen e tyre

në kuadër të shpërndarjes gjeografike. Njëkohësisht një objektiv i qenësishëm, dhe kam

mendimin risi në kuadër të raporteve studimore të këndvështrimit gjeografik mbi zjarret,

është edhe ai që synojmë të japim rolin e vendeve sociale të prekura nga zjarret dhe efekte

të tyre në hapësirën sociogjeografike, tiparet bashkëshoqëruese të këtyre vendeve sociale

që ndodhen nën trysninë e mundësisë së lindjes dhe zhvillimit të zjarreve, masave dhe

ndërhyrjeve që duhet të realizohen, si dhe rolin aktiv e mjaft të larmishëm të mjaft

grupeve sociale në hapësirën socigjeografike, së bashku me efektet e tyre në tërësinë e

sistemit të menaxhimit të zjarreve etj.

Një ndër objektivat kryesorë të punimit doktoral të paraqitur nga ana ime është i

lidhur ngushtësisht edhe me prezantimin e konceptit që ka të bëjë me zjarret në kuadër të

gjeografisë së rreziqeve natyrore dhe të asaj sociale, duke u munduar në këtë mënyrë të

japim edhe një aspekt konkret aplikativ të multidisiplinarizmit që paraqesin sot studimet

gjeografike në kuadër të fokusit të tyre shkencor. Hulumtime të ndryshme në lidhje me to,

literatura e gjerë dhe e larmishme, e cila është hulumtuar dhe shfrytëzuar nga ana jonë për

Page 10: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 4

të bërë të mundur evidentimin e një koncepti dhe tematike të tillë, është parë njëkohësisht

si një mundësi dhe si një kontribut modest në këtë drejtim.

Krahas evidentimit të një koncepti të tillë, në përgjithësi kam synuar që të

parashtroj edhe pikëpamjet e mia për evidentimin dhe rastisjen gjithnjë e në rritje të

aktivitetit human dhe rolit të njeriut dhe grupeve sociale jashtëzakonisht të shumta e mjaft

të larmishme në tipare, veçori dhe aktivitet funksional konkretisht në lindjen dhe

zhvillimin e zjarreve sot në hapësirën sociogjeografike.

Së dyti, një objektiv tjetër me mjaft rëndësi ka qenë edhe evidentimi dhe paraqitja

e një historiku apo evolucioni studimor në lidhje me hulumtime të ndryshme të realizuara

sot në botë dhe në vendin tonë mbi zjarret. Një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë, ndikuar

edhe nga fakti i vështirësisë sime për kontakte të shumta e të drejtpërdrejta me skedarët

bibliotekarë në bibliotekat e vendit tim, si dhe në ato të institucioneve të ndryshme, për

shkak të emigrimit tim në SHBA. Gjithsesi, elemente të tilla jam munduar që gjatë kohës

së realizimit të ekspeditave të mia shkencore gjatë ardhjeve të mia në Shqipëri t’i skedoj e

hulumtoj sa kam mundur. Pa dyshim që më së tepërmi vëmendja është përqendruar në

evidentimin e literaturës profesionale të studimeve mbi zjarret, por edhe asaj gjeografike

në lidhje me to, duke skeduar, mbajtur shënimet e nënvizimet e duhura e njëkohësisht

duke evidentuar autorë dhe studiues të ndryshëm. Gjithsesi, kemi tentuar që në këtë

drejtim hulumtimi ynë të shtrihet edhe në studime dhe autorë të tjerë të fushave të

ndryshme, të cilat paraqesin këndvështrimin e studimit të tyre shkencor në kuadër të

optikës së disiplinës respektive.

Së treti, një objektiv tjetër me rëndësi është paraqitja dhe evidentimi i një elementi

tjetër mjaft sinjifikativ që lidhet me menaxhimin e zjarreve, siç është sistemi i ndërhyrjes

në to dhe i shuarjes së tyre. Larmia dhe llojshmëria e spikatur e tyre, format e

funksionimit dhe të ndërhyrjes që realizohet me anë të këtyre sistemeve bart një rëndësi të

konsiderueshme në drejtim të njohjes me to dhe rolin që ato luajnë. Krahas rëndësisë

teorike të tyre, mjaft e rëndësishme është njohja praktike që duhet për to nga njësitë e

specializuara, por jo vetëm, sidomos në raste të veçanta të ndodhjes së këtyre rreziqeve

natyrore. Lidhur ngushtë me to në kemi tentuar të paraqesim edhe raste konkrete të

pranisë së tyre dhe mënyrës së funksionimit të tyre në hapësira të veçanta

sociogjeografike në botë dhe Shqipëri. Aplikimi dhe përdorimi i këtyre pajisjeve është

parë lidhur ngushtë me mundësitë e shfrytëzimit të tyre në zjarret që janë të pranishme në

vende të ndryshme sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit, pushtetit etj.

Së katërti, një objektiv mjaft i rëndësishëm i punimit mbi “Menaxhimin e

rreziqeve të shkaktuara nga zjarret, rasti i Shqipërisë” është i lidhur ngushtë me tendencat

praktike dhe aplikative që ai synon të paraqesë në tërësinë e disa kapitujve të veçantë të

tij. Lidhur ngushtë me to në këta kapituj, e sidomos në disa çështje e nënçështje të veçanta

të tërësisë së këtij punimi shkencor, kemi praninë e situatave konkrete të zjarreve në

vende të ndryshme të botës dhe në Shqipëri. Paraqitja e tyre, mënyra se si ato janë

analizuar e konkretizuar bën të mundur edhe krijimin e një panorame të qartë të formës

dhe strategjisë se si duhen realizuar ndërhyrjet dhe menaxhuar situatat e zjarreve në një

hapësirë të caktuar sociogjeografike. Krahas dhënies së tyre, jemi munduar që të japim

edhe situata konkrete praktike dhe aplikative që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre si

nga njësitë e specializuara në terren, ashtu edhe nga individë, familjarë apo grupe të tjera

sociale në kuadër të mjeteve rrethanore për mbrojtjen nga zjarri. Kjo ka shtuar rëndësinë e

punimit, gjë që njëkohësisht mendojmë se është edhe një risi spikatëse e tij në përgjithësi.

Page 11: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 5

Pa dyshim, jemi modestë në këtë drejtim, lidhur ngushtë me faktin se tashmë opinioni

shkencor e profesional që merret me zjarret dhe menaxhimin e tyre njeh raste e momente

ndërhyrjeje e menaxhimi nga më të ndërlikuarat e nga më të vështirat, të cilat janë kthyer

në një praktikë të mirë globale për breza të tërë zjarrfikësish.

Së pesti, në këtë punim shkencor kemi synuar të realizojmë edhe një objektiv të

rëndësishëm të disiplinave humane, sidomos të fokusit shkencor të trajtuar nga gjeografia

sociale, siç janë rolet dhe impaktet në situata të tilla të grupeve sociale nga njëra anë dhe

vendeve sociale nga ana tjetër. Harmonizimi ndërmjet tyre, faktorët respektivë ndikues

dhe evolucioni i tyre në menaxhimin e zjarreve, shoqëruar me impaktet përkatëse, ka qenë

një synim i rëndësishëm shkencor i punimit, ndaj të cilit jemi orientuar për ta realizuar.

Page 12: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 6

METODIKA SHKENCORE E PËRDORUR

Në kuadër të metodave shkencore të përdorura nga ana jonë për ta realizuar në

tërësinë e tij këtë punim shkencor, vlerësojmë si tipar themelor veçanërisht larminë dhe

ndërthurjen e tyre integrale. Larmia e këtyre metodave të aplikuara për studimin tonë

është e lidhur me realizimin e objektivave të përcaktuara për t’u përmbushur, ndërsa

ndërthurja dhe integrimi me domosdoshmërinë që jo vetëm të analizojmë, por edhe që të

arrijmë në konkluzione të duhura. Një gjë e tillë ka qenë e shprehur si në drejtim të

etapave nëpër të cilat ka kaluar ndërtimi i punimit, ashtu edhe në marrjen në konsideratë

dhe aplikimin konkret të metodave të studimit. Në këtë drejtim duhet të vlerësoj edhe

bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe në vazhdimësi që kam pasur si me lektorët e mi

amerikanë në Universitetin “Salem State”, në të cilin jam diplomuar, ashtu edhe me

pedagogët shqiptarë të departamentit të gjeografisë të Fakultetit të Historisë dhe

Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Është e rëndësishme të vlerësoj fazën e studimit të realizuar në kuadër të

hulumtimit nëpër skedarët bibliotekarë dhe një numri të konsiderueshëm botimesh e

studimesh në uebe të shumta, të cilët kanë të bëjnë me rreziqet natyrore në përgjithësi dhe

ato mbi zjarret në veçanti, rolin dhe aktivitetin human në tërësinë e këtyre rreziqeve

natyrore, impaktet me të cilat ato shoqërohen etj. Tërësia e këtij informacioni bëri të

mundur krijimin e një situate të përgjithshme në lidhje me kuptimin dhe përcaktimin e

mjaft koncepteve shkencore të cilat janë përfshirë në studimin tim lidhur me menaxhimin

e zjarreve.

Aplikimi nga ana ime i metodave të spikatura të analizës dhe sintezës ka ndihmuar

në arritjen e mjaft objektivave shkencore të qenësishme që i kisha vënë vetes për

realizimin e qëllimit të punimit shkencor. Nëpërmjet tyre kam bërë të mundur realizimin e

analizave të rëndësishme që lidhen me elementet më të spikatura të punimit, që kanë të

bëjnë sidomos me mjete dhe pajisje të larmishme që përdoren në situatat e zjarreve, me

sisteme të shuarjes së zjarreve, evidentimin dhe detajimin e llojeve të tyre, mënyrës së

aplikimit dhe funksionimit të tyre në situatë konkrete. Njëkohësisht efikasiteti i aplikimit

të metodave studimore të tilla ka ndikuar edhe në realizimin analitik dhe konkludiv të

analizë së raporteve të shfaqura ndërmjet vendeve sociale të larmishme nga njëra anë dhe

menaxhimit të zjarreve nga ana tjetër, rolit multidimensional të grupeve të ndryshme

sociale të pranishme në situata të shfaqjes dhe zhvillimit të zjarreve, si dhe menaxhimit të

zjarreve nga to, shpërndarjes gjeografike të zjarreve dhe larmisë së tyre në hapësira të

ndryshme sociogjeografike etj.

Njëkohësisht lidhur ngushtë me to, përdorimi i metodës shkencore të sintezës më

ka suportuar në daljen, evidentimin dhe nxjerrjen e mjaft konkluzioneve e përfundimeve,

të cilat paraqiten mjaft impenjative për të ardhmen e menaxhimit të zjarreve, sidomos në

vendin tonë. Njëkohësisht, nëpërmjet aplikimit të këtyre metodave është bërë e mundur

edhe prezantimi i paraqitjes së disa prej elementeve të ndërtimit të sistemeve efikase për

t’u mbrojtur nga këto lloje mjaft të shprehura të rreziqeve natyrore dhe aktiviteteve

negative humane në kuadër të shfaqjes së tyre në hapësira të ndryshme sociogjeografike

siç janë zjarret.

Page 13: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 7

Një metodë tjetër e rëndësishme shkencore, e cila zë vend dhe është aplikuar në

punimin shkencor që lidhet me menaxhimin e rreziqeve të zjarreve, rasti i Shqipërisë

është ai i krahasimit. Nëpërmjet aplikimit të kësaj metode shkencore është realizuar edhe

paraqitja e një evolucioni të dukshëm të formave të menaxhimit të zjarreve në botë dhe

Shqipëri, sistemeve për mbrojtjen dhe parandalimin e zjarreve, llojshmërisë dhe

ndryshimeve tipologjike të tyre, evolucionit të rolit të grupeve sociale jo vetëm në

menaxhimin e zjarreve, por edhe në realizimin e shpikjeve dhe racionalizimeve të

ndryshme produktive të tyre në shërbim të mbrojtjes së vendeve sociale të banimit,

prodhimit, shkëmbimit, argëtimit etj., të pranishme në hapësira të ndryshme

sociogjeografike. Njëkohësisht, me anë të kësaj metode kemi vënë në dukje edhe

ndryshimet dhe transformimet prezente në hapësirat e shumta sociogjeografike në botë

dhe Shqipëri, të cilat preken nga zjarret, duke dhënë në këtë mënyrë edhe impaktet e tyre

të larmishme në shumë drejtime.

Krahas metodave të paraqitura me sipër, në mjaft raste, lidhur ngushtë edhe me

materialin ilustrativ të përdorur, duhet të evidentoj edhe rolin që ka në punim aplikimi i

metodave grafike dhe hartografike. Ndonëse jo në formatin e duhur dhe në rastisje të

gjerë, me sa duket ka ndikuar edhe funksioni analitik i detajuar i punimit, fotot, grafikët,

hartat dhe figurat e ndryshme, të cilat janë të pranishme në çështje, në nënçështje e kapituj

të ndryshëm të këtij punimi shkencor. Ato kanë ndryshuar dukshëm në pasurimin grafiko-

ilustrativ dhe njëkohësisht në konkretizimin e punimit. Me anë të metodës grafike dhe

hartografike jo vetëm kam synuar të paraqes në mënyrë ilustrative tematika të ndryshme

që lidhen me sisteme të shuarjes së zjarreve, funksionimin e elementeve përbërës të tyre,

impakteve që ato kanë, por edhe shpërndarjen gjeografike të zjarreve, momente të

ndryshme të ndodhjes së tyre etj.

Në realizimin e punimit doktoral “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara nga

zjarret. Rasti i Shqipërisë”, një ndihmë të konsiderueshme më ka dhënë edhe ajo që është

shumë primare në studimet gjeografike, ekspeditat në terren. Ndonëse formimi im

akademik ndryshon në përmbajtje nga disiplina gjeografike, theksoj se përvoja ime

profesionale ka qenë e lidhur shumë me ekipet e shpëtimit në raste të zjarreve, çka më ka

bërë që të jem mjaft i lidhur me terrenin, me hapësirën gjeografike. Realizimi i

ekspeditave në terren është bërë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende e shtete të tjera,

duke përmendur këtu edhe shtete të ndryshme në SHBA apo Kanada. Gjatë një pjese të

rëndësishme të jetës sime, duke punuar e dhënë kontributin tim në këtë sektor mjaft të

vështirë isha përballur me situata nga më të ndryshmet, të rrezikshme apo të vështira.

Ndërsa në momente të realizimit të punimit ndërmarrja e ekspeditave shkencore për të

vrojtuar pasojat dhe impaktet e këtij rreziku natyror e human, siç janë zjarret, më dhanë

një natyrë dhe dimension tjetër, tashmë në rolin e studiuesit dhe hulumtuesit shkencor.

Përpjekjet e mia kanë qenë në vazhdimësi për të dhënë pikërisht atë nuancë të impaktit që

zjarret luajnë në hapësirën sociogjeografike e mjedisin natyror, në elementët humanë, në

vendet sociale aq të shumta e të shumëllojshme jo vetëm në vendin tim, por edhe atje ku

unë tashmë jetoj e banoj. Nuk e di sa ia kam arritur, por modestish e pranoj së jam

përpjekur maksimalisht.

Page 14: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 8

PLATFORMA DHE STRUKTURA E STUDIMIT

Platforma e studimit shkencor mbi menaxhimin e rreziqeve të shkaktuara nga

zjarret, rasti i Shqipërisë dhe ndërtimi i saj ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë kohore,

me ndryshime të shumta, sistemime e rivendosje tematikash, për të ardhur deri në atë

përfundimtare. Theksoj se ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe problematika, lidhur me

një periudhë kohore pamundësie për t’u marrë me të për arsye shëndetësore. Gjithsesi,

tashmë jemi para jurisë dhe opinionit shkencor. Mjaft interes kanë paraqitur debatet dhe

diskutimet, si me udhëheqësin shkencor të punimit, ashtu edhe me kolegë të tjerë në

SHBA e Shqipëri, ndikuar nga çështje të ndryshme, të cilat lidheshin si me rreziqet

natyrore nga njëra anë, zjarret si pjesë e tyre nga ana tjetër, mënyra e menaxhimit të tyre,

elementet funksionale të larmishme që duhen përdorur në situata të tilla, formimi im

shkencor, eksperienca ime profesionale etj.

Njëkohësisht, në kuadër të ndërtimit të platformës shkencore të punimit, si pjesë e

platformës së hollësishme të tij, duheshin integruar edhe tematikat humane të gjeografisë,

sidomos ato që kishin të bënin me grupet sociale nga njëra anë dhe rolin e tyre në

menaxhimin e zjarreve, së bashku me vendet sociale nga ana tjetër dhe rolin e tyre në këto

situata të menaxhimit të këtij rreziku evident, siç janë zjarret. Njëkohësisht, lidhur

ngushtë me formimin tim të gjatë në fushën e mbrojtjes së zjarreve, nuk mund të lija

mënjanë edhe evidentimin e mjeteve dhe pajisjeve që mund të përdoreshin në mbrojtjen

ndaj zjarreve, llojshmërinë e tyre, mënyrat e funksionimit dhe aplikimit në situata të

veçanta etj.

Në kuadër të strukturës së punimit kemi qenë të vëmendshëm për të përfshirë

tematikën e gjerë të lidhur me zjarret dhe menaxhimin e tyre në një sistem konciz, drejt

qasjes gjeografike të tij. Një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë dhe e lirshme për t’u realizuar.

Vështirësia ishte e lidhur ngushtë me objektin e punimit shkencor, të cilin kërkonim që ta

realizonim, origjinalitetin dhe kontributin tonë në këtë drejtim. Prandaj që në fillim të tij

tendenca ishte përqasja drejt orientimit gjeografik, duke e lidhur ngushtë me

këndvështrimin sa të gjeografisë së rreziqeve natyrore, ashtu edhe në drejtim të larmisë së

tematikave humane. Kemi mendimin se një gjë e tillë shprehet qartësisht dhe në

formulimin e kapitujve përbërës, të çështjeve dhe në nënçështjeve të trajtuara në to,

materialit ilustrativ të përdorur etj.

Punimi mbi menaxhimin e rreziqeve natyrore në Shqipëri, përfshin në tërësinë e tij

ndarjen në rreth 5 kapituj, të cilët trajtojnë çështje dhe tematika të veçanta, të cilat lidhen

me menaxhimin e zjarreve. Tendenca për t’u ndalur në këto trajtesa të përcaktuara lidhej

ngushtë edhe me faktin e qëllimit që i kishim vënë vetes për ta realizuar këtë punim

shkencor, ashtu edhe me optikën e gjerë dhe multidimensionale shkencore që zënë

studimet shkencore të një lloji të veçantë rreziku natyror e human, siç janë zjarret.

Njëkohësisht punimi shkencor përfshin në tërësinë e tij si pjesë integrale edhe disa

elemente të tjera, siç janë ato që kanë të bëjnë me hyrjen e punimit, listën e tabelave,

fotove, diagrameve, grafike, përfundimet dhe rekomandimit, së bashku me literaturën

përkatëse në të cilën është hulumtuar për ta realizuar.

Page 15: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 9

Në kapitullin e parë të punimit shkencor, në kuadër të studimeve doktorale,

vëmendja jonë është përqendruar dhe orientuar drejt disa çështjeve teorike në lidhje me

tematikën në studim. Këtu jemi ndalur në përcaktimin e disa çështjeve të veçanta, të cilat

lidhen me konceptet që kanë të bëjnë me rreziqet natyrore, gjeografinë e rreziqeve

natyrore, evolucionin e tyre në tërësi, studimet nëpër të cilat kanë kaluar trajtesa mbi

çështje të tilla etj. Njëkohësisht në këtë kapitull është parë nga ana jonë të paraqesim edhe

konceptin e përgjithshëm mbi zjarret, procesin e djegies, faktorët të cilët ndikojnë, rolin e

faktorëve natyrorë, mënyrën e ndikimit të tyre, aktivitetin human dhe rolin e tij në lindjen

dhe zhvillimin e zjarreve. Pjesë përbërëse e kapitullit të parë është edhe paraqitja në

kuadër të një vështrimi të përgjithshëm hyrës të impakteve dhe ndikimeve që kanë zjarret

në kuadër të zhvillimit të një hapësire të caktuar sociogjeografike, duke paraqitur edhe

disa shembuj në këtë drejtim.

Kapitulli i dytë i është kushtuar një tematike mjaft interesante në gjeografinë

sociale. Konkretisht kemi tentuar të analizojmë raporte të ndryshme të rolit të zjarreve

dhe menaxhimit të tyre nga njëra anë dhe vendeve sociale nga ana tjetër, në kuadër të

hapësirës sociogjeografike. Larmisë së shfaqjes së këtyre rreziqeve natyrore, siç janë

zjarret, kemi tentuar t’i veshim larminë e shfaqjes së tyre në tërësinë e vendeve sociale të

ndryshme në hapësirën sociogjeografike. Në këtë sens paraqiten në mënyrë konkrete

analiza të menaxhimit të zjarreve në godina e shtëpi banimi, rezidenca e apartamente të

ndryshme në të cilat banojnë grupe të ndryshme popullsie, në markete e qendra tregtare,

punishte e fabrika të ndryshme, fontana e miniera, muze e restorante etj. Një larmi e tillë e

shfaqjes së këtyre rreziqeve natyrore, siç janë zjarret, është parë në këndvështrimin e

menaxhimit të tyre, si dhe të impakteve me të cilat janë shoqëruar ato në këto vende të

veçanta sociale në shtete të ndryshme të botës e veçanërisht në vendin tonë.

Kapitulli i tretë, së bashku me çështjet dhe nënçështje të tij, i është dedikuar rolit

të grupeve sociale në menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve. Në mënyrë të detajuar

analizohen çështje dhe tematika mjaft interesante, të cilat kanë të bëjnë me grupet sociale

nga njëra anë dhe menaxhimin e zjarreve në anën tjetër, raportet dhe ndikimet reciproke të

tyre, institucionet dhe grupet sociale pjesëmarrëse në menaxhimin e zjarreve, kultura dhe

mbrojtja nga zjarret, rolin e grupeve të ndryshme sociale në prodhimin dhe përdorimin e

produkteve dhe impianteve të ndryshme që përdoren në menaxhimin e zjarreve etj.

Tërësia e një analize të tillë është shoqëruar veçanërisht me tregues konkretë të rolit të

këtyre grupeve sociale, evolucionit të këtij roli në periudha të ndryshme etj.

Në kapitullin e katërt analiza jonë është referuar drejt tipave dhe llojeve të

ndryshme të sistemeve të shuarjes së zjarreve. Ndër to, lidhur ngushtë me hulumtime të

realizuara nga ana jonë në literaturën e larmishme bashkëkohore në vendin tonë, Europë,

SHBA etj., nga eksperienca dhe përdorimi i mjaft prej këtyre sistemeve gjatë punës sonë

në terren në të kaluarën, lidhur ngushtë me metodologjinë e sotme që aplikohet në teknika

të ndodhjes së situatave të ndryshme të zjarreve kudo në botë, kemi evidentuar dhe

analizuar ato më kryesoret. Njëkohësisht, gjatë analizës që kemi paraqitur për mjaft prej

tyre kemi pasur angazhimin të evidentojmë në mënyrë të detajuar ato të cilat janë

prezente në vendin tonë, lidhur ngushtë me përdorimin dhe aplikimin e tyre konkret në

rastet e menaxhimit dhe ndërhyrjes së situatave të zjarreve në Shqipëri. Njëkohësisht në

mënyrë konkrete kemi paraqitur edhe situata të ndodhjes së zjarreve në vende sociale të

ndryshme të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit etj. në kuadër të hapësirave të

ndryshme sociogjeografike në vendin tonë dhe në shtete të ndryshme të botës.

Page 16: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 10

Shpërndarja gjeografike e zjarreve përfaqëson tematikën e kapitullit të pestë, si

pjesë integrale e këtij punimi shkencor. Në kuadër të këtij kapitulli, kemi pasur në

konsideratë realizimin e një analize të rolit të faktorëve dhe shkaqeve të zjarreve në

shpërndarjen gjeografike të tyre. Për ta realizuar një qëllim të tillë kemi strukturuar si

çështje të rëndësishme të tij zjarret, llojet dhe shfaqje të tyre në botë dhe në Shqipëri. Në

këtë mënyrë jo vetëm kemi pasuruar informacionin në lidhje me to, por kemi bërë të

mundur që të japim edhe një lidhje dhe raport shumë efikas dhe të qenësishëm ndërmjet

shfaqjes së tyre, faktorëve që ndikojnë, mënyrës së menaxhimit dhe hapësirës

sociogjeografike. Për ta realizuar sa më mirë një gjë të tillë, një ndihmë të

konsiderueshme na kanë dhënë burime të informacionit nga literatura e shfletuar për

zjarret në botë dhe Shqipëri.

Në pjesën përmbyllëse të punimit kemi paraqitur disa përfundime dhe

rekomandime, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë logjike e studimit tonë mbi menaxhimin e

rreziqeve të zjarreve, rasti i Shqipërisë. Në kuadër të këtyre përfundimeve dhe

rekomandimeve jo vetëm kemi bërë një rezyme të asaj se çfarë kemi paraqitur në punimin

tonë shkencor, por njëkohësisht kemi rekomanduar masa dhe hapa konkretë për mënyrën

se si duhen menaxhuar situatat e zjarreve në vendin tonë.

Më poshtë po paraqesim në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar punimin

shkencor doktoral të përgatitur nga ana jonë me titullin “Menaxhimi i rreziqeve të

shkaktuara nga zjarret. Rasti i Shqipërisë”.

Page 17: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 11

RËNDËSIA E PUNIMIT

Tashmë që kemi hedhur në letër dhe materializuar në mënyrë konkrete punimin

shkencor mbi menaxhimin e rreziqeve të zjarreve, rasti i Shqipërisë, vlerësojmë me

modesti së ai përfaqëson një kontribut modest në kuadër të studimeve të tjera shkencore

që kanë të bëjnë me një tematikë kaq interesante. Jemi të mendimit se me informacione të

paraqitura, analiza të detajuara në lidhje me tematika të ndryshme, siç janë ato mbi

sistemet e shuarjes së zjarreve, aplikimin e teknikave të ndryshme në terren dhe në situata

nga më të larmishmet të pranishme në hapësira të ndryshme sociogjeografike, kanë

shërbyer në pasurimin e hulumtimeve shkencore në lidhje me çështje të menaxhimit të

zjarreve.

Një rëndësi e spikatur e punimit është ajo që i është referuar shpërndarjes

gjeografike të zjarreve sot në botë dhe në vendin tonë. Një gjë e tillë shënon një hap të

rëndësishëm për të dhënë njëkohësisht edhe tendencën e tyre në të ardhmen, lidhur

ngushtë me faktorët dhe shkaqet që ndikojnë në lindjen dhe zhvillimin e tyre. Tashmë

zjarret janë evidente kudo në hapësirën sociogjeografike, por ajo çfarë duhet të

vlerësojmë ndikohet nga rastisja gjithnjë e në rritje në vendin tonë. Format e shfaqjes së

tij, së bashku me faktorët ndikues janë një drejtim i cili duhet të analizohet dhe studiohet

me mjaft seriozitet në të ardhmen e afërt, për shkak të impaktit që ka jo vetëm në

hapësirën gjeografike, por edhe në mjedis, popullsi e grupe sociale, në sektorë të

ndryshëm të ekonomisë etj.

Njëkohësisht, analizat referuar tematikave që kanë të bëjnë me raportet ndërmjet

menaxhimit të zjarreve dhe vendeve sociale të ndryshme, si dhe kontributit të grupeve

sociale në situatat e ndryshme të ndodhjes, zhvillimit dhe evolucionit të hapësirës

sociogjeografike të prekur nga zjarret, kemi mendimin së shërbejnë si një kontribut

modest në pasurimin e informacionit dhe hulumtimit shkencor të tematikës humane në

gjeografi e sidomos asaj sociale në veçanti. Një analizë e tillë ka pasuruar edhe tiparet dhe

veçoritë e zhvillimit të vendeve të ndryshme sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit

dhe argëtimit, së bashku me popullsinë apo grupet sociale pjesëmarrëse dhe kontribuuese

në to.

Page 18: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 12

Kapitulli I

RREZIQET NATYRORE DHE TRAJTESA GJEOGRAFIKE NË

LIDHJE ME TO

ZJARRET

Trajtesën mbi rreziqet natyrore, fokusuar në një nga tipat kryesorë të tyre, siç janë

zjarret, e kemi vendosur në kapitullin e parë të këtij punimi shkencor. Një renditje të tillë

e përcaktuam nga fakti se si kapitull hyrës ta vendosim studiuesin dhe lexuesin e këtij

punimi shkencor në startin e fillesës apo të njohurive të para mbi atë se çfarë do

shtjellohet më pas në punim. Një gjë e tillë ndikon edhe nga pikëpamja kronologjike

shkencore, teksa në fillimet e punimit paraqesim anën konceptuale të tematikës kryesore,

që janë zjarret, duke vazhduar më pas me shtjellimin e elementeve menaxhuese të tyre, në

kuadër të hapësirës gjeografike dhe aktivitetit të grupeve sociale që marrin pjesë në këtë

menaxhim. Më tej vazhdojmë me mjete dhe pajisjet më të përdorshme në situatat e

ndodhjes së zjarreve, së bashku me konkretizimin e tyre në raste të veçanta, duke

përfunduar me shpërndarjen gjeografike të zjarreve në hapësirën globale sociogjeografike

dhe në vendin tonë.

Në këtë këndvështrim modest në këtë kapitull të parë u orientuam të trajtojmë e

shtjellojmë disa çështje të veçanta. Ndër to veçojmë analizën shkencore referuar

tematikave të tilla konkrete, si: kuptimi mbi rreziqet natyrore dhe trajtesa gjeografike në

lidhje me to, kuptimin e përgjithshëm mbi zjarret si pjesë e rreziqeve natyrore, aktiviteti

human dhe roli i tij në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve, pasojat dhe impaktet e zjarreve,

hapësirën sociogjeografike, studimet në lidhje me zjarret dhe menaxhimin e tyre, mbrojtja

nga zjarret në Shqipëri.

1. 1. Kuptimi mbi rreziqet natyrore

Rreziqet natyrore përfaqësojnë sot në literaturën shkencore globale një nga

çështjet me të diskutuara dhe mjaft të trajtuara. Jo vetëm në kuadër të aktiviteteve të

ndryshme shkencore në trajtën e konferencave apo workshop-eve të shumta, por edhe të

pranisë së botimeve shkencore nga më të larmishmet, duke filluar nga monografitë e

revistat shkencore e deri tek tekstet mësimore universitare. Një përhapje gjithnjë e më të

gjerë po gjen edhe aplikimi i projekteve të përbashkëta shkencore në kuadër të

programeve të shumta ndërkombëtare të financuara nga struktura shtetërore e shkencore

nga vende të ndryshme të botës. Kjo po pasuron dukshëm mendimin shkencor në lidhje

me tematikat e rreziqeve natyrore në përgjithësi, pavarësisht larmisë së tyre dhe

dimensionit e fokusit që shprehin disa prej tyre në veçanti.

Page 19: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 13

Tërësia e një sensibilizimi shkencor përcaktohet nga rëndësia e tyre në kuadër të

një hapësire të caktuar sociogjeografike. Një gjë e tillë është e lidhur ngushtë me

dimensionin dhe rolin që ato luajnë në zhvillimet e shumanshme në rruzullin tokësor në

përgjithësi e hapësira të ndryshme të saj në veçanti. Krahas trajtesave shkencore në lidhje

me to, ku pasurohet mendimi shkencor për njohjen e tyre, siç e përmendëm më sipër,

analizën dhe veçoritë së bashku me karakteristikat e shfaqjes së tyre, po rritet interesi

studimor referuar sidomos në aspektet praktike të efekteve të këtyre rreziqeve natyrore.

Vlerësojmë se veçanërisht kemi një vëmendje gjithnjë e më të madhe studimore

shkencore për raportet problematike dhe negative që ndikon në popullsinë e rajoneve të

ndryshme, në grupe të veçanta sociale të hapësirave të larmishme sociogjeografike, pjesë

përbërëse të saj, në fushën mjaft të spikatur të mjedisit, dhe në sektorë të ndryshëm të

ekonomisë që preken nga to etj.

Në kuadër të disiplinave të shumta shkencore që studiojnë rreziqet natyrore,

gjithnjë e më shumë po rritet karakteri pjesëmarrës dhe interdisiplinar. Disiplinat

shkencore të ndryshme jo vetëm po formësojnë dhe pasurojnë fokuset dhe tematikat e tyre

shkencore, por edhe po bashkëpunojnë me njëra- tjetrën. Në këtë drejtim po merr pjesë

me kontributin e saj hulumtues e studimor edhe shkenca gjeografike. Dimensioni dhe roli

i saj aktiv paraqitet gjithnjë e në rritje dhe është evident në tërësinë e analizave

gjeografike referuar këtyre rreziqeve natyrore. Gjeografët, sidomos ata të drejtimit fizik e

ambiental, po kontribuojnë dukshëm në hulumtimet e tyre shkencore të fokusuara në

njohjen e shpërndarjes gjeografike të këtyre rreziqeve natyrore, evidentimin e faktorëve

dhe shkallen e ndikimit të tyre në zhvillimet aktuale të hapësirave të ndryshme

gjeografike. Nga ana tjetër kemi një gjenerim hulumtues edhe nga tematika humane e

gjeografisë, specifikisht gjeografia sociale, ajo ekonomike etj., të cilat po i shohin këto

rreziqe natyrore të larmishme në optikën e ndikimit të tyre në mjaft çështje që lidhen me

elemente të ndryshme të popullsisë dhe të vendbanimeve, vendeve dhe funksioneve

sociale të ndryshme, mjedisit dhe ambientit, ekonomisë në përgjithësi e sektorëve të

ndryshëm të saj në veçanti etj.

Trajtesat e larmishme gjeografike nga njëra anë dhe këndvështrimi i gjeografit

mbi rreziqet natyrore nga ana tjetër, paraqitet dhe evidentohet tashmë mjaft i pranishëm

në shumë aktivitete shkencore ndërkombëtare, botime të larmishme dhe studime të

ndryshme. Bartës të tyre janë përfaqësues, gjeografë e studiues, të cilët gradualisht po

tentojnë të individualizojnë një qasje konkrete në fokusin e gjerë dhe dinamik të

gjeografisë. Njëkohësisht, universitete nga më të ndryshmet anembanë botës dhe katedra

universitare të gjeografisë kanë bërë pjesë të kurrikulave të tyre dhe programeve të

studimit tematikat që lidhen me problematikat që paraqesin rreziqet natyrore. Kjo ka

shtuar rolin dhe kontributin e gjeografisë në analizat që u referohen rreziqeve të shumta e

të shumëllojshme natyrore, si dhe numrin e autorëve dhe studiuesve e hulumtuesve

gjeografë që punojnë nën një optikë të tillë studimore.

Një nga drejtimet kryesore të shumë gjeografëve, të cilët merren sidomos në

kuadër të specializimit të tyre të ngushtë me fokusin e gjeografisë fizike dhe

gjeomorfologjisë, mjedisit dhe problematikave që lidhen me të, po tentojnë gjithnjë e më

tepër drejt individualizimit të plotë edhe të një drejtimi serioz e konkret në kuadër të

nëndarjes së gjeografisë, siç është ajo e gjeografisë së rreziqeve natyrore. Gjeografia e

rreziqeve natyrore përfaqëson disiplinën shkencore që për objekt të studimit të saj ka

evidentimin e rreziqeve natyrore të pranishme në hapësirën gjeografike, shpërndarjen

Page 20: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 14

gjeografike dhe menaxhimin e efekteve të tyre. Për të realizuar një objekt të tillë

shkencor, kjo nënndarje e gjeografisë merr në konsideratë përdorimin e njohurive të

përftuara nga disiplinat gjeografike kryesisht të karakterit fiziko-natyror dhe

komplementare me to.

Njëkohësisht gjithnjë e më tepër, siç e përmendëm më sipër, po rritet dhe po

pasurohet mendimi shkencor i tematikës së gjeografisë humane në drejtim të analizës

referuar impakteve që paraqesin rreziqe të tilla natyrore dhe menaxhimit të situatave të

krijuara nga efekte të këtyre rreziqeve natyrore në tërësinë e hapësirës sociogjeografike në

përgjithësi dhe atyre specifike në veçanti. Vlerësojmë rolin dhe kontributin e gjeografisë

humane, sidomos asaj sociale dhe të popullsisë e të vendbanimeve, gjeografisë

ekonomike, asaj urbane dhe rurale, që po shprehin tendencë për t’u vënë në shërbim të

shoqërisë për zgjidhjen e problemeve sociale të pranishme në hapësirën sociogjeografike

të prekur nga rreziqet natyrore, ku kërkohet domosdoshmërish kontributi dhe ndërhyrja e

gjeografit.

Një disiplinë e tillë shkencore si gjeografia e rreziqeve natyrore, pasqyron në

mënyrë të drejtpërdrejt ndërhyrjen e gjeografit në përvijimin e një studimi të caktuar mbi

një problem, dukuri, ngjarje të ndodhur nën emërtimin rrezik natyror, ku synimi i

gjeografit, detyra apo qëllimi shprehet në kuadër të orientimit pozitiv në shërbim të

hapësirës sociogjeografike ku është evidentuar rreziku apo rreziqet natyrore. Shembujt

janë të shumtë në këtë drejtim, ndikuar dhe lidhur ngushtë njëkohësisht edhe me shkallën

e evolucionit shkencor të vetë tërësisë së disiplinave gjeografike në përgjithësi. Gjeografi

dhe roli i tij aktiv, në kuadër të trajtesës gjeografike për rreziqet natyrore orientohet për ta

njohur llojin e këtij rreziku natyror, analizon shkaqet dhe faktorët, shpërndarjen

gjeografike të tij dhe impaktin që paraqet në kuadër të zhvillimit të një hapësire të caktuar

sociogjeografike.

Skica nr. 1 Kuptimi mbi rreziqet natyroree

Page 21: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 15

Raportet që ekzistojnë ndërmjet hapësirës gjeografike në njërën anë dhe rolit të

aktiviteteve që zhvillojnë grupet sociale, popullsia në të janë jashtëzakonisht diverse dhe

të larmishme. Në tërësinë e zhvillimeve të tyre të karakterit pozitiv e negativ, mjaft

aktuale paraqiten prishjet e ekuilibrave ndërmjet veprimtarisë së tyre në një hapësirë të

caktuar sociogjeografike, që bën të mundur lindjen dhe zhvillimin e mjaft rreziqeve

natyrore, siç mund të jenë shembjet, rrëzimet, zjarret etj. Një gjë e tillë dukshëm ka sjellë

edhe prishjen e mjaft ekuilibrave mjedisorë e ambientalë duke u shoqëruar me efekte

problematike sociale. Efektet sociale janë të shumta e të shumëllojshme në shumë

drejtime, çfarë ndikon dukshëm edhe në ecurinë e zhvillimit të popullsisë përkatëse të

këtyre vendeve, të grupeve sociale të veçanta, të cilët dallohen e veçohen nga njëri-tjetri

edhe nga këto efekte, forma e shfaqjes apo të ndikimit, shtrirjen e njëkohësisht përhapjen

gjeografike të tyre. Në këtë drejtim, roli dhe kontributi i gjeografisë si disiplinë shkencore

dhe i gjeografit, paraqitet mjaft evident.

Në tërësinë e kontekstit të shprehur në këtë punim shkencor, gjeografia dhe

gjeografi ka rolin dhe vendin e duhur edhe në analizat ndaj një rreziku të rëndësishëm

natyror siç janë zjarret. Mjaft studiues e gjeografë kanë bërë përpjekjet e tyre referuar

zjarreve dhe analizës ndaj tyre. Gjeografët kanë tentuar që të evidentojnë shkaqet dhe

faktorët që kanë ndikuar në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve në hapësira të ndryshme

sociogjeografike, pse ato shfaqen në hapësira të caktuara gjeografike, shpërndarjen

gjeografike të tyre dhe indikatorët ndikues në këtë shpërndarje. Me interes është roli dhe

kontributi i tyre në drejtim të evidentimit të impakteve që zjarret luajnë në kuadër të

shfaqjes së tyre në territore të ndryshme, në shtete të ndryshme, në zona rurale e urbane,

në vende të ndryshme sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit, në mjedis etj.

Në lidhje me çështjet e mësipërme, studimet janë të shumta e të shumëllojshme në

aspektin gjeografik. Me rëndësi për t’u evidentuar është përfshirja gjithnjë e më solide e

gjeografëve në grupe punë e studime që lidhen me analizat e hulumtimet orientuar drejt

fokusit të rreziqeve natyrore. Një gjë e tillë ka ndikuar jo vetëm në rritjen e shkallës së

zgjerimit të bashkëpunimit shkencor gjithnjë e më efikas në studime konkrete aplikative,

por ka bërë të mundur edhe pasurimin e konsolidimin e ekspertizës gjeografike në

studimin e rreziqeve natyrore në vende të ndryshme të botës. Tendenca të tilla gjithnjë e

më të shpeshta, ndonëse të kufizuara, janë të pranishme edhe në vendin tonë.

1. 2. Zjarret si pjesë e rreziqeve natyrore

Rreziqet natyrore janë të shumta e të shumëllojshme. Njëkohësisht, mjaft të

larmishme paraqiten edhe shkaqet dhe faktorët ndikues, tiparet dhe karakteristikat e tyre,

së bashku me shpërndarjen gjeografike. Ndër to objekti i trajtesës sonë shkencore është

fokusuar te zjarret, si një ndër rreziqet natyrore dhe humane me një rastisje gjithnjë në

rritje, jo vetëm në kuadër të tërësisë së hapësirës globale sociogjeografike, por edhe në atë

të Shqipërisë. Gjithnjë e me tepër po shtohet në këtë tip të rreziqeve natyrore elementi apo

faktori human i shfaqjes dhe ndodhjes së tyre, ndikuar nga tendencat në rritje nga

veprimtaria e ndryshme e qëllimshme apo jo e individëve të ndryshëm. Një tematikë, rol e

kontribut të tillë evident do e trajtojmë në mënyrë analitike, si në këtë kapitull si çështje të

veçantë, ashtu edhe në kuadër të rolit të grupeve sociale në menaxhimin e zjarreve.

Page 22: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 16

Cilat janë arsyet, kushtet, faktorët ndikues në ndodhjen dhe përhapjen e një tipi të

tillë të rreziqeve natyrore siç janë zjarret. Ku dhe pse lindin zjarret? Cilat janë format dhe

përmasat e tyre? Po tiparet dhe karakteristikat me të cilat ato shoqërohen? A kanë impakte

zjarret në kuadër të lindjes dhe zhvillimit të tyre në një hapësirë të caktuar

sociogjeografike? Cila është shpërndarja gjeografike e zjarreve sot në botë? Po në vendin

tonë? Këto janë disa nga pyetjet më të rëndësishme, të cilat kërkojnë përgjigje imediate e

njëkohësisht ndikojnë për të dhënë thelbin e lindjes, zhvillimit, evolucionit, shpërndarjes

gjeografike dhe impakteve që shprehin zjarret në kuadër të një hapësire të caktuar

sociogjeografike.

Njerëzit duhet të dinë burimet dhe origjinën e zjarreve. Duke ditur origjinën dhe

lindjen e këtyre zjarreve, njerëzit do të jenë më të përgjegjshëm, më të vetëdijshëm dhe

më të kujdesshëm për t’i shmangur e njëkohësisht për t’i parandaluar ato. Një shembull i

zakonshëm i burimit të zjarrit, i lindjes dhe zhvillimit të tij praktikisht është në vendin

tonë social të banimit, siç janë kuzhinat në shtëpitë, pallatet apo apartamentet tona.

Pajisjet, siç janë sobat, sobat me mikrovalë, tostierët, frigoriferët etj., janë të gjitha një

potencial i mundshëm për rrezik nga zjarri. Të tjera burime mund të jenë kudo në ato zona

që ka rrjet elektrik dhe mbingarkesë të këtyre rrymave. Burime të tjera zjarri mund të jenë

edhe tubat e gazit në shtëpi. Familjet amerikane dhe 9 familje të tjera nëpër botë kanë

nëpër shtëpitë e tyre tubacione gazi që i përdorin për të ngrohur banesat, ujin dhe për të

gatuar. Linjat e gazit janë një burim i mundshëm rreziku për shpërthimin e zjarrit në

shtëpitë e banimit. Duke njohur burimin dhe rreziqet e zjarrit, ne mund ta edukojmë

komunitetin e gjerë të njerëzve për të kuptuar sa më mirë dhe për të parandaluar ngjarjet e

zjarreve të mundshme (Diamantes 42).

Proceset e djegies dhe mënyrat e ndërprerjes së tyre paraqiten mjaft të

rëndësishme në kuadër të njohjes së shkaqeve të lindjes dhe zhvillimit të zjarreve.

Njëkohësisht, njohja sa më e mirë e tyre ndikon dukshëm edhe në marrjen e

informacioneve që duhet të kenë grupet e ndryshme sociale për ta parandaluar zjarrin, për

ta menaxhuar dhe shuar atë kur ai ndodh. Djegia ndodh vetëm atëherë kur bëhet një

përzierje (bashkim) fiziko-kimike e këtyre elementeve:

- lëndës djegëse;

- oksigjenit;

- burimit të nxehtësisë.

Duke u nisur nga këto, shkenca dhe teknika e mbrojtjes ndaj zjarrit ka gjetur edhe

mënyrat, elementet kimike dhe aparate të përshtatshme që bëjnë të mundur shmangien ose

asgjësimin e njërit prej këtyre elementeve, nga prania e të cilave zhvillohet djegia, me

qëllim që kjo e fundit të ndërpritet. Konkretisht, për ndërprerjen e djegies dhe shuarjen e

zjarreve veprohet në këtë mënyrë:

- bëhet largimi i substancave të djegshme ose pakësohen ato në zonën e zjarrit;

- bëhet izolimi i oksigjenit, që ndihmon djegien, ose ulet sasia e tij nën 13-14% të

vëllimit;

- bëhet largimi i burimit të nxehtësisë nga lënda djegëse ose ulet temperatura në

vatrën e zjarrit nën atë të vetëdjegies, me anën e ujit, avullit dhe të lëndëve e

mjeteve të tjera të shuarjes së zjarrit.

Si lëndë bazë për shuarjen e zjarreve është uji. Uji (H2O) është bashkimi kimik i

oksigjenit me hidrogjenin. Ai ka viskozitet të ulët dhe si i tillë depërton në brendësi të

Page 23: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 17

lëndës që digjet. Me hedhjen e ujit mbi vatrën e zjarrit, temperatura fillon të ulet, avullimi

fillon të shtohet dhe ajri, që ndihmon djegien, fillon të izolohet nga vatra e zjarrit.

Natyrisht, kjo varet nga disa faktorë, të cilët janë:

- madhësia e zjarrit;

- lloji i lëndës që digjet;

- sasia e ujit që hidhet mbi zjarr;

- gjendja e mjedisit ku ka rënë zjarri (nëse është i hapur apo i mbyllur) etj.

Uji për shuarjen e zjarreve përdoret në formë të thjeshtë ose i përzier me solucione

e lëndë kimike të ndryshme. Ujë i thjeshtë quhet uji që del nga burime të ndryshme ose ai

që grumbullohet nëpër rezervuare të posaçme dhe që nuk i bëhet ndonjë përzierje tjetër.

Ai shuan të gjitha llojet e zjarreve, me përjashtim të atyre që shkaktohen në karburante, në

motorë me djegie të brendshme, në reparte të karbitit dhe gëlqeres së pashuar, në impiante

elektrike, në kalium, natrium etj. Ujë i përzier quhet uji i bashkuar me lëndë të ndryshme

kimike, siç është rasti i përdorimit të tij së bashku me solucione të shkumës kimike dhe

aeromekanike, me bikarbonatin e natriumit, me sulfatin e aluminit etj., të cilët përdoren

në pajisjet kimike dhe në mjetet e tjera për shuarjen e zjarrit.

Sot përdorim më të gjerë për shuarjen e zjarreve ka uji me anë të sistemeve

stacionare. Këto sisteme sigurojnë shuarjen e menjëhershme të çdo lloj zjarri, në të gjitha

objektet që kërcënohen nga djegia. Për ndërtimin e sistemeve të tilla stacionare, për

ndërtimin e rezervuarëve ose puseve të ndryshme, për caktimin e sasisë së fuçive e

kovave të ujit, për llojet e fikseve e mjeteve të tjera duhet të merren parasysh:

- shkalla e qëndrueshmërisë kundrejt zjarrit ndërtesave dhe objekteve të

ndryshme;

- kategoria e procesit teknologjik të objekteve nga pikëpamja e rrezikut kundrejt

zjarrit dhe eksplozionit;

- sasia dhe rrezikshmëria e lëndës djegëse që ruhet ose përpunohet në çdo objekt.

- Këto kërkesa mbështeten në rregulloret mbi masat mbrojtëse ndaj zjarrit dhe

shpëtimin në projektimin e ndërtesave të çdo lloji.

Me qëllim që këto sisteme e mjete të njihen nga pikëpamja e ndërtimit,

funksionimit dhe përdorimit të tyre në rast zjarri, gjë që paraqitet jashtëzakonisht e

rëndësishme, sidomos për individët dhe familjarët, grupet sociale që veprojnë në

aktivitete të tyre ekonomike në vendet sociale të prodhimit, shkëmbimit, argëtimit,

trajtohen në mënyrë skematike dhe përshkruhen me radhë në kapitujt e mëposhtëm.

Njohuritë bazë se si zjarret, lindin, shfaqen, krijohen dhe shpërndahen në kuadër të një

hapësire të caktuar sociogjeografike janë të rëndësishme dhe themelore në kuadrin e

masave që duhet të ndërmerren për parandalimin e tyre. Ndërsa teknologjia përparon çdo

ditë, rritet edhe rreziku nga kërcënimi i zjarrit dhe njerëzit kanë nevojë për të kuptuar dhe

pasur njohuri bazë të rreziqeve që ai mbart, në mënyrë që të parandalojnë tragjeditë që

mund të ndodhin. Njerëzve u duhet të dinë se si ta shuajnë atë, në rast se ai bie në ndonjë

vend. Kur njerëzit kanë njohuri të përshtatshme për rreziqet nga zjarri, ata do t´i japin

rëndësinë e duhur dhe në mënyrë të suksesshme do të ndalojnë rënien e tij. Njohja e

dëmeve të mëdha që mund të shkaktojë dhe i rreziqeve është një masë e rëndësishme për

Page 24: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 18

sa i përket parandalimit. Kur njerëzit janë të vetëdijshëm për rrezikun që iu kanoset nga

zjarri, atëherë ata do të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë të sigurt për ta parandaluar

atë.

Tragjeditë nga zjarri kanë ndodhur kudo në botë dhe kjo ka ngritur shumë çështje

rreth parandalimit të duhur dhe mjeteve të menaxhimit që duhen përdorur. Pjesa më e

madhe e këtyre pyetjeve të ngritura janë të lidhura me vendime të politikës së shtetit dhe

palëve të interesuara. Familjet në mënyrë të vazhdueshme kanë humbur të afërmit e tyre

në incidente të ndryshme nga zjarri, duke rritur numrin e fëmijëve jetimë ose çuar në

krijimin e personave të paaftë për shkak të lëndimeve nga zjarri. Shkatërrimi i pronave

nga flakët dhe mbetja pa shtëpi e shumë njerëzve ka qenë shkaku kryesor që ka ngritur

nevojën për të riparë politikat në parandalimin e zjarrit dhe mënyrat që janë duke u

përdorur për menaxhimin e tij. Kjo është jo vetëm për uljen e rasteve të tragjedive që

mund të ndodhin, por edhe për reduktimin e përgjithshëm të humbjes ose dëmtimit të

pronës.

1. 3. Aktiviteti human dhe roli i tij në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve

Krahas elementeve të karakterit natyror, në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve sot në

botë, evident dhe mjaft i shprehur paraqitet dhe veprimtaria humane në këtë drejtim.

Njerëzit, individët e ndryshëm, gjatë aktiviteteve të tyre që ata realizojnë në një hapësirë

të caktuar sociogjeografike, grupet sociale pjesëmarrëse me anë të funksioneve respektive

sociale, me anë të kontributeve që ato kryejnë në tërësinë e hapësirës sociogjeografike,

bëjnë të mundur që për shkaqe, motive dhe arsye nga më të ndryshmet të ndikojnë për

lindjen dhe zhvillimin e zjarreve. Është e domosdoshme të evidentojmë faktin se një

veprim i tillë i karakterit human bart një tipar të veçantë, sepse ai realizohet nga këto

individë apo grupe sociale herë në mënyrë të pavullnetshme, e herë në mënyrë të

qëllimshme në nxitjen dhe lindjen e mundshme të zjarreve. Prandaj realiteti i hapësirës

sociogjeografike nga njëra anë dhe literatura e rreziqeve dhe fatkeqësive humane nga ana

tjetër, evidentojnë gjithnjë e me shumë raste të ndodhjes dhe shpërthimit të zjarreve nga

veprimtaria humane e konkretisht nga aktiviteti i njeriut. Kjo veprimtari është e

pranishme në mjaft zjarre në vende të ndryshme të botës, si në Greqi, Britaninë e Madhe,

Kroaci, Mal të Zi, Spanjë, Francë, SHBA, Australi etj., ku si rezultat i aktivitetit human

ndodhin zjarre të formave dhe përmasave të ndryshme.

Mjaft e shprehur, një rastisje e tillë e ndikimit të veprimtarisë humane në lindjen

dhe zhvillimin e zjarreve, është prezent edhe në vendin tonë. Në mënyrë të veçantë gjatë

dekadës së fundit kemi një shtim me ritme mjaft të shpejta jo vetëm të zjarreve në tërësinë

e hapësirës sociogjeografike të vendit tonë, por edhe të rolit të njeriut dhe aktivitetit

human në këtë drejtim. Në këtë kuadër duhet të vlerësojmë veçanërisht zjarret që bien në

hapësirat gjeografike të pyllëzuara, në kullotat e shumta dhe sipërfaqet bujqësore,

sidomos gjatë stinës së nxehtë të vitit (konkretisht gjatë muajve korrik e gusht), ndaj të

cilave individë të ndryshëm realizojnë zjarre artificiale, pra qëllimisht për arsye nga më të

ndryshmet. Studimet dhe hulumtimet e kryera tregojnë se më së shumti ata i shkaktojnë

këto zjarre për të bërë të mundur realizimin e përfitimeve nga me të ndryshmet për to.

Shembujt janë të shumtë në Shqipëri, sidomos në hapësirën sociogjeografike të jugut të

Page 25: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 19

vendit, por edhe në hapësira të tjera. Në kapitujt e mëposhtëm dhe në çështje të caktuara

të tyre do të japim informacione të detajuara dhe analiza të hollësishme mbi to.

Foto nr. 1 Pyll i djegur në Llogara. Burimi: REC Shqipëri website.

Por ajo çfarë duhet analizuar e njëkohësisht nënvizuar, ka të bëjë me faktin e

impakteve dhe efekteve bashkëshoqëruese të këtyre rreziqeve natyrore, siç janë zjarret. Si

rezultat i ndodhjes dhe të përhapjes së këtyre zjarreve, jo vetëm dëmtohet një hapësirë e

caktuar gjeografike në vendin tonë, mjedisi i një territori të caktuar nga njëra anë, por

njëkohësisht pasojat dhe efektet janë të shumta dhe jashtëzakonisht problematike në

shumë drejtime. Paraqitja dhe analiza e këtyre rrethanave problematike është në lidhje të

ngushtë me faktin se shpeshherë këto zjarre bëjnë të mundur tejkalimin e fuqive

individuale të individëve për t’i shuar, kontrolluar, lokalizuar e menaxhuar ato. Në këtë

mënyrë ato përhapen në tërësinë e hapësirës sociogjeografike duke vështirësuar

njëkohësisht edhe menaxhimin e tyre. Prandaj ato shoqërohen me pasoja shumë negative

në kuadër të zhvillimit të tyre në mjaft drejtime, si në mjedis, popullsi e grupe sociale, në

degë të ndryshme të ekonomisë etj.

Autorë dhe studiues të shumtë vlerësojnë se zjarri nga njëra anë dhe pasojat e

impaktet me të cilat ai bashkëshoqërohet nga ana tjetër, paraqitet si një nga dëmtuesit e

rëndësishëm dhe kryesorë të ekonomisë në përgjithësi dhe sektorëve të ndryshëm të saj në

veçanti. Zjarret bëjnë të mundur prishjen dhe shkatërrimin e mjaft vendeve sociale të

prodhimit, që janë pjesë e objekteve dhe ndërtesave ekonomike, të bizneseve të

ndryshme, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike individuale,

familjare apo të një sektori të veçantë. Njëkohësisht në shumë raste zjarret e rëna ndikojnë

dhe rrezikojnë shumë edhe vetë jetën e njerëzve. Këta studiues njëkohësisht vlerësojnë

faktin se nga ana tjetër, zjarri, nxehtësia, rryma elektrike etj., janë të domosdoshëm për

njeriun, pasi i shërbejnë atij për t’u ngrohur, gatuar, për ndriçim, për të vënë në lëvizje

makineri të ndryshme, në shkrirjen e metaleve, zbërthimet kimike e aktivitete nga më të

larmishmet, mjaft të rëndësishme e qenësore për jetën individuale, familjare e shoqërore

të njerëzve dhe grupeve të larmishme sociale, prezent në një hapësire të caktuar

sociogjeografike, kudo sot në botë etj.

Page 26: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 20

Në kushtet e sotme çështja e masave për mbrojtjen nga zjarri ka rëndësi të madhe

sepse ekonomia po rritet me ritme shumë të shpejta. Ndërtimi i shumë objekteve

industriale e minerare me procese teknologjike të ndërlikuara, ngritja e shumë

institucioneve socialkulturore e shëndetësore, krijimi i një rrjeti të madh tregtar me qendra

të mëdha tregtare me përqendrime dyqanesh, deposh e magazinash me vlera të mëdha,

transformimi i bujqësisë dhe grumbullimi i pasurisë në disa qendra, zhvillimi i turizmit

dhe i hotelerisë, i qendrave argëtuese, zhvillimi i madh i ndërtimit urban, me blloqe

banesash shumëkatëshe ku banojnë me qindra qytetarë, e bëjnë të domosdoshme marrjen

e masave për parandalimin e zjarreve dhe shuarjen e tyre.

Nga përvoja shumëvjeçare del se zjarret janë shkaktuar më tepër nga pakujdesia.

Ato kanë ndodhur kur dikush ka ndezur zjarr të hapur ose ka pirë duhan në vende ku ka

lëndë djegëse ose plasëse; kur nuk janë përdorur me kujdes mjetet dhe aparate të

ndryshme që shkaktojnë djegie; kur janë shkelur rregullat teknike gjatë procesit

teknologjik në punë; kur instalimet elektrike nuk janë bërë me izolues, me siguresa, çelësa

e priza të rregullta, gjë që lë shteg për lidhje të shkurtra, mbingarkesë në rrjet e rezistencë

të madhe në qarqet elektrike; kur nga pakujdesia janë grumbulluar lëndë organike që kanë

cilësinë të vetëndizen; kur në objekte nuk janë vendosur rrufepritës e tokëzues, për të bërë

të padëmshme shkarkimet atmosferike; kur makineritë bujqësore apo automjetet kanë

punuar në fushë pa shkëndipritëse (marmita), me rrjedhje karburanti apo me skapamento

të prishura; kur bombolat e gazit nuk janë të kolauduara dhe nuk zbatohen rregullat e

sigurimit teknik për to etj.

Shkaktohen zjarre edhe atëherë kur lejohen goditje mekanike dhe krijim

shkëndijash në vende ku ka rrezik zjarri ose shpërthimi; kur produkte të ndryshme djegëse

lejohen të bien në kontakt me ajrin në kohën që ato kanë temperaturë të lartë dhe kufiri

minimal dhe maksimal i tyre arrin shkallën e vetëndezjes ose të eksplozionit; kur në

parqet e rezervuarëve të naftës nuk merren masa për ftohjen e tyre në stinën e verës për

mënjanimin e krijimit të piroforeve që shkaktojnë vetëndezje ose eksplozion; kur nuk

merren masa tokëzuese në pajisjet ose mjetet ku nga fërkimi mund të krijohet elektricitet

të lartë statik; kur furnelat (sobat) elektrike, hekurat e hekurosjes apo pajisjet e ndryshme

të gazit nuk përdoren sipas rregullave të caktuara; kur oxhaqet e banesave, furrave,

kovaçhanave, fonderive etj. nuk ndërtohen sipas rregullave të MNZSH, kur në to

mbështeten lëndë të djegshme; të ndërtesave kur nuk mirëmbahen, nuk suvatohen,

pastrohen etj.

1. 4. Pasojat dhe impaktet e zjarreve në hapësirën sociogjeografike

Zjarret dhe veprimtaria e tyre shoqërohen me impakte dhe pasoja mjaft negative

dhe shqetësuese në hapësirën sociogjeografike. Treguesit statistikorë të vendeve të

ndryshme të botës, në të cilat vihet re rastisja e veprimtarisë së këtyre rreziqeve natyrore e

humane, siç janë zjarret, raportojnë praninë e dëmtimeve të rëndësishme njerëzore dhe

ekonomike. Pra, pasojat dhe impaktet e këtyre rreziqeve kanë një shkallë të lartë kostoje

në jetën e njeriut dhe aktivitetin ekonomik të një shoqërie të caktuar në veçanti, por edhe

në aspektin global. Prandaj merr rëndësi studimi i tyre në aspektin teorik, e sidomos në

atë praktik. Tashmë kemi një sensibilizim gjithnjë e në rritje ndaj analizave dhe

Page 27: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 21

vrojtimeve që realizohen kundrejt këtij rreziku me rastisje gjithnjë e në rritje në hapësira

të ndryshme sociogjeografike.

Zjarret shoqërohen me ndikime të rëndësishme në jetën e njerëzve. Shembuj të

shumtë kudo në botë, në hapësira të ndryshme sociogjeografike, evidentojnë fakte dhe të

dhëna mjaft interesant dhe statistika serioze për humbjet njerëzore të shkaktuara nga

zjarret dhe përhapja e tyre. Shembuj të tillë ne i kemi të pranishëm edhe në vendin tonë.

Njëkohësisht në mjaft raste, ndonëse nuk ka viktima në njerëz nga lindja dhe përhapja e

zjarreve, tek individët kemi edhe rastisje të plagëve dhe plagosjeve nga më të ndryshmet,

të cilat cenojnë një jetë normale dhe aktive të këtyre grupeve sociale, që dëmtohen nga

veprimtaria e zjarreve. Prandaj impakti i tyre primar shprehet dhe është i pranishëm në

vetë aktivitetin e shoqërisë njerëzore, duke ndikuar në këtë mënyrë që jo vetëm t’i

studiojmë ato, por të marrim edhe informacionin e duhur për parandalimin e tyre e

njëkohësisht përfshirjen me sa mundësi që të kenë individët në menaxhimin e tyre drejt

mosimplikimit në pasoja problematike shëndetësore të karakterit individual dhe familjar.

Një tjetër impakt që lidhet me aktivitete të zjarreve është edhe ajo që ka të bëjë me

dëmtime të ndryshme materiale dhe pasurore shtetërore dhe të familjeve të ndryshme. Siç

do ta evidentojmë edhe në kapitujt dhe çështjet e në nënçështjet e ndryshme, gjatë

shtjellimit të materialit tonë mbi zjarret, mjaft prej vendeve sociale të banimit, prodhimit,

shkëmbimit, argëtimit dhe pushtetit ndodhen në veprimtarinë e zjarreve dhe efekteve

dëmtuese apo negative të tyre. Një gjë e tillë në nënkupton faktin e dëmtimeve nga zjarret

që pësojnë shtëpitë dhe apartamente të ndryshme, pallatet apo godinat e banimit, marketet

apo bizneset e ndryshme, baret apo restorantet, pabet apo diskot e ndryshme, institucionet

qendrore apo lokale të pushtetit etj. Fatura ekonomike e këtyre dëmeve përllogaritet

jashtëzakonisht e lartë, gjë që ka impakt të drejtpërdrejtë në jetën dhe aktivitetin

ekonomik shtetëror dhe individëve apo familjeve të ndryshme. Një gjë e tillë është e

pranishme kudo në kuadër të shpërndarjes gjeografike të zjarreve.

Një impakt me mjaft rëndësi paraqitet dhe ai mjedisor. Veprimtaria e zjarreve në

hapësirën gjeografike, në pyjet dhe kullotat e ndryshme, në tokat bujqësore dhe sipërfaqet

tokësore nga më të larmishmet, shoqërohet me një kosto negative serioze për mjedisin.

Studiues dhe hulumtues nga më të rëndësishmit të fushës studimore ambientale, i

karakterizojnë zjarret si një dëmtuesit më potent të florës dhe mjedisit në përgjithësi.

Page 28: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 22

Foto nr. 2 Pasojat pas rënies së një zjarri në Kroaci, Burimi: Bota Sot.

Proceset që ndodhin gjatë djegies dhe zjarrit, tymrat dhe substancat e ndryshme që

shpërndahen në territoret dhe mjedisin gjeografik ku lokalizohet ky zjarr bart

problematika serioze mjedisore, madje edhe të ndikimit në çështjet që kanë të bëjnë me

zhvillimin e qëndrueshëm të mjaft territoreve. Zhvillimi i disiplinave mjedisore, pjesë

përbërëse e fokuse të ndryshme shkencore, lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale, po

paraqesin interes gjithnjë e në rritje edhe në kuadër të rolit dhe ndikimit që zjarret

paraqesin në kuadrin mjedisor të hapësirave sociogjeografike të banuara. Në këtë drejtim

po shihen me rëndësi mjaft tendenca në kuadër të sugjerimeve, normave e standardeve që

duhet të përmbushin hapësirat gjeografike në territoret pranë vendeve sociale të banimit,

në zonat rurale dhe ato urbane. Njëkohësisht ndikimi ambiental i zjarreve po shihet si një

problematikë mjaft shqetësuese ndikuar nga cenimi i mjedisit dhe ambienteve në vendet

sociale ku ato ndodhin.

Mjedisi dhe biodiversiteti janë një drejtim tjetër mjaft evident në kuadër të

studimeve që po realizohen për impaktet e zjarreve. Humbja e biodiversitetit po

shoqërohet me një rënie në vazhdimësi të numrit të llojeve bimore dhe faunistike në

hapësirat gjeografike të lindjes dhe të zhvillimit të zjarreve. Njëkohësisht, prania e këtyre

problematikave serioze që lidhen me aspekte të biodiversitetit po bën të mundur, madje në

disa raste të evidentuara në Europë, por edhe më gjerë, shkaktimin e rrezikut gjithnjë e në

rritje për specie të florës e të faunës së lokalizuar në to, që të përfshihen në alertin apo

“Librin e Kuq”. Situata të tilla janë prezent si në kuadër të hapësirës sociogjeografike

globale, ashtu edhe në vendin tonë. Në këtë sens, këto studime që realizohen gjithnjë e më

tepër, krahas pasurimit teorik të materialeve e studimeve mbi zjarret, po ndikojnë edhe në

sensibilizimin e opinionit publik mbi mënyrat, format e parandalimit të zjarreve dhe

menaxhimit të tyre.

Por në tërësinë e zhvillimit të zjarreve një impakt mjaft aktiv bartin edhe vetë

grupet sociale pjesëmarrëse në menaxhimin e situatave mbi zjarret. Mjaft prej individëve

zjarrfikës janë përballur në kohë dhe momente të ndryshme me situatë problematike të

ndërhyrjes gjatë menaxhimit të këtyre zjarreve. Një gjë e tillë është shoqëruar me pasoja

në disa raste për jetën e shëndetin e tyre. Prandaj edhe ky punim shkencor që po

Page 29: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 23

realizojmë, krahas evidentimit të tematikave të ndryshme mbi zjarret, shërben edhe si një

apel imediat për të orientuar vëmendjen e institucioneve të ndryshme shkencore në

suportimin e këtij grupi social.

1. 5. Studimet për zjarret dhe menaxhimin e tyre

Rreziqeve natyrore në përgjithësi, tipave dhe llojeve të larmishme të tyre,

shkaqeve dhe faktorëve që ndikojnë në lindjen dhe zhvillimin e tyre, shpërndarjes

gjeografike dhe impakteve të shumta me të cilat shoqërohet aktiviteti i tyre, u janë

kushtuar analiza e studime të ndryshme shkencore në kuadrin multidisiplinar të tyre,

lidhur ngushtë me fokuset respektive të studiuesve. Autorë dhe shkolla të ndryshme, pjesë

e universiteteve të shumta, sot në botë, bëjnë të mundur analiza serioze referuar larmisë së

këtyre rreziqeve natyrore dhe impakteve që ato kanë në veprimtarinë ekonomike të një

hapësire të caktuar sociogjeografike, e në mënyrë të veçantë në jetën e njerëzve dhe

grupeve të larmishme sociale të shoqërisë. Në këtë drejtim evidentohen edhe mjaft

studiues, autorë, që në punimet e tyre shkencore kanë pasur si objekt një nga këto lloje të

rreziqeve natyrore, siç janë zjarret.

Gjithnjë e më tepër po pasurohet mendimi shkencor në lidhje me rreziqet natyrore.

Një gjë e tillë është e dukshme në disa drejtime. Së pari, në rritjen e interesit studimor që

ka të bëjë me to, gjë që ka çuar në realizimin e mjaft hulumtimeve dhe studimeve mbi

rreziqet natyrore. Tashmë kemi një numër të konsiderueshëm botimesh shkencore mbi

rreziqet natyrore, tekste mësimore universitare, monografi shkencore, përmbledhje

artikujsh në lidhje me to etj. Së dyti, përfshirja e rreziqeve natyrore, si pjesë integrale e

mjaft kurrikulave universitare dhe programeve studimore në universitete të ndryshme në

botë. Kjo ka mundësuar edhe rritjen e shkallës së individualizimit të mjaft nënndarjeve

studimore shkencore me fokus tipa të veçantë të këtyre rreziqeve natyrore. Së treti,

interesi praktik e konkret i njohjes dhe marrjes së masave të parandalimit të këtyre

rreziqeve natyrore. Lidhur ngushtë me impaktet që ato luajnë në një hapësirë të caktuar

sociogjeografike, këto rreziqe natyrore duhen njohur e studiuar, me qëllim parandalimin

dhe menaxhimin e tyre.

Ka shumë studime për zjarret sot në botë. Mjaft autorë dhe studiues në

këndvështrime të ndryshme trajtojnë tematikën e rreziqeve natyrore, ku përfshijnë zjarret.

Një ndër to, Robert Whelan, në kuadër të Cambridge Studies in Ecology, ka botuar në

vitin 1995 librin “How wildfires affect animal and plant populations”, në të cilin ai u

referohet impakteve që kanë zjarret në hapësirën sociogjeografike. Kryesisht vëmendja e

autorit përqendrohet në ndikimin e zjarreve, llojeve të ndryshme të tij në faunën e

territoreve të ndryshme dhe në vendbanimet e popullsitë e tyre. Me fakte dhe argumente

Whelan shpreh njëkohësisht edhe rëndësinë e njohjes me këto rreziqe natyrore e humane,

siç janë zjarret, me qëllim parandalimin dhe menaxhimin e tyre. Shembuj të shumtë të

përshkruar në situata jashtëzakonisht të vështira të marra në disa prej shteteve të

ndryshme, në disa kontinente të botës, tregojnë qartazi efektet negative me të cilat

shoqërohen popullsia e grupet sociale të këtyre shteteve, vendbanimet e tyre, vendet

sociale të larmishme që preken nga zjarret. Gjithashtu, ndër të tjera, ky autor në nënvizon

rëndësinë që duhet t’u kushtohet menaxhimit të këtyre situatave nga zjarret lidhur ngushtë

me efektet mjedisore bashkëshoqëruese.

Page 30: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 24

Zjarreve dhe menaxhimit të situatave të vështira të krijuara nga ato u janë kushtuar

edhe studime të tjera. Konkretisht, një studim tjetër me shumë rëndësi në këtë sens është

edhe ai i Travis M, Ford. Ky autor në vitin 2016 botoi librin “Fire and Emergency

Services Safety and Survival”. Me këtë botim ai dha një kontribut të rëndësishëm sidomos

në evidentimin dhe promovimin e pajisjeve, metodave dhe formave të ndërhyrjes dhe

menaxhimit të zjarreve. Në libër ai bën një paraqitje të detajuar të sistemit të shërbimeve

të mbrojtjes nga zjarri, rolit që ky sistem luan në raste të shfaqjes së zjarreve, masave dhe

pajisjeve që duhen përdorur. Ajo që duhet vlerësuar është ekspozimi i mjaft instrumenteve

dhe pajisjeve bashkëkohore tepër të rëndësishme në zhvillimet dhe situatat aktuale të

shfaqjes së zjarreve sot në botë. Një konkretizim i tillë tregon qartë edhe evolucionin e

realizuar ndër vite dhe rëndësinë që i kushtohet modernizimit të mjeteve dhe pajisjeve të

ndryshme, të cilat aplikohen dhe përdoren në situatat menaxhuese të parandalimit dhe të

shuarjes së zjarreve.

Edhe autorët shqiptarë, studiues të disiplinave të ndryshme shkencore, në kuadër

të fokusit të fushës së tyre të studimit janë të përfshirë në hulumtimet mbi tematika të

ndryshme që lidhen me zjarret. Madje mjaft prej tyre kanë realizuar studime, punime

shkencore e botime në lidhje me to. Mjaft aktive janë katedrat universitare dhe pjesë të

profesoratit të Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik, Universitetit Bujqësor në

angazhimin e tyre shkencor ndaj një tematike të tillë. Njëkohësisht në mjaft tema të

veçanta apo të integruara strukturalisht në leksione të lëndëve të ndryshme, tematikat mbi

zjarret po avancojnë në kuadër të trajtesave që realizohen nga lektorë të ndryshëm.

Njëkohësisht vlejnë të përmenden edhe institucionet e ndryshme shtetërore, siç

është Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile apo struktura të veçanta të Forcave

të Armatosura, që në kuadër të programeve dhe strategjive të tyre janë përfshirë në

realizimin e studimeve, hulumtimeve dhe botimeve mbi çështje të ndryshme që lidhen me

zjarret në përgjithësi apo elemente të menaxhimit të tyre. Gjithashtu një kontribut efikas

në këtë drejtim kanë dhënë e japin edhe organizma të tjera pjesë e NGO-ve të ndryshme,

që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë, të cilët kanë realizuar studime e botime mbi

zjarret.

Prof. Alfred Frashëri, një nga personalitet e jetës sonë akademike, në një nga

botimet më të rëndësishme shkencore të tij, siç është “Gjeofizika inxhinierike dhe

mjedisore”, botuar në Tiranë 2012, në kuadër të tematikave të tjera që trajton përfshin

edhe çështje që lidhen me zjarret. Një grup autorësh, studiues dhe pjesë të profesoratit të

Universitetit Politeknik të Tiranës, i kanë kushtuar mjaft artikuj shkencorë në buletinet

dhe revistat shkencore të tyre analizës së detajuar rreth çështjes që lidhet me zjarret jo

vetëm në vendin tonë, por edhe në minierat e Kosovës, pjesë e vendeve sociale të

prodhimit. (“Zjarret në minierat qymyrore të Kosovës dhe masat preventive”, Buletini

Shkencor, Java e shkencës në Kosovë. 2016).

Angazhimi i institucioneve të ndryshme shtetërore dhe Forcave të Armatosura

gjen kontributin e vyer dhe praninë e vet në përfshirjen e realizimin e mjaft studimeve dhe

botimeve në kuadër të çështjeve të ndryshme që lidhen me zjarret dhe menaxhimin e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka hartuar një material të pasur me

tematika të tilla, që lidhen me tërësinë e rreziqeve natyrore në vendin tonë, duke përfshirë

edhe rrezikun nga zjarret. Njëkohësisht, ky institucion paraqitet mjaft aktiv në kuadër të

prezencës së tij me material dhe asistencë juridiko trajnuese në bashkëpunim me

institucione të tjera edhe në institucionet lokale të njësive administrative në bashki të

Page 31: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 25

ndryshme të vendit tonë. Nga ana tjetër, edhe njësitë lokale të administratës vendore apo

struktura lokale të veçanta të specializuara, pjesë e linjave të ministrive të ndryshme, janë

aktive në kuadër të realizimit të trajnimeve, informacioneve dhe botimeve mbi problemet

që lidhen me rreziqet natyrore në Shqipëri. Në këtë drejtim evidentojmë shërbimin pyjor

në Lezhë, që me shfaqjen e problematikave serioze që lidhen me zjarret dhe dëmet që ato

shkaktojnë në hapësirën gjeografike, sidomos në pyjet e njësive të ndryshme

administrative (konkretisht në Lezhë) nxiti një grup autorësh që të botonin në vitin 2016

një material në lidhje me këtë çështje me temën “Të mbrojmë pyjet nga zjarri”.

Nga ana tjetër, grup autorësh, pjesë përbërëse e strukturave drejtuese të Forcave të

Armatosura të vendit tonë, në vitin 2015 kanë botuar “Libri i programeve stërvitore të

FARSH”, në të cilin zënë vend edhe tematikat që lidhen me fatkeqësitë dhe rreziqet

natyrore. Një tematikë e tillë u referohet pikërisht situatave të caktuara, të cilat lidhen me

mënyrat stërvitore dhe trajnuese të grupeve sociale, pjesë përbërëse e ndërhyrjes në

menaxhimin e këtyre fatkeqësive natyrore në vendin tonë.

Angazhimi i NGO të ndryshme ka ndikuar jo vetëm në zgjerimin e përmasave të

pjesëmarrjes së studiuesve e hulumtuesve shkencorë, por edhe në pasurimin e

hulumtimeve mbi zjarrin dhe rreziqet natyrore. Kështu, Instituti për Demokraci dhe

Ndërmjetësim, më 2016-n realizon botimin e studimit të FOTO Duro mbi “Menaxhimin e

emergjencave civile në Shqipëri”, në të cilin përfshihen çështje të ndryshme të zjarreve

dhe menaxhimit të tyre. REC, një nga NGO me aktive në fushën e mjedisit ,realizon

botimin “Pyjet dhe tranzicioni në Shqipëri 1990–2014”, në të cilin ndër të tjera përfshihen

edhe rreziqet nga zjarret në hapësirën pyjore të vendit tonë. E. Tota, M. Deda dhe M.

Massabo në vitin 2013 realizojnë studimin “Mbledhja e të dhënave historike të humbjeve

nga fatkeqësitë në Shqipëri”, ku një vend të veçantë u referohet zjarreve dhe tendencave

të tyre në vendin tonë.

Edhe gjeografët, në kuadër të studimeve të tyre shkencore kanë pasur në optikën

studimore botuese çështjet dhe tematikat që lidhen me rreziqet natyrore. Duhet të

përmendim në këtë rast botimet e mjaft studiuesve, sidomos të Qendrës së Studimeve

Gjeografike pranë Akademisë së Shkencave. Ndër to evidentojmë prof. dr. Farudin Krutaj

në lidhje me tematikën e rreziqeve ambientale në Shqipëri, si dhe prof. dr. Skënder Salën

në kuadër të tematikës së lëvruar ndaj gjeomorfologjisë së aplikuar dhe shfrytëzimit të

mjedisit. Kontribute të tilla shkencore kanë zënë vend në fokusin e revistave shkencore,

produkt i institucioneve shkencore të tilla si Qendra e Studimeve Gjeografike, që ka

funksionuar deri në dekadën e parë të viteve 2000, si dhe të revistës shkencore “Studime

Gjeografike”. Në mënyrë të veçantë gjatë viteve të fundit vërejmë një pasurim të

studimeve mbi rreziqet natyrore në përgjithësi dhe zjarret në veçanti, nga ana e

gjeografëve.

1. 6. Mbrojtja nga zjarret në Shqipëri

Mbrojtja nga rreziqet natyrore e humane, e në këtë kuadër mbrojtja nga zjarret

përfaqëson sot një imperativë të rëndësishme në vende të ndryshme të botës. Siç e

theksuam edhe në çështjet e mësipërme, raportet që lidhen me shkallën e ndikimit të

zjarreve në lindjen dhe zhvillimin e fatkeqësive natyrore, paraqitet tepër i lartë. Sidomos

kur bëhet fjalë për jetën e popullsisë, grupeve sociale të ndryshme, pjesë përbërëse të saj,

Page 32: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 26

apo ndikimeve negative që shprehen të pranishme në dëmtime serioze të hapësirës

sociogjeografike, si në pyje, kullota, zona rurale e urbane, shtëpi e banesa, vepra të

ndryshme ekonomike etj. Tashmë edhe në këtë drejtim, krahas analizave shkencore

respektive për shumë çështje që lidhen me shpërndarjen e zjarreve, tipave e llojeve të tyre

dhe karakteristikave e impakteve me të cilat ato shoqërohen, vëmendja po orientohet në

masat praktike të parandalimit dhe mbrojtjes nga rreziqet që vijnë nga zjarret në hapësira

të ndryshme sociogjeografike.

Vlerësojmë se gjithnjë e më tepër një kujdes dhe rëndësi të veçantë mbrojtjes nga

zjarri po i kushtohet edhe në vendin tonë. Evolucioni i zhvillimeve të këtyre rreziqeve

natyrore e humane, shkalla e ndikimit të tyre në mjedis e hapësirën sociogjeografike të

vendit tonë është shoqëruar gjatë viteve e periudhave të ndryshme edhe me indikatorë

legjislativë-juridike dhe masa të karakterit logjistik, ekonomiko-social etj. Në Republikën

e Shqipërisë organizimi i shërbimit të MNZSH-së bazohet në ligje dhe akte të tjera

nënligjore, në radhë të parë në ligjin nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri

dhe shpëtimin”, i cili në tërësinë e neneve të tij bën të mundur që në mënyrë suksesive të

përcaktojë misionin, organizimin, funksionimin, detyrat, të drejtat, statusin e shërbimit të

mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në Republikën e Shqipërisë.

Me anë të këtij ligji shprehen edhe mënyrat dhe format se si rregullohen mjaft prej

veprimtarive dhe aktiviteteve që realizojnë grupet sociale të zjarrfikësve dhe punonjësve

të tjerë që marrin pjesë në situatat e menaxhimit të zjarreve, marrëdhënie të punës së

këtyre grupeve sociale mjaft të larmishme, garantimin e karrierës së tyre, si dhe

vazhdimësinë në detyrë të punonjësve të këtij shërbimi. Sipas këtij ligji, Shërbimi i

Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, në vijim shërbimi i MNZSH-së, është strukturë e

specializuar e gatishmërisë së përhershme. “Misioni i këtij shërbimi është inspektimi,

parandalimi, me masat mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i

jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme,

fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.”

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin organizohet në nivel qendror dhe

vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfaqëson nivelin

qendror; strukturat e shërbimit të MNZSH në qarqe dhe bashki përfaqësojnë nivelin

vendor dhe organizohen në drejtori ose sektorë. Ato përfaqësohen nga Policia e Mbrojtjes

nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH). Në bashki krijohet shërbimi vullnetar për

mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, në përputhje me këtë ligj, dhe ai bëhet pjesë e

shërbimit të MNZSH në nivel vendor.

Në veprat me rëndësi ekonomike, ushtarake e strategjike, në shkallë vendi, si

porte, aeroporte, qyteza turistike dhe territore me vlera të veçanta historike, kulturore,

arkeologjike, muzeale dhe ekonomike, të përcaktuara të tilla nga Këshilli i Ministrave,

garantohet infrastruktura e plotë për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, në përputhje

me normat teknike dhe ato ndërkombëtare. Në këto objekte vendosen e krijohen stacione

të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme, të cilat janë në

përbërje organike të institucioneve që i administrojnë ose që i kanë në pronësi.

Veprimtaria e tyre parësore shtrihet brenda territorit të objekteve për të cilat janë ngritur.

Objekte të përcaktuara plotësohen me teknikë e pajisje, si me sisteme sinjalizimi, sisteme

stacionare të shuarjes së zjarrit, me hidrantë zjarrfikëse dhe me mjete e pajisje të tjera

shpëtimi.

Page 33: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 27

Në kuadër të neneve të ndryshme të legjislacionit në fuqi, përcaktohen mjaft mirë

të drejtat dhe detyrimet që lidhen me këto shërbime. Në to janë të sanksionuara të drejtat

dhe detyrimet e njëkohësisht edhe ndërmarrja e hapave të duhur në kuadër të ndërhyrjes

dhe të menaxhimit të situatave që kanë të bëjnë me lindjen e zhvillimin e zjarreve në një

hapësirë të caktuar sociogjeografike.

Shërbimi vullnetar i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit organizohet nga organe të

pushtetit vendor në qytete, qendra urbane dhe objekte e institucione, pronë e tyre, si dhe

nga personat juridikë dhe fizikë, vendas e të huaj, për veprimtaritë e tyre ekonomike e

shoqërore. Personat juridikë dhe fizikë, vendas ose të huaj, detyrohen:

- të zbatojnë dispozitat e parashikuara ligjore, rregulloret dhe akte të tjera

normative për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, të nxjerra në zbatim të akteve

ligjore, si dhe normat ndërkombëtare teknike të pranuara;

- të kontrollojnë gjendjen e masave për sigurimin nga zjarri dhe shpëtimin, duke

mos i lënë vend karakterit sporadik;

- të planifikojnë fonde financiare për ndërtimin e infrastrukturës për mbrojtjen nga

zjarri dhe për shpëtimin, si dhe për përmirësimin e kësaj infrastrukture;

- të pajisin objekte të tyre me sisteme sinjalizimi, sisteme ndërlidhjeje, sisteme

stacionare automatike me hidrantë zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe për

shpëtimin, në përputhje me normat teknike, si dhe t'i mbajnë ato në gatishmëri;

- të hartojnë rregullat e brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, në

përputhje me rrezikshmërinë e proceseve të ndryshme teknologjike dhe të

kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme zbatimin me përpikëri të tyre;

- të shoqërojnë me certifikatë prodhimet e kimikateve e të lëndëve me rrezik të

theksuar zjarri dhe shpërthimi, ku të përshkruhen karakteristikat fiziko-kimike,

mënyrat e ruajtjes, transportimit dhe përdorimit të tyre.

Tërësia e këtyre elementeve të paraqitura më sipër bartin në vetvete mundësinë e

aplikimit të tyre në vende të ndryshme sociale të pranishme në një hapësirë të caktuar

sociogjeografike. Respektimi dhe mbajtja në konsideratë e tyre ndikon dukshëm në

parandalimin e rreziqeve që vijnë nga zjarret, si dhe menaxhimin efikas të tyre në rastet

kur ato ndodhin. Prandaj njohja me to është një hap i duhur drejt mundësisë jo vetëm për

t’u përballuar me zjarret, por edhe për t’i parandaluar ato.

Studimi për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin është pjesë përbërëse e

studimeve të ndryshme urbanistike. Në tërësinë e tyre janë të pranishme mjaft çështje, në

të cilat parashikohet zbatimi i dispozitave të ndryshme të këtij ligji, normave, rregulloreve

teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe i normave ndërkombëtare të

pranuara. Projektimi, ndërtimi, rikonstruksioni dhe vënia në shfrytëzim e veprave dhe e

objekteve të ndryshme, pjesë e vendeve sociale të prodhimit, ndërtesave të ndryshme,

pjesë e vendeve sociale të banimit, shkëmbimit, argëtimit etj., rrjetit rrugor elektrik,

ujësjellës-kanalizimeve etj., bëhen në përputhje edhe me tërësinë e këtyre kërkesave dhe

akteve ligjore në fuqi, me normat dhe rregulloret për mbrojtjen nga zjarri dhe për

shpëtimin, me rregullat dhe normat ndërkombëtare teknike, si dhe me rregullat e

përcaktuara në dispozita të veçanta. Projektet për të gjitha llojet e ndërtimeve përfshijnë

edhe projektin e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin.

Page 34: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 28

Kapitulli II

HAPËSIRA SOCIOGJEOGRAFIKE DHE MENAXHIMI I

ZJARREVE NË SHQIPËRI

Hapësira sociogjeografike përbën një nga tematikat studimore më të analizuara në

kuadër të objektit shkencor të gjeografisë sociale. Tiparet dhe karakteristikat e saj,

shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin, ndryshimin dhe transformimin e saj,

pjesët përbërëse, siç janë ato të hapësirës gjeografike nga njëra anë dhe asaj sociale nga

ana tjetër, raportet dhe bashkëpunimi në mes tyre vazhdojnë që të tërheqin në mënyrë

aktive studiuesit në hulumtimet e tyre. Nga ana tjetër, kjo hapësirë sociogjeografike

përfaqëson një arenë të aktiviteteve që kryejnë grupe të ndryshme sociale, gjë që

shoqërohet me impakte të shumta në tërësinë e vendeve sociale prezente në të dhe

funksioneve sociale respektive siç janë ato të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit

dhe pushtetit.

Nga ana tjetër, këto studime po shtojnë interesin e karakterit aplikativ që përftohet

nga to. Në mënyrë konkrete, edhe në kuadër të realizimit të këtij punimi, këto rreziqe

natyrore, që shkaktohen nga zjarret sot në botë në përgjithësi dhe në vendin tonë në

veçanti, bartin elemente konkrete aplikative. Një gjë e tillë është e ndikuar edhe nga fakti

i pranisë së efekteve që shfaqen në këtë hapësirë sociogjeografike duke orientuar

zhvillime të ndryshme e të shumta problematike në popullsinë dhe në grupe të larmishme

përbërëse të saj, në vendet sociale dhe funksione të tyre respektive, në aktivitetin

ekonomik të sektorëve të ndryshëm, si dhe në vetë hapësirën gjeografike në mjedis.

Sa më sipër, jemi munduar që të realizojmë një analizë të detajuar të raporteve që

janë prezente ndërmjet kësaj hapësire sociogjeografike nga njëra anë dhe menaxhimit të

rreziqeve natyrore që shoqërojnë lindja dhe zhvillimi i zjarreve në anën tjetër. Një gjë e

tillë është menduar që të realizohet duke përcaktuar disa çështje të veçanta, siç janë ato të

pranisë së zjarreve në vendet sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit dhe

menaxhimit të tyre. Njëkohësisht, si pjesë apo çështje përbërëse të këtij kapitulli janë parë

që të përfshihen edhe zjarre të pranishme në hapësirën gjeografike dhe raportet e

bashkëpunimit ndërmjet hapësirës gjeografike dhe asaj sociale në situatat e ndodhjes dhe

të zhvillimit të zjarreve.

2. 1. Zjarret dhe vendet sociale të banimit

Vendet sociale të banimit, përfaqësojnë një nga territoret dhe hapësirat më të

ekspozuara referuar mundësisë së shfaqjes dhe të përhapjes së llojeve të ndryshme të

zjarreve. Edhe në situatat aktuale janë të shumta dhe të shumëllojshme hapësira të tilla ku

kemi prezencën e zjarreve. Në kuadër të shpërndarjes gjeografike, ato i gjejmë kudo në

Shqipëri dhe në botë, ku shkaqet dhe impaktet me të cilat ato janë bashkëshoqëruar

paraqiten nga më të larmishmet. Prania e zjarreve në vendet sociale të banimit

Page 35: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 29

(respektivisht në shtëpi, rezidenca, pallate e apartamente të ndryshme) është prezent si në

hapësirat sociogjeografike urbane, ashtu edhe në ato rurale. Shumë studime të realizuara

nga ekspertë të ndryshëm lokalë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues serioze të katedrave të

ndryshme universitare sot në botë, vlerësojnë dhe përcaktojnë pikërisht vendet sociale të

banimit si më të prekurat në tërësinë e vendeve të tjera sociale nga zjarret.

Njëkohësisht, në bazë të studimeve të realizuara, të cilat i kemi shfletuar në

mënyrë të përgjithshme, vlerësohen së këto vende sociale bashkëshoqërohen në mjaft

raste me sasinë më të madhe të humbjeve njerëzore dhe materiale, gjë që ka ndikuar në

rritjen e interesit studimor për to. Statistikat e ndryshme evidentojnë një kurbë të tillë

luhatjeje të pranisë së zjarreve në këto vende sociale të banimit, që shkon nga 15 deri në

38 për qind të tërësisë së zjarreve që ndodhin sot në botë gjatë një viti.

Një rastisje kaq e lartë e zjarreve në vendet sociale të banimit ka nxitur mjaft edhe

interesin e studiuesve për të analizuar shumë raste konkrete të shfaqjes së tyre. Në mënyrë

të veçantë është paraqitur mjaft serioze ndërmarrja e hulumtimeve për të bërë të mundur

evidentimin e shkaqeve që kanë ndikuar në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve në këto

vende sociale të banimit. Theksojmë së nga shfletimi i literaturës së hulumtuar, në të cilën

evidentohen mjaft raste mbi zjarret, vihet re se rastisja më e madhe e ndodhjes së zjarreve

është e lidhur ngushtësisht me sistemet elektrike të pranishme në këto vende sociale.

Konkretisht, në një numër të konsiderueshëm në shtëpitë, pallatet, ndërtesat e banimit,

apartamentet dhe rezidencat në zonat urbane dhe rurale kudo në botë, zjarret kanë pasur si

shkak mbingarkesën e rrjetit elektrik, defekte të shfaqura, kolpot e tensionit të lartë,

aparaturat e shumta dhe të ndryshme të sistemeve të ngrohjes nga njëra anë, apo edhe ato

të gatimit nga ana tjetër etj.

Madje në disa raste të studiuara vihet re edhe një reaksion zinxhir i zjarreve që

kanë ndodhur njëkohësisht në banesa të ndryshme, pjesë e një vendi të veçantë social

banimi, siç mund të jetë një pallat apo një godinë banimi me shumë apartamente brenda

tij. Shkaqeve të tilla të lindjes së zjarreve në vendet sociale të banimit dhe përhapjes së

tyre u referohen afro ¼ e zjarreve që ndodhin sot në vende të ndryshme të botës. Nga

pikëpamja e hapësirave sociogjeografike studimet tregojnë se rastisjet më të larta të rënies

së zjarreve nga shkaqe të tilla janë të pranishme në shumë zona rurale në vende të

ndryshme të botës, ndonëse vlerësojmë se rastisje vihen re edhe në ato urbane.

Vlerësoj se një shkaktar tjetër i lindjes dhe i zhvillimit të zjarreve në vendet

sociale të banimit paraqitet edhe zjarrvënia e qëllimshme. Problematikat e shfaqura në

kuadër të marrëdhënieve sociale në kuadër të funksionit social të banimit brenda familjes

ose ndërmjet familjeve apo personave të ndryshëm, konflikte të ndodhura ndërmjet tyre,

marrëdhëniet e pronësisë etj., kanë degraduar në mjaft raste me veprime të qëllimshme

për të dëmtuar jetën dhe pronën e njerëzve apo familjeve të ndryshme në hapësira të

ndryshme sociogjeografike. Më i shprehur një shkak apo faktor i tillë është i pranishëm në

zonat urbane. Në kuadër të marrjes në konsideratë të një faktori të tillë, por edhe si

rezultat i avancimit të teknikave dhe përbërësve të përdorur në materialet që ndërtojnë sot

konstruksione të ndryshme të vendeve sociale të banimit, po gjejnë aplikim në vazhdimësi

konstruksione të padjegshme, të tipit betonarme, muret prej tulle, argjile të pjekur etj.

Në kuadër të pranisë së një larmie të konsiderueshme në vendet sociale të banimit

paraqitet mjaft e rëndësishme njohja me mënyrat dhe format se si duhet bërë i mundur

parashikimi dhe parandalimi i zjarreve. Në kuadër të shfletimit dhe studimit të literaturës

mbi një çështje të tillë evidentohen norma dhe standarde të ndryshme në varësi të llojit,

Page 36: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 30

formës, lartësisë etj., me të cilat shfaqen këto vende sociale banimi. Në rastin e vendeve

sociale të banimit në një lartësi të ulët, kryesisht shtëpi banimi deri në 2 kate, duhet marrë

në konsideratë fakti së tërësia e materialeve që duhen përdorur për ndërtim duhet të jetë

vështirësisht e djegshme, ose të padjegshme. Studiuesit vlerësojnë se në rastin e vendeve

të tilla të banimit duhet të ekzistojnë patjetër edhe mure mbrojtëse kundër zjarrit. Një gjë

e tillë paraqitet sidomos kur gjatësia maksimale e lejuar e ndërtesës varion nga 80 deri në

140 metra, kur ndërtesa në periferi kufizohet me mur mbrojtës kundër zjarrit dhe nga 40

deri në 70 metra, kur ndërtesa nuk kufizohet me mur mbrojtës kundër zjarrit.

Me rëndësi janë normat dhe standardet të cilat kanë të bëjnë me sipërfaqen e

vendit social të banimit. Në këto raste sipërfaqja maksimale e lejuar e ndërtesës varion

nga 1600 deri në 2800 metra katrorë, kur ndërtesa në periferi kufizohet me mur mbrojtës

kundër zjarri dhe 800 deri në 1400 metra katrorë, kur ndërtesa nuk kufizohet me mur

mbrojtës kundër zjarrit. Për të garantuar braktisjen e detyruar të ndërtesave nga njerëzit në

rast zjarri, është e detyrueshme që largësia maksimale e lejuar nga dera e çdo dhome deri

të dalja më e afërt jashtë ndërtesës ose në kafazin e shkallëve nuk duhet të jetë më shumë

se 10 metra, kur ndërtesa është me struktura ndërtimore tërësisht të djegshme dhe 15

metra, kur ndërtesa të gjitha strukturat ndërtimore i ka vështirësisht të djegshme. Për këtë

kategori ndërtesash për banim, në çdo rast gjerësia e shkallëve, e dyerve dhe e

korridoreve nuk duhet të jetë më e vogël se 100 cm. Ndërsa dyert që shërbejnë për

largimin e njerëzve duhet të hapen në drejtim nga brenda jashtë.

Zhvillimet e sotme aktuale në Shqipëri kanë bërë të mundur që në kuadër të

vendeve sociale të kemi ndërthurjen e tyre, lidhur ngushtë me mjaft aktivitete ekonomike

që familjet shqiptare zhvillojnë. Mjaft prej këtyre familjeve, në mënyrë të veçantë biznesi

i vogël ka ndërtuar jetën ekonomike në njësi të ndryshme tregtare apo shërbimi, të cilat në

kuadër të gjeografisë sociale, i quajmë vende prodhimi. Këto vende prodhimi paraqiten të

integruara në shtëpitë apo apartamentet e banimit, që janë vendet sociale të banimit. Në

këtë mënyrë duhen marrë në konsideratë edhe masat që duhet të ndërmerren për

eliminimin apo kufizimin e shkaqeve dhe faktorëve që ndikojnë në lindjen dhe zhvillimin

e zjarreve. Lidhur ngushtë me situata të tilla, normat dhe standardet përcaktojnë që në

shtëpitë e banimit normat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi të lejojnë vendosjen e

dyqaneve me artikuj të ndryshëm, të veprimtarive për shërbimin publik dhe të kaldajave

për ngrohje. Por në to ndalohet vendosja e dyqaneve me mallra të rrezikshme për zjarr, si

dhe e punishteve të ndryshme, në të cilat do përdoren materiale të rrezikshme për lindjen

e zjarreve. Raste të ndodhjes së zjarreve të tillë i kemi prezent në mjaft vende sociale të

banimit, pjesë përbërëse të njësive të ndryshme administrative të Shqipërisë. Rastisje

evidente janë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, në Fier, Vlorë, Elbasan, Shkodër etj.

Duke marrë në konsideratë normat dhe standardet e paraqitura më sipër, është e

rëndësishme të vlerësohet se në vendet sociale të banimit si në raste e shtëpive të ulëta

apo apartamenteve me përmasa të vogla, ku materialet ndërtuese përbëhen nga lëndë të

djegshme dhe vështirësisht të djegshme, kur ndodhin zjarre, evidentohen zjarre të shpejta

në kuadër të djegies së shpejtë dhe zjarri përhapet në drejtime të ndryshme. Zjarri

përhapet jo vetëm në sipërfaqen e jashtme të strukturave të djegshme, por edhe në

brendësi të tyre. Në këto kushte, elementet konstruktive të ndërtesës shemben shpejt, pasi

digjen ato së bashku me mobilimet përkatëse të vendeve të tilla sociale të banimit.

Njëkohësisht, në kuadër të menaxhimit që duhet bërë për shuarjen e këtyre lloje zjarresh,

në këto vende sociale të banimit është mjaftë vështirë për t’u realizuar, nëse nuk

Page 37: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 31

ndërhyhet shpejt dhe në kohën e duhur. Një ndërhyrje emergjente dhe imediate është

pozitivisht ndikuese për të shpëtuar jetën e familjarëve dhe banesat e tyre. Fatkeqësisht,

mjaft prej ngjarjeve të ndodhura në situata të tilla janë shoqëruar me dëme njerëzore dhe

materiale, ndikuar nga distanca e stacionit të zjarrfikëses me vendin social të banimit,

kohën e ndërhyrjes, vështirësinë për t’iu afruar objektit etj.

Nga tërësia e materialit të shtjelluar më sipër, lidhur ngushtë me vendet sociale të

banimit të përmasave të vogla, shkaqeve dhe faktorëve ndikues, paraqesim edhe një

ilustrim apo rast konkret të shfaqjes së zjarrit. Një shembull konkret në këtë drejtim

paraqitet në kuadër të hapësirës sociogjeografike të Tiranës, konkretisht në Kodër-Kamëz.

Në një nga vendet sociale të banimit zjarri shkaktoi 2 viktima dhe 2 të tjerë të lënduar,

prej të cilëve, njëri nga të lënduarit, i zoti i shtëpisë, vdiq më vonë në spital. Shkaku i

rënies së zjarrit ishte nga furnela elektrike e përdorur për ngrohje. Ishte dimër dhe

temperaturat gjatë natës, shkonin deri në negative. Në këtë familje ishte bërë si rregull që

furnela të mbahej e ndezur gjatë gjithë natës. Nga hetimi u provua së rrobat e përdorura

për mbulesë gjatë natës, kanë rënë mbi sipërfaqen e zbuluar të rezistencës së furnelës e

për pasojë janë ndezur. Tymi i shkaktuar nga djegia e tekstileve ka mbushur gradualisht

dhomën e fjetjes, që për të mbajtur ambientin të ngrohtë, dera e saj ka qenë e mbyllur.

Fillimisht viktimat janë asfiksuar dhe më tej trupi i tyre është djegur nga zjarri. Diktimi

me vonesë i zjarrit dhe largësia e banesës nga stacioni zjarrfikës, nuk e bënë të mundur

ndërhyrjen e shpejtë dhe nuk lanë asnjë mundësi për t’i shpëtuar viktimat.

Krahas vendeve sociale të banimit, që evidentohen në përmasa dhe forma të vogla,

mjaft evidente paraqiten edhe rastisje të zjarrit në vendet e tjera sociale të banimit ku

format dhe përmasat e tyre janë më të mëdha. Studiuesit e ndryshëm në punimet e tyre

shkencore dhe metodike kanë marrë në analizë edhe vende të tjera sociale (siç është rasti i

vendeve sociale me 5 kate). Ashtu si edhe në raste të mëparshme, standardet dhe normat e

kërkuara për t’u mbrojtur nga zjarret, kanë qenë objekt debatesh e diskutimesh ndërmjet

studiuesve të ndryshëm. Më poshtë po paraqesim tabelën përkatëse të tregueshmërisë së

raporteve që duhet të ekzistojnë ndërmjet strukturës ndërtimore të vendit social të banimit

nga njëra anë, së bashku me përbërësit ndërtimorë sipas shkallës së djegshmërisë, dhe nga

ana tjetër kufirin minimal të qëndrueshmërisë ndaj zjarrit që bart në vetvete ky vend

social i banimit.

Tabela nr. 1 Raporti strukturë-djegshmëri-qëndrueshmëri ndaj zjarrit

Struktura ndërtimore Grupi i djegshmërisë Kufiri minimal i

qëndrueshmërisë ndaj zjarrit

Muret mbajtëse dhe muret e

kafazit të shkallëve

Të padjegshme 2 orë

Kolonat Të padjegshme 2 orë

Ndarëset midis kateve dhe

tavanit

Vështirësisht të djegshme 0,75 orë

Çatia E djegshme -

Muret ndarëse Vështirësisht të djegshme 0,25 orë

Muret mbrojtëse kundër

zjarrit

Të padjegshme 5 orë

Page 38: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 32

Kur kemi praninë e vendeve të tilla sociale të banimit, ku përmasat e format e tyre

shkojnë në lartësinë deri në 5 kate (apartamente, pallate banimi, qendra rezidenciale, grup

banesash etj.), është e rëndësishme respektimi i normave dhe standardeve të përcaktuara

rigorozisht. Në mënyrë të detajuar, mjaft njohës të shkencës së mbrojtjes nga zjarret

vlerësojnë se në kuadër të materialit ndërtimor që përdoret duhet të jenë kryesisht

materiale të djegshme ose vështirësisht të djegshme, por edhe të padjegshme, sipas

përcaktimeve të tabelës nr. 1. Po kështu, një rol me rëndësi bart dhe gjatësia e lidhur me

shtrirjen e vendit social të banimit. Në situata të tilla gjatësia e ndërtesës është e

pakufizuar kur ndërtesa në periferi kufizohet me mur mbrojtës kundër zjarrit dhe lejohet

deri në 90 metra, kur ndërtesa nuk kufizohet me mur mbrojtës kundër zjarrit. Specifikime

dhe kritere të tilla duhen respektuar në mënyrë strikte dhe rigoroze, me qëllim

parandalimin e situatave problematike që lidhen me mbrojtjen nga zjarret që mund të

shfaqen në këto vende sociale banimi.

Mjaft efikase paraqitet edhe këndvështrimi në mbrojtjen nga zjarret, lidhur

ngushtë më sipërfaqen e vendit social të banimit, lartësinë e shtrirjes së tij, mënyrës së

vendosjes së elementeve arkitekturore të pjesës së brendshme të vendit social të banimit

etj. Kemi mendimin se në raste të vendeve të tilla sociale të banimit, kur sipërfaqja e

ndërtesës është e pakufizuar, kur ndërtesa në periferi kufizohet me mur mbrojtës kundër

zjarrit dhe është e lejuar deri në 1800 metra katrorë, kur ndërtesa nuk kufizohet me mur

mbrojtës kundër zjarrit. Në këtë kategori banesash, largësia maksimale e lejuar nga dera e

dhomave gjer në daljen e jashtme më të afërt , ose në kafazin e shkallëve është 30 metra.

Në rastin e ndërtesave me më shumë se 3 kate, për çdo 30 njerëz gjerësia minimale e

lejuar e shkallës, derës dhe e korridorit merret 1 metër. Kafazet e shkallëve, që

shfrytëzohen për largimin e njerëzve, duhet të jenë të mbyllura e të ndriçuara në mënyrë

natyrale.

Në rastin e vendeve të tilla sociale të banimit, kur ato shkojnë deri në 5 kate

lartësi, janë të pranishme mjaft situata zjarresh në hapësira të ndryshme sociogjeografike

në botë dhe në Shqipëri. Situata të tilla zjarresh shoqërohen me praninë e problematikave

serioze në kuadër të menaxhimit dhe sidomos shuarjes së tyre. Serioze paraqitet situata në

raste të zjarreve që lindin e zhvillohen në territorin apo hapësirën ndërmjet çatisë nga

njëra anë dhe tavanit nga ana tjetër.

Kjo hapësirë është me volum të madh dhe e mbushur me ajër, ku nuk ka ose ka

fare pak ndarje, faktorë këta që e favorizojnë së tepërmi përhapjen dhe zhvillimin intensiv

të zjarrit. Duke qenë me elementë tërësisht apo pjesërisht prej materiali të djegshëm apo

vështirësisht të djegshëm, shumë shpejt do të kemi shembjen e tavanit dhe të çatisë. Kjo

bën të mundur që zjarri të përhapet edhe në katin superior që ndodhet në tavan.

Përvoja tregon se pothuajse në çdo situatë të tillë çatia e ndërtesës është djegur

dhe shembur tërësisht ose vetëm një pjesë e vogël e saj ka shpëtuar nga djegia dhe

shembja. Pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku zjarri dogji tërësisht

çatinë dhe katin e 4-t të një ndërtese me 4 kate. Edhe pse u përqendruan 5 automjete

zjarrfikëse për të kryer operacionin e shuarjes së zjarrit, nuk u arrit që të parandalohej as

djegia e plotë dhe as shembja e çatisë.

Krahas vendeve sociale të banimit me lartësi të ulëta apo deri në 5 kate, gjithnjë e

më tepër në hapësirat e ndryshme sociogjeografike, kryesisht urbane, po vihet re gjithnjë

e me shumë prania e vendeve sociale të banimit me shumë kate. Një larmi e tillë po gjen

shprehjen e vet edhe në vendin tonë, në mënyrë të veçantë pas viteve 1990. Mjaft prej

Page 39: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 33

qendrave kryesore urbane si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Korça, Fieri etj., po tentojnë

vendosjen e popullsisë në vende të tilla sociale. Situata më evidente është pa dyshim

Tirana, e lidhur ngushtë kjo me fluksin e ndërtimeve shumëkatëshe të pranishme në të.

Kjo ka bërë që nën ndikimin e migrimit të brendshëm të kemi edhe një rritje të

konsiderueshme të popullsisë në të, duke shkuar drejt 1 milion banorë.

Ashtu si edhe në rastin e vendeve të tjera sociale të banimit, edhe apartamentet,

pallatet apo qendrat e ndryshme rezidenciale shumëkatëshe janë të afektura në historinë e

zhvillimit dhe evolucionit të tyre me praninë e zjarreve. Rastet janë të pranishme kudo në

botë dhe në Shqipëri. Si raste të shprehura në vendin tonë dallojnë ato në pallatet e reja

pranë Zogut të Zi në Tiranë, në Durrës, Lezhë etj. Prandaj është jo vetëm e nevojshme,

por edhe e domosdoshme marrja në konsideratë e standardeve të duhura për të mbrojtur

vendet sociale shumëkatëshe të banimit nga zjarret.

Disa nga kriteret dhe standardet që shkencat që janë të lidhura me mbrojtjen ndaj

zjarrit evidentojnë janë ato që lidhen me strukturën e ndërtimit (duhet të jenë materiale të

padjegshme), gjatësisë së shtrirjes së ndërtesës në kuadër të murit mbrojtës ndaj zjarrit

(gjatësia e lejuar e ndërtesës është e pakufizuar kur ndërtesa në periferi kufizohet me mur

mbrojtës kundër zjarrit dhe lejohet deri në 110 metra, kur ndërtesa nuk kufizohet me mur

mbrojtës kundër zjarrit), sipërfaqes (sipërfaqja e lejuar e ndërtesës është gjithashtu e

pakufizuar, kur ndërtesa në periferi kufizohet me mur mbrojtës kundër zjarrit dhe lejohet

deri në 2, 800 metra kur ndërtesa nuk kufizohet me mur mbrojtës kundër zjarrit).

Mjaft sinjifikative paraqiten edhe masat e sigurimit teknik që duhet të jenë të

pranishme në këto vende sociale shumëkatëshe. Në këtë drejtim njohësit e situatave të

menaxhimit të zjarreve vlerësojnë se në mënyrë strikte dhe rigoroze duhet aplikuar

instalimi i mjeteve të shuarjes së zjarreve, si hidrantë muralë zjarrfikës. Hidrantët

rekomandohet të vendosen në kafazin e shkallëve. Në kate të poshtme, sidomos në katin

përdhe, ku përgjithësisht ambientet përdoren për veprimtari të ndryshme dhe kryesisht për

shërbime administrative e biznesi, sipas rastit dhe rrezikut që ato paraqesin, bëhet edhe

kompletimi i tyre me mjete dhe pajisje për diktim-sinjalizimin e zjarreve dhe për shuarjen

e tyre.

Literatura njeh raste të ndryshme e situata nga më të larmishmet të lindjes dhe

zhvillimit të proceseve të zjarreve në vendet sociale shumëkatëshe të banimit. Prania e

tyre në vende të ndryshme të botës njëkohësisht ka shërbyer edhe për gjenerimin e një

eksperience solide në menaxhimin e situatave të prodhuara nga shfaqja e zjarreve. Në

vendet sociale shumëkatëshe të banimit zjarri lind dhe zhvillohet vetëm në materialet dhe

orenditë e mobilimit apo të atyre në përdorim të apartamenteve të banimit. Megjithatë,

shembujt që do të tregojmë më poshtë bëjnë të mundur që të evidentojmë edhe faktin e

pranisë së dëmeve njerëzore, apo të faktit të pranisë së viktimave dhe të plagosurve nga

zjarret në vende të ndryshme të botës.

Theksojmë se marrja e këtyre fotove nuk është ekskluziviteti ynë, përkundrazi ato

janë pjesë e uebeve të shumta të pranishme në Google. Këto imazhe na qartësojnë se sa

rëndësi marrin njohja me rregullat, normat dhe standardet që duhet të aplikohen në kuadër

të strategjive të mbrojtjes nga zjarret në vendet sociale të banimit.

Page 40: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 34

Foto nr. 3 Zjarr në New Berlin, Wisconsin (Google Images) 20 maj 2012

Foto nr. 4 Zjarr në Ohajo (Google Images) November 12, 2014

Foto nr. 5 Zjarr në Grenfell Tower, Londer (Google Images) 15 qershor 2017

Page 41: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 35

Gjithsesi, zjarret më të rrezikshme dhe më me pasoja janë ato që ndodhin në katet

nën tokë dhe katin përdhe. Në një rast zjarri në katin nën tokë, ku u ndez një sasi nafte

prej afro 200 litra, u krijua një panik i madh në njerëzit që ndodheshin në katet e sipërme

të ndërtesës. Nga zjarri u çlirua një sasi e konsiderueshme tymi i zi dhe i dendur. Tymi,

pasi mbushi hapësirën e ambientit ku ra zjarri, filloi të lëvizë nëpër kafazin e shkallëve

dhe në kanalin e ashensorit, duke u përhapur edhe në ambientet më sipër. Kjo alarmoi së

tepërmi njerëzit e pranishëm, të cilët nga situata e krijuar në mënyrë të menjëhershme i

kapi paniku dhe dolën nëpër ballkonet e tyre duke kërkuar ndihmë. Në fakt, situata nuk u

bë e qartë që në fillim, nuk u prit që të zbulohej nga forcat zjarrfikëse vatra e zjarrit,

potenciali i tij dhe çfarë digjej konkretisht. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së

Shtetit, të thirrura nga dikush, sapo erdhën, me iniciativën e tyre, filluan në formë

“spektakli” të bënin evakuimin e banorëve nëpërmjet litarëve të shpëtimit. Kjo e

dramatizoi edhe më tepër situatën në opinion. U deshën vetëm pak minuta që të

vlerësohej realisht situata dhe pas përdorimit të shkumës nga zjarrfikësit, zjarri të fikej

dhe gradualisht të kalohej në normalitet.

Ky është një rast që evidenton disa mangësi, por kryesorja është se menaxhimi i

kësaj situate nuk u bë si duhet dhe as në kohë. Konkretisht:

- Nuk pati në këtë rast një komandë të vetme. Kjo me ligj është kompetencë dhe

detyrë e shërbimit zjarrfikës. Ai i organizon dhe ai kërkon apo koordinon

veprimet operacionale në menaxhimin e situatave të zjarreve me të gjitha

shërbimet dhe strukturat që janë të nevojshme apo që afrohen për ndihmë.

- Ka edhe në raste të tjera, që strukturat e Policisë së Shtetit kanë vepruar me

iniciativën e tyre, pa pëlqimin dhe pa koordinimin e veprimeve me forcat

zjarrfikëse. Ky është një defekt që përsëritet pothuajse në të gjitha rastet e

zjarreve masive. Në këtë aspekt, edhe në një pjesë të komunitetit është krijuar

një mendim i gabuar, që vjen nga mungesa e njohjes dhe e informimit. Është kjo

arsyeja që jo në pak raste zjarresh, shtetasit lajmërojnë sallën operacionale të

Policisë së Shtetit dhe jo sallën e Shërbimit Zjarrfikës. Kjo gjë ka krijuar dhe

krijon vonesa, të cilat sjellin edhe pasoja në rritjen e dëmeve që shkaktojnë

zjarret.

- Shërbimi Zjarrfikës duhet të bëjë një punë të madhe për të sqaruar komunitetin

se ku duhet të drejtohet për të lajmëruar kur bien zjarre dhe kur kanë situatë të

ndryshme për shpëtim, por dhe pse duhet më parë të lajmërohen zjarrfikëset.

Në drejtim të menaxhimit të situatave të ndryshme të rastisjeve të zjarrit në vendet

sociale të banimit vërehen shkaqe dhe faktorë momentalë të lindjes dhe zhvillimit të tyre.

Kryesisht pakujdesia dhe mungesa e vëmendjes ndaj pajisjeve të ndryshme elektrike të

ngrohjes apo gatimit, lidhur ngushtë edhe me praninë në këto vende sociale të grupeve të

veçanta sociale siç janë fëmijët, të moshuarit dhe invalidët, aksesojnë rritjen e mundësisë

së lindjes dhe përhapjes së zjarreve në to. Po përmendim një rast kur një i moshuar, ishte i

vetëm në dhomën e tij. Apartamenti ndodhej në katin e 12 të një ndërtese me 15 kate.

Dera e hyrjes ishte e mbyllur dhe e blinduar. Banoret e tjerë konstatuan se nga dritarja dhe

nga poshtë derës dilte tym. Ata njoftuan Stacionin Zjarrfikës, të cilët në këtë rast kanë

vepruar shpejt dhe me risk për jetën e tyre. Njëri nga zjarrfikësit zbriti me litarë, nga

tarraca e ndërtesës në ballkonin e apartamentit. Fillimisht i dha ndihmën e parë të

moshuarit dhe më pas e nxori jashtë apartamentit. Zjarri nuk kishte përmasa, pasi

Page 42: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 36

ambienti ku ai ishte shkaktuar i kishte dyert dhe dritaret të mbyllura. Prandaj edhe fikja e

zjarrit ishte e thjeshtë.

Krahas vendeve të veçanta sociale të banimit, gjithnjë e më tepër po shtohet

mundësia e lindjes dhe e zhvillimit të zjarreve edhe në rastisjen e tyre në zona të banuara.

Ndryshimet e ndodhura në Shqipëri, sidomos pas viteve 1990, ka rritur dimensionin e

vendit social të banimit, formës dhe përmasave të tij. Në mjaft prej zonave urbane dhe

rurale vërejmë praninë e komplekseve të përmasave të konsiderueshme të banimit apo

zona banimi rezidenciale. Tërësia e këtyre zonave të banuara gjithnjë është nën

mundësinë e lindjes dhe të zhvillimit të zjarreve, lidhur ngushtë me kushtet dhe faktorë të

ndryshëm ndikues. Masat kryesore që sigurojnë garanci dhe parrezikshmëri ndaj zjarrit në

zona të banuara janë:

- sigurimi i largësive të kërkuara për mbrojtjen nga zjarri dhe eksplozionet ndaj

ndërmarrjeve industriale, depove dhe magazinave të mëdha, të cilat mund të

jenë vendosur në territorin e zonave të banuara ose në periferi të tyre;

- respektimi i largësive të mbrojtjes nga zjarri midis ndërtesave të banimit dhe

ndërtesave me destinacion shoqëror;

- vendosja e stacioneve zjarrfikëse duke zbatuar kushte të sigurisë, për arritjen e

kohës së mbërritjes së automjeteve zjarrfikëse e të shpëtimit për kryerjen e

veprimeve operacionale në ndërtesat e banimit dhe veprat e artit që ndodhen në

zonën e banuar;

- garantimi i hyrjes dhe lëvizjes së automjeteve zjarrfikëse e të shpëtimit në zonën

e banuar, te rezervuarët e ujit dhe të hidrantët zjarrfikëse.

Në kuadër të studimit që po realizojmë për menaxhimin e rreziqeve të shkaktuara

nga zjarret, rasti i Shqipërisë, duhet të nënvizojmë një konkluzion të rëndësishëm, i cili

është i lidhur ngushtë me ndryshimet dhe transformimet e shumta të hapësirës

sociogjeografike të vendit tonë. Në këtë kuadër, ndryshime dhe transformime të

rëndësishme kanë pësuar në tërësinë e tyre si hapësirat sociogjeografike urbane, ashtu

edhe ato rurale. Në këtë aspekt duhet të vlerësojmë faktin se mjaft prej funksioneve

sociale që impaktojnë aktivitete të ndryshme ekonomike, e në këtë sens edhe vendet

sociale të prodhimit (punishtet, ndërmarrjet e ndryshme, serviset), të shkëmbimit

(marketet, supermarketet, dyqane të ndryshme, depot e mallrave, magazinat e ndryshme),

të argëtimit (baret, restorantet, pabet etj.), gjithnjë e më shumë po përfshihen në sistemet e

mbrojtjes nga zjarri. Njëkohësisht është evidente që mjaft nga aktivitetet dhe veprimtaritë

e mëdha prodhuese, depot dhe magazinat e artikujve të ndryshëm, përfshi këtu impiante të

gazit dhe platformat e rezervuarëve të karburanteve, të gjitha këto janë spostuar dhe po

përqendrohen në periferi të qyteteve.

Tjetër gjë pozitive është se gjithmonë e më shumë objektet dhe veprimtaritë e

mëdha apo të rëndësishme po pajisen me sisteme diktim sinjalizimi, me sisteme

automatike shuarëse, me hidrantë të brendshëm dhe me aparate dore për shuarjen e

zjarreve. Të tilla janë qendrat tregtare, parkimet nëntokësore të automjeteve, impiante të

gazit të lëngshëm, stacione të karburanteve etj. Kjo po bën të mundur që të ecet gjithmonë

e më shumë në drejtimin e duhur dhe sipas kërkesave të kohës edhe në fushën e mbrojtjes

nga zjarri.

Veç zhvillimeve pozitive në kompletimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga zjarri

ka pasur edhe zhvillime negative, ku janë bërë shkelje apo nuk janë plotësuar detyrimet

normative të kësaj fushe:

Page 43: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 37

1. Në përgjithësi ndërtimet në qytete u bënë në mënyrë kaotike, shpesh edhe si

ndërtime pa leje. Jo në pak raste ndërtimi i ri dhe ndërtimi ekzistues nuk ishin në harmoni

me njëri-tjetrin, si p.sh nuk respektoheshin largësitë e mbrojtjes nga zjarri ndërmjet tyre.

Kjo pranohej si një e keqe e përkohshme, deri në prishjen e objektit të vjetër, por që ka

zgjatur me vite. Kjo praktikë ka krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve në rrugët e

brendshme, kuptohet edhe të atyre zjarrfikëse. Ka zona të veçanta në qytetin e Tiranës,

Shkodrës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës etj., ku automjetet zjarrfikëse dhe ato të

shpëtimit nuk mund të futen në rast zjarri.

2. Në asnjë nga qytetet e vendit tonë nuk ka korsi të veçantë për lëvizjen e

automjeteve të shërbimeve të ndryshme të emergjencës, përfshi këtu edhe ato zjarrfikëse.

Vihet re një përjashtim vitet e fundit për kryeqytetin, por jo ashtu siç duhet të jenë

standardet rrugore për një shërbim të tillë të ndërhyrjes. Është kështu në një kohë kur

numri i automjeteve që përdorin shtetasit është rritur shumë dhe disiplina e trafikut në

rrugë është në nivele të ulëta.

3. Jo në të gjithë gjatësinë e rrjetit të ujësjellësit ka hidrantë zjarrfikëse, ndërsa

pothuajse në të gjitha qytetet uji është me orar, duke i bërë të papërdorshme edhe ata

hidrantë që janë aktualisht.

4. Zhvillimi urban i qyteteve nuk po bëhet vetëm në shtrirje, por gjithmonë e më

shumë po bëhet edhe në lartësi. Mungesa e autoshkallëve zjarrfikëse dhe hapësirat e vogla

ndërmjet ndërtesave, në shumicën e rasteve janë pengesë për të vepruar në shuarjen e

zjarreve në lartësi.

5. Nga ana tjetër, akoma nuk ka qenë rregull që në ndërtesat e larta të banimit të

instalohen hidrantë zjarrfikëse. Ka disa vjet, veçanërisht në Tiranë, që në ndërtesat e

banimit me shumë kate po instalohen hidrantët zjarrfikëse në çdo kat, ndërsa në katet nën

tokë, që përdoren si parkime për automjetet, të instalohen edhe sisteme automatike

shuarëse të tipit “sprinkler” si dhe sisteme për diktimin dhe sinjalizimin e zjarreve.

6. I gjithë ky zhvillim, me rregullsitë dhe parregullsitë tij, nuk u shoqërua edhe me

shtimin e stacioneve zjarrfikëse, të efektivit të tyre, të automjeteve dhe pajisjeve në

përdorim. Në këto kushte, shpesh automjetet zjarrfikëse e të shpëtimit arrijnë jo në kohën

e duhur për të vepruar në shuarjen e zjarrit.

7. Akoma nuk ka në zbatim dhe për çdo rast një sistem të mirëfilltë të diktimit dhe

të njoftimit të adresuar të zjarreve që ndodhin. Njoftimi bëhet kryesisht nga njerëz të

rastësishëm dhe pothuajse në çdo rast vetëm pasi zjarri ka marrë zhvillim dhe ai është

bërë i dukshëm nga jashtë ambientit ku ai është shkaktuar.

Për të gjitha këto arsye që përmendëm me lart, menaxhimi i zjarreve në zonat e

banuara shpesh bëhet me vështirësi dhe has në pengesa të ndryshme. Është mjaft e

rëndësishme që në ndërhyrjet që duhet të realizohen të veprohet me përgjegjshmëri,

profesionalizëm dhe efikasitet, gjë që do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në

realizimin më së miri të objektivave për një menaxhim pozitiv të situatave të zjarreve në

këto vende sociale.

Page 44: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 38

2. 2. Zjarret dhe vendet sociale të prodhimit

Krahas vendeve sociale të banimit, një nga vendet e tjera sociale me përhapje të

gjerë të mundësisë se lindjes dhe zhvillimit të zjarreve paraqiten edhe vendet sociale të

prodhimit. Këto vende sociale, në të cilat prodhohen të mira materiale dhe realizohen

aktivitete të larmishme ekonomike, posedojnë mundësi të shumta për praninë e këtyre

rreziqeve natyrore e humane, siç janë zjarret. Një gjë e tillë është e ndikuar nga larmia e

konsiderueshme e tyre (uzina, fabrika, punishte, ndërmarrje të llojeve të ndryshme të

aktiviteteve ekonomike, miniera, fontana etj.), si edhe e grupeve sociale të larmishme të

tyre që janë të ndikuar nga struktura profesionale e popullsisë që punon e ushtron aktivitet

prodhues.

Foto nr. 6 . Diegie e Fabrikës së Ricklimit të mbetjeve plastike në Tiranë

.

Njëkohësisht një shkak dhe faktor mjaft i rëndësishëm është edhe lokacioni i tyre

ndikuar nga vendosja dhe pozicioni i këtyre vendeve sociale të prodhimit në një hapësirë

të caktuar sociogjeografike. Vlerësojmë se në varësi të këtyre shkaqeve të përmendura më

sipër, mundësia e rënies së zjarreve në to paraqitet evidente edhe në kuadër të vendeve

sociale të prodhimit të pranishme në hapësirën sociogjeografike të Shqipërisë.

Vendet sociale të prodhimit në Shqipëri kanë pësuar dukshëm evolucionin e tyre,

ndryshimet dhe transformimet janë evidente gjatë periudhës së tranzicionit. Në materialin

e përgatitur nga ana jonë u jemi referuar edhe ngjarjeve të rëndësishme të pranisë së

zjarreve në disa prej këtyre vendeve sociale mjaft të rëndësishme për periudhën para

viteve 1990 për të bërë të mundur edhe nënvizimin e faktorit historik në këtë drejtim.

Vende të tilla sociale të prodhimit siç kanë qenë në të kaluarën uzinat e përpunimit të

naftës, kombinatet tekstile, kombinatet e drurit, fabrikat e pambukut, kanë qenë të

përfshira në mjaft ngjarje dhe problematika serioze të përfshirjes nga zjarret e llojeve dhe

përmasave të ndryshme, para viteve 1990. Lidhur ngushtë me to është ushtruar një

menaxhim serioz e rigoroz për parandalimin e këtyre rreziqeve natyrore e humane, siç

janë zjarret. Këto vende sociale të prodhimit kanë qenë të kompletuara me infrastrukturën

Page 45: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 39

e domosdoshme për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin nga këto rreziqe. Fakt është që për

këto vepra, nisur jo thjeshtë nga rëndësia, por edhe nga rrezikshmëria që paraqesin,

kujdesi ka qenë gjithmonë më i madh. Me punonjësit e vetë objektit, aty ishin të

organizuara edhe grupet vullnetare të mbrojtjes nga zjarri. Këto grupe zbatonin një

program vjetor përgatitjeje, sidomos nga ana praktike. Efektiviteti i gjithë kësaj pune ka

qenë i dukshëm në rastet konkrete kur dhe kanë ndodhur zjarre.

Para shumë vjetësh, si pasojë e shkarkimeve atmosferike u ndez një rezervuar me

naftë në Uzinën e Përpunimit në qytetin e Fierit. Rezervuari ishte me kapacitet 3000

metra kub. Të gjithë rezervuarët e produkteve të naftës në këtë uzinë, përfshirë edhe

rezervuarin që u ndez, ishin të pajisur me dhoma shkume dhe të lidhur me sistem

stacionar për shuarjen e zjarreve. Të parët që nisën punën për shuarjen e zjarrit ishin

punonjësit e vetë uzinës. Ata vunë në punë hidrantët zjarrfikës, nëpërmjet të cilëve filluan

ftohjen nga jashtë të rezervuarit në flakë dhe të dy rezervuarëve të afërt me të. Paralelisht

me këtë filloi tërheqja nga poshtë e naftës nga rezervuari dhe u bënë punët përgatitore për

vënien në funksionim të sistemit të shuarjes së zjarrit. Prova e parë nuk dha rezultat dhe

me ardhjen e forcave zjarrfikëse, u rivu në punë ky sistem dhe brenda një kohë të shkurtër

zjarri u fik.

Në një rast tjetër, shumë vjet më vonë, veprimet operacionale për menaxhimin e

situatës së krijuar nga zjarri lanë shumë për të dëshiruar. Edhe këtu zjarri ra në një

rezervuar me naftë. Të veçantat në situatën e krijuar dhe në menaxhimin e saj ishin:

Platforma e rezervuarëve (katër të tillë) ishte e ndërtuar pa leje.

Në objekt nuk kishte as sistem shuarës me shkumë, as hidrantë zjarrfikës dhe

as depozitë me ujë.

Zjarri u shkaktua nga një shkelje flagrante dhe tepër e rëndë, gjatë punimeve

për saldimin e tubacionit të daljes së naftës nga rezervuari.

Në afërsi të rezervuarit në flakë, brenda së njëjtës argjinaturë ndodhej edhe

rezervuari i benzinës me një sasi prej 4000 metra kub.

Makina e parë zjarrfikëse arriti në objekt mbas 20 minutash, ndërsa automjetet

e tjera arritën pas 1 ore e më shumë.

Me kalimin e kohës zjarri u përhap edhe në sipërfaqen e argjinaturës

mbrojtëse, ku dilte pa pushim naftë nga tubacioni që kishte pësuar defekt.

Në fillim nuk u shfrytëzua afërsia e detit dhe nuk u lidhën makinat zjarrfikëse

me njëra-tjetrën, për të pasur vazhdimësi në furnizimin me ujë. Kjo u bë me

shumë vonesë.

Mungesa e profesionalizmit e kuadrove që merreshin me menaxhimin e

situatës çoi në disa veprime që e përkeqësuan më shumë situatën dhe rrezikuan

seriozisht jetën e zjarrfikësve.

U ça muri i argjinaturës me mjete të mekanizuara, çka bëri që nafta e ndezur të

përhapej deri në sipërfaqen e detit.

Dy zjarrfikës u urdhëruan që të përdornin shkallet për ta hedhur shkumën nga

sipër brenda rezervuarit. Ata i mbështetën shkallët në faqen e rezervuarit të

ndezur. Ngrohja e naftës në thellësi të rezervuarit çoi në avullimin e ujit, në

rritjen e menjëhershme të volumit të naftës dhe në flakjen jashtë rezervuarit të

produktit të ndezur. Kjo lëndoi dy zjarrfikësit, të cilët ranë edhe nga shkallët.

Page 46: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 40

Shkuma u përdor me shumë vonesë dhe fillimisht sasia e shkumës ishte e

pamjaftueshme.

Duke injoruar përvojën dhe aftësinë profesionale të zjarrfikësve të vendit u

kërkua ndihmë nga zjarrfikëset e Greqisë. Nga qyteti i Janinës u nis një

automjet zjarrfikës së bashku me efektivin. Ky automjet donte të paktën 8 orë

për të ardhur në objekt. Kur ata erdhën, situata ishte normalizuar, pasi dikush u

kujtua dhe kërkoi ndihmë profesionale nga kuadrot e larguar (“për shkak të

reformës”) të shërbimit zjarrfikës shqiptar.

Ky rast tregon qartë se:

- pasojat që mund të priten kur nuk zbatohen normat teknike për mbrojtjen nga

zjarri, por sidomos kur shkelen rregullat që parandalojnë rënien e zjarreve.

- çdo situatë zjarri, aq më tepër situatat e ndërlikuara në zjarret masive, nuk

mund të menaxhohen kur në komandë janë njerëz jo të aftë nga ana

profesionale, por edhe si organizatorë dhe si drejtues.

- shërbimi zjarrfikës është profesion, specialitet dhe kështu duhet trajtuar. Nuk

mund ta bëjë këtë detyrë kushdo që emërohet në radhët e këtij shërbimi.

Vihet re prania e mjaft zjarreve edhe në mjaft biznese të vogla e të mesme në

hapësira të ndryshme urbane dhe rurale të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë mosmarrja në

konsideratë e një rreziku të tillë evident, siç është zjarri, pakujdesitë apo tregtimi i

artikujve të ndryshëm në njësi tregtare, ka bërë të mundur lindjen dhe zhvillimin e mjaft

situatave të komplikuara. Rast serioz ishte edhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ku në

një impiant të rëndësishëm riciklues në territoret periferike të Tiranës ra një zjarr i

konsiderueshëm, i cili e shkatërroi pothuajse tërësisht këtë vend social të prodhimit. Mjaft

të prekura janë edhe njësitë e ndryshme tregtare të tregtimit të gazit, të cilat në mjaft prej

njësive administrative të Shqipërisë janë përfshirë nga zjarri.

Në kuadër të vendeve sociale të prodhimit, ashtu siç evidentohet edhe nga

literatura e gjerë e gjeografisë sociale, kemi edhe përfshirjen e mjaft institucioneve

arsimore dhe shëndetësore. Për praninë e zjarreve në kopshte apo çerdhe për fëmijë,

shkolla, spitale etj., normat e mbrojtjes nga zjarri përcaktojnë disa kërkesa specifike. Në

këtë kategori objektesh çdo gjë është e diktuar nga kapaciteti mbajtës. Me kapacitetin

mbajtës është i lidhur numri i kateve të lejuara, shkalla e qëndrueshmërisë ndaj zjarrit e

ndërtesës, kërkesat për braktisjen e detyruar të saj në raste zjarresh etj. Si parim, sa më i

madh kapaciteti mbajtës i objektit, aq më e lartë duhet të jetë qëndrueshmëria ndaj zjarrit

të ndërtesës, më të automatizuara e efektive sistemet e diktim sinjalizimit dhe të shuarjes

së zjarrit, si dhe më korrekte kërkesat për zbrazjen e detyruar të ndërtesës në rast zjarri.

Kështu p.sh, një kopsht apo çerdhe për fëmijë, ku numri i pranuar i fëmijëve është mbi

50, nuk mund të jetë në asnjë rast me elemente konstruktive të djegshme dhe po ashtu ajo

nuk mund të ketë me shumë së tri kate.

Page 47: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 41

2. 3. Zjarret dhe vendet sociale të shkëmbimit, argëtimit dhe të pushtetit

Larmia e vendeve sociale është një tipar karakteristik i zhvillimit të hapësirës

sociogjeografike nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm. Në këtë kuadër, krahas tipareve

dhe karakteristikave shkencore të shfaqjes dhe analizës së tyre, na u dha mundësia në këtë

punim shkencor t’i shohim edhe një këndvështrim tjetër: atë të përballjes së tyre me

rreziqet natyrore e humane siç janë zjarret. Vendet sociale të shkëmbimit, të argëtimit dhe

të pushtetit përfaqësojnë një drejtim me shumë rëndësi e njëkohësisht me një rastisje të

konsiderueshme të përfshirjes nga zjarret në hapësira të ndryshme sociogjeografike.

Tashmë jo vetëm njohim dhe analizojmë një rrezik të tillë, por edhe jemi ndeshur në

momente të ndryshme me ngjarje apo situata të tilla gjatë jetës dhe aktivitetit tonë social

në këto vende sociale. Kjo është e ndikuar nga tiparet dhe larmia e këtyre vendeve

sociale, siç janë ato të shkëmbimit (marketet, supermarketet, qendrat tregtare, qendrat e

ndryshme të internetit apo videolojërat, qendrat e ndryshme të shkëmbimit të

informacioneve etj.) apo vendet sociale të argëtimit (baret, restorantet, palestrat, teatrot,

kinematë, stadiumet, pallatet e sportit, sallat e koncerteve, qendrat e rekreacionit etj.) dhe

në ato të pushtetit (godinat e ndryshme qeveritare lokale dhe qendrore, godinat e

institucioneve të ndryshme, pjesëmarrëse në qeverisjet lokale dhe qendrore).

Në tërësinë e rasteve kur zjarret duhen menaxhuar, në kuadër të këtyre vendeve

sociale, preokupimi i parë urgjent i grupeve sociale të zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë

në mbështetje të tyre është drejt evitimit të fatkeqësive njerëzore. Një gjë e tillë është

qartazi e ndikuar nga numri i njerëzve të pranishëm (gjithmonë i lartë )në këto vende

sociale. Grupe sociale të ndryshme të popullsisë, pjesë e një hapësire të caktuar

sociogjeografike, krahas jetës sociale që ushtrojnë në shtëpi apo në aktivitetin e

profesionit, ndiejnë domosdoshmërinë e përfshirjes në aktivitete e funksione të tjera

sociale, siç janë ato të shkëmbimit dhe argëtimit apo të pushtetit. Prandaj këto vende

sociale, siç janë baret, restorantet, pabet, palestrat sportive apo qendrat tregtare, sallat e

koncerteve, kinematë, godinat qeveritare lokale dhe qendrore të llojeve të ndryshme etj.,

paraqesin gjithmonë një fluks të lartë njerëzish, të cilët duhen shpëtuar në raste të

rreziqeve apo fatkeqësive natyrore, siç janë zjarret në këtë rast.

Raste të shumta të pranishme në mjaft pabe në Barcelonë, Bruksel, Paris etj., në

kinematë e ndryshme në Milano, Marsejë, apo në restorante në Çikago, Otava, apo në

disa qendra tregtare në vende të ndryshme kanë bërë të mundur shfaqjen dhe evidentimin

e asaj se sa serioze janë situata të tilla për jetën e njerëzve.

Situatat e lindjes dhe zhvillimit të zjarreve në këto vende sociale të shkëmbimit,

argëtimit dhe të pushtetit, paraqesin disa tipare dhe karakteristika të veçanta. Këto tipare

kanë të bëjnë me momente të tilla, në të cilat vihen re prania e temperaturave të larta, ulja

e përqindjes së oksigjenit në mjedis dhe nga ndikimet negative që vinë si pasojë e

tymosjes së ndërtesës, pozicioni dhe lokacioni gjeografik i vendosjes së tyre etj. Për këto

arsye, të gjitha kërkesat normative duhet të garantojnë një veprimtari normale, por pa

rrezik për jetën e njerëzve të pranishëm në secilin ambient të këtyre vendeve sociale. Ndër

to, me rëndësi të veçantë janë rrugët dhe daljet evakuese për njerëzit dhe individët e

pranishëm që frekuentojnë këto vende sociale të larmishme. Këto duhet të bëjnë të

mundur që ambientet dhe ndërtesat të braktisen në një kohë sa më të shkurtër dhe gjatë

evakuimit të këtë garanci të plotë për jetën e tyre. Theksojmë se në këtë drejtim vihen re

Page 48: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 42

ndryshime të dukshme ndërmjet masave që zbatohen në vende të ndryshme të botës për

mbrojtjen nga zjarri dhe në vendin tonë.

Njohësit e shkencës së mbrojtjes nga rreziqet prej zjarreve dhe hulumtuesit e

ndryshëm të këtyre disiplinave të larmishme kanë përcaktuar edhe mjaft kritere dhe

standarde që duhen njohur e respektuar për evitimin e mjaft problematikave që shkaktojnë

zjarret në këto vende sociale që po marrim në analizë. Larmia dhe shumëllojshmëria e

tyre, mënyra e vendosjes dhe e ekspozimit ndaj të tilla rreziqeve kërkon edhe zbatim

rigoroz të normave dhe standardeve të caktuara për t’u zbatuar. Në kuadër të shfrytëzimit

të literaturës nga ana jonë kemi evidentuar disa prej tyre, të cilat në mënyrë analitike po i

paraqesim më poshtë:

Daljet dhe rrugët evakuuese duhet të jenë në numër dhe me gjerësi që t’i

përgjigjen numrit të përgjithshëm të spektatorëve. Norma është që nëpërmjet

dyerve dhe shkallëve me gjerësi deri në 150 cm të qarkullojnë 50 njerëz në

minutë.

Gjatësia e rrugëve të evakuimit nuk duhet të jetë më e madhe se distanca kufi,

e cila për çdo rast duhet të jetë nga 40 deri 20 m.

Daljet evakuuese duhet të hapen detyrimisht me sens nga brenda jashtë.

Lëvizja e njerëzve duhet të realizohet duke u larguar nga burimi i rrezikut.

Nuk duhet të këtë ndeshje dhe ndërprerje të rrymave të njerëzve me njëra-

tjetrën.

Planimetria e të gjithë sistemit të evakuimit duhet të jetë e tillë që të favorizojë

ndarjen e evakuusve në grupe jo të mëdha dhe me numër njerëzish të barabartë

në çdo drejtim lëvizjeje.

Daljet, korridoret dhe shkallët duhet t’i nxjerrin njerëzit drejtpërsëdrejti jashtë

ndërtesës ose në ambiente të parrezikshme dhe prej aty jashtë.

Situata të tilla problematike të lindjes dhe zhvillimit të zjarreve kanë qenë të

pranishme edhe në kuadër të vendeve sociale të shkëmbimit, argëtimit dhe të pushtetit në

vendin tonë. Një rastisje më e shpeshtë është evidente sidomos gjatë stinës së verës në

zonat e shumta turistike të Shqipërisë. Prezenca e tyre është evidentuar në zonat e

Durrësit, Velipojë, Shëngjinit, Vlorës etj., ku kemi pasur praninë e situatave shqetësuese

në disa bare e restorante gjatë kohës së fluksit turistik.

Në të kaluarën në Shqipëri janë vërejtur rastisje sporadike, ndonëse ka favorizuar

shfaqjen e tyre edhe mungesa me sisteme diktim sinjalizimi për zjarret dhe e sistemeve

automatike për shuarjen e tyre. Është kjo arsyeja që në 3–4 raste zjarresh që kanë

ndodhur, vendet sociale të shkëmbimit, argëtimit dhe të pushtetit ose janë djegur

plotësisht, ose dëmet kanë qenë të mëdha. Kështu ka ndodhur me kinematë në qytetet

Korçë, Elbasan, Tiranë ku u dëmtua gjithçka. Këto zjarre janë stimuluar nga volumet e

mëdha të sallave dhe ambienteve, nga konstruksioni i ndërtesës dhe nga pamundësia për

të përqendruar brenda një kohë të shkurtër shumë forca dhe mjete zjarrfikëse për

operacione të shuarjes. Duhet vlerësuar se në rastet e mësipërme nuk ka pasur humbje

jetësh njerëzore, pasi në raste të rënies së zjarrit nuk ka pasur aktivitet.

Ajo që duhet vlerësuar në raste të vendeve sociale të shkëmbimit dhe argëtimit në

Shqipëri është ndërgjegjësimi gjithnjë e në rritje kundrejt aplikimit të pajisjeve dhe

mjeteve për mbrojtjen nga zjarri. Mjaft prej bareve, restoranteve, palestrave sportive,

Page 49: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 43

qendrave tregtare etj., tashmë janë të përfshira në kuadër të masave për kompletimin me

pajisjet e mbrojtjes nga zjarri. Mbase një ndikim dhe impakt motivues i rëndësishëm në

këtë drejtim është edhe legjislacioni i fundit shqiptar i vitit 2015, që ka diktuar

ndërmarrjen e masave të tilla paralajmëruese, parandaluese e mbrojtëse ndaj zjarreve. Në

këtë kuadër, edhe mjaft prej vendeve të tilla sociale që janë rikonstruktuar apo po

rikonstruktohen, po përshtaten sipas normave teknike të fushës. Dallojnë këtu objekte të

reja, të cilat janë të mirëkompletuara. Në këtë drejtim kam evidentuar disa nga kinematë e

reja në Tiranë, të cilat janë kompletuar më së miri me sistem diktimi dhe lajmërimi

automatik dhe të adresuar për zjarre të mundshëm; me sistem automatik shuarje të tipit

“sprinklker”; me rrjet hidrantësh të brendshëm; me fikësa dore; me plan evakuimi

dhe ku i gjithë stafi i është nënshtruar trajnimit të specializuar për mbrojtjen nga rreziqet e

lindjes dhe zhvillimit të zjarreve.

Nga ana tjetër, mjaft të rrezikshme shfaqen zjarret dhe pasojat e tyre edhe në

vendet sociale të pushtetit. Ndonëse në këto vende masat që merren për mbrojtjen nga

zjarri janë sipas normave dhe standardeve më të avancuara, përsëri kemi lindjen dhe

zhvillimin e tyre. Në mënyrë të veçantë këto zjarre që ndodhin në godinat e ndryshme

qeveritare qendrore dhe lokale bartin një faktor apo tipar karakteristik nxitës. Në më të

shumtën e rasteve, prania e këtyre godinave është në pjesët muzeale apo të vjetra të

qyteteve në old town. Duke qenë pjesë të vjetra, materialet ndërtuese të tyre shpeshherë

janë që i jepen djegies së shpejtë, prandaj edhe rënia e zjarrit në to shoqërohet me pasoja

shumë të rënda dhe vërehen djegie të shpejta të materialeve dhe orendive, pjesë përbërëse.

2. 4. Zjarret dhe hapësira gjeografike. Tiparet dhe veçoritë e tyre

Hapësira gjeografike në tërësinë e shtrirjes së saj është e afektuar dhe e prekur nga

mundësia e lindjes dhe e zhvillimit të rreziqeve natyrore dhe ndikimeve negative të

aktivitetit human. Krahas mundësisë së zhvillimeve të ndryshme që mund të hasen në

kuadër të rolit që luajnë veprimtaria e forcave të jashtme dhe të brendshme, sidomos

imperative janë bërë analizat referuar rolit dhe kontributit të grupeve sociale në kuadër të

aktiviteteve që zhvillojnë në këtë hapësirë gjeografike.

Potencialet e ndryshme dhe mjaft të rëndësishme që bartin në vetvete gjatë

aktivitetit të tyre individët, grupet sociale në drejtim të shfrytëzimit të relievit apo të

elementeve të veçanta hidrografike, klimatike dhe të tokave, kanë bërë të mundur që në

mjaft raste të kemi jo vetëm mundësinë e lindjes së rreziqeve natyrore, por edhe të

degradimit të kësaj hapësire gjeografike nga këto aktivitete. Pa dyshim lindja dhe

zhvillimi i zjarreve, siç e kemi përmendur edhe në çështje të tjera, bart në vetvete një

rastisje të konsiderueshme në tërësinë e shtrirjes së kësaj hapësire gjeografike. Shembujt

janë të shumtë e të shumëllojshëm, por një lokacion dhe rastisje me të madhe kemi

praninë e tyre në zonat rurale dhe periferike urbane. Një shpërndarje e tillë gjeografike

është e ndikuar tërësisht nga pozicioni i hapësirës gjeografike, shtrirja e përmasat e saj,

shkalla e shfrytëzimit dhe përdorimit, format e shfaqjes së veprimtarisë natyrore e

humane në to.

Lindja, zhvillimi dhe përhapja e zjarreve në hapësirën gjeografike njeh forma,

shkaqe dhe faktorë të ndryshëm. Pa dyshim, në kuadër të faktorëve natyrorë, roli dhe

kontributi i shkaqeve është i ndikuar nga elementet klimatike dhe ndikimi i tyre. Sidomos

Page 50: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 44

në këtë drejtim mjaft evidente janë situatat e zhvillimeve temperaturale gjatë stinës së

nxehtë të vitit, apo zhvillimet e shkarkesave elektrike nëpërmjet pranisë së stuhive në

stinë të ndryshme të vitit. Duhet nënvizuar në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve në

hapësirën gjeografike, roli dhe kontributi i aktivitetit human. Madje situatat e viteve të

fundit na kanë çuar në nxjerrjen e konkluzioneve se lindja e zhvillimi i zjarreve në

Shqipëri, gjithnjë e me shumë po impaktohet nga kjo veprimtari humane, që gjithnjë e më

tepër po njeh forma nga më të larmishmet. Më poshtë duke përfituar nga disa imazhe të

rënies së zjarreve, të përcjella nga uebe të ndryshme të Google, paraqesim raste konkrete

të pranisë së tyre në vendin tonë.

Foto nr. 7 Zjarr në Kodër-Mëzez, Tiranë (Google Images) 3 qershor 2017

Page 51: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 45

Foto nr. 8 Zjarr në Vermosh (Google Images) 8 nëntor 2015

Nga një analizë referuar situatave të zjarreve veçanërisht gjatë dekadës së fundit

në Shqipëri (referuar periudhës 2005–2017), vlerësojmë se shkaqet kryesore të pranisë së

zjarreve dhe krijimit të mëvonshëm të rreziqeve dhe situatës menaxhuese ndaj tyre për të

mbrojtur tërësinë e hapësirës sociogjeografike dhe popullsinë lokale banuese në të, janë të

lidhura pikërisht me rolin e njeriut dhe aktivitetit të tij. Në mjaft prej këtyre situatave të

rënies së zjarreve, shkaqet kryesore lidheshin me sjelljet sociale të njerëzve të ndryshëm,

banorë të zonës ose individë, pjesë e strukturave profesionale të popullsisë lokale. Në këtë

kuadër së pari vlerësohet pakujdesia e këtyre individëve apo grupeve sociale të veçanta, të

cilët në kuadër të aktivitetit që kryejnë në hapësirën gjeografike (kryesisht zona

kodrinore-malore, në zonat periferike të pyllëzuara të qyteteve, në pyje dhe kullota)

tregohen të pakujdesshëm në veprimtarinë e tyre. Si veprime të pakujdesshme që bëjnë të

mundur lindjen dhe zhvillimin e zjarreve paraqiten sidomos ngjarjet që vijnë nga duhani

(pirja e cigares). Kur nuk fiken mirë, dhe në kuadër të thatësirës apo temperaturave të

larta, bëjnë të mundur rënien e zjarrit.

Nga ana tjetër, në kuadër të organizimit të aktiviteteve të ndryshme socialkulturore

në territore të tilla të pyllëzuara, si rezultat i pakujdesisë ndaj elementeve të ndryshme që

përdoren, si skara, zjarret e ndryshme që ndizen pa izoluar mirë vendin dhe kontrolluar

territorin ku ato ndizen, që të mos ketë rrezik përhapjeje, mundësi ë e tymrave e gazrave

që dalin nga skapamentot e makinave që ndezin zjarrin në territore pyjore të ndryshme

etj., bëjnë të mundur shtimin e rreziqeve nga zjarret. Përmendëm më sipër edhe rolin e

kontributin e strukturave profesionale të grupeve të larmishme sociale, që ushtrojnë

veprimtarinë e tyre në këto hapësira sociogjeografike. Në mënyrë konkrete ndër to mund

të përmendim barinjtë, të cilët me pakujdesinë e tyre në mjaft raste kanë ndikuar në

lindjen dhe përhapjen e zjarreve, ushtarakët në kuadër të qitjeve që realizojnë në poligone

të vendosura pranë pyjeve apo territoreve të pyllëzuara periferike të zonave urbane,

ushtruesit e sportit të gjahut, sharrëtarët në pyje, punëtorët e furrave të gëlqeres etj. Tërë

Page 52: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 46

këto grupe profesionale të shoqërisë sonë janë ndër më evidentet në kuadër të krijimit të

mundësive për lindjen dhe zhvillimin e zjarreve të ndodhura në vendin tonë gjatë këtyre

viteve të fundit.

Në drejtim të lindjes dhe zhvillimit të zjarreve, mjaft i përhapur paraqitet si shkak

dytësor, edhe ai që ka të bëjë me veprime të dënueshme të individëve apo grupeve të

ndryshme sociale. Shkaqe apo faktorë të tillë, nën emërtimin e veprimeve të qëllimshme

apo të zjarrvënies me dashje, janë të pranishme kudo në tërësinë e hapësirës gjeografike.

Në mënyrë më të spikatur prania e tyre vihet re sidomos në territoret pyjore dhe në

kullota, të cilat shoqërohen me problematika serioze në drejtim të situatave të mëvonshme

menaxhuese të rreziqeve të shkaktuara nga zjarret. Mjaft të shprehura në rënien e zjarreve

të tilla janë veprimet e fermerëve të ndryshëm, që djegin kullotat e tyre për të bërë të

mundur ripërtëritjen ose pasurimin e sipërfaqes së tokave të kultivuara, vendosjen e

zjarreve të qëllimshme në hapësira të pranisë së shkurreve për të përfituar toka të reja që

të kultivojnë kultura bujqësore, barinjtë e ndryshëm për të bërë të mundur krijimin e

kullotave të reja etj. Theksojmë se në mjaft raste vendosja e qëllimshme e zjarreve të tilla

jo vetëm që nuk është izoluar nga fermerët apo zjarrvënësit, por përkundrazi është

shoqëruar me përhapjen e konsiderueshme dhe të pakontrolluar të këtyre zjarreve, që ka

çuar në krijimin e situatave shqetësuese të emergjencave lokale dhe kombëtare.

Pa dyshim që situata të tilla zjarresh tregojnë se sa e rëndësishme paraqitet njohja

dhe konsolidimi i njohurive që duhet të kenë individët apo grupet e ndryshme sociale për

masat e parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarret. Studimet e viteve të fundit vlerësojnë

statistika serioze, ndër të cilat evidentojnë se afro 14 deri në 20 për qind e zjarreve që bien

në vit janë të pranishme në hapësirën gjeografike. Ato janë të përqendruara kryesisht në

këto territore të sipërpërmendura, pyjore, zallishtore, masive pemësh frutore, kullota të

ndryshme, toka bujqësore apo territore periferike urbane të pyllëzuara. Kjo ka impaktuar

edhe një dem të konsiderueshëm mjedisor që lidhet me djegien dhe shkrumbimin e qindra

ha tokë pyjore e kullotë. Njëkohësisht duhet evidentuar prania e asaj çfarë është me e

rëndësishme, që në disa raste, si pasojë e këtyre ngjarjeve të fatkeqësive apo të rreziqeve

natyrore e humane, kemi pasur edhe humbje të jetës së njerëzve. Ndër to mund të

evidentojmë humbjen e jetës së 2 barinjve në territoret periferike, pjesë e hapësirës

gjeografike të Sarandës, ku zjarri jo vetëm nuk u izolua apo lokalizua, por përkundrazi,

pati një përhapje të menjëhershme.

Në kuadër të situatave të krijuara në hapësirat gjeografike si rezultat i zjarreve,

edhe veprimtaria menaxhuese e rreziqeve të shkaktuara nga këto zjarre paraqitet

jashtëzakonisht e vështirë. Duhet të theksojmë se një vështirësi e tillë e situatave

menaxhuese ndikohet nga disa faktorë. Ndër to, si më të rëndësishmit mund të

individualizojmë ato që kanë të bëjnë me kushtet gjeomorfologjike të hapësirës

gjeografike (morfometria dhe morfografia së bashku me elementë të tyre përbërës), stina

e ndodhjes dhe e zhvillimit të këtyre zjarreve, mundësitë e ndërhyrjes konkrete në

hapësirat e veçanta gjeografike, sipërfaqja, kufijtë e madhësia e hapësirave gjeografike

(pyjet, kullotat, zonat e pyllëzuara, masivet kodrinore malore) që preken nga zjarret,

largësia e stacioneve zjarrfikëse nga hapësira konkrete gjeografike ku ka ndodhur zjarri,

mjete dhe forcat në gatishmëri, kushtet klimatike, sidomos temperatura dhe era që

ndikojnë në intensitetin e zjarreve etj.

Në kuadër të këtij punimi doktoral mbi menaxhimin e rreziqeve të shkaktuara nga

zjarret ,po mundohemi të paraqesim përgjithësisht edhe situatën në të cilën ndodhen

Page 53: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 47

shërbimet zjarrfikëse dhe ato të shërbimeve pyjore, për të përballuar emergjenca

menaxhuese në situata të tilla kaq të vështira. Shërbimet e specializuara të përmendura më

sipër vuajnë akoma problematika serioze në brendinë dhe përmbajtjen e tyre, lidhur

ngushtë në mënyrë të veçantë me pajisjet dhe menaxhimin operacional. Ato nuk

posedojnë mjetet e duhura ndërhyrëse nga toka e nga ajri, ndonëse tendencat në këtë

drejtim, edhe pse sporadike, nuk kanë munguar. Specifikisht, edhe mjetet me zinxhirë për

të ndërhyre në terrene të vështira kodrinore malore nuk janë në inventarin e këtyre

shërbimeve, por ato janë të domosdoshme, ndikuar nga kushtet morfometrike e

morfografike të relievit të Shqipërisë. Megjithatë, këto shërbime kanë mundësuar

përballimin e situatave të vështira anë e mbanë vendit, ndikuar nga punonjës të palodhur,

pjesë e grupeve socioprofesionale të këtyre shërbimeve.

Është e rëndësishme të merren në konsideratë edhe disa mendime e kritere të

rëndësishme të mundësive menaxhuese të situatave të tilla të rreziqeve që shkaktohen nga

zjarret. Njohësit dhe studiuesit e ndryshëm të mbrojtjes nga zjarri kanë paraqitur mjaft ide

dhe standarde të mënyrës së menaxhimit të situatave të zjarreve, në kuadër të lindjes dhe

zhvillimit të tyre në një hapësirë të caktuar gjeografike. Masivet e reja pyjore po

ndërtohen me projekte të qarta e të miratuara në bazë të projekteve serioze, ku në çdo rast

parashikohen brezat mbrojtës, rrugë të brendshme, largësitë nga pema në pemë dhe deri të

basenet me ujë. Të tilla masa kanë rezultuar tepër pozitive dhe efektive.

Raste të ndryshme që evidentuam dhe situatat konkrete të vrojtuara rezultojnë dhe

njëkohësisht verifikojnë ato që kanë ndodhur në të tilla sipërfaqe, nuk kanë shkaktuar

dëme të konsiderueshme, pasi ka qenë e mundur edhe ndërhyrja deri edhe me automjete

të zakonshme zjarrfikëse. Në një farë mënyre këtu problemi quhet i zgjidhur, nëse

funksionojnë masat parandaluese. Edhe pse aktualisht është hequr dorë nga zbatimi i disa

masave organizative, e përgjithshmja është se kur këto masa zbatohen, ndodh që zjarret

parandalohen. Njëkohësisht, në raste të lindjes dhe zhvillimit të zjarreve, përballimi i

emergjencave nga zjarret masive në pyje mbetet efektiv.

Duhet të vlerësojmë edhe rolin e faktorit historik dhe politik të pranishëm në

situatat e ndryshme të lindjes e zhvillimit të zjarreve në Shqipëri, e sidomos elementeve

menaxhuese të ndërhyrjeve që duheshin realizuar në hapësira të ndryshme gjeografike.

Këta faktorë historikë dhe politikë është e rëndësishme jo vetëm të evidentohen, por edhe

të njihen, lidhur ngushtë me evolucionin e shkencave mbi mbrojtjen nga zjarret, sidomos

në hapësirat gjeografike ndërkufitare të vendeve të ndryshme. Në praktikën e menaxhimit

të emergjencave në raste të zjarreve në pyje, ka pasur edhe raste paradoksale, të cilat

diktoheshin nga parimet politike të sistemit dhe që ishin të detyrueshme për zbatim, para

viteve 1990. Kjo ka ndodhur gjithmonë kur zjarret kanë qenë në masive me pyje në afërsi

të vijës së kufirit midis Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Në historinë e shërbimit

zjarrfikës janë të pranishme rastisje dhe ngjarje nga më të ndryshmet gjatë viteve të

vështira 1945-1990, në të cilat kemi praninë e tipareve dhe veçorive nga më të larmishmet

dhe me ndikim në situatat e atëhershme. Në kuadër të këtij studimi doktoral kam marrë

përsipër të sjell në memorien e të gjithë atyre që mund të njihen me këtë studim rastin e

mëposhtëm.

Ka qenë konkretisht rasti i një zjarri të tillë në zonën e Ersekës. Pylli ishte

shekullor, me pemë të ndryshme, sidomos me dushk dhe panjë. Zjarri, i ndihmuar nga era

e fortë, mori përmasa duke u përhapur në drejtim të vijës së kufirit. Zjarri zgjati disa ditë.

Veçoritë e këtij zjarri ishin:

Page 54: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 48

a. Mungesa e njerëzve për të vepruar në shuarjen e zjarrit. Duke qenë zonë

kufitare, nuk lejohej futja e njerëzve të pastudiuar, me frikën se mund të

kalonin në shtetin fqinjë. Kjo ishte arsyeja që edhe ata pak njerëz që ishin

miratuar të vepronin për fikjen e zjarrit, gjatë natës i largonin nga zona dhe

zjarri zhvillohej e përhapej lirshëm, pa qenë nën kontroll;

b. Në pyjet e Ersekës kishte shumë predha luftarake të mbetura nga koha e luftës,

të cilat mund të plasnin nën veprimin e zjarrit, duke rrezikuar jetën e njerëzve,

duke përhapur frikë dhe panik;

c. Gjatë ditës, sipas terrenit dhe kushteve meteorologjike, zjarri herë kalonte në

territorin e shtetit fqinj dhe herë rikthehej në tokën shqiptare. Sipas rastit,

forcat tona të shërbimeve zjarrfikëse dhe të ushtrisë, si dhe ato të palës tjetër,

rrinin në pritje kur zjarri të kthehej në territorin e tyre. Për veprime të

përbashkëta as që bëhej fjalë.

Njëra palë shikonte tjetrën se si vepronte për të përballuar zjarrin që zhvillohej në

territorin e vet, duke shpresuar apo duke pritur që zjarri të mos kalonte këtej kufirit dhe

ata të ishin të detyruar të bënin të njëjtën gjë, të vepronin për shuarjen e tij. Zjarri në këtë

rast ishte i vetmi “person rebel” që kishte leje kalimi për në njërën dhe tjetrën anë të vijës

ndarëse kufitare. Kush kalonte kufirin pa leje, quhej “armik i popullit” dhe dënohej si i

tillë, ndërsa fenomene e natyrës nuk pyesnin për ndasitë që krijohen dhe zbatohen nga

sistemet.

Pak a shumë e njëjta situatë ishte edhe në një rast zjarri në hapësirën gjeografike

ndërkufitare në Veri të vendit, në malin e Tamarës. Terreni këtu ishte akoma me i vështirë.

Ndryshimi këtu është se shteti fqinjë ishte ish-Jugosllavia. Këto veprime paradoksale

vinin nga sistemi që kishte Shqipëria në atë kohë, kur shteti fqinjë dhe populli i tij nuk

shikoheshin si miq, por si kundërshtarë. Ky qëndrim mbahej edhe atëherë kur prioritar

ishte menaxhimi i situatës së emergjencës nga zjarri dhe jo ndasitë e sistemeve.

Njëkohësisht, në kuadër të rasteve konkrete të lindjes dhe të zhvillimit të zjarreve në

hapësirën gjeografike, duke evidentuar rolin e faktorit historik dhe politik, mund të

përmendim edhe të hapësirave gjeografike, të cilat para viteve 1990 identifikoheshin nën

termin zona kufitare apo të rëndësisë së veçantë, në të cilat ndalohej rreptësisht futja dhe

kalimi i njerëzve të zakonshëm. Për t’u përmendur është dhe një rast zjarri në Gadishullin

e Karaburunit. Një bari i vuri zjarrin kullotës, por si pasojë e erës dhe terrenit, zjarri mori

përhapje të shpejtë, duke u shtrirë pothuajse në të gjithë sipërfaqen me pemë e shkurre të

këtij gadishulli. Si të veçanta në këtë zjarr evidentojmë:

i gjithë gadishulli ishte zonë ushtarake, nuk kishte veprimtari apo objekte

civile dhe nuk lejohej futja e personave të paautorizuar;

stacioni zjarrfikës më i afërt ishte 15 minuta larg, në një kohë kur rrugët e

brendshme në gadishull ishin të pakta dhe lidhnin vetëm objektet ushtarake

ndërmjet tyre;

vëmendja kryesore nuk u përqendrua te fikja e zjarrit, por te mbrojtja e

objekteve ushtarake, sidomos të depove me municione të kalibrit të madh, si

p.sh. silurët;

era ishte aq e fortë, sa flakët kalonin papritur nga njëri krah i rrugës në tjetrin

dhe si pasojë e kësaj një lëmsh flake plagosi dy persona, të cilët po lëviznin

me makinë në atë rrugë.

Page 55: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 49

Ky zjarr zgjati afërsisht 48 orë dhe u fik nga forcat ushtarake, duke përdorur

kryesisht mjete rrethanore. Disa vjet më vonë, po në Karaburun, ra zjarr në zonë me drurë

dhe shkurre. Terreni i vështirë nuk lejonte lëvizjen për në afërsi të zjarrit të automjeteve

zjarrfikëse që u thirrën për të vepruar. Duke lëvizur në këtë terren, njëra nga makinat

zjarrfikëse u përmbys, e për pasojë u aksidentua rëndë shefi i zjarrfikësve të qarkut të

Vlorës, i cili kishte ardhur aty për të organizuar dhe drejtuar veprimet operacionale të

menaxhimit të situatës.

Përvoja tregon se, kur vlerësohet drejt situata, kur përcaktohen masa dhe detyra

konkrete, apo edhe kur bashkërendohet mirë midis strukturave nga qendra në bazë,

rezultatet e arritura në parandalimin e zjarreve dhe në menaxhimin e situatave të ardhura

prej tyre kanë qenë të mira.

Një punë e tillë është bërë çdo vit para fushatës së korrjes dhe shirjes të drithërave.

Në hapësira të ndryshme gjeografike, në njësi të ndryshme administrative të Shqipërisë,

koha e fushatës ishte angazhim total, që nga ministria e linjës, pushteti vendor, njësitë

bujqësore, ato të mekanizmave bujqësore etj. Puna fillonte me kontrollin teknik të

mekanizmave bujqësore, si makinat shirëse, autokombajnat etj., me vendin ku do

ngriheshin lëmenjtë e drithit, me skemën e lëmit, me vendin ku do ngriheshin kavaletat e

kashtës, me kompletimin me mjete shuarëse të mekanizmave bujqësore dhe të lëmenjve,

me instruktimin e fermerëve, me propagandën në shtyp, radio e televizor dhe me

kontrollin në vijimësi të ecurisë normale të fushatës. Fakt është së zjarret në këtë kategori

kanë qenë të pakta në numër dhe kur kanë ndodhur, është djegur ndonjë lëmë apo

kavaleta me kashtë të veçuara dhe në zona të thella.

Gjatë viteve 1980 deri në 1990 ka pasur një rritje të zjarreve në stallat e bagëtive.

Vetëm në periudhën 1985 deri 1989 zjarret në stalla zinin 12,7 për qind të numrit të

përgjithshëm të zjarreve të rëna, ndërsa zjarret në bazën ushqimore të blegtorisë zinin

14,57 për qind. Kjo ka qenë periudha kur zjarret në këtë kategori objektesh shkaktoheshin

më së shumti me qëllim dëmtimi, por edhe nga përdorimi jashtë rregullave i mjeteve

primitive të ndriçimit. Për stallat e bagëtive ka pasur rregulla dhe kërkesa normative të

veçanta. Ndërtesat e stallave duhet të ishin kryesisht të padjegshme. Dyert duhet të

hapeshin me sens nga brenda jashtë dhe të ishin lehtësisht të hapshme edhe kur

shtyheshin me kokë nga bagëtitë. Lopët, kuajt etj., duhet të kishin lidhje kolektive, me një

tra horizontal të kapur në të dyja skajet, ku futeshin litarët apo zinxhirët e bagëtive. Në

rast zjarri, duke tërhequr trarin, zinxhirët dhe trarët liroheshin nga lidhja me të dhe

bagëtitë nuk kishin pengesa për t’u larguar nga stalla.

Në përgjithësi stallat e bagëtive ishin të veçuara dhe larg zonave rurale të banimit.

Ato bëheshin me konstruksione të lehta dhe preferohej që çatia të mbulohej me kashtë.

Kjo për efekt të mbajtjes ngrohtë të ambientit brenda stallës. Ka qenë praktikë që poshtë

tavanit të mbahej një sasi e konsiderueshme baze ushqimore, si: bar, kashtë etj. Stallat në

përgjithësi nuk kishin instalime elektrike, ato ndriçoheshin me fenerë dhe llamba me

vajguri. Ato nuk ruheshin me rojë, por nga qen stani. Pothuajse të gjitha rastet e zjarreve

në stallat e bagëtive kanë ndodhur natën dhe në stalla të veçuara. Përmendim rastin e një

zjarri në një stallë me lopë dhe kuaj, në një fshat të Mirditës. Nga zjarri u dogjën 78

bagëti. Ky zjarr u shkaktua nga pakujdesia e një banoreje, e cila përdorte kandil me vaj

për ndriçim. Për të pasur pamje më të mirë gjatë mjeljes së lopëve ajo e vendosi kandilin

në shtyllën prej druri të stallës, në një gozhdë të ngulur aty. Flaka e kandilit ishte shumë

Page 56: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 50

afër me barin që ishte vendosur poshtë tavanit të stallës, për rrjedhojë bari nën tavan u

ndez. Zjarri ishte shumë i shpejtë dhe në pamundësi për të vepruar për ta fikur, stalla u

dogj plotësisht.

2. 5. Raportet e bashkëpunimit të hapësirës gjeografike dhe asaj sociale në

menaxhimin e zjarreve. Rasti i vendosjes së njësive zjarrfikëse.

Hapësira gjeografike dhe ajo sociale dallohen për një tipar mjaft interesant, atë të

bashkëpunimit me njëra-tjetrën. Madje nga bashkimi dhe bashkëpunimi i tyre kemi edhe

krijimin e hapësirës sociogjeografike. Vlerësojmë se një bashkëpunim i tillë paraqitet dhe

është prezent edhe në kuadër të zhvillimeve me të cilat shoqërohen rreziqet natyrore e

humane, përkatësisht fokusi studimor yni që janë zjarret. Në mënyrë konkrete

bashkëpunimi shprehet qartazi në marrëdhëniet dhe raportet reciproke që krijohen

ndërmjet shfaqjes së zjarreve në hapësirën gjeografike nga njëra anë dhe sistemeve

menaxhuese të ndërhyrjes së tyre nga grupet sociale të zjarrfikësve dhe strukturave të

tjera, pjesë e hapësirës sociale nga ana tjetër. Lidhur ngushtë me këto elemente, po

mundohemi të trajtojmë një situatë të tillë bashkëpunimi në raportet e vendosjes së

funksioneve sociale të pushtetit (institucionet e MKZ) në një hapësirë të caktuar

gjeografike, duke e transformuar në këtë mënyrë në një hapësirë sociogjeografike mjaft

interesante për t’u hulumtuar nga pikëpamja shkencore.

Studiuesit e ndryshëm vlerësojnë se në kuadër të lokacionit të vendeve sociale në

hapësirën gjeografike, në rastin tonë stacioneve të zjarrfikësve, duhet të marrim në

konsideratë disa elemente. Ndër këto elemente rëndësi mjaft të madhe bartin sidomos ato

që lidhen me momentin konkret të rënies së zjarrit diku në hapësirën gjeografike. Për të

menaxhuar me sukses, shpejtësi dhe efikasitet një situatë dhe moment të tillë, siç e

përmendëm më sipër, elementet ndikuese për vendosjen e lokacioneve të stacioneve të

zjarrfikësve në një hapësirë të caktuar gjeografike përcaktohen: së pari, mjetet dhe

efektivët duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë brenda një distance sa më të

shpejtë kohore, në kuadër të masave operacionale të ndërhyrjes dhe të shpëtimit, dhe së

dyti, veprimtaria operacionale e strukturave duhet të karakterizohet nga efikasiteti,

perfeksioni dhe rezultati, duke marrë në konsideratë mospasjen e dëmeve sidomos

njerëzore.

Në çdo kohë ka pasur, dhe ende ka, dy lloje stacionesh zjarrfikëse: stacionet pranë

objekteve me rrezik të shtuar apo me rëndësi ekonomike dhe stacionet e qyteteve. Një

praktikë e tillë ka qenë dhe është e zbatuar edhe në vendin tonë. Sot ne kemi vetëm 4

stacione të kësaj kategorie: stacioni i Albpetrolit në Patos, stacioni pranë Kombinatit të

Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, stacioni pranë Portit Detar në Durrës dhe ai

pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas. Destinacioni i tyre është i paracaktuar. Përjashtuar

stacionin e Kombinatit në Ballsh dhe atë të aeroportit në Rinas, ku automjetet dhe pajisjet

që kanë në përdorim këto stacione janë të llojit “profesional apo special”, të përshtatshme

posaçërisht për natyrën e ndërhyrjes në këto objekte, në raste të tjera automjetet janë ato

të tipit të përgjithshëm apo klasik, për të mos thënë se ato janë thjesht bote uji me pompë.

Bazuar në këtë kërkesë të nevojshme, është për të theksuar se shërbimi zjarrfikës

nuk ka në dispozicion asnjë mjet zjarrfikës lundrues, nuk ka mjete për shuarjen e zjarreve

nga ajri dhe nuk ka as automjete e pajisje të përshtatshme për të vepruar në qytetet muze.

Page 57: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 51

Edhe për stacionet zjarrfikëse që janë apo duhet të vendosen në zonat e banuara urbane,

ka norma që zbatohen. Këto norma kanë ardhur duke u përshtatur së bashku me ritmet

dhe cilësinë e zhvillimit të ndërtimeve në zonat e banuara. Po u referohem normave që

zbatohen në shtete të quajtura lindore, me të cilat kemi qenë më të afërt. Sipas këtyre

normave, stacionet zjarrfikëse në vendet e banuara vendosen sipas kushtit të rrezes së

veprimit apo shërbimit, që është një rreze veprimi në vijë të drejtë jo më shumë se 3 km

nga vendi i ndodhjes së stacionit zjarrfikës, deri të ndërtesa më e largët që ndodhet në

zonën e shërbimit të këtij stacioni. Kjo rreze veprimi i përgjigjet kohës së mbërritjes së

automjetit zjarrfikës te kjo ndërtesë fundore brenda 5 minutave. Si rregull, në fillim

vendoset një stacion zjarrfikës në qendër të qytetit dhe nisur nga ky stacion, përcaktohet

vendi i vendosjes së stacioneve të tjera. Për një funksionim normal dhe veprime të

koordinuara, është stacioni i qendrës ai që merr informacionin për zjarret kudo ku ato

ndodhin në qytet dhe nga këtu jepet urdhri për stacione të tjera. Për këtë arsye, stacioni

qendror pajiset me ndërlidhje të drejtpërdrejtë dhe të sigurt jo vetëm me stacione të tjera

zjarrfikëse, por edhe me ujësjellësin, elektrikun, ndihmën e shpejtë mjekësore, policinë e

rendit etj.

Edhe plotësimi i nevojave me automjete, në sasi e lloje të ndryshme, referuar

situatave nga më të ndryshmet që mund të shoqërojnë zjarret, me pajisje e mjete të

veçanta që duhen për ndërhyrje e menaxhim zjarri, me sasinë e personelit dhe të efektivit,

është i diktuar me llojin e ndërtesave dhe të veprimtarive që ka zona e shërbimit të çdo

stacioni të shërbimit zjarrfikës. Aty ku ndërtesat nuk janë më të larta se 2–3 kate nuk është

e nevojshme që stacioni të ketë autoshkallë me hapje në lartësi të mëdha, ose në zonat e

banuara që kanë vijë bregdetare apo kanë në afërsi basene ujore stacioni zjarrfikës duhet

të ketë edhe mjete zjarrfikëse të lundrueshme dhe deri në palombarë. Jo vetëm te ne, por

kudo faktori kohë është i diktuar nga një zinxhir masash apo kërkesash, të cilat nisin nga

objekti apo veprimtaria në nevojë, nga infrastruktura rrugore, nga koha e diktimit dhe e

njoftimit për ngjarjen, nga sistemi i ndërlidhjes, nga vendndodhja e stacionit zjarrfikës,

nga gjendja dhe disiplina e trafikut rrugor etj.

Problem është se në vendin tonë aktualisht nuk ka një kohë të paracaktuar si

detyrim ligjor, brenda së cilës stacioni zjarrfikës duhet të jetë prezent në vendngjarjen me

zjarr. Kjo është lënë e tillë si pamundësi zbatimi nga shërbimi zjarrfikës, aq edhe për të

mos u ngarkuar me përgjegjësi ky shërbim. Duke i marrë të gjithë këta faktorë së bashku

dhe jo vetëm (edhe më tej do japim argumente të tilla) në vlerësim të përgjithshëm mund

të themi se stacionet zjarrfikëse, aq sa janë dhe aty ku janë, nuk e mbulojnë të gjithë

territorin, duke lënë kështu jashtë rrezes efektive të ndërhyrjes zona të tëra urbane e rurale

dhe deri te veprimtari me rëndësi ekonomike. Në këtë këndvështrim po analizojmë qytetin

e Tiranës, zonën bregdetare në përgjithësi dhe më tej, disa zona të veçanta sipas disa

akseve rrugore.

Disa të dhëna për rrethin dhe qytetin e Tiranës janë: popullsia e Qarkut të Tiranës

është afro 720 mijë banorë, ndërsa e kryeqytetit është afro 540 mijë banorë. Sipërfaqja

urbane e Tiranës është 42 km katrorë, rrethi ka edhe 3 qytete, 18 komuna, 150 fshatra, ka

5 stacione zjarrfikëse dhe një efektiv afro 100 veta. Stacionet zjarrfikëse, sipas vendit ku

ndodhen kanë marrë edhe emërtimet: stacioni i qendrës (pranë Fakultetit të Inxhinierisë së

Ndërtimit), stacioni i Kombinatit, stacioni i Qytetit Studenti, stacioni i Kinostudios dhe

stacioni Kodër-Kamëz. Ja çfarë mund të evidentojmë në argumentim të problemit:

Page 58: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 52

- Dihet se në rrjetin e brendshëm të qarkullimit rrugor të Bashkisë së Tiranës ka

mjaft mangësi dhe problematika. Tashmë ato janë të evidentuara jo vetëm nga studiuesit e

ndryshëm, shoqëria civile, por edhe nga emisione të ndryshme të medies televizive.

Kështu p.sh nuk ka korsi emergjence, ndonëse duhet të vlerësojmë se gjatë këtyre tre

viteve të fundit është punuar në këtë drejtim dhe në disa akse rrugore kryesore ato janë

prezente, edhe pse nuk respektohen normat dhe rregullat qarkullimit në to.

- Gjithashtu në kuadër të qarkullimit rrugor të Bashkisë së Tiranës shohim praninë

e një trafiku të rënduar dhe deri diku edhe të padisiplinuar. Shtimi i numrit të stacioneve

zjarrfikëse në kryeqytet ka përmirësuar gjendjen, por nuk e ka zgjidhur atë. Zona rurale

në përgjithësi dhe qytetet Vorë e Kërrabë janë larg këtyre stacioneve. Vetëm si qytete ato

kanë përkatësisht nga 4200 dhe 1100 banorë. Autostrada Tiranë–Durrës nuk është e

kompletuar me mbikalime dhe shpesh duhet të bësh kilometra të tëra për të kaluar nga

njëra anë në anën tjetër të saj. Theksojmë se në të dyja anët e kësaj autostrade janë

vendosur dhe funksionojnë shumë objekte me veprimtari prodhuese, magazina, impiante

gazi, hotele e qendra tregtare etj. Tendenca është që zhvillimi urban dhe ai i veprimtarive

prodhuese, në një kohë të afërt të bashkojë Tiranën me Durrësin. Përjashtuar stacionin e

qendrës, stacionet e tjera zjarrfikëse kanë një numër të vogël forcash të gatshme në

shërbim, që shkon nga 2–3 persona. Në raste të zjarreve masive, përqendrimi i forcave

dhe i mjeteve kërkon kohë të konsiderueshme për t’u realizuar.

Mjaftojnë vetëm këto të dhëna për të evidentuar se faktorët kohë, ndërhyrje dhe

efektivitet ndërhyrje nga stacionet zjarrfikëse, nuk janë të arritura. Prej këtu nxjerrim

konkluzionin se numri i stacioneve zjarrfikëse që ka qyteti i Tiranës dhe vendndodhja e

tyre nuk e mundësojnë mbulimin e zonës urbane të këtij qyteti, pa përmendur këtu zonat

rurale, masivet pyjore përreth tij etj. Praktika të afron shumë raste kur ndihma e

stacioneve zjarrfikëse ka qenë e vonuar. Kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve, nuk duhet të

ecet me arsyetimin se “aty ku ka pak njerëz, nuk mund t´u afrohet shërbimi i mbrojtjes

nga zjarri dhe shpëtimit”. Jeta e njeriut duhet të garantohet me të gjitha llojet e

shërbimeve.

Është e rëndë dhe e papranueshme ngjarja e datës 27.02.2014 në qytetin e Vorës.

Rasti është i tillë: një personi i shpërtheu automjeti, sapo ai hyri në të dhe tentoi ta ndezë.

Automjeti u përfshi nga flakët dhe askush nuk mundi t’i vinte në ndihmë personit të

dëmtuar rëndë nga shpërthimi dhe që po digjej brenda automjetit. Makina zjarrfikëse nga

stacioni i Tiranës mbërriti me shumë vonese, sipas dëshmitarëve të pranishëm, pas 30

minutash. Pavarësisht nga shkaku i shpërthimit dhe i djegies së automjetit, një nga arsyet

e vonesës së ndërhyrjes së stacionit zjarrfikës është distanca relativisht e madhe. Shtrohet

pyetja: “Po nëse zjarri në këtë qytet, dhe jo vetëm, do të ndodhtë në një çerdhe, kopsht

apo shkollë fëmijësh?”

Dy qarqet fqinje me atë të Tiranës, ai i Durrësit dhe ai i Elbasanit, e kanë situatën

diku më të ndërlikuar dhe më të vështirë në aspektin e veprimtarisë aktive sesa Tirana.

Duhet thënë se në të tria këto qarqe të vendit tonë, të cilat janë ndër më të rëndësishmet

dhe kryesoret në shumë aspekte, banon afro 60 % e të gjithë popullsisë së vendit. Kur

ndodh që lëvizin për ndihmë automjetet zjarrfikëse nga njëri qark apo qytet tek tjetri, lihet

një boshllëk i dukshëm në shërbimin zjarrfikës të qarkut apo qytetit nga ato janë nisur. Në

këtë gjendje, në mos edhe më keq, është edhe zona bregdetare nga Velipoja deri në

Butrint. Përjashtuar zonën e quajtur te Plepat, në asnjë nga qytetet dhe komunat që

ndodhen në afërsi të vijës ujore të bregdetit, ku zhvillohet intensivisht edhe turizmi veror,

Page 59: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 53

nuk kanë stacione apo shërbim zjarrfikës. Dhe bëhet fjalë për një zonë që gjatë gjithë

muajve të verës pret 2 deri 3 milionë pushues dhe kur jo vetëm qytetet e Shëngjinit,

Velipojës, Divjakës, Orikumit dhe Himarës, por e gjithë vija bregdetare po shtohet me

ritme të shpejta me ndërtime të reja. Në rast zjarri në këto zona të banuara, ndërhyrja nga

stacionet zjarrfikëse më të afërta shkon në rastin më të mirë 20 minuta dhe në rastin me të

keq 1 orë e më shumë. Duhet theksuar se bëhet fjalë për turizmin e plazhit, i cili

konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.

Shtrirja gjeografike e stacioneve të ndryshme zjarrfikëse lë jashtë mbulimit edhe

mjaft zona të tjera të populluara dhe që kapen nga segmente rrugësh nacionale ekzistuese.

Lidhur ngushtë me një argument të tillë, po përmendim në mënyrë analitike disa prej tyre

në kuadër të njësive të ndryshme administrative: autostrada Tiranë–Durrës, ku janë

qytetet Vorë dhe Shijak me popullsi përkatësisht 4200 dhe 12000 banorë; rruga nacionale

Kavajë–Elbasan, ku janë qytetet Rrogozhinë dhe Peqin, me popullsi përkatësisht 5200

dhe 7200 banorë; rruga nacionale Pogradec–Korçë, ku është qyteti i Maliqit; rruga

nacionale Burrel–Peshkopi, ku janë qytetet e Klosit dhe të Bulqizës, ku vetëm qyteti i

Bulqizës ka 10000 banorë; rruga bregdetare Vlorë–Sarandë, ku kemi qytetet Orikum dhe

Himarë, me popullsi përkatësisht 2600 dhe 4500 banorë etj. Asnjë nga këto qytete

ndërmjetëse nuk ka stacion zjarrfikës dhe në rast nevoje, ndërhyrja nga stacioni më i afërt

bëhet e mundur pas afro 30 minutash. Është me vend të theksojmë se qyteti i Rrogozhinës

është 50 km larg Elbasanit dhe Himara është 73 km larg Vlorës dhe 66 km larg Sarandës.

Nga sa u tha, përsërisim se shpërndarja gjeografike e vendeve sociale të tilla, të

cilat i emërtojmë nga pikëpamja shkencore e përkufizimeve të gjeografisë sociale si

stacione zjarrfikëse, jo vetëm në qytete apo zona të caktuara, por edhe në shkallë vendi,

nuk e bën të mundur mbulimin e gjithë territorit të vendit në kohën e duhur dhe me

efektivitetin e duhur nga ana e stacioneve zjarrfikëse. Përqendrimi i forcave dhe i

mjeteve, duke marrë edhe nga qytetet fqinje, si ka ndodhur dhe ndodh në çdo rast zjarri

masiv, jo vetëm që kërkon një kohë të gjatë që të bëhet e mundur, por në çdo rast cenon

gatishmërinë e shërbimit zjarrfikës në qytetin nga merret kjo ndihmë. Në vijim të këtij

vlerësimi të përgjithshëm që po japim, duhet theksuar se edhe automjetet zjarrfikëse që

kanë stacione të qyteteve të ndryshme në vendin tonë, janë mjaft të kufizuara jo vetëm në

numër, por ato në shumicën e tyre janë dhe paraqiten mjaft të amortizuara nga kondicioni

dhe parametrat. Në këtë mënyrë është mjaft e vështirë ndërhyrja serioze dhe efikase,

ndonëse nuk mungon gatishmëria.

Një hap në drejtimin e duhur janë marrëveshjet e ndihmës dhe të partneritetit që

stacione të ndryshme të zjarrfikësve po ndërtojnë me shërbimet homologe partnere në

vende të ndryshme, kryesisht të rajonit dhe ato europiane. Në kuadër të marrëveshjeve të

tilla po gjenerohen jo vetëm vizita reciproke apo trajnime të stafit të këtij grupi social, por

edhe rinovim i bazës materiale, automjeteve të ndryshme, si dhe mjaft mjeteve e pajisjeve

aq të domosdoshme në betejën ndaj zjarreve.

Vlerësojmë se në situatë emergjente, sidomos gjatë lindjes dhe përhapjes së

zjarreve masive në stinën e verës, ndërmarrja e veprimeve operacionale për shuarjen dhe

menaxhimin e zjarreve ka kërkuar edhe ndihmën e mjeteve të ndryshme nga vendet

partnere. Një gjë e tillë ndikohej jo vetëm nga përmasat e zjarreve, por edhe nga

pamundësia për të ndërhyrë me flotën tonë të pajisjeve dhe të mjeteve në dispozicion,

ndonëse personeli, efektivët e grupit social të zjarrfikësve ishin në gatishmëri të plotë.

Page 60: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 54

Kapitulli III

ROLI I GRUPEVE SOCIALE NË PARANDALIMIN

DHE MENAXHIMIN E ZJARREVE

Grupet sociale janë një nga elementet më të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të

një hapësire të caktuar sociogjeografike. Kontributi i tyre paraqitet jashtëzakonisht i

vlerësueshëm në drejtim të ndryshimeve dhe transformimeve që pëson kjo hapësire e

caktuar. Një gjë e tillë ka bërë të mundur edhe përcaktimin e dinamizmit si karakteristikë

e tipar themelor, me të cilat shoqërohet aktiviteti i këtyre grupeve sociale etj. Larmia dhe

llojshmëria e grupeve sociale, e lidhur ngushtë me funksione respektove, paraqitet mjaft

sinjifikative në vetë evolucionin e kësaj hapësire sociogjeografike. Krahas ndikimit në të,

grupet sociale luajnë një rol mjaft të madh dhe aktiv edhe vetë brenda tyre nga njëra anë,

si dhe në ndërveprimin dhe raportet që realizojnë me grupe të tjera sociale aktive në

evolucionin dhe transformimin e hapësirës sociogjeografike. Një gjë e tillë është e

pranishme kudo në veprimtarinë dhe aktivitetin e tyre.

Rreziqet natyrore dhe humane, zjarret në veçanti, si pjesë e tyre, të ndërmarrë për

t’u analizuar e studiuar nga ana jonë në këtë punim shkencor, përfshijnë në aktivitetin e

lindjes, zhvillimit, menaxhimit apo parandalimit të tyre mjaft individë apo grupe sociale

të veçanta, në të cilat ata bëjnë pjesë. Ndikuar nga tiparet dhe karakteristikat që ato

shfaqin në aktivitetin e tyre, si dhe në kuadër të shpërndarjes gjeografike në botë dhe në

Shqipëri, synojmë të japim disa mendime, lidhur ngushtë me hulumtime të realizuara nga

ana jonë. Ndonëse në këtë rast dimensioni shkencor që u japim tipave të ndryshme të

grupeve sociale, aktive në parandalimin, lindjen, zhvillimin dhe menaxhimin e zjarreve,

përbën risi në kuadër të larmisë së trajtesave në këndvështrimin e optikës së gjeografisë

sociale.

Gjithashtu duhet të vlerësojmë edhe njohjen tonë jo shumë adekuate me trajtesa të

tilla të karakterit shkencor, e ndikuar nga optika e kurrikulës shkollore universitare e

realizuar nga ana ime në SHBA. Por eksperienca dhe njohja e mirë e aktivitetit të këtyre

grupeve sociale, ka bërë të mundur arritjen e objektivit shkencor në realizimin e

evidentimit të disa tipareve dhe karakteristikave të tyre në veprimtarinë që ato luajnë në

një hapësirë të caktuar sociogjeografike. Në mënyrë të detajuar më poshtë po paraqesim

trajtesat, të cilat lidhen me grupet sociale dhe menaxhimin e zjarreve në vendin tonë,

institucionet dhe grupet sociale të shërbimit zjarrfikës, së bashku me tiparet e tyre, grupet

sociale dhe kultura për mbrojtjen nga zjarri, rolin e grupeve sociale në prodhimin e

mjeteve për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.

Page 61: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 55

3. 1. Grupet sociale dhe menaxhimi i zjarreve në Shqipëri

Zjarrfikësit, punonjësit dhe individët që merren me parandalimin, shuarjen dhe

menaxhimin e zjarreve, përfaqësojnë një nga grupet sociale me interesante për t’u

hulumtuar, studiuar dhe analizuar nga këndvështrimi shkencor. Autorë dhe studiues të

ndryshëm kanë tentuar analizën multidimensionale të një grupi të tillë social, lidhur

ngushtë me disiplinën përkatëse shkencore. Një gjë e tillë është trajtuar në mjaft raste jo

vetëm nga shkencat për mbrojtjen nga zjarret, por edhe nga ekonomistët, ambientalistët,

gjeologët e gjeodetët, shkencat sociale etj. Në këtë aspekt paraqitet mjaft evidente,

sidomos risia e studimeve gjeografike, në këndvështrimin e gjeografisë sociale, duke e

parë një grup të tillë social në kuadrin jo vetëm të shpërndarjes gjeografike, por edhe të

rolit dhe kontributit që luan në tërësinë e një hapësire të caktuar sociogjeografike dhe

evolucionin e saj.

Ky grup social përfaqëson njëkohësisht edhe hallkën më të rëndësishme dhe të

spikatur në kuadër të tërësisë së luftës që zhvillohet për ndërhyrjen dhe menaxhimin e

situatave të krijuara nga zjarret kudo në botë. Këto grupe sociale të larmishme, në kuadër

të strukturës profesionale, janë një shërbim urgjence i gatishmërisë së përhershme, që në

një nevojë të ngutshme dhe imediate, siç janë situatat e zjarreve, kanë për mision dhënien

e ndihmës së shpejtë për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe pronën nga rreziku i zjarrit, si

dhe për të realizuar shuarjen e tyre, shpejt dhe me sa më pak dëme.

Në tërësinë e tyre grupi social i zjarrfikësve, si dhe i mjaft punonjësve të tjerë të

angazhuar me kontributin e tyre në parandalimin, shuarjen dhe menaxhimin e zjarreve,

paraqiten me tipare dhe veçori mjaft interesante. Në mënyrë të veçantë spikasin larmia

profesionale (lidhur ngushtë me lloje të ndryshme sektoriale që përfshin një aktivitet i

tillë), dinamizmi i tyre (ndikuar nga shkalla e lartë e ritmit dhe detyrave që duhen kryer në

situata të caktuara), dhe cilësitë individuale në kryerjen dhe realizimin e funksioneve të

tyre sociale në kuadër të rolit dhe aktiviteteve të përcaktuara që ato realizojnë.

Grupi social i zjarrfikësve dhe strukturave të tjera përbërëse, pjesëmarrëse në

situatat e lidhura me menaxhimin e zjarreve, kanë në strategjinë e tyre realizimin dhe

plotësimin e disa rregullave dhe standardeve. Aktivitetet dhe ndërhyrjet që ato realizojnë

në situatat e ndryshme që lidhen me parandalimin e zjarreve apo shuarjen dhe

menaxhimin e tyre në momente të ndodhjes së këtyre rreziqeve natyrore e humane

paraqiten mjaft të larmishme, tërësisht të ndryshme dhe me shkallë vështirësie nga

elementaret deri ndër më të ndërlikuarat. Një gjë e tillë u paraqit evidente në kapitullin e

mësipërm, kur analizuam menaxhimin e zjarreve dhe vendet sociale, në të cilat u shpreh

qartë dinamika dhe ndryshimet në raste të ndryshme të situatave të zjarreve në vendet

sociale të banimit, prodhimit, shkëmbimit, argëtimit nga njëra anë dhe hapësirës

gjeografike nga ana tjetër. Prandaj duhet nënvizuar fakti i cilësisë individuale që duhet të

këtë individi, pjesë e grupit social të zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë që marrin pjesë

në këtë sektor të vështirë.

Suksesi dhe realizimi i detyrave të përcaktuara është i ndikuar dukshëm edhe nga

karakteristikat që shfaqin zjarret në kuadër të hapësirave të ndryshme sociogjeografike.

Veprimet operacionale që kryejnë zjarrfikësit janë nga më të thjeshtat e deri te ato më të

ndërlikuarat. Kjo ka të bëjë kryesisht me përmasat e zjarrit, format dhe tiparet e tij, të cilat

janë elemente që përcaktojnë llojin e zjarrit dhe njëkohësisht ndikojnë në ndërtimin dhe

përpunimin e veprimeve operacionale dhe strategjisë së ndërhyrjes për ta menaxhuar atë.

Page 62: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 56

Në mënyrë të veçantë është e rëndësishme që në kuadër të rënies së zjarrit në një hapësirë

të caktuar sociogjeografike, grupet sociale të zjarrfikësve dhe strukturat drejtues duhet të

identifikojnë, nëse kemi të bëjmë me shfaqje zjarri të karakterit normal apo kemi

prezencën e një zjarri masiv. Një gjë e tillë paraqitet mjaft me rëndësi sepse sa më i madh

dhe me zhvillim intensiv të jetë zjarri në një hapësirë të caktuar sociogjeografike, aq me

të ndërlikuara janë ndërmarrja e veprimeve operacionale për ta menaxhuar një situatë të

tillë.

Në mënyrë konkrete personalisht jam ndodhur në situata nga më të ndryshmet

lidhur me këto forma dhe përmasa të rënies dhe zhvillimit të zjarreve, ndaj të cilave

identifikimi i tipareve të tyre, formave dhe evolucionit të shfaqjes ,na kanë diktuar

ndërmarrjen e veprimeve operacionale nga më të larmishmet, për të arritur suksesin e

duhur dhe e kundërta. Në raste të pranisë së identifikuar se zjarri paraqitet normal nga ana

jonë, si grup social i zjarrfikësve dhe punonjësve pjesëmarrës për shuarjen dhe

menaxhimin e zjarrit, mënyrat e veprimeve operacionale dhe ndërtimi i strategjive

ndërhyrëse për të bërë të mundur shuarjen dhe menaxhimin e këtij tipi zjarri bëhej nga

njësitë zjarrfikëse të zonës apo stacionit lokal ku shfaqej zjarri.

Kam mendimin tim modest, njëkohësisht nisur edhe nga eksperienca ime

personale në raste konkrete të tilla, se menaxhimi i këtyre zjarreve, përballja me situata të

tilla nuk kishte vështirësi dhe ndërlikime, përkundrazi realizohej me veprime normale,

elementare dhe të thjeshta nga pikëpamja e veprimeve operacionale. Gjithashtu në kuadër

të pranisë së situatave të tilla gjithçka realizohej nga njësia lokale e stacioneve zjarrfikës,

me punonjësit saj, pjesë e këtij grupi social që po analizojmë. Situata të tilla nuk

paraqitnin para nesh ndërmarrjen e nevojave për të kërkuar impenjimin e strukturave të

tjera apo për të kërkuar ndihmë nga forca të tjera dhe mjete shtesë.

Shprehim mendimin dhe e kemi konstatuar se në raste të zjarreve masive situatat

paraqiten mjaft të ndërlikuara në kuadër të menaxhimit dhe përballjes së tyre nga grupi

social i zjarrfikësve. Në mënyrë të veçantë prania e këtyre zjarreve në hapësirën

gjeografike, në vendet sociale të banimit e sidomos të prodhimit (në fabrika e uzina të

mëdha) krijon problematika dhe vështirësi serioze në përballimin dhe menaxhimin e tyre,

prandaj edhe veprimet operacionale që duhet të ndërmerren janë krejtësisht të ndryshme

dhe tërësisht më të detajuara. Ndryshe ndodh me zjarret masive. Përballimi i zjarreve në

këto raste detyrimisht ka kërkuar dhe kërkon në vazhdimësi ndërmarrjen e veprimeve

operacionale të ndërlikuara, prandaj është e domosdoshme të bëhet përqendrimi i mjeteve

dhe i forcave, duke kërkuar e marrë ndihma nga stacione të tjera të qytetit dhe deri të

stacione të qyteteve fqinje.

Pa dyshim që në kuadër të rolit që luajnë grupet sociale të zjarrfikësve dhe

punonjësve të tjerë të shuarjes dhe menaxhimit të zjarreve me mjaft interes është paraqitja

dhe inkuadrimi i tyre në situata konkrete të ndodhjes dhe të zhvillimit të zjarreve dhe

elementeve përbërës të tyre. Në këto raste kemi shfaqjen e vërtetë të tipareve dhe të

karakteristikave specifike të këtij grupi social tepër të larmishëm e dinamik. Literatura e

mbrojtjes dhe menaxhimit të zjarreve në tërësinë e zhvillimit shkencor, metodik e praktik

të saj vlerëson së vetë menaxhimi i zjarreve në përgjithësi përfshin në përbërjen e tij dy

nocione dhe veprime themelore: nga njëra anë parandalimin e rënies së zjarreve, dhe nga

ana tjetër shuarjen e këtyre zjarreve kur ato ndodhin në kuadër të një hapësire të caktuar

sociogjeografike. Duke analizuar këto dy nocione apo veprime bazë themelore, që lidhen

ngushtë me vetë funksionin social të grupit social të zjarrfikësve, pra aktivitetin që

Page 63: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 57

ushtrohet nga ato vetë, studiuesit e ndryshëm vlerësojnë se rolin më të rëndësishëm në

këtë menaxhim të zjarreve e ushtron parandalimi i tyre.

Tashmë paraqitet si aksiomë e provuar konkluzioni se është tërësisht më e lehtë

dhe elementare pozitive për njerëzit, popullsinë, grupet sociale, hapësirën

sociogjeografike parandalimi i zjarrit, sesa shuarja e tij kur një ngjarje apo rrezik natyror e

human si zjarri, ka ndodhur. Njëkohësisht duhet të theksojmë se zjarri mund të

parandalohet dhe duhet shuar aty ku ai mund të ndodhë, në vendet sociale të banimit,

prodhimit, shkëmbimit, argëtimit, pushtetit, hapësirën gjeografike, pra pikërisht aty ku

mund të shfaqet, atje ku ndodh në mënyrë normale apo masive. Për këto arsye, që të

arrihet një menaxhim i mirë i zjarreve, kërkesat, standardet dhe normat e zbatuara nga ana

e grupit social të zjarrfikësve duhet të jenë strikte, rigoroze, të shpejta dhe efikase. Në

këtë drejtim, impenjimi i këtij grupi social shumë specifik dhe i rëndësishëm duhet të jetë

maksimal.

Studimet dhe hulumtimet e ndryshme të realizuara nga autorë të spikatur të

shkencave të mbrojtjes nga zjarri, si dhe mjaft hulumtues divulgativ korrektë dhe

ambiciozë në drejtim të njohjes së detajuar të kontributit të grupeve sociale të tilla, siç

janë zjarrfikësit, vlerësojnë se ky grup social po paraqitet gjithnjë e më aktiv dhe rigoroz

në drejtim të zbatimit të kërkesave dhe standardeve për parandalimin e zjarreve dhe

menaxhimin e tyre. Tendenca e ushtrimit të funksionit social të pushtetit nga ana e tyre ka

orientuar vendosjen gjithnjë e më të strukturuar dhe detyruese ndaj të tjerëve, që të

merren masat e nevojshme për të zbatuar rregulla të qarta e strikte në këtë drejtim. Një gjë

e tillë tashmë konfirmohet nga prania e një numri të gjerë, botimesh, trajnimesh,

rregulloresh dhe elementesh legjislativo-juridike, me të cilat është sanksionuar

veprimtaria e grupit social të zjarrfikësve dhe masat që duhen zbatuar nga ato vetë në

kuadër të menaxhimit të zjarreve, si dhe palëve të tjera në kuadrin parandalues të zjarreve.

Shembujt janë të shumtë në këtë drejtim. Në kuadër të analizës referuar vendeve

sociale dhe menaxhimit të tyre në kuadër të lindjes dhe zhvillimit të zjarreve, ne kemi

paraqitur disa elemente sporadike. Gjithsesi, më poshtë po mundohemi të evidentojmë

disa nga etapat apo fazat që kërkohen nga strukturat e funksioneve sociale të grupit social

të zjarrfikësve që të aplikohen në raste të vendeve sociale të banimit, prodhimit,

shkëmbimit dhe argëtimit. Në këtë rast kemi marrë në analizë normat dhe standardet që

duhet të plotësojë grupi social i investitorëve në kuadër të realizimit të një vendi të

caktuar social, në një hapësire të veçantë sociogjeografike.

Në mënyrë konkrete grupi social i investitorëve, që të bënte të mundur që në të

ardhmen të parandalonte rënien e zjarrit në vendin social që duhet të ndërtojë, ose ta

shuajë dhe menaxhojë atë, duhet të ishte i pajisur me: kërkesat normative të mbrojtjes nga

zjarri dhe shpëtimit me anë të një projekti dhe raporti teknik të veçantë, me zbatimin e

këtyre kërkesave duke bërë kompletimin e ambienteve të ndërtesës me mjete e pajisje për

diktimin dhe sinjalizimin e zjarreve, me pajisje dhe impiante shuarëse, me sisteme

treguese për braktisjen e detyruar të ndërtesës në rast zjarri etj., të realizojë instruktimin

dhe trajnimin e punonjësve për mbrojtjen nga zjarri, të hartojë rregullore të brendshme

për mbrojtjen nga zjarri, të hartojë një plan urgjence mbi masat, mënyrën dhe radhën e

veprimit në kushte zjarri; të përgatisë, paraqesë dhe kompletojë skemën e evakuimit të

punonjësve apo banorëve gjatë braktisjes së detyruar të ndërtesës në kushte të një zjarri të

ndodhur, të marrë aktin teknik (lejen e fillimit të veprimtarisë) te policia zjarrfikëse, të

realizojë kontrollin periodik dhe të vazhdueshëm të zbatimit të rregullave të brendshme,

Page 64: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 58

të gatishmërisë së mjeteve dhe pajisjeve për diktim sinjalizimin dhe shuarjen e zjarreve që

ka vendi social i caktuar; të realizojë organizimin e punonjësve në skuadrat kundër zjarrit

dhe të realizojë stërvitjen e programuar të tyre për të vepruar në kushte të një zjarri etj.

Ndërmarrja e elementeve të tilla, normave ligjore dhe akteve juridike të

sipërcituara, bën të mundur dhe ndikon në arritjen e suksesit në parandalimin e zjarreve

apo shuarjen dhe menaxhimin e rreziqeve që mund të shkaktohen nga zjarret në një vend

social të veçantë që ndërtohet nga ana e investitorëve. Në të njëjtën kohë ndikon qartazi

edhe në rritjen e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me grupet sociale të zjarrfikësve,

duke garantuar në këtë mënyrë mospasjen e situatave problematike që mund të lindin e

zhvillohen nga zjarret.

Studiuesit dhe hulumtuesit e ndryshëm, lidhur ngushtë me literaturën e shfletuar,

si dhe nisur nga eksperienca personale, vlerësohet se aplikimi i masave të mësipërme

tenton të orientojë drejt zbatimit rigoroz e korrekt të masave kundër zjarreve, me qëllim

që mundësia e rënies së zjarrit është pothuajse zero në këto vende sociale të larmishme.

Nëse ndodh zjarr, ai do diktohet shpejt, do lokalizohet dhe sinjalizohet në kohë, do të

ndërhyhet shpejt dhe do të ketë efektivitet në veprimet operacionale që do të kryhen.

Njëkohësisht aplikimi i masave dhe standardeve të tilla nuk lë në hije grupin social të

zjarrfikësve. Përkundrazi, roli dhe kontributi i këtij grupi social është evident si në kuadër

të trajnimit dhe stërvitjes së punonjësve, pjesë përbërëse e strukturave të investitorit, ashtu

edhe në realizimin e veprimeve operacionale në rastin e ndërhyrjes kur ndodhin apo

shfaqen zjarret në këto vende sociale.

Grupi social i zjarrfikësve është gjithmonë i gatshëm në ndërhyrjen në kuadër të

situatave të caktuara të shfaqjes së zjarreve në këto vende sociale, pasi kur zjarri nuk

mund të përballohet nga vetë punonjësit e objektit, kërkohet ndërhyrja e stacioneve

zjarrfikëse. Në raste të tilla veprimet operacionale të mëtejshme janë kompetencë e grupit

social të shërbimit zjarrfikës, ku punonjësit, mjetet dhe pajisjet që ka objekti vihen në

dispozicion të forcave zjarrfikëse, punonjësit e objektit kryejnë vetëm detyrat që u jepen

nga drejtuesi i shuarjes së zjarrit. Njëkohësisht, pas shuarjes së zjarrit dhe normalizimit të

situatës, drejtuesit e objektit bëjnë bilancin, analizojnë shkaqet e ndodhjes së zjarrit dhe

përcaktojnë përgjegjësitë dhe masat e nevojshme që kjo situatë të mos përsëritet në të

ardhmen.

Grupi social i zjarrfikësve, me anë të tipareve dhe veçorive që e karakterizojnë në

kuadër të aktivitetit që realizon në situata të caktuara, duhet të marrë në konsideratë disa

standarde apo norma të përcaktuara. Nëpërmjet zbatimit të tyre, ky grup social bën të

mundur realizimin me sukses të një menaxhimi efikas dhe rezultativ të situatave të

mbrojtjes nga zjarri, në kuadër të një hapësire të caktuar sociogjeografike.

Së pari, duhet të jetë plotësisht e qartë situata e zjarrit në kuadër të hapësirës

sociogjeografike, duhet përcaktuar për çfarë bëhet fjalë konkretisht, tipi apo forma e

zjarrit, çfarë digjet, çfarë rrezikohet të ndodhë si rezultat i zjarrit, si zhvillohet zjarri,

drejtimet e mundshme të përhapjes së tij etj. Një analizë e tillë na bën të mundur në

aspektin konkret që të realizojmë një njohje të shpejtë mbi ngjarjen e shfaqur, e cila na

orienton për të ndërmarrë më pas veprime të nevojshme në zbatim të normave dhe

standardeve të kërkuara për mbrojtjen nga zjarri.

Së dyti, bazuar në këtë situatë të rënies dhe të zhvillimeve bashkëshoqëruese të

zjarrit dhe pasojave që mund të sjellë në këtë hapësirë të caktuar sociogjeografike,

përcaktohet baza materiale e nevojshme për ndërhyrje. Në këtë drejtim duhet të bëhet

Page 65: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 59

llogaritja e nevojave që duhen në automjete, pajisje, lëndë shuarëse, forca zjarrfikëse, por

edhe e ndihmave shtesë që duhen për plotësimin e këtyre nevojave. Ndërmarrja e masave

dhe e parashikimeve të tilla e bën grupin social të zjarrfikësve në veçanti, së bashku me

grupe të tjera sociale pjesëmarrëse, më efikase në realizimin e ndërhyrjes dhe të

menaxhimit të situatës së zjarreve.

Së treti, duhet të merren në konsideratë dhe të shfrytëzohen me efektivitet dhe

plotësisht mjetet dhe pajisjet që ka vetë objekti apo vendi social përkatës, ku ka rënë

zjarri. Me përparësi është të evidentohet dhe të shfrytëzohet burimi më i afërt apo

mundësia më e mirë e furnizimit me ujë. Në çdo rast duhet të garantohet furnizimi i

pandërprerë me ujë, në sasinë dhe me presionin e duhur. Një gjë e tillë, Njëkohësisht

tregon sesa me rëndësi paraqiten respektimi dhe zbatimi korrekt dhe rigoroz nga ana e të

gjithë atyre institucioneve apo pronarëve të vendeve të ndryshme të banimit, prodhimit,

shkëmbimit, argëtimit etj., masat dhe legjislacioni përkatës në fushën e zjarreve.

Së katërti, duhet të bëhet një shpërndarje racionale e forcave dhe e mjeteve në

terren dhe çdo gjë duhet të jetë në vendin e kërkuar, jo vetëm mjetet dhe forcat që janë në

dispozicion, por edhe ato që pritet të instalohen në vendet ku ka rënë zjarri. Kërkohet

kështu një menaxhim profesional i situatës, për një arritje sa më të shpejtë të zgjidhjes së

detyrave të vendosura.

Marrja në konsideratë e këtyre normave dhe standardeve të paraqitura më sipër,

realizimi dhe vënia në efikasitet në kohën e duhur e këtyre elementeve dhe arritja në

terrenin praktik e synimeve të paracaktuara, ndiejnë domosdoshmërinë dhe nevojën e rolit

dhe kontributit serioz e të kualifikuar të funksionit social të pushtetit, grupi social që

identifikohet si drejtuesit e shërbimit të forcave zjarrfikëse. Drejtuesit kryesorë që

ndërmarrin dhe udhëheqin veprimet operacionale duhet të jenë jo vetëm një grup social i

mirëpërgatitur, trajnuar, por ato duhet të shprehin autoritetin e tyre nëpërmjet ushtrimit të

një komande unike, një drejtim të vetëm. Nuk është bërë rregull i detyrueshëm dhe

kurdoherë i zbatuar, që në zjarr të komandojë vetëm një njeri. Dhe ky njeri, në çdo rast

duhet të jetë një zjarrfikës i mirëfilltë. Dikur ka pasur një urdhër të ministrit të Brendshëm

që theksonte se “në zjarr komandon gjithmonë drejtuesi i shuarjes së zjarrit (DSHZ–ja)”.

Vetëm në kushtet kur për një zjarr intensiv dhe me përmasa të mëdha apo në një rast

fatkeqësie natyrore etj., për të cilat merret vendim dhe shpallet gjendja e

jashtëzakonshme, vetëm në këto raste krijohet strukturë e posaçme apo shtab drejtimi dhe

zjarrfikësit bëhen pjesë e strukturave operacionale që angazhohen për përballimin e

situatës, ndërsa drejtuesi i këtij shërbimi bëhet pjesë e shtabit drejtues.

Ndërmarrja e një studimi të tillë që po paraqesim, lidhur ngushtë me menaxhimin

e rreziqeve të shkaktuara nga zjarret, rasti i Shqipërisë, ka ndikuar që nga ana jonë të

analizojmë mjaft prej zjarreve dhe situatave menaxhuese të tyre, të ndodhura në vendin

tonë gjatë tri–katër dekadave të fundit. Në kuadër të një vështrimi përshkrimor të

përgjithshëm sipërfaqësor analitik jo të detajuar që kemi realizuar për disa nga këto zjarre,

vërejmë se krahas tendencave pozitive të shfaqura në menaxhimin e tyre, kemi edhe

praninë e mangësive dhe mungesës së veprimeve efikase nga ana e grupeve të ndryshme

sociale që marrin pjesë në luftën për mbrojtjen nga zjarri. Ndikuar nga ky këndvështrim,

shprehim mendimin tonë se është rasti të theksojmë faktin e evidentimit të jo pak rasteve

të ndodhura, të cilat tregojnë qartazi se në veprimet operacionale që kryhen për të

përballuar një situatë zjarri masiv, ka munguar një komandë unike, një drejtim profesional

dhe një grup social pushteti (drejtues) organizator kompetent në situata të ndryshme

Page 66: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 60

menaxhimi zjarri në hapësira të veçanta sociogjeografike. Për rrjedhojë, ndodh që

konstatohet pasiguri, vetëveprim i pakoordinuar dhe një farë anarkie. Në të tilla raste ka

disa drejtues, që vënë detyra dhe komandojnë vetëm strukturat apo njerëzit e tyre. Janë

këto arsyet që jo në pak raste menaxhimi i situatave të zjarreve masive nuk ka qenë sa

duhet i suksesshëm.

Tipari karakteristik i grupeve sociale në këndvështrim të studimit të gjeografisë

sociale është bashkëveprimi ndërmjet pjesëtarëve të tij nga njëra anë dhe me grupet e tjera

sociale në anën tjetër. Lidhur ngushtë me një karakteristikë të tillë, grupet sociale

pjesëmarrëse në situata të ndryshme të menaxhimit të zjarreve në hapësira të ndryshme

sociogjeografike shfaqin defekte në rolet e tyre bashkëvepruese dhe bashkëpunuese.

Studiuesit e shkencave të mbrojtjes nga zjarri, vlerësojnë se jo çdo zjarrfikës mund të

organizojë forcat dhe të drejtojë veprimet operacionale në zgjidhjen e një situate të një

zjarri masiv. Organizimi dhe drejtimi i forcave dhe i mjeteve zjarrfikëse (grupi social i

pushtetit dhe funksioni social respektiv) në të tilla situata e raste zjarresh kërkon

informacione dhe njohuri të veçanta e të thelluara profesionale, intuitë, reflekse dhe aftësi

për veprime praktike etj. Gjithashtu një rol të rëndësishëm bart dhe eksperienca

profesionale dhe përballja me situatën në momente të ndryshme, të cilat kërkojnë edhe një

përvojë të gjatë punë. Në çdo zjarr me përmasa të mëdha dhe me zhvillim intensiv,

pavarësisht nga veçoritë që ka njëri rast nga tjetri, objektivat dhe detyrat kryesore për një

menaxhim të mirë të situatës, janë të standardizuara nga pikëpamja e veprimeve

operacionale që duhet të ndërmerren.

Menaxhimi i situatave të tilla merr në konsideratë kalimin nga një fazë në tjetrën,

me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara dhe menaxhimin me sukses të situatave të

shkaktuara nga zjarret. Ndikuar nga kjo po japim edhe fazat nëpër të cilat kalon një

menaxhim i tillë efikas e i suksesshëm që i atribuohet rolit dhe kontributit të larmishëm të

grupeve sociale të ndryshme pjesëmarrëse.

Faza e parë e menaxhimit të situatës është e lidhur me organizimin dhe drejtimin e

forcave dhe mjeteve zjarrfikëse që janë në dispozicion në atë moment. Me këto forca e

mjete duhet të arrihen dy objektiva tepër të rëndësishme:

a. dhënia e ndihmës së parë njerëzve të dëmtuar nga zjarri dhe shpëtim-evakuimi

i atyre që ndodhen të bllokuar dhe kanë rrezik për jetën;

b. vënia nën kontroll e zjarrit, duke synuar frenimin e përhapjes më shumë të tij.

Në krye të gjithë veprimeve, drejtuesi operacional duhet të zgjidhë katër detyrat e

përmendura më sipër. Zbulimin e vatrës së zhvillimit të zjarrit, të lëndëve e të materialeve

që digjen dhe të drejtimit apo drejtimeve nga mund të përhapet zjarri, drejtuesi zjarrfikës

që menaxhon situatën i kryen vetë. Ndërkohë ai cakton një person, i cili paralelisht me

veprimet e drejtuesit, realizon verifikimin e zonës së lokalizuar përreth, për të evidentuar

dhe gjetur burime të furnizimit me ujë të automjeteve zjarrfikëse. Drejtuesi që menaxhon

situatën e zjarrit, pavarësisht nga mjetet e komunikimit që ka në përdorim, në çdo rast

cakton pranë vetes një zjarrfikës, i cili përdoret prej tij si ndërlidhës për transmetimin

gojor në terren të urdhrave për veprim, si dhe verifikon në mënyrë të drejtpërdrejtë

zbatimin e këtyre urdhrave apo monitoron gjendjen konkrete të situatës në sektorë të

veçantë.

Page 67: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 61

Faza e dytë e menaxhimit të situatës bart në vetvete një rëndësi të madhe, sepse

është faza e veprimeve dhe ndërhyrjeve që realizohen nga grupe të ndryshme sociale për

shuarjen e zjarrit. Ndërsa gjatë fazës së parë që përmendëm më sipër është grumbulluar

mjaftueshëm informacion i detajuar për zjarrin që ka ndodhur në një hapësirë të caktuar

sociogjeografike, gjë që ka bërë që situata të njihet më mirë si nga drejtuesit (pjesë e

grupit social të drejtuesve), ashtu edhe nga grupe të tjera sociale pjesëmarrëse në veprimet

operacionale përcaktohen drejtimet dhe pozicionet nga ku do ndërhyhet dhe do goditet

zjarri. Prandaj në fazën e dytë, forcat dhe mjetet që orientohen për t’u drejtuar në vendin e

ngjarjes me zjarr vihen në dispozicion të drejtuesit që menaxhon situatën. Është ky dhe

vetëm ky që ju cakton vendin e pozicionimit dhe veprimet që do kryejnë.

Nëse rezulton që në hapësirën sociogjeografike ku ka rënë zjarri nuk ka njerëz të

dëmtuar apo që nuk del e nevojshme të kryhen operacione shpëtim evakuimi, atëherë në

fazën e parë të menaxhimit të situatës mbetet vetëm një objektiv, mbajtja e zjarrit nën

kontroll. Në raste të tilla, kur zbulohet se në objekt apo në afërsi të tij ka burime furnizimi

me ujë, si depozita, kanale etj. menaxhimi i situatës kalon plotësisht në veprimet

operacionale për shuarjen e zjarrit. Për këtë mjafton që të organizohet puna për furnizimin

pa ndërprerje me ujë të automjeteve zjarrfikëse të pozicionuara para objektit ku ka rënë

zjarri.

Nisur nga eksperienca e përballjes me situata të tilla gjatë jetës aktive profesionale

në këtë profesion të nderuar mund të evidentoj faktin se një çështje mjaft serioze në

situata të tilla është ajo e furnizimit me ujë. Dua ta theksoj se në mjaft raste nuk zgjidhet

mirë në kuadër të lokacionit gjeografik ku kemi praninë e ndodhjes së zjarreve. Nuk

insistohet që të kërkohen dhe shfrytëzohen burime furnizimi në zonat afër hapësirës

sociogjeografike ku ka rënë zjarri. Prandaj është bërë praktikë e përsëritur që kur ndodhin

zjarre, si në zonën urbane të qytetit, ashtu edhe në zonën në periferi të tij, automjetet

zjarrfikëse kthehen në stacionin zjarrfikës për t’u furnizuar me ujë. Kjo praktikë humbet

kohë dhe e ndërpret luftimin e zjarrit. Po kështu, pak mendohet dhe veprohet për të

“kursyer ujë”, sidomos në fazën e parë të menaxhimit të situatës. Ndodh shpesh që hedhja

e ujit mbi zjarr bëhet pa e vlerësuar efektin dhe pa menduar për perspektiven e afërt.

Harrohet që në këtë faze e Rëndësishme është që zjarri të mbahet në n kontroll. Ndodh që

nuk shfrytëzohen plotësisht parametrat e punës që afron automjeti zjarrfikës.

Pompa me të cilat janë pajisur automjetet zjarrfikëse është një agregat tepër i

fuqishëm. Ajo bën thithje uji deri në 8 m thellësi nga depozita, puse, kanale, liqene,

lumenj etj. Njëkohësisht motopompa është e aftë të japë 20 litra në sekondë ujë dhe më

shumë dhe ajo arrin një presion deri në 15 atmosferë Makina zjarrfikëse i ka të gjitha

pajisjet dhe elementë të duhur, si: tubat, degëzuesit, çelësat etj., për t’i kryer këto

operacione pune. Me këto parametra pune, mjafton të gjendet burimi i furnizimit me ujë

dhe nga një makinë zjarrfikëse shtrihen 4–6 linja me tuba DN50, me deri 200 litra në

minutë ujë për linjë dhe e ngre ujin deri në 150 m lartësi. Prandaj vetëm me 2 automjete të

tilla, nëse ato shfrytëzohen me efektivitet dhe pozicionohen mirë, mund të përballohet me

sukses dhe të zgjidhet drejt situata në një zjarr masiv.

Lidhur ngushtë me bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërmjet grupeve të

larmishme sociale që marrin pjesë në situatat e parandalimit dhe menaxhimit të zjarreve,

po japim një shembull konkret. Gjatë furnizimit të një depozite me kapacitet mbajtës

3000 litra që ishte lokalizuar në ambient të hapur dhe përdorej si lëndë djegëse në një

vend social argëtimi, në rastin konkret në një restorant, ndodhi që gjatë kalimit të gazit

Page 68: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 62

nga autoboti për në depozitë, saraçineska e daljes së gazit nga autoboti të pësojë defekt,

duke mbetur në pozicionin e hapur. Në këto kushte, gazi shkarkohej në ambient në sasi të

konsiderueshme. Ishte e qartë së kjo situatë do vazhdonte derisa rezervuari i autobotit të

boshatisej plotësisht. Situata paraqitej tepër kritike. Në ambientet e vendit social të

argëtimit, që në rastin konkret ishte restoranti ndodheshin mjaft persona, ishte nën

emërtimin shkencor “grupi social i klientëve”. Zona e afërt me autobotin e gazit ishte e

populluar dhe me ndërtesa të ndryshme, vende sociale banimi, shkëmbimi, prodhimi etj.

Në rrugën e vetme kishte lëvizje nga këmbësorët dhe automjetet.

Nga ana tjetër, gazi ishte për përdorim komunal, përzierje butan–propan. Dihet se

të dyja këto gaze kanë peshë më të vogël se ajri. Në këto kushte, duke dalë në ambient të

hapur, ato dekantohen mbi sipërfaqen e tokës, duke rrjedhur e mbushur të gjitha

kanalizimet dhe gropat e ndryshme që kishte zona, por veçanërisht duke u grumbulluar në

kuotat me të ulëta të tyre. Rreziku për jetën e njerëzve ishte imediat në tri drejtime: nga

asfiksia apo helmimi, nga një zjarr i shpejtë dhe nga mundësia e eksplozionit të përzierjes

së avujve të gazit me ajrin. Pra, situata ishte emergjente dhe duhej menaxhuar me kujdes.

Të ndodhur përpara kësaj situate të veçantë emergjente, në vendin e ngjarjes u dërguan dy

automjete zjarrfikëse dhe disa kuadro specialistë të parandalimit. U kërkua njëkohësisht

edhe ndihma e strukturave të policisë. Pra, përfshirja e mjaft grupeve sociale që në këtë

rast bashkëvepronin dhe bashkëpunonin për të arritur një menaxhim të suksesshëm të

situatës së krijuar.

Masat konkrete që u zbatuan për zgjidhjen e situatës ishin:

a. U përcaktuan zonat e rrezikut dhe veçanërisht zona me rrezik të shtuar.

b. Autoboti u vu nën kontrollin e një makine zjarrfikëse me efektiv të gatshëm.

c. U bë lajmërimi dhe evakuimi i njerëzve që ndodheshin brenda zonës së

rrezikut. Ky evakuim filloi nga restoranti.

d. Në të gjitha banesat dhe ambientet e punës që ndodheshin brenda zonës së

rrezikut iu kërkua fikja e sobave, e furnelave dhe mjeteve të tjera që prodhojnë

nxehtësi dhe shkëndija. Kjo gjë u kontrollua edhe në vend.

e. U ndalua qarkullimi i njerëzve dhe i mjeteve për në drejtim të zonës së

rrezikut.

f. U rrit kujdesi dhe kontrolli në përdorimin e mjeteve ndezëse si shkrepëse apo

çakmak, si dhe u ndalua pirja e duhanit brenda perimetrit të ruajtur nga forcat

e rendit.

Këto masa u mbajtën të ngritura derisa autoboti u shkarkua plotësisht dhe ato u

ndërprenë vetëm pasi u sigurua se zona nuk kishte më mbetje gazi. Në zbatimin e këtyre

masave, që rezultuan të suksesshme, u bashkëpunua ngushtësisht me forcat e rendit, të

cilat ndihmuan jo vetëm në sigurimin e zonës, por edhe në evakuimin e njerëzve prej saj.

Një situatë e tillë e ngjashme ndodhi edhe para ca kohësh në një stacion karburanti në

zonën e kinostudios. Me përvojën e fituar, edhe kjo situatë u menaxhua mirë dhe u zgjidh

me sukses.

Page 69: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 63

3.2. Institucionet dhe grupet sociale të shërbimit zjarrfikës, tiparet e tyre

Krahas rolit dhe kontributit që jep në kuadër të menaxhimit të rreziqeve të

shkaktuara nga zjarret grupi social i zjarrfikësve, një rëndësi të konsiderueshme paraqet

edhe funksioni social i pushtetit, i cili lidhet ngushtë me institucionet drejtuese të tyre.

Funksioni social i pushtetit ushtrohet nga grupi social i drejtuesve të këtij sektori të

rëndësishëm në situatë të parandalimit, ndodhjes, shuarjes dhe menaxhimit të zjarreve. Ky

funksion pushteti dhe funksionet sociale të vetë grupeve sociale të zjarrfikësve dhe

grupeve të tjera sociale pjesëmarrëse në situatat e mbrojtjes nga zjarret, janë të vendosura

në një hapësirë të caktuar sociogjeografike. Është mjaft e rëndësishme që këto vende

sociale pushteti, siç njihen në literaturën e gjeografisë sociale, të jenë në funksion të

shërbimeve të mbrojtjes nga zjarret. Për të kuptuar dhe vlerësuar realisht se si janë

menaxhuar dhe menaxhohen rreziqet nga zjarret në Shqipëri, mendojmë se është e

domosdoshme që paraprakisht të jepet një panoramë e përmbledhur e ecurisë së shërbimit

zjarrfikës, e strukturës dhe e detyrave që ai kryen në kuadër të dispozitave ligjore.

Gjatë tërësisë së zhvillimeve që ka pasur ky shërbim janë evidentuar tipare dhe

veçori të ndryshme, të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në krijimin e dimensioneve

përshtatur periudhave të ndryshme kohore. Referuar dokumenteve të shfletuara nga ana

jonë, evidentojmë faktin e fillesave të këtij shërbimi në vitin 2013. Ashtu si çdo fushë

tjetër e veprimtarisë në vendin tonë, sidomos fusha e mbrojtjes dhe e rendit publik është

sinkronizuar me zhvillimet politike dhe partneritetet historike që ka pasur shteti shqiptar

në periudha të ndryshme të zhvillimit të tij. Bashkëpunimet intensive me jugosllavët deri

më 1948, sovjetikët deri më 1960 e më pas kinezët deri më 1978, janë evidentë dhe mjaft

të shprehura edhe në fushën e ushtrisë e të rendit publik, që për rrjedhojë janë shfaqur

edhe në zhvillimet që kanë bashkëshoqëruar sistemin e mbrojtjes nga zjarri, strukturat e

tij, grupet sociale përbërëse dhe funksionin social të pushtetit të këtij shërbimi në

përgjithësi.

Gjatë periudhës kohore deri në fillimin e viteve 1960 e në vazhdim, ky shërbim i

zjarrfikësve apo i mbrojtjes ndaj zjarrit në strukturën organizative të tij dhe në mënyrën e

funksionimit ka qenë kryesisht i strukturuar sipas traditës së shkollës lindore të mbrojtjes

nga zjarri. Ndër to spikasin parimet, format e metodat strukturore e doktrinare të shkollës

sovjetike, të cilat përçuan në tërësinë e zhvillimeve teorike e praktike të këtij shërbimi,

mënyrat dhe format e përgatitjes teknike, luftarake, ndërhyrëse menaxhuese në raste të

parandalimit dhe të menaxhimit të situatave të shkaktuara nga zjarret. Një përgatitje e tillë

u sinkronizua edhe me bazën materiale teknike, lidhur ngushtë me literaturën, botimet,

pajisjet, kuadrot stërvitës e drejtues etj. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, stacionet e

zjarrfikësve në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të varësisë strukturore ishin të

përfshira në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëkohësisht duhet të

theksojmë se edhe në shërbimin e forcave ushtarake kishte prani të strukturave të

mbrojtjes nga zjarri, që funksionon në kuadër të varësisë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe

Ministria e Mbrojtjes.

Vendet sociale të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri ose institucionet respektive, nën

emërtimin stacione të zjarrfikësve, paraqesin tipare dhe veçori karakteristike, lidhur

ngushtë me vendndodhjen e tyre, lokalizimin në hapësirën sociogjeografike, format e

tyre, grupet sociale që përfshihen në to, ndërtimin strukturor të tyre etj. Nisur nga këto,

gjatë periudhave të ndryshme ato kanë pësuar evolucion të vazhdueshëm në mjaft

Page 70: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 64

drejtime, si vend social (objekt ku ato vendosen), lokalizim, formë dhe strukturë. Në

kuadrin strukturor dhe organizativ para viteve 1990 stacionet e shërbimit zjarrfikës kanë

funksionuar si reparte të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe reparte të quajtura të

objekteve. Në kuadër të këtij strukturimi organik, fokusi kryesor i tyre ishte orientuar

drejt zonave urbane e rurale (që ishin reparte të Ministrisë së Punëve të Brendshme) dhe

vendeve sociale të ndryshme, kryesisht të prodhimit, apo objekteve ekonomike (që ishin

reparte të quajtura të objekteve).

Nga ana tjetër, kishim edhe praninë e strukturuar të grupeve sociale që

përfshiheshin në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, grupi social i zjarrfikësve dhe grupeve

të tjera sociale, që përfshiheshin në veprimtarinë parandaluese dhe menaxhuese të

situatave të krijuara nga zjarret. Në këto struktura apo personel organike përfshiheshin

niveli bazë që emërtohej si personel (ushtar apo polic) dhe niveli drejtues që emërtohej si

kuadro oficerë. Njëkohësisht, në kuadër të pjesëve përbërëse të reparteve të quajtura të

objekteve, përfshiheshin në strukturat e personelit organik edhe emërtimi i klasifikuar si

inspektoret e mbrojtjes nga zjarri.

Duke shfletuar literaturë dhe dokumentacione të ndryshme, historikun e zhvillimit

të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri në vendin tonë, revistat dhe botimet e larmishme mbi

një çështje të tillë, po mundohemi të japim edhe disa tregues statistikorë të këtij shërbimi

në Shqipëri, deri në fillimin e 1990. Vendi ynë deri në atë moment ka poseduar të

lokalizuara në hapësirën e tij sociogjeografike afro 46 reparte të ndryshme zjarrfikëse.

Nga tërësia e tyre rreth 39 reparte të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 7 reparte të

quajtura të objekteve. Ky numër repartesh të shërbimit zjarrfikës njihte një shpërndarje

gjeografike pothuajse në të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë. Një përqendrim më

të madh kishte në Tiranë, ku vetëm në qytetin e Tiranës ka pasur 3 reparte zjarrfikëse dhe

20 inspektorë objektesh për mbrojtjen nga zjarri. Në drejtim të bazës materialo-teknike,

instrumenteve, pajisjeve që duhej të përdoreshin dhe mjeteve motorike në funksion të

këtij shërbimi ishin në varësi të financimit nga shteti. Automjetet zjarrfikëse, sipas

periudhave kohore, kanë qenë sovjetike, kineze, çeke dhe rumune. Në vend mundësohej

prodhimi i disa tipa fikësash portativë dhe me karrele, lëndë shuarëse të llojit shkumë,

rekorderi të ndryshme etj. Me këto prodhime bëhej kompletimi i objekteve dhe

veprimtarive të ndryshme në shkallë vendi.

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri legjitimohej në legjislacion dhe në rregullore të

ndryshme, me të cilat pajiseshin institucionet e ndryshme qendrore e lokale në Shqipëri.

Funksiononte edhe sistemi i trajnimit metodik nëpër këto institucione në mënyrë

periodike. Duhet thënë se për çdo ministri dhe institucion qendror e lokal, përfshi këtu

dhe sektorët bazë të ekonomisë si nafta, minierat, pyjet etj., ka pasur rregullore të veçanta

dhe specifike, ku parashtroheshin masat parandaluese ndaj zjarreve dhe normat teknike të

kësaj fushe, të cilat ishin të detyrueshme për zbatim. Deri në vitin 1993 shërbimi

zjarrfikës shqiptar ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe deri në vitin

2001 efektivi i këtij shërbimi ishte i pajisur me armë luftarake personale, pistoleta dhe

automatike.

Ndryshimet politike që përfshinë Shqipërinë pas viteve 1990, si në çdo fushë tjetër

përfshin në tërësinë e tij edhe shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe stacione të

zjarrfikësve. Në njësi të ndryshme administrative në Shqipëri ndodhen ndryshime të

rëndësishme edhe në këtë sektor. Ndryshimet më të shprehura ishin prezent në vendet

sociale, objekte të stacioneve zjarrfikëse, lokacionin e tyre, kuadrin që shërbente në këto

Page 71: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 65

institucione (grupin social të zjarrfikësve në veçanti, por edhe grupe të tjera sociale të

përfshira si në parandalimin e zjarreve, ashtu edhe në menaxhimin e situatave të

shkaktuara nga zjarret etj. Forcat e shërbimit zjarrfikës iu nënshtruan një ristrukturimi

tërësor ndaj të cilëve ka pasur reagime nga më të ndryshmet, lidhur ngushtë me efektet

dhe impaktet me të cilat u shoqëruan ato. Si punonjës i këtyre strukturave të shërbimit të

mbrojtjes nga zjarri, si pjesëtar i këtij grupi social, kam mendimin se shërbimi zjarrfikës

shqiptar pësoi ndryshime të shpejta dhe shumëplanëshe. Këto ndryshime ishin të diktuara

kryesisht nga ndryshime të tjera jashtë tij dhe më së shumti afroheshin dhe zbatoheshin si

e vetmja alternativë e mundshme e momentit. Në tërësinë e tyre ato kishin të bënin me

formën dhe jo me përmbajtjen, pra nuk kishin të bënin me shtimin e veprimtarisë dhe me

rritjen e efektivitetit të punës.

Ndryshimi i sistemit politiko-ekonomik, iniciativa e lirë, ekonomia e tregut,

lëvizjet masive demografike të popullsisë nga zonat rurale drejt zonave urbane,

migracioni shqiptar drejt vendeve europiane dhe më gjerë etj., ndikuan edhe në lindjen e

zhvillimin e ndryshimeve të mëdha në të gjitha drejtimet. Krahas tyre po ndihej gjithnjë e

më shumë edhe nevoja e njohjes me masat mbrojtëse referuar situatave të zjarreve që

ishin të pranishme në Shqipëri në fillim të viteve 1990. Kështu kemi transformimin e

sistemit të ndërmarrjeve të ndryshme shtetërore, fabrikave dhe uzinave e kombinateve në

kuadrin e hapësirës sociogjeografike të vendit tonë, të cilat kishin si pjesë organike dhe

funksionale mbrojtjen nga zjarret dhe inspektorët e shërbimit ndaj situatave nga zjarret;

filluan të shtohen me shpejtësi veprimtaritë private, që bartnin në vetvete rreziqe nga

mosnjohja sa dhe si duhet të shkaqeve që ndikojnë në lindjen dhe aktivizimin e zjarreve;

qytetet, sidomos të mëdhatë, filluan të rriten vrullshëm në lartësi dhe në shtrirje, në të

cilat ndihej jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme për masat mbrojtëse ndaj

zjarreve, ku p.sh vetëm Tirana ka sot afërsisht sa 40 për qind e të gjithë popullsisë që

jeton aktualisht në Shqipëri; filluan të shtohen ndjeshëm investimet e huaja, të shoqëruara

me projekte dhe teknologji mbrojtjeje të përgatitur dhe ardhur nga jashtë Shqipërisë etj.

Lindi kështu nevoja të njiheshin, pranoheshin dhe zbatoheshin normat që aplikoheshin në

vende të BE në fushën e mbrojtjes nga zjarri.

Të gjitha këto ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt edhe në fushën e

mbrojtjes nga zjarri dhe diktuan, por edhe po diktojnë përditë e më shumë nevojën e

ndryshimeve të mëtejshme si në aspektin legjislativ, ashtu edhe në teknike e pajisje

bashkëkohore për shuarjen e zjarreve. Në këto kushte dhe për këto arsye, më 17.05.1993

u miratua dhe u vu në veprim ligji nr. 7707 “Për mbrojtjen nga zjarri” dhe shumë shpejt

pas tij u miratua ligji nr. 8766 datë 5.04.2001, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”.

Këto dy ligje u përgatitën dhe u vunë në përdorim si domosdoshmëri me kërkesën që

shërbimi zjarrfikës t’i përshtatej si fillim ndryshimit të sistemit dhe në vijimësi edhe

ndryshimeve të tjera të diktuara nga jashtë këtij shërbimi. Të veçanta në këto ligje ishin:

së pari, shkëputja e këtij shërbimi nga Policia e Shtetit dhe kalimi në qendër në varësi të

Emergjencës Civile dhe në bazë të prefektit të qarkut; së dyti, dhënia me ligj e detyrave

për të ndërhyrë dhe vepruar për shpëtim në raste të emergjencave të ndryshme, natyrore,

industriale etj. Për këtë qëllim edhe emërtimi ndryshoi duke u quajtur Policia e Mbrojtjes

nga Zjarri dhe e Shpëtimit; së treti, iu dha e drejta bashkive, komunave dhe subjekteve të

ndryshme që kur e shikojnë të nevojshme, ta kenë të mundur ngritjen e Stacioneve

Zjarrfikëse në varësi të tyre etj.

Page 72: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 66

Megjithatë, tërësia e këtyre masave të ndërmarra nga njëra anë, u shoqërua me

shfaqjen e defekteve dhe problematikave serioze në anën tjetër. Sidomos situata të tilla

problematike u ndeshën si në drejtim të stacioneve të ndryshme të zjarrfikësve,

funksionimit të tyre, ashtu edhe të grupeve të larmishme sociale, pjesëmarrëse në

menaxhimin e situatave nga zjarret. PMNZSH-ja ka ngelur pothuajse me të njëjtën

strukturë dhe me të njëjtin numër stacionesh zjarrfikëse, Ndërsa efektivi i kësaj policie si

numër ka ardhur gjithnjë e në ulje. Madje shpeshherë, kur nevojiten shkurtime dhe

organike personeli, më të prekurat nga ristrukturimet dhe ndërhyrjet janë këto grupe

sociale. Stacionet zjarrfikëse kanë ngelur aty ku kanë qenë edhe më parë të ngritura. Kjo

ka çuar në atë që raporti i efektivit zjarrfikës për çdo 1000 banorë të ndryshojë diku në

rritje dhe diku me zvogëlim, ndryshime këto që janë dukshëm të konsiderueshme në

efekte negative jo vetëm në këndvështrimin statistikor referuar vendeve të tjera, por edhe

për vetë efikasitetin e veprimtarisë dhe të ndërhyrjeve që duhet të realizojë ky shërbim.

Prandaj, si kohë me parë, ashtu edhe aktualisht sot, ky tregues është shumë larg,

nëse i krahasojmë me vendet europiane dhe më gjerë. Sot, në bazë të statistikave të

ofruara nga institucionet e ndryshme, referuar gjendjes së grupit social të zjarrfikësve, në

shkallë vendi janë afro 750 zjarrfikës, në një popullsi afro 3 milionë banorë dhe me

shtrirje në një sipërfaqe 28 mijë kilometra katrorë. Pra, në shkallë vendi kemi 0,25

zjarrfikës për çdo 1000 banorë dhe vetëm për qytetin e Tiranës ky tregues është 0, 125

zjarrfikës për çdo 1000 banorë të saj. Është kështu në një kohë kur në vendet e zhvilluara

të Bashkimit Europian, por edhe në ato që janë në kufi me Shqipërinë, ky tregues varion

nga 0,75 deri në 1,5 zjarrfikës për çdo 1000 banorë.

Sa më sipër, vihet re qartë prania e problematikave serioze në funksionimin e këtij

shërbimi në vendin tonë. Theksojmë se prania e tyre ka ndikuar edhe në mungesën e

veprimtarisë dhe të efikasitetit të ndërhyrjeve të realizuara gjatë situatave të zjarreve të

ndodhura gjatë këtyre viteve të fundit në Shqipëri. Shprehim mendimin se numri i

stacioneve zjarrfikëse dhe numri i efektivit në radhët e këtij shërbimi është i

pamjaftueshëm dhe për rrjedhojë nuk mbulohet i gjithë territori i vendit me këtë shërbim,

por edhe aty ku kjo gjë ndodh, efektivi ekzistues nuk mund t’i kryejë të gjitha veprimet

operacionale që kërkon situata e një zjarri eventual. Kjo ka ndikuar dhe ndikon ndjeshëm

negativisht në menaxhimin e rasteve të zjarreve masive. Kjo gjendje bëhet edhe më

shqetësuese dhe negative për faktin se në objektet dhe veprimtaritë e ndryshme nuk

funksionon shërbimi zjarrfikës vullnetar, i ngritur me punonjësit e tyre, i përgatitur,

kompletuar dhe i gatshëm si për parandalimin, ashtu dhe për shuarjen e zjarreve

eventuale.

Shqetësues është edhe fakti që edhe sensibilizimi dhe ndjeshmëria e opinionit të

përgjithshëm publik në vendin tonë është i ulët dhe pak i ndjeshëm në fushën e mbrojtjes

nga zjarri dhe shpëtimit. Madje në disa raste një dukuri e tillë është paraqitur edhe nga

raportet e ndryshme ndërkombëtare të kësaj fushe. Por krejt e kundërta ndodh në raste të

flagrancës, ose të situatave kur ndodhin këto rreziqe natyrore e humane, kur ndodh zjarri.

Në përgjithësi komuniteti reagon në ato raste kur ndodhet në kushtet që ka rënë zjarr. Në

këtë drejtim ka ndikuar dhe ndikon edhe puna e pakët apo me fushata që bëhet për

propagandimin dhe njohjen e rreziqeve që vinë nga zjarret, për detyrimet ligjore në këtë

aspekt, për masat parandaluese dhe veprimet që duhen kryer kur një zjarr ndodh. Mjafton

të themi se afro 21 për qind e zjarreve në çdo vit gjenerohen nga pakujdesia dhe afro 3 për

qind nga pirja e duhanit në vende të ndaluara e me rrezik zjarri.

Page 73: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 67

Krahas mbrojtjes nga zjarri, mjaft sinjifikative paraqitet aktualisht nevoja dhe

perfeksionimi i misionit të shpëtimit nga ana e grupit social të zjarrfikësve dhe grupeve të

tjera socio-profesionale të përfshira në sistemin e menaxhimit të rreziqeve të shkaktuara

nga zjarret në vendin tonë. Kemi mendimin se nga konstatimet e kryera në terren mund të

themi se shërbimi zjarrfikës në vendin tonë ndodhet akoma në fazat fillestare të tij në këtë

mision. Pa dyshim që ai aktualisht mund të realizojë veprime të suksesshme për të bërë të

mundur largimin dhe nxjerrjen nga objekti apo banesa personat e rrezikuar nga zjarri, por

jo të japë ndihmën e parë mjekësore. Për raste të tjera të ndërhyrjes kur ka emergjenca

natyrore, ekologjike, teknologjike etj., veprimet që kryhen nga shërbimi zjarrfikës janë

tepër të kufizuara dhe në mjaft raste janë dhe vulnerable dhe amatore. Kjo situatë ka

ardhur dhe mbetet akoma e tillë pasi mungon përgatitja profesionale dhe trajnimet

kualifikuese të efektivit, mungon teknika dhe pajisjet speciale për t’i kryer këto veprime

operacionale, ndonëse duhet të vlerësojmë angazhimin në vazhdimësi të stafeve

përkatëse, si të efektivave, ashtu edhe të kuadrove drejtues.

Me ligj shërbimi zjarrfikës shqiptar ka detyra, të drejta dhe kompetenca të shumta

dhe nga më të ndryshmet. Në këtë ligj përcaktohen qartë të drejtat dhe detyrat e këtij

shërbimi: “Shërbimi zjarrfikës ka të drejtë dhe për detyrë të kontrollojë në çdo kohë të

gjitha kategoritë e objekteve dhe të veprimtarive, qofshin këto të vendit apo të huaja; lë

detyra në shkrim për eliminimin e mangësive e të shkeljeve të konstatuara. Në rast rreziku

akut për rënie zjarri, ka kompetencë të bëjë bllokimin e objektit apo ndërprerjen e

veprimtarisë derisa të shmanget ky rrezik. Në raste të moszbatimit të detyrave të lëna me

shkrim, gëzon të drejtën të vendosë gjobë, e cila mund të jetë e menjëhershme apo me

vendim. Gjithashtu shqyrton dhe miraton projekte të të gjitha kategorive për ndërtime të

reja apo rikonstruksione, si dhe jep lejen për vënien në shfrytëzim të objekteve apo për

fillimin e veprimtarive të ndryshme, kur ato janë sipas kërkesave të normave teknike. Për

çdo rast zjarri, specialistë të këtij shërbimi bëjnë hetimin dhe përpilojnë aktin e

ekspertizës për vatrën dhe shkakun e rënies së zjarrit. Gjithashtu ky shërbim lëshon dhe

licenca profesionale për ekspertët privat zjarrfikës apo për subjektet që duan të tregtojnë

lëndë shuarëse, mjete dhe pajisje zjarrfikëse etj.”

Duhet theksuar se edhe pse ka detyra, të drejta dhe kompetenca të shumta ligjore,

për shumë arsye nga brenda dhe jashtë tij, efektiviteti i punës së shërbimit zjarrfikës është

i ulët dhe lë shumë për të dëshiruar. Arsyet pse është në këtë gjendje shërbimi zjarrfikës

janë të shumta. Ndër to po përmendim vetëm dy: së pari, mungesa e vlerësimit që i është

bërë dhe vazhdon t’i bëhet në vijim këtij shërbimi sa human aq edhe të domosdoshëm. Ai

është parë dhe trajtuar si një shërbim krejt i zakonshëm dhe joprofesional dhe së dyti,

duke qenë së mbajtja e tij ka një kosto të konsiderueshme ekonomike, nevojat për

mirëfunksionimin e tij janë konsideruar ndër vite të papërballueshme për një buxhet të

vogël e modest që ka pasur dhe ka Shqipëria. Me gjithë këto probleme e mangësi,

shërbimi zjarrfikës shqiptar përfaqëson një institucion me kontribute të vyera në shërbim

të vendit, individëve, njerëzve, pronës e hapësirës sociogjeografike në përgjithësi. Në

tërësinë e viteve, në periudha të ndryshme, ai është përballur me situata e ngjarje nga më

të ndryshmet, me rreziqe e kosto jetësore në të cilat punonjësit dhe kuadrot e saj kanë bërë

të mundur shpëtimin në sa e sa raste të jetës së njerëzve dhe veprimtarisë ekonomike të

vendit. Prandaj ai meriton të jetë në vendin e duhur, që të garantojë suksesin e pritshëm

gjithmonë.

Page 74: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 68

Zhvillimet e reja të pranishme, sidomos gjatë 2 dekadave të fundit në Shqipëri,

kanë ndikuar edhe në ridimensionimin e detyrave të shërbimit zjarrfikës në përgjithësi dhe

stacioneve të ndryshme të zjarrfikësve në veçanti. Tashmë, nisur nga literatura e shfletuar,

janë evidentuar dy detyrat kryesore të këtij shërbimi: ndërhyrjet operacionale për zjarre

dhe shpëtim dhe kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë ose parandalimi. Ndërhyrjet

operacionale për shuarjen e zjarreve kryhen nga stacionet zjarrfikëse, me efektivin dhe

teknikën që ato kanë në përdorim. Sipas rastit dhe mundësisë, në ndërhyrjet operacionale

bashkëpunohet edhe me strukturat e tjera që kanë apo që kryejnë detyra që janë të

përafërta me ato që kryejnë stacionet zjarrfikëse si p.sh me Policinë e Shtetit, me Policinë

Rrugore, me shërbimin pyjor etj.

Detyrat e policisë zjarrfikëse në fushën e parandalimit shtrihen në disa drejtime.

Ligji detyron që çdo ndërtim, rikonstruksion objekti apo vepre dhe studimet urbanistike,

në çdo rast do të bëhet duke parashikuar dhe zbatuar në to edhe normat teknike të

mbrojtjes nga zjarri. Për të arritur këtë, projektet për të gjitha llojet e ndërtimeve

përfshijnë edhe projektin e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin, Ndërsa shërbimi

zjarrfikës i shqyrton këto projekte dhe miraton lejet respektive për ndërtimin e këtyre

objekteve. Gjithashtu ky shërbim, pas përfundimit të ndërtimit kontrollon zbatimin e

normave teknike dhe sipas rastit jep lejen për vënien në shfrytëzim apo në punë të

objekteve e veprimtarive ose e ndalon një gjë të tillë.

Po kështu ligji i detyron të gjithë personat juridike e fizikë, vendas apo të huaj, që

në objektet dhe veprimtaritë e tyre të zbatojnë normat teknike për mbrojtjen nga zjarri, t’i

kompletojnë ato me pajisje për diktim-sinjalizimin e zjarreve dhe me sisteme për shuarjen

e tyre, si dhe të hartojnë rregulla të brendshme për mbrojtjen nga zjarri. Të gjitha këto

kërkesa e detyra janë të detyrueshme me ligj dhe mbështeten për zbatim në disa rregullore

me norma teknike. Të tilla rregullore janë: “Mbi masat e mbrojtjes nga zjarri në

projektimin e ndërtesave të çdo lloji”, “Mbi masat e mbrojtjes nga zjarri në projektimin e

objekteve të industrisë së naftës e gazit”, “Kushtet teknike dhe normat e projektimit për

impiantet dhe instalimet që shërbejnë për transportimin, depozitimin dhe tregtimin e

naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” apo (Kodi i hidrokarbureve), “Rregullat teknike

për parandalimin e zjarreve në konstruksione, ndërtime me aktivitet akomodues turistik”

etj.

Nëse shërbimi zjarrfikës në Shqipëri, si më parë edhe në vijimësi, është trajtuar

“me dorë të shtrënguar”, një problem tjetër serioz ka qenë dhe mbetet mungesa e vizionit

për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin në tërësi. Është kjo arsyeja kryesore që në shkallë

vendi pothuajse mungon infrastruktura e duhur për mbrojtjen nga zjarri. Tendencat janë

që edhe në këtë fushë po ecet, por ritmet janë të ngadalta. E thënë më hapur, menaxhimi i

emergjencave të zjarreve masive ose ka qenë i pamundur të bëhet mirë, ose është bërë me

mangësi e vështirësi të mëdha dhe jo pa pasoja të dukshme.

Në vendet e zhvilluara ka kohë që kahja e parandalimit të zjarreve dhe e

veprimeve operacionale për shuarjen e tyre ka lëvizur nga strukturat shtetërore në drejtim

të vetë subjekteve dhe veprimtarive në bazë. Asnjë shtet nuk ka marrë dhe nuk merr

përgjegjësinë që mbrojtjen nga zjarri ta garantojë vetëm me shërbimin zjarrfikës shtetëror.

Kudo është bërë kujdes që objektet dhe veprimtaritë e të gjitha llojeve, pavarësisht nga

pronësia dhe vendi i ndodhjes, të vetëmbrohen nga zjarri. Në këtë kuadër parësor ka qenë

organizimi, kompletimi, trajnimi dhe funksionimi i skuadrave të mbrojtjes nga zjarri (te

ne janë quajtur grupet vullnetare). Në objekte të mëdha dhe me rrezik të shtuar, së bashku

Page 75: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 69

me këtë organizim përgatitet edhe një plan emergjencash për zjarre të mundshme,

përcaktohen veprimet që duhen kryer në përballimin e situatës, detyrat e skuadrës

antizjarr dhe detyrat e çdo anëtari të kësaj skuadre në veçanti. Kjo forcë e organizuar dhe

e gatshme, e shtrirë në shkallë vendi, është në çdo rast në numër shumë herë më e madhe

se forcat zjarrfikëse shtetërore dhe, çka është më e rëndësishmja, duke qenë e organizuar

në bazë objekti apo veprimtarie dhe sipas turneve të punës, është ´njëkohësisht edhe aty

ku mund të ndodhë zjarri dhe ku lind nevoja për shuarjen e tij.

Përvoja dhe statistikat tregojnë se afro 95 për qind e zjarreve fiken me aparate të

dorës, kur ndërhyrja është e shpejtë. Aktualisht forcat zjarrfikëse vullnetare në vendin

tonë nuk ekzistojnë. Janë bërë dhe bëhen përpjekje që me banorët e zonave pranë

masiveve pyjore të bëhet një gjë e tillë, por kjo gjë ka mbetur në letër. Ka shumë arsye

pse ndodh kështu, por ndër kryesoret janë së asnjëherë nuk është punuar seriozisht, edhe

pse ligji e kërkon një organizim të tillë, si dhe për faktin se kjo kërkohet të bëhet vetëm

mbi baza vullnetare d.m.th pa pagesë. Në këto kushte, sa herë që ndodhin zjarre në

masivet pyjore, banorët e afërt me vendin ku ka rënë zjarri i shmangen pjesëmarrjes në

shuarjen e tyre, ndërsa komunat justifikohen me mungesën e fondeve për t’i paguar këta

banorë për punën që bëjnë. Mungesa e këtij organizimi dhe trajtimi ekonomik ka çuar në

shumicën e rasteve që zjarret të zgjasin me ditë të tëra dhe që për ta përballuar situatën të

kërkohet edhe angazhimi i forcave të ushtrisë.

3.3. Grupet sociale dhe kultura për mbrojtjen nga zjarri

Raportet ndërmjet grupeve sociale nga njëra anë dhe opinionit publik dhe

komunitetit nga ana tjetër paraqiten me mjaft rëndësi në analizën që i referohet pranisë në

hapësirën sociogjeografike të rreziqeve të ndryshme natyrore e humane. Një gjë e tillë

ndikohet mjaft qartë nga efektet dhe impaktet që këto fatkeqësi natyrore luajnë në jetën

dhe zhvillimet ekonomike sociale të popullsisë së një vendi. Është mjaft serioz dhe i

rëndësishëm aplikimi i masave dhe informacioneve sensibiluese, realizimi i trajnimeve të

ndryshme të karakterit të kufizuar ku mund të jepen njohuri për parandalimin dhe

mbrojtjen nga zjarri, mënyra skematike teorike dhe praktike të përdorimit të aparaturave

për shuarjen e zjarreve etj. Prandaj bart një rëndësi të veçantë ndërtimi i raporteve të tilla

me komunitetin dhe opinionin publik.

Nëse krahasojmë këtë raport me vendet e tjera të rajonit, europiane dhe më gjerë

në SHBA dhe Kanada, situatat paraqiten jashtëzakonisht të ndryshme. Në këto shtete

vërejmë praninë e një ndërlidhjeje të ngushtë me opinion publik dhe komunitetin, ndikuar

nga kultura për mbrojtjen nga rreziqet natyrore, konkretisht nga zjarri. Sidomos në raste të

veçanta, ndikuar nga situatat meteorologjike (gjatë stinës së ngrohtë të vitit, kur vlerat e

temperaturave janë të larta, të cilat ndikojnë për lindjen dhe zhvillimin e zjarreve), është

evidente ndërmarrja e fushatave të shumta sensibiluese, madje edhe mediatike televizive.

Një gjë e tillë parashikohet dhe në plane të ndryshme të masave që këto institucione

ndërtojnë e programojnë paraprakisht. Theksojmë se një përvojë e tillë po ndiqet vitet e

fundit në vendin tonë, ndikuar nga situatat e jashtëzakonshme që lidhen me zjarret e

ndodhura.

Megjithatë, ajo çfarë duhet të shprehim është se në vendin tonë një element i tillë

dhe forma e bashkëpunimit ka munguar ose ka qenë sporadik. Kjo ka bërë të mundur që

Page 76: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 70

në kuadër të pranisë rastësore të mjaft zjarreve në vende të ndryshme sociale dhe në

hapësirën gjeografike, janë ndeshur veprime indiferentë të individëve apo të popullsisë,

mungesë përgatitjeje dhe njohurish në mbrojtjen ndaj zjarrit, duke u shoqëruar me pasoja

problematike për familje të ndryshme apo komunitete të caktuara. Në mënyrë konkluzive

mund të saktësojmë se në Shqipëri komuniteti ka një kulturë të dobët për mbrojtjen nga

zjarri. Njerëzit në përgjithësi nuk dinë nëse rrezikohen dhe sa rrezikohen nga zjarri aty ku

ndodhen apo aty ku shkojnë gjatë ditës. Ata nuk dinë as se si të veprojnë kur rasti e bie që

të ndodhen para një situate konkrete zjarri. Ka ardhur momenti që një situate të tillë t’i

jepet fund, duke orientuar zhvillime pozitive konkrete në drejtim të sensibilizimit aktiv

për rreziqet që vijnë nga zjarret. Aq më tepër situata bëhet imperative, për faktin e një

shtimi në vazhdimësi të situatave nga zjarret, tashmë jo vetëm në pyje e kullota të

ndryshme, fabrika apo punishte, pjesë e vendeve sociale të prodhimit, por edhe në

aktivitete të bizneseve të ndryshme familjare. Fatkeqësisht, tërësia e lindjes dhe zhvillimit

të këtyre zjarreve po bashkëshoqërohet edhe me pasoja për njerëzit. Vërejmë shpeshherë

djegie të përmasave të mëdha apo humbje jetësh njerëzore nga zjarret. Edukimi në këtë

fushë të mbrojtjes nga zjarret, në tërësinë e të gjitha elementeve përbërëse të tij, shfaq

problematika dhe mangësi të shumta. Vërejmë së në përgjithësi ka përpjekje për angazhim

e përgjegjshmëri, ndonëse në mënyrën e shprehjes konkrete të formave dhe veprimeve

ngelet gjithçka në letër. Ndonëse aktualisht me zhvillimet që ka marrë shkenca e

mbrojtjes nga zjarret dhe përsosja e teknologjisë së pajisjeve përkatëse është mjaftë

avancuar, aftësitë dhe mundësitë paraqiten të shumta e të shumëllojshme, problematikat

janë prezentë. Si njohës i kësaj fushe mund të shprehem së nuk shkruhet, nuk flitet, nuk

ka seminare apo broshura sensibilizuese, nuk ka emisione të posaçme televizive etj.

Tërësia e këtyre elementeve sensibilizues do të ndikonte në krijimin e mundësive të gjëra

për informacione aktive dhe të rëndësishme për grupe të ndryshme sociale të popullsisë

dhe komunitete të caktuara. Nëpërmjet tyre do realizohej edhe përhapja më e gjerë e

informacioneve që duhet të pajisen njerëzit në situatë të ndodhjes së zjarreve.

Zhvillimet e rëndësishme sociale dhe ekonomike që kanë përfshirë Shqipërinë e

tranzicionit kanë bërë të mundur larminë në kuadër të hapësirës sociogjeografike të mjaft

aktiviteteve të reja ekonomike. Kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut ndikoi

dukshëm në lindjen dhe zhvillimin e mjaft bizneseve të vogla, të mesme apo familjare.

Hapja e këtyre bizneseve u shoqërua me transformime të rëndësishme të vendeve sociale

të banimit dhe të prodhimit ku ushtrohen këto aktivitete. Kjo është shoqëruar me faktin që

mjaft prej tyre të jenë nën efekte të mundësisë së lindjes dhe të zhvillimit të zjarreve.

Prandaj edhe ndaj kësaj kategorie sociale vëmendja duhet të jetë më specifike për t’i

pajisur me informacionet e duhura, e njëkohësisht me sistemet e mbrojtjes nga zjarri,

nëpërmjet pajisjeve të individualizuara për këto vende sociale prodhimi. Nga ana e tyre,

këto vende sociale prodhimi fare pak kërkojnë për punonjësit e tyre në këtë fushë. Jemi

përpara një paradoksi që për zjarret flitet vetëm kur ato ndodhin dhe për faktin që kemi

dëmtime në jetë njerëzore e dëme materiale. Prandaj prezenca e informacioneve dhe

zbatimi i rregullave të mirëpërcaktuara, përfaqëson një hap në drejtimin e duhur.

Drejtim mjaft me rëndësi, nëpërmjet të cilit mund të garantohet një edukatë e

caktuar dhe rrënjoset kultura e mbrojtjes nga zjarret, është ai i arsimit. Një gjë e tillë

duhet të jetë prezente në të gjitha ciklet e shkollimit parauniversitar. Kjo punë mungon që

në momentet e para të formimit të nxënësit në fillesat parauniversitare, ciklin e ulët të

arsimit të detyrueshëm, duke avancuar më tej në shkollat e mesme dhe arsimin

Page 77: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 71

universitar. Është mjaft sinjifikative kur në raporte të ndryshme ndërkombëtare në të cilat

flitet e shkruhet mbi sistemet e mbrojtjes nga zjarri, evidentohen qartazi problematika të

tilla në strukturat moshore shkollore. Në shkollat e të gjitha niveleve e kategorive, përfshi

edhe universitetet, nuk bëhet asnjë orë mësimi për edukimin në fushën e mbrojtjes nga

zjarri, gjë që do të ndikonte në krijimin e njohurive elementare dhe informacioni konkret

në lidhje me parandalimin dhe situatat menaxhuese nga këto rreziqe natyrore e humane.

Kjo është kështu, edhe pse në ligj shkollat e të gjitha niveleve dhe të të gjitha kategorive

janë të detyruara që me nxënësit dhe studentët e tyre të zhvillojnë orë mësimi dhe tema

për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin. Është për të ardhur keq, por është realitet, që edhe

me studentë të degës së arkitekturës apo të ndërtimit nuk jepen njohuri të plota për

mbrojtjen nga zjarri.

Një fakt paraqitet mjaft evident në kuadër të rreziqeve natyrore e humane, siç janë

ato të shfaqjes së zjarreve në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë gjatë dekadës së fundit kemi

një shtim në rastisje e lloje të zjarreve. Njëkohësisht edhe në kuadër të shpërndarjes

gjeografike dhe larmisë së vendeve sociale. Tashmë ato po ndodhin me një rastisje të

shtuar, edhe aty ku më përpara nuk evidentoheshin. Janë shtuar shkaqet dhe faktorët e

riskut që ato të ndodhin, prandaj interesi teorik e praktik i njohjes me to dhe masat

mbrojtëse paraqitet akut. Jemi një vend ku çdo vit bien shumë zjarre dhe shkaktohen

shumë dëme, deri edhe viktima në njerëz, por jemi njëkohësisht edhe populli më pak i

informuar në këtë fushë. Për zjarret flitet vetëm kur ato ndodhin, kur fare mirë mund të

ekzistojnë rrugë e mundësitë jo vetëm për menaxhimin efektiv të tyre, por edhe për

parandalimin e tyre në kuadër të një hapësire të caktuar sociogjeografike.

Ka shumë raste që e tregojnë më së miri mungesën e njohurive dhe të kulturës në

fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Të dukshme janë indiferentizmi dhe

mosangazhimi për këtë qëllim. Nuk dimë të ketë ndodhur ndonjëherë, të paktën e

publikuar, që individë apo sindikata të punonjësve të kenë kërkuar, mbase edhe

formalisht, plotësimin e kushteve dhe sigurinë nga zjarri në vendet e punës. Kemi

parasysh këtu sektorë me rrezikshmëri të lartë si p.sh industria e naftës, impiante të gazit,

stacionet apo platformat e karburanteve etj. Raste zjarresh me pasoja deri në aksidente me

vdekje ka pasur nga më të ndryshmet. Ndonëse gjithmonë e më pak, por ende ka

biznesmenë apo administratorë që, kur u kërkohet të zbatojnë normat e mbrojtjes nga

zjarri në objektin e tyre, ta kundërshtojnë këtë detyrim ligjor me shprehjen “Le të digjet,

objekti im është!”

Po përmendim një rast tepër domethënës. Para disa vitesh ra zjarr në një fabrike

mobiliesh. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale. U mobilizuan forca të shumta

zjarrfikëse edhe nga Durrësi, Kavaja dhe Kruja. Në objekt nuk kishte masa për mbrojtjen

nga zjarri, përjashtuar disa fikësve. Kohë mbas kohe këtu ishin bërë edhe shtesa dhe

ndërtime pa leje. Ankesat e para të administratorëve të fabrikës ishin se “zjarrfikëset

erdhën më vonë se “makinat zjarrfikëse nuk kishin ujë” etj. Askush nuk mbajti qëndrim

apo nuk e përmendi pse objekti nuk ishte i kompletuar sipas normës e në zbatim të ligjit,

me sisteme të shuarjes së zjarrit. Pas zjarrit administratori i fabrikës angazhoi një grup

specialistësh, të cilët morën si detyrë të bënin një studim të plotë dhe më pas projektin e

mbrojtjes nga zjarri të të gjithë fabrikës. Nga këta specialistë u parashikua instalimi i

sistemit të diktim–sinjalizimit të zjarreve, sistem automatik shuarje dhe rrjeti i hidrantëve

të jashtëm. Fakt është së këto sisteme nuk u zbatuan të plota, me pretendimin se “është

abuzuar”, “janë parashikuar shumë” etj. Një pjesë e bazës materiale të marrë për këtë

Page 78: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 72

qëllim u kthye mbrapsht te shitësi. Ato sisteme nuk janë kompletuar as sot. Dhe ta

mendosh që kjo ndodhi në një objekt ku ra zjarr dhe dëmet që ai shkaktoi ishin të mëdha.

Përdorimi i gazit të lëngshëm në banesa është bërë masiv. Kjo realizohet

nëpërmjet bombolave, që blihen në pikat e shitjes. Ka jo pak raste që ato gjenden edhe në

rrugë private. Kërkesa më elementare për këto bombola është siguria e tyre. Kjo nis me

kolaudimin që duhet t’i bëhet enës prej çeliku. Në vendin tonë qarkullojnë dhe përdoren

në jo pak raste edhe bombola të pakolaudura dhe me mangësi teknike. Fakt është se ka

pasur jo pak raste që gazi rrjedh nga bombola apo nga nyjat lidhëse, por edhe raste

tragjike të shpërthimit të tyre. Shumë pak blerës interesohen nëse është apo jo e kolauduar

bombola, si duhet ta përdorë atë pa rrezik, çfarë duhet të kontrollojë apo të ndërrojë etj.

Nuk kërkohet me forcë që çdo përdorues familjar së bashku me bombolën të blejë dhe një

pajisje të thjeshtë që dikton dhe sinjalizon rastet e daljes së gazit në ambient. Shitësit më

kollaj e kanë të rekomandojnë dhe të shpjegojnë se për të verifikuar sa të sigurta janë

bombolat dhe lidhjet e tyre me sobën mund të përdorësh ujë me shkumë sapuni. Ata të

thonë deri edhe “pasi e ke vendosur këtë emulsion nëpër ventil e nyja, duhet të vëresh me

kujdes nëse pulson apo jo”.

Tërësia e paraqitjes së kësaj çështjeje tregon, sidomos në kushtet aktuale të vendit

tonë, rëndësinë e krijimit të një kulture të re, që ka të bëjëe me njohjen nga rreziqet e

shkaktuara nga zjarret në përgjithësi. Sidomos interes me rëndësi paraqitet në aspektin

praktik, ndikuar nga përfshirja gjithnjë e më masive e popullsisë ndaj përdorimit

shumëplanësh të gazit si në ngrohje, ashtu dhe në gatim. Ndërtimi i një sistemi teorik e

praktik, informativ e sensibilizues është një rekomandim që kemi mendimin ta japim në

kuadër të analizës referuar këtij punimi doktoral. Ndërtimi dhe amplifikimi e njëkohësisht

distribuimi i një aparati të tillë informativ kemi bindjen së mund t’i shërbejë mjaft mirë

interesit familjar dhe atij të biznesit në fushën e mbrojtjes nga zjarret.

3.4. Roli i grupeve sociale në prodhimin e mjeteve për parandalimin dhe

menaxhimin e zjarreve

Në çështjet e mësipërme jemi ndalur në analizën referuar rolit dhe kontributit të

grupeve sociale në kuadër të situatave të ndryshme të menaxhimit të zjarreve në vendin

tonë. Një gjë e tillë, sipas mendimit tonë, bëri të mundur dhënien në mënyrë të

përgjithshme jo vetëm të karakteristikave të tyre themelore, por edhe të aktiviteteve që ato

kryenin në kuadër të funksioneve të ndryshme sociale në situatat e parandalimit të

zjarreve apo gjatë ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve.

Një element tjetër që kemi menduar të evidentojmë në këtë punim doktoral është

edhe ai që ka të bëjë me rolin dhe kontributin e grupeve të tjera sociale, që me punën dhe

aktivitetin e tyre realizuan krijimin dhe prodhimin e mjaft artikujve dhe pajisjeve nga më

të ndryshmet që përdoren nga grupi social i zjarrfikësve dhe të tjerët në situatat e

menaxhimit të zjarreve.

Tashmë dihet, ashtu siç e kemi përmendur në çështjet dhe kapitujt e mësipërm që

pajisjet e shuarjes së zjarreve, teknologjia e tyre dhe automjetet efektive që ishin në

dispozicion të grupit social të zjarrfikësve ishin të lidhura ngushtë me periudhat e

zhvillimit të vetë vendit tonë gjatë 1944-1990. Kryesisht mbulimi me to realizohej nga ato

që vinin si ndihma apo dhurata nga vendet me të cilat ekzistonin shkëmbimet ekonomike.

Page 79: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 73

Pa dyshim që ndihej dhe vihej re kufizimi në to. Gjithsesi, dokumentacioni i kohës është i

kufizuar në informacion për të realizuar një analizë konkrete të detajuar. Deri në vitet

1965, zjarrfikësit shqiptarë kishin në përdorim pajisje dhe deri makina të një teknologjie

të vjetër dhe që për përdorimin e tyre kërkoheshin veprime të guximshme nga efektivi

zjarrfikës. Edhe stërvitjet praktike profesionale ishin me rrezik për jetën e tyre.

Në shumicën e rasteve stërvitjet realizoheshin me një bazë të kufizuar materialesh

e pajisjesh tekniko-didaktike, në të cilat ushtrimet dhe stërvitja paraqiste vështirësi

problematike. Mjafton të përmendim faktin se ato realizoheshin kryesisht vetëm në

funksion të shpjegimit në kuadër të vetëshpëtimit, ku pajisjet që aplikoheshin ishin

shkallë të llojeve të ndryshme dhe litari, “thesi i shpëtimit” dhe “fleta e çadrës”. “Thesi i

shpëtimit” ishte një tubacion prej rrobe liri të gomuar, me diametër 100–120 cm. Ky thes,

në krye fiksohej në hapësirën e dritares dhe ekstremi tjetër i tij përfundonte i shtrirë mbi

sipërfaqen e tokës, duke e tendosur gjatë gjithë gjatësisë në mënyrë të pjerrët. Njeriu që

duhej shpëtuar apo edhe zjarrfikësi, lëshohej me këmbë në këtë tubacion dhe ai, duke

rrëshqitur me shpejtësi brenda tij, dilte po me këmbë në fund të tubacionit. Quhej “thes”

pikërisht për faktin se njeriu hynte brenda tij si në thes. I vetmi rrezik për njeriun që

rrëshqiste brenda thesit ishte që nga shpejtësia dhe fërkimi atij t’i dëmtoheshin pjesë të

zbuluara të trupit nga kontakti me pjesën e brendshme të tubit rrëshqitës. “Fleta e çadrës”

ishte po një rrobë liri e gomuar dhe e trashë, në formë katrori, me dimensione 10 x 10

metra. Në të katër anët e fletës së çadrës kishte “veshë”, ku kapej të paktën nga 2

zjarrfikës për anë, gjithsej nga 8 zjarrfikës. Duke qenë e hapur dhe e tendosur mirë, fleta e

çadrës vendosej poshtë, nën dritaren apo vendin tjetër ku ndodhej personi që duhej

shpëtuar. Ai duhej të hidhej nga lartësia ku ndodhej dhe të binte mbi fletën e çadrës. Kjo

lartësi arrinte deri në 20 metra. Ka ndodhur që zjarrfikësit janë hedhur mbi fletën e çadrës

edhe duke pasur para krahëve fëmijë të vegjël. Në vitin 1965, në një stërvitje që po bënin

zjarrfikësit e Tiranës te korpusi qendror i Universitetit, si pasojë e moskoordinimit dhe

mostendosjes fort të “fletës së çadrës” zjarrfikësi që u hodh nga tarraca e ndërtesës mbi

fletën e çadrës, u godit në dysheme, duke thyer shtyllën kurrizore. Ai mbeti i paralizuar.

Deri në vitin 1952 stacionet zjarrfikëse përdornin akoma makina të vjetra,

kryesisht të tipit “Prada”. Në këto automjete, efektivi zjarrfikës gjatë vajtjes për në zjarr

qëndronte më këmbë jashtë makinës, me kurriz nga ana e rrugës dhe mbi një bazament

metalik. Ata duheshin të kapeshin me duar në një aks që ishte i fiksuar në trupin e

makinës. Në një rast të caktuar, duke lëvizur makina zjarrfikëse për në zjarr, gjatë një

kthese, njërit nga zjarrfikësit, i cili ndodhej në pozicionin e përshkruar më lart, iu

shkëputën duart nga mbajtësja dhe për pasojë ra nga makina. Rënia e tij ishte fatale, pasi

nuk mundi të jetojë. Shfrytëzojmë në mënyrë të përsëritur rastin të vlerësojmë mbi të

gjitha profesionalizmin, kurajën, përgatitjen dhe përgjegjshmërinë e strukturave të

shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarrit në Shqipëri, të cilët u përballën me sukses në shumë

situata jashtëzakonisht të vështira, duke rrezikuar në mjaft raste edhe jetën e tyre.

Para viteve 1990 në Shqipëri prodhohej dhe përdorej një numër i konsiderueshëm

i nevojave me artikuj që përdoreshin për mbrojtjen nga zjarri. Më konkretisht, në uzinat

dhe fabrikat e Shqipërisë së para 1990, prodhoheshin në tërësinë e tyre afro 15 artikuj të

ndryshëm të mbrojtjes nga zjarri, ku përfshiheshin: lëndët shuarëse, uniformat e zjarrit,

fikëse zjarri, tuba të formave dhe përmasave nga më të ndryshmet, rakorderi të ndryshme,

dhoma shkume etj. Këto artikuj, që ishin produkt dhe markë shqiptare, ndikuan në

Page 80: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 74

përballimin e mjaft situatave të vështira me të cilat shërbimet zjarrfikëse në vendin tonë

janë përballur.

Krejt panorama tjetër paraqitet ajo aktuale në lidhje me praninë e këtyre

produkteve dhe prodhimit të tyre. Mjaft prej punishteve dhe fabrikave që ekzistonin jo

vetëm janë mbyllur, por edhe shkatërruar. Punonjësit dhe novatorët, pjesë përbërëse e

grupit social të punonjësve të prodhimit, tashmë ose kanë ndërprerë aktivitetin e tyre,

pensionuar apo emigruar. Tradita e krijuar tashmë është ndërprerë ose ka humbur. Sipas

informacioneve që kemi, nuk prodhohet asgjë dhe tërësisht të gjitha nevojat që kanë

subjektet dhe shërbimi zjarrfikës plotësohen nga jashtë ose nga kontributet dhe ndihmat e

dhuruara nga shërbimet partnere europiane e më gjerë.

Në këtë çështje e kam ndier si domosdoshmëri dhe mjaft të nevojshme për të

vlerësuar dhe njëkohësisht për të evidentuar edhe një drejtim tjetër të punës dhe

kontributit të grupeve sociale mbështetëse në prodhimin e shumë pajisjeve dhe mjeteve që

përdoreshin në drejtim të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri në vendin tonë. Personeli

inxhiniero-teknik i mjaft prej vendeve sociale të prodhimit në disa prej institucioneve

punuan me përkushtim për të disenjuar, tentuar e realizuar prodhime të vlefshme të

markës shqiptare në kuadër të pajisjeve që përdoreshin në situata të vështira të mbrojtjes

nga zjarri. Në saje të këtij roli e kontributi, u bë e mundur që shërbimet zjarrfikëse në

Shqipëri të pajiseshin me mjete të ndryshme, të cilat përdoreshin si në kuadër të

stërvitjeve të shumta që realizoheshin, ashtu edhe në ndërhyrjet direkte në terren në

situatat e zjarreve në pjesë të ndryshme të vendit.

Ndër to mund të veçojmë periudhën kohore të viteve 1977–1978, ku u disenjua e

projektua një nga pajisjet më të rëndësishme që përdorej në situatat e zjarreve në vendet

sociale të prodhimit, kryesisht në sektorin e karburanteve. Bëhet fjalë për prodhimin e

vënien në shfrytëzim e përdorim të sistemit të shuarjes së zjarreve në rezervuarët e

ndryshëm të karburanteve. Kjo ishte iniciativë e një grupi novatorësh, të cilët drejtoheshin

nga ing. Adem Grabocka. Ky sistem i shuante zjarret nga brenda rezervuarit, ose siç quhej

ndryshe “sistemi tip çorap”. Edhe pse prodhimi dhe eksperimentimi i këtij sistemi shuarës

doli i suksesshëm, ai nuk u vu në përdorim gjerësisht, pasi konsiderohej më praktik

sistemi shuarës me dhoma shkume nga jashtë rezervuarit. Sistemi i dytë ishte tradicional,

i përdorur prej vitesh dhe i provuar në disa raste si efektiv. Dhomat e shkumës për këtë

sistem prodhoheshin në vend dhe kostoja ekonomike ishte e ulët.

Një rast tjetër që duhet evidentuar është ai i ing. Dhimitër Pingulit, i cili rreth

viteve 1970, në Ndërmarrjen Kimike Durrës, aplikoi prodhimin e shkumave për shuarjen

e llojeve të ndryshme të zjarreve. Më pas, si rezultat i suksesit të arritur, u ngrit dhe u vu

në punë një repart dhe linjë e veçantë. Këtu prodhoheshin 2 lloje shkumash: shkuma

kimike dhe shkuma aeromekanike. Këto shkuma ishin të përdorshme kryesisht në

industrinë e naftës dhe në mbushjen e fikësve të dorës dhe të atyre me karrel. Shkuma

kimike del nga bashkëveprimi i bikarbonatit të sodës (NaHCO3 ), sulfatit të aluminit

(Al2O4), ujit dhe i ekstraktit të rrënjës së një bime që quhet cuen. Rezultati i këtij

bashkëveprimi është prodhimi i një sasie të madhe gazi karbonik në formën e flluskave të

dendura. Qëndrueshmëria e kësaj shkume në zjarr zgjat 20 minuta. Elementët kimikë të

prodhimit të shkumës janë në formë pluhuri, të ambalazhuara dhe të ruajtura në fuçi me

peshë 25 kg dhe 50 kg. Shkuma prodhohej nëpërmjet një pajisjeje të quajtur “gjenerator

shkume”.

Page 81: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 75

Në pjesën e sipërme të pajisjes, që ishte në formë hinke, hidhej pluhuri, i cili

thithej nga rryma e ujit që kalonte në pjesën fundore të pajisjes. Ky sistem përdorej sipas

rastit, Nëpërmjet hedhëses së shkumës apo edhe në sistemin me dhoma shkume.

Problematike ishte se i gjithë pluhuri në mënyrë të alternuar hidhej në hinkën e

gjeneratorit me krahë. Gjithashtu duhej bërë kujdes që gjatësia e tubave nga dalja e

gjeneratorit deri të hedhësja apo dhoma e shkumës duhet të ishte në kufij jo më pak se 40

metra dhe jo më shumë se 80 metra. Nën 40 metra shkuma nuk mund të prodhohet dhe

mbi 80 metra shkuma shkatërrohet pa dalë. Shkuma e quajtur aeromekanike, prodhohej

nga bashkëveprimi i solucionit shkumëformues me ujin.

Në Ndërmarrjen Kimike Durrës solucioni shkumëformues prodhohej me bazë

thundrash dhe brirësh të kafshëve të trasha. Ky solucion, në temperaturë nën -5oC ngrin

dhe në temperaturën mbi + 35 oC fillon të dekompozohet. Përzierja në raportet 0, 4 %

solucion shkumëformues, 9,6 për qind ujë dhe 90 për qind ajër krijon një shtresë flluskash

të dendura. Kjo shkumë mund të përdoret drejtpërdrejt nga automjetet zjarrfikëse, në

mënyrë portative me përzierës shkume dhe nëpërmjet sistemeve fikëse në rezervuarët e

karburanteve. Prodhimi i kësaj shkume nxori nga përdorimi shkumën kimike dhe

impiantet shuarëse që e përdornin atë. Njëkohësisht u zgjidhen nevojat për lëndën

shuarëse për sistemet e shuarjes në rezervuarët e hidrokarbureve dhe për fikësat 250 litra

me rrota që përdoreshin gjerësisht në atë kohë.

Page 82: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 76

Kapitulli IV

PAJISJET DHE MJETET E SHUARJES SË ZJARREVE. ROLI I

TYRE NË HAPËSIRËN SOCIOGJEOGRAFIKE

Ashtu siç edhe kemi evidentuar në kapitujt dhe çështjet e mësipërme hapësira

sociogjeografike botërore në përgjithësi dhe ajo e vendit tonë në veçanti është prekur më

përpara nga rreziqet natyrore e humane, siç janë zjarret, po preket aktualisht dhe

njëkohësisht në bazë të vrojtimeve mundësitë që ato të ndodhin edhe në të ardhmen janë

prezente. Prandaj është e rëndësishme që situatat që shkaktohen nga to jo vetëm të

minimizohen, por edhe të ndërhyhet për ti parandaluar e menaxhuar ato. Në këtë drejtim

rol evident bartin një sërë faktorësh dhe elementësh.

Në analizën tonë të mëparshme jemi ndalur në mjaft tematika të faktorëve që lidhen me

shkaktimin e zjarreve, përhapjen dhe zhvillimin e tyre, lokacioneve ku ndodhin, formave

bashkëshoqëruese, vëndeve sociale në të cilat ato ndikojnë, së bashku me rolin e

larmishëm dhe aktivitetin e grupeve sociale që marrin pjesë në ndërhyrjen dhe

menaxhimin e tyre. Në këtë drejtim në kuadër të rolit të këtyre grupeve marrin rëndësinë

e faktorit determinant mjete dhe pajisjet që përdoren për menaxhimin dhe shuarjen e

zjarreve.

4. 1 Mjetet dhe pajisjet e ndryshme për shuarjen e zjarreve

Në literaturën e shumtë në lidhje me mjetet dhe pajisjet që përdoren për shuarjen e

zjarreve tashmë janë të pranishme tipe dhe lloje teknikash nga më bashkëkohoret. Një gjë

e tillë është e lidhur ngushtë me teknologjinë e re që gjithnjë e më tepër po aplikohet në

fusha të ndyshme. Padyshim edhe mjetet dhe pajisjet që përdoren për shuarjen e zjarreve i

nënshtrohen proceseve të tilla inovative dhe revolucionarizuese. Pavarësisht se duhet

përmendur fakti se gjithnjë e më shumë furnizimi dhe pajisja me to është e ndikuar edhe

nga buxhetet respektive të vendeve të ndryshme, të institucioneve përgjegjëse që janë të

specializuara për funksionin e mbrojtjes nga zjarri, nga ndërgjegjësimi i investitoreve të

shumtë e të ndryshëm privat, nga legjislacioni i vendeve të ndryshme, nga aplikimi i

normave, standarteve dhe rregulloreve që janë në zbatim, etj.

Edhe në vendin tonë një sistem i tillë me pajisje dhe mjete nga më të ndryshmet, ashtu siç

e kemi theksuar në kapitujt pararendës ka pasur tiparet dhe karakteristikat e veçanta, të

cilat janë ndikuar nga kushtet nëpër të cilat ka kaluar vendi. Periudha të ndryshme të

zhvillimit kanë pasur partneritete të ndryshme, orientime dhe suportime të ndryshme,

buxhetime nga më të ndryshmet, ndikuar nga elementë që tashmë dihen. Por njohja dhe

aftësimi në lidhje me aplikimin dhe përdorimin e tyre ka qenë në vazhdimësi një sfidë e

Page 83: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 77

rëndësishme për grupet sociale të zjarrëfikësve nga njëra anë dhe strukturave të tjera

sociale-profesionale që merrnin pjesë në situatë të ndodhjes dhe zhvillimit të zjarreve.

Në kuadrin e personaliteteve dhe lektorëve të fushës së zjarrit Prof. Papa në informacionet

e tij në lidhje me mjete dhe pajisjet që përdoren në shuarjen e zjarreve ka paraqitur një

larmi dhe shumëllojshmëri tipesh dhe llojesh. Ndër to mund të përmendim: sistemet

stacionare për shuarjen e zjarreve, hidrantët e jashtme dhe të brendshme, mjetet

rrethanore për shuarjen e zjarreve, sistemi vetëshuarës automatik (sprinkler), sistemi

vetëshuarës gjysmëautomatik (drençer), sistemi i shuarjes së zjarrit me avull, sistemi i

shuarjes së zjarreve me gaz karbonik (CO2), sistemi i shuarjes së zjarreve me shkumë

ajromekanike, impiantet stacionare të shkumës kimike, impiantet stacionare të shkumës

ajromekanike, sistemi i ftohjes së rezervuarëve të karburanteve, sistemi i kolektorëve për

fontanat e naftës e të gazit, shuarja e zjarrit me lëndë eksplozive në puset e ndryshme

eruptive të naftës e gazit, etj. (Papa. Mico:Mjetet dhe pajisjet e shuarjes së zjarreve

Leksione, dorëshkrim, Tiranë 1990)

Me mjaft interes paraqiten edhe ndërhyrjet që realizohen në kuadrin e hapësirave

sociogjeografike masive e me rëndësi të konsiderueshme, siç janë portet, aeroportet.

Numri i lartë i grupeve sociale të përfshira në tërësinë e vëndeve sociale të këtyre

hapsirave sociogjeografike bart në vetvehte sfida jashtëzakonisht të vështira për tu

përballuar në situatë të ndryshme të zjarreve që janë prezente në to. Studjues të ndryshëm

në materialet dhe botimet e tyre vlerësojnë si mjaft efikase ndërhyrjet me anë të sistemeve

nga më të larmishmet të shuarjes së zjarreve në portet detare dhe në mjetet lundruese,

sistemet e shuarjes së zjarrit në avionët, aerodromet, hangarët dhe uzinat e tyre, sistemet

e shuarjes së zjarreve në puset vertikale të minierave të ndryshme, etj.

Njëkohësisht vlerësojmë të përmenden në këtë punim edhe mjaft të dhëna dhe

informacione në lidhje me përsosjen dhe teknikalitetet e reja që shprehin në kuadrin e

situatave të ndodhjes së zjarrit ndërhyrja me anë të aparateve të ndryshme kimike që

ndikojnë në shuarjen e tyre. Literatura e shfrytëzuar nga ana jonë, në kuadrin e mjaft

autorëve vlerëson se ndër më të efektshmet dhe me përdorim të gjerë janë: fikësit e

ndryshëm me ujë, fikësit me shkumë, fikësit me tetraklorur karboni (CCI4), fikësi i thatë

(me pluhur ), fikësi me gaz karbonik (CO2), fikësi me shkumë ajromekanike, etj.

4. 2 Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në situatat e zjarreve në vendet

sociale të banimit

Vendet sociale të banimit përfaqësojnë një larmishmëri, përsa i përket rastisjeve të

rrezikut për tu përfshirë nga zjarret. Një gjë e tillë bën të mundur ndërgjegjësimin e

qytetarëve që duhet të jenë aktiv dhe mjaft të përgjegjshëm për përftimin e njohurive që

duhet të kenë në lidhje me ndërhyrjen që mund tu duhet në raste të emergjencës nga

zjarri. Në këtë drejtim edhe pajisjet që mund të përdoren janë ndër më thjeshtat dhe

elementaret, apo mjetet rrethanore, deri në momentin e ardhjes së forcave të shermit

zjarrëfikës, për të kryer ndërhyrjen e specializuar.

Page 84: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 78

Shumë studiues evidentojnë mjetet dhe pajisjet e ndryshme dhe mjaft të larmishme, të

cilat përdoren për shuarjen e zjarrit në vendet sociale të banimit. Një gjë e tillë paraqitet

nga ana e tyre si me ndikim të drejtpërdrejte. Të shpejtë dhe mjaft efektiv kur zjarri bie ne

shtëpitë e tyre ku ato banojnë në apartamentet në të cilat ato jetojnë apo në ambjentet e

ndryshme të rezidencave ku jeton një popullsi e caktuar. Në mënyrë të veçantë të rriturit

në moshë madhore duhet të kenë njohuritë e duhura për përdorimin e këtyre mjeteve të

thjeshta fikëse të zjarreve që ndodhin në shtëpitë e tyre. Studiuesi Miço Papa, vlerëson

ndër punimet e tij, që kanë të bëjnë me aplikimin e mjeteve dhe pajisjeve që përdoren në

raste zjarresh si më të efektshmet në situata të tilla frikëset e llojeve të ndryshme, të cilat

njihen me emërtime e larmi të ndryshme. Ndër to veçojmë fikëset e vogla të dorës me

shkumë, fikëset e vogla të dorës me gaz karbonik, etj. Njëkohësisht ky autor ndër të tjera

evidenton dhe jep shembuj të ndryshëm të aplikimit të mjeteve rrethanore, të cilat mund

të përdoren në rastet e ndodhjes së situatave të zjarreve në familjet tona, në dhomat e

shtëpisë në kuzhinat apo ambjentet e tjera familjare në pallatet e apartamentet e banimit.

Në këtë drejtim ai vlerëson rolin e përdorimit të kovave me ujë batanijeve të ndryshme

prej leshi, hidrantë të llojeve të ndryshme, etj. Më poshtë lidhur ngushtë me atë çfarë

përmendem më sipër po paraqesim në mënyrë figurative disa prej tyre.

Foto nr. 9 Përdorimi i fikësit me ujë

Page 85: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 79

Foto nr. 10 Fikësi me ujë

Për të argumentuar sa u tha më lartë po përmendim dy raste zjarri, njëri në afërsi të një

ndërtese me shumë kate dhe tjetri në një apartament banimi në katin e katërt të një

ndërtese po me shumë kate. Rasti i parë është i lidhur ngushtë me lindjen dhe zhvillimin e

zjarrit në një vend social të banimit dykatësh. Veprimet operacionale për menaxhimin e

këtij zjarri ishin të diktuara jo nga strukturat ndërtimore të vendit social të banimit që u

përfshi nga zjarri , por nga arkitektura dhe pozicioni ku ndodhej ky vend social i banimit.

Ndërtesa ku kishte rënë zjarri, dyshemen ndarëse midis kateve dhe elementët e çatisë i

kishte prej matariali drusor. Ajo ishte shumë e amortizuar, pjesërisht e shembur dhe

aktualisht e pa banueshme. Ndodhej në anën e mbrapme të një vendi social tjetër banimi

shumëkatësh. Fasadat e këtyre dy vendeve sociale të banimit ishin pothuajse ngjitur me

njëra tjetrën. Distanca ndërmjet tyre nuk ishte më larg se gjashtë metra. Zjarri ishte

intensiv, me zhvillim të plotë dhe me flakë të lartë. Edhe pse nuk frynte erë, temperatura

e lartë, rrezatimi dhe konveksioni i flakës rrezikonin seriozisht edhe vendin tjetër social

shumëkatësh të banimit, apartamentet në fasaden e tyre kishin dritare në çdo kat dhe në

çdo ambient. Ndodhur përpara kësaj situate, drejtuesi i veprimeve operacionale vendosi

që të mos veprohej më shumë për shuarjen e zjarrit, por zjarri të mbahej nën kontroll.

Goditja kryesore dhe vëmendja të ishin të përqëndruara në mbrojtjen e fasadës së

ndërtesës me shumë kate. Për këtë qëllim, faqja e ndërtesës që digjej dhe që ishte nga ana

e ndërtesës me shume kate, goditej me gjashtë linja ujë, ndërsa vetë zjarri me dy linja

ujë. Duke vepruar në këtë mënyrë, në vendin social shumëkatësh të banimit nuk pati

asnjë dëmtim, pasi u pengua përhapja e zjarrit në këtë drejtim dhe u ul efekti dëmtues i

temperaturës së lartë që çlirohej nga djegia. Pas afro dy orësh zjarri u fik përfundimisht

dhe situata kaloi në normalitet.

Rasti tjetër i zjarrit është i tillë. Në anën e pasme të një tjetër vendi social shumëkatësh të

banimit, pallat me shtatë kate ishte ndërtuar një shtesë e një vendi social të argëtimit

(lokal shërbimesh). Kjo shtesë, e bërë me konstruksion të lehtë, dilte jashtë fasadës së

murit perimetrik të vendit social të banimit shumëkatësh (pallatit). Në kohën kur ra zjarri,

në shtesë nuk kryhej aktivitet. Në të ishin grumbulluar provizorisht mobilje, kolltuqe,

karrike etj. Lartësia dysheme – çati e shtesës ishte tre metra dhe dyshemeja e saj ishte e

ngritur nga toka afro dy metra. Pas zjarrit u konstatua se shtesa dhe orenditë brenda saje

Page 86: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 80

ishin djegur plotsisht. Fasada e pallatit në këtë krahë, ishte e nxirë nga bloza dhe tymi

deri në katin e gjashtë. Tendat e ballkoneve ishin gjithashtu të djegura, ku edhe ajo e

katit të shtatë ishte pjesërisht e djegur. Ekspertet vërtetuan se “ zjarri ka filluar në

aneksin shtesë”. Në këtë shtesë kanë qenë kushtet e nevojshme për lindjen e zjarrit dhe

për një zhvillim të shpejtë dhe intensiv të tijë. Brenda pesë deri dhjetë minutash e gjithë

shtesa është kapur nga zjarri. Orenditë, pajisjet e ndodhura këtu si dhe mbulesa e

tavanit dhe e çatisë, kishin në përbërje të tyre lëndë dhe materiale të djegëshme të llojit

dru, kallam, plastmas, sfungjer, veshje sintetike etj. Për këto arsye, kur djegia ka

përshirë të gjithë shtesën, flaka ka marre lartësinë e saj maksimale, deri në tre metra

lartësi mbi mbulesën e shtesës. Në këto kushte vetë kurora e flakës arriti në lartësine tetë

metra nga niveli i tokës, tre metra lartësia e shtesës, dy metra lartësia e bazamantit nga

niveli i tokës dhe tre metra lartësia e vet fakelit të flakës. Dihet se temperatura e një zjarri

arrin deri në 1200 - 1400 °C. Zjarri në lartësi përhapet me sekonda, anash me minuta dhe

nga lartë poshtë me orë.

Zjarri shumë shpejtë u shfaq edhe në një apartament banimi që ndodhej në katin e tretë.

Ky zjarr ndodhi si pasoje e disa faktorëve :

a- nga lartësia e madhe e fakelit të flakës dhe nga kontakti i drejtë për drejtë i saj

me materiale të djegëshme të ndodhura në ballkon;

b- nga transmetimi i nxehtësisë së djegies nëpërmjet rrezatimit dhe konveksionit;

c- nga produktet e djegies ( tymi ) të cilat kapin lartësi shumë më të mëdha se flaka

dhe marrin me vete 50 - 55% të nxehtësisë që çlirohet nga djegia;

d- nga shkëndijat e ndezura që lëvizin vertikalisht dhe transportohen në distanca

të largëta së bashku me produktet e djegies.

Drejtuesi i veprimeve operacionale nuk e vlerësoi drejtë dhe në kohën e duhur dinamikën

e zjarrit dhe për rrjedhojë, nuk e parashikoi as mundësinë e përhapjes së zjarrit në

apartamentet që ndodheshin mbi vatrën e zhvillimit të zjarrit. Zjarri i shfaqur në një

apartament që ndodhej në afro 15 metra lartësi nga toka, i gjeti të pa përgatitur forcat

zjarrëfikëse. Në këto kushte, zjarri edhe këtu u zhvillua fuqishëm, duke përfshirë të

gjitha ambientet e apartamentit me sipërfaqe afro 120 m2.

Me zjarret dhe veprimtarinë e tyre janë të lidhura ngushtësisht edhe hapësira gjeografike

urbane. Në mënyrë të veçantë, gjithnjë e më shumë sot po vihet re trendi i interesit

studimor ndaj hapësirave gjeografike urbane të qëndrave të vjetra të qyteteve apo

qëndrave historike. Padyshim që vëmendja e studjuesve të disiplinave të ndryshme

shkencore në Shqipëri duhet drejtuar edhe në këtë aspekt. Në kuadrin e studimeve të

realizuara mbi shkaqet dhe masat parandaluese të zjarreve është e rëndesishme hartimi i

programeve të ndryshme organizative të mbrojtjes së qyteteve tona të vjetra historike nga

zjarret. Lidhur ngushtë me to, po ndalemi në dhënien e disa mendimeve mbi Beratin.

Duhet thënë që në fillim se Berati nuk është i mbrojtur nga rreziku i zjarrit dhe as i

Page 87: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 81

siguruar në drejtim të mundësisë së menaxhimit efikas në shuarjen e zjarreve në se ato

ndodhin. Këtë e tregon më së miri gjendja reale dhe përvoja e derisotme.

Ky qytet muze, me lagjet e tyre të vjetra, ka një ndërtim karakteristik. Ndërtesat e tyre

janë kryesisht me elementë drusore dhe me çati. Këto banesa janë shumë afër me njëra

tjetrën dhe për terrenin ku ato ngrihen, janë pothuajse njëra mbi tjetrën. Është kjo

arsyeja që Berati është quajtur edhe si “ qyteti i një mbi një dritareve “. Rrugicat lidhëse

midis ndërtesave janë shumë të ngushta dhe në shumicën e gjatësisë së tyre janë të

pakalueshme edhe nga automjetet e vogla. Një numër rrugicash janë qorre, pa mundësi

kthimi. Shumica e ndërtesave janë të vjetra dhe të amortizuara. Vihet re një tendencë në

rritje që këto ndërtesa të kthehen në lokale shërbimi dhe hotele. Për të gjitha këto arsye,

nëse ndodh zjarr, ai do të zhvillohet dhe përhapet shumë shpejt. Përvoja e rasteve të

ndodhura ka treguar se ndërtesa ku ka rënë zjarri është djegur plotësisht dhe jo gjithmonë,

por me shumë vështirësi është bërë e mundur të pengohet përhapja e zjarrit në ndërtesat e

tjera.

Edhe pse Berati është qytet muze, i mbrojtur edhe nga UNESCO, nuk ka masa për

mbrojtjen nga zjarri si: rrjet hidrantësh të jashtëm, fikësa dore, pajisje për diktimin dhe

njoftimin për zjarret që ndodhin etj. Automjetet dhe pajisjet zjarrëfikëse dhe ato të

shpëtimit nuk mund të afrohen pranë ndërtesave ku bie zjarri dhe në rastet që ndodhin,

me shumë vështirësi shtrijnë me qindra metra tubo për të mbërritur deri atje. Pushteti

vendor e njeh mjaft mirë situatën, janë të shqetësuar dhe njëherazi edhe të angazhuar,

por nuk kanë fonde për zgjidhjen e saj. Kështu psh me inisiativën e Bashkisë Berat, para

disa vjetësh u bë një studim dhe projekt i plotë, për Lagjet Goricë e Magalem të qytetit të

Beratit, i përgatitur për këtë qëllim nga dy specialistë të fushës. Ky studim dhe projekt,

u miratuan në parim, por nuk u zbatuan asnjëherë për mungesë fondesh.

4. 3 Roli i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në situatat e zjarreve në vendet sociale

të prodhimit, të shkëmbimit, argëtimit e pushtetit

Në tërësinë e vendeve sociale që analizuam më sipër tregohen në mënyrë mjaft të qartë

shkaqet dhe faktorët ndikues në lindjen dhe zhvillimin e zjarreve, shoqëruar edhe me

menaxhimin që realizohet nga ana e grupeve sociale për të bërë të mundur shuarjen e tyre.

Theksojmë së paraqitet mjaft e rëndësishme njohja e tyre lidhur ngushtë me përsëritjen e

situatave në të ardhmen. Në mjaft raste, gjatë shkrimit të këtij punimi doktoral më

evokoheshin ngjarje dhe situata nga më të larmishmet të përballjes me zjarret, tipat dhe

format e shfaqjes së këtyre zjarreve, së bashku me punën e jashtëzakonshme të grupit

social të zjarrfikësve etj., që bënin të mundur përballjen dhe menaxhimin me këtë rrezik

jashtëzakonisht të vështirë dhe me efekte negative në mjedis, popullsi etj.

Vendet sociale të argëtimit dhe të shkëmbimit paraqiten jo vetëm të larmishme për

sa u përket tipave të tyre, por edhe me një prani të konsiderueshme njerëzish e

frekuentuesish të pranishëm në to. Mjafton të përmendim faktin se gjithmonë këto vende

sociale, si: qendra tregtare apo markete të ndryshme, salla koncertesh, pabe e restorante,

kinema dhe qendra të tjera masive argëtuese, bartin brenda tyre një numër të

Page 88: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 82

konsiderueshëm njerëzish. Në këtë mënyrë qytetarët shpeshherë rastisin në shfaqjen apo

ndodhinë e situatave të zjarreve, ndaj të cilave duhet reaguar me emergjencë e maturi.

Prandaj autorë të ndryshëm shprehen për praninë në këto vende sociale të mjeteve dhe

pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri, që nga ato më elementaret e deri te më të sofistikuarat.

Raste të ndryshme në Europë, SHBA, Kanada etj. tregojnë për problematika serioze të

shkaktuara nga përdorimi i llojeve të ndryshme të hidrantëve apo fikësve të formave nga

më të ndryshmet, gjë që është shoqëruar edhe me dëme në njerëz e në materiale.

Në këtë drejtim edhe shkolla shqiptare e mbrojtjes nga zjarri ka rolin dhe kontributin e

saj. Një ndër studiuesit dhe kontribuesit më të spikatur të saj, i cili ka dhënë një kontribut

të vyer mbi përcaktimin e normave dhe standardeve që duhen aplikuar në rastet e zjarreve

në veprat e ndryshme industriale, pjesë përbërëse e vendeve sociale të prodhimit, është

edhe Miço Nako. Ky studjues si rezultat i punës dhe eksperiencës së tij, si në aspektin

teorik, ashtu edhe praktik, jep mendime të rëndësishme teorike dhe aplikative të mjeteve

dhe pajisjeve të ndryshme, të cilat mund të përdoren në rastet e ndodhjes së zjarreve në

fabrika dhe uzina të ndryshme, të cilat në këndvështrimin shkencor të gjeografisë sociale,

njihen si vende sociale të prodhimit. Studiuesi Nako përmend në materialet e ndryshme të

tij të botuara dhe në dorëshkrime në trajtën e leksioneve të ndryshme, një numër të

konsiderueshëm mjetesh dhe pajisjesh kundër zjarrit, të cilat mund të përdoren. Ndër to si

më të spikaturat ai vlerëson sidomos pajisjet e shuarjes së zjarrit të tipit sprinkler dhe

drencer. Aplikimi dhe përdorimi i tyre në vendet e ndryshme sociale të prodhimit

paraqitet nga ky autor si ndër më efikaset në shuarjen e zjarreve që shfaqen në to.

Krahas tyre studiuesi Nako vlerëson se janë të pranishme edhe një llojshmëri e

konsiderueshme mjetesh e pajisjesh kundra zjarrit, që nga më të thjeshtat e rrethanoret e

deri tek më të ndërlikuarat e të sofistikuarat. Si të tilla ai vlerëson stacionet e pompave

thithëse të ujit, stacionet dërguese të ujit me presion, stacionet statike të përhershme, etj.

Grafikisht po ilustrojmë disa nga këto mjete e pajisje, fryt i kontributit të studiuesit Nako,

ndonëse gjithnjë e me shume këto mjete e pajisje po shkojnë drejt ndryshimit,

transformimit e modernizimit.

Page 89: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 83

Foto nr. 11 Sistemi vetshuarës gjysmëautomatik (drençer)

Njëkohësisht rastisja e situatave të zjarreve dhe rolit të pajisjeve e mjeteve që

përdoren për shuarjen e zjarreve është evidente edhe në vendet sociale të prodhimit. Mjaft

punishte, fabrika e uzina, miniera etj. shpeshherë gjatë aktivitetit të tyre janë ndodhur nën

flakët e zjarreve që janë shkaktuar e janë zhvilluar aty. Sa me sipër, po përpiqem të

paraqes një rast jashtëzakonisht të veçantë të një prej zjarreve me potente e problematike

të ndodhura në Shqipëri, siç është ai i fontanave të hapura. Ndërmarrja dhe realizimi i

veprimeve operacionale për menaxhimin e një fontane të hapur dhe të shoqëruar me zjarr

në një pus nafte është një rast shumë i veçantë dhe një përvojë unike. Raste të tilla

ndikojnë dukshëm në përftimin e përvojave të rëndësishme profesionale, në hartimin e

strategjive të ndërhyrjes në të ardhmen si dhe në lançimin e formave dhe metodave

menaxhuese në raste të tilla në kuadër të evolucionit të shkencave mbi mbrojtjen nga

zjarri. Vlerësojmë se pjesëmarrja personale, pjesë e grupit social të zjarrfikësve në

veprime operacionale të tilla, paraqet edhe në përvojën dhe eksperiencën time disavjeçare

një rast të veçantë.

Page 90: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 84

Literatura e shërbimeve gjeologjike si dhe e disiplinave shkencore që merren me

mbrojtjen nga zjarret vlerësojnë se tematikat që lidhen me praninë e fontanave të hapura

përfaqësojnë avaritë më serioze që mund të jenë prezente në sektorin e kërkimit dhe

shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit. Ky konstatim sa shkencor aq dhe

konkret me sa duket është rezultat i faktit se këto lloje avarish paraqiten shumë

problematike në format dhe tiparet e lindjes dhe të zhvillimit të tyre, ndërlikimet në

proces, sidomos në rastet kur ato shoqërohen edhe me zjarre apo me daljen e fluideve,

naftë e gaz, nga jashtë kolonës së pusit.

Fontanat e hapura të naftës e gazit shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike e

mjedisore. Këto dëme janë të lidhura me faktorët e mëposhtëm:

a. Fontanat e hapura janë burim aksidentesh, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e

punonjësve që ndodhen në atë kohë në pusin që fontanon, por edhe të atyre që

do të merren drejtpërdrejtë me likuidimin e pasojave dhe normalizimin e

situatës.

b. Fontanimi dëmton rëndë shtresën naftë - e gazmbajtëse, pasi duke u shtrirë në

kohë zvogëlon ndjeshëm presionin e saj, duke ndikuar edhe në zvogëlimin e

kohës së shfrytëzimit të vend burimit.

c. Në vartësi të terrenit ku ndodhet pusi që fontanon, fluidi shkarkohet në natyrë,

duke u përzier e përhapur së bashku me ajrin, por ai bie edhe mbi tokë dhe

ndot e dëmton mjedisin përreth. Duhet theksuar së gazet shoqëruese të naftës

kanë në përbërje edhe gaze sulfurore e sulfidrike, të cilat janë helmuese.

d. Kur fontana shoqërohet me zjarr dëmton dhe nxjerr jashtë përdorimit edhe

sallën e makinerisë dhe kullën e sondës së shpimit.

e. Mbyllja e fontanës dhe normalizimi i situatës pas saj kërkon angazhimin dhe

përdorimin e forcave, mekanizmave dhe mjeteve të shumta dhe për një kohë

relativisht të gjatë.

Është fakt se në Shqipëri kanë ndodhur një nëmur i konsiderueshëm fontanash të

hapura. Një gjë e tillë ka pasur edhe anën e vet pozitive, pasi është fituar një përvojë mjaft

e pasur. Vetëm gjatë periudhës 1960–1980 kanë ndodhur 30 fontana, 11 prej të cilave janë

shoqëruar me zjarre. Të tilla fontana kanë ndodhur gjatë shpimit të puseve të naftës dhe

gazit si dhe gjatë përvetësimit të tyre në disa vendburime, si në Marinëz, Kallem-Verri,

Divjakë, Frakull, Ballsh, Drenovë etj. Shkaku i zjarreve gjatë fontanave të naftës e gazit

janë shkëndijat që shkaktohen nga goditja e gurëve që dalin nga pusi së bashku me

rrymën e fluidit, me pjesët metalike të kullës si dhe nga elektriciste t’i statik që krijohet

nga lëshimi i vrullshëm në atmosferë i rrymës së fluidit naftë apo gaz.

Pavarësisht nga shkaku i lindjes, përvoja tregon se zjarri në fontanat e puseve

përhapet në tri forma:

1. Zjarr në lartësi, i cili shoqëron konturet e rrymës së fontanës. Lartësia e saj

varet nga presioni i shtresës dhe arrin deri në 40 metra.

2. Zjarr në formë të çrregullt, i shoqëruar me flakë mbi grykën e pusit dhe me

përhapje në të gjitha drejtimet. Përhapja në mënyrë lineare e flakës në lartësi

pengohet nga mbetjet metalike që kanë rënë mbi grykën e pusit apo nga

Page 91: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 85

dëmtimi i pajisjeve të grykës së pusit. Në këto raste flaka kap një sipërfaqe

shumë më të madhe se në rastin e përhapjes në lartësi.

3. Zjarr që përhapet në një territor me sipërfaqe të konsiderueshme jashtë pusit.

Kjo ndodh kur nafta apo gazi dalin në sipërfaqe nga jashtë kolonës së pusit,

duke lëvizur nëpërmjet çarjeve dhe hapësirave në shtresat e tokës. Në të tilla

raste mund të kemi disa vatra të shkëputura zjarri në formë kandili. Por flaka

mund të jetë edhe në formë zinxhiri në një perimetër apo në një sipërfaqe toke

prej disa dhjetëra metra katrorë. Ka edhe raste që fluidi del në sasi të mëdha

dhe në formë rryme në një apo disa vende, duke arritur lartësi të

konsiderueshme nga toka.

Një rast tipik dhe me veprime operacionale shumëplanëshe, nga e cila është

përfituar një përvojë e madhe, është rasti i fontanës së hapur të naftës në pusin C–37, i cili

ishte projektuar dhe zbatuar për të kapur shtresën naftëmbajtëse në kulmin e saj në zonën

që quhet “kapele gazore”. Kur ishte arritur thellësia 3900 metra, për pakujdesi pusi u la

jashtë kontrollit dhe ndodhi që shtresa e naftës të komunikonte me sipërfaqen dhe

fontanoi, duke nxjerrë në atmosferë një rrymë të fuqishme nafte të përzier edhe me gaz

kondensat. Pothuajse menjëherë me daljen e rrymës së gazit kondensat ndodhi dhe ndezja

dhe djegia e saj me një flakë të fuqishme dhe të lartë mbi 40 m. Si pasojë e lëvizjes së

fakelit të flakës nën kullën e pusit, brenda 20–25 minutave kulla metalike u deformua, u

shkatërrua, duke e mbuluar grykën e pusit me një sasi të madhe hekurishtesh. Kështu

flaka, nga një pamje fakeli të drejtë dhe të fuqishëm, u devijua edhe në drejtimet anësore

përreth grykës së pusit, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri me diametër afro 20–30

metra.

Si pasojë e rrezatimit dhe konveksionit të prodhuara nga flaka e zjarrit, djegia u

përhap brenda orës në një distance afro 200–300 metra, duke ndezur dhe djegur shkurret e

një kodre përballë.

Në këtë fontanë, por dhe në të tjera, ndeshen njëherazi shumë specifika:

temperatura të larta; presioni disa dhjetëra atmosferë në grykën e pusit; sipërfaqja e

përhapjes së zjarrit në disa mijëra metra katrore; terreni shumë i aksidentuar; ndotja e

lartë akustike; prania e gazeve helmuese në atmosferë; vështirësitë e komunikimit; pasojat

shëndetësore në radhët e pjesëmarrësve në veprimtaritë operacionale; koha e gjatë e

vazhdimit të shërbimeve për menaxhimin e situatës etj. Përballë këtyre specifikave

shërbimi zjarrfikës bëhej ndër me të rëndësishmit, pasi ai kërkohej të ishte pjesëmarrës

aktiv në të gjitha llojet e veprimeve operacionale që planifikoheshin të kryheshin. Për këtë

qëllim shërbimi zjarrfikës duhej që të organizohej në përshtatje me mirëfunksionimin e të

gjitha shërbimeve të tjera të pranishme dhe të ndryshimeve të vazhdueshme që pësonte

situata e fontanës. Janë disa veprime organizative të përsëritura apo përvoja të reja me të

cilat u përball shërbimi zjarrfikës në këtë fontanë:

- përqendrimi më masiv i realizuar ndonjëherë i forcave dhe i mjeteve

zjarrfikëse;

- nevojën për të ndërhyrë e mbajtur nën kontroll një sipërfaqe të madhe dhe në

një terren të thyer;

Page 92: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 86

- përdorimi nga zjarrfikësat i mjeteve rrethanore, batanije, automjetet

zjarrfikëse, hidrantët dhe kolektorët e ujit dhe deri te lënda e ngurtë

shpërthyese;

- organizimi i punës sipas sistemit zinxhir, me mbulim i pari të dytin dhe i dyti

mbulon të tretin dhe kështu në vazhdim;

- përdorimi nga zjarrfikësit i uniformave zjarrduruese prej amianti dhe i

kundërgazeve tip ushtarak;

- përdorimi i eksplozivit për shuarjen e fontanës, lëvizja në drejtim të grykës së

pusit e arkave me eksploziv varur në një kavo çeliku dhe shoqërimi i këtyre

arkave me rryma uji;

- zgjidhja e shpejtë dhe në mënyrë krijuese e problemeve të lindura si futja e ujit

në brendësi të rrymës së gazit kondensat apo ftohja e sipërfaqes së tokës

nëpërmjet krijimit të një baseni ujor.

Për përballimin e situatës në fontanën e pusit C–37, u krijua një shtab i posaçëm

drejtues. Në këtë shtab kishte përfaqësues nga të gjitha shërbimet dhe sektorët

pjesëmarrës dhe që do të kryenin detyra operacionale specifike. Ky shtab, që do të

funksiononte pa ndërprerje, u quajt “shtabi i fontanës C–37”. Shtabi kishte për detyrë:

a. të analizonte situatën rast pas rasti;

b. të merrte vendime për zgjidhjen e situatave, duke përcaktuar veprimet që

duhen kryer dhe detyrat specifike për çdo shërbim apo sektor pjesëmarrës;

c. të siguronte bazën materialo–teknike të nevojshme për veprimet operacionale

dhe për krijimin e kushteve për fjetje, veshje speciale, pajisje mbrojtëse

individuale, mjete transporti, ushqim etj., të forcave pjesëmarrëse në

operacione të mbylljes së fontanës dhe normalizimit të gjendjes;

d. të bashkërendonte veprimet ndërmjet forcave pjesëmarrëse, duke garantuar

unifikimin e veprimeve drejt një qëllimi të vetëm.

Në këtë fazë si detyra të rëndësisë së veçantë ishin:

Të studiohej terreni me detyrë që të përcaktohej zona e ndaluar dhe brenda saj

zonën e rrezikut, për lëvizjen e njerëzve, të automjeteve dhe mjeteve të tjera të

paautorizuara.

Të merreshin masat për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe të shkurreve, duke e

lokalizuar zjarrin në përfundim vetëm në grykën e pusit.

Të bëheshin llogaritjet dhe kërkesat për çdo shërbim e sektor, për nevojat në

forca, mjetë e bazë materiale.

Të sheshohej terreni përreth pusit dhe të hapeshin rrugët e komunikimi nga

periferia në drejtim të tij.

Të bëhej largimi i hekurishteve të panevojshme nga gryka e pusit dhe përreth

tij, me qëllim që krijohen kushte për një punë pa pengesa.

Të sigurohej sasia e ujit për mbështetjen dhe garantimin e të gjitha veprimeve

që do kryheshin momentalisht dhe në perspektivë.

Të merreshin masat për shërbimin shëndetësor ndaj efektivave që do vepronin

me detyra në mbylljen e pusit.

Page 93: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 87

Jeta e njerëzve që punonin brenda zonës së rrezikut dhe afër saj, rrezikohej në çdo

kohë nga disa faktorë dhe që ishin të përhershëm e të kudondodhur. Ndër to përmendim

disa rreziqe: helmimi nga gazet dhe avujt toksikë; dehidratimi nga temperatura të larta;

dobësimi nga lodhja sfilitëse; dëmtime të lëkurës nga djegiet dhe nga aksidentet e

mundshme. Për të gjitha këto arsye u morën këto masa:

a. U organizua një staf mjekësor, të cilët veç vizitave periodike, jepnin ndihmën

e parë mjekësore.

b. U organizuan disa grupe vrojtimi, të cilët ishin shëtitës dhe kontrollonin çdo

front pune dhe çdo pozicion ku kishte njerëz. Kur konstatonin probleme, ata

paraqiteshin menjëherë, jepnin ndihmën e parë, kryesisht duke i nxjerrë gjuhën

personit apo duke i bërë frymëmarrje artificiale deri gojë më gojë, dhe më pas

e çonin personin në nevojë te mjeti i transportit. Për vetë terrenin e thyer dhe

me baltë, si mjet transporti u përdor një transportues ushtarak me zinxhirë i

tipit diagaç.

c. Jashtë zonës së ndaluar, në një çadër, u ngrit një miniqendër shëndetësore, me

të gjitha nevojat kryesore në mjete, pajisje dhe në ilaçe. Për raste të veçanta,

nga këtu personi dërgohej menjëherë në spitalin me të afërt, që ndodhej rreth

10 minuta larg.

Kjo skemë funksionoi më së miri, duke iu përgjigjur shpejt dhe me

profesionalizëm rasteve të krijuara. Vetëm në një rast një zjarrfikës u dërgua në spitalin e

qytetit, pasi iu mbush me ujë kutia filtruese e kundërgazit dhe pësoi një helmim serioz. E

rëndësishme ishte që të mbahej çdo gjë nën kontroll të vazhdueshëm, për të mos rrezikuar

jetën e njerëzve dhe të merreshin masat e duhura për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në

zona të reja.

Për shuarjen e fontanës dhe mbylljen e saje kërkohej pjesëmarrje e shumë

njerëzve, shërbime të ndryshme, si dhe përdorim mjetesh e teknike, të cilat ishin të

konsiderueshme në numër. Prandaj ishte detyrë parësore që të disiplinohej hyrja dhe dalja

e tyre në zonën e ndaluar të fontanës. Për këtë arsye u përcaktuan zonat e punimeve, zonat

me rrezik helmimi dhe ato me rrezik zjarri. Mbi këtë bazë, pasi u studiua terreni, u ngritën

2 postblloqe dhe u përcaktuan disa vende vrojtimi, nga ku mbahej nën vëzhgim i gjithë

territori brenda zonës së ndaluar. Rëndësi të veçantë merrte përcaktimi i masave dhe i

rregullave konkrete që duheshin zbatuar nga çdo person, automjet apo makineri që do të

futej në zonën e ndaluar dhe veçanërisht në atë të përcaktuar si zona “e rrezikshme”.

Masat dhe rregullat u paraqitën në dy grupe: në masa dhe rregulla për kohën kur fontana

ishte e ndezur dhe në masa dhe rregulla në kohën kur fontana do të fikej.

Në grupin e parë të masave u parashikuan:

a. parandalimi i përhapjes së zjarrit në zonën pyjore të afërt me fontanën dhe

organizimi i punës për të ndërhyrë menjëherë nëse kjo gjë do ndodhte;

b. të gjithë serbatorët e karburantit të automjeteve dhe mekanizmave që do të

lejoheshin të punonin në afërsi të fontanës, te zona e rrezikut, duhej të

visheshin me rrobe amianti ose leshi dhe të lageshin pa ndërprerje me ujë, për

të shmangur kështu shpërthimin e tyre nga temperaturat e larta;

Page 94: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 88

c. të përgatiteshin dhe përdoren pajisje dhe mjete të bronzuara, për të shmangur

krijimin e shkëndijave gjatë punës me to.

Pas shuarjes së fontanës, pritej që fluidi që do dalë nga pusi do të përhapet në

gjendje të lirë në atmosferë dhe mbi tokë në një sipërfaqe të madhe, duke i kapërcyer

ndjeshëm kufijtë e sheshit të pusit. Kjo do të rëndonte së tepërmi situatën, duke e bërë atë

edhe më të rrezikshme. Rasti më i keq do të ishte rindezja papritur e fontanës. Për këtë

arsye masat e parashikuara në grupin e dytë duhej të ishin të plota e më të rrepta, si:

a. të gjitha automjetet dhe mekanizmat do të pajiseshin me shkëndipritëse;

b. në mënyrë të veçantë impiantet elektrike të këtyre mjeteve e mekanizmave duhet

të ishin ekstremisht të garantuara dhe pa defekte;

c. çdo lloj punimi me goditje mekanike, gërmimet, shkarkimi i tubacioneve metalike

etj., të cilat do të bëheshin në zonën e rrezikut, do të kryheshin nën një mbikëqyrje

të rreptë dhe vetëm duke u mbrojtur me dushin me ujë;

d. njerëzit që do punonin brenda zonës së rrezikut, do të fillonin punë vetëm pasi të

instruktoheshin posaçërisht;

e. do të synohej veçanërisht të forcohej kontrolli në zbatim të çdo mase e rregulli të

vendosur.

Në zbatim të detyrave që përcaktoi shtabi i fontanës, drejtuesit e shërbimit

zjarrfikës bënë llogaritjen për:

- numrin e forcave zjarrfikëse që duhet të përqendroheshin pranë fontanës;

- numrin e automjeteve zjarrfikëse, të veshjeve e aparateve mbrojtëse, të tubave

dhe të gjitha atrecaturës tjetër të nevojshme për realizimin e detyrave në këtë

fazë;

- llogaritja e sasisë së ujit, të kolektorëve dhe linjave shpërndarëse të ujit dhe të

vendit të vendosjes së tyre në terren.

Numri i kolektorëve të shpërndarjes së ujit në drejtim të pusit në flakë ishte i

lidhur me sasinë dhe llojin e punimeve që do të kryheshin, si dhe me konfiguracionin e

terrenit, ndërsa numri i daljeve nga kolektorët e shpërndarjes ishte i diktuar nga largësia e

vendosjes të tyre nga pusi.

Zjarrfikësit kishin për detyrë që të mbulonin me rryma uji të gjithë personat që do

të punonin në afërsi të grykës së pusit, për t’i mbrojtur ata nga temperaturat e larta që

krijonte djegia e fluidit që dilte nga pusi. Duhet thënë se temperatura e ambientit rreth

pusit ishte e konsiderueshme. Nga matja e bërë në terren rezultonte se në distancë 40

metra nga gryka e pusit temperatura arrinte 100 gradë celsius. Kjo në kushte normale, se

kur frynte erë, fakeli i flakës lakohej dhe gjendja për personat që ndodheshin në anën e

lakimit bëhej shumë e rrezikshme dhe kritike, pasi temperaturat që vepronin mbi ta

pësonin një rritje të menjëhershme, deri në të padurueshme. Uji që hidhej mbi trupat e

tyre avullonte menjëherë.

Vetë efektivi zjarrfikës duhet të përballej me temperatura të larta dhe me gazet dhe

avujt toksikë. Në këto kushte, ata duhet të punonin në çdo kohë me kundërgaz, që në këtë

rast si me të përshtatshmit u konsideruan ata të tipit ushtarak. Për menaxhimin e situatës

Page 95: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 89

dhe kryerjen pa rrezik të të gjitha veprimeve operacionale, lënda bazë dhe e kudopërdorur

ishte ujë i zakonshëm. Për sigurimin e ujit u ngrit një stacion pompash në afërsi të lumit,

nga ku, në një distancë afro 10 km, uji dërgohej në një rezervuar ndërmjetës. Nga ky

rezervuar ndërmjetës merrej e gjithë sasia e ujit që nevojitej për të përballuar kërkesat në

pusin C–37. Në këtë fazë nevojat u llogaritën 250 litra në sekondë ose 900 metra kub ujë

në ore.

Si fillim u vendos për të instaluar 3 kolektorë shpërndarës me nga 8 dalje me

diametër 77 mm secila. Kolektorët u vendosën në terren të hapur, afro 100 m larg grykës

së pusit. Zjarrfikësit ishin të kushtëzuar të punonin me “sistem mbulimi zinxhirë”, ku

zjarrfikësi 1 mbulonte me rryma uji zjarrfikësin 2, zjarrfikësi 2 mbulonte zjarrfikësin 3, e

kështu me radhë deri te zjarrfikësi i fundit 6, që kishte për detyrë të mbante nën kontroll

të vazhdueshëm dhe të mbulonte me rryma uji punonjësin e avarishpëtuesve të naftës, i

cili kryente veprime në afërsi të grykës së pusit. Për një kolektorë shpërndarës duheshin

minimalisht 6 zjarrfikës dhe 1 drejtues, 21 tuba zjarrfikëse me diametër 77 mm, 6 hedhes

uji dhe një sasi uji afro 30 litra në sekondë. Në këtë mënyrë u benë llogaritjet për forcat

dhe mjetet e duhura, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen me detyra konkrete edhe të

punonjësve të sektorit të naftës, të cilët ishin të organizuar dhe vepronin në grupet

vullnetare zjarrfikëse.

Me rëndësi të veçantë ishte parashikimi dhe mbajtja e një rezerve në forca dhe në

çdo artikull tjetër të përdorshëm nga shërbimi zjarrfikës. Kjo rezervë bënte të mundur

vazhdimësinë e veprimeve operacionale dhe shërbente edhe si garanci për të përballuar

edhe situata të paparashikuara. Gjithashtu me rëndësi ishte dhe organizimi i punës për

rikuperimin e atyre mjeteve e pajisjeve që dëmtoheshin gjatë përdorimit, me synim që të

bëheshin përsëri të përdorshme. Kjo detyrë iu caktua efektivit të stacionit zjarrfikës më të

afërt. Në këtë fazë zjarrfikësit duhet të mbështesnin edhe punën e personave, të

buldozerëve dhe të traktorëve, të cilët merreshin me sistemimin e territorit dhe hapjen e

rrugëve të reja, si dhe për tërheqjen e dhe largimin e mbetjeve metalike të makinerive të

sondës së pusit. Detyra ishte që të dushoheshin pa ndërprerje me ujë buldozerët dhe

traktorët, në mënyrë të veçantë serbatorët e tyre, si dhe të krijoheshin kushte të

përshtatshme pune për përdoruesit e këtyre mjeteve.

Me një punë të studiuar mirë, të organizuar në çdo detaj dhe nën masa të forta

sigurie për jetën, filloi çmontimi, tërheqja dhe largimi i makinerive dhe i pjesëve të tjera

të sondës së djegur. Njerëzit që kryenin këto operacione ndodheshin nën ndikimin e

temperaturës së lartë, lëviznin në një terren të thyer, ku ishin të detyruar të bënin edhe

veprime fizike të vështira. Pasi u arrit largimi i të gjitha pjesëve metalike dhe u pastrua

kështu gryka e pusit dhe sheshi rreth tij, u pa së kishim një fakel flake vertikale, me lartësi

mbi 40 metra dhe një lëmsh zjarri me diametër afro 20 metra, i cili qarkonte grykën e

pusit. Shtabi i fontanës vuri si detyrë shuarjen e njëkohshme të fakelit vertikal të fontanës

dhe të flakëve rreth grykës së pusit.

Shuarja do të realizohej duke përdorur lëndë eksplozive. Nuk ishte hera e parë që

për shuarjen e fontanave përdorej lënda eksplozive. Kjo metodë është përdorur në vitin

1957 në një fontanë pus nafte në Marinëz të Fierit. Nga ajo kohë lënda eksplozive është

përdorur pothuajse në çdo rast të ngjashëm. Si praktikë përdorimi, lënda eksplozive e

llojit amonit apo trotil, çohet pak më lart se gryka e pusit dhe në pozicion afro 1– 2 m larg

grykës sipas horizontales. Si pasojë e shpërthimit, gazi apo nafta që digjet izolohet nga

ajri dhe nga zona e djegies. Ndodh në një fraksion shumë të vogël kohe shkëputja e flakës

Page 96: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 90

nga rryma e fontanës. Sasia e lëndës shpërthyese që përdoret është e përcaktuar nga fuqia

e fontanës, d.m.th nga presioni i rrymës në dalje nga gryka e pusit dhe nga karakteri i

kësaj rryme, nëse rryma është kompakte apo e ndarë. Kjo sasi në kushte “normale” varion

nga 100 deri në 600 kg e me shumë lëndë eksplozive në një shpërthim të vetëm.

Përdorimi i kësaj metodë në fontanën e pusit C–37 kërkonte një studim të detajuar, jo

vetëm për sasinë, por edhe për vendin e vendosjes së arkave me eksploziv. Rreziku ishte

që nga shpërthimi të dëmtohej edhe më shumë gryka e pusit, ose të ndodhte që të shuhej

vetëm fakeli vertikal i flakës dhe jo ajo rreth grykës së pusit. Në të dy rastet situata

përkeqësohej edhe më shumë.

U vendos që të përdoreshin 4 arka me eksploziv, të cilat do të qëndronin të

pozicionuara 1 metër mbi nivelin e tokës dhe të shpërndara sipas perimetrit të grykës së

pusit. Pasi të vendosej në çdo arkë sasia e llogaritur e lëndës eksplozive, do të mbështillej

me disa shtresa prej rrobe amianti dhe me mushama. Synimi ishte që arkat të mbroheshin

nga temperaturat e larta, për të mos ndodhur shpërthimi i parakohshëm apo i

pakontrolluar i tyre dhe që lënda eksplozive të mos lagej gjatë ftohjes me rryma uji. Për

realizimin e kësaj, shërbimi zjarrfikës do të kryente këto detyra: së pari, do mbronte me

rryma uji personelin që do transportonte dhe vendoste arkat me eksploziv në vendet e

caktuara; së dyti, kur arkat do pozicionoheshin në vendin e tyre, çdo arke do t’i vendosej

mbi vete nga dy hedhëse uji, duke i lënë këto hedhëse të fiksuara mbi arka; së treti, pas

shpërthimit do të bënin dushimin intensive të të gjithë territorit rreth pusit, me synim

ftohjen e shpejtë, për të mos lejuar rindezjen.

Ky proces punë ishte tepër i veçantë dhe i rrezikshëm, sidomos po të mbahet

parasysh se efektivi aktual zjarrfikës nuk kishte përvojë në përdorimin e lëndëve

eksplozive. Shumica e efektivit ishin ushtarë të shërbimit të detyrueshëm. Rreziku

qëndronte edhe në atë se forcat zjarrfikëse ishin të detyruara të vepronin të shpërndara në

katër sektorë pune, sipas vendit nga ku do niseshin dhe ku do pozicionoheshin në

momentin e shpërthimit të katër arkat me lëndë eksplozive. Sasia e lëndës eksplozive që

do përdorej ishte e konsiderueshme dhe shkonte deri në 1, 300 kg. Të katër arkat me lëndë

eksplozive ishin të lidhura në mënyrë të tillë që shpërthimi i tyre të ishte i menjëhershëm

dhe i komanduar në distancë. Të fundit që do të largoheshin nga fronti i punës ishin

zjarrfikësit dhe pikërisht pasi ata të vendosnin dhe fiksonin hedhëset e ujit mbi çdo arkë.

Zjarrfikësit do të shoqëronin me rryma uji të gjithë procesin e punës me arkat, që nga

përgatitja, ambalazhimi, transporti, afrimi në vendin e plasjes dhe fiksimi i dy linjave me

ujë mbi çdo arkë me lëndë shpërthyese.

Grupi social i zjarrfikësve ishin njëkohësisht edhe të parët që do të ktheheshin në

vendet e paracaktuara, për të bërë ftohjen intensive të ambientit dhe mbrojtjen e forcave

xheniere, të cilët do verifikonin nëse kishin shpërthyer apo jo të gjitha arkat me eksploziv.

Komunikimi ishte i vështirë, për shkak të zhurmës së fuqishme që krijohej nga pusi, por

edhe se të gjitha forcat pjesëmarrëse mbanin të vendosur në kokë kundërgazet

individuale. Në këto kushte u përdorën megafona dore dhe raketa gjurmëlënëse. Pas

shuarjes së zjarrit me lëndë eksplozive, situata dhe kushtet e punës për çdo pjesëmarrës

vështirësoheshin edhe më tepër. Kjo ndodhte për disa arsye dhe konkretisht:

1. Shtohej rreziku i helmimit. Të gjitha gazrat dhe avujt helmues, që më parë

digjeshin së bashku me gazin kondensat, tani gjithçka që dilte nga pusi

shkarkoheshin drejtpërdrejt në atmosferë.

Page 97: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 91

2. Ndriçimi i territorit ishte më i pakët. Deri para fikjes së fontanës, ndriçimi

ishte i plotë dhe në distanca të mëdha, pasi ai realizohej nga fakeli gjigant i

fontanës në flakë. Pas fikjes, ai realizohej në distancë nga disa projektorë.

3. Ambienti rreth pusit u bë i ftohtë, ndërsa terreni me baltë. Kjo vështirësonte

qëndrimin dhe punën e efektivit. Duhet theksuar se ishin muajt shkurt, mars

dhe prill.

4. Kontrolli për gjendjen fizike person për person i efektivit, kur ata ishin në

pritje për të kryer ndonjë veprim, ishte i vështirë. Ndodhte që kundërgazet të

bllokoheshin nga uji që hynte në kutitë e filtrimit. Kur kjo ndodhte, personi

detyrohej ta hiqte kundërgazin dhe për rrjedhojë ai toksikohej menjëherë.

Kontrolli vizual në distancë ishte i vështirë, pasi çdo person kishte të vendosur

në kokë kundërgazin. Në këto rrethana, herë pas herë efektivi goditej në trup

me guriçka apo me këmbë dhe shikohej reagimi i tij.

Në këtë fazë u mor vendimi që të kryheshin punimet për të realizuar vendosjen e

një pajisjeje hermetizuese në grykën e pusit dhe më pas të bëhej “mbytja” e tij.

Vështirësitë në këtë situatë ishin se mungonte kulla e sondës për të realizuar ngritjen,

centrimin dhe futjen e pajisjes; çdo gjë do të bëhej duke përdorur mekanizma lëvizës dhe

sisteme të improvizuara, por ajo që ishte më e rrezikshmja, veprimet do të kryheshin

drejtpërdrejt mbi dhe brenda rrymës vertikale të fluidit naftë-gaz kondensat. Veç detyrave

që kryenin deri në këtë moment, në përshtatje me situatën aktuale, zjarrfikësit duhej që të

kryenin edhe këto detyra të veçanta: duhej që çdo veprim të kryhej me kujdesin më të

madh që të mos krijoheshin shkendija nga goditjet dhe fërkimet gjatë punës. Rindezja do

të rrezikonte ekstremisht jetën e personave që do të punonin të gryka e pusit; të gjitha

kavot e çelikut u veshën me rroba amianti, nyjat rrotulluese u lyen me një shtresë graso të

trashë, skapamentot e automjeteve lëvizëse u pajisën me shkëndipritës; dushimi me ujë u

përqendrua në tri drejtime: te gryka e pusit, te njerëzit që punonin në zonën e rrezikut dhe

të çdo mekanizëm dhe veprim që kryhej në atë moment.

Me rëndësi të veçantë është sigurimi i garantuar i ujit. Ndërprerja e tij në mes të

procesit do të ishte pothuajse vdekje e sigurt e personave që do vepronin në afërsi të

grykës së pusit. Për këtë qëllim u parashikuan dhe u zbatuan masa të veçanta, duke filluar

nga sasia e ujit në rezervuare, stacioni i pompave, energjia elektrike, linjat rezervë të

furnizimit me ujë, linjat zjarrfikëse, gatishmëria maksimale për evidentimin dhe riparimin

e defekteve të mundshme etj. E rëndësishme është gjithashtu vlerësimi maksimal i

situatës dhe përkushtimi për kryerjen e detyrave të caktuara nga çdo pjesëmarrës në

operacion. Askush nuk ishte dhe nuk duhej konsideruar më pak i rëndësishëm në këtë

moment. Në çdo proces pune dhe çdo punonjës i ngarkuar për të bërë një detyrë në këtë

proces, ishte pjesë e suksesit ose e dështimit me pasoja tepër të rënda. Menaxhimi i mirë i

situatës ishte në dorën e cilitdo që ishte pjesë e veprimeve operacionale.

Pasi u realizua me sukses futja dhe fiksimi i pajisjes hermetizuese në grykën e

pusit, u bë dhe betonimi i grykës së pusit. Pajisja bëri të mundur që rryma vertikale e gazit

kondensat të devijohej horizontalisht, që ky veprim të ishte i sigurt dhe të bëhej në

mënyrë të komanduar.

Pas kësaj u krijuan kushte teknike për të filluar veprimet e para për ta “mbytur”

pusin. Gjatë tentativave ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte: u shfaq dalja e gazit

kondensat nga jashtë kolonës së pusit. Kjo tregoi që kolona metalike e pusit ishte e çarë,

por edhe shtresat e tokës përreth trungut të pusit kishin hapësira komunikimi më

Page 98: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 92

sipërfaqen e tokës. Fillimisht u shfaqën disa flluskime në afërsi të pusit dhe pas disa

ditësh ato u përhapën në një sipërfaqe të madhe, ku dalja e gazit kondensat në disa vende

arriti në formë shatërvani me lartësi deri në 10–15 metra. Sasia e grifonëve dhe e gazit

kondensat që dilte prej tyre vinte vazhdimisht në rritje. Grifonët kapen një sipërfaqe deri

në 700–800 metra gjatësi në të dyja shpatet e një përroi që ndodhej afër pusit, në anën

perëndimore të tij. Në gjithë këtë sipërfaqe dalloheshin dy grifonë të mëdhenj përballë

njëri-tjetrit. Njeri prej tyre, që u quajt “grifoni i madh”, ndodhej në një zgavër nën nivelin

e pusit dhe fare pranë tije. Këta dy grifonë, që kishin kratere me diametër përkatësisht deri

në 5 metra dhe deri në 10 metra, punonin në sinkron me njëri-tjetrin, duke nxjerr nga

nëntoka sasi të mëdha gazi kondensat. Veç tyre në gjithë këtë sipërfaqe kishte grifonë të

tjerë me lartësi hedhjeje të ndryshme dhe grifonë me rrjedhje të lirë në sipërfaqe të tokës.

Situata në këtë vend social të prodhimit, siç e quajmë në kuadër të emërtimit

shkencor në gjeografinë sociale, u bë e rënduar. Në një sipërfaqe prej disa mijëra metra

katrorë ngado kishte dalje nga nëntoka e gazit kondensat dhe rrjedhje të hidrokarburit të

kondensuar. Lëngu lëviztë sipas pjerrësisë së tokës. Për të vendosur pak rregull, në fund të

përroit u improvizua një digë me dhe të ngjeshur. U krijua kështu një basen. Kondensati i

lëngëzuar që mblidhej në këtë basen të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, tërhiqej prej

aty dhe dërgohej në rezervuarë metalikë. Edhe në këto kushte ishte e detyrueshme që të

vazhdohej puna për të vendosur mbi pus kullën dhe pajisjet e tjera të shfrytëzimit. E

papritur ishte shfaqa e zjarrit fillimisht në grifonin e madh dhe më tej në të gjithë

sipërfaqen e pushtuar nga grifonë të tjerë dhe të ngopur me kondensat të lëngshëm.

Brenda minutës zjarri u përhap deri të diga prej dheu, afro 800 metra larg dhe poshtë

pusit.

Situata u bë shumë dramatike. Kishim përpara një sipërfaqe shumë të madhe të

pushtuar nga flaka. Ky zjarr furnizohej dhe ushqehej në mënyrë të pandërprerë dhe në sasi

mjaft të konsiderueshme me gaz kondensat nga qindra grifonë aktivë, që për momentin

ishin jashtë çdo kontrolli. Theksojmë në këtë situatë edhe terrenin e thyer dhe shumë të

vështirë në të cilën zhvillohej zjarri, gjë që tregon se sa me rëndësi paraqiten në situata të

tilla njohja me gjeomorfologjinë dhe gjeografinë e territoreve të veçanta në një hapësirë

gjeografike ku ndërtohet një vend social prodhimi. Primare ishte që të fikej zjarri në të

gjithë sipërfaqen e stërmadhe të ndezur. Objektivi ishte që të arrihej sa më shpejt

lokalizimi dhe përqendrimi i zjarrit vetëm në dy grifonët e mëdhenj. Pasi të arrihej kjo,

situata do të bëhej më e favorshme dhe kushtet do të ishin më të përshtatshme për të

vepruar për fikjen e e zjarrit në të dy grifonët.

Detyra ishte e vështirë dhe vështirësitë vinin jo vetëm nga madhësia e sipërfaqes

ku duhej vepruar, por dhe për shkak se duhej të vepronin në mënyrë harmonike shumë

forca njëherësh, duke përdorur kryesisht mjete rrethanore, si: baltë, dhe të shkrifët,

batanije etj. Njëkohësisht duheshin hapur në sipërfaqe të tokës vija e devijime, e të

vendoseshin tuba metalikë për ta disiplinuar disi dhe për ta devijuar lëvizjen e kondensatit

në drejtimet e duhura. Duke qenë sipërfaqe e madhe dhe terren i thyer nuk mund të

veprohej në mënyrë frontale në të gjithë sipërfaqen njëherësh. Duhej vepruar për fikjen

pjesë-pjesë, duke lëvizur në mënyrë të pykëzuar. Kjo e shtonte rrezikun e mund të

ndodhte që një sipërfaqe e fikur të rindizej, duke rrezikuar jetën e njerëzve që vepronin në

brendësi të zonës dhe situata të kthehej edhe njëherë në gjendjen fillestare.

U fillua nga zonat ku dalja e kondensatit dhe numri i grifonëve ishte më i vogël.

Pas kësaj kjo sipërfaqe e shuar mbrohej me rryma uji dhe mbahej nën kontroll. Për të

Page 99: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 93

pasur me shumë siguri, u vendos që të përdoreshin perde uji me rryma të fuqishme

Nëpërmjet hedhëseve me diametër 77 mm dhe hedhëseve me ujë të pulverizuar. Pasi

siguroheshin kështu krahët, kalohej më pas në shuarjen e një sipërfaqeje tjetër. E gjithë

kjo punë bëhej nga shërbimi zjarrfikës, i ndihmuar nga punonjës të naftës. Pas një pune të

vështirë dhe me rrezik u bë e mundur të shuhej zjarri në të gjithë sipërfaqen e ndezur. Në

situatën e re veprimet e mëtejshme operacionale u përqendruan kryesisht në mbajtjen nën

kontroll të gjithë sipërfaqes së shuar, duke organizuar grupe të gatshme vrojtimi të

vazhdueshme, që kishin për detyrë të ndërhynin menjëherë nëse konstatonin shenja zjarri;

u ndërtua një sistem i plotë drenazhimi me tubacione nëntokësore me shtrirje nga dy

grifonët aktivë në drejtim të digës.

Për një menaxhim më të mirë të situatës, pas shumë diskutimesh shtabi i fontanës

mori vendim që të fillonte puna për të ndërtuar një digë të re në afërsi të dy grifonëve. Për

këtë qëllim do të lidheshin të dyja shpatullat e përroit me dhe të ngjeshur. Kjo digë do të

krijonte mundësinë e një baseni, i cili do të mbushej me ujë, që do të realizonte shumë

mirë ftohjen e territorit rreth dy grifonëve dhe veçanërisht të kupolës së zgavrës që ishte

krijuar mbi grifonin e madh, duke ulur kështu ndjeshëm mundësinë e rindezjes së tij, pasi

të realizohej fikja me lëndë eksplozive. Pas krijimit të basenit dhe mbushjes së tij me ujë

u bë realizimi me sukses i shpërthimit të lëndës eksplozive. Kjo bëri të mundur shuarjen

në fillim të grifonit binjak. Përsëritja e shpërthimit realizoi edhe fikjen përfundimtare të

grifonit të madh, që ishte dhe grifoni i vetëm i mbetur dhe i fundit në këtë vendburim

nafte. Veprimet dhe masat e sigurisë të realizuara edhe për këto raste tashmë janë të

njohura dhe në zbatim të tyre është fituar përvojë dhe siguri. E veçanta e këtyre

veprimeve të fundit ishte mënyra se si u shfrytëzuan kushtet e terrenit.

Afrimi i mjeteve ngritëse në afërsi të grifonit të madh nuk kishte siguri, pasi në

asnjë rast nuk ka qenë e mundur që të verifikohej gjendja faktike dhe qëndrueshmëria e

tokës ndërmjet sipërfaqes dhe kupolës së grifonit që ndodhej nën të dhe ku godiste pa

ndërprerje rryma e gazit që dilte nga ky grifon. Kjo kupolë tejnxehej deri në

inkandeshencë dhe në shpërthimet e bëra deri tani, për shkak të temperaturave tepër të

larta që mbart, bënte edhe rindezjen e gazit kondensat që dilte nga grifoni. Me ftohjen që

do të realizohej nga niveli i ujit në basen dhe me ftohjen intensive nga sipër, e realizuar

nga zjarrfikësit, synohej dhe shpresohej që fenomeni i rindezjes të mos përsëritej më.

Ishte kjo arsyeja që u mendua një zgjidhje tjetër për afrimin e lëndës plasëse në afërsi të

grifonit.

Për këtë qëllim u shtri një kavo çeliku ndëmjet dy shpateve të përroit. Kjo kavo u

tendos nga dy traktorë të pozicionuar në dy skajet e saj. Tendosja e kavos lejonte lëvizjen

nëpërmjet një karrukulle dhe afrimin e arkës me lëndë plasëse pranë grifonit në një

pozicion të vlerësuar të përshtatshëm, që shpërthimi të ishte i suksesshëm. Masat e

parashikuara dhe veprimet e realizuara dolën të suksesshme. U fik edhe e grifoni i fundit,

iu hap rruga masave dhe veprimeve të mëtejshme për të normalizuar përfundimisht

gjendjen dhe kalimin në shfrytëzim normal të këtij vendburimi të ri nafte.

Page 100: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 94

4. 4. Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në rastet e zjarreve në hapësirën

gjeografike

Edhe hapësira gjeografike është pjesë integrale e përfshirjes nga zjarret. Në mjaft

çështje të kapitujve pararendës e kemi evidentuar në mënyrë të detajuar një situatë të tillë.

Madje duke nënvizuar krahas zjarreve që bien në mënyrë të pavullnetshme edhe ato që

për arsye të ndryshme vendosen qëllimisht nga individë apo grupe të veçanta. Kjo e bën

mjaft të vështirë mënyrën e ndërhyrjes në situata të ndryshme të zjarreve në këto hapësira

gjeografike, ndikuar nga përmasat dhe shtrirja e konfiguracionit të relievit, elementet

gjeomorfologjike dhe infrastrukturore. Rrjedhimisht vështirësohet maksimalisht ndërhyrja

dhe menaxhimi normal i situatave të zjarreve në to, çka e bën imperative hartimin e

strategjive të posaçme për këto hapësira gjeografike, sidomos në kushtet e zjarreve

masive. Njëkohësisht një gjë e tillë kërkon edhe mjete dhe pajisje të perfeksionura për

shuarjen dhe menaxhimin e tipave të tillë zjarresh.

Në mënyrë të veçantë gjatë këtyre 3–4 vjetve të fundit zjarre të tilla kanë qenë

prezente gjatë stinës së nxehtë të vitit në vendin tonë. Sidomos fundi i korrikut dhe muaji

gusht janë karakterizuar nga temperatura të larta dhe thatësirë e konsiderueshme, çka ka

agravuar dhe mundësuar faktorët për zhvillimin e zjarreve të shumtë në forma e përmasa.

Njëkohësisht situata të tilla janë shfrytëzuar nga individë të ndryshëm që për përfitime

tokash të reja bujqësore e kullotash për blegtorinë, në territore të veçanta të hapësirës

gjeografike në pjesë të ndryshme të Shqipërisë të ndezin zjarre të qëllimshme. Këto zjarre

jo vetëm tejkaluan mundësitë e këtyre individëve, kryesisht barinj e fermerë të vegjël, që

t’i mbanin nën kontroll, por përkundrazi ato u përhapën dhe zgjeruan rrezen e përfshirjes

së tyre në hapësirën gjeografike, pjesë të njësive të ndryshme administrative. Në këto

momente, nga ana e institucioneve shqiptare filluan në mënyrë të menjëhershme

negociatat me shtetet partnere për të dërguar mjete nga ajri për të shuar zjarret kryesisht

në Jug të vendit. Një gjë e tillë paraqitej mjaft emergjente lidhur ngushtë me përmasat e

zjarreve që rriteshin me shpejtësi. Ishte mjaft vështirë dhe e rrezikshme ndërhyrja me

mjetet e pajisjet e tjera për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve, ndonëse përpjekjet nuk

munguan në këtë drejtim.

Pa dyshim që një rëndësi të konsiderueshme në kuadër të parandalimit dhe

realizimit efikas e efektiv të menaxhimit të situatave për t’u mbrojtur nga zjarret, sidomos

në hapësirat gjeografike, pjesë e njësive të ndryshme administrative, marrin masat

organizative nga funksioni social i pushtetit qendror dhe lokal. Sidomos në raste të

zjarreve të mëdha apo masive aplikimi i këtyre masave bart mundësinë e ndërhyrjes në

kohë dhe me efikasitet. Sidomos kur bëhet fjalë për territore masive në këto hapësira

gjeografike, si është rasti i tokave të ndryshme bujqësore, kullotave apo plantacioneve të

kultivuara, ndaj të cilave kemi një trend rritës në kuadër të zjarreve me motive të

qëllimshme.

Në këtë drejtim, mjaft i rëndësishëm paraqitet ndërtimi i platformave të punës

metodiko-organizative të institucioneve të specializuara, që kanë në fokus mbrojtjen nga

zjarret në hapësira të ndryshme gjeografike. Një kalendar metodiko-organizativ efikas i

detajuar paraqitet më poshtë, lidhur ngushtë me hulumtimet dhe shfletimet e literaturës

nga ana jonë, si dhe eksperiencës individuale të kaluar pranë shërbimeve të specializuara

të mbrojtjes nga zjarri në Shqipëri, ku na është dashur të përballemi me situata të tilla

konkrete.

Page 101: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 95

Kalendar apo plan pune metodiko-organizativ:

1. Pastrimi i brezave mbrojtës dhe i tabanit të pyjeve nga degët e thyera dhe

shkurret e ndryshme.

2. Organizimi i pikave të vrojtimit të masiveve pyjore në përgjithësi dhe të

zonave problematike në veçanti, me pamje të lirë, me mjete afrimi dhe të

pajisura me aparate ndërlidhjeje.

3. Plotësimi dhe vënia në gatishmëri mbi automjete transporti, e mjeteve për

ndërhyrje, si pompa portative, ujë, fikësa dore, fshesa metalike, sopata, tezga,

karroca dore, kova etj.

4. Mbajtja në gatishmëri e një grupi pranë qendrave të shërbimit pyjor, i cili lëviz

dhe ndërhyn sapo konstaton apo informohet për rënie zjarri.

5. Bashkëpunimi me pushtetin vendor për organizimin dhe mbajtjen në

gatishmëri të grupeve vullnetare, të organizuara me banorë të zonave në afërsi

të masiveve me pyje dhe shpërblimi me leke për punën e bërë.

6. Bashkëpunimi me forcat e ushtrisë, për të ndihmuar me trupa dhe mjete të

tjera të mundshme për shuarjen e zjarreve eventual.

7. Forcimi i kontrollit dhe i masave administrative nga policia pyjore.

8. Organizimi i një pune propagandistike të gjithanshme, me shtyp, radio, biseda,

fletëpalosje për ndërgjegjësimin e publikut dhe tërheqjen e bashkëpunimit me

të.

9. Krijimi i një shtabi operativ, i cili funksionon gjatë gjithë periudhës së verës,

kur dhe zjarret në pyje janë problem.

10. Përcaktimi i zonave me pyje ku mund të hyjnë dhe veprojnë automjetet

zjarrfikëse, si dhe i atyre zonave ku kërkohen mjete të tjera apo rrethanore.

11. Mbajtja në gatishmëri e disa buldozerëve dhe e një grupi me motosharra, për

t’u përdorur në hapjen e brezave mbrojtës në rast zjarri.

Kohët e fundit, ndikuar edhe nga rastisje të shumta të zjarreve që kanë rënë,

sidomos gjatë stinës së nxehtë të vitit, po vihen re edhe forma të reja të ndërhyrjes dhe të

menaxhimit të zjarreve në kuadër të pranisë së tyre në hapësirën gjeografike. Konkretisht,

në kuadër të shpalljes së emergjencës për situatën nga zjarret, është aplikuar edhe ndihma

me mjete ajrore zjarrfikëse nga shtetet fqinje, por edhe marrja me qira dhe përdorimi i një

mjeti të tillë gjatë gjithë periudhës problematike për zjarret në pyje.

Page 102: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 96

Kapitulli V

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E ZJARREVE

5.1 Zjarret nëpër botë dhe problematikat që lidhen me to

5.1.1 Zjarret në Europë dhe Azi

Zjarret janë një dukur relativisht e shpeshtë në kontinentin europian, me gjithë përvojën

shumëvjeçare, mjetet e sofistikuara dhe masat e rrepta të mbrojtjes kundër tyre, në secilin

prej shteteve. Shkaqet e tyre janë të shumëllojshme, por mbizotërojnë ato me origjinë

humane, si dhe ato që lidhen me strukturat e vjetra dhe ndërtesat prej druri, të cilat ruhen

me fanatizëm, si objekte me vlera të trashëgimisë kulturore. Temperaturat e larta gjatë

stinës së verës, si rrjedhojë e ngrohjes globale, janë një tjetër shkak për shtimin e zjarreve

gjatë njëzet viteve të fundit. Janë të shumta rastët e zjarreve katastrofike në Europë dhe

botë, por në këtë punim do të ndalemi e të analizojmë vetëm disa prej tyre.

Në dhjetor të vitit 2010, në Izraelin Perëndimor u shfaq një zjarr aksidental, i shkaktuar

nga një djalë 14 vjecar, i cili ndezi në pyll një zjarr me qymyr për t’u ngrohur. Nga ky

zjarr u dogjën rreth 9 mijë e 900 hektarë pyje (gjithsej një million e gjysmë pemë). Ky

zjarr mori dhe 44 jetë njerëzish, disa prej të cilëve ishin punonjës policie me shërbim në

burg dhe zjarrfikës, të cilët u përfshinë në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Në verën e vitit 2007 ndodhën një seri zjarresh masive në pyejet e Greqisë. Ministri i

punëve të brendshme të Greqisë i quajti zjarret sulme terroriste ndaj shtetit grek. Zjarri i

23 gushtit u përhap shume shpejt dhe doli jashtë kontrollit deri më 27 gusht, madje nuk u

shua plotësisht deri në fillim të muajit shator. Numri i të vdekurve arriti në gjithsej 84

vetë, duke perfshire edhe disa nga zjarrfikësit e angazhuar në shuarjen e tij. Disa besonin

se zjarri ishte rezultat i neglizhencës së njësive të specializuara të mbrojtjes kundër zjarrit,

ndërsa disa të tjerë ishin të bindur se zjarret ishin të qëllimshëm dhe kriminalë.

Megjithatë, duke qenë se temperaturat ishin shumë të larta (mbi 40°C), ky faktor natyror

favorizoi përhapjen e shpejtë të vatrave të zjarreve. Kjo ishte nje ngjarje e paprecedent në

historinë e Greqisë. Nga qershori deri në korrik u regjistruan 3.000 vatra zjarri në pyje në

të gjithë vendin. Në total u dogjën rreth 2700 km2 pyje, pemë ulliri, arre dhe drufrutorë të

tjerë. Rreth 1000 shtëpi, 1100 ndërtesa social-kulturore dhe shumë objekte të tjera u

shkatërruan nga flakët. Në qershor zjarrin shfaqet në Parkun Kombëtar Parnitha, ku u

dogjën 15.723 ha pyll. Në malin e Parnitha u dogjën gjithsej 38.000 ha pyell, duke

Page 103: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 97

“thyer” rekordin për Greqinë, si zjarri më i madh i të gjitha kohërave: një katastrofë e

vërtetë mjedisore.

Në korrik 2007, një tjetër zjarr që e pati vatrën në një konteiner mbetjesh afër Agia

Paraskevi në Skiathos, u përhap shumë shpejt në të gjithë ishullin. Të gjithë banorët dhe

turistët u evakuuan për në Troulos, nga ku u kthyen mbas shuarjes së zjarrit. Me shumë se

100 zjarre u raportuan deri më 05 korrik 2007 në territore jashtë Athinës, të tilla si Kreta,

Peleponezi, ishulli i Andros në Egje etj. Një zjarr që filloi më 20 korrik 2007 në malin

Aigio të Peleponezit, u zgjerua shumë shpejt drejt Diakoptos, duke përfshirë e shkatërruar

një siperfaqe të madhe me pyje dhe kultura bujqësore. Në keto zjarre humben jetën tre

persona, ndërkohë që u dogjën 230 shtëpi dhe 10 kisha. Një 26 vjeçare dhe një 77 vjeçar u

arrestuan si të dyshuar për vënien e zjarrit në Aigio. Më shumë se 60 zjarrëfikse, 19

aroplanë dhe helikopterë dhe qindra zjarrfikës u përpoqën t’i kontrollonin dhe shuanin

zjarret. Ministri grek Kostas Karamanlis shpalli situatën e “emergjencës shtetërore” për të

gjithë vendin dhe kërkoi ndihmë nga të gjitha shtetet europiane. Shumë shtete i dhanë

ndihmë Greqisë për përballimin e situatës. 500 ushtarë grek u dërguan në vendet e

prekura nga zjarri. Një tjetër grup prej 500 ushtarësh grek të specializuar në mbrojtjen

kundër zjarreve u vu në dispozicion të zjarrfikësve. Hetuesit dhe zjarrfikësit gjetën shumë

shishe me gazoil, të cilat tregonin se zjarret ishin vënë nga dora e njeriut.

Një tjetër zjarr me përmasa dhe pasoja të rënda për Greqinë është ai në Olimp, vendi

origjinal i lojrave olimpike, i cili u evakuua më 26 gusht 2007. Frika e këtij zjarri ishte

mbijetesa e sendeve antike që ishin afër zonës së kapur nga flakët. Statuja e famshme e

Hermesit shpëtoi nga zjarri, ndërsa oborri ku ajo gjendej u dogj. Bilanci pas shuarjes së

zjarrit tregoi se demet konsistonin në djegien e të gjitha pemëve në majë të kodrës, por

Museu Arkeologjik kishte shpëtuar.

Zjarre seriale u shfaqen në pjesën qëndrore dhe veriore të territorit të Portugalisë nga mesi

i qershorit 2018. Ku u plagosen nga flaket 71 vete dhe humben jeten 41 vete. Keto

informacine jepen nga agjencia e mbrojtjes Portugeze. Zjarri i meparshem i ngjashem me

kete ndodhi ne 2017. Gjate veres se 2017 zjarret e eger dogjen pa kurfare kontrolli nje

numer serial shtetesh dhe kontinente. Europa jugore u gjend ne nje rekord te papare nga

nxehtesia e valeve.

Page 104: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 98

Imazh nr. 1 Zjarre në Rajonin e Mesdheut. Burimi: Syri.Net, parë nëpërmjet satelitit, viti 2017.

Një ndër zjarret me shumë viktima ka ndodhur në Kamien të Polonisë. Flakët e

menjëhershme që përfshinë një ndërtesë trekatëshe që strehonte gra dhe fëmijë shkaktuan

vdekjen e 21 personave. Zjarrfikësit u përpoqën të shpëtonin njerëzit, por shkallët e tyre

nuk arrinin më lart se kati i parë i ndërtesës. Në të vërtetë, shumë persona i shpëtuan

vdekjes në çastet e fundit, duke u hedhur nga ndërtesa, por kjo çoi në lëndimin e shumë

prej tyre me thyerje kockash, shembje dhe trauma të ndryshme. Fatmirësisht mjaft nga të

mbijetuarit qenë në gjendje të shpëtonin para mbërritjes së zjarrfikësve.

Shkaku i zjarrit mbeti i pazbuluar, por nëse do të kishte qenë më efikas menaxhimi

menjëherë pas rënies së tij, numri i viktimave dhe dëmtimet e pronës do të ishin

minimale. Zjarri ishte vdekjeprurës, sepse u përhap shumë shpejt, duke shkaktuar numrin

e madh të viktimave nga personat që ishin në pritje të ndihmës. Zjarrfikësit u gjenden të

papërgatitur dhe pa pajisjet e nevojshme për t’u futur në mjedise që rezultuan të vështira

për t’u kaluar gjatë operacioneve të ndihmë-shpëtimit (Giesler 464).

Në rastin e zjarrit në Kamien të Polonisë, zjarrfikësit nuk ishin efikasë në menaxhimin e

përhapjes së zjarrit. Shkallët e shkurtëra nuk mundësuan ngjitjen e tyre në katin e tretë të

ndërtesës, duke privuar viktimat nga ndihma për shpëtim (Norman 910). Zjarri u përhap

me shpejtësi për shkak të mungesës së mjeteve të nevojshme për të shuar flakët dhe për të

minimizuar dëmet njerëzore dhe nateriale. Pas kësaj ngjarjeje dramatik, qeveria polake

mori masat e nevojshme për pajisjen e stafeve të zjarrfikësve me mjetete moderne dhe

pajisje sigurie, që jo vetëm nuk do të lejojnë viktima nga qytetarët, por edhe do të

garantojnë sigurinë e zjarrfikësve. Gjithashtu, specialistët kërkuan që qeveria polake të

Page 105: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 99

investonte edhe për edukimin e popullsisë lidhur me kujdesin ndaj zjarreve, mbrojtjen dhe

ndihmë shpëtimin në raste zjarresh, si dhe menaxhimin e zjarreve të përmasave të mëdha

nga Repartet e Specializuara të Mbrojtjes kundër Zjarrit.

Një nga zjarret me shtrirje më të madhe është ai që filloi ne Greater Khingan Range, një

vargmal në verilindje të Kinës, në vitin 1987. Kjo zone ishte kapur nga një thatësirë e

madhe dhe e gjatë, që kishte shkaktuar tharjen e pjesës më të madhe të bimësisë. Kjo

është një situatë natyrore që favorizon shumë zjarret. Meqenëse zona ishte pak e

populluar, fillimisht u mendua se shkaku i zjarrit ishte natyror, por pas hetimeve të

specializuara, autoritetet kineze raportuan qe zjarri ishte vënë aksidentalisht nga një

punëtor 18 vjeçar, në momentin e ndezjes së motor-prerëses së shkurreve, pasi më parë

kishte pasur rrjedhje të karburantit. Mjaftoi një shkëndi e vogël në atë vend të thatë, për të

shkaktuar një zjarr katastrofik. Era e fortë bëri qe zjarri të përhapet me shpejtësi.

Punëtorët raportuan se zjarri përpinte me shpejtësi gjithë oksigjenin, duke shkaktuar edhe

fikjen e motorëve të makinave. 200 veta u raportuan të vdekur ose të zhdukur, 250 të tjerë

ishin të plagosur nga zjarri, ndërsa 33.000 banor mbeten pa shtëpi.

Ky zjarr u përhap edhe në Rusi. Ndërkohë që Kina, megjithëse kishte mungesë te

pajisjeve të avancuara të mbrojtjes kundër zjarrit, kishte dërguar 60.000 ushtarë edhe

punëtor që të luftonin kundër zjarreve, Rusia thjeshtë e la zjarrin të digjej pa dhën asnjë

ndihmë, sepse kishte siperfaqe të mëdha me pyje dhe vlerësoi se impakti ekonomik do të

ishte i vogël. Kur zjarri u shua dhe u bë bilanci i humbjeve, doli qartë Kina që u angazhua

maksimalisht për shuarjen e zjarreve humbi vetëm 3 milion ha pyje, ndërsa Rusia që e la

zjarrin në mëshirë të fatit, humbi 15 milion ha, pesë herë më shumë, duke lejuar një

katastrofë të madhe mjedisore.

Gjatë vitit 2018 ka pasur zjarre masive në Siberi, ku u shkatërruan qindra shtëpi dhe 700

hektar pyje, si dhe në Armeni.

5.1.2 Zjarret në kontinentet amerikane dhe Groenlandë

Si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike në kuadër të ngrohjes globale, premisat për zjarre

janë shtuar në të gjithë botën. Gjatë periudhës dyvjeçare 2015-2017 kanë rënë zjarre të

mëdha në veri të Europës, në pjesën perëndimore të Kanadasë, si dhe në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë përfshirë dhe shkatërruar shumë hektarë me pyje,

shtëpi banimi, institucione social-kulturore etj. Këto kanë ndodhur herë pas here dhe kanë

vazhduar edhe gjatë verës së nxehtë të vitit 2018, sidomos në Kaliforni, ku autoritetet

kanë bërë thirrje për të ndërhyrë, pasi një situatë e ngjashme nuk ka ndodhur kurrë më

parë në këtë shtet. Për zjarrfikëset dhe kapërcimin e situatës shumë të rëndë të krijuar për

shkak të zjarreve, qeveria Amerikane ka shpenzuar më shumë se 2.7 bilion dollar, i cili

është një rekord historik.

Page 106: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 100

Foto nr. 12 Pyll në Amerikë, pas djegies, Burimi: Climate News Network.

Hapja e brezareve për kontrollimin e zjarreve

Duke ju referuar zjarrit të ndodhur në vitin 1988 në Amerikë shikojmë se manaxhuesit e

pyjeve duke ndezur zjarre për të hapur brezare mbrojtëse siç quhen në gjuhën e mbrojtes

ndaj zjarri, ata dogjën në vendin e quajtur Yellowstone gjatë punës për hapjen e ktyre

brezareve, dhe jo vetëm por zjarret e tyre dolën jashtë kontrollit shumë shpejt dhe u

shpërndanë si një katastrofë e madhe. Këto zjarre që e kishin origjinën si zjarre të vogla

që zjarrfikësit i ndiznin për kontroll shum shpejt u hapën edhe u bashkuan bashkë dhe

krijuan një zjarr të madh. Ky zjarr dogji 793,880 hektar tokë dhe ishte zjarri me i madh në

rekord i parkut nacional. Mbi 9,000 zjarrfikës dhe 4,000 ushtar Amerikanë dedikuan

forcat për të përpjekur të kontrollojnë këtë zjarr të madh. Zjarrfkësit kësaj rradhe kishin

mjete shumë të avancuara për të luftuar zjarrin si dhjetra helikopter që mbanin depozita

me ujë dhe kimikate kundra zjarrit. Po ashtu edhe dhjetra avion të mëdhenj që kishin

depozita të mëdha dhe shkarkonin ujë dhe lëndë të tjera kundra zjarrit. Dëmet e

llogaritura arriten mbi 250 milion dollar me vlerën e sotme por lajmi i mirë ishte se asnjë

zjarrfikës nuk humbi jetë apo u plagos duke luftuar zjarrin.

Me interes të veçantë studimor është rasti i zjarrit të shkaktuar më 20 shkurt të vitit 2003,

në orën 23.00, në vendin e quajtur West Warwick, Rhode Island në SHBA, gjatë kohës

kur grupi muzikor “Great White” po jepte shfaqe dhe punonjësit ndezën fishekzjarre,

duke goditur murin e skenës prej shkume plastike, që shërbente për izolimin e zërit.

Sistemi i alarmit u aktivizua, por atje mungonte sistemi sprinkler edhe drencer, si në

fabrikën e riciklimit “Everest” në Tiranë. Për më pak se gjaashtë minuta, gjithë arena e

klubit u përfshi nga tymi toksik edhe flakët. Përdoruesit e fishkzjarreve kishin marrë leje

për këtë veprim, por inspektori i mbrojtjes nga zjarri nuk kishte parashikuar se mund të

ndodhte ky zjarr katastrofik. Një kamera e madhe e një telivizioni local u bë shkak që të

bllokohet një nga daljet e klubit, duke vazhduar filmimin e njerëzve të lemerisur, thjeshtë

për inters të stacionit televiziv, por pa menduar se po pengonte spektatorët të shpëtonin

jetën. Tymi toksik dhe nxehtësia e flakëve bënë që njerëzit të paloseshin njëri mbi tjetrin,

duke krijuar bllokim të daljeve. Çlirimi i monoksidit të karbonit dhe gazit sojonad nga

djegia e shkumës me përbërje kimikatesh si poliritani, ndikuan në përmasat e tragjedisë:

Page 107: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 101

100 viktima njerëzore, 230 persona të plagosur dhe dëmtuar, nga 452 veta që ishin të

pranishëm. Nga investigimet doli se salla ku ishte organizuar koncerti ishte në një godinë

të vjetër, që më parë ishte përdorur si restorant. Inspektorët e qytetit të cilët ishin

mbikqyrës të sallës nuk i dinin këto fakte. Personat përgjegjës për mungesën e sistemit

sprinkler, që është i domosdoshëm në salla të tilla, u denuan për këtë çështje. Televizioni

lokal që pengoji daljen e spektatorëve nga salla u gjobit me 30 milion dollar. Për fat të

mirë, zjarri u lokalizua dhe u dogj vetëm salla e koncerteve, pa lejuar përhapjen e tij në

pyll, ku dëmet do të ishin shumë më të mëdha.

I veçantë për nga përmasat, kohëzgjatja dhe dëmet e shkaktuara është rasti i zjarrit në

Kaliforni, në verën e vitit 2017. Me gjithë masat e rrepta të mbrojtjes kundër zjarrit në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, here pas here ndodhin zjarre katastrofike. Shkaqet e tyre

janë njerëzore dhe natyrore. Zjarri i madh që ra në Kaliforni në korrik 2017, përfshiu 18

mijë hektarë pyll dhe 15 mijë ndërtesa (banesa, institucione social-kulturore dhe

ekonomike). Qeveria shtetrore e Kalifornisë dhe me pas ajo federale morën masat të

menjëhershme: u evakuuan 20 mijë veta dhe dy spitale, ndërkohë që vetëm një person

kishte humbur jetën nga zjarri. Era, që frynte me shpejtesi 30 km në orë, favorizonte

përhapjen e flakëve dhe procesin e djegies. Asnjë shtëpi nuk shpëtoi, pasi pjesa më e

madhe e tyre ishin prej druri dhe lehtësisht të djegshme.

Një periudhë me shumë zjarre gjatë vitit 2018 ka kaluar edhe Kanadaja Perëndimore,

sidomos Alberta dhe Kolumbia Britanike, ku gjatë fazës së parë u dogjën 1,26 milion ha

pyje, ndërsa sipas sherbimit zjarrfikës provincial, deri në tetor ishin kapur nga zjarret rreth

3,11 milion hektar pyje. Krahas Amerikës Veriore, në fillim të vitit 2018 ka pasur zjarre

katastrofike në Kili, të cilët, sipas presidentit Mikel Bacelet, janë pa precedent në

historinë e atij vendi.

Edhe Groenlanda (ishull Danez mes Atlantikut verior dhe Arktikut), vendi që nuk njihet

për temperatura të larta as në stinën e verës, u përfshi nga zjarret për rreth dy javë. Është i

njohur fakti që pjesa më e madhe e territorit të saj është e mbuluar me akull. Një foto e

realizuar nga NASA ka treguar pamje dramatike të zjarreve gjatë periudhës nga fillimi i

vitit 2017, deri në mes të tetorit, të cilat krijojnë përshtypjen sikur gjithë bota është

përfshirë nga zjarri.

5.1.3 Disa masa të domosdoshme për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së

zjarreve

Në të gjitha rastet, zjarret bëhen më intensive dhe më të rrezikshme, nëse nuk ndërhyhet

që në fillim, për shkak të përhapjes së tyre dhe zgjerimit të zonës ku ata veprojnë

(Diamantes 61). Pikërisht për këtë arsye kërkohet të bëhet planëzimi i veprimeve, të

përcaktohen procedurat e parandalimit dhe menaxhimit të zjarreve, për të garantuar që ato

të përmasave të mëdha të mund të kontrollohen dhe shuhen në kohë. Kjo arrihet nëse

zjarrfikësit dhe ekspertët e tjerë janë të vetëdijshëm për situatat e krijuara dhe rreziqet që

vijnë nga përmasat dhe përhapja e zjarreve, kohëzgjatja e mundshme dhe natyra

komplekse e tyre. Edukimi dhe formimi profesional do të ndikonte në rritjen e kërkesave

të zjarrfikësve për pajisje më të efektshme dhe strategji më efikase në luftën kundër

Page 108: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 102

zjarreve, që do të kishte si rezultat menaxhimi më të mirë të situatave të krijuara nga

zjarret, si dhe më shumë jetë njerëzore, materiale dhe objekte të shpëtuara.

Një sistem i mirëplanizuar i menaxhimit të zjarreve, i konceptuar me shumë qendra të

instaluara pranë vendeve potencialisht të rrezikuara, do të shërbente për të përballuar siç

duhet zjarret komplekse dhe të të gjitha përmasave, si dhe për të minimizuar pështjellimin

(konfuzionin) dhe rrezikun gjatë operacioneve të ndihmë-shpëtimit. Një sistem i tillë do

t’u jepte ekspertëve më shumë siguri për menaxhimin në kohën e duhur dhe me efikasitet

të plotë të zjarreve, pavarësisht intensitetit të tyre, duke minimizuar dëmet njerëzore dhe

efektin shkatërrues të tyre (104). Gjithashtu, është e rëndësishme që të gjithë aktorët e

interesuar në luftën kundër zjarreve (qeveria, institucionet e specializuara, subjektet

publike dhe private, komunitet dhe çdo individ), të angazhohen në kryejen e një procesi

rishikimi dhe rivlerësimi të planeve, praktikave dhe bazës materiale, si dhe të trajnimit të

personelit të ngarkuar për mbrojtjen kundër zjarreve (Giesler 473).

Veprimet e kryera gjatë fazës fillestare të shpërthimit të zjarrit janë vendimtare për

garantimin e suksesit në menaxhimin e efektshëm të tij dhe, për rrjedhojë, në reduktimin e

dëmeve që ai mund të shkaktojë. Kjo, siç u përmend më sipër, detyron qeveritë,

institucionet, organizatat dhe gjithë komunitetin, që të planizojë politika sa më të

efektshme në terren, të cilat të garantojnë parandalimin dhe menaxhimi i situatave të

rrezikshme, që shkaktohen nga zjarret. Përfshirja e komunitetit në probleme të tilla duhet

jetë e kujdesshme dhe të paraprihet nga trajnimi dhe mirëinformimi mbi procedurat, hapat

dhe taktikat që duhen përdorur në luftën kundër shpërthimit të zjarrit (Norman 101).

Instalimi i mjeteve të teknologjisë më të fundit të diktimit të zjarrit, duhet të jetë një kusht

i domosdoshëm dhe detyrim ligjor për të gjithë investitorwt e sektorit tw ndwrtimit tw

banesave dhe objekteve social-kulturore dhe ekonomike, private dhe publike, pasi nw

ditwt e sotme pwrparwsi ka zbulimi dhe parandalimi i zjarreve tw mundshme.

Sinjalistikat e diktimit të zjarrit, tw tilla si sistemet që tregojnë rritjen e temperaturës apo

shfaqjen e tymit, duhet të jenw gjithmonw nw gadishmwri tw plotw për të dhënë alarmim

mbi ndonjë shpërthim të mundshëm zjarri. Sistemet automatike të shuarjes së zjarrit, si

ato me ujë të tipit sprinkler, duhet të jenë në gjendje të shuajnë vatrat fillestare të zjarrit që

në fazën e parë, pra para se të hyjnë në veprim zjarrfikësit. Diktimi është një moment

shumë i rëndësishëm në luftën kundër zjarreve.

Sot, në kohën e progresit të jashtëzakonshëm teknik dhe teknologjik, ekspertët e luftës

kundër zjarrit duhet të aplikojnë me sukses metodat e përdorimit të pamjeve satelitore,

ngritjen e qendrave të shpërndarjes së informacionit, si edhe të qendrave të vëzhgimit të

zjarreve, që kanë si mision zbulimin e rasteve të shpërthimit të zjarreve dhe transmetimin

e të dhënave mbi natyrën e zjarrit tek trupat zjarrfikëse (Diamantes 67). Në këtë rast, një

rëndësi të veçantë ka ngritja e një sistemi të mirëpërpunuar të diktimit të zjarrit, i cili

duhet të bazohet në ndërveprimin efikas të sensorëve në distancë, të vendosur në tokë dhe

në ujë, në stacionet e kontrollit të linjave ajrore, në objekte publike dhe, si dhe në qendrat

e banuara, urbane dhe rurale.

Page 109: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 103

Gjithashtu, rëndësi të veçantë ka ngritja e një sistem komunikimi publik, që të mund të

garantonte raportimin në kohë reale, efektiv dhe efikas nga terreni, duke krijuar premisën

për ndërhyrje në momentin fillestar për të minimizuar impaktin e një shpërthimi zjarri.

Investigimi gjithpërfshirës për zbulimin e shkaqeve të sakta të zjarreve është kurdoherë i

nevojshëm për shmangien e pasojave në njerëz dhe materiale (Giesler 481).

5.2 Zjarret në Shqipëri dhe karakteristikat e tyre

Shqipëria është vend me klimë mësdhetare, me verë të nxehtë e të thatë. Periudha e

thatësirës zgjat tre-katër muaj, e në pak raste edhe më shumë, ndërsa temperaturat shpesh

i kalojnë 40°C. Për rrjedhojë, kryesisht në periudhën e nxehtë të vitit, rreziku nga zjarret

është i mëdh, sidomos në perëndim të vijës Koplik-Leskovik, ku përbërja gëlqerore e

shkëmbinjëve, pranija e lëndëve djegëse natyrore shpesh herë edhe në sipërfaqe (naftë,

gaz, bitum, rëra bituminoze, qymyr), intensiteti më i madh i popullimit dhe i frekuentimit

turistik etj., përqendrimi i vendbanimeve urbane dhe rurale, i komplekseve turistike, si

dhe i objekteve të infrstrukturës turistike, industriale, tregtare etj., përbëjnë premisa për

krijimin e vatrave të zjarrit. Nisur nga sa më sipër, natyrshëm mund të dilet në

përfundimin se zjarret në territorin e Republikës së Shqipërisë janë një dukuri relativisht e

shpeshtë. Vlen gjithashtu të përmendet fakti se, në traditat blegtorale dhe bujqësore të

shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë të Rajonit të Mesdheut, zjarret janë vënë

qëllimisht çdo vit nga blegtorët, me qëllim djegien e shkurreve dhe hapjen e kullotave për

bagëtitë, si dhe për djegien e bykut (kashtës së grurit, që mbetet pas korrjeve), për të

plehëruar tokën, si edhe për ta pastruar e përgatitur atë për mbjelljet e radhës me misër

hamullor e kultura të tjera.

Si kudo në botë, edhe në Shqipëri ka lloje të ndryshme zjarresh. Nisur nga shkaqet, të

parët klasifikohen zjarret natyrore, të cilët shkaktohen nga rrufeja, kushtet e thatësirës dhe

të të nxehtit të madh, vullkanet, dekompozimi lëndëve organike etj. Kur rrufetë godasin

një ndërtese, një pemë, një mullar me kashtë ose bar të thatë në një fermë, janë të gjitha

gjasat që të krijohet një vatër zjarri. Pikërisht për të shmangur këtë rrezik, çdo ndërtesë e

lartë, aeroplan, anije apo mjet tjetër motorik pajiset me përcjellës të shkarkesës së rrufeve

(rrufepritës), i cili e shkarkon energjinë e rrufesë në tokë, pa e lejuar të krijojë vatër zjarri.

Para disa dekadash, në një mal në Shqipëri, një depozitë karburanti mori flakë dhe

shpërtheu, pasi nuk ishte pajisur me rrufepritës. Inxhinierët ndërtues kishin punuar me

ngut dhe nuk kishin vendosur një rrufepritës, i cili mund të kishte tokëzuar shkarkesën.

Pwr rjedhojw, depozita e karburantit mori flakë duke e përhapur zjarrin në parkun natyror

përreth saj. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve vendorë, zjarri arriti të përhapej më tej në mal

dhe të rrezikonte vendbanimet e afërta (Giesler 438).

Një kategori tjetër janë zjarret artificiale, të cilat shkaktohen nga dora e njeriut. Një i tillë

është pasojë e një veprimi po aq të thjeshtë sa edhe ndezja e një zjarri në një kamping në

pyll apo në park. Prandaj prindërit dhe mësuesit insistojnë t’u shpjegojnë fëmijëve që,

para se të shkrepë një shkrepse apo një ndezës tjetër për të ndezur një zjarr, duhet të jenë

të vetdijshëm për mjedisin rrethues dhe rrezikun potencial për katastrofa. Shumë

Page 110: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 104

aksidente kanë ndodhur falë papërgjegjshmërisë të kampistëve apo ekskursionistëve, të

cilët kanë lënë pas zjarre të ndezura, thjeshtë nga padituria, indiferentizmi apo

neglizhenca e tyre. Ata i përdorin zjarret për t’u ngrohur në dimër apo për të gatura në

verë dhe nuk i fikin ato siç duhet para se të largohen. Mund të ndodhë që, pasi ata të jenë

larguar pa e shuar zjarrin siç duhet, të ketë fillojë era, ecila e gjallëron zjarrin dhe i

shpërndan flakët, duke shkaktuar katastrofa të mëdha në mjedis (Norman 78). Edukimit

në mënyrën e duhur për parandalimin e shpërthimeve, në rastet e përdorimit të lëndëve

djegëse apo të materialit eksploziv duhe t’i kushtohet vëmendje e madhe dhe serioziteti i

nevojshëm. Kjo është një detyrë jo vetëm e prindërve dhe mësuesve, por kryesisht e

ekspertëve të specializuar dhe reparteve të posaçme, që merren me menaxhimin e

materialeve të tilla.

Është e domosdoshme që në buxhetin e qeverisë shqiptare të parashikohen fonde për

investime për edukimin e fëmijëve në shkollë dhe të publikut të gjerë mbi mënyrat e

parandalimit të zjarreve dhe shpërthimit të lëndëve eksplozive, të të gjitha llojeve, me

qëllim që të shmangen dëmet njerëzore dhe materiale. Edukimi dhe vetdijësimi për

parandalimin e zjarreve dhe strategjitë e menaxhimit të tyre kërkohet të marrin vëmendje

më të madhe, duke përfshirë si komunitetin e gjerë, ashtu edhe grupet apo kategoritë

specifike të popullsisë. Një publik i mirëinformuar dhe i përgjegjshëm, krahas stafeve të

përgatitura mirë të Reparteve të Mbrojtjes kundër Zjarrit, do të jenë efektivisht të afta për

të reduktuar shkaqet e gabimeve njerëzore gjatë procesit të parandalimit e kontrollit të

zjarreve, si dhe të administrimit të materialeve eksplozive.

Ato duhet të jenë gjithashtu të trajnuar për ruajtjen siç duhet të municioneve dhe për

rregullat e sigurimit teknik, si dhe të mirinformuar për pasojat në rast të mosrespektimit së

tyre. Institucionet ligjëbërëse, ligjëzbatuese dhe ato monitoruese kanë detyrimin të

hartojnë, zbatojnë dhe kontrollojnë zbatimin rigoroz ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe

të ndërmarrin masa të rrepta ndëshkimore ndaj shkelësve të tyre, për të garantuar uljen në

minimum të rreziqeve dhe dëmeve nga zjarret dhe lëndët eksplozive (Diamantes 53).

Zjarrfikësit kanë detyrimin të jenë të përgatitur profesionalisht, në planin teknik, fizik dhe

psikologjik, si dhe të zotërojnë aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme për të vepruar shpejt

dhe me efikasitet për dhënien e ndihmës së parë personave të plagosur nga zjarret dhe

lëndët eksplozive, me qëllim që të minimizohet numri i viktimave nga plagët. Në kushtet

e progresit teknik dhe teknologjik, të industrializimit dhe urbanizimit, janë shfaqur shumë

lloje burimesh të reja zjarri. Teknologjia moderne që po futet gjithnjë e më shumë në

banesat e sotme, po shton gjasat për fatkeqësi të shkaktuara nga zjarri dhe lëndët

eksplozive, sidomos në ndërtesat shumëkatëshe. Po ashtu, shtimi i fabrikave dhe

reparteve, që vjen si rrjedhojë e procesit të shpejtë të industrializimit, çon në rritjen e

mundësisë për fatkeqësi të shkaktuara nga zjarret në të gjithë vendin.

Në ditët e sotme, krahas hapjes së fabrikave të reja, kërkohet të shtohen edhe Repartet e

Mbrojtjes kundër Zjarrit në të gjitha zonat industriale (Giesler 441), por

domosdoshmërisht në ato ku nxirren dhe përpunohen lëndët djegëse dhe ato eksplozive.

Programet edukuese dhe ndërgjegjësuese mbi rreziqet që vijnë nga zjarret dhe

menaxhimin e tyre duhet të zbatohen me rigorozitet, duke pasur si objektiv jo vetëm

Page 111: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 105

grupet specifike, por edhe komunitetin e gjerë. Kjo do t’u japë njerëzve të thjeshtë

njohuritë e nevojshme mbi parandalimin dhe kontrollin e zjarreve, duke shmangur kështu

humbjet e pronës dhe të jetës së njerëzve. Masa të tjera që duhet të vihen në jetë për

parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve përfshijnë: materiale edukuese dhe informuese

me bashkëpunimin e ekspertëve teknikë dhe të specialistëve të edukimit, duke tentuar

mbërritjen deri tek njerëzit e thjeshtë të të gjitha niveleve, futjen e taktikave ekologjike

dhe të menaxhimit të zjarreve në shkollat, spitalet, qendrat sociale, stacionet e trenave dhe

autobusëve, aeroporte, porte, objekte social-kulturore dhe sportive, në niovel lokal,

rajonal dhe kombëtare (Norman 83).

Burime potenciale të zjarreve artificiale të rrezikshme janë fabrikat e armatimit apo

komplekset e industrisë kimike që prodhojnë kimikate të ndezshme. Ndërtesat e këtyre

objekteve kanë nevojë për instalime të posaçme dhe vëmendje të veçantë, me qëllim

parandalimin e zjarreve të mundshme. Njerëzit që punojnë në to duhet të jenë të

ndërgjegjësuar për rrezikun që u kanoset dhe duhet të kenë njohuri të gjera e të plota mbi

teknikat, mjetet dhe mënyrat e parandalimit të katastrofave të mundshme. Shumica e

punëtorëve të këtyre fabrikave kanë njohuri elementare për mjetet, materialet dhe mënyrat

e izolimit të zjarrit në fazat e para, por lipset që ata të trajnohen sistematikisht për

përdorimin e teknikave dhe mjeteve të sofistikuara të paradalimit të zjarreve dhe të

kufizimit të përhapjes së tyre.

Një shpërthim i madh në një depo armatimesh që ishte baza e një impianti për operacionet

e çmontimit të municioneve ndodhi në Gërdec të Shqipërisë, më 15 mars 2008.

Shpërthimi u shkaktua nga punëtorë të pakualifikuar të cilët nuk kishin asnjë njohuri për

çmontimin e armatimit dhe municionit. Municioni mori zjarr dhe shkaktoi një shpërthim

shumë të fuqishëm që shkatërroi shumë ndërtesa dhe banesa aty rrotull. 26 vetë vdiqën

dhe mbi 300 u lënduan dhe dërguan në spital për trajtim mjekësor. E gjitha kjo ndodhi për

shkak të mungesës së njohurive, trajnimit dhe moskujdesit të qeverisë për të vendosur

standarte për operacione të tilla (Giesler 458).

Shpërthimi që shkaktoi zjarrin në Gërdec ndodhi për shkak të mungesës së njohurive të

nevojshme për mbajtjen dhe përdorimin e materialeve shpërthyese dhe të ndezshme. Ky

aksident ndodhi në një ish-depo municionesh, ku ekspertët po përgatiteshin të

shkatërronin një sasi municionesh stok të cilat ishin cilësuar të vjetëruara. Procesi i

shkatërrimit të municioneve zakonisht kryhet me sasi të vogla, kryesisht për të garantuar

sa më mirë kontrollin ndaj eksplozionit. Në rastin e aksidentit të Gërdecit ky rregull nuk u

respektua, sepse e gjithë sasia e madhe e municionit të grumbulluar mori flakë menjëherë,

si pasojë e një zinxhiri shpërthimesh. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së njohurive të

nevojshme mbi masat që merren për të parandaluar rastet e zjarrit dhe të shpërthimeve

(Diamantes 47).

Në rastin e Gërdecit, krahas zbatimit rigorozisht të rregullave sa i përket veprimeve që

duhet të ndërmerreshin para shpërthimit të zjarrit, vendimtare për shmangien e katastrofës

do të kishin qenë vigjilenca dhe përgatitja e stafit. Nëse ekspertët e municionit, që ishin

ngarkuar me kontrollin e municionit të vjetëruar, do të kishin marrë masat e duhura

parandaluese dhe përgatitore, atëherë incidenti fatkeq mund të mos kishte ndodhur.

Page 112: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 106

Gjithashtu, me rëndësi të madhe është shpërndarja e informacioni shpejt dhe me efiçencë,

duke garantuar që ekspertët të reagojnë në kohë dhe me saktësi. Kjo bëhet e mundur

përmes investimeve në zhvillimin e një infrastrukture informuese efikase (Norman 89).

Parandalimi i zjarreve konsiderohet si rruga më e sigurtë, më efiçente dhe me kosto më të

ulët, prandaj institucionet vendimmarrëse dhe ato të autorizuara duhet të miratojnë dhe

vënë në zbatim. Qeveria shqiptare duhet të investojë në sistemet më të fundit të

parandalimit të zjarreve, në edukimin e komunitetit si edhe në miratimin e ligjeve dhe

rregullave që synojnë minimizimin e shkaqeve për shpërthimin e zjarrit. Për përmbushjen

e kësaj detyre një rol të veçantë ka përgatitja përmes trajnimit teknik. Trajnimi është

kushti i parë që çdo person të bëhet i aftë për të parandaluar dhe përballuar situatat e

zjarreve. Krahas përgatitjes fizike dhe shkathtësive profesionale, siguria e zjarrfikësve

mbështetet në njohuritë e tyre mbi karakteristikat dhe prirjet e zjarrit. Ajo varet gjithashtu

edhe nga njohja e kushteve lokale të motit. Trajnimi për përdorimin me efikasitet të

pajisjeve zjarrfikëse është gjithashtu thelbësor, ndërsa për drejtuesit dhe menaxherët,

trajnimi mund të ndihmojë për një kuptim më të qartë dhe për vendosjen në mënyrë sa më

të efektshme të Reparteve të Mbrojtjes kundër Zjarrit dhe të burimeve njerëzore, me

qëllim kryerjen sa më shpejt të veprimeve për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve

(Diamantes 58).

5.3 Zjarret në Shqipëri

Ky studim nuk ka për qëllim të bëjë një historik shterrues dhe as një inventar të plotë të

zjarreve në Shqipëri, por thjeshtë të evidentojë dhe analizojë disa nga zjarret me pasoja

më të rënda humane, ekonomike dhe mjedisore, të paraqesë tipologjinë, si dhe të bëjë një

klasifikim i zjarreve dhe një panoramë të shpërndarjes gjeografike të tyre.

Page 113: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 107

Zjarret në pyje. Figura 43 ( marrë nga interneti) tregon shpërndarjen gjeografike të

zjarreve në pyje në rrethe dhe komuna për periudhen nga 1946 deri në 2013. Rrethet më

të prekura janë ato që gjenden në pjesën jugore të vendit: Fier (70 ngjarje), Vlorë (70

ngjarje), Berat (66 ngjarje), Gjirokastër (58 ngjarje). Dibra (47 ngjarje) është rrethi më i

prekur në pjesën veriore të Shqipërisë. Njësitë vendore me më shumë zjarre në pyje nga

viti 1946 janë Berati (23 ngjarje), Levani (15 ngjarje) dhe Selishta (14 ngjarje). Njësitë

vendore me më shumë zjarre në pyje gjatë 20 viteve të fundit (1993-3013) janë Berati

(23), Qendër (13) dhe Poshnjë (13). Zjarret në pyje prekin një pjesë të madhe të territorit:

rreth 70% e komunave kanë patur të paktën një zjarr në pyje gjatë 20 vitet e fundit.

Tendenca vjetore. Në pyjet e Shqipërisë kanë rënë mesatarisht 43 zjarre në vit, gjatë

periudhës 1993-2013. Zjarret janë një dukuri e përvitshme, por më shumë të shumtë kanë

qenë në vitin 2007: rreth 200.

Tendenca stinore. Zjarret në pyje varen shumë nga stinët dhe ndodhin më shumë në

periudhën qershor-shtator. Figura tregon shpërndarjen stinore të. Siç paraqitet në figurën

43a, numri më i madh i zjarreve në pyje gjatë periudhës 1946-2013 ka ndodhur në gusht,

me 450 ngjarje të regjistruara, më pas vijnë korriku dhe shtatori. Më shumë se 90% i

zjarreve në pyje ndodhin në periudhën korrik-shtator.

Page 114: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 108

5.3.1 Raste zjarri në Shqipëri para vitit 1990

Siç është përmendur më sipër, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj zjarreve, për shkak

të klimës mesdhetare dhe të përiudhës relativisht të gjatë të thatësitës. Luftërat,

bombardimet dhe shkaqe të tjera me origjinë humane kanë kontribuuar në numrin,

përmasat dhe përhapjen e zjarreve në Shqipëri. Gjatë gjithë historisë mijëvjeçare të saj,

kanë ndodhur dhe janë regjistruar gjurmë dhe dëshmi të shkruara të zjarreve në Shqipëri,

por ato nuk do të shtjellohen në kuadër të këtij studimi, objekt kryesor i të cilit është

situata e zjarreve në ditët e sotme, masat dhe mjetet për parandalimin e tyre, shpërndarja

gjeografike dhe ndikimi human, ekonomik dhe mjedisor i tyre.

Për t’u përmendur është një rast zjarri të cilin e kemi trajtuar në një artikull të botuar në

revistës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSSH, me titull “Në shërbim të

popullit”, ndërsa aktualisht mban titullin “Policia sot”, është ai i Fakultetit të Gjeologjisë

dhe Minierave në rrugën e Elbasanit, nga ana e kodrës së liqenit artificial të Tiranës.

Ishte mesi i natës kur alarmi i zjarrit ngriti zjarrfikësit nga gjumi për t’u grumbulluar me

shpejtësi tek vendi i ngjarjes. Kati i fundit i godinës së fakultetit ishte me çati të ndërtuar

me material druri të djegshëm. Filloji operacioni i shuarjes së zjarrit dhe puna po shkonte

mirë, por pa pritur disa trarë druri u shembën ngaqë u dëmtuan nga flakët dhe ranë mbi

tubacione me veshje prej lini dhe mëndafshi, duke shkaktuar bllokimin e furnizimit të

zjarrfikëseve me ujë dhe ndërprerjen e shuarjes së flakëve që po përhapeshin me

shpejtësi. Ndërkohë zjarrfikësit ishin bllokuar në mes të flakëve dhe nuk kishin

rrugëdaljeje. Autoshkalla, që mund t’u vinte në ndihmë zjarrfikësve, pasi mjeti kishte

vetëm një shofer, i cili nuk ndodhej në punë, meqenëse punonte vetëm gjatë orarit zyrtar

08.00-16.00. Madje, nuk kishte lënë në zyrën e punës as çelesin e mjetit. Mungesa dhe

mosfunksionimi normal i telefonave në atë kohë e nderlikonte situatën. U dërgua një

korier në shtëpinë e tij, por flakët po përfshinin pak nga pak krejt çatinë e Fakultetit të

Page 115: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 109

Gjeologjisë dhe Minierave. Dy zjarfikësit që kishin mbetur mes flakëve po mendonin të

hidheshin nga kati i sipërm i ndertesës mbi një pemë me shpresën për të mbijetuar. Duke

u spostuar me veshtirësi në cepin tjetër të çatisë ku ende nuk kishin arritur flakët, ata

gjetën telin e rrufepritësit, u kapën pas tij dhe u zvarritën me vështirësi. Kur arritën në

katin e dytë, telat u shkëputën pasi ishin nxehur nga flakët, por fatmirësisht zjarrfikësit

shpëtuan me plagosje të lehta. Autoshkalla mbërriti në vendngjarje pasi zjarrfikësit u

dërguan në spital.

Prej asaj ngjarje u nxorrën mësime për korrigjimin e gabimeve që çuan në rrezikimin e

jetës së zjarrfikësve dhe të njerëzve të tjerë nga zjarri. U morën masa që autoshkalla të

kishte shoferë që do të ishin në gatishmëri me turne, gjatë 24 orëve, njëlloj si shoferët e

zjarrfikesve. Kur thuhet se objektivi kryesor i mbrojtes kundër zjarrit është shpëtimi i

jetës së njerëzve, në radhë të parë fjala është për jetën e atyre që përleshen me flakët, për

jetën e zjarrfikësve dhe të personave të tjerë që mobilizohen për shuarjen e zjarreve. Vetë

zjarrfikësit janë të vetëdijshëm për rreziqet që u kanosen gjatë ushtrimit të profesionit të

tyre, që ka shumë të papritura: bllokime të paparashikuara të tubacioneve me veshje prej

lini, shembje çatish tavanesh dhe muresh, shpërthime lëndësh explozive (barot,

municione, fishekzjarrë) që rastësisht mund të ndodhen në ndërtesë, përhapje gazesh

helmuese nga objekte të ndryshme etj.

Pavarësisht mungesës së autoshkallës në këtë rast zjarri, sherbimi zjarrfikës në Shqipëri

para vitit 1990 ka qenë përghithësisht në nivel shumë të mirë. Zjarrfiksit përgatiteshin në

shkollën e policisë në Sauk të Tiranës, ku ishte një ambient i përshtatshëm, me mjetet e

nevojshme dhe kullën pesëkatëshe të ngritur enkas për stërvitjen e zjarrfikësve, të cilët

ngjiteshin dhe zbrisnin, duke imituar ngjitje-zbritjet në pallatet pesëkatëshe (të tillë ishin

shumica e pallateve në Shqipërinë e asaj kohe), hedhjet me litar nga çdo kat, zbritjen e

njerëzve të “plagosur” ose të “asfiksuar” nga zjarri etj. Rastet e neutralizimit të zjarreve

gjatë asaj periudhe janë të shumta, ashtu si edhe ata të shpëtimit të jetës së njerëzve, të

izolimit të zjarreve që kërcënonin depot ushtarake të armatimeve dhe municioneve etj.

5.3.2 Raste zjarri në Shqipëri mbas vitit 1990

Pas ngjarjeve politike, sociale dhe ekonomike të vitit 1990, Shqipëria hyri në një periudhë

tranzicioni të gjatë dhe të vështirë të kalimit nga regjimi komunist totalitar, në atë

pluralist; nga ekonomia e centralizuar dhe e kontrolluar, në atë të tregut, liberale dhe ku

mbizotëron prona private; nga shoqëria e mbyllur dhe jeta sociale e censuruar, në një

demokraci të brishtë e shpesh herë të kuptuar dhe interpretuar gabim. Të gjithë sektorët e

jetës ndesheshin me të panjohura dhe vështirësi të mëdha. Praktikisht, në fillim të viteve

’90 vendi u zhyt në krizë të thellë e të përgjithshme. Institucionet ranë ose u katandisën në

fantazma të vetevetes, duke përfshirë këtu edhe ushtrinë e plolicinë e shtetit. Repartet e

Mbrojtjes kundër Zjarrit, sigurisht që nuk bënin përjashtim nga kjo gjendje e përgjithshme

shthurjeje dhe degradimi.

Njerëzit, të dëshpëruar nga regjimi i kaluar dhe të zhgenyer nga sistemi i ri demokratik,

që nuk po arrinte të organizohej e të merrtë në dorë fatet e vendit, shpesh herë dilnin

jashtë kontrollit të vetëvetës dhe, të ekzaltuar nga thirrjet e disa politikanëve ekstremistë,

që kërkonin të zhdukej nga faqja e dheut çdo trashëgimi i periudhës komuniste, dogjën

Page 116: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 110

dhe shkatërruan pronat publike, që vetë ata i kishin ndërtuar me shumë sakrifica gjatë gati

gjysmë shekulli. Kush ka jetuar në atë periudhë, ka regjistruar në kujtesë ngjarje të

shumta të përjetuara drejtpërdrejt ose të mësuar nga mediat e shkruara dhe audiovizive.

Si komandant shërbimi në vendrojen e Kombinatit të Tekstileve në lagjen “Kombinat” në

Tiranë, jam dëshmitar okular i një rasti kur një person i ekzaltuar, kishte marrë një

pishtari në dorë dhe therriste “Përpara për të djegur magazinat dhe Kombinatin e

Tekstileve sepse atë e kanë ndërtuar sovietikët dhe kinezët, me porosi të komunistëve

shqiptarë”. Më tej ngjarja ndryshoi rrjedhë, kur një person tjetër, që arriti të merrte në

dorë pishtarin dhe ta fikte duke e shkelur me këmbë, filloi të thërriste me zë të lartë: “më

mirë të marrim materialet, blloqet dhe tullat, traret dhe tjegullat, sesa t’i djegim!” Kaq u

desh, që turma të vërsulej për të hapur portat dhe për të rrëmbyer e shkatërruar gjithçka.

Shteti ishte paralizuar. Policia ishte e çorganizuar dhe e paaftë për te ndalur shkaterruesit

dhe grabitësit e pronës publike.

Pas grabitjeve dhe shkatërrimeve, filloi faza e vënies së zjarreve të qëllimshme, për të

mbuluar grabitjet, por edhe nga mëllefi për pronën kolektive të imponuar nga regjimi

totalitar. Nje pjesë e turmës kishte kaluar në ekstazë dhe kënaqej duke shijur rezultatet e

çmendurisë së vet. Ajo nuk i lejonte zjarrfikësit të shuani vatrat e zjarreve me mjete

rrethanore e çfarë të mundnin. Nga ana tjetër, rezistenca e qeveritareve komunistë për të

mos e dorëzuar pushtetin, i irritonte edhe më shumë njerëzit. Revolta e arriti kulmin kur

qeveritarët urdhëruan përdorimin e zjarrfikseve për të shpërndarë protestuesit në Sheshin

“Skenderbej” dhe në sheshe të tjera të kryeqytetit. Në atë kohë demonstruesit dogjën disa

makina zjarrfikëse në mes të Sheshit “Skenderbej”. Kërkesa Repartit të Zjarrfikësve

drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme për të mos ndryshuar destinacionin e makinave

zjarrfikëse dhe për të mos lejuar përdorimin e tyre për shpërndarjen e protestuesve të

revoltuar, u pranua me shumë vonesë, pasi u dogjën disa zjarrfikëse, bashkë me mjetet

edhe pajisjet e tyre, të cilat i kishin kushtuar shtetit miliona lekë.

Në atë periudhë të zymtë krize, dëshpërimin e njerëzve e thellonin herë pas here edhe

zjarret, të cilat dëmtonin pronat dhe rrezikonin jetët e njerëzve. Të pamësuar me

përdorimin e gazit për gatim dhe ngrohje, në shumë raste zjarret e shkaktuara nga

bombolat e pasigurta dhe të paçrtifikuara, kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar

banesa, bare, restorante etj.

Të tmerrshme dhe të paharrueshme për të gjithë ata që e kanë përjetuar atë periudhë janë

ngjarjet e vitit 1997, kur u shpërthyen depot e armatimeve dhe të municioneve, si dhe u

armatos gjithë popullsia civile. Në atë kohë janë krijua qindra vatra zjarri thjeshtë nga

injoranca lidhur me përdorimin e armatimit dhe të municioneve, si dhe nga pakujdesia që

vinte nga shthurja totale e shtetit, përfshirë këtu edhe organet e mbrojtjes dhe të rendit.

Qindra viktima njerëzore dhe dëme materiale të pallogaritshme lidhen me ngjarjet e atij

viti të mbrapshtë.

- Rasti i zjarri në fabrikën e riciklimit në Kashar të Bashkisë Tiranë, më 23 prill 2018

Page 117: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 111

Zjarri në fabrikën e riciklimit “Everest” në Kashar të Bashkisë Tiranë ka ndodhur ditën e

diele, më 23 prill 2018, rreth orës 10 paradite, kur në fabrikë nuk kishte punetorë. Madje,

fabrika ende nuk ishte vënë në punë, prandaj mund të dyshohet për vënie zjarri me qëllim

kriminal. Kur në fabrikë apo një subjekt tjetër ka punëtor dhe shfaqen një vatra zjarri, vetë

punëtorët, në të gjitha rastet, mobilizohen për shuarjen e tyre, sipas instruksioneve që

kanë marrë më parë prej drejtuesve të fabrikës, inspektorëve të mbrojtes kundër zjarrit,

apo në kurset e trajnimit. Përpunimi, riciklimi i mbetjeve plastike në Shqipëri është një

aktivitet i ri, në shërbim të plotësit të nevojave të popullsisë, një fushë e re, për të cilën

njerëzit dhe institucionet nuk kanë eksperiencë.

Duke konsideruar materialet plastike si lëndë djegëse me rrezikshmëri të shkallës së parë,

për sa i përket përhapjes së zjarrit, kërkohen njohuri të plota dhe vemprime të shpejta për

neutralizimin e zjarreve të shkaktuara prej tyre, kudo që ato ndodhin. Zjarrfikësit u

njoftuan kur banorët rrotul pranë fshatit panë flakët dhe tymin në qiell, që tregonin qartë

se në fabrikë kishte rënë zjarr. Shkaqet mund të kenë qenë disa: mungesë vigjilence nga

rojet, mosveprim i shpejtë nga ana e tyre për të aktivizuar sistemet e brendshme të

Mbrojtjes kundra Zjarrit (MKZ), për të krijuar perde ndarëse, të cilat izolojnë vatrat dhe

kufizojnë përhapjen e zjarrit. Nuk është e qartë nëse ka pasur sisteme të tilla, por sipas

Rregullores së MKZ-së, ato (sistemet e quajtur sprinkler dhe drencer) duhet të jenë të

instaluara në çdo fabrikë, uzinë, institucion social-kulturor. Sistemi drencer është gjysmë

automatik, domethënë hapet saraçineska nga dora e njeriut dhe pastaj hyn në veprim,

ndryshe nga sistemi sprinkler, i cili hyn në veprim pa preznecën e njeriut, pra është

automatik. Sistemi sprinkler aktivizohet menjëherë, kur flakët godasin nyjet apo fluturat e

sistemit, siç quhen në komunikimin profesional, duke lëshuar ujin me presion mbi flakët.

Në këtë fabrikë riciklimi duket se nuk ka qenë i instaluar as njëri edhe as tjetri sistem i

shuarjes së zjarreve. Përhapja e zjarrit për shkak të mungesës së tyre ka çuar në dëme

katastrofike. Pronarët dhe drejtuesit e fabrikës janë gjobitur nga inspektorët e repartit të

MKZ-së në Tiranë, nomenklaturë e bashkisë së Tiranës (dikur ishte degë e Drejtorisë së

Punëve të Brendshme, Tiranë), pasi, përveç dëmeve materiale dhe rrezikimit të banesave

përreth, zjarri ka krijuar panik tëk popullsia dhe ndotje të jashtëzakonshme të mjedit,

veçanërisht të ajrit në kryeqytet. Duket se drejtuesit e Fabrikës se Reciklimeve “Everest”

nuk i kanë vlerësuar masat mbrojtëse kundër zjarrit, por i kanë injoruar ato dhe, për

rrjedhojë vetë ata pësuan deme katastrofike, mjedisi përreth u ndot e dëmtua shumë,

ndërsa peizazhi e shpërfytyrua nga tymi dhe bloza.

Veprimet taktiko-zjarrfikëse të gruperve zjarrfikëse kanë qenë të mira. Ato bënë të

mundur mbrojtjen e ndërtesave përreth me anë të spërkatjes së ujit, që shmangu përhapjen

e shkëndijave të zjarrit. Në sajë të atyre veprimeve u bë izolimi i zjarrit dhe pastaj shuarja

e tij. Është kërkuar ndihmë nga Reparti i Zjarrfikseve të afërta, si dhe nga ai i zjarfikeseve

të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjithashtu, janë angazhuar autobotet e Ndërmarrjes së

Ujesjellësit të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë mundësuar furnizimin me ujë të

zjarrfikseve, me qëllim që të mos ndërpritej për asnjë çast operacioni i shuarjes së zjarrit.

Manaxhimin e kësaj situate zjarri e ka vështirësuar edhe fluksi i madh i automjeteve në

qarkullim, pasi ishte ora 10 e ditës së dielë, kur aksi rrugor Tiranë-Vorë ka pikun e

ngarkesës. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se zjarrfikëset e kishin shumë të vështirë të

qarkullonin, pasi edhe korsia e emergjencave, atje ku ekziston, ishte e bllokuar.

Page 118: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 112

5.3.3 Përmbledhje e statistikave

Tabela 6 tregon një përmbledhje të statistikave mbi ngjarjet dhe impaktet e tyre (vdekjet,

shtëpitë e shkatërruara/dëmtuara, sipërfaqet me bimësi të djegur, humbjet ekonomike).

Statistikat janë bërë duke përdorur të dhënat e 20 viteve të fundit, të cilat janë mbledhur

vit pas viti. Krahasuar me rreziqet e tjera, zjarret në pyje kanë shkaktuar më pak vdekje:

një të vdekur në 10 vite, megjithë mbi 500 ngjarje të regjistruara. Impakti mbi banesat

është gjithashtu i vogël në pikëpamje të numrit, por i konsiderueshëm, për sa i përket

vlerës. Në lidhje me rreziqet e tjera: rreth 1,5 shtëpi të djegura ose dëmtuara në vit, me një

maksimum prej 4 shtëpish të djegura më 2011.

Tabela nr. 2

Humbjet ekonomike arrijnë në rreth një mln lekë në vit, me një maksimum prej shtatë

mln lekë (51 k$) në verën e 1999. Mesatarja e humbjeve për çdo ngjarje është rreth 21 x

103 lekë (185 $), ndërsa maksimumi 3,4 mln lekë (36 x 103 $) për ngjarjen e vitit 1993 në

rrethin e Matit, me 624 hektarë bimësi të dëmtuar.

Page 119: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 113

Zjarret në pyje kanë një impakt të madh në bujqesi dhe mjedis, i cili që nuk është

përfshirë në humbjet ekonomike. 664 hektarë janë djegur mesatarisht në vit, një sipërfaqe

afërsisht e barabartë me 1.700 fusha futbolli. Sipërfaqja më e madhe e djegur është

regjistruar më 2011, rreth 3.131 hektarë. Në çdo rast zjarri digjen mesatare rreth 15

hektarë (40 fusha futbolli). Ka 29 ngjarje me një dëm bujqësor prej 100 e më shumë

hektarë. Dëmi total që kanë shkaktuar zjarret është 8.172 hektarë dhe përfaqeson 62% të

humbjeve bujqësore totale gjatë 20 viteve të fundit. Ka 532 ngjarje me një humbje

bujqësore deri në hektarë 99. Sipërfaqja e përgjithshme e dëmtuar nga këto ngjarje është

5.117 hektarë dhe përfaqëson 38,5% të dëmit total në bujqësi.

5.3.4 Përvoja botërore dhe disa sugjerime për menaxhimin e zjarreve në Shqipëri

Meqenëse çështja e mungesës dhe e mosrespektimit të korsive të emergjencës është

problem për shumicën e rrugëve urbane dhe interurbane të Shqipërisë, zgjidhja e tij duhet

të bazohet në përvojën botërore më të mirë dhe duhet të vijë nga institucionet shtetërore,

të cilat fillimisht kanë detyrimin t’i ndërtojnë korsitë ku mjetet zjarrfikëse, të

emergjencave, policisë dhe shërbimit shëndetësor (ambulancat) të qarkullojnë pa pengesa,

njëlloj si në vendet e zhvilluara të botës.

Në vendet e zhvilluara, në të gjitha qytetet, por sidomos në ato të mbipopulluarat dhe me

godina të ngjeshura, edhe në rrugët e blloqeve të banimit, në ato që shkojnë në drejtim të

qendrave spitalore, shkollave, muzeve dhe institucioneve të tjera social-kulturore, zonave

industriale, qendrave tregtare, bankave, stacioneve të trenave dhe autobusëve etj., ka korsi

të posaçme për emergjencat, të ndarë në mënyrë të dukshme me vija ngjyrë portokalli dhe

ku po në ngjyrë portokalli shkruhet shprehja Fire Lane (Korsia e Zjarrfikseve), të cilat

nuk mund t’i bllokojë askush dhe për asnjë arsye. Në rast të kundërt, penalitetet janë

shumë të rënda. Edhe atje ku rrugët janë të ngushta, me të dëgjuar sirenat dhe me të parë

dritat e mmjeteve të urgjencës, këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve janë të

ndergjegjshëm që duhet të hapin rrugën, duke u spostuar anash, për të lehtësuar lëvizjen e

mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe automjeteve të policisë.

Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët në përgjithësi në Shqipëri nuk janë të

ndergjegjësuar për të hapur rrugën, prandaj ndodh shpesh që makinat e urgjencës të presin

në korsinë përkatëse me sirenën dhe sinjalet e alarmit hapur. Njerëzit duhet të edukohen

dhe ndërgjegjësohen për të qenë bashkëpunues dhe mirëkuptues, pasi shpejtësia e

përhapjes së flakëve zakonisht është shumë e madhe dhe në çdo sekondë mund të

shpëtohet një jetë njeriu, mund të shmanget një shpërthim zjarri, mund të izolohet një

vatër zjarri e re, mund të eliminohet katastrofa që do të shkaktohej si rrjedhojë “procesit

domino” që ndodh kur nuk veprohet në kohën dhe mënyrën e duhur në luftën kundër

zjarreve. Ky ndërgjegjësim duhet të vijë edhe përmes punës konkrete të institucioneve

shtetërore shqipëtare, të cilat, nëpërmjet fletëpalosjeve, manualeve, informacioneve në

median e shkruar dhe audiovizive etj. Në radhë të parë, ndërgjegjësimi është detyrë e

organeve publike, por edhe institucionet dhe subjektet private kanë detyrimin moral dhe

ligjor të merren shumë seriozisht me këtë çështje me interes të përgjithshëm.

Page 120: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 114

PËRFUNDIME

Lidhur ngushtë me tërësinë e kapitujve, çështjeve e nënçështjeve të trajtuara në punimin

doktoral “Menaxhimi i rreziqeve të shkaktuara nga zjarret. Rasti i Shqiperisë” po

paraqesim sipas opinionit tonë disa përfundime të rëndësishme. Arritja drejt këtyre

përfundimeve padyshim që bart krahas mendimit shkencor edhe konsiderata konkludive

praktike ndikuar nga eksperienca personale në sektorin e mbrojtjes kundër zjarrit.

Ndër perfundimet më kryesore do të paraqisja nevojën dhe domosdoshmërine e njohjes

për rreziqet dhe pasojat që shkaktojnë zjarret dhe përhapja e tyre. Akoma nuk ka një

sensibilitet sa dhe si duhet në lidhje me një problematikë të tillë. Njëkohësisht mungojnë

masat e informimit masiv në trajtë koherente, ndonëse vihen re së fundmi një angazhim

periodik, vetëm në rastet e mundesisë së lindjes së tyre në periudhën e nxehtë të vitit.

Këtu duhet përgëzuar veçanërisht roli i funksionit social të pushtetit, respektivisht

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, që ka një rastisje gjithnjë e në rritje të

dhënies së informacioneve dhe tendencave parashikuese të rreziqeve natyrore, përfshirë

edhe zjarret.

Një përfundim tjetër i rëndësishëm që duhet ta evidentoj është ai i mungesës së studimeve

dhe analizave të detajuara në lidhje me teknikalitetet e luftës së mbrojtjes nga zjarret.

Tashmë gjithnjë e më shumë po harrohen tematika të tilla, studime e publikime të këtij

lloji, ndonëse situatat prezente ndjejnë nevojën e trajtesës shkencore të tyre. Në mënyrë të

veçantë vihet re kufizimi i botimeve nga ekspertët konkretë të mbrojtjes dhe menaxhimit

të zjarreve. Në këtë drejtim ka prezencë të punimeve shkencore për zjarret në Shqipëri,

kryesisht nga fusha dhe disiplina të tjera shkencore, siç janë ato të mjedisit, deri diku

gjeografët, biologët, gjeologët, etj. Ndërmarrja e studimeve të mëtejshme në të ardhmen

jo vetëm do të ndikonte në pasurimin e informacionit shkencor në lidhje me rreziqet

natyrore e humane, siç janë zjarret, por do ti paraprinte parandalimit të tyre dhe

menaxhimit më efikas të situatave të ndryshme të zjarreve.

Nga këndvështrimi i studimit gjeografik të zjarreve mund të arrijmë në konkluzionin e një

raporti mjaft interesant ndërmjet tyre nga njëra anë dhe hapsirës sociogjeografike nga ana

tjeter. Ky raport paraqitet interesant për faktin e ndikimit të konsiderueshëm që ky rrezik

natyror e human ka konkretisht në tërësinë e kësaj hapsire sociogjeografike. Zjarret

shfaqen dhe janë prezente në hapsiren gjeografike, në larminë e konsiderueshme të

vendeve sociale prezente në të, duke ndikuar drejtpërsërdrejti në funksionet sociale

respektive të tërësisë së grupeve sociale, që janë prezente në këtë hapsire

sociogjeografike. Një gjë e tillë është e shprehur qartazi në mjaft rastisje zjarresh në

pallate e apartamente banimi, në markete e qëndra tregtare, në restorante e salla

koncertesh, në punishte e fabrika nga më të ndryshmet në shumë vende të botës, por edhe

në Shqipëri.

Page 121: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 115

Zjarri është një nga dëmtuesit kryesorë të ekonomisë dhe, në shumë raste, rrezikon jetën

e njerëzve. Por, nga ana tjetër, zjarri, nxehtësia, rryma elektrike, etj, janë të

domosdoshëm për njeriun. Në kushtet e sotme, çështja e masave për mbrojtjen nga zjarri

ka rëndësi të madhe sepse ekonomia dhe qendrat urbane po rriten me ritme shumë të

shpejta. Ndërtimi i shumë objekteve, krijimi i një rrjeti të madh tregtar me qendra

tregtare me përqëndrime dyqanesh, deposh e magazinash me vlera të mëdha,

grumbullimi i pasurisë në disa qendra, zhvillimi i madh i ndërtimit me blloqe banesash

shumëkatëshe ku banojnë me qindra qytetarë, zhvillimi i turizmit dhe i shërbimeve, e

bëjnë të domosdoshme marrjen e masave për parandalimin e zjarreve dhe shuarjen e tyre.

Në këtë drejtim u orientuam edhe ne, që në kuadrin e këtij punimi shkencor të paraqesim

edhe raportet ndërmjet këtyre vendeve sociale nga njëra anë dhe menaxhimit të zjarreve

që mund të lindin dhe zhvillohen nga ana tjetër. Njëkohësisht paraqitëm edhe rolin dhe

kontributin konkret të grupit social të zjarrëfikësve dhe punonjësve të tjerë pjesëmarrës në

situatat e pranisë së rreziqeve të tilla natyrore e humane. Në këtë mënyrë u munduam që

të japim një panoramë të qartë e konkrete të problematikave të shfaqura në hapsirën

sociogjeografike të vendit tonë.

Një konkluzion i rëndësishëm që evidentohet në punim është ndërmarrja e masave të

ndryshme legjislativo-juridike që bëjnë të mundur ndërtimin e një partneriteti të duhur

ndërmjet funksionit social të pushtetit nga njëra anë dhe rolit të tij në funksionimin e

sistemit të mbrojtjes nga zjarret. Tashmë një gjë e tillë është e konfirmuar dhe aplikuar në

vendin tonë, ndikuar nga prania e kuadrit ligjor konkret. Në Republikën e Shqipërisë,

organizimi i shërbimit të MNZSH bazohet në Ligje dhe akte të tjera nënligjore, që

përcaktojnë misionin, organizimin, funksionimin, detyrat, të drejtat, statusin e

shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në Republikën e Shqipërisë. Studimi për

mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin është pjesë përbërëse e studimeve urbanistike. Në

to parashikohet zbatimi i dispozitave të këtij ligji, normave, rregulloreve teknike për

mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe i normave ndërkombëtare të pranuara.

Projektet, për të gjitha llojet e ndërtimeve, përfshijnë edhe projektin e mbrojtjes nga

zjarri dhe për shpëtimin.

Rezultat konkret i studimit të situatave konkrete që kemi marrë në shqyrtim në kuadrin e

pranisë dhe rastisjeve të zjarreve në vendin tonë, është ai lidhur me shkaqet dhe faktorët

ndikues të lindjes dhe të zhvillimit të tyre. Nga përvoja shumëvjeçare del se zjarret janë

shkaktuar më tepër nga pakujdesia dhe moszbatimi i rregullave. Për të izoluar dhe shuar

sa më shpejt zjarret që mund të shfaqen nga arsyet e mësipërme, është e domosdoshme

njohja e procesit të djegies, ndërtimi dhe përdorimi me mjeshtëri i mjeteve dhe aparateve

të ndryshme që mundësojnë shuarjen e menjëhershme te zjarrit. Si lëndë bazë për

shuarjen e zjarreve është uji(H2O). Ai ka viskozitet të ulët dhe si i tillë depërton në

brendësi të lëndës që digjet duke shtuar avullimin. Uji për shuarjen e zjarreve përdoret në

formë të thjeshtë ose i përzierë me solucione e lëndë kimike të ndryshme.

Sot, përdorim më të gjerë për shuarjen e zjarreve ka uji me anë të sistemeve stacionare.

Këto sisteme sigurojnë shuarjen e menjëhershme të çdo lloj zjarri, në të gjitha objektet që

kërcënohen nga djegja. Këto sisteme janë një kompleks aparatesh dhe pajisjesh të

ndryshme hidraulike që shërbejnë për shuarjen e zjarreve me anën e ujit, të shkumës,

Page 122: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 116

avullit, gazit karbonik etj. Në rrjetin e shpërndarjes të çdo ujësjellësi ndërtohen hidrante

te jashtme e të brendshme, sisteme vetshuarëse automatike dhe gjysmëautomatike,

sistemet e kolektorëve, sistemet stacionare të shkumës kimike dhe ajromekanike etj.

Dollapet e hidranteve të brendshme ose kasetat e tyre, ndërtohen në mënyrë të tillë që

gjatë manovrimit të pajisjeve, si hapja e mbyllja e saraqineskave, shtrirja e tubacioneve

të linit në raste 115 zjarri, të mos pengojnë vënien në funksionim sa më shpejt të tyre.

Sasia e hidranteve ose largësia midis tyre duhet të llogaritet në mënyrë që, në rast zjarri,

asnjë pikë e mjedisit që ka rrezik zjarri të mos mbetet pa u goditur nga rryma e ujit me

anën e hidranteve.

Sistem automatik zjarrfikës, shërben për shuarjen drejtpërdrejt të zjarreve që shfaqen në

objekte të ndryshme, ose për të formuar perde ujore (pengesë) që të ndalojë përhapjen e

zjarrit në anën tjetër të lokalit apo zonës ku ka rënë zjarr. Gjatë ndërtimit të sistemit

hidraulik, firma ndërtuese duhet të llogaritë që në rrjetin e këtij sistemi, uji të jetë

vazhdimisht me presion të lartë; për këtë duhet të ndërtohen rezervuare ose kulla

hidraulike në kuota të tilla që edhe me anën e vetërrjedhjes uji të ketë presionin e

nevojshëm. Atje ku nuk ka sistem ujësjellës, d. m. th, hidrante dhe sisteme të tjera

hidraulike zjarrfikëse, duhet të ndërtohen rezervuarë, pellgje, puse, hauze etj, të cilat

ruhen dhe përdoren në raste zjarri. Impiantet stacionare të ndryshme, që shërbejnë për

shuarjen e zjarreve, pa dëmtuar aspak lëndën apo objektet e ndryshme, që eventualisht

mund të ndizen.

Impiante të tillë zjarrfikës ndërtohen në arkivat dhe bibliotekat e mëdha, në muzeumet,

në shtypshkronjat, thesaret, bankat, në impiantet elektrike, në avionët, mjetet

lundruese, në uzinat dhe repartet e riparimit të avionëve, depot dhe magazinat grosiste

me vlera të mëdha, etj. Këto impiante zjarrfikëse janë të domosdoshme, pasi ka shumë

materiale e objekte me vlerë shumë të madhe historike apo ekonomike, që nga prania e

ujit, në rast përdorimi për shuarjen e zjarrit, do të dëmtoheshin dhe, si përfundim, edhe

pjesa që nuk digjej, do të dilte jashtë përdorimit.

Kushtet klimatike të vendit tonë janë të tilla që në muajt e verës, temperatura mund të

ngrihet deri në 40o C, pra të krijohen mundësi për avullime të shumta e, si rrjedhojë, për

shfaqje zjarri. Prandaj, në parqet apo grupet e rezervuarëve të naftës dhe të karburanteve,

ndërtohen impiante të shumtë e të shumëllojshëm. Fikësit e dorës janë aparate të ndihmës

së shpejtë. Sasia e lëndës që kanë është e pakët dhe zbrazja e tyre bëhet brenda disa

sekondave, por, me përdorimin e mirë të tyre, bëjnë të mundur që zjarri të zhduket

menjëherë ose të bëhet lokalizimi i tij derisa të mbërrijnë automjetet zjarrfikëse ose

ndihma e grupeve të MNZSH të ndërmarrjeve e institucioneve të ndryshme fqinje.

Në rast zjarri, çdo punonjës është i detyruar të dijë ta përdorë fikësin, përdorimi i tij

është përgjithësisht shumë i thjeshtë. Kur zjarri është i madh, është e domosdoshme që të

përdoren menjëherë një grup fikësish, duke pasur parasysh që rryma e solucionit të fillojë

më parë rreth e qark zjarrit të shfaqur, pastaj gradualisht të bëhet goditja brenda vatrës së

tij, në qendër, për arsye se nga temperatura e lartë solucioni ujor avullon menjëherë,

goditja në fillim rreth e përqark bën që zjarri paraprakisht të izolohet, të ulet temperatura

e tij e pastaj të shuhet. Fikësit duhet te kenë etiketa të sakta ku të shkruhen: tipi(ujë,

Page 123: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 117

shkumë, pluhur, CO2), lloji i zjarrit që shuan, për sa kohë shkarkohet plotësisht dhe

mënyra se si përdoret.

Përveç sistemeve stacionare hidraulike dhe aparateve kimike të dorës, që përdoren për

shuarjen e zjarreve, përvoja ka vërtetuar se zjarret mund të fiken edhe me mjete të

thjeshta, siç janë: fuçitë me ujë dhe kovat, rëra, dheu, batanijet e leshta, thasët, gjethet

e njoma, etj). Mjete të thjeshta dhe të gatshme zjarrfikëse duhet të mbahen edhe në

banesat me qëllim që çdo qytetar ti përdorë ato në rast zjarri. Fikëse të vogla apo mjete

rrethanore, (batanije etj)mbahen edhe në automjetet private për tu përdorur në rast zjarri.

Taktikat e parandalimit dhe menaxhimit të aksidenteve të zjarrit janë pak a shumë të

njëjtat, dhe ato ndryshojnë vetëm në varësi të natyrës gjeografike të vendit si edhe të

intensitetit të zjarrit që shpërthen.

Në rastet e aksidenteve të zjarrit, si në Gërdec apo në Kamien në Poloni, edukimi dhe

pajisjet e nevojshme kundër zjarrit ishin problemet kryesore. Edukimi për përdorimin

sipas rregullave të materialit shpërthyes(eksploziv) duhet të kryhet siç duhet, si në nivelin

publik ashtu edhe në atë privat. Komuniteti duhet të jetë i mirëinformuar për të garantuar

se janë të përgatitur për të reaguar ndaj aksidenteve të zjarrit e për të minimizuar sa më

shumë dëmet nga zjarri.

Masat për diktimin e zjarreve duhet gjithashtu të ndërmerren në mënyrë që shpërthimet e

zjarrit të kontrollohen menjëherë pasi ndodhin. Shumë nga zjarret që mund të

parandaloheshin kanë ndodhur për shkak të pakujdesisë ose mungesës së njohurive dhe

trajnimit të duhur. Prindërit duhet gjithashtu ti edukojnë fëmijet se si të mbrohen nga

zjarri në shtëpi(banesë). Në mënyrë që të shmangen tragjeditë nga zjarri duhet të ketë një

integrim edhe të mediave për të edukuar publikun sesi të parandalojnë ndodhjen e

ngjarjeve të tilla. Kjo përfshin njohuritë të tilla si: nga çfarë shkaktohet zjarri, se si ai

përparon më shumë, si duhet të izolohet përparimi i mëtejshëm dhe se si të luftojmë për

ta shuar përfundimisht zjarrin. Pasi ka ndodhur një zjarr, faza e fundit e taktikave të

menaxhimit të tij, është eleminimi i të gjitha burimeve që mund ta shkaktojnë atë sërish.

Roje sigurie nevojitet të vendosen përreth perimetrit për të siguruar që zjarri të mos

rishpërthejë.

Duhet të vleresojmë faktin se mjaft prej funksioneve sociale, që impaktojnë aktivitetet e

ndryshme ekonomike, e në këtë sens edhe vendet sociale të prodhimit (punishtet,

ndërmarrjet e ndryshme, serviset), të shkëmbimit (marketet, supermarketet, dyqanet e

ndryshme, depot e mallrave, magazinat e ndryshme), të argëtimit (baret, restorantet,

pubet, etj), gjithnjë e më shumë po përfshihen në sistemet e mbrotjes nga zjarri.

Njëkohësisht është evidente që mjaft nga aktivitetet dhe veprimtaritë e mëdha prodhuese,

depot dhe magazinat e artikujve të ndryshëm, përfshi këtu impjantet e gazit dhe

platformat e rezervuareve të karburanteve, të gjitha këto janë spostuar dhe po

përqëndrohen në periferi të qyteteve.

Kemi arritur në konkluzionin se në tërësinë e trajtesave, diskutimeve, shkrimeve e

punimeve që realizohen për tematika të tilla, më e rëndësishme është mbrojtja e jetëve

njerëzore, të gjallesave të tjera dhe ruajtja e mjedisit. Një këndvështrim i tillë ka qenë

Page 124: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 118

objektiv dhe mision edhe i punës sonë në këtë punim shkencor të realizuar. Tërësia e

sugjerimeve të dhëna si në rastet e lindjes dhe të zhvillimit të zjarreve në hapësirën

gjeografike apo në vendet e ndryshme sociale të përmendura më sipër, në aktivitetin dhe

rolin e grupeve sociale të përfshira në menaxhimin e tyre, gjithnjë është synuar marrja në

konsideratë e dhënies së formave dhe mundësive për ti parandaluar ato nga njëra anë që të

mos ndodhin apo të kenë përhapje të kufizuar dhe shuarja e menaxhimi të tyre që të mos

kemi humbje njerzore e dëmtime mjedisore territoriale e materiale.

Në përfundim mund të themi se njohja dhe përdorimi në kohë dhe me efikasitet i pajisjeve

dhe mjeteve të MNZSH bën që në këtë mënyrë të mund të evitohen dëmet dhe fatkeqësitë

e rënda që vinë nga zjarri si në mjediset e punës dhe shërbimeve ashtu edhe në shtëpitë e

banimit.

Page 125: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 119

REKOMANDIME

Në kuadër të studimit të realizuar për menaxhimin e rreziqeve të shkaktuara nga zjarret,

rasti i Shqipërisë, është e rëndësishme të paraqesim edhe disa rekomandime, të cilat

mendojmë se ndikojnë së tepërmi në një menaxhim sa më efikas të një problematike

serioze, dhe aq të shprehur, siç janë zjarret. Zgjidhjet, përmirësimi rrënjësor i situatës,

përshtatja apo qasja e tërësisë së elementëve që përbëjnë mbrojtjen nga zjarri dhe

shpëtimin në Shqipëri, si dhe vet shërbimit zjarrëfikës teorikisht është e thjeshtë dhe

praktikisht e vështirë. Kjo sepse duhet t’i përcaktosh drejtimet e duhura për veprim, t’i

ndërtosh ato si mekanizma, t’i unifikosh në një qasje, t’i vësh në lëvizje, t’i mbash

vazhdimisht nën kontroll gjatë ecurisë së tyre, t’i korigjosh apo stimulosh kur është e

nevojëshme dhe më në fund të administrosh përfundimin e parashikuar. E gjithë kjo nuk

mund të bëhet dhe nuk mund të realizohet konkretisht nëse funksioni social i pushtetit,

pra shteti nuk investohet në mënyrë konkrete. Një gjë e tillë mund të realizohet nga ana e

institucioneve të rëndësishme shtetërore duke të mbështetur në infrastrukturë, pajisje e

fonde të nevojshme.

Shërbimi i forcave zjarrëfikëse është prioritari në kuadrin e menaxhimit të zjarreve në

Shqipëri. Në kuadër të këtij shërbimi paraqitet emergjencë modernizimi dhe efikasiteti në

shërbimet që e presin për të përballuar, sidomos e lidhur me rastisjet në rritje të situatave

të zjarreve gjatë viteve të fundit. Të ngresh një organizëm në shkallë vendi është një gjë,

ta vesh atë në lëvizje dhe ta orientosh drejt suksesit është tjetër gjë. Ku duhet të

veprojmë? Për këtë do të sugjeronim:

1 - duhet ndryshuar vlerësimi dhe mbështetja për shërbimin zjarrëfikës;

2 - kërkohet një studim i detajuar dhe një vlerësim realist i gjëndjes;

3 - duhet marrë për bazë një model suksesi, organizimi dhe funksionimi;

4- të synohet një strukturë autonome, vetvepruese, kompetente, humane, e vlerësuar

dhe e

mbështetur nga mbar opinioni;

5- duhet ndryshuar koncepti dhe praktika e deri sotme : mbrojtja nga zjarri nuk është

vetëm shërbimi zjarrëfikës; duhet filluar aty ku lind apo zgjidhet problemi, aty ku

zbatohen apo shkelen rregullat, aty ku ndodh dhe kërkohet të shuhet zjarri.

6 - Duhet të ndryshojë kahja dhe pika e rëndësisë së detyrave, e masave dhe e

përgjegjësisë nga shërbimi zjarrëfikës, ku është tani, drejtë subjekteve dhe veprimtarive

në bazë. Për këtë kërkohet: a) norma të paracaktuara, b) detyrim ligjore, c)

vetadministrim dhe vetveprim, d) kontribute për terren.

Page 126: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 120

Në këtë kuadër një rëndësi të madhe merr edhe riorganizimi i shërbimit zjarrëfikës në

vendin tonë. Duke u njohur me rregullat dhe standartet ndërkombëtare ai duhet të jetë

:multifunksional, të mbulojë të gjithë territorin, të kthehet në lider në fushën ku operon, të

jetë i mirë kompletuar.

Njëkohësisht kërkohet njohja, përshtatja dhe zbatimi i normave të BE në fushën e

mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Pa këto dhe jo vetëm, nuk mund të kemi në tërësi dhe

kudo në bazë një infrastrukturë efektive të mbrojtjes nga zjarri, por nuk mund të bëhet as

menaxhimi si duhet i situatave që krijojnë zjarret e rëna. Ndërmarrja e rregullimeve me

akte ligjore dhe rregullore të vëçanta të mbrojtjes nga zjarri është hapi i duhur. Në këtë

sens kërkohet në mënyrë rigoroze zbatimi i tyre në kuadrin e:

– zbatimit të dispozitave të parashikuara ligjore, rregulloret dhe aktet e tjera normative

për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin të nxjerra në zbatim të akteve ligjore, si dhe

normat ndërkombëtare teknike të pranuara;

– të kontrollit per gjendjen e masave për sigurimin nga zjarri dhe shpëtimin;

– të planifikimit te fondeve financiare për ndërtimin e infrastrukturës për mbrojtjen nga

zjarri dhe për shpëtimin, si dhe për përmirësimin e kësaj infrastrukture;

– të pajisin objektet e tyre me sisteme sinjalizimi, sisteme ndërlidhjeje, sisteme

stacionare automatike me hidrantë zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe për shpëtimin,

në përputhje me normat teknike, si dhe t'i mbajnë ato në gatishmëri;

– të hartojnë rregullat e brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, në

përputhje me rrezikshmërinë e proceseve teknologjike dhe të kërkojnë zbatimin e tyre;

– të shoqërojnë me certifikatë prodhimet e kimikateve e të lëndëve me rrezik të theksuar

zjarri dhe shpërthimi, ku të përshkruhen karakteristikat fiziko-kimike, mënyrat e ruajtjes,

transportimit dhe përdorimit të tyre.

Ne kuadrin e marrjes ne konsiderate te elementeve perberes te ndertimit te nje vendi

social, por edhe si rezultat i avancimit te teknikave dhe perberesve te perdorur ne

materialet qe ndertojne sot konstruksionet e ndryshme te vendeve sociale duhet te gjejne

aplikim ne vazhdimesi konstruksionet e padjegshme, te tipit betonarme, muret prej tulle,

argjile te pjekur, etj.

Vendosja e një raporti më të drejtë ndërmjet vendeve sociale ku janë të stacionuar

zjarrëfikëset dhe hapësirës gjeografike me mundësi favorizuese për lindjen dhe zhvillimin

e zjarreve. Vlerësojmë se në mjaft prej ngjarjeve të ndodhura në situata të tilla janë

shoqëruar me dëme njerzore dhe materiale, ndikuar nga distanca e stacionit të

zjarrfikëses me vendin social të banimit, kohën e ndërhyrjes, vështiresinë për tju afruar

objektit, etj.

Page 127: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 121

Lidhur ngushtë me evitimin e situatave të tilla, sidomos në zonat e banuara,

rekomandojmë disa masa kryesore që sigurojnë garanci dhe parrezikshmëri ndaj zjarrit në

zonat e banuara, vendeve sociale të llojeve të ndryshme banim, prodhim, shkëmbim,

argëtim, pushtet, etj., sigurimi i largësive të kërkuara për mbrojtjen nga zjarri dhe

eksplozionet ndaj ndërmarjeve industriale, depove dhe magazinave të mëdha, të cilat

mund të jenë vendosur në territorin e zonave të banuara ose në periferi të tyre ;respektimi

i largësive të mbrojtjes nga zjarri midis ndërtesave të banimit dhe ndërtesave me

destinacione shoqërore; vendosja e stacioneve zjarrëfikëse duke zbatuar kushtet e

sigurisë, për arritjen e kohës se mbrritjes se automjeteve zjarrefikese e te shpëtimit për

kryerjen e veprimeve operacionale në ndërtesat e banimit dhe veprat e artit që ndodhen në

zonën e banuar; garantimi i hyrjes dhe lëvizjes së automjeteve zjarrëfikëse e të shpëtimit

në zonën e banuar, në rezervuaret e ujët dhe te hidrantet zjarrëfikëse.

Page 128: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 122

LITERATURA

1. Axhemi. S., “Gjeografia sociale”, tekst mësimor universitar, “Alsa”, Tiranë, 2008.

2. Axhemi. S., “Shkrimi i punimeve shkencore në gjeografi”, tekst mësimor

universitar, “Alsa”, Tiranë, 2013.

3. Aaheim, A. et al. (2008), Adaption to Climate Change: Why is it needed and how

can it be implemented, CEPS Policy Brief No. 161, ADAM/CEPS, Brussels, May.

4. Amelung B., Moreno A. 2009. Impacts of climate change in tourism in Europe.

PESETA-Tourism study.

5. Annual meeting., Boston 2017, volum 5, nr. 3, 2017 ISSN 2056-5992.

6. Annual meeting., Boston 2017, volum 5, nr. 4, 2017 ISSN 2309-0405.

7. A. Maurice. J., “Fire protection systems”, Sudbury, United States, Jones and

Bartlett Publishers, Inc, 2016, ISBN13 9781284294170.

8. Behrens, A. et al., (2010) Future Impacts of Climate Change across Europe. CEPS

Working Document No. 324/February, Brussels.

9. Carmel fire fully extinguished.ws. December 6, 2010. Retrieved 2010-12-06.

10. Ciscar, J. et al. (2009), Climate change impacts in Europe: Final report of the

PESETA research project, Joint Research Centre Scientific ang Technical Report

(EUR 24093 EN), European Commission, Luxembourg: Office for Official

Publications of the European Communities, November.

11. Charles,L., “Smeby Fire and emergency services administration Management and

leadership practices”, Sudbury, United States, Jones and Bartlett Publishers,

Inc,2016, ISBN13 9781449605834.

12. China, H., Salisbury,E., Salisbury, Harrison E., Salisbury, Former Editor Of The

Op-ed Page, Is Author Of A. Forthcoming Book On The Black Dragon Fire In

(1988-10-01). "The Breath of the Black Dragon in Russia and China". The New

York Times. ISSN 0362-4331. Retrieved 2015-11-27.

13. David. H., & James S. A., “Firefighting strategies and tactics”.

14. Drejtoria e Emergjencave (DE) (2010), Lezhë.

15. Draci. B., “Transporti dhe ndikimet reciproke në rreziqet natyrore dhe njerëzore”,

“Studime albanologjike”, nr. 4, 2010.

16. Dema. B., “Efekte të rreziqeve natyrore në menaxhimin hapësinor të lëvizjeve të

popullsisë”.

17. Dibra. N., “Studime albanologjike” nr. 4, 2010.

18. Deutsche Welle., “Climate Change Sets the World on Fire | DW | 18.10.2017.”

DW.COM, 18 Oct. 2017, www.dw.com/en/climate -change-sets-the-world-on-

fire/a-40152365.

19. Dollma. M., Mamoci. E., “Rreziqet natyrore dhe humane për kalatë e

Shqipërisë”.

20. “Studime albanologjike” nr. 4, 2010.

21. Dougal, D., “An Introducion to fire dynamic”, Hoboken, United States,

Publisher John Wiley and Sons Ltd,2011, ISBN13 9780470319031.

22. Duro. F., “Menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri”, botim i Institutit për

Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë, 2015.

23. “Digjet Fabrika e Riciklimit. Zjarri shkrumbon qindra tonë plastikë, tym toksik në

Tiranë–FOTO/VIDEO”, Top Channel, 22 Apr. 2018, top-

Page 129: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 123

channel.tv/2018/04/22/digjet-fabrika-e-riciklimit-zjarri-shkrumbon-qindra-ton-

plastike-tym-toksik-në -tiranë/.

24. Eyadat, F., (December 18, 2010). "Firefighter injured in Carmel blaze succumbs

to wounds". Haaretz.

25. European Commission (2009), Regions 2020: The Climate Change Challenge for

European Regions, beckround document to Commission Staff Working

Dokument, Regions 2020: An Assessment of Future Challenges for EU regions

(SEC 2008, 2868 final), Directorate-General for Regional Policy, Brussels.

26. European Environment Agency (EEA) (2008), Impact of Europe’s changing

climate – 2008 indicator-based assessment, EEA Report No. 4/2008, EEA,

Copenhagen, October.

27. Frashëri. A., “Gjeofizika inxhinierike dhe mjedisore”, tekst mësimor universitar,

Tiranë, 2012.

28. Gruda. Gj., Deda. T., dhe Kaza. Gj., “Vlerësimi i rreziqeve natyrore gjatë rrugës

së kombit”. “Studime albanologjike” nr. 4, 2015.

29. Gruda. Gj., Dollma. M., “Shkaqet natyrore dhe humane të rreziqeve

gjeomorfologjike në malësinë e Çermenikës dhe masat parandaluese”, Studime

albanologjike. nr. 4, 2013.

30. Ginnakopoulos et al. (2005), Climate Change Impacts in the Mediterranean

Resuling from a 2°C Global Temperature Rise, WWF report, WWF, Gland,

Switzerland (retrieved from

http://assets.panda.org/downloads/medreportfinal18july05.pdf).

31. Grup autorësh., “Rregullore mbi masat e mbrojtjes kundër zjarrit në projektimin e

objekteve të industrisë së naftës dhe të ruajtjes së karburanteve”. Botim Tiranë,

1977.

32. Grup autorësh., “Rregullore mbi masat mbrojtëse kundër zjarrit në projektimin e

ndërtesave të çdo lloji”, Tiranë 1984.

33. Grup autorësh., “Përmbledhës dizpozitash ligjore për mbrojtjen kundër zjarrit”,

(MKZ), botim i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, 1981.

34. Grup autorësh., “Çfarë duhet të dijë një sanitar”, botim i Ministrisë së Mbrojtjes,

Tiranë, 1965.

35. Grup autorësh., “Procesi i djegies së substancave dhe shuarja e tyre”, Tiranë,

1975.

36. Grup autorësh., “Pyjet dhe tranzicioni në Shqipëri 1990–2014”, botim i REC-it,

Tiranë, 2016.

37. Grup autorësh., Libri i programeve stërvitore të FARSH, botim i Ministrisë së

Mbrojtjes, Tiranë, 2015.

38. Grup autorësh., “Të mbrojmë pyjet nga zjarri”, botim i DBPZHR-së Lezhë, 2016.

39. Grup autorësh., “Zjarret në minierat qymyrore të Kosovës dhe masat preventive”,

buletini shkencor “Java e shkencës”, Prishtinë 2016.

40. "Greek government calls for faster action on replanting of burnt forests".

International Herald Tribune. Associate world Press. 2007-10-23.

41. "Greek forest fire close to Athens". BBC News. në ws.bbc.co.uk. 2007-06-29.

Retrieved 2007-11-22.

Page 130: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 124

42. Hanxhari. R., Yzeiri. E., “Rreziqe natyrore apo rreziqe njerëzore. Keqkuptimi

konceptual që na pengon të parandalojmë”, sugjerime të gjeografëve. Studime

albanologjike. nr. 4, 2010.

43. Impact on population and tourism. Presentations on impact assessment, Second

Risk Assessment Workshop, Lezha 24-25 May.

44. James.G.Q.,“Principles of fire behaviours”, Country Portland, United States,

Publisher Taylor & Francis Inc,2016, ISBN13 9781498735629.

45. Kabo. M., “Rreth klasifikimit të fatkeqësive dhe katastrofave natyrore dhe

njerëzore”, Studime albanologjike. nr. 4, 2010.

46. Kol. Jahaj. Z., “Studime albanologjike” nr. 4, 2010.

47. Krutaj. F., “Rreziqet ambientale në Shqipëri dhe roli i gjeomorfologjisë”,

përmbledhje studimesh, “Gjeografia dhe ekonomia”, 1996.

48. Krymbi. E., “Aplikimi i GIS-sit, në studimin e rreziqeve natyrore në qytetin e

Shkodrës”, Studime albanologjike. nr. 4, 2010.

49. Laçi S., (2010a), Report on Identification and implementation of adaptation

response measures to Drini-Mati River Delta Project, Tirana.

50. Ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri”, Tiranë, 2015.

51. Michael F. G., & William B. L., Sudbury, United States, Jones and Bartlett

Publishers, Inc 2016, ISBN13 9781284116007.

52. Mieczkowski (1985). The tourism climatic index.

53. Muçaj, L., (2014). Climate Change Scenarios for Albanian Costal Area: To be

used for the reports: Albania’s Third National Communication to UNFCCC.

54. Muçaj, L., (2010). Climate Change Scenarios for Drini-Mati River Deltas area.

Draft raport.

55. Papa. M., “Mjetet dhe pajisjet e shuarjes së zjarreve”, leksione, dorëshkrim,

Tiranë, 1990.

56. Pearson., 2 edition (September 4, 2016).

57. PNUD (2005), Strategjia Rajonale e Zhvillimit, Prefektura e Lezhës.

58. PNUD & MEFWA Project (2006), Albania’s Technology Needs Assessment. E

shfrytëzueshme në: www.ccalb.org, Dhjetor, Tiranë.

59. PNUD-Projekt (2001), Enabling Albania to prepare its First National

Communication in Response to its Commitments to UNFCCC,

ALB/96/G32/A/1G/99, Tiranë.

60. PNUD-Projekt (2005-2009): Enabling Albania to prepare its Second National

Communication in Response to its Commitments to the UNFCCC, December

2009, Tirana.

61. Romania 2014, Abstract proceedings ISSN 2284-9890.

62. Sala. S.. “Gjeomorfologjia e aplikuar dhe shfrytëzimi i mjedisit”, përmbledhje

studimesh “Gjeografia dhe ekonomia”, 1996.

63. Sala. K., Sala. S., “Ndikimi i infrastrukturës rrugore në proceset gjeomorfologjike

dhe peizazhin natyror”. Studime albanologjike. nr. 4, 2013.

64. Sinani. A., “Roli i gjeografit në menaxhimin e rreziqeve natyrore dhe humane në

qarkun e Gjirokastrës”, “Studime albanologjike” nr. 4, 2010.

65. Shuka. S., “Fire prevention and management tactics”.

66. Shuka. S., “Fire prevention and management tactics”.

67. Shuka. S., “Cultural and natural landscapes of Berati and fire risk” (Unesco site).

Page 131: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 125

68. The 6 International Symposium of Geography., Bucharest-Brasov.

69. Tavanxhiu. V., “Rreziqet gjeomorfologjike si shkak për degradimin e terreneve në

rrethin e Librazhdit”, Studime albanologjike. nr. 4, 2010.

70. The Great 1987 Black Dragon Fire — GEOL 105 “Natural Hazards". Geo

105natural hazards.voices.wooster.edu. Retrieved 2015-11-27.

71. Toto. E., & Deda. M., & Massabo. M., “Mbledhja e të dhënave historike të

humbjeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri”, botim 2013.

72. Travis M, Ford “Fire and Emergency Services Safety and Survival”.

73. Vincent. D., “Collapse of Burning Buildings”, A Guide to Fireground Safety,

Tulsa Oklahoma, United States, Pennwell Books 2011,

ISBN13 9781593702335.

74. Whelan, R., “How wildfires affect animal and plant populations” Cambridge

University Press; 1 edition (August 25, 1995).

75. Young, L., "Flames of Controversy: Interpreting the Yellowstone Fires of 1988".

Wildland Fire Education and Outreach Case Studies. National Inte ragency Fire

Command. Archived from the original on June 23, 2007. Retrieved September

29, 2016.

76. Zotaj. E., “Legjislacioni shqiptar mbi menaxhimin e emergjencave, pozita aktuale

e gjeografit dhe përmirësimi i saj nëpërmjet pasurimit të kurrikulës së arsimit të

lartë”.

Page 132: MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET RASTI … · FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIS ... “sëmundja ime profesionale”, profesioni im gjeneronte ide e mendime

MENAXHIMI I RREZIQEVE TË SHKAKTUARA NGA ZJARRET, RASTI I SHQIPËRISË | 2018

SOTIR SHUKA | 126

Shkurtesë

Qëllimi kryesor i këtij studimi është njohja e shkaqeve të rënies së zjarreve si

dukuri natyrore e humane dhe e teknikave dhe mjeteve që bëjnë të mundur shuarjen e

tyre, duke përshkruar ato mjete e aparatura zjarrfikëse që shkenca dhe teknika i ka vënë

në shërbim të njerëzimit për t’u mbrojtur nga rreziqet e zjarrit. Hartimi i këtij materiali

është mbështetur në të dhëna tekniko-shkencore të kohës, në gjendjen konkrete dhe

nevojat që kanë aktualisht objektet ekonomike, social kulturore, urbanistike, banesat etj.,

te ne, si dhe në dispozitat ligjore, nënligjore dhe udhëzimet e ndryshme të lëshuara nga

organet përkatëse për mbrojtjen nga zjarri, organizimi sa më i mirë i mbrojtjes nga zjarri

dhe shpëtimit, në varësi të mjediseve ku ai shkaktohet, si dhe kontrolli dhe mbajtja në

gatishmëri e mjeteve për shuarjen e zjarreve. Ndërgjegjësimi për rrezikshmërinë dhe

parandalimin e zjarreve, duhet të vijë parimisht përmes punës konkrete të institucioneve

shtetërore shqiptare dhe shoqërisë.

Në kuadër të marrjes në konsideratë të elementeve përbërës të ndërtimit të një vendi

social, por edhe si rezultat i avancimit të teknikave dhe përbërësve të përdorur në

materialet që ndërtojnë sot konstruksione të ndryshme të vendeve sociale duhet të gjejnë

aplikim në vazhdimësi konstruksione të përbëra nga lëndë të padjegshme për të shmangur

djegien nga zjarri.

Abstrakt

The main purpose of this study is to recognize the causes of the fall of fires as a

natural and human phenomenon and the të chniques and tools that make it possible to

quench them, describing those firefighting devices that science and të chnology has put in

the service of humanity to protë ct from the dangers of the fire. The compilation of this

material is based on the të chnical and scientific data of the time, in the concretë situation

and the në eds of the economic, social, housing, dwellings, etc., as well as in the legal,

sub-legal and other instructions issued by the relevant bodies for fire protë ction, the best

organization of fire protë ction and rescue depending on the premises where it is caused,

as well as the control and keeping fire fighting tools in place.

Awareness about the danger and the prevention of fires should come first through the

concrete work of Albanian state institutions and society.

In the context of considering the constituent elements of building a social country, but

also as a result of the advancement of techniques and components used in materials that

today construct different structures of social sites, they should find continuous application

of constructions consisting of subject matter unburned to avoid burning.