manuali i programit për mësim të përjetshëm 2010 2 al nenprograme dhe aksione.pdf · •...

25
MANUALI LLP 2010 PJESA II A http://ec.europa.eu/llp 1 Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 Pjesa II a: Nënprograme dhe aksione Versioni i përmirësuar

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 1

Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010

Pjesa II a: Nënprograme dhe aksione

Versioni i përmirësuar

Page 2: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 2

INDEKSI I PROGRAMEVE DHE AKSIONEVE

PROGRAME TË SEKTORËVE ................................................................................................ 3 Cilat janë qëllimet? ........................................................................................................................................................... 3

COMENIUS ...................................................................................................................... 4 Cilat janë qëllimet e programit? ......................................................................................... Error! Bookmark not defined.

Kush mund të marrë pjesë? .............................................................................................................................................. 4

Programi Comenius i mbështet aktivitetet vijuese ............................................................................................................. 5

Cilat janë aksionet COMENIUS? ...................................................................................................................................... 6

ERASMUS ....................................................................................................................... 7 Cilat janë qëllimet e programit? ........................................................................................................................................ 7

Kush mund t të marrë pjesë? ............................................................................................................................................. 7

Me çfarë aktivitetesh merret? ............................................................................................................................................ 8

Cilat janë aksionet ERASMUS? ......................................................................................................................................... 9

LEONARDO DA VINÇI ...................................................................................................... 11 Cilat janë qëllimet e programit? ...................................................................................................................................... 11

Kush mund të marrë pjesë? ............................................................................................................................................. 11

Me çfarë aktivitetesh merret? ......................................................................................................................................... 12

Cilat janë aksionet Leonardo Da Vinçi? ......................................................................................................................... 12

GRUNDTVIG ................................................................................................................. 14 Cilat janë qëllimet e programit? ...................................................................................................................................... 14

Kush mund të marrë pjesë? ............................................................................................................................................. 14

Me çfarë aktivitetesh merret? ........................................................................................................................................ 155

Cilat janë aksionet GRUNDTVIG?................................................................................................................................ 155

PROGRAMI TRANSVERSAL ............................................................................................... 17 Cilat janë qëllimet e programit? ...................................................................................................................................... 17

POLITIKA E BASHKËPUNIMIT DHE INOVACIONIT TË PROGRAMIT MËSIM I PËRJETSHËM (AKTIVITETI KRYESOR 1) ................................................................................................ 18

Me çfarë aktivitetesh merret? ........................................................................................................................................ 188

Cila është politika e bashkëpunimit dhe inovacionit në kuadër të aksionit Mësim i Përjetshëm? ................................ 199

GJUHËT (AKTIVITETI KRYESOR 2) .................................................................................... 20 Me çfarë aktivitetesh merret? .......................................................................................................................................... 20

Cilat janë aksionet e Programit për Gjuhë? .................................................................................................................... 20

ZHVILLIMI I PËRMBAJTJEVE INOVATIVE TË TIK-SHËRBIMEVE PEDAGOGJIKE DHE I PRAKTIKAVE TË PROGRAMIT PËR MËSIM TË PËRJETSHËM (AKIVITETI KRYESOR 3) ......................................... 21

Me çfarë aktivitetesh merret? .......................................................................................................................................... 21

Cilat janë aksionet e TIK programit? .............................................................................................................................. 21

DISEMINIMI DHE PËRDORIMI I REZULTATEVE SI DHE SHKËMBIMI I PRAKTIKAVE TË MIRA (AKTIVITETI KRYESOR 4) .............................................................................................. 22

Cilat janë qëllimet e programit? ...................................................................................................................................... 22

Me çfarë aktivitetesh merre? ........................................................................................................................................... 22

Si mund të përshtaten aktivitetet e KA4 me anë të diseminimit dhe përdorimit të aktivitetet në segmente tjera të LLP-së?

......................................................................................................................................................................................... 22

Cilat janë aksionet për diseminim dhe përdorim? ........................................................................................................... 23

JEAN MONNET PROGRAMME ............................................................................................. 24 Cilat janë qëllimet e programit? ..................................................................................................................................... 24

Kush mund të marrë pjesë? ............................................................................................................................................. 24

Me çfarë aktivitetesh merret? .......................................................................................................................................... 24

Cilat janë aksionet Jean Monnet? ................................................................................................................................... 25

Page 3: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 3

PROGRAME TE SEKTORËVE

Cilat janë qëllimet e programit?

(a) Programi Comenius ka të bëjë me nevojat për mësimdhënie dhe mësimi të të gjithë personave të përfshirë nga mësimi parashkollor, shkollor deri në përfundim të shkollës së mesme; po ashtu ka të bëjë edhe me institucionet dhe organizatat të cilat ofrojnë arsim të tillë;

(b) Programi Erasmus ka të bëjë me nevojat për mësimdhënie dhe mësim të të gjithë personave të përfshirë në arsimin sipëror formal dhe profesional, si dhe në trajnimin e nivelit terciar, pavarësisht nga kohëzgjatja e studimit ose kualifikimit të tyre, përfshirë këtu edhe studimet e doktoratës. Ky program u referohet edhe institucioneve të cilat ofrojnë ose mundësojnë arsim ose trajnim të tillë;

(c) Programi Leonardo Da Vinçi ka të bëjë me nevojat për mësimdhënie dhe mësim të të gjithë personave të përfshirë në arsimimin dhe trajnimin profesional, përpos nivelit terciar; njëkohësisht i përfshin edhe institucionet dhe organizatat të cilat ofrojnë ose mundësojnë arsimim dhe trajnim të tillë;

(d) Programi Grundtvig ka të bëjë me nevojat për mësimdhënie dhe mësim të personave të përfshirë në të gjitha format e mësimit të të rriturve, qofshin ato formale, joformale ose jozyrtare; njëkohësisht i përfshin edhe institucionet dhe organizatat të cilat ofrojnë ose japin mundësi të tillë për mësim.

Aksionet e katër programeve mund të përgatiten me ndihmën e Vizitave përgatitore.

Page 4: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 4

COMENIUS

Cilat janë qëllimet e programit?

Detyrat specifike

• Zhvillimi i njohurive dhe botëkuptimeve të të rinjve dhe personelit arsimor lidhur me larminë e kulturave dhe gjuhëve evropiane si dhe të vlerës së tyre

• Ndihma e të rinjve drejt përvetësimit të shkathtësive dhe kompetencave themelore të domosdoshme për zhvillimin e tyre personal, për punësimin e tyre të ardhshëm dhe për qytetari aktive evropiane

Detyrat operative

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e vëllimit të mobilitetit duke përfshirë nxënësit dhe personelin arsimor nga shtete të ndryshme anëtare

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e vëllimit të mobilitetit të partneritetit ndërmjet shkollave të vendeve të ndryshme anëtare, duke përfshirë së paku 3 milionë nxënës në aktivitete të përbashkëta arsimore gjatë periudhës së realizimit të programit

• Inkurajimi i mësimit të gjuhëve të huaja bashkëkohore • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë

Informatike Komunikuese), shërbimeve pedagogjike dhe praktikave të programit për mësim të përjetshëm

• Rritja e cilësisë së dimensionit evropian për trajnim të arsimtarëve • Mbështetja e përmirësimit të qasjes pedagogjike dhe menaxhimit të shkollave

Kush mund të marrë pjesë?

Parimisht çdo person i përfshirë në arsimin shkollor

• Nxënësit deri në mbarim të shkollës së mesme • Shkollat, ashtu siç është specifikuar nga vendet anëtare, prej periudhës

parashkollore e deri në nivel të shkollës së mesme • Arsimtarët dhe kategoritë e tjera të personelit shkollor • Asociacionet, organizatat jofitimprurëse, OJQ-të dhe përfaqësuesit e tyre të

përfshirë në arsimin shkollor • Personat dhe institucionet përgjegjëse për organizimin dhe realizimin e arsimit

në nivel vendor, rajonal dhe nacional • Qendrat për hulumtim dhe institucionet që merren me çështjet e mësimit të

përjetshëm • Institucionet e arsimit të lartë • Institucionet që ofrojnë shërbime udhëzuese, këshilluese dhe informative

Page 5: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 5

Rregullat specifike të përshtatshmërisë:

Shkollat të cilat marrin pjesë në Programin Comenius duhet jenë nga shtetet pjesëmarrëse në Mësimin e Përjetshëm (MP/LLP) dhe duhet t’i përkasin cilitdo lloj të institucioneve të specifikuara nga autoritetet relevante shtetërore në bazë të listës së përshtatshmërisë së shkollave (lidhje:http://ec.europa.eu/education/programmes/llp/comenius/school_en.html

Ju lusim t’u kushtoni vëmendje edhe rasteve specifike të mëposhtme:

1) Shkollat nën mbikëqyrjen e autoriteteve nacionale të ndonjë shteti tjetër (p.sh. liceve franceze, shkollave gjermane, shkollave të Britanisë së Madhe "Forces")

Autoritetet shtetërore përgjegjëse për mbikëqyrjen e regjimit administrativ, financiar dhe të programit arsimor të shkollës përkatëse vendosin se cilat institucione janë të kualifikuara për të marrë pjesë. Ky parim i implikon modalitetet operative vijuese:

• Pjesëmarrja “e shkollave shtetërore” të cilat gjenden në shtet tjetër do të mbështetet nga buxheti Comenius i shtetit mbikëqyrës (= "shteti amë").

• Këto shkolla shtetërore mund të marrin pjesë në cilindo tip të aktivitetit Comenius; për këtë vlejnë rregullat e njëjta si për çdo shkollë tjetër të kualifikuar nga shteti mbikëqyrës.

2) Shkollat e specializuara

Vendimi për pjesëmarrje “të shkollave tjera shtetërore” në kuadër të partneritetit Comenius, siç janë shkollat e minoriteteve, shkollat private për persona të dëbuar nga atdheu i tyre (emigrantëve) etj., është detyrë e autoriteteve shtetërore të vendit ku gjendet një institucion i tillë.

3) Shkollat evropiane

Shkollat evropiane janë institucione zyrtare të kontrolluara bashkërisht nga qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Shkollat evropiane janë institucione të përshtatshme për të marrë pjesë në Comenius. Ato duhet të dorëzojnë aplikacion deri te AN-ja (Agjencia Nacionale) e shtetit në të cilin gjenden dhe duhet t’i nënshtrohen procedurës së njëjtë të përzgjedhjes njësoj si shkollat tjera të vendit. Në rastin e Belgjikës të tre AN-të do të merren vesh për masat e duhura. Shkollat evropiane u nënshtrohen rregullave të njëjta Comenius si çdo shkollë tjetër e kualifikuar në shtetin në të cilin gjenden ato. Sidoqoftë, pjesëmarrja e shkollave evropiane – qoftë si koordinatorë ose si partnerë – është e kufizuar me nga një shkollë evropiane në çdo partneritet. Personeli i shkollave evropiane është i autorizuar të marrë pjesë në trajnimin e programit Comenius që realizohet në kuadër të punës në bazë të kushteve të njëjta si personeli i cilësdo shkolle tjetër të kualifikuar.

Programi Comenius i mbështet aktivitetet vijuese

Aksionet vijuese janë të mbështetura nga Programi Comenius:

Page 6: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 6

• Mobiliteti i individëve në një shtet tjetër evropian, mund të përfshijë: • shkëmbim të nxënësve dhe personelit brenda projektit ose partneritetit, • mobiliteti individual i nxënësve brenda një partneriteti ekzistues shkollor • pjesëmarrja në aktivitete trajnuese për arsimtarët dhe personelin tjetër

arsimor, • vizitat përgatitore për Partneritete shkollore, Rrjete dhe Projekte

Multilaterale dhe • asistim të arsimtarëve të ardhshëm.

• Partneritetet shkollore ndërmjet shkollave të vendeve të ndryshme evropiane, që synojnë të zhvillojnë projekte të përbashkëta mësimore për nxënësit dhe arsimtarët e tyre.

• Partneritetet Comenius Regio ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale që kanë rol në arsimin shkollor. Ato synojnë ta pasurojnë ofertën arsimore për të rinjtë e moshës shkollore duke e mbështetur bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve arsimore të shkollës, shkollave dhe realizuesve të ndryshëm të aktiviteteve arsimore në rajone të ndryshme evropiane.

• Iniciativa eTwinning përfiton nga mundësitë që i ofron interneti dhe mediumet digjitale për promovimin e bashkëpunimit evropian të shkollave, mësimit kolaborativ dhe pedagogjisë së bazuar në projekte.

• Projektet Multilaterale synojnë të zhvillojnë, mbështesin dhe diseminojnë programe të reja mësimore, kurse ose materiale të reja për tajmin të arsimtarëve dhe metodologji të reja mësimdhënëse. Këto projektet gjithashtu synojnë të ofrojnë korniza për organizimin e aktiviteteve të mobilitetit të arsimtarëve.

• Rrjetet Multilaterale synojnë ta promovojnë bashkëpunimin evropian dhe inovacionin në sfera të rëndësishme specifike dhe tematike për bashkëpunimin e shkollave në kontekstin evropian.

• Masat përcjellëse synojnë të mbështesin aktivitete të ndryshme të cilat në mënyrë të qartë do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të Programit Comenius.

Cilat janë aksionet COMENIUS?

• Vizitat Përgatitore COMENIUS • Asistenca (ASISTENTËT) COMENIUS • Asistenca (SHKOLLAT NIKOQIRE) COMENIUS • Mobiliteti individual i nxënësve COMENIUS • Trajnimi i arsimtarëve gjatë punës dhe i personelit tjetër arsimor (IST)

COMENIUS • Partneriteti shkollor multilateral COMENIUS • Partneriteti shkollor bilateral COMENIUS • Partneriteti Regio COMENIUS • Projektet multilaterale COMENIUS • Rrjetet multilaterale COMENIUS • Masat përcjellëse COMENIUS • eTwinning

Page 7: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 7

ERASMUS

Programi Erasmus i themeluar në vitin 1987 është programi me i njohur evropian për arsim dhe trajnim në sferën e mobilitetit dhe bashkëpunimit në arsimin sipëror anekënd Evropës. Veprimet e tij të ndryshme, jo vetëm që ua plotësojnë nevojat studentëve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit por gjithashtu u shërbejnë edhe profesorëve dhe personelit tjetër, madje edhe ndërmarrjeve të cilat synojnë të mësojnë çështje të ndryshme jashtë vendit si dhe personelit për arsim sipëror që dëshiron të ndjekë trajnim jashtë vendit. Me qëllim që të arrihet qasje në biznesin botëror, programi gjithashtu e mbështet bashkëpunimin e institucioneve të arsimit sipëror (HEI) përmes programeve intensive, rrjeteve akademike dhe strukturore si dhe projekteve multilaterale.

Cilat janë qëllimet e programit?

Detyrat specifike

• Mbështetja e Fushës së Arsimit sipëror evropian • Fuqizim i kontributit të arsimit sipëror dhe trajnimit sipëror profesional në

procesin e inovacionit.

Detyrat operative

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e vëllimit të mobilitetit të studentëve dhe personelit arsimor anekënd Evropës, që deri në vitin 2012 së paku të arrihet numri i 3 milion pjesëmarrësve individual në mobilitetin e studentëve nën ombrellën e programit Erasmus dhe programeve pararendëse.

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e vëllimit të bashkëpunimit multilateral ndërmjet institucioneve të arsimit sipëror në Evropë

• Rritja e shkallës së transparencës dhe pajtueshmërisë ndërmjet arsimit sipëror dhe kualifikimeve të larta profesionale të pranuara në Evropë

• Përmirësimi dhe rritja e cilësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve sipërore arsimore dhe ndërmarrjeve.

• Lehtësimi i zhvillimit të praktikave inovative të arsimit dhe trajnimit në nivel terciar, si dhe përcjellja e tyre nga një vend pjesëmarrës në vendet tjetra

• Mbështetja dhe zhvillimi i përmbajtjeve inovative të TIK-së, shërbimeve pedagogjike dhe praktikave për mësim të përjetshëm

Kush mund të marrë pjesë?

• Studentët dhe trajnuesit të cilët mësojnë në të gjitha format e nivelit terciar të arsimit dhe trajnimit

• Institucionet për arsim sipëror, siç është përcaktuar nga vendet anëtarë të BE-së dhe shtetet e tjera pjesëmarrëse

• Mësimdhënësit, trajnuesit dhe personeli tjetër i institucioneve të tilla

Page 8: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 8

• Personeli i sipërmarrjeve të përfshira në aktivitete trajnuese • Asociacionet dhe përfaqësuesit e tyre të përfshirë në arsimin sipëror, duke

përfshirë edhe asociacionet relevante të studentëve, universiteteve dhe profesorëve/trajnuesve

• Sipërmarrjet, partnerët shoqërorë dhe përfaqësuesit e tjerë nga sfera e punës • Organizatat publike dhe private, duke përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse

dhe OJQ-të përgjegjëse për organizimin dhe realizimin e arsimimit dhe trajnimit në nivel vendor, rajonal dhe nacional

• Qendrat për hulumtim dhe institucionet të cilat merren me çështjet e mësimit të përjetshëm

• Institucionet të cilat ofrojnë shërbime udhëzuese, këshilluese dhe informative

Rregullat specifike të përshtatshmërisë:

• Që të mund të kualifikohen për këtë program, institucionet e arsimit sipëror duhet të posedojnë Kartë Universitare Erasmus (EUC). Sidoqoftë, Programi Erasmus është i hapur për një spektër të gjerë të palëve (sipërmarrjeve, partnerëve shoqërorë, qendrave për hulumtim etj.), ashtu siç është definuar në Nenin 20 të Vendimit të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për Themelimin e LLP-së. Natyrisht, nga këto palë nuk kërkohet të aplikojnë për Kartë Universitare Erasmus me qëllim të organizmit të vendosjes së studentëve ose të pjesëmarrjes së tyre në projekte multilaterale, rrjete ose masa përcjellëse.

• Për sa i përket vendosjes së studentëve, institucionet sipërore arsimore duhet të posedojnë Kartë të Zgjeruar Universitare Erasmus (për më shumë detaje shih në informacionet specifike në EUC), ndërsa partneri (konzorciumi) përgjegjës për vendosje duhet të posedojë Certifikatë Partnere për Vendosje Erasmus.

• Gjatë studimeve secili individ mund të marrë maksimalisht tre grante Erasmus: një grant për periudhën e studimeve, një për vendosjen (stazh ose punësim).

• Sa i përket mobilitetit, së paku njëri shtet, qoftë shteti dërgues ose ai pranues, duhet të jetë vend anëtarë i BE-së.

• Së paku njëra ndër organizatat pjesëmarrëse në partneritet duhet të jetë vend anëtar i BE-së

Me çfarë aktivitetesh merret?

• Mobiliteti i individëve1 mund të përfshijë: - Mobilitet të studentëve me qëllim të studimit në institucionet e arsimit

sipëror në ndonjë vend tjetër pjesëmarrës (“Studentët Erasmus”)2 - Mobiliteti i studentëve me qëllim të vendosjes së tyre në sipërmarrje, qendra

trajnimi, qendra për hulumtim ose organizata të tjera në vendet pjesëmarrëse në (‘Studentët Erasmus)

1 Mbështetje mund t’u ofrohet edhe institucioneve vendore dhe nikoqire të cilat realizojnë arsim sipëror, përkatësisht sipërmarrjeve për të mundësuar cilësi në të gjitha shkallët e mobilitetit, duke përfshirë edhe kurset përgatitore dhe freskuese gjuhësore. 2 1) Studentët në institucionet e arsimit sipëror, të cilët së paku regjistrohen në vitin e dytë, e kalojnë një periudhë të studimit në një shtet tjetër pjesëmarrës në kuadër të mobilitietit të Programit Erasmus, pavarësisht nëse u është dhënë mbështetje financiare në kuadër të programit. Periudhat e tilla duhet të pranohen plotësisht brenda për brenda marrëveshjeve ndërinstitucionale ndërmjet institucioneve dërguese dhe pranuese; 2) studentët e regjistruar në programet e magjistraturave të përbashkëta dhe të përfshirë në mobilitet; 3) studentët e përfshirë në institucionet sipërore arsimore.

Page 9: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 9

- Mobiliteti i personelit mësimor i institucioneve sipërore arsimore ose i personelit të ftuar nga sipërmarrjet me qëllim të realizimit të detyrave mësimdhënëse në institucionet sipërore arsimore në ndonjë shtet tjetër pjesëmarrës

- Mobiliteti i personelit arsimor si dhe i personelit tjetër të institucioneve të arsimit sipëror me qëllim të ndjekjes së trajnimit në një vend tjetër pjesëmarrës

- Kurset gjuhësore intensive Erasmus të organizuara për studentët që vijnë në vendet pjesëmarrëse, në të cilat fliten gjuhë të cilat nuk kanë përdorim të gjerë dhe që mësohen më pak nëpër shkolla.

- Programet intensive Erasmus të organizuara në parime multilaterale • Projektet multilaterale, mes tjerash, përdoren për inovacione, eksperimentime

dhe shkëmbime të përvojave të mira në fushat e theksuara drejt arritjes së qëllimeve specifike dhe operative. Projektet duhet të fokusohen në zhvillimin dhe implementimin e programeve studimore; në zhvillimin e strategjive për modernizimin e një aspekti specifik të arsimit sipëror; në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet arsimit sipëror dhe sipërmarrjeve ose duhet t’u referohen pikave kryesore për komplekset virtuale arsimore.

• Rrjetet (“Rrjetet Erasmus”) përbëhen nga institucionet e arsimit sipëror dhe organizatat e tjera dhe ato përfaqësojnë një disiplinë ose sferë ndërdisiplinore me qëllim të zhvillimit të koncepteve të reja mësimore dhe kompetencave (“Rrjetet akademike”) ose edhe përkushtim të aspekteve strukturore dhe menaxhuese të arsimit sipëror drejt promovimit të zgjidhjeve dhe qasjeve inovative (“Rrjetet strukturore”)

• Iniciativat të cilat edhe pse nuk janë të përshtatshme në kuadër të aksioneve tjera të Programit Erasmus, do të kontribuojnë qartë në arritjen e qëllimeve të tij (masat përcjellëse)

• Vizitat përgatitore të cilat ndihmojnë në krijimin e kontakteve me partnerët e ardhshëm në frymën e inkuadrimit në bashkëpunim më të afërt.

Çka janë aksionet ERASMUS?

Parakushtet

• Karta Universitare ERASMUS • Certifikata e Partnerit për Vendosje ERASMUS

Aksione

• Përgatitjet e vizitave ERASMUS • Organizim i Mobilitetit ERASMUS • Mobiliteti studimor i studentëve ERASMUS • Mobiliteti për vendosjen e studentëve ERASMUS • Mobiliteti i personelit ERASMUS– Detyrat Mësimdhënëse të HEI-së (Institucioni

për Arsim Sipëror), personelit mësimdhënës dhe personelit të ftuar nga sipërmarrjet

• Mobiliteti i personelit ERASMUS – Trajnimi për personelin e HEI-së, Personelin e sipërmarrjeve

• Kursi intensiv gjuhësor ERASMUS • Programet intensive ERASMUS • Rrjetet akademike ERASMUS

Page 10: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 10

• Rrjetet strukturore ERASMUS • Projektet për zhvillimin e programit mësimor ERASMUS • Modernizimi i arsimit sipëror ERASMUS • Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit sipëror dhe sipërmarrjeve

ERASMUS • Komplekset virtuale arsimore ERASMUS • Masat përcjellëse ERASMUS

Page 11: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 11

LEONARDO DA VINÇI

Cilat janë qëllimet e programit?

Detyrat specifike

• Mbështetja e pjesëmarrësve në trajnim dhe aktivitete të mëtejme trajnuese në kontekst të përfitimit dhe përdorimit të diturisë, shkathtësive dhe kualifikimeve për lehtësimin e zhvillimit personal

• Mbështetja e përmirësimit të cilësisë, inovacioneve të arsimit profesional, sistemeve trajnuese, institucioneve dhe praktikave

• Rritja e atraktivitetit të arsimit profesional, trajnimit dhe mobilitetit të punëdhënësve dhe individëve për lehtësimin e mobilitetit të stazhierëve

Detyrat operative

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja anekënd Evropës e numrit të mobilitetit të personave të përfshirë në arsimin fillestar profesional, në trajnim dhe në trajnimin e vazhdueshëm, derisa vendosja e tyre nëpër sipërmarrje të arrijë së paku në 80.000 persona në vit deri në fund të LLP-së

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e përmasës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ose organizatave të cilat ofrojnë mundësi për mësim, sipërmarrjeve, partnerëve shoqërorë dhe organizatave të tjera relevante nga gjithë Evropa.

• Ndihmesa e zhvillimit të praktikave inovative në sferën e arsimit profesional dhe trajnimit, përpos atij terciar, dhe përcjellja e tyre nga njëri vend pjesëmarrës në vendin tjetër

• Përmirësimi i transparencës dhe njohjes së kualifikimeve dhe kompetencave duke i përfshirë edhe ato të përfituara përmes mësimit joformal dhe jozyrtar

• Inkurajimi i mësimit të gjuhëve të huaja bashkëkohore • Mbështetja dhe zhvillimi i përmbajtjeve inovative të TIK-së, shërbimeve

pedagogjike dhe praktikave për mësimin e përjetshëm

Kush mund të marrë pjesë?

• Njerëzit të cilët mësojnë në të gjitha format e arsimit profesional dhe ekspertët trajnues në nivel terciar

• Personat nga tregu i punës • Institucionet dhe organizata të cilat ofrojnë mundësi për mësim në sferat e

përfshira nga Programi Leonardo Da Vinçi • Arsimtarët, trajnuesit dhe personeli tjetër i institucioneve ose organizatave të

tilla • Asociacionet dhe përfaqësuesit e tyre të përfshirë në arsimin profesional dhe në

trajnim, përfshirë asociacionet e stazhierëve, prindërve dhe arsimtarëve • Sipërmarrjet, partnerët shoqërorë dhe përfaqësuesit e tjerë të sferës së punës,

përfshirë edhe odat ekonomike dhe organizata e tjera tregtare

Page 12: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 12

• Institucionet të cilat ofrojnë shërbime udhëzuese, këshilluese dhe informative lidhur me cilindo aspekt të mësimit të përjetshëm

• Personat dhe organizatat përgjegjëse për sistemet dhe politikat që kanë të bëjnë me cilindo aspekt të trajnimit në niveli vendor, rajonal dhe nacional

• Qendrat dhe organizatat për hulumtim të cilat merren me çështjet e mësimit të përjetshëm

• Institucionet e arsimit sipëror • Organizata jofitimprurëse, trupat vullnetare dhe OJQ-të

Me çfarë aktivitetesh merret?

Aksionet vijuese janë të mbështetura nga Programi Leonardo Da Vinçi:

• Mobiliteti i individëve3 mund të përfshijë: - Vendosje ndërnacionale në sipërmarrje ose institucione trajnuese - Vendosje dhe shkëmbime të cilat synojnë zhvillim të mëtejmë profesional të

trajnuesve dhe këshillëdhënësve, si dhe të personave përgjegjës për realizimin dhe planifikimin e trajnimit, gjegjësisht udhëzim për karrierë në kuadër të sipërmarrjeve

• Partneritetet e përfshira në temat e interesit të ndërsjellë me organizatat pjesëmarrëse

• Projektet multilaterale, në veçanti ato të cilat synojnë përmirësimin e sistemeve trajnuese, duke u fokusuar në përcjelljen e inovacionit, duke e përfshirë përshtatjen linguistike, kulturore dhe juridike të produkteve inovative dhe proceseve të zhvilluara në dobi të nevojave nacionale

• Projektet multilaterale te cilat synojnë përmirësimin e sistemeve trajnuese duke u fokusuar në zhvillimin e inovacionit dhe praktikave të mira

• Rrjetet tematike të ekspertëve dhe organizatave të cilat merren me çështje specifike që kanë të bëjnë me arsimin profesional dhe trajnimin

• Vizitat studimore dhe përgatitore për mobilitet, partneritet, projekte ose aktivitete të rrjetit

• Iniciativa të tjera të cilat synojnë promovimin e qëllimeve të Programit Leonardo Da Vinçi (“Masat Përcjellëse”)

Cilat janë aksionet Leonardo Da Vinçi?

Parakushtet

• Leonardo Da Vinçi Certifikata e aksionit të mobilitetit

Aksionet

• Vizitat Përgatitore LEONARDO DA VINÇI • IVT (Trajnimi Fillestar Profesional) LEONARDO DA VINÇI • PLM (Personat e Tregut të Punës) LEONARDO DA VINÇI • VETPRO (VET Profesionistët)LEONARDO DA VINÇI • Partneritetet LEONARDO DA VINÇI

3 Për vendosjen ose mbështetjen e organizimit të mobilitetit të tillë, duhet të adaptohen masat e domosdoshme përgatitore, duke përfshirë edhe përgatitjen gjuhësore; njiashtu duhet të merret përsipër edhe mbikëqyrja dhe mbështetja adekuate e personave të përfshirë në mobilitet.

Page 13: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 13

• Përcjella e inovacionit LEONARDO DA VINÇI • Zhvillimi i inovacionit LEONARDO DA VINÇI • Rrjetet multilaterale LEONARDO DA VINÇI • Masat përcjellëse LEONARDO DA VINÇI

Page 14: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 14

GRUNDTVIG

Cilat janë qëllimet e programit?

Detyrat specifike

• T’i përmbushë sfidat arsimore të popullatës së rritur të Evropës • T’u mundësojë të rriturve shtigje për përmirësimin e diturisë dhe kompetencave

të tyre

Detyrat operative

• Përmirësimi i cilësisë dhe përshtatshmërisë së mobilitetit anekënd Evropës për personat e përfshirë në mësimin e të rriturve dhe ashtu të rritet numri i tyre, që në këtë mënyrë të arrihet një mobilitet prej së paku 7.000 personave në vit deri në vitin 2013

• Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e përmasës së bashkëpunimit ndërmjet organizatave të përfshira në arsimin e të rriturve në Evropë

• Ndihmesa e personave nga grupet e cenueshme të cilat gjenden në margjinat e jetës shoqërore, në veçanti për personat e vjetër, personat që e kanë braktisur arsimin pa ndonjë kualifikim themelor, me qëllim që t’u ofrohen mundësi alternative për qasje në arsimin e të rriturve

• Lehtësimi i zhvillimit të praktikave inovative të arsimit të të rriturve dhe përcjellja e tyre nga një shtet pjesëmarrës në shtetin tjetër

• Mbështetja dhe zhvillimi i përmbajtjeve inovative të TIK-së, shërbimeve pedagogjike dhe praktikave për mësim të përjetshëm

• Përmirësimi i qasjeve pedagogjike dhe menaxhimi i organizatave për arsim të të rriturve

Kush mund të marrë pjesë?

• Të rriturit • Institucionet dhe organizatat të cilat u ofrojnë të rinjve mundësi për të mësuar,

qofshin ato formale, joformale dhe jozyrtare • Arsimtarët dhe personeli tjetër në kuadër të institucioneve ose organizatave • Institucionet e përfshira në trajnimin fillestar ose të mëtejmë të personelit që

merret me edukimin e të rriturve • Asociacionet dhe përfaqësuesit e tyre të përfshirë në arsimin e të rriturve, duke

përfshirë edhe asociacionet e arsimtarëve dhe atyre që e ndjekin mësimin • Institucionet të cilat ofrojnë shërbime udhëzuese, këshilluese dhe informative që

kanë të bëjnë me cilindo aspekt të arsimit të të rriturve • Personat dhe organizatat përgjegjëse për sistemet dhe politikat që kanë të bëjnë

me cilindo aspekt të arsimit të të rriturve qoftë në nivel vendor, rajonal ose nacional

Page 15: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 15

• Qendrat për hulumtim dhe institucionet të cilat merren me çështjet e mësimit të të rriturve

• Sipërmarrjet • Organizatat jofitimprurëse, organizata vullnetare, Organizata Joqeveritare (OJQ) • Institucionet e arsimit sipëror që përkujdesen për edukimin e të rriturve

Me çfarë aktivitetesh merret?

Aksionet vijuese mbështeten nga programi Grundtvig:

• Mobiliteti i individëve4 i cili e përfshin trajnimin në kuadër të punës, vizitat, asistencën dhe shkëmbimin e personelit arsimor, si dhe mundësitë e ndryshme për të rriturit, përfshirë edhe praninë në Punëtorinë Grundtvig dhe pjesëmarrjen në Partneritetet Mësimore dhe Projektet për Vullnetarë të Moshuar në kuadër të Iniciativës Grundtvig për Vullnetarë të Moshuar të Evropës (“GIVE”)

• Partneritete të fokusuara në tema të interesit të përbashkët të organizatave pjesëmarrëse (“Partneritetet Mësimore”)

• Projektet multilaterale të fokusuara në përmirësimin e sistemit arsimor të të rriturve përmes përfshirjes së inovacionit dhe praktikës së mirë

• Rrjetet tematike dhe organizatat (“Rrjetet Grundtvig”) të cilat në veçanti veprojnë në: - Zhvillimin e arsimit të të rriturve në disiplina, sfera tematike ose aspekte

përkatëse menaxhuese - Identifikimin, përmirësimin dhe diseminimin e praktikave të mira relevante

dhe të inovacionit - Mbështetjen përmbajtjesore të projekteve dhe partneriteteve të përcaktuara

nga të tjerët dhe lehtësimin e bashkëveprimit ndërmjet projekteve dhe partneriteteve të tilla

- Promovimin e zhvillimit të analizës së nevojave dhe sigurimit të cilësisë në kuadër të edukimit të të rriturve

• Vizitat përgatitore: grant për mobilitet i cili i mundëson një përfaqësuesi të një institucioni të marrë pjesë në një seminar kontaktues ose në mbledhje me partnerët e mundshëm

• Iniciativat e tjera të cilat synojnë promovimin e qëllimeve të Programit Grundtvig (“Masat Përcjellëse”).

Cilat janë aksionet GRUNDTVIG?

• Vizitat përgatitore GRUNDTVIG • Vizitat dhe shkëmbimet për edukim të të rriturve GRUNDTVIG • Asistenca GRUNDTVIG • Trajnimi gjatë punës i personelit arsimor që merret me edukimin e personave të

rritur GRUNDTVIG • Punëtoritë GRUNDTVIG • Partneritetet Mësimore GRUNDTVIG • Projektet për Vullnetarë të Moshuar GRUNDTVIG

4 Për vendosjen ose mbështetjen e organizimit të mobilitetit të tillë, duhet të adaptohen masat e domosdoshme përgatitore; po ashtu duhet të merret përsipër edhe mbikëqyrja dhe mbështetja adekuate e personave të përfshirë në mobilitet.

Page 16: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 16

• Projektet Multilaterale GRUNDTVIG • Rrjetet Multilaterale GRUNDTVIG • Masat Përcjellëse GRUNDTVIG

Page 17: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

MANUALI LLP 2010 PJESA II A

http://ec.europa.eu/llp 17

PROGRAMI TRANSVERSAL

Cilat janë qëllimet e programit?

Detyrat specifike

• Promovimi i bashkëpunimit evropian në sferat të cilat mbulojnë dy ose më shumë nënprograme

• Promovimi i cilësisë dhe transparencës së arsimit dhe sistemit trajnues të vendeve anëtare

Detyrat operative

• Mbështetja e zhvillimit të politikës së bashkëpunimit të programit për mësim të përjetshëm në nivel evropian, në veçanti në kontekst të procesit arsimor dhe trajnues – Lisbonë 20105, proceseve të Bolonjës dhe Kopenhagës, si dhe programeve pasuese të tyre

• Sigurimi i furnizimit adekuat të të dhënave të krahasueshme, statistikave dhe analizave për ta përforcuar zhvillimin e politikës së mësimit të përjetshëm dhe për identifikimin e sferave që meritojnë vëmendje të veçantë

• Promovimi i mësimit të gjuhëve dhe mbështetja e dallimeve të Vendeve Anëtare • Mbështetja dhe zhvillimi i përmbajtjeve inovative të TIK-së, shërbimeve

pedagogjike dhe praktikave për mësim të përjetshëm

• Sigurimi i njohjes adekuate të rezultateve të Programit për Mësim të Përjetshëm, të demonstruara dhe të implementuara në një masë më të gjerë

Mbani mend:

Njëri nga kriteret e përshtatshme për Programin Transversal është që çdo propozim të mbulojë dy ose më shumë sektorë arsimorë.

Nëse propozimi ka të bëjë me mbulimin e vetëm një sektori, ai duhet t’i dorëzohet nënprogramit përkatës sektorial. Për shembull, nëse një propozim synon promovimin e materialeve për mësimin e gjuhëve që do të përdoren nga nxënësit e arsimit shkollor (si target grup), ai duhet të dorëzohet në Comenius.

Mirëpo, nëse propozimi përfshin dy ose më shumë sektorë arsimorë, atëherë ai mund të dorëzohet në njërin nga Aktivitetet Kryesore në kuadër të Programit Transversal. Në këtë rast, kur propozimi mbulon më shumë se një sektor arsimor si dhe kur grupi target tij i takon më shumë se një sektori arsimor, atëherë propozimi duhet të dorëzohet në njërin prej Aktiviteteve Kryesore të Programit Transversal. Vetëm projektet të cilat u referohen më shumë se një sektori arsimor janë të përshtatshme për Program Transversal.

5 Më shumë detaje për këtë dokument mund të gjenden në këtë ueb-faqe të internetit http://ec.europa.eu/education/policies/2010/et_2010_en.html

Page 18: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 18

POLITIKA E BASHKËPUNIMIT DHE INOVACIONIT TË PROGRAMIT MËSIM I PËRJETSHËM (AKTIVITETI KRYESOR 1)

Me çfarë aktivitetesh merret?

Aksionet vijuese mbështeten nga aktivitetet kryesore të politikës së bashkëpunimit dhe inovacioneve të Programit Mësimit i Përjetshëm:

• Mobiliteti individual përfshirë këtu vizitat studimore të ekspertëve dhe zyrtarëve të emëruar nga autoritete nacionale, rajonale dhe vendore, vizitat e drejtorëve të institucioneve për arsim dhe trajnim si dhe udhëzimet dhe përvojat nga shërbimet e akreditimit si dhe nga partnerët shoqëror

• Projektet multilaterale që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe testimin e politikës së propozimeve të zhvilluara në nivel të BE-së dhe inovacionet e programit Mësim i Përjetshëm

• Rrjetet e bashkëpunimit multilateral të ekspertëve dhe/ose të institucioneve të cilat punojnë bashkërisht në çështjet që kanë të bëjnë me politikën. Rrjetet e këtilla mund të përmbajnë: - Rrjete tematike që kanë të bëjnë me çështjet e përmbajtjes së programit

ose metodologjisë së politikës së mësimit të përjetshëm. Rrjetet e këtilla mund të studiojnë, shkëmbejnë, identifikojnë dhe analizojnë inovacione dhe praktika të mira, si dhe të japin propozime për përdorim sa më të mirë dhe më të gjerë të praktikave të këtilla në të gjitha shtetet anëtare

- Forume për çështjet strategjike të mësimit të përjetshëm • Mbikëqyrjet dhe analizat e politikave dhe sistemeve në sferën e mësimit të

përjetshëm mund të përfshijnë: - Studime dhe hulumtime komparative - Zhvillimin e indikatorëve dhe analizave statistikore, duke përfshirë edhe

mbështetjen e punës së bërë në sferën e mësimit të përjetshëm në bashkëpunim me Eurostat

- Mbështetja e punës së rrjetit Eurodice dhe financimi i Njësisë Evropiane Eurydice siç është përcaktuar nga Komisioni.

• Veprimet për përkrahjen e transparencës dhe njohjen të kualifikimeve dhe kompetencave, përfshirë edhe ato të përvetësuara gjatë mësimit joformal dhe jozyrtar, njoftime dhe udhëzime lidhur me mobilitetin për qëllime mësimore, për bashkëpunim dhe ofrim të cilësisë, mund të përfshijnë: - Rrjetet e organizatave të cilat e lehtësojnë mobilitetin dhe njohjen;

Euroguidance dhe Qendra Informative Nacionale për Njohje Akademik (National Academic Recognition Information Centres - NARICs)

- Mbështetja e shërbimeve transnacionale të bazuara në ueb siç është programi Ploteus

- Aktivitetet nën ombrellën e iniciativë Europass në përputhje me Vendimin 2241/2004 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për aprovimin e një kornize të vetme për transparencën e kualifikimeve dhe kompetencave

• Iniciativa tjera (“Masat Shoqëruese”) përfshirë aktivitetet mësimore të personave të të njëjtit nivel që kanë për qëllim mbështetjen e aktivitetit kryesor

Page 19: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 19

Disa prej këtyre masave të aktivitetit kryesor të “Politikës së Bashkëpunimit dhe Inovacionit të Programit Mësim i Përjetshëm iu referohen organeve, institucioneve ose organizatave të caktuara dhe nuk janë të përfshira nga shpallja e përgjithshme për dorëzim të propozimeve. Ato iu dedikohen shpalljeve tjera për dorëzim të propozimeve ose marrëveshjeve tjera që kanë të bëjnë me target grupin në fjalë.

Cila është politika e bashkëpunimit dhe inovacionit në kuadër të aksionit Mësim i Përjetshëm?

• KA1 Vizitat studimore për edukim dhe trajnim profesional të specialistëve • KA1 Studime dhe hulumtime komparative

Page 20: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 20

GJUHËT (AKTIVITETI KRYESOR 2)

Me çfarë aktivitetesh merret?

Veprimet vijuese, të përcaktuara për t’iu referuar nevojave për mësimdhënie dhe mësim duke përfshirë më shumë sfera të nënprogrameve, mund të mbështetet me anë të aktivitetit kryesor për mësim e gjuhës

• Projektet multilaterale që ndër të tjerat synojnë: - Promovimin e vetëdijes gjuhësore si dhe qasje në burimet për mësim të

gjuhëve - Zhvillimin e materialeve të reja mësimore, duke përfshirë edhe kurset

onlajn si dhe instrumentet për testim të njohurive gjuhësore • Rrjetet në sferën e mësimit të gjuhës dhe diversitetit gjuhësor • Iniciativa tjera në përputhje me qëllimet e aktivitetit kryesor përfshirë edhe

diseminimin dhe përdorimin e konferencave dhe evenimenteve që i bashkojnë projektet dhe potencialet (“Masat Shoqëruese”)

Cilat janë aksionet e Programit për Gjuhë?

• KA2 Materiale të reja/ kurse onlajn/ ngritja e vetëdijes • KA2 Rrjetet multilaterale • KA2 Masat Shoqëruese

Page 21: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 21

ZHVILLIMI I PËRMBAJTJEVE INOVATIVE TË TIK-SHËRBIMEVE PEDAGOGJIKE DHE I PRAKTIKAVE TË PROGRAMIT PËR MËSIM TË PËRJETSHËM (AKIVITETI KRYESOR 3)

Me çfarë aktivitetesh merret?

Veprimet vijuese të përcaktuara për të iu referuar nevojave për mësimdhënie dhe mësim duke përfshirë më shumë sfera të nënprogrameve, mbështeten nga aktiviteti kryesor i TIK-së:

• Projektet multilaterale që synojnë mbështetjen e mundësisë së mësimit me TIK të definuara qartë në strategjinë afatgjate arsimore dhe në zhvillimin dhe shtrirjen e metodave, përmbajtjeve dhe shërbimeve inovative, si dhe ambientit mësimor

• Rrjetet që synojnë përdorimin e përbashkët dhe këmbimin e diturive, eksperiencave dhe praktikave të mira

Cilat janë aksionet e TIK programit?

• KA3 Projekte multilaterale • KA3 Rrjete multilaterale

Page 22: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 22

DISEMINIMI DHE PËRDORIMI I REZULTATEVE SI DHE SHKËMBIMI I PRAKTIKAVE TË MIRA (AKTIVITETI KRYESOR 4)

Cilat janë qëllimet e programit?

Qëllimi parësor i veprimeve në kuadër të aktivitetit kryesor 4 “Diseminimi dhe Përdorimi i Rezultateve” është ndihma për të krijuar një kornizë për përdorim efikas të rezultateve të mësimit të përjetshëm si dhe programeve të mëparshme që kanë të bëjnë me nivelet sektoriale, rajonale, nacionale dhe evropiane.

Me çfarë aktivitetesh merret?

Veprimet vijuese që kishin për qëllim krijimin e një kornize për përdorimin efikas të rezultateve të Programit për Mësimit të Përjetshëm dhe programeve të mëparshme që kanë të bëjnë me nivelet sektoriale, rajonale, nacionale dhe evropiane, janë të propozuar në kuadër të aktiviteteve kryesore për diseminim dhe përdorim të rezultateve:

• Projekte të njëanshme dhe nacionale • Projektet multilateral ndër tjerash synojnë,:

o zhvillimin e një kornize të përshtatshme (të analizave, mekanizmave, metodologjive dhe mjeteve praktike) për lehtësimin e përdorimit të projektit dhe rezultateve të programit;

o veprime për bashkëpunim të cilat e promovojnë përdorimin e rezultateve në nivelin evropian (në bazë të sektorëve, temave, grupet e përdoruesve...) dhe

o mbështetje të aktiviteteve për “përdorim” me anë të rrjeteve rajonale, evropiane dhe sektoriale me qëllim të promovimit të qarkut të drejtë ndërmjet zhvillimit të politikës dhe përvojave praktike.

• krijimi i materialeve kompetente të cilat mund ta përfshijnë grumbullimin e dhënave relevante statistikore dhe studimeve në sferën e dismenimit, përdorimit të rezultateve dhe shkëmbimit të praktikave të mira.

Si mund të përshtaten aktivitetet e KA4 me anë të diseminimit dhe përdorimit të aktivitetet në segmente tjera të LLP-së?

Veprimet e financuara në kuadër të këtij aktiviteti kryesor kanë për qëllim plotësimin dhe mbështetjen e diseminimit dhe përdorimit të rezultateve specifike të projekteve të integruara në katër programe sektoriale dhe në aktiviteteve tjera të tërthortë; veprimet e financuara në kuadër të Masave Përcjellëse brenda katër programeve sektoriale dhe aktivitetit kryesor Gjuhët 2. Projektet e financuara në bazë të këtij aktiviteti duhet të fokusohen në krijimin e sistemeve dhe mekanizmave për mbështetje të diseminimit dhe përdorimit të rezultateve, si dhe promovimit të bashkëpunimit në nivel të BE-së

Page 23: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 23

Cilat janë aksionet për diseminim dhe përdorim?

• KA4 Projektet multilaterale

Page 24: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 24

PROGRAMI JEAN MONNET

Cilat janë qëllimet e programit?

Detyrat specifike

• Stimulimi i aktiviteteve mësimore, hulumtuese dhe të menduarit në sferën e studimeve të integrimeve evropian

• Mbështetja e ekzistimit të spektrit përkatës të institucioneve dhe asociacioneve të cilat fokusohen në çështje që kanë të bëjnë me integrimet evropiane gjegjësisht arsimimin dhe trajnimin në frymë të perspektivës evropiane

Detyrat operative

• Stimulimi i përsosmërisë së mësimit, hulumtimit dhe të menduarit për studimet e integrimeve evropiane në institucionet e arsimit sipëror brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian

• Rritja e diturisë dhe vetëdijes në mesin e specialistëve akademikë dhe, në përgjithësi, në mesin e qytetarëve evropianë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane

• Mbështetja e ekzistimit të asociacioneve dhe institucioneve evropiane të cilësisë së lartë që janë aktive në sferën e arsimit dhe trajnimit

Kush mund të marrë pjesë?

• Institucionet e arsimit sipëror brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian ashtu siç pranohet në vendin amë

• Asociacionet e profesorëve dhe hulumtuesve të cilët merren me studimin e procesit të integrimeve evropiane brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian

• Asociacionet evropiane aktive në sferën e arsimit dhe trajnimit

Me çfarë aktivitetesh merret?

Aksionet vijuese janë të mbështetura nga “Programi Jean Monnet”:

Aktiviteti kryesor 1: Mbështetja e mësimit, hulumtimit dhe të menduarit për integrimin evropian në nivelin e institucioneve arsimore sipërore anekënd botës (Aksioni Jean Monnet):

• Projekte të njëanshme të cilat mund të përfshijnë: - Katedra Jean Monnet, qendra të përsosmërisë dhe moduleve mësimdhënëse - Asociacione të profesorëve dhe të ligjëruesve tjerë në arsimin sipëror dhe

hulumtues të specializuar në sferën e integrimeve evropiane - Mbështetje të hulumtuesve të cilët i thellojnë studimet e tyre në ndonjë

universitet nikoqir në shtetet e tjera (nuk ka qenë i mundshëm në vitin 2009)

Page 25: Manuali i Programit për Mësim të Përjetshëm 2010 2 AL Nenprograme dhe aksione.pdf · • Mbështetja e zhvillimit të përmbajtjeve inovative të TIK-ut (Teknologjisë Informatike

LLP GUIDE 2010 PART IIA

http://ec.europa.eu/llp 25

- Aktivitete informative dhe hulumtuese që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian me qëllim të promovimit të diskutimit, të menduarit dhe njohjes së proceseve të integrimit evropian

• Projektet multilaterale dhe rrjetet të cilat mund të përfshijnë mbështetjen e institucioneve për grupet hulumtuese multilaterale në sferën e integrimit evropian.

Aktiviteti kryesor 2: Grantet operative për mbështetjen e shpenzimeve të caktuara operative dhe administrative të institucioneve vijuese të cilat e ndjekin ndikimin evropian:

• Kolegji Evropian (Kompleksi universitar Brizhë dhe Natolin) • Instituti i Universitetit Evropian (Firence) • Instituti Evropian për Administratë Publike (Mastriht) • Akademia Juridike Evropiane (Trier) • Agjencia Evropiane për Zhvillim të Arsimit për Personat me Nevoja të Posaçme

(Odense) • Qendra Ndërkombëtare për Trajnim Evropian– CIFE (Nicë)

Aktiviteti kryesor 3: Grantet operative për mbështetje të shpenzimeve të caktuara operative dhe administrative të Asociacioneve evropiane në sferën e arsimit dhe trajnimit. Këto institucione janë të përzgjedhura në bazë të një shpalljeje tjetër për dorëzimin të propozimeve

Cilat janë aksionet Jean Monnet?

• Katedrat JEAN MONNET • Katedrat Ad Personam JEAN MONNET • Qendrat për specializim JEAN MONNET • Modulet mësimore JEAN MONNET • Aktivitetet Informative dhe hulumtuese JEAN MONNET • Asociacionet e profesorëve dhe hulumtuesve të specializuar në sferën e

integrimeve evropiane JEAN MONNET • Grupet hulumtuese multilaterale JEAN MONNET • Asociacionet evropiane aktive në sferën e arsimit dhe trajnimit JEAN MONNET