llogaridhËnia dhe transparenca nË komunËn e obiliqit · 2 pëmbledhje ekzekutive rezultatet e...

14
LLOGARIDHËNIA DHE TRANSPARENCA NË KOMUNËN E OBILIQIT

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

LLOGARIDHËNIA DHE TRANSPARENCA NË KOMUNËN E OBILIQIT

1

PËRMBAJTJA

Pëmbledhje ekzekutive ............................................................................................................................... 2

Metodologjia ................................................................................................................................................ 3

Hyrje ............................................................................................................................................................. 4

Reforma në administratën publike dhe projekti Weber ........................................................................ 4

Interpretimi i rezultateve ............................................................................................................................ 6

a) Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore ............................................................... 6

b) Llogaridhënia ...................................................................................................................................... 9

Të gjetura të tjera ...................................................................................................................................... 12

a) Transporti publik .......................................................................................................................... 12

b) Shëndetësia .................................................................................................................................... 12

c) Transparenca ..................................................................................................................................... 12

Përfundime dhe Rekomandime .............................................................................................................. 13

2

Pëmbledhje ekzekutive

Rezultatet e hulumtimit në komunën e Obiliqit, i cili është kryer përmes anketimit të shërbyesve

civilë dhe fokus grupit me qytetarë dhe organizata lokale jo-qeveritare, sugjerojnë prirje pozitive sa

i përket efikasitetit të administratës publike të kësaj komune. Megjithë përceptimin e përgjithshëm

të opinionin publik mbi influencën politike në aspektin e rekrutimit të burimeve njerëzore; shumica

e shërbyesve civilë të kësaj komune janë deklaruar se rekrutimi, largimi apo degradimi i pozitës së

një punonjësi civil kryhen përmes procedurave që bazohen në meritokraci dhe korniza ligjore.

Gjithsesi, duhet gjithnjë të kihet parasysh se ndonëse anketimi ka qenë anonim, kjo është vetëm

njëra anë e medaljes.

Sipas të dhënave të nxjerra nga anketimi i shërbyesve civilë në komunën e Obiliqit, komuna mban

vlerësime të rregullta të strukturës së administratës dhe performancës së tij dhe i implementon

rekomandimet e dala. Nuk dihet nëse është pas vlerësimeve të strukturës dhe performancës së

administratës ndodhin ristrukturime të brendshme dhe as nëse pozitat e shërbyesve civilë në këtë

komunë përputhen me përgatitjen e tyre profesionale. Shqetësim ky i shpeshtë në administrat

publike në tërësi.

Ndërkaq, shqetësimet kryesore të ngritura nga qytetarët përgjatë fokus grupit kanë qenë kryesisht

rreth transportit publik dhe shëndetësisë. Për shkak të linjave jo të rregullta dhe mosfunksionimit

efektiv të inspektoriatit, transporti publik është pothuajse jo funksional. Kjo u lë hapësirë veprimi

taksive ilegale. Ndërkaq, qytetarët e Obiliqit nuk mund të marrin as shërbime shëndetësore

adekuate nëse u ndodh një sëmundje e papritur gjatë orëve të natës. Qendra mjekësore në Obiliq

ka mungesë të furnizime esenciale mjekësore dhe të kujdestarisë teknike farmaceutike pas orës 23.

Kjo ua pamundëson qytetarëve të Obiliqit të marrin shërbime mjekësore në raste urgjente apo të

furnizohen me medikamente të nevojshme, dhe u duhet të shkojnë t’i kërkojnë këto shërbime në

Prishtinë.

Në anën tjetër, sa i përket institucioneve dhe akterëve mbikëqyrës të pushtetit lokal, roli i Këshillit

të Shërbyesvë Civilë është vlerësuar si më i dobishmi, pasuar nga Avokati i Popullit, Gjykatat,

Mediet dhe Organizatat e Shoqërisë Civile.

3

Metodologjia

Për përgatitjen e monitorimit dhe nxjerrjen e të dhënave dhe përfundimeve të këtij raporti, kemi

përdorur metodat kuantitative dhe kualitative. Në pjesën e hulumtimit kuantitativ, ne kemi

mbledhur të dhëna përmes metodës së hulumtimit në tavolinë si dhe përmes asaj së anketës. Në

anën tjetër, për t’u përgjigjur pyetjeve “pse” dhe “si” ne jemi thelluar edhe në analizimin e shkaqeve

dhe për këtë, kemi përdorur metodën kualitative të hulumtimit.

Si pjesë e punës kërkimore është përdorur hulumtimi në tavolinë. Në njërën anë, janë mbledhur të

dhëna në lidhje me profilet e komunave, e në anën tjetër janë mbledhur dhe analizuar të dhëna që

kanë të bëjnë me performancën e komunave në dy objektivat që kanë qenë prioritet të procesit të

monitorimit. Pjesë e hulumtimit në tavolinë kanë qenë edhe të dhënat e buxheteve të komunave si

dhe alokimi i tyre në kategoritë e shpenzimeve kapitale dhe shpenzimeve për personelin në

krahasim me linja të tjera.

Në pjesën e hulumtimit kuantitativ një instrument krucial i hulumtimit ka qenë anketa me

punonjësit e komunës. Me datë 19.01.2018, kemi realizuar hulumtimin me anë të pyetsorit me 50

respondentë sipas metodës së rastësisë. Pyetsori është përgatitur duke marrë parasysh

metodologjinë e monitorimit të hartuar dhe dakorduar nga partnerët e Western Balkans Enabling

Project for Civil Society Monitoring of Public Administration Reform – WeBER. Mostra ka qenë

reprezentative. Marzha e gabimit për Komunën e Drenasit ka qenë 3.09% që është brenda kufijve

të lejuar të praktikës së hulumtimit kuantitativ.

Pas mbledhjes së të dhënave nga anketa, ato janë analizuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar edhe një

analize ligjore dhe logjike përpara se të nxirreshin përfundime. Të dhënat janë paraqitur në mënyrë

grafike në mënyrë që të ishin sa më të kuptueshme për audiencën. Gjetjet kuantitative janë trajtuar

nën prizmin e gjetjeve nga pjesa e hulumtimit kualitativ, fokus grupit!

Në pjesën e hulumtimit kualitativ, është mbajtur nga një fokus grup me aktivist lokal të shoqërisë

civile, punonjës komune dhe qytetarë. Temat e fokus grupit janë përzgjedhur me kujdes dhe

moderatori është kujdesur që të mbajë strukturën e diskutimit të hapur dhe të pa ndikuar. Pas

përfundimit të fokus grupit, materiali audio është transkriptuar dhe është analizuar. Janë analizuar

motivet kryesore të diskutimit, citatet më të spikatura, idetë më të diskutuara përfshirë thellësinë

dhe pajtueshmërinë ose kundërshtimin e ideve etj.

Në fund, të dhënat kuantitative janë bashkuar me ato kualitative dhe janë paraqitur të dhënat nga

të dy pjesët e hulumtimit. Jemi kudesur që në procesin e paraqitjes së të dhënave, të respektojmë

standardet e përgjithshme të shkrimit akademik, gjithnjë duke marrë në konsideratë specifikat që

analizat e politikave publike kanë. Përfundimet dhe rekomandimet e nxjerra i janë nënshtruar një

analize të kontekstit dhe realitetit të sistemit politik dhe ekonomik ku është zhvilluar monitorimi.

4

Hyrje

Raporti “Llogaridhënia dhe transparenca në komunën e Obiliqit” pasqyron perceptimet e stafit

civil dhe shoqërisë civile rreth gjendjes së komunës së Obiliqit sa i përket llogaridhënies dhe

transparencës. Ky raport, në kuadër të projektit “Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës së

institucioneve publike përmes një administrate lokale profesionale e të pa ndikuar politikisht”,

kishte për qëllim t’i identifikojë sfidat kryesore në funksionimin e administratës lokale në pjesën e

shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të llogaridhënies. Ndërkohë, përmes

të gjeturave të hulumtimit të ndërmarrë, ky projekt synon ta shtrojë rrugën për zgjerimin e

reformave me qëllim të promovimit të meritokracisë në rekrutimin publik dhe të përmirësimit të

llogaridhënies e transparencës në funksionimin e administratës lokale.

Të gjeturat e ktij raporti u arritën përmes anketimit të stafit civil në komunën e Obiliqit, ku

punonjësit iu nënshkruan pyetësorëve dy pjesësh. Në pjesën e parë, punonjësve të komunës së

Obiliqit iu kërkua ta vlerësonin performancën e komunës sa i përket shërbimit publik dhe

menaxhimit të burimeve njerëzore për t’i identifikuar kështu se ku qëndron komuna, sipas tyre, në

çështjet e shtruara. Në pjesën e parë, të anketuarit vlerësuan performancën e komunës në rastin e

rekrutimit dhe procedurave për largim nga puna; avancimeve, shtesat dhe kompensimet, etj.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të pyetësorit, e cila i ngërtheu çështjet e llogaridhënies së komunës së

Obiliqit, të anketuarve iu kërkua ta vlerësojnë performancën e komunës sa i përket llogaridhënies

ndaj taksapaguesve dhe se si i vlerësonin ata akterët tjerë të shoqërisë si shoqërinë civile dhe mediet,

në rolin e tyre mbikëqyrës së administratës publike.

Të gjeturave të këtij raporti i ndihmoi po ashtu edhe fokus grupi i mbajtur me akterë të shoqërisë

civile që veprojnë në Obiliq si dhe punonjësit e kësaj komune. Përmes një diskutimi të hapur, të

pranishmit patën mundësinë të diskutojnë rreth performancës së administratës publike në Obiliq

ku u ndeshen të dy versionet; ai i marrësit të shërbimeve publike dhe ai i ofruesit. Kjo na mundësoi

që t’i vlerësojmë pikat e përbashkëta të shqetësimit të të dyja palëve dhe të marrim rekomandimet

etyre.

Në fund, përmes hulumtimit të opinionit të stafit civil të komunës së Obiliqit dhe shoqërisë civile

të kësaj komune, arritëm të dalim në disa rekomandime të cilat, shpresojmë, do t’i ndihmojnë

zgjerimit të reformave drejt promovimit të meritokracisë në rekrutimin publik dhe të përmirësimit

të llogaridhënies e transparencës në funksionimin e administratës lokale duke promovuar një

qeverisje lokale që respekton të drejtën për qasje në informata publike dhe që respekton

transparencën si vlerëë të qeverisjes së mirë.

Reforma në administratën publike dhe projekti Weber

Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën të publikuar në nëntor të vitit 2016, në pjesën e reformës në administratë publike theksohen dy probleme kryesore në funksionimin e administratës publike: e para ka të bëjë me politizimin e administratës publike dhe emërimet bazuar në

5

përkatësinë partiake dhe jo meritokracinë, dhe e dyta ka të bëjë me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies.

“Politizimi i vazhdueshëm i administratës publike, mbetet një shqetësim serioz. Organizimi i administratës shtetërore është i fragmentuar dhe nuk siguron linja efektive të llogaridhënies, dhe shkelja e përgjegjësive të agjencive shtetërore ka nevojë të adresohet” – thuhet në këtë raport. Në fakt, problemi i rekrutimit të administratës bazuar në prapavijën partiake e jo në meritokraci ka qenë një nga çështjet më së shumti të diskutuara në dy vitet e fundit.

Në vitin 2016 një numër i madh i zyrtarëve të lartë të emëruar në agjenci të pavarura dhe në ndërmarrje publike u emëruan në një proces skajshmërisht të kontestuar. Madje, organizata të shoqërisë civile, përmes reagimeve publike denoncuan edhe shkelje serioze ligjore nga ana e autoriteteve shtetërore me rastin e këtyre emërimeve. Në anën tjetër, numri i madh i të emëruarve bazuar në përkatësinë partiake ka ndikuar edhe në performancën dhe llogaridhënien e tyre.

Edhe pse Ligji Nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumenta Publike është në fuqi, transparenca dhe

llogaridhënja e komunave mbetet e sfiduar. Ueb sajtet e një pjese të madhe të komunave mbeten

të pa përditësuara dhe numri i informatave të publikuara është i mangët. Roli mbikëqyrës i

asambleve komunale nuk ka shënuar progresin e duhur dhe llogaridhënia nuk përbën normë. Në

projektin tonë, ne kemi paraparë punë monitoruese dhe hulutmuese të reformës së administratës

publike në nivelin lokal duke theksuar parimin e Shërbimit Publik dhe Menaxhimit të Burimeve

Njerëzore dhe atë të Llogaridhënjes. Konsiderojmë që puna në këto dy parime do të ndihmojë në

identifikimin dhe shtytjen përpara të reformave edhe nën dritën e implementimit të Strategjisë për

Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020, hartuar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit

2015.

Përndryshe, ky projekt është në kuadër të platformës rajonale ËeBER, Ëestern Balkans Enabling

Projects for Civil Society Monitoring of Public Administration Reform – ËeBER, e cila është

krijuar për t’i mbështetur organizatat e shoqërisë civile për ta monitoruar reformën e administratës

publike dhe për ta lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm rajonal përmes platformave të komunikimit,

dialogut politik dhe raportimit kualitativ të mediave. Ky rrjet konsultativ i organizatave të shoqërisë

civile synon fuqizimin e shoqërisë civile dhe lehtësimin e procesit të reformës në administratë

publike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Platforma ËeBER synon të krijojë mjete dhe

instrumente praktike për konsultime dhe monitorim të strukturës, performancës dhe reformës së

administratës publike.

6

Interpretimi i rezultateve

a) Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Në pjesën e parë të pyetësorit “Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore” u

mblodhën të dhëna rreth komunës së Obiliqit sa i përket performancës, rekrutimit, sistemit të

pagave dhe kompensimeve të stafit civil në administratën e

komunës.

Shumica e respondentët e

administratës publike në

Drenas janë pajtuar me

pohimin se komuna

përpilon rregullist raporte

për performancën e

shërbimit civil. 72% të

respondentëve e kanë

vlerësuar këtë pohim si të

vërtetë, ndërkaq vetëm

14% e tyre nuk janë

patuar. Ndërkaq, sa i

përket asaj se a janë online

këto raporte dhe se a promovohen në rrjete sociale apo

përmes kanaleve tjera; 47% e respondentëve kanë thënë se

këto raporte janë online dhe promovohen. Përderisa 28% janë pajtuar deri diku me këtë pohim,

ndërkaq 25% nuk janë pajtuar.

3%

11%

14%

58%

14%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohemplotësisht

Komuna përpilon rregullisht raporte për performancën e

shërbimit civil

3%

22%

28%

28%

19%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Këto raporte janë online dhe promovohen në rrjete sociale ose përmes kanaleve të tjera (komunikata për media etj)

7

Sipas 60% e respondentëve të anketuar vlerësojnë se

në të dhënat publike është e qartë ndarja në mës të

shërbyesve civilë profesionalë, punonjësve dhe atyre

me kontratë mbi vepër. Përderisa 20% e tyre janë

pajtuar deri diku me këtë pohim, 20% e

respondentëve të tjerë nuk janë pajtuar me këtë.

Në anën tjetër, sa i përket rekrutimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën

publikë të komunës së Obiliqit, rezultatet kanë qenë kryesisht vlerësime pozitive. Ndonëse

vazhdimisht ekziston përceptimi negativ se ekziston rekrutimi bëhet jo

në baza të meritokracisë, por në bazë të përkatësisë partiake e bindjeve

politike; që të dyja hulumtimet e kryera në komunën e Drenasit dhe

Obiliqit kanë sugjeruar prirje tjera.

Sipas rreth 46% të respondentëve, rekrutimi publik në komunën e

Obiliqit bëhet vetëm në bazë të meritës dhe me konkurs të barabartë.

Përderisa rreth 38% të tyre janë pajtuar deri diku me këtë pohim, vetëm

rreth 11% të tyre nuk janë pajtuar se parimi i meritokracisë zbatohet në

rekrutimin e burimeve njerëzore në këtë komunë. Këto rezultate,

ndonëse me disa zhvendosje në numra, përforcohen nga përgjigjet e

respondentëve në pohimin vijues në atë se konkurset dhe procedurat

sigurojnë që kanditati më i mirë fiton vendin e punës. Sipas 36% të

respondentëve, konkurset dhe procedurat për rekrutimin e burimeve

njerëzore në komunën e Obiliqit janë të atilla që e zbatojnë parimin e

meritokracisë. Me këtë pohim, ngjashëm si në pyetjen paraprake, janë

pajtuar deri diku rreth 38% të respondentëve. Ndërkaq, shihet një

zhvendosje të vogël në numrin e respondentëve që nuk pajtohen me

këtë pohim. Përderisa vetëm 13% të respondentëve e kishin

kundërshtuar pohimin paraprak; këtu ate e kundërshtojnë rreth 25% e

tyre.

Megjithëse procedurat për largim nga puna apo degradim të pozitës janë

të përcaktuara ligjërisht, ka pasur raste kur procedurat jo gjithnjë janë

respektuar dhe janë influencuar nga ndërhyrjet politike, sidomos pas ndërrimit të qeverisjes lokale.

3%

17%

20%

49%

11%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Në të dhënat publike qartësisht bëhet ndarja në mes të

shërbyesve civil profesional, punonjësve të zakonshëm dhe atyre me kontratë mbi vepër

5.56%

8.33%

38.89%

30.56%

16.67%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Rekrutimi publik bëhet vetëm në bazë të meritës

dhe me konkurs të barabartë

8.33%

16.67%

38.89%

25.00%

11.11%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Konkurset dhe procedurat sigurojnë që kandidati

më i mirë fiton vendin e punës

8.82%

5.88%

29.41%

41.18%

14.71%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Procedurat për largim nga puna nuk lejojnë largim

ose degradim për arsye të influencës politike

8

Andaj, kjo çështje është shumë me rëndësi në

reformën e administratës publike. Por, ngjashëm si

edhe shërbyesit civilë të Drenasit, edhe ata të

komunës së Obiliqit kanë sugjeruar se këto

procedura në fakt kryhen vetëm sipas kornizës

ligjore dhe jo bazuar në influenca politike. Ky

përfundim ka rezultuar si rrjedhojë e vlerësimeve të

ngjashme të dy pyetjeve të formuluara ndryshe, por

esencialisht të njëjta.

Sipas 55% të respodentëve procedurat për largim

nga puna nuk lejojnë largim ose degradim për arsye

të influencës politike. Rreth 29% e tyre janë pajtuar deri diku me këtë pohim, ndërkaq vetëm 14%

nuk e kanë përkrahur këtë pohim. Ngjashëm edhe në vlerësimin vijues, vetëm 11% e

respondentëve nuk janë pajtuar se procedurat për largim

nga puna dhe ulje të pozitës janë qartësisht të përcaktuara

dhe nuk lejojnë ndërhyrje politike. Por, rreth 69%

pajtohen me këtë pohim, ndërkaq rreth 19% janë pajtuar

deri diku. Megjithëse shihen zhvendosje të vogla sa i

përket rezultateve, kryesisht mund të thuhet se shërbyesit

civilë të komunës së Drenasit nuk mendojnë se ka

influencë politike në largimin apo degradimin e pozitës

së një shërbyesi civil.

Ndërkaq, sipas 43% të respodentëve avancimet në punë

bëhen për ta shpërblyer performancën e punës dhe jo për

të favorizuar individë në bazë të preferencave politike

dhe personale. Përderisa rreth 29% të respondentëve

janë pajtuar deri diku me këtë pohim, 28% nuk e kanë përkrahur këtë pohim.

Sistemi i shërbyesve civilë mundëson që të merret paga

e njëjtë për punën e njëjtë. Megjithëse Ligji për Paga të

Nënpunësve Civilë është në fuqi që nga viti 2010, ai nuk

është krejt i zbatueshëm.

5.56%

5.56%

19.44%

44.44%

25.00%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Procedurat për largim nga puna dhe ulje të pozitës janë qartësisht të përcaktuara dhe nuk lejojnë ndërhyrje politike

5.56%

8.33%

13.89%

30.56%

41.67%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Sistemi i pagave të shërbyesve civil është i qartë dhe lehtësisht i

kuptueshëm

8.57%

20.00%

28.57%

34.29%

8.57%

Nuk Pajtohem…

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Avancimet në punë bëhen për të shpërblyer

performancën e punës dhe jo për të favorizuar individë

politikisht dhe personalisht

9

Sipas rreth 72% të respondentëve sistemi i pagave të shërbyesve civilë, është i qartë dhe lehtësisht

i kuptueshëm. Përderisa rreth 22% të respondentëve janë pajtuar deri diku me këtë pohim, vetëm

14% e tyre nuk janë pajtuar. Megjithatë, dukshëm më pak kanë vlerësuar se sistemi i pagave

parashikon pagesa minimale të qarta dhe kompensim për punë shtesë. Rreth 50% të respondentëve

e kanë vlerësuar si të vërtetë këtë pohim, 22% janë pajtuar deri diku, ndërkaq rreth 28% e

respondentëve nuk janë pajtuar.

Megjithatë, kur respondentëve iu kërkua ta vlerësojnë çështjen e njëjtë në pohimin vijues, vetëm

të formuluar pak më ndryshe; rezultatet janë zhvendosur deri diku. Ndonëse rreth 50% ishin

pajtuar me pohimin paraprak, kjo përqindje ra në 42% në atë se pagesat shtesë dhe kompensimet

shtesë janë të rregulluara me ligj dhe nuk e tejkalojnë një përqindje të caktuar të pagës bazë. Rreth

33% u pajtuan deri diku me këtë pohim, ndërkaq rreth

25% e tyre nuk u pajtuan me këtë pohim.

Ndërkaq, në atë se a është sistemi i pagave online, rreth

41% të respondentëve kanë deklaruar se ky sistem i

pagave nuk është online. ndërkaq rreth 37% e tyre kanë

deklaruar se ky sistem i pagave është i qasshëm online.

b) Llogaridhënia

Parimi i llogaridhënies së institucioneve publike ndaj

taksapaguesve përbën një ndër komponentët kyçë të

qeverisjes demokratike. Për t’u përmbushur ky parim,

është shumë i rëndësishëm edhe roli i akterëve të tjerë

shoqërorë që shërbejnë si roje të interesit publik.

Andaj, për këtë qëllim respondentëve të pyetësorit u

kërkua ta vlerësojnë edhe rolin dhe aktivitetin e

medieve, organizatave jo qeveritare, Avokatit të

Popullit, në atë se sa i ndihmojnë përmirësimit të

efikasitetit të administratës publike.

16.67%

11.11%

22.22%

38.89%

11.11%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Sistemi i pagave të shërbyesve civil parashikon pagesa minimale të qarta dhe

kompensim për punë shtesë (pas orarit, vikendeve etj)

8.33%

16.67%

33.33%

22.22%

19.44%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Pagesat shtesë dhe kompensimet shtesë janë të

rregulluara me ligj dhe nuk e tejkalojnë një përqindje të

caktuar të rrogës bazë

6.25%

34.38%

21.88%

28.13%

9.38%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Sistemi i detajuar i pagave për shërbyesit civil është i qasshëm

online

10

Sipas shërbyesve civilë të komunës së Obiliqit, edhe kjo

komunë qëndron mirë në vlerësimin e rregulltë të strukturës

së administratës dhe performancës së saj. Rreth 61% të

respondentëve kanë deklaruar se në shërbimin civil mbahen

vlerësime të rregullta të administratës dhe performancës së

saj. Përderisa 30% janë pajtuar deri diku me këtë pohim,

vetëm 8% e tyre nuk janë pajtuar.

Po ashtu,

vlerësimet kanë

qenë pozitive në

atë se a

implementohen

rekomandimet që

dalin nga këto

vlerësime.

Përderisa rreth 51% e tyre kanë deklaruar se këto

rekomandime

integrohen dhe implementohen; 34% e respondentëve janë

pajtuar deri diku se kjo ndodh. Ndërkaq, vetëm 14% e të

anketuarve e kanë kundërshtuar këtë pohim.

Sa i përket institucioneve të tjera që e mbikëqyrin punën e

administratës publike; ai i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit

Civil dhe Avokati i Popullit janë vlerësuar si më të

rëndësishmet, pasuar nga gjykatat, organizatat jo qeveritare

dhe mediet.

Sa i përket medieve si mbikëqyrëse të institucioneve, punonjësit civilë në komunën e Obiliqit e

kanë vlerësuar si të rëndësishëm këtë komponent. Rreth 57% e respondentëve kanë deklaruar se

mediat janë aktorë relevantë të mbikëqyrjes së institucioneve publike. Përderisa 34% janë pajtuar

deri diku me këtë pohim, vetëm 8% e respondentëve nuk e kanë përkrahur këtë pohim.

2.78%

5.56%

30.56%

47.22%

13.89%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Në shërbimin civil, mbahen vlerësime të rregullta të

strukturës së administratës dhe performancës së saj

5.71%

8.57%

34.29%

48.57%

2.86%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Rekomandimet nga këto vlerësime implementohen

5.71%

2.86%

34.29%

42.86%

14.29%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Mediat janë aktor relevantë të mbikëqyrjes së

institucioneve publike

5.56%

2.78%

25.00%

50.00%

16.67%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Mediat na ndihmojnë në përmirësimin e administratës

publike

11

Po ashtu, rreth 67% të respondentëve e kanë

përkrahur pohimin se mediet ndihmojnë në

përmirësimin e administratës publike.

Përderisa 25% janë pajtuar deri diku me këtë

pohim, vetëm rreth 8% e kanë kundërshtuar

atë.

Në këtë pikë, duhet të kihet parasysh se

mediat janë shumë pak të fokusuara në

mbulimin e ngjarjeve nga komunat e vogla të

Kosovës. Shumica nga to nuk as edhe një

korrespondent jashtë Prishtinës. E vetmja herë kur këto komuna marrin vëmendjen e medieve

është kur ndodh një ngjarje që nuk mund të kalojë pa u mbuluar. Sipas konkludimeve të tryezës së

organizuar nga INDEP1 në dhjetor të vitit 2017, në të cilën u diskutua rreth Transparencës së

komunave; panelistët shprehën shqetësime se si komunat e Kosovës nuk monitorohen në baza

ditore apo javore nga mediet, por vetëm në raste të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, burim i vetëm

informimi për këto komuna mbesin Zyret e Informimit me kufizime të skajshme në buxhet dhe

personel. Duke qenë se Zyret e Informimit në këto komuna e luajnë më shumë rolin e Zyrës për

Marrëdhënie me Publikun që i krijojnë një imazh të mirë punës së komunës; është më se e

nevojshme që mediet t’i mbajnë nën vëzhgim komunat për ta rritur efikasitetin e administratës

publike.

Po ashtu, edhe organizatat e shoqërisë civile janë vlerësuar si shumë të dobishme në mbikëqyrjen

e administratës publike nga rreth 75% të respondentëve. Përderisa 15% janë pajtuar deri diku me

këtë pohim, vetëm 9% e tyre e kanë kundërshtuar këtë pohim. Edhe në këtë pikë duhet përmendur

se organizatat joqeveritare lokale janë të vogla në numër dhe vuajnë nga mungesa e donacioneve

çka ua vështirëson aktivitetin e tyre.

Në këtë kuptim, respondentët e kanë vlerësuar më së shumti Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit

Civil në mbikëqyrjen e punës së administratës publike. Rreth 85% të respondentëve e kanë

konsideruar këtë Këshill si më të rëndësishmin në mbikëqyrjen e administratës publike. Ngjashëm,

me dallime të vogëla në vlerësim, janë vlerësuar si të dobishme edhe gjykatat dhe Avokati i Popullit.

1 Transparenca në qeverisjen lokale e dobishme për qytetarët dhe vetë komunat. http://indep.info/sq/transparenca-ne-qeverisjen-lokale-e-dobishme-per-qytetaret-dhe-vete-komunat/

3.03%

6.06%

15.15%

48.48%

27.27%

Nuk Pajtohem Aspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deri diku

Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Organizatat e shoqërisë civile janë të dobishëm në mbikëqyrjen e

administratës publike

12

Të gjetura të tjera

a) Transporti publik

Në komunën e Obiliqit transporti publik është jo funksional. Linjat janë të parregullta dhe

ekzistojnë konflikte të brendshme mes kompanive që operojnë. Qytetarët e kësaj komunë janë

shprehur skajshmërisht të pakënaqur me këtë shërbim. Atyre u duhet të presin një kohë të gjatë

para se një autobus të kalojë dhe t’i dërgojë në Prishtinë. Për këtë shkak, fenomeni i taksive ilegale

është shumë i shpeshtë në Obiliq. Taksitë ilegale e shfrytëzojnë mosfunksionalitetin e transportit

publik dhe ua ofrojnë qytetarëve këtë shërbim. Fajtorë potencialë për këtë dukuri rezulton të jenë

mungesa e inspektoriatit që do ta inspektonte transportin publik dhe mosefikasiteti i gjobave.

Megjithatë, pushteti lokal mund të bëjë pak në këtë çështje për shkak të mungesës së

kompetencave.

b) Shëndetësia

Qendra mjekësore familjare në komunën e Obiliqit ka mungesë të furnizimeve mjekësore, çka e

vështirëson dukshëm ofrimin e shërbimeve për pacientët e kësaj komune. Pacientëve të kësaj

qendre u duhet shpesh të shkojnë në Prishtinë për t’i blerë medikamentet që u duhen. Gjendja

bëhet edhe më e vështirë kur barnatorja e brendshme e spitalit mbyllet në ora 23:00 dhe në rast të

ndonjë urgjence, qytetarëve u duhet të shkojnë diku tjetër për t’i blerë ato që u duhen. Andaj,

nevoja për një teknik kujdestar që do të rrinte në këtë barnatore

edhe gjatë natës, është parë të jetë shumë e nevojshme.

c) Transparenca

Pjesëmarrja në dëgjime publike

është rritur dukshëm në

komunën e Obiliqit.

Përderisa më herët mezi

shkonin dy-tre qytetarë në

takime, tash ata vullnetarisht

marrin pjesë në to. Për këto dëgjime publike, qytetarët

njoftohen përmes afisheve, njoftimeve në ëebsite-n e komunës

dhe në rrjete sociale. Qytetarëve të Obiliqit u është lehtësuar komunikimi me administratën publike

qoftë në rast të ankesave apo kërkesave, për shkak të ofrimit online të numrave kontaktues apo

informatave tjera. Këto informata kanë qenë krejtësisht abstente më parë.

5.88%

2.94%

5.88%

55.88%

29.41%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deridiku

Pajtohem

Pajtohemplotësisht

Këshilli Mbikëqyrës i Shërbimit Civil është i

dobishëm në mbikëqyrjen e

administratës publike

6.06%

3.03%

9.09%

36.36%

45.45%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deridiku

Pajtohem

Pajtohemplotësisht

Avokati i popullit është aktor i dobishëm në

mbikëqyrjen e punës së administratës publike

3.13%

6.25%

12.50%

43.75%

34.38%

Nuk PajtohemAspak

Nuk Pajtohem

Pajtohem deridiku

Pajtohem

Pajtohemplotësisht

Gjykatat janë të dobishme në

mbikëqyrjen e punës së administratës

publike

13

Përfundime dhe Rekomandime

Obiliqi është ndër komunat më specifike të Kosovës. Fakti që një pjesë e madhe e territorit të saj

nuk administrohet nga Komuna për shkak të interesit kombëtar për prodhim të energjisë elektrike.

Për këtë, komuna përballet me një numër të madh të ankesave kryesisht në pjesën e shërbimit

publik. Në anën tjetër, duke qenë një komunë në afërsi të kryeqytetit, një numër i madh të

shërbimeve qytetarët e kësaj komune e kryejnë në Prishtinë.

Monitorimi i objektivave të Shërbimit Publik dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe

Llogaridhënjes në komunën e Obiliqit nxorri të dhëna interesante. Në pjesën e monitorimit të

Shërbimeve Publike, të anketuarit u shprehën se si shërbyes civil ata pajtohen se ekzistojnë

mekanizma të mjaftueshëm për të siguruar se emërimi, avancimi dhe eventualisht degradimi në

punë të mos jetë i ndikuar politikisht. Megjithatë, nevojitet më shumë transparencë dhe informim

i qytetarëve në lidhje me performancën e shërbimit publik. Komuna duhet të ndërmarrë masa që

të publikohen raportet e performancës së shërbyesve civil, në qoftë se jo individualisht atëherë së

paku i funksionimit të administratës në tërësi.

Një sistem i brendshëm i menaxhimit të hollsishëm të burimeve njerëzore mungon! Ky sistem do

të ofronte jo vetëm një organogram të pozitave dhe personave brenda, por edhe një organogram

të aftësive dhe njohurive të stafit. Rekomandohet që në një të ardhme të afërt, komuna në

bashkëpunim me mekanizma të tjerë të bëjë një skanim të gjendjes aktuale dhe të bëjë publike

kualifikimet e secilit punëtor përfshirë trajnimet e përfunduara, nevojën për trajnime të reja dhe

përshkrimin e përgjegjësive. Edhe pse zhvillohet një proces i vlerësimeve të rregullta, ky është

formal dhe nuk ekziston një sistem i ofrimit të incentivave për performancë dhe llogaridhënjes.

Në pjesën e realizimit të ofrimit të shërbimeve publike, komuna duhet të bëjë më tepër në

përmirësimin e trafikut urban në qytet, rregullësinë e tij dhe të sigurohet që rregulloret e itinerareve

të respektohen. Në të njëjtën kohë, ishte përfundim dhe rekomandim i të gjithë diskutuesve në

fokus grup që komuna duhet të koordinoj përpjekjet me nivelin qëndror në mënyrë që transporti

publik të mos shkaktoj kaos dhe probleme në qytet por të jetë më mirë i organizuar.

Edhe sa i takon shëndetësisë, pjesëmarrësit ishin të mendimit që ka nevojë për reforma të mëdha

në menaxhim. Përveç mungesës së barnave dhe rasteve kur ato nuk mund të merren nga depoja e

spitalit për shkak të procedurave burokratike, Obiliqit i mungon kujdestaria në barnatore. Asnjë

barnatore e qytetit nuk punon 24 orë. Kjo u shkakton humbje të mëdha banorëve të komunës të

cilëve nganjëherë u duhet që për ndonjë medikament të thjeshtë të udhëtojnë në Prishtinë.

Komuna duhet të vë obligimin e shërbimit 24 orë për së paku një barnatore në natë.

Në përgjithësi, monitorimi i komunës së Obiliqit gjeti se me më shumë koordinim dhe dialog mund

të ketë progres në fushën e llogaridhënjes dhe menaxhimit të burimeve njerëzore. Respondentët

dhe pjesëmarrësit në fokus grup jo gjithmonë kishin njohuritë dhe vetëdijen e plotë mbi rëndësinë

e këtyre komponentëve për ofrimin e shërbimeve më të mira publike dhe qeverisjes kualitative në

përgjithësi. Më shumë ngritje e vetëdijes dhe më shumë koordinim ndër-institucional është i

nevojshëm për ta bërë ndryshimin pozitiv të dukshëm dhe përmbajtësor.