ligj nr. 9632, datë 30.10.2006 për sistemin e taksave · pdf filedhe riregjistrimit...

27
LIGJ Nr. 9632, datë 30.10.2006 PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja "ç", 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti i ligjit Objekt i këtij ligji janë taksat e bashkive dhe të komunave. Neni 2 Qëllimi i ligjit Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe të detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore, mbledhjen dhe administrimin e tyre. Neni 3 Përkufizime Në zbatim të këtij ligji: 1. Termat e përdorur do të kenë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 2 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". 2. "Tokë bujqësore" është toka e përcaktuar si e tillë në regjistrin e zyrave të regjistrimit të pasurisë. 3. "Zyrë e taksave" është njësia organizative që, me vendim të këshillit të bashkisë ose komunës, ngarkohet për administrimin e taksave vendore. 4. "Organe tatimore të pushtetit qendror" janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Upload: dongoc

Post on 10-Feb-2018

218 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

LIGJNr. 9632, datë 30.10.2006

PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja "ç", 155 dhe 157 pika 3të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji janë taksat e bashkive dhe të komunave.

Neni 2Qëllimi i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe të detyrave ngaorganet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore, mbledhjen dheadministrimin e tyre.

Neni 3Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji:1. Termat e përdorur do të kenë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 2të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjesvendore".2. "Tokë bujqësore" është toka e përcaktuar si e tillë në regjistrin e zyrave tëregjistrimit të pasurisë.3. "Zyrë e taksave" është njësia organizative që, me vendim të këshillit të bashkisë osekomunës, ngarkohet për administrimin e taksave vendore.4. "Organe tatimore të pushtetit qendror" janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

dhe degët e tatim-taksave në rrethe.5. "Nivel tregues i taksës" është niveli i taksës mbi biznesin e vogël, i parashikuar nëaneksin 5, që i bashkëlidhet këtij ligji.6. "Arka regjistruese" janë kasat regjistruese elektronike, të detyrueshme përlëshimin e kuponëve tatimorë nga biznesi, në përputhje me vendimin e Këshillit tëMinistrave dhe me udhëzimin e Ministrit të Financave.

Neni 4Zbatimi i sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë

1. Bashkitë, komunat dhe organet tatimore të pushtetit qendror i ushtrojnë të drejtatdhe përgjegjësitë e tyre fiskale për taksat vendore, në përputhje me ligjin nr.8560,datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar,e çdo akt tjetër detyrues për sistemin tatimor në Republikën e Shqipërisë, për aq sakëto të fundit nuk bien në kundërshtim me këtë ligj dhe me ligjin nr.8652, datë31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".2. Zyra e taksave të bashkisë apo komunës vendos e zbaton sanksione për shkelje tëprocedurave e të detyrimeve fiskale vendore, të përcaktuara në ligjin nr.8560, datë22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.3. Policia bashkiake ose e komunës mbështet inspektorët e taksave të bashkisë osekomunës në veprimtarinë e tyre, kur gjykohet e nevojshme dhe në përputhje merregullat e përcaktuara nga këshilli i bashkisë ose i komunës, sipas nenit 5 të këtijligji.4. Organet tatimore të pushtetit qendror, për administrimin në tërësi të sistemittatimor, ndërmarrin edhe veprime vlerësimi dhe kontrolli për çështje që lidhen osendikojnë në administrimin e tatimeve ose të taksave kombëtare. Zyrat e taksave tëbashkive dhe të komunave njoftojnë dhe mbështesin organet tatimore të pushtetitqendror, kur u kërkohet prej këtyre të fundit.5. Organet tatimore të pushtetit qendror, me kërkesë të bashkisë ose komunës,mbështesin veprimtarinë e tyre për administrimin e taksave vendore. Palët mund tëbashkëpunojnë mbi bazën e mirëkuptimit ose bazuar në një marrëveshje tip tëmiratuar me udhëzim të Ministrit të Financave.6. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkive, komunave, ndërmjet bashkivedhe komunave, këtyre të fundit dhe organeve tatimore të pushtetit qendror, përçështje që kanë të bëjnë me kompetencën ose juridiksionin mbi taksën vendore,bëhet me mirëkuptim. Në të kundërt, palët i drejtohen gjykatës.7. Pranë çdo bashkie dhe komune krijohet regjistri i taksave vendore dhetaksapaguesve vendorë. Forma dhe kodifikimi i këtij regjistri përcaktohen meudhëzim të Ministrit të Financave, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr.8560,datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.8. Ministri i Financave dhe Ministri i Brendshëm nxjerrin udhëzime, në zbatim të

këtij neni, për sigurimin e uniformitetit minimal e të domosdoshëm të standardeveprocedurale e të raportimit të sistemit të taksave vendore.

Neni 5Rregulla të përbashkëta për taksat vendore

Me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj përcaktohet shprehimisht ndryshe, këshilli ibashkisë ose i komunës:a) bën edhe kategorizime më të hollësishme, në përputhje me kushtet dhe interesatvendorë, brenda kategorive minimale të bazës së taksës, të përcaktuar në këtë ligj;b) vendos për nivelin e taksës, brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj, për çdokategori e nënkategori të bazës së taksës;c) përcakton numrin e kësteve të pagimit të taksës dhe afatet e kryerjes së tyre, sidhe kushtet lehtësuese në rastet e pagesës së plotë dhe përpara afateve të detyrimevefiskale;ç) përcakton:i) detyrat dhe përgjegjësitë e zyrës së taksave;ii) mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimete ndërsjella;iii) rastet e ndërhyrjes së policisë bashkiake e të komunës, në mbështetje tëadministrimit të taksave vendore;iv) rregullat e raportimit, të dokumentimit e kontrollit të taksave vendore;v) kriteret dhe procedurat e marrëdhënieve me taksapaguesit, përfshirë të drejtën etyre të ankimimit;vi) mënyrat e zbatimit të sanksioneve për kundërvajtje administrative.

Neni 6Përjashtimi nga taksat

Përjashtohen nga taksat vendore të gjitha subjektet e parashikuara shprehimisht nëkëtë ligj apo në ligje të tjera të veçanta. Për përjashtimet nga taksat vendore, të cilataplikohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, pushteti vendor do të kompensohet përefektet financiare nga Buxheti i Shtetit.

Neni 7Ankimi

Ankimi i taksapaguesit në nivel vendor kundër vendimit apo veprimit të zyrës sëtaksave bëhet te kryetari i bashkisë ose i komunës, sipas kritereve dhe rregullave tëvendosura nga këshilli bashkiak ose komunal, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji.Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit të kryetarit të

bashkisë ose komunës.

Neni 8Të drejtat e tatimpaguesit

Tatimpaguesi kërkon të drejtat në përputhje me procedurat tatimore në Republikën eShqipërisë dhe me këtë ligj.

KREU IITAKSAT VENDORE

Neni 9Llojet e taksave vendore

Në taksat vendore përfshihen:1. Taksa vendore mbi biznesin e vogël.2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhetaksa mbi tokën bujqësore.3. Taksa e fjetjes në hotel.4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.5. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.6. Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve.7. Taksa për zënien e hapësirave publike.8. Taksa e tabelës.9. Taksa të përkohshme.

KREU IIITAKSA VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL

Neni 10Subjektet e tatimit mbi biznesin e vogël

1. "Biznes" është çdo veprimtari ekonomike nga çdo subjekt, që ka për qëllimrealizimin e fitimit.2. "Vendndodhje e biznesit" është çdo dyqan, njësi e veçantë ose vende të tjera tëpalëvizshme, ku kryhet biznes. Kur nuk ekziston një vend fiks biznesi, vendndodhja ebiznesit, që ushtrohet nga një person fizik, është banesa private e taksapaguesit.3. Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet, gjatë vitit fiskal,një e ardhur bruto vjetore (qarkullim) më e vogël ose e barabartë me 8 000 000 (tetëmilionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së taksës vendore mbi biznesin evogël.

4. E ardhura nga taksa vendore mbi biznesin e vogël i takon asaj njësie të qeverisjesvendore, në territorin e juridiksionit të së cilës gjendet vendndodhja e biznesit.5. Taksa vendore mbi biznesin e vogël llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit.Periudha e detyrimit vjetor fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të vitit nëvazhdim. Nëse veprimtaria e biznesit krijohet ose pushon brenda kësaj periudhe,detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e ushtrimittë kësaj veprimtarie.

Neni 11Kategoritë e bazës dhe nivelet e taksës vendore mbi biznesin e vogël

1. Kategoritë minimale të bazës së taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe nivelettreguese të taksës, për çdo kategori, jepen në aneksin 5, që i bashkëlidhet këtij ligjidhe është pjesë përbërëse e tij.2. Detyrimi i taksës për t'u paguar nga çdo biznes, në çdo vendndodhje biznesi,përcaktohet në përputhje me kategorinë e biznesit, që kryhet në kohën e regjistrimitdhe riregjistrimit të tij. Kategoritë e biznesit paraqiten në aneksin 5, që i bashkëlidhetkëtij ligji.3. Kur një subjekt kryen më shumë se një lloj biznesi, në të njëjtin vend, që përkonme kategori të ndryshme të bazës së taksës, niveli tregues i taksës, në varësi tëkategorisë, përcaktohet sipas llojit të veprimtarisë, që ka qarkullim më të madhvjetor. Për përcaktimin e detyrimit fiskal, llojet e tjera të biznesit, që kryhen në këtëvend, vlerësohen të të njëjtit tip dhe qarkullimi llogaritet si shumë e qarkullimeve tëtë gjitha këtyre bizneseve.4. Niveli tregues i taksës, për çdo kategori biznesi, në varësi të qarkullimit vjetor, tëndarë sipas intervaleve prej 1 milion lekësh, duke filluar nga vlera minimale prej 2milionë lekësh, jepen në aneksin 5, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për bizneset meqarkullim deri në 2 milionë lekë, detyrimi fiskal tregues është i fiksuar për çdokategori biznesi dhe nuk varet nga qarkullimi. Për bizneset me qarkullim më të madhse 2 milionë lekë deri në 8 milionë lekë në vit, detyrimi fiskal tregues është ibarabartë me shumën e detyrimit për bizneset me qarkullim deri në 2 milionë lekë,shtuar me vlerën që del nga shumëzimi i madhësisë prej 1,5 për qind me vlerën nëlekë të mesit të çdo intervali prej 1 milion lekësh, sipas të cilit ndahet intervali iqarkullimit 2-8 milionë lekë, përjashtuar rastet e ambulantëve dhe të transportit, tëcilat kanë një mënyrë tjetër taksimi, që tregohet në të njëjtin aneks, që i bashkëlidhetkëtij ligji.5. Këshilli bashkiak ose komunal vendos për nivelin e taksës, që do të zbatojë pë rçdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në aneksin 5 të këtij ligji, nëkufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatësedhe për çdo interval të qarkullimit, në përputhje me udhëzimet përkatëse.6. Kur këshilli bashkiak ose komunal, për një kategori minimale të bazës së taksës,

miraton nënkategori, ai përcakton detyrimisht edhe nivelin e taksës për secilënnënkategori. Niveli i taksës për çdo nënkategori është brenda kufijve të përcaktuar nëpikën 5 të këtij neni.7. Bizneset, që kanë kasa regjistruese dhe nëpërmjet tyre provojnë qarkullimin esaktë vjetor, mund të kërkojnë që detyrimi fiskal t'u llogaritet sipas së njëjtës formulësi më sipër, por bazuar në vlerësimin e drejtpërdrejtë të qarkullimit.8. Këshilli bashkiak ose komunal vendos për lehtësimin apo përjashtimin ngadetyrimi për pagimin e taksave për taksapaguesin, veprimtaria e të cilit, si biznes ivogël, është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore. Në këtë rast, lehtësimi osepërjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohet, rast pas rasti, ngakëshilli i bashkisë ose komunës, me propozimin e kryetarit të njësisë së qeverisjesvendore.

Neni 12Regjistrimi dhe licencimi

1. Taksapaguesi regjistron çdo vendndodhje të biznesit pranë bashkisë ose komunëspërkatëse.2. Regjistrimi për herë të parë bëhet përpara se taksapaguesi të fillojë biznesin. Gjatëkëtij regjistrimi taksapaguesi detyrohet të japë të dhënat e mëposhtme:a) vendimin e gjykatës për regjistrimin, kur regjistrimi në gjykatë është idetyrueshëm;b) certifikatën personale me fotografi;c) adresën e vendndodhjes së biznesit;ç) llojin e biznesit që kryen në atë vendndodhje;d) çdo të dhënë ose dokument tjetër, që mund të përcaktohet me udhëzim të Ministrittë Financave.3. Taksapaguesi është i detyruar të deklarojë pranë bashkisë ose komunës të gjithandryshimet e ndodhura (nëse ka ndryshime në vendndodhjen ose llojin e biznesit qëkryen), brenda afatit prej 15 ditësh nga çasti i ndryshimit. Procedurat e deklarimit tëndryshimeve pranë bashkisë apo komunës përcaktohen me udhëzim të Ministrit tëFinancave.4. Bashkia ose komuna bën regjistrimin e taksapaguesit, kur ai nuk regjistrohet osenuk riregjistrohet në kohën e duhur. Ky regjistrim ka të njëjtin efekt me regjistriminose riregjistrimin e kryer nga vetë taksapaguesi dhe shoqërohet me sanksione, sipasnenit 17 të këtij ligji.5. Bashkia ose komuna pajis me certifikatë regjistrimi çdo taksapagues, i cili kapërfunduar procesin e regjistrimit ose të riregjistrimit, në përputhje me udhëzimin.Në certifikatë shënohen numri i identifikimit të taksapaguesit, lloji i veprimtarisë dheadresa e vendndodhjes së biznesit. Numri i identifikimit është unik, në shkallëkombëtare dhe përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave, sipas nenit 4 të

këtij ligji.6. Kur taksapaguesi kryen një biznes në më shumë se një vendndodhje, ai pajiset mecertifikatë regjistrimi për çdo vendndodhje të biznesit dhe taksa llogaritet më vete përçdo vendndodhje.

Neni 13Detyrimi për informim

1. Taksapaguesi njofton me shkrim bashkinë ose komunën brenda një periudhe prej15 ditësh për çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura, kur është regjistruar oseriregjistruar.2. Taksapaguesi ka detyrimin të afishojë dukshëm në vendndodhjen e biznesitcertifikatën e regjistrimit. Nëse nuk ka një vendndodhje fikse për veprimtarinëekonomike, taksapaguesi detyrohet ta paraqesë certifikatën sa herë që i kërkohet nganëpunësi përgjegjës i bashkisë ose komunës, si dhe nga organet tatimore të pushtetitqendror.

Neni 14Pagesa

1. Taksa paguhet në katër këste të barabarta. Kësti i parë paguhet brenda datës 20prill. Kësti i dytë jo më vonë se data 20 korrik, kësti i tretë jo më vonë se data 20 tetordhe kësti i fundit jo më vonë se data 20 janar e vitit të ardhshëm fiskal.2. Nëse tatimpaguesi në çastin e regjistrimit ka dhënë informacion të pasaktë dhekur shuma për t'u paguar është më e madhe sesa shuma e paguar, zyra e taksaveduhet ta njoftojë tatimpaguesin, i cili paguan detyrimin tatimor shtesë brenda 30ditëve nga marrja e njoftimit. Kur tatimpaguesi, brenda 30 ditëve nga marrja enjoftimit nga zyra e taksave, nuk paguan detyrimin tatimor shtesë, zbatohensanksionet përkatëse.3. Kur një biznes mbyllet gjatë vitit dhe vlera e detyrimit tatimor, që duhet të paguajëtatimpaguesi, është më e vogël se tatimi i paguar, diferenca i kthehet tatimpaguesitbrenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për mbylljen e biznesit. Kthimi i diferencësdhe afati zbatohen edhe në çdo rast, kur vlerësohet nga organi përkatës se detyrimi itatimpaguesit është më i vogël se ai i paguar efektivisht.4. Taksa e mbledhur, në mbështetje të këtij ligji, transferohet në buxhetin e bashkisëose komunës, ku ka vendndodhjen biznesi i taksueshëm.

Neni 15Mbajtja e regjistrimeve

1. Tatimpaguesi detyrohet të mbajë librin e shitjeve (qarkullimit) dhe librin e blerjeve,

ku regjistrohen çdo ditë shitjet dhe b lerjet ditore. Formati i këtyre libravepërcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.2. Tatimpaguesit, shitës me pakicë të mallrave ose të shërbimeve, të pajisur me arkëregjistruese, lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Tatimpaguesit e tjerë, shitës mepakicë të mallrave ose të shërbimeve, të papajisur me arkë regjistruese, për çdo shitjetë kryer lëshojnë dëftesë tatimore. Për shitjet me shumicë, tatimpaguesit lëshojnëfaturë të thjeshtë tatimore. Mënyra e lëshimit të këtyre dokumenteve përcaktohet meudhëzim të Ministrit të Financave.3. Libri i shitjeve (qarkullimit) dhe fatura e thjeshtë tatimore prodhohen dheshpërndahen nga organet tatimore, në përputhje me udhëzimin e Ministrit tëFinancave.

Neni 16Verifikimi

Taksapaguesi është i detyruar të paraqesë çdo dokument, të përcaktuar në këtë kre,për detyrimin për pagimin e taksave, kur këto i kërkohen nga inspektori i zyrës sëtaksave, në juridiksionin e së cilës ushtrohet biznesi, si dhe nga inspektori i organevetatimore të pushtetit qendror, si dhe t'i lejojë ata të hyjnë në mjediset, ku ushtrohetbiznesi, për qëllime verifikimi të të dhënave të regjistrimit dhe për kontrollin ecertifikatës së regjistrimit.

Neni 17Kundërvajtjet dhe sanksionet

1. Në kuptim të këtij kreu, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtjeadministrative:a) mosregjistrimi ose mosriregjistrimi i vendndodhjes së veprimtarisë ekonomike apomospagimi i taksës brenda afatit të caktuar dhe dënohet me gjobë të barasvlershmeme 25 për qind të detyrimit për taksën;b) paraqitja e të dhënave të pasakta ose të paplota në çastin e regjistrimit ose tëriregjistrimit dhe dënohet me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë. Kjo gjobë paguhet sëbashku me detyrimin e taksës shtesë, sipas pikës 2 të nenit 14 të këtij ligji;c) mosafishimi ose mosparaqitja e certifikatës së regjistrimit, sipas kërkesës së nenit13 të këtij ligji dhe dënohet me gjobë 5 000 (pesë mijë) lekë;ç) në rastet kur taksapaguesi nuk lejon nëpunësit përkatës të hyjnë në mjediset ebiznesit, ai dënohet me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë.2. Gjobat paguhen në favor të bashkisë dhe komunës brenda 15 ditëve nga data kurorgani përkatës ka nxjerrë vlerësimin.3. Nëse taksapaguesi nuk paguan taksën, gjobën dhe taksën shtesë, zyra e taksavetërheq certifikatën e regjistrimit dhe e mbyll biznesin deri në çastin e kryerjes së

pagesës. Zyra e taksave përdor të gjitha procedurat e zakonshme e tëjashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve, siç përcaktohet në ligjin nr.8560, dt. 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë".

Neni 18Ankimi

1. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet me shkrim për shumën dhe mënyrën sesijanë vlerësuar detyrimet e tij të taksave, të kërkojë rimbursime, si dhe të apelojëkundër çdo veprimi ose mosveprimi të zyrës së taksave.2. Çdo ankim paraqitet te kryetari i bashkisë ose komunës brenda 30 ditëve ngamarrja dijeni për aktin administrativ, i cili shqyrton ankimin dhe merr vendimbrenda 30 ditëve nga çasti i depozitimit. Ankimi ndaj këtij vendimi në gjykatë bëhetbrenda 30 ditëve nga çasti i marrjes dijeni për vendimin e mësipërm.3. Kur shqyrtohet një ankim, subjekti ankimues ka të njëjtat të drejta me zyrën etaksave.4. Apelimi nuk mund të tërhiqet në rastet kur sillen fakte shtesë, që vërtetojnë seshuma e detyrimit për taksën e vlerësuar nuk është e saktë.

Neni 19Kualifikimi si biznes i vogël

1. Bashkitë dhe komunat, sa herë që vlerësojnë se një biznes nuk përmbush kushtetpër t'u kualifikuar si biznes i vogël, kryejnë çregjistrimin e tij dhe njoftojnë organintatimor të pushtetit qendror përkatës. Që nga ky çast tatimpaguesi dhe veprimtaria etij vendosen nën juridiksionin e organit tatimor të pushtetit qendror.2. Organet tatimore të pushtetit qendror mund të kryejnë vetë ose në bashkëpunimme bashkinë dhe komunën verifikimin e përmbushjes së kushteve të kualifikimit tënjë biznesi si biznes i vogël. Kur ato vërejnë raste të mospërmbushjes së këtyrekushteve, kryejnë regjistrimin e këtij biznesi dhe e kalojnë atë nën juridiksionin etyre. Organi tatimor i pushtetit qendror njofton menjëherë bashkinë ose komunënpërkatëse, e cila kryen çregjistrimin e tatimpaguesit me të marrë këtë njoftim.3. Kur organet tatimore të pushtetit qendror vlerësojnë se një veprimtari biznesi, eregjistruar si subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, plotëson kushtet për t'ukualifikuar si veprimtari e biznesit të vogël, kryejnë çregjistrimin e saj dhe njoftojnëpër këtë qëllim bashkinë ose komunën përkatëse për regjistrimin si veprimtari ebiznesit të vogël. Që nga ky çast, taksapaguesi dhe veprimtaria e tij vihen nënjuridiksionin e bashkisë ose komunës. Për qëllimet e këtij vlerësimi, përveç kërkesësdhe të dhënave të paraqitura nga vetë taksapaguesi, organet tatimore të pushtetitqendror pranojnë dhe shqyrtojnë edhe informacionet e dhëna ose kërkesat e kryeranga bashkia apo komuna.

4. Ndaj vlerësimeve të organit tatimor të pushtetit qendror apo të bashkisë osekomunës, të kryera sipas pikave të mësipërme të këtij neni, tatimpaguesi mund tëankohet, sipas rastit, në sistemin e administratës tatimore qendrore ose vendore, nëpërputhje me ligjin "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë" dhe më pasnë gjykatë.

KREU IVTAKSA MBI PASURINË E PALUAJTSHME

Neni 20Përcaktimi dhe llojet

1. Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë osejuridikë, vendas ose të huaj, pronarë të pasurive të mësipërme në territorin eRepublikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive.Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin për taksën mbipasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës qëzotëron.2. Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:a) taksa mbi ndërtesat;b) taksa mbi tokën bujqësore.

Neni 21Rregulla të përbashkëta të taksës për pasurinë e paluajtshme

l. Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Nëse pasuria e taksueshmekrijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesitllogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.2. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdokategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën dhe për taksën mbi tokënbujqësore jepen, përkatësisht, në anekset 1 e 2 që i bashkëlidhen dhe janë pjesëpërbërëse e këtij ligji.3. Këshilli bashkiak ose komunal vendos për nivelin e taksës, që do të zbatohet përçdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në anekset 1 e 2, në kufijtëplus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse.4. Kur për një kategori minimale të bazës së taksës, këshilli bashkiak ose komunalmiraton nënkategori, ai, detyrimisht, përcakton edhe nivelin e taksës për secilënnënkategori. Niveli i taksës për çdo nënkategori është brenda kufijve të përcaktuar nëpikën 3 të këtij neni.5. Këshilli bashkiak ose komunal vendos për lehtësimin ose përjashtimin ngadetyrimi për pagimin e taksave për:

a) personat, të cilët kanë të ardhura nën minimumin jetik, sipas kritereve tëpërcaktuara në nivel kombëtar;b) taksapaguesin, pasuria e të cilit është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore. Nëkëtë rast, lehtësimi ose përjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohetnga këshilli bashkiak ose komunal, në raport me dëmin e shkaktuar, deri në vlerën75 për qind.

Neni 22Taksa mbi ndërtesat

1. Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror endërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqjanë pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtëpronësi. Kategoritë minimale të ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepennë aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të ndërtesave,këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, qëndodhen brenda territorit që mbulon.2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet sishumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme.3. Të ardhurat e realizuara nga taksa mbi ndërtesat i takojnë 100 për qind bashkisëose komunës, ku realizohet kjo taksë.4. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën:a) pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllimejofitimprurëse;b) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrës me qira të paliberalizuara;c) ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

Neni 23Taksa mbi tokën bujqësore

1. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar,në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipasdokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen nëaneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore,këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime.2. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzimi nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategoriminimale të bazës së taksës, jepen në aneksin 2 të këtij ligji.3. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhevreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.4. Taksa e mbledhur në mbështetje të këtij ligji paguhet në buxhetin e bashkisë ose

komunës, në territorin e së cilës ndodhet prona e taksuesshme.

Neni 24Vërtetimi i pronësisë për efekt të detyrimit për pagimin e taksave

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, zyrat e taksave tëbashkisë dhe të komunës njohin dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrittë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë, brenda 3 muajve ngahyrja në fuqi e këtij ligji, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme u japin tëdhëna, pa shpërblim, bashkive dhe komunave për pasuritë e paluajtshme tëregjistruara pranë tyre. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme njoftojnërregullisht, çdo 3 muaj, bashkitë dhe komunat për regjistrimet e reja të kryera dhepër ndryshimet e gjendjes së pronave. Nëse prona nuk është e regjistruar nëregjistrin e pasurisë së paluajtshme, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës ngataksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës, për vërtetim pronësienjohin vërtetimin e pronësisë, vendimet e komisionit të kthimit dhe kompensimit tëpronës, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organetpërkatëse shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës.Në rastin e mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, këshilli ibashkisë ose komunës vendos madhësinë e sipërfaqes së tatueshme, bazuar nëvendimin e komisionit të verifikimit të pasurisë së paluajtshme. Organet e pushtetitvendor ngrenë komisionin e verifikimit të pasurive të paluajtshme, në rast mungesetë dokumentacionit ligjor. Detyrat dhe funksionet e këtij komisioni përcaktohen mevendim të këshillit të bashkisë ose komunës.

Neni 25Pronat që shtrihen në territorin e më shumë se një njësie të qeverisjes vendore

Në rast se një pronë shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose komune,pavarësisht nga vendbanimi i pronarit, secila njësi vendore e trajton pjesën e pronës,që ndodhet brenda territorit të vet, si pronë më vete dhe zbaton mbi të dispozitat ekëtij ligji.

KREU VTAKSA TË TJERA VENDORE

Neni 26Taksa e fjetjes në hotel

1. Për qëllim të këtij ligji, me "hotel" kuptohet çdo veprimtari, që jep strehim kundrejtpagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi

pritjeje, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë qëllim.2. Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë osepër person, për një natë.3. Niveli i taksës është deri në 5 për qind të çmimit të fjetjes.4. Këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori përklasifikimin e hoteleve, si dhe të vendosë për nivelin përkatës të taksës, brendakufijve të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.5. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur ngabashkia ose komuna me çmimin e fjetjes dhe numrin e netëve të qëndrimit të hotel.6. Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet ngahoteli për llogari të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet hoteli.Në faturën e hotelit shënohet çmimi i fjetjes dhe mbi të vlera e taksës.7. Derdhja e të ardhurave për këtë taksë nga hoteli në favor të bashkisë apokomunës, në juridikionin e së cilës ndodhet vendndodhja e tij, bëhet brenda datës 5të muajit pasardhës.

Neni 27Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet.Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje melegjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.2. Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 përqind të kësaj vlere, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri në 4 për qind e saj.3. Këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori përklasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.4. Detyrimi për taksën i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast,mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, përllogari të bashkisë ose të komunës që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.5. Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë senjë njësie vendore ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një njësie tjetërvendore, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhjeme raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit nëinfrastrukturën e secilës njësi.

Neni 28Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

1. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendosetpër ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës sëpronësisë mbi to.

Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë epaluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.2. Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja endërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazëssë taksueshme, jepen në aneksin 3, që i bashkëlidhet këtij ligji. Niveli i taksëscaktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet sishumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.3. Baza e taksës për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera tëpaluajtshme është vlera e shitje s së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dheniveli tregues i taksës është 2 për qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim inivelit të taksës me bazën e tij.4. Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, tëcilat, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar dhediferencën e derdhin për llogari të buxhetit përkatës të bashkisë ose të komunës, nëterritorin e së cilës ndodhet pasuria, jo më vonë se data 30 e muajit pasardhës.

Neni 29Përjashtime nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisëpër pasuritë e paluajtshme

1. Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë përpasuritë e paluajtshme:a) Enti Kombëtar i Banesave, Ministria e Financave dhe organet e qeverisjes qendroree vendore;b) personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje tëligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat";c) subjektet, që dhurojnë pasuri të paluajtshme, kur përfitues të drejtpërdrejtë janë:i) institucionet dhe entet shtetërore e publike, qendrore e vendore;ii) bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë tëveprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi. Në këto raste dhuruesi, pasi ka marrë vërtetiminnga këshilli bashkiak ose komunal për përjashtimin nga taksa, bën regjistrimin epasurisë së paluajtshme të dhuruar. Në çastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesënqë i takon agjentit të taksave.2. Në rastet kur pranohet nga vetë palët ose kur vërtetohet ligjërisht simulim idhurimit për llogari të një shitjeje, për shmangie nga taksa, zbatohen taksa sa dyfishii vlerës, pavarësisht nga përgjegjësitë e tjera, sipas ligjeve në fuqi.

Neni 30Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

1. Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor.

2. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritëdhe nivelet, sipas mjeteve, përcaktohen në aneksin 4, që i bashkëlidhet këtij ligji dheështë pjesë përbërëse e tij.3. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit.4. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë sëPërgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjessë kontrollit teknik vjetor të mjetit. Taksa derdhet për llogari të bashkisë osekomunës, ku pronari i mjetit ka vendbanimin ose selinë, brenda datës 10 të muajitpasardhës.5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtoria eQarkullimit Rrugor, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë përkatësisht 5 për qinddhe 1 për qind të shumës së arkëtuar.6. Policia e Qarkullimit Rrugor kontrollon pagimin e kësaj takse nga zotëruesit emjeteve dhe, kur vëren se nuk është paguar, zbaton gjobë të barabartë me masën etaksës. Nëse taksa apo gjoba nuk paguhet brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin derinë pagesën e tyre.7. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë, pavarësisht ngadata e regjistrimit dhe është e vlefshme për 365 ditë.

Neni 31Përjashtimi nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportitrrugor

Përjashtohen nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm mjetet në pronësi tëTrupit Diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën eShqipërisë, që gëzojnë statusin diplomatik, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Neni 32Taksa të tjera

1. Këshilli bashkiak ose komunal vendos:a) nivelin e taksës për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi; dheb) bazën dhe nivelin për taksën e tabelës.2. Në rastin e taksës për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi:a) taksat llogariten si detyrim mujor i taksapaguesit;b) baza e taksës shprehet në metër katror sipërfaqe publike të zënë;c) niveli tregues i taksës jepet në aneksin 6 të këtij ligji;ç) këshilli i bashkisë ose komunës, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelittregues të taksës, mund të caktojë nivele të ndryshme të taksës, sipas nivelit tëzhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar.

Neni 33Taksat e përkohshme vendore

Këshilli bashkiak ose komunal, kur e gjykon të domosdoshme, vendos taksa mekarakter të përkohshëm, në interes të përgjithshëm të banorëve të territorit nëjuridiksionin e vet.

KREU VIKUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONET

Neni 34Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet

1. Përbëjnë kundërvajtje administrative, kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet emëposhtme:a) mosregjistrimi ose mosriregjistrimi i taksapaguesit dhe/ose i bazës së taksës, sidhe mospagimi i taksës brenda afatit të caktuar dënohen me gjobë të barasvlershmeme 25 për qind të detyrimit për taksën;b) paraqitja e të dhënave të pasakta ose të paplota për identitetin e taksapaguesitdhe/ose të bazës së taksës, në çastin e regjistrimit ose të riregjistrimit dhe dënohetme gjobë 10 000 (dh jetë mijë) lekë;c) moslejimi nga taksapaguesi i nëpunësve përkatës të hyjnë në mjedise, për të kryerverifikimet e detyrimit fiskal dhe dënohet me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë.2. Gjobat paguhen në favor të bashkisë dhe komunës brenda 15 ditëve nga data kurorgani përgjegjës ka nxjerrë vlerësimin.3. Në rast të mosshlyerjes së detyrimit të pagesës së taksave, zyra e taksave përdor tëgjitha procedurat e zakonshme e të jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë tëdetyrimeve, siç përcaktohet në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurattatimore në Republikën e Shqipërisë".

KREU VIITARIFAT VENDORE DHE ADMINISTRIMI I TYRE

Neni 35Tarifat vendore dhe administrimi i tyre

1. Çdo pagesë tjetër në buxhetin e bashkisë, të komunës ose qarkut klasifikohet sitarifë kur:a) përkon me përcaktimet e pikës 3 të nenit 16 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 "Përorganizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore";b) nuk është taksë bashkiake ose komunale, si dhe gjobë e lidhur me to, në

përputhje me këtë ligj.2. Tarifat vendosen dhe administrohen në përputhje me ligjin nr.8652, datë31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Me përjashtim tërasteve të përcaktuara ndryshe në këtë ligj ose në ligje të tjera, që rregullojnëfunksionet dhe tarifat e lidhura me to, këshilli bashkiak dhe ai komunal vendosin përllojet e tarifave, nivelin, rregullat bazë për administrimin dhe mbledhjen e tyre, si dhepërcaktojnë nëse tarifat do të mblidhen nga vetë strukturat bashkiake ose komunaleapo nga një agjent. Në rastin e agjentit, këshilli vendos rregullat bazë kufizuese nëraport me agjentin, ndërsa kryetari i bashkisë ose i komunës bën përzgjedhjen eagjentit, si dhe lidh kontratën me të.

KREU VIIIDISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 36Fillimi i ushtrimit të kompetencave

1. Ushtrimi i kompetencave të këtij ligji nga bashkitë, komunat dhe qarqet fillon nëdatën 1 janar 2007.2. Organet tatimore të pushtetit qendror, nga njëra anë dhe bashkitë e komunat, ngaana tjetër, bashkëpunojnë për të bërë kalimin e kompetencave për administrimin etaksës vendore mbi biznesin e vogël dhe të të gjithë dokumentacionit përkatës, si dhepër mënyrën e procedimit, brenda vitit kalendarik 2006.Çdo bashki e komunë kompensohet financiarisht, në përpjesëtim me koston e ulur tëshpenzimeve administrative të administratës tatimore qendrore, për shkak të kalimittë kompetencave të administrimit në pushtetin vendor. Ky kompensim përdoret ngabashkitë e komunat për të përballuar koston administrative shtesë për administrimine kësaj takse.

Neni 37Nxjerrja e akteve nënligjore

Ministri i Financave nxjerr aktet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, në përputhjeme përgjegjësitë e dhëna, sipas neneve 8 e 9 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 "Përprocedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.".

Neni 38Shfuqizime

Ligji nr.7805, datë 16.3.1994 "Për tatimin mbi pasurinë"; paragrafi i dytë i nenit 51 tëligjit nr.8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën", të ndryshuar; ligji nr.8982, datë

12.12.2002 "Për sistemin e taksave vendore", i ndryshuar; nenet 32/1, 32/2, 32/3,32/4, 32/5, 32/6, 32/7 dhe 32/8 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbitë ardhurat", të ndryshuar; ligji nr.8978, datë 12.12.2002 "Për taksën vendore përbiznesin e vogël", i ndryshuar, si dhe të gjitha dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore,për aq sa bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 39Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2007.

Shpallur me dekretin nr.5118, datë 20.11.2006 të Presidentit të Republikës sëShqipërisë, Alfred Moisiu

ANEKSI 1NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI NDËRTESAT

BashkitëZona 1 Zona 2 Zona 3Kategoritë minimale të ndërtesave TiranëDurrës VlorëFierSarandëPogradecKorçëElbasanBeratLushnjëGjirokastërShkodërKavajëLezhë Të gjitha bashkitë e tjeraLekë/m2 në vitI. Ndërtesa banimi- ndërtuar para 1993-shit 15 10 5- ndërtuar gjatë dhe pas 1993-shit 30 12 6II. Ndërtesa të tjera- për tregti dhe shërbime 200 150 100- të tjera 50 30 20

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për ndërtesatnë zonat urbane (bashkitë).Shënim II: Në zonat rurale (komunat), niveli tregues i taksës për çdo kategoriminimale të ndërtesës është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisëminimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna.

ANEKS 2KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËNBUJQËSORE

Klasifikimi sipas rretheve1 2 3 4TiranëDurrësKavajëKrujëLezhëLushnjëFierVlorëSarandë ShkodërElbasanBeratKorçëDelvinëKurbinPeqinKuçovë GjirokastërPërmetPogradecLibrazhdDibërMatSkraparMallakastërDevollTepelenë BulqizëHasKukësTropojëPukë

MirditëMalësi e MadheGramshErsekë

Vlera e taksës në lekë/hektar/vit

Klasifikimi sipas kategorisë së tokësIIIIIIIVVVIVII-X 5 6004 9004 2003 6003 0002 4001 800 4 2003 5002 8002 3001 9001 6001 400 2 8002 1001 4001 3501 2501 2001 100 1 4001 2001 1001 000900800700

Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e

Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

ANEKS 3NIVELET E TAKSËS SË KALIMIT TË PRONËSISË MBI NDËRTESAT

BashkitëZona 1 Zona 2 Zona 3Kategoritë e ndërtesave TiranëDurrës VlorëFierSarandëPogradecKorçëElbasanBeratLushnjëGjirokastërShkodërKavajëLezhë Të gjitha bashkitë e tjeraLekë/m2I. Ndërtesa banimi 1 000 300 100II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime 2 000 700 300III. Ndërtesa të tjera 1 500 500 200

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë.Shënim II: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive.

ANEKS 4TAKSAT VJETORE PËR REGJISTRIMIN E PËRVITSHËM TË MJETEVE

Nr. Tipi i mjetit Taksë Regjistrimi (në lekë)1. Çikomotorë 02. Motomjete 6003. Automjete:Autoveturë:<=4+1 vende, benzinëAutoveturë:<=4+1 vende, naftëAutoveturë> 4+1 deri <= më 8+1 vende, benzinëAutoveturë> 4+1 deri <= me 8+1 vende, naftë2 4002 400

4 8004 8004. Automjet transport i përzier deri 3tAutomjet transport i përzier 3t deri <= 3,5t 3 6003 6005. Kamion:Nga 3,5t - 7,5tNga 7,5t - 18tMë i madh se 18t4 8006 0008 0006. Autobusë:Nga 8+1 deri <= 32+1 vende>32+1 deri<= 42+1 vendeMbi 42+1 vende, artikulare6 0007 2008 4007. Automjet për përdorim të veçantë:<= me 3,5tNga 3,5t deri <= 7,5tNga >7,5t deri <= 18tMë i madh se 18 t3 6004 8006 0008 0008. Automjet transporti të veçantë:<= më 3,5tNga 3,5t deri <= 7,5tNga >7,5t deri <= 18tMë i madh se 18 t3 6004 8006 0008 0009. Tërheqës rrugor 6 00010. Autokamp 4 80011. Rimorkio:<=750kg (karrel) shtojcë

Nga >750kg deri në <= 1500kgNga >1500kg deri në <= 7000kgMë i madh se 7000kg3 0003 0003 0004 00012. Gjysmë rimorkio: <= 7000kg dhe >7000kg 4 00013. Makina bujqësore:<= me 3 5tNga 3,5t deri <= 7,5tNga >7,5t deri <= 18tMë i madh se 18 t3 0003 0003 6003 60014. Makina tekonologjike:<= me 3,5tNga 3,5t deri <= 7,5tNga >7,5t deri <= 18tMë i madh se 18 t3 6004 8006 0008 00015. Mjete rrugore të veçanta:<= me 3,5tNga 3,5t deri <= 7,5tNga >7,5t deri <= 18tMë i madh se 18 t3 6004 8006 0008 000

ANEKS 5

TABELA E TAKSIMIT TE SUBJEKTEVE TE BIZNESIT TE VOGEL

NË MIJË LEKË KATEGORIA I

1 2 3 4 5 6 7NIVELI TREGUES I TAKSESNr. Xhiro/ Aktivitet Deri 2000 2000-3.000 +3000-4000 +4000-5000 +5000-6000 +6000-7000 +7000-8000a) Shitje me pakicë 45 68 83 98 113 128 143b) Shitje me shumicë 45 68 83 98 113 128 143c) Prodhim 33 55 70 85 100 115 130d) Shërbime 25 48 63 78 93 108 123e) Profesione të lira 38 60 75 90 105 120 135f) Ambulant 8KATEGORIA II1 2 3 4 5 6 7NIVELI TREGUES I TAKSËSNr. Xhiro/ Aktivitet Deri në 2000 2000-3000 +3000-4000 +4000-5000 +5000-6000 +6000-7000 +7000-8000a) Shitje me pakicë 25 48 63 78 93 108 123b) Shitje me shumicë 25 48 63 78 93 108 123c) Prodhim 23 45 60 75 90 105 120d) Shërbime 20 43 58 73 88 103 118

e) Profesione të lira 30 53 68 83 98 11 128f) Ambulant 5KATEGORIA III1 2 3 4 5 6 7NIVELI TREGUES I TAKSËSNr. Xhiro/ Aktivitet Deri në 2000 2000-3.000 +3000-4000 +4000-5000 +5000-6000 +6000-7000 +7000-8000a) Shitje me pakicë 23 45 60 75 90 105 120b) Shitje me shumicë 23 45 60 75 90 105 120c) Prodhim 20 43 48 73 88 103 118d) Shërbime 20 43 58 73 88 103 118e) Profesione të lira 22 45 60 75 90 105 120f) Ambulant 5KATEGORITË I, II, IIINIVELI TREGUES I TAKSËSNr. Xhiro/ Aktivitetg) Transport1) Transport pasagjerëshAutomjet deri 5 vende 17,5 - - - - - -Automjet 6-9 vende 35 - - - - - -Automjet 10-25 vende 40 - - - - - -Automjet 26-42 vende 45Automjet mbi 42 vende 482) Transport Mallrash - - - - - -Automjet deri 2 tonë 28 - - - - - -Automjet 2-5 tonë 40 - - - - - -Automjet 5-10 tonë 48 - - - - - -Automjet 10-16 tonë 50 - - - - - -Automjet mbi 16 tonë 75 - - - - - -3) Transport Ujor

Transport detar brenda vendit 55 - - - - - -Transport në liqene brenda vendit 48 - - - - - -Varka për shëtitje 15 - - - - - -

Klasifikimi:Në kategorinë I: Bashkia e Tiranës, Bashkia e Durrësit.Në kategorinë II: Bashkitë: Shkodër, Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan,Fier, Lushnjë, Pogradec, Berat, Lezhë dhe Kavajë.Në kategorinë III: Të gjitha bashkitë e tjera.Në komuna niveli tregues i taksës është 50 për qind e nivelit tregues të tij për çdokategori të rrethit në të cilin ndodhet komuna.

Shënim: Ambulantë konsiderohen vetëm bizneset pa vend fiks që kanë qarkullim jomë të madh se 2 milionë lekë në vit. Nëse vlerës ohet se qarkullimi është më i madhato klasifikohen në një nga kategoritë e tjera të biznesit dhe taksohen sipas asajkategorie.

ANEKSI 6NIVELI TREGUES I TAKSËS SË ZËNIES SË HAPËSIRËS PUBLIKE

BashkitëZona 1 Zona 2 Zona 3TiranëDurrës VlorëFierSarandëPogradecKorçëElbasanBeratLushnjëGjirokastërShkodërKavajëLezhë Të gjitha bashkitë e tjeraLekë/m2 në muaj120 90 60

Shënim: Për komunat, niveli tregues i taksës për çdo zonë të treguar në tabelë ështësa një e dyta e nivelit tregues përkatës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet

LIGJNr.10 073, datë 9.2.2009

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE", TËNDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja "ç", 155 dhe 157 pika 3 tëKushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, në nenin 27pika 2, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:"Përjashtimisht për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve,aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhepajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0,1 përqind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar.".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6074, datë 27.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

komuna.

Copyright 2012 - www.ligjet.org