lehtësimi i investimeve të diasporës në kosovë - iom.int · pdf...

55

Upload: nguyendan

Post on 06-Feb-2018

224 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë
Page 2: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë
Page 3: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

i  

PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE 

Diaspora e Kosovës ka qenë dhe mbetet një burim i rëndësishëm financiar për Kosovën. Kontributi kryesor i diasporës është përmes dërgesave (remitancave) për të ndihmuar mirëqenien e familjeve kosovare. Literatura mbi analizat e beneficioneve nga diaspora dëshmon se në shumë vende të botës diaspora ka qenë e përfshirë drejtpërdrejtë në zhvillimet ekonomike në vendet e prejardhjes përmes investimeve të tyre. Edhepse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për nivelin e investimeve të diasporës  në Kosovë, konsiderohet se angazhimi i tyre është i ulët kur marrim parasysh potencialin dhe vullnetin e tyre për investime dhe kursime. Ky hulumtim ka për qëllim identifikimin e strategjive konkrete për lehtësimin e investimeve, duke mbledhur të dhëna primare, përmes intervistave dhe diskutimeve me grupe të fokusit me investitorë ekzistues dhe potencial nga diaspora dhe palët relevante të interesit. Në fillim, raporti flet për mjedisin dhe reformat e biznesit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për të nxitur investimet. Raporti shtjellon gjetjet e këtij hulumtimi për pengesat që i kanë de‐motivuar investimet e diasporës. Në kuptim të pengesave, raporti identifikon dhe vlerëson në mënyrë kritike strategjitë e provuara dhe të zbatuara në vende tjera të botës në nivele qendrore dhe lokale. Në fund, duke u bazuar në analizat, pengesat e identifikuara si dhe vlerësimet e strategjive të caktuara në kontekstin e Kosovës, rekomandohet që ato strategji të analizohen më tej për sa i përket përshtatshmërisë së tyre para se të pilotohen në Kosovë.  

Nga ky hulumtim u bë e qartë se edhepse reformat për përmirësim të mjedisit të biznesit janë në zhvillim e sipër, ato edhe më tej mbesin pengesa që dekurajojnë pjesëtarët e diasporës për të investuar dhe kursyer në Kosovë. Qasja në financa është vlerësuar të jetë një nga pengesat kryesore, e cila ka të bëjë me përqindjet e larta të kamatave për kredi nga sektori bankar në Kosovë. Pagesa e taksave në kufi është raportuar si ngarkesë e madhe për biznese, pasi që ata duhet t’i kryejnë ato pagesa ndaj qeverisë para se të realizojnë të hyra eventuale nga biznesi. Korrupsioni është vërejtur si pengesë nga pothuaj të gjithë bizneset dhe individët e diasporës. Sidoqoftë, një gjetje e rëndësishme është se në të shumtën e rasteve të pjesëtarëve të diasporës që e konsiderojnë korrupsionin pengesë, ata nuk e kanë përjetuar vetë atë por e kanë këtë përshtypje nga ajo se çfarë u kanë thënë të tjerët. Kjo do të thotë se perceptimi për korrupsionin është i lartë dhe nuk është e ditur nëse kjo përputhet me shkallën aktuale të korrupsionit në praktikë. Bizneset e diasporës gjithashtu ankohen për burokracinë dhe procedurat e stërzgjatura në nivelet qendrore dhe lokale. Poashtu, mungesa e informatave për sa u përket mundësive të investimit, është identifikuar si një tjetër faktor që ka ndikuar në investimet e ulëta nga diaspora. Pengesa tjera të identifikuara janë: mungesa e stafit të kualifikuar, çmimi i lartë i energjisë elektrike si dhe kushtet e vështira ekonomike. Shumë pjesëtarë të diasporës kosovare janë të dëshpëruar me qeverinë e Kosovës, temë kjo e diskutuar shpesh në takimet e mbajtura me grupet e fokusit dhe intervistat. Ata kanë thënë se edhepse diaspora kishte dhënë një kontribut të madh në Kosovë, ata fare nuk janë përfshirë në zhvillimin e strategjive shtetërore, politikave dhe zhvillimeve tjera të rëndësishme të Kosovës.   

Strategjitë e dizajnuara dhe të zbatuara në vende të ndryshme të botës në nivele qendrore për të adresuar pengesat e lartshënuara dhe për të mundësuar investimet dhe kursimet nga diaspora e tyre përkatëse të shikuara nga ky studim,  përfshijnë shembujt në vijim. Për të tërhequr kursimet e diasporës në vendin e prejardhjes, vendet e ndryshme kanë aplikuar lirimet nga taksat e fitimit nga kamatat dhe për të tërhequr investimet, e kanë ulur përqindjen e kamatës së kredive për investime. Bonot janë përdorur në shumë vende si mekanizëm për të inkurajuar investimet. Për të tërhequr investime të drejtpërdrejta, në disa vende janë aplikuar lehtësime në taksa. Vendet e ndryshme po ashtu kanë përfituar nga fondet e investimit dhe fondet kapitale të dizajnuara për investime në 

Page 4: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

ii   

vendet e prejardhjes. Fondet e investimeve do tu mundësojnë investitorëve të marrin informata të besueshme për mundësitë e investimit dhe për të bashkuar fondet të cilat si kthim mundësojnë investimet në më shumë projekte dhe kësisoj ulin rrezikun e humbjeve. Fondet investuese mund të financohen ekskluzivisht nga diaspora, apo në kombinim me donatorët dhe qeveritë.  

Pasi që kontakti i parë  i shumë pjesëtarëve të diasporës është me nivelin komunal, studimi gjithashtu fokusohet në identifikimin dhe vlerësimin e strategjive lokale për lehtësimin e investimeve të diasporës. Me decentralizimin e kompetencave në komuna të Kosovës, ekziston një mundësi e mirë që ata t’i adaptojnë strategjitë për të tërhequr investime nga diaspora. Megjithatë, edhepse ka nevojë për resurse të tilla financiare, një numër i kufizuar i komunave ia kanë dalë të tërheqin investime nga diaspora. Përjashtim bën komuna e Suharekës e cila është përmendur si një model që duhet të përcillet nga komunat tjera. Zonat ekonomike dhe parqet industriale ishin përdorur në mënyrë efektive nga komuna dhe vendet tjera për të tërhequr investimet e diasporës, të cilat rezultuan më pas në investime më të mëdha dhe në krijime të vendeve të reja të punës. Komunat mund të ndajnë prona për projekte të investimit falas apo me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, varësisht nga potenciali i ndikimit të projekteve. Me Ligjin për Partneritetet Publiko‐Private (PPP), komunat e Kosovës kanë hapësirë për të zbatuar këtë model të ofrimit të mundësive të bashkë‐financimit përmes investimeve të diasporës në sektorë të rëndësishëm siç janë ai i transportit dhe infrastrukturës energjetike. Kjo po ashtu mund të realizohet edhe përmes lëshimit të instrumenteve për hua afat‐shkurta në nivel lokal.  

Nga vlerësimi i strategjive të identifikuara dhe të provuara në nivel qendror dhe lokal në kontekstin Kosovar, janë propozuar dy strategji për tu hulumtuar më tej përmes studimit të realizueshmërisë. Themelimi i një fondi për investime është propozuar si modeli më i përshtatshëm dhe potencial në të mirën e zhvillimit të Kosovës. Duke bashkuar fondet përmes fondeve për investim, investitorët mund të investojnë në aksione (apo bono) të ndryshme, gjë që zvogëlon riskun me të cilin ata do të mund të ballafaqoheshin po t’i ‘vënin të gjitha kokrrat në një kosh.’  Përveç shpërndarjes dhe zvogëlimit të rrezikut, fondet e përbashkëta janë të vlefshme për shkak se ato menaxhohen nga profesionistët. Këto fonde investimi, mund të përdoren për financimin e projekteve dhe partneriteteve publiko‐private si dhe për mundësimin e informatave për klientët lidhur me mundësinë dhe zgjedhjen e investimeve dhe kësisoj të anashkalohen pengesat për mungesën e informatave.  

PPP‐të në nivel lokal propozohen të analizohen më tej. Propozimi është se PPP‐të do të ofrojnë beneficione për qeveritë lokale dhe diasporën, duke ngritur një kapital për investime në shërbime publike dhe duke i ofruar mundësi diasporës lokale për të investuar. Parqet industriale mund të futen në funksion përmes PPP‐ve, duke ngritur një kapital të diasporës por edhe duke i futur në punë njohuritë e tyre në menaxhim dhe operim të parqeve industriale. Në të ardhmën, mund ta zhvillojnë këtë edhe më tej duke futur në përdorim bonot si një instrument të lëshimit të huasë komunale që do të përdoreshin për financimin e projekteve të tilla. Kjo do t’i mundësonte diasporës që të investojnë në komunitetin prej nga vijnë dhe të përcjellin për së afërmi investimin e tyre duke u siguruar që po përdoret sipas planit.  

Për të lehtësuar tërheqjen e investitorëve nga diaspora si dhe zhvillimin e bizneseve të diasporës në Kosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma të ofrimit të informatave të ndryshme dhe po ashtu informatat ekzistuese duhet të bëhen më efektive. Kjo gjithashtu ka për synim të kontribuojë në zbutjen e perceptimit të nivelit të lartë të korrupsionit 

Page 5: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

iii  

dhe shmangien e dezinformimit ekzistues midis pjesëtarëve të diasporës. Komunikimi i drejtpërdrejtë me diasporën vlerësohet lartë në mes të kanaleve të komunikimit. Promovimi i tregimeve të suksesit mund të jetë një mekanizëm i rëndësishëm motivimi për investitorët e mundshëm. Së fundi propozimet në lidhje me përjashtimin nga taksat dhe shtyrjen e pagesave të tyre ishin cekur nga shumë investitorë ekzistues dhe të mundshëm të diasporës.  

Page 6: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

iv   

PËRMBAJTJA  

 

Vlerësimi dhe planifikimi i strategjive të reja në nivele qendrore dhe lokale ........................................ 1 

PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE ..................................................................................................................... i 

Shkurtesat .............................................................................................................................................. vi 

1  Hyrje ................................................................................................................................................ 1 

2  Metodologjia ................................................................................................................................... 3 

3  Analizat e investimeve dhe kursimeve te Diasporës ne Kosovë ..................................................... 5 

3.1  Rishikimi  i dokumentacionit për pengesat dhe mundësitë e  investimeve dhe kursimeve të diasporës në Kosovë ........................................................................................................................... 5 

3.2  Korniza ligjore për diasporën dhe përkrahjen e investimeve ................................................. 6 

3.3  Reformat dhe zhvillimet në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë .......................... 7 

3.4  Potenciali i diasporës për investime dhe kursime .................................................................. 8 

3.5  Pengesat e hasura nga diaspora për të investuar në Kosovë ................................................. 9 

4  Strategjitë e Mundshme në Nivel Qendror ................................................................................... 11 

4.1  Vlerësimi i strategjive të mundshme qendrore .................................................................... 11 

4.1.1  Sistemi bankar dhe kursimet/investimet e diasporës në vendin e origjinës ................ 11 

4.1.2  Bonot e thesarit nga diaspora ....................................................................................... 12 

4.1.3  Strategjitë për të promovuar Investimet e Drejtpërdrejta të Diasporës (IDD) ............. 14 

4.1.4  Fondet investuese të diasporës .................................................................................... 16 

4.1.5  Fondet e kapitalit investues dhe partneritetet ............................................................. 16 

4.2  Mekanizmat dhe instrumentet e tjera mbështetëse ............................................................ 18 

4.2.1  Shtetësia e dyfishtë për anëtarët e diasporës dhe  trajtimi shtetëror  i  investimeve të tyre  18 

4.2.2  Lehtësirat tatimore ....................................................................................................... 19 

4.2.3  Ofrimi i informacioneve për mundësi investuese dhe kujdesi paraprak ...................... 19 

4.3  Përmbledhje dhe rekomandime ........................................................................................... 20 

5  Strategjitë e mundshme në nivel lokal ......................................................................................... 21 

5.1  Vlerësimi i strategjive potenciale lokale ............................................................................... 21 

5.1.1  Zonat ekonomike për investime të diasporës ............................................................... 22 

5.1.2  Pronë komunale për investime të diasporës ................................................................ 23 

5.1.3  Partneritetet publiko‐private për investime nga diaspora ........................................... 23 

Page 7: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

v  

5.1.4  Nxjerrja e huave komunale për zhvillim ....................................................................... 24 

5.2  Mekanizma dhe instrumente tjera përkrahëse .................................................................... 25 

5.2.1  Informimi dhe këshillimi: .............................................................................................. 25 

5.2.2  Instrumente për përkrahje financiare: ......................................................................... 26 

5.3  Përmbledhje dhe rekomandime ........................................................................................... 27 

6  Konkluzioni .................................................................................................................................... 28 

6.1  Gjetjet kryesore..................................................................................................................... 28 

6.2  Rekomandimet ...................................................................................................................... 29 

7  Referenca ...................................................................................................................................... 33 

8  Shtojca: Përmbledhje e intervistave dhe diskutimeve në fokus grup .......................................... 35 

 

Page 8: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

vi   

 

SHKURTESAT 

 TAD 

 Tregu Afrikan i Diasporës 

CEFTA  Marrëveshja e Evropës qendrore për Tregti të Lirë  IDD  Investimet Direkte të Diasporës  DpZh  Diaspora për ZhvillimECIKS  Nisma Ekonomike për Kosovën  IHD  Investimet e Huaja Direkte FMN  Fondi Monetar Ndërkombëtar  IOM  Organizata Ndërkombëtare e Migrimit APIK  Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë   QKKDM  Qendra Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën KRHS  Anketa e UNDP‐së për Remitancat për familje në Kosovë  MD  Ministria për Diasporë  MIDA  Migrimi i Zhvillimit në Afrikë OECD  Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik  PPI  Person me Prejardhje Indiane PPP  Partneriteti Publiko‐Privat RTK  Radio Televizioni i Kosovës  

 

Page 9: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

1  

 

1 HYRJE 

 

Shqyrtimi i literaturës ka identifikuar disa forma të kontributeve që mund të ofrohen nga diaspora në vendet e tyre të prejardhjes. Remitancat konsiderohen kontributet më të shpeshta financiare; kontributet e diasporës përmes investimeve direkte të biznesit qofshin ato sipërmarrje individuale apo të bashkuara në vendet e tyre të prejardhjes; kontributet përmes kursimeve në vendin e prejardhjes; roli i vlefshëm që mund ta luajë diaspora në vendosjen e kontakteve me bizneset e vendeve pranuese; dhe në fund mësimi nga diaspora, përkatësisht, transferimi i shkathtësive dhe njohurive. Duke pasur parasysh rëndësinë e tyre si burim i jashtëm financiar që është dëshmuar të jenë shumë të rëndësishme për familjet kosovare, remitancat kanë qenë ndër më të hulumtuarat mes këtyre kontributeve. Megjithatë, nuk ekzistojnë shumë dokumente që ekzaminojnë pengesat me të cilat ballafaqohen investitorët e diasporës dhe ata potencial kur investojnë apo/dhe vendosin të investojnë në Kosovë.  

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj deklarojnë se Kosova është një vend i mirë për investime. Kjo bazohet në dhjetë tregues: popullata më e re, Euro si monedha zyrtare; qasja e lirë ndaj tregjeve të BE‐së, SHBA‐së dhe CEFTA‐s; taksa të ulëta; mjedis i stabilizuar politik; legjislacion i përshtatur me BE‐në; lokacion strategjik; dhe infrastrukturë në zhvillim; sistem bankar të mirë; dhe mundësi të shkëlqyeshme për investim (ueb‐faqja e ECIKS‐it). Me gjithë këto përparësi dhe me të kaluarën e marrëdhënieve të mira midis diasporës së Kosovës dhe komuniteteve të prejardhjes së tyre, ekziston një nivel i ulët i përfshirjes ekonomike të diasporës në Kosovë. Për shkak të mungesës së të dhënave, deklarata se përfshirja e diasporës në investimet e biznesit është e ulët nuk mund të konfirmohet. Megjithatë, përfshirja e ulët e diasporës në sektorin e biznesit raportohet nga aktorët kryesorë ekonomikë në Kosovë. Nga dokumentet e rishikuara, vërehen një sërë strategjish që qeveritë në vende të ndryshme kanë zbatuar në mënyrë që të tërheqin diasporën për të investuar në vendin e tyre të prejardhjes. Deri më tani, në Kosovë, investitorët nga diaspora janë trajtuar njësoj si të gjithë investitorët tjetër dhe nuk ekzistojnë mekanizma të veçantë për të tërhequr investimet e tyre. 'Është momenti i fundit për të bërë diçka për tërheqjen e investimeve të diasporës' ishte një deklaratë e bërë në njërën prej intervistave të kryera si pjesë e këtij hulumtimi. Duke pranuar mungesën e studimeve dhe nevojën për të nxitur investimet e diasporës dhe kursimet, synimet e këtij hulumtimi janë: 

• Analizimi i pengesave për investimet e Diasporës në Kosovë përmes diskutimeve të plota me aktorët kryesorë dhe bizneset në diasporë; 

• Identifikimi dhe planifikimi i strategjive të suksesshme të investimeve, si dhe masave të politikave të ndërmarra nga vendet tjera të botës, për të rritur investimet dhe kursimet e diasporës; 

Vlerësimi i strategjive të identifikuara në nivel qendror dhe lokal për sa u përket përshtatshmërisë së tyre për kontekstin makroekonomik në Kosovë dhe 

• Propozimi i rekomandimeve për diskutimet në të ardhmen për realizueshmërinë dhe zbatimin e tyre potencial. 

 

Page 10: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

2   

Raporti është i organizuar si më poshtë. Prezantimi i metodologjisë së aplikuar në këtë hulumtim është dhënë në Kapitullin 2. Kapitulli 3 fillon me një seksion mbi rishikimin e dokumentacionit mbi pengesat dhe mundësitë për investime nga diaspora në Kosovë. Seksioni 3.2 përmbledhë kornizën ligjore të Kosovës që lidhet me investimet e diasporës. Reformat dhe zhvillimet në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë janë nënvizuar në seksionin 3.3. Seksioni 3.4 shtjellon potencialin e diasporës, për të investuar dhe për të kursyer në Kosovë, duke u bazuar në dokumentet ekzistuese dhe gjetjet nga intervistat dhe diskutimet e fokus grupeve.  Seksioni i fundit i Kapitullit 3 paraqet gjetjet e dala nga hulumtimi mbi pengesat për investimet dhe kursimet e diasporës. 

Pas përshkrimit të kornizës ligjore dhe diskutimit të gjetjeve që kanë të bëjnë me pengesat për investimet dhe kursimet e diasporës, Kapitulli 4 paraqet dhe vlerëson në mënyrë kritike strategjitë e aplikuara nga vendet e ndryshme në nivel qendror për të tërhequr investime dhe kursime të diasporës. Nën‐seksioni 4.1.1 fokusohet në atë se si sistemi bankar ka mbështetur investimet e diasporës në vendin e tyre të prejardhjes. Obligacionet e diasporës janë diskutuar në nën‐seksionin 4.1.2. ndërsa investimet direkte të diasporës janë ekzaminuar në mënyrë kritike në nën‐seksion 4.1.3. Në nën‐seksionin 4.1.4 është shtjelluar fondi i diasporës për investim. Fondet kapitale dhe partneritetet janë diskutuar në nën‐seksionin 4.1.5. Mekanizmat tjera mbështetës janë shtjelluar në seksionin 4.2 përfshirë këtu dhe dyshtetësinë për anëtarët e diasporës dhe trajtimin kombëtar për investimet e tyre (Nën‐seksioni 4.2.1); stimujt në taksa (Nën‐seksioni 4.2.2) dhe ofrimin e informacionit mbi mundësitë e investimeve (Nën‐seksioni 4.2.3). Përmbledhja dhe rekomandimet për strategjitë në nivel qendror përmbyllin Kapitullin 4. Përpunimi dhe vlerësimi i strategjive të mundshme në nivel qendror janë pasuar nga ato në nivel lokal, të cilat janë fokus i Kapitullit 5. Seksioni 5.1 vlerëson modelin/zgjedhjen potenciale lokale. Ky seksion është organizuar si në vijim: Zonat ekonomike për investimet e diasporës janë diskutuar në nën‐seksionin 5.1.1; Nën‐seksioni 5.1.2 fokusohet në pronën e komunës për investime nga diaspora; partneritetet publiko‐private janë diskutuar në nën‐seksionin 5.1.3 dhe në fund dhënia e huasë komunale shtjellohet në nën‐seksionin 5.1.4. Seksioni 5.2 paraqet kornizën e mekanizmave dhe instrumenteve mbështetëse për të lehtësuar investimet dhe kursimet e diasporës në nivel lokal. Mekanizmat dhe instrumentet e inkorporuara mbështetëse përfshijnë: informimin dhe këshillimin (Nën‐seksioni 5.2.1) dhe mekanizmat financiare mbështetëse (Nën‐seksioni 5.2.2). 

Kapitulli 6 përmbledhë gjetjet kryesore të dala nga hulumtimi në seksionin 6.1 dhe gjithashtu paraqet rekomandimet për të nxitur investimet dhe kursimet e diasporës në Kosovë në seksionin 6.2. Propozimet janë bazuar në pengesat e identifikuara, vlerësimin kritik të strategjive të nivelit qendror dhe lokal dhe gjetjet nga intervistat, takimet, fokus grupet dhe anketat e bëra nga IOM‐i në vitin 2012. 

Page 11: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

3  

 

2 METODOLOGJIA 

 

Metodologjia e zbatuar në këtë hulumtim ka përfshirë punën me dokumentet mbi mekanizmat dhe politikat më të mira dhe më inovative të implementuara në nivel qendror dhe komunal, me qëllim të stimulimit të investimeve të diasporës në komunitetet e tyre të prejardhjes. Për të bërë vlerësimin  e politikave dhe mjediseve aktuale të biznesit në nivel qendror dhe komunal të Kosovës pasi që ato ndërlidhen me tërheqjen e investimeve të diasporës, janë analizuar dokumentet relevante. Për të shqyrtuar zbatueshmërinë dhe përshtatshmërinë e strategjive të ndryshme për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve të diasporës në nivel komunal në Kosovë, qeveritë lokale të Prizrenit, Gjilanit, Suharekës, Rahovecit, Mitrovicës si dhe dymbëdhjetë investitorë ekzistues dhe potencial nga diaspora janë intervistuar për të konkretizuar strategjitë. 

Për të kuptuar më mirë faktorët që pengojnë investimet dhe kursimet e diasporës në Kosovë, një seri e intervistave u zhvilluan me bizneset e diasporës dhe palët kryesore të interesit në fushën e ekonomisë në Kosovë. Dy pyetjet kryesore që u trajtuan për bizneset e diasporës kishin të bëjnë me pengesat për të investuar në Kosovë dhe për modelin që ata propozojnë si model që do të funksiononte në Kosovë për të motivuar investimet dhe kursimet e diasporës. Këto intervista janë kryer me aktorët kryesorë ekonomikë, duke përfshirë: Ministrinë e Diasporës; ambasadat e Kosovës (edhepse vetëm ambasada në Holandë është përgjigjur); Agjencinë për Promovimin e Investimeve; Nismën Ekonomike për Kosovën (ECIKS); Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane ; Shoqatën e TIK‐ut; Shoqatën e drurit; të posa emëruarin Atashe të Tregtisë së Kosovës në Bruksel dhe bizneset e diasporës. Një intervistë është realizuar me OJQ‐në ‐ Diaspora për Zhvillim (DpZh) e cila ka për qëllim kryesor lehtësimin e komunikimit mes diasporës dhe Kosovës, në atë mënyrë që diaspora të investojë me përvojën dhe financat e saj në iniciativat socio‐ekonomike në Kosovë. Për të kuptuar nëse ka ndonjë informacion mbi sasinë e kursimeve të Diasporës në Kosovë, u zhvillua një intervistë me Bankën Qendrore të Kosovës. Dy grupe të fokusit u organizuan me bizneset e diasporës, një në Prishtinë dhe një në Suharekë. 

Gjatë vitit 2012 IOM‐i ka organizuar takime me diasporën në Kosovë dhe poashtu diskutime në grupe të fokusit me anëtarë të diasporës, të mbajtura në vendet më të mëdha me diasporë. Takimi i parë u mbajt në Prishtinë më 9 gusht dhe aty morën pjesë shtatë anëtarë të diasporës që përfaqësonin komunitetet e diasporës nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Norvegjia. Në Vjenë një seri takimesh të ngjashme janë mbajtur në baza javore prej datës 10 shtator deri më 8 tetor, ku morën pjesë 17 pjesëtarë të diasporës kosovare. Një  takim tjetër i ngjashëm u mbajt edhe në Stokholm më 10 tetor, me 7 pjesëtarë të diasporës kosovare. Tabela 1 përshkruan vendndodhjen, kohën dhe numrin e pjesëmarrësve në diskutimet e grupeve të fokusit. 

Takimet e Grupeve të Fokusit 

Vendndodhja  Data  Pjesëmarrës Partner(ë)

Malme, Suedi  9 tetor  17  Emigranti, Albanska Föreningars Union I Sverige 

Turku, Finlandë  12 tetor  13  Emigranti, Shoqata Shqiptare "Bashkimi" në Turku 

Page 12: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

4   

Vanta, Finlandë  13 tetor  8 Emigranti

Vjenë, Austri  17 tetor  7  Ambasada e Kosovës në Vjenë 

Vupertal, Gjermani 

27 tetor  13  Integrative Deutsch‐Albanische Gesellschaft (I‐DE‐AL) 

Krefeld, Gjermani  28 tetor  16 I‐DE‐AL

Bernë, Zvicër   6 dhjetor  16  Albinfo.ch 

Londër, MB  4 Mars  10  Ambasada e Kosovës në Londër 

 

Përveç kësaj, gjetjet nga 78 pyetësorët (nga gjithsej 100 të shpërndarë pjesëmarrësve në takimet dhe fokus grupet e organizuara nga IOM‐i) të sondazhit me diasporën janë vënë në dispozicion dhe do paraqiten në këtë raport. 

Page 13: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

5  

 

3 ANALIZAT E INVESTIMEVE DHE KURSIMEVE TE DIASPORËS NE KOSOVË  

3.1 Rishikimi i dokumentacionit për pengesat dhe mundësitë e investimeve dhe kursimeve të diasporës në Kosovë 

Siç shihet në kapitullin hyrës, ekziston një pranim i përgjithshëm se Kosova nuk ka arritur mjaft për të  nxitur investimet dhe kursimet në Kosovë. Pavarësisht performancës së dobët në këtë fushë deri më sot, ka mungesa të studimeve që kanë studiuar vetëm pengesat dhe mundësitë për investime dhe kursime të diasporës në Kosovë. Në këtë kapitull është ofruar një përmbledhje e literaturës që merret me studimin e kësaj teme. 

Një nga studimet e para që trajton temën e investimeve të diasporës në Kosovë është kryer nga Riinvesti, në vitin 2007. Të dhënat nga ky hulumtim tregojnë se 24 përqind nga vizitorët e diasporës të intervistuar, veçse kanë investuar në biznes apo infrastrukturë. Në mesin e tyre, 15 përqind kanë investuar në aktivitete biznesore. Studimi shpalosi se vetëm 11 përqind e diasporës shfaqin interes të investojnë në Kosovë dhe se sektori i prodhimit ishte njëri nga më të preferuarit. Arsyet kryesore, sipas studimit, se pse nuk planifikojnë të investojnë në Kosovë, ishin si më poshtë: mungesa e informacioneve nga institucionet e Kosovës mbi mundësitë e biznesit (30,5%), korrupsioni (26%) dhe politikat e pafavorshme fiskale (18.6%). Përsa i përket njohurive për mjedisin e biznesit në Kosovë, rreth 28 për qind e vizitorëve nga diaspora treguan se nuk ishin të informuar fare; gjysma e vizitorëve vuri në dukje se mjedisi i biznesit është i pafavorshëm, ndërsa pjesa tjetër konsideronte se mjedisi i biznesit në Kosovë është i favorshëm për investime. Pengesat kryesore të identifikuara nga diaspora që pengojnë vendimin e tyre për të investuar: janë mungesa e informacionit mbi projektet dhe zhvillimet në Kosovë, burokracia, korrupsioni dhe taksat e larta. Është e rëndësishme të theksohet se niveli i ulët i investimeve ishte edhe për shkak të statusit të pazgjidhur të Kosovës, një gjetje që u bë e qartë nga intervistat e zhvilluara me bizneset e diasporës. 

Edhepse nuk është e fokusuar në investitorët nga diaspora, sipas Indeksit të Reformës së Investimeve 2010 për Evropën Jug‐Lindore të OECD‐së, disa nga arsyet kryesore për IHD‐të ulët në Kosovë janë: mungesa e promovimit dhe lehtësimit të mjaftueshëm dhe adekuat të investimeve në Kosovë, zbatimi i dobët i ligjit dhe kapacitetet e dobëta administrative, mungesa e arsimit dhe trajnimit të vazhduar, mungesa e promovimit proaktiv të eksportit dhe qasja e kufizuar në financa. OECD‐ja e renditë Kosovën në vendin më të ulët brenda grupit të vendeve të Evropës Jug‐Lindore (përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë) në shumicën e treguesve të përmendura më lart (OECD, 2011). 

Sipas Anketës për Remitanca për Familjet në Kosovë  (KRHS)  të vitit 2011, shumica e emigrantëve, 93.8 përqind, janë të punësuar në vendet pritëse. Rreth 79 përqind e familjeve të emigrantëve kanë të ardhura familjare prej 1,500 deri 4,000 euro, apo më saktë mbi mesataret e të ardhurave mujore: 27 për qind e  familjeve emigrante  fitojnë mesatarisht prej 1,501 deri 2,000 Euro në muaj, 35 për qind të tyre fitojnë mesatarisht   2,000  ‐ 4,000 në muaj, dhe rreth 17 për qind fitojnë më shumë se 4001 euro në muaj mesatarisht. Emigrantët  raportojnë  se  kursejnë 18 përqind dhe  investojnë 20 përqind të të ardhurave të tyre totale familjare, ndërsa investimet e emigrantëve renditen në 10 deri 25 për qind të totalit të të ardhurave të tyre mesatare familjare. Më shumë se gjysma e emigrantëve të cilët kanë raportuar se kanë kursyer në Kosovë, kanë deklaruar se kursejnë më pak se 10 për qind të totalit të të ardhurave të tyre familjare në bankat kosovare. Përsa u përket  llojit të  investimeve, pjesa më e madhe e  investimeve  të dërguesve përbëhet nga blera e pasurive  të patundshme për 

Page 14: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

6   

përdorim  personal  (59,8%),  biznese  familjare  (23.3%),  blerje  të  pasurive  të  patundshme  për  t’i lëshuar me qira / për qëllime të rishitjes (7.1%) dhe themelimi i operacioneve shërbyese (5.6%).    

Për sa i përket motivimit për investimet e tyre, rezultatet nga anketa shpalosin se 50 për qind e dërguesve konsiderojnë profitin si arsye të rëndësishme për të investuar në Kosovë, ndërsa 62 përqind e konsiderojnë të rëndësishme hapjen e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave. Krijimi i vendeve të punës dhe gjenerimi i të ardhurave për të afërmit është konsideruar i rëndësishëm vetëm në mesin e 24 përqind të dërguesve që investojnë në Kosovë. Ajo që është me rëndësi është se rreth një e treta e dërguesve janë mjaft pozitivë për nivelin e investimeve në të ardhmen: 24 përqind pohuan se do të investojnë më shumë vitin e ardhshëm, 21 për qind deklaruan se do të investojnë shumën e njëjtë, ndërsa vetëm katër përqind u shprehën se do të investojnë më pak. 

Gjetjet nga punëtoritë dhe hulumtimet e organizuara nga OJQ‐ja Diaspora për Zhvillim (DpZh), kanë shpalosur  pengesat  kryesore  për  investim me  të  cilat  ballafaqohet  diaspora:  taksat  e  larta  dhe politikat  fiskale  në  përgjithësi,  mbrojtja  e  dobët  ligjore  për  investimet  e  tyre,  mungesa  e informacionit mbi ofertat e mundshme në dispozicion në Kosovë  , si dhe mungesa e koordinimit / organizimit  të anëtarëve  të diasporës në mes vete; ekonomia  joformale; klanet e organizuara dhe korrupsioni.  Pamundësia  për  të  pasur  qasje  në  financa  përmes  bankave  të  Kosovës,  është identifikuar si një pengesë tjetër për diasporën gjatë punëtorive të DpZh‐së. Pjesëtarët e  diasporës kishin  shprehur  se  asnjë  nga  bankat  komerciale  që  operojnë  në  Kosovë,  nuk  lëshojnë  kredi  për pjesëtarët e diasporës. Intervistat e bëra nga DpZh të disa pjesëtarëve të diasporës kishin shpalosur se disa  iniciativa të biznesit  ishin ndalur për shkak të mitmarrjes dhe korrupsionit, ndërsa të tjerat, për  shkak  të  frustrimit  me  qeverinë  për  nënvlerësimin  e  rëndësisë  së  diasporës  dhe  për  mos integrimin  e  saj  në  aktivitete  politike.  Forca  kryesore  shtytëse  për  investime  të  diasporës  është identifikuar të jetë lidhja emocionale me familjet dhe vendin e tyre. 

3.2 Korniza ligjore për diasporën dhe përkrahjen e investimeve  Sipas Ligjit mbi Investitorët e Huaj të viti 2005 (Ligji Nr. 02/L‐3) “Investitori i huaj” definohet si personi i huaj që ka bërë një investim në Kosovë. “Personi i Huaj” do të thotë një nga këto në vijim: person fizik që është shtetas, apo që ka status legal të rezidentit të përhershëm, shtet i huaj apo territor gjeografik jashtë Kosovës; biznes apo organizatë tjetër, entitet apo shoqatë – po ose jo person juridik – që është themeluar nën ligjin e një shteti të huaj apo territori gjeografik jashtë Kosovës; njësi apo agjenci qeveritare apo publiko‐administrative e një shteti të huaj apo territori gjeografik jashtë Kosovës; dhe organizatë, entitet apo shoqatë tjetër – po ose jo person juridik – që është themeluar me një traktat apo marrëveshje tjetër midis shteteve apo që është përndryshe subjekt i ligjit ndërkombëtar. Sipas këtij ligji nuk ka dallim në mes të investitorëve të diasporës dhe atyre të huaj.  

Sipas këtij Ligji ndërmarrjet e huaja do të trajtohen jo më pak të favorshme se ndërmarrjet e ngjashme vendore. Në veçanti të drejtat që u mbarten një investitori të huaj janë: 

• Trajtim jo‐diskriminues; 

• Mbrojtje dhe siguri të përhershme; 

• Kompensim në raste të nacionalizimit, shpronësimit, duke përfshirë pagesën e kamatës; 

• Kompensim në raste të shkeljeve të ligjeve të zbatueshme dhe ligjeve ndërkombëtare që i atribuohen Kosovës; 

Page 15: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

7  

• Transferim të lirë dhe përdorim pa restrikcione të të hyrave; dhe 

• Mbrojtje kundër aplikimit retroaktiv të ligjeve 

Në maj të vitit 2012 Ligji Numër 04/L‐095 për Diasporën dhe Mërgatën ishte aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Qëllimi  i këtij  ligji është “ruajtja dhe kultivimi  i  identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor  të  pjesëtarëve  të  diasporës  dhe mërgatës,  dhe  lidhshmërinë  e  tyre me  institucionet  e Republikës së Kosovës”. Ky ligj gjithashtu synon “që të ndihmojë në organizimin e mërgimtarëve në shtetet e ndryshme ku jetojnë ata si dhe të ndihmojë, nxisë dhe zhvillojë marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me shtetet ku mërgimtarët janë prezent.” 

Për sa i përket fushës së ekonomisë, ligji përshkruan përgjegjësitë e Ministrisë për diasporën “ofron informata,  koordinon  dhe  përkrahë  investimet  në  Kosovë  të mërgimtarëve”.  Ligji  për  diasporën  parasheh  themelimin e Qendrave Kulturore  të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën  (QKKDM) në vendet  me  prezencë  më  të  madhe  të  diasporës  së  Kosovës.  QKKDM  ka  përgjegjësi  të  nxisë bashkëpunim  shkencor,  teknik,  teknologjik,  ekonomik  dhe  sportiv  në  mes  të  Kosovës  dhe pjesëtarëve  të  diasporës;  të  ofrojë  informata  dhe  instruksione  për  investimet  në  Kosovës,  për reduktimet fiskale, organizimet kulturore dhe arsimore, takimet me bashkatdhetarët dhe strukturat udhëheqëse në Kosovë dhe  shtetet përkatëse  ku  ata  jetojnë;  të mbështesë  komunikimin në  tërë diasporën me strukturat politike të vendeve përkatëse për zhvillim të demokracisë dhe ekonomisë në Kosovë dhe të organizojë fushata për vetëdijësim publik për Kosovën në vendet pritëse. Qendra e parë kulturore është themeluar në Turqi në vitin 2013.  

Neni 12  i Ligjit për Diasporën që  i referohet Shkencës dhe Ekonomisë ka vetëm dy pika, ku vetëm njëra pikë i dedikohet ekonomisë dhe thotë se “Ministria i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të lidhjeve  ekonomike,  bashkëpunimit  në  fushën  e  shkencës  dhe  zhvillimit  të  teknologjive  të  reja ndërmjet mërgimtarëve dhe  institucioneve  të shtetit të Kosovës, përmes bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet masave të ndryshme të politikës ekonomike sipas  legjislacionit në  fuqi të Republikës së Kosovës”. 

3.3 Reformat dhe zhvillimet në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë Duke synuar përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë janë bërë ndryshimet në vijim: 

• Është hequr leja e punës; 

• Është reduktuar numri i dokumenteve të nevojshme për eksport/import; 

• Regjistrimi i biznesit është falas; 

• Kërkesa për kapitali është reduktuar apo hequr; 

• Mbrojtja e investitorëve përmes marrëveshjeve bilaterale; 

• Marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës nënshkruar në tetor të vitit 2011. Kjo marrëveshje ofron mbrojtje dhe trajtim të barabartë e të drejtë për bizneset në Kosovë dhe Zvicër; dhe 

• Garancia nga qeveria amerikane për mbrojtjen e investitorëve nga SHBA‐të në Kosovë . 

Në vitin 2012, qeveria e Kosovës ka miratuar Draft Ligjin për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja.  Ligji rregullon, mbron, promovon dhe inkurajon investimet e huaja në Kosovë duke u ofruar  dhe garantuar investitorëve të huaj të drejtat fundamentale në pajtim me ligjet, standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Draft ligji parasheh masat ndaj çdo autoriteti publik i cili nuk respekton të drejtat dhe garancitë e investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre. Ata që parandalojnë investitorët do të paguajnë kompensim për humbjet dhe shpenzimet e dala nga investitorët.  

Page 16: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

8   

Ministria për diasporë është në proces të zhvillimit të Strategjisë për Diasporën e cila po ashtu do të përfshijë aktivitete për lehtësimin e investimeve dhe kursimeve të diasporës.   

3.4 Potenciali i diasporës për investime dhe kursime Kosova nuk ka të dhëna të sakta të numrit të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk ka të dhëna në statusin e tyre të punësimit, të hyrave apo kursimeve. Një nga tentativat për kalkulim të madhësisë së përafërt të potencialit të diasporës për të investuar dhe kursyer është bërë nga KRHSS e vitit 2011. Bazuar në gjetjet e tyre dhe disa supozime, KRHSS‐ja ka kalkuluar potencialin e kursimeve të emigrantëve si në vijim: duke marrë parasysh se shumica e familjeve emigrante kosovare fitojnë nga 1,500 deri 4,000  euro në muaj apo 18,000 deri 48,000 euro në vjet dhe duke marrë parasysh mesataren e kursimeve me 18 për qind, një familje emigrantësh nga Kosova mund të kursejë nga 3,240 deri 8,640 euro në vit. Raporti ka rezultuar me një shembull hipotetik duke supozuar se mesatarja e kursimeve për një familje të mërgatës së Kosovës që jeton jashtë vendit është rreth 5,940 euro për vit. Raporti po ashtu vlerëson se nëse gjysma (50,000 familje të mërgatës) e tyre do t’i mbanin kursimet në banka të Kosovës do të thotë se rreth 297 milion euro do të kurseheshin çdo vit në banka të Kosovës.  

Gjetjet e dala nga DpZH tregojnë se gjenerata e dytë e diasporës po integrohet në vendet e tyre pritëse. Pjesëtarët e diasporës po investojnë në vendet ku ata jetojnë dhe kësisoj potenciali për investime po shënon rënie nga viti në vit. Drejtori për Investime të Diasporës në Ministrinë për Diasporë deklaroi se “është rasti i fundit” për të stimuluar diasporën të investojë në Kosovë.  

Sipas OJQ‐së Iniciativa Ekonomike për Kosovën (ECIKS) nga Austria janë potencuar tri lloje të investitorëve potencial të diasporës:  

1. Diaspora që ka biznese jashtë vendit. Ky grup është i rëndësishëm sepse ata mund të organizojnë prodhimin e disa pjesëve të produkteve në Kosovë; 

2. Diaspora që ka pozita menaxheriale dhe udhëheqëse në biznese jashtë vendit. Ky është një grup i rëndësishëm pasi që ata mund të ndikojnë në vendimin e pronarëve për të investuar në Kosovë (një shembull i tillë është në një biznes në Gjakovë); dhe 

3. Grupi i tretë përbëhet nga pjesëtarët e diasporës që nuk kanë biznes në vendet ku ata jetojnë por sjellin ide inovative dhe investojnë në Kosovë. Një shembull është themelimi i një qendre të thirrjeve nga një kosovar që ka jetuar në Gjermani. Kjo kompani ka punësuar të rinj që flasin gjermanisht dhe shumica e tyre kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre në vendet ku flitet gjermanishtja.  

Sipas ECIKS‐it sektorët kryesorë në të cilat diaspora është e interesuar të investojë është bujqësia, përpunimi i ushqimit dhe prodhimtaria. Kohëve të fundit është identifikuar edhe interesimi për energji alternative nga investitorët e mundshëm të diasporës. Ndërmarrjet e përbashkëta janë një formë më e preferuar e të bërit biznes. Kjo për dy arsye, e para pasi që kosovarët kanë më shumë informata dhe lidhje dhe e dyta sepse diaspora nuk do të kthehet por do që të ketë biznes në Kosovë dhe ndofta të punësojë anëtarët e familjes. 

Rezultatet nga anketa e IOM‐it me pjesëtarët e diasporës tregojnë se rreth 70 për qind e të anketuarve nuk kanë investuar në Kosovë; megjithatë 43 për qind janë shprehur se kanë interesim dhe rreth 51 për qind kishte pak a shumë interesim për të investuar po të ekzistonin kushtet e duhura. Një gjetje tjetër është se rreth gjysma e të anketuarve kanë bërë aktivitete biznesi jashtë 

Page 17: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

9  

Kosovës. Këto të gjitha na çojnë drejt faktit se ekziston një potencial i madh i profesionistëve me përvojë nga diaspora që do të mund të investonin në Kosovë.  

 

3.5 Pengesat e hasura nga diaspora për të investuar në Kosovë  Agjencia për Regjistrimin e Biznesit nuk bën dallim midis të huajve dhe diasporës. Ngjashëm me ta 

Banka Qendrore e Kosovës nuk bën dallim në mes të kursimeve të diasporës dhe të tjerave por i trajton ato si kursime të huaja. Nuk ekziston një bazë e të dhënave e bizneseve të diasporës. Kjo mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt marrë parasysh faktin se Ministria e Diasporës është në proces të grumbullimit të të dhënave për të hartuar një bazë të tillë të dhënave. Sipas ministrisë, deri tani ata kanë identifikuar rreth 150 kompani. Sipas DpZh e cila ka hulumtuar mbi bizneset e diasporës në disa komuna, ekzistojnë rreth 5‐6 investitorë të diasporës në çdo komunë.   

Pengesat kryesore të identifikuara nga konsultimet e shumta me palët kryesore të interesit dhe me bizneset e diasporës janë në vijim: 

a) Qasja e dobët në financa: Qasja në financa ishte shprehur bashkërisht si pengesë për investimet e diasporës. Qasja e dobët ishte lidhur me sqarimet në vijim: së pari, diaspora nuk mund të sigurojë kredi në vendet ku jeton për qëllime të investimit në Kosovë; së dyti, pasi që në të shumtën e rasteve diaspora nuk ka pronësi, ata nuk mund të sigurojnë hipotekë për kredi dhe si rrjedhojë ballafaqohen me vështirësi për të marrë kredi; dhe së treti ishte vërejtur se përqindjet e kamatave në Kosovë janë shumë të larta.  Për t’iu adresuar mospasjes së qasjes në financa ishin shënuar disa praktika të mira nga ambasadat e huaja në Kosovë.  Qeveria e Holandës ofron grante për kompanitë lokale të cilat vendosin partneritet me kompanitë Holandeze, dhe qeveria Austriake ofron grante për investitorët austriak për të investuar në Kosovë. 

b) Prania e korrupsionit: Korrupsioni ka ‘çmim të fshehur’ dhe ishte cekur si një arsye që është shkaktar për investimet e ulëta nga diaspora. Informatë interesante e dalë nga takimet dhe diskutimet e grupeve të fokusit të organizuara nga IOM‐i me pjesëtarët e diasporës ishte se perceptimi për korrupsionin si pengesë nuk bazohej gjithmonë në përvojën e tyre, por nga ajo se çfarë kishin dëgjuar. Çka është më e rëndësishme është se sa herë që ishin vonuar procedurat administrative në Kosovë, ekziston përshtypja se kjo ishte bërë qëllimisht për të nxjerrë ryshfet. Kjo nxjerrë në pah se mund të ndodhë që perceptimi për korrupsionin të jetë më i lartë se sa që ekziston në realitet. Lidhur me presionin përmes korrupsionit nga zyrtarët qeveritarë ishte vërejtur si një çështje e vështirë për të drejtuar një biznes në Kosovë.  

c) Mungesa e informatave për mundësitë e investimeve në Kosovë. Hulumtimet nga ky studim kanë konfirmuar gjetjet nga studimi paraprak nga Riinvesti se diaspora nuk ka informata mbi mundësitë e investimit në Kosovë. Po ashtu ishte theksuar se ambasadat nuk ishin burim i mirë i informatave. Mungesa e informatave lidhur me kushtet e investimit në Kosovë ishte konfirmuar me gjetjet nga sondazhi i IOM‐it i vitit 2012 me 78 pjesëtarë të diasporës. Ishte gjetur se gati 60 për qind e pjesëtarëve të diasporës që kishin plotësuar pyetësorët nuk kishin aspak informata lidhur me kushtet e investimit në Kosovë, 41 për qind kishin deklaruar se ishin mirë të informuar, përderisa vetëm 3 për qind kishin deklaruar se janë shumë mirë të informuar. Ngjashëm, shumica nuk kanë informata për agjencinë kosovare të biznesit. Gjatë diskutimeve të fokus grupit dhe takimeve të organizuara nga IOM‐i në Kosovë dhe në vendet e diasporës, ishte gjetur se mungesa e informatave gjithashtu çonte drejt keqkuptimeve dhe përshtypjeve të këqija për mjedisin e biznesit në Kosovë.  

Page 18: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

10   

Pengesat tjera në vazhdim ishin identifikuar si pengesa që kanë ndikim negativ në vendimin e diasporës për të investuar dhe kursyer në Kosovë dhe ato janë: barra e taksave në biznes para se të ketë të hyra lidhur me faktin se bizneset duhet të paguajnë taksat dhe tarifat e doganave për lëndën e parë;  TVSH‐ja kur importohet makineri; mungesa e TVSH‐së së ndryshme varësisht nga lloji i aktivitetit të biznesit, për shembull ishte cekur se duhet të ketë TVSH më të ulët për përpunim të ushqimit; katalogë të vjetruar të doganave të cilët rezultojnë në mbivlerësimin e produkteve të importuara; çmimi i lartë i rrymës elektrike për sektorin e biznesit;  konkurrenca jo e drejtë me referencë specifike ndaj kompanive në veri të Kosovës, të cilat nuk paguajnë taksa e as energji elektrike dhe si rezultat dalin me çmime shumë të ulëta; mungesa e stafit të kualifikuar po ashtu vlerësohet si pengesë për investimet në Kosovë; mungesa e subvencioneve për sektorët që mbrojnë mjedisin; kushtet e këqija ekonomike janë shënuar si shkak për investimet jo‐profitabile në Kosovë; mbrojtja e dobët e investimeve gjithashtu është përmendur si pengesë e të bërit biznes në Kosovë; mos angazhimi i qeverisë për të bashkëpunuar me diasporën dhe angazhimi i dobët i diasporës në procesin e privatizimit dhe në procesin e përpilimit të strategjive dhe dokumenteve të rëndësishme për Kosovën; burokracia ishte përmendur si pengesë; një ankesë e veçantë ishte bërë lidhur me obligimin për diasporën për të paguar sigurim për automobila në kufi që ishte prezantuar si diçka irituese për diasporën më shumë se që kishte të bëjë me implikimet financiare;  dhe mungesa e një agjencie të specializuar për plane / aplikacione të biznesit ishte cekur si një çështje që e vështirësonte angazhimin e diasporës në investime.  

 Për sa i përket kursimeve të diasporës faktorët kryesorë që pengojnë kursimet e tyre janë ratat e ulëta të kamatës, por gjithashtu mosbesimi ndaj bankave në Kosovë. Për më tepër, bankat në Kosovë e kanë trajtuar diasporën si çdo klient tjetër të huaj. Ishte theksuar se bankat në Kosovë kanë financa të mjaftueshme dhe nuk kanë nevojë ta tërheqin diasporën. Ata kishin cituar një bankë që kishte deklaruar se banka kishte më shumë para se që i duheshin.  

Page 19: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

11  

 

4 STRATEGJITË E MUNDSHME NË NIVEL QENDROR   

 

Fushëveprimi dhe natyra e politikave për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit të origjinës ndryshon me të madhe nga vendi në vend. Një komponentë kryesore e këtyre politikave përbëhet nga lehtësimi i rrjedhës së kursimeve dhe investimeve të diasporës në vendin e origjinës. Qëllimi i këtij Kapitulli është të ofrojë një shqyrtim të instrumenteve dhe strategjive të ndryshme që janë zhvilluar nga institucionet e vendeve nikoqire me qëllim të joshjes së kursimeve të diasporës dhe llojeve të ndryshme të investimeve, si dhe një analizë të rëndësisë dhe/ose realizueshmërisë së përfitimeve të mundshme të cilat kanë të ngjarë të shtohen nga miratimi i secilës nga këto strategji në Kosovë. Vlerësimi i strategjive të miratuara në vendet e tjera është veçanërisht i përqendruar në kriteret në vazhdim: shkallën e suksesit në vendet ku janë miratuar1; çdo faktor i veçantë kontekstual që ka ndihmuar (ose penguar) suksesin e tyre, p.sh., në lidhje me madhësinë dhe përbërjen e diasporës, mjedisin afarist në përgjithësi, etj., dhe një analizë kontekstuale të gjendjes aktuale në Kosovë, të cilat kanë të ngjarë të ndikojnë në zhvillimin, realizueshmërinë dhe përfitimet prej tyre. Kjo e fundit bazohet në një rishikim të kornizës përkatëse ligjore dhe analizat e mjedisit afarist në Kosovë si dhe në intervistat me institucionet relevante dhe investitorët (e mundshëm) të diasporës të intervistuar për qëllime të këtij studimi.   

4.1 Vlerësimi i strategjive të mundshme qendrore   

4.1.1 Sistemi bankar dhe kursimet/investimet e diasporës në vendin e origjinës   

Bankat dhe/ose qeveritë kanë shfrytëzuar instrumente/lehtësira të ndryshme për të promovuar kursimet e diasporës në vendin e origjinës. Vendet si Turqia, Shqipëria, Etiopia, India, Nigeria, Cape Verde dhe Sri Lanka kanë liberalizuar rregulloret e tyre bankare për të ofruar llogari në valuta të huaja (zakonisht në Euros, EUR; dollarë amerikanë, USD; funte britanike, GBP; dhe franga zvicerane, CHF) për anëtarët e diasporës (Okele et al., 2009; Terrazas, 2010). Veç kësaj, bankat në disa vende u ofrojnë anëtarëve të diasporës kamata preferenciale, kryesisht përqindje prej 0.5‐1 për më të lartë, për depozitimet e afatizuara (p.sh. në Cape Verde dhe Nigeri, Okele et al., 2009). Në Cape Verde anëtarët e diasporës janë të liruar nga taksat e fitimeve nga interesi (Okele et al., 2009). Në fund, disa banka në Cape Verde ofrojnë reduktime të kamatës deri në tri pika të përqindjes për kreditë investuese për investitorët nga diaspora të cilët kanë një shumë të caktuar të fondeve në llogaritë e tyre të kursimeve në bankë (Okele et al., 2009).  

Futja në përdorim e euros dhe mundësia që individët të mbajnë llogari në valutat kryesore   (EUR, USD, CHF) do të thotë se diaspora e Kosovës mund të kursejë në Kosovë pa pasur rrezikun e kursit të këmbimeve. Edhe pse anëtarëve të diasporës nuk u ofrohen lirime nga taksat në fitimet nga interesi  ose kamata preferenciale, duket të ketë hapësirë për të reklamuar depozitimet e afatizuara te diaspora kosovare. Përfitimet nga shkalla e interesit në Kosovë i nënshtrohen një takse fikse prej 10 përqind e cila është në shkallë të konsiderueshme më e ulët se shkalla prej 25 për qind në Gjermani ose 33‐36 për qind në Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar  (International Deposits Interest Rates Exchange, 2013). Në anën tjetër, disa nga shkallët më atraktive të interesit për depozitime të 

                                                            

1 Edhe pse në disa raste politikat e diasporës janë miratuar vetëm kohëve të fundit dhe është shumë herët të vlerësohen efektet e tyre.   

Page 20: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

12   

afatizuara njëvjeçare në Kosovë janë mbi 4 për qind (p.sh., NLB, 2013), në krahasim me 0.2‐2.4 në Gjermani, Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar. Megjithatë, vlerësimi i vlerës së kursimeve të diasporës kosovare dhe gatishmëria e tyre për të kursyer në bankat e Kosovës (përfshirë besimin e tyre në sistemin bankar kosovar) nuk janë të qarta. Pavarësisht nga mundësia për kursime të diasporës në bankat e Kosovës, një shqetësim tjetër është nëse kursimet do të ndikonin në mënyrë të dukshme në ekonominë kosovare. Racionalja tradicionale për joshjen e kursimeve të diasporës është lehtësimi i zgjatjes së kreditit (dhe ulja e kamatave) të cilat më pastaj do të ndihmonin investimet financiare. Megjithatë, duke konsideruar se kjo nuk ka ndodhur për më shumë se një dekadë në Kosovë, nuk është e qartë se politikat e tilla dhe përpjekjet reklamuese do të kenë efektet e dëshiruara në ekonominë e përgjithshme.   

Përpjekje të tjera nga ndërmjetësues të tjerë financiarë në disa vende të origjinës përfshijnë ofrimin e kredive ‘kredive trans‐nacionale’ te anëtarët e tyre të diasporës përmes partneriteteve me homologët e tyre në vendet e destinacionit (pa qenë e domosdoshme që individët të jenë të pranishëm, p.sh në Meksikë). Këto kredi synojnë të lehtësojnë kreditë te emigrantët të cilat i zgjerojnë te anëtarët e tyre të familjes në vendin e origjinës, p.sh., për blerje të shtëpisë, arsimim, zgjerim të biznesit etj, këto aranzhime nuk ofrohen aktualisht nga bankat e Kosovës dhe se shkalla e ndikimit që do ta kishin në investime (të përgjithshme në raport me konsumin) është e paqartë. Veç kësaj, duke marrë në konsideratë shkallën e lartë të interesit në afatizimet absolute dhe që lidhen me vendet e tyre të origjinës, nuk është e qartë nëse anëtarët e diasporës do të ishin të interesuar për atë kredi.   

Marrë në konsideratë ndikimin e kufizuar që politikat/masat e politikave të sektorit bankar kanë në Kosovë, siç është shpjeguar më lart, nuk rekomandohet hulumtimi i mëtejmë i këtyre masave.   

4.1.2 Bonot e thesarit nga diaspora   

Një mekanizëm tjetër që është shfrytëzuar në vende të origjinës për të depërtuar te kursimet e diasporës ka qenë shitja e bonove të thesarit të vendit te diaspora2 (Ketkar dhe Ratha, 2009; Terrazas, 2010). Izraeli dhe India kanë nxjerrë bono të tilla me sukses me dekada të tëra (respektivisht nga viti 1951 dhe 1991), përderisa vendet e tjera, si Etiopia dhe Nepali, kanë filluar eksperimentimin me to në vitet e fundit. Bonot e thesarit të shtetit janë marrëveshje huazimi sipas së cilave qeveria huazon nga mbajtësit e tyre dhe është e obliguar të paguajë kamatë dhe të kthejë kapitalin në një datë më të vonshme (p.sh. data e maturimit). Bonot e diasporës në mënyrë tipike konsiderohen si përparësi ndaj formave të tjera të borxheve për shkak të pritjeve të ‘lirimeve patriotike’, do të thotë anëtarët vullnetmirë të diasporës të gatshëm të pranojnë kamata më të ulëta se ato të tregut për huazimin, ndonëse ky nuk është domosdoshmërish rasti, siç diskutohet më vonë në këtë pjesë.   

Me miratimin e kornizës ligjore (Ligji për borxhin publik, Nr. 03/L‐209), dhe lëshimin me sukses të bonove të thesarit të shtetit3 në vitin 2012 (ECIKS, 2013), implementimi teknik i 

                                                            

2 Përveç emërtimit të tyre si bono të ‘diasporës’, ato nuk është e thënë të lëshohen ekskluzivisht për anëtarët e diasporës, ndonëse synohen t’u shiten atyre. Për shembull, përderisa Etiopia dhe  India  i kufizojnë këto bono brenda  anëtarëve  të diasporës,  Izraeli përqendrohet  te diaspora por nuk  i përjashton  edhe blerësit  e  tjerë (Terrazas, 2010). 3  Bankënotat,  kartëmonedhat  dhe  bonot  dallojnë  varësisht  nga mënyra  si  caktohet/paguhet  kamata  dhe periudha e maturimit.   

Page 21: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

13  

bonove/faturave/bankënotave të diasporës duket se mund të zbatohet relativisht lehtë në të ardhmen e afërt. Deri më sot, janë lëshuar letra me vlerë 3 dhe 6 mujore, me rrethin e parë të letrave me vlerë 12 mujore që priten të lëshohen më vonë gjatë këtij viti. Nëse shiten me sukses te pjesëtarët e diasporës, letrat me vlerë të qeverisë mund të shfrytëzohen për të depërtuar tek kursimet e diasporës. Një nga të metat që e bën borxhin e qeverisë më pak të likuidueshëm, andaj edhe më pak atraktiv, është mungesa e një tregu të dytë (ku letrat e lëshuara me vlerë do të mund të shiteshin), por kjo nuk pritet të jetë problem për një kohë të gjatë. Një mënyrë tjetër për të bërë bonot (ose bankënotat ose kartëmonedhat)  e qeverisë më atraktive në të ardhmen mund të jetë caktimi i fondeve për projekte specifike zhvillimore, p.sh., në infrastrukturë, arsim ose shëndetësi. Kjo do të motivonte anëtarët e diasporës (dhe jo vetëm ata) për të blerë një borxh të shtetit (me një ‘lirim patriotik’), sepse ata do të kenë përshtypjen se po i kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimit të vendit dhe mbase çfarë është edhe më e rëndësishme, ata do të jenë në gjendje më të mirë për të monitoruar dhe vlerësuar jetësimin e projektit në të cilin kontribuojnë. Deri më sot, fondet e siguruara nga lëshimi i bonove nuk janë caktuar apriori për ndonjë projekt të veçantë – ato i paguhen buxhetit të shtetit, pastaj ato ndahen te organizata të ndryshme në përputhje me buxhetin e miratuar (ECIKS, 2013).   

Megjithatë, përvoja e vendeve të tjera tregon se lëshimi i bonove të diasporës nuk është gjithmonë i suksesshëm dhe se supozimi i një ‘lirimi patriotik’ nuk është e thënë se qëndron gjithmonë. Për shembull, Ketkar and Ratha (2009) raportojnë se bonot e diasporës së Izraelit në fillim kishin një zbritje të madhe patriotike, porse kjo binte me kohë, përderisa homologët e tyre indianë kishin një zbritje të vogël patriotike ose nuk kishin fare. Më vonë, “Bonot e Mileniumit” të Etiopisë dhe bonot nepaleze të diasporës u ofruan me një zbritje të madhe patriotike; megjithatë, që të dyja u konsideruan si të pasuksesshme për shkak të kërkesës së ulët (Terrazas, 2010; Economist, 2011; World Bank, 2012), gjë që pjesërisht mund të ishte për shkak të shkallës së ulët të kamatave të ofruara. Është argumentuar se gatishmëria e diasporës për të ‘mbështetur’ qeverinë përmes blerjes së borxheve të shtetit varet nga qëllimi/arsyeja për borxhin, siç sugjerohet, p.sh., nga diaspora e Izraelit e cila ishte më e gatshme të blinte borxhet kur vendi sulmohej nga fqinjët e vet, por jo kur ai shkaktohej nga keq‐menaxhimi vendor. Ngjashëm, Terrazas (2010, p. 18) citon një koment nga një anëtar i diasporës greke në lidhje me Parlamentin Grek që thërriste për kontribute për një fond që synonte zbutjen e borxheve të vendit: “Nëse ata mund të garantojnë se paratë do të shkojnë te shteti dhe jo në xhepin e ndonjë zyrtari të korruptuar, do ta bëj,” dhe Economist (2011) argumenton se qeveria shtypëse e Etiopisë e cila mund t’i ketë shtyrë migruesit ta lëshojnë vendin mund të jetë njëra nga arsyet për mungesë interesimi të shfaqur për ‘Millennium Corporate Bond’ të lëshuar në vitin 2008 që synonte financimin e një projekti për një hidrocentral. Ky shembull tregon se me qëllim që diaspora të mbështesë vendin e origjinës përmes borxheve me kamatë (më të ulëta se shkalla e tregut), është e rëndësishme që fondet publike të ndahen për projekte që ata i konsiderojnë të rëndësishme, mbase edhe më të rëndësishme për të qenë në gjendje për të besuar se qeveria do të jetë transparente dhe e drejtë në ndarjen dhe implementimin e buxhetit. Në këtë kuptim, me një perceptim të korrupsionit të përhapur dhe keq‐menaxhimit të fondeve publike nga institucionet e Kosovës4, nuk është e qartë nëse diaspora e Kosovës do të ishte e motivuar të blinte borxhet e qeverisë (me një ‘lirim kombëtar’).   

                                                            

4 P. sh., sipas rezultateve të një ankete të pulsit publik (UNDP, 2012), diç më pak (ose më shumë) se një e treta e popullatës së Kosovës besojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në qeverinë qendrore (komunal).   

Page 22: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

14   

Në fund, lëshimi i pasuksesshëm i bonove etiopiane dhe nepaleze mund të shërbejë si mësim i mirë për qeveritë që i konsiderojnë bonot e diasporës (Kayode‐Anglade dhe Spio‐Garbrah, 2012; Banka Botërore, 2012). Ngjashëm me argumentet e lartpërmendura, një nga shkaktarët e dështimit të “Bonove të Mileniumit” për të gjeneruar të hyrat e pritshme është argumentuar të jetë lidhur me besimin: (1) në mundësinë e projektit për të mirëmbajtur borxhin, (2) në qeverinë për të garantuar borxhin dhe (3) në (stabilitetin) e klimës së përgjithshme politike në vend. Shkalla (relativisht) e ulët e interesit e ofruar është argumentuar si faktor në dështimin për të nxitur interesimin e përgjithshëm të publikut për bonot e diasporës në të dy rastet5. Mungesa e një tregu të dytë që i bën bonot investime me shkallë të lartë të likuiditetit po ashtu është përmendur në rastin e Etiopisë, përderisa një faktor kryesor që ka kontribuar në dështimin e lëshimit të bonove nepaleze duket të ketë qenë shitja e papërshtatshme ose mungesa e shitjes së bonove. Bonot nepaleze u janë shitur anëtarëve të diasporës që jetojnë në katër shtete, dhe këto nuk kanë përfshirë destinacione të mëdha të emigrantëve, Indinë ose vendet OECD me nivele kryesisht më të larta të të hyrave;  kishte një mungesë të publicitetit dhe një periudhë të shkurtër të shitjes (vetëm dy javë); dhe agjencive për transferimin e parave u ishte ofruar një përqindje prej 0.25% për shitje, por duhej të kalonin nëpër tarifa për transferim të parave, duke dështuar në krijimin e lehtësirave të duhura për ta për të promovuar bonot (për transferimet e remitencave). Rastet e Etiopisë dhe Nepalit sugjerojnë që:  (1) qeveria në vendin e origjinës nuk mundet domosdoshmërisht të llogarisë në financimin e projekteve zhvillimore me kamata më të ulëta se tregu përmes bonove të diasporës, sidomos nëse gjendja politike nuk konsiderohet e favorshme nga diaspora dhe nëse nuk ka një treg të dytë funksional dhe (2) shitja e bonove të diasporës duhet të planifikohet dhe implementohet me qëllim që të joshë blerësit.   

Siç shpjegohet në këtë nën‐paragraf, bonot e diasporës munden, për të gjitha arsyet praktike,  të konsiderohen si bono qeveritare që u shiten pjesëtarëve të diasporës. Si të tilla, ato nuk përfaqësojnë një model ‘novator’ për investimet e diasporës në Kosovë.   

4.1.3 Strategjitë për të promovuar Investimet e Drejtpërdrejta të Diasporës (IDD)   

Përveç investimeve përmes partneriteteve publiko‐private, pjesëtarët e diasporës mund të investojnë drejtpërsëdrejti në aksione private në vendin e tyre të origjinës. Në këtë studim, termi investim i drejtpërdrejtë nga diaspora (IDD) përdoret për të treguar investimet e jashtme të drejtpërdrejta (FDI) që bëhen nga pjesëtarët e diasporës. Sipas përkufizimit nga IMF/OECD, investimet e jashtme të drejtpërdrejta janë investime që bëhen nga një entitet rezident i një ekonomike që synon themelimin e interesave afatgjate në një ndërmarrje që është rezidente në një ekonomi tjetër.6 ‘Interesi afatgjatë’ konsiderohet të nënkuptojnë një raport strategjik afatgjatë mes entiteteve dhe një shkalle të konsiderueshme të ndikimit nga investitori i drejtpërdrejtë në 

                                                            

5Bonot  etiopiane  kishin një  kamatë  fikse prej  5%, që  ishte  e ngjashme me  atë që ofrohet në  certifikatat  e depozitave në SHBA (Kayode‐Anglade dhe Spio‐Garbrah, 2012), përderisa bonot nepaleze (në valutë vendore) me periudhë 5 vjeçare të maturitetit kishin një shkallë interesi prej 9.75% në krahasim me një shkallë interesi prej hiq më pak  se 13%  të ofruar nga bankat  komerciale në Nepal për depozitat e afatizuara pesë  vjeçare. “Bonot e Indisë për Ringjallje’ të lëshuara nga qeveria indiane në vitin 1998, në anën tjetër, ofronin një shkallë interesi  dy  pikë  të  përqindjes më  të  lartë  se  bonot  e  ofruara  nga  SHBA  në  dollarë  amerikanë  ose marka gjermane (Newland dhe Patricka, 2004).  6  Sipas  këtij përkufizimi,  ‘interesi  afatgjatë’ përfshinë marrjen  e  të paktën 10%  të aksioneve ose autoritetit votues  të  ndërmarrjes  së  investimeve  direkte  nga  investitori  i  huaj.  Pragu  aktual  përkufizohet  nga  ligjet vendore, megjithatë ajo që në thelb e bën FDI të ndryshme nga format e tjera të investimeve është ndikimi (i supozuar) mbi menaxhimin e ndërmarrjes.   

Page 23: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

15  

menaxhimin e ndërmarrjes së investimeve të drejtpërdrejta.7 Përfitimet e mundshme nga FDI (dhe duke u zgjeruar edhe me IDD) për ekonomitë e vendit, të cilat përfshijnë transferimin e teknologjisë dhe ekspertizës menaxheriale, efektet e jashtme pozitive në ekonomi, efektet sinjalizuese, etj., janë diskutuar gjerë e gjatë në literaturë dhe dalin përtej shtrirjes së këtij studimi. Për më tepër, kjo pjesë shqyrton politikat e ndryshme të cilat janë aplikuar (me sukses) nga vendet e origjinës për të joshur IDD. IDD, duke qenë pjesë e FDI, kryesisht përbëhet nga instrumente që përqendrohen në të dy FDI në mënyrë universale (siç dokumentohet gjerësisht në literaturë). Megjithatë, duke marrë në konsideratë fushëveprimin e këtij studimi, ky nën‐paragraf synon të: (1) theksojë dallimet mes FDI dhe IDD dhe implikimet e tyre për hartim të politikave, dhe (2) të vlerësojë rëndësinë e politikave/instrumenteve të ndryshme në kontekst të Kosovës, duke marrë në konsideratë kornizën ligjore dhe mjedisin afarist.   

4.1.3.1 Grante të barabarta   

Financimet e drejtpërdrejta në formë të granteve (të barabarta) mund të sigurohen për të promovuar investimet nga diaspora. Qeveritë e Ganës, Nigerisë dhe Senegalit kanë themeluar fonde për qëllime të mbështetjes së investitorëve të diasporës (Okele et al., 2009), por duket të mos ketë vlerësim të efekteve të këtyre fondeve investuese. Një projekt i ngjashëm por më novator që përqendrohet në vendet sub‐sahariane të Afrikës është qartazi Tregu i suksesshëm i Diasporës Afrikane (ADM), projekt i mbështetur nga USAID dhe nga Western Union që ka ofruar grante të barabarta (me një shkallë minimale prej një me një) për bizneset e reja (start‐ups) të diasporës (Riddle dhe Nduom, 2010). Grantet janë përzgjedhur përmes një konkurrence për një plan afarist dhe kanë kërkuar pronësinë e të paktën 25% të aksioneve të firmës nga një organizatë partnere afrikane. Programi më novator i këtij lloji duket të jetë Programi 1x1 i financuar nga qeveria në Meksikë, i cili ofron shumë të barabarta me investimet e anëtarëve të diasporës deri në 25,000 dollarë amerikanë (Newland dhe Tanaka, 2011). Në këtë program, fondet publike në fakt jepen në formë të kredive pa kamatë të cilat kthehen brenda tri vjetëve. Megjithatë, investitori nuk e kthen grantin te qeveria, por në formë të kontributeve në investime sociale. Ky investim pastaj quhet përmes programit për barazim të fondeve Tri për Një (Tres por Uno) (3x1) në të cilin kontributet e anëtarëve të diasporës përmes shoqatave vendore të Meksikës në vendin e destinacionit barazohen me qeveritë federale, shtetërore dhe lokale të Meksikës. Projektet që financohen nga Programi 3x1 miratohen nga shoqata e qytetit dhe mund të përfshijnë projekte zhvillimore si rindërtim dhe furnizim me pajisje të shkollave. Programi 1x1 (në kombinim me 3x1) është sidomos interesant, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë si për ndërmarrësit ashtu edhe për projekte të komunitetit, ai pasqyron përkushtimin e qeverisë në vendin e origjinës për të bashkëpunuar me diasporën dhe për të marrë pjesë në zhvillimin e vendit, në vend që thjesht të ‘milen’ anëtarët e diasporës. Në anën tjetër, kur kihet parasysh zbatimi i kontratave në Kosovë, mbështetja në mbledhjen e borxheve mund të dëshmohet problematike, andaj duhet të merret seriozisht në konsideratë. Në këtë kuptim, mbase do të ishte më realiste të planifikohet që mbështetja të jepet në formë të një granti sesa të një kredie. 

                                                            

7 Kjo e dallon FDI nga investimet e portofolit (që diskutohen më vonë në këtë pjesë në kontekst të fondeve të ndërsjella) që në mënyrë  tipike përfshijnë një pjesë më  të ulët  të pronësisë/fuqisë  së votës  të mbajtur nga investitori i huaj dhe në përgjithësi pa ndikim në menaxhimin e ndërmarrjes së investimeve të drejtpërdrejta.   

Page 24: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

16   

     

4.1.3.2 Partneritetet publiko‐private   

Në fund, përveç investimeve në ndërmarrje të investimeve të drejtpërdrejta në vendet nikoqire, anëtarët e diasporës mund të financojnë projekte zhvillimore në vendet e tyre të origjinës përmes investimeve në partneritete publiko‐private (PPP). Me një ligj të përshtatshëm për investitorë, ligji për PPP, i harmonizuar me rregulloret e Këshillit Evropian dhe Acquis Communitaire, dhe shumë projekte të planifikuara si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal, ekziston hapësirë për angazhimin e diasporës kosovare. Një mënyrë që investitorët e diasporës të jenë në gjendje të investojnë në projekte të tilla është bashkimi i fondeve dhe themelimi i një fondi për investime, format e ndryshme të të cilave diskutohen në vazhdim.  

4.1.4 Fondet investuese të diasporës   

Përveç investimeve të drejtpërdrejta në aksione ose blerje të bonove të borxheve shtetërore, anëtarët e diasporës mund të kontribuojnë ose investojnë me fonde të caktuara për investime në vendin e origjinës (Terrazas, 2010). Disa diaspora kanë krijuar dhe menaxhojnë fonde të përbashkëta për këtë qëllim. Një fond i përbashkët është një mjet investues që menaxhohet në mënyrë profesionale përmes së cilit fondet nga investitorët grumbullohen dhe investohen në aksione të ndryshme, bono ose letra të tjera me vlerë. Me grumbullimin e fondeve, investitorët mund të investojnë në disa aksione (ose bono), gjë që zbutë rreziqet me të cilat do të përballeshin sikur t’i ‘vinin të gjitha vetë në një shportë’. Përveç ofrimit të larmisë dhe rreziqeve më të ulëta, fondet e përbashkëta janë të përshtatshme edhe për faktin se ato menaxhohen në mënyrë profesionale. Kjo mund të argumentohet si e rëndësisë parësore për investimet e diasporës nëse marrim në konsideratë se një investitor i rëndomtë i diasporës i gatshëm të investojë në forma të ndryshme në vendin e origjinës ka pak të ngjarë të ketë ekspertizë dhe/ose kohë të menaxhojë individualisht investimet (përderisa kostoja e lartë e angazhimit të një menaxheri personal të investimeve ka të ngjarë të jetë e papërballueshme)   

Mbase fondi më ambicioz dhe më i ‘formalizuar’ i diasporës është Homestrings (lidhja me vendlindjen), i themeluar dhe menaxhuar nga pjesëtarët e diasporës afrikane me ekspertizë dhe përvojë të gjatë në tregjet (Homestrings, 2013). 

Fondi identifikon mundësitë për investime – fondet, projektet dhe partneritetet publiko‐private ‐ në rajonet e interesimit të klientëve të tyre dhe ofron informacione për përgatitje paraprake për të informuar zgjedhjet e klientëve të tyre për investime. Investimet përzgjidhen paraprakisht në bazë të perspektivës së tyre për ndikim socio‐ekonomik dhe përfitime të arsyeshme dhe mbulojnë një varg të gjerë të fushave të cilat konsiderohen kyçe për rritën ekonomike, si edukimi shëndetësor, transporti dhe financimi i NVM‐ve.   

Marrë në konsideratë përfitimet e fondeve investuese të përmbledhura më lart, një analizë e plotë e realizueshmërisë së një fondi të tillë duket të jetë e drejtë me përqendrim të veçantë në ekspertizën e kërkuar dhe koston e themelimit dhe të operimit të tij dhe të madhësisë së diasporës kosovare dhe potencialin e saj për të investuar.    

4.1.5 Fondet e kapitalit investues dhe partneritetet   

Fondet e kapitalit investues janë të ngjashme me fondet e tjera investuese të diskutuara në këtë kapitull, por ato ofrojnë më shumë se mbështetje për fillimin e bizneseve, p.sh., angazhimin më afatgjatë në menaxhim dhe përqendrohen në ide novatore me potencial të madh rrite. Ato mund të financohen ekskluzivisht nga diaspora ose në kombinim me donatorët dhe qeveritë. Shembuj të këtij 

Page 25: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

17  

lloji të fondit përfshijnë ato të Fundación Chile, Irish Technology Leadership Group (Grupi udhëheqës i teknologjisë irlandeze) në Silicon Valley, dhe Migrimi për Zhvillim në Afrikë (MIDA).  

The Irish Technology Leadership Group në Silicon Valley është një rrjet elitar i udhëheqësve të korporatave irlandeze të cilët mbështesin ndërmarrësit irlandezë në sektorin e TKI në formatin   Dragon’s Den (Ancien et al., 2009). Kjo përfshin ndërmarrësit që paraqesin idetë e tyre për biznes në një panel të kapitalistëve investues dhe ata të cilët përzgjidhen marrin një pjesë të financimeve për të filluar bizneset e tyre, duke u dhënë investitorëve një pjesë të stoqeve të kompanisë si kthim.   

Fundación Chile është një fondacion publiko‐privat që ndihmon mbështetjen e ndërmarrësve për të nisur projekte novatore në sektorin agro‐afarist duke ofruar kapital investues, por edhe qasje në rrjetet profesionale (Newland dhe Tanaka, 2010). Në mënyrë të ngjashme, ChileGlobal lehtëson dizajnimin dhe financimin e ideve afariste përmes krijimit të rrjeteve të aktiviteteve me anëtarët e elitarë të diasporës kiliane me qëllim të prezantimit të teknologjisë së re dhe ekspertizës në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve.    

Migrimi për Zhvillim në Afrikë (MIDA) i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) është një shembull tjetër i një fondi të tillë investues i cili synon të lehtësojë bartjen e shkathtësive nga profesionistët e diasporës (Newland dhe Tanaka, 2010). Ky projekt mbështet zhvillimin e NVM‐ve, por po ashtu kërkon të promovojë partneritetet mes komuniteteve italiane, gane dhe senegaleze. Në këtë rast, projekti financohet nga vendi nikoqir (p.sh., qeveria italiane) dhe po ashtu kërkon të promovojë besimin dhe marrëdhëniet e mira mes institucioneve publike dhe private mes vendeve të origjinës dhe destinacionit.   

Në fund, duhet të theksohet se kontributi i diasporës në zhvillimin e vendit të origjinës është shumë më i madh se vetëm kontributi financiar. Rrjetet/programet si ChileGlobal, Irish Technology Leadership Group në Silicon Valley, Armentech dhe Scottish GlobalScot kanë shërbyer si shembull për shumicën e rrjeteve, duke ofruar mentorim, trajnim, punë praktike, qasje në tregje të reja, partnerë afaristë, etj.  Projektet/rrjetet më të vogla të një formati të ngjashëm kërkojnë fonde relativisht më të vogla (në krahasim me projektet PPP ose fondet e përbashkëta, p.sh., si ai i Homestrings), por një nivel më i lartë i angazhimit të pjesëtarëve elitarë të diasporës, andaj edhe më shumë transferime të ekspertizës menaxheriale, tregtare dhe teknologjike. Implementimi i një projekti të ngjashëm i cili kombinon kapitalin investues, trajnimin dhe mentorimin e quajtur EYE Venture është prezantuar kohëve të fundit në Kosovë. Projekti financohet bashkërisht nga diaspora dhe bizneset vendëse në Kosovë dhe nga donatorët ndërkombëtarë dhe përfshinë investitorët dhe profesionistët e mirënjohur të diasporës të cilët luajnë një rol këshillues për bizneset e reja të përzgjedhura për kapitalin investues (EYE venture, 2013).  

Nga kjo analizë del përfundimi se fondet investuese të diasporës janë shumë të përshtatshme sepse u mundësojnë investitorëve të sigurojnë informacione të besueshme për mundësitë e investime dhe për të mbledhur fonde të cilat më pastaj mundësojnë investimet në më shumë projekte dhe duke pakësuar shkallën e rrezikut.    

Pas vlerësimit të thuktë të strategjive në nivel qendror, Kapitulli i radhës përqendrohet në vlerësimin e strategjive të cilat mund të implementohen në nivel lokal.   

Page 26: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

18   

4.2 Mekanizmat dhe instrumentet e tjera mbështetëse   

4.2.1 Shtetësia e dyfishtë për anëtarët e diasporës dhe trajtimi shtetëror i investimeve të tyre   

Politikat dhe instrumentet për të promovuar IDD dhe format e tjera të investimeve të diasporës në mënyrë tipike paraprihen ose nisen në të njëjtën kohë me nisma më të gjera që synojnë promovimin e lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës (p.sh. Kina, India dhe Tajvani). Hapat e parë të ndërmarrë nga vendi i origjinës zakonisht përfshijnë dhënien e shtetësisë së dyfishtë, p.sh., në Cape Verde dhe Ghana (Okele et al., 2009), ose ndonjë lloj të statusit të veçantë (p.sh., personi me origjinë indiane, (PIO) statusi dhe karta jepet nga India), e cila u mundëson anëtarëve të diasporës të udhëtojnë lirshëm te vendi i origjinës dhe i liron ata nga kriteret e lejes së punës dhe kufizimet e tjera në lidhje me aktivitetet siç janë hapja e një llogarie bankare, regjistrimi në institucione arsimore, fillimi i një biznesi, punësimi, etj. (Ministria e Punëve të Brendshme e Indisë, 2012). Dhënia e shtetësisë (së dyfishtë) ose një lloji të statusit special shërben si për të ofruar të drejta ligjore dhe politike për anëtarët e diasporës që e lehtëson angazhimin e tyre dhe promovimin e një ndjenje të përkatësisë në vendin e origjinë.    

Aktualisht, Kosova lejon shtetësi të dyfishtë madje edhe u jep të drejtë vote anëtarëve të diasporës të cilët e shfrytëzojnë këtë. Megjithatë, qasja e dhënies së statutit special ose shtetësisë për pjesëtarët e diasporës nuk është domosdoshmërisht i rëndësishëm dhe obligues në çdo ekonomi: ngjashëm me masat e liberalizimit të sistemit bankar në Turqi, Shqipëri dhe disa vende afrikane, të diskutuara më herët në këtë pjesë, niveli i liberalizimit ekonomik të Kosovës me të madhe i bën efektet e prekshme të kësaj qasjeje si të vjetruara.   

Për shembull, përderisa në ekonomitë kur këta hapa ndërmerren, ka pasur kufizime për FDI përkitazi me kushtet e pjesës së aksioneve në pronësi të një investitori të huaj, blerja e instrumenteve nga tregjeve të kapitalit nga jo‐shtetasit, eksporti i dividentave dhe kapitalit, etj. Tregu i Kosovës është veçse i liberalizuar. Sipas ligjit për investime të huaja (Nr. 02/L‐33), investitorëve të huaj u ofrohet trajtimi shtetëror (do të thotë trajtim i barabartë si edhe investitorët e vendit); ata mbrohen kundër shpronësimit dhe nacionalizimit dhe gëzojnë të drejta të kompensimit; dhe mund të jenë pronarë të pronës së paluajtshme dhe të gëzojnë të drejta të njëjta pronësia përkitazi me pronën e paluajtshme njësoj si homologët e tyre kosovarë.   

Marrë në konsideratë nivelin e liberalizimit të paraparë në kornizën aktuale ligjore, nuk është befasi që barrierat kryesore për IDD të cilat janë identifikuar në këtë raport (Pjesa 3.5), si dhe një studim i mëhershëm nga Riinvest (2013), janë barriera të përgjithshme të cilat prekin investitorët në Kosovë, të huaj dhe të vendit: sundimi i dobët i ligjit dhe zbatimi i kontratave, korrupsioni, qasja në financa, shkathtësitë e forcës punëtore, kushtet e përgjithshme ekonomike (mundësia e ulët e popullatës për blerje) dhe mungesa e lehtësirave tatimore dhe lehtësirave të tjera financiare. Andaj, masat e propozuara nga bizneset dhe palët e interesit të intervistuara për qëllime të këtij studimi janë të prira të jenë masa të politikave të përgjithshme për FDI, si: lirimi nga taksat e korporatës për një periudhë të caktuar kohore dhe grantet e dedikuara për të mbështetur investimet e diasporës (p.sh. përmes bashkë‐financimeve)8.  

                                                            

8 Përderisa disa palë  të  interesit sugjerojnë që këto  instrumente duhet të synojnë  investitorët nga diaspora, shumica besojnë se ato duhet të aplikohen për të gjithë investitorët, pa marrë parasysh prejardhjen. 

Page 27: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

19  

4.2.2 Lehtësirat tatimore   

Zbritje tatimore janë aplikuar, për shembull, në Cape Verde dhe në Nigeri (Okele et al., 2009). Cape Verde ofron lirime nga detyrimet doganore për investimet e reja dhe lirime nga tatimi prej 35% i taksës së korporatës gjatë pesë vjetëve të operimit të korporatave të themeluara nga emigrantët. Nigeria, në anën tjetër, nuk ka ligj/kod specifik për IDD, por u ofron të gjithë investitorëve lirime për periudhat deri në 30 vjet për të gjitha detyrimet dhe taksat.   

4.2.3 Ofrimi i informacioneve për mundësi investuese dhe kujdesi paraprak   

Një temë tjetër e shpeshtë në intervistat me palët e interesit është mungesa e informacioneve për mundësi investimi në Kosovë si barrierë për investimet e diasporës në veçanti. Andaj, janë propozuar këshilla profesionale, një uebfaqe në gjuhën shqipe që përmban informacione për mundësitë dhe kushtet e investimeve dhe krijimi i shoqatave afariste të diasporës në vendet e tyre të destinacionit (me mbështetje të ambasadave të Kosovës).  Kjo mund të duket si e pazakontë duke marrë në konsideratë se investitorët e diasporës tradicionalisht besojnë se kanë përparësi ndaj investitorëve të tjerë sepse e njohin vendin, kulturën, shijet e konsumatorëve, etj., por, në anën tjetër, anëtarët e diasporës, mesatarisht kanë të ngjarë të kenë më pak qasje në burime dhe burime të specializuar të informacioneve të cilat investitorët e tjerë të huaj i shfrytëzojnë kur i caktojnë destinacionet e investimeve. Nevoja për qasje në informacione të besueshme po ashtu është identifikuar si parakusht për IDD nga diasporat e vendeve të tjera, p.sh. Ambroziak dhe Kotenko (2011), sidomos përmes themelimit të udhëzuesve afaristë, shërbime për këmbim të shkathtësive dhe informacione për kujdesin paraprak në vendet nikoqire. Vendet e tjera i kanë trajtuar këto nevoja në mënyra të ndryshme (shih, shembullin Ancien et al., 2009). India,  Armenia dhe Nigeria kanë hapur zyra one‐stop të cilat u ofrojnë pjesëtarëve të diasporës këshilla për investime ose themelimin e partneriteteve me bizneset vendore, përderisa në vendet e tjera këshilla të drejtpërdrejta te investitorët e mundshëm të diasporës sigurohen nga rrjetet të cilat mbështetet nga shërbime të specializuara shtetërore që përqendrohen në FDI, promovimin e eksporteve etj. (P.sh. Fundación Chile, Scottish Networks International and Enterprise Ireland). 

Në parim, çdo instrument që synon të përqendrohet te investitorët e diasporës duhet të shqyrtohet me kujdes dhe nëse ofrohet ndonjë privilegj, ato duhet të modelohen në atë mënyrë që nuk e favorizon diasporën në krahasim me bizneset vendore, por që ndihmojnë në krijimin e kushteve të barabarta që të dy grupet të konkurrojnë në mënyrë të drejtë, p.sh., përmes ofrimit të shërbimeve siç janë informacionet rreth rregulloreve dhe ligjeve afariste, partnerëve të mundshëm, etj. Në Kosovë, informacionet e tilla mund të vazhdojnë të ofrohen nga institucionet ekzistuese siç është Agjencia për Promovim të Investimeve ose nga shoqatat afariste, në vend të krijimit të institucioneve të reja. Megjithatë, një planifikim i aktiviteteve të organizatave relevante dhe institucioneve publike mund të dëshmohet i dobishëm për palët e përfshira për të qenë në gjendje për të bashkërenduar aktivitetet dhe për të përmirësuar rrjedhën e informacioneve mes tyre dhe drejt investitorëve të mundshëm të diasporës. Nëse përdoren lehtësira tatimore ose të ngjashme, në anën tjetër, ato duhet të përdoren për të stimuluar investimet e përgjithshme, jo vetëm nga investitorët e diasporës. Kjo jo vetëm që nuk do t’i vërë bizneset vendore në pozitë të pafavorshme, porse një konkurrencë e 

Page 28: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

20   

tillë e ‘krijuar artificialisht’ ka mundësi të jetë e paqëndrueshme nëse nuk përmirësohen kushtet elementare për biznes9.  

Si përfundim, analizat në këtë pjesë sugjerojnë që pengesat me të cilat përballen investitorët e drejtpërdrejtë të diasporës në Kosovë janë kryesisht probleme të përgjithshme që lidhen me mjedisin afarist – ato me të cilat përballen edhe nga investitorët vendorë dhe të huaj në Kosovë. Një problem që ndërlidhet në veçanti me diasporën i cili është identifikuar si në analizat e përvojave të vendeve të tjera dhe thuajse nga të gjitha palët e interesit në Kosovë, mungesa e informacioneve (të besueshme), përfshirë informacionet për kujdesin paraprak, për mundësi investuese në Kosovë. Edhe pse institucioneve si Ministria e Diasporës ose Agjencia për Promovim të Investimeve u kërkohet shpesh dhe ofrojnë informacione për partnerët e mundshëm afaristë dhe për mundësia investimi për investitorët e diasporës, këto informacione nuk mblidhen, hulumtohen ose paraqiten në mënyrë sistematike.   

4.3 Përmbledhje dhe rekomandime   Nga kjo analizë arrihet në përfundim se fondet investuese të diasporës janë shumë të përshtatshme sepse ato u mundësojnë investitorëve të sigurojnë informacione të besueshme për mundësitë e investimeve dhe mbledhjen e fondeve, të cilat më pastaj mundësojnë investime në më shumë projekte dhe duke pakësuar shkallën e rrezikut.   

Pas vlerësimit të thuktë të strategjive në nivel qendror, Kapitulli i radhës përqendrohet në vlerësimin e strategjive të cilat mund të zbatohen në nivel lokal.   

 

                                                            

9 Newland dhe Tanaka (2011) shënojnë rastin e Etiopisë ku investitorëve u ishin dhënë privilegje të veçanta për një  kohë  të  caktuar  gjë  që  kishte  shkaktuar  ngritje  të  përkohshme  të  IDD‐së,  por  ishte  përcjellë me  rënie menjëherë pas ndërprerjes së këtyre privilegjeve.  

Page 29: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

21  

 

5 STRATEGJITË E MUNDSHME NË NIVEL LOKAL  

 

Mobilizimi strukturor dhe angazhimi i diasporës në zhvillim është një praktikë relativisht e re në Kosovë. Deri së fundmi, angazhimi i diasporës në investime ka qenë një faktor i përpjekjeve individuale dhe veprimit personal. Kryesisht, qeveritë lokale nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë përkrahjen e diasporës në mënyrë strukturore apo funksionale për shkak të pengesave legjislative dhe rregullative, si dhe për shkak të mungesës së kapaciteteve.  Si rrjedhojë e procesit të decentralizimit në Kosovë, Ligji mbi Vetë Qeverisjen Lokale parasheh transferimin e një sërë kompetencash tek komunat. Zhvillimi ekonomik është ndër kompetencat që janë transferuar tek qeverisjet lokale. Megjithatë, komunat përballen me sfida të konsiderueshme për të ekzekutuar këtë kompetencë. Sfida kryesore qëndron në pamundësinë e tyre financiare/ buxhetore për t’u angazhuar në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shumë nga komunat vijojnë të mbështeten kryesisht tek grantet qeveritare për të ushtruar kompetencat e tyre të zhvillimit ekonomik; rreth 80% e të ardhurave të tyre totale vijnë nga grante qeveritare, ndërsa të ardhurat nga burimet e vetë komunave janë rreth 20% e totalit të të hyrave të tyre (FMN, 2012). Arsyeja pas kësaj është mungesa e decentralizimit financiar që ende i jep qeverisë qendrore autoritet mbi shpërndarjen e të hyrave fiskale. Sfida e dytë merret me kompleksitetin e kornizës legjislative dhe rregullative; autoritetet komunale shpeshherë kufizohen në ushtrimin e kompetencave të tyre dhe në dhënien e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.  Si rezultat i sfidave kryesore, shumë nga qeveritë lokale kanë bërë pak për të tërhequr investimet e diasporës në mënyrë strukturore. Për dallim nga kjo, Suhareka dallohet në mesin e komunave të Kosovës pasi ka kërkuar me sukses që të angazhojë diasporën e vet në investime. Qasja e tyre në tërheqjen e diasporës për të investuar ka qenë strategjike. Komuna e Suharekës ka themeluar Drejtorinë e Diasporës – një departament i administratës komunale i përkushtuar për t’iu shërbyer nevojave të komunitetit të tyre në diasporë. Kjo ka pasur ndikim të rëndësishëm në trajtimin në mënyrë strukturore të përpjekjeve të diasporës për investime, ndër shërbime të tjera dhe përfitime që iu janë ofruar. Bashkëpunimi i ngushtë i kësaj drejtorie me Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa (përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të komunës) kanë fuqizuar më tej qasjen e tërheqjes së investimeve nga diaspora. Administrata komunale ka qenë në gjendje të ofrojë shërbime efektive dhe mjete për të nxitur diasporën e tyre që të investojë në komunë. Përveç regjistrimit të biznesit dhe lehtësirave tatimore, komuna ka nxitur diasporën të investojë në zonën industrial përmes organizimit dhe lehtësimit të ngjarjeve me synim investimin.   Komuna të tjera që i kanë hyrë rrugës së fuqizimit të përpjekjeve të tyre për të tërhequr investimet e diasporës janë Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani. Edhe pse ka ende shumë për t’u bërë, këto komuna kanë njohur kontributin potencial të komuniteteve të diasporës për zhvillimin ekonomik të komunave të tyre. 

5.1 Vlerësimi i strategjive potenciale lokale  Në bazë të shqyrtimit të literaturës së gjerë, përpjekjet për tërheqjen e investimeve nga diaspora kryesisht ndërmerren nga institucione vendore qeveritare – ministri dhe/ose agjenci qendrore të specializuara. Qeveritë e Izraelit, Armenisë, Irlandës, Filipineve dhe Afrikës së Jugut konsiderohet se kanë hartuar mekanizmat dhe masat politike më të suksesshme që kërkojnë të mobilizojnë diasporën e tyre që të angazhohet në investime dhe në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës.  

Page 30: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

22   

 Korniza e zgjidhjeve lokale potenciale që paraqiten në këtë raport mbështeten tek përvojat e vendeve të lartpërmendura dhe tek praktikat e qeverive lokale në Kosovë dhe në rajon. Zgjidhjet në këtë kornizë janë përzgjedhur në bazë të përshtatshmërisë së tyre dhe zbatueshmërisë potenciale në Kosovë.  

 

Ekziston një spektër i gjerë i zgjidhjeve që qeveritë lokale mund të përdorin për të nxitur diasporën që të investojë. Në këtë seksion, Ato që konsiderohen si më të mundshme për kontekstin kosovar do të analizohen, ndërsa të tjerat do të paraqiten shkurtimisht.  

5.1.1 Zonat ekonomike për investime të diasporës  

Parqet industrial dhe zonat e lira ekonomike janë mjete efektive që nxitin investimet në përgjithësi. Zonat ekonomike janë mjete të fuqishme për zhvillim që shumë vende i kanë përdorur për të synuar investimet nga diaspora (Haas, 2006). Përveç një sërë përfitimesh tatimore, investitorët përfitojnë edhe nga infrastruktura e krijuar enkas për projektet e tyre të investimit. Zonat ekonomike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e volumit të investimeve, punëve të reja që krijohen dhe të hyrave shtesë për komunat nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët.  Komunat në Kosovë duhet të përpiqen të krijojnë dhe të bëjnë funksionale këto mjete për të stimuluar dhe fokusuar investimet e diasporës në këto hapësira të caktuara. Kjo zgjidhje do të shtjellohet më tej në seksionin vijues të këtij raporti. Kohëve të fundit Kosova ka përpiluar Ligjin për Zonat Ekonomike që synon të hapë rrugën për krijimin e hapësirave të caktuara për të tërhequr investimet. Zonat ekonomike kanë status ekonomik të posaçëm dhe ndahen  në (Ligji për Zonat Ekonomike):  

• Zonë e lirë: një zonë e lirë e përcaktuar nën Kodin për Dogana dhe Akciza të Republikës së Kosovës. 

• Park industrial: territori më vete në përputhje me planin e përgjithshëm, i pajisur me infrastrukturën e nevojshme si rrugë, transport dhe shërbime publike, me ose pa ndërtesa industrial të caktuara për zhvillim industrial. 

• Park teknologjik: territori i ndarë nën një plan të caktuar, i caktuar për të krijuar hapësirë për ndërmarrje të nivelit të lartë teknologjik, zakonisht të ndërlidhura nga afër me ndonjë institute kërkimor ose Universitet. 

• Inkubator i biznesit: ndërtesë që ofron hapësirë fizike dhe afariste për ndërmarrës të rinj për një periudhë të caktuar kohore, derisa biznesi të maturohet për treg. 

Qeveritë lokale në Kosovë janë të autorizuara të krijojnë zonë ekonomike me vendim të marrë nga kuvendi komunal. Vendimi duhet të përmbajë detaje të plota kadastrale që kanë të bëjnë me territorin e caktuar si zonë ekonomike. Nga komunat kërkohet që të sigurojnë pajtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me krijimin e zonës ekonomike. Pajtimi sigurohet në bazë të vlerësimit të studimit të fizibilitetit të përgatitur nga komuna. 

Për të ilustruar përfitimet nga zona ekonomike, komuna e Suharekës ka një park industrial që mbulon 160 ha. Aktualisht, ka 9 investitorë që kanë filluar punën në park dhe kanë punësuar mbi 600 punëtorë dhe me investime të arrijnë mbi 12 milionë EUR. 28 investitorë të tjerë, 3 prej të cilëve nga diaspora, janë nën procedurë për të angazhuar investime në vlerë mbi 40 milionë EUR. Së 

Page 31: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

23  

fundmi, parku industrial në Suharekë do të gjenerojë mbi 2,000 punë të reja. Duke parë përfitimet e zonave ekonomike, komuna e Suharekës po punon drejt krijimit të një parku industrial në territorin e vet, si dhe të një parku të përbashkët me komunën e Rahovecit. Mitrovica gjithashtu ka krijuar një zonë ekonomike me një sipërfaqe prej 60 ha. Aktualisht, ato po kalojnë nëpër procedura me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për ta deklaruar këtë zonë si zonë të çliruar nga dogana. Ata presin krijimin e mbi 1,500 punëve të reja me rreth 50 milionë euro investim. Komunat e Gjilanit dhe Novobërdës kanë krijuar një park industrial të përbashkët me hapësirë që mbulon 100 ha. Synimi është të krijohen mbi 2,000 vende pune të reja që të tërheqin investime mbi 60 milionë EUR. Nëse bëhet marketing i duhur në diasporë, këto zona ekonomike sigurisht që do t’i nxisin ata të angazhohen në investime. 

5.1.2 Pronë komunale për investime të diasporës  

Komunat në Kosovë posedojnë tokë dhe prona që mund të ndahen për zhvillim ekonomik. Këto janë asete me rëndësi që mund të vihen në përdorim efektiv për të tërhequr investime nga diaspora. Ndarja mund të bëhet për qëllime të ndryshme – dhe qëllimi kryesor është zhvillimi ekonomik i komunës. Kohëve të fundit Kosova ka ri‐hartuar Ligjin për Ndarjen për Përdorim dhe Shkëmbim të Pronës së Patundshme të Komunës që përmirëson mjedisin e mundësimit ekonomik për komunat. Përkatësisht, ligji aktual iu mundëson komunave të ndajnë pronë për deri 99 vjet konform praktikave më të mira ndërkombëtare, në vend të maksimumit prej 40 vjet si thuhet në versionin e mëparshëm të ligjit. Procedurat administrative dhe burokratike për ndarjen e pronës janë thjeshtuar mjaft. Në vend se të sigurohen 4 licenca nga Ministritë dhe agjencitë qendrore, tani komunat mund të ndajnë prona për investime me vendim të kuvendit komunal. Kjo ka rritur ushtrimin e kompetencave të deleguara tek komunat. Përveç kësaj, tani komunat mund të ndajnë prona me ankande – ku fiton oferta më e madhe – në vend të procedurave komplekse të parapara në Ligjin për Prokurimin Publik. 

Shkalla e pronës në pronësi komunale ndryshon nga rreth 2% deri në mbi 15% të territorit komunal (Kaganova, et al., 2012). Kjo paraqet një potencial të rëndësishëm që është e qartë se nuk shfrytëzohet si duhet në shumicën e komunave në Kosovë. Toka ka vlerë kritike për të gjitha investimet pasi përbën një nga katër faktorët e prodhimit. Toka me bollëk dhe prona në pronësi nga shumë komuna dhe një kornizë ligjore e përmirësuar kërkon që qeveria të përdorë këtë potencial për të tërhequr investitorë. Për rrjedhojë, komunat mund të synojnë diasporën e tyre për të investuar duke iu ofruar tokë dhe prona. Shkalla e kthimit për qeveritë lokale mund të jetë në varësi të projekteve individuale të investimit – për projekte që sjellin volum të madh të investimeve dhe që gjenerojnë një numër të madh të vendeve të punës – komunat mund të ndajnë tokë dhe pronë falas. Për projekte më të vogla, komunat mund të japin me qira pronën e tyre me çmim poshtë çmimit të tregut për të nxitur investimin, si dhe të nxjerrë të hyra.  

5.1.3 Partneritetet publiko‐private për investime nga diaspora  

Partneritetet publiko‐private (PPP), është një koncept relativisht i ri i zhvilluar në Kosovë. PPP mund të jenë një mjet efektiv për të plotësuar fonde të pakta publike me investitorë privatë në dispozicion. Komunat mund të shfrytëzojnë fondet nga diaspora për t’u angazhuar në përmirësimin e shërbimeve publike që ofrohen dhe në projekte të zhvillimit ekonomik. Kjo zgjidhje shtjellohet më tej në seksionin vijues.  Shumë komuna në Kosovë kanë mungesë të kapaciteteve financiare në ofrimin e shërbimeve publike, si dhe të zhvillimit ekonomik. Kjo mangësi e fondeve shpeshherë ndikon në cilësinë e shërbimeve dhe nxitjeve për investim. Sidoqoftë, qeveritë lokale mund të hyjnë në partneritet me sektorin privat si për ofrimin e shërbimeve publike, zhvillimit të infrastrukturës, edhe për angazhimin në projekte të zhvillimit ekonomik (Plaza dhe Ratha, 2011). Ligji për Partneritetet Publiko‐Private në Kosovë udhëheq të gjithë PPP për sigurimin e shërbimeve publike dhe/ose 

Page 32: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

24   

infrastrukturës publike në të gjithë sektorët ekonomikë dhe socialë, përfshirë, por jo vetëm: transportin, sistemin hekurudhor, transportin me shina, aeroporte, rrugë, tunele, ura, parkingje, transportin publik; infrastrukturën e energjisë, përjashtuar ndërtimin e kapaciteteve të reja për gjenerim të energjisë; tubacione karburanti, tubacione gazi, rafinim dhe shpërndarje; prodhim, shpërndarje, përpunim, mbledhje dhe administrim të ujit, ujërave të zeza, kanalizimeve, ujitjes, kanaleve; grumbullimi, hedhja, riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave; telekomunikacioni; arsimi; sporti dhe rekreacioni; shëndetësia; turizmi dhe kultura; infrastruktura e burgjeve; rehabilitimi i tokës dhe pyjeve; parqe industriale; streha publike, banesa sociale dhe punë sociale; qeveri, administrim dhe ndërtesa publike; si dhe shërbime të infrastrukturës dhe mirëmbajtjes në bazë të TI dhe të të dhënave. 

PPPtë mundësojnë qeveritë lokale në Kosovë të tërheqin kapitale private që mund të shfrytëzohen në ofrimin e shërbimeve të lartpërmendura. Komuna e Pejës ka arritur në një PPP për transport publik; Gjilani  dhe Suhareka kanë PPP për menaxhimin e mbeturinave solide. Komunat në Gjilan, Novobërdë, Suharekë dhe Mitrovicë po konsiderojnë PPP‐të për parqet e tyre industriale. Të gjithë këto opsione janë mundësi të shkëlqyera për komunat që të tërheqin kapitalin e nevojshëm për të përmirësuar nivelin e shërbimeve të tyre. Duke vepruar kështu, komunat mund të synojnë diasporën e tyre si ofrues të kapitalit dhe partnerë privatë në ofrimin e shumë prej shërbimeve dhe infrastrukturës që kanë nevojë për investime kapitale.  

5.1.4 Nxjerrja e huave komunale për zhvillim  

Bonot dhe obligacionet janë instrumente financiare që përdoren për të ngritur kapitalin për qëllime të ndryshme. Këto mekanizma janë mjete efektive për të tërhequr dhe kanalizuar investime. Rrjedhimisht, shumë vende në të gjithë botën përdorin bonot dhe obligacionet për të tërhequr investime dhe financime nga diaspora. Kosova ka mundësuar kohëve të fundit mjedisin legjislativ për të shfrytëzuar instrumentet e huave publike për të krijuar kapital. Kjo do të sqarohet më shumë në seksionin vijues të raportit. 

Qeveritë lokale në Kosovë mund të nxjerrin instrumente të huave, si bono dhe obligacione, për të financuar deficite të rrjedhës së parasë dhe/ose siguruar financim për investime kapitale. Sipas Ligjit për Huatë Publike, komunat mund të nxjerrin instrumente huash afatshkurtër që nuk e tejkalojnë periudhën prej dymbëdhjetë muajsh nga data e nxjerrjes; huatë afatgjata përdoren për një periudhë minimale tre vjeçare. Përveç bonove dhe obligacioneve komunat mund të nxjerrin garanci për një tjetër entitet ligjor që është pronë e ose kontrollohet nga komuna nëse një hua e tillë nxirret për të financuar investime kapitale. E gjithë huaja komunale duhet të miratohet nga kuvendi komunal dhe të miratohet nga Ministria e Financave. Një apo më shumë komuna mund të hyjnë në marrëveshje me komuna të tjera, përfshirë dhe krijimin e një entiteti ligjor të veçantë, për qëllime të financimit të përbashkët, funksionalizimit dhe ndërtimit të investimeve kapitale që përdoren për shërbime publike. Stoku total i huave afatshkurtra dhe afatgjata përfshirë dhe garancitë nuk mund të tejkalojë më shumë se 40% të buxhetit vjetor të komunës (të hyrat e veta dhe grantin e përgjithshëm).  

Për shkak të kapaciteteve relativisht të forta të diasporës kosovare, qeveritë lokale mund të nxjerrin hua për diasporën për të shfrytëzuar asetet e tyre. Kjo nxjerrje e huave për diasporën është një formë inovative e financimit që mund ta ndihmojë vendin të përkrahë projekte të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Qeveritë lokale mund të fitojnë qasje në financim më afat të caktuar, shpeshherë me shkallë të ulur të interesit për shkak të “uljeve patriotike”, ose dallimit mes shkallës së interesit në treg për huatë qeveritare dhe shkallës së interesit që diasporat janë të gatshme të pranojnë duke pasur parasysh lidhjen e tyre me vendin (Agunias dhe Newland, 2012). 

Page 33: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

25  

Shumë vende në botë kanë përdorur huatë për të rritur kapitalin në mesin e diasporës së tyre. Izraeli është në pararojë të huave të diasporës, pasi ata e kanë përdorur kapitalin e diasporës që në vitin 1951 për të financuar investime infrastrukturore afatgjata. Kosova ka potencialin për të shfrytëzuar fondet nga diaspora përmes huave në projekte të ndryshme financiare për zhvillim. Sidoqoftë, qeveria e Kosovës, si qendrore, dhe lokale, duhet t’i nënshtrohen një reforme të kontrolluar mirë të administratës publike. Diaspora nuk ka për ta investuar kapitalin e saj aty ku mbizotëron rreziku dhe pasiguria. Kështu, niveli i transparencës dhe llogaridhënies duhet të rritet për të pasqyruar një nivel të pranueshëm të sigurisë së investimit. 

Përveç strategjive të analizuara janë identifikuar dhe mekanizma dhe nisma të tjera përkrahëse të cilat janë shtjelluar shkurtimisht më poshtë.  

5.2 Mekanizma dhe instrumente tjera përkrahëse  Ky seksion shtjellon strategjitë që do të përkrahin tërheqjen e investimeve nga diaspora, por edhe përkrahin investimet nga diaspora. Këto strategji dallohen në dy grupe: mekanizma të një natyre informuese dhe mekanizma të përkrahjes financiare. 

 

5.2.1 Informimi dhe këshillimi: 

5.2.1.1 Themelimi i një instituti komunal për diasporën 

Qeveritë lokale në Kosovë duhet të shqyrtojnë mundësinë e themelimit të një drejtorie që do të punonte për dhe me diasporën. Drejtoria duhet të punojë nga afër me drejtorinë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik. Të kesh një institucion të dedikuar fuqizon angazhimin komunal për të ofruar shërbime më të mira për komunitetet e diasporës. Kjo do të sillte përfitime edhe për t’iu shërbyer dhe nxitur interesave të diasporës që të investojnë.  

 

5.2.1.2 Zhvillimi i një plani komunal për zhvillim realist që përfshin kapacitetet investuese të diasporës  

Komunat janë të detyruara me ligj që të zhvillojnë dhe periodikisht të përditësojnë planet e tyre komunale për zhvillim (PKZH). Ky dokument paraqet të gjithë perspektiva zhvillimore të secilës komunë. Në përputhje me këtë, komunat duhet të bëjnë përpjekje që ta bëjnë diasporën e tyre një element integral të planit të tyre për zhvillim. PKZH mund të përmbajë ndonjë seksion për kontributin e diasporës për zhvillimin e komunës. Kjo duhet bërë në konsultim të ngushtë me komunitetin e diasporës lokale të secilës komunë. 

 

5.2.1.3 Zhvillimi i një strategjie lokale për promovimin e investimeve duke përfshirë dhe promovimin e investimit nga diaspora  

Edhe pse përpjekjet për promovimin e investimeve kryesisht bëhen nga institucione të qeverisë vendore, p.sh. Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës, qeveritë lokale mund të angazhohen në mënyrë proaktive në promovimin e mundësive për investim me diasporën e tyre. Kjo qasje e synuar duhet të parashtrohet në një strategji lokale për promovimin e investimeve që duhet të hartohet në bashkëpunim me diasporën dhe palë të tjera relevante të interesit. 

 

5.2.1.4 Mbledhja dhe mbajtja e statistikave të sakta për diasporën lokale  

Page 34: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

26   

Të dhënat e sakta për diasporën lokale kanë rëndësi të posaçme për tërheqjen e investimeve dhe përpjekjet për zhvillim. Pa statistika dhe të dhëna, qeveritë lokale nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë me efektivitet qasje të synuar tek diaspora për tërheqje të investimeve. 

  

5.2.1.5 Qasja në informacion mes institucioneve vendore dhe diasporës lokale 

Komunitetet nga diaspora zakonisht nuk janë në dijeni të zhvillimeve në vendin e tyre, pasi nuk janë në gjendje ose nuk marrin informacion. Qeveritë lokale duhet të lehtësojnë qasjen dhe transferimin e informacionit lidhur me zhvillimet në Kosovë. 

 

5.2.1.6 Fasilitimi i rrjeteve, shoqatave dhe mundësive për bashkëpunim për diasporën  

Edhe pse diaspora kosovare është shumë e lidhur me vendin e lindjes, fuqizimi i kësaj lidhjeje përmes organizimit të rrjeteve lokale, shoqatave, ngjarjeve dhe bashkëpunimit do të rriste vetëdijesimin dhe interesimin e tyre për mundësi të ndryshme investimi. 

 

5.2.1.7 Ofrimi i shërbimeve të biznesit “one‐stop shop” 

Shërbimet “One‐stop shop” përmirësojnë mjedisin mundësues afarist dhe lehtësojnë përpjekjet burokratike dhe administrative. Të gjitha komunat në Kosovë duhet të punojnë për të përmirësuar shërbimet e tyre “one‐stop shop” për të gjithë komunitetin e biznesit; kjo gjë do të ketë ndikim të madh në nxitjen e diasporës për të themeluar biznese funksionale në vendlindjen e tyre. 

 

5.2.1.8 Ofrimi i shërbimeve këshilluese  

Qeveritë lokale, përmes institucioneve të tyre të dedikuara, duhet të kërkojnë të ofrojnë shërbime këshilluese për të përkrahur dhe lehtësuar investimet nga diaspora. Këshillat mund të ofrohen rreth mjedisit mbizotërues ligjor dhe rregullativ, mjedisit financiar, zhvillimit të fuqisë punëtore, shërbimeve komunale dhe përkrahjes tjetër më të nevojshme që diaspora të angazhohet në investime. 

 

5.2.1.9 Inkurajimi dhe promovimi i turizmit tek diaspora si përdorues dhe investitorë  

Përveç dërguesve të remitancave, investitorëve, filantropistëve dhe novatorëve, shumë vende të origjinës e konsiderojnë diasporën edhe si turistë cilësorë. Emigrantët janë vizitorët më besnikë dhe më të shpeshtë të vendeve të tyre. Për më tepër, ata konsiderohen edhe si shpenzuesit më të mëdhenj turistikë në vendet e tyre të origjinës. Qeveria vendore e Kosovës dhe komunat duhet të angazhohen në promovim më të koordinuar të potencialit turistik tek diaspora, edhe is përdorues, edhe si investitorë. Ata duhet të inkurajohen dhe të nxiten për të investuar në zhvillimin e turizmit si një aspekt konkurrues i shumë komunave në Kosovë. 

 

5.2.2 Instrumente për përkrahje financiare: 

5.2.2.1 Ofrimi i lehtësimit nga taksat 

Komunat mund të shqyrtojnë dhënien e përfitimeve nga taksat për investitorët nga diaspora si stimuj për tërheqjen e investimeve. Lehtësimet mund të ofrohen për regjistrim të bizneseve dhe 

Page 35: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

27  

licencim, prona, ndërtim dhe taksa të tjera që bien nën lëminë e juridiksionit të qeverisë lokale. Është me rëndësi të theksohet se komunat duhet të ofrojnë përfitime nga taksat në bazë të përllogaritjeve të përfitimit‐kostos për secilin projekt investimi dhe të shmangen nga veprime uniforme që rëndojnë të hyrat dhe shpenzimet komunale. 

  

5.2.2.2 Ofrimi i subvencioneve bujqësore për të tërhequr investimin nga diaspora në bujqësi 

Bujqësia konsiderohet të jetë një nga sektorët kyçë ekonomikë në Kosovë që do t’i japë shtytje zhvillimit dhe rritjes. Shumë komuna në të gjithë vendin kanë avantazhe strategjike konkurruese për ta trajtuar bujqësinë si një burim i tërheqjes së investimeve, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Pothuajse të gjitha qeveritë lokale ofrojnë subvencione bujqësore për fermerët. Këto subvencione mund të fokusohen edhe për të nxitur investimet nga diaspora në bujqësi dhe në nën‐sektorët përkatës. 

5.3 Përmbledhje dhe rekomandime Si përmbledhje, meqë të gjitha investimet bëhen në vend, komunat kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces. Qeveritë lokale mund të përdorin një sërë zgjedhjesh që do të krijonin një mjedis të favorshëm dhe do të ofronin mjete për të nxitur investimet nga diaspora. Meqë ky raport duhet të rekomandojë një zgjidhje për vlerësim të mëtejmë, qeveritë lokale duhet të përpiqen të inkurajojnë investimet nga diaspora e tyre përmes partneriteteve publiko‐private. Edhe pse fushëveprimi i PPP‐ve mund të jetë i gjerë, si qeveritë lokale, ashtu dhe diaspora mund të përfitojnë bashkërisht nga: 1) ngritja e kapitalit për investime në shërbimet publike, dhe 2) ofrimi i mundësive për diasporën lokale që të investojë. Po ashtu, komunat që kërkojnë të themelojnë dhe fusin në funksion parqet industriale mund ta bëjnë këtë përmes PPP‐ve – duke rritur kapitalin e diasporës, po  ashtu dhe duke përdorur njohuritë e tyre në menaxhim dhe ta bëjnë parkun industrial funksional. 

Page 36: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

28  

 

6 KONKLUZIONI 

 

Ky kapitull konkludues paraqet gjetjet kryesore dhe rekomandimet e nxjerra në bazë të përvojës të vendeve tjera si dhe rezultatet e përfituara nga të dhënat parësore dhe informacioni i mbledhur gjatë hulumtimit. 

6.1 Gjetjet kryesore  Duke pranuar se diaspora kosovare është pak e angazhuar në investime dhe kursime, ky studim ka hulumtuar pengesat për investime dhe kursime nga diaspora; ka vlerësuar në mënyrë kritike strategjitë e provuara të aplikuara nga vende në mbarë botën për të nxitur investimet dhe kursimet nga diaspora dhe ka propozuar strategji që janë gjetur të jenë më të përshtatshme për kontekstin e Kosovës dhe që kërkojnë studime të mëtejshme në përshtatshmërinë e tyre për implementim. Analizat dhe diskutimet në këtë hulumtim janë bërë në bazë të hulumtimit nga zyra; të një sërë intervistash të hollësishme të zhvilluara me investitorë aktualë dhe potencialë nga diaspora; dy diskutime në fokus grup dhe intervista me palë kyçe të interesit relevante për investime dhe kursime nga diaspora. Informacione të tjera me vlerë janë nxjerrë nga gjetjet e hulumtimit të IOM të zhvilluar me 78 anëtarë të diasporës dhe me shënime nga takimet dhe fokus grupi i organizuar në Kosovë dhe jashtë me pjesëtarë nga diaspora gjatë 2012 dhe 2013. 

Një gjetje e rëndësishme nga ky hulumtim është se diaspora është e interesuar, ka potencialin dhe gatishmërinë të investojë në Kosovë. Nga intervistat dhe diskutimet në fokus grup është zbuluar se pavarësisht reformave të zbatuara në Kosovë për të përmirësuar mjedisin afarist, diaspora ka deklaruar se mbeten pengesa për të bërë biznes në Kosovë. Qasja në financa dhe ngarkesa e madhe me taksa mbi importimin e materialeve bruto dhe makinave ishin ndër pengesat më të mëdha të identifikuara.  U gjet se ekziston perceptim në mesin e pjesëtarëve nga diaspora (nga takimet dhe fokusi grupi) se ekziston nivel i lartë i korrupsionit në Kosovë që nga ana e tij ul gatishmërinë e diasporës të investojë në Kosovë, meqë nuk janë të gatshëm të bartin të ashtuquajturat ‘shpenzimet e fshehura të korrupsionit.’  Prania e burokracisë dhe presionit nga zyrtarët e qeverisë është theksuar si një pengesë për të udhëhequr biznesin. Mungesa e informacionit mbi mundësitë për investim; çmimi i lartë i energjisë elektrike; niveli i lartë i interesit; mungesa e stafit të kualifikuar; kushtet e këqija ekonomike dhe zhgënjimi në përgjithësi i diasporës nga qeveria e Kosovës janë përmendur si pengesa për të investuar në Kosovë.  

Për të tërhequr investime dhe kursime të diasporës, vende të ndryshme kanë zbatuar shkallë të interesit preferenciale mbi depozitat me afat për të tërhequr kursime nga diaspora, heqje të taksave nga fitimet nga interesi dhe reduktim të shkallës së interesit për kredi investimi. Një tjetër instrument i përdorur është ofrimi i ‘kredive trans‐nacionale’ për pjesëtarët e diasporës, përmes partneritetit me homologët e tyre në vendet pritëse. Këto kredi synojnë lehtësimin e kredive për emigrantët kur ata u japin ato familjeve të tyre në vendin e origjinës, p.sh. për të blerë shtëpi, për arsimim, zgjerim të biznesit etj. Një tjetër mekanizëm që është përdorur nga vendet e origjinës për të shfrytëzuar kursimet e diasporës është përmes marketingut të bonove qeveritare për diasporën. Bonot konsiderohen të kenë avantazh ndaj formave të tjera të borxhit për shkak të sigurisë së tyre.  

Sikurse tregohet më lart, qasja në financa është shënuar si pengesa kryesore për të investuar në Kosovë. Për të trajtuar çështjen e dy pengesave, shumë vende kanë ofruar lirim nga taksat dhe kanë prezantuar fonde investimi dhe fonde të kapitaleve të përbashkëta. Fondet për investim operojnë në vende të ndryshme dhe identifikojnë mundësi për investim – fonde, projekte dhe partneritete 

Page 37: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

29  

publiko‐private – në rajonet me interes për klientët e tyre dhe ofrojnë informacion të kontrollit për t’i informuar klientët e tyre rreth zgjedhjeve për investim. Përzgjedhja e investimeve bëhet në bazë të ndikimit dhe përfitimit të arsyeshëm socio‐ekonomik. Zakonisht, projektet mbulojnë një shkallë të gjerë të fushave që konsiderohen me rëndësi kritike për zhvillimin ekonomik, si shëndetësia, arsimi, transportimi dhe financimi i NVM. Fondet e përbashkëta të kapitalit, nga ana tjetër, ofrojnë përfshirje afatgjate në menaxhim dhe janë të fokusuara në ide inovative me potencial të lartë për zhvillim. Ato mund të financohen ekskluzivisht nga diaspora, ose në kombinim me donatorë dhe qeveri.  

Meqë pika e parë e kontaktit për shumë pjesëtarë nga diaspora gjendet në nivel komunal, ky studim është fokusuar edhe në identifikimin dhe vlerësimin e strategjive lokale për të lehtësuar investime nga diaspora. Procesi i decentralizimit në Kosovë ka transferuar një sërë kompetencash tek komunat në mesin e të cilave janë dhe kompetencat që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik. Kjo i vendos komunat në Kosovë në një pozitë të mirë për të zbatuar strategjitë që të tërheqin investimet nga diaspora. Edhe pse kompetencat janë decentralizuar, komunat përballen me kufizime financiare, ndaj ato mund të ofrojnë mundësi për financim të përbashkët të projekteve të rëndësishme për diasporën.  Edhe pse potenciali për bashkëpunim është i madh, deri më tani komunat në Kosovë kanë bërë pak për të tërhequr investimet nga diaspora. Një përjashtim përbën komuna e Suharekës që ka nxitur me sukses diasporën e vet për të investuar në një zonë industriale përmes organizimit dhe lehtësimit të ngjarjeve të fokusuara në investim, si dhe në lehtësimin e regjistrimit të bizneseve dhe lehtësimit të taksave. Përpjekje për të nxitur investimet nga diaspora janë ndërmarrë edhe nga komunat e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit.  

Zonat ekonomike janë diskutuar si mjete efektive që shumë vende i kanë përdorur për të synuar investimet nga diaspora, që mund të çojnë drejt rritjes së investimit, vendeve të reja të punës dhe të hyrave për komunat. Ndarja e pronës tek diaspora për qëllime të investimit mund të përdoret për të nxitur investimet. Ndarja mund të bëhet falas për ato projekte që kanë potencialin të prodhojnë vende pune dhe kështu të fasilitojnë zhvillimin e komunave dhe pronat mund të jepen me qira për projekte me ndikim më të vogël gjithnjë poshtë çmimit të tregut. Partneritetet publiko‐private janë identifikuar si një model me rëndësi që mund të çojë drejt më shumë investimeve nga diaspora. Ligji për Partneritetet Publiko‐Private në Kosovë udhëheq të gjitha PPP‐të për ofrimin e shërbimeve publike dhe/ose infrastrukturës publike në të gjithë sektorët ekonomikë dhe socialë, përfshirë: transportin, si sistemi hekurudhor, aeroportet, rrugët, parkingjet, transportin publik dhe infrastrukturën e energjisë. Kjo nënkupton se ka një fushëveprim të gjerë për PPP‐të në nivel lokal. Një tjetër model me rëndësi për të akomoduar kursimet nga diaspora është nxjerrja e instrumenteve për hua. Korniza ligjore në Kosovë iu mundëson qeverive lokale në Kosovë të nxjerrin instrumente për hua, si bono dhe obligacione, për të financuar deficite të rrjedhës së buxhetit dhe/ose të sigurojnë fonde për investime kapitale. Komunat mund të nxjerrin instrumente për hua afatshkurtra që mund të mos e tejkalojnë periudhën prej dymbëdhjetë muajsh që nga data e nxjerrjes; huaja afatgjatë bëhet për një periudhë minimale tre vjeçare. Përveç bonove dhe letrave me vlerë tjera, komuna mund të nxjerrë dhe garanci për ndonjë entitet tjetër ligjor që është në pronësi të ose kontrollohet nga komuna nëse kjo hua nxirret për të financuar investime kapitale. Janë identifikuar dhe propozuar disa mekanizma përkrahjeje që mund të mbështesin tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe lehtësimin e zhvillimit të bizneseve nga diaspora në nivel lokal.  

6.2 Rekomandimet Pas analizimit të bazës ligjore lidhur me investimet nga diaspora, pengesat e identifikuara nga literatura, gjetjet nga intervistat, diskutimet në fokus grup dhe vlerësimi i strategjive të provuara në vende të tjera, më poshtë vijojnë propozimet për politika.  

Page 38: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

30   

Politikat dhe masat liberale të ndërmarra nga vende të tjera për të inkurajuar kursimet nga diaspora dhe investimet direkte janë kryesisht të tepërta në kontekstin e Kosovës. Së pari, Kosova tashmë ka një treg shumë liberal sa i përket investimeve të huaja dhe statusit të diasporës (përfshirë shtetësinë e dyfishtë dhe trajtimin kombëtar për investitorë të huaj) dhe shumica e pengesave me të cilat përballen investitorë nga diaspora nuk janë specifike për diasporën, por probleme të përgjithshme të mjedisit afarist me të cilat përballen të gjitha kompanitë vendore dhe të huaja që punojnë në Kosovë. Një vështirësi specifike për diasporën që është theksuar nga palët e interesit në Kosovë dhe është konfirmuar nga studime të mëparshme të zhvilluara në vende të tjera është mungesa e informacionit që ka të bëjë me mundësi për investim. Përkatësisht, investitorë i zakonshëm nga diaspora që do të donte të investonte në vendin e origjinës motivohet (pjesërisht) nga lidhjet e tij/saj emocionale me vendin dhe nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e vendit, mirëpo ai/ajo nuk ka gjasa të ketë kohën dhe/ose shkathtësi të specializuara (apo burime për të siguruar) që kërkohen për të identifikuar dhe vlerësuar mundësi për investim. Për më tepër, nga investitori i zakonshëm nga diaspora nuk pritet të ketë burimet për të investuar në mundësi të shumta, për të diversifikuar rrezikun. Për këtë arsye, fondet për investim nga diaspora janë shumë të përshtatshme, pasi iu mundësojnë investitorëve të sigurojnë informacion të besueshëm (kontroll) për mundësi të biznesit dhe të grumbullojnë fonde që nga ana e tyre mundësojnë investime në më shumë projekte dhe kështu rreziku diversifikohet. Një lloj i fondit për investime që është propozuar brenda këtij hulumtimi është ai që është përdorur në Kroaci ku taksa e fitimit nga lojërat e fatit është mbledhur në një fond i cili më tej është përdorur për të përkrahur projekte të investimit nga diaspora. Prandaj, rekomandimi i kësaj analize është që fizibiliteti i një fondi të investimit nga diaspora kosovare kërkon hulumtim në një studim tjetër.  Krijimi i një fondi të tillë do të krijonte një grumbull të nevojshëm të fondeve që pastaj mund të investohen në instrumente/projekte të ndryshme.  

Për të plotësuar këtë nismë në nivel lokal rekomandimi është që qeveritë lokale duhet të përpiqen për të nxitur investimet nga diaspora e tyre përmes partneriteteve publiko‐private dhe të shqyrtojnë mundësinë për të siguruar bono komunale. PPP‐të ofrojnë përfitime edhe për qeverinë lokale edhe për diasporën duke rritur investimet kapitale në shërbime publike dhe duke ofruar mundësi për diasporën lokale që të investojë. Në veçanti, këto iu mundësojnë diasporës të investojnë në komunitetin e tyre  të origjinës dhe të përcjellin më nga afër investimin e tyre për t’u siguruar se përdoret si është planifikuar dhe për të minimizuar mundësinë për korrupsion, qoftë të perceptuar, qoftë aktual. Për më tepër, komunat që kërkojnë të themelojnë dhe funksionalizojnë parqe industriale mund ta bëjnë këtë përmes PPP‐ve – duke ngritur kapitalin nga diaspora, si dhe duke përdorur njohuritë e tyre në menaxhimin dhe funksionalizimin e parqeve industriale.  Këto lloje investimesh do të lehtësonin investimet e mëtejme nga diaspora dhe të tjerë duke eliminuar pengesën e mungesës së infrastrukturës. Së fundmi, duke shfrytëzuar burime komunale si lehtësira për shfrytëzim të tokës apo të taksave qeveritë lokale mund të funksionalizojnë vëmendjen dhe përkrahjen e tyre për pjesëtarë të diasporës që do të donin të investojnë. Në të ardhmen, qeveritë lokale mund të japin hua për diasporën për të financuar këto lloj projektesh . Për më tepër, pas themelimi të fondit të investimit, si i përshkruar këtu, mund të shërbejë për të kanalizuar investimet në PPP dhe eventualisht të blihen bono komunale. Sidoqoftë, për të zbatuar këtë model/instrument si niveli qendror, ashtu dhe ai lokal duhet t’i nënshtrohen një reforme të administratës publike. Niveli i transparencës dhe përgjegjshmërisë duhet të rritet në mënyrë që të pasqyrojë një shkallë të pranueshme të sigurisë në investime. 

Një nga propozimet ka qenë që qeveria duhet të përkrahë financiarisht investitorët nga diaspora duke subvencionuar pagat e punëtorëve për NMV‐të e themeluara gjatë vitit të parë të punës. Është propozuar dhe përjashtimi nga taksa korporative dhe/ose e punëtorëve si një mekanizëm motivues 

Page 39: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

31  

për të gjithë, jo vetëm për investitorët nga diaspora. Duke pasur parasysh se aktualisht bizneset në Kosovë duhet të paguajnë taksa doganore dhe tatime kur importojnë mallra, një propozim ka qenë që të shtyhet pagesa e taksës për të paktën 3‐6 muaj derisa biznesi të ketë rastin të fitojë të hyra. Sidoqoftë, ofrimi i përjashtimit nga taksa për një grup të bizneseve mund të mos jetë adekuat pasi do të favorizonte konkurrencën e padrejtë. Faktikisht kjo është theksuar nga punëdhënës kosovarë.  

Nga shqyrtimi i literaturës, nga intervistat dhe fokus grupet me biznese nga diaspora dhe përfaqësues të disa mekanizmave mbështetës është identifikuar se mund të kombinohen secila nga strategjitë e paraqitura, si në nivel qendror, dhe në atë lokal. Një mekanizëm i tillë mbështetës është promovimi i historive të suksesit. Ky është me shumë rëndësi kur kemi parasysh perceptimet e këqija të shumë prej pjesëtarëve nga diaspora. Ministria ka zhvilluar një ide e cila do të fillojë të transmetohet së shpejti në RTK. Një herë në muaj një histori e suksesit do të transmetohet me shpresën që të shërbejë si motivim për investitorët potencialë. Promovimi i historive të suksesit të investimeve nga diaspora do të ndihmojnë për të tërhequr diasporën të investojë në një fond investimesh dhe të marrë pjesë në projekte lokale të partneritetit publiko‐privat duke i bërë të kenë më besim në përfitimin dhe shanset për sukses të investimeve të tilla. Pasi dy strategjitë të fillojnë të zbatohen, promovimi i historive të suksesit të projekteve që vijnë nga dy strategjitë do të dërgojë më tutje një sinjal të mirë për investitorë të tjerë nga diaspora duke rezultuar në investime më të larta nga diaspora në fond dhe të nxisin interesin në nivel PPP lokale në diasporë dhe komuna.   

Përmirësimi i informacionit rreth mundësive për investim në Kosovë është ngritur nga pothuajse të gjithë pjesëtarët dhe bizneset nga diaspora. Kur janë pyetur se cilat kanale të informacionit do të ishin më të përshtatshme në hulumtimin e IOM, u propozuan një sërë kanalesh. Takimet e drejtpërdrejta ishin kanali më i përmendur (80% e të anketuarve), interneti (50% e të anketuarve), dhe kanalet më pak të preferuara ishin media dhe broshurat. Kjo nënkupton se komunikimi i drejtpërdrejtë do të luante një rol domethënës në informimin e diasporës lidhur me zhvillimet sa i përket mundësive për investim. Ministria e Diasporës e sapo themeluar mund të luajë një rol kyç bashkë me Ambasadat e Kosovës. Për të lehtësuar informacionin është propozuar që të ketë një ueb‐faqe në gjuhët vendore ku pjesëtarë nga diaspora të mund të sigurojnë informacion të rëndësishëm lidhur me investimet dhe çështje të tjera relevante në Kosovë.  Pasi informacioni mi mundësitë për investim të vihet në dispozicion ai mund të përdoret për të përshtatur projekte të investimit si për fondin e investimeve ashtu dhe partneritetet publiko‐private. Për më tepër, të investosh në projekte që propozohen nga institucionet si Ministria e Diasporës me siguri që do të kontribuojë në gatishmëri më të madhe nga diaspora për të investuar. 

Një tjetër ide është që duhet të themelohen shoqata të biznesit me biznese nga diaspora. Në fillim, këto shoqata duhet të financohen nga ambasadat deri sa të bëhen të qëndrueshme. Sigurimi i informacionit gjithashtu do të shmangë keqinformimin. Këto shoqata do të jenë institucione me rëndësi për shpërndarjen e informacionit që ka të bëjë me fondin për investime dhe projekte të partneritetit publiko‐privat. Një nismë e tillë ka dëshmuar sukses në Zvicër, nën udhëheqjen e DFD. 

Duke pasur parasysh se brezi i tretë i diasporës kosovare po integrohet në vendet ku jetojnë, Qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë mekanizma për fitimin e trurit. Ndoshta funksionalizimi i një fondi për investime mund të sjellë përfitime përmes angazhimit sidomos të të rinjve nga diaspora që janë të arsimuar dhe me përvojë në vende të zhvilluara sa i përket menaxhimit të investimeve. Një propozim administrativ që është paraqitur ka të bëjë me formularin për regjistrimin e biznesit, që duhet të lejojë të tregojë nëse biznesi ka pronar pjesëtar nga diaspora. Kjo do të ndihmojë në mbledhjen e informacionit për madhësinë e investimeve nga diaspora në të ardhmen. 

Page 40: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

32   

Të dhënat parësore të mbledhura gjatë këtij studimi kanë identifikuar se diaspora e Kosovës ka vullnetin dhe potencialin për të investuar në Kosovë. Informacioni paraprak i mbledhur nga investitorë ekzistues dhe potencialë nga diaspora ka gjetur se pengesat kryesore për të filluar dhe udhëhequr një biznes në Kosovë janë qasja e keqe në financa, nivele reale dhe të perceptuara të korrupsionit dhe mungesa e informacionit për mundësi investimi. Më tutje ky studim ka identifikuar strategji/zgjidhje në nivel qendror dhe lokal për të tërhequr investime dhe kursime nga diaspora që janë aplikuar në vende të ndryshme në botë. Strategjitë e identifikuara janë vlerësuar paraprakisht për përshtatshmërinë e tyre në kontekstin makroekonomik në Kosovë, analiza e të cilit sugjeron se fondi për investime duket të jetë më i përshtatshmi për t’i zbatuar në nivel qendror, ndërsa partneritetet publiko‐private janë të përshtatshme për nivel lokal.  Duhet të zhvillohet një studim i hollësishëm i fizibilitetit për të dy strategjitë për të siguruar që këto dy strategji të mund të zbatohen me sukses në Kosovë, të mund të kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Kosovë dhe të mund të lehtësojnë lidhje dhe bashkëpunim më të fortë me diasporën kosovare. 

Page 41: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

33  

 

7 REFERENCA 

 

Agunias, D. dhe Newland, K., 2012, Developing a Roadmap for Engaging diasporas in Development, Migration Policy Institute. 

Ambroziak, A., & Kotenko, A., 2011. diaspora consultation – A future for diaspora engagement. Mimeo. The Ramphal Centre. 

Ancien, D., Boyle, M. Dhe Kitchin, R., 2009. Exploring diaspora strategies: An international comparison. January 26‐28 2009, NUI Maynooth Workshop Report.  

Debass, T. Dhe Ardovino, M., 2009. diaspora direct investment (DDI): The untapped resource for development. Washington, DC: USAID. 

ECIKS, 2013. 80 milion Euro nga Bonot Qeveritare në vitin 2013. Gjendet në: http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_news&main_id=1294. [Shikuar më 20 shkurt 2013.]   

Economist, 2011. Milking migrants: How poor countries can tap emigrants’ savings. Gjendet në: http://www.economist.com/node/21526324. [shikuar më 27 shkurt 2013.] 

EYE Venture, 2013. What is EYE Venture. Gjendet në: http://eye‐ks.com/shkarkimet/ [shikuar më 18 mars 2013.]  

Haas, H., 2006, Engaging diasporas: How Governments and Development Agencies Can Support diaspora Involvement in the Development of Origin Countries, International Migration Institute, University of Oxford. 

Homestrings, 2013. Homestrings home page. Gjendet në: https://homestrings.com/ [shikuar më 1 mars 2013.]  

FMN, 2012, Marrëveshja “Stand‐By” për Kosovën. 

Ministri Indian i Punëve të Brendshme, 2012. Comparative Chart on NRI/PIO/PIO CARD HOLDERS/OCI. Gjendet në: www.mha.nic.in/pdfs/oci‐chart.pdf [shikuar më 1 mars 2013.] 

International Deposits Interest Rates Exchange, 2013. Compare Deposit Interest Rates Worldwide. Gjendet në: www.deposits.org. [shikuar më 7 mars 2013.] 

Kaganova, O. et al., 2012, National Policy Paper on Municipal Asset Management in Kosovo”, USAID DEMI. 

Kayode‐Anglade and Spio‐Garbrah, 2012. diaspora bonds: Some lessons for African countries. African Development Bank Economic Brief, Vol. 3, Issue 13. 

Ketkar, S. and Ratha, D., 2009, eds. Innovative financing for development. Washington, D.C.: The World Bank. 

Law on Economic Zones, 2012/04‐L‐159.  

Page 42: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

34   

Newland, K. and Tanaka, H., 2010. Mobilizing diaspora entrepreneurship for development. Washington, D.C.: Migration Policy Institute. 

Nielsen, M. T. and Riddle, L., 2007, Why diasporas Invest in the Homeland: A Conceptual Model of Motivation, Academy of Management Meeting. NLB, 2013. NLB Prishtina çmimore . Gjendet në: http://www.nlbprishtina‐kos.com/index.php?option=com_content&view=article&id=75&Itemid=63. [Shikuar më 25 shkurt 2013.] 

OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). 2011. “Kosovo under UNSCR 1244/99, in Investment Reform Index, Monitoring Policies for Direct Investment in South‐East Europe. Gjendet në http://www.keepeek.com/Digital‐Asset‐Management/oecd/finance‐and‐investment/investment‐reform‐index‐2010/kosovo‐under‐unscr‐1244‐99_9789264079588‐19‐en 

Okele, V. E., Madrano, J.G. & Cordahi, A., 2009. diaspora‐led investments into domestic economies: The case of Sub‐Saharan Africa. Paris: ECO3. 

Plaza, S. and Ratha, D., 2011, diaspora for Development in Africa, World Bank. 

Riddle, L. and Nduom, N.K., 2010. African diaspora Marketplace: Investment interest survey. Mimeo. The George Washington University.   

Riinvest, 2008, Diaspora dhe Politikat për Mërgatën 

Riinvest, 2013. Praktikat e përdorura për tërheqjen e investimeve nga diaspora. Prishtinë: Instituti Riinvest. 

Instituti Riinvest, 2012, Praktikat për tërheqjen e investimeve të diasporës. 

Terrazas, A., 2010. diaspora investment in developing and emerging country capital markets: Patterns and prospects. Washington, D.C.: Migration Policy Institute. 

UNDP, 2011, Kosovo Remmittance Household Survey (KRHS). 

World Bank, 2012. Whatever happened to Nepal's diaspora bonds? Gjendet në: http://blogs.worldbank.org/peoplemove/node/1329. [Shikuar më 10 mars 2013] 

Page 43: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

35  

8 SHTOJCA: PËRMBLEDHJE E INTERVISTAVE DHE DISKUTIMEVE NË FOKUS GRUP  

 

1:  28 shkurt 2013; Intervistë me Naim Dedushajn, Drejtor për Investime nga Diaspora, Ministria e Diasporës 

‐ Nuk ka të dhëna për numrin total të bizneseve nga diaspora në Kosovë. Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve nuk dallon mes të huajve dhe diasporës. Propozimi që është bërë është se formulari për regjistrim duhet të mundësojë treguesin nëse biznesi i regjistruar është nga diaspora si dhe vendin ku jeton diaspora. Ministria ka një listë  të përbërë nga rreth 150 kompani që i përkasin diasporës, ka shumë më tepër për të cilat duhet mbledhur informacion. 

‐ Sipas diasporës, pengesat kryesore në Kosovë janë: mungesa e informacionit (kur kam pyetur për rolin që luajnë ambasadat është theksuar se Ambasadat kanë dëshmuar se nuk janë burim i mirë i informacionit); mungojnë projekte të zhvilluara nga qeveria që do të lehtësonin investimet dhe informonin investitorët. Shpeshherë, pjesëtarët nga diaspora deklarojnë se i kanë paratë, por nuk kanë ide se ku të investojnë. Taksat e larta janë përmendur si një nga arsyet, më shumë mungesa e stimujve financiarë se sa takst e larta duke patur parasysh se taksat në Kosovë nuk janë shumë të larta. Edhe korrupsioni është përmendur si barrierë; mungesa e përkushtimit të qeverisë për të bashkëpunuar me diasporën dhe angazhimi i dobët i diasporës në procesin e privatizimit. Një shembull konkret i pengesës së përmendur ka qenë pamundësia e diasporës për të marrë tokë me të drejtë shfrytëzimi për 99 vjet. Diaspora ankohet se nuk janë të angazhuar apo përfshirë në përgatitjen e strategjive dhe dokumenteve me rëndësi. Diaspora e ka humbur besimin tek Qeveria e Kosovës, pasi, sipas diasporës, Qeveria e Kosovës nuk i ka hapur dyert për ta.  

‐ Lidhur me kursimet e diasporës, faktorët kryesorë që pengojnë kursimet e tyre janë interesat e ulëta, por edhe mungesa e besimit në bankat e Kosovës. Po ashtu, bankat në Kosovë e trajtojnë diasporën  njëjtë si të huajt e tjerë dhe kjo ka rezultuar në kursime të ulëta nga diaspora. Është theksuar se bankat kanë mjaft financa dhe nuk kanë nevojë të tërheqin diasporën. Ata kanë thënë se një bankë është shprehur se kanë më shumë para se që iu nevojiten. 

‐ Sektorët me interesin më të lartë përmenden të jenë prodhimi, sidomos bujqësia, shërbimet, përfshirë TIK.  

‐ Përgjigja ndaj pyetjes nëse diaspora trajtohet njëjtë si investitorët e huaj ishte se investitorët nga diaspora trajtohen si investitorë të huaj. Diaspora as nuk e ka të drejtën të regjistrojë prona në emrin e tyre, që është një pengesë nëse duan të fillojnë ndonjë biznes ku është dhe synimi për të blerë tokë.  

‐ Modelet potenciale për të stimuluar investime nga diaspora. Përkrahja financiare për investitorë nga diaspora, për shembull qeveria të subvencionojë pagat për punëtorët e bizneseve NMV gjatë vitit të parë të punës. Një tjetër formë do të ishte dhënia e granteve për punëtorët. Garantimi i investimit të tyre është instrumenti më kyç. Investitorët nga diaspora janë përballur me korrupsion dhe mito që ka dërguar sinjal negativ tek investitorët potencialë. Duhen promovuar historitë e suksesit. Ministria ka zhvilluar një ide që shumë shpejt do të fillojë të transmetohet në RTK. Një herë në muaj do të transmetohet një histori suksesi e cila me shpresë do të shërbejë si motivim për investitorët potencialë.  

Page 44: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

36   

‐ Diaspora kontakton Ministrinë për informacione që kanë të bëjnë me mundësi për investim dhe nëse kanë ndonjë problem ata dërgojnë letra zyrtare që pastaj Ministria përdorë për të zgjidhur problemet e diasporës.  

‐ Komuna e Suharekës është përmendur si rasti më i mirë për të mobilizuar investimet nga diaspora dhe i gjithë suksesi i është dhënë Kryetarit të Komunës i cili ka organizuar regjistrimin e diasporës dhe ka nxitur investimet e tyre.  

‐ Konkluzioni ishte se ky është momenti i fundit për të nxitur investimet nga diaspora dhe nëse ky moment humbet, Kosova nuk do të përfitojë kurrë nga diaspora.  

Page 45: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

37  

2: Intervistë me Artan Mehmetin, Atasheu Ekonomik në Bruksel  

1. Çfarë shërbimesh ofron institucioni juaj për investitorë të huaj (potencialë), duke (përfshirë dhe investitorë nga diaspora)? 

2. Shërbimet për investitorët e huaj kryesisht kanë të bëjnë me komunikimin dhe informimin e tyre rreth tregut në Kosovë, potencialin, përfitimet nga investimi në Kosovë, mjedisi afarist (kërkesat). Unë shërbej si pikë kontakti për investitorë të huaj që janë të interesuar të bëjnë biznes/investojnë/punojnë në Kosovë.   1a. A keni ndonjë platformë për të synuar investitorët nga diaspora? (Nëse po, shpjegoni): Deri më tani nuk kemi asnjë platformë vetëm për investitorë nga Kosova, pasi ata trajtohen njëjtë si investitorët e tjerë.  1b. A trajtohen investimet nga diaspora njëjtë si nga investitorët e tjerë të huaj?  (Nëse jo, ju lutemi shpjegoni dallimin): Po.  

3. A bën institucioni juaj promovimin me sukses të investimeve nga diaspora? (Nëse po, si?): Ende nuk ndodh, pasi aktualisht jam në fazën fillestare të mbledhjes së informacionit lidhur me investime nga diaspora. 

4. Sipas mendimit/përvojës tuaj, cilat janë pengesat për IHD dhe investime nga diaspora, në veçanti?  Sipas mendimit tim, pengesat për IHD mund të jenë të ndryshme në varësi të industrisë/sektorit; megjithatë, energjia e pandërprerë, perceptimi i imazhit si dhe stabiliteti politik, çështje që kanë të bëjnë me ekzekutimin e kontratave janë faktorë domethënës që kontribuojnë në pengesat për IHD.  

5. (Si) siguron institucioni juaj komente nga investitorë nga diaspora që vendosin të investojnë në Kosovë dhe ajo që është më me rëndësi nga ata që shqyrtojnë mundësinë për të investuar në Kosovë por në fund nuk e bëjnë këtë? Ende nuk ndodh. 

6. A keni ndonjë bazë të të dhënave të investitorëve nga diaspora (ose investitorë potencialë) në Kosovë? Nuk ka 

7. Sipas mendimit tuaj, cilët janë sektorët ekonomikë ku ka potencial për investim?  a. Miniera, energjia, bujqësia, përpunimi i ushqimit, përpunimi i drurit, turizmi, 

teknologjia informative, tekstili, ndërtimi, etj.  8. A ka forma të tjera të aktivitetit ekonomik që diaspora promovon (ose mund të promovojë): 

p.sh. promovimi i eksporteve kosovare, marketingu i mallrave dhe shërbimeve në vendin ku jetojnë etj.? 

9. Në bazë të kontakteve/përvojës t uaj me pjesëtarë nga diaspora, në cilën fushë kanë ata më shumë gjasa të investojnë? Lutemi të shënoni opsionet. Nuk ka ende.  

• Fillojnë dhe menaxhojnë një biznes vetë 

• Fillojnë dhe menaxhojnë një biznes në bashkëpunim me të afërm në Kosovë  

• Financojnë një biznes të ri për ndonjë pjesëtar të familjes në Kosovë  

• Bashkë‐financojnë investim privat me partner të biznesit që ka përvojë relevante (jo detyrimisht anëtar të familjes) 

• Bashkë‐financojnë projekte publike (p.sh. në arsim, shëndetësi ose infrastrukturë) me institucione lokale  

• Bashkë‐financojnë projekte publike (p.sh. në arsim, shëndetësi ose infrastrukturë) me institucione qendrore  

10. Bashkë‐financojnë projekte publike (p.sh. opsionet)S’ka • Japin grante për biznese në arsim, shëndetësi ose infrastrukturë me organizata 

ndërkombëtare  

• Tjetër (lutemi të shpjegoni)_________________________ 

Page 46: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

38   

11. Në bazë të kontakteve/përvojës tuaj me pjesëtarë nga diaspora, a ka nisma për të inkurajuar aktivitetet më poshtë me sukses dhe në çfarë kushtesh? Lutemi rrethoni përgjigjen  

• Biznese të reja 

• Dhënia e kredive (me interes të ulët ose pa të) për biznese të reja  

• Blerja e aksioneve në një biznes ekzistues  

• Mentorimi, trajnimi dhe përkrahje tjetër teknike  

• Tjetër (lutemi shpjegoni)_____________________ 12. Në bazë të kontakteve/përvojës tuaj me pjesëtarë nga diaspora, cilat organizata do të kishin 

më shumë gjasa të besojnë (dhe të hyjnë në partneritet) për të organizuar nisma të tilla dhe pse: 

• Institucione të qeverisë vendore  

• Institucione të qeverisë qendrore  

• Agjencia e Promovimit të Investimeve në Kosovë (APIK) 

• Shoqatat e bizneseve (nëse po, lokale, ndërkombëtare apo të dyja?) 

• Organizatat jo fitimprurëse (nëse po, lokale, ndërkombëtare apo të dyja?) 

• Tjetër (lutemi shpjegoni)______________ 

Page 47: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

39  

3: 26 shkurt 2013; Intervistë me Elbasan Morinën (Drejtor) dhe Rudina Heroi Pukën (Zyrtare e projektit për investimet nga diaspora), OJQ për zhvillimin e diasporës dhe projekt i financuar nga SDC 

‐ Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare në bazë të hulumtimit që ka bërë projekti në disa komuna del se vetëm 2% e investimeve të bëra janë nga diaspora. Mesatarisht ka 5‐6 investitorë në secilën komunë; 

‐ Pengesat kryesore të vërejtura nga diaspora janë: mungesa e informacionit për mundësi të bashkëpunimit në Kosovë; mungesa e stimujve taksorë dhe financiarë; korrupsioni, burokracia. Është theksuar se brezi i dytë i diasporës po integrohet në vendet ku janë. Diaspora investon në vendet ku jetojnë ndaj dhe potenciali për investim po zbret nga viti në vit; organizimi i diasporës është një tjetër dobësi që gjithashtu ndikon në investimet e ulëta në Kosovë; 

‐ Është theksuar se edhe pse diaspora kërkon stimuj financiarë p.sh. ulje të taksave, kjo kritikohet nga bizneset kosovare. Ata nuk pajtohen me kushte më të favorshme për diasporën. Kjo është diskutuar gjatë një punëtorie të organizuar me biznese të Kosovës dhe nga diaspora.  

‐ Nuk ka asnjë pikë kontaktuese ku diaspora të sigurojë informacionin që kërkon; ‐ Sektorët më me interes për diasporën janë: bujqësia dhe ndërtimtaria  ‐ Diaspora është më e interesuar në shoqëri të përbashkëta me kosovarët. Kjo vjen për dy 

arsye, së pari meqë kosovarët kanë më shumë informacion dhe lidhje dhe së dyti sepse diaspora nuk duan të kthehen, por të kenë një biznes në Kosovë dhe ndoshta të punësojnë familjarët e tyre; 

‐ Krijimi i fondeve është theksuar si një model adekuat. Është përmendur rasti i Kroacisë. Taksat e fitimit mbi lojërat e fatit mblidhen në një fond që pastaj përdoret për të përkrahur investime nga projekte të diasporës.   

‐ Lidhur me kursimet, perceptimi që Rudina mori nga takimi me diasporën ishte se ata nuk kursejnë shumë.  

4: 22 shkurt 2013; Intervistë me Sokol Havollin, hulumtues në BQK  

‐ Nuk ka të dhëna për investimet dhe kursimet nga diaspora, pasi konsiderohen si investitorë të huaj  

 

Page 48: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

40   

5:  5 mars 2013; Intervistë me pronarin e Botek‐ut 

Pronari është një kosovar nga Zvicra dhe ka biznesin e tij prej shtatë vjetësh tashmë në fushën e teknologjisë TIK  

Pengesat kryesore që janë vërejtur për investitorë nga diaspora janë: 

• Gjendja e keqe ekonomike në Kosovë, p.sh. mungesa e keshit. Nuk ka kesh, pra, nuk ka kërkesë dhe fitime të ulëta. Pronari ka thënë se nëse dikush gjen një ide që do të gjeneronte fitim prej 8‐9% ai do të investonte, mirëpo për sa kohë që fitimi është më i ulët se 6% më mirë të depozitojë para në bankë dhe të fitojë interes 6%; 

• Korrupsioni është një tjetër faktor që demotivon investimet  

• Mungesa e njerëzve me shkathtësi  

Kur u pyet se çfarë mund të bëjë qeveria për të nxitur investimet nga diaspora; përgjigja ishte “të pushojë së ekzistuari pasi vetëm që po krijon pengesa për bizneset”.Nuk ka asgjë që mund të bëhet duke pasur parasysh ekonominë e dobët dhe mungesën e kërkesës në Kosovë.  

 

6: Përgjigje me e‐mail nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë  

Pengesat për investime janë: dogana për materialin bruto në kufi (kjo nuk ekziston as në Maqedoni, as në vende të tjera në rajon); TVSH për makineritë e prodhimit (Shqipëria e ka hequr); si dhe pengesa që kanë të bëjnë me funksionimin e keq të sistemit gjyqësor. Është theksuar që së pari është me rëndësi të kuptohen pengesat me të cilat përballen bizneset në Kosovë. Meqë bizneset në Kosovë nuk janë të kënaqura me mjedisin e biznesit, nuk ka pothuajse asnjë mundësi të bindet diaspora të investojë në Kosovë.  

 

Përjashtimi i taksës doganore dhe TVSH mund të nxitë investimet. 

Page 49: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

41  

7: mars 2013; përgjigje me email nga Brahim Ademaj, Menaxher i Shitjes në GETRINKE‐VRELLA (SINALCO) 

GETRINKE‐VRELLA është një kompani e themeluar nga një pjesëtar nga diaspora në Gjermani. Biznesi nga diaspora mbështetet krejtësisht në krenari kombëtare pasi infrastruktura për të bërë biznes në Kosovë nuk është e favorshme. Në Kosovë, bizneset përballen me probleme për të cilat një biznes as që duhet të mendojë. Për të motivuar investimet nga diaspora bizneset e tyre duhet të përjashtohen nga taksat në vitet e para të themelimit dhe nuk duhet të kërkohen të paguajnë taksa për teknologjinë para se të fillojnë të udhëheqin biznesin e tyre. Kosova është transferim keshi pasi importi është shumë i lartë. 

 

8: mars 2013; Përgjigje me email nga Ambasada e Kosovës në Holandë  

Investimet nga Holanda në Kosovë arrijnë në rreth 100 milionë euro. Shumica e investimeve orientohen nga sektori i prodhimit. Në Kosovë ka rreth 60 kompani nga Holanda. 

Ambasada ka një diplomat për ekonomi. Për të fuqizuar bashkëpunimin me Holandën, tetorin e kaluar Ambasada organizoi një Konferencë të Ekonomisë që doli të sjellë shumë përfitime. Në këtë konferencë ishin të pranishëm dhe pjesëtarë nga diaspora dhe aty u zhvilluan ide konkrete. Ambasada ka ofruar këshilla dhe konsulenca për pjesëtarë të interesuar nga diaspora lidhur me investime në sektorin privat, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. Nga ky projekt deri tani kanë përfituar mjaft kompani.  

 

9: Intervistë me Kujtim Dobrunën, ECIKS, 7 mars 2013 

Për një kohë të gjatë ECIKS ka përkrahur diasporën që të krijojë dhe drejtorë biznese. Diaspora kontakton me ECIKS lidhur me informacionet e nevojshme kur janë të interesuar të fillojnë një biznes. ECIKS punon një me një: në fazën fillestare kemi kontakte të shpeshta, pasi bizneset vijnë në vend të vet atëherë kontaktet rrallohen. Është thënë se aktualisht diaspora nuk ka ndonjë adresë kë të kontaktojnë kur iu nevojitet informacion.  

Kujtim ka deklaruar se ka potencial financiar për diasporën që mund të përshtatet në projekte investimi në Kosovë. Janë dalluar tre lloje të investitorëve potencialë nga diaspora:  

4. Diaspora që ka biznese jashtë. Ky është një grup i rëndësishëm pasi mund të organizojnë prodhimin e disa pjesëve të produkteve finale në Kosovë; 

5. Diaspora që ka pozita menaxheriale dhe drejtuese në biznese jashtë. Ky është një grup i rëndësishëm pasi mund të influencojnë mbi vendimet e pronarëve të tyre për të investuar në Kosovë (një shembull i tillë është një biznes në Gjakovë); dhe  

6. Grupi i tretë janë ata që nuk kanë biznes në vendin ku jetojnë, por sjellin një ide inovative dhe investojnë në Kosovë. Një shembull është një qendër thirrjesh e suksesshme e krijuar nga një kosovar që ka jetuar në Gjermani. Kompania punëson të rinj që flasin gjermanisht shumica e të cilëve kanë jetuar në vende ku flitet gjermanishtja. 

Pengesa për investime nga diaspora: diaspora, sikurse dhe investitorë të huaj të tjerë, përballen me të njëjtat pengesa për të investuar në Kosovë. Pengesat kryesore që janë përmendur janë qasja në 

Page 50: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

42   

financa dhe mungesa e shërbimeve konsultuese. Diaspora e ka të vështirë të marrë kredi në Kosovë pasi së pari nuk kanë kolateral. Edhe pse zakonisht njerëzit dhe studimet përmendin korrupsionin si një nga pengesat kryesore, Kujtim ka deklaruar se korrupsioni bëhet problem për bizneset që aplikojnë për tenderë. Gjithashtu është vërejtur se diaspora është e zhgënjyer me institucionet kosovare. Diaspora ankohet se ata nuk gjejnë mbështetje tek institucionet e Kosovës.  

Modele për të stimuluar investimet nga diaspora: 

1. Të krijohet një fond për të përkrahur investimet për sektorë specifikë, p.sh. bashkëfinancim mes qeverisë dhe investitorëve nga diaspora.  Bashkëfinancimi të jetë për 2‐3 vjet; 

2. Përjashtim nga taksat korporative për të gjithë, jo vetëm për investitorë nga diaspora; 

3. Është me shumë rëndësi të ofrohet konsulenca profesionale për investitorët e huaj, përfshirë ata nga diaspora. Investitorëve nga diaspora u duhet ofruar përkrahje e vazhdueshme. Pasja e bizneseve të suksesshme është me rëndësi për të dërguar sinjale tek bizneset potenciale.   

 

Page 51: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

43  

10: Intervistë me Arian Zekën, Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, 8 mars 2013 

Pengesat për të investuar në Kosovë: diaspora përballet me të njëjtat pengesa si dhe bizneset e tjera. Pengesat kryesore janë: qasja në financa dhe korrupsioni. Korrupsioni është problem pasi shumica e projekteve kapitale në Kosovë janë publike.  

 

Çfarë duhet bërë: ambasadat duhet të përkrahin investitorët potencialë nga diaspora. Sipas Ligjit për Diasporën, mund të themelohen qendra kulturore ku ka diasporë. Duhet të themelohen shoqata të bizneseve, ku të jenë edhe bizneset nga diaspora. Fillimisht, këto shoqata duhet të financohen nga Ambasadat deri sa të bëhen të qëndrueshme. Duhet të ketë një ueb‐faqe në gjuhën shqipe ku diaspora të mund të marrë informacione me rëndësi lidhur me investimet në Kosovë. 

Sa i përket modelit të stimulit financiar, nuk duhet të jetë vetëm për diasporë, por për të gjithë investitorët. Përjashtimet nga taksa e korporatave mund të ofrojë stimuj për investitorët potencialë, grante për investime. 

Prodhimi dhe sidomos përpunimi i ushqimit janë sektorët më të rëndësishëm për investim.  

 

11: Përmbledhje e gjetjeve nga konferenca e organizuar nga MD; 21 mars 2013 

Pengesat për investime të diasporës në Kosovë  

Aktualisht, dialogu me Serbinë po shkakton probleme për bizneset në Kosovë, pasi projektet nga BE dhe SHBA po presin se çfarë do të ndodhë. Nëse të dy palët arrijnë marrëveshje, BE dhe SHBA do të japin më shumë fonde për zhvillim për Kosovën. 

Një emigrant ka deklaruar se iu deshën 1.5 vite për të bindur një të huaj se Kosova është vend i mirë për të investuar. Qeveria na pengon në vend se të na ndihmojë.  Sa herë që duam të anëtarësohemi në ndonjë organizatë Kosova nuk paraqitet në listën e vendeve ndaj nuk mund të regjistrohemi.   

Kosova ka politikat fiskale më të këqija; ka taksa për materialet bruto dhe makineri (që hiqen vetëm kur blihet e gjithë linja e prodhimit); ka një shkallë TVSH‐je për të gjithë. Në Gjermani, TVSH për përpunim të ushqimit është më e ulët në rreth 7 përqind, ndërsa në Kosovë ka vetëm një shkallë.  Elektriciteti është shumë i shtrenjtë, 70 përqind më i lartë për biznese se sa për ekonomi familjare – këtë politikë nuk e gjen askund në botë.  Arkat fiskale nuk janë vendosur nëpër pompa të benzinës gjë që nuk ka kuptim. Pompat e benzinës kanë qarkullim të madh por mund ta raportojnë më pak këtë qarkullim pasi nuk kanë – pra nuk mblidhen para nga ata që përfitojnë më së shumti.  Mbrojtja për investitorët është shumë e dobët.  

Efektiviteti i institucioneve për të lëshuar leje të ndërtimit është shumë i ulët: kemi aplikuar në 2007 për leje dhe nuk morëm përgjigje deri në vitin 2013.   

Duam të punojmë, por zyrtarët e qeverisë nuk duhet të na ushtrojnë presion.  

Nevojat dhe modelet për të përkrahur investimet nga diaspora në Kosovë  

Diaspora ka nevojë për informacion që të investojë në Kosovë.  

Taksa më të ulëta 

Page 52: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

44   

Taksat të merren pasi të fitohen të hyrat dhe jo më parë  

 

 

12: 27 Mars 2013, Intervistë me Lea Shllaku, Zyrtare e Lartë për Promovimin e Investimeve në APIK  

Si për investitorë të tjerë të huaj, APIK është zakonisht pika e parë e kontaktit për investitorë potencialë nga diaspora. APIK nuk ka ndonjë platformë të posaçme për të synuar investitorë nga diaspora apo shërbime speciale për këtë grup investitorësh. Shërbimet që APIK ofron për investitorë të huaj dhe nga diaspora përfshijnë, por jo vetëm: sigurimi i informacionit lidhur me mundësi për investime; caktimi i takimeve me institucione qendrore dhe lokale; dhënia e ndihmës për të identifikuar partnerë potencialë të biznesit dhe regjistrimi i bizneseve të tyre; si dhe ndihmë për ta për të zgjidhur probleme të tjera që mund të kenë gjatë bërjes së biznesit në Kosovë. Aktivitetet e promovimit të investimeve priren të përbëhen nga konferenca me investitorë potencialë në vendet e origjinës. Edhepse këto konferenca nuk synojnë investitorë nga diaspora në mënyrë specifike, shumica e pjesëmarrësve (deri në 90 përqind) janë pjesëtarë nga diaspora. Ambasadat e Kosovës në vendin e banimit përdoren për të shpërndarë informacione lidhur me këto. 

Nuk kemi shifra të përafërta të investimeve nga diaspora. Banka Qendror ofron informacion mbi paratë e IHD, por jo nga diaspora posaçërisht.  

Kohëve të fundit ka pasur interesim për burime alternative të energjisë. 

Pjesëtarët nga diaspora zakonisht janë më të interesuar të themelojnë shoqëri aksionare me biznese kosovare në krahasim me biznesin të vetin.  

Origjina e investitorëve të interesuar nga diaspora pasqyron shpërndarjen e diasporës kosovare: shumica vijnë nga Zvicra dhe Gjermania.  

Investitorët nga diaspora, si shumica e investitorëve të huaj, zakonisht kërkojnë mundësi për të siguruar grante për investimet e tyre në Kosovë. Financimi për investime dhe pengesat institucionale janë pengesat kryesore me të cilat përballen këta investitorë. Shumë investitorë të mëdhenj (potencialë) shkurajohen nga investimi për shkak të korrupsionit, vështirësive për të siguruar (ose mbajtur) licencat dhe zbatimi i pakënaqshëm i kontratave. Partnerët e tyre të biznesit në Kosovë shpeshherë nuk i përmbushin detyrimet e tyre (p.sh. të investojnë), duke shkaktuar kështu probleme të mëdha për investitorët e huaj.   

Nuk ka ndonjë bazë të të dhënave të investitorëve nga diaspora apo ndonjë mekanizëm formal për të marrë apo adresuar komente nga investitorët, edhepse ofrohet ndihmë kur investitorët kanë probleme. 

Grantet për investim në Kosovë mund të sigurohen përmes ambasadave të Holandës ose Austrisë. Qeveria e Holandës jep grante për kompani vendore që krijojnë partneritete me kompani holandeze dhe Qeveria Austriake jep grante për investitorë austriakë që të investojnë në Kosovë.   

Historitë e suksesit publikohen në ueb‐faqen e APIK‐ut dhe ata ftohen të marrin pjesë në konferencat e APIK‐ut për të ndarë përvojat e tyre me investitorë të tjerë potencialë. Një shembull i mirë është Stonecastle. 

Page 53: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

45  

13: Përmbledhje e diskutimit në fokus grup të mbajtur në Prishtinë më 02.04.2013 

Pjesëmarrësit – Biznesmenë kosovarë nga diaspora:  

1. Bekim Selmani – Energji diellore – shpërndarës i përgjithshëm për Ballkan  2. Naim Qerimi – Parajsa – Pronar  3. Naim Shijaku – Diamant – Pronar 4. Bashkim Fejzullahu – Thes‐Ari  ‐ Pronar/Menaxher i përgjithshëm  5. Hajrush Beqiri – Thes‐Ari – Menaxher  

1. Pengesat për të tërhequr investime nga diaspora  

• Politika fiskale të pafavorshme: nga bizneset kërkohen të paguajnë taksa para se të fitojnë të hyra: shembuj kur është dashur të paguajnë taksa edhe pse nuk e kanë ditur nëse dhe kur do të shesin produkte  

• Konkurrenca e padrejtë: pabarazia në veri të Kosovës, pasi biznesmenët atje nuk paguajnë taksa as për rrymë, produktet dhe shërbimet ofrohen me çmime shumë të ulëta gjë që konsiderohet si konkurrencë e padrejtë  

• Korrupsioni 

• Qeveria nuk bashkëpunon dhe nuk respekton diasporën: diaspora irritohet që duhet të paguajë sigurim për makinat në kufi. Kjo duhet të paguhet nga qeveria meqë diaspora shpenzon shumë në Kosovë gjatë qëndrimit  

• Mungesa e stafit të kualifikuar është përmendur si një tjetër pengesë për investimet. Mungesa e stafit të kualifikuar sidomos është përmendur në lidhje me industrinë  

• Mungesa e kulturës së punës  

• Zyrtarë të ministrive të ndryshme nuk janë kompetencë për punën që e bëjnë  

• Në vend të subvencioneve për mjete për energji diellore, duhet të hiqen taksat doganore që do të ndikojnë në uljen e çmimit të produkteve dhe do të jenë më të përballueshme për interesuarit  

• Kur u pyetën nëse do të vinin në Kosovë për të investuar pas gjithçkaje që kanë mësuar tani, të gjithë janë përgjigjur jo  

• Doganat e Kosovës funksionojnë për individ specifikë: ka pasur një kohë kur çmimi me shumicë për një litër naftë ka qenë 1.22 dhe çmimi me pakicë ka qenë 1.21 dhe kjo është bërë për qëllime të shpëlarjes së parave në Kosovë  

• Ligjet në Kosovë janë zhvilluar për interesa specifike të individëve  

• Çmimi i lartë për rrymën elektrike  

• Nuk do të investoj më pasi nuk dihet se çfarë ndodh nesër, p.sh. cilët politikanë vijnë në pushtet  

• Ndërsa vende të tjera përkrahin bizneset e diasporës në rastin tonë qeveria zhvillon politika kundër bizneseve   Një prej tyre ka vendosur të zhvendosë biznesin në Zvicër dhe ta mbyllë biznesin në Kosovë, ndërsa tjetri ka filluar të mendojë që të kthehet në Gjermani. Janë përmendur disa raste kur nga investitorët është kërkuar të japin mito që të lejohen të fillojnë biznesin. Është deklaruar se shumë kompani që fillimisht kanë planifikuar të investojnë në Kosovë kanë shkuar në Serbi pasi ofron mjedis më të mirë.   

Page 54: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

46   

 

2. Propozime për të nxitur investimet nga diaspora  

 

• Të shtyhet pagesa e taksës për të paktën 3‐6 muaj 

• Duke pasur parasysh se brezi i tretë i diasporës kosovare po integrohen në vendet ku jetojnë, qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë mekanizma për të shfrytëzuar njohuritë e tyre  

• Ministria e diasporës dhe institucionet e tjera duhet të promovojnë biznese të suksesshme dhe përmes ngjarjeve të tilla të përpiqen të tërheqin investime të reja  

• Ministria e Diasporës duhet të komunikojë rregullisht me diasporën. Diaspora nuk është aspak e organizuar. 

Page 55: Lehtësimi i investimeve të diasporës në Kosovë - iom.int · PDF fileKosovë, janë propozuar disa mekanizma/zgjedhje/instrumente. Duhet të vendosen mekanizma t ë

 

47  

Përmbledhje e diskutimit në fokus grup të zhvilluar në Suharekë më 12.04.2013  

Pjesëmarrësit: 

1. Biznesmenë kosovarë nga diaspora; 

2. Zyrtarë të Komunës së Suharekës nga Departamenti i diasporës 

3. Përfaqësues të UNDP‐së dhe IOM‐it  

 

1. Pengesat:  

• Mungesa e infrastrukturës është përmendur si një nga pengesat më të mëdha  

• Nuk ka nxitje – fonde  

• Rata të larta të interesit për kredi – rata të ulëta të interesit për depozita; ligje dhe rregullore shumë të këqija të sistemit bankar – konfiskimi i aseteve  

• Diskriminimi nga bankat  

• Politika të këqija makroekonomike (eksport dhe import) 

• Krejtësisht të pakënaqur me procedurat e privatizimit  

• Nuk ka agjenci të specializuar për plane/zbatim të biznesit; njerëzit dalin jashtë Kosovës dhe paguajnë shuma të mëdha që dikush t’ua shkruajë idenë e biznes planit 

• Nuk ka mbrojtje de facto nga autoritetet, gjë që rezulton në largim të investitorëve; mekanizmat administrativë pengojnë bizneset që të përparojnë  

• Korrupsioni = “shpenzime të fshehura”   

2. Rekomandimet: 

• Grante 

• Paketa nga qeveria qendrore  

• Subvencionimi i pagave për punëdhënës  

• Heqja e taksës nga të ardhurat e punëtorit  

• Reduktimi i taksave doganore