kontabiliteti i burimeve njerëzore “një dimesion i ri për kompanitë shqipëtare”

43
 2013 MSc Eralda Sado Dr Alma Spaho Universiteti i Tiranës © Copyright Eralda SADO, 2013 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare” 

Upload: tani-tato

Post on 03-Apr-2018

261 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 1/43

 

2013

MSc Eralda Sado

Dr Alma Spaho

Universiteti i Tiranës

© Copyright Eralda SADO, 2013

Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore

“Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare” 

Page 2: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 2/43

Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore - “Një dimesion i ri për kompanitë shqipëtare”  Eralda Sado 

Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore

“Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”  MSc Eralda Sado, Dr Alma Spaho,

Universiteti i Tiranës, Departamenti i Kontabilitetit. Tiranë, 2013

Burimet njerëzore janë ndër burimet më me vlerë që mund të ketë një kompani,

midis burimeve të tjera të vlefshme. Në vitet e fundit biznesi po bëhet gjithnjë edhe

më shumë i varur nga aktivet humane, më shumë sesa nga aktivet fizike, prandaj po

 bëhet edhe më i rëndësishëm, njohja e vlerës së shtuar përmes zhvillimit dhe

menaxhimit të burimeve njerëzore. Raportimi aktual financiar nuk e pasqyron vlerën

e aktiveve njerëzore duke mos paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Kështu që

 paraqitet një nevojë për trajtimin e kostove të burimeve njerëzore në pasqyrat

financiare si aktive. Ka dy arsye kryesore pse duhet të njohim burimet njerëzore, si

aktive: burimet njerëzore janë burime me vlerë, pasi i sigurojnë kompanisë përfitime të

ardhshme. Së dyti, vlera e burimeve njerëzore përcaktohet në lidhje me aftësitë,

komptencat, eksperiencat që zhvillohen në organizatë përmes investimit. Mirpo shumë

studime vënë në dukje se është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i burimeve

njerëzore. Për këtë arsye një sërë modelesh të ndryshme janë krijuar për të vlerësuar 

 burimet njerëzore.

Qëllimi i këtij studimi është të nxjerrë në pah rëndësinë e KBNJ, të studiojë njohuritë

aktuale që zotërojnë bizneset shqipëtare rreth KBNJ, si dhe interesin e shfaqur rreth

faktit nëse burimet njerëzore duhet të vendosen në Bilanc, si aktive. Metodologjia e

 përdorur në këtë studim është një analizë përshkruese dhe janë krijuar tre hipoteza për 

të testuar njohuritë aktuale dhe interesin e shfaqur rreth KBNJ, nga bizneset shqipëtare.

Këto hipoteza janë testuar nëpërmjetë programit statistikor STATA. Si rezultat i këtij

studimi mund të themi se koncepti i KBNJ në Shqipëri nuk është shumë i njohur por 

shfaqi shumë interes në rrethin e ekspertëve dhe profesionistëve. 

F jalët kyçe : Burimet Njerëzore (BNJ), Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore (KBNJ),

Modelet e KBNJ, Standartet kontabël, Kompanitë shqipëtare.

Page 3: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 3/43

PËRMBAJTJA E PUNIMIT

HYRJE 9

RISHIKIMI I LITERATURËS  11 

METODOLOGJIA  13 

KAPITULLI I: KOTABILITETI I BURIMEVE NJERËZORE (KBNJ) NË BOTË  9 

I.1. I.1. ZHVILLIMI I KONTABILIETIT TË BURIMEVE NJERËZORE 9 

I.2. FOKUSIMI TEK NJERËZIT SI AKTIVE- MËNYRË E RE TË MENDUARI 19 

I.3. MODELET E KBNJ 21 

I.4. ÇËSHTJET KRYESORE NË LIDHJE ME KBNJ 24 

I.5. RREGULLORET DHE STANDARTET EKZISTUESE NË LIDHJE ME

PRAKTIKAT RAPORTUESE. 26 

I.6. ZHVILLIMI NDËRKOMBËTAR I KBNJ 27 

KAPITULLI II: NEVOJA E KBNJ NË KOMPANITË SHQIPTARE 29 

II.1. RËNDËSIA E STUDIMIT 32 

II.2.HIPOTEZAT 33 

II.2.1 ANALIZA PËRSHKRUESE 33 

II.2.2 TESTIMI I HIPOTEZAVE 34 

II.3 BARRIERAT PËR IMPLEMENTIMIN E KBNJ 40 

III KONKLUZIONE 42

IV. REKOMANDIME DHE LIMITIME 43

V .REFERENCA 45

Page 4: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 4/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

LISTA E TABELAVE

Tabela 1-1. Përqindjet e vlerësimit të njohurive nga të anketuarit rreth KBNJ  

Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA) .

Tabela1-2.  Njohuritë rreth KBNJ 

Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA).

Tabela 1-3. Korrelacioni midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove rreth BNJ dhe

impakti në produktivitet 

Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA).

LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 1-1. Pjesëmarrja në trajnime, Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në

STATA) 

Grafiku 1-2.  Ndarjet e kompanive të anketuara sipas sektorit ekonomik , Burimi: Të

dhënat e autorit (përpunuar në STATA). 

Grafiku 1-3.  Njohuritë rreth KBNJ , Burimi : Të dhënat e autorit (përpunuar në 

STATA)

Grafiku 1-2. Grafiku 1-4. Përgjigjet e pyetjes: “Kostot në lidhje me BNJ trajtohen si

 shpenzime apo si aktive?”, Burimi: Të dhënat e autorit (përpunuar në STATA).

Page 5: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 5/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

LISTA E FORMULAVE Vlërësimi i BNJ sipas Bokhari et al:

(1)

Amortizimi i vlerës së BNJ, nëqoftëse trajtohen si aktive:

(2)

LISTA E SHKURTIMEVE

KBNJ- Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore

BNJ- Burimet Njerëzore

IFRS- International Financial Raporting Standards

IASB-International Accounting Standards Board

IEKA- Instituti i Ekspertëve Kontabël Të Autorizuar 

SNK- Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

ACCA- Association of Chartered Certifies Accountants

GAAP- Generally Accepted Accounting Principles

SEC- Securities and Exchange Commission

SKK- Standartet Kombëtare të Kontabilitetit

AAA- American Accounting Association

Page 6: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 6/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

HYRJE

Deri vitet e fundit vlera e një kompanie ështe konceptuar përmes aktive fizike që

ajo zotëron si: ndërtesa, pajisje e makineri, ndërsa sot në një ekonomi të bazuar në

njohuri, një kontributë shumë të rëndësishëm në vlerën e një kompanie përbëjnë BNJ.

Është për tu theksuar fakti se BNJ janë ato që çojnë drejt suksesit ose dështimit një

kompani, nëqoftëse ato operojnë siç duhet dhe kanë aftësitë dhe kompetencat e

duhura në ato çfarë bëjnë, mund ta bëjnë një kompani të sukseshme në rast të kundërt

mund ta çojnë kompanin drejt falimentimit. Një kompani mund të ketë implementuar 

aktive fizike me teknologjinë më të fundit por nëqoftëse ajo nuk vihet në përdorim

nga njerëzit e duhur dhe nuk menaxhohet si duhet atëherë kompania mund të shkojë

drejt falimentit. Kështu që biznesi gjithnjë edhe me shumë po bëhet i varur nga asetethumane, më shumë sesa nga asetet fizike, prandaj njohja e vlerës së shtuar përmes

zhvillimit dhe menaxhimit të BNJ po bëhet edhe më i rëndësishëm. Mirpo kjo ngre dy

 pyetje të rëndësishme: si ta masim vlerën e BNJ nën dritën e aktiveve të paprekshme

dhe si ta përmirësojmë raportimin financiar nëpërmjetë paraqitjes së informacionit

rreth BNJ në pasqyrat financiare të një kompanie. (Bokhari et al, 2012, p5282).

Duke kuptuar rëndësinë e BNJ dhe duke arritur në një konsensus në rrethin e

 profesionistëve kontabël, përsa i përket vlerësimit të tyre, atëherë kjo në mënyrë të

vetvetishme do të çojë në zhvillimin dhe implementimin e gjerë të KBNJ në pasqyrat

financiare të çdo kompanie.

Sipas Likertit (1971) qëllimi i KBNJ është ta ndihmojë organizatën duke i: siguruar 

informacion rreth kostove dhe vlerës, të ndihmojë në vendimarrjen në lidhje më

marrjen, zhvillimin dhe mbajtjen e BNJ, me qëllim që të arrijë normën kosto- përfitimi

më të mirë; lejon menaxhimin e BNJ në lidhje me vlerësimin dhe monitorimin e BNJ;

siguron një bazë për kontrollin e BNJ, të vlerësojë mbivlerësimin, nënvlerësimin ose

mbajtjen; ndihmon në zhvillimin e e parimeve të menaxhimit në lidhje me klasifikimin

e impaktit financiar të praktikave të ndryshme.

Vlerësimi i duhur i BNJ do ta ndihmojë një kompani të eleminojë efektet negative që

mund të sjellë një një forcë pune e tepërt. Si e tillë KBNJ ndihmon një kompani për ti

kanalizuar në mënyrë efiçente njohuritë, aftësitë, eksperiencat e punonjësve të tyre

 Në këtë studim synohet të theksohet rëndësia e KBNJ, duke vërshuar në literaturënekzistuese. Janë paraqitur periudhat gjatë të cilave është zhvilluar KBNJ, periudha

Page 7: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 7/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

që përfaqsojnë herë rritjen e interesit dhe herë uljen e interesit rreth KBNJ. Edhe pse

disa studime vënë në dukje se është e vështirë të vlerësohen BNJ, janë krijuar disa

modele rreth mënyrës sesi mund të jetë një vlerësim i mundshëm i BNJ. Këtyre

modeleve i është bërë një ndarje duke i klasifikuar në dy grupe: modele të bazuara në

kosto dhe modele të bazuara në vlerë. Sigurisht në këtë studim ëshë paraqitur një

 përmbledhje e këtyrë modeleve, që të nxjerr edhe një herë në pah që realisht ka disa

mënyra të cilat bëjnë të mundur vlerësimin në terma sasior të BNJ. Pjesë e studimit

 janë edhe çështjet kryesore që lidhen me KBNJ, të cilat tregojnë se koncepti i KBNJ,

hasë në disa vështirësi të cilat e pengojnë për të arritur në një konsensus të

 përgjithshëm rreth një mënyre vlerësimi të BNJ. Është bërë një përshkrim rreth

raportimi aktual financiar, i cili nuk e pasqyron vlerën e aseteve njerëzore duke mos

 paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Pasi në biznes, nëse ka një gjë të

rëndësishme, ai është BNJ. Raportimi finaciar kostot në lidhje me BNJ i trajton si

shpenzime aktuale që zvogëlojnë të ardhurat neto të kompanisë dhe jo si një investim

që do të sigurojë përfitme të ardhshme për firmën dhe si të tilla të raportohen si aktive

në pasqyrat financiare të kompanisë. Gjtihashtu në këtë studim është bërë një

 prezantim me vendet në botë në të cilat është implementuar KBNJ. Kjo tregon se

KBNJ nuk ngelet më thjeshtë në aspektin teorik por madje ai ka filluar të gjejë zbatim

edhe në praktikë, duke e ritheksuar se është i mundur praktikisht vlerësimi aktiveve

humane.

Pjesa e dytë e studimit fokusohet tek prezantimi i KBNJ në realitetin shqipëtar. Përsa i

 përket Shqipërisë, KBNJ është një fenomen jo shumë i njohur, është një koncept i ri

dhe pothuajse nuk janë marrë fare në konsideratë çështjet në lidhje me BNJ. Prandaj

qëllimi i këtij studimi është të nxjerr në pah rëndësinë e KBNJ, të studiojë njohuritë

aktuale që zotërojnë bizneset shqipëtare rreth KBNJ, si dhe interesin e shfaqur rreth

faktit nëse BNJ duhet të vendosen në Bilanc, si aktive. Një sërë analizash përshkruese

të bazuara në rezutatet e mbledhura nga studimi janë zhvilluar, të cilat me anë të një

 paraqitje vizuale janë lehtësisht të lexueshme. Ndërsa nga testimi i hipotezave me anë

të  programit STATA, konkludohet se koncepti i KBNJ nuk është shumë i njohur në

 bizneset shqipëtare, aktualisht në raportet financiare të bizneseve shqipëtare kostot në

lidhje me punëmarrësit trajtohen si shpenzime dhe se ka një lidhje të fortë korrelative

midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove rreth BNJ dhe impaktit në produktivitet.

Page 8: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 8/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

RISHIKIMI I LITERATURËS Koncepti i KBNJ nuk është një koncept i zhvilluar së fundmi, ai është prezantuar në

literaturën kontabël në vitin 1960 . Ishte Likerti (1967), psikologu social, i Institutit të

Kërkimeve Sociale në Universitetin e Michiganit, që përdori termin “ Aktivi Human”

 për herë të parë, e cila më vonë u zëvendësua me termin “ Kontabilitetit i Burimeve

 Njerëzore”. Sipas Flamhotlz (1985), kuadri i raportimit teorik ka ndjekur teorinë e

zhvilluar të viteve 1960. Bazuar në këtë kuadër është bërë një ndarje në tre dimesione

të informacioneve rreth BNJ:  sasiore, cilësore dhe organizacionale. Ku sipas

dimesionit sasior  përfshihet informacion rreth numrit të punonjësve, që përfshin të

dhënat statistikore të personave sipas statusit të tyre dhe detyrës që bëjnë.  Dimesioni

cilësor  përfshin informacionet bazuar në karakteristikat e punonjësve, aftësitë,kompetencat, shëndetin. Dimesioni i fundit është ai organizacional  i cili përfshin

mjedisin për vetoperim, informacion në lidhje me qartësinë dhe arritjen e qëllimeve,

marrëdhëniet e brendshme dhe kënaqësinë në punë. Teknika të ndryshme janë

 përdorur për të matur vlerën e BNJ. Sipas modelit të kostos origjinale të BNJ të

Flamholtzit (1973, 1999,p.59) , kostot në lidhje me BNJ mund ti klasifikojmë në dy

grupe të mëdha: kostot e blerjes dhe kostot e zhvillimit. Në kostot e bler jes së BNJ

 përfshihen kostot direkte të rekrutimit, përzjedhjes, marrjes në punë dhe zëvendësimit,dhe kostot indirekte të promovimit apo mbajtjes brënda në firmë. Kostot e zhvil limit të

një BNJ përfshijnë kostot direkte të trajnimit dhe orientimit gjatë proçesit të trajnimit,

këto kosto përfshihen në vlerën e aktivit sipas sistemit të KBNJ, të cilat sjellin

 përfitime të ardhshme. Flamholtz përmend se vlera e një individi në një organizatë

 përcaktohet nga vlera aktuale e shërbimeve të ardhshme që priten të kryen nga

individi gjatë jetës së shërbimit të tij pranë kompanisë. Ky model bazohet në

supozimin dhe në probabilitetin e qëndrimit të ardhshëm në firmë në etapa të

ndryshme të shërbimit të çdo punonjësi.

Sipas një studimi të kryer nga një universitet në Bankok (Syed Abdulla Al Mamun,

2009, p 41), është bërë një përpjekje për të parë sesi paraqitet struktura e KBNJ në

 pasqyrat financiare, nëse ajo është e lidhur apo jo me karakteristikat e kompanisë.

Qëllimi i këtij studimi është të zbulohet lidhja midis tipareve të organizatës dhe

informacioneve rreth KBNJ në kompanitë e listuara në Bangladesh. Si rezultat u arrit

në përfundimin se madhësia e kompanisë është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtëme informacionin rreth KBNJ në pasqyrat financiare, pra kompanitë e mëdha me

Page 9: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 9/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

vlerë të lartë paraqesin informacione më shumë sesa kompanitë e vogla. Arsyeja e cila

supozohet se ka ndikuar në këtë përfundim është se kompanitë me një vlerë tregu të

lartë janë më të motivuara të paraqesin në raportet vjetore infomacion më shumë rreth

KBNJ. Gjithashtu rezultoi se kompanitë financiare janë më të privuara sesa kompanitë

 jofinanciare të paraqesin informacion shtesë në lidhje me KBNJ, pasi përfitueshmëria

ndikon pozitivisht që kompania të raportojë informacion në pasqyrat fnanciare. Kjo në

njërën anë tregon sesa të rregulluara janë kompanitë.

Sipas një studimi të kryer nga ACCA (Verma et al, 2004,p2) rezulton se arsyeja

kryesore për vlerësimin e BNJ është e lidhur me kontabilietitn dhe strategjinë brenda

organizatës. Arsyeja e parë është të përmirësosh kontabilitetin e funksionit të BNJ, i

cili duhet të jetë i kontabilizueshëm si gjithë funksionet e tjera. Arsyeja e dytë është tëlehtësojë planifikimin strategjik rreth BNJ, të japi informacion nëse BNJ janë të

disponueshme për të arritur planet strategjike, të bëjë të dukshme koston e veprimeve

të ndryshme dhe fokusimi tek njerëzit si një burim dhe jo si një shpenzim. Është për 

tu theksuar se sipas studimit, vlerësimi i BNJ është i rëndësishëm për dy funksionet:

menaxherial dhe kontabël. Në lidhje me çështjen se cili funksion duhet të udhëheqi

drejtimin e BNJ rezulton se : 50% e të anketuarve theksojnë se vlerësimin e BNJ

duhet ta udhëheqi funksioni i BNJ të një organizate, pasi ai zotëron njohuritë dheekspertizën e nevojshme për të ndihmuar në organizimin e të dhënave. Rreth 25% e të

anketuarve rezulton se as profesionistët e funksionit te BNJ nuk kanë ekspertizën e

nevojshme për ta matur atë. Së fundmi 35% e të anketuarve rezulton se një grup

multifunksional duhet të udhëheqi vlerësimin e BNJ, duke ndërthurur të dy funksionet

si atë menaxherial dhe atë kontabël për të kuptuar matësat e duhur për të vlerësuar 

BNJ.

Sipas vëzhgimit nga ACCA, rezultojnë se matësit më të rëndësishëm për të vlerësuar 

BNJ janë:

  Kënaqësia në punë

  Drejtimi dhe orientimi në punë

   Norma e mungesës në punë

  Vëzhgime të kënaqësisë së klientëve

   Norma e qarkullimit, kompetencat

  Kostoja(marrjes, trajnim, mbajtjes) të personelit  Të mësuarit

Page 10: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 10/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

  Angazhimi i organizatës

   Norma e kthimit nga trajnimi

 Po çfarë kontabilizon KBNJ ?

KBNJ identifikon, mat dhe raporton shumën e shpenzimeve të kryera për rekrutim,

trajnim, familjarizim dhe zhvillim të BNJ. Sipas (Narayan, 2010, p 237-244),

 përpara se të implemtohet KBNJ në një organizatë informacioni i mëposhtëm

kërkohet:

-kostoja për punonjës

-norma e investimit në BNJ

-vlera e krijuar nga çdo punonjës

-përfitimet e krijuara nga çdo punonjës

-norma e pagës së paguar në bazë të të ardhurave totale të gjeneruara

-paga mesatare e çdo punonjësi

-norma e mungesës së punonjësve

-norma e qarkullimit të punonjëve dhe norma e mbajtjes së punonjësve.

METODOLOGJIA 

Metodologjia e këtij studimi është bazuar në vëzhgimin e 31 subjekteve nga 60 që

ishte popullësia, e cila përfshin biznese si dhe ekspertë të çertifikuar të rrethit të

Tiranës, të publikuar në faqen e IEKA-së. Qëllimi i këtij studimi është të nxjerri në

 pah njohurit aktuale që zotërojnë subjektet, akademikët dhe ekspertët rreth KBNJ, si

dhe interesin e shfaqur rreth faktit nëse BNJ duhet të vendosen në Bilanc, si aktive.

 Në këtë studim, ka disa tregues të cilat synojnë të mbledhin informacion sesa realisht

investohet nga kompanitë shqipëtare në BNJ. Ku vlen të përmendim se një investim i

lartë në BNJ shoqërohet më një rritje të motivimit dhe si rezultat rritje të

 performancës së punonjësve dhe rritje të produktitvitetit të kompanisë(Saremi et al,

2011). Ky korrelacion pozitiv midis investimit në BNJ dhe rritjes se performancës së

tyre, nuk do të mund të nxirret nëse vlera e BNJ nuk është e matur në vlerë sasiore.

Pasi të investosh në BNJ, do të thotë të masësh koston e investimit, vlerën si rezultat i

investimit dhe e gjitha kjo të mund të krahasohet më pas me performancën e kryer nga

 punonjësi. Informacionin më të plotë rreth BNJ, në terma sasior mund ta jap vetëm

KBNJ. Për këtë arsye është e rëndësishme që BNJ ti vendosim një vlerë dhe ti

Page 11: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 11/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

 paraqesim në raportet financiare, si një nga burimet me vlerë të shtuar në një

kompani. Aktualisht në Shqipëri rreth KBNJ, tashmë është zhvilluar një studim i

kryer për rajonin e Tiranës (Mirela et al, 2012), ku janë përzgjehur 30 kompani të

ndara në dy grupe:

-Bank & Kompani të sektorit financiar 

-Kompani prodhimi dhe shërbimi

Sipas këtij studimi rezulton se njohuritë për KBNJ ishin rreth 12.6%, të cilët

 pretendonin se kishin njohuri teorike të këtij koncepti, duke lexuar literatura të

ndryshme. Gjithashtu rreth 56.8% e të anketuarve ishin të interesuar për të reflektuar 

vlerën e BNJ si kapital në raportimin e tyre financiar.

Qëllimi i këtij studimi është prezantimi me KBNJ një target group tjetër, duke

 përfshirë jo vetëm biznese por edhe ekspertë kontabël, për të nxjerrë sesa i njohur dhe

sesa të interesuar janë rreth këtij koncepti, bazuar kjo në një gjykim profesional.

Ky studim është bazuar në një pyetësor të hartuar prej 25 pyetjesh, të ndara në tre

seksione. Metodologjia e studimit është bazuar në këtë pyetësor, në analizën

 përshkruese dhe përpunimi i të dhënave në  programin statistikor STATA. Studimi

është bazuar në të dhënat primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë mbledhur në mënyrë direkte me anë të pyetsorëve të shpërndarë target grupit të përzgjedhur,

kurse të dhënat sekondare janë përdorur për tu prezantuar me KBNJ si dhe studimet

e kryera për këtë fushë. Efekti i KBNJ, është analizuar nga dy dimesione:

-perceptimet e menxherëve të bizneseve

-perceptimet e ekpertëve dhe akademikëve

Me anë të analizës përshkruese, synohet të nxirret se çfarë informacioni rreth BNJ,

 paraqitet në raportet financiare të kompanive të pyetura dhe mënyrat që përdorin për 

të vlerësuar performancën e BNJ.

Tre janë hipotezat e ngritura në kuadër të këtij studimi:  së pari, sistemi i KBNJ, një

koncept i njohur nga kompanitë shqipëtare;  së dyti, kompanitë shqipëtare kostot në

lidhje me punëmarrësit i trajtojnë si shpenzime;  së treti, ekziston një korrelacion

 pozitiv midis përshtashmërisë së trajtimit të kostove të BNJ dhe impaktit në

 produtivitet.

Pyetësori është ndarë në tre seksione:

Page 12: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 12/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

Seksioni i parë, synon të mbledh informacion rreth “ Identifikimit të kompanisë ”, në të

cilën të anketuarit mund të jenë të punësuar ose të vetëpunësuar.

 Në seksionin e dytë , “ Prezantimi me personat e pyetur dhe me KBNJ”, disa pyetje

 janë krijuar për të mbledhur informacion rreth arsimimit, profesionit, eksperiencës,

nëse kanë qënë pjesë e trajnimeve të kryera nga kompania ose nëse janë të

vetpunësuar, janë angazhuar apo jo në trajnime të ndryshme. Gjithashtu janë krijuar 

 pyetje për të zbuluar nëse subjektet kanë informacion rreth KBNJ, cili ka qënë burimi

i informacionit dhe nëse kanë informacion si i vlerësojnë njohuritë e tyre. Me anë të

këtij seksioni synon të mblidhet informacion sesi i vlerësojnë kompanitë shqipëtarë

 performancën e BNJ dhe se çfarë informacioni paraqitet aktualisht rreth BNJ në

raportet financiare të kompanive të pyetura. Ky seksion ndër të gjitha synon të

vërtetojë një nga hipotezat e studimit, njohuritë që kanë kompanitë shqipëtare rreth

KBNJ.

 Në pjesën e tretë të pyetësorit “ Nevoja për KBNJ ”, ka disa pyetje të cilat synojnë të

mbledhin informacion rreth mënyrës aktuale sesi vlerësohen BNJ nga kompanitë

shqipëtare në pasqyrat finaciare të tyre, synohet të vlerësohet interesi që shfaqin

subjektet rreth KBNJ, synon të vlerësohet korrelacioni midis përshtatshmërisë së

trajtimit të kostove të BNJ dhe impaktit në produktetivitet. Së fundmi një pyetje është

krijuar për të marrë informacion rreth barrierave që mendohet se mund të pengojnë

implementimin e KBNJ kudo në botë dhe më pas në realitetin shqipëtar.

Kapitulli I:  KOTABILITETI I BURIMEVE NJERËZORE NË BOTË 

I.1. ZHVILLIMI I KONTABILIETIT TË BURIMEVE NJERËZORE

Vitet e fundit dëshmojnë për një rritje të interesit në kontabilietet, nga ana e IASB në

lidhje me raportimin financiar të aktiveve të paprekshme. Sipas (Flamholtz et al,

2002,p 948) thuhet se përsa kohë BNJ janë një komponent kryesor i aktiveve të

 paprekshme, tashmë kemi një rilindje të interesit rreth trajtimit të BNJ nga një

 perspektivë kontabël. Praktika aktuale kontabël i trajton kostot në lidhje me BNJ si

shpenzime aktuale që zvogëlojnë të ardhurat neto të kompanisë dhe jo si një investim

që do të sigurojë përfitime të ardhshme për firmën dhe si të tilla të raportohen si

aktive në pasqyrat financiare të kompanisë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet prezantimit

dhe implementimit të KBNJ.

Çfarë është Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore? 

Page 13: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 13/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

10 

Sipas American Accounting Association (1970) KBNJ përkufizohet si: “ proçesi i

identifikimit dhe matjes së t ë dhënave rreth BNJ dhe gjithashtu i komunikimit të 

informacionit tek palët e interesuara”. Është një metodë që njeh një varietet BNJ dhe

i paraqetë ato në bilancin e një kompanie. Sipas KBNJ një vlerë i vendoset njerëzve bazuar në tregues të tillë si: eksperienca, edukimi, përfitimet e ardhshme që i sjellin

kompanisë.

Kontabilistët e kanë njohur vlerën e BNJ për të paktën 70 vite. Interesi i hershëm rreth

KBNJ fillon në 1960 nga Rensis Likert (Bowers,1973), i cili theksoi se njerëzit janë

 burime me vlerë për kompaninë. Flamholtz, Bullen and Hua( 2002, p948-951), në

studimin e tyre paraqesin një perspektivë historike për zhvillimin e KBNJ dhe hapat

që ka kaluar evoluimi i saj.

Faza e parë: Derivimi i koncepteve të KBNJ (1960-1966) 

 Në këtë fazë kemi një lindje të interesit rreth një koncepti dhe një këndvështrimi që

nuk kishte ekzistuar më parë në literaturën kontabël, është një perspektivë e re

kontabël e përqëndruar rreth BNJ, të cilët luajnë një rol thelbësorë në një kompani.

Shumë studime janë zhvilluar duke pasur si fokus kryesor nxjerrjen edhe më shumë

në pah të vlerës dhe rëndësisë që kanë BNJ dhe rolin e pazëvendësueshëm që

zotërojnë në kompani. Fillimisht përmendim studimin e Likertit bazuar në premisat që

njerëzit janë burime me vlerë të organizatës (Likert,1961). Ishte Hermason (1986) më

 pas, i cili paraqiti një model për të matur vlerën e BNJ në raportimin e jashtëm

financiar. Ishin pikërisht këta studiues të parë që shërbyen si frymëzues për fazën e

dytë të zhvillimit të KBNJ.

Faza e dytë: Zhvillimi i kërkimeve akademike rreth KBNJ (1967-1970) 

Pas njohjes së studiuesve dhe profesionistëve me konceptet rreth KBNJ, tashmë një

shtysë e brendshme i nxiste të mendonin rreth një mënyre për të matur në terma sasior 

vlerën e BNJ, kjo nëpërmjet zhvillimit të modeleve dhe metodave të ndryshme.

Studimet e para për zhvillimin e KBNJ janë bërë në Universitetin e Michiganit

(Flamohtz et al, 2002,p 949). Në fillim të 1967 një grup kërkuesish përfshirë Likert,

Flamholtz, William, paraqitën konceptet dhe metodat për kontabilizimin e BNJ.

Rezultat i kësaj pune ishte një artikull nga Brummet et al (1968a), një nga punët më të

hershme në fushën e KBNJ dhe në të cilën koncepti KBNJ është përdorur për herë të

 parë. Autorët fillimisht arritën në konkluzionin që trajtimi i kostove të BNJ ka rëndësi

Page 14: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 14/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

11 

të paraqitet si aktiv dhe jo si shpenzim dhe që KBNJ është përdorur fillimisht si një

mjet manaxherial. Po ashtu Brummet et al (1969) në një artikull tjetër vlerësoi

impaktin që ka KBNJ në manaxhim. Flamholtz në studimin e tij nxori një teori rreth

vlerës së individit në një organizatë. Përpjekja e parë për të prezantuar konceptin e

KBNJ në një kompani konkrete, ishte aplikimi i KBNJ në një kompani publike si

R.G.Berry corp (Flamohtz et al, 2002,p 949).

Faza e tretë: Rritje e shpejtë e interesit rreth KBNJ (1971-1977) 

Ajo çfarë i intrigonte më shumë studiuesit ishte mënyra e re e të menduarit “ ti

vendosësh njerëzit në bilanc”. Kjo ishte çështja që rriti në mënyrë të shpejtë interesin

rreth KBNJ, duke e bërë këtë një nga fazat më të rëndësishmë pasi u shoqërua me një

vrull studimesh dhe një përfaqësim në shkallë më të gjerë gjeografike, duke përfshirë,

Japoninë, Australin etj. Gjithashtu shumë të vlefshme janë edhe përpjekjet për ta

implementuar KBNJ në kompani konkrete, të cilat pavarësisht vështirësive që hasin

arritën në fund të shohin BNJ në pasqyrat financiare të kompanive. Një tjetër tregues i

vënies në praktikë të koncepteve të KBNJ, është edhe paraqitja e raporteve të

komitetit të AAA, të cilat publikojnë raporte rreth zhvillimit të KBNJ. Studimet

empirike nxorrën në pah impaktin që mund të ketë KBNJ në vendimarrje. Sipas

studimit të Elias(1972) arrihet në përfundim se një firmë me një informacion rreth

KBNJ konsiderohet më e pregatitur sesa një firmë e cila nuk aplikon sitemin e KBNJ.

Lambordi et al (1979) nxorrën në pah diferencat midis informacioni tradicional dhe

informacionit të KBNJ, por nuk nxorrën diferencat midis informacionit monetar dhe

 jomonetar rreth KBNJ. Flamholtz (1971) përdori matësat monetar dhe jomonetar për 

të krijuar variablat ekonomik. Sipas modelit të Flmaholtz vlera e një individi është

 përcaktuar bazuar në shërbimet e ardhshme që priten të merren nga individi. Merret

në konsideratë edhe ndryshimi i rolit të njerëzve gjatë periudhës që ata janë në

organizatë. Kjo njihet me emrin vlera e kushtëzuar e individit , e cila merr në

konsideratë ngritjen në detyrë, produktivitetin dhe mundësinë për tu trasferuar, të cilat

së bashku rezultojnë në një matës monetar të vlerës së pritur të individit. Ishte modeli

i Lev & Shwartz (1971), i cili mori në konsederatë konceptet e skontimit të

 përfitmeve të ardhme që do të sjellë puna e kryer nga punonjësit në kompani.

Faza e katërt: Rënia e interesit rreth KBNJ (1977-1980) 

Pas një marshimi të vrullshëm nevojitet një pushim, e tillë është edhe situata me

KBNJ, e cila në këtë fazë u shoqërua nga një ngadalësim të studimeve dhe kërkimeve

Page 15: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 15/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

12 

të mëtejshme, por kjo nuk do të thotë se nuk kishte interes. Kjo periudhë marshimi e

ngadaltë e pati një arsye të fortë, e cila konsiston në faktin se para kësaj periudhe ishin

kryer shumë studime të cilat në një farë mënyre e kishin ezauruar të gjithën si

 problematik dhe kryerja e studimeve të mëtejshme ishtë disi e vëshitirë për tu

vazhduar. Për më tepër kërkimet kërkonin që të bëhej një implementim më i gjerë i

KBNJ në kompani konkrete, mirpo kostot për të mbështetur këto studime ishin të

rëndësishme ndërsa përfitimet ishin të pasigurta. Ato pak studime që u zhvilluan ishin

Ansari et al (1978), arriti në përfundimin se me zhvillimin e shkencës së menaxhimit

do të bëhet më e lehtë zhvillimi i KBNJ, si një mjet menaxherial. Një tjetër studim i

Oliver et al(1978) zhvilluan një studim empirik dhe arritën në konkuzionin se

informacioni i kostos monetare të zëvendësimit të BNJ ndihmon në vendimmarrje, në

lidhje me pezullimin nga puna, pasi ata kishin vërejtur një pasiguri në vendimmarrjet

e firmave të marra në studim.

Faza e pestë: Ringjallja e interesit rreth KBNJ (1981-deri më sot)

Kjo fazë shoqërohet me një ristart drejt zhvillimit dhe ecjes së mëtejshme të KBNJ.

Shfaqen disa nga kërkimet të cilat në këtë periudhë kanë realizuar një ndërthurje të

aspektit teorik me atë praktikë. Ajo çfarë e mbështet më shumë këtë ringjallje të

interesit është periudha kohore gjatë të cilës kemi një lëvizje nga ekonomia e bazuar kryesisht në prodhim drejt një ekonomine të bazuar në njohuri, ku roli i BNJ përbën

një aktiv thelbësor.

Megjithatë pavarësisht modeleve të ndryshme që janë zhvilluar, mund të themi se

secili ka limitimet e veta, kështu që ngelet akoma për tu përmirësuar në lidhje me

krijimin e bazës së nevojshme për implementimin e gjerë të KBNJ në pasqyrat

financiare të një kompanie.

I.2. FOKUSIMI TEK NJERËZIT SI AKTIVE - MËNYRË E RE TË

MËNDUARI

BNJ konsiderohet si një nga burimet thelbësore ndërmjet burimeve të vlefshme të një

organizate. BNJ kanë kapacitet, aftësitë, njohuritë e nevojshme për të vënë në

funksionim aktivet fizike. Një zhvillimi i shpejtë i teknologjisë i ka vënë para

Page 16: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 16/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

13 

 përgjegjësive kompanitë për zhvilluar produkte të reja me qëllim për të mbijetuar dhe

 për të qënë kokurrues në treg. Si rrjedhojë sfidat me të cilat përballet një kompani janë

aftësitë e saj për të menaxhuar ndryshimin dhe për të qënë inovative në treg. Kjo ka

sjellë një mënyrë të re për të menduar në mënyrë strategjike sesi “ ti vendosim njerëzit 

në Bilanc”. Pavarësisht interesit kërkues, diskutimeve dhe përpjekjeve në fushën

akademike dhe profesionale rreth vlerësimit dhe vendosjes së BNJ në pasqyrat

financiare të një organizate, është për tu theksuar fakti se kemi një implementim të

kufizuar në praktikë. Për më tepër ne duhet në radhë të parë të kuptojmë pse është e

rëndësishme të vlerësosh BNJ, për kë është e rëndësishme dhe lidhja e tij me

strategjitë e organizatës dhe burimeve njerëzore.

Së pari, KBNJ është një sistem i cili mat, identifikon, raporton shumën e shpenzimeve

të nevojshme për të rekrutuar, trajnuar, familjarizuar dhe zhvilluar një punonjës. Sipas

(Bokhari et al, 2012, p5282), ekzistojnë dy arsye kryesore pse duhet të njohim BNJ: S ë 

 pari, BNJ janë burime me vlerë, pasi i sigurojnë kompanisë përfitime të ardhshme për 

të qënë kokuruese në treg. Së dyti, vlera e BNJ përcaktohet në lidhje me aftësitë,

komptencat, eksperiencat që zhvillohen në organizatë përmes investimit. KBNJ luan

një rol shumë të rëndësishëm në një organizatë, parë kjo nga këndvështrimi kontabël

dhe menaxherial. Ai ndihmon menaxhimin në vendimmarrje në lidhje me

disponueshmërinë dhe nevojën për një punonjës. Në rastet kur një BNJ do të matet në

terma monetar kjo do ti ndihmojë investitorët që ti shohin gjerat në mënyrë më të qartë

rreth potencialit të ardhshëm të firmës. Mirpo nevoja për KBNJ jo vetëm që do të

sjellë investitorëve përfitime për potencialin e ardhshëm të firmës por gjithashtu edhe

 për të kuptuar performancën e shkuar.

Sipas Likertit(1971), KBNJ e ndihmon organizatën për këto qëllime:

Siguron informacion rreth kostove dhe vlerës, ndihmon vendimmarrjen nëlidhje më marrjen, zhvillimin dhe mbajtjen e BNJ, me qëllim që të arrij normën

kosto- përfitimi më të mirë

Lejon menaxhimin e BNJ në lidhje me vlerësimin dhe monitorimin e BNJ

Siguron një bazë për kontrollin e BNJ, të vlerësojë mbivlerësimin,

nënvlerësimin ose mbajtjen e BNJ

 Ndihmon në zhvillimin e e parimeve të menaxhimit në lidhje me klasifikimin e

impaktit financiar të praktikave të ndryshme.

Page 17: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 17/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

14 

Vlerësimi i duhur i BNJ do ta ndihmojë një kompani të eleminojë efektet negative që

mund të sjellë një forcë pune e tepërt. Si e till KBNJ ndihmon një kompani për ti

kanalizuar në mënyrë efiçente njohuritë, aftësitë, eksperiencat e punonjësve të tyre.

Sipas Flamholtz (1999), KBNJ ka tre role kryesore: ti sigurojë organizatës informacion

objektiv rreth vlerës dhe kostos së BNJ, të ndihmojë vendimarrjen në lidhje me BNJ

dhe ti motivojë vendimarrësit për ti parë gjërat nga një perspektivë e BNJ.

Arsyet për zhvillimin e KBNJ, i kemi përmbledhur në dy grupe, arsyet e zhvillimit të

 brendshëm dhe arsyet e zhvillimit të jashtëm.

 Arsyet e zhvillimit të brendshëm të KBNJ:

  Përmirëson menaxhimin e BNJ

  Fokusohet në BNJ si aktive

  Mban një forcë pune të kualifikuar 

 Arsyet për zhvillimin e jashtëm të KBNJ 

  Të kapërcej vështirësitë në sigurimin e informacionit të mjaftueshëm

investitorëve

  Të profilizojë dhe të përmirësojë imazhin e kompanisë

  Të tërheq punonjës të ardhshëm(Frederiksen V.J, 1998, p 8)

Gjithsesi nuk është vetëm lidhja midis organizatës dhe investorëve e punonjësve të

saj të cilët dominojnë në zhvillimin e KBNJ. Disa faktorë janë të pranishëm:

  Mirëmbajtja dhe përmirësimi i imazhit të kompanisë në shoqëri, një tregues i

 përgjegjshmërisë sociale dhe vlerave etike të botës së jashtme, përmirësimi imarketingut tek konsumatorët aktual dhe ata të ardhshëm, për të tërhequr një

forcë pune të kualifikur, të mbash një forcë pune të kualifikuar, benchmark  

menaxhimin dhe zhvillimin e BNJ.

Page 18: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 18/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

15 

I.3. MODELET E KONTABILITETIT TË BURIMEVE NJERËZORE

Shumë studime vënë në dukje se është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i BNJ.

Raportimi aktual financiar nuk e pasqyron vlerën e aseteve njerëzore duke mos

 paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Në biznes, nëse ka një gjë të rëndësishme,

ai është BNJ. Është për tu theksuar fakti se BNJ jane ato që çojnë drejt susksesit ose

dështimit një kompani, nëqoftëse ato operojnë siç duhet dhe kanë aftësitë dhe

kompetencat e duhura në ato çfarë bëjnë, mund ta bëjnë një kompani të sukseshme në

rast të kundërt mund ta çojnë kompanin drejt falimentimit. Në kushtet kur bizneset

operojnë në një mjedis të pasigurt, ringjallja e tij mund të bëhet vetëm me talentin e

 jashtëzakonshme të disa personave.

Audituesit vërtetojnë në raportet e tyre se bilanci tregon pozicionin e vërtetë të

 biznesit, por në fakt këtu nuk tregohet vlera e BNJ. Bota aktuale është bazuar në dije,

ku pasuria më e vlefshme e biznesit është qënia njerëzore. Ne kemi nevojë për disa

ndryshime të kontabilitetit tradicional në kuadrin e këtyre zhvillimeve. Çdo fushë e

cila nuk ndryshon dhe zhvillohet sipas nevojave aktuale mund të dali jashtë biznesit.(

Ravinda T. T al, 2007)

Metoda të ndryshme janë dhënë për vlerësimin e BNJ, të cilat po i grupojmë në dy

 perspetiva:

-Kostoj a e investimi t nëHC  

-Vlera e HC  

 Në lidhje me perspetivën e parë Kostoja e investimit në HC , modelet synojnë të masin

dhe të raportojnë kostot për marrjen dhe trajnimin e BNJ, ose koston e zëvendësimit

të punonjësve aktual të punësuar në kompani. Përsa kohë investohet në BNJ ngakompania, kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e motivimit dhe kënaqësisë së

 punonjësve duke dhënë një vlerë të shtuar nëpërmjet rritjes së performances në punën

e tyre dhe më gjerë në rritjen e produktivitetit total të kompanisë. Pikërisht kjo vlerë e

shtuar përbën perspektivën e dytë Vlera e HC , për të cilat janë zhvilluar disa modele

që synonjnë ta përkthejnë në vlerë sasiore potencialin e BNJ. Disa nga metodat e

KBNJ janë:

-Metoda e sjelljes

Page 19: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 19/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

16 

-Metoda e kostos historike

- Metoda e kostos se zëvendësimit

-Metoda e kostot oportune

-Metoda e Lev & Schwartz

-Metoda e grupit të vlerësimi nga Jaggi&Lau

 Nje metodë tjetër me e përdorur është edhe ajo e kostos historike, sipas Brummet et al

(1968). Metoda e kostos historike përfshinë të gjitha kostot që nga marrja në punë e

BNJ deri në sjelljen e tij në kushtet e nevojshme për të filluar punën, përfshirë marrjen

në punë, përzgjedhjen, trajnimin dhe zhvillimin. Sipas kostos historike, shenzimet për 

 personelin duhet të paraqiten në fitimin/ humbjen e vitit aktual sipas kontabilitetit

tradicional dhe shpenzimet kapitale duhet të kapitalizohen dhe amortizohen gjatë

 periudhës së pritur të shërbimit të ofruar nga punonjësit. Në rastet e largimit të një

 punonjësi me herët sesa periudha e pritur e shërbimit në organizatë, kostoja e mbetur 

e kapitalizuar duhet të ngarkohet si humbje në pasqyrën e të ardhurave dhe

shpenzimeve.

 Metoda e kostos së zëvendësimit , e paraqitur nga Flmaholtz (1974), bazohet në

metodën e kostos dhe merrë në konsideratë të gjithë elementët e kostos për të

zëvendësuar një individ në punë me të njëtat aftësi.

Koncepti ekonomike i kostos oportune është një koncept i përdoruar për të matur 

vlerën e BNJ, metoda e kostos oportune, sipas Hikimian & Jones (1967). Sipas kësaj

metode synohet të nxirret vlera e BNJ bazuar në atë çfarë departamentet e tjera do të

ishin të gatshëm të ofronin për një punonjës. Mirpo meqënëse është disi kritike të

vlerësosh një punonjës nga departmente të ndryshme, pasi nuk ka një mënyrë ose

metodë standarte për të vlerësuar BNJ si aktiv, atëherë metoda bazuar në koston

oportune mbartë disa kufizime: Së pari vlera e aktivit human bazohet në rëndësinë që

ka departamenti sesa në aftësitë, kompetencat dhe njohurit e punonjësve. Së dyti,

supozon se vetëm burimet e rralla kanë vlerë, sipas Hekimian .

 Në kontekstin Indian, modeli Lev & Schwartz  (1971) ka një avantazh mbi modelet e

tjera prej nga ajo kohë që metoda është miratuar gjerësisht nga kompani Indiane si:

Page 20: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 20/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

17 

Infosys, DSQ Software Ltd, Satyam Computer, BHEL dhe SPIC. Ai ju mundëson

kompanive krahasimin e performancës dhe efikasitetin e burimeve të tyre njerëzore

me të tjerët. Lev & Schwartz mbron vlerësimin e të ardhurave në të ardhmen gjatë

 jetës së mbetur të shërbimit të të punësuarve dhe pastaj arrin në vlerën aktuale duke

skontuar të ardhurat që vlerësohen me koston e kapitalit. Supozimet në këtë metodë

 janë realiste dhe shkencore.

 Një tjetër metodë është ajo e grupit të vrojtimit nga Jaggi & Lau (1974)duke vlerësuar 

BNJ në një grup BNJ bazuar në të dhënat historike, në lidhje me strukturën e

qarkullimit të punonjësve.

Sipas Hermanson`s (1964) është prezantuar metoda e emrit të mirë, nëpërmjetë së

cilës pohohet se fitimet shtesë më të larta nga BNJ janë kapitalizuar në krahasim me

industri të tjera. 

Gjithashtu metoda të tjera janë zhvilluar për KBNJ, si mododa alternative e

Dobija(1998)  përqasja e interesit të përbërë , ku norma e kapitalizimit të vlerës së

BNJ është përcaktuar përmes kushteve natyrale dhe sociale të mjedisit. Ku vlera e

BNJ përfshin kostot: e jetesës, të edukimit profesional dhe vlera e fituar përmes

experiencës. Casio (1998) paraqiti një metodë tjetër për të vlerësuar kapitalin human

nëpërmjet treguesve të risive, sjelljes dhe nivelit të njohurive të punonjësve. Sipaskësaj metode , treguesi i risive mund të matet psh duke krahasuar marzhin e fitimit

neto për produktet e reja me marzhin e fitimit me produktet e vjetra. Treguesi i sjelljes

 së punonjësve parashikon kënaqësinë dhe mbajtjen e konsumatorëve si tregues të

rëndësishëm që kanë nevojë të maten po ashtu siç maten mbajtja, qarkullimi,

eksperienca dhe të mësuarit e punonjësve.

Metodë tjetër është edhe  Modeli i vlerës së shtuar  (Arne Sandervang, 2000). Kjo

metodë vlerëson kthim nga investimi në BNJ, si rezultat i politikave të trajnimit dhezhvillimit të BNJ, duke vlerësuar përfitimet e mundshme nga ky investim dhe sesi kjo

çon në arritjen e strategjive të organizatës.

 Një model i zhvilluar së fundmi është modeli HRVM (metoda e vlerësimit të kapitalit

human, Bokhari et al, 2012, pp5285), i cili merrr në konsideratë të gjithë komponentët

e një investimi, si: Investimi i blerjes (rekrutim, selektim, kontraktim, vendosje);

investimet në lidhje me familjarizimin (orientim, trajnim bazë); investimet e

zhvillimit (trajnime, promovime, proçese përmirësimi); investime në punë (paga,

Page 21: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 21/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

18 

komisione); periudha e pritur e shërbimit (në bazë të normës së qarkullimi të

 punonjësve).

Sipas HCVM të Bokhari et al (2012) vlera e BNJ përcaktohet në mënyrë të tillë:

(1)ku: A

i,tAcquisition investment për periudhën e pritur të shërbimit t;

investime në lidhje me familjarizimin për periudhën e pritur të shërbimit t ;

Di,t

investime zhvillimi për periudhën e pritur të shërbimit t;

PAi,t

investime në lidhje me performancën; 

N, numri total I viteve;

t, periudha aktuale 

Por a mund ti amortiziojmë BNJ? Sipas Bokhari et al paraqitet një formulë, e cila

tregon sesi mund të bëhet amortizimi i BNJ, nëse ata trajtohen si aktive:

(2)

I.4. ÇËSHTJET KRYESORE NË LIDHJE ME KBNJ

Sistemi i KBNJ para se të implementohet duhet të marrë në konsideratë këto çështje

kryesore:

  Sistemi i KBNJ është një sistem i ri dhe siç do gjë e re është e vëshitrë për tu

 pranuar pasi shihet si një rezistenc ndaj të vjetrës. Përsa kohë sistemitadicional është ndërtuar dhe bazuar në parime tashmë të njohura, sistemi i

KBNJ shihet sikur nuk ka simetri me sistemin e vjetër pasi nuk i përmbahet

 përkufizimit tradicional të një aktivi.

  Ekziston një shkallë e ulët e pranimit të sistemit të KBNJ nga ana e

 profesionistëve kontabël, edhe pse disa modele të ndryshme janë krijuar,

 bazuar në vlerë dhe në kosto, secili prej tyre ka kufizimet e veta. Përsa kohë

nuk ka një kompromisë të përbashkët dhe një model gjerësisht të pranuar në

 praktikë për tu ndjekur atëherë mund të themi se këta elementë kanë ndikuar 

në zhvillimin e ngadaltë të KBNJ.

  Sipas modelit të kostos historike në lidhje me normën e amortizimit, nuk ka

një interes të përbashkët. Përsa kohë mendohet që BNJ të trajohen si aktive

atëherë duhet menduar sesi do ta amortizojmë atë, të cilat ngarkohen në

llogarinë e fitim/ humbjes së vitit. Por është e vështirë të zhvillosh një normë

amortizimi në lidhje me këtë, pasi persona të ndryshëm rriten, zhvillohen dhe

zhvlerësohen me norma të ndryshme. Si psh aftësia për tu rritur e një personi

Page 22: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 22/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

19 

është e ndryshme nga ajo e një personi tjetër, bazuar në eksperiencë.

   Një çështje tjetër lidhet me normën e skonitmit që do të përdoret për të

llogaritur vlerën aktuale të përfitimeve të ardhshme që do të gjenerojë

kompania nga një punonjës i vet.

  KBNJ mund të ndikojë negativisht në sjelljen e një punonjësi dhe kjo e bën

një kompani që të ngurrojë për ta implementuar atë. Sistemi i KBNJ do ti

 bëjë punonjësit të mendojnë se ata do të trajohen si një e mirë materiale për 

kompaninë. Gjithashtu të publikosh të dhënat në lidhje më punonjësit mund

të ketë një efekt jo pozitiv në sjelljen e një punonjësi.

  Koncepti tradicional i aktivit pohon se një aktiv ndërmjetë të tjerave duhet të

 jetë i identifikueshëm dhe të kontrollohet nga kompania. Aktivet fizike kanë

një vlerë të realizueshme të heqjes dorë prej tyre, pasi nuk sjellin më

 përfitime kompanisë, mirpo kjo për një punonjës nuk mund të përcaktohet.

BNJ janë një aktiv, i cili përmirësohet në lidhje me kohën dhe në përshtatje

me moshën, ndërsa aktivi fizik, që në momentin që instalohet fillon të

amortizohet dalëngadalë.

   Në vitet e kaluara i është dhënë rëndësi modelit të vlerësimit të BNJ në lidhje

me vlerën e tyre. Megjithatë modeli i Flamhlotzit bazohet në vlerësimin e

kontributit të individit ose të grupit, mirpo kjo është një detyrë e vështirë për 

tu realizuar, pasi mbartë në vetvete elementë subjektiv.

  Sipas modelit të Flamholtzit, vlera e BNJ përcaktohet në bazë të përfitimeve

të ardhshme që ai do ti gjenerojë kompanisë, gjatë kohës së qëndrimit në

kompani, kjo bazuar në normën e promovimit, trasferimit, të vdekshmërisë

etj. Kjo do të thotë se vlera dhe karriera e individit do të ndikohet nga

 politikat e promovimit, të daljes në pension të kompanisë që rezulton disi e

mërzitshme.

I.5. RREGULLORET DHE STANDARTET EKZISTUESE NË

LIDHJE ME PRAKTIKAT RAPORTUESE. 

KBNJ përfshin kontabilizimin e shpenzimeve të lidhura me BNJ si aktive, ndryshe

nga kontabiliteti tradicional, i cili i trajton këto kosto si shpenzime që reduktojnë të

ardhurat. Mund të themi se aktivet e paprekshm të një kompanie, si : emri i mirë,

 patentat, liçencat, kapitali human, nuk janë përfshirë në pasqyrat financiare të një

Page 23: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 23/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

20 

kompanie. Kostot janë përfshirë në llogarinë e fiitim/humbjeve në kohën kur ato

ndodhin. Në këto vitet e fundit, GAAP ka lëvizur nga raportimi financiar bazuar në

koston historike drejt raportimit financiar me vlerën e drejtë/ vlerën aktuale të

 përfitimeve të ardhshme. Duke qenëse po operohet në një mjedis kaq kompleks,

duket e arsyeshme që matësit jo tradicional të KBNJ të jenë më të pranueshëm në

raportet e ardhshme financiare. Sipas Flamholtz, Bullen & Hua (2002,p.948) shihet

se është ngjallur interesi për KBNJ nga një perspektivë kontabël, pasi BNJ janë një

element kryesor i aktiveve të paprekshme. Vërehet një rritje e interesit në

kontabilitet në lidhje me aktivet e paprekeshme në raportimin financiar nga Bordi i

Standarteve Kontabël (IASB) dhe Komisioni i Letrave me vlerë (SEC). Ndërsa IFRS

aktualisht nuk kanë standarte në lidhje me KBNJ, është vënë re se ato po përpiqen të

 përfshijnë metoda flexibël në kuadër të raportimit financiar. Aktualisht IFRS kanë

zhvilluara një standart në lidhje me aktivet e paprekshme IAS 38 dhe IFRS 3, në

lidhje me emrin e mirë, të cilat tregojnë gadishmërinë për të vlerësuar aktivet që nuk 

 janë të prekshme, siç mund të jenë edhe BNJ. Vlerësimi i emrit të mirë kërkon të

 përcaktosh dhe vlerësosh vlerën e drejtë të tij në treg, si dhe një rivlerësim për të

 parë nëse vlera e drejtë është rritur apo jo. Kështu që lëvizja drejtë vlerës së drejt

tregon se si për IFRS dhe GAAP, një mënyrë të sofistikuar për të matur aktivet, të

 prekshme dhe të paprekshme. Kjo mund të përcaktojë dhe nevojën për të njohur dhe

matur KBNJ në raportimet e ardhshme financiare (Bullen et al, pp 3-4). Në lidhje

me KBNJ nuk ka një model gjerësisht të pranuar për ta matur dhe vlerësuar atë dhe

aq më tepër një standart për tua rekomanduar për zbatim nga kompanitë. Aktualisht

ka pak kërkesa legjislative që kompanitë të publikojnë informacion në raportin vjetor 

të tyre, në lidhje më përformancën e BNJ. Sipas direktivës së 4 të Komitetit

Europian të 1978(78/660/EEC), janë vendosur një sërë kërkesash për informacionin

që duhet të paraqesin kompanitë publike dhe private në rapotet e tyre financiare. Ajo

çfarë synon kjo direktivë është të vendosi një standard uniform krahasimi raportimi

 për të gjtha kompanitë europiane. Sipas Direktivës së 4, kërkohet që kompanitë të

 paraqesin informacion në raportet financiare për personelin e tyre minimalisht për:

 pagat, shpërblimet dhe kostot e sigurimeve sociale. Megjithatë në disa vende, disa

kompani kanë shtuar një informacion më tepër në lidhje me numrin e punonjësve.

 Në Suedi, në vitin 1991, është kërkuar që kompanitë me mbi 100 punonjës duhet të

 paraqesin informacion në lidhje me personelit si: qarkullimin e punonjësve, leje në

Page 24: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 24/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

21 

rast sëmundjesh, kushtet e trajnimit dhe të punës (Frederiksen V. J,1998, p.16).

IASB ka publikuar standarte në lidhje me Kostot e Përfitimeve të Pensionit (1993)

dhe Planet e Përfitimeve të Pensioneve(1994) dhe një standart për Përfitmet e

 punonjësve (1998).

I.6. ZHVILLIMI NDËRKOMBËTAR I KONTABILITETIT TË

BURIMEVE NJERËZORE

Interesi për KBNJ është rritur në të gjithë botën. Sipas një studimi të Hansen (2007),

nxirret se 2/3 e 250 kompanive të mëdha të anketuara në botë tashmë publikojnë në

raportet e tyre financiar informacion të përshtatshëm për të nxjerrë vlerën e vërtetë të

kompanive. Sipas standarteve globale kërkohen të dhëna rreth forcës së punës qëreflektojnë potencialin për performancën e ardhshme dhe përfitueshmërinë.

Disa studime janë fokusuar në disa aspekte të KBNJ dhe kanë hetuar dhe krahasuar 

diferencat midis vëndeve. Subbarrao & Zehgal (1997), sipas këtij studimi janë analizuar 

diferencat midis gjashtë shteteve përsa i përket paraqitjes së informacionit rreth KBNJ në

raportet e tyre finaciare. Autori nxori diferencat rreth informacionit për KBNJ midis

vëndeve dhe secili vend fokusohej në vendin e tij.

Sipas studimit të Boedker, Mouritsen & Guthrie (2008), është bërë e mundur një

krahasim i aspekteve të KBNJ sipas një trendi nga Europa, Australia dhe Amerika.

Rezultat i këtij studimi ishte diversiteti në praktikat e raportimit, përfshi modelet dhe

matësat e raportimit dhe sugjerohet nevoja për studime të mëtejshme rreth

harmonizimit.

Suedia është vendi i parë në Europë në të cilën i ka pasur rrënjët KBNJ, sipas Grojer 

(1997). Grojer pohon se matësat e KBNJ mund të prezantohen suksesshëm vetëm

nëse përshtatet me urdhërin social në organizatë dhe në menaxhim.

 Një vend tjetër që përkrah KBNJ është edhe Anglia. Sipas Morrow (1996), është

theksuar rëndësia dhe matja e aktivit human. Ku sipas studimit është theksuar 

koncepti i matjes së vlerës së futbollistëve, si një stimul se matja e vlerës së një aktivi

është e mundur .

India është një nga vendet që ka shfaqur një interes të hershëm dhe të vazhdueshëm

ndaj KBNJ. Sipas Mahalingam (2001, p. 19), sugjerohet se një model vlerësimi BNJduhet të bazohet në aftësitë e personit dhe kthimet nga përdorimi i këtyre aftësive

Page 25: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 25/43

Page 26: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 26/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

23 

KAPITULLI II: NEVOJA E KBNJ NË KOMPANITË SHQIPTARE

 Në ditët e sotme, ekonomia po ndryshon shumë shpejtë, e shoqëruar me rritje të

shpejtë të shërbimeve, informacionit dhe teknologjisë. Ky trasformim i shpejtë i

ekonomisë nga një ekonomi prodhimi tradicionale drejt një ekonomie prodhimi të

njohurive, ka vënë në qëndër të vëmendjes BNJ, si një akitv jo i dublikuar, që i shton

vlerë kompanisë. Zhvillimi i vrullshëm teorik i KBNJ në botë, është shoqëruar edhe

me aplikimin në praktikë, por në Shqipëri ky është një fenomen i ri, për të cilin ka

shumë për të prezantuar dhe si diçka e re do të ngjalli interes shprehja “vendosja e

njerëzve në Bilanc”. 

Shqipëria si një vend në zhvillim, e ardhur prej një periudhe të gjatë trazincioni

karakterizohet nga një ekonomi me ritme rritje të ngadalta, me një treg pune jo të

qëndrueshëm, ndryshimi i rolit të ekonomisë dhe rritja e rolit të individit në ekonomi.

Këta faktor në një farë mënyre ndikojnë në vështirësinë për tu përshtatur shpejt me

gjërat e reja. Mirpo vlen të theksohet se në Shqipëri, tashmë është parë rëndësia dhe

roli i pazëvëndësueshëm që ka individi në shoqëri dhe mbi të tashmë po investohet më

shumë sesa më parë.

Pjesë e këtij studimi ka qënë edhe pyetja :  A keni qënë pjesmarrës në programe të 

ndryshme trajnimesh të organizuara nga kompania/shoqatat ose keni kryer nëse jeni

të vetpunësuar? Përgjigjet e të cilëve i kemi paraqitur si më poshtë:

Grafiku 1-1. Pjesëmarrja në trajnime 

Burimi : Të dhëna të autorit (të pëpunuara nga STATA)

84%

16%

Pjesëmarrja në trajnime

Po

Jo

Page 27: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 27/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

24 

 Nga grafiku vëmë re një përqindje goxha të lartë të anketuarve që kanë qënë pjese e

trajnimeve të ndryshme të ndërmarra qoftë nga kompanitë ku janë të punësuar qoftë

nga vetpersonat në lidhje me profesionin. Kjo është diçka positive pasi vihet në dukje

rëndësia që tashmë po tregojnë kompanitë shqipëtare në lidhje me mënyrën e trajnimit

dhe të zhvillimit të forcës punëtore. Pasi një forcë punëtore e kualifikuar bënë tashmë

diferencën midis çdo gjëje tjetër.

Mund të përmendim fushat në të cilat janë zhvilluar disa nga trajnimet kryesore të

rezultateve të marra nga ekspertët kontabël, në zhvillim të profesionit, si:

  Trajnimeve për Sistemin e ri Kontabël, SKK, SNFR, duke filluar nga 1993 e

në vazhdim.

  Trajnimeve në IEKA 46 orë në vit duke filluar nga viti 2005 në vazhdim.

  Trajnimeve të ndryshme në fushën e legjislacionit fiskal duke filluar nga viti

1995 në vazhdim.

  Trajnimeve si pjesë e politikave të brëndshme të Grupit

  Trajnimeve profesionale të kyera prej kompanive, në kuadër të përmirësimit

të veprimtarisë kryesore të aktivitetit.

 Nga kompanitë e vrojtuara rezulton se përqindjen më të madhe rreth 54.8% e të

anketuarve, kanë një eksperiencë profesionale mbi 10 vite, dhe më pas rreth 19.4% e

të anketuarve kanë rreth 5- 10 vite eksperiencë pune. Kjo në një farë mënyrë tregon se

studimi është bazur në një target group, i cili ka një eksperiencë punë të mjaftueshme

 për të dhënë gjykime të vlefshme dhe në nxjerrjen e rezultateve në mënyrën më realetë mundshme. Gjithashtu përvoja e gjatë i ka mundësuar të përjetojnë periudhat

kohore në të cilat individi shqipëtar ka qënë i shfytëzuar si skllav dhe periudhën në të

cilën mund të jetë i lirë të zhvillohet dhe përmirësohet profesionalisht, jo vetëm në

Shqipëri por edhe më gjerë. Pra, tashmë ka ardhur koha që BNJ luajnë rolin kyç në

një kompani, prania e të cilit ndikon në vazhdimësinë e biznesit.

Page 28: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 28/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

25 

Vlerësimi i punonjësve është një çështje shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht

delikate për një kompani. Është e rëndësishme pasi BNJ janë burime të vlefshme për 

kompaninë dhe duhet të shpërblehen për kontributin që japin dhe është një çështje

delikate pasi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në motivimin dhe kënaqësin në punë

të punonjësve. Rezultatet e pyetjes: “Si i vlerësojnë kompanitë shqipëtare BNJ?” janë

këto:

  Vlerësimi në bazë të detyrës ose pozicionit, ngarkesës dhe cilësisë së punës që

kryejnë

   Në bazë të performancës ekonomike të kompanisë

   Në bazë të një metodologjie që i referohet specifikave të punës në entitetin që

 po prezantohet. Punohet në grup. Team leader vlerëson secilin antarë të grupit

me përfundimin e misionit audit. Ky vlerësim i bëhet të ditur secilit dhe merret

konfirmimi nga çdo anëtar i grupit të punës se ka marrë dijeni për vlerësimin

dhe shton ndonjë sqarim kur e gjykon të nevojshem. Këto vlerësime i

 paraqiten Departamentit të Burimeve Njerëzore i cili një herë në 6 muaj

 paraqetë vlerësimet përmbledhëse tek drejtimi.

Si konkluzion mund të themi se kompanitë shqipëtare, si metodë kryesore vlerësimi të

kontributit të BNJ, bazohen në performancën e punës së kryer nga punonjësi.  Por si

mund të matet performanca e një punonjësi? Vlerësimi i performancës së punonjësve

është një çështje subjektive. Ajo çfarë mund të konsiderojë njëra kompani

 performancë dhe sesi mund ta shndërrojë atë në terma sasior nuk mund të pajtohet me

atë të një kompanie tjetër. Pra nuk ka një mënyrë të vetme standarte sesi mund të

matet dhe të vlerësohet kontributi i një punonjësi në një kompani, pasi ajo çfarë mund

të konsiderohet e rëndësishme për një kompani nuk mund të jetë për një tjetër po aq e

rëndësishme.

Page 29: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 29/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

26 

II.1. RËNDËSIA E STUDIMIT

Sistemi i KBNJ luan një rol të rëndësishëm në raportimin e jashtëm financiarë të një

kompanie, pasi pasyron vlerën e vërtetë të saj, duke përfshirë edhe personelin.

Rëndësia dhe roli i KBNJ në botë prej kohësh është nxjerrë në pah dhe ka filluar 

implementimi i saj në praktikë si pjesë e raportimit formal të BNJ. Ndërsa për 

Shqipërinë KBNJ është një fenomen jo shumë i njohur, është një koncept i ri dhe

 pothuajse nuk janë marrë fare në konsideratë çështjet në lidhje me BNJ.

Kjo edhe prej faktit se nuk është bërë e detyrueshme për kompanitë shqipëtare të

 paraqesin informacion në lidhje me BNJ në raportet e tyre vjetore. Kështu që ky

studim ka për objektiv:

1. Të nxjerrë në pah rëndësinë e KBNJ, nëpërmjet studimit të praktikave aktuale të

KBNJ në botë

2. Interesin e shfaqur nga kompanitë shqipëtare për KBNJ

3. Të inkurajojë të dy kërkuesit dhe profesionistët për të implementuar konceptet e

KBNJ në botën e biznesit në kompanitë shqiptare

4. Pengesat me të cilat përballet KBNJ kudo në botë dhe po ashtu në kompanitë

shqipëtare.

II.2. HIPOTEZAT

Hipotezat në këtë studim synojnë të nxjerrin nivelin aktual të njohurive nga

kompanitë shqipëtare rreth KBNJ, si dhe të stimulojë gjykimin e profesionistëve sesi

mendojnë rreth mënyrës së trajtimit të kostove të BNJ.

Hipoteza1. Sistemi i KBNJ, një koncept i njohur nga kompanitë shqipëtare

Hipoteza2. Subjektet shqipëtare, njohin në Pasqyrat Financiare shpenzime në lidhje

me kostot e punëmarrësve.

Hipoteza3. Ekziston një lidhje e fortë korrelative midis përshtatshmërisë së trajtimit

të kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në produktivitet.

II.2.1 ANALIZA PËRSHKRUESE 

Page 30: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 30/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

27 

Grupi i vrojtimit në të cilën është bazuar ky studim përfshinë kompanitë e mesme dhe

të mëdha që operojnë në Shqipëri, të sektorëve të ndryshëm. Në Grafikun 1-1, janë

 paraqitur përqindjet e subjekteve të pyetura sipas sektorit ekonomik në të cilin bëjnë

 pjesë. Nga Figura vëmë re se përqindjen më të madhe e zënë  Zyra Kontabiliteti dhe

 Konsulence prej 26%, pastaj Tregtia me 16% e me radhë.

Grafiku 1-2.  Ndarjet e kompanive të pyetura sipas sektorit ekonomik  

Burimi: Të dhëna të autorit (pëpunuar në STATA )  

Kompanitë e marra në studim janë përfaqësuese të fomave ligjore të ndryshme. Nga të

dhënat e mbledhura rezulton se: 3.2% janë  Bashkronësi, 25.8% janë  Persona fizik ,

19.4% janë Shoqëri aksionere, 3.2% janë Shoqëri me përgjegjësi të pakufizuara,

45.2% janë Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe 3.2% janë  Kompani Publike

(Universitete,OJF). 

II.2.2. TESTIMI I HIPOTEZAVE

Koncepti i KBNJ është një koncept i vjetër në fushën akademike por i ri në ekonomi.

Është si një ver ë e vjetër por në një shishe të re (Frederiksen V.J, Westphalen A.S

(1998), pp 33). Ndoshta Shqipëria si një vend në zhvillim, fenomenin KBNJ e ka pak 

të dëgjuar, kështu që tashmë ka ardhur koha që edhe ajo të njihet me rëndësinë dhe

rolin që paraqet sistemi i KBNJ.

Prodhim

13%

Industri

7%Ndertim

0%Banke

6%Telekomunikim

6%Tregti

16%Sigurime

0%

Transport

10%

Zyre Kontabiliteti &

Konsulence

26%

Edukim

3%

Te tjera

13%

Sektori ekonomik

Page 31: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 31/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

28 

Grafiku 1-3. Njohuritë rreth KBNJ 

Burimi : Të dhëna të autorit (pëpunuar në STATA)

 Ndër personat e pyetur, ata të cilët kishin njohuri ose kishin mjaftueshëm njohuri rreth

KBNJ, pyetjes sesi i vlerësojnë njohuritë e tyre i janë përgjigjur:

Tabela 1-1. Përqindjet e vlerësimit të njohurive nga të anketuarit rreth KBNJ 

Burimi : Të dhëna të autorit (pëpunuar në STATA)

 Ndër të anketuarit të cilët kishin njohuri rreth KBNJ dhe ata të cilët kishin dëgjuar por 

nuk kishin shumë njohuri, rezulton se burimi kryesor i informacionit ka qënë:

 Studime të thelluara pasuniversitare (6.4%)

 Informacione periodike të dërguara në mënyrë elektronike nga ana e

shoqatave profesionale kontabël (3.2%)

 Trajnimet profesionale organizuar nga shoqatat apo institucionet ku janë

të punësuar ose të vetpunësuar (6.4%)  Nga literatura ose kërkimet autodidakte në internet (9.6%)

26%

19%

55%

Njohuritë rreth KBNJ

Po Mjaftueshem Jo

Vler ësimi I Njohurive Përqindjet

Pak 22.60%

Mir ë 16.10%

Mesatarisht 6.40%

Shumë mir ë 3.20%

Page 32: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 32/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

29 

Hipoteza 1. Sistemi i KBNJ, një koncept i njohur nga kompanitë shqipëtare

(T-test perpjese)

N është numri i të vëzhguarve të këtij studimi, rreth 31 të anketuar. M është supozuar 

shuma mesatare e popullatës që është marrë në konsideratë për studim, e cila është e

 barabartë me 60. Duke marrë parasysh të dhënat e mbledhura, rezultati i hipotezës 1

është si më poshtë:

Ha: Më pak se 34% e të anketuarve e njohin në nivelin mbi mesatar (mirë & shumë

mirë) KBNJ

Tabela1-2. Njohuritë rreth KBNJ  

Burimi : Të dhëna të autorit (përpunuar në

STATA)

Hipoteza qëndron sepse zv=-1.72<1.645=zkr, dhe p=0.0426<0.05.

Përsa kohë p-value= 0.0426 është më e vogël sesa niveli i testit të rëndësisë i cili është

konsideruar rreth 0.05, kështu Ha qëndron. Me rreth 95% besueshmëri mund të

konkludojmë që nga përgjigjet e bizneseve, eksperteve, akademikëve se:

 Me pak se 34% e të anketuarve e njohin në nivelin mbi mesatar (mirë dhe shumë 

mirë) KBNJ 

Pr(Z < z) = 0.0426 Pr(|Z| > |z|) = 0.0852 Pr(Z > z) = 0.9574

Ha: p < 0.34 Ha: p != 0.34 Ha: p > 0.34

Ho: p = 0.34

p = proportion(njohjaeHRA) z = -1.7213

 

njohjaeHRA .1935484 .0709583 .0544727 .3326241

 Variable Mean Std. Err. [95% Conf. Interval]

 

One-sample test of proportion njohjaeHRA: Number of obs = 31

. prtest njohjaeHRA= 0.34

Page 33: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 33/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

30 

Pra, Sistemi i KBNJ, nuk  është një koncept gjerësisht i njohur nga kompanitë

shqipëtare

Hipoteza2. Subjektet shqipëtare, njohin në Pasqyrat Financiare shpenzime në lidhje

me kostot e punëmarrësve.

 Nga studimi rezulton se të gjithë të anketuarit që kanë njohuri të mira ose shumë të

mira rreth KBNJ i trajtojnë kostot në lidhje me personelin si shpenzime, ndërsa 44% e

të anketuarve që nuk e njohin mirë ose shumë mirë KBNJ i konsiderojnë kostot e

 punëmarrësve si shpenzim.

Me kosto të punëmarrësve iu referohemi jo vetëm shpenzimeve për paga por përfshirë

edhe shpenzime trajnimi dhe zhvillimi dhe realisht nga subjektet shqipëtare rezulton

se edhe këto kosto paraqiten si shpenzime në raportet vjetore financiare të tyre, në

formën e informacionve shpjeguese. Ku vlejnë të përmendim se rreth 84% e të

anketuarve kryejnë shpenzime trajnimi dhe zhvillimi në lidhje me punonjësit e tyre.

Mirpo duke theksuar se kryerja e shpenzimeve me qëllim rritjen profesionale të

 punëmarrësve sjellë përfitime për disa periudha të ardhshme dhe jo vetëm për një

 periudhë atëherë këto kosto duhet të paraqiten si aktive në pasqyrat fianciare. Në këtë

mënyrë shfaqet nevoja për KBNJ, i cili trajton kostot e personelit si aktive. Prandaj

tashmë ne kemi nevojë për disa ndryshime të kontabilitetit tradicional duke përfshirë

edhe konceptin e KBNJ, si një pjesë e rëndësishme në kuadër të përmirësimit dhe

ecjes përpara të profesionit. Çdo fushë e cila nuk ndryshon dhe zhvillohet sipas

nevojave aktuale mund të dali jashtë biznesit ( Ravinda T. et al 2007).

Grafiku 1-4. Pë rgjigjet e pyetjes: “Kostot në lidhje me BNJ trajtohen si shpenzime

apo si aktive?” 

Page 34: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 34/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

31 

Burimi: Të dhëna të autorit (përpunuar në STATA)

Rezultatet e kësaj pyetje tregojnë se kostot në lidhje me personelin trajtohen si

shpenzime, në pasqyrat financiare dhe që gjen mbështetjen edhe nga ana e

legjislacionit shqipëtar dhe rregullimit kontabël që kostot në lidhje me personelin do

të trajtohen si shpenzime, përfshirë këtu edhe kostot e trajnimit, të cilat realisht

 paraqiten si shpenzime periudhe që reduktojnë të ardhurat neto të kompanisë.

Duke marrë në konsideratë që niveli i njohurive për KBNJ në Shqipëri pothuajse nuk 

është i njohur, atëherë keto ishin rezultate të pritshme. Kjo shpjegohet prej faktit se në

Shqipëri ashtu si dhe në një pjesë të madhe në botë informacionet rreth personelit

 paraqiten jo në Bilanc por vetëm në formën e shënimeve shpjeguese, kjo pasi është e

rekomanduar edhe nga standartet kontabël por edhe nga legjislacioni përkatës.

 Një pjesë e rëndësishme e studimit është dhe prezantimit me informacion rreth BNJ

që paraqesin aktualisht në pasqyrat fianaciarë kompanitë shqipëtare. Të njihesh mekëtë informacion na shërben për të krijuar një ide të përgjithshme sesa realisht merren

në konsideratë çështjet rreth BNJ dhe sesa të rëndësishme janë ato për një kompani. Si

rezultat i të dhënave të grumbulluara për pyetjen “Çfarë informacioni paraqitet në 

 Pasqyrat financiare rreth BNJ ”, rezultoi se kompanitë shqipëtare paraqesin këto

informacione rreth BNJ në raportet e tyre vjetore:

  Detyrim për pagat ndaj punonjësve

  Shpenzimet për pagat

Page 35: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 35/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

32 

  Shpenzime udhëtimi dhe dieta

  Shpenzime për trajnime profesionale

  Shpërblime dhe honorare

  Kontribute si sigurimet shoqërore dhe shendetësore, të ardhura nga punësimi

   Numri mesatar i punonjësve dhe paga sipas përcaktimit me dispozita ligjore

(fisku), pagat minimale dhe maximale

  Efektiviteti i shpenzimeve të personelit mbi të ardhurat duke shikuar 

dinamikën e të ardhurave nga njëri vit në tjetrin

Si konkluzion, mund të themi se informacioni për BNJ, që paraqitet në raportet

financiare të kompanive shqipëtare, është informacioni që kërkohet në formën e

shënimeve shpjeguese, si dhe për efekte të strukturave fiskale. Pra nuk ka një raport të

veçantë që të paraqesi informacion rreth BNJ të një kompanie, të veçantë nga raporti

vjetor i publikuar i kompanisë, por thjeshtë si pjesë e shënimeve shpjeguese.

Hipoteza3. Ekziston një lidhje e fortë korrelative midis përshtatshmërisë së trajtimit

të kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në produktivitet.

Prezantimi me një koncept të ri në tregun shqipëtar siç është KBNJ, ngjalli interes

 përsa i përket të anketuarve. Një koncept që të bën të reflektosh rreth diçkaje që mund

të duket sa e bukur dhe e vështirë, por në fund të fundit jo e paarritshme. Të anketuarit

kanë kuptuar se vitet e fundit, aktivet e paprekeshme vlejnë më shumë sesa aktivet e

 prekshme- si psh kapaciteti i kapitalit njerëzore dhe se janë në mbështetje të përpjekje

 për tu vendosur këtyre aktiveve të paprekshme një vlerë dhe për ti paraqitur këto vlera

të fshehura në Pasqyrat Financiare. Gjithashtu pajtohen me iden se investimi nëBurimet Njerëzore siguron përfitime gjatë gjithë periudhës së pritur të shërbimit të një

 punonjësi dhe jo vetem për një periudhe të vetme, por të pavendosur rreth faktit që

Burimet Njerëzore nëse trajtoheshin si aktive, atëherë ato do të amotizoheshin dhe

do të kishin një vlerë shitjeje si edhe aktivet fizike.

Tabela 1-3. Korrelacioni midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove rreth BNJ dhe

impakti në prouktivitet  

Page 36: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 36/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

33 

Burimi: Të dhëna të autorit (përpunuar në STATA)

Koeficienti i korrelacioni 0.78 (p < 0001) tregon qe Hipoteza 3 qëndron.

Duke kuptuar rëndësinë që ka burimi human, duke investuar në zhvillimin e tij dhe

duke i rritur në këtë mënyrë vlerën e tij, kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në

 performancën e tij. Përsa kohë ke investuar në të, mund të përcaktosh vlerën në bazë

të kostos së investimit dhe këtë vlera ta kapitalizojmë dhe ta amortizojmë gjatë

 periudhave të ardhshme. Në këtë mënyrë pasqyrat financiare paraqesin vlerën e

vertetë dhe të sinqertë të rezultatit financiar të kompanisë dhe gjithashtu i shërben

vendimarrjes në lidhje me menaxhimin e BNJ.

Si përfundim mund të themi se prania e KBNJ, që përkthen në terma sasior vlerën e

BNJ ndikon në përformancën e tij dhe në produktivitetin e kompanisë.

Pra , ekziston një lidhje e fortë korrelative midis përshtatshmërisë së trajtimit të

kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në produktivitet.

II.3 BARRIERAT PËR IMPLEMENTIMIN E KBNJ

Roli i KBNJ për një kompani është shumë i rëndësishëm, ashtu siç e rithekson dhe

literatura ekzistuese, por edhe rezultatet e këtij punimi. Mirpo ka disa faktorë të cilët

 pengojnë implementimin e gjerë të KBNJ kudo në botë dhe më pas në Shqipëri.

Barrierat për implementimin e KBNJ në botë, janë identifikuar:

  Mungesa e kohës dhe burimeve për të bërë progres në këtë fushë

  Vështirësia për tu kuptuar nga të tjerët në organizatë

  Pasiguria se ku duhet të raportohet informacioni

  Mungesa e matësave të besueshëm dhe të vlefshëm të cilët nuk janë rastësisht

Page 37: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 37/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

34 

të vështirë dhe kompleks

  Mungesa e treguesve dhe modeleve gjerësisht të pranuar 

  Shqetësimi sesi mund ta shndërrojmë në terma sasior vlerën e BNJ

 Mungesa e ekpertizës nga funksioni i BNJ në lidhje me vlerësimin e BNJ(Verma SH & Dewe F.(2004)

  KBNJ kërkon një mjedis etik. Menaxhimi mund ta përdor si një mjet për 

windows dressing , duke mbivlerësuar aktivet dhe nënvlerësuar shpenzimet, të

cilat çojnë në përfitime të larta dhe që tregojnë se kompania po performon

mirë dhe se menaxhimi mund të manipulojë llogaritë sipas kërkesave (Bokhari

et al, 2012, pp5286)

Rezultatet e këtij studimit tregojnë se barrierat për implementimin e KBNJ në

Shqipëri, janë identifikuar:

  Mungesa e kulturës profesionale, një nga arsyet kryesore pse rezultatet e

studimit nxjerrin se më pak se 34% e të anketuarve kanë njohuri mbi KBNJ.

  Vështirësit në përcaktimin e kostos së BNJ, llogaritja e qëndrueshmërisë së

BNJ në një entitet, mungesa e një metodologjie të pranuar për vlerësimin e

BNJ

  Pasiguria që kanë kompanitë për të kontrolluar BNJ në të ardhmen

  Madhësia e vogël e kompanive, pamundësia që përfitimet të justifikojnë kostot

e implementimit.

  Mungesa e trajnimeve nga ana e organizatave rregulluese kontabël në kuadër 

të zhvillimit të profesionit.

  Kosto e lartë implementimi (trajnimet për trajtimet kontabël të BNJ, përshtatje

të sistemeve kontabël, kosto personeli shtesë etj)

   Në lidhje me shkallën e pranimit të konceptiti të KBNJ nga autoritet tatimore,

rezulton se KBNJ nuk merret fare në konsideratë, kështu që ajo rezulton të

 përdoret vetëm në kontekstin akademik. Mbi të gjitha nuk ka një standart

kontabël të vendosur nga autoritet përkatëse, të cilat e bëjnë të

rekomandueshëm përfshirjen e vlerës së BNJ në pasqyrat financiare.

Page 38: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 38/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

35 

III KONKLUZIONE 

Burimet njerëzore janë ndër burimet më me vlerë që mund të ketë një kompani, midis

 burimeve të tjera të vlefshme. Kështu që biznesi gjithnjë edhe me shumë po bëhet i

varur nga aktivet humane, më shumë sesa nga aktivet fizike, prandaj njohja e vlerës së

shtuar përmes zhvillimit dhe menaxhimit të BNJ po bëhet edhe më i rëndësishëm.

Është KBNJ, ai i cili mat, identifikon, raporton shumën e shpenzimeve të nevojshme

 për të rekrutuar, trajnuar, familjarizuar dhe zhvilluar një punonjës. Ky sistem mbështet

trajtimin e kostave të BNJ si aktive, ndryshe nga raportimi aktual financiar, i cili nuk 

e pasqyron vlerën e aktiveve njerëzore duke mos paraqitur në mënyrë reale vlerën e

 biznesit. Disa modele të ndryshme për të vlerësuar BNJ janë krijuar, disa të bazuar në

kosto dhe disa të bazuar në vlerë. Megjithatë nuk ka një model gjerësisht të pranuar  për ta matur dhe vlerësuar atë dhe aq më tepër një standart për tua rekomanduar për 

zbatim kompanive. Aktualisht ka pak kërkesa legjislative që kompanitë të publikojnë

informacion në raportin vjetor të tyre, në lidhje më përformancën e BNJ. 

 Nga studimi i KBNJ në kompanitë shqipëtare rezulton se nuk është një fenomen

shumë i njohur, është një koncept i ri dhe pothuajse nuk janë marrë fare në

konsideratë çështjet në lidhje me BNJ. Kompanitë shqipëtare kanë kuptuar rëndësinë

dhe rolin e pazëvendësueshëm të BNJ në kompani dhe tashmë po investohet mëshumë se më parë. Pasi një forcë punëtore e kualifikuar bënë tashmë diferencën midis

çdo gjëje tjetër. Nga rezultatet e këtij studim tregohet se:

  84% e të anketuarve kanë qënë pjesë e trajnimeve të zhvilluara nga

kompania/shoqatat profesionale

  kompanitë shqipëtare, si metodë kryesore vlerësimi të kontributit të BNJ,

 bazohen në performancën e punës së kryer nga punonjësi  në pasqyrat financiare të kompanive të marra në studim rezulton se paraqiten

këto informacione në lidhje me BNJ: detyrimi për pagat ndaj punonjësve,

shpenzimet për pagat, shpenzime udhëtimi dhe dieta, shpenzime për trajnime

 profesionale, shpërblime dhe honorare, kontribute si sigurimet shoqërore dhe

shendetësore, të ardhura nga punësimi, numri mesatar i punonjësve dhe paga

sipas përcaktimit me dispozita ligjore (fisku), pagat minimale dhe maximale si

dhe efektiviteti i shpenzimeve të personelit mbi të ardhurat duke shikuar dinamiken e të ardhurave nga njëri vit në tjetrin.

Page 39: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 39/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

36 

 Nga testimi i hipotezës së parë rreth njohurive ndaj KBNJ, konkludojmë se, më pak 

se 34% e të anketuarve e njohin në nivelin mbi mesatar (mirë & shumë mirë) KBNJ.

 Nga testimi i hipotezës së dytë  rezulton se, kompanitë shqipëtare i trajtojnë si

shpenzime kostot e BNJ, në pasqyrat financiare të tyre. Në mbështetje të kësajhipoteze konkludohet se, të gjithë të anketuarit që kanë njohuri të mira ose shumë të

mira rreth KBNJ i trajtojnë kostot në lidhje me personelin si shpenzime, ndërsa 44% e

të anketuarve që nuk e njohin mirë ose shumë mirë KBNJ i konsiderojnë kostot si

shpenzim.

 Nga testimi i hipotezës së tretë konkludohet se, ekziston një lidhje e fortë korrelative

midis përshtatshmërisë së trajtimit të kostove të burimeve njerëzore dhe impaktit në

 produktivitet.

Rezultatet e studimit tregojnë se KBNJ ka një aplikim të kufizuar në praktikë për 

shkak të disa barrierave, kryesisht mungesës së një modeli të pranuar gjerësisht dhe

faktit se BNJ krtikohen nga organizatat rregulluese të profesionit kontabël se nuk 

 plotësojnë kushtet e njohjes së një aktivi. Ndërsa në Shqipëri këtyre barrierave iu

shtohen edhe disa të tjera si: mungesa e kulturës profesionale, madhësia e vogël e

kompanive, mungesa e trajnimeve nga ana e organizatave rregulluese kontabël në

kuadër të zhvillimit të profesionit, kosto e lartë implementimi, mosmarrja në

konsideratë nga autoritet tatimore, duke rezultuar e njohur vetëm në kontekstin

akademik.

IV REKOMANDIME DHE LIMITIME

Rekomandime: KBNJ luan një rol thelbësor në kushtet kur operohet në një ekonomi

të bazuar kryesisht në dije dhe njohuri. Raportimi aktual financiar nuk e pasqyronvlerën e aktiveve njerëzore duke mos paraqitur në mënyrë reale vlerën e biznesit. Në

 biznes, nëse ka një gjë të rëndësishme, ai është BNJ. Paraqitja e informacionit rreth

BNJ në pasqyrat financiare të kompanive do të ndihmojë përdoruesit e brendshëm dhe

të jashtëm të pasqyrave financiare. KBNJ ka kaluar në faza me rritje dhe ulje të

interesit dhe aktualisht nuk ka një përdorim të gjerë në praktikë. Tashmë ka ardhur 

koha që kompanitë duhet të implementojnë KBNJ. Qëndrimi aktual i bordeve

rregulluese të profesionit duhet të mbështëse KBNJ dhe të rriten përpjekjet drejt përmirësimit të tij. Nuk ka një model të vetëm vlerësimi të BNJ, prandaj duhet të

Page 40: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 40/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

37 

rriten përpjekjet dhe mbështetjet nga qeveritë, rregullluesit e profesionit dhe kërkuesit

duke ndihmuar për matjen dhe raportimin e këtij aktivi kaq shumë të rëndësishëm.

Duke arritur në këtë mënyrë në një model të besueshëm dhe që plotëson kushtin e

 paraqitjes së drejt dhe të sinqertë të pasqyrave financiare. Në Shqipëri rekomandohet

të rritet niveli i njohjes së kompanive shqipëtare me KBNJ. Kjo mund të arrihet edhe

nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të organizuara nga bordet rregulluese kontabël.

Implementi i KBNJ i rekomandohet kompanive të mesme dhe të mëdha pasi në këtë

mënyrë kostot janë të justifikueshme krahasuar edhe me biznesin e vogël.

 Ne kemi nevojë për disa ndryshime të kontabilitetit tradicional në kuadrin e këtyre

zhvillimeve. Çdo fushë e cila nuk ndryshon dhe zhvillohet sipas nevojave aktuale

mund të dali jashtë biznesit.( Ravinda T.)

Limitimet dhe kërkimet e ardhshme të studimit : Koncepti i KBNJ është i ri në

vendet në zhvillim dhe në të ardhmen mund të kemi një shtrirje më të gjerë të këtij

koncepti edhe për këto vende. Edhe pse matja e BNJ është e vështirë pasi, mund të

 bazohesh tek një numër i pakufizuar treguesish për vlerësimin e BNJ, kërkohet

 përcaktimi i disa treguesve të njëjtë për të gjitha kompanitë nëse ato do të aplikojnë

KBNJ. Mbi këta tregues të ndërtohet më pas një model vlerësimi BNJ i besueshëm

 për paraqitjen e BNJ në pasqyrat financiare të kompanive. Ky studim është bazuar nëtë dhënat primare të mbledhura nga një target grup, kryesisht biznese dhe

 profesionistë, por mund të përdoret edhe nga studiues të tjerët, bazuar në target

grup më të madhë se ky i marrë në studim.

V REFERENCA 

American Accounting Association Committee of Accounting for Human Resources,

 Report of the Committee on Human Resource Accounting , 1973, The Accounting

review Supplement to vol. XLVIII. 

Andrikopoulos, A. (2005). “Using intellectual capital statements to determine value

drivers and priorities for organizational change: a portfolio selection Gusenrow”, C. &

Tower, G (2006, March), CPA Australia.

Page 41: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 41/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

38 

Ansari, S. L. And Flamholtz, D.T (1978), “Managemnt science and the development

of human Resources Accounting”, The accounting Historical Journal , Fall, pp.11-35.

Boedker, C., Mouristan, J. & Guthrie, J. (2008). “Enhanced business reporting:

international trends and possible policy directions”. Journal of Human Resource

Costing & Accounting, 12 (1), 14.

Bokhari H. I, Qureshi M.T, Bashir F. and Hijzi T.S (2012),” The yes, no decision is

easy now: Is human capital accounting challenge for accountants”, African Journal of 

 Business Management , Vol. 6(15), pp. 5281-5287

Brummet et al, R.L Flamholtz, E.G Pyle W.C(1968), “Human resources Management:

a challenge for the accounting review”, April, pp 217-24.

Brummet R.L, Flamholtz E.G ang Pyle WC,(1969), “Human Resouces Accounting: A

tool to increase managerial effectiviness”. 

Bullen L.M, Kel-Ann Eyler A.K, “Human resource accounting and international

developments: implications for measurement of human capital”, Journal of 

 International Business and cultural studies, pp1-15.

Cascio, W.F. (1998). “The future world of work : Implications for human resources

costing and accounting”.  Journal of Human Resource Costing and Accounting, 3 (2),9-19.Costing and Accounting, 11(3), 214.

Dinesh K Gupta K. D. (1994), “The Jaggi-Lau Model of Human Resource

Accounting Revisited”, ASCI Journal of Management , volume 23, pp1-7.

Dobija, M.(1998). “How to place human resources into the balance sheet”. Journal of 

 Human Resource Costing and Accounting, 3 (1), 83-92.

Elias N.(1972), “ The effect of human assets statement on investment decision: anexperiment”, emperical r esearchin accounting , pp.215-33.

Flamholtz EG (1974). “Human Resource Accounting”. California: Dickenson

Publishing Company Inc.

Flamholtz E.(1985), “ Human Resources Accounting ”,  Jossey-Boss Publishers, San

Francisco, CA.

Flamholtz G.E, Bullen L.M, Hua W.(2002), “Human Resources Accounting:A

historical perspective and future implications”, Journal Esmerald , p 947-954.

Page 42: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 42/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

39 

Flamholtz, E.(1971), “A model for Human Resources valuation: A stochaste process

ëith service rewards”, The Accounting Review, Aprill, pp 253-67.

Flamholtz, E.(1999), “Human ResourcesAccounting”, Kluëer Academic Publishers,

Boston, MA. 

Frederiksen V.J, Westphalen A.S (1998), “Human resource accounting: interests and

conflicts”, A discussion paper.

Grojer, J.E. (1997). Editorial. Journal of Human Resource Costing and Accounting , 2

(2), 7-8.

Hansen, F. (2007). “A home for HR metrics. Workforce Management 86 (2), 10-11.

Hedlin, P. & Adolphson, J.( 2000). Strategies for change in financial reports”.

 Journal of Human Resource Costing and Accounting, 5 (1), 27-35.

Hekimian JS (1967). “ Put People on Your Balance Sheet”. Harv. Bus. Rev. pp.

105-108

Hermason R.H(1964), “Accounting for human assets”, occasional paper No.14,

Bureau of business and occasional Research Michigan State university, East

lansing,MI

Jones, G. (2000). “Viewpoint: Accounting for people”. Benefits Canada, 24, (1), 9.

Lambordi M. and Flamholtz, E.G(1979), “The impact of Human Resources

Accounting measurement on personnel budgeting decisions: a psycho – technical

system a pproach”, Proccedings of the American Accounting Association Annual 

 Metting , Honolulu, HI, pp 295-334.

Lev, B., & Schwartz, A. (1971, January), “On the Use of the Economic Concept of 

Human Capital in Financial Statements”,  Accounting Review, 103-112Lik ert R.M (1961), “New pateterns of management McGrow-Hill Book Co”, New

York,NY

Mahalingam, S. (2001, May). “Of human capital”. Praxis, Business Line 

Miti M, Dollani P (2012), “Human Resources Capital Approach and possibility of its

inclusion in financial statemnets of Albania companies,research paper.

Page 43: Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore   “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

7/28/2019 Kontabiliteti i Burimeve Njerëzore “Një dimesion i ri për kompanitë Shqipëtare”

http://slidepdf.com/reader/full/kontabiliteti-i-burimeve-njerezore-nje-dimesion-i-ri-per-kompanite-shqipetare 43/43

Kontabiliteti I Burimeve Njerezore  Eralda Sado 

Morroë, S. (1996). “Football players as human assets. Measurement as the critical

factor in asset recognition: A case study investigation”.  Journal of Human Resource

Costing and Accounting , 1 

 Narayan R.(2010), “Human resource accounting: A new paradigm in the era of globalization”,  Asian Journal of management research , p 237-244. Oliver, J.B and Flamholtz E.G (1978), “Human replacement cost numbers, cognitive

information processing and personnel decision : a laboratory experiment”, Journal of 

 Business Finance and Accounting, Summer, pp 137-53.

Saremi H. and Nagshband N (2011), “Impact of Human resources Accounting

information on human resources investment in Iranian enterprises”, Lachoo

management Journal , volume 2, Nr 1.

Schmidt, S. & Minssen, H. (2007). “Accounting for international assignments: The

case of the German chemical industr y”. Journal of Human Resource 

Subbarao, A.V., & Zehgal, D.(1997). “Human resources information and disclosure in

annual reports : An international comparison”.  Journal of Human Resource Costing 

and Accounting , 2 (2), 53-73.

Syed Abdulla Al Mamun (2009),” Human Reources Accounting (HRA) disclosure of Bangladesh companies and its association with corporate characteristic”,  BRAC 

University Journal , vol. V1, no. 1, , pp. 35-43

Tang, T. (2005). “Human Resource Replacement Cost Measures and Usefulness”. 

Cost engineering, 47(8), 70.

Tiëari R., Kodwani D. A, (2007), “Human resources accounting  – New dimesion”,

 paper conference.

Verma SH And Dewe F.(2004), “ Measuring the value of Human Resources”, Journal 

 Accounting & Business, p1-3.