gëzuar 2006 - archive.rec.org sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... strategjia...

16
M M M M M JEDISI JEDISI JEDISI JEDISI JEDISI S S S S S OT OT OT OT OT BOTIM I PËRMUAJSHËM I QENDRËS RAJONALE MJEDISIT (REC) - SHQIPËRI DHJETOR 2005 NUMËR 106 Gëzuar 2006 Gëzuar 2006 Gëzuar 2006 Gëzuar 2006 Gëzuar 2006 Mjedisi në 2005 në këtë numër nga REC Shqipëri

Upload: hoangcong

Post on 05-Feb-2018

233 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MMMMMJEDISIJEDISIJEDISIJEDISIJEDISI S S S S SOTOTOTOTOTBOTIM I PËRMUAJSHËM I QENDRËS RAJONALE TË MJEDISIT (REC) - SHQIPËRI

DHJETOR 2005

NU

MËR

106

Gëzuar 2006Gëzuar 2006Gëzuar 2006Gëzuar 2006Gëzuar 2006

Mjedisi në 2005në këtë numër

nga REC Shqipëri

Page 2: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

NË KËTË NUMËR

2 MJEDISI SOT NR. 106

MJEDISI SOT është një botim periodik tëQendrës Rajonale të Mjedisit (REC)Zyra në ShqipëriNë këtë botim të përmuajshëm do të gjeniinformacion mbi probleme mjedisore, lajmetë përzgjedhura, opinione e komente mbi çë-shtje të mjedisit nga vendi e rajoni, informa-cione për aktivitete për mjedisin nga vendi ebota etj.Versionin elektronik të kësaj reviste, mundta gjeni në faqen: http://albania.rec.orgPër të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshmeelektronike, me postë eletronike apo revis-tën “MJEDISI SOT” (botim i përmuajshëm),dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë Zyrëssë REC në Shqipëri, në adresat:Kutia Postare 127, Tiranë;Tel/Faks: (04) 239444;ose [email protected]

Qendra Rajonale eMjedisit (REC)për EuropënQendrore e Lindoreështë një organizatë

ndërkombëtare jopartizane, joavokate,jofitimprurëse që mbështet zgjidhjene problemeve mjedisore në EvropënQendrore e Lindore (EQL), duke nxiturbashkëpunimin ndërmjet organizatavejoqeveritare, qeverive, bizneseve eaktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe dukembështetur shkëmbimin e lirë tëinformacionit dhe pjesëmarrjen epublikut në vendimmarrjen mjedisore.REC është krijuar në 1990 nga ShBA,Komisioni Evropian dhe Hungaria. SotREC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij,nënshkruar nga 28 vende dheKomisioni Evropian, dhe në njëmarrëveshje ndërkombëtare meqeverinë hungareze. REC ka zyrënqendrore në Szentendre, Hungari dhezyrat e vendeve në secilin prej 15vendeve përfituese.

Shqipëria e ka nënshkruar Kartën eREC në 1993. Zyra e REC përShqipërinë është hapur në 1994. Kjozyrë punon për realizimin e misionittë REC duke mbështetur organizatatjofitimprurëse, institucionet mjedi-sore në të gjitha nivelet, dhe aktorë tëtjerë të interesuar në fushën e mjedi-sit, duke mbështetur proceset pjesë-marrëse e shkëmbimin e lirë tëinformacionit.Fushat kryesore të veprimtarisë janë:Programi i granteve për OJF-të;Planet Lokale të Veprimit në Mjedis,Informacioni Mjedisor; Edukimi Mje-disor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dheprogramet vendore e rajonale; etj.Donatorët më të fundit janë: Komi-sioni Europian, Ambasada e Mbretë-risë së Hollandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, etj.

http://albania.rec.org

MMMMMJEDISIJEDISIJEDISIJEDISIJEDISI S S S S SOTOTOTOTOTNUMËR 106 DHJETOR 2005

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Ambasada eAmbasada eAmbasada eAmbasada eAmbasada eMbretërisë së HollandësMbretërisë së HollandësMbretërisë së HollandësMbretërisë së HollandësMbretërisë së Hollandës

në Shqipërinë Shqipërinë Shqipërinë Shqipërinë Shqipëri

Ky botim mbështetet financiarisht nga

Opinionet e shprehura në shkrimete kësaj reviste nuk paraqesindomosdoshmërisht opinionet eQendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

Kanë kontribuar për këtë numër:Mihallaq Qirjo, Diana Bejko, AlkenMyftiu, Eduard Cani, Taulant Hasa,

Daniela Tola, Jula Selmani

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

EDITORIAL 31990-2005, 15 vjet REC○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

NGA VENDI - PËRMBLEDHJA E VITIT 4-5Bashkia e Tiranës vendos taksa për mbrotjen e mjedisitLumi Drino në Gjirokastër rrezikohet nga ndotjet inerteBanorët e Steblevës në Librazhd protestojnë për mbrojtjen e pyjeveInvestohen 10 milion dollarë për mbrojtjen e bregdetit në DurrësBregdeti i Golemit rrezikohet nga ndërtimet pa lejeBB jep një kredi prej 12 milion dollarë për pastrimin e bregdetitshqiptarInvestohen 6 milion dollarë për sistemimin e fushës së SharrësLiqeni i Shkodrës, lumi Buna dhe zonat përreth marrin statusin embrojtjes○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

TEMAT E VITIT 7-13Zona e mbrojtur e Liqenit të Shkodrës dhe Bunës prespektiv zhvillimipër komunitetinPushteti vendor, sfidat e Mijëvjeçarit, dhe kontributi që REC Shqipërika dhënë në ndihmë të pushtetit vendor gjatë 2005Fondi holandez për projekte mjedisore me nisma vendoreEdukimi mjedisor sot për një të ardhme më të mirë nesërZëri i publikut fiton më shumë peshë për çështjet mjedisore○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

NGA BOTA PËR NJË VIT 15Sfidat mjedisore dhe samiti i Montrealit për ndryshimet klimatikeUragani Katrina katastrofa më e madhe mjedisore për 2005Rritet konsumi i energjisë diellore në EvropëWWF përcakton uzinat më ndotëse në botëNASA përcakton vitin 2005 si më të nxehtin në tokëOBSH deklaron se një miliard njerëz pinë ujë të rrezikshëmDyfishohet energjia diellore e përdorur në EvropëBE shton fondet nga 2 miliard në 9 miliard euro për biodiversitetin

Page 3: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 3

FORUMN

e ve

nd te

edi

toria

lit

Nga Mihallaq QirjoDrejtor i REC Shqipëri

Qendra Rajonale e Mjedisitfestoi në qershor të këtij viti për-vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë.Afërsisht 200 profesionistë nga 30vende janë të përfshirë në këtëorganizatë me të vërtetë ndërko-mbëtare, ndërkohë që pothuajsegjysma e tyre punojnë në zyrat evendeve përfituese. Misioni iREC është të marrë pjesë në vlerë-simin dhe monitorimin e proble-meve dhe nevojave mjedisore, sidhe të ofrojë ndihmë për zgji-dhjen e tyre duke nxitur bashkë-punimin ndërmjet organizatavejofitimprurëse, institucioneveprivate, qeverive, biznesit dheaktorëve të tjerë mjedisorë, si dheduke nxitur shkëmbimin e lirë tëinformacionit dhe pjesëmarrjenpublike në vendimmarrjen mjedi-sore. Përveç programeve të tijmjedisore, REC ka ndërmarrëose është përfshirë në nisma tëndryshme bashkëpunimi ndërko-mbëtar. Një numër i madh ma-rrëveshjesh ndërkombëtare tërëndësishme – si Konventa eAarhusit – janë përgatitur mekontributin e rëndësishëm tëREC. Rrjeti i zyrave, që vepronnë bashkëpunim me zyrat qend-rore në Szentendre, ka bërë tëmundur që REC të jetë një faktori rëndësishëm për zgjidhjen eproblemeve mjedisore me zgji-dhje vendore, ato zgjidhje të cilatjanë në përshtatje me karakte-

ristikat e ndryshme të mjedisevepolitike e sociale të vendeve tëndryshme. Në mbështetje të dety-rave kryesore të REC, rrjeti izyrave është tashmë i përfshirë nëhartimin dhe zbatimin e projek-teve të ndryshme vendore e rajo-nale në fusha të ndryshme.

Qëllimet strategjike të RECNë vitet e fundit, REC edhe

në Shqipëri ka zhvilluar shërbimetë reja me një cilësi të lartë, shër-bime sipas kërkesave për aktorëtsi dhe ka siguruar një plat-formëasnjanëse për dialog, krijim rrjetidhe bashkëpunim midis aktorëvedhe partnerëve. Sfida për pesë vitete ardhshme është ruajtja e epërsisësë REC në këto fusha të veçanta.Ne do të monitorojmë vazhdi-misht kërkesat për shërbime tëpërfituesve, në mënyrë që aktivi-tetet e tyre të japin përfitimet emundshme më të larta për mjedi-sin europian dhe atë global, dukenxitur zhvillimin e qëndrueshëm.

Parimet ku bazohet puna e RECPërfshirja e shumë aktorëve:

REC përpiqet të përfshijë tëgjitha palët e interesuara me që-llim ngritjen e një mirëkuptimi tëpërbashkët të qëllimeve dhe tëbesimit reciprok.

Bashkëpunimi strategjik REC brenda vendit sjell më të

mirën e të gjitha palëve tëpërfshira në këtë proces, dukesiguruar, njëkohësisht, që proble-met dhe nevojat të adresohen për-mes ekspertizave më të mira tëmundshme. Një zhvillim i ri nëkëtë kuadër është përfshirja eREC Shqipëri në çështjet kryesoretë menaxhimit të mjedisit në nivelvendor.

Vizioni i viteve në vazhdimStrategjia është zhvilluar nën

drejtimin e qeverive nënshkruese,Bordit të Drejtorëve dhe Asam-blesë së Përgjithshme. Në vitet nëvazhdim. Në Shqipëri, REC dotë jetë një organizatë ndërkombë-tare më e fortë, duke punuar përzgjidhjen e problemeve mjedisore,në të gjitha fushat përfituese dhepërtej tyre. REC do të vazhdojëtë përshtasë aktivitetet e tij sipaskërkesave, duke u mbështeturprocesin e asocim stabilizimin meBE. REC do të përshtasë institu-cionalisht veten e tij ndaj sfidaveqë dalin nga ndryshimi i mjedisittë tij veprues si dhe do të përmirë-sojë më tej fleksibilitetin e tij, efi-çencën dhe vetqëndrueshmërinë.Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues do të jenëtë mjaftueshme për t’iu përgjigjurnevojave në rritje dhe për të sigu-ruar një ekuilibër midis pozitës sëREC si një organizatë ndërko-mbëtare dhe nevojës për qëndrue-shmëri financiare në një mjediskonkurues.

Për vitet në vazhdim REC dotë ndihmojë në:

- Forcimin e institucionevepër zhvillim eqëndrueshëm

- Ngritjen e kapaciteteve tëaktorëve dhe nxitjen ebashkëpunimit ndërmjettyre

- Menaxhimin eqëndrueshëm dhepërdorimin e burimevenatyror , përfshirjen eçështjeve mjedisorenë sektorët përkatës (sienergjia, transporti etj.)

- Shërbimet dhe produktetsipas nevojave tëzhvillimit të vendit

1990-2005, 15 vjet REC

të nderuar Miq dhe Bashkëpunëtorë

pas Janarit 2006na gjeni në adresën tonë të re:

rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Tiranë

ku do t’ju mirëpresim dhe do t’ju ofrojmë, me të njëjtin përkushtim dhe kënaqësi, shërbimet tona

Page 4: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

4 MJEDISI SOT NR. 106

NGA VENDI

TEC apo park energjitik në Vlorë? Kjo ka qenë edhe dilema më e madhe që, përveçsedebat ekologjistësh, ka patur edhe nuanca politike pasi dhe vendimarrja për ngritjenapo jo nuk mund të shmanget nga vullneti politik. Në një anë qytetarët, të cilët kërkojnëqë ky TEC të mos ngrihet, në anën tjetër qeveria e cila, gjithmonë e më shumë, potundohet nga mungesa e theksuar e energjisë, priret më shumë për ta ngritur këtëTEC apo Park energjitik? Akoma nuk është marr një vendim. Viti që sapo lamë karreshtuar palët kundra ose pro ndërsa 2006 do të vendos, për fatin e ish Pyllit të Sodës.Cilido qoftë vendimi për ndërtimin e këtij TEC ai duhet të anojë nga mbrojtja epasurive natyrore dhe ndërtimtit të një TEC me një kosto sa më të ulët përsa i përketndotjes së mjedisit. Përveç kësaj në Shqipëri edhe për këtë vit që sapo lamë problemetmjedisore patën një hovë të ri. Ende ka probleme mjedisore në një pjesë të mirë tëvendit. Mbi bregdetin shqiptar ende vazhdojnë të derdhen ujëra të zeza dhe lumenjtejet të ndotur siç është rasti i Gjanicës ku mbetjet e naftës përfundojnë në det. Sikurtë mos mjaftonte kjo qindra leje ndërtimi të dhëna në brigjet shqiptare po transformojnëpeisazhet natyrore. Mbi pyjet shqiptare akoma vazhdon masakra mbi kafshët, ndërsazjarret e muajit gusht shkatrruan me mijëra hektarë me pyje, ndërsa çdo ditë e mëshumë shpyllëzimi po favorizon erozionin. Përmbyjet e ditëve të fundit në jug tëvendit në luginën e Vjosës kanë lënë pa shtëpi qindra banorë ndërsa rrezikohen ngaerrozioni. Dhjetra fshatra janë në rrezik që toka t’i marr me vete në Fier dhe Vlorë.Ndërsa problemet mjedisore kanë zbritur edhe në qytetet tona. Tirana edhe për këtëvit ka rezultuar sipas specialistëve me një ajër të ndotur ndërsa në Elbasan akoma nukjanë marr masa konkrete për uljen e nivelit të ndotjes nga Metalurgjiku apo Fabrikae çimentos. Për sa i përket vullnetit politik për të zgjidhur disa probleme me karakterinstitucional për këtë vit një hap cilësor ishte edhe bashkimi i Ministrisë së Mjedisit medrejtorit e pyjeve dhe ujërave përkatësisht nga Ministria e Punëve publike dhe ajo eBujqësisë. Ky bashkim mund të ketë një impakt akoma më të fuqishëm për zgjidhjene problemeve mjedisore në vendin tonë dhe mund ta kthejë performancën qeveritarenë faktor kyç për trajtimin dhe ruajtjen e mjedisit në vendinë tonë. Ky bashkimpërqëndron përgjegjsitë dhe mund të jetë një shans akoma edhe më i madh përsa ipërket vendimarrjes për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe zbatimin e ligjeve përmbrotjen e mjedisit.

Disa nga ngjarjet kryesorenë fushën e mjedisit në vendin tonë

Taksa e parë për gjelbërimin

Bashkia e Tiranës ka vendosur për vitin 2005 edhe një taksë për gjelbërimin e cilaështë 200 lekë në vit për familjarët, 250 lekë për bizneset e vogla dhe 500 lekë për atotë mëdha. “Për biznese të tjera më të mëdha, taksa do të jetë edhe 50% më tepër”.Kjotaksë do të ndikojë në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe uljen e ndotjes së mjedisit.

6 milion euro për SharrënNjë prej projekteve më të mëdha në fushën e mjedisit për 2005 ishte shuma e akorduar

nga qeveria italiane për Sistemimin e Fushës së Mbeturinave të Sharrës dhe përriorganizimin e ndërmarrjes publike të pastrimit të qytetit. Kjo kredi kap shifrat6,milion EURO, e cila është e shoqëruar gjithashtu me një donacion të qeverisë italianeme vlerë prej 400 mijë EURO.

Projekti për pastrimin e bregdetitNë vitin 2005 qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e kredisë me Shoqatën

Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), pjesë e Bankës Botërore, për projektin emenaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare. Marrëveshja e kredisë përzhvillim, për projektin e menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare,

Nga

ven

di p

ër n

jë v

it

Page 5: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 5

NGA VENDI

kap shumën rreth 12 milionë dollarë. Kyprojekt do të mbështesë veçanërisht zhvillimine qëndrueshëm të zonës bregdetare të jugut tëShqipërisë.

Mjedisi, taksa të reja për automjetet qëhyjnë në Tiranë

Bashkia e Tiranës në strategjin e sajmjedisore vendosi këtë vitë një taks të re përtë gjitha automjetet që do të hyjnë në Tiranë,ku do të sportele të posaçme për faturim në tëgjitha nyjet e hyrjes në kryeqytet, Taksa dotë jetë më e lart për karburantet me nivel tëlartë ndotës për mjedisin.

ProtestaKy vit shënoi edhe një nga protestat më të

madhe për mbrotjen e mjedisit. Për disa javërresht banorët e fshatit Steblevë në komunënme të njëjtin emër, më e largëta dhe më e pasurame masive pyjore në Librazhd, nisur nganeglizhenca e strukturave përkatëse shtetërore,kërkuan nga shteti ruajtjen e kësaj pasuriekombëtare nga shfrytëzimi pa kriter.

Durrës, investim për pastrimin e ujëravetë zeza

Gjatë këtij viti u akordua një shumë ekonsiderueshme rreth 10 milionë euro përdepuratorin (sistemin e pastrimit) e ujërave tëzeza në Durrës. Kredia është dhënë nga BBdhe BEI. Ky projekt do të bëjë të mundurpastrimin e ujrave të zeza para se të derdhennë det..

Golem, pylli me pisha viktimë e lejeve të ndërtimitProcesi i degradimit nëpërmjet lejeve të ndërtimit edhe për këtë vit ka qenë një prej problemeve kryesore.

Gjatë këtij viti në plazhin e Golemit, në një sipërfaqe toke prej 6500 metra katrorë, janë prerë një sasi prej130 pishash. Ky fakt përveçse dëmtoi pamjen e mrekullueshme e masivit të pishave që shkon deri tek Malii Robit, bën që kjo zonë të zhvishet nga gjelbërimi, duke larguar turistët e shumtë që vijnë në muajt e verës.

Lumi Drino drejt katastrofës ekologjikeNjë prej problemeve më të mëdha mjedisore ka qenë edhe depozitimi pa kriter i mbetjeve urbane përgjatë

shtratit të lumit Drino në Gjirokastër. Për shkak të këtyre depozitimeve është shkatërruar ekosistemi natyror, flora dhe fauna e këtij lumi. Si shkak i ndotjeve, shifra e të cilave është disa herë më e lartë se normat elejuara Lumi Drino konsiderohet nga specialistët si “kazan natyror mbeturinash”. “Drino, tashmë, ështëkatër herë më e ndotur se parametrat e lejuar

Liqeni i Shkodrës dhe zona përreth lumit Buna merr statusin e mbrojtjes.Pas një iniciative të ndërmarrë prej kohësh nga ekspertët rajonalë të mjedisit në qytetin e Shkodrës dhe

REC (Qendra Rajonale e Mjedisit) qeveria vendosi shpalljen “Peisazh ujor dhe tokësor i mbrojtur” liqenine Shkodrës, zonën e lumit Buna, së bashku me deltën dhe ishullin e Franc Jozefit, rezervatin e Velipojës,lagunën e Vilunit, plazhin e Baks-Rrjollit, kënetën e Domnit, si dhe territoret përreth tyre. Ky territor kapnjë sipërfaqe të përgjithshme prej 23.027 ha.

Mblodhi: Genta HoxhaPërgatiti faqen: Taulant Hasa

Zonat informale, duket sikurpo shkojnë drejt zgjidhjes, me

procesin e legalizimeve.Megjithatë, sfidat e mëdha

urbane, mjedisore dheshëndetësore mbeten të njëjtat

për banorët që jetojnë aty

Page 6: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

6 MJEDISI SOT NR. 106

TEMA E MUAJIT

Tematikat e trajtuara gjatë vitit 2005

Janar: Shqipëria vendi që ka humbur luftën më erozioninShkurt: Zonat e nxehta mjedisore zbresin në zonat urbaneMars: Mirëqeverisja rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëmPrill: Bujqësia dhe sfida e zhvillimitMaj: Biznesi dhe mjedisiQershor: Si ta bëjmë konsumin tonë sa më pak ndotës Korrik-Gusht: Bregdeti shqiptar pasuria më e madhe natyrore e vendit tonëShtator: Gjuetia e paligjshme po shfaros kafshët në Shqipëri.Tetor: Menaxhimi i baseneve ujoreNëntor: Zonat informale të Shqipërisë.

Mjedisi Sot bashkë me urimin për një Vit të mbarë 2006, ju kujton, përgjatë 2005 ka trajtuar gjatë këtij viti disa prej temave më të debatueshme në Shqipëri përsa

i përket mbrojtjes së mjedisit. Lajmet, komentet, analizat, projektet për mbrotjen e mjedisit, intervistat

nga specialistët më të njohur të vendit, lajmet dhe raportet mjedisore të konferencave kombëtare dhe

botërore, kanë pasur një hapësirë të konsiderueshme në faqet e saj. Misioni ynë ka qenë të paraqesë para

lexuesve të gjithë informacionin e nevojshëm duke zbritur në terren edhe nëpërmjet reportazheve të

ndryshme dhe kontakteve me komunitetin.“Mjedisi Sot” ka sjellë pranë jush informacionin dhe

problematikën mjedisore gjatë vitit 2005, duke i dhënë lexuesit mundësinë e njohjes dhe reflektimit mbi

informacionin dhe të krijojë opinion për çështjet që janë trajtuar në faqet e kësaj reviste të përmuajshme.

“Mjedisi Sot” do të vazhdojë të sjellë pranë jush infomacionin sa më të plotë mjedisor duke mirëpritur

edhe sugjerimet tuaja për temat që duhet të trajtojmë.Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe ju urojmë një

vit të mbarë 2006

Page 7: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 7

MBROJTJA E NATYRËS

Në kuadër të punës intensivedhe përpjekjeve të vazhdueshmepër shpalljen e liqenit të Shkodrësdhe lumit Buna si zona të mbroj-tura, më 2 nëntor u arrit që njëgjë e tillë të bëhej realitet.

Kështu, në mbështetje të nenit100 të Kushtetutës dhe të neneve10, 13 dhe 23 të ligjit nr. 8906, datë6.06.2002, “Për zonat e mbroj-tura”, me propozimin e Ministrittë Mjedisit, Këshilli i Ministravevendosi që pjesa shqiptare eLiqenit të Shkodrës të shpallet“Rezervë Natyrore e Menaxhuar”Po ashtu me mbështetjen dhepropozimin e Ministrit tëMjedisit, Këshilli i Ministravevendosi që zona e Lumit të Bunës,së bashku me Deltën dhe Ishulline Franc Jozefit, Rezervati iVelipojës, Laguna e Vilunit,Plazhi i Baks-Rrjollit, Këneta eDomnit, si dhe territoret rrethtyre të shpallen “Pejsazh UjorTokësor i Mbrojtur”.

Kjo u mundësua pas pothuajse4 vitesh pune serioze të fokusuarnë një sërë takimesh dhebisedimesh në nivel ekspertësh. Sirezultat i dëshirës dhe punës sëmirë të të gjithëve u arrit që zonate rëndësishme të Shkodrës, mevlera të mëdha natyrore, të marrinstatusin e tyre të merituar e tëdëshiruar edh prej komunitetit.Në këtë proces vlen të përmendetangazhimi dhe përkushtimi ipërfaqësuesve të pushtetit vendordhe atij qendror, organizmave tëndryshme joqeveritare, komuni-tetit lokal të Zogaj dhe Shirokës,të cilët nën drejtimin dhembështetjen e Qendrës Rajonaletë Mjedisi në Shkodër u paraqitëngjithnjë të gatshëm për të dhënë

ndihmën e tyre. Të gjithë këtaaktorë dhanë kontributin e tyremaksimal për një arritje të tillë.

Dhënia e statusit të mbrojtjesLiqenit të Shkodrës dhe Bunës,tashmë është një faktor dhemundësi e mirë për të ndaluar, nërradhë të parë, degradimin dhepër të ndikuar në përmirësimin egjendjes së këtyre zonave. Shpalljae zonave të mbrojtura nënkuptonpër të gjithë vlerësim, kujdes dhembrojtje të veçantë, përmirësim tëmëtejshëm si dhe zhvillim.Prandaj, me statusin e marrë nëzonën e liqenit dhe Bunës,shfrytëzimi i burimeve do të jetë

Zona e mbrojtur “Liqeni iShkodrës dhe lumi Buna”perspektivë zhvillimi përkomunitetin

i kontrolluar. Të ruhen vleratnatyrore dhe biodiversiteti, do tëthotë një zhvillim të qëndrueshëmdhe një menaxhim i mirë iburimeve, si rezultat vlerësimi qëdo të kenë këto zona do të jetëakoma më i madh në të ardhmen.

Pra, për të përfituar sa mëshumë nga kjo punë e nisur mbarë,duhet më shumë përgjegjësi dhepunë, kujdes i veçantë nga tëgjithë. Vetëm kështu mund tëshpresojmë se, në një të ardhmetë afërt, sikundërse pjesa malazezee liqenit, të kemi statusin ParkKombëtar edhe për pjesënshqiptare të tij.

Diana Bejko

Page 8: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

8 MJEDISI SOT NR. 106

NISMAT VENDORE

Objektivat e Zhvillimittë Mijëvjeçarit

Qendra Rajonale e Mjedisit(REC) me mbështjen e dhënë ngaPNUD, në vijim të mbështetjes tëvazhdueshme për njësitë vendore,gjatë vitit 2005, së bashku meQarkun e Lezhës dhe të Korçës,hartuan “Strategjitë Lokale përZhvillim”, të këtyre dy rajonevenë kuadër të “Objektivave tëZhvillimit të Mijëvjeçarit” dheSKZHES.

Kjo u bë e mundur në sajë tënjë angazhimi të jashtëzakonshëmtë administratave të qarqeve,bashkive, komunave dhe drejtorivetë ndryshme në të dy këto rajone,si dhe një përfshirje të madhe tëshoqërisë civile, komunitetit,medias dhe shumë specialistëvevendorë.

Tashmë këto dy rajone janëpjesë e zhvillimit kombëtar nëpërgjigje të OZHM dhe tënevojave vendore për strategjikonkrete zhvillimi.

Në vijim të mbështetjes sëdhënë në zbatimin e parimeve të“Mijëvjeçrit”, REC Shqipëri kanisur dhe do të vazhdojë edhe në2006 një sërë aktivitetesh në nivel

kombëtar për “shpërndarjen emesazhit” të këtyre parimeve si dheështë pjesë e një partneriteti me disaorganizata për këtë qëllim. Njënumër i madh aktorësh kombëtarëdhe ndërkombëtare dhe njëpërfshirje e madhe shkollave dhetë rinjve do të jenë në fokusin ekëtij zhvillimi për të mbajtur gjallëfrymën e zhvillimit të qëndrue-shëm.

Planet Lokaletë Veprimit në Mjedis

Me angazhimin e administra-tave të 6 qyteteve, rreth 100 specia-listëve, 30 shoqatave mjedisore dhetë grave, komuniteteve dhe mediastë 6 qyteteve, REC Shqipëri kapërfunduar, në 2005, Planet Loka-le të Veprimit për qytetet Pogra-dec dhe Korçë dhe është në procespërgatitje në qytetet Bilisht, Maliq,Ersekë dhe Leskovik.

Bashkia Pogradec dhe ajo eKorçës janë tashmë përfituesedirekte të mbështetjes financiare tëakorduar nga SIDA (AgjenciaSuedeze për Zhvillim Ndërko-mbëtar) nëpërmjet REC Shqipëri.Bazuar në një sistem transparentdhe gjithëintegrues, REC Shqipërido të mbështesë me fonde veprimet

Afrimi me BE, integrimi euroatlantik, Objektivat e Mijëvjeçarit, sfidat globale për mbrojtjene jetës së gjallë dhe të planetit, protokolli i Kiotos, zhvillimi i qëndrueshëm….

Shqipëria në vitet e fundit dhe sidomos gjatë 2005 u gjend përballë një sërë sfidashvendimtare për vendin. Proceset integruese dhe “etja” e madhe e shqiptarëve për zhvillim,ka kërkuar dhe kërkon një kontroll dhe manaxhim të mirë të situatës.

Për t’iu përgjigjur në mënyrë efikase nevojës kombëtare për zhvillim dhe nevojës globalepër integrim, vendi ynë ka përgatitur “Strategjinë e Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dheSocial”. Një strategji ombrellë, e cila jep përgjigjet për një zhvillim të mirëintegruar të vendit.Si një strategji e hartuar në nivel kombëtar ajo kërkon “zbërthim” vendor në mënyrë që tëgarantojë efikasitet dhe përmbushje të synimeve.

Në këtë kuadër të 12 qarqet e Shqipërisë u përfshinë në hartimin e “përgjigjes” së tyrekundrejt këtij zhvillimi. Gjithashtu, një numër bashkish dhe komunash në Shqipëri kanëpërgatitur strategjitë apo planet për orientimin e zhvillimit të qyteteve dhe komunave.

Pushteti vendor në sfidat e MijëvjeçaritKontributi i REC Shqipëri në ndihmë të pushtetit vendor gjatë vitit 2005

Eduart Cani

Takim me aktorët vendorë në Lezhë

Takim me aktorët vendorë në Korçë

Page 9: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 9

NISMAT VENDORE

e identifikuara në PLVM-të ekëtyre qyteteve.

Veç kësaj, të dy këto qytete kanëtashmë një plan të mirëfilltëmjedisor, për t’u përdorur si doku-ment për gjenerimin e fondeve nëmbështetje të projekteve për përmi-rësimin e infrastrukturës mjedi-sore dhe edukimit mjedisor. Njësërë nismash në këtë rajon kanëmarrë në shqyrtim aktivitetet eidentifikuara në të.

Ndërkohë që qytetet Leskovik,Bilisht, Maliq dhe Ersekë pritet tapërfundojnë këtë plan gjatë 2006.

Plani Rajonal i Veprimit në Mjedis

Për herë të parë në Shqipëri,REC Shqipëri, në kuadër tëprojektit të BE “Legjislacioni dhePlanfikimi Mjedisor, Shqipëri”dhe në bashkëpunim të ngushtë meQarkun e Lezhës, Qarkun eShkodrës, projektin tjetër të BE“Zhvillimi urban në rajonin Lezhë– Shkodër” dhe një sërë nismashtë Bankës Botërore, PNUD,GTZ, etj, ka nisur hartimin ePlanit Rajonal të Veprimit nëMjedis bazuar në një basen ujor.Plani po hartohet për basenin elumit Drin nga hidrocentrali iVaut të Dejës dhe degët e tij tëShkodrës dhe Lezhës bashkë meLumin Buna deri në Lezhë në jugdhe Lumin Buna e deri në Adriatiknë veri e perëndim.

Ky është planfikimi i parë nëShqipëri, i cili do të shërbejë simodel kombëtar për hartimin eStrategjisë Kombëtare të Mjedisit.Ky plan për herë të parë do tëzbatojë idenë e planfikimit të zo-nuar dhe kërkon ta shohë mjedi-sin si zhvillim që nuk njeh kufijtëadministrativë.

Gjithashtu, komunat e Shën-gjinit në Lezhë dhe Velipojës nëShkodër janë pjesë e hartimit tëPlaneve Lokale të Veprimit nëMjedis në kuadër të këtij zhvillimirajonal.

Për vetë gamën e madhe tëzhvillimit kombëtar, hartimi ikëtyre planeve është bërë kërkesëe çdo bashkie dhe komune nëShqipëri. Tashmë, në sajë tëmbështetjes së dhënë nga RECShqipëri, 19 komuna, 9 bashki, 2qarqe dhe një rajon, kanë përfu-nduar ose janë në proces përfu-ndimi të strategjive dhe planevelokale të zhvillimit, pjesa më emadhe e të cilave kanë zbatuar njëfazë të parë të tyre dhe disa komu-na e bashki po i përdorin ato suk-sesshëm në gjetjen e fondeve nëdonatorë të ndryshëm.

Gjatë 2006, REC Shqipëri dotë vazhdojë mbështetjen e autori-teteve vendore në të gjithë vendindhe do të synojë të gjenerojë mëshumë mundësi për ta.

Takim me OJF-të në Pogradec

Pamje nga riparimi i kalldrëmeve në Korçë

Page 10: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

10 MJEDISI SOT NR. 106

PROJEKTE MJEDISORE

“...Projekti u realizua me suksesnë territorin e Komunës tonë, dukeinfluencuar pozitivisht jo vetëm nëpërmirësimin mjedisor, por dhe nëndryshimin e mentalitetit dhe tësjelljes ndaj mjedisit…Ky llojfinancimi vjen për herë të parë nëkomunën tonë e, për pasojë, jovetëm komuniteti, por dhe pushtetivendor është i predispozuar tëmbrojë këto punime dhe të punojëpër vazhdimësinë e të parit projektpër mjedisin në komunëntonë…Natyrisht që kontributi ipushtetit vendor do të influencojënë ruajtjen e asaj që u arritnëpërmjet realizimit të projektit tëfinancuar nga REC.”

20.06.2005 Kolë Alia - kryetar iKomunës Kelmend

Përveç rezultateve konkrete nëpërmirësimin e mjedisit, programika patur dhe rezultate të tjera:

- Rritje e interesit teqeverisjes vendore përmjedisin

- Promovimi nëpërmjetrezultateve pozitive ibashkëpunimit ndërmjetaktorëve të ndryshëm(strukturave vendore,OJF, komunitetit,grupeve të interesit)

- Përfitim përvoje nga OJF-tëdhe strukturat vendorenë realizimin eaktiviteteve konkrete përpërmirësimin e mjedisit

Qëllimi kryesorPërmirësimi i cilësisë së mjedisitnëpërmjet aktiviteteve konkrete menisma vendore, dhe duke mbështeturdhe mundësuar bashkëpuniminndërmjet OJF dhe aktorëve të tjerë nëfushën e mjedisit

Fondi Specialholandez për

projektemjedisore menisma vendore

42 grante të akorduara465.639 EURO të akorduara

Restaurim/ndërtim sipërfaqesh të gjelbra 19Masa antierozive dhe (ri)pyllëzime 5Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta 8Përmirësimi i infrastrukturës të ujërave të zeza 4Menaxhimi i burimeve natyrore dhe kulturore 13

STATISTIKA

Alken Myftiu

Page 11: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 11

PROJEKTE MJEDISORE

Për një mjedis të shëndetshëmnë ndihmë të komunitetit

Page 12: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

12 MJEDISI SOT NR. 106

EDUKIM MJEDISOR

Edukimi sot, nuk është thjeshtnjë nga të drejtat e njeriut, ai shihetsi një parakusht për një zhvillim tëqëndrueshëm. Duke parë proble-met mjedisore me të cilat popërballet sot vendi, të cilat janërezultat i një zhvillimi të pako-ntrolluar dhe degradues ndajmjedisit, edukimi mjedisor shihetsi përparësi, si një mjet kryesor përnjë qeverisje të mirë të burimevenatyrore.

Çdo ditë e më shumë edhe nëvendin tonë, lëvizja dhe edukimimjedisor i komunitetit po marrinvendin e duhur. Mjedisi dhembrojtja e tij, nuk duhet të konsi-derohen si çështje që i takojnë“shtetit” dhe “të tjerëve”, por tëgjithë komunitetit pasi edheimpakti është i gjithanshëm.

Në ndihmë të këtij edukimi nëShqipëri, REC ka dy vjet që popunon për përgatitjen e “Paketëssë Gjelbër” shqiptare. Edukimimjedisor është një proces ipërhershëm dhe i vazhdueshëm, qëfillon nga fëmijëria e hershme dhederi në edukimin e brezave tërritur dhe shkon më tej se edukimiformal. Duke qenë se vlerat,mënyra e jetesës dhe qëndrimimësohen që në fëmijëri, roli iedukimit është i një rëndësie tëveçantë për fëmijët. Paketa eGjelbër është një paketë edukativepër fëmijët e shkollave të moshave11-15 vjeç, dhe duhet theksuar se

Edukimi mjedisor sot, për një të ardhme më të mirë nesër

Daniela Tola

është e para e këtij lloji në Shqipëri.Mesazhi që “Paketa e Gjelbër” sjelltek nxënësit tanë është ai i një vendiqë afron vlerat tona të përbashkëtatë respektit reciprok midisnjerëzve, vendeve dhe brezave,barazisë dhe ekulibrit mjedisor.

Kjo paketë e parë mjedisore dotë ndikojë në ndryshimin ekëndvështrimit të nxënësve dhemësuesve, për ta bërë vendin më tësigurt, më të shëndetshëm dhe mëtë begatë, duke përmirësuar nëkëtë mënyrë cilësinë e jetës sonë.Që fëmijët të edukohen membrojtjen e mjedisit është njëgaranci që në të ardhmen të keminjë mjedis më të pastër. Ky edu-kim, duke u bazuar mbi parimet ezhvillimit të qëndrueshëm, mundtë japë një mendim kritik dukekrijuar mundësi, për koncepte tëreja dhe zhvillimin me metoda dhemjete më miqësore me mjedisin.

Edukimi mjedisor, zhvillondhe përforcon kapacitetin e indi-vidëve, të grupeve, komuniteteve,organizatave dhe vendeve për tëgjykuar dhe zgjedhur atë ç’ka ështëmë e mirë për një zhvillim tëqëndrueshëm në harmoni të plotëme mjedisin e vendit. Në të 22temat që kjo paketë përmbantheksohet manaxhimi i qëndrue-shëm i burimeve natyrore, si dhepërmbushja e nevojave të brezitaktual duke mos rrezikuar aftësinëe brezit të ardhshëm, për të plotë-suar nevojat e tij.

Pothuajse të gjithë elementëtpërbërës të paketës së gjelbër (CD-ja, kaseta libri i mësuesit, loja edilemave) janë drejt përfundimit tëtyre, për të kaluar më tej nëprocesin e botimit. Pritet që vitine ardhshëm shkollor 2006-2007fëmijët shqiptarë të kenë në duarte tyre këtë paketë.

Page 13: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 13

PJESËMARRJA PUBLIKE

4 vjet nga ratifikimi i Konventëssë Aarhusit nga Kuvendi i Shqipë-risë, në 27 qershor 2001, Shqipëriatashmë ka dhe Strategjinë përZbatimin e Konventës së Aarhusit.Ky dokument, si një domosdosh-mëri për rritjen e efektivitetit tëzbatimit të kësaj Konvente në ve-ndin tonë, u përgatit nëpërmjet njëprocesi të gjatë me pjesëmarrjen eaktorëve të interesuar dhe me mbë-shtetjen e Qendrës Rajonale të Mje-disit (REC). Dokumenti i përgati-tur dhe i diskutuar në shkallë tëgjerë është miratuar me Vendim tëKëshillit të Ministrave, Nr. 569, më23 Qershor 2005.

Miratimi i kësaj Strategjie ështënjë arritje e re në vazhdën e për-pjekjeve të shumta të shoqërisëcivile dhe aktorëve të tjerë për tëkrijuar një mjedis të përshtatshëmpër një pjesëmarrje aktive të pub-likut në qeverisjen e mjedisit dhemë gjerë. Konventa e Aarhusittashmë, pas 4 vjetësh nga ratifikimidhe hyrja në fuqi e saj është kthyernë një mjet të përdorshëm nga OJFpubliku i interesuar dhe grupe tëndryshme që kanë interesa që li-dhen me vendimmarrjen mjediso-re. Tashmë janë mjaft të njohurarastet e incineratorit të mbetjeve nëKashar, parkut energjetik në Vlo-rë, hyrjes së OMGJ-ve në Shqipëriqë janë kundërshtuar publikisht,duke shfrytëzuar mekanizmat qësiguron Konventa e Aarhusit, sidhe kuadri ligjor shqiptar, në për-gjithësi. Dhe në sajë të këtyre ras-teve, që përfshijnë dhe investimemadhore dhe strategjike, të drejtate publikut për të patur zërin e tijnë marrjen e vendimeve të tilla janëbërë të njohura dhe kanë patur je-honë te publiku i gjerë, nëpërmjetmedias. Përfshirja në këto fushatae të gjithë strukturave të shoqërisëcivile (jo vetëm atyre mjedisore) i

ka dhënë më tepër hapësira përfshi-rjes së një mase të madhe të publi-kut të të gjitha niveleve.

Në kuadër të programit tëPjesëmarrjes Publike, REC mbësh-tet ngritjen e mekanizmave institu-cionalë dhe kapaciteteve të të gjithëaktorëve të ndryshëm për të mu-ndësuar zbatimin në praktikë të pa-rimeve të Konventës së Aarhusit.Duke ndjekur me kujdes, zhvilli-met më të fundit në këtë fushë sidhe proceset e ndryshme që zhvi-llohen në Shqipëri, fokusi i aktivi-teteve të REC do të përqendrohetnë ngritjen e kapaciteteve në nivelvendor, për të mundësuar zbati-min e parimeve të Konventës sëAarhusit. Strategjia e miratuar ve-tëm para disa muajsh, parashikonnjë sërë nevojash dhe mundësish nënivel vendor, kështu që dhe përpje-kjet në këtë drejtim do të jenë mëtë mëdha. Gjithashtu, duke parëdhe përpjekjet e deritashme dheproblemet që ka patur zbatimi nëpraktikë i të drejtave të dhëna nëkuadër të shtyllës së tretë të Kon-ventës, aktivitete të ndryshme do

të fokusohen në ngritjen e kapaci-teteve e shoqërisë civile dhe struktu-rave përkatëse për trajtimin e çësh-tjeve mjedisore në sistemin e drejtë-sisë. Përveç aktiviteteve për ngrit-jen e kapaciteteve, REC, në kuadërtë programeve të ndryshme të mbë-shtetjes financiare të OJF shqipta-re, ka mbështetur dhe do të mbë-shtesë në vijimësi, aktivitete që kon-kretizojnë në praktikë, zbatimin eparimeve të Konventës, të lidhuradrejtpërdrejt me çështje të ndrysh-me mjedisore që shqetësojnë ko-munitetin apo vendimmarrësit.Mbështetja e bashkëpunimeve tëcaktuara, që rezultojnë në trajtiminapo zgjidhjen e problemeve shqetë-suese mjedisore ka rezultuar poziti-ve dhe në drejtimin e forcimit tëbesimit të ndërsjellë mes publikutdhe autoriteteve vendimmarrëse,por dhe në mundësimin e uljes nëtryeza diskutimesh, shpeshherëdhe të ndezura, në lidhje me vendi-me për projektet e zhvillimit në tëgjitha nivelet.

Është e domosdoshme të thek-sohet që në Shqipëri, tashmë ekzis-ton një përvojë që mund dhe duhettë shërbejë si pikënisje për rezultatetë mëtejshme në përmirësimin ezbatimit efektiv në praktikë tëKonventës së Aarhusit. Duke pa-turparasysh që bëhet fjalë për mje-disinku jetojmë dhe duam të për-mirësojmë nivelin tonë të jetesës,duhet t’i japim më shumë peshë dhezërit tonë aty ku merren vendimet.Hapësirat, mundësitë dhe detyrat përgjithsecilin, qytetar, OJF apovendimmarrës qoftë, janë të sank-sionuara me ligj. Mbetet pjesa më evështirë: zbatimi i tyre në prakti-kë.Këtu kemi shumë për të bërë të gjithë!

Konventa e Aarhusit në Shqipëri25 Qershor 1998 – Shqipëria nënshkruanKonventën në Aarhus DanimarkëNëntor 1998 – Miratohet kushtetuta eRepublikës së Shqipërisë, kusanksionohet, ndërmjet të tjerash, dhee drejta e publikut për t’u informuar nëlidhje me mjedisin.27 qershor 2001 – Kuvendi i Shqipërisëratifikon Konventën e Aarhusit30 Tetor 2001 – Konventa e Aarhusithyn në fuqi për të gjitha palëtnënshkruese të sajQershor 2005 – Qeveria shqiptaremiraton Strategjinë dhe Planin eVeprimit për zbatimin e konventës sëAarhusit në Shqipëri

“Miratimi i Konventës së Aarhusit…ka qenë një arritje historike qëtregon rëndësinë e madhe që ven-det e UNECE i japin transparen-cës dhe pjesëmarrjes në vendim-marrjen mjedisore. Koha shumë eshkurtër, brenda së cilës konventaka hyrë në fuqi tregon rëndësinëhistorike të përmbajtjes së saj dherisinë e koncepteve që ajopërmban”Deklaratë e Qendrës Rajonaletë Mjedisit (REC) për EvropënQendrore e Lindore, në ceremo-ninë e zhvilluar me rastin ehyrjes në fuqi të Konventës sëAarhusit

e Zëri i publikut fiton më shumë peshë për

çështjet mjedisoreAlken Myftiu

Page 14: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

14 MJEDISI SOT NR. 106

RAJONI/BOTA 2005

Nga botapër një vit

“Lufta kundër terrorizmit , duhet të zëvendësohet nga lufta kundër ndryshimeveklimatike”, ishte kjo fraza më e “nxehtë” e samitit të Montrealit e thënë ngaish presidenti amerikan Bill Klinton. Ngrohja globale, ndryshimet spektakolaretë klimës si dhe vazhdimi i zvogëlimit të sipërfaqeve akullnajore, ishin, përvitin 2005, fatura e çlirimit të pafund të dioksidit të karbonit në ajër. Uraganete shumta, sidomos Katrina dhe Rita, janë pasqyra më e mirë se si pondryshon klima në tokë. Niveli i uraganeve është rritur si në cilësinëshkatërruese, ashtu edhe në numër.Gjatë vitit 2005, shkencëtarët kanë dhënë alarmin për gjetjen e mënyravealternative për të përftuar energjinë, pasi nafta është tepër ndotëse.Konferenca e muajit dhjetor, në Montreal, për ndryshimet klimatike e bëribilancin e këtij viti duke dhënë alarmin: “Ndotja do të sjellë degradimin ejetës në tokë. Vitet, që do të vijnë, do të kenë verë sahariane dhe dimrapolarë”. Ndërsa vitet i lënë radhën njëri - tjetrit, sfidat mbeten të njëjta: ngrohjaglobale, çështje të ujit të pijshëm, lloje të rrezikuara nga zhdukja, etj. Çfarëshënoi 2005 në këto fusha...

Ngrohja globaleProblemi që rri tek porta

Page 15: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

MJEDISI SOT NR. 106 15

Luiziana katastrofa mjedisore për 2005Uragani Katrina është cilësuar nga ambientalistët si katastrofa mjedisore më e madhe për 2005. Zyrtarët

e mjedisit të Luizianës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bilancet e tyre kanë thënë se 140.000 nga160.000 shtëpi u përmbytën dhe nuk mund të rikuperohen më. U krijuan dy burime të mëdha derdhjenafte: derdhja e 68.000 fuçive në depot magazinuese të Bass Enterprise në Venice dhe derdhja e 10.000 fucivenë ndërmarrjen Murphy Oil në Chalmette. Këto lumenj nafte përfunduan në liqenin Pontchartrain dhe nëlumin e Misisipit. Më shumë se 500 impiante të përpunimit të ujërave të zeza në Luizianë u dëmtuan,përfshirë dhe 25 më të mëdhatë e këtij lloji në vend. Uragani shkaktoi 170 rrjedhje të hidrokarbureve dhegazit natyror.

Rritet konsumi i energjisëViti 2005 e çoi në 6 miliardë ton çlirimin e dioksidit të karbonit në ajër. Sipas shkencëtarëve kjo është një

prej arsyeve të ndryshimeve klimatike. Karburantet ende sigurojnë 80% të nevojave për energji në botë, dhenë nivele të tilla është edhe ndotja nga kjo industri. Sot, në të gjithë botën prodhohen më shumë produktetë naftës krahasuar me 30 vjet më parë. Por nafta një ditë do të mbarojë dhe furnizimet një ditë do tështerojnë. Shumë ekspertë besojnë se hidrogjeni, era dhe fuqia diellore, do të sigurojnë pjesën më të madhetë energjisë në 50 vitet e ardhshme

WWF përcakton uzinat më ndotëse në botë2005 ishte një vit që shënoi një verë me përmbytje të shumta, thatësira dhe valë të nxehti në vende të

ndryshme të Evropës, WWF përcaktoi stacionet energjetike në mbarë botën që ndikojnë më shumë nëklimë. Kjo listë përcaktoi uzinat më pak efikase midis shkarkuesve më të mëdhenj të dioksidit të karbonitdhe ka treguar se 27 nga 30 uzinat energjetike më ndotëse janë uzinat djegëse të qymyrit, ku listën e kryesonuzina e Agios Dimitrios në Greqi, Frimersdorf në Gjermani dhe Abono në Spanjë. Organizata Botërorepër Mbrojtjen e Mjedisit u përqendrua në shkarkimet totale të dioksidit të karbonit nga stacionet energjetikenë 25 shtetet e BE dhe ka renditur 30 shkarkuesit më të mëdhenj ndotës sipas nivelit të tyre të efikasitetit(gram dioksid karboni për kilovat orë). Pjesa më e madhe e këtyre uzinave ndodhen në Gjermani (9 uzina),ndjekur nga Polonia (5 uzina), Italia, Spanja dhe Anglia me nga 4 uzina secila. Greqia ka dy uzina linjiti qërenditen në vendin e parë dhe të katërt. “Stacionet energjetike janë përgjegjëse për 37% të të gjithë dioksidittë karbonit të prodhuar nga njeriu”, u shpreh Imogen Zethoven, drejtues i fushatës botërore të WWF-itPower Switch!

NASA: viti 2005 rekord i nxehtësisë në tokëNë vitin 2005 sipas shkencëtarëve të NASAs, nxehtësia në tokë mund të ketë qënë më e larta gjatë 30

viteve të fundit.Sipas Agjencisë Hapsinore Amerikane ka patur ngritje të temperaturave, që shkaktohet ngagazrat serë të lëshuar në atmosferë.

Një miliard njerëz pinë ujë të rrezikshëmSipas OBSH numri i njerëzve që pinë ujë të rrezikshëm arriti në 1 miliard në 2005. Sipas saj 30.000

njerëz, pjesa më e madhe fëmijë, vdesin çdo ditë nga sëmundje të cilat shkaktohen nga papastërtitë në ujë,duke shkaktuar situatë të atillë të krizës së qetë të ashtuquajtur humanitare. Periudha e viteve 2005 deri më2015, që OKB-ja e ka shpallur dekadën ndërkombëtare të aksionit “Ujë për jetë”, se do të jetë shumë erëndësishme në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm.

Dyfishohet energjia diellore në EuropëEnergjia diellore fotovoltaike në Europë është dyfishuar gjatë vitit 2005 duke kaluar kufirin e kapacitetit

të instaluar prej 1 gigavat, bën të ditur Eurobserver, një konsorcium pro energjisë së ripërtëritshme. E gjithërritja prej 88% ka ndodhur në Gjermani, si rezultat i vendosjes së çmimeve të larta për energjinë e prodhuarnga dielli, me mbi 0.62 euro për kilovat/orë. Gjermania është tani udhëheqës i tregut botëror përsa i përketenergjisë diellore fotovoltaike, por përpjekje po bëjnë edhe Hollanda, Luksemburgu dhe Belgjika. Energjiae përfituar nga dielli shihet si një prej alternativave më të mira për përftimin e energjisë në vitet e ardhshme.

BE shton fondet nga 2 në 9 miliard euro për biodiversitetinNë vitin 2005 BE “katapultoi” fondet për biodiversitetin. Parlamenti Evropian i hapi rrugën shumës

prej 9.5 miliard euro për programin ’Life Plus”, i cili do të zgjasë 7 vjet. Shuma e akorduar nga BE ështëmjaft e rëndësishme po të kemi parasysh problemet e biodiversitetit në Europë. Sipas tyre shumat e akorduaraderi tani kanë qenë të pamjaftueshme. Kjo ishtë shifra më e lartë që BE akordoi për mjedisin dhe një prejfondeve më të mëdha të saja për 2005

RAJONI/BOTA 2005

Page 16: Gëzuar 2006 - archive.rec.org Sot106.pdf · vjetorin e saj të pesëmbëdhjetë. ... Strategjia është zhvilluar nën ... Zhvillimi i tij organizativ, struk-tura dhe roli drejtues

Duke filluar nga viti 2003, 11 dhjetori është shpallur nga Asamblejae Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare eMaleve. Kombet e Bashkuara e kanë rritur vëmendjen dhekujdesin në mbarë botën për përmirësimin e nivelit të jetesës e tëmjedisit në rajonet malore

Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Lartësia mesatare e relievit është708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Malet zënë tretë katërtat e sipërfaqes së përgjithshme të vendit tonë