Çmimi 30 lekë krimi i organizuar po cakton prokurorin e...

16
C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla”, ”, ”, ”, ”, qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit Tel: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, Tel: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/2321366, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë E-mail: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, Internet: www www www www www.gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Drejtor: FAHRI BALLIU Kryeredaktor: ILIR NIKOLLA E martë, 12 dhjetor 2017 Nr. 6907 Viti XXI i botimit (numri i parë doli më 18.10.1997) Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e Përgjithshëm Të tre ekonomitë shpresojnë të përdorin OBT-në për të bindur Pekinin që të rishqyrtojë politikat e tij ekonomike Faqe 9-11 Japonia, SHBA dhe BE, bashkë për t’i bërë presion Kinës për një tregti të drejtë Aderimi i Japonisë në aleancën bërthamore me SHBA-në frikëson Kim Jong-un DOSSIER/ Shqipëria në foto historike 1990/Katër ditët e studentëve dhe pasqyrimi në shtyp Nga Kastriot Dervishi FORUM Nuk ndalet turravrapi i Edi Ramës për ta kapur sa më shpejt institucionin e akuzës, pa respektuar as kushtetutën e as praktikat e qeverisjes së mirë. Komisioni i Ligjeve po vepron si një trupë që përgatitet të shpallë një grusht shteti dhe një listë e shkurtër prokurorësh është hartuar nga krimi i organizuar për të luajtur farsën e një gare që i ngjan koncesioneve PPP, sipas së cilës do privatizohet edhe prokuroria e përgjithshme. Halli i Edi Ramës është i qartë, mbyllja e dosjeve të nxehta për lidhjet e tij me klanet e kanabisit, qoftë edhe me koston e destabilizimit të klimës politike në vend Basha: Nëse Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita. -Presidenti Meta:Kryeprokurori të zgjidhet sipas Kushtetutës, çdo variant i njëanshëm e komprometon Basha: Në 27-vjetorin e PD, të bashkohemi për rrëzimin e narkoshtetit DITA Partia e parë opozitare në Shqipëri kremtoi dje 27 vjetorin e themelimit, në një ceremoni që u mbajt nën shenjën e bashkimit, për të përballuar sfidën e re të rrëzimit të narkoshtetit. Partia Demokratike u themelua si partia e idealeve të lirisë dhe euroatlantizmit, u shndërrua në promotore të reformave perëndimore, duke pasur edhe dëshmorët e saj, dhe pas 27 viteve mbetet alternativë kryesore për qeverisjen e vendit. Kryetari i opozitës bën apel për reflektim dhe bashkim forcash në procesin e ringritjes së PD-së Lulzim Basha: PD po kryen detyrën si opozitë me integritet të lartë moral dhe politik Partia Demokratike, sot, si 27-vjet më parë, fat dhe aset i shoqërisë shqiptare Nga Sali Berisha Si sot 27 vite me pare, studentet e universiteteve te Tiranes, te udhëhequr nga tribuni i lirisë se shqiptareve Azem Hajdari se bashku me intelektuale te kryeqytetit dhe punëtorë e punon- jës te sipërmarrjeve te Tiranes, themeluan ne darke vone njëherazi pluralizmin politik dhe Partine Demokratike te Sh- qipërisë, si partine e pare te vërtet opozitare ne historinë e vendit, bije direkte e lëvizjes studentore, revolucionit demokra- tik te dhjetorit 1990. Partia Demokratike u themelua ne ven- din e diktaturës staliniste me te egër te Evropës, regjimit... Kohë refleksioni qytetar… Nga Martin Dedaj Kush e fut dorën në pagën e mësuesve pa i pyetur? Nga Ilirian Demiri Shtëpia e Bardhë: Palestinezët po i "ikin" dialogut për Lindjen e Mesme

Upload: hoangthien

Post on 05-Feb-2018

231 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

C M Y K

E PËRDITSHMEE PAVARUR

Adresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: Rruga“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla”,”,”,”,”,qendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesit

TTTTTel: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,TTTTTel: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/23213666666,,,,,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,TiranëTiranëTiranëTiranëTiranëE-mail:[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@[email protected],yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,Internet:wwwwwwwwwwwwwww.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.alÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EURO

Drejtor:FAHRI BALLIUKryeredaktor:ILIR NIKOLLA

E martë,12 dhjetor 2017

Nr. 6907Viti XXI i botimit(numri i parë dolimë 18.10.1997)

Krimi i organizuar po caktonProkurorin e Përgjithshëm

Të tre ekonomitëshpresojnë të përdorinOBT-në për tëbindur Pekinin që tërishqyrtojë politikate tij ekonomike

Faqe 9-11

Japonia, SHBA dhe BE, bashkë për t’ibërë presion Kinës për një tregti të drejtë

Aderimi i Japonisë nëaleancën bërthamore

me SHBA-nëfrikëson Kim Jong-un

DOSSIER/ Shqipëria në foto historike

1990/Katër ditët e studentëvedhe pasqyrimi në shtyp

Nga Kastriot Dervishi

FORUM

Nuk ndalet turravrapi i Edi Ramës për ta kapur sa më shpejt institucionin e akuzës, pa respektuar as kushtetutën e as praktikat e qeverisjes së mirë.Komisioni i Ligjeve po vepron si një trupë që përgatitet të shpallë një grusht shteti dhe një listë e shkurtër prokurorësh është hartuar nga krimi iorganizuar për të luajtur farsën e një gare që i ngjan koncesioneve PPP, sipas së cilës do privatizohet edhe prokuroria e përgjithshme. Halli i Edi Ramësështë i qartë, mbyllja e dosjeve të nxehta për lidhjet e tij me klanet e kanabisit, qoftë edhe me koston e destabilizimit të klimës politike në vend

Basha: Nëse Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike ngaopozita. -Presidenti Meta:Kryeprokurori të zgjidhet sipas Kushtetutës, çdo variant i njëanshëm e komprometon

Basha: Në 27-vjetorin e PD, të bashkohemi për rrëzimin e narkoshtetit DITA

Partia e parë opozitare në Shqipëri kremtoi dje 27vjetorin e themelimit, në një ceremoni që u mbajtnën shenjën e bashkimit, për të përballuar sfidëne re të rrëzimit të narkoshtetit. Partia Demokratikeu themelua si partia e idealeve të lirisë dheeuroatlantizmit, u shndërrua në promotore tëreformave perëndimore, duke pasur edhedëshmorët e saj, dhe pas 27 viteve mbetetalternativë kryesore për qeverisjen e vendit. Kryetarii opozitës bën apel për reflektim dhe bashkimforcash në procesin e ringritjes së PD-sëLulzim Basha: PD po kryen detyrën si opozitëme integritet të lartë moral dhe politik

Partia Demokratike, sot,si 27-vjet më parë, fatdhe aset i shoqërisë shqiptare

Nga Sali BerishaSi sot 27 vite me pare, studentet e universiteteve te Tiranes,te udhëhequr nga tribuni i lirisë se shqiptareve Azem Hajdarise bashku me intelektuale te kryeqytetit dhe punëtorë e punon-jës te sipërmarrjeve te Tiranes, themeluan ne darke vonenjëherazi pluralizmin politik dhe Partine Demokratike te Sh-qipërisë, si partine e pare te vërtet opozitare ne historinë evendit, bije direkte e lëvizjes studentore, revolucionit demokra-tik te dhjetorit 1990. Partia Demokratike u themelua ne ven-din e diktaturës staliniste me te egër te Evropës, regjimit...

Kohë refleksioni qytetar…Nga Martin Dedaj

Kush e fut dorën në pagëne mësuesve pa i pyetur?

Nga Ilirian Demiri

Shtëpia e Bardhë: Palestinezëtpo i "ikin" dialogut për Lindjen e Mesme

Page 2: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

2 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taPOLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Basha: Në 27-vjetorin e PD, të bashkohemi për sfidën e rrëzimit të narkoshtetit

Partia e parë opozitare në Shqipëri kremtoi dje 27 vjetorin e themelimit, në një ceremoni që u mbajt nën shenjën e bashkimit, për të përballuar sfi dën e re të rrëzimit të narkoshtetit. Partia Demokratike u themelua si partia e idealeve të lirisë dhe euroatlantizmit, u shndërrua në promotore të reformave perëndimore, duke pasur edhe dëshmorët e saj, dhe pas 27 viteve mbetet alternativë kryesore për qeverisjen e vendit. Kryetari i opozitës bën apel për refl ektim dhe bashkim forcash në procesin e ringritjes së PD-së

Lulzim Basha: PD po kryen detyrën si opozitë me integritet të lartë moral dhe politikPartia Demokratike ka festuar ditën e djeshme 27-Vjetorin e krijimit të saj, në një ceremoni madhështore të mbajtur në “Pallatin e Kongreseve”, ku kryetari Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim të gjatë përshëndetës për mijëra të ftuar. Basha uroi të gjithë demokratët për këtë ditë të shënuar, e cila sipas tij shënon tre ngjarje të mëdha historike, që i hapën rrugën pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri. “Të dashur demokrate dhe demokratë. Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në këtë takim tradicional të ditëlindjes së Partisë Demokratike. Njëherësh të uroj me gjithë zemër, një për një, themeluesit, anëtarët dhe mbështetësit e saj, brenda dhe jashtë vendit: Gëzuar 27 vjetorin e Partisë Demokratike të Shqipërisë! Gëzuar ditën e lindjes së pluralizmit politik! Ky është një përvjetor i trefi shtë i tre ngjarjeve të mëdha historike, të cilat ndanë në dysh kohën e Shqipërisë: në njërën anë diktatura komuniste gjysëmshekullore, që përfundoi në koshin e historisë si kujtimi më i keq i brezave, në anën tjetër demokracia perëndimore që fi lloi epokën e saj të re. Këto tre ngjarje janë Lëvizja Studentore e dhjetorit 1990, fi torja e pluralizmit politik si arritja më e madhe e saj, themelimi po atë mbrëmje, në 11 dhjetor 1990, i Partisë Demokratike nga një grup studentësh dhe intelektualësh me Azem Hajdarin në ballë. Të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, këto tre ngjarje qëndrojnë dhe lartësohen

Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e mbajtur përpara mijëra të pranishmëve në sallën e ‘Pallatit të Kongreseve”, pasi i falenderoi për mbështetjen e pakursyer për forcimin dhe kultivimin e vlerave brenda PD-së, u ndal tek sfi dat me të cilat kjo forcë politike përballet sot në opozitë. Ai u shpreh se ky përvjetor i 27 kremtohet në një klimë aspak të favorshme në vend, ku dominon kultura kriminale dhe kanabiste, që u bë motiv për blerjen e një mandati të dytë qeverisës për mazhorancën e majtë. “Ky dhjetor nuk është si gjithë të tjerët, sepse vjen në vitin e krimit të madh zgjedhor të 25 qershorit, pasojat e të cilit janë një dënim i madh për qytetarët shqiptarë në radhë të parë, për demokracinë tonë. Pastaj edhe për PD dhe opozitën. Ky ishte një regres i jashtëzakonshëm, një kthim prapa që kërkon nga ne refl ektime, vendime dhe veprime të matura por të vendosura. Dhe ne e kemi vullnetin, i kemi mundësitë ta bëjmë ketë. Po e bëjmë këtë çdo ditë. Historia na ndihmon”, tha kreu i opozitës. Basha u ndal tek analiza e rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të qershorit, të cilat u vodhën dhe u blenë me paratë e pista të drogës, duke theksuar se PD ka forcën e duhur për t’u ringritur dhe për t’i bërë ballë çdo vështirësie. “Gjatë 27 viteve të jetës së saj, PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka qenë në pushtet dhe në opozitë, ka marrë goditje dhe plagë, ka fi tuar respekt dhe nderim brenda e jashtë vendit, ka shkruar historinë e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, por është përballur ndërkaq me skenarë që kanë synuar deri eliminimin e saj nga skena politike; ka njohur diversitetin jetëdhënës të mendimit të lirë e të përgjegjshëm, por edhe përplasje dhe konfl ikte të brendshme, të pashmangshme herë-herë për vetë natyrën e politikës; ka njohur ndarje dhe bashkime, ka njohur humbje dhe fi tore, tronditje dhe lavdi. Por PD gjithmonë është kthyer përherë tek

vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Nga çdo vështirësi, nga çdo rrëzim, ajo është ngritur më e fortë. Sepse forca jonë buron nga idealet dhe idetë ku ne besojmë dhe për të cilat luftojmë”, deklaroi Basha. Ai nënvizoi se Partia Demokratike është ajo forcë politike që ka mbajtur me vendosmëri, që nga dita e parë e lindjes e deri sot, busullën perëndimore, euroatlantike dhe europiane të Shqipërisë. Refl ektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja e kanë mbajtur PD-në në krye, sipas Bashës dhe këto elementë do t’i shërbejnë në rrugën e mëtejshme drejt fi tores. Kryeopozitari kërkoi që ky lajm të ushtojë fort në zemrën e çdo demokrati dhe të çdo qytetari shqiptar. “Si pararendës dhe si protagonistë, ne demokratët jemi këtu për të qenë garantët dhe për të mos rreshtur së shërbyeri, brez pas brezi, idealin dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë. Euroatlantizmi i shkrirë natyrshëm me vizionin dhe ndjenjat tona kombëtare është pasaporta, është identiteti ynë politik! Pavarësisht sfi dave, PD ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë të ngrihet nga hiri, ia ka dalë të qëndrojë forca kryesore e qendrës së djathtë, ia ka dalë të riniset në Fillime të reja, në Nisje të reja, ia ka dalë të afi rmohet si Alternativa e vetme e pushtetit të së majtës socialiste, ia ka dalë të qeverisë me sukses, të sjellë zhvillim dhe integrim real, si asnjë forcë tjetër në vend. E gjithë kjo, sepse PD ka ditur të refl ektojë kur koha dhe rezultatet kanë kërkuar refl ektim, sepse ka vendosur gjthmonë të parin interesin e vendit dhe ka qëndruar me vendosmëri në beteja ballore, të drejta e demokratike; sepse ka ditur të ndërtojë vazhdimisht vizionin e ri të së ardhmes; sepse ka patur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet”, nënvizoi krye demokrati. Basha: PD kreu detyrën si opozitë me integritet të lartë moral dhe politik, duke denoncuar krimin

cdo vit si përmendorja më e bukur dhe më madhështore e demokracisë së re shqiptare”, tha Basha. Kreu i PD me vlerësim të lartë për ata që e themeluan këtë forcë politike u shpreh se demokratët mblidhen çdo dhjetor për të kujtuar gjenezën e një historie të madhe, por edhe për të refl ektuar për rrugën që është bërë, e për t’u rinisur me energji të reja. Ai përmendi me rradhë të gjithë emrat që i dhanë PD-së, në gjenezë dhe ndër vite identitetin që ajo ka sot, por në

veçanti shprehu mirënjohjen maksimale për liderin historik Sali Berisha, pa të cilin sipas tij, Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë. “Rëndësia e një Lëvizje apo një Partie përcaktohet nga produkti që sjell për vendin dhe njerëzit. Lëvizja e Dhjetorit dhe Partia Demokratike që lindi prej saj kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, Shqipërinë Perëndimore. Demokratët, nga i pari tek i fundit, kanë të drejtë të krenohen për këtë. Krenarë për historinë.

Të përgjegjshëm për të sotmen dhe të nesërmen. Ky dhjetor i 27-të vjetorit na mbledh për të evokuar sërish, plot respekt, themelimin dhe themeluesit e PD-së, epizmin dhe idealizmin e spikatur të asaj kohe, sfi dat dhe arritjet e mëdha të forcës sonë politike ndër vite. Ky dhjetor është si të tjerët kur përkujtojmë plot mall, nderim e mirënjohje ata që nuk i kemi më mes nesh: Është Azem Hajdari, prijësi i Lëvizjes Studentore dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike të porsathemeluar. Janë themeluesit e Partisë Demokratike, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori, Arben Broci dhe Ali Spahia; Është Sokol Olldashi, është Ferdinand Pone, janë emra të tjerë demokratësh të shquar dhe demokratësh të thjeshtë që nuk rrojnë më. Partia Demokratike i ka e do t’i ketë ata gjithmonë në librin e saj të ndritur të kujtesës dhe të shembujve frymëzues. Ky dhjetor është si të tjerët sepse ne sot si përherë nderojmë studentët dhe pedagogët e Dhjetorit kudo që ata janë, në Shqipëri apo kudo në botë. Patia Demokratike është bija e guximit dhe shpirtit tuaj të lirë. Respekt dhe mirënjohje të veçantë do të ketë përherë për ata që ju prinë demokratëve në momentet e para, për Aleksandër Meksin, Arben Imamin, Neritan Cekën, Eduard Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon e të tjerë që nuk mundem t’i përmend dot të gjithë”, u shpreh ai.

Kryedemokrati Lulzim Basha bën apel për refl ektim dhe bashkim forcash në procesin e ringritjes së PD-së

Basha: Forca jonë buron nga idealet ku ne besojmë, euroatlantizmi i shkrirë me vizionin e demokratëve

dhe aferat korruptive/ Rreziqet që i kanosen Shqipërisë në të ardhmen e afërt kanë qenë në qendër të vëmendjes së fjalës që kreu i PD, Lulzim Basha mbajti përpara demokratëve në ceremoninë për 27-Vjetorin e kësaj force politike. Basha tha se 2017 ka qenë një nga vitet e vështira për demokratët, pasi Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi, që qeveria e Edi Ramës i bëri peshqesh qytetarëve. Ai nënvizoi se ortakët e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim kanë ngecur në kënetën e tyre dhe fundi i tyre shkatërrimtar është më afër se kurrë më parë falë betejave të luftuara me vendosmëri nga Partia Demokratike. “Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër prej tyre nuk i ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë: Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike, kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë, angazhimi i bandave si struktura elektorale të Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit, blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit. Këto rekorde pohojnë pa asnjë ekuivok ilegjitimitetin e të ashtuquajturës fi tore të narko-pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, për rrjedhim, ilegjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë. Këto janë faktet. Shpërbërja e gënjeshtrës dhe e së keqes që ka nisur nuk mund të kthehet më prapa. Shpërbërja vetëm do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim”, deklaroi Basha. Sipas kreut të opozitës, PD u përball me devotshmëri me strukturën kriminale në pushtet. “Ne u ngritëm, ne zgjodhëm që të përballemi me të. Dhe ju të gjithë e dini se kjo nuk ishte përballje e lehtë. Në fi llim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe sakrifi kuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë, por

ne prapë qëndruam! Dhe sot, pak muaj pas zgjedhjeve, përpjekjet tona po japin rezultat dhe shqiptarët po e kuptojnë drejtësinë dhe vetëmohimin e betejës që ne bëmë dhe po na japim vlerësimin dhe mbështetjen që meritojmë. Ky është fi llimi i shpërbërjes së strukturës kriminale, të shpërbëres së genjeshtrës së madhe mbi të cilin qëndron narko-qeveria në pushtet”, nënvizoi Basha. Ai theksoi se Partia Demokratike ka kryer para vendit detyrën e saj si opozitë me integritet të lartë moral dhe politik. Sipas liderit të demokratëve shqiptare, denoncimet në kohë reale të opozitës të aferave kriminale dhe korruptive janë vërtetuar një për një, deri në hollësi, emër për emër, nga shpërthimi i skandaleve dhe dalja në dritë e të vërtetës më vonë. “Do të vazhdojë të na dalin fjalët. Pa asnjë fi ro, ashtu siç i kemi thënë e vijojmë t’i themi. Keni për ta parë. Sot, në dritën e fakteve, shumica dërrmuese e shqiptarëve realistë thonë: Po, PD-së i dolën fjalët. Kjo qenka e vërteta. Për këtë ju duhet të ndiheni të gjithë krenarë sepse secili prej jush, dhe ne të gjithë bashkë e kemi nisur dhe luftuar bashkë këtë betejë! Ne do të kishim dashur që kriminalizmi dhe kanabizimi të luftoheshin e të ndaleshin në kohë, pa u bërë kapicë siç u bënë; kemi luftuar dhe kemi dëshiruar përnjimend që këto droga, krimi dhe paratë e pista të mos prishnin një festë të popullit të lirë, siç janë zgjedhjet”, theksoi kryedemokrati.

Kryedemokrati, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se shkeli marrëveshjen e 18 Majit duke dëmtuar interesin kombëtarDraftmarrëveshja e fi rmosur më 18 Maj midis mazhorancës dhe opozitës për të siguruar hyrjen në zgjedhje dhe për t’i dhënë fund krizës së rëndë politike që zgjaste prej disa muajsh, zuri gjithashtu një vend të konsiderueshëm në fjalimin e Lulzim Bashës. Ai tha se draftmarrëveshja për zgjedhjet u propozua nga partneri ynë strategjik, SHBA dhe u pranua për të mirën e vendit, por sipas tij Edi Rama përfi toi në mënyrë tinzare dhe dashakeqëse duke ndryshuar rregullat e lojës në dëm të sigurisë kombëtare. “Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi

Page 3: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

3E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga zgjedhja e njëanshme e prokurorit të përgjithshëm duke e cilësuar si shkelje fl agrante të kushtetutës. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu Basha renditi arsyet që e shtynë kryeministrin të marrë një veprim të tillë, ndërsa theksoi se përpjekja e Edvinit për të marr peng drejtësinë në mënyrë që të mbyll dosjet e krimit nuk do të lejohet nga opozita. Kreu i PD tha se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe nga asnjë parti politike me një keqbërës që dëshiron të shkelë Kushtetutën. Basha u shpreh se nëse Edvini vepron në kundërshtim me Kushtetutën , do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita. “Së pari i bëj thirrje çdo deputeti të përfshirë në këtë proces të tërhiqet menjëherë sepse po bën shkelje fl agrante të Kushtetutës. Kushtetuta e ka bërë të qartë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e votave, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa veting. Pyetja shtrohet; pse prej më shumë se 1 vit e gjysmë pas Reformës në Drejtësi, Edi Rama, do të emërojë një Prokuror pa bërë vetingun dhe vetëm me votat e mazhorancës. Përgjigja është e qartë. Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, dosjet e Tahirit, Habilajve, Balilajve, të ofi cerëve të lartë të policisë në kërkim, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Ilir Beqës. Si do të mbyllen dosjet me një Prokuror që e cakton Rama? Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar, ky Kryeprokuror do të ketë fuqinë

të transferojë apo të pezullojë prokurorët, të bëjë vlerësimin apo rivlerësimin e tyre. Pra skema është e qartë. Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën, me qëllim që ai të ketë një prokuror nën hyqmin e tij, i cili do të bëjë të mundur, jo luftën kundër krimit, por mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve. Natyrisht që kjo është e papranueshme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe nga asnjë parti politike me një keqbërës që dëshiron të shkelë Kushtetutën për të emëruar një prokuror që të mbyllë aferat dhe dosjet kriminale. Thirrja ime e vetme për Edi Ramën është: Të zbatojë Kushtetutën! Dhe jo sepse ia kërkoj unë, por sepse e ka për detyrë”, tha Basha. Më tej, kreu i PD u shpreh se nëse Edvini vepron në kundërshtim me Kushtetutën , do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita. “Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën, për të shtënë në dorë institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, me të vetmin qëllim për të mbyllur dosjet dhe hetimet e korrupsionit, atëherë ai do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita”, tha kreu i PD.Presidenti Meta: Kryeprokurori të zgjidhet sipas Kushtetutës,çdo variant i njëanshëm e komprometon/ Presidenti i vendit gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij të Malit të Zi, është pyetur edhe për çështjen e nxehtë të zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm kalimtar. Meta pasi e ka cilësuar këtë çështje si ekskluzivitet të Kuvendit, nga ana tjetër ka kërkuar që në këtë rast të zbatohet Kushtetuta dhe fryma

e saj. Sipas kushtetutës së re Prokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Gjithashtu Meta theksoi se kjo çështje teje e rëndësishme duhet të zgjidhet me dakordësi nga të gjitha palët. I pyetur nga gazetari i TCH, Thimi Samarxhiu për çështjen e Prokurorit te Përgjithshëm, Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh: “Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, tha Meta.Kryeprokurori i ri, Halimi: Kushtetuta nuk e njeh PPP e Ramës/ Kushtetuta nuk e njeh PPP e Ramës»shkruan deputeti i PD-së Eduard Halimi në një status në facebook. Halimi rendit tre fakte kushtetutese sipas tij me të cilat Rama po e deformon Reformën ne Drejtësi. «Nga një Prokuror te Përgjithshëm te pavarur nga politika qe do hetoje politiken, ne një prokuror PPP qe do e përzgjedhë, do e caktoje dhe do e ketë nen kontroll Kryeministri. “Kryeministri sot konfi rmoi lajmin se do te zgjedhe një Prokuror te Përkohshëm te Përgjithshëm (ose PPP se edhe ne drejtësi me PPP po ecën) dhe jo një Prokuror te Përgjithshëm kushtetutës sipas Reformës ne Drejtësi te miratuar nga 140 deputetet. Kushtetuta nuk e njeh ketë

PPP e Ramës dhe as ai nuk tha se përsa kohe do jete i përkohshëm ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje për ndonjë zgjuarsi te madhe për te kuptuar se i duhet pak kohe për te pezulluar prokuroret qe kane «dosjet e nxehta», për ti transferuar e për te caktuar për dosjet «prokuroret e duhur». Prokurori kushtetetues nuk e ka ketë kompetence, por PPP i Rames po. (neni 109 i ligjit qe e miratoi vete ne mënyrë te njëanshme) Po ku qëndron problemi këtu??!!! Ja disa fakte te thjeshta nga leximi i Kushtetutës.1- Rama tha se do e beje ai me deputetet e tij procedurën për përzgjedhjen e kandidateve për PPP qe do i kalojnë për votim Parlamentit. Kushtetuta thotë se prokurorin nuk e zgjedh politika por prokuroret. (Neni 148/a i Kushtetutes, pika 2 )2- Rama tha se do e zgjedhe një PPP pa kaluar vetingun. Vetingun do e bëjmë me vone, (varet nga mënyra si sillet) Kushtetuta thote se Prokurori i Përgjithshëm duhet t’i nënshtrohet vetingut ex offi cio ( ne nenin 179/b)3- Rama tha do e zgjedhe PPP me 36 vota. Kushtetuta thotë se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 84 vota mes kandidateve qe sjellin prokuroret dhe jo deputetet e Edi Rames. (nenin 148/a dhe 179 pika 13). Ja pra 3 fakte Kushtetuese te thjeshta se si Rama po e deformon Reformën ne Drejtësi, nga një Prokuror te Përgjithshëm te pavarur nga politika qe do hetoje politiken, ne një prokuror PPP qe do e përzgjedhë, do e caktoje dhe do e ketë nen kontroll Kryeministri.E ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Halimi.

i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt. Politika nuk është e pistë apo hileqare në vetvete, por është e tillë për ata që duan ta bëjnë pis e të paskrupullt atë, thoshte Vasllav Havel. Politika hakmerret një ditë ndaj tyre. Kjo është një ligjësi e hekurt. Partia Demokratike nuk bleu vota dhe nuk angazhoi kriminelë”, u lideri i opozitës. Në përfundim të fjalës së tij, Basha theksoi se forca dhe besimi i DP-së sot më shumë se kurrë janë alternativa, programi, gara dhe bashkimi. Sipas kreut të PD-së, Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë që demokratët të fortë, kurajozë dhe të pakompromis me të keqen të plotësojmë misionin dhe destinin hyjnor dhe historik, për të marrë në dorë frerët e shtetit e për ta bëë vendin pjesë të rëndësishme të familjes europiane. “Ne do të fi tojmë duke qëndruar fort në truallin e vlerave që janë provuar si fi timtare në jetën e kombeve të lira dhe në historinë tonë gjithashtu. Ndaj sot dua të ftoj çdo demokrate dhe demokrat, krenarë për vlerat që na bashkojnë, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më takojnë, që të punojmë të gjithë bashkë për Partinë Demokratike, bijën dhe luftëtaren e paepur të Lirisë dhe Demokracisë. Në themel të këtij projekti le të vendosim parimet e demokracisë, transparencës, vendim-marrjes gjithëpërfshirëse, llogaridhënies si parimet që do të udhëheqin partinë tonë. Le të mbështetemi tek frymëzimi dhe idealizmi që e solli atë në jetë, si parti e njerëzve, parti e intelektualëve, e të përndjekurve, e të rinjve dhe e idealistëve që besojnë tek liria, demokracia, dinjiteti njerëzor. E të gjithë atyre që e duan Shqipërinë vërtet si Europa”, deklaroi Basha. Duke thënë se ora më e errët është ajo para agimit, Basha i kërkoi demokratëve të përgatiten për fundin e ‘regjimit’ kriminal të mazhorancës së ‘Rilindjes’ dhe për të përqafuar të ardhmen e re, e cila do të kërkojë më shumë punë dhe përpjekje për të përmirësuar Shqipërinë. “Pikërisht sot kur shpresa duket e vrarë si asnjëherë tjetër ne deklarojmë me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i të keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë. Le të jetë kjo ditë e 27 vjetorit tonë, dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrate për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjeherë tjetër për këtë ditë të re. Gëzuar ditëlindjen e 27 të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundoi fjalën e tij kreu i opozitës Basha.

Vendosmëria e Edi Ramës për të kapur sistemin e drejtësisë është e pashmangshme. I zënë ngushtë nga skandalet e drogës, skandale që gjenden në dosjet voluminoze në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme kanë vënë në lëvizje mazhorancën e drogës që të përdor çdo lloji mënyre vetëm e vetëm që të arrij të dalë mbi Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe të vendos nën hyqmin e vet postin e Prokurorit. Përpjekja e pandalshme e Edvinit për të dalë mbi kompetencat e ligjit dhe kushtetutës së vendit është ashiqare. Teksa sheh sesi perandoria e ngritur prej drogës dhe krimit po i shembet, Rama po përdor të gjitha metodat anti-kushtetuese për të larguar kryeprokurorin, duke arritur deri atje sa të blejë edhe zëra ndërkombëtarësh. I frikësuar deri në palcë nga numri i lartë i dosjeve që posedon kryeprokurori Llalla, në të cilat faktohet korrupsioni i mazhorancës si dhe ortakëria e saj me narko-klanet e krimit të organizuar, Rama synon që përmes sulmeve të vazhdueshme të detyroj kryeprokurorin të qëndroj sa më larg aferave dhe skandaleve të tij. Duke përvetësuar postin, Rama merr nën kontroll gjithë sistemin e drejtësisë, ndërsa vijon i patrembur investimin në kanabis dhe trafi qe të tjera të paligjshme. Por, Rama kërkon që të bëj pjesë të shkeljeve të veta dhe opozitën e vendit. Thirrjet e ditëve të fundit të kryeministrit drejtuar opozitës për të zgjedhur në mënyrë konsensuale çështjen e kryeprokurorit të ri janë sa për të larë gojën dhe për të dalë në sytë e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve si forca politike në pushtet që është pro konsensusit. Thirrjet e ditëve të fundit të kryeministrit kanabist për opozitën janë gjithashtu thirrjet e një të dëshpëruari që po i afrohet fundi. As PD, as LSI apo edhe forcat e tjera politike nuk mund të bien preh e lojës së ndyrë të këtij kryeministri të bandave. Legjitimiteti i bandave dhe aferat e njëpasnjëshme kriminale të qeverisë së Edvinit nuk mund të fshihen me thirrjet për konsensus ndaj opozitës. Nëse Edvini e dëshiron dialogun dhe konsensusin politik, pikë së pari i duhet që të heq dorë

nga bandat dhe t’i hap rrugë veprimit të drejtësisë. I duhet po ashtu që të dorëzoj ish ministrin e Brendshëm dhe të gjithë funksionarëve e tjerë që duke përdorur postin kanë përfi tuar miliona në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Dhe së fundmi i duhet që të lejojë krijimin e një qeverie antimafi a. Por, Ramës nuk i leverdis asnjëra prej këtyre. Baroni i narko-shtetit i ka premtuar bashkëpunëtorit të tij, Saimir Tahirit se dyert e qelisë nuk do të hapen kurrë për asnjërin prej të dyve, sikundër që nuk do të lejoj asnjëherë që të krijohet një qeveri antimafi a për një spastrim të gjithë kastës politike të lidhur ngushtësisht me krimin dhe drogën. Duke qenë iniciatori i gjithë kësaj skeme të ndyrë për vendin në vetëm pak vite, kryeministri duke se është zotuar me veten dhe bandat që nuk do të lejoj askënd që t’i prish planet. Por, edhe nëse Rama del mbi ligjet dhe kushtetutën e vendit, ai kurrsesi nuk mund të fshij dot dosjet voluminoze të zbuluar nga agjencitë partnere. Ndaj teatri i kryeministrit, për një reformë konsensuale nuk bën punë. Show i tij mediatik është tashmë një marifet i njohur si për forcat politike të vendit, ashtu edhe për qytetarët shqiptarë, që duket qartazi se nuk e përballojnë dot

më këtë kufomë politike. Kryeprokurori / Garës i shtohet edhe një prokurore, e paditur në 2008 nga Ministria e Drejtësisë/ Një tjetër emër i është shtuar garës për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm, pas përfundimit të mandatit në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Adriatik Llallës. Pas depozitimit të kërkesës për të garuar nga prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj, garës i është bashkuar edhe Arta Marku, prokurore në Shkodër, e cila gjithashtu garon për një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Marku, mësohet se është një propozim i kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa ajo ka një eksperiencë 15 vjeçare në prokurorinë shqiptare. 41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar studimet në vitin 1999, ndërsa shkollën e Magjisraturës në 2001-in. Referuar të dhënave në karrierën e saj si prokurore në Shkodër, Marku nuk ka pasur në dorë asnjë dosje të rëndësishme. Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Ofi cer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Emri i Arta Markut renditet ndër 68 emrat e parë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e Përgjithshëm

Basha: Nëse Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozitaKreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga zgjedhja e njëanshme e prokurorit të përgjithshëm. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i opozitës renditi arsyet që e shtyjnë kryeministrin të marrë një veprim të tillë antikushtetues dhe paralajmëroi se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe nga asnjë parti politike me një keqbërës që dëshiron të shkelë Kushtetutën

-Presidenti Meta:Kryeprokurori të zgjidhet sipas Kushtetutës, çdo variant i njëanshëm e komprometon

Page 4: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

4 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taFORUMFORUMFORUM

Nga MARTIN DEDAJ

Partia Demokratike, në 27-vjetorin e saj gjendet në opozitë, pas atij procesi farsë nën diktaktin e tjetërsimit të votës së shqiptarëve, por padyshim që, ka qenë dhe mbetet forca e vetme politike e cila si gjatë viteve të qeverisjes ashtu edhe atyre në opozitë, ka qenë përcaktuese në zhvillimin dhe integrimin e vendit. Kjo force politike me orientim perëndimor në themel të programit të saj ka lirinë, demokracinë, vlerat e individit dhe integrimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, të cilat janë nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve të qeverisjes së rilindjes dhe sejmenëve të saj, kryesuar nga Edvin Kristaq Rama, që po sillen si satrapë, duke bërë që Shqipëria të pllakoset nga një realitet i zymtë, social ekonomik dhe i pashoq, si kurrë ndonjëherë më pare. Dhe mbi të gjitha Shqipëria është kthyer në vendin e shkatërrimit të institucionit të votës së lirë.Shqipërinë e ka pllakosur një realitet ekstrem social e i diferencuar, ku një shtresë e vogël e shoqërisë natyrisht pjesa e lidhur me hierarkinë e lartë shtetërore jeton në luks (si dikur ato të bllokut), ndërsa pjesa më e madhe e shoqërisë jeton në varfëri dhe mjerim, ku varfëria kërcënohet me burg, pasi kryefamiljarët nuk kanë lekë të paguajë dritat, dhe s’mund të dalin për të kërkuar punë, sepse sërish kërcënohen nga prangat. Dhjetra e qindra familje të ndara enden këtej e andej kufi jve, në përpjekje për të sfi duar pragun e katastrofës ekonomike, që po u troket përditë tek pragu i votrës së tyre. Mbi 500-600 mijë shqiptar janë larguar me shpresën e gjetjes së një jete më të mirë jashtë vendit, ikje e cila vijon ende me shifra frikësuese?!. Vetëm në

dy vitet e fundit afro 450 mijë shqiptarë aplikuan për llotarinë amerikane! Dhe afro 600 mijë të tjerë janë të pa punë. Shifra këto mjaft alarmante dhe rrënqethëse e plot të dhëna të tjera të raportuara, dhe të pranuara tashmë edhe nga INSTAT, që kontrollohet nga vetë Rama. Në historinë e këtij vendi asnjë pushtues dhe regjim nuk është sjellë më keq me popullin shqiptar sesa Edvin Kristaq Rama dhe shpura e tij e rilindjes dhe sorollopëve të tij, të cilët e kanë shpërfi llur pothuajse plotësisht popullsinë e varfër shqiptare dhe hallet e tyre. Çdo gjenerate i takon të lind dhe të jetojë në një periudhë të caktuar historike, që lidh të kaluarën me të ardhmen. Prirje e të gjithë brezave, është që të shohim nga e ardhmja, por të mbështetur fort në tabanin e gjenezës sonë të hershme, karakterin dhe fi snikërinë, dhe dheun e të parëve, vendlindjen tonë të dashur, të cilën çdo njeri e ka për zemër. Padyshim që brezi i studentëve të Dhjetorit ’90-të, të prirë nga studenti liberator, tribuni i lirisë i pavdekshmi “NDERI I KOMBIT” Azem Hajdari, u përballën dhe triumfuan ndaj bishës më të egër komuniste të Evropës dhe pas afro gjysmë shekulli diktaturë vranë frikën dhe hodhën themelet e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Partia Demokratike Shqiptare si forca e parë politike opozitare në Shqipëri ka nderin se është ajo, që e anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës, NATO, dhe strukturat e tjera ndërkombëtare dhe e afroi drejt Bashkimit Evropian, duke bërë të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve, vendosjen e themeleve të shtetit demokratik dhe transformimin rrënjësor të Shqipërisë, dhe shumë e shumë arrije të tjera. Padyshim që

brezi i studentëve të Dhjetorit 90-të dhe themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare kanë qenë, janë dhe do të mbeten në histori si brezi që i dha Shqipërisë Lirinë dhe Demokracinë.Por kurrë ndonjëherë ky brez dhe jo vetëm, nuk e kishin menduar se pas 27-viteve pluralizëm, sërish do të kemi në pushtet segmente të zgjatuara të diktaturës komuniste dhe hijes së zezë të ish sigurimit të shtetit dhe se bash në Ditën Kombëtare të Rinisë më 8 Dhjetor 2017, ish-Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë Tepelenë, dhe ish ministri i fundit komunist, që përgjaku zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit 1991, (me 2 Prill të atij viti, duke vrarë katër protestues të pafajshëm eksponentë dhe veprimtar të opozitës së atëhershme), përfaqëson shtetin dhe institucionet shtetërore në Departamentin e Shtetit Amerikan. Është bash koha që ne të ngrihemi të gjithë së bashku ndaj kësaj klike neodiktatoriale, kleptokratike që po qeveris vendin përmes bandave dhe baronëve të drogës, më të cilët është në ortakëri të pandarë. Sepse kurrë më shumë sesa tani Shqipëria ka nevojë për një lëvizje të re demokratike me përgjegjësi qytetare dhe kombëtare. Ashtu si në vitet ‘90, të rinjtë duhet të jenë promotor të kësaj levizje, por të mbështetur nga të gjithë shqiptarët anë e kënd vendit. Një thënie e artë për kohën thotë se: “Koha fi tohet në katër mënyra: -Të arrish të bësh diçka, të bësh atë që duhet, dhe atë që duhet bërë ta bësh në kohën dhe vendin e duhur dhe ashtu siç duhet”. Prandaj më shumë se kurrë, tani është koha kur të gjithë shqiptarët nga të gjitha anët e Shqipërinë duhet të ngrihen si një uragan mbarëpopullor dhe në lartësinë e përgjegjësive qytetare e kombëtare për të

larguar këtë qeveri varfërie dhe rrënuese për shqiptarët, dhe mbi të gjitha vrasëse të votës së lirë dhe shpresës së tyre. Së bashku duhet të ngrihemi për ti dalë zot vendit dhe të ardhmes tonë të përbashkët, për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt, në vendin tonë të bukur që po braktiset çdo ditë. Brezi i studentëve të Dhjetorit të viteve 90-të, themeluesit e Partisë Demokratike, anëtarët, simpatizantët dhe militantët e saj, së bashku me gjeneratat e tyre dhe qindra e mijëra mbështetës janë sërish këtu të gatshëm dhe në lartësinë e përgjegjësive qytetare dhe kombëtare për t’ju bashkuar një lëvizje mbarë popullore dhe kombëtare, ashtu si në vitet ’90-të dhe presin një lidership dhe force politike t’i frymezoje dhe ti udhëheqë në këtë kauzë. Nga ana e saj Partia Demokratike dhe opozita shqiptare kanë përgjegjësinë kombëtare dhe politike që ti prijnë këtij uragani mbarë popullor, për të rikthyer vlerat e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, dhe mbi të gjitha rikthimin të votës së lirë, nga e cila burojnë vlerat e lirisë, demokracisë, identitetit dhe sovranitetit kombëtar.Më shumë sesa festë, ky 27-vjetor i krijimit të Partisë Demokratike, duhet të shërbejë si prologu i bashkimit të gjithë demokratëve me frymën e ndryshimit të këtij realiteti të hidhur që po përjetojmë, në këto vite të keq qeverisjes së vendit nga mazhoranca rilindase e mafi es, drogës, korrupsioni dhe krimit. Nga ana e tij kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, duhet të tregojë përpara anëtarëve, mbështetësve, simpatizantëve, militantëve të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, dhe mbi të gjitha përballë shqiptarëve se është lideri, që din të përballojë dhe të udhëheqë sfi da dhe të triumfojë mbi to.

Nga BEKIM BISLIMI(Evropa e Lirë)

Puna përgatitore për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë në Bruksel, është duke vazhduar, thonë zyrtarët e institucioneve të larta të vendit. Sipas tyre, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të përfundonte me njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve. Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se presidenti i vendit është duke punuar në të gjitha rrafshet për ndërtimin e një Ekipi të Unitetit apo një grupi gjithëpërfshirës, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në fazën, siç e ka quajtur ai, përfundimtare të dialogut në Bruksel. Sipas tij, me grupin e unitetit nënkuptohen përfaqësuesit e partive politike parlamentare. “Nëse partitë politike parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të arrijnë të gjejnë një konsensus të tillë, që të merren vesh aty dhe të nxjerrin një rezolutë të përbashkët për këtë çështje, aq më mirë. Mirëpo, nëse jo, atëherë pse jo edhe presidenti, si përfaqësuesi më i lartë institucional dhe si përfaqësues i unitetit të popullit dhe i partive

politike, mund të krijojë ekipin politik për qëllimin e njëjtë. Kështu që, në cilëndo formë që të bëhet, suksesi është i garantuar. Ajo çfarë është më e rëndësishme, është që të ketë konsensus të gjerë politik për këtë çështje, ndërsa mënyra se si do të ndërtohet kjo, mendoj se është e një rëndësie dytësore”, thotë Çollaku.Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se Kuvendi i Kosovës tashmë e ka të miratuar një rezolutë, me të cilët i autorizon krerët institucionalë të Kosovës për dialog me Serbinë. Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për arritjen e një konsensusi ndërmjet partive politike për krijimin e një grupi gjithëpërfshirës për përfaqësim të vendit në dialogun me Serbinë. “Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me krerët institucionalë të Kuvendit dhe me presidentin, janë duke ndërtuar një ekip, një strategji të unifikuar, që të rinisë, përkatësisht, që dialogu me Serbinë të hyjë në fazën përfundimtare, duke e afatizuar në kohë dhe që rezultati përfundimtar i tij të jetë njohja e ndërsjellë e të dy shteteve”, thotë Matoshi.Por, përfaqësuesit e partive politike

parlamentare në vend, tashmë kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës apo të unitetit për dialogun me Serbinë. Përderisa Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër dialogut pa kushte me Serbinë, si dhe kundër asaj që përfaqësimin e Kosovës në dialog ta udhëheqë presidenti Thaçi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka mohuar në parim mundësinë e krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës. Megjithatë, sipas tyre, për nivelin e përfaqësimit politik në dialog, fjalën e fundit duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, si dhe ka shprehur mendimin që dialogun duhet ta udhëheqë Qeveria dhe jo nga presidenti. Por, Çollaku konsideron se kjo qasje e partive opozitare është e gabuar, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës i përcakton qartë rolet e institucioneve të larta. “Në këtë rast, dialogu është një çështje e politikës së jashtme dhe Kushtetuta e përcakton qartë që me politikë të jashtme udhëheqë presidenti i vendit. Mirëpo, do të ishte tepër e mirëseardhur në qoftë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të kishte ndërgjegje dhe vetëdije të lartë politike, që të arrijë një konsensus të tillë, të gjerë, për një çështje kaq të rëndësishme, siç është dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me

Serbinë. Kështu që, ne e mirëpresim një konsensus të tillë, nëse ai buron nga Kuvendi. Mirëpo, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë sigurisht që Presidenti i Republikës së Kosovë nuk do ta lë peng një proces të tillë për shkak të divergjencave brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Ndërkaq, Matoshi thotë se më e rëndësishme është arritja e një konsensusi ndërmjet partive politike parlamentare për dialogun me Serbinë sesa çështja se kush do t’i prijë ekipit në dialog. “Nuk është shumë e rëndësishme se kush do t’i udhëheqë bisedimet. E rëndësishme është që të ketë një gjithëpërfshirjedhe ne mendojmë se në Ekipin e Unitetit duhet të përfshihet edhe opozita parlamentare”. Rreth dy muaj më parë, në një debat të organizuar ndërmjet shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, ishte kërkuar që legjislativi të ketë rol shumë më aktiv në procesin e dialogut, si dhe për marrëveshjet e arritura me Serbinë. Përfaqësimi politik në dialog, deri më tash, ishte në nivelin e kryeministrave, por në dy takimet e fundit, gjatë këtij viti, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë përfaqësuar Kosovën dhe Serbinë nga pozitat e presidentëve.

Kosovë/Dialogu s’do të jetë peng i mungesës së Ekipit të Unitetit

Kohë refleksioni qytetar…

Page 5: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

5E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUMFORUMFORUM

Java e kaluar nisi vrullshëm për Edi Ramën, teksa liderit të kanabisit i duhej të justifi konte katrahurën që ka prodhuar në Shqipëri me politikën e tij të narko-shtetit në Bruksel, ku zërat fl asin se Shqipëria po i largohet gjithmonë e më tepër vendimit për çeljen e negociatave. Rruga drejt unionit duket kaq malore, saqë edhe vetë Rama duke i njohur vështirësitë që burojnë prej keq qeverisjes së tij ka nisur të gjejë alternativa dhe fajtorë të rinj për të hequr nga vetja peshën e dështimit në drejtim të integrimit europian të vendit. Kryebaroni edhe pse loboi fort për të blerë përshtypje pozitive për Kanabistanin që krijoi, iu desh të kthehej në atdhe duarbosh, madje pa gjetur shpëtim as tek retorika e presioneve dhe shantazheve ndaj BE-së. Shqiptarët e panë me zë dhe fi gurë sesi Europa ja vendosi për të katërtin vit radhazi kufi rin tek thana, duke theksuar se për procesin e zgjerimit kërkesa është e qartë dhe ka të bëjë me shfarosjen e bazës narko-kriminale që Edi Rama ngriti me vetëdije të plotë. Siç edhe e cekëm më sipër, Edvini me një strategji të ngjashme me atë të katër viteve me rradhë, po krijon një frymë entuziazmi false në Shqipëri për bashkimin me Europën, duke përhapur idenë sikur vendi ynë është në hapat e fundit përsa i përket hapjes së negociatave. Përkrah kësaj strategjie po përgatit edhe justifi kimin bajat dhe aspak real “Fajin e ka Saliu dhe Lul Basha”, që Europa nuk na do në gjirin e saj, sepse e di që shteti i krimit dhe drogës nuk do të ketë fatin e mirë të shikoj dritën jeshile për negociatat as në 2018 pavarësisht gënjeshtrave që shiten në publik. Të gjithë këtë retorikë pozitive boshe që e shesin natë e ditë mediat e kapura nga pushteti, sepse kështu ka dhënë urdhër Edvini, e ka rrëzuar ditën e djeshme me një editorial shumë domethënës portali i mirënjohur Politico.eu. Sipas këtij shkrimi rezulton se qëndrimi i vendeve anëtare për Shqipërinë është krejt i kundërt me atë që na prezanton kryeministri ynë këtu. Media e Brukselit vërtet shkruan se BE i ka hedhur sytë nga Ballkani, por gjithçka do të bëhet në mënyrë selektive dhe këtu fakti shqetësues është se Shqipëria me kryeministër Edi Ramën, nuk rezulton fare tek lista e të favorizuarve për të nisur negociatat me BE. “Brukseli nuk parashikon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE-në në të njëjtën kohë, nëse bashkohen… Në vend të kësaj, Komisioni ka vlerësuar Serbinë dhe Malin e Zi si në krye të garës për anëtarësim në vitin 2025, në mos më herët. Të dy vendet do hapin kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim të hënën në Bruksel”, shkruan gazetari Harry Cooper. Shkrimi më tej thekson se fokusi i BE-së tek Serbia e Mali i Zi ka shkaktuar alarm dhe zemërim mes vendeve të tjera, kryesisht në Kosovë dhe në Shqipëri. Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj thotë se Serbia po merr trajtim preferencial për shkak të frikës se mund të afrohet me Rusinë. Edhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina thotë se kanë ngritur pikëpyetje se përse

duheshin theksuar emrat e Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë KE thotë se ka theksuar këto emra shtetesh, sepse ato kanë nisur negociatat. Në analizë nënvizohet se diplomatët rajonalë druhen se kjo dyshe do të marrë pjesën e luanit sa i përket vëmendjes së Brukselit. Raporti shqetësues, Barometri i Ballkanit: Shqiptarët duan anëtarësimin në BE për t’u larguar nga vendi/ Lidhja e shqiptarëve me Bashkimin Europian është tepër e rëndësishme, për shkak se nga vendet e unionit vijnë remitancat, që mbajnë gjallë ekonominë dhe populli ynë e sheh emigrimin për arsye ekonomike si zgjidhjen më të mirë të mundshme për të përmirësuar jetën. Në katër vitet e fundit, me ardhjen e Edi Ramës në krye të vendit, jeta e shqiptarëve është vështirësuar ndjeshëm, teksa varfrëia e papunësia kanë arritur shifra të frikshme. Ajo çfarë shqetëson më shumë Europën, është rritja fl agrante e numrit të shqiptarëve, të cilët duan të braktisin vendin e tyre për të provuar shancet për një jetë më të mirë në BE. Këtë prirje të lartë për t’u larguar nga Shqipëria e varfër dhe e katandisur në shtet kriminal e kanabist prej Edi Ramës kryeministër, e provuan shifrat ekstremisht të larta të azilkërkuesve ekonomikë, por e fakton edhe sondazhi më i fundit i “Balkan Opinion Barometer”. Shifrat e kalkuluara prej ekspertëve tregojnë se populli në Shqipëri dhe Kosovë, është më pro BE-së në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, jo sepse i kuptojnë të drejtat dhe detyrimet që i vijnë nga ky anëtarësim, por sepse e shohin si një mënyrë të lehtë për të braktisur vendin e për të gjetur punë e alternativë mirëqenieje. Pyetjes se “çfarë do të thotë për ty personalisht anëtarësimi në BE?”, qytetarët e Shqipërisë i janë përgjigjur në masën 55%, liri për të punuar dhe studiuar në vendet e BE-së. Kjo përqindje është e njëjtë me atë të vitit 2016-të, por shumë herë më e lartë se përgjigjja në vitin 2015-të, kur vetëm 36% e qytetarëve e shihnin anëtarësimin në BE si një mundësi për t’u larguar nga vendi. Kosova ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të njerëzve që e duan të largohen për punë dhe studime në BE pas anëtarësimit, sepse 58% e kosovarëve e shohin largimin si mundësi për ndryshim të jetës së tyre. Kjo gatishmëri e shqiptarëve për ta parë BE-në si mundësi për të braktisur vendin është në kontraditë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kanë pothuajse një nivel ekonomik me dy shtetet shqiptare. Në Maqedoni rreth 41% e të pyeturve janë shprehur se e shikojnë anëtarësimin si mundësi për të punuar dhe studiuar në BE, ndërsa 23% e boshnjakëve, 23% e serbëve dhe 19% e malazezëve janë shprehur po njësoj. Prespektiva ekonomike zë 50% të përgjigjeve të shqiptarëve për ndikimin që do të ketë anëtarësimi në BE, e ndjekur nga liria për të udhëtuar me 24%, paqja dhe stabiliteti me 20%, mbrojtja sociale me 15% dhe barazia gjinore me 3%. Ndërkohë për 7% të shqiptarëve anëtarësimi në BE nuk do të thotë asgjë.

Nga SALI BERISHA

Si sot 27 vite me pare, studentet e universiteteve te Tiranes, te udhëhequr nga tribuni i lirisë se shqiptareve Azem Hajdari se bashku me intelektuale te kryeqytetit dhe punëtorë e punonjës te sipërmarrjeve te Tiranes, themeluan ne darke vone njëherazi pluralizmin politik dhe Partine Demokratike te Shqipërisë, si partine e pare te vërtet opozitare ne historinë e vendit, bije direkte e lëvizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990. Partia Demokratike u themelua ne vendin e diktaturës staliniste me te egër te Evropës, regjimit te Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar te Pasluftës, vendin e ndalimit me Kushtetute te lirive dhe te drejtave njerëzore dhe te mbushur ne te katër anët me kampe shfarosëse dhe burgje vdekje, ne vendin e kulteve satanike te Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit, ne vendin me te izoluar te botes, ne te cilin vetëm gjate vitit 1990 u ekzekutuan ne kufi j qindra te rinj, kufomat e te cilëve te bëra shoshe nga plumbat u zvarriten ne dhjetëra raste ne sheshet dhe rrugët e Shkodrës, Sarandës, Gjirokastrës, Korçës. Partia Demokratike u themelua ne vendin e hiperkolektivizmit total, skllavërisë shtetërore dhe mjerimit me ekstrem. Misioni i PD, qe ne ditën e themelimit te saj ishte përmbysja e diktaturës hoxhiste ne Shqipëri, mbrojtja e vendosur e interesit kombëtar, vokacionit perëndimor te kombit tone dhe integrimit evropian te vendit, ndërtimi i shtetit ligjor dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te mohuara dhe ndaluara me Kushtetute, e te ardhmes se shqiptareve ne liri e prosperitet. PD, ne përmbushje te misionit te saj është partia qe përmbysi diktaturën me te egër ne Evrope. Me përmbysjen e diktaturës komuniste, PD hapi dyert e lirisë për shqiptaret. Qe ne javën e pare te themelimit te saj, PD shpalli para

shqiptareve dhe botes interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare, deri atëherë te tradhtuara, si yllin e saj polar. Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqësi me SHBA dhe vendet e lira. PD mbështeti fuqishëm dhe ndërkombëtarizoi ne samite te OSBE dhe OKB, ne bashkëpunim me Lidhjen Demokratike dhe Presidentin Rugova, heshtjen e Kosovës por edhe te shqiptareve te Maqedonisë, Malit te Zi dhe kudo ne bote. Ajo ia doli te konfi rmoje ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejtën e qytetareve te Kosovës për vetëvendosje. PD anëtarësoi Shqipërinë ne Këshillin e Evropës. Ajo hodhi themelet e ekonomisë se tregut dhe te demokracisë, shtetit ligjor, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat, pronare te fermave te tyre. Ajo gaboi me lejimin dhe mori te gjitha përgjegjësitë për skemat piramidale dhe doli ne vitin 1997 ne opozite. Me fi toren e zgjedhjeve ne vitin 2005, ne një rast unik ne histori përzuri nga pushteti ata qe erdhën me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, fi rmosi dhe ratifi koi Marrëveshjen e Stabilizim

Asociimit, anëtarësoi vendin ne NATO. PD dha ndihmese thelbësore ne pavarësinë e Kosovës, lajmin për te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen “time is now”, Presidenti George W Bush ne vizitën e pare dhe historike te një presidenti te SHBA ne Shqipëri. Qeveria e PD dha kontribut thelbësor ne njohjet ndërkombëtare te Kosovës. Me reforma serioze e te gjithanshme u plotësuan te gjitha kushtet dhe u hoqën vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013, rekomandimi i Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama. PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit, ne 18 muaj, mbi një mije bos dhe anëtar te bandave kriminale dhe beri Shqipërinë je vend te sigurt. Luftoi me vendosmëri korrupsionin duke u bere vendi i pare ne bote me prokurime dixhitale. Ajo ndërmori reforma te thella ekonomike te suksesshme, si ulja e tatim fi timit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10, pra vendosje te taksës se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqërore nga 32% ne 15% për punëdhënësin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1%. Ne projektin

e saj “Për një Shqipëri te zhvilluar”, qeveria e koalicionit te PD arriti te shkëpusë Shqipërinë nga grupi i vendeve me te ardhura te ulëta dhe ta vendose atë ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Te ndërtoj dhe rindërtojë ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thotë Komisioni Europian me shume se i gjithë rajoni. Ajo ndërtoi Rrugën e Kombit, autostradën Tirane – Elbasan, ne te cilat vetëm tunele janë 16 km, dhe dhjetëra kilometra ura ne te gjithë vendin. Me ketë infrastrukture moderne distanca kohore pothuaj e te gjitha zonave te vendit u shkurtua 2-3 here. Te ndërtoje dhe rindërtojë 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh, 10 impiante te përpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shëndetësore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës Vlorës, Shëngjinit. U ndërtua terminali i aeroportit, dhe u dyfi shua e u ndërtua terminali i portit te Durrësit si dhe u shpall fi tuese kompania qe do thellonte portin për anije te mëdha deri ne 50 mije ton. Ne vitet 2005-2013 krahas infrastrukturës, energjia ishte një përparësi tjetër madhore e PD. “Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë se rinovueshme ne rajon” nga fundi i vitit 2007, e ne vazhdim, beri te mundur marrjen fund te ndërprerjeve te energjisë elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite. Për here te pare pas 30 vitesh ndërkreje, nisi ne Shqipëri ndërtimi i hidrocentraleve te reja. Ne kuadrin e kësaj strategjie qeveria fi rmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me koncesion nga kompanitë private, qe arrinin një investim total prej mbi 5 miliard euro. Nga këto kontrata te nënshkruara kane përfunduar se ndërtuari 110 HEC-e te reja, te cilat sot japin mbi 33% te konsumit vjetor te energjisë, 77 te tjera janë ne ndërtim e sipër. Ne katër vite Edvin Kristaq Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim elektoral, nuk ka ulur por ka rritur taksat për 95% te shqiptareve, ngriu

për tre vite rrogat e tyre, jo qe nuk krijoi 300 mije vende pune por largoi nga Shqipëria mbi 300 mije shqiptare, nga vetëm 432 vete qe kërkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku. Ne këto katër vite Edvin Kristaq Rama, përveç statusit te vendit kandidat, qe ishte rekomanduar dy vite me radhe por qe e kishte bllokuar vet ai, vendi mbeti i bllokuar për hapjen e negociatave. Ai ne katër vite ne pushtet i ka bere vendit gjëmën me te madhe pas Enver Hoxhës, duke e kthyer ne Kanabistan dhe protektorat krimi. Ai ndërtoi narko-shtetin dhe vendosi krimin ne te gjitha nivelet e pushtetit. Ne katër vite ka rritur borxhin ne 85% me 6.6 miliard euro investime, nuk ka ndërtuar asnjë km rruge te re, shkolle apo spital te ri por vetëm zyra, fasada, pllaka ne sheshe dhe palma. Vetëm ne tendera, dogana dhe tatime nga qeveritaret janë vjedhur mbi 1.2 miliard euro. Ne këto vite tejet te renda, Partia Demokratike u angazhua me te gjithë potencialin e saj ne denoncimin para shqiptareve dhe botes te regjimit te narko-shtetit te vendosur ne Tirane. Ne garën e fundit elektorale, ne kushte tejet te pabarabarta, PD humbi zgjedhjet dhe pësoi një tronditje te thelle dhe te pamerituar. Ajo sot qëndron me e vendosur se kurrë ne vazhdimin e misionit te saj te madh: përmbysjen e narko-shtetit ne Shqipëri. Me ketë rast, dua te shpreh nderimin tim me te madh për te gjithë ata student, punëtorë, intelektuale qe themeluan me 11 dhjetor te vitit 1990, PD-ne, atyre qindra mijëra miliona anëtareve, drejtuesve, simpatizantëve te saj, qe me mbështetjen e tyre shndërruan Partine Demokratike ne lokomotivën e zhvillimit dhe integrimit te Shqipërisë ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Gëzuar mbare shqiptareve ditën e themelimit te pluralizmit politik, partisë se pare opozitare ne Shqipëri. Gëzuar!!

Partia Demokratike, sot, si 27-vjet më parë, fat dhe aset i shoqërisë shqiptare

Raporti/‘Politico.eu’: BE ka projekt për integrimin e shpejtë të Ballkanit, por Shqipëria e Ramës nuk hyn te vendet e favorizuara

Raporti i Drejtorisë së Burgjeve, droga dhe varfëria i bëjnë shqiptarët kriminelë dhe tejmbushin qelitëPolitika qeveritare e Edi Ramës për ta shndërruar Shqipërinë në një hambar droge, ka nisur të japë efektet e saj negative. Përveç përgjakjes së rrugëve dhe pragjeve të vilave të ndërtuara me para të pista nga beteja midis narko-baronëve, që lajnë hesapet me njëra tjetrën, kemi të bëjmë edhe me një tjetër fenomen të frikshëm. Rritja e aktivitetit kriminal është shoqëruar me një “orientim” të popullsisë shqiptare, kryesisht të rinjve drejt kanabisit, të cilin Edi Rama ua u bëri bimën e shenjtë të shpëtimit nga të gjitha hallet dhe problemet. Për shkak të kultivimit apo shitjes së narkotikëve, shqiptarët po mbushin me ritme të frikshme qelitë e burgjeve në të gjithë Europën, por edhe në vendin e tyre, ndërkohë që përkrah drogës vepron me një ritëm disi më të ulët edhe varfëria e papunësia ekstreme. Këtë të vërtetë tronditëse e që në një vend normal duhej të shqetësonte autoritetet e provojnë vetë shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në raportin e saj më të fundit rezulton se krimet në lidhje me drogën dhe vjedhjet, së shumti ato për pasoja ekonomike rezultojnë se janë dy veprat penale me më shumë të arrestuar përgjatë 2017-ës. Referuar tabelës për të paraburgosurit rezulton se të paraburgosur në pritje të një vendimi nga drejtësia shqiptare janë 903 të dyshuar të arrestuar dhe në qeli. Ndërsa për veprën penale të vjedhjes janë 480 të arrestuar të dyshuar. Këto shifra i përkasin gjendjes deri më 31 tetor 2017 në 20 burgjet e vendit, ndërsa në total janë 2495 të paraburgosur. Më shumë se gjysma e tyre janë për drogë dhe vjedhje, plot 1381 shtetas.

Page 6: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

6 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta FORUM

Nga ILIRIAN DEMIRI

Tashmë më i mençuri, por edhe më budallai në këtë Shqipërinë tonë e di se me mësuesin mund të tallet kujt i teket. Bile edhe në këtë fund viti, kur mësuesit janë në vlugun e punës, me testime, por edhe me kontrolle të llojllojshme që janë lënë e kanë nisur bash në prag të festës. Si për të tromaksur më shumë mësues e nxënës. Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u ankuar. Pasi mësimi si ditën e parë si ditën e fundit duhet zhvilluar njësoj. Edhe pse dyshimi i kontrollit në ditët e fundit, është i pranishëm te secili mësues. Në këtë fi llim dhjetori mësuesit u tromaksën sapo morën pagën e cila do t’u shërbejë për të përgatitur një ëmbëlsirë fëmijëve për vitin e ri. Aq është paga e mësuesit. Sepse fëmijët duan edhe bukë gjatë gjithë muajit. Paga e mësuesit është 40-50 mijë lekë në muaj. Për festën e funddhjetorit, ndoshta nuk u mbetet gjë në xhep. Një ditë më parë Ministrja e Arsimit u bëri thirrje mësuesve të japin ndihma për të përmbyturit e këtyre ditëve. Të gjithë ne solidarizohemi për t’u ardhur atyre në ndihmë. Po thirrja e ministres na u duk shumë hipokrite, sikur Ministrja kërkonte të tallet me mësuesit. Sepse të gjithë u tromaksën kur panë se në pagë u ishin ndalur nga 700, apo 800 lekë. “Përse këto ndalesa?”,- pyetën të çuditur mësuesit. “Ndalesat janë për

kuotizacionin e sindikatës. Janë bërë ndalesat me urdhër të Ministres”,- ishte përgjigjja. Kjo është një vjedhje prej vitesh që u bëhet mësuesve pa u treguar dhe pa i përfi llur. Vetëm u fut dorën në pagë, kush të dojë. Ndërsa mësuesi i shkretë vetëm hesht. Ministrja u tha mësuesve se vetë ajo do të lejë pagën e saj të muajit për të përmbyturit. Ndërsa mësuesit të cilëve edhe qindarka kur u ndalet nuk e heqin nga mendja i drejtohen: Ju mund ta lini pagën e ministres, po kenë pagën e deputetes. Se shqiptarët sytë në ballë i kanë edhe pse heshtin. “Ndërsa ne mësuesit me atë pagë të shkretë mbajmë shtepi e katandi. Ne na ndjekin pas edhe kur arrijmë të kryejmë pas punës ndonjë kurs me nxënës të dobët”,- thonë mësuesit e tromaksur. I themi zonjës Ministre që lëshon urdhra të tilla idioteske se, as diktatori nuk lëshonte urdhra të tillë që kuotizacioni të mbahet në pagë. Akoma më keq kur shumë mësues që nuk kanë më as më të voglin besim te ndonjë lloj monstre sindikaliste nuk kanë pranuar as të fi rmosin në ndonjë dokument se janë anëtarë të sindikatës. Në këto kushte, zonja ministre kush të jep të drejtën t’u ndalosh lekë nga pagë, bilë as pa u treguar këtyre mësuesve që nuk janë as anëtarë të ndonjë sindikate? Janë shumë, apo pak, paratë që u ndalohen 2 herë në vit, pak rëndësi ka. Më e rëndësishme është mënyra e sjelljes me ta nga vetë dikasteri. Tashmë veç

kuotizacionit mësuesve po u ndalon pa u treguar zonja Ministre edhe një 4000 lekësh në vit? Për këtë shkresa e lëshuar nga Ju mban datën 5 shkurt 2015. C’është kjo gjobë? Kush përfi ton prej saj, zonja Ministre? Veprimet fyese, por edhe idioteske në sektorin e arsimit ndjekin njëri-tjetrin. I ngjajnë një lumi që vetëm rrjedh dhe nuk arrin të pastrojë lumin e ndotur. Kështu ndodhi edhe pak kohë më parë, kur mësuesit një ditë lanë punën për të votuar performancën e drejtorëve e nëndrejtorëve të shkollave. Dhe deri më sot askush nuk u tregoi se për cfarë votuan? Vetëm se, konfl iktet mes mësuesve nëpër shkolla janë shtuar ndjeshëm. Ky lloj votimi idiotesk shërbeu vetëm për të rritur nivelin e grindjeve në shkolla. Si për të treguar më mirë se në c’llum po bie e gjithë shoqëria jonë me këtë me nder klase politike që ka në krye të punëve. Veçanërisht në llumë po bie gjithnjë e më shumë sektori i arsimit, i cili prej vitesh është përfshirë nga llojlloj reformash. Secili nga kjo me nder klase politike po përpiqet t’ia lërë “kopilin në derë” mësuesit për prodhimin e analfabetëve që po shtohen gjithnjë e më shumë. Në gjendjen ku ka rënë arsimi gjithçka të fl asësh duket groteske dhe tragjike njëherësh. Aq sa tashmë janë jo të paktë mësuesit që e vlerësojnë arsimin si sektori ku është më lehtë të lahet m…

ti me sh…rrë nga kjo klasë politike. Edhe pse është vrima e fundit e kavallit. I tillë është arsimi, pa edhe pse kjo me nder me thënë sindikatë, prej dy vjetësh as nuk ka nënshtruar ndonjë kontratë me Ministrinë e Arsimit, ndërsa për çdo muaj u plaçkiten paratë mësuesve. Kjo me nder me thënë sindikatë, prej vitesh u ka deklaruar mësuesve se, ka nënshkruar me Ministrinë e Arsimit për dhënien e pagës së 13 mësuesve, po deri tani, mësuesve vetëm u ka plaçkitur paratë në pagë. Të gjitha këto poshtërsira i di mjaft mirë Ministrja e Arsimit. Po ajo hesht dhe me heshtjen e saj blen pisllëkun e me nder me thënë sindikatës, e cila nga ana e saj hesht për mosrealizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes dy palëve. Një turp i madh për të dyja palët. Ndërsa mashtrimi që u kurdiset mësuesve ndër vite, është një poshtërsi ekstreme për të cilën nuk duhet të heshtet më. Gjithsesi, zonja ministre mund të na tregojë se kujt i shkon mendja të tallet me mësuesin e t’i mbajë para në pagë pa i treguar dhe pa e përfi llur? Vetëm kaq është tmerrësisht idioteske që duhet dënuar. Për këtë nuk duhet të heshtë ministria si deri tani. Mjaft më Ministri që qëndron duke mbushur thasë të pafund me idiotizma që vetë i prodhon. Te paga e mësuesit nuk ka të drejtë asnjëri të fusë duart. Aq më tepër te ata që nuk janë as anëtarë të pseudo-sindikatave.

Pas një pauze prej tre vjetësh, gjatë të hënës dhe martës në Bruksel përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic do të takojë përfaqësuesit nga Shkupi dhe Athina në përpjekje për të tejkaluar zgjidhjen e kontestit lidhur me çështjen e emrit që ka Maqedonia me Greqinë. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se bisedimet riaktivizohen në një periudhë kur klima politike mes Maqedonisë dhe Greqisë dukshëm është përmirësuar pas takimeve kokë më kokë të zyrtarëve të dy vendeve fqinje. Ky përmirësim i marrëdhënieve mes dy vendeve fi lloi pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev si kryeministër i Maqedonisë. Bekim Kadriu, ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Tetovës për Radion Evropa e Lirë thotë se në Bruksel pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së bisedimeve, pritet te shkrihet akulli “mes dy palëve dhe arrihet një kompromis për t̀ i dhënë fund kontestit më shumë se dy dekada mes dy vendeve”. “Në këtë fazë, nuk pres diçka më konkrete. Natyrisht se brenda për brenda bisedimeve mund të ketë propozime konkrete, por për publikun do të jetë një takim i parë pas një kohe të gjatë i realizuar në një atmosferë shumë pozitive, ku ndërmjetësuesi i OKB-së më tepër do të synojë të marrë informata nga përfaqësuesit e të dy shteteve, sesa të ofrojë ndonjë propozim konkret. Nuk besoj se do kemi propozim konkret brenda këtyre ditëve, por mendoj se më shumë do të

fl itet për metodologjinë e vazhdimit të këtyre negociatave dhe formës sesi do të duhej të duket zgjidhja që pritet të ndodh në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, thotë Bekim Kadriu. Nga ana tjetër, diplomati maqedonas Nano Ruzhin konsideron se Maqedonia dhe Greqia janë më afër se kurrë drejt gjetjes së një zgjidhje të kontestit dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian. “Në Bruksel palët gjithsesi se do të fokusohen në çështje konkrete. Dhe përfundimisht të vendoset për një kornizë kohore që do të përfshinte muajt deri në qershor dhe detyrimet që do të ndërmarrin palët si në planin afatshkurtër, atë afatmesëm dhe afatgjatë, ngase zgjidhja e kontestit edhe pse hyn në fazën përfundimtare, ky proces nuk është i lehtë“, thotë Ruzhin. Edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është shprehur optimist duke theksuar se “tani gjasat janë shumë më të mëdha që Maqedonia dhe Greqia të zgjidhin kontestin për çështjen e emrit”. Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është duke zgjatur më shumë se dy dekada, përkatësisht që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet në vitin 1991. Greqia nuk e pranon emrin si Republika e Maqedonisë sepse konsideron se një emërtim i tillë paraqet tendencë për pretendime territoriale, pasi një rajon në Greqi ka po këtë emër. Për këtë arsye, Greqia e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO dhe i pengon negociatat për anëtarësim edhe në BE.

Dita/Opozita e Prishtinës e quan lojë dërgimin e Demarkacionit në Kuvend

Kush e fut dorën në pagën e mësuesve pa i pyetur?

Qeveria e Kosovës fi llimisht duhet t’i bindë deputetët e koalicionit qeverisës për ta votuar Demarkacionin, pastaj të kërkojë ndihmë nga partitë opozitare, i tha Radios Evropa e Lirë Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, Qeveria është ajo e cila duhet të gjejë përkrahje që marrëveshja të marrë votat e mjaftueshme për miratim. «Kam përshtypjen se kryeministri Haradinaj ka dërguar marrëveshjen në Kuvend vetëm sa për ta hequr nga rendi i ditës në Qeveri dhe jo më një plan të qartë dhe një ide të qartë se çka do të bëjë me këtë projektligj”, tha Gashi. Deputeti Gashi, vendimin e Qeverise për ta dërguar në Kuvend marrëveshje të cilën ka thënë se nuk e përkrah as kryeministri, e konsideron lojë. «Zoti Haradinaj ka mundur ta rrëzojë në Qeveri këtë marrëveshja dhe t’ia dërgojë Kuvendit me rekomandim negativ, por mendoj se zoti Haradinaj ka bërë lojë me këtë rast dhe është e pandershme që të veprohet kështu», tha Gashi. Ratifi kimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufi tare me Malin e Zi, vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të diskutuara në skenën politike të Kosovës. Kjo marrëveshje tashmë ndodhet në Kuvendin e Kosovës, por ende nuk dihet se kur do të procedohet në seancë plenare për votim. Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se ratifi kimi i Demarkacionit, mbetet kushti kryesor për liberalizmin e vizave dhe është domosdoshmëri për t’u votuar. Ai ka hedhur poshtë pohimet se Qeveria me qëllim ka proceduar marrëveshjen në Kuvend për ta dështuar. «Është e domosdoshme që të vij dhe të renditet në një nga seancat plenare për t’u diskutuar dhe votuar. Unë mendoj se ky është qëllimi dhe nuk e besoj dhe nuk do të duhej të jetë qëndrim që të sillet Demarkacioni këtu në mënyrë që të dështojë», tha Reçica. Sipas tij, pritet që

pas shqyrtimit në komisionet përkatëse, Marrëveshja për demarkacionit të sillet në seancë plenare. «Ne jemi dhe kemi qenë dhe nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim që Demarkacioni të votohet. Ka komunikime të liderëve dhe si partnerë të koalicionit, por edhe me opozitën që të ketë një konsensus, të ketë një marrëveshje që do të sigurohen votat e nevojshme për të kaluar Demarkacioni», tha Reçica. Marrëveshja për demarkacionin e kufi rit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Atë kohë, parti partnere në qeverisje ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Analisti Artan Muhaxhiri, mendon se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është shndërruar në një paradoks. «Kjo që po ndodh është një paradoks sepse përkrahja apo stopimi i një marrëveshjeje zakonisht bëhet në nivel të Qeverisë dhe edhe synimet për ta ndryshuar atë duhet të bëhen shumë me herët deri sa të vije punë në Kuvend. Kryeministri Haradinaj është një pozicion shumë të vështirë sepse ka presione të mëdha si në Kosovë, po edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë që ta kalojë Demarkacionin, derisa qëndrimet e tij kanë qenë të ashpra në kundërshtim të tij», tha Muhaxhiri. Në praninë e ndërkombëtareve, Prishtina dhe Podgorica kanë nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Kjo Marrëveshje ishte ratifi kuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Në Prishtinë, ka pikëpamje të ndryshme rreth kësaj Marrëveshjeje, e cila më zëshëm është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht partia e kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj. Bashkimi Evropian u ka bërë të qartë institucioneve të Kosovës se ratifi kimi i Demarkacionit me Malin e Zi mbetet kusht për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Maqedonia dhe Greqia fi llojnë bisedimet për emrin pas tre vjetësh pauzë

Page 7: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

7E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUM

Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar Autoritetin Palestinez për “ikje” nga dialogu, pas refuzimit të takimit me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, gjatë një vizite që do ta ketë në Lindjen e Mesme. Ky vendim ka ardhur si shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Zëvendësshefi i stafi t të Pence, Jarrod Agen, ka thënë përmes një deklarate se është, “fatkeqësi që Autoriteti Palestinez është duke u larguar nga mundësia për të diskutuar të ardhmen në rajon”. Pence është planifi kuar ta vizitojë Lindjen e Mesme para festës së Krishtlindjes. Kjo deklaratë ka ardhur në mesin e rritjes së pakënaqësive në Lindjen e Mesme lidhur me vendimin e presidentit Trump. Ndihmësi i udhëheqësit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, Majdi al-Khalid, ka thënë se, “nuk do të ketë takim”, sepse Shtetet e Bashkuara, “i kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe me vendimin për Jerusalemin”. Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe e kanë miratuar një rezolutë gjatë një takimi emergjent, e cila e dënon vendimin e Trumpit dhe se Uashingtoni nuk mund të konsiderohet si ndërmjetësues i paqes në mes të Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Mirëpo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë gjatë një vizite në

Paris se palestinezët duhet ta pranojnë faktin se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, David Satterfi eld, u ka bërë thirrje liderëve të Lindjes së Mesme që të ulin tensionet në rajon. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili vazhdimisht ka paralajmëruar për pasojat e vendimit të Trumpit, e ka cilësuar Izraelin, “shtet terrorist”, që “vret fëmijë”. Në Libi forcat policore janë përplasur me disa protestues afër ambasadës amerikane në Bejrut. Ky vend strehon mijëra refugjatë palestinezë. Autoritetet kanë tentuar që me gaz me topa uji të largojnë protestuesit, pasi ata kishin nisur zjarr në rrugën afër kompleksit diplomatik. Mijëra persona të tjerë kanë protestuar jashtë ambasadës amerikane në kryeqytetin indonezian, Xhakarta. Indonezia është shteti më i populluar me myslimanë. Policia në Suedi ka arrestuar tre persona, të cilët kanë dështuar të kryejnë një zjarrvënie në qytetin Gothenburg. Në të njëjtën kohë, policia izraelite ka thënë se një person i sigurimit është therur me thikë nga një azilant palestinez në Jerusalem.

Kundërkronika - Arabët kërkojnë njohjen e Palestinës si shtet/Ministrat e Ligës Arabe në një mbledhje urgjente në Kairo u bënë thirrje SHBA që ta tërheqin vendimin

për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Veprimi i Presidentit Donald Trump është «një shkelje e rrezikshme e së drejtës ndërkombëtare», thuhet në një deklaratë të ministrave të publikuar të dielën. Me vendimin e tij Trumpi legalizon pushtimin e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli, kritikoi sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit. Me këtë ai iu referua pushtimit dhe aneksimit të mëvonshëm të Izraelit Lindor nga Izraeli në luftën gjashtëditëshe më 1967. Përpjekja e Trumpit ngre edhe «çështje të rolit (të SHBA) dhe detyrimeve të tyre për forcimin e stabilitetit dhe të paqes në rajon» - dhe kjo jo vetëm në Lindjen e Afërme, por në të gjithë botën, plotësoi Gheit. Si reagim tani të gjitha shtetet e botës duhet të njohin si shtet Palestinën me kryeqytetin e saj Jeruzalemin Lindor, kërkoi sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe. Të njëjtën kërkesë e shtroi edhe ministri i Jashtëm palestinez Riad al Malki. Njëkohësisht ai i bëri thirrje Ligës Arabe që të paraqesë një projektrezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila të dënojë vendimin e SHBA. Në Ligën Arabe bëjnë pjesë 21 shtete nga Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut së bashku me rajonet e autonomisë palestineze.

Sanksionet kundër SHBA?/Libani foli për sanksione të shteteve

arabe kundër SHBA, për ta penguar zhvendosjen e planifi kuar të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. «Masa parandaluese duhen marrë kundër këtij vendimi», kërkoi ministri i Jashtëm Gebran Bassil. Fillimisht këto do të jenë masa diplomatike. «Pastaj sanksione politike, ekonomike e fi nanciare».Javën që kaloi Trumpi njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Izraeli pretendon se i gjithë Jeruzalemi i pandarë i përket atij. Palestinezët duan që ta shpallin Jeruzalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli si kryqytet të një shteti të ardhshëm palestinez. Hamasët radikalë islamikë u bënë thirrje sërish palestinezëve që të hidhen në kryengritje (Intifada) kundër Izraelit, pas vendimit të Trumpit. Në Jordanin Perëndimor, në Jeruzalemin Lindor dhe në Rripin e Gazës pati sërish trazira. Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu i kritikoi reagimet evropiane për vendimin e Trumpit për zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzale. «(Nga Evropa) dëgjoj shumë zëra, të cilat e dënojnë deklaratën historike të Presidentit Trump. Por nuk kam dëgjuar ndonjë dënim të goditjes me raketa kundër Izraelit...dhe të fushatës së tmerrshme denigruese kundër nesh,» deklaroi Netanjaju.

Nga CAROL PEARSON(VOA)

Viti që vjen shënon 100 vjetorin e epidemisë së gripit më vdekjeprurës në histori. Gripi pandemik i vitit 1918 shkaktoi më shumë viktima se sa Lufta e Parë Botërore. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, ndonëse shkencëtarët kanë bërë përparime në kontrollin e një sërë sëmundjesh, gripi ende nuk është një prej tyre. Çdo vit shkencëtarët prodhojnë një vaksinë për gripin, që është parashikimi i tyre më i mirë lidhur me viruset që mendojnë se mund të jenë në atmosferë një vit më pas. Por ka edhe raste kur ata gabojnë. Dr. Anthony Fauci, ekspert për sëmundjet ngjitëse në Insitutin Kombëtar të Shëndetit, thotë se edhe pse vaksina parandalon shtrimin në spital dhe vdekjet, ende nuk është e përkryer. “Madje edhe gjatë një viti të mirë efi kasiteti i përgjithshëm i një vaksine gripi është rreth 60 përqind. Edhe pse gjithmonë është më mirë të vaksinohesh kundër gripit se sa jo, ne kemi nevojë për një vaksinë më të mirë”. Disa vite më parë, efekti i vaksinës ishte në nivele dëshpëruese prej 10 përqindësh. Vaksina të tjera, si ato për fruthin dhe ethet e verdha, kanë efekt të plotë. Po ashtu 90 përqind e të vaksinuarve për poliomelit mbrohen nga sëmundja. Edhe prodhuesit e vaksinave të gripit nuk janë të kënaqur. Dr. David Vaughn është me fi rmën “GSK Vaccines”

. “Sëmundja që po përpiqemi të parandalojmë është shumë e përhapur. Deri 20 përqin e popullatës do të preket nga gripi gjatë këtij viti”. Në rastet e rënda nga gripi si penumenia, tani ka trajtime më të mira. Mjekët janë të shqetësuar se popullatat janë të pambrojtura për epidemi gripi si ajo e vitit 1918 që shkaktoi 50 milion viktima në mbarë botën. Por shtrohet pyetja, se pavarësisht përparimeve të shumta mjekësore gjatë 100 viteve të fundit, a është e mundur përsëritja e një epidemie të tillë? Ja si shprehet Dr.Anthony Fauci i Institutit Kombëtar të Shëndetit. “Sigurisht. Kemi patur epideminë e gripit të derrit H1 N1 në vitin 2009 që nuk shkaktoi shumë vdekje. Ishte një epidemi e një virusi relativisht të ri, infeksioni i të cilit ishte përhapur në të gjithë botën”. Një pjesë e virusit të gripit nuk ka ndryshime të shumta nga një vit tek tjetri, prandaj hulumtuesit ndjejnë nevojën urgjente për të krijuar një vaksinë universale që ka në shënjestër atë pjesë të virusit. “Shumica e viktimave janë në vende në zhvillim ku vaksinimi është shumë i paktë”, thotë. Dr. David Vaughn me fi rmën “GSK Vaccines”. Deri në prodhimin e një vaksine universale për gripin, më shumë jetë mund të shpëtohen nëse njerëzit vazhdojnë të vaksinohet edhe pse vaksina aktuale nuk është e përkryer. Vaksinimi, jo vetëm që parandalon përhapjen e virusit, por ul rrezikun e epidemisë vdekjeprurëse si ajo e vitit 1918.

Shtetet e Bashkuara përgatiten për një valë sulmesh kibernetikeShtetet e Bashkuara po përgatiten për një valë sulmesh kibernetike që pritet të kenë në shënjestër zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2018. Ndërkaq, disa zyrtarë paralajmëruan se ky është vetëm fi llimi i një kërcënimi më të thellë dhe më të gjerë. Zyrtarë të inteligjencës dhe të sigurisë, si dhe ekspertë të tjerë, duke folur në kushte anonimiteti, thonë se ajo që fi lloi si një përpjekje ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, ka evoluar më tej. Zyrtarët dhe ekspertët presin që raundi i ardhshëm i përpjekjeve kibernetike ruse të jetë më i sofi stikuar dhe më i gjerë. Ka të ngjarë, thonë ata, që vala e re të jetë një kombinim i fushatave të dezinformimit në mediat sociale me sulme të mundshme ndaj objektivave që mund të goditen më lehtë. Për periudhën afatshkurtër, shumë prej ekspertëve presin që goditjet të përqendrohen tek zgjedhjet në SHBA.

Nga CARLOS YÁRNOZ

Kulmi i nacionalizmave, në Evropën e krijuar 60 vjet më parë për t’i eliminuar ato, sot është një kërcënim për kontinentin. Nga Gjermania në Spanjë, përmes Francës, Britanisë së Madhe, Belgjikës apo Hungarisë, lëvizjet populiste të identitetit përhapin helmin e ndarjeve dhe kufi jve të rinj, duke i tmerruar të gjithë ata që kanë lexuar disa libra historie. Bashkimi Europian është diga e kontrollit kundër predikuesve të përjashtimit, urrejtjes dhe mungesës së solidaritetit.Rreziku aktual quhet Katalonjë, por Evropa i ka dhënë një mësim separatistëve, duke kujtuar se roli i saj është të fshijë vijat kufi tare, jo të krijojë të tjera. Dhe se detyra e saj është që të

bashkojë, jo të ndajë. Të bashkuar në diversitet, siç është thënë qartë, Evropa promovon bashkimin e shteteve dhe qytetarëve me kultura dhe gjuhë të ndryshme, por jo të popujve me identitete irredentiste. Dhe aq më pak ata që përpiqen të ripërcaktohen në urrejtjen ndaj fqinjëve të tyre, një praktikë e pandashme nga nacionalizmi.Të 28 shtetet u përgjigjën se në Evropë nuk ka vend për Katalonjën e ish presidentit Carles Puigdemont. Për këtë, po ata që iu lutën Evropës, që të shisnin pavarësinë e pamundur, janë shndërruar në kritikë të bE-së, klubit të “vendeve dekadente, të vjetëruara”, siç tha Puigdemont, i arratisur në zemër të Evropës, teksa as edhe një udhëheqës i vetëm evropian nuk e pret.Ka diçka pozitive në këtë histori të trishtë.

Shumë spanjollë që e kuptuan vonë se nuk është e mundur të jesh edhe nacionalist, edhe i majtë, kanë mësuar tani se nuk mund të jesh edhe nacionalist, edhe pro-evropian. Mësimi i separatistëve katalanas kishte një precedent brutal tek Brexit. Ksenofobia dhe kërkimi për një sovranitet të supozuar të humbur, ka futur britanikët në një qorrsokak, ku ata kanë gjithçka për të humbur. Theresa May shihet nga shumë spanjollë si versioni britanik i Artur Mas, strategu katalanas i cili e bëri partinë e tij të parëndësishme dhe e shtyu vendin e tij në humnerë. Tani është Puigdemont që ndjek rrugën e pasigurt britanike dhe, i zemëruar me Brukselin, fl et për një referendum për të vendosur nëse katalanasit duan të largohen nga BE. Kjo sëmundje gjithashtu infekton Francën

dhe Gjermaninë, ku ilaçi më efi kas ka qenë një përgjigje evropianiste. Partitë mbështetën kandidatin më pro-evropian, Emmanuel Macron, për t’i mbyllur rrugën nacionalizmit të Le Pen. Presidenti i Francës ishte i pari që mobilizoi Evropën kundër cunamit katalanas. Dhe ai është lideri më i rëndësishëm në Evropë. Edhe në Gjermani, një betejë po zhvillohet kundër nacionalizmit populist të ekstremit të djathtë të Afd.Valët e pavarësisë së vendeve erdhën pas rënies së perandorive dhe luftërave. Nëse kriza dhe Brexit do të kishin bërë të shpërthente perandoria e BE-së, diga anti-nacionaliste do të ishte shembur. Sa shtete do të kishim në Evropë? Sipas Junckerit, njëqind “fshatra”. Përkthimi në shqip u publikua së pari në “bota.al”

Shtëpia e Bardhë: Palestinezët po i “ikin” dialogut për Lindjen e Mesme

Unioni, si digë ndaj nacionalizmave. Pa të do të kishim “100 fshatra”

Gripi sezonal mund të jetë më vdekjeprurës se lufta

Page 8: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

8 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta DITAC M Y K

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tetor, stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë individëve arriti në 106.8 miliardë lekë, me një rënie prej 0.3% në krahasim me muajin e mëparshëm. Kredia, që individët marrin për të blerë pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, ka shënuar rënie në muajin tetor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tetor, stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë individëve arriti në 106.8 miliardë lekë, me një rënie prej 0.3% në krahasim me muajin e mëparshëm. Edhe huaja e re për këtë qëllim është sërish në rënie, duke arritur në 1.5 miliardë lekë po në tetor, me tkurrje prej 8% në raport me muajin e mëparshëm. Rënie të larta ka shënuar sidomos kredia e re për shtëpi në euro, që është përgjysmuar në krahasim me periudhën mars-qershor. Ky është një sinjal

i ri se tregu i pasurive të paluajtshme po shfaq ngadalësim të kërkesës. Më herët, ekspertët e pasurive të paluajtshme kanë pohuar për “Monitor” se ka pasur një stepje në blerjet e apartamenteve, që ata e lidhën me procesin e Vettingut, i cili parashikon se do të kalojë në fi ltër pasurinë e zyrtarëve. Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, procesi i vetting-ut ka sjellë pezullim të transaksioneve të kësaj kategorie, e cila është aktore e rëndësishme në treg. Në të kundërt, oferta për apartamente, sidomos në kryeqytet është në rritje, teksa numri i lejeve të ndërtimit është trefi shuar vitin e fundit (Në Tiranë janë dhënë për periudhën janar-qershor 102 leje nga vetëm 36 të tilla të dhëna në të njëjtën periudhë të vitit 2016, sipas burimeve zyrtare të INSTAT). Kapitali i lirë po orientohet sërish në ndërtim, duke rrezikuar mbi-investime në këtë sektor. Në fund të vitit të kaluar u

konstatua një gjallërim i kërkesës, i lidhur kryesisht me blerjet me cash në dorë, por edhe nga zgjerimi i kredisë. Por, më pas, me shtimin e fl uksit të ndërtimeve, çmimet u stabilizuan pas rritjes së fi llim vitit, madje ka pasur një tendencë në rënie në zonat e preferuara në qendër, ndryshe nga periferia ku është konstatuar një shtrenjtim prej 15-20% muajt e fundit. Aktualisht apartamentet në periferi kushtojnë midis 450-600 euro për metër katror, ndërsa brenda unazës rriten në 900-1000 euro për metër katror, për të arritur në 2500-3000 euro në zonën e Bllokut dhe Televizionit Shqiptar. BSH ka paralajmëruar fl luskën/Në Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, Banka e Shqipërisë e vlerësoi tregun e banesave me vlerën më të lartë të rrezikut për gjendjen fi nanciare të individëve. Në një sqarim të posaçëm për “Monitor”, Banka e Shqipërisë

raportoi se në fund të qershorit 2017, në krahasim me një vit më parë, është vërejtur rënie e çmimit të pasurive të paluajtshme kundrejt trendit të saj afatgjatë. Kjo, sipas ekspertëve të bankës nënkupton që “pasuria” e individëve është disi më e ulët, dhe kjo vlerësohet si rrezik i shtuar në metodologjinë që përdor banka për të matur gjendjen fi nanciare të individëve. Nga ana tjetër, edhe pritshmëritë e individëve për 12 muajt e ardhshëm (për çmimet, punësimin) dhe sipas vrojtimit përkatës të konsumatorit, kanë qenë disi më të ulëta. “Të dy këta faktorë, nuk kanë qenë në përmasa të tilla sa të ndryshojnë klasifi kimin e përgjithshëm të rrezikut si “i moderuar”, por kanë ndikuar në rritjen e tij brenda kategorisë”, vlerëson BSH. Në deklaratën e stabilitetit, tregu i banesave për individët mori notën më të lartë të rrezikut në krahasim me një vit më parë.

Investimet e huaja direkte që kanë hyrë në ekonomi në 9 muajt e parë të vitit kanë shfaqur tendencë rënëse, duke paralajmëruar mbarimin e projekteve të mëdha, si ai i gazjsllësit TAP dhe HEC-eve, që po ndërtohen mbi lumin Devoll. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin investimet e huaja arritën në 677 milionë euro, me një rënie prej 4.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rënies janë ngadalësuar, pasi tremujori i tretë ka shfaqur një rigjallërim të investimeve. Për periudhën korrik-shtator u investuan 299 milionë euro, njësoj sa në tremujorin e tretë të një viti më parë, por me rritje të ndjeshme në krahasim me dy tremujorët e parë (179 mln euro në të parin dhe 199 milionë euro në të dytin). Investimet e huaja ishin kryesisht të përqendruara në sektorin e energjetikës (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit fi nanciar (12%).

Nga do rriten investimet/Në periudhën 2015-2016, investimet e huaja shënuan rritje të djeshme, të ndikuara nga punimet për ndërtimin e projektit TAP dhe HEC-in e Devollit. Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifi kim në afatin e mesëm. FMN uli së fundmi me 0.4 pikë përqindjeje pritshmërinë për rritjen ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm, pikërisht për këtë arsye. Banka Botërore, FMNN

Investimet e huaja bien me 4.2% për 9-mujorin, ç’do të ndodhë pas mbarimit të TAP

dhe Komisioni Europian kanë tërhequr vazhdimisht nevojën e diversifi kimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes së Shqipërisë. Sipas tyre, përfundimi i projekteve të mëdha dhe një rënie e çmimeve të lëndëve të para mund të përbëjë rrezik për rritjen, nëse

nuk tërhiqen investime të qëndrueshme në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë do ta integronte ekonominë më mirë në zinxhirët e furnizimit global, për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira në të gjithë ekonominë.

Kamëz, “Buxheti i Bashkisë 2018”, votë unanime të këshilltarëve të PS, LSI dhe PD, 65% shkon për investimeËshtë votuar një prej buxheteve më të mëdha ndër vite. Parashikohen dhjetëra e dhjetëra projekte në infrastrukturë deri në rrugë me 16 metra gjerësi..Baza e financimit të ardhurat vendore të bashkisë

Është miratuar sot buxheti i bashkisë Kamëz për vitin 2018. Me votën unanime të këshilltarëve tashmë i është dhënë drita jeshile e zbatimit një prej buxheteve më të mëdha të planifikuar edhe pse trendi ka ardhur në rritje vit pas viti. Në buxhetin e vitit të ardhshëm pritet të financohen me dhjetëra e dhjetëra, mes tyre dhe superprojekte në infrastrukturë rrugore si dhe do të ndërhyhet në KUZ, ndërhyrje në kolektorë, ujësjellës etj. Në fjalën e tij para këshilltarëve, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu bëri një prezantim konkret të buxhetit, fokusin që do të ketë ai, si dhe garantoi që me zbatimin e tij Kamza dhe Paskuqani do të jenë me një infrastrukturë shumë më të mirë dhe të standardeve bashkëkohore. Zoti Mziu pranoi që ky buxhet është shqyrtuar me grupet e interesit si dhe me komunitetin për të qenë dhe ata të përfshirë duke qenë se është në interes të tyre. Objektivi prioritar i këtij buxheti do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në të gjithë

territorin e Bashkisë Kamëz dhe Njësisë Paskuqan, rritja e numrit të të punësuarve, zhvillimi ekonomik si dhe rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Sipas kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ky është buxheti më i madh i përgatitur deri më tani, ku një pjesë të konsiderueshme e zënë të ardhurat vendore dhe kjo ka ardhur falë një pune të mirë të bërë në terren, luftës ndaj informalitetit si dhe shtim të numrit të biznesit kjo fal lehtësirave që ju krijon bashkia si dhe komunikimit të mirë me biznesin. Zoti Mziu

sërish shfaqi pakënaqësinë me transfertën e pakushtëzuar nga qeveria që sipas tij, ajo nuk është ajo çfarë i takon Kamzës, pasi është me 10-15%. Tregues për këtë është dhe fakti po të bësh krahasimet me vitet e tjera kur prej 2 vitesh Kamza ka edhe Paskuqanin pjesë të saj. Zoti Mziu shtoi se edhe pse Bashkia Kamëz ka paraqitur 137 projekte në qeveri, asnjë financim nuk ka marrë!. Prioritet i bashkisë Kamëz në buxhetin e vitit 2018 janë; zhvillimi i harmonizuar i një ekonomie konkurruese në tregun

Ndërsa ndërtimi po lulëzon, kredia dhe vetting-u paralajmërojnë rënien e kërkesës për blerje apartamentesh!

rajonal, me biznese kryesisht të tregtisë, që zgjerohen e inkurajohen për të pasur diversitet e cilësi, zhvillimi i ekuilibruar i territorit në përputhje me parametrat bashkëkohore mjedisore dhe urbane si dhje një jetë sociale cilësore, dinamike dhe gjithëpërfshirëse ku shanset individuale për progres dhe mirëqenie mbështeten

e zgjerohen në mënyrë të barabartë. Buxhetit i Bashkisë për vitin 2018 është 2,232,787 mijë lekë. Në mbyllje të fjalës së tij z.Mziu garantoi që edhe projektet e vitit 2017 që janë në zbatim e sipër do të mbyllen dhe ndër to përmendi Qendrën e Qytetit të Kamzës, Pedonalen e qytetit, Qendrën e Babrrusë etj.

Page 9: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

9E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

J A P O N I A , NJË MIK MË I AFËRT SE KINA

C M Y K

Japonia, SHBA dhe BE, bashkë për t’i bërë presion Kinës për një tregti të drejtë

Të tre ekonomitë shpresojnë të përdorin OBT-në për të bindur Pekinin që të rishqyrtojë politikat e tij ekonomike

Aderimi i Japonisë në aleancën bërthamore me SHBA-në

frikëson Kim Jong-unUdhëheqësi i Koresë duket të jetë frikësuar tej mase nga planet e Japonisë për t›u ngjitur në

«qerren e luftës» të Shteteve të Bashkuara, ndërsa përgatitet për luftën që del nga regjimi komunist

Mediet shtetërore: Koreja e Veriut e gatshme për shkëmbime

të rregullta me OKB-nëLajmi u dha në fund të vizitës në vendin komunist të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Mbetet të shihet nëse ky është vetëm një gjest i bukur përshëndetjeje me rastin e vizitës së përfaqësuesit nga SHBA-ja.

Page 10: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

10 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taSUPLEMENT

Japonia, SHBA dhe Bashkimi Evropian do të bashkohen për të thirrur për praktika më të drejta tregtare në takimin ministror të Organizatës Botërore të Tregtisë që do të mbahet në Buenos Aires, duke nisur nga e diela. Ata pritet të njoftojnë një politikë të përbashkët për të zhvilluar rregulla të reja për të ndihmuar në ruajtjen e politikave të industrisë dhe praktikave të drejta tregtare, në një përpjekje për t’i bërë indirekt presion Kinës. Ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Hiroshige Seko, Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer dhe Komisionerja e Tregtisë së BE, Cecilia Malmstrom do të zhvillojnë bisedime të martën. Ata shpresojnë të hartojnë një dokument të përbashkët për të shprehur angazhimin e tyre për të punuar së bashku për të luftuar politikat shtetërore që mund të minojnë tregtinë e drejtë dhe transparente. Dokumenti pritet të theksojë rëndësinë e një kornize për të adresuar politikat kombëtare që mund të jenë të dëmshme për tregtinë e ndershme, si prodhimi i tepërt, trajtimi preferencial dhe subvencionet indirekte ndaj ndërmarrjeve shtetërore. Ajo gjithashtu do të kundërshtojë kontrollet e tepërta të qeverisë në internet.

Ndonëse nuk do të drejtohet nga ndonjë qeveri e veçantë, ajo do të synojë të bindë Pekinin që të rishqyrtojë politikat e saj aktuale. Në nëntor, vendet e prodhimit të çelikut u takuan në Gjermani për të diskutuar mbi kapacitetin e prodhimit të tepërt. Por, në përgjigje të raportit të forumit, Uashingtoni tha se takimi «nuk kishte bërë përparim kuptimplotë» mbi shkaqet rrënjësore të kapacitetit të tepërt të çelikut dhe SHBA nuk do të hezitonin të përdorin «mjetet e disponueshme nën autoritetet ligjore». BE është gjithashtu aktualisht në një mosmarrëveshje me Kinën përpara OBT-së lidhur me faktin nëse ekonomia e Kinës vepron në një mënyrë që mund të njihet si një «ekonomi tregu». Këto rrethana i kanë sjellë të tri palët së bashku për të kundërshtuar Kinën. Por fokusi i Uashingtonit duket të jetë në të metat e OBT-së. SHBA ka preferuar të punojë më vete, duke u përpjekur të imponojë tarifa më të larta ose të ndalojë importet nga Kina, në përputhje me ligjet e veta, në vend që të bashkohet me përpjekjet multilaterale. Japonia dhe BE-ja, nga ana tjetër, kanë insistuar në procedimin e bazuar në kornizat ndërkombëtare si OBT-ja. Të dyja do të përpiqen të

Pas vizitës pesë ditore të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jeffe Feltman në vendin e izoluar, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se Pheniani është i gatshëm të ruajë kontaktin me Kombet e Bashkuara „nëpërmjet vizitave në nivele të ndryshme». Sipas KCNA, Feldman ka shprehur gadishmërinë të ndikojë për një qetësim të gjendjes në gadishullin korean.Gjithashtu ai ka pranuar se sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut kanë pasur një ndikim negativ ndaj situatës humanitare në këtë vend. Feltman u takua mes të tjerëve me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho. Mbeti e pasqaruar nëse Feltman u takua edhe me sundimtarin Kim Jong Un. Feltman nuk dha asnjë sqarim për bisedat e tij në Phenian. Një përfaqësues i

një rangu të tillë e ka vizituar Korenë e Veriut për herë të fundit në vitin 2010.Në bisedat me Feltman-in Penjani ka ripërsëritur akuzat kundër SHBA-së. „Politika armiqësore e SHBA-së» dhe „presionet bërthamore» nga qeveria e Presidentit amerikan Donald Trump janë shkaku për tensionet masive në gadishullin korean, thuhet në njoftimin e KCNA-së. Sundimtari Kim e sulmoi sërish personalisht Trumpin. Ai e quajti presidentin amerikan 71-vjeçar si një „plak

të matufepsur» në lidhje me vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Presidenti amerikan nga ana tjetër e kishte cilësuar më parë sundimtarin koreanoverior disa herë si «një „burrë të vogël raketë». Armët atomike dhe testet

testet bërthamore të Koresë së Veriut kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Pas testit të fundit bërthamor, Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh javën e kaluar në një seancë urgjente, por nuk vendosi «ashpërsimin e masave ndëshkuese». Koreja e Veriut testoi në fund të nëntorit një raketë ndërkontinentale të tipit Hwasong 15. I gjithë territori i SHBA-së është në këtë mënyrë në distancë të arritshme të raketave koreanoveriore, njoftoi Pheniani në përfundim të testit.

I dërguari i SHBA-ve për çështjet e Koresë së Veriut udhëton në Japoni e TajlandëI dërguari i SHBA-së për Korenë e Veriut do të udhëtojë në Japoni dhe Tailandë për të diskutuar çështjen e rritjes së presionit ndaj Phenianit pas testit të fundit të raketave balistike, tha të premten Departamenti Amerikan i Shtetit. Koreja e Veriut, e quajtur zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK), testoi raketën e saj më të fuqishme ndërkontinentale balistike (ICBM), duke thënë se pajisja mund të prekë në të gjithë territorin e kontinentit të Shteteve të Bashkuara. Joseph Yun, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA për politikën e Koresë së Veriut, do të udhëtojë në Japoni dhe Tajlandë më 11-15 dhjetor për t›u takuar me zyrtarë qeveritarë «për të diskutuar për të forcuar fushatën presionuese pas testit të fundit të raketave të DPRK-së», tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të shkurtër. «Shtetet e Bashkuara duket se shpresojnë të vazhdojnë partneritetin e tyre me të dyja këto kombe në mënyrë që DPRK të kthehet në bisedime të besueshme mbi denuklearizimin», shtoi ajo. Tensionet janë rritur dukshëm gjatë muajve të fundit në lidhje me zhvillimin e Koresë së Veriut, në kundërshtim me raundet e përsëritura të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, të raketave bërthamore që janë në gjendje të arrijnë Shtetet e Bashkuara. Testi i raketave të fundit bëri që SHBA të bindet se udhëheqja e Koresë së Veriut do të «shkatërrohej tërësisht» nëse do t’ia dilte. Pentagoni ka ngritur zërin në mënyrë të përsëritur pas provave të Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sinjale të përziera në lidhje me interesin e tyre për bisedime me Veriun, me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson që ka thënë se Uashingtoni është duke mbajtur kontakte të tilla, por Presidenti Trump mendon se kjo është një kohë e duhur.

Japonia, SHBA dhe BE, bashkë për t’i bërë presion Kinës për një tregti të drejtë

Të tre ekonomitë shpresojnë të përdorin OBT-në për të bindur Pekinin që të rishqyrtojë politikat e tij ekonomike

bindin Shtetet e Bashkuara të bashkohen në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e tregtisë. Takimi i ardhshëm ministerial i OBT do të jetë i pari që kur Presidenti i SHBA Donald Trump mori detyrën në fi llim të këtij viti. Lighthizer do të marrë rastin për të kërkuar reforma në OBT. India dhe disa vende afrikane pritet të nxisin përmirësime të ndryshme. Ata ankohen se përfi timet nga

tregtia e lirë nuk janë përhapur plotësisht në vendet në zhvillim. Ndërkohë, Japonia dëshiron të propozojë krijimin e rregullave të përbashkëta për nxitjen e tregtisë elektronike dhe të kërkojë bashkëpunim nga vendet anëtare në zhvillimin e infrastrukturës adekuate të telekomunikacionit në vendet në zhvillim. Por diskutimet paraprake kanë zbuluar hendekun ndërmjet vendeve në

zhvillim, duke i dhënë prioritet bujqësisë dhe çështjeve të peshkimit, dhe ekonomive më të pasura që kërkojnë të diskutojnë për çështje më të avancuara teknologjikisht. OBT gjithashtu ka një shqetësim se konferenca mund të mos jetë në gjendje të nxjerrë një komunikatë ministrore nëse përballet me mosnjohje nga SHBA-të ndaj shprehjeve të veçanta, të tilla si «kundër proteksionizmit».

Mediet shtetërore: Koreja e Veriut e gatshme për shkëmbime të rregullta me OKB-në

Lajmi u dha në fund të vizitës në vendin komunist të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Mbetet të shihet nëse ky është vetëm një gjest i bukur përshëndetjeje me rastin e vizitës së përfaqësuesit nga SHBA-ja.

Page 11: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

11E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta SUPLEMENT

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Japonia ka luftuar me një kulturë pune, e cila përbëhet nga punë e tepërt jashtë orarit. Për ta frenuar atë sjellje, një fi rmë po planifi kon të përdorë dronë që fl uturojnë rreth zyrës për prishjen e Auld Lang Syne për t›u siguruar punonjësve të kuptojnë se është koha për të shkuar në shtëpi. Sistemi, i zhvilluar nga zyra e sigurisë dhe fi rma e pastrimit Taisei dhe gjigandi i telekomit NTT, fl et për avionë që patrullojnë zyrën në një rrugë të planifi kuar fl uturimi. Dronët

gjithashtu do të regjistrojnë pamjet e asaj që ata shohin gjatë fl uturimit për të identifi kuar punonjësit që mbeten në zyrë pas orarit standard të punës. «Ju nuk mund të punoni me të vërtetë kur mendoni se po vjen çdo herë», tha drejtori i Taiseit, Norihiro Kato për The Japan Times. Auld Lang Syne zakonisht luhet në qendrat japoneze për të njoftuar se dyqanet po mbyllen. Taisei do të gjykojë sistemin në prill 2018, duke synuar një tarifë mujore prej ¥ 50,000 ($ 450) për kompanitë që ta përdorin këtë shërbim.

Megjithatë, disa ekspertë thonë se kjo nuk ka gjasa të zgjidhë problemin rrënjësor. «Edhe nëse ky ngacmim robotik i bën punëtorët që të largohen nga zyra, ata do të mbeten në punë në qoftë se kanë detyra të papërfunduara», i tha BBC, Scott North, profesor i sociologjisë në Universitetin e Osaka. «Për të shkurtuar orët jashtë orarit, është e nevojshme të zvogëlohet ngarkesa e punës, ose duke zvogëluar detyrat që humbin kohën dhe garat e stilit të turneut për të cilat vendet e punës japoneze janë të njohura ose duke angazhuar më shumë

punëtorë. «Mbingarkesa në Japoni është shkaku i mijëra vdekjeve çdo vit - aq shumë saqë Japonia ka edhe një fjalë për të përshkruar këtë lloj të veçantë të vdekshmërisë: ‘Karoshi’. Një botim i botuar vitin e kaluar zbuloi se një në pesë japoneze punon mesatarisht 49 orë ose më shumë çdo javë, me shumicën e viktimave karoshi në 30 dhe 40 vjeç që vdesin nga sëmundje të ndryshme, të tilla si dështimi i zemrës, lodhja, goditja, ose vetëvrasja si rezultat i stresit të punës dhe depresionit.

Nga Jon Rogers

Zëdhënësi i medias për regjimin e Koresë së Veriut - ka lëshuar një deklaratë të rrejshme dhe të rreme duke akuzuar Japoninë për «veprime dinake ushtarake» dhe “hipjen në ‘qerren e luftës’ të nxitur nga SHBA dhe për të realizuar ëndrrën e reinvazionit të Koresë”. Deklarata shtoi se Japonia dhe Britania kishin rënë dakord për të formuar një marrëdhënie «gjysmë aleate» me qëllim të «forcimit të bashkëpunimit për mbrojtjen e ndërsjellë». Ai tha se Japonia dhe Britania kishin mbajtur kohët e fundit takime «2 + 2» të ministrave të jashtëm dhe ministrive të mbrojtjes ku diskutuan çështjen e «marrëveshjes për statusin e njësive të dërguara». Ata gjithashtu identifi kuan çështjen e rritjes së hulumtimit në një raketë me rreze të mesme që do të ngrihej mbi luftëtarët, të cilët të dy vendet kishin kryer si një projekt të përbashkët për tre vjet dhe kështu prodhonin një raketë gjyqi që do të miniaturohej me një rreze të gjatë aftësie». Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes mohoi në mënyrë të paligjshme çdo njohje të një marrëveshjeje të tillë kur është kontaktuar nga Express.co.uk. Një zëdhënëse e Zyrës së Jashtme gjithashtu mohoi se çdo marrëveshje është bërë, megjithëse shtoi se bisedimet e përbashkëta mes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të të dy vendeve do të ndodhnin «së shpejti» - përpara Krishtlindjeve - megjithatë deklaruan se siç nuk kishin ndodhur akoma bisedimet ishin ‘prenotuar’. KCNA gjithashtu akuzoi «reaksionarët japonezë» për veprime të ndryshme, duke përfshirë përpjekjet për të «investuar» në vendet e tjera për t›u bashkuar me veprime ushtarake kundër Koresë së Veriut, duke bërë pretendime territoriale dhe duke përdorur pretekstin e «ndihmës» si një mënyrë për të kryer «operacione ushtarake». Komunikata përfundoi me një profetizëm të frikshëm: «Japonia duhet të përballet me situatën dhe nuk duhet të vrapojë. «Nëse ai vendos për pushtim,

në bashkëpunim me forcat e agresionit jashtë shtetit, duke përfshirë SHBA, do të përballet vetëm me vetë-shkatërrimin». Deklarata u pasua pasi Japonia tha se do të armatosë avionët e saj luftarakë me raketat e fundit ajrore në sipërfaqe si përgjigje ndaj kërcënimit në rritje të Koresë së Veriut, ndërsa tensionet në të gjithë rajonin vazhdojnë të përshkallëzohen. Sekretari i Mbrojtjes Onunera Onodera zbuloi sot se paratë do të shpenzoheshin për pajisjen e forcave ajrore japoneze me raketa të teknologjisë së lartë nga Shtetet e Bashkuara. Masa e Japonisë nuk është e parëndësishme pasi kushtetuta e vendit, e imponuar nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, e cila thekson se vendi mund të ketë vetëm 560 kilometra, që do t›u mundësonte pilotëve të synojnë gjithë Korenë e Veriut, duke fl uturuar në mënyrë të sigurtë mbi Detin e Japonisë. Forcat e armatosura të NATO-s, kanë thënë se Japonia do të vazhdojë të mbështesë politikën e saj të mbrojtjes, duke thënë: “Ne do t›i prezantojmë ato si raketa që na lejojnë të merremi me kundërshtarët tanë jashtë rrezikut të kërcënimeve.” Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u tha ligjvënësve se testet e vazhdueshme të raketave të Koresë së Veriut ishin një kërcënim i menjëhershëm» për sigurinë e Japonisë dhe përpjekja për të negociuar me shtetin e vetmuar ishte e pakuptimtë.

Kronika – Duke qëmtuar rrënjët e frikësimit të Kim-it/Koreja e Veriut vazhdoi sfi dimin e bashkësisë ndërkombëtare me provën e një rakete tjetër balistike të mërkurën në mëngjes. Në përgjigje të këtij zemërimi të fundit, qeveritë e interesuara vazhdojnë të përpiqen të mbledhin një përpjekje të bashkërenduar për të kufi zuar sjelljen e Koresë së Veriut dhe ndalur provokimet e saj, në mënyrë që Veriu të pajtohet me regjimin e mospërhapjes bërthamore dhe të bëhet një anëtar përgjegjëse dhe i respektuar i ligjit të kombeve. Megjithatë, të metat në strategjinë për ta bërë këtë mbeten të pandashme dhe duhet të ndreqen nëse kjo përpjekje

Aderimi i Japonisë në aleancën bërthamore me SHBA-në frikëson Kim Jong-un

Udhëheqësi i Koresë duket të jetë frikësuar tej mase nga planet e Japonisë për t›u ngjitur në «qerren e luftës» të Shteteve të Bashkuara, ndërsa përgatitet për luftën që del nga regjimi komunist

është për t›u përballur. Koreja e Veriut kreu testin e saj të tretë të asaj që mendohet të jetë një raketë balistike ndërkontinentale - pas dy të parëve në korrik - në orët e hershme të së mërkurës. Raketa udhëtoi rreth 1.000 kilometra në 53 minuta para se të zbriste rreth 250 km në perëndim të prefekturës së Aomorit në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë në Detin e Japonisë. Në mënyrë domethënëse, raketa udhëtoi në një trajektore «lofted», që do të thotë se ajo shkoi më larg në atmosferë - më shumë se 4.000 km në lartësi - për të testuar motorët e saj dhe gamën e mundshme, pa kërcënuar vendet e largëta. Parametrat e fl uturimit kanë detyruar më së shumti vëzhguesit të arrijnë në përfundimin se nëse raketa do të kishte fl uturuar në një trajektore standarde, do të kishte qenë në gjendje të udhëtonte 13,000 km, gjë që do të vendoste bregun lindor të Shteteve të Bashkuara brenda rrezes së saj. Ndërsa këta ekspertë të njëjtë paralajmërojnë se nuk ka asnjë shenjë të llojit dhe madhësisë së bojës që raketat bartnin. Një raketë mund të fl uturojë në një distancë më të gjatë kur nuk ka një ngarkesë të rëndë. Koreja e Veriut pretendoi se ICBM-ja e re e cila është testuar, është e aftë të mbajë një rakord të rëndë bërthamor. Po aq e rëndësishme është se Koreja e Veriut nuk ka demonstruar as aftësinë e synimit, as zotërimin e teknologjive të ri-hyrjes që do të lejonin që ajo të sulmonte një kundërshtar të largët me saktësi. Megjithatë, konsensusi është

se nëse Koreja e Veriut nuk i ka zotëruar ato aftësi, ajo së shpejti do t’i ketë. Vendi ka kryer një seri rigoroze të testeve të raketave: Nisja e kësaj jave është testimi i 16-të (në të cilin janë hedhur 22 raketa) që nga shkurti, një shkallë e paprecedentë kjo. Dënimi ndërkombëtar ishte i shpejtë për t›u ndjekur. Kombet e Bashkuara e denoncuan testin si «një shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe që tregon mospërfi llje të plotë për pikëpamjen e bashkuar të bashkësisë ndërkombëtare.» Kryeministri Shinzo Abe tha: «Ne kurrë nuk mund të kemi një veprim të tillë të pamatur që pengon angazhimin e fortë e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet dhe të zbatojë plotësisht masat e sanksioneve. Ne nuk do të japim asnjë provokim dhe do të maksimalizojmë presionin mbi Korenë e Veriut. Presidenti i SHBA, Donald Trump e quajti atë një situatë që duhet trajtuar. “Asgjë nuk ka ndryshuar. ...Ne e marrim atë shumë seriozisht”. Këshilli i Sigurimit i OKB u caktua të takohej në një sesion urgjent të mërkurën pasdite, ndërsa SHBA dhe Kanada do të thërrasin një takim të kombeve që kontribuojnë me forcat në Komandën e OKB-së në Korenë e Jugut për të diskutuar mënyrat për të ndalur «kërcënimin e Koresë së Veriut për paqen ndërkombëtare”. Koreja e Jugut në mënyrë të

ngjashme denoncoi testin dhe u përgjigj me një mesazh të vetin. Brenda pak minutash nga provimi, forcat e Koresë së Jugut kryen një «stërvitje me raketa precize», distanca e fl uturimit të së cilës përputhej me atë të raketës së Koresë së Veriut dhe u ul në brigjet lindore të Koresë së Jugut. Në shumicën e rasteve, testet e Koresë së Veriut pasqyrojnë orarin e vet dhe imperativet teknologjike. Në këtë rast, megjithatë, Pheniani ka të ngjarë të dërgonte një sinjal për Uashingtonin dhe botën. Koreja e Veriut zakonisht nuk provon në dimër për shkak të motit të keq. Dhe, në të vërtetë, testimi ishte pezull për rreth 10 javë pas një vere të zënë. Por turneu i fundit i Trump në Azi, në të cilin Koreja e Veriut ishte një përparësi në bisedat e tij dhe vendimi pasues për të ringjallur Phenianin si një mbështetës shtetëror të terrorizmit mund të ketë frymëzuar atë qeveri për të dërguar një mesazh se nuk ishte frikësuar. Ky test do ta bëjë më të lehtë për Uashingtonin dhe aleatët e saj të forcojnë sanksionet. Përveç sanksioneve ende më të forta, të dërguarit e SHBA po i shtyjnë qeveritë e tjera për të shkurtuar lidhjet me Phenianin dhe për të prerë burimet e tjera të të ardhurave për regjimin, siç është përdorimi i punëtorëve të Koresë së Veriut si punë e huaj - një praktikë e përhapur në Lindjen e Mesme dhe Rusinë. Koreja e Veriut këmbëngul se programet e saj të raketave dhe ato bërthamore janë mbrojtëse dhe një mjet për të mbrojtur vendin nga një SHBA armiqësore, duke mos harruar ciklin e veprimit dhe reagimit që ka iniciuar apo açeleruar. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se «mbeten të angazhuar për të gjetur një rrugë paqësore për denuklearizimin», por durimi i saj po mbaron. Sfi da është për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët si Japonia që të artikulojnë një zgjidhje diplomatike që Pheniani mund të mbështesë. Deri tani, shkopinj janë shumë më të shquar se karota. Kjo mund të jetë kënaqësi emocionale, por nuk ka gjasa të prodhojë një marrëveshje që zgjat.

Fakti/Firma japoneze do të dërgojë në shtëpi punëtorët e mbingarkuar duke i bezdisur me dronë

Page 12: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

12 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta FOTOShqipëria në foto historike

1990/KATËR DITËT E STUDENTËVE DHE

PASQYRIMI NË SHTYP

shqiperia në foto his

torike

sh

qiper

ia

foto historike

Nga KASTRIOT DERVISHILëvizja studentore e zhvilluar më 8-12 dhjetor 1990 është pasqyruar fare pak në shtypin

komunist të kohës. Në këtë numër sjellim disa foto të këtij shtypi në ditët në f jalë si dhe në efektin që prodhoi më pas kjo lëvizje. Shtypi shqiptar nuk është marrë fare me ngjarjet në f jalë,

por në me vonesë i ka dhënë një vend fare të vogël atyre.

“ZP”, 8 dhjetor 1990

Artikulli kryesor i gazetës është “Propaganda përballë detyrave të mëd-ha”. Ndër të tjera këtu janë edhe fjalët se heqja e rolit udhëheqës të PPSH-së nga kushtetuta, nuk do të thoshte dobësim, por rritje reale të këtij roli.

“ZP”, 11 dhjetor 1990Për herë të parë jepet lajmi për trazira në qytetin “Studenti”, si dhe për një takim

të Ramiz Alisë me studentët.

Page 13: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

13E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta FOTO

shqipe

ria në

foto historike sh

qiperia

në foto his

torik

e

Mitingjet antikomuniste

Në atë kohë, sidomos në qytetet e mëdha, nisën lëvizjen e mëdha politike. Organizoheshin tubime në të cilat kërkohej liri-demokraci, Shqipërinë si gjithë Europa, dënimin e krimeve komu-niste, lirimin e të dënuarve politike, etj.

Plenumi i 13-të

Ky është njoftimi zyrtar për plenumin e 13-të të Komitetit Qendror të PPSH-së që vendosi pranimin e pluralizmit politik. Procesverbali i plenumit në fjalë, nuk është trashëguar në ditët tona.

Dekreti i pluralizmitKy është njoftimi në shtyp i dekretit nr.7442, datë 17.12.1990 “Për krijimin e organizatave e shoqatave

politike”. Vihet re qysh në titull që mungon fjala “parti politike”.

Page 14: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

14 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu u rikthye në skenën e Shtëpisë së Operës në Zyrih të Zvicrës me operën ”Madama Butterfly”.

Saimir Pirgu sukses me operën ”Madama Bu� erfl y” në Zyrih

Premiera e ”Madama Butterfl y” u ngjit në skenë mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e regjisorit Ted

Huffman. Ai do të marrë pjesë në plot 11 net shfaqje që nisën mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojnë deri më 10 janar.Pirgu interpreton rolin e togerit Pinkerton nga opera “Madama Butterfl y”.Në prag të premierës, mediat zvicerane kanë dhënë vlerësimet e tyre maksimale për Saimir Pirgun, ndërsa në faqen zyrtare të Teatrit të Zyrihut zëri i kristaltë i tij është vetë promocioni i premierës.Media të rëndësishme zvicerane si Tages Anzeiger e vlerësojnë tenorin shqiptar për ngrohtësinë që zëri i tij përcjell, duke e krahasuar me tenorin e madh italian Luciano Pavarotti.Në artikujt dedikuar tenorit shqiptar, vlerësohet se ai rrezaton ngrohtësi, jo vetëm në zë por edhe në shpirt. Madama Butterfl y do të shfaqet në Zyrih në datat 10, 14, 17, 20, 23, 27 e 29 dhjetor dhe me pas në datat 1, 5, 7, 10 Janar 2018.

Violinistja Ina Kosturi rikthen nën tingujt e violinës kompozitorin e harruarKompozitori shqiptar i viteve ’20 Kostandin Papajorgji, një emër i harruar i muzikologjisë shqiptare është rikthyer në një koncert në Muzeun Historik Kombëtar.

”Don Kishoti” nëpërmjet kukullave në Teatrin Metropol“Don Kishoti” dhe aventurat e tij është shfaqur nëpërmjet kukullave këtë fundvit në Teatrin Metropol.

Vepra e njohur e Servantesit është premiera e re për fëmijë në këtë teatër që është ngjitur në skenë për

publikun e vogël në datën 2 dhjetor dhe do të vazhdoj çdo fundjavë deri më 17 dhjetor.“Don Kishoti” është vënë për herë të parë në skenë nëpërmjet kukullave, një eksperiencë e re për teatrin, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri,dhe nën interpretimin e aktorëve Klaudja Piroli, Ismail Shino, Xhulia Musagalliu, Kristo Bace, Armando Mehmeti, Aurora Qazimi.Sipas regjisorit, komedia me kukulla “Don Kishoti” është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real.“Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në marrëdhënien midis dy personazheve kryesor, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesë ngjarjet e kësaj komedie”, thotë Ymeri.“Don Kishoti është një zotëri nga Spanja,

i cili pasi kishte lexuar shumë libra mesjetare kalorsiake vendos të bëhet dhe ai një kalorës. Kështu merr shpatën dhe mburojën dhe del në kërkim të aventurave, bashkë me mikun e tij fshatar Sanco Pançon, të cilit i premton zotërime pa fund pas fi toreve të tyre. Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të të

dashurës, Dulqinjës së Tobozos.Bashkë me Sançon kërkojnë aventura, por shumë herë ato i shkojnë për ters. Në fund të veprës, Don Kishoti vdes si pasojë e temperatures dhe rrëfyesi, të cilit Servantesi thotë se i ka dëgjuar historinë, del dhe thotë se pas vdekjes së Don Kishotit, nuk pati me asnjë kalorës.

Violinistja Ina Kosturi në nder të 91-vjetorit të premierës së parë solistike, e ka rikthyer Papajorgjin përmes tingujve të violinës së saj në skenën shqiptare. Ndërsa recitali i parë me muzikën e Papajorgjit u luajt në vitin 1926, Partitura e shkruar që në vitin 1925 ruan shënimin “Të drejtat i përkasin autorit”.Në këtë koncert interpretuan edhe instrumentistët Lorenc Radovani, Arian Paco, Arben Basha, Gezim Belegu dhe sopranoja Emiljana Palushaj.Pas interpretimit të Nocturnit të Papjorgjit, koncerti Ina Kosturit ka vijuar pas Romancat për violinë e orkestër, fantazitë për violinë e më gjerë.

Në Pukë nis projekti për restaurimin e shkollës ku dha mësim MigjeniSpecialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë udhëtuar drejt shkollës muze të qytetit të Pukës, në vendin ku Migjeni jeton sot nëpërmjet fotove, kujtimeve dhe veprave të tij, të cilat qëndrojnë të ekspozuara në ambientet e shkollës. Duke marrë parasysh gjendjen aktuale jo të mirë të monumentit dhe rëndësinë e tij, specialistët kanë nisur punën për hartimin e projektit të restaurimit. Instituti i Monumenteve të Kulturës ka theksuar se restaurimi i elementëve karakteristikë të objektit si dhe rikonceptimi i ambientit të brendshëm në shërbim të ekspozimit të objekteve, do të mund të rikthejnë vëmendjen e vizitorëve ndaj këtij objekti muzeal, me vlera të veçanta.

KULTURË

Page 15: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

15E martë, 12 dhjetor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta

“The Square”, fi lmi surreal, i frikshëm dhe ndonjëherë i vështirë për t’u shikuar në botën bashkëkohore të artit për shkak të satirës së tij, ka dominuar edicionin e 30-të të “European Film Academy”.

Filmi kishte marrë “Palme d’Or” në festivalin e Cannes që i parapriu gjashtë çmime në Berlin, çmime evropiane që synojnë të jenë ekuivalente me “Oscars”. Suksesi për Britaninë në këtë mbrëmje ishte çmimi për dramën e errët që zë vend në shekullin XIX, “Lady Macbeth”, që u shpërblye me çmimin për “European Discovery”.Stephen Frears, i ka kërkuar falje audiencës kur ka prezantuar çmimin për regjisorin William Oldroyd.“Vij nga një shtet aq budalla saqë duam të largohemi nga Evropa”, ka thënë ai. “Kërkoj falje për problemet që i kemi shkaktuar”, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e The Guaridan.Problemet e Evropës, qofshin ato me Brexitin apo ngritjen e nacionalizmit, ishin tema periodike për folësit në ceremoni, sikurse edhe skandali i vazhdueshëm për ngacmimet seksuale në industrinë e fi lmit. Por pati edhe momente argëtuese. Filmbërësi suedez Ruben Östlund, dy herë e bëri publikun të qesh, teksa pranoi çmimet për regjinë më të mirë dhe fi lmin më të mirë, për fi lmin “The Sqaure”.Aktorja dhe regjisorja franceze Julie Delpy, mori çmimin për arritje evropiane në kinemanë botërore, çmim ky i cili më parë ishte fi tuar nga aktorë dhe fi lmbërës të njohur si Helen Mirren, Isabelle Huppert, Lars von Trier dhe Steve McQueen.Gjashtë çmimet e rrëmbyera nga “The Square”, ishin për fi lmin më të mirë, komedinë më të mirë, regjinë më të mirë, skenarin më të mirë, për dizajnin e produksionit dhe aktorin më të mirë për Dane Claes Bang, i cili portretizon një drejtor me stil i një galerie, por edhe i çuditshëm.Kritiku i “The Guardian”, Peter Bradshaw, këtë fi lm e ka cilësuar “satirë zvarritëse dhe me guxim surreal”.Filmi rus “Loveless” fi toi dy çmime, për kinematografi në dhe muzikën më të mirë, dhe aktorja hungareze Alexandra Borbely fi toi çmimin si aktorja më e mirë për portretizimin që i bën një punëtores në thertore dhe aferës së saj të pazakontë me shefi n në “On Body and Soul”.Çmime të tjera përfshijnë dokumentarin më të mirë, që iu nda fi lmit polak “Communion” dhe animacioni më i mirë për “Loving Vincent”, fi lm i realizuar nga çifti

Mungon na� a, Teatri Kombëtar i Kosovës pezullon shfaqjet

Si pasojë e mungesës së naftës në Teatrin Kombëtar të Kosovës janë pezulluar të gjitha aktivitetet

Shfaqja “I ligu për mend”, me regji të Altin Bashës është dashur të prezantohej sonte para audiencës, por si pasojë e objektit të ftohtë, janë ndërprerë shfaqjet përkohësisht.“Për shkak të mungesës së naftës me të cilën ngrohet në tërësi objekti i TKK-së, kemi ndërprerje të shfaqjeve përkohësisht, Për çdo eventualitet ju informojmë. Kërkojmë ndjesë”, është sqarimi i këtij institucioni nëpërmjet facebook.Kurse po Teatri Kombëtar i Kosovës më 13 të po këtij muaji ka paralajmëruar premierën e shfaqjes “Të harruarit”, me regji të Shkurte Aliut. Mbetet të shihet nëse do të bëhet ndonjë zgjidhje e shpejtë, pasi që ky institucion ka pasë probleme me ngrohje edhe gjatë javës së shkuar.

“The Square” triumfoi në ceremoninë e “Oscarit” evropian

polako-britanik, Dorota Kobiela dhe Hugh Welchman.“European Film Awards” ishte themeluar në Berlin në vitin 1988 si një shtëpi artistike alternative ndaj “Oscars”, me fi lmin “A Short Film About Killing” të Krzysztof Kieślowski, i cili ishte i pari që mori çmimin për fi lmin më të mirë.Presidenti i “European Film Academy”, Wim Wenders, ka mbajtur një fjalim prekës ku ka kujtuar vitet ’80, periudhën e vështirë për fi lmbërësit në Evropën e ndarë që shpesh dukej si luftimi i vetëm në beteja.Evropa ka ecur përpara që nga ajo kohë, por ai ishte i acaruar në mbrëmjen e ceremonisë për shkak të “një monstrumi

të vjetër të cilin kemi menduar se e kemi varrosur, i quajtur nacionalizëm...sëmundja më e vjetër dhe më e keqja e Evropës. Si mund të zhvarroset nga kohët e tashme?”.“Lakmi dhe rritje. Evropa është ndërtuar në mure më të mira, më solide sesa paratë. Është e ndërtuar mbi ide të madhërishme mbi atë se kush jemi si njerëz, kush jemi si shoqëri dhe qenie kulturore. A po luftojmë mjaftueshëm për këto ideale? A kemi? A do të?”, ka thënë Wenders. Kishte, po ashtu, edhe thirrje të shumta për lirimin nga burgu rus i fi lmbërësit ukrainas Oleg Sentsov. Një letër mbështetëse nga artisti kinez Ai Weiwei, u lexua, i cili ishte i pranishëm në audiencë.

Jona Fonda në ditëlindjen e 80-të: Mendoja se do të kishim një presidente femër Jane Fonda një aktore amerikane, shkrimtare, modele dhe aktiviste festoi këtë të shtunë ditëlindjen e saj të 80-të në një event të titulluar ‘Eight Decades of Jane’ , në lagjen Buckhead në Atlanta

Në këtë ngjarje u nderua e gjithë veprimtaria e aktores dhe po ashtu u mblodhën rreth 1 milion dollarë të cilat do të shkojnë në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve në Gjeorgji.Aktorja, e cila ka shpenzuar më shumë se pesë dekada duke bërë fushatë për shkaqe të ndryshme, tha se ajo është ‘krejtësisht e tmerruar’ të mendojë se ‘liritë tona, demokracia jonë do të ishte ndonjëherë kaq në rrezik siç është sot’.Fituesja e Oskarit i tha Vanity Fair: “Mendoja se do të kishim një presidente femër në ditëlindjen time të 80-të”. Fondacioni Fonda me këtë event i parapriu ditëlindjes së saj më 21 Dhjetor, duke mbledhur në këtë ngjarje rreth 228 mysafi rë, përfshirë themeluesin e CNN dhe ish-bashkëshortin e saj, Ted Turner, djalin e saj Troy Garity dhe producentin Paula Weinstein.James Taylor dhe Carole King interpretuan disa këngë duke përfshirë “So Far Away” dhe “You’ve Got A Friend”.

Së shpejti koncerti i Vitit të Ri nga Filharmonia e KosovësTë shtunën e 23 dhjetorit Filharmonia e Kosovës sjellë koncertin e Vitit të Ri.Ky koncert sjellë Solistët Vokal dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e dirigjentit Noorman Widjaja nga Gjermania.Koncerti vjen më 23 dhjetor me fi llim nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

KULTURË

Page 16: Çmimi 30 lekë Krimi i organizuar po cakton Prokurorin e ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171211.pdf · 2 E martë, 12 dhjetor 2017 55 POLITIKE @ | gazeta Basha: Në 27-vjetorin

16 E martë, 12 dhjetor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta REKLAMAC M Y K