gazeta "jemi edhe ne" nr.48 nentor 2014

8
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet 1 Viti VI i botimit, nr. 48, nentor 2014 Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” U mbetet të zgjedhin nga zgjedhja e bërë… Në këtë rifillim të botimit tw gazetës do të përcjellim për drejtoritë e shkollave, mësuesit ndihmës dhe senatorët e qeverive të nxënësve një intervistë të disa viteve më parë e gazetarit Sulejman Dida. Intervista është bërë me një senator të një prej shkollave të qytetit të Kukësit dhe fatkeqësisht edhe pse i përket disa viteve më parë është shumë aktuale dhe urojmë që të (Intervistë me nxënësin N.M. anëtar i qeverisë së nxënësve në një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit Kukës) Pyetje: Si ngrihet kjo “qeveri”, dmth, a e bëjnë vetë nxënësit apo rekomandohet? Ngrihet në formë të rregullt, apo demokratike? Përgjigje:. Të paktën në formë duket e tillë. Nëpër klasa votojmë për senatorin e më pas senatorët, pra në të zgjedhurit zgjedhim kryetarin e qeverisë. Me thënë të drejtën në klasë nuk kemi pasë fillim shumë të mirë sepse është mësuesi ai që rekomandon tre apo më shumë emra për tu votuar si senatorë, pra ato nxënës përzgjidhen nga mësuesi dhe jo nga nxënësit. Nxënësve u mbetet të zgjedhin jo nga masa e tyre por nga zgjedhja e bërë. Nejse, ndoshta kështu është më mirë për mësuesin, por jo për ne. Pyetje: po më pas në senat? Çfarë ndodh atje? Përgjigje: Ka bërryla edhe aty, por të paktën këto janë mes nesh, nuk ka aq ndërhyrje, nuk ka fare ndërhyrje, por nuk jemi shumë të lirë, kemi pak përvojë dhe kam vënë re një përkujdesje për të mos dalë nga rrethi i nxënëseve që lidhen me drejtuesit e shkollës apo që kanë influencë. Pyetje: si ta kuptojmë fjalën influencë? Përgjigje: që janë psh, me pushtet apo janë bismensmenë. Se qe, për një nxënës, na thanë ky është i dhjetave, për një tjetër që nuk ishte i dhjetave na thanë, ky e ka babën biznesmenë dhe e ndihmon shkollën me dhurata. Hajt, mirë atëherë, kot që bëhen zgjedhje... Pyetje: por sidoqoftë disa punë i zgjidh qeveria e nxënësve, apo jo, a mund të më thuash çfarë punësh keni marrë përsipër? Përgjigje: A doni tju njoh me rregulloret dhe me objektivat? Jo? Çfarë mbaj mend unë. Qe si asht tamam kjo puna e qeverisë tonë. Ne kemi një mësuese që merret me ne, sjell tek ne porosi të drejtorisë dhe ne ua komunikojmë nxënësve, unë ia komunikoj klasës time dhe senatorëve të tjerë të klasave të tyre. Këto janë për pastërtinë, për zbatimin e orarit dhe frekuentimin, për uniformat, për disiplinën në mësim, me ndihmu ndonjë nxënës të dobët, me organizu ndonjë aktivitet. Pyetje: Dhe i keni zbatuar gjithmonë? Përgjigje: Jo or burrë. U preke si të thashë, or burrë, e kam si shprehje, por ti nuk po i shkruan këto gjana apo jo? Nejse, bën si të duash, por më marrin në sy të keq. Pyetje: Nxënësit senatorë, presidenti apo mësuesit... kush ju merr në sy të keq. Përgjigje: Jo, jo nuk e di se kush, ndoshta të gjithë, sepse do thonë, u bane ti me na kritiku. Pyetje: Pyetje po në fakt, çfarë ka për tu kritikuar në shkollën tuaj? Përgjigje: Ka plot gjana, në senat diskutojmë, kryetari ia thotë mësuesit që merret me ne, atij ia themi edhe ne, por ai ia thotë edhe drejtorisë. Nuk na marrin inat, na thonë vazhdimisht, thoni mendimin tuaj, hajt të diskutojmë. Pyetje: Le ta shohin çështjen në një këndvështrim tjetër, kush është problemi në shkollë, nxënësit apo edhe mësimdhënësit, drejtoria apo si të themi, për të dalë tek pyetja “çfarë ka për tu kritikuar”. Përgjigje: Janë edhe mësuesit nganjëherë, qe, psh. Prej disa javësh nuk kemi mësues matematike, ky nuk është problem i qeverisë sonë por ne e pësojmë, sepse kur vjen mësuesi, o burra ia fut një vrap me mësimet e prapambetura. Në sjellje? Ke të drejtë. Mësuesi X i tha një ditë një nxënëses së klasës tonë, “kokëlopë” sepse nuk ishte përgatitur shumë mirë në mësim. Nxënësja i ishte ankuar babës së vet, dhe nuk e di, ndoshta kanë ba fjalë me mësuesin. Pyetje: Po ju si senat nuk bëtë asgjë për rastin që një mësues ka ofenduar një nxënëse? Përgjigje: Po, kemi diskutuar që edhe mësuesi duhet të jetë korrekt, por në përgjithësi. Nuk kemi folur për rastin konkret,

Upload: alb-aid-kukes

Post on 19-Jul-2015

69 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

1

Viti VI i botimit, nr. 48, nentor 2014

Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

U mbetet të zgjedhin nga zgjedhja e bërë…

Në këtë rifillim të botimit tw gazetës do të përcjellim për drejtoritë e shkollave, mësuesit ndihmës dhe senatorët e qeverive të nxënësve një

intervistë të disa viteve më parë e gazetarit Sulejman Dida. Intervista është bërë me një senator të një prej shkollave të qytetit të Kukësit dhe fatkeqësisht edhe pse i përket disa viteve më parë është shumë aktuale dhe urojmë që të

(Intervistë me nxënësin N.M. anëtar i qeverisë së nxënësve në një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit Kukës)Pyetje: Si ngrihet kjo “qeveri”, dmth, a e bëjnë vetë nxënësit apo rekomandohet? Ngrihet në formë të rregullt, apo demokratike?Përgjigje:. Të paktën në formë duket e tillë. Nëpër klasa votojmë për senatorin e më pas senatorët, pra në të zgjedhurit zgjedhim kryetarin e qeverisë. Me thënë të drejtën në klasë nuk kemi pasë fillim shumë të mirë sepse është mësuesi ai që rekomandon tre apo më shumë emra për tu votuar si senatorë, pra ato nxënës përzgjidhen nga mësuesi dhe jo nga nxënësit. Nxënësve u mbetet të zgjedhin jo nga masa e tyre por nga zgjedhja e bërë. Nejse, ndoshta kështu është më mirë për mësuesin, por jo për ne. Pyetje: po më pas në senat? Çfarë ndodh atje?Përgjigje: Ka bërryla edhe aty, por të paktën këto janë mes nesh, nuk ka aq ndërhyrje, nuk ka fare ndërhyrje, por nuk jemi shumë të lirë, kemi pak përvojë dhe kam vënë re një përkujdesje për të mos dalë nga rrethi i nxënëseve që lidhen me drejtuesit e shkollës apo që kanë influencë.Pyetje: si ta kuptojmë fjalën influencë?Përgjigje: që janë psh, me pushtet apo janë bismensmenë. Se qe, për një nxënës, na thanë ky është i dhjetave, për një tjetër që nuk ishte i dhjetave na thanë, ky e ka babën biznesmenë dhe e ndihmon shkollën me dhurata. Hajt, mirë atëherë, kot që bëhen zgjedhje...Pyetje: por sidoqoftë disa punë i zgjidh qeveria e nxënësve, apo jo, a mund të më thuash çfarë punësh keni marrë përsipër?Përgjigje: A doni tju njoh me rregulloret dhe me objektivat? Jo? Çfarë mbaj mend unë. Qe si asht tamam kjo puna e qeverisë tonë. Ne kemi një mësuese që merret me ne, sjell tek ne porosi të drejtorisë dhe ne ua komunikojmë nxënësve, unë ia komunikoj klasës time dhe senatorëve të tjerë të klasave të tyre. Këto janë për pastërtinë, për zbatimin e orarit dhe frekuentimin, për uniformat, për disiplinën në mësim, me ndihmu ndonjë nxënës të dobët, me organizu ndonjë aktivitet. Pyetje: Dhe i keni zbatuar gjithmonë?Përgjigje: Jo or burrë. U preke si të thashë, or burrë, e kam si shprehje, por ti nuk po i shkruan këto gjana apo jo? Nejse, bën si të duash, por më marrin në sy të keq. Pyetje: Nxënësit senatorë, presidenti apo mësuesit... kush ju merr në sy të keq.Përgjigje: Jo, jo nuk e di se kush, ndoshta të gjithë, sepse do thonë, u bane ti me na kritiku. Pyetje: Pyetje po në fakt, çfarë ka për tu kritikuar në shkollën tuaj?Përgjigje: Ka plot gjana, në senat diskutojmë, kryetari ia thotë mësuesit që merret me ne, atij ia themi edhe ne, por ai ia thotë edhe drejtorisë. Nuk na marrin inat, na thonë vazhdimisht, thoni mendimin tuaj, hajt të diskutojmë.Pyetje: Le ta shohin çështjen në një këndvështrim tjetër, kush është problemi në shkollë, nxënësit apo edhe mësimdhënësit, drejtoria apo si të themi, për të dalë tek pyetja “çfarë ka për tu kritikuar”.Përgjigje: Janë edhe mësuesit nganjëherë, qe, psh. Prej disa javësh nuk kemi mësues matematike, ky nuk është problem i qeverisë sonë por ne e pësojmë, sepse kur vjen mësuesi, o burra ia fut një vrap me mësimet e prapambetura. Në sjellje? Ke të drejtë. Mësuesi X i tha një ditë një nxënëses së klasës tonë, “kokëlopë” sepse nuk ishte përgatitur shumë mirë në mësim. Nxënësja i ishte ankuar babës së vet, dhe nuk e di, ndoshta kanë ba fjalë me mësuesin.Pyetje: Po ju si senat nuk bëtë asgjë për rastin që një mësues ka ofenduar një nxënëse?Përgjigje: Po, kemi diskutuar që edhe mësuesi duhet të jetë korrekt, por në përgjithësi. Nuk kemi folur për rastin konkret,

Page 2: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

2

Nëntor 2014________________________________________________Jemi edhe ne...

por ka psh, raste kur mësuesi pi duhan, kur mësuesi na thotë lexojeni mësimin vetë në shtëpi, dhe të nesërmen na pyet, apo kur ai gjuan me shkumës një nxënës që bën zhurmë.Pyetje: Po me psikologun apo me psikologen e shkollës çfarë marrëdhëniesh keni?Përgjigje: Pse, a kanë pru në shkollën tonë psikolog?

Intervistoi Sulejman Dida

Mbështetje qeverisë së nxënësveAshtu si edhe vitin e kaluar shoqata ALB-AID po zbaton projektin “Merrni pjesë në qoftë se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet – Promovimi i qeverive të nxënësve”. Ky projekt financohet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. Qëllimi i projektit konsiston në kthimin e shkollës në një vend ku demokracia ushtrohet nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes aktive të fëmijëve, familjeve dhe komunitetit në procesin mësimor-edukativ. Përfituesit e projektit janë 25 shkolla të Kukësit dhe Hasit. Në këtë kuadër janë mbështetur 25 shkolla duke i asistuar në krijimin e qeverive të nxënësve.

Shatërvani...

Sheshi SkënderbejPara tij ka një shatërvan Si shatërvani sulltanarMe ndryshimin se aty Lan opingat ndonjë malësor

Gazeta “Jemi edhe ne”Një aktivitet i rëndësishëm i projektit do të jetë edhe gazeta “Jemi edhe ne” e cila së shpejti do të shpërndahet në të gjitha shkollat. Pas publikimit të 6 numrave vitin e kaluar dhe përmbylljes me aktivitetin ku u vlerësuan punimet më të mira, këtë nëntor do të fillojë ribotimi i gazetës “Jemi dhe ne…” në kuadër të projektit të sipër përmendur. Botimi, sërish do të bëhet nën kujdesin e shoqatës ALB – AID si pjesë e veprimtarive të parashikuara në projekt. Edhe në numrat vijues të gazetës do të ruajnë karakterin e saj fëminor dhe informativ – kulturor duke mbetur tribunë e zërit të fëmijëve, e mendimit të tyre alternativ për problemet që i shqetësojnë, e sprovave të para të talentit të tyre në lëmë të krijimtarisë letrare e figurative. Veç sa më sipër gazeta do të vazhdojë të jetë burim informacioni interesant të fushave të ndryshme kryesisht nga vendlindja jonë. Duke i pasur edhe në të ardhmen këto drejtime në qendër të vëmendjes, nuk do heqim dorë, për asnjë moment, nga cilësia e përmbajtjes dhe kultura e paraqitjes. Këtu gjejmë rastin të inkurajojmë të gjithë nxënësit që të bëhen pjesë e gazetës me shkrimet e tyre.

Ai nuk lan çfarë u bëÇfarë zhbëhet me shpejtësiE shumta hedh stërkala përpjetëSi lule në shpatin e tij

Hasan Çaushi, kl VIII-të, shkolla 9-vjeçare Zahrisht, Has

Ky shatërvan nuk lan krimet bërë kundër popullit të tijMbrëmjet, mëngjeset, agimetTë kaluara në robëri

Page 3: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

3

KRIJIME LETRARE

Nëntor 2014________________________________________________Jemi edhe ne...

Bota

E madhe por se shikojka zhurma por si dëgjojka njerëz që si njohdhe gjëra që s'mund ti shohpor e di se një ditë do të mësoj shumë nga kjo botë do të udhëtoj më shumëdo të kem aventura plot

Arlinda Brati, shkolla e mesme e bashkuar, Golaj, Has

Si do të ishte

Si do të ishte botapo të mos kishte lumturiSi do të ishte bota po të mos kishte fantazi

Si do të ishte planetipa hënën e pa diellinSi do të ishte njerëzimi pa tokën e pa qiellin

Si do të ishte sikur asgjë të mos kuptoja Si do të ishte sikurgjithçka të harroja

Si do të ishte botapa teknologji?Si do të jetonin njerëzit pa pasur lumturi

Çdo të bënin të rinjtë po të mos ishte internetiÇfarë do të ndodhte po të mos ishte planeti

Si do të ishte botaE shkretuar, pa asgjëSi do të ishte botapo të mos ishte asnjë

Si do të ishte sikurvetëm unë të ekzistojaSi do të ishte sikur asgjë të mos kuptojaSi do të ishte sikurTë vazhdoja të shkruaja Asgjë të mos mendoja

Elona Kastrati, shkolla e mesme e bashkuar, Golaj, Has

Pse

Pse s;mund të kërcej?Pse s'mund të këndoj?Pse s'kma një jetë?Pse s'mund të jetoj?Pse gjithçka është terr?Pse s'mund të shikoj?Pse s'kam familje?Pse s'kam fëmijëri?Pse s'kam miq?Pse s'njoh shoqëri?Pse'në ma shpjegoniPse'në nuk e kuptojJam një fëmijëkam të drejtë të jetoj

Edona Brati, shkolla e mesme e bashkuar, Golaj, Has

Perëndimi

Hap sytë me lindjen e diellitdhe zemra mbushte plot dritëzgjohem me afshin e tijnë shpirt nuk kavend për frikë

Kur në dritare një vesë rrëshqetD i e l l i m e v e z u l l i m i n m ë përshëndetrrezet e tij kristal më ngrohin shpirtinkur është me mallTashmë shpirti do që të pushojë dielli nuk kundërshtonzemra ka një mendimt'i mbyll sytë me perëndim

Argjentina Kastrati, shkolla e mesme e bashkuar, Golaj, Has

Mes errësirës ndihem e ndrojtur ndihem pa shpresë sikur po vdeskërkoj ndihmë, askush nuk më ndihmonhija ime më frikëson

Një moment më duket sikur zemra më ka dalë nga vendiNjë moment ka pushuardhe kurrë s'ka për tu zgjuar

Dita nuk ekziston, as natavetëm errësirë me sy shikojNë qiell dua të shkojpor prapë në tokë dua të jetoj

Esa Sopaj, kl VII-të, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Page 4: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

4

KRIJIME LETRARE

Nëntor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...

Veni jem

E dini çdo të thotë të mos kesh dritën e syve?Veç ai që e ka provu mund ta thotëTë sorollatesh, pa destinaciontë të flasin e t'u kthesh përgjigjepor të mos kesh mundësinë t'i shohësh n'syKjo jam unëIka që e vogël nga vendi jemshtash dhe pse munohem ta kujtoj s'munemsytë i hupa tuj punue me munime tash jetoj veç me kujtimeZemra m'thotë shko dhe nji her, veç nji herën'venin tem, n'Shqipnipo do jetë e dhimbshme nuk do shoh asnisen du me ju rikthy jetëspavarësisht sa e mundshme ashtdu t'kem arsye pse me jetueT'muni t'nigjoj fshikëllimën e lisit t'madht'ndjej erën e ashpër që m'përkdhel lehtët'i marr erë dheut tem, ta ndjej zemrën tuj punue E nëse do m'pysnin se ka du me pa para se t'vdesShqipnin do kisha thanë pa u menue.

Sabina Cenaj, kl VII-të, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Fëmijët

U linda me bekimin e prindërve do të dua dijen po rritem me urimintë pasurohem me dijepo lutem nga qielliqë fati të më mbështetipo luftoj me shpirtte jem aleat që mjegullën pa dije ta rrëzoj nga pushtetise e shkuara me të ardhmen vijojnë të këndojnë refrenin e një këngeqë suksesin po lajmërojnëJemi unë dhe ti, i dashur fëmijëqë një botë e tërë përulet për nejo se janë servil a as hipokritpor shohin tek ne një rreze me dritëVitet do të ikin të rritur do të na gjejnëpor emrin fëmijë pranë do të kenëse jeta e bukur quhet mrekullikur me zërin e tij flet një fëmijë.

Sueda Gjana, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Nënë Tereza

Nënë Terez, bijë shqiptareme zemër të madhe e bujareNënë Tereza bijë e Shqipërisësimbol i paqes dhe i mirësisë Gonxhe e kishte emrintrëndafil e kishte zemrënnënë e mahde me zemër floridhuroi jetë e bëri plot mrekulliNënë Tereza me paqe e lumturi në zemër

Eridona Mici, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

1 qershori

Një flutur e bardhëu ndal sot në supmoj flutur bardhoshee di se ç'kam sot?Kam festën time1 qershorin kam sotmi jep pak këto flatratë fluturoj në botët'i them botës mbarëfëmijët falin veç paqe

Leontina Voka, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Për klasën time

Ato emra që në banka i shkruamAto detyra që në mur i kopjuamAto fjalë që njëri-tjetrit i thamëAto grindje që ndonjëherë i bëmëAto grindje apo hidhërimeTë gjithë këto ndodhën në klasën time 9 vite të bukura aty i pata, aty qesha, aty qavaTani dalëngadalë fundi po afrohetËshtë e vështirë por duhet të pranohetTë gjitha këto aty i kishim kaluarKurrë në jetë s'kam për ti harruarKy qershor i bukur të gjithë i gëzonSa e sa kujtime do të na ruaj zemraDitari i shkollës do të na ruaj emrat

Pa emër.

Page 5: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

5

KRIJIME LETRARE (ese)

Nëntor 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...

Dashuria e njeriutnë një qytet të Egjiptit, në një provincë të vogël, në një nga varret ku ndodheshin varrezat ishte shkruar “lindi – 1930 vdiq 2000, jetoi 2 vjet. Menjëherë të vjen në mendje pyetja; përse i shkruan 2 vjet? Dhe përgjigjja e njërit prej të afërmve ishte; ne shkruajmë sa vite jetoi i lumtur dhe jo sa vite jetoi gjithsej. Njerëzit jetojnë shumë pak vite të lumtura, dashuria, lumturia, urrejtja janë pjesë e jona, që lindin e vdesin me ne. Njeriu ka shumë dashuri në jetë, e para është ajo e prindërve, me të cilën rritemi dhe nuk e harrojmë kurrë. Klea Koldashi, kl IX-të, shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Kukës

Fëmijëria imeSapo lapsin mora në dorë më erdhën shumë mendime, momente që kisha kaluar. A thua kjo fletë e bardhë do të mjaftonte? – thashë me vete. Që momentin kur erdha në jetë, ku u bashkova me shumë persona që më donin dhe fillova të dua, e para ishte nëna ajo që për mua mund të quhet edhe më e shtrenjta, pa lënë pa përmendur babain që me kujdesen e tij më bëri kjo që jam sot, motrat vëllain dhe shumë e shumë persona pa mbarim që përbënin edhe fisin tim. Gjatë viteve unë fillova që çdo ditë që kalonte për mua ishte diçka e re, ishte momenti ku unë fillova të shqiptoja fjalët e para, të hidhja hapat e parë. U rrita dhe u futa në kopsht. Aty mësoja gjëra që flisnin për shkollën, mendoja se si do të ishte ajo, mos ndoshta do të merrja qortime nga mësuesit. Vitet kalonin sa hap e mbyll sytë dhe nuk mendoja se do të vinte koha që edhe unë të shkoja në shkollë dhe mendimet që kisha për mësuesit ishin ndryshe sepse fillova të kuptoj është prind i dytë për mua dhe qortimet e tij do të ishin vetëm për të mirën time. Në shkollë nuk shoqërohesha me askënd, qëndroja e vetmuar dhe gjithçka ishte monotone. Por vetmia ime nuk zgjati shumë sepse fillova të shoqërohesha me dy vajza që tani janë shoqe të pandashme për mua. Kuptova se sa e çmuar ishte shoqëria. Klasa e parë ishte e vështirë për mua sepse aty nuk njihja askënd përveç dy shoqeve. Mësova alfabetin, numrat dhe shumë gjëra të tjera. Vitet ecnin dhe unë u rrita. Tani jam në klasë të 8-të. Gjatë këtyre viteve mësova të respektoj njerëzit. mësova të ndaj të mirën me të keqen. Tani, ndonjëherë mendoj të jem ajo vajza e vogël, e përkëdhelur e prindërve, dua që të gjitha kujtimet e mia të mos i harroj asnjëherë dhe të kujtoj me mall sa herë që mendoj se jane duke u venitur ne mendjen time. Zara Braha, kl e VIII, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Vlera e diturisëDisa njerëz në botë mendojnë që të kesh para ke gjithçka, por gabohen. Paraja nuk është gjithçka. Me para nuk mund të kesh dije, por me dije mund të kesh para. Nëse të gjitha rrugët e jetës i ke të mbyllura dija të hap një dritare, prej së cilës mund të dalësh nga aty ku ke ngelur. Të jesh mendjendritur është një vlerë e madhe që të bëhesh i ditur duhet ta duash shumë librin, sepse libri është mjeti me të cilin del i fituar. Të lexosh sa më shumë libra është për veten tënde, sepse bëhesh i ditur. Dija është jeta, suksesi dhe fitorja e njeriut. Artemisa Aliaj, kl Vi-të, shkolla 9-vjeçare Zahrisht, Has

LibratFjalen libër e kemi përmendur shumë herë dhe ndoshta ska pasur raste kur nuk e kemi ditur vlerën e këtij thesari të çmuar që e kemi mbajtur në duart tona. Eh të lexosh do të thotë të udhëtosh në kohë dhe të kesh mundësinë të zgjerosh horizontin e njohurive të tua dhe të pasurosh mendjen me dije. Leximi të hap një portal nga ku mund të shohësh botën dhe ta kesh nën kontrollin tënd. Libri, një fjalë që gjen dashuri në zemrat tona dhe shpresë në mendjet tona e ngulet brenda në to që ti ndriçoje. Sa ndjesi e bukur të lexosh, të kesh mundësinë të njohësh vetveten, atë çka ti je në të vërtetë. Të lexosh do të thotë të humbasësh në një botë imagjinare diku mes atyre shkronjave të gdhendura në faqet e librit. Ah, sa bukur të largohesh nga realiteti mizor në të cilin jeton dhe të futesh në një botë fantazie ku me çdo veprim që bën del i fituar. Libri është perla më e çmuar, bukurinë e të cilit mund ta shijojë mbarë njerëzimi. Sa me fat që jemi...Eridona Mici, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

Page 6: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

6

Nëntor 2014________________________________________________Jemi edhe ne...

KRIJIME FIGURATIVE

Nxënësi Sokol Kastrati, shkolla e mesme e bashkuar Golaj

Page 7: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

7

KRIJIME FIGURATIVE

Nëntor 2014________________________________________________Jemi edhe ne...

Anjeza Halili, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Artjola Kerxhaliu, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Emanuela Godeni, shkolla 9-vjecare Zahrisht, Has

Diana Cenaj shkolla “Ahemt Voka”, Gostil

Elsa Alisj, shkolla 9-vjecare Zahrisht, Has

Page 8: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014

KRIJIME FIGURATIVE

8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;

Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

Nëntor 2014________________________________________________Jemi edhe ne...

Malvina Bilali, shkolla 9-vjecare “Vehbi Shehu”, Bicaj Medin Murati, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Zana Bileri, shkolla 9-vjecare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Ervisa Voka, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil