edukimi pËr tË drejtat e njeriut me fËmijË -...

90
EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË Prishtinë, 2010

Upload: others

Post on 25-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË

Prishtinë, 2010

Page 2: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

 

 

 

 

 

EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË 

Doracak trajnimi  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, Janar 2010 

 

 

Page 3: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

2

 

Botues: 

Qendra për Arsim e Kosovës 

 

Për Botuesin: 

Dukagjin Pupovci 

 

Autor:  

Veton Sylhasi 

 

Disenji dhe Ballina: 

Petrit Tahiri 

 

Shtypi: 

xxxx 

 

Tirazhi: 

500 kopje 

ISBN:

Page 4: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

3

 

Hyrje 

 

Të rriturit duhet të kujdesen që fëmijët prej moshës më të re të njihen dhe t’i  përvetësojnë  sjelljet  e  qytetarisë  demokratike.  Zëvendës  Sekretari  i Përgjithshëm  i  Këshillit  të  Evropës,  Maud  de  Boer‐Buquicchio,  thotë: “Aftësia  për  të  jetuar  së  bashku  në  një  demokraci,  nuk  vjen  natyrshëm. Njohuritë, shkathtësitë dhe vlerat që janë parakushte për të jetuarit në një demokraci  duhet  të mbillen  dhe  të  ushqehen  gjatë  gjithë  jetës.  Ndërsa konceptet kyçe të demokracisë dhe të drejtave të njeriut duhet të kuptohen nga fëmijët, vlerat siç  janë dinjiteti, toleranca dhe respekti për të tjerët, si dhe  shkathtësitë  siç  janë bashkëpunimi,  të menduarit kritik dhe aktivizimi për të drejtat e njeriut, nuk mund t’ju mësohen në mënyra tradicionale. Ato duhet  të  mësohen  përmes  përvojës  dhe  të  praktikuarit  në  një  mjedis demokratik dhe nga mosha më e hershme e mundshme1.  

Edukimi për të drejtat e njeriut me fëmijë është një proces që ka për qëllim të  krijojë  kulturën  e  të  drejtave  të  njeriut.  Procesi  ndërtohet  mbi pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, përmes së cilës ata mësojnë për të drejtat e njeriut, fitojnë shkathtësi dhe aftësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe  zhvillojnë qëndrime  të  respektit për dinjitetin  njerëzor dhe barazinë. Prandaj edukimi për të drejtat e njeriut duhet të ketë një rol vendimtar në të  gjitha  proceset  edukative.  Konventa  e  Kombeve  të  Bashkuara  për  të Drejtat e Fëmijëve në nenin 29 shprehimisht e mbështet këtë:  

“Shtetet  palë  pajtohen  që  arsimimi  i  fëmijës  duhet  të  drejtohet  në  (a) zhvillimin e personalitetit,  talenteve dhe aftësive mendore e  fizike, deri në potencialin e tyre të plotë; (b) zhvillimin të respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore..”  

Duke  jetuar me  të  tjerët në  familjet e  tyre, në komunitet dhe në shoqëri, fëmijët, prej moshës më të re bëhen të vetëdijshëm për çështjet që lidhen me drejtësinë dhe kërkojnë kuptimin e botës. Duke ju ushqyer të kuptuarit e të drejtave të njeriut, duke  ju formësuar opinionet dhe duke  ju zhvilluar qëndrimet,  edukimi  për  të  drejtat  e  njeriut  e mbështet  fort  këtë  interes natyral të fëmijëve.  

1 Compasito, Manual on human rights education for children, CoE, preface, p. 7

Ky Doracak është botuar si pjesë e projektit “Promovimi i të Drejtave të Fëmijës në fushën e Arsimit” që implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Shoqatën Kosovare për të Drejtat e Njeriut dhe Fëmijës (KAHCR)

Page 5: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

4

Duke ditur të drejtat e tyre, fëmijët  janë të aftë të  identifikojnë shkeljen e të  drejtave  të  njeriut  dhe  të  ngrihen  kundër  shpërdorimit  të  këtyre  të drejtave; duke u angazhuar vet për të drejtat e njeriut, fëmijët kontribuojnë për një botë më  të mirë; ndërsa duke punuar me  fëmijët për  të drejtat e njeriut, të rriturit bëhen të besueshëm para syve të fëmijëve. 

Programi i trajnimit 

Ky program trajnimi është përgatitur në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të fëmijëve në fushën e arsimit”, të financuar nga Zyra Ndërlidhëse e  Komisionit  Evropian  në  Kosovë  (ECLO).  Programi  është  adaptuar  për fëmijët e moshës 12‐15 vjeçare, që  janë anëtarë të organizatave shkollore për  të drejtat e njeriut/fëmijës,  si dhe për mësimdhënësit dhe prindërit e tyre  që  janë  të  angazhuar  si  këshilltarë  të  fëmijëve  në  këto  organizata. Programi  i trajnimit mund të ofrohet ndarazi për këto dy grupe, por mund të ofrohet edhe për të dyja grupet së bashku. Pikërisht këtë kemi për qëllim ta bëjmë në kuadër të këtij projekti. Rrjedhimisht edhe objektivat që i kemi vënë vetes janë të dyfishta. Kemi për qëllim që nxënësit të fuqizohen duke marrë njohuri për të drejtat e njeriut, si dhe shkathtësi dhe qëndrime që të drejtat e njeriut t’i promovojnë dhe t’i mbrojnë në mjedisin e tyre. Po ashtu, kemi  për  qëllim  që  mësimdhënësit  dhe  prindërit  të  vetëdijesohen  për eksperiencat  e  fëmijëve  dhe  për  këndvështrimet  e  tyre  në  çështjet  që lidhen me  të  drejtat  e  njeriut,  si  dhe  të  zhvillojnë  kapacitetin  e  tyre  si shpërndarës të edukimit për të drejtat e njeriut me fëmijë.  

Programi  i  trajnimit mbështetet në metodologjinë edukuese  joformale,  të bazuar në pjesëmarrjen aktive dhe përvojën personale të fëmijëve. Është  i ndërtuar parmes aktiviteteve që pasqyrojnë jetën reale të fëmijëve. Shumë aktivitete janë marrë nga botimet e Këshillit të Evropës për edukimin për të drejtat e njeriut, siç  janë Kompas – manuali për edukimin për  të drejtat e njeriut me  të  rinj  dhe  Kompasito  – manuali  për  të  drejtat  e  njeriut me fëmijët, por  janë përshtatur asisoj që  t’i shërbejnë kontekstit kosovar dhe që  të mundësojnë  arritjen  e  objektivave  të  programit  të  trajnimit.  Edhe aktivitetet tjera janë zhvilluar duke u bazuar në këto dy kritere. Pavarësisht kësaj,  përdoruesit  e  këtij materiali  duhet  të  kenë  shkathtësinë  që  sipas nevojës  të  adaptojnë  më  tutje  aktivitetet,  në  mënyrë  që  ato  të  bëjnë efektin më të mirë të mundshëm te pjesëmarrësit dhe të reflektojnë sa më mirë idenë e koncepteve që trajtojnë. 

Temat e përzgjedhura në kuadër të programit të trajnimit janë vendosur në një  agjendë  treditore  të  punës,  e  cila  është  kompakte  sa  i  përket metodologjisë, por  secila nga  këto  tema  i  ka objektivat  specifike.  Janë  të dallueshme dy pjesë të programit të trajnimit. Pjesa e parë trajton të drejtat e njeriut dhe  shtrihet përgjatë dy ditëve  të para  të agjendës  së  trajnimit, 

Page 6: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

5

ndërsa pjesa e dytë trajton aspekte të aktivizimit dhe avokimit për të drejtat e njeriut dhe është sistemuar në ditën e tretë të agjendës së trajnimit 

Besojmë se ky program  trajnimi do  t’i shërbejë ngritjes së kapaciteteve  të fëmijëve për të njohur të drejtat e njeriut, për të  identifikuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për t’u aktivizuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe  të  të  tjerëve.  Po  ashtu,  shpresojmë  se  programi  do  të  shërbejë  si udhëzues  praktik  për  të  gjithë  ata  që  kanë  vullnetin  të  angazhohen  në edukimin për të drejtat e njeriut me fëmijë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 7: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

6

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 8: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

7

 

 

 

  UNË JAM TI, TI JE AJO, AJO ËSHTË AI... 

 

 

TEMAT      Prezantimi, diversiteti  

KOHËZGJATJA    30 minuta  

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Njoftim, prezantim, me lëvizje nëpër klasë  

     OBJEKTIVAT    Të thyejnë akullin me pjesëtarët e grupit. 

Të njihen me diversitetin e grupit. Të prezantojnë veten si dikush tjetër nga grupi. 

 

Udhëzime 

 

1. Njoftoni  fëmijët  se do  të prezantohen me njëri‐tjetrin, por këtë do  ta bëjnë përmes një aktiviteti. Kërkojuni fëmijëve që me shënues (marker) të  shkruajnë  emrin  e  vet  në një  letër  të  formatit A4, me  shkronja  të mëdha.  

2. Jepuni fëmijëve udhëzimet në vijim: 

a. Secili nga  ju duke mbajtur  letrat me  emrat  tuaj përpara, do  të gjeni nga një pjesëtar të grupit dhe për disa minuta do të njiheni me njëri‐tjetrin. Kur  të dëgjoni një  sinjal akustik do  të ndërroni letrat me  emra  dhe me  letrat  e  reja  përpara  do  të  gjeni  një partner tjetër dhe do të njiheni mes vete, duke u prezantuar me emrin që mbani në  letër.  Kur  të dëgjoni  sërish  sinjalin  akustik, prapë do të ndërroni letrat dhe do të gjeni një partner me të cilin nuk jeni njohur akoma.  

b. Për  t’u njohur  sa më mirë,  tregoni emrin  tuaj, vendbanimin,  të dhënat për familjen tuaj dhe për shkollën, preferencat personale dhe diçka tjetër të cilën doni ta ndani me të tjerët.  

c. Kur të dëgjoni një sinjal akustik të zgjatur, do të kuptoni se duhet ta ndërprisni aktivitetin. 

Page 9: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

8

3. Tash kërkojuni  fëmijëve që  të krijojnë një  rreth. Secili nga ata me radhë duhet  të prezantohet duke u bazuar në emrin që mban në letrën  që  ka  në  dorë.  Pas  secilit  prezantim  kërkoni  që  të  shfaqet personi  i  vërtetë  me  atë  emër  dhe  kërkojini  të  tregojë  nëse prezantimi  ishte  në  rregull,  nëse  mungoi  diçka  nga  sa  kishte prezantuar ai/ajo dhe nëse është shtuar diçka. 

Gjatë prezantimit në  rreth, do  të ndodh p.sh. që Astriti  të prezantohet si Flutura dhe të tregojë se i pëlqen basketbolli dhe  gatimi  i  ëmbëlsirave,  ndërsa  Flutura  do  të  prezantojë veten si Ergyni dhe do të tregojë se gjuha e tij amtare është turqishtja, por flet edhe gjuhën shqipe dhe atë angleze. Kjo është  shumë  domethënëse  dhe  i  ndihmon  udhëheqësit  të nxjerrë shumë përmbajtje nga fëmijët. 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh:  

  

• Si u ndiet gjatë aktivitetit dhe si ndiheni tash? 

• Cilat ishin vështirësitë me të cilat u ballafaquat? 

• Çka ishte më me vlerë për ju në këtë aktivitet? 

• Cili është përfundimi që mund të nxjerrim nga ky aktivitet? 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 10: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

9

 

 

 

  LOJA ME TABELË 

 

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut  

KOHËZGJATJA    45 minuta  

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Diskutim për të drejtat e njeriut, përmes lojës me tabelë 

     OBJEKTIVAT    Të shprehin njohuritë për të drejtat e njeriut dhe  

Konventën mbi të drejtat e fëmijës. Të lidhin të drejtat e njeriut me jetën e përditshme. 

 

Udhëzime 

 

1. Ndajini  fëmijët  në  grupe me  nga  5  ‐  6  veta  dhe  tregojuni  se  do  të zhvillojnë një  lojë me  tabelë. Secili grup përbën një ekip në  lojë. Ekipi mund  të  zgjedh  një  përfaqësues  për  të  luajtur  dhe  të  tjerët  të ndihmojnë me këshilla, ose mund të luajnë me radhë. Secili ekip zgjedh një figurë që do ta lëvizë nëpër tabelë, si shenjë dalluese e ekipit. 

2. Shpjegoni aktivitetin:  

a. Përfaqësuesi i secilit grup hedh zarin. Fillon grupi me numrin më të madh.  

b. Lojtari  i ekipit të parë hedh zarin dhe  lëviz përpara sipas numrit të zarit. 

c. Çfarë ndodh më pas varet nga katrori ku ka rënë lojtari: 

I. Nëse  lojtari ka  rënë në një katror që përmban  fundin e shkallëve,  lojtari  lëviz  lartë  në  katrorin  në  fillim  të shkallëve. 

II. Nëse  lojtari  arrin  në  një  katror  që  përmban  bishtin  e gjarprit,  ai  duhet  të  shkojë  poshtë  në  katrorin  që përmban kokën e gjarprit. 

Page 11: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

10

III. Nëse  lojtari arrin në një katror me ngjyrë,  lojtari  i ekipit që pret radhën për të luajtur, merr një kartë dhe e lexon atë me zë të lartë. Lojtari i ekipit të parë, duhet të thotë nëse ai mendon që pohimi është i vërtetë ose i pavërtetë /  nëse  është  shkelje  apo  e  drejtë  e  njeriut,  sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve. 

IV. Nëse  lojtari nuk përgjigjet saktësisisht, ai qëndron në të njëjtin  katror.  Lojtari që  jep përgjigjen  e  saktë,  fiton  të drejtën  të shkojë përpara dy katrorë. Nëse ai/ajo mund të emërtojë nenin e Konventës për  të drejtat e  fëmijës që përcakton apo e mbron atë  të drejtë, atëherë ai/ajo shkon  përpara  edhe  një  katror  tjetër.  Nuk  është  e nevojshme  të  emërtohet  numri  i  saktë  i  nenit  të Konventës për të drejtat e fëmijës.  

V. Ekipet tjera më pas luajnë me radhë. 

d. Loja mbaron kur njëri ekip arrin në katrorin e fundit ose kur hedh një numër në zar që e lëviz figurën e tij përtej katrorit të fundit.  

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Diskutoni aktivitetin dhe  lidhni atë me  të drejtat e njeriut, duke bërë këso pyetjesh: 

a. A ju pëlqeu ky aktivitet? 

b. Si  ju  ndihmuan  njohuritë  për  të  drejtat  e  njeriut  të  ngjitni shkallët? 

c. Si  ju  ndihmojnë  njohuritë  për  të  drejtat  e  njeriut  në  jetën  e vërtetë? Si i ndihmojnë të tjerët? 

d. Çfarë ndodh me një komunitet të tërë kur njerëzit nuk dinë rreth të drejtave të tyre të njeriut? Çfarë ndodh kur pjesa më e madhe e njerëzve i njohin të drejtat e njeriut? 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 12: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

11

 

 

 

 FLETË PUNE: KARTAT Kopjoni dhe prisni këto karta ose bëni të tjera të përshtatshme për grupin tuaj 

 

 

  

 

 

 

 

 

 

Pohim: Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta, pavarësisht nëse ata apo prindërit e tyre janë shtetas të një vendi të caktuar ose jo. 

Përgjigje: E vërtetë / Është një e drejtë 

Neni 2 i konventës për të drejtat e fëmijës. Mosdiskriminimi: 

Të drejtat nga kjo Konventë i garantohen çdo fëmije, pa marrë parasysh racën, religjionin, aftësitë; pa marrë parasysh çka mendojnë apo thonë; pa marrë parasysh prejardhjen familjare të tyre.

 

Pohim: Kushdo që martohet, nuk është më fëmijë. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje. 

Neni 1 i konventës për të drejtat e fëmijës.  

Kush është fëmijë:  

Çdo njeri nën moshën 18 vjeçare konsiderohet fëmijë, prandaj i gëzon të gjitha të drejtat nga kjo konventë. 

Page 13: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

12

 

 

 

 

  

Pohim: Përgjegjësja e bibliotekës së shkollës sonë më lejon të marr çdo libër që dua.  

Përgjigje: E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 17 i konventës për të drejtat e fëmijës. Marrja e informacionit të përshtatshëm dhe qasja në mjetet e komunikimit: 

Fëmijët kanë të drejtën për të marrë informacion nga media. Televizioni, radioja dhe gazetat duhet të japin informacion që fëmijët mund ta kuptojnë dhe nuk duhet të promovojnë materiale që mund të cenojnë apo t’u shkaktojnë dëm atyre ose të tjerëve.

 

Pohim:  Nëse kryen një krim, mund të vendosesh në burg me kriminelë të rritur. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje. 

Neni 37 i konventës për të drejtat e fëmijës. Tortura, trajtimi çnjerëzor dhe heqja e lirisë: 

Fëmijët që shkelin ligjin, nuk duhet të trajtohen në mënyrë mizore. Dënimi me vdekje dhe dënimi me burgim të përjetshëm nuk duhet t’u jepet atyre. Në burg ata duhet të veçohen nga të rriturit dhe të lejohen të mbajnë lidhje me familjen e tyre.

 

Pohim: Vajzat mund të luajnë në fushën e futbollit vetëm nëse djemtë nuk janë duke e përdorur atë. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje. 

Neni 2 i konventës për të drejtat e fëmijës. Mosdiskriminimi: 

Të drejtat nga kjo Konventë i garantohen çdo fëmije, pa marrë parasysh racën, religjionin, aftësitë; pa marrë parasysh çka mendojnë apo thonë; pa marrë parasysh prejardhjen familjare të tyre.

Page 14: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

13

 

 

 

  

 

Pohim: Edhe pse duhet të përdor karrocë, unë mund të shkoj në shkollë me fëmijët e tjerë të lagjes sime. Shkolla më ka siguruar pjerrinë për karrocën. 

Përgjigje: E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 23 i konventës për të drejtat e fëmijës. Fëmijët me aftësi të kufizuara: 

Fëmijët që kanë çfarëdo lloji të aftësisë së kufizuar, kanë të drejtë në kujdes dhe mbështetje të veçantë nga shteti, në mënyrë që ata të bëjnë një jetë të plotë dhe të pavarur, deri në maksimumin e aftësive të tyre. 

Pohim: Vetëm babai mund të vendosë se çfarë është më e mira për ty, e jo edhe nëna. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje 

Neni 18 i konventës për të drejtat e fëmijës. Përgjegjësitë e përbashkëta të prindërve: 

Të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për rritjen e fëmijëve të tyre dhe duhet të udhëhiqen nga interesi më i lartë i fëmijës. Shtetet duhet t’u japin ndihmën e duhur prindërve duke u siguruar shërbime të përkrahjes, sidomos nëse të dy prindërit punojnë. 

Pohim: Një fabrikë këtu pranë hedh në ajër materiale kimike me erë të keqe që i bëjnë njerëzit të kolliten.  

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje 

Neni 24 i konventës për të drejtat e fëmijës. Kujdesi shëndetësor dhe shërbimet shëndetësore: 

Fëmijët kanë të drejtën në përkujdesje shëndetësore cilësore, në ujë të pastër, në ushqim me vlera ushqimore dhe në mjedis të pastër, në mënyrë që të jenë të shëndetshëm edhe vet. Për të arritur këtë, shtetet e pasura duhet t’u ndihmojnë shteteve në zhvillim. 

Page 15: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

14

 

 

  

 

Pohim:  Kur lind fëmija, prindërit duhet t’i vënë një emër dhe ta regjistrojnë zyrtarisht lindjen e tij. 

Përgjigje:  E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 7 i konventës për të drejtat e fëmijës. Regjistrimi i lindjes, emri, shtetësia dhe e drejta për të njohur prindërit dhe për të pasur kujdesin e tyre: 

Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të kenë një emër të regjistruar ligjërisht dhe një shtetësi. Gjithashtu, të drejtën për të njohur prindërit e tyre dhe brenda mundësive për ta gëzuar kujdesin e tyre.

Pohim: Në disa vende fëmijët, veçanërisht djemtë, duhet të shërbejnë në ushtri. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është një shkelje 

Neni 38 i konventës për të drejtat e fëmijës. Mbrojta e fëmijëve të prekur nga konflikti i armatosur: 

Shtetet nuk duhet të lejojnë fëmijët nën moshën 15 vjeç të marrin pjesë në ushtri apo të marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimet luftarake. Për më tepër, fëmijët në zonat e luftës duhet të kenë mbrojtje të veçantë.  

 

Pohim:  Kompjuterët tanë të shkollës bllokojnë disa faqe interneti.  

Përgjigje: E vërtetë / Është një e drejtë 

Neni 17 i konventës për të drejtat e fëmijës. Marrja e informacionit të përshtatshëm dhe qasja në mjetet e komunikimit: 

Fëmijët kanë të drejtën për të marrë informacion nga media. Televizioni, radioja dhe gazetat duhet të japin informacion që fëmijët mund ta kuptojnë dhe nuk duhet të promovojnë materiale që mund të cenojnë apo t’u shkaktojnë dëm atyre ose të tjerëve. 

Page 16: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

15

 

 

  

 

 

Pohim: Klasa e tetë nxjerr një revistë të përjavshme dhe e shpërndan atë në lagje. 

Përgjigje:  E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 13 i konventës për të drejtat e fëmijës. Liria e shprehjes: 

Të gjithë fëmijët kanë të drejtën e lirisë së fjalës. Kjo e drejtë përfshin të drejtën të marrin dhe të japin informacion, nëse ky informacion nuk është i dëmshëm për ata apo për dikë tjetër.  

 

Pohim: Pavarësisht se jam 13 vjeç, prindërit e mi ma lexojnë të gjithë postën time përpara se unë ta shoh atë. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është e shkelje 

Neni 16 i konventës për të drejtat e fëmijës. Jeta private, nderi dhe reputacioni: 

Fëmijët kanë të drejtë për të pasur jetë private. Ligji duhet t’i mbrojë ata nga cenimet kundër mënyrës së tyre të jetesës, kundër emrit të tyre të mirë, kundër familjeve të tyre, shtëpive të tyre dhe letrave e postës së tyre.

 

Pohim:  Prindërit e mi e lejojnë vëllanë tim 17 vjeçar të shoh në TV çdo gjë që ai pëlqen, por mua nuk më lënë të shoh çfarë dua, sepse jam vetëm 10 vjeç. 

Përgjigje: E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 5 i konventës për të drejtat e fëmijës. Udhëheqja prindërore dhe zhvillimi i aftësive të fëmijës: 

Qeveritë duhet të respektojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e familjes për të drejtuar dhe udhëzuar fëmijët e tyre, ashtu që, duke u rritur, këta të mësojnë të shfrytëzojnë të drejtat e tyre si duhet.  

Page 17: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

16

 

 

  

 

 

Pohim: Unë kam të drejtën për te pasur një mbiemër, një shtet dhe një familje. 

Përgjigje: E vërtetë / Është një e drejtë 

Neni 8 i konventës për të drejtat e fëmijës. Ruajtja e identitetit: 

Shtetet duhet të respektojnë të drejtën e fëmijëve në identitet, duke përfshirë edhe emrin e mbiemrin, shtetësinë dhe lidhjet familjare.  

 

Pohim: Mua dhe miqtë e mi nuk na lejojnë në shkollë të flasim gjuhën tonë amtare. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje 

Neni 30 i konventës për të drejtat e fëmijës. Fëmijët e minoriteteve dhe personave me origjinë autoktone: 

Fëmijët kanë të drejtën të përdorin gjuhën e vet, të ndjekin kulturën e vet dhe të praktikojnë fenë e vet. Kjo e drejtë ju sigurohet edhe nëse janë pjesëtarë të grupeve minoritare apo popujve autoktonë.

 

Pohim: Nëna ime punon tani në një shtet tjetër, por çdo muaj ajo vjen në shtëpi ose unë dhe babai e vizitojnë atë. 

Përgjigje: E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 10 i konventës për të drejtat e fëmijës. Ribashkimi i familjes: 

Familjet që jetojnë në shtete të ndryshme, duhet të lejohen të lëvizin ndërmjet këtyre shteteve, në mënyrë që prindërit dhe fëmijët të mbajnë kontakte.

Page 18: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

17

 

 

  

 

 

Pohim: Unë kam të drejtën të takohem me të dy prindërit e mi edhe nëse ata janë të ndarë. 

Përgjigje: E vërtetë / Është një e drejtë 

Neni 9 i konventës për të drejtat e fëmijës. Ndarja nga prindërit: 

Fëmijët nuk duhet të ndahen nga prindërit, përveç nëse kjo është në të mirën e tyre, p.sh., nëse një prind keqtrajton apo nuk kujdeset për fëmijën. Fëmijët, prindërit e të cilëve janë ndarë, kanë të drejtë të qëndrojnë në kontakt me të dy prindërit, në qoftë se kjo nuk e dëmton fëmijën.

 

Pohim:  Familja ime erdhi këtu për t’u larguar nga lufta në vendin tonë. Por këtu fëmijët refugjatë, si puna ime, nuk lejohen të shkojnë në shkollë. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje 

Neni 22 i konventës për të drejtat e fëmijës. Fëmijët refugjatë: 

Fëmijëve refugjatë duhet t’u jepet mbrojtje e veçantë. Ata duhet të kenë të njëjtat të drejta si fëmijët e lindur në atë vend.

 

Pohim:  Fëmijët që nuk sillen mirë në shkollë, nuk duhet të ndëshkohen fizikisht në asnjë lloj mënyre. 

Përgjigje: E vërtetë/ Është një e drejtë 

Neni 28 i konventës për të drejtat e fëmijës. E drejta për arsimim: 

Fëmijët kanë të drejtën për arsimim, që do të thotë të shkojnë në shkollë. Disiplina në shkollë duhet të jetë në përputhje me dinjitetin njerëzor të fëmijëve; dhuna nuk duhet të përdoret në disiplinë.

Page 19: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

18

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pohim: Shoqja ime është 14 vjeçare. Prindërit e saj janë shkurorëzuar dhe gjykata e ka ftuar shoqen time të deklarohet se me cilin prind dëshiron të jetojë. 

Përgjigje: E vërtetë / Është një e drejtë 

Neni 12 i konventës për të drejtat e fëmijës. Puna e fëmijës: 

Shteti i garanton fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e veta, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të.

 

Pohim: Unë humbas shumë orë mësimi, sepse kur vëllai im i vogël është i sëmurë unë kujdesem për të gjatë kohës që nëna është në punë. 

Përgjigje: E pavërtetë / Është shkelje 

Neni 32 i konventës për të drejtat e fëmijës. Puna e fëmijës: 

Shteti duhet t’i mbrojë fëmijët nga puna e rrezikshme ose që mund të dëmtojë shëndetin dhe edukimin e tyre, apo që mund të çojë në shfrytëzimin e tyre.

Page 20: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

19

 FLETË PUNE: TABELA 

 

Page 21: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

20

  MË E RËNDËSISHMJA PËR CILIN 

 

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut  

KOHËZGJATJA    60 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Dhënie e përparësive, ndërtim i konsensusit, diskutim 

     OBJEKTIVAT    Të shqyrtojnë rëndësinë e të drejtave të ndryshme nga 

Konventa për të drejtat e fëmijës. Të vlerësojnë se të drejtat janë universale, të  patjetërsueshme dhe të ndërvarura. 

 

Udhëzime 

 

1. Filloni  aktivitetin  duke  bërë  një  stuhi  mendimesh  për  të  drejtat  e fëmijëve, për të përcaktuar sa i familjarizuar është grupi me Konventën për të drejtat e fëmijës dhe/ose duke u kujtuar atyre se çfarë ata mund të kenë mësuar më parë rreth të drejtave të fëmijëve.  

2. Ndajini  fëmijët në çifte dhe secilit çift  jepini dy Karta të të Drejtave të Njeriut. Shpjegoni se çdo kartë përshkruan një të drejtë në Konventën për  të drejtat e  fëmijës. Kërkojuni atyre  të  lexojnë me zë dy nenet në karta  dhe  të  vendosin  se  cila  e  drejtë  është më  e  rëndësishme  për fëmijët. Më pas ata duhet të shkruajnë arsyet e tyre pse kanë zgjedhur një të drejtë nga dy. 

3. Mblidhni kartat për të drejtat “më pak të rëndësishme”. Kërkojini secilit çift të marrin kartën e tyre të zgjedhur të të drejtave të fëmijëve dhe t’i bashkohen një çifti tjetër. Në këtë grup më të madh prej katër vetash, përsërisni hapin 2, duke vendosur se cila e drejtë nga dy kartat e tyre të të  drejtave  të  njeriut  është  më  e  rëndësishme  për  fëmijët  dhe  të shkruajnë arsyet e tyre. 

4. Përsëri mblidhni kartat për të drejtat “më pak të rëndësishme”. Listojini ato të gjitha në një tabak  letre, duke u vënë titullin “Të drejtat më pak të  rëndësishme”. Kërkojini  secilit  grup  të marrin  kartën e  zgjedhur  të tyre të të drejtave të fëmijëve dhe t’i bashkohen një grupi tjetër, duke krijuar grupin e madh prej tetë vetash dhe duke përsëritur procedurën si në hapin 2 dhe 3. 

Page 22: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

21

5. Kur  grupet  të  kenë  bërë  zgjedhjen  e  tyre  përfundimtare,  pyesni  dikë nga secili grup të lexojë me zë kartën e vetme të të Drejtave të Njeriut që ata e kanë zgjedhur si më të rëndësishme dhe të shpjegojnë arsyet për zgjedhjen e tyre. Gjatë leximit të kartave, listojini në tabak letre nën titullin “Të drejtat tona”. Vetëm dy deri në katër të drejta do të mbeten, në varësi të madhësisë së grupit. 

6. Diskutoni këto zgjedhje: 

a. A patët vështirësi për të bërë këto zgjedhje? Përse? b. Çfarë faktorësh ju bënë të zgjidhnit një të drejtë nga një tjetër? c. A ju ndryshuan gjatë aktivitetit idetë lidhur me të drejtat që ishin 

më të rëndësishme? 

d. A jeni dakord me arsyet që ju dhanë grupet e tjera për zgjedhjet e tyre? Përse po, ose përse jo? 

7. Shpërndajuni  fëmijëve  kartat  për  të  drejtat  “më  pak  të  rëndësishme” dhe  kërkojuni  t’i  lexojnë  ato me  zë. Diskutoni  se  çfarë do  të ndodhte nëse me të vërtetë do të na mohoheshin këto të drejta. 

a. Zgjidhni disa  të drejta specifike “më pak  të rëndësishme” dhe u thoni fëmijëve të imagjinojnë se çfarë do të ndodhte pa to (p.sh. e drejta për birësim dhe për përkujdesje alternative, e drejta për jetën familjare, e drejta për lojëra dhe aktivitete kulturore). 

b. Si do  të ndikonte personalisht  te  ju nëse do  të humbnit ndonjë nga këto të drejta “më pak të rëndësishme”? 

c. Si do  të ndikonte  te  të drejtat  e  zgjedhura humbja  e  këtyre  të drejtave “më pak të rëndësishme”? 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Kujtojuni  fëmijëve për parimin  themelor  të universalitetit:  çdo person gëzon të gjitha të drejtat, dhe diskutoni: 

a. Përse  është  e  rëndësishme  që  çdo  qenie  njerëzore  të  ketë  të drejtat e njeriut të njëjta? 

2. Diskutoni me  fëmijët  rëndësinë e  gëzimit  të  të  gjitha  të drejtave dhe ndikimin që kanë të drejtat e ndryshme në njëra‐tjetrën:  

a. A  mund  të  tjetërsohen  të  drejtat  e  njeriut?  P.sh.,  a  mundet dikush  të  na  heq  ndonjë  të  drejtë  personale?  Apo,  a mundet dikush  që  vullnetarisht  të  heq  dorë  nga  një  e  drejtë  e  vet personale?  

Page 23: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

22

b. A varet gëzimi i një të drejte nga gëzimi i ndonjë të drejte tjetër? P.sh., a mund të gëzojmë të drejtën në lojë dhe rekreacion, nëse nuk e kemi të drejtën e lirisë së lëvizjes?  

c. Kërkojuni  fëmijëve  të mendojnë  situata ku  secila nga  të drejtat “më  pak  të  rëndësishme”  mund  të  jetë  vendimtare  për mbijetesën apo për mirëqenien e një fëmije të veçantë. 

 

 FLETË PUNE: KARTAT E TË DREJTAVE  

 

 

 

 

Konventa për të drejtat e fëmijës Nenet 24 dhe 26 

Shëndeti i fëmijës 

Fëmijët kanë të drejtën në përkujdesje shëndetësore cilësore, në ujë të pastër,  në  ushqim me  vlera  ushqimore  dhe  në mjedis  të  pastër,  në mënyrë që të jenë të shëndetshëm edhe vet. Për të arritur këtë, shtetet e pasura duhet t’u ndihmojnë shteteve në zhvillim. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni  9 

Mosndarja nga prindërit 

Fëmijët nuk duhen të ndahen nga prindërit e tyre përveç rastit kur kjo ndarje është për të mirën e tyre, p.sh., nëse një prind e keqtrajton fëmijën. Fëmijët, prindërit e të cilëve janë ndarë, kanë të drejtën për të mbajtur kontakte me të dy prindërit. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 7 

Emri dhe shtetësia 

Të  gjithë  fëmijët  kanë  të  drejtën  të  kenë  një  emër  të  regjistruar ligjërisht dhe një shtetësi. Gjithashtu, të drejtën për të njohur prindërit e tyre dhe brenda mundësive për ta gëzuar kujdesin e tyre. 

Page 24: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

23

 

 

 

 

 

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 40 

Fëmijët në konflikt me ligjin 

Fëmijët të cilët akuzohen se kanë shkelur ligjin, duhet të marrin ndihmë ligjore. Dënimet me heqje  lirie  për  fëmijët  duhet  të përdoren  vetëm për shkeljet më të rënda të ligjit. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 27 

Niveli i mjaftueshëm i jetesës  

Fëmijët kanë të drejtë në nivel të mjaftueshëm  jetese për zhvillimin e tyre fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Përgjegjësinë për të siguruar  këtë  në  radhë  të  parë  e  kanë  prindërit.  Shtetet  duhet  të ndihmojnë prindërit duke u siguruar shërbime për t’i përkrahur ata.  

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 3 

Interesi më e lartë i fëmijës 

Në  të  gjitha  vendimet  dhe  veprimet  që  kanë  të  bëjnë  me  fëmijët, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese. 

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 18 

Kujdesi i prindërve 

Të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për edukimin e  fëmijës dhe  duhet  të  udhëhiqen  gjithmonë  nga  interesi më  i  lartë  i  fëmijës. Shtetet duhet t’u ndihmojnë prindërve duke u ofruar atyre shërbime të përkrahjes, sidomos nëse të dy prindërit punojnë.  

Page 25: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

24

 

 

 

 

 

Konventa për të drejtat e fëmijës Nenet 20 

Përkujdesja alternative 

Është  detyrim  i  shteteve  që  t’ju  sigurojnë  fëmijëve  përkujdesje alternative,  ashtu  që  të  respektohet  origjina  fetare,  kulturore  dhe etnike të fëmijëve dhe të sigurohet që vetëm organet e autorizuara të kryejnë birësimin. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 28  

Arsimimi 

Fëmijët  kanë  të  drejtën  për  arsimim  fillor,  i  cili  duhet  të  jetë  falas. Disiplina në shkollë duhet të respektojë dinjitetin njerëzor të fëmijëve. Fëmijët duhet të inkurajohen të arrijnë nivelin më të lartë të arsimimit, në përputhje me aftësitë e tyre. 

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 12  

Shprehja e pikëpamjeve 

Shteti i garanton fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e veta, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 14 

Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë 

Fëmijët kanë të drejtë të mendojnë dhe të besojnë çfarë ata dëshirojnë dhe  të praktikojnë  fenë e  tyre, përderisa ata nuk pengojnë njerëzit e tjerë  nga  gëzimi  i  të  drejtave  të  tyre.  Prindërit  duhet  të  udhëheqin fëmijët për këto çështje. 

Page 26: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

25

 

 

 

 

 

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 16 

Jeta private 

Fëmijët kanë të drejtën për jetën private. Ligji duhet t’i mbrojë ata nga ndërhyrjet në mënyrën e tyre të  jetës, në reputacionit të tyre të mirë, në familjet dhe shtëpitë e tyre. 

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 6 

Jeta, mbijetesa dhe zhvillimi 

Të  gjithë  fëmijët  kanë  të  drejtë  në  jetë.  Shtetet  duhet  të  sigurojnë mbijetesën dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.  

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 17 

Qasja në informacion 

Fëmijët  kanë  të  drejtën  për  të  marrë  informacion  nga  media. Televizioni,  radioja dhe gazetat duhet  të  japin  informacion që  fëmijët mund ta kuptojnë dhe nuk duhet të promovojnë materiale që mund të cenojnë apo t’u shkaktojnë dëm atyre ose të tjerëve. 

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 31  

Loja dhe aktivitetet kulturore 

Të gjithë  fëmijët kanë  të drejtën  të pushojnë dhe  të  luajnë,  si dhe  të marrin pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh argëtuese, kulturore dhe artistike. 

Page 27: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

26

 

 

 

 

 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 32 

Shfrytëzimi ekonomik dhe puna e rëndë 

Shteti duhet t’i mbrojë fëmijët nga puna e rrezikshme ose që mund të dëmtojë shëndetin dhe edukimin e tyre. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 30 

Fëmijët  pjesëtarë  të  pakicave  etnike,  gjuhësore,  fetare,  ose  popujve indigjenë 

Fëmijët kanë të drejtën të përdorin gjuhën e vet, të ndjekin kulturën e vet dhe të praktikojnë  fenë e vet. Kjo e drejtë  ju sigurohet edhe nëse janë pjesëtarë të grupeve minoritare apo popujve autoktonë. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 19 

Dhuna dhe keqtrajtimi 

Është  detyrim  i  shteteve  që  të  marrin  masa  ligjore,  administrative, shoqërore dhe  edukative për  t’ju  siguruar  fëmijëve mbrojtje nga  çdo formë  e  dhunës  fizike  apo  mendore,  fyerjes  apo  keqtrajtimit, nëpërkëmbjes ose shfrytëzimit nga prindërit e tyre apo personat tjerë të cilëve fëmijët u janë besuar për përkujdesje.  

 Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 15 

Liria e bashkimit 

Fëmijët kanë të drejtën për t’u takuar së bashku dhe për t’iu bashkuar grupeve dhe organizatave, përderisa kjo nuk  i pengon njerëzit e  tjerë nga gëzimi i të drejtave të tyre. 

Page 28: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

27

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 23 

Fëmijët me aftësi të kufizuar 

Fëmijët që kanë çfarëdo  lloji të aftësisë së kufizuar, kanë të drejtë për kujdes  të  veçantë nga  shteti, për përkrahje dhe  arsim, në mënyrë  të tillë  që  ata  të  bëjnë  një  jetë  të  plotë  dhe  të  pavarur  deri  në maksimumin e aftësive të tyre. 

Konventa për të drejtat e fëmijës Neni 38 

Fëmijët në konfliktet e armatosura 

Shtetet  nuk  duhet  të  lejojnë  fëmijët  nën moshën  15  vjeç  të marrin pjesë në ushtri apo të marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimet luftarake. Për më  tepër,  fëmijët  në  zonat  e  luftës  duhet  të  kenë mbrojtje  të veçantë.   

Page 29: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

28

  MATANË YLBERIT 

 

 

TEMAT      Qytetaria, Pjesëmarrja, Aftësia e kufizuar 

KOHËZGJATJA    30 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Gjetje e zgjidhjes në bashkëpunim  

     OBJEKTIVAT    Të ndërtojnë bashkëpunimin e grupit 

Të demonstrojnë iniciativa për gjetje të zgjidhjeve. 

 Udhëzime 

 

1. Kërkojuni fëmijëve të mblidhen pranë një tabele me 16 fusha (4 x 4) e cila  është  e  vizatuar  në  dysheme.  Tregojuni  fëmijëve  se  do  të ballafaqohen me  një  detyrë.  Ata  duhet  të  kalojnë  prej  njërës  anë  të tabelës në anën tjetër. Jepni udhëzimet e nevojshme për aktivitetin dhe caktoni rregullat: 

a. Është vetëm një rrugë e mundshme për të kaluar. Këtë duhet ta zbuloni, duke shkelur nëpër fushat në tabelë. Nëse dikush gabon, duhet  të kthehet në  fillim nëpër  të njëjtën  rrugë kah ka ardhur dhe  pastaj  dikush  nga  grupi  duhet  të  provojë  prapë.  Do  të kuptoni që keni gabuar kur të dëgjoni një sinjal akustik. 

b. Detyra do të konsiderohet e përmbushur kur të gjithë anëtarët e grupit të arrijnë të kalojnë “matanë ylberit”. Matanë, ju pret një vend  ku  të  gjithë  njerëzit  ndihen mirë  dhe  ku  juve  ju  hapen mundësi të mira në jetë. 

c. Gjatë kohës së aktivitetit  ju nuk guxoni  të  flisni me njëri‐tjetrin. Prandaj  tash  keni  rastin  që  të mblidheni  dhe  të  diskutoni  për strategjinë  e  veprimit,  për  mënyrën  më  të  mirë  që  ta  kryeni detyrën me sukses. I keni në dispozicion 5 minuta për konsultim.  

2. Jepni shenjë për fillimin e aktivitetit. Përcillni me kujdes rrugën që ndjek secili  pjesëmarrës  për  të  kaluar  “matanë  ylberit”  dhe  jepni  sinjalin akustik, sa herë të vëreni gabimin. Nëse dëgjoni pëshpërima, përsëritni rregullën  se  ata  nuk  janë  të  lejuar  të  flasin.  Shpallni  aktivitetin  të mbyllur  kur  të  gjithë  ta  kenë  kryer  detyrën.  Lavdëroni  lojtarët  për punën e kryer mirë. 

Page 30: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

29

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Bëni një përmbledhje të aktivitetit duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si  u  ndiet  gjatë  aktivitetit?  A  ishte  detyra  e  vështirë  apo  jo? Përse? 

b. A  jeni  të kënaqur më përfundimin? A mendoni  se keni mundur më mirë? 

c. Po bashkëpunimi mes veti si ishte? A kishte iniciativa? A u dallua dikush si lider? Si i pritët iniciativat ju të tjerët? 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë këso pyetjesh, si: 

a. Si u ndiet kur ju ndaluam që të flisni? A arritët që këtë kufizim ta tejkaloni me forma tjera të komunikimit? 

b. Si e keni parë rolin e udhëheqësit gjatë aktivitetit?  

 

Këshilla për udhëheqësin 

Është shumë me rëndësi që fëmijët ta kryejnë me sukses detyrën. Prandaj, nëse grupi i fëmijëve është i madh dhe ekziston rreziku që mos t’ia dalin me detyrën,  ju mund  të  kërkoni  10  –  15  vullnetarë  për  të marrë  pjesë  në aktivitet  dhe  pjesa  tjetër  e  grupit  mund  të  jenë  vëzhgues.  Gjatë përmbledhjes  dhe  vlerësimit  ju mund  të  kërkoni  nga  vëzhguesit  të  japin këndvështrimet e tyre.  

 

      6 

  4  5   

3  2     

    1    

 

Page 31: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

30

  NJË KUSHTETUTË PËR GRUPIN TONË  

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme, Demokracia, Pjesëmarrja 

KOHËZGJATJA    60 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Diskutim, ndërtim i konsensusit, vendosje e rregullave 

     OBJEKTIVAT    Të  analizojnë  marrëdhëniet  në  mes  të  drejtave  dhe 

përgjegjësive. Të  lidhin  të  drejtat  e  përgjegjësitë  me  jetën  e përditshme. Të theksojnë rëndësinë e pjesëmarrjes në krijimin dhe ruajtjen e rregullave. Të marrin pjesë në procesin e vënies  së  rregullave  të grupit.  

Udhëzime 

 

1. Zbuloni  përvojën  e  fëmijëve  në  të  kuptuarit  e  rregullave  dhe  të përgjegjësive, duke  filluar me disa kufizime që ata  tashmë  i kuptojnë. Kërkojuni atyre të plotësojnë fjali të tilla, si: “Unë nuk e kam të drejtën për _________ sepse _______ ” (p.sh.: Unë nuk e kam të drejtën për t’i goditur njerëzit kur  jam  i/e hidhëruar, sepse unë nuk e kam të drejtën për  t’i  trajtuar njerëzit në mënyrë  të padrejtë).  Listojini  këto  fjali dhe më pas kërkojuni fëmijëve t’i kthejnë këto fjali nga negative në pozitive (p.sh: Unë kam të drejtën të mos goditem sepse unë kam të drejtën të trajtohem në mënyrë të drejtë). 

2. Kur  fëmijët  të kenë kuptuar procesin e krijimit  të  fjalive me  të drejta pozitive të tilla si këto, ndajini ata në grupe të vogla me nga katër ose pesë fëmijë. Jepini secilit grup letër dhe shënues. Shpjegojuni se: 

a. Secili grup i vogël duhet të krijojë tri ose katër rregulla themelore për të gjithë grupin. 

b. Duhet të përdorin frazën “Çdo person ka të drejtë për ...” (p.sh.: Çdo person ka të drejtë për pjesëmarrje). 

c. Këtë  mund  ta  shkruajnë  vetëm  nëse  të  gjithë  në  grup  janë dakord. 

Page 32: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

31

d. Qëllimi nuk është të ketë shumë rregulla, por që të ketë rregulla që i pranojnë të gjithë. 

3. Mblidheni  të  gjithë  grupin  së  bashku  dhe  kërkojini  çdo  grupi  të prezantojë  rregullat  e  veta.  Shkruajini  ato  në  një  tabak  letre,  duke shfrytëzuar një tabelë si kjo në vijim. 

a. Së pari, pyesni për të drejta specifike që kanë identifikuar grupet. Kombinoni të drejtat e ngjashme duke krijuar miratimin e grupit për çdo ndryshim në gjuhën e përdorur. Listojini këto në tabelë nën kolonën “Të drejtat”. 

b. Pasi  të  keni  listuar  një  të  drejtë,  pyesni  se  çfarë  përgjegjësie specifike duhet të shohë çdo individ që të gjithë ta gëzojnë këtë të drejtë. Shkruajeni këtë në kolonën “Përgjegjësitë”, ngjitur me kolonën  “Të drejtat”, duke përdorur një  gjuhë  të  tillë,  si:  “Unë kam përgjegjësi të ...” ose “Unë duhet të ...” 

 

KUSHTETUTA 

TË DREJTAT  PËRGJEGJËSITË 

Çdo  person  ka  të  drejtën  të  trajtohet në mënyrë të drejtë. Çdo  person  ka  të  drejtën  të  shprehë një mendim 

Unë  kam  përgjegjësinë  të  trajtoj  çdo person në mënyrë të drejtë. Unë duhet t’i  jap çdo personi të drejtën për të shprehur një mendim. 

 

4. Pasi të keni përfshirë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë nga grupet e vogla, kërkojuni fëmijëve të rishqyrtojnë punën e tyre. 

a. Vini në dukje që është më mirë të ketë më pak rregulla të mira, sesa më  shumë  rregulla  jo aq  të mira. A mund  të  kombinohen disa nga  këto  të drejta dhe përgjegjësi? A mund  të  eliminohet ndonjëra? 

b. A ka të drejta dhe përgjegjësi të tjera që mund të kenë nevojë të shtohen? 

5. Kur  të  jenë plotësuar  listat e  të drejtave dhe  të përgjegjësive, pyetini fëmijët nëse mund t’i përdorim këto formulime si një lloj kushtetute për grupin tonë. 

a. A dëshironi t’i respektoni këto rregulla të cilat i krijuat vet? 

b. Kush  është  përgjegjës  për  të  siguruar  që  çdo  person  e  zbaton këtë “kushtetutë”? 

c. Çfarë ndodh nëse dikush shkel një nga të drejtat? 

Page 33: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

32

d. A  është  e  nevojshme  për  të  pasur  pasoja  për moszbatimin  e rregullave? Përse? 

6. Kur  të keni arritur në një version përfundimtar  të  “kushtetutës”, bëni një kopje të pastër të saj dhe vareni në një vend të dukshëm. Shpjegoni që këto do të jenë rregullat për të punuar dhe për të luajtur së bashku, si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. 

7. Përfundoni diskutimin duke  theksuar që  rregullat dhe përgjegjësitë na ndihmojnë  të  jetojmë  së  bashku  në  një  mënyrë  ku  respektohen  të drejtat e  çdo personi. Rregullat mbrojnë  të drejtat  tona  (p.sh.: për  të marrë  pjesë,  për  të  pasur  një mendim,  për  të mësuar,  për  të  luajtur etj.). Ato na mundësojnë të  jemi  të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe na japin përgjegjësi për të respektuar të drejtat e të tjerëve. 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Kërkojuni fëmijëve të diskutojnë përvojën e tyre të këtij aktiviteti. 

a. A  ishte e  lehtë për  grupin  tuaj  të  vogël  të  zhvillonte një  listë  të drejtash? A ishte e lehtë për të krijuar listën e përgjegjësive? 

b. A ishte e lehte për të punuar së bashku në një grup? Cilat janë disa nga epërsitë dhe mangësitë e të punuarit së bashku në një grup? 

c. A  kishte  ide  për  të  drejtat  për  të  cilat  nuk  ishte  dakord  i  gjithë grupi? Përse? 

d. Çfarë bëtë për idetë për të cilat nuk u ra dakord? A bëri përpjekje ndonjëri  për  t’i mbushur mendjen  pjesës  tjetër  të  grupit  për  të rënë dakord? A u rimor në konsideratë ndonjë ide? 

e. Çfarë mësuat për veten tuaj në këtë aktivitet? Çfarë mësuat rreth rregullave dhe përgjegjësive? 

f. A mësuat ndonjë gjë rreth demokracisë? 

2. Diskutoni qëllimin e  rregullave dhe  të përgjegjësive duke u bërë këso pyetjesh dhe duke mbajtur shënim përgjigjet e tyre. 

a. Çfarë rregullash keni në jetën tuaj (p.sh: në shtëpi, në shkollë e në mjedise të tjera)? Kush i vendosi këto rregulla? 

b. Çfarë përgjegjësish keni? Kush ju dha këto përgjegjësi? c. A kanë edhe të rriturit rregulla dhe përgjegjësi? Nga vijnë të gjitha 

këto? 

d. Përse ne të gjithë kemi rregulla dhe përgjegjësi? A kemi nevojë për to? 

e. Çfarë  ndodh  kur  dikush  nuk  i  zbaton  rregullat?  A  është  e nevojshme të ketë pasoja për moszbatimin e rregullave? Përse? 

Page 34: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

33

  ALARMI I KUQ 

 

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut 

KOHËZGJATJA    45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Lojë aktive në grup që zhvillohet në mjedisin e jashtëm, ose në një mjedis të brendshëm me hapësirë të mjaftueshme 

     OBJEKTIVAT    Të promovojnë dinamikën në grup. 

Të  diskutojnë  për  të  drejtat  e  njeriut  dhe  rolet  e njerëzve të ndryshëm. 

 

Udhëzime 

 

1. Mblidhni  fëmijët  në  vendin  e  Postës  Qendrore  dhe  prezantoni aktivitetin: Është dhënë një alarm për rrezik të shkallës më të lartë dhe atyre u  kërkohet  të  veprojnë. Dhjetë  të drejta  fëmijësh  janë  zhdukur dhe duket se kanë humbur përgjithmonë. Megjithatë, gjysmat e dhjetë të drejtave që mungojnë janë gjetur sërish. Sfida e tyre do të jetë për t’i gjetur  gjysmat  e  kartave  që mungojnë  dhe  t’i  rikthejnë  të  drejtat  e plota. Nëse ata mund t’i mbledhin të gjitha kartat e të drejtave në një kohë  të  caktuar,  ata  fitojnë  kundër  gjahtarëve,  të  cilët  rrezikojnë  të drejtat e fëmijëve. 

2. Vendosni kohëzgjatjen e lojës (20 ‐ 30 minuta). Shpjegoni kufijtë e lojës dhe bini dakord për një shenjë akustike që tregon fillimin dhe fundin e lojës. Shpjegoni që ju do të rrini jashtë lojës për t’u kujdesur që çdokush të jetë i sigurt dhe të ndjekë rregullat.  

3. Lehtësuesi që  luan nëpunësin e Postës Qendrore,  i  jep çdo  fëmije një gjysmë karte dhe mban pjesën  tjetër  të  tyre. Shpjegojuni  fëmijëve  se qëllimi  i  lojës është të gjejnë gjysmën tjetër të kartës në mënyrë që të bëjnë një kartë të plotë të drejtash. Gjysmat e tjera të kartave mund të mblidhen  nga  njerëzit  e  kartave.  Duhet  të  përshtatet  si  numri  i  së drejtës, ashtu edhe ngjyra e kartës.  

4. Kur  t’i  kenë  të  dyja  gjysmat  e  kartës,  fëmijët  duhet  t’i  sjellin  ato  në Postën Qendrore. 

Page 35: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

34

5. Prezantoni Postën Qendrore dhe shpjegojuni fëmijëve rëndësinë e saj:  

a. Aktiviteti fillon dhe mbaron në Postën Qendrore. 

b. Kur të keni të dyja gjysmat e kartës së të drejtave, sillni tek Posta Qendrore. Personi që  gjendet  atje do  të ngjisë  të dyja  gjysmat dhe do të varë kartën e plotë të të drejtave. 

c. Posta qendrore do t’ju ofrojë zgjedhjen e një karte tjetër. 

6. Prezantoni njerëzit me karta dhe shpjegojuni fëmijëve rolin e tyre: 

a. Njerëzit me karta kanë gjysmat e kartave që mungojnë. 

b. Ata do  të vendosen në pjesë  të ndryshme  të  zonës  së  lojës ku lojtarët mund  t’i  gjejnë  ata.  Pjesa më  e madhe  e  njerëzve me karta  do  të  qëndrojnë  në  një  vend; megjithatë,  të  paktën  një person me karta do të ecë përreth. 

c. Ju do të shkoni te personi me kartë dhe do t’i tregoni gjysmën e kartës  suaj.  Nëse  personi  me  karta  ka  gjysmën  tjetër  të  asaj karte,  ai/ajo  do  t’jua  japë  atë  juve. Më  pas,  ju  do  ta  dërgoni kartën e plotë  te posta qendrore, do  të merrni një gjysmëkartë tjetër dhe do të filloni përsëri. 

d. Nëse  një  person me  karta  nuk  e  ka  pjesën  tjetër  të  kartës,  ju duhet të drejtoheni te një person tjetër me karta. 

e. Gjatë  sezoneve  të  gjuetisë,  i  vetmi  vend  i  sigurt  është  brenda gjatësisë  së  krahëve  të  njerëzve me  karta.  Nëse  ju  prekni  një person me karta, gjahtarët nuk mund t’ju kapin. 

7. Prezantoni dhe shpjegoni rolin e gjahtarëve dhe sistemin e “sezoneve të gjuetisë”: 

a. Gjatë periudhave të gjuetisë gjahtarët përpiqen t’ju zënë dhe t’ju marrin të drejtat. 

b. Sa herë që  ju  kapin,  gjahtarët e  grisin gjysmëkartën  tuaj në dy pjesë.  Njërën  nga  pjesët  e  grisura  ju  japin  juve  dhe  mbajnë pjesën tjetër  të grisur për t’ua dhënë njerëzve me karta. Kjo do të thotë se sa herë që ata ju kapin, për ju bëhet më e vështirë të plotësoni kartën tuaj, sepse ajo është në copa më të vogla. 

c. Do ta kuptoni se është sezon gjuetie kur të dëgjoni të bjerë një herë bilbili ose boria. Kur  të mbarojë  sezoni  i gjuetisë, ai do  të bjerë dy herë. 

d. Mos  harroni:  vendi  i  vetëm  ku  gjahtarët  nuk mund  t’ju  kapin është brenda krahëve të një personi me kartë. 

8. Filloni  lojën: Fëmijët fillojnë të vrapojnë në zonën e  lojës duke kërkuar njerëzit me karta në mënyrë që të plotësojnë gjysmëkartat që ata kanë.  

Page 36: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

35

9. Përfundoni lojën kur të gjitha kartat janë plotësuar ose kur koha të ketë përfunduar. 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

a. Çfarë ndodhi gjatë lojës? 

b. Cilat ishin çastet më emocionuese? 

c. A kishit një strategji të caktuar? 

d. Nëse  do  ta  luanit  këtë  lojë  përsëri,  a  do  ta  bënit  ndonjë  gjë ndryshe? 

e. Çfarë mendoni për këtë aktivitet? 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë pyetje të tilla, si: 

a. Kur ne themi se kemi “të drejtën për ...”, çfarë do të thotë kjo? 

b. A mendoni  se  këto  të  drejta  janë  “universale”? A  respektohen ato në gjithë botën? 

c. Në  jetën  reale,  kush mund  të  jenë  gjahtarët  dhe  njerëzit me karta? 

d. Çfarë mund  të  bëjmë  ne  në  jetën  tonë  të  përditshme  për  të siguruar që çdo person të ketë të njëjtat të drejta? 

 

Këshilla për udhëheqësin 

Ky është një aktivitet i ndërlikuar, prandaj kujdesuni që të bëni përgatitjet e duhura para  fillimit. Sigurohuni që posta qendrore, njerëzit me  karta dhe gjahtarët e kanë të qartë rolin e tyre.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 37: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

36

 FLETË PUNE: KARTAT E ROLEVE  

ROLI I LEHTËSUESIT KOORDINUES (një lehtësues) 

Në  fillim  shpjegoni  lojën  dhe  vendosni  kufijtë.  Ju  do  të  bëni  të  qartë, gjithashtu, se si do të  jetë sinjali  i  juaj për të ndaluar  lojën në fund ose në raste emergjence, i cili duhet të jetë krejt ndryshe nga sinjali për sezonin e gjuetisë. Sigurohuni që si fëmijët, ashtu edhe lehtësuesit t’i kuptojnë dhe t’i luajnë si duhet rolet e tyre. Gjatë aktivitetit ju duhet të shihni se asnjë nga lojtarët nuk  luan me forcë apo nuk bën ndonjë gjë që rrezikon fëmijët. Në të kundërt, ndërhyni ose ndaloni lojën. 

Kur të mbarojë koha përfundoni lojën dhe zhvilloni përmbledhjen. 

 

ROLI I POSTËS QENDRORE (një lehtësues) 

Sikurse  kuptohet  edhe nga  emri,  ky duhet  të  jetë një  vend  fiks, qendror. Aktiviteti fillon dhe mbaron këtu.  Jepuni fëmijëve gjysmëkartat dhe mbani pjesën tjetër të gjysmëkartave që nuk u janë dhënë atyre. Njerëzit me karta do t’i mbajnë gjysmat e tjera të të gjitha kartave.  

• Fëmija që ka dy gjysmat e kartës së të drejtës do t’ua sjellë ato juve. Më pas, ju do ta lejoni fëmijën të zgjedhë një gjysmëkartë të re nga ju.  

• Ngjitini  së  bashku  gjysmat  e  plotësuara  të  kartës  së  të  drejtave. Varni në mur ose në tabelë kartat e plotësuara me qëllim që fëmijët të shohin lehtësisht progresin e tyre. 

• Vini re se kur fëmijët të fillojnë të zgjedhin gjysmëkartat e reja, ata do të fillojnë të zhvillojnë strategjinë e tyre për të plotësuar setet e plota me  ngjyra,  në  vend  të  plotësimit  të  kartave  në mënyrë  të rastësishme.  Ju  duhet  ta  inkurajoni,  por  jo  ta  nisni  këtë  ndërtim strategjie. 

 

ROLI I NJERËZVE ME KARTA (tre, fëmijë ose lehtësues) 

Ndani grumbullin e gjysmëkartave midis jush.  

• Gjeni një pozicion në zonën e lojës. Ju nuk duhet të fshiheni por të hapeni  në  zonën  e  lojës.  Fëmijët  duhet  të  jenë  në  gjendje  t’ju gjejnë.  

• Të gjithë personat me karta, pos njërit, qëndrojnë në një vend. Një person me karta  lëviz përreth  lojës duke  lejuar kështu një vëzhgim 

Page 38: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

37

shtesë të lojës. 

• Lojtarët do të vijnë te ju dhe do t’ju tregojnë gjysmën e kartës. Nëse keni pjesën tjetër të kartës, jepjani atë lojtarit. 

• Gjatë sezoneve të gjuetisë, ka një zonë të sigurt rreth jush për aq sa ju mund të arrini me dorë. Brenda kësaj zone, gjahtarët nuk mund të kapin lojtarit.  

• Edhe kur të mos keni asnjë gjysmëkartë për të dhënë, qëndroni në vendin  tuaj  derisa  sinjali  të  tregojë  përfundimin  e  lojës. Më  pas, kthehuni  në  vendin  në  qendër,  duke  mbledhur  fëmijët  të  cilët mund të mos e kenë dëgjuar këtë sinjal.  

 

 

GJAHTARËT (2 lehtësues) 

• Roli  i  juaj  është  të  kapni  lojtarët  dhe  të merrni  të  drejtat  gjatë sezoneve  të  gjuetisë.  Sa  herë  të  kapni  një  lojtar,  ndajeni gjysmëkartën  në  dy  pjesë.  Jepjani  një  pjesë  të  grisur  lojtarit  dhe pjesën tjetër njërit prej njerëzve me karta. Kjo do të thotë se bëhet më e vështirë për lojtarin ta plotësojë këtë kartë.  

• Sezoni  i  gjuetisë  është  një  çast  tepër  emocionues  për  fëmijët. Bëjeni  atë  rregullisht  por  për  kohë  të  shkurtra.  Fryjini  bilbilit  ose borisë një herë kur të fillojë sezoni i gjuetisë; dy herë për të njoftuar përfundimin e tij. 

• Gjahtarët  duhet  të  vishen  njëlloj  (p.sh.,  me  një  shenjë,  kapelë, pallto, ose shall) dhe të  jenë të dukshëm. Gjatë sezonit të gjuetisë bëni zhurma për të rritur emocionin e fëmijëve.  

• Kur  “të  gjuani”  fëmijët,  qëllimi  është  më  tepër  për  të  rritur emocionet e tyre se sa për t’i kapur ata. Nëse kapni shumë ose të njëjtit lojtarë, fëmijët mund të dekurajohen. 

 

 

 

 

 

 

 

Page 39: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

38

FLETË PUNE: KARTAT E TË DREJTAVE 

 

Pasi të keni kopjuar tabelën e mëposhtme në letra të ndryshme me ngjyra, priteni secilën të drejtë. Secila nga të drejtat do të ketë dy pjesë me ngjyrë dhe numër të njëjtë. Pasi u keni shpërndarë gjysmëkartat fëmijëve, pjesa që mbetet  nga  kartat,  qëndron  te  personi  në  qendër,  ndërsa  gjysma  tjetër ndahet midis njerëzve me karta. Për çdo 5 fëmijë shtesë, shtoni një ngjyrë tjetër  (p.sh.,  për  25  fëmijë  ju  nevojiten  70  karta  në  shtatë  ngjyra). Nëse është e vështirë t’i kopjoni këto të drejta, shkruajini ato me shkrim dore. 

 

1 Çdo fëmijë ka të drejtën për mbrojtje nga dhuna dhe 

keqtrajtimi 1 

2  Çdo fëmijë ka të drejtën për arsimim  2 

3  Çdo fëmijë ka të drejtën për kujdes shëndetësor  3 

4 Çdo fëmijë ka të drejtën për aktivitete të kohës së lirë dhe 

për lojë 4 

5  Çdo fëmijë ka të drejtën për një emër dhe një shtetësi  5 

6  Çdo fëmijë ka të drejtën të zgjedh vet fenë e tij/saj  6 

7  Çdo fëmijë ka të drejtën për informacion  7 

8 Çdo fëmijë ka të drejtën për t’u organizuar në grupe të 

interesit 8 

9 Çdo fëmijë ka të drejtën për të jetuar në një shtëpi me 

familjen e tij/saj 9 

10 Çdo fëmijë ka të drejtën për një gjykim të drejtë 

 10 

Page 40: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

39

  TË LUAJMË DOMINO 

 

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut, Diversiteti 

KOHËZGJATJA    30 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Përsëritje e të drejtave të fëmijës, si dhe dallimeve e ngjashmërive mes individëve, përmes lojës aktive në grup 

     OBJEKTIVAT    Të praktikojnë kontaktin fizik. 

Të  numërojnë  nenet  e  konventës  për  të  drejtat  e fëmijës. 

Të  identifikojnë  dallimet  dhe  ngjashmëritë  mes njerëzve. 

 

Udhëzime 

 

1. Pyetini fëmijët nëse kanë luajtur domino më parë. Përsëritni në pika të shkurtra  se  si  luhet  kjo  lojë.  Tregojuni  fëmijëve  se  tash  do  të  luajnë domino me  trupat e  tyre. Merrni vendim se si do  të bëhet  lidhja mes tyre (p.sh të lidhur për duar, ose me duar rreth qafës së njëri‐tjetrit, ose me shputa të bashkuara, etj) 

2. Kërkojini një  fëmije  të  fillojë duke menduar për dy nene  të konventës për të drejtat e fëmijës dhe ta njoftojë grupin me to, si p.sh.: “Në anën time të majtë kam nenin 5, ndërsa në anën time të djathtë kam nenin 32”.  Ndonjëri  nga  fëmijët  të  cilit  i  kujtohet  përmbajta  e  njërit  prej këtyre  neneve  duhet  të  vendoset  në  atë  anë  dhe  të  thotë  me  zë përmbajtjen e nenit. Ai do të vazhdojë lojën duke menduar një nen për anën që e ka  të  lirë dhe duke përsëritur nenin për anën  tjetër. Pastaj këto  ia komunikon grupit, si p.sh: “Në anën  tonë  të majtë kemi nenin 23, ndërsa në anën tonë të djathtë kemi nenin 32”. Kështu vazhdojnë të gjithë, ashtu që në fund të  lojës ata kanë arritur të formoJnë një rreth me trupat e tyre. 

3. Tash  kërkojuni  fëmijëve  të  bëjnë  një  shkundje  fizike,  sepse  do  ta përsërisin  lojën,  por me  një  temë  tjetër.  Kërkojini  lojtarit  të  parë  të mendojë për dy  karakteristika personale  të  cilat pastaj  ia  transmeton grupit,  si p.sh:  “Në  anën  time  të majtë unë  jam një  vajzë, ndërsa në 

Page 41: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

40

anën  time  të  djathtë  unë  i  kam  dy  vëllezër”.  Thirrni  dikë  tjetër  që posedon  ndonjërën  nga  këto  karakteristika  që  të  vendoset  në  anën përkatëse dhe të vazhdojë lojën duke dhënë një karakteristikë të re për anën e lirë, si p.sh: “Në anën time të majtë unë jam një vajzë, ndërsa në anën time të djathtë unë i kam sytë e kaltër”  

4. Nëse  ndonjëra  nga  karakteristikat  nuk  përputhet  me  të  tjerët  dhe kësisoj  dominoja  nuk  mund  të  realizohet  kërkojuni  lojtarëve  të negociojnë një karakteristikë tjetër në mënyrë që zinxhiri të vazhdojë.  

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

Bëni një përmbledhje të aktivitetit duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si  ju duk aktiviteti? Çka  ju pëlqeu më së shumti? A kishte diçka që ju pengoi? 

b. A ju kanë ndihmuar aktivitetet që kemi zhvilluar më parë, për të kujtuar nenet e konventës për të drejtat e fëmijës? 

c. Si e komentoni faktin se ndonjë karakteristikë ishte e përbashkët për më shumë persona, ndërsa ndodhi që ndonjë karakteristikë të mos përputhej me asnjërin? 

 

Këshilla për udhëheqësin 

Për  t’ju  lehtësuar pjesën e parë  të aktivitetit,  ju mund  t’ju ofroni  fëmijëve nga  një  kopje  të  versionit  të  thjeshtuar  të  konventës  për  të  drejtat  e fëmijëve.  Për  t’ju  lehtësuar  pjesën  e  dytë  të  aktivitetit,  ju  mund  ta përgatisni një  listë  rezervë me disa karakteristika dhe  t’ju ofroni  fëmijëve kur  mbesin  pa  ide.  Inkurajoni  fëmijët  të  mendojnë  karakteristika  të ndryshme, qofshin ato  të dukshme apo  të padukshme.  Loja duhet  luajtur shpejt  që  fëmijët  të  mos  mërziten  derisa  t’ju  rastis  të  përputhen  me karakteristika.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 42: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

41

  PUNA ARTISTIKE MBI TRUPIN E TJETRIT 

 

 

TEMAT      Mjedisi 

KOHËZGJATJA    15 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Përdorim i imagjinatës, simulim i punës, me prekje në trupin e tjetrit 

      

OBJEKTIVAT    Të shtendosin muskujt. 

Të zhvillojnë imagjinatën. 

Të manifestojnë vetëdije të shtuar për çështjet 

mjedisore. 

 

Udhëzime 

 

1. Kërkojuni nxënësve që  të krijojnë një  rreth duke qëndruar në këmbë. Në mes të secilit prej tyre duhet të ketë hapësirë që të manipulohet në shpinën e  tjetrit. Nxënësit duhet  të kthehen kah shoku apo shoqja në anën  e  djathtë,  kështu  që  secili  të  shoh  shpinën  e  dikujt  tjetër. Kërkojuni nxënësve që  të dëgjojnë udhëzimet e  juaja dhe  të veprojnë sipas udhëzimeve. Udhëzimet janë si vijon: 

a. Imagjinoni shpinën e shokut apo shoqes si një mur të vjetër, që nuk është mirëmbajtur për një kohë të gjatë. 

b. Filloni dhe pastroni murin nga papastërtitë. 

c. Tash merrni një brushë të madhe dhe ngjyrosni murin me ngjyrë të bardhë. 

2. Kërkojuni nxënësve që të kthehen mbrapa, kështu që secili do të ketë përpara shpinën e atij personi që e kishte pas shpine deri tash. Thoni se puna duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur. Jepni udhëzimet: 

a. Në murin e bardhë vizatoni një  liqe dhe ngjyrosni me një ngjyrë të kaltër të errët. 

b. Përreth  liqenit  në  të majtë  paraqitni  disa  pisha me  ngjyrë  të gjelbër. 

Page 43: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

42

c. Pjesën mbi liqe dhe pisha ngjyrosni me të kaltër të ndritshme. Ky është qielli. 

d. Në këndin e djathtë, lartë, paraqitni diellin. 

e. Pasuroni peizazhin edhe me diçka tjetër sipas shijes së juaj. 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Bëni një përmbledhje të aktivitetit duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si u ndiet gjatë aktivitetit? A ka dikush që u ndie keq? Përse? 

b. Cili ishte profesioni që e ushtruat? A mendoni se keni krijuar një pamje të bukur? 

2. Vendosni aktivitetin në kontestin e të drejtave të njeriut duke u bërë këso pyetjesh: 

a. Si ndikon mjedisi fizik në gëzimin e të drejtave të njeriut? 

b. Përgjegjësi e kujt duhet të jetë ruajtja e mjedisit? Çka mund të bëjmë ne në këtë drejtim? 

 

Këshilla për lehtësuesin: 

Gjatë  aktivitetit,  kërkojuni  fëmijëve që    të prekin  shpinën  e  tjetrit. Do  të shihni  se  disa  fëmijë  hezitojnë  të  bëjnë  prekje.  Kjo  mund  të  jetë  një indikacion për ju, të cilin gjatë përmbledhjes mund ta diskutoni, por duke u kujdesuar për ndjenjat e fëmijëve që mund të jenë më të ngurruar 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 44: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

43

  FOLËSI PA ZË  

 

TEMAT      Diskriminimi, Aftësia e kufizuar, Pjesëmarrja 

KOHËZGJATJA    45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Luajtje rolesh, gjetje e zgjidhjes  

     OBJEKTIVAT    Të identifikojnë vështirësitë që kanë njerëzit me 

paaftësi dëgjimi. 

Të zhvillojnë ndjenjën e empatisë ndaj personave me  

aftësi të kufizuar. 

Të rishqyrtojnë nenet e Konventës për të drejtat e  

fëmijës. 

 

Udhëzime 

 

1. Përgatitni  kartat me nenet  e  zgjedhura  të Konventës për  të drejtat  e fëmijës për çdo fëmijë. Secila kartë duhet të ketë emrin dhe numrin e nenit dhe tekstin e tij në versionin e kuptueshëm për fëmijë. Mund të prisni një kuti për ta bërë një kornizë si një ekran televizioni për folësin. Kopjoni  për  çdo  fëmijë  versionin  e  thjeshtuar  të  Konventës  për  të drejtat e fëmijës. 

2. Shpjegoni se ky aktivitet ka nevojë për një mbajtës pikësh dhe kërkoni një vullnetar që të luajë këtë rol. Ndajini fëmijët në skuadra me nga tre ose katër veta. Secilit  fëmijë  jepini një kopje  të versionit  të  thjeshtuar për fëmijë të Konventës për të drejtat e fëmijës.  

3. Shpjegoni aktivitetin: 

a. Një fëmijë nga secila skuadër do të jetë “Folësi pa zë”. Mbajtësi i pikëve e  lejon atë fëmijë të marrë një kartë të Konventës për të drejtat e fëmijës.  “Folësi pa Zë” më pas qëndron në kornizë dhe lexon  nenin,  duke  filluar  me  numrin  dhe  titullin  e  nenit  dhe vazhdon të lexojë të gjithë tekstin pa ndaluar, duke lëvizur buzët, por  pa  nxjerrë  zë.  Anëtarët  e  skuadrës  së  folësit  duke  lexuar buzët, do  të përpiqen  të gjejnë se cili është ai nen që po  lexon “Folësi pa Zë”. 

Page 45: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

44

b. Mbajtësi  i pikëve  shkruan pikët për  secilën  skuadër në  fund  të çdo radhe. Skuadrat mund të fitojnë pikët e mëposhtme: 

Nëse skuadra kupton si titullin, ashtu edhe tekstin e nenit, merr tri pikë. 

Nëse skuadra arrin  të gjejë vetëm  titullin /  të drejtën nga neni, ata marrin një pikë. 

Nëse  skuadra  nuk mund  të  gjejë  nenin  derisa  lexuesi  të  ketë mbaruar, nuk  merr asnjë pikë. 

4. Për ta mësuar mënyrën e lojës përpara se të filloni, kërkojni fëmijëve të praktikojnë duke  thënë pa  zë  emrin  e një personi  tjetër në  grup dhe kërkojini  të  tjerëve  ta  gjejnë  emrin.  Pastaj  filloni  aktivitetin.  Kur  një anëtar nga secila skuadër është bërë “folësi pa zë”, shpallni rezultatin e xhiros  së  parë.  Skuadra me  pikët më  të  larta  fillon  e  para.  Vazhdoni derisa t’i vijë radha çdo fëmije për të qenë folësi. 

 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Bëni një përmbledhje të aktivitetit duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si u ndiet kur u përpoqët të  lexonit buzët? A  ishte e vështirë? A ishte zbavitëse? A ishte e lodhshme? 

b. Cilat  rrethana  e bënë më  të  lehtë  leximin  e  buzëve?  Po më  të vështirë? 

c. Çfarë  bëtë  ju  si  folës  pa  zë  për  të  ndihmuar  të  tjerëve  t’ju kuptonin? 

d. A  ishin disa njerëz më  të  lehtë për  t’u kuptuar sesa  të  tjerët? A ishin disa fjalë më të lehta për t’u kuptuar sesa të tjerat? 

2. Vendosni aktivitetin në kontekstin e paaftësisë për të dëgjuar duke bërë këso pyetjesh: 

a. Disa  njerëz  në  komunitetin  tuaj  duhet  të  lexojnë  buzët  gjatë gjithë kohës. Cilët janë ata? 

b. A njihni ndonjë që ka vështirësi me dëgjimin? 

c. Për  shkak  të pozicionit  të  gojës  tuaj  kur  lëshoni  tinguj,  leximi  i buzëve lejon vetëm rreth një të tretën e informacionit për të cilin ju keni nevojë për të dekoduar një mesazh. Si mendoni se do të jetë  nëse  ju  duhet  të  lexoni  buzët  gjatë  gjithë  kohës?  A  do  të ishte e lodhshme? A do të ishte zbavitëse? 

d. Cilat  janë disa nga  situatat e  jetës  së përditshme  të  cilat do  të ishin të vështira për njerëzit me paaftësi dëgjimi? 

Page 46: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

45

3.  Vendosni paaftësinë për të dëgjuar në kontekstin e të drejtave të njeriut duke bërë këso pyetjesh: 

a. A kanë nevoja të veçanta fëmijët me aftësi të kufizuar dëgjimi? Si i plotësojnë ato? 

b. Cilat janë disa nga mënyrat me te cilat komuniteti ynë i ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuar dëgjimi? Po me paaftësi të tjera? 

c. Cilat  janë disa nga mënyrat me të cilat  ju mund të ndihmoni një person me aftësi të kufizuar dëgjimi? 

d. A  kanë  të  drejtë  njerëzit me  aftësi  të  kufizuar  t’u  plotësohen nevojat? Përse? 

e. Shpjegoni  se  neni  23  i  Konventës  për  të  drejtat  e  fëmijës parashikon në mënyrë të qartë se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë  të  drejtën  për  ndihmë  për  të  gëzuar  të  drejtat  e  tyre  të njeriut.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 47: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

46

  SYMBYLLAZI 

 

 

TEMAT      Diskriminimi, Aftësia e kufizuar, Pjesëmarrja 

KOHËZGJATJA    30 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Simulim, diskutim 

     OBJEKTIVAT    Të vetëdijesohen për të drejtat dhe nevojat specifike  

të fëmijëve me aftësi të kufizuara. 

Të zhvillojnë bashkëpunimin dhe format e komunikimit 

 brenda grupit. 

Të demonstrojnë gatishmëri për ndihmë të tjerëve. 

Udhëzime 

 

1. Pyetni  fëmijët  nëse  e  kanë menduar  ndonjëherë  si  do  të  ishte  po  të ishin të verbër. Shpjegojuni se ky aktivitet do t’u  japë  idenë e përvojës së dikujt i cili ka probleme me shikimin.  

2. Kërkoni dy vullnetarë. Nëse nuk ka  të  tillë,  lutini dy  fëmijë  të vijnë në mes.  Njërit  prej  tyre  lidhjani  sytë  me  një  shami  apo  shall.  Thuajini atij/asaj  se është  i/e verbër dhe  i duhet  të ecën nëpër dhomë. Për  ta bërë  këtë  me  sukses  do  të  ketë  ndihmën  e  fëmijës  tjetër.  Thuajini fëmijës tjetër se ai/ajo do të jetë ndihmësi dhe se duhet të kujdeset për sigurinë e të verbrit. Këtë mund ta bëjë duke i sugjeruar me zë, siç vijon: djathtas, majtas. 

3. Rrotulloni disa herë  fëmijën me sy  të mbyllur dhe  thuajini  të  fillojë  të ecën. Ndërkohë këshilloni fëmijën tjetër që ta ndihmojë duke  i treguar drejtimin. Nëpër dhomë vendosni disa pengesa, por jo të tilla që janë të rrezikshme.  Pas  një  apo  dy  minutash,  ndërprisni  lojën  duke  i falënderuar  lojtarët.  Kërkoni  edhe  një  çift  tjetër  të  lojtarëve  dhe përsërisni lojën. 

4. Tash kërkoni edhe një çift tjetër të fëmijëve. Përsërisni udhëzimet nga hapat 2 dhe 3, por tash në vend se ta udhëzojë me zë, ndihmësi duhet ta  udhëzojë  personin  e  verbër me  përplasje  shuplakash.  Kështu,  kur personi  i verbër gjatë ecjes  i afrohet ndonjë pengese, ndihmësi ka për detyrë  të  rrahë  fort  shuplakat dy herë. Kur  të dëgjojë  këtë, personi  i 

Page 48: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

47

verbër do të ndalet, të kthehet në kah tjetër dhe të vazhdojë të ecën. Ndihmësi  prapë  do  të  rrahë  shuplakat  dy  herë  kur  të  sheh mikun  të rrezikuar nga ndonjë pengesë. Pas një apo dy minutave ndërprisni lojën. Edhe një çift i fundit mund të luaj lojën në të njëjtën mënyrë.  

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh:  

Për personin e verbër: 

a. Çfarë ndjenje ishte të mos shohësh? 

b. A kishe besim te shoku/shoqja që të udhëzonte? 

Për ndihmësin: 

a. Si u ndjeve si ndihmës i shokut/shoqes? 

b. A mendon se e ke kryer detyrën tënde mirë? 

c. Sikur ta bëje prapë një aktivitet të tillë çka do të përmirësoje në veprimin tënd? 

Për grupin: 

a. A u sollën si duhet protagonistët? 

b. A kishte atmosferë besimi dhe ndihme? 

c. Çka do të bënit ju më mirë, nëse do të ishit në vend të ndonjërit? 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë këso pyetjesh: 

a. Cilat  janë  nevojat  e  veçanta  që  i  kanë  fëmijët  e  verbër?  Kush mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave të tyre? 

b. Si  mendoni,  a  kanë  shokë  dhe  shoqe  fëmijët  me  aftësi  të kufizuara?  A  janë  të  gjithë  miqtë  e  tyre  fëmijë  me  aftësi  të kufizuara? Çfarë do ta bënte të vështirë shoqërimin me një shok apo shoqe me aftësi të kufizuara? Çfarë do të ishte interesante? 

 

Këshilla për lehtësuesin 

Ky aktivitet supozon që asnjë nga fëmijët të mos jetë me aftësi të kufizuara. Por, në shumë grupe fëmijësh së paku një fëmijë mund të  jetë me ndonjë lloj  të  aftësisë  së  kufizuar,  edhe  pse  kjo mund  të mos  jetë menjëherë  e dukshme.  Në  këtë  dhe  aktivitete  tjera  që  janë  të  lidhura  me  aftësi  të kufizuara, duhet të jeni shumë të ndjeshëm dhe të kujdeseni për ndjenjat e fëmijëve. Në disa raste fëmijët me nevoja të veçanta mund t’i shfrytëzoni si burime  informacioni  për  të  dhënë  përgjigjet  në  disa  nga  pyetjet  e përmbledhjes,  por  vetëm  pasi  t’i  keni  pyetur  ata  privatisht  nëse  ndihen rehat në këtë rol. 

Page 49: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

48

  BETEJA PËR PORTOKALLIN  

 

TEMAT      Paqja, Negociatat 

KOHËZGJATJA    30 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Konkurrim dhe diskutim mes grupeve 

     OBJEKTIVAT    Të praktikojnë komunikimin në situata konflikti. 

Të ofrojnë zgjidhje për konfliktet. 

 

Udhëzime 

 

1. Shpjegoni se grupi do të luajë “Lojën me portokall”. Ndajini fëmijët në dy grupe. Grupit A kërkojini të dalë jashtë dhe t’ju presë. Grupit B sqarojini se në këtë aktivitet qëllimi  i tyre është të marrin portokallin, për shkak se u nevojitet lëngu i tij për të bërë lëng portokalli. 

2. Dilni jashtë dhe sqarojini grupit A se qëllimi i tyre në këtë aktivitet është të marrin portokallin për shkak se u nevojitet  lëvozhga e tij për të bërë një tortë. 

3. Sillni  të dyja grupet  së bashku brenda dhe  secili grup  le  të ulet në një rresht përballë njëri‐tjetrit. 

4. U  thoni  grupeve  se  kanë  në dispozicion  tri minuta  për  të marrë  çfarë kanë nevojë. Theksoni se për të marrë atë çfarë duan ata nuk duhet të përdorin  dhunë. Më  pas,  vendosni  një  portokall  ndërmjet  dy  grupeve dhe thoni: “Filloni”. 

 

Mënyra  si do  t’ia dalin grupet me  situatën do  të  jetë një  surprizë. Shpeshherë  grupet  do  përpiqen  të  negociojnë  për  ta  ndarë portokallin përgjysmë. Herët e tjera ata nuk do të negociojnë fare. Ndonjëherë do  të komunikojnë më  tej dhe do  ta kuptojnë se  të dy grupeve  u  nevojiten  pjesë  të  ndryshme  të  portokallit;  dikush  nga njëri prej grupeve do ta qërojë portokallin duke marrë pjesën për të cilën ata kanë nevojë. 

Page 50: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

49

Gjatë konfliktit,  ju nuk duhet  të përpiqeni  të  influenconi  rezultatin, por tregohuni të kujdesshëm për t’u theksuar fëmijëve se nuk duhet të përdorin dhunën në mënyrë që të marrin atë çfarë duan. 

5. Pas tre minutash thoni: “Ndal!” ose “Koha mbaroi”. 

 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

a. A mori grupi  juaj çfarë donte përpara se  të mbaronte koha prej tri minutash? 

b. Cili ishte qëllimi i grupit tuaj? 

c. Cili ishte rezultati i konfliktit për portokallin? d. Çfarë bëtë ju për ta arritur këtë rezultat? e. Përse është e rëndësishme për njerëzit të komunikojnë me qëllim 

që të zgjidhin konfliktet? 

f. A  komunikojnë njerëzit  gjithmonë me  njëri‐tjetrin  kur  kanë  një konflikt? Përse po ose përse jo? 

g. A duan gjithmonë njerëzit të njëjtën gjë në një konflikt? 

h. A  jeni  ndeshur  ndonjëherë me  situata  të  ngjashme?  Cili  ishte rezultati? 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë këso pyetjesh: 

a. Cilat janë disa nga të drejtat e njeriut që shkelen në një konflikt? 3. Nëse ju mbetet kohë në dispozicion, zhvilloni ide si ta trajtoni konfliktin 

brenda  grupit.  Listojini  këto  ide në një  tabak  letre dhe  vareni diku në dhomë. 

 

Këshilla për lehtësuesin 

• Pas  tri minutash merreni portokallin ose  çfarë  ka mbetur nga ai për  të shmangur tërheqjen e vëmendjes gjatë përmbledhjes. 

• Nëse numri  i  fëmijëve është më  i madh,  zhvilloni  aktivitetin paralelisht me dy grupe. Kjo do t’ju ndihmojë që gjatë përmbledhjes dhe vlerësimit të krahasoni rrjedhën e aktivitetit me grupe të ndryshme. 

 

 

 

 

Page 51: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

50

  KLASA LËVIZËSE  

 

TEMAT      Komunikimi, Pjesëmarrja 

KOHËZGJATJA    45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Diskutim i çështjeve, argumentim, me disa lëvizje 

     OBJEKTIVAT    Të zhvillojnë aftësitë e të dëgjuarit aktiv. 

Të demonstrojnë aftësi të diskutimit dhe të argumentimit. 

 

Udhëzime 

 

1. Në  një  skaj  të  sallës  vendosni  një  letër me mbishkrimin  PAJTOHEM, ndërsa  në  skajin  tjetër  letrën  me  mbishkrimin  NUK  PAJTOHEM. Grumbulloni gjithë  fëmijët në mes.  Improvizoni një  send nga  rrethina (p.sh. një laps) si mikrofon që do të shërbejë për diskutim. 

2. Njoftoni  fëmijët se  ju  jeni  i/e  interesuar për mendimin e  tyre për disa çështje të rëndësishme. Shpjegoni se ju do të lexoni një thënie dhe ata, individualisht, duhet  të vendosin nëse pajtohen ose  jo me  të dhe më pas do të qëndrojnë në pjesën e sallës ku shohin mbishkrimin përkatës. Ata do  të kenë mundësinë  të argumentojnë qëndrimin e  tyre. Qëllimi do  të  jetë  t’u mbushet mendja  të  tjerëve për  të ndryshuar mendimin dhe pozicionin e tyre. Jepni edhe udhëzimet në vijim: 

 

a. Asnjë të mos flasë derisa të gjithë të kenë zënë një pozicion. 

b. Kur të gjithë do të marrin qëndrim dhe do të pozicionohen, do të fillojë diskutimi dhe argumentimi i qëndrimeve. Do të flasë vetëm personi  i  cili  e  ka  mikrofonin.  Të  tjerët  janë  të  detyruar  të dëgjojnë me kujdes. 

c. Ata që nuk janë të vendosur mund të qëndrojnë në mes, por me kujdes  do  të  përcjellin  diskutimin  e  grupit  dhe  në  varësi  të diskutimit do të pozicionohen.  

d. Secili nga ju mund të ndërroni qëndrimin nëse për këtë ju bindin të tjerët. 

Page 52: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

51

 

 

3. Lexojeni me  zë  thënien e parë. Më pas pyesni ata  se  çfarë mendojnë dhe kërkojuni të zënë një pozicion. Prisni derisa të gjithë të kenë zënë vend. Më  pas  pyesni  se  kush  do  të marr  fjalën  për  të  argumentuar qëndrimin  e  vet.  Kujdesuni  që  t’ju  jepni  fjalën  individëve  nga  të  dyja anët. Rikujtojuni  fëmijëve  se  vetëm  ai/ajo  që  ka mikrofonin mund  të flasë. Nëse nuk ka lëvizje, pa u imponuar shumë rikujtojuni fëmijëve se mund të ndryshojnë pozicionet, nëse për këtë i bind dikush. 

4. Pasi të lejoni një kohë të mjaftueshme për diskutim, ftojini fëmijët që të mblidhen në mes dhe vazhdoni me thënien tjetër. Më tutje vazhdoni si në  hapin  3  dhe  4.  Përsëritni  këtë  me  disa  thënie,  në  varësi  të diskutimeve dhe kohës. 

 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si ju duk ky aktivitet? b. A  ishte e vështirë për  të marrë qëndrim në disa  raste? Në  cilat 

raste? 

c. A e ndryshuat qëndrimin tuaj? Çfarë ju bëri që ta ndryshonit atë? 

d. A ishin disa thënie më të ndërlikuara se të tjerat? 

e. A ka ndonjë thënie për të cilën ju jeni ende të pasigurt? f. A do të donit të diskutonit ndonjë çështje më tej? 

g. A  mësuat  ndonjë  gjë  të  re  nga  ky  aktivitet?  Nëse  po,  çfarë mësuat? 

 

2. Lidhni  aktivitetin  me  të  drejtën  për  pjesëmarrje  duke  bërë  këso pyetjesh: 

a. A mundeni të merrni pjesë në vendimmarrje në familjen tuaj? Po në klasën apo në shkollën  tuaj? Po në komunitetin  tuaj? Po për ndonjë situatë tjetër në jetën tuaj? 

b. Vini në dukje se pjesëmarrja është një e drejtë e rëndësishme e çdo fëmije dhe lexojini atyre nenin 12 të Konventës për të drejtat e fëmijës. 

c. Përse mendoni se e drejta për pjesëmarrje është e rëndësishme për fëmijët? 

Page 53: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

52

 

Këshilla për lehtësuesin 

• Sigurohuni  që  të  gjithë  fëmijët, madje  edhe  ata më  të  ndrojturit,  të kenë mundësinë  të  shprehin mendimin  e  tyre.  Ju mund  të  thërrisni fëmijët më pak aktivë që të shprehin mendimin e tyre. 

• Zhvilloni thënie që kanë lidhje me ndonjë temë për të drejtat e fëmijëve (p.sh.,e  drejta  për  t’u  organizuar,  për  barazi,  informacion,  mjedis, familje dhe kujdes alternativ). Mundohuni që thëniet të shtrohen asisoj që të nxisin nxënësit të marrin qëndrime të ndryshme, respektivisht që nxisin diskutimin. 

 

 

FLETË PUNE: SHEMBUJ THËNIESH 

 

U ndalohet ardhja në shkollë, vajzave me shami në kokë. 

Arbeni e ka rrahur Petritin, sepse ky e kishte goditur vëllain e tij më të vogël. 

Fëmijët nuk duhet të bëjnë asnjë lloj pune, sepse kjo ju merr kohën e lojës.  

Fëmijët nuk kanë nevojë për të marrë pjesë në vendimmarrjen e familjes. Prindërit e dinë më mirë se çfarë është më e mira për fëmijët.  

Fëmijët që kanë pasur probleme me ligjin, e humbin të drejtën për të marrë pjesë në marrjen e ndonjë vendimi të përbashkët. 

Nëse prindërit e dikujt janë ndarë, fëmijët kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre në procesin gjyqësor. 

Nxënësi që mungon më shumë se 10 ditë pa arsye, duhet të përjashtohet nga shkolla. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 54: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

53

  ÇFARË MË PËLQEN DHE ÇFARË BËJ? 

 

 

TEMAT      Diskriminimi, Familja, Barazia gjinore 

KOHËZGJATJA    45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Të shprehurit e parapëlqimeve, diskutim 

     OBJEKTIVAT    Të diskutojnë preferencat për punët dhe rolet e gjinive 

të ndryshme në shoqëri. 

Të analizojnë efektet e stereotipave gjinorë. 

 

Udhëzime 

 

1. Prezantoni  temën e  roleve gjinore duke pyetur:  “A  ka disa  sjellje dhe aktivitete  që  konsiderohen  aktivitete  “për  vajza”  ose  aktivitete  “për djem”? Nxirrni shembuj nga fëmijët. 

2. Jepuni fëmijëve copa letre dhe lapsa. Kërkojini çdo fëmije të shkruajë si në vijim: 

a. Në krye të letrës identifikoni veten tuaj si djalë apo vajzë. b. Emërtoni  katër  gjëra  që  bëni  dhe  që  ju  pëlqen  ti  bëni,  të  cilat 

konsiderohen aktivitete “të përshtatshme për gjininë tuaj”. 

c. Emërtoni  katër  gjëra që bëni, por që nuk  ju pëlqen  t’i bëni,  të cilat konsiderohen “të përshtatshme për gjininë tuaj”. 

d. Emërtoni katër gjëra që nuk bëni dhe që nuk do  ju pëlqente  t’i bënit,  të  cilat  konsiderohen  “të  përshtatshme  për  gjininë  e kundërt”. 

e. Emërtoni katër gjëra që nuk bëni, por që do ju pëlqente t’i bënit, të cilat konsiderohen “të përshtatshme për gjininë e kundërt”. 

3. Pyesni  fëmijët  të ndajnë disa nga përgjigjet e  tyre për çdo pyetje dhe shënojini ato në një këso tabele: 

 

 

 

 

Page 55: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

54

 E bëj dhe më pëlqen 

E bëj, por nuk më pëlqen 

Nuk e bëj dhe nuk më pëlqen ta bëj 

Nuk e bëj,por do më 

pëlqente ta bëja 

Vajzat         

Djemtë         

 

 

Përmbledhje dhe vlerësim  

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

a. A  u  habitët  nga  disa  prej  gjërave  që  njerëzit  pëlqejnë  dhe  nuk pëlqejnë të bëjnë? 

b. Duke parë listën e gjërave që fëmijët do ju pëlqente t’i bënin, por nuk i bëjnë, a vini re ndonjë model? 

c. Çfarë ndodh me një vajzë që bën gjërat e “djemve”? Po me një djalë që bën gjërat e “vajzave”? Përse ndodh kjo gjë? 

d. Si  do  t’i  përgjigjeshin  të  rriturit  në  familjen  tuaj  këtyre  katër pyetjeve? 

e. A  kanë  të  njëjtat  ide  anëtarët  e  familjes  suaj  lidhur me  çfarë është “e përshtatshme” për burrat dhe djemtë apo për gratë dhe vajzat? 

f. Si i formojmë idetë tona lidhur me çfarë është “e përshtatshme” për burrat dhe djemtë apo për gratë dhe vajzat? 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si  ndikon  tek  fëmijët  individualisht  kufizimi  se  çfarë  mund  të bëjnë  djemtë  dhe  vajzat?  Si mund  të  ndikojë  familjen?  Po  një shoqëri? 

b. Me  çfarë  emrash  thirren  fëmijët  të  cilët  nuk  u  përshtaten stereotipave gjinorë dhe cilat janë pasojat e këtyre fjalëve? 

c. A mendoni se po ndryshojnë rolet gjinore (ose stereotipat)? Nëse po, si po ndryshojnë ato? 

d. A  jeni  përpjekur  ndonjëherë  të  sfidoni  rolet  gjinore?  Çfarë ndodhi? 

Page 56: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

55

e. Përse rolet gjinore/stereotipat kufizojnë të drejtat e njeriut të një personi? 

f. Çfarë mund  të bëjmë ne që  të  sfidojmë  rolet gjinore në grupin tonë? 

 

Këshilla për lehtësuesin 

Për të siguruar një shkallë më të lartë të sinqeritetit në plotësimin e fletave, thuajini fëmijëve se në fleta duhet të shkruajnë vetëm gjininë e tyre (djalë ose vajzë) dhe të mos e shënojnë emrin. Fletat do të grumbullohen në një vend  pa  ditur  të  kujt  janë.  Pastaj  i  shpërndani  secilit  nga  një  fletë  sipas rastësisë, që  ata  të  lexojnë  se  çka  ka  shkruar një djalë  apo një  vajzë nga grupi. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 57: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

56

  I DASHUR DITAR!  

 

TEMAT      Diskriminimi, Shëndeti dhe mirëqenia, Varfëria dhe përjashtimi social 

KOHËZGJATJA    45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Tregimi i historive, diskutim 

     OBJEKTIVAT    Të praktikojnë aftësitë e komunikimit dhe të vëzhgimit. 

Të ndërgjegjësohen për qëndrimet paragjykuese. 

Të shqyrtojnë subjektivizmin e përvojave vetjake. 

Të vlerësojnë të drejtën për edukim, për të praktikuar lojëra dhe për kujdes shëndetësor. 

 

Udhëzime 

 

1. Shpjegoni se tre fëmijë na kanë lejuar t’i lexojmë ditarët e tyre nga kampi veror i verës së kaluar. Ndajini fëmijët në tri grupe dhe secilit grup jepini për të lexuar një nga historitë. 

2. Pasi ata të kenë  lexuar historitë, mblidhini  fëmijët së bashku dhe kaloni nëpër ngjarjet e ditës së kampistëve (p.sh.: zgjidhja e lojërave formuese, dreka,  të  luajturit  futboll,  të  ndërtuarit  e  një  lundre,  kalimi  i  lumit). Ndaloni te secila ngjarje dhe pyesni fëmijët se çfarë po bënte personazhi i tyre,  çfarë  po  mendonte  dhe  ndiente  në  secilën  pikë.  Në  këtë  pikë, shmangni  që  fëmijët  të  shpjegojnë  arsyet  për  reagimet  dhe  ndjenjat  e ndryshme të kampistëve. 

3. Kërkojuni anëtarëve të grupit të përshkruajnë fëmijën, historinë e të cilit ata e kanë  lexuar. Mund  të kërkoni nga një pjesëtar  i  secilit grup që  të lexojnë me zë historitë. Diskutoni si mund të kenë tre fëmijët përvoja të tilla të ndryshme të ndodhive të njëjta, duke bërë këso pyetjesh: 

a. Përse këta fëmijë e keqkuptuan njëri‐tjetrin? 

b. A mendoni se fëmijët do të  ishin sjellë ndryshe nëse do të dinin më tepër për jetën e njëri‐tjetrit? Si? 

c. Çfarë keqkuptimesh patën me njëri‐tjetrin? 

d. Si i bënë ata këto gabime? 

Page 58: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

57

e. A keni gabuar ndonjëherë në mendimin që keni pasur për dikë? 

f. Çfarë ndodh kur ne gjykojmë keq për njerëzit tjerë? 

g. Çfarë mund të bëjmë ne për të shmangur gabimet? 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

a. Çfarë mendoni për tri historitë? 

b. A do t’ju pëlqente një ditë si kjo? Përse po ose përse jo? 

c. A janë këto histori realiste? 

d. A mund të identifikoheni me ndonjërin nga këta fëmijë? Me cilin prej tyre? Përse? 

e. A mund të keni shokë dhe shoqe edhe kur jeni të varfër apo kur nuk mund të lexoni dot? Përse? 

f. Çfarë do të thotë miqësia? 

g. A  ka  njerëz  në  komunitetin  tuaj  që  janë  në  pozitë  më  të pafavorshme se të tjerët? Cilët janë ata? 

h. Çfarë mund të bëjmë ne për të ndryshuar këtë gjendje? 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë këso pyetjesh: 

a. Çfarë të drejtash të njeriut gëzonin fëmijët në kamp? 

b. Po në shtëpi? 

c. A shkelet ndonjë e drejtë e këtyre fëmijëve? 

d. Si ndikon te ata shkelja e të drejtave të tyre? Si do të ndikojë kjo në të ardhmen e tyre?  

e. Çfarë  mund  të  bëjmë  ne  për  të  parandaluar  shkeljen  e  të drejtave si këto? 

 

Në mënyrë  alternative,  pyetjet  e  përmbledhjes mund  t’i  bëni  pas  secilës histori 

 

 

 

 

 

 

 

Page 59: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

58

FLETË PUNE: HISTORITË 

 

Gjatë muajve të verës, shumë fëmijë shkojnë në kampe verore. Historitë e mëposhtme janë marrë nga ditarët e tre fëmijëve të cilët u takuan për herë të  parë  në  të  njëjtin  kamp.  Ata  kanë moshë  të  njëjtë  dhe  kanë  qenë  të përfshirë në  të njëjtat  aktivitete. Një ditë, udhëheqësit  rinorë organizuan “Ditën  e madhe me  aventura”.  Atë mbrëmje  të  tre  fëmijët  shkruan  në ditarët e tyre historinë e asaj dite. 

 

 Margarita shkroi në shtratin e saj nën dritën e një elektriku dore. 

 

I dashur ditar, 

Oh, çfarë dite e mrekullueshme që  ishte! Bëmë shumë gjëra  të çmendura dhe mendoj se kjo mund të ketë qenë një nga ditët më të bukura të  jetës sime.  Bëmë  disa  aktivitete  që  të  ngjallnin  emocion,  të  cilat,  madje, shpeshherë  ishin të rrezikshme. Por unë nuk pata kurrë frikë. Ndryshe nga miqtë  e mi  të  cilëve  jo  çdo  gjë,  që  unë  shpresoja  se  do  t’u  pëlqente,  u pëlqeu. Mëkat që Elsa dhe Rikardoja ishin kaq të çuditshëm sot. 

Por le t’ia nisim nga fillimi  ‐ Kur u zgjuam, udhëheqësit na ndanë në grupe të ndryshme. Unë  isha  së bashku me Rikardon dhe  Elsën. Mua  të dy më pëlqejnë, sepse, edhe dje ishim në të njëjtin grup dhe qeshëm aq shumë me të  gjitha  shakatë  që  i  treguam  njëri‐tjetrit.  Udhëheqësit  na  dhanë  tri mesazhe  të  shkruara në kode  sekrete dhe ne duhej  të gjenim  zgjidhjen e tyre.  Unë  e  gjeta  e  para  zgjidhjen  time.  Pas  pak  edhe  Rikardoja  e  gjeti zgjidhjen e tij, por Elsa  ishte tepër e ngadaltë. Kur e pyeta atë nëse kishte nevojë për ndihmë, ajo tha se nuk i pëlqente ky aktivitet dhe se gjetja e një kodi sekret ishte një gjë e mërzitshme për t’u bërë. Pastaj e pashë atë duke e mbajtur  letrën me  kokë mbrapsht  dhe  qesha me  të  duke  i  thënë  se asnjëherë nuk kishte për ta gjetur ashtu. Ajo më hodhi një vështrim me inat dhe e  flaku  letrën  tutje. “Unë dua  të  luaj,  jo  të  lexoj gjëra” – më  tha ajo. Unë mendoj se ajo nuk është shumë e zgjuar. Madje, pyes veten nëse ajo di të  lexojë  –  e  habitshme,  sepse  të  gjithë  fëmijët  e moshës  sime  dinë  të lexojnë dhe të shkruajnë! 

Pra, më në  fund arritëm  të zbulonim kuptimin e  të  tria mesazheve. Pastaj ne  shkuam  poshtë  te  lumi,  ku  luajtëm  futboll  kundër  një  grupi  tjetër  të fëmijëve.  Ishte  zbavitëse. Pothuaj  se  fituam, por  i gjithë  faji që humbëm, ishte i Elsës. Sa herë që topi i vinte afër, ajo e prekte me duar, i shkelmonte lojtarët  tjerë dhe bëri shumë gabime.  Ishte sikur ajo  të mos kishte  luajtur 

Page 60: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

59

futboll kurrë më parë. Kjo duket e  çuditshme. Ne  të gjithë  luajmë  futboll pas përfundimit  të  shkollës. Herën  tjetër dua  të  jem në një grup  të  tjetër nga ai i Elsës. 

Pas drekës (ushqimet këtu  janë me të vërtetë të neveritshme) ne duhej të ndërtonim një lundër për të kaluar lumin. Dhe kjo ishte një gjë e lezetshme, sepse duhej të kërkonim dru dhe pastaj të bënim të gjitha llojet e nyjave me litar. Elsa dhe unë kërkonim trungje të mira e të  forta, por Rikardoja sillte gjithmonë ca shkopinj të hollë. Unë  i thashë atij se, meqë ai  ishte djalë, ai duhej  të  punonte  aq  sa  edhe  ne. Ai  tha  se  kishte marramendje  dhe  se  i dhembte  shpina. Mendoj  se  ishte vetëm një arsyetim për  të mos punuar. Kur mbaruam,  lundra  jonë  ishte më e mira – madje edhe udhëheqësi  tha kështu.  Më  pas,  udhëheqësi  numëroi  “1,  2,  3”  dhe  pastaj  ne  duhej  të kërcenim në  lundër dhe  të kalonim  lumin  së bashku. Unë kërceva e para, por rashë në ujë. Brrr…uji  ishte shumë, shumë  i  ftohtë dhe unë ulërita në fillim. Fatmirësisht udhëheqësi më ndihmoi të dilja dhe pastaj ne të gjithë qeshëm. Kur  i tregova miqve se sa  i ftohtë  ishte uji, Rikardoja tha se nuk  i pëlqente më të shkonte. Mendoj se ai ishte i frikësuar nga uji i ftohtë. Nuk e dija më parë se Rikardoja ishte aq i dobët. Së pari drunjtë dhe pastaj uji! Kur i thashë se duhej të ishte më i guximshëm, ai iku duke qarë. Nuk mendoj se dua të jem në të njëjtin grup me të më! Në të vërtetë, unë do të kërkoj nga udhëheqësi  që  herën  tjetër,  të më  vendos  në  një  grup  tjetër  sepse  Elsa është e marrë, ndërsa Rikardoja është vetëm një “pulë e lagur”. 

Unë nuk i kam folur as Elsës dhe as Rikardos më pas asaj…obobo mendoj se udhëheqësit po vijnë në dhomën tonë. Gjumë të ëmbël, ditari  im  i dashur. Nesër do të të jap më shumë lajme. 

 

Me dashuri, Margarita 

 

 

Tregimin më poshtë në ditar e ka  shkruar Elsa, me ndihmën e një udhëheqësi 

 

Përshëndetje ditar, 

Ti je ditari im i parë dhe unë jam Elsa. Shpresoj që të rrish me mua për një kohë të gjatë. Unë i kërkova udhëheqësit të shkruajë këtë faqe për mua. Ai thotë se kur të rritem, unë mund të  lexoj se çfarë kam bërë në kamp. Më pëlqen ideja. Jemi ulur larg fëmijëve të tjerë, sepse nuk dua ta dijë njeri se po më ndihmon udhëheqësi.  

Page 61: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

60

Sot  ishte një ditë e mbushur me aktivitete. Në mëngjes  isha në  të njëjtin grup me Margaritën  dhe  Rikardon.  Rikardoja më  pëlqen më  shumë  sesa Margarita, sepse ajo gjithnjë mendon se di më shumë se të tjerët! 

Gjithçka  filloi me mesazhet me  kode  sekrete  të  cilat  duhej  t’i  zgjidhnim. Mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, sepse unë ende nuk mund të lexoj shumë mirë dhe Margarita gjithmonë më bërtiste që të nxitoja. Ah sikur të  lexoja më mirë! Pastaj do të kisha lexuar të gjithë librat e botës. Por që prej kohës që babi ka  ikur, më duhet  të  rri në  shtëpi dhe  të kujdesem për  fëmijët e vegjël  gjatë  kohës  që mami  shkon  në  punë.  Unë  kam  shumë  dëshirë  të shkoj në shkollë, por mami gjithmonë thotë se është më e rëndësishme të kesh  ushqim  se  sa  të  lexosh  një  libër.  Unë  nuk  doja  që  Rikardoja  dhe Margarita  ta merrnin vesh që unë nuk di  të  lexoj, kështu që u përpoqa  të hiqesha sikur po e zgjidhja kodin sekret. Por pastaj Margarita qeshi me mua dhe unë u trishtova e në të njëjtën kohë u nxeha. 

Më pas, ishte e njëjta histori edhe me futbollin. Unë doja me të vërtetë që skuadra jonë të fitonte, por çdo gjë që bëra, e bëra gabim. Të gjithë e dinë lojën, përveç meje.  I  shoh gjithmonë  fëmijët e  tjerë që  luajnë  futboll  kur vijnë nga shkolla. Por mami  im më thotë: “Nëse ke kohë për të  luajtur, ke kohë  edhe për  të punuar”.  Kështu  që unë  asnjëherë nuk  kam mësuar  të luaj.  

Pas drekës, shkuam  të ndërtonim një varkë për  të kaluar  lumin. Dhe këtu mendoj se unë isha më e mirë se Margarita dhe Rikardoja. Unë dija si të bëj nyja  dhe  se  çfarë  lloj  druri  na  duhej  për  të  bërë  një  varkë  të  fortë.  Por Rikardoja  u  soll  shumë  çuditshëm.  Ai  gati  sa  nuk  lagu  pantallonat  kur Margarita tregoi se sa i ftohtë ishte uji. Shpresoj që nesër të jemi përsëri në të njëjtin grup. Dua t’u tregoj atyre se mund të bëj shumë gjëra! Dhe me të vërtetë më pëlqejnë udhëheqësit në kamp!  

Mirupafshim Ditar, deri nesër. 

Elsa 

 

 

Rikardoja ka një ditar të madh, ku ka shkruar për disa vite me radhë. Ja çfarë ka shkruar ai për “Ditën e madhe me aventura” 

 

Ditari im i dashur, 

Përsëri po të shkruaj për të të thënë se sa i mërzitur dhe i zhgënjyer jam. Në mëngjes bëmë aktivitete që më pëlqyen. Kodi sekret është i lehtë për mua, 

Page 62: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

61

sepse e bëj gjatë gjithë kohës në shtëpi. Dhe në  futboll  luajta portierin, si gjithmonë.  

Dreka  ishte shumë e mirë, ndoshta më e mira që kam ngrënë ndonjëherë. Këtu unë ha  shumë, ndryshe nga  shtëpia ku gjithmonë më duhet  të pres derisa të kenë ngrënë vëllezërit dhe motrat e mia më të vogla. Po  jo këtu! Madje këtu mund të kthehem dhe të ha përsëri. Kjo gjë më pëlqen! Mendoj se kam shtuar në peshë madje. Kur të kthehem në shtëpi, nuk do  jem më “djali kockë e lëkurë”! Por pasditja ishte e tmerrshme. Ne duhej të merrnim dru shumë të rëndë dhe të futeshim në ujë tepër të ftohtë. Kjo gjë nuk më pëlqeu, sepse me siguri do të sëmuresha dhe nuk dua të sëmurem më. Babi më ka thënë se ditën që do të gjejë një punë të re, ai do të më qojë në spital dhe do të më bëjë të shëndetshëm përsëri. Ai thotë se atëherë unë do të jem në gjendje të bëjë të gjitha aktivitetet që dua dhe nuk duhet të rri gjithë kohës në krevat. Ah sikur babi të fillonte nesër një punë të re! Pastaj do të bëhesha i shëndetshëm përsëri shumë shpejtë! Nuk dua t’u tregoj fëmijëve të tjerë në kamp për këtë gjë, se pastaj ata do ta dinë se ne nuk kemi para në shtëpi dhe do të tallen me mua. 

I  dashur Ditar,  kur  do  të  jem  unë  përsëri  i  shëndetshëm? Dua  të  jem  si fëmijët  e  tjerë.  Dua  të  luaj,  të  vrapoj  dhe  të  kërcej.  Shpresoj  të  ndodh shpejtë kjo, por kam frikë se mund të mos ndodh asnjëherë.  

Gjumë të ëmbël, Ditari  im  i dashur. Do të të them më shumë nesër. Ti  je  i vetmi që i di sekretet e mia.  

Rikardo 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 63: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

62

  SKENA TË NGACMIMIT 

 

 

TEMAT      Diskriminimi, Dhuna 

KOHËZGJATJA    45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Diskutim i çështjeve, me disa lëvizje 

     OBJEKTIVAT    Të analizojnë llojet e ndryshme të ngacmimeve. 

Të identifikojnë strategjitë, njerëzit dhe organizatat që mund të përkrahin fëmijët të cilët u janë ekspozuar ngacmimeve të dhunës. 

Të gjykojnë reagimet e ndryshme ndaj ngacmimeve e dhunës. 

 

Udhëzime 

1. Prezantoni temën e ngacmimeve duke bërë këso pyetjesh: 

a. Çka është ngacmimi? 

b. Cilat janë mënyrat me të cilat njerëzit ngacmojnë të tjerët? 

c. Përse mendoni që njerëzit ngacmojnë të tjerët? 

d. Si  ndikojnë  ngacmimet  te  njerëzit  që  ngacmohen?  Po  te ngacmuesit? Po tek i gjithë komuniteti? 

2. Kërkojini çdo fëmije të vizatojnë në një letër me ngjyrë, formën e dorës së vet, duke vendosur dorën mbi të. Për çdo gisht duhet të mendojnë një person  të  cilit mund  t’i drejtohen për ndihmë nëse do  të  jenë  të ngacmuar  (p.sh.:  një mik,  prind, mësues,  administrator  shkolle,  polic, këshillues, vëlla ose motër). Pyetni  fëmijët  të shpjegojnë mbështetësit që kanë shënuar. 

3. Shpjegojuni se tani ata do të dëgjojnë mënyra të ndryshme me të cilat njerëzit u përgjigjen situatave ku përfshihet ky lloj dhune. Demonstroni si do të funksionojë: 

a. Unë  do  të  lexoj  një  përshkrim  të  situatës  së  ngacmimit.  Për secilën  situatë  ju  janë  dhënë  tri  mënyra  të  mundshme  të reagimit.  Një  përgjigje  e  katërt  është  gjithmonë  e  hapur  nëse mendoni për një reagim ndryshe. 

Page 64: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

63

b. Në secilin kënd të dhomës është vënë një numër. Pasi të dëgjoni situatën  dhe  përgjigjet,  shkoni  te  këndi  që  përfaqëson  atë  që mendoni se do të bënit në një situatë të tillë.  

4. Lexoni më zë situatën e ngacmimit dhe jepuni kohë fëmijëve të zgjedhin përgjigjen  e  tyre  dhe  të  shkojnë  në  këndin  gjegjës  të  dhomës.  Sapo fëmijët  të  jenë  pozicionuar,  pyetni  disa  prej  tyre,  në  këndin  e  tyre, përse e zgjodhën atë përgjigje dhe disa nga epërsitë dhe mangësitë e saj. Lejoni  fëmijët që  zgjodhën këndin e hapur,  të  shpjegojnë  si do  të përgjigjeshin ata.   

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

• Pasi  t’u  jepen  përgjigje  pesë  apo  gjashtë  situatave  të  ngacmimit, përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

• Si ju duk aktiviteti? 

• A  ishin disa nga  këto  skena  të  vështira për  t’u përgjigjur? Cilat nga ato dhe përse? 

• A mund t’i referoheni ndonjë skene të tillë? 

• A  kanë  nevojë  për  ndihmë  fëmijët  që  janë  të  ngacmuar? Pse? 

• Ku mund të gjejnë ndihmë këta fëmijë? 

• Cilat janë disa nga arsyet që njerëzit ngacmojnë të tjerët? A janë të ndershëm në sjelljet e tyre? 

• Çfarë do të bënit nëse ju kanë ngacmuar, ndërsa personi të cilit  i  jeni drejtuar për ndihmë dhe përkrahje nuk  ka bërë asgjë lidhur me këtë? 

• A  pranohen  më  lehtë  disa  forma  të  ngacmimeve  nga fëmijët dhe të rriturit? Pse po, ose pse jo? 

• Kush  është  përgjegjës  për  të  ndihmuar  dhe  përkrahur fëmijët që janë viktima të ngacmimeve? 

• A mund të provojnë edhe të rriturit ngacmimet? Jepni disa shembuj. 

• Kush  është  përgjegjës  për  të  ndihmuar  të  rriturit  kur  ata ngacmohen? 

• Çfarë  mund  të  bëhet  për  t’ju  ndihmuar  njerëzve  që ngacmojnë, që të ndryshojnë sjelljet e tyre? 

Page 65: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

64

• Çfarë ndodh kur askush nuk ndërmerr asgjë për  të ndalur ngacmimet? Çfarë ndodh me ngacmuesit? Çfarë ndodh me gjithë komunitetin? 

Lidhni  aktivitetin  me  të  drejtat  e  njeriut,  duke  bërë  këso pyetjesh: 

• A ka të drejtë ndonjë person që të ngacmojë të tjerët? Pse po, ose pse jo? 

• Cilat  të  drejta  mund  të  shkelen  kur  dikush  është  i ngacmuar? 

• Si ndikon ndalja e ngacmimeve në përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut për të gjithë? 

Në  fund  të  përmbledhjes,  kërkojuni  fëmijëve  të  shohin  “duart  e  tyre  të përkrahjes” dhe të shtojnë ndonjë person apo organizatë që ata mendojnë se mund  t’i  drejtohen  për  përkrahje  nëse  ata  do  të  jenë  të  ngacmuar. Vendosni  “duart  e  përkrahjes”  diku  në  dhomë me  qëllim  që  fëmijët  t’u referohen atyre në të ardhmen.  

 

FLETË PUNE: SKENA TË NGACMIMIT 

 

  

 

 

 

Shokët  e  tu  fillojnë  të  të  thirrin me  emra  të  ndryshëm,  të  dërgojnë mesazhe  të  ndyra  dhe  të  detyrojnë  t’u  japësh  atyre  gjëra.  Ti  nuk ndihesh mirë kur ndodhin këto gjëra. Çfarë do të bësh ti? 

1. Asgjë. Ti duhet të kesh bërë diçka gabim dhe prandaj shokët e tu po sillen kështu. 

2. Fillon  t’ua  kthesh  atyre  duke  i  thirrur  me  emra  dhe  duke  i kërcënuar. 

3. Flet me prindërit apo mësuesin tënd dhe  ju thua atyre se çfarë po ndodh.

4. Diçka tjetër (Këndi i hapur). 

Page 66: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

65

  

  

  

Ti vëren  se  shoqja  jote po  i ngacmon dhe po  tallet me  fëmijët më  të vegjël  në  kampin  veror.  Ajo  ka  filluar  të marrë  edhe  gjëra  prej  tyre. Çfarë do të bësh ti? 

1. Ju  tregon drejtuesve  të  kampit  se  çfarë po ndodh, pa e ditur shoqja jote. 

2. I ndihmon shoqes që të marrë gjëra prej fëmijëve më të vegjël, nëse ajo fillon të të marr edhe ty gjëra. 

3. I thua shoqes tënde se po mendon se ajo që po bën ajo është gabim dhe se duhet t’i lerë fëmijët më të vegjël të qetë.

4. Diçka tjetër (Këndi i hapur).

Mësuesja  jote  të  thotë  “budalla”  çdo  herë  që  përgjigjesh  gabim  në klasë dhe  thotë  se nuk  ia vlen as  të  të mësojë,  sepse  ti nuk mund  të mësosh. Edhe fëmijët e tjerë kanë filluar të të quajnë ashtu. Çfarë do të bësh ti? 

1. Shkon drejt e te drejtori dhe i thua atij se çfarë po ndodh. 

2. Fillon të mungosh në mësim sepse nuk të pëlqen shkolla. 

3. Kërkon nga prindërit që ta ndërrojnë klasën apo shkollën. 4. Diçka tjetër (Këndi i hapur).

Një shok në lagjen tënde, kur jeni vetëm ju të dy, të qëllon dhe të thotë se do  të  të qëllojë  edhe më  shumë nëse  i  tregon dikujt. Çfarë do  të bësh ti? 

1. Ju tregon prindërve apo mësuesve çfarë po ndodh. 

2. Ju kërkon  shokëve  të  tu në  shkollë që  të ndihmojnë  të ndeshesh me të. 

3. I thua atij që mos të të qëllojë sepse të dhemb. 4. Diçka tjetër (Këndi i hapur).

Page 67: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

66

  

  

  

 

 

Ti ke një vëlla më  të madh nga njerku  i  cili është  shumë  i dhënë pas teje. Ai shpesh dëshiron të të puth dhe të të shtrëngojë, por ndonëse ty të pëlqen ai, kjo të bën të mos ndihesh rehat. Çfarë duhet të bësh ti? 

1. I thua nënës, motrës apo vëllait tjetër se çfarë po ndodh. 

2. Ndeshesh me të dhe e qëllon sa herë që ai të sillet ashtu. 

3. I shmangesh dhe mundohesh të mbash distancën me të. 4. Diçka tjetër (Këndi i hapur).

Një  grup  i  fëmijëve  më  të  mëdhenj  nga  shkolla  tjetër  pëlqejnë  të keqtrajtojnë  fëmijët më  të vegjël nga shkolla  jote. Ata presin  të kapin ndonjë  fëmijë  që  shkon  në  shtëpi  apo  që  pret  autobusin  vetëm.  E rrethojnë atë dhe  i marrin paratë, ushqimin dhe  lodrat. Ata  i gjuajnë edhe gurë dhe e kërcënojnë se do t’ia punojnë edhe më keq. Çfarë do të bësh ti? 

1. Bëhesh  shumë  i kujdesshëm dhe  shkon e vjen nga  shkolla në grup. 

2. Ju tregon të rriturve në shkollën tënde se çfarë po ndodh dhe kërkon ndihmë. 

3. Mban gurë apo një thikë për t’u mbrojtur. 4. Diçka tjetër (Këndi i hapur).

Një djalë i ri në klasën tënde ka ardhur nga diaspora dhe nuk e flet mirë gjuhën shqipe. Shokët dhe shoqet e klasës tallen me gjuhën e tij dhe  i thonë të shkojë prej nga ka ardhur. Çfarë do të bësh ti? 

1. Bashkohesh me ta, pasi ai nuk është shoku yt dhe ti nuk ke pse shqetësohesh për të. 

2. I  thua  mësueses  tënde  se  shokët  dhe  shoqet  po  tallen  me gjuhën e tij. 

3. I ofron atij që t’i  japësh mësime të gjuhës shqipe kur nuk  jeni duke luajtur, në mënyrë që ai të përshtatet.

4. Diçka tjetër (Këndi i hapur).

Page 68: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

67

  T’I KTHEHEMI KUSHTETUTËS SË GRUPIT 

 

 

TEMAT      Qytetaria, Demokracia, Pjesëmarrja 

KOHËZGJATJA    30 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Diskutim, vlerësim, vendimmarrje 

     OBJEKTIVAT    Të zhvillojnë aftësitë e vlerësimit kritik të rregullave. 

Të identifikojnë mënyrat për të siguruar zbatimin e rregullave. 

Të ushtrojnë pjesëmarrjen në çështjet me interes të përbashkët. 

 

Udhëzime 

 

1. Rikujtojuni  fëmijëve  se  ditën  e  parë  jemi  pajtuar  për  kushtetutën  e grupit  tonë, ndërkohë që kemi kaluar mjaft kohë së bashku. Kërkojuni fëmijëve  ta  rishikojnë  kushtetutën  e  grupit.  Vini  në  dukje  që  ligjet shpesh duhet të përmirësohen, të eliminohen apo të shtohen. 

a. A  janë  ata  ende  dakord  me  të  drejtat  dhe  përgjegjësitë  që zhvilluan më herët? 

b. A janë disa përgjegjësi më të vështira për t’u respektuar sesa te tjerat? Përse? 

c. A ka ndonjë gjë në “kushtetutën”e tyre që është e nevojshme të ndryshohet, të eliminohet apo të shtohet? 

2. Diskutoni  zbatimin e  rregullave dhe përgjegjësive duke bërë pyetje  të tilla, si: 

a. A shkelen disa rregulla më shpesh se të tjerat? Përse? 

b. Kush vendos se çfarë do të ndodh kur ndonjëri shkel ndonjë nga rregullat e grupit? 

c. A ka nevojë grupi që të punojë së bashku për të vendosur disa pasoja për shkeljen e rregullave? 

3. Varësisht  nga  procesi  i  rishqyrtimit  të  kushtetutës,  bëni  ndërrimet  e nevojshme në dokumentin e kushtetutës.  

Page 69: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

68

Përmbledhje dhe vlerësim 

 

1. Diskutoni se çfarë do  të  thotë  të ketë  rregulla për grupin  të cilat  janë vendosur nga vetë grupi. Lidhni këtë proces me mënyrën si bëhen ligjet në demokraci. 

• A është e nevojshme një “kushtetutë” për grupin tonë? 

• Çfarë ndryshimi sjell fakti që grupi i bëri vetë rregullat? 

• Cila është arsyeja e rishqyrtimit të rregullave? 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 70: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

69

  URA  

 

TEMAT      Shkathtësitë fizike 

KOHËZGJATJA    15 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Garë në mes të dy grupeve të fëmijëve 

     

OBJEKTIVAT    Të vënë në lëvizje muskujt. 

Të ushtrojnë shpejtësinë dhe përqendrimin. 

Udhëzime 

 

1. Ndani fëmijët në dy ekipe. Keni parasysh se ekipet duhet të kenë numër të njëjtë të  lojtarëve. Nëse numri  i fëmijëve nuk është çift, kërkoni një vullnetar për të luajtur rolin e arbitrit ndihmës. 

2. Rregulloni karriget në dy rreshta që rrinë përballë njëri‐tjetrit, në largësi prej  një  apo  dy metrash.  Secili  rresht  duhet  të  ketë  aq  karrige  sa  ka edhe  lojtarë në njërin ekip, plus një më shumë. Rreshtat duhet të jenë të gjatësisë së njëjtë. Përcaktoni një vijë që do të shënojë vijën fundore dhe që do të jetë në largësi të njëjtë prej dy rreshtave të karrigeve. 

3. Kërkojini pjesëtarëve të njërit ekip të zgjedhin rreshtin dhe të shkojnë e të qëndrojnë në këmbë mbi karriget e atij rreshti. Ekipi tjetër duhet të bëjë të njëjtën gjë në rreshtin tjetër. Karrigia e fundit, që është më së largu vijës fundore duhet të qëndrojë bosh.  

4. Shpjegojuni  si  luhet  loja:  personi  që  rri më  së  afërmi  karriges  boshe duhet ta marrë këtë karrige dhe ta përcjellë te personi në krah të tij, e ky  ta përcjellë më  tutje  të personi  tjetër, e kështu me  radhë përgjatë rreshtit. Karriget duhet  të përcillen prej dorës në dorë. Kur karrigia  të arrijë  te  personi  i  fundit  në  rresht,  ky  duhet  ta  vendosë  në  tokë,  të shkelë në  të dhe  të gjithë pjesëtarët e grupit duhet  të  lëvizin përpara për një karrige. Atëherë  fillohet  të  lëvizet karrigia që mbetet boshe, e kështu me radhë derisa gara të fitohet nga ekipi i cili arrin vijën fundore me një karrige të zbrazët. Nëse një lojtar bie nga karrigia, mbetet jashtë lojës dhe lojtarët tjerë të ekipit duhet të bartin dy karrige të boshatisura përgjatë rreshtit. 

5. Jepni shenjë për fillimin e lojës dhe kujdesuni që fëmijët të luajnë lojë të sigurt. 

Page 71: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

70

  AKTIVIZIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT 

 

 

TEMAT      Aktivizimi për të drejtat e njeriut 

KOHËZGJATJA    75 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Bashkëbisedim, leksion 

     

OBJEKTIVAT    Të  interpretojnë  konceptet  themelore  të  aktivizimit për të drejtat e njeriut. 

Të identifikojnë palët e interesit në një çështje.  

Të gjykojnë për pozicionet e palëve të ndryshme. 

Të argumentojnë qëndrimet e veta. 

 

Udhëzime 

 

1. Kërkojuni  fëmijëve  të përmendin njerëzit apo organizatat që  shquhen për aktivizimin në ndihmë të dikujt që ka nevojë. Mundohuni të nxisni fëmijët në diskutim duke bërë këso pyetjesh: 

a. Si  kanë  filluar  të merren me  këtë  punë  këta  njerëz  apo  këto organizata? 

b. Pse janë aktivizuar? Cilat janë motivet e tyre? Çfarë janë parimet e tyre? 

c. Me çfarë emri njihen këta njerëz? Si quhet puna që ata bëjnë? 

d. A kanë arritur ata të bëjnë ndonjë ndryshim? Nëse po, cilat janë ato ndryshime? 

e. A do të dëshironit të ishit si këta persona, apo të bëheshit pjesë e këtyre organizatave? Nëse po, cilat kushte duhet t’i plotësoni? 

Ndiqni me kujdes përgjigjet e fëmijëve, duke përsëritur përgjigjet e duhura dhe duke i plotësuar përgjigjet e pjesshme.  

2. Bëni një përmbledhje  të kësaj pjese duke u përgjigjur vet në  të gjitha pyetjet  e  parashtruara më  lartë  në  formë  të  një  leksioni  të  shkurtër. Fokusohuni në: 

‐ Njerëzit e shohin nevojën që të bëjnë diçka për dikë; 

‐ Ata  vlerësojnë  se  një  individ  apo  një  grup  nuk mund  të  bëjë  vet asgjë për të përmirësuar jetën e vet, pa pasur ndihmën e të tjerëve; 

Page 72: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

71

‐ Vlerësimi kalon prej mendjes së tyre në zemër në trajtën e ndjenjës dhe aty shndërrohet në qëndrim. Qëndrimet udhëhiqen nga parimi i barazisë mes njerëzve dhe i respektit ndaj dinjitetit njerëzor; 

‐ Këta njerëz njihen si aktivistë të të drejtave të njeriut, si avokatë të të  drejtave  të  njeriut,  si  humanistë,  etj.  Puna  e  tyre  njihet  si angazhim për të drejtat e njeriut, si mbrojtje e njerëzve në nevojë, si përpjekje për  të ndryshuar  situatën në  shoqëri,  si aktivizim për një botë më të mirë dhe më të drejtë; 

‐ Përpjekja e këtyre njerëzve dhe këtyre organizatave ka rezultuar me përmirësime  të  të  drejtave  të  njeriut  në  botë  në  përgjithësi  dhe përmirësime  të  të  drejtave  të  njeriut  të  grupeve  të  caktuara  në nevojë; 

‐ Secili nga ju mund të shkojë hapave të këtyre njerëzve apo të bëhet pjesë e veprimtarisë së këtyre organizatave. Dhe këtë mund ta filloni që tash, në moshën tuaj. Parakusht për këtë është vullneti i mirë. Më tutje duhet të fitoni njohuri dhe zhvilloni shkathtësi për aktivizim. 

3. Pyetini nxënësit nëse  janë të gatshëm që këto shkathtësi për aktivizim të fillojnë t’i marrin që tani. Kur të merrni konfirmimin e tyre vazhdoni më  tutje  duke  ju  vënë  në  dispozicion  një  tekst  që  tregon  një  situatë (teksti është  i ngjitur më poshtë). Kërkojuni fëmijëve që të  lexojnë me kujdes tekstin duke bërë shënimet që ata i konsiderojnë të nevojshme, apo duke nënvizuar pjesët më  të rëndësishme. Pasi  të keni  lënë mjaft kohë për fëmijët që të lexojnë tekstin dhe ta kuptojnë, kërkojuni që nga këndvështrimi  i  organizatës  shkollore  për  të  drejtat  e  fëmijëve  të identifikojnë situatën dhe të pozicionohen. Bëni këso pyetjesh: 

‐ Për çfarë situate bëhet fjalë? 

‐ ‐ Cili është pozicioni i juaj në këtë situatë? Çka dëshironi ju? 

‐ ‐ Si e arsyetoni qëndrimin tuaj? 

‐ ‐ Kush përfiton nëse arrihet ajo që dëshironi ju? Cila është ajo e drejtë që realizohet? 

4. Tash  kërkojuni  fëmijëve  të  identifikojnë  palët  tjera  që  janë  të interesuara për rastin dhe të diskutojnë për pozicionin e tyre, duke bërë këso pyetjesh: 

‐ Cilat janë palët tjera të interesit?  

‐ Cilat nga këto palë  i kanë  interesat më të afërta me tuajat? Cilat  i kanë interesat e kundërta?  

Për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë pozicionin e secilës palë të interesit në raport me çështjen  (propozimin), bëni këtë  të dukshme përmes vendosjes të letrave të ngjyrave dhe madhësive të ndryshme në një tabak letre apo në 

Page 73: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

72

tabelë. Kështu përdorni të kuqen për të identifikuar palët publike (qeverinë, organet komunale, institucionet tjera), të kaltrën për të identifikuar grupet (grupet  e  interesit,  komunitetin  e organizuar,  grupet  e  identitetit) dhe  të gjelbrën për palët individuale (të paorganizuar, banorë lokalë e të tjerë) 

5. Kërkojuni  fëmijëve  të  mendojnë  për  strategjitë  e  mundshme  të veprimit.  Këshillojini  ata  të  mendojnë  për  palët  të  cilave  do  t’ju drejtohen,  për  mënyrën  e  komunikimit,  për  argumentet  që  do  t’i përdorin.  Diskutoni  të  gjitha  propozimet  që  vijnë  nga  fëmijët,  duke marrë  këndvështrimet  e  gjithë  fëmijëve.  Kanalizoni  diskutimet  duke dhënë këndvështrimet e juaja. 

 

 FLETË PUNE: SITUATA  

Një organizatë ka ofruar mundësinë që afër shkollës suaj të ndërtohet një palestër sportive. Kuvendi komunal e ka përkrahur iniciativën në parim, por vendi ku është planifikuar  të ndërtohet palestra është pronë kontestuese. Ajo ka qenë e eksproprijuar para 30 vjetëve, por nuk është shfrytëzuar për qëllimin e eksproprijimit dhe banorët e lagjes pretendojnë se parcela duhet t’u kthehet atyre. Edhe fondet për ndërtimin e palestrës  janë të kufizuara, pasi organizata donatore ka kërkuar që edhe komuniteti  të merr pjesë në financim  me  10%  të  buxhetit.  Mirëpo  gatishmëria  e  komunitetit  për pjesëmarrje  në  financim  është  shumë  e  ulët.  Klubet  sportive  të  qytetit bëjnë  presion  që  kjo  palestër  të  ndërtohet  medoemos.  Edhe  klubi  i sporteve i shkollës suaj mban të njëjtin pozicion. 

Në  shkollën  tuaj  është  hapur  debati  për  ndërtimin  e  palestrës.  Ju  si organizatë  e  të  drejtave  të  fëmijëve  duhet  të  pozicionoheni  lidhur  me ndërtimin e palestrës.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 74: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

73

  DITËLINDJET NË VIJË  

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut, Aftësia e kufizuar 

KOHËZGJATJA    15 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Bashkëpunim, evokim i datave me rëndësi 

     

OBJEKTIVAT    Të  zhvillojnë  aftësitë  e  komunikimit  në  rrethana  të vështira. 

Të njoftojnë grupin me ditëlindjet e tyre. 

Të numërojnë datat me rëndësi për të drejta të njeriut. 

 

Udhëzime 

 

1. Udhëzoni fëmijët të rreshtohen në një vijë, duke u bazuar në ditëlindjet e  tyre.  Tregojuni  se  njëri  skaj  i  rreshtit  (të  cilin  e  caktoni  ju)  paraqet datën  1  janar,  ndërsa  skaji  tjetër  paraqet  datën  31  dhjetor. Mirëpo fëmijët  gjatë  aktivitetit  të  rreshtimit  nuk  guxojnë  të  flasin me  njëri‐tjetrin, prandaj duhet të shfrytëzojnë mënyra tjera të komunikimit për të  gjetur  saktësisht  vendin  e  tyre  në  rresht.  U  jepet  fëmijëve  pesë minuta  kohë për  t’u  rreshtuar, ose deri  kur  të  shihet  se e  kanë  kryer punën. 

2. Verifikoni  sa kanë qenë  të  suksesshëm  fëmijët në punën e  tyre. Duke filluar prej skajit të 1 janarit, pyetni secilin fëmijë me radhë se kur është ditëlindja e  tij/saj. Pasi  ta merrni vesh ditën e  lindjes, pyetni nëse kjo ditë  shënon  ndonjë  ngjarje  nga  historiku  i  të  drejtave  të  njeriut,  apo nëse në çfarëdo forme lidhet me të drejta të njeriut. Nëse fëmijës nuk i kujtohet ndonjë ngjarje, pyetni gjithë pjesëtarët e grupit për këtë. Në shumë  raste  ndodh  që  dikujt  t’i  kujtohet  ndonjë  ngjarje.  Edhe  ju  vet përmendni  ndonjë  ngjarje  nëse  ju  kujtohet,  por  vetëm  pasi  t’i  keni shteruar mundësitë te fëmijët. Mund të ndodh që për ndonjë datë nuk i kujtohet askujt asgjë. Vazhdoni më tutje. Kështu vazhdoni deri te fëmija ditëlindja e të cilit është më së voni në vitin kalendarik. 

3. Kërkojuni  fëmijëve  të ndahen në grupe duke respektuar rreshtimin që kanë bërë. P.sh., gjashtë personat e parë e bëjnë grupin e parë, gjashtë të tjerët e përbëjnë grupin e dytë, e kështu me radhë. Caktoni vendin për secilin grup. 

Page 75: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

74

  DY ÇËSHTJE PËR AVOKIM 

 

 

TEMAT      Aktivizimi për të drejtat e njeriut 

KOHËZGJATJA    60 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Analizë e rastit të studimit, ndërtim i strategjisë së grupit 

     

OBJEKTIVAT    Të analizojnë drejt një situatë që lidhet me të drejtat e njeriut. 

Të zhvillojnë strategji veprimi si aktivistë të të drejtave të fëmijëve. 

Udhëzime 

 

1. Njoftoni  fëmijët  se  janë  dy  çështje  që  kërkojnë  angazhimin  e  tyre  si aktivistë të të drejtave të njeriut. Tregojuni se do të punojnë në grupe më  të  vogla.  Grupet  krijohen  duke  u  bazuar  në  ditëlindjen  e pjesëmarrësve.  Dy  grupeve  jepuni  të  shënuar  në  letër  rastin  e  parë studimor, ndërsa dy grupeve tjera rastin tjetër studimor. Lëruni kohë të mjaftueshme fëmijëve të lexojnë rastet e tyre. 

2. Kërkojuni fëmijëve që në grupet e tyre:  

a. të diskutojnë për situatën dhe ta komentojnë nga perspektiva e të drejtave të njeriut,  

b. të  identifikojnë  të  gjitha  palët  që  janë  të  përfshira  dhe  të interesuara për çështjen, 

c. të vendosin në hartë palët e  interesit dhe të paraqesin fushën e forcave, 

d. të  tregojnë  qëndrimin  e  tyre  si  organizatë  e  të  drejtave  të fëmijëve. 

3. Kërkojuni dy grupeve që kanë rastin e parë të prezantojnë punën e tyre përmes përfaqësuesve të tyre. Nxitni diskutimin me  fëmijët duke bërë këso pyetjesh: 

a. A  është  interpretuar  situata  njëjtë  nga  të  dyja  grupet  apo  jo? Pse? 

b. A keni pasur vështirësi gjatë punës? Nëse po, çfarë vështirësish? 

Page 76: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

75

c. A janë vënë në hartë të gjitha palët e interesit? Nëse jo, cilat janë harruar? 

d. A është i drejtë qëndrimi i grupeve? 

Përsëritni të njëjtën procedurë edhe me dy grupet që kanë rastin e dytë. 

4. Kërkojuni  fëmijëve  që  ashtu  në  grupe  të  punojnë  në  hartimin  e  një strategjie, duke potencuar veprimet e mundshme që çojnë në zgjidhjen e  drejtë  të  çështjes.  Për  ta  bërë  këtë  sa  më  lehtë  rekomandojuni fëmijëve t’u përgjigjen disa pyetjeve: 

a. Çka mund të bëjmë? 

b. Si mund ta bëjmë këtë? 

c. Kush do të jetë në shënjestër të veprimit tonë? 

d. Kush mund të na ndihmojë në këtë veprim? 

e. A ka ndonjë pengesë që na del në rrugë? 

5. Kërkojuni  dy  grupeve  që  kanë  rastin  e  dytë,  të  prezantojnë  planet  e tyre. Nxitni diskutimin me fëmijët duke bërë këso pyetjesh: 

a. A janë të njëjta apo të përafërta kurset e veprimit të dy grupeve? Ku dallojnë ato? 

b. A kanë arritur të identifikojnë si duhet aleatët dhe kundërshtarët potencialë? 

c. Po  rreziqet  a  janë  parashikuar? A  ka  rreziqe  tjera  që mund  ta vënë në pikëpyetje ndërmarrjen? 

Përsëritni të njëjtën procedurë edhe me dy grupet që kanë rastin e parë. 

 

Përmbledhje 

Përmblidhni  aktivitetin  duke  ju  shpjeguar  fëmijëve  se  aktivizimi  për  të drejtat  e  njeriut  njihet  edhe  si  avokim. Avokimi  përdoret  edhe  në  fushat tjera dhe në radhë të parë ka kuptimin e mbështetjes aktive ndaj një  ideje apo  kauze,  përmes  zotimit  dhe  argumentimit  për  atë  ide  apo  kauzë. Avokimi kryesisht është i drejtuar kah vendimmarrësit, për t’i bindur ata që t’i  marrin  vendimet  asisoj  që  të  ruajnë  interesin  a  palëve  për  të  cilat avokojmë.  Në  rastin  e  të  drejtave  të  njeriut,  avokimi  ka  për  qëllim respektimin e  të drejtave  të njeriut dhe  interesave  të grupeve  të cilave  ju rrezikohet një apo disa të drejta.  

 

 

 

 

Page 77: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

76

 FLETË PUNE: RASTET STUDIMORE 

 

Rasti 1 ‐ Fëmijët me aftësi të kufizuara 

Një  organizatë  joqeveritare  ka  hulumtuar  rastet  e  fëmijëve me  aftësi  të kufizuara dhe ka dalë me një raport. Nga raporti mësohet se tre  fëmijë të moshës shkollore në rrethin tuaj, nuk vijojnë shkollën sepse janë fëmijë me aftësi të kufizuara. Administrata e shkollës dhe Autoritetet Lokale të Arsimit nuk mund  të  sigurojnë  vijimin  e  këtyre  fëmijëve në  shkollë, për  shkak  të vështirësive financiare dhe mungesave infrastrukturore. Aktivistët e OJQ‐së kanë biseduar me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Këta prindër mendojnë se nuk është e mundur që fëmijët e tyre, në gjendjen në të cilën janë, të shkollohen dhe të shoqërohen me fëmijët tjerë.  

Kjo çështje ju ka prekur shumë dhe keni vendosur të veproni. 

 

Rasti 2 – Dhuna në mes moshatarëve 

Shkolla juaj ka qenë e njohur për respekt dhe tolerancë në shkollë. Për këtë dëshmon edhe një mirënjohje që Ministria e Arsimit  i ka bërë  shkollës  tri vite më parë. 

Dy  vjet më  parë qeveria  ka marrë  vendim që  fshati  Plis,  i  cili  gjendet në afërsi të fshatit tuaj, të dislokohet për shkak se është planifikuar ndërtimi i një termoelektrane. Një pjesë e popullatës së fshatit Plis është vendosur në një  lagje në afërsi  të  shkollës  suaj dhe  fëmijët e asaj popullate vazhdojnë mësimet në  shkollën  tuaj. Prej atëherë në  shkollën  tuaj mësimi  zhvillohet në  dy  ndërrime.  Komuniteti  i  shkollës  kishte  qenë  kundër  “ardhacakëve” dhe situatës së krijuar, por askush nuk i kishte pyetur ata. 

Këtë vit shkollor janë shpeshtuar rastet e dhunës në mes të nxënësve. Janë identifikuar  disa  grupe  të  nxënësve  që  kanë  krijuar  rivalitet.  Shumica  e fëmijëve  të  shkollës  ndihen  të  pasigurt  në  shkollë  dhe  kjo  ka  filluar  të reflektohet  edhe  në  arritjet  e  përgjithshme  të  shkollës.  Raste  të ngacmimeve  janë  raportuar  te  komiteti  shkollor për  të drejtat e  fëmijëve dhe  ju keni marrë vendim që të ndërmerrni hapa që ta ndalni këtë dukuri në shkollë.  

 

 

 

 

 

Page 78: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

77

  REKLAMIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT 

 

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut, avokimi 

KOHËZGJATJA    Përgatitja e reklamës 75 minuta, prezantimi 45 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Përgatitje e një reklame, prezantim 

     

OBJEKTIVAT    Të  zhvillojnë  aftësitë  e  të  menduarit  kritik  rreth reklamimit në media. 

Të praktikojnë kreativitetin dhe aftësitë e komunikimit. 

Të  zhvillojnë  ide  për  mënyrën  e  promovimit  të  të drejtave të njeriut. 

Të demonstrojnë aftësi avokimi.  

 

PJESA E PARË 

 

Udhëzime 

1. Ndajini  fëmijët në grupe me nga  tre apo  katër  fëmijë.  Shpjegojuni  se grupit  të  tyre  i  është  kërkuar  të  reklamojë  të  drejtat  e  njeriut  të fëmijëve. Ata do të bëjnë një reklamë televizive që zgjatë nga një deri në tre minuta, që  i bën njerëzit të ndërgjegjshëm dhe/ose të kuptojnë atë të drejtë.  

2. Kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë disa reklama në TV të cilat  iu kanë tërhequr  vëmendjen. Mendoni  për  disa  tipare  të  reklamave  të mira (p.sh.: fraza të zgjuara, efekte zanore, muzikë, humor, mesazh serioz). 

3. Diskutoni  audiencën  për  reklamat  e  tyre.  A  kanë  ato  në  shënjestër fëmijët,  prindërit,  mësuesit,  publikun  e  gjerë,  apo  të  gjitha  këto? Diskutoni për mënyrat në  të  cilat  reklamat mund  të bëhen  tërheqëse për auditorin e zgjedhur prej tyre.  

4. Shpjegoni se secili grup duhet të zgjedh një të drejtë që ata dëshirojnë ta  reklamojnë  dhe  audiencën  të  cilës  dëshirojnë  t’i  adresohen. Inkurajoni ata  të  zgjedhin një  të drejtë, për  të  cilën ata mendojnë që njerëzit kanë nevojë të dinë vërtetë, si dhe të mendojnë për njerëzit që me  të vërtetë kanë nevojë  të dinë për këtë  të drejtë. Pyesni dikë nga secili  grup  t’ju  raportojë  të  drejtën  që  kanë  zgjedhur  dhe  për  cilën audiencë kanë vendosur. 

Page 79: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

78

5. Sapo grupet të kenë zgjedhur një të drejtë, ata duhet të krijojnë një ide për  ta  reklamuar  atë.  Inkurajoni  ata  të marrin në  konsideratë  shumë mënyra për  të prezantuar  të drejtën  (p.sh. një  tregim që ata e  luajnë me role, një këngë që ata e këndojnë, një skicë vizatimore për të cilën ata vizatojnë disa figura dhe më pas i bashkojnë ato). Kujtojuni atyre që kjo do të jetë një video për TV kështu që duhet të jetë interesante nga ana pamore dhe të ketë veprim, pra të mos jetë vetëm “një paraqitje pa veprim”. Gjithashtu, videoja nuk duhet të jetë shumë e ndërlikuar, pasi do të prezantohet në më pak se tre minuta.  

6. Shkoni  nga  një  grup  te  tjetri  për  të monitoruar  ecurinë  e  tyre.  Sapo grupet  të  ketë përfunduar  reklamat  e  veta,  kërkojini  t’i  vënë nga një titull dhe të fillojnë t’i praktikojnë. 

 

PJESA E DYTË 

  

Udhëzime 

Kur të gjitha grupet të kenë planifikuar reklamat e tyre, mblidhni të gjithë së bashku për të ndarë idetë e tyre dhe për të marrë vlerësimin nga të tjerët. Kërkojini çdo grupi  të shpjegojë  të drejtën që ka zgjedhur, audiencën dhe idetë e grupit. Më pastaj, ata duhet ta prezantojnë atë. Pas çdo përshkrimi dhe  performance,  inkurajoni  sugjerime  konstruktive  dhe  vlerësim,  duke bërë këso pyetjesh: 

a. A do t’i bëjë thirrje kjo ide audiencës së zgjedhur? 

b. A do ta japë qartë idenë e së drejtës? 

c. Çfarë ju pëlqen te këto ide? 

d. A mund të ofroni ndonjë sugjerim për përmirësim? 

 

Përmbledhje dhe vlerësim 

1. Përmblidhni aktivitetin duke bërë këso pyetjesh: 

a. A kishte pjesë të këtij aktiviteti që ishin veçanërisht sfiduese? Po zbavitëse? 

b. A mësuat ndonjë gjë se si bëhen reklamat? 

c. A ishte më e vështirë për të menduar imazhe se sa vetëm fjalë? 

d. A  ishte  e  vështirë  për  të menduar  si  të  arrije  një  audiencë  të caktuar? 

e. A janë reklamat gjithmonë pozitive? Përse po ose përse jo? 

f. Çfarë mësuat nga reklamat e grupeve tjera? 

Page 80: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

79

g. A do ta ndryshojë ky aktivitet mënyrën si e shikoni ju TV? 

 

2. Lidhni aktivitetin me të drejtat e njeriut duke bërë këso pyetjesh: 

a. Përse grupi i juaj zgjodhi posaçërisht atë të drejtë?  

b. Përse zgjodhët atë audiencë të veçantë?  

c. Çfarë  lloj  reagimi  apo  veprimi mendoni  se  do  të  ketë  reklama juaj? 

d. A  është  reklama  televizive  një mënyrë  e mirë  për  t’u  dërguar njerëzve një mesazh për të drejtat e njeriut? Përse po ose përse jo? 

e. A  përfshiu  reklama  juaj  të  drejtat  e  tjera  përveç  asaj  që  ju fokusuat? 

f. Një e drejtë a mund të qëndrojë vetëm apo ajo është gjithmonë e lidhur me të drejtat e tjera? 

g. A  mund  të  mendoni  për  të  drejtat  e  tjera  që  do  të  ishin  të vështira për t’u reklamuar apo për t’u prezantuar? 

h. A përfaqëson ndonjë nga karakteret tuaja stereotipa? Nëse po, a ka kjo ndonjë efekt negativ? Përse po ose përse jo? 

i.    Përse  është  e  rëndësishme  për  njerëzit  të  njohin  të  drejtat  e tyre? 

j.      Kush ka nevojë për edukim për të drejtat e njeriut të fëmijëve? 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 81: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

80

  PASIMI I TOPIT 

 

 

TEMAT      Të drejtat e përgjithshme të njeriut 

KOHËZGJATJA    20 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Reflektim, vlerësim 

     

OBJEKTIVAT    Të përmendin nocione të ndryshme që u trajtuan gjatë seminarit. 

Të vlerësojnë përmbajtjen dhe rrjedhën e seminarit. 

 

Udhëzime: 

 

1. Kërkojuni  fëmijëve të  formojnë një rreth, ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme në mes tyre për lëvizje. Tregojuni atyre se do ta zhvillojnë një  lojë me top. Secili prej tyre do të ketë rastin ta merr topin nga një pjesëtar i grupit. Ai/ajo duhet ta falënderojë shokun apo shoqen duke e thirrur  në  emër,  p.sh.  “Të  falemnderit Drin”  dhe  duhet  të  përmendë shkurtimisht  një  nocion  që  është  trajtuar  gjatë  seminarit,  p.sh., pjesëmarrja,  konventa  për  të  drejtat  e  fëmijëve,  avokimi,  e  drejta  e arsimimit, etj. Pastaj topin  ia gjuan një pjesëtari tjetër të grupit duke e thirrur  në  emër,  p.sh.:  “Urdhëro  Lura”.  Loja  mbaron  kur  të  gjithë fëmijët  të  kenë  pasur  topin  në  duar  dhe  të  jenë  shprehur.  Në  këtë mënyrë  do  të  arrihet  që  në  një mënyrë  zbavitëse  të  reflektojnë  për çështjet që janë trajtuar gjatë seminarit. 

2. Kërkojuni  fëmijëve  që  edhe  një  herë  ta  përsërisin  lojën,  por me  një ndryshim.  Kësaj  radhe  lojtari  që  e  merr  topin,  pasi  ta  falënderojë shokun apo shoqen në të njëjtën mënyrë, duhet të tregojë se si ndihet lidhur me seminarin, qoftë duke përmendur ndonjë fjalë që simbolizon gjendjen  e  tij  shpirtërore,  qoftë  duke  përshkruar  këtë me  një  fjali  të shkurtër. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë të gjithë fëmijët. 

3. Kërkojuni  fëmijëve që  të  lidhen për duarsh dhe  së bashku  tri herë  të bërtasin me një zë: urra, urra, urra. Pastaj të gjithë duartrokasin. 

 

 

 

Page 82: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

81

  MAKINA LARËSE 

 

 

TEMAT      Respekti 

KOHËZGJATJA    10 minuta 

LLOJI I AKTIVITETIT 

  Përshëndetje, lavdërime, me vrapim mes shokëve 

     

OBJEKTIVAT    Të identifikojnë anët pozitive të anëtarëve të grupit. 

Të shprehin mirësjelljen e tyre për anëtarët e grupit. 

 

Udhëzime: 

 

Kërkojuni  fëmijëve  të  renditen asisoj që  të  formojnë dy  vija paralele afër njëra‐tjetrës, duke u shikuar fytyrë më fytyrë. Dërgoni një fëmijë nga njëri skaj  në mes  dy  vijave  ("drejt  larjes"). Derisa  fëmija  ecën midis  dy  vijave, secili e përkëdhel në  shpinë apo  i  shtrëngon dorën, duke  i drejtuar në  të njëjtën kohë fjalë lavdërimi, dashurie dhe inkurajimi. Rezultati do të jetë një individ i ndritshëm e i lumtur në fund të “larjes”. Ai apo ajo i bashkohet vijës dhe procesi përsëritet nga e para me të tjerë fëmijë.   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 83: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

82

SHTOJCA 1 

 KONVENTA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE  

versioni  i shkurtuar për fëmijë 

 

 

Neni 1. Gjithkush nën moshën 18 vjeçare konsiderohet  fëmijë dhe,  i ka të gjitha të drejtat sipas kësaj Konvente 

 

Neni  2.  Të  drejtat  nga  kjo  Konventë  i  garantohen  çdo  fëmije,  pa marrë parasysh  racën,  religjionin, aftësitë; pa marrë parasysh çka mendojnë apo thonë; pa marrë parasysh prejardhjen familjare të tyre. 

 

Neni 3: Në  të gjitha vendimet dhe veprimet që kanë  të bëjnë me  fëmijët, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese. 

 

Neni 4: Shtetet duhet të ndërmarrin  të gjitha masat që  fëmijët  t’i gëzojnë këto të drejta.  

 

Neni 5: Shtetet duhet të respektojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e familjes për të drejtuar dhe udhëzuar fëmijët e tyre, ashtu që, duke u rritur, këta të mësojnë të shfrytëzojnë të drejtat e tyre si duhet.  

 

Neni 6: Të gjithë fëmijët kanë të drejtë në  jetë. Shtetet duhet të sigurojnë mbijetesën dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.  

 

Neni  7:  Të  gjithë  fëmijët  kanë  të  drejtën  të  kenë  një  emër  të  regjistruar ligjërisht dhe një  shtetësi. Gjithashtu,  të drejtën për  të njohur prindërit e tyre dhe brenda mundësive për ta gëzuar kujdesin e tyre. 

 

Neni  8:  Shtetet  duhet  të  respektojnë  të  drejtën  e  fëmijëve  në  identitet, duke përfshirë edhe emrin e mbiemrin, shtetësinë dhe lidhjet familjare.  

 

Neni 9. Fëmijët nuk duhet të ndahen nga prindërit e tyre përveç rastit kur kjo  ndarje  është  për  të mirën  e  tyre,  p.sh.,  nëse  një  prind  e  keqtrajton fëmijën.  Fëmijët,  prindërit  e  të  cilëve  janë  ndarë,  kanë  të  drejtën  për  të mbajtur kontakte me të dy prindërit.  

Page 84: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

83

 

Neni  10:  Familjet  që  jetojnë  në  shtete  të  ndryshme,  duhet  të  lejohen  të lëvizin dhe të bashkohen si familje. 

 

Neni  11:  Shtetet  duhet  të  marrin  masa  për  të  ndaluar  zhvendosjen  e paligjshme të fëmijëve në vende tjera.  

 

Neni 12:  Shteti  i garanton  fëmijës,  i  cili është  i aftë  të ketë pikëpamjet e veta, të drejtën për t’i shprehur  lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të. 

 

Neni  13:  Të  gjithë  fëmijët  kanë  të  drejtën  e  lirisë  së  fjalës.  Kjo  e  drejtë përfshin të drejtën të marrin dhe të japin informacion, nëse ky informacion nuk është i dëmshëm për ata apo për dikë tjetër.  

 

Neni  14:  Fëmijët  kanë  të  drejtë  të mendojnë  dhe  të  besojnë  çfarë  ata dëshirojnë  dhe  të  praktikojnë  fenë  e  tyre,  përderisa  ata  nuk  pengojnë njerëzit e tjerë nga gëzimi i të drejtave të tyre. Prindërit duhet të udhëheqin fëmijët për këto çështje. 

  

Neni  15:  Fëmijët  kanë  të  drejtën  për  t’u  takuar  së  bashku  dhe  për  t’iu bashkuar grupeve dhe organizatave, përderisa kjo nuk  i pengon njerëzit e tjerë nga gëzimi i të drejtave të tyre. 

 

Neni 16: Fëmijët kanë të drejtën për jetën private. Ligji duhet t’i mbrojë ata nga ndërhyrjet në mënyrën e tyre të  jetës, në reputacionin e tyre të mirë, në familjet dhe shtëpitë e tyre. 

 

Neni  17:  Fëmijët  kanë  të  drejtën  për  të marrë  informacion  nga media. Televizioni, radioja dhe gazetat duhet të japin informacion që fëmijët mund ta kuptojnë dhe nuk duhet  të promovojnë materiale që mund  të cenojnë apo t’u shkaktojnë dëm atyre ose të tjerëve. 

 

Neni  18:  Të  dy  prindërit  kanë  përgjegjësi  të  përbashkët  për  edukimin  e fëmijës dhe duhet të udhëhiqen gjithmonë nga interesi më i lartë i fëmijës. Shtetet  duhet  t’u  ndihmojnë  prindërve  duke  u  ofruar  atyre  shërbime  të përkrahjes, sidomos nëse të dy prindërit punojnë.  

 

Page 85: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

84

Neni 19: Është detyrim i shteteve që të marrin masa ligjore, administrative, shoqërore dhe edukative për t’ju siguruar fëmijëve mbrojtje nga çdo formë e dhunës  fizike  apo mendore, e  fyerjes  apo  keqtrajtimit, e nëpërkëmbjes ose shfrytëzimit nga prindërit e tyre apo personat tjerë të cilëve fëmijët u janë besuar për përkujdesje.  

 

Neni  20:  Është  detyrim  i  shteteve  që  t’ju  sigurojnë  fëmijëve  përkujdesje alternative, ashtu që të respektohet origjina fetare, kulturore dhe etnike të fëmijëve  dhe  të  sigurohet  që  vetëm  organet  e  autorizuara  të  kryejnë birësimin. 

 

Neni 21: Kur fëmijët të birësohen, konsiderata mbizotëruese duhet të  jetë interesi më i mirë i fëmijëve. Të njëjtat rregulla duhet të aplikohen qoftë kur fëmijët birësohen brenda vendit ku kanë lindur, apo kur duhet të shkojnë të jetojnë në ndonjë vend tjetër.  

 

Neni 22: Fëmijëve refugjatë duhet t’u  jepet mbrojtje e veçantë. Ata duhet të kenë të njëjtat të drejta si fëmijët e lindur në atë vend. 

 

Neni 23: Fëmijët që kanë çfarëdo lloji të aftësisë së kufizuar, kanë të drejtë në kujdes dhe mbështetje të veçantë nga shteti, në mënyrë që ata të bëjnë një jetë të plotë dhe të pavarur, deri në maksimumin e aftësive të tyre. 

 

Neni 24: Fëmijët kanë të drejtën në përkujdesje shëndetësore cilësore, në ujë  të pastër, në ushqim me vlera ushqimore dhe në mjedis  të pastër, në mënyrë që të  jenë të shëndetshëm edhe vet. Për të arritur këtë, shtetet e pasura duhet t’u ndihmojnë shteteve në zhvillim. 

 

Neni 25:  Fëmijët që  janë nën përkujdesjen e  autoriteteve  lokale,  kanë  të drejtën që në mënyrë periodike të bëhet ekzaminimi periodik  i situatës së tyre.  

 

Neni 26: Shtetet duhet të ofrojnë përkrahje shoqërore, përfshirë sigurimet shoqërore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë.  

 

Neni  27:  Fëmijët  kanë  të  drejtë  në  nivel  të  mjaftueshëm  jetese  për zhvillimin  e  tyre  fizik,  mendor,  shpirtëror,  moral  dhe  shoqëror. Përgjegjësinë për të siguruar këtë në radhë të parë e kanë prindërit. Shtetet 

Page 86: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

85

duhet  të  ndihmojnë prindërit duke  u  siguruar  shërbime për  t’i përkrahur ata.  

 

Neni 28: Fëmijët kanë të drejtën për arsimim fillor, i cili duhet të jetë falas. Disiplina  në  shkollë  duhet  të  respektojë  dinjitetin  njerëzor  të  fëmijëve. Fëmijët duhet të  inkurajohen të arrijnë nivelin më të  lartë të arsimimit, në përputhje me aftësitë e tyre. 

 

Neni 29: Shtetet kujdesen që arsimimi të zhvillojë plotësisht personalitetin dhe  talentet  e  secilit  fëmijë.  Ai  duhet  të  nxisë  fëmijët  të  respektojnë prindërit e tyre, kulturën e tyre dhe kulturat tjera.  

 

Neni  30:  Fëmijët  kanë  të  drejtën  të  përdorin  gjuhën  e  vet,  të  ndjekin kulturën e vet dhe të praktikojnë fenë e vet. Kjo e drejtë ju sigurohet edhe nëse janë pjesëtarë të grupeve minoritare apo popujve autoktonë. 

 

Neni 31: Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të pushojnë dhe të luajnë, si dhe të marrin pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh argëtuese, kulturore dhe artistike. 

 

Neni 32: Shteti duhet t’i mbrojë fëmijët nga puna e rrezikshme ose që mund të dëmtojë shëndetin dhe edukimin e tyre. 

 

Neni  33:  Shteti  duhet  të  gjejë  mënyra  për  të  mbrojtur  fëmijët  nga narkotikët e rrezikshëm.  

 

Neni 34: Shteti duhet të mbrojë fëmijët nga shpërdorimi seksual. 

 

Neni 35: Shteti duhet të sigurojë që fëmijët të mos rrëmbehen apo shiten.  

 

Neni  36:  Fëmijët  duhet  të mbrohen  nga  çdo  lloj  aktiviteti  që  e  dëmton mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. 

 

Neni 37: Fëmijët që shkelin ligjin, nuk duhet të trajtohen në mënyrë mizore. Dënimi me vdekje dhe dënimi me burgim të përjetshëm nuk duhet t’u jepet atyre. Në burg ata duhet të veçohen nga të rriturit dhe të lejohen të mbajnë lidhje me familjen e tyre. 

Page 87: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

86

 

Neni 38:  Shtetet nuk duhet të lejojnë fëmijët nën moshën 15 vjeç të marrin pjesë në ushtri apo të marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimet luftarake. Për më tepër, fëmijët në zonat e luftës duhet të kenë mbrojtje të veçantë.     

 

Neni 39: Fëmijët që kanë qenë  të neglizhuar apo  të shpërdoruar duhet  të marrin ndihmë  të posaçme për  t’ju  rikthyer  shëndetin, personalitetin dhe dinjitetin e tyre.  

 

Neni 40: Fëmijët  të  cilët akuzohen  se kanë  shkelur  ligjin, duhet  të marrin ndihmë ligjore. Dënimet me heqje lirie për fëmijët duhet të përdoren vetëm për shkeljet më të rënda të ligjit. 

 

Neni  41: Nëse  ligjet  e  shtetit  të  veçantë mbrojnë  fëmijët më mirë  se  sa dispozitat e kësaj Konvente, atëherë ato ligje duhet të aplikohen.  

 

Neni  42:  Shtetet  duhet  t’u  bëjnë  të  njohur  Konventën  të  rriturve  dhe fëmijëve.  

 

Sqarim: Konventa për të drejtat e fëmijëve i ka gjithsej 54 nene. Nenet 43 – 54 tregojnë se si shtetet duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar se të gjithë fëmijët i kanë të gjitha të drejtat. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 88: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

87

SHTOJCA 2 

 

Përmbajtja e programit të trajnimit Dita e parë 

30 minuta Unë jam ti, ti je ajo, ajo është ai ‐ Aktivitet prezantimi  

45 minuta  Loja me tabelë‐ aktivitet i të drejtave të përgjithshme  

60 minuta  Më e rëndësishmja për cilin  ‐ aktivitet i të drejtave të përgjithshme 

30 minuta  Matanë ylberit – aktivitet i ndërtimit të grupit  

60 minuta  Një kushtetutë për grupin tonë ‐ aktivitet i të drejtave të përgjithshme dhe pjesëmarrjes  

45 minuta  Alarmi i kuq ‐ aktivitet i të drejtave të përgjithshme  

30 minuta  Të luajmë domino ‐ Aktivitet i të drejtave të përgjithshme   

Dita e dytë 

15 minuta  Puna artistike në shpinën e tjetrit – aktivitet i nxehjes  

45 minuta  Folësi pa zë – aktivitet për diskriminimin, aftësinë e kufizuar dhe pjesëmarrjen 

30 minuta  Symbyllurazi – aktivitet për diskriminimin, aftësinë e kufizuar dhe pjesëmarrjen 

30 minuta  Beteja për portokallin – aktivitet për paqen dhe negociatat 

45 minuta  Klasa lëvizëse – aktivitet për komunikimin dhe pjesëmarrjen 

45 minuta  Çfarë më pëlqen dhe çfarë bëj? – aktivitet për stereotipat  

45 minuta  I dashur ditar – aktivitet për varfërinë dhe përjashtimin social (45 min.) 

45 minuta  Skena të ngacmimit – aktivitet për ngacmimet 

30 minuta  T’i kthehemi kushtetutës së grupit – aktivitet i reflektimit dhe rishikimit të vendimeve 

 

Dita e tretë 

15 minuta  Ura ‐ Aktivitet i nxehjes 

75 minuta  Aktivizimi për të drejtat e njeriut – Aktivitet për avokimin 

15 minuta  Ditëlindjet në vijë ‐ Aktivitet për ndarje në grupe 

60 minuta  Dy çështje për avokimin – aktivitet për avokimin 

120 minuta  Reklamimi i të drejtave të njeriut – aktivitet për avokimin 

Page 89: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

88

Page 90: EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT ME FËMIJË - kec-ks.orgkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Edukimi-per-te-drejtat-e-njeriut... · 3 Hyrje Të rriturit duhet të kujdesen që

Ky projekt është financuar nga Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e plotë e Qendrës për Arsim e Kosovës dhe, në asnjë rrethanë, nuk duhet t'i atribuohet Bashkimit Evropian.

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit

Financuar nga: Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian