Transcript
Page 1: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Fakulteti i Ekonomisë

Page 2: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,
Page 3: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

HIDHHAPINTËND!

Page 4: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

04

Page 5: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Me besimin se arsimi i lartë është një ndër mekanizmat thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, Universiteti Metropolitan Tirana jo pa qëllim është profilizuar në arkitekturë, inxhinieri dhe ekonomi, si tre sektorë strategjikë për arritjen e këtij objektivi.

Programet akademike të Universitetit Metropolitan Tirana janë hartuar sipas ekspertizës më të mirë vendase dhe të huaj, duke pasur si indikator kryesor kërkesat e tregut të punës dhe trendet globale të zhvillimit. Universiteti është një mjedis dinamik që bën bashkë pedagogë, kërkues shkencorë, studentë dhe profesionistë të lirë, gjithmonë në proces evolimi dhe në kërkim të zgjidhjeve më eficente për sfidat shkencore dhe profesionale.

Ne i bindemi paradigmës se universiteti duhet të jetë në shërbim të shoqërisë, ndaj UMT nuk përqëndrohet vetëm në ofertën akademike për të përgatitur profesionistët e rinj në sektorët me potencial të lartë për zhvillimin e vendit, por angazhohet në një spektër më të gjerë që fillon nga kurset e

formimit të vazhduar, trajnimet periodike, revistat dhe konferencat shkencore, projektet kombëtare dhe ndërkombëtare, pa harruar edhe laboratorët e shumtë me pajisje bashkëkohore që u shërbejnë studentëve dhe kërkuesve shkencorë.

Universiteti Metropolitan Tirana ka kaluar me sukses çdo proces akreditimi, si nga institucionet vendase ashtu edhe nga ato të huaja. Por prova më e mirë e cilësisë dhe e suksesit janë studentët tanë të diplomuar përgjatë viteve, të cilët kontribuojnë me ekspertizën e tyre në institucione prestigjioze, si edhe ata studentë të rinj që vendosin çdo vit të bëhen pjesë e projektit tonë ambicioz.

Si themelues dhe President i Universitetit Metropolitan Tirana, ju ftoj që përmes bashkëpunimit me ne, të hidhni hapin tuaj cilësor drejt suksesit profesional dhe shkencor.

Ing. Arjan ÇukajPresident i Universitetit Metropolitan Tirana

WELCOME05

Page 6: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

TIMELINE - DATA TËRËNDËSISHME

Lincencohet me Vendim Nr. 357 të Këshillit të

Ministrave, me statusin e Shkollës Private të

Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”

me Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe

Fakultetin e Ekonomisë duke nisur vitin akademik

me programet bachelor.

Nisin programet e nivelit Master të Shkencave në

Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri Elektrike,

Inxhinieri Elektronike dhe Inxhinieri Ndërtimi. Në

muajin maj të vitit 2013, shtohen edhe programet

Master të Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri,

Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri

Informatike dhe Ekonomik-MBA.

Licencohet Kursi i Formimit të Vazhduar “Vlerësimi

dhe Investimi i Pasurive të Paluajtshme”, i drejtuar

nga britaniku David Allen.

Krijohet qendra “Metroresearch”, ku pjesë e saj

është “Metropolitan Incubator”, inkubatori i parë

brenda një kampusi universitar në Shqipëri që

angazhon studentët në fushën e sipërmarrjes dhe

inovacionit.

Licencohet programi i Integruar i Ciklit të Dytë në

Arkitekturë me pesë profile studimi: Arkitekt,

Arkitekt-Interier, Arkitekt-Inxhinier, Bio-Arkitekt

dhe Artkitekt-Restaurues.

Lincencohet kursi i formimit të vazhduar në

“Auditimin e Energjisë”.

Hapet programi i studimit me karakter

profesional 2-vjeçar në Dizajn Grafik. Aktualisht

përveç këtij programi, zhvillohen edhe programet

profesionale në Topografi dhe GIS dhe Menaxhim

në Hoteleri, Turizëm dhe Evente.

Hapen për herë të parë programet e Masterit

Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka

dhe Sigurime.

Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë, UMT merr

statusin e Universitetit “Metropolitan Tirana”, me

tre fakultete, tetë departamente, një qendër

kërkimore dhe njësi mbështetëse administrative.

Universiteti Metropolitan Tirana akreditohet me

vlerësimin “Ekselent” nga ASCAL dhe QAA.

Me urdhër të MASR hapet fakulteti i tretë në UMT,

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.

Licencohen programet e para në anglisht, në

Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Elektrike me

pesë profile dhe në Inxhinieri Software.

06

Page 7: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

07

Page 8: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Jetë aktive studentore

Mbi 90 aktivitete të organizuara nga Klubet

Studentore në bashkëpunim me stafin akademik dhe

atë administrativ të Universitetit Metropolitan Tirana,

i japin ngjyra jetës studentore përtej leksioneve, duke

krijuar një mjedis dinamik dhe social.

Metropolitan Incubator

Inkubatori i parë dhe i vetëm i krijuar brenda një

universiteti, i cili zhvillon idetë më inovative të

biznesit. Metropolitan Incubator ofron mbështetjen e

tij për studentët që duan të bëhen pjesë e botës së

sipërmarrjes, ku 85% e ideve të paraqitura

inkubohen, 71% e tyre krijojnë një prototip dhe 28% e

ideve që kanë krijuar prototip janë hedhur në treg.

Mësimdhënie edhe në gjuhën angleze

Falë stafit akademik ndërkombëtar, UMT ofron edhe

mundësinë e studimeve në anglisht në shumë prej

programeve të studimit, duke ofruar literaturën

bashkëkohore për formimin e profesionistëve të rinj

në fushat e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Ekonomisë.

Çanta e Studentit

Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset që të gjithë

studentët të kenë pajisjet dhe informacionin e

nevojshëm për zhvillimin e suksesshëm të procesit

akademik. Në momentin e regjistrimit, studentët

pajisen me Çantën e Studentit ku përfshihet një

Laptop, CD me leksionet didaktike, aksesi në

sekretarinë online dhe web-mail, Karta e Studentit,

Guida dhe Rregullore e Studentit.

Përgjegjësia sociale

Në fokus të Universitetit Metropolitan Tirana janë

organizimet e aktiviteteve sociale dhe kulturore në

mbështetje të sektorëve me rëndësi strategjike dhe

shtresave të margjinalizuara. Gjithashtu, UMT ofron

mbulim të kostove të studimit deri në 100% me anë

të bursave sociale.

PSE UNIVERSITETIMETROPOLITAN TIRANA?

Universitet i fokusuar në Inxhinieri, Arkitekturë,

Shkenca Kompjuterike dhe Ekonomi

Me tre fakultete, përkatësisht Fakultetin e Inxhinierisë

dhe Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave

Kompjuterike dhe IT dhe Fakultetin e Ekonomisë,

Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset të përgatisë

profesionistët e rinj që jo vetëm kërkohen nga tregu i

punës, por i shërbejnë edhe interesave strategjike në

zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë.

Ekselencë akademike

Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar

“Shkëlqyer”, duke marrë akreditimin institucional për

pesë vite nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në

Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit.

Bursa studimi deri në 100%

Universiteti Metropolitan Tirana mbështet ekselentët.

Maturantët me rezultate të larta si edhe fituesit e

olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare mund të

përfitojnë nga bursat e ekselencës, të cilat janë të

vlefshme për të gjithë ciklin e studimeve.

Mundësi shkëmbimi në universitetet partnere

Falë bashkëpunimeve me mbi 15 universitete

europiane, studentët e Universitetit Metropolitan

Tirana mund të zhvillojnë një ose dy semestra

akademikë jashtë vendit, në kuadër të programit

Erasmus+.

Laboratorë bashkëkohorë

Një vëmendje e veçantë në Universitetin

Metropolitan Tirana u kushtohet bashkërendimit të

dijeve teorike me ato praktike, ku studentët e çdo

programi kanë mundësinë të aftësohen në 11

laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e

nevojshme teknologjike. Veçanërisht studentët e

Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Software,

Inxhinierisë Kompjuterike, Inxhinierisë Elektrike dhe

Informatikës Ekonomike zhvillojnë shumë lëndë

praktike në laboratorët përkatës.

› ›

08

Page 9: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

PARTNERËTNDËRKOMBËTARË:

Universiteti i Masaryk, Çeki

ARCHIP University, Çeki

Universiteti Politeknik i Barit, Itali

Instituti Isla Gaia, Portugali

Universiteti i Mesines, Itali

Università Politecnica delle Marche, Itali

University of Sannio, Itali

Universiteti i Molise, Itali

Universiteti i Lodz, Poloni

Kolegji Universitar i Sipërmarrjes dheAdministrimit në Lublin, Poloni

Universiteti Bielsko Biala, Poloni

WSB Academy, Poloni

Universiteti i Ekonomisë në Varna, Bullgari

Universiteti Teknik i Rigës, Letoni

Universiteti i Letonisë, Letoni

Universiteti Alexandru Ioan Cuza i Iasit, Rumani

Universiteti Andrei Saguna din Constanta, Rumani

West University of Timișoara, Rumani

Universiteti Politeknik në Timișoara, Rumani

Universiteti i Granadas, Spanjë

Universiteti i Seviljas, Spanjë

1 11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

2

3

4

5

6

7

8

9

10

1

6 9

13

17 18

19 20 21

14

15 16

11 12

7 8

2 3 4 5

09

10

Page 10: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

STUDENTË ERASMUS+

Ata studentë që duan të kuptojnë si funksionon bota, nuk duhet të kënaqen duke ndenjur aty ku janë, por duhet ta eksplorojnë atë. Mënyrë më e mirë për të eksploruar botën gjatë periudhës së studimeve është Erasmus. – Edona Zeneli, ka studiuar një semestër në Universitetin e Lodz në Poloni.

Është një mundësi e artë të jesh ndër të paktët studentë shqiptarë që bëhen pjesë e një eksperience të tillë ndërkombëtare. Falë përgatitjes së shkëlqyer akademike në UMT dhe mbështetjes së tyre në çdo hap, arrin të marrësh më të mirën e Erasmus+. Edukim i standardeve europiane, shkëmbim kulture me studentë nga e gjithë bota (udhëtime dhe shumë qejf), vlerën e të cilave e ndjen që në muajin e parë. Nëse do më duhej ta përmblidhja me pak �alë rrugëtimin që sapo kam nisur do ishte sigurisht ‘’life changing’’! – Ana Limani, ka studiuar një semestër në Universitetin e Bielsko-Biala, në Poloni.

Erasmus është një eksperiencë shumë e mirë për të parë dhe për të kuptuar si është të jetosh në një vend të huaj. Është një mundësi e përkryer për të kuptuar kultura të reja dhe për t’u takuar me njerëz të etnive të ndryshme. Në këtë mënyrë bëhesh më mendje hapur dhe mëson shumë për mënyrën e jetesës të shumë njerëzve, prandaj i inkurajoj të gjithë studentët ta provojnë si eksperiencë. – Uendi Xhimo, ka studiuar një semestër në Universitetin e Lodz në Poloni.

““

“+++

++

++

++

+

+

+

++

++ +

+++ +

Edona Zeneli

Uendi Xhimo

Ana Limani

10

Page 11: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

STUDENTË ERASMUS+

“Kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë gjëra të reja kam mësuar sa nuk mjaftojnë �alët për ta përshkruar eksperiencën time në universiretin “Aldo Moro”. Shumë kultura, shumë gjuhë, shumë shokë, shumë gjëra të reja më ka ofruar ky mobilitet. Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës që do të mbetet gjithë jetën në kujtimet e mia. Nëse doni të përjetoni një eksperiencë që do ta mbani mend gjithë jetën, ateherë provoni një program Erasmusi që ofrohet në UMT.” - Gustiana Çakrri, ka zhvilluar një semestër në Universitetin “Aldo Moro” të Barit në Itali.

++ +

+++ +

Gustiana Çakrri

“Mundësitë e studimit jashtë Shqipërisë janë të tilla që vijnë një herë në jetë. Në fillim stepesh për ta provuar, por kur e përjeton ekperiencën e kërkon ta kesh sërish. Erasmus + të jep mundësinë për t’u plotësuar jo vetëm nga ana profesionale, por dhe nga ana personale. Mua më ka shërbyer kjo përvojë për të kuptuar se si funksionon jeta jashtë kufinjve të vendit tim si dhe gjithashtu kuptova ritmin e punës dhe mënyrën e të vepruarit në profesionin tim. Një mundësie të dytë nuk do i thoja kurrë jo!” -Dejvis Nikollaj, ka studiuar një semestër në Universitetin e Kostancës në Rumani.

“+ ++

++

++

Dejvis Nikollaj

11

Page 12: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Megi Kurti, studente e diplomuar në Informatikë Ekonomike në Universitetin Metropolitan Tirana, tashmë punon si Konsulente e Teknologjisë së Informacionit pranë “World Bank Treasury” në SHBA. Më herët ajo ka kryer disa mobilitete në Itali dhe në Kaliforni, duke treguar se diploma e UMT njihet në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zgjodha Universitetin Metropolitan Tirana pasi ofronte standarde të larta në mësimdhënie si edhe terrenin e duhur për t’u zhvilluar dhe promovuar në arenën ndërkombëtare falë programeve të ngjashme të studimeve në Europë dhe Amerikë. UMT ishte i vetmi universitet që mund të më ndihmonte të realizoja objektivat dhe ambiciet e mia” – Megi Kurti

RASTE SUKSESI

Admir Karapiti ka zhvilluar ciklin bachelor në Universitetin Metropolitan Tirana ku është diplomuar për Inxhinieri Kompjuterike ndërsa në ciklin master është diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni. Menjëherë pas diplomimit ai u bë pjesë e stafit të UMT, si specialist i Teknologjisë së Informacionit.

“Gjatë studimeve në UMT pata mundësinë të marr jo vetëm dije teorike, por mbi të gjitha aftësitë praktike falë orëve laboratorike. Zgjodha Universitetin Metropolitan Tirana pikërisht për faktin se është i profilizuar në shkencat kompjuterike dhe kam pasur fatin të zhvilloj leksionet jo vetëm me profesorët më të mirë vendas, por edhe me shumë pedagogë të huaj” – Admir Karapiti

Ana Abdi, studente e diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në UMT punon tashmë pranë Parlamentit Europian në Bruksel për politikat e zhvillimit.

“Falë mbështetjes dhe mësimdhënies efektive në Universitetin Metropolitan Tirana, si edhe njohjes së universitetit në shumë vende të Europës, mu krijua mundësia të realizoj qëllimet e mia profesionale. Koha tregoi që zgjedhja që bëra ishte e duhura” – Ana Abdi

12

Page 13: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

EKSELENTËT E KANË VENDINNË METROPOLITAN

KURSE FALAS PËR PËRGATITJEN E MATURANTËVE

Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë studimi të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke përmbushur kriterin e notes mesatare. Bursat janë të ndara në tre kategori:

Gjithashtu UMT ofron bursa për maturantët që kanë fituar olimpiada kombëtare apo ndërkombëtare si edhe bursa sociale për maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara ekonomike.

Universiteti Metropolitan Tirana organizon kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore, të cilat ofrohen falas për të gjithë të interesuarit. Kurset zhvillohen nga pedagogë të njohur dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Kurset zhvillohen në godinën Qendrore të Universitetit Metropolitan Tirana, në rrugën “Sotir Kolea”, Qyteti Studenti, Tiranë.

Qëllimi i kurseve falas është përgatitja e maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore, ku përgjatë javëve ata ushtrohen me tezat e viteve të kaluara, rifreskojnë njohuritë për secilën nga lëndët, zgjidhin ushtrime të ndryshme etj. Maturantët kanë mundësinë të ndjekin kurset e më shumë se një lënde njëkohësisht. Universiteti Metropolitan Tirana ofron kurse përgatitore falas në këto fusha:

100% bursë për mesataren mbi 9.5

75% bursë për mesataren mbi 9

50% bursë për mesataren mbi 8.5

Letërsi Matematikë Anglisht Informatikë Fizikë Ekonomi Arkitekturë

13

Page 14: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

PROGRAMET E STUDIMIT

PROGRAMET BACHELOR

››

››

FAKULTETI I INXHINIERISËDHE ARKITEKTURËS

Bachelor në Inxhinieri NdërtimiDiplomë e Integruar e Nivelit të Dytë nëArkitekturë me profile: - Arkitekt - Arkitekt- Inxhinier - Arkitekt-Restaurues - Bio-Arkitekt - Arkitekt-InterierProgram Profesional në Topografi dhe GISProgram Profesional në Grafik Dizajn

››

FAKULTETI I EKONOMISË

Bachelor në Administrim Biznesi me profile: - Menaxhim - Sipërmarrje dhe Inovacion - MarketingBachelor në Financë me profile: - Financë Bankë - Financë Kontabilitet Bachelor në Informatikë EkonomikeProgram Profesional në Menaxhim nëTurizëm, Hoteleri dhe Evente

EDHE ANGLISHT

›››

FAKULTETI I SHKENCAVEKOMPJUTERIKE DHE IT

Bachelor në Inxhinieri KompjuterikeBachelor në Inxhinieri SoftwareBachelor në Inxhinieri Elektrike me profile: - Elektronikë - Komunikim Dixhital - Kontroll Inxhinierik - Sisteme Fuqie - Makineri Elektrike

EDHE ANGLISHT

EDHE ANGLISHT

EDHE ANGLISHT

EDHE ANGLISHT

EDHE ANGLISHT

EDHE ANGLISHT

14

Page 15: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

››››

››

FAKULTETI I SHKENCAVEKOMPJUTERIKE DHE IT

Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike

Master i Shkencave në Data Analytics

Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike

Master i Shkencave nëInxhinieri Telekomunikacioni

Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike

Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

››

››

FAKULTETI I EKONOMISË

Master i Shkencave në Ekonomi MBA

Master i Shkencave nëMenaxhim në Inxhinieri

Master i Shkencave në Inxhinieri Financiaredhe Menaxhim Risku

Master Profesional në Banka dhe Sigurime

Master Profesional në Marketing Dixhital

PROGRAMET E STUDIMIT

PROGRAMET MASTER

FAKULTETI I INXHINIERISËDHE ARKITEKTURËS

Master i Shkencavenë Inxhinieri Ndërtimi

Pro�li Inxhinieri Strukturash

Master i Shkencavenë Inxhinieri Ndërtimi

Pro�li Inxhinieri Infrastrukturë Transporti

15

Page 16: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

I ndërgjegjshëm për rolin e tij, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgjegjësinë sociale përmes bursave sociale dhe projekteve zhvillimore me impakt publik. Duke mbështetur përmes bursave studentët ekselentë por me mundësi të kufizuara ekonomike, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë, arkitekturës dhe ekonomisë me bindjen se përbëjnë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Rikonstruktimi i plotë i Shërbimit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Rikonstruktim i shtëpive të familjeve në nevojë në bashkëpunim me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ekspertizë e pedagogëve dhe studentëve tëInxhinierisë së Ndërtimit në terren pas tërmetevetë 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.

Panairi i studentëve “Ne dhurojmë për ju” ku të ardhurat e mbledhura kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe nuk �asin.

Dhurata dhe aktivitete argëtuese për fëmijët e qendrëssë autizmit “Fluturo për jetën” në Elbasan merastin e 1 qershorit.

“Bake sale” ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e ëmbëlsir-ave u përdorën për të blerë dhurata për fëmijët e shoqatës “Down Syndrome Albania”.

Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në fushatën për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Realizimi i “Sixhade” në sheshin “Nënë Tereza”.

Realizimi i këndit të lojërave për fëmijët në Milot.

16

Page 17: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

17

Page 18: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

KURSET E FORMIMITTË VAZHDUAR

Kurset e formimit të vazhduar synojnë të përcjellin një filozofi të mësuari që është e ndryshme nga ajo

tradicionale, por ecën përkrah saj nën objektivin e zhvillimit personal të individëve dhe sektorëve të

ndryshëm të shoqërisë.

Zhvillimi i kurseve të formimit të vazhduar është mishërim i objektivave dhe vizionit të vetë Universitetit

Metropolitan Tirana në përputhje edhe me programet e studimit. UMT duke ndjekur zhvillimet dhe nevojat e

tregut, përgatit ekspertë të licensuar për aktivitete të veçanta si në Vlerësimin dhe Invenstimin në Pasuritë e

Paluajtshme apo Auditimin e Energjisë.

Këto kurse zhvillohen periodikisht në Universitetin Metropolitan Tirana dhe janë të licensuar nga Ministria e

Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Profesionistët që ndjekin kurset e formimit të vazhduar përditësohen me të rejat më

të fundit nga fushat përkatëse përmes leksioneve me ekspertë vendas dhe të huaj, si edhe fitojnë të drejtën për

të zhvilluar aktivitetin e tyre në fushat përkatëse.

18

Page 19: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Kursi i Auditimittë Energjisë

Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për

inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një

çertifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së

Energjisë në ndërtesa, transport ose industri, duke marrë

titullin “Auditues energjie”.

Kursi jep bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve

përkatëse bazuar në legjislacion dhe standardet

bashkëkohore për performancën e energjisë së

ndërtesave. Ky kurs është i fokusuar në bazat e auditimit

në energji, ndërsa pjesëmarrësit sipas interesave të tyre

mund të specializohen në auditimin energjitik në

ndërtesa, auditimin energjitik në procese energjitike apo

auditimin energjitik në transport.

Drejtor Didaktik i këtij kursi është Dr. Klaus Vogstad,

themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji

dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e eficencës

energjetike.

Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është

pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of

Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e

stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana”

prej vitit 2017.

Kursin e Auditimit të Energjisë mund ta ndjekin të

diplomuarit në bachelor në programet Inxhinieri

Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi,

Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë. Kursi

zhvillohet përgjatë 7 javëve, ndërsa leksionet zhvillohen

ditën e enjte dhe të premte në orën 16:00-20:00 dhe

ditën e shtunë në orën 09:00-13:00.

Kursi i Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e

Paluajtshme (KVIPP) synon të formojë profesionalisht

studentët duke i aftësuar në vlerësimin shkencor dhe

praktik të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, në

përfundim të këtij kursi ata do të jenë në gjendje të

zhvillojnë edhe parashikime për vlerën e pritshme të

pasurive të paluajtshme si pasojë e një investimi.

Drejtues Didaktik i kursit është britaniku David Allen, një

figurë e njohur në rang ndërkombëtar në fushën e

Pasurive të Paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të

vlerësuesve “RICS”, i cili çdo vit sjell risitë më të fundit në

këtë fushë.

Studentët që kanë ndjekur këtë kurs ndër vite në

Universitetin Metropolitan Tirana kanë mundur të

licensohen si vlerësues të pasurive të paluajtshme duke

punuar si profesionistë të lirë, specialist në zyrat e

shoqërive imobiliare, në bankat e nivelit të dytë, në

shoqëritë e sigurimeve apo të ndërtimit, në zyrat publike

dhe të urbanistikës etj.

Kursin mund ta ndjekin të diplomuarit në ciklin bachelor

dhe master në programet e Inxhinierisë, Arkitekturës,

Ekonomisë dhe Drejtësisë, ndërsa personat që do të

aplikojnë për licencë duhet të kenë përfunduar studimet

master në Inxhinieri, Arkitekturë dhe Ekonomi.

Kursi zhvillohet përgjatë 20 javëve, ndërsa leksionet

zhvillohen ditën e enjte dhe të premte në orën

16:00-20:00 dhe ditën e shtunë në orën 09:00-13:00.

KURSET E FORMIMITTË VAZHDUAR

Kursi i Vlerësimit dheInvestimit në Pasuritë

e Paluajtshme

19

Page 20: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

AKTIVITETE DHEEVENTE TË NDRYSHME

Start-Up City

Start-Up City është qyteti të cilin mund ta zotërojë

çdo student që ka një ide inovative në fushën e

sipërmarrjes. Start-Up City tashmë është një event i

përvitshëm i organizuar nga studentët e Universitetit

Metropolitan Tirana, ku përgjatë tre ditëve të rinjtë

me ide inovative biznesi trajnohen për krijimin e

planit të biznesit, marrin njohuri mbi sipërmarrjen, për

rëndësinë e markës si edhe ushtrohen të realizojnë në

mënyrë cilësore prezantimin e idesë së tyre përpara

jurisë, e cila përbëhet nga figura të njohura të

biznesit dhe të botës akademike në Shqipëri. Idetë

më të mira mbështeten financiarisht dhe zhvillohen

në “Metropolitan Incubator”, inkubatori i parë brenda

një kampusi universitar.

Konferenca studentore

Konferenca Studentore është një aktivitet i

përvitshëm i krijuar për t’u dhënë hapësirë studentëve

që të bëhen pjesë e kërkimit shkencor. Kjo konferencë

organizohet nga Universiteti Metropolitan Tirana në

bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të

Universitetit të Tiranës dhe mund të marrë pjesë çdo

student, pavarësisht universitetit ku studion, i cili sjell

një punim në fushat dhe tematikat e përzgjedhura

çdo vit. Gjithëkush është i lirë të aplikojë me një

punim individual ose në grup.

Pas fazës së parë të aplikimit, ku vlerësohet abstrakti,

tematika dhe metodologjia e ndjekur, studentët

kalojnë në fazën e dytë ku monitorohen nga një

akademik i cili i ndihmon në sjelljen e punimit në

formën e duhur shkencore dhe akademike. Nga të

gjitha grupet pjesëmarrëse përzgjidhen tre fitues, ku

secilit i akordohet një çmim monetar ose jo, në varësi

të thirrjes së publikuar çdo vit.

20

Page 21: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Open Days

Të gjithë maturantët të cilët duan të njihen me

programet e studimit, të shohin ambientet,

laboratorët dhe mjediset e tjera rekreative të

Universitetit Metropolitan Tirana, kanë mundësi të

vijnë gjatë “Open Days” në UMT.

Akademikët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe

Arkitekturës, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

dhe IT dhe të Fakultetit të Ekonomisë vihen në

dispozicion të nxënësve për t’i orientuar drejt

programit që u përshtatet më së miri, duke i

prezantuar lëndët dhe mundësitë e karrierës pas

studimeve universitare.

Panairi i Karrierës

Panairi i Karrierës është kontakti i parë që studentët

krijojnë me tregun e punës. Çdo vit, në ambientet e

Universitetit Metropolitan Tirana ftohen mbi 40

kompani prestigjoze në fushën e inxhinierisë dhe

arkitekturës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë,

duke u krijuar mundësi reale punësimi studentëve. Për

këtë event, studentët asistohen nga specialistët e

Këshillimit të Karrierës dhe stafi akademik i

Universitetit Metropolitan Tirana për të kryer një

aplikim sa më të suksesshëm për të siguruar praktika

apo punësim të përhershëm në kompanitë që janë

pjesë e Panairit të Karrierës.

AKTIVITETE DHEEVENTE TË NDRYSHME

21

Page 22: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

I ndërgjegjshëm për rolin e tij, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgjegjësinë sociale përmes bursave sociale dhe projekteve zhvillimore me impakt publik. Duke mbështetur përmes bursave studentët ekselentë por me mundësi të kufizuara ekonomike, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë, arkitekturës dhe ekonomisë me bindjen se përbëjnë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare.

Profesor Karapici është themelues dhe drejtuesi i parë i Katedrës së Automatikës në vitin 1985. Në vitet 1989-1991

ushtroi detyrën e Dekanit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike në Universitetin eTiranës, ndërsa në vitet

1991-1995 mbajti detyrën e Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Gjatë kësaj periudhe, profesor Karapici ishte edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Shqiptare,

anëtar i Konferencës së Rektorëve Europianë (CRE) dhe anëtar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të

Mesdheut (CUM). Në vitin 2003 u rizgjodh Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik.

Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 2005, kur u zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nga viti 2005 deri në vitin

2009 ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median.

Prof. Dr. Gëzim Karapici është autor dhe bashkëautor i shumë teksteve universitare dhe dhjetëra artikujsh e

referatesh shkencore në fushën e automatikës dhe elektronikës. Ka një kontribut të vyer në reformimin e sistemit

universitar shqiptar në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës.

Prof. Dr. Gëzim Karapici ka

përfunduar studimet për

Inxhinieri Elektrike në vitin

1967, ndërsa katër vite më

vonë nisi karrierën

akademike në Katedrën e

Centraleve Elektrike në

Fakultetin eInxhinierisë. Në

vitet 1979-1982 ka kryer

studimet pasuniversitare në

Milano në fushën e

automatikës dhe sistemeve

elektronergjetike.

STAFI AKADEMIK

Prof. Dr. Gëzim KarapiciRektor i UniversitetitMetropolitan Tirana

22

Page 23: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Prof. Dr. Nikolla Civici ka përfunduar studimet për

Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe më

pas ka kryer specializim në Kimi Analitike. Në vitin

1997 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa në

vitin 2001 titullin “Profesor” nga Universiteti i Tiranës.

Prof. Dr. Civici ka një eksperiencë të gjerë pune në

institute të ndryshme, si përgjegjës në Laboratorin e

Gazit në Sektorin Shkencor të Përpunimit të Naftës,

fizikan në Departamentin e Radiometrisë, Përgjegjës

i Departamentit të Metodave Analitike

Instrumentale, Drejtor i Institutit të Fizikës

Bërthamore të Zbatuar etj.

Gjithashtu, profesor Civici ka pasur një angazhim të

vazhdueshëm në botën akademike, në Fakultetin e

Mjekësisë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës në

Universitetin e Tiranës.

Ka kryer një sërë trajnimesh jashtë vendit në fushën e

fizikës bërthamore, të floureshencës, rrezeve X dhe

sistemeve portabël XRF si në Austri, Belgjikë, Angli,

Gjermani, Itali, Greqi etj. Është autor i disa teksteve

akademike, i 48 artikujve shkencorë, i 60 botimeve

proceedings dhe 38 referimesh dhe afishimesh në

konferenca të ndryshme shkencore.

STAFI AKADEMIK

Prof. Dr. Nikolla Civici Zv. Rektor i UniversitetitMetropolitan Tirana

Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho është diplomuar në

Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Tiranës, me

specialitet ndërtimet civile dhe industriale. Ai është

“Doktor Shkencash” prej vitit 1985 dhe “Profesor i

Asociuar” prej vitit 1999.

Për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e Katedrës

së Gjeometrisë në Universitetin e Tiranës.

Në vazhdim ka qenë Zëvendës Dekan dhe më pas

Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në

Universitetin e Tiranës, Dekan i Fakultetit të

Inxhinierisë dhe Arkitekturës në “Albanian University”

dhe më pas Zv. Rektor në Universitetin “Metropolitan

Tirana”.

Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho ka drejtuar dhe ka marrë

pjesë në zhvillimin e shumë projekteve me rëndësi

strategjike për vendin, si hapja dhe ndërtimi i rrugëve

Hani i Hotit – Vermosh, Bajram Curri – Valbonë,

Bajram Curri – Fierzë, hapja e rrugëve të brendshme

në hidrocentralin e Fierzës, hapja e rrugës Elbasan

Shpat etj.

Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve

akademike në fushën e gjeometrisë deskriptive dhe

vizatimit teknik, si edhe ka hartuar kurrikulat e

programeve të ndryshme akademike në Fakultetin e

Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho Zv. Rektor i UniversitetitMetropolitan Tirana

23

Page 24: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Profesor Özcan Asilkan është diplomuar në Inxhinieri

Kompjuterike, fushë në të cilën ka zhvilluar aktivitetin

e tij profesional dhe akademik. Prej më shumë se 20

vitesh, Prof. Dr. Özcan Asilkan është pjesë e botës

akademike përmes angazhimit në shumë institucione

në Turqi, Qipron Veriore, Gjermani dhe Shqipëri. Si

ekspert i shkencave kompjuterike, ai ka punuar si

Analist Sistemi, Administrator Databaze dhe Zhvillues

Aplikacionesh në shumë projekte, duke përfshirë

Prof. Dr. Özcan Asilkan Dekan i Fakultetit tëShkencave Kompjuterikedhe IT

STAFI AKADEMIK

implementimin e sistemeve CRM dhe ERP në

kompanitë e prodhimit dhe në resortet turistike.

Gjithashtu është konsulent pranë disa kompanive të

zhvillimit të programeve kompjuterike. Si akademik,

profesor Asilkan ka themeluar dhe ka drejtuar

departamentet e Inxhinierisë Kompjuterike dhe

Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit në disa

universitete. Fusha e ekspertizës së tij përfshin

statistikën, inteligjencën artificiale, MIS, XML,

programimin, algoritmikën etj. Ai është autor dhe

bashkëautor i mbi 50 punimeve shkencore të botuara

në revistat ndërkombëtare.

I lindur në vitin 1950 në Shkodër, Prof. Dr. Ahmet Ceni

ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në

Universitetin e Tiranës në vitin 1977. Nga viti 1982 ka

punuar në Fakultetin e Ekonomisë si pedagog dhe

Përgjegjës i Departamentit të Organizimit të Punës.

Në vitet 1992-1995 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit

të Departamentit të Menaxhimit.

Në vitin 1998 deri në vitin 2000 ka mbajtur postin e

Zëvendësministrit të Transportit dhe nga viti 2001 deri

në vitin 2005 atë të Zëvendësministrit të Punës dhe

Çështjeve Sociale. Prej vitit 2019, mban detyrën e

Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin

Metropolitan Tirana. Me një karrierë të gjatë

akademike, ka shkruar mbi njëqind artikuj dhe punime

me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën

e tregut të punës, të punësimit, të organizimit dhe të

menaxhimit. Është autor i tre teksteve mësimore që

zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master si dhe autor

i leksioneve të ciklit të tretë në lëndët “Menaxhimi i

shpërblimit dhe i performancës”.

Prof. Dr. Ahmet CeniDekan i Fakultetittë Ekonomisë

Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen është diplomuar për Inxhinieri

Ndërtimi në Universitetin Teknik të Stambollit. Ai ka

përfunduar doktoraturën po në këtë universitet në

vitin 2007, ndërsa ka marrë pjesë në shumë projekte

infrastrukturore në qytetin e Stambollit. Emre Çeçen

ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, fillimisht

në “Istanbul Kültür University” . Më pas, ai ka mbajtur

detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të

Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin

“Metropolitan Tirana”, ndërsa aktualisht është Dekan i

Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Prof. Asoc.

Dr. Emre Çeçen është i specializuar në inxhinierinë

gjeoteknike dhe është autor i shumë studimeve

shkencore në lidhje me aplikimet e analizave

numerike në mekanikën e tokës, inxhinierinë

gjeotektike, cilësinë e dherave, themelet, stabilitetin e

pjerrësisë, lëvizjet e induktuara të tokës etj.

Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen Dekan i Fakultetit tëInxhinierisë dhe Arkitekturës

24

Page 25: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Msc. Fatjon SaliuFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

Msc. Bashkim ZahajFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

Msc. Nicola GhilardiFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

Msc. Fatlinda StrugaFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

Msc. Anxhela LamaFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

Dr. Nikolla NikaFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

STAFI AKADEMIK

Msc. Diana BardhiFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

25

Dr. Ernest ShtepaniFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

Prof. Asoc. Dr. Islam BrajaFakulteti i Ekonomisë

Prof. Dr. Edmond PanaritiFakulteti i Ekonomisë

Page 26: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Msc. Kledia TiranaFakulteti i Ekonomisë

Msc. Elona ÇeraFakulteti i Ekonomisë

Dr. Ardit BidoFakulteti i Ekonomisë

STAFI AKADEMIK

Dr. Erida ElmaziFakulteti i Ekonomisë

Dr. Albina HysajFakulteti i Ekonomisë

Dr. Sotiris KaragiannisFakulteti i Ekonomisë

26

Dr. Pjetër NdrecaFakulteti i Ekonomisë

Dr. Roland Subashi Fakulteti i Ekonomisë

Dr. Dritan OsmaniFakulteti i Ekonomisë

Msc. Almarin FrakulliFakulteti i Ekonomisë

Page 27: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

Msc. Alba Haveriku Fakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Msc. Damian LaskaFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

STAFI AKADEMIK

Dr. Mustafa ŞimşekFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Prof. Dr. Jakup AgalliFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Prof. Asoc. Dr. Ali UzerFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Dr. Elton DomnoriFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Msc. Edlira CaniFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Dr. Sonila DaiuFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

27

Msc. Xhensilda AllkajFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

Msc. Erjon UkaFakulteti i Ekonomisë

Page 28: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

28

Page 29: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

ORGANIGRAMA

ASAMBLEJAE ORTAKEVE

ZYRA E MARREDHENIEVEME PUBLIKUN DHE

MARKETINGUN

ZYRA EMARDHENIEVE

ME JASHTE

SENATIAKADEMIK

KOMISIONE TEPERHERESHME

KESHILLI IETIKES

ZV. REKTOR

DEPARTAMENTI IINXHINIERISE

KOMPJUTERIKE

DEPARTAMENTI IINXHINIERISE ELEKTRIKE

DHE ELEKTRONIKE

QENDRA KERKIMORESHKENCORE

BORDI IADMINISTRIMIT

ADMINISTRATORI FAKULTETEVE

ADMINISTRATOR

SEKRETARIAMËSIMORE

DREJTORIA EFINANCAVE

DHE SHERBIMEVEMBESHTETESE

ZYRA JURIDIKE FINANCA

BURIMETNJERËZORE

ARKIVA DHEPROTOKOLLI

ZYRA EINFORMACIONIT

SHËRBIMETMBËSHTETËSE

BIBLIOTEKA

IT

FAKULTETI I SHKENCAVEKOMPJUTERIKE

DEPARTAMENTI IINXHINIERISE SE

NDERTIMIT

DEPARTAMENTI IARKITEKTURES

DHE URBANISTIKES

DEPARTAMENTI ISHKENCAVE TE NATYRES

FAKULTETI IINXHINIERISE DHE

ARKITEKTURES

DEPARTAMENTI ISHKENCAVE

ADMINISTRATIVE

DEPARTAMENTIFINANCE-BANKE

DEPARTAMENTI IINFORMATIKES

EKONOMIKE

FAKULTETI IEKONOMISE

REKTORATI

REKTORI

DREJTORIA E KOMUNIKIMITDHE MARDHENIEVE

ME JASHTE

NJESIA E BRENDSHMEE SIGURIMIT TE CILESISE

KOMISIONETE POSACME

ZYRA E HARTIMITDHE MENAXHIMIT

TE PROJEKTEVE

ZYRA E KESHILLIMITTE KARRIERES DHE

ALUMNI

29

Page 30: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

INCUBATOR

Qendra Metroresearch

Qendra Metroresearch, e themeluar në vitin 2015, ka si qëllim të përfshihet në mënyrë aktive në fushën e

politikave publike duke promovuar zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe politikat publike të edukimit në nivel

kombëtar. Qendra Metroresearch është pjesë integrale e aktivitetit shkencor dhe akademik të Universitetit

Metropolitan Tirana duke kontribuar në kapacitetet profesionale dhe akademike të universitetit si edhe

prezanton standarde të aplikueshme kryesisht në fushën e edukimit, menaxhimit, lidershipit, ndërtimit,

teknologjisë së informacionit, zhvillimit të qendrueshëm etj. Pjesë e Qendrës Metroresearch është Qendra

Gjeo-Hapësinore Metropolitan dhe Metropolitan Incubator.

Metropolitan Incubator

Në Metropolitan Incubator studentët dhe të rinjtë e

talentuar kanë mundësinë të krijojnë një Start-Up

dhe t’i finalizojnë idetë me një produkt përfundimtar,

i cili mund të jetë një produkt softuerik ose dhe në

fusha të tjera si ndërtim, ekonomi, shkencë etj.

Në bashkëpunim me Qendrën Metroresearch dhe

Universitetin Metropolitan Tirana, Metropolitan

Incubator ofron mbështetje teknike dhe këshillim

akademik për studentët që dëshirojnë të finalizojnë

idetë e tyre. Metropolitan Incubator është inkubatori

i parë “On Campus” në rrethin e universiteteve dhe

organizatave shqiptare.

Aksesi në inkubator i jepet studentëve më të

talentuar me ide inovative. Kjo e bën inkubatorin një

urë lidhëse mes kompanive vendase dhe të huaja si

edhe institucioneve të tjera, duke përfshirë

Universitetin Metropolitan Tirana me studentët,

stafin akademik, stafin administrativ etj.

Kjo qendër inovacioni ka si qëllim parësor të sajin të

jetë forca lëvizëse në komercializimin e ideve të

sipërmarrësve të rinj në mënyrë që të respektohen

mundësitë e barabarta dhe të stimulohen projektet

orgjinale dhe inovative.

30

Page 31: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

MJEDISET E UNIVERSITETITMETROPOLITAN TIRANA

Laboratori iMaterialevetë Ndërtimit

Laboratori iShkencavetë Natyrës

Laboratori iGjeoteknikës

Laboratori iInformatikës

LaboratoriMultifunksional

Laboratori izhvillimitsoftware

Laboratori iSimulimeveKompjuterike

Laboratori iautomatizimitdhe FPGA

Laboratori isistemeve tëshpërndarjessë energjisëdhe pajisjeveelektronike

Laboratori ikomunikimitdhe procesimittë sinjaleve

Laboratori imatjeveelektrike dheelektronike

31

Page 32: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

PYETJE TE SHPESHTA

A është i akredituar Universiteti Metropolitan Tirana?

Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar

“Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA)

për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se

diploma njihet brenda dhe jashtë vendit.Universiteti

Metropolitan Tirana ka tre fakultete, duke ofruar

Programe Studimi Profesionale, Programe Bachelor,

Master Profesional dhe Master të Shkencave.

Cilat janë kriteret për t’u regjistruar në UMT?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët

duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetërore ose një

cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan

të ndjekin një nga programet bachelor duhet të

plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me

VKM, e cila aktualisht është 6,5. Aplikimet kryhen

vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i

interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet

të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një

nga 10 preferencat e tij në këtë portal gjatë fazave të

aplikimit. Maturantët që nuk përmbushin kriterin e

notës mesatare, mund të regjistrohen në një nga

programet profesionale.

Ka mundësi për bursa?

Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e

çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë studimi të

vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke

përmbushur kriterin e notes mesatare. Bursat e

ekselencës mund të jenë 50%, 75% dhe 100%.

Gjithashtu UMT ofron edhe bursat sociale për

maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara

ekonomike.

Kush mund t’i përfitojë bursat Erasmus+?

Çdo semestër, Universiteti Metropolitan Tirana vë në

dispozicion të studentëve të tij një sasi bursash

Erasmus+. Nga këto bursa mund të përfitojnë

studentët e ciklit bachelor dhe master, të cilët mund

të kryejnë një ose dy semestra akademikë në një prej

universiteteve partnere. Të gjitha kostot janë të

mbuluara nga programi Erasmus+.

A ka mundësi studimi në anglisht?

Universiteti Metropolitan Tirana ofron mundësinë e

studimeve në anglisht në disa programe, si Inxhinieria

Elektrike, Inxhinieri Software apo Informatikë

Ekonomike. Në këto programe, studentët zhvillojnë

leksione tërësisht në anglisht, me pedagogë

shqiptarë dhe të huaj.

A mund t’i transferoj studimet në UMT?

Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student

i cili dëshiron të transferojë studimet, në përputhje

me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores së UMT

dhe kuadrit ligjor në fuqi. Çdo student i interesuar për

t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në

çdo kohë, ndërkohë regjistrimet finalizohen në

përputhje me datat e publikuara nga Ministria e

Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Transferimet e studimeve

mund të kryhen në programet profesionale,

programet bachelor dhe programet master.

Sa zgjasin studimet master?

Universiteti Metropolitan Tirana ofron programe në

Master Profesional dhe Master të Shkencave në tre

fakultetet. Programet e Masterit Profesional zgjasin 1

vit akademik dhe kanë 60 kredite, ndërsa programet

e Masterit të Shkencave zgjasin 2 vite akademike dhe

kanë 120 kredite. Për t’u regjistruar në programet

master, studentët duhet të kenë përfunduar ciklin

bachelor.

Më ndihmon universiteti me praktikat?

Zyra e Alumnit dhe Marrëdhënieve me Studentët

mundëson lidhjen e universitetit me kompani

partnere, të cilat ofrojnë mundësi praktikash gjatë

periudhës së studimeve dhe mundësi punësimi pas

diplomimit. Gjatë vitit, shumë studentë krijojnë lidhje

me kompanitë më prestigjioze teknologjike,

inxhinierike, studio arkitekture dhe projektimi, banka

apo kompani sigurimesh.

32

Page 33: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

33

Page 34: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

34

Page 35: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,
Page 36: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i ... UMT.pdf · Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka dhe Sigurime. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë,

[email protected]

Adresa: Rruga "Sotir Kolea" dhe "Pjetër Budi",Qyteti Studenti, Tiranë

Zyra e pranimeve: +355 69 25 91 493

Zyra e informacionit: +355 69 60 70 111 / +355 69 35 30 570


Top Related