dokument i bankës botërore vetËm pËr pËrdorim zyrtar

77
Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR Raporti Nt. 66877-XK SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE AGJENCIA SHUMËPALËSHE PËR GARANTIM TË INVESTIMEVE STRATEGJI E PARTNERITETIT ME SHTETIN PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS PËR PERIUDHËN VF12–VF15 1 maj 2012 Njësia e shtetit e Evropës Juglindore Evropa dhe Azia Qendrore Evropa dhe Azia Qendrore Korporata ndërkombëtare financiare Ky dokument po vendoset në dispozicion për publik para shqyrtimit nga Bordi. Kjo nuk lë të kuptohet se ka rezultat të presupozuar. Ky dokument mund të azhurnohet pas shqyrtimit nga Bordi dhe dokumenti i azhurnuar do të vendoset në dispozicion për publik në pajtim me politikën e Bankës Botërore për qasje në informata.

Upload: doanhuong

Post on 16-Dec-2016

242 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

Dokument i Bankës Botërore

VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

Raporti Nt. 66877-XK

SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM

KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE

DHE

AGJENCIA SHUMËPALËSHE PËR GARANTIM TË INVESTIMEVE

STRATEGJI E PARTNERITETIT ME SHTETIN

PËR

REPUBLIKËN E KOSOVËS

PËR PERIUDHËN VF12–VF15

1 maj 2012

Njësia e shtetit e Evropës Juglindore Evropa dhe Azia Qendrore Evropa dhe Azia Qendrore Korporata ndërkombëtare financiare Ky dokument po vendoset në dispozicion për publik para shqyrtimit nga Bordi. Kjo nuk lë të kuptohet se ka rezultat të presupozuar. Ky dokument mund të azhurnohet pas shqyrtimit nga Bordi dhe dokumenti i azhurnuar do të vendoset në dispozicion për publik në pajtim me politikën e Bankës Botërore për qasje në informata.

Page 2: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

E K UI V AL E NT Ë T E V A L UT Ë S (K ur si i këmbimit në fuqi më 16 pr ill 2012)

Njësia valutor e = E ur o (€) €1.00=US$1.30

SDR 1.00=US$1.54

V I T I F I SK AL I QE V E R I SË 1 janar – 31 dhjetor

SH K UR T E SAT DH E AK R ONI M E T

AAK Aktivitetet analitike dhe këshilluese AJT Anketa e jetës në tranzicion AMBPN Anketa e mjedisit të biznesit dhe performancës së ndërmarrjeve AT Asistenca teknike BE Bashkimi Evropian BEI Banka Evropiane e Investimeve BPV Bruto produkti vendor BQK Banka Qendrore e Republikës së Kosovës CEFTA Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë DPS Dokumenti i përkohshëm strategjik DSFREK Distribucioni dhe furnizimi i rrymës elektrike në Kosovë EAQ Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore EJL Evropa Juglindore ESK Enti Statistikor i Kosovës EULEX Misioni i sundimit të ligjit të BE në Kosovë EUSR Përfaqësuesi special i BE FM Fond mirëbesimi FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar FPSH Fondi për ndërtimin e paqes dhe shtetit GND Grupi ndërkombëtar drejtues për Kosovën GPR Garancia e pjesshme e rrezikut H&ZH Hulumtimi dhe zhvillimi IBB Instituti i Bankës Botërore IBRD Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim IFC Korporata ndërkombëtare financiare IFN Institucion financiar ndërkombëtar IHD Investimet e huaja direkte IPQZHR Instrumenti i Para-qasjes për Zhvillimin Rural ISHNB Iniciativa shumëpalëshe për ndihmë borxhi KASH Korniza afatmesme e shpenzimeve KE Komisioni Evropian KEK Kompania publike e rrymës elektrike KEP Programi i ndërmarrjeve në Kosovë KFOR Forca në Kosovë

Page 3: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

KIBP Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor MESH Memorandumi ekonomik i shtetit MG Masa grimcore MIGA Agjencia shumëpalëshe e garancive për investime MIP Parku industrial Mitrovica MKIPP Mjeti këshillëdhënës për infrastrukturën publiko-private MMPH Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor MMS Mekanizmi i monitorimit të stabilitetit MW Megavat NIP Njësia e implementimit të projektit NMVM Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme NVM Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme OECD Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim OPZH Operacion i politikës zhvillimore PCH Pro Credit Holding PES Puna ekonomike dhe e sektorit PKVM Plani kombëtar i veprimit për mjedisin PMS Programi i monitoruar nga Stafi PPP Partneritetet publiko-private PPZHPQ Programi i politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm PSA Procesi i stabilizimit dhe asocijimit PTK Kompania e postës dhe telekomunikacionit në Kosovë PVPE Plani i veprimit për partneritet evropian PZHBZHR Plani zhvillimor i bujqësisë dhe zhvillimit rural QK Qeveria e Republikës së Kosovës QZHM Qëllimet zhvillimore të mijëvjeçarit RRSK Raport për respektimin e standardeve dhe kodeve SBA Marrëveshja financiare stand-by SC Sigurimi i cilësisë SMK Strategjia mjedisore e Kosovës SPSH Strategjia e partneritetit të shtetit TCKR Termocentrali Kosova e Re TP Të përcaktohet UNDP Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara VF Viti fiskal vpv Vit pas viti ZCN Zyra civile ndërkombëtare ZHSP Zhvillimi i sektorit privat

Page 4: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

Banka Botërore IFC MIGA

Nënkryetar Philippe Le Houérou Dimitris Tsitsiragos Michel Wormser

Drejtor i shtetit Jane Armitage Tomasz Telma Ravi Vish

Udhëheqësit e detyrës për ekipin

Jan-Peter Olters Gjergj Konda Frank Linden Neeta Sirur Elira Sakiqi Per Kjellerhaug

Page 5: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

PËRMBAJTJA

PË R M B L E DH J E E K ZE K UT I V E ............................................................................................................. i I . H Y R J E .................................................................................................................................................. 1 I I . K ONT E K ST I I SH T E T I T ................................................................................................................... 2

A. Konteksti politik .............................................................................................................................. 2 B. Zhvillimet e fundit makroekonomike .............................................................................................. 3 C. Mjedisi socioekonomik .................................................................................................................... 6

I I I . SF I DAT K R Y E SOR E Z H V I L L I M OR E DH E SR AT E G J I A QE V E R I T AR E .............................. 9 A. Sfidat kryesore në promovimin e investimeve private dhe punësim ............................................... 9 B. Çështjet në menaxhimin mjedisor .................................................................................................. 18

I V . PAR T NE R I T E T I K OSOV Ë -G R UPI I B ANK Ë S B OT Ë R OR E .................................................... 19 A. Portfolio aktiv, mësimet e nxjerra dhe partneritetet ....................................................................... 19 B. Aktivitetet e partneritetit të shtetit me GBB për FV12-15 ............................................................. 26 Shtylla I: Shpejtimi i rritjes me bazë të gjerë dhe krijimit të vendeve të punës ................................... 27 Shtylla II: Përmirësimi i menaxhimit të mjedisit.................................................................................. 34

V . R r eziqet ............................................................................................................................................... 38 Tabelat: Tabela 1: Indikatorët makroekonomikë të Kosovës ...................................................................................... 4Tabela 2: Rangimi për indikatorët kryesorë të qeverisjes .................................................................... 11Tabela 3: Portfolio aktive e Kosovës .......................................................................................................... 21Tabela 4: Fondet e mirëbesimit specifike për shtetin .................................................................................. 22Tabela 5: a&b: Portfolio i GBB, kredia e re FY12–15, CPS AAAs dhe Fondet e Mirëbesimit ......... 25Tabela 6: Programi i propozuar i kredidhënies sipas vitit fiskal (në milion dollarë amerikanë) ................ 37

Kutitë: Kutia 1: Pabarazia gjinore në Kosovë ........................................................................................................... 8Kutia 2: Energjia në Kosovë ....................................................................................................................... 13Kutia 3: Ligjet e prokurimit publik, vlerësimi fiduciar i shtetit, korrupsioni dhe qeverisja ............. 33

Figurat: Figura 1: Të bërit biznes në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, dhe shtetet e BE10+1 .......................... 17

Anekset:

Aneksi 1: CPS e Kosovës: Matrica e rezultateve FY12-15 ........................................................................ 40Aneksi 2: Përmbledhje e konsultimit për strategjinë e propozuar të partneritetit me shtetin të Bankës Botërore për Kosovën për FY12-15 me organizatat e shoqërisë civile ....................................................... 46Aneksi 3: Në një vështrim ........................................................................................................................... 56Aneksi 4: Indikatorët e zgjedhur* të performancës dhe menaxhimit të portfolios së Bankës .................... 59Aneks 5: Përmbledhje e shërbimeve johuadhënëse .................................................................................... 60Aneks 6: Indikatorët socialë ........................................................................................................................ 61Aneks 7: Indikatorët kryesorë ekonomikë .................................................................................................. 62Aneks 8: Indikatorët kryesorë të rrezikut .................................................................................................... 64Aneks 9: Përmbledhje e programit IDA ..................................................................................................... 65Aneks 10: Programi i operacionit të investimeve të IFC ............................................................................ 66Aneksi 11: Portfolio e operacioneve (IDA) ................................................................................................ 67Aneks 12: Portfolio e investimeve të zotuara dhe të mbetura të paguara të IFC ........................................ 68

Page 6: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

i

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE i. Kjo Strategji e Partneritetit të Shtetit (SPSH) për VF12-15 është e para që përgatitet që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë në shkurt 2008 dhe është bërë anëtare e Grupit të Bankës Botërore (GBB) në mes të vitit 2009. SPSH vjen pas një vargu të Dokumenteve të Strategjisë së Përkohshme (DPS) të zbatuara gjatë dhjetëvjeçarit të fundit dhe është e harmonizuar tërësisht me prioritetet kombëtare zhvillimore të vendosura nga Qeveria. ii. Me normë të lartë dhe të përhershme të varfërisë dhe papunësisë (veçanërisht në mesin e rinisë dhe grave), sfida qendrore zhvillimore me të cilën përballet Kosova sot ka të bëjë me atë se si të krijohet një rrugë për rritje ekonomike që në mënyrë të qëndrueshme krijon më shumë mundësi dhe vende pune të cilësisë më të lartë për popullsinë e saj rinore dhe në rritje. Modeli i rritjes në Kosovë deri tani ka qenë i bazuar kryesisht në investime publike dhe disponueshmërinë e burimeve të jashtme të financimit, sidomos ndihmën e donatorëve dhe dërgesat. Ky model ka të ngjarë të jetë i paqëndrueshëm për afat më të gjatë, që nënkupton se ka nevojë për një qasje alternative të qëndrueshme. Investimet në sektorin privat, që kanë filluar të shfaqen, janë rruga më premtuese për të gjeneruar rritje të përshpejtuar dhe vende të punës në të ardhmen por kjo është prekur rëndë nga pengesat infrastrukturore, veçanërisht mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike. Përveç se vepron si frenues në rritjen e biznesit, ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike i privojnë njerëzit nga drita, ngrohja e hapësirës, ftohja e ushqimit dhe gatimi - me pasoja të dukshme për shëndetin, arsimin, dhe cilësinë e përgjithshme të jetës. Trajtimi i krizës energjetike në mënyrë të plotë është pra një komponentë kritike e strategjisë së qeverisë për krijimin e një klime mikpritëse për investime, vende pune dhe standarde më të mira të jetesës. iii. Duke marrë parasysh si resurset e kufizuara të IDA-s në dispozicion, ashtu edhe kufizimet e implementimit në Kosovë, programi i ri i propozuar i huadhënies është shumë selektiv. Qëllimi është që të përkrahen më pak operacione, por më të mëdha në sektorët/nën-sektorët ku GBB ka përparësi relative në sajë të përvojës së mëparshme dhe punës analitike në Kosovë dhe sinergjisë ndërmjet IDA-s, IFC dhe MIGA-s. Zgjedhja e operacioneve të përfshira në programin SPSH bëhet duke marrë parasysh pronësinë qeveritare të agjendës dhe harmonizimin me qëllimin gjithëpërfshirës të vendit për integrimin më të afërt me BE.

iv. Objektivat kryesore të SPSH janë të përkrahet Kosova që të (i) shpejtojë rritjen ekonomike me bazë të gjerë dhe krijimin e vendeve të reja të punës; dhe (ii) përmirësojë menaxhimin e mjedisit. Qëllimi i përshpejtimit të rritjes dhe krijimit të vendeve të punës është një vazhdim i prioriteteve të përcaktuara në strategjitë e mëparshme të përkohshme, që theksojnë nevojën për të nxitur rritjen duke i kushtuar vëmendje makro-stabilitetit, zhvillimit të infrastrukturës (sidomos energjisë), një mjedisi të përmirësuar të biznesit, qeverisjes më të mirë dhe investimeve në bujqësi dhe kapitalin njerëzor. Objektivi i dytë ishte më pak i dukshëm në strategjitë e mëparshme. Është duke iu dhënë më shumë përparësi tani për shkak se pranohet gjerësisht se shfrytëzimi ekologjik i resurseve kryesore natyrore të Kosovës, duke përfshirë investimet në efikasitetin e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme, si dhe menaxhimi më i mirë/pastrimi i mjedisit nga rreziqet - janë elemente kritike të përpjekjeve për të përmirësuar shëndetin e popullatës dhe standardet e jetesës. v. Përkrahja për Kosovën në këtë SPSH është e organizuar në dy shtylla që i përgjigjen dy objektivave kryesore të dhëna më sipër. Shtylla I synon përshpejtimin e rritjes me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme përmes veprimeve në gjashtë fusha kryesore: (i) përkrahja e infrastrukturës, veçanërisht energjisë, (ii) përmirësimi i klimës së biznesit, duke përkrahur sektorin privat, si dhe rritja e qasjes në financa, (iii) përkrahja për zhvillimin e bujqësisë, (iv) vazhdimi i investimit në arsim dhe zhillimin e aftësive, (v) forcimi i kuadrit rregullator dhe institucional për punë dhe mbrojtje sociale, dhe (vi) forcimi i

Page 7: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

ii

menaxhimit të financave publike dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Shtylla II synon të përkrahë Qeverinë për të rritur efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme, zvogëluar rreziqet mjedisore, përmirësuar furnizimin me ujë, dhe për të shkuar drejt harmonizimit me standardet mjedisore të BE.

vi. Pritet që fondet nga IDA për SPSH do të jenë rreth 48.1 million SDR, d.m.th rreth 76 million $ amerikanë ose 19 million $ amerikanë në vit, të plotësuara me rreth 66 million $ në fonde të grantit që janë kanalizuar përmes IDA-s nga donatorët. Përveç kësaj, IFC do të synojë të japë rreth 40–50 million $ në formë të financimit direkt për sektorin privat si dhe fonde shtesë për shërbime këshillëdhënëse. MIGA mund të japë garanci të rrezikut politik si përkrahje për sektorin e energjisë. SPSH parasheh edhe pesë projekte (operacione) të reja nga IDA, një operacion OPZH të financuar nga granti dhe transaksionet nga IFC dhe MIGA.

vii. Fokusi kryesor i huasë së re në programin e SPSH është sektori i energjisë me qëllim të trajtimit të krizës energjetike në Kosovë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh tërësisht çështjet mjedisore dhe zbutjen e ndikimit negativ. Përkrahja e propozuar do të përfshijë një Garanci të Pjesshme (VF13/VF14) për ofertat e investitorëve privatë për ndërtimin (zëvendësimin) e termocentralit të ri me qymyr, ku IFC-ja gjithashtu do të shqyrtojë mundësinë që të kontribuojë me financimin e saj dhe nëpërmjet mobilizimit të fondeve shtesë, si dhe këshilla për transaksionin nga IFC për privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike. Për të përkrahur ndërtimin e termocentralit, MIGA do të marrë në konsideratë dhënien e një garancie të investimit kundër rreziqeve jo-komerciale. Një projekt i madh i Efikasitetit të Energjisë dhe Energjisë së ripërtëritshme (VF13) nën Shtyllën e Dytë të SPSH do të ndihmojë gjithashtu për të zbatuar strategjinë e vendit për energji. Përveç kësaj, një pjesë e vogël shtesë e financimit të operacionit për projektin aktual të Pastrimit dhe Rikultivimit të Tokës në Sektorin e Energjisë do të ndihmojë në ndërtimin e kapacitetit të qeverisë për monitorimin e ndikimit mjedisor dhe social, si dhe për të kryer pastrimin shtesë të mbeturinave të trashëguara në lokacionin e termocentraleve ekzistuese të Kosovës. Programi përfshin gjithashtu tre operacione të tjera, duke përfshirë të dytin në një program prej dy-pjesësh të operacioneve të OPZH të financuara nga grantet për Punësim të Qëndrueshëm (VF12), një projekt për përmirësimin e arsimit (VF14) dhe një projekt për furnizimin me ujë (VF15). viii. Përderisa huadhënia e re do të jetë selektive, WBG do të vazhdojë të përkrahë një agjendë më të gjerë të zhvillimit përmes një programi të fortë të AAK-ve dhe asistencës teknike/zhvillimit të kapacitetit. Përveç analizës vjetore dhe monitorimit të kornizës makro-fiskale, sektorit financiar, varfërisë dhe çështjeve gjinore, dhe përkrahjes në vazhdim nga IFC në formë të këshillave për klimën e investimeve dhe PPP-të në infrastrukturë, SPSH përfshin një Vlerësim të Sektorit Financiar (FSAP) dhe tre RRSK, një analizë mjedisore të vendit dhe asistencën programore për të forcuar menaxhimin e shpenzimeve publike, kornizën fiduciare dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Përveç kësaj, Kosova përfiton nga aktivitetet AAK që mbulojnë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë punën analitike në rrjetet e përkrahjes Smart, strategjinë e energjisë, punësimin dhe vendet e reja të punës, financimin e shëndetësisë dhe ndryshimin e klimës, si dhe disa fonde në mirëbesim të financuara nga KE, në fusha të tilla si shkencë , teknologji dhe inovacion, monitorim dhe vlerësim dhe menaxhimin e financave publike.

ix. Zbatimi i SPSH të VF12-15 përfshin katër rreziqe kryesore si në vijim:

• Historia e pabarabartë e Kosovës në menaxhimin fiskal në të kaluarën shtron pyetje rreth stabilitetit makroekonomik afatmesëm, veçanërisht në qoftë se ndodh përkeqësimi i mëtejshëm ekonomik në Evropë. Përmirësimet e fundit në menaxhimin fiskal dhe Marrëveshja e re financiare Stand-By (që mbulon një periudhë 20 muajshe nga prilli 2012) me FMN-në duhet të ndihmojnë për ta ulur këtë rrezik.

Page 8: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

iii

• Përderisa investimet në sektorin e energjisë në Kosovë janë kritike për rritjen, krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë, përfshirja e Bankës në termocentralin e ri me linjit ka të ngjarë të shkaktojë kundërshtime në mesin e disa grupeve të shoqërisë civile. Ky rrezik është duke u trajtuar përmes proceseve transparente dhe dialogut të rregullt/kontaktit gjatë zhvillimit të projektit.

• Një rrezik tjetër është se, duke pasur parasysh trazirat e vazhdueshme në tregjet financiare (sidomos në Evropë), financimi i projektit për energji mund të mos jetë e lehtë të gjendet. Disponueshmëria e garancive nga GBB duhet të ndihmojë për ta zbutur këtë rrezik. Përmirësimi i kredive nga huadhënësit tjerë shumëpalësh do të ndihmojë gjithashtu për të ndërmjetësuar marrjen e fondeve të nevojshme nga sektori privat.

• Qeverisja e Kosovës dhe strukturat politike mund të destabilizohen në rast të goditjeve të mëdha. Gjithashtu, sistemet qeverisëse të Kosovës ende nuk kanë transparencë të plotë, llogaridhënie dhe qëndrueshmëri. Aktivitetet për të përkrahur përmirësimin e menaxhimit të financave publike të përfshira në OPZH dhe në projektin aktual të menaxhimit të sektorit publik duhet të ndihmojnë për ta zvogëluar këtë rrezik. Banka gjithashtu do të kryejë AAK programore për të vepruar sipas rekomandimeve të vlerësimit fiduciar të vendit, duke përfshirë përkrahjen për iniciativat kundër korrupsionit.

Page 9: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

1

I. HYRJE 1. Kjo Strategji e partneritetit të shtetit (SPSH) është e para që përgatitet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (GBB) në mesin e vitit 2009. SPSH, e cila mbulon VF12-15, pason pas një serie dokumentesh të strategjisë së përkohshme (DPSs) të zbatuara gjatë dhjetëvjeçarit të fundit – kur më i fundit qenë një dy-vjeçar për DPS VF10-11. Kjo SPSH është duke u përgatitur pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës në vitin 2011 për të siguruar harmonizim nga afër me prioritetet zhvillimore kombëtare të qeverisë në kontekstin e aspiratave të vendit për integrimin me Bashkimin Evropian (BE). Pasi që Kosova është një shtet vetëm me IDA, strategjia do të financohet kryesisht nga një ndarje e fondeve nga IDA-16 për VF12-14 dhe nga IDA-17 për VF15. Në këtë fazë, pritet që fondet totale në dispozicion për Kosovën për periudhën e SPSH do të jenë rreth 48.100.000 SDR (ose rreth 76.000.000 dollarë amerikanë), dmth, rreth 19.000.000 dollarë amerikanë në vit. Duhet të theksohet, megjithatë, se në përputhje me rregullat e IDA-s, të gjitha shumat përtej VF12 janë vetëm indikative. Ndarjet aktuale do të varen nga (i) performanca e vetë vendit, (ii) performanca e tij relativisht me pranuesit e tjerë të fondeve nga IDA; (iii) sasia e resurseve të përgjithshme në dispozicion për IDA, (iv) ndryshimet në listën e shteteve aktive që kualifikohen për IDA, (v) kushtet e ndihmës financiare të dhënë (grante apo kredi) dhe (vi) shuma e burimeve kompensuese të marra për iniciativën shumëpalëshe për ndihmë për borxhe (ISHNB). Pasi që ndarjet e fondeve nga IDA bëhen në SDR, shuma ekuivalente në dollarë amerikanë varet nga kursi mbizotërues i këmbimit. Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) do të sigurojë rreth 40-50.000.000 dollarë amerikanë në formën e financimit të drejtpërdrejtë në sektorin privat, si dhe fonde shtesë për shërbime këshilluese. Për të përkrahur pjesëmarrjen e sektorit privat në sektorin e energjisë, MIGA do të shqyrtojë dhënien e një garancie të investimeve kundër rreziqeve jokomerciale dhe IFC-ja do të shqyrtojë ofrimin e financimit të vet, si dhe të mobilizojë fonde shtesë nga institucionet e tjera financiare. Përveç kësaj, burime të konsiderueshme nga grantet – rreth 66.000.000 dollarë amerikanë - do të plotësojnë fondet nga GBB në financimin e programit SPSH. 2. SPSH i VF12–15 propozon një program selektiv dhe të orientuar kah (i) promovimi i rritjes dhe punësimit, dhe (ii) përmirësimi i menaxhimit të mjedisit. Duke u bazuar në drejtimin e caktuar nga DPS VF10-11, SPSH konsolidon ndryshimin në fokusin e Bankës nga përkrahja e rindërtimit pas konfliktit drejt një theksi të qartë për trajtimin e sfidave zhvillimore afatmesme. Strategjia i kushton vëmendjen e duhur mësimeve të nxjerra nga përfshirja e GBB në Kosovë gjatë dhjetëvjeçarit që nga përfundimi i konfliktit të vitit 1998-99, realizimit të programeve të vazhdueshme të sponsoruara nga Qeveria apo donatorët, dhe konsultimeve me Qeverinë e Kosovës, Parlamentin, sektorin privat, shoqërinë civile dhe komunitetin e partnerëve zhvillimorë dypalësh dhe shumëpalësh.

3. Objektivat kryesore të SPSH janë të përkrahin Kosovën për (i) shpejtimin e rritjes ekonomike me bazë të gjerë dhe krijimin e vendeve të reja të punës; dhe (ii) përmirësimin e menaxhimit mjedisor. Fokusi i propozuar strategjik i këtij SPSH buron nga vetë prioritetet e politikave të qeverisë të përforcuara me nevojën për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, pas viteve të konfliktit, dhe objektivin e përgatitjes së vendit për anëtarësimin përfundimtar në BE. SPSH është në përputhje të plotë me planin kombëtar zhvillimor të Qeverisë dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për 2011-14. Nxitja e rritjes krijuese të vendeve të punës dhe gjithëpërfshirëse është kritike për një vend të ri, multietnik me papunësi të lartë dhe, si e tillë, mund të ndihmojë për të zvogëluar tensionet që ekzistojnë brenda shoqërisë nga vitet e konflikteve ndëretnike. Paralelisht, ka nevojë për të rritur efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e resurseve të ripërtëritshme, përmirësimin e menaxhimit të mjedisit, dhe për të përmirësuar furnizimin me ujë cilësor.

Page 10: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

2

II. KONTEKSTI I SHTETIT A. Konteksti politik

4. Kosova është kandidat potencial për anëtarësim në BE, tash me perspektivë të qartë në Procesin e stabilizimit dhe asocijimit (SAP). Marrëveshjet e shkurtit 2012 në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga BE për përfaqësimin rajonal të Kosovës1 dhe menaxhimin e integruar kufitar ("kompromisi i fusnotës") duket se i kanë mundësuar Komisionit Evropian (KE) për të vendosur marrëdhënie kontraktuale2

, dhe mbi këtë bazë, (i) të marrë hapat e parë në PSA, duke filluar me studimin e fizibilitetit dhe (ii) të avancojë anëtarësimin në institucionet (financiare) evropiane. Sa i përket sigurimit të përfshirë në Pakon e zgjerimit të KE-së të tetorit 2011, BE-ja ka hapur dialogun për liberalizimin e vizave në janar 2012, me qëllim për të mundësuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen në kohën e duhur. KE ka theksuar prapë dedikimin e tij për anëtarësimin e plotë "sapo të jenë plotësuar kushtet." Progresi drejt integrimit monitorohet rregullisht nëpërmjet raporteve vjetore të progresit. Raporti i progresit i KE për vitin 2011 bëri thirrje për reforma të konsiderueshme dhe investime për të mundësuar që Kosova të përballojë presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së.

5. Periudha e “pavarësisë së mbikëqyrur” përfundon në dhjetor 2012. Në fillim të vitit 2012, grupi ndërkombëtar drejtues me 25 shtete (GND), vendosi në vitin 2008 të udhëheqë zhvillimin demokratik, të promovojë qeverisjen e mirë, shoqërinë multietnike dhe sundimin e ligjit, shpalli planet e veta - me përkrahje të mëvonshme nga Parlamenti - për të mbyllur Zyrën Civile Ndërkombëtare (ZCN), që deri tani ishte autoriteti final sa i përket interpretimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin ("Plani Ahtisaari")3

. Emërimi i kreut të ri të Zyrës së BE-së në fillim të vitit 2012 shënoi fundin e bashkimit personal ndërmjet Përfaqësuesit Special të BE (EUSR) dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR), duke u përgatitur që të hiqet pozita e këtij të fundit. Megjithatë, edhe misioni i sundimit të ligjit i BE-së (EULEX), i cili kryen disa funksione policore, gjyqësore, dhe doganore, edhe forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO (KFOR), me më shumë se 6,000 ushtarë nga 30 vende, pritet të vazhdojnë të luajnë role me rëndësi – nëse gradualisht janë në rënie - në të ardhmen e parashikueshme. Objektivat kryesore të KFOR-it janë (i) të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt, (ii) të mbajë sigurinë në veri të Kosovës, dhe (iii) të mbikëqyrë Forcën e Sigurisë së Kosovës të themeluar rishtas.

6. Edhepse ka pasur rritje të qëndrueshme në numrin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, shteti nuk është ende anëtar i Kombeve të Bashkuara, gjë që i pengon objektivat gjithëpërfshirëse të Kosovës për integrim politik dhe zhvillim socioekonomik. Deri më 20 mars 2012, 89 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë të gjithë fqinjët, përveç Serbisë (e cila e konsideron Kosovën si një entitet i qeverisur nga OKB brenda territorit të saj sovran). Perspektiva për anëtarësim në OKB4

1 Me këtë marrëveshje, Kosova do të përfaqësojë dhe nënshkruajë për veten në forumet rajonale dhe të mos kërkojë më përfaqësimin përmes UNMIK-ut. Megjithatë, nuk e bën këtë me emrin e vet kushtetues (“Republika e Kosovës”) por si “Kosova*” me një fusnotë që thotë, “Ky emërim është pa paragjykim ndaj opinioneve për statusin dhe është në përputhje me KSOKB 1244 dhe me Opinionin e GJND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.”

mbetet e zbehtë sepse dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë të vetos kanë kërkuar që çështja e shtetësisë të zgjidhet në negociatat e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe

2 “Kompromisi i fusnotës” duket të ketë zhbllokuar pengesat në progresin formal për avansimin e agjendës së integrimit që është kufizuar nga mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së. 3 Në prill 2008, i Dërguari Special i OKB-së Martti Ahtisaari i pati prezantuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një “Propozim gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës” me rekomandim për pavarësi eventuale, pas një periudhe të mbikëqyrjes ndërkombëtare. 4 Që një shtet “paqedashës” të bëhet anëtar i OKB-së, duhet të (i) mbledhë rekomandimet nga 9 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit (pa veto kundër atij vendimi nga asnjë prej pesë anëtarëve të përhershëm); dhe (ii) të sigurojë një shumicë prej dy të tretash nga 193 shtete anëtare aktuale.

Page 11: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

3

Beogradit. Pas eskalimit të dhunshëm të reciprocitetit tregtar mbi njohjen e vulave doganore të Kosovës në 2011-S2, statusi i veriut të Kosovës - i përbërë prej tre komunave me shumicë serbe dhe qytetit të Mitrovicës, që kanë refuzuar të pranojnë autoritetin e autoriteteve qendrore në Prishtinë - është vendosur në agjendën politike, edhe pse pa një perspektivë të qartë të një zgjidhjeje politike. 7. Sistemi politik i Kosovës është demokraci përfaqësuese me legjislaturë njëdhomëshe. T Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, nga të cilët 10 janë vende të rezervuara për serbët etnikë dhe 10 tjera për partitë e pakicave të tjera. Ligjet zgjedhore gjithashtu kërkojnë që të paktën çdo kandidat i tretë në listat zgjedhore të të gjitha palëve të jetë femër. Aktualisht janë pesë parti kryesore politike të përfaqësuara në Parlament dhe dymbëdhjetë më të vogla që përfaqësojnë pakicat etnike. Partitë më të mëdha janë Partia e qendrës së majtë Demokratike e Kosovës (PDK), partia e qendrës së djathtë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), lëvizja nacionaliste të rinjve Vetëvendosja, dhe partia e qendrës së djathtë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Koalicioni qeverisës është formuar ndërmjet PDK-së dhe dy partive tjera politike të përfaqësuara në Parlament, dmth., Aleancës Kosova e Re (AKR) pro-biznes dhe Partisë Liberale të Pavarur të pakicës serbe (SLS). Pas dy krizave presidenciale në vitin 2010 dhe 2011 dhe një kompromisi të mëvonshëm nga të gjitha partitë kryesore, Presidentja Atifete Jahjaga – femra e parë presidente, jopartiake e Kosovës, - pritet që të jetë kreu i fundit i shtetit që zgjidhet indirekt nga Parlamenti. Dy komisione janë duke finalizuar një amendamentim të gjerë të Kushtetutës dhe Ligjit Zgjedhor për të lejuar, përveç tjerash, zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit. Mbi këtë bazë, raundet e ardhshme të zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme, janë paraparë në vitin 2013.

B. Zhvillimet e fundit makroekonomike

8. Rritja ekonomike e Kosovës ka arritur mesatarisht mbi 4 përqind që nga fundi i konfliktit në vitin 1999, dhe ka mbetur pozitive gjatë tërë krizës globale ekonomike. Rritja ka arritur maksimumin në 6.9 përqind në vitin 2008 para se të bjerë në 3 përqind në vitin 2009 në fillim të krizës (shih Tabelën 1). Ndikimi i përgjithshëm i krizës ishte më i vogël në Kosovë se sa në vendet fqinje, kryesisht për shkak të integrimit të kufizuar të Kosovës në ekonominë globale. Rritja vlerësohet të ketë arritur në rreth 4 për qind në vitin 2010 dhe 5 për qind në vitin 2011, me të dhëna preliminare që sugjerojnë se rritja është nxitur nga rritja e shpenzimeve publike, dhe në një masë më të vogël nga investimet private dhe rritja e shpejtë në eksportet e mallrave. FMN parashikon se rritja e BPV do të jetë rreth 3-4 për qind në periudhën afatmesme, sepse Kosova është e izoluar disi nga ekonomia globale. Megjithatë, një rënie më e ashpër sesa pritet në Evropë do ta zvogëlonte rritjen përmes rënies së eksporteve dhe të dërgesave të diasporës. 9. Pasi që euro përdoret si valutë vendore, Kosova duhet të mbështetet në politikat fiskale si stabilizues kryesor makroenomik. Megjithatë, pozita fiskale e Kosovës është tensionuar sepse shpenzimet janë rritur me shpejtësi që nga viti 2008. Kursimet nga tepricat fiskale të akumuluara deri në vitin 2007, që pasqyronin politikat konservatore të shpenzimeve dhe realizimin më të lartë të të hyrave, filluan të bien në vitin 2008 dhe deficiti fiskal u zgjerua në vitet pasuese.Qeveria lidhi një marrëveshje 18-mujore Stand-By me 104 milion euro (SBA) me FMN-në në korrik 2010. Megjithatë, ky program doli nga binarët, kryesisht për shkak të dështimit të një përpjekjeje për të privatizuar kompaninë e telekomunikacionit (PTK) dhe rritjes (së paplanifikuar) prej 27 për qind në rrogat e nëpunësve civilë për të plotësuar një premtim të fushatës elektorale. Në korrik të vitit 2011, autoritetet dhe FMN ranë dakord për një program gjashtë-mujor të monitorimit nga stafi (PMS). Edhe pse mos-realizimi i të hyrave nga shitja e PTK-së mund të ishte mbuluar nga bilancet ekzistuese të akumuluara në bankë, Qeveria, në marrëveshje me FMN-në, vendosën të bëjnë shkurtime prej rreth 60 milion euro në buxhet për të ruajtur një nivel më të lartë të bilancit bankar.

Page 12: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

4

10. Nga korriku 2011, politikat makroekonomike kanë qenë kryesisht të kënaqshme dhe zbatimi i masave nën PMS ka mbetur në rrugën e duhur duke çuar drejt marrëveshjes për një SBA të re me FMN-në. Dy shqyrtimet e PMS-së janë përfunduar me sukses dhe objektivat fiskale janë arritur; deficiti buxhetor për 2011 (1.8 për qind e BPV-së) ishte 1 pikë përqindje më i ulët se ai i projektuar. Procesi i privatizimit të PTK-së (fillimisht i pritur të përfundojë në vitin 2011 dhe pjesë përbërëse e PMSsë) vazhdon në vitin 2012 dhe transaksioni financiar pritet të mbyllet në vitin 2013, për shkak të interesimit të zbehur të investitorëve, që nga ana tjetër, bën presion mbi aftësinë e qeverisë për të financuar deficitin. Në këtë kontekst, Qeveria shkurtoi shpenzimet për rreth 60 milion € në buxhetin e vitit 2011 dhe miratoi një buxhet më të matur për vitin 2012. Në kushtet e masave strukturore, u arrit progres solid i reformave në administratën tatimore, bankat, dhe reformat në sektorin e energjisë. Si rezultat i zbatimit të suksesshëm të PMS, autoritetet dhe FMN arritën marrëveshje 20 mujore, një SBA prej 107 milionë euro, që ka filluar në prill 2012.

Tabela 1: Indikatorët makroekonomikë të Kosovës

Page 13: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

5

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Aktual Vlerësim Projektime

Popullsia, në mijëra* 1,662 1,687 1,712 1,738 1,764 1,791 1,817 BPV, në milion euro 3,851 3,912 ,216 4,637 4,911 5,234 5,508 BPV per banor, në euro 2,317 2,319 2,462 2,668 2,784 2,923 3,031 Investimet, në përqind të BPV 28.6 32.3 33.9 33.2 32.6 33.9 32.3 Rritja reale e BPV, në përqindje 6.9 2.9 3.9 5.0 3.8 4.1 3.2 IÇK (mesatarja e periudhës), në

përqind 9.4 -2.4 3.5 7.3 0.6 1.2 1.4 Llogaritë fiskale, në përqind të BPV

Të hyrat 24.5 29.3 27.6 28.1 28.1 27.1 27.8 Nga të cilat: grante zyrtare 0.0 0.0 0.7 0.4 0.7 0.0 0.0

Shpenzimet primare 24.7 29.9 30.0 29.8 30.5 30.2 28.6 Të hyrat e interesit, neto 0.0 -0.2 0.3 -0.1 -0.1 0.0 -0.1 Bilanci i përgjithshëm -0.2 -0.7 -2.6 -1.8 -2.7 -3.3 -1.1 Stoku i bilanceve bankare të qeverisë 10.8 8.7 5.8 3.5 3.8 8.8 8.7 Borxhi publik 0.0 6.7 6.9 5.6 6.9 8.5 9.0

Llogaritë e jashtme, në përqind të BPV Llogaria rrjedhëse -15.3 -15.4 -17.4 -20.3 -18.3 -18.3 -16.1

Eksportet e mallrave 5.6 4.5 7.2 6.9 7.2 7.5 8.0 Importet e mallrave -49.0 -47.3 -49.4 -52.0 -49.7 -48.9 -47.8 Pranimet nga shërbimet 9.1 11.0 11.3 13.1 13.3 13.4 13.6 Pagesat nga shërbimet -7.0 -7.9 -9.7 -9.1 -8.8 -8.4 -7.9 Transferet 21.5 22.1 21.1 18.1 17.3 15.6 15.6

Transferet zyrtare 7.5 10.2 8.6 5.9 5.4 3.9 3.5 Transferet private 14.0 11.9 12.5 12.2 11.9 11.8 12.0

Llogaria kapitale 0.0 2.8 0.6 0.1 0.0 0.0 0.0 Llogaria financiare, përfshirë BQK 12.9 11.1 12.5 15.9 12.3 14.2 12.4 Neto gabimet dhe lëshimet 2.5 1.6 4.3 4.3 4.1 3.8 3.6

* Numri i popullsisë nuk përfshin serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës

Burimet: Autoritetet e Kosovës, vlerësimet e stafit të FMN dhe BB. 11. Autoritetet janë zotuar të ruajnë qëndrueshmërinë afatmesme fiskale. Deficiti fiskal pritet të rritet në 2.7 për qind të BPV-së në vitin 2012 dhe të arrijë kulmin me 3.3 për qind të BPV-së në vitin 2013, për shkak të shpenzimeve të larta në autostradën 7. Mandej projektohet të bjerë në vitin 2014, kur projekti i autostradës është planifikuar të përfundojë. Në të njëjtën kohë, përmirësimet në administratën tatimore pritet të përmirësojnë mbledhjen e tatimeve dhe të hyrat tatimore në planin afatmesëm. Zotimi për një kornizë të qëndrueshme afat-mesme fiskale është ndihmuar me veprimet e ndërmarra nga autoritetet në gjysmën e dytë të vitit 2011. Së pari, ndërtimi i autostradës 6 për në IRJ të Maqedonisë do të fillojë vetëm pas një analize të kostos-përfitimit dhe pasi të sigurohet financimi. Së dyti, beneficionet shtesë të luftës, të përcaktuara me ligjin mbi vlerat e luftës së muajit dhjetor 2011, do të futen në bazë të vlerësimit të ndikimit fiskal dhe të marrin parasysh përballueshmërinë dhe kriteret e stimulimeve ekonomike. Kjo nënkupton se autoritetet së pari duhet të përcaktojnë shumën e shpenzimeve dhe vetëm atëherë të përcaktojnë përfitimet, në mënyrë që kufizimet e shpenzimeve të mos shkelen.

Page 14: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

6

12. Borxhi publik i Kosovës — me 5.6 përqind të BPV në fund të vitit 2011—është shumë i ulët dhe kryesisht përbëhet nga pjesa e trashëguar e borxhit të ish-Jugosllavisë ndaj IBRDsë.5

Ka dy mekanizma ligjorë për të penguar që borxhi publik të rritet në nivele të paqëndrueshme. Së pari, ligji i borxhit publik në Kosovë vendos një normë maksimale të borxhit publik prej 40 për qind të BPV-së dhe së dyti, Kushtetuta kërkon që çdo huamarrje e jashtme nga Qeveria të kërkojë ratifikimin parlamentar me një shumicë prej dy të tretave. Borxhi publik ishte krejtësisht borxh i jashtëm deri në vitin 2011, sepse tregu i letrave me vlerë të qeverisë nuk ishte zhvilluar ende. Që nga janari 2012, Ministria e Financave ka lëshuar me sukses raundet e para të bonove 3-mujore të thesarit, në shumë prej € 10 milion secila, dhe përgatitjet janë duke u bërë për bonot 6 mujore të thesarit më vonë në vitin 2012. Bankat komerciale, të cilat kanë likuiditet të mirë (duke përfshirë rezervat tepricë në BQK e që nuk krijojnë interes) pritet të jenë investitorët kryesorë në tregun e brendshëm të letrave me vlerë. Ndërsa të dhënat për huamarrjen private të jashtme nuk janë plotësisht në dispozicion, huamarrja e tillë ka të ngjarë të jetë shumë e paktë (nën 1 për qind të BPV-së), duke pasur parasysh se firmat e Kosovës kanë qasje shumë të kufizuar në tregjet financiare ndërkombëtare. Prandaj, borxhi i përgjithshëm i jashtëm, edhe pse nuk është publikuar zyrtarisht, vlerësohet të jetë vetëm pak më i lartë se borxhi publik.

13. Me gjithë borxhin e ulët të jashtëm dhe publik, qëndrueshmëria e borxhit në Kosovë mund të rrezikohet nga përkeqësimi i deficiteve fiskale ose ngadalësimi i rritjes. Analiza e FMN-së e qëndrueshmerisë së borxhit në raportin e vitit 2011 për Nenin IV tregon se të gjithë treguesit e borxhit mbeten në rrugë të qëndrueshme gjatë dy dekadave të ardhshme në skenarët bazë fiskalë dhe të jashtëm të treguara në Tabelën 1 (Aneksi 2). Megjithatë, trajektorja e borxhit i nënshtrohet rreziqeve të dukshme që mund të rrjedhin ose nga problemet fiskale dhe/ose nga goditjet ndaj rritjes. Mbajtja e deficitit primar si pjesë e BPV-së në nivelin e buxhetuar në 2011 prej 4.8 për qind të BPV-së gjatë një periudhe dy dekadash do ta vendosë borxhin në rrugë të paqëndrueshme. Borxhi do të bëhet i paqëndrueshëm, nëse rritja zvogëlohet për një devijim standard (2.3 pikë përqindjeje) në vitin 2012 dhe 2013. Për sa i përket borxhit të jashtëm, dobësia kryesore qëndron te proporcioni i lartë i borxhit dhe shpenzimeve të borxhit ndaj treguesve të eksportit. Ky është rezultat i një baze të vogël të eksporteve të Kosovës, një dobësi që korrigjohet disi nga flukse të mëdha dhe të qëndrueshme të dërgesave të diasporës në Kosovë6

.

14. Me hapësirë të kufizuar për të manovruar me politikën monetare, mbajtja e stabilitetit makroekonomik duhet të bazohet në politikën e arsyeshme fiskale. Në anën e të hyrave, prioritetet kryesore për politikë-bërësit janë që të zgjerohet baza tatimore dhe të vazhdohet përmirësimi i mbledhjes së të hyrave. Rritja e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së shpenzimeve fiskale do të varet nga zbatimi me kohë i reformave strukturore në sektorët kyçë, duke përfshirë energjinë, transportin dhe shëndetësinë. Përveç kësaj, ruajtja e kontrollit mbi shpenzimet rrjedhëse – në veçanti, pagat dhe transferet sociale - do të jetë thelbësore për qëndrueshmërinë fiskale. Duke pasur parasysh euro-izimin e njëanshëm të Kosovës, politika monetare është e kufizuar, dhe sigurimi i stabilitetit të sektorit bankar do të mbetet prioritet sidomos në mjedisin ku mbizotëron pasiguria për tregjet financiare evropiane. Krijimi i fondit të “ndihmës emergjente për likuiditet” për sektorin bankar paraqet një hap të rëndësishëm.

C. Mjedisi socioekonomik 15. Edhepse Kosova ka arritur shumë në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit social, disa komuna me popullsi të konsiderueshme të pakicave – kryesisht ato në komunat e dominuara nga

5 Deri në vitin 2009, Kosova nuk ka pasur borxh publik. Në vitin 2009, Kosova mori pjesën e saj të borxhit të ish-Jugosllavisë ndaj IBRD, në shumë prej €381 milion (9.7 përqind të BPV). Kosova nuk ka marrë pjesë në ndarjen e pasurive dhe detyrimeve tjera të ish-Jugosllavisë, nëse kryhet ky proces, mund të trashëgojë edhe borxh shtesë ndaj Klubit të Parisit dhe të Londrës. 6 Analiza e qëndrueshmërisë së borxhit e FMN-së përfshin detyrimet potenciale shtesë që janë përmendur në fusnotën 5.

Page 15: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

7

serbët në Kosovën veriore – vazhdojnë të përjetojnë trazira. Ndërsa progres i konsiderueshëm është arritur në tejkalimin e tensioneve në zonat e përziera, tri komunat e dominuara nga serbët në veri të Kosovës mbeten të prirur për shpërthime të lokalizuara të dhunës. Pakicat e tjera kanë tendencë të mbajnë profil të ulët në kushtet e konfliktit etnik, por nganjëherë vuajnë diskriminim ekonomik dhe social, dhe janë të përfaqësuara në mënyrë joproporcionale në mesin e familjeve më të varfra të Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe grupet e shoqërisë civile kanë krijuar një numër të iniciativave për të promovuar përfshirjen e të gjitha pakicave, duke përfshirë edhe përmes masave afirmative. 16. Me një BPV për kokë banori prej rreth 2,600 euro, Kosova është një nga shtetet më të varfra në Evropë. Me 34.5 për qind të popullsisë së saj prej 1.8 milion7

që jetojnë nën vijën e varfërisë, pra, me më pak se 1.55 euro në ditë (dhe rreth 12 përqind jetojnë me më pak se 1 euro në ditë), varfëria është shumë e përhapur. Megjithatë, Kosova ka një indeks relativisht të ulët Gini, (rreth 0.3 në vitin 2009) dhe një shpërndarje relativisht të sheshtë të konsumit. Nuk ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet varfërisë urbane dhe rurale, por ka dallime të dukshme rajonale, me normat e varfërisë nga 53.8 përqind deri në 18 për qind në mesin e rretheve. Të rinjtë janë joproporcionalisht të varfër, përbëjnë rreth 60 për qind të njerëzve që jetojnë nën kufirin e varfërisë. Pakicat etnike në Kosovë, - veçanërisht grupet etnike rome, ashkali dhe egjiptase -, të cilat përbëjnë rreth 2-3 për qind të popullsisë, janë veçanërisht të ekspozuar ndaj varfërisë, përveç asaj që shpesh janë të margjinalizuara në jetën socio-politike dhe ekonomike. Si në shumë vende të tjera, ka një korrelacion të fortë negativ ndërmjet arsimimit dhe varfërisë, me ata me arsim të mesëm ose të lartë që kanë shumë më pak gjasa të jenë të varfër.

17. Papunësia e përhapur dhe mungesa e vendeve cilësore të punës kanë kontribuar ndjeshëm në varfëri dhe pasiguri të të ardhurave si dhe në jobarazi gjinore, jostabilitet social, dhe tensione ndëretnike. Me një normë papunësie prej 45 përqind dhe një normë të ulët punësimi (29 përqind), Kosova ka regjistrin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e pjesëmarrjes në tregun e punës në Kosovë prej 53 përqind në mesin e popullatës në moshë pune është ndjeshëm nën mesataren e EAQ-s (65 përqind). Natyrisht, mungesa e vendeve të punës ka pasoja direkte mbi të ardhurat, dhe provat empirike flasin se rreziku i varfërisë është 20 përqind më i lartë për të papunët sesa për të punësuarit. Familjet me kryefamiljar të papunë kanë tregues të varfërisë ekstreme. Përveç kësaj, shumë familje me anëtarë të rritur në vende pune të pasigurta apo jo të qëndrueshme janë edhe nën nivelin e varfërisë. Shumë prej këtyre familjeve janë të varura nga ndërmarrjet e vogla joformale për pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre, që pasqyron shkallën e lartë të informalitetit në ekonominë e Kosovës.

18. Kushtet e vështira në tregun e punës në Kosovë kanë qenë veçanërisht të rënda për rininë dhe femrat. Papunësia në mesin e popullatës 15-25 vjeçare arrin në 76 për qind - një shifër që është më alarmante duke marrë parasysh se 21 për qind e popullatës së Kosovës është e moshës 15 deri në 25 vjeçare. Cilësia e dobët e sistemit arsimor, e shoqëruar me mundësitë e kufizuara për punësim, e bën të vështirë për të rinjtë që të hyjnë në punë dhe ta mbajnë vendin e punës. Për më tepër, të rinjtë që nuk gjejnë punë zakonisht punësohen në pozita që kërkojnë aftësi të ulët, me produktivitet të ulët, shpesh në sektorin joformal. Sipas të dhënave të anketës, rreth 20 për qind e të rinjve të punësuar nuk kanë kontratë pune, 37 përqind nuk kanë të drejtë për pushim të paguar, dhe 73 përqind nuk janë të regjistruar në sistemin e sigurimeve sociale. Me 56 për qind, papunësia është gjithashtu papranueshëm e lartë në mesin e grave të Kosovës. Vetëm 11 për qind e femrave në moshë pune janë të punësuara, krahasuar me 68 për qind të burrave, pjesërisht për shkak të mundësive të vogla arsimore dhe arritjeve të pakta (shih Kutinë 1).

7 Sipas të dhënave nga censusi i vitit 2011, popullsia banore në Kosovë është rreth 1.73 milion, pa përfshirë popullsinë në veriun e Kosovës. Banka Botërore pra vlerëson tërë popullsinë të jetë rreth 1.8 milion.

Page 16: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

8

Kutia 1: Pabarazia gjinore në Kosovë

Kosova ka bërë progres në trajtimin e pabarazive gjinore me kalimin e kohës, por vazhdon të ketë dallime të konsiderueshme gjinore. Duke u ndalur në pabarazitë gjinore në kapitalin njerëzor dhe mundësitë ekonomike, një diagnozë gjinore, e ndërmarrë për ta informuar SPSH, ka identifikuar pabarazi të konsiderueshme: (i) dallime të mëdha gjinore në shkrim-lexim, nivelin arsimor dhe regjistrimin në shkollën e mesme, (ii) pritja e jetëgjatësisë së përgjithshme, më e shprehur për gratë, dhe vdekshmëria e lartë e nënave (iii) pjesëmarrje jashtëzakonisht e ulët e grave në fuqinë punëtore dhe normë e ulët e punësimit dhe (iv) përfaqësimi i ulët i grave në ndërmarrësi dhe menaxhim, si dhe në pozita të larta qeveritare.

Dallimet gjinore në kapitalin njerëzor. Kosova ka arritur regjistrimin gati universal në shkollë fillore dhe ka bërë përparim të ndjeshëm në përmirësimin e normave të aftësisë së shkrim-leximit. Megjithatë, dallimet e rëndësishme gjinore vazhdojnë. Gratë ka dy herë më shumë gjasa sesa burrat që të jenë analfabete, me normat e analfabetizmit prej 7.2 për qind për femrat, në krahasim me 2.2 për meshkujt. Megjithatë, progres është arritur në vitet e fundit, duke pasur parasysh se dallimi gjinor zgjerohet me moshë më të madhe (në zonat rurale, dallimi gjinor i analfabetizmit arrin 34 pikë përqindje në mesin e më të moshuarve në zonat rurale. Gratë kanë nivel më të ulët arsimor se sa burrat në Kosovë dhe shifrat e fundit tregojnë se vajzat janë më pak të përfaqësuara në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, përveç në arsimin universitar. Sa i përket regjistrimit, shfaqen dallime të mëdha gjinore në nivelin e mesëm, me më pak vajza të regjistruara se djem. Normat e lënies së shkollës për vajza në arsimin fillor janë relativisht më të larta dhe, ndërsa normat e braktisjes së shkollës nga djemtë kanë rënë që nga viti 2004, ato janë rritur për vajzat.

Vdekshmëria e nënave është vlerësuar në 43.3 për 100.000 lindje, që është një nga normat më të larta në rajonin e EAQ-s. Cilësia joadekuate e kujdesit prenatal, komplikimet në shtatzani dhe lindje, dhe abortimet e pasigurta janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së nënave. Të ushqyerit e dobët dhe anemia janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm kontribues. Jetëgjatësia është rritur paksa në Kosovë në dekadat e fundit si për burrat ashtu edhe për gratë. Megjithatë, jetëgjatësia për të dy grupet është më e ulëta e vendeve të Ballkanit Perëndimor (71.8 dhe 67.6 vjet për gratë përkatësisht për burrat) dhe përparësia e grave në jetëgjatësi është më e vogël sesa që shihet në mesataret globale, kryesisht për shkak të jetëgjatësisë më të ulët të jetës për gratë . Shqetësime të tjera të rëndësishme gjinore në Kosovë janë shkalla e lartë e aborteve spontane, vdekshmërisë fetale dhe aborteve tjera, dhe dëshmi të një çekuilibri gjinor në lindje në favor të djemve. Dallimet gjinore në mundësi ekonomike. Rezultatet e tregut të punës në Kosovë janë ndër më të dobëtat në rajon, veçanërisht për gratë. Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është dukshëm më e ulët sesa për burrat (26 për qind në krahasim me 58 për qind në vitin 2009, respektivisht) dhe ka rënë që nga viti 2002. Kjo normë e ulët aktiviteti për femrat, më e ulëta në Ballkanin Perëndimor, është e lidhur pjesërisht me një pjesë disproporcionale të përgjegjësive shtëpiake apo për shkak se ato dekurajohen për shkak të mungesës së mundësive për punësim të paguar jashtë shtëpisë. Faktorë të tjerë të lidhur ngushtë me ato janë mungesa e mundësive për kujdes ndaj fëmijëve dhe një qasje joadekuate ndaj marrëveshjeve fleksibile të punës. Përveç kësaj, shkalla e papunësisë është dukshëm më e lartë për femrat (56 përqind) sesa për meshkujt (41 përqind) në Kosovë, dhe është më e larta, për të dy gjinitë, në vendet në rajon. Shkalla e papunësisë arrin nivele shumë të larta për popullatën e re (15-24 vjeç), me 82 përqind për femrat dhe 69 për qind për burrat. Në pjesën e paktë të grave të punësuara, ato janë mjaft të papërfaqësuara në pozita udhëheqëse në firma, duke përbërë më pak se dhjetë për qind të të gjithë sipërmarrësve dhe me përfaqësimin më të ulët në menaxhimin e lartë të firmave private (0.3 për qind) të të gjitha vendeve të EAQ. Në fund, edhe pse Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në ngritjen e zërit të grave në vendim-marrjen politike, pjesëmarrja e grave në postet qeveritare udhëheqëse mbetet e ulët. 19. Përveç përballjes me sfidën e varfërisë së përhapur për të ardhura, qytetarët e Kosovës kanë mundësi të pamjaftueshme për investim në arsim dhe shëndetësi siç dëshmohet me indikatorët relativisht të ulët socialë. Ndërsa shkalla neto e regjistrimit në fillore në Kosovë arrin 96 për qind, regjistrimi në nivelin e mesëm dhe të lartë arsimor të vendit mbetet prapa atyre në Evropën Juglindore (EJL). Për shembull, 75 përqind të shkallës neto të regjistrimit në Kosovë mbetet prapa shkallës prej 82 për qind në IRJ të Maqedonisë fqinje, dhe norma e braktisjes së shkollës mbetet e lartë në zonat rurale, sidomos në mesin e vajzave. Dallimi gjinor në vijimin e nivelit të mesëm arsimor nuk është ngushtuar akoma konkretisht, dhe gratë në të njëzetat e tyre kanë shumë më pak të ngjarë se burrat që të kenë

Page 17: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

9

përfunduar arsimin e mesëm (60 për qind kundrejt 76 për qind). Për më tepër, sistemi arsimor në Kosovë nuk ofron për gati një gjysmë milioni studentë të tij kurrikula adekuate dhe udhëzime për të prodhuar aftësitë që i kërkon tregu i punës në zhvillim të vazhdueshëm. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve kohët e fundit miratoi një Kornizë të re Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), e cila ka për qëllim të forcojë standardet në arsimin parauniversitar dhe profesional/teknik. Rezultatet e shëndetësisë në Kosovë janë jashtëzakonisht të ulëta. Sipas të dhënave të UNDP-së, Kosova ka pasur normat më të larta të mortalitetit të fëmijëve dhe të foshnjave dhe jetëgjatësinë më të ulët (70 vjet në vitin 2009) në EJL. Investime të mëdha në cilësinë e shërbimeve shëndetësore bazë janë të nevojshme për të përmirësuar rezultatet në tuberkuloz, imunizim, dhe kujdesin reproduktiv. Qasja në shërbimet shëndetësore gjithashtu përballet me pengesa të rëndësishme. Brenda Evropës, Kosova ka nivelin më të ulët të numrit të pranimeve në spital dhe shkallën e dytë më të ulët për vizitat ambulatore. Mungesa e barnave esenciale është e përhapur dhe pagesat nga xhepi përbëjnë 80 për qind të shpenzimeve në produkte farmaceutike.

III. SFIDAT KRYESORE ZHVILLIMORE DHE SRATEGJIA QEVERITARE 20. Sfida qendrore e zhvillimit lidhet me një rrugë zhvillimi ekonomik që (i) krijon vende pune të cilësisë së lartë; dhe (ii) përdor resurset kryesore natyrore në mënyrë të qëndrueshme dhe të ndjeshme ndaj mbrojtjes së ambientit. Modeli i rritjes në Kosovë në vitet e fundit ka qenë kryesisht i bazuar në disponueshmërinë e burimeve të jashtme të financimit, sidomos ndihmën e donatorëve dhe dërgesat. Qeveria e Kosovës e pranon se ky model nuk mund të jetë themeli i një strategjie të rritjes të qëndrueshme, sidomos në mjedisin e tanishëm ekonomik. Përkrahja e donatorëve ka rënë tashmë në mënyrë të konsiderueshme nga kulmi i saj dhe pritet të bjerë edhe më tej. Në kontrast, investimi në sektorin privat ka filluar të shfaqet dhe mund të jetë motori kryesor për rritjen e përshpejtuar dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Krijimi i një klime mikpritëse për investime është kështu një komponentë kritike e strategjisë aktuale të qeverisë - Vizioni i prioriteteve të zhvillimit ekonomik dhe Plani shoqërues i Veprimit dhe Korniza Afat-mesme e Shpenzimeve (2011-2014) - për krijimin e vendeve të punës për pjesën e madhe të kosovarëve të papunë, dhe përshpejtimin e konvergjencës me nivelet e të ardhurave në EJL dhe Evropë. Përveç kësaj, qeveria i jep prioritet të lartë zhvillimit të sektorit të bujqësisë si sektori që aktualisht është përgjegjës për 35 për qind të punësimit total. Kosova gjithashtu është gjithnjë e më e vetëdijshme për nevojën për të kushtuar më shumë vëmendje për problemet e mjedisit dhe për të lëvizur drejt standardeve mjedisore dhe kërkesave të BE-së. Pjesa tjetër e këtij seksioni ofron një vështrim më të thellë në sfidat me të cilat përballet Kosova në secilën nga këto fusha.

A. Sfidat kryesore në promovimin e investimeve private dhe punësim 21. Kosova ka potencial të konsiderueshëm për të ecur drejt rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të drejtuar nga sektori privat dhe krijimit të vendeve të punës nëse mund të trajtojë pengesat ekzistuese ndaj investimeve. Siç është theksuar në Memorandumin Ekonomik të Shtetit (MESH) të Bankës për 2010, vendi gëzon disa përparësi relative që janë të rëndësishme për krijimin e një sektori të lulëzuar të eksportit si dhe për tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja në sektorët e tregtueshëm. Në fakt, Kosova është e pasur me pasuri të ndryshme kryesore, pra., burime të bollshme natyrore, një fuqi punëtore të re dhe në rritje (megjithëse të pashfrytëzuar), tokë bujqësore të cilësisë së mirë, si dhe qasje praktikisht të lirë për në tregjet rajonale dhe të BE-së. Në disa aspekte, mjedisi i politikave është gjithashtu i favorshëm, duke përfshirë (i) një sistem tatimor që është i thjeshtë dhe ka norma të ulëta, (ii) një treg të punës që është më fleksibil se sa në vendet fqinje, dhe (iii) paga relativisht të ulëta për punëtorë (gjysmë) të kualifikuar. Megjithatë, ka një numër të pengesave serioze ndaj investimeve të cilat duhet të trajtohen nëse Kosova do të realizojë potencialin e saj si një destinacion tërheqës për investimet vendore dhe të huaja private.

Page 18: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

10

22. Raporti i 2010 AMBPN8

për Kosovën tregon pesë grupe të pengesave ndaj të bërit biznes. Ndërsa në disa fusha klima e biznesit në Kosovë është më e mirë se në vendet fqinje (ose edhe në BE10 +1), sfidat kryesore përfshijnë mangësi të rënda infrastrukturore, mangësi në sundimin e ligjit, mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar përshtatshëm, qasje të kufizuar në financa, dhe procedurat e vështira rregullatore për hyrje në biznes dhe punë. Sfidat dhe strategjitë e Qeverisë në secilën nga këto fusha janë përshkruar më poshtë.

8 Shih EBRD dhe Grupi i Bankës Botërore, 2010, “AMBPN Në një vështrim 2008: Kosova.”

Page 19: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

11

Infrastruktura 23. Anketat e firmave private (AMBPN 2010) tregojnë se problemet e infrastrukurës janë ndoshta pengesa më serioze me të cilën përballen bizneset në Kosovë— me energjinë elektrike, transportin dhe telekomunikacionin të cituara më shpesh. Mbi 98 për qind e firmave të Kosovës të anketuara nga AMBPN përmendën furnizimin e pasigurt me energji elektrike si një pengesë e madhe për aktivitetet e përditshme dhe si pengesë si për investime në pajisje të reja ashtu edhe për zgjerim të biznesit, që nga ana tjetër ndikon në krijimin e vendeve të punës dhe punësimin. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë rrisin shpenzimet duke shkaktuar nevojën për përdorimin e kushtueshëm dhe ndotës të prodhimit të rrymës me naftë dhe pengojnë investimet në pajisje të sofistikuara. Për më tepër, sektori i energjisë është aktualisht edhe një shterim i madh i fondeve publike – duke absorbuar 70 milion euro në vit në subvencione publike - dhe është ndotës i madh. Për të trajtuar këto çështje kritike, Qeveria – duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me KE, USAID dhe Grupin e Bankës Botërore - ka zhvilluar një qasje shumëanëshe me qëllim sigurimin e furnizimit të mjaftueshëm dhe të sigurtë me energji, duke zvogëluar nevojën për subvencionet publike për energji, dhe duke kufizuar ndikimet negative mjedisore të prodhimit të energjisë. Strategjia synon gjithashtu rritjen e konsiderueshme të përfshirjes së sektorit privat në prodhim dhe distribucion, duke forcuar kapacitetet rregulluese dhe mbikëqyrëse të Qeverisë. Zbatimi i strategjisë do të varet nga përkrahja e vazhdueshme e Kosovës nga partnerët e jashtëm zhvillimorë, si dhe interesi nga firmat private të energjisë, që mund të jetë problem në klimën e tanishme të pasigurtë ekonomike globale. Më shumë detaje në lidhje me situatën e energjisë dhe strategjinë e qeverisë janë dhënë në Kutinë 2 më poshtë.

24. Sistemi transportues i Kosovës është gjithashtu joadekuat në lidhje me nevojat e biznesit dhe tregtisë dhe është jokompatibil me standardet evropiane në shumë aspekte. Transporti adekuat rrugor dhe integrimi i tij me rrjetet e vendeve fqinje janë të një rëndësie kritike, duke marrë parasysh pozitën gjeografike të mbyllur të Kosovës. Aktualisht, kostoja e mallrave të transportuara ndërmjet Kosovës dhe partnerëve kryesorë tregtarë janë ndër më të lartat në rajon dhe një pengesë e madhe për arritjen e integrimit tregtar më të madh dhe zhvillimin e bizneseve të orientuara kah eksporti. Në këtë kontekst, Qeveria ka ndërmarrë investime të mëdha në rrugë, veçanërisht ndërtimin e një autostrade prej 660-milion eurosh për në Shqipëri (t’u japë bizneseve dalje në det dhe një rrugë për në Evropën Perëndimore), e cila tani është në proces, dhe ka plane për një autostradë të madhe për IRJ të Maqedonisë. Brenda Kosovës, dendësia e rrjetit rrugor (3.3 km në 1,000 njerëz) mbetet prapa mesatares së EAQ (8.6 km në 1,000 njerëz) dhe cilësia është e dobët për shkak të ndërtimit të dobët dhe të mirëmbajtjes joadekuate. Qeverisja dhe sundimi i ligjit

25. Kosova rangohet në vend të dobët në shumë dimensione të qeverisjes. Raporti i fundit i progresit i KE-së theksoi se perceptimet e korrupsionit të përhapur dhe dobësitë në sundimin e ligjit pengojnë investimet private dhe, nga ana tjetër, krijimin e vendeve të punës. Burime të tjera të qeverisjes i përforcojnë këto gjetje (Tabela 2). Treguesit Botërorë të Qeverisjes për 2010 e vendosin Kosovën nën mesataret e Evropës dhe Azisë Qendrore për efektivitetin e Qeverisë, cilësinë rregullatore, si dhe kontrollin e korrupsionit. Indeksi Global i Integritetit vlerëson Kosovën si "shumë të dobët" në

Tabela 2: Rangimi për indikatorët kryesorë të qeverisjes

(rangimi më i ulët tregon performancë më të mirë)

Indeksi i të bërit biznes 2012 (nga 183 shtete)

Indeksi i perceptimit të korrupsionit i Transparency International 2011 (nga 183 shtete)

Rangimi i Kosovës 117 112 Rangimi i mesatares së EAQ 72.4 93.1 Rangimi i mesatares së EJL 82 83.6 Rangimi i mesatares së BE-25 36.3 32.4

Burimet: Të bërit biznes 2012, Transparency International, 2011

Page 20: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

12

llogaridhënien e Qeverisë, administratë, dhe shërbimin civil. Administrata e dobët manifestohet drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve të dobëta. Një anketë e Jetës në Tranzicion 2010 (JNT) e rendit Kosovën më poshtë se mesatarja e Evropës Juglindore në kënaqësinë me shërbimet publike duke filluar nga shërbimet sociale deri te policia dhe gjykatat. Qeveria ka filluar shumë reforma dhe ka miratuar disa ligje, por zbatimi është i ngadalshëm. Strategjia e rishikuar e administratës publike të qeverisë për periudhën 2010-13, e miratuar në shtator 2010, ende nuk është zbatuar. Në reformën e shërbimit civil, disa

Page 21: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

13

Kutia 2: Energjia në Kosovë

Kërkesa për energji është rritur shpejt në Kosovë gjatë dekadës së fundit, me konsumin aktual të energjisë dhe kërkesën maksimale që rritet me më shumë se 90 përqind ndërmjet viteve 2000 dhe 2010— pavarësisht se ka kufizime të furnizimit dhe si pasojë edhe ndërprerje të shpeshta të rrymës. Siç shihet në shumë vende, këto probleme kanë ndikime të shumta negative. Së pari, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike privojnë njerëzit nga drita, ngrohja, ftohja e ushqimit dhe gatimi me pasoja të dukshme për shëndetin e tyre, qasjen në arsimim dhe cilësinë e përgjithshme të jetës. Së dyti, ka prova bindëse që furnizimi i pasigurt i Kosovës me energji elektrike është një pengesë e madhe për zhvillimin e biznesit dhe, prandaj, edhe për mundësitë e punësimit për të cilat ka aq shumë nevojë. Ndërsa popullata rritet, kërkesa për energji elektrike është duke vazhduar të rritet me rreth 4.6 për qind në vit.

Pjesa më e madhe e prodhimit vendor të rrymës në Kosovë vjen nga dy termocentrale me qymyr (Kosova A dhe B) me kapacitet operativ neto prej rreth 840-900 MW. Furnizimi shtesë, duke arritur në 5-17 për qind të konsumit vjetor gjatë dekadës së kaluar, rrjedh kryesisht nga importet e energjisë elektrike nëpërmjet ndërlidhjeve rajonale. Disponueshmëria e importeve të energjisë elektrike për rrymën bazë, është e pasigurt dhe i nënshtrohet paqëndrueshmërisë së çmimeve, sepse ajo është e prekur nga kushtet e furnizimit në vendet fqinje eksportuese (p.sh., kushtet hidrologjike në rajon). Një linjë transmisioni e financuar nga KfW prej 400kV ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të ndihmojë për të lehtësuar shkëmbimin e rrymës, duke pasur parasysh që Shqipëria mbështetet kryesisht në prodhimin hidroelektrik, ndërsa Kosova ka rrymë kryesisht termike. Ky shkëmbim i rrymës duhet të rezultojë në përfitime operacionale, ekonomike, dhe mjedisore në të dyja vendet. Në përgjithësi, megjithatë tregu rajonal është i cekët. Për më tepër, rryma e importuar prodhohet shpesh nga burimet termike. Përsa i përket prodhimit, situata aktuale është e pakënaqshme: dy termocentralet janë vjetruar dhe jo të besueshëm dhe operojnë shumë nën kapacitetin e tyre të instaluar. Për shembull, dy nga pesë blloqet në Kosovën A, termocentrali më i vjetër dhe më i madh, janë jashtë funksionit dhe tre të mbeturit prodhojnë vetëm deri në rreth 350 MW, që është shumë nën kapacitetin e tyre të instaluar. Termocentrali Kosova B (kapaciteti neto prej rreth 540 MW), edhe pse më i ri (rreth 25 vjeç), është prekur nga dëmtimi i turbinave të rotorit në dy blloqet e saj dhe nga përkeqësimi i komponentëve të tjera kritike, duke rezultuar në ndërprerje të shpeshta të detyruara. Të dy termocentralet janë shumë ndotëse, dhe Kosova A është burimi i vetëm më i keq i ndotjes në EJL. Emetimi i lartë i sulfurit dhe oksideve të azotit dhe materies grimcore (MG) ka ndikim të rëndësishëm negativ për shëndetin e popullatës në afërsi të termocentraleve, që përfshin kryeqytetin Prishtinë.

Në këtë kontekst, Qeveria, me përkrahje nga disa partnerë të jashtëm, ka propozuar një qasje të shumëanshme për të trajtuar krizën energjetike të Kosovës dhe problemet e lidhura mjedisore. Ajo synon që të (i) mbyllë Kosovën A deri më 2017 dhe ta zëvendësojë atë me një termocentral të ri të teknologjisë së fundit të operuar privatisht me 600 MW të quajtur Termocentrali "Kosova e Re" (TCKR), (ii) të tërheqë investime private për rehabilitimin dhe përmirësimin e Kosovës B, duke përfshirë sigurimin e konformitetit me standardet mjedisore të BE, (iii) privatizojë distribucionin e energjisë elektrike përveç tjerash për të zvogëluar humbjet teknike dhe komerciale, (iv) të rrisë inkasimin dhe tarifat në nivele që përputhen me kthimin e plotë të kostove; (v) pa vonesë të trajtojë çështjet mjedisore të trashëguara nga Kosova A dhe B, (vi) të investojë burime konsiderueshëm më të mëdha në efikasitetin e energjisë në të ardhmen e afërt dhe (vii) të maksimizojë shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme (ujore, solare, të erës, gjeotermale). Zbatimi i strategjisë së mësipërme pritet të zvogëlojë emetimet e MG për mbi 90 për qind, të sulfurit dhe azotit me mbi 70 për qind dhe emetime më të ulëta të karbonit për njësi të energjisë elektrike të prodhuar.

Disa studime të opsioneve të energjisë në Kosovë janë kryer me ndihmë nga donatorët gjatë dhjetë viteve të fundit. Një Studim Regjional i Gjenerimit të Investimeve për 2004 për Ballkanin Perëndimor dhe azhurnimi i tij në vitin 2007 treguan shfaqjen e një mungese prej 10.000 -12.000 MW deri në vitin 2025. Kohët e fundit, Banka ka kryer një studim të titulluar Zhvillimi dhe vlerësimi i opsioneve për furnizim me energji elektrike për Kosovën (2011), zbulimet e të cilit gjerësisht mbështesin strategjinë që është duke u propozuar nga Qeveria e Kosovës. Studimi i opsioneve shqyrton mënyrat e plotësimit të nevojave të tanishme dhe të ardhshme të Kosovës për energji duke marrë parasysh kostot ekonomike, financiare dhe të mjedisit, duke përfshirë edhe kontributet potenciale të përmirësimit të efikasitetit, të menaxhimit nga ana e konsumit, të ndërtimit të hidrocentraleve të vogla, dhe burimeve të tjera të ripërtëritshme, importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje dhe prodhimin termik shtesë. Studimi gjeti se furnizimi i besueshëm me energji me koston më të ulët që do të plotësonte kërkesat bazë dhe ato maksimale të Kosovës është një miks i burimeve të energjisë termike dhe atyre të ripërtëritshme. Ky miks do të përfshijë (i) një hidrocentral (Zhur) rreth 300 MW dhe, sipas një studimi të DANIDA, të paktën 60 MW nga hidrocentralet e vogla,

Page 22: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

14

(ii) një vlerësim paraprak me 395 MW në energji nga era, biomasa dhe biogazi (duhet të konfirmohet përmes studimeve teknike), (iii) përmirësimi i termocentralit Kosova B dhe (iv) ndërtimi i termocentralit të ri me 600 MW fuqi me qymyr që ka qenë i propozuar nga qeveria për ta zëvendësuar Kosovën A. Studimi presupozon investimet e vazhdueshme në përmirësimin e efikasitetit të energjisë, reduktimin e shpejtë të humbjeve teknike dhe komerciale dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Në afat më të gjatë (10-15 vjeç) pritet që ndërtimi i një unaze të gazit në Ballkan të mundësojë që Kosova të importojë gaz për të përmbushur kërkesën e saj në rritje për energji.

Page 23: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

15

rregullore dhe udhëzime administrative të rëndësishme janë miratuar, të tilla si rregullorja për orarin e punës, përshkrimet e punës, emërimin e nëpunësve civilë të lartë, si dhe regjistrin e nëpunësve civilë. Megjithatë, korniza ligjore e nevojshme për zbatimin e legjislacionit primar për shërbimin civil nuk është miratuar. Reforma gjyqësore ka filluar, por nuk e ka përmirësuar efikasitetin gjyqësor as nuk ka siguruar ende sigurinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Një agjenci kundër korrupsionit është krijuar dhe disa reforma ligjore janë bërë për forcimin e kornizës ligjore anti-korrupsion, por zbatimi mbetet një sfidë. Përkrahje e konsiderueshme është duke u siguruar nga Misioni ("teknik") i Sundimit të Ligjit të BE në Kosovë (EULEX) me rreth 3200 punëtorë (nga të cilët 1.950 ndërkombëtarë)-për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës të forcojë policinë, gjyqësinë, dhe doganat. Arsimi dhe tregjet e punës

26. Resurset njerëzore të arsimuara si duhet dhe të kualifikuara janë kritike për investimet private, rritjen dhe punësimin. Sistemi arsimor ka nevojë për të përmirësuar cilësinë dhe relevancën në të gjithë sistemin dhe për të trajtuar problemet e regjistrimit në nivelet e arsimit të mesëm dhe të lartë ku nxënësit nga familjet më të varfra dhe gratë/vajzat nga të gjitha kuintilët e të ardhurave janë dukshëm të papërfaqësuara sa duhet. Në të vërtetë, 45 për qind e bizneseve të anketuara kanë raportuar vështirësi në rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar, nga ana tjetër, më shumë se 50 për qind e meshkujve të papunë kanë cituar mungesën e arsimit të duhur dhe aftësive si një arsye për pamundësinë e tyre për të gjetur punë. Infrastruktura shkollore e Kosovës është dramatikisht e pamjaftueshme: më shumë se gjysma e shkollave punojnë me dy ndërrime dhe rreth 5 për qind me tri ndërrime. Menaxhimi i shkollave dhe universiteteve është i dobët, veçanërisht sa i përket monitorimit të regjistrimit, performancës, dhe financave institucionale. Në të njëjtën kohë, sistemi arsimor mbetet i rregulluar dobët, duke rezultuar në cilësi të ulët të shërbimeve dhe lidhje të dobëta me kërkesën për punë, duke përfshirë edhe punën praktikën për të rinjtë. Në kuadrin e lëvizjes drejt pjesëmarrjes universale në arsimin e mesëm, janë të nevojshme strategji të fokusuara në rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në arsimin e mesëm dhe të lartë dhe për rritjen e regjistrimit në masë të konsiderueshme. Poashtu, vëmendje duhet t'i kushtohet mënyrave të rritjes së numrit të të regjistruarve në shkolla të mesme për fëmijët nga familjet më të varfra, nga të cilat vetëm rreth dy të tretat ndjekin shkollën e mesme.Qeveria ka vënë prioritet të lartë në forcimin e sistemit arsimor dhe ka përgatitur një strategji shumë-vjeçare për zhvillimin e arsimit të përgjithshëm dhe të lartë. Strategjia, e cila trajton çështjet e cilësisë, zbatimit, dhe menaxhimit, duhet të ndihmojë për të zbutur mangësitë e sektorit. 27. Përderisa fleksibiliteti i konsiderueshëm i tregut të punës në Kosovë duhet të ruhet dhe tatimet në paga të mbeten të ulëta për të promovuar kërkesën për punëtorë, programet e tregut aktiv të punës duhet të forcohen për të lehtësuar tranzicionin për në punë. Ngurtësia e punësimit është ndër më të ulëtat në rajon dhe tatimet në paga janë të ulëta. Kosova përballet me sfidën e ruajtjes së këtyre kushteve të favorshme përballë presioneve për të rritur mbrojtjen e punëtorëve dhe shërbimet sociale. Këtë e ka arritur me sukses, për shembull, duke miratuar një ligj të sigurimit shëndetësor që transformon financimin e shërbimeve shëndetësore pa rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të sistemit shëndetësor, ose pa rritjen e tatimeve në paga. Në të njëjtën kohë, megjithatë, nevojiten përpjekje të mëdha për të përmirësuar kalimin nga ndihma sociale dhe papunësia afatgjatë në punë. Aktualisht, më shumë se 63 për qind e të papunëve mbeten pa punë për më shumë se një vit. Për të ndihmuar që të trajtohet kjo çështje, Qeveria ka paraqitur programe të punëve publike që synojnë zvogëlimin e papunësisë në afat të shkurtër dhe ofrimin e përvojës së punës për të papunët, që është e nevojshme për të ruajtur/përmirësuar aftësinë e tyre për punësim. Shërbimet e punësimit, megjithatë, mbeten joefektive, kryesisht për shkak të paaftësisë së sistemeve të informacionit dhe kapaciteteve të ulëta vendore. Qeveria ka filluar kohët e fundit ta trajtojë këtë mungesë. Si një hap i parë, i menjëhershëm, qeveria ka filluar të dixhitalizojë sistemin e regjistrave, të cilat, nga ana tjetër, do të mundësojnë menaxhimin më të mirë të rasteve. Ajo ka nisur edhe një rishikim gjithëpërfshirës funksional të shërbimeve të punësimit.

Page 24: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

16

Fuqizimi i sektorit financiar dhe përmirësimi i qasjes në financa 28. Sistemi financiar i Kosovës është dëshmuar të jetë mjaft elastik përballë krizës globale financiare, dhe korniza rregullative dhe institucionale e tij është forcuar konsiderueshëm. Sistemi financiar dominohet nga bankat e huaja dhe kryesisht financohet nga depozitat, kryesisht nga dërgesat e mëdha dhe relativisht të qëndrueshme. Megjithatë, ekzistojnë dobësi strukturore në sektorin financiar sepse pasuritë e bankave janë shumë të centralizuara, duke çuar në një mungesë të konkurrencës dhe norma të larta të interesit. Si rezultat, sistemi bankar i Kosovës ka një nga proporcionet më të ulëta të kredive ndaj depozitave në rajon. Për më tepër, bankat mbështeten jashtë mase në depozitat e Qeverisë. Në vitet e fundit, kuadri rregullator dhe mbikëqyrës i Kosovës është përmirësuar gradualisht për të përmbushur standardet e BE-së, si për bankat ashtu edhe për institucionet financiare jo-bankare. Një ligj i ri për bankat është hartuar dhe pritet të forcojë standardet e qeverisjes, të kufizojë kreditimin e palëve të ndërlidhura, të autorizojë mbikëqyrjen e konsoliduar të grupeve bankare, dhe të përkrahë rezolutat e bankave, kur është e nevojshme. Ligji i ri Bankar gjithashtu ia cakton përgjegjësinë BQK-së për licencimin e institucioneve mikrofinanciare. 29. Përveç forcimit të mbikëqyrjes së sistemit financiar, ka nevojë të përmirësohet qasja në shërbimet financiare të përballueshme, veçanërisht jashtë kryeqytetit dhe për ndërmarrjet e vogla. Rezultatet e AMBPN tregojnë se qasja në kredi shihet si një pengesë e madhe nga ana e bizneseve në Kosovë. Vetëm rreth 10 përqind e investimeve financohen me kredi, dhe mbi 85 për qind e investimeve financohen nga burimet vetanake. Forcimi i mëtejshëm i menaxhimit të praktikave të rrezikut në banka është një hap i nevojshëm në mënyrë që të rritet gatishmëria e bankave për të dhënë kredi. Përveç kësaj, është e rëndësishme të zhvillohen dhe forcohen institucionet mikro-financiare që kanë potencialin për të dhënë kredi për fermerët dhe sipërmarrësit e tjerë ruralë. Kjo do të përfshijë, përveç tjerash, transformimin e fondacioneve ekzistuese jo-fitimprurëse në ndërmjetës financiarë fitimprurës dhe ngritjen e vetëdijes për rolet potenciale të sipërmarrësve të vegjël në aktivitetet aktuale ekonomike. Korniza ligjore dhe institucionale për biznes 30. Edhepse klima biznesore e Kosovës ka një numër përparësish, shpejtimi i rritjes së nxitur nga sektori privat do të përfshijë trajtimin e çështjeve kryesore institucionale duke përfshirë regjimet joefektive të licensimit dhe të drejtat e dobëta të pronës. Progres i konsiderueshëm është bërë në Kosovë për të vendosur kornizën ligjore bazë dhe strukturat institucionale të nevojshme për një ekonomi të orientuar kah tregu. Për më tepër, klima e biznesit në Kosovë ka disa karakteristika që mund ta bëjnë vend tërheqës për investitorë përballë fqinjëve të saj. Tregjet e punës në Kosovë janë shumë fleksibile, regjimi tregtar është i hapur dhe liberal, dhe sektori bankar është relativisht dinamik, pas hyrjes së bankave të huaja dhe rritjes graduale të besimit të depozituesve. Megjithatë, kapaciteti i dobët institucional, të drejtat e paqarta të pronësisë, si dhe një regjim i komplikuar dhe i fragmentuar i licencimit krijojnë terren pjellor për rritjen e ekonomisë gri. Ka hapësirë për zvogëlimin e burokracisë dhe qeveria është duke ecur përpara me themelimin e një zyreje të vetme për të gjitha shërbimet (one-stop shop), e cila do t’i ndihmojë investitorët potencialë të kuptojnë dhe realizojnë më mirë kërkesat për të investuar në Kosovë. 31. Përmirësimi i mjedisit të biznesit është prioritet kryesor për qeverinë dhe është formuar një Grup Punues me mandat për të pëmirësuar rangimin e Kosovës në DBR (momentalisht 117ta gjithse, shih Figurën 1). Si rezultat i përpjekjeve të grupit punues, Kosova kohët e fundit ka miratuar ndryshimet në ligjet përkatëse mbi shoqëritë tregtare dhe tregtinë e brendshme për të zvogëluar shpenzimet, numrin e veprimeve dhe kohën e kërkuar për të filluar një biznes dhe për të eliminuar lejet e punës dhe kërkesat për kapitalin themelues për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar.

Page 25: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

17

Figura 1: Të bërit biznes në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, dhe shtetet e BE10+1

Burimi: Grupi i Bankës Botërore, Të bërit biznes 2012. Bujqësia 32. Përveç trajtimit të kufizimeve të pranishme në mjedisin e biznesit që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë, vëmendje e veçantë duhet të kushtohet për trajtimin e çështjeve në bujqësi, duke pasur parasysh potencialin e lartë të saj. Kosova – e pasur me tokë bujqësore të cilësisë së mirë - ka plotësuar kryesisht vetë nevojat e veta ushqimore në të kaluarën. Aktualisht, ky sektor kontribuon me rreth 12 për qind në BPV-së dhe është punëdhënësi më i madh në Kosovën e pasluftës, duke përfshirë rreth 35 për qind të punësimit total. Me fuqinë punëtore relativisht të bollshme dhe të pashfrytëzuar sa duhet, Kosova ka potencial konkurrues në sektorin e hortikulturës, dmth, prodhimin e frutave dhe perimeve si dhe në nën-sektorin e blegtorisë sepse kërkesa e brendshme për produkte të hortikulturës dhe blegtorale pritet të rritet ndërsa rritet fuqia blerëse. Gjatë dekadës së fundit, kërkesa për produkte të hortikulturës me vlerë të lartë është rritur më shumë se çdo kategori tjetër ushqimore. Megjithatë, ndërsa ka potencial të madh për rritje dhe zgjerim të produktivitetit në bujqësi, ky sektor përballet me disa sfida që janë duke e zvogëluar konkurrencën dhe duke e penguar që ai të përmbushë potencialin e vet. Strukturat e pafavorshme të fermave, teknologjitë e vjetëruara bujqësore dhe praktikat e vjetëruara të menaxhimit të fermave, shfrytëzimi jo-optimal i faktorëve të prodhimit, infrastruktura e dobët rurale, një sistem këshillimor rural rudimentar, si dhe mundësi të kufizuara për kredi dhe kapital investues janë të gjithë faktorë kufizues. Përveç kësaj, bujqit e Kosovës janë vendosur në një disavantazh relativ në konkurrencë sepse importet bujqësore e kanë origjinën në shtetet anëtare fqinje dhe shtetet e BE-së në të cilat bujqit marrin subvencione për prodhim dhe eksport.

33. Strategjia e qeverisë për të promovuar rritjen dhe konkurrencën në sektorin e bujqësisë është elaboruar në Planin e zhvillimit bujqësor dhe rural (PZHBZHR) 2007–13 (që është azhurnuar në vitin 2009). Objektivat themelore janë (i) të ndërmerren veprime për kapërcimin e pengesave që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural në vend, dhe (ii) të harmonizohet sektori rural i Kosovës me katër boshtet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural (IPQZHR). Qeveria është duke ndërmarrë disa nisma të rëndësishme dhe strategjike në këtë drejtim. Gjithashtu është duke vendosur strukturat institucionale në përputhje me kërkesat e BE për anëtarësim. Kohët e fundit ka themeluar Njësinë e Pagesave brenda Ministrisë e cila pritet të zhvillohet në Agjencinë e Pagesave të IPQZHR.

Rangu i përgjithshëm

Mbr

ojtja

e

inve

stito

rëve

Leje

t e

ndër

timit

Filli

mi i

bi

znes

it

Zbat

imi i

ko

ntra

tave

Treg

tia

ndër

mje

t ku

fijve

Fitim

i i

rrym

ës

Reg

jistri

mi i

pr

onës

Page

sa e

ta

timev

e

Zgjid

hja

e in

solv

encë

s

Mar

ra e

kr

ediv

e

keq

← •

rang

imi i

shte

teve

• →

mirë

Prioritetet e reformës për Kosovë

BE10+1: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia. EJL: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia

Page 26: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

18

B. Çështjet në menaxhimin mjedisor

34. Edhepse menaxhimi mjedisor nuk ka qenë lart në agjendën e qeverisë në të kaluarën, tash po kuptohet më shumë kostoja e lartë e lënies anash të mjedisit dhe nevoja për të lëvizur përpara më shpejt drejt plotësimit të standardeve dhe kërkesave mjedisore evropiane. Plani i veprimit mjedisor i qeverisë së Kosovës (draft 2011) dhe Raporti i Gjendjes së Mjedisit, si dhe draft Vlerësimi Mjedisor i Shtetit i Bankës përqëndrohen në tri fusha kryesore problematike dmth, (i) ndotja e ajrit; (ii) furnizimi dhe cilësia e ujit dhe (iii) mbetjet e rrezikshme dhe komunale. Çështjet kryesore në secilën nga këto fusha janë diskutuar më poshtë, ndjekur nga një përshkrim i shkurtër i strategjisë së qeverisë për trajtimin e problemeve mjedisore në vend.

Ndotja e ajrit 35. Ndotja e ajrit është problem i rëndësishëm në zonat urbane të Kosovës dhe problem mesatar për shtetin si tërësi. Cilësia e ajrit në ambient urban është e dobët posaçërisht në Prishtinë, zonën e Obiliqit, zonën e Drenasit, dhe në Mitrovicë. Burimet kryesore të ndotjes përfshijnë (i) aktivitetet e prodhimit të energjisë dhe minierave dhe djegies së drurit dhe linjitit për ngrohje shtëpiake, (ii) tymi dhe gazrat nga komplekset e mëdha industriale, (iii) deponitë e mbeturinave urbane dhe industriale të cilat kanë tendencë të kenë më shumë ndikim specifik lokal dhe (iv) gazrat automobilistike. Ndikimet kryesore në shëndet nga ndotja e ajrit janë të lidhura me nivelin e lartë të grimcave (MG), të njohura edhe si grimcat e imta apo pluhuri. Për periudhën 2010-11, vlerat mesatare mujore të përqendrimit të pluhurit në Prishtinë luhateshin ndërmjet 40-130 μg/m3 – gati gjithmonë mbi përqendrimin mesatar prej 40 μg/m3 të përcaktuar nga BE-ja si të pranueshme për shëndetin e njeriut. Burimet kryesore të emetimit të pluhurit në Prishtinë janë termocentrali dhe përdorimi shtëpiak i druve dhe qymyrit për ngrohje gjatë dimrit. Nivelet e larta të pluhurit janë përgjegjëse për rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive dhe kanceri i mushkërive në rastin e ekspozimit afat-gjatë, si dhe bronkiti kronik dhe sëmundjet e frymëmarrjes, sidomos te fëmijët. Furnizimi dhe cilësia e ujit 36. Kosova ka burime të kufizuara të ujit, të ndara në katër bazene kryesore të ujit: Drini i Bardh, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepenci. Uji është i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në vend, dhe - duke pasur parasysh burimet e kufizuara dhe të pamjaftueshme të ujit - pritet të jetë një faktor kufizues për zhvillimin ekonomik dhe social në të ardhmen, veçanërisht duke patur parasysh rritjen e kërkesës për ujë për shkak të rritjes së zonave urbane, industriale, dhe zhvillimit të bujqësisë. Për sa i përket cilësisë së ujit, përqindja e popullsisë me qasje në furnizim me ujë nga ujësjellësi është vetëm 70-75 për qind, ndërsa një përqindje edhe më e vogël (50-55 përqind) e popullsisë është e lidhur me sistemet e kanalizimit. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik për cilësinë e ujit të pijshëm tregojnë se ndotja e ujit të pijshëm është e lidhur zakonisht me ndotjen bakteriale dhe jo kimike. Pjesa më e madhe e këtij kontaminimi bakterial (fekal) ndodh në sistemet e furnizimit me ujë të qyteteve të vogla dhe zonat rurale, ku një pjesë e madhe e puseve dhe burimeve mendohet se janë të ndotur, edhe pse nuk ka shifra të sakta. Duke pasur parasysh se nuk ka fabrika të trajtimit të ujërave të zeza që funksionojnë në Kosovë, nuk është për t'u habitur se kontaminimi i ujit është një problem i madh. Mbeturinat komunale dhe ato të rrezikshme të patrajtuara 37. Ndikimet mjedisore nga xehetaria dhe përpunimi i metaleve në të kaluarën janë problem i rëndësishëm në Kosovë për shkak të mungesës së masave adekuate të mbrojtjes së mjedisit. Mbeturinat historike dhe të tashme industriale kanë mbetur - për periudha të gjata kohore - në vendet e prodhimit, zonat e magazinimit, dhe pikat e nxehta industriale. Aktivitetet në miniera dhe industri prodhojnë rreth 1.3 milion ton mbeturina në vit (komerciale, të rrezikshme dhe jo të rrezikshme). Për më

Page 27: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

19

tepër, rreth 395,000 ton të mbeturinave të ngurta komunale prodhohen në vit. Aktualisht, ka mungesë gati totale të menaxhimit të duhur të mbeturinave në Kosovë për të gjitha llojet e mbeturinave - familjare, industriale, të kujdesit shëndetësor, dhe mbeturinave të rrezikshme - si dhe për ndotjen e trashëguar nga kontaminimi në të kaluarën. Praktikat aktuale të menaxhimit të mbeturinave, nëse mbeten të pandryshuara, do të çojnë në nivel të lartë të ndotjes së ujërave nëntokësorë dhe ajrit (p.sh., përmes metanit apo gazit nga deponitë), por edhe dyoksinat dhe grimcat e imta kur digjen. Në përputhje me politikën e menaxhimit të mbeturinave komunale, IFC është duke punuar në drejtim të koncesionimit të deponisë në Prishtinë, për të cilën ekziston interesim i madh i investitorëve të sektorit privat. Strategjia qeveritare për mjedisin

38. Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor (MMPH) është duke përgatitur një azhurnim të Strategjisë mjedisore në Kosovë (SMK) dhe një Plan veprimi kombëtar mjedisor përkatës (PKVM) për periudhën 2011–15, në bashkëpunim të afërt me ministritë e tjera, OJQ-të dhe partnerë të tjerë zhvillimorë. PKVM identifikon objektivat afatshkurtra dhe afatgjata në fushën e mjedisit me synim përmbushjen e kërkesave të BE-së. Për planin afat-shkurtër, fokusi është në zbatimin më rigoroz të legjislacionit ekzistues, vazhdimin e përpjekjeve për të ndryshuar legjislacionin dhe institucionet që të jenë në përputhje me kërkesat e BE-së dhe integrimin e kërkesave mjedisore në politikat zhvillimore sektoriale të ministrive përkatëse. Për planin më afatgjatë SMK/PKVM vendos qëllimet dhe/ose strategjitë për katër fushat e mëposhtme: (i) reduktimin e ndotjes (duke përfshirë degradimin e mjedisit) dhe ndalimin e aktiviteteve ekonomike që dëmtojnë shëndetin e njeriut apo mjedisin, (ii) mbrojtjen e bio-diversitetit dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik, (iii) shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të resurseve natyrore, duke përfshirë edhe tokën bujqësore, dhe (iv) mbrojtjen e peizazheve të vlefshme natyrore. Përveç kësaj, PKVM identifikon investimet e nevojshme në cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbeturinave (përfshirë mbetjet kimike), ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e politikave të mjedisit, kategorizimin e atyre sipas përparësisë, kostos, dhe burimeve të mundshme të financimit.

IV. PARTNERITETI KOSOVË-GRUPI I BANKËS BOTËRORE

A. Portfolio aktiv, mësimet e nxjerra dhe partneritetet 39. DPS e fundit për Kosovë, që mbulon VF10-11, ishte e para që mbuloi një periudhë prej mbi një viti dhe që përfshiu një zotim nga kreditë nga IDA si dhe grantet. Pasi që Kosova nuk ka qenë anëtare e GBB deri në fund të VF09, të gjitha projektet Bankë Botërore-Kosovë para asaj kohe janë financuar përmes granteve nga burime të ndryshme, kryesisht të ardhurat neto të Bankës, Fondi i Mirëbesimit për Kosovën, Fondi i Pas-konfliktit dhe grantet nga IDA. Disa nga këto projekte janë ende aktive (edhe pse gati në përfundim) dhe janë të përfshira në tabelën e portfolios të treguar më poshtë. Projektet e reja të zotuara nën DPS të fundit financohen ose pjesërisht ose tërësisht nëpërmjet kredive të IDA-s. 40. Portfolio e përkrahur nga Banka Botërore momentalisht përbëhet nga shtatë projekte që gjithsej janë 76.9 milion dollarë amerikanë në zotime dhe 11 fonde të mirëbesimit që në total janë US$66 milion, duke përfshirë dy grante të shtetit dhe fondit të ndërtimit të paqes (FPSH). Projekti i AT në Mjedisin e Biznesit dhe katër fonde të mirëbesimit pritet të mbyllen deri në qershor 2012. Pjesa e mbetur prej gjashtë projekteve dhe shtatë fondeve të mirëbesimit janë ose në mes të implementimit ose duke filluar dhe pritet të jenë në status aktiv përmes pjesës më të madhe apo të gjithë periudhës së SPSH (VF12-15). Objektivat, përmbajtja dhe rezultatet e pritshme të këtyre projekteve janë shqyrtuar në

Page 28: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

20

diskutimet me qeverinë në kontekstin e përgatitjes së këtij SPSH për të siguruar që ata janë plotësisht në përputhje me objektivat kryesore/drejtimet e strategjisë VF12-15.

Page 29: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

21

Tabela 3: Portfolio aktive e Kosovës

Emri i projektit Bordi Dat

a e

rish

ikua

r e

mby

lljes

Vje

tërs

ia n

ë vi

te

Zot

imi f

illes

tar

$

% p

roje

kti i

pag

uar

IP e

fund

it

DO

e fu

ndit

Projekti i arsimit 12/13/2007 6/30/2013 4.4 10.00 44.8 MU MS

Modernizimi i sektorit publik 2/4/2010 6/30/2013 2.2 8.00 0.2 MS MS Projekti i AT në ambient biznesit 6/14/2005 5/31/2012 6.9 7.00 97.3 MS MS

Kosovë, AT në sektorin financiar 12/13/2007 6/30/2014 4.4 8.90 12.3 MS MS

Bujqësia dhe zhvill rural 6/14/2011 7/31/2017 0.9 20.20 0 MU MS

Kadastra e pronës së patundshme 2/4/2010 7/31/2015 2.2 12.30 1.4 MS MS Pastrimi dhe rikultivimi i tokës në sektorin e energjisë 6/13/2006 06/30/2012* 5.9 10.50 65.7 MS MS

3.7 76.9 25.4 *të vazhdohet deri më 12/31/2013 për të mundësuar aktivitete shtesë nën një AF të propozuar (shih para 79)

41. Për periudhën trevjeçare nga FY08-10, pagesat për projektet e përkrahura nga Banka arrinin mesataren afër 20 përqind të zotimeve totale në vit por u zvogëluan në VF11 në 13 përqind, dhe kanë mbetur të ulëta në VF12. Rënia e disbursimeve mund t'i atribuohet, pjesërisht, një ngadalësimi në implementimin e lidhur me zgjedhjet lokale dhe kombëtare që tërhoqën vëmendjen e zyrtarëve kryesorë. Disbursimet janë ndikuar edhe nga vonesat e mëdha të hyrjes në fuqi për disa projekte të miratuara kohët e fundit. Projekti i menaxhimit të sektorit publik dhe projekti i kadastrës dhe pronës së patundshme – të dy të miratuara nga Bordi nën DPS të fundit - ishin projektet e para të bankës në Kosovë që do të financohen tërësisht ose pjesërisht nga kredi dhe jo grante dhe, si të tilla, iu nënshtruan aprovimit me një shumicë prej dy të tretave në parlament. Mungesa e njohurive mbi proceset për marrjen e këtij miratimi dhe konsultimi i pamjaftueshëm me parlamentarët e opozitës çoi në vonesa të konsiderueshme në marrjen e miratimit të nevojshëm që ato të hyjnë në fuqi. Eventualisht, të dy projektet u miratuan me shumicë të madhe parlamentare (që e tejkaloi mjaft kërkesën e dy të tretave). 42. Qeveria e Kosovës dhe Banka janë duke punuar që të përmirësohet implementimi i portfolios. Kapaciteti i agjencive implementuese është duke u forcuar me anë të një serie të kurseve të trajnimit për prokurim dhe menaxhim të kontratave që po ofrohen çdo tremujor për të gjithë punëtorët dhe konsultantët e përfshirë në projektet e financuara nga Banka Botërore. Përveç kësaj, kapaciteti i vetë Bankës për mbështetje të mbikëqyrjes dhe ofrimin e trajnimit në kohën e duhur për personelin e qeverisë është forcuar përmes punësimit të një Zyrtari të Operacioneve në Zyrën e Shtetit. Për më tepër, një zyrtar i lartë i operacioneve, i cili është i bazuar në Shkup, është duke ofruar përkrahje me kohë të pjesshme. Së bashku me Ministrinë e Financave, ekipi i Bankës Botërore ka filluar përgatitjen e një mjeti të monitorimit tremujor të portfolios, i cili përshkruan objektivat kryesore të implementimit për të gjitha projektet, dhe parashtron detyrat kryesore të institucioneve qeveritare përkatëse dhe ekipeve të Bankës Botërore për tremujorin e ardhshëm. Mjeti i monitorimit, i cili do të shërbejë si pikë referimi për të monitoruar zbatimin e programit, është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe u është dhënë të gjithë ministrave që përfitojnë nga përkrahja e Bankës.

Page 30: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

22

43. Programi SPSH në Kosovë përfiton edhe nga resurse të konsiderueshme të Fondit të Mirëbesimit, që aktualisht arrijnë shumën prej rreth 66 milion dollarë amerikanë (Tabela 4). Siç tregon tabela, fondet e mirëbesimit janë të harmonizuara plotësisht me strategjinë e Bankës për shtetin, duke u fokusuar në fushat kryesore si punësimi, infrastruktura, përfshirja, dhe sektori financiar.

Tabela 4: Fondet e mirëbesimit specifike për shtetin

Emri i fondit të mirëbesimit Neto shuma e grantit US$000

Data

Donatori Ekzekutuar nga

E mbylljes

Së grantit

Shërbimi i AT për Bankën Qendrore të Kosovës 498 VF12 MDTF BE Zhvillimi i kapaciteteve për kapjen dhe ruajtjen e karbonit 400 VF12 MDTF BE Operacioni i dytë i politikave zhvillimore të punësimit të qëndrueshëm për Kosovën 17,000 VF12 MDTF RE Operacioni i dytë i politikave zhvillimore të punësimit të qëndrueshëm për Kosovën 30,000 VF12 IBRD RE Ndërtimi i përkrahjes nga palët e interesuara për partneritetin publiko-privat në sektorin e energjisë 150 VF13 MDTF BE Granti i financimit të njohurive dhe të mësuarit për rezultatet në shëndetësi 125 VF13 MDTF BE

Granti i rinisë për punësim të rinisë 846 VF13 ITALIA RE

Pastrimi në sektorin e energjisë 1,165 VF14 Holanda RE

Projekti i dytë i zhvillimit të rinisë – Fondi i mirëbesimit për shtetin dhe ndërtimin e paqes 2,000 VF14 MDTF RE Përfshirja sociale dhe zhvillimi lokal – Fondi i mirëbesimit i ndërtimit të paqes dhe shtetit 4,900 VF14 MDTF RE

Granti për zhvillimin rural të bujqësisë 9,200 VF15 Danimarka RE 44. Portfolio e zotuar e IFC për Kosovën përfshin tri investime që arrijnë në total 15.5 milion dollarë amerikanë si dhe shërbime të fokusuara këshilluese në sektorët kryesorë. Dy nga investimet e IFC-së janë ndarë në sektorin financiar për të forcuar kapacitetin e një banke të huaj që të japë kredi dhe shërbime financiare për NVM-të, ndërsa njëri është në sektorin real për të përkrahur një kompani prodhuese të huaj me madhësi mesatare. Shërbimet këshilluese të IFC-së do të përkrahin partneritetet publiko-private në sektorët e infrastrukturës, duke përfshirë privatizimin e krahut të distribucionit të kompanisë publike të energjisë elektrike (KEK), dhe koncesionin e menaxhimit të mbeturinave të ngurta për komunën e Prishtinës. Për më tepër, përmes Programit të saj këshillues të Ballkanit për energji të ripërtëritshme (BREP), IFC-ja do të synojë të përmirësojë kornizën rregullative të energjisë së ripërtëritshme, të ndihmojë sponsoruesit e energjisë së ripërtëritshme për të përmirësuar planet e tyre të projektit dhe planet e biznesit, dhe përkrahë institucionet financiare për të përmirësuar kapacitetet e tyre të brendshme dhe njohuritë mbi energjinë e ripërtëritshme. Përveç kësaj, programi i shërbimeve këshilluese të logjistikës së tregtisë do të ofrojë ndihmë për të përmirësuar procedurat administrative për të lehtësuar logjistikën tregtare, me qëllim për të shkurtuar kohën dhe koston e tregtisë dhe për të rritur eksportet. Gjithashtu, IFC ka në plan të vazhdojë programin e tij të qeverisjes korporative dhe të zgjerojë programin e vet regjional këshillues për klimën e investimeve në Kosovë. IFC-ja do të shqyrtojë mundësitë për të thelluar punën këshilluese në sektorin e agrobiznesit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. 45. Ekspozimi aktual neto i Agjencisë shumëpalëshe për garantim të investimeve (MIGA), në datën 31 tetor 2011, arrinte shumën 53.2 milion dollarë amerikanë. Ekspozimi i MIGA-s është

Page 31: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

23

rezultat i një garancie që MIGA e lëshoi në dhjetor të vitit 2010 për ProCredit Holding (PCH) duke mbuluar investimin e saj në kompaninë e saj vartëse në Republikën e Kosovës. Mbulimi është për një periudhë deri në 10 vjet kundër rrezikut të shpronësimit të fondeve për rezervat e detyrueshme që i mban vartësi në bankën qendrore të juridiksionit të saj. Ky projekt është pjesë e një kontrate madhore që MIGA e ka lëshuar për PCH. PCH është me seli në Gjermani dhe është kompania mëmë e 21 bankave të rrjetit (grupi ProCredit). Në Kosovë, ProCredit Bank është një bankë e orientuar kah zhvillimi me shërbime të plota dhe përqendrohet në aktivitetet e saj të kredidhënies për ndërmarrjet mikro, të vogla, dhe të mesme (NMVM), duke kontribuar ndjeshëm në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Në vitin 2010, ProCredit Bank vazhdon të jetë banka më e madhe komerciale në Kosovë (nga madhësia e pasurive) dhe kishte rrjetin më të madh të degëve me 62 zyra në 27 qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Përkrahja e vazhdueshme nga MIGA për këtë projekt sinjalizon aftësinë e Agjencisë për të nënshkruar projekte në vend dhe përkrahjen e IHD të brendshme në sektorët e energjisë, financiarë, infrastrukturë dhe bujqësi, dhe kështu të shtojë edhe më strategjinë e Grupit të Bankës Botërore për të inkurajuar zhvillimin e sektorit privat, duke trajtuar pengesat reale dhe të perceptuara në mjedisin punues të vendit. Mësimet e nxjerra

46. Përvoja dhjetëvjeçare operative e Bankës, puna analitike, dhe dialogu me palët e interesuara kombëtare dhe të jashtme ofrojnë mësime të rëndësishme për angazhimin e ardhshëm të GBB në Kosovë. Për nga përmbajtja, theksohen tri prioritete si në vijim:

• Duke pasur parasysh shkallën jashtëzakonisht të lartë të papunësisë në Kosovë, është e rëndësishme që të vazhdojë të përqëndrohet në përshpejtimin e rritjes dhe rritjen e mundësive të punësimit, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë;

• Lidhur me të mësipërmen, përpjekje të vazhdueshme janë të nevojshme për të trajtuar dobësitë në mjedisin e biznesit në Kosovë si një mjet kryesor i nxitjes së aktiviteteve të sektorit privat dhe tërheqjen e vëllimit më të madh të investimeve private;

• Modeli i rritjes duhet të jetë në përputhje me qëndrueshmërinë e mjedisit, duke përfshirë që të sigurohet se burimet natyrore shfrytëzohen në një mënyrë që minimizon dëmet për shëndetin e njeriut.

47. Përveç kësaj, ka shqetësim në rritje që implementimi i projekteve të përkrahura nga Banka ka qenë i ngadalshëm. Trajtimi i këtyre shqetësimeve do të përfshijë të mëposhtmet:

• Kontakti i fokusuar me parlamentarët dhe shoqërinë civile gjatë përgatitjes së projektit për të siguruar që objektivat dhe dizajni të kuptohen plotësisht, duke lehtësuar aprovimin parlamentar të projekteve.

• Selektiviteti më i madh në projektet e reja, duke u përqendruar në ruajtjen e vrullit në fushat kryesore ku ne jemi tashmë të angazhuar, të tilla si punësimi, energjia, arsimi, dhe mjedisi;

• Vendosja e rishikimeve të rregullta të portofolit të përbashkëta me Ministrinë e Financave për të zgjidhur pengesat dhe forcuar Zyrën e Shtetit në Kosovë për të ndihmuar të jepet mështetje e vazhdueshme në implementim, dhe zhvillimi i kapaciteteve, veçanërisht për prokurimim modern dhe menaxhimin financiar.

48. Një rishikim i portfolios i kohëve të fundit identifikoi mundësi për të përmirësuar dimensionin gjinor të projekteve të përzgjedhura. Shqyrtimi, i kryer nga specialistë të sektorit dhe të çështjeve gjinore, u përqendrua në projektet e mëposhtme: (i) Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, (ii) Kadastra dhe regjistrimi i pronës së patundshme, dhe (iii) Projekti i zhvillimit institucional për edukim. Qëllimi kryesor i rishikimit të ishte për të identifikuar mundësitë në projekte për të përfshirë çështjet gjinore në analizën, dizajnin dhe kornizën e monitorimit dhe vlerësimit. Përveç kësaj, ai dha njohuri mbi disa

Page 32: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

24

praktika të mira në integrimin gjinor, të cilat do të kontribuojnë për një përfshirje më sistematike të çështjeve gjinore në projektet e ardhshme. Shqyrtimi identifikoi të mëposhtmet:

• Projekti Bujqësia dhe zhvillimi rural do të rrisë mundësinë e grave për qasje në trajnime dhe shërbime këshilluese për t'u mundësuar atyre të përgatisin propozime për grante dhe plane cilësore të biznesit. Kjo do të rrisë mundësinë e tyre për të fituar grante për të nxitur konkurrencën dhe rritur bizneset e tyre. Një raport i detajuar për përfituesit femra në sektorin e zhvillimit bujqësor dhe rural është përgatitur kohët e fundit dhe do të shërbejë si bazë për zhvillimin e një fushate të komunikimit dhe informimit të drejtuar për gratë fermere dhe ndërmarrëse. Një qëllim i rëndësishëm i fushatës është që të rrisë pjesëmarrjen e femrave në trajnime të paktën në një të tretën e totalit. Përveç kësaj, pesë pikë janë shtuar në kriteret e pikësimit për aplikime për grantet rurale të paraqitura nga aplikueset femra për të inkurajuar gratë që të marrin pjesë në konkursin për grante. Pritet që numri i granteve të dhëna për gratë do të dyfishohet (edhe pse nga një nivel i ulët prej rreth 4.5 për qind) deri në vitin 2017. Progresi në përfshirjen e përfitueseve femra do të monitorohet gjatë gjithë projektit.

• Projekti Kadastra dhe regjistrimi i pronës së patundshme do të promovojë regjistrimin e pronës së grave duke: (i) rritur kontaktin me gratë për të regjistruar tokën e tyre, (ii) siguruar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë të grave për regjistrimin e parë përmes përveç tjerash ridizajnimit të formularëve për të inkurajuar regjistrimin e të gjithë pronarëve (jo vetëm kryefamiljari) (iii) ndryshimit të praktikave të zyrës komunale kadastrale (ZKK) për të siguruar pajtueshmëri të plotë me Ligjin për Barazinë Gjinore dhe Ligjin për Familjen në fushën e trashëgimisë dhe transaksioneve të tokës, (iv) trajnimit specifik për ZKK-të për të drejtat pronësore të grave dhe ndjeshmëria për sfidat e posaçme me të cilat përballen gratë në çështjet e pronës dhe (v) siguruar që anketa sociale e planifikuar e projektit siguron një bazë për të monitoruar ecurinë e treguesve gjinorë në anketat vjetore që pasojnë. Bazuar në të dhënat ekzistuese është llogaritur se rreth 20 për qind e tokës është në pronësi ose individualisht nga gratë ose në pronësi të përbashkët (2011). Projekti do të përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të arritur rritje në pronësinë e tokës nga gratë prej rreth 10 për qind shtesë deri në vitin 2015.

• Në projektin Zhvillimi institucional për arsimin, grantet për zhvillimin e shkollave (GZHSH) do të përkrahin shkollat e zgjedhura për të përgatitur dhe zbatuar planet zhvillimore shumë-vjeçare të shkollës që përqëndrohen në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe aktiviteteve të të mësuarit. Shkollat përfituese do të përzgjidhen në bazë të një sërë kriteresh, duke përfshirë mbajtjen e nxënësve dhe normën e vijimit të shkollës nga vajzat. Në veçanti, gjashtë kriteret për caktimin e GZHSH (deri në 15.000 euro për shkollë) përfshijnë Indeksin e barazisë gjinore që merr 10 nga 100 pikë. Indeksi llogaritet si numri i djemve të regjistruar pjesëtuar me numrin e vajzave të regjistruara. Përveç kësaj, projekti do të forcojë kapacitetet e komunave për të përcjellur gjendjen e braktisjes së shkollës dhe vijimit të shkollës nga nxënësit, të ndarë sipas gjinisë. Qëllimi është të sigurohet që rreth dy të tretat e komunave të jenë në gjendje të raportojnë këto statistika gjinore përmes një sistemi modern të menaxhimit të informacionit të arsimit. Ky tregues përcillet përmes raportit te progresit të projektit.

Roli i partnerëve tjerë të jashtëm 49. Kosova ka shumë donatorë shumëpalësh dhe dypalësh që japin përkrahje në një sërë sektorësh në nivelin qendror dhe lokal, nganjëherë të harmonizuar me operacionet e Bankës. BE-ja dhe USAID-i janë donatorët më të rëndësishëm, me mbi 300 projekte në nivel kombëtar dhe lokal. Për 2011-12, BE-ja ka ndarë 140 milion € për Kosovën nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA), i cili financon aktivitete përgatitore për projektet e investimeve. Kosova ka gjithashtu të drejtë të marrë fonde nga fondi i investimeve i BE për Ballkanin Perëndimor (KIBP) për përgatitje të projekteve. Partnerët e

Page 33: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

25

tjerë të rëndësishëm përfshijnë Austrinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën dhe Turqinë si dhe institucionet e Bretton Woods dhe sistemin e OKB-së. 50. Përkrahja e konsiderueshme e donatorëve të jashtëm ka qenë një faktor i rëndësishëm për përpjekjet e Kosovës për zhvillim, por qeveria vetëm kohët e fundit ka vendosur një mekanizëm zyrtar për të përmirësuar koordinimin. Në fillim të vitit 2011, Qeveria e Kosovës miratoi një Rregullore për Koordinimin e Donatorëve, duke rritur rolin e Qeverisë në koordinimin e ndihmës për zhvillim. Rregullorja krijon Forumin e Nivelit të Lartë, i themeluar si një mekanizëm i përhershëm për qëllim analizimin dhe vlerësimin e progresit në zhvillimin social dhe ekonomik si dhe efikasitetin e ndihmës së huaj. Forumi kryesohet nga Kryeministri dhe përbëhet nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të donatorëve dhe agjencive të tjera relevante. Vendimet e Forumit u transferohen grupeve sektoriale dhe nën-sektoriale të punës, të cilat koordinojnë ndihmën për zhvillim në fushat e tyre përkatëse teknike. Forumi monitoron efektshmërinë e përgjithshme të sistemit të ndihmës në bazë të treguesve të përcaktuar nga Deklarata e Parisit dhe përcakton mënyrat për të përmirësuar ndikimin e saj. Ndërsa ende të pabarabartë në efektivitetin dhe ndikimin e tyre, Forumi i Nivelit të Lartë dhe grupet punuese sektoriale përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në sjelljen e një rendi më të mirë në përpjekjet e ndihmës së huaj, duke ndihmuar për të siguruar pronësinë kombëtare të iniciativave të zhvillimit dhe reduktimin e presioneve mbi kapacitetin e kufizuar të Qeverisë.

Tabela 5: a&b: Portfolio i GBB, kredia e re VF12–15, SPSH AAKs dhe Fondet e Mirëbesimit

Tabela 5a: Portfolio i GBB, kreditë e reja VF12–15, SPSH AAKs dhe FM specifike për shtetin

Përshpejtimi i rritjes dhe krijimi i vendeve të reja të punës Përmirësimi i menaxhimit të mjedisit

Projektet në vazhdim VF12-15 (datat e mbylljes) AT në mjedisin e biznesit VF12 Pastrimi në sektorin e energjisë VF12* Projekti i arsimit VF13 Modernizimi i sektorit publik VF13 Forcimi i sektorit financiar infrastruktura e tregut VF14 Prona e patundshme dhe kadastra VF16 *të vazhdohet deri më 12/31/2013 për të mundësuar aktivitete shtesë nën një FSH të

propozuar (shih para 79)

Bujqësia dhe zhvillimi rural VF18

Projektet e reja VF12-15 (data e dorëzimit) Operacioni i politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm 2 (TF)

VF12 Efikasiteti i energjisë dhe energjia e ripërtëritshme VF13

GPR PËR TCKR VF14 AF për pastrimin dhe rikultivimin e tokës në sektorin e energjisë

VF13

Projekti i përmirësimit të arsimit VF14 Furnizimi me ujë VF15 Specifike për shtetin, jo kredi AAK VF12-15 (data e dorëzimit)

RRSKs* Privatizimi i distribucionit të energjisë (DSFREK) IFC Vlerësimi fiduciar i shtetit dhe përkrahja GAC IFC PPP-të në infrastrukturë Vlerësimi i sektorit financiar AT për kapacitetin statistikor dhe analitik Program. Rishikimi i shpenzimeve publike AT në punësim dhe mbrojtjen sociale Memorandumi ekonomik i shtetit

VF12 VF12 VF12-15 VF12-15 VF13 VF12-13 VF13-15 VF13-15 VF15

Analiza mjedisore e shtetit Përcjellja e strategjisë së ujit /Tavolina e rrumbullakët Koncesioni për menaxhimin e mbeturinave të ngurta IFC

VF12 VF12 VF13

* RRSKs për paaftësinë paguese dhe regjimet kreditor/debitor; Rishikimi i praktikave të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë; dhe vlerësimi i qeverisjes së bankave dhe institucioneve mikrofinanciare

Tabela 5b: Jo-kredi për rajonin e Ballkanit Perëndimor (AAK) dhe Fonde të Mirëbesimit VF12-15(data e dorëzimit)

Monit. & vlerësimi (EC FM) VF12-13 Rrjetet e sigurisë

VF13

Page 34: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

26

AT shkenc., H&ZH/Inov. (EC FM)

VF12-14 Financat e shëndetësisë VF14 Program. Zhv sektorit financiar VF12-14 Punësimi dhe vendet e punës VF14 Logjistika tregtare IFC

VF12-15 Strategjia e energjisë VF14 Këshillëdhënëse energjia e ripërtër. IFC

VF12-15 Klima e investimeve IFC

VF13-15 Monit programor gjinisë

VF12-15 Menaxh financave publike /PEFA (EC FM) VF13-15 Monit programor varfërisë. VF12-15 Ndryshimi i klimës VF15

Qeverisja korporative IFC

VF12-17 51. GBB bashkëpunon afër me shumë nga këto agjenci të jashtme, duke përfshirë edhe përmes punës së përbashkët analitike dhe financimit të përbashkët apo paralel të projekteve. Për shembull, Banka është duke bashkëpunuar me FMN-në dhe USAID-in për të siguruar asistencë teknike për sektorin financiar të Kosovës, me Holandën , SHBA dhe KE-në në sektorët e energjisë dhe mjedisit, me Austrinë në menaxhimin e financave publike dhe me DFID-in dhe SIDA-n për ndërtimin e kapaciteteve për analiza statistikore. Banka dhe partnerë të tjerë kanë punuar drejt zhvillimit të një qasjeje sektoriale (SWAP) për sektorin e arsimit, pjesërisht nëpërmjet kryerjes së një studimi të fizibilitetit të përbashkët nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Një grup i nëntë partnerëve të jashtëm kanë qenë të përfshirë afër në hartimin dhe zbatimin e Programit të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm (PPZHPQ) dhe kanë kontribuar me resurse të konsiderueshme të granteve për dy operacionet e saj për mbështetje buxhetit. Në fund, duke pasur parasysh rëndësinë e perspektivës evropiane për Kosovën, të gjitha operacionet e Bankës Botërore janë në përputhje me kriteret për anëtarësim në BE. 52. Mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet KE, IFN-ve evropiane, dhe Bankës në Ballkanin Perëndimor janë hapur me marrëveshjen në qershor 2011 për t’i dhënë Bankës anëtarësimin e shoqëruar në KIBP. KIBP është një mekanizëm financimi i projektuar për të grumbulluar grantet, kreditë, dhe ekspertizën nga KE, IFN dhe donatorët dypalësh për të përgatitur një grup të përbashkët të projekteve të investimeve prioritare që do të mund të financohen nga ndonjë prej donatorëve të KIBP. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Banka nuk mund të veprojë si IFN kryesor për aktivitetet përgatitore të projektit të financuar nga KIBP, një përjashtim nga ky rregull është vendosur me marrëveshje për Kosovën, ku Banka - si IFN i vetëm që është plotësisht operacional në këtë vend – është inkurajuar të luajë një rol udhëheqës në disa fusha. Qeveria e Kosovës ka dorëzuar tashmë një numër propozimesh të granteve për grupin e financuesve të projektit KIBP përfshirë edhe për studimet mbi efiçiencën e energjisë në ndërtesa publike, të fizibilitetit dhe analiza të ndikimit ndaj mjedisit për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave (që mbulon mbeturinat komunale dhe të rrezikshme) dhe studimet e fizibilitetit për mbrojtjen e kanalit të gjatë 50-km të Ibrit. Përveç kësaj, Kosova do të përfitojë nga një numër i propozimeve rajonale të paraqitura nga Qeveritë e EJL duke përfshirë edhe një studim për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit (duke përfshirë edhe mundësitë e financimit) për implementimin e një rrjeti të gazit të Komunitetit të Energjisë përmes konsorciumeve të partneritetit publiko-privat. Këto propozime do të rishikohen nga Grupi i financierëve të Projektit KIBP në prill 2012 dhe ato që janë vlerësuar pozitivisht do t'i dërgohen Komitetit Drejtues të Projektit për vendimet përfundimtare në qershor.

B. Aktivitetet e partneritetit të shtetit me GBB për FV12-15

53. Objektivat kryesore të SPSH janë të përkrahet Kosova për të (i) shpejtuar rritjen ekonomike në shkallë të gjerë dhe krijimin e vendeve të punës; dhe (ii) përmirësuar menaxhimin mjedisor. Qëllimi i përshpejtimit të rritjes me bazë të gjerë dhe krijimit të vendeve të punës është në thelb vazhdim i prioriteteve të përcaktuara në strategjitë e mëparshme të shtetit. Objektivi i dytë – promovimi i kujdesit më të mirë për mjedisin - ishte më pak i dukshëm në strategjitë e mëparshme të asistencës. Atij është duke iu dhënë më shumë përparësi tani për shkak të njohjes më të gjerë brenda Qeverisë dhe partnerëve të saj zhvillimorë që shfrytëzimi i qëndrueshëm, ekologjik i resurseve të mëdha natyrore të Kosovës dhe menaxhimi i mirë/ pastrimi i dëmtimit të mjedisit janë elemente kritike të përpjekjeve për të

Page 35: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

27

përmirësuar standardin e jetesës së popullatës dhe për të krijuar punësim të qëndrueshëm. Për më tepër, në bazë të gjetjeve të raportit të progresit të KE-së për Kosovën, është bërë e qartë se progres i konsiderueshëm do të jetë i nevojshëm në mjedis, nëse vendi do të arrijë objektivin afatgjatë për integrim më të afërt me BE. 54. SPSH është formësuar në mënyra të rëndësishme me konsultimet me një sërë palësh relevante të interesuara. Përveç diskutimeve të vazhdueshme me Qeverinë, Banka ka zhvilluar disa diskutime mbi SPSH me Presidentin e Republikës, Parlamentin, sektorin privat, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë zhvillimorë. Të gjitha grupet e konsultuara theksuan rëndësinë e trajtimit të sigurisë energjetike në planin afatmesëm dhe shumë prej tyre e përkrahën plotësisht strategjinë e balancuar të përfshirë në SPSH. Disa grupe të shoqërisë civile, megjithatë, ishin kritike ndaj çdo përkrahjeje për zhvillimin e një termocentrali të ri me linjit për të zëvendësuar ekzistuesin (shumë - ndotës) Kosovën A, por megjithatë mirëpritën aspekte të tjera të programit të energjisë SPSH që synojnë reduktimin e humbjeve të energjisë, promovimin e efikasitetit të energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në atë masë sa është e mundshme. Një përmbledhje e detajuar e një konsultimi për një ditë të plotë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në fillim të muajit prill është dhënë në Shtojcën 2. Përveç energjisë, u theksuan një numër i fushave tjera gjatë konsultimeve dhe u përfshinë në programin SPSH. Për shembull, Presidentja sheh fuqizimin ekonomik të grave si një sfidë veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, liderët e ndryshëm parlamentarë sugjeruan nevojën për një fokus të qartë në bujqësi dhe furnizimin me ujë dhe sektori privat sugjeroi nevojën për theks të vazhdueshëm në përmirësimin e klimës së biznesit. 55. Duke marrë parasysh mësimet e nxjerra nga përvoja e kaluar në Kosovë dhe shuma e kufizuar e huadhënies, huadhënia e re e propozuar në programin SPSH është selektive. Kredia e re do të përkrahë operacione më të pakta, por më të mëdha në sektorët/nën-sektorët ku GBB ka përparësi relative për shkak të (i) përvojës së mëparshme në Kosovë ose punës relevante diku tjetër në rajon, (ii) se ka kryer punë analitike që mund të shërbejë si informacion për huadhënien dhe (iii) sinergji ndërmjet IDA, IFC, dhe MIGA. Dizajni i programit është ndikuar edhe nga potenciali për bashkëpunim të afërt me partnerë të tjerë të jashtëm, veçanërisht me synimin për të përkrahur aspiratat e Kosovës për integrimin e saj në BE. Rezultatet e pritura

Shtylla I: Shpejtimi i rritjes me bazë të gjerë dhe krijimit të vendeve të punës 56. Shtylla e parë e strategjisë së SPSH synon shpejtimin e rritjes me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme përmes veprimeve në gjashtë fusha kryesore: (i) forcimi i infrastrukturës, sidomos energjisë, duke përfshirë edhe promovimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në projekte të mëdha me anë të PPP-ve, (ii) përmirësimi i klimës së biznesit, duke përkrahur sektorin privat dhe sektorin financiar, (iii) forcimi i zhvillimit të bujqësisë, (iv) të vazhdohet investimi në arsim dhe aftësi, (v) nxitja e punësimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes dhe (vi) përmirësimi i menaxhimit të financave publike dhe përpjekjeve kundër korrupsionit.

(i) Forcimi i infrastrukturës, me përqendrim në energji 57. Siç u diskutua në Pjesën III, ndjekja e një rruge të përshpejtimit të rritjes në Kosovë do të përfshijë investime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe metodën e PPP-ve për zbatimin e projekteve të mëdha. Ndërsa nevojat e Kosovës në lidhje me infrastrukturën janë tepër të mëdha, burimet e kufizuara diktojnë se Banka i përkrah këta sektorë në mënyrë selektive, me përkrahjen financiare të përqendruar kryesisht në sektorin e energjisë. Përveç kësaj, Banka dhe IFC do të përkrahin zhvillimin e shërbimeve

Page 36: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

28

tjera të infrastrukturës përmes studimeve dhe shërbimeve këshillëdhënëse. IFC-ja gjithashtu do të kërkojë të japë përkrahje financiare selektive për firmat private të përfshira në projektet e infrastrukturës në Kosovë në fusha të tilla si uji, transporti, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia. 58. Qeveria ka zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse për sektorin e energjisë. Ekziston një nevojë urgjente për të trajtuar problemet në sektorin energjetik të Kosovës sepse (i) ndërprerjet e shpeshta të rrymës pengojnë zhvillimin socio-ekonomik (duke penguar investimet/krijimin e vendeve të punës, duke penguar ofrimin e shërbimeve sociale dhe duke ndikuar në sigurimin e ngrohjes në dimër me pasoja për kushtet shëndetësore), (ii) keqadministrimi i rezultateve të sektorit deri në shterimin e burimeve të pakta buxhetore të Kosovës, dhe (iii) teknologjitë e vjetëruara të përdorura në prodhimin e energjisë kanë ndikim të rëndë negativ në mjedis (si në drejtim të ndotjes së ajrit ashtu edhe të emetimeve të karbonit). Për të trajtuar këto çështje dhe, duke marrë parasysh mundësitë e kufizuara për importin ekonomik të energjisë elektrike nga rajoni i Evropës Juglindore, Qeveria – duke bashkëpunuar me GBB, KE, dhe USAID, ka identifikuar një strategji për furnizimin më të sigurtë me energji për familjet dhe bizneset. Strategjia bazohet në zhvillimin e resurseve të linjitit vendor, atyre ujore dhe burimeve të tjera të ripërtëritshme të Kosovës, dhe zvogëlimin e konsumit nëpërmjet menaxhimit të kërkesës dhe përmirësimit të efikasitetit të shfrytëzuesve të fundit. Elementet kryesore të strategjisë së Qeverisë, janë si më poshtë:

• Mbyllja graduale e 5 blloqeve gjeneruese shumë joefikase të vjetruara dhe tepër ndotëse të Kosovës A deri në fund të vitit 2017. Pasi që blloqet prodhuese 40-vjeçare nuk mund ekonomikisht të sillen në përputhje me Direktivën e BE-së për fabrikat e mëdha djegëse, ato duhet të mbyllen deri në vitin 2017 më së fundi, siç kërkohet sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Mbyllja e Kosovës A do të fillohet sa më shpejt të jetë e mundur me përkrahje të mundshme nga KE dhe donatorë të tjerë.

• Zhvillimi, përmes pjesëmarrjes së sektorit privat, të një termocentrali të teknologjisë së fundit—Termocentrali Kosova e Re (TCKR) dhe minierën përkatëse Sibovc JP për ta zëvendësuar Kosovën A. TCKR do të përbëhej nga dy blloqe me nga 300 MW, minimumi i nevojshëm për të mundësuar largimin nga funksioni të Kosovës A, të plotësohen kërkesat vendore ende të paplotësuara dhe mezi të plotësojë rritjen e kërkesës, edhe me një zvogëlim agresiv të humbjeve, rregullim të tarifave dhe regjim të menaxhimit të kërkesës.

• Rehabilitimi i Kosovës B për të plotësuar standardet mjedisore të BE-së përmes privatizimit të këtij centrali.

• Vendosja e tarifave që mbulojnë koston (me dispozita çmimore të duhura dhe me forcim të programeve të mbrojtjes sociale për të mbrojtur të varfrit) si një element i rëndësishëm i përpjekjes për të zvogëluar shterimin e resurseve të pakta buxhetore dhe për të inkurajuar kursimin e energjisë nga shfrytëzuesit.

• Privatizimi i distribucionit të KEK-ut si mënyrë e përmirësimit të efikasitetit të tij dhe fitimi i kontrollit më të mirë mbi humbjet e mëdha të rrymës për shkak të humbjeve teknike dhe vjedhjes.

• Përmirësimi i efikasitetit të energjisë te përdoruesit e fundit përmes investimeve në efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike dhe stimulimet për familje për masat e kursimit të energjisë.

• Zhvillimi i resurseve ujore të kufizuara të vendit dhe resurseve tjera të ripërtëritshme.

Komisioni Evropian dhe Banka planifikojnë të organizojnë bashkë një konferencë donatorësh në shtator 2012 për të krijuar fonde për mbylljen e Kosovës A dhe për efikasitetin e energjisë dhe projektet e energjisë së ripërtëritshme. 59. Kur të implementohet plotësisht, Strategjia e qeverisë do të japë përfitime të konsiderueshme mjedisore. Krahasuar me aktivitetet aktuale, strategjia e propozuar do ta vendosë

Page 37: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

29

Kosovën në një rrugë të zvogëlimit të emetimit të karbonit. Menaxhimi i pjesës së kërkesës dhe përmirësimi i efikasitetit përmes privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike pritet të zvogëlojë humbjet teknike dhe komerciale nga niveli aktual prej rreth 40 për qind në rreth 13 për qind deri në vitin 2025. Përmirësimi i efikasitetit të energjisë në përdoruesit e fundit do të përkrahet përmes një projekti të IDA-s. TCKR i ri 600 megavatësh - së bashku me Kosovën B të rehabilituar dhe zhvillimin e potencialit hidroenergjetik të plotë në dispozicion, - deri në fund të vitit 2017, do të zëvendësojë (i) Kosovën A, (ii) importet e rreth 500 GW nga rrjeti rajonal dhe (iii) rreth 150 MW në furnizimin rezervë përmes gjeneratorëve me naftë. Ky ndryshim pritet të japë përfitime të konsiderueshme mjedisore duke ulur emetimin vjetor të pluhurit me më shumë se 90 për qind (nga niveli aktual prej 20.000 ton), dhe oksidit të azotit dhe sulfurit me rreth dy të tretat e tyre nga nivelet aktuale shumë të larta (oksid azoti për 12.000 ton dhe oksid sulfurik rreth 14.000 ton) rezultojnë në përmirësime domethënëse në cilësinë e ajrit në Prishtinë, me zvogëlimin përkatës të ndikimit negativ në shëndetin e popullatës. 60. Qeveria ka kërkuar nga GBB që të japë përkrahje për disa elemente të strategjisë së mësipërme, duke përfshirë ofrimin e një Garancie të pjesshme të rrezikut (GPR) për ofertuesit për zhvillimin e TCKR/Sibovc dhe rehabilitimin e Kosovës B. Për të përcaktuar përgjigjen e saj ndaj kërkesës së qeverisë, Banka emëroi një panel të ekspertëve të jashtëm për të vlerësuar nëse përkrahja potenciale nga Banka për TCKR në bazë të strategjisë së lartpërmendur të Qeverisë do të jetë në përputhje me "Kornizën Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshimet Klimatike" të Bankës (SFDCC). Raporti i panelit të ekspertëve, i lëshuar në janar 2012, arriti në përfundimin se projekti TCKR/i Sibovcit i propozuar përputhet me gjashtë kriteret e SFDCC. Gjithashtu i ka rekomanduar disa veprime plotësuese, të cilat të gjitha janë në përputhje të plotë me strategjinë e përgjithshme të Qeverisë për energji. Rekomandimet kryesore të panelit përfshijnë: (i) përmirësimin e efikasitetit të energjisë, duke përfshirë edhe përmes rregulloreve për të promovuar efikasitetin e energjisë në ndërtimin e ndërtesave të reja, (ii) zvogëlimin e humbjeve teknike dhe komerciale, pjesërisht nëpërmjet privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike, (iii) theksimin e mëtejmë i resurseve të ripërtëritshme, duke përfshirë vlerësimin e potencialit të erës, rritjen e përdorimit të energjisë diellore për ngrohjen e ujit, dhe miratimin e strategjive rajonale për burimet e ripërtëritshme dhe gazit natyror; (iv) përfshirja e faktorëve të jashtëm në analizën e ardhshme të projekteve të energjisë dhe përgatitja e një baze për mjedisin; (v) shqyrtimi i shfrytëzimit të tharjes së linjitit për të rritur efikasitetin e termocentralit dhe (vi) të siguruarit e transparencës në projektet e energjisë përmes një procesi të zhvilluar mirë të konsultimeve. 61. Në bazë të konkludmeve të panelit të ekspertëve, Banka do të vazhdojë me përgatitjen e përkrahjes për investimin në TCKR/Sibovc përmes ofrimit të një IDA GPR dhe përkrahja e mundshme plotësuese nga IFC dhe MIGA. Përkrahja e GBB e përmirësimit të kredive (përfshirë GPR) do të ofrohet në një bazë "jo-detyruese, në parim", bashkë me lëshimin e kërkesës së qeverisë për propozime (KP) për ofertuesit e para-kualifikuar për projektin e propozuar. Një vendim përfundimtar mbi përkrahjen nga GBB do të i nënshtrohet, përveç tjerash, respektimit të të gjitha kërkesave të zbatueshme të GBB, duke përfshirë ato që lidhen me çështjet sociale dhe mjedisore, shqyrtimin dhe pranimin e pronësisë, menaxhimit, strukturës së financimit dhe dokumenteve të transaksionit dhe miratimi nga ana e menaxhmentit dhe Drejtorëve ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore. GPR i ofruar nga IDA për projektin e TCKR/ Sibovcit do të shkonte deri në rreth 58.000.000 dollarë amerikanë (nga të cilat, vetëm 14.500.000 dollarë amerikanë ose 25 përqind do të llogariten kundrejt ndarjes IDA-16 të Kosovës). Kjo do të ndihmojë për të zbutur perceptimin e investitorëve për rreziqe të larta për investim në Kosovë dhe do të mundësojë që ofertuesit të rrisin financimin komercial me kosto të ulët dhe me afate më të gjata. IFC-ja do të jetë e përgatitur, në parim, të marrë në konsideratë ofrimin e financimit të vet për operatorin, si dhe të ndihmojë në mobilizimin e fondeve shtesë nga institucionet e tjera financiare ndërkombëtare si dhe nga bankat komerciale ku është e mundur, në përputhje me kriteret e veta të investimeve dhe për miratimet. IFC-ja do të vazhdojë të punojë me Qeverinë e Kosovës si këshilltari kryesor i transaksionit për privatizimin e distribucionit të KEK-ut, i koordinuar ngushtë me USAID-in, i cili ka përkrahur përmirësimet e menaxhmentit të ndërmarrjes. Përveç se shërben si këshilltari i transaksionit për

Page 38: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

30

distribucionin e KEK-ut, IFC-ja gjithashtu do të koordinohet afër me Bankën dhe MIGA-n për të kërkuar mënyra të tjera për të përkrahur strategjinë sektoriale të energjisë në qeveri në veçanti duke sjellë ekspertizën e saj globale për të tërhequr investitorë seriozë strategjikë në këtë sektor. Një vlerësim i varfërisë dhe ndikimit social (VVNS) do të kryhet për të përcaktuar mënyrat e zbutjes së ndikimit të tarifave më të larta për familjet e varfëra - duke përfshirë nëpërmjet çmimit dhe duke forcuar programet e asistencës sociale. 62. Banka do të përkrahë disa elemente tjera të strategjisë qeveritare për energji, duke përfshirë efikasitetin e energjisë dhe zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme, zvogëlimin e rreziqeve të ambientit, monitorimin e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit lidhur me termocentralet dhe forcimin e kapacitetit për të rregulluar sektorin e energjisë dhe mjedisit në mënyrë konsistente me standardet e BE-së. Përkrahja në këto fusha – duke përfshirë edhe një projekt të efikasitetit të energjisë dhe resurseve të ripërtëritshme dhe financimin shtesë për projektin e pastrimit dhe rikultivimit të tokës në sektorin e energjisë—është përshkruar në detaje në Shtyllën II. 63. Rezultati i SPSH për energji: përkrahja e GBB për strategjinë qeveritare të energjisë do të forcojë ndjeshëm kapacitetin prodhues sektorial, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë financiare dhe mjedisore. Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e nevojshme për zbatimin e projekteve, ky rezultat është e mundshme të realizohet në SPSH të ardhshme. GPR për TCKR/Sibovcin do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në furnizimin e energjisë elektrike dhe përfundimi i suksesshëm i privatizimit të Distribucionit të KEK-ut do të rezultojë në rritjen e efikasitetit si pasojë e zvogëlimit të humbjeve teknike dhe komerciale (duke përfshirë vjedhjet). Këto dy projekte së bashku do të zvogëlojnë dukshëm nevojën për përkrahje buxhetore në sektorin e energjisë, duke liruar burimet e pakta buxhetore që të përdoren për çështje tjera të rëndësishme. Projekti për efikasitetin e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme do të ndihmojë të arrihet ulje e konsiderueshme e nevojës për prodhimin e energjisë termike. (ii) Promovimi i zhvillimit të sektorit privat dhe forcimi i sektorit financiar 64. Elementi i dytë kryesor i shtyllës së rrijes i ndihmon Kosovës të rrisë atraktivitetin për investitorët vendas dhe të huaj të biznesit duke përkrahur një sërë veprimesh për përmirësimin e kornizës rregullative dhe institucionale për hyrje në biznes dhe operacionet e biznesit dhe për të forcuar sektorin financiar. 65. Rezultati i SPSH: Mjedisi për aktivitetet e biznesit është përmirësuar si rezultat i thjeshtimit të rregulloreve dhe proceseve dhe rregullave për hyrje/dalje nga biznesi dhe tregtia e jashtme është thjeshtuar: Projekti në vazhdim e sipër për AT në mjedisin e biznesit është duke ndihmuar me sukses zvogëlimin e kostove rregullative të respektimit të rregullave për bizneset, duke harmonizuar rregulloret e biznesit dhe kornizën e licencimit ne nivel qendror dhe komunal, si dhe të drejtat e sigurta të pronës së paluajtshme. Duke ndërtuar mbi një komponent të projektit të AT në mjedisin e biznesit, projekti i kadastrës dhe pronës së patundshme (RECAP) përkrah, ndër të tjera, (i) Zyrat Komunale Kadastrale (ZKK) duke financuar përmirësimin fizik të objekteve dhe kompletimin dhe azhurnimin e kadastrës së pronës së patundshme dhe të dhënat e regjistrimit në regjistrat për të drejtën e pronës, (ii) transformimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) në një organ autonom dhe të vetë-financuar me kapacitet për të punuar me zyrat komunale dhe për të siguruar uniformitet në transaksionet pronësore, dhe (iii) OAK të menaxhojë projektin, monitorojë/vlerësojë progresin e projektit, të organizojë aktivitete të informimit publik, dhe të koordinojë përkrahjen e donatorëve. Përveç analizës vjetore të klimës së biznesit në Kosovë në kuadër të raporteve të përbashkëta të Bankës/IFC të të bërit biznes, ndihma këshilluese e IFC mund të përfshijë: (i) thjeshtimin rregullativ në nivel kombëtar dhe nën-kombëtar për të ndihmuar të ulet kostoja dhe rreziku i të bërit biznes, dhe (ii) trajtimin e pengesave rregullative për fillimin e biznesit dhe funksionimin e tij, si dhe për rrjedhën efikase të mallrave brenda dhe jashtë Kosovës.

Page 39: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

31

66. Rezultat i SPSH: Korporatat vendore në sektorët produktivë tashmë janë duke u rritur me hap të shpejtuar: IFC-ja do të përkrahë rritjen e vazhdueshme të kompanive konkurruese në sektorët e agrobiznesit, prodhimit dhe shërbimeve. Në veçanti, IFC-ja do të ndihmojë korporatat lokale të tejkalojnë kufizimet për financim nëpërmjet financimit afatgjatë të kombinuar me shërbimet këshilluese përkatëse. Në këtë drejtim, IFC pret që të përkrahë 1-2 projekte në këta sektorë në vit. MIGA gjithashtu mund të ofrojë garanci për NVM-të dhe projekte të vogla bujqësore dhe të shërbimeve përmes Programit të investimeve të vogla. 67. Rezultat i SPSH: Kornizat rregullative dhe institucionale për sistemin financiar janë forcuar mjaft dhe është vendosur një skemë moderne e sigurimit të depozitave. GBB, duke punuar me partnerët kryesorë si FMN dhe USAID-i, është përfshirë shumë në përkrahjen e reformës rregullative dhe institucionale të sistemit financiar të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe do të vazhdojë përkrahjen e saj gjatë këtij SPSH përmes projektit në vazhdim të financuar nga IDA të Infrastrukturës së Tregut dhe Forcimit të Sektorit Financiar (FSSMIP), të miratuar nga Bordi në mesin e vitit 2011. Mes aktiviteteve të tjera, projekti ka ndihmuar tashmë themelimin e një Fondi të Sigurimit të Depozitave, është duke reformuar sistemin e pagesave, duke përkrahur zbatimin e një RTGS dhe duke zhvilluar një qendër për vazhdimësinë e biznesit. Një rishikim i qeverisjes korporative të institucioneve financiare i ndërmarrë vitin e kaluar do të pasohet nga dy RRSK në kontabilitet dhe auditim dhe paaftësinë paguese dhe të drejtat e kreditorëve, të cilat të dyja do të përfundojnë në VF12. AAK do të jepet edhe gjatë VF12-13 nëpërmjet një granti FIRST për të harmonizuar rregullat dhe procedurat ekzistuese me Ligjin e ri Bankar të Kosovës, dhe për të siguruar përputhshmërinë me praktikat e BE-së. Përveç kësaj, me kërkesë të Qeverisë, Banka dhe FMN-ja do të zhvillojnë një Program Vlerësimi të Sektorit Financiar (FSAP) në VF12-13, i cili do të vlerësojë përparësitë dhe dobësitë e mundshme dhe mënyrat e zvogëlimit të rrezikut. Ndërsa Banka është përqendruar në forcimin e kornizës ligjore, rregullative dhe institucionale për sektorin financiar, IFC-ja do të shqyrtojë mundësinë për të punuar me bankat me një përqendrim në agrobiznes, financat gjinore, ndryshimin e klimës dhe NVM-të. IFC-ja do të shqyrtojë edhe përkrahjen e institucioneve mikrofinanciare. 68. Rezultat i SPSH: NVM-të kanë më shumë mundësi të qasjes në kredi. Në lidhje me financimin e NVM-ve, Banka dhe IFC do të punojnë së bashku gjithashtu, dhe Banka do të përqëndrohet në kornizën rregullative dhe IFC në ofrimin e financimit dhe shërbimeve këshilluese për të përkrahur institucionet private financiare të orientuara kah NVM-të, si dhe NVM-të konkurruese. Një kontribut kyç i Bankës gjatë periudhës së SPSH do të jetë një rishikim i qeverisjes korporative të sektorit bankar dhe mikro financiar, duke përdorur një metodologji që është zhvilluar nga Banka, duke u bazuar në të dhënat nga agjencitë e tjera mbikëqyrëse dhe vlerësuese, por në thelb duke ngritur parimet e Komisionit të Bazelit për Qeverisjen e Korporatave të dala rishtas. Përveç kësaj, Banka, duke përdorur resurse nga AT e Ballkanit do të ofrojë përkrahje teknike për kornizën rregullative për institucionet mikrofinanciare. Kjo punë, që do të ndërmerret në VF12, do të përfshijë punën me Bankën Qendrore për të zhvilluar strukturat më të mira për mikro-financat nga një këndvështrim rregullativ. Nga ana e saj, IFC-ja do të kërkojë të forcojë institucionet mikro-financiare të Kosovës, në bashkëpunim me një partner të përshtatshëm strategjik. (iii) Forcimi i zhvillimit të bujqësisë

69. Rezultati i SPSH: Rritja bujqësore dhe e konkurrencës është rritur përmes ofrimit të teknologjive dhe granteve të zhvillimit rural për prodhuesit bujqësorë. Projekti në vazhdim për bujqësi dhe zhvillim rural synon rritjen e prodhimit bujqësor dhe konkurrencës në Kosovë përmes dy grupeve kryesore të aktiviteteve: (i) krijimi i një programi të granteve rurale për të inkurajuar investimet në bujqësi dhe për të nxitur përdorimin e teknologjive të përmirësuara bujqësore, dhe (ii ) përmirësimi i njohurive të operatorëve të fermave, menaxherëve të ndërmarrjeve të agro-përpunimit dhe këshilltarëve komunalë për planifikimin efektiv të investimeve dhe shfrytëzimin e përkrahjes financiare në dispozicion

Page 40: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

32

sipas programit të granteve rurale. Gjatë periudhës VF12-15 të SPSH, programi i granteve të projektit do të zgjerohet me anë të një granti danez prej 50 milion korona, (ekuivalent me rreth 9.000.000 dollarë amerikanë), pra gati dyfishimin e resurseve në dispozicion për investime rurale. Përveç kësaj, projekti do të shqyrtojë gjatë kësaj periudhe SPSH për të siguruar se i arrin në mënyrë adekuate edhe gratë si dhe burrat, duke korrigjuar komponentet e saj të informimit publik dhe ngritjes së kapaciteteve për të rritur trajtimin e çështjeve gjinore në mënyrën e duhur. Si me projektin origjinal, fondet e grantit danez do të menaxhohen përmes një Autoriteti Menaxhues (MA) dhe Njësie të pagesave (NP), të krijuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. AM dhe NP kanë qenë të dizajnuara të jenë në përputhje të plotë me kërkesat për Agjencitë e Pagesave nën Instrumentin e BE-së për Ndihmën e Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural (IPQZHR), në mënyrë që ata të jenë kompetentë për të menaxhuar fondet e IPQZHR në mënyrë të kënaqshme atëherë kur Kosova të fitojë të drejtën për t’i marrë ato. Përveç kësaj, përmes projektit rajonal këshillimor të agrobiznesit, IFC-ja do të kontribuojë në rritjen e konkurrencës në sektorin e agrobiznesit dhe eksporteve në Kosovë.

(iv) Investimi në arsim dhe aftësi 70. Rezultati i SPSH: Relevanca dhe cilësia e arsimit janë forcuar. Sistemi arsimor në Kosovë aktualisht ka mangësi në aspektin e cilësisë dhe relevancës. Projekti në vazhdim i përkrahur nga Banka për zhvillimin institucional për arsim (IDEP) për Kosovën – i zhvilluar në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe një numër të donatorëve, tashmë është duke i ndihmuar Qeverisë për zbatimin e strategjisë për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë dhe strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë. Fokusi i tij kryesor është në forcimin e sistemeve, institucioneve dhe kapaciteteve menaxhuese të nevojshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Ai gjithashtu përfshin planifikimin e infrastrukturës dhe përmirësime të investimeve dhe themelon një program të granteve shkollore për të përkrahur iniciativat e shtyra nga kërkesat në të gjithë sistemin shkollor. Kur është projektuar në VF08, projekti nuk ka synuar në mënyrë specifike çështjen e pjesëmarrjes së vajzave në arsimin e mesëm dhe të lartë, por një vlerësim gjinor do të ndërmerret për të kapur përmasat dhe për të identifikuar faktorët që përkeqësojnë pabarazitë gjinore për të shërbyer si informata për projektet e ardhshme. Përveç kësaj, një nga kriteret për ndarjen e granteve të zhvillimit për shkolla është shkalla e pabarazisë gjinore (përqindja e të regjistruarve dhe e vijimit të shkollës), dhe projekti do të dokumentojë ndikimin e këtyre granteve shkollore. Projekti i përmirësimit të arsimit i planifikuar për këtë periudhë SPSH do të vazhdojë përpjekjet më të gjera për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të arsimit, por gjithashtu përfshin një përqendrim të qartë në mënyrën e përmirësimit të pjesëmarrjes së vajzave në arsimin e mesëm dhe të lartë. Projekti i ri, aktualisht i programuar për VF14, do të financohet përmes një kredie të IDA-s prej rreth 10 milion dollarë amerikanë. (v) Promovimi i punësimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes

71. Objektivi i SPSH: Politikat dhe institucionet gjithnjë e më shumë promovojnë punësimin e qëndrueshëm. Banka po përgatit një operacion të dytë dhe të fundit në përkrahje të Programit të Politikave për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm. Qasja shumëanëshe e programit zgjeron përpjekjet në fushat e SPSH dhe përkrah veprime për të forcuar politikat dhe institucionet që qeverisin (i) menaxhimin makroekonomik dhe të financave publike, (ii) klimën e investimeve, (iii) tregjet e punës, (iv) arsimin, trajnimin dhe aftësitë, dhe, (v) mbrojtjen sociale. Në fazën e tij përfundimtare, programi do të forcojë proceset e prokurimit, sistemet e pagave për nëpunësit civilë dhe monitorimin e shpenzimeve. Ai do të zvogëlojë barrierat për të regjistruar bizneset, për të përmirësuar qasjen e klientëve në të dhënat e kredive, dhe të krijojë një kornizë të plotë rregullative për bankat dhe institucionet e tjera financiare. Përveç kësaj, faza përfundimtare e programit do të zgjerojë programet e punëve publike, të forcojë programet e tjera të tregut të punës, dhe të krijojë një kornizë të plotë rregullative për tregun e punës. Ai do të sigurojë një kornizë kombëtare të kualifikimeve dhe të përkrahë akreditimin e institucioneve të formimit profesional, për më tepër, ai do të përmirësojë orientimin dhe menaxhimin e programeve të asistencës sociale. Pas operacionit të dytë të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm, një

Page 41: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

33

aktivitet programor analitik dhe këshillues do të japë asistencë teknike gjatë gjithë periudhës SPSH për të forcuar më tej politikat dhe institucionet që rregullojnë tregun e punës, formimin dhe zhvillimin e aftësive, dhe mbrojtjen sociale, duke përfshirë financimin e shëndetësisë. 72. Rezultati i SPSH: Të përkrahet përfshirja sociale në komunitetet e varfra dhe grupet e popullsisë së margjinalizuar. Dy grante nga fondi i ndërtimit të paqes dhe shtetit po përkrahin kohezionin social nëpërmjet: (i) rehabilitimit të infrastrukturës sociale dhe ekonomike në shkallë të vogël në fshatrat më të varfëra dhe në komunitetet e përziera/minoritetet, si dhe promovimit të NMVM në një mënyrë gjithpërfshirëse nga ana sociale dhe (ii) shërbimet e rinisë, punësimin e të rinjve dhe bashkëpunimin ndër-etnik ndërmjet të rinjve, sidomos nga grupet e margjinalizuara dhe të cënueshme. (vi) Forcimi i menaxhimit të financave publike, prokurimit dhe përpjekjeve kundër

korrupsionit 73. Rezultati i SPSH: Menaxhimi i financave publike është modernizuar në veçanti sa i përket monitorimit të investimeve publike, menaxhimit efikas të sistemit të pagave, veprimeve transparente të prokurimit dhe atyre kundër korrupsionit. Duke plotësuar përmirësimet e menaxhimit të sektorit publik të përfshira në PPZHPQ (dmth, forcimin e menaxhimit të investimeve publike, prokurimin e konsoliduar dhe transparencën në menaxhimin e pagave), qeveria po synon gjithashtu të përmirësojë më tej qeverisjen e sektorit publik me (i) zbatimin e planit të veprimit të reformës së menaxhimit të financave publike (ii) rritjen e efikasitetit të prokurimit nëpërmjet prokurimit elektronik (e-prokurimit) dhe prokurimit të konsoliduar (reforma për fitimet e shpejta) dhe (iii) reformimin e shërbimit civil (shih Kutinë 3 më poshtë). Banka po përkrah këto përpjekje për reforma përmes projektit në vazhdim të modernizimit të sektorit publik (PSMP). Përveç kësaj, Banka ka përfunduar kohët e fundit një raport vlerësimi fiduciar të shtetit (VFSH) VF12 dhe një draft të përbashkët me Qeverinë.

74. Për të përcjellë rekomandimet kryesore të cekura në VFSH, Banka Botërore —në bashkëpunim me partnerë tjerë zhvillimorë—do të përkrahë qeverinë e Kosovës me asistencë teknike për të ndihmuar Qeverinë për (i) zbatimin e monitorimit të LPP-së, përmirësimin e zbatimit të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave, si dhe ndërtimin e kapaciteteve brenda autoriteteve të prokurimit dhe në sektorin privat; (ii) krijimin e një sistemi për vlerësimin e performancës së zyrtarëve të prokurimit dhe ngritjes profesionale të zyrtarëve të prokurimit, (iii) kryerjen e një vlerësimi PEFA dhe përdorimin e rezultateve të tij për të përsosur planin e veprimit të reformave të MFP, dhe (iv) forcimin e kapacitetit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) për të kryer prokurimin e mallrave "të përdorimit të përbashkët". Përveç kësaj, projekti do të punojë me Agjencinë Anti-Korrupsion për të plotësuar rekomandimet lidhur me integritetin dhe çështjet që vijnë nga VFSH, duke punuar në partneritet me institucionet e tjera të llogaridhënies dhe donatorët. Gjatë periudhës së SPSH, Banka do të përcjellë progresin e qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të VFSH-së dhe do të mbajë nivel të lartë vigjilence në operacionet në vazhdim dhe të planifikuara përmes vlerësimit të plotë të mashtrimit dhe korrupsionit të çdo operacioni, zbatimit të kontrolleve dhe masave të llogaridhënies dhe shqyrtimeve të gjera fiduciare gjatë zbatimit të projektit.

Kutia 3: Ligjet e prokurimit publik, vlerësimi fiduciar i shtetit, korrupsioni dhe qeverisja

Në fushën e prokurimit publik, qëllimi kryesor i qeverisë është të harmonizojë legjislacionin e vet me direktivat e prokurimit të BE-së. Për këtë qëllim, Ligji i Prokurimit Publik (LPP), në Kosovë ka pësuar ndryshime të shpeshta në vitet e fundit duke synuar rritjen e harmonizimit dhe përmirësimin e kornizës së përgjithshme institucionale në prokurimin publik. Banka Botërore ka kryer një vlerësim fiduciar të shtetit (VFSH) në Kosovë në vitin 2010 që vazhdoi edhe në vitin 2011. Raporti i vlerësimit pritet të finalizohet në dhjetor të vitit 2011. Në mes të vlerësimit, një LPP i ri u miratua nga Kuvendi më 30 shtator, 2010 dhe u ndryshua më tej më 19 shtator, 2011. Ekipi

Page 42: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

34

i VFSH shqyrtoi të dy versionet e LPP dhe i dha qeverisë komentet gjithëpërfshirëse, shumica prej të cilave u trajtuan nga ana e Qeverisë në versionin final. Në përgjithësi, LPP aktual pasqyron në mënyrë adekuate parimet kryesore të një sistemi të mirë të prokurimit është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare.

Komisioni i BE në raportin e tij të progresit të vitit 2011 thekson se “ky version i LPP trajton shumicën e mangësive të ligjit të mëparshëm dhe ndjeshëm rrit përputhshmërinë me standardet e BE-së”. Ndryshimet kryesore institucionale të sjella nga amendamenti aktual përfshijnë përveç tjerash: transformimin e Agjencisë së Prokurimit Publik ("APP") nga një agjenci e pavarur me role dhe përgjegjësi të përziera në një agjensi të centralizuar të blerjeve (ACP) në kuadër të Ministrisë së Financave (MF), që të jetë përgjegjëse për kryerjen e prokurimit të centralizuar dhe nënshkrimi i kontratave u sqarua më tej për të përfshirë përveç zyrtarit të prokurimit, stafin e lartë të autoritetit kontraktues në nënshkrimin e kontratave me vlerë të lartë.

Megjithatë, sistemi i prokurimit publik në Kosovë ka ende nevojë për përmirësimin e performancës së tij. Korniza ligjore ka nevojë për përmirësime të mëtejshme sepse duhet të plotësohet me rregulloret e nevojshme zbatuese, manualet e prokurimit dhe dokumentet e tenderit duke përfshirë kushtet e përgjithshme të kontratave të cilat nuk janë përditësuar në mënyrë paralele me LPP-në. Monitorimi i zbatimit të LPP-së, përmirësimi i zbatimit të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave, zhvillimi i kapaciteteve në autoritetet e prokurimit dhe sektorin privat, bazuar në vlerësimin e nevojave të trajnimit janë fusha që kanë nevojë për përmirësim. Qeveria gjithashtu ka nevojë për të krijuar një sistem për vlerësimin e performancës së zyrtarëve të prokurimit dhe për të përfshirë në administratën civile një rrugë të qartë për zhvillimin e zyrtarëve të prokurimit.

Sistemi i menaxhimit të financave publike në Kosovë, në përgjithësi, ka treguar përmirësim të vazhdueshëm që nga shpallja e pavarësisë. Përparësitë kryesore të sistemit janë korniza e mirëfilltë ligjore, sistemi i integruar i Thesarit qendror dhe një zyrë gjithnjë e më efektive e auditimit të jashtëm. Përparësitë kompensohen me kapacitete të kufizuara profesionale dhe teknike si dhe mangësi në zbatim. Ka vend të konsiderueshëm për përmirësimin e cilësisë së planifikimit dhe përgatitjes së buxhetit, kontrollit të brendshëm financiar dhe auditimit, menaxhimit të borxhit dhe menaxhimit të investimeve kapitale. Autoritetet e Kosovës janë të vetëdijshme për kufizimet e tyre dhe progresi po ndodh, me përkrahje nga organizmat ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore.

Qeveria pranon që korrupsioni është ende i përhapur me disa raste të profilit të lartë që tash janë nën hetim. Fushat kryesore të prekura janë prokurimi, punimet civile, transporti, energjia, shëndetësia dhe të administrimi i tokës. Progres është bërë në Kodin Etik të prokurimit, lansimin e një faqeje në internet që mban të dhënat e plota të prokurimit publik, dhe fillimin e një programi të trajnimit për prokurim. Nevojitet edhe më tej punë për të zhvilluar një mekanizëm parandalimi, për të vendosur kujdesin e duhur mbi rishikimin e ofertave, për të përmirësuar rishikimet e pajtueshmërisë dhe zhvilluar kapacitetet për të ndjekur penalisht me sukses raste të profilit të lartë. 75. Rezultati i SPSH: Kapaciteti për mbledhjen e të dhënave statistikore dhe analizat relevante është përforcuar dhe të dhënat janë duke u përdorur më sistematikisht nga politikëbërësit. Monitorimi i varfërisë do të përkrahet me mbledhjen e të dhënave nga një numër burimesh, duke përfshirë një aktivitet të AAK-ve të financuar nga donatorët për të përkrahur QK-në për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e nivelit të familjeve. Sipas këtij aktiviteti të AAK-ve, Banka do të japë asistencë teknike në tri fusha kryesore: monitorimi i varfërisë, pabarazia, dallimet gjinore dhe përjashtimi, forcimin e kapaciteteve për mbledhjen e të dhënave dhe analizë; dhe trajtimin e mangësive në të njohurive. Do të ketë një përqendrim të fortë në zgjerimin e përdorimit të të dhënave të mbledhura nga Enti Statistikor i Kosovës (ESK), dhe burime të tjera të të dhënave nga një grup më i gjerë i analistëve dhe, përfundimisht, vendim-marrësit në Kosovë, duke përfshirë edhe përmes krijimit të një rrjeti përdoruesish të të dhënave të përbërë nga analistë nga ESK, departamentet e ndryshme qeveritare, institucionet akademike dhe think-tanke. Një seri e trajnimeve dhe seminareve për ndarjen e njohurive janë planifikuar për të ndihmuar krijimin dhe zhvillimin e këtij rrjeti, duke marrë në masë të madhe nga përvojat në vendet fqinje, me përshtatjen e duhur në kontekstin e Kosovës. Aktiviteti do të plotësohet dhe koordinohet me AAK të financuar nga Banka për të monitoruar çështjet gjinore, që do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së SPSH.

Shtylla II: Përmirësimi i menaxhimit të mjedisit

Page 43: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

35

76. Shtylla e dytë e strategjisë SPSH synon të përmirësojë menaxhimin e mjedisit, veçanërisht duke përkrahur Qeverinë për të rritur efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme, duke zvogëluar rreziqet mjedisore, përmirësuar furnizimin me ujë dhe lëvizur në drejtim të harmonizimit me standardet mjedisore të BE. Veprimtaritë kryesore të parashikuara për periudhën SPSH, janë përshkruar më poshtë: (i) Përmirësimi i efikasitetit të energjisë dhe rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e

ripërtëritshme 77. Objektivi i SPSH: Efikasiteti në përdorimin dhe prodhimin e energjisë nga resurset e ripërtëritshme është rritur, duke zvogëluar kështu emetimin e karbonit. Qeveria dhe Banka janë duke zhvilluar një projekt të efikasitetit të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të propozuar prej 32.5 milion dollarë amerikanë (VF13), të modeluar sipas projekteve të ngjashme të përkrahura nga Banka në rajon. GTZ ka trajnuar rreth 50 auditorë të energjisë dhe USAID-i ka përfunduar disa projekte demonstrimi duke rinovuar shkollat në Kosovë. Përveç kësaj, qeveria ka paraqitur një kërkesë në KIBP për financim granti për një auditim të energjisë dhe përgatitje të studimeve të fizibilitetit për investimet në efiçiencë të energjisë në ndërtesa të shërbimeve publike (zyrat qeveritare, shkollat, spitalet, apo shtëpitë e pleqve). Duke u bazuar në këto aktivitete, projekti do të synojë të rinovojë ndërtesat publike për të zvogëluar ndjeshëm konsumin e energjisë dhe forcuar zinxhirin e furnizimit përmes trajnimit të auditorëve të energjisë, kontraktuesve dhe furnizuesve, dhe shitësve të pajisjeve. Projekti gjithashtu do të synojë të ulë nivelin e ndotjes dhe emetimet e shkaktuara nga përdorimi i gjerë i karburantit të lëngët të gjeneratorëve dhe druve të zjarrit për ngrohje të familjeve përveç tjerash duke u ofruar familjeve stimulime për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe përdorur metoda më të pastra të ngrohjes. Në këtë drejtim, Instituti i Bankës Botërore po ndihmon me vlerësimin e potencialit të tregut për investime në efiçiencë të energjisë, vlerësimin e kostove dhe opsionet e financimit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përgatitjen e një diagnoze të efikasitetit të energjisë për Komunën e Prishtinës. Përveç investimeve të efikasitetit, projekti i propozuar do të përkrahë zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë përmes eksplorimit të potencialit gjeotermal dhe të erës, përgatitjen e studimeve të fizibilitetit për projekte që do të ofrohen për sektorin privat, zhvillimin e marrëveshjeve koncesionare model, dhe potencialisht sigurimin e një kredie për bankat vendase për të financuar hidrocentralet e vogla dhe centralet për energji solare, si dhe projekte të ripërtëritshme për familjet (p.sh., ngrohje diellore të ujit dhe biogas të vogla për ngrohje). 78. Në projektimin e komponentit të energjisë së ripërtëritshme të Projektit të efikasitetit të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme, Banka do të koordinohet afër me programin këshillues të energjisë së ripërtëritshme të Ballkanit të IFC (BREP), të lansuar në vitin 2010. BREP është tashmë operacional në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe IRJ të Maqedonisë. IFC synon të zgjerojë BREP në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Objektivat e BREP janë për të përmirësuar kornizën rregullative të energjisë së ripërtëritshme, për të ndihmuar sponsorët e energjisë së ripërtëritshme për të përmirësuar planet e tyre të projektit dhe biznesit, dhe përkrahur institucionet financiare për të përmirësuar kapacitetet e tyre të brendshme dhe njohuritë për energjinë e ripërtëritshme. Shërbimet Këshilluese të BREP-it në Kosovë do të përqendrohen në fushat e mëposhtme: (i) në nivelin rregullativ, programi do të ndihmojë me krijimin e APP-së së standardizuar, marrëveshjen e lidhjes së rrjetit dhe kontratat koncesionare për projektet e hidrocentraleve të vogla, përmirësimet në legjislacionin primar dhe/ose aktet nënligjore, si dhe harmonizimin më të mirë të rregullimit nga sektorë të ndryshëm që lidhen me zhvillimin e projekteve të hidrocentraleve të vogla (menaxhimi i ujit, pylltaria, rregulloret mjedisore), (ii) në nivel të firmave, programi do të ndihmojë me dizajn më të mirë të projekteve të hidrocentraleve të vogla, të kapjes së energjisë së erës (nëse ka interes të ndonjë investitori) dhe centraleve me biomasë (me mbështetjen e duhur stimuluese), (iii) sa i përket financimit, pasi ka interes të kufizuar nga bankat lokale të Kosovës në zhvillimin e produkteve të ripërtëritshme të energjisë, programi do të koordinojë afër me shërbimet e

Page 44: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

36

investimeve të IFC në tregun financiar dhe sektorët e infrastrukturës për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në projekte të energjisë së ripërtëritshme. (ii) Zvogëlimi i rreziqeve mjedisore duke përmirësuar monitorimin e mjedisit dhe menaxhimin dhe përmirësimin e vendosjes së prioriteteve 79. Objektivi i SPSH: Rreziqet mjedisore rreth lokacionit të termocentraleve Kosova A dhe B janë zvogëuar ndjeshëm dhe ka kapacitet konsiderueshëm të forcuar për monitorimin e mjedisit. Projekti i Pastrimit dhe rikultivimit të tokës në sektorin e energjisë i financuar nga Banka dhe donatorët (CLRP) ka qenë në zbatim për disa vite dhe ishte planifikuar të mbyllet në VF12, duke përmbushur të gjitha objektivat e tij të zhvillimit. Këto rezultate të pritura fillestare ishin të pjesshme në disa raste (kryesisht për shkak të kufizimeve të financimit), duke lënë të kuptohet se një pjesë e punës për rinovimin e deponisë së hirit dhe rikultivimin e tokës do të mbetet të kryhet nga ana e Qeverisë pas datës fillestare të mbylljes së projektit (qershor 2012). Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e pastrimit për cilësinë e jetës së komuniteteve përreth lokacionit të termocentralit dhe reagimet nga konsultimet me përfaqësues të shoqërisë civile, kjo SPSH përfshin një financim shtesë të propozuar për projektin e pastrimit dhe rikultivimit të tokës në sektorin e energjisë (3.200.000 dollarë amerikanë) i cili, mes tjerash, do të financojë: (i) zgjerimin e mbulimit të përpjekjeve të pastrimit dhe rikultivimit të tokës në lokacionin e termocentraleve Kosova A dhe B, (ii) monitorimin mjedisor të ajrit, tokës dhe ujit të lidhur me prodhimin e rrymës, (iii) forcimin e kapaciteteve të autoriteteve mjedisore dhe energjetike rregullatore të Kosovës, (iv) vlerësimet mjedisore dhe sociale për projektet e energjisë dhe (v) përgatitjen e një strategjie të rritjes së ulët të karbonit dhe një inventarizim të gazrave me efektin serë (GES). AF do të plotësohet nga një grant i Qeverisë së Holandës me rreth 1.165.000 dollar; amerikanë. 80. Rezultat i SPSH: Vlerësimi më i gjerë i çështjeve mjedisore dhe i strategjive për trajtimin e tyre në tërë qeverinë dhe te palët e interesuara. Me kërkesë të Qeverisë, Banka po ndërmerr një analizë mjedisore të shtetit (VF12), me qëllim të krijimit të prioriteteve mjedisore të zhvillimit bazuar në një analizë të gjendjes së mjedisit dhe vlerësimet e kostos ekonomike të degradimit të mjedisit. Studimi do të bazohet në hulumtimet epidemiologjike të realizuara ndërkombëtarisht në lidhje me marrëdhënien ndërmjet popullatës së prekur të ekspozuar ndaj problemeve të mjedisit dhe rreziqeve në rritje të ndikimit shëndetësor në mënyrë që të vlerësohet barra e sëmundjeve në Kosovë të shkaktuara nga neglizhenca e mjedisit dhe ndikimet ekonomike të tyre të lidhura me të. Ndërsa shifrat që dalin nga këto analiza do të jenë më shumë indikative sesa të sakta, ato do të japin një pasqyrë mjaft të mirë të kostove të neglizhencës së mjedisit dhe propozojnë metoda praktike për të rikthyer praktikat e kaluara me ato më të qëndrueshme ekologjikisht. Pas diskutimit të draft-raportit me Qeverinë (në fund të VF12), do të ketë përpjekje intensive të informimit brenda Kosovës – duke përfshirë një gamë të gjerë të palëve në nivel kombëtar dhe lokal – si për të diskutuar gjetjet e studimit ashtu edhe për të filluar për të zhvilluar strategji efektive, në nivel kombëtar për prioritizimin e çështjeve dhe zhvillimin e planeve praktike të veprimit për t’i trajtuar ato përmes ndryshimeve legjislative, rregullatore dhe institucionale. (iii) Rritja e qasjes në ujë

81. Objektivi i SPSH: Qasje më e mirë dhe më e barabartë në ujin e cilësisë së duhur sipas përdorimit. Në VF11, Banka ndërmori një vlerësim të plotë të sektorit të ujit me kërkesë të Qeverisë për të shërbyer si një kontribut kyç në strategjinë shtetërore të burimeve të ujit. Ndër të tjera, vlerësimi i ujit shqyrtoi mundësinë për shfrytëzimin e burimeve ujore për të nxitur investimet produktive dhe analizuar shfrytëzimin e tanishëm dhe të planifikuar të ujit në sektorët e ndryshëm – furnizimi me ujë, kanalizimi, ujitja, hidrocentralet dhe shfrytëzimi industrial - nga një perspektivë e planifikimit hapësinor. Duke marrë parasysh rekomandimet e studimit, qeveria ka kërkuar që Banka të financojë një projekt të furnizimit me ujë. Ky projekt është përfshirë në programin e propozuar SPSH për VF15, për një shumë prej 18 milion dollarë amerikanë. Projekti do të ndihmojë për të siguruar sigurinë (përsa i përket furnizimit dhe cilësisë

Page 45: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

37

së duhur) e ujit në rajonin e Prishtinës (duke përfshirë sektorin e energjisë, biznesin dhe nevojat e brendshme të konsumimit të ujit). Në këtë fazë, pritet që Projekti i furnizimit me ujë do të përfshijë disa nga aktivitetet e mëposhtme: (i) sigurimin e furnizimit pandërprerë me ujë të kualitetit të mirë nga kanali Ibër-Lepenc përmes rinovimit të kanalit, mbrojtjes kundër dëmit fizik, rezervimit të përkohshëm përgjatë kanalit, dhe menaxhimit të përmirësuar të kanalit, (ii) masat e mbrojtjes për rezervuarët e ujit të pijshëm, dhe (iii) investimet për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ujë të komuniteteve që jetojnë në afërsi të termocentraleve. C. Programi i financimit të SPSH 82. Edhepse programi i operacioneve të përkrahura nga Banka arrin shumën prej mbi 180 million dollarë amerikanë, një proporcion i konsiderueshëm i këtyre resurseve nxirren nga grantet speciale dhe FM-të. Madhësia e përgjithshme e fondeve të IDA-s për tre vitet e para të periudhës SPSH është rreth 36.800.000 SDR (58.000.000 dollarë amerikanë). Edhe 11.300.000 SDR ose ekuivalent me 18.000.000 dollarë amerikanë shtesë janë përfshirë për VF15, por pasi që këto fonde do të varen nga IDA 17 ato janë vetëm konceptuale në këtë fazë. Alokimet aktuale të IDA-s përtej VF12 do të varen nga: (i) resurset totale të IDA-s në dispozicion, (ii) vlerësimi i performancës së vendit, (iii) performancën dhe kushtet e asistencës së huamarrësve të tjerë të IDA-s, (iv) kushtet e asistencës së IDA-s në Kosovë (grante apo kredi) dhe (v) numri i shteteve që kanë të drejtë të përfitojnë nga IDA. Alokimet e IDA-s bëhen në SDR bazuar mbi performancën, dhe shuma ekuivalente në dollarë amerikanë varet nga kursi i këmbimit mbizotërues. 83. Ndarja e resurseve të IDA-16 prej 36.8 million SDR (58 million dollarë amerikanë) dhe shuma konceptuale prej 11.3 million SDR (18 million dollarë amerikanë) është shpërndarë siç shihet në tabelën 6. Në këtë fazë, ne presim që kontributi i IDA-s për GPR-të e sektorit të energjisë do të arrijë në rreth 14.500.000 dollarë amerikanë, duke mundësuar garancimin e pjesshëm të rrezikut të IDA-s deri në 58.000.000 dollarë amerikanë. Kjo shumë ka të ngjarë të plotësohet nga IFC dhe MIGA siç u diskutua më lart.

Tabela 6: Programi i propozuar i kredidhënies sipas vitit fiskal (në milion dollarë amerikanë)

Page 46: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

38

IDA Operacionet e

financuara nga grantet

TOTAL

VF12 OPZHPQ2

0

47

Bujqësia dhe zhvillimi rural FSH 9.2 VF12 Total 0 56.2 56.2

VF13 Efikasiteti i energjisë dhe energjia e ripërtëritshme AF për projektin e pastrimit dhe rikultivimit të tokës në sektorin e energjisë

32.5

3.2**

0 0

0

VF13 Total 35.7 0 35.7 VF14

Projekti i përmirësimit të arsimit GPR për TCKR dhe Kosova B

10

14.5(58.0)*

0

VF14 Total 24.5 0 24.5 VF15

Furnizimi me ujë

0

18 VF15 Total 18 0 18

Gjithsej 78.2 56.2 134.4 *Vetëm 25 përqind e shumës totale të GPR është llogaritur. **përfshin 2.2 m dollarë amerikanë të ri-ndarë nga fondet e anuluara të LPTAP.

V. Rreziqet 84. Implementimi i SPSH për VF12-15 përmban katër rreziqe kryesore si në vijim:

• Historia e pabarabartë e Kosovës në menaxhimin fiskal shtron pyetje për stabilitetin afatmesëm makroekonomik, dhe një rënie ekonomike në Evropë do ta përkeqësojë këtë rrezik. Përvoja në rritje e Qeverisë në menaxhimin makro-ekonomik është përkrahur nga disa partnerë të jashtëm, sidomos FMN, KE, USAID dhe Banka. Përkrahja e vazhdueshme financiare dhe këshilluese së bashku me vështirësitë në marrjen e financimit nga jashtë - duhet të bindë politikëbërësit që të mbajnë një qëndrim të kujdesshëm fiskal. Për më tepër, një SBA i FMN pritet të nënshkruhet për një periudhë 20 mujore në prill 2012. SBA do të ndihmojë zvogëlimin e rreziqeve fiskale, veçanërisht në rast se ekonomia e Kosovës ndikohet nga një rënie ekonomike në Evropë (që mund të rezultojë në të ardhura më të ulëta dhe ulje të dërgesave). Duhet të theksohet, gjithashtu, se përkrahja e Bankës nëpërmjet PSMP dhe PPZHPQ do të ndihmojë për të përmirësuar vendosjen e prioriteteve të shpenzimeve publike dhe përmirësimin e disiplinës buxhetore me kalimin e kohës.

• Përkrahja e planifikuar e GBB për TCKR ka shkaktuar kundërshtim nga disa grupe të shoqërisë civile dhe prandaj përfshirja në projekt përmban rrezik reputacioni. Ndërsa investimet në sektorin e energjisë në Kosovë janë kritike për rritjen, krijimin e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë, përfshirja e Bankës në termocentralin e ri me linjit ka krijuar tashmë polemika në mesin e disa grupeve të shoqërisë civile dhe këto kundërshtime ka gjasa të vazhdojnë gjatë gjithë periudhës së SPSH. Ky rrezik është duke u trajtuar përmes proceseve transparente dhe dialogut të rregullt/sensibilizimit gjatë zhvillimit të projektit.

Page 47: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

39

• Një rrezik shtesë është që, duke pasur parasysh trazirat e vazhdueshme në tregjet financiare (veçanërisht në Evropë), financimi i projektit të termocentralit mund të mos jetë e lehtë të sigurohet. Disponueshmëria e garancive të GBB është e nevojshme për ta zbutur këtë rrezik. Përmirësimi i kredive nga huadhënësit e tjerë shumëpalësh gjithashtu do të ndihmojë ndërmjetësimin e marrjes së fondeve të nevojshme nga sektori privat.

• Qeverisja dhe strukturat politike në Kosovë janë delikate dhe mund të destabilizohen nga

goditje të caktuara. Institucionet e reja dhe relativisht të paprovuara të Kosovës e bëjnë atë të ndjeshme ndaj trazirave të brendshme dhe presioneve politike. Situata e tensionuar në veri të Kosovës, edhe pse aktualisht është e përmbajtur në rreth 4 komuna, e demonstron këtë rrezik. Për më tepër, sistemet qeverisëse të Kosovës ende nuk kanë transparencë të plotë, llogaridhënie dhe qëndrueshmëri. Qeverisja dhe zhvillimet politike do të duhet të ndiqen nga afër sepse problemet e lidhura me to mund të dëmtojnë aktivitetet e jashtme të përkrahjes së zhvillimit. Veprimet për të përkrahur përmirësimin e menaxhimit të financave publike të përfshira në SPSH dhe në projektin PSMP që është në vazhdim do të ndihmojnë për ta zvogëluar këtë rrezik. Banka gjithashtu do të kryejë një AAK programor për të realizuar rekomandimet e vlerësimit fiduciar të vendit, duke përfshirë përkrahjen për nismat anti-korrupsion.

Page 48: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

40

Aneksi 1: SPSH e Kosovës: Matrica e rezultateve VF12-15

Qëllimet zhvillimore të

shtetit

Problemet dhe pengesat Rezultatet në të cilat pritet të ndikojë programi i bankës

Objektivat e ndërmjetme Programi i GBB

Shtylla I: Shpejtimi i rritjes së gjerë dhe krijimit të vendeve të punës Forcimi i infrastrukturës, me fokus në energji

Sistemi i pasigurtë i furnizimit me rrymë pengon zhvillimin ekonomik dhe investimet në sektorin privat. Sistemet e pasigurta të distribucionit të rrymës dhe niveli i lartë i humbjeve teknike dhe komerciale. Joefikasiteti në përdorimin e fundit të rrymës dhe ngrohjes, dhe përdorimi i paktë i resurseve të ripërtëritshme.

Lëvizja drejt rritjes së prodhimit, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë financiare dhe mjedisore të sektorit të energjisë. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, që sigurojnë furnizimin për të gjithë klientët që paguajnë, eliminimi i nevojës për subvencione nga qeveria dhe donatorët për të paguar blerjen e rrymës dhe investimi në Kompaninë e Distribucionit. Përmirësimi i efikasitetit të energjisë në sektorin e ndërtimeve, forcimi institucional i Agjencisë së Efikasitetit të Energjisë që do të krijohet për të promovuar efikasitetin e energjisë. Lëvizja drejt rritjes së shfrytëzimit të resurseve të ripërtëritshme për prodhimin e rrymës elektrike.

Kosova B është duke u rehabilituar që të jetë në përputhje me standardet mjedisore të BE (përfundimi më 2018) Miniera e linjitit në Sibovcin jugor dhe Termocentrali Kosova e Re (TCKR) janë duke u zhvilluar, përmes pjesëmarrjes së sektorit privat. Distribucioni i rrymës është privatizuar dhe humbjet teknike dhe joteknike janë zvogëluar për 3-5 përqind. Së paku 15-20 ndërtesa publike (shkolla, spitale, ndërtesa të komunitetit) janë duke u rinovuar; janë vendosur kode të rishikuara të ndërtimit, dhe familjet kanë mundësi të financojnë rinovimin e shtëpive të tyre. Së paku 3 projekte të financueshme janë përgatitur për investimet në sektorin privat në resurse të ripërtëritshme; dhe një

Banka Botërore VF13 GPR për TCKR VF13 Projekti për efikasitet të energjisë dhe resurset e ripërtëritshme.

IFC VF13-VF15 Programi këshillues i Ballkanit për energji të ripërtëritshme (BREP) PPP këshillues në sektorin e distribucionit të rrymës MIGA VF13 garanci e mundshme e rrezikut politik për Projektin e Energjisë në Kosovë

Page 49: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

41

mekanizëm financimi për projektet e energjisë së ripërtëritshme në sektorin privat është krijuar.

Promovimi i zhvillimit të sektorit privat dhe forcimi financiar

Barra e konsiderueshme rregullative mbi bizneset, mangësitë në sundimin e ligjit, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe qasja e kufizuar në financa dëmtojnë produktivitetin ekonomik dhe klimën e biznesit në Kosovë. Sistemi i pronës dhe administrimit të tokave në Kosovë është joadekuat: pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara, zyrat kadastrale komunale (ZKK-të) janë të dobëta, dhe regjistrat e pronës janë jokonsistentë dhe jo të plotë. Përmirësimi i barazisë gjinore dhe pronësisë së pronës. Mungesa e kapacitetit për themelimin dhe forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe mikro. Sektori financiar vuan nga dobësi strukturore.

Ofrimi i njohurive për përpjekjet e qeverisë për promovimin e rritjes së udhëhequr nga sektori privat përmes thjeshtimit të procesit të licensimit të bizneseve, inspektimit, dhe rregullimit. Shërbimet kadastrale dhe të pronës janë përmirësuar siç është treguar nga rritja në transaksionet e regjistrimit të pronës së patundshme dhe rënia e numrit mesatar të ditëve për regjistrimin e një shitjeje standarde ose blerjeje të pronës së banimit. Forcimi i kapacitetit të agjencisë kadastrale për të promovuar barazi më të madhe gjinore në pronësinë e tokës. Përkrahja direkte për zhvillimin e ndërmjarrjeve të vogla dhe mikro përmes granteve, tranimit dhe AT. Rritja e qasjes në kredi për NVM-të. Sistemi më i fuqishëm financiar përmes përkrahjes së reformave rregullative dhe institucionale të sistemit financiar të Kosovës.

Zvogëlimi i përqindjes së firmave që shfaqin probleme me licensimin dhe rregullimin e biznesit nga 47 në 37%; Numri mesatar i ditëve për të regjistruar një transaksion standard të pronës së banimit i zbritur nga 30 në 20 ditë; 11 nga 23 objekte të ZKK janë rinovuar. Përqindja e pronës që individualisht është pronë e granve ose me pronësi të përbashkët të rritet nga 20% (baza: 2011) në 30% deri në vitin 2015. 300 ndërmarrje të vogla dhe mikro të krijohen ose forcohen. Përkrahja e zhvillimit të NVM-ve në fushat kryesore si agrobiznesi dhe ndërtimi përmes ofrimit të ndihmës që të tejkalojnë kufizimet financiare. Reforma e sistemit të pagesave dhe implementimi i Pagesës Bruto në Kohë Reale; harmonizimi i rregulloreve ekzistuese dhe procedurave me Ligjin e ri për bankat në Kosovë, dhe sigurimi i konformitetit me

Banka Botërore VF08 BETA, VF10 PPZHPQ, VF10 RECAP, VF10 PSMP, VF11 SILED VF11 KYDP2 VF11 FSSMIP, VF12 AT Banka Qendrore AAK dhe PES VF15 MESH VF12 RRSK VF12-13 FSAP VF13-15 PER IFC Këshillëdhënës: VF12-14 Logjistika e tregtisë VF13-15 Klima e investimeve VF12-15 Qeverisja e korporatave VF12-15 Analiza e raportit të të bërit biznes /Shërbimet këshilluese IFC financimi: Krijimi i vendeve të reja të punës duke përkrahur korporatat lokale konkurruese. Përkrahja e institucioneve mikrofinanciare. Përkrahja e bankave me përqendrim në sektorët e NVM-ve.

Page 50: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

42

Banka Qendrore e Kosovës ka kapacitet të pamjaftueshëm institucional, financiar dhe mbikëqyrës, dhe sistemit financiar i mungon një sistem adekuat i shlyerjes së pagesave.

Qëndrueshmëria e BQK-së dhe kapaciteti i saj për të mbikëqyrur bankat dhe institucionet financiare jobankare janë forcuar.

praktikat e BE-së, veçanërisht në fushën e raportimit financiar dhe auditimit. BQK ka zhvilluar plane për të siguruar qasje në resurset afatgjata dhe mbikëqyr bankat kryesore të Kosovës dhe fondet pensionale me orar të rregullt.

Forcimi i zhvillimit të bujqësisë

Sektori i bujqësisë është i pazhvilluar, me kapacitet të ulët, dhe njohuri të pakta në mesin e agro-prodhuesve. Përkrahja e përqendruar është e kufizuar për gratë e angazhuara në agrobiznes.

Promovimi i konkurrencës dhe rritjes në sektorët e blegtorisë dhe hortikulturës përmes implementimit të masave të zgjedhura të strategjisë së saj bujqësore dhe zhvillimit institucional. Fermeret femra të përfshihen në fushatat e vetëdijesimit. Më shumë femra fermere të angazhuara në bujqësi dhe agrobiznes në Kosovë. Forcimi i kapacitetit të Ministrisë së bujqësisë për të përfshirë dhe përkrahur femrat fermere.

Së paku 80 ndërmarrje bujqësore kanë fituar produkte dhe/ose procese të përmirësuara. Numri i granteve të dhëna për femrat fermere është dyfishuar (baza 2011: 4.4%) Së paku një e treta e të gjithë pjesëmarrrësve të trajnuar në përgatitjen e granteve janë femra. Së paku 20 ndërmarrje të reja bujqësore mikro dhe të vogla janë themeluar.

Banka Botërore VF11 KPZHBZHR + FM danez VF11 SILED IFC Financimi i kompanive konkurruese lokale në sektorin e agrobiznesit. Shërbimet këshilluese të agrobiznesit të Ballkanit Perëndimor

Investimi në arsim dhe aftësi

Përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor të Kosovës dëmtohen nga kapaciteti i pamjaftueshëm për të monitoruar performancën e sistemit, duke përfshirë financimin e tij, dhe për të planifikuar dhe implementuar politika të arsyeshme në nivelin qendror dhe lokal.

Kapacitetet qendrore dhe lokale për të monitoruar trendet financiare dhe të cilësisë dhe për të planifikuar dhe realizuar investimet është forcuar dhe vërtetohet me: Transferin e autonomisë buxhetore te komunat, marrjen e një formule të financimit për kokë banori që i drejton resurset kah fushat ku ka nevojë, monitorimi dhe publikimi i shpenzimeve operative vjetore për parametrat kryesorë

Decentralizimi financiar dhe transferi i autonomisë te shkollat ka ndodhur (baza: 13 komuna në vitin 2011, caku është 37 komuna në vitin 2013). Përqindja e komunave që përdorin të dhënat e EMIS për të raportuar për statusin e braktisjes së shkollës dhe vijimit të saj sipas gjinisë dhe komunitetit. (baza; 0% në 2011; 60% në 2013).

Banka Botërore VF07 IDEP VF10 PPZHPQ VF12 PPZHPQ

Page 51: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

43

Sistemet arsimore profesionale dhe të arsimit të lartë kanë mbajtje të mësimit nën standard dhe kanë relevancë të kufizuar për kërkesën evoluese për fuqi punëtore.

Mungesa e të dhënave të besueshme për braktisjen dhe vijimin e shkollës për vajzat dhe djemtë.

Përmirësimi i mundësive për aftësim relevant dhe të mësuar gjatë gjithë jetës siç vërtetohet me vendosjen e një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve dhe vazhdimin e akreditimit të institucioneve të aftësimit profesional.

Të dhënat shkollore të cilësisë më të mirë mblidhen rregullisht nga një proporcion më i madh i shkollave.

Dokumenti i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe udhëzimi administrativ i kritereve të akreditimit është hartuar dhe aprovuar. Vendimet për akreditimin e ofruesve të trajnimit janë vënë publikisht në dispozicion.

Së paku 60% e komunave janë duke raportuar të dhënat e braktisjes dhe vijimit të shkollës të ndara sipas gjinisë.

Promovimi i punësimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale

Normat e papunësisë në Kosovë janë të larta - 46% në mesin e popullatës së përgjithshme dhe 76% tek të rinjtë, por prapë, programet e tregut të punës janë të dobëta, dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse dhe rregulloreve ekzistuese të punës është i përhapur Dizajni dhe implementimi i politikave dhe programeve efektive pengohet nga kapaciteti i kufizuar për të monitoruar tregun e punës. Rezultatet shëndetësore të dobëta, duke përfshirë për mbrojtje financiar, kërkojnë një reformë të sistemit me presion për të rritur tatimet në paga dhe mundësisht të ketë pasoja negative për kërkesën për fuqi punëtore. Qasja në infrastrukturën bazë dhe shërbimet e punës dhe zhvillimit të ndërmarrjeve janë të ulëta në komunitetet e varfëra, veçanërisht në mesin e të varfërve dhe komuniteteve multietnike (përfshirë rininë).

Programet e punës të forcuara dhe mundësitë për punësim të përmirësuara, siç vërtetohet me rritjen në numrin e vendeve vjetore të punës të sistemuara nga shërbimet e punësimit publik dhe rënia e normës së papunësisë joformale. Kapaciteti për monitorim është forcuar dhe vërtetohet me mbledhjen dhe analizën e përmirësuar të të dhënave statistikore.

Rezultatet shëndetësore janë përmirësuar dhe vërtetohet me aprovimin e një ligji të sigurimit shëndetësor që transformon financimin e kujdesit shëndetësor për të përmirësuar mbrojtjen financiare të të varfërve pa rrezikuar qëndrueshmërinë fiskale dhe pa rritur tatimet në paga. Përkrahja e kohezionit soical përmes rehabilitimit të infrastrukturës së vogël sociale dhe ekonomike në fshatrat më të varfra dhe në komunitetet e përziera/minoritare si dhe promovimi i NMVM-ve në një mënyrë përfshirëse nga aspekti social, dhe përmes qendrave rinore, duke promovuar bashkëpunimin

Janë realizuar programe testuese të tregut të punës me pjesëmarrje të rritur të zyrave regjionale dhe lokale të punësimit. Është zgjeruar programi i punëve publike. Zhvillimi i një sistemi të informacionit të tregut të punës është filluar. Është aprovuar ligji për sigurimin shëndetësor. Së paku 20 objekte bazë të infrastrukturës së komunitetit janë rehabilituar ose ndërtuar përmes një qasjeje të përfshirjes sociale dhe së paku 300 ndërmarrje të vogla dhe mikro janë krijuar ose zgjeruar me qasje të përfshirjes sociale.

Banka Botërore VF10 PPZHPQ VF11 SILED VF11 KYDP2 VF12 PPZHPQ AAK dhe PES VF12-VF13 zhvillimi i kapaciteteve analitike dhe statistikore të Kosovës VF12-15 Monitorimi programor i varfërisë dhe çështjeve gjinore

Page 52: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

44

ndëretnik në mesin e rinisë, veçanërisht nga grupet e margjinalizuara dhe të cenueshme.

Së paku 16 qendra rinore kanë zhvilluar strategji të plota të qëndrueshme.

Forcimi i menaxhimit të financave publike, prokurimi dhe përpjekjet kundër korrupsoinit

Sistemi i MFP në Kosovë është dëmtuar me sisteme jo të besueshme të planifikimit shumëvjeçar dhe dobësi në ekzekutimin e buxhetit, veçanërisht në menaxhimin e pagave dhe prokurim. Mungesa e një strukture të pagave dhe gradimit në shërbimin civil ka si rezultat dallime të mëdha në paga për postet e krahasueshme në organizatat e ndryshme të shërbimit civil, dhe dëmton planifikimin dhe kontrollet në menaxhimin e shumës së pagave për pagesë.

Përqendrim afatgjatë në menaxhimin e financave publike me forcim të kontrolleve të brendshme dhe auditimit të brendshëm, forcim të auditimit të jashtëm, të matur me përmirësimin e performancës në indikatorët PEFA. Rritja e pjesëmarrjes së ofertuesve në tenderët e prokurimit publik dhe kursimet e kostos të arritura përmes veprimeve të fitimeve të shpejta dhe moduleve të e-prokurimit. Strukturë transparente dhe koherente e pagave dhe gradimit e paraqitur në shërbimin civil kryesor.

Në jo më shumë se një nga 3 vitet e fundit shpenzimet aktuale kanë devijuar nga shpenzimet buxhetore për më shumë se 10% të shpenzimeve të buxhetuara (PEFA ind. PI-1). Pjesëmarrja e ofertuesve në tenderët e prokurimit publik e rritur për 15% (baza: 8,270 ofertues). Sistemi i gradimit është vendosur plotësisht dhe ka pagesë të barabartë bazë për postet e gradës së njëjtë dhe pagës së njëjtë në të gjitha organiet e shërbimit civil.

Banka Botërore VF10 PSMP VF11PPZHPQ AAK dhe PES VF12 CFA

Shtylla II: Përmirësimi i menaxhimit të mjedisit

Zvogëlimi i gjurmës në mjedis nga aktivitetet zhvillimore, zvogëlimi i rreziqeve mjedisore për mirëqenien njerëzore dhe lëvizja drejt harmonizimit me standardet mjedisore të BE-së.

Mungesa e analizës së çështjeve dhe prioriteteve mjedisore. Aktivitetet xehetare në Kosovë kanë ndotur tokën potencialisht të përshtatshme për zhvillim, ndërsa kapaciteti institucional për të ndërmarrë operacione të xehetarisë duke mbrojtur ambientin, nuk është adekuat.

Vlerësim më i madh i problemeve mjedisore dhe i strategjive për trajtimin e tyre në tërë qeverinë dhe në mesin e palëve të interesuara. Ndotja në operacionet e minierave është zvogëluar dhe aktivitetet e xehetarisë ekologjike janë forcuar përmes eliminimit të hedhjes së hirit në tokë të hapur nga termocentrali Kosova A. Inicimi dhe të mundësuarit që KEK-u të kryejë rikultivimin e tokës për habitatet natyrore, bujqësi, ri-popullim ose qëllime tjera të shfrytëzimit të tokës.

Heqja e substancave të rrezikshme me prioritetin më të lartë nga kazanët e deponimit në lokacionin e

Përfundimi i planit të veprimit mjedisor të Qeverisë së Kosovës (draft 2011) dhe raportit të gjendjes së mjedisit. Miniera e hapur e Mirashit është përgatitur për menaxhimin e hirit të Kosovës A, dhe sistemi i trajtimit të hirit me lagështi është instaluar. Së paku 55% e zonës së përgjithshme të deponisë është rikultivuar. 4300 ton katran, benzen, fenole, metanol dhe komponime të vajit

Banka Botërore VF06 Projekti i pastrimit dhe rikultivimit të tokës në sektorin e energjisë VF14 FSH për Projektin e pastrimit dhe rikultivimit të tokës në sektorin e energjisë AAK dhe PES VF12 Vlerësimi mjedisor i shtetit IFC VF12-13 Koncesioni i menaxhimit të mbeturinave të ngurta

Page 53: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

45

Kosova ka emetim të lartë të karbonit, dhe nuk shfrytëzon sa duhet efikasitetin e energjisë.

gazifikimit. Programi TCKR respekton praktikat e mira mjedisore dhe opcionet për nxjerrjen e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

janë hequr. Është vendosur monitorimi i rregullt ambientor i ajrit, dheut dhe ujërave nëntokësore në zonën e TCKR; Është përgatitur një strategji e rritjes së zvogëluar të emetimit të karbonit për Kosovën.

Page 54: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

46

Aneksi 2: Përmbledhje e konsultimit për strategjinë e propozuar të partneritetit me shtetin të Bankës Botërore për Kosovën për VF12-15 me organizatat e shoqërisë civile

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, e mërkurë, 4 prill 2012

Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë ka dërguar ftesa për një numër të madh të OSHC-ve, për të diskutuar SPSH të propozuar për Kosovën për VF12-15. Ftesa ka përfshirë një prezantim të detajuar në powerpoint mbi SPSH të propozuar dhe një agjendë për takimin konsultativ të përbërë prej gjashtë pyetjeve udhëzuese, si dhe adresat për raportet kyçe në dispozicion në faqen e internetit të Bankës (Memorandumi ekonomik i shtetit, rishikimi i shpenzimeve publike, zhvillimi dhe vlerësimi i opsioneve të furnizimit me energji elektrike për Kosovën, raporti i panelit të ekspertëve të jashtëm të SFDCC, dhe raportet e rregullta ekonomike për Evropën Jug-Lindore). Të gjitha raportet, si dhe agjenda dhe PPT, janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe janë vendosur në dispozicion mjaft kohë para takimit. Takimi konsultativ u zhvillua më 4 prill, 2012 në zyrat e reja të Bankës Botërore në Kosovë dhe zgjati për një ditë të plotë me drekë. Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houérou e hapi takimin me fjalën hyrëse mbi SPSH të propozuar për Kosovën. Takimi u moderua nga këshilltari i lartë i Bankës Botërore, Theodore Ahlers. Drejtoresha e Bankës për Ballkanin Perëndimor, Jane Armitage, ishte gjithashtu e pranishme. Menaxheri i vendit për Kosovën, Jan-Peter Olters mbajti një prezantim mbi mesazhet kryesore të SPSH të propozuar për ta nisur diskutimin. Fjala e hapjes nga Z. Philippe Le Houérou: Ndërsa Banka Botërore ka kaluar nga një dokument i strategjisë së përkohshme për Kosovën në një strategji të partneritetit të shtetit (SPSH), ky është një moment i rëndësishëm në partneritetin ndërmjet Bankës dhe Kosovës. Banka plotësisht e ka përkrahur qëllimin e Kosovës për t'u bashkuar në Bashkimin Evropian dhe e pranon se BE-ja mund ta ndihmojë Kosovën për ta hequr popullin e saj nga varfëria. Duke pasur parasysh rëndësinë e diagnozës për formësimin e kësaj SPSH të parë për Kosovën, ishte e domosdoshme të diskutohet diagnoza e Bankës që ishte bazë për SPSH. Stafi i Bankës beson se vendet e punës dhe rritja janë kritike dhe kështu Banka është përqendruar në shtyllën e parë të SPSH për vendet e punës. Në shtyllën e dytë, Banka ka një përqendrim të qartë në menaxhimin e mjedisit, duke reflektuar vlerësimin e Bankës se kjo ishte me rëndësi kritike për mirëqenien e kosovarëve. Në këtë mënyrë, Banka dëshiron të ndihmojë për të balancuar menaxhimin mjedisor me rritjen dhe krijimin e vendeve të punës. Energjia prek dy shtyllat e propozuara të SPSH - mungesa e energjise elektrike mbetet pengesë kyçe për investimin privat dhe vendet e punës, dhe joefikasiteti në sektor është një faktor kyç që kontribuon në ndotjen e mjedisit. Fjala e hapjes e Z. Ted Ahlers: Z. Ahlers vuri në dukje se kjo ishte një nga shumë konsultimet e mbajtura në Kosovë gjatë katër viteve të fundit. Qëllimet e konsultimit njëditor ishin të marrin pikëpamjet e OSHC-ve mbi SPSH të propozuar, t’i përgjigjet pyetjeve të tyre, dhe të ketë një diskutim për fushat me interes. Banka po përgatitet për të shkuar në Bord në fund të majit ose në qershor me këtë SPSH, duke lënë mjaft kohë për të marrë parasysh shqetësimet e organizatave. Për të siguruar që të gjitha çështjet janë trajtuar, Banka kishte shpërndarë më parë një prezantim të detajuar, në powerpoint për SPSH dhe agjendën për konsultime duke përfshirë gjashtë pyetje udhëzuese për diskutim.

Page 55: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

47

Prezantimi PowerPoint dhe agjenda janë në dispozicion në internet në www.worldbank.org/kosovo. Z. Ahlers vuri në dukje se shumë gjëra në SPSH të propozuar kanë ndryshuar gjatë vitit të kaluar, bazuar në shqyrtimin e vazhdueshëm nga Banka të sfidave të Kosovës për zhvillim dhe të dhënave nga shoqëria civile dhe sektori privat. Prezantim i shkurtër për SPSH të propozuar nga Z. Jan-Peter Olters: Z. Olters u tha pjesëmarrësve se SPSH është dinamike dhe mund të ndryshohet kur kërkohet përmes Raportit të Progresit të SPSH. Banka do të vazhdojë të dëgjojë dialogun e vazhdueshëm në Kosovë edhe pasi dokumenti i Bankës Botërore të shkojë në Bord. Objektivi kryesor i strategjisë është që të rritet rritja ekonomike dhe prodhimtaria vendore. Z. Olters vuri në dukje se shoqëria civile ka pasur ndikim pozitiv në SPSH, siç pasqyrohet në fushëveprimin e projekteve që propozohen. Pika e agjendës 1: A është e saktë diagnoza e Bankës Botërore për sfidat me të cilat përballet Kosova? Pyetjet u përqendruan në prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe social në SPSH të propozuar, në veçanti atë nëse e vetmja strategji për rritje në Kosovë është integrimi me BE. Një pyetje u ngrit në lidhje me atë se a mund të jetë shqyrtimi i përkrahjes nga Banka për një termocentral të ri në fakt pengesë për integrimin në BE. Pati edhe pyetje në lidhje me rezultatet e pritshme të SPSH dhe si do të matet suksesi dhe pse Banka e ka vënë projektin energjetik në kategorinë e rritjes kur është e paqartë se si do të ndihmojë ai në mënyrë specifike për të krijuar vende pune. Moderatori i kërkoi pjesëmarrësve të përqëndrohen në pyetjen e diagnozës për këtë pikë të parë të rendit të ditës, duke vënë në dukje se, në qoftë se është filluar me një diagnozë të rënë dakord, mund të lëvizet lehtë në atë se si të trajtohen sfidat e zhvillimit të Kosovës. Komente u bënë në lidhje me kontradiktat e perceptuara në strategji, identifikimin e rreziqeve në SPSH, dhe nëse vendet e punës dhe mjedisi ishin sfidat e diagnostifikuara, atëherë çfarë konkretisht do të bëjë Banka Botërore për këtë? Një anëtar i shoqërisë civile vuri në dukje se Banka duhet të zbatojë "projekte për ndërtimin e vendeve të punës." Një përfaqësues i punëtorëve të KEK-ut u pyeti nëse ka qasje të veçantë për trajtimin e punëtorëve që aktualisht punojnë në termocentrale pasi të mbyllet Kosova A. Nese prioriteti i parë është krijimi i vendeve të punës, pse do të përfshijë Banka një projekt që do t’i mbyllë ato në termocentrale? Përfaqësuesi vuri në dukje se Kosova A, ndërsa e paqëndrueshme, punëson rreth 1500 punëtorë, me një moshë mesatare prej 50 vjet. Kosovarët janë të shqetësuar për dhënien e kapaciteteve lokale të Kosovës B një kompanie private. Ai vuri në dukje se kjo nuk e ka përkrahjen e punëtorëve të sindikatës. Sa i përket sfidave dhe pengesave, pati marrëveshje të përgjithshme që vendet e punës dhe mjedisi ishin problemet kryesore në Kosovë. Një pyetje u ngrit në lidhje me atë pse Banka Botërore po shqyrton përkrahjen e një termocentrali të ri, nëse mjedisi është problem. Z. Le Houérou pyeti për ide të tjera se si të krijohet një sektor privat i lulëzuar që mund të krijojë vende pune, sepse jo gjithkush mund të jetë shërbyes civil. Cili do të jetë shtytësi i ekonomisë - dërgesat? Si do të ndërtohet një sektor i lulëzuar privat? Ai kërkoi pikëpamjet e pjesëmarrësve në atë se prej nga e shohin ata se vjen rritja, duke nënvizuar se diagnoza e kësaj është me rëndësi kritike. Si mund të shkojë Kosova nga BPV për kokë banori aktual deri te ai i Sllovenisë dhe më

Page 56: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

48

pas deri te sa i një vendi të tillë si Anglia? Cilat janë pengesat ekonomike dhe sociale për këtë? Z. Le Houérou vuri në dukje se në qoftë se nuk ka marrëveshje për diagnozën atëherë është shumë e vështirë që të ketë marrëveshje për zgjidhjet. Një përfaqësues i Fondit për Zhvillim Komunitar, që po zbaton projektin e financuar nga Banka Botërore për përfshirjen sociale dhe zhvillimin lokal, pyeti nëse do të ketë projekte të tjera të këtij lloji të financuara nga Banka në Kosovë, duke komentuar se lidhja e drejtpërdrejtë ndërmjet ndërtimit të një termocentrali të ri dhe vendeve të punës nuk është e qartë. Ajo u pajtua se papunësia është një problem i madh, por vuri në dukje se nuk e sheh se si SPSH e propozuar e trajton këtë problem. Një përfaqësues i Zhvillimit për Demokraci përmendi si një sfidë produktivitetin e ulët dhe konkurrencën e ulët të Kosovës në tregun e punës. Bashkimi i sindikatave të punëtorëve vuri në dukje se mijëra punëtorë do të dërgohen në shtëpi, por çfarë është produktiviteti aktualisht? Pyetje tjera u ngritën në lidhje me strategjinë e Bankës për trajtimin e papunësisë së grave, politikën e qeverisë për huamarrjen e fondeve për autostradën, dhe mënyrën se si Banka Botërore mendon se kosovarët duhet të trajtojnë borxhin e tyre dhe të ardhmen. Një pjesëmarrës vuri në dukje se konkurrenca në industri duhet të përmendet në mënyrë specifike në strategjinë e zhvillimit. Një përfaqësues i KIPRED theksoi sundimin e ligjit si një sfidë për uljen e papunësisë. Duke pretenduar se 40 për qind e ekonomisë së Kosovës është në tregun e zi, ai rekomandoi që Banka Botërore të ndërtojë mekanizma për të zhvendosur ekonominë e zezë në një ekonomi formale kështu që të ketë të dhëna aktuale dhe politika në mënyrë që çështjet të trajtohen më lehtë. Ai shprehu mendimin se sundimi i ligjit dhe arsimi duhet të jenë shtyllat kryesore. Një pjesëmarrës sugjeroi investimin në produktet vendore dhe inkurajimin e fermerëve lokalë, duke theksuar se Banka Botërore po pasuron qeverinë dhe krijon oligarkë më tepër se sa po përkrah ndërmarrësit. Përfaqësuesi i CDF përmendi se Banka Botërore është në të vërtetë duke përkrahur ndërmarrjet e vogla dhe mikro përmes projektit SILED, por se ajo shpreson se Banka do të ketë më shumë para për këtë lloj të përkrahjes në të ardhmen. Drejtoresha e Bankës Botërore, znj Jane Armitage, pranoi se konsiderata e Bankës për përkrahjen e termocentralit të ri është kontraverse. Ajo vuri në dukje se përgatitja e projektit është ende në një fazë shumë të hershme dhe se do të ketë shumë mundësi për diskutime të hollësishme me OSHC-të ndërsa vazhdojnë përgatitjet. Ajo tregoi se SPSH e propozuar ka ndryshuar për të pasqyruar diskutimet e mëparshme me OSHC-të, pra duke shtuar një projekt të ujit për të përmirësuar furnizimin me ujë dhe cilësinë e tij për familjet, bizneset dhe bujqësisë dhe një projekt të energjisë së ripërtëritshme dhe efikasitetit të energjisë i cili do të jetë projekti më i madh gjatë katër viteve të ardhshme në Kosovë. Ajo gjithashtu informoi pjesëmarrësit se ka plane të mbahet një konferencë donatorësh në shtator në përkrahjen e mbylljes së Kosovës A dhe për të mundësuar investime të mëtejshme në energjinë e ripërtëritshme dhe efikasitetin energjetik. Znj Armitage theksoi se Banka po përkrah dhe do të vazhdojë të përkrahë punësimin me SPSH të re dhe i bëri thirrje grupit që të shikojnë portfolion aktuale dhe grupin e projekteve për të ardhmen, duke theksuar se Banka Botërore është tashmë duke financuar projekte të rëndësishme në bujqësi, arsim , përmirësimin e klimës së biznesit, kadastër dhe sektorin financiar të cilët të gjithë ndihmojnë të përkrahet krijimi i vendeve të punës. Përveç kësaj, Banka ka dhënë 33 milion euro në mbështetje të buxhetit për një operacion të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm për të forcuar mjedisin institucional dhe rregullativ për krijimin e vendeve të punës. Znj Armitage theksoi se Komisioni Evropian përkrah zhvillimin e projektit të

Page 57: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

49

termocentralit të ri (që do të jetë plotësisht në përputhje me kërkesat mjedisore të BE-së) dhe se një prioritet për shumë nga partnerët e Kosovës (duke përfshirë BE-në) është mbyllja e termocentralit të vjetër dhe shumë ndotës Kosova A. Një përfaqësues i sindikatave të arsimit theksoi rëndësinë e reformave në sektorin e arsimit, duke përfunduar se nuk ka ndryshuar shumë në shkollat e Kosovës sepse ato nuk i kanë mjetet për t'u bërë moderne. Ai vuri në pyetje rezultatet e strategjive të premtuara në sektorin e arsimit dhe theksoi se fëmijët nuk duhet të dështojnë për shkak të mungesës së edukimit. Drejtoresha e Qendrës së Kosovës për Studime Gjinore konsideron se SPSH-së së propozuar i mungon një fokus në çështjet gjinore. Ajo sugjeroi se çështjet gjinore duhet të përfshihen në të gjitha projektet. Si shembull, ajo dëshiron të shohë në SPSH shifrat e papunësisë së grave. Përmirësimet në aspektet gjinore të propozuara në SPSH u konsideruan nga ajo si të pamjaftueshme. Një konsultant i Bankës Botërore që punon në sektorin e bujqësisë dhe kadastrës dha informacion mbi aspektet gjinore të disa projekteve të financuara nga Banka. Ai përmendi se projektet në vazhdim për bujqësi dhe kadastër përfshijnë karakteristikat e dizajnit që promovojnë të drejtat legjitime të grave, për shembull, nëpërmjet përpjekjeve të veçanta të sensibilizimit, trajnimit për zhvillimin e biznesit dhe sigurimin e të drejtave pronësore për tokë. Një përfaqësuese e institutit GAP pohoi se është e vështirë të shihet strategjia e qeverisë për zhvillim. Sipas mendimit të saj, prioritetet e paraqitura në SPSH të propozuar janë në kundërshtim me prioritetet reale të vendit. Kundërshtimi i saj është se sfida e sundimit të ligjit është trajtuar vetëm me strategjinë e integrimit në BE. Ajo gjithashtu sugjeroi se ka alternativa të tjera për të promovuar zhvillimin përveç ndërtimit të një termocentrali të ri. Pika e agjendës 2: A është pakoja e propozuar (e operacioneve në vazhdim, kredisë së re, punës analitike, dhe asistencës teknike) e duhur për të trajtuar sfidat? Moderatori vuri në dukje se qeverisja, çështjet gjinore dhe arsimi ishin disa nga çështjet e diskutuara në seancën e kaluar dhe i ftoi pjesëmarrësit t’i diskutojnë ato më tej. Pikëpamja e tij ishte se, ndërsa qeverisja dhe sundimi i ligjit ishte e qartë se janë problem shumë i madh për Kosovën, BE-ja dhe shumë partnerë tjerë mund të luajnë një rol më të madh sesa Banka Botërore në këtë drejtim. Ai u pajtua se çështjet gjinore nuk duhet të jenë vetëm një kuti në dokumentin SPSH dhe mirëpriti ide shtesë në trajtimin e kësaj çështjeje. Z. Olters theksoi rëndësinë e konsultimeve me të gjitha palët e interesit në Kosovë, mirëpo edhe me qëllim identifikimin e prioriteteve të zhvillimit me përkrahje të gjerë. Ai shpjegoi se çdo projekt i financuar nga Banka do të duhet të ratifikohet nga Kuvendi me 2/3 shumicë sepse ato do të financohen me kredi të IDA-s dhe jo grante. Ai gjithashtu shpjegoi lidhjet ndërmjet projekteve të ndryshme të financuara nga Banka. Për shembull, projekti i kadastrës dhe pronës së patundshme, u jep fermerëve dokumente pronësie që vërtetojë pronësinë e tyre të tokës, gjë që, nga ana tjetër, mund të mundësojë ata që ta përdorin tokën si kolateral për kredi. Projekti i bujqësisë u ndihmon bujqve dhe agro-bizneseve të vogla me aplikimet për kredi nga bankat komerciale. Një pjesëmarrës vuri në dyshim rezultatet e disa projekteve të financuara nga Banka si zhvillimi institucional në arsim, asistenca teknike për mjedisin e biznesit, si dhe projekti i pastrimit dhe rikultivimit të tokës. Ai vuri në dukje se studentët nuk studiojnë bujqësinë, që vitin e kaluar

Page 58: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

50

Kosova u rendit më poshtë në rangimin e të bërit biznes, dhe se ka pasur protesta të banorëve të zonës të pakënaqur me projektin e pastrimit. Ai lëvdoi projektin e kadastrës dhe regjistrimit të pronës së patundshme, por shprehu shqetësimin se papunësia mund të mos trajtohet mjaftueshëm në SPSH të re. Moderatori theksoi se krijimi i vendeve të punës ishte një sfidë e madhe dhe që kërkon një qasje të shumëanshme për rritje dhe zhvillimin e biznesit. Një pjesëmarrës pyeti pse të gjitha fondet e Bankës Botërore duhet të kanalizohen përmes Qeverisë dhe jo nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht sepse disbursimi është problem nga ana e agjencive qeveritare. Moderatori vuri në dukje se Banka Botërore është në pronë të shteteve të botës dhe se ajo jep financim për qeveritë anëtare. Kontratat e kredive duhet të jenë ndërmjet Bankës Botërore dhe qeverisë, siç kërkohet nga statuti themelues i Bankës. Një pjesëmarrëse sugjeroi se pjesa e arsimit në këtë strategji duhet të jetë më e madhe në mënyrë që të trajtojë çështjet fundamentale dhe shprehu rezerva në lidhje me ngarkimin e brezave të ardhshëm me borxhe. Konkretisht, ajo sugjeroi se një projekt i ardhshëm i arsimit duhet të synojë ta sjellë arsimin në Kosovë në përputhje me standardet e BE-së. Një përfaqësues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike sugjeroi se Banka Botërore mund të monitorojë planifikimin e buxhetit të Qeverisë dhe të ndihmojë konkurrencën në tregjet, të tilla si në sektorin e telekomit. Një pjesëmarrës shprehu mendimin se Banka Botërore do të shtypë tregun për energjinë e ripërtëritshme në Kosovë me përkrahjen e saj të propozuar për një termocentral të ri. Ajo vuri në dukje se një ekspert i jashtëm ka thënë se 80.000 vende pune mund të krijohen nëse Banka investon në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë. Moderatori sugjeroi që thelbi i diskutimit për energjinë ka qenë rreth asaj se për sa energji elektrike ka nevojë Kosova dhe prej nga mund të merret ajo energji elektrike. Moderatori shpjegoi se zyrtarët e Bankës kanë shqyrtuar të gjitha analizat me shumë kujdes dhe kanë publikuar të gjitha analizat e veta në gjuhën angleze dhe shqipe. Një pjesëmarrës nuk u pajtua me analizën e Bankës dhe vuri në dukje se Banka duhet të mbahet me standardet e veta për përkrahjen e energjisë së ripërtëritshme në të ardhmen dhe të bëjë vlerësime të sakta të alternativave të ndryshme të energjisë. Moderatori konfirmoi se Banka Botërore do të japë më shumë mundësi për të diskutuar mbi projektin e propozuar të energjisë elektrike për Kosovën ndërsa ajo të lëvizë përpara me shqyrtimin e projektit dhe kryerjen e të gjitha vlerësimeve të nevojshme mjedisore, teknike dhe sociale. Një përfaqësues i sindikatës së punëtorëve të KEK-ut sugjeroi se Banka Botërore duhet të përqëndrohet në përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe zgjerimin e sistemit ekzistues të ujitjes në Kosovë. Një përfaqësues i IFC-së i informoi pjesëmarrësit lidhur me zonat ku IFC dëshiron të rrisë programin e vet në Kosovë, duke shpjeguar se IFC ka punuar në forcimin e aftësisë konkurruese të mallrave të Kosovës duke përmirësuar zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin teknik. Ai vuri në dukje se IFC ka qenë aktive edhe në përkrahjen e përmirësimeve në qeverisjen korporative dhe logjistikën tregtare. Ai theksoi se investimi i IFC-së në një bankë komerciale kryesore ishte shumë i rëndësishëm, sepse ishte banka e parë në Kosovë dhe që IFC-ja gjithashtu është duke punuar me NVM-të. Përfaqësuesi i IFC-së gjithashtu vuri në dukje se Kosova do të përfshihet në programin e IFC-së për energji të ripërtëritshme në Ballkan i cili synon të ndihmojë firmat për të hartuar projekte dhe institucionet financiare për të zhvilluar produkte të reja për projektet e energjisë së ripërtëritshme.

Page 59: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

51

Një pjesëmarrës pyeti nëse Banka Botërore përkrah bllokadën e mallrave serbe në Kosovë. Moderatori u përgjigj se Banka nuk përkrah bllokada askund në botë, sepse tregjet e hapura, kur menaxhohen mirë, konsiderohen si kontribues në rritje ekonomike. Kur u bë një pyetje pasuese për subvencionet për produktet e Kosovës në krahasim me subvencionet e Serbisë dhe Bosnjës, moderatori vuri në dukje se çështjet e mbrojtjes kërkojnë kujdes të madh. Një pjesëmarrës vuri në dukje se shifrat për koeficientin GNI dhe përqindjet e lindjeve nuk janë të regjistruara në Kosovë, kështu që është e vështirë të vlerësohet nëse janë arritur përmirësime në mirëqenien e popullatës. Ai pyeti nëse Banka ka bërë ndonjë analizë për këto shifra dhe nëse do të financojë një projekt për përkrahjen e përmirësimit të statistikave në Kosovë. Menaxheri i shtetit u pajtua që statistikat më të sakta dhe më të shpejta në kohë janë vendimtare për të kuptuar ndryshimet në nivelet e varfërisë dhe u pajtua se të ketë standarde të BE-së në arsim është shumë e rëndësishme sepse kjo mund të ndihmojë punësimin. Ai theksoi se merr shumë kohë që të arrihen këto përmirësime. Personeli i zyrës së Bankës në Prishtinë shpjegoi rezultatet e projektit të arsimit i cili është në vazhdim, duke përfshirë decentralizimin e menaxhimit fiskal të shkollave. Grantet për zhvillim të shkollave përkrahin shkollat e zgjedhura për të përgatitur dhe zbatuar planet e përmirësimit të cilësisë. Kriteret e përzgjedhjes përfshijnë normat e vijimit dhe mbajtjes së shkollës në mesin e vajzave. Ka pasur edhe përkrahje për një mekanizëm trajnimi për mësuesit të lidhur me rritjen e pagave, që ka gjasa se do të vazhdojë. Projekti gjithashtu ka forcuar kapacitetet në Ministrinë e Arsimit për të përmirësuar vlerësimin e provimit të maturës. Lidhjet ndërmjet arsimit dhe tregut të punës janë përkrahur me anë të operacionit të përkrahjes buxhetore OPZHPQ. Zyrtari i Bankës gjithashtu shpjegoi se projekti ka siguruar trajnim ndërkombëtar për përpilimin e pyetjeve të testit, se Ministria e Arsimit po ndërton mekanizma për të siguruar që sjellja e keqe të mos përsëritet, dhe se institucionet e arsimit do të fitojnë zhvillim të mëtejshëm të kapaciteteve. Duke iu përgjigjur një komenti për politizimin e shkollave në Kosovë, zyrtari i Bankës inkurajoi shoqërinë civile t’i kushtojnë më shumë vëmendje sektorit të arsimit. Pas pushimit të drekës, personeli nga zyra e Bankës dha sqarime mbi rezultatet e Projektit të pastrimit të mjedisit. Projekti është në vazhdim, ndërsa objektivat për deponinë e hirit dhe stabilizimin e deponisë tashmë janë arritur. Pika më e lartë në deponinë e hirit është ulur nga 14 metra dhe rrëshqitja e tij drejt fshatit Dardhishtë është ndaluar. Rreth 100.000 bimë janë mbjellë në majë të deponive të mbingarkuara dhe, në fund të majit, transporti aktual i hapur i hirit duhet të zëvendësohet me një transportit hidraulik të hirit. Në fund të muajit prill, procesi i pastrimit të disa tonëve mbeturina të ujit fenolik duhet të përfundojë. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me vende të tilla si Suedia dhe Gjermania për të hequr disa nga mbeturinat. Pika e agjendës 3: A është qasja e propozuar gjithëpërfshirëse për përkrahjen e sektorit të energjisë e mjaftueshme për të trajtuar shqetësimet rreth termocentralit me linjit në Kosovë? Moderatori ofroi një kornizë për diskutim duke shtruar disa pyetje të rëndësishme: sa energji elektrike i duhet Kosovës dhe nga ku duhet ta marrë atë? Sa energji mund të marrë Kosova nga efikasiteti energjetik, nga energjia e ripërtëritshme, dhe ku mund ta marrë ajo pjesën tjetër të energjisë së nevojshme? Për ta vendosur në kuadër diskutimin, personeli i Bankës dha një prezantim të shkurtër dhe iu përgjigj disa pyetjeve të shtruara më parë gjatë ditës.

Page 60: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

52

Rëndësia e furnizimit me energji elektrike të volitshme dhe të sigurtë për bizneset e vogla u theksua. Zyrtari i Bankës shpjegoi se analiza e Bankës supozon çmime më të larta të karbonit se sa kërkohen në treg dhe se kërkesa e parashikuar e përdorur në analizën e Bankës për kërkesën për energji në Kosovë është në nivel shumë optimist. Ai vuri në dukje se, edhe nëse përdoret një dallim më i vogël ndërmjet ofertës dhe kërkesës, Kosova ende ka nevojë për të përcaktuar se si do ta sigurojë energjinë elektrike në vitet e ardhshme, veçanërisht ndërsa vendi është i detyruar ligjërisht ta mbyllë termocentralin shumë ndotës Kosova A deri në vitin 2017. Analiza e Bankës është optimiste edhe në lidhje me potencialin për burime të ripërtëritshme të energjisë, të tilla si biogazi dhe energjia e erës. Banka ka inkurajuar qeverinë ta shfrytëzojë më mirë energjinë solare për ngrohjen e ujit. Banka vuri në dukje se një analizë e hollësishme e faktorëve të jashtëm nuk është kryer ende sepse projekti është ende në fazat e hershme të shqyrtimit. Megjithatë, kjo analizë do të bëhet në fazën e vlerësimit të projektit dhe konsultimet do të bëhen për rezultatet e saj. Banka sqaroi gjithashtu se nuk do të përkrahë termocentralin Kosova e Re nëse ai nuk përmbush standardet e BE-së. Zyrtari i Bankës dha sqarime për çështjen e furnizimit me ujë, duke dhënë të dhëna nga një studim teknik për kanalin Ibër-Lepenc i cili ka ardhur në përfundim se ka ujë të mjaftueshëm për prodhimin e energjisë elektrike dhe se projekti i Bankës për ujë do të ndihmojë me sistemin e bartjes dhe uljen e humbjeve. Zyrtari i Bankës gjithashtu iu përgjigj një komenti të mëparshëm në lidhje me përfshirjen e rehabilitimit të termocentralit Kosova B në pakon e projektit, duke theksuar se Parlamenti i Kosovës ka miratuar strategjinë për ta kombinuar mbylljen e Kosovës A, rehabilitimin e TC Kosova B, dhe hapjen e termocentralit Kosova e Re. Përderisa vendimi parlamentar ka lejuar një investim të qëndrueshëm ekonomikisht dhe ka marrë në konsideratë të gjitha masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale, Banka Botërore nuk do të argumentojë kundër vendimit aktual parlamentar. Zyrtari i Bankës shpjegoi se ekipi i tij dhe ekipi i zotit Daniel Kammen në Berkeley kanë pasur diskutime të shumta në lidhje me analizat e tyre përkatëse dhe se diskutimet ishin në vazhdim. Ai vuri në dukje se puna me një model në bazë të energjisë kundrejt atij në bazë të kapaciteteve nuk e merr parasysh ruajtjen dhe se një model duhet të planifikohet për përmbushjen e kërkesës maksimale gjatë dimrit. Një pjesëmarrës nuk u pajtua me gjetjet e studimit të opsioneve, kryesisht për shkak se, sipas tij, konsumi maksimal është trajtuar në studim si ngarkesa bazë. Një tjetër pjesëmarrës paralajmëroi se projekti i propozuar do të krijojë një monopol energjetik që do të bëjë presion te qeveria të shfrytëzojë më shumë energji të tij në vend se të promovojë efikasitetin e energjisë. Moderatori përsëriti se, në qoftë se projekti nuk është në përputhje me Direktivat e BE-së, Banka nuk do ta financojë atë, duke vënë në dukje se BE-ja ka konfirmuar përkrahjen e saj për projektin e propozuar dhe që, siç është planifikuar aktualisht, e konsideron se projekti është në përputhje me Direktivat përkatëse të BE-së. Zyrtarët e Bankës përsëritën se Garancia e pjesshme rrezikut për projektin e propozuar ende nuk është miratuar dhe se duhet të kryhen një varg studimesh të nevojshme para shqyrtimit përfundimtar të projektit nga Banka. Moderatori vuri në dukje se do të marrë të paktën një vit para se projekti i propozuar të mund t'i paraqitet Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore për shqyrtim të mëtejshëm - dhe pastaj vetëm nëse projekti i përmbush të gjitha kërkesat mjedisore dhe sociale të Bankës.

Page 61: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

53

Zyrtarët e Bankës shpjeguan se vendndodhja e termocentralit të ri do të jetë pranë Kosovës B, siç u sugjerua nga përfaqësues të Komunës së Obiliqit, dhe kështu nuk do të jetë projekt në ‘fushë të gjelbër’. Një diskutim pasoi në lidhje me rregullat e BE-së mbi monopolin dhe të drejtën e konsumatorëve për të zgjedhur furnizuesin e tyre të energjisë. Një pjesëmarrës kundërshtoi projektin e propozuar duke thënë se ai shkel parimet e rregullave të BE-së për monopol. Zyrtarë të Bankës ranë dakord se Kosova duhet të ketë një treg të liberalizuar plotësisht, dhe të parregulluar, por vunë në dukje se, në vendet e tjera, numri i rasteve të "ndërrimit të furnizuesit" nga konsumatorët e energjisë është shumë i ulët, ndërsa investimet e nevojshme për të mundësuar ndërrimin janë shumë të shtrenjta. Në përgjithësi, vetëm konsumatorët e mëdhenj komercialë ndërrojnë furnizuesit e energjisë. Një zyrtar i Bankës vuri në dukje se kapaciteti i ri për energjinë nga qymyri nuk ka të ngjarë të pamundësojë investimet tjera të energjisë së ripërtëritshme për shkak se Kosova ka tarifë të futjes së furnizimit brenda, që do të thotë se operatori është i detyruar të shpërndajë energjinë e ripërtëritshme si prioritet. Ai gjithashtu vuri në dukje se Banka është në favor të linjës së transmetimit 400kV me Shqipërinë dhe se ai ka punuar në propozimin për studimin e fizibilitetit për këtë linjë të transmisionit në vitin 2002/03. Një pjesëmarrës ngriti çështjen që përkrahja nga BE për projektin e propozuar të energjisë nuk është siguruar dhe se OShC-të i kishin dërguar një letër KE-së duke i pyetur ata për të konfirmuar nëse e përkrahin termocentralin e propozuar Kosova e re. Ai gjithashtu vuri në dukje se letra e përkrahjes nga Qeveria e SHBA është nënshkruar nga një zyrtar i rangut të ulët të Thesarit dhe jo nga Sekretari i Shtetit. Moderatori u shpreh se KE i ka thënë Bankës se ata e përkrahin projektin dhe se bashkëbiseduesi i zakonshëm i Bankës në Qeverinë e SHBA është Departamenti i Thesarit. Pyetjet u ngritën në lidhje me studimin e opsioneve nga Banka në krahasim me studimin e alternativave të RAEL Berkeley, si dhe në lidhje me kostot e projektit të propozuar të energjisë. Veçanërisht, një pjesëmarrës pyeti se pse Banka nuk kishte ndryshuar numrat e saj në koston e faktorëve të jashtëm që nga paraqitja e saj e fundit dhe pse Banka nuk ka kryer një tjetër studim të faktorëve të jashtëm. Zyrtarë të Bankës përsëritën se projekti i propozuar nuk do të shkojë në Bord për të paktën një vit. Gjatë kësaj kohe, Banka do të ndërmarrë analiza më të detajuara për të gjitha aspektet e projektit. Për shembull, vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social bazë (VNMS) dhe monitorimi i cilësisë së ajrit nuk është bërë, por qeveria dhe Banka do të përgatisin këto gjatë vitit të ardhshëm. Zyrtarë të Bankës vunë në dukje se Bordi nuk do të shqyrtojë projektin derisa të gjithë VNMS-të të jenë hartuar, diskutuar, dhe shpërndarë. U vu në dukje gjithashtu se studimet duhet të ishin specifike për vendin dhe nuk mund të mbështeten në të dhënat nga vendet e tjera. Moderatori sqaroi se Banka nuk e ka aprovuar projektin, por ka rënë dakord ta shqyrtojë "në parim", garancinë e pjesshme të rrezikut duke filluar të gjitha studimet e nevojshme përgatitore. Zonja Armitage sqaroi se qëllimi i SPSH është të paraqesë vizionin e gjerë, gjithëpërfshirës gjatë katër viteve të ardhshme dhe se projektet e propozuara në SPSH do të kërkojnë miratim të veçantë, individual nga Bordi i Bankës. Ajo shpjegoi se kur Bordi ta diskutojë SPSH-në në fund të majit ose në fillim të qershorit, do të shikojë kryesisht nëse Banka po propozon llojet e duhura të projekteve në Kosovë në lidhje me sfidat më kryesore të zhvillimit të vendit.

Page 62: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

54

Një pjesëmarrës sugjeroi tri pika për diskutim të mëtejshëm: mos-trajtimi i kërkesës së pikut si ngarkesë bazë; bashkëpunimi në ndarjen e termocentralit të ri të propozuar nga termocentrali ekzistues Kosova B, dhe bashkëpunimi për efikasitetin e energjisë dhe projektet e energjisë së ripërtëritshme. Ai u pajtua se objektivat për uljen e humbjeve në studimin e opsioneve ishin ambicioze. Koordinatori i Bankës për sektorin e energjisë për Europën Juglindore shpjegoi se rritja e efikasitetit të energjisë në përdorimin e fundit është e vështirë, sepse ajo kërkon vetëdijesim dhe përkrahje ekonomike. Sinjalet përmes çmimeve duhet të kombinohen me përkrahjen për të varfërit. Efikasiteti i energjisë kërkon përpjekje të vazhdueshme gjatë periudhave të gjata kohore, por rezultate shumë të shpejta mund të arrihen në sektorin publik dhe duke rinovuar ndërtesat publike. Ai vuri në dukje se kjo ka të ngjarë të formojë një pjesë të rëndësishme të projektit të efikasitetit dhe energjisë së ripërtëritshme të propozuar prej 32 milion dollarë amerikanë të përkrahur nga Banka në vitet e ardhshme. Znj Armitage shtoi se projekti i propozuar do të ketë subvencione për familjet e varfra për izolimin, dritaret, dhe panelet solare. Projekti i propozuar do të ketë gjithashtu një komponent të energjisë së ripërtëritshme dhe Banka do të bashkë-organizojë një konferencë donatorësh për energjinë në vjeshtë të vitit 2012. Ajo theksoi se energjia e ripërtëritshme dhe efikasiteti i energjisë përfaqësojnë një pjesë të madhe të kredisë së re të propozuar në SPSH për Kosovën dhe se vendimet për të përfshirë këto iniciativa në strategji ka qenë rezultat i drejtpërdrejtë i reagimeve të dhëna nga OSHC të pranishme. Ajo vuri në dukje se projekti i propozuar i ujit në SPSH të re gjithashtu ka rezultuar nga diskutimet produktive të vazhdueshme me grupet e shoqërisë civile dhe anëtarët e komunitetit në Kosovë. Znj Armitage theksoi se, ndërsa Banka lëviz përpara me këto projekte, të gjitha studimet e nevojshme do të paraqiten dhe të konsultohen me shoqërinë civile dhe komunitetin. Përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve të KEK-ut sugjeroi se termocentralet mund të sigurojnë ngrohje për qytetet më të mëdha në Kosovë dhe pyeti përsëri për qëndrimin e Bankës mbi 8000 punëtorët e KEK-ut nëse Kosova A mbyllet dhe Kosova B dhe distribucioni i ‘jepen’ kompanive private. Ai pyeti se si punëtorët mund të përfshihen në mbylljen e Kosovës A dhe çfarë do të ndodhë me pronën e tyre pasi të kryhet ndërtimi dhe zhvendosja. Ai kërkoi të dijë se çfarë garancish do të kenë punëtorët që nuk do të rrezikohet jetesa e tyre. Një zyrtar i Bankës vuri në dukje se, bazuar në të dhënat nga viti 2009, 50 për qind e punëtorëve të KEK-ut ishin më të vjetër se mosha 55-58 kështu ata ishin afër daljes në pension. Në dokumentet e qeverisë, investitorët janë të detyruar të mbajnë punëtorët të punësuar për tre vjet në kushte të njëjta ose më të mira. Pas 3 vitesh, ata do të duhet të veprojnë sipas ligjeve vendore. Ndërtimet e reja do të krijojnë punësim direkt dhe indirekt për katër vitet e ardhshme (për 600MW, do të ketë nevojë për 1,000 njerëz për katër vjet). Punëtorët vendas të kualifikuar do të rekomandohen për ndërtim nga investitori. Do të jenë edhe 300-400 punëtorë tjerë të kualifikuar në operacion dhe punësim pas mbylljes së Kosovës A për të paktën 2-3 vjet. Një kombinim i profilit të moshës, të sigurisë nga ana e investitorit të ri, dhe vendeve të reja të punës që do të jenë të nevojshme do të kompensojë mjaft për humbjen e vendeve të punës nga mbyllja e Kosovës A. Një analizë më e hollësishme do të bëhet si pjesë e Vlerësimit të varfërisë dhe ndikimit social. Zyrtari i Bankës shpjegoi gjithashtu se bashkë-gjenerimi për ngrohjen qendrore të Prishtinës do të zbatohet në dy vitet e ardhshme dhe se do të jetë e lidhur me Kosovën B. Znj Armitage theksoi se çdo risistemim i nevojshëm për projektin e ri do të trajtohet sipas politikave të Bankës. Pika e agjendës 4: A ka fusha tjera për diskutim për strategjinë e partneritetit të shtetit të cilat janë anashkaluar? Cilat rreziqe duhet të priten dhe si duhet t’i trajtojë strategjia këto rreziqe?

Page 63: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

55

Moderatori i kërkoi pjesëmarrësve që të japin ndonjë kontribut që kanë për dy pyetjet e fundit udhëzuese – a është lënë diçka jashtë nga SPSH dhe nëse ka pasur ndonjë rrezik tjetër për strategjinë si një e tërë, përveç rreziqeve të identifikuara tashmë në SPSH të propozuar? Një përfaqësues kërkoi të shohë lidhjen ndërmjet strategjisë dhe sundimit të ligjit dhe propozoi se ndoshta diçka për përmirësimin e gjyqësorit mund të shtohet në SPSH. Një tjetër pjesëmarrës tha se Banka po bën më shumë dëm sesa mirë me SPSH duke përkeqësuar perspektivën shëndetësore për popullin e Kosovës me termocentralin e ri, duke inkurajuar monopol në prodhimin e energjisë, si dhe duke shpenzuar 32 milion dollarë amerikanë për asistencë teknike dhe studime. Ajo sugjeroi se termocentrali do të jetë shumë i shtrenjtë dhe Obiliqi do të humbaste fshatin e vet, sepse kompensimi i qytetarëve të tij do të ndodhte në një mënyrë të tillë që ata do të largohen nga fshatrat e tyre në blloqe apartamentesh. Ajo shtoi se Banka do të dështojë për të kompensuar komunitetin si duhet për risistemim dhe se, edhe pse Banka do të përmirësojë cilësinë e ujit, thjesht nuk do të jetë ujë të mjaftueshëm në Kosovë. Ajo përmendi rrezikun që projekti i termocentralit të ri të pengojë integrimin e Kosovës në BE. Moderatori u shpreh se Banka ka rënë dakord për rëndësinë e integrimit të Kosovës në BE. Ai përsëriti se zyrtarët e Bankës nuk e dinë ende nëse Garancia e pjesshme e rrezikut për projektin e termocentralit do të miratohet nga Bordi i Bankës Botërore. Megjithatë, ai theksoi se identifikimi i rreziqeve të tërë vendit është i rëndësishëm dhe se shumë nga çështjet e ngritura në lidhje me termocentralin do të diskutohen në më shumë hollësi sapo disa prej studimeve të jenë në proces. Një pjesëmarrës pyeti nëse Banka mund të japë detaje rreth projektit prej 32 milion dollarësh amerikanë për efikasitetin e energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme. Znj Armitage theksoi se dokumentet fillestare të konceptit të projektit do të jenë në dispozicion publikisht më vonë gjatë vitit kur edhe të fillojë përgatitja e projektit. Ajo vuri në dukje se të gjitha informatat e projektit do të publikohen në faqen e internetit sipas politikave të Bankës dhe se ajo ishte e gatshme për të ndarë me ta informacion mbi projektet e tjera të efiçiencës së energjisë në rajon. Znj Armitage theksoi se draft dokumenti SPSH do të u jepet OSHC-ve kur të dërgohet te Bordi i drejtorëve i Bankës, sepse qeveria kishte rënë dakord për shpalosjen e njëkohshme të SPSH. Komentet mund të dërgohen te personeli i Bankës të pranishëm në mbledhje dhe te Bordi. Znj Armitage theksoi se SPSH është një dokument strategjik i gjallë dhe jo i ‘gdhendur në gur’. Ky dokument draft ka qenë vlerësimi më i mirë i bankës në atë moment për mënyrën se si ajo mund ta ndihmojë Kosovën për të trajtuar sfidat e zhvillimit të saj. Ishte fillimi i një procesi dhe SPSH mund të rregullohet gjatë katër viteve të ardhshme ndërsa fillon zbatimi, përmes Raportit të Progresit të SPSH. Versioni përfundimtar i SPSH do të përfshijë komentet e mundshme/ ndryshimet e bëra nga Bordi dhe do të postohet në faqen e internetit të Bankës për Kosovë. Moderatori falënderoi të pranishmit për një diskutim shumë të dobishëm. Menaxheri i Shtetit vuri në dukje se do të ketë më shumë diskutime, ndërsa përgatitjet për të gjitha projektet e propozuara në SPSH lëvizin përpara.

Page 64: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

56

Aneksi 3: Në një vështrim

Page 65: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

57

Indikatorët kryesorë të zhvillimit

(2009) Kosova

Evropa dhe Azia Qendrore

Të ardhurat e mesme të ulëta

Popullsia, mesi i vitit (milion) 2 403 3,767 Sipërfaqja (mijë km katror) 11 23,549 31,923 Rritja e popullsisë (%) 1 0 1 Popullsia urbane (% e popullsisë totale) - 64 40

GNI (Metoda Atlas, miliard US$) 6 2,772 7,682 GNI për kokë banori (Metoda Atlas, US$) 3,240 6,880 2,039 GNI për kokë banori (PPP $ ndërkombëtarë) - 13,297 4,502

Rritja e BPV (%) 4.0 4.0 7.5 Rritja e BPV për kokë banori (%) 3.4 3.6 6.3

(vlerësimi më i fundit, 2003-2008)

Proporcioni i numrit të banorëve të varfër me 1.25 $ në ditë (PPP, %) - 4 - Proporcioni i numrit të banorëve të varfër me 2.00 $ në ditë (PPP, %) - 9 - Pritshmëria e jetës në lindje (vite) 69 69 68 Mortaliteti i foshnjave (për 1,000 lindje të gjalla) - 20 44 Kequshqyerja e fëmijëve (% fëmijë nën 5 vjeç) - - 25

Analfabetizmi i të rriturve, meshkuj (% e moshave 15 e më shumë) - 99 87 Analfabetizmi i të rriturve, femra (% e moshave 15 e më shumë) - 97 73 Regjistrimet në fillore bruto, meshkuj (% e grupmoshës) - 100 109 Regjistrimet në fillore bruto, femra (% e grupmoshës) - 98 105

Qasja në burim të përmirësuar të ujit (% e popullatës) - 95 86 Qasja në objekt të përmirësuar të kanalizimit (% e popullatës) - 89 50

Rrjedhat neto të ndihmës 1980 1990 2000 2009

(milion US$)Neto ODA dhe ndihma zyrtare ‥ ‥ ‥ ‥

3 top donatorët (në 2007)Nuk zbatohet ‥ ‥ ‥ ‥

Nuk zbatohet ‥ ‥ ‥ ‥

Nuk zbatohet ‥ ‥ ‥ ‥

Ndihma (% e GNI) ‥ ‥ ‥ ‥

Ndihma për kokë banori (US$) ‥ ‥ ‥ ‥

Trendet ekonomike afatgjata

Çmimet e konsumatorit (% ndryshimi vjetor) ‥ ‥ ‥ -2.4Deflatori i nënkuptuar i BPV-së (% ndryshimi vjetor) ‥ ‥ 11.4 -3.4

Norma e këmbimit (mesatarja vjetore, lokale për US$) ‥ ‥ 1.1 0.7Indeksi i kushteve të tregtisë (2000 - 100) ‥ ‥ ‥ ‥

1980-90 1990-2000 2000-09

Popullata, mesi i vitit (milion) ‥ ‥ ‥ ‥ ‥ ‥ ‥

BPV (milion US$) ‥ ‥ 1,849 5,387 ‥ ‥ 4.8(% e BPV)

Bujqësia ‥ ‥ ‥ 12 ‥ ‥ ‥

Industria ‥ ‥ ‥ 20 ‥ ‥ ‥

Prodhimi ‥ ‥ ‥ 17.3 ‥ ‥ ‥

Shërbimet ‥ ‥ ‥ 68 ‥ ‥ ‥

Shpenzimet finale të konsumit të familjeve ‥ ‥ ‥ ‥ ‥ ‥ ‥

Shpenzimet finale të konsumit të qeverisë së përgjithshme ‥ ‥ ‥ 18.2 ‥ ‥ ‥

Bruto formimi i kapitalit ‥ ‥ ‥ 27.7 ‥ ‥ ‥

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ‥ ‥ ‥ 14.1 ‥ ‥ ‥

Importet e mallrave dhe shërbimeve ‥ ‥ ‥ 54.4 ‥ ‥ ‥

Kursimet bruto ‥ ‥ ‥ ‥

Shënim: Figurat me shkronja italike janë për vite tjera dhe jo ato të specifikuarat. Të dhënat për 2009 janë preliminare. .. tregon që nuk ka të dhëna në dispozicion

Ekonomiksi zhvillimor, Grupi i zhvillimit të të dhënave (DECDG)

Norma e mortalitetit nën 5 (për 1,000)

Rritja e BPV dhe BPV për banor (%)

Page 66: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

58

Bilanci i pagesave dhe tregtisë 2000 2009(milion US$)Gjithsej eksportet e mallrave (fob) ‥ ‥

Gjithsej importet e mallrave (cif) ‥ ‥

Neto tregtia në mallra dhe shërbime ‥ -2171

Bilanci i llogarisë rrjedhëse ‥ -1002 si % e BPV ‥ -18.6

Dërgesat e punëtorëve dhe kompensimi i punëtorëve (pranimet) ‥ ‥

Rezervat, përfshirë arin ‥ ‥ Teknologjia dhe infrastruktura 2000 2008

Financat e qeverisë qendrore Rrugët e shtruara (% e totalit) ‥ ‥

Telefonia fikse dhe mobile(% e BPV) të regjistruarit (për 100 persona) ‥ ‥

Të hyrat rrjedhëse (përfshirë grantet) ‥ 29.7 Eksportet e teknologjisë së lartëTë hyrat tatimore ‥ 21.1 (% e eksporteve të prodhuara) ‥ ‥

Shpenzimet rrjedhëse ‥ 18.6Mjedisi

Gjithsej suficiti/deficiti ‥ -0.6Tokë bujqësore (% e sipërfaqes) ‥

Norma më e lartë margjinale tatimore (%) Tokë pyjore (% e sipërfaqes) ‥ ‥

Individuale ‥ ‥ Zonat e mbrojtura tokësore (% e sipërfaqes) ‥ ‥

E korporatave ‥ ‥

Resurset e ujit të pijshëm për banor (metra kub) ‥ ‥

Borxhi i jashtëm dhe rrjedhat e resurseve Tërheqja e ujit të pijshëm (miliard metra kub) ‥ ‥

(milion US$) Emetimet e CO2 për banor (mt) ‥ ‥

Gjithsej borxhi i mbetur dhe paguar ‥ 359Gjithsej shërbimi i borxhit ‥ 230 BPV për njësi të shfrytëzimit të energijsë Ndihma e borxhit (HIPC, MDRI) - - (2005 PPP $ për kg të ekuivalentit të vajit) ‥ ‥

Gjithsej borxhi (% e BPV) ‥ 6.7 Shfrytëzimi i energjisë për banor (kg e vajit ekuivalent) ‥ ‥

Gjithsej shërbimi i borxhit (% e eksporteve) ‥ 14.5Portfolio e Grupit të Bankës Botërore 2000 2009

Investimet direkte të huaja (neto hyrjet) ‥ 426 (milion US$)Ekuiteti i portfolios (neto rrjedhat) ‥ 0

IBRDTotal borxhi i mbetur dhe disbursuar - 359Disbursimet - 0Pagesat e kapitalit - 208Pagesat e interesit - 23

IDATotal borxhi i mbetur dhe disbursuar - 0Disbursimet - 0

Zhvillimi i sektorit privat 2000 2009 Total servisimi I borxhit - 0

Koha e kërkuar për të filluar biznes (ditë) - 52 IFC (viti fiskal)

Kostoja për të filluar biznes (% e GNI për kokë banori) - 26 Total portfolio e disbursuar dhe e mbetur - -

Koha e kërkuar për të regjistruar pronën (ditë) - 33 prej të cilës llogaria e vetë IFC - -

2000 2009 Disbursimet për llogarinë e IFC - -

Rangimi si kufizim madhor ndaj biznesit Shitjet ,parapagesat dhe ripagesat e portfolios(% e menaxherëve të anketuar që u pajtuan) për llogarinë e IFC - -

nuk zbatohet ‥ ‥

nuk zbatohet ‥ ‥ MIGAEkspozimi bruto - -

Kapitalizimi i tregut të aksioneve (% e BPV) ‥ ‥ Garanci të reja - -

Proporcioni kapital/pasuri i bankës (%) ‥ ‥

Vërejtje: Shifrat në italike janë për vitet tjera dhe jo ato të specifikuara. Të dhënat e 2009 janë preliminare‥tregon që të dhënat nuk janë në dispozicion. - tregon që të dhënat nuk janë të zbatueshme.

Zëri dhe llogaridhënia

Stabiliteti politik

Cilësia rregullative

Sundimi i ligjit

Kontrolli dhe korrupsioni

Indikatorët e qeverisjes, 2000 dhe 2009

Page 67: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

59

Aneksi 4: Indikatorët e zgjedhur* të performancës dhe menaxhimit të portfolios së Bankës

Në datën 1/30/2012

Indikatori 2009 2010 2011 2012 Vlerësimi i portfolios Numri i projekteve në implementim a 6 8 9 7 Periudha mesatare e implementimit (vite) b 2.6 2.8 2.9 3.6 Përqindja e projektee problematike sipas numrit a, c 33.3 12.5 55.6 14.3 Përqindja e projekteve problematike sipas shumës a, c 30.2 15.8 50.3 13.0 Përqindja e projekteve në rrezik sipas numrit a, d 33.3 25.0 55.6 14.3 Përqindja e projekteve në rrezik sipas shumësa, d 30.2 20.6 50.3 13.0 Proporcioni i pagesës (%) e 13.8 24.4 13.0 7.8 Menaxhimi i portfolios CPPR gjatë vitit (po/jo) Resurset për mbikëqyrje (total US$) Mbikëqyrja mesatarisht (US$/projekt)

Zëri i memorandumit Që nga VF80

Pesë VF të fundit

Vlerës proj nga OED me numër 18 2 Vlerës proj OED me shumë (milion $) 22.4 6.4 % e projekteve OED të vlerësuara U ose HU me numër 5.6 0.0 % e projekteve OED të vlerësuar U ose HU me shumë 0.0 0.0 a. Siç është treguar në raportin vjetor për performancën e portfolios (përveç VF aktual). b. Mosha mesatare e projekteve në portfolion aktuale të Bankës. c. Përqind e projekteve të vlerësuar me U ose HU në objektivat zhvillimore (DO) dhe/ose progresi i implementimit (IP). d. Siç është definuar nën programin e përmirësimit të portfolios. e. Proporcioni i disbursimeve gjatë vitit ndaj gjendjes së padisbursuar të portfolios së Bankës në filim të vitit Vetëm projektet e investimeve. * Të gjithë indikatorët janë për projektet aktive në portfolio, me përjashtim të proporcionit të disbursimit, që përfshin të gjitha projektet aktive si dhe projektet që kanë përfunduar gjatë vitit fiskal.

Page 68: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

60

Aneks 5: Përmbledhje e shërbimeve johuadhënëse Produkti VF i përfundimit Publikua Objektivib

Të fundit të përfunduara

Memorandumi ekonomik i shtetit 2010 G, B, PD, D KG, PD, PS Rishikimi i shpenzimeve publike 2011 G, B, PD, D KG, PD, PS Punët publike 2011 G, B, D KG, PS Vlerësimi gjithëpërfshirës i sektorit të ujit 2011 G, B, D KG, PS Migrimi dhe zhvillimi ekonomik 2011 G, B, D KG, PS

Në proces

Raporti i vlerësimit fiduciar të shtetit 2012 G, B, D KG, PS Analiza mjedisore 2012 G, B, D KG, PS

Të planifikuara

AT në sektorin e transportit 2013 G, B, D KG, PS Vlerësimi i sektorit financiar 2012-2013 G, B, D KG, PS Mirëmbajtja e rrugëve 2012-2014 G, B, D KG, PS

a. Qeveri, donator, Banka, shpërndarje publike b. Krijimi i njohurive, debati publik, zgjidhja e problemeve

Page 69: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

61

Aneks 6: Indikatorët socialë

1980-85 1990-95 2003-09Europa dhe

Azia QendroreTë ardhurat e

mesme të ulëtaPOPULLSIAGjithsej popullsia, mesi i vitit (milion) 1.7 2.0 1.8 404.2 3810.8

norma e rritjes (% e mesatares vjetore për periudhë) 2.0 1.7 0.5 0.2 1.2Popullsia urbane (% e popullsisë) .. .. .. 64.0 40.9Gjithsej norma e fertilitetit (lindje për femër) 4.6 2.7 2.3 1.8 2.5

VARFËRIA(% e popullsisë)Indeksi kombëtar për banor .. .. 4 .. ..

Indeksi urban për banor .. .. 37.4 .. ..Indeksi rural për banor .. .. 49.2 .. ..

TË ARDHURAT .. .. 3240 6793 2321GNI për banor (US$) .. .. 112 141 130Indeksi i çmimit të konsumatorit (2000-100) .. .. .. .. ..Indeksi i çmimit të ushqimit (2000-100)

SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE/KONSUMITIndeksi Gini .. .. .. .. ..Kuintili më i ulët (% e të ardhurave apo konsumit) .. .. .. .. ..Kuintili më i lartë (% e të ardhurave apo konsumit) .. .. .. .. ..

INDIKATORËT SOCIALËShpenzimet publike

Shëndetësia (% e BPV) .. .. 2.5 3.9 2.1Arsimi (% e BPV) .. .. 3.7 4.1 4.1

Norma neto e regjistrimit në shkollë fillore(% e grupmoshës)

Total .. .. 97 92 87Meshkuj .. .. 97 93 88Femra .. .. 96 92 86

Qasja në burim të përmirësuar të ujit(% e popzllatës)

Total .. .. .. 95 86Urban .. .. .. 98 94Rural .. .. .. 89 81

Përqindja e imunizimit(% e fëmijëve të moshës 12-23 muaj) 98

Fruthi .. .. 95.0 96 79DPT .. .. 97.0 95 79

Kequshqyerja e fëmijëve (% nën 5 vjeç) .. .. .. .. 24Pritshmëria e jetës në lindje (vite) 67 69 70 70 68

Total 65 67 68 66 66Meshkuj 69 71 72 75 70Femra

Mortaliteti .. .. 35 19 43Foshnjet (për 1000 lindje të gjalla) (2004-09) .. .. .. 21 57Nën 5 (për 1000)Të rriturit (15-59)

Meshkuj (për 1000 popullsi) .. .. 286 201Femra (për 1000 popullsi) .. .. .. 123 136

Nënat (e modeluar, për 100 000 lindje të gjalla) .. .. .. 32 230Lindje ku marrin pjesë personel i kualifikuar shëndetësor (%) .. .. 98 97 66

Baza e të dhënave e indikatorëve zhvillimorë botërorë, Banka Botërore - 15 prill 2011

Rajoni/grupi i të ardhurave i njëjtëViti i fundit i vetëm

Vërejtje: 0 ose 0.0 do të thotë zero ose më pak se gjysma e njësisë së treguar. Neto norma e regjistrimit: e ndarë në seri ndërmjet 1997 dhe 1998 për shkak të ndryshimit nga ISCED76 në ISCED97. Imunizimi: i referohet fëmijëve të moshës 12-23 muaj që janë vaksinuar para një viti në moshë ose në çdo kohë para anketës.

Page 70: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

62

Aneks 7: Indikatorët kryesorë ekonomikë

Indikatori 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014Llogaritë kombëtare (si % e BPV-së)Bruto produkti vendor 100 100 100 100 100 100 100 100

Bujqësia 12 12 12 12 12 13 13 14Industria 20 20 20 20 20 20 19 20Shërbimet 68 68 68 68 68 68 68 66

Konsumi total 113 113 111 108 101 98 95 94Investimet fikse vendore bruto 26 29 27 30 31 31 32 31

Investimet e qeverisë 4 8 10 12 13 13 14 15Investimet private 22 20 17 18

Eksportet (GNFS) 15 14 15 19 20 21 21 22Importet (GNFS) 54 56 54 60 61 59 57 56

Bruto kursimet vendore -13 -13 -11 -8 -1 2 5 6Bruto kursimet kombëtare 17 13 13 15 20 21 23 24

Pikat e memorandumitBruto produkti vendor 4661 5668 5449 5594 6453 6300 6709 7034(Milion US$ me çmimet e tanishme) .. 3070 3280 3410 3530 3660 3870 3930GNI për banor (US$, metoda e Atlasit)

Normat reale vjetore të rritjes (% llogaritur nga.. Çmimet)Pruto produkti vendor me çmimet e tregut 6.3 6.9 2.9 3.9 5.0 4.0 4.1 3.2 Bruto të ardhurat vendore .. .. .. .. .. .. .. ..

Normat reale vjetore të rritjes për banor (% llogaritur nga .. Çmimet)Bruto produkti vendor me çmimet e tregut 5.4 6.0 2.1 3.1 4.2 3.1 3.0 2.2Konsumi total .. .. .. .. .. .. .. ..Konsumi privat .. .. .. .. .. .. .. ..

Bilanci i pagesave (milion US$)Eksportet (GNFS) 690 817 838 1036 1294 1295 1397 1514

FOB mallrat 226 292 240 405 448 455 501 559Importet (GNFS) 2510 3195 2929 3366 3942 3689 3842 3917

FOB mallrat 2118 2776 2516 2822 3355 3133 3279 3362Bilanci i resurseve -1820 -2378 -2091 -2330 -2648 -2394 -2445 -2403Neto transferet rrjedhëse 1105 1221 1206 1179 1167 1088 1049 1094Bilanci i llogarisë rrjedhëse -415 -924 -770 -1032 -1312 -1154 -1229 -1130

Neto investimet e huaja direkte private 591 503 386 475 516 542 806 511Kreditë afatgjata (neto) 0 0 0 0 0 0 0 0

Zyrtare .. .. .. .. .. .. .. ..Private .. .. .. .. .. .. .. ..

Kapitali tjetër (neto përfsh. gabimet dhe lëshimet) 222 455 253 618 .. .. .. ..Ndryshimi në rezerva -397 -34 131 -62 .. .. .. ..

Pikat e memorandumitBilanci i resurseve (% e BPV-së) -39.0 -41.9 -38.4 -41.7 -41.0 -38.0 -36.4 ..Normat reale vjetore të rritjes (..çmimet)

Eksportet e mallrave (FOB) .. .. .. .. .. .. .. ..Primare .. .. .. .. .. .. .. ..Prodhimet .. .. .. .. .. .. .. ..

Importet e mallrave (CIF) .. .. .. .. .. .. .. ..

Aktual Vlerësim Projektuar

Page 71: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

63

vazhdon

Indikatori 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014Financat publike (si % e BPV në çmimin e tregut)

Të hyrat rrjedhëse 26.4 24.4 29.3 27.6 28.1 28.2 27.1 27.8Shpenzimet rrjedhëse 14.9 15.5 16.2 16.5 17.9 18.4 18.5 18.7Suficiti (+) ose deficiti (-) i llogarisë rrjedhëse 11.5 9.0 13.1 10.6 10.2 9.7 8.5 9.1Shpenzimet kapitale 2.8 7.4 10.8 12.2 11.9 12.0 11.7 10.7Financimi i huaj .. .. .. .. .. .. .. ..

Indikatorët monetarëM2/BPV 34.7 38.1 42.1 41.7 41.0 43.7 46.4 ..Rritja e M2 (5) 23.8 24.4 12.2 6.7 6.7 13.0 13.0 ..Rritja e kredive të sektorit privat / 40.1 32.7 8.9 12.6 12.6 9.4 9.3 ..rritja totale e kredive (%) 40.1 32.7 8.9 12.6 12.6 9.4 9.3 ..

Indekset e çmimeve (..=100)Indeksi i çmimit të eksportit të mallrave .. .. .. .. .. .. .. ..Indeksi i çmimit të importit të mallrave 92.1 100.0 95.2 100.9 110.0 .. .. ..Indeksi i kushteve të tregtisë së mallrave .. .. .. .. .. .. .. ..Kursi real i këmbimit valutor (US$/LCU) .. .. .. .. .. .. .. ..

Normat reale të interesit 4.4 9.4 -2.4 3.5 7.3 1.6 0.7 0.7Indeksi i çmimit të konsumatorit (% ndryshimi) 6.2 -1.3 3.7 5.8 5.1 2.7 2.0 2.0Deflatori i BPV (% ndryshimi)

a. BPV në kosto të faktoritb. 'GNFS' do të thotë 'mallra dhe shërbime jo-faktor'c. Përfshin transferet e pakthyera neto duke mos përfshirë grantet zyrtare kapitaled. Përfshin përdorimin e resurseve të FMN-sëe. Qeveria qendrore e konsoliduarf. 'LCU' do të thotë 'njësi të valutës lokale'. Një rritje në US$/LCU do të thotë rritje e vlerës

Aktual Vlerësim Projektuar

Page 72: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

64

Aneks 8: Indikatorët kryesorë të rrezikut

Indikatori 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Gjithsej borxhi i mbetur dhe 0 364 382 400 490 491 520disbursuar (TDO) (US$m)

Neto disbursimet (US$) .. -234 46 36 187 46 38

Gjithsej shërbimi i bor xhit (TDS) .. 259 19 21 28 29 28(US$m)

Borxhi dhe indikatorët e shërbimit të borxhit(%)

TDO/XGS 0.0 21.9 20.7 17.9 22.5 21.3 19.1TDO/BPV 0.0 6.7 6.8 6.6 8.0 9.7 11.0TDS/XGS .. .. .. .. .. .. ..Koncesionale/TDO .. 0.0 7.7 14.8 42.8 46.0 46.1

IBRD indikatorët e ekspozimit (%)IBRD DS/DS publik .. .. .. .. .. .. ..DS e preferuar e kreditorit/publik .. .. .. .. .. .. ..DS (%)IBRD DS/XGS 0.0 11.3 1.4 1.2 1.2 1.1 1.0IBRD TDO (US$m) 0.0 346 331 315 300 286 271

Prej të cilës vlera e tashme e 0 0 0 0 0 0 0garancive (US$m)

Pjesa e portfolios së IBRD (%) 0 0 0 0 0 0 0IDA TDO (US$m) 0 0 0 12 17 25 33

IFC (US$m)Kredi 0.0 0.0 8.4 11.3 5.0 5.0 5.0Ekuitet dhe kuazi ekuitet /e 0 0 0 0 0 0 0

MIGAGaranci të MIGA (US$m) 0 0 0 0 0 .. ..

e. Përfshin llojet ekuitet dhe kuazi ekuitet të kredive dhe instrumenteve të ekuitetitd. Përfshin vlerën e tashme të garancive

Vlerësim Projektuar

a. Përfshin borxhin publik dhe të garantuar publikisht, pr ivat të pagarantuar, shfrytëzimin e kredive të FMN dhe kapitalin afatshkurtër netob. 'XGS' do të thotë eksportet e mallrave dhe shërbimeve, përfshirë dërgesat e punëtorëvec. Kreditorët e preferuar janë të definuar si IBRD, IDA, bankat regjionale multilaterale, FMN dhe Banka për Pagesa Ndërkombëtare

Page 73: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

65

Aneks 9: Përmbledhje e programit IDA

(në milion US$)

Viti fiskal ID projektit US$(M) Shpërblimet strategjike b

(H/M/L)

Implementimi b rreziqet (H/M/L)

2012 OPZHPQ2* 47.0 H M Rezultati 47.0 2013 PRG për TCKR dhe Kosovën B 14.5 (58)** H M Efikasiteti i energjisë dhe energjia e ripërtëritshme 32.5 H M Rezultati 47 2014 Projekti i përmirësimit të arsimit 10.0 H M

FSH për pastrimin dhe rikultivimin e tokës në

sektorin e energjisë Rezultati

3.2*** 13.2

2015 Furnizimi me ujë 18.0 H M Rezultati 18.0 Rezultati i përgjithshëm 78.2

*Operacion i financuar nga granti **Vetëm 25 përqind e shumës totale të GPR është llogaritur. Përgatitja e GPR i nënshtrohet gjetjeve të një paneli ekspertësh të jashtëm që është aktualisht duke rishikuar projektin e propozuar për të siguruar se i plotëson të gjitha kushtet e politikave të Bankës lidhur me investimet në termocentralet me ndezje të karburantit nga fosilet. Paneli pritet të përfundojë dhe të shpërndahet deri në dhjetor 2011

***përfshin 2.2m dollarë amerikanë të rindara nga fondet e anuluara të LPTAP.

Page 74: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

66

Aneks 10: Programi i operacionit të investimeve të IFC

2009 2010 2011 2012Zotimet fillestare (US$m)

IFC dhe pjesëmarrësit 6.45 8.25 0.33Vetëm llogaria e IFC 6.45 8.25 0.33

Zotimet fillestare sipas sektorit (%) - vetëm llogaritë e IFCFINANCA DHE SIGURIME 100 100PRODUKTE INDUSTRIALE DHE TË KONSUMIT 100Total 0 100 100 100

Zotimet fillestare sipas instrumentit të investimit (%) - vetëm llogaritë e IFCGaranci 100Kredi 100Kuazi kredi 100Total 0 100 100 100

* Të dhënat e datës 1 janar 2012

Page 75: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

67

Aneksi 11: Portfolio e operacioneve (IDA) Më 30 janar 2012

Projektet e mbyllura 21

IBRD/IDATotal të disbursuara (aktive) 17.10

prej të cilave janë kthyer 0.00Total të disbursuara (të mbyllura) 42.34

prej të cilave janë kthyer 0.00Total të disbursuara (aktive + të mbyllura) 59.44

prej të cilave janë kthyer 0.00

Total të padisbursuara (aktive) 60.81Total të padisbursuara (të mbyllura) 2.28Total të padisbursuara (aktive +të mbyllur 63.09

Projektet aktive

Shuma fillestare në US$ milion

ID e Projektit Emri i projektitObjektivat Zhvillimore

Progresi i Implementimit Viti fiskal IDA

P112526 Bujqësia dhe zhvillimi rural S S 2011 20.15P096181 Pastrimi dhe rikultivimi i tokës MS MS 2006 10.5P102174 Zhv.Instit për arsim MU MS 2008 10P101614 Modernizimi i sektorit publik MS MS 2010 8P101214 Kadastra prona e patundshme S S 2010 12.25P088045 XK AT e mjedisit biznesor MS MS 2005 7P108080 XK Forcimi i sekt.financ dhe infrastru.tregut MS MS 2008 8.85Rezultati total 76.75

Vlerësimi i mbikëqyrjesPSR e Fundit

Page 76: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

68

Aneks 12: Portfolio e investimeve të zotuara dhe të mbetura të paguara të IFC 30 janar 2012

Të zotuara Të paguara të mbetura

VF aprovimit Kompania Kredi Ekuitet **Kuazi Ekuitet *GT/RM Pjesëmarrës Kredi Ekuitet

**Kuazi ekuitet *GT/RM Pjesëmarrës

2010 Newko Balkan 6.73 0 0 0 0 6.73 0 0 0 0 2011 TEB Kosovo 0 0 8.41 0 0 0 0 8.41 0 0

Total Portfolio: 6.73 0 8.41 0 0 6.73 0 8.41 0 0 * Tregon garanci dhe produkte të menaxhimit të rrezikut. ** Kuazi ekuiteti përfshin llojet e kredive dhe të ekuitetit.

Page 77: Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

69