biblio 2010.pdfrevistË e bibliotekËs kombËtare dhe universitare tË kosovËs viti 7 • numri 1...

32
REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 7 • NUMRI 1 • 2010 AT ZEF PLLUMI M e shpalljen e Pamvarësisë së Shqipnisë në vitin 1912 lindte nevoja për nji ngritje të madhe kulturale, e cila do të përcaktonte shkëputjen reale të kombit shqiptár nga dominimi shekullor aziatik, për t’u kthye përsëri në gji të popujve europjanë. Shteti, edhe po të donte, nuk e kishte nji mundësi të tillë për mungesë të personelit adapt, mbasi intelektualët ishin tepër të paktë, e shumta që kishin krye shkol- lat e Perandorisë Turke për gadi ose mâ e shumta për oficerë, dhe nji pjesë tjetër shumë e vogël që mund të kishte pasë ndonji bursë nga rrethet socialiste antiklerikale të Francës ose të Italisë, ndërkohë që kleri katolik kishte në dis- pozicion nji sasi të konsiderueshme intelektu- alësh të shkolluem kryesisht në Austro- Hungari. Këta kishin pregatitun në heshtje të plotë, që nga mbarimi i shekullit të kaluem, e aq mâ tepër në fillim të këtij të njizetit, insti- tucione kulturore të tyne, siç janë biblioteka, arkive, muzeume, tipografi e shtyp, banda muzikore e grupe teatrale dhe së fundi, përveç shkollave fillore edhe atê tregtare e qytetase. / vijon në faqen 6/ KUVENDI FRANÇESKAN DHE NJERËZIT E TIJ TË SHQUEM KUVENDI FRANÇESKAN DHE NJERËZIT E TIJ TË SHQUEM Biblio

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

AT ZEF PLLUMI

Me shpalljen e Pamvarësisë sëShqipnisë në vitin 1912 lindtenevoja për nji ngritje të madhe

kulturale, e cila do të përcaktonte shkëputjenreale të kombit shqiptár nga dominimishekullor aziatik, për t’u kthye përsëri në gji tëpopujve europjanë. Shteti, edhe po të donte,

nuk e kishte nji mundësi të tillë për mungesëtë personelit adapt, mbasi intelektualët ishintepër të paktë, e shumta që kishin krye shkol-lat e Perandorisë Turke për gadi ose mâ eshumta për oficerë, dhe nji pjesë tjetër shumë evogël që mund të kishte pasë ndonji bursë ngarrethet socialiste antiklerikale të Francës ose tëItalisë, ndërkohë që kleri katolik kishte në dis-pozicion nji sasi të konsiderueshme intelektu-

alësh të shkolluem kryesisht në Austro-Hungari. Këta kishin pregatitun në heshtje tëplotë, që nga mbarimi i shekullit të kaluem, eaq mâ tepër në fillim të këtij të njizetit, insti-tucione kulturore të tyne, siç janë biblioteka,arkive, muzeume, tipografi e shtyp, bandamuzikore e grupe teatrale dhe së fundi, përveçshkollave fillore edhe atê tregtare e qytetase.

/ vijon në faqen 6/

KUVENDI FRANÇESKAN DHE NJERËZIT E TIJ TË SHQUEM

KUVENDI FRANÇESKAN DHE NJERËZIT E TIJ TË SHQUEM

Biblio

2

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

MANIFESTIM

Botues: BKUK • Kryeredaktor i botimeve: Prof. dr. Sali Bashota Kryeredaktor: Fazli GajrakuKëshilli redaktues: Besim Kokollari, Bukurije Haliti Realizimi kompjuterik: Hekuran RexhepiAdresa: Sheshi “Hasan Prishtina”, p.n. PrishtinëTel: ++381 38 225-605, Fax: ++381 38 248-940 • e-mail: [email protected]

Biblioteka Kombëtare dhe Unive -rsitare e Kosovës dhe AmbasadaAmerikane në Prishtinë, nga 12

deri më 17 prill 2010, organizojnëEdicionin e tetë të Javë së Bibliotekësnë Kosovë.

Manifestimi qendror mbahet nëPrishtinë, ndërsa që përcillet edhe meaktivitet edhe në qytetin e Prizrenit dhetë Gjakovës. Gjatë Javës do të organizo-hen aktivitete të rëndësishme, si:ligjërata të veçanta: nga fusha e bib-liotekarisë, e trashëgimisë kulturore tëKosovës, e arsimit, si dhe ligjërata spe-ciale kushtuar jetës dhe veprës së FehmiAganit.

Gjithashtu, do të mbahen edhe pro-movime, ekspozita të librave të rrallë, tëfotografive të vjetra, si dhe ekspozita tëartistëve të rinj.

Në Javën e Bibliotekës në Kosovëmerr pjesë Catherine Marsicek,Zyrtare për burime të informacionitpër Austri, vende të Ballkanit dheKaukaz në Ambasadën Amerikane nëVjenë, e cila do të mbajë ligjërata meinteres në fushën e bibliotekarisë. Poashtu, me tema e diskutime, marrinpjesë edhe ekspertë-bibliotekarë ngaShqipëria dhe Kosova.

Gjatë Javës së Bibliotekës nën-shkruhen marrëveshje të rëndësishmeme IPKO-n për shërbime falas të inter-netit për biblioteka; promovohen pro-jektet e Ambasadës Amerikane dhe tëProkredit Bankës për modernizimin eBibliotekës Kombëtare dhe Bibliotekës

Universitare, ndërsa që BibliotekaKombëtare e Shqipërisë do t’i dhurojëBKUK-së - të plotë, revistën e digjital-izuar “Albania” të Faik Konicës.

Gjatë kësaj Jave, organizohet Dita eDhurimit të Librit, si dhe mbahendebate e diskutime për projektet e tëardhmes së bibliotekave në Kosovë.

Në përmbyllje të Javës, organizohetkoncerti me pianistin e njohur DesarSulejmani, i mbështetur nga AmbasadaGjermane në Prishtinë.

Java e Bibliotekës në Kosovë pritet tëevidentojë dhe të japë zgjidhje përshumë probleme që i përcjellin bib-liotekat e tipave të ndryshëm në Kosovëështë ngjarja më e rëndësishme e vititpër bibliotekat dhe kulturën në Kosovë.

Diana Topalli

Në këtë numër

BIBLIOTEKA DHE SHKENCA .............................3

SAMI FRASHËRI - FIGURË ESHQUAR E RILINDJES SONËKOMBËTARE .......................10

BIBLIOTEKA E ARTITBASHKËKOHOR - PASURIBOTËRORE ........................14

BIBLIOTEKAT DIGJITALETË MUZIKËS.......................16

BIBLIOTEKA E UNIVERSITETITAMERIKAN NË KOSOVË....20

SFIDAT E BIBLIOTEKAVE(NDËR)KOMUNALE.........24

LIBRI QË I MUNGONTEBIBLIOTEKARISË SONË .....28

BIBLIOTEKAKOMBËTARE

DHE UNIVERSITAREE KSOVËS

THE NATIONALAND UNIVERSITYLIBRARYOF KOSOVA

JAVA E BIBLIOTEKËSNË KOSOVË 2010

3

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

SALI BASHOTA

PROBLEME DHE EVIDENTIME

Kosova në dy dhjetëvjetëshat efundit të shekullit XX ështëballafaquar me probleme të shumtadhe të mëdha në fushën e zhvillimitdhe të arritjeve kulturore, arsimore,shkencore, për shkak të represionit tëvazhdueshëm serb në shumë drejtime,ndërsa edhe në dhjetëvjetëshin e parëtë shekullit XXI, me gjithë përpjekjetinstitu cionale nuk ka përparime tëduk shme me projekte kapitale përinve stime në institucione të caktuarashke n co re, as mbështetje konkrete nëfushat e ndryshme të shkencës.

Institucionet që ushtrojnëveprimta rinë e tyre shkencore nëKosovë ende nuk kanë arritur tëfunksionalizojnë misi onin e tyre nëdrejtim të afirmi mit të shkencës nënivelin kombëtar, e mos të flasim përnivelin ndër kombë tar. Kjo është njëtemë më vete që kërkon një analizëdhe vlerësim objektiv.

Në Kosovë ndihet një mungesë epërfaqësimit të revistave shkencorepërmes konsorciumit të bibliotekaveelektronike në portalin e kompanivetë ndryshme digjitale në Europë e mëgjerë. Institucionet e arsimimit të

lartë, të cilat e kryejnë funksioninmësimor, por edhe shkencor nështatëmbëdhjetë njësitë akademiketë Universitetit të Prishtinës endenuk i kanë revistat e tyre shkencoresipas lëmenjve të caktuar, me për -jashtim të katër-pesë fakulteteve.Kosova për arsye se nuk është anëtaree Organizatës së Kombeve të Bashku -ara ende nuk e ka AgjencioninKombëtar për Numrin Standard tëRevistave (ISNN), i cili do të ishteanëtarësuar në institucione ndër -kombëtare.

Prandaj, veprimtaria shkencore nëinstitucionet arsimore, kulturore,shkencore të Kosovës kërkon njëtretman tjetër. Edhe shkenca kole k -tive e tipit institucional edhe shkencaindividuale. Gjithashtu, edhe tekstetuniversitare me përja shtime të vogla,ende nuk e kanë arritur nivelin eteksteve shkencore.

Shoqëria bashkëkohore e Kosovësduke i dhënë fuqi mendimit demo -kratik, gjithsesi, do të duhej tëfuqizonte edhe më shumë mendiminshkencor, sidomos të gjeneratave tëreja, të cilat do të afirmonin shtetin etyre në tregun e dijes në kuadër tëkonkurrencës europiane e më gjerë.

INFORMACIONI SHKENCOR

Pa libra nuk do të kishte mendimshkencor. Bibliotekat kombëtare kudonë botë janë qendra të rëndë sishmestudimore, kërkimore, shkencore.

Bibliotekat janë institucione shumëtë rëndësishme të shtetit, të cilat, ndërtë tjera, ofrojnë edhe shërbime mekarakter shkencor me literaturë stu -di more referenciale.

Bibliotekat kombëtare, bibliotekat

publike, bibliotekat e universitetevedhe ato shkollore, bibliotekat spe cialeetj., secila prej tyre përmes vepri -mtarive të caktura, mund të kontri -buojnë në zhvillimin dhe afirmimin eshkencës.

Bibliotekat në institucione shkencorekanë karakter special, duke kryershërbime për hulumtimin shkencor, jovetëm në gjuhën amtare, por edhe nëgjuhë të ndryshme të botës.

Duke bashkëpunuar me institu -cione të ndryshme ndër kombë tare përshkëmbimin e literaturës shkencore,përmes katalogut ele ktronik nëinternet bibliotekat bëhen qendra tëpromovimit të kulturave kombëtareedhe në shumë aktivitete me karaktershkencor.

Librat e vjetër e të rrallë,dorëshkrimet e vjetra e të rralla, si dhedokumentet e tjera, madje ato unikateparaqesin një vlerë të jashtëzakonshmepër studime shkencore.

Në Bibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës veprimtaria eQendrës Referale, si dhe koleksioni ipu nimeve të magjistraturës dhe diser -ta cioneve të doktoratave ofrojnëinformacione shkencore që mundë -sojnë njohjen me zhvillimin e stu -dimeve në fusha të ndryshme të dijes.

Në epokën e digjitalizimit shumëinstitucione bibliotekare kanë krijuarkonsorciume të bibliotekave elektro -nike në vendet e tyre. Revistat enjohura edhe në formë elektronike, tëcilat janë me karakter shkencor mundtë ndikojnë shumë në marrjen einformacionit për rezultatet më të rejanë fusha të ndryshme të shkencës.

Biblioteka Kombëtare dhe Unive r -sitare e Kosovës e ka themeluar Kon -so rciumin e Bibliotekave Elektronike

BIBLIOTEKA DHE SHKENCA(PËR NJË DIALOG MIDIS BIBLIOTEKAVE DHE INSTITUCIONEVE SHKENCORE)

4

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

të Kosovës dhe deri më tani ka ofruarshërbime efikase dhe të rëndësishmepër t’u qasur në bazat e të dhënaveelektronike nga kompanitë më tëfuqishme në botë.

Bibliotekat e instituteve shkencore,të qendrave studimore, të akademivetë shkencave etj., gjithashtu, duhet tëkontribuojnë më shumë në zhvillimine shkencës shqiptare me programe tëreja, duke promovuar , në radhë tëparë, përvojën e djeshme të shkencë -tarëve të njohur dhe rezultatet e sotmetë shkencëtarëve të rinj.

Në botë funksionojnë shumë sho -qata dhe organizata, të cilat kontri -buojnë në avancimin e shkencës për -mes teknologjive moderne të komu -nikimit, duke i popullarizuar kontri -butet shkencore të shkencëtarëve.

Një kontribut të rëndësishëm jepedhe LIBER( Lidhja e BibliotekaveKërkimore të Evropës). Në këtë lidhjejanë anëtarësuar mbi 45 bibliotekakërkimore, në mesin e tyre edheBiblioteka Kombëtare dhe Univer -sitare e Kosovës që nga viti 2004. Kjolidhje e bibliotekave bashkëpunon meKëshillin e Europës, KomisioninEuropian, IFLA-n etj.

Aktiviteti përqendrohet në zhvi -llimin e projekteve kërkimore nëEuropë, organizimi i veprimtarive tëpërbashkëta, ruajtja e trashëgimisëkulturore europiane, gjithsesi, nëavancimin e shërbimeve sa më efikase tëinformacionit më të avancuar shkencor.

Institutet bibliografike në kuadërtë bibliotekave kombëtare, si dheparaqitja e njësive bibliografike tëlibrit shqip në Kalogun Botëror(World Cat) do të ishte shumë erëndësishme për shkencën shqiptareedhe në relacione ndërkombëtare.

Veprimtari të ndryshme mekarakter shkencor zhvillohenkryesisht në biblioteka kombëtare.

Biblioteka Kombëtare dheUniver sitare e Kosovës ofron shumë

shërbime që kanë karakter shkencor.Biblioteka legatë e Fehmi Aganit dheBiblioteka legatë e Krist Malokit.

Gjithashtu, edhe Biblioteka eKëndit Amerikan, Biblioteka e ArtitBashkë kohor etj., ofrojnë informa -cione dhe aktivitete të shumtakarakter shkencor.

Në vitin 2008 në BibliotekënKombë tare dhe Universitare të Kosovësështë themeluar Kujtesa e Kosovës, ecila është një qendër dokumentare qëka edhe karakter shkencor, ku grumbu -llohen të gjitha botimet në gjuhënshqipe dhe në gjuhë të huaja që flasinpër Kosovën në periudha të ndryshmetë zhvillimit të saj.

Manifestimi “Java e Bibliotekës nëKosovë” është një veprimtari eorganizuar nga Biblioteka Kombëtaredhe Universitare e Kosovës dheAmbasada e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, e cila ofron aktivitete tëndryshme me karakter shkencorbibliotekar, sipas standardeve më tëreja ndërkombëtare.

Konferenca Kombëtare e Bibliote -konomisë, e themeluar nga Biblio -teka Kombëtare dhe Univer sitare eKosovës dhe Biblioteka Kombëtare e

Shqipërisë, është veprimtari e cilaanalizon dhe përgjithëson zhvillimetaktuale në shkencën e bibliotekarisënë nivel kombëtar dhe më gjerë.

Gjithsesi, puna shkencore duhettë zhvillohej në biblioteka shkencore.Bibliotekat shkencore dhe profe -sionale luajnë një rol të veçantë nëzhvillimin e shkencës. Akademitë,institutet, arkivat, muzetë etj., pallojin e bibliotekave të fushavepërkatëse vështirë se do të mund tërealizonin misionin e tyre kulturordhe shkencor.

Në Kosovë biblioteka në shekullinXXI duhet të jetë më shumë nëshërbim të shkencës, kulturës,edukimit, informacionit etj., për njëzhvillim më të përparuar të shoqërisëbashkëkohore.

Besojmë dhe shpresojmë se drafti iProgramit Kombëtar të Shkencës sëKosovës do të ofrojë një kornizëkonceptuale për ngritjen e kapaciteteveshkencore në Kosovë, duke i përuruarvlerat kombëtare edhe në nivelinndërkombëtar.

(Fragment nga kumtesa e paraqiturnë aktivitetin “Java e Shkencës”,

Prishtinë, 1 mars 2010)

5

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

LIBRI

• Këto të dhëna nuk japin pasqyrën eplotë të librave letrarë që ekzistojnënë Bibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, ngaqë shumëlibra letrarë ende nuk janë për-punuar në katalogun elektronik tëkësaj biblioteke.

ADIL OLLURI

Katalogu elektronik është njëri ngashërbimet më vitale të BibliotekësKombëtare dhe Universitare tëKosovës, ku mund të merren informa-cione të sipërfaqshme për librat që kaBKUK-ja. Ky shërbim u mundësonqasje të gjithë të interesuarve për tëmarrë informata të sigurta se a ështëapo jo një libër i caktuar në këtë bib-liotekë. Me njëfarë mënyre kataloguështë një bazament i qenësishëm i por-talit apo ueb-faqes së BKUK-së, e cilapa këtë katalog do të ishte e njëjtë, evarfër, sikurse shumë ueb-faqet e insti-tucioneve të ndryshme kulturore, arsi-more e qeveritare të Republikës sëKosovës.

Edhe pse është bërë një punë e lëv-dueshme e punonjësve të Departa -mentit të Katalogimit të BKUK-së nëklasifikimin lëndor dhe përshkriminfizik të librave që gjenden në bib-

liotekën tonë, përmes programitALEPH 500, që është një sistem unikbibliotekar, prapëseprapë ende kashumë libra, sidomos botimet emëhershme, të cilat ende nuk kanëhyrë në katalogun elektronik. Andaj,një statistikë e librave letrarë në katalogassesi nuk mund të merret si mostër esaktë për tërë librat letrarë që janë nëBibliotekën Kombëtare dhe Univer -sitare të Kosovës, të cilët mund të jenëshumë më shumë në numër se sa qëmund të jenë në katalog elektronik.Librat letrarë të pa kataloguar, lexuesitmund t’i gjejnë përmes skedarëve tëvjetër, të cilët gjendën skaj hollit tëBKUK-së.

Nga format dhe llojet e libraveletrarë në katalogun elektronik tëBKUK-së lexuesit më së shumti mundtë gjejnë romane, 3744 sosh, ku prejtyre më së shumti ka romane të letër-sisë shqipe. Këtu poshtë do ta japim tëdhëna për romane të letërsive, të cilatjanë më të pranishmet në këtë katalog:romane shqiptare - 1112; franceze -1014; amerikane - 591; angleze - 246;gjermane - 174; italiane - 104; ruse -77 etj.

Pas romaneve, pasojnë poezitë përnga numri, 3712 sosh, ku prej tyre,normalisht, lexuesit mund të gjejnë mësë shumti libra me poezi nga letërsiashqipe - 2958; poezi serbe - 161;

franceze - 92; turke - 84; angleze - 55;italiane - 42; amerikane - 36; gjermane- 33 etj.

Pas poezisë, për nga numri i tyre,lexuesit, përdoruesit, në katalogunelektronik të Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës, mund tëgjejnë novela, 1292 sosh: novela nëgjuhën shqipe - 657; franceze - 130;amerikane - 124; angleze - 66; serbe -59; ruse - 51; italiane - 29.

Në katalogun elektronik tëBibliotekës Kombëtare dhe Univer -sitare të Kosovës, gjithashtu, janë tëfutura edhe një numër i kon-siderueshëm librash letrarë me tregime,1805 sosh: tregime shqipe - 931 libra;franceze - 161; amerikane - 158;angleze - 93; serbe - 79; ruse - 59; gjer-mane - 41; italiane - 37.

Po ashtu, në BKUK janë të kata-loguara edhe një numër i veprave dra-matike, ku në të janë të përfshirë 753drama: drama shqipe - 327 libra;franceze - 147; angleze - 101; gjermane- 36; serbe - 12; ruse - 8; italiane - 8;amerikane - 7 etj.

Këto të dhëna statistikore, siç ethamë edhe më lart, nuk shprehinpasqyrë përfundimtare të libraveletrarë që ekzistojnë në BibliotekënKombë tare dhe Universitare të Koso -vës, ngaqë një sasi e madhe e fondit tëlibrave letrar të kësaj biblioteke, qëështë pjesë e katalogut manual, endenuk janë përpunuar në katalogunelektronik.

Këtu janë të paraqitura vetëm rezul-tate statistikore të librave të kataloguarderi më datën 6 prill, 2010, andaj, si tëtilla, këto ndryshojë çdo ditë, ngaqë kat-alogu elektronik i BKUK-së vijon tëmbushet me të dhëna të reja nga punon-jësit e Departamentit të Katalogimit.

LIBRAT LETRARË NË KATALOGUNELEKTRONIK TË BKUK-së

6

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

TRASHËGIMI

/vijon nga ballina/

Si Urdhni i Jezuitve ashtu iFrançeskanve ishin në garë mëshoqishojnë për të zhvillue sa mâ mirëkëto aktivitete në shërbim të popullitshqiptár. Mbas Luftës së Parë Botnoreu duk sikur erdhi nji ças lirije veprimi,dhe menjiherë françeskanët themeluantë parin gjimnaz-lyce në Shqipní(shkollë e mesme kulturore të përgji th -shme) në vitin 1921. Ashtu edheKolegja Saveriane e ndërroi profilinnga nji shkollë tregtare në nji shkollë tëmesme klasike-kulturore së përgjith -shme; po ashtu Motrat Stigmatinehapën të parin konvikt e gjimnazvajzash. Nga këto shkolla mandej udërguen ndër universitete të Europës përstudime të nalta në mënyrë që u for-muen rrethe intelektualësh të nji nivelieuropjan, pamëvarësisht se pushtetimbahej nga elementë feudalë, dhe kësh-tu gjendja shoqnore e zhvillimi ekono -mik i vendit njofti mjaft pak përparim,për mos me thanë aspak.

Në vitet tridhetë institucionet e kler-it katolik shqiptár nuk paraqiteshin siato misionet e vendeve të mbrapambe-tuna, por mâ tepër kishin pamjen e njiakademie shkencash, në të cilënbashkë pu nojshin asat e kulturës eshkencës shqiptare. Revista Hylli iDritës dhe Leka, zâdhanëse mâ të dejatë kulturës shqiptare, i kalojshin edhekufijt e atdheut: ndër to u botue së parimonumenti mâ i madh, kolosi i kul-turës sonë popullore “Kanuni i LekëDukagjinit”, i cili, ende sot, jo vetëmqë nuk e humb vleren e vet, por mundparaqesë, sikur t’ish denjësisht i për-punuem, nji alternativë moderne të

rregullimit të asaj shoqnie njerëzore, qëka për ideal lirinë e barazinë.

Bibliotekat e Françeskanëve e tëKolegjës Saverjane kishin nji randësi tëveçantë, dhe mund të numëroheshinndër të mirat e Europës, jo për kahvolumi, por për kah cilësia ndër tëgjitha ato materje që i interesojshinkulturës shqiptare dhe ballkanike.Ndërsá “Arkivi i Provincës Françe -skane” pothuej ishte unik në Shqipní.Fillimet e këtij arkivi mbërrijshin nëvitin 1415, dhe kishin vazhdimësinë edokumentave kishtare dhe shoqnorehistorike-ekonomike deri ndër ditëttona. Me interes ishte edhe “Arkivi iArqipeshkvisë së Shkodrës”. Mjerisht, tëdyja këto mjaft pak të studiueme e tëevidentueme, për mungesën jo vetëm tëkuadrove punëtore, por edhe të mjetevemateriale. Megjithkëta ata që ruheshin

më xhelozinë mâ të madhe, nga tëgjithë anmiqtë e ndryshëm të njoftun tëarkivave siç janë drita, teja, myku evjedhja. Tue lanë m’anesh kultivimin emuzikës të organizueme gjysën e dytë tëshekullit të kaluem në mënyrë të orga-nizueme dhe që mbërrijti kulmin meveprat e Pater Martin Gjokës, nuk doqitë në harresë e as përpjekja e viganittë kulturës shqiptare, Fishtës, për mekrijue nji pinakotekë me vlerë nëShqipní. Ai me vështirësi të mëdha iakishte mbërrijtë me grumbullue rrethnja 50 kuadro antike, përgjithësisht tegjitha me përmbajtje fetare (ikona) tëcilat i kishin teprue rrebeshit turk, porqë mjerisht nuk mund i shpëtuenkomunizmit shqiptár.

Gjatë luftës, sidomos ndër disa peri-udha anarkike të saj , kje mendue seri-ozisht për sigurimin e këtyre vlerave

KUVENDI FRANÇESKAN DHENJERËZIT E TIJ TË SHQUEM

Kolegji Saverian i Shkodres - 1928

7TRASHËGIMI

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

kulturale: ato që mendojshin se ishinmâ te çmueshme, sidomos prejMuzeumit, kjenë paketue ndër disaqypa të mdhaje shtî në disa gropa tëpunueme në tokë për këtë qëllim. Edheshumë kuadra antike me vlerë ungarkuen për me i pshtue synit lak-mues, por si u sollën motet, nuk u dijtgjâ kurrë për fatin e tyne, ndërsá pjesakryesore, rreth 50, ishin të ndryme nënji odë të Kuvendit të rí ngjitun mearkivin, dhe nuk viheshin kurrë nëekspozim: këto mbaruen të gjitha se uçmojshin si orendi kishtare të pavlerë;un i kam pá ushtarakët me sytë e mikah i shkallmofshin me kambë e i kanëtrajtue si lecka për t’u hedhë ndërplehna, e ashtu u hodhën.

Biblioteka, sado që kishte disa ekze m -plarë të rrallë e shumë të çmu eshëm,nuk kishte mundësi me u lëvizë sepsebinte në sy, mbasi ishte e njoftun prejshumkuj, dhe mjaft intelektualë vijshine kërkofshin herë nji libër herë njitjetër. Grushtin e parë ajo e pat vetëmnë fillim të vitit 1945, kur nji ekip injerëzve të kulturës, të ardhur prejTirane, me listë në dorë, kërkoifotokopjet e Buzukut dhe të Matra -ngës, Hahnin dhe nji sasi librash që idijshin për mâ të çmueshmet; thane seishin tue i marrë për BibliotekënKombë tare, dhe se duheshin vû në dis-pozicion të gjithë popullit e jo vetëm përnji komunitet të vogël siç ish KuvendiFrançeskan. Bashkë me Pater AleksBaqlin, i cili i dorëzoi atâ ditë, ishemedhe un aty. Sigurisht që na u dhimb-sën, por Biblioteka ishte aq e pasun mevepra tjera të rralla e të çmueshme sambetej gjithnji Bibliotekë e rangut tëparë. Vetëm në vitin 1946 ajo pësoifatin e Kuvendit ju thyen dyert e uplaçkit pa farë kriterit.

Arkivi i Provinçës Françeskanemund thom pa kurrfarë dyshimi seishte pasuria mâ e madhe e kësaj gjinienë Shqipní. Ishte nji odë e madhe10X5m ngjitun me zyrën e Provi n -

cialit, ngjitun ishte dhoma endërtueme për sekretarin e Provinçës,por që un gjithmonë e shifshim tëpabanueshme. Simbas rregulloreve qëkishim në arkiv nuk mund hinte kur-rkush pa kenë i shoqnuem prej sekre-tarit, ose Provincialit vetë. Pothuej nuki interesonte kurrkujt me hî mbrendë,sepse nuk e dite kurrkush se çka ishteaty. E kqyrshim me synin e nji enigme,porsi nji burg-kështjellë ku vuejshinbashkë të gjallë e të vdekur. Të parënherë kam hî në vitin 1942, kur ishaende student. Provincial ishte në atâkohë Pater Anton Harapi. Kjo kje nji

rastësí e veçantë. Sekretar i provincësaso kohe ishte i emnuem Pater ViktorVolaj, por ai vazhdote universitetin përgjûhësi në Torino. Ndërkaq, PaterAntoni, si Provincial që ishte i nevo-jitej së paku nji që të rreshtonte memakinën e shkrimit dorëshkrimet e tijaashtu edhe korrespondencën zyrtare.Un në atê kohë e zotnojshëm mirë dak-tilografinë, i kishem shtyp disa artikuj,si edhe “Valë mbi Valë”. Nji ditë prejditësh më thirri në zyrë e më tha:”Shif, due me të ngarkue me disa

detyra të vogla, të cilat duhet t’i bâjshpa lanë m’anësh mësimet. Do të vijshdy herë në javë, me orar, për me shkruekorrespondencën e Provincialit derisátë vijë Pater Viktori”. Ai më mësoi se simbahej protokolli zyrtar, dhe mandejse si e ku vendoseshin në arkiv. Porkurr muer çilsat e hyme në atê dhomëenigmë ai më tregoi se nji pjesë fort evogel me kapakë të mbyllun thirrejarkiv sekret”, të cilin nuk kishte tëdrejtë me e hapë kurrkush, përveçsekretarit të provinçës e njerëzit eautorizuem prej nalt. Më bani me ubetua se nuk do ta hapshim kurrë pa

kenë i urdhnuem. Tue dijtë se gjith-monë kurioziteti don me i dijtë sekretetun e pveta me sinqeritet: “E çfarësekretesh mund ndryhen këtu?” PaterAntoni m’u përgjegj: Këtu përmbahenvetëm votat, votimet sekrete që fretnit ibajnë ndër mbledhjet e zgjedhjet eveta! Edhe atëherë m’u duk qesharake ebana buzën në gaz, ndërsá ai më tha:“Ti nuk po i jep randësi fare, por ndërkomunitete kanë randësi të madhe,sepse po të njihen ato, lindin edhegrindje e shkaktohen paknaqësi. Për

8

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

TRASHËGIMI

disa kohë kur hijshme në arkiv m’udukte se hyjshem në nji vend misterioz;kishem krijue në imagjinatë sikur atybâjshin roje gjithmonë engjujt e dje-ment bashkë, prandej kur dojshem medepozitue ndonji letër shkojshem drejtëe te vendi që e dijshem se ku âsht; man-dej kthejshem pa lëshue sytë këndej eandej e për deret e jashtë, të cilën e sig-urojshem mirë me kyçat. Por mbas disakohe ajo odë u bâ gadi si e imja, nukpata frikë mâ prej saj, por filloi kuri-oziteti. Nji ditë mora nji dosje dhe ehapa. E para ishte nji letër e vjetër eshkrueme italisht që pak a shumëkishte ketë përmbajtje:

“Shumë i Nderti Pater Prefekt, pomë duhet me ikë pa pritë pa kujtue përme shpëtue kryet. Mbasi nuk e di çkandoshë mbas ikjes sime po të tregoj se teshkallët e leximit të Ungjillit, nji metërlarg lterit, po shtie në dhé nji metërthellë të gjitha paramentat, dy kelshej-tat dhe librat e mi, Po nisem natën sëbashku me x nëpër Mal të Zí. Në mosshpëtofsha thueje nji uratë për mue tiedhe të gjithë vëllazënt. Paqë e të mira!Fra Erasmo da Banjo.”

N’atë ças kjesh mâ fatlum se aipeshkatari që më nji grep të vogël kapënji peshk të madh. Me nji të shtrimedoret e un u hodha në kohnat legjendaretë Karamahmud Pashës. Po sikur tëkishem guximin me i shfletue tjerat? Atonuk ishin sekrete. Megjthkëtë kishem njifrikë të mbrendshme me i prekë pa leje;engjujt e djement ishin aty që ruejshinarkivin. Kur u pashë me pater Antoninpër me dorzue çilsin e pveta: a kam leje,kur kam kohë, me kqyrë se çfarë doku-mentash janë në këtë arkiv? Për atosekretet nuk bâhet fjalë, por për të tjerat.“A din si âsht puna, - më tha, - arkivipër me u lexue âsht, porse duhet me ditëme e lexue. Kjo âsht kompetencë e histo-rianëve, un për vedi, nuk di me i lexue;âsht punë për Pater Marinin etj. Kagjithfarë stile shkrimit aty që njeriu nuki merr vesht fjalët e shpesh herë as ger-mat, çka po të duhet me u ngatërrue me

to, se mandej nuk e din kah me dalë. Joqë edhe të marrin shumë kohë e ty tëduhet me studiue. Un të gjitha këto fjalëi mora sikur më jepej lêja me i lëshuesynin arkivit. Edhe ashtu bana.Ndonjiherë fillova të marr ndonji prejatyne regjistrave të vogjël për me edeshifrue gjatë natës se ato germat stilmesjetar ishin nji problem që duhejshpërthye. Nuk gjeta vështirësi; mbaspak kohe u mësova. Sikur ma kishtethanë edhe Pater Antoni arkivi nuk ishtei rregulluem simbas nji kriteri shkencor,por pak a shumë simbas vjetve.

Aty e shumta e shkrimeve ishin nëgjûhën latine edhe italiane, por nukmungojshin as sllavet e sidomos ato meshkrimet turke. Regjistrat e shkruem

turqisht ishin nji sasi aq e madhe sa njiditë pveta se çka mund ishin ato. PaterAntoni më tha se ai nuk e dinte turqisht-en, por kishte gjasë që shumica do t’ishinregjistrat doganet ose hesape të tregtarëvetë ndryshëm. Megjithkëta, tha, ndër nepo shuhet brezi që dinte turqisht, dhevetëm për hir të arkivit âsht e nevojshmeqë ndonji të jetë i specializuem edhe nëketë gjûhë, mbasi kemi të përbashkët njihistori pesqindvjeçare.

Mbas pater Antonit u bâ ProvincialPater Maté Prendushi, i cili pat sekretarPater Pal Dodajn. Ky në atê kohë ishtekund 67 vjeç, edhe pse mendjen akull,trupin e kishte të plakun. Arkivi kërkontepunë. Më thirri edhe ai e më tha:

- Un nuk di me shkrue me makinë,

9

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

TRASHËGIMI

besoj se nuk priton, kur të kemi nevojë,me m’i shkrue disa letra. Më kanë marrënë qafë tue më emnue sekretar në njimoshë kaq të shtyme.

- Nuk të kanë emnue për inát, iupërgjegja un, por ishte nevoja qënë Këshillë të merrej edhe mendi-mi yt. Ti ke eksperiencë mâ shumëse kushdo tjetër.

Pater Palin unë aso kohe e kishemedhe profesor teologjije morale e juridike.

I thashë se e kishem për nderë mepunue për Provinçën Françeskane.

- E di, më tha, ti je malësor dhe emban besën.

Kur më thirri të parën herë edhe kymë bani me u betue në Ungjill se do tëkishem për t’u ndejë besnik rregullaveqë kërkonte arkivi, dhe se kurrë nuk dotë flitshem mbi ato gjana të cilat un imerrshem vesht prej shkrimeve tëarkivit, gjithashtu edhe betimin se nukdo të hapshem kurrë arkivin sekret.Kur i thashë se këtë betim e kishem bâedhe nji herë tjetër ai më tha se nukishte nji gjâ e panjoftun, megjithësegjithkush kishte heshtë, sepse ti je bur-rnue para kohe.

Pater Pali ndër ne konsiderohej sinji ndër baballarët e Provinçës. Nukishte nji njeri strikt i rregullave porsigjerman, ai kishte nji tolerancë aq tëmadhe sa edhe shumëkush e quente siliberal. Edhe me të vërtetë ishte liberalnë vështrimin mâ të mirë, kishte njishpirt aq të gjanë që sado ta kundërsh-tojshe, ose edhe ta shajshe, ai rrinte iqetë, bilè dashamirës. Kishte urrejtjepër të gjitha diktaturat, por sidomospër komunizmin. Nji ditë e pveta:fashizmi a âsht i mirë apo i keq? M’upërgjegj: âsht i mirë edhe i keq: kurban mirë âsht i mirë; kur ban keq âshti keq. Fashizmin, më tha, nuk e qitiMusolini, por djali im Ahmet Zogu kjepara tij, që në Kongresin e Lushnjes.Musolini e përshtati në nji vend tjetërtë madh dhe e pagëzoi. Kjo ishte që mëprishi mue me Ahmetin, sepse kurveproi mirë e pëlqeva, por kur veproikeq nuk e pëlqeva.

- Po pse aq i mendshëm ishteAhmeti?

Ai, më tha, ishte shumë i mendshëm,megjithëse muer shembull prejAtaturkut. Janë njerëzit që i pjell kohae nevoja e popujve. Ky âsht nji fenomenhistorik i njoftun që në antikitet. Ndërkrizat e mëdha, në momentin kur pop-ulli gjindet para dilemës të jetës osevdekjes, instikti i autokonservacionitnxjerr nji “shpëtimtar”, nji diktator, icili për nji kohë të shkurtë e të caktuemeka fuqí të plota. Përderisá këto fuqí t’i

përdorojë për të mirën e popullit, âsht imirë; por kur këto fuqí mandej ai i për-doron për të mirën vetjake, atëherëbâhet i keq dhe mund e çojë popullin evet në grykën e vorrit. Mjerisht tue kenëse të shumtën e herës u vërtetue kyfenomen, diktatura ka marrë vështrim-in e tiranisë, se në vetvedi nuk kishte mee pasë.

(Artikull për nji Album gjerman:“ALBANIEN SWISCHEN KREUZ

UND HALBMOND”, 1998)

Gjergj Fishta në bibliotekë

10 BIBLIOGRAFI

MR. SC. TAHIR FONIQI

PARATEKSTI BIBLIOGRAFIK

Vëllezërit Frashëri, prej më tëvjetrit, Abdylit, deri te më iriu, Samiu, përbëjnë njërën

prej kaptinave qendrore të RilindjesKombëtare Shqiptare, “një fenomeni rrallë në historinë botërore”. Ata“jetuan dhe vepruan në një periudhëkur Shqipëria vuante nën robërinëshekullore osmane, nën zgjedhën evarfërisë, prapambetjes dhe paditur-isë”.

Sami Frashëri (1850-1904) shkol-limin e fillon në vendlindje, nëFrashër, në gjuhën joamtare (turqisht,arabisht e persisht). Si fëmijë, ailargohet nga vendlindja dhe vendosetnë Janinë, bashkë me familjen, ku, nëgjimnazin “Zosimea” të qytetit, morithemelet e formimit të tij intelektual,arsimor, politik, patriotik, në frymënevropiane. Por Stambolli ështëpjekuria e Samiut, ku ai u vendos më1872.

Për shkak të ideve patriotike sull-tani, Abdyl Hamiti e izolon Samiunnë shtëpi, ku ai, vetëm dy herë nëmuaj, kishte mundësi të paraqitet nëzyrën e tij. Me këtë sulltani men-donte që ta shkëpuste Samiun, sikryetar të “Shoqërisë së shkronjave”,nga lëvizja kombëtare shqiptare.

Samiu njihej në Azi, Afrikë, Indi,Kinë etj. Ai këmbente mesatarisht15-20 letra në ditë. Biblioteka e tijkishte 20000 libra, të cilat ai i blintekudo, me çmime të shtrenjta.

Sami Frashëri përbën një institu-cion në vete.

VEPRA

Sami Frashëri shkroi mbi 60 vepraletrare, shkencore e historike, nëgjuhën turke-osmane dhe arabe:drama, fjalorë, tekste shkollore etj. Aishkroi edhe vepra kapitale, si“Enciklopedia e Historisë dhegjeografisë”, në gjashtë vëllime, kuSamiu punoi 16 vjet. Samiu shkroiedhe 6 vepra në gjuhën shqipe, si“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do tëbëhetë”, botuar për herë të parë nëBukuresht më 1899, pa emrin eautorit, për shkak të rrethanave poli-tiko shoqërore të kohës. Në këtë vepërshprehen idetë e Samiut për njëShqipëri të lirë e demokratike. Poashtu Samiu boton, në turqisht, edheromanin “Dashuria e Talatit meFitnetin”, 1872. Pas këtij romani ai

boton tri pjesë teatrore: “Besa osembajtja e fjalës së dhënë” (1875),“Zotëria Jahja” (1876), “Gave”(1876). Dramat e Sami Frashërit janëndër veprat e para të letërsisë turke.Në dramën “Besa”, me subjekt ngaShqipëria dhe personazhe shqiptare,vihen në pah vlerat e larta morale tëpopullit shqiptar.

Sami Frashëri ka botuar edheshumë broshura me karakter shken-cor: “Qielli”, “Toka”, “Njeriu”,“Gratë”, “Qytetërimi islam”, “Mito -lo gjitë”, “Përsëri njeriu”, “Gjuha”,“Zëdhënësi i Lindjes”, “Anekdotat”etj. Këto studime flasin për horizon-tin e gjerë dituror të Sami Frashërit.

Sami Frashëri kërkonte tëarmatosej populli me fuqinë e idesësë shëndoshë: “Fuqia e idesë, - shkru-ante ai, - hyn më fort në punë, seshpata e mprehtë”. Ai ka shkruar njënumër të madh aforizmash, si: “Nukka argëtim më të madh për njeriun sepuna”, “Bashkimi i ideve është më ifortë se bashkimi i shteteve, “Neqoftë se ka dy filozofë që nuk gabo-jnë, njëri nga këta është eksperienca”,“Njeriun e bëjnë të përjetshëmveprat e tij”, “Mendimet më të lartagjenden në fjalitë më të shkurta”,“Helmi më i rrezikshëm ështëhipokrizia” etj.

Deri vonë, lexuesi shqiptar, kapasur pak libra në duar të këtij ideo-logu e veprimtari të shquar tëRilindjes shqiptare. Hapa me rëndësi,në botimin shqip të veprave të SamiFrashërit, bëhen më 1988, mebotimin e dy vëllimeve (Vepra 1 eVepra 2), të përgatitura nga Akademiae Shkencave e Shqipërisë, përkatësisht

SAMI FRASHËRI - FIGURË E SHQUARE RILINDJES SONË KOMBËTARE

(ME RASTIN E 160-VJETORIT TË LINDJES)

Sami Frashëri (1850-1904)

11

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOGRAFI

botimin i 8 vëllimeve nga Rilindja ePrishtinës, Redaksia e botimeve, mesviteve 1978-1984: 1. Besa; 2.Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do tëbëhetë; 3. Fjalë të urta; 4. SamiFrashëri: monografi nga Zija Xholi; 5.Shkronjëtore e gjuhës shqipe; 6.Dashuria e Talatit me Fitneten:roman; 7. Kamus A’Lam: (enciklope-dia - pjesë të zgjedhuna); 8. Biblio -grafi e zgjeruar e veprave të SamiFrashërit, hartuar nga Zuber HasanBakiu (Kruja). Kjo kolanë është botu-ar në 5000 kopje.

Por botimi më i plotë deri më sot,shqip, i veprës së Sami Frashërit,bëhet më 2004, nga ShB LogosA eShkupit, e cila boton kolanën në 20libra, të cilës ia kemi bërë këtu edhebibliografinë. Këtë botim e ka për-gatitur për shtyp Focus Pro Shkup,ndërsa e ka shtypur Focus ePrishtinës. Kolana përbën 2779 faqeshtypi ose 174 tabakë.

KOLANA E VEPRËS (BIBLIOGRAFIA)

FRASHËRI, Sami

VEPRA / Sami Frashëri ; përgatitipër botim Zija Xholi.- Shkup :LogosA, 2004 (Prishtinë : Focus).-20 vepra ; 19 cm

(Biblioteka : Botime të veçanta)- Vepra 1 : Shqipëria ç’ka qenë,

ç’është dhe ç’do të bëhetë : mendimepër shpëtim të mëmëdheut ngarreziket që e kanë rrethuarë.- 133 f.

Dy fjalë për serinë e veprave tëSami Frashërit / Adnan Ismaili : f. 7-12.- Parathënie : f. 13-16

- Vepra 2 : Personalitetet shqiptarenë Kamus Al-Alam ; [përktheu ngagjuha turke-osmane Mehdi Polisi].-243 f.

Fjalori i termave : f. 205- 238- Vepra 3 : Viset shqiptare në

Kamus Al-Alam ; [përktheu nga

gjuha turke-osmane Zyber Bakiu].-Dy fjalë rreth botimit të veprës : f. 7-8.- Pak fjalë për përkthyesin /Gazmend Muka : f. 9-14.- 297 f.

- Vepra 4 : Abetare e gjuhësëshqip.- 96 f.

Botuar për herë të parë nëBukuresht në vitin 1886.- Parathënie: f. 8-9.- Shënime bibliografike : f. 96

- Vepra 5 : Shkronjëtore e gjuhësshqipe ; [përgatiti për botim AnastasDodi].- 175 f.

Botuar për herë të parë nëBukuresht në vitin 1886.- Parathënie: f. 7-8.- Fjalëtë e shkronjëtoresë : f.172-175

- Vepra 6 : Dheshkronjë ; [përgati-ti për botim Anastas Dodi].- 143 f.

Botuar për herë të parë nëBukuresht në vitin 1888.- Parathënie: f. 7-8

- Vepra 7 : Gjuha ; [përktheu ngagjuha turke-osmane Mehdi Polisi].-106 f.

Parathënie : f. [7]-8- Vepra 8 : Besa ; [përktheu nga

gjuha turke-osmane në vitin 1901Abdyl Ypi].- 179 f.

- Vepra 9 : Dashuria e Talatit meFitnetin ; [përktheu nga gjuha turke-osmane Mehdi Polisi].- 137 f.

Me rastin e botimit të tretë : f. 7-8.- Me rastin e botimit të katërt /Redaksia : f. 9

- Vepra 10 : Fjalë të urta ; [përk-theu nga gjuha turke-osmane ZyberBakiu].- 209 f.

Dy fjalë për botimin e kësaj vepre/ Botuesi. f. 7-8.- Pak fjalë për përk-thyesin / Gazmend Muka. - f. 9-14.-Parathënie / Zyber Hasan Bakiu.- f.15-18.- Treguesi i temave : f. 203-209

- Vepra 11 : Anekdota ; [përktheunga gjuha turke-osmane MehdiPolisi].- 178 f.- Paraqitje nga përk-thyesi / Mehdi Polisi : f. 7-8.-

Shpjegimi i qëllimit : f. 9.- Parathënie: f. 11-13

- Vepra 12 : Përpjekjet e heronjvenë përhapjen e islamit ; [përktheunga gjuha arabe Ismail Ahmedi].- 49f. – Parathënie / Ismail Ahmedi.- f.7-15.- Veprat e tjera të botuara tëSami Frashërit, autorit të këtij dora-caku.- f. 48-49.- Veprat e pabotuaratë autorit të këtij doracaku.- f. 49

- Vepra 13 : Qytetërimi islam ;[përktheu nga gjuha turke-osmaneMehdi Polisi].- 111 f.

Sami Frashëri në fushën eislamistikës / Mehdi Polisi.- f. 7-17

- Vepra 14 : Zëdhënësi i lindjes ;[përktheu nga gjuha turke-osmaneKristaq Prifti, Vexhi Buharja].- 179 f.

Parathënie : f. 7-9- Vepra 15 Gratë ; [përktheu nga

gjuha turke-osmane Hamdi Bushati].-64 f.

- Vepra 16 : Qielli ; [përktheu ngagjuha turrke-osmane Mehdi Polisi.-94 f.

Parathënie / Mehdi Polisi : f. 7-12- Vepra 17 : Toka ; [përktheu nga

gjuha turke-osmane Mehdi Polisi.-94 f.

Parathënie / Mehdi Polisi : f. 7-10- Vepra 18 : Njeriu ; [përktheu nga

gjuha turke-osmane Mehdi Polisi.-88 f.

Parathënie / Mehdi Polisi : f. 7-9- Vepra 19 : Përsëri njeriu ; [përk-

theu nga gjuha turke-osmane MehdiPolisi].- 121 f.

Parathënie / Mehdi Polisi : f. 7-11- Vepra 20 : Mitologjitë ; [përk-

theu nga gjuha turke-osmane MehdiPolisi].- 86 f., [7] fletë : dy fjalë përserinë e veprave të Sami Frashërit

Parathënie / Mehdi Polisi : f. 7-8 Këto vepra i kanë përkthyer shqip

Mehdi Polisi, Zyber Bakiu, AbdylYpi, Ismail Ahmedi, Kristaq Prifti &Vexhi Buharaja dhe Hamdi Bushati.

12

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

PASURIMI

LAVDIJE RRAHMANI

Pavarësish nga kategoria (bib-liotekë publike, universitare,shkollore, speciale, kom-

bëtare), efektiviteti i shërbimit të njëbiblioteke varet nga mënyra e orga-nizimit të veprimtarisë së saj.Biblioteka organizon punën bazuarnë rregulloren e saj. Kjo rregullorepërcakton edhe zhvillimin dhe orga-nizimin e koleksioneve si çështje merëndësi në administrimin e shërbimitbibliotekar.

Termi “zhvillim i koleksioneve” ireferohet procesit të zhvillimit sistem-atik të koleksioneve të bibliotekës nëshërbim të studimit, hulumtimit,rekreacionit dhe nevojave të tjera të

përdoruesve. Procesi përfshin selek-timin dhe deselektimin e materialeveaktuale dhe retrospektive, plani-fikimin strategjik për pasurimin evazhdueshëm dhe vlerësimin e kolek-sioneve për të determinuar sa mirënevojat e përdoruesve.

Përgjithësisht, zhvillimi i kolek-sioneve përfshinë shumë aktivitetebibliotekare duke filluar nga selekti-mi i titujve për blerje deri te veçimi imaterialit të pavlerë për tërheqje.

Koleksionet e një biblioteke përf-shijnë burime që plotësojnë nevojat epërdoruesve të saj si nga përmbajtjaashtu edhe për nga forma. Krahaslibrit dhe periodikut, koleksionetbibliotekare përmbajnë edhe materi-ale të tjera të shtypura, si: harta,

pllakate, botime muzikore, video eaudio regjistrime, CD, DVD etj.

PROCESI I PASURIMIT

Procesi i pasurimit kalon nëpër trifaza: zgjedhja e materialeve dheporositja, pranimi i materialeve, sidhe evidentimi i tyre si pronë e bib-liotekës (përpunimi fizik).

Pasurimi i koleksioneve të bib-liotekës është mjaft i kushtëzuar ngaburimet buxhetore, derisa madhësiadhe cilësia e tyre duhet të reflektojënevojat e komunitetit.

Biblioteka duhet të përfill me saktësimundësitë financiare, prandaj nuk dotë jetë e mundur të plotësohen gjith-herë të gjitha nevojat e komunitetit.

PASURIMI I KOLEKSIONEVETË BIBLIOTEKËS

13

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

PASURIMI

Nevojitet kujdes i shtuar i punës bren-da kornizave buxhetore që të plotëso-hen sa më mirë kërkesat e përdoruesve.

Biblioteka pasurohet nëvazhdimësi me botimet e reja në për-shtatje me profilin e bibliotekës.Numri i ekzemplarëve varet nga llojii bibliotekës, numri i lexuesve dhemundësitë buxhetore të saj.

Punonjësit e bibliotekës vazhdi -misht përcjellin përbërjen e kolek-sioneve dhe evidentojnë mungesat qëvërejnë në lëmi të ndryshme. Atamarrin shënime edhe nga opinionet elexuesve për librat që nuk gjenden nëbibliotekë dhe kështu bëhet plotësimii koleksioneve me botimet e kërku -ara. Kjo nuk është e lehtë për t’u real-izuar, sepse ato shpesh nuk gjendennë treg. Në këto rrethana bibliotekaduhet të shfrytëzojë marrëdhëniet eshkëmbimit midis bibliotekave dhenë ndonjë rast dhuratën nga personaprivat.

BURIMET E PASURIMIT

Blerja:Burimi kryesor për pasurimin e të

gjitha llojeve të bibliotekave ështëblerja. Është me rëndësi të shfrytëzo-het çdo burim informacioni që ka tëbëj me botimet e reja, si: bibli-ografitë, katalogët e botuesve, bazat etë dhënave elektronike etj.

Pas analizimit të këtyre burimevetë informacionit, përgatitet lista përmaterialet që do të porositen. Lista epërgatitur krahasohet me të dhënat eskedarëve të bibliotekës, për t’u sigu-ruar që libri që do të porositet nukështë në koleksionet e bibliotekës.Gjithashtu, kontrollohen listat eporosive të mëparshme, si dhe ato tëlibrave të porsaardhura që ndodhennë procesin e përpunimit.

Ekzemplari i detyrueshëm:Vende të ndryshme, në bazë të lig-

jeve dhe vendimeve të posaçme tëqeverive të tyre, obligojnë botuesit evendit të dërgojnë falas një numër tëcaktuar ekzemplarësh të botimeve tëtyre në një ose edhe në disa bibliote-ka të vendit, një ndër të cilat ështëBiblioteka Kombëtare.

Ekzemplari i detyrueshëm e bënpërgjegjëse bibliotekën kombëtare tënjë vendi të depozitojë dhe të ruajë tëgjitha llojet e botimeve të vendit,duke krijuar në këtë mënyrë kolek-sionin arkivor të këtyre botimeve.Ekzemplari i detyrueshëm sot luanrol të rëndësishëm në krijimin e bib-liografive kombëtare në shumëvendeve të botës.

Shkëmbimi i materialeve midisbibliotekave:

Bibliotekat veçojnë nga fondi ityre libra që nuk i përshtaten profilittë bibliotekës, nuk kërkohen nga lex-uesit ose janë në shumë kopje dhekrijojnë një fond për shkëmbim.Këta tituj në formë liste u dërgohenbibliotekave të tjera. Bibliotekat kanë

mundësinë të zgjedhin tituj që uduhen.

Kështu realizohet një shfrytëzimmë i mirë i literaturës në nivel vendipor edhe në nivel ndërkombëtar.Shkëmbimi është një metodë shumëefektive dhe për pasurimin me titujnë gjuhë të huaj nëpërmjet marrëd-hënieve të bashkëpunimit që bib-lioteka vendos me biblioteka tëvendeve të ndryshme të botës.

Dhurata:Është një mundësi e mirë për

pasurimin e fondeve të bibliotekës.Dhuratat mund të bëhen nga bibliote-ka, nga persona të veçantë dashamirëstë librit e të bibliotekës, fondacione tëndryshme kombëtare e ndërkom-bëtare, organizata të ndryshme etj.

Duhet të tregohet kujdes imjaftueshëm në seleksionimin ematerialeve të dhuruara, duke ubazuar në kriteret që biblioteka ndjekpër pasurim me qëllim që të mosdilet nga profili i bibliotekës dhekërkesat e lexuesve.

14

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

Biblioteka e Artit Bashkëkohor, ecila gjendet në BibliotekënKombëtare dhe Universitare të

Kosovës, duhet të quhet, me të drejtë,Biblioteka e Artit Botëror. Për disaarsye, ndër to: sepse në ata libra që janëaty prezantohen piktorët realistë,abstraksionistë, hiperrealistë, ekspre-sionistë, postekspresionistë, pointilistë,romanistë, kubistë nga të gjitha vendete botës, ata që i ka njohur dhe i njehnjerëzimi, d.m.th. që s’janë dhe janëbashkëkohorë, që kanë vepruar kaherë,që nga viti 1200 e më tutje, por dhedisa që veprojnë e veçohen sot për stilin,për mesazhet dhe për përzierjen e peri-udhave të arteve. Gjithë ai fond i madhpër artet, veçmas për pikturën dheskulpturën, ia shton vlerën BKUK-së,ngaqë aty janë artistët më të mëdhenj tëbotës, gjithashtu edhe studiuesit më nëzë të arteve figurative

BERAT ARMAGEDONI

Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, si cili-do tjetër institucion kulturor

bibliotekar mbarëkombëtar, që ngathemelimi, është përpjekur që brendadepartamenteve të veta ta ruajë dhe tashtojë pasurinë bibliotekare tëfushave të ndryshme, me libra tëndryshëm nga gjuhët e ndryshme tëbotës, me: libra për artet, për shken-cat sociale e humane. Udhëheqësit ekëtij institucioni, të vetëdijshëm qëstudentëve të Fakultetit të Arteve,profesorëve, studiuesve, artistëve dheartdashësve u mungojnë librat përartet, sidomos ata për pikturë e skulp-turë, në kuadër të kësaj Biblioteke

vitin e kaluar kanë hapur edheBibliotekën e Artit Bashkëkohor, nëtë cilën, në një sallë mbi 50 metrakatrorë, kanë futur mbi 6 000 tituj tëlibrave për artet bashkëkohore nëgjuhën gjermane, pak në angleze, ital-iane e franceze.

Edhe pse ky është kontribut imadh i këtij institucioni për art-dashësit, për të liruar atë sallë, madjedhe i dhuruesve e mbledhësve tëatyre librave, është dhe një e keqe:aty për 31 ditë nuk mund të për-shëndetësh as me 31 vizitorë. Ndodhqë një ditë të vijnë tre-katër shokëpërnjëherë t’ua lëshojnë një sy atyrelibrave, ashtu siç ndodh që tri-katërditë të tjera më të mos shfletojëaskush asnjë faqe.

Në librat e kësaj Biblioteke njeriugjen, nëse ka interesim e kohë, piktu-rat dhe skulpturat që njeh dhe kadëgjuar njerëzimi, madje dhestudimet për pikturat dhe skulpturate piktorëve dhe skulptorëve më tëfamshëm në botë.

Kjo Bibliotekë Bashkëkohore(BAB) në këtë Bibliotekë Moderne(BKUK) ka: libra, revista, gazeta,partitura, katalogë të ekspozitave,letërkëmbime e dorëshkrime tëlibrave të vjetër e të rrallë, CD, harta,fotografi, ekspozita individuale ekolektive etj. Në të, gjithashtu, ka:libra të përgjithshëm për artet, përdizajn dhe uebdizajn, libra teorikëpër artin, libra komikë për artin,libra poetikë për artin, monografiklasike e moderne për artin, libra përmuzetë e institucionet artistike më tëpërmendurat në botë, libra për his-torinë e artit, për fotografitë, për his-torinë e fotografive. Ka edhe paklibra për fotografinë e filmit, përfilmin, për filmin fiksion dhe doku-fiksion, për xhirimin e filmit, përmediet dhe semiotikën e medieve,diçka edhe për gazetarinë televizive.

Aty ka shumëçka. Secili libër kavlera më shumë se tjetri. Por, ka diçkaqë s’shkon. Fatkeqësisht, akëcili ngakëta konsumohet shumë pak. Libratjanë të madhësive të ndryshme:30x18, 25x25, 25x16, 20x14, 18x12,10x10 e shumë e shumë të tjerë. Mekëtë madhësi janë shumë të bukur.Kanë dizajn të bukur, kreativ, dome -thënës, realist e simbolik. Ka nga këtalibra që peshojnë 100 gramë, por ka qëpeshojnë edhe katër kilogramë.

Pasi për çdo titull libri ekzistonvetëm një ekzemplar, kjo Bibliotekë,ashtu sikurse e gjithë BibliotekaKombëtare dhe Universitare eKosovës, nuk lejon që libri dhe mate-rialet e ndryshme të Bibliotekës tënxirren jashtë objektit. Ata që janë tëanëtarësuar në këtë institucion, qëjanë lexues të saj, mund ta marrin lib-rin dhe ta lexojnë e përdorin për

BIBLIOTEKA E ARTIT BASHKËKOHOR- PASURI BOTËRORE

15

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

nevoja të veta vetëm brenda hapësirëssë BKUK-së. E, nëse ai libër u duhetpër kohë më të gjatë, atë mund ta rez-ervojnë edhe për ditën e nesërme, tëpasnesërmen e më tutje. Ndodhkështu, për arsye se, këto bibliotekakanë fonde të rralla, për të cilat duhetkujdes më i veçantë, madje edhe këtalibra të rrallë kushtojnë shtrenjtë.Libri më i lirë në Bibliotekën e ArtitBashkëkohor, që mund të blihet nëtreg, nëse gjendet, kushton 10-15euro, më i shtrenjti deri në 300. Ka tëtjerë që s’paguhen me para. Prandaj,edhe kujdesi për ta është maksimal,aq sa përkujdesja e prindërve për fos-hnjën.

Në shumë këta libra, veçmas në atateorikë/studimorë, janë dhënëmendime të ndryshme dhe shembuj

të ndryshëm për pikturën: realiste,abstraksioniste, hiperrealiste, ekspre-sioniste, postekspresioniste, poi -ntiliste, romantiste, kubiste, në tëcilat janë paraqitur motive nga bota enjerëzve, e florës dhe e faunës etj.Studime për fotografinë kolor dhebardh e zi. Gjithashtu, në librat studi-morë të autorëve gjermanë, anglezë,italianë e francezë janë veçuar jovetëm kryeveprat e piktorëve më tëmëdhenj botërorë, Mona Liza eLeonardo Da Vinçit, ambientet pri-vate të Ticianit, gravurat me motiva-cione Kundër Reformimit të Kishëskatolike të Piter Paul Rubens, shpir-trat e gjallë (portretet) të RembrandVan Rinit, postimpresionizmi iVincent Van Goghut, kubizmi i PabloPicassos, ekspresionizmi abstrakt i

Jackson Pollockut etj., por dhe shumëpiktorë të vjetër e të rinj, veprat e tëcilëve janë studiuar në raport krahasi-mi me veprat e piktorëve: gjermanë-italianë-spanjollë-francezë-amerikanë-holandez-britanezë e ku dimë tjetër.

Aty, gjithqysh, bashkohen tëgjithë të famshmit e botës, njëripërskaj tjetrit, të shpeshtën e herëve,si shembuj të marrë për të mirë, sikreatorë e ideatorë të historisë sënjerëzimit, të luftës e të paqes, tëmjerimit të theksuar dhe të pasurisësë madhe. Pra, aty janë të gjithë, ataqë kemi mësuar për ta dhe për jetëne tyre, por dhe shumë të tjerë qënuk i njohim, e që do të donim t’injihnim, të paktën ato kryeveprat etyre të artit botëror, që jetojnë gjith-herë.

16

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

EDONA MUNISHI – KOKOLLARI

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Bibliotekat digjitale, nëpërgjithësi, por edhe bibliotekatdigjitale të muzikës në veçanti, janënjë dritare e re shërbimesh informa-cioni përmes internetit. Ato veçse eplotësojnë, e përshpejtojnë dhe kur-doherë e vënë në dispozicion infor-macionin për përdoruesin epërgjithshëm ose të specializuarmuzikor krejtësisht sipas dëshirës,kohës dhe nevojës së tij.

Për bibliotekat digjitale flitet dheshkruhet mjaft shumë. Ato përkufi-zohen në mënyra të ndryshme duketërhequr vëmendjen e studiuesvedhe praktikantëve të tyre drejtpërgjithësimeve apo veçantive. Përkëtë arsye e kemi parë të udhës që tëjapim në fillim disa përkufizime tëbibliotekave digjitale për të pasur tëqartë dallimin e tyre me ato tradi-cionale, por edhe për t’i kuptuar mëmirë ato, pasi një përkufizim, në njëfarë mase, i vë edhe kufijtë e shër-bimeve apo fushëveprimin e bib-liotekave digjitale. Kështu, Federatae Bibliotekave Digjitale (1998) jepkëtë përkufizim të bibliotekavedigjitale:

“Bibliotekat digjitale janë orga-nizata të cilat ofrojnë burime,kanë personel të specializuar përtë për përzgjedhur, organizuar,ofruar qasje në burime intelek-tuale, interpretuar, shpërndarë,ruajtur integritetin, dhe siguro-jnë jetëgjatësinë e koleksionevedigjitale, në mënyrë që ato jenë

të gatshme për t’u përdorur nganjë apo bashkësi të ndryshme”. Është e udhës ta interpretojmë

përkufizimin e sapo dhënë. Dallohetqartë se bibliotekat digjitale kanë njëpërkufizim mjaft të gjerë sa i përketpërmbajtjes të cilën e kanë, mirëpofushëveprimi i tyre është i përku-fizuar vetëm në botën e botimevedigjitale, e dhënë përmes konceptittë shprehjes “qasje në burime..”.Dihet se fjala ‘qasje’ dhe ‘burime’janë rezervuar kohëve të funditmjaftë shumë në botën digjitale apotë internetit. Në këtë mënyrë, bib-liotekat digjitale dallohen prej bib-liotekave tradicionale. Përndryshe,përveç kësaj ane, anët e tjera tëpërkufizimit nuk dallojnë shumëprej përkufizimeve që jemi mësuart’i shohim për bibliotekat tradi-cionale apo në misionet e vizionet etyre.

Bibliotekat digjitale, temë e traj-timit tonë këtu, janë zhvilluar meshfaqjen e teknologjisë së kompju-terit. Megjithatë, ato duhet tënënkuptohen, në aspektin afatgjatë,si vazhdimësi e bibliotekave tradi-cionale, duke ofruar shërbime tëinformacionit në një formë më tëndryshme dhe më efikase. Në fazëne hershme të zhvillimit të tyre, ka fil-luar organizimi i përmbajtjes apoinformacionit nëpër disqe tëndryshme, si CD, disketa, etj.,atëherë të njohura si biblioteka elek-tronike apo edhe virtuale. Me gjithëse tentohet të ketë dallime, për qël-lime të interpretimit më të lehtë,bibliotekat digjitale nënkuptojnë

edhe bibliotekat elektronike apo vir-tuale, që ishin shprehje të përdoruarpor që përdoren edhe sot e kësaj diteshpesh për të nënkuptuar po thuajkonceptin e njëjtë. Kështu, për bib-liotekat elektronike, fjalori i biznesit(2007) ofron këtë përkufizim. Atojanë “vende fizike apo faqe të inter-netit të cilat ofrojnë përmes inter-netit 24 orë qasje në materiale tëshkruara, video dhe zëra në formëdigjitale”. Ndërkaq, Magazina PC,një nga magazinat më të popullar-izuar në fushën e kompjuterit, bënëkëtë përkufizim për bibliotekat vir-tuale: “Koleksione librash, revistashdhe artikujsh nga e mbarë bota tëcilat mund të qasen përmes inter-netit”. Së këndejmi, të gjitha këtopërkufizime dhe dallime të voglanuk janë shumë të theksuara sa përtë mos i përfshirë të gjitha këto nënkonceptin e “bibliotekës digjitale’.Dallimet janë kryesisht në përqen-drimin e fushëveprimit e jo aqshumë në substancë. Përderisapërkufizimi i Federatës së Biblio -tekave Digjitale ishte gjithëpërf-shirës duke u përqendruar në per-sonelin, koleksionet, organizimin,përzgjedhjen, qasjen, audiencën,etj., përkufizimet e tjera e theksojnëmë shumë në koleksione dhe qasjepërmes internetit.

Meqë, kryesisht kemi të bëjmëlidhur me koleksionet digjitale,atëherë këto u mundësuan falëteknologjisë së kompjuterit. Disadokumente tradicionale, me të cilatnënkuptojmë, dokumente në letër,si libra, revista, gazeta, etj., me të

BIBLIOTEKAT DIGJITALE TË MUZIKËS

17

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

skanuar e ndryshojnë krejtësishtnatyrën e përpunimit me të cilat janëspecializuar bibliotekat tradicionale.Duke ia shtuar kësaj edhe krijimin edokumenteve tanimë drejtpërdrejtënë kompjuter si në ‘Word’ apomënyra të tjera, si fotografi, zëra,muzikë elektronike, etj., dhe duke ezgjeruar konceptin e emërtimit“dokument” edhe për fotografi,incizime zanore, video, etj., në“burim” bëhet e pamundur mënyratradicionale e përpunimit dhe e orga-nizimit të tyre. Kështu që bibliotekatdigjitale janë zgjidhja e duhur për t’umarrë me përpunimin, organizimin,ruajtjen dhe shërbimin e tyre përpërdoruesit të cilët kërkojnë doku-mente të tilla.

Pra, është teknologjia dhe natyra ere e dokumenteve e cila ka mundë-suar, apo më mirë të themi, e kadetyruar njerëzimin në shpikjen dhezhvillimin e bibliotekave digjitale.Përderisa një bibliotekë tradicionaleështë marrë me mbledhjen, për-punimin, organizimin dhe shër-bimin e dokumenteve për përdorues,si dhe ruajtjen e tyre për brezat eardhshëm, e njëjta gjë vlen edhe përbibliotekat digjitale. Mirëpo prob-leme paraqiten, sidomos, me bib-liotekat digjitale, pasi zhvillimi i tyreështë ende në fazën fillestare. Derisanë njërën anë, bibliotekat tradi-cionale ishin mësuar me një numërtë kufizuar formatesh, si libër, peri-odik, fotografi, dorëshkrime, materi-ale arkivore, etj. në anën tjetër bib-liotekat digjitale përballen me njësfidë shumë më të madhe të format-eve të ndryshme, si ‘.doc’, ‘.pdf ’,‘.html’, ‘.jpeg’, ‘.gif ’, ‘.mpeg’, ‘.mp3’,e dhjetëra e dhjetëra formate të tjera,për të cilat duhet të gjendet zgjidhjepër ruajtjen e tyre, aspekt shumë mërëndësi në zhvillimin dhe ekzistimine bibliotekave.

Pra, shihet që zhvillimi dhembështetja e bibliotekave digjitale, enë këtë aspekt edhe i bibliotekavedigjitale të muzikës, në veçanti, ështëi domosdoshëm për ruajtjen etrashëgimisë intelektuale e mendoretë krijuar vetëm në formë elektron-ike, të ruhet për brezat e ardhshëm, sidhe për t’u shërbyer brezave të tan-ishëm. Më poshtë do të trajtojmëzhvillimin e bibliotekave digjitale tëmuzikës dhe burimet të cilat ofrojnë.

BIBLIOTEKAT DIGJITALE TË MUZIKËS

Pasi dhamë një shtjellim paksa tëmjaftueshëm më lartë për bibliotekatdigjitale, në përgjithësi, e kemi më tëlehtë në përkufizimin e fushëveprim-it të bibliotekat digjitale të muzikës.Pra ato janë biblioteka të specializuaratë cilat ofrojnë incizime zanore, parti-tura, libra dhe revista elektro nike tëmuzikës apo lidhur me muzikën, menjë fjalë “burime elektronike”muzikore të formave të ndryshme.Ajo që i bënë ato edhe më të veçantaështë dobia e tyre në raport me për-doruesit. Fjala është për mundësinëqë përdoruesi t’i qaset burimit që ekërkon përmes internetit pa marrë

parasysh se ku është krijuar burimiapo vendin ku gjendet vetë për-doruesi. Po ashtu, po qe se tekno -logjia e kompjuterit dhe e internetitdo të jenë stabile, në aspektin e jetëg-jatësisë pa marrë parasysh ndry -shimet gjatë zhvillimit të tyre, mundtë sigurojë qasje dhe ruajtje të këtyreburimeve për breza të tërë në tëardhmen.

Në vijim kemi marrë sishembuj disa biblioteka digjitale tëmuzikës për ta ilustruar në kontekstatë se çfarë janë dhe çfarë shërbimeshofrojnë. Njëra prej tyre është projektii koleksioneve digjitale të partituravenë Bibliotekën e Muzikës së Univer -sitetit të Harvardit. Ky projekt përfsh-inë digjitalizimin e dhjetëra ve pravemuzikore në partitura të kompo -zitorëve më me renome botërore, sipartiturat e: Johann Seba stian Bach -ndër to: Die Kate chismus-Gesänge.etj; të Wolfgang Amadeus Mozart -ndër to: Il flauto magico : drammaper musica = Die Zauberfloete: grosseOper in zwey Ackten dal Signor W.A.Mozart (botimin e parë), DieEntführung aus dem Serail del Sigr.Mozart (partiturë e fundit të shekul-lit të 18), etj.; të Giuseppe Verdi -

Figura 1. Partiturë e digjitalizuar e W. A. Mozart

18

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

ndër to: Don Carlos: grand opéra encinq actes / Poème de M.M. Méry etC. du Locle; musique de G. Verdi;partition in 8o, piano etchant[1867?], Macbeth: dramma liri-co in quattro atti. [1851], etj.Shembulli i mëposhtëm ofron njëfaqe të shfletuar të njërës prej partitu-rave të Mozart-it.

Partiturat e këtyre kompozitorëveofrohen falas përmes internetit për tëgjithë të interesuarit nga e mbarëbota dhe paraqesin një mundësi përstudiuesit në këtë fushë që të qasenpërmes internetit në materialeunikate.

Një projekt tjetër është edheChoral Public Domain Library, eparaqitur në Figurën 2, e cila ofronmuzikë falas në formate tëndryshme, si partitura dhe incizime

zanore. Kjo bibliotekë digjitale emuzikës është e pasur me informa-cione të kompozitorëve të ndryshëmbotëror dhe veprave të tyre. Deri nëprill të vitit 2010, faqja e kësaj bib-lioteke digjitale ofron mbi 11,385faqe në partitura muzikore, mbi1,614 faqe për kompozitorë, mbi1770 përkthime, etj.

Botuesit e muzikës të cilët mundëso-jnë qasje me abonim me pagesë ofrojnënjë numër të madh të burimeve elek-tronike të muzikës të formave tëndryshme. Një prej tyre është GroveMusic, e ofruar përmes veprimtarisëbotuese të Universitetit të Oxfordit

(Oxford University Press). Grove Musicështë burim në internet, i cili përfshinë:The New Grove Dictionary of Music

and Musicians, The New GroveDictionary of Opera dhe The NewGrove Dictionary of Jazz. Si i tillë,Grove Music është njëri prej burimevereferale më autoritative në fushën emuzikës. Ky burim ofron mbi 45,000artikuj për njerëz, vende, instrumentedhe teknika, zhanredhe stile; mbi 5000lidhje në imazhe,incizime zanore dhefaqe të tjera; mbi 500shembuj zanor tëmuzikës; mbi 20, 000bio grafik nga Mozartideri te Yo-Yo Ma,Dighilev, pastaj P.T.Barnum, Fats Waller e

ThinMan, etj. (GroveMu sic, 2006).Duhet të theksohetse ky burim tashofrohet përmesinternetit dhe shër-bimeve të Biblio -tekave Mu zikore tëBi bli o tekës Kom -bë tare dhe Univer -sitare të Kosovës, si

pjesë e sponsorizimit të Raiffeisen Banktë bërë kohë më parë. Për t’i shfrytëzuar

këto burime, përdoruesit dhe të intere-suarit duhet t’i drejtohen personelit tëkësaj biblioteke të specializuar. Figura 3më poshtë ilustron faqen hyrëse tëGrove Music, e cila në këtë faqe ofronmënyra të ndryshme të kërkimit, sikërkim të avancuar, të dëgjuarit epjesëve muzikore, shfletimin dhehulumtimin e burimeve që gjenden nëtë. Po ashtu nga kjo faqe shohim, nën

kategorinë për kërkim të avancuar,edhe llojet e materialeve apo informa-cioneve të cilat mund t’i gjejmë, e qëpërfshijnë: artikuj me tekst të plotë,biografi, bibliografi, lidhje në burime tëndryshme, vepra të muzikantëve tëndryshëm, etj.

Në Figurën 4, kemi ilustruar njëkërkim në Grove Music. Kërkimiështë bërë për Ludwig Van Beethoven,me opsionin kërkim i avancuar. Ngakjo figurë shohim, në anën e majtë tëfaqes, llojet e ndryshme të informa-

Figure 2. Choral Public Domain Library.

Figure 4. Kërkim i avancuar për Ludwig Van Beethoven

Figure 3. Faqja e internetit të Grove Music.

19

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

cioneve për muzikantin, në këtë rastLudwig Van Beethoven, ndërsa nëfaqen në mes shfaqen informacione tëradhitura në anën e majtë me rastinkur klikojmë në to. Shembulli, poashtu, paraqet edhe informacionet epasura, të hollësishme, autoritativedhe të llojllojshme, të cilat mund tëgjenden në këtë burim.

EBSCOhost, një botues tjetërkomercial, përmes produktit të sajAcademic Search Premier, në të cilënBiblioteka Kombëtare dheUniversitare abonon gati që prejpasluftës së fundit, ofron afro 85revista shkencore të fushës së muzikësose që kanë të bëjnë me të, si: MusicAnalysis, Music Review, 19th CenturyMusic, Contemporary Music Review,Crosscurrents — Journal of AncientMusic, Pre-history, Archaeology &Origins (& Other Social History &Science Matters), Popular Music &Society, Popular Music History,Ethnomusicology Forum, RollingStone, Electronic Musician, Journal ofMusicological Research, BachPerspectives (University of NebraskaPress), etj. Këta tituj nuk paraqesinndonjë preferencë nga ana e jonë, porshërbejnë vetëm si ilustrim të titujveqë përdoruesit mund t’i gjejnë në këtëbazë të dhënash përmes BibliotekësKombëtare dhe Universitare.

Në rrafshin e muzikës shqipe janëkrijuar disa faqe të internetit të cilatmbledhin apo ofrojnë qasje nëmuzikën e hershme dhe të kohës sëfundit, kryesisht në audio, por ngan-jëherë edhe shënime për muzikantët.Duke mos gjykuar në aspektin e tëdrejtës autoriale, pjesa më e madhe efaqeve të muzikës në shqip përmesinternetit paraqesin shembuj për kri-jimin e mundësive të qasjes për për-doruesit të interesuar në muzikënshqipe. Një fakt me rëndësi është qënjë pjesë e madhe e këtyre faqeve tëinternetit me informacione muzikorenë shqip janë veprimtari dhe inves-

time të individëve, e jo të institucion-eve publike apo private të special-izuara, të cilat merren me mbledhjen,organizimin dhe ruajtjen etrashëgimisë intelektuale të Kosovësapo me gjerë, si bibliotekat, arkivat,apo institucionet e tjera arsimore ekulturore. Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, përveç se kafilluar të krijojë të dhëna bibliografikenë katalogun elektronik të materialeveqë i posedon, nuk ka bërë ndonjë haptjetër në digjitalizimin e materialeve tësaj apo në krijimin e ndonjë faqezyrtare për materialet muzikore.

Natyrisht se mbledhja apo ofrimi imuzikës përmes internetit në formëilegale dhe forma të tjera të ndryshmenga individë sipas dëshirës së tyre apopër qëllime komerciale ka vënë nëpikëpyetje veprimtarinë e disa pro-duksioneve muzikore në Kosovë, siçështë rasti i prononcimit të produk-sionit muzikor Labia në gazetën“Koha Ditore” të datës 23 tetor 2007,ku thuhet se “’Labia’ do të presë derinë fund të këtij viti për të parë nëse dota vazhdojë punën. “Zico Company”është dorëzuar dhe nuk planifikon mëqë të hyjë në treg në këto rrethana”.Nga këto prononcime, duket se njëriprej shkaktarëve të rrezikimit tëaktivitetit të këtyre produksionevemuzikore është pirateria nëpër rrugëte qoshqet e Kosovës, të cilët i manip-ulojnë incizimet e tyre; ndërsa tjetrimund të jetë pirateria përmes inter-netit, ku muzika për të cilën e mbantë drejtën autoriale ky produksion,mund të qaset falas përmes disa faqevetë internetit qoftë të krijuara nëKosovë apo edhe jashtë saj. Kyfenomen është mjaft i përhapur nëKosovë edhe pse ligjërisht është indaluar përmes Ligjit për të drejtat eautorit dhe të drejtat e tjera të përafër-ta, i miratuar nga Kuvendi i Kosovësnë qershor të vitit 2006.

Në përfundim të këtij trajtimimund të themi se bibliotekat digji-tale të muzikës paraqesin zhvilliminmë të ri të bibliotekave muzikore.Me ndihmën e internetit dhe tëteknologjisë së kompjuterit nëpërgjithësi, po bëjnë të mundur qas-jen në burime elektronike dhe atyretradicionale përmes projekteve tëdigjitalizimit për përdorues e studi-ues nga e mbarë bota, duke e bërëmuzikën edhe më universale, edhemë të përhapur, edhe më të pran-ishme në kulturat e pasura botërore.Para se të përfundojmë, mund tëkonstatojmë se Biblioteka Muzikoree Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës duhet tëpajiset edhe me teknologjinë e digji-talizimit për ta digjitalizuar, ofruarnë formë elektronike dhe ruajturtrashëgiminë e pasur muzikore tëKosovës dhe më gjerë.

Bibliotekat digjitale të muzikës nukmund të merren me dokumentetradicionale pa intervenuar në to,vetëm nëse ato skanohen apo bëhennë një mënyrë apo tjetër tëkuptueshme për kompjuterin. Nëanën tjetër, bibliotekat tradicionalenuk mund të merren me dokumentedigjitale, pasi natyra e tyre ndryshonprej letrës [partiturave]. Bibliotekattradicionale mund të zhvillojnëshkathtësi dhe të bëhen vend ku zhvil-lohet aktiviteti i bibliotekave digjitale,në përgjithësi, dhe atyre të muzikës,në veçanti, pasi ato nuk mund tëekzistojnë vetëm virtualisht. Prandaj,sot është me rëndësi që të dy këtorealitete bibliotekare - tradicionaledhe digjitale - të kihen parasysh dhe tëtrajtohen njëlloj pasi industria ebotimeve vazhdon paralelisht në të dydrejtimet, si të botimeve tradicionalenë letër, po ashtu edhe të atyre tëbotuar drejtpërdrejt në internet, e tëcilat mund të mos gjenden fare nëletër.

20

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

HAZBIJE QERIQI

(Bibliotekare në Bibliotekën e UniversitetitAmerikan në Kosovë)

HYRJE

Biblioteka e Universitetit Ameri -kan në Kosovë është themeluar nëshkurt të vitit 2007, pas ndihmës50,000 eurosh të ish-Zyrës Ameri -kane në Prishtinë (tani Ambasadë eSHBA-ve në Prishtinë). Fillimisht,ishte një bibliotekë e vogël, por e pro-jektuar me një hapësirë unike, duke umundësuar studentëve vend të qetëstudimi: një sallë leximi, një dhomëstudimi për punë në grupe, dhe njëhapësirë për periodikun ditor. Mekëtë grant të dhuruar, u blenë libra,kryesisht tekste shkollore, materialereferale, burime elektronike, video eDVD të ndryshme. Pastaj, revista egazeta ditore. Më pas, në pranverë tëvitit 2009, kjo bibliotekë u zgjeruaedhe në dy kate të tjera. Edhe kësajradhe rikonstruksioni u bë me ndih-mën e Ambasadës Amerikane nëPrishtinë, ndërsa biblioteka u emërua- Biblioteka Përkujtimore “IrwinMetzger”. Me këtë grant u hap edheQendra për Media, e cila ka pajisjepër produksion multimedial që ofronshërbime shtesë, si: dizajn grafik,ueb-dizajn, fotografi/imazhe, video-editim dhe audio-incizime, ku stu-dentët tanë kanë mundësi t’i kryejnëdetyrat e tyre, në përputhje me planindhe programin mësimor në drejtiminMedia dhe Komunikim Grafik.

Universiteti Amerikan në Kosovëështë në partneritet të ngushtë meInstitutin e Teknologjisë në Rochester

(RIT), i cili është një nga univer-sitetet më të mëdha në SHBA. Sipjesë e këtij partneriteti, biblioteka kanjë mbështetje të fuqishme nga bib-lioteka e RIT-së http://library.rit.edu/kryesisht në burime elektronike, nëhuazim ndërbibliotekar, por edhe nëkëshillime e prezantime të ndryshme.

Më 12 janar 2009 biblioteka eAUK-ut ka nënshkruar një mar-rëveshje me Bankën Botërore përhapjen e Depoziturës së BankësBotërore në ambientet e bibliotekëssonë, si dhe materiale nga burimetonline: WDI ONLINE, GDF

ONLINE, WORLD BANK E-LIBRARY, and GLOBAL MONI-TORING REPORT. Pas kësajndihme, ne mund të ofrojmë shër-bime publike jashtë AUK-ut.

Që nga 26 janari i vitit 2009, bib-lioteka e AUK-ut është anëtare eKonsorciumit Ndërkombëtar tëModelit Amerikan për BibliotekaUniversitare (AMICAL), i themeluarmë 2004 dhe i mbështetur ngaAndrew W. Mellon Foundation. Kykonsorcium në vete ka 22 institu-cione të edukimit të lartë jashtëSHBA-ve, kryesisht të 18 shteteve të

BIBLIOTEKA E UNIVERSITETITAMERIKAN NË KOSOVË

Qendra për Media

Biblioteka e Universitetit Amerikan në Kosovë

21

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

Evropës Qendrore dhe Perëndimore,të Afrikës Perëndimore dhe Veriore,të Lindjes së Mesme, të AzisëQendrore dhe Rusisë.

Po ashtu, këta muaj biblioteka eAUK-ut ka qasje edhe në databazatetnografike/arkeologjike të Dokume -nteve në Fushën e MarrëdhënieveNjerëzore të Universitetit të Yale-itnë SHBA (The Human RelationArea File, HRAF).

Së fundmi, më 4 janar të vitit2010, biblioteka e UniversitetitAmerikan në Kosovë u bë anëtari mëi ri i “Kohës”, që është një Sistem iIntegruar Bibliotekar. Tani, jemi nëzbatimin e këtij sistemi.

ORGANIZIMI I BIBLIOTEKËS

Biblioteka e AUK-ut aplikon rreg-ullat anglo-amerikane të katalogimit(AACR2) për përshkrimin bibli-ografik të njësive bibliotekare. PërdorKlasifikimin e Djuit (Dewey DecimalClassification System), dhe numrin eCutter-it. Kurse, për Përcaktues lën-dor (Subject Headings) përdor atë tëBibliotekës së Kongresit Amerikan.

Në mënyrë që të jetë më e lehtë përpërdoruesit e bibliotekës gjetja e mate-rialeve të kërkuara, renditja e libravenë rafte është bërë sipas Klasifikimit tëDjuit, duke vendosur në raft edhePërcaktuesin lëndor karshi librit.

Biblioteka, koleksionet e veta i katë ndara në: koleksionin epërgjithshëm, koleksionin e materi-aleve të veçanta apo referale; kolek-sionin e lëndëve mësimore, koleksion-in e materialeve në rezervim (materi-ale këto, që vetë profesorët kërkojnë tërezervohen për kohë të caktuar, dhe tëcilat kryesisht nuk lejohen të dalinjashtë bibliotekës), koleksionin përKosovën, koleksionin e serialeve,videove, DVD-ve dhe incizimeve tëndryshme, dhe së fundmi, tashmëështë duke u punuar në krijimin e

koleksionit të Historisë së EvropësJuglindore, si dhe në krijimin kolek-sionit të materialeve online të temavetë magjistraturës.

Prioriteti kryesor për adminis-tratën e AUK-ut për vitin 2010-2011 është ta zgjerojë koleksionin ebibliotekës, posaçërisht në fushën ehistorisë dhe atë të politikës publike.

Po ashtu, në ueb-faqen e bib-liotekës së AUK-ut kemi disa data-baza me libra elektronikë, materialenë PDF, etj.

Pasurimi i bibliotekës me tituj tërinj, të nevojshëm për studentët dhestafin akademik të universitetit, bëhetnë disa forma. Çdo vit, universitetindan një buxhet të caktuar për blerje.Mirëpo, pjesa më e madhe vijnë ngadonatorët, të cilët kryesisht janë profe-sorët nga RIT-ja, apo dhurues të tjerë.Në këtë kontekst, biblioteka pasuro-het edhe nga donacione që vijnë ngavetë botuesit apo edhe autorët teksteshfushash të ndryshme, të cilët dëshiro-jnë që librat e tyre të jenë pjesë e bib-liotekës së universitetit tonë. Ndërautorë të rëndësishëm, është shkrim-tari Ismail Kadare, i cili i dhuroi bib-liotekës sonë kompletin e librave të tij.Ai vitin e kaluar, u shpall “DoktorNderi i Letërsisë” nga UniversitetiAmerikan në Kosovë. Ndër autorë tënjohur është edhe shkrimtari ealbanologu i njohur - Robert Elsie, si

dhe shumë autorë të tjerë nga fushaakademike dhe kulturore.

Bashkëpunimi i bibliotekës sëAUK-ut me atë të RIT-së

Si pjesë e një partneriteti të ngushtëme Institutin e Teknologjisë në Rochesternë SHBA (RIT), biblioteka e AUK-ut kanjë mbështetje të jashtëzakonshme ngabiblioteka e RIT-së. Çdo fillimvitiakademik, nga biblioteka e RIT-së orga-nizohen prezantime për studentët eAUK-ut. Studentët, profesorët dhe stafi iAUK-ut mund të bëjnë hulumtime nëmbi 250 baza të dhënash elektronike tëbibliotekës së RIT-së, të cilat përmbajnëlibra në formë elektronike, publikime tëndryshme, si dhe një numër jashtëzakon-isht të madh të artikujve shkencorë, poashtu në formë elektronike.

Biblioteka e AUK-ut ka njëbashkëpunim të mirëfilltë në huaz-imin ndërbibliotekar me bibliotekën eRIT-së. Profesorët e AUK-ut, për tazhvilluar profesionin e mësimdhënies,kanë mundësi ta përdorin koleksionine rezervuar të bibliotekës së RIT-së përçfarëdo literature të nevojshme që iuduhet, ndërsa që këshillimet profe-sionale nga biblioteka e RIT-së janëpjesë e punës së përditshme.

Biblioteka e AUK-ut dhe ajo eRIT-së janë gjithmonë në dispozi-cion për të ofruar ndihmë në punëne referencave, si dhe në hulumtim.

BIBLIOTEKA

Ueb-faqja e Bibliotekës së AUK-ut

22

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

SAHADETE SADIKAJ - KUKAJ

(Drejtoreshë e Bibliotekës Ndërkomunaletë Prizrenit)

Që ta njohim më mirë kupti-min e fjalës bibliotekë duhettë dimë edhe vendin e saj në

shoqëri, hapat e zhvillimit dhe trans-formimit të saj. Biblioteka me shekujka pasur funksion të ruajtjes dhe kul-tivimit të lidhjes në mes të kaluarësdhe së ardhmes, historisë dhe sho -qërisë.

Duke e parë traditën e bib-liotekave në botë dhe në Evropë,koha e shfaqjes së bibliotekave nëKosovë është më e vonë, edhe pseekziston një traditë që është merëndësi të hulumtohet.

Ekzistimi i bibliotekave, të cilatkanë funksionuar në territorin eKosovës lidhet me kohën mes sheku-jve XIV-XV, me faktin e njohur përekzistimin e bibliotekës në Prizren -bibliotekës se Suzi Qelebiut (1513).Pas kësaj kohe, vijmë deri në shek.XIX-XX, për të folur prapë për ekzis-timin e bibliotekave - pra ekzistonnjë boshllëk i madh mes shekujsh, kunuk gjejmë dot dokumente për ekzis-timin e bibliotekave në Kosovë. Nëshek. XIX flitet për ekzistimin e bib-liotekave në Prishtinë, Pejë, Gjakovë,Mitrovicë, Gjilan, Vushtrri, porsenuk ka materiale e dokumente tëmjaftueshme për të treguar qartëvendin e ekzistimit të tyre, fondindhe mënyrën e funksionimit të tyre.

Si shembull për bibliotekën e parëpublike paraqitet viti 1227 (sipasHixhrit) - më 1812, me kalendarinkristian, me bibliotekën e njohur tëMahmud Pashës, e cila mendohet separaqet fillimet bibliotekës së parë

publike në Kosovë, për të vijuar pas-taj me bibliotekat e tjera në qytete tëndryshme të Kosovës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, viti1944 konsiderohet si data e theme-limit të bibliotekës publike tëPrizrenit, që përkon me kohën ethemelimit edhe të shumë institu-cioneve të tjera në Prizren (pasi që nëatë kohë Prizreni ishte qendër erëndësishme e Kosovës).

Nga Prizreni, pas dy vitesh, bib-lioteka do të kalojë në Prishtinë. Paskësaj kohe nis themelimi i bib-liotekave publike edhe nëpër qytetete tjera të Kosovës, si në Gjilan, Pejë,Prishtinë, Mitrovicë etj.

Ndërsa që periudha më e rëndëpër bibliotekat e Kosovës është peri-udha e kohës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe në veçanti gjatëluftës dhe pushtimit serb të Kosovës.Kur u dogjën biblioteka deri nëthemel, dhe u shkatërruan shumëfonde të librave, të cilat gjatë një

periudhe 50-vjeçare ishin pasuruar. Ndërtimi, meremetimi dhe pajisja

e bibliotekave do të nisë me njëdinamikë të fuqishme pas luftës, kuprovohet të rimëkëmbet kapaciteti ibibliotekave, për të përmbushurnevojat fillimisht emergjente, të për-doruesve në Kosovë. Për të ditur mëshumë për numrin e bibliotekave nëKosovë, mund t’u referohemiraporteve të Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës, si dheEntit Statistikor të Kosovës, kuparaqiten bibliotekat publike, shkol-lore, si dhe bibliotekat speciale dheshkencore.

Me qëllim të mbarëvajtjes sëpunës në bibliotekat e Kosovës,rëndësi të veçantë tashmë ka krijimi irrjetit bibliotekar. Arsyet e krijimit terrjetit bibliotekar janë: përmirësimi ishërbimeve ekzistuese, ofrimi i shër-bimeve të reja, ofrimi i më shumëinformacioneve, ardhja më e shpejtë

HISTORIKU DHE PERSPEKTIVAT E ZHVILLIMITTË BIBLIOTEKAVE NË KOSOVË

Biblioteka e Suzi Çelebiut në Prizren (1513)

23

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

BIBLIOTEKA

në informacion, ndërrimi i shër-bimeve të vjetra dhe të shfrytëzuara,përmirësimi i teknologjisë, mbi-zotërimi më i lehtë i punëve, zvogëli-mi i shërbimeve operative, shtimi idisponimit të personelit , shtimi ikënaqësisë së shfrytëzuesve, përforci-mi i mbikëqyrjes, etj.

Tashmë në Kosovë funksionojnëbiblioteka të tipave të ndryshëm, si:Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, BibliotekatNdërkomunale, BibliotekatKomunale, Bibliotekat e fshatrave,Bibliotekat speciale dhe të veçanta,Bibliotekat fetare, Bibliotekat shkol-lore, Bibliotekat Private, Bibliotekatlëvizëse etj. Të mëdha apo të vogla,kombëtare apo vendore, universitareapo shkollore, shkencore a fetare,publike a private, bibliotekat tona,me rrjetin kombëtare që do të for-monin, do të ndihmonin për ndër-

timin e një katalogu unik për gjithëKosovën, që tashmë është nismë eBibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës dhe popërkrahet edhe nga BibliotekatNdërkomunale të Kosovës.

Duke i parë këto nisma të mirapër zhvillimin e bibliotekave, do tëduhej t’i përkrahnin edhe institu-cionet qeveritare të Kosovës, për t’itejkaluar vështirësitë që paraqiten nëfusha të ndryshme, si: shtrirja errjetit bibliotekar, bashkëpunimi ibibliotekave në mes veti, zhvillimi ifondit bibliotekar, kualifikimi ikuadrit bibliotekar, hapësira e pam-jaftueshme e bibliotekave dhe ekushteve të punës, paqartësia e sis-temit financiar të bibliotekave etj.

Detyrat e bibliotekave, si shër-bime shoqërore, tregojnë se tashmëështë e domosdoshme të ndërrohetkoncepti për rolin e bibliotekave në

kulturë, histori, arsim, informim,edukim. Shërbimet e bibliotekësduhet të shtrihen jo vetëm te për-doruesit që kanë mundësi të vijnëvetë në bibliotekë, por edhe te kate-goritë e tjera të njerëzve me nevoja tëveçanta, te të cilët janë të nevojshmeshërbimet bibliotekare.

Është e rëndësishme që, për zhvil-limin e bibliotekave në Kosovë, tëinvestohet në përgatitjen dheaftësimin e stafit bibliotekar në për-puthje me trendet bashkëkohore tëbibliotekarisë, fillimisht nëpërmjetseminareve, trajnimeve, sesionevepër probleme të veçanta etj.

Në këtë kontekst, synimi i bib-liotekës drejt avancimit dhe bërjes sësaj qendër e informacionit, do tëduhej të orientohej kryesisht në: kri-jimin e ambientit të përshtatshëm,kultivimi te lexuesit i ndjenjës përkulturën e librin, pajisjen e bib-liotekës më teknologjinë më të re përbibliotekat, rritjen e kualitetit tëshërbimeve ndaj lexuesve, pasurimi ifondeve bibliotekare nëpërmjet poli-tikave të qarta të zhvillimit të kolek-sioneve, angazhimi për sigurimindhe arkivimin e materialit bib-liotekar, zgjerimin e bashkëpunimitmes bibliotekave, zgjerimi i formavetë aktiviteteve me lexues, përpunimii materialit bibliotekar në përputhjeme standardet bibliotekare etj.

Pra, do të duhet një vullnet imadh i komunitetit bibliotekar dhenjë përkrahje e vazhdueshme e insti-tucioneve relevante financiare, tëcilat mbikëqyrin punën e bib-liotekave, në mënyrë që të gjendenrrugët adekuate për realizimin e pro-jekteve, të cilat shpejt do ta fusnin nëbinarët normal trendin e zhvillimit etë konsolidimit të bibliotekave nëKosovë, në përputhje me zhvillimetdhe kërkimet aktuale të informa-cionit dhe të nevojës së përdoruesvepër të tilla shërbime nga biblioteka.

24

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

MENAXHIMI I NDRYSHIMEVE

SHKURTË KADRIU – ÇITAKU

(Udhëheqëse e Divizionit të Promo -vimit në Departamentin e Kulturës, nëMinistrinë e Kulturës, Rinisë dheSporteve)

Bibliotekat Ndërkomunale kanësfida të mëdha ligjore, profe-sionale e buxhetore me te cilat

ju mbetet të përballen këtë vit.

Me delegimin e kompetencave tëBibliotekave Ndërkomunale në nivelkomunal, Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve (MKRS), kahequr barrën në vijën e menaxhimitfinanciar në Sektorin e Bibliotekave,mirëpo jo edhe në atë profesional. Sae ndien vetën MKRS të obliguar tëmbështes Bibliotekat Ndërkomunale(tash Komunale) në aspektin profe-sional dhe në atë të subvencionimitmund të qartësohet më lehtë nëMarrëveshjen e Mirëkuptimit tënënshkruar muaj më parë ndërmjettri ministrive rreth kësaj çështjeje:Ministrisë së Kulturës, Rinisë dheSportit, Ministrisë së Administratësdhe Pushtetit Lokal, Ministrisë sëEkonomisë dhe Financave dhekomunave përkatëse.

Marrëveshja e Mirëkuptimit përkalimin e Bibliotekave Ndër komu -nale në Biblioteka Komunale ka fillu-ar të zbatohet në fillimvitin e sivjetmë.Bazuar në këtë marrëveshje sa i përketshërbimeve bibliotekare, MKRS ështëpërgjegjëse për hartimin e infrastruk-turës juridike që rregullon ofrimin eshërbimeve bibliotekare dhe mbi -

këqyrë zbatimin e legjislacionit nëfuqi, është përgjegjëse për hartimin epolitikave dhe përgatitjen e planevestrategjike për zhvillim të shërbimevebibliotekare. Ajo do t’i hartojë edhestandardet për ofrimin e shërbimevebibliotekare si dhe për monitorimindhe inspektimin e këtyre shërbimeve.Madje në rrethana të veçanta kurkomuna ose ndonjë subjekt tjetër qëofron shërbime bibliotekare nuk iplotëson në mënyrë të vazhdueshmestandardet minimale të specifikuaranga MKRS, MRKS mund të marrëpërsipër drejtpërdrejt mbështetjen ekryerjes së shërbimeve të tilla për aqkohë sa është e nevojshme që situatatë përmirësohet. MKRS gjithashtu dotë jetë përgjegjëse të shqyrtojë edheraportet vjetore të njësive gjegjësekomunale. Ndërsa në nivelin e shër-bimeve shtesë bibliotekare ajo do tënxitë dhe mbështetë aktivitetet e bib-liotekave publike për nevojat e dias-porës, nevojat e vendeve rurale (mebibliobus), nevojat e minoriteteve etj.Një përgjegjësi të madhe në bazë tëmarrëveshjes ajo do ta ketë edhe përthemelimin e bibliotekave të reja,prandaj do ta bartë një barrë të madhenë mbështetjen e komunave për the -me limin dhe zhvillimin e bibliotekavekomunale.

Pjesët e tjera të marrëveshjes nëfjalë, Ministria e Administratës sëPushte tit Lokal dhe Ministria eEkonomisë dhe Financave, kanëobli gime të tjera të përcaktuara nëbazë të kësaj Marrëveshje të Mirë -kuptimit. Kurse, sa i përket komu-nave nikoqire të Bibliotekave

Ndërkomunale ato do ta marrinpërgjegjësinë për menaxhimin e stafitprofesional të bibliotekave ndërko-munale sipas standardeve të caktuaranga MKRS-ja, do të menaxhojnë mendërtesën ekzistuese të bibliotekave,me pajisjet dhe materialet e transfer-uara nga MKRS-ja. Gjithashtu do tëpërgatitet një plan përvijues i cili jepsqarime konkrete se si ofrohen shër-bimet bibliotekare, në përputhsh-mëri me standardet minimale të cak-tuara nga MKRS-ja. Ato këtë plan nënjërën anë do t’ia dorëzojnë MKRS-së për informim e në anën tjetërduhet ta caktojnë personelin e duhurpër implementimin e tij nëpër bib-liotekat e tyre përkatëse.

Bibliotekave Ndërkomunale iumbetet edhe më tutje t’i mundësojnëMKRS- së inspektimin e të dhënavepër t’i mbështetur raportet e tyresipas nevojave. Po ashtu, ato duhet tërespektojnë rregulloret, udhëzimet eprocedura të tjera të përcaktuara ngaMKRS-ja. Përgjegjësi tjetër eBibliotekave Ndërkomunale ështëedhe raportimi vjetor me shkrim përshërbimet e tyre bibliotekare, ofrimii shërbime adekuate profesionale, përtë gjithë qytetarët pa dallim dhe sipasmundësive buxhetore të planifiko-hen mjete shtesë buxhetore nga tëhyrat vetanake për zhvillimin dheavancimin e shërbimeve bibliotekare.Ministria e Kulturës me qëllim tëpërmirësimit të cilësisë së shërbimevebibliotekare, do të vazhdojë qëBibliotekave Ndërkomunale t’u ofro-jë aktivitete të trajnimeve dhe zhvil-limeve profesionale. Kjo pak a shumë

SFIDAT E BIBLIOTEKAVE(NDËR)KOMUNALE

(KALIMI I BIBLIOTEKAVE NDËRKOMUNALE NËN MENAXHIMIN E KOMUNAVE)

25

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

MENAXHIMI I NDRYSHIMEVE

do të jetë korniza e bashkëpunimitnë të ardhmen ndërmjet BibliotekaveNdërkomunale, Komunave dheMinistrive përgjegjëse në atë mar-rëveshje, obligimet dhe detyrat që dotë kenë ndaj njëra tjetrës.

MENAXHIMI I NDRYSHIMEVE

Një ndër sfidat e kalimit tëBibliotekave Ndërkomunale nëBiblioteka Komunale, si institu-cione kulturore që pasurojnë e rua-jnë koleksionet në të gjitha fushat ekrijimtarisë është ndërlidhja ligjoree tyre me Komunat përkatëse,pasurimi i koleksioneve, inventariz-imi, trajnimet e kuadrit bibliotekarnë aspektin profesional, funksioni-mi i E-Bibliotekave, prezantimi iprojekteve me vlerë për subven-

cionim, zhvillimi i tyre në hap mebibliotekat e tjera rajonale e mëgjerë, krijimi i plan-programeve dhezbatueshmëria e tyre me profesion-alizëm etj.

Autoritetin e deritanishëm tëMKRS-së, në disa nene të Ligjit përBiblioteka e zëvendësojnë Komunat,prandaj evidentimi dhe respektimi ipërgjegjësive reciproke të Komunavedhe Bibliotekave Ndërkomunaleështë elementar për të mundësuarfunksionimin e mirë të shërbimevebibliotekare. Normalisht se këtobartje kompetencash mund të lënëvakume të mëdha, prandaj tejkalimii këtij problemi në formën më tëmirë është një sfidë e madhe për tëdy institucionet. Nevojë kjo që duhettë ngutet si kërkesë e domosdoshmemeqë, çdo vonesë mund të ketë paso-

jat e veta që do të reflektonte vrazhdënë imazhin e këtyre Bibliotekave.

Bibliotekat Ndërkomunale nukpërcjellin ritmin e botimeve nëKosovë, si një kërkesë bazë e këtyreinstitucioneve, ato kanë ngecurprapa me koleksione në të gjithafushat kulturore. Pasurimi mekoleksione të reja dhe me ato tëmëhershme është një sfidë e madhee ardhme e Bibliotekave Ndër -komunale. Në anën tjetër problemii revizionit të fondeve të bib-liotekave është problem që edhe sote kësaj dite nuk është përfunduarmirë, prandaj tejkalimi i tij dhepasurimi i fondit bibliotekar mbibazë të rezultateve të vjetra ështëkryesor për të mos përsëritur blerjene koleksioneve të njëjta nga disaherë.

26 MENAXHIMI I NDRYSHIMEVE

Inventari i Bibliotekave Ndër -komunale është kryesisht i viteve ’80,’90 ose edhe i mëhershëm, dhe nënjë gjendje shumë të rëndë. Gjendjekjo e konstatuar edhe nga Komisionii përcaktuar në kuadër të KëshillitKombëtar të Bibliotekave të Koso -vës, që funksionon në kuadër tëMKRS-së. Deri tash pothuajsepërgjithësisht nuk ka ndonjë veprimkonkret nga Komunat që do tëndikonte në përmirësimin pozitiv tëgjendjes së këtyre bibliotekave.Inventari i vjetër përveç të tjerashndikon në zbehjen e shërbimeve pro-fesionale bibliotekare, në ngadalë -simin e shërbimit të librit, të për-punimit të tij, shërbimit në sallat eleximit etj., duke krijuar hapësirë përngecje të kësaj pjese të ndjeshme e tërëndësishme të këtij Sektori.

Trajnimi i kuadrit bibliotekar nëaspektin profesional dhe funksionimii E-Bibliotekave është domosdosh-mëri po qe se shohim trendetbotërore dhe koncentrimin e tyre tëmadh në digjitalizimin e bibliotekës:në të dhënat bibliotekare, shër-bimeve elektronike, komunikimitnga largësia etj. Në këtë aspektBibliotekat e Kosovës kanë çaluar nëE-biblioteka, duke krijuar njëhendek të madh në relacionme bibliotekat rajonale emë gjerë. Kjo ide mundtë argumentohet mefaktin se në asnjëbibliotekë të Kosovësnuk mund të gjendetnjë katalog që do tëishte gjithëpërfshirës nëprezantimin e të gjithë titujvetë asaj biblioteke.

Në këtë sferë për BibliotekatNdërkomunale mbetet sfidë edheprofesionalizimi i stafit me shërbimetelektronike, krijimi i katalogëve,mundësia e porosisë së librit ngalargësia etj. Këto veprime duhet të

kryhen intenzivisht në qoftë seBibliotekat Ndërkomunale dëshiro-jnë të renditën në vijën e Biblio -tekave moderne rajonale. Komuni -kimi më i madh i BibliotekaveNdërkomunale me bibliotekat simo-tra dhe bibliotekat jashtë vendit do tëavanconte bibliotekarin e Kosovës nëkëtë drejtim, duke parë modelet endryshme të funksionimit të E-bib-liotekave.

NDRYSHIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA E LIGJITTË BIBLIOTEKAVE

Rëndësi e veçantë në fushën e legjis-lacionit me kalimin apo transformimine Bibliotekave Ndër komunale nëBiblioteka Komunale është ndryshimii Ligjit të Bibliotekave me qëllim që tëketë përshtatshmëri dhe bartje të kom-petencave adekuate nga MKRS nëKomuna. Prandaj Ligj i bibliotekavepatjetër se duhet të rishikohet dhe tëndryshohet ngaekspertë të

lëmit përkatës, të cilët duhet të zgjid-hen nga Këshilli Kombëtar iBibliotekave në bashkëpunim meorganet më të larta gjegjëse. Ligji i der-itanishëm i Bibliotekave ka poseduarmangësi serioze, kështu që zgjedhja enjë komisioni adekuat dhe profesionaldo t’i mënjanonte gabimet dhemangësitë e paraqitura në ligjin e deri-tanishëm. Për këtë çështje Divizoni iPromovimit i ka propozuar ZyrësLigjore të paraqesë ndryshimin dheplotësimin e Ligjit të Bibliotekave nënene të caktuara. Prandaj, puna nëvijim e MKRS - së duhet të jetëndryshimi, plotësimi dhe procedimi iLigjit në Kuvendin e Kosovës.

SUBVENCIONIMI NGA MKRS

Përkundër bartjes së Bibliotekave ngakompetencat menaxhuese qendrore nëato lokale, Ministria e Kulturës Rinisëdhe Sportit, gjegjësisht Departamenti iKulturës, në kuadër të konkursit tëshpallur të Divizionit të Promovimitedhe këtë vit ka subvencionuar projektetë ndryshme të Bibliotekave Ndër -komunale. Përpjekje kjo e MKRS-sësqë të përkrah edhe më tutje zhvillimin e

mëtutjeshëm të këtyre bibliotekave. Për fund mund të themi seBibliotekat Ndër komunale

kanë sfida të mëdha siligjore, ashtu edhe pro-

fesionale e bux-hetore me të cilat iumbetet të përballenkëtë vit.

Ndërkomunikimi imirë me komunat nga

të cilat do të menaxhohen,do të hapë shtigje për tejkalim-

in e tyre. Në këtë rrugë të trans-formimit të Bibliotekave Ndërko -

munale, edhe Ministritë e angazhuarame Marrëveshjen e Mirëkuptimit, do tëjenë të obliguara t’i mbështesin ato,secila në fushën e vet.

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

27

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

LIGJI

LUMNIJE KASAJ

(Biblioteka Ndërkomunale “LatifBerisha”, Mitrovicë)

Asnjëherë më parë në botë nëdollapët e bibliotekave nuk kapasur më tepër Libra, por

njëkohësisht asnjëherë nuk ka pasurme tepër libra dhe materiale të tjerabibliotekare të dëmtuara. Prandaj tëgjithë ne që punojmë në biblioteka dheushtrojmë veprimtarinë e bib-liotekarisë, duhet të jemi të brengosurpër sigurimin, ruajtjen dhe mbrojtjen ematerialit bibliotekar.

Materiali bibliotekar që përdorimsot, duhet të jetë i mbrojtur dhe tëruhet si pasuri të cilën do ta trashëgo-jnë dhe përdorin edhe brezat e tjerë.Për t’iu shmangur dëmtimeve të këtijmateriali, duhet ditur si të ruhet embrohet, cilat metoda mund të për-dorim për ta ruajtur në gjendje tëkënaqshme. Njëra prej rrugëve qëmund të përdorim për sigurimin ekësaj pasurie është miratimi dhe sjelljenë fuqi e ligjeve dhe rregullave në nivelnacional, me qëllim që mbrojtja ematerialit bibliotekar të jetë e oblig-ueshme. Kjo mund të arrihet vetëmatëherë kur të ekzistojë vullneti dhepërkushtimi i institucioneve për mira-tim të ligjeve dhe rregullave për ruajt-jen dhe mbrojtjen e materialit bib-liotekar, që është bazë për ekzistimin enjë biblioteke.

Shumica e bibliotekave, sidomosato të rajonit, pothuajse e kanë afër-sisht të njëjtë, në përmbajtje, ligjin ebibliotekave, mbi bazën e të cilit nxir-ren rregullore për mbrojtjen dhe ruajt-jen e materialit bibliotekar, ku përfshi-

hen metodat për ruajtjen dhe mbrojt-jen e materialit bibliotekar, duke filluarnga objekti ku është i vendosur kymaterial, kushtet, mënyra e përdorim-it, rehabilitimi, restaurimi, përdorimete kimikalieve të ndryshme për dezin-fektim etj. Madje në disa nene përfshi-het edhe mbrojtja e trashëgimisë kul-turore në grupin e të cilave në bib-liotekari hyjnë si koleksione të veçanta.

Kosova deri tani ka të miratuarvetëm ligjin për Biblioteka nr.2003/6, i cili është i nivelit nacionalpër lëmin e bibliotekarisë, ndërsa qëende nuk e ka nxjerrë asnjë akt nën-ligjor që do të sanksiononte ruajtjendhe mbrojtjen e materialit bib-liotekar. Është e ngutshme dheshumë e rëndësishme që Ministria eKulturës, Rinisë dhe Sporteve eKosovës të nxjerrë aktet nënligjore qëdo të mundësonin ruajtjen më efikasedhe mbrojtjen e materialit bib-liotekar, i cili është si bazë për funk-sionimin e bibliotekës si institucion irëndësishëm në mbrojtje të vlerave tëtrashëgimisë kulturore të Kosovës;sidomos është e rëndësishme ruajtja ekoleksioneve të veçanta, si: kolek-sionet e librit të rrallë, dorëshkrimeve,periodikut, muzikaleve, hartografisë,filmave, CD-ve, magjistraturave,doktoranturave etj.

Këto janë materiale të rralla speci-fike dhe shumica e këtyre materialeve utakon periudhave më të hershmekohore dhe duhet një përkushtim më imadh në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.Prandaj del si domosdoshmëri mirati-mi i një rregulloreje të nivelit nacionalnë mënyrë që kjo veprimtari bazë dhespecifike të ruhet e mbrohet me aktenënligjore. Ky do ishte një element që

Kosova mund t’u bashkëngjitetvendeve të zhvilluara që ka realizuarmodernizimin e legjislacionit nëfushën e bibliotekarisë.

Kosova duke mëtuar të jetë shtet izhvilluar dhe bashkëkohor në të gjithasferat e veprimtarisë edukative-arsi-more duhet të investojë më shumë nëkulturë dhe të ofrojë kushte për zhvil-limin e bibliotekave.

Duhet të krijohen rrugët ebashkëpunimit, duke shfrytëzuar për-vojën e mirë të shteteve moderne.Investimi në përgatitjen e kuadroveprofesionale në fushën e bibliotekarisë,do të krijonte rrethana që ligjet emiratuara të zbatohen në mënyrë pro-fesionale dhe me përpikëri. Ështëshumë me rëndësi që specialistë të bib-liotekarisë në Kosovës të jenë pjesëmar-rës në Konferencat Ndërkombëtare qëmerren me problematikat e shkencës sëinformacionit në përgjithësi e veçanër-isht bibliotekarisë si pjesë përbërëse tëkësaj fushe. Gjithashtu është shumëme rëndësi për bibliotekat e Kosovës,që të jenë prezentë në debate tëndryshme që kanë të bëjnë me legjisla-cionin dhe në pyetjet që kanë lidhsh-mëri me këtë veprimtari.

Si përfundim, do të ishte merëndësi nisma për përmirësimin eligjit për biblioteka dhe miratimin eakteve nënligjore, të cilat do të rreg-ullonin veprimtarinë e bibliotekave enë kuadër të saj edhe mbrojtjen ematerialit bibliotekar.

Duke u bazuar në këtë, Kosovamund të miratojë një rregullore tënivelit nacional për ruajtjen dhe mbro-jtjen e materialit bibliotekar e në kuadërtë së cilit hyjnë edhe Koleksionet eVeçanta.

PËR LIGJIN NË MBROJTJE TËKOLEKSIONEVE TË VEÇANTA

28

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

RECENSION

SYLEJMAN PIREVA

(Biblioteka Ndërkomunale“Hivzi Sulejmani” nëPrishtinë)

Me botimin e libritmë të ri të TahirFoniqit, “Tipat e

bibliotekave në Kosovë”fushës së bibliotekarisë iushtua një vepër që meriton tëvlerësohet pozitivisht. Kjomund të thuhet si për tem-atikën, strukturën e mbarësh-timit, ashtu edhe përmënyrën e shtjellimit. Autorika arritur të paraqesë njëpasqyrë të qartë dhe të plotëpër rrjetin e bibliotekave nëKosovë. Ai i ka vënë vetes përdetyrë që të na njoftojë përformimin e bibliotekave pasLuftës së Dytë Botërore, his-torikut, por edhe për sfidatgjatë zhvillimit të tyre në njëperiudhë të caktuar që kap vitet1944-1986, që është koha më karak-teristike e gjysmës së dytë të shekul-lit XX; të fillimit të hapjes së bib-liotekave të para në territorin eKosovës, duke filluar me bibliotekëne sotme Kombëtare dhe Universitaretë Kosovës, në shkolla, fakultete, nëinstitucione, në ndërmarrjen etj., kuka pasur edhe ngritje dhe rënie tëtyre, varësisht prej rrethanave

shoqërore-politike të kohës që i kanëpërcjellë ato. Një libër si ky i kamunguar deri më sot literaturës sonëbibliotekare.

STRUKTURA E LIBRIT

Libri përbëhet prej pesë kaptinave:1. Tipat e bibliotekave në Kosovë, 2.Struktura e koleksioneve te bib-liotekave, 3. Struktura e përdoruesve(lexuesve) të bibliotekave, 4. Kuadrot

bibliotekare dhe rregullimiprofesional i bibliotekave, 5.Veprimtaria arsimore e kultur-ore e bibliotekave.

Secila prej kaptinave ështëe ilustruar me të dhëna,tregues të shumtë që informo-jnë mjaftë saktë dhe mirë lex-uesin me këto biblioteka.

Renditja kësisoj e kapitullittë librit, është logjike dhe pro-fesionale, pasi në këtë mënyrëautori ka arritur të paraqesëgjendjen e përgjithshme qëkanë kaluar këto biblioteka tëtë gjithë tipave: numrin e tyre,infrastrukturën, strukturën ekoleksioneve, strukturën elexuesve, kuadrin dhe për-gatitjen profesionale, zhvil-limin e bibliotekave nëpërperiudha, shkallën e profe-sionalizmit dhe funksional-izimit, respektivisht zhvillim-in e veprimtarisë bibliotekaree kulturore të tyre dhe rolin

që ato kanë luajtur në edukimin dhearsimimin e disa brezave.

Sado që autori nuk e thotë drejt-përdrejt arsyen dhe shkaqet përse udesh të pritet fundi i Luftë së DytëBotërore për të pasur interesim tjetërfare për hapjen dhe formimin e bib-liotekave, pastaj për zhvillimin e tyretë ngadalshëm me shumë pengesa evështirësi për disa vjet me radhë(sepse kjo s’është as tema dhe as qël-

LIBRI QË I MUNGONTEBIBLIOTEKARISË SONË

(TAHIR FONIQI: “TIPAT E BIBLIOTEKAVE NË KOSOVË”, BOTOI BKUK, PRISHTINË 2008)

29

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

RECENSION

limi i autorit për t’u marrë me këtë),megjithatë kjo mund të kuptohetprej kontekstit historik dhe politiktë sistemit dhe regjimit të periudhësqë merr në trajtim Foniqi.

RRUGA E ZHVILLIMIT TË BIBLIOTEKAVE

Që në parathënie të librit jepetnjoftimi për rrjetin e bibliotekave nëKosovë, që nis të përhapet pas Luftëssë Dytë Botërore, fondet e varfra meliteraturë, për kuadrin dhe infra-strukturën, kur paraqiten bibliotekate para në qytete, lokalitete, shkolla,fakultete, ente, ndërmarrje etj. Këtuedhe zë fill identifikimi i ngadaltë ibibliotekave që dallojnë për nga des-tinimi, lloji i koleksioneve dhe i kat-egorisë së përdoruesve. Pikërisht kjoështë tema e librit që e ka zgjedhurautori dhe i ka interesuar atij. Mbaseka mundur të jetë një studim pakmë i thellë rreth tipizimit të tyre mëtë plotë, për t’u dukur më i qartëdallimi midis tyre.

Tahir Foniqi mëton së pari tëheqë dilemat në përcaktimin edatave sa më të sakta të themelimittë bibliotekave, duke u shërbyer medokumente arkivorë, por edhe medeklaratat e personaliteteve politiko-shoqërore rreth kësaj fushe. Kjondodh me ndonjë bibliotekë përdatën e themelimit të saj, siç ështërasti me Bibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, duke i për-mendur katër data të ndryshme dhepër të ardhur te data që është epranueshme zyrtarisht.

Natyrisht, autori krahas kësaj, kaofruar të dhëna edhe për sfidat që ikanë përcjellë këto institucione kul-turor edhe kombëtare. Këtu Foniqidel një kronist i mirë.

Është e natyrshme, që një vend tërëndësishëm në këtë libër autori ia ka

kushtuar tipit të bibliotekave pub-like, jo pse ato janë më shumë nënumër, sa për rolin që ljaunë në çdokohë dhe në çdo shoqëri. Pasi kon-staton se para Luftës së dytë Botërorekishte vetëm tri sosh në Kosovë,autori dokumenton për themelimine më shumë bibliotekave nëpër disaqytete, lokalitete dhe fshatra.

Njësoj do të veprojë edhe mendriçimin e formimit të bibliotekaveshkollore, universitare (të fakul-teteve), speciale etj.

HOLLËSITË STATISTIKORE

Autori i këtij libri, që është dësh-muar edhe më herët si njohës i mirënë fushën e bibliotekarisë, veçmas nëfushën e bibliografisë, në këtë vepërshquhet si hulumtues i palodhshëmpër të na ofruar të dhëna të hollë-sishme dhe të shumta statistikore,ku janë përfshirë të gjitha strukturate tipave të bibliotekave gjatë periud-hës 1944-1986: struktura e orga-nizimit të brendshëm, struktura ekuadrit në aspektin profesional dhenacional, struktura e përdoruesve-

lexuesve në aspektin social enacional, struktura e koleksionevenë aspektin gjuhësor dhe llojit të lit-eraturës, kurse në BKUK dhe sipasKDU-së (Klasifikimi DecimalUniversal), lloji i veprimtarisë bib-liotekare dhe i aktiviteteve kulturoretë tyre etj.

Përveç të tjerash, ajo që bie në sydhe ia shton vlerën këtij libri, ështëliteratura e shfrytëzuar nga autoridhe fusnotat që ka përdorë në fundtë çdo kaptinë. Kur është fjala përfusnotat, sado që kjo formë është epranueshme, kujtoj se do të ishte mëpraktike që fusnotat të jepeshin nëmbarim të faqeve të librit.

Dike e përmbyllur këtë shkrimpër librin e Tahir Foniqit, “Tipat ebibliotekave në Kosovë” konstatoj seliteraturës sonë bibliotekare i ështështuar edhe një vepër e çmueshme,që mund të them lirisht se i kamunguar asaj deri tash.

Është kontribut që do t’u hyjë nëpunë të gjithë atyre që do të merrenme studime të kësaj fushe, ku mundtë shërbehen me të dhëna dhe infor-mata të nevojshme për ta.

30

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

INTERNETI

GOOGLE, BOTA JONË E INFORMACIONIT

Kompania më e madhe në botë einternetit, Google, ka filluar punënnë janar të 1996-s, së pari si njëhulumtim nga Larry Page, i cili ubashkua me Sergey Brin. Të dy ishinPh.D. studentë në Universitetin eStanford në Kaliforni. Ata kishinshfaqur interesime për një faqe inter-neti që në vitin e parë të studimeve,kishin kërkuar e analizuar edhe faqetë tjera të internetit për të prezantuarnjë faqe unike, në të cilën mund tëfuteshin informacione dhe të shfrytë-zoheshin ato nga kushdo, nga e gjithëbota, në çdo kohë.

Fillimisht, domeni i saj imotorkërkimit të përdorur nëStanford University ishte google.stan-ford.edu. Ndërsa, google.com ishteregjistruar më 15 shtator 1997, kursekompania ishte inkorporuar siGoogle Inc. Investimet fillestare tëngritura për kompaninë arritën në1.1 milion $. Pra, që në fillim,Google ecte me hapa të mbarë dhe tëshpejtë.

Emri Google ka origjinë nga fjala“googol”, term matematikor, e cila ireferohet njëshit me njëqind zero pas.

Google është një motor kërkimi qëpërpunon rrjetin dhe mund të gjejëpamje, foto, newsgroup, lajme, hartadhe video dhe mund të mbajë njëkopje të të gjitha faqeve që ajo njeh.Nëpërmjet Google-s ju mund të kon-vertoni valutë me të gjitha paratë ebotës. Gjithashtu, Google kryen dheveprime matematike. Për të bërë njëkërkim në Google mjafton të shkru-ani në kuadratin e kërkimit disa fjalëtë asaj që ju po kërkoni, dhe në paksekonda Google ju shfaq rezultatet e

kërkimit të saj. Shumë shërbime tëveçanta për motorin e kërkimit mundt’i gjeni në adresën labs.google.com.Kur Google u krijua, shumë uebmas-terë filluan të shpjegonin dhe punon-in për të në mënyrë të tillë që ueb-sajtet e tyre të zinin vend në kërkimete Google-s.

Suksesi i kompanisë Google utregua shumë shpejt, pasi filloi shitjene reklamave nga reklamuesit e saj nëgazeta dhe revista offline. Google ubë shefe edhe e shumë shërbimeve.Bleu radio, reklama të firmave e tëgazetave të ndryshme amerikane.Madje, në fund të vitit 2006 e bleushërbimin YouTube për $ 1.65 mil-iardë. Në tetor të 2006-s Googlenjoftoi se kishte fituar JotSpot, njëzhvillues i teknologjisë përbashkëpunim të uebsajteve. Ndërsamë 13 prill 2007 Google kishte arrit-ur një marrëveshje për të marrëDoubleClick. Me të Google ra dako-rd për të blerë kompaninë për 3.1miliardë $. S’u ndal me kaq. Bleu më2 korrik 2007, GrandCentralGoogle, për 50 milionë $.

Në vitin 2008 Google njoftoi seishte duke pritur një arkiv të revistësJeta e fotografive, si pjesë e një përp-jekje të përbashkët. Disa nga imazhet

në arkiv nuk kanë qenë asnjëherë tëbotuar në revistë.

Për vitin fiskal 2006, kompaniaraportoi 10,492 miliardë $ në total tëardhurat nga reklamat dhe vetëm 112milionë $ në të ardhurat e licensimitdhe të tjera.

E jashtëzakonshme sot është se,Google përdor rreth 450 000 kom-pjuterë GNU/Linux për t’iupërgjigjur kërkesave dhe për ta për-punuar rrjetin. Falë kësaj fuqie nëkryerjen e veprimeve, Google ështënë gjendje të bëjë një kërkim në mil-iona faqe interneti në pak milisekon-da dhe, gjithashtu, të bëjë shumëpasqyra në shumë serverë.

Shumë organizata akuzuan Googlepër sa i përket së drejtës së autorit.Google hoqi menjëherë nga kërkimiato faqe interneti që cenuan të drejtëne autorit. Në vitin 2006 shumë uni-versitete amerikane i kërkuan Googlet’i bllokojë nga kërkimi të gjitha faqete internetit që shisnin ese dhe detyratë gatshme pasi shumë studentë i blin-in ato duke i kërkuar nëpërmjetmotorit të kërkimit të kësaj kom-panie. Google s’u ndal me kaq.Search-i i saj ende vazhdon...

Përgatiti: Liridon Zekaj, zyrtar i IT-së në BKUK

ÇFARË ËSHTË GOOGLE, SI LINDI, SI UZGJERUA DHE KUSH E MIRËMBAN

31

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010

AKTIVITETE

Prishtinë, 2 shkurt 2010

Drejtori i Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës -dr. Sali Bashota priti në një viz-

itë zyrtare Ambasadorin e Austrisë nëKosovë - Dr. Walter Maria Stojan. Nëkëtë takim ishte edhe Prof. dr. JohannGunther, ekspert i Arsimit të Lartë ngaAustria.

Drejtori i BKUK-së e njoftoiAmbasadorin me punën, aktivitetet dhetë arriturat e Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për formate bashkëpunimit dhe të ndihmës qëmund të japë Ambasada Austriake nëPrishtinë, në përkrahje të aktivitetevedhe punës profesional në biblioteka,sidomos në mundësitë për zhvillimin eprogramit Aleph 500 në BKUK, dukepasur parasysh se edhe BibliotekaNacionale e Austrisë punon me tënjëjtin program.

Ambasadori Walter Maria Stojan

shprehu gatishmërinë për përkrahjedhe angazhim, për mundësinë edërgimit të ekspertëve austriakë nëKosovë, të cilët do të ndihmonin nëfusha të veçanta të bibliotekarisë.

Në kuadër të projekteve të për-bashkëta, u diskutua edhe përaktivitetet e Bibliotekës Austriake tëFakultetit të Filologjisë dhe mundësinë

e përfshirjes së kësaj biblioteke nërrjetin e Programin të automatizuarbibliotekar Aleph 500, i cili funksiononnë BKUK.

Drejtori Bashota i është falënderuarAmbasadorit për vullnetin e mirë për tëndihmuar dhe përkrahur proceset ezhvillimit të BKUK-së.

Durim Hasaj

Prishtinë 5 shkurt 2010

Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës nënshkroinjë Memorandum Mirëkuptimi

me ProCredit Bank, me seli në Prishtinë,me ç’rast kjo e fundit ka dhënë një dona-cion në vlerë 23 mijë euro për renovimine Qendrës së Trajnimeve të BibliotekësKombëtare dhe Universitare të Kosovësdhe për pasurim të fondeve të kësaj bib-lioteke.

Renovimi i kësaj qendre, nëpërmjetkompjuterizimit dhe pajisjes me mjetetmë bashkëkohore, do të ngritë cilësinë ekushteve për aftësimin e punonjësve tëbibliotekave.

Një pjesë e donacionit do të shfrytëzohetpër të ndërtuar fondin e librave për ekono-mi, të cilat do të ekspozohen si fond i hapuri bibliotekës, ku përdoruesit mund t’i shfry-tëzojnë me lehtësi.

Drejtori i BKUK-së - dr. Sali Bashota,e ka vlerësuar këtë donacion të ProCreditBank, si një kontribut të çmueshëm përbibliotekën në fazën e procesit të krijimite të avancimit të kushteve për zhvillim tëkuadrit nga fusha e bibliotekarisë.

Ndërsa, drejtori gjeneral i ProCreditBankës - Philip Sigwart, ka pohuar se me

rastin e 10-vjetorit të themelimit tëbankës, është vendosur të ndihmohetBKUK-në me këtë donacion, ku, siç thaai, një pjesë do të shkojë në rregullimin eqendrës së trajnimeve, ndërsa pjesa tjetëre donacionit në blerjen e librave ngafusha e ekonomisë.

Durim Hasaj

AMBASADORI I AUSTRISË NË PRISHTINË VIZITON BKUK-në

NDIHMON BKUK-në

Drejtori i BKUK-së - Sali Bashota me Ambasadorin e Ambasadës Austriake -Walter Maria Stojan

Akti i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me ProCredit Bank

JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË = LIBRARY ËEEK IN KOSOVA : 14 – 18 PRILL = APRIL, 2009, PRISHTINË, BIBLIOTEKA KOMBËTAREDHE UNIVERSITARE E KOSOVËS, 2010, 109 F.

Botimi i shtatë, që është në radhën e botimeve të veçanta të përçdovitshme,është përmbledhje e punimeve nga fusha e bibliotekarisës, të cilat janë lexuar ngaautorë interesimesh të ndryshme nga kjo fushë, gjatë manifestimit tradicionalJava e Bibliotekës në Kosovë 2009.

Këto shkrime, në këtë, botim jepen ashtu si janë prezantuar nga autorët gjatëJavë së Bibliotekës - si punime të plota ose në formë të abstrakteve.

Botimi përfshin punime që trajtojnë probleme bibliotekare në nivel teorik eempirik - sipas interesimeve e njohjeve nga bibliotekarë e ekspertë nga kjo fushë.

Në këtë botim përfshihen ligjëratat e z. Kenneth Oberembt, specialist përzhvillimin e Bibliotekave nga ShBA dhe ish-drejtor i Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, të cilat kanë zgjuar interesim në opinionin e gjerë bibliotekar, si ligjërata që lidhet meprojektin më të cilin është marrë ky autor: Plani Strategjik për Bibliotekën Kombëtare dhe atë Universitare, sidhe ligjëratat me interes për bibliotekarët në kontekstin tonë: ,,Nëntë parimet e partneritetit të bibliotekave”dhe ,,Kremtimi i bibliotekave të vogla që kanë plane të mëdha”.

Ky botim përfshin edhe ligjërata që janë mbajtur nga seanca të veçanta, si e ajo e Tahir Foniqit: ,,Bibliografia- Historia, definicionet”, Bedrije Mekollit: ,,Ruajtja dhe konservimi i materialeve bibliotekare dhe arkivore”,Muharrem Halilit: “Historia e dokumenteve të vjetra historiografike dhe vlera e përshkrimit të informacionit tëtyre”, si dhe e Bukurije Halitit: Programi i automatizuar Aleph 500 dhe perspektiva e zgjerimit të tij në Kosovë.

Në këtë botim janë përfshirë edhe ligjëratat nga seanca “Biblioteka dhe Shkolla”, të njohësve dhe udhëhe-qësve të bibliotekave nga Kosova, si: Engjëll Berishës, Sylejman Pirevës, Arjeta Sadikut, Lumnije Kasës, ShqipeShalës dhe Adil Ollurit.

SYLEJMAN PIREVA, BIBLIOTEKA PUBLIKE DREJT REFORMAVE, KONICA, PRISHTINË, 2009, 209 F.

Ky autor, i cili ka një përvojë shumëvjeçare në fusha të veçanta të bibliotekarisëdhe në ato të menaxhimit dhe zhvillimit të bibliotekave, paraqitet me botimin“Biblioteka publike drejt reformave”, që është një përmbledhje e shkrimeve tëkëtij autori, shumica e të cilave janë të botuat në gazeta të përditshme të Kosovës,si dhe në revista të veçanta të fushës së bibliotekarisë. Këtu, gjithashtu, përfshi-hen edhe shkrime të autorit, me të cilat është prezantuar në konferenca dhe sem-inare të ndryshme për bibliotekat dhe bibliotekarinë.

Ky botim përfshin shkrime që janë botuar apo shkruar brenda një periudhenjëzetvjeçare, ku trajtohen shumë çështje që lidhen me probleme reale të bib-liotekave në kontekstin e aktualitetit në Kosovë, por edhe me çështje që janë tënatyrës ekskluzivisht bibliotekare.

Pra, libri përfshin një larmi temash, si ato që lidhen me bibliotekën, si faktor i rëndësishëm i arsimimit, sta-tusi i bibliotekave në shoqëri dhe ndikimet e politikave qeverisëse në to, pastaj funksionaliteti dhe raporti mesbibliotekave publike dhe Bibliotekës Kombëtare, deri të çështje kompleksi si ato të zhvillimit dhe menaxhimittë koleksioneve, pasurimin dhe spastrimin e fondeve etj.

Autori, në një seri shkrimesh, trajton edhe probleme që lidhen drejtpërdrejt me punën e tij si udhëheqës iBibliotekës Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” të Prishtinës, si dhe sfidat me të cilat është përballë, në projektetpër zhvillimin e saj.

Ky libër është i një rëndësie të veçantë për bibliotekarët dhe opinionin tonë kulturor, meqë përmban tëdhëna, informacion të rëndësishme, si dhe qasje për probleme të ndryshme nga një perspektivë origjinale dhe eveçantë.

Bukurije HALITI

32 BOTIME

VITI 7 • NUMRI 1 • 2010