arsimimi - detyrim i një shteti vizionar! - komfkosova.org · cilësisë në arsim, në...

12
Nëntor 2014 ARSIMIMI - DETYRIM I NJë SHTETI VIZIONAR! QËNDRIMI I KOMF PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE NË ARSIMIN PARAFILLOR KOALICIONI I OJQ-ve PëR MBROJTJEN E FëMIJëVE

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Nëntor 2014

Arsimimi - detyrim i Një shteti vizioNAr!

Qëndrimi i KOmF për përFshirjen e Fëmijëve në arsimin paraFillOr

KoALiCioNi i ojQ-ve

Për mBrojtjeN e Fëmijëve

2

© Qëndrimi për arsimin parafillor në Kosovë është produkt ekskluziv i KOMF. Ky publikim nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimet e donatorëve të KOMF.

KomF:16 organizata jo-qeveritare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, me qëllim të koordinimit të mëtejshëm të përpjekjeve të tyre në mbrojtjen e fëmijëve, krijuan Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve me mision mbrojtjen, respektimin, avancimin e mirëqenies dhe të drejtat të tyre.

Organizatat anëtare: Associazione Amici dei Bambini, Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim - ASTRA, Iniciativa 6, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore MVPT, One to One Children’s Fund, One To One Kosova - Qendra e Këshillimit për Familje, Organizata Rinore Akti, Save the Children, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë, Terre des hommes, World Vision, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, OPFAKKOS, Qendra për Arsim e Kosovës - KEC, VoRAE dhe Programi për të Drejtat Civile.

3

hyrjeArsimi është një nga të drejtat universale, e drejtë kjo e garantuar në Konventën e të Drejtave e Fëmijës në nenin 28. Kjo e drejtë universale e fëmijës është përvetësuar edhe nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 42 të saj dhe e rregulluar pastaj me ligje dhe akte tjera nënligjore.

Sistemi i arsimit në Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet e saj, është i organizuar duke u bazuar në Klasifikimin Standard Ndërkombëtar të Arsimit (UNESKO-ISCED), i cili klasifikim përfshin 9 nivele gjithsej, duke filluar nga Niveli 0. Arsimit Parauniversitar, i takojnë 5 nivelet, e që janë:

- Niveli 0: Arsimi parashkollor (normalisht mosha zero (0) deri në gjashtë (6) vjeç). Me ligjin për Arsim Parauniversitar në mënyrë të veçantë rregullohet arsimi për moshën pesë (5) deri gjashtë (6) vjeçare (shkollë para fillore);

- Niveli 1: Arsimi fillor që zgjat 5 vite (normalisht prej moshës gjashtë (6) vjeçare), që përfshin klasat nga 1- 5;

- Niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjat katër (4) vite (normalisht prej moshës dymbëdhjetë (12) vjeçare), që përfshin klasat 6 – 9;

- Niveli 3: Arsimi i mesëm i lartë që zgjat tri (3) vite (normalisht prej moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, ku përfshihen klasat nga 10 - 12, përfshirë gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, shkollën e muzikës dhe atë të artit;

- Niveli 4: Arsimimi post-sekondar në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në periudhën një (1) deri dy (2) vite (zakonisht nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare)1.

Ligji për Arsimin Parauniversitar në nenin 9.2 e ka përcaktuar shkollimin e obliguar që përfshin nivelin 1 dhe 2, përkatësisht shkollën fillore dhe shkollën e mesme të ultë në kohëzgjatje prej 9 viteve.

organizimi i arsimit parafillorArsimi parafillor në Republikën e Kosovës, në bazë të legjislacionit në fuqi, mund të organizohet në disa mënyra, si:

• Në kuadër të shkollës, si klasë parafillore, ku zakonisht nxënësit qëndrojnë 2-3 orë në ditë në shkollë dhe është falas (në institucione publike);

• Pastaj, organizohet në kuadër të Kopshteve Parashkollore, me qëndrim ditor, për çka prindërit në institucione publike kontribuojnë me 50% të mjeteve (kjo përqindje (%) ndryshon nëpër komuna);

1 Ligji nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 9.1

4

• Klasat parafillore nëpër institucione private të arsimit parauniversitar, në të cilat institucione prindërit paguajnë për arsimin e fëmijëve të tyre deri në 100% të mjeteve;

• Dhe, forma e katërt e organizimit të klasave parafillore është ajo në kuadër të Qendrave me Bazë në Komunitet, të cilat financohen nga komuniteti, nga donatorë të ndryshëm, në bashkëpunim komuniteti-donatorë dhe për disa qendra, barrën e organizimit dhe financimit të tyre e kanë marrë komunat.

Arsimi parafillor i detyruar nga viti 2015Një nga risitë e Ligjit parauniversitar dhe Sistemit të Arsimit në përgjithësi në Kosovë, është klasa parafillore (shkolla parafillore), e cila si klasë ka filluar të organizohet shumë me herët, por me këtë ligj, ajo rregullohet në mënyrë të veçantë, duke synuar që arsimi parafillor të bëhet pjesë e arsimit të detyruar nga viti 2015. Por, kjo synohet të arrihet vetë pasi të bëhet një analizë financiare2 e përfshirjes së të gjithë fëmijëve në arsimin parafillor. Arsimi parafillor, sipas këtij ligji organizohet si pjesë e Nivelit 0 (arsimi parashkollor, mosha 0 - 6 vjeç) dhe pjesë e shkallës 1 të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës.

2 Ligji nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 49.2

5

rëndësia e arsimit parafillorArsimi parafillor dhe në përgjithësi arsimi parashkollor është i një rëndësie të veçantë. Përveç, që përfshirja e fëmijëve në arsimin parafillor është para së gjithash realizim i një të drejte elementare të fëmijës në moshë sa më të hershme, hulumtimet e ndryshme shkencore tregojnë për rëndësinë e arsimit parashkollor në fëmijërinë e hershme, (ILO, 2012; UNICEF, 2011), jo vetëm në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të fëmijës, si në aspektin mendor, psiko-fizik, socio-emocional dhe të sjelljes, por dhe për impaktin social në fazat e mëvonshme të zhvillimit të fëmijës në shoqëri, si:

• Ndikimi në zhvillimin (përmirësimin) e gatishmërisë së fëmijës për shkollë dhe të nxënë;

• Mundëson regjistrimin me kohë në klasën e parë dhe në shkollë;

• Ndikon në vijueshmërinë më të mirë të klasës së parë, duke e bërë shkollën më të dëshirueshme;

• Fëmijët që ndjekin arsimin parashkollor, kanë gjasa më të vogla për të përsëritur klasën dhe për të braktisur shkollën;

• Arsimi parashkollor ndikon në arritshmërinë më të mirë të fëmijëve dhe përfundimin me sukses të shkollimit;

• Investimi në arsimin parashkollor, zvogëlon shpenzimet e arsimit në faza të mëvonshme3;

• Zvogëlon pabarazitë në edukim dhe shoqëri, si dhe zvogëlon paragjykimet në lidhje me diversitetet në edukim, kulturë dhe shoqëri në përgjithësi, etj.

3 Organizata Ndërkombëtare e Punës (2012): Edukimi i fëmijëve në moshë të hershme dhe edukatorët. Gjeneva. Fq.9

6

KonstatimeKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, në mbrojtje të të drejtave themelore të fëmijëve të garantuara sipas KDF-së, deklaron qëndrimin e tij për përfshirjen në arsimin parafillor:

• Përfshirja e të gjithë fëmijëve në arsimin e obliguar është një e drejtë e patjetërsueshme e garantuar me Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

• Gjatë vitit shkollor 2013/14, në arsimin parafillor publik ishin të përfshirë gjithsej 21,383 fëmijë4, prej të cilëve 1,480 fëmijë në kopshte dhe 19,903 fëmijë janë përfshirë në klasat parafillore. Kurse, në arsimin privat ishin të përfshirë gjithsejtë 35 fëmijë5. Në këto statistika nuk janë të përfshirë fëmijët që janë duke vijuar arsimin parafillor nëpër Qendrat më Bazë në Komunitet. Shikuar në përqindje, shkalla bruto e regjistrimit në arsimin parafillor në vitin 2011/12 ka qenë 74%, në vitin 2010/11 ka qenë 71.2%, kurse në vitin 2009/10 ka qenë 69.6%6.

• Nuk ka një analizë zyrtare që do të tregoj saktësisht se sa është numri i fëmijëve që nuk janë të përfshirë në arsimin parafillor. Megjithatë, nëse u referohemi statistikave të arsimit për vitet paraprake7, ku nga numri i nxënësve që kanë vijuar klasën e parë zbresim numrin e fëmijëve që kanë vijuar arsimin parafillor në vitin paraprak, na del mesatarisht se çdo vit 6,000 – 7,000 fëmijë mbesin jashtë arsimit parafillor, përkatësisht ky numër përbën varësisht prej viti, deri në 30% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve të moshës parafillore. Kjo përputhet edhe me Treguesit e Arsimit në Kosovë 2009/10, 2010/11 dhe 2011/128, sipas të cilëve tregues, prej viti në vit vazhdimisht ka pasur ngritje të numrit të fëmijëve të regjistruar në arsimin parafillor, për të arritur në vitin 2011/12 në 74%. Në lidhje me përfshirjen e mundshme edhe të këtij numri të fëmijëve të pa përfshirë në arsimin parafillor, mungon një analizë e detajuar lidhur me për koston e përgjithshme të përfshirjes së tyre në arsimin parafillor, duke përfshirë edhe nevojat specifike të çdo komune në: investimet kapitale, paga, mallra dhe shërbime, në mënyrë që të mbulohen nevojat e çdo komune për ta rritur përfshirjen e fëmijëve në nivelin 100%.

• Në përgjithësi, Kosova konsiderohet të ketë legjislacion mjaft të avancuar në fushën e arsimit9 (arsimi parafillor për fëmijët e moshës 5 - 6 vjeç parashihet të bëhet i obligueshëm pasi të bëhet një analizë financiare nga viti 2015). Gjithashtu, legjislacioni është mjaft i kompletuar me dokumente përcjellëse (Udhëzime administrative, Korniza e Kurrikulës dhe Kurrikula bërthamë që trajton në mënyrë të veçantë arsimin parafillor, Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 – 6 vjet, Udhëzues të Praktikave më të Mira në Klasë për edukatorët parafillorë, etj). Përkundër kësaj, i gjithë ky legjislacion duhet të gjej zbatimin e tillë që t’u mundësojë të gjithë fëmijëve përfshirjen 100% në arsimin parafillor dhe jo të krijojë pabarazi në mesin e tyre10.

• Arsimi parafillor11 është bërë prioritet dhe pjesë e të gjitha politikave kombëtare në arsimin parauniversitar. Megjithatë, kjo nuk mund të thuhet edhe për nivelin lokal, ku edhe pse me legjislacionin në fuqi, komunat kanë kompetencën kryesore për sa i përket arsimit parashkollor12 (kjo vlen edhe për arsimin parafillor, përderisa nuk merret vendimi të jetë i obligueshëm me ligj).

4 MASHT (2014). Statistikat e Arsimit në Kosovë 2013/14. Arsimi parauniversitar. Prishtinë. Fq. 125 Po aty. Fq. 45 6 MASHT, (2013). Treguesit e Arsimit në Kosovë 2009/10, 2010/11 dhe 2011/12, Prishtinë. Fq.127 MASHT, (2012, 2013, 2014). Statistikat e Arsimit në Kosovë 2011/12, 2012/13, 2013/14.8 MASHT, (2013). Treguesit e Arsimit në Kosovë 2009/10, 2010/11 dhe 2011/12, Prishtinë. Fq.129 Ligji nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës; Ligji Nr. 02/L-52 mbi Arsimin Parashkollor; Ligji Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunate Republikës së Kosovës; Ligji Nr.2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë;, etj.10 DKA - Fushë Kosovë: “Në një shkollë fillore ku janë dukë u pilotuar Kurrikulat e reja, nuk ka klasë parafillore”11 Plani Strategjik i Arsimi 2011 – 2016; Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007 – 201712 Ligji nr. 02/l-52 mbi Arsimin Parashkollor, neni 19 (2)

7

Kjo në një mënyrë ka bërë që në shumë komuna të mos hapen klasa të reja parafillore, sepse prioritet kanë qenë çështjet e tjera në arsim.

• Infrastruktura fizike e objekteve shkollore dita e ditës po përmirësohet, duke krijuar kushte të veçanta edhe për klasat parafillore. Në përgjithësi, edhe nga intervistat në teren është konfirmuar se infrastruktura fizike në të shumtën e rasteve mundëson hapjen e klasave parafillore edhe në ato vende ku këto klasa mungojnë. Përjashtim nga kjo bëjnë një numër i vogël i shkollave dhe paraleleve të ndara në të cilat mësimi mbahet në objekte të vjetra dhe hapësirë të pamjaftueshme për mësim13.

• Faktor me rëndësi që ndikon në cilësinë e punës në arsimin parauniversitar, është edhe monitorimi dhe vlerësimi i performancës së institucioneve parashkollore (përfshirë edhe klasat parafillore) dhe të mësimdhënësve. Bazuar në Ligjin për Inspektim të Arsimit, si dhe të legjislacionit dhe politikave aktuale të arsimit, aspekti i monitorimit dhe vlerësimit është njëra nga përgjegjësitë e Sektorit të Inspektimit të Arsimit (SIA), i cili është pjesë e Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Megjithatë, nuk është vetëm detyrë e SIA-s të bëjë monitorim, sepse këtë përgjegjësi e ka edhe niveli komunal i arsimit dhe mospërcaktimi, si dhe mos ndarja e qartë e detyrave lidhur me monitorim të cilësisë në arsim, mbetet njëra nga sfidat më të mëdha për sigurim të cilësisë. Në lidhje me gjithë punën që ka të bëjë me monitorimin e cilësisë në arsim, në përgjithësi ekziston përshtypja14 se monitorimi është një pikë e dobët në gjithë Arsimin Parauniversitar dhe në veçanti në arsimin parafillor.

• Prindërit dhe komuniteti në përgjithësi, nuk janë sa duhet të informuar për rëndësinë që ka arsimi parafillor në zhvillimin e fëmijëve. Ka raste kur në lokalitete të caktuara ekzistojnë klasat parafillore, megjithatë jo të gjithë prindërit dërgojnë fëmijët në klasën parafillore15.

13 Sh.F.M.U, “Drita”, në Fshatin Rubofc, Komuna e Lipjanit, mësimin e zhvillon në një objekt të vjetër, që është i ndarë në dy pjesë, ajo me mësimin në gjuhën shqipe dhe ajo në gjuhën serbe. Në këtë shkollë kushtet janë jo aq të përshtatshme për punë edukativo-arsimore, me mungesë hapësire për punë. Për këtë deri më sot nuk është hapur ende klasa parafillore14 Përshtypjet e përfaqësuesëve të intervistuar (DKA, MASHT, drejtor shkolle, UNICEF)15 Intervista me Drejtoren e Sh.F.M.U. “Ibrahim Krasniqi” – Smallushë, Lipjan. Ajo thekson: “Në çdo fillim viti shkollor zakonisht ka 2-3 nxënës që vijnë në klasën e parë të shkollës fillore dhe të cilët nuk kanë vijuar klasën parafillore”

8

rekomandime Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), me qëllimin e vetëm të përfshirjes së të gjithë fëmijëve në arsimin parafillor, REKOMANDON:

• Të bëhet një analizë e përgjithshme nga MASHT mbi gjendjen e arsimit parafillor, më së largu deri në gjysmën e parë të vitit 2015. Kjo analizë duhet në detaje të gjej numrin e saktë të fëmijëve që nuk janë të përfshirë në arsimin parafillor; pastaj vendin ku janë ata; çfarë duhet të bëhet që të përfshihen këta fëmijë në arsimin parafillor; analizën e saktë financiare të kostos së përfshirjes së këtyre fëmijëve dhe mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare në mënyrë proporcionale në bazë të numrit të fëmijëve në ato vende (Komuna) ku janë fëmijët e përfshirë në arsimin parafillor.

• Të merret vendimi nga Ministri i MASHT-it, konform nenit 9.3 dhe nenit 49 të Ligjit nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, sipas të cilit arsimi parafillor bëhet përfundimisht pjesë e arsimit të obliguar për të gjithë fëmijët e moshës 5-6 vjeç në gjithë Republikën e Kosovës, nga viti shkollor 2015/16.

• Legjislacioni në fuqi dhe gjithë infrastruktura ligjore në fushën e arsimin parafillor, përfshirë edhe dokumentet strategjike si Korniza e Kurrikulës, Kurrikula Bërthamë, Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 – 6 vjet, etj., të mbështeten nga aspekti financiar dhe me burimeve njerëzore, për një zbatim efikas edhe në pjesën që ka të bëj me arsimin parafillor.

• Të punohet më shumë me nivelin lokal, përkatësisht në fuqizimin e komunave në ushtrimin e përgjegjësive që kanë në fushën e arsimit me legjislacionin aktual në fuqi, në mënyrë që arsimi parafillor të bëhet prioritet edhe i politikave lokale në arsim.

• Të krijohen kushte infrastrukturore aty ku nuk ka nga MASHT dhe komunat, në mënyrë që të krijohet mundësia për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsimin parafillor në regjionin përkatës. Me rastin e ndërtimit të objekteve të reja është e domosdoshme të planifikohen edhe ndërtimi i klasave parafillore.

• Aty ku nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme për hapjen e klasave parafillore dhe mungesë të kushteve në përgjithësi për një gjë të tillë, të organizohen format alternative të arsimit parafillor nga MASHT dhe Komunat. Kjo mund të bëhet në tri mënyra:

ₒ Hapja e Qendrave më Bazë në Komunitet, apo formave tjera alternative të arsimit,

ₒ Përmes subvencionimit të arsimit privat, për pjesën që ka të me pjesën e arsimit parafillor dhe

ₒ Të stimulohet partneriteti publiko-privat në organizimin edhe të arsimit parafillor.

• Të bëhet një analizë apo rishikim i nevojave nga MASHT dhe komunat për zhvillim profesional të edukatorëve që punojnë me fëmijët e moshës parafillore (sidomos për ata që janë të profileve arsimore jo adekuate), në mënyrë që edukatorët të marrin trajnime adekuate për punë me

9

fëmijët e kësaj moshe. Kjo mund të bëhet, në bashkëpunim edhe me institucione të Arsimit të Lartë – Universitetet (Arsimimi pa shkëputje nga puna), dhe me organizata tjera serioze që ofrojnë trajnime nga fusha.

• Të bëhet një analizë në lidhje me cilësinë e arsimit që ofrohet në arsimin parafillor.

• Është i domosdoshëm për një cilësi më të mirë në arsim, një monitorim dhe inspektim cilësor të punës nga MASHT dhe komunat në gjithë Sistemin e Arsimit Parauniversitar konform legjislacionit në fuqi, duke përfshirë në mënyrë të veçantë edhe arsimin parafillor.

• Të punohet më shumë në sensibilizimin e prindërve dhe komunitetit në përgjithësi nga MASHT, Komunat, shoqëria civile, etj, për rëndësinë që ka Arsimi parafillor për zhvillimin e fëmijëve. Qëndrimi pozitiv i prindërve për arsimin parafillor është një nga faktorët kyç për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në klasën parafillore.

KOMF-i është i vetëdijshëm për kufizimet buxhetore që ekzistojnë me buxhetin aktual, por e konsiderojmë si të qenësishme interesin më të lartë të fëmijës për të realizuar një të drejtë elementare çfarë është arsimi parafillor. Investimi i tanishëm në arsimin parafillor do të thotë investim në ekonominë dhe zhvillimin e vendit në plan afatgjatë, jo më larg se në 20 vitet e ardhshme.

10

të arriturat në arsimin parafillor

• Përfshirja deri më tani e mbi 70% për çdo vit të gjithë fëmijëve të moshës 5-6 vjeç në arsimin parafillor.

• Futja e arsimit parafillor si i detyruar nga viti 2015 me nenin 9.1 të Ligjit për Arsim Parauniversitar, edhe pse është lënë e kushtëzuar nga një analizë financiare, përbën një të arritur të madhe në fushën e arsimit.

• Hartimi i dokumenteve strategjike si Korniza e Kurrikulës dhe Kurrikula bërthamë që përfshijnë në mënyrë të veçantë Arsimin parafillor, pastaj hartimi i Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 – 6 vjet, Udhëzuesit të Praktikave më të Mira në Klasë për edukatorët parafillorë dhe dokumenteve të tjera me rëndësi, si dhe pilotimi i tyre nëpër shkolla duke përfshirë edhe klasën parafillore, tregon për përpjekjet që MASHT po bënë për klasën parafillore në kuadër të arsimit të detyruar.

• Futja e nenit 5 në UA 47/2007 që mundëson që edukatoret të punojnë me dy grupe të fëmijëve brenda ditës dhe organizimi i formave alternative të arsimit parafillor përmes Qendrave me Bazë në Komunitet, tregojnë për interesimin e MASHT-it për të krijuar mundësi të ndryshme për përfshirjen e fëmijëve në arsimin parafillor.

11

Numri i fëmijëve në arsimin parafillor

16 Të dhënat: Statistikat e Arsimit në Kosovë

48.0%Femra

Parafillor

Meshkuj 52.0%

Komuna Nr. i fëmijëve në arsimin parafillorMeshkuj Femra Gjithsej

Deçan 271 240 511Dragash 200 208 408Ferizaj 845 815 1660

Fushë Kosovë 65 68 133Gjakovë 457 438 895Gjilan 646 637 1283Gllogoc 537 457 994Hani i Elezit 64 59 123Istog 261 233 494Junik 41 19 60Kaçanik 247 256 503Kamenicë 201 187 388Klinë 217 205 422Leposaviq 0 0 0Lipjan 516 450 966Malishevë 565 544 1109Mamushë 0 0 0Mitrovicë 420 396 816Novo Bërdë 37 25 62Obiliq 154 149 303Pejë 669 648 1317Podujevë 665 570 1235Prishtinë 1300 1151 2451Prizren 743 634 1377Rahovec 417 400 817Shtërpcë 14 27 41Shtime 191 200 391Skenderaj 374 313 687Suharekë 420 393 813Viti 305 322 627Vushtrri 269 215 484Z. Potok 8 5 13Zveçan 0 0 0Gjithsej 11119 10264 21383

12

rruga: Zenel salihu OB.1, hY.1, K.3, nr.16,

10000 prishtinë, Kosovë [email protected] www.komfkosova.org

Facebook: KOmF Twitter: @komfkosova

BiltenBr. 05Koalicija NVO-ja za Zaštitu Dece Novembar 2013 - Aprill 2014

• Razjasnite o kašnjenju socijalnih šema!

• Mislite o deci u potrebi!

• Zlostavljanje dece u medijima, pravna i eticka kršenja

• Zajedno za decu

• Protest protiv diskriminacije

• Zelimo da znamo svoja prava!

• Da li se poštuju interesi napuštene dece na Kosovu?

Pismo upućeno Vladi Kosova

Pismo upućeno Premijeru Kosova

Radionica sa Medijama ne Kosovu

Sporazum između KOMF i Saveta za Štampu

Syndrom Down Kosovo

KOMF obeležava Međunarodni Dan Konvencije zaDecija Prava. Deca zahtevaju vi e informacija

Analiza o zaštiti napuštene dece na Kosovu (0- 3 godina)

unite for children

KOMF od sada i na Twitter

Misiji za zaštitu dece na Kosovu sadamožete da se pridružite preko tviteva

Partite nas na @komfkosova

DOBRODOŠLI!

Projekti i KOMF “Kush flet për mua?”, përkrahet nga Zyra e UNICEF në Kosovë

KOMF përkrahet nga projekti Mario

Cop

yrig

ht ©

KO

MF

BiltenBr. 05Koalicija NVO-ja za Zaštitu Dece Novembar 2013 - Aprill 2014

• Razjasnite o kašnjenju socijalnih šema!

• Mislite o deci u potrebi!

• Zlostavljanje dece u medijima, pravna i eticka kršenja

• Zajedno za decu

• Protest protiv diskriminacije

• Zelimo da znamo svoja prava!

• Da li se poštuju interesi napuštene dece na Kosovu?

Pismo upućeno Vladi Kosova

Pismo upućeno Premijeru Kosova

Radionica sa Medijama ne Kosovu

Sporazum između KOMF i Saveta za Štampu

Syndrom Down Kosovo

KOMF obeležava Međunarodni Dan Konvencije zaDecija Prava. Deca zahtevaju vi e informacija

Analiza o zaštiti napuštene dece na Kosovu (0- 3 godina)

unite for children

KOMF od sada i na Twitter

Misiji za zaštitu dece na Kosovu sadamožete da se pridružite preko tviteva

Partite nas na @komfkosova

DOBRODOŠLI!

Projekti i KOMF “Kush flet për mua?”, përkrahet nga Zyra e UNICEF në Kosovë

KOMF përkrahet nga projekti Mario

Cop

yrig

ht ©

KO

MF