arkitekturأ« kompjuteri - uamd.edu. 10. cfarأ« quajmأ« mأ«nyrأ« adresimi ne gjuhen...

Download Arkitekturأ« Kompjuteri - uamd.edu. 10. Cfarأ« quajmأ« mأ«nyrأ« adresimi ne gjuhen Assembler ? Cilat

Post on 01-Sep-2019

1 views

Category:

Documents

0 download

Embed Size (px)

TRANSCRIPT

  • Arkitekturë Kompjuteri

    1. Jepni dy përkufizime të arkitekturës së kompjuterëve

    2. Përshkruani modelin e Fon Nojmanit.

    3. Nga ndryshon modeli System Bus nga ai i Fon Nojmanit?

    4. Përshkruani dy nivelet e gjuhëve te programimit (niveli i lartë dhe Assembler)

    5. Shkruaj komponentët baze (njësite funksionale) te një kompjuteri

    6. Cilët janë dy modulet kryesore te kompjuterit nga pikëpamja logjike ?

    7. Përshkruaj dhe krahaso se si duhet të ishin teorikisht instruksionet dhe se si paraqiten praktikisht?

    (Modeli teorik dhe modeli praktik)

    8. Shkruaj kush është detyra e secilit prej regjistrave te mëposhtëm te procesorit :

     IR

     MAR

     MDR

     PC

    9. Cili prej regjistrave përmban një adresë të kujtesës, i cili përmban një të dhënë dhe cili një instruksion ?

    10. Cfarë quajmë mënyrë adresimi ne gjuhen Assembler ? Cilat janë më të përdorshmet dhe ilustroji me

    nga një shembull.

    11. Cilët janë komponentet kryesore të CPU?

    12. Krahaso në terma të performancës dhe kostos organizimin me një bus , me dy buse dhe me tre buse të

    brendshme të CPU.

    13. Cilat janë dy mënyrat e organizimit të njësisë së kontrollit ?

    14. Cilët janë tre faktorët kryesore që ndikojnë në rritjen e performancës së një procesori ?

    15. Sinjalet e kontrollit në teknikën e kablluar përcaktohen në mënyrë të vetme nga cilat informacione?

    16. Cilat janë karakteristikat e strukturës me shumë buse të brendshme të procesorit?

    17. Çfarë është DMA ?

    18. Për transferimin e instruksionit të parë që do të ekzekutohet, nga kujtesa primare në CPU, cila është rradha e

    lëvizjeve mes regjistrave te procesorit ?

    19. Çfarë kuptoni me termin lokalizim kohor të një instruksioni? Po lokalizim hapesinor të një instruksioni?

    20. Sqaro konceptin e kujtesës virtuale.

    21. Cilat janë arsyet e përdorimit te abstraksionit kujtesë virtuale ?

    22. Cilat janë avantazhet e përdorimit të konceptit te kujtesës virtuale?

    23. Cilat janë disavantazhet e përdorimit të konceptit kujtesës virtuale?

    24. Krahasoni koston për bit të sistemeve të ruajtjes së informacionit (RAM kundrejt HDD)

    25. Krahaso efektin që jep koncepti i kujtesës virtuale dhe vendosja e kujtesës kashe’ në procesor në lidhje me

    kujtesën kryesore.

    26. Bashkësia e linjave të busit të komunikimit mes procesorit, kujtesës kryesore dhe paisjeve I/O përbëhet nga

    .....?

    27. Çfarë është teknika memory mapped ?

    28. Cilët janë komponentët përbërës të qarkut të ndërfaqes së një paisjeje hyrëse?

    29. Çfarë janë ndërprerjet?

  • 30. Nga ndryshon një ndërprerje harduer nga një ndërprerje softuer ?

    31. Cilat janë informacionet të nevojshme për kontrollorin gjatë transferimit me teknikën DMA ?

    32. Sqaroni me fjalët tuaja teknikën për ekzekutimin e njëkohshëm të instruksioneve (pipeline).

    33. Shpjegoni kur kemi varësi të dhënash në ekzekutimin e një grupi instruksionesh.

    34. Rretho pergjigjen e sakte : a. Teknika Pipeline shkurton kohen e ekzekutimit te nje instruksioni te vetem b. Teknika Pipeline rrit numrin e instruksioneve qe ekzekutohen ne njesine e kohes c. Teknika Pipeline ekzekuton shume programe njekohesisht d. Performanca nga pikpamja kohore ne rastin e ekzekutimit Pipeline eshte ne perpjestim te zhdrejte me numrin e stadeve te nje instruksioni

    35. Te ndertohet diagrama kohore per nje proces shkrimi nga nje bus sinkron, te dhenat shkruhen gjate frontit zbrites te ciklit te ores. Diagrama te ndertohet per tre cikle te plota. 36. Te gjendet gjatesia e seciles fushe te adreses (ne bit) ne nje Cache me adresim te drejtperdrejte kur jepen: memoria Cache e perbere nga 128 blloqe, secili bllok perbehet nga 16 fjale. Memoria kryesore perbehet nga 4096 M fjale. 37. Cfare vlere hekzadecimale do te kenë ne përfundim te këtij programi regjistrat AL dhe BL ? MOV AL, F3

    MOV BL, 3E

    AND AL , BL

    OR BL, AL

    ADD AL,BL

    END

    38. Cilet jane faktoret kryesore qe ndikojne ne rritjen e performances se procesorit ?

    39. Si kryhet komunikimi (ne cfare formati: fjale , bllok apo faqe) ndermjet :

    Procesor – Cache :

    Cache - Memorie kryesore :

    Memorie kryesore – Memorie sekondare:

    40. Skema bllok e perpunimit dixhital te sinjalit.

    41. Si kryhet konvertimi analog-dixhital i sinjalit, jepni nje shembull.

    42. Rruga qe ndjek informacioni per shkrimin ne memorje dhe per leximin e tij nga memorja.

    43. Si percaktohet kapaciteti i memorjes dhe cilat jane menyrat per shtimin e kapacitetit te saj.

    44. Plotesoni tabelen e vertetesise dhe vizatoni valet e sinjalit ne dalje te nje numeruesi sinkron me kater bite.

    45. Flip-flop J-K, simboli, tabela e vertetesise, jepni nje shembull.

    46. Ku qendron ndryshimi mes qarqeve kombinatore dhe atyre sekuenciale. Tregoni ne cilin grup hyn: regjistri,

    dekoderi, mbledhesi, multiplekseri, numeruesi.

    47. Si klasifikohen valet ne lidhje me formen dhe ndryshueshmerine e tyre ne kohe. Paraqitni konkretisht ato.

    48. Per valet dixhitale periodike, tregoni si lidhen me njera tjetren madhesite karakteristike te saj (f, tw, DC, T).

    49. Percaktoni kohen e transferimit ne seri dhe paralel per nje vale dixhitale me tete perioda, duke iu referuar

    periodes se sinjalit clock.

    50. Roli i regjistrave dhe si klasifikohen ata. Tregoni simbolet e secilit prej tyre.

  • Bazat e të Dhënave I

    1.Faktet e papërpunuara quhen: a) Të dhëna b) Informacion c) Njohuri d) Asnjëra prej alternativave

    2.Si quhet struktura që ruan të dhëna përfundimtare dhe metadata? a) DBMS b) Bazë të dhënash c) Fjalor të

    dhënash d) Informacion

    3. Bazat e të dhënave klasifikohen në bazë të : a) numrit të përdoruesve b) vendodhjes së të dhënave c) llojeve të

    përdorimit d) Të treja alternativat

    4. Si quhet e baza e të dhënave që menaxhon operacionet ditore të një kompanie? a) Bazë të dhënash operacionale

    b) Bazë të dhënash e shpërndarë c) Bazë të dhënash e centralizuar d) a+b

    5. Cili prej pohimeve nuk është i vertetë për sistemet me skedarë a) kërkojnë kohë për t’u zhvilluar b) japin përgjigje

    në një kohë të gjatë c) administrimi është më kompleks d) ofrojnë siguri në shpërndarjen e të dhënave

    6. Kur aksesimi i një skedari ndikohet nga ndryshimi i struktures së tij kemi të bëjmë me: a) varësi strukturore b)

    pavarësi strukturore c) varësi ndaj të dhënave d) pavarësi ndaj të dhënave

    7. Nëse ndryshon tipi i të dhënave për një fushë të një skedari atëhere sistemi me skedarë shfaq: a) varësi

    strukturore b) pavarësi strukturore c) varësi ndaj të dhënave d) pavarësi ndaj të dhënave

    8. Cili është komponent i një sistemi baze të dhënash? a) Serveri b) Programet aplikative c) Projektuesi i bazës së të

    dhënave d) Të gjitha alternativat

    9.Paraqitja në mënyrë më të thjeshtë të strukturave komplekse reale do të quhet: a) projektim i bazës së të dhënave

    b) model i të dhënave c) skemë e të dhënave d) asnjëra prej alternativave

    10. Një model të dhënash duhet të ketë si komponente një: a) entitet b) atribut c) marëdhënie d) të treja

    11. Rregulli i biznesit “Një AUTOR shkruan shumë LIBERa dhe një LIBER shkruhet nga shumë AUTORë” ilustron një

    marëdhënie: a) një-me-një b) një-me-shumë c) shumë-me-shumë d) shumë-me-një

    12. Nga rregullat e biznesit nuk mund të përcaktohen: a) entitetet b) marëdhëniet c) celësat primarë d) kufizimet

    13. Cili element është një entitet? a) PUNETOR b) PUNOJ c) PUN_EMER d) të treja

    14. Cili entitet është emërtuar saktë? a) PUNETORI b) punetorët c) PUNETORIN d) PUNETOR

    15. Cili model ndërtohet në bazë të këndvështrimit të përdoruesit për mjedisin e të dhënave? a) modeli i brendshëm

    b) modeli konceptual c) modeli fizik d) modeli i jashtëm

    16. Cili prej modeleve është i pavarur nga programet dhe pajisjet fizike? a) modeli i jashtëm b) modeli i brendshëm

    c) modeli konceptual d) a+c

    17.Atributi që identifikon në mënyrë unike cdo rresht quhet: a) atribut unik b) çelës primar c) çelës i huaj d) çelës

    dytësor

    18. Si quhet atributi që është superçelës pa atribute të tepërta? a) superçelës b) çelës primar c) çelës kandidat d)

    çelës dytësor

    19. Kur tabela shfaq integritet entitet kushti që plotësohet është: a) çelësi primar përmban vlera boshe b) celësi

    primar nuk përmban vlera boshe c) çelësi primar ka vlera unike d) b+c

  • 20. Nëse një atribut krijohet për ndërtimin e një marrëdhënie ai quhet: a) çelës primar b) çelës dytësor c) superçelës

    d) çelës i huaj

    21. Cili nuk është një operator relacional? a) SELECT b) UNION c) INSERT d) INTERSECT

    22. Cili operator shfaq një ose disa kolona nga një tabelë? a) SELECT b) PROJECT c) PRODUCT d) UNION

    23. Cili operator mund të aplikohet vetëm mbi nj