aplikimi i masave pËr sigurimin e pranisË sË tË …

15
C E N T R U M 14 39 Albana Aliu, MA 1 UDC: 659.1:316.774]:316.723-021.463(497.7) APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË PANDEHURIT NË PROCEDURË PENALE, NË REPUBLIKËN E KOSOVËS AПЛИКAЦИJA HA MEPКИ 3A OCИГУPУBAЊE HA OБBИHETИOT ПPE3EHЦИJA BO КPИBИЧHA ПOCTAПКA, BO PEПУБЛИКA КOCOBO APPLICATION OF MEASURES TO ENSURE THE PRESENCE OF THE DEFENDANT IN CRIMINAL PROCEEDINGS, IN THE REPUBLIC OF KOSOVO ABSTRACT The activity of justice bodies in criminal proceedings is quite complex but also in many cases urgent, this is due to the fact that most of this activity is related to preclusive deadlines, which do not tolerate procrastination and precisely of this fact these bodies are obligated to conduct the entire criminal procedure in accordance with the law but also within a reasonable time so as not to lose the effect of future sanctions. One of the very important elements for the criminal procedure to take place in the form prescribed by law, it is also possible to provide the necessary parties in criminal proceedings without which even this procedure could not start or continue, in this case special emphasis will be given to the defendant, taken into consideration that our criminal code 1 Master of Penal Law, University of Pristina “Hasan Prishtina”, str “Agim Ramadani” 10000, Prishtinë. Teaching Assistant at ”Kadri Zeka” University, str. “Zija Shemsiu”, 60000, Gjilan ([email protected]).

Upload: others

Post on 07-Nov-2021

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

39

Albana Aliu, MA1

UDC: 659.1:316.774]:316.723-021.463(497.7)

APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË PANDEHURIT NË PROCEDURË PENALE, NË REPUBLIKËN E

KOSOVËS

AПЛИКAЦИJA HA MEPКИ 3A OCИГУPУBAЊE HA OБBИHETИOT ПPE3EHЦИJA BO КPИBИЧHA ПOCTAПКA,

BO PEПУБЛИКA КOCOBO

APPLICATION OF MEASURES TO ENSURE THE PRESENCE OF THE DEFENDANT IN CRIMINAL PROCEEDINGS, IN THE

REPUBLIC OF KOSOVO

ABSTRACT

The activity of justice bodies in criminal proceedings is quite

complex but also in many cases urgent, this is due to the fact that most of

this activity is related to preclusive deadlines, which do not tolerate

procrastination and precisely of this fact these bodies are obligated to

conduct the entire criminal procedure in accordance with the law but also

within a reasonable time so as not to lose the effect of future sanctions.

One of the very important elements for the criminal procedure to

take place in the form prescribed by law, it is also possible to provide the

necessary parties in criminal proceedings without which even this

procedure could not start or continue, in this case special emphasis will

be given to the defendant, taken into consideration that our criminal code

1 Master of Penal Law, University of Pristina “Hasan Prishtina”, str “Agim

Ramadani” 10000, Prishtinë. Teaching Assistant at ”Kadri Zeka” University, str. “Zija

Shemsiu”, 60000, Gjilan ([email protected]).

Page 2: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

40

still does not recognize in a clear way the trial in absentia and it is the

obligation of the justice authorities to ensure that the defendant is always

present at criminal proceedings. Always respecting their rights and

freedoms, based on the laws in force but also on the various international

conventions which have found direct appeal in our domestic law.

The fact that criminal proceedings cannot be conducted without

the presence of the defendant gives us an understanding of the impor-

tance and purpose of this scientific work, as it is important to know how

much these measures are applied and how much the rights and freedoms

of the defendant are violated, in cases where such measures are applied.

Keywords: Measures, Criminal Proceedings, Criminal

Procedure Code.

HYRJE

Veprimtaria e organeve të drejtësisë në procedurën penale është

mjaft komplekse por edhe në shumë raste urgjente kjo për faktin se

pjesa më e madhe e kësaj veprimtarie është e lidhur me afate prekluzive

të cilat nuk durojnë shtyrje dhe pikërisht për këtë fakt këto organe janë

të obliguara që tërë procedurën penale ta zhvillojnë në përputhje me

ligjin, por edhe brenda një kohe të arsyeshme në mënyrë që të mos

humb efekti edhe i sanksioneve në të ardhmen. Njëra ndër elementet

mjaft të rëndësishme që procedura penale të zhvillohet në formën e

paraparë me ligj është edhe mundësia e sigurimit të palëve të domos-

doshme në procedurë penale pa të cilat edhe vet kjo procedurë nuk do

të mund të zhvillohej, e në këtë rast theks i veçantë do t’i kushtohet të

pandehurit, nisur nga fakti se kodi ynë penal nuk e ka rregulluar në

mënyrë shumë të qartë edhe për kundër ndryshimeve që janë bërë ko-

hëve të fundit, rrjedhimisht në një fare forme nuk e njeh gjykimin në

mungesë, është obligim i organeve të drejtësisë të sigurojnë praninë e

të pandehurit në procedurë penale, gjithmonë duke i respektuar edhe të

drejtat dhe liritë e tij bazuar në ligjet në fuqi por edhe në konventat e

ndryshme ndërkombëtare të cilat kanë gjetur aplikim të drejtpërdrejtë

edhe në të drejtën tonë të brendshme. Fakti që procedura penale nuk

mund të zhvillohet pa praninë e të pandehurit na jep të kuptojmë edhe

rëndësinë dhe qëllimin e këtij punimi shkencor, pasi që është e rëndë-

sishme të dimë se sa aplikohen këto masa dhe sa shkelen të drejtat dhe

liritë e të pandehurit në rastet kur aplikohen masat e tilla.

Page 3: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

41

1.VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME LIDHUR ME APLI-

KIMIN E MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË

PANDEHURIT NË PROCEDURË PENALE

Pasi që, procedura penale zhvillohet nga pjesëmarrja e shumë

subjekteve procedurale, atëherë për sigurimin e pranisë së të pandehurit

në procedurë penale duhen ndërmarrë një sërë veprimesh. Masat e tilla

janë të natyrës së llojllojshme dhe për nga ashpërsia lidhur me aplikimin

e tyre kemi masa më të buta dhe më të ashpra duke filluar nga thirrja e

cila konsiderohet si masa më e butë dhe në të njëjtën kohë masa më e

aplikueshme, sepse në të gjitha rastet kur zhvillohet procedura penale

është obligim i organeve kompetente ta thërrasin të pandehurin apo ti

dërgojnë ftesë të rregullt në mënyrë që ai të njoftohet lidhur me veprën

për të cilën akuzohet dhe po ashtu njoftohet edhe për kohën dhe vendin

e mbajtjes së seancës, qoftë fillestare apo edhe seancës gjyqësore.

Po ashtu, kemi masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit

dhe zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale (masat e drejtuara

ndaj të pandehurit) dhe masat për sigurimin e gjësendeve të nevojshme

për procedurë penale2. Siç e përmendem ekzistojnë masa të llojllojshme

për të siguruar praninë e të pandehurit, në mesin e tyre: thirrja, urdhër-

arresti, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin,

ndalimi për të iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitja në sta-

cionin policor, dorëzania, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi3.

Gjithmonë është e rëndësishme që me rastin e vendosjes se cilën nga

masat do ta zbatojnë organet kompetente për të siguruar praninë e të

pandehurit në procedurë penale, gjykata duhet që ti merr parasysh kush-

tet e përcaktuara për masat konkrete dhe të siguroj që të mos zbatoj

ndonjë masë më të rëndë kur ajo mund të zbatoj ndonjë më të butë.

Në vendin tonë vërehet një tendencë për shqiptimin e masave më

të buta, në mënyrë që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve

edhe në rastet kur ata janë të dyshuar për ndonjë vepër penale, mirëpo

nuk janë të pakta rastet kur gjykata sipas kërkesës së prokurorisë por

shpesh edhe sipas bindjes së lirë shqipton ndonjë masë më të rëndë

sepse vetëm në këtë mënyrë sigurohet prania e të pandehurit në proce-

durë penale dhe siç e dimë që sa më të rënda masat aq më të mëdha janë

mundësitë që të kufizohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

2 Sahiti.E, E Drejta e Procedurës Penale, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i

Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1988, f.119. 3 Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, nr.04/L-123, neni 173.

Page 4: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

42

Po ashtu, ajo që vërehet në praktikë në vendin tonë është se tash-

më është krijuar një standard edhe i aplikimit të këtyre masave sepse

për disa vepra penale që janë të natyrës së lehtë nuk vërehet e domos-

doshme aplikimi i ndonjë mase të rëndë por mjafton vetëm thirrja drej-

tuar të pandehurit dhe në atë formë sigurohet prania e të pandehurit dhe

shpesh janë pikërisht ata që kanë interes më të madh që çështja e tyre të

zgjidhet dhe nuk e shohin si të nevojshme shmangien nga drejtësia dhe

zvarritjen e procedurës në kohë të pacaktuar.

Shpesh ju referuam termit masë më e butë dhe sipas Kodit tonë të

Procedurës Penale, shprehja “masë më e butë për të siguruar praninë e

të pandehurit” apo “masa më të buta” për qëllim të këtij kodi nënkupton

thirrjen, premtimin e të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin,

ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitjen në sta-

cionin policor, dorëzaninë, arrestin shtëpiak dhe diversionin4. Nga kjo

shihet se paraburgimi është ajo që i referohemi kur themi masë më e

rëndë. Gjykata me rastin e vendosjes se cilën nga masat e sipërshënuara

do ti zbatoj për të siguruar praninë e të pandehurit, udhëhiqet me këto

parime: 1.Parimi i ligjshmërisë, 2.i gradualitetit, 3.i proporcionalitetit

dhe 4.i kontrollit gjyqësor ose ex officio të zbatimit të tyre5.

1.1.Thirrja

Thirrja është forma e parë dhe themelore nëpërmjet të cilës reali-

zohet prania e të pandehurit në procedurë penale. Ndryshe thënë thirrja

është hapi i parë i ndërmarrë nga ana e gjykatës Thirrjen të pandehurit

ia dërgon gjykata bazuar në procedurën e përcaktuar me ligj. Si rregull

gjykata ftesën apo thirrjen ia dërgon të pandehurit në zarf të mbyllur i

cili përmban: emrin dhe adresën e gjykatës e cila e shënon thirrjen,

emrin dhe mbiemrin e të pandehurit, përcaktimin e veprës penale me të

cilën ngarkohet, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i pan-

dehuri, duhet të njoftohet se në çfarë cilësie është ftuar, paralajmërimin

se në rast të mosparaqitjes në gjykatë i njëjti do të sillet forcërisht , në

fund të thirrjes shënohet edhe vula zyrtare si dhe emri i gjyqtarit që e

ka dorëzuar thirrjen.

I pandehuri, kur ftohet për herë të parë duhet të njoftohet me të

drejtën e tij për të pasur mbrojtës si dhe në praktikë kur i pandehuri

ftohet për herë të parë duhet ti dërgohet edhe një kopje e aktakuzës në

4 Po aty, neni 173, parag.5. 5 Pavisic-Bertaccini, Le alter procedure penali,- Transizioni dei sistemi processuali

penali, G. Giappichelli Editore, Torino,2002, f.272.

Page 5: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

43

mënyrë që i pandehuri të jetë i përgatitur paraprakisht dhe ti ketë të

gjitha njohuritë e nevojshme. I pandehuri duhet menjëherë ta njoftoj

gjykatën për çdo ndryshim të adresës së tij ose për qëllimin që ta ndërroj

vendqëndrimin. Për këtë obligim si dhe për pasojat ligjore në rast mos-

njoftimi, të pandehurit i bëhet me dije me rastin e marrjes së tij në pyetje

për herë të parë ose me rastin e dorëzimit të aktakuzës6.

Po ashtu, bazuar në Kodin e Procedurës Penale në rastet kur i

pandehuri nuk është në gjendje t’i përgjigjet thirrjes për shkak të sëmun-

djes ose pengesës tjetër të paevitueshme, ai pyetet në vendin ku gjendet

ose dërgohet në ndërtesën e gjykatës apo në vendin tjetër ku është duke

u zbatuar procedura ose shtyhet marrja e tij në pyetje7.

1.2.Urdhërarresti-shoqërimi

Në parim urdhërarrestin mund ta lëshoj vetëm gjyqtari, ndërkaq

për ta thjeshtësuar edhe më shumë dhe varësisht prej fazës në të cilën

ndodhet procedura penale, atëherë urdhërarrestin mund ta lëshoj gjyq-

tari i procedurës paraprake (zakonisht në rastet kur kërkohet që i pande-

huri të jetë prezent në seancën dëgjimore), gjyqtari i vetëm gjykues (në

të gjitha rastet kur çështjet gjykohen nga gjyqtari individual), kryetari i

trupit gjykues (në të gjitha çështjet që gjykohen nga trupi gjykues).

Urdhërarrestin mund ta lëshoj gjyqtari sipas detyrës zyrtare (ex

officio), në rastet kur i pandehuri është ftuar me rregull, mirëpo ai nuk

i është përgjigjur ftesës, ndërkaq mungesën e tij nuk e justifikon. Po

ashtu, ndaj të pandehurit mund të lëshohet urdhërarresti kur vërehet që

ai me dashje po i shmanget drejtësisë.

Urdhërarresti jepet me shkrim dhe përfshinë të gjitha të dhëna

personale të cilat janë të njohura për gjyqtarin në momentin e lëshimit

të atij urdhërarresti, shënohet vepra penale, baza ligjore mbi të cilën

gjyqtari ka vendosur për lëshimin e këtij urdhri, vula zyrtare dhe nën-

shkrimi i gjyqtarit që e lëshon urdhrin.

Kërkesën për urdhërarrest mund ta bëjë edhe prokurori i shtetit,

ose në rrethana të ngutshme me kërkesë të policisë ndaj të dyshuarit kur

ekzistojnë kushtet për caktimin e masës së paraburgimit. Urdhërarrestin

e ekzekuton organi kompetent që në këtë rast është policia, personi nga

radhët e policisë i cili është ngarkuar me këtë detyrë fillimisht ia dorë-

zon urdhrin të pandehurit dhe kërkon nga ai që të shkoj me të, mirëpo

6 Sahiti.E, Murati.R, E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2016, f.190 7 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nr.04/L-123, neni 174

paragrafi.5.

Page 6: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

44

në rastet kur i pandehuri refuzon ai shoqërohet forcërisht dhe dërgohet

para gjyqtarit i cili e ka lëshuar urdhrin bazuar në dispozitat e Kodit

tonë të Procedurës Penale, në kohën e arrestimit, personi informohet në

gjuhën që e kupton për arsyet e arrestimit dhe për të drejtat e tij8.

Kjo masë mund të caktohet brenda një periudhe kohore, mirëpo

edhe në rastet kur nuk përcaktohet shprehimisht koha e vlefshmërisë,

kjo masë skadon në mesnatën e ditës së treqind e gjashtëdhjetë e pestë

nga dita e lëshimit. Ndërkaq, në vendin tonë urdhërarresti llogaritet si

një masë e cila shqiptohet mjaft shpesh, zakonisht në rastet kur të pan-

dehurit i dorëzohet thirrja apo ftesa për të prezantuar në seancë gjyqë-

sore dhe ai refuzon ti përgjigjet kësaj ftese atëherë gjithmonë pason

aplikimi i kësaj mase, në rastet tjera kur ekziston rreziku që i dyshuari

në rastet e procedurës paraprake do të arratiset atëherë gjykata (gjyqtari

i procedurës paraprake) lëshon urdhërarrestin.

Urdhërarresti për nga zbatimi qëndron menjëherë pas thirrjes si

masa më e butë, e përcjellë nga paraburgimi si masa më e rëndë. Është

e rëndësisë së veçantë që gjatë ekzekutimit të kësaj mase të respektohen

te gjitha të drejtat dhe liritë e personit, dhe ai të trajtohet me dinjitet

gjatë kohës që qëndron në arrest. Në vendin tonë bazuar në të dhënat e

hulumtimeve të ndryshme shohim se qytetarët që kanë qenë të ballafa-

quar me situata të tilla kanë pasur trajtim dinjitoz nga ana e policisë si

dhe respektim të të gjitha procedurave duke mos cenuar të drejtat dhe

liritë të cilat janë paraparë me kushtetutë dhe me ligjet në fuqi, edhe pse

thellë në vete arrestimi si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit

në procedurë penale paraqet një lloj kufizimi të lirisë së lëvizjes si e

drejtë themelore e garantuar me kushtetutë9.

1.3.Premtimi i të pandehurit se nuk do të braktisë vendqëndrimin

Kjo masë ka të bëjë me kufizimin e lirisë së qarkullimit të të

pandehurit pa heqje të lirisë dhe zbatohet kur ekziston dyshimi i bazuar

se i njëjti ka kryer vepër penale dhe ka arsye për të besuar se gjatë zhvi-

llimit të procedurës mund të fshihet ose të largohet nga Kosova. Në këto

raste gjykata mund të kërkoj nga i pandehuri premtimin se nuk do të

fshihet apo se nuk do të largohet nga Kosova dhe se pa lejen e gjykatës

nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij. Premtimi i dhënë shënohet në

procesverbal. Me rastin e dhënies së premtimit duhet të përpilohet

8 Po aty, neni 167. 9 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 35 paragrafi 1.

Page 7: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

45

procesverbal, me ç’rast paralajmërohet i pandehuri se kundër tij mund

të caktohet paraburgimi, në rast se nuk i përmbahet premtimit.

Premtimi i të pandehurit mund të zbatohet si masë e pavarur, por

mund të zbatohet edhe si masë plotësuese së bashku me dorëzaninë.

Gjykata zbaton masën e premtimit, po ashtu me aktvendim mund të

vendos që të merret përkohësisht nga i pandehuri edhe dokumenti i

udhëtimit. Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë, por ajo nuk e pezu-

llon ekzekutimin e tij, kjo masë mund të shqiptohet bazuar në dispozitat

e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Në nivel të

vendit kjo masë nuk ka gjetur zbatim shumë të madh, sidomos për

veprat penale të natyrës së rëndë, pasi që gjithmonë ekziston rreziku që

i pandehuri do të largohet nga vendi apo edhe do të arratiset.

Ndërkaq te veprat e natyrës më të butë shqiptohet si masë por

gjithmonë duke marrë parasysh edhe pasojat e mundshme. Kohëve të

fundit është vërejtur një praktikë që gjykata kur bëhet fjalë për marrjen e

dokumentit të udhëtimit (pasaportës) e kishte më të lehtë, mirëpo udhë-

timi në disa prej vendeve fqinje vetëm me dokument idetifikues (letër-

njoftim), ka shkaktuar një lloj vështirësie për shkakun se marrja e përkoh-

shme e këtij dokumenti mund të shkaktoj vështirësi në kryerjen e punëve

të përditshme nga ana e të pandehurit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse

organet kompetente po ngurrojnë në shqiptimin e kësaj mase.

1.4.Ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar

Gjykata mund të ndaloj të pandehurin për të iu afruar vendit ose

personit të caktuar kur: ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka

kryer vepër penale dhe ka arsye për të besuar se ai do ti shkatërroj pro-

vat, se do të ndikoj në dëshmitarë a në bashkëkryerës ose bashkëpje-

sëmarrës, ose rrethanat e posaçme tregojnë rrezikun se ai do të përsërisë

a përfundoj veprën penale ose ta kryej veprën penale për të cilën është

kanosur se do ta kryej, dhe besohet se aplikimi i kësaj mase mund të

zvogëloj rrezikun e sipërtheksuar10.

Për këtë masë gjykata vendos me aktvendim të arsyetuar, aty

shënohen arsyet dhe kushtet në të cilat është bazuar gjykata për shqipti-

min e kësaj mase dhe përcaktohet largësia që duhet respektuar nga ana

e të pandehurit në raport me vendin dhe personin e caktuar. Aktvendimi

i dërgohet personit i cili është i obliguar ta respektoj vendimin në fjalë,

10 Sahiti.E, Murati.R, E Drejta e Procedurës Penale, f. 192, Prishtinë, 2016.

Page 8: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

46

si dhe shpesh ky aktvendim i dërgohet edhe palës në favor të së cilës

është ndërmarrë kjo masë.

Mos respektimi i kësaj mase mund të paraqes pasoja për të dyja

palët, në njërën anë për të pandehurin sepse në rast mosrespektimit të

kësaj mase, kjo masë do të zëvendësohet me paraburgim, ndërkaq nëse

personi i mbrojtur e cenon këtë masë dhe i afrohet të pandehurit atëherë

gjykata mund ta dënoj personin e mbrojtur me gjobë ashtu siç është

paraparë me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Dispozitat lidhur me paraburgimin zbaton përshtatshmërisht edhe për

këtë masë sa i përket caktimit, kohëzgjatjes, vazhdimit dhe pushimit.

Në Kosovë, në nivel vendi kjo masë zakonisht është caktuar në

rastet e dhunës në familje të cilat kanë qenë të natyrës më të lehtë, pastaj

në rastet e kanosjes dhe në këtë mënyrë është pamundësuar që i pan-

dehuri t’i afrohet palës së mbrojtur derisa gjykata ka vendosur lidhur

me çështjen.

1.5.Paraqitja në stacionin policor

Pos tërë masave të lartpërmendura, gjykata mund të vendos që të

pandehurit t’i caktohet masa që herë pas here të paraqitet në stacionin

policor. Paraqitja në stacionin policor bëhet në vendbanimin e të pan-

dehurit, në rast se nuk ka vendbanim të caktuar atëherë bëhet në vend-

qëndrimin e tij dhe nëse i pandehuri nuk ka vendqëndrim të caktuar

atëherë paraqitja në stacionin policor bëhet në vendin ku i pandehuri

gjendet në momentin e dhënies së urdhrit. Kjo masë caktohet në rastet

kur ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe

ka arsye për të besuar se i pandehuri do të fshihet, do të shkoj në vend

të panjohur ose do të largohet nga vendi.

Sikurse, për çdo masë tjetër edhe për këtë masë gjykata vendos

me aktvendim të arsyetuar mirë. Aktvendimi i dërgohet të pandehurit

dhe stacionit policor i cili edhe do e ekzekutoj këtë masë. I pandehuri

njoftohet me pasojat e mosrespektimit të masës dhe se e njëjta masë

mund të zëvendësohet me masën e paraburgimit. Për çështje të sigurisë

të njëjtit mund ti sekuestrohet përkohësisht edhe dokumenti i udhëtimit,

ankesa sa i përket aktvendimit lidhur me sekuestrimin e dokumentit të

udhëtimit nuk e ndal ekzekutimin e masës.

Të njëjtat dispozita qe zbatohen lidhur me caktimin e masës së

paraburgimit në të njëjtën mënyrë zbatohen edhe për masën paraqitja

në stacionin policor. Kjo masë në vendin tonë ka gjetur zbatim në rastet

kur veprat penale janë të natyrës veçanërisht të lehtë, sepse me anë të

Page 9: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

47

kësaj mase i pandehuri nuk shkëputet nga përditshmëria duke i mundë-

suar kryerjen e punëve të tij por në të njëjtën kohë të pandehurin e ka

nën mbikëqyrje derisa gjykata të merr një vendim lidhur me rastin kon-

kret , edhe pse siç e theksuam më lartë kjo masë është caktuar më së

shumti në rastet e veprave penale të natyrës së lehtë.

1.6.Dorëzania

Kjo masë nënkupton sigurimin e pranisë së të pandehurit në

procedurë penale përmes shumës së caktuar të parave nga i pandehuri

apo dikush tjetër në emër të tij si zëvendësim për paraburgim, në rastet

kur paraburgimi do të caktohej apo është caktuar për shkak të rrezikut

nga ikja apo rrezikut se i njëjti do të kryej vepër penale të llojit të njëjtë

apo të ndryshëm. Dorëzania është paraparë me Kodin e Procedurës

Penale të Kosovës në nenin 179, në këtë nen thuhet se gjykata mund të

urdhëroj që i pandehuri të mbrohet në liri me dorëzani ose të lirohet nga

paraburgimi me dorëzani kur: ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri

ka kryer vepër penale, baza e vetme për paraburgim është frika se i

pandehuri mund të ikë dhe se i pandehuri premton se nuk do të fshihet

ose pa leje nuk do të braktisë vendqëndrimin e tij.

Sikurse në rastet e caktimit të masave tjera edhe me rastin e cakti-

mit të masës së dorëzanisë, gjykata vendos me aktvendim, aktvendimi

duhet të jetë i arsyetuar mire. Para ngritjes së aktakuzës, aktvendimi

mbi dorëzaninë merret nga gjyqtari i procedurës paraprake ndërsa pas

ngritjes së aktakuzës nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit

gjykues. Aktvendimi i dorëzohet të pandehurit, personi që i nënshtrohet

aktvendimit me dorëzani i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhë-

timit, në rastet kur gjykata vlerëson që i pandehuri përkundër dorëzanisë

mund të tentoj ti shmanget drejtësisë.

Ankesa ndaj aktvendimit për konfiskimin e përkohshëm të

dokumentit të udhëtimit të personit nuk e pezullon ekzekutimin e këtij

aktvendimi. E rëndësishme është edhe shuma e parave që caktohet me

anë të dorëzanisë e kjo bëhet në varësi prej peshës së veprës penale,

rrethanave personale dhe familjare të të pandehurit dhe gjendjes mate-

riale të personit që e jep dorëzaninë. Dorëzania mund të jepet në forma

të ndryshme si psh, në para të gatshme, me letra me vlerë, sende të

vlefshme dhe me pasuri të tjera me vlerë të konsiderueshme të cilat

lehtë mund të shndërrohen në para apo edhe të ruhen.

Nëse i pandehuri ikë, me aktvendim të gjykatës caktohet që vlera

e dhënë si dorëzani të derdhet në fondin për kompensimin e viktimave.

Page 10: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

48

I pandehuri gjithmonë njoftohet me kohë për pasojat e mosbindjes,

dorëzania hiqet kur procedura penale pushohet me aktvendim të formës

së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë, kur i pandehuri dënohet

me burgim, dorëzania hiqet vetëm pasi ai të ketë filluar mbajtjen e dëni-

mit. Kjo masë në vendin tonë nuk ka gjetur zbatim të madh krahasuar

me të tjerat, ndoshta nga fakti i gjendjes ekonomike në të cilën gjendet

pjesa më e madhe popullatës, mungesa e të ardhurave të rregullta, punët

sezonale e kështu me radhë.

1.7.Arresti shtëpiak

Gjykata me aktvendim cakton masën e arrestit shtëpiak dhe të

njëjtin e arsyeton mirë, ku me këtë aktvendim vendos se i pandehuri

nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqën-

drimin, apo nga institucioni publik për trajtim ose përkujdesje. Gjykata

po ashtu të pandehurit mund t’ia kufizoj kontaktin me njerëzit që nuk

bashkëjeton si dhe me ata që nuk janë të varur nga ai. Përjashtimisht,

gjykata mund t’ia lejoj që për kohë të caktuar të largohet nga lokalet ku

mbahet arresti shtëpiak, kur kjo është e nevojshme për t’i kryer nevojat

jetësore dhe punët e përditshme. Për të parë nëse i pandehuri po e zbaton

masën e caktuar nga gjykata njoftohet stacioni policor ku i pandehuri e

ka vendbanimin apo vendqëndrimin e përkohshëm, dhe në këtë mënyrë

ai stacion e ekzekuton dhe e mbikëqyr këtë masë, ekziston mundësia që

gjykata vetë ta mbikëqyr zbatimin e masës së arrestit shtëpiak mirëpo

kjo kompetencë zakonisht i delegohet stacionit policor. Policia edhe pa

kërkesë të gjykatës në çdo kohë mund të verifikojë zbatimin e masës së

arrestit shtëpiak dhe pa vonesë e njofton gjykatën për çdo cenim të

mundshëm të masës.

Gjatë caktimit të kësaj mase duhet të aplikohen dispozitat e Kodit

të Procedurës Penale lidhur me caktimin, kohëzgjatjen dhe heqjen e

arrestit shtëpiak. Pas ngritjes së aktakuzës gjyqtari i vetëm gjykues ose

kryetari i trupit gjykues vendos në të gjitha rastet mbi vazhdimin e

arrestit shtëpiak në bazë të propozimit të arsyetuar të prokurorit të shte-

tit. I pandehuri si dhe mbrojtësi i tij, duhet njoftuar lidhur me propozi-

min e prokurorit të shtetit tri ditë para kalimit të afatit të aktvendimit

aktual mbi arrestin shtëpiak.

Në vendin tonë kjo masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit

në procedurë penale është mjaft e shprehur, dhe shqiptohet pothuajse në

të gjitha veprat penale pa marrë parasysh a bëhet fjalë për vepra penale

të natyrës së lehtë apo edhe të natyrës më të rëndë. Është vërejtur se në

Page 11: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

49

rastet kur ekziston një mundësi sa do e vogël që mos të caktohet masa e

paraburgimit atëherë gjykata do shqiptoj masën e arrestit shtëpiak dhe në

këtë mënyrë nuk do e kufizoj në tërësi lëvizjen e të pandehurit.

1.8. Diversioni

Sikurse edhe masat tjera edhe diversioni është paraparë me Kodin

e Procedurës Penale dhe vërehet se kjo masë ka karakter të një procedu-

re alternative. Sipas nenit 184 i pandehuri i arrestuar për vepër penale

për të cilën dënimi maksimal i paraparë është jo më shumë se një vjet

dhe i cili nuk ka dënime të mëparshme ose nuk ka marrë pjesë në diver-

sion, mund t’i caktohet diversioni sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës

paraprake. Diversionin mund ta propozoj prokurori i shtetit por edhe i

pandehuri, në këto raste gjyqtari i procedurës paraprake mund të pezu-

lloj procedurën penale për një vit dhe liron të pandehurin nën kushtet e

mëposhtme;

1. I pandehuri duhet të bëjë kompensimin e arsyeshëm ndaj

viktimës së veprës penale siç përcakton gjyqtari i procedurës paraprake.

2. I pandehuri lajmërohet rregullisht në stacionin policor që është

më së afërmi prej vendbanimit të tij, në intervalet e caktuara nga

gjyqtari i procedurës paraprake.

3. I pandehuri merr pjesë dhe përfundon këshillimin, trajtimin

psikologjik, trajtimin nga abuzimi me substancë narkotike , arsimimin

ose veprimet tjera të cilat konsiderohen të përshtatshme nga gjyqtari i

procedurës paraprake.

Kur i pandehuri vepron në përputhje me kushtet e përcaktuara,

atëherë procedura penale kundër të pandehurit pushohet gjyqtari i

procedurës paraprake gjatë muajit të dymbëdhjetë të diversitetit, por

nëse i pandehuri shkel kushtet e përcaktuara nga gjyqtari i procedurës

paraprake, procedura penale rifillohet. Nëse gjyqtari e sheh të nevojsh-

me, mund të lëshoj edhe urdhërarrest. Në vendin tonë kjo masë nuk ka

gjetur shumë aplikim në praktikë për të mos thënë fare. Shpesh është

thënë që lidhur me këtë çështje në Kodin e Procedurës ka shumë paqar-

tësi që ndoshta edhe mund të konsiderohen si arsye që kjo masë nuk ka

gjetur zbatim në praktikë nga organet kompetente.

1.9. Paraburgimi

Paraburgimi është masa më e rëndë për sigurimin e pranisë së të

pandehurit në procedurë penale ngase me të bëhet kufizimi i plotë i

lirisë së tij. Derisa paraburgimi paraqet kufizimin e lirisë në bazë të

Page 12: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

50

vendimit të gjykatës, e cila zhvillon procedurën, të mbështetur në

shkakun ligjor, privimi i lirisë është vetëm kufizim faktik i motivuar me

shkakun ligjor për paraburgim nga ana e personit të autorizuar11 Duke

u nisur prej vetë faktit se me këtë masë kufizohen të drejtat themelore

të individit të garantuara me të drejtën ndërkombëtare dhe me të drejtën

vendore. Mirëpo, nën kushtet e përcaktuara me ligj edhe këto të drejtat

sa do themelore të jenë mund të kufizohen. Në përputhje me Kodin e

Procedurës Penale është rregulluar kufizimi paraprak i lirisë , bën fjalë

për organizimin e përkohshëm , ndalimin policor dhe për paraburgimin,

lidhur me paraburgimin e drejta jonë e ka sistemin taksativ të përcakti-

mit të shkaqeve për paraburgim, bazuar në këtë një person mund të

paraburgoset;

a) ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer vepër penale

b) si dhe në rastet kur ekzistojnë kushtet e poshtëcekura

b.1. kur ai fshihet, kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur

ekzistojnë rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij.

b.2. kur ka arsye për të besuar se ai do ti asgjësoj, fsheh, ndryshoj

ose falsifikoj provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregoj-

në se i pandehuri do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndi-

kuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit a në bashkëpjesëmarrësit.

b.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat, në të cilat

është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëpar-

shme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë

tjetër personale tregojnë rrezikun se i pandehuri mund ta përsëris veprën

penale, mund ta përfundoj veprën e tentuar penale ose ta kryej veprën

penale për të cilën është kanosur.

Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës

kompetente në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit në seancë dëgji-

mi ku janë të pranishëm personi i arrestuar, prokurori i shtetit dhe

mbrojtësi. Ne seancë dëgjimi prokurori i shtetit paraqet arsyet pse kër-

kon caktimin e paraburgimit, ndërsa i pandehuri ose mbrojtësi i tij mund

të përgjigjen duke prezantuar argumentet e tyre. Me aktvendim gjyqtari

i procedurës paraprake e cakton paraburgimin i cili duhet të jetë me

shkrim dhe përmban: emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset

dhe të dhënat personale të njohura për gjyqtarin e procedurës paraprake,

kohën e saktë të arrestimit, kohën e sjelljes së tij te gjyqtari , kohën e

marrjes në pyetje për paraburgim, veprën penale për të cilën akuzohet, 11 Dimitrijeviq. D, E Drejta e Procedurës Penale (botimi shqip), Enti i Teksteve dhe i

Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1976, f.250.

Page 13: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

51

bazën ligjore për paraburgim, njoftimin për të drejtën në ankesë dhe

arsyetimin e fakteve vendimtare që kanë sjellur deri te caktimi i para-

burgimit. Është e rëndësishme që vendimi për paraburgim të arsyetohet

mirë dhe në të gjitha pikat. E drejta në ankesë është e mundur siç e

potencuam edhe më lartë, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjy-

katën e Apelit brenda 24 orëve nga momenti i dorëzimit të aktvendimit,

kjo ankesë nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Për ankesë

vendoset brenda 48 orëve nga paraqitja e saj. Ekziston mundësia që

gjykata ta refuzoj kërkesën e prokurorit të shtetit për paraburgim dhe ti

caktoj ndonjë masë më të butë të pandehurit. Paraburgimi caktohet për

një periudhë të caktuar kohore duke u nisur nga vetë fakti se kjo është

masa më e rëndë e paraparë në Kodin tonë të Procedurës Penale dhe se

me të kufizohen shumë të drejta themelore të të pandehurit, paraburgimi

caktohet për një periudhë kohore prej 1 muaji.

Para ngritjes së aktakuzës paraburgimi nuk mund të zgjas më

shumë se: Katër muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënue-

shme me më pak se pesë vjet burgim. Tetë muaj për vepër penale të

dënueshme me të paktën pesë vjet burgim. Në rastet kur çështja është e

ndërlikuar për veprat penale që parashihet dënimi me të paktën pesë vjet

burgim atëherë paraburgimi mund të vazhdohet edhe për katër muaj të

tjerë që në total i bie të jetë 12 muaj, mirëpo në raste tejet specifike

paraburgimi mund të vazhdohet edhe për gjashtë muaj të tjerë që i bie

18 muaj në tërësi.

Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm nga gjyqtari i procedurës

paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me

kërkesë të prokurorit të shtetit. Gjithsesi i pandehuri dhe mbrojtësi i tij

njoftohen me kërkesën e prokurorit të shtetit për vazhdimin e parabur-

gimit tri ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin

e fundit. Kjo masë në vendin tonë ka gjetur zbatim mjaft të madh sido-

mos në rastet kur paraburgimi është obligativ siç është rasti kur i pande-

huri është dënuar me burgim me pesë apo mbi pesë vjet. Shpeshherë

edhe kur veprat penale janë të natyrës më të lehtë gjykatat e shohin më

të arsyeshme që ta shqiptojnë këtë masë ndoshta nga fakti se është e

vetmja masë që mund ta parandaloj të pandehurin që të kyej vepër të re

penale, ti fsheh provat, të ndikoj në dëshmitarë apo edhe ti shmanget

pjesëmarrjes në procedurë penale. Mirëpo, në praktikë hasim mjaft

shpesh raste kur i ashtuquajturi i pandehur mbahet në paraburgim për

një kohë, pastaj vërtetohet se ai/ajo është i pafajshëm dhe se nuk e ka

Page 14: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

52

kryer veprën penale për të cilën ka qenë i dyshuar në këto raste mund

të kompenzohet për kohën e kaluar në paraburgim pa të drejtë.

CONCLUSION

From all that we have discussed above, we came in conclusion

that the various measures appointed by the legislature are of particular

importance, as for the successful conduct of criminal proceedings also

prevention of various criminal offenses. We also analyzed the applica-

tion of these measures in our country, ranging from softer measures to

heavier ones. The measures that had found the most application in our

country were:

1. Court Summons as the first and the mildest measure has found

maximum application in our country, because of the fact the court

summons is the first obligatory step to be taken in criminal proceedings,

we appreciate that in our country this measure is applied in most cases

in accordance with the law of criminal procedure that is in force. Inclu-

ding the fact that Kosovo has gone through a long period of political

and legislative transition, however the court summons to ensure the

presence of defendant has not change the form and the role.

2. Arrest Warrant it is often a measure that in some way relates to

the actions of the suspect or defendant, because the defendant happens

to evade justice and in this way set in motion the competent authorities

to ensure its presence.

3. Prohibition of Residence and Person it is a measure that has

been mostly applied in cases of domestic violence offenses, in cases

where the spouses continue to live separately, this measure has been

imposed quite often and has been seen as quite successful until the court

has ruled in its entirety on the case. This measure has also found appli-

cation in cases of criminal offenses of intimidation, assault because the

distance created between the parties is crucial for the course of criminal

proceedings.

4. Preventive Imprisonment one of the most common measures

applied by the judiciary. This measure was especially imposed in cases

of serious criminal offenses. This measure limits some of the funda-

mental human rights guaranteed by the constitution, however we think

that when it comes to crime prevention and bringing to justice the per-

petrators of criminal offenses so the protection of the common good is

more important than the individual one. But certainly, always taking

Page 15: APLIKIMI I MASAVE PËR SIGURIMIN E PRANISË SË TË …

C E N T R U M 14

53

into consideration the fact that any measure imposed by the competent

authorities it is not intended to avenge the suspect or the defendant.

5. Detention as we mentioned above it is the most severe measure

and one of the most pronounced measures, especially in cases where we

are dealing with compulsory detention. To this extent, fundamental

human rights are completely limited, but seeing the grave nature of the

offenses then we can understand that the cases when this measure is

imposed it is the moment when the competent bodies see that none of

the milder measures can achieve the desired goal.

In conclusion we can understand that we cannot have a well-

formed criminal procedure without applying these measures and wi-

thout their existence. Also, in the future we hope that diversity mea-

sures, that did not find their space in criminal procedure code because

of vagueness and their use in practice to be applied in the future.

RECENSENTË:

Prof. dr. Qebir Avziu

Prof. dr. Afrim Osmani

LITERATURA DHE AKTET NORMATIVE

-Dimitrijeviq.D, E Drejta e Procedurës Penale (botimi shqip),

Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autono-

me të Kosovës, Prishtinë, 1976.

-Sahiti.E, E Drejta e Procedurës Penale, Enti i Teksteve dhe i

Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës,

Prishtinë, 1988.

-Sahiti.E, Murati.R, E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2016.

-Pavisic-Berlaccini, Le alter procedure penali - Transizioni dei

sistemi processuali penali, G.Giappichelli Editore, Torino, 2002.

-Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, nr.04/L-123,

13.Dhjetor.2012.

-Kushtetuta e Republikës së Kosovës.