rregullat e mimit me sukun - safeeratalislam · 2018. 9. 5. · rregullat e mimit me sukun ْم...
Post on 24-Jan-2021
27 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Rregullat e mimit me sukunم
Çdo të thotë mim me sukun:
Kjo është mimi e zhveshur nga çdo zanore
Është ajo mim sukuni i të cilës qëndron, si në vazhdim të leximit ashtu edhe kur qëndrojmë.
Mimi me sukun ndodhet në emra si psh: ( الحمد)
edhe në folje sikur: (قمتم ) në këto ndodhet në mes dhe në fund të fjalës, ndërsa në përemra ndodhet vetëm në fund të tyre. Si psh: ( أم لم ينبأ )
Çka del jasht këtij rregulli
1) Ajo mim e cila i është hequr sukuni për shkak të takimit dy shkronja me sukun.
Psh: ( هم العدو ( ) قم الليل ( ) أم ارتابوا)
2) Ajo mim e cila është me sukun të rastit për shkak të qëndrimit. Ndërsa në realitet ajo është
me zanore. Si psh: ( السميع العليم)
Vërejtje: Mimi me sukun nuk vjen asnjëherë në fillim të fjalës
أحكام الميم الساكنة
الإظهار الشفويباقي الحروف + م
ب+ ما عدا م الإخفاء الشفويب+ م
الإدغام الصغيرم+ م
Rregullat e mimitme sukun
Idgam i vogël
Ikhfa shefeui
Idh’har shefeuiTë gjitha shkronjat
e tjera
Idgam shefeui (shkrirja e vogël)
Kuptimi në anën terminologjike:
Futja e shkronjës me sukun në shkronjën me zanore ((م+ م me qëllim që të bëhen të dyja si një
shkronjë e vetme me shedde e shkronjës së dytë
Shkronjat e tij janë: vetëm shkronja mim ( م)Idgami shefeui vjen vetëm mes dy fjalëve dhe tek
shkronjat e ndara
Psh: (فئة من ماكسبتم( ) كم ( لكم
Shembull në shkronjat e ndara në fillim të sureve:
(المص( ) الم)
Ikhfa’ shefeui
Kuptimi në anën terminologjike:
Shqiptimi i shkronjës me sukun jo me shedde ndërmjet idh’harit dhe idgamit duke ruajtur gunen (tingulli hundor) në mimin me sukun.
Shkronjat e tij janë: vetëm shkronja ( ب)Ikhfaja shefeui nuk vjen vetëm se në mes dy fjalëve.
Psh: (نهم بي م ك بحجارة( ) فاح ( ترميهم
Mënyra e shqiptimit: mim i lehtë duke mos i shtrënguar buzët.
Dallimi mes ikhfasë së nunit dhe ikhfasë së mimit.
Ikhfaja e nunit dhe tenuinit
Ikhfaja e mimit(shefeui)
Fshihet shqiptimi i nunit komplet qe mbetet vetëm tingulli hundor i tij
(gune)Nuk fshihet komplet shqiptimi i
mimit vetëm fshihet
Gjendet mes dy fjalëve dhe në një fjalë. Nuk gjendet vetëm se mes dy fjalëve
Idh’hari shefeui
Kuptimi në anën terminologjike:
Nxjerrja e çdo shkronje nga vendnxjerrja e saj pa gune të tepërt apo të plotë në shkronjën e idh’harit.
Idh’hari shefeui vjen mes dy fjalëve dhe në një fjalë.
Shkronjat e tij: Të gjitha shkronjat përveç shkronjave ب+ م
Shembuj në një fjalë: رالله) رون( ) أم ك ( يم
Mes dy fjalëve: (دينكم م را( ) لك هج هم جر ( واه
Nuni dhe mimi me shedde (ن ( )م )
Përkufizimi i shkronjave me shedde:
Shkronja me shedde është ajo shkronjë e cila në origjinë
është dy shkronja, e para me sukun dhe e dyta me zanore
Gjykimi i tyre: Nga cilësitë më të rëndësishme që ka mimi
edhe nuni
është cilësia e tingullit hundor (gunes)
Nëse këto dy shkronja vijnë me shedde atëherë duket cilësia e
gunes
në shkallën më të lartë të saj.
Ato vijnë si në mes të fjalëve ashtu edhe në fund të tyre.
Psh: تكم / الجنة ر / أم ثم / إن / دم
Detyrë:
Një shembull të idh’harit shefeui Një shembull të idgamit të vogël. Një shembull të ikhfas shefeui
Punoi: Flutura Gurra 9/11/2016
top related