analizË e ambientit socio-ekonomik tË komunËs sË … · 2019-10-02 · reformat e të bërit...
Post on 24-Dec-2019
6 Views
Preview:
TRANSCRIPT
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
POTENCIALET
EKONOMIKE TË
PRIZRENIT
Mbështetur nga Komuna e Prizrenit Realizuar nga:
në kuadër të Forumit të Bashkë
– Investimeve dhe Rrjetëzimit.
Deklaratë mohimi: Ky publikim është prodhuar me
mbështetjen e Komunës së Prizrenit. Përmbajtja e këtij
publikimi është përgjegjësi e Organizatës Germin dhe në
asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Komunës së
Prizrenit.
©2019 Germin
Organizata Germin kanë të gjitha të drejtat e rezervuara
dhe asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet
ose të transmetohet në çfarëdo forme, mekanike apo
elektronike, përfshirë fotokopjimin ose çdo sistem tjetër
të ruajtjes dhe nxjerrjes së materialeve, pa lejen me
shkrim të botuesit.
Për çdo vlerësim, vërejtje, kritikë apo sugjerim, luteni të
na kontaktoni përmes mundësive të ofruara më poshtë:
E-mail:
info@germin.org;
info@investinprizren.org
Web:
www.investinprizren.com
Kontribuesit:
Lirim Krasniqi, Fjolla Vukshinaj, Lira Haxhijakupi,
Shpetim Shujaku, Kaltrina Temaj, Kaltrina Kusari, Lulzim
Syla dhe Liza Gashi.
FALENDERIM!
Invest in Prizren, si një platformë për promovimin e potencialit
ekonomik, të Prizrenit do të ishte e pamunduar pa
mbështetjen e Komunës së Prizrenit, përkatësisht Kryetarit z.
Mytaher Haskuka dhe ekipit të Drejtorisë së Turizmit dhe
Zhvillimit Ekonomik, në krye me znj. Sevil Kazaz.
Organizata jo-qeveritare GERMIN falënderon partnerët e këtij
projekti: Komunën e Prizrenit; Shoqatën e Zejtarëve dhe
Afaristëve (SHZAP); Shoqatën e Afaristëve dhe Biznismenëve
“ESNAF”; Bizneset lokale si: CITY Hotel; Komot Chocolate;
Ponte Coffee & More; Hote Alvida; Fluidi Corporation; dhe të
gjitha bizneset që duke ju përgjigjur pyetjeve tona kanë
kontribuar në këtë punim.
Në punën kërkimore dhe në analizën e këtij punimi u angazhua
ekipi i përbërë nga: Lirim Krasniqi, Fjolla Vukshinaj, Lira
Haxhijakupi, Shpëtim Shujaku. Po ashtu, falënderojmë Kaltrina
Kusarin, Lulzim Sylën dhe Liza Gashin, për komentet dhe
monitorimin e zhvillimit të këtij punimi, si dhe për Kaltrina
Temajn për interpretimin dhe analizën e rezultateteve nga
pyetësori me bizneset.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
1
PËRMBAJTJA
SHKURTESAT 3
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE 4
HYRJE 5
METODOLOGJIA 6
Tabela Nr. 1: Rezultatet e 10 sektorëve të renditura më së larti sipas vlerësimit nga bizneset. 7
STRUKTURA FIZIKE, SOCIALE DHE EKONOMIKE E PRIZRENIT 8
Sipërfaqja dhe struktura topografike 9
Figura I: Plani zhvillimor komunal i Prizrenit: 2009 10
Figura II: Harta Satelitore e Prizrenit 11
Popullsia 11
Tabela Nr. 2: Struktura e popullsisë sipas nacionalitetit dhe pjesëmarrjes në përqindje në numrin total
të banorëve të komunës së Prizrenit. (Burimi: ASK) 11
Ekonomia dhe bizneset 12
Tabela Nr. 3: Struktura e bizneseve në komunën e Prizrenit 13
Tabela Nr. 4. Popullsia e moshës 15 vjeç e mbi sipas statusit të aktivitetit aktual 13
TURIZMI DHE HOTELIERIA 14
Pasqyra e sektorit 14
Tabela Nr. 5: Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj dhe numri i netëqëndrimeve në periudhën 2008-
2017 (Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës) 14
Tabela Nr. 6: Numri i bizneseve në sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe pjesëmarrja me % në
numrin total të bizneseve në komunën e Prizrenit 16
Tabela Nr. 7: Kapacitetet akomoduese (Burimi: MTI) 16
Fuqia punëtore 17
PRODHIMI DHE PËRPUNIMI I USHQIMIT 17
Pasqyra e sektorit 17
Tabela 8: Përqendrimi i kompanive në sektorin e përpunimit dhe paketimit të ushqimit (Burimi:
KIESA) 18
Tabela 9: Nën-sektorët në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit 18
Tabela 10: Prodhimi i bukës dhe volumi sektorial 19
BUJQËSIA 20
Pasqyra e Sektorit 20
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
2
Tabela 11: Pronat bujqësore në rajonin e Prizrenit 2014 21
Tabela 12. Toka e shfrytëzueshme bujqësore, Prizren (Burimi: ASK) 22
Fuqia punëtore 22
Tabela 13: Numri i të punësuarëve me normë të plotë dhe sezonal për komunë (Jo- Familjarë) 22
NDËRTIMI 23
Pasqyra e sektorit 23
Tabela 14: Raporti meshkuj/femra në sektorin e ndërtimtarisë 23
Tabela 15: Struktura e ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimtarisë (2018) 24
SFIDAT, PERFORMANCA DHE ZHVILLIMI I BIZNESEVE 26
Profili i bizneseve të anketuara 26
Fuqia Punëtore 28
Rezultatet nga Anketa - Sfidat, Tregu dhe Performanca 31
Zhvillimi i kompanisë 35
KONKLUZIONE 40
Turizimi - Konkluzione: 40
Prodhimi dhe përpunimi i ushqimit - Konkluzione: 41
Ndërtimi - Konkluzione: 41
Bujqësia - Konkluzione: 42
REKOMANDIME 42
SHTOJCA 44
FIGURAT 44
PYETËSORI PËR HULUMTIMIN E AMBIENTIT BIZNESOR NË PRIZREN 45
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
3
SHKURTESAT
ASK - Agjencia e Statistikave të Kosovës
ATK - Administrata Tatimore e Kosovës
MTI - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
KIESA - Agjencia e Kosovës për Përkrahje të Ndërmarrësisë dhe Investimeve
MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
IHD - Investimet e Huaja Direkte
BQK - Banka Qendrore e Kosovës
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
4
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Prizreni është qyteti i dytë më i madh në Kosovë për nga numri i banorëve, sipas vlerësimit të fundit të
Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK:2017), me 191.565 banorë dhe krahasuar me regjistrimin e
popullsisë të vitit 2011 (177.781), del se është një nga komunat e rralla me rritje prej 7.2% të numrit të
banorëve. Përtej kësaj, Prizreni është një nga qytetet me traditën më të madhe të tregtisë, zejtarisë dhe
prodhimit në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike, burimet natyrore, trashëgimia historike dhe
kulturore si dhe resurset diverse njerëzore, përbëjnë karakteristikat kryesore të këtij qyteti.
Prizreni ka një vendosje gjeografike jashtëzakonisht të volitshme, duke qenë se ndodhet në një udhëkryq
midis tre shteteve, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për këto arsye, Germin përmes këtij raporti ka
bërë identifikimin dhe paraqitjen e disa prej sektorëve ekonomik me potencial më të madh zhvillimi në
Komunën e Prizrenit. Synimi është që të ofrohen informata të përgjithshme që u shërbejnë investitorëve
potencial vendor, të huaj dhe me veçanti atyre nga diaspora për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në
qytetin e Prizrenit.
Raporti “Potenciali ekonomik i Prizrenit” paraqet një pasqyrë të përgjithshme për sektorët kyç dhe
konkurrues të cilët kërkojnë punë intenzive, dhe kanë potencial për investime dhe rritje të qëndrueshme
ekonomike në komunën e Prizrenit. Objektivi i këtij studimi është të identifikojë disa prej sektorëve me
potencial zhvillimor në Komunën e Prizrenit. Ky studim nuk specifikon politikat që duhet të miratojnë
institucionet politikëbërëse, por paraqet mundësitë dhe rekomandimet për vëmendje më të madhe në
politikat e zhvillimit të sektorëve me potencial të lartë zhvillimor.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
5
HYRJE
Që nga viti 2006 shteti i Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e ambientit biznesor,
në kuptimin e hartimit të politikave të favorshme për bizneset. Vlen të theksohen hapat legjislativ për të
tërhequr investimet e huaja, fillimisht duke miratuar Ligjin nr. 02/L-33, i cili më vonë është përmirësuar
dhe përshtatur me ligjin e ri në vitin 2014 (04/L-220). Gjatë kësaj periudhe janë integruar dhe hartuar një
grup politikash dhe instrumentesh që janë përdorur për të maksimizuar promovimin dhe inkurajimin e
investimeve të huaja në Republikën e Kosovës. Raporti i vitit 2017 nga Grupi i Bankës Botërore “Të bërit
biznes 2018”1, e renditi Kosovën në mesin e 10-të ekonomive që kanë pasur përmirësim më të madh në
reformat e të bërit biznes në mbarë botën. Kosova është përmirësuar dukshëm në këtë drejtim dhe
aktualisht, sipas raportit, të ,,Grupit të Bankës Botërore,, “Të bërit biznes”2, të vitit 2019 rendit Kosovën
ne vendin e 44, nga gjithsej 190 ekonomi në botë. Sipas këtij raporti, vetëm Maqedonia e Veriut (në vendin
e 10-të) qëndron para Kosovës në krahasim me vendet etjera të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, sipas
,,Indeksit të Barometrit të Ballkanit’’, Republika e Kosovës ka ende shumë punë për të bërë,për të arritur
një mjedis të qëndrueshëm dhe institucional për mbështetjen e biznesit. 3
Sipas Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, “Investimet e Huaja Direkte” (IHD) në vitin 2018, arritën
vlerën prej 213.7 milionë euro.4 Mirëpo, në pesë (5) vitet e fundit, investimet kanë pasur një trend
relativisht në rënie për shkak të arsyjeve të ndryshme. Sipas një raporti të institutit ,,Riinvest,, sfidat
kryesore që hasin investitorët janë: jostabliliteti i sektorit energjetik, pengesat infrastrukturore (si cilësia
e rrugëve dhe hekurudhat), barriera institucionale (si korrupsioni, evazioni fiskal dhe informaliteti, kostoja
e financimit, cilësia e sistemit gjyqësor, cilësia e administratës tatimore, ndër të tjera) barriera të
brendshme (të tilla si cilësia dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore).
Ky punim, përveç se është në funksion të komunitetit vendor të biznesit dhe institucioneve relevante, ka
për qëllim dhe i drejtohet potencialit ekonomik të diasporës. Pra, të dhënat e paraqitura synohet t’u
shërbejnë investitorëve potencial të huaj dhe nga diaspora, me qëllim të rritjes së angazhimit ekonomik
të diasporës në nivelin lokal. Vlen të theksohet se komuna e Prizrenit ka një numër të madh të qytetarëve
të saj që jetojnë jashtë vendit. Sipas raportit Migrimi Kosovar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës5, janë
25.008 persona të lindur në Prizren, të cilët aktualisht jetojnë jashtë vendit. Por, pavarësisht faktit që ka
vite që ata janë larguar, shumica prej tyre vazhdojnë të mbajnë ende lidhje të forta me vendin e origjinës,
dhe kanë shprehur interesim të vazhdueshëm për të dhënë kontribut në zhvillimin e Prizrenit. Në anën
tjetër, regjistrimi i popullsisë i vitit 2011, tregoi rezultate se mbi 14% e banorëve të lindur në komunën e
Prizrenit, sot jetojnë jashtë saj dhe Kosovës. Komuna e Prizrenit në dokumente të rëndësishme ka
paraqitur një numër prej 227,449 banorëve që jetojnë në Prizren duke u bazuar në nivelin e regjistrimit
lokal të institucioneve lokale. Ndërsa nga regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare të zhvilluar në
1World Bank, Doing Business in Kosovo (2018). https://www.worldbank.org/sq/news/press-release/2017/10/31/doing-business-
2018-kosovo-among-top-ten-reformers-in-the-world
2 World Bank, Doing Business in Kosovo (2018).
http://www.doingbusiness.org/content/dam/doingBusiness/country/k/kosovo/KSV.pdf
3 Regional Cooperation Council (2017). Business opinion survey - Balkan Barometer
4 Banka Qendrore e Kosovës (2017) https://bqk-kos.org/repository/docs/time_series/33.1%20Direct_investment_flows_In_&_Out.xls
5 Agjencia e Statistikave të Kosovës (2014), http://ask.rks-gov.net/media/1379/migrimi-kosovar-2014.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
6
vitin 2011 në komunën e Prizrenit jetojnë 177,781 banorë. Ky regjistrim ka përfshirë banorët me
vendbanim të përhershëm. Duke krahasuar dy shifra të dhëna mund të nxjerrim një përfundim që komuna
e Prizrenit ka një shifër prej 49,668 banorëve jo rezident dhe konsiderohen të jenë pjesëtarë të Diasporës.6
METODOLOGJIA
Duke përdorur të dhënat primare dhe sekondare, studimi përqendrohet në tri segmente të ndryshme.
Fillimisht analizon karakteristikat kryesore të komunës së Prizrenit, duke u fokusuar në të dhëna me
relevancë për ambientin ekonomik dhe biznesor. Këtu janë paraqitur karakteristikat tipike të Prizrenit të
nxjerra nga të dhënat e marra nga institucionet zyrtare.
Së dyti, është analizuar përmes burimit të njëjtë të të dhënave, mjedisi i industrive përkatëse dhe
konteksti në të cilin këto kompani veprojnë. Theks i veçantë i’u është dhënë situatës së përgjithshme të
sektorëve në vend të rasteve specifike të kompanive. Rezultatet themelore të këtij segmenti përfshijnë:
numrin dhe madhësinë e bizneseve aktive në Komunën e Prizrenit; karakteristikat e fuqisë punëtore;
sfidat dhe barrierat e kompanive në të bërit biznes. Studimi më pas analizon karakteristikat e biznesit në
secilin nga sektorët e identifikuar me potencail zhvillimor për qëllimet e këtij raporti: Turizmi/hoteleria,
prodhimi dhe përpunimi i ushqimit, tekstili, bujqësia dhe ndërtimtaria.
Segmenti i tretë përmban të dhënat nga pyetësori i realizuar me bizneset lokale. Këtu vihen në pah tipare
themelore të bizneseve, aspekte të planifikimit biznesor, detajet e fuqisë punëtore, sfidat, pengesat dhe
performanca, zhvillimi i mëtutjeshëm dhe relacioni me institucionet publike lokale dhe qendrore.
Kompanitë janë pyetur gjithashtu për zhvillimet e fundit në ekonominë lokale, si i presin mundësitë e reja
dhe çfarë kërkesash kanë ato për të ardhmen.
GERMIN ka përdoruar metoda të përziera kërkimore, përmes shqyrtimit të të dhënave statistikore,
intervistave dhe pyetësorëve.
Fillimisht, përzgjedhja e sektorëve është bërë duke iu referuar sektorëve në klasifikimin e NACE Rev.27.
Sektorët e rëndësishëm kategorizohen në formën e një rrjeti vlerësues, përveç shërbimeve me interes të
përgjithshëm publik siç janë: uji, furnizimi me energji, menaxhimi i mbeturinave, edukimi dhe shëndetësia.
Vlerësimi i sektorëve është bërë nga vetë bizneset duke përdorur shkallën e Likert-it (nga një deri në pesë),
për shtatë karakteristika kryesore, të cilat për nga rëndësia janë renditur si vijon:
● Intensiteti punues;
● Kërkesa e tregut të brendshëm;
● Kërkesa e tregut ndërkombëtar;
● Konkurrenca në tregun e brendshëm;
● Konkurrenca në tregun ndërkombëtar;
● Potenciali i investimit; dhe
6 https://kk-arkiva.rks-gov.net/prizren/getattachment/35e0dd9f-e419-4d7c-a65b-97bf302d8a15/Dokumenti-Stretgjik-per-zhvillimin-e-
turizmit-ne-P.aspx
7 The Statistical classification of economic activities in the European Community
http://ask.rks-gov.net/media/2474/klasifikimi-i-veprimtarive-ekonomike-neca-rev_-2.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
7
● Vlera e shtuar.
Për këtë proces të klasifikimit, intensiteti punues është peshuar më shumë në krahasim me karakteristikat
e tjera duke pasur parasysh që qëllimi kryesor i politikave ekonomike në përgjithësi dhe specifikisht në
këtë rast është rritja e mundësive të punësimit. Fuqia punëtore e lartë në numër dhe synimi për të rritur
punësimin shtyjnë që investimet të fokusohen në industritë me intensitet të lartë punues. Zhvillimi i
sektorëve me intensitet të lartë pune krijon mundësi të reja pune për të përmbushur rritjen e punësimit
e rrjedhimisht edhe mirëqenies e zhvillimit të qytetarëve të Prizrenit.
Identifikimi i potencialit të investimeve të këtyre sektorëve është i domosdoshëm meqenëse efektet e
këtyre investimeve ndikojnë drejtëpërsëdrejti në rritjen prodhimit, konkurrencës dhe eksportit. Vlera e
lartë e shtuar është një tjetër tipar i përdorur, në radhë të parë pasi gjeneron nivele të larta të të ardhurave
dhe ka potencial të madh të rritjes, dhe si e tillë kërkesa për produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të
shtuar është në rritje. Tregjeve vendore dhe atyre ndërkombëtare iu është dhënë më pak peshë, edhe pse
ato janë tregues të prodhimit të brendshëm dhe nivelit të eksportit dhe importit.
Konkurenca vendore dhe ndërkombëtare e tregut janë dy karakteristikat e fundit për nga rëndësia të
përfshira në këto llogaritje. Renditjet mesatare për secilin nga sektorët, bazuar në karakteristikat kryesore,
janë vendosur së bashku për të llogaritur mesataret totale për çdo sektor.
s=(∑ wi xi /n)*100/5
ku,
s është pika për përzgjedhjen e secilit sektor, w është pesha, x është rangimi i dhënë nga secili
respondent dhe i=1,2,....,n qëndron për secilin respondent.
Njësitë matëse në vazhdim janë përdorur për secilin kriter (pesha në kllapa):
intensiteti punues (0.25); potenciali investues (0.15); vlera e shtuar (0.15); kërkesat e tregut vendor (0.1);
kërkesat e tregut ndërkombëtarë (0.1); konkurrenca e tregut vendor (0.05); konkurrenca e tregut
ndërkombëtarë (0.05).
Tabela Nr. 1: Rezultatet e 10 sektorëve të renditura më së larti sipas vlerësimit nga bizneset.
Sektori NACE
Intensiteti
i punës së
fuqisë
punëtore
Potencia
li për
investim
e
Vlera e
shtuar
Kërkesa
në
tregun e
vendor
Kërkesa
në
tregun
ndërko
mbëtar
Konkure
nca në
tregun e
vendor
Konkure
nca në
tregun e
ndërko
mbëtar Indeksi
Turizmi/Hoteleria I, R 4.1 4.6 4 3.4 4.5 3.45 4.75 4.11
Prodhimi/përpunimi i ushqimit C 4.4 4.38 4.19 4.05 3.21 3.05 4.7 4.00
Bujqësia A 4.45 4.2 3.6 4.5 3.85 3.15 4.2 3.99
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
8
Ndërtimtaria F 4.27 3.93 3.91 3.71 3.9 3.4 4.1 3.88
Prodhimi/përpunimi i tekstilit C13 4.35 4.1 3.8 3.46 3.83 2.98 4.6 3.87
Përpunimi i drurit/prodhimi i
mobiljeve C16 4.09 3.64 3.66 3.41 4.11 3.33 4.31 3.79
Përpunimi i plastikës C22 3.83 3.5 4.04 2.36 3.95 2.44 4.2 3.47
TIK / Shërbimet teknologjike T 3.2 3.2 4.4 2.4 4.1 2 4.7 3.43
Aktivitetet e shërbimeve
financiare K 2.9 3.4 3.45 3.15 3.76 3.21 4.3 3.45
Energjia B 3.7 2.5 3.11 3 4.1 1.6 3.9 3.13
Pas përzgjedhjes së sektorëve strategjik, ekipi hulumtues i GERMIN ka realizuar intervista me bizneset
lokale përmes pyetësorëve gjysmë të strukturuar në fushat e lartëcekura nga data 10 maj deri më 21
qershor. Pyetësori për intervista përmbledh pyetje që kanë të bëjnë me menaxhimin, konkurrencën,
karakteristikat kryesore të kompanive, si dhe sfidat me të cilat ato përballen.
Poashtu, për të ilustruar sa më mirë ambientin biznesor në Prizren, janë shfrytëzuar të dhëna relevante
mbi temën nga institucionet si: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencioni i Statistikave të
Kosovës (ASK), Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Open Data, Zyra e Kryeministrit, dhe
Komuna e Prizrenit.
Në pjesën e fundit të këtij raporti, paraqiten konkluzionet edhe rekomandimet për sektorët apo industritë
atraktive, të cilat mund të përdoren prej institucioneve, bizneseve dhe investitorëve potencial. Për gjetjen
dhe analizat janë konsultuar edhe ekspertët e industrive përkatëse, dhe studimet në dispozicion dhe janë
zbuluar tiparet kryesore të secilës industri, duke nxjerr në pah sektorët me potencial më të madh zhvillimi
në komunën e Prizrenit.
STRUKTURA FIZIKE, SOCIALE DHE EKONOMIKE E PRIZRENIT
Komuna e Prizrenit është komuna e dytë për nga madhësia në Kosovë si dhe qendra rajonale në juglindje
të Kosovës. E vendosur nën shpatet e maleve të Sharrit, qyteti i Prizrenit është një nga vendbanimet më
të vjetra të banuara në Evropën juglindore. Ky qytet në perëndim ndan kufirin me Shqipërinë, në jug me
komunën e Dragashit, në juglindje me Maqedoninë, në lindje me komunën e Shtërpcës, në verilindje me
komunën e Suharekës, në veri me komunën e Rahovecit dhe në veriperëndim me komunën e Gjakovës.
Prizreni ka qenë gjithmonë një udhëkryq i kulturës dhe tregtisë përgjatë historisë. Për shkak të historisë
dhe ngjarjeve që datojnë nga Lidhja e Prizrenit, Prizreni është zgjedhur edhe “Kryeqytet Historik” në vitin
2019.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
9
Në Komunën e Prizrenit dominon klima kontinentale për shkak të maleve të afërta të cilat e rrethojnë
komunën. Klima mediterane, gjithashtu depërton nga rrymat e Adriatikut që vijnë nëpërmjet kanjonit të
Drinit të Bardhë. Temperatura vjetore mesatare në komunën e Prizrenit është 12.5 ℃, me temperaturën
më të ulët 1.3 ℃ gjatë muajit janar dhe me temperaturën më të lartë 23.2 ℃ gjatë muajit korrik.
Sipërfaqja dhe struktura topografike Për sa i përket sipërfaqes tokësore, komuna e Prizrenit është më e madhja në nivel nacional në Republikën
e Kosovës, duke zënë 5.94% të territorit, me 640 k㎡, apo 638.71,68 ha. Përveç qendrës së qytetit / zonës
urbane, komuna përfshin edhe një numër prej 76 fshatrash të ndarë në 6 zona/regjione:
1. Regjioni i Zhupës, i përbërë nga 13 fshatra, i vendosur në zonën lindore dhe juglindore të qytetit
dhe i banuar kryesisht nga pjesëtarët e nacionalitetit boshnjak dhe goran. Në këtë zonë ndodhet
pjesa më e madhe e rrjedhës së Lumbardhit, si dhe sipërfaqja më e madhe e Parkut Nacional
“Malet e Sharrit”. Këtu zhvillohen blegtoria dhe pylltaria, por që ka potencial edhe të turizmit
malor.
2. Regjioni i Lumës, i cili pëmbledh gjithsej 7 fshatra dhe ndodhet në pjesën jugperendimorë të
Prizrenit. Kjo zonë është e populluar me shumicë absolute të etnisë shqiptare. Përvec bujqësisë
dhe blegtorisë, këtu ka një potencial të theksuar edhe të peshkatarisë dhe kultivimit të peshkut
por edhe hotelierisë e turizmit, duke qenë se këtë zonë e përshkon rrjedha e lumit “Drini i
Bardhë”, si dhe vendbanimi neolitik, fshati Vlashnje. Rëndësia e kësaj zonë është rritur edhe më
shumë pas ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila kalon dhe ka një dalje në këtë regjion.
3. Regjioni i Vrrinit, i cili ndodhet në jug të Prizrenit, në kufi me Komunën e Sharrit, dhe përbëhet
nga gjithsej 8 fshatra. Ky regjion ka potencial të madh të zhvillimit të bujqësisë, mirëpo mungesa
e infrastrukturës së nevojshme si pasojë e mungesës së investimeve ka bërë që kapacitetet
bujqësore të jenë të pashfrytëzuara.
4. Regjioni i Kabashit përbëhet nga 8 fshatra të vendosura në lindje të komunës së Prizrenit. Kjo zonë
ka një reliev karakteristik me një luhatje prej 350m deri në 1800m lartësi mbidetare. Ka potencial
për blegtori dhe kultivim të produkteve qumështore. Gjithashtu, në këtë regjion ndodhen disa
qendra të trashëgimisë historike si: Kalaja e Korishës, Kisha Iliro-Romake dhe disa atraksione tjera
natyrore, potenciali i të cilave nuk ka ardhur në shprehje për shkak të mungesës së investimeve
infrastrukturore. Ky regjion pritet të bëhet edhe më i rëndësishëm më hapjen e Parkut Industrial
në fshatin Lubizhdë, në të cilin pritet të vendosen investitorë prodhues.
5. Zona veriore e Prizrenit përbëhet nga 14 fshatrat e regjionit të Anadrinisë. Vlen të theksohet se
kjo zonë ka tokë shumë të plleshme dhe me potencial të madh bujqësor në kultivimin e kulturave
të ndryshme. Gjithashtu, këtu është relativisht e zhvilluar edhe vreshtaria e cila ka një vazhdimësi
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
10
të zbehtë të ish-fabrikës së verës e cila ndodhej para luftës së vitit 1998 në fshatin Krushë e Vogël.
Në këtë zonë vërehet diversitet etnik dhe fetar pasi që ky regjion popullohet nga shqiptarët e
besimit islam dhe katolik por edhe nga një numër relativisht i vogël i komunitetit serb dhe atij
turk.
6. Regjioni i Hasit ndodhet në zonën perendimore të Prizrenit dhe është më i madhi për nga numri i
lokaliteteve/fshatrave, gjithsej 16. Tipari kryesor i këtij regjioni është traditë e mjeshtërië së
bukëpjekësit. Pothuajse cdo e dyta familje ka kultivuar në kohë të ndryshme këtë zeje e cila
përbën akoma veprimtarinë më të përhapur ekonomike të këtij rajoni. Ekziston gjithashtu një
potencial bujqësor dhe blegtoral mirëpo mungon një sistem i ujitjes dhe infrastrukturë relativisht
e dobët rrugore.
Figura I: Plani zhvillimor komunal i Prizrenit: 20098
Qyteti i Prizrenit ka një topografi të valëzuar ku lartësia mbidetare varion në mes të 300m - 2600m.
Përderisa zona urbane e Prizrenit ndodhet në sipërfaqen e rrafshët, topografia kodrinore vërehet në
pjesën perëndimore dhe lindore të komunës. Lartësia mbidetare mesatare e zonës urbane është tek rreth
400m, ndërsa asaj rurale varion nga 700m - 1000m.
8 https://www.online-transparency.org/repository/docs/Plani_Zhvillimor_i_Komunes_se_Prizrenit_2013-20251.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
11
Figura II: Harta Satelitore e Prizrenit9
Popullsia Prizreni është qyteti i dytë në Kosovë për nga numri i banorëve. Karakteristikë e këtij qyteti është struktura
diverse e popullsisë, në të cilën bashkëjetojnë pjesëtarët e mbi 8 etniciteteve dhe më shumë se 3
religjioneve. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Prizren jetojnë 177,781 banorë, pjësa më e
madhe e të cilëve janë shqiptarë të besimit islam.
Tabela Nr. 2: Struktura e popullsisë sipas nacionalitetit dhe pjesëmarrjes në përqindje në numrin
total të banorëve të komunës së Prizrenit. (Burimi: ASK)
Nacionaliteti Nr. i banorëve Pjesëmarrja në përqindje
Shqiptarë 145,718 81,96 %
Boshnjak 16,896 9,50 %
Turq 9,091 5,11 %
Romë 2,899 1,63 %
Ashkali 1,350 0,76 %
9 https://satellites.pro/#E42.175747,20.679276,11
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
12
Goran 655 0,37 %
Serb 237 0,13 %
Egjiptian 168 0,09 %
Të tjerë 767 0,43 %
Ekonomia dhe bizneset Për shkak të pozitës strategjike, në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomike
- tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1,500 dyqane ku zhvilloheshin 124 zeje të ndryshme10. Lulëzimin
më të madh e përjetoi në shekullin XIV gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, kur bëhet qytet i hapur
tregtar, metropol i shtetit dhe fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit.11 Përtej trashëgimisë, Prizreni, me
burimet natyrore dhe pozitën e favorshme gjeografike, vazhdon të jetë qendër e rëndësishme e shumë
bizneseve dhe qytet i mundësive të ndërmarrësisë. Siç shihet në Tabelën Nr. 1, janë disa sektorë që kanë
potencial zhvillimor dhe treg gjithnjë e në rritje.
Të dhënat për bizneset dhe numrin e fuqisë punëtore në Kosovë janë përgjithësisht vështirë të
përputhshme me njëra tjetrën dhe është pothuajse e pamundur të kemi një numër të saktë të numrit të
ndërmarrjeve dhe veprimtarive funksionale. Kjo vlen edhe për komunën e Prizrenit. Për shkak të
korrektësisë me publikun, gjatë hulumtimit të të dhënave, ne kemi vërejtur një shpërputhje të statistikave
mbi bizneset dhe të dhëna të ndryshme nga burimet zyrtare të institucioneve relevante. Aktualisht, sot
në këtë komunë, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në Prizren janë 13.005 biznese
aktive, të cilat shtrijnë fushëveprimtarinë e tyre në 433 sektorë apo nënsektorë të ndryshëm. Ndërsa sipas
ATK-së, janë të regjistruara 17,880 biznese. Mirëpo, vetëm gjatë vitit 2017, sipas ASK-së janë 3926 biznese
të cilat kanë deklaruar qarkullim financiar. Kjo diferencë prej 13,954 sosh, sipas zyrtarëve të ASK-së është
për shkak të numrit aktiv të bizneseve të cilat kanë qarkullim ose të punësuar gjatë vitit referues. Në anën
tjetër, ATK prezanton edhe ato biznese të cilat deklarojnë vlerat zero, dhe nuk kanë deklaruar qarkullim
apo punë të kryera.
Ndërkohë, sipas platformës Open Data “Bizneset e Hapura”12, në komunën e Prizrenit janë 13,594 biznese
aktive, kurse 3,231 të shuara. Nga numri total i bizneseve aktive në Prizren, prej tyre
● 85.31% janë të regjistruara si bizneseve individuale,
● 11.94% janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,
● 2.25% ortakëri,
● Ndërsa pjesa tjetër përbëjnë: kooperativa bujqësore, degë të shoqërive së huaja, dhe shoqëri
aksionare.
10 https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/PRIZRENI-VENDTAKIM_I_CIVILIZIMEVE_shq.pdf
11 https://uni-prizren.com/sq/qyteti-PZ
12 http://biznesetehapura.com/sq/vizualizimet
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
13
Tabela Nr. 3: Struktura e bizneseve në komunën e Prizrenit
Po sipas kësaj platforme, 68.08% e pronarëve të bizneseve aktive janë burra, apo 10,198, kurse vetëm
8.12%, apo 1216 janë gra. Kurse 23.06% apo 3565 e bizneseve nuk e kanë të deklaruar gjininë e pronarit,
dhe paraqiten si “e panjohur”. Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2011
në Kosovë nga ASK, në Prizren ishin 52,451 persona ekonomikisht aktiv mbi moshën 15 vjecare (ASK:
2011)13.
Tabela Nr. 4. Popullsia e moshës 15 vjeç e mbi sipas statusit të aktivitetit aktual
Ekonomikisht aktiv
Të punësuar
Të papunësuar,
ka punuar më parë
Të papunësuar,
nuk kanë punuar kurrë
më parë
Presin të fillojnë punën
në të cilën janë pranuar
Ekonomikisht jo aktiv Gjithsej
52,451 29,710 9,966 12,311 464 76,131 128,582
Numri i të papunëve sipas këtyre shifrave por edhe atyre që kërkojnë punë në Zyrën e Punësimit në Prizren
varion në mes 15,000 dhe 20,000. Ky numër pasqyron punëkërkuesit e regjistruar të cilën janë paraqitur
në Zyrën e Punësimit për të kërkuar punë. Gjithësesi sipas një raporti të Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenies Sociale (MPMS), numri i të papunëve të regjistruar në Prizren është 15,004. (MPMS: 2014).14
13 http://ask.rks-gov.net/media/2074/te-dhenat-kryesore.pdf
14 https://www.researchgate.net/publication/313845370_Puna_dhe_punesimi_2014_-_Kosove
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
14
TURIZMI DHE HOTELIERIA
Pasqyra e sektorit Prizreni është qyteti me potencialin më të madh turistik në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike,
pasuritë natyrore dhe vlerat kulturore, historike dhe religjioze janë karakteristikat e veçanta që ky qytet
i posedon. Turizmi është një nga sektorët të cilit nuk i është kushtuar vëmendje direkte në vitet e kaluara,
por i cili ka ardhur në shprehje me rritjen e vazhdueshme të turistëve dhe burimet e shumta që ka qyteti
i Prizrenit. Ky sektor vjen e bëhet edhe më i rëndësishëm për shkak të kompleksitetit dhe shumë-
dimensionalitetit që ka, duke u ndërlidhur me resurset dhe potencialin e sektorëve tjerë, dhe duke rritur
gjithashtu impaktin ekonomik të tyre.
Profili turistik i Prizrenit përmbledh në vete tre nën-sektorë me potencial për zhvillim të qendrueshëm:
Atraksionet natyrore, të cilat kanë potencial të zhvillimit të sporteve dhe turizmit alternativ
Trashëgimia kulturore dhe historike e përbërë nga një numër i madh monumentesh dhe objektesh të
vjetra historike, kulturore dhe religjioze, dhe
Ngjarjet dhe manifestimet kulturore dhe artistike të cilat tërheqin numër të madh dhe divers të
vizitorëve për çdo vit.
Statistikat janë tregues shumë i rëndësishëm për të përcjellur trendin dhe potencialin në sektorin e
turizmit. Vlen të theksohet se edhe në këtë sektor ka mungesë të dhënash dhe se burimet statistikore
si ASK, ofrojnë të dhëna vetëm për sektorin e hotelierisë. Gjithsesi, nga të dhënat e qasshme në
dispozicion vërehet se numri i turistëve është gjithnjë në rritje dhe se trendi është pozitiv.
Sipas ASK-së, numri turistëve në qytetin e Prizrenit është rritur për rreth 500% në 10 vitet e fundit (2008-
2017). Kjo tregon se sektori i turizmit dhe hotelierisë ka potencial për rritje të qëndrueshme, prandaj
edhe nevojitet fokus më i madh dhe politika të favorshme për bizneset në këtë fushë. Vlerësohet një
rritje e numrit të vizitorëve prej 14 mijë e 726, për një periudhe 10 vjeçare. Ndërkohë, numri i
netëqëndrimeve supozohet të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh se një numër i madh i
subjekteve hoteliere nuk i deklarojnë një pjesë të fjetoreve.
Tabela Nr. 5: Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj dhe numri i netëqëndrimeve në periudhën 2008-2017 (Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës)15
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Vizitorë 3.632 4.639 4.663 5.434 6.212 8.109 8.615 16.316 16.479 18.358
Netë 4.095 5.792 9.210 6.946 7.962 10.360 11.144 21.396 21.482 31.472
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
15
Kjo rritje e vizitorëve, ka ndikuar po ashtu edhe në rritjen e numrit të bizneseve të cilat ofrojnë shërbime
akomodimi. Në Prizren, sipas studimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ekzistojnë 54 njësi
akomoduese me kapacitet prej 808 dhomash dhe 1.702 shtretërish.16
Në komunën e Prizrenit janë 392 biznese aktive (të cilat kanë deklaruar qarkullim dhe punonjësit e
regjistruar) në sektorin e hotelerisë. Prej tyre 370 janë mikro-biznese, 21 konsiderohen biznese të vogla
dhe vetëm një biznes i mesëm. (ASK: 2017). Shumica e njësive akomoduese janë hotele dhe motele,
ndërsa shumë pak ka hostele, guest-house apo edhe apartamente, të cilat kanë filluar të zhvillohen vitet
e fundit. Numri i bizneseve në këtë sektor tregon volum e aktivitetit por edhe potencialin zhvillimor.
Sipas ARBK-së, janë 1897 biznese aktive në sektorin e turizmit, hotelierisë dhe gastronomisë (duke
përfshirë edhe nënsektorët përcjellës). Krahasuar me numrin e përgjithshëm të bizneseve të
regjistruara, ky sektor mbulon 14.59 % të numrit total të bizneseve në Prizren.
15http://askdata.rks-
gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Tourism%20and%20hotels/ht03.px/table/tableViewLayout1/?rxid=3b1bf2fd-8c60-
41c3-8157-ad5f49369727
16 https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/668FB890-619C-4B36-85BF-DF290F384BCD.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
16
Tabela Nr. 6: Numri i bizneseve në sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe pjesëmarrja me % në numrin total të bizneseve në komunën e Prizrenit
Në këtë sektor, aktivitetin më të madh deri tani e kanë bizneset e shërbimit të ushqimit dhe pijeve. Sipas një studimi nga MTI, “Raport analitik për sektorin akomodimit në Republikën e Kosovës”, Prizreni renditet i dyti sa i përket kapaciteteve akomoduese në nivel të Kosovës.17 Bazuar në këtë studim, Prizreni ka 54 njësi akomoduese, me 808 dhoma, dhe 1702 shtretër.
Tabela Nr. 7: Kapacitetet akomoduese (Burimi: MTI)
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
17
Fuqia punëtore Marrë parasysh bizneset aktive sipas të dhënave nga ASK, në këtë sektor në total janë të punësuar 1174
punëtorë. 728 persona punojnë në bizneset mikro, 396 në ato të vogla dhe 50 punëtorë në biznesin e
vetëm të mesëm. Shumica e bizneseve janë të vogla dhe kryesisht familjare me numër jo më të madh
se 9 punëtorë. Marrë parasysh faktin se me shumë se 26% (1193) të bizneseve në këtë sektor e përbëjnë
bizneset me aktivitete të shërbimit të ushqimit dhe pijeve, numri i të punësuarve është vazhdimisht i
luhatshëm, për faktin se intensiteti i punës varion nëpër periudha të ndryshme kohore brenda vitit.
Mungesa e kualifikimeve të nevojshme në fushën e turizmit dhe hotelerisë është një nga brengat e
bizneseve në këtë sektor. Kjo ndikon në një pagë mesatare relativisht të ulët, meqenëse kompanitë
punësojnë kryesisht njerëz lokal për t’i ndihmuar ata financiarisht apo për shkak të zvogëlimit sa më të
madh të shpenzimeve.
Paga mesatare sillet nga 250 deri në 300 Euro kurse punonjësit me kohë të pjesshme paguhen me 10
deri në 20euro në ditë gjatë sezonit veror. Tendenca e tillë është në rritje dhe do të vazhdojë edhe në
të ardhmen. Vlen të theksohet fakti që viteve të fundit është gjithnjë e në rritje fenomeni i lëshimit të
hapësirave private të banimit për qëllime akomodimi të turistëve, gjë e cila ndikon negativisht në
konkurencën e bizneseve dhe është vështirë e matshme edhe në aspektin e aktiviteteve të fuqisë
punëtore në këtë sektor.
PRODHIMI DHE PËRPUNIMI I USHQIMIT
Industria e përpunimit të ushqimit interpretohet si procesi i transformimit të produkteve blegtorale dhe
bujqësore në produkte për konsum të ndërmjetëm apo përfundimtar. Korniza e klasifikimit të
veprimtarive ekonomike, e njohur ndryshe si “Klasifikimi Statistikor i Aktiviteteve Ekonomike në
Komunitetin Evropian (NACE)” kategorizon industrinë e përpunimit të ushqimit në Sektorin C.
Nën sektorët në këtë kategori përfshijnë përpunimin dhe ruajtjen e mishit dhe prodhimin e produkteve
të mishit, përgatitjen dhe paketimin e ushqimit të detit, ruajtjen e frutave dhe perimeve dhe prodhimit
të ushqimit për specialitete, prodhimin e produkteve të qumështit, farës dhe bluarjes së kokrrës,
prodhimit të bukës, prodhimit të ushqimit të kafshëve, sheqerit, prodhimit të produkteve të ëmbëlsirave,
dhe prodhimeve tjera ushqimore, (NACE Rev.2: 2008).18
Pasqyra e sektorit Prizreni renditet i dyti në Kosovë në këtë industri. Sipas të dhënave nga ATK shumica e kompanive të
përpunimit dhe paketimit të ushqimit janë të përqendruara në komunën e Prishtinës (33%), Prizrenit
(16.5%) dhe Ferizajit (11.3%). Mitrovica, Lipjani, Podujeva, Gjakova dhe Peja, janë secila me rreth 7% të
kompanive të përpunimit dhe paketimit të ushqimit, ndërsa 5.6% e tyre janë me vendndodhje në Gjilan.19
17 https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/668FB890-619C-4B36-85BF-DF290F384BCD.pdf
18 https://ec.europa.eu/eurostat/documents/3859598/5902521/KS-RA-07-015-EN.PDF
19 Profili i Sektorit të përpunimit dhe paketimit të ushqimit, KIESA: 2014.https://kiesa.rks-gov.net/desk/inc/media/77D309E3-372E-
4D66-8A14-5E5E4FD29607.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
18
Tabela 8: Përqendrimi i kompanive në sektorin e përpunimit dhe paketimit të ushqimit (Burimi:
KIESA)
Biznese aktive në sektorin e përpunimit të ushqimit, sipas ARBK-së, në komunën e Prizrenit, janë 555. Prej tyre, më shumë se 50% janë biznese mikro (1-9 punëtorë). Ndërmarrjet aktive nga ky sektor në komunën e Prizrenit janë të ndara në 19 nën-sektorë, ku përfshihen:
Tabela 9: Nën-sektorët në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit
Sektori/nën-sektori Nr. i bizneseve
Përpunimi dhe konservimi i mishit 29
Prodhimi i produkteve të mishit dhe i mishit të shpezëve 5
Përpunimi dhe konservimi i patates 2
Përpunimi i lëngut të frutave dhe perimeve 8
Përpunimi dhe konservimi tjetër i frutave dhe perimeve 16
Përpunimi i vajrave dhe yndyrnave 2
Prodhimi i produkteve të qumështit 25
Prodhimi i akullores 6
Përpunimi i produkteve të drithërave 6
Prodhimi i bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta 377
Prodhimi i biskotave dhe galetave; prodhimi i pastave dhe kekëve të konservuar 9
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
19
Prodhimi i makaronave, shpagetave dhe produkteve të ngjashme nga mielli 8
Prodhimi i sheqerit 3
Prodhimi i kakaos, çokollatës dhe ëmbëlsirave 5
Përpunimi i çajit dhe kafes 37
Përpunimi i erëzave dhe salcave 2
Përpunimi i ushqimeve dhe gjellëve të gatshme 3
Përpunimi i ushqimeve të homogjenizuara dhe ushqimeve dietike 1
Përpunimi i produkteve të tjera ushqimore p.k.t 11
Përpunimi i ushqimeve të përgatitura për kafshët e fermës 3
Siç mund të shihet nga tabela e mësipërme, prodhimi i bukës është nënsektori me më së shumti biznese
dhe volum të aktivitetit në komunën e Prizrenit. Kjo vie natyrshëm duke pasur parasysh traditën
shumëvjeçare të rajonit të hasit në zejen e furrëtarisë.
Tabela 10: Prodhimi i bukës dhe volumi sektorial
Kompanitë që merren me përpunimin e ushqimit që fokusohet në përpunimin e konservimit të perimeve
janë ndër produktet më të kërkuara brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, disa kufizime logjistike
ekzistojnë në lidhje me kapacitetet e eksportit, siç janë objektet e magazinimit të ftohtë, kamionët-
frigoriferë, dhe pajisje të klasifikimit të frutave.
Produktet e importuara, jo vetëm në këtë nën-sektor dominojnë në tregun e Kosovës; kështu, zhvillimi i
produkteve të reja ose plotësuese nga përpunuesit vendorë janë strategji zgjerimi dhe rritje vetëm për
kompanitë vetë, dhe jo për produkte të reja për tregun. Mundësitë në industrinë e përpunimit të ushqimit
janë të mëdha, por në të njëjtën kohe ka edhe sfida. Adaptimi i teknologjisë, lënda e parë e
paqëndrueshme, infrastruktura e dobët, inxhinierët e ushqimit të pakualifikuar, konkurrenca e
pandershme, janë disa nga shumë pengesa në mesin e sfidave të tjera që përpunuesit e ushqimit përballen
në aktivitetet e tyre të përditshme dhe kjo e ngarkon rritjen e biznesit.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
20
Industria e përpunimit të ushqimit është e përbërë kryesisht nga bizneset familjare. Sipas ASK-së, janë
gjithsej 3011 të punësuar në këtë sektor në komunën e Prizrenit. Ndër ta, 1081 punojnë në bizneset mikro
apo individuale, 907 në bizneset e vogla (10-49 punëtorë) dhe mbi 1000 në bizneset e mesme (50-249
punëtorë. Kualifikimet e stafit ndryshojnë varësisht nga roli i të punësuarve në kompani, menaxherët e
departamenteve kanë arsimim superior (menaxher i prodhimit p.sh. ka përgatitjen superiore në fushën e
inxhinierisë së ushqimit), ndërsa të punësuarit që punojnë në vijën e përpunimit nuk kanë nevojë të kenë
kualifikime superiore. Paga mesatare varion nga 300 deri në 400 euro. Trendi i pagave është rritur gjatë
viteve të fundit, dhe ky trend pritet të rritet edhe më tej në vitet e ardhshme.
Një pengesë në lidhje me rekrutimin e punonjëseve është numri i ulët i aplikantëve me kualifikim në
fushën e inxhinierisë së ushqimit. Prandaj, ka raste kur kompanitë e angazhojnë stafin e jashtëm si
ekspertët të inxhinierisë të ushqimit nga vendet e BE-së apo nga vende të tjera fqinje. Një problem tjetër
në të cilin këto kompani hasin gjatë procesit të rekrutimit është niveli i ulët i interesimit të të rinjve për
punë artizanale, dhe mungesa e të kualifikuarve por edhe atyre me përvojë pune në sektor.
Është karakteristike e kësaj industrie shitja Biznesi te Biznesi (B2B), ku B2B blerësve ju intereson më së
shumti çmimi. Blerësit e kësaj industrie janë bizneset HORECA (Hotel / Restorant / Kafe) dhe
supermarketet. Interesi i veçantë i blerësit është të ulin kostot e tyre duke ulur marzhën e fitimit të
përpunuesëve të ushqimit. Fuqia negociuese e blerësve dhe aftësitë jo shumë të larta përgatitore për B2B
apo B2C nga prodhuesit shihen si pengesë në rritjen e prodhimit dhe rritjen e fitimit në këtë sektor.
Përveç sfidave konkurruese, çështje të tjera që brengosin këtë sektor janë infrastruktura, tarifat doganore,
dhe mungesa e inxhinierëve ushqimor të kualifikuar vendas. Përmirësimet teknologjike në këtë sektor do
të krijojnë një mjedis më të mirë biznesi për përpunuesit e ushqimit gjatë viteve në vijim. Trendi i
potencialeve të këtij sektori për momentin nuk është duke përjetuar një përmirësim të dukshëm, kryesisht
për shkak të konkurrencës së lartë nga produktet e importuara.
BUJQËSIA
Pasqyra e Sektorit
Prizreni ka një sipërfaqe prej 25.181ha të sipërfaqes bujqësore. Nga kjo sipërfaqe, 21.77 është tokë e
shfrytëzueshme bujqësore, 5.704 ha apo 22.65% është tokë e punueshme apo ara, 15.677 ha përbëhet
nga livadhet dhe kullotat dhe 348 ha kultura bujqësore shumëvjecare. (ASK: 2014)20.
Tabela nr. 10 tregon pjesëmarrjen në përqindje të pronave dhe njësive bujqësore të komunës së Prizrenit
në nivel të Kosovës. Sic mund të shihet në tabelë, sipërfaqja e shfrytëzuar bujqësore në komunën e
Prizrenit përbën rreth 1/20 në nivel të Kosovës, dhe hyn në mesin e 10 komunave me më së shumti
hapësirë të shfrytëzuar bujqësore.21
20 Agjencia e Statistikave të Kosovës (2014) http://askdata.rks
gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__12%20Agriculture%20census%202014__2%20Land%20Use/Tabela%202_3.px/table/t
ableVieëLayout1/?rxid=42e82a29-a394-481a-ba6c-9710f8b77b51
21 Komuna e Prizrenit (2017) http://dd-bsc.com/ëp-content/uploads/2018/09/STRATEGJIA-KOMUNALE-PER-BUJQESI-KOMUNA-
E-PRIZRENIT_2017-2019_2020.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
21
Tabela 11: Pronat bujqësore në rajonin e Prizrenit 2014
Tokë e shfrytëzuar bujqësore (Ha)
Numri i pronave bujqësore
Tokë e punueshme/ara (Ha)
Njësitë e Blegtorisë (Ha)22
Livadhe dhe kullota (Ha)
Kultura shumëvjecare (Ha)
Prizren, Komuna
21.777 6.580 5.704 14.047 15.677 348
Prizren, Rajoni
80.647 23.425 22.210 58.388 56.868 1.372
Kosovë, total
413.635 130.775 180.381 281.747 224.410 7.788
Nga sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, 64.5% përbëhet nga livadhet dhe kullotat, 23.5% tokë e
punueshme/ara, 9% tokë pyjore, 1.4% kultura shumëvjecare, 0.8, 0.2% kopshte dhe vetëm 0.01%
fidanishte. Ajo çka vlen të theksohet është se shumica absolute e pronave të shfrytëzuara bujqësore u
përkasin ekonomive bujqësore familjare. Bazuar në regjistrimin e bujqësisë 2014, nga 6.580 ekonomi të
regjistruara bujqësorë, 6.557 (99.65%) janë ekonomi familjare bujqësore apo biznese individuale, ndërsa
vetëm 23 janë (0.35%) subjekte juridike.23
Komuna e Prizrenit ka gjithashtu një fond realtivisht të pasur të blegtorisë. Numri I gjedheve është gjithsej
12.701, duke përfaqësuar 4.85% të të gjithë Kosovës. Numri i deleve është 22.809, duke përfaqësur në
këtë mënyrë 12.42% të deleve në nivel vendi. Numri i përgjithshëm i dhive është 1493 duke përfaqësuar
5.25 % të të gjithë Kosovës. Numri i përgjithshëm i shpendëve të regjistruara në komunën e Prizrenit
llogaritet të jetë 111.006 duke përfaqësuar 4.12 % të të gjithë Kosovës.
22 Njësia Blegtorale (LSU) është një njësi standarde e matjes që lejon agregimin e kategorive të ndryshme të kafshëve për të
mundësuar që ato të krahasohen në mes të viteve ose midis vendeve të ndryshme. Një LSU përfaqëson 500 kg peshë të kafshëve
të gjalla.
23 Ekonomitë Bujqësore sipas statusit ligjor sipas Regjionit / Komunave, gjendja 25.04.2019: http://askdata.rks
gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__12%20Agriculture%20census%202014__1%20Key%20indicators/Book1.px/table/table
ViewLayout1/?rxid=44f28e59-f222-40cd-adf4-2c4b8b2c9386
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
22
Tabela 12. Toka e shfrytëzueshme bujqësore, Prizren (Burimi: ASK)
Fuqia punëtore Gjatë vitit 2014, rreth 362.700 punonjës kanë punuar në sektorin e bujqësisë në Kosovë (duke përfshirë
anëtarët familjarë dhe ata jo-familjarë). Niveli i arsimimit të punëtorëve bujqësore është i ulët. Për sa i
përket edukimit / trajnimeve në bujqësi, më shumë se 95 për qind e menaxherëve kanë vetëm përvoja
praktike në bujqësi.
Në Komunën e Prizrenit numri i punëtorëve në sektorin e bujqësisë (përfshirë familjarët), në vitin 2014
është 17.104, ku 6.557 janë bartës dhe 8.482 anëtarë tjerë të familjes. Numri i të punësuarëve të rregullt
në ekonomitë familjare është 47, ndërsa i atyre në subjektet juridike bujqësore është 118. Numri i
punëtorëve sezonal në vitin 2014 ka arritur 1.843, ndërsa i të kontraktuarëve indirekt 57.24
Tabela 13: Numri i të punësuarëve me normë të plotë dhe sezonal për komunë (Jo- Familjarë)
Të punësuar të rregullt në ekonomitë shtëpiake bujqësore dhe bizneset individuale
Të punësuarit në pronat juridike bujqësore
Punëtorët sezonal
Komuna Prizren
47 118 1.843
Rajoni Prizren
189 436 4.204
Kosovë total 1,482 2,436 68,035
24 Fuqia punëtore në bujqësi sipas regjioneve dhe komunave 2014, gjendja 25.04.2019: http://askdata.rks
gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__12%20Agriculture%20census%202014__4%20Agricultural%20labour%20force/Tabela
%204_1.px/table/tableViewLayout1/?rxid=03c75bb7-b655-44cd-94dc-7f56db21d03a
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
23
Sektori i Bujqësisë karakterizohet nga bizneset e vogla familjare të cilat e përbëjnë njëkohësisht edhe
fuqinë punëtore në këtë sektor.
NDËRTIMI
Pasqyra e sektorit Sektori i ndërtimit në Kosovë, përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Në vitin
2018, me një pjesëmarrje prej 11.9 %, ky sektor ishte punëdhënësi i 2-të më i madhi në Kosovë, me rreth
40 mijë punonjës.25
Paga mesatare në këtë sektor është vlerësuar të jetë rreth 420 Euro, apo paga e 3-të më e lartë nga të
gjithë sektorët. Sektori i ndërtimit gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, si një nga kontribuuesit më të
rëndësishëm në GDP-në e vendit. Në vitin 2013, ishte kontribuuesi i 6-të me rend në GDP-në e vendi.
Sektori është gjithashtu një nga kontribuesit më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për investimet e huaja
direkte. Pas sektorit të pasurive të patundshme i cili në vitin 2013 përbënte 35% të investimeve të huaja
direkte në Kosovë, sektori i ndërtimit ka qenë sektori i dytë me një pjesë prej 15%. Meqë ka një lidhje në
mes të këtyre dy sektorëve, në vitin 2013 së bashku ata përbënin 50% ose gjysmën e investimeve totale
të huaja direkte në Kosovë. Sipas një studimi nga Riitja e Punësimit për te Rinjë (EYE), kryer në vitin 2015,
sektori i ndërtimit në Kosovë dominohet nga investimet private me një mesatare prej 71%, ndërkohë që
investimet publike të financuara me fokus kryesor në infrastrukturë rrugore llogaritet për më pak se 30%
të investimeve në këtë sektor. Projektet e banimit përbëjnë 70% të aksioneve të investimeve private.
Tabela 14: Raporti meshkuj/femra në sektorin e ndërtimtarisë
Sipas ARBK-së, numri i biznesve në sektorin e ndërtimtarisë në Prizren është 731, i dominuar nga bizneset
që merren me ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore (384). Ndërsa sipas ASK-së, gjatë vitit
referues 2018, bizneset aktive të cilat kanë deklaruar të ardhura kanë qenë 159. Sipas po të njëjtit burim,
25 ASK: Anketa e Fuqisë Punëtore 2018 http://ask.rks-gov.net/media/4671/anketa-e-tregut-te-punes-2018.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
24
në vitin 2018 në këtë sektor në Prizren kanë punuar 884 punëtorë, në 135 ndërmarrje mikro, 22 të vogla
dhe 2 të mesme.
Tabela 15: Struktura e ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimtarisë (2018)
Sektori i ndërtimit në rajonin e Prizrenit ngjashëm si në tërë Kosovën po kalon ende një periudhë
tranzicioni. Lufta në Kosovë, që u zhvillua në mes të viteve 1998-1999 ka shkaktuar dëmtime të rënda për
sektorin, duke shkatërruar qindra dhe mijëra prona private, dhe publike. Procesi i rindërtimit është kryer
me një mungesë të një kuadri ligjor, plani rregullues dhe mbikëqyrje nga ana e qeverisë qendrore dhe
lokale. Çështjet e pronësisë u bënë shumë të qarta kur dokumentet arkivore kadastrale ishin dëmtuar dhe
marrë peng nga forcat serbe. Kjo krijoi një kaos të madh në këtë sektor. Si qendër e dytë në Kosovë,
popullsia e Prizrenit u rrit jashtëzakonisht shumë dhe u bë një nga komunat më të prekura nga migrimi i
brendshëm.
Në vitet e fundit nga të qenit një treg kaotik, sektori i ndërtimit ka treguar shenja të rregullimit. Kjo është
nxitur nga kërkesa e konsumatorit i cili vazhdimisht ka kërkuar përmirësimin e cilësisë, sigurisë juridike,
dhe financim të përballueshëm. Në anën tjetër i ka detyruar kompanitë e ndërtimit që të përmirësojnë
ofertat e tyre, duke përmirësuar cilësinë e përgjithshme të produktit të tyre, duke mundësuar forma të
ndryshme të pagesës, dhe duke u siguruar që ata posedojnë dokumentet ligjore, dhe leje ndërtimi për
produktin që ofrojnë. Gjatë dy viteve të fundit, një rol kyç në rregullimin e sektorit ka luajtur edhe komuna
e Prizrenit.
Në një përpjekje për të ndaluar kaosin urban dhe të vënë rend duke ndalur projektet në vazhdim të
ndërtimit pa leje ndërtimi, dhe zbatimin e procedurave të nevojshme dhe teknike për të marrë një leje
ndërtimi. Sipas raportit të bërit biznes të Bankës Botërore, nga 189 vende, Kosova radhitet në vendin e
135, kur është fjala për marrjen e një leje ndërtimi. Ndalesat e punës së ndërtimit pa leje ndërtimi dhe pa
zbatimin e rregulloreve nga komuna e Przrenit, kanë krijuar efekt, sidomos në zonën e qendrës historike
të Prizrenit, ku ndërtimet kohëve të fundit kanë shkaktuar reagime shoqërore. Duke qenë se janë pikërisht
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
25
ndërtimet karakteristike arkitektonike ato të cilat i japin një vlerë të shtuar Prizrenit, janë ngritur një sërë
mekanizmash ligjor dhe institucional. Mirëpo, kjo zonë vazhdon të jetë e kërcënuar, dhe këtë e pohon
edhe raporti i fundit i progresit i BE-së.26
Duke qenë se mbrojtja nga ndërtimet e egra në këtë qendër hyn në kompentencat e disa institucioneve,
sugjerohet koordinim më i mirë dhe vigjilencë më e madhe nga ana e institucioneve lokale dhe qëndrore
sa i përket ndërtimeve.27
Një karakteristikë e këtij sektori në Prizren, sikurse në shumicën e qendrave të Kosovë, është se ka dy
aktivitete kryesore që lidhin pothuajse të gjitha kompanitë. Shumica e tyre janë të përfshira në ndërtime
të larta, kryesisht në ndërtesa të larta banimi. Rritja e ndërtimtarisë së lartë është rezultat i zonave me
popullsi shumë të dendur, ku ka mungesë të tokës, dhe ndërtesat e larta të banimit janë ndërtuar për të
përmbushur kërkesat e popullsisë. Aktiviteti tjetër i përbashkët për të gjithë firmat është ai i shitjes. Që
të gjitha janë motivuar nga fitimi në këtë sektor dhe për këtë arsye të gjitha janë të angazhuar në shitjen
e apartamenteve që ata prodhojnë.
Kur është fjala për fuqinë e konkurrencës, rivaliteti është relativisht i lartë. Numri i investitorëve në
sektorin e ndërtimit është i lartë. Një konkurrencë e fortë ka prekur firmat e ndërtimit, që nga cilësia e
punës së tyre është përmirësuar në një përpjekje për të përmirësuar dhe të dallojnë nga konkurrentët.
Edhe pse kompanitë besojnë se konkurrenca është e fortë, ata mendojnë se një numër i madh i tyre nuk
kanë një plan të qartë strategjik të biznesit të nevojshëm për investime të qëndrueshme afatgjate.
Sfidat në këtë sektor janë të ndryshme. Kriza e likuiditetit apo mungesa e rrjedhës së parasë është një
çështje me të cilën bizneset kryesore të përballen në sektorin e ndërtimit, duke i detyruar ata që të
punojnë me anë të metodave të ndryshme të pagesës, si kompensim. Mungesa e tokës komerciale për
shitje dhe investimet e bëra në infrastrukturë, si dhe qasja në infrastrukturën rrugore, furnizimi me energji
elektrike, trajtimin e ujërave të zeza dhe ngrohjet qendrore janë ato kryesore. Për sa i përket trendit të
shitjes në këtë sektor, edhe pse vlerësohet se sektori do të përjeton një rënie të vogël të çmimeve për
shkak të ofertës më të madhe në treg, trendi i shitjes do të mbetet i njëjtë.
Blerësit në sektorin e ndërtimit vijnë nga klasa të ndryshme shoqërore. Ka dy lloje të blerësve: atyre nga
diaspora dhe ata nga brenda. Vlerësohet se blerësit e diasporës përbëjnë 40-50 % të shitjeve totale të
tyre. Ndërkohë blerësit e brendshëm vijnë nga klasa e mesme dhe nuk janë shumë të fuqishëm. Profili i
një blerësi të klasës së mesme është i përbërë prej një çifti të vjetër 35-45 vjeçare që vijnë nga sektorë të
ndryshëm të tregut të punës, të cilët në shumicën e rasteve marrin një kredi për të financuar blerjet prej
tyre. Për sa i përket materialeve të ndërtimit, firmat deklarojnë se rreth 30% e materialit është e
importuar, ndërsa 70% është blerë nga furnizuesit vendorë.
26 https://ndertimi.info/raporti-i-progresit-nuk-e-gjen-te-mirembrojtur-qendren-historike-ne-prizren/
27 https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/EC_UW_Qendra_Historike_Zone_e__Pa_Mbrojtur.pdf
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
26
SFIDAT, PERFORMANCA DHE ZHVILLIMI I BIZNESEVE
Ky segment i këtij raporti është realizuar përmes një ankete me biznese që veprojnë në Prizren në
veprimtari të ndryshme. Gjithsej 122 biznese janë përfshirë në këtë studim, duke dhënë informata lidhur
me aktivitetin e biznesit të tyre, sfidat që hasin gjatë zhvillimit të biznesit, planet e investimeve, eksportit
dhe tematika të tjera.
Profili i bizneseve të anketuara Prej 122 bizneseve të përfshira në këtë studim, rreth 23% kanë si aktivitet kryesor prodhimin dhe
përpunimin e ushqimit, rreth 18% e tyre veprojnë në industrinë e turizmit, 14% në tregti me shumicë dhe
pakicë, dhe 14% veprojnë në sektorin e ndërtimtarisë. Rreth 8% e bizneseve të intervistuara kanë si
veprimtari kryesore prodhimin dhe përpunimin e tekstilit, dhe ushqimit. Ndërkaq 23% e bizneseve
zhvillojnë aktivitete të ndryshme si ofrimin e shërbimeve të biznesit, konsulencë, tekstil dhe të tjera.
Anketa kryesisht është zhvilluar me menaxherë të biznesit apo drejtorë ekzekutiv (36%) si dhe me pronarë
të biznesit (6%) dhe punonjës të tjerë (19%).
Shumica e bizneseve kanë deklaruar se themelimi i kompanisë së tyre daton para vitit 1999, ndërkaq 32%
e bizneseve tjera janë themeluar gjatë viteve 2008-2019 dhe 23% e bizneseve janë themeluar gjatë viteve
2000-2008.
Figura 1. Viti i themelimit të bizneseve të anketuara
Arsyeja për themelimin e biznesit të më shumë se gjysmës nga kompanitë e përfshira në këtë studim
(55%) ka qëne identifikimi i mundësisë për të zhvilluar biznesin (profit) dhe 26% e bizneseve të tjera kanë
vazhduar traditën familjare. Disa biznese të tjera kanë cekur investimin në vendlindje si arsyen kryesore
dhe 4% e bizneseve tjera kanë potencuar se është vërejtur një mungesë e vendeve të punës, andaj edhe
kanë vendosur të themelojnë biznesin e tyre.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
27
Figura 2. Arsyet për themelimin e biznesit
Gjysma e bizneseve të intervistuara në këtë studim janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe 45% janë
biznese individuale. Një numër më i vogël i bizneseve (5%) janë ortakëri e përgjithshme.
Figura 3. Lloji i biznesit
Shumica e këtyre bizneseve kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë certifikim ndërkombëtar (82%), krahas
18% të bizneseve që kanë certifikimi si HACCP, ISO 9001:2008, ISO 22000, ISO 22000:2005 e të tjera.
Figura 4. Kompanitë me certifikim ndërkombëtar
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
28
Bizneset të cilat nuk posedojnë ndonjë certifikim ndërkombëtar (82%), janë pyetur nëse planifikojnë të
marrin ndonjë në të ardhmen. Nga këto biznese, 88% prej tyre kanë deklaruar se planifikojnë të marrin
certifikime në krahasim me bizneset e tjera që nuk planifikojnë të certifikohen ndërkombëtarisht (12%).
Figura 5. A planifikoni të merrni ndonjë certifikim ndërkombëtar?
Fuqia Punëtore Gjysma e bizneseve (50%) kanë deklaruar se janë biznese mikro, me 1 deri në 9 punëtorë, 18% e tyre janë
biznese të vogla, me 10-49 punëtorë, 23% e tyre janë biznese të mesme me 50 deri në 249 punëtorë,
ndërkaq 9% janë biznese të mëdha me mbi 250 punëtorë. Numri mesatar i grave të punësuara nga këto
kompani është 23 duke pas parasysh numrin total të kompanive të intervistuara.
Figura 6. Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompaninë tuaj?
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
29
Shumica e kanë deklaruar se numri i të punësuarëve në kompaninë e tyre është rritur gjatë viteve të fundit
(59%), ndërkaq për 27% të bizneseve numri i të punësuarëve ka mbetur i njejtë. Për 14% të bizneseve
numri i të punësuarëve gjatë viteve të fundit është zvogëluar.
Figura 7. Rritja/zvogëlimi i numrit të punësuarve në kompaninë tuaj gjatë viteve të fundit
Disa nga atributet kryesore që bizneset konsiderojnë gjatë rekrutimit të punëtorëve janë kryesisht përvoja
e mëparshme në sektor (55%), arsimimi (32%), aftësitë bazë për ushtrimin e profesionit (9%) dhe të tjera.
Figura 8. Atributet e vlerësuara kur kërkohen punëtorë?
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
31
Rezultatet nga Anketa - Sfidat, Tregu dhe Performanca
Për 59% nga këto biznese, sfida më e madhe që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor është
konkurrenca e padrejtë ku përfshihet informaliteti dhe evazioni fiskal (67%). Sfidat e tjera të hasura nga
bizneset përfshijnë edhe mungesën e punëtorëve dhe kualifikimit të tyre (52%), tregun e vogël të
papërshtatshëm (38%), taksat e larta doganore (29%) dhe arsye të tjera.
Figura 9. Sfidat/barrierat gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor
Burimet e financimit për bizneset janë të ndryshme, gjithsesi burimi kryesor i investimeve për shumicën
nga bizneset është kapitali vetanak (81%), përcjellë nga kreditë nga institucionet bankare dhe
mikrofinanciare (62%) si dhe huatë nga familja dhe miqtë (19%). Një numër më i vogël i bizneseve kanë si
burim të investimeve grantet nga organizatat dhe institucionet e ndryshme (14%).
Figura 10. Burimet e Investimeve
Gajtë periudhave me fluks të bashkatdhetarëve, 77% e bizneseve që veprojnë në Prizren të përfshirë në
këtë studim kanë deklaruar se kanë rritje të të hyrave krahas 23% të bizneseve tjera që nuk kanë rritje.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
32
Nga bizneset që kanë deklaruar se kanë rritje të të hyrave 41% e tyre kanë potencuar se kjo rritje ndodh
gjatë verës dhe periudhave të festave, dhe 36% kanë rritje sidomos gjatë verës.
Figura 11. Ndikimi i fluksit të bashkatdhetarëve
Sa i përket plotësimit të kërkesës në treg gjatë fluksit të vizitorëve në komunën e Prizrenit, rreth 41% të
intervistuarve kanë deklaruar se kane kapacitet për të përmbushur kërkesat e tregut dhe rreth 50% e
bizneseve të tjera kanë mbështetur këtë deklaratë duke shtuar se janë të hapur për mundësinë e ngritjes
së kapaciteteve. Ndërkaq, 5% e bizneseve nuk mund të ofrojnë siguri në këtë deklaratë pasiqë nuk e kanë
matur asnjëherë performancën e biznesit të tyre, dhe rreth 4% e bizneseve tjera nuk kanë kapacitet për
të përmbushur kërkesat e tregut gjatë periudhës kur ka fluks të vizitorëve në Prizren.
Figura 12. Kapacitetet e bizneseve gjatë periudhës kur ka fluks të vizitorëve
Furnizimi me lëndën e parë për 45% të bizneseve është brenda Kosovës, ndërsa 18% e bizneseve të tjera
furnizohen me lëndë të parë nga Evropa, dhe 14% furnizohen nga vendet e rajonit. Një përqindje më e
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
33
vogël e bizneseve të përfshira në studim kanë deklaruar se furnizohen më lëndë të parë nga Turqia dhe
vendet e tjera (5%).
Figura 13. Furnizimi me lëndë të parë
Rreth 50% e bizneseve të intervistuara kanë realizuar takime “Biznes me Biznes-B2B” me kompanitë nga
jashtë vendit krahas 45% të kompanive tjera që nuk kanë realizuar takime të tilla.
Figura 14. A keni realizuar takime “Biznes me Biznes - B2B” me kompanitë nga jashtë?
Realizmi i takimeve B2B të këtyre bizneseve është mundësuar kryesisht nga Odat Ekonomike (73%),
Organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e tjera joqeveritare (64%) dhe përmes
konferencave/forumeve të ndryshme. Ndërkaq një përqindje më e vogël e bizneseve kanë deklaruar se
Qeveria ka realizuar takime të tilla (27%). Për më tepër, realizimi i takimeve B2B për 27% të bizneseve ka
qenë iniciativë vetanake.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
34
Figura 15. Realizimi i takimeve B2B, lehtësuesit/ndërmjetësuesit
Rreth 55% e bizneseve të përfshira në këtë studim ofrojnë shërbime vetëm brenda Kosovës, ndërkaq 45%
e bizneseve tjera ofrojnë shërbimet e tyre në Kosovë dhe jashtë vendit.
Figura 16. A ofron kompania juaj shërbime vetëm brenda Kosovës apo dhe jashtë saj?
Në pyetjen se sa ju besojnë bizneset institucioneve publike në Kosovë si komuna, gjykata, administrata
tatimore, doganat dhe inspekcioni, rreth 45% e bizneseve janë përgjigjur se nuk ju besojnë, dhe 9% nuk
ju besojnë aspak. Ndërkaq 41% e bizneseve tjera ju besojnë dhe 5% ju besojnë shumë institucioneve
publike në Kosovë.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
35
Figura 17. Besimi tek institucionet publike (Qeveria, Gjykatat, Komuna, etj.)
Rreth 68% e bizneseve kanë deklaruar se qeveria/komuna nuk i ka konsultuar gjatë hartimit të ndonjë prej
politikave për biznese, krahas 32% të bizneseve të tjera të cilat kanë deklaruar të kundërtën.
Figura 18. A ju ka konsultuar qeveria dhe/ose komuna gjatë hartimit të ndonjë prej politikave për
bizneset?
Zhvillimi i kompanisë Sa i përket strategjive të biznesit, biznes planeve dhe strategjisë së shitjeve, rezultatet nga hulumtimi
tregojnë se shumica e bizneseve, rreth 82% posedojnë strategjinë e tyre të biznesit. Ndërkaq 9% e
bizneseve posedojnë biznes plane, dhe 5% e tyre posedojne strategji të marketingut dhe shitjes. Disa
biznese të tjera kanë cekur se nuk kanë asnjë strategji të biznesit të tyre.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
36
Figura 19. A ka kompania juaj strategji të biznesit?
Për më teper, strategjia e eksportit është prezente ndër 41% të kompanive të përfshira në këtë studim,
krahas 27 % të bizneseve të tjera që nuk posedojnë strategji të tillë. Rreth 32% e bizneseve kanë deklaruar
që planifikojnë që në të ardhmen të hartojnë një strategji të eksportit.
Figura 20. A ka kompania juaj strategji për eksport?
Shumica e të intervistuarve (55%), kanë deklaruar se biznesi ka performuar mirë gjatë 5 viteve të fundit
mirëpo nuk i ka tejkaluar objektivat e performancës ndërkaq 35% e bizneseve i kanë tejkaluar këto
objektiva. Biznesi ka dështuar në përbushjen e objektivave të performancës për rreth 5% te bizneseve,
ndërkaq 4% e bizneseve të tjera nuk e masin perforrmancën e biznesit të tyre.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
37
Figura 21. Performanca e biznesit tuaj gjatë pesë viteve të fundit?
Respodentët nga anketa janë pyetur se sa janë të kënaqur me përfshirjen e tyre në debatet publike të
komunës dhe në vendimmarrje, në një shkalle prej 1 - aspak të kënaqur deri në 5 - shumë të kënaqur.
Rezultatet nga studimi tregojnë se 45% e bizneseve kanë qëndrime neutrale sa i përket përfshirjes së
bizneseve nga komuna e Prizrenit në debatet publike dhe vendimarrje dhe 23% qendrojnë të kënaqur.
Ndërkaq, rreth 18% e bizneseve jane paksa të kënaqur dhe 14% aspak të kënaqur me përfshirjen e
bizneseve në vendimarrje dhe debate publike në këtë komunë.
Figura 22. Përfshirja e bizneseve në debatet publike dhe vendimmarrje
Sa i përket investimeve që janë një pjesë integrale e zhvillimit të mëtutjeshëm të bizneseve, gjatë tri viteve
të fundit, rreth 86% e bizneseve kane investuar në makineri dhe teknologji, krahas 14% të bizneseve tjera
që nuk kanë pasur ndonjë investim. Në pyetjen se a kanë plane të investimeve për tri vitet e ardhshme
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
38
2019-2021, 82% e bizneseve kanë pohuar se do të investojnë në krahasim me 18% biznese tjera që nuk
planifikojnë ndonjë investim gjatë tri viteve të ardhshme.
Figura 23. Investimet ekzistuese dhe planifikimet
Bizneset të cilat planifikojnë të investojnë në zhvillim të mëtutjeshëm gjatë tri viteve të ardhshme kanë
deklaruar se kryesisht këto investime do të fokusohen në ngritje të kapaciteteve (65%),
teknologji/makineri (65%), marketing (50%) dhe infrastrukturë (20%).
Figura 24. A keni vendosur se ku do të investoni?
Rreth 68% e bizneseve kanë deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë bashke-investitorë nga jashtë për
zgjerim të biznesit aktual apo bashke-investim të ri, ndërkaq 18% e bizneseve të tjera nuk kanë ndonjë
planifikim aktual. Ndërkaq, 14% e bizneseve nuk janë të gatshëm për ndonjë bashkë-investim.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
39
Figura 25. Gatishmëria për bashkë-investitorë
Shumica e bizneseve (82%) mendojnë se hapja e Parkut të Trajnimeve dhe Inovactionit (ITP) si dhe zonës
industriale do të ndikojë pozitivisht në klimën e biznesit dhe zhvillimin e partneriteteve publiko-private në
qytetin e Prizrenit. Rreth 23% e bizneseve mendojnë se kjo do të ketë një ndikim relativisht pozitiv, krahas
rreth 4% e bizneseve që mendojnë se parku i biznesit dhe zona industriale nuk do të kenë ndonjë ndikim
në klimën e biznesit në qytetin e Prizrenit.
Figura 25. Pritjet për Zonat Ekonomike
Më specificifikisht, disa nga mendimet e ndara nga bizneset në këtë studim janë se kjo qendër dhe zona
industriale, do të ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të bizneseve duke i mundësuar edhe rritjen
e kapaciteteve për prodhim dhe investim në makineri inovative.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
40
Disa biznese kanë potencuar se kjo zonë do të sigurojë më shumë vizitorë, fenomen, i cili do të krijojë më
shumë shitje të produkteve vendore, si dhe rritjen e punësimit.
Për më tepër, biznese të tjera kanë ndarë mendime se Parku i Trajnimeve dhe Inovacionit dhe zona
industriale krijon mundësi për hapësirë të përshtatshme të punës, mundësi për punë profesionale,
shkëmbim të përvojës dhe promovim të produkteve të bizneseve.
KONKLUZIONE
Qëllimi i këtij studimi ishte për të identifikuar, zgjedhur dhe analizuar sektorët konkurrues të natyrës me
punë intenzive, që shfaqin potencial të lartë për investime, krijojnë vlerë të shtuar dhe si të tilla kanë
potencial të çojnë në rritje të qëndrueshme ekonomike në komunën e Prizrenit. Në këtë seksion, është
paraqitur një përmbledhje e gjetjeve nga sektorët e trajtuar.
Turizimi - Konkluzione: Prizreni është qyteti me potencialin më të madh turistik në Kosovë. Pozita e favorshme gjeografike,
pasuritë natyrore dhe vlerat kulturore, historike dhe religjioze janë karakteristikat e vecanta që ky qytet i
posedon. Turizmi është një nga sektorët të cilit nuk i është kushtuar vëmendje direkte në vitet e kaluara,
por i cili ka ardhur në shprehje me rritjen e vazhdueshme të turistëve dhe burimet e shumta që ka qyteti
i Prizrenit. Numri i turistëve në qytetin e Prizrenit është rritur për rreth 500% në 10 vitet e fundit (2008-
2017). Kjo tregon se sektori i turizmit dhe hotelerisë ka potencial për rritje të qendrueshme, prandaj edhe
nevojitet fokus më i madh dhe politika të favorshme për bizneset në këtë fushë. Kapacitetet e akomodimit
janë të shfrytëzueshme mirëpo kërkesat janë gjithnjë e në rritje dhe ndonjëherë edhe tejkalojnë ofertën.
Konkurrenca në nën-sektorin e akomodimit është relativisht e lartë për nga sasia por jo edhe aq për nga
cilësia.
60% (1193) të bizneseve në këtë sektor e përbëjnë bizneset me aktivitete të shërbimit të ushqimit dhe
pijeve, numri i të punësuarve është vazhdimisht i luhatshëm, për faktin se intensiteti i punës varion nëpër
periudha të ndryshme kohore brenda vitit. Mungesa e kualifikimeve të nevojshme në fushën e turizmit
dhe hotelerisë është një nga brengat e bizneseve në këtë sektor. Kjo ndikon në një pagë mesatare
relativisht të ulët, meqenëse kompanitë punësojnë kryesisht njerëz lokalë për të i ndihmuar ata
financiarisht apo për shkak të zvogëlimit sa më të madh të shpenzimeve. Konkurrenca jo-fer mund të jetë
sfidë në të ardhmen duke pasur parasysh që trendi i lëshimit të njësive shtëpiake për turistë është shfaqur
kohëve të fundit.
Prodhimi dhe përpunimi i ushqimit - Konkluzione: Industria e përpunimit të ushqimit është një sektor potencial për zgjerimin në tregun e vendor dhe të
huaj. Megjithatë, kjo industri përballet me shumë sfida të adaptimit të teknologjisë, lëndë të parë të
paqëndrueshme, infrastrukturë të dobët, mungesë të inxhinierëve ushqimor të kualifikuar, konkurrenca
të padrejtë. Kompanitë e themeluara në këtë sektor në Kosovë, dhe veçanërisht në Prizren kanë filluar
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
41
kryesisht si biznese familjare dhe posedohen nga një person (pronësi individuale). Për më tepër,
performanca e kompanive ekzistuese është rritur paralelisht me kapacitetet e kompanive, investimet, dhe
të standardeve të ushqimit.
Sektori në vetvete është mjaft i favorshëm; Megjithatë, barrierat e hyrjes janë të pashmangshme. Përveç
interesit, përvojës dhe burimeve të përshtatshme njerëzore, janë të nevojshme edhe investime të mëdha
për makineri dhe logjistikë për të qenë konkurrues në treg (sidomos konkurrues ndaj mallrave të
importuara). Shuma e lartë e fondeve të nevojshme për investime dhe niveli i lartë të produkteve të
importuara mund të sfidojë shumë investitorët e rinj për të filluar punën në këtë sektor.
Besnikëria e konsumatorit / blerësit është e moderuar, por edhe varet në masë të madhe në çmimet e
produkteve. Në industrinë përpunuese, niveli i konkurrencës nga produktet e importuara është i lartë dhe
shumica e kompanive përpiqet të vendosë çmimet që janë të njëjta me ato të përcaktuara nga
konkurrentët e tyre. Blerësit e kësaj industrie janë bizneset HORECA dhe supermarketet. Interesi i veçantë
i blerësit është ulja e kostos së tyre me anë të uljes së marzhes së fitimit për përpunuesit e ushqimit (fuqia
e lartë e blerësit). Ndërsa, fuqia e furnizuesve vendas është e ulët, pasi ata kanë shumë konkurrentë dhe
është e lehtë për të gjetur zëvendësim nga importet.
Për të vepruar në një sektor të tillë siç është përpunimi dhe prodhimi i ushqimit përmbushja e standardeve
të sigurisë dhe higjienës është shumë e rëndësishme. Shumica e kompanive në Prizren kanë standardet si
ISO, HACCAP, Hallall, dhe kanë marrë certifikimet nga ministria e bujqësisë dhe pylltarisë, dhe zhvillimit
rural. Disa nga përpunuesit kanë testuar prodhimet e tyre në institutin kombëtar të shëndetit publik të
Kosovës.
Ndërtimi - Konkluzione: Sektori i ndërtimit është i dominuar nga bizneset mikro të cilët përbëjnë 83% të firmave aktive. Arsyeja
kryesore pse këto firma janë angazhuar në ndërtim është tradita familjare. Ndërsa aktiviteti kryesor është
ndërtimi i lartë, kryesisht i ndërtesave të larta të komplekseve për banim. Kur është fjala për investime,
firmat kanë deklaruar se kanë investuar gjatë dy viteve të fundit prej 1.5 deri në 6 milion euro në projekte
të ndryshme të banimit. Shumica e firmave janë duke planifikuar të investojë në vitet e ardhshme. Lidhur
me burimin e investimeve të tyre, pothuajse të gjithë përdorin fondet nga shitja e tyre, si dhe nga shitja e
pronave. Asnjë nga kompanitë nuk janë duke përdorur kapacitetet e tyre në maksimum për shkak të
faktorëve të ndryshëm. Dimri dhe temperaturat e ftohta nuk lejojnë firmat të shfrytëzojnë kapacitetet e
tyre në maksimum. Një faktor tjetër është vonesat në pajisjen me leje ndërtimi.
Sfidë në këtë sektor është mungesa e qasjes në furnizimin me energji elektrike, sistemin e ngrohjes, dhe
në trajtimin e ujërave të zeza, pronarët e firmave janë të detyruar të investojnë vetë në mënyrë që të
kenë qasje në të mirat publike. Kriza e likuiditetit apo mungesa e parave të gatshme në këtë sektor, është
një sfidë tjetër me të cilën bizneset përballen, duke i detyruar ata të veprojnë me forma të ndryshme të
pagesave sikurse kompensimi. Mungesa e tokës komerciale për shitje, çështjet me Agjencinë Kadastrale
të Kosovës dhe sistemin gjyqësor, janë sfida të tjera të përmendura nga firmat. Për sa i përket forcave
konkurruese, varësisht prej aspekteve të ndryshme disa janë të larta dhe disa të ulëta. Firmat e
përceptojnë rrezikun nga hyrje të reja në sektor të jetë i ulët. Edhe pse procedurat për të regjistruar një
firmë të re janë të lehta, nevojiten investime të mëdha kapitale për të hyrë në këtë sektor.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
42
Bujqësia - Konkluzione: Ngjashëm me të gjithë Kosovën, sektori i bujqësisë në Prizren karakterizohet me ferma të vogla që dallojnë
në madhësi nga 1 deri në 3 hektarë. Kompanitë zakonisht janë pronësi individuale në pronësi të meshkujve
pa strukturë organizative. Arsyet kryesore për të u angazhuar në prodhimin primar janë tradita e familjes
dhe mungesa e punësimit. Numri i stafit me kohë të plotë dallon në shifra të ulëta, ndërkohë stafi sezonal
mund të arrijë numra dyshifrorë, sidomos gjatë korrjeve. Mosha mesatare në kompanitë dallon nga 25
deri në 40.
Kërkesa për produktet bujqësore është e paqëndrueshme dhe blerësit nuk janë besnikë. Nëse ndonjë nga
prodhuesit vendos të rrisë çmimet, blerësit do blinin produktet nga shitësit tjerë të ndryshëm pa u
shkaktuar asnjë kosto. Blerësit vendosin të gjitha kushtet e shitjes dhe ndonjëherë janë në gjendje të
diktojnë çmimin. Sfida kryesore me të cilën përballen prodhuesit që operojnë në sektorin e bujqësisë
është ajo e tregut jo stabil.
Prodhuesit nuk kanë një garanci se produktet e tyre do të shiten. Kjo është veçanërisht e vështirë për
fermerët që nuk kanë qendrat e magazinimit/ruajtjes dhe që përfundojnë me produkte të pa shitura. Këto
produkte ose duhet të shiten me çfarëdo çmimi ose të përfundojnë deri në hedhje. Blerësi i produkteve
mund të vendosë për të blerë produktet nga dikush tjetër meqë ata nuk kanë marrëveshje me shkrim dhe
të mos pësojë asnjë kosto nga kjo. Një tjetër pengesë e rëndësishme që po e pengon zhvillimin e biznesit
është konkurrenca e pandershme nga importi. Shto faktin që produktet e importuara nuk janë të
kontrolluara për përmbajtje të pesticideve. Sipas shumë prodhuesve, produktet e importuara kanë shumë
më shumë pesticide se sa ato lokale sepse shuma e pesticideve që përdoret në Kosovë është shumë herë
më e vogël. Një tjetër pengesë e përmendur nga prodhuesit është kostoja e lartë e financave dhe
periudhës shumë të shkurtër të mospagimit.
REKOMANDIME ● Qeveria të jetë më e angazhuar në përmirësimin e ambientit të përgjithshëm të biznesit.
● Të bëhet një studim më i thellë mbi potencialin turistik të Prizrenit
● Të implementohet strategjia për turizmin me qëllim të orientimit të turistëve dhe zgjatjes së
qëndrimit në Prizren.
● Të funksionalizohet plotësisht dhe të monitorohet puna e Qendrës Informuese
● Të rritet bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në fushën e turizmit
● Të mundësohet pjesëmarrja për bizneset në sektorin e hotelerisë në panaire ndërkombëtare
● Qeveria të miratojë politika që sigurojnë konkurrencë të drejtë në sektorin e bujqësisë, sidomos
në përshpejtimin e procesit të hakmarrjes me kufizim tregtar ndaj praktikave të pandershme të
partnerëve tregtarë.
● Gjithashtu, të krijohen skema mbështetëse për të inkurajuar prodhimin vendor që do të mund të
përmirësonte papunësinë marrë parasysh natyrën e punës intensive të sektorit.
● Të aplikohen lehtësime të akcizës për burimet e energjisë që përdoren për prodhim.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
43
● Për kompanitë të cilit përdorin sisteme efikase të energjisë për prodhim, të ofrohen stimuj tatimor
shtesë.
● Qeveria të përmirësojë promovimin e skemave të granteve të tyre në sektorin e bujqësisë:
Procedurat për aplikim në skemat përkatëse të grantit duhet të thjeshtuar, ndërsa procesi i
përzgjedhjes së grant fituesit duhet të bëhen më transparente.
● Gjithashtu, kompanitë e shërbimeve publike duhet të lehtësojnë procesin e qasjes në furnizimin
me energji elektrike, sistemin e ngrohjes, ujit dhe kanalizimit.
● Duhet të zgjerohet bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe lokale me firmat në sektorin e
ndërtimit.
● Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës, si dhe komuna, duhet të
organizojnë më shumë debate publike, duke përfshirë firmat në industrinë e ndërtimit, për të
përvetësuar kontributin e tyre gjatë hartimit të politikave për planifikimin dhe zhvillimin
hapësinor.
● Agjencitë dhe shkollat e arsimit profesional në bashkëpunim me kompanitë e industrisë të
zhvillojnë profilet e specializuara të ndërtimit.
●
● Puna ndërtimore duhet të inspektohet në mënyrë më rigoroze nga inspektorët në nivel qendror
dhe lokal dhe kur zbulohen parregullsi duhet të merren masat e duhura të parandalimit.
● Për të rritur konkurrencën në sektorin e përpunimit të ushqimit në Prizren, prodhuesit vendas
duhet të adresojnë problemet e lidhura me diversifikimin e dobët të produktit, cilësinë e pasigurt,
furnizimin e ulët, dhe shfrytëzimin jo të mjaftueshëm të kapaciteteve.
● Prandaj, në nivelin e tregut përpunuesit e ushqimit duhet të:
→ Rrisin produktivitetin dhe ofrojnë produkte të reja
→ Përmirësojnë cilësinë dhe qasje në segmente të reja tregu për përpunuesit e vegjël
→ Rrisin shfrytëzimin e kapaciteteve
→ Promovim të prodhimeve vendore të përpunuara në tregun e brendshëm
● Kompanitë në sektorin e prodhimit të ushqimit dhe pijeve duhet të:
→ Promovojnë produktet e përpunuara në tregjet ndërkombëtare / panaire ndërkombëtare
→ Promovojnë vendosjen e produkteve të përpunuara në zinxhirët e huaj të shitjes me pakicë
→ Përmirësojnë logjistikën për eksport; si, rritjen e numrit të objekteve të magazinimit të ftohtë,
kamionëve frigoriferë, dhe pajisjeve të klasifikimit të frutave.
● Mungesa e inxhinierëve të kualifikuar të ushqimit në Kosovë është një pengesë që përpunuesit e
ushqimit vendor duhet ta kapërcejnë.
● Kompanitë duhet të angazhojnë ekspertë për të trajnuar punonjësit e tanishëm dhe ata të
ardhshëm.
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
44
SHTOJCA
FIGURAT
Figura 1. Viti i themelimit të bizneseve të anketuara
Figura 2. Arsyet për themelimin e biznesit
Figura 3. Lloji I Biznesit
Figura 4. Kompanitë me certifikim ndërkombëtar
Figura 5. A planifikoni të merrni ndonjë certifikim ndërkombëtar?
Figura 6. Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompaninë tuaj?
Figura 7. Rritja/zvogëlimi i numrit të punësuarve në kompaninë tuaj gjatë viteve të fundit
Figura 8. Atributet e vlerësuara kur kërkohen punëtorë?
Figura 9. Sfidat/barrierat gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor
Figura 10. Burimet e Investimeve
Figura 11. Ndikimi i fluksit të bashkatdhetarëve
Figura 12. Kapacitetet e bizneseve gjatë periudhës kur ka fluks të vizitorëve
Figura 13. Furnizimi me lëndë të parë
Figura 14. A keni realizuar takime “Biznes me Biznes - B2B” me kompanitë nga jashtë?
Figura 15. Realizimi i takimeve B2B, lehtësuesit/ndërmjetësuesit
Figura 16. A ofron kompania juaj shërbime vetëm brenda Kosovës apo dhe jashtë saj?
Figura 17. Besimi tek
Figura 18. A ju ka konsultuar qeveria dhe/ose komuna gjatë hartimit të ndonjë prej politikave për
bizneset?
Figura 19. A ka kompania juaj strategji të biznesit?
Figura 20. A ka kompania juaj strategji për eksport?
Figura 21. Performanca e biznesit tuaj gjatë pesë viteve të fundit?
Figura 22. Përfshirja e bizneseve në debatet publike dhe vendimmarrje
Figura 23. Investimet ekzistuese dhe planifikimet
Figura 24. A keni vendosur se ku do të investoni?
Figura 25. Gatishmëria për bashkë-investitorë
Figura 25. Pritjet për Zonat Ekonomike
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
45
PYETËSORI PËR HULUMTIMIN E AMBIENTIT BIZNESOR NË PRIZREN
TË DHËNAT E KOMPANISË
Emri i kompanisë: ___________________________
Emri i/e Pronarit/es: ___________________________
Emri i i/e të intervistuarit: ___________________________ / Pozita: _______________
A2. Viti i themelimit të kompanisë
● Para 1999
● 2000-2008
● 2008-2019
A3. Viti i regjistrimit të kompanisë: __________
A4. Cilat ishin arsyet për hapjen e këtij biznesi?
● Është identifikuar mundësia (profiti)
● Tradita familjare
● Mungesa e vendeve të punës
● Tjetër, specifikoni:__________________
A4. Lloji i biznesit
● Biznes Individual
● Ortakëri e përgjithshme
● Ortakëri e kufizuar
● Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
● Shoqëri aksionare
● Kooperativë bujqësore
● Tjetër, specifikoni:______________________
A6. A ka kompania juaj ndonjë certifikim ndërkombëtar?
● Po ● Jo
A6.1 (a) Nëse po, çfarë lloj certifikimi keni?
A6.2 (b) Nëse jo, a planifikoni të merrni ndonjë?
● Po ● Jo ● Nuk e di si duhet ta bëjmë
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
46
A7. Sa është qarkullimi vjetor i kompanisë tuaj (në euro)?
● 0 - 50,000€
● 50,000€ - 100,000€
● 100,000€ - 500,000€
● 500,000€ - 1,000,000€
● Mbi 1,000,000€
● Nuk dua të deklarohem
FUQIA PUNËTORE
B1. Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve në kompaninë tuaj?
#Total (_____)
#Femra të punësuara (_____)
#Persona me aftësi të kufizuara (_____)
B2. Mosha mesatare e të punësuarve: _________
B3. Rroga mesatare e të punësuarve?
● (_____)
B4. Numri total i femrave në pozita menaxheriale?
● _________ ● Nuk ka femra në pozita menaxheriale
B5. Struktura e punëtorëve sipas kualifikimeve akademike
● Shkollim fillor (____)
● Shkollim i mesëm (____)
● Bachelor (____)
● Master (____)
● Doktoraturë - PhD (____)
B6. A është rritur apo zvogëluar numri i të punësuarve në kompani gjatë viteve të
fundit?
● Po, është rritur për (___) punëtorë
● Jo, ka mbetur i njëjtë
● Eshtë zvogëluar për (___) punëtorë
B7. Çfarë atribute vlerësoni ju kur kërkoni punëtorë?
● Përvojën e mëparshme në sektor,
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
47
● Arsimin
● Tjetër:___________
B8. Cilat janë problemet kryesore që has kompania juaj gjatë rekrutimit dhe punësimit të punonjësve të rinj?
SFIDAT, TREGU DHE PERFORMANCA
C1. Cilat janë sfidat/barrierat që hasni gjatë ushtrimit të aktivitetit biznesor?
● Tregu i vogël/i papërshtatshëm
● Korrupsioni
● Normat tatimore
● Konkurenca jo fer (evazioni fiskal, informaliteti)
● Ngarkesat administrative
● Krimi dhe vjedhja
● Furnizimi me energji elektrike
● Qasje në kredi
● Tarifat e larta doganore
● Transporti
● Eksporti jashtë Kosovës
● Mungesa e punëtorëve dhe kualifikimit të tyre
● Qasja në financa
● Tjetër, specifikoni: _________________________
C2. Cilat janë burimet e investimeve?
▢ Kapitali vetanak
▢ Kredi nga institucionet bankare dhe mikrofinanciare
▢ Hua nga familja, miqtë
▢ Grante nga organizatat, institucionet
▢ Tjetër, specifikoni:_____________________
C3. A keni rritje të të hyrave gjatë periudhave kur kemi fluks të bashkatdhetarëve?
a. Po, sidomos gjatë verës
b. Po, gjatë verës dhe periudhave të festave
c. Vetëm gjatë periudhave të festave kur bashkatdhetarët janë në Kosovë
d. Jo
C4. A mendoni që biznesi juaj ka kapacitetet për të përmbushur kërkesat gjatë fluksit të vizitorëve në Komunën e
Prizrenit?
● Po, kemi kapacitete të mjaftueshme
● Kemi kapacitet, por jemi të hapur për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
48
● Jo, nuk kemi kapacitet për të përmbushur të gjitha kërkesat
● Nuk e di, ngase nuk e kemi matur ndonjëherë performancën e biznesit
C5. Nga ku furnizoheni me lëndën e parë (Në rast se furnizoheni)?
● Brenda Kosovës
● Rajoni (specifiko)________
● Shtetet evropiane (specifiko)_______
● Azi (specifiko)_______
● Tjetër (specifiko)___________
C6. Sa e lehtë është për të gjetur një alternativë për produktin/shërbimin që ju ofroni? A mund të kontraktohet?
Ose të importohet? Çfarë është gatishmëria e blerësit për të zëvendësuar?
C7. A keni realizuar takime “Biznes me Biznes - B2B” me kompanitë nga jashtë?
● Po
● Jo
C7. (a) Në rast se po, nga kush u janë mundësuar këto takime
● Qeveria e Kosovës
● Komuna
● Organizatat ndërkombëtare
● Odat ekonomike
● Organizatat e ndryshme jo-qeveritare
● Kompani të tjera të sektorit të njëjtë
● Iniciativë vetanake
C8. A ofron kompania juaj shërbime vetëm brenda Kosovës apo dhe jashtë saj?
● Vetëm brenda Kosovë
● Edhe në Kosovë dhe jashtë
● Vetëm jashtë Kosovës
C8 (a) Nëse po ju lutem tregoni ku? ___________________________
C8 (b) Si i keni arritur këto bashkëpunime?
● Kam punuar/jetuar jashtë vendit
● Përmes rrjetit familjar apo të miqve;
● Njoftime dhe rrjetëzim gjatë konferencave/forumeve/samiteve të ndryshme
● Panaireve
● Vizitave studimore
● Online (internetit)
● Takimeve “Bizneset tek Bizneset B2B”
C9. A mund të na thoni sa besim keni tek institucionet publike (Qeveria, komunat, gjykatat, administrata tatimore,
doganore dhe inspektimet)?
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
49
● Ju besoj shumë
● Ju besoj
● Nuk ju besoj
● Nuk ju besoj aspak
C10. A ju ka konsultuar Qeveria dhe/ose komuna gjatë hartimit të ndonjë prej politikave për bizneset?
___________________________________________________________________
ZHVILLIMI I KOMPANISË
D1. A ka kompania juaj strategji të biznesit?
● Po, kemi strategji të biznesit
● Kemi vetëm biznes planin
● Kemi vetëm strategjinë e marketingut dhe shitjes
● Jo
D1.1 (Për bizneset prodhuese)
A ka kompania juaj strategji për eksport?
● Po
● Jo
● Planifikojmë në të ardhmen të përpilojmë një të tillë
D2. Ju lutem të zgjidhet përgjigjja që e përshkruan më së miri gjendjen financiare të kompanisë:
● Nuk ka prirje për t’u rritur
● Ka prirje për t’u rritur
● Mundësi për t’u shqetësuar për të ardhmen
D3. Cila deklaratë pasqyron më së miri performancën e biznesit tuaj gjatë pesë viteve të fundit?
1. Ne nuk e masin performancën e biznesit
2. Biznesi ka dështuar në përmbushjen e objektivave të performancës
3. Biznesi ka arritur, por nuk i ka tejkaluar objektivat e performancës
4. Biznesi i ka tejkaluar objektivat të performancës
D4.Sa jeni të kënaqur me përfshirjen e bizneseve në debatet publike të komunës dhe në vendimarrje (1 do të
thotë aspak, 5 do të thotë shumë)?
● 1 (aspak i/e kënaqur)
● 2 (deri diku i/e kënaqur)
ANALIZË E AMBIENTIT SOCIO-EKONOMIK TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
50
● 3 (neutral)
● 4 (i/e kënaqur)
● 5 (shumë i/e kënaqur)
D5. Gjatë tre viteve të fundit a keni investuar në makineri/teknologji?
● Po
● Jo
D6. A keni plan të investimeve për periudhën 2019-2021?
● Po
● Jo
D7. Nëse po, a keni vendosur se ku do të investoni?
● Teknologji/Makineri
● Ngritje të kapaciteteve
● Infrastrukturë
● Marketing
● Tjetër, specifikoni:___________________
D7 (a) Nëse jo, pse?
● Kemi mungesë të rrjedhjes së parasë
● Kemi investuar vitet e fundit
● Planifikojmë të investojmë pas pesë (5) viteve
● Nuk e kemi planifikuar
D8. A jeni të gatshëm të pranoni bashkë-investitorë nga jashtë për zgjerim të biznesit tuaj aktual apo bashkë-
investim të ri?
● Po
● Jo
● S’e kemi planifikuar për tani
● Më vonë
D9. A mendoni që hapja e Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit si dhe Zonës Industriale do të ndikojë pozitivisht
në klimën e biznesit dhe zhvillimin e partneriteve publiko-private?
● Po
● Jo
D10. Si mendoni se do të ndikojnë këto qendra?
_________________________________________________________.
top related