ak'ivendim per papranueshmerigjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata...

9
REPUBLIKA E KOSOVF.s - PEflYJiJUIKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETVESE YCTABHH CY,l( CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 14 qershor 2019 Nr. ref.: RK 1373/19 AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI206/18 Parashtrues Fatos Deva Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates se Apelit, Ac. nr. 3464/2018, te 9 nentorit 2018 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Fatos Deva, me vendbanim ne Gjakove Cnetekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), i perfaqesuar me autorizim nga Yll Xhiha, avokat. 1

Upload: others

Post on 28-Feb-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

REPUBLIKA E KOSOVF.s - PEflYJiJUIKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETVESEYCTABHH CY,l(

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 14 qershor 2019Nr. ref.: RK 1373/19

AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI206/18

Parashtrues

Fatos Deva

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates se Apelit, Ac. nr.3464/2018, te 9 nentorit 2018

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareBajram Ljatifi, zevendeskryetarBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtareGresa Caka-Nimani, gjyqtareSafet Hoxha, gjyqtarRadomir Laban, gjyqtarRemzije Istrefi-Peci, gjyqtare dheNexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Fatos Deva, me vendbanim ne Gjakove Cnetekstin emetejme: parashtruesi i kerkeses), i perfaqesuar me autorizim nga Yll Xhiha,avokat.

1

Page 2: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston kushtetutshmerine e Aktvendimit te Gjykates seApelit te Kosoves,Ac. nr. 3464/2018, te 9 nentorit 2018.

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i <;eshtjeseshte vleresimi i kushtetutshmerise se vendimit te kontestuar, meane te te cilit pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat dhelirite e garantuara me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem]dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqesore e te Drejtave] te Kushtetutes se Republikes seKosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta), si dhe me nenin 6 (E drejta per njeproces te rregullt) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin emetejme: KEDNJ).

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne paragrafin 7, te nenit 113[Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara]te Kushtetutes, ne nenin 47 [Kerkesa Individuale] te Ligjit per GjykatenKushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji)dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe i pergjigjeve] te Rregullores se punesse Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme:Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 28 dhjetor 2018, parashtruesi i kerkeses dorezoi kerkesen ne GjykatenKushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

6. Me 8 janar 2019, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Radomir Laban gjyqtarraportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Arta Rama-Hajrizi(kryesuese), Bekim Sejdiu dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

7. Me 29 janar 2019, Gjykata e njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhekerkoi nga ai dorezimin e autorizimit per perfaqesuesin e tij.

8. Me 6 shkurt 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoi autorizimin per perfaqesuesin etij.

9. Me 7 shkurt 2019, Gjykata i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates se Apelit.

10. Me 28 maj 2019, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhenjezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

11. Me 7 prill 2010, parashtruesi i kerkeses ka lidhur me Raiffaisen Bank (ne tekstin emetejme: kredidhenesi) nje Marreveshje mbi Fleksi Kredine, ku perfshihej sigaranci edhe Aneks Marreveshja mbi Pengun. Ne Marreveshjen mbi Fleksi Kredineparashihej qe kredidhenesi do t'i aprovoje parashtruesit te kerkeses (ne cilesine ekredimarresit), Fleksi Kredine ne vlere prej 2000 € ne llogarine e tij individuale

2

Page 3: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

rrjedhese, i cili do te paguhet me te ardhurat e tij personale. Si garanci se kjoshume do te kthehet me Marreveshjen mbi pengun, parashtruesi i kerkeses kishtelene peng pajisje shtepiake ne nje vlere te caktuar. Marreveshja mbi pengungjithashtu u regjistrua ne Zyren per Regjistrimin e Pengut, sipas Marreveshjes mbiFleksi Kredine.

12. Me 6 tetor 2011, kredidhenesi parashtroi propozim per permbarim ne GjykatenKomunale, per arsye se debitori nuk i ishte permbajtur Marreveshjes per FleksiKredine.

13. Me 12 janar 2012, Gjykata Komunale ne Gjakove me Aktvendimin Ekz. nr. 18/12per lejimin e permbarimit: (i) detyroi parashtruesin e kerkeses qe brenda afatit prej7 (shtate) ditesh nga dita e dorezimit te aktvendimit ta shlyej borxhin bashke meshpenzimet procedurale te caktuara ne te; (ii) caktoi permbarimin e propozuar;dhe (iii) caktoi shpenzimet e kreditorit ne shume prej 25,00 C.

14. Me 9 mars 2018, parashtruesi i kerkeses ushtroi kundershtim prane GjykatesThemelore ne Gjakove kunder Aktvendimit per lejimin e permbarimit Ekz. nr.18/12 te Gjykates Komunale ne Gjakove, duke theksuar se propozimi perpermbarim eshte i paqarte dhe i manget dhe duke pretenduar se lista e gjerave tecHat jane kerkuar te sekuestrohen nuk permban specifikat si tipi, nr. serik dheshenime tjera.

15. Me 23 mars 2018, kredidhenesi parashtron pergjigje ne prapesim duke arsyetuar,nder te tjera, se prapesimi i parashtruesit te kerkeses, nuk eshte mbeshtetur neprova siC;kerkohet me nenin 69, paragrafi 4 te Ligjit per Proceduren Permbarimore(ne tekstin e metejme: LPP) me propozimin qe Gjykata Themelore ne Gjakove, terefuzoje kundershtimin e debitorit si te pavlefshem ose ta refuzoje plotesisht si tepabazuar.

16. Me 7 maj 2018, Gjykata Themelore ne Gjakove (ne tekstin e metejme: GjykataThemelore) me Aktvendimin E. nr. 18/12, refuzoi prapesimin e parashtruesit tekerkeses si te pabazuar. Gjykata Themelore, fillimisht, theksoi se kredidhenesi kakerkuar lejimin e propozimit per permbarim sipas dokumentit permbarimor,perkatesisht Marreveshjes mbi Kredine dhe Pengun.

17. Gjykata Themelore me tej arsyetoi se sipas nenit 22, paragrafi 1.7 (a) te LPP-se,dokument permbarues eshte dhe kontrata per pengun, e regjistruar ne regjistrinzyrtar te pengut. Gjykata Themelore gjithashtu arsyetoi se tek pretendimet eprapesimit te parashtruesit te kerkeses nuk hyjne shkaqet tjera sipas nenit 71 teLPP-se, dhe theksoi se parashtruesi i kerkeses nuk ka bashkengjitur prova perdeklarimet e theksuara ne prapesim.

18. Me 30 maj 2018, parashtruesi i kerkeses parashtroi ankese ne Gjykaten e Apelit teKosoves kunder Aktvendimit te Gjykates Themelore, E. nr. 18/12, te 7 majit 2018.Kredidhenesi, poashtu parashtroi pergjigje ne ankese.

19. Me 9 nentor 2018, Gjykata e Apelit e Kosoves, permes Aktvendimit Ac. nr.3464/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te kerkeses dhe pranoine teresi vleresimin juridik te gjykates se shkalles se pare, duke marre parasysh dhefaktin qe parashtruesi i kerkeses nuk ka ofruar prova per te mbeshtetur argumentet

3

Page 4: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

e tij. Gjykata e Apelit arsyetoi se "Meqe jane plotesuar kushtet ligjore nga neni 27dhe 22 i LPP-se, qe kontrata ne baze te se ciles gjykata e shkalles se pare kaleshuar urdher per caktimin e permbarimit, eshte dokument permbarues dhenjekohesisht ipershtatshem per permbarim [...J".

20. Ne nje date te pacaktuar, parashtruesi i kerkeses parashtroi propozim per inicimine kerkeses per mbrojtje te ligjshmerise, kunder Aktvendimit te Gjykates ThemeloreE. nr. 18/12 dhe kunder Aktvendimit te Gjykates se Apelit te Kosoves ne Prishtine,Ac. nr. 3464/18.

21. Me 13 dhjetor 2018, Zyra e Prokurorit te Shtetit njoftoi parashtruesin e kerkeses qepas shqyrtimit te lendeve nga Gjykata Themelore ne Gjakove, nuk ka gjetur baze temjaftueshme ligjore per te paraqitur kerkese per mbrojtje te ligjshmerise.

Pretendirnet e parashtruesit te kerkeses

22. Parashtruesi i kerkeses pretendon se me aktvendimin e kontestuar i eshte shkelur edrejta e tij e garantuar me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe tePaanshem] te Kushtetutes ne nderlidhje me nenin 6 (E drejta per nje proces terregullt) te KEDNJ-se si dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqesore e te Drejtave] teKushtetutes, por te njejtat nuk i arsyeton me tej.

23. Parashtruesi i kerkeses, fillimisht, pretendon qe "Kredia ne jjale permbankontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin ekredise, te palegalizuar ate kohe ne Gjykate, ose edhe tani tek Noteri, veprime tepambeshtetura ligjore bazuar ne nenin 21 te Ligjit te procedures permbarimoreaktual apo 24 te Ligjit te meparshem te procedures permbarimore per me shumeTitull Ekzekutiv ..., e qe bazat juridike per caktimin e permbarimit Gjykataatehere e tash Organi permbarues e cakton, perkatesisht e zbaton permbariminvetem ne baze te dokumentit permbarues (titulus executionis) dhe dokumentit tebesueshem, po qe se me kete ligj nuk eshte parashikuar di<;katjeter, si dhe nenit22 Dokumenti permbarues 1.3. dokumenti noterial ipermbarueshem ne pajtimme ligjin per noterine; ashtu qe nga shikimi i shkresave te lendes shifet sekontrata nukjane te legalizuar ne Gjykate por as te noterizuar;".

24. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu pretendon se "Kamata pushon te rrjedhe kurshuma e kamatave te arritura per pagese arrin lartesine e borxhit kryesor".

25. Parashtruesi pohon qe "propozimi per permbarim per bllokimin te llogarivebankare eshte veprim ipambeshtetur ligjor, vetegjyqesi dhe kunderligjshmeri, telejohet propozimi ne bllokimin e llogarive bankare ne 7 Bankat Komerciale,derisa ne kontrate figuron vetem llogarine e Bankes Raiffaisen Bank, eshtegjith<;kave<;seveprim i pambeshtetur ligjor".

26. Ne fund, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata qe ta hedhe poshte:"propozimin per permbarim si i kunderligjshem per shkak te kontrates se pengutte panoterizuar meqenese Ligjit ndryshim, plotesim i procedures permbarimoreOS/L-118, neni 5 par. 2 obligon kreditorin qe kontrata per pengun e regjistruar neregjistrin zyrtar te pengut, si titull ekzekutiv, ose te kthej proceduren ne Jazenfillestare meqenese rreth borxhit kemi dyshim te artikulueshem per fryrje te

4

Page 5: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

borxhit, dhe se ekspertiza financiare kishte me qene me se e domosdoshme per teeliminuar dyshimet lidhur me perberjen e penalitetit".

Dispozitat perkatese ligjore

LIGJI Nr. 04/L-139 PER PROCEDUREN PERMBARIMORE, DHE LIGJINr. 05/L-118 PER NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-139 PER PROCEDUREN PERMBARIMORE

KREUIIIDOKUMENTI PERMBARUES (TITULLI EKZEKUTIV) DHE

DOKUMENTII BESUESHEM

Neni 21Bazat juridike per caktimin e permbarimit

Organi permbarues e cakton, perkatesisht e zbaton permbarimin vetem ne bazete dokumentit permbarues (titulus executionis) dhe dokumentit te besueshem,poqese me kete ligj nuk eshte parashikuar dir;ka tjeter.

Neni22Dokumenti permbarues

1. Dokumente permbaruesejane:

1.7a. kontrata per pengun e regjistruar ne regjistrin zyrtar te pengut.(plotesuar me nenin 5, paragrafi 2 te Ligjit nr. 05/L-118 per ndryshimindhe plotesimin e ligjit bazik).

Pranueshmeria e kerkeses

27. Gjykata se pari vIereson nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise,te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullorete punes.

28. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksionidhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates nemenyre ligjore nga pala e autorizuar.[...]7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te tedrejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepovetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj".

29. Perve<; kesaj, Gjykata shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushurkriteret e pranueshmerise, si<; percaktohet ne Ligj. Ne kete drejtim, Gjykata ireferohet nenit 47 [Kerkesa individuaIe], nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49[Afatet] te Ligjit, te cilet percaktojne:

Neni 475

Page 6: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

[Kerkesa individuale]

"1. 9do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtjejuridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe lirite e tija individuale tegarantuara me Kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik.2. Individi mund ta ngrite kerkesen ne jjale vetem pasi qe te kete shteruar tegjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj".

Neni48[Saktesimi i kerkeses]

"Parashtruesi ikerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesishtse cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkret iautoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj".

Neni 49[Afatet]

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon te eceqe nga dita kur parashtruesit ieshte dorezuar vendimi gjyqesor ...".

30. Sa i perket permbushjes se ketyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi ikerkeses eshte pale e autorizuar, i cili konteston nje akt te nje autoriteti publik, passhterimit te te gjitha mjeteve juridike. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu ka sqaruarte drejtat dhe lirite qe ai pretendon se ijane shkelur, ne pajtim me kushtet nga neni48 i Ligjit, dhe ka dorezuar kerkesen ne pajtim me afatin e percaktuar ne nenin 49te Ligjit.

31. Megjithate, Gjykata i referohet edhe rregullit 39 [Kriteret e pranueshmerise]paragrafi 2, te Rregullores se punes, i cili percakton:

"(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesaeshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbeshtetene menyre te mjaftueshme pretendimin e tij".

32. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses pretendon se i eshte shkelur e drejta e tijper gjykim te drejte dhe te paanshem sepse, sipas tij (i) gjykatat e rregullta kanepranuar kunderligjshem Marreveshjen per Pengun si dokument permbarues, perarsye se sipas tij, kjo kontrate nuk eshte e noterizuar dhe nuk ploteson kushtet perte qene dokument permbarues (ii) kamata filIon te rrjedhe kur shuma e kamatavete arritura per pagese arrin lartesine e borxhit kryesor dhe (iii) propozimi perpermbarim per blIokimin te llogarive bankare eshte veprim i pambeshtetur ligjor.

33. Ne rastin konkret, Gjykata veren se pretendimi kryesor i parashtruesit te kerkeseseshte se eshte shkelur neni 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] teKushtetutes dhe nenin 6 te KEDNJ-se, pasi gjykatat e rregullta kishin vertetuargabimisht gjendjen faktike, dhe mbi gjendjen faktike te vertetuar gabimisht kanezbatuar gabimisht te drejten materiale dhe procedurale.

34. Lidhur me kete, Gjykata fillimisht thekson se nuk eshte detyre e GjykatesKushtetuese te merret me gabimet e fakteve apo te ligjit qe pretendohet te jene

6

Page 7: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

kryer nga gjykatat e rregullta me rastin e vleresimit te provave apo aplikimit te ligjit(ligjshmerise), pervec;dhe per aq sa ato te mund te kene shkelur te drejtat dhe liritee mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmerine). Ne te vertete, eshte detyre egjykatave te rregullta qe te interpretojne dhe te zbatojne rregullat perkatese te sedrejtes procedurale dhe materiale (Shih, mutatis mutandis, rastin e GjykatesEvropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: GJEDNJ), Garcia Ruizkunder Spanjes, nr. 30544/96, Aktgjykimi i 21janarit 1999, paragrafi 28).

35. Sa i perket pretendimit te pare te parashtruesit te kerkeses, Gjykata rikujton seGjykata Themelore kishte arsyetuar se sipas nenit 22, paragrafi 1.7 (a) te LPP-sedokument permbarues eshte dhe kontrata per pengun, e regjistruar ne regjistrinzyrtar te pengut. Per me teper, Gjykata Themelore gjithashtu kishte arsyetuar setek pretendimet e prapesimit te parashtruesit te kerkeses nuk hyjne shkaqet tjerasipas nenit 71 te LPP-se, dhe theksoi se parashtruesi i kerkeses nuk kabashkengjitur prova per deklarimet e theksuara ne prapesim.

36. Sa i perket procedurave te ndjekura nga parashtruesi i kerkeses, GjykataThemelore dhe ajo e Apelit kishin sqaruar qe parashtruesi i kerkeses nuk kishteparashtruar prova te cHat do t'i mbeshtetnin deklarimet e tij gjate perdorimit temjeteve juridike; ndersa sa i perket pretendimit kryesor te parashtruesit tekerkeses, i sqarojne qe neni 22, paragrafi 1.7 (a) i LPP-se, e percakton si dokumentpermbarues kontraten per pengun te regjistruar ne regjistrin zyrtar te pengut.

37. Gjykata veren se Aktvendimi i Gjykates se Apelit, Ac. nr. 3464/2018 eshte vendimii fundit, me te cilin eshte vendosur per meritat eshte arsyetuar ne menyre tedetajuar, "meqe jane pZotesuar kushtet ligjore nga neni 27 dhe 22 i LPP-se, qekontrata ne baze te se ciles gjykata e shkalles se pare ka Zeshuar urdher percaktimin e permbarimit, eshte dokument permbarues dhe njekohesisht ipershtatshem per permbarim [...J".

38. Gjykata se pari thekson se nuk eshte funksioni i saj te merret me gabimet e gjendjesfaktike apo aplikimin e gabuar te ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat erregullta, pervec; nese gabimet dhe zbatimi i gabuar i ligjit nuk jane te tilla qeshkelin te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (shih rastin e GJEDNJ-se,Garcia Ruiz kunder Spanjes, cituar me lart, paragrafi 28) .

39. Megjithate, eshte detyre e gjykatave te rregullta t'i zgjidhin c;eshtjet e interpretimitte rregullave te brendshme ligjore. Kjo vec;anerisht vlen per interpretimin e tedrejtes materiale dhe procedurale nga ana e gjykatave (shih rastin e GJEDNJ-se,PekineZ kunder Turqise, nr. 9939/02, i 18 marsit 2008, paragrafi 53). Roli iGjykates eshte vetem te percaktoje nese efektet e interpretimit te tille jane nepajtim me Kushtetuten ne teresi dhe me parimin e sigurise juridike, vec;anerisht atote garantuara me nenin 6 te KEDNJ-se.

40. Gjykata perserit se neni 6 i KEDNJ-se dhe neni 31 i Kushtetutes, i obligon gjykatatte japin arsye per vendimet e tyre, por kjo nuk mund te kuptohet si obligim igjykates per te dhene pergjigje te hollesishme ne C;doargument te parashtruesit tekerkeses. (Shih rastin e GJEDNJ-se, Van de Hurk kunder HoZandes, Aktgjykim i 19prill it 1994, Seria A. nr. 288, f. 20, paragrafi 61). Shkalla ne te cHen zbatohetobligimi per te dhene arsye mund te ndryshoje sipas natyres se vendimit. Ajogjithashtu duhet te marre parasysh, nder te tjera, shumellojshmerine e

7

Page 8: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

parashtresave te paraqitura nga nje pale ne procedurat qe mund te bejne qegjykatat te japin mendime dhe perfundime te ndryshme ligjore gjate marrjes sevendimeve. Prandaj, pyetja nese gjykata ka permbushur detyrimin per te shpjeguararsyet per vendimin e saj, qe rrjedh nga neni 6 i KEDNJ-se, mund te percaktohetvetem ne driten e rrethanave te secilit rast individual.

41. Gjykata veren se, edhe pse gjykatat e rregullta kane nje liri te caktuar vleresimi nezgjedhjen e provave ne nje rast te caktuar dhe ne pranimin e provave ne mbeshtetjete parashtresave te paleve, gjykatat jane te obliguara te justifikojne aktivitetet e tyreduke dhene arsye per vendimet e tyre. Gjykata Kushtetuese deklaron se nuk eshtedetyre e saj te shqyrtoje nese refuzimi nga ana e gjykatave te rregullta per tepranuar provat e paraqitura nga parashtruesi i kerkeses ka qene i bazuar, eshte nejuridiksionin e gjykatave te rregullta te vendosin ne lidhje me ~eshtjet e ketij lloji(shih rastin e GJEDNJ-se Suominen kunder Fin landes, kerkesa nr. 37801/97,Aktgjykimi i 24 korrikut 2003, paragrafi 36).

42. Edhe pse parashtruesi i kerkeses pretendon se te drejtat e tij jane shkelur me rastine vertetimit te gabuar te fakteve dhe zbatimit te gabuar te ligjit nga gjykatat erregullta, parashtruesi i kerkeses nuk ka treguar se si vendimet e lartcekura kaneshkelur te drejtat e tij kushtetuese.

43. Gjykata si rrjedhoje konstaton se parashtruesi ka mundur te perfitoje nga njeprocedure kontradiktore, ai ka mundur ne faza te ndryshme te procedures, teparaqese pretendime dhe prova qe ai i konsideronte te rendesishme per rastin e tij,kishte mundesi qe te kundershtonte ne menyre efektive pretendimet dhe provat eparaqitura nga pala kundershtare, gjykatat e rregullta kishin degjuar dhe shqyrtuarte gjitha pretendimet e tij, te cilat, te shikuara objektivisht, konsideroheshin terendesishme per zgjidhjen e rastit, arsyet faktike dhe ligjore te vendimit tekontestuar ishin paraqitur ne menyre te detajuar, prandaj procedurat, te marra siteresi, ishin te drejta (shih, mutatis mutandis, Garcia Ruiz kunder Spanjes, cituarme lart, paragrafet 29 dhe 30).

44. Gjykata rikujton se fakti i thjeshte se parashtruesi i kerkeses nuk eshte i kenaqurme rezultatin e vendimeve te Gjykates Supreme apo permendja e neneve teKushtetutes nuk eshte e mjaftueshme per te ndertuar nje pretendim per shkeljekushtetuese. Kur pretendohen shkelje te tilla te Kushtetutes, parashtruesit ekerkeses duhet te sigurojne pretendime te arsyetuara dhe argumente bindese(Shih, mutatis mutandis, rastin e Gjykates Kushtetuese Aktvendim perpapranueshmeri, i 10 shkurtit 2015, Abdullah Bajqinca, KI136/14, paragrafi 33).

45. Gjykata gjithashtu rikujton qe parashtruesi i kerkeses pohon edhe shkeljen e tedrejtave te tij te garantuara me nenin 54 te Kushtetutes, megjithate, ai vetem ieshte referuar ketij neni por nuk ka ofruar argumente te metutjeshme ne lidhje mekete pretendim.

46. Si permbledhje, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk ka paraqiturdeshmi, fakte dhe argumente qe tregojne se procedurat prane gjykatave te rregulltakane paraqitur ne ndonje menyre shkelje te te drejtave te tij te garantuara meKushtetute, perkatesisht te drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem dhe tedrejtes per mbrojtje gjyqesore te te drejtave.

8

Page 9: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/06/ki_206_18_av_shq.pdfkontrata te kredise te pengut e qe jane baze apo kryesore per disbursimin e kredise, te palegalizuar

47. Rrjedhimisht, Gjykata vjen ne perfundim se kerkesa eshte qartazi e pabazuar nebaza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, ne pajtim me nenin 113,paragrafi 7 te Kushtetutes dhe rregullin 39 (2) te Rregullores se punes.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.7 te Kushtetutes, dhe rregullit 39 (2) teRregullores se punes, me 28 maj 2019, njezeri

VENDOS

I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4te Ligjit;

IV. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtari raportues ates Kushtetuese

9