ak'ivendim per papranueshmeri · [parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit ne rastet...

5
REPllBLlKA E KOSOVES - PEHYEJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY.l1: CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 23 pri1l2019 Nr. ref.:RKt351/19 AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI196/18 Parashtrues Dardan Bunjaku Vleresim i kushtetutshmerise se Kodit Penal te Repuhlikes se Kosoves, nr. 04/L-082 GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radornir Laban, gjyqtar Rernzije Istrefi- Peci, gjyqtare dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Dardan Bunjaku nga Vushtrria (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesi i kerkeses).

Upload: others

Post on 25-May-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI · [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] dhe

REPllBLlKA E KOSOVES - PEHYEJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHH CY.l1:

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 23 pri1l2019Nr. ref.:RKt351/19

AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI196/18

Parashtrues

Dardan Bunjaku

Vleresim i kushtetutshmerise se Kodit Penal te Repuhlikes se Kosoves,nr. 04/L-082

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rarna-Hajrizi, kryetareBajrarn Ljatifi, zevendeskryetarBekirn Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtareGresa Caka-Nirnani, gjyqtareSafet Hoxha, gjyqtarRadornir Laban, gjyqtarRernzije Istrefi- Peci, gjyqtare dheNexhrni Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Dardan Bunjaku nga Vushtrria (ne tekstin ernetejrne: parashtruesi i kerkeses).

Page 2: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI · [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] dhe

Ligji i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston perputhshmerine e Kodit Penal teRepublikes se Kosoves, nr. 04/L-082 me Kushtetuten. Ligji ne fjale u miratuanga Kuvendi me 20 prill 2012 dhe hyri ne fuqi me 1janar 2013·

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i c;eshtjes eshte kerkesa e parashtruesit per interpretimin e neneve 386,390, 236, 365, 171,346, 308, 395, 337, 351, 381, 357, 120.8, si dhe kapitujveXVII dhe XXIII te Kodit Penal te Republikes se Kosoves, nr. 04/L-082 (netekstin e metejme: KPK)dhe perputhshmeria e neneve te permendura te KPK-se me Kushtetuten.

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 [Jurisdiksioni dhe palet e autorizuara] teKushtetutes, nenin 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuesete Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dherregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punesse Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme:Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 17dhjetor 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuesete Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

6. Me 20 dhjetor 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifigjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Arta Rama-Hajrizi (kryesuese), Gresa Caka-Nimani dhe Safet Hoxha.

7. Me 17janar 2019, Gjykata e njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses.

8. Me 21 mars 2019, Gjykata kerkoi nga parashtruesi te precizoje kerkesen dukeshenuar sakte numrin e ligjit te cHine konteston.

9. Me 26 mars 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoi ne Gjykate dokumenteshtese, ne te cilat deklaroi se ai kerkon nga Gjykata vleresimin ekushtetutshmerise se Kodit Penal te Republikes se Kosoves, nr. 04/L-082, te 1janarit 2013.

10. Me 3 prill 2019, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhei rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

11. Me 20 prill 2012, Kuvendi i Kosoves miratoi KPK-ne, i cHi hyri ne fuqi me 1janar 2013.

2

Page 3: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI · [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] dhe

12. Me 17 dhjetor 2018, parashtruesi i kerkeses e kontestoi kushtetutshmerine enje numri te caktuar te neneve dhe kapitujve te KPK-se.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

13. Parashtruesi ne kerkesen e tij kerkon nga Gjykata vleresimin ekushtetutshmerise se neneve 386, 390, 236, 365, 171,346,308, 395, 337,351,381, 357, 120.8 dhe kapitujve XVII dhe XXIII te Kodit Penal te Republikes seKosoves.

14. Parashtruesi me tej ne kerkesen e tij kerkon nga Gjykata "informim lidhur mevleresimin e kushtetutshmerise, aplikueshmerise dhe pergjegjesise penale teindividit per veprat penale te parapara" ne nenet e lartpermendura te KPK-se.

15. Parashtruesi, gjithashtu, pretendon se "Per veprat penale per te cilat eshteparaqitur kerkesa, mendoj se kemi shkelje te parimit te legalitetit tegarantuar me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, dhe me akte tjeranderkombetare".

16. Parashtruesi i kerkeses i shpjegon keto pretendime duke cituar nenet 33[Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale], 40 [Liria eShprehjes], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] dhe 112[Parimet e Pergjithshme] te Kushtetutes.

17. Sa i perket detyrimit te shterimit te mjeteve juridike, ne kuptim te nenit 113.7te Kushtetutes, parashtruesi i kerkeses theksoi: "Pasi qe kam paraqiturkerkese lidhur me te drejten per t'u informuar, Gjykata Kushtetuese eshteautoriteti i vetem qe ka kompetence te beje interpre tim in gjeneral qe vlen perte gjitha rastet ndryshe prej gjykatave tefaktit qe bejne interpretim vetem perraste subjektive ku personat paraqiten si te akuzuar ejo ne baze te se drejtesper informim se c;kaeshte e ndaluar dhe c;kajo".

18. Parashtruesi i kerkeses ne fund kerkon nga Gjykata si ne vijim: "Deshiroj teinformohem se cilat veprime apo mosveprime lidhur me nenet per vepratpenale ne Kodin Penal te Republikes se Kosoves, te shtjelluara ne kete kerkeseparaqesin pergjegjesi penale".

Vleresimi i pranueshmerise se kerkeses

19. Gjykata se pari vlereson nese kerkesa i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te parapara me Ligj, dhe teparashikuara me tej me Rregullore te punes.

20. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113 [Jurisdiksioni dhe palet eautorizuara] te Kushtetutes, i cili percakton:

,,1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

2. Kuvendi i Kosoves, Presidenti i Republikes se Kosoves, Qeveria dheAvokati iPopullitjane te autorizuar te ngrene rastet ne vijim:

3

Page 4: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI · [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] dhe

(1) c;eshtjen e perputhshmerise se ligjeve, te dekreteve te Presidentit ete Kryeministrit dhe te rregulloreve te Qeverise, me Kushtetuten;

[ ...J

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike tete drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuarame ligj".

21. Gjykata i referohet edhe nenit 29 [Saktesimi I kerkeses] te Ligjit, I cilipercakton:

1. Kerkesa e ngritura ne pajtim me nenin 113paragrafi 2 te Kushtetutesdo te parashtrohen nga nje e katerta (1/4) e deputeteve te Kuvendit teRepublikes se Kosoves, nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Qeveriaose nga ana e Avokatit te Popullit.

22. Gjykata merr parasysh rregullin 39 (1) (a) te Rregullores se punes, I cilipercakton:

"(1) Gjykata mund ta konsideroje nje kerkese te pranueshme nese:

(a) kerkesa parashtrohet nga nje pale e autorizuar".

23. Gjykata rithekson se neni 113 (2) i Kushtetutes percakton se vetem Kuvendi,Presidenti i Republikes se Kosoves, Kryeministri dhe Avokati i Popullit jane teautorizuar per te ngritur ne Gjykaten Kushtetuese <;eshtjene perputhshmerisese ligjeve me Kushtetuten.

24. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses si individ perjashtohet nga listashteruese e paleve te autorizuara, te cilat kane te drejte ne pajtim meKushtetuten per te ngritur ne Gjykate <;eshtjene perputhshmerise se ligjeve meKushtetuten, duke perfshire edhe vete KPK-ne e kontestuar.

25. Gjykata rikujton se individet jane pale te autorizuara te ngrene vetem <;eshtjeteshkeljeve nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, tegarantuara me Kushtetute, pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike tepercaktuara me ligj (Shih, rastin e Gjykates Kushtetuese KI38/17, parashtruesii kerkeses: Meleq Ymeri, Aktvendim per papranueshmeri i 10 korrikut 2017).

26. Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk eshte pale eautorizuar e cila mund te inicioje vleresimin kushtetues in abstracto ne lidhjeme vleresimin e kushtetutshmerise se Ligjit, duke kerkuar qe te informohet perkete ne emer te interesit kolektiv.

27. Ne kete drejtim, Gjykata perserit se Kushtetuta nuk parasheh "actiopopularis", perkatesisht individet nuk mund te ankohen ne menyre abstraktene lidhje me ligjet qe nukjane zbatuar kunder tyre personalisht permes masavete zbatimit (shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ, Centre for Legal

4

Page 5: AK'IVENDIM PER PAPRANUESHMERI · [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale], 40 [Liria e Shprehjes], 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] dhe

Resources on Behalf of Valentin Campeanu kundiir Romanisii, nr. 47848/08,Aktgjykimi i 17 korrikut 2014, paragrafi 101. Shih po ashtu rastin e GjykatesKushtetuese KI102/17, parashtrues: Meleq Imeri, Aktvendim perpapranueshmeri, i 10janarit 2018, paragrafi 20).

28. Prandaj, ne pajtim me nenin 113.1dhe 2 te Kushtetutes, nenin 29.1 te Ligjit dherregullin 39 (1) (a) te Rregullores se punes, Gjykata konstaton se kerkesaKI196/18 eshte e papranueshme.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne pajtim me nenin 113.1dhe2 te Kushtetutes, nenin29.1 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajturme 3 prill 2019, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJEkerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJEkete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin2004 te Ligjit;

IV. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

5