97*,: . )42&9*8 · 3 2 tregu i domates domatja si një kulturë e mbjellur tradicionalisht në...

16

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

TREGU I DOMATES

Mars, 2016

1

DEPARTMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHESTATISTIKAVE BUJQËSORE

ANALIZA E TREGUT TËDOMATES

Mars, 2016

2

Parathënie

Analiza e tregut të domates e punuar në mënyrë të detajuar nga Departamenti i AnalizaveEkonomike dhe Statistikave Bujqësore ka për qëllim ofrimin e një dokumenti i cili ka tëpërmbledhura të gjitha të dhënat lidhur me tregun e domates në Kosovë.

Në këtë analizë shtjellohen të dhënat e prodhimtarisë vendore, eksportit dhe importit tëdomates dhe domatinës (të freskëta), çmimet e domates dhe domatinës vendore si dhe atyretë importuara, madhësisë së tregut, mbështetjes së kulturës së domates si dhe konkluzionetfinale mbi këtë analizë.

Rëndësia e pasqyrimit të të dhënave për gjendjen e domates në treg qëndron në faktin eidentifikimit të mundësive për investime dhe mangësive në tregun e kësaj kulture, duketheksuar nevojën e orientimit nga prodhimi ekstensiv në atë intensiv. Stabiliteti i çmimevedhe tregut ka rëndësi të madhe për të vazhduar investimet për kulturën e domates.

3

2 Tregu i domatesDomatja si një kulturë e mbjellurtradicionalisht në Kosovë, aktualisht nukkultivohet në sipërfaqe shumë të madhe.Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovësnga totali i sipërfaqes së mbjellur meperime prej 15,854 ha në vitin 2014,domatja ka pjesëmarrje prej 3.5%.Prodhimtaria mesatare e domates përperiudhën 2010-2014 llogaritet të jetë

34,209 tonë dhe mbulon 67% të shkallës sëvetëmjaftueshmërisë. Sasia mesatare eeksportuar e domates për vitet 2010-2014është 254 tonë. Kosova përveçprodhimtarisë vendore në këtë periudhë,për të përmbushur nevojat për konsum kaimportuar vazhdimisht domate, ku gjatëkësaj periudhe janë importuar sasimesatare prej 14,265 tonë.

3 Prodhimtaria vendore

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovësprodhimtaria vendore për periudhën 2010-2014 ka pasur luhatje të mëdha. Gjatë vitit2014 prodhimtaria vendore ka qenë 17,386tonë, sasi e cila ka shënuar rënie nëkrahasim me vitin 2010 ku sasia e

prodhuar ka qenë 60,318 tonë. Gjatëkalkulimit të sasisë së prodhuar vendore tëdomates dhe sasisë së tregtuar me vendetë tjera, si vit për kalkulim është përdorurviti kalendarik.

4 Zhvillimi i tregtisë

Kosova për të përmbushur nevojatvendore për konsum importonvazhdimisht domate. Domatja dhedomatina, janë importuar në sasi tëkonsiderueshme gjatë viteve ‘10-’14. Sasiamesatare e importuar gjatë kësaj periudheështë 14,265 tonë. Sa i përket sasisë së

prodhuar Kosova nuk mund t’i plotësojnevojat vendore dhe shkalla evetëmjaftueshmërisë është 67%, ndërsapjesa tjetër prej 33% mbulohet nga importiduke rezultuar me bilanc tregtar negativme një mesatare prej 4.3 mil. € në vit.

4.1 Importi i domates

Gjatë periudhës ’10-’14 sasia mesatare eimportuar është 14,265 tonë, me vlerëmonetare prej 4.3 mil. €. Domatja eimportuar është e pranishme gjatë tërëvitit, e kjo si rezultat i disponueshmërisësë ulët të prodhimtarisë vendore. Sipas

figurës në vijim shihet se sasia e importuarnuk ka pasur shumë luhatje. Në vitin 2014krahas rritjes së sasisë së importuar, rritjeka shënuar edhe sasia e eksportuar edomates.

4

Figura 1: Importi i domates ‘10-‘14, në tonë

Burimi: ASK, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Vendet prej të cilave Kosova më së shumtiimportoi domate gjatë periudhës ’10-‘14janë: Shqipëria (47%), Maqedonia (25%)dhe Turqia (24%), dhe shtetet e tjera

marrin pjesë me 4%. Vlera monetare eimportit për këtë periudhë është 21.3 mil.€.

Figura 2: Sasia e importuar sipas shteteve, ’10-’14

Burimi: ASK, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

4.2 Eksporti i domates

Sipas ASK, Kosova gjatë periudhës ’10-’14ka eksportuar domate në sasi prej 254tonë. Sasi e domateve që Kosova ka

eksportuar ka shënuar rënie drastike. Nëvitin 2010 sasia e eksportuar ka qenë 649

13,583

14,536

12,64313,756

16,814

0

2,000

4,000

6,000

8,000

10,000

12,000

14,000

16,000

18,000

2010 2011 2012 2013 2014

Shqipëria47%

Maqedonia25%

Turqia24%

Tjera4%

5

tonë, kurse në vitin 2014 sasia e eksportuar ka qenë vetëm 64 tonë.

Figura 3: Eksporti i domates ’10-’14, në tonë

Burimi: ASK, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Shtetet më të mëdha që Kosova kaeksportuar janë Mali i Zi (63%),Maqedonia (7%), Serbia (6%), Shqipëria

(5%) dhe të tjera shtete (19%). Vleramesatare monetare e sasisë së eksportuarpër këtë periudhë është 51,277 euro.

Figura 4: Sasia e eksportuar sipas shteteve ’10-‘14

Burimi: ASK, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

4.3 Bilanci tregtar i domates

Bilanci tregtar i domates gjatë viteve 2010-2014 në përgjithësi është karakterizuar mevlerë negative. Në figurën e mëposhtmeparaqitet raporti në mes eksportit dheimportit ku shohim se mbulueshmëria më

e ulët ka qenë në vitin 2013 me 0.23% dhebilanc tregtar negativ prej 15,237 tonë,ndërsa mbulueshmëria më e lartë ka qenënë vitin 2010 me 5%, me bilanc negativtregtar prej 12,934 tonë. Në vitin 2014

649

412

115

3364

0

100

200

300

400

500

600

700

2010 2011 2012 2013 2014

63%7%

6%

5%

19%

Mali i Zi

Maqedonia

Serbia

Shqipëria

Të tjera

6

bilanci tregtar ishte negativ në sasi prej 16,750 tonë, ndërsa mbulueshmëria 0.38%.

Figura 5: Bilanci tregtar i domates për periudhën ‘10-‘14

Burimi: ASK, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

5 Çmimet e tregut

Tregu i domates në Kosovë është njëtreg i cili ka kërkesë të madhe, prandajplasimi i domates në treg nuk paraqetproblem për kultivuesit e saj, mirëpoprania e domates së importuar edhegjatë sezonës paraqet një ndërproblemet kryesore për prodhuesitvendor. Sasia më e madhe e domatessë prodhuar në vend dhe asaj tëimportuar përdoret për konsumnjerëzor, ndërsa një sasi shumë e vogëlpërdoret për përpunim.

Në vitin 2014 prodhimi vendormbulon rreth gjysmën e nevojave tëbrendshme për konsum dhe pjesa

tjetër mbulohet nga importi. Në treguntonë janë të pranishëm kryesishtdomatja dhe domatina. Figura në vijimparaqet çmimet mesatare me pakicëdhe shumicë të tregut vendor dhe tëimportit, për domaten.

Çmimi mesatar i domates në tregunvendor me pakicë për vitet 2010-2015është 0.63 €/kg (mesatarja në sezonë),ndërsa domates së importuar 0.99€/kg. Çmimi mesatar i domates nëtregun vendor me shumicë është 0.52€/kg, ndërsa domates së importuar0.83 €/kg.

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

1 2 3 4 5

Eksporti i domates '10-'14 Importi i domates '10-'14 Bilanci tregtar i domates '10-'14

7

Figura 6: Çmimet me pakicë dhe shumicë të domates vendore dhe të importuar, (€/kg)

Burimi: SIT, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Figura në vijim paraqet çmimetmesatare vendore dhe të importit mepakicë dhe shumicë, për domatinëgjatë periudhës 2013-2015. Çmimimesatar i domatinës në tregun vendorme pakicë është 3.08 €/kg, ndërsa

domatinës së importuar 3.38 €/kg.Çmimi mesatar i domatinës në tregunvendor me shumicë është 2.20 €/kg,ndërsa domatinës së importuar 3.13€/kg.

Figura 7: Çmimet me pakicë dhe shumicë të domatinës vendore dhe të importuar, (€/kg)

Burimi: SIT, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

0.00

0.20

0.40

0.60

0.80

1.00

1.20

2010 2011 2012 2013 2014 2015

Pakicë vendore Pakicë import Shumicë vendore Shumicë import

0.000.501.001.502.002.503.003.504.00

2013 2014 2015

Pakicë vendore Pakicë import Shumicë vendore Shumicë import

8

5.1 Çmimet në tregun vendor

Në figurën e mëposhtme janë paraqiturçmimet maksimale dhe minimale tëdomateve në tregut vendor. Çmimimaksimal për kulturën e domates nëtregun vendor me pakicë është 0.74

€/kg kurse çmimi minimal 0.51 €/kg.Çmimi maksimal vendor në tregun meshumicë është 0.62 €/kg, ndërsa çmimiminimal 0.43 €/kg.

Figura 8: Çmimet mesatare të domates vendore ’11-’15 ( €/kg )

Burimi: SIT, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Gjithashtu në figurë paraqiten çmimetmesatare për kulturën e domatinës,kulturë kjo me prodhimtari më të ulëtlokale. Si rezultat, çmimet për kg janë më

të larta sesa ato të domates. Çmimimaksimal në tregun vendor është 3.75€/kg dhe ai minimal 2.20 €/kg.

Figure 9: Çmimet mesatare të domatinës vendore ’13-’15 ( €/kg )

Burimi: SIT, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

0.000.100.200.300.400.500.600.700.80

2011 2012 2013 2014 2015

Pakicë Shumicë

0.00

1.00

2.00

3.00

4.00

2013 2015

Pakicë Shumicë

9

5.2 Çmimet e importit

Në figurën e mëposhtme janë paraqiturçmimet maksimale dhe minimale tëdomateve të importuara. Çmimimaksimal me pakicë i domates sëimportuar gjatë periudhës ‘10-‘15 është

1.10 €/kg kurse ai minimal prej 0.87€/kg, ndërsa çmimi maksimal idomateve të importuara me shumicëështë 0.98 €/kg kurse çmimi minimal0.70 €/kg.

Figura 10: Çmimet mesatare të domates së importuar ’10-’15 ( €/kg )

Burimi: SIT, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Gjithashtu në figurën në vijim janë tëparaqitura çmimet maksimale dheminimale për domatinën. Çmimimaksimal me pakicë i domatinës sëimportuar gjatë periudhës ‘13-‘15 është

3.69 €/kg kurse ai minimal 3.10 €/kg.Çmimi maksimal me shumicë është3.41 €/kg kurse, çmimi minimal është2.87€/kg.

Figura 11: Çmimet mesatare të domatinës së importuar ’13-’15 ( €/kg )

Burimi: SIT, Përpunuar nga DAESB-MBPZHR

0.000.501.001.502.002.503.003.504.00

2013 2014 2015

Pakicë Shumicë

0.00

0.20

0.40

0.60

0.80

1.00

1.20

2010 2011 2012 2013 2014 2015

Pakicë Shumicë

10

6 Madhësia e tregut

Sipërfaqja me perime në Kosovë për vitin2014 vlerësohet të jetë 15,854 ha me gjithsejprodhimtari prej 221,330 tonë, ku përdallim nga viti 2013 sipërfaqja e mbjellurme perime është zvogëluar për 3%.Kultura e domates është ndër kulturat të

cilat kanë shënuar ulje të prodhimtarisë,ku si rezultat kemi sasi më të madhe tëimportit. Nga totali i sipërfaqes me perimenë vitin 2014, domatja merr pjesë me 3.5%,me prodhimtari prej 17,386 tonë mbulon51% të nevojave për konsum.

7 Kostoja e prodhimit të domates

Tabela në vijim paraqet koston eprodhimit të domates për 0.10 ha në serratradicionale dhe standarde. Kjo ështëkosto e kalkuluar duke përfshirë edheprodhimin e fidaneve nga vet fermeri.Kostoja e prodhimit të fidaneve nga vetfermeri është 0.10 € për njësi.

Po ashtu, është kalkuluar edhe fuqiapunëtore, kur puna kryhet nga anëtarët efamiljes si dhe kur puna paguhet, sepse nëKosovë në shumicën e rasteve fermerëtpunën e anëtarëve të familjes nuk ekalkulojnë dhe kjo ndikon në ngritjen efitimit të tyre dhe nuk pasqyron fitiminreal.

Në serra tradicionale të ardhurat neto, nësipërfaqe prej 0.10 ha janë 638 € nësellogaritet se e tërë fuqia punëtore paguhet

ndërsa në rast se vetëm 20% e punëspaguhet të ardhurat janë më të larta,respektivisht 1,586 €.

Për dallim nga serrat tradicionale, tekserrat standarde të ardhurat neto përsipërfaqe të njejtë prej 0.10 ha janë 971 €.Ky është fitimi kur llogaritet e tërë fuqiapunëtore, mirëpo nëse llogaritet vetëm20% e punës së paguar atëherë fitimi netopër serra standarde është 2,039 €.Kultivimi i domateve në serra standardepërveç fitimit neto më të lartë, përparësi kaedhe lehtësinë e përfitimit nga mbështetjapublike. Fitimi neto në serrave standardeme mbështetje publike, ku paguhet e tërëfuqia punëtore është 1,635 €, ndërsa në rastse vetëm 20% e punës paguhet të ardhuratjanë më të larta, respektivisht 2,703 €.

11

Tabla 1: Kostoja e prodhimit të domates për 0.10 ha në serra tradicionale

Njësia Vlera në €ST

Vlera në€ SS pa

përkrahjepublike

Vlera në€ SS me

përkrahjepublike

TË ARDHURAT

Domatja kg/10 ari 15,040 21,000 21,000

Totali i të hyrave Euro 3,760 5,250 5,250

KOSTO VARIABILE

Totali i inputeve Euro 1,097 1,316 1,316

Shpenzimet e makinerisë Euro 475 475 475

Totali i kostos variabile Euro 1,571 1,790 1,790

MARZHA E KONTRIBUTIT Euro 2,189 3,460 3,460

Puna me pagesë (20%) Euro 237 267 267

MARZHA PARA ZHVLERËSIMIT Euro 1,952 3,193 3,193

Zhvlerësimi Euro 366 1,154 490

TË ARDHURAT NETO (Kur 80 % tëpunëve kryhen nga anëtarët e familjes)

Euro 1,586 2,039 2,703

Puna nga anëtarët e familjes (80%) Euro 948 1,068 1,068

TË ARDHURAT NETO Euro 638 971 1,635

Burimi: DAESB-MBPZHR

7.1 Ndikimi i prodhimtarisë së domates në punësim dhe mundësia ekrijimit të vendeve të reja të punës

Duke ju referuar të dhënave të fuqisëpunëtore të përdorura në modelin e kostossë prodhimit të domates ku ështëkalkuluar fuqia punëtore e angazhuar nësipërfaqe prej 0.10 ha, mund të themi senjë punëtor me orar të plotë të punësmund të kujdeset apo të punoj mesatarisht0.26 ha. Në këtë kalkulim është llogariturfuqia punëtore e angazhuar fuqiapunëtore për mbjelljen dhe kultivimin efidanëve si dhe fuqia punëtore e

angazhuar për prodhimtarinë e domates.Duke marrë parasysh sipërfaqen embjellur me domate prej 558 ha mund tëthemi se në kultivimin e kulturës sëdomates janë të punësuar rreth 2,183persona të rregullt me orar të plotë tëpunës. Nëse sipërfaqja e mbjellur medomate në Kosovë rritet, për çdo 10 ha tësipërfaqes së shtuar do të krijoheshin rreth39 vende të rregullta të reja të punës meorar të plotë.

7.2 Mbështetja e prodhimtarisë së domates

7.2.1 Pagesat direkte për domate

Përmirësimi i konkurrencës dheefektiviteti i prodhimit primar bujqësor

paraqesin objektivat që tentohet të arrihenpërmes mbështetjes direkte të bazuar në

12

Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.Mbështetja direkte e sektorit të perimevenë fushë të hapur do të kontribuojë nërritjen e të hyrave, cilësinë e prodhimit dhezvogëlimi i shpenzimeve të prodhimit.Fermerët që janë kultivues të domates përtë përfituar nga programi i pagesavedirekte duhet të kenë të mbjellura së paku0.50 ha me domate në fushë të hapur dhekjo sipërfaqe duhet të jetë në minimum0.20 ha parcelë e pandarë. Në rast sefermeri merr me qira gjithashtu edhe

sipërfaqja e marrur me qira duhet të jetë sëpaku 0.20 ha e pandarë, e dokumentuarpërmes kontratës si dhe e kontraktuar nëperiudhë prej së paku një vit. Në vitin 2015subvencionimi përmes pagesave direkteështë bërë për sipërfaqe të mbjellura medomate në fushë të hapur, në vlerë prej300 €/ha.

Buxheti i planifikuar për mbështetjedirekte sektorit të perimeve në fushë tëhapur është 1,500,000 €.

7.2.2 Masat e zhvillimit rural që përkrahin sektorin e perimeve- domatja

Në kuadër të masave të zhvillimit rural nëvitin 2016 sektori i perimeve - domatet dotë përkrahen në kuadër të masës 101,Investimet në asetet fizike në ekonomitëbujqësore.

Objektiva të përgjithshme të kësaj masejanë përmirësimi i aftësisë konkurruesedhe zëvendësimi i importit, krijimi ivendeve të reja të punës, përkrahja efermerëve me qëllim të përafrimit merregullat, standardet, politikat dhepraktikat e BE-së, përkrahja e zhvillimitekonomik, social dhe territorial përmeszhvillimit të kapitalit fizik dhe adresimi isfidave të ndryshimit klimatik përmesshfrytëzimit të energjisë së ripërtëritshme.

Objektivat specifike që kanë të bëjnë mesektorin e perimeve janë: rritja e prodhimittë perimeve për qëllime komerciale,përmirësimi i cilësisë me qëllim tëpërmbushjes së standardeve kombëtaredhe atyre të BE-së, modernizimi i fermavepërmes përdorimit të pajisjeve të reja dhemekanizmit modern, zvogëlimi ihumbjeve pas vjeljes nëpërmjet

investimeve në fermë, në teknologjinë eruajtjes, në infrastrukturë dhe pajisje përfazën pas vjeljes, përfshirë kapacitetet përftohje, klasifikim dhe paketim, prodhimi ienergjisë së ripërtëritshme dhepërmirësimi i integrimit të fermerëve meblerësit e prodhimeve bujqësore.

Për të përfituar përmes kësaj masefermerët, përveç kritereve të përgjithshmeqë shpallen në thirrjen për aplikim duhettë plotësojnë edhe disa kritere specifikepër sektorin e perimtarisë.

Fermeri në momentin e aplikimit përinvestime në depo për perime duhet tëdëshmojë posedimin e sipërfaqesbujqësore, në pronësi apo të marr me qiraprej së paku 10 vjet dhe të ketë tëregjistruar në Regjistrin e Fermavesipërfaqen prej së paku 2 ha. Në rast tëinvestimeve për ndërtimin e serrave tëreja, ekonomia bujqësore (ferma) duhet tëdëshmojë se ka së paku 0.10 hektar tokë tëpunueshme të regjistruar në Regjistrin eFermave.

13

Vlera minimale e shpenzimeve tëpranueshme për projekt brenda kësaj maseështë 10,000 € ndërsa vlera maksimaleështë 100,000 €. Tek perimet dhe serrat,vlera maksimale e shpenzimeve tëpranueshme ndryshon varësisht ngasipërfaqja. Për serrat me madhësi më tëmadhe se 0.10 ha dhe më të vogël se 0.20ha, shuma maksimale është 50,000 €, përato në mes të 0.20 dhe 0.40 ha, 80,000 € dhepër serrat më të mëdha se 0.40 ha,shpenzimet maksimale të pranueshmejanë 100,000 €.

Niveli i përkrahjes publike është 60% eshpenzimeve të pranueshme të investimit,ndërsa përkrahje shtesë prej 10% jepet përinvestime në zonat malore dhe 5% përfermerë të rinj (40 vjeç ose më të rinj).

Investimet në sektorin e perimeve dheserrave përfshijnë:

- investimet në ndërtimin e serrave tëpërhershme për perime me madhësiminimale prej 0.10 ha;

- investimet në prodhim të energjisë nëfermë nga burimet e ripërtëritshme;

- blerja dhe instalimi i pajisjeve për arritjene kushteve të kontrolluara klimatike;

- investime në vendosjen ose avancimin esistemeve të ujitjes në serrë sipaspraktikave efikase të ujitjes;

- ndërtimin e objekteve për trajtim pasvjeljes (klasifikim, paketim, etiketim) dhepër ruajtje të prodhimit, si dhe depove përproduktet për mbrojtje të bimëve dhe përplehra artificiale ;

- blerja e makanizmit përkatës përkultivimin e perimeve në fushë të hapurapo në serra (makinë për mbjellje tëfidanëve, makinë për shtrirje të folisë etj).

Përveç në kuadër të masës 101, sektori iperimeve-domateve përkrahet edhe nëkuadër të masës 103, Investimet në asetetfizike në përpunimin dhe tregtimin eprodhimeve bujqësore.

Kjo masë ka për qëllim që të rrisëkonkurrueshmërinë e sektorit agro-ushqimor, të ndikoj në zëvendësimin eprodukteve të importuara si dhepërmirësimin e produktivitetit.

Objektiva të përgjithshme të kësaj masejanë: përmirësimi i aftësisë konkurruesepërmes rritjes së produktivitetit dhepërdorimit të teknologjive të reja,përkrahja e bujqve me qëllim të përafrimitme standardet e BE-së dhe përmirësimin esigurisë dhe cilësisë së ushqimit, forcimi ilidhjeve me prodhimin primar si dheprodhimi i energjisë së ripërtëritshme meqëllim të ruajtjes së mjedisit.

Objektivat specifike të kësaj mase janë:implementimi i standardeve kombëtaredhe atyre të BE-së, përmirësimi iteknologjive të përpunimit si dheobjekteve përcjellëse, diversifikimi iaktiviteteve, përmirësimi i marketingutdhe përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve.

Përfitues në kuadër të kësaj mase mund tëjenë vetëm ndërmarrjet mikro, të vogladhe të mesme që kategorizohen sipaslegjislacionit në fuqi dhe që plotësojnëstandardet minimale kombëtare.

14

Përfituesit e mundshëm janë subjektet qëkanë zhvilluar aktivitetin e tyre nësektorin përkatës për së paku dy vjet paradatës së aplikimit dhe janë të regjistruar nëAgjencinë për Regjistrimin e Bizneseve tëKosovës, ndërsa në rast të investimit nëqendra grumbulluese dhe paketuesekapaciteti minimal i ruajtjes duhet të jetësë paku 1,000 m³.

Investimet e pranueshme për domaten nëkuadër të kësaj mase janë ato që kanëbëjnë me investime në objekte dhe pajisjepër trajtimin e domates pas vjeljes dhe përpërpunimin e saj si dhe shpenzimet qëlidhen me promovimin.

Në kuadër të shpenzimeve të marketinguthyjnë përgatitja dhe shtypja e katalogëve,fletëpalosjeve, broshurave, posterëve,prodhimi i audio dhe videospotevepromovuese, por jo edhe shpërndarja etyre. Vlera e shpenzimeve të marketingutështë e kufizuar në 5% të investimeve tëpranueshme por jo më shumë se 10,000 €.

Në kuadër të investimeve të pranueshmehyjnë: ndërtimi dhe renovimi i objekteve(blerja e pronës është e përjashtuar), blerjae makinerive dhe pajisjeve duke përfshirëprogramet kompjuterike, shpenzimet etjera që lidhen me projektin si shpenzimetpër arkitekt, inxhinier dhe shpenzimet për

studime paraprake si dhe nxjerrja edokumenteve dhe lejeve paraprake janë tëpranueshme deri në 7% por jo më shumëse 15,000 € të shpenzimeve të pranueshmepër projekt kurse shpenzimet përpërgatitjen e planit të biznesit janë tëpranueshme deri në 3% por jo më shumëse 5,000 € të shpenzimeve të pranueshmepër projekt. Të pranueshme janë edheshpenzimet administrative edhe nëse atondodhin para nënshkrimit të kontratësvetëm në rast se projekti është përzgjedhurdhe kontraktuar nga Agjencia përZhvillimin e Bujqësisë.

Vlera minimale e pranueshme për projektështë 30,000 € ndërsa vlera maksimale400,000 €. Përkrahja publike është nënivelin 50% të shpenzimeve tëpranueshme të investimit, ndërsa vetëmpër investimet që kanë të bëjnë metrajtimin e mbetjeve përkrahja rritet në60%. Pagesa bëhet me dy këste ku pjesa eparë prej 50% jepet në formë tëparadhënies pas nënshkrimit të kontratësndërsa pjesa tjetër pas përfundimit tëinvestimit të përgjithshëm. Në total nëvitin 2016 për përkrahje të pemëve dheperimeve në kuadër të kësaj mase janëndarë 1,600,000 €.

15

Konkluzionet

Në bazë të analizave të detajuara më lartëpër kulturën e domates shihet seprodhimtaria e domates në vitet e funditka shënuar rënie. Përkundër kushteve tëpërshtatshme klimatike dhe gjeografikepër këtë kulturë, faktorët e tjerë të jashtëmkanë ndikuar në gjendje aktuale të treguttë domates. Përmbushja e ulët e kërkesavepër konsum nga prodhimtaria vendore,rezulton me sasi të lartë të importit, e kjonjëherësh ndikon në bilancin negativ tëdomates ndër vite.

Prodhimtaria e domates në Kosovë mellojshmëri të ulët të kultivarëve kryesishtorientohet për konsum si domate e freskët,ku pjesa më e madhe shitet në treg, një sasie konsiderueshme konsumohet në kuadërtë ekonomive familjare, ndërsa nëindustrin përpunuese përdoret një sasishumë e vogël.

Kosova mbulon nevojat e tregut vendor nëkohën kur është i pranishëm prodhimivendor, por për të përmbushur nevojatvjetore vazhdimisht është i pranishëmimporti i kësaj kulture. Përmbushja enevojave të tregut nga prodhimtariavendore me një mesatare prej 67% gjatëperiudhës ’10-14, është tregues që kysektor ka nevojë për politika adekuate dhespecifike për t’u zhvilluar edhe më tutje.

Identifikimi dhe klasifikimi i regjioneveme potencial zhvillues për këtë kulturëorienton në zhvillimin e praktikave të mirabujqësore si dhe investimin në kultivim nëserra standarde, praktikë kjo e cilamundëson praninë e prodhimtarisëvendore në treg gjatë tërë vitit. Krijimi ikushteve të avancuara për kultivimin ekulturës së domates në serra standard dherritjen e sipërfaqes në fushë të hapurshihet si objektivë për vitet e ardhshme.