10 vjet pa shuteriqin - basilicataetj. një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën...

8
Viti III - Nr:29 E diel, 21 korrik 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Del nga arkivi studimi i panjohur “Mesjeta shqiptare” 10 VJET PA SHUTERIQIN P rej 10 vitesh eruditi i madh Dhimitër Shuteriqi i mun- gon botës së të gjallëve. Por nga arkivi i tij i pasur, kohë pas kohe, dalin materiale të reja, dorëshkrime, ditare, shënime të panjohura e krijim- tari letrare. Zonja e tij Mynever Shuteriqi, një grua e pasionuar pas letërsisë dhe veprës studi- more të të shoqit, prej vitesh punon me ngulm e dashuri të pashoqe për të nxjerrë në dritë thesaret e Shuteriqit. Kjo datë e sotme, është e veçantë për të. Ka brenda shumë dhimbje, mungesë dhe mall. Sot bëhen plot 10 vjet prej largimit të përheshëm të bashkëshortit të saj, mikut të rrugëtimit të një jete. 10 vjet pa të, ngjan si një hon i thellë mungese e malli. E kjo dallohet qartë në vështrimin e saj dhe në tonin e zërit sa herë Dikush jetoi, kaloi disa muaj, bleu apo ndër- toi vila, e dikush u ekzekutua në këtë qytet ku shqiptarët kanë pasur gjithnjë një pozitë të rëndësishme. Një histori e Selanikut dhe e shqiptarëve të famshëm që jetuan aty Roli i Mbretit Zog në përpjekjet për përmbysjen e regjimit Hoxha në vitet 1950. Çfarë u diskutua në takimin e dytë të mbretit me zyrtarin mis- terioz amerikan në Hotelin Delmonico në Nju Jork, gati dy javë pas takimit të tyre të parë… B efasuese, si dielli vjen papritmas pas një shiu veror. Kështu është muzika e Vincenzo Di Sanzo, që më tepër se një talent është një dhuratë ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre du- arve që luajnë me shpejtë- si mbi tastet e bardhë dhe të zinj. Vincenzo është shumë i ri: ai do të mbushë 18 vjeç më 12 gusht. Unë kam dëgjuar historinë e tij nga aktori lukanez Ulder- ico Pesce, i cili e ka “zbu- luar”, teksa rastësisht ndodhej në shtëpinë e tij dhe dëgjoi muzikën e tij që vinte nga dhoma tjetër. Ajo shtëpi dhe ajo dhomë S elaniku, është qyteti i dytë më i madh në Greqi për nga numri i banorëve. Ndodhet në ra- jonin e Maqedonisë Qen- drore dhe në këtë qytet funksionon Ministria e Maqedonisë dhe e Trakisë. Sot në Selanik banojnë rreth 1.000.000 njerëz. Pas shpërnguljes së banorëve mysliman pas vitit 1923 në këtë qytet u vendosën mijëra refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Pothu- ajse 2/3 e banorëve të këtij qyteti dhe të prefekturës kanë ardhur pas nën- shkrimit të Marrëveshjes së Lozanës. Gjatë viteve që kalova në Selanik jam takuar me shumë grekë me origji- Më tepër se një talent Vincenzo është një dhuratë ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre duarve që luajnë me shpejtësi mbi tastet e bardhë dhe të zinj Ngjarjet e bujshme të shqiptarëve të Selanikut Pikëtakime mes Enver Hoxhës e Ahmet Zogut Vincenzo Di Sanzo, një xhevahir në Shën Palin Shqiptar ndodheshin në Shën Palin Shqiptar, xhevahiri i vogël i Bazilikatës, një nga ato vende në të cilat, nëse shi- kohen nga jashtë dhe me hidhërim të duket sikur bota përfundon. Por është pikërisht këtu nga ku l- lon dhe bota e Vincent. Pasioni për muzikën klasike dhe për kompozi- torët e mëdhejn kanë shoqëruar Vincenzon që nga fëmijëria e tij. Ai ishte tërhequr nga ato partitura pa arritur të kuptoj pse, por kontakti i parë me tastet e pianos nuk ndodhi menjëherë. “Dëgjoja koncertet në televizion-rrëfehet ai pasi nuk kisha një CD play- er. Pastaj, në shkollën e mesme, i tregova profeso- rit tim pasionin tim... në shqiptare. Në Selanik shumë qytetarë grek kanë mbiemra të fjalës shqipe si Albani. Rrugës për në spi- talin Shën Nikolaos, gjen- det një Tavernë pronari i së cilës quhej Mihal All- vanosi i cili kishte origjinë shqiptare. Në rrugën Po- liteknou nr. 45 ato vite gjendej zyra e një avokati me emrin Orestis Albanis. Në Selanik jetojnë edhe nipat e Avni Rustemit, djemtë e motrës, njërin prej të cilëve (Theodhor G) e kam takuar disa herë. Ai, ishte rreth 70 vjeç, më tregoi saktë ku kanë qenë varrezat myslimane të sh- qiptarëve sepse atje ndod- heshin varret e mëmës dhe atit të tij. Në qarkun e Selanikut ndodhen tre fshatra që banorët... faqe 20 faqe 16-17 vijon në faqen 14-15 faqe 18-19 e përmend dhe e kujton. Në përp- jekjet e gjithhershme për të nxjer- rë në dritë veprën e Shuteriqit, këtë herë zonja Mynever na sjell një shkrim të panjohur, të cilin Rilindasi e boton për herë të parë. Me titullin “Mesjeta shqiptare”, ky shkrim i Shuteriqit është shkruar në korrik të vitit 1977, në Dhërmi dhe trajton konceptin e Mesjetës Shqiptare, që shpesh cilësohet si kohë errësire. A do të mund të kishim Skënderbeun dhe shkëlqimin e tij pa patur diçka që i paraprin? Shuteriqi analizon nga fillesat Mesjetën Shqiptare që nga shteti i parë i 1190, tek principatat e Balshajve apo e Topiajve tek faktet që servirin kërkimet historike mbi Karlin e parë Anzhu që e kishte shpallur veten “Rex Albaniae”, mbi kërkimet e tij vetjake rreth shtetit të parë të 1190 në Gëziq të Mirditës.... AGRON ALIBALI ARBEN LLALLA MARIAPAOLA VERGALLITO ADMIRINA PEÇI NË FOTO: (Lart) Dhimitër Shuteriqi (Djathtas) Faksimile e dy prej faqeve të studimit mbi mesjetën shqiptare POEZI DHE NJE SHKRIM I SHUTERIQIT I VITIT 1977, QE BOTOHET SOT PER HERE TE PARE allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

Viti III - Nr:29 E diel, 21 korrik 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Del nga arkivi studimi i panjohur “Mesjeta shqiptare”10 VJET PA SHUTERIQIN

Prej 10 vitesh eruditi i madh Dhimitër Shuteriqi i mun-gon botës së të gjallëve.

Por nga arkivi i tij i pasur, kohë pas kohe, dalin materiale të reja, dorëshkrime, ditare, shënime të panjohura e krijim-tari letrare. Zonja e tij Mynever Shuteriqi, një grua e pasionuar pas letërsisë dhe veprës studi-more të të shoqit, prej vitesh punon me ngulm e dashuri të pashoqe për të nxjerrë në dritë thesaret e Shuteriqit.

Kjo datë e sotme, është e veçantë për të. Ka brenda shumë dhimbje, mungesë dhe mall. Sot bëhen plot 10 vjet prej largimit të përheshëm të bashkëshortit të saj, mikut të rrugëtimit të një jete. 10 vjet pa të, ngjan si një hon i thellë mungese e malli. E kjo dallohet qartë në vështrimin e saj dhe në tonin e zërit sa herë

Dikush jetoi, kaloi disa muaj, bleu apo ndër-toi vila, e dikush u ekzekutua në këtë qytet ku shqiptarët kanë pasur gjithnjë një pozitë të rëndësishme. Një histori e Selanikut dhe

e shqiptarëve të famshëm që jetuan aty

Roli i Mbretit Zog në përpjekjet për përmbysjen e regjimit Hoxha në vitet 1950. Çfarë u diskutua

në takimin e dytë të mbretit me zyrtarin mis-terioz amerikan në Hotelin Delmonico në Nju Jork, gati dy javë pas takimit të tyre të parë…

Befasuese, si dielli që vjen papritmas pas një

shiu veror. Kështu është muzika e Vincenzo Di Sanzo, që më tepër se një talent është një dhuratë ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre du-arve që luajnë me shpejtë-si mbi tastet e bardhë dhe të zinj. Vincenzo është shumë i ri: ai do të mbushë 18 vjeç më 12 gusht. Unë kam dëgjuar historinë e tij nga aktori lukanez Ulder-ico Pesce, i cili e ka “zbu-luar”, teksa rastësisht ndodhej në shtëpinë e tij dhe dëgjoi muzikën e tij që vinte nga dhoma tjetër. Ajo shtëpi dhe ajo dhomë

Selaniku, është qyteti i dytë më i madh në

Greqi për nga numri i banorëve. Ndodhet në ra-jonin e Maqedonisë Qen-drore dhe në këtë qytet funksionon Ministria e Maqedonisë dhe e Trakisë. Sot në Selanik banojnë rreth 1.000.000 njerëz. Pas shpërnguljes së banorëve mysliman pas vitit 1923 në këtë qytet u vendosën mijëra refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Pothu-ajse 2/3 e banorëve të këtij qyteti dhe të prefekturës kanë ardhur pas nën-shkrimit të Marrëveshjes së Lozanës.

Gjatë viteve që kalova në Selanik jam takuar me shumë grekë me origji-

Më tepër se një talent Vincenzo është një dhuratë ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa

ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre duarve që luajnë me shpejtësi mbi tastet e

bardhë dhe të zinj

Ngjarjet e bujshme të shqiptarëve të Selanikut

Pikëtakime mes Enver Hoxhës

e Ahmet Zogut

Vincenzo Di Sanzo, një xhevahir në

Shën Palin Shqiptar

ndodheshin në Shën Palin Shqiptar, xhevahiri i vogël i Bazilikatës, një nga ato vende në të cilat, nëse shi-kohen nga jashtë dhe me hidhërim të duket sikur bota përfundon. Por është pikërisht këtu nga ku fi l-lon dhe bota e Vincent.

Pasioni për muzikën klasike dhe për kompozi-torët e mëdhejn kanë shoqëruar Vincenzon që nga fëmijëria e tij. Ai ishte tërhequr nga ato partitura pa arritur të kuptoj pse, por kontakti i parë me tastet e pianos nuk ndodhi menjëherë.

“Dëgjoja koncertet në televizion-rrëfehet ai pasi nuk kisha një CD play-er. Pastaj, në shkollën e mesme, i tregova profeso-rit tim pasionin tim...

në shqiptare. Në Selanik shumë qytetarë grek kanë mbiemra të fjalës shqipe si Albani. Rrugës për në spi-talin Shën Nikolaos, gjen-det një Tavernë pronari i së cilës quhej Mihal All-vanosi i cili kishte origjinë shqiptare. Në rrugën Po-liteknou nr. 45 ato vite gjendej zyra e një avokati me emrin Orestis Albanis. Në Selanik jetojnë edhe nipat e Avni Rustemit, djemtë e motrës, njërin prej të cilëve (Theodhor G) e kam takuar disa herë. Ai, ishte rreth 70 vjeç, më tregoi saktë ku kanë qenë varrezat myslimane të sh-qiptarëve sepse atje ndod-heshin varret e mëmës dhe atit të tij. Në qarkun e Selanikut ndodhen tre fshatra që banorët...

faqe 20faqe 16-17

vijon në faqen 14-15

faqe 18-19

e përmend dhe e kujton. Në përp-jekjet e gjithhershme për të nxjer-rë në dritë veprën e Shuteriqit, këtë herë zonja Mynever na sjell një shkrim të panjohur, të cilin Rilindasi e boton për herë të parë. Me titullin “Mesjeta shqiptare”, ky shkrim i Shuteriqit është shkruar në korrik të vitit 1977, në Dhërmi dhe trajton konceptin e Mesjetës Shqiptare, që shpesh cilësohet si kohë errësire. A do të mund të kishim Skënderbeun dhe shkëlqimin e tij pa patur diçka që i paraprin? Shuteriqi analizon nga fillesat Mesjetën Shqiptare që nga shteti i parë i 1190, tek principatat e Balshajve apo e Topiajve tek faktet që servirin kërkimet historike mbi Karlin e parë Anzhu që e kishte shpallur veten “Rex Albaniae”, mbi kërkimet e tij vetjake rreth shtetit të parë të 1190 në Gëziq të Mirditës....

AGRON ALIBALI

ARBEN LLALLA MARIAPAOLA VERGALLITO

ADMIRINA PEÇI

NË FOTO: (Lart) Dhimitër Shuteriqi (Djathtas) Faksimile e dy prej faqeve të studimit mbi mesjetën shqiptare

POEZI DHE NJE SHKRIM I SHUTERIQIT I VITIT 1977, QE BOTOHET SOT PER HERE TE PARE

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 korrik 2013

14 SH.com PERVJETOR

STUDIMI I PANJOHUR

10 VJET PA SHUTERIQIN

Me titullin “Mesjeta shqiptare”, ky shkrim i Shuteriqit është shkruar në korrik të vitit 1977, në Dhërmi dhe trajton konceptin e Mesjetës Shqiptare, që shpesh cilësohet si kohë errësire.

Vijon nga fq 13

te librat e parë shqip etj... Veç këtij studimi me mjaft in-

teres, duke dashur të plotësojmë portretin e tij edhe si poet, e artist sjellim një cikël me poezi që nga fi llesat e krijimtarisë së tij poetike deri vitet ’90, sikurse edhe disa skica mjaft interesante, të cilat para pak viteve u ekspozuan në Prishtinë dhe Tiranë, skica kush-tuar miqve dhe të njohurve të tij.

Dhimitër Shuteriqi, poeti, pro-zatori, studiuesi dhe publicisti i njohur lindi në Elbasan, më 26 korrik 1915, në një familje të njohur arsimtarësh patriotë. Studimet e para i kreu në Liceun Francez të Korçës dhe ato të larta, për fi lozofi e drejtësi, në Grenobel dhe Lyon të Francës. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlir-imtare. Ka nisur të botojë që prej fi llimit të viteve ’30, duke u bërë i njohur në shtypin e kohës si poet dhe publicist. Për një periudhë gati 60-vjeçare, e cila shtrihet deri në ditët e fundit të jetës, iu kushtua intensivisht letërsisë dhe veprim-tarisë studimore letrare, alban-ologjike, historike dhe folklorike.

Del nga arkivi studimi i panjohur “Mesjeta shqiptare”

Pesë skica të realizuara nga Dhimitër Shuteriqi kushtuar miqve të tij, ekspozuar në Prishtinë në vitin 2003

Ç’është Mesjeta shqiptare gjer te Skënderbeu, një kohë errësire?

Kohë e errët po, se e njohim pak e aspak. Kohë errësire jo dhe me kaq pak sa e njohim.

S’mund të jetë Mesjeta shqip-tare kohë errësire, posa u krijua shteti i parë shqiptar, i njohur që më 1190. Pastaj do të vijonin pushtime të tjera, po, gjer te ajo si “monarki e centralizuar” e Skënderbeut, që s’u shpall dot monarki; ishin krijuar dy shtete jot ë vogla shqiptare, ai I balshajve, që arriti gjer në vlorë, ai i Topiajve që e kaërceu Shkumbinin. Kur isha fëmijë dhe për Ditë Shijoni, ek-spozonin në Manastirin e Sh. Jon Vladimirit trupin e tij të balsamo-sur, mua më dhimbej së tepërmi se ishte rrëgjuar kaq shumë shenjti, po gjithashtu fantazia më pati bërë që një herë t’i them tim eti, se ai nuk ishte trupi i Shën Joint, por i Karl Topisë, për të cilin e dija se kishte pas qenë varrosur në Shijon.

Ime gjyshe dëgjoi me llahtarë çka thashë e bëri kryq disa herë, duke kërkuar nga im atë që të më rrihte, duke m’u kërcënuar se do të më rrihte vetë, ndërsa babai, me një buzëqeshje habie, cimbiste mustaqen. Nuk e dija se që më 1272, Karli i I Anzhu i Napolit e kishte pas shpallur veten “Rex Albaniae”, gjë që do të

Mesjeta shqiptare

Si tregimtar, Shuteriqi është autor i disa vëllimeve, midis të tjerash: Fyelli i Marsiasit (1963), Një mal me këngë (1975), Maratonomaku ynë (1977), 60 tregime në një (1978), Kur rend hëna nëpër re (1982), Vër-

shimet e vjeshtës (1984), Kroje kam et (1977), Buka dhe thika (2002) etj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

iu kushtua rrënjëve të qytetërimit shqiptar, duke u bërë sidomos e njo-hur me botime të tilla monografi ke dhe historiografike, si Shkrimet Shqipe 1832-1850 (1965), Histo-ria e letërsisë shqipe, apo përmes

hulumtimeve dhe studimeve mbi humanistët shqiptarë, figurat e shquara të Rilindjes, historisë së kulturës kombëtare, folklorit etj. Një pjesë e tyre janë botuar si vepra monografike më vete, shumë të

thotë se Shqipëria nuk ishte cilido vend, që kishte pasur një shtet që më 1190 me një Progan në krye,

pastaj me radhë të dy djemtë e tij, Gjinin e Dhimitrin, ky i vdekur aty nga viti 1215.

As nuk e dija se do ti gjendej shenja këtij shteti në ndonjë

krahinë të Shqipërisë, pale se do t’ia zbuloja vetë, në Gëziq të

Mirditës, te kisha e Shën Mërisë së Ndërfandës, një mbishkrim ku ruhet ende emri i Dhimitrit, dhe emrin Progon, që e ka marrë për emrin e t’et. (Injac Zamputi, duke e rilexuar mbishkrimin, gjen aty një Progon tjetër, pra gjen një trashëgimtar të tretë të Progonit të parë, dhe më pëlqen që i pari të jetë trashëguar më gjatë nga ç’e dinim, 26.6.77).

Andrea Vrana, kapedan i Ar-brit, që kam zbuluar, në vitet 1265-66, pasardhës i tyre ishte, pas një Gulami të vitit 1253 që përmend Akropoliti?

Ja përse nuk dua ta shoh Mes-jetën shqiptare si kohë errësire, siç e shohin Mesjetën përgjithësisht. Ajo pak dritë që shohim mbi të, fokusin e ka të fortë për mua, si një shtyllë drite.

Katastrofa e Kosovës e vitit 1389, ku, bashkë me serbët hum-bën edhe shqiptarët e ballkanasit e tjerë, për ne qe fi llimi i madh i një qëndrese prej 90 vjetësh e pakta, gjer në rënien e Shkodrës më 1479, që edhe ajo nuk ra, por

DHIMITËR SHUTERIQI

Faksimile e dy prej faqeve të studimit mbi mesjetën shqiptare, (majtas) Dhimitër Shuteriqi

ADMIRINA PEÇI

Page 3: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 21 korrik 2013

PERVJETOR

S’mund të jetë Mesjeta shqiptare kohë errësire, posa u krijua shteti i parë shqiptar, i njohur që më 1190.

“N’furtunë deti përzihet, rrëmujë pafund,përmbi shkambij përplaset, ikën, vjen prap t’thërmohet.Vala oshtin, ujnat shkumëzojnë, qielli shkundrrufe e shi; e gjithë jeta uturin e drithtohet.

Dhe barka e zezë, guaskë e lehtë, kreshtash vërtitete në greminë rrëzohet. Peshkatari shtrëngonzemrën e gjanë si deti, kur vala e mbulon,e merr thellë frymë n’erën vriglluese, kur në kulm ngjitet.

Vala ia theu lopatën e velën ia copëtoiBurri lufton së koti me lopatën që i mbeti,se rrëmuja e rrëmbeu r mbi shkuma e fl akroidhe luen, tue iu kërcënue asaj cope të gjallë deti.

E rrokullis, mbi maja me fl etë me fl etë shkumuese i bii thyen krahët si hekur, i plas sytë e përgjakuni çan gjoksin e nxjerr një klithmë, tue e fl akunsi gur mbi thepa t’mprehtë...Nesër deti n’qetsi

do bjerë e, me kambë zbathët, disa forma njeriume vaj do të vijnë të mbledhin mishin e copëtuem.Nji barkë e re do ngrehë për mort të vet i riu,do çajë ujnat ku burrat e shpish me radhë kanë shkuem”

“Kangë?”, 1936

POEZI/ Vargje në vite

tjera të përmbledhura në vëllime të veçanta. Dhimitër S. Shuteriqi drejtoi për një kohë të gjatë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si kryetar i saj. Ai ishte

anëtar i Akademisë së Shkencave që prej themelimit më 1972 dhe një ndër themeluesit e arsimit të lartë shqiptar. U nda nga jeta më 21 korrik 2003.

e dorëzoi Venediku. Skënderbeu ishte kulminacioni i kësaj epoke. Si mund të ekzistonte ai kulminacion, që bëri tërë Evropën të shohë nga Shqipëria, - dhe jo vetëm të shohë, pot ë përfi tojë, që të mos e përmbysi vala osmane-, si mundi të ekzistojë ai pa një përgatitje të fortë, e pakta që nga Shteti i Arbërit?

S’ishte një mesjetë errësire mesjeta shqiptare, le të jetë ende e dritësuar pak. U krijuan në këtë kohë librat e para shqip, që përmend Brokardi më 1332, pra që janë shumë më të vjetra ato libra “të ndryshme”, të cilat fl asin për një letërsi. Është koha kur krijohet epoka jonë legjendare. Koha kur do të krijohet edhe epoka jonë historike, të cilën, në vitin e Skënderbeut, e gjejmë të zhvilluar. Barleti na fl et për ekzistencën e saj, arbëreshët e Italisë ruajtën fragmente. Kultura shqiptare, që do të përfaqësohej në humanizmin evropian me një Barlet, të cilit “Historinë e Skënderbeut” ia përk-theu tërë Evropa në gjuhët e saj ose ia përshtati, humanizmi shqiptar ishte vazhdë e asaj Mesjete dhe e epokës së Skënderbeut.

Onufri, Buzuku, Budi, për të mos përmendur të tjerë, ishin yj të mëdhenj në terrenin e mesjetës që ngulej rëndë në Shqipëri një shekull më parë.

Dëshira e madhe e çlirimit e vetëdijes, e identitetit etnik, prej asaj vlage të hershme buronin dhe prej epokës së djeshme. Bar-dhi ishte një gjuhëtar e historian humanist. Mazrek Plaku ishte i ndërgjegjshëm më 1633, se sh-qiptarët kishin qenë një popull shumë i madh, por i kishin rrud-hur fqinjët me vërshimet e tyre. Përmendet rrallë ky pohim I her-shëm e kaq aktual i një Mazrreku arqipeshk të Tivarit, që e kishte shëtitur veriun shqiptar anem-banë, që e njihte historinë e lashtë të vendit dhe gjykonte pa drojë tezën e Enea Pikolominit, e cila do të qëndronte e fortë gjer në shek-ullin e XVIII, se “albanezët” vinin nga Albania e kaukazit. Po dëshira për dije të këtyre humanistëve sh-qiptarë, në kohën e errësirës më të rëndë që ka qenë ajo e pushtimit osman, ato dëshira do të sillnin tek iluminizmi shqiptar i shekullit XVIII, bashkëkohës i Iluminizmit Evropian, e te Rilindja Shqiptare e shekullit të XIX, bashkëkohëse e Rizorxhimentove.

Sidoqoftë, mbi mesjetën shqip-tare do hedhur shumë e më shumë dritë, gjë që kërkon më shumë punë, më shumë guxim e më pak paragjykime.

7.’77Dhërmi.

VDEKJA E PESHKATARIT

VITI I VJERSHËS

KËNGË ROMANTIKE

Kur miqtë e tij të vijnë e ta kërkojnë,u thua se s’është këtu sot:u arratis te brigjet, nga kalojnësorkadhet, që qajnë me lot.

Thuaju, se një perndim pa fl akëiu ngrit në shpirt e iu bë plagëedhe iu bë furtunë me lot.

Kur miqtë e tij të vijnë e ta kërkojnë,u thuaj se s’ësht këtu sot.

1940

NË PRAG TË LUFTËS *

Mos shkoni, o ditë, me lumtërinë time,n’ato humnere, n’ato humnere!Mos shkoni o ditë, me lumtërinë time,n’ato potere, n’ato tmerre!

Seç erdh një natë, e sterrtë natë, që lumtëria vdiq në të!Seç erdh një natë, vrasëse natëmbi këtë dhe të ngratë,

Dhe ja në shpirtin tim se si gremiset,dita, që bje në pisha!Dhe ja në shpirtin tim-o, se si fi ketpak lumtëri që kisha!

1939, gusht

*) Lufta e II Botërore plasi në shtator. Në prill ishte pushtuar Shqipëria dhe ky qe

fi llimi i batërdisë. Fashizmi mund t’i sillte botës fundin.

E KU SHKOJNË YJTË

O shpirti im, ja nata, ra!nj yll si lot u kput e ra.ra si nj bul argjendnë qiellin tënd.

E ku shkojnë yjt, që këputen nëpër natësi pika lot,si bula argjend?E ku shkojnë yjt, që turren nëpër natë,në qiellin tonë,në qiellin tënd?

1938, gusht, Pogradec

DAJTIBlu dhe esmerald,kredhur në blunë e qiellit,thua Sazani midis Jonit, Dajti;aty gri, aty i artuar.

Ka disa rrjedha mali,që kërcejnë kreshtavesi ujëvara prej reve, potershëm, shkumëbardha.

1978, mars

I TËRI NË NJË FLETË

Të kisha vdekur,nuk do të kisha lënë vetë,:kujtimet ke. Kujtimet jemi ne.Dhe dëshirimet që nuk sosin ende.

Librat? Librat s’lexohen të tërë:bëhen ca si tepër.Ëndrrat tona kush mund ti përfl etë?E ku sosin fashikujt e jetës?

Botova libra 70, 80,nesër mund të bëhen 100.Në një të vetëm, njëqind herë më gjen, në njëzet fl etë jam i tërë, - gjeje.

1983, Spital

Ky le të jetë viti i vjershësdhe pastaj hesht.

Erdhi koha e ekstremesvetmi.

Ndërsa në një strofë, tipërngaherë e re të mbetesh

Dhe të mos ndjesh kurrë vetmi.

1995, dhjetor

NGA DHIMITËR SHUTERIQI

Dhimitër dhe Minever Shuteriqi në vitet e rinisë

Page 4: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 korrik 2013

16 SH.com EKSKLUZIVE

DOKUMENTI SEKRET

Pikëtakime mes Enver Hoxhës e Ahmet ZogutRoli i Mbretit Zog në përpjekjet për përmbysjen e regjimit Hoxha në

vitet 1950. Çfarë u diskutua në takimin e dytë të mbretit me zyrtarin misterioz amerikan në Hotelin Delmonico në Nju Jork, gati dy javë pas

takimit të tyre të parë…

AGRON ALIBALI

Pjesa II

Sikurse u përmend më përpara, takimi i 17 gushtit 1951 në Hotelin e famshëm Mayfl oëer

në kryeqytetin amerikan, pikërisht aty ku Faik Konica kishte shërbyer për 13 vjet si diplomat i mbretërisë shqiptare në SHBA, shënoi fi llimin e njërit ndër operacionet më të sofi s-tikuara për përmbysjen e Enver Hoxhës, çka u kthye sikurse dihet në dështim të plotë.

Në bisedën me personazhin misterioz amerikan Ahmet Zogu parashtroi planin e tij strategjik-operacional, por prej thelbit të saj mund të deduktojmë edhe disa pike-takime të rrallam e krejt të veçanta, midis tij dhe Enver Hoxhës.

Dihet, fi llimisht, se të dy këta per-sonazhe që vunë në krye të shtetit shqiptar në periudha të ndryshme dhe tejet delikate, kishin kundërshti të jashtëzakonshme me njeri tjetrin. Ato përgjithësisht njihen dhe ishin së pari ideologjike e politike, por edhe krahinore, në formimin kultu-rore e arësimor, etj.

Kurse pikëtakimeve midis tyre u është kushtuar pak rëndësi deri më sot.

Së pari, edhe Mbreti Zog, edhe Enver Hoxha ushqenin mosbesim të thellë ndaj politikës britanike ndaj Shqipërisë. Mosbesimi i Enver Hox-hës del gjerësisht në kujtimet e tij, por përmendet edhe në dokumentet amerikane të OSS të publikuara së pari nga Peter Lukas. Aty permen-det, për shembull, një moment kur

Frederik Nosi, ndihmës dhe përk-thyes personal i Enverit në malet shqiptare i raporton shefi t të vet për një koment përçmues të një ofi ceri të lartë britanik, i atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ. Po ashtu, në kujtimet e tij Enver Hoxha përmend me hollësi përplas-jet e shumta me ofi cerët e tjerë të zbulimit anglez, që përqëndrohsehin kryesisht në mbështetjen që këta të fundit i jepnin Ballit Kombëtar e Le-galitetit. Në fakt, mosbesimi lidhej edhe me sinjalet që kishte Hoxha për pazarllëqet e mundshme të Çërçillit me qeverinë greke në mërgim për copëtimin e Shqipërisë.

Ky mosbesim ndaj britanikëve, si-kurse u përmend, del edhe në bisedën e Ahmet Zogut me bashkëbiseduesin amerikan. Natyrisht, edhe Zogu kishte hatërmbetje të vjetra ndaj britanikëve, qysh me reagimin e shurdhët ndaj pushtimit të Sh-qipërisë me 7 prill 1939, dhe më pas me injorimin për vite me rradhë të Zogut në Londër.

Së dyti, edhe Enver Hoxha edhe Ahmet Zogu ishin të shqetësuar për rrezikun që mund t’i vinte vendit nga pretendimet e pabaza të

Greqisë, të mbështetura në mënyrë absurd nga politikanë britanikë. Zogu ia shprehu fare qartë këtë shqetësim bashkëbiseduesit ameri-kan. Prandaj, ai edhe kërkonte deklaratën paraprake të mosndë-rhyrjes, dhe e shprehu haptaz frikën e tij për pazaret nsaj Shqipërisë së Jugut. Po ashtu, edhe qëndrimi i Hoxhës në këtë drejtim dihet: ai ishte krejti qartë dhe i prerë. Por ndërsa Hoxha nuk ngurroi të deklarojë botërisht se, po qe se do të shkelej qoftë edhe një pëllëmbë e kufi rit shqiptar, do të derdhej gjaku deri në gju, Zogu përmendte “me-kanizmat” e OKB-së. Ndofta Zogu llogariste se atij i nevojitej ndihma greke për përmbysjen e Hoxhës dhe deri aty ishte maksimumi i kompro-misit të tij. Në këtë drejtim ndofta duhet parë edhe mendimi i Zogut për nevojën e një force ushtarake prej 10,000 burrash për të ndërhyrë në Shqipëri. Praktikisht, një forcë e tillë ushtarake, besnike e Mbreti dhe me pikëpamje detyrimisht nacionaliste, e vendosur në territorin grek pranë kufi rit shqiptar dhe e gatshme për t’u future në Shqipëri, do të mund të shërbente edhe si deterrent për

çfarëdo ideje apo përpjekje të Athi-nës për të copëtuar vendin.

Së treti, Zogu dhe Enveri – edhe pse në rrethana të tjera kohore - takoheshin në një pikë tjetër; atë të të qënit në krahun e fi timtarëve. Zogu ia tha copë bashkëbiseduesit amerikan: në pritje të Luftës III Botërore, do të duhej që Shqipëria të ndodhej në krahun e Perëndimit fi timtar, sepse vetëm kësisoj do ta ruante integritetin e vet tokësor. Natyrisht që kjo analizë e Zogut doli e gabuar, dhe koha e hodhi poshtë, pasi nuk plasi luftë. Mirëpo këtu ai me siguri do të kishte patur ndërmend faktin kokëfortë se Lufta Nacional Çlirimtare dhe çlirimi i vendit në nëntor 1944 e vuri Sh-qipërinë përfundimisht në krahun e Aleancës së madhe antifashiste SHBA - Britani e Madhe – Bashkim Sovjetik, dhe kësisoj bllokoi çdo pazarllëk për copëtimin e mund-shëm të Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Madje, në një ndër seancat plenare të kësaj Konference Enver Hoxha botërisht përcolli sakrifi cat e pashembullta dhe gjakun e derdhur të popullit shqiptar për liri, dhe ho-dhi poshtë çdo insinuatë që e fuste

Shqipërinë ndër vendet humbëse. Gjejmë rastin të theksojmë se në atë fjalim, Enver Hoxha jo pa qëllim nuk e përmendi asfare Mbretin Zog, edhe pse e kishte rastin për ta denigruar botërisht. Arësyeja për këtë “har-resë” të qëllimshme të Enverit ishte se, me siguri, ai e kishte parasysh praktikën e vazhdimësisë së shtetit në të drejtë ndërkombëtare, dhe prandaj Ahmet Zogu, edhe pse u largua nga vendi pa lavdi në 7 prill 1939, ishte udhëheqës i ligjshëm i vendit të paktën deri në momentin e agresionit fashist ku Shqipëria humbi pavarësinë dhe sovranitetin.

TAKIMI I DYTË – NJU JORK, 30 GUSHT 1951

Po le të hidhemi tek takimi i dytë midis Ahmet Zogut dhe bashkëbise-duesit misterioz amerikan, që në dokumente, ritheksjomë se kishte detyrën e Shefi t të Drejtorisë 1 të Ev-ropës Lindore. [Chief, EE-1]. Takimi u krye gati dy javë më pas, në Ho-telin Delmonico në Nju Jork. Per-sonazhi misterioz u paraqit atje në orën 19:30 dhe menjëherë i deklaroi Zogut se “ne e kemi vrarë shumë mendjen [had given serous thought]

NË FOTO: Mbreti Zog dhe dy faksimile nga dokumentet sekrete ku dëshmohen takimet e tij sekrete për të organizuar aksionin për rrëzimin e regjim e Enver Hoxhës në 1951

NË FOTO: Mbreti Zog dhe

Page 5: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 21 korrik 2013

LIBRI I RI

BIBLIOTEKE

Dhe vjen një ditë, kur qyteti zgjerohet e zgjerohet

pafundësisht brenda vetvetes, e po pafundësisht ndotet e zhur-mohet, zhurmohet dhe ndotet në skaje amshimi. Dhe vjen një ditë, kur ligji e ndalon hyrjen në të, për të evituar sadopak shpejtësinë ndytëse të qytetit. Por ndërkohë ndalohet edhe dalja prej tij, për të parandaluar infektimin e fshatit prej ndotjes dhe zhurmave. Fshati në këtë libër të autores së njohur, Mari-anne Gruber, është sinonim i natyrës së virgjër, për të cilën qytetasit mallohen aq shumë. Blerimi dhe ajri i pastër janë shndërruar për qytetarët në ele-mente jashtëplanetare. Zhurma aktuale dhe ajo pasuese, që i shtohet pandarësisht aktuales, për të mundësuar ekzistencën e mëtejshme njerëzore qytetase (!), duke mos harruar përmend-jen e ndotësisë së vazhdueshme të ambientit, bëjnë, që njeriu të veçohet nga të tjerët e të koraco-het tek vetja. Për të mundësuar vetveten, njeriu shpik sferën e qelqtë, e cila ka aftësinë të mos lejojë futjen e asnjë zhurme brenda saj. Tash, brenda saj futet vetë njeriu, për t’iu shman-gur zhurmave, për t’i ikur shur-dhimit. Edhe pse njeriu tash gjendet pandarësisht kundruall vetes, nuk ka as më të voglën dëshirë, ta njohë atë. Kështu për momentin. Kështu edhe për një kohë të gjatë. Gjersa vjen një kufi çasti, kur vetmia merr përmasat e një trysnie vigane, për përballjen e së cilës kër-kohet bashkënjeriu. Pra është momenti i rikonstruktimit të domosdoshëm të kujtesës apo nevoja e rilindjes së saj.

Që izolimi individ apo kolek-tiv ka fytyrë asgjëje, e kemi për-jetuar më së miri ne shqiptarët, madje me dekada të tëra. Në një suazë të tillë pamundësie, nuk ka asnjë pranverim vetish ekzistenciale. Se të ekzistosh do të thotë të jesh, apo më saktë: të dish se kush je. Nëse nuk dihet kjo gjë, duhet mësuar patjetër. Njohja e vetes dhe e realitetit rrethues kërkon bazament. Referuar librit “Sfera e qelqë” të autores austriake, Marianne Gruber, kjo gjë realizohet vetëm duke u kthyer paksa prapa, vetëm duke hulumtuar tek e shkuara. Se e shkuara, edhe pse e shkuar, është dhe mbetet një realitet i përjetuar, e si e tillë, edhe taban vërtetësie. Ky kthim i herëpashershëm tek e shkuara, i duhet medoemos njeriut, pasi i shërben njohjes së

për diskutimet tona të përparëshme për operacionet shqiptare”. Vërejmë këtu përdorimin e shumësit, çka nënkupton se dy personazhet tona ishin takuar dhe kishin rrahur mendime edhe përpara takimit në Mayfl oëer. Sipas raportit dyfaqesh të gjendur në arkivat amerkane, ku bashkëbiseduesi amerikan i referohet Ahmet Zogut gjithmonë si “mbreti”, biseda u vazhdoi pak a shumë kështu:

Amerikani fi llimisht tha se “nëse Zogu do ta quante të vlefshme, ne do t’ju japim të gjithë asistencën e mundshme materiale për infi ltrimin a një grupi të vogël agjentësh të nivelit të lartë që do të siguroheshin prej tij me qëllim kryerjen e misonit të rikonjicionit në Shqipëri dhe për vendosjen e kontaktit me njerëz që janë miqësorë ndaj Zogut, të cilët ndodhesibn në ushtrinë dhe qeverinë shqiptare, si dhe me grupe të rezistencës që njerëzit e tij do të mund të takonin”. Pra, amerikanët konfi rmonin mbështetjen e plotë ma-teriale. Po ashtu, në bashkërendim të plotë me Ahmet Zogun, ata për-caktonin edhe objektivat kryesore të misionit “Molla”, që ishin: (i) njohja e gjendjes në terren; (ii) kontakti me personalitete të larta miqësore ndaj Zogut në ushtri dhe qeveri, dhe (iii) kontakti me grupe të tjera të rezistencës antikomuniste. Se cilët do të ishin këto “kontakte të larta” do ta shikojmë më pas. Amerikani shtoi se “ne do të zgjedhim edhe një operator radist [Ë/T operator] që do të shoqërojë grupin”.

Ish-Mbreti u përgjigj duke thënë se ishte i gatshëm të vendoste njerëzit e tij në dispozicion. Ai sug-jeroinjë grup prej dy ish- ofi cerësh, që tani jetonin në Egjipt, sëbashku me dy shoqërues apo udhërrëfyes, që do të ndihmonin ofi cerët për të lëvizur nëpër zonat kritike. Radisti i ofruar nga amerikanët do të ishte pjestari i pestë i grupit. I gjithë op-eracioni duhet të kryhet në mënyrën

më të fshehtë dhe njerëzit e tij duhet të silleshin në Greqi në rrugë sekrete. Ndofta ata fi llimisht mund të transferoheshin në ndonjë vend tjetër Evropian ku pala amerikane mund t’i takonte dhe të organizonte transferimin e tyre klandestin në Greqi. Zogu do të urdhëronte ndi-hmësin e tij, Kolonel Selmanin, që të ndihmonte palën amerikane në instruktimin e këtyre njerëzve në Greqi.

Mandej bashkëbiseduesi ameri-kan pyeti nëse Zogu mund të bënte me dije emrat e agjentëve të zgjed-hur prej tij.

Ish Mbreti u përgjigj se “Do të më duhet njëfarë kohe për të zgjedhur individët e posaçëm, por do t’ju njoftojmë me t’i caktuar ata”. I rrahur si gjithnjë, ma vaj e me uthull, Zogu nuk harroi të shmangë përgjegjësinë nga radisti. “Po ju paralajmëroj, tha ai, se unë mund të mos kem njohje për radistin e zgjed-hur prej jush, prandaj përgjegjësia është tuaja sa i takon besnikërisë [trustiërothiness and reliability] së tij.” “Shpresoj, shtoi ai, se ju do të përdorni materiale kriptografike, të cilat të mos lexohen nga rusët, që janë shumë të aftë në thyerjen e kodeve dhe të shifrave”. Ai natyrisht kishte parasysh dështimet e mision-eve të mëparshme në Shqipëri.

Sipas raporti, biseda zgjati edhe një orë më shumë, me një diskutim të përgjithshëm për tema të nxehta të ditës të rrahura edhe më parë midis tyre. Ato kishin të bënin me “arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë të problemit izraelo-arab në Lind-jen e Mesme, nevojën për veprim të fuqishëm kundër komunistëve në Kinë, etj”.

Në fund, Zogu përmendi edhe faktin se ai “kishte takuar gjeneralët MacArthur dhe Clay, dhe kishte mbetur me mbresat më të mira lid-hur me kuptimin që ata kishin për çështjet që Zogu u kishte paraqitur”.

- Vijon -

Të ekzistosh do të thotë të dish kush je

Mbi librin “Sfera e qelqtë” të autores austriake, Marianne Gruber, shqipëruar nga gjermanishtja prej Armand Plakës, botoi shtëpia botuese “Laholli”

NGA FERDINAND LAHOLLI

mëtejshme të vetes dhe riparimit të së sotmes, pra përmirësimit të saj. Retrospektiva i vjen në ndih-më aktualitetit, por jo asaj, që jemi mësuar ta quajmë “e nesërme” apo “ardhmëri”. Sinonime të tilla ab-strakte i përkasin një gjendjeje, që nuk ekziston, që është iluzion, pra që nuk është e vërtetë. I vërtetë për njeriun, është e mbetet vetëm përjetimi, pra e tashmja amshuese dhe e shkuara eterne.

Pavarësisht se sfera e qelqtë prezantohet si një mjet shpëtimi, kuptohet fare qartë se ajo është veçse me funksion izolues. Vetmia e thinjur në atë lloj izolimi, ravijë-zohet aq terrshëm, saqë para syve imagjinarë të lexuesit, konturohet një terr i përjetshëm birucash, ku gjallimi i vetes është i rrethuar nga dhjetra pikëpyetje dyshimi. Se të gjallosh, do të thotë edhe të dish, qoftë edhe vagëllueshëm, prej nga vjen dhe ku je. Por gjithsesi, duhet ditur se ku shkohet, apo ku duhet shkuar, ngaqë gjallimi nënkupton lëvizjen. Por në vetminë e paraqi-tur te ky libër, si frymimi i çastit, ashtu edhe kujtesa, kanë trajtë amullie. Kujtimi që rropatet për të arritur diku, i gazmohet ndër-kohë mosarritjes së tij. Plogështia e vazhdueshme e kujtesës gjer në caqet e indiferences, ku të kup-tuarit dhe të pakuptuarit kanë të njëjtën vlerë, nxjerr edhe më qartë në pah, se vetmia ky fytyrë amnezie.

Protagonisti e njëherësh edhe rrëfyesi i ngjarjeve të këtij rom-ani është një fëmijë i gjetur, apo referuar shqipëruesit Armand Plaka: një fëmijë i braktisur. Ky personazh jeton në një nga sferat e qelqta të qytetit. Të jesh i gjetur apo i braktisur, nënkupton të mos kesh asnjë vlerë, për të cilën do të kishte nevojë shoqëria. Pavarë-sisht kësaj domethënieje, edhe këta njerëz të braktisur, e kanë megjithatë përkujdesjen e shtetit,

paçka prapa skenës, që mund të frymojë te një përkujdesje e tillë. Për lexuesin, kamuflimi i këtij fakti nuk përbën ndonjë rëndësi kushediçfarë. Edhe pse sfera e qelqtë ofron mbrojtje, funksioni i vërtetë i saj nuk është aspak mbrojtja e njeriut, por izolimi i tij. Për t’i bërë ballë një izolacioni të tillë, apo më qartë akoma: për të mos u bërë pre e marrisë së tij, heroi i romanit e sheh si imediate komunikimin me bashkëdhoma-sit, të cilët ekzistojnë vetëm në imagjinatën e tij. Me sa duket, izolimi është lajtmotivi i këtij romani, bashkëdhomasit imagji-narë alternative ikjeje prej tij. Por pavarësisht përpjekjes për të dalë nga vetmia, një ikje nga izolimi, mbetet i pamundur në këtë roman, të cilin autorja e quan utopik, ndoshta për shkakun e thjeshtë, ngaqë shtjellimit përsiatës të ngjarjeve, u mungon guximi i veprimit. Megjithë praninë e per-sonazheve imagjinarë, romani ka kryekëput një strukturë monologe. Përcipërisht, duket sikur pikërisht një konstrukt i tillë e lodh paksa vëmendjen e lexuesit klasik, gjë që megjithatë, nuk është e vërtetë. Lodhja e sadopaktë frymuese gjatë leximit, nuk vjen nga forma e preferuar e të rrëfyerit, por vetëm e vetëm nga pështjellimi i herëpashershëm i gjykimit dhe “veprimit” të protagonistit, që endet qorrsokakshëm drejt as-gjësë së vetvetes. Kjo paqartësi e personazhit mund të shihet edhe si paqartësi autoriale te ky libër.

Sikurse u citua më sipër, ky tit-ull i sapovënë në qarkullim është përkthyer nga Armand Plaka. Tashmë dihet se në shqipërimet letrare, prioritet duhet të ketë përcjellja kuptimplote e tekstit të huaj, pa harruar rrjedhshmërinë e gjuhës. Parë në këtë kontekst, Plaka vjen shumë premtues në funksionin e interpretit letrar.

Page 6: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 korrik 2013

18 SH.com KERKIME

QYTETI HISTORI

Ngjarjet më të bujshme të shqiptarëve të Selanikut

ARBEN LLALLA*

SELANIKU, është qyteti i dytë më i madh në Greqi për nga numri i banorëve. Ndodhet në rajonin e Maqedonisë Qendrore dhe në këtë qytet funksionon Ministria e Maqedon-isë dhe e Trakisë. Sot në Selanik banojnë rreth 1.000.000 njerëz. Pas shpërnguljes së banorëve mysliman pas vitit 1923 në këtë qytet u vendosën mijëra refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Pothuajse 2/3 e banorëve të këtij qyteti dhe të prefekturës kanë ar-dhur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Lozanës.

Gjatë viteve që kalova në Selanik jam takuar me shumë grekë me origjinë shqip-tare. Në Selanik shumë qytetarë grek kanë mbiemra të fjalës shqipe si Albani. Rrugës për në spitalin Shën Nikolaos, gjendet një Tavernë pronari i së cilës quhej Mihal All-vanosi i cili kishte origjinë shqiptare. Në rrugën Politeknou nr. 45 ato vite gjendej zyra e një avokati me emrin Orestis Albanis. Në Selanik jetojnë edhe nipat e Avni Ruste-mit, djemtë e motrës, njërin prej të cilëve (Theodhor G) e kam takuar disa herë. Ai, ishte rreth 70 vjeç, më tregoi saktë ku kanë qenë varrezat myslimane të shqiptarëve sepse atje ndodheshin varret e mëmës dhe atit të tij. Në qarkun e Selanikut ndodhen tre fshatra që banorët janë me origjinë shqiptare dhe janë vendosur aty pas vitit 1922 si pop-ullsi e këmbyeshme të ardhur nga Mandrica e Bullgarisë dhe Trakia Lindore e Turqisë.

Shqiptarët në Selanik në fi llim të shek. XX kanë zhvilluar aktivitetet politike dhe kulturore. Në këtë qytete kanë pasur shtëpi të tyre shumë tregtarë nga Korça si dhe ish-kryeministri....i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina i cili u vra në 1933, po në këtë qytetet. Në rrugën Vasilis Ollgas, ku ndodhet ende shtëpia - pallat e Hasan Prishtinës, pak metra më tutje janë dy shtëpi-vila të tregtarëve shqiptar Mehmet dhe Ahmet Kapandzit. (Për familjen Kapandzi, shpesh-herë shkruhet se ishin hebrenj mysliman që njihen me emrin Donme, por në disa shkrime thonë se janë shqiptarë. Sot familja Kapandzi është e vendosur në Turqi). Këto dy Vila u ndërtuan në vitin 1893-1895 në një hapësirë prej 4 hektarësh të cilat shikonin nga deti. Njëra është e modelit zviceran e projektuar nga Piero Arigoni me një dekorim të bukur të tavanëve me piktura. Ndërsa vila tjetër në vitin 1912 u bë rezidenca e princit të Greqisë, Nikollës. Në këtë vilë në vitin 1917 qëndroi disa muaj Esat Pashë Toptani i cili koman-donte disa forca ushtarake shqiptare të cilët shërbenin në ushtrinë franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Fotografi të që do sjellim të Esat Pashë Toptanit janë bërë pikërisht në vilën ku ai qëndroj disa muaj në Selanik dhe gjatë dekorimit të tim me Kryqin e Luftës nga gjenerali francez Sarrail më 15.8.1917.

Varrezat e bashkësisë shqiptare u prishën në vitin 1983, sipas gazetës greke ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ. Në këto varreza ndodheshin varret e shumë personaliteteve të jetës poli-tike dhe shoqërore, por për fat të keq vetëm eshtrat e Hasan Prishtinës shpëtuan dhe u dërguan në Shqipëri pasi zhdukjes së kësaj varreze. Deri në vitin 2000, pika gjeografi ke ku ndodhej varreza shqiptare ishte shënuar gabim në librin e Artë të Selanikut. Gjatë periudhës që jam marrë me studimet his-torike zbulova faktin që ky vend prej më se 30 vitesh shënohej gabim në hartën e qytetit. Nipërit e Avni Rustemit, djemtë e motrës së tij të cilët ishin shtetas grek dhe deri më 1980 i përkisnin besimit islam, por nga trysnia shtetërore ishin kthyer në ortodoks, më treguan se varreza ndodhej në një kodër në lagjen Triandria, ku tani janë ndërtuar

Themistokli Gërmenjin.Me Selanikun lidhet edhe një ngjarje

shumë e rëndësishme për grekët dhe Gre-qinë. Më 26 tetor 1912 Komandanti turk me kombësi shqiptare gjenerali Hasan Tahsin Pasha ia dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha pas dhuroi Selanikun u largua në fi llim për në Francë dhe më pas në Zvicër ku edhe në moshën 73 vjeçare vdiq në Lozanë në vitin 1918. Aty edhe u varros. Në vitin 1937 Hasan Tahsin Pasha ç’varroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesara. Pasi u prishën varrezat shqiptare më 1983, përsëri ç’varroset dhe rivarroset në varrezat e Malakopit, ku eshtrat i qëndruan 23 vite. Më 2006 eshtrat e Hasan Tahsin Pashës do të ç’varrosen për të tretën herë për tu rivarrosur me nderime të larta ushtarake

Dikush jetoi, kaloi disa muaj, bleu apo ndërtoi vila, e dikush u ekzekutua në këtë qytet ku shqiptarët kanë pasur gjithnjë një pozitë të rëndësishme. Një histori e Selanikut dhe

e shqiptarëve të famshëm të cilët patën gjithnjë lidhje me këtë qytet...

pallate. Pasi i dërgova fjalë një këshilltari të Prefektit të Selanikut për këtë gabim u bë edhe korrigjimi i vendndodhjes së vërtetë të varrezave shqiptare në librin e Artë të qytetit. Vendi i varrezave të shqiptarëve ka qenë i blerë nga familjet shqiptare që kanë jetuar dhe punuar në Selanik që në kohën e Perandorisë Osmane.

Në Selanik disa vite ka jetuar Ismail Qe-mali i cili u martua me një greke me emrin Kle-oniki. Për pak muaj qëndroi në këtë qytet edhe mbreti Ahmet Zogu bashkë me shoqëruesit e tij pas largimit nga Shqipëria në 1939.

Gjatë kohës së Kryengritjes së Turqve të rinj (Xhonturqve) në korrik-gusht të vitit 1908, në Selanik kanë qëndruar Çerçiz Topulli, Bajo Topulli dhe Mihal Grameno.

Në vitin 1916 në qytetin e Selanikut for-cat greke të ndihmuar nga ushtria franceze pushkatuan atdhetarin e shquar shqiptar

bashkë me eshtrat e djalit të tij Qenanit në Muzeun e Luftërave Ballkanike që ndodhet 25 km larg Selanikut në drejtim të qytetit të Edessës. Ndërtesa që është kthyer në Muze ka shërbyer për bisedime midis Gjeneral Mesaresë dhe komandantit të ushtrisë greke Kostandinit nga 25-26 tetori 1912.

Hasan Tahsin Pashë Mesareja kishte 7 fëmijë, prej të cilëve vetëm 3 jetuan, dy djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë e tij ka qenë ambasador i Shqipërisë në Athinë para Luftës së Dytë Botërore. Ai u martua me një greke dhe vdiq në vitin 1968. Vajza e vetme u martua në Turqi. Kurse djali tjetër i Hasan Tahsin Pashës i cili quhej Qenan Mesareja u martua në Janinë me vajzën e shqiptarit Mustafa Pashës që ishte pasanik i madh i Epirit. Qenani kishte mbaruar Institutin francez në Stamboll dhe ishte adjutant i babait të tij. Ai gjithashtu ishte dhe piktor. Shumë piktura të tij gjenden në shtabin e armatës së tretë të ushtrisë, në Janinë, në klubin e ofi cerëve në Selanik, si dhe në koleksionistët private. Një nga pikturat e rëndësishme është çasti kur babai i tij gjenerali Hasan Tahsin Pasha fi rmosi dokumentin e dorëzimit të qytetit të Selanikut grekëve në vitin 1912. Qenan Mesareja kishte dy djem, njëri djalë sot jeton dhe punon si inxhinier elektrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Djali tjetër i Qenan-it, Shahini mbas studimeve për arkitekturë në Itali punon dhe jeton në Athinë.

*Historian

Esat pasha, në vilën e qeverisë greke, Vila Kapandzi, Selanik 1917

Vila Kapandzi, ku qëndroi Esat Toptani, (në foto) rojet e tij, 1917

Varri sot ne Selanik i gjeneral Hasan Tahsin Pasha

Page 7: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 21 korrik 2013

KERKIME

Gjatë viteve të jetës në Selanik ras-tësisht gjeta një faqe gazete ku

përshkruhej vrasja e Hasan Prishtinës në këtë qytet. Gjëja e re që mësova gjatë leximit ishte se Hasan Prishtina ishte vrarë më 13 gusht dhe jo më 14 gusht 1933 siç kemi mësuar nga historianët e ndryshëm që kanë shkruar për fi gurën e Hasan Prishtinës. Duke lexuar këtë gazetë mësova se vendi ku është qëlluar mbi Hasan Prishtinën ishte vetëm 50 m larg nga vendi im i punës, afër ndërtesës së Mitropolisë së Selanikut. Mund të kaloja në atë pjesë të rrugës rreth 5-6 herë në ditë.

Gazeta greke “Maqedonia e Re” (Makedhonika Nea) e datës 14 gusht 1933, një ditë pas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruante për ngjarjen që tronditi Selanikun më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”. Kjo ndërtesë u ndërtuar me porosi të Hafi z Beut për shtëpi banimi dhe më 1924 e bleu Hasan Prishtina.

Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetës shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Poli-tikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kry-eministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.

Vrasja u krye në orën 2 pasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i mosh-uar, i mbajtur mirë dhe me tipare sim-patike, të ecte përk-rah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhaneja “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinka-leria e invalidit J. Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxori rrufeshëm revolver-in e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të pa përshkruar mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të

tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2.50 minuta pasdite ofi ceri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke. Ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.

Vrasësi Ibrahim Çelo nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kry-eministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgar-maqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun.

Ibrahim Çelo je-tonte në Nikea të

Francës dhe ishte tregtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ishte shpërngulur në Nikea për hir të çlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar për rininë, vështirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Sh-qipëria në Turqi dhe Bullgari.

Selaniku dhe fshatrat ku banojnë shqiptarëtHstoriani serb Spiridon Gopsheviç alias Leo Brenner në librin “Ser-

bia e Vjetër dhe Maqedonia”, më 1890, shkruan se në Kazanë e Selanikut jetonin vetëm 450 shqiptarë.

Vasili Kënçov shkruan më 1900 se Selaniku kishte, 10.000 bullgarë të krishterë, 26.000 turq mysliman, 16.000 grekë të krishterë, 55.000 hebrenj, 2.500 ciganë dhe 8.500 të tjerë. Jordani Ivanov shkruan që Selaniku kishte 2.500 shqiptarë. Borovoje Millojeviç, më 1920 shkruan të ketë pasur 200 shtëpi ku banonin shqiptarë të krishterë.

Mbas luftimeve të gjata midis forcave turke

dhe forcave të ushtrisë greke në Greqinë e Ver-iut u arrit armëpushimi. Gjenerali turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha, në 26 tetor 1912 kishte firmosur dorëzi-min e qytetit grekëve dhe po përgatitej të largohej bashkë me ushtrinë për në Turqi. Më 27 tetor të dërguarit e krye-gjeneralit të ushtrisë bullgare Teo-dorov, duke mbajtur fl a-murin e bardhë u takuan me gjeneral Hasan Tahsin. Bullgarët përfaqësoheshin nga një kolonel, dy ofi cerë dhe kapiteni Standov që më pas u bë ambasador i Bullgar-isë në Paris. Gjatë bisedës kapiten Standovi shprehu befasinë dhe pakënaqësinë për dorëzimin e Selanikut grekëve, pasi siç tha ai ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar disa herë në Selanik. Prandaj gëzonte të drejtën që të marrë në dorëzim në emër të naltmadhnisë së tij Carit të Bullgarisë. Por gjeneral Hasan Tahsini u kujtoi bullgarëve që ushtria turke kishte pasur kundërshtar lufte për Selanikun vetëm ushtrinë greke. Koloneli kryetar i përfaqësueses bullgare mbas këtyre fjalëve u përgjigj me tërbim se para pak orëve ushtria bullgare kishte luftuar kundra ushtrisë turke në rrethinat e Selanikut. Prandaj duhej të përgatitej menjëherë një shkresë e posaçme, sipas të cilës qyteti i Selanikut u dorëzohej

ushtrisë bullgare. Ndo-nëse tashmë i mundur, gjenerali Hasan Tahsin Pasha me kryelartësi tha - JO. Atëherë me diplomaci ndërhyri ka-piten Standovi për të qetësuar përshtypjen e keqe që kishte lënë kolo-neli bullgar duke thënë që mbas një përgjigje pozitive për bullgarët Hasan Tahsin Pasha do të vlerësohej nga krye-gjenerali Todorov dhe ushtria e tij. Pas dy orë bisedime pa bindur gjeneral Tahsinin, ka-piten Standovi shprehu

dëshirë të bisedonte vetëm për vetëm me djalin e gjeneralit, adjutantin Qenan Me-sareja. Pasi kaluan në një sallë veçmas zoti Standovi nxori nga çanta e tij një çek të një banke Londineze me një shumë mar-ramendëse, që ia dha adjutant Mesareas duke pëshpëritur se çeku ishte shpërblimi për një fi rmë të thjeshtë të babait të tij. Në atë çast Qenan Mesareja mbeti i hutuar dhe u kthye në zyrë duke refuzuar shpërblimin. Pasi dështuan kërcënimet dhe shpërblimet e ndryshme, përfaqësuesit bullgarë kërkuan që gjeneral Hasan Tahsin Pasha t’u jepte një kopje të protokollit të dorëzimit të Selani-kut forcave të ushtrisë greke. Pasi morën kopjen e protokollit të dorëzimit të qytetit të Selanikut forcave greke, përfaqësuesit e ushtrisë bullgare u larguan për të mos u kthyer më kurrë.

NgjarjaDorëzimi i Selanikut nga gjenerali turk me kombësi shqiptare

Hasan Prishtina

Vrasja e bujshme në Selanik

Esati para vilës së qeverisë greke, Vila Kapandzi, Selanik 1917

Shtepia e Hasan Prishtines sot ne Selanik

Gazata greke me foton e Hasan Prishtines i vdekur dhe vrasesi IbrahimGazata greke me foton e Hasan Prishtines i

d k dh i Ib hi

Gjeneral Hasan Tahsin Pasha

Page 8: 10 VJET PA SHUTERIQIN - Basilicataetj. Një numër i madh i veprave le-trare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989. Vepra e tij e gjerë shkencore

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 21 korrik 2013

20 SH.com SPECIALE

TRADITË VLERA

Muzika e Vincenzo Di Sanzo, një xhevahir në Shën Palin Shqiptar Më tepër se një talent Vincenzo është një dhuratë ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre duarve që lua-

jnë me shpejtësi mbi tastet e bardhë dhe të zinj

Bën maraviljë si dielli çë delj në veret pas një fortunal muzëka e Viçenxit Di

Sanzo çë më se një talent është një rriall për ata çë kanë furtunën te gjegjënjën kur “fl jet” me pianofortin me ato duar ari të holla çë shkasën mbi tastet të zezë e të bardhë.

Viçenxi është i ri adhe. Bën tetëm-bëdhjetë vjeçe në dymbëdhjetë e gushtit. E njoha përpjes atorit lukan Ulderigo Pesce, çë e “zbuljoi” kur ish më shpi e e gjegji ti bij pianofortit tek stanxja e tija.

Ajo shpi e ajo stanxje gjëndën Shën Palj, katund aljbëresh i rall i Bazilikatës; katund ku, së pari, duket dhja sikur atje rritet jeta . E këtu më vërtet rron Viçenxi çë kur ish i vogelj.

I pëljqejnë notat pa fare çë kapirnej pse, sadomos të parëzën herë cë i ngau tastet e pianofortit s’klje nani.

“Gjegjënja konçertet te televizjuna, rrëfi en ai, pse s’kisha mungu një CD. Pëstaj tek skollat e mesme, folja me profësurin për këtë “zjarr” çë ndienja mbrënda e klje ai çë, të parën herë, me mësoi gjagjë. Trembëdhjetë vjece pruvar-ta të hynja te konsevatori, me një brano

timin, çë sadomos s’ish gjë më ndihu të shkonja provën. Po nd’atë vit nëk më s’e bëra te shkonja ezamin për të kualifi karsha e nëk hyra.

Viçenxit nëk iu buar shpirti e, vitin pas, përpjesë profesoresës Mimma Apollaro prësëndohet për njatër provë e atëherë i vete mirë: hyn te conservatori!

Sod, ai ështe tek i katerti vit i Conservatorio di Potenza e e mëson mjeshtri Gabriele Baldocci.

“S’kam një kompositor çë më pëljqen më se të tjerët, thot: Cho-pin, Scarlatti, Mozart, Rachmaninov nganjë ndër këta buthton gjagjë ndry-she, si “drita” e Mozartit o si “fuqia” e traxhedjes e Rachmaninovit.

Viçenxi ëndërren të bëhet pianist, po e di se ka shumë udhë të bënj adhe; ka si turpë kur fljet po i sosen sa të uljet mbi fronit e ajo turpë i bëhet gjithë një herë “fuqi” e madhe përpara ata tastet të bardhë e të zezë e pianofortit.

Përkthim:Pietro Abitante.

Befasuese, si dielli që vjen pa-pritmas pas një shiu veror. Kështu është muzika e Vin-

cenzo Di Sanzo, që më tepër se një talent është një dhuratë ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre duarve që luajnë me shpejtësi mbi tastet e bardhë dhe të zinj. Vincenzo është shumë i ri: ai do të mbushë 18 vjeç më 12 gusht. Unë kam dëgjuar historinë e tij nga aktori lukanez Ulderico Pesce, i cili e ka “zbu-luar”, teksa rastësisht ndodhej në shtëpinë e tij dhe dëgjoi muzikën e tij që vinte nga dhoma tjetër. Ajo shtëpi dhe ajo dhomë ndodheshin në Shën Palin Shqiptar, xhevahiri i vogël i Bazilikatës, një nga ato vende në të cilat, nëse shikohen nga jashtë dhe me hidhërim të duket sikur bota përfundon. Por është pikërisht këtu nga ku fi llon dhe bota e Vincent.

Pasioni për muzikën klasike dhe për kompozi-torët e mëdhejn kanë sho-qëruar Vincenzon që nga fëmijëria e tij. Ai ishte tër-hequr nga ato partitura pa arritur të kuptoj pse, por kontakti i parë me tastet e pianos nuk ndodhi menjëherë.

“Dëgjoja koncertet në tel-evizion-rrëfehet ai pasi nuk kisha një CD player. Pastaj, në shkollën e mesme, i tregova profesorit tim pasionin tim dhe ishte ai që më mësoi për herë të parë diccka.

Në moshën 13 vjeçare u për-poqa për të hyrë në Konservator, duke paraqitur një pjesë muzikore përgatitur nga mua,dhe megjithë thjeshtësinë e saj më ndihmoi për të kaluar provimin. Por nuk ar-rita të kaloja në renditje. Dhe atë vit,nuk hyra në Konservator. “

Vincenzo nuk dekurajohet. Vështirësitë janë të shumta, por në pritje për të provuar përsëri vitin e ardhshëm, ai studioi falë profe-soreshës Mimma Apollaro. Dhe është viti i ndryshimit: kur Vincenzo riparaqitet përsëri në seleksionimet për të hyrë në Konservator dhe këtë herë, ai ja del mbanë.

Sot Vincenzo është në vitin e katërt të Konservatorit në Potenza nën kujdesin e maestros Gabriele Maestro. “Unë nuk kam ndonjë kompozitor të preferuar –thotë Vin-cenzo -sepse të gjithë, nga Shopen, Scarlatti, Mozart deri Rachmaninov shprehin diçka tw ndryshme: en-ergjia e Mozartit, madhshtia dhe tragjedia e Rachmaninovit”

Vincenzo ëndërron të bëhet një pianist, por e di se për këtë, ka një rrugë të gjatë për të bërë.

Ai tregon modesti e përulësi, e cila kthehet në forcë dhe ven-dosmëri të madhe, sapo trupi i tij sistemohet mbi karrige dhe sytë e tij përqëndrohen mbi tastet e bardhë dhe të zinj të pianos.

MARIAPAOLA VERGALLITO

Vincenzo ëndërron të bëhet një pianist, por e di se për këtë, ka një rrugë të gjatë për të bërë. Tregon modesti e përulësi, e cila kthehet në forcë dhe vendosmëri të madhe

Në foto: Muzikanti Vincenzo

Di Sanzo

Muzëka e Viçenxit Di Sanzo, artist i Shën Paljit