zgjedhjet parlamentare 2005 dhe te drejtat e njeriut … zgjedhjet... · rrjeti shqiptar i te...

23
RRJETI SHQIPTAR I TE DREJTAVE TE NJERIUT dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI NJE RAPORT KOMBETAR PER ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE PROMOVIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT NGA PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI Përgatitur nga: ALTIN HAZIZAJ DHJETOR 2005

Upload: vulien

Post on 29-Aug-2019

229 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

RRJETI SHQIPTAR I TE DREJTAVE TE NJERIUT

dhe

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005

DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

NJE RAPORT KOMBETAR PER ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE

PROMOVIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT NGA PARTITE POLITIKE NE

SHQIPERI

Përgatitur nga:

ALTIN HAZIZAJ

DHJETOR 2005

Page 2: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

2

Ky raport është përgatitur dhe botuar nga Qendra për Mbrojtjen

e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) në bashkëpunim me Rrjetin

Shqiptar të të Drejtave të Njeriut (ACRN). Përgatitja dhe botimi i

raportit u financua nga Olof Palme International Centre dhe

SIDA (Swedish International Development Agency), si pjesë të

Programit “Promovimi i Demokracisë nëpërmjet Partive Politike

në Shqipëri”.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA

Adresa Zyres : Pallatet e Shallvareve, Vila mbrapa fushave te tenisit, Tirane

Adresa Postare: P. O. Box 1738, Tirana / ALBANIA

Tel / Fax: ++ 355 4 24 22 64

E-mail: [email protected]

www.crca.org.al

Shënimi mbi Copyright-in E drejta e botimit, ribotimit,shumëfishimit të këtij libri është pronë

e Qendra Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) 2005 CRCA, Tiranë

Të gjithë lexuesit janë të lejuar dhe inkurajuar që të shpërndajnë të gjithë ose pjseë nga ky publikim

duke theksuar gjithmonë se atributi kryesor për botimin e këtij libri është pronë e Qendrës për Mbrojjtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të shitet pa

lejen me shkrim të CRCA.

Opinionet dhe të dhënat e publikuara në këtë libër jo domosdoshmërisht përfaqësojnë opinionet e CRCA, ato të IRCCRA ose të donatorit

Ky botim financohet nga The Olof Palme International Center dhe SIDA

Published by CRCA, Tirana 2005

Page 3: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

3

PERMBAJTJA E RAPORTIT

1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME

2. ZGJEDHJET E VITIT 2005: KOHA PER REZULTATE DHE ANKESA

3. KODI ZGJEDHOR: A FILLON ÇDO GJE NGA KETU?

4. FUSHATA ZGJEDHORE E VITIT 2005: LUFTA E ‘TE FORTEVE’?

5. ZGJEDHJET E VITIT 2005: TE DREJTAT E NJERIUT, GRATVE DHE FEMIJEVE

6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

7. REFERENCA

Page 4: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

4

LISTA E SHKURTIMEVE

GShDNJ - Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

QShDNJ – Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

KSHH - Komiteti Shqiptar i Helsinkit

CRCA – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri

QNLC – Qendra për Nisma Ligjore Qytetare

PD – Partia Demokratike e Shqipërisë

KQZ – Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë

KT - Ekipi i Numërimit

ROEMZ- Rrjeti i Organizatave Europiane për Monitorimin e Zgjedhjeve

LZHK – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

OJQ – Organizatat Joqeveritare

OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë

ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe për të Drejtat e Njeriut

PR – Partia Republikane

PS – Partia Socialiste

LSI – Lëvizja Socialiste për Integrim

TVSH – Televizioni Publik Shqiptar

KQV – Komisionet e Qendrave të Votimit

KZZ – Komisionet e Zonave Zgjedhore

Page 5: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

5

FALENDERIME

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA dëshiron të falenderojë për

përgatitjen e këtij raporti:

- Z. Altin Hazizaj për mbledhjen me kohë dhe analizimin e fakteve, informacionit dhe të

dhënave të këtij Raporti.

- Olof Palme International Center and SIDA Suedi, për mbështetjen financiare e programit

të CRCA “Promovimi i Demokracisë nëpërmjet Partive Politike në Shqipëri”, si dhe për

mbështjetjen financiare për përgatitjen dhe publikimin e këtij raporti.

- Të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe organizatave joqeveritare në Shqipëri, për

ndihmën e jashtëzakonshme dhe informacionin e vënë në dispozicion të këtij Raporti.

- Rrjetin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht Qendrën Shqiptare të të Drejtave të

Njeriut (QSHDNJ), Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ) dhe Qendrën për

Iniciativa Legale Qytetare (CLCI), për mbështetjen e programit “Promovimi i

Demokracisë nëpërmjet Partive Politike në Shqipëri”.

- Znj. Kozara Kati (QSHDNJ), Prof. Aurela Anastasi (CLCI) dhe Znj. Elsa Ballauri

(GSHDNJ), për mbështjetjne e programit “Promovimi i Demokracisë nëpërmjet Partive

Politike në Shqipëri”

- Z. S. Thornton Barkley, për shqyrtimin e këtij raporti, e në raste të veçanta, edhe të

përmirësimit të tij.

- Z. Rushit Ismajli – Koordinator Programi pranë CRCA, për përkthimin e këtij raporti.

Page 6: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

6

1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME

Më 3 Qershor 2005 në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e pesta parlamentare demokratike dhe zgjedhjet e

gjashta parlamentare që nga rrëzimi i sistemit komunist në vitin 1991. Për opinionin e shumë vëzhguesëve,

këto zgjedhje ishin më të rëndësishmet, pas atyre të mbajtura në vitin 1992, kur partia e parë opozitare erdhi

në pushtet në Shqipëri.

Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri ishin po ashtu të rëndësishme për qytetarët, për dy arsye. Shqipëria

dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe të gjitha partitë politike kanë kthyer çështjen e integrimit

në Evropë në një objektiv kryesor politik të vendit. Sidoqoftë, korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafikimi i

qenieve njërëzore kanë qenë pengesat kryesore të shumë qeverive të njëpasnjëshme në Shqipëri, veçanërisht

asaj të kryeministrit socialist Z. Fatos Nano.

E dyta, partitë politike të opozitës gjithmonë kanë deklaruar që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe korrekte,

që nga viti 1996 e tutje. Shpesh ata kanë theksuar mungesën e listës së përshtatshme të votimit, manipulimin

me rezultatet e zgjedhjeve ose korrupsioni e anëtarëve të KQV. Bazuar në këtë background. Zgjedhjet

Parlamentare të vitit 2005 ishin një test per Qeverinë e Shqipërisë dhe per zotësitë e partive politike per të

organizuar zgjedhje të lira dhe të drejta.

Kur njerëzit u zgjuan në mengjesin e 4 korrikut, ditë e cila ironikisht korrespondonte me Ditën e Pavarësisë

së ShBA, u bë e qartë se grupi më i madh opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë, ishte fituese i

Zgjedhjeve Parlamentare 2005. Pak orë më parë, një vëzhgues i zgjedhjeve në Tiranë u vra, ndërsa po

monitoronte një njësi zgjedhore. Në qytetet tjera, zyrtarët e zgjedhjeve refuzuan t’i numërojnë votat dhe

vërejtjet për parregullësi u derguan në Komitetitin Qendror Zgjedhor nga i gjithë spektri politik.

Procesi i tejzgjatur i numërimit të votave, ankesave, seancave dëgjimore dhe gjyqeve e bën të pamundur që

Komisioni Qendror Zgjedhor të deklaronte rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve. Partia Demokratike pati

mundësinë të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë si fitues i zgjedhjeve dhe parti qeverisëse vetëm në fillim të

shtatorit të vitit 2005, pas shumë ankesave të bëra dhe vetëm kur Partia Socialiste kishte pranuar që kishte

humbur në zgjedhje.

Në këtë raport, ne do të donim të fokusonim vëmendjen e të gjitha palëve të interesuara, qoftë politike apo

jopolitike, lidhur me procesin dhe faktet që shoqëruan Zgjedhjet Parlamentare 2005 në Shqipëri, parë në

këndvështrimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të grave dhe të të drejtave të fëmijëve.

Ky raport merr në parasysh shumë nga faktet e periudhës prezgjedhore, zgjedhore dhe paszgjedhore dhe i

analizon ato, duke nxjerr në pah faktin se të drejtat e njeriut jo gjithmonë janë vënë në krye të axhendës

politike dhe publike, nëse aktorët politikë nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm. Shpesh gratë dhe fëmijët

paraqiten më shumë si një sfond i vogël dhe i këndshëm, thuajse një “vepër arti” i tubimeve elektorale, sesa

një prioritet i politikës publike dhe i programeve të partive politik.

Raporti gjithashtu fokusohet në faktet dhe konkluzionet e OSBE, KQZ dhe organizatave tjera që monitoruan

Zgjedhjet Parlamentare të 2005 në Shqipëri. Bazuar në konkluzionet e tyre, ne jemi përpjekur të nxjerrim

disa konkluzione për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat fokusohen më shumë në perspektivën e

sjelljes së të drejtave të njeriut në agjendën e partive politike.

Ky raport nuk do të ishte bërë i mundur pa mbështjetjen e jashtëzakonshme të Olof Palme International

Center dhe SIDA, Suedi, të cilët financuan CRCA për të zbatuar projektin “Promovimi i Demokracisë

nëpërmjet Partive Politike në Shqipër” në partneritet me Rrjetin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut – ACRN.

Page 7: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

7

2. ZGJEDHJET 2005: KOHA PER REZULTATE DHE ANKESA

2.1 SFONDI POLITIK DHE ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u mbajtën me 3 korrik 2005 përfaqësonin zgjedhjet e gjashta, që nga

viti 1991 kur në Shqipëri u vendos sistemi shumë partiak. Dy partitë më të mëdha, Partia Socialiste (PS)

dhe Partia Demokratike (PD) kanë dominuar skenën politike që nga fillimi. Shpesh, rivaliteti i tyre ka qenë

intensiv, kjo për shkak të mungesës së ndërsjelltë të besimit, dhe të qenit gjithmonë antagonist. Në vitet e

fundit kjo ka shkaktuar bllokimin e procesit politik, që shpesh është zgjidhur nëpërmjet ndërhyrjes së

institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të OSBE.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 2001 dhe zgjedhjet lokale u mbajtën më 2003. Që të dy

proceset ishin të tejzgjatura dhe konfliktuale, me zgjedhje të përsëritura në një numër të zonave zgjedhore

për shkak të parregullësive.

Në vitin 2001, PS e udhëhequr nga Fatos Nano, mori shumicën vendeve në Kuvend (73). Ajo formoi një

koalicion qeveritar dhe gëzoi mbështetjen parlamentare të 13 deputetëve të zgjedhur nga katër partitë tjera

dhe dy deputetëve të zgjedhur si kandidatë “të pavarur”.

PD, e udhëhequr nga Sali Berisha, dhe partitë tjera opozitare fituan 52 vende. PD konsideronte se zgjedhjet

e 2001 ishin të manipuluara dhe bojkotoi institucionet kryesore, përfshirë Kuvendin. Në shkurt 2002, pati

një periudhë më pak konfrontuese, që çoi deri në hapjen e diskutimeve për një reformë të kornizës zgjedhore

dhe zgjedhjes konsensuale të Z. Alfred Moisiut si President i Shqipërisë në verën e 2002. Një muaj më vonë

pas zgjedhjes së Presidentit, Kryetari i PS Fatos Nano u bë Kryeministër.

Në vjeshtën e vitit 2004 Kryeministri i mëparshëm i PS Ilir Meta, u nda nga grupi socialist parlamentar dhe

themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). LSI u përfaqësua në parlament me 9 deputetë të zgjedhur

me PS në vitin 2001 si kandidatë të PS. Që nga viti 2004, LMP krijoi një aleancë me Partinë e Renovuar

Demokratike për të formuar Lëvizjen promonarkiste për Zhvillimin Kombëtar – Leka Zogu I (LZHK).

2.2. VEZHGIMI I PROCESIT ELEKTORAL

Zyra e OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSCE/ODIHR) u ftua që të vëzhgojë

procesin zgjedhor të 3 korrikut 2005. Një Mision për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) i drejtuar nga Z.

Jorgen Grunnet, u krijua formalisht me 18 maj. EOM përbëhej nga 40 ekspertë zgjedhorë dhe vëzhgues

afatgjatë (LTO) me bazë në Tiranë dhe 11 qytete tjera. EOM shpërndau gjithësej 408 vëzhgues në të gjithë

Shqipërinë nga 36 shtete anëtarë të OSBE.

Shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e procesit

zgjedhor dhe në aplikimin e standardeve ndëkombëtare nga anëtarët e KQV.

Për Zgjedhjet Parlamentare 2005, një numër i madh i vëzhguesëve jopartiakë vendorë u akredituan për

zgjedhjet e 3 Qershorit. Organizatat kryesore të akredituara nga KQZ ishin “Forumi i Vëzhguesëve Lokalë”

i udhëhequr nga Koalicioni Shqiptar kundër Korrupsionit, si dhe nga Këshilli Rinor Shqiptar, të cilët

akredituan rreth 2.500 dhe Këshilli Rinor Shqiptar i cili akreditoi rreth 1.000 vëzhgues. Organizatat e tjera të

të drejtave të njeriut, si Komiteti Shqiptar i Helsinikit dhe Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, akredituan

gjithashtu më shumë se 150 vëzhgues shqiptarë dhe të huaj në KQZ.

Page 8: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

8

2.3 STANDARTET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2005

2.3.1. Deklaratat e OSCE/ ODIHR mbi zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet parlamentar të 3 Korrikut vetëm pjesërisht përmbushën detyrimet dhe standartet tjera të OSBE për

zgjedhje demokratike dhe shënuan një përparim në zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ato patën frymë

garuese dhe votueve iu ofrua një zgjedhje e gjërë elektorale nga spektri i partive politike. Megjithatë,

procesi shpesh ishte i tejzgjatur dhe ndonjëherë i pasigurtë. Partititë kyesore kishin fjalën kryesore në

fushatat zgjedhore. Mediat elektronike kryesisht ishin të balancuara në mbulimin e tërë subjektit zgjedhor

dhe u përpoqën t’i plotësojnë detyrimet e tyre ligjore. Sidoqoftë, ato u ofruan dy partive më të mëdha më

shumë se sa u jepte privilegji ligjor dhe ishin të paqëndrueshme në mbulimin e partive më të vogla.

Ndërsa ka hapësirë për përmirësime të mëtejme të kornizës ligjore, ligji në përgjithësi është i favorshëm për

zbatimin e zgjedhjeve demokratike. Sidoqoftë, partitë kryesore politike duhet akoma më shumë të

demonstronjnë vullnet dhe përgjegjësi politike në mënyrë proporcionale me autoritetin e gjërë të garantuar

për to në procesin zgjedhor. Kjo veçanërisht ishte evidente në qasjen e partive ndaj administrimit zgjedhor,

në respektimin e plotë të lirive themelore të qytetarëve dhe në zbatimin e strategjive zgjedhore për të rritur

në maksimum përfitimet elektorale. Këto strategji minojnë objektivat konstituese të proporcionalitetit “deri

në shkallën më të ngushtë të mundshme” të sistemit zgjedhor, i cili mbetet i hapur për abuzime dhe që duhet

të reformohet në një qasje gjithpërfshirëse.

Lista e votuesve mbetet një çështje e kontestueshme. Përkundër kësaj, edhe pse me pak përjashtime,

vëzhguesit nuk vërejtën përpjekjet dinake për t’u hequr të drejtën e votës votuesëve, ose thënë ndryshe prë

t’i manipuluar listat votuese për përfitime politike.

Procesi i votimit pati vetëm një përparim të kufizuar. Në shumicën e rasteve, KQV-të nuk kishin respekt të

mjaftueshëm për të zbatuar me korrektësi procedurat, veçanërisht kur flitet për përdorimin e bojës për të

parandaluar manipulimin e votimit, votimin e fshehtë dhe kontrollin e identitetit të votuesit. Pak votues janë

kthyer nga njësitë zgjedhore për shkak të emrave që nuk kanë qenë në listë.

Numërimi i votave shpesh ishte kontestues dhe mori kohë për t’u kompletuar më shumë se sa parashihej në

ligj. Ndërkaq që disa vonesa i atriboheshin lodhjes, shumica ishin të shkaktuara nga bllokimet e procesit.

Ndërsa bëhej numërimi i votave, vëzhguesit raportuan për një numër të parregullsive serioze në disa zona,

përfshirë rastet kur votat nuk ishin numëruar siç duhet.

2.3.2. Deklarata e ENEMO mbi zgjedhjet ne Shqipëri

Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2005 në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë korrekte, pothuajse në përputhje me

disa nga standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve demokratike. Përkundër kësaj, janë raportuar një seri

parregullsish dhe të metash që mund të hedhin dyshime mbi procesin elektoral. Lista e votuesve, rastet e

dhunës dhe kërcënimeve, si dhe problemet me menaxhimin e procedurave të votimit dhe të numërimit të

votave janë çështje që duhet të përmirësohen para zgjedhjeve të ardhshme.

Page 9: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

9

2.3.3 Deklarata e KSHH mbi zgjedhjet ne Shqipëri

Zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005 u mbajtën përgjithësisht në një atmosferë të qetë, edhe pse

kishte disa incidente të verifikuara në vende të ndryshme. Partitë politike, edhe në këto zgjedhje, gjatë

fushatës zgjedhore dhe gjatë Ditës së Zgjedhjeve, dhunuan Kodin e Sjelljes, përkundër asaj që ata ishin të

njoftuar me të paraprakisht. Kishte rast kur komisionerët demonstruan mungesë të përgjegjësisë dhe të

vullnetit politik gjatë Ditës së Zgjedhjeve, që nënkupton se në disa qendra votimi procesi zgjedhor nuk ishte

mbajtur dhe votuesit nuk kishin hedhur votat e tyre.

Në shumë qendra votimi të vëzhguara janë vërejtur fenomeni i votimit familjar dhe se votuesve me aftësi të

kufizuara dhe të moshuarve, nuk u ishin krijuar kushte të veçanta për ta gëzuar të drejtën e tyre për votë.

Vëzhguesit e KSHH vërejtën që përkundër asaj që Kodi Zgjedhor parashihte krijimin e të gjitha lehtësive të

mundshme për këtë kategori votuesish për t’ua mundësuar të drejtën e hedhjes së votës, prapë se prapë

vullneti nuk ishte i mjaftueshëm. Vëzhguesit tanë identifikuan raste kur votuesit me aftësi të kufizuara dhe

votuesit e moshuar nuk lejoheshin të votonin, ose kur votonin, ata ndihmoheshin nga anëtarët e komisionit,

ose kur një votues ndihmonte më shumë se një qytetar të kësaj kategorie.

KSHH përgëzon veçanërisht interesin që tregoi elektorati shqiptar për t’u bërë pjesë e fushatës elektorale

dhe e procesit elektoral. Me pjesëmarrjen e tyre masive në këto zgjedhje kaq të rëndësishme shqiptarët

treguan pjekurinë e tyre dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë për t’i përmbushur standartet për zgjedhjet e lira,

të drejta dhe demokratike.

2.4. ANKESAT PARA DHE PAS ZGJEDHORE

2.4.1 Ankesat para zgjedhore

OSBE/ ODIHR në raportin e tyre theksuan që partitë politike, koalicionet dhe kandidatët kanë të drejtë të

kërkojnë shqyrtim juridik të një vendimi të KZQ duke parashtruar kërkesën në Kolegjin Zgjedhor të

Gjykatës së Apelit në Tirane. Para ditës së zgjedhjeve tek Kolegjit Zgjedhor u regjistruan 34 ankesa kundër

vendimeve të KQZ. Gjykata ktheu nëntë vendime të KQZ, ktheu dy tek KQZ për konsiderata shtesë, kurse

ankesat tjera ose humbën, ose ngelën pa u shqyrtuar.

2.4.2 Ankesat pas zgjedhore

KQZ mori 281 ankesa kundër rezultateve të vendosura nga KZZ dhe 107 kërkesa për të zhvlerësuar

rezultatet e zgjedhjeve. Pothuajse që të gjitha u refuzuan. Ankesat kundër 99 vendimeve të KZQ u

regjistruan në Kolegjin Zgjedhor. Me përjashtim të dy rasteve, të tjerat dolën të pasuksesshme.

KQZ nuk i kaloi në shqyrtim procedurial 96 apelimet kundër rezultateve të zgjedhjeve. Nga 185 të mbeturat,

shumica u shqyrtuan nga KQZ para se të dëgjoheshin kërkesat për zhvlerësimin e zgjedhjeve, kryesisht për

shkak se kërkesat për t’i zhvlerësuar rezultatet në zona specifike ishin regjistruar më parë se KQZ të njihte

ankesën origjinale. Pjesa më e madhe e apelimeve dhe kërkesave për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve u

humbi rëndësia dhe kjo u reflektua në refuzimin e pranimit të disfatës zgjedhore.

Page 10: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

10

2.4.3. Deklaratat e OSCE/ODIHR mbi ankesat paszgjedhore

Shpesh, partitë dhe kandidatët nuk ishin në gjendje që të ofrojnë ndonjë të dhënë thelbësore për të

mbështetur deklaratat e tyre ose nuk kërkuan që të dhënat veçanërisht të rëndësishme të merren në

konsideratë. Disa raste të veçanta u mbuluarn nën peshën e deklaratave të shumta të pabazuara. Për pasojë,

KQZ u ballafaqua me një sfidë të konsiderueshme për t’i parashtruar deklaratat brenda kohës së parashikuar

me ligj.

Ndërsa shumë ankime ishin të drejtpërdrejta, duket se disa vendime të KQZ ishin të nxituara. Në disa prej

ankimeve të veçuara, kërkesat për një regjistrim të saktë të Kodit të Procedurës Civile, dhe rëndësia që iu

dha dokumentimit të shkeljeve në “Regjistrin” e KZZ, i ndaloi të ankuarit që të merrnin një kompensim

efektiv ligjor. Nga ky këndvështrim, vendimet lidhur me këto raste nuk përmbushinin zotimet dhe standartet

e OSBE. Kjo veçanërisht ishte e dukshme në rastet e mosmarrëveshjeve brenda partive. Në raste të tilla, të

dhëna të besueshme u prezantuan lidhur me shkeljet gjatë numërimit të votave ose paraqitjes tabulare të

rezultateve partiake në zona specifike. Sidoqoftë, ato nuk u morën parasysh për arsye proceduriale dhe KQZ

dhe Kolegji Elektoral ishin formal në vendimet e tyre. KQZ nuk ishte në gjendje të përdorte plotësisht

fuqinë që i ishte vënë në dispozicion ligji si p.sh. shqyrtimi i të gjitha të dhënave të prezantuara në ri-

numërimin e votave.

KQZ nuk mori parasysh shtatë nga 107 kërkesa për t’i zhvleftësuar zgjedhjet, sepse ato nuk ishin në format

ligjor korrekt. Në shumicën e rasteve ishin kërkesa për të zhvleftësuar rezultatet në zonat specifike,

zakonisht për kandidatët në zonat maxhoritare. KQZ dëgjoi kërkesat për zhvlerësim prej datave 14 dhe 26

korrikut. Sa i përketë apelimeve kundër rezultatit të zgjedhjeve në zonë, shumë kërkesa për shpallje të

zgjedhjeve të pavlefshme nuk iu dha rëndësia e duhur. Shumë parti dhe kandidatë thjesht përdorën masat që

lejonin regjistrimin e kërkesave për shpallje të pavlefshme si “një shans të dytë” për procesin e apelimit kur

KQZ thuajse kishte refuzuar ankesën.

Në përgjithësi, KQZ thjesht i shpalli të pavlefshme kërkesat dhe nuk tregoi njëanëshmëri ndaj ose kundër

cilitdo aktor. Gjatë dëgjimit, u ftuan për konsultime në gjyq më shumë se gjysma e gjithë KZZ në Tiranë.

Shumica e kërkesave u refuzuan nga pjesa më e madhe e anëtarëve të KQZ. Sidoqoftë, sa i përketë

apelimeve, KQZ vendosi kundër shqyrtimit të listave të balotazhit ose listave të votuesëve, siç u kërkua nga

disa apelues.

Përsëritja e votimit u bë në tri zona. Sa i përket listës zgjedhore partiake, shumica e të ankuarëve nuk qenë

në gjendje të ofrojnë të dhëna se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara në atë shkallë sa të ndikonte në dhënien

e mandateve. Sidoqoftë, të ankuarit e rastit nuk provuan ndonjë parregullësi sinjifikative gjatë votimit,

numërimit të votave dhe paraqitjes tabelare.

Page 11: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

11

2.4 REZULTATET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TE VITIT 2005

Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë, prej të cilëve 100 janë zgjedhur direkt ( maxhoritar i thjeshtë) dhe 40

me përfaqësim proporcional.

Komisioni Zgjedhor Qendror zyrtarisht deklaroi publikisht rezultatet e zgjedhjeve vetëm me 1 shtator 2005,

dy muaj pasi që ishte hedhur hodh vota e parë. Kjo vonesë u shkaktua nga udhëheqësi i PD, Sali Berisha i

cili u ankua publikisht kundër KQZ dhe mënyrës së punës së tij. Ditën tjetër Z. Alfred Moisiu, Presidenti i

Shqipërisë, i quajtur sesioni i ri i Kuvndit të Shqipërisë, i cili solli në pushtet Partinë Demokratike të

Shqipërisë, tetë vjet pas rënies të qeverisjes së tyre të shkaktuar nga skemat piramidale dhe trazirat publike.

Për momentin, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë janë ndarë, si vijon: Partia Demokratike 56 deputetë, Partia

Socialiste 42 deputetë, Partia Republikane 11 deputetë dhe Partia Social Demokratike 7. Partitë tjera më të

vogla kanë nga 5 deri në 1 anëtarë, bazuar në përqindjen e votave të fituara nga zgjedhjet.

KUTIA 1 REZULTATET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2005

PARTITE NE KUVEND TE ZGJEDHURA

GJITHSEJ MAXHORITAR PROPORCIONAL

Partia Demokratike 56 56

Partia Socialiste 42 42

Partia Republikane 11 11

Social-Demokratët 7 7

Lëvizja Socialiste për Integrim 1 4 5

Paria e Reformuar Demokratike 4 4

Partia Agrare 4 4

Aleanca Demokratike 3 3

Paria e të Drejtave të Njeriut 2 2

Partia Demo-Kristiane 2 2

Partia Demokracia Sociale 2 2

Lidhja Demokratike 1 1

Deputetë të pavarur 1 1

GJITHSEJ 100 40 140

Page 12: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

12

3. KODI ZGJEDHOR: A FILLON ÇDO GJE NGA ATY?

3.1 SFONDI POLITIK I KODIT ZHGJEDHOR

Në vitin 2004 OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës ka nxjerrë “Rekomandimet e

Përbashkëta” për të përmirësuar kornizën ligjore në mënyrë që të përmbushin zotimet dhe standartet tjera

ndërkombëtare.

Me ndihmën dhe nën presionin e OSBE, dy partitë më të mëdha të Shqipërisë (PS dhe PD) ranë dakortu

pajtuan që të formojnë një komision të paanshëm bi-partizan për të reformuar Kodin Zgjedhor të Shqipërisë

të 2003, i cili në atë kohë ishte kontestuar nga opozita dhe partite tjera më të vogla. Sidoqoftë, Komisioni

nuk përfshiu partite më të vogla dhe në një fare mënyre gjithçka që u vendos ishte rezultat i ndikimit të

fuqishëm të dy partive politike , PS dhe PD. Meqë dy partite kishin shumicën e votave në Kuvend, inputi i

partive më të vogla në Kod ishte joekzistent ose nuk u mor në konsideratë.

Kodi Zgjedhor u aprovua në mënyrë të njëpasnjëshme në tetor 2004, janar 2005 dhe prill 2005.

Amandamentet, disa nga të cilat i adresoheshin Rekomandimeve të Përbashkëta, sollën disa ndryshime,

veçanërisht nga ato që kishin të bënin me administrimin e zgjedhjeve, përgatitjen e listës votuese, kritereve

për krijimin e zonave elektorale, procesin e numërimit dhe shqyrtimin e ankesave dhe apeleve. Këto

ndryshime ishin ndarë në masë të madhe ndërmjet një procesi bi-partizan të përbërë nga PS dhe PD.

3.2 KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR

Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri u administruan nga zgjedhjet lokale në tri raunde : Komsioni Qendror

Zgjedhor (KQZ), 100 Komisione të Zonave Zgjedhore dhe 4.764 Komisione të Qendrave të Votimit u

krijuan në vitin 2005. Përveç kësaj, deri në pesë Ekipe të Numërimit të Votave u krijuan në secilën zonë

zgjedhore për të bërë numërimin e votave në 100 Qendra të Votimit (QV).

KQZ është një organ i përherëshëm i përbërë nga shtatë anëtarë. Anëtarët kanë mandate shtat vjeçar. Partitë

politike kanë ndikim të konsiderueshëm në pëbërjen e KQZ pasi që ata emërojnë anëtarët që do të zgjidhen.

3.3 SFONDI LOKAL I KODIT ELEKTORAL 2005

Sipas Kodit Zgjedhor, gjashtë partitë emërojnë tërë anëtarësinë e KZZ dhe të KZZ. Këto parti kanë të

drejtën e garantuar dhe të pakufizuar për të zëvendësuar anëtarët e KZZ dhe KZZ në çdo kohë dhe për çdo

arsye. Ata mund ta vonojnë përgatitjen e listës së të emruarëve për votimin e ekipit që do të numëroj votat

deri në dy orë para se të mbyllen votimet. Argumentet në favor të privilegjeve të tilla ligjore zakonisht janë

prezantuar si mënyra për të kundërshtuar përpjekjet e mundshme për “t’i blerë” anëtarët e komisionit

zgjedhor. Sidoqoftë, privilegje të tilla u mundësojnë partive, veçanërisht dy partive më të mëdha, të

ushtrojnë një shkallë të lartë ndikimi në stabilitetin, profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e

administrates ligjore, dhe për pasojë të krijojnë mundësi për një impakt negative në procesin zgjedhor.

Komiteti Shqiptar i Helsinike në raportin e tij të Zgjedhjeve Elektorale të vitit 2005 shkruan:

“Amandamentet e Kodit Zgjedhor, jo vetëm që janë vonuar shumë, por edhe ligji mbi njësitë zgjedhore u

aprovua vetëm në fillim të marsit të vitit 2005, duke shkaktuar vonesën në krijimin e KZZ. Për më tepër, ka

pasur vonesa në përgatitjen e listave paraprake të votuesëve, publikimit të tyre dhe në regjistrimin e

subjekteve zgjedhore. Këto procese u shoqëruan me debate të ashpra politike.

Page 13: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

13

Kodi Zgjedhor favorizon disa parti, p.sh. ai përcakton zgjedhjen e anëtarëve të KQZ vetëm në mesin e

partive të krahut politik “të djathtë, apo “të majtë” . Kjo gjë diskriminon partite që nuk janë të lidhura në

mënyrë të prerë me njërin apo tjetrin krah. Përveç kësaj, partite joparlamentare nuk kanë të drejtë të marrin

kopjet e rezultateve zyrtare nga KZZ dhe partite ‘më të vogla’ u nënshtrohen kufizime në transmetimin e

mesazheve gjatë fushatës zgjedhore, p.sh. në fushën e shpalljve politike të paguara në mediat elektronike

private, ku Kodi u garanton partive “më të mëdha” të drejtën për të blerë dyfishin e sasisë së hapësirës

televizive në krahasim me partite “më të vogla”.

3.4 LISTAT E VOTIMIT DHE REGJISTRIMI: “THEMBRA E AKILIT”

Saktësia e listave të votimit ishte çështja “më e nxehtë” politike para dhe pas periudhës zgjedhore. Para

zgjedhjeve parlamentare partia opozitare më e madhe Partia Demokratike u ankua shpesh për saktësinë e

listave të votuesëve, pas zgjedhjeve ishte radha e partisë në qeveri, Partisë Socialiste, që të ankohej.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR raportuan që pak votues kontrolluan të dhënat e tyre në listat përfundimtare të

votimit, kurse edhe më pak kërkuan që të kenë një vendim nga gjyqi. Pavarësisht nga papërsosmëritë e

procesit, përpjekjet për të përmirësuar listat e votimit ishin të mirëpritura, sinjifikative dhe kryesisht të

sukseshme. Sidoqoftë, vazhdonte mungesa e veprimit nga autoritetet shqiptare në procesin e reformimit,

modernizimit dhe në sistemin e gjendjes civil, duke futur një sistem uniform të adresave të shtëpive, kurse

më pak merreshin me shqyrtimin e dokumenteve të identifikimit.

KSHH vërejti se sipas Ligjit Zgjedhore (Artikulli 64/2, pika 2) listat paraprake duhet të bëheshin publike jo

më vonë se 31 mars 2005. Në rrethet e monitoruara nga KSHH, listat paraprake u bën publike vetëm disa

ditë para ditës së fundit të zgjedhjeve. Pas bërjes publike të listave paraprake, udhëheqësit e njësive

qeverisëse lokale duhet të informonin votuesin me shkrim. Në anën tjetër, dukej idiferenca në anën e

votuesëve për të kontrolluar me kohë se a ishin emrat e tyre në listat paraprake dhe të kërkonin që të

ndërmerreshin ndërrimet e mundshme të domosdoshme të listës nëse emrat nuk ishin në lista.

Vëzhguesit e OSBE/ODHIR vërejtën fare pak probleme në saktësinë e listave të votuesëve, disa raportuan

mungesa të ndjeshme në zona të veçanta. Në zonën 33, një numër i madh i kërkesave legjitime të qytetarëve

për t’u përfshirë në listat përfundimtare të votimit nuk u morën parasysh. Po në të njëjtën zonë dhe në zonën

38, u parashtruan shqetësime serioze lidhur me heqjen potenciale të së drejtës së votimit për disa studentë të

cilët ishin mënjanuar nga listat paraprake dhe përfundimtare të votimit bazuar dukshëm në motive politike.

Fazat e mëvonshme të procesit zgjedhor, doli në pah një problem kontradiktor lidhur me lëshimin e

“çertifikatave të lindjes” njëra nga tri llojet e dokumenteve nëpërmjet të cilave qytetarët mund të provojnë

identitetin e tyre. Më 27 qershor, KQZ u përgjigj duke adoptuar një udhëzim që detyronte zyrtarët e

regjistrimit të qytetarëve që të mbanin regjistrat e çertifikatave për qëllime votimi, duke kërkuar nga KZZ të

ruanin çertifikatat e paraqitura nga votuesit për të provuar identitetin e tyre. Dhe duke deklaruar jo të

vlefshme çertifikatat me numër të caktuar serial që u korrenspondonin numrit të çertifikatave të zbrazëta të

cilat nuk ishin marrë në llogaritje. Me 1 korrik, me një vendim i posaçëm, KQZ vendosi që nëse së paku dy

anëtarët ë KZZ kontestonin identitetin e votuesit, ai person do të lejohej të hidhte votën vetëm nëse kishte

me vete ndonjë dokument tjetër zyrtar me fotografi.

Edhe në kohën e shkrimit të këtij raporti lista e votuesëve dhe “çertifikatat e lindjes” mbeten njërat nga

arsyet kryesore që pati nga Partia Socialiste për humbjen e zgjedhjeve dhe për pasojë rënies nga pushteti.

Page 14: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

14

Sidoqoftë, tani më janë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar regjistrimin e votuesëve dhe respektivisht të

listave.

4. FUSHATA ZGJEDHORE 2006: “LUFTA E TE FORTEVE”?

Është fakti i stërnjohur që jeta politike gjatë 15 viteve të fundit në Shqipëri ka qënë dominuar jo vetëm nga

dy partitë politike kryesore, por po ashtu edhe nga liderët e tyre respektivë. Z. Fatos Nano dhe Partia

Socialiste, si dhe Z. Sali Berisha nga Partia Demokratike, shpesh të cilësuar si ‘të fortit’ e politikës

shqiptare. Në qershor të vitit 1997, Berisha la qeverinë në duart e udhëheqësit Fatos Nano. Tetë vite më

vonë, më 1 shtator 2005, Nano la zyrën e tij të kryeministrit në duart e fituesit të porsazgjedhur, udhëheqësit

të Partisë Demokratike Sali Berishës.

Në deklaratën e tij të fundit nga zyra e tij Z. Nano tha: “Shteti nuk u përfshi në zgjedhje dhe asnjëherë nuk u

përpoq t’i manipulojë rezultatet. Për fat të keq ky fakt moral dhe politik pësoj shkelje të rëndë nga Partia

Demokratike”.

4.1 FUSHATAT KUSHTOJNE MILIONA, NGA VIJNE KETO PARA?

Një nga misteret e Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2005 ishin financimet e partive politike. Fushatat nga dy

partitë kryesore, në opinionin e shumë analistëve, do të kenë kushtuar disa miliona euro. Edhe pse shumë

parti politike marrin grante nga KQZ për organizimin e fushatave, bazuar në përqindjen e votave, shuma e

dhurara nga Komisioni nuk prezantonte koston aq të lartë të parë gjatë fushatave. Pra, nga vijnë këto para?

Nga familja dhe shokët? Nga fondet e partisë? Nga biznismenët simpatizantë të partisë? Ndoshta nga

korrupsioni? Ku i dihet. Stili amerikan i fushatës ishte e vetmja gjë që panë votuesit gjatë Zgjedhjeve

Parlamentare të vitit 2005.

KQZ ndan 60 milion Lekë (Përafërsisht 480,000 €) për partitë. Përveç kësaj, nga fonded publike, subjektet

zgjedhore mund të marrin donacion privat deri në 1 milion lekë (8.000). Disa kandidatë kanë informuar

vëzhguesit se ata kanë vetëfinancuar fushatat e tyre. Vëzhguesit në disa zona ishin shumë kritik ndaj qasjes

së kandidatëve lidhur me shpenzimet e fushatës, veçanërisht financimin e projekteve të infrastrukturës, siç

është ndërtimi i rrugëve, që u proklamua si financim personal.

Pas disa javësh, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, një OJF lokale që angazhohet në luftimin e korrupsionit,

deklaroi që njëra nga arsyet pse Zgjedhjet Parlamentare 2005 nuk ishin të lira dhe drejta ishte “mungesa e

transparencies së burimeve private financiare të partive politike dhe sistemit zgjedhor aktual, i cili favorizon

korrupsionin e zgjedhjeve”. Sipas opinionit të CAO “Zgjedhjet e 3 qershorit, paten fushatën zgjedhore më të

shtrenjtën në historinë e Shqipërisë”.

Në ndërkohë KSHH tha: “Përshtypje në këtë fushatë zgjedhore bën shpenzimet e mëdha të subjekteve

zgjedhore në fushatën e tyre, veçanërisht ato të partive të mëdha. KSHH inkurajon aplikimin e masave

ligjore lidhur me verifikimin e burimeve të fondeve të përdorura në fushatën zgjedhore.”

Page 15: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

15

4.2 PARTITE DHE KANDIDATET

Në zonat zgjedhore të kontestuara, kandidatët duhet të regjistrohen në KZZ përkatës. Kandidatët e partive

parlamentare dhe deputetët e pavarur që kanë pasur një vend në parlament nuk u kërkohet që të kenë

mbështetje me anë të nënshkrimeve, ndërkaq që partitë joparlamentare dhe kandidatët e pavarur duhet të

kenë nënshkrimet e 300 votuesëve të regjistruar në zonën ku ata kanë ndërmend të kandidojnë.

Gjithsej ishin regjistruar 1,235 kandidatë në 100 zona me një mandat. Para zgjedhjeve, PD arriti një

marrëveshje me shtatë parti për të formuar një koalicion, ku PD dhe secila nga shtatë partitë në koalicion do

të regjistronin së paku një kandidatë për listat e votimit maxhoritar me logon e PD. Në të vërtetë, formalisht,

PD angazhoi 100 kandidatë, siç kërkohej nga ligji, 15 nga të cilët ishin emëruar nga partitë që ishin në

aleancë me PD, sipas marrëveshjes së përmendur.

Për listen e kandidatëve të partisë, PD dhe koalicioni regjistruan listat e veçanta të kandidatëve. Është e

rëndësishme të theksohet se PR, një parti në koalicion, mbante emrat e 30 anëtarëve të PD, duke përfshirë

deputetët në e parlamentit që po ikte të zgjedhur si kandidatë të PD në vitin 2001.

PS regjistroi 100 kandidatë në zonat zgjedhore. Sidoqoftë, në shumë zona, aleatët e PS u regjistruan po

ashtu si kandidatë për sistemin maxhoritar. PS dhe pesë aleatët po ashtu regjistruan lista shumemrore të

veçanta për 40 vendet e sistemit proporcional.

4.3 FUSHATA ZGJEDHORE

Para se të fillonte fushata zgjedhore, 16 parti politike nënshkruan Kodin e Sjelljes të inicuar nga Presidenti i

Shqipërisë. Nënshkruesit u betuan t’i binden ligjit dhe t’i përmbahen atij gjatë fushatës.

Fushata ishte shumë e bujshme dhe gjatë saj u zhvilluan një numër aktivitetesh. Ajo i ofroi elektoratit një

volum të madh të informacionit politik. Krahasuar me zgjedhjet e mëparëshme, kandidatët dhe partitë i

kushtuan me shumë kohë promovimit të platformës së tyre politike sesa sulmimit verbal të rivalëve të tyre.

Ndërkaq që fushata e PS dhe PD ishte më intensive, LSI ishte po ashtu aktive.

PR inkurajoi hapur përkrahësit e saj, madje të prezantuara edhe në posterat, të votojnë për kandidatë në

zonat maxhoritare. Përkundër mungesave të një marrëveshjeje formale elektorale të koalicionit në mes të PS

dhe të aleatëve të saj, para zgjedhjeve vëzhguesit e OEM raportuan për thirrje të përsëritura nga politikanët

brenda PS dhe partive aleate që të votojnë për kandidatët kryesorë të PS në zonat me mandat të vogël dhe

për listat e kandidatëve të partive aleate. Thirrje të ngjashme u vërejtën në emisionet e mediave dhe

fletushkave të fushatës të shpërndara brenda zonave me mandat të vetëm.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vërejti që në fillim atmosfera e fushatës zgjedhore ishte relativisht e qetë. Një

zhvillim pozitiv në krahasim me zgjedhjet e fundit ishte organizimi i debateve në TV dhe prezantimi i

programit të partisë dhe alternativave të secilit subjekt elektoral. Përkundër një fillimi të mbarë, fushata

zgjedhore u tensionua veçanërisht në ditët e fundit para Ditës së Zgjedhjeve, u karakterizua nga shkëmbimet

e akuzave të ndërsjella.

Page 16: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

16

4.4 SJELLJA E MEDIAS GJATE FUSHATES

Para se të vendosej zyrtarisht për periudhën e zgjedhjev, mediat mbuluan gjerësisht fushatën zgjedhore dhe

TVSH i ofroi qeverisë një mbulim të favorshëm deri në 46 përqind të kohës kushtuar politikës. Mediat tjera

elektronike të monitoruar nga OSBE/ODIHR kanë pasur tendencë që të mbulojnë qeverinë, PS dhe PD. Para

se të fillojë periudha zyrtare e fushatës, LSI mori përafërsisht 10 përqind të kohës së rezervuar për politikën

në lajmet kyresore të TV Klanit dhe të Top Channel-it, por u neglizhua nga TVSH dhe TV Arbëria.

Në përgjithësi, mediat elektronike dhe shtypi mbuluan në mënyrë gjithpërfshirëse dhe në një game të gjërë

diversitetesh të opinionit public. Kanalet kryesore të TV shpesh emetuan programme të çështjeve aktuale

dhe diskutimet politike që kishin për focus fushatën e partive. Megjithatë, këto programme tentonin që të

krijonin një forum kryesisht PS dhe PD, dhe shumë më pak për LSI dhe LZHK. Ishte pozitiv fakti që një

numër i TV locale emetuan po ashtu forume për kandidatët. Ishte për të ardhur keq që nuk u realizua një

debat i shumëpritur në mes të Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Kjo ishte një rast i humbur për të dy liderët

politikë për të prezantuar pikëpamjet e tyre. Sa më shumë që ofrohej dita e zgjedhjeve, mediat bën

informimin e voteseve përmes reklamave dhe spoteve televizive që t’i inkurajonin qytetarët të votojnë.

Misioni i OSBE/ODIHR vërejti po ashtu që “mediat nuk qenë të suksesshme në ankesat e tyre për provizion

ligjor lidhur me ndarjen e kohës për emisionet në TV në mes të partive të mëdha dhe të vogla. Në fakt, një

disproporcion i shkallës së lartë për emisionet televizive u nda për PS dhe PD në të gjitha mediat elektronike

të monitoruara. Përveç kësaj, monitorimi zbuloi që ka pabarazi në mes të partive të vogla, me disa që janë

mbuluar shumë më pak sesa të tjerat. Këto çështje shpesh janë vërejtur në raportet e MMB për KQZ dhe në

disa kërkesa për kohë shtesë për emisione televizive. Sidoqoftë, debati publik lidhur me balancën politike të

mediave ka pasur tendencë të fokusohet në barazinë në mes të PD dhe të PS. PS vuri një numër më të madh

të afisheve të paguara. Po ashtu PD dhe LSI kanë ushtruar gjerësisht të drejtat e tyre për t’i kushtuar

vëmendje kohës së rezervuar për fushatë.”

Mediat e shkruara në përgjithësi u fokusuan në garën në mes të dy partive më të mëdha, me disa ndonjë

shfaqje të vogël të linjës partizane editoriale dhe kriticizëm të tepruar.

Në ndërkohë KSHH vërejti: “përgjithësisht, mediat mbuluan fushatën zgjedhore. Ndërgjegjësimi public

ishte i mire. Ka pasur disa spote televizive në TV që përdornin gjuhë të ashpër dhe dhunuan Kodin e

Sjelljes. Gjatë Ditës së Zgjedhjes, mediat mbuluan në tërësi këtë process. Ka pasur raste të çarjes së heshtjes

zgjedhore nga subjektet politike deri sa bënin deklarata publike për media.”

Page 17: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

17

5. ZGJEDHJET E VITIT 2006: TE DREJTAT E NJERIUT, GRAVE DHE FEMIJEVE

5.1 TE DREJTAT E NJERIUT

Të drejtat e njeriut janë një çështje e re për Shqipërinë, veçanërisht për partite politike. Edhe pse regjimi

komunist u rrëzua në fund të viteve 80-të në emër të të drejtave të njeriut, partite politike kurrë nuk i trajtuan

të drejtat e njeriut, të grave dhe të fëmijëve si çështje madhore për vendin dhe politikën publike. Për qëllim

të këtij raporti, ne shqyrtuam disa programme zgjedhore të partive politike gjatë zgjedhjeve parlamentare

2005.

Gjate Zgjedhjeve Parlamentare 2005, pothuajse asnjëra nga partite politike nuk promovuan respektimin e të

drejtave të njeriut, të grave dhe të fëmijëve, qoftë në programet zgjedhore, qoftë në fjalimet publike. Partia e

vetme politike që pati një pasazh konfuz mbi të drejtat e njeriut në pragramin e saj zgjedhor ishte Partia

Socialiste.

“Partia Socialiste e Shqipërisë mirëpret të arriturat në fushën e lirive individuale dhe të të drejtave të njeriut

në shoqërinë demokratike shqiptare dhe ka në qendër të programit dhe të aktiviteteve të saja konsilodomin e

mëtejshëm të këtyre të arriturave.”

Nuk është për t’u befasuar fakti që të drejtat e njeriut në Shqipëri shpesh dhunohen nga vetë politikanët,

sapo ata të fillojnë shërbimin në zyrat publike. Bazuar në të dhënat tona, asnjëra nga partite politike në

Shqipëri nuk ka komision apo zyrë për të drejtat e njeriut, ku politika partiake do të përgatitej, debatohej,

aporovohej dhe realizohej.

5.2 PJESEMARRJA E GRAVE NE POLITIKE

Edhe pse Zgjedhjet Parlamentare 2005 patën një numër të madh të pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet si

kandidatë për deputete, në fund të zgjedhjeve, Shqipëria nxori numrin më të vogël të grave deputete. Nga

101 kandidate për deputete nga lista maxhoritare, vetëm 8 u zgjodhën. Më vonë 2 gra tjera u zgjodhën si

deputete nga listat proporcionale, duke bërë që numri i përgjithshëm i grave deputete të jetë 10 nga 140

deputetë sa ka Kuvendi i Shqipërisë. Krahasuar me kuvendin e mëparshëm, kuvendi i i tanishëm ka vetëm

një deputete më shumë. Gratë në kuvend përbëjnë vetëm 7 përqind nga 93 përqind të deputetëve burra.

Shqipëria konsiderohet si vendi me numrin më të vogël të grave që marrin pjesë në politikë dhe që kanë

poste në zyret publike. Në një hulumtim të Bashkimit Ndërparlamentar, Shqipëria radhitet e 155-ta nga 187

vende dhe e fundit krahasuar me vendet tjera të Europës Jugore.

Përndryshe, partia me numrin më të madh të grave deputete është Partia Socialiste (4 gra), e shoqëruar nga

Partia Demokratike (3), Partia Social-Demokrate (2) dhe Partia Republikane (1).

Është e vështirë për një grua në Shqipëri të marrë pjesë aktivisht në politikë. Edhe pse ka modele pozitive të

grave nga të gjitha partite politike, shumica e vajzave ballafaqohen me një ambient të vrazhdë politik.

Dominimi i Kuvendit të Shqipërisë dhe i politikës nga ana e burrave bën që gjuha politike shpesh të jetë e

ashpër dhe e dhunshme, një model që vështirë përvetësohet nga gratë. Shpesh gratë në politikë rënditin

dhunën dhe fjalorin e vrazhdë si njërën nga shqetëzimet kryesore për të hyrë në jetën politike.

E dyta, organizimi i grave brenda partive politike është shumë i dobët. Shumica e partive kanë forume

politike të grave, por ato shfaqen më shumë si sfond i bukur i partise, sesa një mjet për rritur pjesëmarrjen e

Page 18: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

18

grave në politikë. Asnjëri nga forument e grave brenda partive politike nuk ka buxhet të vetin. Ato kryesisht

varen nga donacionet e biznismeneve, apo nga kryetari i partisë. Procesi i bërjes së politikave në këto

forume është shumë i kufizuar dhe shpesh nuk merret në kosideratë nga ekzekutivi i partisë.

E treta, imponimi i kuotës për pjesëmarrjen e grave në politikë përfaqëson një debat të ri publik në Shqipëri.

Kodi Zgjedhor i 2005-ës nuk vuri ndonjë kuotë për grate. Kjo ishte një çështje që kurrë nuk u bë pjesë e

diskutimeve të mbajtura në mes të partive për Kodin. Disa parti para dhe pas zgjedhjeve inicuan një process

për kuotën për pjesëmarrje e grave, por jo gjithmonë pati sukses. Në disa raste grate ishin kundër kuotës për

pjesëmarrjen e grave, pasi që ajo dukej sikur grate nuk ishin të suksesshme dhe se ato kanë nevojë për një

kuotë në mënyrë që t’u garantohet një vend në politikë.

Gratë kandidate për deputete u ballafaquan me një garë të ashpër gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2005.

shumë gra vendosën kandidaturën në vende shumë të vështira, ose përballë një kandidati burrë shumë të

ashpër. Kur kandidatët burra ishin më të dobët, ata përdornin fjalor negativ kundër kandidatëve gra, ose

bënin pyetje për vlerat morale të grave.

5.3 FEMIJET

Partitë politke ishin më sensitive ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre gjatë zgjedhjeve. Pothuajse të gjitha

programet e partive u dhanë rendësi të vacantë çështjeve që kanë të bëjnë me familjen dhe fëmijët. Në disa

raste, partite kishin politika të miratuara për përmirësimin e situates së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri,

me theks të veçantë për fëmijët e përjashtuar, fëmijët me aftësi të kufizuar, ose për familjet e varfëra dhe të

margjinalizuara.

Partia Socialiste shkruan në programin e saj deklaratën si në vijim: “Ne angazhohemi që të bëjmë të mundur

që çdo familje të ndiejë si përgjegjësi kryesore edukimin e fëmijëve. Ne jemi për përmirësimin e kushteve

në institucionet e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në alternativën tone shoqëria ka obligimet e njëjta për

fëmijët pa prindër, për t’i trajtuar ata njerëzisht, për t’u ndihmuar atyre që të kenë një zhvillim dhe edukim

më të mire.

Partia Demokratike po ashtu vuri theksin tek fëmijët dhe të drejtat e tyre. Programi i PD shkruan se “Asnjë

fëmijë nuk do të mbetën i mënjanuar dhe secilit fëmijë do t’i kushtohet kujdesi që e meriton. Një vëmendje

të veçntë do t’u kushtohet fëmijëve me aftësi të kufizuara, ose prindërve me aftësi të kufizuara. Ne do t’u

ndihmojmë familjeve të fëmijëve pa një prind, ose familjeve me shumë fëmijë, duke ofruar trainime

profesionale, grante dhe hua për familjet e reja, ose për ato me shumë fëmijë.”

Ndërkaq Lëvizja Socialiste për Integrim në programin e saj zgjedhor shkruan se “fëmijët janë e ardhmja e

çdo shoqërie. Kushtet e tyre të jetesës, të familje dhe të komunitetit ku ata rriten, janë faktorët që sjellin

ndryshimin e të ardhmes së tyre. LSI syon një shoqëri që ofron kujdes për fëmijët. Ne do të punonim për atë

ardhmen e tyre nëpërmjet ndërtimit të një sistemi arsimor që merr në konsideratë interesat e ndryshme, që

ofron hapësira për pushime, që mbron fëmijët prej shfrytëzimit dhe dhunës.”

Sidoqoftë, përveç retorikës së përdorur, në të vërtetë çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët nuk ishin pjesë e

axhendës gjatë periudhës zgjedhore. Në fakt, njëra nga shqetësimet kryesore që shoqëroi fushatën për

zgjedhje parlamentare të vitit 2005 ishte përdorimi i fëmijëve për qëllime politike. Edhe pse shumë

organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve u ankuan publikisht për përdorimin e fëmijëve, asgjë nuk

ndryshoi gjatë fushatës. Fëmijët ishin të parët që u dhuruan lule liderëve të partive politike; ata ishin të parët

në radhët e mitingjeve politike, edhe pse askush nuk u adresohej atyre. Mbetet të shihet nëse të drejtat e

Page 19: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

19

fëmijëve do të jenë prioritet për politikën publike të qeverisë së re dhe të partive politike të pranishme në

Kuvendin e Shqipërisë.

6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

1. ORGANIZIMI I ZGJEDHJEVE

Konkluzioni 1: Organizimi i zgjedhjeve parlamentare nuk ishte në nivel të standarteve të kërkuara

ndërkombëtare për zgjedhjet. Partitë politike ose komisionerët e zgjedhjeve në vendet e votimeve nuk

ndihmuan procesin e zgjedhjeve dhe të gjitha partite u ankuan për manipulimin e listave, ose të

rezultateve të votimit. Kishte një mosbesim të madh në mes të partive politike në organizimin e

zgjedhjeve, dhe shpesh kjo shërbeu si një arsye që më vonë të deklarohet se zgjedhjet nuk ishin të lira

dhe të drejta, ose të mos pranohej rezultati final i tyre. Mungesa e kulturës politike në mesin e partive

bëri që zgjedhjet parlamentare t’i ngjajnë më shumë një beteje për vendet në kuvend, sesa një beteje

për idetë dhe programet që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve të Shqipërisë.

Rekomandimi 1: Partitë politike të ndihmojnë me të gjitha mjetet e mundshme procesin e organizimit të

zgjedhjeve të lira në Shqipëri, duke ofruar mundësi për kompromis dhe bashkëpunim. Dy partite politike më

të mëdha të hapin një debat dhe të kërkojnë të përfshijnë partite më të vogla parlamentare në diskutimet për

Kodin Zgjedhor. Procesi i marrjes së vendimeve për përmirësimin e Kodit Zgjedhor të përshijë të gjitha

partite politike dhe asnjë parti të mos ketë fuqi të vëjë veton në marrjen e vendimeve.

Rekomandimi 2: Njëra nga gjetjet kryesore të zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte fakti që anëtarët e

KQV kishin mungesë të njohurive mbi procedurat e Kodit Zgjedhor, ose ata ishin nën presionin e partive

politike për të berë më shumë atë çfarë kërkohej nga partia, sesa nga ligji. Ne rekomandojmë që anëtarë e

KQVë të jenë plotësisht të pavarur nga partite politike dhe të zgjedhen nga anëtarët e partive të tyre. Anëtarë

e KQV të jenë të pavarur dhe të kenë një njohuri të mire të Kodit Zgjedhor. Trainimi i zyrtarëve zgjedhorë

në të gjitha nivlet e komisioneve të jetë një prioritet i Komisionit Qendror Zgjedhor.

2. LISTAT E VOTIMIT

Konkluzioni 2: Mungesa e listave të përshtatshme dhe të pranuara paraqitën një kërcënim të madh për

organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Edhe pse ishin ndërmarrë masa për përmirësimin e listave,

ende partite politike dhe qytetarët ankohen për saktësinë e tyre. Listat kanë qenë “thembra e Akilit” për të

gjitha zgjedhjet e organizuara pas vitit 1997 në Shqipëri, dhe ende asnjë autoritet nuk ka qenë në gjendje të

përmirësojë dhe t’i bëjë ato të pranueshme për të gjitha partite.

Rekomandimi 3: Autoritetet shqiptare të përmirësojnë procedurat e regjistrimit të të gjithë qytetarëve të

Shqipërisë, përfshirë emigrantët, të cilëve gjatë zgjedhjeve të fundit nuk iu mundësua pjesëmarrja në votim.

Autoritetet shqiptare të marrin masat e duhura për të lehtësuar nxjerrjen e lejeve të reja të njoftimit dhe t’i

japin një prioritet të veçantë regjistrimit të minoriteteve, njerëzve që kanë emigruar brenda Shqipërisë dhe

që jetojnë në vende informale, si dhe emigrantëve.

Page 20: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

20

3. FINANCAT E PARTIVE POLITIKE

Konkluzioni 3: Financat e partive politike mund të konsiderohen si “vrima të zeza” të informacionit. Edhe

pse të gjitha partitë që marrin pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2005, premtuan publikisht që do të

deklarojnë financat e tyre, në fakt, pak prej tyre deklaruan të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës,

veçanërisht kandidadët e pavarur për deputetë, duke ngritur dyshimet për qëllimet e tyre për të luftuar

korrupsionin dhe pastrimin e parave në Shqipëri.

Rekomandimi 4: Kuvendi në bashkëpunim me të gjitha partite politike parlamentare në Shqipëri të kërkojnë

përmirësimin e Ligjit mbi Partitë Politike në Shqipëri, veçanërisht nenet që kanë të bëjnë me financimin e

partive politike dhe të kandidatëve. Në këtë ligj të vëhen procedura dhe standarte të reja të financimit, siç

është sasia maksimale e financimit prej biznismenëve ose simpatizantëve të partive, regjistrimin e të gjitha

fondeve të dhëna partiesë dhe kandidatëve të tregojnë se sa fonde kanë marrë dhe sa kanë shpenzuar gjatë

fushatës elektorale. Krijimi i procedurave të qarta të marrjes së fondeve dhe dhuratave do të ndihmonin

partitë politike dhe kandidatët e tyre të punojnë më mire kundër korrupsionit dhe të prezantojnë një imazh

më të mire për publikun dhe votuesit.

4. PROMOVIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT

Konkluzioni 4: Promovimi i të drejtave të njeriut nuk ishte një prioritet i Zgjedhjeve Parlamentare të vitit

2005, edhe pse Shqipëria ka probleme me respektimin e të drejtave të njeriut. Pothuajse asnjëra nga partite

nuk solli në agjendën publike propozimet për përmirësimin e politikave dhe të legjilacionit të të drejave të

njeriut. Kjo, për opinionin tone, tregon që të drejtat e njeriut nuk janë pjesë e procesit të bërjes së politikave

brenda partive politike, dhe ato nuk përmbajnë gjithësesi debate lidhur me atë se si të përmirësohet

respektimi i të drejtave të njeriut për qytetarët e Shqipërisë.

Rekomandimi 5: Partitë politike shqiptare të vënë si prioritet të politikave partiake dhe debateve të tyre

respektimin e të drejtave të njeriut. Trainime mbi të drejtat e njeriut të bëhen një mjet për ndryshime në të

gjitha partite politike dhe të bëhen të arritshme për grupet e reja partiake. Partitë, po ashtu, të marrin në

kosideratë bashkëpunimin me organizatat e të drejtave të njeriut për të debatuar se si të përmirësojnë

respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

5. PROMOVIMI I TE DREJTAVE TE GRAVE

Konluzioni 5: Promovimi i të drejtave të grave ishte njëra nga dobësitë më të mëdha të Zgjedhjeve

Parlamentare të vitit 2005. Edhe pse grate përbëjnë deri në 51 përqind të popullsisë, çështja e të drejtave të

grave nuk ishte e pranishme gjatë fushatës zgjedhore. Partitë politike nuk kanë bërë fushatë për votueset gra,

si dhe gratë shpesh u ballafaquan me vlerat patriarkale dhe maskilizmin gjatë fushatave të tyre. Kjo rrit

dyshimin për vullnetin politik të partive politike për ta ngritur zërin për të drejtat e grave.

Rekomandimi 6: Partitë politike të bëjnë prioritet të politikave publike dhe të legjislacionit respektimin dhe

promovimin e të drejtave të grave dhe të pjesëmarrjes së grave në politikë. Gratë nga forumete politike dhe

shoqërisë civile të sjellin shqetësimet e tyre në agjendën publike lidhur me të drejtat e grave dhe pjesëmarrje

së grave në politikë. Problemet dhe shqetësimet e grave, si grupi më i madh i shoqërisë shqiptare, që

përbëjnë deri në 51 përqind të popullsisë, nuk mund të lihen në duart e disa liderëve partiakë, por ato duhet

të bëhen pjesë e debatit të përgjithshëm dhe të procesit të bërjes së politikave brenda partive politike.

Page 21: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

21

6. KUOTA PER PJESEMARRJEN E GRAVE NE POLITIKE

Kunkluzioni 6: Edhe pse disa parti promovuan kuotën për pjesëmarrjen e grave në politikë brenda partive

politike, pjesëmarrja e grave në Kuvendi është vetëm 7 përqind , njëra nga më të ulëtat në historinë

parlamentare të Shqipërisë. Kodi Elektoral u mohoi grave sistemin e kuotave, duke bërë kështu të pamundur

një pjesëmarrje më të gjerë të grave si kandidatë për deputete. Ka një mungesë të mekanizmave që

lehtësojnë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në procesin e vendimmarrjes në partite politike, Kuvendi

dhe Qeveri.

Rekomandimi 7: Partitë politike të krijojnë sistemin e kuotave për pjesëmarrjen e grave në politikë në

mënyrë të detyrueshme duke imponuar një nen të ri mbi kuotat në Kodin Zgjedhor. Nëpërmjet këtij sistemi

të kërkohet minimumi 30 përqind e pjesëmarrjes së grave në partite politike, qeveritë lokale, kuvendi dhe

qeverinë qendrore. Vetëm me një diskriminim të tillë pozitiv, Shqipëria do të ishte në gjendje të arrijë

standardet e respektimit të të drejtave të grave dhe të sigurojë një përfaqësim proporcional në politikë të të

gjitha grupeve të shoqërisë.

7. TE DREJTAT E FEMIJEVE

Konkluzioni 7: Shumica e partive politike kanë vënë si prioritet në programet dhe fushatat e tyre çështjet që

kanë të bëjnë me fëmijët. Megjithatë, pothuajse të gjitha partite politike janë fokusuar kryesisht në çështjet e

edukimit dhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara, sesa me promovimin e respektimit të të drejtave të çdo

fëmije nga ana e qeverisë dhe e shoqërisë. Për fat të keq, fëmijët shpesh janë përdorur si target i “publcitetit

të mire” gjatë fushatës zgjedhore nga të gjitha partite politike, duke i bërë fëmijët vulnerable ndaj

shfrytëzimit politik.

Rekomandimi 8: Partitë politike të bëjnë pjesë të debatit dhe të procesit të bërjes së politikave të drejtat e

fëmijëve. Më shumë burmie të sigurohen për forumet rinore të partive politike për të krijuar modele të

pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të adoleshentëve në procesin e marrjes së vendimeve. Kjo do të siguronte që

politikat partiake janë konsultuar fëmijët dhe adoleshentët para se ato të bëhen politika publike, ose

dokument politik. Autoritetet shqiptare të marrin në kosideratë aprovimin e ligjit të ri për mbrojtjen e

fëmijëve nga çfarëdo forme të shfrytëzimi, përfshirë atë politik.

8. TE DREJTAT E MINORITETEVE

Konkluzioni 8: Edhe pse ka një parti politike që synon të promovojë të drejtat e minoriteteve në Shqipëri,

çështja e minoriteteve u fokusua më shumë tek minoriteti grek, sesa tek romët, egjyptianët, maqedonët,

arumunët, ose serbo-malazezët. Çështja e të drejtave të minoriteteve është një çështje delikate në Shqipëri,

por kjo nuk duhet t’i ndalojë partite politike që të gjejnë pikat e forta për të debatuar dhe sjellë në agjendën

publike çështjen e të drejtave të minoriteteve. Shqipëria është një nënshkruese e disa Konventave të OKB,

përfshirë Konventën kundër Diskriminimit Racial dhe partite kanë detyrim të promovojnë masat kundër

diskriminimit të minoriteteve.

Rekomandimi 9: Partitë politike të bëjnë respektimin e të drejtave të minoriteteve prioritet për parlamentin

dhe për debatet politike. Pjesëmarrja e minoriteteve në procesin politik është shumë i ulët dhe shumica e

debateve lidhen me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Partitë politike të lehtësojnë procesin e

regjistrimit të minoriteteve. Partitë politike duhet të hulumtojnë mundësinë që për zgjedhjet tjera

parlamentare të imponojnë kuotën për përfaqësimin e minoriteteve në Kuvendin Kombëtar dhe qeveritë

Page 22: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

22

lokale. Përfundimisht, partitë duhet të kërkojnë për më shumë bashkëpunim me organizatat dhe grupet e

minoriteteve, ashtu që politikat partiake dhe publike të marrë në konsidertë edhe interesat e tyre.

Page 23: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT … ZGJEDHJET... · rrjeti shqiptar i te drejtave te njeriut dhe qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri

23

7 REFERENCAT

- Raporti i Misionit për Vëzhgimi e Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR, Shqipëri, Nëntor 2005

- Raporti paraprak i KSHH mbi progresin e procesit të përgjithshëm zgjedhor të 3

Qershorit 2005.

- Raporti i ENEMO mbi Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri të vitit 2005.

- Rezultatet Zyrtare të Komisioni Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare

- “Dritare Transparence” – një raport i Zyrës për Mrbojtje të Qytetarëve, nëntor 2005

- Programi Zgjedhor i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Tiranë 2005.

- Programi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë 2005

- Programi Zgjedhor i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Tiranë 2005.

- Programi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Re, Tiranë 2005.