vështrim i përgjithshëm në periudhën me nënrenditje tek .... lcpj 4.1_a.32.pdf · gjuha e...

11
11 © LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011 Article 32 in LCPJ Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work Abstract Bogdani’s work “Cuneus Prophetarum” as one of the oldest works of Albanian literature, when Albanian language began being documented, has a special significance from the point of view of the history of the language, especially in terms of historical syntax. The focus of this work is the subordinate clause, as one of the segments that occupies a significant part in Bogdani’s work. Analyzing all sorts of subordinate clauses, we have identified general features of the subordinate segment, connective parts used in different types of these segments, and the place where they are part of constructing the non-inflective forms. The subordinate segment of Bogdani is distinguished for different types of subordinates, where we notice a great frequency use of expounding and defining subordinates during this time. Also, other segments such as complements, or the other group comparative, concessive and consecutive occupy a considerable part in the literary work. In this proceeding, we point out the diversity of conjunctions and linking words used in the literary work like adverbs, interrogative and relative pronouns. Bogdani has used the constructions of non-inflective forms with the value of a statement, which in today’s syntax constitute a controversial issue. Hyrje Vepra “Cuneus Prophetarum” është një vepër origjinale tematika e së cilës shkon nga ajo fetare, teologjike, historiografike, shkencore deri tek letërsia artistike. Kjo vepër arriti ta ngrejë gjuhën Shqipe në një nivel të tillë përpunimi sa të ishte e aftë të shprehte koncepte filozofike e teologjike. Sipas akademikut A. Kostallari vepra “Çeta e profetëve” është quajtur laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të gjuhës shqipe në shekujt XVI-XVII (Kostallari,1991:21). Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work To be downloaded from www.lcpj.pro

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

11 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011

Article 32 in LCPJ

Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate

Segment in Bogdani’s Work

Abstract

Bogdani’s work “Cuneus Prophetarum” as one of the oldest works of Albanian literature, when Albanian language began being documented, has a special significance from the point of view of the history of the language, especially in terms of historical syntax. The focus of this work is the subordinate clause, as one of the segments that occupies a significant part in Bogdani’s work. Analyzing all sorts of subordinate clauses, we have identified general features of the subordinate segment, connective parts used in different types of these segments, and the place where they are part of constructing the non-inflective forms. The subordinate segment of Bogdani is distinguished for different types of subordinates, where we notice a great frequency use of expounding and defining subordinates during this time. Also, other segments such as complements, or the other group comparative, concessive and consecutive occupy a considerable part in the literary work. In this proceeding, we point out the diversity of conjunctions and linking words used in the literary work like adverbs, interrogative and relative pronouns. Bogdani has used the constructions of non-inflective forms with the value of a statement, which in today’s syntax constitute a controversial issue.

Hyrje

Vepra “Cuneus Prophetarum” është një vepër origjinale tematika e së cilës shkon nga ajo fetare, teologjike, historiografike, shkencore deri tek letërsia artistike. Kjo vepër arriti ta ngrejë gjuhën Shqipe në një nivel të tillë përpunimi sa të ishte e aftë të shprehte koncepte filozofike e teologjike. Sipas akademikut A. Kostallari vepra “Çeta e profetëve” është quajtur laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të gjuhës shqipe në shekujt XVI-XVII (Kostallari,1991:21).

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 2: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

12© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011

Shumë studiues si Ndre Mjeda, Justin Rrota, Ibrahim Rugova kanë analizuar prozën e Bogdanit në aspekte të ndryshme. Me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Bogdanit u mbajt një konferencë me punime të disa studiuesve si A. Kostallari, M. Domi, S. Mansaku, Sh. Osmani. E.Sedaj ka bërë transliterimin në gjuhën e sotme, si dhe A.Omari ka bërë një botim kritik të veprës së Bogdanit. Megjithatë, deri tani nuk është bërë asnjë studim për sintaksën, studim që do t’i përkiste sintaksës historike. Gjuhëtarët janë të mendimit se studimi i sintaksës historike paraqet mjaft vështirësi, prandaj dhe hulumtimet e kësaj fushe gjenden më tepër të shpërndara në fushat e tjera të përafërta. Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës historike, por gjithsesi kërkimet në këtë fushë kanë mbetur disi prapa dhe janë përfshirë brenda fushave të tjera (Topalli,1996:136). Vetë sintaksa e veprës është një përçues i stilit. Një pjesë e veprës i përket edhe stilit shkencor, ku përdor një terminologji të posaçme, përpiqet për një stukturë sa më të përmbajtur, me periudha të gjata, me shumë lidhëza nënrenditëse (Kostallari,1991:36). Përdorimi i periudhave të gjata nuk është thjesht produkt i një modeli sintaksor, por edhe produkt i shprehive kulturore në një fushë të caktuar. Në këto periudha të bie në sy përdorimi i parataksës dhe i hipotaksës që përbëjnë vlerat stilistike të veprës. Këto dy lloje lidhjesh ndërthuren ose këmbehen me njëra-tjetrën. Te periudhat me parataksë shfaqet polisindeti, ndërsa te fjalitë me hipotaksë shfaqet larmia e mjeteve të lidhjes mes njësive predikative.

Periudha me nënrenditje

Përderisa artikulli jep në vështrim të përgjithshëm në periudhën

me nënrenditje të Bogdanit, duke ilustruar me shembuj nga vepra e

Bogdanit, ne e gjejmë me vend të japim në fillim një përkufizim nga

Gramatika për periudhën me nënrenditje.

‘Periudha me nënrenditje është tërësia sintaksore e ndërlidhur

organikisht për nga ana kuptimore e gramatikore, e përbërë së paku

prej dy njësish kallëzuesore në formë fjalie, me raporte nënrenditjeje

vartësie midis tyre. Periudha me nënrenditje përbëhet nga fjalia

kryesore që përbën bazën organizuese të periudhës dhe fjalia e varur

apo e nënrenditur që e sqaron atë dhe që është e varur gramatikisht

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 3: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

13 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011

prej asaj. Fjalia e varur mund të varet nga një fjali tjetër që është vetë

e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali tjetër qoftë kryesore, qoftë e

varur, quhet fjali drejtuese’ (Gramatika,1997:479).

Tash pra jet për t’u shqurëtuem si ashtë nimend Hyji ndë vetëhe,

i silli shqyrëtim ndonëse pa dritë të Shpirtit Shejt, qi me t’ardhuni

të Zotit tinë Jezu Krisht ndriti shekullinë, mundetë mirëfilli me u

vështëruem, asgjamangu u gjetnë ende përpara Krishtit nierëz aqa

t’urtë sa me të hollët të mendsë vet mbërrinë me njoftunë se ashtë

veçë nji Hyj e jo ma (fq.5, shk.1, ligj.1, pj.1).

Ky shembull është një periudhë ku fjalitë lidhen me parataksë dhe

hipotaksë, ku fjalitë janë shumëshkallëshe. Në këtë periudhë është për

t’u vënë në dukje se rolin e një paraprijësi e luan një fjali e tërë dhe

jo një emër apo grup emëror, gjë që nuk dëshmohet në gramatikën e

sotme.

1. Mjetet e lidhjes

Për bashkimin e fjalive në periudhën me nënrenditje, Bogdani ka

përdorur në veprën e tij disa mjete gjuhësore:

a) lidhëzat e lokucionet lidhëzore nënrenditëse: se, sepse, qi, si, posi, ndonëse, ashtu qi, posikur, ndë, etj. Për shembull:

Posikur t’kish than, gjithkush të besonj se unë posi banj me

lem të tjerë, ashtu ende lenj Birr tem (fq.14, shk.1, ligj.3, pj.1).

b) fjalët lidhëse:

përemra e ndajfolje lidhore, përemra lidhor të pacaktuar:

kush, qi, sa, i silli, etj. P.sh:

Sa fëtigë patnë e të këqia /, nukë mundetë me u kallëzuem

(fq.32, shk.1, ligj 6, pj.2).

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 4: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

14© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011

Gjithë sa po vepërohej ndë shekulli të pashim /,ishte

shembëlltyra e atyne kafshëve /qi po baheshinë ndë shekulli

të shpirtit (fq.21, shk.1, ligj.4, pj.1).

Përemrat, ndajfoljet e pjesëza pyetëse: ku, kur, qish, a. P.sh.:

Qish ashtë zanë ndë ta /, prej Shpirti Shent ashtë (fq.16,

shk.1,ligj.3, pj.1).

Kush ven mirë roe ato fjalë triherësh të tinezot / mejaft ka

me njoftunë (fq.13, shk.1, ligj.3, pj.1).

A e mbani ende mend /, thoj Jezu Krishti /, mixyrën e fortë

/:si dvuer Herodi djelzit e Betlemit, tue besuem /se ndër ta

kish për të vram Mesinë Krisht lem (fq. 35, shk.1, ligj7, pj.2).

Shpesh fjalitë drejtuese ngërthejnë herë-herë në përbërjen e tyre

fjalë korrelative që janë të përdorura paralelisht me lidhëzat apo fjalët

lidhëse të fjalisë së varur. Këto fjalë na paralajmërojnë për qënien e

domosdoshme të një fjalie plotësuese. Si fjalë korrelative në veprën e

Bogdanit përdoren përemra dhe ndajfolje, zakonisht përemrore:

Kje aqa të dhimptunit e atit, sa për nji ngushëllim të zemërësë vet

bani me bam nji shembëlltyrë fort mbë gasë të t’birt, tue vum emnit

asaj figurë Idhull, qi doj me thanë të pomendunit e vajit (fq.3, shk.1,

ligj.1, pj.1).

2. Veçori të periudhës me nënrenditje

Vetë struktura e fjalisë drejtuese, të cilës i mungon një gjymtyrë e

domosdoshme, bën të mundur ndërvarjen e njësive predikative të

periudhës me nënrenditje. Këtu mund të përmendim fjalitë e varura

kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, si dhe disa tipa fjalish përcaktore

që i referohen një përemri dëftor ose një emri me kuptim tepër të

përgjithshëm:

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 5: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

15 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011

Le ta dij nieri sa pëlqen Tinezot vobëzia, e sa janë të verbët ata

qi ndjekën bëgatin e madhështin e kësaj jete, tue na ngushëlluem

mbe këtë mëndyr Zoti yn Jezu Krishti gjithë të vobeqit e të përvutit

(fq.21, shk.1, ligj.4, pj.2) - fjali kundrinore të bashkërenditura.

Tregues të nënrenditjes në periudhat me nënrenditje janë edhe vetë

bashkëlidhja e trajtave të foljeve kallëzues të fjalisë së varur me fjalinë

drejtuese. Tipike është përdorimi i mënyrës lidhore në fjalinë e varur

pa u prirë nga ndonjë lidhëz apo fjalë lidhëse, por gjithmonë në rast se

është i mundshëm pranimi i saj.

Këta ndalin forcën qi asht kundër shpirtit, e shekullit të mos i banjën

keq sa dëshirojnë e duen, e këta forcojnë luftëtart e shpirtit (fq.22,

shk.1, ligj.4, pj.1).

Trajta kohore e kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur, zakonisht përcaktohet

prej trajtës kohore të kallëzuesit të fjalisë kryesore. Kjo trajtë mund të

jetë e njëjtë me të ose jo. P.sh.:

Të zanët e dritësë hanësë ashtë atëherë kur ndër diellin e hanënë

hin qendrat dheu /, e nuk lëshon hanënë me marr dritet së diellit

mbë zakont (fq.30, shk.1, ligj.4, pj.1).

‘Fjalitë e varura mund të lidhen drejtpërdrejt me fjalinë që plotësojnë,

kur janë të pashtjellura’ (Domi,1957:154) Një gjë e tillë ndeshet shpesh

në vepër. P.sh.:

Të tretën ditë, tue kjanë dheu gjithë mbluem me uj, nuk kishin

nierëzit ku të vendoheshin, për të sijtë gjithë kreatyra po bahej

(fq.32, shk.1, ligj.5, pj.1).

Fjalia kryesore mund të shprehë qëndrimin e folësit ndaj një fakti që

shënohet në fjalinë e varur, siç ndodh te fjalitë kryefjalore:

Ma mirë kish me kjan të mos ish lem aj nieri (fq.5, shk.1, ligj.2, pj.2).

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 6: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

16© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011

Tue kjan fort vërtet se shpirti ku do, aty merr frymë (fq.11, shk.1,

ligj.3, pj.2).

Në vepër Bogdani përdor fjali të varura që nga përmbajtja japin pak

a shumë një kuptim të vetëmjaftueshëm dhe janë të nënrenditura nga

forma. Këto fjali lidhen me lidhëza e fjalë lidhëse, për shembull, fjali

kundrinore që shprehin pyetje të zhdrejta:

E tue mos dijtunë/ se ku ish, bani atë kuvend për mixyrë e të pandonji

të dhimptunë me dvjerrë gjithë kërthijtë /qi ishinë aso kohe lem /, e

kështu bani (fq. 29, shk.1, ligj.6, pj.2).

Në periudhat me fjali të nënrenditura, fjalia e varur mund të lidhet me

kallëzuesin foljor dhe i referohet gjithë fjalisë, por mund të lidhet me një

gjymtyrë dhe plotëson kuptimin e saj. P.sh.:

Kallëzojnë shejtënitë qi e patnë pam sa kje gjall të lumenë Virgjinë

Mri, se kje ma e bukura kreatyrë, qi kurraj kish mujtunë me dalë

doret së Sinezot Mjeshtrit gjithë rrethitshekullit (fq.7, shk.1, ligj.2,

pj.2).

Një karateristikë e fjalive të varura është topika e tyre, përgjithësisht

e lirë. Ato mund të jenë të prapavendosura, të paravendosura, të

ndërvendosura sipas llojeve të tyre:

Mbasandaj, përse kur nisën me bam gjytetnë e Babelit, u godit të

përziemit e giuhëvet; u rrëzuen ndë flliqshti aqa të qelbëta, sa u

mbush mirëfilli profetia e Davidit. (fq.2, shk.1, ligj.1, pj.1).

Rend të ngulitur kanë zakonisht fjalia rrjedhimore që përgjithësisht

vendoset pas fjalisë kryesore, si dhe fjalia përcaktore që vendoset pas

fjalës që përcakton. P.sh.:

Bisha qi po hipën prej deti ka me grishunë gjithë gjindnë me adhëruem (fq.3, shk.1, ligj.1, pj.1).

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 7: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

17 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011

Në veprën e Bogdanit nxjerr krye prirja për ta ndarë periudhën e

gjatë me nënrenditje për arsye strukturore dhe sidomos stilistike. Fjalia

e varur del më vete bashkë me fjalitë që varen prej saj ose janë të

bashkërenditura me të. Në këtë rast nuk përftohet një periudhë e re por

kemi vazhdim të periudhës së ndarë në dy pjesë.

Qarta pra ndër të pëganët nuk kje se nuk ashtë Hyj, po thojnë se

janë shumë hyja e hyjnesha; e parë se mbytej shekulli me ujë,

ndonëse ishinë mpkate aqa të randa, sa kjenë mejaft për të mbytun

nji shekullë, asgjamangu nuk pat ende vend shumica e hyjave,

përse kjenë gjithë njij giuhe, e mirrin vesht gjithë sa u vinte thanë

prej profetësh (fq.2, shk.1, ligj.1, pj.1).

3. Ndërtimet me forma të pashtjelluara

Një çështje e diskutueshme në sintaksën e sotme është vlera e

ndërtimeve me format e pashtjelluara foljore, si: përcjellorja, paskajorja,

pjesorja. Ndërtime të tilla janë përdorur dendur në veprën “Cuneus

Prophetarum” të Bogdanit. Këto ndërtime Bogdani i ka përdorur me

vlerën e një fjalie të varur, ashtu siç trajtohen në gramatikat e vjetra

shqipe. A.Xhuvani i merr si fjali të varura me forma të pashtjellme këto

ndërtime (Xhuvani, 1922: 225).

Ndërtimet me paskajore I. D. Sheperi i quan si fjali të varura kushtore,

qëllimore, kurse ndërtimin me përcjellore e quan si fjali kohore

(Sheperi,1927). K. Cipo në sintaksën e tij i trajton si fjali të varura

ndërtimet me forma të pashtjelluara.(Cipo,1952:88). Kurse M. Domi i

grupon fjalitë e varura shkakore, mënyrore, qëllimore në fjali të varura

të shtjelluara dhe të pashtjelluara (Domi, 1957: 178). Në gramatikën

e sotme shqipe këto ndërtime trajtohen si fjali kur kanë kryefjalë të

shprehur (Gramatika,1997:489).

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 8: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

18© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011

Në vepër ndeshen ndërtime me forma të pashtjelluara të përdorura në

periudha rrethanore të llojeve të ndryshme si:

• Fjali kohore

Tue zanë Jezu Krishti të tridhjetënë vjetë të jetësë tinaj /, zu ende fill

me u dëftuem shekullit /, tue predikuem shentinë Ungjill e Ligj /, e për

ma së pari shkoj prej Galileje ndë Xhudët, parë gjithë punëvet vetë /,

të pagëzohej prej S.Gjon /, me na bam me dijtunë / se qish na duhetë

neve parë gjithë kafshëvet për t’u shëlbuem (fq. 38, shk.1, lig.8, pj.2).

• Fjali mënyrore

Kje aqa të dhimptunit e atit /, sa për nji ngushëllim të zemërësë vet bani

me bam nji shembëlltyrë fort mbë gasë të t’birt /, tue vum emënitë asaj

figurë Idhullë /,qi doj me thanë të pomendunit e vajit (fq.3, shk.1, ligj.1,

pj.1).

• Fjali qëllimore

Andaj për t’u njimendunë me të Shkruemit Shejt e për të forcuem të

dërejtënë thotë Shë Atanasi: Hyji Ati, Hyji Biri, Hyji Shpirti Shejt (fq.10,

shk.1, ligj.2,pj.1).

• Fjali shkakore

E tue mos mujtunë jetet së jetësë me kjanë tjetër jashtë Hyjit, tue kjanë

veçë Hyji i amëshueshim, andaj vjen se këjo shoqëni tjetër se Hyji nukë

munë jetë (fq.7, shk.1, ligj.2, pj.1).

Të tretën ditë, tue kjanë dheu gjithë mbëluem me ujë, nukë kishinë nierëzitë ku të

vendoheshinë, për të sijt gjithë kreatyra po bahej (fq.32, shk.1, ligj.5,

pj.1). - Në këtë rast përcjellores i përgjigjet edhe një kryefjalë (dheu)

Siç shihet nga shembujt këto ndërtime me forma të pashtjelluara që

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 9: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

19 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011

mund të kënë ose jo kryefjalën e shprehur, mund të jenë të zgjeruara

me gjymtyrë të tjera, kundrinorë apo rrethanorë, luajnë rolin e një fjalie

të varur dhe nuk lidhen me mjete lidhëse me fjalinë nga e cila varen.

Përfundime

Duke u mbështetur në analizën e periudhave të marra nga “Çeta e

Profetëve”, transliteruar nga A.Omari, arrijmë në përfundimin se

Bogdani ka përdorur periudha të gjata me struktura të ndryshme, çka

(që) përbën edhe një veçori të veprës së tij. Duke u nisur nga denduria

e përdorimit të periudhave me nënrenditje, si dhe nga studimi i tyre

mund të veçojmë këto karateristika të periudhës me nënrenditje:

1) fjalia me nënrenditje zë një vend të konsiderueshëm. Periudha

përbëhet nga fjali të nënrenditura që i përkasin disa shkallëve, mund

të shkojnë deri në shkallën e pestë, duke u varur jo vetëm nga fjalia

drejtuese, por edhe nga fjali të tjera të varura.

2) Fjalitë e nënrenditura lidhen me lidhëza. Lidhëzat nënrenditëse

që dëshmohen në vepër janë: se, përse, qi, si, posi, ndonëse, ashtu qi,

posikur, ndë, kur, sikundërs, ndëmose, ç’kur se, etj. Disa prej këtyre

lidhëzave nuk i gjejmë të përmendura në gramatikat e sotme pasi kanë

dalë nga përdorimi, si p.sh.: posikundërse, ndëmose, ndë, posikur. Disa

lidhëza të tjera ruhen edhe sot, si p.sh: se, kur, posi, ndonëse, etj. Lidhëza

qi nuk përdoret më në atë formë, por në trajtën që.

3) Fjalitë e nënrenditura lidhen edhe me fjalë lidhëse siç janë

përemrat dhe ndajfoljet: qi, i silli, kush, sa, ku, kur. Këto fjalë lidhëse

përdoren edhe në gramatikat e sotme. Kanë ndryshuar formën e tyre

përemrat qi, i silli që gjenden përkatësisht në trajtën që, i cili.

4) Në vepër janë përdorur si fjali të nënrenditura edhe ndërtimet me

forma të pashtjelluara, çështje kjo për të cilën janë mbajtur qëndrime

të ndryshme.

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 10: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

20© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011

BIBLIOGRAFI

Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 1997: Gramatika e gjuhës shqipe,

II(S). Tiranë, 479,489.

Bogdani, Pjetër 2005: Cuneus Prophetarum (botim kritik i A.Omarit).

Tiranë.

Cipo, Kostaq 1952: Sintaksa, Instituti i Shkencave. Tiranë, 88

Dilo Sheperi, Ilia 1927: Gramatika dhe syndaksa e gjuhës shqipe. Vlorë.

Domi, Mahir 1957: Gramatika e gjuhës shqipe, Sintaksa. Tiranë, 154,178.

Topalli, Kolec 1996: Studime albanologjike 2. Tiranë, 136.

Xhuvani, Aleksandër 1922: Njohunit’e para të Syndaksës shqipe. Vlorë,

225.

The total number of words is 2593© LCPJ Publishing 2011 by Teuta (Basha) Çoku

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro

Page 11: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek .... LCPJ 4.1_A.32.pdf · Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës

21 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011

M.Sc. Teuta (Basha) Çoku, who graduated from Luigj Gurakuqi University of Shkodra, continues studies in the field of grammar for PhD at the Center for Albanological Studies, Tirana, Albania. Actually she teaches Albanian Language and Literature at Oso Kuka High School, Shkodra. Her interests in research include the study of the various kinds of sentences and their linkers in the works of the authors of the old Albanian literature, starting with the work of Pjetër Bogdani in this article. Email: [email protected]

Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work

To be downloaded from www.lcpj.pro