vlerËsimi pË bioamsËn nga druri nË...

38
Gusht 2015 Ky dokument është përgatitur për rishikim nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Materiali u përgatit nga: Jakob Modéer, Këshilltar për Sektorin e Energjisë, për Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i EMPOWER Sektori Privat, Projekt i USAID-it në Kosovë VLERËSIMI PË BIOAMSËN NGA DRURI NË KOSOVË MUNDËSITË DHE SFIDAT MOHIM I PËRGJEGJËSISË: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë ato të autorit(autorëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Upload: others

Post on 29-Feb-2020

20 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Gusht 2015

Ky dokument është përgatitur për rishikim nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të

Bashkuara të Amerikës. Materiali u përgatit nga:

Jakob Modéer, Këshilltar për Sektorin e Energjisë, për

Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i

EMPOWER Sektori Privat, Projekt i USAID-it në Kosovë

VLERËSIMI PË BIOAMSËN NGA DRURI NË KOSOVË

MUNDËSITË DHE SFIDAT

MOHIM I PËRGJEGJËSISË: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë ato të autorit(autorëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

2

Tabela e përmbajtjes

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE .................................................................................. 4

2. HYRJE ................................................................................................................... 6

3. ZINGJIRËT E VLERËS ................................................................................................. 8

3.1 Zingjiri i vlerës i peletit dhe briketit ........................................................................................... 8

3.1.1 Inputet (furnizimi me lëndë të parë) .................................................................................. 8

3.1.1.1 Ngushtica 1: Mungesa e furnizimit me lëndë të parë në Kosovë .......................... 10

3.1.2 Prodhimi .......................................................................................................................... 10

3.1.2.1 Ngushtica 2: Nivelet e ulëta të prodhimtarisë ...................................................... 11

3.1.3 Outputet (peleti/briketi) .................................................................................................. 12

3.1.3.1 Ngushtica 3: Peleti i prodhuar brenda vendit nuk i respekton standardet ndërkombëtare të cilësisë ................................................................................................. 13

3.1.4 Distribucioni ..................................................................................................................... 14

3.1.4.1 Ngushtica 4: Sistemet e shpërndarjes dhe kostot e transportit............................ 14

3.1.5 Konsumi ........................................................................................................................... 14

3.1.5.1 Mundësia 1: Kërkesa shpejt në rritje për peletin prej druri .................................. 16

3.2 Zingjiri i vlerës i stufave dhe kaldajave me pelet ..................................................................... 17

3.2.1 Inputet (Furnizimi i materialeve) ..................................................................................... 17

3.2.2 Prodhimi .......................................................................................................................... 17

3.2.2.1 Mundësia 1: Rritja e outputit përmes përmirësimit të prodhimit ........................ 18

3.2.3 Outputet (stufat/kaldajat) ............................................................................................... 19

3.2.3.1 Ngushtica 1: Vetëdijësimi për standardet e kërkuara ndërkombëtare ................. 20

3.2.4 Distribucioni ..................................................................................................................... 20

3.2.5 Konsumi ........................................................................................................................... 21

3.2.5.1 Mundësia 2: Zgjerimi i tregut vendor dhe ndërkombëtar .................................... 21

4. MJEDISI ................................................................................................................. 22

4.1 Mjedisi i politikave, ligjor dhe rregullativ ................................................................................ 22

4.1.1 Lejet për të pastruar pyjet në pronësi shtetërore ............................................................ 22

4.1.2 Kthimi i TVSH-së ............................................................................................................... 23

4.1.3 Bashkëpunimi horizontal në mesin e kompanive ............................................................ 23

4.2 Qasja në financa ...................................................................................................................... 24

5. GJETJET, PENGESAT DHE MUNDËSITË .................................................................... 26

6. PLANI I VEPRIMIT .................................................................................................. 28

5.1 Zingjiri i vlerës së peletit – intervenimet e propozuara ........................................................... 28

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

3

5.1.1 Intervenimi 1 – Trajnimi dhe konsulenca për përmirësimin e prodhimit ......................... 28

5.1.2 Intervenimi 2 – Prezantimi dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare .......................... 29

5.1.3 Intervenimi 3 – Bashkëpunimi horizontal në mesin e kompanive ................................... 33

5.1.3.1 Themelimi i Grupit për Këmbim të Përvojave (GKP) ............................................. 33

5.1.3.2 Veprime tjera kolektive ......................................................................................... 35

5.2 Zingjiri i vlerës i stufave/kaldajave për pelet – intervenimet e propozuara ........................... 35

5.2.1 Intervenimi 1 – Konsulenca dhe trajnimi për optimizimin e prodhimit ........................... 35

5.2.2 Intervenimi 2 – Prezantimi dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare .......................... 36

5.2.3 Intervenimi 3 – Zgjerimi i tregut ndërkombëtar .............................................................. 37

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

4

1. Përmbledhje ekzekutive Ky raport mbulon gjendjen, mundësitë dhe sfidat e zingjirëve të vlerës për peletin prej druri dhe për stufat/kaldajat me pelet. Këta dy zingjirë vlerash janë të ndërlidhur ngushtë, pasi peleti përfaqëson burimin kryesor të energjisë në kaldaja.

Të dy zingjirët e vlerës janë duke gëzuar rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar, duke krijuar mundësi reale biznesi për prodhuesit e peletit dhe prodhuesit e stufave të peletit me bazë në Kosovë. Është vështirë të përcaktohet madhësia e tërësishme e tregut për pelet si rezultat i importeve të padeklaruara dhe prodhimit vendor, por vlerësimi i përafërt i shitjeve totale në tregun e Kosovës u vlerësua të jetë prej 24.000 deri 29.000 tonë me 2014. Udhëheqës i tregut është Gorenje që shet pelet të importuar nga Serbia që është i çertifikuar me standardin ENplus. Deri me tani, asnjë prodhues i peletit në Kosovë nuk është i çertifikuar me standardin ENPlus, gjë që ndikon negativisht në performancën e produktit.

Gjatë rishikimit të karakteristikave dhe performancës së dy zingjirëve të vlerës, duke përfshirë inputet, prodhimin, outputet, shpërndarjen dhe konsumin, përmes intervistave me akterët relevantë, vizitave në njësitë prodhuese në terren dhe hulumtimit në zyrë, u identifikuan një numër mundësish të qarta, e poashtu edhe fytet e ngushta që duhet të tejkalohen në mënyrë që kompanitë e caktuara dhe/ose zingjiri i vlerës ta përmirësojnë performancën. Në mënyrë që të forcohet performanca e kompanisë dhe për të krijuar vlerë më të lartë të produktit për konsumatorët, ekziston nevojë urgjente në mesin e shumicës së prodhuesëve të peletit në Kosovë që të përmirësojnë prodhimtarinë, zbatojnë standardet ndërkombëtare dhe bashkërendojnë logjistikën. Zingjiri i vlerës si tërësi varet shumë tek materialet prej druri nga pyjet vendore, që shpejt po bëhen burim i rrallë për shkak të kërkesës së madhe dhe prerjes ilegale të pyjeve. Në anën e mundësisë, ekziston kërkesë e fuqishme dhe me rritje të shpejtë për pelet, si alternativë me kosto efektive ndaj burimeve tjera të energjisë.

Zingjiri i vlerës i stufave/kaldajave me pelet poashtu është duke pasur kërkesë të lartë dhe në rritje për produktet e tij. Ky zingjir i vlerës përfshin akterë më të paktë e më të mëdhenj. Prodhuesit janë më të pjekur si kompani, më të sofistikuar teknikisht, duke përfshirë zbatimin e standardeve ndërkombëtare, sesa zingjiri i vlerës i peletit dhe kanë një orientim të qartë drejt eksportit. Në zingjirin e vlerës së prodhuesëve të stufave/kaldajave me peletit mundësitë i tejkalojnë fytet e ngushta. Kompanitë kanë gatishmërinë të zgjerojnë prodhimin dhe e shohin eksportin si metodën kryesore për arritjen e këtij qëllimi.

Ky raport paraqet një plan të detajuar veprimi, me gjashtë intervenime të veçanta që synojnë të tejkalojnë ngushticat e identifikuara dhe zënë mundësitë ekzistuese, e si rezultat të rrisin performancën e dy zingjirëve të vlerës. Në zingjirin e vlerës për prodhimin e peletit intervenimet përqendrohen në mënyra konkrete se si të rritet prodhimi, futjen e sistemeve për menaxhimin e cilësisë dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë, e poashtu përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes prodhuesëve të peletit. Për prodhuesit e stufave/kaldajave me pelet, përqendimi kryesor i intervenimeve duhet të jetë në zgjerimin e tregut ndërkombëtar. Për të realizuar pritjen në rritje të eksporteve, intervenimet poashtu do të përfshijnë përmirësimin e vazhdueshëm të prodhimit dhe zbatimin e standardeve të caktuara ndërkombëtare.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

5

Për adresimin e pengesave të caktuara në zingjirët e vlerës dhe për kapjen e mundësive të tregut në mënyrë efektive, të dy zingjirët e vlerës janë të sigurtë se do të përjetojnë rritje të madhe në 5-10 vitet e ardhshme. Si rezultat, ata prodhuesë të Kosovës që iu përmbahen standardeve ndërkombëtare dhe ofrojnë vlerën më të madhe për paranë për konsumatorët do të rriten dramatikisht, duke krijuar një numër të madh të vendeve të reja të punës.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

6

2. Hyrje Prodhimi dhe konsumi i peletit prej biomasës (drurit) është fenomen relativisht i ri në Kosovë. Vetëm pesë vjet më parë, pak njerëz dinin se ç’është peleti, ose siç thotë Fatmir Kadriu, pronari/menaxheri i përgjithshëm i Gorenjes, importuesit më të madh të peletit në Kosovë, “herën e parë që e pashë peletin në panairin e Berlinit, mendova se ishte ushqim për kafshë”. Që atëherë, zingjiri i vlerës së peletit ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme në import, shitje dhe prodhim. Poashtu, zingjiri i vlerës për prodhimin e stufave dhe kaldajave me pelet është zgjeruar jashtëzakonisht në vitet e fundit. Të gjithë treguesit tregojnë për rritje të mëtejmë të shpejtë në të dy zingjirët e vlerës në planin afat-shkurtë dhe afat-mesëm.

Tahir Ahmeti nga Agjencia Pyjore, me 30 vjet përvojë në menaxhimin e pyjeve, vendosi theksin ne çështjen themelore që prek zingjirin e vlerës së peletit që po ndryshon shpejt, duke theksuar se “sfida më e madhe për sektorin është mungesa e njohurive.” Sërish, peleti është produkt relativisht i ri në tregun e Kosovës. Konsumatorët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për përfitimet financiare, mjedisore dhe të efikasitetit të energjisë të djegies së peletit. Prodhuesëve të peletit iu mungojnë njohuritë lidhur me përfitimet nga përmirësimi i prodhimit dhe menaxhimit, e poashtu edhe me zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Për më tepër, arritja e niveleve më të larta të përmirësimit të prodhimit është i nevojshëm për të pasur produkte të cilësisë më të lartë në pajtim me standardet ndërkombëtare, dhe në vëllime më të mëdha të cilat tregu vendor po i kërkon gjithnjë e më shumë.

Në mesin e prodhuesëve të stufave dhe kaldajave me pelet në Kosovë, situata është pak më ndryshe. Në përgjithësi, praktikat e tyre të biznesit janë më të avancuara. Tre prodhuesit më të mëdhenj të kaldajave me pelet, Enrad, Metali dhe Ylliterm, janë duke e zgjeruar prodhimin si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për pelet. Enrad e filloj shitjen e gamës së tij të kaldajave me 2014, një pjesë e të cilëve janë për tregjet për eksport. Me 2015, kompania filloi shitjen e gamës fillestare të stufave për pelet për përdorim shtëpiak, me të cilat synohet kryesisht tregu vendor. Enrad gjithashu pret rritje të vazhdueshme në këtë segment të produkteve. Për me tepër, të tre liderët e zingjirit të vlerës po kërkojnë zgjerim të mëtejmë të tregut jashtë vendit. Me njësi prodhuese të pajisura mirë, me përkushtim në standardet ndërkombëtare dhe me mundësinë për të punuar më shumë se sa vetëm në një ndërrim në ditë, që të tri kompanitë kanë potencial të madh për rritje ndërkombëtare. “Krejt çka na duhet është të kemi rastin të tregojmë se ç’mund të bëjmë”, ishte kërkesa e Kushtrim Hoxhës, pronarit të kompanisë Metali, për blerësit potencialë ndërkombëtarë.

Ky raport është i organizuar si në vijim. Dy kapitujt e parë përshkruajnë në detaje zingjirin e vlerës së peletit dhe zingjirin e vlerës së stufave dhe kaldajave me me pelet përkatësisht, më fokus në inpute, prodhim, outpute, shpërndarje dhe konsum. Identifikohen dhe diskutohen një seri mundësish dhe sfidash që kanë ndikim në zhvillimin dhe rritjen e dy zingjirëve të vlerës. Kapitulli 4 adreson mjedisin e jashtëm që ndikon në zingjirët e vlerës. Kjo përfshin analizën e kornizës së politikave, ligjore dhe rregullative, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në funksionimin e zingjirit të vlerës, siç janë lëshimi i lejeve për pastrimin e pyjeve shtetërore nga Agjencia Pyjore. Ky kapitull poashtu adreson qasjen në çështjen e financave. Gjetjet kryesore të raportit e poashtu edhe pengesat dhe mundësitë kryesore të dy zingjirëve të vlerës janë theksuar në Kapitullin 5.

Kapitulli 6 paraqet një plan të propzuar veprimi, me synim të udhëzimit dhe strukturimit të përkrahjes së ardhshme të projektit EMPOWER për zingjirët e vlerës së peletit dhe stufave/kaldajave me pelet. Në thelb, plani i veprimit paraqet opcionet dhe idetë se si të

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

7

zvogëlohen pengesat e identifikuara në zingjirët e vlerës, dhe se si të shfrytëzohen më së miri mundësitë e identifikuara. Synimi përfundimtar është që të nxiten shitjet dhe prodhimi vendor i peletit dhe stufave/kaldajave me pelet, në mënyrë të qëndrueshme mjedisore, duke shpier në ulje të importit, rritje te eksportit dhe krijimin e vendeve të punës brenda këtyre dy zingjirëve të vlerës.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

8

3. Zingjirët e vlerës

3.1 Zingjiri i vlerës i peletit dhe briketit

Zingjiri i vlerës për peletin/briketin:

1.1 3.1.1 Inputet (furnizimi me lëndë të parë)

Të gjitha materialet e drurit të përdorura në prodhimin e peletit dhe briketit burojnë nga pyjet. Mbetjet e tallashit dhe sharrave, dy prej përbërësve themelorë të peletit, janë produkte sekondare nga industritë e përpunimit të drurit, duke përfshirë prodhuesit. Në Kosovë, disponueshmëria e tallashit vendor është rrjedhimisht e lidhur me kapacitetin prodhues të sektorit vendor të përpunimit të drurit. Derisa më shumë prodhuesë të peletit hyjnë në treg, kërkesa për tallash do të rritet, dhe duke supozuar që prodhimi i industrive të prodhimit të drurit është konstant, çmimi i tallashit do të rritet. Palët e interesit në sektor konfirmuan që çmimi për tallashin e prodhuar në vend është rritur vazhdimisht gjatë vitit 2015. Me rritjen e pritur të shpejt të tregut të peletit në Kosovë, prodhuesit e peletit gjithnjë e më shumë do të kërkojnë për burime alternative

të tallashit, kryesisht në rajon (Bosne, Serbi dhe Mal të Zi).

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

9

Materialet tjera kryesore për prodhimin e peletit dhe briketit janë drunjët e papërshtatshëm për shitje Kjo i referohet materialeve prej druri të mbledhura gjatë rrallimit dhe pastrimit të pyjeve, siç janë drunjët e plotë, degët dhe trungjet. Këto materiale prej druri prehen në copëza druri, të cilat pastaj thahen dhe përzihen me tallash në procesin e prodhimit të peletit (shiko 3.1.2 për prodhimin më poshtë). Sa më e lartë lagështia e drurit të lëndës së parë, aq më shumë energji kërkohet për ta tharë atë. Tharja ndodh ose duke vendosur drurin jashtë (tharja natyrale) dhe/ose si pjesë integrale e procesit të prodhimit të peletit (tharja artificiale përmes furrave). Të dyja metodat e tharjes kanë shpenzime, të cilat duhet të përfshihen në koston e prodhimit dhe llogaritjen e çmimit të produktit përfundimtar.

Një burim i tretë i lëndës së parë për prodhimin e peletit dhe briketit përfshin lisat që rriten shpejt dhe bimët tjera. Ky burim nuk shfrytëzohet ende në Kosovë, por një prodhues i peletit (Thes-ari) konfirmoi se janë në proces të testimit të përdorimit të trungut të bimëve të grurit, lulediellit dhe misrit, bazuar në një teknologji nga Zvicra. Tallashi do të mbetet komponenti kryesor i peletit (përafërsisht 70%), ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të përbëhet nga kashta. Kompania vlerëson se prodhimi nga testimi i parë do të ndodhë në verën e vitit 2015.

Gjendja e pyjeve në Kosovë

Pyjet mbulojnë 44.7% (481.000 ha) të territorit të Kosovës. 295,200 ha janë tokë publike, të cilat menaxhohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Përafërsisht 181,000 ha janë pyje në pronësi private.

MBPZHR vlerëson së vëllimi total i pyjeve të Kosovës është rreth 45 milionë m3. Vëllimi pyjor rritet për rreth 1.5 milionë m3 për vit. Në mënyrë që të jetë ambientalisht i qëndrueshëm, prerja vjetore nuk duhet të tejkalojë 1.3 milionë m3. Nivelet aktuale të prerjeve vlerësohen të jenë mbi 2 milionë m3, përafërsisht 720,000 m3 mbi nivelet e rekomanduara vjetore.

Prerja e tepruar është kryesisht rezultat i prerjeve ilegale dhe të parregullta, të shtyra nga kërkesa e madhe për dru nga ekonomitë familjare. Humbjet ekonomike për ekonominë formale, të shkaktuara nga prerjet ilegale, vlerësohen të jenë €16.7-19.5 milionë në vit.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) mbi Menaxhimin e Pyjeve

ISO është duke zhvilluar një Standard për Menaxhimin e Pyjeve (ISO 19228). Synimi i këtij standardi të ri është që të “balancohet nevoja për gjurmueshmërinë me kërkesën që të gjitha kompanitë … duhet të jenë në gjendje të garantojnë se produktet e drurit nga pyjet të cilat ata i vënë në treg burojnë nga një burim i qëndrueshmërisë.”

Standardi i ri ISO do t’i “mundësojë prodhuesëve të menaxhojnë sistemet e tyre të gjurmueshmërisë në mënyrë efikase dhe transparente dhe do t’iu ofrojë konsumatorëve informata të besueshme për integritetin mjedisor dhe social të produkteve të

ofruara të drurit.”

Draft Ligji për Pyjet, Neni 58, Biomasa pyjore dhe druri për energji 1. Për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, mund të përdoret biomasa pyjore dhe masa drunore në vijim: 1.1 Druri i rrallimit mbi 10 cm për lisat halor dhe mbi 7 cm për lisat gjethëgjera nga rrallimi i pyjeve; 1.2 Druri i cilësisë së ulët ose i dëmtuar nga prerjet sanitare apo restaurese, e poashtu edhe nga konvertimi i pyjeve të degraduara; 1.3 Druri nga kulturat dhe plantacionet pyjore të krijuara për prodhimin e biomasës.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

10

Në mesin e ekonomive familjare në Kosovë të anketuara nga hulumtuesitë e ENRA-s, 88% përdorin drurin për ngrohje. Vetëm 5% të ekonomive familjare përdorën rrymën, ndërsa 7% përdorin qymyrin, naftën apo gazin. Në zonat urbane 78% ende përdorin drurin për ngrohje, ndërsa në zonat rurale ky numër është 95%.

Si rezultat i kërkesës në rritje për energji nga druri, e cila në masë të madhe e tejkalon kërkesën, vlerësohet se pyjet e Kosovës do të zhveshën tërësisht në më pak se 50 vite.1 Për të përmbushur nevojat e saj për energji, Kosova do të bëhet gjithnjë e më shumë importuese e trungjeve, drurit për ngrohje dhe produkteve tjera të trungjeve.

Për të ndrequr këtë gjendje emergjente dhe ambientalisht të paqëndrueshme brenda sektorit të pyjeve në Kosovë, prezantimi i praktikave të mira ndërkombëtare në dokumentimin e gjurmueshmërisë së burimeve të drurit, duke përfshirë futjen e standardeve ndërkombëtare (shiko tekstin në kornizë për ISO 19228 më lartë), paraqesin hapa praktik dhe të realizueshëm në drejtimin e duhur.

3.1.1.1 Ngushtica 1: Mungesa e furnizimit me lëndë të parë në Kosovë

Mbi-prerja e tepruar e burimeve të drurit në Kosovë do t’i detyrojë prodhuesit vendorë të peletit të identifikojnë furnizuesë të rinj të lëndës së parë jashtë vendit, në mënyrë që të sigurohet furnizimi me lëndë të parë në planin afat-mesëm. Importimi i lëndës së parë do të rrisë koston e prodhimit, pasi që kostot më të larta të transportit dhe kostot tjera të ndërlidhura me import duhet të shtohen në kostot aktuale të prodhimit.

Si alternativë, prodhuesit do të stimulohen të angazhohen në zhvillimin e produktit, duke përzier materialet e drurit (tallashin, copëzat e drurit) me kashtën nga prodhimet bujqësore (misri, luledielli, gruri, etj.) duke zvogëluar kërkesën për materiale nga druri.

1.2 3.1.2 Prodhimi

Sipas vlerësimeve të tyre, kapacitetet prodhuese të prodhuesëve të peletit në Kosovë variojnë mes 50 dhe 2.700 tonë në vit (të dhënat nga viti 2014). Në total, vëllimi vjetor i prodhimit vendor vlerësohet të jetë prej 15.000 deri 20.000 tonë. Shumica e prodhuesëve punojnë në vetëm një ndërrim gjatë 3-6 muajve në vit, apo edhe sipas nevojes. Si krahasim, lideri i tregut në rajon,

1 “Kosovo’s Forestry Sector Overview – Prioritizing sustainable development”, Velimir Radicevic, Alicia English, Michael Waschak and Jim Myers, Centre for Energy and Natural Resources, AUK, 2015

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) mbi Menaxhimin e Pyjeve

ISO është duke zhvilluar një Standard për Menaxhimin e Pyjeve (ISO 19228). Synimi i këtij standardi të ri është që të “balancohet nevoja për gjurmueshmërinë me kërkesën që të gjitha kompanitë … duhet të jenë në gjendje të garantojnë se produktet e drurit nga pyjet të cilat ata i vënë në treg burojnë nga një burim i qëndrueshmërisë.”

Standardi i ri ISO do t’i “mundësojë prodhuesëve të menaxhojnë sistemet e tyre të gjurmueshmërisë në mënyrë efikase dhe transparente dhe do t’iu ofrojë konsumatorëve informata të besueshme për integritetin mjedisor dhe social të produkteve të

ofruara të drurit.”

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

11

fabrika Biostar në Serbi, është një investim prej €7 milionë me procese prodhimi që janë tërësisht automatike, që funksionojë 24/7, gjatë tërë vitit.

(Tri njësi të ndryshme të prodhimit të peletit në Kosovë)

Në masë të madhe procesi i prodhimit të peletit është i thjeshtë që përfshin elemente të prerjes fillestare, tharjes, dhe mbushjes së lëndës së drurit, para shtypjes, grirjes dhe paketimit. Njësitë e prodhimit vendor (makineria, paisjet, objektet) dallojnë shumë sa i përket sofistikimit. Pavarësisht prej përmbajtjes organike të lëndës së parë cilësia përfundimtare e peletit varet shumë nga sofistikimi i procesit të prodhimit.

Shumica e prodhuesëve të peletit në Kosovë duken të kenë njohuri, shkathtësi dhe përvojë prodhuese praktike industriale të kufizuara, që reflektohen në mungesën e përgjithshme të optimizimit të prodhimit. Thënë thjeshtë, paisjet nuk duket se prodhojnë outpute optimale, si rezultat i shfrytëzimit joefikas të kohës së fuqisë punëtore, materialeve, teknologjisë, njerëzve, etj.

Për momentin, asnjë prej prodhuesëve të intervistuar të peletit nuk janë duke zbatuar asnjë standard të shkruar për menaxhimin e cilësisë, e lere më standardin ISO 9000, si mënyrë për të strukturuar procesin e prodhimit që shpie në përmirësime në prodhimtari, efektshmëri dhe efikasitet.

3.1.2.1 Ngushtica 2: Nivelet e ulëta të prodhimtarisë

Nivelet e ulëta të prodhimtarisë në mesin e prodhuesëve të peletit nuk janë të lidhura vetëm me kapacitetet teknike të makinerisë. Mungesa e shkathtësive dhe përvojes për menaxhimin e prodhimit është faktor kontribues. Roli kryesor i menaxhmentit të prodhimit është optimizimi i pafund dhe evolutiv i të gjitha burimeve në dispozicion derisa plotësohen aspiratat në rritje të tregut në aspektin e cilësisë, dorëzimit të produktit, shërbimit, dhe kostos. Kompanitë gjithmonë duhet të përmirësohen për të mbijetuar dhe zhvilluar në një treg të hapur dhe konkurrues. Një numër prodhuesish të peletit në Kosovë qartë po përballen me vështirësi aktualisht në shfrytëzimin më të mirë të burimeve të tyre, ndërsa të tjerë do të mund të rrisnin outputet dhe cilësinë e tyre përmes intervenimeve bazike në menaxhimin e projektit.

Pak prej kompanive kanë angazhuar kompani profesionale të inxhinierisë prodhuese apo ekspertëve për t’i këshilluar lidhur me vendosjen optimale të linjave të prodhimit dhe krijimin e sistemit adekuat për menaxhimin e prodhimit. Thes-ari dhe Dragaj Group janë përjashtimet e dukshme.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

12

1.3 3.1.3 Outputet (peleti/briketi)

Në mesin e prodhuesëve të intervistuar të peletit në Kosovë, askush nuk mund të tregojë dëshmi nga një palë e tretë për përmbajtjen dhe cilësinë e peletit. Nuk ka pasur as nuk është duke ndodhur asnjë testim sistematik laboratorik. Cilësia e produktit është çështje subjektive, duke lënë konsumatorin në errësirë.

Si pasojë e mungesës së testimit sistematik të produktit të peletit, asnjë prodhues në Kosovë nuk mund të garantojë se peleti i tyre nuk përmban materiale tjera përveç biomasës së drurit, siç janë rëra (për të shtuar peshën), plastika, a po materiale tjera jo-drunore, të cilat do të zvogëlonin outputin e energjisë së peletit por që është më me rëndësi, rreziku do të ishte drejtpërdrejtë për shfrytëzuesit përfundimtar (konsumatorët) të peletit.

Si përfundim logjik, asnjë prodhues i peletit në Kosovë nuk i’u përmbahet sot apo nuk është duke i zbatuar standardet ndërkombëtare për peletin prej biomasës, standardin ENplus (EN 14961-1 dhe 2).

Duke aplikuar këto standarde, prodhuesi i peletit mund t’i ofrojë konsumatorit një produkt të cilësisë konsistente dhe të parashikueshme, dhe ku burimi i lëndës së parë është i gjurmueshëm. Kjo do të thotë se materiali i caktuar i drurit duhet të deklarohet, dhe se peleti është i lirë prej materialeve të padëshirueshme, siç janë plastika, metali, guri, rëra, etj. Në përgjithësi, standardet ndërkombëtare reflektojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes së konsumatorit.

Fakti që Gorenje është duke shitur peletin e saj me çmim më të lartë se peleti i prodhuar në vend dhe ende mbetet lider i tregut, tregon se konsumatorët në Kosovë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përfitimet e standardeve të cilësisë ndërkombëtare. Konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë çmim ‘më të lartë’ për ton, duke e ditur se marrin ‘më shumë vlerë për paranë’.

Për konsumatorët, standardi ENplus do të thotë cilësi më të lartë të produktit, që si rezultat do të thotë më shumë energji për çdo euro të shpenzuar. Nëse ky nuk do të ishte perceptimi në rritje në mesin e konsumatorëve të Kosovës, është vështirë të shpjegohet pozicionimi i fuqishëm i Gorenjes në treg, dhe pritja e saj se tregu i peletit në Kosovë do të rritet shumë në të ardhmen e afërt.

Standardi ENplus

Sistemi i çertifikimit ENplus ka qenë në fuqi që nga viti 2010 dhe ai synon të sigurojë furnizimin e peletit cilësor prej druri për ngrohje dhe për Energji dhe Ngrohje të Kombinuar (CHP) deri në 1 MW të energjisë në ndërtesat banesore dhe komerciale/pubike. Sistemi i çertifikimit ENplus siguron që cilësia e peletit të drurit është e mirë-dokumentuar dhe konsistente. (www.enplus-pellets.eu)

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

13

Për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm të peletit prej druri të cilësisë së lartë nga prodhuesit e peletit të drurit, i tërë procesi i prodhimit, logjistikës, dhe shpërndarjes duhet të monitorohet dhe kontrollohet. Bazuar në specifikacionet e standardit europian EN 14961 (shiko kutinë me tekst për detaje të mëtejme) janë përcaktuar tri cilësi të peletit prej druri - ENplus-A1 dhe ENplus-A2, e poashtu edhe klasa EN-B.

Standardi vendos kërkesat për paisjet teknike, procedurat operacionale, dhe dokumentacion. Kjo i bën proceset operative transparente, dhe lehtëson gjetjen e shpejtë dhe zgjidhjen e problemeve. Specifikacionet e ENplus bazohen në ISO 9001 dhe EN 15234-2 (Biokarburantet solide, Sigurimi i cilësisë së karburantit, Peleti prej druri për përdorim jo-industrial).

Elementet kryesore të procesit të çertifikimit ENplus përfshijnë përcaktimin e klasave të cilësisë dhe specifikimin e karakteristikave të peletit, kriteret për prodhimin e peletit prej druri dhe sigurimi i cilësisë, specifikacionet për menaxhimin e cilësisë brenda kompanisë (paisjet dhe proceset, kualifikimet e punëtorëve, detyrat e dokumentimit, kontrolli i brendshëm i cilësisë, etj.), inspektimi dhe konfirmimi i konformitetit të peletit prej druri, prodhimi i peletit, dhe sistemi i logjistikës, dhe ekzekutimi i çertifikimit dhe kontrollit të jashtëm, liçencimit dhe marrjes së liçencës, adresimi i ankesave.

Për konsumatorin e fundit, standardi ENplus ofron garanci të cilësisë së produktit dhe konsistencë në performancë.

3.1.3.1 Ngushtica 3: Peleti i prodhuar brenda vendit nuk i respekton standardet ndërkombëtare të cilësisë

Përmbajtja dhe cilësia e peletit të prodhuar brenda vendit nuk mund të konfirmohet kundrejt standardeve të pranuara ndërkombëtare. Deri me tani vetëm Thes-ari deklaroi se janë duke punuar që të prezanojnë dhe zbatojnë të dy standardet ISO, si garancion i vendosjes së sistemit të përshtatshëm për menaxhimin e cilësisë, dhe standardit ENplus për peletin që do të prodhohet në linjat e reja të prodhimit.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

14

Është e nevojshme të bëhet testimi fillestar i peletit në pajtim me karakteristikat e standardit EN 14961. Bazuar në rezultatet e testit, duhet të realizohet analiza e boshllëkut (GAP analiza), duke identifikuar fushat brenda procesit të prodhimit ku intervenimet praktike janë të nevojshme në mënyrë që të arrihen përmirësime reale në cilësinë dhe konsistencën e peletit.

Megjithatë, standardet ENplus do të vënë kritere të rëndësishme mbi menaxhmentin e kompanive dhe njësitë prodhuese të peletit (makineritë, teknologjitë) në Kosovë. Ekziston rrezik i madh që disa prodhuesë vendorë nuk do të jenë të aftë t’i arrijnë standardet ndërkombëtare.

1.4 3.1.4 Shpërndarja

Më së shpeshti, prodhuesit vendorë të peletit e shesin prodhimin e tyre drejtpërdrejtë tek konsumatorët e fundit (banesat private dhe institucionet publike). Porositë bëhen ad hoc dhe përmes telefonit drejtpërdrejtë tek pronari i prodhimit të peletit. Pak konsumatorë i bëjnë porositë paraprakisht, e madje edhe më pak konsumatorë paguajnë dhe e marrin peletin heret, për të shfrytëzuar çmimin shumë më të ulët të jashtë sezonës, dhe për t’u furnizuar me sasi më të mëdha të peletit në shtëpi.

Prodhuesit e peletit e kanë shërbimin e tyre të shpërndarjes ku shpërndajnë peletin me kamion drejpërdrejtë tek konsumatorët e fundit nëpër tërë Kosovën. Është e paqartë se deri në ç’masë kamionët janë gjithmonë tërësisht të mbushur në momentet e shpërndarjes, duke lënë kështu hapësirë për diskutim në mesin e prodhuesve aktiv të peletit në rajonet e njëjta gjeografike për të kombinuar shërbimin e shpërndarjes, si mënyrë e kursimit të burimeve financiare.

Një mënyrë tjetër për të zvogëluar kostot e transportit do të ishte që prodhuesit e peletit të menaxhojnë një Objekt për Deponim të Përbashkët në Prishtinë, që do të përfaqësonte tregun kryesor për pelet në Kosovë duke shfrytëzuar kështu lidhjet e mira rrugore me qytetet e tjera kryesore në vend. Nga depoja qendrore, shpërndarjet individuale tek konsumatorët e fundit do të ishin me kosto më efektive.

3.1.4.1 Ngushtica 4: Sistemet e shpërndarjes dhe kostot e transportit

Fakti që të gjithë prodhuesit vendorë merren vetë me transportin e tyre, pavarësisht prej vëllimit të peletit, nuk duket shumë efikas dhe me kosto efektive. Shuma e saktë e parave që do të mund të kursehej përmes qasjes kolektive të shpërndarjes dhe deponimit të peletit në mënyrë të centralizuar do të kërkonte hulumtim të mëtejmë, dhe do të kërkonte bashkëpunim pro-aktiv në mesin e vetë prodhuesëve të peletit.

1.5 3.1.5 Konsumi

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

15

Kërkesa për pelet në tregun e Kosovës është e fuqishme dhe duke u rritur shpejtë. Të gjithë akterët e intervistuar në zingjirin e vlerës së peletit konfirmuan se edhe sektori publik (shkollat dhe ndërtesat tjera publike) dhe konsumatorët privat janë duke u kthyer gjithnjë e më shumë kah peleti si burim altenativ i energjisë.

Poashtu pritet që kërkesa për pelet do të vazhdojë të rritet shumë shpejtë, e shtyrë nga një numër faktorësh socio-ekonomik, siç janë përmirësimet në standardet e jetës dhe rritja e kostos së rrymës elektrike.

Shumica dërmuese e popullësisë në Kosovë ende e përdor drurin si burim primar të energjisë për ngrohje, gatim e madje edhe për ujë të ngrohtë. Megjithatë, djegia e drurit është aktivitet që merr kohë, që kërkon prerje, tharje, deponim dhe djegie të vazhdueshme dhe që kërkon shumë fuqi punëtore. Derisa rriten të ardhurat e familjes dhe standardet e jetesës, peleti, si burim më i pastër dhe më efikas i energjisë sesa druri, bëhet alternativë e realizueshme. Për më tepër, peleti është më i lirë se nafta2, gazi dhe rryma elektrike.

Me 2014, importi zyrtar i peletit ishte 6.500 tonë, sipas Doganave të Kosovës. Prej këtyre 6.500 tonëve, vetëm Gorenje importoi 5.500 tonë. Megjithatë, akterët në zingjirin e vlerës së peletit vlerësojnë se importet jozyrtare të peletit regjistrojnë të paktën 3.500 tonë. Importet jozyrtare iu referohen peletit të importuar në Kosovë më së shpeshti nën deklarimin e rremë.

Vlerësimi i shitjeve totale të peletit në tregun e Kosovës është njëjtë problematik. Vlerësohet, përseri nga akterët e tregut, se shitjet totale të peletit me 2014 ishin prej 24.000 deri 29.000 tonë. Këtu përfshihet importi i dokumentuar i Gorenjes prej 5.500 tonë, importet jozyrtare prej 3.500 tonë, prodhimin e deklaruar vendor prej përafërsisht 10.000 tonë dhe prodhimin e padeklaruar vendor, i vlerësuar mes 5.000 dhe 10.000 tonë.

Përseri, vëllimi i saktë i peletit të shitur në tregun e Kosovës nuk mund të konfirmohet nga shënimet e shitjeve zyrtare apo dokumentacioni tjetër publik.

2 Llogaritja e kostos në kutinë me tekst, krahasimi mes peletit dhe naftës i referohet çmimit të shitjes së Gorenjes jashtë sezonës (Prill) prej €170 për ton. Gjatë sezonës së lartë (Tetor/Nëntor) çmimi i shitjes është €230, që do të jepte një kosto përfundimtare prej €0.46, që është prapëseprapë shumë më i ulët se nafta.

Treguesi i rritjes së tregut të Gorenjes

Me 2014, Gorenje shiti përafërsisht 5.500 tonë të peletit në Kosovë. Me 2015, Gorenje veç ka blerë 13.875 tonë.

Gorenje, si lider në treg, pret të shes mbi 100% herë më shumë pelet me 2015!

1 kilogram i peletit = 5 - 5.5 kW, 2 kg pelet = € 0.35

1 litër naftë = 9-10 kË, 1 litër naftë = € 1.10

Krahasimi i drurit me rrymë

1.08 m3 dru është përafërsisht i barabartë me 0.0014 kWh në muaj të rrymës elektrike. Çmimi i tregut i drurit është mes €30 dhe €46 për m3.

Çmimi i tregut për drurin i shumëzuar me normën e konvertimit është baras me çmimin ekuivalent të drurit prej €0.041 në €0.068 për kWh. Kur krahasohet me tarifat e rrymës elektrike për muajt e dimrit në tarifat e bllokut të ulët, konsumi i drurit është më i shtrenjtë se rryma sipas çmimit të tregut prej €39.5 për m3. (Hulumtim i AUK-ut, 2015)

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

16

Shënimet për shitjet dhe projektimet për prodhimin në të ardhmen të kompanisë Thes-ari gjithashtu tregojnë për rritjen e shpejtë në tregun e peletit në Kosovë (në tonë)3:

Peleti Briketi

2014 3,200 700

2015 5,000 1,000

2016 7,000 1,000

Këto shifra janë llogaritur në bazë të procesit prodhues ku puna realizohet në vetëm një ndërrim. Nëse punohet në tri ndërrime vëllimi i vlerësuar i prodhimit vetëm tek kompania Thes-ari do të jetë mbi 20 tonë!

3.1.5.1 Mundësia 1: Kërkesa shpejt në rritje për peletin prej druri

Për ato kompani që mund të prodhojnë peletin në pajtim me standardet ndërkombëtare e ardhmja duket shumë e ndritshme. Kërkesa për pelet është duke u rritur shpejt në Kosovë dhe të gjithë treguesit tregojnë storien e rritjes së vazhdueshme të kërkesës edhe nga klientet e ekonomive familjare edhe nga institucionet publike.

Megjithatë, derisa konsumatorët të vetëdijësohen më shumë për rëndësinë e cilësisë dhe konsistencës së peletit, për gjenerimin e nxehtësisë më të shumtë për paratë që paguajnë, shitjet dhe rritja e kompanive individuale do të lidhen me përmirësimet në cilësi dhe kapacitetet prodhuese.

3 Derisa prodhimi mund të zgjerohet prej 1 deri në 3 ndërrime, pronari i kompanisë Thes-ari vuri në dyshim disponueshmërinë e tallashit në Kosovë për të siguruar rritje në prodhim. Kompania tani është duke investuar në kulla silosi, filterë dhe ndarës në mesin e kompanive afat-gjatë për përpunimin e drurit, furnizuesitë e tallashit, në Kosovë dhe së shpejti në Mal të Zi.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

17

3.2 Zingjiri i vlerës i stufave dhe kaldajave me pelet

1.6 3.2.1 Inputet (Furnizimi i materialeve)

Tri inputet kryesore për prodhimin e stufave dhe kaldajave me pelet janë çeliku, elektronika (përfshirë ndezësit elektronik) dhe fuqia punëtore. Materialet e çelikut kryesisht importohen nga mullinjët e çelikut në rajon, më saktësisht nga Maqedonia, Serbia, Hungaria, Bullgaria dhe Sllovenia. Elektronika pothuajse tërësisht importohet nga furnizuesit në Itali.

Prodhimi i stufave dhe kaldajave me pelet është zakonisht punë që kërkon shumë fuqi punëtore, ku saldimi bëhet edhe në mënyrë automatike edhe me dorë.

1.7 3.2.2 Prodhimi

Shtatë prodhuesit e identifikuar të stufave dhe kaldajave me pelet në Kosovë deklaruan një vëllim total të prodhimit prej 2.000 stufave dhe kaldajave me 2014. Në mesin e shtatë prodhuesëve, tre prej tyre (Enrad, Metali dhe Ylliterm) prodhuan 1.800 stufa dhe kaldaja. U realizuan vizita në fabrikat e këtyre liderëve të tregut.

Të tri kompanitë menaxhohen nga individë që me pasion janë të përkushtuar në biznesin e tyre për përpunimin e metalit, që qartë reflektohet në shtytjen për kënaqësinë e konsumatorëve dhe rritjen, duke shfrytëzuar plotësisht burimet në dispozicion, përfshirë fuqinë e mirë-trajnuar punëtore dhe parkun e mirëmbajtur industrial.

Edhepse shkathtësitë industriale dhe përvoja mund të ndryshojnë në mesin e tre prodhuesëve të stufave/kaldajave me pelet, linjat e tyre të prodhimit (paisjet, makineria, organizimi) janë të gjera dhe përgjithësisht të pajisura mirë, duke krijuar shumë hapësirë për rritjen e outputit të prodhimit.

Aktualisht, Enrad punëson 160 punëtorë, ndërsa stafi i kompanive Metali dhe Ylliterm është prej 50 punëtorëve përkatësisht. Kryesisht si rezultat i rritjes së tregut të stufave me pelet në Kosovë dhe mundësive për eksport, të tri kompanitë presin që fuqia e tyre punëtore të rritet gjatë viteve

Prodhimi i kaldajave industriale nga Ylliterm

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

18

në vijim, me krijimin e përafërisht 50 vendeve të reja të punës. Enrad tashmë është duke bashkëpunuar me projektin (EMPOWER) për një skemë të punës praktike, ku do të zhvillohen shkathtësitë e prodhimit të 10-15 studentëvë për çdo vit. Enrad vlerëson se do të punësojë përafërsisht 12 punëtorë të rinj gjatë 3 viteve në vijim.

Megjithatë, prodhimi është biznes rreptësisht konkurrues, me margjina të vogla të fitimit dhe me rreziqe të mëdha. Për të mbetur konkurrues në tregun vendor, dhe më me rëndësi në tregun më të madh rajonal dhe të BE-së, prodhuesit e stufave/kaldajave me pelet duhet vazhdimisht të përpiqen të përmirësojnë përparësitë e tyre konkurruese, zvogëlojnë kostot, përmirësojnë dizajnin e produktit dhe cilësinë, etj. Ashtu si me prodhuesit e peletit, edhepse në masë më të vogël na bazë të kualifikimeve të tyre industriale, prodhuesit e stufave/kaldajave me pelet dhe ekipet e tyre për menaxhimin e prodhimit në veçanti do të përfitonin nga procesi i ndërtimit të kapaciteteve me përqëndrim në optimizimin e prodhimit në përpunimin e metalit.

Në mënyrë që vazhdimisht të rritet produktiviteti i njësive individuale prodhuese, përdorimi i makinerisë dhe paisjeve duhet të jetë optimal, i udhëhequr nga një sistem i mirë-organizuar i menaxhimit të prodhimit, i cili më pas integrohet në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore. Rëndësia e llogaritjes profesionale të kostos nuk mund të mbivlerësohet, sidomos për industritë prodhuese.

Njësia salduese, ENRAD

3.2.2.1 Mundësia 1: Rritja e outputit përmes përmirësimit të prodhimit

Prodhimi kërkon përmirësime të vazhdueshmë të praktikave. Menaxherët e prodhimit duhet të jenë të hapur për ndryshime që të lejojnë inovacionin të ndodhë. Nga perspektiva e biznesit, ekziston nevoja që pronarët e prodhuesëve të stufave/kaldajave me pelet vazhdimisht të forcojnë kapacitetet teknike dhe menaxheriale të menaxherëve përkatës të prodhimit dhe të stafit kryesor të prodhimit. Kjo është veçanërisht relevante pasi kompanitë të kenë rritje dhe nevojë të punësojnë dhe trajnojnë më shumë staf.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

19

Të tri kompanitë e intervistuara kanë kapacitete teknike ta zgjerojnë prodhimin, për shembull, duke shfrytëzuar më mirë burimet në dispozicion (fuqia punëtore, koha, materialet, etj.) dhe duke kaluar prej një në dy ndërrime. Megjithatë, rritja në outpute dhe fuqi punëtore do të kërkojë më shumë shkathtësi me menaxhim efektiv dhe organizim të prodhimit.

1.8 3.2.3 Outputet (stufat/kaldajat)

Stufat dhe kaldajat me pelet prodhohen në Kosovë në një larmi madhësish dhe kapacitetesh të outputit (20 deri 1000 kW).

Stufat më të vogla me output prej 20-110 kW përdoren për ngrohje të hapësirave familjare të banimit, siç është dhoma e ndejës. Enrad është i vetmi prodhues i stufave me pelet në Kosovë. Në fakt, kjo linjë e re e stufave u zhvillua së voni, dhe u prezantua në tregun e Kosovës me 2015. Enrad pret të shes përafërsisht 500 prej këtyre stufave të brendshme vetëm në vitin e parë, derisa kapaciteti vjetor tani është vendosur të jetë 2000.

Të tre udhëheqësit e tregut (Enrad, Metali dhe Ylliterm) prodhojnë dhe shesin kaldaja për ngrohje qendrore. Këto kaldaja zakonisht vendosen në podrume ose garazha të objekteve të banimit ose të ndërtesave publike. Outputi i energjisë i kaldajave për ngrohje qendrore është mes 20 dhe 500 kW.

Metali dhe Ylliterm poashtu prodhojnë kaldaja të mëdha industriale për përdorim në objekte të mëdha siç janë shkollat, fabrikat, etj. Outputi i energjisë së kaldajave industriale mund të arrijë deri në 1000 kW. Një numër i madh i këtyre kaldajave eksportohen, kryesisht në tregun e BE-së ku Gjermania është tregu më i madh ndërkombëtar.

Standardet ndërkombëtare

Në mënyrë që të shiten dhe përdoren në tregun e BE-së, një stufë dhe kaldajë me pelet duhet t’iu përmbahet standardeve ndërkombëtare të cilësisë, siç janë EN 13229 dhe EN 13240.

Kaldaja e Ylliterm Kaldajat e Enrad

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

20

Standardi Përshkrimi

EN 13229 Ky standard iu referohet paisjeve me karburante solide të cilat mbushen me dorë (kaldajave), siç janë peleti dhe briketi. Standardi “saktëson kriteret që ndërlidhen me dizajnin, prodhimin, ndërtimin, sigurinë dhe performancën (efikasiteti dhe emetimi) i paisjeve të vendosura duke përfshirë zjarrin e hapur të ndezura nga karburante solide duke ofruar udhëzime për to.”

EN 13240 Ky standard iu referohet ngrohësve të vendosur në dhomë që qëndrojnë vet të ndezur me karburante solide (stufa), siç janë peleti dhe briketi. Stufat lëshojnë nxëhtësi në hapësirën ku janë të instaluara. Standardi “saktëson kriteret që ndërlidhen me dizajnin, prodhimin, ndërtimin, sigurinë dhe performancën (efikasiteti dhe emetimi) i paisjeve të instaluara duke përfshirë zjarrin e hapur të ndezur me karburante solide dhe ofron udhëzime për to.”

EN 303 është standard i harmonizuar europian që iu referohet kaldajave me djegie të peletit prej druri. Performanca e linjës së plotë të kaldajave të Enradit (20-110 kW) testohet sipas standardeve EN 303-5:2012 në një laborator në rajon. Pas kompletimit të linjës së re të stufave në korrik, e tërë mostra e stufave dhe kaldajave me pelet do të testohet në një laborator të akredituar me bazë në BE.

Të tre liderët e tregut në Kosovë punojnë me organizata gjermane dhe austriake të TÜV, një ofrues shërbimi i sigurisë së integruar, cilësisë, dhe menaxhimit të burimeve teknike, për të siguruar që produktet e tyre janë në pajtim me standardet e sigurisë ndërkombëtare dhe standardet tjera.

Një numër salduesish nga Ylliterm janë çertifikuar që të saldojnë edhe cisterna të gazit dhe naftës, që është parakusht për eksportimin e këtyre llojeve të cisternave në BE.

3.2.3.1 Ngushtica 1: Vetëdijësimi për standardet e kërkuara ndërkombëtare

Kjo ngushticë është e lidhur me mundësitë për zgjerimin e tregut të identifikuara nën 2.1.4.1 më poshtë. Para lansimit të intervenimeve që synojnë hapjen e mundësive të reja tregtare jashtë vendit, duhet të ndodhë një hulumtim i detajuar për të identifikuar të gjitha standardet ndërkombëtare që aplikohen në atë treg specifik ndërkombëtar. Zbatimi i standardeve të identifikuara dhe marrja e çertifikimit përkatës për këto standarde është parakusht para se të fillojnë çfarëdo aktivitetesh për marketing ndërkombëtar.

1.9 3.2.4 Shpërndarja

Enrad do të shes linjën e re të stufave me pelet drejtpërdrejtë tek konsumatorët përmes pikave të saj të shitjes në tregun vendor, të cilat tashmë janë të përfshira në promovim, shitje dhe shërbime të kaldajave më të mëdha të kompanisë.

Metali dhe Ylliterm janë duke shitur kaldaja më të vogla dhe kaldaja industriale drejtpërdrejtë tek konsumatorët final në sektorin privat në Kosovë. Ylliterm poashtu i furnizon institucionet publike në Kosovë.

Edhe Ylliterm edhe Metali kanë përvojë me eksport dhe dëshirë të fuqishme për të zgjeruar bizneset e tyre ndërkombëtarisht. Megjithatë, të dyja janë duke eksportuar në tregje si Gjermania, Austria, dhe Italia përmes tregtarëve (ndërmjetësve) në Greqi dhe Gjermani në

Testimi i kaldajave të Enradit tregon se kaldaja me pelet është 10% më efikase se kaldaja me dru.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

21

vend që të shesin drejtpërdrejtë tek klienti final. Shpesh ndërmjetësuesit kërkojnë përqidnje shumë të lartë, që e bën çmimin përfundimtar të produktit jokonkurrues.

Gorenje, si importues i madh i stufave dhe kaldajave me pelet, shet drejtpërdrejtë tek klientët përfundimtar përmes pikes shitëse në Prishtinë dhe pikave tjera të shitjes në vend.

1.10 3.2.5 Konsumi

Të tre prodhuesit e stufave dhe kaldajave të intervistuar që udhëheqin tregun besojnë në rritje të shpejtë dhe të vazhdueshme në tregun e peletit në Kosovë, si rezultat i asaj që gjithnjë e më shumë njerëz dhe institucione publike janë duke u kthyer kah peleti si burim i shëndetshëm dhe me kosto-efektive i energjisë.

Siç mund të shihet nga tabela më poshtë, Enrad është duke pritur rritje të shitjeve në tregjet e stufave dhe kaldajave. Në fakt, kompania është duke lansuar një linjë të stufave me pelet që synon tregun banesor në Kosovë në rend të parë.

Edhe Metali edhe Ylliterm ishin më hezitues për projektimin e rritjes së shitjeve të tyre duke përdorur objektiva të caktura në krahasim me Enradi-n. Megjithatë, të dyja kompanitë theksuan, në aspektin e përgjithshëm, potencialin e madh për rritje të shitjeve jashtë Kosovës për prodhimin e tyre të kaldajave industriale.

Kompania Viti Stufat (njësi) Kaldaja (njësi) Kaldaja industriale (njësi)

ENRAD 2014 - 1.000 -

2015 500 1.500 -

METALI 2014 - 300 40

2015 - - 50

Ylliterm 2014 - 400 50

2015 - - -

Importimi i stufave të peletit ka qenë relativisht stagnues gjatë tri viteve të fundit në përafërsisht € 3.3 milionë në vit në tërësi (Agjencia e Doganave të Kosovës, 2015). Kjo mund të jetë reflektim i aftësisë së prodhuesëve vendor të stufave dhe kaldajave për të garuar me importet.

Gjithashtu, asnjë akterë i zingjirit të vlerës nuk e sfidoi saktësinë e të dhënave të importit të siguruara nga Agjencia e Doganave. Kjo është në kundërshtim me të dhënat për importin e peletit, të cilat shumica e akterëve besuan se janë të pasakta dhe shumë më të ulëta sesa realiteti në terren.

3.2.5.1 Mundësia 2: Zgjerimi i tregut vendor dhe ndërkombëtar

Përseri, fakti që tregu i peletit është duke u rritur dhe pritet të rritet edhe më shpejtë në të ardhmen e afërt, sipas akterëve kryesor në zingjirët e vlerës së peletit dhe stufave të peletit, qartazi krijon situatë të favorshme me kërkesën në rritje për produktet e tyre në mesin e prodhuesëve vendorë të stufave dhe kaldajave.

Përpjekjet për të rritur mëtutje vetëdijen në mesin e konsumatorëve final (atyre banesor dhe institucioneve publike) lidhur me përfitimet e djegies së peletit si burim alternativ i energjisë,

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

22

jodrejtpërdrejtë do të krijojë kërkesë në rritje për stufa dhe kaldaja të peletit në tregun e Kosovës.

Në tregjet ndërkombëtare, intervenimet që synojnë forcimin e kapaciteteve menaxheriale të kompanive për përpunimin e metalit për të operuar ndërkombëtarisht, dhe për të larguar nevojen për ndërmjetës në biznesin ndërkombëtar, kanë potencial për nxitjen e rritjes së porosive, prodhimin dhe krijimin e vendeve të punës.

Pronarët dhe menaxherët e të tri kompanive për përpunimin e metalit besojnë në aftësitë teknike të proceseve të tyre të prodhimit, duke përfshirë outputet operacionale dhe cilësinë e burimeve njerëzore, në masën që ata besojnë se cilësia e produkteve të tyre finale mund të përmbushë kriterët e kompanive në BE. Ose siç tha një pronar i kompanisë “krejt çka na duhet është mundësia për të dëshmuar se çfarë mund të bëjmë!”

Fatkeqësisht, si rezultat i shkathtësive dhe përvojes së kufizuar për tregti ndërkombëtare, kompanitë shpesh varen nga ndërmjetësit, shumica prej të cilëve nuk janë vetë nga sektori i përpunimit të metalit dhe si pasojë nuk janë të aftë t’i përfaqësojnë siç duhet kompanitë e Kosovës, e lere më shitjen e produkteve të tyre dhe kapacitetet prodhuese.

Anashkalimi i ndërmjetësve dhe identifikimi i klientëve të rinj potencial në tregje të caktuara gjeografike (Europën gjerman-folëse), dhe qasja ndaj këtyre mundësive të reja të shitjeve në mënyrë profesionale potencialisht do të krijonte mundësi për dërgim të mostrave promovuese/testuese dhe rritje të porosive të mallit në të ardhmen.

4. Mjedisi 4.1 Mjedisi i politikave, ligjor dhe rregullativ

Brenda mjedisit të politikave, ligjor dhe rregullativ, kompanitë private (prodhuesit e peletit dhe stufave për pelet) theksuan një numër çështjesh që ndikojnë negativisht dhe pengojnë performancën dhe konkurrueshmërinë e kompanive individuale, dhe rritjen e përgjithshme të zingjirëve të vlerës.

1.11 4.1.1 Lejet për të pastruar pyjet në pronësi shtetërore

Siç u përmend më herët në këtë raport, rritja e shpejtë e zingjirit të vlerës së peletit do të kërkojë furnizim të qëndrueshëm të materialeve të drurit. Një numër i madh i prodhuesëve të peletit janë duke u mbëshetetur në lëndën e parë drunore nga pastrimi i pyjeve, si burim kryesor i tyre i lëndës së parë. Legjislacioni aktual e kufizon numrin e viteve që mund të lëshohet një leje për pastrimin e pyjeve shtetërore. Kompania që ka qasje të kufizuar në pyll do të jetë e prirë të mendojë në planin afat-shkurtë dhe do të përpiqet të rrisë outputin, shpesh duke shpier në prerjen e pakontrolluar dhe të tepruar të lisave me ndikimin e dukshëm negativ mbi pyjet dhe mjedisin. Një numër i madh i prodhuesëve të peletit shprehen mendimin se një mënyrë për t’u marrë me pasojat negative të ‘tej-pastrimit’ do të ishte zgjatja e periudhës së lejes në pajtim me praktikat e mira nga shtetet tjera. Kjo do t’i stimulonte kompanitë të mendojnë në planin afat-gjatë për shfrytëzimin e burimeve pyjore dhe për të bërë investimet e nevojshme për të menaxhuar pyjet në mënyrë profesionale.

Zt. Ahmeti nga Agjencia Pyjore shpjegoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural aktualisht është në proces të hartimit të Ligjit të ri për pyjet. Në Nenin 12 të draft ligjit, “Lizingu i tokës pyjore,” periudha e lejes, duke përfshirë lejet për pastrim, kërkohet zgjatja e periudhës së

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

23

lejes nga një deri në 10 vite. Ligji i ri është në fazën përfundimtare të hartimit dhe do të dorëzohet në parlament në korrik. Pritet që ligji do të diskutohet dhe miratohet në shtator 2015.

Sipas një marrëveshje për leje 10-vjeçare, kompania koncesionuese dhe Agjencia Pyjore do të vendosin dhe pajtohen për vëllimin e saktë të drurit (m3) që mund të pastrohet gjatë tërë periudhës dhjetë vjeçare. Vëllimi përfundimtar do të varet në specifikat e pyllit, llojet e lisave, etj.

1.12 4.1.2 Kthimi i TVSH-së

Një numër i kompanive të intervistuara përmenden problemin me kthimin e TVSH-së mbi artikujt e importuar dhe komponentët e përfshirë në produktin final që shpesh eksportohet. Ligji Nr. 03/L- 146 mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar (TVSH), në nenin 40, thekson se kërkesat për rikthimin e TVSH-së për eksporte janë valide, ‘me kusht që kushtet në vijim plotësohen’ nga kompania:

Transaksionet e eksportit përfaqësojnë të paktën 25% të transaksioneve totale me të drejtë në zbritjen e TVSH-së dhe shuma TVSH-së tejkalon pesë mijë (5000) € në fund të periudhës tatimore;

Personi i tatueshëm i respekton të gjitha tarifat doganore të aplikueshme dhe provisonet e TVSH-së, dhe

Janë dorëzuar të gjitha kthimet e TVSH-së dhe kthimet tjera tatimore për të gjitha periudhat e kaluara.

Megjithatë, derisa ligji është i qartë dhe i jep kompanisë të drejtë për të kërkuar rikthimin e TVSH-së pas eksportit, zbatimi i legjislacionit, sipas disa kompanive të intervistuara, është më pak i qartë. Në vend të kësaj, proceset praktike të kërkimit të rikthimit të TVSH-së është aq i komplikueshëm dhe merr shumë kohë sa që kompanitë shpesh zgjedhin të mos aplikojnë fare për rikthimin e TVSH-së. Kjo “kosto ekstra e të bërit biznes” pastaj shtohet në llogaritjen e kostos së kompanisë, dhe sipas të gjitha gjasave rezulton me çmim më të lartë të shitjes për produktet përfundimtare.

1.13 4.1.3 Bashkëpunimi horizontal në mesin e kompanive

Pak prej kompanive të intervistuara janë anëtarë të ndonjëres organizatë për mbështetje të bizneseve, siç janë Odat Ekonomike dhe Asociacionet e Biznesit. Një numër i pronarëve të kompanive deklaruan se nuk shihnin asnjë përfitim nga anëtarësimi. Bashkëpunimi horizontal në mesin e kompanive në dy zingjirët e vlerës është i rrallë. Në fakt, kompanitë duket se dijnë shumë pak ose asgjë për njëra tjetrën. Dialogu në mesin e kompanive është shumë i kufizuar. Kompanitë tjera në zingjirin e vlerës perceptohen më së shumti si konkurrentë, dhe qëndrimi i përgjithshëm drejtë akterëve tjerë në zingjirin e vlerës është ai i mungesës së besimit dhe respektit.

Në të njëjtën kohë, është relativisht lehtë të identifikohen çështjet e zhvillimit të biznesit, të cilat do të duhej të ishin të interesit të përbashkët për kompanitë në të dy zingjirët e vlerës, megjithatë aty veprimet individuale janë më pak adekuate dhe ku veprimi kolektiv është rruga më e fuqishme përpara. Për shembull, ekziston një nevojë e përgjithshme për të përmirësuar prodhimin e peletit, si mënyrë për të rritur outputet dhe për të përmirësuar cilësinë e produktit. Ofrimi i përkrahjes përmes konsulencës për një kompani individuale nuk është metodë me kosto efektive. Në vend të kësaj, një kombinim i trajnimit në grup në përmirësimin e prodhimit pasuar me projekte specifike të konsulencës brenda kompanisë do të ofronte një alternativë me kosto më efektive.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

24

Identifikimi i mundësive dhe sfidave kryesore në dy zingjirët e vlerës, dhe ndërmarrja e veprimeve për të forcuar performancën e përgjithshme të zingjirëve të vlerës, janë në fund të fundit përgjegjësi e vetë kompanive. Në mënyrë që të arrihet në fazën ku kompanitë fillojnë t’i referohen njëri tjetrit si partnerë potencialë për bashkëpunim e jo si konkurrentë, pronarët dhe menaxherët e kompanive duhet që pikësëpari ta njohin njëri tjetrin pak më mirë. Që kjo të ndodhë, hapësira dhe koha duhet të krijohet për to që të takohen më shpesh. Kjo nuk do të thotë se duhet të themelohet një asociacion i veçantë për sektorin, si mjet për të bashkuar akterët e zingjirëve të vlerës në rrugë formale. Në vend të kësaj, hapat fillestarë të dialogut dhe rrjetëzimit të biznesit me biznes do të duhej të ishin të një natyre më joformale.

4.2 Qasja në financa

“Kostot mesatare të stufave me pelet për konsumatorin mund të sillen prej 58.33 deri 115 Euro për kWh (varësisht nga madhësia dhe origjina) që mund të jetë pengesë për ndryshim për ekonomitë familjare më të ardhura të ulëta.” (AUK:2015) Derisa është e vërtetë se stufa mesatare me pelet është më e shtrenjtë se stufa tradicionale me dru, ishtë mendim i Zt. Taulant Rexhepi nga Enrad se çmimi është faktorë përcaktues në vetëm 20-30% të rasteve. Arsyeja kryesore pse njerëzit që kryesisht banojnë në fshatra nuk i marrin parasysh kaldajat me pelet është qasje e lehtë (dhe mundësisht falas) në dru që ata e kanë aktualisht. Poashtu, çmimi i peletit ishte më i lartë në të kaluarën, ndërsa gjatë disa viteve të fundit çmimi i peletit ka rënë. Sot, 90% të kaldajave të shitura në Kosovë janë me sisteme të kombinuara, që do të thotë se karburanti bazë është druri, por atyre mund t’i ngjitet lehtë paisja për deponim të peletit dhe ndezësi i peletit. Në këtë mënyrë, konsumatori mund të kalojë mes dy llojeve të karburantëve si përgjigje ndaj kostove lëvizëse të karburanteve.

Nisma e KOSEP-it, në bazë të modelit të BERZH “Lehtësimet për Financimin e Energjisë së Qëndrueshme” (LFEQ), ofron lejimin e linjave të kredisë për bankat partnere vendore (TEB) dhe institucionet mikrofinanciare (AFK, KRK) për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe efikasitetin e energjisë, duke përfshirë blerjen e stufave dhe kaldajave për pelet. Deri në qershor 2015, KOSEP ka huazuar €480,776 për blerjen e 135 kaldajave me biomasë (shuma mesatare e kredisë: €3,561). Përfaqësuesi i KOSEP, Zt. Besim Islami poashtu parasheh kërkesë të madhe dhe në rritje për stufa/kaldaja me pelet në tregun e Kosovës.

Secili prej prodhuesëve të intervistuar të peletit theksoi nevojen për përkrahje shtesë financiare për të investuar në makineri dhe paisje, si mënyrë për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese. Asnjë kompani nuk përmendi nevojen për asistencë për të marrë kredi bankare por në vend të kësaj fokusi u vu në marrjen e granteve.

Në ç’masë makineritë dhe paisjet shtesë përbëjnë zgjidhje për ngushticën më urgjente në procesin e prodhimit kërkon analizë të mëtejmë. Në më shumë se një rast, paisjet prodhuese në dispozicion janë qartazi në gjendje të prodhojnë sasi më të mëdha sesa nivelet aktuale. Megjithatë, që të rriten outputet e prodhimit procesi i prodhimit duhet të optimizohet më shumë dhe të menaxhohet më mirë, gjë që më pas do të zvogëlojë rrezikun e ndërprerjeve të rregullta në prodhim.

Thes-ari ishte më specifik sa i përket identifikimit të nevojes për investim në një makinë mobile për prerje dhe bluarje për ta bërë procesin e pastrimit të pyjeve me efikas. Ishte interesante që u propozua nga Thes-ari që kjo paisje specifike do të mund të përdorej kolektivisht, pasi nevoja për këtë lloj të paisjes nuk është 24/7 dhe gjatë tërë vitit. Derisa një kompani do të mund të përdorte për 2-3 javë për pastrimin e një zone pyjore, makineria pastaj mund të lëviz dhe të përdoret nga një kompani tjetër gjatë 2-3 javëve në vazhdim, e kështu me radhë.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

25

Ishte interesante poashtu që asnjë nga tre prodhuesit e stufave/kaldajave me pelet nuk e përmenden nevojen për përkrahje financiare shtesë. Fokusi i tyre ishte në rend të parë në nevojen për zgjerim të vazhdueshëm të tregut, sidomos ndërkombëtarisht.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

26

5. Gjetjet, pengesat dhe mundësitë Kërkesa me rritje të shpejtë për pelet, si karburant alternativ, në mesin e konsumatorëve të ekonomive familjare dhe institucioneve publike është duke rezultuar me një treg të gjallë për peletin dhe për stufat/kaldajat me pelet në Kosovë.

Rrjedhimisht, ka mundësi të qarta ekonomike në dispozicion për kompanitë e Kosovës në tërë zingjirët e vlerës së peletit dhe stufave/kaldajave me pelet. Si shtesë, për stufat me pelet dhe prodhuesitë e kaldajave ekziston poashtu mundësi e përkufizuar qartë për të zgjeruar eksportet.

Megjithatë, që të kapen me sukses këto mundësi të tregut, dhe në të njëjtën kohë shmanget importi i peletit dhe stufave/kaldajave me pelet në tregun vendor, kompanitë e Kosovës (prodhuesit e peletit në veçanti) duhet së pari të adresojnë një seri sfidash të rëndësishme.

Fytet e ngushta në rritjen më të shpejtë e më të qëndrueshme të zingjirëve të vlerës së peletit janë diskutuar në më shumë detaje më lartë (shiko 3.1 dhe 3.2), por si përmbledhje pengesat kundër rritjes së zingjirëve të vlerës së peletit janë:

Mungesa e lëndës së parë në Kosovë

Nivelet e ulëta të prodhimit

Peleti i prodhuar në vend nuk iu përmbahet standardeve ndërkombëtare të cilësisë Sistemet e shpërndarjes dhe kostot të transportit

Në zingjirn e vlerës së stufave dhe kaldajave me pelet pengesat në rritje janë më të pakëta se ato në zingjirin e vlerës së peletit, megjithatë ende ekziston nevoja për të siguruar që kompanitë janë të vetëdijëshme për standardet e kërkuara ndërkombëtare për produktet e tyre. Pa zbatimin e standardeve të kërkuara ndërkombëtare në kompanitë dhe proceset e çertifikuara nga institucionet e akredituara në BE, eksporti në tregjet e BE-së nuk do të jetë i mundshëm.

Ende duhet fituar shumë në mesin e prodhuesëve të stufave dhe kaldajave me pelet duke përmirësuar mëtutje njësitë dhe proceset e tyre të prodhimit. Duke përmirësuar prodhimin mund të realizohen përfitime edhe në outpute edhe në cilësi, duke përmirësuar konkurrueshmërinë e përgjithshme të kompanisë, dhe duke sjellë përfitime për konsumatorët e fundit. Në fund, të tre prodhuesit e intervistuar të stufave/kaldajave me pelet janë aktiv në tregjet rajonale dhe të BE-së, dhe janë të interesuar të zgjerojnë pjesën e eksportit të bizneseve të tyre përkatëse.

Përtej mundësive dhe sfidave të identifkuara në mesin e kompanive individuale private në dy zingjirët e vlerës, mjedisi biznesor ofron sfidat e veta. Sa i përket furnizimit të materialeve për lëndën e parë nga pyjet e Kosovës, ekziston nevoja për të zgjatur kohëzgjatjen e lejes për pastrim sanitar të pyjeve, duke iu lejuar kompanive private të bëjnë përkushtime afat-gjata për menaxhimin adekuat të pyjeve dhe për të bërë investimet e nevojshme për të menaxhuar pyjet në mënyrë optimale dhe fitimprurëse. Ligji i ri për Pyjet është duke e adresuar këtë çështje drejtpërdrejtë.

Çështje tjera të identifikuara në mjedisin e biznesit prekin zhvillimin e përgjithshëm të zingjirëve të vlerës kanë të bëjnë me vështirësitë në rikthimin e TVSH-së dhe mungesën e bashkëpunimit horizontal në mesin e kompanive në zingjirët e vlerës. Sa i përket çështjes së qasjes në financa, nevoja për burime financiare shtesë duket të jetë përgjigje më e zakonshme në mesin e operacioneve më të vogla, derisa kompanitë më të mëdha janë më të brengosura për zgjerimin e tregut.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

27

Si tërësi të dy zingjirët e vlerës do të përfitonin nga dizajni dhe lansimi i fushatave promovuese. Fokusi i fushatës do të duhej të ishte në rritjen e vetëdijes në mesin e konsumatorëve dhe ekonomive familjare për përfitimet e përdorimit te peletit si burim i zbatueshëm i energjisë, duke theksuar përparësistë e tij në krahasim me burimet tjera të energjisë, siç janë druri, rryma elektrike, dhe benzina, edhe sa i përket çmimit edhe outputeve të energjisë. Fushata duhet të prezantojë dhe promovojë disponueshmërinë e peletit dhe stufave/kaldajave me pelet të prodhuara në Kosovë, si alternatva ndaj importeve, dhe të theksojë sesi kalimi në përdorimin e peletit do të sillte përfitime edhe për buxhetin e familjes edhe për mjedisin.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

28

6. Plani i veprimit Në bazë të të gjeturave, vështrimeve, mundësive dhe sfidave të përmendura dhe të diskutuara më lartë në raport me gjendjen aktuale të të dy zingjirëve të vlerës së peletit dhe stufave/kaldajave për pelet, propozohet një plan veprimi. Plani i veprimit përbëhet nga një seri intervenimesh të dizajnuara për të përkrahur zhvillimin dhe rritjen e kompanive individuale e poashtu edhe të zingjirëve të vlerës si tërësi.

Plani i veprimit është ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë i referohet zingjirit të vlerës së peletit ndërsa pjesa e dytë ka të bëj me zhvillimin e zingjirit të vlerës së stufave/kaldajave me pelet.

5.1 Zingjiri i vlerës së peletit – intervenimet e propozuara

1.14 5.1.1 Intervenimi 1 – Trajnimi dhe konsulenca për përmirësimin e prodhimit

Qartazi ekziston nevoja që kompanitë në zingjirin e vlerës së peletit të përmirësojnë shfrytëzimin e njësive të tyre prodhuese. Ky është një fenomen universal brenda industrive prodhuese. Përkundër inflacionit universal, çmimi i mallrave të prodhuara është duke rënë për 5% në vit, çdo vit, nëpër botë. Roli kyç i menaxhmentit të prodhimit është në përmirësimin e pafund dhe evolues të të gjitha burimeve që i kanë në dispozicion derisa i përmbushin aspiratat në rritje të tregut në aspektin e cilësisë, shpërndarjes, shërbimit dhe kostos. Kompanitë duhet të përmirësohen gjithëmonë për të mbijetuar dhe zhvilluar në botën e konkurrencës ndërkombëtare. Në përkrahje të shtytjes së kompanive individuale për të përmirësuar prodhimin dhe për të arritur nivele më të larta të outputeve dhe cilësisë, ne propozojmë një intervenim dy-hapësh në përmirësimin e prodhimit.

Hapi 1 – Trajnimi formal në përmirësimin e prodhimit

Qëllimi i këtij aktiviteti trajnues në Përmirësimin e prodhimit është të zhvillohen shkathtësitë dhe teknikat në menaxhimin e prodhimit në fushat e cilësisë, produktivitetit të fuqisë punëtore, materialeve dhe makinave, planifikimit të prodhimit dhe menaxhimin e punëtorisë. Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e përparësive konkurruese të kompanisë kundrejt konkurrencës në Kosovë dhe asaj ndërkombëtare.

Në mënyrë që të rritet vazhdimisht produktiviteti i njësive individuale prodhuese, shfrytëzimi i makinerisë dhe paisjeve duhet të jetë optimal, i udhëhequr nga sistemi i mirë-organizuar i menaxhimit të prodhimit, i cili më pas integrohet në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore. Rëndësia e llogaritjes profesionale të kostos nuk mund të mbivlerësohet, sidomos për industritë prodhuese. Ekziston mungesë e përgjithshme e vetëdijes që ka të bëj me lidhjen mes kontabilitetit, buxhetimit, dhe llogaritjes së kostos, dhe performancës së përgjithshme të ndërmarrjes.

Mostër e programit trajnues për Përmirësimin e Prodhimit

Dita 1 dhe 2 – Aspekti strategjik

Përmirësimi i operacioneve – përmes Ri-ingjinierimit të Procesit të Biznesit të vendosen makro-strategjitë që do të shpiejnë në përmirësimin e vazhdueshëm

Përmirësimi financiare – përmes minimizimit të Kapitalit Punues dhe të Kostos

Dita 3 dhe 4 – Aspekti teknik

Përmirësimi i cilësisë – përmes dizajnit, zgjedhjes së proceseve, qasjeve Kaizen, Taguchi dhe TQM

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

29

Përmirësimi i materialit – tpërmes dizajnit, zgjedhjes së lëndës së parë dhe proceseve të tyre të përparme, strategjitë e blerjes, zvogëlimi i humbjeve

Përmirësimi i teknologjisë – përmes evoluimit të teknologjisë aktuale, shtesave me kosto të ulët, teknologjia e re që i kombinon disa procese të vjetra

Menaxhimi i inovacionit si qëllim për përmirësimin e produktivitetit

Dita 5 dhe 6 – Shfrytëzimi i njerëzve

Përmirësimi i kohës së fuqisë punëtore – përmes studimit të metodave dhe kohës, normave dhe stimulimeve

Përmirësimi i përdorimit dhe shpërndarjes – përmes Planifikimit dhe Kontrollit të Prodhimit duke përdorur teknikat e Planifikimit Afat-gjatë, Planifikimit afat-shkurtë, provizionit, progresit, kontrollit të stoqeve dhe kontrolleve të menaxhimit

Përmirësimi i njerëzve – përmes Zhvillimit mbikëqyrës dhe trajnimit të operatorëve

Qëllimet mësimore të programit trajnues janë që pjesëmarrësit të njihen me 8 fushat e përmirësimit të prodhimit (operacionet, aspekti financiar, cilësia, lënda e parë, teknologjia, fuqia punëtore, përdorimi, shpërndarja dhe njerëzit), dhe që ata të jenë në gjendje t’i aplikojnë idetë dhe metodat e reja për përmirësimin e prodhimit brenda operacioneve dhe procesit prodhues të ndërmarrjes.

Hapi 2 – Projekti brenda kompanisë (zbatimi i ideve për përmirësimin e prodhimit)

Si rezultat i drejtpërdrejtë i trajnimit formal në përmirësimin e prodhimit, pjesëmarrësit, me gjasë, do të kenë identifikuar fushat brenda procesit të tyre të prodhimit ku mund të ndodh përmirësimi. Procesi i zbatimit të ideve për përmirësimin e prodhimit në nivelin e kompanisë në mënyrat më efektive do të kërkojë përkrahje përmes konsulencës.

Nëse jeni të interesuar në përkrahje të tillë, kompania do të duhej të zhvillojë përshkrimin e një Projekti brenda kompanisë, duke përfshirë përshkrimin e shkurtë të problemeve të identifikuara, veprimeve të propozuara për t’u ndërmarrë dhe një përmbledhje të inputeve, outputeve dhe rezultateve të pritura. Projekti brenda kompanisë do të duhej të ishte një aranzhim i ndarjes së kostos, ku kompania investon jo vetëm financiarisht, por siguron që burimet përgjegjëse njerëzore janë në dispozicion për të punuar ngushtë me konsulentin e projektit.

Rezultatet e pritura të intervenimit 1

Përmirësohen shkathtësitë për menaxhimin e prodhimit në mesin e prodhuesëve të peletit

Rritet produktiviteti në mesin e prodhuesëve individual të peletit

1.15 5.1.2 Intervenimi 2 – Prezantimi dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare

Qartazi ekziston nevoja që kompanitë e zingjirit të vlerës së peletit të mendojnë për cilësinë e produktit në mënyrë më të strukturuar. Më thjeshtë, kjo do të thotë të kalohet prej formave verbale në ato të shkruara për kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e cilësisë. Për të udhëhequr dhe operuar suksesshëm me një kompani është e nevojshme që ajo të drejtohet dhe kontrollohet në mënyrë sistematike sipas metodave dhe proceseve të vendosura dhe

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

30

vazhdimisht të rishikuara. Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (SMC) ndihmojnë në përcaktimin se sa mirë fuknsionon kompania përgjatë departamenteve të ndryshme dhë nëse nevojiten përmirësime në operacione të caktuara të kompanisë për të avancuar kënaqësinë e konsumatorëve dhe performancën e kompanisë.

Në përkrahje të shtytjes individuale të kompanisë për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe për të arritur nivele më të larta të kënaqësisë së konsumatorëve, propozojmë një intervenim dy-hapësh në sistemet e menaxhimit të cilësisë.

Hapi 1 – Trajnimi formal në Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë

Synimi kryesor i këtij hapi është që të jipen udhëzimet për vendosjen e sistemeve të menaxhimit të cilësisë tek prodhuesit e peletit në Kosovë. Qëllimi i aktivitetit për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë është që të sigurohet që aktivitetet e kompanisë, qofshin organizative (p.sh. menaxhimi dhe organizimi) apo teknike (p.sh. puna e specifikimit, testimi, simulimi), iu përmbahen Doracakut të Cilësisë dhe Planeve për Cilësi që janë specifike për kompaninë dhe prodhimin e peletit.

Mostër e programit trajnues në Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë

Dita 1: Politikat & Qëllimet e Cilësisë, Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë

Arsyeshmëria e SMC, konceptet dhe parimet themelore Hyrje në familjen e ISO 9000 (ISO 9000, ISO 9001, ISO 9004, ISO 19011) Politikat, qëllimet, përgjegjësitë për cilësinë e kontratave & sistemin e cilësisë

Dita 2: Kënaqësia e konsumatorëve, përgjegjësia e menaxhimit

Pajtueshmëria me ISO 9001: dizajni i SMC për t’i respektuar kriteret Kënaqësia e konsumatorëve Përgjegjësia e menaxhimit: përkushtimi i menaxhmentit, fokusi në konsumatorë, politika për

cilësi

Dita 3: Menaxhimi i burimeve, realizimi i produktit, analiza dhe kontrolli i sistemit

Planifikimi i sistemtim të menaxhimit të cilësisë Menaxhimi i burimeve: burimet njerëzore, kompetencat, vetëdijësimi & trajnimi, ambienti i

punës Hapat dhe proceset e realizimit të produktit Rishikimi i menaxhimit Matja, analiza & përmirësimi Monitorimi & matja, kënaqësia e konsumatorit, auditimi i brendshëm Kontrollimi i produkteve jo-konformuese Analiza e të dhënave dhe përmirësimi

Qëllimet mësimore të programit trajnues janë që të krijojë të kuptuarit themelor për bazat e SMC në mesin e pjesëmarrësve, dhe për të ofruar një pasqyrë të përgjithshme të kritereve dhe udhëzimeve të ISO 9000. Kjo do t’i bëj pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë qëllimin dhe zbatimin e SMC në kompanitë e tyre. Në fund, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje, si rezultat i drejtpërdrejtë i trajnimit, të artikulojnë më mirë përfitimet nga zbatimi i SMC për performancën dhe menaxhimin e kompanive të tyre.

Hapi 2 – Prezantimi i standardeve ndërkombëtare (ENPlus)

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

31

Siç u përmend më herët në këtë raport, përmbajtja dhe cilësia e peletit të prodhuar në vend aktualisht nuk mund të konfirmohet kundrejt standardeve të pranuara ndërkombëtare. Ka mungesë të vetëdijësimit në mesin e prodhuesëve të peletit lidhur me përmbajtjen e saktë të standardeve relevante EN, përfshirë standardin ENPlus.

Për të tejkaluar këtë mungesë informatash lidhur me standardet EN dhe ENPlus, ekziston nevoja për të mbajtur një seancë mësimore intensive për prodhuesit e peletit në Kosovë. Synimi kryesor i këtij hapi është që të prezantohen doracaku edhe udhëzimet për çertifikimin me EN 14961 dhe ENPlus. Qëllimi i këtij aktiviteti informativ është të sigurohet se prodhuesit e peletit në Kosovë i kuptojnë lidhjet mes zbatimit të standardeve EN 14961 dhe ENPlus dhe aftësisë për të siguruar nivel konstant të peletit prej druri të cilësisë së lartë, duke kontrolluar më mirë prodhimin e poashtu edhe procedurat e logjistikës dhe shpërndarjes.

Mostër e programit trajnues për standardet EN 14961 dhe EN Plus

Dita 1: Hyrje

Kriteret për prodhimin e peletit prej druri dhe sigurimi i cilësisë Kriteret për produktin (EN 14961-2 dhe ENPlus) Kriteret për etiketim, logjistikë dhe deponim të ndërmjetëm Kriteret për shpërndarje tek konsumatorët e fundit

Dita 2: çertifikimi

Sistemi i çertifikimit (procesi dhe procedurat) Cilësia e peletit (klasët e cilësisë, kriteret për lëndën e parë dhe aditivët) Çertifikimi (procedura e aplikimit, lëshimi, validiteti, menaxhimi i cilësisë, obligimet për

raportim, inspektimet) Gjurmueshmëria dhe transparenca (ID e ENPlus, mostrat për referencë)

Qëllimet mësimore të këtij aktiviteti informativ janë krijimi i të kuptuarit më të mirë teknik dhe praktik të standardeve relevante ndërkombëtare, siç janë EN 14961 dhe ENPlus në mesin e pjesëmarrësve. Kjo do t’i bëjë pjesëmarrësit të kenë vlerësim të nivelit më të lartë për çështjet e cilësisë së produktit dhe zbatimin e standardeve relevante ndërkombëtare në kompanitë e tyre. Në fund, pjesëmarrësit do të duhej të jenë në gjendje, si rezultat i drejtpërdrejtë i sesioneve të informimit, të artikulojnë më mirë përfitimet nga zbatimi i standardeve EN 14961 dhe ENPlus për menaxhimin dhe performancën e kompanisë së tyre.

Hapi 3 – Testimi i peletit

Siç u theksua më herët në këtë raport, përmbajtja dhe cilësia e peletit të prodhuar në vend nuk mund të konfirmohet kundrejt standardeve të pranuara ndërkombëtare. Në mënyrë që të vendoset për gjendjen “ashtu siç është” ekziston nevoja të testohet një mostër e peletit nga secili prodhues i interesuar i peletit në Kosovë në pajtim me karakteristikat normative të standardit EN 14961.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

32

Dr. Fadil Musa i laboratorit vendor Sara & Mete (i akredituar me ISO 17025) ka konfirmuar se laboratori i tij ka kapacitete teknike për të testuar 90% të karakteristikave të kërkuara me EN 14961. Fushat kryesore te ekspertizës dhe përvojes së laboratorit Sara & Mete janë në testimin e ushqimit dhe pijeve, dhe materialeve të ndërlidhura bujqësore, siç janë analizat e tokës. Laboratori poashtu ka përvojë në analizimin e produkteve të drurit.

Dr Musa propozoi një proces rigjid të mbledhjes së mostrave, i menaxhuar nga inspektorët e lidhur me laboratorin. Dy kilograme të mostrës do të jenë të mjaftueshëm që të maten karakteristikat e peletit. Mostrat duhet të merren nga grupe të ndryshme të prodhimit, e jo vetëm nga një grup.

Në bazë të rezultateve mund të realizohet analiza e boshllëkut (GAP analiza), duke identifikuar fushat brenda procesit të prodhimit ku janë të nevojshme intervenimet praktike në mënyrë që të arrihen përmirësime reale në cilësinë dhe konsistencën e peletit.

Testimi i peletit është vullnetar, por kërkesë formale për Hapin 4 me poshtë.

Hapi 4 – Projekti brenda kompanisë (zbatimi i standardeve EN 14961 dhe ENPlus)

Si rezultat i drejtpërdrejtë i testimit të karakteristikave aktuale të peletit të prodhuesëve individual, kompania përkatëse do të vetëdijësohet për çfarëdo boshllëqesh ekzistuese mes peletit të kompanisë dhe standardeve ndërkombëtare. Në bazë të analizës së boshllëqeve (GAP analiza), mund të identifikohen fushat e intervenimit dhe veprimet specifike, që rezultojnë në një plan intervenimi për zbatimin e standardeve EN 14691 dhe ENPlus. Procesi i implementimit të standardeve ndërkombëtare në nivelin e kompanisë në mënyrat më efektive do të kërkojë përkushtim të madh nga kompania e poashtu edhe përkrahje përmes konsulencës.

Nëse është e interesuar në një përkrahje të tilë, kompania duhet të zhvillojë përshkrimin e një Projekti brenda kompanisë, ku përfshihet një përshkrim i shkurtë i problemeve të identifikuara, veprimet e propozuara që do të ndërmirren dhe një përmbledhje e inputeve, outputeve dhe rezultateve të pritura. Projekti brenda kompanisë do të duhej të ishte një aranzhim i ndarjes së kostos, ku kompania investon jo vetëm financiarisht, por siguron që burimet përgjegjëse njerëzore janë në dispozicion për të punuar ngushtë me konsulentin e projektit.

Rezultatet e pritura të intervenimit 2

Avancohen shkathtësitë e menaxhimit të cilësisë në mesin e prodhuesëve të peletit Vendoset Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë në mesin e prodhuesëve individual të

peletit Avancohet të kuptuarit e standardeve relevante ndërkombëtare (EN 14961 dhe

ENPlus) në mesin e prodhuesëve të peletit

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

33

Testohet peleti i prodhuar nga prodhuesit individual të peletit në Kosovë në pajtim me EN 14961

Zbatohen standardet EN 14961/ENPlus nga prodhuesit e peletit në Kosovë

1.16 5.1.3 Intervenimi 3 – Bashkëpunimi horizontal në mesin e kompanive

5.1.3.1 Themelimi i Grupit për Këmbim të Përvojave (GKP)

Në një mënyrë, aktivitetet e trajnimit, konsulencës dhe informimit të propozuara në intervenimet 1 dhe 2, janë intervenime që ndodhin vetëm një herë, që synojnë t’i ndihmojnë kompanitë kosovare që të punojnë në drejtimin e duhur. Megjithatë, është me rëndësi për të qenë realist lidhur me ndryshimet themelore që mund të zbatohen në një kompani private brenda një periudhe relativisht të shkurtë kohe. Do të ngrihen pyetje në mesin e pronarëve/menaxherëve të kompanive pasi të përfundojë trajnimi dhe konsulenca. Ekziston nevoja për një forum pasues të vazhdueshëm që të ofrojë përkrahje të realizueshme dhe të qëndrueshme për kompanitë në dy zngjirët e vlerës. Grupi për Këmbimin e Përvojave (GKP), një model për dialog në mesin e kolegëve, për rrjetëzim dhe mësim është një opsion i tillë.

Mësimi është një investim afat-gjatë. Të mësuarit në kompani ndodh në tri mënyra:

1. Të mësuarit duke marrë pjesë në punëtori tradicionale (trajnimi për përmirësimin e prodhimit, Sistemet për Menaxhimin e Cilësisë, dhe Prezantim për standardin EN), ku trajnerët e kanë iniciativën;

2. Të mësuarit në Projektet brenda kompanisë, ku iniciativa shpesh merret nga konsulenti;

3. Të mësuarit duke marrë pjesë në rrjetëzim, ku nisma dhe përgjegjësia për të mësuar merret nga vetë pjesëmarrësit kur fillojnë këmbimin e përvojave me pronarët dhe menaxherët tjerë të biznesit.

Dialogu me menaxherët tjerë të kompanive në zingjirin e vlerës mund të jetë një mënyrë mjaftë efektive për t’u vetëdijësuar për nevojat për zhvillim personal dhe të kompanisë. Pjesëmarrja në një rrjet të GKP poashtu ka potencial të madh për zbulimin e mundësive për biznes të cilat nuk janë shqyrtuar më parë. Të gjitha aktivitetet e rrjetëzimit kërkojnë dy gjëra: besimin dhe përgjegjësinë në mesin e pjesëmarrësve. Rrjetëzimi kërkon besimin mes partnerëve që të ndihen të lirë të ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre dhe bazohet në parimin ‘të jesh i hapur brenda dhe i mbyllur jashtë’ grupit.

Dhe rrjetëzimi kërkon përgjegjësi nga individi në grup – përgjegjësi për të qenë aktiv dhe për të krijuar rezultatet në grup. Fatkeqësisht, këto dy elemente shpesh janë mall i rrallë në ekonomitë në tranzicion. Me fjalë tjera, rrjetëzimi nuk mund të pritet të ndodh pa e ushqyer atë me kujdes. Dhe pa rrjetëzim, kjo qasje e të mësuarit nuk mund të jetë efektive. Projekti EMPOWER është i pozicionuar dhe pajisur në mënyrë ideale për të plotësuar këtë rol si lehtësues dhe motivues fillestar brenda qasjes GKP për zingjirin e vlerës së peletit.

Rrjetet jodomosdoshmërisht funksionojnë vetëm për shkak të një nevoje profesionale. Një pronari/menaxheri të një kompanie më të vogël shpesh i mungojnë kolegët për të diskutuar për të gjitha llojet e problemeve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për kompanitë e vendosura jashtë kryeqytetit në Prishtinë. Me fjalë tjera ekziston një dimension i rëndësishëm social që menaxherët e kompanive të angazhohen në aktivitete rrjetëzimi. Rrjetëzimet dhe sidomos GKP janë mjete të mira dhe me kosto efektive për të përkrahur zhvillimin e biznesit të zingjirit të vlerës së peletit në Kosovë.

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

34

Përvoja praktike tregon se rrjetët shpesh janë më pak efektive nëse janë të dizajnuara nga jashtë. Prandaj, janë pronarët dhe menaxherët e kompanive të cilët do të duhej të marrin udhëheqjen. Hapi i parë në themelimin e GKP do të jenë takimet informative për pronarët dhe menaxherët e kompanive të interesuara. Sërish, stafi i EMPOWER është i pozicionuar mirë që të lehtësojë organizimin fillestar të GKP për Pelet në Kosovë, duke supozuar që do të ketë përkrahje adekuate nga kompanitë për idenë që të themelohet grupi.

Në aspektin e inputeve nga projekti EMPOWER, GKP do të kërkojë shumë më pak sesa aktivitetet tjera mësimore por intensiteti dhe angazhimi nga pjesëmarrësit shpesh është shumë më i lartë. Qëllimi themelor i GKP është të zhvillojë shkathtësitë menaxhuese dhe të personalitetit për të mirën e kompanive.

GKP për Pelet duhet të zgjedhë dy koordinatorë në mesin e anëtarëve (një kryesues dhe një nën-krysues) të cilët janë përgjegjës për planifikim dhe udhëheqje të takimeve për një gjysëm-viti në vijim. Anëtarët e GKP poashtu do të duhej të zhvillojnë dhe pajtohen për Kartë, ku përshkruhen parimet bazë për udhëheqjen e GKP – përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve dhe koordinatorëve, si të zgjidhen anëtarët e rinj të grupit, kur dhe ku të organizohen takimet, dhe agjenda për takimet. Kjo Kartë është shumë e dobishme për të shmangur diskutimet e pafundme lidhur me vizionin dhe misionin e GKP.

Një anëtar i stafit të projektit EMPOWER dhe një konsulent ndërkombëtar mund ti shtohen GKP për Pelet fillimisht me qëllim të përkrahjes së koordinatorëve në planfikim dhe zbatim të takimeve të tyre në të ardhmen – derisa grupet ta ndijnë veten të qëndrueshme, dhe do t’i ndajnë burimet e nevojshme për atë qëllim. Projekti EMPOWER poashtu mund të përkrahë GKP duke e furnizuar atë me folës mysafir të nivelit të lartë, për të nxitur disktumet për çështjet e zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit relevante për zingjirin e vlerës së peletit.

Do të varet prej vetë GKP për Pelet që të vendos kur, ku, dhe si të takohet, pro pritet që takimet e rregullta mbahen në pasdite të vonshme dhe zgjasin për 2-3 orë. Një takim i zakonshëm i GKP do të mund të kishte formatin në vijim:

Afati kohor Aktivitetet

17.00 – 17.15

Prezantimi i aktiviteteve

Mirëseardhja nga Kryesuesi; Informimi: Që nga takimi i fundit Temat nën “Ndonjë çështje tjetër’; Prezantimi i Temës dhe folësit

për këtë pasdite 17.15 – 17.30 Fjalimi pesë-minutësh

Fjalim pesë-minutësh në një temë të lirë nga secili prej pjesëmarrësve me rend

17.30 – 18.00

Prezantimi i mikpritësit

Udhëtim kthyes në ndërmarrje, nëse është relevant

18.00 – 19.00

Tema e mbrëmjes

Prezantimi nga Folësi (15 minuta); Diskutime dhe Këmbime të Përvojave (45 minuta); Përmbledhje nga kryesuesi (15 minuta)

19.00 – 19.15

Finalizimi i takimit nga Kryesuesi

Ndonjë çështje tjetër; Takimi i radhës; ku dhe kur? Tema dhe Folësit për takimin e radhës

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

35

19.15 – 20.00

Ngjarje sociale

Darka dhe bisedë joformale

Progresi i GKP për Pelet do të vlerësohet përmes intervistave të drejtpërdrejta më një mostër pjesëmarrësish. Projekti EMPOWER mund të marrë rol kyç në monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të GKP. Nuk do të duhej të kishte asnjë raportim për përmbajtjen e takimeve të GKP pasi ky informacion është konfidencial, por rishikimi do të duhej të theksonte nivelin e kënaqësisë në mesin e pjesëmarrësve nga modeli i të mësuarit që përfaqëson GKP për Pelet.

5.1.3.2 Veprime tjera kolektive

GKP për Peletin është një platformë, që i bashkon në mënyrë joformale kompanitë që janë aktive në zingjirin e peletit, për të diskutuar çështjet që prekin bizneset individuale dhe sektorin si tërësi. Si i tillë, GKP mund të veprojë si forum ku identifikohen nevojat për veprim kolektiv dhe menaxhohet gatishmëria e anëtarëve të GKP për të planifikuar aktivisht dhe për të zbatuar veprimet kolektive.

Siç u raportua më herët, ekzistojnë një numër çështjesh në ambientin biznesor të cilat ndikojnë në zingjirët e vlerës. Këto çështje në mënyrë ideale do të duhej adresuar në takimet e GKP për Peletin dhe aktivitetet do të mund të dizajnoheshin për të adresuar këto çështje. Kjo i referohet drejtpërdrejtë çështjes së rikthimit të TVSH-së dhe nevojes për të avokuar tek institucionet relevante publike për përmirësim të zbatimit praktik të legjislacionit për TVSH-në.

Një çështje tjetër me interes për të gjithë akterët në zingjirët e vlerës të peletit dhe stufave/kaldajave me pelet është nevoja e promovimit të mëtejmë dhe më të gjerë dhe rritjes së vetëdijes për përfitimet e kalimit në përdorimin e peletit si burim i realizueshëm, efikas, dhe me kosto efektive i energjisë. Fushata mbarë-kombëtare do të duhej të ishte veprim kolektiv për të promovuar sektorin sesa veprim i kompanive individuale, e megjithatë fushata duhet të shtyhet e menaxhohet nga kompanitë individuale. Kjo do të thotë se kompanitë duhet të pajtohen mes vete për qëllimet e fushatës, për porosinë promocionale dhe kriteret që duhet të përmbushë secila kompani që të merr pjesë.

Mund të pritet që si rezultat i takimeve të rregullta, anëtarët e GKP të Peletit do të identifikojnë një numër çështjesh të reja të cilat ata do të dëshironin t’i adresonin kolektivisht. GKP për Pelet pastaj mund të kërkojë prej projektit EMPOWER për përkrahje ad hoc për zbatim të aktiviteteve të caktuara, për shembull në përgatitjen e dokumenteve konceptuale për avokim për ndryshimet legjislative dhe rregullative.

Rezultatet e pritura të intervenimit 3

Themelohet GKP për pelet dhe takohet rregullisht Identifikohen çështjet e shqetësimit të përbashkët nga GKP dhe merren veprime

kolektive

5.2 Zingjiri i vlerës i stufave/kaldajave për pelet – intervenimet e propozuara

1.17 5.2.1 Intervenimi 1 – Konsulenca dhe trajnimi për optimizimin e prodhimit

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

36

Të tre prodhuesit e intervistuar të stufave dhe kaldajave për pelet posedojnë makineri dhe parqe të paisjeve të gjera dhe nganjëherë mjaft të sofistikuara. Prodhimi i stufave dhe kaldajave për pelet përfshin elemente të punës intensive të fuqisë punëtore, e cila pastaj thekson lidhjen mes punëtorëve të kualifikuar dhe cilësisë së produktit. Në mënyrë që të ruhet niveli i lartë i cilësisë së produktit, kompanitë janë të përkushtuara ndaj procesit të mësimit të vazhdueshëm për stafin ekzistues, dhe stafi i ri kalon nëpër trajnim rigoroz në vendin e punës. Enrad dhe EMPOWER janë duke bashkëpunuar tani në një aktivitet për punë praktike, për të siguruar furnizimin vjetor të salduesëve të kualifikuar dhe të stafit tjetër për prodhim.

Megjithatë, prodhimtaria është përpjekje konstante për zgjidhje të reja teknike, inovacion dhe metoda, me synim të përmirësimit të mëtejmë të efikasitetit dhe produktivitetit të prodhimit. Kompanitë duhet të përmirësohen vazhdimisht për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar në botën e konkurrencës ndërkombëtare. Roli kyç i menaxhimit të prodhimit është i dukshëm gjithashtu edhe në mesin e prodhuesëve të stufave dhe kaldajave për pelet në Kosovë.

Në përkrahje të shtytjes individuale të kompanive për të përmirësuar prodhimin dhe për të arritur nivele më të larta të outputeve dhe cilësisë, ne propozojmë që prodhuesit e stufave/kaldajave për pelet të marrin pjesë në një aktivitet për optimizimin e prodhimit, përshkruar në detaje më lartë nën 5.1.1. Kjo përfshin pjesëmarrjen edhe në pjesëmarrjen në një trajnim formal për optimizimin e prodhimit (hapi 1) dhe zbatimin e një Projekti brenda kompanisë (hapi 2).

Rezultatet e pritura të intervenimit 1

Avancohen shkathtësitë për menaxhimin e prodhimit në mesin e prodhuesëve të stufave/kaldajave për pelet

Rritet produktiviteti në mesin e prodhuesëve individual të stufave/kaldajabe për pelet

1.18 5.2.2 Intervenimi 2 – Prezantimi dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare

Të gjithë prodhuesit e intervistuar të stufave/kaldajave për pelet janë duke aplikuar qasje sistematike ndaj proceseve dhe metodave të vendosura dhe të rishikuara vazhdimisht. Ekzistojnë Sisteme për Menaxhimin e Cilësisë (SMC) që iu ndihmojnë menaxherëve të përcaktojnë se sa mirë është duke funksionuar kompania nëpër departamente të ndryshme dhe nëse përmirësimet janë të nevojshme në operacione të caktuara të kompanisë për të avancuar kënaqësinë e konsumatorëve dhe performancën e kompanisë. Rrjedhimisht, duket se ekziston nevoja e njëjtë për trajnim për SMC në mesin e prodhuesëve të stufave/kaldajave për pelet ashtu si edhe për prodhuesit e peletit. Megjithatë, prodhuesit e stufave/kaldajave për pelet do të ftohen të marrin pjesë ne trajnimin për SMC të përshkruar nën 5.1.2 më lartë.

Këtu fokusi do të jetë mbi shpërndarjen e informatave lidhur me standardet ndërkombëtare që strukturojnë prodhimin dhe shitjet e stufave dhe kaldajave për pelet, siç janë EN 13229, EN 13240 dhe EN 303. EN 303 është standard i harmonizuar europian që iu referohet kaldajave me djegie të peletit prej druri.

Hapi 1 – Prezantimi i standardeve ndërkombëtare

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

37

Për të zgjeruar mëtutje të kuptuarit dhe njohuritë për EN 13229, EN 13240 dhe EN 303, ekziston nevoja për të organizuar një seancë mësimore për prodhuesit e stufave/kaldajave për pelet. Synimi kryesor i këtij hapi është të prezantohen doracaku dhe udhëzimet për standardet EN 13229, EN 13240 dhe EN 303.

Hapi 2 – Projekti brenda kompanisë

Në rast se ndonjëri prej prodhuesëve pjesëmarrës të stufave/kaldajave për pelet identifikon boshllëqe mes prodhimit të vet dhe produkteve në raport me këto standarde ndërkombëtare, kompanitë mund të zhvillojnë Projekte inidviduale brenda kompanisë ku përshkruhen cilat veprime duhet ndërmarrë në mënyrë që të mbyllen ato boshllëqe. Bazuar në planin pasues për intervenim, EMPOWER mund të ofrojë përkrahje teknike në zbatimin e veprimeve korrigjuese.

Rezultatet e pritura të intervenimit 2

Avancohet të kuptuarit e standardeve relevante ndërkombëtare (EN 13229, EN 13240 dhe EN 303) në mesin e prodhuesëve të stufave/kaldajave për pelet

Zbatohen EN 13229, EN 13240 dhe EN 303 nga prodhuesit e stufave/kaldajave për pelet

1.19

1.20 5.2.3 Intervenimi 3 – Zgjerimi i tregut ndërkombëtar

Nevoja për më shumë tregti ndërkombëtare ishte njëri prej prioriteteve kryesore në mesin e tre prodhuesëve të intervistuar të stufave/kaldajave për pelet. Që të tre shfaqin përkushtim të pasionuar për përpunimin e metalit, kanë investuar dhe janë duke investuar vazhdimisht në njësitë prodhuese dhe fuqinë punëtore të tyre. Përmes eksporteve tashmë të realizuara të kaldajave prodhuesit e Kosovës iu kanë dëshmuar klientëve ndërkombëtarë se ata kanë kapacitet të dorëzojnë produktet e tyre me çmim, cilësi, dhe sasi ‘të duhur’. Me të gjitha ndryshoret e prodhimit dhe menaxhimit të brendshëm në vendin e duhur pak a shumë, zgjerimi i prodhimit dhe krijimi i vendeve të reja të punës si rezultat është i lidhur ngushtë me zgjerimin e shitjeve në tregjet ndërkombëtare.

Dy prej kompanive të intervistuara theksuan se BE është tregu i synuar, dhe më saktësisht tregjet gjerman-folëse të Gjermanisë dhe Austrisë. Në përkrahje të shtytjes së kompanive për zgjerimin e eksporteve, ne propozojmë të organizojmë misione tregtare. Misioni tregtar është formë shumë pro-aktive e marketingut të drejtpërdrejtë. Ai përbën rastin kur një grup i kompanive udhëtojnë në një treg të caktuar të eksportit dhe mbajnë takime të drejtpërdrejta me blerësit potencial. Në mënyrë që të jenë efektive, misionet tregtare paraprihen nga hulumtime të gjera të tregut, duke identifikuar një listë të klientëve prioritar në një treg të caktuar gjeografik. Prodhuesit e intervistuar të stufave/kaldajave për pelet tashmë kanë një listë të klientëve potencialë.

Për të përmirësuar mëtutje ndikimin e misionit tregtar, është e rekomandueshme të angazhohet një konsulent i jashtëm, që i njeh produktet përkatëse (stufat/kaldajat për për pelet) dhe sektorin (përpunimin e metalit) në tregje të caktuara gjeografike (Gjermani, Austri, Zvicër), dhe në rastin e preferuar të jetë shtetas i atyre shteteve, të cilat misioni tregtar është duke i synuar. Duke angazhuar një’burrë/grua nga brenda’ nga tregu potencial për eksport, misioni tregtar do të përjetojë efektin e ‘hapjes së derës’, pasi kompanitë e synuara

Kosovo Wood Biomass Assessment - USAID EMPOWER Private Sector Jakob Modeer - Aug-2015 FINAL ALB (1)

38

kanë më shumë gjasa t’i hapen një fytyre njofshme, sesa njerëzve tërësisht të panjofshëm nga jashtë vendit. Poashtu, konsulenti i jashtëm do të ndihmojë në përzgjedhjen e blerësve më të rëndësishëm për t’u vizituar, dhe do të veprojnë si formë e garancionit për cilësinë e misionit tregtar dhe pjesëmarrësve të tij para kompanive të vizituara.

Misionet tregtare do të duhej të bazhen në aranzhime të ndarjes së kostos, ku kompania investon jo vetëm financiarisht, por poashtu siguron që burimet e përgjegjshme njerëzore janë në dispozicion për të punuar ngushtë me konsulentin e projektit.

Rezulatet e pritura të intervenimit 3

Organizohen të paktën dy misione tregtare në tregjet e synuara europiane Rriten porositë e eksportit që shpiejnë në rritje të outputeve prodhuese dhe

punësimit