university of medical sciences “rezonanca” mr.sc.dr.halil ajvazi-oph./prishtina/republic of...

24
UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” UNIVERSITEI I SHKENCAVE MJEKËSORE ”REZONANCA” PRISHTINË MR.Sc.Dr.Halil Z.AJVAZI-Oftalmolog Assistenti i Landes per Gr.2-nga oft-p. Kursi OFTALMLOGJI (Kodi:OFT) Ushtrimet praktike: 2-II;, 3-III; , 4-IV. EKZAMINIMET KLINIKE DHE FUNKCIONALE Ekzaminimi i FO. është fundamental për dg.e sëmundjeve të segmentit posterior. Mund të kryhet me ofatlmoskopinë direkte, indirekte ose përmes fundusbiomokroskopisë të FO. Ekzaminimi biomikroskopik Ekzaminimi biomikroskopik i segmentit anterior është i rëndësishëm për të evidentuar çrregullimet patologjike të conjunjctivës, të korneal si dhe në nivelin a irisit,CA-odën e përparme,Thjerrzën-Lens cristalinin, e përmes aparaturës ndihmëse edhe egzaminime të tjera si per struktura e syrit siq janë:CV-Trupi qelqor,Retina,Nervi optic etj.,Por edhe të tjera egzaminime siq janë:TOU-Tonusi oculus utergue.etj.,.Foto:1-1=(A) 1

Upload: ajvazi

Post on 18-Nov-2014

983 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA”UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Z.AJVAZI,Oftalmolog & Mikrokirurg.Mësimdhanës-Asistent i Kurseve të OFTALMOLOGJISËRepublika e Kosovës / Republic Of KOSOVAEmail:[email protected],Republic Of Kosova.

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA”UNIVERSITEI I SHKENCAVE MJEKËSORE ”REZONANCA”PRISHTINË

MR.Sc.Dr.Halil Z.AJVAZI-OftalmologAssistenti i Landes per Gr.2-nga oft-p.

Kursi OFTALMLOGJI (Kodi:OFT) Ushtrimet praktike: 2-II;, 3-III; , 4-IV.

EKZAMINIMET KLINIKE DHE FUNKCIONALEEkzaminimi i FO. është fundamental për dg.e sëmundjeve të segmentit posterior. Mund të kryhet me ofatlmoskopinë direkte, indirekte ose përmes fundusbiomokroskopisë të FO.Ekzaminimi biomikroskopikEkzaminimi biomikroskopik i segmentit anterior është i rëndësishëm për të evidentuar çrregullimet patologjike të conjunjctivës, të korneal si dhe në nivelin a irisit,CA-odën e përparme,Thjerrzën-Lens cristalinin, e përmes aparaturës ndihmëse edhe egzaminime të tjera si per struktura e syrit siq janë:CV-Trupi qelqor,Retina,Nervi optic etj.,Por edhe të tjera egzaminime siq janë:TOU-Tonusi oculus utergue.etj.,.Foto:1-1=(A)

Foto: 1–1.=(A). Biomikroskopi Ekz.Haag–Streit slit-lamp.I pajisur me tonometrin applanativ të Goldmannit me matje në njisi= mm Hg.

1

Page 2: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

TonometriaPër matjen e shtypjes së syrit shërbehemi me disa metoda të ndryshme, varësisht nga kushtet dhe rrethanat morfopatologjike të syrit. Tonometrinë e bëjmë me gishta apo me aparate të ndryshme dhe shprehet në mmHg.apo kPa.a). Metoda bidigjitale, matje orjentuese e shtypjes së syrit me gishterinj;b). Metoda impresive me identacion, matje me tonometër të Schiotzu-it,Foto:1-2.=(F);

c). Metoda aplanative me tonometër të Goldmannit,Foto:1-2=(A);

d). Metoda non-kontakt përmes ajrit, (nga distanca).Fotp:1-2=(E);

a- Tonometria bidigitale: Duke bërë palpcionin ne mund të konstatojmë: - Se shtypja e syri është normale TOD= N. (dig.)Kur shtypja e syrit është më e ulët: - Se shtypja e syrit është e ulët TOD= -1. (dig.); - Se shtypja e syrit është edhe më e ulët TOD= -2; - Se shtypja e syrit është shumë e ulët TOD= -3;Kur shtypja e syrit është më e lartë: - Se shtypja e syrit është më e lartë TOD= +1. (dig.); - Se shtypja e syrit është edhe më e lartë TOD= +2; - Se shtypja e syrit është shumë e lartë TOD= +3.

Foto: 1-2.=A,B,C,D,F,G. A. B.

C/D/E.

F. G.

FIGURE 1-2. (A) Goldmann applanation tonometer mounted on a Haag-Streit slit-lamp.(B) Hand-held applanation tonometer, which can function with the patient either supine, as shown, or sitting up. (C) The Tonopen must be held perpendicular to the kornea. (D) The covering is pulled tight enough to

2

Page 3: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

flatten it over the tip of the instrument. Note the radial folds in the membrane, indicating that it is not too tight. (E) Pneumatonometer. (F) Schiøtz tonometer.

b- Tonometria e Schiotzu-it, principi i punës;Instrumenti i Schiotzu-it, dhe përgatitja për matje nën anestezion lokal në formë të pikave me sol.tetrakain, mbi korne, matja bëhet me pesha të caktuara me: 5.5, 7.5, 10 dhe 15g.dhe rzultatet e shtypjes i marrim në kPa, të cilat pastaj i kovertojmë në mmHg.c- Tonometria aplanative e Goldmanit është më e saktë se ajo impresive, ngase disa herë me pak shtyhet uji i syrit nga CA-(oda e përparme) në CP-(oda e pasme), në krahasim me metodën impresive. Kjo metodë duhet të jetë dhe është rutinore. Vetëm në rast të patologjisë së kornesë, kur nuk mund të fitohen dy gjysmëharqet. Kjo ngjan kur kornea është e vaskularizuar, e turbulluar me ulqera, ndryshime distrofike dhe degjenerative si dhe në mungesë të këtij aparati. Matja është në mmHg. dhe kPa, dhe vlerat normale që sillen nga:10-22 mmHg. ose 1.3-2.9 kPa.Principi i punës:përgatitet pacienti me sol.tetracain-anestezion lokal në formë të pikave mbi korne dhe pastaj duhet të bëhet ngjyrosja e epiotelit të kornesë me sol.fluoroscein, dhe tonometria adekuate si dhe vlersimi i dy gjysmërrathëve të formuar, të cilët duhet të pulësojnë nga cepi i tyre i brendshëm.d- Tonometria elektronike pa kontakt, metoda pa kontakt me epitelin e kornesë permes ajri. Kjo metodë është elektronike. Matjen e realizon nga një distancë duke shfrytëzuar presionin dhe valët e ajrit mbi korne me një matje rrymimi nga 3 ms. Aparati e regjistron defleksionin mbi korne dhe bën kalkulimin e tonusit.

- Avantazhet: 1. S`ka nevojë për anestezion të kornesë; 2. Mungesa e kontaktit me kornenë eliminon mundësinë e bartjes së infeksioneve të konaktit si dhe mundëson matjet TIO edhe te infekcionet konjunktivale.

- Disavantazhet: 1. Shënjestra dificile; 2. Vështirësi në matje të hTIO-(hipotensioni intraocular); 3. Inutil në rast të retrakcionit cikatricial të kornesë; 4. Ekz. i pafalederuar nga pacienti dhe i pakëndshëm; 5. Rryma e ajrit është ngacmuese; 6. Aparatura e shtrenjtë ekz.i lirë.

TonografiaËshtë një metodë e përcaktimit të rezistencës, në të cilën has uji i syrit duke kaluar nepër këndin iridokorneal. Lakorja ditore tonometrike-gjatë ditës mund të ketë oscilime të shtypjes së syrit. Më e larta është në mëngjes me mundësi të oscilimit ditor. Për ta përcaktuar lakoren ditore tonometrike duhet të bëhen disa matje brenda ditës në çdo dy orë, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit gjer në orën 21. Lakorja ditore tonometrike është e dobishme për diagnostikën e glaukomës dhe për përcaktimin e terapisë së aplikuar.

3

Page 4: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

OftalmoskopiaËshtë e rëndësishme për të parë, evidentuar, analizuar dhe përcjellë ndryshymet në fundin e syrit. Oftalmoskopia mund të jetë direkte dhe indirekte;

Oftalmoskopia direkte: - Imazhi është i drejtë, i zmadhuar, ekzaminimi është monokular dhe fusha e pamjes e reduktuar; përdoret zakonishit për ekzaminimin e polit të pasëm. Kjo kryhet me anë të oftalmoskopit.

Oftalmoskopia indirekte (Scheppens): - Imazhi është i përmbysur, i zmadhuar. Ekzaminimi është binokular me ndriçim më të fortë dhe fusha e pamjes më e gjërë, gjë që lejon observimin e polit të pasëm dhe të periferisë së retinës me vizion binokular. Ndriçimi i retinës është më i fortë dhe kjo mund të shihet edhe në rastet e turbullimit të kristalinit.

Ekzaminimi i F.O. me thjerrzën e Goldmanit-fundusbiomikroskopiaNevoiotet biomikroskopi dhe një lente kontakti e përbërë nga një lente qendrore e Keep Hurbit me fuqi thyerëse -58D. (minus 58 dioptri) dhe tri pasqyra laterale të pjerrta me kënde të ndryshme. Kjo lente mundëson ekzaminimin e të gjitha pjesëve të retinës, të polit posterior e të periferisë me detaje precize e pamje stereoskopike.

Angiografia retinale me fluorosceinMetoda:Injektohet në venën e parakrahut sol.fluoroseine a 5 ml. 10%, pasi kalon në qakullimin arteial, arrin në arterien centrale të retinës. Fluoroseina e ndriçuar nga drita blu emiton një fluoroshencë të gjelbër. Kështu studiojmë muret e enëve të gjakut dhe të indit retnal të imprenjuar. Retina observohet nëpërmjet pupillës së dilatuar. Bëhet ekzaminimi direkt (retinoskopia). Fotografohet përpara injektimit (retinografia) dhe në kohë të ndryshme pas injektimit të fluoroseinës (angiografia). Fotografimi bëhet me fundus kamerë, (F.O.-fundus okuli).Rezultatet: - Koha koroidale është normalisht 8 deri 10 sekonda, impenjimi i koroidës jep një imazh fluoroshent difuziv. - Koha krah-retinë, koha që fluorosina arrin nga krahu në retinë është afro 10 sekonda. - Koha arteriale normalisht është 10 deri 12 sekonda, fluoroseina duket në papillë e në arterien qendrore të retinës dhe degët e saj. - Koha arteio-venoze normalisht është 14 deri 16 sekonda, duket një ngjyrosje e lehtë e mureve të venave, fluoroseina arrin në kapilare kryesisht në regjionin makular. - Koha venoze është 16 deri 18 sek.rrjeti venoz është fluoreshent ndërsa arteiet fillojnë të zbehen.

4

Page 5: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

- Koha e vonuar 9.5 deri 10 minuta). Është koha ku mund të kërkohet impenjimi, akumulimi apo difuzioni i kontrastit. Normalisht enët retinale nuk janë permeabël nga fluoroseina në saje të barierës hematoretinale interne. Ndërsa kapilaret koroidale janë permeabël, epiteli i pigmentuar i retinës pengon fluorosceinën të kalojë në shtresat e brendshme të retinës-(bariera hemato-retinale eksterne).(1,3,7,10,27)

Nga pikëpamja semiologjike dallojmë: - Hipofluoroshencën si pasojë e defekteve të përfuzionit retinal apo koroidal ose nga maskimi i kontrastit nga një element më sipërfaqësor. - Hiperfluoroshencën si pasojë e dëmtimit të epitelit të pigmentuar ose nga akumulimi apo difuzioni i fluoroseinës në një kavitet apo ind jonormal. Mund të kryhet angiografia e irisit kur kërkojmë neovaza apo një tumor të irisit. Pas injektimit të fluoroseinës pacienti paraqet një zverdhje të lekurës dhe ngjyrosje të urinës. Ndër efektet sekundare, megji-thëse të rralla, mund të përmendim:bradikardinë, nauze, të vjellura dhe lipotimi.

GonioskopiaMe gonioskopi nënkuptojmë ekzaminimin e këndit iridokorneal. Për përsosjen e metodës së gonioskopisë kontribut të madh kanë dhënë Salzman (1914), Koeppel (1920), Barkan (1936) dhe Goldmann (1938), Scheie dhe Schafar.Gjetja gonioskopike përcakton llojin e glaukomës, stadin evolutiv dhe na mundëson të kemi ide se për çfarë trajtimi medikamentoz do të përcaktohemi:- ( laserik apo kirurgjikal).Te glaukoma kongjenitale kemi insrecionin e lartë të iridës, praninë e mezodermës primordiale në kënd dhe hipoplazion ose aplazionin e kanalit të Schlemit. Te glaukoma simpleks, kapsulare dhe pigmentoze këndi iridokorneal është i hapur.Te glaukoma angulare kronike këndi i.c. është i hapur, i ngushtuar dhe vende vende me goniosinehie. Te glaukoma akute këndi i.k. është i mbyllur. Te disa lloje të glaukomës dytësore këndi i.c. mund të jetë i hapur, me gjak, me neovaza, i pigmentuar, ndërsa te disa lloje tjera ai është i ngushtuar, me goniosinehie, me membranë fibrovaskulare ose i mbyllur. Me gonioskopi në këndin i.k. mund të vërejmë neovaskularizim, gjak, qelb, masa të thjerrzës, masa tumoroze dhe trupa të huaj, etj.Gonioskopia indirekte është metodë rutinore e okulistit, aplikohehet te operacioni i goniotomisë.Gonioskopia indirekte bëhet me pasqyrë të pjerrtë-(Figura:1-6.=A,B;fig.1-7=A,B),kur e vendosim pasqyrën në orën 12, ne vështrojmë këndin në ora 6 dhe kështu me radhë, prandaj këtë gonioskopi e quajmë indirekte.(Fig:1-9=A) Kur me goniskopi gjejmë këndin iridokorneal të hapur ne mund të shohim të gjitha elementet e këndit duke filluar nga poshtë rrenjën e iridës, shokën e trupit ciliar, kreshtën e poshtme sklerale, trabekullumin në qendrën e saj, kanalin e Schlemit dhe mbi trabekullumin, kreshtën e sipërme sklerale (vija e Schwalbe-se). Prandaj, mund të themi se kemi dy metoda të ekzaminimit: 1.- Gonioskopin indirekte dhe 2.- Gonioskopin direkte. (Fig:1-5=(A,B).

A. B.

5

Page 6: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

FIGURE 1– 6.-(A,B)Indirect gonioscopy lenses. (A) Goldmann 3-mirror and 1-mirror lenses (left to right). (B) Posner, Sussman, and Zeiss lenses (top to bottom).

GONIOSKOPIA DINAMIKE:

A. B.

A.

6

Page 7: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

A.B.FIGURE 1–5.=(A,B) Direct gonioscopy. (A) Bilateral Koeppe lenses in place. (B) Koeppe gonioscopy with Haag-Streitstereoscopic viewer suspended from the ceiling.

Schaie ka propozuar 5 lloje të gjetjes së gjërësisë të këndit iridokorneal. Kjo ndarje është pranuar nga një numër i madh i okulistëve.1. - Shkalla 0. - Këndi është i gjërë dhe i hapur, shihen të gjitha elementet e këndit, gjërësia e këndit është diku 35-45°shkallë. 2. - Shkalla e I. - Këndi është i hapur, nuk shihet vetëm shoka e trupit ciliar, gjërësia e këndit është diku 25°shkallë.3. - Shkalla e II. - Këndi edhe më tutje është i hapur, rrënja e iridës tani e mbulon edhe kreshtën e poshtme sklerale, gjërësia e këndit është diku 20°shkallë.

7

Page 8: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

4. - Shkalla e III. - Këndi është i hapur, por i ngushtuar 10-15°shkallë, tani rrënja e iridës e mbulon trabekulumin gjer te kanali i Schlemit.5. - Shkalla e IV. - Këtu iridea është e mbështetur për trabekulum dhe atë e mbuluon në terësi, nuk shihet shpesh as kreshta e sipërme sklerale.Tani themi se këndi është i mbyllur, kemi bllokun angullar. Ky mund të jetë pa ndryshyme organike-funksional dhe me ndryshime organike. Për ta caktuar natyrën e bllokut angullar shërbehemi me provën e Forbesi-t.

Edhe shkalla e pigmentimit është pranuar sipas Schaie-rit.1. -Shkalla 0-Nuk kemi pigmentim.2. -Shkalla I-Ka shumë pak pigmentim në kreshtën e sipërme sklerale dhe në trabekulum.3. -Shkalla II-Këtu pigmentimi i kreshtës së sipërme sklerale dhe i trabekulumit është shumë më i theksuar.4. -Shkalla III-Tani kemi pigmentimin e të gjitha elementeve të këndit.5. -Shkalla IV-Këtu pigmentimi i të gjitha elementeve të këndit është aq i madh sa nuk mund të vërehen detajet e tij.

Schafer ka propozuar kët ndamje të gjërsisë gonioskopike të këndit iridokorneal.1. -Shkalla e 4. (35-45°) -Këndi është i gjërë dhe i hapur, shihen të gjitha elementet e këndit, me lehtësi shifet corpus ciliare, ky këndi është karakteristikë te miopia dhe afakia, dhe s᾿mund të mbyllet. 2. -Shkalla e 3. (25-35°) -Këndi është i hapur, nuk shihet vetëm shoka e trupit ciliar, gjithashtu as ky s᾿mund të mbyllet.3. -Shkalla e 2. (20°) -Këndi edhe më tutje është i hapur, rrënja e iridës tani e mbulon edhe kreshtën e poshtme sklerale, por mund të shihet trabekulumi, mbyllja e k.i.c.është e mundur, por shumë rrall.4. -Shkalla e 1. (10°) -Këndi është i hapur, por shumë i ngushtuar, tani rrënja e iridës e mbulon trabekulumin gjer te kanali i Schlemit, mund të shihet vetëm vija e Schwalbe-s dhe gjithashtu maja e trabekulumit; mbyllja e k.i.c. s᾿është i evitueshëm, por rreziku është i madh. 5. -Këndi në form të plasaritjes -Këndi ende është i hapur, këtu s᾿kemi ndonjë kontakt në mes të irisit dhe korne-s, por s᾿mund të shihet as᾿një element i k.i.c., ky kënd është në një rrezik permanent që të mbyllet.6. -Shkalla e 0. (0°) -Këtu iridea është e mbështetur për trabekulum dhe atë e mbuluon në terësi, s᾿shihet shpesh as kreshta e sipërme sklero-korneale.Tani themi se këndi është i mbyllur, kemi bllokun angullar. Ky mund të jetë pa ndryshyme organike-funksional dhe me ndryshime organike, për këtë investigim ne duhet të shërbehemi me Gonioskopin e identacionit të Zeiss-it.

1.7.8. Imazheria(Rr.x.; CT, RMN)Gjen përdorimin e saj në patologjitë traumatike për përcaktimin e një frakture të mundshme intraorbital dhe kërkimin e trupave të huaj intraokulare si dhe patologjinë tumorale.(1,3,4,7)

1 -Arteriografia.

8

Page 9: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

Viteve të fundit arteriografia konvencionale ka qenë e dubluar me arteriografinë e kompjuterizuar, arteriogafia digjitale intravenoze-(Digjital intra-venosus arteriography-DIVA).

2 - EkografiaRrezet e ultratingujve reflektohen me intenzitet të ndryshëm nga inde me intensitet jo të njëjtë. Analiza e rrezeve të reflektuara jep të dhëna mbi strukturat okulare interne.ECHO “A”-traseja e saj ndërtohet nga grafiku ekogjen ku aksi i rrezeve X. paraqet kohën dhe aksi rr.Y. paraqet amplituden e ECHO-s. Kjo amplitudë korrespondon me kufirin e strukturave.

ECHO “B”-lejon marrjen e një prerjeje transversale bidimensionale të syrit. Kjo mund të jetë e dubluar me Doppler për të studiuar fluksin vaskular. Ekografia“B”-bën studimin statik dhe dinamik të përmbajtjes okulare dhe është shumë e përdorshme për studimin e patologjive retinale dhe vitrale.ECHO Doppler kolor është metodë e re për ekzaminimin e vaskularizimit okular dhe orbital. Duke na furnizuar imazhin struktural, bidimensional të vaskularizimit si dhe evaluimin-përecjelljen e shpejtësisë së qarkullimit të gjakut në nivelin e tyre. Me këtë teknikë mund të shihen përpos arteries dhe venës oftalmike, ACR,VCR. Si dhe ACP-arteria ciliare posteriore. Gjatë vitete të fundit ekzaminimi i irigimit papillar është bërë i mundur me laser Doppler Helium-Neon të kuq të montuar në një angiograf.

1.7.9. Tomografia koherente optike e retinës-(TCOR)TCOR-tomografia në koherencë optike e retinës është teknike relativisht e re për eksplorim retinal. TCOR-bëhet pa kontakt dhe është jo-invazive, me rezolucion të lartë deri-(10 micron). Përdorimi klinik i TCOR është në përdorim më pak se 10 vjet. Përparësia e kësaj teknike është e konsiderueshme, na mundëson imazhe të tipit pseudohistologjik.(Figura:1-4.=C),(1)

I pajisur me një intrferometer që pranon ngacmime optike të dritës së reflektuar dhe siguron përpunim të automatizuar të tyre, duke mundësuar imazhe digjitale tridimensi-onale të strukturave të studiuara. Edhe pse fillimisht është përdorur për qëllime studimi të srukturave anatomike okulare, OCT-shumë shpejt ka gjetur aplikim në studimin e sëmundjeve retinale dhe të nervit optik. Për qëllime diagnostike iu ka bashkuar ekzaminimit angiofluorografik, duke qenë util në: - shkolitjet neovaskulare subretinale te degjenerimi makular lidhur me moshën; - zhvillimi i formave dhe evidentimi i zonave me aderencë të membranës epiretinale; - zhvillimi i edemës makulare-EM, nga retinopatia diabetike, TVQR-tromboza e venës qendrore retinale apo edhe e degëve të saj; - zhvillimi i ndryshimeve retinale neurosenzoriale te shkolitja e retinës; - vlerësimi i formave strukturale te tumorët intraokularë. Skaneri-TCSkaneri ose tomodensitometria është ekzaminimi më i mirë për eksplorimin e patologjive orbitale. Ai bën të mundur studimin e orbitës (përmasat, muret, kanalet optike, regjionet etmoidale e sfenoidale), përmbajtjes orbitale (globit okular, muskujve), nervit optik, kiazmës dhe korteksit vizuel.

Elektro-Retinograma-ER

9

Page 10: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

ERG-studion retinën senzoriale, konet dhe batonet -(lëmshat dhe shkopinjtë), ekzaminon elektroretinogramin fotopik-(për adaptimin e syrit në dritë) dhe skotopik-(për adaptimin në terrë).Të dhënat grafike prezentohen nga vala A negative (përgjegjia e fotorecep-toreve) dhe vala B pozitive (përgjegjia e qelizave bipolare të Müllerit). Sot është i mundur regjistrimi fokal me ariel të caktuar i ERG-s të retinës dhe me ERG-n multifokale mund të analizojmë disa veçanti të retinës, të polit të pasëm dhe të fitojmë një prezentim tri-dimenzional, të përgjegjëies bioelektike retinale. Indikacionet:Retinopatia pigmentoza, distrofit retinale, hemerralopia, intoksikacionet medikamentoze, metaloze, Pattren-ERG te atrofia e n.optik, Okluzioni i vazave retinale dhe te glaukoma.

Elektro-okulograma-EOEOG-studion epitelin e pigmentuar të retinës. Indikacionet: distrofia vitiliforme makulare, (Morbus Best), sëmundjet e lindura që e perekin epitelin e pigmentuar retinal.

Potencialet e evokuara vizuale-PEVPEV-studion rrugën optike dhe jep informata për qelizat ganglionare dhe pjesën qend-rore të rrugës optike-(n. Optik). Indikacionet:sëmundjet e n.optik, neuritin retrobulbar, dëmtimet prekiazmatike, sklerozës multiplex-SM dhe sëmundjet tjera demielinizuese.

Njohja e ngjyraveNjohja e ngjyrave në praktikë përcaktohet me metodën e emërtimit, krahasimit, diskriminimit dhe egalizimit. Studiohet me ndihmën e figurave, shifrave apo shkronjave të njgyrosura me motive të ndryshme (atllasi i Ischihara) ose me pllaka-gogla të ngjyrosura, të cilat duhet të rreshtohen sipas ngjyrave dhe tonalitetit të tyre (testi Frans-Worth), dhe anomaloskopit. Drita paraqet vibracionet elekrtomagnetike me gjatësi të ndryshme valore, fotonike-korpuskulare. Syri është i aftë të dallojë vetëm valët elektromagnetike, gjatësia valore e të cilave sillet nga 410-700 milimikrona. Normalisht drita është pa ngjyrë, por nëse kalon nëpër prizmën e Njutonit atëherë rrezet e dritës përthyhen në drejtim të bazës së prizmës të Newton-it. Drita i nënshtrohet modifikimit spektral elektromagnetik sipas gjatësisë valore dhe prezentimit të ngjyrave adekuate. Normalisht rreth 8% e meshkujeve dhe 0,5% e femrave kanë çrregullime të pamjes kolorike.Gjatësia valore elektromagnetike e dritës dhe ngjyrat që paraqiten: - ngjyra e kuqe nga 610 - 700 milimikron, - ngjyra portokalli nga 590 - 610 milimikron, - ngjyra e verdhë nga 570 - 590 milimikron, - ngjyra e gjelbër nga 500 - 570 milimikron, - ngjyra e kaltër nga 440 - 500 milimikron, - ngjyra vjollce nga 410 - 440 milimikron.

Fusha Vizive-FVFusha vizive paraqet një hapësirë, të cilën e shohim para syrit, përreth pikës së fiksimit, pa livizur syrin dhe kokën.Dallojmë: - Fushën vizive monokulare, e cila përdoret në klinikë, lejon studimin e retinës dhe rrugëve optike deri në korteks; - Fushën vizive binokulare (monokulare e superpozuar). Vija harkore e cila bashkon pikat e fushës vizive me sensibilitet të njëjtë, nga një stimul me intensitet voluminoz dhe gjërësi të

10

Page 11: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

njëjtë të testshenjës dhe fiksimit, e cila quhet izopter. Faktorët që modifikojnë rezultatet e fushës vizive janë:1)-Faktorët objektivë: sipërfaqja e testit, intensiteti i testit dhe kohëzgjatja e ekza-minimit;2)-Faktorët fiziologjikë: pupilla dhe korrigjimi për afër.

a) - RezultatetKufijt periferik të fushës vizive në shkallë normale janë: - fusha lart..................... 60º - fusha poshtë.............. 75º - fusha temporale.....100º - fusha nazale .............. 60º.

b) - Metodat:

Metoda klinike orientueseKjo metodë lejon njohjen e kufijve të fushës vizive me përafërsi. Ajo është e thjeshtë, e shpejtë dhe mund të aplikohet te femijët dhe të sëmurit në shtrat. Ekzaminatori i vendosur përballë të sëmurit mbyll syrin e kundërt të pacientit dhe lëviz gishtin që ndodhet në largësi të barabartë nga të dy sytë. Lëvizja bëhet në mënyrë centripete në të katër kuadrantet dhe i sëmuri sinjalizon kur shikon objektin e treguar, nga mjeku në fushën e tij të pamjes.

Metodat instrumentale

1-Kampimetria- Ekrani kampimetrik është një ekran mural-(i rrafshët) i zi i vendosur 1-2m jo larg nga i sëmuri. Në qendër të këtij ekrani ndodhet një dritë e kuqe që shërben si pikë fikësimi. Në këtë ekran tregohen një seri testesh me diametër të ndryshëm, të vendosura në maje të një shkopi të zi (që të mos shihet). Kjo metodë analizon në mënyrë precize fushën vizive qendrore, 30º rreth pikës së fikësimit.- Analizuesi i stimujve të shumëfisht (Fridman) përdoret për të analizuar fushën vizive qendrore. Kjo metodë është e shpejtë dhe e ndieshme për rastet me glaukomë kronike.

- Grila e Amsler-it është metodë e thjeshtë për të zbuluar skotomat e vogëla centrale. Kjo studion një fushë vizive prej 10º nga pika e fiksimit.

2-Perimetriaa- Perimetria kinetike (Goldman)–eksploron fushën vizive duke kaluar nga periferia në qendër. Izopterët që përcaktohen nga përmasat e testit të shënuara me:I, II, III, IV., (shifra romake) dhe ndriçimi (intensiteti) i testit i shënuar me:1, 2, 3, 4., (shifra arabe).Intensiteti dhe përmasat e testit janë të modifikueshme nga ekzaminatori, ndërsa ndriçimi i kupollës është konstant.Përcaktohet në fillim izopteri periferik duke zbuluar rregullin“nga pika që nuk shihet në atë që shihet” sipas meridianeve të kupollës dhe në fund përca-ktohet njolla e verbër.Kjo është një perimetri kinetike(dinamike)e fotopike. Foto:2-2.=A,B.)

11

Page 12: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

Anga:lit:39.( John C. Morrison, M.D. Irvin P. Pollack, M.D.Glaukom Science and Practice. Copyright © 2003 by Thieme edical Publishers, Inc. Thieme/New York • Stuttgart: 226-235).

B FIGURE:2-2.(A)Localized inferior arcuate and (B)advanced glaukomtous visual field defects in the left eye, as determined by Goldmann kinetic perimetry.Note the large temporal island beyond 30 degrees’ eccentricity in (B).

12

Page 13: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

b- Perimetria statike nuk ndryshon përmasat e testit, pra gjatë meridianeve paraqitet një test i cilit nuk lëviz, por i ndryshon vetëm intensiteti. (Fig:2-1.A.).+(Fig:2.3). Të dyjat dyfish subjektive.

FIGURE 2-1.An example of the test results produced by suprathreshold static perimetry, showing an inferior arcuatescotoma using the Humphrey Field Analyzer 120-point full visual field screening test.,

13

Page 14: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

FIGURE 2-3. An example of the printed output for automated static perimetry of a right eye usinga full threshold 30-2 test procedure conducted on the Humphrey Field Analyzer Model 750.

14

Page 15: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

c- Perimetria automatike e kompjuterizuar punon në principin e perimetrisë statike dhe është më e saktë, ngase është njëfish subjektive. Në rezultatin përfundimtar mund të ndikojë vetëm pacienti, atëherë ndikimi i perimetristit dhe perimetrisë është i përjashtuar. Të gjitha metodat e gjertanishme për përcaktimin e fushës së të pamurit janë metoda subjektive.Përcaktimi objektiv i fushës së të pamurit do të ishte ideal, (ngjashëm me ERG), tani për tani është vetëm në eksperimentim e sipër. Aktualisht përdoret kompjuteri për studimin e fushës vizive kryesisht për depistimin e glaukomës. (Fig:1-10.=A.).

A.

FIGURE: 1-10. (A)Three-dimensional representation of the sensitivity of the eye to light (the“hill of vision”) for a lefteye. (B) Gray scale representation of the hill of vision, as used in automated static perimetry. (C) Isopter and scotomarepresentation of the hill of vision, as used in manual kinetic perimetry.

15

Page 16: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

1.7.16. EKZAMINIMI HISTOLOGJIK DHE MODELE BIOLOGJIKE

a) - Ekzaminimi mikroskopikEkzaminimet histologjike, krahasuar te kufomat me dhe pa patologji vaskulare, ka bërë që viteve të fundit të kemi progres të madh në të kuptuarit e mekanizmave biomolekular dhe se këto mekanizma dita-dites janë më të rëndësishme. Mundësia e rekoltimit të membranave vitroretinale me ekscizion nga pacinetët e operuar si ato donator post mortum, ka bërë që ekzaminimet hitologjike të bëhen një ekzaminim rutinor te pacientët e operuar nga sëmundjet vitroretinale. Pas një fiksimi të shkurtër të indit në paraform-aldehid 4%, prezervimi i indeve bëhet në mburoja sintetike ose në akull. Prerjet me mikrotom apo kriostat më trashësi të ndryshme nga 2,5μ - 8μ. Ngjyrosja bëhet me hematoxilin-eozin për prerje-ndarjet në kriostat, me amoniu sulfit apo toludin të kaltërt për preparatet në mburoja sinetetike. Për ekzaminimet imunohistokimike ngjyrosjet janë speciale, në mënyrë që të mos interferohen me përbërësit në reakcion. (Fig:2-4.).

FIGURE:2-4.Histopathology of neovaskular glaukom illustrates a fibrovaskular membrane that obliterates the anterior border layer of the iris and gives it a smooth, flat surface.Neovaskular capillaries (arrows) bridge the anterior chamber angle to the trabecular meshwork, producing a peripheral anterior synechia. Note capillary within Schlemm’s canal filled with erythrocytes. (Courtesy of W. Richard Green, M.D.),

16

Page 17: UNIVERSITY OF MEDICAL SCIENCES “REZONANCA” Mr.Sc.Dr.Halil Ajvazi-Oph./Prishtina/Republic Of Kosova / UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”

b) - Metodat e evaluimit imunohistokimike- Metoda imunohistokimike, përdor vetitë fudametale të antigjeneve dhe antitrupave. E bazuar mbi proteinat serike nga klasa e gamaglobulineve. Mund të ndahet në 5 njësi, sipas madhësisë, masës molekulare, strukturës, dhe funksionit (IgA, IgD, IgE, IgG, IgM). - Metoda imunoperoksidazike.Teknikat e ngjyrosjes janë të ndryshme, mund të jenë direkte, indirekte, PAP kompleks (enzima peroksidaza dhe atc.e kundërta e kësaj enzime) dhe metoda avidin-biotin, e fundit ka gjetur përdorim si për preparatet nga kriosekcionet ashtu edhe preparatet nga parafina.

c) - Procedura për evidentimin e rrejtit vaskular retinokoroidalRetinale-retina është e inkubuar për të hulumtuar activitetin e adenozin dy fosfatazes (ADP-azei), prezenca e saj na prezenton qelizat endoteliale;Koroidale-ikubacioni për evidentimin e aktivitetit të fosfatazës akaline, prezenca e saj prezenton specifika të rritjes për qelizat vaskulare të mundshme në nivel koriokapilar.

UNIVERSITETI I SHKENCAVE MJEKËSORE “REZONANCA”FAKULTETI I MJEKËSISËPRISHTINË

MR.Sc.Dr.Halil Z.AJVAZI, Ass – Oftalmolog & Mikrokirurg

Tel.mob: +377 (0) 44 77 77 14E-mail:[email protected]

Prishtinë,19.06.2009.

17