universiteti i gjakovËs ³fehmi agani - fakulteti · dihet se gjuha artistike e letërsisë...

39
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME MAGJIA E FJALËS NË VEPRËN E MARTIN CAMAJT MENTORJA: KANDIDATJA Dr. Rovena Vata Shpresa Bardhoshi Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

35 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

MAGJIA E FJALËS NË VEPRËN E MARTIN CAMAJT

MENTORJA: KANDIDATJA

Dr. Rovena Vata Shpresa Bardhoshi

Gjakovë, 2017

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: MAGJIA E FJALËS NË VEPRËN E MARTIN CAMAJT

Komisioni:

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Shpresa Bardhoshi

Gjakovë, 2017

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE .............................................................................................................................................4

KREU I: Roli pasurues i letërsisë në gjuhë .................................................................................8

1.1 Shkrimtari Martin Camaj dhe vendi i tij në letërsinë shqiptare ............................................ 8

1.2 Veprat e botuara ......................................................................................................................... 9

1.3 Magjia e fjalës në veprën e Camajt ....................................................................................... 11

KREU II: Grupime sipas kategorisë leksiko-gramatikore të fjalëve të vjera nga veprat e Martin Camajt .......................................................................................................................................... 16

2.1 Grupimi i emrave ...................................................................................................................... 16

2.2 Grupi i mbiemrave .................................................................................................................... 19

2.3 Grupi i foljeve ............................................................................................................................ 22

2.4 Grupimi i ndajfoljeve ................................................................................................................ 23

KREU III: Pasuria leksikore e semantike e veprës së Camajt .................................................... 25

3.1 Leksiku i mbarëshqipes ................................................................................................................ 25

3.1 Leksiku dialektor ....................................................................................................................... 26

3. 3 Leksiku popullor ............................................................................................................................ 27

KREU IV: Pasuria frazeologjike në veprat e Camajt ..................................................................... 29

4.1 Frazeologjia gjuhësore dhe njësitë frazeologjike ................................................................ 29

4.2 Njësi frazeologjikë që shprehim urime: ................................................................................. 31

PËRFUNDIME: .............................................................................................................................. 33

BIBLIOGRAFIA: ............................................................................................................................ 38

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Ndihmesa e shkrimtarëve në kulturën e një vendi është e pazëvendësueshme. Ajo është vetjake dhe

kombëtare, ndihmesë që në një prerje tjetër kundrohet dhe si prurje artistike dhe si prurje gjuhësore.

Ata prijnë me krijimtarinë e tyre në zgjerimin, në thellimin dhe në pasurimin e mundësive shprehëse të

shqipes me fjalë e përmes fjalës. Vepra letrare e tyre është njëkohësisht krijim artistik e krijim gjuhësor1.

Mjeti i shkrimtarit është fjala. Por që të kuptohet thellë e të bëhet e prekshme, e dukshme dhe e

kuptueshme është e nevojshme puna, këmbëngulja e pafundme drejt përsosjes së saj. Askush më mirë

se Martin Camaj nuk ka luajtur me fjalën.

Dihet se gjuha artistike e letërsisë është një gjuhë ndryshe, është shmangie në mënyrë të qëllimshme

nga norma; në rastin e Camajt gjuha artistike është mjet për të qëndruar brenda etnisë shqiptare në

kuptimin më përfshirës të fjalës2.

Gjuha shqipe siç do gjuhë tjetër, është në proces të përhershëm ndryshimi. Duke kaluar nëpër një rrugë

të ndërlikuar dhe plot pengesa, ka arritur sot në gjuhën e një shkalle të përpunuar, të kristalizuar në

hallkat e ndryshme të saj, të kodifikuar e të njësuar, të pasur, të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të një

shoqërie të zhvilluar e për të ecur më tej përpara3.

Prurja letrare e Martin Camajt në fondin e letërsisë shqipe ka qenë dhe do të mbetet një ngacmim i

përhershëm për studiuesit e letërsisë, kurse për gjuhëtarët pasuri gjuhësore e shprehur përmes fjalës së

tij artistike është një begati e veçantë për fondin e shqipes, e cila duhet të studiohet edhe më shumë në

të ardhmen.

Pesha e fjalës së Martin Camajt qëndronte – si dhe në vargjet e tij – në thellësinë e saj të

kombinueme me trajtën e jashtme të gdhendun deri në thjeshtësí të skâjshme. Punët që i kishte

sidomos për zemër, i thoshte në mënyrë sidomos joimponuese dhe modeste, shpesh me dy-tri fjalë a

me nji gjysmëfjalí. Mos me u përlye , tha për shembull në vend të nji logoreje të gjatë. Edhepse të

befasonte me përgjigje e qëndrime të paprituna e jo konvencionale, fjala e tij kurrë nuk ishte

zhanglluese. Etiketimet dhe insinuata në nivel personal që bâhen shpesh mes letrarëve shqiptarë,

Camajt i ishin absolutisht të hueja. Ai fliste shkoqun, me argumente e parime.

1 Valter Memisha, Shqipja standarde dhe letërsia, ë: Aktet e Ko fe e ës së dhjeto it , .

2 Rovena Vata, Urë fjalësh midis Letërsisë dhe Antropologjisë, E ti Botues Gje gj Fishta , Ti a ë, , .

3 Mahir Domi & Idriz Ajeti, Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot, në: Konferenca shken o e, Gjuha let a e

ko ëta e dhe ota sh ipta e sot , Ti a ë, , f. .

5

Po aq skrupuloz që ishte në të folunit e të vepruemit, ai sillej edhe me krijimet e tij letrare. Poezitë i

konsideronte fëmijtë e mi dhe i përpunonte, lëmonte e gdhendte aq sa nji prind i mirë e rrit dhe

edukon fëmijnë para se me e lëshue me e marrë botën ndër sy. Çdo botim i nji vepre ishte nji luftë e

vërtetë e Camajt me skrupujt e tij dhe, si nji prind plot dashní për fëmijnë e vet, e kishte vështirë me i

thanë lamtumirë fëmijës4.

Rol kryesor dhe me shumë peshë në këtë process zhvillimi e pasurimi luajnë shkrimtarët, qofshin poetë

apo prozatorë. Letërsia artistike është laboratori ku krijohen fjalë të reja, ku sintaksa përpunohet më

shumë se në çdo formë tjetër ligjërimi. Gjuha e veprës së Martin Camajt ka një vend të veçantë në

letërsinë shqiptare. Gjuha e veprës së tij ka sjellë ndihmesë të çmuar në pasurimin e shqipes në të gjitha

nivelet e sidomos në leksik, në gramatikë e në regjistrat stilistikorë.

Letërsia na jep modelet e gjuhës më të lëvruar, modelet më të bukura të ligjërimit, ajo përbën shfaqjen

estetike të shqipes. Zbulimi i fuqive shprehëse të shqipes, i aftësive që ajo jep për krijimtari me

origjinalitet përbën një nga ndihmesat e shkrimtarëve për kulturën shqiptare5.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Puna për të realizuar këtë temë u përqendrua në disa drejtime, që u zbatuan në mënyrë të

shkakëshkallshme:

Së pari, së bashku me udhëheqësen time shkencore ideuam tematikën dhe vendosëm për platforën e

punës së temës. Kjo temë ka lindur nga prania ime në një temë të Shkrimit kreativ, ku u fol rasti i Martin

Camaj që përmes stilit dhe përdorit të gjuhës në formë letrare, arriti që letërsia e tij të jetë e

përjetshme.

Së dyti u bë vjelje leksikore dhe u grumbullua material leksiko-semantik që lidhet me temën tonë.

Së treti, lënda e vjelë është trajtuar teorikisht, duke u përpjekur që përshkrimi dhe shtjellimi shkencor të

bëhen përmes një litarture të kosniderueshme për të kryer me sukses këtë temë diploma të shumë

pritur për secilin prej nesh. Ne punuam më mënyrë të vazhdueshme me metodën e vjeljes së

drejtpërdrejtë leskikore, dhe me skedimin e kësaj pasurie. Kemi shfrytëzuar fjalë të gjuhës shqipe si:

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980)6, Fjalori i shqipes së sotme (1984/2002)

7, Fjalori i gjuhës shqipe

4 Hans-Joachim Lanksch, Kujtime për Martin Camajn, ë: evistë Meh Li ht , . , ë to , Ti a ë, , f. .

5 Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhë shqipe dhe pragmatika, Tiranë, f. 241-242.

6 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

6

(2006/2012)8, por edhe më fjalorë të tjerë si: Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (2004)

9, Fjalor antonimik i

gjuhës shqipe (2002)10

, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe (2010)11

, Fjalor i orientalizmave në gjuhën

shqipe12

. Pastaj përmes metodës induktive, analitike kemi bërë klasifikime dhe interpretime të

ndryshme. Metoda analitike është gërshetuar me atë deduktive, sepse janë bërë interpertime sipas stilit

dhe ligjërimeve artistike.

Me punën e tij të palodhur që krijon një vepra që lanë dhe do të lënë gjumë në gjuhësinë shqiptare dhe

jo vetëm Camaj krijoi një model sin ë prozë dhe në poezi që rrjedh në shtratin e ligjërimit të tij popullor

dhe zbulon koloritin e jetës shqiptare e të fshehtat e shpirtit njerëzor me një gjuhë të pasur e të

rrjedhshme edhe pse në shumë raste hasim në shprehje dhe fjalë arkaike të zonës së Dukagjinit.

Xhevat Lloshi shprehet se Duke qenë një krijim artistik, vepra letrare në një kuptim të caktuar është

kurdoherë edhe një krijim gjuhësor, një eksplorim i mundësive të shqipes deri atëherë të pashfrytëzuara

në atë mënyrë. Çështja nuk ëhstë vetëm te fjalët e reja. Madje te shumica e shkrimtarëve neologjizmat

nuk janë aq të shpeshtë dhe në pjesën më të madhe janë neologjizma stilistikë, domethënë nuk janë

fjalë të përftuara për të plotësuar leksikun. Një vepër letrare me vlera të vërteta artistike është në

vetvete një fjalë e re, një neologjizëm13

.

7 Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1984/2002.

8 Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

9 Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004.

10 Miço Samara, Fjalor antonimik i gjuhës shqipe, 2002.

11 Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, 1999.

12 T. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, 2005.

13 Xhevat Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Tiranë, 2005.

7

3. Baza teorike e punimit

Për realizmin me sukses të temës sime të diplomës jemi mbështetur në një literaturë të pasur. Kemi

shfrytëzuar artikuj, vepra në fuksion të temës duke u mbështetur në parime dhe në kritere shkencore

studimi të njohura dhe të zbatuara me sukses. Në punimin tonë gjithashtu jemi mbështetur në

konceptet e teorisë dhe të praktikës leksikologjike, gramatikore, semantike dhe stilistikore, të

përpunuara nga gjuhëtarë e veçanërisht leksikologë, si: B. Beci14

, A. Xhuvani15

, Xh. Loshi16

, A. Kostallari17

,

J. Thomai18

, Sh. Islamaj19

, E. Çabej20

, L. Buxheli21

, E. Hysa22

.

4. Synimi i temës

Synimi i kësaj temë është që të tregojmë pasurinë e madhe gjuhësore që Martin Camaj ka arritur të

ndërtojë përmes fjalës artistike, duke i shtuar vlerë të madhe studimeve gjuhësore.

Synimi i kësaj temë diplome është disa aspekte si: Fillimisht kemi theksuar rëndësinë e pasurisë leksikore

dhe frazeologjike e veprës së Martin Camajt, dhe së dyti: do të analizojmë nga ana shkencore dhe

akademike kjo pasuri e shprehur përmes fjalës së tij.

14

Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, EDEFA, Tiranë, 2004. 15

Aleksandër Xhuvani, Kompozitat, ë: Studi e i leksiku dhe i fo i i e fjalëve ë gjuhë sh ipe , , Ti a ë, . 16

Xhevat Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Tiranë, 2005. 17

Androkli Kostallari, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, ë Studi e i leksiku dhe fo i i e fjalëve ë gjuhë sh ipe , III, Ti a ë, . 18

Jani Thomai, Prejardhja kumtimore në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009, Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2009,

Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë në gjuhën shqipe, Tiranë, 1981. 19

Shefkije Islamaj, Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 2005. 20

Eqrem Çabej, Vepra, III, Prishtinë, 1976. 21

Ludmila Buxheli, Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009. 22

Enver Hysa, Dukuri e prirje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare, në: Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka

jonë, Tiranë, 1988, Enver Hysa, Formimi i emrave në gjuhën shqipe, Tiranë, 2004.

8

KREU I: Roli pasurues i letërsisë në gjuhë

1.1 Shkrimtari Martin Camaj dhe vendi i tij në letërsinë shqiptare

Roli i letërsisë në pasurimin e përpunimin e gjuhës është i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm. Gjuha

është edhe mjeti me të cilin krijohet vepra letrare, edhe trajta reale e të cilën jeton letërsia23

.

Ky rol e merr rrugëtimin e vet që nga Rilindja Komëbtare e deri në ditët tona. Emra të shquar të

shrkimatrëve tanë si Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Anton Zako Çajupi, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi,

Martin Camaj, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Ali Podrimja, Fatos Arapi, e dhjetra të tjerë me krijimtarinë e

tyre kanë dhjetëfishuar numrin e fjalëve e të kuptimeve që shqipja ka futur në përdorim. Librat e tyre

kane qenë e mbeten shembull i këtij procesi krijues e të vazhdueshëm.

Duke qenë krijim artistik, vepra e vërtetë letrare është edhe krijim gjuhësor, shkrimtari krijon dhe derdh

objekte gjuhësore estetike. Për të arritur synimet e veta të shumanshme, letërsia shfrytëzon të gjitha

mundësitë paraqitëse e shprehëse të ligjërimit. Shkrimtarët përmes fjalës i japin vlerë veprës, e rinonjnë

atë, krijojnë imazhe, ide dhe ndjesi nga më çuditshmet. Kur i përdoren me vend fjalët na emocionojnë,

na përçojnë mendime dhe ndjenja, ngjarje dhe histori të kohës që jetojmë apo të kohëve të shkuara.

Shkrimtarët punojnë me të gjitha anët e gjuhës: që nga tingujt e mjetet e veçanta e deri te organizimet e

mëdha, tipat e ligjërimeve e stilet. Fjalët e fjalitë në veprën letrare kanë kuptimet e vlerat që vijnë nga

visari kulturor i shqipes, po kanë edhe një kuptim të dytë, një domethënie artistike. Ky plak i dytë artistik

është një tipar themelor i ligjërimit letrar24

.

Letërisa ka të bëjnë me magjinë e ligjërimit letrar e artistik. Në kërkim të variacionit, ajo thyen lehtësisht

standardin gjuhësor dhe, duke e përdorur gjuhën shqipe, krijon e vazhdimisht krijon. Përmes këtij

procesi krijues, letërsia pasuron mjetet e shprehjes dhe shprehësinë, pa të cilat në gjuhën standard do

të krjoheshib zbrazëti të pariparueshme25

.

Letërsia, duke pasqyruar larminë e jetës pa kufizim kohor dhe hapësinor, ngre në art edhe fjalën më

asnjanëse në dialekt, sjell në ligjërim pasurinë e shumfishtë gjuhësore që gjallon në variantet territorial

të shqipes. Këtë e tregon, ndër të tjera, begatia leksikore dhe frazeologjia e shumë autorëve, sidomos

23

Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhë shqipe dhe Pragmatika, Albas, ribotim i vitit 2015, f. 242. 24

Po aty, f. 117. 25

Valter Memisha, Shqipja standard dhe letërsia, në: Aktet e Konferencës së dhjetorit, 2010.

9

atyre gegë. Shkrimtarët e mëdhenj i kanë lidhjet e forta e të pazgjidhshme me popullin, me dialektin dhe

të folmen e vendlindjes. Ata i sjellin leksikut të shqipes njësi të vyera dhe si mjeshtër të fjalës e

përpunojnë atë dhe e përdorin mejshtërisht dhe me art në ndërtime mbresëlënëse26

.

Me anë të gjuhës njeriu ka qenë i aftë të dalë përtej vetvetes, të komunikojë me njerëz të tjerë, të

përcjellë të krijojë apo të ndryshojë gjendje të caktuara shpirtërore të njohë thelbin e çdo sendi apo

fenomeni dhe ta përshkruajë atë duke e kthyer në obejkt vëzhgimi, pra të rrëzojë çdo barrier që

qëndron mes botës së tij të brendshme shpirtërore e mendore, dhe gjithçkaje që e rrethon.

1.2 Veprat e botuara

Tituj të veprave:

-Nji fyell ndër male (poezi)-Prishtinë-1953.

-Kanga e vërrinit (poezi)-Prishtinë 1954.

-Djella (novelë)-Romë 1958.

-Legjenda-Romë 1964.

-Lirika mes dy moteve-Munih 1967.

-Poezi (1953-1967)-Munih 1967.

-Njeriu më vete dhe më të tjerë-1978.

-Poezi 1981.

-Drandja (proza poetike)-Munih 1981.

-Rrathë (roman)-1981.

-Shkundullima (novelë)-1985.

-Karpa (novelë)-1987.

-Poezi 1981.

-Tingujt e parë.

-Gjon Gazulli (novelë).

-Jesminë (novelë).

-Bigami (novelë).

-Pishtarët e natës (novelë).

26

Po aty.

10

-Rrugnaja në mars (novelë).

-Katundi me gjuhë të fshehtë (novelë).

-Të pabotueme (poezi).

-Dorëshkrime (poezi).

-Variante (poezi).

-Loja e mbasdrekës (dramë)-Mynih-1981.

-Kandili argjendit (dramë)-Kozencë-1993.

Botimet dygjuhësore:

-Poezi (shqip-italisht)-1985.

-Me pendlat e korbit të bardhë (shqip-gjermanisht).

Të tjera:

-Meshari i Gjon Buzukut-1961.

-Formimi i fjalëve në gjuhë-1966.

-Libër mësimi i gjuhë shqipe-1969.

-E folmja arbëreshe e Greçit në provincën e Avelinos-Firence-1971.

-E folmja arbëreshe e Falkunarës në krahinës e Kozencës-1977.

-Antologjia: Këngë shqiptare-Dusseldorf-1974.

-Çeta e profetëve (ribotim)-1977.

-Gramatikë e shqipes-1984.

Jo vetëm po të nisemi nga vendet e botimit, por mbi të gjitha nga mënyrat e ligjërimit poetik, stilit dhe

frymës, mund të vihen re qartazi tri faza të krijimtarisë poetike veçanërisht e letrare përgjithësisht të

Martin Camajt:

Faza kosovare (ose klasike)

Faza italiane (ose paramoderne)

Faza gjermane (ose moderne)

Të tria këto faza kanë lënë shenja të qarta në krjimtarinë e tij: Në fazën e parë ndihet mbështetja e

fuqishme në mjetet shprehëse tradicionale e folklorike. Mali e vërrini përbëjnë botën rreth të cilës

11

sillet e rreth nervi poetik. Në fazën e dytë kemi pasurimin e elementeve shprehëse me struktura më të

komplikuara gjuhësore, duke mos iu larguar kurrësesi tharmit të motiveve vendase. Në fazën e tretë

motivi vendas mitizohet, thahet e shndërrohet në një substancë me esencë të fortë. Nga njëra tek

tjetra arti i tij bëhet përherë e më formal larg strukturave tradicionale e ideve të ditës dhe synon të

bëhet universal.

1.3 Magjia e fjalës në veprën e Camajt

Fjala ishte e para qe kur bota mori dukjen e saj nde deje te njeriut. Fjala asht bartësja e të pathënave,

për tu bërë të thëna, për të kumtue brendinë që krijuesi (zoti) nuk i dha goje, por i dha mundësinë me u

diktue e me u shpërfaqë përmes mendimit. Mendimi rreshket e godet, pjekët e peshohet, bahet tharm

për me mbajtë mbi rreshta të saj atë çka shpirti i një njeiru jo heshtak, kërkon urat mes njerëzve mos me

i la ë si tela të va u a ë ajë , ë i shku d fu tu a e egë e otive… E kam fjalën e shpirtit me ju

kundërvue atyne që armik e kanë të thanunat e shpirtit27

.

Gjuha përmes letërsisë në veçanti dhe arti në përgjithësi, janë mjeti më efikas i komunikimit. Gjatë

regjimit komunist dihej se letërsia duhej t’i përmbahej disa kriteve të kohës, ku dhe rezultatet dihen:

Letërsisë i caktohet një program dhe vepra letrare duhet të jetë sendërtim i këtij programi. Ajo

skematizohet, banalizohet në nivelin e tekstit dhe të ideve deri në atë shkallë sa shndërrohet në një lloj

publicistike propagandistike. Disa shkrimtarë i shmangen modelit dhe kjo është arsyeja pse kemi vepra

të tilla si ajo e Kadaresë apo e ndonjë tjetri, por përgjithësisht kemi krijimin e një letërsie ekstremisht të

angazhuar në përhapjen e doktrinës dhe të propagandës së regjimit.

Përkundër këtij modeli Camaj e ka poezinë qëllim, jo mjet. Për këtë arsye ndoshta Camaj bën pjesë ndër

të paktët autorë që i përkushtohet poezisë së pastër. Ai ndjek kështu modelin e Mjedës dhe Poradecit.

Ai e shkruan poezinë për të fiksuar mendimin dhe ndjenjën, botën dhe sendet e saj. Procesi i poetizimit

është njëherësh proces i interiorizimit të botës dhe procesi mental dhe shpirtëror që e shoqëron atë i

ngjan pak a shumë metamorfozës së murgut, i cili i shmanget botës për ta interiorizuar atë. Poezia është

lutja e Camajt. Ai, siç thoshte Malarmé, i rikthen fjalës statusin e saj bazë, monumental, e izolon për ta

kundruar së jashtmi . Në njëfarë mënyre ai i kthen si askush tjetër më parë artit të fjalës funksionin

poetik si funksionin bazë, por pa e çuar në ekstremitet një gjë të tillë, pasi ai është i vetëdijshëm më

27

Rove a Vata, lë da: Shk i i k eativ , te a: Mbi stilin e autorëve, rasti: Martin Camaj, Gjakovë, 2017, fl. 34.

12

tepër se kushdo tjetër se funksioni poetik mund të jetë mbizotërues por jo edhe ekskluziv.. Vargu i

Camajt të kujton më shumë se kushdo tjetër moton krijuese të poetit francez Pol Valery, i cili e

konsideronte vargun një ekuilibër i mrekullueshëm dhe i paqëndrueshëm mes elementeve ndjesore

dhe intelektuale të gjuhës .

Në jetën e një populli ka periudha ngritjeje, zhvillimi të vrullshëm dhe progresi të pandalshëm, por ka

edhe periudha ku shfaqen forca ndaluese e penguese, që çojnë në gjymtimin dhe shformimin e jetës, të

kulturës e të shkencës, për shkaqe të një logjike të mbrapshtë e absurde. E tillë qe periudha 50-vjeçare

komuniste, që la në heshtje personalitete të shquara të shkencës dhe të artit shqiptar e botëror. Njëri

ndër ta, viktimë e përjetshme e komunizmit, qe Martin Camaj, një nga më të mëdhenjtë e letrave shqipe

dhe të gjuhësisë shqiptare.

Pushteti diktatorial komunist e denigroi, e mbuloi me heshtje duke dashur që t’i harrohet emri, t’i

pluhuroset vepra, të mos i njihet kontributi si atdhetar i kulluar, si mjeshtër i madh i letërsisë dhe si

albanolog ndër më të shquarit. E ndërsa emigracioni shqiptar e çmonte çdo ditë e më tepër këtë vigan të

letrave shqipe, prapa perdes së hekurt që ishte ngritur ndërmjet Shqipërisë dhe botës perëndimore, nuk

depërtonte as emri, as vepra e tij. Për këtë arsye shteti diktatorial komunist nuk mori mundimin ta

shante e ta sulmonte, sepse për shqiptarët ai nuk ekzistonte. Prandaj për një gjysmë shekulli atij i

mungoi lexuesi shqiptar, i mungoi frymëmarrja e atdheut, i mungoi pulsi i jetës shqiptare. E gjithë kjo

luftë bëhej sepse ai mundi të dalë në botën e lirë ku zhvilloi talentin e tij të rrallë duke mbetur për gjithë

jetën një shqiptar i vërtetë. Tërë jetën e tij punoi për vendin e vet, në një kohë që të gjitha fijet me të

ishin të këputura dhe shteti zyrtar nuk deshi asnjëherë ta njihte kontributin e tij. Tërë jetën e tij nuk

reshti së punuari për kulturën shqiptare. Qe një ambasador shetitës i një shteti, që s’e njohu kurrë për të

tillë; prandaj mbeti gjithnjë i vetmuari i madh, larg tokës amë, që e deshi aq shumë.

Camaj duke qenë në këto kushte ishte i detyruar që të ikte jashtë kodit të përcaktuar duke zgjedhur

kodin etik dhe kodin estetik28

.

Magjia e fjalës së Camajt zë fill që më titujt e poezive të tij si: Tingujt e parë, Kur kërcen Dila, Nji ditë e ka

edhe korbi, Dita e malit tem, Valle Rugove, Gjakmarrja, Kishte ardhë një mik, Elegji e parë, Kujtimi i

vjeshtës, Hija e lisit, Vendit tem, Kthimi, Leni lumejt, Darkë malsore, Disa herë në jetë, Mikpritja e Lejes,

Grishje, Koha e lules, Mes Shëngjergjave, Zanat apo Orët, Na prekme detin me dorë, Trashgimi, Âsht nji

28

Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013, f. 217.

13

qytet i vjetër, Gjarpijt e zez, Korbi, Fill i gjetun, Nji zog lëngon, Mospërfillje, Qokthi eci mbi sende, Mysafir

i papritun në Berishë, Gjarpni e grueja, Retë e oqeanit, Nji poeti të sotëm, Fragment, Dreni plak, Dy

brezni, Dallëndysha, Hoqa fletën e librit të parë, Grueja më mëngji, Rrëfim i heroit, Tregim i thjeshtë,

Vend i thyeshëm, Vera polare, Gjarpni e fëmija, Qyteti i lodrave, Emnimi i sendeve, Atmosferë, Magjia e

tekstit.

Studentat e mij të vjetevet ’70,

Lodroshin në terracën mbi krye bilard,

E më pyetën me zane t’imta ganjunësh.

Çka fshehet ndër ato fletë? Têja,

Ajo që të breu pêthin e jetës?

Fjalët me tingull hundor e provojnë këtë,

Kur ti flet.

Dhe unë iau prita:

në këtë palimpsest zbulova hijen

e fjalës në thellësinë që s’shihet 29 (Poezia: Magjia e tekstit).

Shkak tjetër janë përbërësit, ndofta, mënyrat dhe teknikat letrare të papëlqyeshme në Shqipëri, ndër to,

edhe liria e përdorimit të formave, ato që zyrtarisht cilësoheshin dekadente borgjeze, ndikime të huaja

dhe reaksionare. Me këtë rast, ve në dukje jo pa ironi edhe ngushtësinë dhe vulgaritetin e kërkesave të

asaj metode. Në letërsinë time ka edhe elementa rrymash letrare që nuk pëlqehen në Shqipni, ndër to

edhe liria e përdorimit të formave. Në formë nënkuptoj edhe gjuhën sepse edhe fjalët që duhet të

përdorë shkrimtari janë të caktueme në Tiranë: ka fjalë e forma socialiste apo kombëtare e asosh

reaksionare , të ndalueme (Shënime për një intervistë dhanë Zërit të Amerikës, 1990/1991).

Kjo shihet mjaft qartë edhe nga vjeljet që kemi bërë gjatë shkrimit të tij në prozë:

29

Ma ti Ca aj, evista: K itika , Trimestrale Shqiptare 1, Lirika, Tiranë, 2010, f. 95.

14

Ndërkaq të bijtë lëshonin shtat; dhe në përpjestim i rritej grues vullneti i vet e i delte tash e parë fjala

kundërshtare kundrejt të shoqit (V.III, f. 22).

Këto fjalë ia çonte ajo të shoqit përmes të bijve (V.III, f. 22).

Dhe të gjithë i niste me një grusht miza në shpinë e fjala të randa (V.III, f. 23).

Fjalët e fundit e binin në mend Nikën dhe paqohej (V.III, f. 23).

Fjalët e tij burrnore tmerronin shtazë e njerëz dhe depërtonin jehonë prej shkambit në shkamb dhe

shuheshin tue ranë pushim larg ndër gjije e humnere (V.III, f. 24).

Breznitë e hershme përtace kishin qitë fjalën se edhe po t’i bahej mundi (V.III, f. 25)

Ndodhi që gjatë ditës burrë e grue me u gjetë vetëm për vetëm, asnjeni s’ia sillte fjalën shoqit (V.III, f.

27).

Mbasi fjala të marrë dhenë, ndokush ma i kujtueshëm mund t’i ndërrojë ndonjë imtësi, si vendin e

ngjarjes apo shton emna vetjesh që paskan pasë gisht në këtë apo në atë punë, ndërsa koha lehet prej të

gjithëve ndërdyzash, pothuejse, e pacaktueme si shumë e shumë sende të tjera (V.III, f. 29).

Vetëm dyshimi se Nika qenka i lidhun me shpirtën të fuqishëm, atje në kunorën e bjeshkës, ua preu

vrullin fjalëve të dheut (V.III, f. 31).

Ti nuk largohesh shtëpie pa fjalën time, a more vesh? (V.III, f. 34).

Por ishte edhe e vërtetë se Kola, burrë i peshuem në fjalë e në sheje, dinte të largonte çdo rrezik palngut

e familjes (V.III, f. 42).

Por ma në fund u kujtue edhe ai vetë se disa skajime i kishte përsëritë nja disa herë dhe e preu fjalën tue

u ngritë e tue vu poçin e rakisë në vendin e vet, në ballin e votrës, në gëvoskën e punueme në mur (V.III, f.

45).

Fjalë mbas fjale e rreth mbas rrethi erdhën e i ranë në vesh sistemit lajmet se dikush fshehej ndër male,

në bjeshkën e Ripës (V.5, f. 38).

Ujku don mish, i thonë një fjalë të lashtë, prandej luftëtarët e vjetër, ndonëse të majun e të shtymë në

mot për t’iua mbathë edhe një herë krepave e gergjeve përjetë (V. 5, f. 39).

I gëzosh, pra, dhenat e Gurrave brez mbas brezi! Po të thom me një fjalë për të gjitha! (V.8, f. 70).

15

Urimi tingëlloi sikur Kola t’ia kishte falë atë trevë Nikës, aty për aty, me një fjalë. (V.8, f. 70).

Nikën e shtangën fjalët, u zbe, mandej u pa se si i këcen gjaku dhe i çohet delli në ballë (V.8, f. 70).

..me një mori fjalësh të buta e të kumbueshme..(V.8, f. 70).

Si ndër kuvende fisi-vërejti Nika-edhe sonte s’i le gja mangut fjalës që askund nuk të rrëshqiti vendi (V.8, f. 70).

… ë fshehej ma fort në tingullin e fjalës së Nikës se në gazin e tij (V.8, f. 71)

Tha Nika në vete, fare i paquem ngase kujtohej se fjala e vëllaut tjetër kishte qenë ma e sinqertë (V.8, f. 71).

16

KREU II: Grupime sipas kategorisë leksiko-gramatikore të fjalëve të vjera nga veprat e Martin Camajt

2.1 Grupimi i emrave

Shqipja është gjuhë reflektive, fjalët e saj të eptueshme kanë trajta të ndryshme30

. Në vjeljen e bërë për

pasurinë leksikore object vëzhgimi në punën tonë fjala është parë në dy këndvështrime, në atë

morfologjik dhe leksikologjik.

Në këndvështrimin morofologjik kemi bërë klasifikimin e fjalëve në kategori lekisko-gramatikore, që

quhen pjesë të ligjëratës, jemi ndalur në tipat kryesorë të fjalëformimit, në atë morfologjik dhe

morfologjik-sintaksor. Edhe në kënvështrimin leksikor object studimi është fjala, por si njësi e fjalorit,

pra si njësi që shërben për të emërtuar një send, një veprim, një rrethanë etj.

Sipas Gramatikës së gjuhë shqipe, botim i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave

e Shqipërisë, emri emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë gramatikore të emrave

përfshihen fjalë të ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (ka, dele), sende konkrete

(gur, mal), dukuri të realitetit (shi, borë), veprime ose gjendje (lodhje, tmerr, frikë), nocione abstrakte (e

mira, e vërteta)31

.

Në veprën e Martin Camajt janë vjelë mbi 700 njësi leksikore e frazeologjike (ku klasa leksiko-

gramatikore e emrave zë një vend të rëndësishëm). Më poshtë po japim një grup njësish, pa bërë

klasifikime e nënklasifikime sipas kategorisë gramatikore që ka emri në gjuhëns hqipe, por thjesht si

njësi të nxjerra nga thëniet që kemi nxjerrë gjatë leximit të veprave të tij:

Grue, gjarpër, mal, malësi, kali, qokthi, fjalë, zall, nder, nuse, vajzë, kafnjerr, gjak, mot, stinë, vërri,

bjeshkë, qarr, Karpa, Drini, Dukagjini, lumi, doke, breg, thes, dielli, doke, këngë, cerdhe, zjarmi, dritë,

hana, yje, rrasë, lis, dhen, dhi, dreqi, dera, katundi, shkamb, asphalt, kanun, nuse, pus, djepi, konopi,

miza, merimanga, butha, kacerra, zog, gaca, votër, korba, pëllumba, shpella, tymi, pylli, guri, ferra,

qokthi, lugina, dragoni, qielli, driza, roga, anza, kasollën, kallamboqi, i parëlemi, Shëngjergji, Lule-kadife,

currila, Vjollca, ashkël, ortek, kangë, qeleshja, dërrasat, lopët, liqeni, gjingallat, dielli, rrasat, votër,

30

Xhevat Lloshi, Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhë shqipe dhe Pragmatika, Albas, ribotim i vitit 2015, f. 65. 31

Gramatika e gjuhës shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2002, f. 81.

17

vasha, trima, zog, magje, Zanat, Orët, katundi, oqeani, dallëndyshe, gurë, qiell, dhe, mik, kashtë, mjekra,

fshatar, kopsht, rrugë, fshat, flokë, besimin, lindjet, vdekjet, patkua etj.

Po japim disa thënie konkrete ku gjendet emra të vjelë:

Nikës, pra, i përkiste vetëm fundi i visit, quejtë edhe Fundinë që përbante të dhjetën pjesë të Gurrave.

Prej aty ku ai kishte ngulë shtëpi, buzë shkambit të humnerës në krahun e majtë mes lisash e currash,

mund të përfshihen me një shikim takundi i Vilës dhe bjeshka e asaj krahine. Për atë që ulet deri në lumë

dhe prej andej don me u ngjitë deri në Vilë, ka vetëm një shteg, shkrutim rruge për kambësorë të lehtë e

të papërtueshëm që s’u merren mendët në greminë, fare i papërshtatun për të huejt e pamësuem dhe

për gra me djep në shpinë (V.III, f. 25).

I zoti i Fundinës, atje, lëvronte e rriste gjithçka ngapak, thekën e misër, për bukë, dhe, për të njomë,

groshë rrile fort të shishme, qepujka, kunguj haje dhe lakna të zëza e të bardha për t’i zie me paka e

pashk shpine derri të terun në tym e ajër në trinën mbi zjarm (V.III.38).

Ju e dini se unë nuk di të këndoj, as t’i bie fyellit, as lahutës. Për njëzet e katër orë u ka dalë për hundësh

malësia (V.III, f. 85)

Përplitja i shtoi besimin në Orë e Zana; mun u bind se qenkej nën zotnimin e tyne. Burri që bie në dorë të

thyne, thoshte Nika në vete para se me shkue e me ran ë gjumë, sos e shkrihet si krypa në ujë (V.III, f. 88-

89).

Kur të vdes le të bâhet bár,

në malet e mija në pranverë,

në vjeshtë do të bâhet farë.

Kur të vdes le të bâhet ujë

e fryma e eme avull,

në fusha do të bie si shí.

Kur të vdes le të bâhet gúr

në skâjin e vendit tem

18

të qindroj kufi (V. 4, f. 19).

Nga Orë e Zana. Edhe të bijtë e Nikës kur u rritën e u banë në zotët me ia ngjitë t’et krahun në punë,

sadopak të qitnin dhitë në kullosë ndër shkambij, ia përtonin të flinin në shtëpinë e gurit ndër Gurra (V.4,

f. 25).

Mbas darkës shtrihej te ura e votrës në vendin ku flenin zakonisht miqtë e huej, sa gjanë gjatë aq sa

ishte, dy metra (V.4, f. 26).

Katundi u mësue me dashnorët e vet (V.4, f. 168).

As zogu i malit s’i kalon kufijtë e të mbërrijë deri në Ripën e Epër (V. 5, f. 38).

Vende-vende me gardhiqe nëpër të cilat vareshin ferra e murriza. Aty ku atë vjetë nuk kishte ra kosa e

drapni (v.5, f. 26).

Nëpër male me bukë në strajcë, në ndjekje të pandërpreme, kambë për kambë si langoj mbas lepujve,

lug në lug e çubë në çubë. (V. 5, f. 38).

Ka asish që s’mund të shohin votrën e fikun, pa zjarm në të, sepse u kujtohen thanjet: zjarm i fikun, votër

e shkimun, familje pa mashkull në votër, e dënueme për të dalë fare (V. 5, f. 98).

Kjo e gjen shpejgimin në faktin se gjurmuesit dhe estetët e gjuhës u ka thanë se të dy të folmet janë buka

e një mielli, domethanë se nuk ka ndryshime thelbësore mes tyne, andaj banorët e viseve të malit

logjikisht vijnë në përfundim se gjuha e Ripës së Poshtme asht maja e miellit dhe ajo e tyne krundet (V.5,

f. 151).

Ditën e mërkure prej malevet të thata të veri-lindjes zbritnin malësorët tue ngrehë për laku lopë e dele,

dhi e mushq të ngarkuem me djathë e tëlyen, lesh e lëkura, arra e lejthia, si dhe dru e qymyr, secili si

mbas mundësisë e gjendjes së vet prodhuese (V.10, f. 94)

Morfologjia dhe sintaksa, si dy pjesë përbërëse të gramatikës, që vështrojnë anë të ndryshme të të

njëjtave fakte janë të lidhura shumë ngushtë me njëra-tetrën. Emrat e vjelë në veprën e Camajt i kemi

vështruar edhe nga pikëpamja sintaksore ku për emrin është karakteristikë përdorimi i tij në rolin e

kryefjalës dhe kundrinës, të kallëzuesit emëror, përcaktorit dhe rrethanorit. Por emri mund të kryejë

edhe funksione të tjera. Po ilustrojmë me emra që janë vjelë si më poshtë:

Si kryefjalë:

Katundi u mësue me dashnorët e vet,

19

Si kundrinë:

Fjalën e kishte në majë të gjuhës,

Si rrethanor:

..valët e shkundullimës i ngrahnin tufa-tufa, si murrlani grigjen e zanun prej natës në bjeshkë (V. 4, f.

177).

Grupet leksiko-gramatikore të emrave, duke u mbështur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe

në veçoritë morfologjike, gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari në emra të përgjithshëm dhe në

emra të përveçem. Meqenëse emrat e përveçëm i studion onomastika dhe toponomastika, ne jemi

ndalur vetëm në era të përgjithshëm.

2.2 Grupi i mbiemrave

Në veprën e Camajt mbiemrat zënë një vend të madh brenda grupit të njësive leksikore të vjela. Kuptimi

kategorial i mbiemrit është kuptimi i tiparit të sendit, pra të emërtuarit të një cilësie, vetie a

marrëdhënieje karakteristike dalluese të këtij sendi. Pra mbiemrat emërtojnë tiparin si diçka që i përket

një sendi të dhënë, prandaj në fjali ndodhen në lidhje të ngushtë gramatikore me emrin që e emërton

ose me mbiemrin që e tregon atë send. Pa emër ose përemër nuk mund të ketë mbiemër. Pikërisht këtu

ndryshojnë mbiemrat nga emrat abstraktë të prejardhur prej tyre32

.

Më poshtë po japim një grup njësish, pa bërë klasifikime dhe nënklasifikime sipas kategorive

gramatikore që ka mbiemri në gjuhën shqipe, por thjesht si njësi të nxjerra në veprat e Martin Camajt.

Më poshtë po japim një grup të këtyre mbiemrave si janë vjelë nga veprat:

Të thijun, të vjetër, të lashtë, buzëshpërvjelun, të leshtë, të mbyllëta, të imta, të gdhenduna, të vrashtë,

të pamasë, të pakuptueshme, të tejpashëm, të asfaltueme, të ultë, të mëdha, të bardhë, e vjetër, të

thijun, të gjana, të vjetër, të shndërrueme, të deformueme, të zhytuna, e ndritshme, të mbyllëta, të

bardha, të imta, të vogël, të naltë, e gjanë, e përzemërt, të qindisuna, të errëta, të gdhendun, të

gërryeme, të panjoftuna, të vetmueme, të lashta, e ndryshëm, të vorfën, e zbukurueme, e llojllojshme, të

32

Gramatika e gjuhës shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2002, f. 154.

20

haptëa, të mbyllëta, e stërlashtë, e brishtë, i vërtetë, së kuqe, të padukshme, të dashuna, e lehtë, të

mjerueshme, i zhgënyem, të rrethueme, të thata, të kalbuna, të pavlerë, të paligjshëm, të përhershëm, të

zi, të jashtëzakonshme, e ngime, të përdorun, të bujshme, të vekun, e vetmueme, të zieme, e lirë, të

kujtueshëm, e drejtë, të tronditshme, e pastër, të larme, bestytës, e fosfortë, bregdetar, rrallë, përdhese,

popullore, trulliese, masive, malësore, muzikore, popull vendës, njerëzore, klasike, autentik, të pafshime,

të fundit, kolosale, kombëtar, të mesme, fshatare, moderne, e leshta, e vonë, e gjashtë, ngjitëse,

madhështor, elektike, romantike, mallëngjyese, ekonomike, mendore, qesharake, miqësor, krahinore,

teknike, morale, edukues, freskuese, familjare, shkollor, bujqësor, vjeshtore, mesjtar, malore, gjuhësore,

gurore, ndjekëse, mortore, të mishta, alegorike, kumbues, shkambore, tetrale, krijuese, gjakuese,

thërmuese etj.

Tue randë mbi tapete të leshtë që nuk i dhimbeshin ma qysh se ishte caktue që çdo gja me vlerë

antikiteti (V.5, f. 17).

Një burrë me flokë të thijun tue ngrehë në vargoj një qen të bardhë dhensh (V.5, f. 16).

Shkalla i çoi të tre nëpunësit me ecje të ngjashme në visin ma në shmang të lagjes së qetë dhe të

vetmueme, si pikë ngjitëse midis qytetit të lashtë (V.5, f. 16).

Ajri i pastër i brigjeve të vetmueme që përzihej me aëën e drunit e të pëlhurabe të lashta (V.5, f. 21).

Me shkimba petkash të vjetra të hjedhuna kamot stutave të errëta të banesave të malit e të fushës, dër

katunde e qytete (V. 5, f. 20).

Edhe unë jam i majmë, mendoi (V. 5, f. 25).

Mandej i solli shpinën ujit të pamasë e të pakuptueshëm (V. 5, f. 27).

Se na qenka sendegja e stërlashtë maska (V.5, f. 28).

Udhës për në zyrë, Përgjegjësit i ra të kalonte nëpër një lagje të re e cila nuk kishte ende rruhë të

asfaltueme (V.5, f. 43).

Frymja e flegrave të hundës kur i afronte kryet te buzët e zbehta (V.5, f. 74).

Plaku i gjatë e i thatë, me një za pistalle e të marrun, nervoz te dreqi-thoshte tezja për të-gërthiste në të

shoqen tue zhgarkue në të (V.5, f. 102).

Novelistit i bien në sy flokët e gjatë e ngjyrëzjarrtë si të s’amës (V.5, f. 103).

Agronit i kujtohej se e shoqja ishte shumë ma e re se ai; kishte flokë të zjarrtë e sy të ndezun ngjyrëflakë;

i kujtohet edhe lëkura e bardhë si bora e faqeve të saj (V.5, f. 103).

Mirëpriste urrejtjen si pushimin mbas një përpjete të rrëpijtë (V.5, f. 128).

Njeri i prapët e vigan mbi dy metra i gjatë dhe i gjanë sa mos me e përzanë burri i zakonshëm me të dy

krahët (V.5, f. 141).

21

Në gjirin e djathtë të Qytecës dhe në shpatinën e këtij mali kokërrueshëm, por jo fort larg njena-tjetrës,

shndriteshin prej diellit nja dhjetë o dymbëdhjetë shtëpi të ndërtueme me gue të bardhë (V. 5, f. 177).

Kështu në fillim, po mandej urimet varg e varg e banë të vetën, qetësuen së pari Shkribën që tregonte

paduresë e mërzi sepse qenkej i shtrënguem të kujdesej edhe për një dhandër të ri ndërkohë dhandri

sistemohej, ndija e krushkut u përçue përmes zanit të thatë urues në ndërgjegjen e dhandrit (V. 7. f. 23).

Mbas shiut të atij mnëgjesi, Qyteza ashtu e mbërthyeme në gurë shkëlqente në katër anët, me rrugë e

sheshe (V. 7. f. 70).

Të nesërmen ra shiu i lehtë, parreshtun, njëzet e katër orë, por toka e shkrumueme nuk dukej se kishte

mjaft. E pinte pa lanë që pika të rrjedhë mbi gur e përroje të thame (V.4, f. 172).

Përpara se të nisin shinat e mëdha, do lloraritë edhe rruga e re që do të cojë në det mbas ndërtimit të

urës (V.4, f. 173).

Hingëllonte buzëshpërvjelun e këcente rrëmbyeshëm përpjetë a thue dashkej me u kapë në qiell (V.4, f.

175).

Mbiemrat klasifikohen sipas dy kriteve sipas kuptimit të tyre leksikor dhe sipas veçorive të tyre

morfologjike. Duke u nisur nga ajo se çfarë tipari emërtojnë, gjithë mbiemrat e gjuhës shqipe mund të

ndahen në dy grupe të mëdha:

a) Mbiemra që tregojnë cilësi dhe që quhen mbiemra cilësorë. Kuptimi i mbiemrave cilësorë është i

padryshueshëm, çfarëdo lloj emri të karakterizojnë, ata mbeten mbiemra cilësorë. Ilutrojmë me

shembuj nga njësitë mbiemra që kemi vjelë:

Pemë të mëdha, një qen të bardhë dhensh, se ku gjendet Troja e vjetër?, mes dy mureve të gjana, edhe

ngjyrat i shihte të shndërrueme, ishte pjesa e ndritshme, i shihte sendet të deformuese, si të zhytuna

nën ujë, një lëpizë të vogël copë musandre, në dhomën e gjanë e plot dritë, ajri i pastër i brigjeve të

vetmueme, eddhe unë jam i majmë, me sende të mira, etj.

b) Mbiemra që tregojnë marrëdhënie, dhe që quhen mbiemra marrëdhëniorë, të cilët e japin

tiparin e sendit, emrin e të cilit karakterizojnë, nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të këtij

sendi me një send tjetër ose më një rrethanë, me një veprim ose me një numër.

Ku sos rruga e asfaltueme, mbi tapete të leshtë, miqtë e rrallë që vinin te Baci, tri dhoma përdhese

vetëm një grue në moshë të mesme, një tryezë masive, një familje të vorfën malësore, një muze

22

autentik, në tapete me këpucë të pafshime, si lëngim shpirtnor të vetin, në një shkollë të mesme të

qytetit bregdetar, në mjedis të zyrave kryesore, në katin e gjashtë, ligshtia romantike, ndjesitë

mallëngjyese, në teatrin profesional të qytetit, etj.

2.3 Grupi i foljeve

Nga vepra e Martin Camajt jemi ndalur në një grup të rëndësishëm foljesh. Folja përbën bërthamën

kryesore të fjalisë. Folja dalloohet nga pjesë të tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive

gramatikore. Ajo ka disa kategori gramatikore, që nuk e ka snjë pjesë tjetër e ligjëratës (kategorinë e

diatezës, mënyrës dhe kohës). Shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptim leksikor të plotë. Por ka

edhe disa folje, që, duke u përdorur si mjete gramatikore e humbasin kuptimin leksikor (foljet

ndihmëse), gjithashtu ka folje, që në togfjalësha të caktuar përdorën me një kuptim leksikor të zbehur

(folje gjysmëndihmëse)33

.

Sistemi foljor i gjuhës shqipe është shumë i paur jo vetëm në plakin leksikor, por edhe në forma,

kuptime e kategori gramatikore. Folja është trajtuar në gramatologjinë shqiptare si pjesë e

ndryshueshme e ligjëratës e cila për nga fuksioni, dhe vecoritë e saj gramatikore zë një vend të veçantë

në sistemin gramatikor të kësaj gjuhe34

.

Në veprën e Camajt gjejmë folje që shprehin dhimbje, trimshtim, mall për vendin e të parëve etj:

Fillue, luftue, pleqnoi, gëzue, pendohej dhe egërsohej, punuekam, tregue, qenkej, luejtë, thej, shkue,

qenkam, kujtue, mendue, shkue etj.

Në vazhdim po japim përmes përdormit në fjali foljet që kemi analizuar:

Ky vetë, Nika, këtë ngjarje e pleqnoi në krye të vet ndryshe (V.III.f.20).

Jo me luejtë, por themele currash! (V.III, f. 33).

Ndoshta e thej qafen dikah për t’u lëshue vend Vëllezënve (V.III, f. 34).

33

Gramatika e gjuhës shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2002, f. 259-

260. 34

Ludmila Buxheli, Foljet njëvetore në gjuhën shqipe, Botimet albanologjike, Tiranë, 2011, f. 12.

23

Në moshën e Palit, një herë të vetme me thanë, nuk i kishte shkue mendja në atë krah, me lanë vendin

(V.III, f. 35).

Sa qenkam largue burrit tim, t’et të gjashtë fëmijve të mij (V.III, f. 50).

Që ai i mbante për t’i pre për mish dimni, ajo, kinse tue kujtue se i shoqi kthyeka tepër vonë, paska lanë

teshat e shkue në punë të vet. Kështu do të kishte mendue edhe nika se ajo në Fundinë kishte ardhë me

pru teshat e jo për gja tjetër (V.III, f. 51).

2.4 Grupimi i ndajfoljeve

Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës. Ajo emërton një tipar të veprimit a të gjendjes,

rrethanat në të cilat vërtetohet ky veprim, ose tregon shkallën e një cilësie a të një rrethane ose

intensitetin e veprimit. Meqenëse janë fjalë emërtuese, ndajfoljet kanë kuptim të mëvetësishëm

leksikor dhe në fjali përdoren si gjymtyrë më vete. Për këtë arsye dallohen nga pjesët e tjera të

pandryshueshme të ligjëratës, parafjala, lidhëza, pasthirrma, pjesëza të cilat nuk kanë kuptim leksikor të

mëvetësishëm dhe nuk janë gjymtyrë fjalie35

.

Më poshtë po japim një grup njësish, pa bërë klasifikime e nënklasifikime sipas kategorisë gramatikore

që ka ndajfolja në gjuhën shqipe, por thjesht si njësi të nxjerra nga vepra e Camajt:

E ndjeu veten të lirë, mund të nisej andej kah kishte ardhë tue e përligjë edhe para vetes punën se ajo e

kishte ba detyrën e vet (V.III, f. 50).

Me padurim priste që djali i Përteqafës të kapërcente cakun që Gjuri kishte shënue ndërmend si kufi: deri

aty e jo ma andej! (V.III, f. 212).

Këtë djalë ia shihte në sy nëna endesh bashkë, krah për krah, shpesh e ma shpesh, pa qitë fjalë goje

(V.III, f. 222).

Një të dielë, mbasi që i kaloi të ajunit në fytyrë, Daku erdhi e ra në katundin e Jerës, ballafaqas, pa u

fshehë çubave (V.III, f. 225).

Kur pushoi çdo krismë në rruginë, Novelisti u ngrej rrëshanë e doli andej (V.5, f. 83).

35

Gramatika e gjuhës shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2002, f. 357-

358.

24

Dalngadalë edhe përfytyrimi i Zojës mbrenda atyne mureve kërthnesej dita-ditës deri sa iu duk se e

kishte të gjallë përpara vetes, ndonëse aty s’kish zbulue ende as foto, as ndoj send tjetër prej kah të

diktohej se ajo aty kish lindë dhe ishte rritë (V.5, f. 106).

Nisej turravrap andej dhe ngjit mbas dhe ngjit mbas kthente mbrapa për ta ndëgjue ritmin e ma të rijve,

za sirene në detin e magjepsun (V.5, f. 107).

Në gusht kur dielli rrah me rrezet e veta shkambin dit e nat, atëherë malësorët shohin se shrkihet mjalti

ndër birat e shkambit e rrjedh bashkë me dyllë rrasave teposhtë (V.10, f. 98-99).

Këto fjalë i shqiptova ngadalë e theksueshëm si në bankat e shkollës që t’i nguliteshin Jesminës në tru e

mos me i harrue kurrë (V.10, f. 99).

Kurrë s’kam lypë të largohem këndej, por të thom të vërtetën se shpesh herë kam dashë të marr rrugën

mes kambëve e të zhdukem këndej (V.10, f. 106).

E imtësi dhe tipare që do të mund të kish pasë ekzemplari që kërkonte me e gjetë me gjak e me lak! (V.

10, f. 116).

25

KREU III: Pasuria leksikore e semantike e veprës së Camajt

3.1 Leksiku i mbarëshqipes

Kur flasim për leksikun e gjuhës shqipe nuk kemi kufizim kohor. Ai përfshin të gjitha fjalët që janë

përdorur nga shqiptarët në të gjitha periudhat e jetës së popullit tonë. Përveç fushave të zakonta,

leksiku i gjuhës shqipe përfshin dhe fjalë të reja që kanë lindur nga dita në ditë sipas kërkesave të

marrëveshjes ndërmjet njerëzve. Lekisku i shqipes është shumë i gjerë dhe ka mundësi të mëdha për t’u

pasuruar. Këtë mendim e kanë shprehur më parë gjuhëtarët dhe shkrimtarët tanë, por vërtetimi i tij me

lëndën e mbledhur është bërë në kohët tona. Lënda e leksikut, e frazeologjisë dhe semantikës leksikore

e stilistike e shqipes po përballon kërkesat e gjuhës së folur, kërkesat e holla të letërsisë artistike, të

publicistikës a të ligjërimit politico-shoqëror36

.

Fjala, si njësia më e vogël gjuhësore, që ka kuptim leksikor tërësor e të mëvetësishëm konsiderohet njësi

leksikore. Përmbajtja e saj është leksikore-gramatikore, dhe forma fonetike-gramatikore37

.

Njësia më e vogël gjuhësore, fjala, mund të shihet në dy aspekte:

I pari: Vlerat e saj, zhvillimi dhe pasurimi i mëtejshëm.

I dyti: Ndërtimi i këtyre vlerave në aktin e ligjërimit, në të folur dhe në të shkruar, në stile të zakonshme

e në stile të ngritura. Dhe siç thotë prof Jani Thomai për të zbuluar vlerat e vërteta të një fjalie, ajo duhet

parë në sa më shumë përdorime, në një leksemantikë sa më të gjerë, në ldihje të ndryshme sintagmatike

dhe në grupet paradigmatike. Por nga të gjitha këto, vlera themelore e fjalës është vlera e saj

semantike38

.

Leksiku mund të studiohet sipas burimit të fjalëve, që nënkupton dy grupe paradigmatike të mëdha

njësish: grupi i njësive leksikore që lidhen me leksikun amtar dhe grupi i njësive leksikore të huazuara;

36

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2001, f. 27. 37

Shefkije Islamaj, Gjuha e Jakov Xoxës, Prishtinë, 2000, f. 48. 38

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999, f. 56.

26

-Mund të kundrohet sipas dendurisë së përdorimit, që nënkupton larmi kriteresh dhe për pasojë edhe

larmi grupimesh, si: grupi paradigmatik i leksikut arkiv dhe grupi paradigmatik i leksikut pasiv.

- Mund të kundrohet sipas marrëdhënieve me normën e gjuhës standard, që nënkupton dy grupe të

mëdha njësish leksikore: grupin e njësive që janë normë dhe grupi i njësive që nuk janë normë39

.

Një tipar themelor pa të cilën një njësi nuk mund të quhet fjalë është kuptimi leksikor dhe i

mëvetësishëm40

.

Shumica e njësive leksikore në veprat e Camajt janë fjalë të mbarë shqipes. Jani Thomai thekson

gjithashtu faktin se: Në leksikun e gjuhës shqipe dhe në fjalorin që përdor cdo njeri, dallohen dy

shtresa: një shtresë fjalësh active, që njihen mirë e përdoren shpesh në punët e përdtishme e në jetën e

zakonshme dhe një shtresë fjalësh që s’njihen prej të gjithëve ose, megjithëse njihen, s’përdoren; në

vend të tyre perdoren fjalë të tjera. Kështu, për të gjithë janë të njohura fjalët si: diell, eci, jam, kam,

kohë, lart, nënë, njeri, punoj, tokë, them; ato përdoren shpesh dhe përbëjnë shtresën e përdorimit të

përbashkët të leksikut, kurse fjalë si dac, vatan, të parët, doke, nuk janë të përdorimit të përgjithshëm.

Çdo njeri ka fondin aktiv dhe pasiv të fjalëve41

.

Në veprën e Camajt ne gjejmë fjalë që i takojnë lekuskut të përgjithshëm, të leksikut aktiv, që janë të

njohura nga shumica e shqipfolësve, por që janë përdorur artistikisht në vepër. Në vijim po japim

përmes përdorimeve në fjali fjalë që I takojnë këij lloj leksiku:

3.1 Leksiku dialektor

Leksiku pasurohet vazhdimisht me fjalë të reja, që ndërtohen me ndajshtesa, përbërje ose përngjitje.

Këto fjalë të reja ndërtohen me lëndën e gjuhës amtare. Shkrimet shqipe, që, nga më të hershmet, na

dëshmojnë se në gjuhën tonë janë krijuar e kanë hyrë në përdorim shumë fjalë të reja, që e kanë zgjehur

leksikun e saj. Fjalë të shpikuara kot, pa një mbështetje e një gjedhe të njohur, zakonisht nuk ka.

Neologjizmat që krijohen nga populli dhe neologjizmat që lindin për asrye stilistike në stile të ndryshme

a në vepra të autorëve të vecantë kanë përdorim të përbashkët42

.

Gjuha e Camajt, bazë themelore ka gjuhën e popullit, ashtu si edhe ajo e Koliqit dhe e Fishtës. Duke u

kthyer në gjuhën e vendlindjes, duke bërë përzgjedhjen e duhur leksikore, autori arrin që më ndihmën e

39

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999, f. 245-302. 40

Po aty, f. 264. 41

Po aty, f. 264. 42

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999, f. 267-268.

27

gjuhës të sjellë informacione për origjinën, ngritjen intelektuale, mentalitetin dhe vetë psikologjinë e

personazheve në veprën e Camajt.

Afrazi-nga afër, pranë; atëbotë-atëherë; besëtytës-supersticioz, coftinë-ngrodhësirë; gjakim-dëshirë e

madhe; gjasë-ide, mendim; kshetë-gërsheta, krypa-kripë, kund-diku, konop-litar, shkundullimë-tërmet,

shokë-brez, thijë-thinjë, supatë-sopatë, gjipanë-gjilpërë, barrë-shtatëzani, kallamboqit-mistër, asht

rrênë-është gënjeshër, cofë-vdekur, suell-solli, ûja-uria, shka-çfarë, u bâna-u bëra, sendet e ambla-sendet

e ëmbla, votrës-vatrës, âsht-është, zhgarkue-shkarkuar, gostitë-çerasë, dishka-diçka etj.

S’di si t’ia bëj-u ankue Lena-jo me e pre vargun e fëmijëve, po me e rrallue si bimën e kallamboqit në arë

për mos me mbetë me barrë prej motit në mot (V.III, f. 21).

Ia ka nxjerrë atij palcën e kurrizit të shpinës me një gjilpanë (V.III, f. 31).

Gjithmonë i kam thanë vetes: me m’u mbytë grueja e huej ndër duer, ma mirë me vdekë e këput e sos!

(V.III, f. 83).

Si të më kishte vjedhë petkun e jetës, ashtu më dukesh ti mue! (V.III, f. 147).

3. 3 Leksiku popullor

Vepra e Camajt është e mbështetur shumë në gjuhën e popullit. Gjatë përzgjedhjes së mjeteve

gjuhësore, shkrimtarët shumë shpesh i kthehen gjuhës së vendlindjes dhe vjelin prej saj margaritarë

burimorë dhe më pas i vendosin bukur në veprat e tyre. Jani Thomai thekson faktin se Fjala shqipe

është një nga krijesat e pavdekshme të popullit, e cila duke kapërcyer shekujt, ka hyrë në kohën tonë më

pstër dhe më e fuqishme, sepse në të krijuesi i madh popull ka vënë dorën e dashurinë e vet. Gjuhëtari e

gjumoi me ngulm dhe ia zbuloi vlerat shkrimtarit e lëmoi dhe zbukuroi, poeti e futi në këngë dhe ia shtoi

forcën shprehëse. Në fjalën shqipe ka hyrë e ngjeshur tërë jeta shumëshekullore e popullit tonë të

lashtë e luftarak, kultura e tij e gjerë dhe e ruajtur mirë, një histori shumë e lavdishme plot beteja. Tek

ajo janë kthyer përherë sytë e brezave e kanë gjetur armë të fuqishme për mbrojtjen e njëjtësisë së vet

si popull e si komb.fjalës shqipe i janë përkushtuar breza të tërë luftëtarësh e atdhetarësh, dijetarësh e

dashmirësh të gjihës amtare. Gjuha shqipe ka heronjtë e dëshmorët e vet. Nuk ka vepër shkrimtari të

28

mirë që të mos të ketë nxjerrë në dritë një numër të madh fjalësh e shprehjesh të rralla e me vlerë të

burimit popullor. Leksiku shqipe dialektor është në bërthamën e leksikut popullor43

.

Gurra, malësor, i parëlemë, kasolle, Orë, Zana, lugati, qeniet e mbinatryshme, Shtozovallet, të Lumet etj.

Më poshtë japim shembuj konkretisht nga vepra e Camajt:

Të vritej në ballë të betesë një malësor i lirë (V.f.20).

Kola, i vëllai i parëlemë s’e qiti në krye me Nikën (V.III, f. 20).

Nika kishte ndërtue pa nidhmën e askujt një kasolle përdhese krye një are të djerritun ndër Gurra (V.III, f.

20).

Sepse qenkej dhé i shituem rrëfeje dhe i zanun prej shpirtënash të gjinisë femnore, nga Orë e Zana (V.III,

f. 25).

Nëpër truall e në mure do të kishte lëvizë e madhe, e madhe si ajo e lugatit që çohet prej vorrit (V.III, f.

27).

Treguesi iu përgjigj tue e lidhë qenien e mbinatyrshme të Zanës me tregime groteske (V. III, f. 31).

Nëse ndokush-tha ai-don me hy në pyll pa supatë, me fjalë tjera, të zhbirojë shortet e Shtojzovalleve, le

ta bajt! (V.III, f. 31).

E një burrë si Nikën, ku kishin me e gjetë ato të Lumet? (V.III, f. 32).

43

Jani Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 238.

29

KREU IV: Pasuria frazeologjike në veprat e Camajt

4.1 Frazeologjia gjuhësore dhe njësitë frazeologjike

Frazeologjia gjuhësore përbën një thesar të madh e shumë të çmueshëm në trashëgiminë kombëtare të

popullit tonë. Gjithashtu, ëhstë është një fushë e gjerë studimi dhe, në gjuhësinë shqiptare, në këtë

studim janë shënuar arritje të vlerësueshme në shumë drejtime kryesore. Frazeologjia përmban mjete të

fuqishme stilistike, të cilat e bëjnë ligjërimin të bukur, të figurshëm, bindës. Këto mjete jo vetëm janë

krijuar me mjeshtëri e me shpirt, por edhe janë limuar për një kohë të gjatë deri në përsosuri. Urtësia

popullore, ndjenja e hollë gjuhësore e krijuesit të madh, të mishëruara në këto shprehje të shkrutra, i

japin ligjërimit bukuri e larmi të këndshme. Jani Thomai në vitin 1999 boton Fjalorin frazeologjik të

gjuhës shqipe44

, një vepër që përdoret me shumë dobishmëri nga shkrimtarët.

Njësitë frazeologjike janë krijuar e latuar gjatë shekujve dhe janë trashëguar brez pas brezi dhe

përbëjnë edhe një pasuri të mëvetësishme dhe të pazëvendësueshme të gjuhës shqipe, janë një lëndë

themelore ndërtuese e saj, e plotësojnë dhe e zgjerojnë fjalorin e saj, si sjellin atij ngjyrime kuptimore,

stilistikore e shprehëse-emocionale të veçanta, japin mundësi që mendimi të shprehet në mënyrë s amë

të thukët dhe e bëjnë gjuhën tona amtare më të larmishme, më të shkathët e më të fuqishme45

.

Më poshtë po jaim një pjesë të frazeologjisë së vjelë nga veprat e Camajt:

Sa gjanë gjatë (V.III, f. 26).

Mbas darkës shtrihej te ura e votrës në vendin ku flenin zakonisht miqtë e huej, sa gjanë aq sa ishte, dy

metra (VIII, f. 26).

Larg sysh-larg zemre (V.III, f.40).

Mbas ndamjes me gja e mall, Nika i shihte vëlleznit fort rrallë; dhe nëse njena ose tjetra palë i kujtohej

kësaj pune, e përligjnin këtë në vete tue u shkue mendja tek thanja: Larg sysh-larg zemre (V.III, f. 40).

Qesh e ngjesh (V.III, f. 55).

44

Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999. 45

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

30

Po në këtë vend Lena do ta kishte pasë shumë lehtë t’i rrëfente të shoqit se ksihin dalë këto fjalë për atë e

pë Za a… Za a pë os e tha ë diçka tjetë , do t’ia kishte sjellë Lena qesh e ngjes (V.III, f. 55).

Dijen si edhe gjuhën, s’i marr me vete në vorr (V. III, f. 57).

Dijen si edhe gjuhën, s’i marr me vete në vorr: vjen koha e ua kallëzoj të gjithëve, Lekës e tjerëve si

kapet gjaja e egër (V.III, f. 57).

Grueja dyzetvjeçare u lidh për burrë si lisna për gur e tokë (V.III, f. 58).

Mbas natës në Fundinë, grueja dyzetvjeçare u lidh për burrë si lisna për gur e tokë. Mbeti rrugës mes

kasollës së Nikës dhe shtëpisë së vendit në vërri (V.III, f. 58).

Mbasi fjala të marrë dhenë (V.III, f. 29).

Mbasi fjala të marrë dhenë, ndokush ma i kujtueshëm mund t’i ndërrojë ndonjë imtësi, si vendin e

ngjarjes apo shton emna vetjesh që paskan pasë gisht në këtë apo në atë punë, ndërsa koha lehet prej të

gjithëve ndërdyzash, pothuejse, e pacaktueme si shumë e shumë sende të tjera (V.III, f. 29).

Sa për sy e faqe (V. 7, f. 21).

Ta zuna këtu rrugën për të thanë se na prej këtu e pas nuk do të takohemi e sa për sy e faqe njihemi, jo

ma gjatë! (V. 7, f. 110).

Fol me ju e rruej ve (V.7, f. 90).

Drejtori tundi kryet fol me ju e rruej ve tha me mosbesim dhe i priu vizitorit nëpër kthina të shtazëve,

ndá përpiktaz si mbas madhësisë që përkonte dhe me ndamjen në raca (V. 7, f. 90-91).

Më fol kah del shpirti (V. 7, f. 144).

Me fol kah del shpirti-vuni dorën në parzëm Romancieri-mbas vrasjes në shesh do të jetë vështirë të

ndalet vëllavrasja, po edhe sikur të shtyhet, fitim e kemi (V. 7, f. 144).

Fol për dreqin e dreqi mbas dere (V. 7, f. 153).

Të zezat e ullinit (V. 7, f. 173).

31

Tue i cokatë e shpërthiqë krenat e kandrrave u turpnue prej vetes, iu ngja ligështi që i shkonte mendja se

ato qenkëshin shembllesa të gjymtyrëve njerëzore; mund të ishin të zezat e ullinit, vuejtjet njerëzore që

mund të zhdukeshin vetëm me ndërrimin e stinës, sikur bien gjethet prej lisave në vjeshtë (V. 7, f. 173).

4.2 Njësi frazeologjikë që shprehim urime:

Dihet që fjala, si njësi e mëvetësishme e leksikut, është në të njëjtën kohë edhe pjesë përbërëse e

njësive më të larta të gjuhës46

. Në të shumtën e rasteve njësitë frazeologjike kanë ngjyrim emocional,

shprehin edhe qëndrimin e folësit për atë që përmendet. Vepra e Martin Camajt është e mbushur plot e

përplot me njësi frazeologjike që shprehin emocione, psikologjinë dhe mentalitetin e malësorit të

Dukagjinit. Më poshtë japim rastet e nxjerra nga veprat e tij:

Bafshi ditën e mirë (V.III, f. 32).

Tumirë e shëndosh (V.III, f. 34).

Të lumtë dora! (V.III, f. 53).

Mirëse na erdhe! (V.III, f. 54).

I gëzosh, pra, dhenat e Gurrave brez mbas brezi! (V.III, f. 70).

E gëzofsh tokën me djem, brez mbas brezi! (V.III, f. 77).

T’u rritë ndera! (V.III, f. 82).

Udha e mbarë! Të mirë u pafshim! (V.III, f. 83).

Mbas teshjes askush s’ishte pranë t’i thoshte shëndet! (V. 7, f. 38).

Qofshi vetë! (V. 7, f. 139).

Qoftë larg nesh! (V, 7, f. 139).

Të dalë ku të dalë! (V. 7, f. 146).

Hajt djalá, vosh mbarë! (V.10, f. 19).

Ta pasha herin! (V. 10, f. 19).

46

Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 257.

32

Çaje, murrojë, mos të gjet gjâ e pêndë të qeve në pranevër (V.10, f. 19).

Shâj-i he, ty të lumtë krahi i djathë! (V.10, f. 19).

Nji qin fjalë për nji pare! (V.10, f. 20).

O të lumtë krahi, more Bek Tushi! (V.10, f. 20).

Mirë se të bjen e djathta e Zotit (V.10, f. 36).

Para se t’i thoshtim njani tjetrit natën e mirë! (V.10, f. 45).

Mirë se të ka prû Zoti! (V.10, f. 50).

U lumtë! (V.10, f. 58).

33

PËRFUNDIME:

Kjo temë zë fill nga një ide e lindur në një ndër leksionet e lëndës Shkrim kreativ , ku profesoresha

Rovena foli në lidhje me stilit e përdorimit të gjuhës nga ana e shkrimtarit Martin Camaj. Më pas të

dyja së bashku filluam punën për të ndërtuar fillimisht temën dhe strukturën e kësaj diploma.

Fillimisht punimin e kemi nisur duke treguar objektin dhe motivimin e kësaj teme, ku pesha e fjalës së

Martin Camajt qëndronte – si dhe në vargjet e tij – në thellësinë e saj të kombinueme me trajtën e

jashtme të gdhendun deri në thjeshtësí të skâjshme. Punët që i kishte sidomos për zemër, i thoshte

në mënyrë sidomos joimponuese dhe modeste, shpesh me dy-tri fjalë a me nji gjysmëfjalí. Mos me

u përlye , tha për shembull në vend të nji logoreje të gjatë. Edhepse të befasonte me përgjigje e

qëndrime të paprituna e jo konvencionale, fjala e tij kurrë nuk ishte zhanglluese. Etiketimet dhe

insinuata në nivel personal që bâhen shpesh mes letrarëve shqiptarë, Camajt i ishin absolutisht të

hueja. Ai fliste shkoqun, me argumente e parime.

Prurja letrare e Martin Camajt në fondin e letërsisë shqipe ka qenë dhe do të mbetet një ngacmim i

përhershëm për studiuesit e letërsisë, kurse për gjuhëtarët pasuri gjuhësore e shprehur përmes fjalës së

tij artistike është një begati e veçantë për fondin e shqipes, e cila duhet të studiohet edhe më shumë në

të ardhmen.

Në lidhje me metodologjinë dhe metodat e punës:

Puna për të realizuar këtë temë u përqendrua në disa drejtime, që u zbatuan në mënyrë të

shkakëshkallshme:

Së pari, së bashku me udhëheqësen time shkencore ideuam tematikën dhe vendosëm për platforën e

punës së temës. Kjo temë ka lindur nga prania ime në një temë të Shkrimit kreativ, ku u fol rasti i Martin

Camaj që përmes stilit dhe përdorit të gjuhës në formë letrare, arriti që letërsia e tij të jetë e

përjetshme. Së dyti u bë vjelje leksikore dhe u grumbullua material leksiko-semantik që lidhet me temën

tonë. Së treti, lënda e vjelë është trajtuar teorikisht, duke u përpjekur që përshkrimi dhe shtjellimi

shkencor të bëhen përmes një litarture të kosniderueshme për të kryer me sukses këtë temë diploma të

shumë pritur për secilin prej nesh. Ne punuam më mënyrë të vazhdueshme me metodën e vjeljes së

drejtpërdrejtë leskikore, dhe me skedimin e kësaj pasurie. Kemi shfrytëzuar fjalë të gjuhës shqipe si:

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980)47

, Fjalori i shqipes së sotme (1984/2002)48

, Fjalori i gjuhës shqipe

47

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980. 48

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1984/2002.

34

(2006/2012)49

, por edhe më fjalorë të tjerë si: Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (2004)50

, Fjalor antonimik i

gjuhës shqipe (2002)51

, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe (2010)52

, Fjalor i orientalizmave në gjuhën

shqipe53

. Pastaj përmes metodës induktive, analitike kemi bërë klasifikime dhe interpretime të

ndryshme. Metoda analitike është gërshetuar me atë deduktive, sepse janë bërë interpertime sipas stilit

dhe ligjërimeve artistike.

Me punën e tij të palodhur që krijon një vepra që lanë dhe do të lënë gjumë në gjuhësinë shqiptare dhe

jo vetëm Camaj krijoi një model sin ë prozë dhe në poezi që rrjedh në shtratin e ligjërimit të tij popullor

dhe zbulon koloritin e jetës shqiptare e të fshehtat e shpirtit njerëzor me një gjuhë të pasur e të

rrjedhshme edhe pse në shumë raste hasim në shprehje dhe fjalë arkaike të zonës së Dukagjinit.

Baza teorike e punimit zë një vend të konsiderushëm. Për realizmin me sukses të temës sime të

diplomës jemi mbështetur në një literaturë të pasur. Kemi shfrytëzuar artikuj, vepra në fuksion të temës

duke u mbështetur në parime dhe në kritere shkencore studimi të njohura dhe të zbatuara me sukses.

Në punimin tonë gjithashtu jemi mbështetur në konceptet e teorisë dhe të praktikës leksikologjike,

gramatikore, semantike dhe stilistikore, të përpunuara nga gjuhëtarë e veçanërisht leksikologë, si: B.

Beci54

, A. Xhuvani55

, Xh. Loshi56

, A. Kostallari57

, J. Thomai58

, Sh. Islamaj59

, E. Çabej60

, L. Buxheli61

, E. Hysa62

.

Synimi i kësaj temë është që të tregojmë pasurinë e madhe gjuhësore që Martin Camaj ka arritur të

ndërtojë përmes fjalës artistike, duke i shtuar vlerë të madhe studimeve gjuhësore.

Synimi i kësaj temë diplome është disa drejtimësh si: Së pari: Të vihet pasuria leksikore dhe frazeologjike

e veprës së Martin Camajt, së dyti: Të analizohet dhe të interpretohet nga ana shkencore kjo pasuri e

shprehur përmes fjalës së tij.

49

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006. 50

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004. 51

Miço Samara, Fjalor antonimik i gjuhës shqipe, 2002. 52

Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, 1999. 53

T. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, 2005. 54

Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, EDEFA, Tiranë, 2004. 55

Aleksandër Xhuvani, Kompozitat, ë: Studi e i leksiku dhe i fo i i e fjalëve ë gjuhë sh ipe , , Ti a ë, . 56

Xhevat Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Tiranë, 2005. 57

Androkli Kostallari, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, ë Studi e i leksiku dhe fo i i e fjalëve ë gjuhë sh ipe , III, Ti a ë, . 58

Jani Thomai, Prejardhja kumtimore në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009, Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2009,

Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë në gjuhën shqipe, Tiranë, 1981. 59

Shefkije Islamaj, Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 2005. 60

Eqrem Çabej, Vepra, III, Prishtinë, 1976. 61

Ludmila Buxheli, Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009. 62

Enver Hysa, Dukuri e prirje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare, në: Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka

jonë, Tiranë, 1988, Enver Hysa, Formimi i emrave në gjuhën shqipe, Tiranë, 2004.

35

Struktura e lëndës është e ndërtuar në këtë mënyrë: fillon më hyrjen pra siç edhe e përmendim në fillim,

ku e kemi menduar ta realizojmë në 5 krerë ose kapituj me nënçështjet përkatëse si: Në kreun e parë

Roli pasurues i letërsisë në gjuhë, kemi nënçështjet: Shkrimtari Martin Camaj dhe vendi i tij në letërsinë

shqiptare, Veprat e botuara, Magjia e fjalës në veprën e Camajt. Në kreun e dytë: Grupime sipas

kategorisë leksiko-gramatikore të fjalëve të vjela nga veprat e Martin Camajt, kemi nënçështjet: Grupimi

i emrave, Grupi i mbiemrave, Grupi i foljeve, Grupimi i ndajfoljeve. Në kreun e tretë: Pasuria leksikore e

semantike e veprës së Camajt, kemi nënçështjet: Leksiku i mbarëshqipes, Leksiku i autorit (fjalë të

krijuara prej tij), Leksiku popullor. Në kreun e katërt: Pasuria frazeologjike në veprat e Camajt, kemi

nënçështjet: Frazeologjia gjuhësore dhe njësitë frazeologjike, Njësi frazeologjikë që shprehim urime. Në

kreun e pestë kemi: përfundimet dhe bibliografinë.

Pra gjatë kësaj teme kemi kaluar në këto përfundime si:

Vepra e Martin Camajt fiton vlera në rrafshin gjuhësor në dy aspekte: e para, ndonëse autori ndodhej

larg atdheut dhe shqipfolësve, me intuitën e sensin e tij gjuhësor, po e ndiente atë zhvillim që kishte

pësuar e po pësonte gjuha shqipe, kryesisht në shek. XX, duke u përpjekur që edhe ai të lërë gjurmë; e

dyta, një vepër e shkruar në një gegërishte letrare, larg skemave arkaike të së folmes krahinore, ku edhe

sot kemi çfarë të marrim si në rrafshin leksikor, por edhe në atë gramatikor, pasi ai përdor një gjuhë të

thjeshtë, të pasur, të zgjedhur, një gjuhë tepër plastike e të rrjedhshme. Shkrimtari dhe poeti pëlqeu,

kur ka qenë e mundur, të përdorë më shumë trajtat e përbashkëta të shqipes se ato dialektore dhe

nëndialektore, si në drejtshkrim, fonetikë dhe në sistemet e tjera të gjuhës.

Gjuha shqipe siç do gjuhë tjetër, është në proces të përhershëm ndryshimi. Duke kaluar nëpër një rrugë

të ndërlikuar dhe plot pengesa, ka arritur sot në gjuhën e një shkalle të përpunuar, të kristalizuar në

hallkat e ndryshme të saj, të kodifikuar e të njësuar, të pasur, të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të një

shoqërie të zhvilluar e për të ecur më tej përpara. Rol kryesor dhe më shumë peshë në këtë process

zhvillimi e pasurimi luajnë shkrimtarët, qofshin poetë apo prozatorë. Letërsia artistike është laboratory

ku krijohen fjalë të reja, ku sintaksa përpunohet më shumë se në çdo formë tjetër ligjërimi. Martin

Camaj ka një vend të veçantë në letërsinë shqiptare, ku gjuha e vperës së tij ka sjellë ndihmëse të çmuar

në pasurimin e shqipes në të gjitha nivelet e sidomos në leksik, në gramatikë e në regjistrat stilistikorë.

Letërsia na jep modelet e gjuhës më të lëvruar, modelet më të bukura të ligjërimit, ajo përbën shfaqjen

estetike të shqipes. Zbulimi i fuqive shprehëse të shqipes, i aftësive që ajo jep për krijimtari me

origjinalitet përbën një nga ndihmësat e shkrimtarëve për kulturën shqiptare. Megjithatë ka nevojë të

36

jepet një shpjegim plotësues. Nuk është e vërtetë që veprat letrare ndikojnë drejtpërdrejt në të folurit e

njerëzve. Ato përcaktohen për t’u perceptuar si tërësi të një bote letrare dhe jo si modele për t’u

ndjekur në jetën e përditshme. Ndikimi është i tërthortë. Duke qenë krijime artistike me lëndë

gjuhësore, ato i japin lexuesit një pasuri të brendshme, i nguliten modele eprore, që i shërbejnë si lartësi

krahasimi për nivelin e vet, ashtu siç ndodh me cilindo ideal, drejt të cilit priremi, duke e ditur se është i

paaritshëm.

Nëse nuk kemi letërsi të gjallë, do të bëhemi gjithnjë më të huajtur nga letërsia e së kaluarës, nëse nuk e

mbajmë një vijimësi, letërsia e së kalurës do të bëhet gjithnjë e më e largët për ne derisa të bëhet aq e

panjohur sa edhe letërsia e një populli të huaj, sepse gjuha jonë gjithmonë ndryshon. Roli i letërsisë në

psurimin e përpunimin e gjuhës është i rëndësishëm e i pazëvemndësueshëm. Gjuha është edhe mjeti

me të cilin krijohet vepra letrare, ehde trajta reale, e të cilën jeton letërsia.

Ky rol e merr rrugëtimin e vet që nga Rilindja Komëbtare e deri në ditët tona. Emra të shquar të

shrkimatrëve tanë si Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Anton Zako Çajupi, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi,

Martin Camaj, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Ali Podrimja, Fatos Arapi, e dhjetra të tjerë me krijimtarinë e

tyre kanë dhjetëfishuar numrin e fjalëve e të kuptimeve që shqipja ka futur në përdorim. Librat e tyre

kane qenë e mbeten shembull i këtij procesi krijues e të vazhdueshëm.

Duke qenë krijim artistik, vepra e vërtetë letrare është edhe krijim gjuhësor, shkrimtari krijon dhe derdh

objekte gjuhësore estetike. Për të arritur synimet e veta të shumanshme, letërsia shfrytëzon të gjitha

mundësitë paraqitëse e shprehëse të ligjërimit. Shkrimtarët përmes fjalës i japin vlerë veprës, e rinonjnë

atë, krijojnë imazhe, ide dhe ndjesi nga më çuditshmet. Kur i përdoren me vend fjalët na emocionojnë,

na përcojnë mendime dhe ndjenja, ngjarje dhe histori të kohës që jetojmë apo të kohëve të shkuara.

Skrimtarët punojnë me të gjitha anët e gjuhës: që nga tingujt e mjetet e veçanta e deri te organizimet e

mëdha, tipat e ligjërimeve e stilet. Fjalët e fjalitë në veprën letrare kanë kuptimet e vlerat që vijnë nga

visari kulturor i shqipes, po kanë edhe një kuptim të dytë, një domethënie artistike. Ky plak i dytë artistik

është një tipar themelor i ligjërimit letrar.

Letërisa ka të bëjnë me magjinë e ligjërimit letrar e artistik. Në kërkim të variacionit, ajo thyen lehtësisht

standardin gjuhësor dhe, duke e përdorur gjuhën shqipe, krijon e vazhdimisht krijon. Përmes këtij

procesi krijues, letërsia pasuron mjetet e shprehjes dhe shprehësinë, pa të cilat në gjuhën standard do

të krjoheshib zbrazëti të pariparueshme.

37

Me anë të fjalës dhe gjuhës njeriu ka qenë i aftë të dalë përtej vetvetes, të komunikojë me njerëz të

tjerë, të përcjellë të krijojë apo të ndryshojë gjendje të caktuara shpirtërore, të njohë thelbin e çdo sendi

apo fenomeni dh eta përshkruajë atë duke e kthyer në objekt vëzhgimi, pra të rrëzojë çdo barrierë që

qëndron mes botës së tij të brendshme shpirtërore e mendore. Letërsia përmes fjalës, pasqyron larminë

e jetës pa kufizm kohor dhe hapësinor, ngre në art edhe fjalën më asnjanëse në dialect, sjell në ligjërim

pasurinë e shumëfishtë gjuhësore që gjallon në variantet territorial të shqipes. Këtë e tregon, ndër të

tjera, begatia leksikore dhe frazeologjia e shumë autorëve, sidomos e atyre gegë. Shkrimtarët e mëdhenj

i kanë lidhjet e forta me popullin, me dialketin dhe të folmen e vendlindjes. Ato is jelin leksikut të

shqipes njësi të vyera dhe si mjeshtër të fjlës e përpunojnë atë dhe e përdorin mjeshtërisht dhe me art

në ndërtime mbresëlënese.

Martin Camaj ka njohje dhe ndikim të thellë nga vendlindja e tij, Dukagjini. Leksiku që ai përdor është

shumë i pasur, me një gjuhë të pastër e të rrjedshme, por nuk ka shumë fjalëformime të reja. Sintaksa e

të shkruarit dhe frazeologjia e prozës dhe poezisë së Camajt me tendencë i afrohet gjuhës së gjallë e të

folur, gjuhës së popullit, port ë kultivuar me shumë mjeshtëri siç di vetëm Camaj.

Në veprat e Camajt janë vjelë një pasuri e madhe njësi leksikore. Kjo pasuri leksikore përbëhet nga klasa

fjalësh që sipas kategorisë lekisko-gramatikore i kemi klasifikuar në emra, mbiemra, folje, ndajfolje dhe

pjesë të pandryshueshme të ligjëratës. Klasa gramatikore emrave zë një vend të rëndësishëm krahasuar

me pjesë të yjera të ligjëratës.

Klasa e mbiemrave është e ndarë në dy grupe: mbiemra cilësorë dhe marrëdhëniorë. Leksikun e vjelë

nga vepra e Camajt e kemi ndarë në dy grupe të mëdha, në leksikun e gjuhës shqipe, të cilin e kemi

shfrytëzuar artistkisht për të realizuar përmbajtjen e veprës, si dhe leksikun e krijuar prej tij, për të

plotësuar zbrazëtinë në leksikun e shqipes. Një tjetër aspekt i vlerësimit të leksikut ka qenë edhe

karakeri i tij burimor, mbështjeta në gjuhën e popullit e cila është veçori e gjuhës së Camajt. Leksikun e

vjelë nga vepra e Camajt e kemi parë edhe semantikisht ku krijohen grupime e shtresa të tilla si, fjalë me

kuptime konkrete, fjalë me kuptime abstrakte, fjalë me kuptime të figurshme. Në veprat e Camajt kemi

gjetur gjatë vjeljes lekikore edhe njësitë frazeologjike e cila është analizuar dhe një numër të madh

shprehjesh popullore (urime, mallkime) të cilat paraqesin vlera etnolingusitike, por që lidhet

drejtpërdrejt me gjuhën e prozës dhe të poezisë, e cila është shuëm afër të folurit të përditshëm.

38

BIBLIOGRAFIA:

Beci, Bahri, Gramatika e gjuhës shqipe, EDEFA, Tiranë, 2004.

Buxheli, Ludmila, Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009.

Buxheli, Ludmila, Foljet njëvetore në gjuhën shqipe, Botimet albanologjike, Tiarnë, 2011.

Çabej, Eqrem, Vepra, III, Prishtinë, 1976.

Camaj, Martin, revista: Kritika , Trimestrale Shqiptare 1, Lirika, Tiranë, 2010, f. 95.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i dhjetë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i dytë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i gjashtë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i katërt, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i nëntë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i parë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i pestë Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i shtatë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i tetë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Camaj, Martin, Vepra, vëllimi i tretë, Tiranë, Onufri, Tiranë, 2010.

Dizdari, T, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, 2005.

Domi, Mahir Ajeti & Idriz, Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot, në: Konferenca shkencore,

Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot , Tiranë, 2002.

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1984/2002.

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004.

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

Gramatika e gjuhës shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Tiranë, 2002.

Hysa, Enver, Dukuri e prirje të formimit të fjalëve në shqipen e sotme letrare, në: Gjuha letrare

kombëtare shqipe dhe epoka jonë , Tiranë, 1988, Enver Hysa, Formimi i emrave në gjuhën shqipe,

Tiranë, 2004.

Islamaj, Shefkije, Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 2005.

Islamaj, Shefkije, Gjuha e Jakov Xoxës, Prishtinë, 2000.

39

Kostallari, Androkli, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, në:

Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe , III, Tiranë, 1989.

Lanksch, Hans-Joachim, Kujtime për Martin Camajn, në: revistën Mehr Licht , nr. 29, Tiranë, nëntor,

2006.

Lloshi, Xhevat, Stilistika e gjuhë shqipe dhe pragmatika, Tiranë.

Memisha, Valter, Shqipja standarde dhe letërsia, në: Aktet e Konferencës së dhjetorit , 2010.

Samara, Miço, Fjalor antonimik i gjuhës shqipe, 2002.

Thomai, Jani, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, 1999.

Thomai, Jani, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2001.

Thomai, Jani, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001.

Thomai, Jani, Prejardhja kumtimore në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009, Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës

shqipe, Tiranë, 2009, Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë në gjuhën shqipe, Tiranë, 1981.

Vata, Rovena, lënda: Shkrimi kreativ , tema: Mbi stilin e autorëve, rasti: Martin Camaj, Gjakovë, 2017.

Vata, Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi,

Tiranë, 2013.

Vata, Rovena, Urë fjalësh midis Letërsisë dhe Antropologjisë, Enti Botues Gjergj Fishta , Tiranë, 2015.

Xhuvani, Aleksandër, Kompozitat, në: Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë

shqipe , 2, Tiranë, Tiranë, 1972.