universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i ... diplome... · konceptuali i letrave...

25
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME FATI I FËMIJËVE NË VEPRËN E MIGJENIT MENTORJA: KANDIDATI: Dr.Rovena Vata Mergime Hasani Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

16 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

FATI I FËMIJËVE NË VEPRËN E MIGJENIT

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr.Rovena Vata Mergime Hasani

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

FATI I FËMIJËVE NË VEPRËN E MIGJENIT

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Mergime Hasani

Gjakovë, 2017

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

3

PASQYRA E LËNDËS:

HYRJE....................................................................................................................................... 4

1. Objekti dhe motivimi i temës......................................................................................................... 4

2. Metodologjia dhe metodat e punës .............................................................................................5

3. Baza teorike e punimit ...................................................................................................................5

4. Synimi i temës................................................................................................................................. 5

KREU I: Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni (1911-1938) ............................................................... 7

1.1 Të dhëna biografike.........................................................................................................................7

1.2 Luli i vocërr ....................................................................................................................................... 8

KREU II: Fëmijët në epiqendër të veprimit ............................................................................10

2.1 Gjuha e dhembjes .........................................................................................................................10

2.2 Poezia e Migjenit, poezi e dhimbës krenare..............................................................................12

KREU III: Proza e Migjenit dhe vendi i fëmijëve brenda saj .................................................17

3.1 Gjuha pikëlluese e prozës së Migjenit........................................................................................17

3.2 Luli i vocërr-personazhi më fatkeq i Migjenit .............................................................................20

3.3 Gjuha simbolike-shprehëse e fatkeqësisë së personazheve-fëmijë .....................................21

PËRFUNDIME: .........................................................................................................................23

BIBLIOGRAFIA:.......................................................................................................................25

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Migjeni dhe vepra e tij janë vënë shpesh si objekt studimi nga studiues dhe nga kritika e çdo kohe, por të

trajtosh një segment të veprës letrare të Migjenit, fati i fëmijëve përmes gjuhës së veprës do jetë objekti

kryesor i kësaj teme diplome.

“Luli i vocërr”, fillimisht këtë e kam hasur si një libër që i dedikohet filloristeve për lexim jashtë klase,

apo siç njihet tradicionalisht si libër lektyrë shkollore, është të depërtosh thellë në botën e ndjenjave të

këtij shkrimtari, ato që e kanë trazuar, ato që e kanë shëndërruar nga një njeri i urtë në një

temperament të theksuar, ato që e kanë sjell më shumë dëmë sesa gëzime apo siç thonë njerëzit e

letrave ato që ia përshpejtuan rritën dhe i shkaktuan plevitinë në mushkëri, ku ju shfaq sëmundja e TBC-

së e cila ia mori jetën.

Shkrimtari i ri i takonte rinisë përparimtare shkodrane, asaj që do t’i bie barra të ngrente fuqishëm zërin

kundër padrejtësive dhe këtij sistemi, kundër njerëzve të ligjit, klerit, bejlerëve e agallarve dhe gjithë

atyre që përbënin zinxhirin e këtij sistemi të lidhur fort mes vete përmes hallkave të hekurta. Migjeni

është ndër ata shkrimtarë shqiptarë që i deshi fëmijët, punoi me ta dhe i shëndrroi në personazhe të

veprës së tij.Ai njohu botën e tyre emocionale, preokupimet, hallet me të cilat u ballafaquan në një kohë

të rëndë, në një kohë kur mjerimi dhe varfëria e tyre kishte arritur nivelit më të lartë të lulëzimit.

Prandaj mund të themi se me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet si:

“A don qymyr zotni?”, “Studenti në shtëpi”, “Të çelen arkapijat”, “Historia e njërës nga ato”, “Qershijat”,

“Bukën tonë të përditshme falna sot”, pasqyrojnë mirëfilli jetën e vështirë të shqiptarëve si në fshat

ashtu edhe në qytet, me problematikat me thelbësore dhe dramatike të saj. Migjeni ëhstë krijuesi i

vetëm i letërsisë sonë të së kaluarës, i cili u shfaq me të njëjtën forcë artistike si në poezi ashtu edhe në

prozën e shkurtër. Përmes gjuhës artistike ai nxori në pah problematikat më të errëta të shoqërisë

shqiptare, si: nëpërkëmbja e dinjitetit legjendar të malësorit, ndëri i malësorës apo i qytetarës së varfër

e cila luftonte për ekzistencë për t’i siguruar bukën fëmijës së saj për ta shpëtuar nga vdekja.

Në pjesën më të madhe të krijimtarisë në prozë të Migjenit e zënë skicat.Në këto skica pasqyrohet

lakuriq realiteti shqiptar përmes gjuhës së dhembjes. Në prozën saterike të Migjenit herë kalon në

trajtim konkret te problemit të mjerimit, papunësisë, si në rastet: “Një refren i qytetit tim”, “Mollë e

ndalueme”, “Në kishë”, “Luli i vocërr”, “Zoti të dhashtë”, “Programi i një reviste”, “Legjenda e misrit”,

“Bukuria që vret”, etj. Në skicat migjeniane ka një galeri të gjerë portretesh, ku një vend të rëndësishëm

në këtë punim do e zënë fati dhe vendi që kishin fëmijët në veprën e këtij autori.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

5

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të bërë të mundur realizimin e kësaj pune ne do të përdorim disa metoda, siçështë metoda

biografike, e cila përmes fakteve të vërteta që ndikuan në jetën e autorit, metoda sociologjike dhe

psikologjike, të cilat u bënë shkas për të nxjerrë në dritë të dhënat nga rrethanat e jetës dhe mjedisit si

dhe shpesh herë këto faktorë të mjedisit ku ai jetoi, ndikuan edhe në gjendjen e tij shpirtërore.

Gërshetimi i këtyre tre metodave në gjuhën akademike, përbëjnë atë që e quajmë metodologji e

kërkimit të punës shkencore.

3. Baza teorike e punimit

Gjuha e veprës së Migjenit ka bërë shumë studiues për të ju drejtuar monografive shkencore të bëra për

jetën dhe veprën e Migjenit, të cilat janë të shumta.Për të realizuar këtë punim diplome naështë dashur

tu referohemi shumë studimeve, artikujve dhe periodikëve që kanë të bëjnë me këtë autor. Mund të

përmendim disa autorë që të cilët kanë hedhur të dhëna për jetën dhe veprën e tij siç janë: Ismail

kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Rinush Idrizi, Migjeni, Moikom Zeqo, Migjeni më

konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz

Kelmendi, Leximi letrar, Vehbi Bala, Portret monografi nga Migjeni, etj.

4. Synimi i temës

Në këtë punim diplome si synim kemi saj kemi gjuhën e veprës së autorit dhe fatin e fëmijëve në veprën

e Migjenit, si heronjtë lirikë poetik dhe si personazhe tragjike të asaj kohe. Në fund të këtij punimi

synojmë që të dalë vetëvetiu të dalë lajtmotivi i këtij gjurmimit tonë, se fëmijët e kësaj kohe të uritur e

të nëpërkëmbur do të jenë një ditë pjesë e jetës së re, që do të ndërtohet, të cilën Migjeni e kishte

aspiruar dhe parë me syrin e një vizionari, se ajo po lindte dhe ajo të bënte kthesa të mëdha, për të

përmbyllur kaptinën e errët të një periudhe të rëndë nëpër të cilën kaloi Shqipëria.Motivi kryesor i këtij

studimi është vendosja në qendër të tij gjuha e veprës së autorit dhe fati që kanë fëmijët të cilët janë

personazhet kryesorë të veprës së Migjenit.Këta fëmijëtë mjerë, që ka vënë në epiqendër të veprimit të

ngjarjeve, janë fati i fëmijëve të cilët janë të pafat, lypësarë të rrugëve të qytetit dhe nga ata fëmijë

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

6

qërrojnë me hallet e të rriturve, me botën e tyre të ndrydhur emocionalisht dhe të pashpresë për të

bërë kthesa, për shkak të pamundësisë dhe përballjes me ligjin e vrazdhtë të shtetit. Migjeni kishte si

synim të stigmatizojë këtë realitet thellë në kokat e ftohta të njerëzve të asaj kohe se nuk duhej pajtuar

me gjendjen e krijuar prej vitesh. Migjeni ishte i pari shkrimtar shqiptar që përmes gjuhës së veprës së

tij, ngriti zërin e tij, duke mos u pajtuar me realitetin që kishte para vetes, e cila vinte si rrjedhojë e

funksionimit të një sistemi tërësisht antipopullor, një sistemi që vinte nga taksat e larta për u viheshin

shtresave të varfëra, dhe ishte po ai shtet i cili nuk merrte asnjë masëpër shtresat e varfëra të kësaj

popullsie, dhe gjendja sa vinte e bëhej edhe më kritike, duke u shtuar numri i të varfërve dhe të

pamundurve.

Migjeni përmes veprës së tij pasqyroi me vërtetësi jetën e tyre të rëndë, që ata bënë në një kohë të

pakohë, ku gjithcka i ishte lënë kohës dhe harresës dhe njerëzit ishin pajtuar me fatin e keq.Fëmijët në

prozën e Migjenit janë fëmijë të një realiteti të zymtë, shumë prej tyre edhe nxënës të tij ose

personazhe që kanë qenë pjesë e jetës së tij dhe atij realiteti të vrazhdtë.Migjeni njëherësh ishte edhe

mësues, ai punoi për shumë kohë në Vrakë të Pukës.Migjeni në shumë moment pasqyroi rapotet mes ti

dhe nxënësëve, duke u shpjeguar atyre shumë gjëra me fjalën bindëse të tij dhe gjuhën e veprës së

autorit për të pasqyruar këtë realitet.

Migjeni ishte shkrimtari i mirëfilltë që po hedhte hapat e parë në letërsi, duke krijuar veprën e tij

madhështore, për gjeneratat e asaj kohe dhe të së ardhmes, vepër kjo që u bë me kohë zë i fuqishëm në

kërkim të të drejtave dhe lirive.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

7

KREU I: Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni (1911-1938)

1.1 Të dhëna biografikeMigjeni është përfaqësuesi më tipik i realizmit kritik,rrymë letrare

shqiptare në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar,si rezultat i

rrethanave politike,ekonomike,sociale në Shqipëri.

U lind më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të

vogël, ku shumë shpejt vërshtirësive ekonomike iu shtuan

fatkeqësisht familjare.Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna,kurse në

moshën trembëdhjetëvjeçare humbitëatin,e më pas vëllanë e

gjyshen me të cilën ai ishte i lidhur fort pas vdekjessë nënës së tij.

Këto fatkeqësi e bënëMigjenin,që ishte një natyrë e mbyllur, e

tërhequr nga bashkëmoshatarët e tij.Migjeni pasi mbaroi shkollën

fillore në Shkodër, shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më

pas përfundoi seminarin teologjik të manastirit.Për një tëri me interesa të gjera siç ishte Migjeni, jeta e

seminarit ishte tepër mbytëse. Nga leximet, Migjeni ranë kontakt me idetë revolucionare të kohës që

zienin tërë Evropën.

Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë njëbursë për të vazhduar

studimet e larta dhe mbeti pa punë deri sa më1933, u emërua mësues në Vrakë,një fshat afër

Shkodrës.Rruga Vrakë-Shkodër,që ai bënte përditë me biçikletë,ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore

Migjenit.Gjatë kohës sa qëndroi në seminar, Migjeni u sëmur shpesh dhe ishte nën kontroll të

vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin tepër të dobëta dhe rrezikoheshin të prekëshin nga

tuberkulozi, sëmundjë tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe e nëna e tij. Në dhjetor 1937, ai niset për në

Itali, për tu kuruar në sanatoriumin San Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku në një qetësi

hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938.

Migjeni(pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare.

Me një analizë të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të

shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e të fshatit, duke demaskuar sistemin e

prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërxente Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit

kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për

një botë të re dhe optimizmin e thellë.Migjeni solli elemente novatore në letërsinë shqipe, sidomos në

pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

8

“Vargjet e Lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e Qytetit të Veriut” përmbledhje e

prozave,të cilat u botuan vetëm pas vdekjes.Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës,që spikatën

amoralitetin kohor,absurditetin e zakonevetë përçudnuara,injorancën e regjimeve despotike.Ndër

vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit tëri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e

rinisë”, etj.Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “Bukën tone të përditshme falna

zot”,etj.

Pikëpamjet e reja politike e shoqërore,konceptet e përpunuara mbi natyrën e shoqërisë,mbi njeriun dhe

artin,krahas artit të tij të ri revolucionar,e bëjnë Migjenin figurën më të madhe të brezit të ri të viteve 30

dhe një nga shkrimëtarët më të shquar shqiptarë.

1.2 Luli i vocërr

Krijimet e Migjenit janë ato që i ngjasojnë një uragani,që merr

përmasa të shtrirjes, që në zanafillëshemb gjithçka, që idel

përpara.Kyështë vlerësim që kanë dhënë studiuesit e letrave

shqipe,që janë marrë me krijmtarinë e Migjenit,duke mos shteruar

asnjëherë atë që përmban vepra e Migjenit,si tekst dhe nëntekst.

Libri “Luli i vocërr” është një përmbledhje me poezi e prozë,e cila u

dedikohet si lektyrë shkollore nxënësve të klasave të gjashta të

fillores,një libër autori, krijimet e të cilit edhe sot e

ruajnëaktualitetin,në trazicionin që sot po kalon shoqëria shqiptare në

përgjithësi.Është libër që pasqyron shumë anë të një realiteti të

vrazhdtë,të viteve 30 në Shqipërinë Veriore,dëshmitar i të cilave ishte

vetë “poeti i mjerimit”.Pra,është libër me vlera të veçanta ideo-

estetike dhe shumë mbresëlënës për nxënës pas leximit apo rileximit

të tij.Është një libër që nuk është tejkaluar në asnjë periudhë nëpër të

cilën kaloi shkolla shqipe, karshi librave dhe literaturës tjetër

shkollore të obligueshme.“Luli i vocërr” ç’është e vërteta,mbetet libri më antologjik për moshën prej 11-

12 vjeçe,i cili me temat dhe motivet që shtjellohen nga autori,bashkëjeton me një jetë njeriu.Shumë

vargje të këtij libri,të lexuar të plotë apo në mënyrë fragmentare bëhen pjesë e mbamendjes së

njerëzve, që në letërsinë e mësojnë vetëm gjatë shkollimit të detyruar. Mgjeni me veprën e tij,jo shumë

të vëllishme,por shumëdimensionale është zëdhënës i një kohe,me plot labirinthe, i një kohe të zënënë

8

“Vargjet e Lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e Qytetit të Veriut” përmbledhje e

prozave,të cilat u botuan vetëm pas vdekjes.Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës,që spikatën

amoralitetin kohor,absurditetin e zakonevetë përçudnuara,injorancën e regjimeve despotike.Ndër

vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit tëri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e

rinisë”, etj.Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “Bukën tone të përditshme falna

zot”,etj.

Pikëpamjet e reja politike e shoqërore,konceptet e përpunuara mbi natyrën e shoqërisë,mbi njeriun dhe

artin,krahas artit të tij të ri revolucionar,e bëjnë Migjenin figurën më të madhe të brezit të ri të viteve 30

dhe një nga shkrimëtarët më të shquar shqiptarë.

1.2 Luli i vocërr

Krijimet e Migjenit janë ato që i ngjasojnë një uragani,që merr

përmasa të shtrirjes, që në zanafillëshemb gjithçka, që idel

përpara.Kyështë vlerësim që kanë dhënë studiuesit e letrave

shqipe,që janë marrë me krijmtarinë e Migjenit,duke mos shteruar

asnjëherë atë që përmban vepra e Migjenit,si tekst dhe nëntekst.

Libri “Luli i vocërr” është një përmbledhje me poezi e prozë,e cila u

dedikohet si lektyrë shkollore nxënësve të klasave të gjashta të

fillores,një libër autori, krijimet e të cilit edhe sot e

ruajnëaktualitetin,në trazicionin që sot po kalon shoqëria shqiptare në

përgjithësi.Është libër që pasqyron shumë anë të një realiteti të

vrazhdtë,të viteve 30 në Shqipërinë Veriore,dëshmitar i të cilave ishte

vetë “poeti i mjerimit”.Pra,është libër me vlera të veçanta ideo-

estetike dhe shumë mbresëlënës për nxënës pas leximit apo rileximit

të tij.Është një libër që nuk është tejkaluar në asnjë periudhë nëpër të

cilën kaloi shkolla shqipe, karshi librave dhe literaturës tjetër

shkollore të obligueshme.“Luli i vocërr” ç’është e vërteta,mbetet libri më antologjik për moshën prej 11-

12 vjeçe,i cili me temat dhe motivet që shtjellohen nga autori,bashkëjeton me një jetë njeriu.Shumë

vargje të këtij libri,të lexuar të plotë apo në mënyrë fragmentare bëhen pjesë e mbamendjes së

njerëzve, që në letërsinë e mësojnë vetëm gjatë shkollimit të detyruar. Mgjeni me veprën e tij,jo shumë

të vëllishme,por shumëdimensionale është zëdhënës i një kohe,me plot labirinthe, i një kohe të zënënë

8

“Vargjet e Lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e Qytetit të Veriut” përmbledhje e

prozave,të cilat u botuan vetëm pas vdekjes.Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës,që spikatën

amoralitetin kohor,absurditetin e zakonevetë përçudnuara,injorancën e regjimeve despotike.Ndër

vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit tëri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e

rinisë”, etj.Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “Bukën tone të përditshme falna

zot”,etj.

Pikëpamjet e reja politike e shoqërore,konceptet e përpunuara mbi natyrën e shoqërisë,mbi njeriun dhe

artin,krahas artit të tij të ri revolucionar,e bëjnë Migjenin figurën më të madhe të brezit të ri të viteve 30

dhe një nga shkrimëtarët më të shquar shqiptarë.

1.2 Luli i vocërr

Krijimet e Migjenit janë ato që i ngjasojnë një uragani,që merr

përmasa të shtrirjes, që në zanafillëshemb gjithçka, që idel

përpara.Kyështë vlerësim që kanë dhënë studiuesit e letrave

shqipe,që janë marrë me krijmtarinë e Migjenit,duke mos shteruar

asnjëherë atë që përmban vepra e Migjenit,si tekst dhe nëntekst.

Libri “Luli i vocërr” është një përmbledhje me poezi e prozë,e cila u

dedikohet si lektyrë shkollore nxënësve të klasave të gjashta të

fillores,një libër autori, krijimet e të cilit edhe sot e

ruajnëaktualitetin,në trazicionin që sot po kalon shoqëria shqiptare në

përgjithësi.Është libër që pasqyron shumë anë të një realiteti të

vrazhdtë,të viteve 30 në Shqipërinë Veriore,dëshmitar i të cilave ishte

vetë “poeti i mjerimit”.Pra,është libër me vlera të veçanta ideo-

estetike dhe shumë mbresëlënës për nxënës pas leximit apo rileximit

të tij.Është një libër që nuk është tejkaluar në asnjë periudhë nëpër të

cilën kaloi shkolla shqipe, karshi librave dhe literaturës tjetër

shkollore të obligueshme.“Luli i vocërr” ç’është e vërteta,mbetet libri më antologjik për moshën prej 11-

12 vjeçe,i cili me temat dhe motivet që shtjellohen nga autori,bashkëjeton me një jetë njeriu.Shumë

vargje të këtij libri,të lexuar të plotë apo në mënyrë fragmentare bëhen pjesë e mbamendjes së

njerëzve, që në letërsinë e mësojnë vetëm gjatë shkollimit të detyruar. Mgjeni me veprën e tij,jo shumë

të vëllishme,por shumëdimensionale është zëdhënës i një kohe,me plot labirinthe, i një kohe të zënënë

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

9

zgrip dhe me shpresa të humbura për jetën. Ideja e tij dhe mesazhi që përçon në krijimet e tij,është zë

kushtrimi për ndryshime,ndaj edhe ishte ndaluar nga regjimi i kohës.Mirëpo, nuk u ndalua nga lexuesi

kureshtar dhe ai përqafoi idetë migjeniane, për të ngritur grushtin dhe për t’i rënë malit që s’bëzanë, siç

do të thoshte vetë poeti në një poezi të tij.

…..Nganjëherë i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur e ka ftyrën e dlirtë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton

faqet, gushën, e Luli I afrohet, ia merr dorën, e shikon dhe me sy pllumbi dhe kishte dashtë t’i fali diçka

mësuesit. Po vjollca nuk ka. E Luli i vocërr çka mund t’i fali mësuesit tjetër? Veç në ia faltë tollumbat e

veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po, po tollumbat e Lulit të vocërr kanë

me e hangër mësuesin1.

“Luli i vocërr” së këndejmi mbetet libër i një shekulli,të cilin e karakterizuan revolucionet dhe lëvizjet

çlirimtare që u bënë për të rrëzuar qoftë mbretër, qoftë diktatorë të shkëputur nga masat e popullit dhe

dhunësve të tij.Ky është impresioni i pare që krijohet pas leximit të këtij libri të mrekullueshëm,si nga

nxënsit ashtu edhe mësimdhënsit e letërsisë.Mbetet libër i përjetimeve të thella.

1 Migjeni, Luli i vocërr, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 98-99.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

10

KREU II: Fëmijët në epiqendër të veprimit

2.1 Gjuha e dhembjes

Fëmijët zënë një pozitë qëndrore në librin Luli i vocërr.Migjeni punoi një kohë mësues dhe personazhe të

krijimeve të tij s’do mend se janë nxënësit e tij. Ai njohu mirë botën e tyre të ndrydhur,varfërinë,hallet e

të rriturve në një botë të mbërthyer nga skamja.Mjafton të përmendim Lulin e vocërr.

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por

ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta,

ashtu dhe fëmijt, ashtu dhe Luli. More Lul! Shum herët ke fillue me shikue punën tande.

Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, po askujt asnjë fjalë s’i thotë. Ecën ngadalë, tue

shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, derisa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës

shkollore shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruam me rrezet e ngrohta të diellit në këto

ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtie ndër xhepa, hundën picërrake të kuqun

nga të ftohtit e mëngjesit ia sjell diellit dhe ..shikon. gjaja që ma tepër ia tërhjek vrejtën janë çizmet, që i

kanë të veshun disa shokët e tij. Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë!-mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë syt

ndër tollumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kamave të zbathuna. Nga kureshta

i afrohet një shoku që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna-

aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell,

t’i ngrofi kambët. Po kur nuk ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë disi hallin apostujt e

mëshirës dhe të dashnis...2.

Apo Zenelin, foshnjën që bëhet viktimë e “bukurisë që vret” apo ndonjë hero lirik të poezisë së tij dhe të

kuptojmë se në çfarë bote frymojmë këta fëmijë. Fëmijët,malsorët dhe personazhet e tjera të këtij libri

nga fshati e qyteti, janë ata qëia përshpejtuan Migjenit fundin, sipas vlerësimit të studiuesve të letërsisë

shqipe.

Nganjëherë, ashtu tue folë, e tradhton Zenelin fantazia fëminore, i hyp kalit imagjinar me flatra dhe

fluturon nga reja në re, por, me të rumun re buzëqeshjen teme, kujtohet se asht tue gabue, ndalet, disi

ndjehet ngushtë, ulet pa i thanë unë me ndejë, dhe mbulon ftyrën me duer nga turpi3.

“Ishte një personazh që vështirë se mund t’i takojë kësaj epoke. Dhe ndoshta pikërisht prania e

personazhve si ai bëri poet njeriun që, edhe pse iku herët nga kjo botë e të gjallëve, mbeti si një ndër

2 Migjeni, Luli i vocërr: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 98.3 Migjeni, Zeneli, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 119.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

11

mëtë mëdhenjët shkrimtarëve të letrave. Luli i vocërr me këpucët e shqyera nuk mund t’i kalonte anash

vëmendjes së mësuesit të tij. Ashtu siç nuk mund të qëndronin në periferi të interesave të tij prej poeti

dhe avangardisti, malësorët dhe qytetarët e kohës në të cilën jetonin, të pasuritë me “bark shekullor

gjithmonë të pangijëshëm”,fëmijët apo nënat që thërrisnin nga dhimbja që varfëria i shkatërronte apo i

shpërfytyronte...”4.

Fëmiaqesheshin dhe brohoritshin tue u argëtue. Kur Osja, me një pllamb tëplotfuqishëm i ra Hajrijes

kresë, kjo, u përplas për mur-e fëmitë përnjëherë heshtën të tmerruem. Mund t’u ndëgjoheshin zemrat e

tyne si rrifshin. Ma i vogli filloi të qajë. Hajria vetëm që lëshoi një za të pakontrolluem, si hutueme, nga

hunda dhe balli i pikonte gjaku5.

Vepra e Migjenit si tërësi ngrihet mbi shumë shqetësime të kohës, duke ruajtur gjithnjë frymën dhe

etikën e bashkombasve të tij.

“Tek ky poet energjia e shpërthimit të ndjenjave,forca e konkludimit të mendimeve të sjelladeri në flijim,

për beteja të reja deri në fitore”6.

Zeneli është përfaqësues tipik i personazheve fëmijë të Migjenit. Ai po honepste me zgjuarsi gjendjen e

rëndë në të cilën ishte katandisur vendi, gjendje kjo që nuk donte shumë mund për t’u kuptuar. Por

Zeneli është ai që dëshiron të dijë më shumë sesa që ja lejon mosha, ndërsa mësuesi i tij, Migjeni është

ai që nuk dëshiron t’i goditjen e ligjit me fjalët e tij bindëse.

Nushi nuk dinte ç’ka me thanë.Nuk dinte me folë me t’anë. Kur ishte fëmi, e kuptonte shumë ma mirë.

Por kaloi ajo kohë, kur n’imagjinatë të tij baba ishte diçka ma tepër se babë, ishte një ideal, ideal i

andrrimeve fëminore. E sot, e din Nushi, se baba i tij asht një prej qindra-në mos dhe mija-etnish të

qytetit tonë, njeri prej atyne etënve që nga fmia i vet duhen me bamë një njeri anakronik, pikëturën e

vet, trashëigimtarin e dej të një të kalumeme të gjymtë7.

Edhe fëmijët e tjerë, janë qenie shumë të zgjuara që jetojnë të rrethuar nga realiteti i zymtë dhe shtrijnë

dorën për një kothere bukë, apo kërkojmë lëmoshë nga të pasurit me lutjet për t’iu shtuar pasuria.

Migjeni ja gdhendur një galeri të tërë personazhesh fëmijë që lexuesit i dalin para, si të varfër dhe njerëz

të pashpresë, herë si personazhe të së ardhmes, e cila ishte në prag të lind bashkë me “diellin alegorik”.

Thënë shkurt, Migjeni ishte, siç e quan shkrimtari ynë Ismail Kadare “uragani i ndërprerë” në kohën sa

ishte në jetë, një uragan që më vonë mori gjithçka para vetes që gjeti dhe shembi sistemin e kalbur

4Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 1991 , f.39.5 Migjeni, Të çelen arkapiat, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 150.6Rinush Idrizi, Migjeni, Shtepia botuese enciklopedike, Tiranë, 1992 , f.177.7 Migjeni, Studenti në shtëpi, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 130.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

12

feudo-borgjez, i cili ishte tërësisht antipopullor. Migjeni solli një frymë të re edhe në letrat shqipe, solli

përmbatje të re dhe të pashkruar gjer atëherë.

Dhe ja lindi në këtë botë Migjeni si për të treguar se gjithçka që u shkrua para tij në letrat shqipe ishte

vërtet një gjë serioze, madje madhështore, por ishin prekur pak ose fare temat më qenësore. “Por këtej

e tutje Migjeni do të ndryshonte në mënyrë konceptuale si askush rrjedhën e letërsisë shqipe. Ai është i

pari që kuptoi se jo vetëm shoqëria, por edhe letërsia domosdoshmërish nuk mund të bënte dot më pa

një emancipim tërësor dhe të fuqishëm të kombit dhe të krijmtarisë së fjalës. Ai kuptoi se duheshin

rrëzuar totemet dhe idhujt patriarkalë, ballkanikë, konservative të Shqipërisë. Ai kuptoi se letërsia

shqipe nuk do të kishte më kuptim, në qoftë se nuk do të kishte më kuptim, në qoftë se nuk do të

krijonte një modernitet cilësisht më të lartë dhe konkretë në rrafshin evropin dhe botëror”8.

2.2 Poezia e Migjenit, poezi e dhimbës krenare

Disa nga poezitë antologjike të Migjenit përbëjnë tërësinë e poezive të këtij vëllimi dedikuar fëmijëve të

shkollave fillore. Poezitësi: “Të birtë e shekullit të ri”, “Zgjimi”, “Shkëndija”, “Kënga e Rinisë”, “Recital i

malësorit”, “Këngët e dhimbës krenare”, “Vjeshta në parakalim” dhe “Ekstaza pranverore” janë poezi

më representative të krijmtarisë së Migjenit, të marra nga ciklet e poezive që gjenden brenda vëllimit

“Vargjet e lira”. Gjatë analizës ideo-estetike të këtyre poezive, nxënësit kanë mundur të njihen me

motivin mbizotërues social të Migjenit, me heroin lirik të tyre që shpalos botën e ndjenjave të tij,

mesazhin që përçojnë tek lexuesi dhe tjera.

Ndaj lypse orientuar drejt ata, në aspektin e të kuptuarit mes rreshtash,siç thuhet,apo gjuhën e

tërthortë poetike migjeniane.

Dy nga poezitë e këtij libri që nuk janë asgjë tjetër, veçse një sinjal i ndryshimeve në shoqërinë

shqiptare,që do të ndoshin janë: “Të birtë e shekullit të ri” dhe “Kënga e Rinisë”.Në gjithë ndryshimet,

përmbysjen e botës së vjetër dhe krijimin e botës së re,poeti njeh si protagonist gjeneratën e tij të

re,veçanti rininë. Ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e shoqërisë,ku ai var shpresat,besimin për

fitoret e ardhshme,për triufmin e idealit për jetë të re:

Rini, thuaja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate,që të vlon në gji.

8Moikom Zeqo, Migjeni më konceptuali i letrave shqipe, Shqip Media , Tiranë, 2011.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

13

Nxirre gëzimin tand,të shpërthejë me vrull.

Mos e freno kangen!Le të marri udhë9.

Poeti është i bindur se asgjë s’mund ta pengojë më lulëzimin e lirisë, ku do të shpërthej hovshëm gjithë

ato këngë,që ende i flenë në shpirt.Kjo është intuita e poetit,i cili ka aftësinë ta ndejëi pari rrezën e

ngrohtë të Diellit të jetës së re:

Na të birtë e shekullit të ri,

Që plakun e lamë në “shejtnin” e tij,

E çuem grushtin për me luftue,

Ndër lufta të reja,

Dhe me fiture…

Na të birtë e shekullit të ri,

Filizat e një toke së rimun me lot,

Ku djersë e ballit u diktonte kot,

Se dheu ynë qe kafshatë e huej,

Dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej…10.

Ai ia ndien rrezatimin e botës së re,shoqërisë së re,e cila do të jetë e ngrohtë dhe e ndritshme si dielli

dhe si ai do të mund të gjallëroj,të zgjojë të rilind gjithçka që qëndron ende e ndrojtur,e përgjumur në

errësirë.Thirrja që Migjeni i drejtonte Rinisë,në këtë vjershë ishte kuptimplotë,optimiste dhe tepër e

ngrohtë,intime dhe romantike.

Thueja,kangës,Rini!Thueja kangës gëzimplotë!

Qeshu Rini!Qeshu!Bota asht’e e jote!11.

Në poezinë tjetër “Zgjimi” e cila në mënyrë eksplicite shpalosen pikëpamjet e poetit për ndryshimet,i cili

kërkon zgjimin nga letërsia, që e ka kapluar shtresat e popullit dhe janë pajtuar e fatin,me jetën e rëndë,

varfërinë,injorancën dhe parapambeturinë.Autori kërkon të bijtë e shqipes,fole t’i ngrehin vetëvetes.

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta,

të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta,

9 Migjeni, Kanga e Rinis, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 11.10 Migjeni, Të birtë e shekullit të ri, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 7.11 Migjeni, Kanga e Rinis, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 11.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

14

të titajve të tërbuem!

Të cilët n’udhë për në theqafje këtej pari I ranë

dhe vatrat tona në mjerim I përlanë…

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat e mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni,

ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Ilyria e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte12.

Ndërsa “Shkëndija” është poezia vijuese e këtij vëllimi.Vetë titulli sikur është vënë me

njëkuptimkonoattiv.Poeti duket se ka dhënë shenja të një ecje përpara,gjurmët e së cilës shihen ose

kanë filluar të duken,pra shkëndijat në errësirë.Dhe ato shkëndija ai i sheh tek brezi i ri dhe fëmijët,të

cilët do të jenë e ardhmja e një vendi, që do mposhtë tiraninë dhe ligjet e kanunet e vjetra.

Ndrit shkëndi e gjallë në qiell plot me hyje,

ndrit shpirti i ri, lidhë me t’arta nyje,

nyjet e dashnis,

dashni e fëminis,

për të mjeruemët në botë,

që vuejnë, derdhin lotë.

……………………………….

Dh’e ngreh shkopin në hyje shkëndin për me gjetë,

Rebelin, që votrën e shtëpis e la të shkretë,

O ti fëmi i ri!

E zjarrta shkëndi!

Pse votrën e le?

Me thuej, pse? Pse?13.

12 Migjeni, Zgjimi, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 9.13 Migjeni, Shkëndija, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 10.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

15

Edhe në poezinë tjetër “Recital i malsorit”heroi lirik i poezisë së Migjenit është gati të godas vendin prej

nga buron e keqja.

Mali hesht,dhe në heshtje qesh.

E unë vuej,dhe në vdes.

Po unë,kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?

Apo ndoshta duhet ma pare të vdes?14.

Poeti e thotë herë hapur herë mbyllur tërthorazi se krajatat popullit i janë shkaktuar nga pushteti i

tiranisë dhe ky pushtet do tronditet nga themeli atëherë kur vegjëlia do të ngrihet nëkryengritje dheta

përmbys.Këtu shfaqet ideja e poetit për një revulocion,ndryshe ai nuk sheh zgjidhje tjetër.Vetëm grushti

i paligjshëm që do të godas,do të jetë triumfi i së mires ndaj të keqes.

Tek poezia tjetër “Vjeshta në parakalim”poetit nuk ikën dot ngjyra e stinës qëështë e njëtë me ngjyrën e

fytyrës së njeriut të asaj kohe.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë në ftyrat tona,

Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës së varfun;

Rënkoni në zije, qani mbi kufoma,

Që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun15.

Kjo antieza më e fuqishme që ka përdorur poeti për të shembur një situate jetësore,një gjendje të

njeriut të zhytur në mjerim.Poeti,sikur thotë tërthorazi se pas vjeshtës vjen dimri, që mbyll gjithcka çdo

shteg, stina që në etnopsikologjinë e shqipëtarit sikur shënjon një izolim.Por, pas saj,pason pranvera dhe

shpresat janë për një lindje të re, e cila domosdo se do të arrij,për të sutimuluar përpjekjet e tij dhe të

brezit të tij për liri.

Poezia e Migjenit,është thellësisht e thellë një poezi novatore,që u bë shprehëse e fuqishme e

pakënaqsisë ndaj realitetit,e urretjes ndaj dhunës dhe shfrytzimit,ndaj mashtrimit politik,shoqëror dhe

hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejtë nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet 30-ta

me protesta,dhembjet,ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen.Pikërisht këto ide, e bëjnë Migjenin poet që

14 Migjeni, Recital’ Malsorit, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 20.15 Migjeni, Vjeshta n në parakalim, në: Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 31.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

16

ka sjell frymë të re në poezinë e atyre viteve,ndërsa sot e ruan aktualitetin. Kjo e bën këtë poezi më të

kapshme, më tërheqëse dhe më mbresëlënëse.

Shtrohet pyetja se ështënxënësi ynë i aftë të kuptojë përmbatjet e tilla, motivet dhe idetë poetike të

poezive të Migjenit. Kjo mund të arrihet me ndihmën e arsimtarit, i cili gjatë interpretimit gjuhësor dhe

letrar, duhet të nxjerr atë lexim rrënjësor dhe në zbërthimin e cdo vargu të poezisë, ndryshe poezia

migjeniane nuk do të përjetohej. Roli i mësuesit në këtë aspect mbetet dominant, si në fazën e zhvillimit

ashtu edhe në debatin letrar që do të ndaj me nxënësit.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

17

KREU III: Proza e Migjenit dhe vendi i fëmijëve brenda saj

3.1 Gjuha pikëlluese e prozës së Migjenit

Në tregimet e skicat,ashtu sikur në poezitë e tij,rrihet nga Migjeni vazhdimisht ideja se jeta shpirtërore

kushtëzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlerat

shpirtërore e morale shkatërrohen në kushtet e mjerimit e vuajtjve të shumta të jetës së shtresave të

varfëra.Me dhembje e revoltë ai tregon se si dinjiteti legjendari malësorit,nderi i malësores,dhe i

qytetarës së varfër kanë marrë fund për ekzitencë në vështërsinë për t’i siguruar një cope bukë a për ta

shpëtuar nga vdekja.

Në krijimtarinë e tij,Migjeni e shprehu bindjen se përderisa të mos përmbysen idhujt e jetës së

vjetër,gjtihçka,në jetë e qytetit dhe të fshatit do të mbetej në gjendjen ekzituese, në mjerim dhe

varfëri.Në prozën e tij mjerimi,uria,konservatorizmi,degjenrimi, kanë një burim: shtypjen dhe shfytzimin,

që mbrohen me ligj nga rendi në fuqi.Ky qëndrim ndaj realitetit, i cili një kundërvënie edhe ndaj

krijimeve të autorve kosnservartivë, jepet nëpërmjet një konflikti të fuqishëm,dramatik.Në këtë prozë

kemi një ekulibrim ndërmjet shpërthimit lirik tëemocioneve dhe veprimit dramatik e përdorimit

mjeshtëror të fjalës.Ai shkroi me dashuri e pikëllim për ata njerëz,që e shkonin jetën në kthetrat e

mjerimit,kurse për shkaktarët e vërtet të kësaj gjendje ai dredhi urretjen dhe përbuzjen.Migjeni e trajtoi

vesin në prozën e tij si dukuri të një jete që brehej nga kontraditat e thella dhe jo mbi bazën e

instiktit,ndaj ai arriti të sjellë në letërsinë tonë përgjithsime të rëndësishme ideoartistike.

Personazhi i prozës së Migjenit është punëtori i papunë,malësori qëi ka harruar hyjnitë e tij dhe i

përgjirohet kokrrës së misrit,nëna që mallkon pjellën e vetë e që detyrohet të shes vetëvetën,e reja dhe

i riu të cilëve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare,u than ndenjat, shpresat dhe ëndrrat rinore.

Në tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet më të rëndësishme të kohës dhe u bë shprehës i kontraditave

të saj. Personazhet e tij janë tipizime të plota të një shtrese të caktuar të shoqërisë së kohës. Ai nuk

përshkruan ato, por i krijon me të zbërthimeve të thella.Bukën tonë të përditshme falna sotështë titulli i

një tregimi që Migjeni e ka huazuar nga ligjërimet dhe predikimet kishtare.

Duhesh me u kujdesë shum për fomin, përndryshe do ta humbish. Shum kohë ka pasë zjarrmi të madhe,-

mezi iu kujtua mjekut me folë dhe mori të shkruejë recetën. Kur u nis me shkue, gruaja e pyeti sa duhet t’i

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

18

paguajë. Por ky i tha të blejnë barnat me ato të holla. Ajo ulet në një vend si e mpime, shikonte mjekun, i

cili iu avitte derës s’oborrit në shpinë mbrapa, dhe iu avulluan syt. Mbet ashtu një kohë... gjëmimi i Lilit e

tërhoq. Ngau te djali, u shtri pranë tij, zu ta rroki, ta përkëdheli me fjalë: Do shëndoshesh, moj nanë, do

shëndoshesh, pëllumb! Tash të blen ty nana me hangar të gjitha të mirat. Çka don me të ble?16.

Ai këtë titull e ka vënë në këtë tregim ironinë, për të thumbuar njerëzit e realitetit që u besojnë

fjalamanëve dhe klerit. Paraqitja e buzëqeshjes demagogjike në kishë dhe mjerimi e vuajtja në shpirt

janë dy gjëra që e karakterizojnë dinjitetin e njeriut të kohës së Migjenit. Për t’i ikur pyetjeve të dala nga

sytë e uritur të Lilit, babi i tij detyrohet të kthehet vonë në shtëpi, kur ai të ketë fjetur për tëëndërruar

ndonjë kafshatë buke. Ndërsa babi i tij shpreson në premtime të kota e false, i biri nuk gjynjëzohet para

moshatarave të vet që e tallnin se nuk ka bukë për të ngrënë, barkëthatë e krenar, por me një urretje në

zemër. Kjo e godet fëmijën, i cili vdes duke shpresuar se lutja do t’i sjell atë që dëshiron. Kjo është

tragjika e kohës, ku personazhe tragjike përveç të rriturve janë edhe fëmijët.

Te tregimi tjetërZoti të dhashtëshkrimtari prek dimensionin e varfërisë dhe i indiferentizmi e shoqërisë

dhe njerëzve të pasur ndaj fenomenit.

Lëmosha dhe lypsia dalin në skenë dhe këto ngërhejnë një refren që tingëllon dhembëshm “më fal një

gjë zotri”, ndërsa referenti tjetër që marrim si përgjigjeZoti të dhashtë sikur dëshirohet të jetë kumbues,

ngaqë lidhet me mos ndryshimin e gjendjes. Shtresat e pasura dhe vetë pushteti sikur nuk ishin të

interesuara që varfërinë ta zgjidhim. Nuk kishte solidarizëm brenda njerëzve të asaj kohe. Lypësi bredh

derë më derë në kërkim të bukës, ngaqë ka një tufë me fëmijë, por dështon në dështon në këtë kërkim

të saj dhe kthehet i zhgënjyer në realitetin. Protesta e Migjenit nuk është fshehtë, por e hapur. Zoti të

dhashtëështë tregim ku spikatë si asnjëherë më parë amoraliteti i një shoqërie, qëndrimi refuzues ndaj

njerëzve të saj, që megjithatë se janë të varfër e duan atdheun e tyre.

Lypsi shtrëngoi dhambët për ta ndalë gjuhën e cila ishte gati të kalojë kufinin e njerzis. Shtrëngoi dhe

grushtat, e thoit që tash sa kohë nuk i kishte premë, iu ngulën në dhanat e duerve. Përpara vetes nuk

shef asgja tjetër, veç objekte mnie. I bjen ndër mend koha kur s’ka pasë nevojë me lypë. Përkundra.

Kujtohet si i ka ndihmue lypsat që vijoshin ditë shtune në prakun e dyqanit të tij, kur ishte farkëtar... E

sot? Atij pak kush i ndihmon, pse janë shumë lypsa. Kujt t’i epet ma parë? Arsyetonte lypsi së fundi17.

E njëjta tematikë, por nga një këndvështim tjetër preket edh te proza tjetër Legjenda e misrit. Në këtë

tregim lajmi për shprëndarje të misrit sikur gëzon fshatarët, të cilat janë burra me krenari të

pakthyshme, por kur është në pytje sigurimi i ushqimit, ata sikur thyjnë këtë krenari. Kokrrat e misrit që

16 Migjeni, Bukën tonë të përditshme falna sot, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f.179-180.17 Migjeni, Zoti të dhashtë, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 101.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

19

bien nga thesi i shqyer ngriten si apoteozë,si diçka e shenjtë. Shkrimtari këtu vë theksin në kokrrat e

shpëtimit nga uria. Dialogu i fshatarve jepet me një plasticitet. Tematika speciale e shtruar nga Migjeni

në vazhdimësi në prozën tregimtare e bënë Migjenin shkrimtar të revoltës e protetestës, shkrimtar të

reja.

Por kush ia ndalon atij hovin, kur shkon me marrë misër? Misër për fmi të nximë nga mjerimi, të cilët kur

duert shtrjnë, u përngjajnë lugetënve të vocërr. Dhe këta fëmi janë dëshmorët e vërtetë të tragjedisë

njerëzore. Dëshmorët tragjikë në këtë skaj të dheut, të cilët njerëzit e huej i kujtojnë në legjenda

historike. Legjenda historike me një lumni legjendare se lumnia e vërtetë asht larg, tepër larg nga këto

foletë e shqipeve18.

Ndërsa te proza Bukuria që vret shkrimtari ndalet të dimensionojë, jetën e fshatarve, jetën pa shtegdalje

të tyre. Bukuria e stinës së dimrit shëndrrohet në bukuria vrastare.

Hana e zbehtë, si ftyra e një të vdekuri, kundron nga bora. Kundron kasollet e kristalizueme të katundit,

të cilat as frymë nuk marrin. Të gjitha janë mbështjellë në bardhsin e borës. Dhe të vret kjo bukuri e

bardhë. Vret shpirtin e malsorit, siç vret shpirtin e artistit shtatroja e bardhë e ftohtë e një grues së

lakuriqët19.

Familja jeton në një kasolle me bagëtinë në një acar të madh, ku kërkohet qëndrimi afër zjarrit dhe një

vend për lopën. Në këtë tregim kemi një sakrificë të fëmijës, një tragjedi familjare e lindur si pasojë e të

ftohtit. Fëmija ngrihet “ish bamë kristal, që të bahet një servis për milionerin, jo gjaku ish ba rubis (gur i

çmuar) për gjerdanët e martesave....trupi i vocrrakut ish ba shatore e ngurt nga gjini i nanës”. Dhe

vazhdon protesta e shkrimtarit, pasi shtatorja duhej dërguar në qytet dhe sakrifica e tij duhej kushtuar

ndonjë deputeti të kohës, ndërsa Migjeni thotë se nuk gjendet ndonjë, atëherë kjo t’i kushtohet

përndisë klasike.

Fëmijët e kohës së Migjenit, nxënësit e tij nuk ishin të paditur. Ata përveç se ishin rritur para kohe, dilnin

shumë më tepër se bashkëmoshatarët e tyre që rriteshin në pallate, në kundërmimin e erërave të

ushqimeve të ushqimeve të ndryshme dhe shihnin ëndrra në shtretërit e mëndafshtë. Fëmijët e Migjenit

kishin ecur shumë përpara, si për kah burrëria ashtu edhe nga dija. I tillëështëZeneli, protagonist i një

tregimi me të njëtën titull.

Zeneli është fëmijë që bënë pjesë në taborrin e barcullakëve, barkurtiruve e këmbëzbathurve, por edhe

këtë ndonjëherë e tradhtonë fantazia fëmijërore. I hipën kalit imagjinar me flatra dhe fluturon nga reja

në re, siç thotë shkrimtari. Zeneliështë djalosh me diapazon të gjerë të dijes, ai që e ka kuptuar mësimet

18 Migjeni, Legjenda e misrit, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 110.19 Migjeni, Bukuria që vret, në: “Vepra”, Cetis Tirana, Tiranë, 2002, f. 111.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

20

e mësuesit, madje edhe këshillon mësuesin. Ai kërkon nga Migjeni të sqarojë se pse Shqipëria është

vetëm një pikë në atlasin gjeografik.

Përpara Migjenit, Zeneli del një figurë-fëmijë i ngritur, ndërsa ai ka drojën se mësimet e tepërta për

Zenelin dhe fëmijët tjetër, janë ato që mund t’i sjellin ata para ligjit. Kur Migjeni shpalos para tyre

pikëpamjet e tija dhe shfryn dufin ndaj e ka bindjen të plotë se këta fëmijë janë ata, të cilve do t’u takojë

e ardhmja. Janë fëmijë që kaliten për të bërë ndryshime në shoqërinë shqiptare, ndryshime të cialt i

paramendonte shkrimtari apo i shihte në horizont teksa po lindnin.

“Kjo frymë përparimtare jetoi me gjithë vitalitetin e forcën më të madhe artistike që kishte letërsia

shqiptare, në prozat e Migjenit. Mjedisi revolucionar i rinisë shkodrane e ushqente këtë poet të ri dhe e

nxiste të shpërthente. Ishte ky mjedis i ri ku ai fitoi ahumë herët pjekurinë artistike duke u shëndrruar

nga talenti në dukuri letrare”20.

Migjeni me shkrimet e tij, tematikën që shtjelloi ishte shëndrruar në zëdhënës të një epoke të re që po

linde. Ai shqetësohej për jetën aktuale që po bënin shqiptarët, por e kishte fiksuar në mendje vizionin se

një e ardhme më e ndritur i pret bashkëkombasit, të cilëve u duhet një prijës për të shembur të vjetrën.

“Letërsia nëpër përgjatë sëcilës nuk rrjedh gjaku i atdheut, nuk mund të jetë vetvetiu letërsi. Shkrimtari,

i cili nuk njen pulsin e popullit të vet, aq më pak mund të jetë shkrimtarë që ndjen pulsin e gjithë

njerzimit”21.

Ky ishte Migjeni ynë i madh që ndjeu pulsin e popullit të tij, prandaj me të drejtë mund të thuhet se

Migjeni në letrat shqipe solli një frymë të re novatore në shtjellimin e tematikës së kohës, dhe iu rreth

zgjidhjeve të reja. Në misionin e tij prej shkrimtari ai bëri mjaft me veprën e tij, në vetëdijësimin e

popullatës dhe kjo më vonë u vërtetua, kur u shemb një sistem i tërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

3.2 Luli i vocërr-personazhi më fatkeq i Migjenit

Depërtimi thellë në botën e fëmijëve dhe përjetimi i vuajtjeve të tyre, vihet re tek proza tjetër, ndoshta

kryevepër e këtij libri Luli i vocërr. Në këtë skicë, Migjeni hyn në psikologjinë e nxënësve të tij, të cilët i

njeh mirë, bashkëjeton dhe bashkëvepron me ta. Pikërisht kjo ka bërë që edhe studiuesi Musa Kraja

tëvlerësojnë“puna e mësuesit karakterizohej na këto veti kryesore siç janë dashuria e madhe për fëmijët

e vegjël, veçanarisht për të varfërit”.

20Rinush Idrizi, vep. e cit., f. 196.21Po aty, f. 199.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

21

Luli është nxënës si nxënësit e tjerë, por është më i varfëri e bënë më të izoluar karshi të tjerëve dhe ky

veçim i tij ka burimin nga vafëria. Në oborrin e shkollës qëndron në një kënd, ku mbulohet nga rrezet e

diellit, për të ngrohur këmbët gjysmë të zbarthura.

Migjeni nuk bën solidarizëm mes fëmijve të së njëjtës shtresë apo edhe mes atyre të shtresave tjera.

“Askush s’njeh Lulin, as shokët e tij që para tijlozin”. Në ata e njohin Lulin, por nuk e qasin në lojë,

përshkak se është i varfër dhe të jesh i vafër në atë kohë, kishte kuptimin të ishe i padobisheëm. Si çdo

fëmijë edhe Luli, nuk ishte aso kohe pa ëndrra. Ato ishin më të ndryshmet, ëndrra për këpucë të

lustruara që do të ishin të ngrohta, ku nuk do të dukeshin pesë gishtrinjët e mëdhirë që ngrohen me zor

në rrezet e diellit. Luli është personazh më fatkeq fëmijë në prozën e Migjenit.

Ai ofrohet dhe shikon të tjetër, këpucët dhe lustrën e tyre që mund ta shoh veten në pasqyrë. Shkrimtari

nuk krijon ndonjë situatë iluzore për të, ngaqë ajo përkonte me realitetin e kohës. Por, droja e

personazhit të tij është se do t’a bëjë kur nuk rreze dielli dhe shikon gishtrinjët jashtë. Është ironia ajo që

nxjerr prozatorin nga kjo situatë, meqëLulit të vocërr këmbëzbathur ka mundësi t’i bëjë zgjidhje dikush

“ndoshta ia bajne hallin apostuj e mëëshirës dhe të dashurisë, ndoshta ndoshta “duke lënë hapur, por

me një përgjigje të nënkuptshme (ndoshta,ndoshta) se kjo nuk ka për të ndodhur. Ai ka tollumbat, por

ato janë të shqyera dhe gishtrinjët i dalin jashtë. Luli ngroh këmbët e ngrira dhe vrojton shokët që lozin

me këpucë të mira e të lustruara dhe ëndërron të ketë këpucë që do t’i ngrohin këmbët sikur tjerët.

Personazhi i mësuesit qëështë vetë narratori i këtij tregimi është ai që sjell ngrohtësi, me ledhatime të

faqeve, por Luli nuk ka si t’ia shpërblej sjelljet e mirësisë. Luli që të këput shpirtin si djalosh i çiltër

qëështë, mësuesit mund t’ia dhuroj vetëm tullumbat dhe asgjë tjetër.

Ky pasqyrim realist i gjendjes së rëndë të shoqërisë dimnisonohet edhe në prozëtëtjera të Migjenit.

Personazhet e tij fëmijë, janë edhe lypës të vegjël, ata që bredhin nga pjesë në tjetrën në kërkim të

lëmoshës dhe në sigurimin e kafshatës së gojës. Kjo tregon sesa thellë në krizë shoqërore ishte futur

Shqipëria e atyre viteve. Derisa në poezi kemi një shprehje të revoltës përmes figurave, tek proza

ndeshim në një rrëfim të bashkëdyzuar të shkrimtarit dhe të personazhvetë tij mbi fenomen të rënd dje

mbytëse të kohës.

3.3 Gjuha simbolike-shprehëse e fatkeqësisë së personazheve-fëmijë

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

22

Migjeni ishte mjeshtër i fjalës së shkruar. Në shkrimet e tij ai përdori shkrodranishtën, një variant të

dialektit të gegërishtes.

Siç thotë kritiku letrar Ali Aliu fjalori, fondi leksikor i Migjenit është diç modest nga ca bashkëkohanik të

tij, megjithatë ai arriti të thotë shumë dhe më fuqishëm se secili në kohën e tij.

Gjuha që ka përdorur Migjeni, apo leksiku i fjlëve të këtij varianti është shumë i qartë dhe nuk përbënë

ndonjë vështërsi në gjetjen e kuptimit të fjalve. Tek poezia kemi fjalë të zgjedhura, figuracionin të

dendur, ndërsa tek struktura e prozës është prezente renditja si duhet e fjalve në fjali dhe fjalitë, janë

koherente dhe në funksion të temës dhe idesë kryesore.

Një meritë tjetër është se Migjeni ka krijuar fjalë të reja, neologjizma, ndërsa ka rikuptimësuar sinonimet

apo shprehjet sinonimike duke e gjallëruar gjuhën dhe stilin e tij.

Nga ana tjetër,vnë skica dhe novela gjejmë fjalë të huaja, që tek autori kanë hyrë nga letërsit e kombeve

tjera, pasi Migjeni ishte në kontakt me prodhimin letrar që kultivohej në shtete të ndryshme.

Studiuesi Kristaq Jorgo e ka cilësuar tekstin e Migjenit si të tipit konspektiv. Me këtë sintagmë ai ka

thënë se kuptonte tekstetin me maksimum domethëniesh të shprehur me minimum shenjash gjuhësore.

Lidhur me konsatimin e kritikës së Migjeni nuk e zotëronte mirë gjuhën shqipe dhe kjo bëri që tekstet e

tij të kishin të meta, ky studiues ka vlerësuar se kjo mosnjohje e bëri atë të kishte lirinë e duhur në

përdorim me fuksionim poetik të leksikut dh të strukturave gramatikore të shqipes. Thyrjet e normës

leksikore, gramatikore e morfologjike te Migjeni kishin funksion tekstual në krijmtarinë letrare. Veprës

së Migjenit shpesh iu dhunua gjuha e veprës së tij letrare në të gjitha botimet e ribotimet e saj. Kjo ka

bërë që ajo t’i largohet origjinalit dhe domethënive të saj të vërteta.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

23

PËRFUNDIME:

Migjeni zë vend dominat në librat e leximit të shkollave tona. Në të cilat mësohet letërsia në mënyrë

fragmentare. Ndërsa libri “Luli i vocërr” libër lektyre shkollore që u dedikohet nxënësve të klasave të

gjashta, sikur plotëson atë boshllëk që mund të haset në librat bazë të leximit. Migjeni është shkrimtar

shumë i dashur për nxënësit kosovarë. Ka qenë i dashur edhe për gjeneratat më të vjetëra, të cilat janë

ballafaquar me robërinë. Tek poezia e Migjenit, nxënësit shqiptarë kanë parë para syve një ideal poetik

të tij, i cili është frymëzim për ta. Kanë kapur kuptimin e poezive dhe prozave dhe me to kanë formuar

pikëpamjet e tyre liridashëse. Edhe sot, kjo vepër ruan aktualiteti. Varfërinë e mjerimit aty-këtu janë

edhe sot pjesë e realitetit tonë, të shoqërisë sonë që po kalon një fazë tranzicioni me rëndësi. Migjeni

mbetet shkrimtarë i pranushëm nga fëmijët dhe rina në të gjitha etapat kohore, që kur vepra e tij pa

dritën. Ideja poetike e realizuar në poezi si ide për lirinë e gjakuar, dhe prozat e tij thellësisht sociale të

përcjell me një kritikë të hapur e bëjnë të afërt me lexuesin.

Migjeni e bëri temë themelore të krijmtarisë poetike problemin e lirisë, siç patën edhe shkrimtarët e

mëvonshëm ekzistencialistë. Ai nuk e ngushtoi lirinë vetëm në aspektin politik, por vishte me karakter

më universal, e trajtonte në një rrafsh të mirëfilltë artistik në qarkun e problematikës e ekzistenciale të

njeriut. Ai nuk besonte në një liri absolute të njeriut si ato të romantikëve dhe e kuptonte se në çdo

veprimtari, në çdo hapësirë e kohë, njeriu ndjen fatalitetin e vartësisë së tij nga natyra, shoqëria, nga një

mori mori e tërë faktorësh të jashtëm e të brendshëm. Migjeni nuk u kundërvihet, por e sakësonte

kuptimin e nevojave jetësore, duke plotësuar me një dell humanitar, në vatrën e të cilit vendoste vlera

të larta morale, shpirtërore.

Përmes kësaj vepre nxënsi njomak i sotëm do të njeh këtë personalitet kombëtar, krijuesin më të

fuqishëm të kohës dhe do të mbartë gjatë gjithë jetës së tij mesazhin e kësaj vepre kutimplote.

Migjeni do të jetë poet i afërt dhe i ngrohtë, që do të komunikojë me ta, për gjatë gjithë jetës së tyre, në

horizonte të dijes së tyre dhe në përpjekje për të zhvilluar dhe demikratizuar vendin. Ai është shembulli

më i mirë, ku mund të gjesh atë që e dëshiron, sa herë që mendon për vlera humane e njërzore, vlera të

moralit të shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Trajtimi i fatit të fëmijëve, që ishte një përpjekje e imja për të nxjerr në shesh disa vlera të këtij

segmenti, ka ngërthyer një lexim të pandalëshm të veprës së gjerë të Migjenit, në kërkim të

personazhve fëmijë dhe individualizmit të tyre artistik, në konteskst të analizës letrare që janë galeri e

tërë e tërë janë ata që kanë prekur thellë ndenjat e shkrimtarit, që nuk pajtua me atë që shihte në jetën

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

24

e asaj kohe. Migjeni ishte shembull mësuesi, për gjenerata të shumëta të mësuesve tanë që punuan

edhe në kohë të ngjajshme me kohën e tij dhe në kohë më të mira.

Ai dha provat e para se e madhe është dashuria ndaj fëmijve e veçmas nxënsve. Një diçka që gjithsecili,

që zgjedh të ushtrojë profesionin e mësuesisë duhet të ketë parasysh. Migjeni është shembulli më i mirë

për këtë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I ... Diplome... · konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi,

25

BIBLIOGRAFIA:

Bala,Vehbi, Portret monografi nga Migjeni,vepra 3,Rilindja, 1980.

Bejko, Sadik, Vështrime letrare, Era, Prishtinë, 2001.

Buxhovi, Jusuf, Luli i vocërr, pasthënie e librit, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Grup autorësh, Historia e Popullit 2, Prishtinë, 2001.

Idrizi, Rinush, Migjeni, Enciklopedike,Tiranë, 1991.

Kelmendi, Ramiz, Lexim letrar, ETM Prishtinë, 1989.

Migjeni, Vepra, Cetis Tirana, Tiranë, 2002.

Qosja, Rexhep, Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1983.

Rugova, Ibrahim, Bibliografi e kritikës letrare shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Syla, Sylejman, Për kritikën, Rilindja, Prishtinë, 1982.

Shkodra, Faik, Rrugë mësimi dhe edukimi, Shkëndija, Prishtinë, 2001.

Zeqo, Moikom, Migjeni më konceptuali i letrave shqipe, ShqipMedia, Tiranë, 2011.

Zheji,Gjergji, Fjalor termash letrarë, Rilindja, Prishtinë, 1968.