udhëzues mësuesi biologjia 8 -...
TRANSCRIPT
Ky Udhëzues mësuesi i përgjigjet tekstit Biologjia 8
të shtëpisë botuese Dudaj.
Hartoi: Blerina Maliqati
Redaktoi: Rudina Çupi
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT
Biologji VIII 35 javë X 2 orë/javë = 70 orë
Tematikat Shkalla 4 Numri i orëve
SISTEMET
Ushqimi dhe tё ushqyerit Prodhimi i ushqimit nga drita e diellit Sigurimi i ujit dhe i lёndёve ushqyese Ushqimi dhe dieta e njeriut Tretja te njeriu
24 orë
Çlirimi i energjisё Frymёmarrja Frymёkёmbimi Gjaku dhe qarkullimi i tij
24 orë
Riprodhimi Riprodhimi te kafshёt Zhvillimi te njeriu
22 orë
TOTALI 70 orё
PLANIFIKIMI VJETOR SIPAS TREMUJORËVE FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Biologji 8
Tematika
Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Shtator – Dhjetor (24 orë) Janar – Mars (24 orë) Prill – Qershor (22 orë)
SISTEMET
Kreu 1. Ushqimi dhe të ushqyerit
1.1 Prodhimi i ushqimit nga drita e diellit. Fotosinteza 1.2 Detyrë eksperimentale: Hetimi i fotosintezёs 1.3 Detyrё eksperimentale: Hetimi i pranisё sё niseshtesё nё gjethe 1.4 Ushtrime 1.5 Ngjitja e ujit nёpёr bimё 1.6 Pёr çfarё duhet uji? 1.7 Detyrё eksperimentale: Thithja e kripёrave minerale nga bima 1.8 Ushtrime 1.9 Ushqimi dhe dieta e njeriut (1) 1.10 Ushqimi dhe dieta e njeriut (2) 1.11 Dieta e balancuar 1.12 Ushtrime 1.13 Pёrsёritje 1.14 Sistemi tretёs. Goja dhe gёlltitja 1.15 Tretja nё stomak dhe nё zorrё 1.16 Ushtrime 1.17 Mungesa e vitaminave 1.18 Ngrёnia e tepёrt 1.19 Enzimat 1.20 Detyrё eksperimentale: Veprimi i enzimave nё tretje 1.21 Ushtrime 1.22 Pёrsёritje 1.23 Vlerёsim i portofolit 1.24 Test përmbledhës
Kreu 2. Çlirimi i energjisë 2.1 Pёrdorimi i energjisё. Frymёmarrja 2.2 Frymёmarrja aerobe. Frymёmarrja anaerobe 2.3 Ushtrime 2.4 Frymёkёmbimi 2.5 Veprimtari praktike: Diseksioni i mushkёrive 2.6 Detyrё eksperimentale: Cikli i frymёmarrjes 2.7 Detyrё eksperimentale: Thithja e oksigjenit 2.8 Detyrё eksperimentale: Temperatura dhe frymёmarrja 2.9 Pirja e duhanit. Astma 2.10 Shkёmbimi i gazeve te bimёt 2.11 Ushtrime 2.12 Pёrsёritje 2.13 Harta e koncepteve pёr frymёmarrjen 2.14 Qarkullimi. Zemra dhe enёt e gjakut 2.15 Gjaku 2.16 Problemet shёndetsore tё zemrёs dhe enёve tё gjakut 2.17 Ushtrime 2.18 Atletika dhe stёrvitja 2.19 Detyrё eksperimentale:Ndikimi i veprimtarive fizike te rrahjet e zemrёs 2.20 Evoluimi i ideve rreth qarkullimit tё gjakut 2.21 Ushtrime 2.22 Pёrsёritje 2.23 Vlerёsim i portofolit 2.24 Test përmbledhës
Kreu 3. Riprodhimi 3.1 Riprodhimi te kafshët 3.2 Sistemi riprodhues mashkullor 3.3 Sistemi riprodhues femёror 3.4 Cikli menstrual 3.5 Pllenimi 3.6 Shtatzënia 3.7 Lindja dhe binjakёt 3.8 Ushtrime 3.9 Modele tё pjellorisё 3.10 Puberteti 3.11 Modul mёsimor: Puberteti 3.12 Kontrolli i lindjeve dhe SST 3.13 Ushtrime 3.14 Hormonet dhe riprodhimi 3.15 Hormonet dhe pjelloria 3.16 Ushtrime 3.17 Pёrsёritje 3.18 Projekt 3.19 Projekt 3.20 Projekt 3.21 Vlerësim i portofolit 3.22 Test përmbledhës
PLANIFIKIMI I TREMUJORIT TË PARË PERIUDHA SHTATOR-DHJETOR
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit Nxënësi:
merr pjesë në bashkëbisedime me moshatarët dhe të rriturit për tema me interes mësimor dhe shoqëror duke bërë pyetje, dhënë përgjigje dhe veçuar informacionin kryesor;
transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit;
përshkruan me gojë dhe me shkrim një ngjarje të lexuar ose të dëgjuar duke ruajtur rrjedhën logjike të saj;
analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja duke përdorur leksikun e përshtatshëm. Kompetenca e të menduarit Nxënësi:
paraqet në forma të ndryshme (me gojë, të shkruar, grafike, me simbole) argumente për të përforcuar mendimin apo qëndrimin e vet për një problem nga fusha të caktuara;
përzgjedh dhe klasifikon informacionin nga burime të ndryshme në bazë të një kriteri të caktuar për një temë konkrete dhe e përdor për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre;
argumenton ndërmarrjen e hapave konkretë të cilët çojnë në përfundimin e një detyre/veprimtarie, zgjidhjen e një problemi, të ndonjë punimi në klasë/shkollë apo gjetiu; demonstron zgjidhjen e një problemi (të matematikës, gjuhësor etj.) bazuar në të dhënat tekstuale, numerike, eksperimentale të detyrës, e cila realizohet në klasë/shkollë apo jashtë saj, argumenton ecurinë për arritjen e rezultatit;
identifikon me anë të krahasimit dallimet dhe ngjashmëritë midis ligjeve dhe dukurive që ndodhin në natyrë me ato në shoqëri duke vënë në dukje lidhjen shkak-pasojë midis këtyre dukurive. Kompetenca e të nxënit Nxënësi:
regjistron në formë të shkruar, grafike, etj., informacionin/faktet për një temë; veçon me anë të teknikave të ndryshme pjesët sipas rëndësisë dhe nevojës për temën/detyrën e dhënë;
regjistron, skedon dhe përdor teknika të tjera për të menaxhuar informacionin/ faktet ose formulat për një temë duke i radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë;
paraqet/skicon idetë e veta për ecurinë dhe mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti duke e argumentuar para të tjerëve;
paraqet në mënyrë të pavarur udhëzimet/simbolet e dhëna në libër, skicë, plan, partiturë muzikore, skenar, koreografi etj., për të përmbushur një veprim, aktivitet ose detyrë që kërkohet prej tij/saj;
shfrytëzon në mënyrë të efektshme teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë duke klasifikuar informacionin e njohur nga ai i panjohur si dhe atë që është i paqartë;
përdor elementët e portofolit personal për vetëvlerësimin dhe identifikimin e anëve të forta, i shfrytëzon ato për përparimin në mësime dhe për orientimin për karrierë.temë duke i radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësi:
analizon pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe biodiversitetit duke i paraqitur idetë në formë të shkruar ose në ndonjë formë tjetër të të shprehurit, jep mendimin dhe qëndrimin e vet për këtë çështje
përdor programet kompjuterike për përpunimin e të dhënave dhe paraqitjen e vizatimeve/diagrameve të nevojshme për përgatitjen e materialeve individuale apo/dhe publikimeve të ndryshme të shkollës;
përdor materiale, burime të ndryshme informimi dhe teknologjinë në shkollë dhe në jetën e përditshme si ndihmë për përparimin në mësime dhe për orientim në karrierë; Kompetenca personale Nxënësi:
vlerëson vlerën ushqyese të ushqimeve që konsumon, duke i klasifikuar ato në bazë të nevojave të individit për to në situate të ndryshme (gjatë stinëve, sëmundjeve etj.);
argumenton nevojën e respektimit të regjimit ushqimor të shëndetshëm dhe të regjimit ditor, javor apo mujor sipas udhëzimeve të lexuara ose të dëgjuara nga mjeku gjatë një diskutimi në klasë, shkollë apo në familje;
vlerëson domosdoshmërinë e kushteve higjienike për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimeve dhe pijeve, shpjegon rrethanat e mundshme të helmimit nga papastërtia;
dallon sjelljen korrekte nga ajo jo korrekte gjatë punës në grup ose në situata emocionale dhe propozon masat për parandalimin/tejkalimin e tyre;
shpjegon rëndësinë e identifikimit të personave dhe shërbimeve kompetentë të nevojshëm për mbështetje në situata që konsiderohen potencialisht të rrezikshme për shëndetin fizik dhe mendor. Kompetenca qytetare Nxënësi:
praktikon të drejtat dhe detyrimet si qytetar në situate konkrete të jetës së përditshme, në klasë, shkollë, komunitet ose gjatë diskutimit dhe respektimit të mendimit të tjetrit;
reagon ndaj personave të cilët shkelin, cënojnë ose mohojnë të drejtat e të tjerëve duke i ilustruar këto sjellje me shembuj të figurave të shquara historike, personazheve nga letërsia a filmat si dhe arsyeton pasojat e këtyre veprimeve për individin, grupin dhe komunitetin;
solidarizohet me personat në nevojë ose të rrezikuar, duke ndërmarrë veprime konkrete për afrimin e ndihmës sipas nevojës që kanë;
identifikon paragjykimet apo dukuritë jo të mira në klasë, shkollë apo në komunitet, mban qëndrim ndaj tyre duke propozuar veprime konkrete parandalimi. Kompetenca digjitale Nxënësi:
përdor TIK-un për të lehtësuar procesin e të nxënit dhe për të rritur efektivitetin në mësimnxënie;
përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë dhe për të rritur produktivitetin e tij dhe të nxënit efektiv;
bashkëpunon me moshatarët e tij duke përdorur mjetet e telekomunikacionit bashkëpunues, për të hetuar tema mësimore, për të zgjidhur çështje dhe probleme që mund të lindin në shkollë dhe jashtë saj;
përdor me saktësi komandat e avancuara të programeve standarde për përpunimin e teksteve, tabelave, videove e fotografive për prezantime.
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS/FUSHËS
Kompetenca I: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre
a) Nxënësi përcakton problemin:
identifikon karakteristikat shkencore të problemit;
formulon problemin. b) c) Nxënësi zgjedh hetimin ose skicon strategjinë:
konsideron strategji të ndryshme;
planifikon procedurën. d) e) Nxënësi realizon procedurën:
ndjek hapat e planit. Kompetenca II: Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore
a) Nxënësi identifikon ndikimet e shkencës dhe të teknologjisë:
studion ndikimet afatgjata të shkencës dhe të teknologjisë tek individët, shoqëria, mjedisi dhe ekonomia;
vendos shkencën dhe teknologjinë në kontekstet e tyre sociale dhe historike, si dhe studion ndikimin e tyre në mënyrën e jetesës së njerëzve; b) c) Nxënësi kupton si funksionojnë objektet teknike:
demonstron kuriozitet rreth disa objekteve teknike;
shqyrton përbërjen dhe funksionimin e tyre;. d) e) Nxënësi kupton dukuritë natyrore:
pyet veten rreth mjedisit të tij/saj;
përshkruan karakteristikat e tij/saj. Kompetenca III: Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës
a) Nxënësi shkëmben informacione shkencore me të tjerët:
krahason të dhënat dhe procedurat e tij/saj me ato të të tjerëve; b) c) Nxënësi përhap dhe zhvillon njohuritë ose rezultatet shkencore:
përdor mënyra të ndryshme për prezantimin e informacionit (p.sh., simbolet, tabelat, vizatimet teknike); d) e) Nxënësi interpreton dhe formulon mesazhe shkencore:
- përdor informacionin shkencor dhe teknologjik të marrë nga burime të ndryshme.
Nr. Tematika
Kreu Temat mësimore
Situata e parashikuar e të nxënit
Metodologjia dhe veprimtaritë
e nxënësve
Vlerësimi Burime dhe materialet
1 SISTEMET
Kreu 1
Ushqimi dhe
tё ushqyerit
1.1 Prodhimi i ushqimit nga drita e diellit. Fotosinteza
Si e sigurojnё bimёt ushqimin?
Për të formuar lëndën
ushqyese, bimët kanë nevojë
për lëndë joorganike dhe për
energjinë e dritës.
Hetime, vëzhgime, eksperimente, mbledhje rezulatatesh. Pasqyrimi i tyre në tabela dhe grafikë. Interpretim i të dhënave. Veprimtari hulumtuese Veprimtari me shkrim Diskutim Pyetje- përgjigje Sfida individuale Veprimtari në dyshe / në grupe Veprimtari matëse Poster, vizatime Lojëra TIK, Kërkim në internet
Vlerësim i vazhduar. Vlerësime të mbështetura në mbarëvjatjen e nxënësve (individualisht, në dyshe dhe në grup). Vlerësimi i njëri-tjetrit. Vlerësimi formues, përmbledhës, diagnostikues, me gojë dhe me shkrim. Vlerësim i veprimtarive praktike (hetime, eksperimente etj.), i skicimit të posterit, i vizatimeve, grafikëve, pjesëmarrja në projekte, lojëra dhe kuice, debate, lojë me role. Vlerësim i detyrave të shtëpisë, i detyrave individuale Vlerësim përmes portofolit.
Teksti i nxënësit Udhëzuesi i mësuesit, Fletorja e Punës etiketa ushqimesh, pjata letre, tabelë e strukturës së gjethes, tretësirë jodi, bimë, fletë alumini/karton i errët (i zi), tabelë rezultatesh; pjesë të një bime ujore, gotë e madhe uji, hinkë etj. Burime dytësore (p.sh. libra, internet, video) tretësirë amilaze 0.5%, tretësirë niseshteje 0.5%, shiringë 5cm3 etj. lapsa me ngjyra, spango ose
2 1.2 Detyrё eksperimentale. Hetimi i fotosintezёs
Çfarë i duhet bimës për të
prodhuar lëndën ushqyese?
Për të formuar lëndën
ushqyese, bimët kanë nevojë
për lëndë joorganike dhe për
energjinë e dritës së diellit.
3 1.3 Detyrё eksperimentale. Hetimi i pranise sё niseshtesё nё gjethe
Niseshteja ёshtё ushqimi qё bima prodhon. Si arrin bima ta prodhojё atë? Si mund ta hetojmё praninё e niseshtesë nё gjethe?
4 1.4 Ushtrime. Fotosinteza
5 1.5 Ngjitja e ujit nёpёr bimё Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn. Uji është substanca që përbën shumicën e lëndës së një qelize bimore, shtazore apo njerëzore. Të gjitha reaksionet që ndodhin në organizmin e gjallesave për kryerjen e proceseve të ndryshme jetësore kanë nevojë për praninë e ujit.
6 1.6 Pёr çfarё duhet uji?
7 1.7 Detyrё eksperimentale: Thithja e kripёrave minerale nga bima
Si mund të “gjurmojmë” transportin e lëndëve minerale nëpër bimë me anë të ngjyruesve? Si udhëtojnë ato bashkë me ujin përmes enëve të ksilemës?
8 1.8 Ushtrime. Thithja e ujit
9 1.9 Ushqimi dhe dieta e njeriut (1) Një dietë e baraspeshuar - një
jetë e shëndetshme. Përbërësit 10 1.10 Ushqimi dhe dieta e njeriut (2)
11 1.11 Dieta e balancuar
12 1.12 Ushtrime që përmbajnë ushqimet që ne
hamë janë shumë të
rëndësishme për shëndetin
tonë. Një dietё e shëndetshme
pёrmirёson energjinё dhe
ndjenjёn e mirёqenies dhe
zvogёlon rrezikun tuaj ndaj
shumё sëmundjeve dhe
ngadalëson procesin e plakjes.
fill pambuku kunj dhëmbësh thumb me dy hapje postera, foto, modele, makete, diagrame, mjete grafike videoprojektor vabineti, oborri i shkollës
13 1.13 Pёrsёritje
14 1.14 Sistemi tretёs. Goja dhe gёlltitja Si e përdor organizmi
ushqimin? Njerëzit e marrin atë
nga bimët ose nga kafshët e
tjera. Ai përbëhet nga molekula
të mëdha që nuk mund të
përthithen nga gjaku. Këto
molekula komplekse duhen
zbërthyer, përthithur dhe
shndërruar në formën që i
nevojitet trupit.
15 1.15 Tretja nё stomak dhe nё zorrё
16 1.16 Ushtrime. Tretja
17 1.17 Mungesa e vitaminave Pse marinarët u quajtën
“njerëzit e limonit”? Shumë
njerëz në kohë të ndryshme,
kanë menduar se sëmundjet
mund të shkaktohen nga
mungesa e ndonjë vitamine
në dietën ushqimore. Mjekësia
popullore ka përdorur shumë
lloje ushqimesh për kurimin e
sëmundjeve.
18 1.18 Ngrёnia e tepёrt Obeziteti një dukuri gjithnjë e
më e përhapur. Rritja e numrit
të njerëzve të prekur nga
obeziteti është dukuri globale.
Mjekët e kanë shprehur hapur
shqetësimin për shkak të
problemeve shëndetësore që
mund të shkaktojë obeziteti. Ai
rrit mundësinë e zhvillimit të
sëmundjeve të ndryshme.
19 1.19 Enzimat Enzimat zbërthejnë. Vetitë që
kanë i bëjnë enzimat tejet të
dobishme në shumë fusha të
industrisë. Ato mund të
përdoren gjithashtu në disa
mënyra në shtëpitë tona.
Aftësia e tyre për të
përshpejtuar reaksione të
caktuara në temperatura dhe
në trysni të ulëta na kursejnë
shumë kohë, energji dhe para.
20 1.20 Detyrё eksperimentale. Veprimi i enzimave nё tretje
21 1.21 Ushtrime
22 1.22 Pёrsёritje
23 1.23 Vlerёsim i portofolit
24 1.24 Test përmbledhës
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.1 Prodhimi i ushqimit nga
drita e diellit. Fotosinteza
Situata e të nxënit: Si e sigurojnё bimёt ushqimin?
Për të formuar lëndën ushqyese, bimët kanë nevojë për
lëndë joorganike dhe për energjinë e dritës së diellit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
eksploron si bimët kanë nevojë për dioksid karboni, ujë dhe dritë për të
kryer fotosintezën në mënyrë që të prodhojnë biomasën dhe oksigjenin;
diskuton rëndësinë e fotosintezës për bimët.
Fjalët kyç:
dritë
fotosintezë
gojëza
kloroplaste
Burime: teksti i nxënësit, skemë e strukturës së gjethes,
gjethe, skema të paemërtuara prerjesh tërthore të gjethes.
tekste shkencore, enciklopedi apo materiale nga interneti
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi mjedisor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Shkrim i shpejtë / Lexim i njëpasnjëshëm/ Ditar dypjesësh
Parashikimi. Shkruaj në tabelë shprehjen: “Bimët nuk kanë nevojë për të ngrënë”. U kërkoj
nxënësve të shkruajnë shkurt se si e kuptojnë ata këtë fakt. I ftoj të përmendin terma që përcaktojnë
procesin e të ushqyerit, si: ha, ngrënë, ushqim, ushqehem, të ushqyerit, gatesë, gatim etj. dhe i shënoj në
dërrasë. Ata përkufizojnë secilën fjalë dhe diskutojnë për dallimet që kanë mes tyre. E drejtoj
diskutimin përmes pyetjeve, si: Ku qëndron ndryshimi mes fjalëve ha dhe ushqehem? Me çfarë hamë ne
njerëzit? Po kafshët?. Po bimët? A mund të themi që bimët hanë? Pse?
Ndërtim i njohurive. U kërkoj nxënësve të lexojnë tekstin, duke pasur parasysh dhe detyrёn e
mëparshme qё zhvilluan dhe, pas leximit u shpërndaj fleta tё printuara me pyetjet e mëposhtme:
Përgjigjet e pyetjeve jepen me shkrim te fletorja e klasёs. Diskutohen me nxёnёsit përgjigjet e
pyetjeve dhe korrigjohen apo saktësohen në rast se nuk janë të sakta. U kёrkoj nxёnёsve tё
vizatojnë strukturën e thjeshtë të gjethes, si dhe tё tregojnё si është përshtatur ajo për tё kryer
procesin e fotosintezës dhe prodhimin e ushqimit.
Përforcimi: Nxënësve u kërkohet të përkufizojnë termat kyçe: kloroplast, fotosintezë dhe gojëza. Ata
fillimisht diskutojnë në grupe të vogla e më pas mendimet rrihen me të gjithë klasën.
Vlerësimi: Vlerësohen nxёnёsit për saktësinë e përgjigjeve tё dhёna dhe për aktivizimin në grup.
Detyrë shtëpie: Fletore Pune, faqe 5-6, pyetjet përmbledhëse 1 dhe 2.
- Cilat janë dy lëndë që u nevojiten bimëve për të kryer fotosintezën?_______________________
- Cilat janë dy lëndët që formohen gjatë fotosintezës?______________________________
- Çfarë e siguron energjinë për fotosintezë?____________________________________________
- Ku kryhet procesi i fotosintezës tek bimët?___________________________________________
- Pse oksigjeni është një mbetje?_____________________________________________________
- Për çfarë përdoren karbohidratet?___________________________________________________
- Si futet në gjethe dyoksidi i karbonit, për të cilin bimët kanë nevojë për të kryer fotosintezën?
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.2. Detyrё
eksperimentale. Hetimi i fotosintezёs
Situata e të nxënit: Çfarë i duhet bimës për të prodhuar
lëndën ushqyese? Për të formuar lëndën ushqyese, bimët kanë
nevojë për lëndë joorganike dhe për energjinë e dritës së diellit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
demonstron eksperimentalisht
- praninë e niseshtesë në gjethe;
- nevojën e bimës për dritë;
- praninë e klorofilit për të prodhuar ushqimin në fotosintezë;
- prodhimin e oksigjenit në fotosintezë.
Fjalët kyç:
fotosintezë
niseshte
klorofil
gjethe
dyoksid karboni
Burime: Fletorja e Punёs (faqe 7-10), bimë e mbajtur në errësirë
për 48 orё, fletë alumini / karton i errët (i zi) e/i prerë në shirita,
gërshërë.
Lidhja me fushat e tjera ose
me temat ndërkurrikulare:
Arti Pamor.
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Hap pas hapi
Në këtë veprimtari nxënësit do tё hetojnë nëse drita, klorofili dhe dyoksidi i karbonit janë të
nevojshme për fotosintezën. Ata do tё përdorin testin për praninё e niseshtesë me tretёsirё jodi.
Hapi I. Lexohen detyrat e shtëpisë dhe, nëpërmjet përgjigjeve të tyre, nxënësit rikujtojnë
njohuritë mbi prodhimin e ushqimit të bimëve nga drita e diellit. Kjo do t’i ndihmojë ata për
kryerjen e veprimtarisë në vazhdim.
Hapi II. Ndahen nxёnёsit në grupe dhe secilit grup i jepet një eksperiment i caktuar për të kryer.
Duke u bazuar në hapat e shpjeguar te Fletorja e Punës ata ndajnë detyrat brenda grupit dhe
grumbullojnë mjetet e punës dhe përshtatin mjedisin për kryerjen e eksperimentit. Paraprakisht
kam lënë në errësirë katër bimë në vazo për rreth dy ditë, nё mёnyrё qё t’u mbarojnё rezervat e
niseshtesё.
Eksperimenti për klorofilin
Shpjegoj nevojën e eksperimentimit me një bimë që të ketë gjethe jo vetëm jeshile, por të jetë me
dy ngjyra të ndryshme (p.sh., të gjelbra e të bardha).
U kёrkoj nxënësve të shohin gjethen me ngjyra tё ndryshme dhe të dallojnë zonën ku klorofili është i
pranishëm dhe zonën ku ai mungon. Ata e dallojnё nёpёrmjet ngjyrёs sё gjelbër, e cila vёrteton
praninё e klorofilit. Nxёnёsit testojnё njё gjethe me tretёsirё jodi, pёr tё vёrtetuar praninё e
niseshtesё. Gjethja merr ngjyrё blu (te zonat që më parë ishin të gjelbra) dhe ngjyrë kafe (te zonat që
nuk ishin të gjelbra). Ata mbajnë shënim për çdo hap. Në fund, pasi të kenë vëzhguar edhe
eksperimentet e grupeve të tjera, ata diskutojnë dhe nxjerrin përfundimet e tyre.
Eksperimenti për dritën
Nxënësit ndjekin ecurinë e punës që tregohet te Fletorja e Punёs: mbulojnë një pjesë të gjethes
(bima është lënë për 48 orё në errësirë) me një copë letër alumini ose me karton të zi (letër të
zezë). E vendosin bimën në një vend me diell dhe u lihet detyrë që pas dy ditësh (në praninë e
mësuesit/es) ta testojnë atë me tretësirë jodi, pёr tё vёrtetuar praninё e niseshtesё. Gjethja do të
marrë ngjyrё blu. Nxënësit do të shënojnë faktet e vëzhgimet e kryera dhe do të dalin në
përfundimet e duhura.
Eksperimenti për dyoksidin e karbonit
Nxёnёsit marrin dy bimё nё vazo, tё cilat, si nё eksperimentet mё sipër, janë lёnё t’u mbarojnё
rezervat e niseshtesё. I mbulojnё ato me kёmbana qelqi dhe i emёrtojnё bima A dhe bima B.
Brenda bimës A vendosin sodё buke, e cila prodhon CO2.
Brenda bimës B vendosin NaOH, i cili thith CO2.
I vendosin bimёt nё diell. Në përfudim të orëve të mësimit, pasi të kenë kaluar të paktën 6 orë,
ata kryejnё te gjethet testin e niseshtesё pёr tё dyja bimёt.
Përforcimi: U kërkoj nxënësve të bëjnë njё pёrmbledhje tё rezultateve tё marra pёr eksperimentet
e kryera e të diskutojnë rreth tyre. Ata mund të krijojnë një skemë të përbashkët, për të treguar se
për cilat elemente ka nevojë bima që të rritet.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: ndjek saktë hapat e veprimtarisë praktike; mban shënime;
përdor siç duhet mjetet; përshkruan mirë eksperimentin që ka kryer; interpreton rezultatin.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në ecurinë e eksperimenteve, për shkathtësitë
praktike dhe për interpretimin e rezultateve.
Detyrë shtëpie: Vizatoni pamjet e gjethes nё dritё dhe në errёsirё.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.3. Detyrё eksperimentale.
Hetimi i pranisё sё niseshtesё nё gjethe
Situata e të nxënit: Niseshteja ёshtё ushqimi qё
bima prodhon. Si arrin bima ta prodhojё atë? Si
mund ta hetojmё praninё e niseshtesë nё gjethe?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
provon eksperimentalisht praninё e amidonit nё gjethe;
arrin tё lexojё rezultatet dhe tё sigurohet nё vёrtetёsinё e tyre;
vlerëson vëzhgimet dhe analizon eksperimentin e kryer.
Fjalët kyç:
fotosintezë
niseshte
klorofil
glukozë
Burime: Fletorja e Punёs, bimë e mbajtur në një vend me
diell për disa ditë, tretësirë jodi, gotё zjarrduruese, furnelё
me korrent, pikatore, pjatё petri, alkool, kapёse provёzash.
Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare: Kimi, Art
pamor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Hap pas hapi
Parashikimi: Sigurohem që nxënësit e kuptojnë lidhjen midis fotosintezës dhe prodhimit të
niseshtesë, duke shpjegon se një pjesë e glukozës së prodhuar gjatë fotosintezës ruhet në gjethe si
niseshte. Prezantohen disa detyra shtëpie nga ora e kaluar ku nxënësit vëzhgojnë me kujdes
pamjet e gjethes në dritë dhe në errësirë. I njoh nxënësit me veprimtarinë që do të kryhet: hetimi i
pranisё së niseshtesё nё gjethe me tretёsirё jodi. U tregohej atyre që ndryshimi i ngjyrës mund të
jetë i vështirë për t’u pikasur në një gjethe të gjelbër, derisa pigmenti i gjelbër, klorofili, të mos jetë
larguar, si dhe se tretësira e jodit “kap” vetëm sipërfaqen e gjethes. U kërkoj të vizatojnë gjethen
pas testimit (eksperimentit).
Ndërtimi i njohurive: Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxёnёs dhe grupet ndajnë detyrat mes
tyre. Ata ndjekin ecurinë apo hapat e kryerjes së detyrës praktike, të paraqitura në Fletoren e
Punёs. U sugjerohet të mbajnë shënime për çdo fazë të eksperimentit. Kur përfundojnë, i pyes:
- Çfarë ngjyre kishte gjethja para vendosjes nё alkool? Po më pas, ç’ngjyrë mori?
- Ç’ngjyrë mori tretёsira e jodit nё kontakt me gjethen e çngjyrosur?
- Çfarë ngjyre merr amidoni nё prani tё niseshtesë?
Përforcimi: Diskutohet rreth pyetjes: Çfarë rezultati mendoni se do të kishte nëse bima do të ishte
mbajtur në errësirë?
Detyra eksperimentale quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: ndjek saktë hapat e veprimtarisë praktike;
mban shënime; përdor siç duhet mjetet; përshkruan mirë eksperimentin që kryen, nxjerr
përfundimet dhe i interpreton ato.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në ecurinë e eksperimentit, për shkathtësitë dhe për
interpretimin e rezultateve.
Detyrë shtëpie: Pasqyroni në fletore rezultatet e detyrës eksperimentale.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.4. Ushtrime. Fotosinteza Situata e të nxënit: ____________________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon kërkesat e ushtrimeve;
arsyeton/argumenton përgjigjet;
mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.
Fjalët kyç:
fotosintezё
dritё
errёsirё
Burime: teksti i nxënësit (faqe 8),
Fletorja e Punës
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, Kimi, Matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Rikujtim i njohurive / Punë në grupe / Diskutim
Parashikim. Nxënësit hapin fletoret ku kanë mbajtur shënimet e eksperimenteve që zhvilluan
orët e kaluara, për të bërë një rikujtim të njohurive, pjesa tjetër e të cilave rikujtohet përmes
pyetjeve të mësuesit/es.
Ndërtim i njohurive. Klasa ndahet në grupe me nga 4-5 nxënës. Mësuesi/ja u cakton tri grupeve
të para të zgjidhin ushtrimet 1, 4 dhe 5 në faqen 8 të tekstit të nxënësit, ndërsa tre grupeve të tjera
ushtrimet 2, 3 dhe 6 po aty.
Nxënësit e secilit grup diskutojnë dhe mbajnë shënime për secilin ushtrim. Pas kësaj, ata caktojnë
një përfaqësues për të prezantuar zgjidhjet para grupimit të tyre (dy grupeve të tjera të grupimit
të parë), duke këmbyer shënimet, për të verifikuar saktësinë.
Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim zgjat 20 minuta apo më shumë.
Përforcim. Përgjigjet (me radhë) jepen nga nxënësit përfaqësues të secilit grup. Nëse përgjigjja e
njërit grup nuk është e saktë, kërkohet përgjigja nga nxënës të veçantë të grupeve të tjera, në
mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja aktive e sa më shumë nxënësve.
U drejtoj pyetjet sipas shkallës së vështirësisë, në përputhje me nivelin e nxënësit.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:
- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;
- zgjidh ushtrime të niveleve të ndryshme;
- bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe për
argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.5. Ngjitja e ujit
nёpёr bimё
Situata e të nxënit: Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn. Rreth
80 % e planetit tonë është ujë dhe afërsisht po aq për qind ka edhe
organizmi i njeriut. Uji është substanca që përbën shumicën e lëndës
së një qelize bimore, shtazore apo njerëzore. Të gjitha reaksionet që
ndodhin në trupin e njeriut në veçanti dhe të gjallesave në
përgjithësi për kryerjen e proceseve të ndryshme jetësore kanë nevojë
për praninë e ujit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
• heton dhe përshkruan transportin e ujit dhe kripërave minerale te bimët
me lule;
• përshkruan si i përshtaten qimet thithëse funksionit të tyre.
Fjalët kyç:
osmozё
membranё
qelizore
rrymё
transpirimi
transpirim
Burime: teksti, Fletorja e Punës,
bimё, gotё me ujё
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi mjedisor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake/ Imagjinata e drejtuar/ Punë me grupe
Parashikimi. Pyes nxënësit: A dini ndonjë mënyrë se si mund t’i ujitim bimët kur
shkojmë me pushime? Pse bimët kanë nëvojë për ujë? (Shihni figurat.)
Bashkë me nxënësit rikujtojmë eksperimentet që provuan se për çfarë ka nevojë
bima për të kryer fotosintezën (klorofili, drita, dioksidi i karbonit dhe uji) dhe
theksoj se uji ёshtё njё element shumë i domosdoshёm pёr jetёn e bimës (ashtu
si dhe për jetën e të gjitha gjallesave në Tokë).
Ndërtimi i njohurive. Nxёnёsit rikujtojnё mёnyrat se si bimёt e sigurojnё atё.
Ata rikujtojnë ekuacionin:
I drejtoj ata me anë të pyetjeve, si:
- Ç’ndodh me bimën nëse nuk ka ujë mjaftueshëm? Si e “ekonomisin” bimët ujin?
- Si përshtaten bimët me sasinë e ujit që kanë në mjedisin ku rriten? (Pse bimët e
shkretëtirave i shndërrojnë gjethet në gjemba dhe pse bimët që rriten me shumë ujë i kanë gjethet të
mëdha?).
Pyes edhe se nëpër ç’proces kalon uji nëpër organizmin e njeriut dhe në atë të kafshëve dhe i
shënon në tabelë (Po bimët që nuk kanë gojë, si ia bëjnë të thithin ujin?). Pastaj, shënoj rrugët nga
kalon uji nëpër pjesët e një bime.Pra:
qimet thithëse të rrënjës enët e ksilemës kërcell e gjethe avullon përmes gojëzave
Më pas, duke vizatuar nё tabelё skemёn e osmozës, shpjegoj se ç’është ajo dhe si funksionon.
Shpjegoj konceptin e transportit tё ujit duke demostruar me njё bimё nё njё gotё me ujё tё
ngjyrosur me bojё, nё tё cilёn ёshtё vendosur njё natё më parë. Nxёnёsit vёrejnё bojёn qё ёshtё
ngjitur nё kёrcell e në gjethe dhe bёjnё njё paralelizёm me qarkullimin e gjakut te njeriu.
Nxënësit ndjekin shpjegimin e mësuesit/es për rrymat e transpirimit me skemёn 2.2 në faqen 10 tё
librit të nxënësit dhe përpiqen të tregojnë rëndësinë e transpirimit.
Përforcimi. Ndaj klasën në tri grupe, pajis çdo grup me një fishë (shihni figurën) dhe ata tё
shkruajnë në të emërtimin e procesit përkatës dhe shpjegimin (shkurt) se si funksionon.
Procesi i transportimit
Në fund nxënësit i renditin fishat sipas radhës së kryerjes së proceseve dhe i ngjitin në një letër
A4, duke i vendosur edhe një titull të përshtatshëm.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përgjigjeve dhe për aktivizimin e punës në grup.
Detyrë shtëpie: 1. Jepen ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4, faqe14 te Fletorja e Punёs.
2. Zgjidhni një nga kërkesat e mëposhtme dhe trajtojeni atë në fletoren e
shtëpisë.
a. A) Kërkoni në internet informacione për “Kopshti në shishe” (Garden in a
bottle) të David Latimer-it, 1960, dhe shpjegoni shkurt se si ka mbijetuar bima
pa u ujitur asnjëherë.
b. B) Përshkruani rrugën e një molekule uji nga toka, nëpër bimë e deri në ajër. (Sugjerim: mund të
përdorni vetën e parë, ta përshkruani me humor, apo të përfshini ndonjë vizatim.)
Procesi_______________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________
Procesi_______________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________
pro
Procesi_______________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________ pro
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.6. Pёr çfarё duhet
uji?
Situata e të nxënit: Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn.
Rreth 80 % e planetit tonë është ujë dhe afërsisht po aq për
qind ka edhe organizmi i njeriut. Uji është substanca që përbën
shumicën e lëndës së një qelize bimore, shtazore apo njerëzore.
Të gjitha reaksionet që ndodhin në trupin e njeriut në veçanti
dhe të gjallesave në përgjithësi për kryerjen e proceseve të
ndryshme jetësore kanë nevojë për praninë e ujit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon përdorimet e ujit në organizmin e gjallesave;
përkufizon dhe shpjegon procesin e transpirimit te bimët;
diskuton mbi rolin e tij mbështetës te bimët.
Fjalët kyç:
tretёs
ftohёs
mbёshtetёs
transpirim
Burime: teksti i nxënësit; gotë e
madhe uji
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
matematikë, art pamor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi / Shpjegim / Harta e koncepteve
Parashikim. Pyes disa nxënës se si u janë përgjigjur ushtrimeve të detyrave të shtëpisë dhe
bashkë me nxënësit e tjerë bëjmë plotësimet (nëse nevojitet) për të rikujtuar njohuritë. Vë
theksin te përdorimet e tij dhe te rëndësia që ka uji për jetën e gjallesave, duke i shënuar
mendimet e nxënësve në tabelë në formën e skemës Stuhi mendimi.
Ndërtim i njohurive. Shënoj në tabelë “Uji
te gjallesat përdoret...” dhe e rrethoj me
vijë. Nxënësit lexojnë me radhë nga një
paragraf dhe ndërkohë që ata e
përmbledhin atë, unë e shënoj konceptet
kryesore me shigjetë anash fjalëve të
rrethuara në tabelë. Ata mund të ilustrojnë
me shembuj nga njohuritë që kanë hap pas
hapi. Bëhet përkufizimi i termit transpirim
dhe bëhet lidhja me termin rrymë
transpirimi, që mësuan orën e mëparshme.
Në fund shpjegoj se ç’ndodh në një qelizë
kur përqendrimi i ujit jashtë qelizës është
më i lartë sesa në brendësi të saj dhe si funksionon qeliza në varësi të kësaj, duke e ilustruar me
skemat (shihni figurat më poshtë) në libër.
Uji te gjallesat
përdoret:
Si tretës
Si reagent
Si ftohës
si mbështetës
Përforcimi: U drejtoj nxënësve pyetje, si:
- Ç’ndodh kur në një qelizë përqendrimi i ujit jashtë qelizës është më i ulët sesa në brendësi të saj?
- Si mendoni, çfarë ndodh kur vyshket një lule, pra, kur sasia e ujit në qelizat e saj pakësohet?
Dhe kërkoj që ata të argumentojnë përgjigjen.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur pyetjen e rubrikës “!” dhe “?”, faqe 11 në libër.
Kujdesem t’ua ndaj pyetjes nxënësve duke u bazuar në nivelin e vështirësisë së tyre (Pyetja e
rubrikës “?” ka shkallë të lartë vështirësie).
Vlerësimi: Vlerësohen nxёnёsit për saktёsinё e pёrgjigjeve tё dhёna.
Detyrë shtëpie: Gjeni në enciklopedi, revista shkencore apo në internet informacione shtesë pёr
rёndёsinё e ujit nё jetёn e gjallesave. Seleksionojini dhe paraqitini shkurt ato (zgjidheni vetë
formën e paraqitjes që ju pëlqen: PPT, poster, skemë etj.)
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: III Klasa: VII
Tema mësimore 1.7: Thithja e
kripërave minerale nga bima
Situata e të nxënit: Uji ёshtё i domosdoshёm pёr jetёn. Si
mund ta “gjurmojmë”transportin e lëndëve minerale nëpër bimë
me anë të ngjyruesve? Si udhëtojnë ato bashkë me ujin përmes
enëve të ksilemës?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përkufizon procesin e transportit aktiv dhe shpërhapjes te bima;
përshkruan rolin e ksilemës në lëvizjen e ujit dhe të kripërave minerale
në bimë;
përcakton ngjashmëritë dhe ndryshimet midis ksilemës dhe floemës.
Fjalët kyç:
shpërhapje
transport aktiv
qime thithëse
ksilemë
Burime: libri i nxënësit,
videoprojektor, revista shkencore
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukim shëndetësor, Matematikë, Art Pamor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake / Lexim me hapa / Shpjegim / Punë e pavarur
Parashikimi. Nëse nxënësit kanë gjetur kuriozitete interesante për rëndësinë e ujit (detyra e
shtëpisë së orës së kaluar), i lexojnë ato dhe rikujtojnë se ç’elemente i nevojiten bimës për të
krijuar ushqimin e tyre. Paraqes një situatë: Kripërat minerale, të nevojshme për trupin e njeriut, i
marrim kryesisht përmes ushqimeve që hamë, sidomos përmes frutave dhe perimeve., dhe diskutoj me
nxënësit pyetjen: Por, këto bimë që ne konsumojmë, ku i gjejnë këto lëndë minerale? Ata përgjigjen
ashtu siç e mendojnë, bazuar në njohuritë që kanë, dhe unë nuk i korrigjoj, pasi ata do t’i
ballafaqojnë me njohuritë e reja që do të marrin në këtë mësim.
Ndërtimi i njohurive. Nxënësit lexojnë me hapa (paragrafë) tekstin “Thithja e kripërave
minerale”, ndërsa unë përforcoj duke shpjeguar termat shpërhapje (difuzion) dhe transport aktiv
dhe si ndodhin këto procese, duke i ilustruar me vizatime a skica të rrënjës e bimës në tabelë (ose
shfaq edhe një video ilustruese që mund të gjendet në YouTube me emërtimin “Transporti aktiv”
ose “Active Transport in Plants”). Së bashku diskutohet se cilat janë lëndët minerale më kryesore
dhe për ç’procese të zhvillimit të saj i përdor bima. Po ashtu diskutohet edhe se ç’ndodh me
bimën nëse përqendrimi i tyre është shumë i madh në tokë sesa në rrënjë.
Përforcimi: Nxënësit duke u bazuar në të dhënat e tabelës 2.1 në faqen 13 të librit, i përgjigjen
pyetjes së rubrikës “!” dhe “?”, duke e argumentuar përgjigjen e tyre.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: përcakton saktë rrugёn qё pёrshkon uji dhe kripërat
minerale nё bimё; përkufizon transportin aktiv dhe shpërhapjen, përshkruan rolin e ksilemës në
lëvizjen e ujit dhe të kripërave minerale në bimë.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve tё dhёna dhe për pjesëmarrjen në
diskutim.
Detyrë. Zgjidhni njërën nga pyetjet e mëposhtme dhe trajtojeni shkurt në fletore.
1. A) Në disa vende të Europës është ndaluar përdorimi i termometrave me zhivë (merkur).
Kërkoni në internet apo në burime të tjera se pse është i dëmshëm merkuri për jetën e gjallesave,
kryesisht për atë të bimëve.
2. B) Disa lëndë minerale të nevojshme për bimën, janë të nevojshme edhe për njeriun. Pyesni të
rriturit, mjekun apo kërkoni në internet se ç’sëmundje shkaktohen nga mungesa e kalciumit, e
magnezit apo e hekurit dhe ç’ushqime bimore (që janë të pasura me to) mund të konsumojmë
për zëvendësimin e tyre në organizëm.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.8. Ushtrime. Thithja e ujit Situata e të nxënit: _____________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon kërkesat e ushtrimeve;
arsyeton dhe argumenton përgjigjet;
mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.
Fjalët kyç:
osmozё
transport aktiv
transpirim
Burime: teksti i nxënësit (faqe
14), fletë të parapërgatitura
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikim me terma paraprakë / Punë në grupe / Diskutim
Parashikimi: Disa prej nxënësve lexojnë detyrën e shtëpisë dhe me të tjerët bisedojnë rreth
informacioneve të marra. Për t’i nxitur nxënësit, u rikujtohet se puna hulumtuese dhe krijuese
merret parasysh dhe përbën vlerë të posaçme në vlerësimet me notë.
U shpërndaj secilit nxёnёs fleta ku kam shënuar termat e mëposhtme (ose i shënoj në tabelë dhe
ata i shkruajnë në një fletë) dhe nxënësi do të shkruajë përkufizimin për secilin term.
Koncepti Përkufizimi
Ksilemë
Floemë
Transpirim
Osmozë
Transport aktiv
Shpërhapje
Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës, duke marrë parasysh nivelin e
të nxënit të nxënësve të secilit grup. Ata do të punojnë ushtrimet e faqes 14 në tekstin e nxënësit.
Tri grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1, 4 dhe 5; tri grupeve të tjera ushtrimet 2, 3
dhe 6, dhe grupeve që mbeten ushtrimet 7, 8 dhe 9. Pas zgjidhjes dhe rrahjes së mendimeve
brenda grupit, grupet këmbejnë përgjigjet, i saktësojnë ato dhe i paraqesin përgjigjet para klasës.
Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim zgjat 20 min apo më shumë.
Kaloj në pyetje nga njohuritë e marra gjatё kёtyre mёsimeve mbi fotosintezёn.
Përforcimi: Diskutohen ushtrimet e përfunduara puna në grup dhe bashkëpunimi midis
nxënësve.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj; zgjidh ushtrime të
niveleve të ndryshme; bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe
argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.9. Ushqimi
dhe dieta e njeriut (1)
Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e
shëndetshme. Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të hamë
janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Një dietё e
shëndetshme pёrmirёson energjinё dhe ndjenjёn e mirëqenies dhe
zvogёlon rrezikun tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson
procesin e plakjes.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përshkruan rëndësinë e karbohidrateve në një dietë të
baraspeshuar;
emërton llojet e karbohidrateve dhe japin shembuj të tyre;
shpjegon përbërjen e yndyrnave dhe të proteinave;
tregon rëndësinë e proteinave dhe yndyrave në një dietë të
baraspeshuar.
Fjalët kyç:
dietë e baraspeshuar,
karbohidrate,
yndyrna, proteina,
vitamina, minerale,
fibra, uji
aminoacide
aminoacide
thelbësore
testi i Biuretit
testi i emulsionit
Burime: teksti i nxënësit, skema e piramidës
ushqimore, plastelinë
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Di / Dua të di/ Mësova
Parashikimi: U paraqes nxënësve një listë ushqimesh (p.sh., peshku, qumësht, oriz, gjalpë, një
copë tortë, bizele, portokall, bukë, banane, luleshtrydhe, domate) dhe diskutoj me ta për lëndët
ushqyese që ato përmbajnë (rikujtoni nga lënda e aftësimit teknologjik).
Ndërtoj tabelën e mëposhtme dhe e plotësoj atë bashkë me nxënësit:
Di Dua të di Mësova
Lëndët ushqyese janë:
karbohidratet, yndyrnat,
proteinat, vitaminat,
mineralet, fibrat, uji.
(Nxënësit kujtojnë nga ushqimet
e mësipërme lëndët që përmbahen
në to).
Si janë të ndërtuara këto lëndë?
Cilat janë funksionet e këtyre
lëndëve në organizëm?
Si hetohet prania e këtyre
lëndëve në ushqime?
Ndërtimi i njohurive: Ndërtoj skemën e mëposhtme në dërrasë të zezë për të rikujtuar edhe një
hërë lëndët kryesore ushqyese.
U shpjegoj që ky klasifikim bëhet duke u bazuar te lënda ushqyese që ndodhet në sasi më të
madhe te një ushqim.
U shpjegoj nxënësve ndërtimin e karbohidrateve (mund ta demonstroj me disa topa plasteline
me ngjyra të ndryshme, p.sh., C6H12O6 që është glukoza. Diskutoj me nxёnёsit ndarjen e
karbohidrateve në niseshte dhe në sheqerna. U kërkoj të listojnë shembuj. Ata do të përmendin
frutat dhe unë do t’u kujtoj bukën dhe pataten. Diskutoj me nxёnёsit se pёrse shërbejnë
karbohidratet.
- Më pas shpjegoj ndërtimin e yndyrnave dhe vetitë hidrofobe të tyre (të patretshme në ujë). Pyes
nxënësit: Çfarë ndodh nëse një copë gjalpë e hedhim në një gotë me ujë? Po nëse në vend të gjalpit hedhim
vaj? A është rezultati i njëjtë? Dhe shpjegoj se ç’ndodh me yndyrnat në organizëm.
- Duke përdorur topat e plastelinës me ngjyra formoj një varg proteinik. Proteinat përbëhen nga
vargje aminoacidesh, ku çdo aminoacid përmban C, H, O, N. Pyes nxënësit nga i sigurojmë ne
proteinat. Ata kanë dëgjuar për ushqimet e pasura me to. I lë të lirë të diskutojnë.
Nga diskutimet arrijmë nё pёrfundimin se karbohidratet dhe yndyrnat përdoren në trup për të
siguruar energji. Diskutoj me nxёnёsit se për çfarë përdoret kjo energji.
U tregoj nxёnёsve se praninë e lëndëve kryesore ushqimore në ushqim mund të zbulojmë me
anёn e testeve të thjeshta.
Përforcimi: Diskutojmë së bashku tabelёn 3.2 faqe 18 nё tekstin e nxënësit.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për: saktësinë e përgjigjeve tё dhёna, për pjesëmarrjen në
diskutime dhe për përdorimin e njohurive të jetës së përditshme në ilustrimin me shembuj.
Detyrë shtëpie: Zgjidhni si detyrë njërën nga kërkesat.
1. Hartoni një listë me nga 10 ushqime që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, yndyrnash dhe
proteinash.
2. Informohuni në internet, në farmaci apo duke pyetur mjekun se ç’është
piramida ushqimore, si ndahen ushqimet në të dhe pse ato produkte që janë
në bazë të piramidës duhen konsumuar më shumë se ato që janë në majë të
saj.
3. Pyesni të rriturit apo informohuni përmes mjekut apo internetit se c’është
sëmundja e diabetit dhe nga se shkaktohet dhe disa nga pasojat.
Lëndët ushqyese
Karbohidratet Yndyrnat Vitaminat Mineralet Fibrat Uji
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.10. Ushqimi
dhe dieta e njeriut (2)
Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e
shëndetshme. Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të
hamë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Një dietё e
shëndetshme pёrmirёson energjinё dhe ndjenjёn e mirëqenies dhe
zvogёlon rrezikun tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson
procesin e plakjes.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore. Nxënësi/ja:
identifikon përbërësit e një diete të ekuilibruar dhe funksionet e
ushqyesve të ndryshëm;
përshkruan rëndësinë e vitaminave, të kripërave minerale dhe të
fibrave në një dietë të baraspeshuar;
zbulon marrëdhëniet midis kripërave minerale, vitaminave,
fibrave, ujit dhe shëndetit.
Fjalët kyç:
kripëra minerale
vitamina
fibra
ujë
sëmundje deficitare
ushqyerje e
ekuilibruar
substrat
Burime: teksti i nxënësit, materiale burimore të
dhënash (p.sh. libra, internet, video, enciklopedi)
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor, TIK
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim me terma paraprakë / Stuhi mendimesh / Shpjegim / Punë e pavarur
Parashikimi: U kërkoj nxënësve të lexojnë detyrën e shtëpisë me listën e ushqimeve të kërkuara.
Pres përgjigjet e tyre dhe saktësoj së bashku me nxënësit e tjerë, nëse duhet. I pyes ata se
ç’ndikim kanë këto ushqime në shëndetin e njeriut.
Shkruaj në dërrasë të zezë fjalët: kripëra minerale, vitamina, fibra, ujë, dhe pyes nxënësit se ç’dinë
për to. U kërkoj të listojnë vitaminat dhe kripërat minerale që njohin dhe të thonë se pse trupi ka
nevojë për to.
Ndërtimi i njohurive: Shpjegoj që kripërat minerale janë substanca të tretshme dhe që u nevojiten
të gjitha gjallesave: edhe bimëve, edhe kafshëve (njerëzve). Në planetin tonë njihen shumë
minerale, por vetëm pak prej tyre janë të nevojshme për organizmin e njeriut. Shpjegoj
rëndësinë e kalciumit, të hekurit, të natriumit dhe të fosforit në organizmin e njeriut dhe
funksionin e secilit element. Pyes nxënësit nëse kanë dëgjuar për sëmundje të mungesës apo të
pamjaftueshmërisë së kripërave minerale, si anemia apo rakitizmi. Saktësoj dhe plotësoj
informacionin e tyre, duke theksuar se edhe tepria e tyre sjell probleme në organizëm.
- I pyes nxënësit nëse, u ka ndodhur që, kur kanë qenë sëmurë, përvec ilaçeve për shërimin e
sëmundjes, mjeku ka përshkruar në recetë edhe vitamina, si vitamina C. U shpjegoj që fjala
vitaminë vjen nga “vit”, që do të thotë “jetë", pra, ka rëndësi jetike për njeriun. Asnjë prej
vitaminave nuk prodhohet në organizëm (përveç vitaminës D që prodhohet nga dielli), ndaj ato
duhet të merren nga ushqimi. Pyes nxënësit për emërtimet e disa prej vitaminave. Shpjegoj
rëndësinë e tyre dhe sëmundjet deficitare që shkaktohen nga mungesa e vitaminave, si skorbuti.
Theksoj se vitaminat nuk sigurojnë energji. U tregoj atyre se vitaminat dhe mineralet
bashkëveprojnë ngushtë me njëri-tjetrin, p.sh., vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit,
ndërsa vitamina D në përthithnjen e kalciumit.
- Listoj rëndësinë e fibrave në tretje dhe listoj disa ushqime të pasura me fibra.
- Duke rikujtuar rëndësinë e ujit për jetën, që nxënësit e kanë marrë në mësimet e mëparshme, u
shpjegoj nxënësve se qelizat, bimore a shtazore qofshin, përmbajnë rreth 70% ujë. Po ashtu, të
gjitha reaksionet në trup kanë nevojë për ujin si lëndë e parë, që në këtë rast është një substrat i
reaksioneve. Ata lexojnë në tekst se për çfarë shërben tjetër uji në organizëm, si qarkullon ai në
të dhe si mbahet sasia e tij në nivel (zëvendësimi i sasisë së humbur të tij përmes djersës,
urinimit etj.)
Përforcimi: Nxënësit lexojnë rubrikat “!” duke i pasuruar me informacione që dinë dhe
arsyetojnë për rubruikën “?”, faqe 19 te libri i nxënësit.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe për përdorimin e
fakteve nga jeta e përditshme në dhënien e shembujve konkretë.
Detyrë shtëpie: Zgjidhni si detyrë një nga temat e mëposhtme. (Sugjerim: pyesni prindërit ose
të rritur të tjerë.)
1. A keni dëgjuar për njerëz që gërvishtin e hanë suvanë e mureve apo lëvozhgën e vezës? Për
mungesën e ç’lënde ushqimor tregon kjo?
2. Pse kur gatuhen frutat dhe perimet, një pjesë e vitaminave dhe e kripërave minerale i
humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
3. A duhet t’i hamë frutat me gjithë lëkurë? Pse?
Porosi: Grumbulloni dhe sillni në klasë etiketa ushqimesh nga ambalazhet e tyre, ku të
shënohen proteinat, yndyrnat, karbohidratet apo vitaminat që përmban produkti.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.11. Dieta
e baraspeshuar
Situata e të nxënit: Një dietë e baraspeshuar - një jetë e
shëndetshme. Përbërësit që përmbajnë ushqimet që duhet të hamë
janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë. Një dietё e shëndetshme
pёrmirёson energjinё dhe ndjenjёn e mirëqenies dhe zvogёlon rrezikun
tuaj ndaj shumё sëmundjeve dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
identifikon përbërësit e një diete të ekuilibruar dhe funksionet e ushqyesve të
ndryshëm.
diskuton rëndësinë e të ushqyerit për
shëndetin e njeriut;
liston sëmundje që vijnë si rezultat i kequshqyerjes
Fjalët kyç:
dietë e
baraspeshuar,
kequshqyerje
dhjamosje
trombozë
infarkt
Burime: teksti i nxënësit, piramida
ushqimore, etiketa ushqimesh
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor, edukimi fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim/ Shpjegim/ Përmbledhje e strukturuar
Parashikimi: Disa nxënës lexojnë detyrën e shtëpisë dhe në fund
bashkëbisedohet bashkërisht rreth temës. Më pas u kërkoj të thonë çdo
gjë që kanë ngrënë dhe kanë pirë një ditë më parë dhe shënoj disa prej
emërtimeve të ushqimeve në tabelë. I pyes ata nëse ndryshon dieta e tyre
e përditshme me atë të fundjavës. Në cilat prej ditëve dieta është më e
shëndetshme? U tregoj këto dy figura dhe i ftoj të tregojnë se cilat
ushqime janë të shëndetshme / të pashëndetshme – i sugjeroj të gjejnë
vendndodhjen e tyre në piramidën ushqimore. Ata mund të tregojnë
përvojat vetjake se çfarë kanë ndier nëse kanë ngrënë vetëm ushqime të
pasura me karbohidrate e me yndyrna (si ushqimet fast-food, dhe çfarë
u kanë sugjeruar prindërit.
Ndërtimi i njohurive: Pajisen nxënësit me etiketa ushqimesh të konservuara dhe ushqimesh të
tjera, për të vlerësuar ç’lloje të ndryshme lëndësh ushqyese përmban ai. Po ashtu, ata
parashikojnë se cilat ushqime janë të pasura me lëndë që shndërrohen në energji (në lidhje me
sasinë e rekomanduar ditore). Diskutohet se kur grumbullohet energji e tepërt nga ushqimi në
organizëm, ajo shndërrohet në dhjamosje; si ndihmon aktiviteti fizik në harxhimin e energjisë së
tepërt dhe se çfarë ndodh nëse ne hamë shumë ushqim me sasi të lartë yndyre dhe kripe dhe
çfarë ndodh nëse nuk hamë sa duhet.
Shpjegoj dёmet qё i shkaktohen organizmit nga kequshqyerja, duke ilustruar nё figurёn 3.6,
faqe 20, nё libёr. Nxit nxënësit në një diskutim të lirë rreth rasteve tё tjera tё problemeve qё
vijnё nga kequshqyerja. Shpjegoj si ndikon kequshqyerja në shfaqjen e sëmundjeve të tilla, si:
obeziteti, prishja e dhëmbëve, infarkti i zemrës, tromboza etj. Nxënësit rrëfejnë për raste që ata
njohin nga jeta e përditshme.
Përforcimi: Lexohet përmbledhja në faqen 21 dhe plotësohet një tabelë e ngjashme në fletore:
Për çfarë shërbejnë Depozitohen në trup
Karbohidratet Sigurojnë energji Po
Yndyrat Sigurojnë energji (më shumë se karbohidratet) Po
Proteinat Nevojiten për rritjen dhe riparimin e qelizave Jo
Vitaminat Ndihmojnë në reaksione të ndryshme në organizëm Po
Fibrat Ndihmojnë transportimin e ushqimit në zorrë
U kërkoj nxënësve të diskutojnë për ushqimet që ata konsumojnë gjatë orarit të qëndrimit në
shkollë. Më pas të krijojnë një meny ditore të shëndetshme. U sugjeroj të kujdesen që menyja të
ketë shumëllojshmëri ushqimesh dhe të jetë e ekuilibruar në ato produkte që të marra në sasi të
mëdha shndërrohen në të dëmshme për shëndetin, si yndyrnat, sheqernat, kripa, ushqime të
shpejta etj.
Vlerësimi: Nxënësit bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit për planifikimin e vaktit të shëndetshëm.
Detyrë shtëpie: Nxënësit bëjnë një ese me temë: Dietë e ekuilibruar, jetë e shëndetshme.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.12. Ushtrime. Ushqimi dhe dieta Situata e të nxënit:___________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon kërkesat e ushtrimeve;
arsyeton/argumenton përgjigjet;
mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.
Fjalët kyç:
dietё e ekuilibruar
kequshqyerje
dhjamosje
trompozë
infarkt
fibra
sëmundje deficitare
substrat
vitamina
kripëra minerale
ujë
Burime: Teksti i nxënësit (faqe
22-23), fletë të parapërgatitura
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Tabela e koncepteve / Punë në grupe/ Diskutim
Parashikimi: Lexohen disa nga detyrat e shtëpisë dhe zgjidhet eseja më e mirë. Shpërndaj te
çdo nxënës një fletë tё përgatitur dhe pres të shkruajnë përkufizimet përkatëse për çdo term.
Koncepti Komenti
dietё e balancuar
kequshqyerje
dhjamosje
trombozë
infarkt
fibra
sëmundje deficitare
substrat
vitamina
kripëra minerale
uji
Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës, duke marrë parasysh nivelin e
të nxënit të nxënësve të secilit grup. Tre grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1, 10
dhe 11, faqe 22 (teksti). Tre grupeve të tjera u caktoj për zgjidhje ushtrimet 2, 5; dhe 7, faqe 22
dhe grupet e tjera 3, 4, 6, 8 dhe 9 faqe 22-23.
Anëtarët e secilit grup, kur përfundojnë punën, diskutojnë zgjidhjen e ushtrimeve. Nxis
pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve në punën e grupeve. Pas diskutimit dhe arritjes në përgjigjen
e saktë, këmbejnë ushtrimet me nxënësit e tre grupeve. Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim
zgjat 20 minuta apo më shumë. Në fund nxënësit japin përgjigjet para klasës
nga nxënës përfaqësues për secilin grup. Nëse përgjigja nga njëri grup nuk është e saktë,
kërkohet përgjigja nga grupet e tjera.
Përforcimi: Diskutohen ushtrimet e përfunduara, puna në grup dhe bashkëpunimi midis
nxënësve.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:
- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;
- zgjidh ushtrime të niveleve të ndryshme;
- bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.
Vlerësimi: Teknika e vlerësimit të nxënësit nga nxënësi. Mbahen shënime për disa prej
nxënësve për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe argumentimin e zgjidhjes,
për kontributin e punës në grup.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 13
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.13. Përsëritje. Ushqimi dhe të
ushqyerit
Situata e të nxënit: _________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore.
Nxënësi/ja:
• eksploron si bimët kanë nevojë për dioksid karboni, ujë dhe
dritë për të kryer fotosintezën në mënyrë që të prodhojnë biomasën
dhe oksigjenin;
• heton dhe përshkruan transportin e ujit dhe kripërave minerale te
bimët me lule;
• përshkruan si i përshtaten qimet thithëse funksionit të tyre.
Fjalët kyç:
fotosintezë, ujë
niseshte, klorofil
glukozë,
dietë e
balancuar, fibra
vitamina
kripëra minerale
Burime: teksti i nxënësit, Fletorja
e Punës, fletë të parapërgatitura
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi shëndetësor, matematikë, kimi
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Harta e të pyeturit / Punë e pavarur/ Diskutim
Parashikimi: Paraprakisht kam hartuar skeda me pyetje për dy grupe nxënësisht.
Grupi I USHQYERJA TE BIMËT
Pse uji është i domosdoshëm për bimën? Si e merr bima atë?
Çfarë është osmoza?
Për çfarë i shërben uji bimës?
Çfarë është transporti aktiv?
Çfarë është difuzioni?
Për çfarë kanë
nevojë bimët që të
rriten?
Si e sigurojnë bimët ushqimin?
Për çfarë i nevojiten bimës kripërat minerale?
Si përhapen në të gjithë bimën kripërat minerale?
Çfarë është
fotosinteza? Ku
kryhet ajo?
Cilat janë lëndët e
para të nevojshme
për fotosintezën?
Cilat janë produktet
e fotosintezës?
Çfarë janë të domosdoshme për procesin e fotosintezën?
Ndërtimi i njohurive: I lë nxënësit të punojnë përgjigjet e pyetjeve në fletore për 10 minuta.
Ata shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin dhe lexojnë përgjigjet duke i korrigjuar dhe saktësuar
ato, me qëllim që të nxirren qartë konceptet kryesore.
U caktoj grupeve nga një temë (ose nga dy tema duke i ndarë në dy nëngrupe); u kërkoj të
hartojnë pyetje. Grupet i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit.
Përforcimi: Diskutohen përgjigjet e dhëna dhe grupet vlerësojnë njëri-tjetrin.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në grup, në hartimin e pyetjeve dhe
dhënien e përgjigjeve, argumenton saktë përgjigjet, interpreton mirë dhe qartë konceptet .
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përdorimin e saktë të fjalorit shkencor, por
bashkëveprimin me njëri-tjetrin dhe punën në grup, për pjesëmarrjen dhe për diskutimin gjatë
punës në grup, për aftësitë dhe shprehitë praktike, si dhe për saktësinë e përgjigjeve.
Grupi II USHQYERJA TE NJERIU
Cilat janë grupet e
lëndëve ushqyese?
Ç’janë karbohidratet?
Çfarë sigurojnë ato?
Çfarë janë yndyrat?
Për çfarë shërbejnë?
Çfarë janë proteinat?
Për çfarë përdoren?
Për çfarë shërbejnë
kripërat minerale?
Pse kemi nevojë për
ushqim?
Pse është e
rëndësishme një dietë
e baraspeshuar?
Çfarë duhet të
përmbajë një dietë e
baraspeshuar?
Cilat janë shkaqet
dhe ndikimet e
kequshqyerjes?
Për çfarë shërben uji
në organizëm?
Pse është i
rëndësishëm që në
dieta të shoqërohet
nga veprimtari fizike?
Jepni shembuj dëmesh që
shkaktohen nga mungesa a
nga tepria lëndëve ushqyese në
organizëm.
Çfarë pasoje ka
grumbullimi i
energjisë së tepërt?
Për çfarë shërbejnë
fibrat? Nga merren?
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 14
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.14. Sistemi tretёs.
Goja dhe gëlltitja
Situata e të nxënit: Si e përdor organizmi ushqimin?
Njerëzit e marrin atë nga bimët ose nga kafshët e tjera. Ai
përbëhet nga molekula të mëdha që nuk mund të përthithen
nga gjaku. Këto molekula komplekse duhen zbërthyer,
përthithur dhe shndërruar në formën që i nevojitet trupit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
identifikon organet kryesore të sistemit tretës;
përshkruan rrugën që bën ushqimi deri në stomak;
shpjegon proceset që ndodhin në gojë dhe në stomak dhe rolin e
enzimave.
Fjalët kyç:
sistem tretës
enzima
tretje
gëlltitje
pështymë
molekulë substrati
amilazë
ezofag
lëvizje perisaltike
Burime: Teksti i nxënësit, Fletorja e Punёs, skema
e sistemit tretës dhe e përbërjes së një dhëmbi,
video që tregojnë sistemin tretës
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor,
TIK
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh / Punë në dyshe/ DRTA / Loja në role
Parashikim: Shtroj para nxënësve pyetjen: “Çfarë ndodh me ushqimin, pasi unë e ha?”
U kërkoj nxёnёsve t’i shkruajnë ose t’i vizatojnë përgjigjet e tyre; pastaj të punojnë me një
shok/shoqe për t’i përmirësuar dhe për t’i ndarë me të gjithë klasën mendimet e tyre. Për t’i
ndihmuar u vë përpara figurat e mëposhtme dhe u kërkoj të gjejnë një lidhje midis tyre.
Ndërtimi i njohurive: Në fillim u shpjegoj nxënësve termin “sistem tretës”:
- Deri tani, në kapitullin “Ushqimi dhe të ushqyerit” kemi kemi mësuar se pse i shërben ushqimi
gjallesave dhe cilat janë disa nga lëndët ushqyese. Ne e fusim ushqimin në gojë dhe pjesën
tjetër të punë e bën organizmi ynë. Por, cila është rruga nëpër të cilën kalon ushqimi në
organizëm? Si e përdor organizmi ushqimin? Dimë që cdo organ i trupit tonë ka një detyrë.
Detyra e përdorimit të ushqimit i përket një grupi organesh, i cili quhet sistem tretës. (Quhet
sistem sepse përbëhet nga disa organe që kryejnë funksione të caktuara të një procesi, p.sh., të
procesit të tretjes, sipas një rendi të caktuar.)
Nxënësit i përgjigjen pyetjes: Dini ndonjë sistem organesh të organizmit të njeriut? Sistemi
nervor, sistemi skeletor, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi riprodhues, sistemi muskulor)
Nxënësit lexojnë në faqen 24-25 të librit dhe, pas çdo paragrafi bëhen përmbledhje dhe
ndërhyrje shpjeguese sipas rastit. Fillimisht ata vëzgojnë figurën 4.1, dhe tregojnë (ashtu siç e
mendojnë) se ku ndodhet në organizëm sistemi tretës, cilat organe e përbëjnë atë dhe
ç’funksion kryen secili prej organeve (shihni edhe në f. 26 në libër). Ata i përgjigjen pyetjes së
rubrikës “?” dhe më pas lexojnë nënçështjen Goja dhe gëlltitja. Shpjegoj rolin e pёshtymёs nё
tretje dhe veprimin e enzimёs, amilazёs duke ilustruar me figurёn 4.2 nё libёr. Shpjegoj se si
enzimat ndryshojnë formë kur nxehen, duke u bazuar në diagramin 4.3 dhe se ky proces quhet
çnatyrim.
Caktoj një nxënës të lexojë kutizën e fakteve për dhëmbët e peshkaqenit (f. 25) për dhëmbët e
elefantit (f. 26). Nxënësit mund të pyesin për mënyrën si është i ndërtuar dhëmbi dhe prishjen e
tij. Ku shkon ushqimi pasi përpunohet në gojë? Duke konkretizuar shpjegimin me skemën 4.7 bëj
një përmbledhje të rrugës që bën ushqimi nëpër organizëm dhe shpjegoj lëvizjen peristaltike.
Përforcimi: Nxjerr përpara klasës disa nxënës. Ata do të shkruajnë në letër të bardhe etiketat e
mëposhtëme: gojë, ezofag, stomak, zorrë e hollë, zorrë e trashë, rektum dhe do ti ndajnë mes
tyre në mënyrë tyë rastësishme. 6 nxënës nga klasa dalin përballë tyre dhe thonë numrat nga 1
deri te 6 jo sipas renditjes. Secili nxënës do të vendoset përballë klasës sipas rendit të organit që
mban, p.sh: 1-goja
2- ezofagu
3-stomaku
4- zorra e hollë
5-zorra e trashë
6-rektumi
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përgjigjeve; për identifikimin e organeve të
tretjes dhe për aktivizimin.
Detyrë shtëpie: Ushtrimet 1, 2, 3, faqe 17, te Fletorja e Punёs.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 15
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.15. Tretja në stomak
dhe në zorrë
Situata e të nxënit: Si e përdor organizmi ushqimin?
Njerëzit e marrin atë nga bimët ose kafshët e tjera. Ai
përbëhet nga molekula të mëdha që nuk mund të përthithen
nga gjaku. Këto molekula komplekse duhen zbërthyer,
përthithur dhe shndërruar në formën që i nevojitet trupit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore:
Nxënësi/ja:
përshkruan zbërthimin mekanik dhe kimik të ushqimit në
stomak;
tregon mënyrën e përthithjes së ushqimeve në zorrën e hollë;
përshkruan veprimin e disa enzimave për tretjen e proteinave,
yndyrnave dhe karbohidrateve në stomak dhe zorrë.
Fjalët kyç:
stomak
lëng gastrik
pankreas
proteazë
karbohidrazë,
lipazë
defekim,
feçe
vile
Burime: teksti i nxënësit, enciklopedi, tabela
anatomike e aparatit tretës
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor, Arti
pamor, TIK
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Ditari dypjesësh/ Shpjegim me demonstrim / Puna në dyshe
Parashikimi: Kërkoj nga nxënësit të lexojnë ushtrimet e detyrave të shtëpisë. Diskutojmë
bashkërisht përgjigjet. Ndërtoj një tabelë më dy kolona dhe u kërkoj nxënësve ta plotësojnë atë.
Emërtimi Funksioni
Dhëmbët
Pështyma
Goja
Ezofagu
Stomaku
Ndërtimi i njohurive: Kujtoj me nxënësit rrugën nga kalon ushqimi nëpër sistemin tretës,
organet dhe funksionet e tyre. Pyes: Pse është e nevojshme që goja të sekretojë pështymë? duke
shpjeguar fjalën sekreton (prodhon lëng të nevojshëm për një proces të organizmit) në rast se
nxënësit nuk e dinë. Pas përgjigjes së nxënësve ngre pyetjen: A sekretojnë lëngje të gjitha organet e
sistemit tretës? Për se shërbejnë lëngjet, bakteret apo enzimat? Le ta shohim.
Duke demonstruar në tabelën anatomike të sistemit tretës tregoj rrugën që pëson ushqimi nëpër
të, ndikimin e enzimave të rëndësishme në tretje: proteazë, karbohidrazë, lipazë. Shpjegoj
mënyrën si ndikojnë enzimat në procesin e tretjes duke u bazuar në tabelën 4.1, faqe 27 në libër.
Shpjegoj rolin e vileve në zorrë dhe mënyrën si bëhet përthithja e lëndëve ushqyese në të. Trajtoj
me nxënësit skemën që tregon se çdo vile ka shumë kapilarë, figura 4.9 f. 28 në librin e nxënësit.
Shpjegoj çfarë ndodh në zorrën e trashë. Nxjerr me nxënësit formimin dhe përbërjen e feçeve.
Përforcimi: Nxënësit në grupe dyshe të plotësojnë një grafik (skemë) me kuti të madhe për të
treguar procesin e tretjes së ushqimit nga fillimi në fund. Plotësojnë ushtrimet 5 dhe 6 faqe 18 te
Fletorja e Punës.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve; për aktivizimin e punës në grup, për
përshkrimin e saktë të koncepteve kryesore dhe përkatësitë e tyre.
Detyrë shtëpie: U kërkoj nxënësve të hartojnë një ese të shkurtër: Udhëtimi i një kafshate molle
nëpër sistemin tretës.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 16
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.16. Ushtrime. Tretja Situata e të nxënit: __________________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore. Nxënësi/ja:
shpjegon kërkesat e ushtrimeve;
arsyeton/argumenton përgjigjet;
mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.
Fjalët kyç: sistem tretës,
enzima, tretje, gëlltitje,
pështymë, molekulë
substrati, amilazë, ezofag,
lëvizje peristaltike,
stomak, lëng gastrik,
pankreas, proteazë
karbohidrazë, lipazë
defekim, feçe, vile Burime: Teksti i nxënësit, fleta të
parapërgatitura
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Tabela e koncepteve / Punë në grupe / Diskutim
Parashikimi: Disa nxënës lexojnë detyrën e shtëpisë. Nxënësit vlerësojnë detyrën më të saktë e
të shprehur më bukur. I shpërndaj secilit nxёnёs fleta të parapërgatitura. Kёrkoj qё secili nxёnёs
tё shkruajë pёrkufizimet përshkrimet pёrkatёse të termave.
Koncepti Komenti
Sistem tretës
Tretje
Gëlltitje
Pështymë
Molekulë substrati
Amilazë
Ezofag
Lëvizje peristaltike
Stomak
Lëng gastrik
Pankreas
Proteazë
Lipazë
defekim
feçe
vile
Diskutojmë përgjigjet në klasë duke përforcuar njohuritë e marra.
Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës.
Tre grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1,3 dhe 4, faqe 29 në tekst.
Tre grupeve të tjera u caktoj për zgjidhje ushtrimet 2,5 faqe 29 (po aty).
Pas zgjidhjes secila treshe e grupeve diskuton zgjidhjen.
Sapo arrijnë në përgjigjen e saktë, këmbejnë ushtrimet me nxënësit e tre grupeve.
Kjo teknikë e të nxënit në bashkëpunim zgjat 20 minuta apo më shumë.
Përforcimi: Në fund nxënësit japin përgjigjet para klasës nga nxënës përfaqësues për secilin
grup. Nëse përgjigja nga njëri grup nuk është e saktë, kërkohet përgjigja nga grupet e tjera.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:
- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;
- zgjidh ushtrime të niveleve të ndryshme;
- bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe
argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.
Detyrë: Pyesni të rriturit ose kërkoni të dhëna e kuriozitete mbi limonin dhe dobitë e tij.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 17
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.17. Mungesa e
vitaminave
Situata e të nxënit: Pse marinarët u quajtën “njerëzit e
limonit”? Shumë njerëz në kohë të ndryshme, kanë menduar se
sëmundjet mund të shkaktohen nga mungesa e ndonjë vitamine
në dietën ushqimore. Mjekësia popullore ka përdorur shumë lloje
ushqimesh për kurimin e sëmundjeve.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
kupton rëndësinë e të ushqyerit me vitamina;
identifikon disa sëmundje të lidhura me mungesën e vitaminave
në organizëm.
Fjalët kyç: dietë,
dietolog/e
shëndet
skorbut
vitamina C
mjekësia popullore
Burime: teksti i nxënësit, burime rreth
sëmundjeve të mangësisë (p.sh. libra, internet),
limon, kunja dhëmbësh, fletë, ngjitës
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Tabela e koncepteve/ Veprimtari e leximit
të drejtuar / punë e pavarur
Parashikimi: U kërkoj nxёnёsve të flasin për ushqimet e parapëlqyera të tyre. Hartoj një tabelë
në dërrasën e zezë, por pa “kokë” të shkruar. Vendosni ushqimet sipas kolonave duke u
përqendruar tek përmbajtja në proteina dhe vitamina.
Ndërtimi i njohurive: Lexoj mёsimin me ngadalë dhe e ndaj atё nё paragrafe. Nxёnёsit
vendosin shёnime tё tyre nё fund tё çdo paragrafi nё lidhje me informacionin qё kanё pёr
çёshtjet qё lexoj. Diskutojmë rreth vlerave kuruese e dobiprurëse të limonit dhe përdorimeve të
tij në dietën e përditshme.
- Limoni është i pasur me fibra, me vitaminat C (me shumicë), B1, B2, B5, B6, dhe me lëndë
minerale, si kalcium, hekur, magnez, zink, fosfor, potas etj. Vetitë e tij shëruese kanë qenë të
njohura qysh në lashtësi, madje në një përrallë tregohet se një princeshë ishte aq e sëmurë, se
vetëm “veza e diellit” (kështu e kishin quajtur limonin atëherë) mund ta shpëtonte.
Pyes nëse kanë të sëmurë në rrethin familjar të tyre dhe u kërkoj të cilësojnë sëmundjen. Midis
tyre ndalem te sëmundjet e lidhura me dietën dhe mungesën e vitaminave. Diskutoj me
nxënësit rreth sëmundjes së skorbutit duke iu referuar historive në libër faqe 30-31. Pyes
nxënësit çfarë kuptojnë me kontroll mjekësor. Shtroj nevojën e kontrollit mjekësor të dhëmbëve.
Përforcimi: U jap detyrë në fletoren e klasës nxënësve të shkruajnë brenda 5 minutash sa më
shumë emra të frutave dhe perimeve që ata dinë që kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C.
2. Nxënësit presin letrat në copëza shumë të vogla drejtkëndore, në të cilat shënojnë shkurt
dobitë e limonit. Më pas letrën e ngjitin si flamur në kunjin e dhëmbëve dhe flamujt i ngulin në
limon.
Vlerësimi: Vlerësohen nxёnёsit për mënyrën se si e gjykojnë rëndësinë e vitaminave në
shëndet.
Detyrë krijuese: Boja e padukshme. Shkruani një mesazh sekret, duke ngjyer një kunj veshësh
në lëng limoni. Lëre të thahet dhe dërgojani dikujt që dëshironi. Për të lexuar mesazhin personi
duhet ta mbajë mbi një burim nxehtësie, p.sh. mbi flakë (jo shumë afër sepse letra ndizet),
derisa të vërejë që shkrimi do të marrë ngjyrë kafe dhe të bëhet i lexueshëm - acidi i lëngut të
limonit (pH-shi i tij është 2-3) vepron duke dobësuar fibrat e letrës.
Porosi: Peshohuni në një peshore farmacie, e cila, përveç peshës suaj tregon edhe gjatësinë dhe
peshën që duhet të keni.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 18
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.18. Ngrёnia e
tepërt
Situata e të nxënit: Obeziteti një dukuri gjithnjë e më e
përhapur. Rritja e numrit të njerëzve të prekur nga
obeziteti është dukuri globale. Mjekët e kanë shprehur hapur
shqetësimin për shkak të problemeve shëndetësore që mund të
shkaktojë obeziteti. Ai rrit mundësinë e zhvillimit të
sëmundjeve të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përkufizon termin “obezitet”;
njehson indeksin e masës trupore BMI;
kupton rëndësinë e të ushqyerit;
diskuton për sëmundjet që vijnë si rezultat i obezitetit.
Fjalët kyç:
obezitet
BMI
kequshqyerje
dietolog/e
shëndet
kolesterol
angine
statina
Burime: teksti i nxënësit, burime
rreth sëmundjeve të mangësisë
(p.sh. libra, internet)
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi shëndetësor, arti pamor ,gjuha dhe komunikimi,
matematika
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Kllaster/ DLTA/ Gushkuqi rrethor
Parashikimi: Shkruaj nё tabelё fjalёn “mbipeshë” dhe me njohuritë që nxënësit kanë plotësoj
skemën KLLASTER. Ata shprehen ashtu siç e mendojnë.
Ndërtimi i njohurive: Pas kllaster-it të mësipërm u kërkoj nxënësve të më thonë se ç’mendim
kanë për vete dhe shokët në lidhje me temën. Ata diskutojnë rreth peshës trupore dhe
evidentojmë nxënësit e klasës që janë mbi peshë. Ata që e kanë kryer porosinë për t’u peshuar, i
tregojnë shokëve se çfarë të dhënash përmban shënimi i peshores së farmacisë. Pyes: Me
ç’formulë e llogarit peshorja masën e duhur të trupit të një individi?
MBIPESHË
Ngrënie e tepërt
Jo shumëllojshmëri ushqimesh
Aktivitet i pakët fizik
Ushqime me shumë yndyra dhe sheqer
Ngrënia e ushqimeve të thata
Pirja e lëngjeve të gazuara Sëmundje të ndryshme
Prej këtej u shpjegoj nxënësve indeksin e masës trupore (BMI):
.
Një nxënës del të llogaritë peshën e duhur trupore në tabelë.
Më pas lexoj mёsimin me ngadalë, duke diskutuar pas cdo paragrafi. Nxёnёsit vendosin
shёnimet e tyre nё fund tё çdo paragrafi nё lidhje me informacionin qё kanё pёr çёshtjet qё lexoj.
Bëj një ndërprerje në lexim dhe u tregoj
nxënësve këto dy foto. I lë të provojnë të
gjejnë një fjalë që i përfshin të dyja:
KEQUSHQYERJE. Ata flasin për
mungesën e larmishmërisë së ushqimeve
për shkak të varfërisë dhe për shkak të
zgjedhjeve personale. I pyes se
ç’grupmosha mendojnë ata se janë më shumë të prekur nga obeziteti dhe pse.
I pyes ata se çfarë pasojash mund të ketë nga kequshqyerja prej teprisë ushqimore dhe nëse
kanë të sëmurë në rrethin familjar të tyre dhe u kërkoj të cilësojnë sëmundjen. Midis tyre
ndalem te sëmundjet e lidhura me dietën, si diabeti, kolesteroli, arterioskleroza (e cila çon në
dhimbje gjoksi që quhet angina pektoris), etj. U shpjegoj nxënësve se një grup përbërjesh kimike
të quajtura “statina”, janë disa prej barnave më të përdorura sot. Diskutoj për to.
Pyes nxënësit çfarë kuptojnë me kontroll mjekësor. Shtroj nevojën e kontrollit mjekësor
sistematik për të pasur një shëndet sa më të mirë. Ata diskutojnë rreth të dhënave që përmbajnë
kutizat “?” dhe “!”.
Përforcimi: Shkruaj në dërrasë: “Dobitë e ngrënies në mensën e shkollës” dhe pasi ndaj
nxënësit në dy grupe, ndaj edhe nëncështjet e temës: Dobitë e mensës / menyja e mensës.
Nxënësit e seilit grup diskutojnë me radhë dhe mbajnë shënime dhe në fund shënimet lexohen
nga një përfaqësues, duke bërë edhe shtesa apo saktësime.
Vlerësimi: Vlerësohet mënyra se si e gjykojnë të ushqyerit e shëndetshëm
Detyrë shtëpie: 1. Llogaritni BMI-në e dy familjarëve tuaj.
2. Gjeni informacion mbi sëmundjen e Diabetit: cilat janë shkaqet dhe pasojat e saj.
3. Krijoni (individualisht ose në grup) një fletushkë ndërgjegjësuese rreth problemit të obezitetit.
(detyrë fakultative)
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 19
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.19. Enzimat Situata e të nxënit: Enzimat zbërthejnë. Vetitë që kanë i bëjnë
enzimat tejet të dobishme në shumë fusha të industrisë. Ato mund
të përdoren gjithashtu në disa mënyra në shtëpitë tona. Aftësia e
tyre për të përshpejtuar reaksione të caktuara në temperatura dhe
në trysni të ulëta na kursejnë shumë kohë, energji dhe para.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon se si veprojnë enzimat si katalizatorë biologjikë;
përshkruan se si zbulohet glukoza nga ClinistixTM;
diskuton për rolin e enzimave në industri.
Fjalët kyç:
enzimë
lipazë
proteazë
karbohidrazë
katalizator
Burime: teksti i nxënësit, burime tё dhёnash
rreth funksionit të enzimave
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim/ Shpjegim me demonstrim/ Punë e pavarur
Parashikimi: Lexohen informacionet e dhëna si detyrë shtëpie orën e kaluar. U tregoj se një
mënyrë e menjëhershme për të parë vlerat e sheqerit në gjak është nëpërmjet urinës, analizë kjo
që bazohet në shirita të përgatitur me dy enzima. U kërkoj atyre të gjejnë në tekstin e nxënësit
se c’janë enzimat (f. 24). Diskutoj me ta pёr mёnyrёn se si e përgatitim kosin apo bukën nё
kushte shtёpie dhe u tregoj se enzimat janë elementet kryesore në përgatitjen e tyre.
Ndërtimi i njohurive: Shfaq me videoprojektor 3 inserte të ndryshme të shkarkuara nga
interneti mbi: Prodhimi artizanal i djathit / ekzaminimi i glukozës në urinë me ClinistixTM /
përdorimi i detergjenteve në shtëpi (mund t’i gjejmë në YouTube).
Diskutoj me nxёnёsit: Ҫfarë janë enzimat? Pse ato janë të dobishme? Cilat janë disa përdorime të tyre?
Shpjegoj përdorimet e enzimave në produktet e konsumit të jetës së përditshme (ushqime, pije,
ilaçe, rroba, detergjente, letër) duke u kërkuar nxënësve t’i ilustrojnë me shembuj.
- Secili prej nesh është plot me enzima brenda dhe jashtë. Ne enzimat i hamë (djathi, kosi, birra,
vera etj.), ne enzimat i veshim (xhinset, rrobat e ngjyrosura), ne enzimat i përdorim (letra që
Përdorimi i enzimave
në industrinë
në mjekësinë
ushqimore
e detergjenteve
farmaceutike
diagnostikuese
tekstile
kozmetike
shkruajmë), me enzimat mbajmë higjienë, me enzimat mbajmë trupin të shëndetshëm (ilaçet,
analizat), madje, edhe i prodhojmë. E dini cili organ është fabrika e enzimave në trupin tonë?
Pankreasi.
U kërkoj nxënësve të studiojnë foton në faqen 35 të librit, të shkruajnë çfarë tregon ajo si dhe të
japin një shpjegim shkencor për enzimat që përdoren te detergjentet. Shpjegoj termat
katalizator biologjik dhe jobiologjik.
Ata lexojnë dhe diskutojnë rreth të dhënave që janë në kutizat e ruibrikës “?” dhe “!”.
Përforcimi: Nxёnёsit punojnё nё mёnyrё tё pavarur ushtrimet 1-4 f. 35 në libёr dhe diskutohet
nё lidhje me përgjigjet e tyre.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përgjigjeve tё dhёna dhe për sjelljen e
shembujve ilustrues gjatë shpjegimit.
Detyrë shtëpie: Gjeni informacione nё internet mbi rolin e enzimave nё jetёn e përditshme.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 20
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.20. Detyrё eksperimentale.
Veprimi i enzimave nё tretje
Situata e të nxënit: Enzimat zbërthejnë. Vetitë që
kanë i bëjnë enzimat tejet të dobishme në shumë fusha
të industrisë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
planifikon ecurinë e punës, realizon vëzhgime të sakta, mban shënime dhe
interpreton rezultatet;
zbulon funksionin e amilazës te molekulat e amidonit;
kupton funksionin e enzimave si katalizatorë biologjikë.
Fjalët kyç:
amilazë
amidon
tub visking
testi i
Benediktit
Burime: Fletore Pune, tretësirë amilaze, tretësirë
niseshteje, shiringë 5 cm3, tretësirë jodi, gotë kimike, ujë,
2 provëza zjarrduruese, 2 rripa llastiku, 2 tuba Visking,
vaskë, pllakë me gropa, letër A4 etj.
Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare: Edukimi
shëndetësor, matematikë, kimi, arti
pamor
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh/ Puna në grupe/ Përmbledhje e strukturuar
Parashikimi: Paraprakisht, për të rikujtuar njohuritë, u drejtoj nxënësve disa pyetje: Ҫfarë janë
enzimat? Ku gjejnë përdorim ato? Pse enzimat nuk funksionojnë në temperatura shumë të larta?
Ndërtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe duke u kujdesur që nëpër grupe të ketë nivele të
ndryshme nxënësish. U kujtoj paraprakisht udhëzimet e sigurisë për eksperimentin, të
zbatojnë rregullat e punës në laborator dhe i njoh ata me punën që do të kryejnë. Për këtë u
kërkoj të ndjekin metodën e dhënë në fletën e veprimtarisë praktike. I kërkoj secilit grup të
ndjekë ecurinë e punës sipas rendit të paraqitur në Fletoren e Punës. Ndërkohë, nxënësit
ndajnë detyrat brenda grupit dhe njëri nga nxënësit përgatit dy tabela ku të shënojnë rezultatet.
Njëra tabelë do të tregojë rezultatin e testit të amidonit dhe të jodit, tabela tjetër do të shërbejë
për të shënuar rezultatin e testit të Benediktit.
Përforcimi: Nxënësit i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit, si:
- A vutë re se molekulat e mëdha të amidonit mund të lëvizin jashtë nga tubi Visking?
Pyes nxënësit: Cilën pjesë të zorrëve paraqet ky model? Çfarë do të përfaqësonte në modelin e zorrëve të
vërteta tubi Visking? Po lëngu brenda tij? Po lëngu brenda provëzës jashtë tij?
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi/ja: përshkruan mirë eksperimentin që kryen; mban shënime,
i krahason dhe interpreton rezultatet; rezultatet pajtohen me parashikimet.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në kryerjen e eksperimentit, për analizimin e të
dhënave dhe për interpretimin e rezultateve.
Detyrë shtëpie:
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 21
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.21. Ushtrime. Ushqimi dhe të
ushqyerit
Situata e të nxënit: ___________________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
shpjegon kërkesat e ushtrimeve;
arsyeton/argumenton përgjigjet;
mbështet zgjidhjet mbi bazën e dijeve të qëndrueshme teorike.
Fjalët kyç:
gjethe
ushqim
tretje
enzimë
lëndë ushqyese
Burime: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi shëndetësor, edukimi mjedisor, kimi, matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Ditari dypjesësh / Puna në grupe/ Diskutim)
Parashikimi: U shpёrndaj secilit nxёnёs fleta ku jepen termat dhe pёrkufizimet. Kёrkoj qё secili
nxёnёs tё kryejё lidhjen e termave me pёrkufizimet pёrkatёse. Pas plotësiomit ata verifikojnë
dhe korrigjojnë përgjigjet.
Emërtimi Funksioni
Stomaku Prodhon amilazën që fillon tretjen e amidonit.
Zorra e hollë Prodhon lëngun e tëmthit që zbërthen yndyrnat.
Gjëndra e pështymës Përthith ujin nga mbetjet e ushqimit.
Tëmthi Bluajnë ushqimin në pjesë të vogla.
Anusi Prodhon acid për të vrarë mikroorganizmat.
Mëlçia Prej ku jashtëqitjet dalin jashtë trupit.
Pankreasi Depoziton lëngun e tëmthit.
Zorra e trashë Ka sipërfaqe të madhe për absorbimin në gjak.
Dhëmbët Prodhon enzima për të tretur amidonin.
Ndёrtimi i njohurive: Ndaj klasën në grupe me nga 4-5 nxënës. Secilit grup i caktoj të shkruajë
3 enzima dhe shembuj si veprojnë ato. Pas zgjidhjes secila treshe e grupeve diskuton zgjidhjen.
Sapo arrijnë në përgjigjen e saktë, këmbejnë ushtrimet me nxënësit e tri grupeve. Grupet
punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e faqes 36-37 në libër, përkatësisht:
tri grupeve të para u caktoj për zgjidhje ushtrimet 1, 3 dhe 4; tri grupeve të tjera ushtrimet 2, 5
dhe 6 dhe tre grupet e tjera ushtrimet 7, 8, 9 dhe 10.
Përgjigjet (me radhë) jepen nga nxënës përfaqësues për secilin grup. Nëse përgjigja nga njëri
grup nuk është e saktë, kërkohet përgjigja nga grupet e tjera. Kërkoj marrjen pjesë të të gjithë
pjesëtarëve e grupit në zgjidhjen e ushtrimeve.
Pёrforcimi: Diskutohen ushtrimet e përfunduara/ puna në grup dhe bashkëpunimi midis
nxënësve.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj; zgjidh ushtrime të
niveleve të ndryshme; bashkëpunon me grupin, diskuton lirisht për zgjidhjen e ushtrimeve.
Vlerësimi: Vlerёsohen nxënësit për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve, për arsyetimin dhe
argumentimin e zgjidhjes, për kontributin e punës në grup.
Detyrë shtëpie: Ushtrimet 11, 12, 13, 14,15 dhe 16 faqe 37 në libër.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 22
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.22. Përsëritje. Situata e të nxënit: ______________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
përshkruan se si kryhet procesi i fotosintezës te bimët;
përshkruan rolin e ksilemës në lëvizjen e ujit dhe të kripërave minerale
në bimë;
përshkruan rëndësinë e karbohidrateve, vitaminave, kripërave në një
dietë të baraspeshuar;
përshkruan zbërthimin mekanik dhe kimik të ushqimit në stomak;
përshkruan veprimin e disa enzimave për tretjen e proteinave,
yndyrnave dhe karbohidrateve në stomak dhe zorrë.
Fjalët kyç:
fotosintezë
ksilemë
floemë
ushqim
tretje
enzimë
lëndë ushqyese
Burime: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Edukimi shëndetësor, matematikë, kimi
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
(Pyetje të shpejta/ Punë në grupe/ Punë e pavarur/ Diskutim)
Parashikimi: U kërkoj disa nxënësve të lexojnë ushtrimet e detyrave të shtëpisë. Kjo do t’i
ndihmojë të rikujtojnë njohuritë nga ora e kaluar.
Paraprakisht kam hartuar katër grupe pyetjesh nga këto më poshtë dhe u jap grupeve (katër
grupe) fletët me pyetje.
Çfarë është fotosinteza?
Cili është roli i klorofilit? Pse ky pigment
është shumë i rëndësishëm për jetën në
Tokë? Si mund të vëzhgojmë: formimin e
sheqerit në bimë dhe formimin e
oksigjenit? Përse bimët kanë nevojë për
sistemet e transportit?
Grupi 1. Çfarë përmbajnë karbohidratet?
Po yndyrat? Cilat janë disa ushqime të pasura me
karbohidrate? Për çfarë përdoren proteinat në trup?
Cilat janë disa ushqime që përmbajnë proteina? Pse
nuk duhet të hamë shumë ushqime yndyrore? Pse janë
të nevojshme vitaminat dhe kripërat minerale? Pse
fibrat janë të nevojshme për organizmin, megjithëse
nuk mund tё treten? Pse është e dëmshme nëse nga
ushqimet marrim më shumë energji se sa na nevojitet?
Grupi 2.
Cilat janë organet e sistemit të tretjes?
Përse ushqimi duhet të tretet? Çfarë kuptohet me
katalizatorë biologjikë? Cili është funksioni i
enzimave? Çfarë funksioni kryejnë vilet në zorrën e
hollë? Si ndodh formimi i feçeve?
Grupi 3. Pse kemi nevojë për
ushqim? Pse është e rëndësishme një dietë
e baraspeshuar? Ç’përmban një dietë e
baraspeshuar? Pse kjo dietë është e
ndryshme për njerëz të ndryshëm? Cilat
janë shkaqet dhe pasojat e kequshqyerjes?
Grupi 3.
Ndërtimi i njohurive: Nxënësit punojnë përgjigjet e pyetjeve në fletore për 10 minuta. Lexohen
përgjigjet duke i korrigjuar dhe saktësuar ato, me qëllim që të nxirren qartë konceptet kryesore.
U caktoj grupeve nga një temë (ose nga dy tema duke i ndarë në dy nëngrupe); u kërkoj të
hartojnë pyetje që grupet do t’ia drejtojnë njëri-tjetrit.
Përforcimi: Diskutohen përgjigjet e dhëna dhe grupet vlerësojnë njëri-tjetrin.
Situata quhet e realizuar nëse nxënësi: merr pjesë aktive në grup, në hartimin e pyetjeve dhe
dhënien e përgjigjeve, argumenton përgjigjet, interpreton mirë dhe qartë konceptet .
Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përdorimin e saktë të fjalorit shkencor, për punën në grup,
për pjesëmarrjen në diskutim dhe gjatë punës në grup, për aftësitë dhe shprehitë praktike, si
dhe për saktësinë e përgjigjeve.
Detyrë shtëpie:
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 23
Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: IV Klasa: VIII
Tema mësimore 1.23. Vlerësim i portofolit Situata e të nxënit: ____________________
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
të përshkruajnë shkurtimisht përmbajtjen e portofolit;
të evidentojnë punimet më të realizuara;
të vlerësojnë rëndësinë e plotësimit të portofolit.
Fjalët kyç:
portofol
vlerësim
përmirësim
Burime: detyrat e punuara në
klasë e në shtëpi, projekti dhe
materiale të tjera të portofolave të
nxënësve.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Kimi, edukim shёndetsor, edukim figurativ, TIK
Metodologjia, teknikat e përdorura dhe veprimtaritë e nxënësve
Gjatё gjithё orёs nxёnёsit prezantojnё portofolet e tyre me detyrat e dhёna.
Nё fund tё orёs shpallet portofoli mё i mirё.
Secili nxënës mban shënime për punimet më të mira dhe ato që duhen përmirësuar, duke
përdorur një shkallë vlerësimi nga 1-10.
Nxënësit të cilët kanë mangësi të detyrave ose detyra për të përmirësuar mund t’i plotësojnë ato
në shtëpi.
Në fund mësuesi bën një vlerësim të portofolave më të mira të klasës, duke u nisur nga saktësia
e punimeve, nga mënyra e paraqitjes, nga larmia e materialeve dhe e teknikave të përdorura, si
dhe nga përdorimi i mjeteve në kryerjen e detyrave.
Hartoj nё dёrrasё tё zezё tabelёn e pikёzimit tё vlerёsimit tё portofoleve qё nxёnёsit tё llogaritin
notёn e portofolit tё tyre, duke e bёrё transparent kёtё proces vlerёsimi.
Diskutohet me nxënësit rreth detyrave që i kanë realizuar me më shumë dëshirë dhe çfarë do të
donin të përmirësonin gjatë periudhës në vazhdim.
Vlerësimi: Vlerësim i portofolit të secilit me notë.