biologji - · pdf file135 tërësia mësimore: biologjia e qelizës...

41
131 BIOLOGJI Hyrja, qëllimet, objektiva e përgjithshëm, disa porosi për arsimtarin, metodologjia, tekstet dhe mjetet mësimore dhe vlerësimi janë të përbash- këta për të gjitha tipet e gjimnazeve. HYRJE Zhvillimi i programit mësimor të lëndës së biologjisë është ndërtuar mbi bazën e një procedure të mirëfilltë shkencore, si nga forma, qasja metodologjike, organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së lëndës, ashtu edhe nga parashtrimi i rezultateve të të nxënit, metodat dhe instrumentet e vlerësimit. Gjatë hartimit të këtij programi mësimor jemi nisur nga parimi se nxënia nuk d.m.th. të marrësh më shumë informata, por të zgjerosh aftësinë për të prodhuar më shumë rezultate që vërtet dëshirojmë. Përmbajtja interesante e programit mësimor të biologjisë dhe qasja e propozuar e punës i kontribuon që te nxënësi të zhvillohen aftësitë kognitive, të menduarit kritik dhe abstrakt. Puna në grupe, puna eksperimentale, brainstormingu, kërkimi shken- cor etj., i ndihmojnë begatimit të botës emocionale të nxënësit dhe zhvi- llojnë tek ai prirje për aplikim dhe ndërlidhje të njohurive me botën reale, me çka hapen dyert për orientim të ardhshëm profesional në lëmin e mje- kësisë, të veterinës, të bujqësisë, të pylltarisë etj. Ky program është përqendruar më tepër në atë se çfarë dhe cilat lloje të rezultateve duhet t’i arrijë nxënësi dhe çka duhet të punojë mësimdhë- nësi, me nxënësin në qendër. Në vend të dhënies së informatave, të kulti- vohen shprehitë për gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve të informa- tave me punë të pavarur nga ana e vet nxënësit. Si agjent i ndryshimeve në mësim, arsimtari i udhëzon nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike, të vrojtojnë, të masin, të klasifikojnë, të formojnë modele, të shtrojnë hipoteza, të zgjidhin probleme, të aftësohen për përdorim të drejtë dhe të

Upload: trankhanh

Post on 07-Feb-2018

320 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

131

BIOLOGJI Hyrja, qëllimet, objektiva e përgjithshëm, disa porosi për arsimtarin,

metodologjia, tekstet dhe mjetet mësimore dhe vlerësimi janë të përbash-këta për të gjitha tipet e gjimnazeve.

HYRJE Zhvillimi i programit mësimor të lëndës së biologjisë është ndërtuar

mbi bazën e një procedure të mirëfilltë shkencore, si nga forma, qasja metodologjike, organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së lëndës, ashtu edhe nga parashtrimi i rezultateve të të nxënit, metodat dhe instrumentet e vlerësimit.

Gjatë hartimit të këtij programi mësimor jemi nisur nga parimi se nxënia nuk d.m.th. të marrësh më shumë informata, por të zgjerosh aftësinë për të prodhuar më shumë rezultate që vërtet dëshirojmë.

Përmbajtja interesante e programit mësimor të biologjisë dhe qasja e propozuar e punës i kontribuon që te nxënësi të zhvillohen aftësitë kognitive, të menduarit kritik dhe abstrakt.

Puna në grupe, puna eksperimentale, brainstormingu, kërkimi shken-cor etj., i ndihmojnë begatimit të botës emocionale të nxënësit dhe zhvi-llojnë tek ai prirje për aplikim dhe ndërlidhje të njohurive me botën reale, me çka hapen dyert për orientim të ardhshëm profesional në lëmin e mje-kësisë, të veterinës, të bujqësisë, të pylltarisë etj.

Ky program është përqendruar më tepër në atë se çfarë dhe cilat lloje të rezultateve duhet t’i arrijë nxënësi dhe çka duhet të punojë mësimdhë-nësi, me nxënësin në qendër. Në vend të dhënies së informatave, të kulti-vohen shprehitë për gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve të informa-tave me punë të pavarur nga ana e vet nxënësit. Si agjent i ndryshimeve në mësim, arsimtari i udhëzon nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike, të vrojtojnë, të masin, të klasifikojnë, të formojnë modele, të shtrojnë hipoteza, të zgjidhin probleme, të aftësohen për përdorim të drejtë dhe të

Page 2: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

132

sigurt të veglërisë dhe instrumenteve në laboratorët biologjike, të dizaj-nojnë eksperimentin, të incizojnë dhe të paraqesin të dhënat etj.

Me fjalë tjera, mësimi i biologjisë duhet ta pajisë nxënësin me njo-huri të cilat mund t’i zbatojë në mjedisin ku jeton, kështu ai transformon vetveten dhe shoqërinë.

QËLLIMET Programi mësimor i lëndës së biologjisë për klasën X është vazhdi-

mësi e programit mësimor të kësaj lënde nga shkolla mesme e ulët dhe, si i tillë, konsiston në konsolidimin e njohurive paraprake, në thellimin e di-turive të nxëna dhe në zhvillimin e shkathtësive, vlerave dhe të qëndri-meve. Andaj, mbi këtë bazë njohurish dhe pretendimesh, programi mësi-mor i lëndës së biologjisë për klasën X i siguron nxënësit synimin e zhvillimit të mëtejmë:

• zhvillimi dhe thellimi i njohurive mbi nocionet dhe ligjësitë biologjike në tërësi dhe botën e gjallë në veçanti

• për aftësi dhe shprehi komunikimi duke përdorur gjuhë të thjeshtë shkencore për interpretim të ideve, fenomeneve dhe të proceseve jetësore

• për zhvillimin e shprehive për punë në grupe dhe në ekipe punu-ese, ndjenjës së shoqërizimit dhe të vetive të tjera pozitive të per-sonalitetit të domosdoshme për bashkëpunim konstruktiv në zgjidhjen e detyrave të parashtruara

• që përmes mësimit eksperimental, vrojtues, matës dhe analizues të zhvillojnë aftësitë krijuese, të menduarit analitik, vlerësimin obje-ktiv ndaj vetvetes dhe grupit gjatë punës ekipore

• që të jenë të aftë që me punën e tyre kreative të zbulojnë mënyrën e lidhjes së avancimeve teknologjike me idetë shkencore

• që përmes të punës së tyre kreative të marrin në konsideratë fuqi-në e fakteve shkencore në aspekt të çështjes industriale, etike dhe ambientore

• për zotërim të punës në përdorimin e pajisjeve të nevojshme për vrojtim dhe matje si të domosdoshme për të ardhur deri te informatat shkencore

• për zotërim të evidencës përmes diagramit, tabelave, skicave etj. • që përmes korrelacionit me shkencat e tjera t’u bëjë të mundur

nxënësve formimin e parafytyrimeve të plota mbi natyrën, jetën

Page 3: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

133

dhe dukuritë e ndërlidhura duke nënkuptuar unitetin në mes të bo-tës organike dhe asaj joorganike

• që të kenë aftësi dhe shkathtësi për t’u përgjigjur në pyetjet që pa-rashtrohen gjatë punës kërkimore: “Si?” , “Pse?” , “Çka do të ndodhte nëse ...?”

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM Në përputhje me qëllimet e Programit mësimor të klasës së dhjetë për

lëndën e biologjisë, programi mësimor i kësaj lënde synon që në fund të vitit mësimor nxënësi t’i arrijë këta objektiva të përgjithshëm:

• që mësimet teorike të gërshetohen me metodat e vrojtimit direkt në laborator, eksperiment ose në terren

• që nxënësit të fitojnë aktivisht njohuri dhe në saje të kërkimeve dhe zbulimeve të kuptojnë ndërlidhjen e jetës me natyrën sipas parimit spiral

• nga informacionet e shumta që marrin nxënësit zbulojnë thelbin e problemit, dhe zbatojnë të menduarit kritik në radhitjen e të dhënave dhe informacioneve

• mësohen të analizojnë, të përgjithësojnë të dhënat, ndërlidhin bio-logjinë me shkencat e tjera natyrore dhe shoqërore

• të zhvillojë njohuri për larminë e botës së gjallë • të zhvillojë shkathtësi dhe motivojë nxënësit për mobilizim të

inteligjencës psikomotorike për të manovruar me aparatet dhe instrumentet në laboratorin e biologjisë .

• të zhvillojë shkathtësi për të konsultuar literaturën përkatëse për të mbledhur informacione në mënyrë të pavarur.

• të vlerësojë ndërlikueshmërinë e fenomeneve dhe të proceseve jetësore

• të kuptojë varshmërinë reciproke ndërmjet qenieve të gjalla • të njohë termat, kuptimet, veprimet dhe ligjshmëritë nga lëmi i

biologjisë • të zhvillojë aftësitë për vrojtim dhe shkathtësitë për hulumtim të

sigurt • të zhvillojë qëndrim përgjegjës ndaj natyrës dhe mjedisit dhe të

zgjojë interes tek ai për mbrojtjen efektive të saj .

Page 4: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

134

BIOLOGJI 3 orë në javë, 111 orë në vit

Gjimnazi – Shkencat e Natyrës ORGANIZMI I PËRMBAJTJES SË LËNDËS Përmbajtja e lëndës është organizuar në theksimet e tërësive kryesore

apo thelbësore të lëndës së biologjisë, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e përgjithshëm të lëndës së biologjisë për klasën X.

Organizmi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarë-shtrimin.

Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin tetë tërësi - tema mësimore, me anë të të cilave përfshihet fundamenti i lëndës. Ndërtimi i lëndës është bërë mbi bazën e theksimeve të balancuara sipas tërësive mësimore, temave mësimore

Nr. Tërësitë mësimore Orë mësimi % 1 Biologjia e qelizës 7 7.7 2 Biosistematika – kategoritë sistematike 5 5.5 3 Bakteriet, algat blu në të gelbër 1o 11.0 4 Algat eukariote, kërpudhat, likenet, myshqet 13 14.4 5 Fiernat, bimët me lule – spermatofitet 29 32.1 6 Shtazët njëqelizore – parashtozorët 4 4.4 7 Grupet më të rëndësishme të avertebrorëve 25 27.7 8 Punë praktike në laborator dhe terren 15 16.6 9 Orë në dispozicion 3 3.3 10 Numri i përgjithshëm i orëve 111 100 %

Mbarështrimi i përmbajtjes së lëndës në klasë behët për jo më pak se

111 orë mësimi sipas kësaj forme: • Temat mësimore • Përmbajtja programore • Rezultatet e pritura • Ndërlidhja

Page 5: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

135

Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë ne disi-

plina • të radhitë pozitën e biologjisë në sistemin e shkencave natyrore

dhe shoqërore • të përshkruajë metodat e kërkimit shkencor në citologji dhe të

zbatojë në praktikë metodën e mikroskopisë, të fiksimit, të ngjy-rosjes

• të hulumtojë ndërtimin dhe të përshkruajë funksionin e qelizës • të analizoj si mirëmbahet mjedisi i brendshëm i qelizës (homeo-

staza ) • të parashikojë se çka ndodh me qelizën nëse çrregullohet apo

humb funksioni i ndonjë organeli, p.sh. plastideve, mitokondrive • të ketë qëndrim kritik për shkaqet, pasojat dhe manifestimet e

ndryshimeve degjenerative në qelizë (kanceri, testi mikronukleus etj).

Përmbajtja programore

• Qeniet e gjalla janë të ndërtuara nga njësia elementare e jetës –

qeliza • Për hulumtimin e qelizës përdoren metodat citologjike: mikrosko-

pike (fiksimi, ngjyrosja), citokimike, citofiziologjike, mikrokirur-gjike, e kulturës së qelizave dhe indeve etj.

• Përbërja kimike e qelizës (uji, mat. minerale, glucidet, lipoidet, proteinat, ac. nukleike) dhe veçoritë fiziko-kimike (osmoza, difu-zioni, dializa) dhe roli i tyre në funksionin e qelizës.

• Strukturat qelizore (mitokondriet, ribosomet, plastidet, membrana plazmatike, bërthama etj.) kanë ndërtim të veçantë dhe kryejnë funksione të ndryshme.

• Ekzistojnë qeliza pa bërthamë të diferencuar dhe qeliza me bër-thamë (prokariote dhe eukariote).

• Shkaqet e ndryshimeve më të shpeshta degjenerative në qelizë ja-në të shumta, kurse pasojat për organizëm të mëdha.

Page 6: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

136

Rezultatet e pritura Nxënësit në fund të kl.X nga kjo tërësi mësimore: • definojnë termin biologji dhe kuptojnë ndarjen e biologjisë sipas

problemit dhe lëndës së studimit • analizojnë pozitën e biologjisë në sistemin e shkencave natyrore

dhe shoqërore • njohin funksionin e infrastrukturave qelizore • kuptojnë unitetin e botës së gjallë dhe jo të gjallë nëpërmjet

njohjes së përbërjes kimike të qelizës dhe veçorive fiziko-kimike të saj,

• kuptojnë rëndësinë e biologjisë në jetën e përditshme • dinë për disa filozofë natyralistë (Shëani, Shllajdeni etj) • zbatojnë teknikat laboratorike në bazë të punës vetanake • analizojnë formën dhe funksionin e qelizës, • dallojnë qelizën prokariote prej asaj eukariote • kuptojnë dallimin ndërmjet qelizës bimore dhe shtazore • dallojnë membranën qelizore nga muri qelizor, • dinë për ndërtimin e bërthamës, kuptojnë rolin e saj dhe funk-

sionin e kromozomeve • zbatojnë metodat për studimin e qelizës • kuptojnë rëndësinë e ujit për qelizë • analizojnë ndërtimin e membranës, kuptojnë transportin transme-

mbranor, të materieve me osmozë, difuzion, transport aktiv, endo dhe ekzocitozë

• dallojnë plazmolizën nga deplazmoliza dhe kuptojnë rëndësinë e turgorit

Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje: • me kiminë; në aspektin e njohjes së përbërjes kimike të qelizës • me fizikën, në aspektin e njohjes së ligjshmërive fizike që mani-

festohen në qelizë

Page 7: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

137

Tërësia mësimore: BIOSISTEMATIKA, KATEGORITË SISTEMATIKE Objektivat specifikë Nxënësit duhet: : • të njohin parimet e biosistematikës • të kuptojnë metodat që aplikohen në biosistematikë • të përshkruajnë raportin e sistematikës me shkencat e tjera. • të jenë në gjendje të dallojnë kategorinë sistematike(p.sh. mbretë-

rinë) prej njësisë taksonomie(p.sh. llojin) • të bëjnë klasifikim shkencor të gjallesave dhe të radhisin njësitë

taksonomike nga poshtë lart, duke filluar nga njësia elementare – lloji,.

• të dinë për kontributin e Lineut në zhvillimin e sistematikës • të zbatojnë udhëzimet për përdorimin e çelësave për determinim

praktik, në shembullin e determinimit të kërpudhave, myshqeve, fiernave dhe të bimëve me farë.

• të dinë se bota e gjallë është ndarë në pesë mbretëri. Përmbajtja programore

• Biosistematika - definimi • Metodat e biosistematikës, celësat për determinim në

biosistematikë • Nomenklatura binominale e Lineut • Kategoritë sistematike • Klasifikimi i botës së gjallë në pesë mbretëri :1.Monera.2.Protista.

3.Fungi 4.Plantae, 5. Animalia • Biosistematika dhe shkencat aplikative Rezultatet e pritura Nxënësit në fund të klasës X: • njohin sistemin natyror të klasifikimit, përcaktojnë njësitë siste-

matike, • emërtojnë kategoritë dhe njësitë sistematike, si: lloji, gjinia, fa-

milja, rendi, klasa, tipi, mbretëria, • kuptojnë se krahas metodës analitike, morfologjike, paleontolo-

gjike, embriologjike, në sistematikë përdoren edhe metoda të tjera,

Page 8: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

138

si metoda serologjike, biokimike, fiziologjike, hibridologjike, bio-matemtike etj.

• aftësohen të klasifikojnë disa lloje të kërpudhave, algjeve dhe bimëve me farë në mjedisin ku ato jetojnë, duke përdorur çelësa të thjeshtë të përcaktimit në klasifikim

• kuptojnë se të dhënat e biosistematikës i shfrytëzojnë shkencat aplikative, si mjekësia, veterina, farmacia, bujqësia, pylltaria etj. (p.sh. luftimi i sëmundjes me farmakopreparate është më efikas nëse dihet lloji i bakteries që e shkakton atë).

• zbatojnë njohuritë e biosistematikës në jetën e përditshme (da-llojnë p.sh. kërpudhat helmuese në mjedisin ku jetojnë)

• dinë për kriteret e klasifikimit, kuptojnë domosdoshmërinë e kla-sifikimit të gjallesave me një gjuhë të vetme në sistematikë, gjuha latine

Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje • me anatominë, në aspektin e njohjes së ndërtimit të gjallesave • me paleontologjinë, gjeologjinë, gjenetikën, biokiminë, ekologji-

në, embriologjinë etj. Tërësia mësimore: BAKTERET, ALGAT BLU NË TË GJELBËR Objektivat specifikë Nxënësit duhet: • të zhvillojnë njohuri për formën, ndërtimin, madhësinë, shumë-

zimin, larushinë dhe përhapjen e gjallesave pa bërthamë të difere-ncuar qelizore

• të analizojnë karakteristikat e përgjithshme të monereve dhe rën-dësinë e baktereve në natyrë dhe ekonominë e njeriut

• të krahasojnë “ bërthamën” e viruseve me bërthamën e vërtetë të qelizës

• të kuptojnë pse viruset emërtohen si forma acelulare të jetës • të përshkruajnë disa viroza bimore, shtazore dhe te njeriu • të emërtojnë disa sëmundje që shkaktojnë bakteret te bimët, kaf-

shët dhe njeriu. • të kuptojnë se organizmat më të vjetër foto-autotrof janë algat blu

në të gjelbër

Page 9: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

139

Përmbajtja programore

• Format acelulare të jetës - viruset dhe viroidet .Forma, madhësia, ndërtimi, shumëzimi, virozat

• Organizmat pa bërthamë qelizore të diferencuar .Bakteret, forma, madhësia, ndërtimi i qelizës, përhapja, shumimi dhe roli i tyre në natyrë

• Bakteret në shërbim të njeriut (bioteknologjia) • Bakteret fotoautotrofe, kemotrofe, saprofite, parazite dhe simbio-

tike. Bakteret aerobe dhe anaerobe. Sëmundjet që shkaktojnë bak-teret. Mykoplazmat.

• Organizmat më të vjetër fotoautotrofë pa bërthamë qelizore të diferencuar-algat blu në të gjelbër

Rezultatet e pritura

Në fund të klasës X nga kjo tërësi mësimore nxënësi: • kupton pse viruset emërtohen si forma acelulare të jetës dhe

përshkruan disa viroza • di për ndërtimin bimor dhe shtazor të “bërthamës së viruseve” • krahason mënyrën e shumëzimit të qelizës dhe të virusit • kupton si fitohet imuniteti në rast të përsëritjes se disa virozave • dallon mykoplazmat prej viruseve • di se bakteret dhe algjet Cyanophyiceae grupohen në organizma

prokariotë • kupton se disa baktere jetojnë në kushte aerobe, kurse të tjerat në

kushte anaerobe, analizon mënyrën e të ushqyerit të baktereve au-totrofe dhe heterotrofe (saprofite, parazite, simbiotike)

• vlerëson rolin e baktereve në qarkullimin e materieve në natyrë dhe në ekonominë e njeriut (bioteknologjia)

• emërton disa sëmundje bakteriale te njeriu dhe kafshët. • sqaron shkaqet e shfaqjes së “lulesës ujore” • kupton dhe është në gjendje të përgatisë substratet ushqyese për

baktere • zbaton shkathtësitë në teknikën e vrojtimit mikroskopik të

baktereve të kultivuara në substrate ushqyese natyrore apo arti-ficiale, ose baktereve të marra me rrëmojëse nga dhëmbët

• zbaton njohuritë nga mikrobiologjia për preventivë kundër sëmu-ndjeve virale dhe bakteriale,

• zhvillon rrjetë mendimesh për dobitë dhe dëmet që mikroorga-nizmat i sjellin njeriut dhe ekonomisë së tij.

Page 10: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

140

Ndërlidhja Përmbajtja e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje : • me sistematikën - në kuptim të njohjes dhe emërtimit të llojeve të

baktereve patogjene dhe dobiprurëse • me bioteknologjinë - në kuptim të shfrytëzimit të baktereve në

bujqësi, në industrinë ushqimore, në farmaci, në energjetikë, në mbrojtje të mjedisit

• me imunologjinë - në kuptim të njohjes së mekanizmave mbrojtës të organizmit ndaj mikrogjallesave patogjene.

Tërësia mësimore: ALGAT EUKARIOTE, KËRPUDHAT, LIKENET, MYSHQET Objektivat specifikë Nxënësit duhet : • të njohin ndërtimin, mënyrën e të ushqyerit dhe përhapjen e

algave eukariote, kërpudhave dhe likeneve në natyrë • të përshkruajnë dhe të klasifikojnë disa lloje të algave • të njohin kërpudhat dhe të dinë se ato paraqesin grup të veçante të

bimëve, prandaj kategorizohen në mbretëri të veçantë • të kuptojnë rolin e kërpudhave në natyrë dhe jetën e njeriut • të aftësohen të klasifikojnë disa lloje kërpudhash dhe të identifi-

kojnë kërpudhat helmuese dhe kërpudhat me vlere ushqyese për njeriun

• të njohin dhe të përshkruajnë kërpudhat më të përhapura në mje-disin ku jetojnë

• të kuptojnë se likenet (Mycophycophyta) janë simbiozë e algave dhe e kërpudhave dhe se likenet janë të afërta me kërpudhat,

• të përdorin likenet si bioindikatorë të ndotjes së mjedisit, • të analizojnë ndërtimin e gametofitit dhe të sporofitit të myshqeve • të kuptojnë ciklin e zhvillimit të bimëve jovasculare Përmbajtja programore • Algat e kuqe, silikate, të murrme, algat e gjelbra, ndërtimi, shumë-

zimi, përhapja në natyrë • Roli i algave në natyrë dhe në ekonominë e njeriut

Page 11: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

141

• Kërpudhat, ndërtimi, mënyra e të ushqyerit, përhapja, shumëzimi, klasifikimi

• Roli i kërpudhave në natyrë dhe ekonominë e njeriut • Bashkëjetesa midis kërpudhave dhe algave - likenet • Myshqet, ndërtimi i gametofitit dhe sporofitit te myshqet Rezultatet e pritura Në fund të kësaj përmbajtjeje mësimore nxënësit: • kuptojnë ndërtimin e talusit të algave eukariote, kërpudhave, like-

neve si dhe ndërtimin e gametofitit dhe sporofitit te myshqet • dinë të përshkruajnë mënyrën e të ushqyerit dhe analizojnë varian-

tet e shumëzimit të algave eukariote, kërpudhave, likeneve dhe myshqeve

• dinë si klasifikohen dhe në çka bazohet klasifikimi i algave, kër-pudhave, likeneve dhe myshqeve

• kuptojnë se likenet janë simbiozë e kërpudhave dhe algave • ndërlidhin rolin e bimëve jovaskulare në natyrë dhe ekonominë e

njeriut • dinë se trupi i kërpudhës është një micel i përbërë nga hifet • kuptojnë pse kërpudhat numërohen si mbretëri e veçantë e botës

së gjallë • dinë për vështirësitë, por edhe përparësitë që u siguron bimëve

jeta në tokë • zbatojnë përdorimin e likeneve si biomonitorë të ndotjes së ajrit • dallojnë hifet, micelet dhe sporanget (me mikroskop) te myku i

bukës së mykur • fitojnë shkathtësi e vlera dhe marrin qëndrim gjatë punës në labo-

rator e terren në pajtim me standardet (serioziteti, kujdesi, saktë-sia, durimi, puna sistematike etj.)

Ndërlidhja Përmbajtja e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje: • me ekologjinë - në kuptim të njohjes së përhapjes së bimëve

jovaskulare në planet, • me farmacinë - përdorimi i bimëve jovaskulare për prodhimin e

antibiotikëve • me paleontologjinë - në kuptim të njohjes së filogjenise së bimëve

jovaskulare.

Page 12: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

142

• Me biosistematikën - në kuptim të klasifikimit dhe të emërtimit shkencor të bimëve jovaskulare.

Tërësia mësimore: FIERNAT, BIMËT ME LULE OSE FARË (SPERMATOPHYTA) Objektivat specifikë Nxënësit duhet: • të përcaktojnë karakteristikat e përgjithshme të grupeve të mëdha

të bimëve vaskulare nëpërmjet përfaqësuesve tipikë • të dallojnë përfaqësuesit e farëzhveshurave nga përfaqësuesit e

farëveshurave, • të dallojnë përfaqësuesit e bimëve njëthelbore nga bimët dythel-

bore • të kuptojnë ndërtimin, përhapjen dhe ciklin e zhvillimit të fiernave

dhe të spermatofiteve • të njihen me ndërtimin, simetrinë dhe diagramin e lules, • të dallojnë llojet e ndryshme të fryteve • sqarojnë ndërlidhjen e shtazëve dhe bimëve gjatë përhapjes së

frytave • të kuptojnë shkaqet e ndarjes së farëveshurave në njëthelbore dhe

dythelbore • të dinë të determinojnë bimët vaskulare përmes çelësave të

thjeshtë për determinim • të ndërlidhin përvojat nga klasat e mëparshme në një tërësi Përmbajtja programore • Fiernat si bimë të larta • Ndërtimi, përhapja dhe cikli i zhvillimit të fiernave në shembullin

e Polipodiun vulgare • Fiernat izospore dhe heterospore • Karakteristikat e përgjithshme bimëve spermatofite • Farëzhveshurat (Coniferophytina dhe Cycadophytina. Fam.

Pineaceae,Cupresaceae dhe Taxaceae) • Farëfshehurat (Magnoliophytina). • Dikotiledonet. Fam.Rosaceae, Prunoideae, Maloideae, Fabaceae

Lamiaceae, Brasicaceae, Salanaceae, Asteraceae

Page 13: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

143

• Monokotiledonet. Fam. Liliaceae. Fam.Poaceae-Graminae. • Cikli i zhvillimit të farëzhveshurave në shembullin e pishës së

bardhë (Pinus silvestris) dhe të farëveshurave në shembullin e… • Lulja, ndërtimi, simetria, formula dhe diagrami i lules • Polenizimi, frytnimi, fara, fryti, ndarja e fryteve • Punë laboratorike. Ndërtimi anatomik i gjethit (i misrit, i vosh-

trës), kërcellit (i blirit, i misrit), i rrënjës (i qepës, i kungullit), for-mula e lules dhe lulesat

Rezultatet e pritura Nxënësit: • kuptojnë ngjashmëritë dhe dallimet në ciklin e zhvillimit të

myshqeve dhe të fiernave • kuptojnë pse fiernat u përkasin bimëve të larta • analizojnë ciklin e zhvillimit të fiernave, të farëzhveshurave dhe

farëveshurave • identifikojnë dallimet thelbësore sa i përket ndërtimit të lules së

bimëve farëzhveshura dhe farëveshura. • analizojnë veçoritë në bazë të së cilave dallohen bimët monoko-

tiledone dhe dikotiledone dhe klasifikojnë disa prej tyre deri në nivel të familjes

• kuptojnë si formohet fryti dhe dallojnë llojet e fryteve • përmendin disa lloje bimore sipas vlerave përdoruese • kuptojnë rëndësinë e frytnimit artificial për fisnikërimin e bimëve • dallojnë ndërtimin e organeve vegjetative (p.sh. kërcellit) të bimë-

ve njëthelbore dhe dythelbore • kuptojnë se në ciklin e zhvillimit të spermatofiteve haset ndërrimi

i gjeneratave, por me pak përjashtime uji nuk është i nevojshëm • dinë se sporofiti i bimëve me farë është i ndarë në organe vegje-

tative (kërcell, rrënjë dhe gjeth) • definojnë termat polenizim, frytnim, farë, fryt • krahasojnë se cilave qeliza të ciklit të zhvillimit të fiernave i për-

gjigjen kokërrzat e polenit, • emërtojnë disa fierna të vdekur dhe kuptojnë shkaqet e zhdukjes

së tyre

Page 14: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

144

Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje: • me anatominë, morfologjinë, fiziologjinë, biokiminë, gjenetikën ,

në kuptim të ndihmës që i japin këto disiplina botanikës për të kuptuar proceset jetësore dhe për të klasifikuar llojet bimore

• me ekologjinë, në kuptim të njohjes së përhapjes së bimëve në Tokë në planin vertikal dhe horizontal

• me mjekësinë, pylltarinë, bujqësinë, në kuptim të njohjes së bimë-ve mjekësore, bimëve më rëndësi ushqimore, ekonomike etj.

• me bionikën, bioarkitekturën, aplikimi i modelit të organizimit trupor të bimës në ndërtimtari

Tërësia mësimore: SHTAZËT NJËQELIZORE - PARASHTAZORËT Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë specifitetin e organizimit qelizor të parashtazorëve • të njohë funksionin e organeleve qelizore • të analizojë format e shumëzimit të parashtazorëve • të kuptojë mënyrën e jetës se parashtazorëve dhe larushinë e

llojeve të tyre • të emërtojë disa parashtazorë • të dallojë llojet që shkaktojnë sëmundje te njeriu Përmbajtja programore • Organizmi trupor i parashtazorëve - qeliza • Krahasimi i funksionit të organeleve qelizore me organet e

organizmave të lartë • Mënyra e të ushqyerit; heterotrofe, autorofe • Lëvizja e parashtazorëve; ciliet, kërbacet, pseudopodet • Shumimi; seksual dhe aseksual • Format parazite • Klasifikimi

Page 15: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

145

Rezultatet e pritura Nxënësi: • kupton se parashtazorët janë organizma njëqelizorë që jetojnë kry-

esisht në ujëra të ëmbla • krahason funksionin e organeleve qelizore; citostomit me gojën,

vakuolës kontraktile me veshkat, cilieve, flageleve dhe pseudopo-deve me organet për lëvizje te kurrizorëve

• di se numri më i madh i parashtazorëve është heterotrof (ushqehen me baktere, alge njëqelizore), por ka edhe lloje autorofe

• di se krahas formave të lëvizshme, ekzistojnë edhe forma kolo-niale

• përshkruan se si kryhet shumëzimi aseksual dhe seksual i para-shtazorëve

• emërton llojet që shkaktojnë sëmundje te njeriu (Triponosoma, Plazmodium)

• përshkruan si shfaqet sëmundja e malaries • di se parashtazorët përfshijnë një numër të madh të llojeve që janë

grupuar në katër klasë: Sarcodina, Flagelata, Sporozoa dhe Cilio-phora.

Ndërlidhja Kjo temë ndërlidhet me sistematikën, ekologjinë, citologjinë, para-

zitologjinë etj. Tërësia mësimore: GRUPET MË TË RËNDËSISHME TË AVERTEBRORËVE Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të dijë për karakteristikat e përgjithshme dhe organizimin trupor

të grupeve kryesore të avertebrorëve • të kuptojë format e shumëzimit të grupeve kryesore të averte-

brorëve • të njohë veçoritë e klasave kryesore të avertebrorëve • të zbatojë parimet e biosistematikës në klasifikimin e insekteve

Page 16: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

146

• të njohë grupet e dobishme dhe të dëmshme të avertebrorëve për njeriun dhe ekonominë e tij

• të ketë qëndrim etik, përgjegjës dhe respekt ndaj botës së gjallë

Përmbajtja programore • Pasqyrë e përgjithshme e organizmit trupor, përhapjes, shumëzi-

mit, të klasifikimit të grupeve më të rëndësishme të avertebrorëve • Shpuzorëve(Spongia) • Krimbave të shtypur • Skrrajave cilindrike • Skrrajave unazore • Nyjorëve • Molusqeve • Gjemborëve • Grupet më pak të njohura të avertebrorëve (si Bryozoa, Rotatoria

etj.) Rezultatet e pritura Nxënësi : • di për veçoritë themelore të organizimit trupor të shpuzorëve, gry-

korëve, krimbave të shtypur, skrrajave cilindrike dhe unazore, ny-jorëve, molusqeve dhe gjemborëve

• krahason mënyrën e jetës dhe format e shumëzimit (seksual, ase-ksual) te klasat e ndryshme të pakurrizorëve nëpërmjet përfaqë-suesve tipikë

• kupton zhvillimin direkt dhe indirekt (me metamorfozë) dhe di të emërtojë larvat te grupet e ndryshme të avertebrorëve (si zoea, nauplius, trohofora etj.)

• definon termat: gonohorist, hermafrodit, partenogjenezë • analizon sistemin e organeve shqisore, frymëmarrëse, qarkullimit

të lëngjeve trupore, ekskretimit, lëvizjes, sistemin nervor te klasat e ndryshme të avertebrorëve

• kupton termat mezogle, mezodermë, celom, pseudocel, kitin, ku-tikulë, polip meduzë etj.

• kupton rëndësinë e disa llojeve të avertebrorëve për ekonominë dhe jetën e njeriut (bletëve, krimbit të mëndafshit, guacave, kër-minjve, ushunjëzave etj).

Page 17: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

147

• di se nga disa avertebrorë (p.sh. morrat e bimëve, miza spanjolle etj.) fitohen preparate cilësore kozmetike dhe farmakologjike

• emërton llojet e avertebrorëve që shkaktojnë sëmundje (tremato-det, cestodet, nematodet) ose bartin sëmundje te njeriu (insektet - mizat, morrat, rriqrat -ethet hemoragjike etj.)

• dallon grupet themelore të insekteve • kupton se insektet bimëngrënëse i shkaktojnë dëme të mëdha: buj-

qësisë, pylltarisë, pemëtarisë, vreshtarisë, kopshtarisë etj. • zbaton metodën apesticide(luftën biologjike) kundër insekteve

dëmtuese • di se kriter për klasifikimin e insekteve në kategori të ulëta merret:

forma dhe ndërtimi i krahëve, ndërtimi i aparatit gojor, mënyra e shumëzimit

• kupton se insektet janë grupi më i përhapur me lloje në botën e gjallë që banojnë tri mediumet jetësore;ujin, tokën dhe ajrin

Ndërlidhja Kjo temë mësimore ka ndërlidhje me sistematikën, anatominë, filo-

gjeninë, ekologjinë, parazitologjinë etj. PUNËT PRAKTIKE Me punë praktike kuptojmë veprimtaritë që kryejnë nxënësit në

natyrë dhe në laborator. Këto punë kryhen me qëllim të konkretizimit të pjesës teorike të lëndës.

Detyrat dhe ushtrimet për punë praktike (që duhet të kryhen në grupe ose individualisht) janë të lidhura me përmbajtjen e lëndës, prandaj për kryerjen e tyre nuk kërkohet njohuri jashtë përmbajtjes së lëndës për këtë vit. Ushtrimet janë relativisht të thjeshta dhe të realizueshme për një orë. Nuk është vështirë të udhëhiqet me veglërinë e paraparë për ushtrime.

Për kryerjen e ushtrimit kërkohet nga nxënësi seriozitet, kujdes, saktësi, durim dhe punë sistematike .Nëse ushtrimi nuk ka sukses herën e parë, nuk duhet humbur durimin, por duhet përsëritur ushtrimin më me shumë kujdes.

Nxënësi për të qenë i suksesshëm në punë praktike duhet të kuptojë metodat e punës praktike, zotërojë shkathtësitë për manovrim me veg-lërinë (aparatet, instrumentet) laboratorike dhe të sillet në pajtim me udhëzimet për sjellje në laborator apo terren etj.

Page 18: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

148

PRAKTIKUMI Në mësimin e biologjisë për klasën X nxënësi duhet : • të njohë rregullat e sjelljes gjatë punës në laborator dhe në terren-

ekskurzionet shkencore • të demonstrojë ndërtimin e algave njëqelizore (algës së shiut) me

mikroskop • të zotërojë teknikën e përgatitjes së preparateve mikroskopike, të

përkohshme dhe afatgjata • të zbatojë teknikën për përpunim fizik dhe kimik të materialit për

mikroskopim (ngjyrosja, fiksimi i mikropreparateve) • të vrojtojë me mikroskop hifet, micelet dhe sporangjet te myku i

përgatitur nga buka, molla apo dardha e mykur etj. Vizaton hifet, micelet, sporanget dhe krahason me vizatim

• të shohë me mikroskop tharmin e bukës. Vizaton qelizat e tharmit të bukës që vërehen në fushën vizive të mikroskopit dhe krahaso-hen me vizatim

• të shohë me mikroskop bakteret e marra me rrëmojëse nga dhëm-bët e njeriut, apo nga substratet ushqyese (natyrore dhe artificiale) të përgaditura enkas për kultivim të baktereve

• në mikropreparate të gatshme të njihet me ndërtimin primar të rrë-njës, të kërcellit dhe ndërtimin e ndërlikuar të gjethit të bimëve spermatofite, monokotiledone dhe dikotiledone

• të njohë ndërtimin e lules (me ndihmën e llupës) në material na-tyror (lulet e qershisë, të dredhëzës, të vjollcës, të kaçes, të kum-bullës)

• të koleksionojë forma të ndryshme të fryteve dhe farave të bimëve që rriten afër shkollës dhe në bazë të dukjes gjykon si shpërn-dahen ato

• në material natyror të njihet me parimet themelore të klasifikimit të bimëve

• në bazë të luleve të mbledhura të qershisë, të mollës, të dardhës, të ftoit etj., të caktojë llojin, gjininë dhe familjen e këtyre bimëve. Në mungesë të materialit të freskët mund të përdorë edhe bimët e herbarit, e në instancë të fundit edhe fotografitë e luleve të këtyre bimëve

• arsimtari udhëzon nxënësit për përdorimin e çelësave për deter-minim të bazuar në karaktere diagnostiko .Nxënësi përdor çelësin e vogël për determinim të farëzhveshurave, familjes së halorëve.

Page 19: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

149

• të determinojë farëveshurat. Cakton përkatësinë e disa familjeve të klasës së monokotiledoneve me ndihmën e çelësit të vogël.

• të determinojë dikotiledonet drunore me ndihmën e çelësit të vogël

• të determinojë disa llojeve të familjes së Fluturoreve me lule të bardha dhe të verdha me ndihmën e çelësit të vogël

• të determinojë kërpudhat. Përdor çelësin për determinimin e kër-pudhave më të përhapura në natyrë,

• të vrojtojë (me llupë ose mikroskop) parashtazorët: parameciumin, amebën, (në infuzum të përgatitur nga sana, ose gjethi i ndonjë bi-me që një kohë të gjatë ka qëndruar ne ujë moçali, kënete. Proce-durën e mëtejme e sqaron arsimtari), ose kërbaçorit të gjelbër në ujin e gjelbër ëndonjë moçali

• të bëjë diseksionin e skrrajës së shiut, analizon ndërtimin e jash-tëm dhe të brendshëm të saj

• të analizojë ndërtimin e jashtëm dhe të brendshëm të gaforreve (gaforres së lumenjve) dhe insekteve (bletës).

Page 20: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

150

BIOLOGJI 2 orë në javë, 74 orë në vit

Gjimnazi – Matematikë dhe Informatikë Gjimnazi i Përgjithshëm

ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES MËSIMORE

Nr. TËRËSITË MËSIMORE Orë mësimi %

1 Biologjia e qelizës 6 8.10 2 Metabilizmi qelizor 10 13.51 3 Indet, organet dhe sistemet organike 10 13.51 4 Trashëgimia-kuptimet themelore 18 24.32

5 Biologjia e zhvillimit-zhvillimi individual i njeriut 15 20.27

6 Punë praktike në laborator dhe terren 10 13.51 7 Orë në dispozicion 5 6.75 8 Numri i përgjithshëm i orëve 74 100

Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësit duhet: • të kuptojnë termin biologji dhe pozitën e biologjisë në sistemin e

shkencave natyrore dhe shoqërore; • të kuptojnë se gjallesat janë të ndërtuara nga qelizat; • duke njohur përbërjen fiziko-kimike të qelizës, të kuptojnë

kontinuitetin e botës së gjallë; • të dinë për formën, madhësinë dhe arkitekturën e qelizës; • të njihen me themeluesit e teorisë qelizore; • të dallojnë qelizat prokaryote dhe eukaryote, pra të kuptojnë

evolucionin e qelizës; • të kuptojnë dallimin ndërmjet qelizave bimore dhe shtazore; • të njihen me strukturën, infrastrukturën qelizore dhe funksionin e

tyre.

Page 21: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

151

Përmbajtja programore 1. Qeniet e gjalla janë të ndërtuara nga njësia elementare strukturale

e jetës-qeliza. 2. Për studimin e qelizës shfrytëzohen metodat përkatëse: mikrosko-

pike, citofiziologjike, mikrokirurgjike, kulturat e qelizave etj. 3. Përbërja kimike e qelizës përfaqësohet nga komponenta inorganike

(uji, kripërat minerale) dhe organike (proteinat, karbohidratet, yndyrat, acidet nukleike, vitaminat).

4. Organizimi dhe funksionimi i strukturave të qelizës (mitokondriet, ribosomet, plastidet, aparati i golgjit, centrozomi, mezozomi etj).

5. Tipat e organizimit qelizor: qelizat pa bërthamë të diferencuar dhe qelizat me bërthamë të diferencuar.

6. Ndryshimet degjenerative në qelizë-shkaqet dhe pasojat. Rezultatet e pritura Në fund të klasës X nga kjo përmbajtje mësimore nxënësi: - kupton definicionin dhe rëndësinë e biologjisë dhe pozitën e saj në

sistemin e shkencave natyrore dhe shoqërore; - përshkruan metodat citologjike të hulumtimit shkencor nga

citologjia: citogjenetika, citokimia, citifiziologjia dhe mikrokirurgjia dhe njëkohësisht zbaton në praktikë mikroskopimin, fiksimin, ngjyrosjen;

- hulumton ndërtimin dhe përshkruan funksionin e qelizës; - analizon mjedisin e brendshëm të qelizës në raport me mjedisin e

jashtëm: difuzioni, osmoza, transporti aktiv; - parashikon fatin e qelizës nëse dështon funksioni i ndonjë organeli. Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me

kiminë (njohja e përbërjës kimike të qelizës) dhe me fizikën (ligjëshmë-ritë fizike, qarkullimi i materieve, difuzioni, osmoza).

Page 22: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

152

Tërësia mësimore: METABOLIZMI QELIZOR Objektivat specifikë Nxënësit duhet: - të njihen me metabolizmin dhe hallkat e tij-anabolizmin dhe kata-

bolizmin; - të kuptojnë se fotosinteza është proces tipik anabolik, kurse respir-

acioni është proces katabolik; - të dinë se në kuadër të katabolizmit bëjnë pjesë fermentimet anae-

robe dhe ato aerobe; - të kuptojnë se enzimat janë ndërmjatësuese në proceset metabolike; - të kuptojnë se cilat fermentime kryhen nën ndikimin e tharmeve,

cilat nën ndikimin e myshqeve, e cilat nën ndikimin e baktereve. Përmbajtja programore 1. Metabolizmi-defenicioni dhe karakteristikat themelore të tij. 2. Proceset endoenergjetike dhe ato ekzoenergjetike. 3. Organelet përgjegjëse për biosintezën e proteinave, karbohidrateve

dhe të yndyrave. 4. Fotosinteza, kemosinteza, respiracioni dhe lëvizja e materies

ushqyese nëpër mëmbrana (transporti aktiv, transporti pasiv etj.). 5. Komponimet e pasura me energji:makromolekulat energjetike. Rezultatet e pritura Nxënësit në fund të klasës X nga kjo tërësi mësimore: - kuptojnë shndërrimin e përhershëm të materies-metabolizmin; - dinë për hallkat e zinxhirit të metabolizmit: anabolizmin dhe

katabolizmin si procese të lidhura ngushtë njëra me tjetrën; - dinë se anabolizmi dha katabolizmi shoqërohen me energjinë, pra

me lidhjen dhe lirimin e saj; - kuptojnë se proceset anabolike dhe katabolike kryhen në organele

të posaçme ose në citoplazmë; - dinë të dallojnë fotosintëzën nga kemosinteza; - përshkruajnë përbërjen kimike, emërtojnë dhe (në bazë të

mekanizmit të veprimit) klasifikojnë enzimet; - dinë se oksidoreduktimet (fermentimet) mund të jenë të plota (fer-

mentimi acido acetik) dhe jo të plota (fermentimi alkoolik).

Page 23: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

153

Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me: - biokiminë-në aspektin e strukturës, aktivitetit dhe rolit të kompo-

nimeve kimike në metaboloizëm në përgjithësi; - fizikën-në aspektin e madhësisë së molekulave, gjendjes agregate

të përbërësve qelizor etj. Tërësia mësimore: INDET, ORGANET DHE SISTEMET ORGANIKE Objektivat specifikë Nxënësit duhet: - të zhvillojnë njohuri për specializimin e qelizave përnga funksioni; - të definojnë termat ind, organ dhe sistem organesh dhe të njihen me

grupet themelore të indeve, organeve dhe të] sistemeve organike të bimëve dhe tështazëve;

- të krahasojnë funksionet e indeve, organeve dhe të sistemit të organeve të ndryeshme te bimët dhe te shtazët;

- Të kuptojnë se harmonia e veprimit të organeve dhe të sistemit të organeve në organizëm rregullohet nëpërmjet sistemit nervor dhe sistemit humoral.

Përmbajtja programore 1. Indet - formacione qelizash me formë, ndërtim e funksion të për-

bashkët dhe me origjinë të përbashkët. 2. Disa inde japin organin përkatës. 3. Sistemet e organeve paraqesin një harmoni strukturale dhe funk-

sionale tek organizmat bimorë dhe shtazorë. 4. Organizmi struktural dhe funksional i indeve në organe dhe i

organeve në sistem organesh është një ndërlidhjë specifike. Rezultatet e pritura Në fund të klasës X nga kjo njësi mësimore nxënësi: - kupton pse indet janë të ndara sipas formës dhe funksionit; - përshkruan dhe krahason indet bimore dhe indet shtazore; - dallon indet, organet dhe sistemet e organeve bimore dhe shtazore;

Page 24: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

154

- emërton indet, organet dhe sistemet organike themelore ndër bimët dhe shtazët;

- vlerëson rolin e indeve, organeve dhe të sistemeve organike; - analizon varshmërinë ndërmjet indeve, organeve dhe sistemeve të

organeve në organizmin si tërësi. Ndërlidhja Përmbajtja e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me: - anatominë - në kuptim të ndërtimit të indeve, organeve dhe siste-

meve të organeve; - fiziologjinë - në kuptim te funksionit të indeve, organeve dhe të sis-

temeve organike. Tërësia mësimore: TRASHËGIMIA, KUPTIMET THEMELORE Objektivat specifikë Nxënësit duhet: - të definojnë termin gjentika; - të kuptojnë se cila është baza molekulare e trashëgimsë; - të shpjegojnë konceptet: gjen, gjenom, alel, homozigot, heterozigot,

gjenotip, fenotip; - të kuptojnë shifrën gjenetike dhe të dinë për vetëriprodhimin e

acideve nukleike; - të dinë për rregullat themelore të trashëgimisë (ligjet e Mendelit); - të dinë për vetitë dominuse dhe recesive; - të kuptojnë variabilitetin gjenetik të organizmave dhe shkaktarët e

tyre: mutacionet e gjeneve, kromozomeve, gjenomeve etj.; - të kuptojnë se mjedisi ndikon në shfaqjen e ndryshimeve trashë-

guese. Përmbajtja programore 1. Baza molekulare e trashëgimisë-acidet nukleike. 2. Mekanizmi i biosintezës së proteinave kontrollohet nga acidet

nukleike. 3. Rregullat themelore të trashëgimisë: Ligjet e Mendelit (vetitë do-

minante dhe recesive: gjenet homologe, homozigotët, heterozi-gotët etj.).

4. Burimet e variabilitetit gjenetik: mutacionet.

Page 25: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

155

Rezultatet e pritura Në fund të klasës X nga kjo përmbajtje mësimore nxënësi: - kupton definicionin dhe rëndësinë e gjenetikës si shkencë e biolo-

gjisë molekulare; - përqendrohet në strukturën kimike të acideve nukleike si baza mo-

lekulare e trashëgimisë; - përshkruan biosintezën e proteinave, vetëriprodhimin e acideve nu-

kleike dhe rregullimin gjentik; - njeh, analizon dhe komenton ligjet e Gregor Mendelit; - ndërgjegjësohet për pasojat e mjedisit në strukturën dhe në funksi-

onin e bazës gjenetike; - fut në përdorim proceset si: ngjyrosja dhe vrojtimi me mikroskop,

observimi, analiza dhe komentimi i ndryshimeve gjenetike; - parashikon pasojat e ndryshimeve gjenetike në organizëm duke

pasur parasysh hartën gjenetike; - vlerëson dobitë dhe dëmet e inxhinierisë gjenetike (klonimi, përfi-

timi i mutantëve, bioteknologjia e aplikuar etj.). Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj teorie mësimore ka ndërlidhje me: - biokiminë-në aspektin e njohjes së strukturës së acideve nukleike,

kromozomeve, ribozomeve etj.; - fiziologjinë-në aspektin e përcjelljes së vetive trashëguese; - fizikën-në aspektin e markimit, fragmentimit të gjeneve etj.; - kiminë-në aspektin e përbërjes kimike të acideve nukleike. Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E ZHVILLIMIT - ZHVILLIMI INDIVIDUAL I NJERIUT Objektivat specifikë Nxënësit duhet: - të njohë ciklin e zhvillimit të organizmave në përgjithësi dhe të nje-

riut në veçanti; - të kuptojë ciklin qelizor: mitozën, mejozën, gametogjenezën, fryt-

nimin, krijimin e embrionit;

Page 26: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

156

- të kuptojë se kategori të ndryshme organizmash shtazorë zhvillimin embrional e kryejnë në mjedise të ndryshme (në ujë, brendi të trupit etj );

- të njohë fazat kryesore të zhvillimit embrional; - të kuptojë se zhvillimi embrional i anamniotëve bëhet jashtë trupit,

ndërsa ai i amniotëve në trupin e nënës; - të përshkruajë fazat kryesore të zhvillimit individual (ontogjenetik)

të njeriut. Përmbajtja programore 1. Cikli i zhvillimit të gjallesave (shtazëve). 2. Shtazët anamniote dhe amniote-vendi i krijimit, lirimit dhe

fekondimit të vezëve dhe zhvillimi embrional i tyre. 3. Zhvillimi embrional tek ujëtoksorët, shpendët dhe gjitarët. 4. Zhvillimi individual i njeriut. 5. Zhvillimi embrional dhe faktorët e mjedisit. Rezultatet e pritura Në fund të klasës së X nga kjo njësi mësimore nxënësi: a) kupton rëndësinë e reprodukimit ndër shtazët dhe te njeriu; b) krahason kushtet dhe specifitetin e zhvillimit embrional ndër

shtazët anamniote dhe amniote; c) përshkruan ganetigjenezën te njeriu, ciklin menstrual te femra,

frytënimin dhe fazat e zhvillimit embrional te njeriu; d) kupton fazat e zhvillimit postnatal te njeriu dhe ndikimin e

faktorëve të mjedisit në sjelljen e njeriut. Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me

kiminë, citologjinë, anatominë, fiziologjinë, biokiminë, gjenetikën, socio-logjinë, psikologjinë.

PUNËT PRAKTIKE Me punë praktike kuptojmë veprimtaritë që kryejnë nxënësit në na-

tyrë dhe në laborator. Këto punë kryhen me qëllim të konkretizimit të pjesës teorike të lëndës.

Page 27: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

157

Detyrat dhe ushtrimet për punë praktike (që duhet të kryhen në grupe ose individualisht) janë të lidhura me përmbajtjen e lëndës, prandaj për kryerjen e tyre nuk kërkohet njohuri jashtë përmbajtjes së lëndës për këtë vit. Ushtrimet janë relativisht të thjeshta dhe të realizueshme për një orë. Nuk është vështirë të udhëhiqet me veglërinë e paraparë për ushtrime.

Për kryerjen e ushtrimit kërkohet nga nxënësi seriozitet, kujdes, saktësi, durim dhe punë sistematike .Nëse ushtrimi nuk ka sukses herën e parë, nuk duhet humbur durimin, por duhet përsëritur ushtrimin më me shumë kujdes.

Nxënësi për të qenë i suksesshëm në punë praktike duhet të kuptojë metodat e punës praktike, zotërojë shkathtësitë për manovrim me veglë-rinë (aparatet, instrumentet) laboratorike dhe të sillet në pajtim me udhë-zimet për sjellje në laborator apo terren etj.

PRAKTIKUMI Në mësimin e biologjisë për klasën e Xte nxënësi duhet : • të njoh rregullat e sjelljes gjatë punës në laborator dhe në terren -

ekskursionet shkencore • të zotërojë teknikën e përgatitjes së preparateve mikroskopike, të

përkohshme dhe afatgjata • të shohë me mikroskop tharmin e bukës. Vizaton qelizat e tharmit

të bukës që vërehen në fushën vizive të mikroskopit dhe kraha-sohen me vizatim,

• të shohë me mikroskop plastidet ne qelizat e bimëve • në mikropreparate të gatshme të njihet me ndërtimin e indeve bi-

more dhe shtazore muskulor, ashtëror, etj) • të njoh ndërtimin e lules ( me ndihmën e llupës) në material natyror

(lulet e qershisë, të dredhëzës, të vjollcës, të kaçës, të kumbullës), • të koleksionojë forma të ndryshme të frutave dhe ( indi epidermal,

indin arave të bimëve që rriten afër shkollës dhe në bazë të dukjes gjykon si shpërndahen ato,

• të vrojtojë (me llupë ose mikroskop) parashtazorët: parameciumin, amebën, (në infuzum të përgatitur nga sana, ose gjethi i ndonjë bi-me që një kohë të gjatë ka qëndruar ne ujë moçali, kënete. Pro-cedurën e mëtejme e sqaron arsimtari), ose kërbacorit të gjelbër në ujin e gjelbër te ndonjë moçali,

• Të përcjellë zhvillimin embrional te bretkosa dhe zogu i pulës • Te përgatis dhe ngjyrose lamën e gjakut, identikoj eritrocitete dhe

leukocitet ne te me ndihmën e mikroskopit.

Page 28: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

158

BIOLOGJI 2 orë në javë, 74 orë në vit

Gjimnazi i Shkencave Shoqërore Gjimnazi i Gjuhëve

ORGANIZIMI I PËRMBAJTJES SË LËNDËS Përmbajtja e lëndës është organizuar në theksimet e tërësitë kryesore

apo thelbësore të lëndës së biologjisë, në përputhje me qëllimet dhe obje-ktivat e përgjithshëm të lëndës së biologjisë për klasën X të Gjimnazit të Shkencave Shoqërore dhe të Gjimnazit të Gjuhëve.

Organizimi i përmbajtjes përfshin: ndërtimin, balancimin dhe mbarë-shtrimin.

Ndërtimi i përmbajtjes së lëndës përfshin pesë tërësi mësimore, me anë të së cilave përfshihet fundamenti i lëndës.

Ndërtimi i lëndës është bërë mbi bazën e theksimeve të balancuara sipas tërësive mësimore. Organizimi i përmbajtjes mësimore Nr Tërësitë mësimore Ore mësimi % 1 Biologjia e qelizës 6 8.10 2 Funksionet jetësore të gjallesave 10 13.51 3 Trashëgimia 16 21.62 4 Cikli qelizor dhe jetësor i organizmave 6 8.10 5 Organizmi ha dhe hahet nga të tjerët 30 40.54 6 Punë praktike 6 8.10

Mbarështimi i përmbajtjes së lëndës në klasë bëhet për jo më pak se

74 orë mësimi sipas kësaj forme : • tërësitë mësimore, • përmbajtja programore, • rezultatet e pritura, • ndërlidhja.

Page 29: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

159

Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Synohet që nxënësi: • të kuptojë pozitën e biologjisë në sistemin e shkencave natyrore

dhe shoqërore; • të analizojë hierarkinë e organizimit të botës së gjallë nga niveli

qelizor e deri në nivel te organizmit; • të definojë karakteristikat e jetës; • duke njohur përbërjen kimike dhe veçoritë fiziko-kimike të qeli-

zës, të kuptojë unitetin e botës së gjallë dhe jo të gjallë; • të dallojë qelizën prokariote prej asaj eukariote, qelizën bimore

nga ajo shtazore, si dhe qelizën somatike nga ajo seksuale; • të kuptojë shkaqet e ndryshimeve degjenerative në qelizë dhe pa-

sojat për qelizën dhe organizmin. Përmbajtja programore • Qeniet e gjalla janë të ndërtuara nga njësia elementare e jetës –

qeliza. • Përbërja kimike e qelizës (uji, materiet minerale, proteinat, karbo-

hidratet. lipoidet, enzimat) dhe rëndësia e tyre biologjike. • Organizimi dhe funksionimi i strukturave qelizore (ribozomet,

mitrokondriet, plastidet, bërthama). • Membrana qelizore – struktura funksioni i saj (osmoza, difuzioni,

transporti aktiv). • Tipat e organizimit qelizor – qelizat pa bërthamë të diferencuar

dhe qelizat me bërthamë të diferencuar. • Metodat citologjike: mikroskopike, citokimike, citofiziologjike

etj. Rezultatet e pritura Nxënësi në fund te klasës X nga kjo tërësi mësimore: • kupton kriteret për klasifikimin e biologjisë; • radhit pozitën e biologjisë në sistemin e shkencave natyrore dhe

shoqërore; • hulumton ndërtimin dhe përshkruan funksionin e qelizës;

Page 30: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

160

• parashikon se çka ndodh me qelizën nëse çrregullohet ose humb funksioni i ndonjë organeleje, p.sh. plastideve dhe mitokondrive;

• zbaton në praktikë mikroskopimin, ngjyrosjen e preparateve etj. • analizon mjedisin e brendshëm të qelizës, në raport me mjedisin e

jashtëm. Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje: • me kiminë: në aspektin e njohjes së përbërjes kimike te qelizës; • me fizikën: në aspektin e njohjes së ligjshmërive fizike, të qarku-

llimit të materieve, osmozës, difuzionit etj. Tërësia mësimore: FUNKSIONET JETËSORE TË GJALLESAVE Objektivat specifikë Nxënësi: • të kuptojë rritjen e organizmave përmes proceseve jetësore; • të dijë për indet dhe organet vegjetative të bimëve; • të zhvillojë njohuri për veçoritë thelbësore jetësore të qenieve të

gjalla: metabolizmin, frymëmarrja qelizore, fermentimi etj.; • të analizojë dallimet midis gjallesave fotoautotrofike dhe kemotro-

fike, saprofite dhe parazite; • të kuptojë rëndësinë e energjisë së dritës dhe të energjisë kimike

në krijimin e kompozimeve organike –fotosinteza; • të dijë për natyrën kimike dhe për funksionin e substancave që

mundësojnë proceset jetësore – enzimat. Përmbajtja

• Indet bimore, karakteristikat morfologjike të organeve vegjetative

të bimëve me farë. • Rëndësia e ujit për bimë. • Qeliza si sistem osmotik, plazmoliza, deplazmoliza, qarkullimi i

ujit nëpër bimë. • Ndikimi i faktorëve të jashtëm në thithjen dhe largimin e ujit nga

bima, transpirimi.

Page 31: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

161

• Organizmat autotrofë dhe heterotrofë, fotosinteza, frymëmarrja qelizore, glikoliza, cikli i Krebsit, enzimat.

• Roli i elementeve minerale për qeniet e gjalla. • Azoti, burimet, fiksimi biologjik i tij. Rezultatet e pritura Nxënësi në fund të klasës X nga kjo tërësi mësimore: • Kupton morfologjinë dhe funksionin e organeve vegjetative të

bimës; • përshkruan ndikimin e faktorëve të mjedisit të jashtëm në

zhvillimin e proceseve jetësorep • analizon varshmërinë e ndërsjellë në mes të bimëve dhe të

kafshëve; • kupton termin metabolizëm dhe analizon rëndësinë e fotosintezës

për ekzistencën e jetës në tokë; • përshkruan rolin e baktereve nitrifikuese në procesin e fiksimit

biologjik të azotit; • vërteton praninë e amidonit në gjethet e bimëve; • aftësohet për kultivimin e bimëve në kushte artificiale dhe në

tretësira ushqyese. Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me

kiminë, fiziologjinë dhe anatominë. Tërësia mësimore: TRASHËGIMIA Objektivat specifikë Synohet që nxënësi: • të definojë termin gjenetikë, të shpjegojë termat themelorë gje-

netikë; • të kuptojë kryqëzimin mono, dy dhe tre hibrid – rregullat e Men-

delit; • të analizojë ndërtimin e bërthamës dhe rolin e saj në trashëgimi; • të njohë ndërtimin e molekulës së ADN-së, ARN-së si përbërës

kimikë të bërthamës, plastideve, mitokondrive;

Page 32: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

162

• të kuptojë rolin e ADN-së dhe ARN-së në trashëgimi dhe bio-sintezën e proteinave;

• të dijë për strukturën dhe për klasifikimin e kromozomeve të nje-riut;

• të kuptojë shkaqet e ndryshimeve strukturale dhe numerike në kromozome;

• të kuptojë rëndësinë e inxhinierisë gjenetike; • të analizojë pasojat e ndryshimit në materialin gjenetik; • të përshkruajë pasojat e kryqëzimit në farefisni; • të kuptojë kushtëzimin gjenetik të sjelljeve të njerëzve, inteli-

gjencën, çrregullimet mentale. Përmbajtja • Gjenetika – definimi. • Struktura dhe përbërja kimike e bërthamës. • Kimia e ARN-së, ADN-së. • Biosinteza e proteinave. • Rregullat themelore të trashëgimisë –ligjet e Mendeli. • Burimet e variabilitetit gjenetik të organizmave –mutacionet. • Ndikimi i ambientit në paraqitjen e ndryshimeve trashëguese. Rezultatet e pritura

Nxënësi në fund të klasës X nga kjo tërësi mësimore: • kupton rëndësinë e gjenetikës dhe ligjet themelore të trashëgimisë; • përshkruan mekanizmin e trashëgimit të vetive të pasardhësit; • analizon përcaktimin e seksit te njeriu në bazë të rekombinimit të

kromozomeve të gametave (X dhe Y); • vlerëson rolin e shumimit dhe të trashëgimit në kontinuitetin e

jetës dhe në zhvillimin e botës së gjallë; • di se biosinteza e proteinave kryhet në ribozome përmes tri faza-

ve: replikimit, transkriptimit dhe translacionit; • njihet me strukturën dhe me llojet e ARN-së dhe me mekanizmin

e replikimit të ADN-së. • definon termat alete, gjene, kod (shifër gjenetike), gjenomë, feno-

tip, gjenotip dhe dallon fenotipin nga gjenotipi; • kupton se mutacionet janë pasojë e gabimeve gjatë replikimit të

molekulës së ADN-së, si pasojë e ndikimit të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm.

Page 33: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

163

Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka lidhje me bioki-

minë, kiminë, fizikën, fiziologjinë etj. Tërësia mësimore: CIKLI QELIZOR DHE CIKLI JETËSOR I ORGANIZMAVE Objektivat specifikë Nxënësi: • të kuptojë rëndësinë thelbësore të procesit të shumimit; • të përshkruajë dhe të vlerësojë fazat kryesore të një cikli qelizor

dhe cikli jetësor të organizmave të ndryshëm; • të kuptojë se me anë të shumimit ruhet kontinuiteti i jetës dhe bar-

tja e vetive trashëguese në pasardhës. Përmbajtja programore • Bimët dhe kafshët i kanë të zhvilluara organet për shumim në të

cilat prodhohen qelizat seksuale. • Me bashkimin e gametave formohet zigota, pastaj bëhet zhvillimi

embrional dhe postembrional (lindja, rritja, pjekja seksuale, tra-shëgimia, mplakja dhe vdekja).

• Shumimi i qelizave kryhet me anë të ndarjes direkte dhe indirekte (amitoza, mitoza, mejoza).

Rezultatet e pritura Nxënësi në fund të klasës X nga kjo tërësi mësimore: • Njeh dhe zbaton fjalët dhe përkufizimet kryesore në procesin e një

cikli qelizor (mitoza, mejoza, fazat e mitozës, mejozës; • kupton rëndësinë e mejozës në krijimin e gametave dhe ruajtjen e

numrit konstant të kromozomeve prej një gjenerate në tjetrën; • di se “gabimet “ që shfaqen gjatë rikombinimit të kromozomeve të

prindërve (gjatë ndarjes së qelizave) rezultojnë me patologji; • emërton fazat e krijimit të gametit femëror dhe mashkullor; • definon termat morullë, blastulë, gastrulë dhe organogjenezë; • analizon fazat e ciklit të zhvillimit jetësor te njeriu;

Page 34: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

164

• kupton dallimin midis qelizës haploide dhe diploide; • di se si pasojë e rritjes dhe e shumimit të pakontrolluar të numrit

të qelizave shfaqen tumoret. Ndërlidhja Përmbajtja programore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me

kiminë, anatominë, fiziologjinë, biokiminë dhe mjekësinë. Tërësia mësimore: ORGANIZMI HA DHE HAHET NGA TË TJERËT Objektivat specifikë Synohet që nxënësi: • të njohë ndërvarësinë e organizmave me mjedisin jetësor; • të përshkruajë ndikimin e faktorëve kryesorë të mjedisit në sig-

urimin e kushteve jetësore për qeniet e gjalla; • të analizojë çrregullimet në ekosistem, si pasojë e veprimit të fa-

ktorit njeri; • të identifikojë shkaqet e ndotjes së tokës, ajrit, ujit dhe të ushqi-

mit; • të kuptojë biomonitoringun dhe rëndësinë e organizmave indika-

torë për detektimin e shkallës së ndotjes në mjedisin jetësor; • të përshkruajë mundësinë e rivitalizimit dhe të rikultivimit të

ekosistemeve të degjeneruara; • të analizojë dhe të vlerësojë rolin e faktorëve të ndryshëm të evo-

lucionit në procesin e krijimit të llojeve të ndryshme të bimëve dhe të kafshëve;

• të dijë për krijimin e jetës mbi tokë; • të kuptojë rolin e biologjisë për zhvillimin e teknikës; • të zbatojë njohuritë për rolin e mikroorganizmave në industri; • të dijë se disa çrregullime psikosociale në popullatë janë pasojë e

ndotjes; • të dijë për bazat ekologjike të planifikimit hapësinor dhe për rre-

gullimin e hapësirës; • të kuptojë rëndësinë e parqeve nacionale dhe të rezervateve na-

tyrore.

Page 35: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

165

Përmbajtja programore • Organizmat janë të varur nga kushtet e mjedisit jetësor dhe nga

mardhëniet ndërmjet tyre. • Qarkullimi i materies dhe rrjedha e energjisë në ekosistem. • Prodhimtaria organike e ekosistemit, sukcesionet e ekosistemit. • Njeriu dhe raporti i tij ndaj botës së gjallë dhe jo të gjallë. • Burimet dhe llojet e ndotjes së tokës, ujit, ajrit dhe të ushqimit. • Zanafilla e jetës dhe zhvillimi i botës së gjallë. • Organizmat bimorë dhe shtazorë janë zhvilluar në kushte të

ndryshme të mjedisit jetësor dhe kanë qenë të varur nga faktorë të ndryshëm të evolucionit.

• Organizmat gjatë zhvillimit të tyre u janë nënshtruar seleksionimit natyror dhe pastaj me ndërhyrjen e njeriut seleksionimit artificial.

• Organizmat janë të sistematizuar në kategori të ndryshme sistematike.

Rezultatet e pritura Nxënësi në fund të klasës X nga kjo përmbajtje mësimore duhet: • të njohë dhe të kuptojë fjalët dhe përkufizimet në ekologji (bioce-

nozë, ekosistem, biosferë, faktor biotik, abiotik etj.); • të vlerësojë shkallën e ndryshueshmërisë në mes të ekosistemeve

natyrore dhe artificiale; • të kuptojë termat popullatë, suksesion, rrjetë trofike; • të kuptëjë qarkullimin e materies dhe rrjedhën e energjisë në eko-

sistem dhe në biosferë; • të përshkruajë çrregullimet në ekosistem si pasojë e veprimit të

faktorit njeri; • të përshkruajë faktorët e ndryshëm evolutivë që ndikuan në zhvi-

llimin dhe në përsosjen e qenieve të gjalla; • të vlerësojë rolin e njeriut në biodiversitet; • të përshkruajë dhe të identifikojë shkaqet e ndotjes së tokës, ujit,

ajrit dhe të ushqimit; • të vlerësojë pasojat afatgjata të ndryshimit të strukturës në bio-

cenozë dhe në ekosistem; • të kuptojë se si sistemi monitoring i kontribuon mbrojtjes së mje-

disit jetësor nga ndotja;

Page 36: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

166

• të zbatojë njohuritë për rolin e mikroorganizmave në industrinë ushqimore, kimike, farmaceutike etj., posaçërisht për zbërthimin biologjik të kontaminatëve;

• të kuptojë rolin e biologjisë për zhvillimin e kibernetikës, biotikës, bioarkitekturës, biologjisë kozmike.

Ndërlidhja Përmbajtja mësimore e kësaj tërësie mësimore ka ndërlidhje me ki-

minë, fizikën, sistematikën, evolucionin, ekologjinë, gjeografinë dhe gje-netikën.

PUNËT PRAKTIKE Me punë praktike kuptojmë veprimtaritë që kryejnë nxënësit në na-

tyrë dhe në laborator. Këto punë kryhen me qëllim të konkretizimit të pjesës teorike të lëndës.

Detyrat dhe ushtrimet për punë praktike (që duhet të kryhen në grupe ose individualisht) janë të lidhura me përmbajtjen e lëndës, prandaj për kryerjen e tyre nuk kërkohet njohuri jashtë përmbajtjes së lëndës për këtë vit. Ushtrimet janë relativisht të thjeshta dhe të realizueshme për një orë. Nuk është vështirë të përdoret veglëria e paraparë për ushtrime.

Për kryerjen e ushtrimit kërkohet nga nxënësi seriozitet, kujdes, sak-tësi, durim dhe punë sistematike. Nëse ushtrimi nuk ka sukses herën e pa-rë, nuk duhet humbur durimin, por duhet përsëritur më me shumë kujdes.

Për të qenë i suksesshëm në punë praktike, nxënësi duhet të kuptojë metodat e punës praktike, të zotërojë shkathtësitë për përdorimin e veglë-rive (aparateve, instrumenteve) laboratorike dhe të sillet në pajtim me udhëzimet për sjellje në laborator apo në terren etj.

PRAKTIKUMI

Në mësimin e biologjisë për klasën X nxënësi duhet: • të njoh rregullat e sjelljes gjatë punës në laborator dhe në terren-

ekskurzionet shkencore • të zotërojë teknikën e përgatitjes së preparateve mikroskopike, të

përkohshme dhe afatgjata • të njohë ndërtimin e lules (me ndihmën e llupës) në material na-

tyror (lulet e qershisë, të dredhëzës, vjollcës, të kaçes, të kumbu-llës)

Page 37: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

167

• të vërtetojë prezencën e amidonit ne gjethin e ndonjë bime • të demonstrojë plazmolizën dhe deplazmolizën në qelizat e epi-

dermës se qepës • të vrojtojë (me llupë ose mikroskop) parashtazorët: parameciumin,

amebën (në infuzum të përgatitur nga sana ose gjethi i ndonjë bime që një kohë të gjatë ka qëndruar në ujë moçali, kënete. Pro-cedurën e mëtejme e sqaron arsimtari), ose kërbaçorit të gjelbër në ujin e gjelbër të ndonjë moçali

• Zhvillimi embrional i zogut të pulës Disa porosi për arsimtarin: • Para dhënies së detyrës arsimtari sigurohet a e kanë përvetësuar

mirë nxënësit konceptin e asaj që do ta vëzhgojnë gjatë punës eksperimentale.

• Preferohet që arsimtari të demonstrojë para nxënësve metodën se si do të realizohet eksperimenti apo puna praktike.

• Arsimtari porosit nxënësit që krahas të dhënave që i marrin nga eksperimenti apo vrojtimi, në fletoren e tyre të shënimeve të japin gjykimin për atë që vërejnë.

METODOLOGJIA Mësimi në biologji si dhe në çdo lëmë tjetër mund të kryhet në disa

mënyra, d.m.th. mund të shfrytëzohen disa metoda mësimore. Praktika ka treguar se është i suksesshëm vetëm ai mësim që realizohet me metoda te ndryshme, ku secila sosh ka rëndësi dhe vlerë të veçantë metodike.

Çdo lëndë përpos metodave të përgjithshme mësimore i ka edhe metodat e veçanta. Prej metodave të shumta që mund të përdoren në mësimet e biologjisë po përmendim:

• metodën e shpjegimit, • metodën e bisedës, • metodën e leximit dhe të punës me tekst, • metodën e punës praktike në laboratorin biologjik apo në terren

(ekskursionet), • metodën e të mësuarit dhe të të nxënit ndërveprues (në kompjuter,

CD- programe simuluese kompjuterike etj.),

Page 38: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

168

Përveç metodave të lartshënuara, në shkollat ku arsimtarët janë trajnuar për zbatimin e metodave dhe të strategjive të reja të mësim-dhënies, mund të aplikohen

Format e punës:

• individuale, • në çifte, • punës në grupe, • punës me gjithë nxënësit, • brainstormingu etj. Natyrisht, arsimtari i trajnuar, duke përdorur strategji të ndryshme

mësimore, gjithmonë ka parasysh se nxënësi duhet të jetë në qendër të vëmendjes, me qëllim që tek ai të zhvillohen të menduarit kritik dhe aftësitë njohëse.

Çdo ndryshim në punë, pra edhe zbatimi i metodave të ndryshme mësimore e freskon mësimin, e bën atë më interesant, njëkohësisht edhe reflektimi nga ana e nxënësve do të jetë më i mirë. Me fjalë të tjera, arsimtari i udhëheq nxënësit ashtu që ata me aktivitetet e tyre në klasë, shkollë, laborator, në natyrë etj., të mund të njohin, të vrojtojnë, të radhi-sin, të masin, të shënojnë, të mbledhin të dhënat, të eksperimentojnë, të mbikëqyrin, të mendojnë në mënyrë të pavarur, të mbrojnë dhe të argumentojnë mendimet e tyre etj., por duke u nisur gjithmonë nga parimet didaktike: prej së njohurës drejt së panjohurës, prej së afër-mes drejt së largëtës, prej së thjeshtës drejt së përbërës, prej konkre-tes drejt abstraktes, prej së veçantës drejt së përgjithshmes.

TEKSTET DHE MJETET MËSIMORE Krahas tekstit shkollor, si burim tradicional i mësimnxënies, për zba-

timin e suksesshëm të përmbajtjes mësimore sugjerojmë përdorimin e do-racakëve si ndihmë shtesë në procesin mësimor (atlasë botanikë, zoolo-gjikë etj.), si dhe të mjeteve mësimore (veglëria konform kërkesave të punës praktike, diagramet e luleve, herbaiumin, insektariumin, terrariu-min, preparatet e thata dhe likuide, internetin, CD-të).

Preferohet që mësuesi të përdorë më shumë mjete dinamike, pasi ato mundësojnë për të kuptuar thelbin e parimeve, proceseve apo ligjësive që studiohen e që nuk mund të arrihet nëpërmjet demonstrimit me mjete statike.

Page 39: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

169

VLERËSIMI Vlerësimi është pjesë përbërëse e mësimit, prandaj si i tillë ai kërkon

objektiva të qartë mësimorë. Arsimtari cakton qartë se çfarë duhet më-suar nxënësit. Ky përcaktim tregon atë që duhet të vlerësohet. Vlerësimi realizohet gjatë tri etapave:

• kontrolli - realizohet çka di (çka u arrit) e çka nuk di (çka nuk u arrit) nxënësi;

• matja - nxënësi ka nevojë të dijë për rezultatin e kontrollit. Mat-jen e bënë arsimtari që shprehet me pikë, simbole, shenja dalluese etj.

• vlerësimi – nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi cilësor apo sasior të bazuar në matjen. Vlerësimin e bën arsimtari me notë, simbol ose shprehje.

Arsimtari i mirë parashikon disa vlerësime përmbledhëse gjatë vitit. Vlerësimi bazohet në ç’thonë, ç’ shkruajnë dhe ç’bëjnë nxënësit. Për vlerësimin e njohurive, aftësive dhe të sjelljeve të nxënësve ka

një sërë teknikash: • vlerësimi me shkrim, • vlerësimi me gojë, • vlerësimi me anë të dëgjimit, • vlerësimi praktik, • vlerësimi me anë të pyetësorëve të nxënësve, • vlerësimi i projekteve, punëve kërkimore dhe i punëve në terren. • Testimi - është ecuria e matjeve sipas një synimi ose objektivi të

caktuar. Në praktikë përdoren lloje të ndryshme të testeve, si p.sh.:

- testet me përgjigje alternative, - testet me kombinime, - testet me alternativa të shumta, - testet me përgjigje të shkurtra dhe me plotësim. Nxënësi për njohurinë e vet duhet të marrë notë reale dhe të ketë

vlerësim kompleks, prandaj mësuesi verifikon dijen e tij me të gjitha më-nyrat e mundshme. Njohuria, të cilën patjetër duhet ta zotërojë nxënësi, është përcaktuar nga rezultatet e pritura, gjegjësisht standardi i arritsh-mërisë.

Page 40: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

170

Vlerësimi duhet të jetë: • I vlefshëm - duhet të vlerësohet ajo që realisht dëshirojmë të

matim, • I besueshëm - të gjitha detyrat vlerësohen me të njëjtin standard, • I barabartë - nxënësit duhet të kenë mundësi të barabarta edhe

kur përvojat e tyre nuk janë të njëjta, • I paanshëm - nuk diskriminohen nxënësit e sekseve, gjuhëve te

ndryshme, • Formues - nxënësit njohin ecurinë e përparimit të tyre, • Duhet të bëhet në kohën e duhur - vlerësimi që bëhet në fund të

semestrit ose vitit nuk i krijon mundësi nxënësit për t’u përmirë-suar. Duhet dhënë disa mundësi vlerësimi nxënësit gjatë vitit.

NIVELET E VLERËSIMIT TË NJOHURIVE Vlerësimi i njohurive nga lënda e biologjisë bëhet në tri rrafshe: A. Njohja dhe të kuptuarit, B. Përpunimi i të dhënave dhe zgjidhja e problemeve, C. Vlerësimi i shkathtësive eksperimentale. A. NJOHJA DHE TË KUPTUARIT Nxënësit njohin dhe kuptojnë: • dukuritë, ligjëshmëritë, veprimet, definicionet, kuptimet dhe

teoritë; • teknikën, aparaturën bazë dhe atë ndihmëse; • sjelljet gjatë punës në klasë, laboratorin biologjik dhe terren; • çrregullimet në mjedis, pasojat për shoqërinë dhe mënyrën e

tejkalimit të tyre. Pyetjet që shtrohen për verifikim të qëllimit të bazuar në njohje dhe

të kuptuar zakonisht fillojnë me fjalët: defino, shëno, përshkruaj, skico, arsyeto, apliko, sqaro, cakto, emërto etj.

B. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE ZGJIDHJA E PROBLEMEVE Nxënësit janë të aftë që njohuritë e fituara t’i shprehin në forma të

ndryshme (skematike, grafike, numerike):

Page 41: BIOLOGJI -   · PDF file135 Tërësia mësimore: BIOLOGJIA E QELIZËS Objektivat specifikë Nxënësi duhet: • të kuptojë kriteret që merren për klasifikimin e biologjisë

171

• të mbledhin, të zbresin dhe të radhisin informatat në mënyra të ndryshme;

• t’i riformulojmë informatat prej një forme në tjetrën; • t’i përdorin të dhënat në mënyrë logjike; • t’i sqarojnë dukuritë, ligjshmëritë, si dhe ndërlidhjet e tyre në

mënyrë logjike; • japin supozime dhe hipoteza duke lidhur njohuritë nga kaptina të

ndryshme të biologjisë dhe të lëndëve të tjera; • përdorin njohuritë në situata të reja, zgjidhin probleme, t’i

analizojnë problemet në mënyrë kritike. Pyetjet me të cilat verifikohen këto qëllime fillojnë me fjalët: pro-

pozo, përdor, ndërlidh, përmend etj.