turizmi si dukuri ekonomike dhe efektet e tij

25
P U N I M S E M I N A R I K LËNDA: EKONOMI TEMA: Turizmi si dukuri ekonomike dhe efektet e tij Mentori Studenti

Upload: besnik-kryeziu

Post on 15-Jan-2016

74 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Turizmi qeshtje rreth tij

TRANSCRIPT

Page 1: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

P U N I M S E M I N A R I K

LËNDA: EKONOMI

TEMA: Turizmi si dukuri ekonomike dhe efektet e tij

Mentori StudentiProf. Hysni Terziu Vera Cina

Prishtinë,Janar 2010

Page 2: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Përmbajtja

1.Hyrje................................................................................................fq.3

2.Turizmi si dukuri ekonomike........................................................fq.4

3.Tabela-Statistika.............................................................................fq.6

4.Efektet ekonomike të turizmit ......................................................fq.7

5.Efektet joekonomike të turizmit ...................................................fq.10

6.Konkluzionet...................................................................................fq.14

7.Burimet dhe literatura ..................................................................fq.15

2

Page 3: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

HYRJE

Ekonomia bën pjesë në shkencat shoqërorë dhe për dallim nga shkencat tjera

shoqërore , ekonomia përmban një sistem të veçantë sepse lëndë shqyrtimi ka mardhëniet

shoqërore në sferën e prodhimit material. 1

Emërtimi E K O N O M I rrjedh nga fjala greke OIKO-NOMOS, pra përbëhët nga dy

fjalë e që e para do të thotë shtëpi përkatësisht shtëpinë ekonomike apo disa e

përkufizojnë si amvisëri, dhe e dyta NOMOS që do të thotë ligj- rend, normë ose parim. 2

Ksenofoni –filozof antik më ekonomi përkufizon shkathtësinë e udhëhëqjës së

ekonomisë shtëpiake.3

Aristoteli ekonominë e sheh si shkathtësinë e prodhimit të të mirave për jetesë dhe të

dobishmë për shoqëri apo edhe për shtet .4

Poashtu edhe Platoni flet për ekonominë , zvillimin e shtetit dhe kamatat.

Ndërsa politikologu dhë ekonomisti i njohur anglez Adam Smith na paraqitet me

terminologji të re dhe ndarje të re të ekonomisë në librin e tij të famshëm “ Pasuria e

Kombevë “ . Adam Smith mund të llogaritët edhe themelues i mikroekonomisë . 5

Mund të thuhet së ekonomia është çdokund rreth nesh dhe na mëson se si shoqëria

udhëheq me resuset e veta të rralla. Gjatë tridhjëtë viteve të fundit lënda e ekonomisë si

shkencë është zgjëruar shumë dhe në të janë kyqur shumë tema dhe dukuri. Në këtë

punim jam munduar të shtjelloj ndikimin e turizmit në ekonomi por edhe anasjelltas .

Duke kaluar nëpër turizmin si dukuri ekonomike, efektet e turizmit, statistika nga

organizata botërore e turizmit, disa shembuj nga Turqia, Kroacia dhe kryesisht Shqipëria.

1 ligjeratë nga prof. Hysni Terziu Hyrje në Ekonomi

22

wikipedia

3 wikipedia4 Wikipedia

5 ligjeratë nga prof. Hysni Terziu Hyrje në Ekonomi

5

3

Page 4: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Për ta shtjelluar këtë punim seminarik kam përdorë literaturë të ndryshme nga autorë të

ndryshëm, ligjerata të autorizuara, libra universitarë si dhe shënime të ndryshme nga

interneti. Duhet të ceket edhe puna me Microsoft Word dhe Power Point

në mënyrë që prezentimi të jetë sa më i mirë dhe më i qartë.

Turizmi si dukuri ekonomike

Turizmi konsiderohet si veprimtari në zhvillim dhë rentabilitet të lartë ekonimik. Shumë

vende në botë pikërisht zhvillim të hovshëm ekonomik kanë arritur në bazë të turizmit,

ose varen nga një apo formë tjetër nga turizmi në përgjithësi. Dhe Krapfi thotë;

“ elementi ekonomik është emërues i përbashkët në aspektin psikologjik, sociologjik,

gjeografik dhe teknik të turizmit.”

Në literaturë përmenden terme të ndryshme mbi turizmin si dukuri ekonomike si p.sh:

“tregëti turistike”, “industri udhëtarësh” , “industri turistike”, “veprimtari turistike” dhe

terme të ngjajshme me to.

Autori anglez Likorish (Lickorich) jep përkufizimin e “ industrisë së udhëtarëvë” si pjësë

e ekonomisë kombëtarë që përkujdeset për udhëtarin kur udhëton ose viziton vende

jashtë vendit të tij. Në shumë vende të mëdha turistike siç janë Spanja, Italia, Turqia etj.

përdoret termi “Industri turistike’’ që na bën me dije se funksionet ekonomike të turizmit

janë të shumta dhe të ndërlikuara por edhe të ndërlidhura.

Në këto përkufizime turizmi shihet kryesisht si veprimtari ekonomike dhe janë

përkufizimet më të vjetra dhe më të shumta. Pra turizmi konsiderohet si tërësi e dukurive

të karakterit ekonomik që fillon nga mbërrijtja e turistëve, qëndrimi i tyre në lokalitetin

turistik, shëtitjet fakultative, vizitat ë ndryshmë, blerjet e punimeve artizanale

karakteristike të vendit të caktuar, vizitat monumenteve dhe muzeumeve të ndryshme etj.

pra këtu turizmi ngjan me tregëtinë vetëm se dallimi qëndron në atë së në tregëti

produkti i sillet konsumatorit, ndërsa në turizëm është turisti ai që udhëton drejt

4

Page 5: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

produkteve turistike, normalisht pasiqë produktet turistike janë të patransportueshme

(ajri, deti, lumenjtë, liqeni, malet, peizazhet etj.). Duhet cekur se këto produkte turistëve

mund t’u shiten disa herë p.sh.disa herë brenda një sezonë shiten – respektivisht lëshohen

dhomat e njejta me qëra apo mijëra bileta shiten për të njejtin muze etj. Pra, produkte që

turisti nuk i merr me vete, apo nuk i shpenzon ndërsa nikoqiri respektivisht shteti

gjeneron të mira materiale. Ose turizmi si “eksport i padukshëm“ sepse me ardhjen e

turistëve, ata konsumojnë produkte, por edhe në njëfarë mënyre nëpërmjet turistëve

mallërat e ndryshme eksportohen pra dalin jashtë vendit. Shihet se përkufizimet

ekonomike janë ato që u fokusuan mbi ndikimet dhe efektet e turizmit në ekonominë e

një vendi. Sidoqoftë sektori i turizmit është sektori me rritjen më të shpejtë ekonomike

në Evropë dhe në mbarë botën dhe statistikat tregojnë se ka rritje ekonomike edhe në

Shqipëri. Veçanarisht pas vitit 2000 vetëm në Evropë më shumë se 1.4 milion

ndërrmarrje turistike kanë punësuar mbi 8.1 milion njerëz dhë kryesisht janë ndërmarrje

të vogla dhe të mesme. Në vlera absolute vendet si Anglia, Italia, Spanja, Franca,

Gjermania, Turqia, gjenerojnë të ardhurat më të larta nga turizmi. Poashtu rreth 11.3

milionë njerëz janë të punësuar në mbarë botën në industrinë hoteliere .6(referuar nga

OBT-Organizata Botërorë e Turizmit)

Mund të themi së industria turistike është njëri ndër sektorët me rëndësi të veçantë

ekonomike me një mesatare botërore prej 5.5% të produktit bruto, gjithmonë duke ju

referuar OBT(Organizata Botërore e Turizmit ).7

Kjo organizatë ka paraparë që turizmi ndërkombëtarë të rritet 4% në vit dhë në fundin ë

vitit 2010 të jenë 970 milion USD në një nivel të të ardhurave të përgjithshme prëj 1.5

trilion USD (duke ju referuar OBT-së).Por mund të themi se turizmi përpos efekteve

ekonomike ka edhe efektet joekonomike dhe se nuk mund të funksionojnë njëra dukuri

pa tjetrën, pra janë shumë të lidhura dhe komplekse.

6 Wikipedia OBT7 Po aty

5

Page 6: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Source: World Tourism Organization; International Monetary Fund

 

VIZIONI I ZHVILLIMIT TЁ TURIZMIT NDЁRKOMBЁTARЁ NЁ BOTЁ deri

2020(në miliona turist) 1995-2020.

RAJONI 1995 2000 2010 2020 RRITJA

MESATARE

NЁ %

EUROPA 336 393 527 717 3.1

AZIJA

LINDORE-

PAQЁSORI

81 93 195 397 5.6

AMERIKA 110 130 190 282 3.8

AFRIKA 20 27 47 77 5.5

LINDJA E

MESME

14 18 36 69 6.7

AFRIKA

JUGORE

4 6 11 19 6.2

BOTA 565 668 1.006 1.561 4.1

Burimi:-WTO,Yearbook of Tourism Statistic

6

Page 7: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Efektet ekonomike të turizmit

Efektet ekonomike të turizmit mund t’i ndajmë në :

1)Efektet ekonomike të turizmit të drejtpërdrejta ose direkte

2)Efektet ekonomike të turizmit jotëdrejtpërdrejta ose indirekte

Efektet ekonomike të turizmit të drejtpërdrejta janë:

a ) Efekt mbi produktin shoqëror dhe të ardhurat kombëtare si dhe mbi

shpërndarjen e tyre.

Pra, edhe pse turizmi nuk konsiderohet si veprimtari që krijon produkt ai ka ndikim të

rëndësishëm sepse stimulon zhvillimin e degëve tjera të ekonomisë të cilat e furnizojnë

turizmin.(p.sh. industrive të ndërtimtarisë, mobiljerisë, ushqimit,bujqësisë etj )

Sa i perket të ardhurave kombëtare dhe shpërndarjes se tyre dihet se zonat ose qendrat

metropolitane janë më të rëndësishme në turizëm sesa ato periferike. Duke i punësuar

edhe njerëzit nga periferitë bëhet edhe shpërndarja e të ardhurave në vend dhe gjithashtu

edhe periferitë futen nën “ hijen” e turizmit dhe në njëfarë mënyre pregatiten si

potenciale të ardhshëm turistik (p.sh. larg zonave bregdetare si “pjesë metropolitane” veç

fillon mundësia dhe tradita e turizmit edhe në vendet malore që mund të bëhet në të

ardhmen atraksion turistik malor, alpinik etj.)

b) Efekt mbi krijimi i vendeve të punës në nivele lokale dhe rajonale.

Epërsi tjetër e turizmit në ekonomi është edhe punësimi në nivel lokal qoftë i

përhershëm apo sezonal. Pra, në nivel lokal mund të themi se krijohen vende pune për

banorët lokal sidomos ka rëndësi të madhë punësimi i gruas. Edhe te ne edhe në vendet e

tjera sidomos në vendet rurale gruaja është më e diskriminuar për punë edhe për shkak të

7

Page 8: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

obligimeve të shumta familjarë dmth. në këtë mënyrë puna do të ishtë më afër gruas. Kjo

mundëson të zhvillohet ekonomia lokale pra edhe të ardhurat do të mbeteshin në nivelin

lokal.

Këtu do të shtoja edhe ekonomitë e vogla familjare që zhvillohen në sektorin privat pra

shtëpitë dhë apartamentet e pronës private që gjenerojnë të ardhura nga akomodimi i

turistëve dhe hapin vende të reja të punës për vetë familjarët por edhe të tjerët kur është e

nevojshme.

Krijimi i vendeve të punës në nivel rajonal nënkupton punësimin e të huajve . Mund të

bëhët për shkak të mungësës së fuqisë punëtorë lokale apo për shkak të mungesës së

kuadrit përkatës por mund të ndodhë edhe kur investitori ka mundësi të jëtë i huaj dhe të

ketë stafin e vët. (sidomos në hotelieri, kuzhinë p.sh italiane apo kineze etj).

Kjo mundëson një laramani dhë llojllojshmëri që konsiderohet atraktive gërshetim

traditash , kulturash , ngjyrash por ndoshta edhe përshtatje vëtë turistëve.(p.sh jemi

dëshmitarë të shumë punëtorëve rus në Turqi dmth edhe shumw turistwve rus atje).

c) Efekt ose ndikim mbi organizatat ekonomike që marrin pjesë në plotësimin e

nevojave turistike

Sipas Krapfit në këto organizata bëjnë pjësë : hotelet, restorantet, cafebar-et, objektet

tregtare , bankat dhe kompanitë e sigurimeve. Këtu përfshihen profesionistë të ndryshëm

në këto lëmi por edhe guida, mjekë, avokatë, flokëtarë, institucione argëtuese,

institucione sportive-rekreative.

8

Page 9: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Efektet ekonomike të turizmit jo të drejtpërdrejta

Më lartë kemi thënë se turizmi ndikon edhe në mënyrë indirekte në ekonominë e vendit

duke pasur efekte të ndryshme si:

a)Efektet në ndërtim

Është pothuajse i pashmangshëm efekti i turizmit në ndërtimtari dhe në

infrastrukturë pra si degë ose sektorë tjerë në ekonomi. Normalisht mund të ndodhë

ndërtim spontan apo i organizuar por gjithsesi është mirë që t’i përshtatet një plani të

mirëfilltë turistik, ndërtimor dhe urbanistik. Pra, të këte të gjitha pajisjet pritësë dhe

parapritëse por edhe ndihmëse dhe plotësuese duke filluar prej aerporteve, limanevë, me

rrugë moderne, parqe, ndërtime godinash të ndryshme etj , por gjithmonë dukë ruajtur

pejsazhet natyrore.

Do të veçoja apo merrja shembull ndërtimin e pjesës së re turistike të qytetit të Antalias

në Turqi zonën Lara dhë Kundu .

b)Efektet në bujqësi

Bujqësia si degë e ekonomisë gjithashtu ka përfitimë nga turizmi pra jo të

drejtëpërdrejta. Kjo është normale pasiqë turistët qoftë vendorë apo të huaj janë

konsumatorë të produkteve bujqësore. Por mund të ketë edhe ndikime negative

shpeshherë turizmi në bujqësi, pra kur është në pyetje fshati turistik dhe bujqësor.

Normalisht për shkak së është punë më e lehtë bujqit do të orientoheshin nga turizmi

dhe bujqësia do të mbetej anash ose edhe sdo të zhvillohej fare. Do të merrja si shembull

Dhërmiun dhe Himarën në Shqipëri. Në vitin 2005 të gjitha prodhimet bujqësore i

sillnin nga fshatrat më të largëta pasiqë banorët vendas ishin orientuar kryekput në

turizëm dhe hotelieri punë kjo që zgjaste dikund më së shumti 120 ditë.

9

Page 10: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

c) Efektet në industri dhe artizanate

Turizmi ndikon jodrejtëpërdrejtë edhe në industri si degë e rëndësishme e ekonomisë.

Do të përmendja industrinë e drurit, metalit,lëkurës, albasterit etj.

Pajisjeve të ndryshme për kompletimin e objekteve të ndryshme turistike, furnizimin më

ngrohje, ujë, naftë, veshmbathje, enë të ndryshme, paisje me barka, anije, skafi, apo ski ,

ski-lift e shumë produkte të tjera të papërcaktuara relaksuese e rehabilituese varësisht

nga tipi apo lloji i turizmit në vendin përkatës.

Punimet dhë mjeshtritë e ndryshme artizanale janë ndonjëhëre edhe dukuri shtytëse për

turizëm. Ka llojë të turistëve që janë kurioz dhe koleksionues të punimeve të ndryshme

artizanale dhe punimeve unikate apo të ashtuquajturave “punë dorë”. Do të veçoja

qëndisjet e ndryshme apo enët prej balte te ne . Në Indi dhe Kinë p.sh punime të

ndryshme nga mëndafshi apo edhe porcelani etj. Turizmi pra ndikon në artizanate duke

pamundësuar edhe zhdukjen e tyre për shkak të modernizimit.

Efektet joekonomike të turizmit

Edhe efektet joekonomike të turizmit ndahen në dy grupe :

1)Efektet joekonomike të turizmit të drejtpërdrejta-direkte

2)Efektet joekonomike të turizmit jotëdrejtpërdrejta-indirekte

Efektet joekonomike të drejtëpërdrejta janë:

a) Efekti kurativ apo mjekësor

Në këtë mënyrë turizmi ndikon në shëndetin e turistit është apo jo ai i vetëdijshëm për

këtë. Themi kështu duke e pasur parasysh pushimin dhe relaksimin e turistit, ekspozimin

10

Page 11: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

në ajër të pastër dhe në rreze të diellit etj. Shumica e njerëzve por edhe autorë të

ndryshëm e quajnë turizmin mjet për shërim apo kurim por në të vërtetë turizmi vetëm se

krijon mundësinë për parandalim ose preventivë. P.sh shëtitë nëpër natyrë, ajër të pastër,

qëndrim në bregdet e në rreze dielli etj. Do të veçoja Bregdetin Mediterian, Bregdeti

Shqiptarë po edhe Detin e Zi, Brezovicën, Bogën, Kodrën e Diellit në Tetovë, Mavrovën

etj.

Në anën tjetër kemi turizmin mjekësor ose shëndetësor që realizohet pranë banjave të

ndryshme, ujërave termale, vendet e larta malore etj. P.sh zakonisht trajtohen njërëzit-

turistët të cilët paraprakisht janë udhëzuar nga mjeku dhë do të vecoja Ilixhët në Pejë,

Banjën e Kllokotit , Iligjët në Elbasan, Banjën në Sandanski të Bullgarisë etj.

b) Efektet argëtuese

Për nga funksioni është efekti i dytë joekonomik në turizëm. Mirëpo llogaritët si shumë i

rëndësishëm për faktin se ndikon shumë në gjendjën psiqike të njeriut. Njerëzit e

ndryshëm e vlerësojnë gjendjen e tyre ndryshe dhe kanë motive të ndryshme andaj edhe

funksioni i këtij efekti ekonomik në turizëm është mjaft i gjërë. P.sh lojëra të ndryshme

argëtuese, vallëzime të ndryshme, sporte të ndryshme etj.

c) Efektet kulturore

Efekt joekonomik konsiderohet edhe ai kulturor. Nëpërmjet këtij efekti ngritet rëndësia

kulturore por që zakonisht nuk sjell shumë përfitime sepse vizitat e tilla janë mjaft të lira

pra biletat e muzeumeve, galerive, koncerteve të ndryshme, shfaqjet teatrale, shfaqjet

folklorike etj.

Më ato pak përfitime artistët mbahen vetanakisht por edhe vetë muzeumet sallat e

koncerteve apo edhe galeritë. Në këtë mënyrë turizmi ndikon në shkëmbimin ë kulturave

në mes turistëve dhë vendorëvë. P.sh vizita në Butrint ishte gratis gjatë verës apo në

Galerinë e Arteve në Prishtinë paguhet vëtem eur 0.50 sa për mirëmbajtjen e galerisë.

11

Page 12: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Efektet joekonomike jo të drejtëpërdrejta janë:

a)Efektet socialo - politike

Lidhjen dhe mundësitë e punësimit që si pasojë kanë migrimin nga zonat rurale në ato

urbanë turistike .Në këtë mënyrë mund të ndodhin ndryshimë në politikat sociale dhe

mbipopullimin e zonave urbane apo turistike. Kemi cekë edhe me lartë se në këtë mënyrë

mund të pësojë dëm bujqësia, blegtoria apo edhe çdo sektorë tjetër që banorët e zonave

rurale tashmë i braktisin në kërkim të një pune më të mirë në zonat urbane turistike.

Pra kjo mund të na dërgojë në një çrregullim në vendet të cilat nuk e kanë një balancë në

degët e ndryshme ekonomike përkatësisht nëse nuk ka politika të mirëfillta të zhvillimit

ekonomik dhe social.

b)Efektet në familje

Edhe këtu mund të shohim anën pozitive poashtu edhe anën negative të këtyre efekteve

joekonomike.

Nga njëra anë shihen të ardhurat më të larta në familje dhe rritja e dukshme e standardeve

jëtësore në komunitet, zgjërimi i kontakteve me njerëz të tjerë pra më turistë që ju

mundëson zgjërim të horizonteve të tyre, pra mundësi të rëja pune apo përparimi në

punën e tanishme. Në anën tjetër pra si zhvillim negative mund të shihet braktisja e

vendit për një punë më të mirë të premtuar nga i huaji –turisti. Migrimi i popullsisë jashtë

vendit, e këtu mund të hyjë edhe braktisja e familjes për një punë më të mirë, mund të

hyjë edhe divorci apo edhe xhelozia që dërgon në shkatërrim të familjës. Do të veçoja

rolin e gruas pasiqë ajo në shumë vende, por edhe të ne e mbanë ende të gjallë rolin e saj

tradicional të zojës së shtëpisë apo shtëpiakes, dhe plus ka punën që gjatë sezonës së

turizmit shkakton lodhje të madhe. Pra këto efëkte më së shumti godasin gruan edhe në

aspektin pozitiv edhe atë negativ.

Në anën tjetër si efëkt në familje shohim edhe familjen e turistit pra shpenzimet të cilat

ajo familje i bën me rastin e qëndrimit në vendin e caktuar. Në anën pozitive këtu shohim

udhëtimet familjare si çaste të paharruara që kanë efekt të veçantë në familje dhe janë

aventura mjaft të pëlqyeshme. Udhëtimet familjare konsiderohen mjaft të dobishme dhe

12

Page 13: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

edukative për familjen dhe cikli i jetës së familjes ndikohet shumë nga udhëtimet dhe

vizitat jashtë rrethit të tyre familjarë. P.sh. Familje të shumta gjatë tërë vitit planifikojnë

pushimet e tyre verore duke punuar punë shtesë për atë pushim apo edhe duke lexuar mbi

vendin të cilin do ta vizitojnë.

c)Efektet mbi shoqërinë

Efekt joekonomik konsiderohet edhe efekti mbi shoqërinë dhe luan rol të veçantë në

njohjen e popullit me popujt tjerë. Në këtë mënyrë afirmohet një vend sidomos vend në

zhvillim. Është karakteristike se zakonisht udhëtimet bëhen nga popujt e vendeve më të

zhvilluara drejtë vendeve më pak të zhvilluara apo edhe primitive dhe në këtë mënyrë

kanë efektin mbi atë shoqëri, qoftë pozitive apo negative. Gjithmonë ata turistë i

referohen eksperiencave të turistëve paraprak pra këtu luan rol shumë të madh edhe

mikpritja e vendorëve.

13

Page 14: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

Konkluzionet

Duke pasë parasysh shumë efekte të turizmit në ekonomi si dhe ndikimin e ekonimise në

një shtet nga njëra anë, dhe nga ana tjetër hapsirën e madhe gjeografike, resurset e

mëdha natyrore, bukuritë e rralla dhe të pashfrytëzueshme mendoj se është shumë e

rëndësishme dhe emergjente një punë serioze në lidhje me zhvillimin e turizmit në

Republikën tonë.

Gjatë shtjellimit të kësaj teme edhe më shumë jam bindur se infrastruktura e mirëfilltë,

gjendja stabile e sigurisë, investimet shtetërore por edhe private në turizëm, ruajtja e

vlerave historike dhe trashëgimisë së begatshme që kemi janë bazë e mirë për zhvillim

turistik e që do të pasojë edhe me zhvillimin ekonomik.

Tradita, doket, zakonet, folklori, lashtësia e popullit tonë janë treguesi më i mirë i

shoqerisë tonë , do ta vlerësoja këtë pjësë si lloj pasqyrimi apo treguesin me të mirë mbi

shoqërinë e caktuar, komunitetin apo edhe vendin dhe mënyrë shumë favorizuese për

vendet që pretendojnë zhvillim turistik. Mendoj se në këtë mënyrë duke i hapur dyert

turizmit afirmohemi si shtet si vend duke thyer shumë teori të cilat të tjerët na i

14

Page 15: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

“m’veshën” mbi kombin, etninë, kulturën, traditën dhe poashtu mëkëmbet ekonomia e

vendit.

Burimet dhe literatura

1.Prof.Hysni Terziu, ”Ekonomia e turizmit“ligjeratë e autorizuar Prishtinë 2009

2.Prof.Hysni Terziu, “Hyrje në ekonomi” ligjeratë e autorizuar Prishtinë 2009

3.Prof.Dr. Nexhat Muhaxheri, “Ekonomika dhe menaxhmenti në turizëm”

4.Prof.As.Vita Koja dhe Dr Klodiana Gorica “Marketingu ne turizem”

5. Prof.Armand Krasniqi, “Administrimi i shërbimeve në turizëm dhe hotelieri”

6. www.wikipedia.org/turizmi

7.www.unwto.com

8 Wikipedia/ turizmi dhe ekonomia

15

Page 16: Turizmi Si Dukuri Ekonomike Dhe Efektet e Tij

16