tregjet nderkombtare te aksioneve seminar
TRANSCRIPT
1
Universiteti AAB-Riinvest
Punim Seminarik
Tema:
Tregu Ndërkombëtar i Aksioneve
Profesori mentor: Studenti:
Prof.dr. Fadil Govori Mirjeta Shala
Janar, 2011
Prishtinë
2
Abstrakt
3
Përmbajtja:
1. Tregjet Ndërkombëtare te Aksioneve ...........................................fq. 1
1.1 Tregu i aksioneve ...........................................................................fq. 1
2 . Historia ....................................................................................fq.3 dhe 4
3. Roli dhe funksionet e Tregut te aksioneve..................... fq. 4 ; 5 dhe 6
- 3.1 Qasje (akses) ne burime te kapitalit për biznese
- 3.2 Mobilizimi I kursimeve ne investime
- 3.3 Mundëson rritje te kompanive
- 3.4 Menaxhimi me i mire I kompanive
- 3.5 Barometër i ekonomisë
- 3.6 Sigurimi I transaksionit
4. Klasifikimi i tregjeve te aksioneve ................................................fq. 6
- 4.1 Tregun primar te aksioneve
- 4.2 Tregu Sekondar
5. Pjesëmarrësit ne burse ........................................................fq. 6 dhe 7
6. Aksionet dhe Tregtimi I aksioneve ne burse ...............................fq. 7
- 6.1 Aksionet ...........................................................................fq. 7
7. Tregtimi i aksioneve ne Burse..................................................... fq. 8
8. Disa fakte nga New York Stock Exchange1 ....................................fq. 9 Janar 2004
9. Indekset ..........................................................................fq. 9; dhe 10
- 9.1 Dow Jones Industrial Average (DJIA) - Mesatarja Industriale Dow Jones
.........................................................................................................fq.10
- 9.2 Standard & Poor’s 500 Index (S&P 500)........ fq. 10 dhe 11
- 9.3 Nasdaq Composite..................................................... fq. 11
4
10. Rregullimi dhe mbikëqyrja e tregjeve..................... fq. 11 dhe 12
11. Konkluzioni dhe e ardhmja e tregjeve ndërkombëtare te aksioneve fq. 12
Tregjet Ndërkombëtare te Aksioneve
Definimi I tregut ne një përkufizim te gjere është një vend publik ku produktet apo shërbimet
shiten dhe blihen direkt apo përmes ndërmjetësuesve.
Tregjet janë shume te rendesishem për një numër arsyesh:
• Ofrojnë një vend (lokacion fizik apo virtual) për shit-blerjen e produkteve dhe
shërbimeve
• Ofrojnë konkurrence ne mënyrë qe te arrihet çmimi me i mire i mundshëm
• Ofrojnë likuiditet
Ne specifike tregu financiar është një mekanizëm qe mundëson shit-blerjen apo tregtimin e
instrumenteve financiare sikurse aksionet, fleteobligacionet, kontrata financiare etj.
Tregjet financiare kane evoluar me kalimin e kohës gjate disa shekujve te kaluar dhe janë duke
kaluar neper zhvillim te mëtejmë përmes inovacioneve sidomos me zhvillimin e teknologjisë
duke ofruar ne mase te madhe përmirësim te likuiditetit.
Ne financa, tregjet financiare duke mundësuar takimin e ofertës - te atyre qe posedojnë kapital
dhe te kërkesës – te atyre qe kane nevoje për kapital lehtësojnë:
• Aksesin apo qasjen ne kapital – ne tregjet e kapitalit
• Transferin e riskut – ne tregjet e derivativeve dhe
• Tregtinë ndërkombëtare - ne tregjet e valutave
Tregu i aksioneve
Tregu i aksioneve është një treg publik ku tregtohen aksionet e kompanive dhe derivativet me
nje çmim te kontraktuar. Këto aksione listohen ne Bursa apo kembimore te aksioneve. Shume
shpesh ne një trajtim me te ngushte termi treg i aksioneve përdoret si sinonim i burses -
organizatave qe lehtësojnë tregtimin e instrumenteve financiare. Këto mund te jene bursa te
aksioneve “Stock Exchange” apo te komoditeteve (mallrave) “Commodity Exchange”.
Bursa mund te jete e organizuar me lokacion fizik “Organised” siç është New York Stock
Exchange (NYSE) apo ne forme te nje sistemi elektronik “Over the Counter – OTC” siç është
NASDAQ. Ky karakterizohet me rrjet te lidhur përmes internetit. Tregu I aksioneve mund te jete
5
lokal apo ndërkombëtar. Tregu botëror I aksioneve ne Tetor 2008 është vlerësuar te jete rreth
36.6 milion dollar.2
Historia
Inicimi historik I tregjeve te aksioneve na dërgon ne shekullin e 12-te ne France ku një grup
njerëzish qe quheshin “courtiers de change” merreshin me menaxhimin dhe rregullimin e
borxheve te popullsise bujqesore ne emer te bankave. Pasi këta merreshin edhe me borxhe
mund te quhen edhe Brokeret e pare.
Termi Burse qe është sinonim I tregut te aksioneve dhe qe është përdorë për identifikim te
aktivitetit te tregtimit te aksioneve mendohet qe vjen nga Belgjika ku ne shekullin e 13-te
tregtaret e mallrave (commodity) ne Bruges te Belgjikës mblidheshin për tregtim te këtyre
mallrave. Ne vitin 1309 institucionalizohen këto mbledhje duke u formalizuar ne “Bruges
Bourse” qe trajtohen si bursat e para. Shume shpejt nga kjo edhe ne vendet tjera u hapen bursa
te reja si ne Gent dhe ne Amsterdam.
Me vone Holandezet themeluan shoqëritë e para aksionare “joint stock companies” duke
mundësuar qe aksionaret te investojnë ne këto shoqëri dhe duke marre nje pjese te profitit apo
humbjes nga afarimi I këtyre shoqërive. Me 1602 “Dutch East India Company” eshte kompania
qe ka lëshuar aksione ne Bursen e Amsterdamit. Kjo kompani eshte kompania e pare qe ka
lëshuar aksione dhe fletobligacione.
Me 1688 fillon tregtimi i aksioneve ne bursën e Londrës.
Me 17 Maj 1792, 24 broker nënshkruajnë marrëveshjen e Buttonwood ne SHBA sipas se cilës
tregtimi do te behej vetëm ne mes tyre me norme fikse te komisionit. Me 8 Mars te vitit 1817
bursa zhvendoset ne Wall Street ne New York dhe regjistrohet si “New York Stock & Exchange
Board”. Ne vitin 1863 u ndryshua emri ne “The New York Stock Exchange”, emër te cilin edhe
sot e mban.
Sot Bursat me te njohura botërore jane:
SHBA: - New York Stock Exchange – NYSE
-NASDAQ - National Association of Securities Dealers Automated Quotation
Britani : - London Stock Exchange
Gjermani : - Frankfurt Stock Exchange
France : - Paris Stock Exchange
6
Kine : - Shanghai Stock Exchange
- Hong Kong Stock Exchange
Japoni: - Tokio Stock Exchange
Indi: - Bombei Stock Exchange
Roli dhe funksionet e Tregut te aksioneve
Tregu i aksioneve ka rol te shumëfishtë ne ekonomi, kjo përfshinë:
- Qasje (akses) ne burime te kapitalit për biznese
Roli kryesor I bursave është ofrimi për kompanitë mundësinë e financimit te nevojave te tyre
për kapital për zgjerim te biznesit për shitjes se aksioneve tek investitorët e interesuar
(aksionaret e ardhshëm). Bursa ofron investitorëve likuiditet te shpejte ne krahasim me
mënyrat e tjera te qasjeve ne burime financiare siç janë kreditë apo format tjera.
- Mobilizimi I kursimeve ne investime
Investimi i kursimeve te njerëzve ne aksione, ndikon ne një shfrytëzim me racional te burimeve
financiare, pasi fondet ne vend qe do te shpenzoheshin apo te mbaheshin ne depozita bankare,
ato mobilizohen dhe kanalizohen ne zgjerimin e aktiviteteve biznesore ne përfitim te sektorëve
te ndryshëm te ekonomisë duke ndikuar drejtpërdrejt rritje me te shpejt ekonomike.
- Mundëson rritje te kompanive
Bashkimi I kompanive apo blerja e kompanive përmes bursës është mënyra me e thjeshte qe
kompanitë te rriten përmes bashkimit apo blerjes.
- Menaxhimi me i mire I kompanive
Është e ditur qe kompanitë e listuara ne burse, tentojnë te kenë një menaxhim me te mire. Kjo
ne njërën ane për arsye te rregullatives strikte për kompanitë për te qene te listuara dhe ne
anën tjetër për te kënaqur kërkesat e aksionareve te ndryshëm ndërkombëtare qe mund te
jene pronar te kompanisë.
- Barometër i ekonomisë
Pasi ne burse ndryshimi i çmimeve është rezultat I menjëhershëm I forcave te tregut, renja apo
ngritja e çmimit te aksioneve mund te jete një idnikator I hershem I shenjave te ndryshimit te
gjendjes ekonomike apo I trendit te ri ekonomik.
7
- Sigurimi I transaksionit
Bursat shërbejnë edhe si ndërmjetësues transaksional “clearing house” duke minimizuar kështu
rrezikun e realizimit te transaksionit ne momentin e këmbimit.
Klasifikimi i tregjeve te aksioneve
Tregjet e aksioneve sipas kohës se emetimit te aksioneve klasifikohen ne:
- Tregun primar te aksioneve
Nga aspekti i kompanisë dhe emetimit te aksioneve, kjo është koha kur kompania për here te
pare listohet publikisht ne burse (IPO – Initial Public Offering). Nga ky moment aksionet e
kompanisë shiten ne burse duke ju ofruar investitorëve aksionet sipas çmimit caktuar. Ne këtë
rast kompania e listuar njihet si lëshues I aksioneve dhe blerësit e aksioneve blejnë aksionet nga
vet kompania.
- Tregu Sekondar
Është tregtimi I aksioneve ne burse pasi me herët aksionet e kompanisë janë blere nga
investitorët dhe shiten ne burse me çmimin sipas ofertës dhe kërkesës ne treg.
Pjesëmarrësit ne burse
Pjesëmarrësit apo blerësit dhe shitësit ne burse konsistojnë nga institucionet e mëdha si fondet
pensionale, kompanitë e sigurimeve, fondet e ndryshme, grupet investive, bankat dhe
institucione te ndryshme financiare. Sidoqoftë me avancimin e teknologjisë komunikuese ne
ditët e sotme pjesëmarrja ne burse I ofrohet shume lehte edhe investitorëve individual. Ky
zhvillim teknologjik ofron mundësinë qe shitblerësit te kenë akses ne burse nga kudo dhe ne
kohen sa me te shkurtër te mundshme duke komunikuar ne kohe reale me brokerat ne burse
the te udhëzojnë urdhrat për shitblerje.
Aksionet dhe Tregtimi I aksioneve ne burse
- Aksionet
Aksionet mund te klasifikohen si aksione te zakonshme dhe preferenciale.
8
Si njësi e pronësisë se biznesit aksionet e zakonshme përmbajnë te drejta vote ne kompani.
Aksionet e zakonshme perfaqesojne pronësinë ne kompani dhe njëkohësisht janë aksionaret te
cilët paguhen te fundit ne rastet e likuidimit nga bankrotimi
Përderisa aksionet preferenciale dallojnë nga ato te zakonshmet qe nuk ofrojnë te drejta vote
ne vendimet e kompanisë por janë ligjërisht te caktuara te pranojnë pagesat nga dividentat
para aksioneve tjera te zakonshme.
Aksionet e zakonshme perfaqesojne pronësinë ne kompani dhe njëkohësisht janë aksionaret te
cilët paguhen te fundit ne rastet e likuidimit nga bankrotimi.
Për Ilustrim me poshtë është paraqitur një certifikate aksioni e Grand Union Company e cila
është për 100 aksione dhe e lëshuar ne 20 Qershor 1963.
Tregtimi i aksioneve ne Burse
Siç e kemi cekur disa nga bursat janë te lokalizuara fizikisht ne te cilat tregtimi I aksioneve
ndodhe ne platformën treguese. Ne këtë tip te tregtimit, oferta dhe kërkesa për aksion behet
9
ne mënyre simultane dhe verbalist. Përderisa tipi tjetër I bursës është bursa virtual qe përbëhet
nga rrjete te kompjuterizuara ku tregtimi behet ne mënyrë elektronike.
Këmbimi është I bazuar ne modelin e ankandit ku blerësi potencial oferton për çmim te caktuar
te aksionit dhe shitësi potencial kërkon çmim te caktuar për atë aksion. Shitblerja ndodhe kur
oferta dhe kërkesa përputhën.
Qëllimi I bursës është te lehtësoj shkëmbimin e instrumenteve financiare ne mes te blerësve
dhe shitësve duke ofruar një treg real apo virtual. Bursat ofrojnë këmbim ne kohe reale te
aksioneve te listuara ne atë burse. Shembulli me i mire I bursës se lokalizuar është Bursa e NEW
Yorkut apo New York Stock Exchange.
New York Stock Exchange ofron mekanizmin për blerësit dhe shitësit për shkëmbimin e
aksioneve te kompanive te listuara ne këtë burse. NYSE është hapur për tregtim nga e Hëna
deri te Premten 9:30 – 4:30 (ET – sipas llogaritjes se kohës ne Amerike).
Ne Platformën tregtuese, ne NYSE shkëmbimi ndodhe ne formën e ankandit, ku tregtuesit
ekzekutojnë transaksionet me aksione ne emër te investitorëve. Ata grumbullohen rreth një
vendi te caktuar ku një broker specialist vepron si udhëheqës ankandi, dhe qe takon blerësit
dhe shitësit si dhe menaxhon ankandin. Ai gjate ankandit ne mënyrë qe te takon ofertën dhe
kërkesën ne kohe angazhon kapital te vet. Kjo ndodhe ne raste deri ne 10% te rasteve.
Nga viti 2007 te gjitha aksionet e NYSE mund te tregtohen ne mënyrë elektronike. Klientët
mund te dërgojnë urdhrat për shitblerje ne mënyrë elektronike dhe ne kohe reale.
Disa fakte nga New York Stock Exchange3 Janar 2004
Kompanitë e listuara (aksione te zakonshme dhe preferenciale) 2,750 Numri I aksioneve te zakonshme te listuara 2,581 Numri I aksioneve preferenciale te listuara 364 Volumi mesatar i aksioneve te tregtuara 1,663,100,000 Çmimi Mesatar I aksionit USD 30.27
Përderisa shembullin me te mire nga bursat virtuale ofron Bursa e NASDAQ.
NASDAQ - National Association of Securities Dealers Automated Quotation është një burse
virtuale ku I gjithë tregtim I aksioneve behet përmes rrjetit kompjuterik. Procesi është I
ngjashëm me NYSE, sidoqofte blerësit (kërkesa) dhe shitësit (oferta) takohen elektronkisht.
10
Indekset
Përcjellja e trendit te çmimit te një aksioni te vetëm ne te cilin investitori është I interesuar e
bën përmes publikimeve ne bursat përkatëse ku kompania është e listuar. Sidoqofte
performansa e një aksioni te vetëm mund te jep indikacione te ndryshme nga trendi
performues I tregut te aksioneve ne tërësi.
Për te pasur një pamje me te gjere te trendit te tregut te aksioneve do te duhet te përcjellën
Indekset e aksioneve. Indeksi është tregues i trendit I llogaritur duke gjetur një mesatare te një
numër aksionesh.
Ekzistojnë mijra indekse te llogaritur nga provider te ndryshëm te informative. Mirëpo
ofertuesit e indekseve me te njohura janë:
- Dow Jones & Co
- Standard & Poor’s
- Morgan Stanley Capital Markets (MSCI)
Ndërsa indekset me te njohura janë:
- Dow Jones Industrial Average (DJIA)
- Standard & Poor’s 500 Index (S&P 500)
- Nasdaq Composite
- New York Stock Exchange Composite Index
Dow Jones Industrial Average (DJIA) - Mesatarja Industriale Dow Jones
DJIA shpesh e njohur vetëm si mesatarja industrial llogaritet duke marre mesataren e çmimeve
ditore te 30 kompanive kyç. Termi Industrial është pak a shume historik ne kohen e formimit te
indeksit, përderisa lista e kompanive nen këtë indeks përfshinë kompanitë me te njohura
botërore nga sektor te ndryshëm te ekonomise: 3M, Alcoa, American Express, AT&T, Bank of
America, Boeing, Caterpillar, Chevron Corporation, Cisco Systems, Coca-Cola, DuPont,
ExxonMobil, General Electric, Hewlett-Packard, The Home Depot, Intel, IBM, Johnson &
Johnson, JPMorgan Chase, Kraft Foods, McDonald's, Merck, Microsoft, Pfizer, Procter &
Gamble, Travelers, United Technologies Corporation, Verizon Communications, Wal-Mart dhe
Walt Disney.4
Standard & Poor’s 500 Index (S&P 500)
4 DJIA
11
S&P 500 është publikuar me 1957 I llogaritur nga çmimet e aksioneve te 500 kompanive te
mëdha te tregtuara ne SHBA ne njërën nga dy bursat amerikane NYSE dhe NASDAQ. Pas DJIA
S&P 500 është indeksi me I përdorur ne aksionet e SHBA. Me poshtë e gjeni kompozimin e
industrive te përfshira ne këtë indeks5
Sector # of Companies % of TotalMarket Capitalization ($
Millions) % of Total
Energy 29 5.80% 1,077,459 9.03%Materials 30 6.00% 341,856 2.86%Industrials 52 10.40% 1,292,053 10.83%Consumer Discretionary 86 17.20% 1,218,908 10.21%Consumer Staples 39 7.80% 1,148,899 9.63%Health Care 56 11.20% 1,518,295 12.72%Financials 89 17.80% 2,671,307 22.38%Information Technology 78 15.60% 1,826,509 15.30%Telecommunications Services 10 2.00% 429,064 3.59%Utilities 31 6.20% 411,162 3.44%S&P 500 500 100.00% 11,935,511 100.00%
Data as of 9/25/2006
Nasdaq Composite
Kompozicioni NASDAQ indeks I aksioneve te listuara ne bursën virtual NASDAQ dhe përmban
me shume se 3000 komponentë. Përdoret mjaft shume ne SHBA për te vëzhguar performancen
e aksioneve te kompanive teknologjike. Pasi edhe kompani jo-amerikane janë te listuara nen
bursën e NASDAQ, ky indeks nuk është ekskluzivisht indeks amerikan.
Indekse te tjera te rëndësishme te tregut janë indekset: New York Stock Exchange Composite
Index, Value Line, Russell dhe Wilshire 5000.
Rregullimi dhe mbikëqyrja e tregjeve
Për te pasur një pasqyre mbi rregullimin e tregjeve financiare dhe mbikëqyrjen e tyre do te
marrim për baze rregullimin e tregjeve financiare ne SHBA.
Para krizës se madhe te Wall Street-it te vitit 1929 ka ekzistuar rregullim I vogël I instrumenteve
financiare ne SHBA. Kriza detyroi Kongresin te mbaje seanca dëgjimore te njohura si Komisioni
Pecora.
5 Standard & Poor’s
12
Pas këtyre dëgjimeve kongresi kaloj ne varg ligjesh te mëdha ne lidhje me rregullimin e
tregjeve. Nga ligji I pare I aprovuar ne vitin 1933 e deri ne ditët e sotme janë aprovuar 7 ligje
kryesore qe rregullojnë tregjet dhe instrumentet financiare.6
Mbikëqyrja e respektimit te këtyre ligjeve behet nga agjensioni qeveritar “United States
Securities and Exchange Commission (SEC)”.
SEC është themeluar gjate kohës se depresionit te madh nga Kongresi I SHBA-ve me 1934 si agjension I pavarur rregullues. Arsyeja kryesore e themelimit te SEC ishte te rregulonte tregun e aksioneve dhe te parandalonte abuzimin nga korporatat ne lidhje me ofrimin dhe shitjen e aksioneve dhe instrumenteve tjera financiare si dhe me raportimin financiar. SEC ka autoritet te licensoj dhe rregulloj bursat, kompanitë qe tregtojnë ne këto bursa si dhe brokerat dhe dileret qe ekzekutojnë këto transaksione.
Konkluzioni dhe e ardhmja e tregjeve ndërkombëtare te aksioneve
Nga sa u tha me lart mund te përfundohet se rëndësia e tregjeve financiare është enorme ne veçanti
tregut te aksioneve për ekonominë si:
- ofrues likuiditeti – duke ofruar qasje ne financim alternativ nga financimi me borxh,
- motor zhvillues I kompanive – duke shtyre përmirësimin ne performance biznesore per te arrite rritjen e çmimit te aksionit,
- barometër ekonomik - duke dërguar sinjale te hershme te trendit te tregut - dhe ne veçanti si shtytës i zhvillimit ekonomik ne tërësi , duke mobilizuar
kursime nga burime te ndryshme qe nga ato individuale deri te fondacionet gjigande dhe duke I kanalizuar këto kursime ne investime te biznesit
Do te duhet te përmendët gjithashtu edhe aspekti spekulativ qe e përmbajnë ne vete tregjet financiare,
qe nganjëherë mund te jete edhe dëmtues ne një mase për ekonominë.
E ardhmja dhe zhvillimi i tregut te aksioneve mund te parashihet te ece ne te njëjtin hap me zhvillimin
teknologjik. Duke ofruar qasje me te lehte ne treg, provizione me te ulta te brokereve, realizim ne kohe
reale te urdhëresave për shitje apo blerje te aksioneve duke mundësuar përfitim nga momentumi dhe
përfundimisht qasje jo vetëm për kompanitë e mëdha por edhe kompanitë tjera dhe individët me
kapital dhe te interesuar për investime.
Ne linje me këtë janë ne zhvillim shume te shpejt “Sistemet Alternative Tregtare” –“Alternative Trading
Systems (ATS)”.
Sistemet Alternative Tregtare mund te klasifikohen si sisteme kompjuterike (tregje) alternative te
aksioneve apo valutave qe nuk janë te rregulluar si bursa. Këto sisteme te tregtimit kane filluar ne vitin
13
1998 ne SHBA dhe shembulli me I mire janë: Rrjetet Elektronike te Komunikimit – “electronic
communication networks (ECN)”. ECN është termi definues për një sistm kompjuterik tregtues i
produkteve financiare jashtë bursave.
I gjithë procesi tregtues realizohet ne kohe reale ne mënyrë elektronike, duke kaluar barrierat
gjeografike, kohore (time zones), duke realizuar procesimin e urdhëresave për shit-blerje ne me pak se
100 milisekonda per transaksion. Kjo do te ndikoj ne rritjen e transparences se tregtimit, procesim te
shpejte, ulje te provizioneve tregtuese dhe domosdoshmërish rritje te likuiditetit ne treg.
Me kalimin e kohës madhësia e tregjeve te organizuara trandicionale dhe volumi tregtues po kalon ne
Rrjetet Alternative Tregtare – ECN qe parashihet te jene e ardhmja e bursave te sotme.
Literatura e përdorur:
http://seekingalpha.com/article/99256-world-equity-market-declines-25-9-trillion
http://www.nyse.com/marketinfo/marketinfo.html
DJIA
Standard & Poor’s
http://www.sec.gov/about/laws.shtml