tirazhi 7500 kopje e mërkurë 25 tetor 2017 nis vetingu ...€¦ · antonela prendi: pas...

24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Sali Berisha bën thirrje për destabilizim të vendit, para- lajmëron dhunë nëse s’lejohet arrestimi i Tahirit, pranon se i dha tokë Zaganit në bregdet Nis vetingu, përzgjidhen 5 dosjet e para që do kalojnë në sitën e komisionerëve, SHBA-BE zbarkojnë në Gjykatën e Lartë për spastrimin e të korruptuarve Kastriot Ismailaj hap “Kutinë e Pandorës”, gati të zbulojë 100 prova të reja për aferën CEZ-DIA, të rrezikuar disa politikanë CIA zbardh sulmin ndaj ambasadës sovjetike më 1951, dy agjentë të Sigurimit hodhën granata qëllimisht, Moska listë me personat që duhej të arrestoheshin Faqe 2,3 Faqe 12,13 KLD i hap rrugë zbatimit të vetingut, gati lista me 35 emrat e parë të gjyqtarëve që do verifikohen, shqyrtim ankesave të qytetarëve Zbardhen raportet PS-PD për Saimir Tahirin, socialistët akuza për hetim të ndikuar politikisht, ja pse u rrëzuan provat e prokurorisë Ndizet lufta, socialistët kërkojnë shkarkimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, shkelën ligjin duke sulmuar Edi Ramën Italia lë në baltë Llallën, nuk sjell dosje shtesë për Tahirin, prokuroria e Katanias asnjë hetim për ish-ministrin Paketa e re fiskale, taksa për shtëpitë 0.05 %, përjashtohen hotelet nga TVSH dhe TF, taksa për makinat e luksit shtrihet në autoveturat 6+1 Zbardhen dy raportet e mazhorancës dhe opozitës për shqyrtimin e kërkesës së prokuror- isë për dhënie autorizimi për arrestim, kontroll personal dhe të banesës për deputetin Saimir Tahiri. Ditën e sotme pritet që të mblidhet Ku- vendi dhe të votojë këto raporte... Deklaratat që bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda dy ditë më parë, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama për rastin “Tahiri”, kanë irrituar so- cialistët. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti i PS, Ulsi Manja, i cili është njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Mandateve... Autoritetet italiane kanë lënë në baltë kryep- rokurorin Adriatik Llalla. Shpresat e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe për të dënuar disa prej anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar disa ditë më parë në Vlorë, ishin tek prokuroria... Zbardhet drafti paraprak i Ministrisë së Financave për paketën fiskale 2018. Në draft kon- statohet se për vitin e ardhshëm, është menduar të ndryshojnë disa taksa, veprim ky i cili do të ndikojë në rritjen e buxhetit të shtetit... Dosja CEZ-DIA pritet të sjellë tërmet në politikën shqiptare. Ditët e fundit ka pasur de- bate të forta për rastin e SaimirTahirit, mirëpo & KOMENT ANALIZE Fronti i fundërrinave politike Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Kjo shtrembësirë “drejtësi”, njëzet e shtatëvjeçare! Nga Pandeli BARDHI F. 16-17 Shumë zhurmë e zallamahi, u mbars mali dhe polli mi! Nga Pali NITO Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 25 Tetor 2017 Faqe 11 Faqe 8 Faqe 6 Faqe 7 Faqe 10 AGUR KAPO: Kumbaro ka planifikuar një ndërtim të dytë në Butrint, ja projekti... Urdhri që mban datën 31 maj me miratimin e kërkesës së bashkimit të tre operatorëve për krijimin dhe funksionimin e këndit“SAL”pranë parkut arkeologjik Butrinti... Faqe 19 shumë shpejt mund të ketë një tjetër skandal, ku rrezikojnë të përfshihen disa politikanë shqiptarë. Në bazë të dokumenteve të dala deri më tani, marrëveshja CEZ-DIA ka qenë një vjedhje e pastër dhe për këtë ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj... Faqe 4

Upload: others

Post on 22-Oct-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • CMYK

    Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

    Sali Berisha bën thirrje për destabilizim të vendit, para-lajmëron dhunë nëse s’lejohet arrestimi i Tahirit, pranon se i dha tokë Zaganit në bregdet

    Nis vetingu, përzgjidhen 5 dosjet e para që do kalojnë në sitën e komisionerëve,

    SHBA-BE zbarkojnë në Gjykatën e Lartë për spastrimin e të korruptuarve

    Kastriot Ismailaj hap “Kutinë e Pandorës”, gati të zbulojë 100 prova të reja për aferën

    CEZ-DIA, të rrezikuar disa politikanë

    CIA zbardh sulmin ndaj ambasadës sovjetike më 1951, dy agjentë të Sigurimit

    hodhën granata qëllimisht, Moska listë me personat që duhej të arrestoheshin

    Faqe 2,3

    Fa

    qe

    12

    ,13

    KLD i hap rrugë zbatimit të vetingut, gati lista me 35 emrat e parë të gjyqtarëve që do verifikohen, shqyrtim ankesave të qytetarëve

    Zbardhen raportet PS-PD për Saimir Tahirin, socialistët akuza për hetim të ndikuar politikisht, ja pse u rrëzuan

    provat e prokurorisë

    Ndizet lufta, socialistët kërkojnë shkarkimin e

    prokurorëve të Krimeve të Rënda, shkelën ligjin

    duke sulmuar Edi Ramën

    Italia lë në baltë Llallën, nuk sjell dosje shtesë për Tahirin, prokuroria e Katanias asnjë

    hetim për ish-ministrin

    Paketa e re fiskale, taksa për shtëpitë 0.05 %, përjashtohen

    hotelet nga TVSH dhe TF, taksa për makinat e luksit shtrihet në autoveturat 6+1

    Zbardhen dy raportet e mazho rancës dhe opozitës për shqyrtimin e kërkesës së prokuror-isë për dhënie autorizimi për arrestim, kontroll personal dhe të banesës për deputetin Saimir Tahiri. Ditën e sotme pritet që të mblidhet Ku-vendi dhe të votojë këto raporte...

    Deklaratat që bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda dy ditë më parë, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama për rastin “Tahiri”, kanë irrituar so-cialistët. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti i PS, Ulsi Manja, i cili është njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Mandateve...

    Autoritetet italiane kanë lënë në baltë kryep-rokurorin Adriatik Llalla. Shpresat e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe për të dënuar disa prej anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar disa ditë më parë në Vlorë, ishin tek prokuroria...

    Zbardhet drafti paraprak i Ministrisë së Financave për paketën fiskale 2018. Në draft kon-statohet se për vitin e ardhshëm, është menduar të ndryshojnë disa taksa, veprim ky i cili do të ndikojë në rritjen e buxhetit të shtetit...

    Dosja CEZ-DIA pritet të sjellë tërmet në politikën shqiptare. Ditët e fundit ka pasur de-bate të forta për rastin e Saimir Tahirit, mirëpo

    &KOMENT ANALIZEFronti i

    fundërrinave politike

    Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

    Kjo shtrembësirë “drejtësi”, njëzet e shtatëvjeçare!

    Nga Pandeli BARDHI

    F. 16-17

    Shumë zhurmë e zallamahi, u mbars mali dhe polli mi!

    Nga Pali NITO

    Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 25 Tetor 2017

    Faqe 11

    Faqe 8

    Faqe 6

    Faqe 7

    Fa

    qe

    10

    AGUR KAPO: Kumbaro ka planifikuar një ndërtim të dytë në Butrint, ja projekti...

    Urdhri që mban datën 31 maj me miratimin e kërkesës së bashkimit të tre operatorëve për krijimin dhe funksionimin e këndit “SAL” pranë parkut arkeologjik Butrinti... Faqe 19

    shumë shpejt mund të ketë një tjetër skandal, ku rrezikojnë të përfshihen disa politikanë shqiptarë. Në bazë të dokumenteve të dala deri

    më tani, marrëveshja CEZ-DIA ka qenë një vjedhje e pastër dhe për këtë ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj... Faqe 4

  • 2 GAZETA SOTE Mërkurë 25 Tetor 2017

    p o l i t i k e www.sot.com.alAnëtarët e Komisionit të Sigurisë zbarkojnë

    në Drejtorinë e Burgjeve, mbikëqyrje punonjësvePas vizitës së pak ditëve më parë në Dre-

    jtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, ditën e djeshme Komisioni për Sigurinë Kombëtare vendosi të zbresë sërish në terren duke vizituar një tjetër institucion të rëndësishëm në vend. Kështu, dje anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, nën drejtimin e kryetares së komisionit, Ermonela Felaj, zhvilluan një vizitë në Drejtorinë e Përg-jithshme të Burgjeve, ku në fokus ishte siguria dhe kushtet që ka jo vetëm ky institucion por të gjithë institucionet e burgjeve në vend. Në këtë takim, anëtarët e komisionit u pritën nga drejtori

    i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko. Gjatë fjalës së tij, Çuko njohu anëtarët e komisionit me misionin, filozofinë, detyrat, ecurinë e punës së institucionit, problematikat dhe sugjerimet për ndërhyrjet e mundshme në drejtim të zgjidhjes së tyre, ndërsa vlerësoi si mjaft të nevojshme ndë-rhyrjet përmirësuese në ligjet bazë dhe kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e institucionit që drejton. Ndërkohë, drejtori Çuko, iu përgjigj interesit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për organikën, institucionet e varë-sisë, çështjet që lidhen me buxhetin dhe zbatimin e legjislacionit në institucionin që drejton. Nga

    ana tjetër, kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj i kërkoi drejtorit Çuko t’i drejtonte komisionit parlamentar një përmbledhje zyrtare të problematikave dhe sugjerimeve të institucionit që drejton, për të gjetur mundësitë e mbështetjes në rrugë parlamentare nga ana e komisionit. Ndërsa në përfundim të takimit, Ermonela Felaj bëri me dije se Komisioni i Sigurisë ka vendosur të ndërmarrë një seri takimesh dhe vizitash në çdo institucion në vend për t’u njohur më nga afër me ecurinë e punës së tyre, ndërsa theksoi se do të rriten kontrollet në të gjitha burgjet. “Do

    të rriten kontrollet në të gjitha burgjet për të nda-luar futjen e drogës. Ne e kemi bërë me dije edhe për mediat, edhe për publikun në përgjithësi, që Komisioni i Sigurisë ka vendosur të ndërmarrë një seri takimesh dhe vizitash në çdo institucion, që hyn në fushën tonë të përgjegjësisë. Ideja është të njihemi me ecurinë e punës së çdo institucioni, por njëkohësisht të shohim edhe vetë me sytë tanë kushtet konkrete me të cilat janë duke punuar punonjësit e këtyre institucioneve dhe njëkohësisht ndërmjet angazhimit të këtyre përg-jegjësive që na jep Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit”, deklaroi Felaj.

    KLD i hap rrugë zbatimit të vetingut, gati lista me 35 emrat e parë që do të

    verifikohen, shqyrtim ankesave të qytetarëve

    Pas presioneve të ndërkombëtarëve, KLD nis procesin e vetingut

    Rigels SELIMAN

    Këshilli i Lartë i Dre-jtësisë i ka hapur rrugë zbatimit të vetingut. Edhe pse ky institucion duhet të kishte fill-uar verifikimin profesional të gjyqtarëve nëntë muaj më parë, nuk u ndërmor asnjë hap për këta proces. Por pas presioneve të ndërkombëtarëve dhe Komision-it të Pavarur të Kualifikimit, KLD i ka dhënë fund bllokimit të pro-cesit dhe tashmë është gati të nisë puna për verifikimin e emrave të parë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së datës 16 tetor 2017, ndërkohë që gazeta ka siguruar procesverbalin e diskutimeve të kësaj mbledhje. Kështu në bazë të diskutimeve të bëra aty, KLD ka gati një listë me 35 emra, të cilët do të verifikohen të parët. Por një tjetër element interesant është se KLD ka vendosur që të hapë të gjitha dosjet e ankesave të bëra nga qytetarët, ku numri është relativisht i madh. Kjo gjë është bërë e ditur nga kryetarja e Inspektoriatit të Lartë të Drejtë-sisë, Marsida Xhaferllari. “Grupi i Punës ka udhëzuar Inspektoratin që të fillojë hartimin e pjesshëm të raporteve për atë informacion që administrohet nga KLD-ja dhe konkretisht bëhet fjalë për pjesën e parë të raportit ku, bëhet një analizë e të gjithë dokumenta-cionit që ka paraqitur vet subjekti i rivlerësimit si dhe, pjesa e tretë e raportit që lidhet me të dhënat nga burimet arkivore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konk-retisht për ankesat dhe masat disiplinore. Deri ditën e sotme që flasim ka përfunduar përpunimi i raportit për këtë pjesë për 35 subjekte prioritare si dhe në sht-esë të tyre edhe për 14 subjekte të tjerë. Ne vazhdojmë punën me shumë intensitet dhe mbe-temi edhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kryesisht, por edhe misionet e asistencës që kanë qenë këtu në Shqipëri”, deklaroi Xhaferllari. Pra si duket, takimet mes ONM, komision-

    Mirëpo sa i takon listës me 35 emrat e parë të gjyqtarëve që do verifikohen, Kryeinspektorja pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari deklaroi se nuk kemi caktuar data, ndonëse kalendari është përgatitur. Sipas saj, ligji thotë që shorti, në çdo rast, duhet bërë në prani të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Në këtë kuadër domethënë, thjesht për informacion, ne jemi tani në fazën që presim zhvillimin e shorteve për 35 subjektet prioritare. Ne kemi përgatitur një

    kalendar. Nuk kemi caktuar data sepse ligji thotë që shorti, në çdo rast, duhet bërë në prani të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit, kemi përgatitur një kalendar ku i themi “Dita e parë, Dita e dytë, Dita e tretë, për këto 35 subjekte parashikojmë që 6 ditë pune ta mbyllim shortin”. Ia kemi dër-guar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe mbetemi që ata të na thonë datën konkrete. Jemi të gatshëm domethënë për të vijuar me fazën përmbyllëse”, deklaroi ajo.

    Xhaferllari: Ja kur do verifikohen 35 emrat e parë të gjyqtarëve Ja debatet me dyer të mbyllura në KLD

    Ilir Meta: Vazhdojmë me shqyrtimin e pro-jekt-aktit përfundimtar të vlerësimit të përgatitur nga Kryeinspektori i Inspek-toratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për “Sistemin e Vlerësimit të Gjyqtarëve” për: Gjyqtaren Gjinovefa Gaba, Gjykata e Apelit Vlorë. Po! Kush do të japi një vlerësim për këtë çështjen e zonjës Gaba? Po, Neritan!

    Neritan Cena: Unë propozoj “Shumë mirë”, zoti President. Propozoj “Shumë mirë” pra.

    Ilir Meta: “Shumë mirë”?

    Neritan Cena: Po! Ilir Meta: Po! (Disa nga

    anëtarët flasin pa ndezur mikrofonat.) Çfarë mendi-mi keni? Të shprehemi me votim atëherë? (Disa nga anëtarët flasin pa ndezur mikrofonat.) Atëherë, vlerësimi përfundimtar për çdo kriter nga Kryeinspek-torja për gjyqtaren Gji-novefa Gaba, për të parën “Aftësitë e përgjithshme profesionale, organizuese dhe zbatuese”- “Mirë”. Kush është dakord? Kundër? Miratohet “Mirë”! Falemind-erit! Vazhdojmë me gjyqtare Antonela Prendi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ka ardhur?

    Marsida Xhaferllari: Ka ardhur, po!

    Ilir Meta: Po! Të vijë! (Hyn në sallën e mbledhjes gjyqtarja Antonela Prendi.) Juve çfarë pretendimesh keni, në mënyrë sa më të qartë, për vlerësimin e Ins-pektoratit? Çfarë kërkoni ju konkretisht nga KLD-ja?

    Antonela Prendi: Pas

    komunikimit të projekt vlerësimit, kam konstat-uar që dy prej shtyllave kryesore të vlerësimit, dhe konkretisht atë që lidhen me “Efektiviteti dhe produk-tiviteti” dhe grupi i aftësive që lidhen me “Angazhimin profesional dhe kapacitetin njerëzor”, në konkluzion vlerësimi ka qenë “Mirë”.

    Ilir Meta: Më fal! A ka mundësi të bëj një ndërpre-rje po s’e pate shqetësim?

    Antonela Prendi: Jo, fare.

    Ilir Meta: Po! Sepse më duket sikur po përsëri-sim ato gjërat të cilat janë shkruar por janë kërkuar me shkrim. Për pikën e dytë ju nuk keni ndonjë kundërshtim për vlerësim me shkrim për “Aftësitë profesionale, juridike dhe teknike”, se janë “Shumë mirë”, apo jo?

    Antonela Prendi: Po! Ilir Meta: Kështu që,

    besoj që keni për kriterin e parë “Aftësitë e përg-jithshme profesionale, organizuese dhe zbatuese” dhe për të tretën.

    Antonela Prendi: Po, patjetër!

    Petrit Çomo: Mbase nuk e kuptuat Presidentin. Këto i kemi lexuar, këto që po lexoni ju.

    Antonela Prendi: Jo, nuk i lexoj 20 faqe. Mua më vjen mirë që e paskeni lex-uar, zoti Çomo. Jam e sigurt që e kishit lexuar.

    Ilir Meta: Më fal, në qoftë se të gjithë kolegët e kishin lexuar, të kalojmë më mirë tek pyetjet ne? Në qoftë se keni ndonjë gjë të paqartë. Si mendoni ju? Më mirë të bëni pyetje. S’ka ndonjë problem. Po! Fillo-jmë atëherë.

    Ligji për vetingun detyron KLD të bëjë verifikimin e aftë-sive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas nenit 41, subjekti përgjegjës, në këtë rast KLD, duhet të fillojë punën 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra që në tetorin e 2016. Por më pas ligji u pezullua nga gjykata dhe në janar ajo mori vendim pro tij, duke hapur rrugën e zbatimit. Pra, në bazë të ligjit, që në këtë periudhë duhej të fillon-te kontrolli nga KLD. “Organi përkatës i vlerësimit të aftësive profesionale rishikon doku-mentet ligjore të përpiluara nga subjekti i rivlerësimit gjatë periudhës objekt i rivlerësimit. Organi, në përfundim të shqyr-timit të dokumenteve ligjore të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit, sipas shtojcës 4, si dhe të 5 dokumenteve të tjera ligjore, të përzgjedhura sipas një sistemi objektiv dhe rastësor, përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar. Ky raport i paraqitet Komision-it, menjëherë, por jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formularit të vetëvlerësimit pro-fesional”, thuhet në nenin 43.

    Kontrolli i aftësive të gjyqtarëve

    Ja debatet në mbledhjen e KLDMirëpo mbledhja e KLD,

    në saj të së cilës iu hap rruga vetingut, pas shumë zvarritjesh që i është bërë këtij procesi, nuk ka kaluar pa debate. Fillimisht ishte ministrja e Drejtësisë, Etil-da Gjonaj, ajo e cila u shpreh sa kishte disa paqartësi sa i takon procedurës. “Thjesht unë një merak kam. Thjesht dua të kuptoj se si është procedura e KLD-së, pra ne jemi korrekt me këtë lloj procedure?”, tha ajo. Ndërsa më pas e mori fjalën anëtari Gjin Gjoni, i cili duke iu referuar ligjit, tha se KLD nuk bën vlerësimin e gjyqtarëve por thjesht përcjell dokumentacionin. “Ligji e ka thënë në mënyrë taksative, asn-jëri prej nesh nuk mund të bëjë një vlerësim të gjendjes së tyre sepse thjesht është përcjellje e dokumentacionit. Komisioni i

    Pavarur i Vlerësimit dhe Komi-sioni i Apelimit janë institucione të cilët duhet t’i adresohen”, tha ai. Nga ana tjetër, anëtari Ner-itan Cena tha se KLD po bën thjesht një veprimtari procedurale duke përcjellë materialin pranë organeve kompetente. “Ne po bëjmë, thjesht një veprimtari procedurale për të përcjellë pranë organit kompetent materialin. Jo se po hyjmë t’i marrim në analizë ne dispozitave ose rregullave”, tha ai. Ndërsa Presidenti Ilir Meta tha se po miratojmë atë që është dakordësuar mes grupit të punës së KLD dhe organeve të vetingut. “Ne po miratojmë for-malisht ato për të cilat është rënë dakord midis këtij Grupi Pune të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me institucionet e vetingut. Rëndësi ka që të ecet në të njëjtat shina me institucionet e vetingut”, tha ai.

    erëve të vetingut dhe grupit të punës të KLD, mbi procedurat e verifikimit kanë dhënë efektin e duhur. Megjithatë është e sigurtë se OMN-ja dhe ndërkombëtarët do vijojë me monitorimin e pro-cesit të vetingut, që ky proces të mos zvarritet.

  • GAZETA SOT E Mërkurë 25 Tetor 2017 3

    p o l i t i k e www.sot.com.alKushtetuesja ende pa vendim për ankimimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vijon zvarritja

    Shpresa e gjyqtarëve dhe prokurove për të zvarritur sado pak reformën në drejtësi janë tek Gjykata Kushtetuese. Më 28 shtator Kushtetuesja diskutoji mbi ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve për 3 ligje të reformës në drejtësi: Vetingun, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe ligjin për organet e reja. Në atë seancë nuk u morë vendim dhe u tha se do të merret pak ditë më vonë, por po mbushet një muaj dhe ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me këtë ankimim. Nëse pranohen kërkesat, rrezikohet të dëmtohet reforma në drejtësi. Por në Kushtetuese ka shkuar dhe Kodi i Procedurës Penale, i ankimuar nga prokurorët. Gazeta u interesua pranë kësaj gjykate dhe ende

    nuk është marrë një vendim se kur do shqyr-tohet ankimimi dhe do pranohet apo jo. Sa i takon padisë, ajo është veshur me dyshime. Në ankimimin që kanë bërë në gjykatë, prokurorët kanë ankimuar 7 nene kryesore, të cilat automa-tikisht sjellin shfuqizimin e disa neneve të tjera. Më konkretisht është kërkuar shfuqizimi i nen-eve: 8, 16, 182, 183, 184, 185, 188. Neni 8 është ndër kryesorët, pasi në të përcaktohet mënyra se si do të funksionojë gjykata e posaçme antikorrupsion. Por në të përcaktohet dhe fakti që prokurorët për çdo vendim për mbylljen e dosjeve të hetimeve duhet të pyesin gjykatën. Përmes ndryshimeve të reja asnjë prokuror nuk mund të pushojë

    hetimet pa urdhër gjykate. Edhe në nenet e tjera parashikohet e njëjta gjë. Pra thelbi i ankimit të prokurorëve është që të rrëzohet pjesa që u jep atyre të drejtën të mbyllin dosjet. Kodi i ri i kapi ata në befasi, pasi çdo dosje që kanë në dorë ose do transferohet te SPAK nëse ka të bëjë me korrupsion, ose duhet të shkojë në gjykatë dhe e vlerëson ajo. “UPRSH-ja vlerëson se, nenet 8, 16, 182, 183, 184, 185, 188, si nenet, apo paragrafë të neneve të lidhura me to, të Ligjit Nr. 35/2017 që, i kufizojnë kompetencat e Organit të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale bien në kundër-shtim flagrant me nenin 148 pika 1 dhe 2 të Kus-htetutës, ku thuhet se prokuroria ushtron ndjek-

    jen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit. Gjithashtu, në këtë dispozitë kushtetuese nuk vendosen kufizime për sa i përket kompetencave që duhet të ushtrojë Prokuroria dhe nuk i delegohet ligjvënësit ndonjë kompetencë për rregullimin e kompetencës dhe funksioneve të organit të prokurorisë, ç’ka e bën këtë dispozitë kushtetuese drejtpërdrejtë të zbat-ueshme”, shprehet unioni në ankimim.

    Nis vetingu, përzgjidhen 5 dosjet e para që do kalojnë në sitën e komisionerëve, SHBA-BE zbarkojnë

    në Gjykatën e Lartë për spastrimin e të korruptuarve

    Hidhet shorti për rivlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarëve

    Kliti TOPALLI

    Procesi i vetingut ka nisur zyrtarisht ditën e djeshme. Pas shumë zvarritjeve, dhe sulmeve ndaj këtij procesi, dje është hedhur hapi i parë zyrtar për të spastruar drejtësinë shqiptare nga të korruptuarit. Gjyqtarët e prokurorët i nënshtrohen një procesi të trefishtë kontrolli: për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe karrierën. Por Komisioni i Kualifikimit dhe Oper-acioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë vendosur që procesi të nisë nga Gjykata e Lartë dhe pikërisht nga puna e gjyqtarëve të kësaj gjykatë gjatë viteve të fundit. Dje, është hedhur shorit ku u zgjodhën 5 dosjet për kryetarin dhe 3 gjyqtarë të tjerë, të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni i Kualifikimit. Në bazë të ligjit, procesi i rivlerësim-it të karrierës do të bazohet mbi verifikimin e vendimeve që kanë marrë gjyqtarët duke përzgjedhur 5 dosje në mënyrë rastësore, për emra të ndryshëm që ata kanë gjykuar. Dje u ezauruar ky pro-ces për Xhezair Zaganjorin dhe 3 emra të tjerë, ndërsa sot do të vijohet më gjyqtarët e mbetur dhe pastaj gjithçka është gati për të shqyrtuar nëse këta individë kanë kryer shkelje apo jo. Dosjet do kalojnë fillimisht në KLD, ku do bëhet një verifikim paraprak dhe më pas, pasi të jenë bashkangjitur ank-esat dhe gjithë të dhënat e tjera, do i shkojë Komisionit të Kualifikimit, i cili do të shohë nëse gjyqtari apo gjyqtarja ka ndjekur korrekt ligjin në dhënien e vendimit. Dje ishte hapi i parë zyrtar. Në prani të Komisionit të Kualifikimit, anëtarëve të ONM dhe anëtarëve të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u përzgjodhën në mënyrë rastësore 5 dosjet për gjyqtarët, të cilat do të jenë të parët që do të kalojnë në sitën e vetingut. Në ditët në vijim e njëjta gjë do të ndodhë dhe me Gjykatën Kushtetuese, ndërsa me kryeprokurorin do të ketë një procedurë të veçantë, sepse ai nuk merret me çështje. Po ashtu mësohet se, është përcaktuar dhe kalendari i shqyrtimit të dosjeve dhe janë përzgjedhur 4 emrat e

    parë nga Gjykata e Lartë që do të kalojnë në sitë.

    SpastrimetSipas parashikimeve, javën

    e parë të nëntorit do nisë punën Komisioni i Kualifikimit, ku do të marrë të dhëna për pasurinë, fig-urën dhe karrierën. Por procesi i verifikimit të karrierë është cilësuar si më i vështiri, pasi do të hapet çdo lloj dokumenti dhe akuze që është ngritur ndaj gjyqtarëve. Sipas ligjit,

    Komisioni ose Kolegji i Apelimit ka të drejtë të mbledhë deklarata nga subjekti i rivlerësimit, nga dësh-mitarët, ekspertët dhe publiku; të marrë dokumente të tjera shkresore, sipas formave të parashikuara në ligj ose dokumenteve të marra nëpërmjet mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike; të këqyrë dhe të kontrollojë sende të luajtshme ose të paluajtshme, bazuar në vendimin e gjykatës kompetente. Sipas ligjit, deklarata e dhënë nga dëshmitari ose eksperti gjatë një procesi penal mund të përdoret në cilësinë e provës. Sipas burimeve, ndërkombëtarët kanë nisur

    të kërkojnë regjistrimet audio e video në gjykata, procesverbalet e mbledhu-ra dhe gjithçka tjetër kanë firmosur gjyqtarët. Të parët që do kalojnë në sitë janë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Dje, procesi është bërë në monitorim total dhe shumë shpejt do të shihet nëse ka të korruptuar në Gjykatën më të rëndësishme në vend apo jo. Pra dje janë përcaktuar 4 emrat e parë që do të verifikohen dhe bashkë me dosjet që do u kontrollohen. Tani ankthi në radhët e gjyqtarëve dhe proku-rorëve ka nisur dhe kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve do të duhet të përballet me pasojat.

    • Gjetja, e paraqitur në formën e një deklarate, dokumenti ose raporti të dhënë nga vëzhguesi ndërkombëtar përbën provë që dëshmon një fakt, rrethanë ose standard ligjor, i cili ekziston ose ka ndodhur. Gjetja parashtron rrethanat për konstatimin e bërë. Komisioni ose Kolegji i Apelimit e çmon gjetjen si të barasvlershme me mendimin e dhënë nga një ekspert. Refuzimi i gjetjes bëhet me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit.• Një mendim me shkrim i dhënë nga vëzhguesit

    ndërkombëtarë konsiderohet një përfundim i dhënë për një rrethanë konkrete gjatë procesit të rivlerësimit ose që rezulton nga faktet në çështje të veçanta. Mendimi mund të ndikojë në vendimmarrjen e Komisionit ose tëKolegjit të Apelimit, por nuk ka vlerën e provës.• Refuzimi i kërkesës së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë prova bëhet me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, duke argumen-tuar shkaqet e refuzimit.

    1. Procedura e vlerësimit kryhet në përputhje me legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokuroreve, për aq sa është i zbatueshëm.2. Organi përkatës i vlerësimit të aftësive profesionale rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti i rivlerësimit gjatë periudhës objekt i rivlerësimit. Or-gani, në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve ligjore

    të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit, sipas shtojcës 4, si dhe të 5 dokumenteve të tjera ligjore, të përzgjedhura sipas një sistemi objektiv dhe rastësor, përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar. Ky raport i paraqitet Komisionit, menjëherë, por jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formu-larit të vetëvlerësimit profesional.

    PROVAT QË DO TË PËRDOREN

    PROCEDURA PËR VLERËSIMIN E AFTËSISË PROFESIONALE

    Pack dhe Daul në mbështetje të PD

    Në një kohë kur politika ‘zien’ nga akuzat që i rëndojnë ish-ministrit Saimir Tahiri, ku prokuroria kërkon arrest me burg për përfshirje të tij në trafik droge, një reagim i fortë vjen nga presidenti i PPE, Joseph Daul. Ky i fun-dit në një postim në ‘Twitter’ shkruan se krimi dhe droga mbeten problematikat më të mëdha në Shqipëri, që pengojnë rrugën e saj në BE. “Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, tha ai. Dje reagoi dhe politi-kania e njohur gjermane, Doris Pack , e cila ka goditur me anë të një statusi në Twitter kryeministrin shqiptar Edi Rama, për mbrojtjen që ai bëri ndaj ish-ministrit Tahiri, i cili akuzohet nga prokuroria për 2 vepra të rënda penale, trafikimi i lëndëve narkotike dhe kor-rupsion pasiv i funksionarëve të lartë. “Shqipëria shtet i së drejtës?–Kandi-date për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri”, tha ajo.

    OKB, investime për zhvillimin e arsimit

    24 tetori, si përvjetor i themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), mblodhi në Universitetin e Tiranës përfaqësues nga 25 universi-tete publike dhe private në Shqipëri për të nënshkruar një deklaratë të rëndësishme angazhimi në drejtim të mbështetjes dhe promovimit të Objektivave të Zhvillimit të Qën-drueshëm (OZHQ). Në fjalën e saj, zv/kryeministrja vlerësoi maksimalisht angazhimin e OKB-së për integrimin e vendit tonë drejt familjes evropiane, me një qasje të bazuar tek të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Në të njëjtën kohë, ajo u ndal veçanërisht në rëndësinë e nënshkrimit të kësaj deklarate mes universiteteve, si një urë lidhëse shumë e mirë për krijimin e një partneriteti të domosdoshëm mes botës akademike dhe institucion-eve shtetërore për arritjen e Objekti-vave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

    “Komisioni i Kualifi-kimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Moni-torimit kanë vendosur që procesi të nisë nga Gjykata e Lartë dhe pikërisht nga puna e gjyqtarëve të kësaj gjykatë gjatë viteve të fundit. Dje, është hed-hur shorit ku u zgjodhën 5 dosjet për kryetarin dhe 3 gjyqtarë të tjerë...

  • 4 GAZETA SOTE Mërkurë 25 Tetor 2017

    3,4,7,10,14,15,18,19,20,21p,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë përfunduar në prokurori. Protagonist është juristi i OSHE, Romeo Kara. Ai javën që lamë pas ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një dosje mjaft voluminoze, me prova dhe fakte ndaj Ilir Metës, Sali Berishës, Kastriot Ismailit, Bujar Neprav-ishtës, Martin Roman, Tomas Pleskash dhe Jozef Hejsek. Zoti Kara ka qenë jurist në OSHE në kohë që u arrit pakti me CEZ dhe është i vetmi që ka denon-cuar të gjithë të përfshirët në këtë aferë. Pak kohë më parë ai dorëzoi në Prokurori një padi vetëm për skandalin me CEZ, ndërsa tani ka grumbulluar prova dhe për marrëveshjen me DIA, kompania që u kontraktua për mbledhjen e borxheve. Aktu-alisht në gjykatë është ish-admin-istratori i saj Kastriot Ismailaj, pasi prokurori ka prova se janë krye afera në këtë rast.

    Padia e Romeo Karajt për Metën

    e Berishën

    Bledi Çuçi: Prokuroria bashkëpunim me PD për rastin “Tahiri”, nuk ka asnjë dëshmitar të mbrojtur

    Vijon debati për hetimet e prokurorisë ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri. Dje anëtari i Këshillit të Mandateve Bledi Çuçi, ka folur mbi përjashtimin e Tahirit nga grupi i PS dhe vendimin e socialistëve për të mos lejuar ar-restimin. Deputeti i PS tha se gjatë seancës së Këshillit të Mandateve ku u diskutua kërkesa për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, Proku-roria e Krimeve të Rënda i ofroi dokumente në lidhje me hetimet anëtarëve të PD. “Ka një klimë mosbesimi institucional të mbjellë nga vetë Prokuroria. Gjatë seancës në Këshillin e Mandateve ne pamë që Prokuroria u kishte

    ofruar anëtareve të opozitës dokumente që nuk i ishin dorëzuar Këshillit të Mandateve. Proku-roria i mbante ato si dosje sekrete. Por ato nuk përbëjnë asgjë, pasi ato nuk përbënin sekret. Nuk ka dëshmitar të mbrojtur dhe nuk thotë asgjë për hetimin dhe Saimir Tahirin. Unë do doja të kishte një klimë më të mirë mes opozitës dhe mazhorancës”, tha Çuçi. Ndërkohë në lidhje me seancën e sotme parlamentare, ku do diskutohen dhe votohen raportet e Këshillit të Mandateve për Saimir Tahirin, deputeti i PS tha se mazhoranca e ka marrë vendimin si do veprojë. Ai tha se Prokuroria është e lirë të

    hetojë Tahirin, por do përjashtojnë arrestimin e tij. “Nuk e di si do shkojë se seanca nga pikëpamja e rendit dhe nuk e di nëse opozita do jetë në votim. Ne e kemi marrë vendimin si do veprojmë nesër. Ne jemi të qartë në atë që do shprehim nesër dhe do i japim mundësi Proku-rorisë të hetojë nëse është i përfshirë Tahiri apo jo. Por ne do përjashtojmë arrestin e tij pasi nuk ka asnjë fakt që Tahiri është pjesë e kësaj bande që po gjykohet në Itali”, tha Çuçi. Mes të tjerash Çuçi i doli në mbrojtje qëndrimit të ashpër që kryeministri pati ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që sipas këtij të fundit ky institucion

    nuk ka lëvizur gishtin për asnjë çështje. “Politi-kanët, aq më tepër mazhoranca dhe kryeministri legjitimohen që të flasin politikisht. Aq më tepër kryeministri që sapo ka marrë një mandat shu-mice nga shqiptarët për të qeverisur. Është krejt normale që një kryeministër të flasë politikisht, ndërsa prokuroria nuk duhet të bëjë politikë. Ne nuk bëjmë hetim për të nxjerrë fajtor. Gjithë ajo reklamë që pamë nga prokuroria, ishte ngutje. Pa u marr në pyetje Tahiri, u kërkua që të arrestohej. Në të gjithë dosjen e prokurorisë nuk kishte qoftë edhe një provë. Çështja kundër Tahirit nuk është hedhur në short”, tha Çuçi.

    Kastriot Ismailaj hap “Kutinë e Pandorës”, gati të zbulojë 100 prova të reja për aferën

    CEZ-DIA, të rrezikuar disa politikanë

    Dosja CEZ-DIA, rrezikon tërmet në politikën shqiptare

    Kliti TOPALLI

    Dosja CEZ-DIA pritet të sjellë tërmet në poli-tikën shqiptare. Ditët e fundit ka pasur debate të forta për rastin e Saimir Tahirit, mirëpo shumë shpejt mund të ketë një tjetër skandal, ku rrezikojnë të përfshihen disa politikanë shqiptarë. Në bazë të dokument-eve të dala deri më tani, marrëve-shja CEZ-DIA ka qenë një vjedhje e pastër dhe për këtë ish-admin-istratori i DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës në një çështje civile, ndërsa tani rrezikon të dënohet dhe me 15 vite burg. Dje, u mbajt seanca e radhës ndaj tij dhe pati një deklaratë të fortë. Vetë Ismailaj kërkoi që të nisë nga e para çështja, pasi ai ka vendosur që të dorëzojë në gjykatë dhe në prokurori 100 pro-va të reja mbi rastin në fjalë. Ende nuk dihet se për çfarë provash bëhet fjalë, por dje ai dha sinjale se do të hapë “Kutinë e Pandorës” dhe nëse dalin të gjitha aferat e kryera rrezikohen mjaft zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë. “Kam 100 prova të reja, të cilat nuk u shqyrtuan. Dua që të merren në konsideratë”, ka deklaruar ai. Deri më tani Ismailaj ka preferuar të mbrojë emrat e përfshirë, por lëvizja e tij e djeshme ka nisur të ngjallë panik në radhët e politikës shqiptare, pasi CEZ-DIA cilësohet si një skandal mjaft i madh. Ismai-laj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifi-kim dokumentesh. Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.

    Skandali CEZ-DIANga provat e administruara

    gjatë gjykimit të këtij procesi penal, sipas prokurorisë rezulton se i pandehuri Kastriot Ismailaj, nëpërmjet gënjeshtrës dhe para-qitjes së dokumenteve fiktive, në bashkëpunim me bashkë të pan-dehurit e tjerë ka krijuar një me-kanizëm të tërë fiktiv, nëpërmjet të cilit ka bërë të mundur vjedhjen e shumës 649, 803, 520 lekë, nga

    shoqëria “CEZ Shpërndarje”, në vitet 2010-2011. “Një pjesë të parave të vjedhura me anë të mashtrimit nga shoqëria “CEZ Shpërndarje”, i kanë kaluar sub-jekteve të tjera me fatura fiktive për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer, janë përdorur apo investuar (si p.sh vendosja në depozitë) nga i pande-huri Kastriot Ismailaj. Gjithashtu

    i pandehuri Kastriot Ismailaj ka kryer transaksionet financiare në shoqërinë “Adriatic Development Corporation ltd” sh.p.k, me qël-lim për të fshehur dhe mbuluar natyrën e paligjshme të parave për të cilat arrihet në konkluzionin që vijnë nga veprimtari të paligjshme kriminale. Ai duke i copëzuar shumën e transferuar në këtë shoqëri (kryerjes së transfertave në shuma të vogla) ka kryer trans-ferimin e këtyre parave me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së tyre të paligjshme”, thuhet në

    dosjen e prokurorisë.Emrat që përfliten

    I vetmi që deri më sot ka folur me emra është juristi i OSHE, Romeo Kara. Pak ditë më parë ai dorëzoi një padi penale në prokurori duke kallëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta. Në provat që ai ka dorëzuar, pretendon se ata janë të përfshirë drejtpërdre-jtë në këtë skandal, por deri më sot organi i akuzës nuk ka deklaruar për përfshirje të tyre. Megjithatë, zbardhja e kësaj dosje, pritet që të tronditë politikën shqiptare.

    Sipas prokurorisë së Tiranës i pandehuri Josef Hejsek, njoftonte të pandehurin Kastriot Ismailaj, për çdo shkresë që vinte nga Prokuroria e Tiranës. Në vitin 2011, mbi dyshimet e ngritura nga organet ligjzbatuese, Prokuroria filloi verifikimet mbi paratë e përfituara nga shoqëria “DIA” që kishin si burim shoqërinë “CEZ Shpërndarje”. Në këtë kuadër, Prokuroria dërgoji një kërkesë në CEZ, për marrjen e informacionit tek shoqëria “CEZ Shpërndarje”. Josef

    Hejsek, menjëherë kërkesën e bërë nga Prokuroria e Tiranës, ia dërgoji me e-mail Kastriot Ismailaj duke i kërkuar që ai ta verifikonte kërkesën. Ai i premtoi Kastriotit se ata do të procedonin me kthimin e përg-jigjes në Prokurori vetëm atëherë kur ata të binin dakord së bashku. Gjithashtu Prokuroria nisi një kërkesë të dytë atë me nr. 2700 prot datë 20.05.2011, në të cilin kërkonte të dhëna mbi transaksionet finan-ciare dhe arsyet e këtyre transaksioneve.

    ZBARDHEN E-MAILET, JA SI KOORDINOHESHIN ISMAILAJ-HEJSEK Sot vendoset për fatin e Saimir TahiritKuvendi pritet të mblidhet sot në

    Seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, “Për dhënien e autorizimit për arres-timin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri”. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sqarohet se në këtë pikë do të dëgjohen dy raporte nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imu-nitetin, rekomandimi i shumicës par-lamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare. Më pas do të votohet nga deputetët. Në seancën e sotme në rend të ditës janë edhe “Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12 tetor. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend . Njoftimi dhe miratimi i programit të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim. Njoftimi dhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim. Si dhe më pas diskutime për çështje jashtë rendit të ditës deri në 60 minuta”.

    Çako në SHBA: Luftë krimit të organizuarLufta ndaj krimit të organ-

    izuar është një nga prioritetet e punës së Policisë së Shtetit. Në këtë linjë, kryepolici Haki Çako gjatë një vizite në SHBA ka rënë dakord për të intensifi-kuar bashkëpunimin me palën amerikane. Çako gjatë vizitës në Philadelphia të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës, ku ndodhet për punimet në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të She-fave të Policisë, ka zhvilluar një takim me Presidentin e IACP-së, Donald de Luca si dhe me Bruce C. Sëartz, zv/ndihmës Prokuror i Përgjithshëm dhe Këshilltar i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare. Gjatë takimit që Çako zhvilloi me dy zyrtarët e lartë, është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit. Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha.

    “Në bazë të dokumenteve të dala deri më tani, marrëveshja CEZ-DIA ka qenë një vjedh-je e pastër dhe për këtë ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës në një çështje civile, ndërsa tani rrezikon të dënohet dhe me 15 vite burg...

  • GAZETA SOT E Mërkurë 25 Tetor 2017 5

    p o l i t i k e www.sot.com.alMandati Tahirit përplas Kushtetutën me Rregulloren

    e Kuvendit, demokratët kërkojnë votim të hapurSeanca e sotme plenare ka në planë votimin

    e dy relacioneve të Këshillit të Mandateve për arrestimin apo jo të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por ajo që bie në sy është se mënyra e votimit të sotëm mbetet i paqartë. Kjo për arsyen se Kushtetuta bie ndesh me Rreg-ulloren e Kuvendit dhe precedentët e mëpar-shëm nëse do të aplikohet votimi i hapur apo i mbyllur për heqjen e mandatit të deputetëve. Pikërisht mënyra sesi do të procedohet gjatë seancës së sotme pritet që të ndez dhe debat mes mazhorancës dhe opozitës për faktin se

    socialistët me shumë mundësi do të kërkojnë votim fshehtë kurse demokratët votim të hapur. Kjo për arsyen se demokratët kanë frikë se mos manipulohen deputetët demokratë dhe nuk votojnë relacionin e propozuar nga PD. Pasi një gjë e tillë u pasqyrua qartë në momentin kur Gramoz Ruçi u përzgjodh në krye të Kuvendit, ku një pjesë e demokratëve votuan pro Ruçit dhe pse Basha u kishte kërkuar që të votonin kundër. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë nënkrye-tari i Partisë Demokratike Edmond Spaho i cili është shprehur dje në një studio televizive se

    demokratët do të kërkojnë votim të hapur si dhe nënvizoj se parlamenti duhet të votojë “pro” ar-restimit të deputetit Saimir Tahiri. “Ne si opozitë e kemi ngritur si çështje, jo vetëm PD, por së fundi edhe LSI. Radarët janë jashtë funksionit dhe nuk kanë kapacitet të ndjekin mjetet që trafikojnë drogë. Për Saimir Tahirin ka prova të pakundërshtueshme si i përfshirë në trafi-kun e drogës dhe për këtë mazhoranca duhet ta dorëzojë”, u shpreh Spaho. Ndërkaq Spaho deklaroi se prej ditës së sotme nëse mazhoranca voton kundër arrestimit të ish-ministrit Saimir

    Tahiri do të ketë protesta masive nga radhët e opozitës. “Pas ditës së mërkurë të gjitha format do të përdoren. Do të bisedojmë për aksionin opozitarë që si fillim do të ketë sensibilizimin e njerëzve. Kjo çështje i interesonin popullit prandaj i bëj thirrje kujtdo që t’i bashkohet këtij fronti, më pas do vazhdojmë të punojmë edhe me ndërkombëtarët. Besoj që do të ketë reagime dhe prej tyre. Ne kemi një premtim nga ndërkombëtarët. Na është thënë që pas zgjedh-jeve do angazhohemi në luftën ndaj krimit dhe zgjedhjeve. Premtim i bëre nga Hahn”, tha ai.

    Adriatik Llalla nis të bëjë politikë, replikon me Ramën dhe deputetët e PS për çështjen

    “Tahiri”, kryeprokurori në shkelje të ligjit

    Ja nenet që shkel kryeprokurori Adriatik Llalla me deklaratat që ka bërë

    Endri ARIZI

    Nuk ka asnjë dyshim se çështja Tahiri është poli-tike. Pas deklaratave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kërcënoi hapur kryem-inistrin Rama, dy ditë më parë, se do të ndjekë të njëjtën rrugë si shembulli Kroat dhe Rumun për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën, ka ardhur dhe një sulm tjetër politik kundrejt kryeministrit. Ka qenë vetë kryep-rokurori Adriatik Llalla, i cili dje, gjatë fjalës së tij, në një seminar për luftën kundrejt narkotikëve, ku ish-in pjesëmarrës dhe zyrtarë të min-istrisë franceze, ka lëshuar akuza të forta kundrejt qeverisë , PS dhe kryeministrit, se këta të fundit po godasin hetimet e prokurorëve. “Në Shqipëri, së fundmi, është mirat-uar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndë-sishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë”, u shpreh kryeprokurori Llalla. Por veç kësaj kryeprokurori nuk kurseu as komentet politike duke u futur më në brendësi të politikës pasi u ndal edhe në ndarjen e pushteteve ku theksoi se në Shqipëri nuk ka demokraci. “Por, ka edhe një anë tjetër, e cila është shumë e nevo-jshme për t’u përmendur në rastet e vendeve me demokraci në zhvillim, si në rastin e Shqipërisë. Është ajo që lidhet me ndarjen e pushteteve. Vendet e zhvilluara, me demokraci e institucione të konsoliduara, e kanë pranuar dhe perfeksionuar ndarjen dhe rolin e pushteteve në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin. Pushtetet bashkohen vetëm në një pikë, në forcimin e bashkëpunimit për të mirën e përgjithshme të qytetarëve. Çdo gjë tjetër funk-sionon në mënyrë të pavarur dhe secili ka përgjegjësitë e tij para

    qytetarëve dhe taksapaguesve. Këto janë standardet e demokracisë perëndimore, të cilat në Shqipëri deklarohet se duam t’i afrohemi, por jo gjithnjë veprojmë në rrugën e duhur”, tha ai.

    Shkelja ne ligjitDeklaratat e kryeprokurorit

    Adriatik Llalla kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Rama bien ndesh me ligjin. Pasi po të shohim Kushte-tutën e Shqipërisë, ligji ua ndalon prokurorëve që të bëjnë deklarata politike apo të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera. Kështu që në bazë të Kushtetutës: neni 9 paragrafi i 3-të i ligjit thekson se prokurorëve u ndalohet që të bë-jnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera. Sakaq, duke u ndalur në deklaratat e kryeprokurorit Adriatik Llalla të bëra, dje, duket se ai ka shkelur

    hapur ligjin pasi nuk ka respektuar betimin për t’i qëndruar besnik Kushtetutës. Por veç këtij neni, kr-yeprokurori Llalla ka shkelur hapur dhe nenin 25 të Kodit të Procedurës Penale pasi të gjithë prokurorët duhet të jenë të pavarur në çështjen që ata ushtrojnë pavarësisht kom-petencave që kanë. Ndërkohë ajo që

    bie në sy është se sa i përket çështjes “Tahiri” nuk po dihet se kush është prokurori çështjes. Kjo për arsyen se kryeprokurori Llalla dhe pse jo drejtpërdrejtë po përfshihet në këtë çështje duke i ngushtuar rrezen e veprimit prokurores Elisabeta Im-erës. Ku fare qartë duket se Llalla po vepron ndesh me Kushtetutën.

    Më 3 dhjetor Adriatik Llallës i mbaron zyrtarisht mandati i Prokurorit të Përgjithshëm dhe ai do të duhet që të lërë detyrën. 5 vite më parë i u emërua në këtë detyrë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Adriatik Llalla ishte zgjedhur në krye të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe

    Deklarimit të Pasurive, por Berisha vendosi që të vendoste në krye të organit të akuzës. Emërimi i tij erdhi pas për-plasjeve të ish-kryeministrit me Ina Ramën, e cila tentoi të zbardhte ngjarjen e 21 janarit, por që e gjithë mazhoranca dhe qeveria e asaj kohe ja hodhi paq.

    JA SI BERISHA EMËROI ADRIATIK LLALLËN Balliu: Drejtësia do bëjë punën e saj

    Deputeti i PD Klevis Balliu ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Përmes një statusi në profilin tij në ‘Facebook’, Balliu, gjatë ditës së djeshme, ka shkruar se Tahiri është përgjegjës për problemet me të cilat po përballet vendi. “Deklarata e Ushtarit të rrugës përveç faktit që ishte tallëse me çdo shqiptar, ishte gjithashtu e mbushur me kërcenim dhe arrogancë kundër Prokurorisë dhe drejtësisë. Saje: Ke kanabizuar vendin, ke krijuar grupe kriminale, të cilët sot po zaptojnë edhe Europën. Ti zotëri, je ministri që duhet të gjeje kriminelët dhe nuk dije që kishe kriminel në familjen tënde. Ti zotëri, je përgjegjësi kryesor për qindra vrasje nga këto banditë. Ti zotëri mban përgjegjësi për inkriminimin e Policisë. Ti zotëri je një turp për vendin. Por drejtësia do të bëje punën e saj me ty, sepse në fund fiton e drejta, pavarësisht problemeve që drejtësia ka në vend, ajo vonon por nuk harron. Në fund do të fitojnë shqiptarët”, shkruante Balliu.

    Inspektime online në arsim

    Aplikimi i sistemit online për procesin e inspektimit të institucion-eve arsimore është një risi e cila shmang abuzimet e mundshme. Kështu ka deklaruar kryeinspektori i inspektoratit shtetëror të arsimit Bashkim Muça në një studio tel-evizive dje. Sipas Muçës inspektimi online prej 7 muajsh, krahas avan-tazheve të tjera eliminon mundësinë e ndërhyrjeve dhe mit marrjes.“ Kjo është metodë që rrit shpejtësinë e ins-pektimit, rrit transparencën, shmang abuzimet për shkak se inspektori në momentin që merr vendimin e hedh online. Është i detyruar bazuar në rregullat dhe ligjet. Ky vendim përfundimtar, ky procesverbal që hidhet nga inspektori apo grupet e inspektimit mund të shikohet direkt nga institucionet që kanë akses, nga ministria, nga inspektorati qendror, nga kryeministria. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur abuzimet gjatë inspektimit”, tha Muça. Sakaq gjatë 3 viteve të fundit janë mbyllur 22 shkolla të mesme në shkallë ven-di dhe 21 kopshte shkak janë bërë shkeljet e hasura.“

    Nuk ka asnjë dyshim se çështja Tahiri është politike. Pas deklaratave të proku-rorisë së Krimeve të Rënda, që kërcënoi

    hapur kryeministrin Rama, dy ditë më parë, se do të ndjekë të njëjtën rrugë si shembulli Kroat dhe Rumun për luftën

    ndaj korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën, ka ardhur dhe një sulm tjetër

    politik kundrejt kryeministrit...

    Kryeprokurori përplasje me

    Fatmir XhafajnKryeprokurori Adriatik Lla-

    lla para disa ditësh ka akuzuar ministrin Fatmir Xhafaj se ky i fundit nuk është i qartë mbi ndryshimet ligjore. Ndërkaq Lla-lla është ndalur dhe mbi çështjen e kriminalitetit ku ka theksuar se kriminaliteti është i shpërndarë në gjithë vendin. “Nëse ministri i Brendshëm nuk është i qartë për ndryshimet ligjore kjo është problematike e tij. Prokuroria është duke ndjekur me vëmend-je hetimin e kriminalitetit në vend. Situata është e tensionuar. Kriminaliteti është shpërndarë në të gjithë vendin Vlora, Lush-nja dhe Elbasani. Detyra jonë është të hetojmë në këto raste të vihen përpara drejtësisë persona përgjegjës që kanë detyrimin lig-jor për këtë raste”, ka deklaruar Llalla para disa ditësh.

  • 6 GAZETA SOTE Mërkurë 25 Tetor 2017

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ndizet lufta, socialistët kërkojnë shkarkimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda,

    shkelën ligjin duke sulmuar Edi Ramën

    Ulsi Manja: Prokurorët e kanë të ndaluar të përfshihen në debate politike

    Fatmir Xhafaj vizitë në Itali: Të luftojmë krimin me projekte të përbashkëtaMinistri i Punëve të Brendshme, Fatmir

    Xhafaj mori pjesë ditën e djeshme në Konfer-encën Rajonale të Ministrave të Brendshëm të Rajonit që u zhvillua në Trieste të Italisë. Përgjatë kësaj konference, e cila po vazhdon edhe sot, u miratuar propozimi i Xhafajt për të ngritur një Qendër Rajonale të Bashkëpunimit Policor, në mënyrë që të luftohet krimi dhe trafiku i drogës. “Falë bashkëpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të

    gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimento-jmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, nënvizoi Xhafaj, para ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ai propozoi edhe disa nisma të tjera konkrete për bashkëpunim më të mirë rajonal, në partneritet

    me vendet e Bashkimit Evropian. Ndër këto nisma përmendim krijimin e një “databasse” të përbashkët, që do të ndihmonte në shkëmbimin më të mirë të informacionit apo edhe ngritjen e grupeve të përbashkëta të hetimit policor, të elementëve dhe grupeve kriminale. Në fund të fjalës së tij, ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti vlerësoi propozimin e ministrit Xhafaj, ndërsa theksoi se do të jetë një nga shtyllat kryesore të projektit ‘IPA 2017’. Në këtë takim

    morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Nga ana tjetër, mësohet se ky takim nuk kishte aspak lidhje me dosjen e Habilajve, ashtu siç u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, Xhafaj u nis me urgjencë drejt Italisë për motive person-ale sepse përveç dosjes “Tahiri”, po përfiltej edhe për një tjetër dosje “bombë”, e cila ishte pikërisht ajo e ministrit Xhafaj.

    Mimoza IBRA

    Deklaratat që bëri Proku-roria e Krimeve të Rën-da dy ditë më parë, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama për rastin “Tahiri”, kanë irrituar socialistët. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, depu-teti i PS, Ulsi Manja, i cili është njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Mandateve, tha se Prokuroria nuk mund të bëjë të tilla deklaratash politike e aq më tepër të sulmojë Kryeministrin, teksa shtoi se ata duhen shkaruar. “Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë proku-roria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigja ime: Deklarata politike si ajo e djeshm-ja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet ti çojnë nëpër mend e jo më ti bëjnë publike në media sepse e ndalon Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” ku thuhet qartë dhe pastër, “ prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera”, e jo më të sulmojnë Kryem-inistrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij”, ka shkruar Manja. Më tej, deputeti socialist shtoi se në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë ajo konsid-erohet si shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa ironizoi duke thënë se për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist, por mjafton të hapësh ligjet. “Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja ç’farë pasojash ligjore ka? Kjo konsiderohet si shkelje e betimit të bërë solem-nisht “për ti qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimit të rregullave të etikës profesionale në kryerjen e de-tyrës” , dhe në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë , prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, respektivisht shkelen Nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”. As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kup-

    ton gjithkush. Kaq besoj mjafton o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit për të kuptuar kush e ka shkel ligjin në këtë rast prokurori apo Kryeministri”, ka përfunduar reagimin e tij Ulsi Manja.

    “Sherri” mes Ramës dhe prokurorëve

    Dy ditë më parë, teksa mori

    vendimin për të përjashtuar Saim-ir Tahirin nga grupi socialist, Edi Rama deklaroi edhe arsyet se pse kërkesa për arrestimin e tij është e pabazuar në prova të vërteta. Sipas tij, kishte ardhur me “fletë bakalli” për të kërkuar arrestimin e deputetit dhe madje ngriti disa pyetje retorike të cilat hedhin aludime se prokuroria po Përdoret politikisht nga opozita. Në përgjigje të kësaj deklarate, Prokuroria tha se Rama nuk mund ta intimidojë aktivitetin e saj heti-mor. “Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë

    qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses. Gjithsesi, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet e saj. Deklaratat politike dhe, sidomos presionet indirekte me procesin e Vetingut, nuk mund dhe nuk do të mund të cenojnë proceset hetimore”, shkruhej ndër të tjera në reagimin e Prokurorisë. Vetëm pak minuta më pas, Rama shprehu keqardhjen që Prokuroria reagoi në mënyrë të menjëhershme për deklaratat e tij.

    “Kur Shqipëria pret të çelë negociatat, Prokuroria kërkon të arrestojë një deputet pa e marrë në pyetje dhe pa pasur prova të faktuara. Ku u gjet ky zell i një Prokurorie që nuk ka lëvizur gishtin që kur është ngritur? Kështu i luftojnë kriminelët këta? As për prova e fakte që shihen ashiqare si të dyshimta nuk kanë lëvizur, le më për përgjime. Kurrë. Asnjëherë.

    Hiç. Asnjë gisht nuk lëvizi kjo Prokurori me një bi-lanc memec. Me 4 fletë bakalli duan të fusin në burg një deputet. Thonë kemi prova, por janë sekret. Po çfarë doli? Asgjë. Ky është një gjyq farsë, një farsë e inskenuar nga inatçorë. Ky i ngjan një gjyqi politik që kërkon të prangosë dikë duke u bazuar te artikujt e gazetave”, deklaroi Edi Rama dy ditë më parë.

    “Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta indimidojnë aktivite-tin e saj hetimor. Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se personi nën hetim është deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Por, kjo nuk

    e pengoi aspak që t’i drejtohej Kuvendit me kërk-esë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim. Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri Edi Rama, shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë”, shkruhet në deklaratën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

    RAMA: DUAN TË ARRESTOJNË ME FLETË BAKALLI

    JA SI KËRCËNOI PROKURORIA

    Peleshi: Dështuam me sigurinë ushqimoreGjatë kontrolleve të ushtruara

    ditët e fundit, janë mbyllur plot 84 subjekte therje në vend. Teksa inspek-toi thertoren në qytetin e Elbasanit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral, Niko Peleshi bëri me dije se në të gjithë vendin ka nisur një aksion për kontrollin e tyre. “Drejtoritë rajonale të AKU-së në të gjithë Shqipërinë janë në një aksion, por mua nuk më pëlqen ta quaj, aksion sepse nuk është një punë që fillon dhe mbaron pas një periudhe kohe, nuk është punë task-force, por është një punë e sapofilluar dhe që nuk do të mbarojë asnjëherë sepse siguria ushqimore nuk është çështje aksionesh”, deklaroi Peleshi. Më tej, ai pranoi edhe dështimin sepse thertoret në vendin tonë janë jashtë çdo standardi ligjor. “Duhet ta pranojmë, duke u skuqur, për hir të së vërtetës, se ne kemi dështuar, kra-hasuar edhe me vendet përreth dhe padyshim me çdo vend të BE-së ku sistemi i sigurisë ushqimore, zinxhiri i kontrollit është i ngritur nga ferma në tavolinë”, tha Peleshi.

    Rama në Emiratet e Bashkuara: Investoni

    në ShqipëriKryeministri Edi Rama ka zh-

    villuar ditën e djeshme një takim në Emiratet e Bashkuara Arabe me homologun e tij, Sheik Mo-hammed bin Rashid Al Maktoum. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se është një nevojë shumë e madhe që të nxitet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Më tej, Rama bëri edhe një ftesë për të gjithë sipërmarrësit nga Emiratet e Bashkuara që të vijnë dhe të in-vestojnë pa droje në Shqipëri. “ Për Shqipërinë, por jo vetëm, ka një rëndësi shumë të madhe që bash-këpunimi ekonomik të jetë në fokus kryesor. Turizmi dhe infrastruktura, sidomos portet detare, janë fushat që shihen më me interes mes dy vendeve”, tha Rama. Gjithashtu, në takim të dy palët diskutuan edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet tona. Nga ana e tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum e falënderoi kryem-inistrin Rama për vizitën, ndërsa shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

    Deklaratat që bëri Prokuroria e Krimeve

    të Rënda dy ditë më parë, ku i ktheu

    përgjigje kryeministrit Edi Rama për aku-

    zat e tij, kanë irrituar socialistët. Përmes një reagimi në rrje-tet sociale, deputeti

    i PS, Ulsi Manja, i cili është njëherazi

    edhe anëtar i Këshil-lit të Mandateve, tha

    se Prokuroria nuk mund të bëjë të tilla

    deklaratash politike e aq më tepër të sul-

    mojë Kryeministrin...

  • GAZETA SOT E Mërkurë 25 Tetor 2017 7

    p o l i t i k e www.sot.com.alPD: Prokuroria e Katanias nuk mund të hetojë

    Saimir Tahirin, është detyrë e prokurorisë shqiptarePublikimi i shkresës së prokurorisë së

    Katanias, nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku thuhej se nuk ka pasur një hetim nga ana e kësaj prokurorie për depu-tetin Saimir Tahiri ka sjellë dhe reagimin e demokratëve. Përmes një deklarate për mediet, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka akuzuar deputetin Saimir Tahiri se shkresa e publikuar nga ky i fundit nuk përbën një provë pafajësie. Sipas Alibeajt prokuroria e Katanias nuk mund të hetoj një person që jeton në Shqipëri pasi kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare. “Le-

    tra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër. Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Ha-bilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali. Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafi-kun e drogës. Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare. Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir

    Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërk-esën e saj”, u shpreh Alibeaj. Sakaq, Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama se ky i fundit po e mbron Tahirin përmes imunitetit dhe nuk po lë drejtësinë të hetojë me arsyen, sepse sipas Alibeajt, Tahiri ka prova për Ramën ku tregojnë lidhjen e këtij të fundit me aktivitetet kriminale. “Aktakuza e antimafias italiane për Tahirin janë 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë. Çdo qytetar shqiptar do të

    ishte në burg me këto prova. Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet, dhe sepse e mbron Edi Rama. Arsyet pse e mbron Edi Rama, tashmë janë të qarta për këdo. Sepse është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por siç ia ka bërë të ditur, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkt të Edi Ramës, të familjarëve të tij, të ministrave të tij, në afera të rënda kriminale. Ndaj, Edi Rama jo vetëm nuk miratoi kërkesën, ç’ka pritet ta finalizojë nesër në Parlament me votën kundër, por edhe më shumë, ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj prokurorisë”, tha ai.

    Italia lë në baltë Adriatik Llallën, nuk sjell dosje shtesë për Tahirin, prokuroria

    e Katanias asnjë hetim për ish-ministrin

    Prokuroria e Katanias: Për shtetasin Saimir Bashkim Tahiri, nuk rezulton të ketë pasur procedim penal

    “Autoritetet italiane kanë lënë në baltë kryeproku-rorin Adriatik Llalla. Shpresat e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri por edhe për të dënuar disa prej anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar disa ditë më parë në Vlorë, ishin tek prokuroria e Katanias. Por sipas burimeve, deri dje, autoritetet italiane nuk kanë sjellë asnjë dosje shtesë për rastet në fjalë...

    Endri ARIZI

    Autoritetet italiane kanë lënë në baltë kryeproku-rorin Adriatik Llalla. Shpresat e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe për të dënuar disa prej anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar disa ditë më parë në Vlorë, ishin tek prokuroria e Katanias. Por sipas burimeve, deri dje, autoritetet italiane nuk kanë sjellë asnjë dosje shtesë për rastet në fjalë. Prokuroria ka kërkuar të mbërrijnë në Tiranë të gjitha pro-vat e Habilajve duke përfshirë regjis-trimet audio-video, fotografi dhe çdo problem tjetër. Por përveç dosjes me 416 faqe të bërë tashmë publike, nuk ka mbërritur asnjë material tjetër. Madje, ajo që vlen të theksohet është se përveç Tahirit, rasti më emergjent i prokurorisë është ai i Nazer Seitit, njeriut që u arrestua para pak ditësh në qytetin e Vlorës nga prokuroria me arsyen se është i implikuar në bandën e Habilajve. Mirëpo, ajo që bie në sy është se për këtë të fundit Gjykata ka dhënë masën e arrestit me vetëm 20 ditë burg pasi prokuroria nuk paraqiti prova të mjaftueshme. Dhe si rezultat i këtij vendimi nëqoftëse dosja nuk vjen brenda këtij afati kohor, atëherë prokuroria do të marrë dhe një goditje tjetër që do të tregojë për të disatën herë dështimin e këtij institucioni dhe të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndonëse vetë kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se me emërimin e tij në krye të këtij institucioni do të ketë dhe arres-time VIP. Arrestime që deri më sot nuk kanë ndodhur.

    Asnjë hetim për Tahirin Prokuroria e Katanias nuk ka bërë

    asnjë hetim për ish-ministrin e Brend-shëm Saimir Tahiri. Ka qenë vetë Tahiri, i cili gjatë ditës së djeshme, përmes një deklarate për mediet ka bërë publike një shkresë të ardhur nga prokuroria e Katanias ku shkruhet se ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal. “Ju komu-nikojmë që sa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahir i lindur në 30 tetor 1979 nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë të ketë pasur procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së Katanias, të publikuar dje nga ish-ministri Tahiri. Sakaq, deputeti Saimir Tahiri ka lëshuar

    akuza kundrejt prokurorisë se mbi ç’ba-za kërkon arrestimin e këtij të fundit kur nga vet italianët nuk ka një hetim. “Unë sot jam qytetar i thjeshtë dhe brenda 48 orëve sigurova këtë dokument nga prokuroria e Katanias që thotë: ‘sa i për-ket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri nuk rezulton sot dhe më herët të ketë pasur procedim penal’. Pra, kur Prokuroria e Katanias, që ka hetuar për 4 vjet këtë grup kriminal dhe nuk ka gjetur asnjë lidhje për të nisur një procedim penal ndaj meje, si ka mundësi që prokuroria jonë brenda 48 orëve me letra të bëra publike nëpër media kërkon arrestimin tim?”, u shpreh Tahiri.

    Tahiri akuza prokurorisë Deputeti socialist Saimir Tahiri, pas

    publikimit të shkresës së prokurorisë

    së Katanias, ka ironizuar prokurorinë në lidhje me provat që kjo e fundit pre-tendoi se do të vinin nga Italia, si dhe u shpreh se kërkon të vërtetën e këtyre akuzave. “Ju e dini a nuk i thanë proku-rorët shqiptarë publikut e parlamentit se prisnin letra nga Italia. I pres dhe unë me padurim të bëhet e vërteta, por kaq të vështirë e kishin të merrnin vesh

    këtë përgjigje që mora unë brenda 48 orëve. Nuk e dinte prokuroria që unë kisha kërkuar hetim për makinën time në 2015-n? Sot i kam kërkuar përmes avokatit tim Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zhvillojë intensivisht hetimin ndaj meje. Unë dua të vërtetën, nuk dua mbrojtje nga askush dhe jam gati të përballem kudo”, tha ai.

    Spiropali: Prokuroria pa prova, opozita lojë të pisët

    Deputetja e PS Elisa Spiropali ka reaguar, dje, pas publikimit të shkresës së prokurorisë së Katanias, duke akuzuar frontin opozitar dhe proku-rorinë. Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Spiropali ka shkruar se po luan një lojë luftash me krimin dhe kriminelët. “Duke parë fletën e bardhë të prokurorëve të Katanias sot dhe çehret e prishura të Frontit të Vjetër që rilindi pas humbjes së Tepsisë, mundohem të marr me mend se kush nuk e kupton akoma këtë lojë luftash të Frontit, me krimin e me kriminelet? Është kaq e trashë, kaq e ligë, kaq e pistë, kaq e nxituar, kaq e stërzmad-huar me përbetime, mallkime, sa që duhet të jesh idiot që të mos pyesësh veten: Ore ku e kanë hallin këta, kur e gjitha qenka një fletë e bardhë me dy rreshta? Kësaj i thonë i zoti ta jep, tellalli s’ta lëshon gjallë në botë! Prokuroria andej thotë s’kemi asgjë për këtë thag-më të padëgjuar, prokuroria këtej na ka thënë deri tani, që pret nga ajo andej që të sjellë provat”, shkruante Spiropali.

    Edi Paloka: Letra mori dhe Roshi

    Pas publikimit të letrës nga proku-roria e Katanias për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një statusi në Facebook, deputeti demokrat, Edi Paloka ka shkruar se një letër të tillë e kanë marrë edhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës kur kanë qenë të dënuar, jo thjesht të hetuar. “Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Roshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qenë të dënuar e jo thjesht të hetuar. Ky, Tahir Habilaj, duhet të pyesë Ramën (se kështu sqarohet dhe publiku); Pse e largoi nga ministër? Pse megjithëse ishte “ministri më i suksesshëm” dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje , nuk e vuri më në listën e ministrave? Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar? Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje? Shumë shpejt shqiptarët do marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht ka apo jo vullnet Rama ta bëj një gjë të tillë”, shkruante Paloka.

    Ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri përmes avokatit të tij, dje, i ka adresuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta hetojnë dhe se ky i fundit është i gatshëm që të bashkëpunojë me ta. “Duke u bazuar mbi të drejtën e personit mbi të cilin po zhvillohen hetime të parashikuara edhe në nenin 34/a, ku listohen të drejtat e personit në hetim, nisur nga predispozicionin dhe vullneti i personit

    nën hetim z. Saimir Tahiri, kërkojmë nga ana e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për tu marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmnë të hetimit”, shkruhet në shkresën drejtuar Krimeve të Rënda.

    DEPUTETI KËRKESË KRIMEVE TË RËNDA PËR HETIM

    Deputeti socialist Saimir Ta-hiri deklaroi, dje, se i ka kërkuar prokurorisë që të vazhdojë het-imin ndaj tij pa ndërprerje. “Unë do e fitoj betejën time me dre-jtësinë. Sot përmes avokatit i kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje hetimin tim, pasi rruga për te vërteta nuk mund të jetë me ndalesa, unë nuk kam kohë për të humbur. Nuk pres që të bëhet tërkuzë kjo histori për të vonuar të vërtetën për të bërë politikë. Unë do të bëj gjithçka që kjo histori mos të mbetet në kanalet e historisë. Unë nuk do të humbas asnjë ditë kohë. Do rri të dera e Krimeve të Rënda deri sa të më marrin në pyetje dhe të dalë e vërteta. Dua të refuzoj politizimin e luftës”, deklaroi deputetit Saimir Tahiri gjatë ditës së djeshme.

    TAHIRI: UNË DO E FITOJ BETEJËN ME DREJTËSINË

  • 8 GAZETA SOTE Mërkurë 25 Tetor 2017

    p o l i t i k eDemokratët nuk respektojnë bojkotin, debate në

    Komisionin e Ligjeve, sulmojnë mazhorancën për TahirinTeksa Komisioni për Çështjet Ligjore

    ishte mbledhur ditën e djeshme për të votu-ar projektligjin “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, de-putetët demokratë kanë devijuar nga tema duke ngritur sërish çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ata kanë bërë edhe një herë thirrje për të hequr imunitetin e deputetit Tahiri si propozim për çdo nen të ligjit për tarifat gjyqësore që po diskutohej. Edhe

    pse këto propozime nuk kishin lidhje me ligjin, mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe atyre demokratë u zhvillua edhe një debat. Oerd Bylykbashi replikoi duke thënë se në një kohë kur për shqiptarët e thjeshtë kërkohen 200 milionë lekë për mbrojtjen në drejtësi, për Tahirin kjo e fundit sigurohet falas. E ndërsa në debat u fut edhe demokrati, Gent Strazimiri, deputeti socialist, Ulsi Manja ka thënë se e gjitha kjo është një çështje që i

    përket atyre, por Strazimiri nga ana e tij ka shtuar se përkundrazi, kjo është diçka që i përket të gjithë shqiptarëve dhe prek interesat e të gjithëve. Ndërkohë, sipas Eduard Halimit, duke mbrojtur Tahirin po bëhet një krim shumë i madh, mirëpo Manja theksoi se drejtësia fillon tek raporti mjekësor dhe shkelja e drejtësisë me procedurë. Në fund të diskutimit, deputetët demokratë braktisën mbledhjen. Kujtojmë që disa ditë më parë ata vendosën të bojkotojnë

    çdo Komision Parlamentar deri në momentin që Kuvendi do të vendosë për imunitetin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Më tej, pas diskuti-meve nen për nen, anëtarët e komisionit vijuan me propozime konkrete të cilat u miratuan. Relatori i këtij projektligji, Bashkim Fino, tha se për këtë ligj është punuar një vit, nga grupi ekspertëve, vendas dhe të huaj. Më pas, pro-jektligji u votua edhe në tërësi duke ia përcjellë kështu për shqyrtim seancës plenare.

    Zbardhen raportet PS-PD për Saimir Tahirin, socialistët akuza për hetim të ndikuar politikisht,

    ja pse u rrëzuan provat e prokurorisë

    Opozita: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e deputetit

    Bazuar në mode-let perëndimore,

    veçanërisht atë ital-ian dhe zvicerian,

    propozohet një rreg-ullim ligjor mbi bazën

    e një marrëveshje paraprake vjetore që

    Dhoma Kombëtare si person juridik, duhet

    të lidhë me shoqërinë e sigurimit, më qëllim

    mbrojtjen e interesave financiare të klientëve

    apo palëve të treta, me të cilët noterët

    veprojnë, si dhe duke mbrojtur intere-sat e vetë noterëve,

    propozim referuar nenit 15 të këtij pro-

    jektligji...

    Mimoza IBRA

    Zbardhen dy raportet e mazho rancës dhe opozitës për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për dhënie autorizimi për arrestim, kontroll personal dhe të banesës për depu-tetin Saimir Tahiri. Ditën e sotme pritet që të mblidhet Kuvendi dhe të votojë këto raporte, të cilët gazeta ka arritur t’i sigurojë. Në raportin e saj rekomandues, mazhoranca ka treguar arsyet pse ish-ministri i Brendshëm nuk duhet të arrestohet dhe pse do të votojë kundër kësaj kërkese të prokurorëve. Sipas depu-tetëve socialistë, vlerësimin në rast se janë ose jo kushtet dhe kriteret për vendosjen e një mase sigurimi personal e bën sistemi gjyqësor nëpërmjet organit të tij, gjykatës. Ndër të tjera, ata shtojnë se Kuvendi ka kompetencën që të vlerësojë duke u bazuar te gjykimi personal nëse plotësohen kushtet ligjore për të dhënë autorizimin për marrjen e një mase të sigurimit personal ndaj Tahirit. Gjithashtu, mazhoranca, ka theksuar se duhet vlerësuar nëse kërkesa për arrestim është e bazuar në argumente seriozë e të ndershëm, apo është kërkesë me sfond politik. Por për socialistët, gjatë mbledhjeve që realizoi Këshilli, rezultoi qartë-sisht se nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të dhënë autorizimin për arrestimin e ish-ministrit. “Nga shqyrtimi i këtyre materialeve, që u paraqitën si prova nga organi i akuzës rezulton se emri i deputetit Tahiri, përmendet nga persona të tretë që hetohen për vepra penale në fushën e narkotrafikut nga organet e drejtësisë së shtetit italian, por në asnjë material të paraqitur, si në materialet e vëna e ardhura nga organet e drejtësisë italiane, ashtu dhe në materialet e procedimeve penale të nisura nga organi i akuzës në R. Shqipërisë nuk rezulton në asnjë moment që deputeti Tahiri të ketë qenë pjesë e komunikimeve, veprimeve apo situatave të tilla që do të krijonin bindje se është përfshirë në veprimtari kriminale”, shkruhet në raportin e të majtëve. Sakaq, mazhoranca ka arsyetuar se mung-esa e këtyre provave dhe nxitimi i or-ganit të akuzës për të vënë në pranga Tahirin vetëm dy ditë pas regjistrimit të procedimit penal tregojnë se deri

    sfond politik, opozita ka shtuar se autorizimi për prangosjen e deputet-it duhet të jepet sepse vetëm kështu Kuvendi mund të tregojë standard të lartë të sjelljes dhe të bëhet mod-el për të gjithë. “Gjithashtu, vetë rregullat e imunitetit, në thelbin e tyre kanë potencialin e madh që të keqpërdoren nga deputetët, dhe të shndërrohen prej tyre në një strehë të ngrohtë për t’u mbrojtur nga shkeljet e ligjit prej tyre”, shkruhet

    në raport. Nga ana tjetër, opozitarët kanë theksuar se nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe për pengimin e drejtësisë, ky veprim do të ishte goditja ndaj popullit për Reformën në Drejtësi. Po ashtu, si-pas tyre, në rast se mbahet imuniteti atëherë tregohet haptazi që qeveria nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar dhe rrjedhimisht do të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Ja argumentet e mazhorancës për të

    ndaluar arrestimin e Tahirit• Në materialin prej më pak se

    5 faqe, por edhe gjatë sqarimeve të dhëna në mbledhjet e Këshillit, organi i akuzës nuk mundi të argumentojë përfshirjen e deputetit Tahiri në ve-primtari kundërligjshmërie dhe nuk paraqiti asnjë indicie, fillim prove apo provë që të krijonte bindjen tonë se ka dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të autorizuar vijimin e procedurave për masën ekstreme të arrestit ndaj deputetit Tahiri.

    • Veprat për të cilat është regjis-truar procedimi penal në ngarkim të Z. Tahiri janë nga më të rëndat që përmban Kodi Penal, edhe pse Proku-roria nuk ka bërë asnjë ditë hetim ndaj Tahirit, por i është referuar ma-terialeve të procedimit penal të kryer nga organet e shtetit italian dhe disa akteve të tjera të marra nga organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë në kuadër të procedimit/procedimeve penale të mëparshme.

    • Nga shqyrtimi i këtyre mate-rialeve, që u paraqitën si prova nga organi i akuzës rezulton se emri i deputetit Tahiri, përmendet nga per-sona të tretë që hetohen për vepra penale në fushën e narkotrafikut nga organet e drejtësisë së shtetit italian, por në asnjë material të paraqitur, si në materialet e vëna e ardhura nga organet e drejtësisë italiane, ashtu dhe në materialet e procedimeve pe-nale të nisura nga organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë nuk rezulton në asnjë moment që deputeti Tahiri të ketë qenë pjesë e komunikimeve, veprimeve apo situatave të tilla që do të krijonin bindje se është përfshirë në veprimtari kriminale.

    • Është gjithashtu detyrë e rëndë-sishme e Kuvendit, për të gjykuar nëse kërkesa mund të ketë apo jo sfond politik për shkak të ushtrimit të funksioneve kushtetuese që ka deputeti. Kjo nuk mund të bëhet apri-ori, por duke u nisur nga provat që shoqërojnë kërkesën. Në këtë rast pa analizuar përmbajtjen e vetë provës, Këshilli duhet të analizojë nëse do-kumentet që shoqërojnë relacionin e organit të akuzës në kuptimin procedural, janë prova apo mjete të kërkimit të provës, sipas përcakti-meve të Kodi i Procedurës Penale.

    “Në të tilla kushte, ne deputetët e mazhorancës të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i rekomandojmë Kuvendit të votojë: Pranimin e kërk-esës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për: dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin

    e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri dhe autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit. Por, nga ana tjetër kërkojmë rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për dhënien e autorizimit për masën e arrestit në burg ose në shtëpi për Tahirin”, shkruhet në raportin e socialistëve.

    KONKLUZIONET E MAZHORANCËS

    “Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, i rekoman-dojnë seancës plenare të Kuvendit të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit për arrestimin, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri, të kërkuar nga Prokuroria. Tahiri nuk është një ish-ministër apo deputet i opozitës. Ai është ish-ministër dhe deputet

    i Edi Ramës, është mik i ngushtë i tij. Ai si ish-ministër jo vetëm që dy-shohet se ka ndihmuar organizatën kriminale dhe ka marrë shpërblime personale, por ka siguruar edhe para për zgjedhjet. Rama dhe Tahiri kanë nën mbikëqyrje provat dhe në rast se deputeti mbahet jashtë, Shqipëria do gjendet në një rrezik real”, shkruhet në raportin e opozitës.

    Konkluzionet e opozitës

    më tani kërkesa ka sfond politik dhe deputetit po i bëhet gjyq politik.

    Opozita: Ja pse duhet të arrestohet Tahiri

    Njëherazi me mazhorancën, edhe opozita ka paraqitur një raport, ku tregon arsyet se pse mbështesin kërkesën e Prokurorisë për arres-timin e Saimir Tahirit. Duke theksu-ar se pretendimet e Prokurorisë nuk janë të pabaza dhe aq më tepër me

  • GAZETA SOT E Mërkurë 25 Tetor 2017 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alAstrit Patozi: Rama është moralisht i vdekur,

    ja çfarë do të bëja po të isha sot në ParlamentIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit

    Patozi ka komentuar qëndrimin e opozitës përballë akuzave të Prokurorisë sa i takon ish-ministrit të Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kështu, ditën e djeshme përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, Patozi analizoi deklaratat e kryeministrit dhe të opozitës teksa shkruan se Rama nuk ka bërë ndonjë shkelje, por sipas tij kreu i ekzekutivit moralisht është i vdekur dhe i pakallur. Madje ai akuzoi opozitën se figura-tivisht po i bën skonto faturës së tij. “Kush po i bën ‘skonto’ faturës së Edi Ramës! Edi Rama e ka marrë të plotë faturën për çështjen “Tahiri”.

    Ajo është politike, ashtu siç në fakt duhet të ishte dhe nuk e kuptoj pse dikush nga Partia Demokratike po kërkon ende një fitore që, në fakt, është arritur një herë. Është humbje kohe të merresh me debatin në kishte të drejtë apo jo mazhoranca të rrëzonte kërkesën e prokuror-isë për arrestimin e Saimir Tahirit. Sipas meje, qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj, e aq më pak kushtetutën, kur ka marrë atë vendim, sepse ka shfrytëzuar një të drejtë të vetën. Të cilën ia jep një copë e imu nitetit për politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, e cila u ruajt e paprekur në ndryshimet e famshme të vitit 2012. Por përtej

    kësaj, ajo është vetëzbuluar lakuriq para sho-qërisë, duke treguar se çfarë është për të raporti i politikës me krimin, por edhe ai me drejtësinë. E thënë ndryshe, juridikisht Edi Rama nuk ka bërë ndonjë shkelje, por moralisht ai është i vdekur dhe i pakallur”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Patozi theksoi se PD po bën gjënë e du-hur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë. “Ndaj edhe them se opozita sot betejën nuk e ka me parlamentin, por me opinionin publik, të cilin duhet ta tërheqë pas kauzës së vet, kur ta ketë realisht një të tillë. Kështu si po zhvillohen ngjarjet sot, të gjithë janë të bindur

    që Rama është kapur i zhytur në llum, por jo të gjithë mendojnë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë”, u shpreh Patozi. Ndërkohë Patozi pohoi se në qoftë se do ishte sot në Parlament do kërkonte heqjen e imunitetit për çdo zyrtar në Shqipëri. “Nëse do të isha deputet i opozitës do të kërkoja sot heqjen e plotë të imunitetit për çdo politikan, prokuror dhe gjykatës, si e vetmja mënyrë e shprehjes së vullnetit të plotë për vënien në dispozic ion të gjithkujt para drejtësisë, si i barabartë para ligjit”, nënvizoi Patozi.

    Lulzim Basha nis betejën me Patozin, Bregun dhe Topallin, rikthen pranë vetes demokratët e

    zhgënjyer, u beson organizimin e partisë në qarqe

    Analiza në PD, ja kush janë të deleguarit e Lulzim Bashës në qarqe

    “Humbja që PD morri në zgjedhjet e 25 qer-

    shorit por edhe rikonfirmimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike jo vetëm që

    nuk i bashkoi demokratët, por ndezi edhe një konflikt të ashpër brenda kësaj partie,

    mes liderit demokrat dhe ish-deputetëve As-trit Patozi, Majlinda Bregut, Jozefina Topallit, etj. Por ajo që bie në sy, ka të bëje me faktin se, dje, janë dhënë sinjalet e parë të zbehjes

    së influencës së gardës së vjetër në PD...

    Rigels SELIMAN

    Humbja që PD mori në zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe rikonfirmimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike jo vetëm që nuk i bashkoi demokratët, por ndezi edhe një konflikt të ashpër brenda kësaj partie, mes liderit demokrat dhe ish-deputetëve Astrit Patozi, Majlinda Bregut, Jozefina Topallit, etj. Por ajo që bie në sy, ka të bëje me faktin se, dje, janë dhënë sinjalet e parë të zbehjes së influencës së gardës së vjetër në PD, nga ku duket qartë se këta të fundit duket se kanë humbur mbështetjen nga baza në qendër. Po çfarë po ndodh në PD dhe ku konsiston beteja e liderit demokrat me grupin anti-Basha? Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Partia Demokratike pritet të zhvillo-jë një analizë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, dhe pikërisht për të zhvilluar këtë proces kaq jetik, Basha ka caktuar edhe grupet e punës. Mirëpo ajo që bien në sy ka të bëjë me faktin se kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një lëvizje surprizë sa i takon emrave që ka përzgjedhur për t’i deleguar si koordinatorët të analizës së PD në qarqe. Kështu, Basha jo vetëm që ka zgjedhur të deleguarit e Kryesisë së Partisë Demokratike në qarqe, por dukshëm bie në sy që ai ka vënë në krye të grupeve të punës shumë emra të cilët i la jashtë listave të 25 qershorit dhe që në një farë mënyre ishin edhe mbështetës të zjarrtë të ish-deputetëve Patozi, Bregu dhe Topalli. Pra nëpërmjet këtij vendimi Basha ka nisur betejën me gardën e vjetër duke iu marrë mbështetësit dhe njëkohësisht gjithë demokratët e zhgënjyer i ka rikthyer në parti. Po kush janë mbështetësit e gardës së vjetër që Basha i “joshi” dhe riktheu në parti? Kështu, njëri nga të dele-guarit e Partisë Demokratike që do të bëjë analizën e humbjes në qarkun e Tiranës është Jamarbër Malltezi, ndërsa në qarkun e Korçës bie në sy se i deleguar do jetë një tjetër kritik i Bashës siç është Arben Ristani. Nga ana tjetër në qarkun e Beratit i dele-guar do të jetë Eno Bozdo, ndërsa në qarkun Shkodër do të jetë i deleguar Kreshnik Çollaku. Megjithatë, disa prej figurave të vjetra të cilat Basha

    i la jashtë 25 qershorit ka vendosur mos t’i kthejë përfundimisht në këtë parti; siç është Ridvan Bode apo Genc Ruli, të dy këta kanë qenë deleguar në qarqe.

    Përplasjet me të vjetritMirëpo për grupin anti-Ba-

    sha, fajtor për humbjen e thellë që demokratët korrën në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, është vetë Partia Demokratike. Kështu pak kohë më parë, kundërshtarët e Bashës nënshkruan një deklaratë ku përveçse bënin fajtor partinë për humbjen e zgjedhjeve, ata shkruanin se PD duhet t’u ringjallë besimin dhe duhet t’u kthejë me urgjencë shpresën shqiptareve. “Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan disfatën me të rëndë zgjed-hore në historinë e Partisë Demokra-tike. Partia Demokratike ka meritën e pamohueshme të denoncimit publik

    të tyre. Rezultati i zgjedhjeve në fa-vor të qartë të mazhorancës dhe në ndëshkim të fortë të opozitës ishin rezultat i blerjeve masive të votave me paratë e drogës dhe përfshirjes se krimit në proces zgjedhor, por edhe pasojë e gabimeve të rënda të Partisë Demokratike. PD duhet t’u kthejë me urgjencë shpresën shqiptarëve, duhet

    t’u ringjallë besimin, duhet të shpëtojë demokracinë në ketë vend. Prandaj një garë e hapur, me rregulla të drejta e të paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët përbën, kushtin themelor për rimëkëmbjen e PD-së”, thuhej në deklaratën e grupit anti-Basha.

    Këlliçi ironizon Ramën: Rasti i “Tahirit” më kujton Elvis Roshin

    Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar, dje, pas deklaratës së ish-ministri Saimir Tahiri, ku ky i fundit doli sërish publikisht dhe zbuloi disa dokumente të siguruara nga Gjykata e Katanias. Kështu, dje përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi e krahasoi çështjen “Tahiri” me atë të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, ndërsa me ironi theksoi se pafajësia mbrohet në gjykata dhe jo me letra ‘bakalli’. “Pafajësia mbrohet në gjykatë, jo me letra “bakalli”. Dalja e Tahirit sot para medias të kujtonte daljen e Elvis Roshit. Si për Tahirin dhe për Roshin në letrat e servirura me-dias, rezultonte se ata ishin të pastër. Të gjithë e dinë se si vetëm pak muaj më pas letrat treguan të kundërtën. Jo vetëm Roshi kishte disa emra por ishte edhe i dënuar për përdhunim në grup. Sot të njëjtë gjë e bëri Tahiri. Në asnjë rresht letra e Tahirit nuk thoshte që ai nuk i kishte ndihmuar kushërinjtë Habilaj në trafik droge, për të cilë