teme diplome palet ndergjyqese ne procesin

39
1 UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES MASTER SHKENCOR FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN GJYQESOR CIVIL PUNOI PEDAGOGU UDHEHEQES Klodi mici JONIADA MUSARAJ kopje

Upload: phamkiet

Post on 16-Dec-2016

455 views

Category:

Documents


20 download

TRANSCRIPT

Page 1: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

1

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES

MASTER SHKENCOR

FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE

TEME DIPLOME

PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

GJYQESOR CIVIL

PUNOI PEDAGOGU UDHEHEQES

Klodi mici JONIADA MUSARAJ

kopje

Page 2: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

2

PERMBAJTJE

Hyrje....................................................................................................................................4

KREU I

RENDESIA E PALEVE NE PROÇESIN GJYQESOR CIVIL

1.1 Veshtrim i pergjithshem historik ne lidhje me rolin e paleve ndergjyqese ne proçesin

gjyqesor civil........................................................................................................................5

1.2 Marredhenia juridike-procedurale civile........................................................................7

1.3 Kuptimi i paleve ne nje proces gjyqesor dhe veprimet e tyre procedurale....................8

1.4 Subjektet e procesit gjyqesor civil...............................................................................10

KREU II

KUSHTET LIGJORE QE DUHET TE GEZOJNE SUBJEKTET E

MARREDHENIEVE JURIDIKE PROCEDURALE CIVILE

2.1 Zotesia per te qene pale ne gjykim dhe zotesia per te zhvilluar nje proces gjyqesor..13

2.2 Te drejtat dhe detyrat e paleve ndergjyqese ne proces................................................16

2.3 Interesi i ligjshem dhe legjitimiteti i paleve ndergjyqese............................................17

2.4 Zevendesimi i pales se palegjitimuar me palen e legjitimuar......................................22

2.5 Instituti i bashkendergjyqesise dhe kushtet qe duhen plotesuar..................................24

KREU III

PERSONAT E TRETE DHE ROLI I TYRE SI SUBJEKTE TE PROCESIT

GJYQESOR CIVIL

3.1 Personat e trete ne procesin gjyqesor...........................................................................26

3.1.1 Pjesemarrja vullnetare ose e detyrueshme e personit te trete...................................26

3.1.2 Nderhyresi kryesor dhe aksesore..............................................................................27

kopje

Page 3: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

3

KREU IV

SUBJEKTE TE TJERA NE PROCESIN GJYQESOR CIVIL

4.1 Prokurori si pale ndergjyqese ne procesin gjyqesor civil............................................29

4.2 Permbaruesi privat dhe publik.....................................................................................31

KONKLUZIONE.............................................................................................................35

BIBLIOGRAFIA.............................................................................................................38

kopje

Page 4: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

4

H Y R J E

Ne kete punim do te trajtoj disa ceshtje te legjitimitetit te paleve, rendesine e tyre

ne procesin civil, kushtet ligjore qe keto subjekte duhet te gezojne. Gjithashtu do te trajtoj

rolin e personave te trete ne procesin gjyqesor dhe se fundmi subjekte te tjera, sic jane

prokurori dhe permbaruesi gjyqesor.

Si fillim do te flas per te Drejten Procedurale Civile, per misionin teper te

rendesishem qe kryen ajo ne pergatitjen e personave qe do te japin drejtesine.

Ajo ka per qellim qe te sigurohet zgjidhja e drejte e pa vonese e

mosmarreveshjeve ne fushen civile, nepermjet nje procesi te rregullt ligjor, si kusht i

domosdoshem per dhenien e drejtesise ne nje shtet te se drejtes, per rolin kryesor qe luan

gjykata ne dhenien e drejtesise. Pervec gjykates, ne procesin gjyqesor marrin pjese palet

ndergjyqese, te cilet jane subjekte qe kane te drejta dhe detyrime procedurale. Keto

subjekte te gjykimit marrin pjese me interesa te kunderta.

Nga perkufizimi i nenit 90 K.Pr.Civile kuptohet se procesi ka dy pale: personi qe i

drejtohet gjykates per te kerkuar njohjen ose rivendosjen e nje te drejte qe pretendon se i

mohohet, i cili quhet padites dhe personi tjeter qe thirret ne gjykate per t’u pergjigjur se

sipas personit qe e therret, ka mohuar ose ka shkelur nje te drejte te tij (paditesit), i cili

quhet i paditur.

Palet duhet te kene zotesi per te vepruar ne nje gjykim civil qe ushtrojne lirisht te

drejtat. Ato duhet te kene zotesine juridike per te qene pale ndergjyqese dhe zotesine per

te vepruar ne gjykim.

Palet gezojne te drejta dhe detyra, sipas parashikimit qe behet ne ligj. Keto pale

duhet te kene patjeter interes i cili duhet te jete legjitim dhe juridik; personal dhe direkt; i

lindur dhe aktual.

Ne rastet kur gjate gjykimit del se padia eshte ngritur nga nje person qe nuk ka te

drejte ta ngreje ose kunder nje personi ndaj te cilit nuk duhet te ngrihej, me kerkesen e

pales se interesuar, gjykata mund te lejoje zevendesimin e paditesit.

Kur ne nje gjykim ka shume pale ndergjyqese kemi te bejme me bashkendergjyqesi.

Padia mund te ngrihet bashkerisht nga shume padites ose kunder shume te paditurve

kopje

Page 5: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

5

(bashkendergjyqes), ne rast se kane te drejta ose detyrime te perbashketa mbi objektin e

padise; dhe te drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikepamja e faktit ose e ligjit kane po ate

baze. Bashkendergjyqesia ka karakter: fakultativ ose te nevojshem.

Ne procesin gjyqesor marrin pjese dhe persona te trete te cilet plotesojne te gjitha

kushtet dhe kriteret e parashikuara me ligj. Pjesemarrja e personave te trete ne gjykim

mund te jete vullnetare ose e detyrueshme. Por ne nje gjykim mund te nderhyjne keto

persona te trete, si nderhyres kryesor ose si nderhyres aksesore. Subjekte te tjera te

procesit civil jane edhe prokurori dhe permbaruesi gjyqesor, i cili mund te jete publik ose

privat.

KREU I

RENDESIA E PALEVE NE PROCESIN GJYQESOR CIVIL

1.1 Veshtrim i pergjithshem historik ne lidhje me rolin e paleve ndergjyqese

ne procesin gjyqesor civil.

Ne koherat e lashta, iliret, ashtu si edhe romaket e popujt e tjere fillimisht e kane

njohur te ashtuquajturen veterregullim ligjor si menyre per mbrojtjen e interesave te veta

ne te gjitha format e njohura nga gjakmarrja e deri te albitrimi me pleqesi. Ajo ka lene

gjurme te thella sidomos ne trojet shqiptare dhe eshte zbatuar ne disa zona deri ne mesin

shekullit te XX. Sipas te drejtes romake, ne procesin civil roli i pretorit kufizohej vetem

ne mbikqyrjen qe palet te kryejne te gjitha formalitetet sipas rregullave. Te dyja palet

thonin fjale ceremoniale rreptesisht te percaktuara dhe benin gjeste qe shprehnin grindjen

rituale dhe luften rreth sendit1. Ne kete ceremoni secila pale mbante ne dore nje shkop te

holle (vidictor). Pas ceremonise pretori e ka marre sendin nga palet dhe ja ka lene ne

ruajtje nje qytetari (sequestor) ose njeres pale. Pastaj vinin bast kush do te fitoje dhe

zgjidhnin gjyqtarin (index) ne formen e kontrates qe eshte quajtur litis contestatio.

Gjyqtari e merrte vendimin ne baze te provave qe paraqisnin palet. Vendimi ishte i

paarsyetuar dhe i formes se prere.

Me vone u ndryshua procedura e shqyrtimit. Shqyrtimi behej para nje organi

shteteror i cili kujdesej edhe per ekzekutimin e vendimit. U hoq vleresimi i lire i provave

1Bardhoshi, N. “E Drejta Zakonore”, (cikel leksionesh).

kopje

Page 6: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

6

nga ana e gjyqtarit dhe ne vend te tij u vendosen nje sere rregullash se kur do te quhej

ceshtja e provuar dhe kur jo. Provat shkencore tashme kane perparesi, ndersa theniet e nje

deshmitari te vetem nuk kane kurrfare vlere (testis unus testis nuelus).

Edhe normat e se drejtes sone jane parashikuar procedura dhe subjektet e procesit

gjyqesor sic ishin “pegjet” e pleqenise, pa te cilat nuk konsiderohej e vlefshme as

pleqenia, as gjyqi. Per pleqte qe do te shqyrtonin ceshtjen parashikohej formula e betimit.

Njihej e drejta e ankimit kunder vendimit ne kushte te caktuara ne pleqesine e pleqve te

dyte. Kjo procedure ne menyre me te thjeshtuar eshte e zbatuar ne mjaft zona sidomos ne

fshatra te pjeses veriore dhe verilindore te Shqiperise deri ne kohet e vona, ashtu si e

drejta materiale. Per shume mosmarreveshje civile fshataret nuk e merrnin mundimin per

t’iu drejtuar gjykates se shtetit Turk, e aq me pak asaj te Serbise. Kjo ka ndodhur edhe

pas viti 1929 ne Shqiperi. Sidomos, mosmarreveshjet midis fshatareve fqinje zgjidhjet

beheshin pa iu drejtuar organit shteteror. Edhe ne ditet e sotme ruhet ne nje fare mase kjo

tradite e vjeter e qe na duket mjaft pozitive. Shembull tipik eshte ndarja e tokave nga vete

banoret e fshatrave malore e kodrinore te mjaft zonave te Shqiperise pa nevojen e

nderhyrjes se organizmave shteterore2. Pothuajse askush nga keto zona nuk i eshte

drejtuar gjykates apo organeve administrative per zgjidhjen e mosmarreveshjes. Kjo nuk

do te thote se eshte ndjekur procedura e se drejtes tokesore por ngaqe ka qene me i

rrenjosur dhe i respektuar, mosmarreveshjet kane qene te rralla dhe kur ato kane lindur

jane zgjidhur me mirekuptim, disa here edhe me ndermjetesimin e njerezve te urte e te

nderuar ne vend.

Ne qytete dhe ne qendra urbane eshte zbatuar me disa ndryshime te pjesshme

Procedura Civile Otomane deri ne vitin 1929. Ne kete vit u miratua dhe ligji “Mbi

shtojcen e dyte te Kodit te Procedures Civile” i cili veproi deri ne vitin 1944. Nder te tjera

ne keto akte eshte rregulluar edhe pozita juridike e subjekteve te procesit gjyqesor si e

gjykates, paleve ndergjyqese, personit te trete, etj. Nje burim tjeter i se drejtes se

Procedures Civile eshte ligji “Mbi organizimin e drejtesise” i dekretuar me 7 Shkurt

1929. Ky ligj rregullonte ceshtjet me karakter procedural.

Dy ligjet e fundit jane hartuar kryesisht ne ndikimin e legjislacionit te kohes se

vendeve perendimore si Italise e Zvicres. Me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore ne

2Bardhoshi, N. “E Drejta Zakonore”, (cikel leksionesh).

kopje

Page 7: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

7

Shqiperi u zbatua teoria e Leninit per shkaterrimin nga themelet per gjykimin e vjeter dhe

aparatin e tij. Me 17 Maj 1945 eshte miratuar ligji mbi organizimin e perkohshem

gjyqesor me hyrjen e te cilit ne fuqi pushojne ceshtjet e paperfunduara civile. Me kete ligj

u vendosen disa parime procedurale si barazia e qytetareve para gjykates dhe zhvillimi i

procesit gjyqesor me dyer te hapura.

Nga problemet qe u hasen nga keto akte e ligje, si dhe te ligjit te miratuar me 17

Mars 1958 cuan deri ne miratimin e Kodit te Procedures Civile me 27 Qershor 1981. Ne

kete kod ashtu si edhe ne kodet e tjera ne normat parimore te tij u sanksionua hapur se

“legjislacioni procesit civil udhehiqet nga politika e P.P.Sh dhe bazohet ne ideologjine e

klases punetore, me tej “legjislacioni procesit civil” me keto norma u eshte cunguar

realisht mundesia personave te shtresave te caktuara shoqerore per te disponuar plotesisht

te drejtat e fituara nepermjet gjykates.

Si rrjedhoje edhe ne procesin gjyqesor civil nuk eshte siguruar nje pozite juridike

e ndryshme e subjekteve qe marrin pjese ne te. Me dispozita te vecanta eshte sanksionuar

se gezojne pozite te privilegjuar personat juridike shteterore, duke e vene ne levizje

gjykaten para detyres per mbrojtjen e interesave te tyre, ne dallim nga personat e

vecante3.

1.2 Marredhenia juridike-procedurale civile.

E drejta Procedurale Civile, kryen nje mision teper te rendesishem ne pergatitjen

dhe kualifikimin e personave qe do te japin drejtesine ne Republiken e Shqiperise. Ajo ka

per qellim qe ne veprimtarine gjyqesore te sigurohet zgjidhja e drejte e pa vonese e

mosmarreveshjeve ne fushen civile, nepermjet nje procesi te rregullt ligjor, si kusht i

domosdoshem per dhenien e drejtesise ne nje shtet te se drejtes. Procedura Civile perben

teresine e normave juridike qe rregullojne e disiplinojne veprimtarine e gjykatave ne

dhenien e drejtesise e ne zbatimin e saj, proceduren ne te cilen mbeshtetet e zhvillohet kjo

veprimtari, si dhe marredheniet e lindura gjate saj ne shqyrtimin dhe zgjidhjen e

mosmarreveshjeve civile4. Gjate gjykimit te nje ceshtjeje civile krijohen raporte te

ndryshme midis gjykates si organ shteteror dhe subjekteve te tjera te procesit gjyqesor

3Maho, B. “Profesionet e lira”, (cikel leksionesh).

4Vasili, J. “Procedure Civile”.

kopje

Page 8: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

8

civil. Keto raporte qe krijohen ndermjet gjykates nga njera ane dhe pjesemarresve ne

gjykim nga ana tjeter, sjellin te drejta dhe detyrime qe rregullohen nga normat

procedurale dhe perbejne permbajtjen e marredhenies juridike-procedurale civile. Rolin

kryesor ne keto raporte e luan gjykata, si organi i vetem per dhenien e drejtesise. Me

termin gjykate do te kuptojme jo vetem Gjykatat e Shkalles se Pare, Gjykaten e Apelit

dhe Gjykaten e Larte, por edhe Gjykatat e Arbitrazhit te parashikuara nga legjislacioni

yne. Subjekte te tjere te ketyre marredhenieve jane: prokurori, paditesi, i padituri dhe

personi i trete. Sipas kodit te merparshem, subjekt i marredhenies juridike-procedurale

civile konsiderohej edhe personi i interesuar. Personi i interesuar eshte kryesisht nje

person juridik qe thirret nga gjykata, kur konstatohet qe zgjidhja e ceshtjes prek interesat

e tij, psh: sigurimet shoqerore ne gjykimet lidhur me moshen, vjetersine ne pune etj. Ne

Kodin e Procedures Civile ne fuqi, ky person nuk konsiderohet subjekt i kesaj

marredhenie, por thjesht si pjesemarres i mundshem ne disa gjykime per vertetimin e

fakteve juridike5.

Ne literaturen juridike eshte shfaqur pikepamja se si subjekt i marredhenieve

juridike procedurale civile jane edhe avokatet, deshmitaret, ekspertet, perkthyesi te cilet

luajne rol ndihmes ne procesin gjyqesor civil. Duke u nisur nga fakti se qenesia e tyre ne

proces nuk eshte kusht per zhvillimin e tij, por ajo varet nga lloji i ceshtjes ne gjykim,

themi se ato nuk jane subjekt te kesaj marredhenie, por faktore ndihmes ne ecurine e

procesit gjyqesor civil.

1.3 Kuptimi i paleve ne nje proces gjyqesor dhe veprimet e tyre procedurale.

Ne procesin gjyqesor, ku behet zhvillimi dhe zgjidhja e nje ceshtjeje marrin pjese

gjykata, palet ndergjyqese si dhe ne disa raste persona te trete, prokurori si dhe

permbaruesi. Keta quhen subjekte te gjykimit civil qe kane te drejta dhe detyra

procedurale dhe me veprimet e tyre influencojne rrjedhimin, zhvillimin dhe perfundimin

e gjykimit. Gjithashtu ne gjykim mund te marrin pjese perkthyesit, deshmitaret dhe

ekspertet te cilet nuk influencojne me pjesemarrjen e tyre por vetem ndihmojne

veprimtarine e pjesemarresve te tjere, me njoftimin e fakteve ose mbi njohurite e tyre

teknike e shkencore. Te gjithe keto persona nuk quhen subjekte te gjykimit. Ketu duhet te

5Vasili, J. “Procedure Civile”.

kopje

Page 9: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

9

permendim edhe perfaqesuesit dhe personat e trete te cilet m.gj.s japin ndihmesen e tyre

nuk konsiderohen subjekte te gjykimit sepse veprojne ne emer dhe per llogari te paleve

qe jane subjekte te gjykimit. Palet ndergjyqese jane subjekte te gjykimit dhe marrin pjese

me interesa te kunderta. Midis tyre eshte mosmarreveshja e lidhur ne menyren e

rregullimit te marredhenies juridike ne te cilen bazohet e drejta subjektive e paditesit dhe

detyrimi i te paditurit6. Jo te gjithe subjektet e gjykimit kane te njejta pozita ne lidhje me

zhvillimin dhe perfundimin e gjykimeve, prandaj keta nuk kane te drejta procedurale te

barabarta. Keshtu, gjykata ka nje pozite te rendesishme sepse ajo eshte e vetmja qe ka te

drejten e zgjidhjes se nje ceshtjeje civile, duke dhene vendimin perfundimtar. Nga kjo

rrjedh se gjykata nuk ka vetem te drejta, por ka edhe detyrime, sidomos ate qe te jape

vendimin mbi nje ceshtje qe shtrohet per zgjidhje. Te njetjen pozite ka dhe permbaruesi

gjyqesor, ndersa kur porkurori mer pjese ne gjyq ka nje pozite disi me ndryshe. Prokurori

ne nje gjykim civil, nga njera ane vepron si subjekt gjykimi, nga ana tjeter ka te drejte

dhe detyre te vezhgoje dhe te mbikqyre zbatimin e perpikte te ligjit. Nga kjo pozite e

prokurorit rrjedh se ai nuk ka vetem te drejte qe te kryeje veprime procedurale por ka

edhe detyrimin qe te marre masat ligjore kur shkelet ligji. Ndryshe eshte pozita

procedurale e subjekteve te tjere te gjykimit, d.m.th te paleve ndergjyqese dhe personave

te tjere, kur keto te fundit marrin pjese. Ndergjyqesit kane te drejte dhe jo detyre te

vazhdojne te marrin pjese ne gjykim, kane te drejte dhe jo detyre te bejne ankim kunder

vendimit qe jep gjykata edhe kur ky vendim eshte kunder interesave te tyre. Palet dhe

personat e trete kane vete disa detyra sjelljeje ne gjykim (Kreu 2,3). Ne zhvillimin e

gjykimit subjektet kryejne veprime procedurale qe kane per qellim zgjidhjen e nje

mosmarveshje civile, familjare, tregtare apo administrative me pasoja te natyres morale

dhe materiale per secilen pale ndergjyqese. Nga kryerja ose moskryerja e ketyre

veprimeve rrjedhin pasoja procedurale, sic jane lindja, ndryshimi ose shuarja e

marredhenieve procedurale civile. Por subjeket e gjykimit nuk mund te kryjne cdo

veprim qe u pelqen, por vetem ato qe jane te parashikuara ne ligj, p.sh; gjykata nuk

mund te kerkoje me force paraqitjen e subjekteve ne gjyq kur ato nuk paraqiten pervec

rasteve te parashikuara me ligj.

6Lamani. A. “Procedura Civile e Republikës Popullore të Shqipërisë”.

kopje

Page 10: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

10

Duhet theksuara fakti juridik se, pozita procedurale e gjykates dhe e permbaruesit

eshte e ndryshme nga ato te paleve dhe personave te trete. Duke patur parasysh se gjykata

ka per detyre qe te zgjidhe ceshtjen qe i eshte shtruar ne gjyq, ose permbaruesi ka per

detyre te vere ne ekzekutim nje vendim gjyqesor, ato jane te detyruara te kryejne veprime

procedurale te nevojshme per zgjidhjen e ceshtjes, prandaj keto veprime jane te

detyrueshme per ta. Perkundrazi palet ndergjyqese ose kur eshte rasti dhe personat e trete,

duke mos pasur detyra te vecanta ne gjykim civil nuk jane as te detyruara te kryejne

veprime te caktuara, keshtu veprimet procedurale qe kryejne nuk jane te detyrueshme por

fakultative. Veprimet procedurale qe kryejne palet ndergjyqese ose personate e trete

dallohen ne veprime qe jane te lidhura me afat, dhe ne veprimet nga te cilat mund te hiqet

dore. Jane veprime qe lidhen me afat, ato veprime te cilat duhet te kryhen brenda nje afati

te caktuar sepse ndryshe shkaktojne humbjen e se drejtes per kryerjen e tyre. Jane

veprime procedurale qe mund te hiqet dore kur varen nga palet ndergjyqese te kryhen ose

ne rast se jane kryer, te zhvilloje efektin e tij procedural, duke patur te drejte pala qe ka

filluar te heqe dore nga ky veprim. Palet ndergjyqese si subjekte te procesit gjyqesor,

duhet te ekzistojne dhe te jene te percaktuara perndryshe nuk mund te kete proces

gjyqesor. Nje person i panjohur nuk mund te fitoje cilesine e pales. Percaktimi i paleve

behet me padi, duke treguar te dhenat e identitetit, si emri e mbiemri, vendbanimi ose

vendqendrimi, emri ose selia per personin juridik.

1.4 Subjektet ne procesin gjyqesor civil.

Sipas nenit 90 te Kodit te Procedures Civile jepet perkufizimi se cilat jane palet ne

procesin civil. Sipas kesaj dispozite, “Palet ne nje gjykim civil jane personat fizike dhe

juridik, ne emer ose kunder te cileve zhvillohet gjykimi”. Duke patur parasysh kete

perkufizim te ketij neni kuptohet se procesi civil ka dy pale. Personi qe i drejtohet

gjykates per te kerkuar njohjen ose rivendosjen e nje te drejte qe pretendon se i mohohet

ose i shkelet nga nje person tjeter, te cilin e therret rregullisht para gjykates, quhet

padites. Ky subjekt e fiton cilesine e paditesit ne momentin qe paraqet padi ne gjykate,

pra cilesine si padites e fiton me vullnetin e tij te lire e te pacenuar. Kurse personi tjeter

qe thirret ne gjykate per t’u pergjigjur se sipas personit qe e therret, ka mohuar ose ka

shkelur nje te drejte te tij (paditesit), quhet i paditur. Ky subjekt cilesimin e tij si i paditur

kopje

Page 11: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

11

e fiton pa vullnetin e tij. Nga ky rregull i pergjithshem ke edhe ndonje perjashtim, si p.sh:

zgjidhja e marteses kerkohet me marreveshjen e bashkeshorteve. Ketu pozita e te

paditurit fitohet me vullnetin e tij7. Ndryshe, paditesi dhe i padituri quhen pale ose pale

ndergjyqese. Te dy keto persona marrin pjese si pale kundershtare ne nje proces gjyqesor,

dhe kane interesa te kunderta. Por edhe i padituri mund te behet padites, sepse ka te

drejten e kerkeses per kunder-padi. Kodi i Procedures Civile percakton se ne nje proces

civil kane te drejte te marrin pjese ata persona qe ushtrojne lirisht te drejtat8.

Ne nenin 91 te K.Pr.Civile percaktohet se: “Kane zotesi per te vepruar ne nje

gjykim civil personat qe ushtrojne lirisht te drejtat, te cilat duhet te respektohen nga te

tjeret”. Pervec paditesit dhe te paditurit ne procesin gjyqesor civil mund te marrin pjese

dhe subjekte te tjere si psh; personat e trete, nderhyres kryesor, nderhyres dytesore etj.

Person i trete ne gjykim procedural civil jane te gjithe ato persona fizike dhe juridike te

cilet plotesojne te gjitha kushtet dhe kriteret e parashikuara me ligj. Ligji parashikon se

cdo person, per te cilin nje vendim qe do te jepet ne nje padi te rrjedhur midis personave

te tjere, mund te kete rendesi per interesat e tij, ka te drejte te marre pjese ne kete gjykim

te zhvilluar midis personave te tjere9. Kjo pjesemarrje e personave te trete ne nje gjykim

te vazhduar midis personave te tjere quhet nderhyrje (interventio). Pjesemarrja ose

nderhyrja mund te jete vullnetare ose e detyrueshme. (Me gjere do te sqarohet ne kreun

3).Ne Kodin e Procedures Civile jane vendosur rregulla per menyren e gjykimit te

mosmarreveshjeve civile dhe te mosmarreveshjeve te tjera te parashikuara ne kod, per

pjesemarresit ne gjykim dhe poziten e tyre procedurale.Ndonese e drejta materiale dhe

ajo procedurale kane objekte te ndryshme ne proceduren gjyqesore, ato jane te lidhura e

te ndervarura. Qe ne fazen e pare paraprake gjykata eshte e detyruar te verifikoje natyren

e llojin e marredhenies juridike dhe ne baze te saj te percaktoje kompetencen e gjykates

ose seksionit perkates. Keshtu, ajo verifikon zotesine juridike dhe zotesine per te kryer

veprime procedurale ne gjykim si te pales paditese ashtu edhe te pales se paditur, edhe

kjo arrihet nepermjet zbatimit te normave materiale. Nga ana tjeter nepermjet zbatimit te

normave juridike procedurale lindin pasoja juridike me karakter material si psh:

7Nenet 359-360 Kodi i Procedures Civile.

8Lamani. A. “Procedura Civile e Republikës Popullore të Shqipërisë”.

9Kore, D. Sauli, Gj. Zaka, T. “Disa trajtime teorike dhe praktike mbi Proceduren Civile”.

kopje

Page 12: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

12

nderprerja e ecjes se afatit te parashkrimit te padise, parandalimin ose nderprerjen e

pasojave negative ne te ardhmen etj.

Normat qe rregullojne veprimet procedurale te subjekteve qe marrin pjese ne

procesin gjyqesor civil perbejne formen juridike, nepermjet zbatimit te te cilave

rivendoset e drejta materiale e shkelur. Mirepo, veprimet e subjekteve te rregulluara me

norma procedurale nuk perbejne formalitet, sic eshte konceptuar ngadonjehere, sidomos

ne te kaluaren. Forma ne proceduren gjyqesore ka rendesi thelbesore, pasi vetem

nepermjet mjeteve te caktuara procedurale mund te mbrohen te drejtat e individit dhe

pjesemarresve te tjere ne gjykim. Prandaj dhe normat e se drejtes procedurale jane si

rregull me karakter urdherues qe do te thote se as palet, as gjykata nuk mund te veprojne

ndryshe, me perjashtim te rasteve te parashikuara shprehimisht ne ligj, sic eshte psh:

ndryshimi i shkakut ose objektit te padise10

. Nje pjese e normave procedurale ndonese

nuk lidhen drejtperdrejte me hetimin gjyqesor dhe zgjidhjen e ceshtjes ne themel nga

gjykata, ne vetvete perbejne nje kusht dhe garanci per nje gjykim te drejte e te bazuar. Te

tilla norma jane ato mbi juridiksionin dhe kompetencen, mbi perberjen e trupit gjykues e

nenshkrimit prej anetareve te tij te vendimit mbi detyrimin e gjykates per te njoftuar

pjesemarresit ne proces per diten dhe oren e gjykimit11

. Shkelja e ketyre normave quhet

shkelje me rendesi te rregullave te procedures qe sjell si pasoje prishjen patjeter te

vendimit te gjykates.Nuk ka asnje rendesi nese eshte zgjidhur ceshtja drejt ne themel. Kjo

ndodh per shkak se shkaqe te tilla te prishjes kane te bejne me te drejten themelore per

nje proces te rregullt ligjorper pjesemarresit ne proçes12

. Detyrat e gjykates gjate procesit

gjyqesor dhe deri ne dhenien e vendimit jane te shumta e te nderlikuara. Per te siguruar

kushtet per dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar qe eshte edhe qellimi i gjithe

procesit gjyqesor, gjykata eshte e detyruar t’u mundesoje paleve e pjesemarresve te tjere

ne proces te parashtrojne faktet dhe te lejoje verifikimin e pretendimeve te tyre, dhe

vetem ne baze te provave e te rrethanave te parashtruara ajo mund te jape nje vendim te

drejte e te bazuar. Sic shihet roli i pjesemarresve ne procesin gjyqesor eshte i

10Neni 185 Kodi i Procedures Civile.

11Nenet 35, 36, 41-42, 128 Kodi i Procedures Civile.

12Neni 131 iKushtetutes se Shqiperise.

kopje

Page 13: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

13

pazevendesueshem, por kjo nuk do te thote aspak se gjykata eshte shnderruar ne nje

organ sodites qe vetem pranon dhe ne fund vlereson provat e paraqitura. Ajo, vete ka nje

rol te madh ne percaktimin se cilat prova do te merren (lejohen), gje qe kerkon nje njohje

paraprake te rrethanave te parashtruara nga palet. Ne te kundert, sic ndodh disa here

gjykimi i mbetet spontanitetit.

KREU II

KUSHTET LIGJORE QE DUHET TE GEZOJNE SUBJEKTET E

MARREDHENIEVE JURIDIKE PROCEDURALE CIVILE

2.1 Zotesia juridike procedurale civile dhe kushtet per te qene pale

ndergjyqese.

Palet ne gjykim jane personat fizike ose juridik (neni 90, K.Pr.Civile). Por per te

mundur nje person (fizik ose juridik) qe te marre pjese ne gjykim si pale, duhet te kete:

a) Zotesine juridike per te qene pale ndergjyqese (zotesi juridike procedurale civile);

b) Zotesine per te vepruar ne gjykim (zotesi procedurale per te vepruar);

Kodi i Procedures Civile parashikon shprehimisht qe nje padi mund te ngrihet

vetem nga nje person me zotesi juridike per te vepruar13

. Ka zotesi juridike per te qene

pale ndergjyqese kushdo qe ka zotesine per te gezuar te drejta civile, d.m.th cdo person

fizik i gjalle dhe personat juridike. Aftesia juridike e personave fizike e juridike lidhet me

personalitetin e tyre juridik. Ka zotesi per te vepruar ne gjykim, cdo person qe ka zotesi

per te ushtruar te drejta civile, d.m.th ata qe kane zotesi per te vepruar ne fushen civile,

kane dhe zotesi per te vepruar ne gjykim14

. Eshte mundesia e pales per te kryer te gjitha

veprimet e nevojshme qe kerkohen ne nje proces gjyqesor. Pra, pjesemarres ne nje proces

eshte personi apo subjekti qe eshte mbajtes i te drejtave dhe interesave te ligjshem, me

kerkesen e te cilit fillon procesi (pala aktive), ose kunder te cilit zhvillohet procesi (pala

pasive). Keshtu, dy kushtet e nevojshme zotesia per te qene pale ndergjyqese dhe zotesia

per te vepruar ne proces kane lidhje te ngushte me dispozitat e te Drejtes Civile, qe

rregullojne zotesine juridike. Zotesia per te vepruar ne nje gjykim dallon nga zotesia per

13

Neni 33 Kodi i Procedures Civile. 14

Vokshi, S. “Procedura Civile”.

kopje

Page 14: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

14

te qene pale. Zotesia per te qene pale lidhet me gezimin e te drejtave civile, ndersa zotesia

per te vepruar realizohet nepermjet ushtrimit te ketyre te drejtave. Pergjithesisht personat

qe kane zotesi per te qene pale, kane zotesi edhe per te vepruar15

. Por sipas ligjit, personat

qe nuk kane zotesi per te vepruar ne nje proces gjyqesor, nuk privohen nga zotesia per te

qene pale. Kjo e drejte realizohet nepermjet perfaqesueve te tyre. “Personat qe nuk kane

zotesine per te vepruar ne nje gjykim, mund te marrin pjese vetem kur perfaqesohen,

sipas dispoziteve qe rregullojne zotesine e tyre”16

. Pjesemarrja e ketyre personave si pale

nuk u jep atyre mundesine per te ushtruar vete te drejtat, por nepermjet perfaqesuesve.

Edhe personi juridik, si subjekt i se drejtes, ka zotesi per te qene pale ne nje

gjykim. Sipas nenit 31 te Kodit Civil, “Personi juridik vepron me ane te organeve te veta

te parashikuara nga ligji. Veprimet juridike te kryera nga organet e personit juridik,

brenda kompetencave te tyre, quhen si te kryera nga vete perosni juridik”. Personat e

fitojne zotesine procedurale me lindjen e tyre dhe e kane ate sa te jene gjalle. Kete zotesi

e ka edhe femija qe ne momentin e zenies ne barkun e nenes, me kusht qe te lindi i

gjalle17

.

Zotesine procedurale civile e fiton cdo person juridik qe nga casti i krijimit te tij

dhe, kur ligji parashikon se duhet te regjistrohet, qe nga casti i regjistrimit (neni 29 K.C).

Zotesia procedurale per te vepruar eshte e plote dhe e pakufizuar kur personi qe ka kete

zotesi mund te kryeje te gjithe veprimet procedurale ne proces. Zotesia e plote

procedurale e personit fizik fitohet me arritjen e moshes 18 vjec. Por ka nje perjashtim

per kete rast i cili sipas ligjit shpreh se gruaja edhe para moshes 18 vjec ka zotesi te plote

per te vepruar, qe e fiton me ane te marteses, te cilen nuk e humbet edhe n.q.s martesa

shpallet e pavlefshme (neni 6 K.C).

Te gjithe personave mbi moshen 18 vjec u eshte dhene kryesisht zotesia e plote

per te kryer akte procedurale ne emer te tyre, me perjashtim te rasteve kur keta persona

hyjne ne kategorine e personave me zotesi te kufizuar, (p.sh: personat nen kujdestari) apo

personat pa zotesi per te vepruar, (p.sh: personat te cileve u mungon kjo zotesi per shkak

semundje te perhershme fizike apo mendore, personat e denuar per kryerjen e veprave

penale gjate kohes se vuajtjes se denimit me burgim).

15

Simoni, A. Sadushi, S. Como, S. “Veshtrim krahasues mbi Proceduren Civile”. 16

Neni 91 Kodi i Procedures Civile. 17

Neni 2 Kodi Civil.

kopje

Page 15: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

15

Personat me zotesi te kufizuar e ruajne te drejten per te kryer akte procedurale ne

emer te tyre per aq kohe sa ata kane zotesine per te kryer akte ligjore.

Personat absolutisht te paafte ne fushen e te drejtes civile mund t’i kryejne

procedurat vetem nepermjet personave qe parashikohen ne dispozitat ligjore materiale

specifike.

Shkaqet qe kufizojne zotesine juridike per te gezuar te drejta civile jane:

a) Denimi penal;

b) Mosha;

Kufizimi i te drejtave civile me denim penal eshte humbja e disa te drejtave qe jepet nga

gjykata si denim kryesor ose plotesues18

.

Kufizimi i zotesise juridike d.m.th i asaj te gezimit te te drejtave mund te shkaktohen

edhe nga mosha. Jane disa te drejta te cilat lindin vetem nga arritja e nje moshe te

caktuar, p.sh: e drejta per martese ne moshen 18 vjec, e drejta elektorale qe lind ne

moshen 18 vjec etj.

Shkaqet qe kufizojne zotesine per te vepruar jane:

a) Mosha;

b) Gjendja shendetesore;

Personi qe ka zotesi per te gezuar te drejta ka dhe zotesi per te vepruar vetem kur

ka mbushur moshen 18 vjec d.m.th behet madhor. Para se te arrij kete moshe personi

quhet i mitur dhe si i tille nuk ka zotesi per te vepruar (kur eshte nen 14 vjec) ose zotesi te

kufizuar (mbi 14 vjec). Por kjo zotesi fitohet edhe para kesaj moshe, me ane te marteses

dhe nuk hiqet edhe sikur martesa te shpallet e pavlefshme ose eshte zgjidhur para moshes

18 vjec19

.

I mituri qe nuk ka mbushur moshen 14 vjec, eshte i pazoti per te vepruar. Ai

mund te kryeje vet veprime te moshes aty per aty, ndersa veprimet te tjera juridike i

kryen perfaqesuesi ne emer te te miturit20

.

I mituri qe ka mbushur moshen 14 vjec, mund te kryeje veprime juridike vetem me

pelqimin paraprak te perfaqesusit te tij ligjor pra, ka zotesi te kufizuar per te vepruar21

.

18

Nenet 29-30 Kodi Penal. 19

Neni 6 Kodi Civil. 20

Neni 8 Kodi Civil. 21

Neni 7 Kodi Civil.

kopje

Page 16: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

16

2.2 Te drejtat dhe detyrat e paleve ndergjyqese ne proces.

Te gjithe gezojne te drejta procedurale te barabarta dhe ligji krijon kushtet per

ushtrimin e tyre. Palet ndergjyqese ne gjykimin civil kane te drejta dhe detyra

procedurale te caktuara. Te drejtat jane te shumta e te shumellojshme dhe ndeshen ne cdo

faze te gjykimit, duke filluar qe nga veprimet pergatitore. Paditesi qe ka ngritur padine

mund te heqe dore prej saj, mund te ndryshoje shkakun e saj. Heqja dore nga paditesi

mund te behet edhe pa pelqimin e pales tjeter22

. Ai mund te shtoje, te pakesoje ose te

ndryshoje objektin e saj, ose te ndryshoje dhe llojin e padise. I padituri mund te mohoje

padine teresisht ose pjeserisht, te ngreje kunder-padi. Te dyja palet ndergjyqese kane te

drejte te bejne ankim kunder vendimit perfundimtar, ose te mbyllin ceshtjen me pajtim.

Ato kane te drejte te ndjekin gjykimin personalisht ose me ane te perfaqesuesve. Kane te

drejte te mbrohen ne gjykim vete ose me ane te avokatit, duke paraqitur prova per te

mbeshtetur pretendimet e tyre. Gjithashtu kane te drejten qe te jene te pranishem ne

shqyrtimin, bisedimin e provave dhe ne hetimin gjyqesor, si dhe te marrin njoftim per

kohen dhe vendin ku do te zhvillohet gjykimi ose veprime te rendesishme gjyqesore.

Palet qe nuk dijne shqip kane te drejte te marrin dijeni mbi te gjitha veprimet me ane te

perkthyesit. Palet kane te drejte te perjashtojne nga trupi gjykues gjyqtare, eksperte e

sekretare dhe kane te drejten e tyre qe te marrin dijeni per materialin e ceshtjes dhe te

kerkojne nxjerrjen e dokumenteve dhe shkresave te ndodhura ne dosje, si dhe te bejne

verejtje ndaj vendimeve te ndermjetme dhe veprimeve te gjykates23

. Palet ndergjyqese

kane per detyre te paraqiten ne gjykate per te parashtruar pretendimet dhe kundershtimet

ne kohen e tyre. Mosparaqitja e tyre ne gjykim nuk sjell sanksion direkt por mund te

sjelle pasoja si p.sh: ngarkim te shpenzimeve gjyqesore. Nga ana tjeter as gjykata nuk

mund te kerkoje me force paraqitjen e paleve ne gjyq. Palet kane detyre t’i ushtrojne te

drejtat e tyre ne proces me mirbesim. Gjykata i ngarkon ato me pergjegjesi, si p.sh: me

gjobe ose largim nga salla e gjyqit, nese pengojne zhvillimin normal te procesit gjyqesor,

kur nuk ruajne rregull e qetesi24

. Nese paditesi ose asnje nga palet, pa ndonje shkak te

arsyeshem dhe duke qe ne dijeni rregullisht, nuk paraqiten ne seancen e pare, si ne

veprimet pergatitore ashtu dhe ne seancen gjyqesore, gjykata apo gjyqtari i vetem vendos

22

Neni 201 Kodi i Procedures Civile. 23

Maho, B. “Procedure Civile”, (cikel leksionesh). 24

Neni 178 Kodi i Procedures Civile & Maho, B. “Procedure Civile”, (cikel leksionesh).

kopje

Page 17: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

17

pushimin e gjykimit. Nese i padituri nuk paraqitet ne seancen e pare dhe paditesi nuk

kerkon qe gjykimi te zhvillohet ne mungese, gjykata cakton nje seance tjeter gjyqesore.

Nese as ne kete seance nuk paraqitet dhe paditesi perseri nuk kerkon qe gjykimi te

zhvillohet ne mungese, gjykata vendos pushimin e gjykimit. Palet jane te detyruara te

respektohen ndermjet tyre, dhe te zbatojne rregullat ne procesin gjyqesor.

2.3 Interesi i ligjshem dhe legjitimiteti i paleve ndergjyqese.

Interesi i ligjshem.

Mbrojtja e interesit te ligjshem ndodh atehere kur nje subjekt te cenon ne gezimin

e qete te te drejtave pasurore ose jo pasurore, por subjekti i cenuar nuk eshte zhveshur

plotesisht nga gezimi i ketyre te drejtave. Per te mbrojtur keto te drejta i drejtohesh sipas

rastit organit administrativ ose organeve gjyqesore. Gjykata per te hetuar nese personat

fizike apo juridike te cilet i jane drejtuar gjykates me kerkese-padi ose me kerkese

gezojne legjitimitetin aktiv, verifikon nese kane apo jo interes te ligjshem ne paraqitjen e

kerkimeve. Kjo per faktin sepse qe nje person te kete te drejten per te perfituar nga

mbrojtja e organeve shteterore, duhet patjeter qe ai te kete interes per mbrojtjen e te

drejtes se cenuar25

.Nga interpretimi i nenit 2 te K.Pr.C, del se vetem personat fizike dhe

juridike kane te drejte t’i drejtohen gjykates me kerkese-padi. Sipas nenit 32 te K.Pr.C

parashikohen rastet se kur nje person mund te ngreje padi. Ne paragrafin e pare te ketij

neni parashikohet qe padia mund te ndrihet per te kerkuar rivendosjen e nje te drejte ose

interesi te ligjshem qe eshte shkelur, per vertetimin e qenies apo mosqeniees se nje

marredhenie juridike ose nje te drejte, si dhe per njohjen e vertetesise ose pavertetesise se

nje dokumenti me pasoja juridike per paditesin. Edhe pse neni 32 i K.Pr.C nuk e

parashikon interesin qe duhet te kete pala e paditur ne nje gjykim, nenkuptohet qe edhe

pala ndaj se ciles ngrihet padia duhet te kete interes. Ky interpretim del nga neni 184 i

K.Pr.C ku parashikohet se: “Kur gjate gjykimit del se padia eshte ngritur nga nje person

qe nuk ka te drejte ta ngreje, ose eshte ngritur kunder nje personi ndaj te cilit nuk duhej te

ngrihej, me kerkesen e pales se interesuar gjykata mund te lejoje zevendesimin e paditesit

ose te paditurit kunder te cilit duhet te ngrihej padia. Per zevendesimin gjykata duhet te

25

Likaj, A. (2009). “Interesi i ligjshem”.Jus & Justicia.

kopje

Page 18: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

18

marre me pare pelqimin e te dy paleve si dhe te personit qe hyn ne vend te tyre si pale

(Zevendesimi procedural zgjeruar me teper ne piken 2.4).

Interesi si i pales paditese, ashtu edhe i pales se paditur duhet te jete:

1. Legjitim dhe juridik;

2. Personal dhe direkt;

3. I lindur dhe aktual.

Interes legjitim dhe i ligjshem.

Interesi legjitimim ka te beje me faktin se paditesi mund te ushtroje te drejten e padise

vetem kur atij i eshte cenuar, mohuar apo shkelur nje e drejte qe atij i eshte njohur me

ligj. Pa nderhyrjen e gjykates, paditesit do t’i vije nje dem dhe pikerisht shmangia e ketij

demi nga veprimet ose faktet e nje personi tjeter, i jep te drejte atij te veproje ne gjykim.

Pra, e drejta qe paditesi kerkon te realizoje duhet te jete juridikisht e mbrojtur dhe e

parashikuar ne ligj. Interesi i ligjshem do te thote qe personi te gezoje nje te drejte

subjektive dhe per mbrojtjen e kesaj te drejte, justifikohet per ngritjen e nje padie.

Interesi juridik mund te jete moral dhe pasuror.

Ne legjislacionin aktual procedural civil nuk ekziston nje dispozite qe te

percaktoje nese mund te ushtrohet e drejta e padise kur vlera e kerkimit te paditesit eshte

shume e vogel. Pra mjafton qe te kesh nje interes sado i vogel te jete ai dhe personi

ligjerisht mund te ushtroje te drejten e padise.

Interesi duhet te jete i drejteperdrejte dhe personal.

Ky kusht kerkon realizimin e nje te drejte me karakter pasuror ose jopasuror, por

qe ka lidhje te drejteperdrejte me personin qe ka paraqitur padine apo kerkesen para

gjykates, si dhe cdo organi tjeter kompetent te administrates shteterore. Askush nuk mund

ti drejtohet gjykates per te arritur respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te dikujt tjeter.

Ketu nuk duhet te ngaterrohemi me perfaqesuesit e paleve te cilet veprojne per emer dhe

per llogari te paleve ne proces. Interesi i drejteperdrejte parashikohet ne nenin 324 te

K.Pr.Civile ne te cilin percaktohet se: “Padia mund te ngrihet kur paditesi argumenton se

akti administrativ eshte i paligjshem, dhe atij i cenohen interesat dhe te drejtat e tij ne

menyre te drejteperdrejte ose terthorazi, individualisht ose ne menyre kolektive” Ne kete

dispozite eshte shprehur shume qarte se interesi duhet te jete i drejteperdrejte dhe

individual. Pervec interesit personal kemi dhe interes kolektiv sipas te cilit i jepet e drejta

kopje

Page 19: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

19

nje grupi personash per te kerkuar mbrojtjen e te drejtave te tyre. Ky lloj interesi vihet re

me shume ne padite me karakter administrativ, ku te drejten per te kundershtuar nje akt

administrativ e ka dhe nje kolektiv i caktuar qe cenohet nga nje akt i paligjshem.

Interesi duhet te jete i lindur dhe aktual

Qe paditesi te kete te drejten te kerkoje mbrojtje nga gjykata duhet qe interesi i tij

te kete lindur dhe te jete aktual, pra demi qe i shkaktohet paditesit dhe qe kerkohet te

shmanget me padine duhet te kete ndodhur ne kohen e ngritjes se padise ose te vertetohet

ne nje kohe te ardhme shume te afert, jo thjeshte te ardhme. Ekziston mundesia qe padia

mund te ngrihet kur e drejta nuk eshte shkelur ende, por ekziston rreziku shume i afert qe

te ndodhe shkelja e saj, sic eshte padia per kallezimin e nje punimi dhe i nje demi te

mundshem. Interesi aktual do te thote qe interesi te vazhdoje dhe gjate gjykimit te padise.

Ne rast se interesi i ligjshem humbet gjate gjykimit dhe paditesi heq dore nga gjykimi,

atehere gjykata mund te vendose pushimin e gjykimit, ne rast te kundert vendos rrezimin

e padise per mungese legjitimimi. Ajo qe duhet theksuar per interesin aktual eshte fakti se

plotesimi i afateve te parashkrimit jo gjithmone i shuan interesat ligjore per t’iu drejtuar

gjykates me kerkese-padi ose kerkese, pasi parashkrimi i padise ne kuptimin material nuk

sjell detyrimisht parashkrimin e saj ne kuptimin procedurial26

. Nje gje e tille do te thote

se askush nuk pengohet per te paraqitur ne gjykate nje padi, ose nje kerkese per te cilen

ka interes, por per shkak te parashkrimit te afatit te ngritjes se saj ajo rrezohet.

Nga sa eshte shpjeguar, kuptohet se te ushtrosh te drejten e padise duhet qe interesi te jete

patjeter i ligjshem. Por megjithate ne kete perfundim na lind pyetja, se kur kemi nje

objekt qe nuk mbrohet nga ligji, pra eshte i paligjshem, a mund te kerkoje paditesi

mbrojtjen e nje objekti te tille?

Perpara se Kolegjet e Bashkuara te dilnin ne nje Vendim Unifikues, ka pasur

vendime te gjykatave qe pranonin te mbronin nje objekt te paligjshem, pra qe nuk

gezonte mbrojtje nga ligji. Keshtu, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne

vendimin e saj nr. 1524, dt. 03.12.1998, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se

Apelit nr. 1446, dt. 21.12.1999 qe kishte vendosur pushimin e ceshtjes per pjestimin e nje

ndertimi per shkak se objekti nuk ekzistonte juridikisht dhe padia nuk kishte objekt, dhe

26

Tafaj, F. Tushaj, V. “Padia ne drejtesi”.

kopje

Page 20: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

20

dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me trup tjeter gjykues, duke orientuar

Gjykaten e Apelit qe te lejonte pjestimin e pasurise se perbashket. Ky qendrim i Gjykates

se Larte eshte i pambeshtetur ne ligj, per shkak se i ofron mbrojtje ligjore nje veprimi te

paligjshem. Perfundimisht kete problematike e ka zgjidhur Gjykata e Larte me vendim

nr.22, dt. 13.03.2002, ne te cilin arsyeton se: “Shtesa ose ndertimi, i cili eshte realizuar ne

kundershtim me normat ne fuqi dhe nuk eshte regjistruar ne regjistrin e pasurive te

paluajtshme nuk mundet te jete objekt i pjestimit gjyqesor dhe personi i interesuar per

arsye se nuk perfaqeson interes te ligjshem, ne kete rast nuk mundet te legjitimohet ne

ngritjen e padise per pjestimin e pasurise”.

Legjitimiteti i paleve ndergjyqese.

Eshte detyre e gjykates qe te verifikoje legjitimimin si pale, te perfaqesuesve te

tyre te paraqitur dhe kur eshte rasti i fton ato qe te plotesojne aktet e dokumentet qe

rezultojne me te meta, duke perfshire dhe aktet lidhur me perfaqesimin, gjetjen e personit

dhe kur e sheh te nevojshme, u cakton nje afat paleve27

. Palet ne procesin civil duhet te

kene legjitimitet. Per te parashtruar nje kerkim ne gjykate ose per te kundershtuar kete

kerkim, eshte e domosdoshme qe ato te kene nje interes te ligjshem.

Ne baze te nenit 32 te Kodit te Procedures Civile thuhet: “Padia ngrihet vetem

kur personi ka interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi”. Qe te

justifikohet ligjerisht kerkimi per njohjen ose rivendosjen e nje te drejte te shkelur ose te

mohuar, duhet te behet vetem prej atij qe i perket, sipas ligjit, e drejta e mohuar ose e

shkelur prej nje te treti (legjitimimin aktiv) dhe vetem kunder atij qe me faktin ose me

vepren e tij mohon ose shkel te drejten e kerkuesit (legjitimimin pasiv), duke justifikuar

me kete fakt ose veprim nderhyrjen e gjykates per te ndaluar ose per te zhdukur demin e

rrjedhur nga ky fakt, ose veprim i te tretit (legitimatio ad causam)28

. Legjitimimi aktiv

lidhet me nje nga kushtet kryesore objektive per te ndritur padi qe eshte ekzistenca e

interesit te ligjshem, ndersa legjitimimi pasiv lidhet me detyrimin qe ka i padituri nga

ligji per te qene i tille29

. Paditesi dhe i padituri jane te legjitimuar ne proces, domethene i

pari e ka legjitimimin aktiv dhe i dyti legjitimimin pasiv, vetem nese keta jane te

legjitimuar realisht si pale ne procesin gjyqesor. Ne literature ky eshte quajtur legjitim

27

Neni 176 Kodi i Procedures Civile. 28

Lamani, A. “E drejta Procedurale Civile e Republikes se Shqiperise”. 29

Maho, B. “Procedure Civile”, (cikel leksionesh).

kopje

Page 21: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

21

real (legitimatio ad causem). Pala ndergjyqese eshte e legjitimuar realisht kur eshte

pjesemarrese ne marredhenien materialo-juridike nga e cila ka lindur mosmarreveshja,

p.sh: paditesi e ka legjitimimin aktiv n.q.s ne marredhenien materialo-juridike eshte

pronar, kreditor, ndersa i padituri e kam legjitimimin pasiv n.q.s ne marredhenien juridike

konkrete eshte debitor (i detyruar)30

. Per te kuptuar thelbin e legjitimimit real duhet te

shtrohet nga gjyqtari ose gjykata ceshtja: a mundet nje person te paraqese padine ne

kuptimin material te saj kunder nje personi tjeter si te paditur? Kjo ceshtje sipas karakterit

te saj eshte materialo-juridike e jo proceduralo-juridike. Ne rast se mungon legjitimimi

real (aktiv ose pasiv) dhe nuk mund te behet i ashtuquajturi zevendesim procedural, padia

rrezohet me vendim. Per t’u pranuar padia per shqyrtim ne procesin gjyqesor per njohjen

ose rivendosjen e nje te drejte te shkelur ose te mohuar, kerkohet qe ajo te jete ngritur

vetem prej atij qe i perket sipas ligjit e drejta subjektive e shkelur ose e mohuar prej nje te

treti – legjitimimi aktiv dhe vetem kundra tij qe me faktin ose me veprimin a

mosveprimin e tij e shkel ose e mohon te drejten subjektive te paditesit – legjitimimi

pasiv. Vetem me kete fakt ose veprim sigurohet nderhyrja e gjykates.

Nese paditesi ose asnje nga palet, pa ndonje shkak te arsyeshem, nuk paraqiten, si

ne veprimet pergatitore ashtu edhe ne seancen gjyqesore dhe rezulton se kane dijeni

rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetem vendos pushimin e gjykimit. Nese i padituri nuk

paraqitet ne seancen e pare dhe paditesi nuk kerkon qe gjykimi te zhvillohet ne mungese,

gjykata cakton nje seance tjeter gjyqesore. Nese ky nuk paraqitet edhe ne seance tjeter

dhe paditesi perseri nuk kerkon qe gjykimi te zhvillohet ne mungese, gjykata vendos

pushimin e gjykimit31

.

Ne nenin 296 te Kodit Civil parashikohet padia per kerkimin e sendit (e quajtur ne

teori padia e rivendikimit). Kjo dispozite parashikon se: “Pronari ka te drejte te ngreje

padi per te kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtes. Kete te drejte e ka edhe

cdo bashkepronar per sendin e perbashket me qellim qe ai t’i dorezohet gjithe

bashkepronareve”. Nga kjo dispozite arrihet ne perfundimin se per ngritjen e padise per

kerkimin e sendit paditesi duhet te jete pronar i sendit qe kerkon t’i kthehet dhe, nga ana

tjeter, personi kunder te cilit drejtohet padia- i padituri duhet te jete posedues i

30

Tafaj, F. Tushaj, V.“Cikel leksionesh te Procedures Civile”. 31

Neni 179 Kodi i Procedures Civile.

kopje

Page 22: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

22

paligjshem. Jane keto dy kushte te domosdoshme per legjitimimin aktiv dhe pasiv te

paleve ne padine per kerkimin e sendit.

Ne vendimin Nr. 445, dt. 08.06.1999 Gjykata e Larte ka prishur si vendimin e

Gjykates se Apelit dhe ate te Gjykates se Rrethit dhe ia ka kthyer ceshtjen per rigjykim

Gjykates se Rrethit me asryetimin: “Gjykata, si ajo e shkalles se pare me vendimin

Nr.241, dt.07.11.1997, ashtu edhe ajo e shkalles se dyte me vendim Nr.1015,

dt.09.06.1998, kane vepruar ne kundershtim me kerkesa e ligjit procedural, mbasi nuk

kane zgjidhur drejt ndergjyqesine. Keshtu gjate gjykimit nuk eshte thirrur si pale e

paditur Ndermarja e Grumbullimit me cilesine e shitesit ne kontraten e shitblerjes date

09.05.1996”.

Gjykata e Larte ne menyre konseguente ka kerkuar nga gjykatat me te ulta qe ato

te hetojne mire ceshtjen e legjitimimit te paleve, duke theksuar se ato per kerkimet e tyre

duhet te kene nje baze ligjore, pra, nje interes te ligjshem. Keshtu ne vendimin e saj

Nr.408, dt.08.04.1999 Gjykata e Larte ndermjet te tjerash ka arsyetuar: “Paditesi qe te

legjitimohet procedurialisht duhet te vertetonte qenien e tij si qiramarres ne banese”.

Ajo eshte shprehur se: “Qe nje te legjitimohet ne ngritjen e nje padia duhet te provoje se

ka baze ligjore ne berjen e ketij apo atij kerkimi para gjykates”.

2.4 Zevendesimi i pales se palegjitimuar me palen e legjitimuar.

“Kur gjate gjykimit del se padia eshte ngritur nga nje person, qe nuk ka te drejte

ta ngreje, ose eshte ngritur kunder nje personi ndaj te cilit nuk duhej te ngrihej, me

kerkesen e pales se interesuar gjykata mund te lejoje zevendesimin e paditesit ose te te

paditurit te pare”. Ne Kodin e Procedures Civile parashikohet mundesia qe ne rastin e

mungeses se legjitimimit aktiv ose pasiv, d.m.th kur padia eshte ngritur nga nje person qe

nuk ka te drejte ta ngreje kete padi, ose kunder nje personi ndaj te cilit nuk duhet te

ngrihej kjo padi, te mos vendoset rrezimi i padise por te behet zevendesimi i paditesit te

palegjitimuar me paditesin qe i perket e drejta per te ngritur padi pra, me paditesin qe

legjitimohet. Kerkesa nga ana e personit te trete i cili pretendon te zere vendin e njeres

prej paleve ndergjyqese, paraqitet ne cfardo lloj forme ne seance gjyqesore. Nga kjo

kerkese per zevendesim gjykata duhet te marre me pare pelqimin e te dy paleve dhe te

personit qe hyn ne vend te tyre si pale.

kopje

Page 23: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

23

Qe te behet zevendesimi procedural duhet te plotesohen disa kushte ose te kryhen

disa veprime procedurale. Se pari, duhet te ekzistoje marredhenia juridike civile, nga e

cila ka lindur marredhenia procedurale civile. Ky eshte kusht, sepse n.q.s mungon

marredhenia juridike civile, nuk mund te flasim per zevendesim procedural. Se dyti,

zevendesimi i paditesit ose i te paditurit mund te behet vetem me pelqimin e dy paleve

dhe te personit qe hyn ne vend te njeres apo tjetres pale ne gjykim, dhe te miratohet me

vendim gjykate32

. Kur kerkohet te zevendesohet paditesi i palegjitimuar dhe kjo kerkohet

nga i padituri ose nje i trete qe kerkon te nderhyje si padites dhe paditesi aktual nuk

pajtohet me kete, duke pretenduar se eshte i legjitimuar, gjykata nuk mund ta perjashtoje

ate nga procesi gjyqesor si i palegjitimuar. Pra, gjykata ne kete rast nuk mund te beje

zevendesimin e tij, por lejon hyrjen ne gjykim te paditesit tjeter qe supozohet se

legjitimohet. Ne kete rast kemi dy padi: ajo e paditesit te pare kunder te paditurit, dhe ajo

e paditesit te ri kunder paditesit te pare dhe te paditurit33

. Ketu ka ngjashmeri me

nderhyrjen e personit te trete si nderhyres kryesor, ndaj duhet bere kujdes.

Sic u tha me lart, dispozita per zevendesimin kerkon pelqimin e te dy paleve. Por

cfare ndodh nese pelqimi nuk jepet nga njera prej paleve? Ne rast se i padituri nuk pranon

zevendesimin e paditesit te pare, atehere do te qendroje paditesi i pare bashke me

paditesin e dyte te legjitimuar34

. Gjithashtu kur ndonje nga palet nuk eshte i nje mendimi

dhe nuk jep pelqimin per zevendesimin e saj, gjykata orienton palen per perspektiven e

procesit, por gjithnje pa paragjykuar ceshtjen dhe pa disponuar ne kundershtim me

vullnetin e tyre lidhur me padine e ngritur e per te qendruar si pale persona te tjere. Ne

rast se pelqimi nuk jepet, nga paditesi apo i padituri, gjykata ne perfundim te gjykimit

duhet te rrezoje padine, per mungese legjitimimi pasiv apo aktiv. Ne kodin e vitit 1981,

ne nenin 5, nisur nga i ashtuquajturi roli aktiv i gjykates lejohej qe kryesisht nga gjykata

te thirreshin e te qendronin si padites apo te paditur edhe persona te tjere, pa pelqimin apo

disponimin e pales perkatese dhe vendimi i dhene i shtrinte efektet edhe mbi ata, duke u

shkelur keshtu parimi i disponibilitetit35

.

32

Neni 184 Kodi i Procedures Civile. 33

Vokshi, S. “Procedure Civile”. 34

Kore, D. Zaka, T. “Disa krahasime teorike dhe praktike mbi procedure civile”. 35

Vasili, J. “Procedura Civile”.

kopje

Page 24: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

24

2.5 Instituti i bashkendergjyqesise dhe kushtet qe duhen plotesuar.

Ka mundesi qe ne nje gjykim te jene shume pale ndergjyqese. Pjesemarrja e shume

personave apo paleve ndergjyqese ne nje gjykim, quhet bashkendergjyqesi. Me sakte ne

nenin 161 K.Pr.Civile shprehet qarte se: “Padia mund te ngrihet bashkerisht nga shume

padites ose kunder shume te paditurve (bashkendergjyqes), ne rast se:

a) Kane te drejta ose detyrime te perbashketa mbi objektin e padise;

b) Te drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikepamja e faktit ose e ligjit kane po ate baze;

Pjesemarrja e shume personave ose paleve ndergjyqese ne gjykim dallohet ne,

bashkendergjyqesi aktive kur jane shume padites, ne bashkendergjyqesi pasive kur jane

shume te paditur, dhe ne bashkendergjyqesi te perziere kur jane shume padites dhe shume

te paditur. Bashkendergjyqesia ka karakter:

Fakultativ ose te thjeshte, kur ka mundesi qe kerkimet e ndryshme jane te tilla saqe

secilen prej tyre mund te behet gjykim i vecante si p.sh: kerkimi i nje borxhi nga shume

kreditore, ose kunder shume debitoreve. Bashkendergjyqesia eshte e detyrueshme kur

formimi i saj nuk varet nga vullneti i pales ndergjyqese, por nga fakte jashteprocedurale.

Qenia bashkepronar eshte nje fakt jashtprocedural. Ne kete rast bashkendergjyqesia eshte

e detyrueshme per shkak te ligjit36

.

Te nevojshem, kur gjykimi sipas ligjit, duhet te behet bashkerisht nga shum padites ose

kunder shume te paditurve si p.sh: ne padite e pjesetimit ne te cilat duhet te thirren te

gjithe bashkepronaret e sendit qe do te pjesetohet37

. Kur per shkak te natyres se

marredhenieve juridike qe jane ne konflikt ose per shkak te nje dispozite ligjore, efekti i

vendimit qe do te jepet, shtrihet ne te gjithe bashkendergjyqesit, veprimet procedurale qe

jane kryer prej disa bashkendergjyqesve kane efekt edhe per bashkendergjyqesit e tjere qe

nuk jane paraqitur ne gjykate ose qe nuk kane kryer ndonje veprim ne afatin e caktuar38

.

Bashkendergjyqesia mund te formohet ose ne fillim te padise, kur kjo eshte ngritur

njekohesisht nga shume padites ose kunder shume te paditurve, ose gjate gjykimit, me

nderhyrjen vullnetare ose te detyrueshme te personave te trete, ose me bashkimin e

shume padive te varura. Ne pranimin e bashkendergjyqesise ligji ka per qellim dy gjera:

36

(sipas neneve 207 e 227 Kodi Civil dhe neni 370 Kodi i Procedures Civile, ku ne gjykim duhet

te thirren te gjithe bashkepronaret e pasurise).

37Lamani, A. “Procedure Civile”.

38Neni 162 Kodi i Procedures Civile.

kopje

Page 25: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

25

E para, te realizoje ekonomine e gjykimeve (d.m.th te behet nje gjykim ne vend te shume

gjykimeve);

E dyta, qe te shmange dhenien e vendimeve ne kundershtim njeri me tjetrin, duke

zevendesuar me nje vendim te dhene nga nje gjykate vendimet qe do te jepeshin nga

gjykata te ndryshme.

Por edhe pse ligji ka dhene keto mundesi perseri nuk mungojne problematikat ne

lidhje me bashkendergjyqesine, si nga ana e subjekteve ashtu edhe nga ana e gjykatave.

Nje rast konkret eshte vendimi nr. 901 dt. 14.07.2000, ku Kolegjet e Bashkuara te

Gjykates se Larte, shprehen se gjykata nuk mund te dale jashte kufijve proceduriale te

gjykimit midis paleve ne konflikt. Gjykata, si rregull, nuk mund te krijoje ndergjyqesi te

ndryshme nga ajo qe kerkojne palet.Paditesi e disponon vullnetin e tij nepermjet

kerkimeve te percaktuara ne menyre te shprehur ne objektin e padise, ndersa i padituri

vullnetin e tij e disponon duke pranuar teresisht ose pjeserisht kerkimet e paditesit, apo

duke mos i pranuar ato.Ne rastin e paraqitjes se prapesimit, i padituri nuk del me kerkime

te vecanta ndaj paditesit, prandaj gjykimi i ceshtjes perqendrohet brenda kuadrit te

kerkimeve te paditesit te shprehura ne objektin e padise.Qe padia e te paditurit kunder-

padites te cilesohet si kunder-padi dhe te pranohet e te gjykohet se bashku me padine ne

gjykimin e filluar duhet te plotesoje te pakten njerin nga dy elementet substanciale te

kerkuar nga neni 160/1 i K.Pr.Civile, lidhjen midis kerkimeve dhe mundesine e

kompensimit te detyrimeve te ndersjellta.

Gjithashtu kur gjykohen sebashku nje padi dhe nje kunder-padi, bazuar ne

vendimin procedurial per bashkimin e tyre ne nje ceshtje te vetme (neni 55 i K.Pr.Civile),

si rregull, nuk mund te thirren si paditesa apo te paditur edhe persona te tjere, me kerkime

te pavarura nga ato te percaktuara ne objektin e padise e ne objektin e kunder-padise.

Keta persona mund te thirren per t`u bashkuar proceduralisht ne kerkime te perbashketa

me paditesin e kunder-paditur ose me te paditurin kunder-padites vetem kur jane kushtet

e krijimit te bashkendergjyqesise, sipas neneve 161 - 162 te K.Pr.Civile. Nderhyrja e

personit te trete bazohet ne vullnetin e disponimin e tij dhe nuk kerkohet nga palet apo

urdherohet kryesisht nga gjykata.

Secili bashkendergjyqes kundrejt pales kundershtare, paraqitet i pavarur ne

menyre qe veprimet ose mosveprimet e tij procedurale te mos u sjellin te tjereve as dobi,

kopje

Page 26: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

26

as dem. Kjo do te thote qe cdo bashkendergjyqes duhet te kete zotesine procedurale per te

vepruar dhe nuk mjafton qe zotesine procedurale ta kene bashkendergjyqesit e tjere. Ne

bashkendergjyqesine pasive, kerkese-padia duhet te behet ne aq kopje sa jane te paditurit

edhe sikur te jene perfaqesuar nga i vetmi perfaqesues. Dokumentat e njeres pale duhet

t’u komunikohen te gjithe bashkendergjyqesave te tjere. Ne bashkendergjyqesine e

thjeshte, palet jane te pavarur ne paraqitjen dhe kundershtimin e provave dhe ne

parashtrimin e kerkimeve dhe te prapsimeve te tyre. Edhe ne bashkendergjyqesine e

nevojshme palet jane te pavarur ne parashtrimin e pretendimeve te tyre. Por, n.q.s te

gjithe bashkendergjyqesit pranojne nje fakt dhe vetem njeri prej tyre e kundershton, ky

fakt duhet te provohet kundrejt te gjitheve, ndryshe nuk mund te pranohet si i provuar as

edhe kunder atij qe e ka pranuar.

KREU III

PERSONAT E TRETE DHE ROLI I TYRE SI SUBJEKTE TE PROCESIT

GJYQESOR CIVIL

3.1 Personat e trete ne procesin gjyqesor.

“Personat e trete ne gjykim procedural civil jane te gjithe ata persona fizike dhe

juridik te cilet plotesojne te gjitha kushtet dhe kriteret e parashikuara me ligj per te qene

subjekte te procesit gjyqesot civil”. Ligji parashikon se cdo person per te cilin cdo

vendim qe do te jepet ne nje padi te rrjedhur midis personave te tjere mund te kete

rendesi per interesat e tij, ka te drejte te marre pjese ne kete gjykim.

3.1.1 Pjesemarrja vullnetare ose e detyrueshme e personit te trete.

Paraqitja ne gjykim e personit te trete mund te jete:

a) Vullnetare;

b) E detyrueshme;

Paraqitja e personit te trete eshte vullnetare ne ato raste kur ai me vullnetin e tij, paraqitet

para gjykates per te mbeshtetur pretendimet e njeres pale ne konflikt, ose per te mbrojtur

te drejtat dhe detyrat e tij procedurale.

kopje

Page 27: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

27

Paraqitja e personit te trete eshte e detyrueshme ne ato raste kur ai paraqitet ne gjykate

per te mbeshtetur pretendimet e njeres pale ne konflikt, me kerkese te asaj pale si dhe me

kerkese nga gjykata, per te sqaruar fakte dhe rrethana qe kane te bejne me zgjidhjen e

drejte te mosmarreveshjes.

3.1.2 Nderhyresi kryesor dhe aksesore.

Cilido mund te nderhyje ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave

te tjere, kur pretendon per vete teresisht ose pjeserisht sendin ose nje te drejte qe eshte

objekt i padise ne shqyrtim, ose qe lidhet me perfundimin e gjykimit, duke ngritur padi

kunder te dy paleve ose vetem kunder njeres prej tyre. Kjo quhet nderhyrje kryesore39

.

Ne nderhyrjen kryesore ligji kerkon nje interes te personit qe nderhyn ne nje proces

gjyqesor qe zhvillohet midis personave te tjere. Ne nderhyrjen kryesore ky interes nuk

duhet te jete i perbashket me njeren nga palet ndergjyqese, por ne kundershtim me

interesat e dy paleve. Ne rastin e nderhyresit kryesor jemi para nje padie te nje subjekti

tjeter qe bashkohet me ceshtjen ne shqyrtim. Elementet kryesore jane: ajo eshte

kurdohere nderhyrje vullnetare; eshte me kerkime te pavarura nga palet ne proces;

personi i trete ka interes te tij mbi objektin e padise ose qe lidhet me perfundimin e

gjykimit; nderhyresi kryesor eshtu si paditesi duhet te paraqese ne gjykate kerkesen e

shkruar, e cila nga ana e gjykates u njoftohet paleve. Nderhyrja kryesore shkakton

ndryshimin e gjykimit te filluar, mbasi ne ate shtohet nje padi e re, e cila lidhet me te

paren dhe ne te cilen nderhyresi kryesor eshte padites dhe palet e padise se pare, marrin

cilesine e te paditurit ne raport me nderhyresin kryesor, ose kete cilesi (e te paditurit)

mund ta marri vetem njera nga palet e gjykimit te pare. Personi i trete duhet te paraqitet

ne seancen pergatitore duke i paraqitur gjykates kerkesen me shkrim, ose duke e

depozituar ne sekretari, si dhe prokuren ne aq kopje sa jane ndergjyqesat. Kur pranohet

nderhyrja e personit te trete, gjykimi i ceshtjes vazhdon por duke respektuar rregullat e

gjykimit te sapo filluar, mbasi realisht ka nje gjykim te ri.

Cilido mund te nderhyje ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te tjera

kur ka interes per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale, me te cilen bashkohet ne gjykim

per ta ndihmuar. Kjo quhet nderhyjre dytesore40

.

39

Neni 189 Kodi i Procedures Civile. 40

Neni 191 Kodi i Procedures Civile.

kopje

Page 28: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

28

Nderhyresi dytesor nuk ndryshon gjykimin e filluar, i cili mbetet perseri me te

njejten padi, por vetem se i shton atij nje person te ri. Ky person nuk ka ne asnje rast nje

kerkim te pavarur, por ai nderhyn per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale. Vendimet dhe

provat e marra si dhe veprimet e tjera procedurale te kryera deri atehere kane efekt edhe

per nderhyresin aksesor. Vepritmtaria e tij procedurale mund te zevendesoje ate te pales

qe i ka shkuar ne ndihme, por nuk mund te jete ne kundershtim me te. Vendimi i gjykates

ka efekt edhe mbi nderhyresin kryesor si persa i perket marredhenieve te tij me palet e

perkrahura, ashtu edhe me palen tjeter41

. Nderhyresi dytesor pranohet ne gjykimin e

ceshtjes ne ate gjendje qe ajo ndodhet ne kohen e hyrjes se tij dhe prandaj te gjitha

vendimet e ndermjetme dhe provat qe jane marre me pare kane efekt edhe per te. Kjo

sepse ky person nuk ka pozite te pavarur, por thjesht i bashkohet njeres nga palet

fillestare.

Me vendimin nr. 74, dt.07.10.2002, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte

kane prishur vendimet e gjykatave te meparshme si rrjedhoje e zbatimit te gabuar dhe

mosrepsektimit te ligjit procedurial dhe atij material. Gjykatat, duke mos pasur nje

kuptim te drejte te ligjit nr. 7564, date 19.05.1992 (te ndryshuar) “Per te drejten e

autorit”, nuk kane saktesuar poziten proceduriale te personit te trete. Konkretisht, duke

mos ndare te drejtat morale te autorit nga ato ekonomike, te cilat jane te transferueshme,

nuk kane bere dallimin e pozicionit te nderhyresit kryesor me ate dytesor. Ne arsyetimin

e vendimit, Gjykata e Larte shprehet se ne qofte se personi i trete kerkon demshperblim

per shkak te shkeljes se te drejtes morale te autorit, atehere ai mund te legjitimohet si

nderhyres kryesor, duke paditur me vete te paditurin dhe duke spostuar paditesin ne kete

kerkim, meqenese kjo eshte nje e drejte e tij ekskluzive dhe e pa transferueshme qe i njeh

ligji. Por, sa kohe qe ai nuk e ka bere kete specifikim ne kerkimin e tij, por ka bere te

njejtin kerkim ashtu si edhe paditesi nuk mund te legjitimohet si nderhyres kryesor, por

per kete kerkim duhej te pretendonte zevendesimin procedurial te paditesit. Ne rastin

konkret, interesat ekonomike jane te njejta me ato te paditesit dhe keto interesa jane

kerkuar te mbrohen dhe po mbrohen nga paditesi. Ne qofte se personi i trete deshiron te

futet ne proces per te njejtin kerkim, ai mund te futet vecse me poziten e nderhyresit

dytesor, duke u bashkuar me paditesin ose ne marreveshje, duke e zevendesuar ate. Ne

41

Tafaj, F. Tusha, V. “Procedura civile (cikel leksionesh)”.

kopje

Page 29: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

29

keto kushte, gjykata nuk mund te vendoste qe per te njejtin kerkim, i padituri te detyrohet

te demshperblejë edhe paditesin dhe personin e trete.

Nje person i trete mund te thirret ne nje gjykim te filluar edhe ne menyre te

detyruar. Kjo parashikohet ne kod duke u shprehur se: “Secila pale mund te therrase ne

gjykimin e ceshtjes nje person me te cilin mendon se e ka te perbashket ceshtjen ose nga i

cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim, qe lidhet me perfundimin e ceshtjes”42

.

Thirrja e personit te trete behet vetem kur ceshjta qe gjykohet eshte e perbashket me nje

te trete d.m.th kur paditesi dhe i padituri jane ne konflikt midis tyre per nje marredhenie

juridike qe eshte e perbashket me nje person te trete dhe ky konflikt mund ta bente kete te

fundit bashkendergjyqes me paditesin ose te paditurin.

Personi i trete ka te drejte te kryeje te gjitha veprimet procedurale qe u lejohen

paleve, pervec atyre qe perbejne disponim te objektit te padise. Me pelqimin e te dy

paleve, personi i trete qe ka nderhyre vete ose eshte thirrur ne gjykate nga njera prej

paleve mund te zere vendin e pales per te cilen ka nderhyre dhe kjo e fundit te dale jasht

gjykimit. Vendimi qe jepet pas nderhyrjes dytesore ose thirrjes se personit te trete ka

efekt kundrejt tij si persa i perket maredhenieve te tij me personin qe e ka thirrur ose per

te cilin ka nderhyre per ta ndihmuar, ashtu edhe persa u perket marredhenieve me anen

kundershtare. Nese personi qe eshte bere garant paraqitet ne gjyq dhe merr persiper te

zevendesoje ne ceshtje personin e garantuar, ky person mund te kerkoje largimin e tij nga

gjykimi, duke u perfaqesuar ne gjykim nga garantuesi, ne rast se palet nuk kane

kundershtim. Per kete kerkim vendos gjykata por vendimi i saj mbi themelin e ceshtjes

shtrin efektin edhe ndaj personit te garantuar43

.

KREU IV

SUBJEKTE TE TJERA NE PROCESIN GJYQESOR CIVIL

4.1 Prokurori si pale ndergjyqese ne procesin gjyqesor civil.

42

Neni 192 Kodi i Procedures Civile. 43

Maho, B. “Procedure Civile (cikel leksionesh)”.

kopje

Page 30: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

30

Ne gjykimin civil prokurori eshte organi qe kontrollon zbatimin e perpikte dhe te

njellojte te ligjeve dhe nderhyn qe te mos veprohet ne kundershtim me to. Ne proces civil

ai luan rol aktiv ne drejtim te zbulimit te se vertetes dhe te shpejtesise ne gjykim44

. Sipas

ligjit “Per disa ndryshime ne Kodin e Procedures Civile” ka shfuqizuar nje sere

dispozitash lidhur me rolin e prokurorit ne gjykimin civil, megjithate nisur nga disa

dispozita te vecanta te ketij kodi qe jane ende ne fuqi dhe hapesirat qe le ligji “Per

organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise” mund te themi

se prokurori luan nje rol te rendesishem ne procesin gjyqesor civil. Keshtu qe sipas ketij

ligji prokurori kryen detyra te tjera te parashikuara ne ligj45

.

Detyra te tjera te parashikuara ne ligj jane rastet e pjesemarrjes se prokurorit ne

gjykimin civil te sanksionuara ne dispozita te vecante te Kodit te Procedures Civile.

Prokurori sipas ketyre dispozitave merr pjese vetem perjashtimisht ne procesin gjyqesor

civil dhe pjesemarrja e tij eshte e detyrueshme. Ne keto raste prokurori ka po ato te drejta

procedurale qe kane dhe palet. Ai nuk ka te drejte te kryeje veprime qe perbejne

disponimin e padise dhe tej kerkesave te parashtruara nga palet. Prokurori merr pjese ne

kerkesen per shpalljen e nje personi te zhdukur ose te vdekur46

, per heqjen ose kufizimin

e zotesise per te vepruar(neni 382 K.Pr.C), si dhe ne ankimin kunder vendimit per heqjen

ose kufizimin e zotesise per te vepruar (neni 385 K.Pr.C). Prokurori ka te drejten e

paraqitjes se kerkeses ne gjykate per kujdestar mbi te miturin47

. Po ashtu ai ka te drejten e

ngritjes se padise per pavlefshmerine e marteses48

.

Ne literaturen juridike eshte diskutuar pozita procedurale e prokurorit dhe per kete

ka patur mendime te ndryshme. Disa e kane quajtur perfaqesues ligjor te shtetit, disa

perfaqesues te paleve, te tjere e kane konsideruar pale ne gjyq, por te gjithe te nje lloji te

vecante qe udhehiqet nga interesa shteterore. Ne rastet kur prokurorit i njihet me ligj e

drejta per te ngritur padi civile, ai vepron si pale dhe si rrjedhoje ka te drejtat procedurale

te pales.

44

Ceco, S. Malindi, Y. Hasani, S. “E Drejta Procedurale Civile RPSSH”. 45

Tafaj, F. Tusha, V. “Procedure Civile”. 46

Neni 375 Kodi i Procedures Civile. 47

Mandro, A. “E Drejta Familjare”. 48

Neni 45 Kodi i Familjes.

kopje

Page 31: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

31

4.2 Permbaruesi privat dhe publik.

Gjykimi civil eshte nje proçes qe perbehet nga dy faza: ajo e deklarimit te fitimit

te te drejtes, dhe ajo e rivendosjes plotesisht te saj. Ne vendimin e gjykates qe ka marr

formen e prere duhet te jete percaktuar qarte se ekziston nje e drejte e mohuar apo e

shkelur. Nese ai permban nje te drejte te tille duhet qe ti kaloje pronarit. Nese mungon

vullneti i mire i paleve per te zbatuar ate qe eshte vendosur nga gjykata, eshte shteti qe

nepermjet fuqise shtrenguese te tij ben te mundur zbatimin e vendimit te gjykates49

. Por,

njohja nga ana e gjykates e se drejtes te shkelur, nuk eshte ne vetvete e mjaftueshme per

ta rivendosur ate, prandaj eshte e nevojshme nderhyrja e nje organi tjeter kompetent, qe

ka detyrimin dhe mjetet e duhura shtrenguese ligjore per arritjen e qellimit. Ky organ

ekzekutues eshte pikerisht permbaruesi gjyqesor, i cili detyron me mjete ligjore te

percaktuar rigorozisht qarte, personin (debitorin) qe ka shkelur ose mohuar te drejten, qe

te permbushe detyrimin e tij te percaktuar ne nje titull ekzekutiv, duke siguruar keshtu

respektimin e ligjit.

Ne perputhje me parimin e disponibilitetit, proçesi i ekzekutimit gjyqesor te

titujve ekzekutive, fillon me kerkesen e kreditorit. Ne ushtrimin e funksionit te tij,

permbaruesi merr te gjitha masat qe ekzekutimi te permbushet ne menyre vullnetare nga

debitori, si parandalim i metejshem i mosmareveshjeve. Ne rast te kundert, zbaton

dispozitat proçeduriale per ekzekutim te detyrueshem duke perdorur edhe mjetet ligjore

shtrenguese. Permbaruesit gjyqesore, veprimtarine e tyre proçeduriale e kane te

sanksionuar qarte ne dispozita ligjore, konkretisht ne K.Pr.Civile. Ketu jane percaktuar

titujt ekzekutive, urdheri i ekzekutimit e gjykata kompetente qe e leshon, kompetencat

tokesore te permbarimit gjyqesor, lajmerimi per ekzekutim vullnetar, fillimi i ekzekutimit

te detyrueshem, ndihma qe kerkohet nga policia e rendit, ekzekutimi ne fusha te veçanta,

venia e sekuestros e shitja ne ankand e sendeve te sekuestruara, ekzekutimi i detyrimeve

ne te holla ndaj institucioneve buxhetore e mbi llogarite bankare, mjetet e mbrojtjes ndaj

veprimeve te permbaruesit, deri te pezullimi e pushimi i ekzekutimit.

Njohja dhe zbatimi i mire i ketyre dispozitave nga permbaruesi, se bashku me

objektivitetin dhe respektimin e te drejtave te garantuara te subjekteve perkatese

proçeduriale, perben bazen per nje ekzekutim te shpejte te titujve ekzekutive. Ne pamje te

49

Vasili, J. “Procedure Civile”.

kopje

Page 32: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

32

pare, lidhur me detyren e permbaruesit gjyqesor, te krijohet mendimi i gabuar se eshte nje

pune relativisht e lehte, jo me ndonje pergjegjesi te madhe dhe qe mund te kryhet me nje

bagazh te vogel njohurish nga fusha e drejtesise, kryesisht me ato qe permbajne dispozitat

e fundit te Kodit te Proçedures Civile, Neni 510 e vijues. Por ne fakt nuk eshte keshtu.

Kryerja e kesaj detyre kerkon ne rradhe te pare perkushtim, kembengulje ne zbatimin e

normave proçeduriale per ekzekutimin e shpejte dhe te sakte te titullit ekzekutiv, dhe ajo

qe eshte me kryesorja: njohje shume te mire te ligjit proçedurial dhe material civil.

Permbaruesi gjyqesor duhet te jete nje civilist i mire, te kete njohuri te plota per institute

si perfaqesimi, parashkrimi, trashegimia, detyrimet, mbi menyrat e mbrojtjes se

pronesise, mbi kontratat, afatet, etj.

Problemet e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore, titujve ekzekutive dhe

kohezgjatja e realizimit te procedures kane shtruar si nje nevoje liberalizimin e Sherbimit

Permbarimor duke bere qe te funksionojne dy sherbime ai publik dhe privat. Keto dy

sherbime permiresojne situaten e ekzekutimit e vendimeve gjyqesore. Por, pavarsisht se

ekzistojne dy sherbime keto i kane te ndara disa ceshtje qe do te trajtojne. Jane disa

ceshtje qe do ti mbeten ekskluzivitet vetem sherbimit permbarimor publik sic jane e

drejta familjare dhe ajo e te miturve. Keto do te mbeten te drejta ekskluzive te sherbimit

permbarimor publik pasi jane ceshtje sensitive dhe kerkojne nje lloj perkujdesjeje dhe

natyrisht qe sherbimi permbarimor do ti trajtoje ato pa pagesa pasi ato do ti paguaje

shteti. Te gjitha ceshtjet e tjera do te jene ne kompetence edhe te sherbimit permbarimor

privat. Ne ligjin per funksionimin e Sherbimit Permbarimor Privat eshte parashikuar qe te

mund ti ushtroje funksionet e veta ne menyre te pavarur ne te gjithe territorin e vendit. Ne

kete kuader nuk do te kete ndarje te juridiksionit sipas njesive vendore apo rretheve

gjyqesore. Gjithashtu sanksionohet me ligj se te gjithe personat fizike e juridike private

dhe shteterore kane detyrimin te japin te gjithe informacionin e nevojshem te kerkuar prej

permbaruesit privat lidhur me gjendjen pasurore te debitorit dhe ne raste te vecanta

permbaruesi privat ka te drejte qe te kerkoje asistencen e institucioneve shteterore apo

subjekteve private, per te mundesuar procedurat e ekzekutimit. Ideja e krijimit te

sherbimit permbarimor privat se pari eshte konsideruar per te rritur realisht transparencen

e veprimtarise se ketij sherbimi qe ka te beje me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore, se

dyti parashikohet ofrimi i nje mundesie tjeter per ekzekutimin e ketyre titujve ekzekutive

kopje

Page 33: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

33

me njerez me te vertete te specializuar per te investiguar dhe gjetur burimet financiare te

debitorit. Sherbimi permbarimor privat merr persiper pergjegjesine e ekzekutimit te

vendimeve gjyqesore qe do te thote se si kreditori ashtu dhe debitori do te perballen me

nje sherbim privat te besueshem pasi askush nuk do ta detyroje qytetarin ose subjektin te

shkoje te ky apo ai permbarues. Por ne te njejten kohe edhe permbaruesi privat merr

persiper pergjegjesi te drejtperdrejta si ndaj ligjit ashtu dhe ndaj kreditorit dhe debitorit50

.

Sherbimi Permbarimor Privat mund te ushtrohet nga persona fizike ose persona juridike,

te organizuar ne formen e nje shoqerie tregtare. Permbaruesi gjyqesor privat ka te drejte

te pranoje lirisht kerkesat e subjekteve fizike apo juridike per ekzekutimin e titujve

ekzekutive, me perjashtim te rastit kur konstaton se eshte ne situaten e konfliktit te

interesit; te kerkoje, kur e konsideron te nevojshme per veprimtarine e tij procedurale,

çdo informacion qe ka te beje me gjendjen pasurore te debitorit apo vendndodhjen e tij; te

kete mbeshtetjen e forcave te rendit, kur e çmon te domosdoshme gjate procedurave te

ekzekutimit; te zgjidhe ne menyre te njeanshme kontraten e lidhur me palen kreditore

kur kjo e fundit nuk permbush detyrimet e veta; te aplikoje sanksionet e parashikuara ne

ligj ndaj subjekteve fizike apo juridike, qe pengojne ne menyre te paligjshme proceduren

e ekzekutimit ne perputhje me nenin 46 te ketij ligji (neni 31) 51

.

Permbaruesi gjyqesor privat ka per detyre te veproje me ndershmeri, paanesi,

profesionalizem dhe kurdohere ne interes te pales kerkuese pa cenuar ne menyre te

paligjshme te drejtat dhe interesat e pales tjeter; te zbatoje me perpikeri dispozitat e Kodit

te Procedures Civile dhe aktet e tjera ligjore e nenligjore; te kryeje per subjektet fizike

ose juridike veprimet e nevojshme; te informoje per çdo veprim procedural palet ne

proces ekzekutimi; te keshilloje palen kreditore per pasojat juridike qe rrjedhin nga

veprimet procedurale me qellim qe te mos demtohen interesat e tyre; te ruaje sekretin

profesional dhe te mos zbuloje te dhena, qe i kane mesuar gjate veprimtarise se tyre

profesionale ose nga dokumentet, qe i jane vene ne dispozicion nga palet ne proces

ekzekutimi, perveç kur dhenia e ketij informacioni eshte detyrim ligjor; te siguroje prane

50http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046954614/titulli/Permbarimi-privat-avantazhet-

kundrejt-sherbimit-shteteror

51Ligj Nr.10 031, datë 11.12.2008 “Per Sherbimin Permbarimor Gjyqesor Privat”.

kopje

Page 34: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

34

nje shoqerie sigurimi veprimtarine e tij profesionale; te mbaje regjistrin ne perputhje me

dokumentacionin standard; te derdhe ne menyre te rregullt detyrimet tatimore; te marre

masat dhe veprimet e nevojshme per ekzekutimin e titullit ekzekutiv (neni 32)52

.

Sherbimi i Permbarimit Gjyqesor Publik ka per mision ekzekutimin e

detyrueshem te titujve ekzekutive, ne rastet e percaktuara ne Kodin e Procedures Civile.

Ky sherbimi ka organizim unik dhe te centralizuar, me shtrirje ne te gjithe territorin e

Republikes se Shqiperise. Permbaruesit gjyqesore publik gezojne keto te drejta: marrin

pjese ne sindikata ose shoqata profesionale; perfitojne trajtim shendetesor dhe sigurime

shoqerore per vete dhe per pjesetaret e familjes qe kane ne ngarkim, ne perputhje me

legjislacionin ne fuqi; u paguhen shpenzimet per udhetime pune, sipas kritereve dhe

mases se parashikuar me vendim te Keshillit te Ministrave; trajnohen nga shteti per

ngritjen e nivelit te tyre profesional (neni 20) 53

.

Permbaruesit gjyqesore publike jane te detyruar: te njohin, te respektojne dhe te

zbatojne Kushtetuten, Kodin e Procedures Civile, Kodin Civil dhe akte te tjera ligjore e

nenligjore, qe lidhen me veprimtarine permbarimore si dhe urdhrat, udhezimet dhe

metodikat e Drejtorit te Pergjithshem te Sherbimit te Permbarimit Gjyqesor; te persosin

aftesite profesionale dhe te marrin pjese ne veprimtarite trajnuese te organizuara per kete

qellim. Koncepti i lejimit njekohesisht te ofrimit te dy sherbimeve, ai publik dhe ai privat

sjell si pasoje qe kreditori qytetari ose subjekti ka te drejten e zgjedhjes sipas bindjes se

tij pa asnje kufizim te kerkoje ekzekutimin nga nje permbarues privat ose shteteror ashtu

si dhe nje permbarues privat eshte i lire qe ta pranoje ose jo nje ceshtje per ta ekzekutuar.

Pergjegjesia fillon ne momentin qe lidhet kontrata, midis permbaruesit dhe kreditorit, dhe

perfundon ne momentin qe titulli ekzekutiv eshte ekzekutuar.

52

Ligj Nr.10031, datë 11.12.2008 “Per Sherbimin Permbarimor Gjyqesor Privat”. 53

LigjNr.8730, datë 18.1.2001“Per organizimin dhe funksionimin e sherbimit te permbarimit

gjyqesor”.

kopje

Page 35: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

35

KONKLUZIONE

Ne Kodin e ri te Procedures Civile eshte rregulluar nder te tjera me mjaft hollesi

pozita procedurale e subjekteve pjesemarrese ne procesin gjyqesor si dhe veprimet qe ato

kryejne gjata zhvillimit te ketij procesi. Ne keto subjekte duhet te permendim palet

ndergjyqese, personat e trete, prokurorin dhe permbaruesin gjyqesore.

Normat juridike qe rregullojne veprimet procedurale te subjekteve qe marrin pjese ne

procesin gjyqesor perbejne formen juridike nepermjet se ciles rivendoset e drejta

materiale e shkelur. Nepermjet ushtrimit te mjeteve procedurale te caktuara realizohet

mbrojtja e te drejtave te individit si pjesemarres ne gjykim. Nje pjese e rregullave

ndonese nuk kane te bejne drejtperdrejte me hetimin gjyqesor dhe zgjidhjen e ceshtjes ne

themel, ne vetvete perbejne garanci per nje gjykim te drejte e te bazuar. Te tillla norma

jane ato me karakter parimor si: per pavaresine e gjykates, zhvillimin publik te gjyqeve, i

degjimit te paleve, i vleresimit te lire te provave, perdorimit me mirebesim te te drejtave

procedurale e te tjera.

Gjykata gjate procesit gjyqesor si subjekt ka detyra te shumta e te nderlikuara ne

sigurimin e nje procesi te rregullt, te paanshem dhe objektiv ne gjykim. Per vete natyren e

vecorite e veprimtarise se gjykates, asnje organ tjeter shteteror qe i takon pushtetit

legjislativ apo ekzekutiv, nuk mund te kryeje funksionin e saj te arbitrimit e zgjidhjes se

ceshtjes. Ne procesin gjyqesor krahas gjykates, paleve, nderhyresit kryesor e aksesore, si

dhe personave te tjere qe marrin pjese si persona te trete, marrin pjese dhe kane detyra te

caktuara edhe persona te tjere si deshmitaret, ekspertet, perkthyesit etj. Por te gjithe keta

nuk e kane cilesine e subjektit procedural. Por gjithashtu rol te rendesishem ka prokurori

dhe permbaruesi gjyqesore.

Gjithsesi thelbin e procesit gjyqesor e perbejne gjykatat dhe palet. Gjykata ka

pozite te vecante si varese e funksionit gjyqesor, ajo ka per qellim zgjidhjen e ceshtjes me

vendim perfundimtar. Ajo nuk mund te refuzoje dhenien e vendimit lidhur me ceshtjen ne

shqyrtim me justifikimin se mungon ligji, nuk eshte i plote ose eshte i paqarte.

Nga veprimet procedurale qe kryejne subjektet e procesit gjyqesor lindin pasoja

juridike, sic eshte shuarja e padise, rrezimi i padise etj. Por ne gjithe procesin gjyqesor

kopje

Page 36: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

36

veprimet procedurale te gjykates kane rendesi te vecante. Vecoria e pare e gjykates eshte

se ajo eshte krejt e pa interesuar rreth ceshtjes ne konflikt. Kjo vecori tregon se procesi

gjyqesor nuk fillon me nismen e vet gjykates, por vetem me kerkesen e paleve. Kjo

shprehet ne latinisht, nemo index sine actore – nuk ka gjyqtar pa padites.

Nje rregull tjeter parimor eshte se gjykata vendos mbi ate qe eshte kerkuar.

Megjithate sot mbisundon mendimi se procesi gjyqesor nuk eshte nje ceshtje private e

paleve, por nje sherbim shoqeror per mbarevajtjen e te cilit shteti eshte vecanerisht i

interesuar. Per kete arsye eshte shtruar detyra edhe ne aktet nderkombetare qe procesi

gjyqesor te jete i shpejte, te perfundoje brenda afateve te arsyeshme dhe te jete i thjeshte.

Ne pajtim me keto akte me nenin 3 te Kodit te Procedures Civile, i ngarkohet gjykates

detyra e sigurimit te zhvillimit te nje procesi gjyqesor te rregullt, duke patur ne

kompetence te vendose per afatet e ndryshme dhe te urdheroje per marrjen e masave te

nevojshme per ecurine normale te procesit.Gjykata ka per detyre te shprehet me vendim

per te gjitha kerkesat e padise.

Palet jane ato qe kane te drejten e disponimit te te drejtave procedurale bashke me

to edhe te te drejtave subjektive materiale. Por gjykata nuk do te njohe te vlefshme ato

veprime procedurale qe vijne ne kundershtim me normat urdheruese procedurale me

dispozitat e akteve nderkombetare. Sipas sistemit te shqyrtimit te pranuar si paresor ne

Kodin e Procedures Civile gjykates i bie per detyre te vleresoje provat e paraqitura nga

palet dhe mbi kete baze te zbatoje normat juridike. Ne te kaluaren roli aktiv i gjykates i

mbeshtetur ne sistemin hetimor (inkuizitor) ka ardhur duke u rritur, duke arritur deri ne

ndryshimet edhe kryesisht te ndergjyqesise ne disa lloje te mosmarreveshjeve juridike

sidomos kur palet kane qene persona juridike shteterore a shoqerore, megjithate nga disa

dispozita te vecanta te kodit ne fuqi, si detyra e gjykates per hetim te plote e te

gjithanshem, (neni 14) e te tjera krijohet pershtypje se edhe me kodin ne fuqi gjykates i

mbetet njefare roli aktiv.

Nje rendesi te vecante procedurale kane palet ne procesin gjyqesor. Kuptimi i

drejte i nocionit juridik pale eshte i domosdoshem per te siguruar nje proces te ligjshem.

Palet neprocesin gjyqesor duhet te kene zoresi juridike, interes te ligjshem ne ngritjen e

padise. Te drejtat e paleve duhet te garantohen nga gjykata dhe nga ana tjeter po prej saj

duhet te parandalohet shperdorimi i tyre. Vemendje e vecante i eshte kushtuar interesit

kopje

Page 37: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

37

juridik te paditesit per te patur te drejte te kerkoje fillimin e procesit gjyqesor, qe disa

here eshte neglizhuar.

Lidhur me personat e trete ne procesin gjyqesor eshte bere klasifikimi i tyre sipas

rolit dhe pozites procedurale, duke filluar qe nga pjesemarrja vullnetare ose e

detyrueshme deri tek nderhyresi kryesor e dytesor. Gjithashtu prokurori dhe permbaruesi

gjyqesor luajne nje rol te rendesishem. Prokurori, ne disa raste ne procesin gjyqesor civil

e ka te detyrueshme pjesemmarjen. Prokurori ne nje gjykim civil, nga njera ane vepron si

subjekt gjykimi, nga ana tjeter ka te drejte dhe detyre te vezhgoje dhe te mbikqyre

zbatimin e perpikte te ligjit. Permbaruesi gjyqesor detyron me mjete ligjore personin qe

ka shkelur ose mohuar te drejten, qe te permbushe detyrimin e tij te percaktuar ne nje

titull ekzekutiv, duke siguruar keshtu respektimin e ligjit. Permbaruesi gjyqesor ka dy

sherbimet ate publik dhe privat, te cilet jane krijuar per t’i dhene me teper mundesi

zgjedhjeje personave te interesuar.

kopje

Page 38: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

38

BIBLIOGRAFIA

Burime paresore

1. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.

2. Kodi Civil i Republikes se Shqiperise.

3. Kodi Penal i Republikes se Shqiperise.

4. Kodi i Procedures Civile te Republikes se Shqiperise.

5. Ligj Nr.10 031, date 11.12.2008 “Per Sherbimin Permbarimor Gjyqesor Privat”.

6. Ligj Nr.8730, date 18.01.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e sherbimit te

permbarimit gjyqesor”.

Burime dytesore

7. Brestovci, F. (2006). “E Drejta Procedurale Civile”. Prishtine.

8. Bardhoshi, N. (2011). “E Drejta Zakonore” (cikel leksionesh). Tirane: UET Press

9. Curri, P. (2007). “Procedura Civile”. Tirane: Zara.

10. Ceco, S. (2009). “E Drejta Procedurale”. Tirane: Pegi.

11. Gjata, R. (2008). “E Drejta Procedurale Civile”. Tirane: Dudaj.

12. Kore, D. Sauli, Gj. Zaka, T. (2001). “Disa trajtime teorike dhe praktike mbi Proceduren

Civile”. Tirane

13. Lama, V. (2005). “E Drejta e Procedures Civile”. Tirane: Pegi.

14. Lamani, A. (1961). “Procedura Civile e Republikes Popullore te Shqiperise”. Tirane.

15. Likaj, A. (2009). “Interesi i ligjshem”.Jus&Justicia, 3, 75-88

16. Maho, B. (2011). “Procedure Civile” (Cikel leksionesh). Tirane: UET Press.

17. Maho, B. (2011). “Profesionet e lira” (Cikel leksionesh). Tirane: UET Press.

18. Malindi, Y. Ceco, S, Hasani, S. (1986). “E Drejta Procedurale Civile RPSSH”. Tirane:

Shtepia botuese e Librit Universitar.

19. Mandro, A. (2009), “E Drejta familjare”. Tirane: Emal.

20. Simoni, A. Sadushi, S. Como, S. (2006). “Veshtrim krahasues mbi Procedure Civile”.

Tirane: Pegi.

21. Tafaj, F. Tushaj, V. (2009). “Padia ne drejtesi” (cikel leksionesh). Tirane.

22. Vasili, J. (2010). “Procedura Civile”. Tirane: Real-stamp.

23. Vokshi, S. (2008). “Procedure Civile”. Tirane: Frasheri.

kopje

Page 39: TEME DIPLOME PALET NDERGJYQESE NE PROCESIN

39

24. “Permbarimi privat avantazhet kundrejt sherbimit shteteror”. (2010, 22 Nentor), Marre

me 10 Shtator 2011 nga http://lajme.shqiperia.com

Vendime Unifikuese

25. Vendim Nr.22, dt. 13.03.2002 i Gjykates se Larte.

26. Vendim Nr. 74, dt.07.10.2002 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte

27. Vendim Nr. 445, dt. 08.06.1999 i Gjykates se Larte.

28. Vendim Nr. 901 dt. 14.07.2000 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte

kopje