punim diplome - edukimi.uni-gjk.org muslija.pdfmësimnxënie. aq shumë ka ndikuar teknologjia...

42
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor Mentori, Kandidatja, Prof.Asoc.Dr.Sc. Edmond Beqiri Valmira Muslija Gjakovë, Korrik 2020

Upload: others

Post on 16-Oct-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen

e mësimit në arsimin fillor

Mentori, Kandidatja,

Prof.Asoc.Dr.Sc. Edmond Beqiri Valmira Muslija

Gjakovë, Korrik 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

2

Falenderimi dhe dedikimi

Falënderoj Prof.Asoc.Dr.Sc. Edmond Beqirin për ndihmën dhe sygjerimet e tij që punimi im

të ketë një strukturë sa më të mirë dhe të dalë e kompletuar.

Dedikim

Këtë punim diplome ia dedikoj familjes time që ka qenë dhe vazhdon të mbetet frymëzimi im

drejt suksesit.

Ju paça gjithmonë!

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

3

Lekturimi

Unë, Trimor Muslija dëshmoj që e kam lekturuar punimin e diplomës së studentes

Valmira Muslija me temë “Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen

e mësimit në arsimin fillor” nën mentorimin e Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri.

Tema është shikuar me përpikëri në aspektin gjuhësor dhe drejtshkrimor.

Lekturoi: Prof. Trimor Muslija

Datë: 17.07.2020 _________________________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

4

Abstrakti

Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TIK)

gjithnjë e më shumë po bëhet gjithëpërfshirës në shumë sfera shoqërore.

Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie dhe

mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen

mund ta ndryshojë krejtësisht procesin mësimor, mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve që e

determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e

mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit.

Koncepti i “teknologjive të informacionit dhe komunikimit” (TIK), i referohet

mjeteve/paisjeve teknologjike të tipit numerik, të cilat mund të shërbejnë si mjete pedagogjike

në mësimdhënie/mësimnxënie. (Psh.: kompjutera, server, video-projektorë, lexues CD-Rom,

lexues MP3, USB, DVD, TBI, etj). Së fundi, TIK-ët nënkuptojnë të gjitha llojet e teknologjisë,

të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të

teknologjisë me informacionin dhe komunikimin.

Hulumtimi i këtij problemi në aspektin teorik, praktik dhe emperik ka për qëllim të vë në

pah integrimin e teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor.

Hulumtimi u realizua përmes pyetësorit online përmes google forms. Pjesëmarrës në këtë

hulumtim i kemi paraparë 52 mësimdhënës. Pra pjesëmarrës të këtij hulumtimi janë 52

respodent të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Vërejtje: Hulumtimin e kam bërë në këtë mënyrë shkaku i pandemisë Kovid 19.

Fjalët kyçe: integrim i TIK- ut në arsim, mësimdhënie, mësimnxënie, nxënës , mësimdhënës

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

5

Abstract

In modern times the impact of information and communication technology (ICT) is

becoming more and more pervasive in many social spheres.

Today, information technology has a multifaceted impact on teaching and learning.

Technology has had such an impact that, according to forecasts, in the future it can completely

change the learning process, it can change the ratios of the factors that determine the education

process and these are: student, subject matter, teaching methodology, teacher and parents.

The concept of "information and communication technologies" (ICT), refers to

technological tools / equipment of the numerical type, which can serve as pedagogical tools in

teaching / learning. (Eg: computers, servers, video projectors, CD-ROM readers, MP3 players,

USB, DVD, TBI, etc.). Finally, ICT means all types of technology, which are used to exploit

and manipulate information, so we have a combination of technology with information and

communication.

The research of this problem in the theoretical, practical and empirical aspect aims to

highlight the integration of information technologies in the teaching of teaching in primary

education.

The research was conducted through an online questionnaire through google forms.

Participants in this research are expected to be 52 teachers. So participants in this research are

52 respondents from all municipalities of the Republic of Kosovo.

Note: I did the research this way because of the Kovid pandemic 19.

Keywords: integration of ICT in education, teaching, learning, students, teachers

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

6

P ë r m b a j t j a

Abstrakt ........................................................................................................................... 4

Abstract ........................................................................................................................... 5

Përmbajtja ....................................................................................................................... 6

Hyrje ............................................................................................................................... 7

I. Shqyrtimi i literaturës ..................................................................................................... 8

1.1. Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit ................................... 9

1.2. Metoda të rëndësishme të mësuesit në mësimdhënie gjatë shfrytëzimit të TIK -ut ..... 11

1.3. Teknologjia informative e komunikimit ....................................................................... 13

1.3.1 Impakti i TIK –ut në mësimdhënie ............................................................................... 15

1.3.2 Përdorimi i TIK –ut në klasë përfshin ........................................................................... 16

1.3.3 Përdorimi i Tikut në procesin mësimor ........................................................................ 16

1.4. Vlerësimi përfundimtar gjatë mësimit në distancë ....................................................... 17

1.5. Përparësitë dhe mangësitë e mësimit në distancë ......................................................... 19

II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

2.1 Qëllimi i hulumtimit ..................................................................................................... 20

2.2 Pyetjet e hulumtimit ...................................................................................................... 20

2.3 Hipoteza e hulumtimit................................................................................................... 20

2.4 Metodat shkencore të hulumtimit .................................................................................. 20

2.5 Instrumentet e hulumtimit .............................................................................................. 20

2.6 Popullacioni dhe mostra ................................................................................................. 21

2.7 Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave ......................................................... 21

2.8 Interpretimi i rezultateve të hulumtimit ......................................................................... 21

III ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE ................................................ 22

3.1 Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori me mësimdhënës ............................................... 22

Përfundimet .................................................................................................................. 37

Rekomandimet ............................................................................................................. 38

Literatura dhe burimet.................................................................................................. 39

Shtojca - Pyetësori me mësimdhënës ........................................................................... 41

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

7

Hyrje

Një tipar dallues i arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e

teknologjisë në procesin e të mësuarit. Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga

ndryshimet më dramatike në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera

teknologjike, si: videove me karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një

aspekt reformues në fushën e arsimit.

Kompjuterët, interneti e paisjet e tjera teknologjike janë bërë ndihmesë e madhe për

zhvillimin e procesit mësimor. Përmes tyre është bërë i mundur e më i qartë konkretizimi,

demonstrimi e vizualizimi i shumë njësive mësimore. Mësimdhënësit në të njejtën kohë mund

të përdorin teknologjinë edhe për arsye komunikimi më të lehtë e më të shpejtë, si dhe të

kursejnë kohë në përgjithësi duke përdorur teknologjinë për qëllime të ndryshme gjatë

shpjegimit të njësisë mësimore. Nxënësit nga ana tjetër mund të përdorin paisjet teknologjike,

për qëllime si zgjerimi i njohurive të njësive mësimore të folura në klasë, duke lexuar

informacione shtesë gjatë kërkimeve në internet, poashtu me anë të vetëm një klikimi ata mund

të shohin vende, gjallesa e sende tjera nëse nuk janë në dispozicion për tu parë në vendin ku

jetojnë.

Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi

është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të

mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi

kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës.

Duke parë këtë fenomen në shoqërinë tonë, fokus i kësaj teme do të jetë evidentimi nga varësia

e fëmijëve nga internet dhe rrjetet sociale, si dhe fokus tjetër i këtij studimi do të jetë evidentimi

i ndikimit të internetit në përparimin arsimor të fëmijëve.

Kompjuteri e tërheq vëmendjen me ndihmën e ngjyrave, zërave dhe fotografive

interesante. Vëmendja është më e madhe para kompjuterit pasi që njohuritë fitohen përmes

lojës. Shembull: Nxënësit të cilët kanë probleme me sjelljen (nxënës hiperaktiv, nxënës me

vështirësi gjatë mësimit) mund të kenë vëmendje më të gjatë para kompjuterit.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

8

I. Shqyrtimi i literaturës

1.1. Integrimi i teknologjive të informacionit në mbajtjen e mësimit

Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 te mësimdhënësve (përdorimi i TIK-ut në procesin

mësimor) nënkupton zhvillimin profesional të mësimdhënësve duke i shtyer ata të përdorin

teknologjinë për mësimnxënie më efektive tek nxënësit.

Sot mësuesi shihet si organizator dhe menaxhues i procesit mësimor, i cili transmeton

dijet duke përdorur burime të ndryshme informacioni: median, internetin, literature e

bibliotekat, blogjet etj.

Teknologjia e mësimdhënies është veçuar tashmë si disiplinë e rëndësishme (didaktika e

veçantë) që siguron realizimin e procesit mësimor me efektivitet maksimal, në përputhje me

synimet e përgjithshme të mësimit dhe edukimit të nxënësve.

Duke përdorur termin teknologji, ne synojmë të theksojmë se metodika konkrete duhet të

marrë karakterin e një procesi teknologjik, ku çdo element i tij, sado i vogël qoftë, duhet të

orientohet në arritjen e efektivitetit maksimal pedagogjik në procesin e të mësuarit. ( Mandili

J. & Rama A., 2015)

Sipas të gjeturave nga studimet e realizuara deri më tani, përmes të cilave është synuar të

identifikohen faktorët me ndikim në mundësitë e sistemeve arsimore që të integrojnë

teknologjinë në mësimdhënie, sugjerohet se për të arritur rezultate pozitive në integrimin e

teknologjisë mësimore kërkohet të kuptohen llojet e interaksioneve në mes të mësimdhënësve,

nxënësve dhe teknologjisë (Honey, M., Culp, K. M., & Carrigg, F, 2000) .

Sidoqoftë, nevoja për të zhvendosur mësimin në formatin në distancë ose online gjithashtu

është vlerësuar si përparësi. Mundësia për të arritur zhvillimet në fushën e edukimit digjital,

për të cilat në rrethana të tjera do nevojiteshin vite të tëra, është konsideruar një ndër përparësitë

e zhvendosjes së mësimit në formatin online (Lurvnik, 2020). Zhvendosja e mësimit në këtë

format po ashtu është vlerësuar si mundësi e mirë për mësimdhënësit dhe nxënësit që të

fuqizohen, të bëhen më kreativë dhe inovativë (Yokozeki, 2020).

Të njëjtit faktorë të cilët ndërlidhen me perspektivën e mësimdhënësve për metodologjinë

e mësimdhënies të cilët është vërtetuar të ndikojnë në nivelin e integrimit të teknologjisë në

klasë, parashihet të kenë ndikim gjithashtu në realizimin e suksesshëm të mësimit online meqë

zhvendosja e mësimit nga shkolla në formatin online ngërthen në vete konceptin i cili quhet

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

9

“mësim fleksibil”. Sipas këtij koncepti, përkundër se mësimi zhvendoset në versionin online,

duhet të jetë i atillë që stimulon të nxënit tek nxënësit dhe se kurset duhet të jenë të dizajnuara

me synim mbështetjen e nevojave individuale të tyre (Huang, R.H., Liu, D.J., Tlili, A., Yang,

J.F., Wang, H.H., et al. , 2020).

Ndryshimet në arsim është vërtetuar se mund të shoqërohen me një sërë faktorësh të

tjerë, qoftë nëse ky ndryshim ndodhë për shkak të masave parandaluese ndaj përhapjes së

pandemive, duhet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër dhe të shpejtë ose është pjesë e

reformave brenda sistemeve arsimore. Prandaj, derisa ndryshimi definohet si krijim i diçkaje

të pazakontë dhe përfshin gjithçka që është ndryshe nga normat, kërkesa për ndryshim mund

të mos jetë lehtë e pranueshme nga palët e kërkuara për ta realizuar ndryshimin, dhe mund të

hasë në rezistencë. (Flamholtz, E. G., & Randle, Y. , 2008)

Gjithashtu, suksesi i realizimit të mësimit në distancë ose online, si dhe menaxhimi me

sukses i ndryshimeve, është vërtetuar të ndikohet nga mënyra e ofrimit të instruksioneve dhe

niveli i sqarimit të tyre, qasja dhe përshtatshmëria e pajisjeve teknologjike, koha, motivimi dhe

mbështetja për të marrë pjesë në mësimin online (Ibrahim, A., Al-Kaabi, A., & El-Zaatari, W.

, 2013).

Për të integruar teknologjinë në kuadër të proceseve mësimore, inkurajohen të gjithë

akterët e involvuar në proceset mësimore që krahas realizimit të mbështetjes së personelit

mësimor për të realizuar orët mësimore, të ndikojnë në avancimin e qasjeve të tyre

pedagogjike, mënyrën e realizimit të orëve mësimore, duke pasur për synimin nxënësin në

qendër. Ashtu siç është potencuar edhe nga studimet paraprake, zhvillimet e teknologjisë dhe

të komunikimit, përdorimi i tyre në proceset mësimore, dhe qasjet e mësimdhënësve përmes të

cilave nxënësi është në qendër, promovojnë të nxënit aktiv, largojnë mësimdhënësit nga

ligjërimi tradicional dhe e vënë atë në rolin e facilituesit të procesit mësimor, ngritin

përgjegjësitë tek nxënësit, e bëjnë mësimin më të hapur, stimulojnë nxënësit të jenë më të

pavarur, të kenë mundësi të vetëpërcaktohen, të fitojnë shkathtësi vetërregulluese, të jenë

vetëmonitorues dhe të përshtaten (Huang, R.H., Liu, D.J., Tlili, A., Yang, J.F., Wang, H.H., et

al. , 2020)

Disa nga mjetet teknologjike që mund dhe duhet të përdoren në shkolla janë:

• Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e mësimdhënies, deri

para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak të

orientimeve teknologjike që kanë përfshirë mësimdhënien.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

10

• USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe transmetimit

të informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë e

pandashme tashmë e realitetit arsimor.

• CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që

janë mjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme.

• Aparatet fotodiagrame digjitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në

fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe

prezantimi i aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket aftësimit gjuhësor.

• Përdorimi i projektorit në shkollë nga ana e mësimdhënësit, por edhe e nxënësve të

klasave IV deri në IX –të është shumë produktive në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Gjithashtu puna me projektor ka përparësinë e vet, sepse kërkon më pak kohë është më

produktiv, kur mësimi përcillet edhe me foto e mjete tjera që e bëjnë mësimin më interesant si

kuize, mësim përmes lojërave etj.

• Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo skaj të botës.

Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit, por është koodinatori i

hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit. (Mexhuani A, 2014)

Pajisja e shkollave me TIK është zakonisht hapi i parë në agjendën e hartuesve të

politikave, megjithatë investimi vetëm në pajisjen e shkollave me teknologji informative të

komunikimit ishte një praktikë jo e mirë, ashtu siç raportuan disa nga vendet evropiane.

Politikat duhet të sigurojnë një vizion afatgjatë, të shpjeguara në objektiva të detajuara në një

shkallë të gjërë veprimi, të “zgjerimit të eksesit për të gjithë, rritje të cilësisë së arsimit,

riformim i organizimit dhe i menaxhimit të proceseve të arsimit, aftësimi për të nxënit afatgjatë,

shtimi i kompetencave të TIK-ut të nxënësve, mësuesve dhe stafit administrativ,ngritja e

efektshmërisë në administrimin e shkollës”. ,,Çështje kryesore sipas studimeve të shumta është

përqendrimi në shfrytëzimin e TIK nga mësuesit dhe nxënësit për qëllime arsimore, sesa

shfrytëzimi praktik i kompjuterëve bashkë me mjetet dhe programet e tij” (Brown, J. D. , 1997,

f. 37).

Lidhur me këtë çështje duhet të përcaktohet një program. ,,Mësuesve u nevojiten (80%)

shprehi jo teknike dhe (20%) shprehi teknike, ndërsa ,nxënësit, së pari duhet të përpunojnë

informacionin që marrin, dhe pastaj ta lidhin atë me përvojat që ata njohin nga jeta e tyre: pra

lidhja e teknikës me jetën reale dhe me natyrën” (Musai, B., 2011)

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

11

1.2. Metoda të rëndësishme të mësuesit në mësimdhënie gjatë

shfrytëzimit të TIK-ut

Zgjedhja e metodave mësimore varet nga shumë faktorë, por në radhë të parë atë e

përcaktojnë: natyra dhe karakteri i përmbajtjes mësimore (teorike, praktike, humanitare,

natyrore, eksperimentale, historike) nga vendi ku zhvillohet mësimi (klasë, kabinet,

mësonjëtore, eksperimentale, mësonjëtore të specializuara, ndërmarrje), nga format e punës që

përdoren në zhvillimin e mësimit (frontale, në grupe, tandemë, individuale), nga mjetet që

përdoren në procesin mësimor (vizuele, auditive, audiovizuele, teknike, ndihmëse) nga mosha

e nxënësve, nga tipi i orës mësimore, nga përgatitja profesionale pedagogjike e arsimtarit etj.

Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të

nxënësve, duke aftësuar dhe duke përgatitur për jetë dhe punë, e sidomos për vetë arsimim dhe

vetë mësim, si një ndër kërkesat më bashkëkohore që i shtrohet shkollës sonë të transformuar

ku metodat mësimore duhet të jenë të drejtuara kah puna e përbashkët e arsimtarit dhe e

nxënësit. (Murati Xh, 2002, f. 332)

Komunikimin dhe bashkëpunimin-Bashkëveprimi gjatë mësimit bëhet në disa mënyra –

për shembull: nxënës me nxënës, nxënësi me grupin, dhe grupi me grupin. Nxënësit munden

që gjithashtu të bashkëveprojnë me njerëz të ndryshëm si me shokët e klasës, mësuesin,

nxënësit e klasave të tjera, anëtare komunitetit, ekspertë nga jashtë, dhe njerëz nga e gjithë

bota. Në librin CALL Environments (Egbert J & Hanson-Smith, 1999), Hanson-Smith ka

përshkruar shumë mënyra se si të zhvillohen detyrat me anë te mjeteve të ndryshme

teknologjike për grupet e ndryshme të pjesëmarrësve (nxënësve). Ne vërejtëm se meqë nxënësit

vendosen nëpër grupe ose prej tyre kërkohet që të jenë aktivë në orë, kjo nuk do të thotë që ata

do të bashkëpunojnë, ose se ata do të flasin në gjuhën që janë duke mësuar, ose që

bashkëveprimi do të lehtësojë mësimin. Mësuesi është ai i cili duhet që me shumë kujdes të

siguroj që bashkëveprimi të jetë efektiv. Ja ku i kemi dy teknika të cilat ndihmojnë mësuesit të

zhvillojnë disa detyra të tilla, të cilat rrisin mundësinë e bashkëveprimit social sa më cilësor.

Bashkëveprimi gjatë mësimit bëhet në disa mënyra – për shembull: nxënës me nxënës,

nxënësi me grupin, dhe grupi me grupin. Nxënësit munden që gjithashtu të bashkëveprojnë me

njerëz të ndryshëm si me shokët e klasës, mësuesin, nxënësit e klasave të tjera, anëtare

komunitetit, ekspertë nga jashtë, dhe njerëz nga e gjithë bota.

Moersch përcakton shtatë nivele nëpër të cilat duhet të kalojë një mësues që dëshiron të

integrojë TIK-u në klasë.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

12

Niveli zero (0) përfaqëson mos përdorimin, që është një etapë përgjatë së cilës mësuesi

percepton mungesën e aksesit dhe të kohës si frenuese për përdorimin e TIK -ut.

Sensibilizimi (1) është etapa ku mësuesi /pedagogu mund të jetë në kontakt indirekt me TIK -

un që ndodhen në ambientin e tij.

Eksplorimi (2) është faza përgjatë së cilës mësuesi përdor TIK -un si plotësuese në

mësimdhënien e tij, për aktivitete përforcuese e pasuruese, ushtrime të përsëritura, kërkim

informacioni, lojra etj., duke nxitur kështu nxënësit /studentët të përdorin TIK -un.

Infuzioni (3), është etapa ku mësuesi përdor mjetet teknologjike në mënyrë të përpiktë gjatë

aktiviteteve pedagogjike, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime. Pra, kemi

përdorim të përpiktë të mjeteve teknologjike për të trajtuar informacionin (psh.: diagrama për

të paraqitur rezultatet e një ankete). Kjo etapë përfshin struktura arsyetimi të nivelit të lartë.

Integrimi (4), është përdorimi i mjeteve teknologjike për të identifikuar dhe për të zgjidhur

problemet reale të lidhura me një temë kryesore ose me një koncept, në një kontekst të dhënë .

(psh.: interneti, për të kërkuar informacion mbi një problem që kërkon zgjidhje, trajtim teksti,

etj.). Edhe kjo etapë përfshin struktura arsyetimi të nivelit të lartë.

Ekspansioni ose zgjerimi (5), është faza ku përdorimi i TIK -ut e lejon mësuesin të hyjë në

kontakt me ambjentin e jashtëm. Kontakti është i drejtpërdrejtë. (psh. : të kontaktosh

institucione të ndryshme për një problem të caktuar, etj.).

Rafinimi apo stërhollimi (6), supozon momentin ku mësuesi përdor TIK -un për ti mundësuar

nxënësve që të kërkojnë informacion, të gjejnë zgjidhje dhe të zhvillojnë një produkt në raport

me problemet reale dhe mbi të gjitha me vetë interesat e tyre. Përfshin struktura arsyetimi të

nivelit të lartë dhe një mjedis të mësuari aktiv. (Moersch, C., 2001, fv. 22-27)

Teknologjitë kreative që u mundësojnë mësuesve të publikojnë dokumente (materiale zanore,

me imazhe, video dhe tekst) dhe të krijojnë aktivitete autokorrektive në linjë.

Integrimi i TIK-ut nuk është vetëm një mundësi, por edhe një domosdoshmëri për të bërë

procesin e edukimit më tërheqës. (Paryono & Quito 2010) Përdorimi i TIK-ut në arsim duhet

të fokusohet jo vetëm në mjetet e tij, por gjithashtu është shumë i rëndësishëm të përfshihet në

një pedagogji të drejtë në procesin mësimdhënie - të nxënit.

Këto faktorë janë :

✓ Rrugët, mjetet dhe format e ndryshme të punës mësimore

✓ Faktorët e mësimit: mësuesi, nxënësi e të tjerë

✓ Komunikimi ne procesin e mësimdhënies

✓ Programet mësimore të disejnuara për teknologji bashkëkohore

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

13

✓ Baza teknike –didaktike e shkollës

✓ Drejtimi në procesin e e mësimit të nxënit. (Paryono P. & Quito B. Guevarra , 2010)

1.3. Teknologjia informative e komunikimit (TIK)

Me Teknologji mësimore në kuptimin e ngushtë të fjalës kuptojmë tërësitë e njohurive

dhe mënyrat e përpunimit te përmbajtjeve mësimore dhe metodat e format që zbatohen në

procesin e mësimdhënies në etapa të ndryshme të punës mësimore. Ekzistojnë definicione të

ndryshme të teknologjisë mësimore dhe me i shpeshti është një definicion nga SHBA-të .Sipas

këtij definicioni “Teknologjia mësimore është lëmi e cili futet për ta lehtësuar nxënien njerëzore

gjatë identifikimit sistematik, zhvillimi, organizimi dhe përdorimin i të gjitha burimeve të

disponueshme të nxënies, si dhe gjatë këtij procesi. Ai përfshin: zhvillimin e sistemeve

mësimore, identifikimin e burimeve ekzistuese, vënien në dispozicion të këtyre burimeve atyre

që mësojnë, organizimin e procesit të të nxënit si dhe njerëzit të cilët i realizojnë”. (Murati Xh,

2002, f. 273)

Qëllimi kryesor i strategjisë nacionale është që të maksimalizohet dhe të optimizohet

shfrytëzimi i pajisjeve të TIK-ut nga kategori të ndryshme të pjesëmarrësve potencialë:

mësimdhënës, nxënës., student, qytetar. Promovimi i arsimimit teknologjik paraqet hap logjik,

posaçërisht në klasat e ulta të arsimit fillor. Kujdes i veçantë duhet pasur në përmbajtjet

mësimore për grupe të ndryshme nxënësish. Posaçërisht theks të veçantë i jepet zbatimit të

TIK-ut në arsimin fillor për kryerjen e detyrave shkollore e jo si qëllim vetëm për vete.

(Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Shoqërisë Informatike , 2005 - 2015)

Ashtu si dhe teknologjia, arsimi ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ndodhin

ndryshime në vlera, prezantohen kurrikula të reja dhe ripërkufizohen teknologji të reja mbi atë

që nxëmë dhe se si japim mësim. Natyra transformuese e integrimit teknologjik ndryshon

procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit duke e kthyer në një mjedis interaktiv nxënieje. Të

mësuarit tradicional dhe interaktiv dallimet.

Figura 1: Metoda tradicionale

Mësuesi

Nxënësi

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

14

Figura 2: Metoda interaktive

Mësimdhënia interaktive apo ndërvepruese nis me një filozofi mbi mësimdhënien

nëpërmjet teknologjisë dhe përfundon me një proces të ri mësimdhënieje dhe nxënieje.

Kombinimi i konstruktivizmit, paneleve ndërvepruese dhe mjeteve të TIK -ut, është një model

për të konceptuar më tej mënyra të reja të mësimdhënies. Në këtë kuadër, si nxënësit, ashtu

edhe mësuesit janë pjesë qendrore e procesit.

Siç vërehet, është e dukshme se TIK -u ka një rol parësor në këtë aspekt por duhet të

pranojmë se për të kaluar në etapën superiore formimi i mësuesve duhet të evoluojë.

Sikurse e thotë edhe Philippe mësimdhënia ka nevojë “për një ndryshim të sjelljes së mësuesit

i cili nuk duhet ta masë më efikasitetin e tij me kohën që shpenzon duke folur në klasë”. (Meirieu

P, 2000, p. 138)

Përdorimi i pajisjeve kompjuterike mbështet metodat e të nxënit për nxënës me aftësi të

ndryshme për të nxënë, kështu përdorimi i tyre ndihmon nxënësit me aftësi të ndryshme

konceptuale si dhe nxënësit me nevoja të veçanta në përthithjen më të shpejtë të koncepteve të

reja gjatë një teme çfarëdo mësimi. Po ashtu mësuesit dhe prindërit pranojnë faktin se për shkak

të përdorimit të pajisjeve kompjuterike nxënësit dhe fëmijët e tyre e përdorin më me efikasitet

kohën e tyre të punës. Përdorimi i teknologjisë në klasë gjithashtu ka një efekt pozitiv në

qëndrimet e nxënësve pasi ata ndjehen më të suksesshëm, më të motivuar për të mësuar dhe

shfaqin më shumë vetëbesim. Në kohën e sotme digjitale, aftësia për të aksesuar, përshtatur

dhe për të krijuar aftësi e dije duke përdorur teknologjinë është kritike për suksesin e nxënësit.

Të gjitha arsyet e lartpërmendura theksojnë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të

teknologjisë gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit për të rritur efikasitetin e tij

(Woolfolk, A., 2011, f. 419).

Teknologjia e komunikimit dhe e informacionit në studim, mund të kuptohet si aplikim i

paisjeve dixhitale në të gjitha aspektet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo është e

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

15

pranishme në të gjitha shkollat në vendet e zhvilluara dhe po zgjeron fushën e veprimit në

mbarë botën.

TIK konsiston në Hardëare, Softëare, Rrjete, Multimedia, ruajtja e materialeve,

përpunimi i materialeve dhe transmetimi i informacionit. Përdorimi i tij në mësimdhënie është

një mënyrë shumë funksionale në të mësuarit që mund të paraqesë të dhënat e punëve nëpër

botë. Zakonisht TIK përdoret në pjesën më të madhe të lëndëve, dhe me se shumti në lëndët

abstrakte, ku vështirësia e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies është dhe më e madhe.

Me ndihmën e TIK , CD-Rom, Power Point, mjeteve audio-vizuale, etj teknikat e

mësimnxënies dhe e mësimdhënies realizohet në mënyra më interesante.

1.3.1. Impakti i TIK –ut në mësimdhënie

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në mësimdhënie kuptohet si një

implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor, për të regjistruar dhe

përpunuar informacionin në formë dixhitale.

Figura 3 – Përpunimi i informacioneve në formë dixhitale

TIK sjell më shumë materiale të pasura në klasa dhe librari për mësuesit dhe nxënësit. Kjo ka

rritur mundësitë e të mësuarit duke përdorur maksimumin e mënyrave për marrjen e

informacionit. Kjo ka thyer monotoninë dhe ka sjellë varietete në situatat e mësimdhënies dhe

mësimnxënies. TIK mund të përdoret në shkolla si dhe në nivelet më të larta të edukimit në

fushat e mëposhtme:

o Mësimdhënie

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

16

o Testimet kompjuterike

o Vlerësim

o Testet Psikologjike

o Zhvillimin e Laboratorëve Virtuale

o Mësimin Online

o Zhvillimin e të menduarit dhe të arsyetuarit (Bonk, et al, 1989).

1.3.2. Përdorimi i TIK -ut në klasë përfshin

o Përdorimi i TIK-ut në kërkimin, përzgjedhjen dhe përpunimin e informacionit.

o Përdorimi mjeteve audio-vizuale dhe programeve me stimulime në mbështetje të

metodave demostruese.

o Përdorimi i TIK-ut në zgjidhjen e problemave me anë të softëare-ve të posaçëm.

o Marrja, organizimi, menaxhimi, krijimi dhe ruajtja e informacionit.

o Bashkëpunim dhe shkëmbimi i informacionit.

o Përgatitja e prezantimeve multimediale.

o Leximi në ekran, lundrimi në internet dhe dërgimi i mesazheve dhe email-eve.

o Publikimi i aktiviteteve që realizohen në shkollë nga nxënësit dhe mësuesit.

o Ofrimi i mundësive të reja si mësimi online, platformat e-learning, bibliotekat

elektronike, laboratoret virtuale, etj.

1.3.3. Përdorimi i TIK në procesin mësimor

Mësimdhënia në shkollë, përqëndrohet në dhënien e informacionit, por që nuk është

objekt i vetëm i mësimit. Ajo i jep mundësi nxënësve që të përdorin në maksimum shqisat për

të marr informacion. Së bashku me dhënien e informacionit, objektivat e tjera janë:

o Zhvillimi i të kuptuarit dhe aplikimi i koncepteve

o Zhvillimi i shprehive

o Zhvillimi i të arsyetimit dhe kreativitetit

o Zhvillimi i aftësive të gjykimit dhe vendimmarrjes

o Zhvillimi i shprehive të duhura studimore.

o Zhvillimin e tolerancës, durimit, kulturës shkencore, etj. (Sansanëal, D.N., 2006)

Të mësuarit elektronik ose e-mësimi ka dalë si alternativë premtuese për të shmangur

formën tradicionale të mësimit në klasë. Kjo alternativë është një nga format e mësimdhënies

që aplikohet më shumë në arsim (Zhang at al.,2004). Autorë të ndryshëm e përkufizojnë këtë

formë mësimi si: teknologji, përmbajtje, metodë ose proces mësimor. Sipas Zhang at al.(2004),

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

17

e-mësimi mund të përkufizohet: të mësuarit e bazuar në teknologji, ku materialet mësimore

shpërndahen në mënyrë elektronike, nëpërmjet rrjeteve kompjuterike, te studentët që janë në

distancë.

Pedagogu kanadez, A. Bates, njëri prej ekspertëve më në zë për formësimin dhe

organizimin e mësimit në distancë, përmend këto arsye më të forta të shfrytëzimit të teknikës

dhe teknologjisë moderne për mësimin në distancë të cilat janë :

- Rritet dukshëm cilësia e të nxënit dhe mësimit;

- Zvogëlohen shpenzimet e nevojshme për të nxënë dhe mësim;

- Përparohet mënyra e qasjes së të nxënit dhe mësimit;

- Të nxënit dhe mësimi bëhen shumë ekonomikë;

- Përmes tabelës elektronike arsimtarët mund të konsultohen me kolegët e vet në qytetin

e njëjtë ose edhe në gjithë vendin;

- Bën të mundur përparimin e nxënësve sipas tempit dhe mundësive individuale që ka;

- Mundëson të nxënit dhe mësimin permanent (lifelong learning) dhe përsosjen dhe

perfeksionin e përhershëm professional. ( Krasniqi I, 2005)

Teknologjia e internetit pothuajse tani është bërë pjesë e pandashme e shkollave

bashkohore, ku përdoret si burim i materialeve dhe projekteve nga ana e nxënësve dhe

mësimdhënësve, duke mos i ndier kufizimet e hapësirës punuese dhe kohës që janë përballur

gjithnjë në mësimdhënien tradicionale. Interneti po gjen zbatim pothuajse në të gjitha lëndët

arsimore, këtë teknologji mësimdhënësit dhe nxënësit e shfrytëzojnë mjaft mirë në hulumtimet

e tyre të pavarura në gjetjen e të dhënave të ndryshme. Gjithashtu përdorimi i internetit në

shkolla rrit komunikimin duke lehtësuar bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe nxënsëve, që

do t’u mundësoj përvetësimin e praktikave më të mira arsimore. Në këtë mënyrë nxënësi ka

një mendim më kritik dhe ka mundësi të gjejë alternativa të ndryshme në zgjidhjen e

problemeve të caktuara.

1.4. Vlerësimi përfundimtar gjatë mësimit në distancë

Vlerësimi përfundimtar në rrethanat e realizimit të mësimit në distancë udhëhiqet nga

parimet e këtij udhëzuesi. Mësimdhënësit, vlerësimin përfundimtar, duhet ta konsiderojnë më

shumë si një proces të vendosjes së notës në bazë të angazhimit të nxënësit dhe përfundimeve

të nxjerra nga vlerësimi formues e përmbledhës. Kjo vlen si për klasat ku punohet me

kurrikulën e bazuar në kompetenca, ku vlerësimi është i organizuar në tri periudha mësimore,

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

18

ashtu edhe për klasat 4, 5, 9 (sipas kurrikulës së mëhershme) dhe shkollat profesionale ku

vlerësimin e kanë të organizuar në dy gjysmëvjetorë. Për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit

përfundimtar gjatë mësimit në distancë, mësimdhënësit rekomandohen që përmes detyrave të

shtëpisë, projekteve e formave të tjera, të angazhojnë nxënësit në procese të të menduarit e

nivelit më të lartë, të aplikojnë metodat e ndryshme të vlerësimit që përfshijnë edhe nxënësit

në këtë proces, dhe t’i kushtojnë kujdes komunikimit të ndërsjellë që ndihmon në sigurimin e

dëshmive për përparimin e nxënësit. Format e punës për të siguruar dëshmi të angazhimit të

nxënësve në detyra, projekte dhe aktivitete të tjera, si dhe metodat e instrumentet e vlerësimit,

me qëllim të arritjes të vlerësimit përfundimtar, mësimdhënësi i përcakton vetë, gjithnjë duke

pasur në kujdes evitimin e mbingarkimit të nxënësve. Këto forma të punës përzgjidhen në

varësi të: mundësive teknike të pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë dhe në

vlerësime të tilla; numrit javor të orëve mësimore për lëndë; kohës së mësimit me nxënës në

rrethana të mësimit në distancë; dhe të mundësive teknike që sigurojnë cilësi në vlerësimin e

nxënësve

Nota përfundimtare e vitit mësimor/shkollor është pasqyrë e vlerësimit të punës së nxënësve

para ndërprerjes së mësimit të rregullt në shkollë (11 mars) dhe e vlerësimit formues të realizuar

gjatë mësimit në distancë. Nota përfundimtare nuk duhet të jetë më e ulët se nota ekzistuese e

datës 11 mars.

Në vlerësimin në distancë hynë edhe kryerja e detyrave të shtëpisë, kontrollimi i portfolios së

nxënësit në mënyrë elektronike.

Informatat kthyese - Kontrollimi dhe vlerësimi i të arriturave të nxënësve mund të kuptohet si

një lloj i dialogut ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit për cilësinë e të nxënit, mësimdhënies

dhe të arriturave në përgjithësi. Ky komunikim i dyanshëm siguron informata kthyese, të cilat

e mundësojnë identifikimin e vështirësive me të cilat ballafaqohen nxënësit gjatë procesit të

nxënies, por njëkohësisht, kjo informatë siguron zbulimin e shkaqeve të cilat i sjellin ato

vështirësi. ( https://masht.rks-gov.net/)

Mësuesi për këto detyra udhëzon paraprakisht për hapat që duhet të ndjekin nxënësit në

kryerjen e detyrës, duke dhënë një shembull ose një zgjidhje.

■ Mësuesi vëzhgon dhe vlerëson me kujdes punët e çdo nxënësi duke pyetur secilin prej tyre

brenda një kohe të shkurtër se si e ka kryer apo zhvilluar një aspekt të detyrës.

Mbani mend: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes të mos mbingarkojnë nxënësit me detyra dhe, aq

më tepër, me detyra që nuk mund të kryhen në kushtet e shtëpisë. https://www.ascap.edu.al/)

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

19

1.5. Përparësitë dhe mangësitë e mësimit në distancë

Çdo punë e cila bëhet gjatë jetës së përditshme ka përparësitë dhe mangësitë e saj , gjithashtu

edhe mësimi në distancë i ka këto.

Përparësitë e mësimit në distancë janë:

- Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë arritur të përfitojnë shumë nga përdorimi i TIK –ut ;

- Përdorimi i platformave të ndryshme si, MSN, Wiber, Skype, ZOOM etj.

- Për kontrollimin e detyrave të shtëpisë mësimdhënësit kanë filluar të përdorin platformën

google classroom. Ku përmes kësaj platforme mësimdhënësit mund të bëjnë apo

përgatitin testet online, dërgojnë dhe kontrollojnë detyrat e shtëpisë. Gjithashtu përmes

kësaj platforme është bërë e mundshme që edhe vlerësimi i nxënësve të dërgohet online

dhe të kontrollohet nga nxënësi dhe prindërit.

- Përparësi tjetër është aftësimi i nxënësve në përdorimin e TIK –ut, që në të ardhmen u

mundëson të marrin informacione shtesë për mësime dhe tema të ndryshme.

- Përparësi e mësimit në distancë ka qenë përfshirja e prindërve.

Mangësitë e mësimit në distancë janë:

- Mosangazhimi i të gjithë nxënësve në mësimin online;

- Kushtet jo të mira të disa familjeve dhe mungesa e mjeteve teknologjike;

- Rrjeti i dobët i internetit e në disa vende malore edhe mungesa e tij ;

- Mangësi tjetër është edhe se një pjesë e mësimdhënësve dhe nxënësve nuk kanë aftësi në

përdorimin e TIK –ut etj.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

20

II. Metodologjia e hulumtimit

2.1 Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është të marrim informacione se sa është integruar teknologjia e

informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor.

2.2. Pyetjet e hulumtimit

1. Përdorimi i TIK-ut e rrit cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në arsim

2. Përfitimet dhe ndikimet e teknologjisë mësimore në mësimdhënie dhe nxënie

3. Një shoqëri e re kërkon aftësi të reja teknologjike

2.3. Hipoteza e hulumtimit

Mendojmë se integrimi i teknologjisë së informacionit në procesin mësimor ndihmon

mësimdhënësit dhe nxënësit në kohë, hapësirë dhe materiale ndihmëse për temat e ndryshme.

2.4. Metodat shkencore

Gjatë trajtimit teorik të problematikës kemi zbatuar këto metoda:

• Metodën e analizës teorike

• Metodën historike

• Metodën e komperacionit (krahasuese)

Ndërsa gjatë trajtimit empirik (hulumtues) kemi zbatuar metodat:

• Sasiore (kuantitative)

• Cilësore (kualitative)

• Të përziera (mikse)

I tërë ky gërshetim i metodave është bërë me qëllimin e vetëm që studimi të ndriçojë dhe të jap

informacion të besueshëm edhe nga aspekti teorik, por edhe nga ai empirik; si dhe të arrihet në

përfundimet e sakta e rekomandime që do të mundësojnë ndryshime pozitive në këtë fushë.

2.5. Instrumentet e hulumtimit

Për të arritur qëllimin e studimit, ne synojmë që për mbledhjen e të dhënave, posaçërisht për

matjen e opinioneve të mostrës të zbatojmë pyetësorin me nxënës. Pyetësorin me nxënës e

kemi bërë me google form dhe e kemi postuar te grupet e mësimdhënësve nga të cilët kemi

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

21

kërkuar nga nxënësit e klasave të tyre që i kanë klasat e treta dhe katërta që ta plotësojnë

pyetësorin për të parë se sa i përdorin përemrat në fjalitë e tyre.

2.6. Popullacioni dhe mostra

Pasi që popullacioni është i madh dhe në pamundësi të përfshirjes së të gjithë nxënësve, ne

jemi përcaktuar për një grup reprezentativ.

Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë llotarike sipas dëshirës së nxënësve që kanë

shprehë dëshirë me plotësu këtë pyetësor pa marrë parasysh komunat.

Hulumtimi u realizua përmes pyetësorit online përmes google forms. Pjesëmarrës në këtë

hulumtim janë 52 mësimdhënës. Pra pjesëmarrës të këtij hulumtimi janë 52 respodentë të të

gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Vërejtje: Hulumtimin e kam bërë në këtë mënyrë shkaku i pandemisë.

2.7. Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave

Për përpunimin statistikor të dhënave të nxjerra nga pyetësorët kemi përdorur programin të

dedikuar për përpunimin e të dhënave me SPSS.

2.8. Interpretimi i rezultateve të hulumtimit

Pas përpunimit statistikor të dhënave përmes SPSS do të bëhet interpretimi i rezultateve, duke

bërë krahasime ndërmjet pyetjeve që kemi vënë në punim. Në bazë të rezultateve të fituara

japim përfundimet dhe rekomandimet.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

22

III. Analiza e rezultateve të hulumtimit

3.1. Pyetësori me mësimdhënës

Mosha e mësimdhënësve

Tabela 1 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid 21 - 40

vjeç

33 63,5 63,5 63,5

41- 60 vjeç 19 36,5 36,5 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 1 – Mosha e mësimdhënësve

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

33 apo 63 % e tyre janë të moshës 21 – 40 vjeç, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 19 apo 37

% e tyre janë të moshës 41 – 60 vjeç.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

23

Gjinia e mësimdhënësve

Tabela 2 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Femërore 35 67,3 67,3 67,3

Mashkullore 17 32,7 32,7 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 2 – Gjinia e mësimdhënësve

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

35 apo 67 % e tyre janë të gjinisë femërore, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 17 apo 33 % e

tyre janë të gjinisë mashkullore.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

24

Vendi i punës sipas mesit ( urban – rural )

Tabela 3 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Urban 29 55,8 55,8 55,8

Rural 23 44,2 44,2 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 3 – Vendi i punës në mesin urban - rural

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

29 apo 56 % e tyre janë duke punuar në mesin urban, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 23 apo

44 % e tyre janë duke punuar në mesin rural.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

25

Niveli arsimor i mësimdhënësve

Tabela 4 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Master 10 19,2 19,2 19,2

Fakultet i edukimit 37 71,2 71,2 90,4

Fakulteti i

Pedagogjisë

5 9,6 9,6 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 4 – Niveli arsimor i mësimdhënësve

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

10 apo 19 % e tyre kanë të kryer masterin, prej 52 mësimdhënësve, prej tyre 37 apo 71 % e

tyre kanë të kryer fakultetin e edukimit dhe 5 apo 10 % e kanë të kryer fakultetin pedagogjik.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

26

Puna me kompjuter e mësimdhënësve

Tabela 5 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid shumë mirë 13 25,0 25,0 25,0

mesatarisht 29 55,8 55,8 80,8

pak 8 15,4 15,4 96,2

aspak 2 3,8 3,8 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 5 – Aftësia e mësimdhënësve në përdorimin e kompjuterit

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

13 apo 25 % e tyre janë përgjigjur se dinë shumë mirë ta përdorin kompjuterin për mësim, prej

52 mësimdhënësve, prej tyre 29 apo 56 % e tyre janë përgjigjur se dinë mesatarisht ta përdorin

kompjuterin për mësim, 8 apo 15 % e tyre janë përgjigjur se dinë pak ta përdorin kompjuterin

për mësim dhe 2 apo 4 % nuk dinë ta përdorin aspak kompjuterin për mësim.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

27

1.A ndikon integrimi i teknologjisë së informacionit në mësim në rezultate

më të mira në mësimdhënie dhe mësimnxënie?

Tabela 6 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid shumë ndikon 22 42,3 42,3 42,3

deri diku ndikon 19 36,5 36,5 78,8

pak ndikon 7 13,5 13,5 92,3

aspak nuk ndikon 4 7,7 7,7 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 6 – Ndikimi i integrimit të teknologjive në mësim

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

22 apo 42 % e tyre janë përgjigjur se ndikon shumë integrimi i teknologjive të informacionit

në rezultatet në mësim, 19 apo 37 % e tyre janë përgjigjur deri diku ndikon, 7 apo 13 % e tyre

janë përgjigjur se pak ndikon dhe 4 apo 8 % e tyre janë përgjigjur se aspak nuk ndikon integrimi

i teknologjive të informacionit në rezultatet në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

28

2.A keni një kompjuter në shtëpi?

Tabela 7 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Po, kam edhe internet 20 38,5 38,5 38,5

Po, por skam lidhje internet 9 17,3 17,3 55,8

Po, por interneti është i

dobët

22 42,3 42,3 98,1

Jo, Nuk kam kompjuter 1 1,9 1,9 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 7 – Posedimi i një kompjuteri në shtëpi

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

20 apo 38 % e tyre janë përgjigjur se kanë kompjuter dhe internet, 9 apo 17 % e tyre janë

përgjigjur kanë kompjuter, por s'kanë lidhje me internet, 22 apo 42 % e tyre janë përgjigjur se

kanë kompjuter, por rrjeti është i dobët dhe 1 apo 2 % e tyre janë përgjigjur se nuk kanë

kompjuter.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

29

3. Mund ta përdorni internetin në shkollë?

Tabela 8 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Nuk ka internet 18 34,6 34,6 34,6

Ka por vetëm te zyret 21 40,4 40,4 75,0

Po e përdori sa herë që

kam nevojë

13 25,0 25,0 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 8 – Përdorimi i internetit në shkollë

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

18 apo 35 % e tyre janë përgjigjur se nuk mund ta përdorin internetin në klasë shkaku që nuk

ka internet, 21 apo 40% e tyre janë përgjigjur nuk mund ta përdorin internetin se ka vetëm në

zyrën e drejtorit, 13 apo 25 % e tyre janë përgjigjur se kanë internet edhe në klasë dhe e përdorin

sa herë që dëshirojnë apo sa herë janë që nevojitet për ndonjë element që lidhet me

mësimdhënie dhe mësimnxënie në temën e caktuar.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

30

4. Gjatë orëve mësimore e përdorni projektorin për të shpjeguar mësimin

apo për të marrë ndonjë shembull praktik për ndonjë temë të caktuar.

Tabela 9 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Gjithmonë 5 9,6 9,6 9,6

Shpesh 14 26,9 26,9 36,5

disa herë 15 28,8 28,8 65,4

rrallëherë 13 25,0 25,0 90,4

asnjëherë 5 9,6 9,6 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 9 – Përdorimi i mjeteve teknologjike gjatë orës ( llaptopi – projektori )

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

5 apo 10 % e tyre janë përgjigjur se gjithmonë e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, 14

apo 27 % e tyre janë përgjigjur shpesh e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, 15 apo 29

% e tyre janë përgjigjur se disa herë e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, 13 apo 25 %

e tyre janë përgjigjur se rrallëherë e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore dhe 5 apo 10 %

e tyre janë përgjigjur se asnjëherë nuk e përdorin projektorin gjatë orëve mësimore, sepse nuk

posedojnë projektor në klasë.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

31

5. A mendon se është momenti i duhur për integrimin e teknologjisë në

mësimdhënie dhe mësimnxënie

Tabela 10 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Po 27 51,9 51,9 51,9

Jo 17 32,7 32,7 84,6

nuk janë pjekur kushtet 8 15,4 15,4 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 10 – Integrimi i teknologjive në mësimdhënie dhe mësimnxënie

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

27 apo 52 % e tyre janë përgjigjur se po është momenti i duhur për integrimin e teknologjisë

në mësimdhënie dhe mësimnxënie, 17 apo 33 % e tyre janë përgjigjur se jo nuk është momenti

i duhur për integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie shkaku i mungesës së

teknologjisë informative, 8 apo 15 % e tyre janë përgjigjur se nuk janë pjekur kushtet duke u

arsyetuar se nuk dinë ta përdorin kompjuterin sepse nuk kanë ndjekur trajnime.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

32

6. Keni ndjekur ndonjë trajnim se si ta përdorni TIK –un nga këto

programe?

Tabela 11 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid word 28 53,8 53,8 53,8

Excel 2 3,8 3,8 57,7

Powerpoint 19 36,5 36,5 94,2

Të tjera 3 5,8 5,8 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 11 – Ndjekja e trajnimit apo kursit për përdorimin e TIK -ut

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

28 apo 54 % e tyre janë përgjigjur se po kanë ndjekur trajnim dhe e përdorin programin e wordit

gjatë përgatitjes për mësim, 2 apo 4 % e tyre janë përgjigjur po kanë ndjekur trajnim dhe e

përdorin programin excel gjatë përgatitjes për mësim, 19 apo 37% e tyre janë përgjigjur se po

kanë ndjekur trajnim dhe e përdorin programin e powerpointit gjatë përgatitjes për mësim.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

33

7. Keni aftësi të punoni me kompjuter në këto programe:

Tabela 12 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid word 21 40,4 40,4 40,4

Excel 10 19,2 19,2 59,6

Powerpoint 16 30,8 30,8 90,4

Përdorimin e web faqeve

të ndryshme

5 9,6 9,6 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 12 – Aftësia e përdorimit të TIK-ut

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

21 apo 40 % e tyre janë përgjigjur se punojnë me kompjuter përmes programit word, 10 apo

19 % e tyre janë përgjigjur se punojnë me kompjuter përmes programit excel, 16 apo 31 % e

tyre janë përgjigjur se punojnë me kompjuter përmes programit powerpoint dhe 5 apo 10 %

janë përgjigjur se me kompjuter punojnë me programe tjera.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

34

8. Cila metodë është më produktive në mësimdhënie:

Tabela 13 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Mësim përmes TIK –ut 29 55,8 55,8 55,8

Mësim teorik 5 9,6 9,6 65,4

Mësim i kombinuar teorik

dhe TIK

18 34,6 34,6 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 13 – Metodë më produktive në mësimdhënie

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

29 apo 56 % e tyre janë përgjigjur se metoda më e përshtatshme është përdorimi i teknologjive

të informacionit në mësimdhënie, 5 apo 10 % e tyre janë përgjigjur se metoda më produktive

është mësimi teorik apo tradicional, 18 apo 35 % e tyre janë përgjigjur se metoda më e

përshtatshme është kur këto të dyjat i përdorim së bashku edhe teorinë edhe TIK-un.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

35

9. Si e keni mbajt mësimin gjatë kohës së pandemisë KOVID 19

Tabela 14 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid Me wiber 20 38,5 38,5 38,5

me MSN 19 36,5 36,5 75,0

me Zoom 11 21,2 21,2 96,2

me portale tjera 2 3,8 3,8 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 14 – Mbajtja e mësimit gjatë kohës së pandemisë

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

20 apo 38 % e tyre janë përgjigjur se gjatë kohës së pandemisë mësimin e kanë mbajtur me

wiber apo kanë kontaktuar me wiber, 19 apo 37 % e tyre janë përgjigjur se mësimin apo e kanë

mbajtur me MSN, 11 apo 21 % e tyre janë përgjigjur se mësimin e kanë mbajtur me zoom dhe

2 apo 4 % e mësimdhënësve kanë përdorur Skype.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

36

10. Si ua kanë dërguar detyrat e shtëpisë nxënësit?

Tabela 15 Numri Përqindja

Përqindja

valide

Përqindja

përmbledhëse

Valid me wiber 22 42,3 42,3 42,3

me MSN 19 36,5 36,5 78,8

me google classroom 8 15,4 15,4 94,2

me portal tjetër: ________ 3 5,8 5,8 100,0

Total 52 100,0 100,0

Diagrami 15 – Dërgimi i detyrave të shtëpisë nga nxënësit

Nga rezultatet e paraqitura në diagram shihet se nga gjithsej 52 mësimdhënës, prej tyre

22 apo 42 % e tyre janë përgjigjur se gjatë kohës së pandemisë detyrat e shtëpisë i kanë

kontrolluar me wiber dhe ua kanë kthyer informat kthyese me wiber, 19 apo 37 % e tyre janë

përgjigjur se detyrat i kanë kontrolluar përmes MSN dhe informatat kthyese poashtu, 8 apo 15

% e tyre janë përgjigjur se detyrat i kanë marrë përmes google classroom dhe informatat i kanë

kthyer po aty dhe 3 apo 6 % e mësimdhënësve e kanë përdorur emailin.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

37

Përfundimet

Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit tashmë zënë një vend të rëndësishëm në

shoqërinë tonë dhe sistemi ynë arsimor nuk bën përjashtim. Në fakt, TIK -ët gjithnjë e më

shumë po integrohen në ambientet shkollore edhe pse krahasuar me vendet perëndimore jemi

ende larg. Disa nga çështjet më të debatuara në temën që e shtjelluam lidhur me integrimin dhe

përdorimin e TIK-ëve në mësimdhënien/mësimnxënien në arsimin fillor, tërësinë e sitemit

edukativ, sikurse edhe problemet që lidhen me formimin dhe rolin e ri të mësuesve në këtë

drejtim, duke u mbështetur në kontributet teorike, në mënyrë të përbledhur do t’i paraqes më

poshtë. Po ashtu edhe komentet që lidhen me problematikën komplekse të TIK -ëve dhe

sugjerimet përkatëse që lidhen me këto çështje.

Mund të përfundojmë se TIK-u nuk është vetëm një mjet për të prezantuar përmbajtjet

ekzistuese përmes mjediseve të reja, por ai është gjithashtu një mjet për paraqitjen e modeleve

të reja të të nxënit. Në shkollat tona nuk ekziston mënyra e organizuar e mësimit përmes

përdorimit të kompjuterit nga nxënësit dhe mësimdhënësit, në mënyrë që nxënësve t’u

mundësohej qasje më e lehtë për përdorimin e kompjuterit për qëllime arsimore.

Sipas të dhënave që i morëm si nga aspekti teorik dhe ai empirik në Kosovë tashmë ka

filluar të implementohet apo të integrohen teknologjitë e informacionit në mbajtjen e mësimit

në arsimin fillor, por jo në mënyrë të kënaqshme duke pasur parasysh se në disa shkolla nuk

ka ende rrjet të internetit, nuk ka kabinete të informatikës, mësimdhënësit, ende shumica prej

tyre nuk e ka edhe një llaptop. Por mendoj se jemi në rrugë të mirë që kjo sidomos këtë vit

shkollor që përfundoi pikërisht duke përdorur teknologjitë e komunikimit mendojmë se ka

ardhur koha që edhe MASHT –i edhe DKA –të , të punojnë më shumë dhe të marrin

informacione të nevojshme se ku ka nevojë më shumë të investohet në infrastrukturën

teknologjike në shkolla.

Edhe gjatë pyetësorit të zhvilluar me mësimdhënës morëm informata të çmueshme se një

pjesë e mësimdhënësve ka nevojë edhe për trajnime apo kurse se si të përdorin programet e

ndryshme të cilat mundësojnë integrimin e teknologjive të informacionit në mësimdhënie dhe

mësimnxënie.

Ajo që vihej re në shkollat 9 -vjeçare ishte mungesa e video-projektorëve dhe po ashtu edhe e

mjeteve/paisjeve të tjera të TIK ut.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

38

Gjithashtu në bashkëpunim me nxënësit dhe shkollat mund të organizohen seminare të

ndryshme mësimore dhe punimet më të mira të publikohen dhe t’u vihen në dispozicion të

gjitha shkollave. Në ditët e sotme, ndodh shpesh që nxënësi të jetë një hap përpara mësuesit

për sa u përket informacioneve elektronike, prandaj mësuesit mund të krijojnë forume

mësimore bashkë me nxënësit për të krijuar materiale në ndihmë të procesit mësimor.

Rekomandimet

Por, çfarë mund të rekomandohet për të përmirësuar dhe për të inkurajuar mësuesit/ që të

integrojnë dhe të përdorin në praktikat e tyre pedagogjike TIK -ët?

- Të hartohet një plan strategjik në nivel që të gjitha shkollat të pajisen me mjete të

teknologjisë me llaptop, projektor, fotokopjues, scaner dhe rrjet të komunikimit.

- Mësuesit duhet të jenë më të interesuar për formimet dhe trajnimet që lidhen me

integrimin dhe përdorimin e TIK-ëve në mësimdhënie/mësimnxënie. Madje ata duhet të

jenë promotorë të këtyre nismave.

- MASHT –i të furnizojë me mjete teknologjike të gjitha shkollat në R. e Kosovës.

- MASHT –i të hartojë një plan strategjik që t’i përfshijë të gjithë mësimdhënësit me bazë

në shkollë në trajnime lidhur me përdorimin e TIK –ut.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

39

Literatura e përdorur

Mandili, J. & Rama A. (2015). Performanca e mësuesit të shekullit të 21-të. Telegraf.al. .

Brown, J. D. (1997). Computers in language testing: Present research and some

future.

Egbert, J. & Hanson-Smith. (1999). CALL Environments: Research, Practice, and Critical

Issues, page 55.

Flamholtz, E. G., & Randle, Y. . (2008). Leading strategic change. Cambridge: Cambridge

University Press.

Guichon, N. (2006). Langues et TICE. Methodologies de conception multimedia, Ophrys,

Paris. Fq. 11-27.

Honey, M., Culp, K. M., & Carrigg, F. (2000). Perspectives on technology and education

research: Lessons from the past and present. Journal of Educational Computing Research.

Huang, R.H., Liu, D.J., Tlili, A., Yang, J.F., Wang, H.H., et al. . (2020). Handbook on

Facilitating Flexible Learning During Educational Disruption: The Chinese Experience in

Maintaining Undisrupted Learning in COVID-19 Outbreak. Beijing: Smart Learning In.

Ibrahim, A., Al-Kaabi, A., & El-Zaatari, W. . (2013). Teacher resistance to educational change

in the United Arab Emirates. International Journal of Research Studies in Education, 2(3), 25-

36.

Lurvnik. (2020). COVID-19 Webinar: A new world for teachers, education’s frontline workers.

Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-new-world-teachers-educations-

frontline-workers. UNESCO.

Meirieu P. (2000). L'ecole mode d'emploi. Des << methodes actives >> a la pedagogie

differenciee. Paris: ESF editeur.

Mexhuani A. (2014). Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe

nxënie, Prishtinë.

Moersch, C. (2001). Next steps : Using LoTi as a research tool. Learning & Leading With

Technology, 29 (3), fq. 22-27.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

40

Murati Xh. (2002). DIDAKTIKA – Metodologjia e Mësimdhënies. Tetovë: Çabej.

Musai, B. (2011). Godole Tidita, Abdurrahmani Jonila. Edukimi Mediatik. Tiranë.

Paryono P. & Quito B. Guevarra . (2010). Meta-analysis of ICT integration in vocational and

technical education in Southeast Asia ».

Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Shoqërisë Informatike . (2005 - 2015).

Yokozeki. (2020). COVID-19 Webinar: A new world for teachers, education’s frontline

workers. Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-new-world-teachers-

educations-frontline-workers. UNESCO.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

41

Shtojca Pyetësor me mësimdhënës

Të nderuar mësimdhënës ky pyetësor është pjesë e hulumtimit shkencor dhe ka

për qëllim që të marrë të dhëna lidhur me temën “ Integrimi i teknologjive të

informacionit në mbajtjen e mësimit në arsimin fillor“.Ky pyetësor do të jetë i

fshehtë, pa emër dhe mbiemër. Ju lutem rrumbullaksoni njërën nga alternativat të

cilën e mendoni se është e saktë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

I. Pyetje personale për mësimdhënës

1. Gjinia:

Mashkull ; 2.Femër

2. Mosha juaj

21 – 40 vjeç

41 – 60 vjeç

3. Vendi ku punoni:

Urban

Rural

4. Niveli arsimor

1. Master 2. Fakultet të edukimit 3. Fakulteti i Pedagogjisë

5. Dini të punoni me kompjuter

1. shumë mirë ; 2. mesatarisht ; 3. pak ; 4. aspak

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Muslija.pdfmësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin

42

II. Pyetje në lidhje me temën

1. A ndikon integrimi i teknologjisë së informacionit në mësim në rezultate më të mira

në mësimdhënie dhe mësimnxënie?

1. shumë ndikon ; 2. deri diku ndikon ; 3. pak ndikon ; 4. aspak nuk ndikon

2. A keni një kompjuter në shtëpi?

1. Po, kam edhe internet ; 2. Po, por skam lidhje internet ; 3 . Po, por interneti është i

dobët. 4. Po, por s’më lënë të përdor internetin ; 5. Jo

3. Mund ta përdorni internetin në shkollë?

1. Nuk ka internet ; 2. Ka por vetëm te zyret ; 3. Po e përdori sa herë që kam nevojë

4. Gjatë orëve mësimore e përdorni projektorin për të shpjeguar mësimin apo për të

marrë ndonjë shembull praktik për ndonjë temë të caktuar.

1. Gjithmonë ; 2. Shpesh ; 3. disa herë ; 4. rrallëherë ; 5. asnjëherë

5. A mendon se është momenti i duhur për integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe

mësimnxënie 1. Po ; 2. Jo ; 3. nuk janë pjekur kushtet ;

6. Keni ndjekur ndonjë trajnim se si ta përdorni TIK –un nga këto programe?

1. word ; 2. Excel ; 3. Powerpoint ; 4. Të tjera

7. Keni aftësi të punoni me kompjuter në këto programe:

1. Word ; Excel ; Powerpoint ; Përdorimin e web faqeve të ndryshme

8. Cila metodë është më produktive në mësimdhënie:

1. Mësim përmes TIK –ut ; 2. Mësim teorik 3. Mësim i kombinuar teorik dhe TIK

9. Si e keni mbajt mësimin gjatë kohës së pandemisë KOVID 19

1. Me wiber ; 2. me MSN ; me Zoom ; me portale tjera

10. Si ua kanë dërguar detyrat e shtëpisë nxënësit?

1. me wiber ; me MSN ; me google classroom ; me portal tjetër: _____________