tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii universiteti i tiranËs fakulteti i...

261
i UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE SHQIPTARE Punim për gradën “Doktor i shkencave” në Letërsi (Studime krahasuese) Përgatiti: Udhëheqës shkencor: MA. FABIOLA KADI Prof. dr. ILIA LËNGU Tiranë, 2014

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

16 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

i

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE

TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

SHQIPTARE

Punim për gradën “Doktor i shkencave” në Letërsi

(Studime krahasuese)

Përgatiti: Udhëheqës shkencor:

MA. FABIOLA KADI Prof. dr. ILIA LËNGU

Tiranë, 2014

Page 2: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

ii

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE

TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

SHQIPTARE

Punim për gradën “Doktor i shkencave” në Letërsi

Komisioni:

1. Prof. dr. Maks Daiu (Kryetar) _______

2. Prof. dr. Saverina Pasho (Oponent) _______

3. Prof. dr. Ymer Ҫiraku (Oponent) _______

4. Prof. dr. Irena Lama (Anëtar) _______

5. Prof. ass. dr. Lorena Dedja (Anëtar) _______

Përgatiti: Udhëheqës shkencor:

MA. FABIOLA KADI Prof. dr. ILIA LËNGU

Tiranë, 2014

Page 3: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

iii

MIRËNJOHJE

Le t’u jemi mirënjohës njerëzve që na falin lumturi;

Ata janë kopshtarë të kujdesshëm falë të cilëve shpirti ynë lulëzohet.

Marcel Proust

Ky studim ishte një sfidë, një përpjekje jo pak e lodhshme, por është fryt i

një rrugëtimi të nisur që herët, një pjesë jete, një histori e mrekullueshme

marrëdhëniesh, protagonistët e së cilës nuk mund t’i lë pa përmendur kurrsesi.

Jam e lumtur që përmes këtyre rreshtave, mund t’u shpreh mirënjohjen për gjithë

mbështetjen, sugjerimet, këshillat, duke bërë të mundur realizimin e këtij punimi.

Para së gjithash, shpresoj që i gjithë punimi të reflektojë mirënjohjen dhe

respektin më të thellë ndaj Prof. dr. Ilia Lëngut, i cili më ka udhëhequr që në hapat

e para të kërkimeve shkencore, nga punimi i temës së diplomës, mikrotezës së

masterit e në vazhdim. E falënderoj për besimin që ka pasur tek unë duke më

ofruar mbështetjen e tij që nga përzgjedhja e temës, organizimi, trajtimi i

materialeve, deri në fund. Çdo shkëmbim me të ka qenë një pasurim i vërtetë si në

rrafshin shkencor, ashtu edhe atë human.

Falënderoj përzemërsisht pedagogët e Departamentit të Gjuhës Frënge,

pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Tiranë, të cilët kanë ndikuar në formimin tim

si studente si edhe në vitet në vazhdim. U jam mirënjohëse secilit për njohuritë që

kanë ditur të përcjellin tek unë dhe për mbështetjen e madhe që kanë qenë gjatë

gjithë kësaj kohe.

Një falënderim i përzemërt u shkon edhe anëtarëve të komisionit, të cilët do

të lexojnë e vlerësojnë këtë punim.

Kam kënaqësinë që mund të përfshij në këtë listë falënderimesh edhe

familjen time, të cilët më kanë mbështetur e inkurajuar vazhdimisht, pavarësisht

sakrificave dhe vështirësive me të cilat duhet të përballeshin.

Së fundi, mund të them me bindje se ka qenë një kënaqësi e veçantë puna

mbi këtë temë; e vetmja gjë për të cilën më vjen keq, është fakti që më është dashur

të kufizoj kohën me fëmijët e mi, Fineasin dhe Elian, të cilëve u premtoj se do të

përpiqem të rifitoj momentet gjatë të cilave u kam munguar.

Page 4: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

iv

TABELA E PËRMBAJTJES

HYRJE ..................................................................................................................... X

0.1 PËRLIGJJA E TEMËS ............................................................................................ X

0.2 OBJEKTI I STUDIMIT DHE HIPOTEZAT E TIJ .......................................................... XI

0.3 METODOLOGJIA DHE STRUKTURA E PUNIMIT .................................................... XII

KREU I: POEZIA DHE NDJESHMËRIA FETARE ............................................. 1

1.1 POEZIA DHE E SHENJTA NË RAPORTET DHE VEÇANTITË E TYRE NË JETËN

MENDORE DHE SHPIRTËRORE TË NJERIUT ................................................................. 1

1.1.1 Gjithëprania e poezisë ................................................................................. 1

1.1.2 Përpjekje për të përkufizuar poezinë............................................................ 3

1.1.3 Përpjekje për të përkufizuar fetaren ............................................................ 4

1.1.4 Poeti, vazhdues i krijimit, bashkëpunëtor i Perëndisë Krijues ...................... 5

1.1.5 Poezia si urë lidhëse mes artit dhe besimit .................................................. 8

1.1.6 E shenjta në poezi dhe modernizmi ............................................................ 13

1.2 POEZIA E ANGAZHUAR DHE MARRËDHËNIA E SAJ ME LEXUESIN ........................ 18

1.2.1Ç’është poezia e angazhuar? ...................................................................... 18

1.2.2 Konteksti historik dhe lindja e poezisë së angazhuar nga pikëpamja fetare

në Francë ........................................................................................................... 22

1.2.3 Kufizimet e angazhimit letrar .................................................................... 23

1.2.4 A është poezia fetare gjithmonë një poezi e angazhuar? ............................ 25

1.3 ESTETIKA E VEPRËS POETIKE ME KARAKTER FETAR .......................................... 27

1.3.1 Fjala poetike dhe rëndësia e saj në tekstet e shenjta .................................. 27

1.3.2 Takimi i traditës poetike pagane me atë të krishterë .................................. 28

1.3.3 Vlerat estetike të poezisë fetare ndër shekuj ............................................... 31

1.4 KONTEKSTI HISTORIK MESJETAR DHE PRANIA E POEZISË FETARE ...................... 31

1.4.1 Filozofia mesjetare dhe mbizotërimi i besimit të krishterë në shoqërinë

franceze ............................................................................................................. 31

1.4.2 Jeta intelektuale dhe fillimet e letërsisë frënge........................................... 32

1.4.3 Lëvrimi i poezisë epike .............................................................................. 33

Page 5: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

v

1.4.4 Prania e tematikës fetare në poezinë e shekujve XII dhe XIII ..................... 35

1.4.5 Shën Maria, figura frymëzuese për poetët e shekujve XIV, XV ................... 37

KREU II: RILINDJA FRANCEZE, NDIKIMI I REFORMËS PROTESTANTE

NË LETËRSINË FRËNGE DHE LINDJA E POEZISË SHQIPE ...................... 41

2.1 REFORMA PROTESTANTE, GJALLËRIM I SHPRESAVE TË HUMBURA ..................... 41

2.1.1 Periudha e kalimit nga Mesjeta në Rilindje, Tronditje e themeleve të

krishtera............................................................................................................. 41

2.1.2 Rilindja dhe humanizmi, një këndvështrim i ri ........................................... 44

2.1.3 Reforma – fillimet ...................................................................................... 46

2.1.4. Pritja e Reformës protestante në Francë .................................................. 47

2.1.5. Një poetikë e re ........................................................................................ 49

2.1.6. Një kundër-përgjigje, Lindja e barokut .................................................... 52

2.1.7. Poezia protestante ndjek udhën e së “Vërtetës” ....................................... 55

2. 2 ASPEKTI FETAR I POEZISË SË RONSARIT ........................................................... 59

2.2.1 Ronsari dhe humanizmi ............................................................................. 59

2.2.2 Poeti humanist përballë çështjeve fetare.................................................... 60

2.2.3 Filozofia panteiste dhe koncepti për jetën .................................................. 61

2.2.4 Tematika mbizotëruese e poezisë së Ronsarit............................................. 62

2.3 FILLIMET E LETËRSISË SHQIPE, PREMTIME PËR NJË TË ARDHME TË BEGATË ....... 64

2.3.1 Konteksti historik dhe ndikimi në jetën kulturore e letrare të vendit........... 64

2.3.2 Sythat e parë letrarë – Kundërvënie ndaj realitetit të hidhur ..................... 67

2.3.3 Rilindja evropiane dhe lindja e librit shqip ................................................ 67

KREU III. SHEKULLI XVII, NDËRTHURRJA E HUMANIZMIT DHE

KLASICIZMIT ...................................................................................................... 69

3.1 KLASICIZMI NË FRANCË DHE MARRËDHËNIA E ARTIT ME PUSHTETIN, SHKENCËN

DHE FENË ............................................................................................................... 69

3.1.1 Arti dhe feja nën pushtetin e Luigjit XIV .................................................... 69

3.1.2 Marrëdhënia e letërsisë me Antikitetin dhe synimet e artit letrar ............... 70

3.1.3 Humanizmi klasicist, rivendosje e përkohshme e ‘paqes’ artistike ............. 72

3.1.4 Frymëzimi fetar përballë sfidave të zhvillimit shkencor dhe shoqëror ........ 73

Page 6: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

vi

3.1.5 Klasicizmi dhe Bibla .................................................................................. 77

3.2 ZHVILLIMET LETRARE NË SHQIPËRINË E SHEKULLIT XVII ................................ 78

3.2.1 Humanistët shqiptarë të shekullit XVII – Budi, Bardhi, Bogdani ............... 78

3.2.2 Poetët shqiptarë, përkrahës të fesë dhe mbrojtës të gjuhës shqipe ............. 81

KREU IV. SHEKULLI XVIII, BETEJAT LETRARE, FETARE, FILOZOFIKE

................................................................................................................................. 84

4.1 REALITETI LETRAR NË SHQIPËRINË E SHEKULLIT XVIII.................................... 84

4.1.1 Frymëzimi fetar në poezinë e bejtexhinjve ................................................. 84

4.1.2 Përfaqësuesit kryesorë të bejtexhinjve ....................................................... 85

4.1.3 Tematika kryesore e poezisë së bejtexhinjve .............................................. 87

4.2 REALITETI POETIK JASHTË TROJEVE SHQIPTARE. POEZIA E VJETËR ARBËRESHE,

NDËRTHURRJE E FRYMËS FETARE DHE PATRIOTIZMIT ............................................. 88

4.2.1 Rizgjimi poetik ndër shqiptarët e Italisë .................................................... 88

4.2.2 Koncepti fetar tek poetët priftërinj - shërbesë përmes shkrimit dhe artit .... 91

4.2.3 Marrëdhënia e poetëve arbëreshë me traditën – kulti i së shkuarës ........... 92

4.3 REALITETI I MENDIMIT FILOZOFIK TË SHEKULLIT XVIII NË FRANCË ................. 93

4.3.1 Koncepti iluminist mbi lumturinë ............................................................... 93

4.3.2. Qëndrimi ndaj besimit fetar ...................................................................... 94

4.4 LETËRSIA FRËNGE PËRBALLË REALITETIT ILUMINIST ........................................ 95

4.4.1 Venitje e përkohshme e poezisë ................................................................. 95

4.4.2 Një marrëdhënie e re mes letrares dhe arsyes ........................................... 97

4.4.3 Marrëdhënia e fetares me poetiken ............................................................ 97

KREU V. NGJYRAT E POEZISË FRANCEZE DHE SHQIPE GJATË

SHEKULLIT XIX ................................................................................................ 101

5.1. FILLIM-SHEKULLI DHE LINDJA E RRYMËS ROMANTIKE NË FRANCË ................. 101

5.1.1. Shpirtërorja e rigjetur ............................................................................ 101

5.1.2. Nevoja për qenësi dhe vlerësim, kritika ndaj shekullit të kaluar.............. 103

5.1.3 Sëmundja e shekullit e lidhur me humbjen e besimit fetar ........................ 105

5.1.4 Rizgjimi poetik dhe vizioni i poetit ........................................................... 108

5.1.5. Dhimbja për veten dhe për të tjerët......................................................... 109

Page 7: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

vii

5.2. ROMANTIZMI FRANCEZ, NJË KËNDVËSHTRIM I RI NDAJ FETARES, NJË KRISHTERIM

I RI ....................................................................................................................... 110

5.2.1 Poetët romantikë, në kërkim të të pafundmes ........................................... 110

5.2.2 Rikthim i poezisë romantike tek fetarja .................................................... 111

5.3 PRIRJA PËR T’IU SHMANGUR REALITETIT ........................................................ 116

5.3.1. Largimi përmes instrumentit letrar ......................................................... 116

5.3.2 Roli i simbolit në krijimtarinë poetike ...................................................... 117

5.3.3 Misteri – element i pashmangshëm i krijimtarisë së poetit simbolist ........ 118

5.3.4 Simbolizmi dhe kuptimi për të përtejmen ................................................. 120

5.3.5 Fundi i shekullit XIX dhe marrëdhënia e poezisë me fetaren.................... 123

5.4 SHEKULLI XIX, KARAKTERISTIKAT E POEZISË SHQIPE .................................... 125

5.4.1 Përpjekjet për çlirim dhe rizgjim kombëtar nën dritën e besimit fetar ...... 125

5.4.2 Lindja e letërsisë së re shqipe .................................................................. 128

5.4.3 Përfaqësues kryesorë të Rilindjes kombëtare ........................................... 130

5.5 TIPARET HUMANISTE DHE ROMANTIKE TË POEZISË SHQIPE TË RILINDJES ........ 135

5.5.1 Rilindasit humanistë ................................................................................ 135

5.5.2 Rilindja romantike shqiptare ................................................................... 139

5.6 OPTIMIZMI DHE SHPRESA PËR TË ARDHMEN, TIPAR I VEÇANTË I ROMANTIKËVE

SHQIPTARË ........................................................................................................... 143

KREU VI. POEZIA SHQIPE DHE FRANCEZE E SHEKULLIT XX ............. 147

6.1 LETËRSIA SHQIPE PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË ........................................... 147

6.1.1 Përpjekjet për një imazh të ri të Shqipërisë dhe shqiptarëve .................... 147

6.1.2 Filozofia e paqes dhe dhunës në vargjet e poetëve shqiptarë të shekullit XX

......................................................................................................................... 149

6.1.3 Lëkundjet e para në lidhje me fetaren ...................................................... 151

6.2 QËNDRIME ATEISTE DHE TEISTE NË POEZINË SHQIPE ....................................... 154

A.QËNDRIMET ATEISTE ........................................................................................ 154

6.2.1 Përsiatjet mbi jetën, vdekjen dhe përjetësinë ........................................... 154

6.2.2 Pesimizmi dhe dhimbja ............................................................................ 155

6.2.3 Nota ateiste në vargjet e Migjenit ............................................................ 156

Page 8: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

viii

B.QËNDRIMET TEISTE ........................................................................................... 158

6.2.4 Këndvështrimi i poetëve fetarë ................................................................ 158

6.2.5 Figura e atdhetarit dhe poetit fetar F. S. Noli .......................................... 159

6.3 LETËRSIA SHQIPE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE ........................................ 162

6.3.1 Zhvillimet poetike pas vendosjes së regjimit komunist ............................. 162

6.4 MODERNITETI I SHEKULLIT XX NË FRANCË DHE LËNIA (NË DUKJE) PAS E SË

SHENJTËS ............................................................................................................. 167

6.4.1 Ndryshimet letrare të shekullit XX dhe vendi i poetikes ........................... 167

6.4.2 Filozofia mistike e Bergsonit përballë ateizmit të mjedisit ....................... 169

6.4.3 Vendi i fetares në lëmin e poezisë moderne franceze ............................... 170

6.4.4 Një revolucion shpirtëror fetar brenda modernitetit ateist të shekullit XX 174

6.4.5 Nacionalizmi dhe shpirtërorja për t’i shpëtuar kohës, poeti katolik Sharl

Pegi ................................................................................................................. 176

6.5 DY FIGURA POETËSH FETARË TË SHEKULLIT XX, GJERGJ FISHTA DHE POL

KLODELI .............................................................................................................. 180

6.5.1 Thirrja e Artit dhe përmbushja e misionit atdhetar dhe fetar të Gjergj

Fishtës, (Zh)vlerësimi i poetit ........................................................................... 180

6.5.2 Vlerat e pamohueshme të Fishtës ............................................................ 181

6.5.3 Poeti misionar ......................................................................................... 182

6.5.4 Prifti humanist......................................................................................... 185

6.5.5 I vetëflijuari gjykohet............................................................................... 187

6.5.6 Poeti atdhetar v.s Prifti – Bashkëjetesë apo Konflikt? ............................. 190

6.5.7 Estetika fishtiane ..................................................................................... 191

a.E bukura nën penën e Fishtës ........................................................................ 192

b.Burimet frymëzuese të Fishtës poet, vendi që zë biblikja në vepër ................. 193

c.Elementet letrare të përdorura nga Fishta ..................................................... 194

6.6 POEZIA E POL KLODELIT NË KONTEKSTIN E POEZISË MODERNE ...................... 197

6.6.1 Përballja me realitetin ............................................................................. 197

6.6.2 Jetë e ndryshuar, vepër e transformuar ................................................... 198

6.6.3 Drama dhe triumfi i një shpirti që dëshiron të ndryshojë ......................... 201

6.6.4 Arti dhe “thirrja për në rrugën e tij” ....................................................... 202

Page 9: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

ix

6.6.5 Klodeli dhe Bibla..................................................................................... 208

6.6.6 Universi poetik i Klodelit, Pasuria tematike ............................................ 209

a.Tema e shpëtimit ........................................................................................... 211

b.Tema e dashurisë së Perëndisë për njeriun dhe përgjigjja e poetit ndaj kësaj

dashurie ........................................................................................................... 213

c.Tema e Krijimit ............................................................................................. 216

d.Pasiguria e botës dhe tundimi i njeriut .......................................................... 218

e.Vendi i njeriut poet në krijim ......................................................................... 220

f.Tema e unitetit të njerëzimit ........................................................................... 222

g.Tema e shpirtit dhe vdekjes ........................................................................... 225

6.6.7 Estetika klodeliane dhe moderniteti i poetit ............................................. 228

a.Një poetikë e fjalës ........................................................................................ 228

b.Shpikja e një forme të re poetike .................................................................... 229

c.Dëshmia përmes veprës ................................................................................. 232

PËRFUNDIME ..................................................................................................... 234

BIBLIOGRAFI NË FRËNGJISHT ........................................................................... 239

BIBLIOGRAFI NË SHQIP..................................................................................... 243

SITOGRAFI: .......................................................................................................... 246

Page 10: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

x

HYRJE

0.1 Përligjja e temës

Poezia është nga gjithë gjërat njerëzore, më e afërta me ato hyjnore.

Viktor Hygo

Shpesh dëgjojmë të thuhet se poezia është një fushë e vështirë për t’u studiuar, ajo është

e ndërlikuar dhe duket sikur ka një lloj veli që e mbulon, ndaj ka nevojë për shumë përpjekje

për ta kuptuar dhe për të njohur të fshehtat e saj. Poezia ngjan shumë me shpirtin njerëzor.

Edhe ai është i fshehur dhe i vështirë për t’u kuptuar. Por ajo që ndodh shumë shpesh, është

se bashkimi i tyre i bën më të thjeshtë për t’u kuptuar.

Të studiosh poezinë, do të thotë të hysh në një labirinth pa fund, por të bukur dhe

interesant. Poezia lidhet me thellësinë e qenies njerëzore. Ajo ndodhet atje, në brendësi, është

“muzika e shpirtit”1, siç është shprehur Volteri. Poezia është mister, ajo ka fuqinë magjike

për t’i bërë fjalët të këndojnë duke ushtruar tek të gjithë një lloj mahnitjeje: një mahnitje e

cila vjen si pasojë e harmonisë mes shpirtit dhe pasurisë së tingujve, sepse te ky lloj arti është

i rëndësishëm theksi, intonacioni, jo thjesht kuptimi i fjalëve, por sonoriteti i tyre gjithashtu.

Një poet hedh në një fletë letre, një pjesë nga vetvetja, nga ajo që ai përjeton, dashuron,

beson dhe vlerëson. Poezia është një përvojë, një veprimtari shpirtërore, një psherëtimë e

brendshme; ajo e ka burimin tek brendësia e qenies njerëzore. Krijimi poetik shfaqet si një

tërësi e pavarur së cilës njerëzit thjesht mund t’i afrohen, secili sipas mënyrës së vet, duke

kapur një sërë domethëniesh dhe kuptimesh. Shpesh, kritikë të ndryshëm, apo edhe njerëz të

thjeshtë që lexojnë poezinë, e shikojnë atë si një art të vështirë dhe të paqartë nga i cili më

mirë është të largohesh sesa të humbësh në labirinthin e pafund. Shprehja e poetit francez

Pol Valeri (Paul Valéry), në një moment apo një tjetër, na përkufizon të gjithëve kur vjen

fjala për poezinë: “Shumica e njerëzve kanë për poezinë një ide kaq të paqartë, saqë kjo

paqartësi e vetë idesë së tyre është për ta përkufizim i poezisë”.2

Megjithë shumëkuptimësinë e saj, poezia dhe qartësia mund të ecin së bashku, mund të

bashkudhëtojnë për të përçuar një mesazh të caktuar. Shpesh ajo që duket e ndërlikuar, mund

të fshehë brenda një thjeshtësi të madhe.

Ka kaq shumë poetë, kaq shumë poezi, kaq shumë tema për të trajtuar; pse kjo zgjedhje ?

Pse pikërisht tematika fetare në poezi, madje në këto dy letërsi evropiane siç është letërsia

shqipe dhe ajo frënge ?

Tema që trajtojmë në punimin tonë, duket se është vërtet e përmasave të mëdha, është një

temë e cila përfshin disa periudha historike, dy vende me histori krejt të ndryshme. A është e

realizueshme diçka e tillë; një krahasim mes dy letërsive të cilat duken aq të largëta, por nga

ana tjetër edhe aq të përafrueshme me njëra-tjetrën për sa i përket temës fetare?

Lidhja e poezisë frënge dhe shqipe me të shenjtën, shfaqet që në fillimet dhe nuk

ndërpritet, në vazhdimësi. Shumë shpesh, tema biblike, apo fetare në përgjithësi, bëhet temë

letrare dhe vërejmë kalimin e figurave, simboleve, poetikës, nga besimi tek arti letrar. Që

prej origjinës së tyre, që nga fillimet e shkrimit shqip, apo frëngjisht, fetarja ka qenë e

pranishme, madje njëra prej shtyllave kryesore për dokumentimin e këtyre gjuhëve. Edhe pse

marrëdhëniet mes artit dhe fesë kanë qenë të ndryshme në çaste të ndryshme të historisë, në

poezinë frënge dhe atë shqipe nuk kanë munguar ndikimi dhe frymëzimi nga besimi fetar, e

sidomos nga Bibla dhe krishterimi. Jemi përpjekur të gjurmojmë sa më shumë shenja të temës

1 Voltaire, Œuvres complètes, Garnier, Tome20.djvu/242. 2 Revista letrare 3, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f. 122.

Page 11: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

xi

fetare në këto dy letërsi, të sjellim sa më pranë dhe qartë frymëzimin e poetëve të ndryshëm

nga fetarja dhe vlerat e kësaj poezie.

Ka shumë studime të kryera në lidhje me tema të ndryshme të pranishme në poezi, por

shumë pak janë kryer mbi poezitë që trajtojnë tematikën fetare, që lidhen me të shenjtën.

Përkundrazi, jemi prirur ta lëmë në hije këtë pamje të poezisë, në harresë, të bëjmë sikur nuk

e shohim.

Mendojmë se është koha të bien paragjykimet nëpërmjet të cilave, studiuesi, apo kritiku

letrar pretendon se po merret me letërsinë kombëtare në tërësi, por nga ana tjetër injoron

dhe lë pas temën fetare në poezi, nën pretekstin se është një temë së cilës i ka shkuar koha.

Për të kuptuar thelbin e poezisë me tematikë fetare, nevojitet t’i afrohemi asaj pa

paragjykime dhe të përpiqemi të lexojmë përtej vargjeve për të rrokur krijimtarinë e autorit,

sipas kritereve thjesht letrare, duke lënë pas paragjykimet dhe paravlerësimet negative në

lidhje me këtë temë.

0.2 Objekti i studimit dhe hipotezat e tij

Studimi ynë synon të jetë një pikënisje për studime të tjera me vlerë në fushën e poezisë

me tematikë fetare. Objekti kryesor i këtij studimi është të vërë në dukje lidhjen e përhershme

mes poetikes dhe fetares në epoka të ndryshme të zhvillimit letrar. Prania e tematikës fetare

në poezi, megjithë ulje-ngritjet e saj, duket thuajse e përhershme, si një shenjë e gjallë e

domosdoshmërisë së njeriut për të shprehur etjen e tij për shpirtëroren. Në këtë punim, do të

shohim ndikimin dhe shkaqet e mundshme të lulëzimit apo vyshkjes së poezisë me tematikë

fetare, jo vetëm brenda një letërsie apo dy, por, në një plan më të përgjithshëm, shumë

letërsive në rrafshin ndërkombëtar.

Ka shumë mite, tema, simbolika dhe figura të ndryshme letrare të cilat e kanë origjinën

nga Bibla. Synimi ynë është të sjellim më pranë vargje, vepra me tematikë fetare, t’i

studiojmë, t’i vlerësojmë duke i dhënë vendin që i takon secilës prej tyre në letërsinë shqipe

dhe frënge.

Kështu, përsa i përket letërsisë shqipe, fillesat e saj përbëhen nga pjesë të shkëputura

nga Bibla. Letërsia shqipe shfaqet e ngjashme me letërsitë perëndimore në këtë pikë, edhe

pse ajo ndikohet gjithashtu edhe nga kultura lindore.

Njohja e letërsisë së një epoke pasurohet, bëhet më e thellë, më e qartë nëse studiojmë

debatet morale, tronditjet intelektuale, konfliktet fetare, krizat shpirtërore të cilat e kanë

shenjuar këtë epokë dhe i kanë dhënë asaj pamjen ekzistuese. Përderisa mendësitë zhvillohen,

idetë përparojnë dhe zbulohen fusha të reja, disiplinat e ndryshme takohen dhe ushqehen nga

njëra-tjetra, është e domosdoshme që historia letrare të bëjë lidhjen e veprave që studion me

kohën kur janë lindur. Këtë do të përpiqemi të bëjmë në punimin tonë. Gjatë gjithë historisë

letrare vërejmë marrëdhënien e ngushtë mes poezisë dhe të shenjtës.

Mos po kalojmë më shumë në filozofi sesa në poezi nëpërmjet këtij këndvështrimi? Mos

po e lidhim më shumë sesa duhet letërsinë me filozofinë? Në fakt jemi të mendimit se tekstet

filozofike nuk janë pa lidhje me letërsinë dhe tekstet letrare nuk e përjashtojnë filozofinë, apo

ndonjë ideologji të caktuar. Filozofia dhe letërsia janë të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën

dhe kanë marrëdhënie të ndërsjellta përgjatë gjithë historisë. Megjithatë, punimi ynë nuk do

të ndjekë këndvështrimin filozofik, por do të gjurmojmë vlerat estetike të këtyre veprave

shpesh të lëna në harresë.

Do të merremi me veprën letrare dhe vlerat e saj poetike dhe jo me jetën e brendshme të

poetit besimtar. Do të gjejmë në këtë punim edhe të dhëna autobiografike për autorët, por

vetëm ato informacione që na ndriçojnë e na japin të dhëna mbi veprën. Madje, gjatë rrugës,

do të përballemi me poetë të cilët kanë thjesht momente poetike me frymëzim fetar dhe në

pjesën më të madhe të jetës së tyre nuk kanë asnjë lidhje me të shenjtën, siç është rasti i

Page 12: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

xii

Bodlerit apo poetëve të “brezit të mallkuar” të cilët shfaqen si persona në pamje të parë,

kundërshtarë të së shenjtës, e megjithatë, në momente të caktuara të jetës, i kthejnë sytë nga

qielli e i drejtohen Qenies së padukshme me ndikim në jetën e tyre.

0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit

Në studimin tonë do të merremi me një pjesë të mirë të poetëve më të njohur francezë dhe

shqiptarë të cilët kanë referenca fetare në veprat e tyre poetike, por për shkak të përmasave

të këtij punimi dhe të kushteve të hartimit të tij, do të përqendrohemi tek poetë të cilët nuk

jetojnë më dhe do të lëmë jashtë trajtimit ata që vazhdojnë ende të shkruajnë.

Nën dritën e metodave të letërsisë krahasuese do të pranëvëmë dy letërsi në dukje aq të

largëta me njëra tjetrën.

Të dyja letërsitë i kanë rrënjët e tyre tek fetarja dhe vazhdimisht janë ndikuar prej saj

ndër shekuj. Është interesante që poezia frënge fillon me një lutje, një vjershë fetare,

Kantilena e Shën Ëlalisë (Cantilène de la Sainte Eulalie). Me një distancë në kohë, por me

shumë përafërsi nga tematika, shfaqet Meshari i Gjon Buzukut në gjuhën shqipe, në të cilin

dominon tematika fetare. Këto dy dokumente janë gurët e qoshes mbi të cilët ngrihen

ndërtesat e dy letërsive plot vlera. Këto dy paralele dhe shumë të tjera pas tyre, do të na

bëjnë të kuptojmë dhe të shijojmë lidhjen që ekziston mes këtyre dy letërsive për sa i përket

tematikës fetare.

Punimi është organizuar në gjashtë kapituj kryesorë të cilët së bashku me nënçështjet

dhe përfundimet do të sjellin një pamje më të qartë të këtij këndvështrimi krahasues të

letërsive në fjalë.

Në kreun e parë do të trajtojmë lidhjen e kahershme në rrafshin diakronik të poezisë me

fetaren që prej fillimeve të dy letërsive e deri në modernitet. Përmes shembujve, citimeve,

përmendjes së poetëve që kanë referenca fetare në poezitë e tyre, do të sjellim një panoramë

të kësaj marrëdhënieje të veçantë.

Do të shohim angazhimin e poetëve në tematikën fetare dhe do të theksojmë rëndësinë e

kësaj tematike në poezi, jo thjesht si një çështje së cilës i ka shkuar koha, por një tematikë e

cila duhet vlerësuar si gjithë tematikat e tjera letrare.

Njëkohësisht, përmes ilustrimeve, do të vëmë në dukje rëndësinë dhe vlerat letrare,

estetike të poezisë me tematikë fetare ndër shekuj.

Në çështjen e fundit të kreut të parë do të merremi me fillimet e poezisë frënge dhe

praninë e së shenjtës qysh në vargjet e para të shkruara në frëngjisht.

Në kreun e dytë do të pasqyrojmë në rrafshin historik poezinë fetare në Francë gjatë

periudhës së Rilindjes, si edhe ndikimin e fuqishëm të Reformës protestante në krijimin e

poezisë fetare. Ndërsa në pjesën e dytë të kapitullit, do të merremi me fillimet e letërsisë së

shkruar shqipe, nën ndikimin sërish të Reformës, e sidomos të Kundër-Reformës si një nga

arsyet e mundshme për lindjen e librit shqip.

Ndërkohë, në kreun e tretë do të përqendrohemi tek shekulli XVII, me mbizotërimin e

metodës klasiciste në Francë dhe theksin që u vihet rregullave dhe metodave klasiciste; do të

shohim tkurrjen e pozicionit të poezisë me tematikë fetare në Francë ndërsa në Shqipëri,

shfaqja e humanizmit dhe thellimi i tij në letërsi do të theksohet përmes veprave plot gjurmë

fetare.

Periudha e parë e shkrimit shqip është më tepër një periudhë e imitimit në letërsi,

megjithatë fakti që zgjidhet për t’u imituar pikërisht kjo tematikë, është një tregues i vendit të

rëndësishëm që zë feja në jetën shoqërore të shqiptarit, një tregues i dëshirës së zjarrtë për

shpirtëroren, hyjnoren. Autorët dhe poetët shqiptarë shfaqen shumë filobiblikë. Një vend të

rëndësishëm në letërsinë shqipe me tematikë biblike, e zë përkthimi i teksteve të ndryshme

fetare. Përkthyesit kanë përcjellë në letërsinë shqipe fjalën biblike si ide dhe si realitet, si një

Page 13: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

xiii

ndihmesë që do ta çojë kulturën shqiptare, e jo thjesht letërsinë, në një shkallë më të lartë

zhvillimi.

Në kreun e katërt, do të shohim vazhdimin e poezisë me tematikë fetare në letërsinë

shqipe, ringjalljen e letërsisë arbëreshe, e cila i kishte pasur fillesat që në shekullin XVI me

veprën e parë të kësaj letërsie, me titullin E mbsuame e krështerë të priftit Lekë Matrënga.

Shumica e poetëve arbëreshë janë priftërinj dhe është i kuptueshëm fakti që mbizotërojnë

shkrimet me karakter fetar. Poetët arbëreshë kanë karakteristikë të përbashkët ndikimin nga

krishterimi dhe gjithashtu përpjekjen për të mbrojtur kulturën dhe zakonet e kombit të tyre

për të cilin shfaqin gjithë kohën nostalgji. Tematika fetare është njëkohësisht për ta shprehje

e besimit të tyre të brendshëm, por gjithashtu edhe një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur

vlerat dhe traditat kombëtare.

Ndërsa në letërsinë frënge, situata paraqitet ndryshe. Kur vëzhgojmë nga jashtë letërsinë

frënge të shekullit XVIII, çuditemi nga gjurmët e thella që ka lënë atje krishterimi edhe në ato

vepra që duken si më të largëtat në lidhje me besimin. Por në fakt, që në këtë periudhë, fillon

kërkimi i një konceptimi të ri për lumturinë, i ndryshëm nga ai i përqendruar tek Perëndia.

Në thelb, letërsia frënge gjatë shekullit XVIII do të shfaqë më tepër një karakter antifetar,

blasfemues, madje shumë liberal përsa i përket fjalës poetike dhe një mungesë respekti për

çdo lloj hyjnie. Shumë vepra letrare kanë si objekt kryesor luftën kundër dogmave,

institucioneve dhe moralit të katolicizmit dhe kristianizmit në përgjithësi, apo feve të tjera. E

megjithatë, do të vëmë në dukje, se edhe në këtë periudhë hijeje për poezinë fetare, sërish nuk

do të mbetet pa ndriçuar ndonjë shkëndijë poetike.

Në kreun e pestë do shohim më nga afër krijimtarinë letrare të shekullit XIX dhe

mbizotërimin e rrymës romantike në Francë, ndërsa në Shqipëri, kjo rrymë merr një drejtim

krejt të ndryshëm, për shkak të përqendrimit të poetëve në çështjet kombëtare. Romantizmi

në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Lindjes merr më tepër rolin e përcjelljes së idesë

kombëtare dhe jo të ndjenjave personale. Kështu poezia kthehet në një mjet për shprehjen e

nacionalizmit. Poetët shqiptarë nuk e kishin luksin të merreshin me botën e brendshme, me

ndjenja intime dhe lirika personale në këtë periudhë. Ata kishin një detyrë të vështirë

përpara: të zgjonin ndjenjën kombëtare në popull dhe të luftonin për identitetin kombëtar,

për të shpëtuar kulturën e tyre. Dhe për çudi, letërsia e shekullit XIX me karakter patriotik

zë fill sërish brenda mureve të kishës, ashtu siç kishte ndodhur edhe tre shekuj më parë.

Kultura shqipe do të ndikohet së tepërmi në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX nga

Françeskanët dhe Jezuitët. Poetët katolikë të Shqipërisë së veriut kanë kontributin e tyre në

zhvillimin e gjuhës shqipe si gjuhë letrare, jo thjesht si gjuhë e shkruar, i shtojnë asaj vlera

stilistikore duke e kthyer në një gjuhë me vlerë të madhe letrare e artistike. Përkrah poezisë

me pikëpamje fetare në veri, në jug kemi shfaqjen e një poezie tjetër nën ndikimin e kulturës

greke. Të dyja këto rryma do t’i bashkohen letërsisë së Rilindjes kombëtare me qëllimin e

përbashkët për të përmirësuar gjendjen në të cilën ndodhej vendi.

Në Francë, në shekullin XIX shumë mendimtarë e poetë i kthehen shpesh çështjes fetare.

Shatobriani (Chateaubriand) e hapi shekullin XIX me Gjeniun e Krishterimit (Le Génie du

christianisme, 1802) dhe e mbylli Kujtimet e përtej-varrit (Mémoires d’outre-tombe) me

sigurinë profetike se: “Ideja e krishterë është e ardhmja e botës.” 3 Disa poetë, shkrimtarë

dhe romancierë janë konsideruar madje edhe si mendimtarë fetarë. Kështu, të gjitha poezitë e

Viktor Hygosë (Victor Hugo) përmbajnë fetaren. Por, çuditërisht, ajo nuk mungon as në

veprën e Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire). Sidomos gjatë fëmijërisë së tij, Bodleri ka qenë

i ndikuar nga krishterimi. Tek ai ka pasiguri në lidhje me çështjen e besimit, por poeti i kthen

shpesh sytë drejt qiellit edhe pse shumë shpesh ky vështrim është plot ankth.

3 R. Chateaubriand, Mémoires d’outre-tombe, Volume 2, Bruxelles : A. Deros et Comp. Editeurs, 1852, f. 567.

Page 14: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

xiv

Në kreun e fundit do të merremi me atë çfarë ka mbetur nga fetë e shekullit XIX në

shekullin XX në letërsinë frënge dhe shqipe.

Në shekullin XX, në letërsinë shqipe, kemi një pamje të re të letërsisë, edhe pse pa një

platformë estetike të përcaktuar paraprakisht. Megjithë vështirësitë e jetës ekonomike dhe

kulturore me të cilat përballej vendi, shkrimtarët dhe krijuesit sjellin ndryshimin, nën

ndikimin edhe të letërsive të ndryshme evropiane. Poetët janë në kërkim të një gjuhe të bukur

e interesante, estetike. Përveç rolit të tyre si udhëheqës, ata ndiejnë nevojën për të shprehur

edhe dhimbjet e brendshme, edhe botën e tyre të pasur, përmes figurave më të përsosura edhe

nga ana stilistikore.

Ka disa poetë të cilët pretendojnë se përmes letërsisë mund të edukojnë e mund të

përçojnë të vërteta shpirtërore duke u mbështetur tek e kaluara, tek Antikiteti, Mesjeta,

klasicizmi, ndërkohë që ka të tjerë, të ndikuar nga mendimi marksist, të cilët kërkojnë që

përmes vargjeve, të krijojnë një njeri të ri, një mendësi të re, jo të bazuar mbi të kaluarën.

Ata preferojnë iluminizmin dhe realizmin. Gjatë shekullit XX, pikëpamjet e poetëve në lidhje

me besimin ndryshojnë shumë nga njëri poet tek tjetri. Kështu, për shembull, Çajupi është

ndër të parët që përcjell frymën e dyshimit në lidhje me çështjet e besimit. Megjithë momentet

në të cilat ai shpreh ndjenja fetare pozitive, ka poezi të tijat në të cilat shprehet hapur mohimi

i besimit. Megjithatë tema dhe motivi fetar mbetet një prej frymëzimeve më të frytshme për

poetët shqiptarë të kësaj periudhe.

Poetët që kanë shkruar vargje me tematikë fetare, megjithë vlerat e tyre për historinë e

letërsisë shqipe, janë kritikuar për momentet e shmangies së tyre, madje disa edhe janë lënë

jashtë studimit për vite të tëra dhe kanë qenë të panjohur për një pjesë të mirë të lexuesve e

nxënësve të shkollave. Ky dënim i ashpër nuk ishte aq i dëmshëm për vetë poetët sa ishte për

lexuesin shqiptar. Duke ndjekur këtë lloj censure përgjatë gjithë diktaturës komuniste, shumë

pak poetë vendosin të shkruajnë mbi tematikën fetare, apo shpirtëroren në përgjithësi. Poezia

ndrydhet e vyshket, ajo është e detyruar të qëndrojë brenda kornizave të mirëpërcaktuara nga

regjimi. Shumë studiues detyrohen të shkruajnë libra të cilët mohojnë lidhjen shpirtërore të

njeriut me fenë duke e cilësuar atë si një produkt të nënndërgjegjes së njeriut e duke e

barazuar me ëndrrat. Gjithë këto gjykime në lidhje me fetaren sollën shuarjen e poezisë me

tematikë fetare për një periudhë të gjatë, herë për shkak të frikës së censurës, e herë për

shkak të krijimit të bindjeve të thella ateiste ndër krijuesit. Ndrydhja e kësaj poezie nuk do të

jetë pa pasoja për letërsinë shqipe. Përballemi me kalimin nga një poezi me në qendër

shpirtëroren, tek një poezi me në qendër njeriun e ri, ose më mirë të tjetërsuar, progresin

teknik, arritjet e komunizmit.

Gjithsesi, sot, çdo lexues është i lirë të studiojë veprat poetike me tematikë fetare dhe të

gjykojë për vlerat e tyre pa u ndikuar nga ideologji të ndryshme. Për këtë kemi përzgjedhur

poetin e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, i cili është mohuar shumë gjatë për

fat të keq, por është përfaqësues i vlerave të mëdha estetike, letrare e atdhetare, poetin Gjergj

Fishta, në vargjet e të cilit do të shohim sesi bashkëjeton fetarja dhe atdhetarja.

Letërsia frënge e shekullit XX, do të përshkohet nga goditjet e historisë. Lufta është e

pranishme në poezi dhe në roman. Poezia preket nga lëvizjet që tronditin shekullin. Pas

Luftës së Parë Botërore, letërsia ndjen traumatizmat e konfliktit dhe njëkohësisht një

gjallërim për sa u përket krijimeve letrare. Krijuesit letrarë janë më shumë të shqetësuar për

vendin e njeriut në univers, ndërsa gjithçka duket se ecën drejt absurdit. Moderniteti krijon

një mjedis të ri për shkrimtarët. Çdo poet priret të zhvillojë një shkrim të tijin karakteristik,

pa u bërë pjesë e ndonjë drejtimi të caktuar letrar. Poetët janë në kërkim të një autonomie

absolute në krijimet e tyre; ata duan të braktisin rregullat e shoqërisë, moralit dhe “barrën”

e ndërgjegjes; këtë bëjnë surrealistët me “automatizmin” e tyre. Por, a do të lirohen vërtet

nga gjithçka poetët? Në mes të prirjeve nga më të ndryshmet, poetët me tematikë fetare nuk

mungojnë në letërsinë frënge. Gjatë kësaj periudhe mbizotërojnë emrat e shumë poetëve

Page 15: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

xv

katolikë. Në këtë studim, do të shohim më nga afër një personalitet të rrallë, poetin Pol

Klodel, me tiparet e tij të veçanta artistike e letrare dhe bashkëjetesën në veprën e tij të artit

dhe besimit fetar.

Page 16: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

1

KREU I: POEZIA DHE NDJESHMËRIA FETARE

1.1 Poezia dhe e shenjta në raportet dhe veçantitë e tyre në

jetën mendore dhe shpirtërore të njeriut

1.1.1 Gjithëprania e poezisë

“Poezia është përpjekja për të paraqitur a për të restauruar me mjetet e ligjërimit

të nyjëtuar, ato gjëra apo atë gjë që turbullazi rreken të shprehin klithmat, lotët,

ledhatimet, puthjet, psherëtimat e të tjera; dhe që ngjan se duan të shprehin sendet në

atë jetë që duket se kanë, apo në atë qëllim të marrë me mend.”

Paul Valéry

Letërsia është në evolucion të përhershëm. Statusi i saj ndryshon nga dita në ditë

nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm. Letërsia sot, dhe mbi të gjitha, poezia hyn

gjithnjë e më shumë në konkurrencë me kinemanë, radion, televizionin, informatikën.

Zhan Pol Sartri shkruan në librin e tij Ç’është letërsia?: “[...] ‘Kohët Moderne’

botojnë gjithnjë e më pak poezi. Për t’u bindur mjafton t’u hedhim një sy prodhimeve

bashkëkohore.” 4

Në fushën e poezisë, publiku sa vjen dhe bëhet më i rrallë; të paktë janë lexuesit

të cilët duan të hyjnë në botën e mistershme të fjalës poetike. Megjithatë, vepra

poetike vazhdojnë të botohen. Në librin e tij Anthologie de la poésie mystique

contemporaine (Antologji e poezisë mistike bashkëkohore), Zhan-Lyk Maksans (Jean-

Luc Maxence) citon poetin zviceran Gystav Ru (Gustave Roud):

« Më besoni, poezia është një dhuratë e mrekullueshme e cila na ofrohet të

gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, por shumë prej nesh nuk arrijnë ta kuptojnë këtë

gjë. E megjithatë, është e rëndësishme që secili të ndiejë që në moshë të re, se ky

thesar na përket dhe mund të bëhet i yni. Sepse pa poezinë ne nuk mund të

zbulojmë, as të njohim vërtet botën në të cilën jemi thirrur të jetojmë. Falë saj, ne

mund të ecim nga mrekullimi në mrekullim: ajo na hap sytë dhe zemrën. » 5

Poezia nuk ka munguar në asnjë nga epokat e njerëzimit. Nga lindja në vdekje,

shoqëritë tradicionale kanë pasur himne, lutje dhe këngë, shumë prej të cilave janë

poezi të mirëfillta. Poezia është kudo e pranishme, në festa apo në hidhërime, në

situata të vështira dhe në gëzime. Thuhet se poezia ka lindur në format e saj orale dhe

të shkruar si një mënyrë për të mbajtur mend ngjarjet e ndryshme të jetës njerëzore.

Ajo është “kujtesa e popujve që nuk kanë shkrimin”, sipas Zhorzh Zhanit (Georges

Jean).6

Poezia flet për gjithë përvojën njerëzore, të individëve, apo grupeve shoqërore. E

megjithatë, sot duket sikur ajo është reduktuar në çështje shkollarësh ku rima është më

e rëndësishme se vetë poezia.

4 Zhan – Pol Sartri, Ç’është letërsia?, DeaS, Tiranë, 1998, f. 9. 5 Jean-Luc Maxence, Anthologie de la poésie mystique contemporaine. Paris : Presses de la

Renaissance, 1999, f. 13. 6 http://www.flsh.unilim.fr/ditl/Fahey/POSIEPoetry_n.html.

Page 17: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

2

A mund të pranojmë që poezia nuk ka më asgjë për të na thënë, që mund të jetë,

që është – thelbësore? Përjetimi i poezisë, mes boshllëkut dhe plotësisë, humbjes dhe

pranisë, është së pari një aventurë shpirtërore.

Tek çdo njeri ka një poet. Që prej fëmijërisë, njeriu priret të poetizojë gjithçka,

përmes mrekullimit të tij si fëmijë. Mrekullimi është një nga elementet themelore të

jetës së një fëmije. Ai sodit me kureshtje çdo gjë që e rrethon dhe kjo e ndihmon të

ecë përpara, të mësojë gjëra të reja. Por, ajo që ndodh në shumicën e rasteve, është të

lëmë pas këtë element ‘fëminor’. Ja si shprehet shkrimtari dhe apologjisti i krishterë i

ditëve tona, Ravi Zakaria (Ravi Zacharias).

“Duke lënë botën e begatë të fëmijërisë sonë, ne jo vetëm që jemi larguar nga

toka e zanave, por edhe jemi futur paturpësisht për t’u endur në një shkretëtirë

shterpe të zhveshur krejt nga çudia dhe kuptimi, ndërkohë që gjoja e kemi çarë tej

e tej horizontin e kufishmërisë sonë dhe atje nuk kemi parë asgjë. Kërkimi ka

qenë i kuptueshëm, edhe largimi legjitim; por udhëtimi ka qenë ai i një

kokëkrisuri.”7

Njeriu, dhe sidomos poeti ka nevojë të shfaqet hapur, të ketë një perceptim më të

saktë për atë që e rrethon, kjo gjë e ndihmon atë të çelë petalet në njëfarë mënyre.

Poezia ushtron një shumësi funksionesh dhe prek një gamë të gjerë ndjenjash e

vlerash nga më të ndryshmet (dashurinë, miqësinë, familjen, fenë, dashurinë për

atdheun), por edhe intelektin. Kjo gjini letrare nuk ka vetëm funksionin shprehës, ajo

ndikon edhe si ngushëllim gjatë provave të ndryshme të jetës: zi, humbje, mungesë,

vdekje, etj. Thellësisht e lidhur me realitetin njerëzor, e lidhur me lirizmin individual

dhe kolektiv, poezia është kënaqësi, si muzika, si kërcimi; ndoshta më fizike se

piktura, ajo i drejtohet ndjeshmërisë, madje pjesës “joreale” të jetës sonë. Poezia e

zmadhon pjesën tonë të ëndrrës, pra të lirisë, të energjisë krijuese të ekzistencës

njerëzore. Sipas Iv Bonfua (Yves Bonnefoy) “shkrimi, poezia përbën një reflektim,

qëllimi i të cilit është të hedhë dritë mbi atë që ne jemi, të çlirojë Unin në mënyra të

ndryshme.”8 Poezia është një kërkim. Remboja (Rimbaud) shkruante poezi duke

kërkuar përmes shkrimit poetik, një ndryshim në jetën e tij. Malarmeja (Mallarmé) “e

shihte botën që e rrethonte jo si një spektakël, por më shumë si një tekst dhe pyetja e

tij kryesore para këtij teksti ishte: [Çfarë do të thotë kjo?].”9 Poezia është në njëfarë

mënyre pikturë e botës reale së cilës i afrohet duke nxjerrë në pah misteret e saj, por

ajo është gjithashtu magji, përmes fjalëve dhe imazheve, përmes imagjinatës, ajo

transformon botën. Përmes poezisë, lexuesi mund të shohë diçka të bukur përballë

shëmtisë së realitetit që e rrethon. Poeti ka aftësinë që, përballë kësaj shëmtie të botës,

të vendosë të ëndërrojë, të jetë gjetiu, e kështu të prodhojë diçka të re, të bukur,

ndryshe nga realiteti ku jeton, siç shprehet Hygoi në vargjet e tij: “... me këmbë këtu,

me sy gjetiu...”,10

ndërsa Bodleri: “Kjo jetë është një spital ku çdo i sëmurë është i

pushtuar nga dëshira për të ndërruar shtrat. ” 11

Përmes poezisë, realiteti mund të

përshkruhet në shkëlqimin apo shëmtinë e tij, duke i bërë të mundur lexuesit t’i

7 R. Zakaria, A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë, Shigjeta, Ersekë, 1999, f. 89/90. 8 http://www.lemondedesreligions.fr/entretiens/yves-bonnefoy-la-poesie-c-est-ce-qui-reprend-a-la-

religion-son-bien-30-12-2011-2157_111.php 9 P. Claudel, « La Catastrophe d’Igitur », Œuvres en prose, Bibl. de la Pléiade, Gallimard, 1965, f.

510/511. 10 Përkth.im, V. Hugo, “A celle qui est voilée”, Les contemplations, 1856, f. 407. 11Ch. Baudelaire, “Le spleen de Paris”, Les fleurs du mal, (1861), Cit. nga Elisabeth Kennel,

http://elisabeth.kennel.perso.neuf.fr/parcours_thematique.htm.

Page 18: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

3

afrohet këtij realiteti, apo t’i largohet atij përmes transfigurimit. Poeti shpesh e fton

lexuesin të gjejë vetveten tek poezia dhe i bën thirrje të bashkohet me të për të

ndryshuar realitetin:

Ti, a nuk je si unë,

Pishtar në këtë botë të ashpër dhe të ndyrë,

Shpirt, domethënë problem,

Dhe grua, domethënë syrgjynim?12

Artizan i gjuhës, poeti veçohet nga të vdekshmit e tjerë, pasi ai është i vetmi që

mund të shprehë realitetin e thellë, përmes krijimit të tij.

1.1.2 Përpjekje për të përkufizuar poezinë

Çfarë është poezia? A mund ta përkufizojmë? A mund të përcaktojmë format e

saj? Nëse duam ta përkufizojmë këtë term, do të na duhet të vëmë përballë tij atë çfarë

nuk është poezi. Por të përkufizosh atë që nuk është poezi, nuk është e lehtë në ditët

tona. Personale dhe kolektive në të njëjtën kohë, e shenjtë dhe profane, e thjeshtë apo

hermetike, poezia merr, përgjatë shekujve, kontinenteve, gjuhëve, të gjitha fytyrat e

mundshme dhe kontradiktore në të njëjtën kohë. Meqenëse asnjë përkufizim i poezisë

nuk është tërësisht i kënaqshëm, shpesh merremi në njëfarë mënyre me fjalë boshe

teksa flasim për të. Poezia është art gjuhësor dhe në të njëjtën kohë është edhe

eksperiment me gjuhën. Shkrimtari dhe politikani i njohur francez Zhorzh Pompidu

(Georges Pompidou), në përpjekjen e tij për të përkufizuar poezinë shprehet:

“Po çfarë është pra, poezia? Është më i dituri ndër njerëzit ai që e gjen

përgjigjen. Ç’është shpirti? Mund të konstatojmë tek një njeri të gjitha

manifestimet e jetës së tij, t’i analizojmë dhe t’i përshkruajmë; mundemi – të

gjithë e kemi bërë këtë gjë në shkollë – të analizojmë një poezi, të studiojmë

kompozicionin e saj, fjalorin, ritmin, rimën, harmoninë. E gjithë kjo është për

poezinë ajo çfarë është zemra që rreh për shpirtin. Është thjesht një manifestim i

jashtëm, jo një shpjegim dhe aq më pak një përkufizim.”13

Roman Zhakobsoni (Roman Jakobson) si shumë autorë të tjerë, e ka përkufizuar

gjuhën e zakonshme si një mjet për të shkëmbyer informacione, si një monedhë

shkëmbimi në bashkëbisedimet e përditshme e cila ka të bëjë me nevojat e jetës. Sipas

këtij përkufizimi, gjuha është së pari e nevojshme dhe na ndihmon të saktësojmë

idetë, ndjenjat duke shkruar apo duke folur. Por poeti nuk është thjesht një person që e

përdor gjuhën si të tjerët, për të shkëmbyer ide apo informacione të përditshme. Së

pari, poeti ndien ndryshe nga pjesa tjetër e njerëzve, pra ai ka gjëra të tjera për të

shprehur, diçka që nuk ka të bëjë me lidhjen e zakonshme të fjalëve, me sintaksën e

gjuhës së përditshme. Përmes të njëjtave fjalë dhe të njëjtës skeme gjuhësore, ai

merret me shprehjet dhe me bashkimin e tyre. Poeti luan me fjalët duke i përdorur ato

jo vetëm për vlerën e tyre konceptuale, por për fuqinë e tyre magjike, për sonoritetin e

12 Përkth.im, V. Hugo, « A celle qui est voilée », “Toi, n’es-tu pas, comme moi-même, / Flambeau dans

ce monde âpre et vil,/Ame, c’est-à-dire problème,/Et femme, c’est-à-dire exil?”, Les contemplations

aujourd’hui 1843-1852, Vol. 2, f.182. 13

G. Pompidou, Anthologie de la poésie française, Librairie générale française, Paris, 1961, f. 9.

Page 19: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

4

tyre. Në poezi, fjala nuk mbulon një realitet, por të gjitha realitetet e mundshme. Sipas

Malarmesë, “nuk shkruhet me ide, por me fjalë”.14

Në këtë mënyrë, duke luajtur me

fjalët, ai krijon ‘figura’ dhe kështu përforcon, nuancon, ndryshon kuptimin e fjalëve

duke u kthyer kështu në krijues, ashtu siç e tregon edhe etimologjia e fjalës në

greqisht ‘poiesis’që do të thotë ‘të prodhosh, të krijosh’. Roli i poezisë është të thurrë

vargje për botën, për Krijimin e saj. Poeti përafrohet me Orfeun dhe pushtetin e tij për

të nënshtruar natyrën, kafshët dhe njerëzit. Të emërtosh gjërat dhe qeniet do të thotë të

ushtrosh një pushtet të konsiderueshëm; këtë bën poeti përmes vargjeve.

Nëse nisemi nga tematika për të përkufizuar poezinë, do të ishte e vështirë. Gjatë

epokës klasike apo romantike, lista e temave poetike ishte vërtet e kufizuar. Temat

tradicionale ishin: hëna, liqeni, një bilbil, disa shkëmbinj, një trëndafil, një kështjellë,

etj. Ky ishte rrethi nga i cili nuk duhet të largoheshin ëndrrat romantike. Por, sot

gjithçka është poetike në sytë e poetit. Sot poetët mund të frymëzohen edhe nga

objekte, materiale të cilat më parë as që mund të mendohej se do të përbënin objekt

poetik. Për poetin e sotëm, nuk ka asnjë pjesë të natyrës, të veprimeve, të peizazhit,

apo të mendimeve që gjendet jashtë fushës së poezisë. Pra, sot, çështja e temës

poetike nuk na ndihmon për ta përkufizuar poezinë. Për Novalisin dhe Malarmenë,

alfabeti ishte një nga veprat poetike më të mëdha. Edhe nëse arrijmë të përkufizojmë

format poetike tipike të poetëve të një epoke të caktuar, ne nuk do të zbulonim dot

kufijtë e poezisë, pasi tek ajo, midis të ndierit dhe të menduarit, nuk ka dallim.

“Marrëdhënia e njeriut me poezinë nuk është horizontale [...], marrëdhënia e

Fjalës me poezinë është vertikale, shenjë e dimensionit të brendshëm që banon

tek qenia njerëzore dhe nuk largohet prej tij për asnjë çast.”15

Poezia është krijim.

“Ajo nuk është thjesht një lojë e mendjes me gjuhën, nuk është thjesht një

përdorim artificial dhe i ndërlikuar i gjuhës së komunikimit. Ajo e ka origjinën tek

burimet e Fjalës, tek ai Burim ku Fjala është poetike.”16

Poezia nuk është thjesht një ‘teknikë’. Ajo është vetë shprehja e Jetës e cila e jep

veten, e provon veten brenda ndjenjës. Fjala poetike është para së gjithash ndjeshmëri,

e cila nuk gjendet në gjuhë. Ajo çfarë shpreh fjala poetike është shumë më e gjerë se

thjesht intelekti që e analizon, e çkodon në elemente gjuhësore. Kjo ndjeshmëri

poetike na mundëson ta shohim poetikisht gjuhën, në vend që ta konsiderojmë atë si

thjesht një mjet. Poetikja nuk është një fjalë ‘tjetër’, ajo është Fjala, e cila kënaqet

duke thënë atë që është. Poeti ia lë në dorë Fjalës të nxjerrë në pah vetveten. 17

1.1.3 Përpjekje për të përkufizuar fetaren

Termi ‘e shenjtë’ është një nocion i vështirë për t’u përkufizuar. Që prej fillimit të

shekullit XX, me sociologun dhe filozofin francez Emil Dyrkeim (Emile Durkheim),

kjo fjalë qëndron në thelb të përkufizimit të fesë, edhe pse e shenjta e tejkalon sferën

fetare nëse hedhim sytë tek realiteti i ditëve tona. E shenjta është studiuar nga

14 Në një letër dërguar piktorit Degas. 15 http://sergecar.perso.neuf.fr/cours/art6.htm. 16 Po aty. 17 Po aty.

Page 20: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

5

këndvështrime të ndryshme, me metoda dhe nga studiues me qëllime të ndryshme.

Përkufizimi i këtij termi nuk mund të jetë univok. Nga një autor tek tjetri, e shenjta

nuk kuptohet në të njëjtën mënyrë. Mirsea Eliad (Mircea Eliade), historian i feve dhe

filozof rumun, në esenë e tij të famshme “Le sacré et le profane” (E shenjta dhe

profania), botuar më 1957, shkruan:

“Përkufizimi i parë që mund t’i bëjmë të shenjtës është e kundërta e profanes”.18

A mund të bëjmë një ndarje përfundimtare mes së shenjtës dhe profanes? Çdo fe

e botës ka në thelb dallimin mes të shenjtës dhe profanes. Njerëzit janë endur përherë,

mes idesë së dualitetit të universit, mes një bote të dyfishtë, njëra e dukshme, tjetra e

padukshme, njëra e mbinatyrshme, tjetra e natyrshme, njëra e njohur, tjetra e

mistershme, njëra e shenjtë e tjetra profane. Që te grekët e lashtë politeistë kemi

praninë e shumë perëndive. Ata kanë frikë nga perënditë sepse ato mund të përdorin

forcën e tyre të mbinatyrshme kundër grekëve. Në disa raste perënditë vendosin të

komunikojnë me njerëzit për t’u bërë të njohur vendin e tyre, fatin dhe detyrat që u

takojnë. Hermesi, lajmëtari i perëndive kryen rolin e përçuesit të mesazheve të

Olimpit tek njerëzit. Tirteu (Tirésias) interpreton mesazhet e perëndive që Olimpi ua

dërgon njerëzve. Ai kryen rolin e ndërmjetësit mes të pavdekshmëve dhe të

vdekshmëve. Pra, historikisht në botë ka patur një ndarje të thellë mes asaj që

konsiderohet fetare, apo e shenjtë dhe asaj që është profane. E shenjta është objekt

studimi prej shekujsh edhe pse sot duket sikur po zhduket pa lënë gjurmë. Sa më

shumë përpjekje janë bërë për ta mohuar atë, aq më shumë ngjall interes dhe

kureshtje. Në punimin tonë kur flasim për të shenjtën, e kemi fjalën për të shenjtën në

fe, tek e mbinatyrshmja. Fetarja është ajo që na intereson në këtë studim dhe lidhja e

saj me poetiken.

Përse ia vlen të merresh me fetaren në poezi? Çështja për të cilën po flasim nuk

është diçka e re, por ajo që dëshirojmë të theksojmë është rëndësia e studimit të

fetares sepse ajo na jep mundësinë të kuptojmë edhe më mirë letërsinë, botën në

përgjithësi. Feja është mbartëse e një vizioni, një vizioni shpjegues për botën dhe një

vizioni për të përtejmen. Thuhet shpesh se fetë u japin formë qytetërimeve, ngjyrë

shoqërive. Fetarja përdoret për të vënë në dukje një identitet, ajo është një konstante

shumë e rëndësishme e identitetit kombëtar për vende të ndryshme. Fetarja në Evropë,

pa harruar mitologjiken greko-romake, bën pjesë në trashëgiminë kulturore, është

burim frymëzimi i përhershëm. Është një gjuhë specifike, pa dyshim shumë e afërt me

gjuhën e artit dhe njëkohësisht të poezisë – të gjuhës simbolike. Nuk tregohemi shumë

të guximshëm nëse pohojmë se shumica e letërsive kombëtare i kanë fillesat tek

besimet fetare.

1.1.4 Poeti, vazhdues i krijimit, bashkëpunëtor i Perëndisë Krijues

Dhe poezia është një privilegj si dhe Profecia, nuk bëhet (nuk prodhohet) sipas

vullentit të njeriut. Vizioni i veprimit hyjnor për ndryshimin e fateve të njerëzve është

një dhunti e Profetëve, përgatitja për jetën e lartësive u përket vetëm Poetëve të

lindur.

– Jeronim De Rada, Scanderbeccu i pa faan (1870).

18 M. Eliade, Le sacré et le profane, Paris, Gallimard, 1965, f. 14.

Page 21: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

6

Dihet se në Dhjatën e Vjetër, fjala e Zotit është akti krijues i mirëfilltë; nëpërmjet

kësaj fjale u krijuan të gjitha. Perëndia, në Zanafillë, krijoi botën duke i emërtuar

gjërat:

“Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Erdhi mbrëmja dhe erdhi

mëngjesi: dita e parë.”19

Poet, “poiètès” është ai që krijon diçka. Dhe nëse mbështetemi te kuptimi i fjalës

nga etimologjia,

“ka vetëm një poet të vërtetë, që është Perëndia vetë me veprën e tij prej gjashtë

ditësh [...] Cili është pra, pas tij, në këtë vepër të shkëlqyer siç është krijimi, roli

që i përket njeriut poet? [...] Është të njohë këtë vepër të admirueshme, të shprehë

harmoninë e saj, të zbulojë kuptimin e saj të fshehur [...].”20

Sipas Platonit, roli i Muzës është thelbësor në krijimin poetik. Ai shkruan:

“Kështu pra, meqenëse ata thonë gjëra kaq të bukura jo vetëm përmes një efekti

të artit, për çështjet për të cilat flasin [...], por përmes efektit të një hiri hyjnor,

secili prej tyre nuk është i aftë të bëjë një krijim kaq të bukur përveçse duke

ndjekur udhën drejt së cilës e shtyn Muza [...]”21

Teoria e Platonit për frymëzimin përforcohet për shkak se e gjejmë këtë teori

edhe në tekstet e shenjta, edhe në Bibël. Profeti, imazhi i të cilit shpesh bëhet poeti,

është ai që flet në vend të Tjetrit, Perëndisë. Ka poetë të cilët shfaqin një vizion të

krishterë për qenien njerëzore dhe për kozmosin. Poetë të tjerë mrekullohen nga ky

Perëndi, bukuria e të cilit fshihet në historinë individuale dhe kolektive. Poeti

përkundet nga vështrimi i Perëndisë, duke ëndërruar për Logosin (Fjalën) e

përjetshëm; ai bëhet pjesë e krijimit të Krijuesit të madh.

Poeti do të jetë ndërmjetës, zbulues i një universi me të cilin komunikon

nëpërmjet gjuhës së tij analogjike, çka e bën atë ‘trashëgimtar të kohëve primitive’

dhe ‘profet të së ardhmes’. Poeti është nga ata që kanë të drejtë të hyjnë në një botë

tjetër. Zherar dë Nerval (Gérard de Nerval) shprehet :

«Vetëm poeti mund ta kapërcejë pragun që ndan jetën reale nga një jetë

tjetër ».22

Viktor Hygo u bën thirrje lexuesve të dëgjojnë poetin si një ëndërrimtar i shenjtë

i cili i flet shpirtit të njeriut dhe e mëson atë:

Popuj! dëgjoni poetin !

Dëgjojeni ëndërrimtarin e shenjtë !

Në natën tuaj, pa atë të paplotë,

Vetëm ai e ka ballin e përndritur.

Nga kohët e së ardhmes zhbiron hijet,

[…] Burrë, por i butë si një grua.

19 Bibla, Zanafilla 1:5. 20 J. Madaule, Le Génie de Paul Claudel, Desclée de Brouwer, 1933, f. 85. 21 Platon, Édition électronique (ePub, PDF) v.: 1, 0 : Les Échos du Maquis, 2011 “Inspiration et

enthousiasme”, 533c - 536d), f. 10. 22 G. Nerval, Les Filles du feu, Cit. Jean-Louis Joubert, La poésie, Armand Colin, 2003, f. 37 .

Page 22: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

7

Vetë Perëndia i pëshpërin shpirtit të tij

Si pyjeve dhe rrjedhave të ujit. 23

Për Hygoin, poeti është një mag, një parashikues, një profet. Ai mund të hyjë në

një botë tjetër, dhe, edhe pse gjendet në botën materiale, ai ruan kujtimin e qiellit.

Njeriu-Krijues bëhet imazh i Perëndisë-Krijues përmes spiritualitetit të tij dhe fuqisë

krijuese të shpirtit. Ai imiton Perëndinë dhe, ashtu si Perëndia është burim i së

shenjtës, poeti bëhet burim i poezisë. Ai merr pjesë në veprën e Perëndisë, në poiein

(krijimin) universal. Agripa Dobinje (Agrippa d’Aubigné) e fillon librin e tij VII Les

Tragiques (Tragjikët), me një thirrje solemne që i bën Perëndisë (si Homeri i bën

thirrje Muzës në fillim të Iliadës dhe Odisesë), që Krijuesi t’i japë “forcë zërit [të tij],

frytshmëri vargjeve [të tij].”24

Perëndia është poeti i poetëve i cili hedh një vështrim të ngrohtë drejt krijesës së

vet. Ai paraqitet në Bibël si një Perëndi artist, krijues i qenieve unike. Krijimi fillestar

është ky vështrim poetik i Perëndisë mbi qenien njerëzore. Edhe poeti krijon, jep jetë,

shpik diçka artistike; ai e bën këtë, si të ishte caktuar nga Perëndia për të vazhduar

krijimin e tij. Por, Zoti e sheh veprën e tij të plagosur nga e keqja, - “kontradiktë e

tmerrshme”, e cila nuk vjen as nga Perëndia, as nga qenia njerëzore. E keqja mbetet

një çështje, një plagë, një mister para të cilit të gjitha shpjegimet bien poshtë. E

vetmja përgjigje kundër së keqes që gjendet në botë është të paturit e një vështrimi

krijues, përmbushja e një vepre dashurie, krijimi i diçkaje të bukur.

Shumë poetë e kanë dalluar prej kohësh lidhjen mes artit dhe besimit, kanë

besuar se të krijuarit është një dhunti e shenjtë. Sipas Sharl Pegisë, poezia nuk

ekziston pa të shenjtën, ndërsa Pol Klodeli shkruan disa vite pas kthimit të tij në

besim:

“po kuptoja brenda meje idenë se arti dhe poezia janë gjëra hyjnore”.25

Pas një periudhe të gjatë ngurrimi, Klodeli e kupton se muri i ngritur mes artit

dhe besimit duhet të shembet. Ai shkruan:

“Njerëzit e pamend mendojnë se feja, morali dhe dogma janë varfërim, një

pengesë për artistin ... Bashkimi i të dukshmes me të padukshmen, jo vetëm që

nuk është një varfërim, një pengesë, jo vetëm që e pasuron atë [të dukshmen],

por i jep kuptim, e plotëson”. 26

Ai beson se poeti frymëzohet nga një hyjni, nga një fuqi që vjen prej së larti dhe

bindjen e tij e shpreh në vargjet:

“Dhe unë,- thotë poeti, për të kapur imazhet dhe idetë, më mjafton karremi i

letrës së bardhë, perënditë nuk do kalojnë mbi të pa lënë gjurmët e tyre si zogjtë

mbi dëborë.

23 Përkth.im, “Peuples! écoutez le poète ! / Écoutez le rêveur sacré ! / Dans votre nuit, sans lui

complète, / Lui seul a le front éclairé. / Des temps futurs perçant les ombres, / […] Homme, il est doux

comme une femme. / Dieu parle à voix basse à son âme / Comme aux forêts et comme aux flots. », V.

Hugo, Les Rayons et les ombres, (1840), v. 276-285, f. 2, Kindle. 24 Përkth.im, “Donne force à ma voix, efficace à mes vers.”, A. D’Aubigné, “Jugement”, Les

Tragiques, Livre VII. 25 P. Claudel, Discours devant l’Académie française, le 13 mars 1947, academie-francaise.fr/discours-

de-reception-de-paul-claudel. 26 Po aty.

Page 23: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

8

Për të ngatërruar hapat e Perëndoreshës së Detit më mjafton ky tapet prej letre

të cilin e shpalos, për të zbritur Perandorin nga qielli më mjafton kjo rreze hëne,

më mjafton kjo shkallë e fletës së bardhë.”27

1.1.5 Poezia si urë lidhëse mes artit dhe besimit

Gjatë gjithë historisë njerëzore është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet që

ekzistojnë mes artit dhe besimit.28

Besimi hap një mister, me anë të tij, tek njeriu

fillon të ekzistojë liria, një liri “krijuese”29

, e aftë për të sjellë risi. Besimi shfaqet si

njohje e Krijuesit, çka krijon liri, “burime” frymëzimi. Sipas Rina Lanie (Rina

Lasnier), anëtare e Akademisë kanadeze, poezia ka qenë gjithnjë e lidhur me të

shenjtën; njeriu i ka besuar gjithnjë poezisë kur i është dashur të dëshmojë për

Perëndinë, apo për shpirtin e tij. Biblës, Fjalës së Shenjtë, i është dhënë vlerë si model

estetik dhe stilistik. Kontakti i poezisë me fenë dhe me magjinë ndikon tek publiku

pritës, i cili është në njëfarë mënyre më i ngushtë se i poezive të tjera.

Lind pyetja: A mund të përputhen poezia dhe e shenjta? Ka pasur gjithnjë një lloj

reflektimi mbi lidhjet e brendshme që ekzistojnë mes fetares dhe poetikes. Poezia ka

qenë gjithmonë e lidhur me qielloren dhe poeti është parë si një qenie e ndryshme nga

të tjerët, me dhunti të veçanta që vijnë nga lart. Për ta tejkaluar vdekjen, për t’i bërë

ballë asaj, njeriu ka nevojë për disa gjëra që e tejkalojnë, e paraprijnë, ose e pasojnë.

Feja dhe vlerat tradicionale mund të jenë burim frymëzimi për poetin po aq sa edhe

tema të tjera sigurisht, madje Fjala e Zotit mund të gjendet në thellësi të shpirtit si

“një burim i qetë” 30

i cili shpërthen në momente të caktuara përmes poezisë.

Shpirtërorja dhe poezia ecin krah për krah, ato nuk mund të ndahen nga njëra tjetra.

Kur flasim për dashurinë, edhe kur nuk bëjmë aluzion për spiritualitetin, fryma e

tekstit tonë është shpirtërore. Rina Lanie shprehet:

“Kush na kërkon pafundësinë e dashurisë, kërkon praninë e Perëndisë”.31

Poetë të tjerë e konsiderojnë poezinë si një dhunti hyjnore. Kështu shprehet

Gijom Dy Bartas (Guillaume Du Bartas):

“Çdo art mësohet përmes artit, vetëm poezia është një dhunti e pastër qiellore”.32

Njeriu është gjithnjë në një lloj kërkimi, i cili sipas dominikanit Zhan-Pjer

Zhosya (Jean-Pierre Jossua), specialist i letërsisë dhe profesor në Qendrën Sevrë

(Sèvres) të Parisit, “lind nga humbja e Perëndisë”33

dhe vazhdon më tej: “Më tepër se

çdo art tjetër, poezia është prova e vështirë e kërkimit të absolutes”34

.

Zhan-Lui Zhuber (Jean-Louis Joubert), në librin e tij Poezia (La Poésie) shkruan

se ashtu si e shenjta i përket shpirtit, poezia “është shpirti që i flet shpirtit”35

. Dhe

ashtu si e shenjta mbart me vete misterin, poezia gjithashtu është një mister, ajo nuk

shpjegohet, vetëm mund të ndjehet. Në të njëjtën mënyrë si e shenjta i çudit dhe i

mrekullon besimtarët, ashtu edhe poezia i magjeps lexuesit e saj.

27 P. Claudel, “La muraille intérieure de Tokio IV”, In. Poésies, nrf, Gallimard, 1970, f. 104. 28 E. Mounier, L’engagement et la foi, Éditions du Seuil, Paris, 1968, f. 8. 29 Po aty. 30 M. Eckhart, Sermons et traités, traduits et présentés par Anne Ancelet, Hustache, Seuil, 1971. 31 R. Lasnier, Le jeu de la voyagère, Éditions de la Société des écrivains canadiens, 1941. 32 http://www.evene.fr/citations/guillaume-du-bartas, Extrait de L'Uranie. 33http://www.la-croix.com/Religion/Actualite/La-poesie-l-ineffable-en-quete-d-une-parole-_NG_-

2009-02-26-531642. 34 Po aty. 35J. Joubert, La poésie – Cursus, Armand Colin, Paris, 2003, f. 33.

Page 24: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

9

Është interesant fakti që në Bibël, mund të lexojmë Kantikun e Kantikëve, i cili

është vlerësuar si një nga këngët më të bukura të dashurisë në letërsinë universale. Ky

libër brenda Biblës, i këndon një çifti, dy të dashuruarve, të cilët takohen dhe ndahen,

e kërkojnë njëri-tjetrin derisa e gjejnë. Nga gjithë veprat biblike, është një prej

pasazheve që ka larminë më të madhe të interpretimeve.

“Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse

dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj

janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon. Ujërat e mëdha nuk mund ta shuajnë

dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin...”36

Në gjithë këtë libër biblik emri i Perëndisë është cituar vetëm një herë. Lind

pyetja: A është e mundur që vargje të tilla, ku i këndohet tërheqjes së ndërsjellë të

burrit dhe gruas, të konsiderohen si fjalë e shenjtë? Përgjigjja e traditës judeje dhe të

krishterë ka qenë gjithnjë pozitive. Janë dhënë interpretime të ndryshme, një prej të

cilave është edhe ai sipas të cilit, ky libër është një alegori, apo një shëmbëlltyrë e

dashurisë së Perëndisë për popullin e tij. Por, ka gjithashtu edhe një intepretim fjalë

për fjalë sipas të cilit, Kantiku është poema e dy të dashuruarve dhe nuk duhet të

habitemi nga fakti që gjendet në Bibël, sepse në asnjë vend të Librit të shenjtë nuk

gjejmë të ndaluar t’i thurren vargje dashurisë, por përkundrazi, ajo pranohet dhe

bekohet nga Perëndia. Pra, shohim se e shenjta nuk i kundërvihet aspak poezisë,

madje, shumë shpesh bëhet burimi i saj.

Sipas Fransi Zham (Francis Jammes), poeti është

“pelegrin i dërguar nga Perëndia mbi tokë, me qëllim që të zbulojë gjurmët e

mbetura nga Parajsa e humbur dhe nga Qielli i rigjetur.”37

Fransi Zhami e sheh poetin si një lypës të ulur në mes të rrugës i cili pret që

njerëzit t’i japin sekretin e bukurisë që ka qenë, që është dhe që do të jetë. Ndërkohë

që kalimtarët nuk denjojnë as t’i hedhin sytë nga ai dhe nuk e vënë re aspak dhimbjen

në sytë e tij, Perëndia nuk i mbyll sytë para kërkesës së poetit të gjorë duke i dhënë

atij bukurinë e natyrës. Poeti është ai që edhe pse nuk ka asgjë, fiton gjithçka. Poeti

është si Moisiu në Bibël i cili, duke i rënë me shkop shkëmbit, bën që të dalë prej tij

ujë i rrjedhshëm që shuan etjen e luginave. Ai është njeriu të cilit Zoti ia ka rikthyer

lavdinë e humbur te kopshti i Edenit. Poeti zë vendin që zë çdo njeri në botë për sa i

përket mistikes, por ai ka privilegjin, ndryshe nga të vdekshmit e zakonshëm, të

dëgjojë zërat që zbulojnë Qiellin.

Shpesh, poezia fetare priret nga heshtja; qëllimi i saj është të jetë “musica

callada” për të cilën flet Sen Zhan dë la Krua (Saint Jean de la Croix), apo si një

rrahje e lehtë e zemrës e cila ka si qëllim të depërtojë deri në thellësitë më të fshehta

të shpirtit, prandaj ajo ka vlerë, ka fuqi. Në botën ku ne jetojmë, të ndotur nga

zhurmat, të dëgjosh heshtjen, është po aq e rëndësishme sa ekzistenca e pyjeve të cilat

e shndërrojnë gazin karbonik në oksigjen.

“Shoqëria jonë e zhurmshme e hedh poshtë poezinë ashtu siç e ka lënë pas dore

spiritualitetin”,38

36 Bibla, Kantiku i Kantikëve 8 :6,7. 37 F. Jammes, Le livre de Saint-Joseph, Paris, Plon, 1921, f. 3-5. 38 Cit. N. Nabert, Dans Ce long périple (Bayard, coll. « Qui donc est Dieu ? », 2001).

Page 25: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

10

ecën edhe më tej Natali Naber (Nathalie Nabert), universitare dhe poete. Të paktë

janë ata që e shijojnë, sepse ajo nuk “shërben për asgjë”. Dhe “kjo humbje e interesit

për poezinë” ecën krah për krah me “humbjen e interesit për çdo formë

transhendence”.39

Poeti pranon takimin e lutjes thellë brenda qenies së tij, ai mirëpret Frymën

krijuese të Perëndisë dhe përjetimi mistik është ky vështrim që tejkalon çdo vështrim

tjetër, ku shihet me sytë e zemrës ndikimi i dashurisë që ekzistonte qysh prej krijimit.

Madje, Zhak Mariten (Jacques Maritain) e afron detyrën e poetit me atë të shenjtorit

kur shprehet:

“Ashtu si shenjtori përfundon veprën e Kryqit, poeti përfundon veprën e Krijimit,

merr pjesë në ruajtjen e ekuilibrave hyjnorë, zhvendos misterin dhe bëhet një me

fuqitë sekrete që luajnë në univers.”40

A mund t’i quajmë të gjithë fetarët, poetë?

Nuk do të mund ta pohonim këtë. Në shkrimet fetare shpesh mund të gjejmë

vepra me bukuri të mëdha artistike, megjithatë në këtë studim nuk do të merremi me

shkrimet fetare të mirëfillta, por me poezinë letrare tek e cila ka gjurmë të fetares.

Fransi Zham (Francis Jammes) shprehet:

“Si përfundim, mund të themi se një fetar me misticizmin e tij, një mistik i vërtetë,

nuk është me patjetër poet, por nga ana tjetër mund të them me guxim se tek çdo

poet i vërtetë, tek çdo poet që shpreh një mendim dhe një ndjenjë të pastër, ka

misticizëm.”41

Pra, nëse nuk mund të pohojmë se të gjithë fetarët janë poetë, mund të

mbështetim idenë se ka një përmasë hyjnore të pamohueshme që i shoqëron të gjithë

poetët.

Marrëdhënia mes artit dhe besimit është menduar gjithnjë si kontradiktore. Në

ditët tona thuhet madje se e shenjta është poezivrasëse. Duket se feja nuk ka nevojë

për poezinë për t’u bërë e njohur, megjithatë nëse i hedhim një sy historisë, do të

shohim se poezia dhe e shenjta herë kanë luftuar njëra-tjetrën, e herë kanë ecur krah

për krah, duke plotësuar njëra-tjetrën. Letërsitë e vendeve të krishtera, të cilat e

përqafuan të parat Ungjillin, e shihnin kulturën pagane dhe shprehjen e saj letrare si të

paligjshme dhe të ndaluar. Shpesh, besimtarët i kanë parë poetët si pengesë për

përparimin shpirtëror të njeriut. Të krishterët e shekujve të parë, shprehin hapur

kundërshtimin e tyre ndaj poetëve, të cilët konsiderohen si

“bartës të paganizmit, të traditave politeiste, të shthurrjes morale, psaltë të

pasioneve njerëzore, madje ndonjëherë edhe propagandues të imoralitetit, të cilët

udhëhiqen vetëm nga ëndrrat e imagjinatës.”42

Edhe filozofë të ndryshëm që prej shekullit II janë shprehur kundër poetëve, e

megjithatë, kjo nuk i ka penguar të njohin një pjesë të mirë të veprave të poezisë

39 Cit. N. Nabert, Ce long périple (Bayard, coll. « Qui donc est Dieu ? », 2001). 40

J. Maritain, Lettre à Jean Cocteau. 41

F. Jammes, Le Poète Et L'Inspiration: Orné Et Gravé Par Armand Coussens, Library of Alexandria. 42

J. Fontaine, Esthétique et foi d'après la poésie latine chrétienne des premiers siècles. In: Comptes

rendus des séances de l'Académie des Inscriptions et Belles-Lettres, 137e année, N. 4, 1993. f. 881-

888,http:/www.persee.fr/web/revues/home/prescript/article/crai_0065-0536_1993_num_137_4_15274.

Page 26: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

11

latine dhe të shfaqin ndjenja pozitive për vlerat poetike – sidomos në lidhje me

poezinë e Virgjilit. Shën Augustini tek Rrëfimet (Confessions), përmend luftën e tij

shpirtërore për sa u përket teksteve letrare që kishte lexuar që në shkollë dhe shprehet:

“edhe vargjet, dhe poezinë, unë di t’i kthej në burim ushqimi të vërtetë”.43

Ndryshimi pozitiv në marrëdhënien mes poetëve dhe fetarëve lidhet me dy

faktorë: Nga njëra anë, kemi një lloj zbutjeje të krishterimit dhe një hapje të tij ndaj

kulturës profane, nga ana tjetër, vlerësimin e poezisë liturgjike të krishterë nga poetët

jo të krishterë. Ka një parapëlqim të ndërsjellë. Që nga viti 111, në një letër të Plinit të

Ri, tregohet se të krishterët e Bitinisë, bashkoheshin “në një ditë fikse për të kënduar

një himn në formë dialogu që i drejtohet Krishtit si perëndi”, himn i kënduar në kor,

për të shpallur hyjninë e Krishtit: këtu shfaqen tiparet dalluese të poezisë më të vjetër

të krishterë. Vargjet që poeti romak, Hiler dë Puatje (Hilaire de Poitiers), kishte

shkruar si epigraf për përmbledhjen e tij me poezi në mes të shekullit IV, dëshmojnë

këtë pranim të poezisë së krishterë, nga ana e poetëve:

“I lumtur është poeti me harpë, Davidi, i cili i pari

i shpall botës Krishtin në tërësinë e tij përmes himneve të veta.”44

Davidi vlerësohet e nderohet nga Hiler dë Puatje si poeti i parë i Krishtit. Nga

lidhja mes formave antike dhe lavdërimit të Krishtit, lind një poezi e re latine tek e

cila ndihet shumë ndikimi i universit fetar. Shprehja poetike e besimit të krishterë nuk

e ka shfronësuar poezinë antike, por ajo ka marrë përsipër, ka ripërtërirë –

përmbushur, mendojnë të krishterët – vlerat fetare dhe format e hershme të poezisë së

vjetër latine.45

Kemi lindjen e një arti të ri poetik, i cili e ka fillesën në zemër të

besimit. Në himnet e Shën Ambrozit të Milanos, gjejmë mendimin fetar dhe zellin e

krishterë, soditjen më të lartë dhe përulësinë e kërkesave të përditshme, të cilat

shfaqen në veprën e tij përmes një gjuhe herë antike, e herë biblike. Në veprën e tij ka

një ndërthurrje të së përjetshmes me të përkohshmen, qiellores me tokësoren, çka e

bën atë të pranohet si nga fetarët, ashtu edhe nga jofetarët. Edhe sot, pas më shumë se

gjashtëmbëdhjetë shekujsh, vepra e tij vlerësohet, pjesë nga shkrimet e tij lexohen,

komentohen, përkthehen himnet e tij, të cilat përshtaten në ambiente fetare dhe jashtë

tyre. Ritmi i himnit të Shën Ambrozit, do të shërbejë si shembull për poezinë

liturgjike mesjetare. Kudo në këto poezi apo himne, ndihet prania e asaj që Pol

Klodeli e ka quajtur “Muza që quhet Hir”. Të krishterët e shekullit IV kishin një

qëndrim të ri ndaj kulturës antike: ata gjetën në të një instrument të veçantë shprehjeje

dhe një mundësi për transmetimin e besimit të tyre. Pra, poezia e krishterë e ka

origjinën nga dy burime : traditat e poezisë latine, dhe vlerat e reja të krishtera. Ligji

hyjnor pranon me dëshirë të veshë zbukurimet e gjuhës tokësore. E çliruar nga lidhjet

fetare pagane, bukuria e fjalës poetike dhe e gjuhës së saj të figurshme ngre lart

objektin kryesor të besimit të krishterë: Zotin Krisht. Vetë priftërinjtë kërkuan që

herët që liturgjia e tyre të ishte më letrare, me qëllim që t’i dhuronin Zotit këngë sa më

të bukura, por edhe të tërhiqnin sa më shumë njerëz të shkolluar të cilët ua dinin

vlerën vargjeve poetike. Hiler dë Puatje e shpreh shumë bukur idenë e tij në lidhje me

43

J. Fontaine, Esthétique et foi d'après la poésie latine chrétienne des premiers siècles. In: Comptes

rendus des séances de l'Académie des Inscriptions et Belles-Lettres, 137e année, N. 4, 1993. f. 881-

888, http:/www.persee.fr/web/revues/home/prescript/article/crai_0065-0536_1993_num_137_4_15274. 44

Po aty, Përkth.im, “Heureux le poète à la harpe, David, qui, le premier, / annonce au monde par ses

hymnes le Christ tout entier.” 45

Po aty.

Page 27: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

12

rëndësinë e lavdërimit të Perëndisë, të cilin e quan ‘absoluti i çdo bukurie’, duke u

mbështetur në vargun e Biblës:

“Dihet që teksa shikon madhështinë dhe bukurinë e krijesave, nuk mund të mos

mendosh për madhështinë dhe bukurinë e Krijuesit.”46

Bukuria e krijesave na bën të kthejmë sytë nga Krijuesi. Pak e nga pak, poetët e

krishterë zëvendësojnë thirrjen tradicionale të Muzës me thirrjen e Frymës. Shpesh,

lutja e tyre është:

“Le të më mbushë Shpirti i Shenjtë dhe të frymëzojë poezinë time”.

Dëshmia më e gjallë e kësaj estetike teologjike që në shekujt e parë pas Krishtit,

është një ‘poet në prozë’47

dhe një njeri tek i cili mençuria u bashkua me

ndjeshmërinë e formave poetike dhe muzikore: Shën Augustini, poeti që e quan

Perëndinë të cilit i beson me gjithë forcën e shpirtit, “Bukuri përherë e vjetër dhe

përherë e re”.48

Tek vepra e tij Qyteti i Perëndisë, ai shpreh admirimin për bukuritë e

fjalës, poezisë dhe muzikës si dhurata të çmuara që zotërojnë njerëzit:

“Për të magjepsur shpirtrat, sa zbukurime ka gjuha! Çfarë begatie të larmishme

ritmesh poetike! Ç’instrumente dhe forma muzikore të shpikura për të tërhequr

veshin!”.49

Shën Augustini e përfundon meditimin e tij duke u shprehur se në të gjitha këto,

shfaqet pushteti i mendjes njerëzore, natyra e të cilit ka për autor “Perëndinë e vërtetë

dhe sovran”. Përmes meditimit të tij thellësisht poetik, Augustini arrin ta ngrejë

poezinë në rangun e një arti shpirtëror. Tek ai bashkohen poeti antik i frymëzuar dhe

thirrja biblike e krishterë, kultura greko-latine pajtohet me Biblën, dituria e Platonit i

jep dorën “çmendurisë së Kryqit”50

Ai ka shkruar lutje në formën e poemave të cilat

kanë një vlerë estetike të jashtëzakonshme. Rrëfimet (Les Confessions) flasin për një

nga aventurat shpirtërore më pasionante. Ky libër është plot me praninë e Perëndisë,

por njëkohësisht, është një libër shumë njerëzor. Shpirti, përmes një frymëzimi të

madh, duke kaluar nga një iluzion tek tjetri, nga një dhimbje tek tjetra, kërkon me

ankth të vetmen Mirësi, derisa, pasi e gjen, prehet në të.51

Të tjerë shpirtra të kthyer

drejt Zotit, tregojnë itinerarin e tyre për të arritur deri tek qëllimi final, prania e shumë

të Lartit.

Sharl Pegi dhe Pol Klodeli kanë shkruar lutje të cilat tërheqin si lexuesin

besimtar, ashtu edhe jobesimtarët me anë të vargjeve plot hijeshi dhe shprehjeve të

figurshme. Poezia përmban të shenjtën. Ato kanë pasur gjithnjë marrëdhënie të

ngushta me njëra-tjetrën, edhe pse shpesh duket e vështirë të pranohet ky fakt.

Veprat e poetëve të krishterë të shekujve të parë, përmes frymëzimit dhe formës,

janë një homazh që i ofrohet Perëndisë përmes fjalës njerëzore dhe pjesë e pandashme

e burimit të pashtershëm të poezisë evropiane. Të pretendosh ndarjen absolute të

46 Bibla, Urtësia e Salomonit, 13:5. 47

J. Fontaine, Esthétique et foi d'après la poésie latine chrétienne des premiers siècles. In: Comptes

rendus des séances de l'Académie des Inscriptions et Belles-Lettres, 137e année, N. 4, 1993. pp. 881-

888,

http://www.persee.fr/web/revues/home/prescript/article/crai_0065-0536_1993_num_137_4_15274. 48

Saint Augustin - Confessions X-XVII, Trad. Franç. Joseph Trabucco, GF-Flammarion, Paris, 1964, f.

229. 49

http://voiemystique.free.fr/henri_bremond.htm. 50

Saint Augustin - Confessions X-XVII, Trad. Franç. Joseph Trabucco, GF-Flammarion, Paris, 1964, f. 5. 51 Po aty, f. 6.

Page 28: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

13

poezisë nga feja, do të thotë të injorosh kontributin e madh të poetëve të trashëgimisë

kulturore, shumë prej të cilëve kanë shkruar vepra të mrekullueshme të frymëzuara

nga besimi dhe bota e tyre e pasur shpirtërore.

1.1.6 E shenjta në poezi dhe modernizmi

Në epoka të ndryshme të historisë, qëndrimet shpirtërore të njeriut ndryshojnë.

Nevojat dhe shqetësimet, gëzimet janë të ndryshme në periudha të ndryshme. Që nga

epoka romantike, besohej se letërsitë profane rrjedhin nga poezitë e shenjta antike.

Kështu, vargu në kishë, në ritualet e ndryshme u bën të mundur besimtarëve të mbajnë

mend më lehtë tekstet e shenjta. Por pak e nga pak, vargu, çlirohet nga origjina e tij

fetare. Dhe përgjatë shekujve, kjo ndarje mes poezisë dhe të shenjtës bëhet gjithnjë e

më e thellë. Megjithatë ka shumë poetë të cilët vazhdojnë të shohin një lidhje të

ngushtë mes këtyre dy koncepteve. Ka poetë të cilët e shohin poezinë si një lloj kursi

përgatitor për të shkuar drejt lutjes. Anri Bremon (Henri Brèmond) shkruan :

« [Artet] synojnë të gjithë, por secili me ndërmjetësit magjikë të vetët – fjalët,

notat, ngjyrat, rreshtat –dëshirojnë të gjithë të arrijnë lutjen.”52

Bodleri shkruante : “Tek lutja ka diçka magjike.”53

Romantizmi në Francë lidhet

ngushtë me nevojën e një shoqërie që bazohet tek trashëgimia e filozofisë iluministe

dhe Revolucionit francez. Franca është e ndarë në këtë periudhë nga njëra anë me

besimtarë rreth kishës së madhe Sacré-Coeur, dhe nga ana tjetër ka një grup të madh

njerëzish të mbledhur rreth Iluminizmit, shekullit të dritave. Thuhet shpesh se

romantizmi karakterizohet nga një rikthim i poezisë tek e shenjta, tek burimet e

emocionit, nga një simpati për gjithçka që është e sinqertë dhe e thellë. Shumë kritikë

pranojnë vitin 1802, si vitin e lindjes së romantizmit, vit i botimit të Génie du

Christianisme të Shatobrianit. A do të jetë romantizmi, manifestim i një ripërtëritjeje

shpirtërore dhe fetare, pas triumfit të filozofëve në shekullin XVIII? Letërsia

romantike frymëzohet nga mendimi i krishterë, siç shprehet Hygoja: “pika e fillimit të

fesë është gjithnjë pika fillestare e poezisë.”54

Megjithatë, koncepti i të shenjtës ka

ndryshuar. Krishterimi i poetëve të shekullit XIX është më shumë sipërfaqësor.

Kritiku letrar Pol Benishu (Paul Bénichou), e ndan romantizmin francez në dy rryma:

rryma e brezit të Hygosë që i përket romantizmit të poetëve mendimtarë, veprues, me

ambicien për të bërë mirë, poetë besimtarë, apo mbështetës të besimit, me optimizmin

dhe shpresën se njerëzimi mund të bëhet më i mirë; dhe romantikët e tjerë me

Bodlerin në krye, të cilët karakterizohen nga pesimizmi dhe një përqendrim tek

vetvetja, të ‘përgjunjur’ nga sëmundja e shekullit (le mal du siècle). Rryma e dytë e

poetëve do të ndiqet nga poetët pasardhës. Ka një pesimizëm të thellë që karakterizon

poetët, dhe një dëshpërim të madh, mungesë besimi tek e ardhmja e njerëzimit dhe tek

roli i privilegjiuar i poetit në botë. Me modernizmin, problemet thellohen edhe më

shumë. Një nga karakteristikat kryesore të poetëve modernë është lufta e tyre kundër

çdo lloj ideologjie: Familje (Bodleri, Remboja, Lotreamoni) Atdhe, (Rembo,

Malarme), Kisha (Rembo, Lotreamon, Malarme), Klase etj. Remboja e krahasonte

52 C. Pichois, Œuvres complètes de Baudelaire, Ed. Pléiade, Paris, 2006, f. 1257. 53 Po aty, f. 1245. 54 V. Hugo, Oeuvres complètes. Critique, présentation de Jean-Pierre Reynaud, Paris, Robert Laffont,

1985, f. 9.

Page 29: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

14

aktivitetin poetik me shpërthimin e një bombe, me një lloj atentati anarkist kundër

çdo lloj dogme, edhe asaj më të fortës. Sipas tij, poezia duhet të jetë burim i lirisë, i

një lirie të lirë, të çliruar nga dogmat fetare të çfarëdo lloji.

Remboja përmend shumë shpesh vargje nga Bibla në veprat e tij poetike. Ai

përpiqet të demistifikojë pretendimet e krishtera: besimi është vetëm një marrëdhënie

fjalësh dhe nuk është i aftë, thotë ai, të shpëtojë lebrozin, madje, as dashuria nuk është

premtimi i besimit. Lutja është e kotë.

“Ah! Edhe diçka: unë kërcej të shtunën në një lirishtë të kuqe

me plaka e fëmijë.

Nuk më kujtohet asgjë veç kjo tokë dhe kristianizmi. Nuk do të rresht së rishikuari

veten në këtë vendkalim. Por gjithnjë vetëm; pa familje; madje, ç’gjuhë flisja?”55

Kështu shkruan poeti tek poezia “Mauvais sang”, e cila shfaqet si një projekt anti

i krishterë. Poezia rembaldiane është konsideruar si një lloj “ekzekutimi i

katekizmit”.56

Revolta tek ai lidhet ngushtë me modernitetin poetik. Pretendimet e

poetit hyjnë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Krijimin.

Duket sikur njeriu i ashtuquajtur ‘modern’ ka një lloj acarimi të çuditshëm teksa

dëgjon të shqiptohet termi fetar. Feja shfaqet si diçka e ndaluar, e dalë mode, së cilës i

ka shkuar koha. A duhet me patjetër të dëbojmë fenë për t’u dukur se vërtet i

përkasim progresit dhe zhvillimit? Si mund ta shpjegojmë këtë lloj kundërshtimi të

hapur mes fesë dhe modernitetit?

Poetët modernë, Rembo (Rimbaud) dhe Malarme (Mallarmé) ecin me parimin e

vetëm : të lënë pas kohën kur,

“njeriu në delirin e tij ende nuk e kishte,

turbulluar këtë pasqyrë të madhe në të cilën Zoti e kishte lejuar të lexonte

dhe duke hedhur ngado mbeturinat e tij

e vendosi fjalën e tij mbi fjalën e Perëndisë.”57

Karakteristika më e dukshme e qytetërimit të sotëm është shmangia e vrullshme e

së shenjtës, dëshira për t’u materializuar gjithnjë e më shumë dhe me shpejtësi,

kënaqësia në arritjen e një mentaliteti gjithnjë e më shumë profan. I hutuar nga

absurdi i një jete së cilës nuk ia njeh as fillimin, as fundin, njeriu braktis përjetimet

shpirtërore. Ai fillon ta gjejë veten tek teknikat e reja, tek zhvillimi ekonomik, tek

përparimi shkencor. Ndërsa poeti përpiqet që me pushtetin dhe magjinë e fjalëve, të

maskojë ankthin e boshllëkut, të zbrazëtisë që ndjen përbrenda. Ky tjetërsim i shpirtit

njerëzor e privon qenien nga ajo vatra sekrete që gjendet thellë brenda tij, nga bota

shpirtërore e paprishshme. Përballë këtij kaosi mekanik, shpirti i njeriut do të fluturojë

nëpër hapësirë pa gjetur një vend ku të mbështetet, siguria dhe paqja shpirtërore e tij i

lënë vendin zbrazëtisë dhe absurdit.

Por, a ka arti dhe poezia aftësinë për t’i propozuar diçka thelbësore njeriut të

ngopur me ‘risi’, por njëkohësisht të boshatisur përbrenda?

Është fjala për gjithëfuqinë e poezisë, për kudondodhjen e saj, njëkohësisht në

ndjenja, dhe në arsye, me forcën për të ndryshuar jetën. Gjuha poetike sjell pikë për

pikë, fjalë për fjalë grumbullimin e së mrekullueshmes në kujtesë, dhe ka gjithnjë një

55

Përkth. im, A. Rimbaud, Arthur Rimbaud, “Nuit de l’enfer”, La Renaissance du livre, Bruksel, 2001,

f. 76. 56 A. Rimbaud , Une saison en enfer, “Mauvais sang”, Paris, 1969. 57 Përkth. im, A. Lamartine, Oeuvres de Lamartine, La Chute d’un ange, 1838, f. 764.

Page 30: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

15

lavdërim, i gëzueshëm apo i dhimbshëm, që ajo përmban dhe mishëron. Sipas

Aristotelit, poeti është ‘thesarmbajtës i teologjisë’, apo i kujtesës së perëndive.

Njeriu sot ndihet i thyer në vetvete, i pasigurt për vendin që i takon, i ndrydhur

përbrenda, i kërcënuar nga jashtë. Ai nuk është krijuar për të qenë i vetmuar. Ka një

thirrje brenda qenies së tij, e cila është tripalëshe: pranë tij është shoqëria e njerëzve,

nën të, është materia; mbi të, është tërësia e shpirtit e cila e tërheq përtej kufijve të tij

njerëzorë. Në këtë kuptim, njeriu është një qenie e shoqërueshme së pari, i bërë për të

jetuar në miqësi me njerëzit e tjerë, por edhe të krijuesit të tij, të Zotit.

Ndërkohë që besimi fetar dhe krishterimi në veçanti, duke u marrë me mbarë

botën, përgjatë historisë së tij ka vendosur një lloj miqësie mes njeriut dhe natyrës,

Marksi e ndau materien nga shpirti, i fshiu të gjitha thirrjet dhe jehonat që e lidhnin

njeriun me shpirtëroren. Universi u kthye thjesht në një llogari të thjeshtë

matematikore, ai univers tek i cili njeriu kishte gjetur veten, të cilin e prekte me dorë

dhe me zemër. Sipas Marksit, tashmë e gjithë natyra ndahet në dy sektorë: “sektori i

dominuar” të cilin njeriu e humanizon, i jep një pamje humane, dhe “sektori i

padominuar” i cili është rastësi e pastër, forcë e verbër. Por, ta reduktosh dialogun e

njeriut me sendet dhe frymorët në raportin e zotërimit dhe të dominimit, është si ta

kristalizosh qenien njerëzore në botë, si një udhëkryq mes botës së të qenit dhe botës

së të paturit.

Nga ana tjetër, njeriu besoi me naivitet se ai vetë mund të vendoste një rregull të

përgjithshëm dhe të siguronte lumturinë universale nëpërmjet vendosjes së barazisë

mes njerëzve. Dukej sikur njerëzimi, duke zgjidhur problemet praktike të jetës

materiale falë shkencës dhe zhvillimit teknik, do të zgjidhte njëkohësisht edhe

problemet shpirtërore. Por ky ishte thjesht një iluzion dritëshkurtër. Sepse në thellësi

të ndërgjegjes së tij njeriu e ndiente se përderisa ekzistonte lufta kundër njëri-tjetrit,

përderisa ekzistonte konkurrenca, njeriu nuk ishte për asnjë moment tërësisht zot i

fatit të tij. Dhe u kuptua që herët se në këtë botë të re kishte forca të reja që e

udhëhiqnin dhe drejtonin njeriun. Para kësaj tabloje të frikshme, njerëzit përsëri i

kthehen besimit. Por pas një periudhe shkëputjeje, edhe feja nuk do të jetë e njëjtë si

para se të ndodhnin gjithë këto ndryshime.

Çfarë po ndodh me poezinë në epokën tonë? Si erdhëm deri në këtë pikë sa

poezia është kthyer në një poezi të iracionales dhe agresionit verbal? Duhet të kemi

parasysh se mediokriteti i vetë botës, sjell pamjaftueshmëri të gjuhës. Është

karakteristike e shpirtit njerëzor që kur është i dobët, sëmur edhe gjuhën.

Ajo që kemi humbur pa e ndierë, ajo që aq shpesh kërkohet në errësirë dhe në

dëshpërim është thelbi i të shenjtës. Shpirti i poezisë, njëkohësisht kozmik dhe

metafizik është kjo forcë bashkuese dhe e ngrohtë, e aftë për të kthyer tek gjuha atë

çka është thelbësore dhe ta bëjë kështu të shkëlqejë, të rrezatojë. Çfarë ka ndodhur në

të vërtetë në thelb?

Rruga nga Rilindja përmes Iluminizmit, deri tek botëkuptimi ynë pasmodern, ka

qenë një rrugë e parashikueshme.

“Nën një breshëri të pandërprerë sulmesh “të shkolluara”, [është punuar me

qëllimin e vetëm] që Perëndia të mos jetë më një qenie e besueshme në qarqet

skolastike. Kjo mësymje kundër besimit fetar, u krye në emër të lirisë politike apo

akademike ndërsa qëllimi i vërtetë ka qenë mposhtja filozofike e çdo gjëje që

mbante erë kufizimi moral.” 58

58 R. Zakaria, A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë, Shigjeta, Ersekë, 1999, f. viii.

Page 31: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

16

Kjo bastisje përfshin pothuajse çdo fushë:

“Pena u bë shpatë dhe katedra profesionale zëvendësoi foltoren e predikuesit.

[...] Gjithsesi, koha ka treguar se shpata ka prerë dorën që e vërtiti dhe se dituria

vetë ka humbur autoritetin e saj.” 59

Cilat janë pasojat e lënies pas të së shenjtës?

Ravi Zakaria, teksa analizon pasojat e braktisjes së të shenjtës në shoqërinë

njerëzore, citon Pol Shererin, i cili studion problemet e shumta mes kishës dhe

kundërshtarëve të saj dhe shprehet:

“Një nga një, brezi që nuk pranoi të kufizohej nga Papa, e as të kufizohej nga

Kisha, vendosi në një ekstazë lirie se nuk do të kufizohej nga asgjë – as nga

Bibla, as nga ndërgjegjja, as nga vetë Perëndia. Nga të besuarit e tepërt për

gjëra të cilat nuk ishte e thënë të besoheshin aspak, ata filluan të besojnë aq pak,

sa për mijëra e mijëra njerëz, ekzistenca njerëzore dhe vetë bota dukeshin sikur

nuk kishin më kuptim.” 60

Poetët fillojnë të flasin për “tokën e shkretuar” me “jetë si hije”, të rrethuar nga

rrënojat e shkaktuara nga vetë njeriu. Hiçi bëhet një çështje për bisedë, nihilizmi një

motiv, zhgënjimi dhe dëshpërimi një temë për romancierët dhe dramaturgët.

“Më jepni krijimtarinë e këngëve të një kombi”, shprehet Andre Fleçeri (Andre

Fletcher), mendimtari politik skocez i shek. XVIII, “dhe nuk dua t’ia di se kush i

shkruan ligjet e tij”61

, duke vënë në pah ndikimin e jashtëzakonshëm që kanë artet,

poezitë, këngët në gjendjen shpirtërore të njerëzve, për mirë, apo për keq. Këtë ide e

shpreh shumë bukur Viktor Hygo në vargjet e tij:

Njeriu është i mjegullt, bota është e zezë, qielli është i errët ;

Format e natës shkojnë e vijnë në hije ;

[…] Dhe ne të zbehtë, soditim.

Ne soditim errësirën, të panjohurën, të padukshmen.

Ne shohim se si dridhet hija e pashpjegueshme.

[…] Përgjojmë zhurmat e këtyre zbrazëtive mortore ;

Dëgjojmë frymën, që endet nëpër natë,

Prej së cilës edhe vetë errësia dridhet.62

Ravi Zakaria, teksa analizon gjendjen e botës sonë pas braktisjes së besimit fetar,

u referohet vargjeve të një kënge amerikane, e cila shpreh pasojat e qëndrimit pa

besim, mungesën e shpresës në breza të tërë dhe zbrazëtinë shpirtërore që

karakterizon të rinjtë e të moshuarit:

Prej honeve të mendjes sonë ne çohemi

Të endemi vazhdojmë e të verbër pengohemi,

Çapitemi mes labirinthit të ngatërruar

Të natës pa yje dhe ditës ku dielli nuk ka ndriçuar

59 R. Zakaria, A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë, Shigjeta, Ersekë, 1999, f. ix. 60 Po aty, f. x. 61 Po aty, f. 3. 62

Përkth.im, “Ô gouffre ! l'âme plonge et rapporte le doute », V. Hugo, Les Contemplations, 1856,

Editions du groupe “Ebooks libres et gratuits”, f. 79.

Page 32: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

17

Të gjejmë ndonjëfarë shenje shpresojmë –

Një rrugë që tek e vërteta të mund të shkojmë.

Por kush vallë përgjigjet? ...

Në fund refreni shpreh intensitetin e konfliktit thellë brenda vetëdijes njerëzore.

Nëse shpirti errësohet

Prej frikës që as vetë nuk e njeh,

Nëse mendja hutohet

kur lojën jashtë rregullave e sheh,

Kush vallë përgjigjet?

Kush vallë përgjigjet?

Kush vallë përgjigjet?

Fatalizmi, nihilizmi, filozofia që thotë “rroke jetën për fyti” bashkë me traumën

ekzistenciale, janë të qenësishme për periudhën në të cilën jetojmë. Ndërsa vëzhgojmë

progreset e arritura nga shkenca, ndërsa vërejmë se si ecën dhe përparon teknika,

çuditemi që këngët e kombeve nuk kanë ndryshuar. Megjithë arsimimin që tani

pretendojmë se ka shtyrë më tej horizontet e njohurisë që as nuk ëndërroheshin një

brez më parë, mesazhet e këngëve popullore nuk kanë ndryshuar sepse përleshjet

mbeten akoma; në fakt nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë intensifikuar.63

Megjithatë nuk ka humbur gjithçka. Pavarësisht përpjekjeve të shumëllojshme

dhe të qëllimshme që janë bërë për të minuar shpirtëroren dhe për ta shtyrë atë në

arenën e joracionales, etja për të mbinatyrshmen mbetet e pashuar.64

Në një intervistë

të dhënë gazetës franceze Le point, poeti i mirënjohur francez i shekullit XXI, Zhan

Grozhani (Jean Grosjean), shprehet në lidhje me prirjen e tij për t’u marrë me fenë.

Kur i bëhet pyetja se si mori vendimin për të përkthyer Biblën dhe Kuranin, ai

shprehet:

“libri i Jobit dhe Isaias, tekstet e shenjta më janë dukur gjithnjë bashkëkohorë,

ndërkohë që shumë ligje dhe pjesë të Kushtetutës, më dukeshin aq të largëta dhe

jobashkëkohore.”65

Fakti është që e shenjta gjendet kudo. Me gjithë përpjekjet për ta lënë pas, dëshira

e flaktë për shpirtëroren nuk mund të shuhet.

Madje edhe në rastin e Bodlerit, megjithë dualitetin që shfaqet në veprën dhe

jetën e tij në lidhje me shpirtëroren, në vitet e fundit të jetës, në disa vargje, ai

shprehet: « Perëndia është i vetmi rezervuar force dhe drejtësie.»66

Po ky poet, i cili

merret si shembull për të luftuar dhe rrëzuar shpirtëroren, shprehet tek poezia

« Bénédiction » :

“Qofsh i bekuar Perëndi që sjell vuajtjen

Si një mjekim hyjnor për fajet tona.”67

63 R. Zakaria, A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë, Shigjeta, Ersekë, 1999, f. 7. 64 Po aty, f. x. 65http://www.lepoint.fr/actualites-chroniques/2007-01-17/jean-grosjean-le-poete-du-sacre/989/0/35182. 66 P. Emmanuel, Baudelaire, la femme et Dieu, Seuil, Paris, 1982, f. 147. 67 Përkth. im, Ch. Baudelaire, Les fleurs du mal, « Bénédiction », Garnier, Paris, 1961, f. 10.

Page 33: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

18

1.2 Poezia e angazhuar dhe marrëdhënia e saj me

lexuesin

Martin Nimëler (Martin Niemöller), pastor dhe teolog gjerman, pjesëmarrës në

Luftën e Parë Botërore, ka shkruar një poezi shumë domethënëse në lidhje me

konceptin e angazhimit:

Kur ata erdhën të kërkonin komunistët

Nuk thashë asgjë,

Unë nuk isha komunist.

Kur erdhën të kërkonin sindikalistët

Nuk thashë asgjë,

Unë nuk isha sindikalist.

Kur erdhën të kërkonin hebrenjtë

Nuk protestova,

Unë nuk isha hebre

Kur erdhën të kërkonin katolikët

Nuk protestova

Unë nuk isha katolik.

Pastaj ata më kërkuan mua

Dhe nuk kishte mbetur askush

për të thënë diçka.68

Diçka është e sigurt tek mesazhi i kësaj poezie: askush nuk mund të jetë asnjanës.

Çdo njeri që ekziston në këtë botë ka bindje që e shoqërojnë gjatë jetës. Gjithsecili

merr një pozicion, një qëndrim të tijin, është i përfshirë në një grup të caktuar

shoqëror. Pra, mund të themi se është i angazhuar edhe kur kujton se nuk është.

1.2.1 Ç’është poezia e angazhuar?

Çfarë do të thotë termi i angazhuar? Sipas fjalorit frëngjisht-frëngjisht, Petit

Robert (2003), termi i angazhuar do të thotë:

Engagé: 3˚ I veçuar për shkak të angazhimit në lidhje me një çështje të caktuar.

Engagement : 10˚ Veprim apo qëndrim intelektual, i artistit, i cili, i

ndërgjegjësuar për përkatësinë e tij në shoqëri apo në botën e epokës ku ka

jetuar, heq dorë nga pozicioni i një spektatori të thjeshtë dhe e vë mendimin, apo

artin e tij në shërbim të një kauze.

Sipas fjalorit tematik Tema - Larousse, angazhimi është e kundërta e

indiferencës, e kundërta e çdo forme mospjesëmarrjeje.69

Angazhimi është një

zgjedhje, një qëndrim ndaj botës dhe ndaj vetvetes njëkohësisht. Pra, është si të

krijosh një lidhje mes një individi dhe një kolektiviteti. Angazhimi mund të jetë fizik

(militantizëm politik, betejë e drejtpërdrejtë) ose ideologjik, në formën e teksteve ku

68

Përkth. im nga frëngj., Martin Niemöller Stiftung, 22 septembre 2005. 69

Thema – Arts et culture, Larousse, HER, 2000 f. 108.

Page 34: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

19

përfshihen filozofia, politika dhe letërsia. Problematika e angazhimit në letërsi daton

që nga vitet 1930, por nocioni i angazhimit në letërsi

“është në njëfarë mënyre transhistorik, në kuptimin që në çdo moment të

historisë, para vetes dhe para pushteteve, shkrimtari e di që fjala është veprim.”70

Shkrimtarit i duhet të marrë parasysh një situatë, në vend që të zgjedhë të mbyllet

në kullën e tij të fildishtë, në vetminë xheloze të krijimit. Poeti njëkohësisht u bindet

pulsioneve të veta, por gjithashtu nuk e bën veshin të shurdhër ndaj dëshirave të të

tjerëve dhe përballë këtyre dy situatave, ai përpiqet të gjejë emëruesin e përbashkët. Si

krijues, ai zotëron një fjalë më të fuqishme se ajo e “të vdekshmëve” të tjerë. Ai është

i ngjashëm me profetin. Hapat që ai hedh janë më të ngjashëm me vallëzimin sesa me

ecjen, ashtu siç janë ato të njerëzve të thjeshtë. Letërsia kthehet në një dëshmi dhe një

ndërhyrje të veçantë, specifike.

Çfarë do të thotë letërsi e angazhuar, poezi e angazhuar? A mund të ekzistojë një

poezi e tillë? A nuk është poezia art, arti a nuk është i lirë nga çdo lloj angazhimi, a

nuk është një krijim i pavarur letrar? Si do të mund të zgjedhim tonin e një teksti të

angazhuar ? Si do ta bindim lexuesin ? Si do t’i shpëtojmë censurës dhe njëkohësisht

të kundërshtojmë pushtetin? Cila është forma e duhur për të arritur ndikimin e synuar?

A është i aftë shkrimi poetik të bindë lexuesin, të nxitë angazhimin e tij, apo

bashkohemi me mendimin e Sartrit se poezia e ‘errëson’ mesazhin ?

Që nga Antikiteti, teatri ishte zhanri më i parapëlqyer për sa i përket angazhimit.

Shpesh, nëpërmjet teatrit, autorët dënonin vese, karaktere; nëpërmjet lojës në skenë

kundërshtonin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, madje edhe sundimtarët e tyre.

Megjithatë, edhe poezia është një mjet shumë i fuqishëm për të bindur lexuesin dhe

për të përçuar ide të ndryshme. Nëpërmjet angazhimit të tyre, poetët vendosin të bëjnë

të dukshme të padukshmen, duke gdhendur dhe denoncuar një bindje tek lexuesi,

duke e shtyrë atë në veprim, apo të paktën duke e bërë atë të reflektojë.

Termi letërsi e angazhuar u përdor fillimisht në shekullin XX. Deri në shekullin

XVIII, poezia përkufizohej si një tekst pa ambiguitet, si një shkrim i thjeshtë, me

rimë. Lui dë Zhokur (Louis de Jaucourt), në Enciklopedinë e tij, e përkufizon poetin si

dikë që shkruan thjesht vargje.

Në përgjithësi poetët janë njerëz paqësorë, por janë të ndjeshëm ndaj padrejtësisë,

ndaj shtypjes, fatkeqësive që prekin të varfërit dhe ata bëjnë thirrje për të ‘ndryshuar

jetën’. Poeti është krijues, një shpikës formash shprehëse, por ashtu si çdo artist, edhe

ai shpesh, e pyet veten në lidhje me botën që e rrethon, me shoqërinë pjesë e së cilës

ai është. Duke u bërë i ndërgjegjshëm për këtë, poeti heq dorë nga të qenit spektator i

thjeshtë dhe e vendos artin e tij në shërbim të një kauze të cilën ai e konsideron të

drejtë. Kështu lind poezia e angazhuar. Ky lloj poezie lind në një kontekst të caktuar

historik. Luftra botërore, luftra fetare, konflikte, intolerancë, fanatizëm, diktaturë,

dhunë, shkelje të të drejtave të njeriut, mjerim shoqëror, padrejtësi, pabarazi, racizëm;

në situata të tilla poeti mund të vendosë ta vërë artin e tij në shërbim të një kauze të

caktuar. Funksioni parësor i poezisë së angazhuar është të zbulojë realitetin. Kur

poezia bëhet e angazhuar, lexuesi e di se ajo do të jetë e lidhur me një moment

historik të caktuar, prandaj atij do t’i duhet t’i referohet historisë për të çkoduar

mesazhin. Poezia e angazhuar, është së pari një poezi rrethanash. Poeti merr

pozicionin e një luftëtari dhe shpesh, ky angazhim me fjalë pasohet, përforcohet nga

70

Thema – Arts et culture, Larousse, HER, 2000 f. 108.

Page 35: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

20

angazhimi në jetën reale. Një numër i madh poetësh të angazhuar kanë qenë disidentë.

Shpesh ata kanë pasur qëndrime të ndryshme nga pushteti politik i kohës. Shumë

poetë të angazhuar kanë sakrifikuar, madje edhe jetën e tyre në mbrojtje të çështjeve

të ndryshme në periudha të ndryshme të historisë. Në thelb, poezia e angazhuar është

poezi e orëve tragjike të një vendi.

Çfarë e karakterizon këtë poezi, është se ajo i ka rrënjët në histori. Në të gjejmë

shpesh emra vendesh, personash apo datash historike. Ajo shërben për të bindur

njerëzit që të bëhen pjesë e një kauze: poeti u bën thirrje atyre që janë të ngjashëm me

të dhe në të njëjtën kohë bëhet dëshmitar për brezat që do të vijnë. Ai merr penën për

të shkruar në favor të një grupi të caktuar njerëzish, apo për të mbrojtur një të drejtë

universale. Poeti është i detyruar të luftojë me pamjaftueshmërinë e fjalës njerëzore, ai

vendos ta bëjë të flasë këngën që i vjen në shpirt, dhe edhe pse është i ndjeshëm ndaj

lëvizjeve të shpirtit, nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse të flasë me dashuri, me

dhimbje për të ndryshuar situatën. Me dhimbje, sepse poeti, edhe pse nuk e

privilegjion këtë ndjenjë, është i lidhur fort me të, është ndjenja që është më mirë e

mishëruar tek ai dhe ndihet më fort tek ai se të tjerat: vuajtja e tij, por edhe e të

tjerëve.

Gjithmonë i zgjuar nga e keqja e vet dhe nga pamundësia për të bërë gjërat, poeti

është i detyruar të kapërcejë gjuhën, të pathënshmen, këtë tension që e bën të kalojë

nga ndërgjegjja në mbindërgjegje. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë poetë

refuzuan indiferencën dhe heshtjen përballë nazizmit; ndonjëherë ata morën parasysh

rrezikun fizik për të rezistuar, madje, disa humbën jetën në këtë betejë të ashpër. Poeti

i angazhuar ka si qëllim të bëjë të njohur realitetin, ta zbulojë atë para njerëzve të

thjeshtë, të dëshmojë në lidhje me të dhe të denoncojë padrejtësinë. Duke vënë në

dukje të keqen dhe duke mbrojtur të mirën, ai përçon një mesazh shprese. Lexuesit e

poezisë së angazhuar nxiten të marrin pjesë në mbrojtjen e vlerave që po humbasin

për arsye të ndryshme. Nëpërmjet poezisë së tij, poeti prek dhe emocionon lexuesin, e

ngacmon atë në pikën më të fortë të tijën dhe i bën thirrje të ngrihet për të korrigjuar

gabimet dhe për të ndryshuar situatën e krijuar.

Lexuesi vihet në pozita reflektimi dhe mendon se si mund të ndryshojë realitetin

në të cilin jeton dhe me të cilin përballet çdo ditë. Shpesh qëllimi i poezisë së

angazhuar është të denoncojë padrejtësitë sociale dhe politike, kështu ajo mbetet si një

kujtim, si dëshmi për kohët që do të vijnë. Poetët shprehin dëshpërimin e tyre me

qëllim që brezat e ardhshëm të mos harrojnë tmerret e shkuara dhe të mos përsëritin të

njëjtat gabime. Herë-herë ajo bëhet një poezi didaktike, e cila ka si qëllim të mësojë,

dhe polemike, e cila ka si qëllim të vërë në veprim. Sartri shkon edhe më larg, teksa e

vë para përgjegjësisë shkrimtarin si njeri publik :

« letërsia ju hedh në një betejë [...] nëse keni filluar, me hir a me pahir, jeni i

angazhuar »71

, shkruan ai.

Sipas Zhan-Pol Sartrit (Jean-Paul Sartre), letërsia është si ligji: asnjë nuk mund ta

injorojë atë, sepse është e shkruar.

“Ju jeni të lirë ta ndaloni, por ju i njihni rreziqet me të cilat do të përballeni. Në

të njëjtën kohë, roli i shkrimtarit është të veprojë në mënyrë të tillë që askush të

mos mbetet i paditur në lidhje me atë që ndodh në botë.”72

71 Zhan-Pol Sartri, Ç’është letërsia?, DeaS, Tiranë, 1998, f. 49. 72

Po aty, f. 20.

Page 36: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

21

Përmes shkrimit të tij, shkrimtari e ndryshon botën. Për ta arritur këtë, ai lufton jo

me armë, por me penën e tij.

Të angazhohesh do të thotë të marrësh pjesë në mënyrë aktive në mbrojtje të një

çështjeje duke marrë parasysh rreziqet. Ndryshe nga njerëzit e thjeshtë, të cilët mund

të marrin pjesë në mbrojtje të një kauze, poeti ka mundësinë që përveç përfshirjes së

drejtpërdrejtë, të japë kontributin e tij dhe të shprehë mendimet dhe idetë e tij edhe

nëpërmjet veprës së tij, me qëllim që të qartësojë të tjerët, apo t’i nxisë ata të

veprojnë. Përmes poezisë së angazhuar, përmes forcës së imazheve, ritmit dhe

muzikalitetit të vargjeve, poeti shpreh bindjet e tij dhe ndikon që tek lexuesi të lindë

dëshira për t’u angazhuar gjithashtu. Megjithatë, kjo poezi nuk mund të quhet më

Poezi nëse nuk vazhdon të emocionojë lexuesin përtej rrethanave historike që e kanë

bërë të lindë. Siç shkruan edhe Dy Bele, (Du Bellay) në lidhje me poezinë dhe rolin e

saj:

« Si përfundim, dije, Lexues, se poeti që kërkoj në gjuhën tonë, është ai që do të

më bëjë të indinjohem, të qetësohem, të gëzohem, të ndiej dhimbje, të dua, të

urrej, të admiroj, të çuditem, shkurt, ai që do të mbajë në dorë frenat e ndjenjave

të mia, duke më çuar këtej apo andej si të dojë ai. Ja, ky është guri i provës, në të

cilin do të provosh çdo poemë, në çdo gjuhë. »73

Edhe pse çdo poezi, shfaq sipas mënyrës së vet një lloj angazhimi të vetë poetit,

ajo është vërtet e angazhuar kur poeti merr një pozicion të caktuar përmes tekstit të tij

mbi një çështje të rëndësishme. Kauzat e angazhimeve janë të shumta: ato mund të

jenë filozofike, fetare, politike. Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, Dobinje

(D’Aubigné) mbron protestantët me veprën e tij Tragjikët (Les Tragiques), ndërkohë

që Ronsari (Ronsard) u kushton katolikëve veprën e tij Diskutime mbi mjerimet e

kësaj kohe (Discours sur les misères de ce temps). Në fund të fundit, asnjë poezi nuk

mund të jetë totalisht e ndarë nga koha në të cilën është shkruar, asnjë poezi nuk

mund të jetë e pandjeshme ndaj ngjarjeve të kohës, të rralla janë veprat ku autori

duket i shkëputur nga realiteti.

“Arti nuk e humbet aspak angazhimin, përkundrazi [...], kërkesat gjithnjë e më të

reja, sociale dhe metafizike, angazhojnë artistin të gjejë një gjuhë të re, teknika të

reja.”74

Arti i pastër dhe arti bosh janë e njëjta gjë, shprehet Sartri kur flet për

parnasizmin. Pra, çdo poet përcjell një mesazh të caktuar. Nëse nuk do të ishte kështu,

asgjë e re nuk do të përcillej nga poezia, nga çdo lloj arti. Edhe poeti Pol Valeri

shpreh thuajse të njëjtën ide teksa shkruan:

“Të ndërtosh një poemë që të përmbajë vetëm poezi, është e pamundur. Nëse një

krijim përmban vetëm poezi, ai nuk është më i ndërtuar, ai nuk është poemë.”75

Letërsia e angazhuar kërkon një hapje absolute ndaj botës, një lloj ekuivalence

midis fjalës dhe veprimit, ajo zgjon përgjegjësinë qytetare të poetit, i cili nuk vendoset

mbi masën, por përkundrazi pranon të vihet në një nivel me bashkëkohësit e tij, ‘të

hidhet në betejë’ për ta dhe për veten njëkohësisht.

73 J. Du Bellay, Défense et illustration de la langue française, 1549, kapitulli XI. 74 Zhan-Pol Sartri, Ç’është letërsia?, DeaS, Tiranë, 1998, f. 22. 75 Revista letrare 3, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, f. 125.

Page 37: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

22

1.2.2 Konteksti historik dhe lindja e poezisë së angazhuar nga

pikëpamja fetare në Francë

Në shekullin XVI, Franca ishte një nga vendet më të populluara (16 milionë

banorë) dhe vendi më i bashkuar në Evropë, por në këtë kohë shfaqen shumë tensione

mes katolikëve dhe protestantëve ose të quajtur ndryshe të reformuarve. Reforma

ishte një lëvizje fetare e cila gjatë shekullit XVI, do të reformonte kishën katolike

duke e rikthyer atë në frymën e ungjijve. Kjo lëvizje, e cila u quajt protestantizëm

kishte disa forma: evangjelizëm në Francë, luterianizëm në Gjermani, kalvinizëm në

jug-lindje të Francës dhe në Zvicër. Reforma filloi si kundërvënie ndaj abuzimeve të

Kishës katolike, si në planin moral, ashtu edhe në atë financiar: autoritetet e larta

kishtare abuzojnë me pushtetin e tyre politik dhe me atë financiar; prandaj këto

abuzime shkaktojnë kundërshtim dhe protestë në popull. Fillojnë kështu shumë sulme

fetare, të cilat, në një vend ku mbreti është katolik, kërcënojnë njëkohësisht edhe

pushtetin mbretëror. Ndërkohë që në Evropë, kjo ndarje fetare kalon pa luftra civile,

në Francë, ka shumë konflikte që lidhen me këtë çështje. Ndjekësit e protestantizmit

shihen negativisht nga pushteti politik. Mbreti shqetësohet për autoritetin e tij që

herët, megjithatë lëvizja e reformatorëve ecën përpara dhe zgjerohet gjithnjë e më

shumë, duke prekur gradualisht të gjitha klasat e shoqërisë. Konfliktet të cilat kishin

të bënin vetëm me anën fetare, pasohen nga konfliktet politike dhe sociale dhe

kthehen shumë shpejt në beteja të ashpra me armë. Ndëshkime dhe persekutime

fillojnë ndaj protestantëve që në vitin 1562, përgjatë tetë luftrave fetare dhe kulmojnë

me masakrën e Shën Bartolemeut.

Këto luftra fetare ishin një moment shumë i errët në historinë e Francës: nuk

mjaftojnë fjalët për të shprehur tmerrin, torturën, persekutimet. Konfliktet përcaktuan

edhe shkrimtarët të cilët u përkisnin dy partive të ndryshme, ata do të angazhoheshin

dhe do ta kthenin penën e tyre në armë. Forma dhe zhanri i teksteve ripërtërihen në

këtë perspektivë: dhunës së kontekstit i përgjigjet dhuna e shkrimit. Gjini të ndryshme

zhvillohen, si kronika apo traktati politik. Megjithatë, poezia mbetet zhanri kryesor i

shprehjes. Veprat e Ronsarit dhe Dobinjesë shprehin angazhimin personal të poetëve

dhe njëkohësisht ato bëhen dëshmi e realitetit të Francës së kësaj epoke. Poetët

angazhohen për njërën apo për tjetrën palë në varësi të pozicionit shoqëror, të

përvojës së tyre personale dhe besimit të tyre. Ronsari, poet i oborrit mbretëror, e vë

poezinë e tij në shërbim të katolikëve me veprat e tij Ligjërata mbi mjerimet e kësaj

kohe (Les Discours des misères de ce temps - 1562), Vazhdimi i ligjëratës mbi

mjerimet (Continuation du Discours des misères - 1562. Me një penë prej hekuri (une

plume de fer)76

, poeti mbron fenë katolike dhe shprehet kundër keqpërdorimit të

besimit nga ana e protestantëve. Ai shprehet:

Nuk më pëlqejnë aspak fjalët që mbarojnë me ot

Got, Ostrogot, Visigot, a Hygënot . 77

76

Discours sur les misères de ce temps, Véronique Ferrer, Franck Lestringant, Alexandre Tarrête,

Atelier de la Renaissance, Paradigme, Fjala e botuesit, Nëntor, 2009. 77 Përkth.im, « Je n'aime point ces mots qui finissent en os / Ces Gots, ces Austrogots, Visigots et

Huguenots » Philippe François (éd.), Anthologie protestante de la poésie française (XVIe-XIXe siècles),

Strasbourg, Presses universitaires de Strasbourg, 2011, f. 57.

Page 38: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

23

Në krahun e të reformuarve shfaqet një letërsi tipike protestante; si fillim vetëm

teorike, për të bërë të njohura idetë e protestantizmit, më pas ajo i drejtohet publikut

në mënyrë më të prekshme përmes teatrit me Teodor dë Bezin (Théodore de Bèze),

apo poezisë : poeti Agripa Dobinje, i cili i tronditur që i ri nga masakrat që u bëheshin

protestantëve, shkruan Tragjikët (Les Tragiques), një vepër ku spikat dhuna, një lloj

pikture të Francës së kësaj periudhe dhe një vizion mistik për hakmarrje në të

ardhmen. Me tone të ashpra, ai mbron protestantët e kërcënuar çdo çast nga katolikët.

Edhe pse kanë të drejtë, ata nuk janë të lirë të ushtrojnë besimin e tyre, nuk kanë

mundësi të jetojnë sipas asaj që besojnë. Qëllimi i poetit është të bëjë të ndjeshëm

lexuesin ndaj një padrejtësie që po bëhet para syve të tij.

1.2.3 Kufizimet e angazhimit letrar

Sipas Dominik Mansit, angazhimi i një shkrimtari supozon përzgjedhjen e një

publiku, zgjedhjen e një kauze dhe mbrojtjen e saj në një tekst letrar.78

Por nga ana

tjetër angazhimi ka edhe rrezikun brenda dhe nevojën për kurajë : ai që angazhohet,

kundërshton një rregull të përgjithshëm, ushqen një kundër-pushtet. Autori i

angazhuar është ai që duke e përdorur cilësinë e tij si njeri publik, e vendos atë në

shërbim të një çështjeje, për të kundërshtuar, apo për të akuzuar. Monteskjë

(Montesquieu), Volteri (Voltaire), autorët iluministë, Sadi, Zhermen dë Stael

(Germaine de Staël), Zhyl Vales (Jules Vallès), Viktor Hygo janë shkrimtarë të

angazhuar në një kuptim më të ngushtë, për faktin që ata kanë mbrojtur një çështje

dhe kanë zgjedhur të nxjerrin në pah një opinion të caktuar. 79

“Një shkrimtar ‘i angazhuar’ e di se fjala është veprim. [...] Ai e ka braktisur

ëndrrën e pamundur për të krijuar një pikturë të paanshme për shoqërinë dhe

fatin njerëzor.” 80

Sartri citon Bris Parenin (Brice Parain), teksa shkruan se fjalët janë “si pistoleta

të mbushura”. Nëse flet, zëre se ke qëlluar.

Shtrohet pyetja: A e dëmton angazhimi procesin e të shkruarit? Meqenëse poezia

e angazhuar i drejtohet një publiku të caktuar, meqenëse ajo mbron një kauzë të

caktuar, a nuk është e kufizuar, e njëanshme? Në këtë mënyrë, arti kthehet në një art

utilitar, poezia bëhet utilitare, një mjet; krijimi letrar i nënshtrohet një ideologjie të

caktuar. A ka vlera kjo lloj poezie? Gjithkush mund të mendojë se poezia e

angazhuar, poezi revolte, poezi luftimi nuk flet për dashurinë, as për ndjenjat, të

paktën në dukje. Tek ajo nuk ka melodi. Ajo është thjesht një britmë, përbëhet thjesht

nga fjalë që na revoltojnë dhe na bëjnë të mendojmë. Por kjo nuk do të ishte e drejtë;

poezia e angazhuar nuk e përjashton dashurinë. Ajo nuk rresht së ngrituri zërin për

dëshirën e saj për humanizëm, dashuri, mirësi dhe paqe edhe pse nga ana tjetër flet

për urrejtjen kudër luftës dhe injorancës njerëzore. Poetët e angazhuar janë këngëtarë

njëkohësisht, krijues imazhesh, figurash letrare. Poezia është një dhunti e shenjtë. Ajo

nuk mund kurrsesi të përçmohet: ajo orienton dashurinë, bindjen e saj, megjithë

formën që mund të marrë në periudha të ndryshme historike. Poeti i angazhuar zbulon

bindjet e veta dhe është i gatshëm të mbrojë idetë e veta përmes krijimit. Ai i ka sytë

78 http://archives.site.free.fr/siteportail/site3em2001/engage/prefaces.htm. 79

Po aty. 80

Zhan-Pol Sartri, Ç’është letërsia?, DeaS, Tiranë, 1998, f. 19.

Page 39: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

24

hapur për të njohur padrejtësinë dhe ka pushtetin për ta denoncuar atë, për të

protestuar kundër saj. Kjo është vlerë e poetit të angazhuar, siç shprehet Andre Zhid

(André Gide),

"një shpirt i paaftë për revoltë dhe indinjatë është një shpirt pa vlerë”.81

Poezia e angazhuar mund të rrezikojë të keqinterpretohet, të mos vlerësohet

jashtë kontekstit në të cilin është shkruar; forca e saj emocionale mund të venitet kur

kalon koha, madje të fshihet. A ka interes të lexohet sot një poezi e tillë, e angazhuar,

në çfarëdolloj drejtimi ? A lexohet sot njëlloj si në kohën kur u shkrua, vepra e

Ronsarit dhe e Dobinjesë? A nuk e ndiejmë nevojën për saktësi historike dhe

kronologjike? Është e vërtetë që është më e vështirë të kuptosh veprën e angazhuar të

Ronsarit sesa poemat e tij të dashurisë, por poezia e angazhuar gjithashtu na

emocionon dhe na informon rreth momentit historik. Lexuesi pasurohet dyfish: poezia

e angazhuar është një poezi si gjithë të tjerat për sa u përket vlerave artistike, letrare,

dhe në të njëjtën kohë, ajo na hap një horizont të ri, të panjohur, i cili na shton

kureshtjen. Poezia është magji, ajo prek e emocionon në çdo kohë. Tema, përmbajtja

e saj, përforcohet dhe merr hijeshi nga përdorimi i rimës dhe elementeve të tjera

poetike, çka e bën atë interesante në çdo drejtim. Figurat e përdorura nga poezia e

angazhuar, ironia, satira, grotesku, hiperbolat, metaforat, krahasimet etj, janë të

shumta dhe përdoren me një qëllim argumentativ, me synimin të ngjallin imagjinatën

dhe ndjeshmërinë e lexuesit për të nxitur emocion tek ai dhe pranim në çdo moment.

Ritmi dhe loja e tingujve janë shumë të rëndësishëm në një poezi të angazhuar :

përsëritja e shprehjeve dhe strukturave sintaksike, paralelizmat, asonancat dhe

aliteracionet, krijojnë një dinamizëm muzikor i cili lehtëson memorizimin e tyre dhe

përhapjen e teksteve. Edhe pse çështja që trajton poema mund të jetë e lidhur me

kushte të caktuara, poeti mund ta tejkalojë kontekstin historik dhe të krijojë një vepër

arti me vlera universale.

Gjatë romantizmit, pas Revolucionit francez, lind një koncept i ri për rolin e

poetit, i cili gjendet për herë të parë i shprehur tek Moisiu (Moïse) i Alfred dë Vinji

(Alfred de Vigny). Shohim atje personazhin fetar, profetin që prek hyjnoren dhe bëhet

udhëheqës i hebrenjve. Kërkimi i tij mistik vihet në shërbim të popullit të tij. Por

misioni i tij dhe qëllimi për të përmbushur këtë mision, nuk e lë të qetë dhe ai

ëndërron vetëm të kthehet për të zgjuar tokën. Kalimi nga një poezi personale tek

shprehja e problemeve të shoqërisë bëhet më i dukshëm tek Hygoi i cili thekson

funksionin serioz të poetit dhe misionin e tij qytetërues. Tek poezia “Funksioni i

poetit” (“Fonction du poète”) e përmbledhjes së tij poetike Rrezet dhe Hijet (Les

Rayons et les Ombres) të vitit 1840, ai shkruan:

Perëndia do, në kohë të vështira,

Që secili të punojë dhe të shërbejë,

Mallkuar qoftë ai që u thotë vëllezërve:

Po kthehem në shkretëtirë!

Mallkuar kushdo që rrëmben sandalet

Atëherë kur urrejtjet dhe skandalet

Shqetësojnë popullin e tronditur! […]

poeti në ditë të vështira

81

http://www.dico-blagues.com/andre-gide-journal-dandre-gide#fehHoMCFB3RvmyRK.99,“Un esprit

incapable de révolte et d'indignation est un esprit sans valeur ".

Page 40: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

25

Mund të përgatisë ditë më të mira. […]

sepse poezia është ylli

Që çon drejt Perëndisë mbretër dhe barinj.82

Sipas Hygoit, roli kryesor i poetit është të “zgjojë popullin”, një rol i vështirë, por

sublim për rizgjimin e mendjeve njerëzore, përmes vargjeve që e ftojnë lexuesin drejt

dritës së të vërtetës. Të tjerë studiues e mendojnë poezinë si artin që hap dritaret e

shtëpisë së mendjes sonë, e cila shpesh mëkaton për ‘tepri ngurtërsie’.83

Poeti pra, ka

aftësinë të mendojë për jetën ndryshe nga pjesa tjetër e të vdekshmëve, të zbulojë të

vërteta të dobishme për njerëzimin. Ai mund të njohë më herët se të tjerët, përmes

ndjeshmërisë së tij artistike, se cilat janë forcat që do të ndryshojnë të ardhmen, forcat

e progresit për të ndryshuar situatat.

Profet, lajmëtar i së ardhmes, poeti nuk ka vetëm funksionin e dhënies së

shpresës, as synon të sjellë vetëm një poezi të pastër, pa përmbajtje, por ai është i aftë,

mbi pjesën tjetër të shoqërisë, përmes mendjes së tij, të ndryshojë fytyrën e botës.

1.2.4 A është poezia fetare gjithmonë një poezi e angazhuar?

Çdo autor e di se është i përfshirë tek ajo që shkruan dhe njëkohësisht ai përfshin

edhe lexuesin e tij. Ai duhet të shkruajë duke u angazhuar në mënyrë të

ndërgjegjshme, duke e ditur se ai shkruan gjithnjë për një publik të veçantë, se i

përgjigjet një urgjence të caktuar. Të përmendësh fenë, pushtetin, politikën, e

angazhon veprën sido që të jetë. Por duhet dalluar poezia fetare e angazhuar në

momente të caktuara të historisë, në çaste të veçanta të zhvillimit shoqëror. Siç u

trajtua më lart, poezia fetare mbizotëron në fund të shekullit XVI, gjatë epokës së

luftrave fetare. Përballë dy kundërshtarëve katolikë dhe protestantë, Pjer dë Ronsar

për katolikët dhe Agripa Dobinje për protestantët, sjellin poezi të angazhuara tek të

cilat shfaqet hapur besimi i gjallë, por gjithashtu edhe urrejtja dhe fryma e hakmarrjes.

Shqetësimi është i shumëfishtë në rastin e poetit fetar të angazhuar: ai është në rradhë

të parë qytetar, por është edhe poet (krijues) dhe besimtar njëkohësisht. Ka një lloj

uniteti në raportin Art-Jetë. Poetët fetarë janë të lidhur pazgjidhshmërisht me besimin

e tyre. Agripa Dobinje u plagos duke luftuar për çështjen protestante. Ja si shkruan ai

në lidhje me gjendjen e krijuar në Atdheun e tij të dashur për faj të katolikëve:

Të pikturoj Francën, dua! Një nënë e plagosur

me dy fëmijë në krahë ngarkuar.

Më i forti, mendjemadh, gjinjtë fort ia ka mbërthyer

pastaj me goditje

me thonj, me grushta, me këmbë pjesës tjetër me shkelm i bie

ky vjedhës i tmerrshëm, ky Ezau i mallkuar?

shpërdoron qumështin e ëmbël që do ushqente të dy.

aq keq, sa për të mos e lënë vëllanë të qetë në këtë jetë,

ai përçmon të tijën dhe nuk dëshiron më ta ketë.

por Jakobi, i uritur pas të gjatit agjërim

që e ndiente prej kohësh në zemrën plot shqetësim

82 Pëkth. im, V. Hugo, « La fonction du poète », Les rayons et les ombres, Gallimard, 2002, f. 36. 83 S. Dewulf, Quelques réflexions sur la poésie, http:// supervielle.univers.free.fr.

Page 41: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

26

në fund vetëmbrohet dhe inati i tij i drejtë

i shpall tjetrit një betejë, fusha e së cilës nëna do të jetë.84

Nga ana tjetër, në krahun e katolikëve, Ronsari shkruan:

Me gjithë vitet që kam, botës dua t’i shpall

me një penë prej hekuri dhe çeliku

se fëmijët e vet nënën plaçkitur e lanë

dhe deri në vdekje keqas e rranë.85

Në të dyja poezitë, edhe pse secili nga poetët është duke zhvilluar një betejë të

ashpër në mbrojtje të kaheve të kundërta, shfaqet një temë e përbashkët, shumë

sublime e cila i bën këto poezi shumë të ngjashme me njëra-tjetrën: Dashuria për

Atdheun. Të dy poetët shfaqin shqetësimin për atdheun e tyre të dashur, për Francën

dhe gjendjen në të cilën ajo gjendet. Poema Tragjikët (Les tragiques) e Agripa

Dobinjesë, është një poemë e cila bazohet në një alegori të luftës civile. Përmes

alegorisë, Dobinje mbron çështjen protestante dhe denoncon luftën e cila po

shkatërronte Francën. Poema është një tablo tragjike dhe një vizion alegorik i luftës

fetare mes protestantëve dhe katolikëve. Kjo alegori e shoqëruar nga një patetizëm i

fortë është një armë për të denoncuar tmerret e kohës. Skenat e tmerrit, të masakrës,

jepen me qëllim që t’u bëjnë të njohur lexuesve mënyrën barbare se si janë

persekutuar protestantët nga katolikët. Në poezinë franceze, tema fetare ka qenë

përherë e pranishme, por nuk mund të pohojmë se çdo poezi fetare është e angazhuar.

Në momente paqeje dhe bashkëjetese mes besimeve të ndryshme, nuk ndihet nevoja

që poeti të bëjë thirrje për mbrojtje të të drejtave, për të sensibilizuar lexuesin e tij,

apo t’i hedhë në beteja. Poeti shpreh vetëm ndjenjat që lidhen me besimin. Besimi

është shpesh burim frymëzimi për poetë të ndryshëm. Poeti francez Pol Klodel (Paul

Claudel), i cili njihet ndryshe edhe si poet i krishterë, në poemat e tij me temë fetare,

nuk bën thirrje për mbrojtjen e krishterimit, por shpreh thjesht ndjenjat e tij fetare, pa

përdorur tone të ashpra, pa ironi, satirë apo grotesk. Ai nuk mund të quhet kurrsesi

poet i angazhuar; ai quhet poet fetar, ashtu si shumë poetë të tjerë mund të quhen

poetë të dashurisë, të atdhedashurisë etj.

Poezia e angazhuar është një poezi e cila si çdo vepër tjetër letrare, përmban në

vetvete vlera artistike dhe historike, sepse ajo na ndihmon të kuptojmë më mirë dhe të

njohim momente të veçanta të historisë. Lexuesi mund të çmojë dhe të shijojë në çdo

moment këtë lloj poezie për cilësitë dhe madhështinë e saj. Poezia fetare është një

poezi e cila mund të quhet e angazhuar në momente të veçanta të historisë, si në rastet

e konflikteve fetare, por nga ana tjetër, kur nuk ka konflikte, kur poetët nuk janë të

detyruar të shkruajnë vargje që lidhen me temën fetare për të mbrojtur këndvështrimin

e tyre, ata zgjedhin të shkruajnë poezi të tilla, ashtu si poetë të tjerë mund të zgjedhin

të shkruajnë për dashurinë, miqësinë, për ndjenjat njerëzore në përgjithësi. Tema

fetare mund të bëhet burim frymëzimi ashtu si çdo temë tjetër. A na shtyn dashuria

për atdheun të shkruajmë një poezi patjetër të angazhuar? Nuk mund ta pohojmë këtë

gjë. Kur një vend është i pushtuar, i robëruar, është e sigurt që do të ketë poetë të cilët

do të shkruajnë për mbrojtjen e atdheut, kundër pushtuesve dhe që do ta vënë artin e

tyre në shërbim të kësaj kauze, por edhe kur vendi është i lirë, në një periudhë paqeje,

përsëri mund të ketë poetë që shkruajnë për të. Në këtë rast, nuk mund të themi se

84

Përkth.im, A. D’Aubigné, Les tragiques, Livre I, 1578, v. 97–110. 85

Përkth.im, P. Ronsard, Continuation du Discours des misères de ce temps, 1522, v.5-8.

Page 42: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

27

kemi të bëjmë me një poezi të angazhuar, ajo është një poezi si gjithë të tjerat. Është e

njëjta gjë që ndodh edhe me poezitë me tematikë fetare. Poema fetare mund t’u

përkasë zhanreve të ndryshme: ajo mund të jetë didaktike dhe të japë njohuri mbi

fenë, apo metafizike, mbi fenomenet shpirtërore; ajo mund të jetë gjithashtu një rrëfim

personal i besimit. Tema fetare mund të frymëzojë besimtarë dhe jobesimtarë, por në

çdo rast,

“poetët [...] dëshmojnë për mundësinë e hyrjes në bashkësi të përsosur me

Absoluten, domethënë me Perëndinë cilido qoftë emri me të cilin e thërrasim

atë.”86

1.3 Estetika e veprës poetike me karakter fetar

1.3.1 Fjala poetike dhe rëndësia e saj në tekstet e shenjta

Poeti është një botë e mbyllur tek një njeri.

87

Poezia cilësohet shpesh si një lloj muzike përmes fjalëve. Ajo duhet të jetë e

bukur me qëllim që të tërheqë njeriun, dhe filozofike, që ta mësojë atë edhe pa

dijeninë e tij. Poezia përmban filozofinë, është shpesh një lloj zbulimi mistik i së

Vërtetës. Para së gjithash, vepra poetike është shprehje e emocioneve, e reflektimeve

metaforike të cilat gjejnë vend në fushën e intuitës. Por, meqenëse poezia është një

krijim letrar ku bashkohen fjalët me njëra-tjetrën me qëllim që të arrijnë të bukurën,

estetika rrjedh nga poezia. Bukuria e një teksti poetik është aq natyrale sa edhe

bukuria e një trëndafili, nuk ka nevojë për shpjegim, ajo thjesht mund të ndihet e të

admirohet. Nga ana filozofike, poezia merret me çështje metafizike, morale etj, por

thelbi i poezisë është të bashkojë formën dhe përmbajtjen, ajo është filozofike dhe

estetike në të njëjtën kohë. Gjatë shekullit XIX, me teorinë e Artpurlartizmit e cila

mbështetet nga Teofil Gotie (Théophile Gautier), jepet ideja se « nuk ka në të vërtetë

bukuri, përveç asaj që nuk shërben për asgjë ; gjithçka që i shërben diçkaje është e

shëmtuar ».88

Kjo ide do të hidhej poshtë nga Viktor Hygo, i cili propozon se poezia

duhet të jetë e angazhuar, ajo nuk mund të jetë një qëllim në vetvete. Ndërthurrja e

poezisë me filozofinë përçon një mesazh të caktuar.

Gjuha poetike përdor fjalët e zakonshme por me shumë kuptime. Klodeli

shkruante:

“Fjalët që përdor

janë fjalët e përditshme, dhe nuk janë megjithatë të njëjtat.” 89

Mënyra e vendosjes së fjalëve në fjali, përzgjedhja e tyre bën që këto fjalë të mos

jenë më të njëjtat, si në përdorimin e përditshëm. Fjalët në poezi marrin vlera të reja

për shkak të vendosjes së tyre të veçantë dhe muzikës e cila është e pranishme në

veprën poetike. Orfeu jeton tek çdo poet dhe historia e tij simbolizon gjithë poezinë.

86 J. Maxence, Anthologie de la poésie mystique contemporaine, Presses de la Renaissance, Paris,

1999, f. 17. 87 V. Hugo, La Légende des siècles,Gallimard, 2002, f. 860. 88 Parathënie e Mademoiselle de Maupin. 89Përkth.im, P. Claudel, « La Muse qui est la grâce », Oeuvres complètes Poésie, Tome I, nrf,

Gallimard, Paris, 1950, f. 117.

Page 43: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

28

Si Orfeu, poeti zbret në fund të gjuhës, në brendësi të vetvetes dhe ndonjëherë guxon

të shohë në greminën e qenies së tij, për të nxjerrë prej andej muzikën e shpirtit.

Poezia njihet nga kënaqësia që na fal, nga përndritja që prodhon, ashtu siç

shprehet Klodeli (Claudel) tek Qyteti (Ville) :

« Përmes kësaj kënge pa muzikë dhe kësaj fjale pa zë, ne i afrohemi melodisë së

kësaj bote. Ti nuk shpjegon asgjë, o poet, por të gjitha gjërat, përmes teje, na

bëhen të shpjegueshme. » 90

Në jetën e përditshme, të turbulluar e të trazuar nga probleme të ndryshme, një

varg poetik na sjell njëfarë paqeje dhe kënaqësie, edhe pse, ashtu siç shprehet Fransua

dë Malerb (François de Malherbe) :

Por ajo ishte nga bota, ku të gjitha gjërat e bukura

Kanë fatin më të keq

Dhe si trëndafil, ajo jetoi si jetojnë trëndafilat

Vetëm një mëngjes.91

Poema shihet si produkt i një poeti-artizan, i cili duhet të jetë mjeshtër i

teknikave, me qëllim që të sjellë në jetë një vepër sa më të këndshme dhe interesante,

e cila ka efekt estetik tek dëgjuesi apo lexuesi. Poezia është një lloj loje me gjuhën.

Për të shprehur të bukurën, poeti përdor fjalët, tingujt, ritmin. Ai luan me tingujt:

poezia del nga pika më e thellë e fëmijërisë së poetit, nga koha kur, foshnje, tingujt

dhe ritmi ishin të vetmet lodra të tij. Që në muajt e parë të jetës së një fëmije, ai

zbulon se është i aftë të prodhojë tinguj. Kështu, edhe poezia është letërsia e parë e një

populli, është shprehja e parë letrare e njerëzimit. Tek çdo popull, para se të ketë

romancierë të mëdhenj, ka poetë të mëdhenj. Para shpikjes së shkrimit, poezia ishte i

vetmi mjet që i vinte në ndihmë kujtesës së njerëzve për të transmetuar njohuritë

kryesore nga një brez në tjetrin.

Ashtu si të gjitha artet e tjera, edhe poezia ka evoluar përgjatë shekujve. Që në

fillimet e saj, ajo ka qenë një gjuhë e veçantë, e cila ka shërbyer si një mjet për të

mbajtur mend tekstet e rëndësishme. Në fakt, përsëritja e tingujve, rima, ritmi i

poezisë, bëjnë të mundur që të mbahen mend idetë e ndryshme. Është më e thjeshtë të

mbash mend një tekst poetik, sesa një tekst të shkruar në prozë. Për këtë arsye, të

gjitha tekstet e shenjta të të gjitha feve kanë një gjuhë poetike.

1.3.2 Takimi i traditës poetike pagane me atë të krishterë

Kështu krishterimi, që në fillimet e tij si besim fetar, ka ruajtur nga Antikiteti

pagan konceptin e elokuencës: praninë e një oratori që e përdor gjuhën në mënyrën

më fisnike të mundshme. Paraqitja e një materiali me vlera estetike dhe filozofike

është një prej shqetësimeve të njerëzve të kishës që në fillimet.

Në traditën e krishterë, predikimi, lutja, meditimi, u përgjigjen kërkesave të

retorikës klasike. Në çdo rast duhet të gjejmë (inventio) atë që duam të themi (ide dhe

argumente), pastaj të sistemojmë idetë (dispositio) sipas planit të duhur, ta shprehim

këtë me anë të fjalëve, ritmit të fjalisë, etj, (elocutio) në mënyrë sa më të këndshme.

90 P. Claudel, « La Ville » , versioni II (1897), « L’Arbre » (1901). 91 Përkth.im, F. de Malherbe, In. Stances, « Consolation à M. Perrier sur la mort de sa fille », 1599.

Page 44: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

29

Më pas, ky krijim duhet prezantuar me anë të diksionit dhe gjesteve (actio), duke

mbajtur mend përmbajtjen dhe formën. Në poetikën e krishterë, “gjërat” dhe “fjalët”

konsiderohen me vlerë vetëm nëse e çojnë personin të cilit i drejtohen, drejt rrugës së

të vërtetës, dhe drejt objektit të vetëm, Perëndisë. Shën Augustini ka përpunuar një

kulturë të gjerë, njëherësh klasike dhe të krishterë për të pajtuar trashëgiminë greko-

romake me zbulimin biblik si një thirrje ekzistenciale për urtësinë e dashurisë, të dyja

këto kultura të para tek ai nën dritën e platonizmit. Ka një lloj ambiguiteti pozitiv dhe

një lloj veli në poetikën biblike. Bibla nuk rrjedh as nga poezia, as nga retorika; ajo

synon, nëpërmjet atij veli, të shkaktuar nga karakteri simbolik që merr shprehja e të

vërtetave shpirtërore, të sjellë një lloj njohurie dhe të stimulojë dëshirën për të

vërtetën, instrument i së cilës është ajo për lexuesit e saj. Sipas autorit Bed lë

Venerablë (Bède le Vénérable, 672-735), Shkrimi i shenjtë qëndron mbi gjithë

shkrimet e tjera letrare, për shkak të autoritetit të tij, që është hyjnor, për rëndësinë e

tij sepse është një libër që të çon drejt përjetësisë, por edhe për figurat dhe stilin e tij

retorik.

Oratori i krishterë, sipas Augustinit, duhet të ndjekë tri objektivat apo detyrat

klasike të oratorit, të përmbledhura që prej Ciceronit në tri folje, që shenjojnë tri plane

të komunikimit: të mësojë dhe të informojë dëgjuesin (docere), të pajtohet me të, të

fitojë pëlqimin e tij (conciliare, delectare) dhe të ngjallë emocione tek dëgjuesi

(movere).92

Por, gjithashtu, roli i oratorit biblik është të jetë një ndërmjetës,

pedagogjik dhe psikologjik midis së vërtetës që manifestohet në shkrimet dhe

dëgjuesve. Ai duhet të mësojë, të shpjegojë dhe të drejtojë shpirtërisht, por gjithashtu

t’i thurrë lavde dhe të ngrejë lart të vërtetën, të luftojë mëkatin dhe idhujtarinë e

paganëve. Retorika augustiniane, lidhet me dy polet që përcaktojnë procesin e

komunikimit të zbulimit hyjnor, Perëndinë si burim i çdo të vërtete dhe dashurie, dhe

shpirtrave njerëzorë. Augustini, me njohuritë e tij, arriti të ndërtonte një estetikë të re

“letrare”, të panjohur nga Antikiteti klasik. Sipas tij, oratori i krishterë është një

ndërmjetës i cili fshihet pas Atij, zëdhënësi i të cilit është, dhe i përkushtohet

shpëtimit të atyre të cilëve u drejtohet. Nevoja e oratorit të krishterë për të

komunikuar në mënyrë të kuptueshme për të gjithë (fëmijë, analfabetë, etj) bën që

mesazhi biblik të pranojë një gjuhë dhe një stil sa më të zakonshëm dhe të kapshëm

nga masa e gjerë.93

Për këtë arsye, edhe për përhapjen e kulturës biblike në gjuhë të

tjera përveç hebraishtes, në emër të procesit të ungjillizimit, u pranua edhe gjuha e

folur. Për Kishën ishte shumë i rëndësishëm përçimi i mesazhit, në çfarëdolloj forme,

prandaj në epoka të ndryshme ajo vendos të ndryshojë formën e mesazhit të saj, pa

ndryshuar thelbin e tij. Një cilësi tjetër që e karakterizon diskursin e krishterë është

serioziteti. Por nga ana tjetër, meqenëse serioziteti ishte e folura karakteristike e

priftërinjve, e murgjve dhe e moralistëve në përgjithësi, të cilët kishin si synim t’u

bënin thirrje shpirtrave njerëzorë të pastronin moralin e tyre dhe t’u flisnin për

shpëtimin, letërsia profane shpesh, si një formë kundërvënieje ndaj Kishës, ka

kultivuar gjini letrare nga më të shfrenuarat, më të çliruarat nga kërkesat e ndryshme.

Është veçanërisht e dukshme që në letërsinë e Mesjetës, me forma nga më

karnavalesket dhe më parodiket, lihet mënjanë patosi i seriozitetit me të cilin kishte

prirjen të identifikohej kultura e krishterë. Megjithatë ndikimi i kulturës së krishterë

ndihet fuqishëm. Kështu,

92 O. Millet, P. de Robert, Culture biblique, Paris, puf, 2001, f. 355. 93 Po aty, f. 358.

Page 45: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

30

“Zhanri narrativ i fabliosë, që privilegjion realitete nga më të rëndomtat, zhanri

dramatik i farsës, që vë në skenë një humanizëm komik të reduktuar në

mekanikën e impulseve, ekzistojnë vetëm falë raportit dialektik që kanë me format

dhe përmbajtjet letrare që marrin seriozisht gjendjen njerëzore të pasardhësve të

Adamit dhe Evës. Kjo duket edhe në gjininë letrare të mistereve.” 94

Poezia fetare e ka burimin në dëshirën për të përçuar mesazhin tek sa më shumë

njerëz, me qëllim që të prekë dhe ndryshojë jetën e jobesimtarëve. Ajo kërkon të

nxjerrë në pah sublimen, të cilën një autor pagan i shekullit të tretë, që e njihte Biblën

(në versionin në greqisht), Longin,95

me veprën e tij Traité du sublime, e përkufizon si

“jehonën e madhështisë së shpirtit”. 96

Sublimja është pra, një lloj frike, ndrojtjeje e shenjtë, produkt i një pranie, prania

e diçkaje më shumë se njerëzore, diçka “hyjnore”. Të shkruash një vepër poetike, do

të thotë të shprehësh “sublimitetin në mendime”, i cili është rezultat i një dhuntie që

vjen prej qiejve, edhe pse mund të zhvillohet tek njeriu. “Vetë dhuntia për të folur për

supremen ka diçka hyjnore.” 97

Poezia e krishterë përfiton nga dy burime: së pari ajo

është e ndikuar nga besimi fetar; tematika e saj shpreh bindjet e poetit në lidhje me

qëndrimin e tij shpirtëror, por nga ana tjetër, ajo ndjek rregullat e retorikës klasike për

të qenë sa më e pranuar nga njerëz të niveleve të ndryshme.

Poezia është gjinia, e cila duhet të plotësojë disa kushte formale: vargun, rimën,

strofën etj, të cilat e veçojnë nga gjinitë e tjera. Ajo është një lidhje e fortë mes formës

dhe kuptimit : kuptimi i poemës lind nga forma dhe forma i shërben kuptimit.

Poezia është një marrëveshje mes botës dhe ndjeshmërisë së poetit, siç shprehej

Anri Lëmetri (Henri Lemaître) :

« Thelbi i poezisë […] është ndoshta kjo ndjenjë e vazhduar e korrespondencave

sekrete, qoftë mes objekteve të shqisave tona, forma, ngjyra, tinguj dhe parfume,

qoftë mes fenomeneve të ndryshme të universit fizik dhe atyre të botës morale,

apo mes aspekteve të natyrës dhe funksioneve të njerëzimit. » 98

Nga ana formale, poetët fetarë nuk i nënshtrohen një rregulli të caktuar, ndryshe

nga poetët e tjerë. Nuk ka një formë të veçantë për poezinë fetare. Në epoka të

ndryshme ajo merr format poetike tipike për vetë epokën. Rregullsia e baladës dhe

sonetit, fleksibiliteti i aleksandrinit janë zgjedhur herë pas here për meditimin dhe

lutjen. Të gjitha llojet e vargut, madje edhe vargu i lirë, janë lëvruar nga poezia fetare.

Baif ka shkruar poema jo të rimuara, Dobinje ka shkruar vargje të cilat i quan të

matura, ritmi i tyre jo i njëjtë paralajmëron shfaqjen e Verlenit në poezi. Pegi ka

përdorur vargun e ritmuar sipas frymëmarrjes njerëzore, Klodeli ka përdorur versetin

e famshëm klodelian. Të gjithë këta poetë i japin frymëzimit të tyre një formë

personale.

94 O. Millet., P. de Robert, Culture biblique, Paris, PUF, 2001, f. 359/360. 95 Ka shumë hipoteza në lidhje me emrin e autorit, por ky është emri që është gjetur në dorëshkrim. 96 O. Millet, P. de Robert, Culture biblique, Paris, PUF, 2001, f. 366. 97 Po aty, f. 367. 98 http://www.etudes-litteraires.com/poesie.php

Page 46: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

31

1.3.3 Vlerat estetike të poezisë fetare ndër shekuj

Poetët fetarë nuk janë thjesht besimtarë të cilët shprehin ndjenjat e tyre fetare në

letër, pa ndonjë vlerë estetike. Ata janë krijues që frymëzohen nga besimi dhe vepra e

tyre vazhdon të studiohet e pëlqehet sepse ka vlera të mirëfillta estetike. Në poezinë

fetare të të gjitha kohëve mund të gjejmë aspiratat fetare të transformuara përmes artit

letrar. Shpesh ato trajtojnë tema që shqetësojnë njeriun e të gjitha kohëve. Poetët

fetarë, si të gjithë poetët e tjerë janë së pari njerëz që jetojnë në këtë botë, që

përfshihen në ngjarjet e epokës kur kanë jetuar dhe kështu janë të aftë të shprehin

probleme të njerëzimit. Feja dhe poezia bashkohen në universalitetin e mendimit

poetik. Poetët fetarë shkruajnë duke prekur burimet e vetë gjuhës, dhe poezia e tyre

është një poezi, njëherësh shpirtërore dhe verbale. Te këta poetë, nuk ka asnjë lloj

distance mes spiritualitetit dhe letërsisë. Ajo që është kryesore në veprat letrare me

karakter fetar, është fjala, forma verbale. Poezia është më pak çështje e përsosmërisë

teknike sesa një rikrijim i realitetit përmes formës verbale. Pegi (Péguy) shprehet :

«Duhet shkruar ... Paskali arsyeton tepër... Unë krijoj; duhet të krijoj”. Pikërisht këtë

bëjnë poetët fetarë. Ata kanë zgjedhur të shprehin në një formë sa më estetike idetë

dhe qëndrimet e tyre në lidhje me botën dhe njeriun. Shpesh pyetja e poetëve të

krishterë është: “Çfarë mund të bëjmë për të shëruar mjerimin e botës?” Dhe

përgjigjja gjendet në vetë krijimet e tyre poetike ku bashkohen në pafundësi njerëzorja

me hyjnoren, qielli me tokën. Në poezinë fetare, që në fillesat e krijimit të saj, gjejmë

korrespondencat, bashkimin, pajtimin e dy realiteteve të ndryshme të cilat nuk janë të

kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës, prandaj kjo poezi përafrohet shumë me

poezinë moderne të epokës sonë, edhe pse shpesh konsiderohen të ndara prej njëra-

tjetrës dhe pa lidhje. Ajo ka vlera poetike të pamohueshme, si çdo poezi tjetër.

1.4 Konteksti historik mesjetar dhe prania e poezisë fetare

1.4.1 Filozofia mesjetare dhe mbizotërimi i besimit të krishterë në

shoqërinë franceze

Letërsia është besnike në reflektimin, edhe pse jo plotësisht, të paktën me

vërtetësi, të ecjes së qytetërimeve dhe na ndihmon të vizatojmë vijën e historisë. Sipas

Gystav Lansonit (Gustave Lanson),

“Letërsia është, në kuptimin më fisnik të fjalës, vulgarizim i filozofisë: nëpërmjet

saj kalojnë tek shoqëria jonë gjithë rrymat filozofike, të cilat përcaktojnë

progreset, apo të paktën ndryshimet shoqërore; ajo i mirëmban shpirtrat shpesh

të dëshpëruar nga nevoja për të jetuar dhe të mbytur nga shqetësimet materiale,

shqetësimi për çështjet e rëndësishme që dominojnë jetën dhe i japin asaj kuptim

dhe qëllim.”99

Poezia është gjinia letrare, e aftë të shprehë ndryshimet e shpirtit njerëzor. Nga

ana tjetër Denis Xhefri (Denis Jeffrey), profesor kanadez në fushën e edukimit

shprehet:

99 G. Lanson, Histoire de la littérature française remaniée et complétée pour la période 1850-1950 par

Paul Tuffrau, Hachette, 1951, f. ix.

Page 47: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

32

“feja ka qenë gjithmonë dimension themelor i jetës dhe gjendjes njerëzore, në

parahistori, në Antikitet, në Mesjetë dhe në epokën moderne dhe

postmoderne.”100

Letërsia dhe feja janë dy elemente që ndikojnë fuqishëm në jetën shpirtërore dhe

intelektuale të një vendi.

Nëse përqendrohemi në pikën e fillimit, në epokën e parë të letërsisë frënge, do të

njihemi me karakteristikat e botës së shprehur në të. Letërsia e Mesjetës është ndikuar

mjaft nga filozofia mbizotëruese e kohës. Termi ‘Filozofia e Mesjetës’ përdoret së

pari nga Hegeli, sepse para tij, kjo filozofi ishte cilësuar thjesht me terma të

teologjisë. Hegeli e lidh këtë filozofi mbizotëruese të Mesjetës me filozofinë

skolastike e cila ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofia që merrej me teologjinë,

me besimin e ri të krishterimit. Kjo filozofi ecte mbi bazat e filozofive antike të

platonizmit dhe aristotelizmit. Gjatë Mesjetës, filozofitë mbizotëruese vijnë prej

Antikitetit: Aristotelizmi, filozofi e përqendruar tek natyra, dhe platonizmi, i cili e vë

theksin tek nocioni i shpirtit. Duke u bazuar tek shpirti, filozofia platoniciane ishte në

kërkim të përsosjes absolute, të së vërtetës absolute dhe mbështetej tek ideja e një Zoti

të përjetshëm, të pakufishëm në kohë dhe në hapësirë. Të dyja këto filozofi bashkohen

në përpjekjen për të trajtuar njeriun i cili është një qenie e përbërë prej mendjes e

shpirtit, por nga ana tjetër duket se i kanë ndarë qartë detyrat e tyre: filozofia e

Aristotelit lidhet me mendjen dhe ajo e Platonit me shpirtin. Që në këtë periudhë kemi

studimin e dualitetit të qenies njerëzore, trup e shpirt, ndjenja dhe intelekt. Në rrafshin

fetar, përfaqësues kryesor i filozofisë platoniciane është Shën Augustini, me

përpjekjet e tij për përsosjen e shpirtit njerëzor, për të ecur nga toka drejt qiellit ndërsa

për filozofinë platoniciane është përfaqësues Shën Thoma Akuini, i cili sillte prova të

shumta për të vërtetuar rëndësinë e besimit, prova të arsyeshme për të dalë në

përfundimin se besimi dhe arsyeja nuk janë kundërshtues të njëri-tjetrit, por

përkundrazi, ata plotësojnë njëri-tjetrin. Baza e filozofisë së Mesjetës është pranimi

dhe besimi i ekzistencës së një Perëndie që e ka krijuar botën sipas imazhit të tij, e

mbikqyr atë dhe kujdeset për njeriun të cilin e ka vendosur mbi të gjitha krijesat e

tjera. Gjatë Mesjetës lind nevoja për të vërtetuar ekzistencën e Perëndisë dhe filozofët

e njerëzit e ditur të kohës merren me diskutimin e këtyre çështjeve që shqetësojnë

shoqërinë. Në këtë periudhë, poezia dhe filozofia përafroheshin aq shumë, saqë

shpesh konsideroheshin si një e vetme.

1.4.2 Jeta intelektuale dhe fillimet e letërsisë frënge

Letërsia e Mesjetës përfshin periudhën historike nga shekulli X deri në shekullin

XV. Tri elementë kryesore ndikojnë në përmbajtjen dhe formën e veprave të kësaj

letërsie: klasa shoqërore, origjina dhe momenti historik. Ajo është letërsi e elitës

feudale dhe reflekton idealet e kësaj klase shoqërore: perëndishmëri, besnikëri dhe

trimëri. Gjatë kësaj periudhe, shoqëria franceze është heterogjene: ekziston një ndarje

e cila ka krijuar dy botë krejt të ndryshme nga njëra – tjetra: botën e klerikëve dhe atë

të laikëve. Këta janë dy zëra të cilët do të dëgjohen përgjatë shekujve, dy zëra të cilët

herë i përgjigjen njëri-tjetrit, herë përshtaten këndshëm, e herë ndahen për t’u

bashkuar sërish në ‘koncertin’ e bukur të letërsisë frënge. Sistemi feudal përcakton

100 D. Jeffrey, Jouissance du sacré, Paris, Armand Colin, 1998.

Page 48: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

33

formën e shoqërisë e cila reflektohet edhe në letërsi: skenat e luftës janë të shumta;

kështu krijohet epopeja luftarake; edhe besimi i krishterë është i gjithëpranishëm,

duke lënë hapësirë edhe për krijimin e epopesë së krishterë. Këto dy forma letrare

shprehin themelin kryesor të kësaj shoqërie: bindjen ndaj Zotit dhe Mbretit. Parimi

moral udhëheqës i shoqërisë franceze të kësaj periudhe është ideja e nderit për t’i

shërbyer perandorit mbi tokë dhe Perëndisë që gjendet në qiej. Monumentet e para të

letërsisë mesjetare e kanë burimin tek frymëzimi fetar: kjo nuk duhet të na habitë

sepse në këtë periudhë, klerikët janë thuajse të vetmit që mund të shkruajnë. Jeta

intelektuale zhvillohet vetëm në mjediset kishtare, prandaj letërsia e krishterë është

më pjellorja. Gjithsesi, edhe shoqëria laike ka poemat e saj, këngët, dhe mbi të gjitha

tregime me karakter epik, por këto nuk shkruheshin të gjitha. Shekulli X është një

moment i errët dhe i trishtë për shoqërinë franceze. “Jashtë shoqërisë kishtare, ka

injorancë dhe mendje të dobëta”,101

janë shumë të rrallë njerëzit që dinë të lexojnë

dhe të shkruajnë në këtë periudhë. Megjithëse nga ana intelektuale mesjetarët kishin

shumë mungesa, përsa u përket ndjenjave, problemeve dhe pyetjeve që i shqetësonin,

ata nuk ndryshonin shumë nga njeriu modern i ditëve tona. Në mendjen e njeriut

mesjetar ka një luftë që zhvillohet mes tërheqjes nga e mira apo nga e keqja. Në

imagjinatën e tij, nga njëra anë gjendet parajsa dhe nga ana tjetër ferri, me gjithë

tmerret e tij, por shpresa se Perëndia mund t’i falë përmes hirit të tij, përmes mbrojtjes

së Virgjëreshës dhe shenjtorëve, përbën besimin e njerëzve në këtë periudhë. Besimi

fetar kthehet në një mundësi për të mësuar më shumë, për t’i bërë njerëzit më të ditur

dhe për t’u dhuruar sadopak shpresë. Edhe pse gjithçka në kishë lidhet me

shpirtëroren, shpesh shpirtrat e rënduar nga vuajtjet, kapin vetëm anën e jashtme,

praktikat, materialen, aktin fizik dhe jo thelbin e gjërave. Bota në këtë periudhë është

e ngushtë, jeta është e trishtë, e kufizuar nga të gjitha anët. Sëmundje vdekjeprurëse,

luftra të herëpashershme sjellin mjerim të madh. Përballë kësaj situate, ideja e të

përjetshmes sjell njëfarë paqeje, njëfarë ngushëllimi. Megjithatë, pavarësisht nga

vështirësitë e ndryshme, bota e Mesjetës nuk është një botë e palëvizshme, pa jetë;

atje ka lëvizje, ka gjallëri. Megjithë mjerimet, ashpërsinë e saj, mungesën intelektuale,

periudha e Mesjetës është e rëndësishme për frytshmërinë e saj. Ajo mbart në vetvete

dhe njëkohësisht përgatit të ardhmen.

1.4.3 Lëvrimi i poezisë epike

Shpesh, krijimi letrar mesjetar është i thatë, gjuha është e varfër,

“poeti që shkruan nuk ngjan as me Danten, as me Virgjilin [...] Poeti i këtyre

poemave, këngëve heroike është i ashpër, megjithatë e rëndësishme është që ka

një poet, arti është i vjetër, por ka art në këtë vjetërsi, dhe bukuri të madhe...” 102

E rëndësishme është që arti përqafohet e vlerësohet që në këtë periudhë të

hershme të historisë njerëzore. Shumica e autorëve të kësaj periudhe zgjedhin të jenë

të panjohur, ndoshta për shkak të modestisë, përulësisë, të cilat ishin karakteristike për

epokën e Mesjetës. Shpesh poetët mesjetarë ndikohen nga Antikiteti dhe më shumë

përpiqen të strukturojnë apo të zbukurojnë histori të lexuara apo të dëgjuara (një pjesë

101 G. Lanson, Histoire de la littérature française remaniée et complétée pour la période 1850-1950

par Paul Tuffrau, Hachette, 1951, f. 14. 102 Po aty, f. 30.

Page 49: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

34

e mirë e të cilave ishin shkruar prej etërve të kishës), sesa të krijojnë vetë diçka të re.

Por, mund të themi që gjatë kësaj kohe ndihet fuqishëm dëshira për të krijuar dhe për

të ndierë të bukurën. Epopeja u zhvillua e para në letërsinë frënge, ndër të cilat më e

njohura është Kënga e Rolandit (La chanson de Roland). Këngët heroike që gjenden

sot në fondin e letërsisë frënge janë krijuar rreth shekullit XI dhe XII, në mjediset e

kishave franceze, përmbajtja e tyre përcillej nga murgjit apo priftërinjtë. Poetët e

këngëve heroike parapërgatitin udhën për letërsinë e mirëfilltë. Heroi i këtyre këngëve

është një kalorës i përsosur, i cili mishëron klasën e tij shoqërore, kalorësin ideal,

marrëdhëniet feudale dhe mbi të gjitha besimin e patundur tek Perëndia. Lidhja më e

fortë që bashkon, që mban gjithë shoqërinë, deri në epokën moderne, besimi fetar,

përcjell që nga shekulli XII deri në shekullin XVI zhvillimin e krijimeve dramatike.

Madje, krijohen këngë gjestesh edhe për kryqëzatat, si Kënga e Antiokisë (La chanson

d’Antioche), Pushtimi i Jeruzalemit (La conquête de Jérusalem) të shkruara gjatë

gjysmës së parë të shekullit XII. Dy këngët bëjnë fjalë për ngjarjet e viteve 1097-

1099, pushtimin e Antiokisë dhe Jeruzalemit dhe pasojat e tyre, vendosjen e pushtetit

të krishterë në Tokën e Shenjtë. Ja si fillon Kënga e Antiokisë:

Zot, dëgjo këngën, e cila ka qëllim të të lëvdojë

Që me anë të zërit të mund të tregoj

Që virtyti i Perëndisë të mund të dëgjohet,

Dhe paqja e Zonjës së shenjtë në ju të qëndrojë!103

Që prej shekullit XII, vijnë në gjuhën frënge, përmes përkthimeve, imitimeve,

herë në vargje e herë në prozë, tregimet kryesore të Biblës dhe të Ungjillit, aq sa

Kisha fillon të shqetësohet duke parë thelbin e dogmës kishtare në duart e laikëve

injorantë të cilët mund të guxojnë të japin interpretime të ndryshme. Shpesh,

priftërinjtë ndihen të detyruar të sjellin diçka të re në kishë, në shërbesat e tyre për të

afruar pranë shenjtërores sa më shumë njerëz, sa më shumë dele të humbura. Ata janë

të parët që futën alegorinë në letërsinë frënge, me qëllim që të paraqisnin nën një

formë më tërheqëse të vërtetat dogmatike të fesë dhe moralit.

Pak e nga pak, këngët heroike humbasin karakterin e vizionit heroik të së

shkuarës dhe kthehen në shprehje të zakonshme të së tashmes. Vendin e besimit të

vrazhdë dhe të sinqertë e zë dashuria dhe mirësjellja, çka përgatit udhën për krijimin e

poezisë lirike.

Në këtë periudhë, edhe pse kisha flet latinisht, klerikët detyrohen të shkruajnë në

frëngjisht, me qëllim që të mësojnë popullin e thjeshtë. Krijohet kështu një letërsi

fetare, pjesërisht e përkthyer nga latinishtja, pjesërisht origjinale: tregime biblike, jetë

shenjtorësh, predikime të priftërinjve etj. Krijimet kryesore gjatë Mesjetës i përkasin

gjinisë së teatrit, përmes të cilit, njerëzit e shkolluar e ata të pashkolluar mund të

kuptojnë mesazhin, por edhe poezia me format e saj më të thjeshta, me rimën e saj,

është gjinia që përcillet më lehtë ndër të shkolluar e të pashkolluar.

Mbi të gjitha, besimi i Mesjetës e ktheu Virgjëreshën Mari në një burim të

pashtershëm të së mrekullueshmes në krijimet letrare. Figura e saj bëhet burim

frymëzimi për shumë poetë të Mesjetës. Por shpejt, romaneskja fiton mbi fetaren.

Kështu, historitë e ungjijve apokrifë preferohen më shumë se ungjijtë e tjerë të Biblës.

Njerëzit gjejnë më shumë kënaqësi kur dëgjojnë një krijim që ka në qendër njeriun

sesa shenjtorët apo engjëjt.

103 Përkth.im, Lewis A. M. Sumberg, "La chanson d'Antioche", Paris, Picard, 1968.

Page 50: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

35

Në shekullin XIII, praktikohet për herë të parë hartimi i historive, i cili vazhdon

edhe në shekullin XIV. Shfaqen kështu hartuesit e parë të kronikave siç ishte Zhofrua

dë Vilarduen (Geoffroy de Villehardouin, 1164-1213) dhe Zhan dë Zhuenvil (Jean de

Joinville, 1225-1317). Vilarduen karakterizohet nga mendime pozitive, nga një besim

i fortë dhe i paprekur, ndërkohë që shfaqet në shërbim të Perëndisë. Ai nderon kishën,

kardinalët, priftërinjtë. Zhuenvil parafrazoi i pari në frëngjisht Kredon104

e krishterë.

Në veprën e tij shfaqet një besim i pastër, naiv dhe mbi të gjitha, me ndikim në jetën e

përditshme. Ai beson se Zoti mund t’ua shtojë jetën njerëzve që e kërkojnë këtë me

lutje. Poeti paraqet në veprën e tij Libri i fjalëve të shenjta dhe i veprave të mira të

mbretit tonë të shenjtë Luigj (Livre des saintes paroles et des bons faiz nostre saint

roy Looÿs), të cilën e shkroi midis viteve 1305 dhe 1309, figurën e mbretit të Francës,

Luigjit IX ose Shën Luigjit, duke nxjerrë në pah perëndishmërinë e tij nga njëra anë,

por edhe anën njerëzore gjithashtu. Poeti shoqëron mbretin Luigj në Palestinë gjatë

kryqëzatave dhe përcjell në vepër kujtimet e kësaj periudhe. Një nga karakteristikat

kryesore të Zhuenvilit është kureshtja e tij, dëshira për të përthithur gjithçka të re, të

panjohur. Mrekullimin nga natyra poeti e shpreh shumë bukur në vargje. Gëzimi

mbizotëron veprën e Zhuënvilit si shpirtin, ashtu edhe fjalën e tij.

1.4.4 Prania e tematikës fetare në poezinë e shekujve XII dhe XIII

Shekulli XIII nxjerr në pah një poet të madh, parizianin Rytbëf (Rutebeuf). Ai

bëhet jehona e dobësisë njerëzore, e vështirësive dhe problemeve të jetës, e pasigurisë

dhe e varfërisë. Për herë të parë në historinë e letërsisë frënge shfaqet një

individualitet i fortë, i cili krijon vepra të larmishme, me një realizëm që spikat në çdo

varg.

Rytbëfi nuk heziton të vërë në lojë murgjit apo borgjezët në veprën e tij. Përmes

vargjeve të tij dëgjohet jehona e urisë, të ftohtit, varfërisë dhe dhimbjes fizike të

njerëzve të thjeshtë të popullit. Në veprën e tij shprehet revolta kundër padrejtësive të

kryera në këtë periudhë. Poeti e quan veten ‘shok të Jobit’,105

dikush që ka humbur

gjithçka në një ditë. Perëndia, ashtu si Jobit,

i ka hequr në një çast

gjithçka që kishte

dhe e privoi njëkohësisht nga syri i tij i djathtë

atë me të cilin dallonte më mirë

në atë masë saqë, nuk sheh mjaft nga ai sy për të ndjekur udhën e tij

dhe kështu në mesditë, ai beson se është natë e errët.106

Rytbëfi dënon përfitimin e priftërinjve nga populli, duke përdorur shumë shpesh

edhe satirën:

Jepni për Perëndinë, bukë vëllezërve.107

104 Përmbledhje e dogmave të Kishës Katolike për përhapjen e besimit. 105Personazh i Dhjatës së Vjetër, i cili vihet në provë nga Perëndia përmes disa fatkeqësive të cilat

mund të lëkundnin besimin e tij. 106Përkth.im, A. Jubinal, OEuvres complètes de Rutebeuf, trouvère du XIIIe siècle, recueillies et mises au jour pour la première fois par Achille Jubinal, Nouvelle édition revue et corrigée, Paris, Paul

Daffis, vol. 1, 1874, f. XVI. 107 Përkth.im, G. Lanson, Histoire de la littérature française remaniée et complétée pour la période

1850-1950 par Paul Tuffrau, Hachette, 1951, f. 116.

Page 51: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

36

Por, poeti nuk sulmon asnjëherë doktrinën e krishterë apo Perëndinë, por vetëm

figurat e priftërinjve duke u bërë kritika për keqpërdorimin e pasurive të kishës. Ai e

do dhe e nderon Kishën. Si produkt i shekullit në të cilin jetoi, shekull i besimit të

zjarrtë dhe të patundur, ai kurrsesi nuk mund të quhet “antiklerikal”. Rytbëfi është një

njeri i devotshëm, që ka frikë nga Perëndia, e akuzon veten për jetën mëkatare që bën

dhe gjen fjalët më të ëmbla për t’iu drejtuar nënës së Krishtit, Marisë:

Ti urren krenarinë dhe krimin

mbi gjithçka tjetër

Ti je zambaku ku pushon Perëndia:

Ti je pemë trëndafili që çel trëndafila

E bardhë dhe e kuqe ...

Ah! Zonjë e Virgjër e qartë dhe e pastër!

Çdo grua, veç për shkak të figurës sate

Duhet dashur. 108

Madje edhe kryqëzatat, poeti i pranon vetëm nga dëshira e tij për të parë varrin e

Krishtit të lirë dhe vendin ku ai dha shpirt, të pandotur nga jobesimtarët.

Në veprën e tij, e shenjta përzihet me profanen, megjithatë gjurmët e besimit janë

mjaft të dukshme tek ai, një besim jo i bazuar tek dogmat, por i gjallë, që mbush

shpirtin e poetit. Ai sulmon botën fetare të kësaj epoke, jo sepse është “i krishterë jo i

mirë”, por sepse kërkon që Kisha të udhëhiqet nga fetarë që bëjnë një jetë

shembullore, ashtu siç predikohet prej tyre. Poeti kërkon një besim që jetohet, që vihet

në praktikë. Ai shkruan gjithashtu edhe fablio Hakmarrja e Sharlot Judeut (La

vengeance de Charlot le Juif), vepra dramatike, teatrale Mrekullia e Teofilit (Miracle

de Théophile, 1260) apo hagjiografike, jetë shenjtorësh Jeta e shën Helizabelës (Vie

de sainte Helysabel). Rytbëfi mbetet i njohur për shkak të sinqeritetit me të cilin

shpreh edhe shqetësimet e përditshme. Në veprën e tij gjejmë detaje të cilat na sjellin

informacion mbi përvojën e tij si një njeri i varfër, i ndjeshëm ndaj të vërtetës dhe

ndaj realitetit të trishtë të ekzistencës. E vetmja mbështetje e tij është shpresa. Rytbëfi

përdor figura letrare për t’i dhënë shije vargut të tij, sidomos alegorinë. Ai di të rimojë

vargjet e tij duke shmangur rimën e thjeshtë. Në veprën e tij kemi shfaqjen e një

poezie intime ku duket qartë emocioni i pastër poetik. Poeti shfaqet si një njeri i

përulur, i cili pranon të metat dhe dobësitë e tij, duke i shprehur idetë me një

frymëzim poetik të rrallë. Edhe kur duket sikur ankohet para Krijuesit të tij, etiketimi

“Mbreti i lavdisë” nxjerr në pah qëndrimin e tij ndaj Perëndisë.

Kuptueshmëri të dobët dhe kujtesë të dobët,

më ka dhënë Perëndia, mbreti i lavdisë,

dhe prodhimtari të dobët ...

Kështu si zogu i lirë

Apo si zogu mbi degë:

Verës këndoj;

dimrit qaj dhe ankohem,

108 Përkth.im, “Tu hais orgueil et felonie /Sur toute chose / Tu es le lis où Dieu repose: / Tu es rosier qui porte rose / Blanche et vermeille ... / Ha! Dame Vierge nette et pure! / Toutes femmes, pour ta

figure, / Doit-on aimer.” « L’ave Maria », Jubinal Achile, OEuvres complètes de Rutebeuf, trouvère du

XIIIe siècle, recueillies et mises au jour pour la première fois par Achille Jubinal, Nouvelle édition

revue et corrigée, Paris, Paul Daffis, vol. 1, 1874, f. 36.

Page 52: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

37

Dhe fletët më bien si të isha pemë,

Që në ngricën e parë.109

Nga ana tjetër i njëjti poet shpreh mirënjohjen ndaj Perëndisë si Krijuesin që i ka

dhënë gjithçka. Ai shpreh mirënjohjen e tij në vargjet:

T’i përgjigjem ? Perëndisë ? Në ç’mënyrë ?

A nuk më dha Perëndia plot mirësi ?

Që më dha mendje dhe njohuri

dhe më krijoi në formën që i pëlqente më shumë Atij. 110

Rytbëfi është cilësuar si poeti i parë i Virgjëreshës Mari në Francë. Ai gjen

gjithnjë momentin për të shprehur admirimin dhe besimin ndaj shenjtores. Kështu, tek

poezia “Nëntë gëzimet e Zonjës sonë” (“Les IX joies Notre-Dame”), ai përdor figura

të pasura letrare për të lavdëruar Marinë. Nga vargjet, duket qartë se poeti është një

njohës shumë i mirë i Biblës, nga krahasimet që i bën Marisë me personazhet e

ndryshme të Fjalës së shenjtë. Besimi i tij shprehet qartë, shpesh përdor përemrat i

ynë, tanët (notre, nos) duke bërë të qartë përfshirjen e tij mes besimtarëve. Maria

krahasohet me diellin, hënën, ajo quhet strehë paqeje, kullë fitoreje, shpresë dhe

parajsë. Fjalët e poetit drejtuar Virgjëreshës Mari, ngjajnë shumë me fjalët e Davidit

në adhurimin që shpreh ai ndaj Perëndisë në psalmet.

Mbretëreshë e mëshirës, Mari,

Tek ti perëndishmëria e pastër dhe e qartë

Deri në vdekje bashkohet,

Ti je dhe e virgjër, dhe bijë, dhe nënë.

Ti je ilaç i ëmbël për vdekjen e hidhur ;

Shtëpi e paqes, kullë fitoreje.111

1.4.5 Shën Maria, figura frymëzuese për poetët e shekujve XIV, XV

Në shekullin XIV, parimi jetësor i Mesjetës, besimi, është pothuajse i njëjti.

Krishterimi vazhdon të jetë aktiv edhe në këtë shekull, por kisha dhe institucionet e

saj, hierarkia kishtare shihen ndryshe nga besimtarët. Luksi i priftërinjve përballë

varfërisë së skajshme të popullit të thjeshtë, politikat dhe interesat e kishës, të gjitha

këto, nuk bëhen pengesë për të besuar, por besimtarët po krijojnë pak e nga pak

bindjen se mund të jetojnë një besim individual, pa qenë nevoja për bindje absolute

ndaj kishës; po përgatitet terreni për një besim të pavarur nga institucioni kishtar.

Krijohet pak e nga pak ideja se kisha po e humbet fenë e Krishtit dhe vetë njerëzit e

kishës po e largojnë shoqërinë prej saj. Njerëzit mësojnë të ndjekin mendimet e tyre,

ndjenjat e brendshme, pa qenë nevoja t’u binden rregullave të ndonjë urdhri të

109 Përkth.im,“Pauvre sens et pauvre mémoire, m’a donné Dieu, le roi de gloire, Et pauvre rente…Ainsi

suis comme l’oiseau franc Ou comme l’oiseau sur la branche : L’été je chante ; l’hiver je pleure et me

lamente, Et me défeuille ainsi que l’arbre, Au premier gel” De la Grieſche d’yver, OEuvres complètes

de Rutebeuf, trouvère du XIIIe siècle, recueillies et mises au jour pour la première fois par Achille

Jubinal, Nouvelle édition revue et corrigée, A. Jubinal, 1874 : Paris, Paul Daffis, vol. 1, f. 26-31. 110 Po aty, Përkth.im, « Garentir? Diex! En queil meniere?/ Ne me fist Diex bontés entiere / Qui me

dona sen et savoir / Et me fist en sa fourme chiere? » 111

Përkth.im, D. Aury, Anthologie de la poésie religieuse française, France, Gallimard, 1997, f. 1/2.

Page 53: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

38

caktuar. Ndërkohë sistemi monarkik përforcohet, mbreti merr situatën në duar dhe e

quan veten sovran të laikëve dhe fetarëve. Pushteti i tij sa vjen dhe rritet dhe synimi i

sistemit mbretëror është të mishërojë para popullit unitetin e ndërgjegjes kombëtare.

Megjithatë, dija mbetet në duart e universiteteve, të cilat drejtohen nga kishtarët.

Teologjia është lënda kryesore në universitet. Rreth tridhjetë mijë studentë studiojnë

vetëm në Paris në shekullin XIV. I gjithë ky numër studentësh, nuk mund të

kontrollohet dot nga Kisha. Ata do të ndikojnë në jetën e shoqërisë franceze duke u

dhënë studimeve një orientim, të cilin kisha nuk e kishte menduar se mund t’ua jepte.

Shekujt XIV dhe XV është periudhë e zymtë, e trishtë. Murtaja në vitin 1348 rrëmben

një të tretën e banorëve, lufta njëqindvjeçare, luftra civile, kriza, epidemi, gjithë këto

shqetësime dhe vuajtje që shtypin shpirtin njerëzor, e lënë atë në një gjendje të mjerë,

pa siguri, të paaftë për të përcaktuar gjendjen e tij. Letërsia ndjek fatin e kombit dhe

evolucionin e ideve, ndaj duket se “Përveç disa emrave të njohur, shekujt XIV-XV

përbëjnë një të çarë mes pasurive të Mesjetës dhe shkëlqimit të Rilindjes.”112

Shekulli

XIV nuk është poetik. Epoka e frymëzimit epik i përket së shkuarës. Megjithatë,

poezia artistike nuk u zhduk plotësisht edhe pse format dhe gjinitë do të jenë të njëjtat.

Në shekullin XV shfaqet një figurë shumë e rëndësishme e letërsisë frënge të

kësaj periudhe e më pas: Sharl Dorlean (Charles d’Orléans), i cili me stilin e tij, me

përzgjedhjen e fjalëve dhe të shprehjeve, shkëlqen dallueshëm. Ky poet njihet mbi të

gjitha për poemat e tij elegante dhe për baladat. Në veprën e tij, zbulojmë shumë

poezi kushtuar Marisë. Ai i drejtohet asaj me lutje tek poezia: “Priez pour la paix”:

Lutuni për paqen, e ëmbla Virgjëreshë Mari,

mbretëreshë e qiejve dhe zonjë e botës,

[...] Nga lutjet mos u lodhni,

Lutuni për paqen, thesarin e vërtetë të gëzimit.113

Poeti u bën thirrje shenjtorëve, fetarëve, që të luten kundër luftës, për

paqen, i këshillon të mos flenë në dembelizëm “Fetarë, mos flini në dembelizëm”,

duke argumentuar se lufta i pengon të kryejnë shërbimin ndaj Zotit. Ai u bën thirrje

popujve që janë nën tiraninë e pushtuesit, të luten për paqen e cila është thesari i

vërtetë i gëzimit. Secila prej strofave përfundon me vargun refren: « Lutuni për

paqen, thesarin e vërtetë të gëzimit.”

Pothuajse të gjithë poetët e Mesjetës adhuronin mbi gjithçka dhe mbi gjithkënd

figurën e Marisë duke i thurrur asaj vargje, lutje dhe himne. Kjo prirje e poetëve

shfaqet si një trashëgimi, e cila nuk duhet të humbasë kaq shpejt: tradita popullore e

poezisë fetare, e afërt me atë të mistereve dhe mrekullive, mbijetoi edhe me Vijonin

(François Villon), poetin e shekullit XV, nga më të njohurit dhe më të vlerësuarit e

Mesjetës. Për të, parashikimet e Krishtit, simbolet, lavdërimet, litanitë, shpëtimi i Ave

Marias janë po aq të gjalla sa ato të besimtarit më të thjeshtë të kohës. “Ato nuk janë

shtegu për të arritur tek poezia, por vetë poezia.”114

Vijoni rritet mes njerëzve të

Kishës dhe të ligjit, të cilët bëjnë një jetë të qetë e të rregullt, por duket se instinkti e

shtyn që herët të bëjë një jetë ndryshe115

. Shpesh është cilësuar si hajdut, vrasës, njeri

112 G. Lanson, Histoire de la littérature française remaniée et complétée pour la période 1850-1950 par

Paul Tuffrau, Hachette, 1951, f. 145. 113 Përkth.im, Ch. d’Orléans, Ballade XX, Jean Marie Guichard, 1842, f. 98. 114 D. Aury, Anthologie de la poesie religieuse française, Gallimard, Paris, 1997, f. IV. 115 G. Lanson, Histoire de la littérature française remaniée et complétée pour la période 1850-1950

par Paul Tuffrau, Hachette, 1951, f. 174.

Page 54: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

39

i keq, e megjithatë, është një poet i rëndësishëm i shekullit XV në letërsinë frënge.

Megjithë jetën prej vagabondi që bën, në vargjet e tij shfaqen nota të besimit. Ai është

quajtur edhe poeti i vdekjes116

; plakja dhe vdekja janë dy elemente që shfaqen shpesh

në veprën e tij. Ai denoncon gjithëpraninë e vdekjes dhe pushtetin e saj që prek të

vegjlit dhe princat. Vdekja i duket kaq e pashmangshme, sa ndonjëherë, poetit i lind

edhe ideja e vetëvrasjes edhe pse nuk e realizon këtë për shkak të besimit tek

Perëndia.

Nëse nuk do të ishte Perëndia prej të cilit druhet,

Ai do të kishte kryer ndonjë akt të tmerrshëm.117

Vijoni është cilësuar si i pari poet modern, si një krijues që ka ditur të lidhë në

harmoni idetë me shpirtin e tij. Në zërin e tij dallohet britma e vesit dhe të keqes, e

cila është thirrja e gjithë njerëzimit. Poeti Vijon ka gjetur dhe ka zbatuar parimin që

do të udhëheqë letërsinë e të ardhmes. Në poezinë e tij personale shfaqen problemet e

njeriut në përgjithësi.

Në kryeveprën e tij, Testamenti, shfaqet një njeri i mjerë të cilit i vjen keq për

gabimet e rinisë së vet, që njeh hidhërimin dhe brejtjen e ndëgjegjes dhe kërkon

mëshirë hyjnore. Mbizotëron në veprën e tij ndjenja e një trishtimi që nuk gjen

ngushëllim as në të shkuarën, as në të tashmen, as në të ardhmen. Testamenti është

pasqyrë e itinerarit të jetës së poetit. Poeti i urren murgjit dhe skalit në vargje debatet

teologjike mes njerëzve të kultit dhe besimtarëve të thjeshtë jashtë kishës. Ai e njeh

mirë Biblën dhe figurën e Jobit, të Danielit, të Ezekielit, histori biblike, të cilat i kanë

dhënë idenë e jetës së shkurtër, të vdekjes së pashmangshme, të prishjes së trupit etj.

Poeti është i ashpër dhe i hidhur madje, ndaj të pasurve dhe egoistëve. Ai revoltohet

para realitetit të jetës dhe mjedisit që e rrethon. Përtej temave të tij të zakonshme,

është ekzistenca, itinerari shpirtëror, shpirti i poetit, që shfaqet në Testamentin e tij.

Vijoni është poet realist, madje, gjejmë nota të natyralizmit në veprën e tij,

karikaturist i periudhës së Mesjetës. Figura e Marisë është shumë e dashur dhe e

respektuar edhe për të. Në poemën “Baladë për t’iu lutur Zonjës sonë” (“Ballade pour

prier Notre Dame”), poeti shpreh admirimin dhe nderimin e tij për Virgjëreshën:

Ju mbajtët, Virgjëreshë e denjë, princeshë,

Jezusin mbret që nuk ka fund, as mbarim.

Të gjithëpushtetshmin, që mori dobësinë tonë,

la qiejtë dhe erdhi në ndihmën tonë,

ia ofroi vdekjes rininë e tij të dashur ;

Dua të rrëfej diçka të vërtetë Zoti im:

Në këtë besim dua të jetoj edhe të vdes. 118

Pas shekullit XV, nëse poezia lirike, kalorsiake dhe oborrtare sistemohet dhe

mblidhet, poezia fetare përkundrazi hesht. Letërsia mesjetare ka një vlerësim jo

116 G. Lanson, Histoire de la littérature française remaniée et complétée pour la période 1850-1950

par Paul Tuffrau, Hachette, 1951, f. 176. 117 Përkth.im, F. Villon, Poèmes, XLV Jean Marie Guichard, 1842, f. 76. 118 Përkth.im, « Vous portâtes, digne Vierge, princesse, / Iésus régnant qui n'a ni fin ni cesse. / Le Tout-

Puissant, prenant notre faiblesse, / Laissa les cieux et nous vint secourir, / Offrit à mort sa très chère jeunesse ; / Notre Seigneur tel est, tel le confesse : / En cette foi je veuil vivre et mourir. », F. Villon,

« Ballade pour prier Notre Dame », Jean Marie Guichard, 1842, f. 94.

Page 55: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

40

shumë të mirë në shekujt XVI, XVII. Gjatë Rilindjes, kjo periudhë historike do të

vlerësohet si ‘e errët’, ‘e paqartë’ dhe ‘barbare’. Në shekullin XVII vendoset një lloj

pajtimi, apo më saktë një ekuilibër i shkencës dhe besimit nga njëra anë, dhe shkencës

dhe artit, nga ana tjetër. Në shekullin XIX, pas një rimëkëmbjeje të frymës fetare dhe

të sensit artistik, romantikët e rizbulojnë dhe e vlerësojnë poezinë e kësaj epoke

historike. Edhe sot kjo poezi lexohet e vlerësohet nga studiuesit. Mitet që ajo ka

krijuar janë gjithmonë burim frymëzimi për poetët e të gjitha kohëve. Jo më kot

poezia krahasohet shpesh me zogun, feniksin, i cili rilind vazhdimisht prej hirit të tij.

Page 56: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

41

KREU II: RILINDJA FRANCEZE, NDIKIMI I

REFORMËS PROTESTANTE NË LETËRSINË FRËNGE

DHE LINDJA E POEZISË SHQIPE

2.1 Reforma protestante, gjallërim i shpresave të

humbura

2.1.1 Periudha e kalimit nga Mesjeta në Rilindje, Tronditje e

themeleve të krishtera

Krizat që tronditin shoqëritë njerëzore kanë qenë pothuajse përherë, së pari, kriza

shpirtërore: ngjarjet politike, shqetësimet shoqërore nuk bëjnë gjë tjetër veçse

përcjellin një çekuilibër që ka një shkak të brendshëm më të thellë. Në zonat më të

thella të qenies njerëzore, më sekrete të ndërgjegjes, atje zhvillohet fati i botës, i

pasioneve dhe idealeve, të cilat ndihen fuqishëm dhe çdo njeri përballet me errësirën e

zemrës së tij. Krizat me të cilat përballet krishterimi në shekujt XIV dhe XV,

shpjegohen përmes krizës shpirtërore e cila u jep këtyre dramave domethënien e

duhur. Kjo krizë në fakt po përgatitej prej disa dekadash. Ajo do të prekë njëherësh

ndërgjegjen, intelektin dhe ndjeshmërinë.

Po ku i kishte fillesat kjo krizë? Zbulimi i Amerikës në 1492, ndikoi shumë jetën

e shoqërisë perëndimore. Falë udhëtimeve të ndryshme, njerëzit krijojnë një imazh të

ri mbi konceptin e botës; për shkak të takimit me qytetërime deri atëherë, të

panjohura. Në mendjen e njeriut lindin dyshime në lidhje me vendin e qenies

njerëzore në krijim, gjë që theksohet edhe më tepër pas botimit të tezave të

Kopernikut, i cili mbron idenë e sistemit heliocentrik. Teologjia e krishterë, e cila

kishte mbizotëruar ndër shekuj, humbet një pjesë të rëndësishme të ndikimit të saj,

fenomen të cilin Frojdi do ta quajë shekuj më vonë, “traumatizmin e parë të

njerëzimit”.119

Njeriu e ndjen veten të zbritur nga froni, i cili, prej shekujsh i takonte

atij. Përderisa ka një univers të pafund, të panjohur prej tij, ai gjendet përballë një të

papriture, e cila e bën të ndihet keq. Universi nuk është më i mirëpërcaktuar ashtu si

ishte pretenduar ndër shekuj, por, ashtu si trupi, edhe universi është i korruptueshëm.

Kështu, shoqëria gjendet përpara një krize jo të lehtë për t’u përballuar.

Shpirti, i mësuar të jetonte dhe lulëzonte brenda Kishës, lodhet nga tutela e saj.

Kleri kishtar nuk diti t’u përshtatej kushteve të reja të kohës. Shumë revolta të

brendshme ngrihen brenda mureve të kishës të cilat përgatitin terrenin për ndryshime

më të mëdha, deri në themelet e besimit. Ngjarjet e kohës ndikojnë gjithashtu për

shtimin dhe përkeqësimin e situatës: murtaja, luftra, shkatërrime, të gjitha këto

ndikojnë në ndërgjegjen dhe ndjeshmërinë e njerëzve. Është një epokë e çuditshme

gjatë së cilës njeriu dhe shoqëria në përgjithësi, po shkojnë drejt rrënimit. Gjithçka

priret drejt kontrastit dhe kundërshtimit: Një nga problemet kryesore në këtë situatë,

është mungesa e unitetit të brendshëm shpirtëror tek njeriu. Në ndërgjegjen e tij

zhvillohet një betejë e ashpër; ai gjendet nga njëra anë i tërhequr nga shpirtërorja, nga

e mira, e perëndishmja, dhe nga ana tjetër, tërhiqet fort nga tokësorja, e përkohshmja.

I njëjti njeri mund të shkruajë poezi të përshpirtshme ku duket ndjeshëm devocioni,

dëshira për hyjnoren; nga ana tjetër, gjejmë poezi ku spikat sensualiteti dhe ndjenjat

119 G. Wychowanok , Johann-Sebastian, Bouleversements religieux et nouvelles representations de la

foi dans la poésie baroque, f. 57.

Page 57: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

42

njerëzore. Gjithë këto kontraste i japin kësaj epoke një pamje të veçantë e të

çuditshme. Natyrshëm lind pyetja: a mund të cilësohet si e krishterë kjo shoqëri ku

dhuna përhapet kudo në çdo lloj mënyre?

Do të ishte e gabuar po ta cilësonim këtë periudhë si një kohë kur besimi

dobësohet dhe ateizmi përparon. Niveli shpirtëror vazhdon të jetë i lartë, ndoshta si

më parë; shpirtrat në kërkim të shenjtërisë janë të shumtë kudo, në të gjitha mjediset.

Besimi mbetet i gjallë dhe i pandryshueshëm në jetën e njerëzve. Kështu, manastiret

janë më plot se më parë dhe duket për një moment se gjithçka po ndjek rrjedhën e

Mesjetës.

Besimi është i pranishëm kudo, deri në detajet e jetës së njeriut. Njerëzit e kësaj

epoke shfaqin vërtet etje për Perëndinë, por nëse deri tani kanë menduar se mund ta

gjejnë Atë përmes priftërinjve dhe klerit kishtar, tashmë lind një ide e re,

përparimtare, sipas së cilës nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e priftit për të soditur

bukurinë e Perëndisë. Pak e nga pak, besimi kthehet në një traditë më shumë se sa një

përvojë e jetuar çdo ditë. Ritet marrin më shumë vlerë sesa mësimi i Fjalës së

Perëndisë dhe njerëzit shkojnë në Kishë më shumë për të ruajtur një traditë të

vendosur më parë ndër brezat, sesa për të përjetuar diçka thellësisht shpirtërore.

Shpirti i krishterë reflekton ankthin e kohës, sepse në këtë periudhë dëshira dhe

nevoja për gëzim dhe kënaqësi, bashkohen me një lloj “lëngate të shekullit” të cilën

Mesjeta nuk e kishte njohur fare 120

, por që në këtë periudhë ndihet fuqishëm.

Kështu poeti Ëstash Desham (Eustache Deschamps), shprehet tek poezia Baladë

kundër kohës së tashme teksa përshkruan kohën në të cilën jeton:

Kohë dhimbjeje dhe tundimi,

Epokë lotësh, zilie dhe shqetësimi,

Kohë ligështie dhe dënimi,

[...] epokë e gënjeshtërt, plot krenari dhe zili,

Kohë pa nder, pa gjykim të drejtë,

Periudhë trishtimi që jetën shkurton.121

Janë të shumtë njerëzit që kanë përsëritur vargjet e poetit dhe që kanë shprehur

dhimbjen dhe shqetësimin për jetën, duke e konsideruar barrën të rëndë e të

papërballueshme. Përpara situatës së krijuar, njeriu ndjen pakënaqësi ndaj kësaj jete të

vështirë ku dhimbja, vdekja, varfëria, mjerimi mbizotërojnë në të gjitha drejtimet. Por

përveç asaj që është e prekshme, ka një lloj dhimbjeje edhe më të thellë, një lloj

ankthi, ndjenja e një jete tragjike. Njeriu e ndjen veten shumë pranë vdekjes, madje i

duket se është në komunikim të vazhdueshëm me të. Tema e vdekjes është tema më

familjare e kohës. Kështu, Vijoni shkruan Baladë e grave të dikurshme, në të cilën

përshkruhet në mënyrë të frikshme vdekja, prishja e trupit njerëzor. Kjo temë kishte

filluar të shfaqej që prej vitit 1340. ‘Njeriu vdes’ - kjo fjali përsëritet në mënyra nga

më të ndryshmet, në çdo lloj mjedisi e grupi shoqëror. Frika nga vdekja, ndihet më

fuqishëm në periudha të vështira historike. Njeriu vdes, por edhe botës do t’i vijë

fundi një ditë, ishte ideja që predikohej e theksohej fuqishëm nga Kisha në këtë

periudhë. Nga skenat e jetës së Krishtit, ajo që vlerësohet e admirohet më tepër, është

skena e vuajtjes së tij në kryq. Misticizmi dhe simbolizmi bashkohen me realizmin, i

cili është gjithashtu pjesë e frymës së kohës. Por, jeta merr një shije tjetër, një “shije

120 Daniel-Rops, L’Eglise de la Renaissance et de la Réforme, Fayard, Paris, 1957, f. 131. 121Përkth.im. E. Deschamps, Ballade contre le temps présent, Société des Anciens textes français,

Œuvres complètes d’Esutache Deschamps.

Page 58: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

43

të ashpër”122

dhe të hidhur. Në këtë klimë, morali i krishterë ka gjithnjë e më pak

ndikim në shoqëri.

Luftrat në Evropë janë shumë të egra gjatë kësaj kohe. Franca po shkatërrohet

nga konflikti me Anglinë. Ka shumë krime, dhunë, grindje që ndikojnë jetën

shoqërore të vendit. Morali lihet pas, njerëzit i braktisin parimet e krishtera dhe

luftojnë për një liri pa kufizime. Ka një lloj pabarazie shoqërore e cila ka zënë vendin

e vëllazërimit të dikurshëm, të shpallur nga Kisha. Në gjithë këtë tablo nuk ndihet

fryma e krishterë. Përpara kësaj situate të frikshme, duhen mbledhur të gjitha forcat e

kishës së bashku, me qëllim që gjërat të ndryshojnë, por për fat të keq, kisha jo vetëm

që është e pafuqishme, por ka mosmarrëveshje të shumta brenda saj. Ka një rënie të

ndjeshme të klerit kishtar në këtë periudhë, një rënie e cila njihet edhe nga besimtarët,

të cilët tërhiqen gjithnjë e më pak nga priftërinjtë dhe respektojnë gjithnjë e më pak

figurën e tyre. Priftërinjtë interesohen më shumë për anën materiale duke lënë pas

shpirtëroren; qëllimi i tyre kryesor bëhet pasuria, në vend që ta udhëheqin popullin

drejt besimit. Situata është vërtet e rëndë, por a është e pashpresë? Jo, sepse në

momentet më të errëta të historisë së krishterë, ka një kundërpeshë. Kjo Kishë e

degraduar dhe e kritikuar nuk po përmbushte detyrën për të cilën ishte krijuar. Çka

duket shpresëdhënëse, është fakti që bazat e doktrinës së Kishës nuk janë prekur, nuk

kanë ndryshuar. Ende nuk ishin shfaqur herezitë brenda kishës, por terreni po

përgatitet dhe janë të shumtë njerëzit që po e ndiejnë erën e ndryshimit. Gjithsesi,

megjithë problemet që kishte kisha në majat e saj më të larta, me papët dhe krerët e

saj, në klerin e ulët, priftërinj të thjeshtë bënin një jetë të lavdërueshme dhe ruanin

parimet e krishtera me fanatizëm. Kishte ende shpirtra të cilët vazhdonin të qëndronin

lart dhe bënin një jetë frymërore për t’u admiruar. Nëse nuk do të kishte pasur njerëz

të tillë, Reforma protestante nuk do të kishte ndodhur. Por, një problem tjetër shumë i

madh në këtë periudhë, është shfaqja e supersticionit në jetën e shoqërisë franceze.

Themelet e dikurshme po tronditen. Dhe valë të reja idesh e mendimesh bëhen

mbizotëruese.

Qysh herët, Gijom lë Mer (Guillaume le Maire) shprehej: “Kisha duhet

reformuar e gjitha, që nga koka e deri te këmbët.”123

Mes figurave të cilat përpiqen

me forcë ta shpëtojnë Francën nga rënia e sigurt, mbeten dy më të spikatura, Zhan

Dark dhe Shën Koleta, të cilat luftuan me gjithë forcat tyre për të shpëtuar të paktën

frymën e Kishës. Përmes këtyre figurave, errësira e kësaj periudhe fshihet disi.

Ndërkohë që gjithçka prishet dhe humbet, ndërkohë që nuk ka mbështetje të

qëndrueshme, e vetmja gjë e sigurt që i mbetet njeriut, është prania e Perëndisë,

ngushëllimi i përjetshëm dhe besnik.

Margrit dë Navar shprehet në vargjet e saj për pandryshueshmërinë e Perëndisë,

përballë botës në ndryshim të përhershëm:

Ashtu siç ke qenë Zot, ashtu Ti je,

Dhe i tillë, i pafund do të jesh deri në përjetësi.124

Njeriu kthen fytyrën nga Perëndia, imazhi i të cilit ishte venitur disi për shkak të

ndikimit të klerit kishtar, dhe kërkon ndihmë prej Tij.

122 Daniel-Rops, L’Eglise de la Renaissance et de la Réforme, Fayard, Paris, 1957, f. 139. 123 Po aty, f. 148. 124

Përkth.im. “Tel que Tu fus, Seigneur, tout tel Tu es, /Et tel seras sans fin à tout jamais.” – D. Aury,

Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard, 1997, f. 11.

Page 59: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

44

2.1.2 Rilindja dhe humanizmi, një këndvështrim i ri

Shpikja e makinës së shkrimit prej Gytenbergut, më 1450, ndikoi pozitivisht në

përhapjen e ideve të reja përparimtare. Francezët krijojnë ose huazojnë forma letrare

të afta të përmbushin nevojat e shkencës dhe të shijes. Falë shtimit të pasurive, në

oborret mbretërore zë fill interesi për këtë lloj të ri luksi: letrat. Pasuria shton numrin e

artdashësve çka ndikon në zhvillimin e poezisë. Falë makinës së shkrimit, tekstet e

ndryshme përcillen më shpejt; ka më shumë lexues të veprave letrare. Tekstet antike

dhe mesjetare mund të bien tashmë në dorën e gjithkujt. Megjithatë, edhe pse libri

transmetohej më lehtë tani, ai përsëri mbetej privilegj i të pasurve.

Humanizmi është një term për të cilin nuk rreshtin përkufizimet, thelbi i të cilave

mbetet kthimi drejt shkrimeve antike greko-romake. Objekt studimi, (“njeri, njih

vetveten!”- thirrja e Sokratit), njeriu kthehet në qendrën e interesit, norma e gjithçkaje,

masa e botës. Sa më shumë përparon shekulli, aq më tepër humanizmi bëhet një

doktrinë e bazuar tek njeriu, tek “mrekullia”, tek fuqitë e tij të pakufishme. Në pjesën

më të madhe të kohës, humanistët nuk u larguan nga krishterimi, shumica e tyre ishin

të krishterë dhe respektonin dogmat dhe traditat e krishtera, ashtu siç shprehej

Petrarka:

“Sa më shumë dëgjoj të flitet kundër besimit, aq më shumë e dua Krishtin dhe

ndihem i sigurt në besimin tim.”125

Por problemi qëndron në faktin që shumica e humanistëve, edhe pse të krishterë

të sinqertë, lejojnë një lloj bashkëjetese në jetën e tyre me paganizmin, për të cilën

nuk ishin të vetëdijshëm, por që ishte e papajtueshme me besimin e tyre. Pasi kthehen

nga kisha, në shtëpi, i ndezin edhe një qiri Platonit dhe nuk kuptojnë se dashuria që

shprehin për natyrën, po i largon gjithnjë e më tepër nga Krijuesi i kësaj natyre.

Ngritja aq lart e figurës së njeriut, nuk ishte gjë tjetër veçse rivalizim i njeriut me

Perëndinë që e ka krijuar.

Gjatë kësaj periudhe, kemi një fe, e cila nuk bën dallimin mes të shenjtës dhe

profanes. Jeta paraqitet e trishtë, gjendja e njeriut është e mjerë. Klima intelektuale e

shekullit XVI është shumë e veçantë. Ajo e çorienton racionalistin përmes një

përzierjeje të çuditshme mes ideve të reja dhe supersticionit, përmes besimit tek

demonët, i cili ishte shumë i përhapur tek artistët e kësaj epoke. Ka një ide

mbizotëruese, ajo e një shpirti skllav të trupit si dhe ideja se njeriu u nënshtrohet disa

ndikimeve fatlume apo fatkeqe të yjeve, sidomos personat e lindur nën shenjën e

Saturnit. Supersticioni është i pranishëm në të gjitha shtresat e shoqërisë. Kështu,

megjithë prirjen e tij të theksuar katolike, Ronsari shfaq shpesh ndjenja të

supersticionit.

Shekulli XVI kërkon së pari dhe mbi të gjitha të jetë shekulli i dritës. Prej kësaj

periudhe shfaqet miti i natës apo errësirës së Mesjetës. Por a është Rilindja një

periudhë vërtet e lavdishme për Francën, që do të zgjasë përjetësisht? Dy Bele

shpjegon shumë bukur ligjin e pathyeshëm të natyrës në lidhje me rilindjen dhe

vdekjen:

“Perëndia ... e ka vendosur ligjin e pathyeshëm për çdo gjë të krijuar e cila nuk

zgjat përjetësisht, por kalon pa fund nga njëra gjendje në tjetrën, duke kaluar nga

fundi dhe prishja e diçkaje, tek fillimi, rimëkëmbja e diçkaje tjetër.” 126

125 Daniel-Rops, L’Eglise de la Renaissance et de la Réforme, Fayard, Paris, 1957, f. 227.

Page 60: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

45

Mes poetëve të ‘perëndishëm’ francezë të fundit të shekullit XVI dhe fillimit të

shekullit XVII janë Zhan dë la Seped (Jean de la Ceppède), Galop dë Shastëj (Gallaup

de Chasteuil), Dy Bartas (Du Bartas) etj.

Humanistët përpiqen të vënë në pah cilësitë e natyrës njerëzore në të cilat

dallojnë edhe gjurmë të Perëndisë.

Njeriu, gjatë humanizmit përshkruhet si një qenie që qëndron mbi të tjerat dhe ka

një vend të veçantë në universin e krijuar. Kështu, Dy Bartas (Du Bartas) shprehet se

nëse njeriu sillet sipas rregullave të arsyes dhe e pranon Perëndinë si krijuesin e tij, ai

bëhet imazhi më i ndritur i Perëndisë. Poeti përmbledh opinionin e një shekulli të tërë

në lidhje me njeriun. Ai i drejtohet krijesës të cilën e krahason me Perëndinë:

Sepse siç është Ai i bukur, ashtu është edhe shpirti yt,

Siç është Ai i pavdekshëm, ashtu është edhe shpirti yt,

Ai nuk pushon kurrë, dhe mendja jote

Punon gjithnjë, është zgjuar, në lëvizje.

[...] Ai është lavdia e Qiellit, ti nderi i Tokës.

[...] Ai është Mbreti sovran dhe ti Mbreti i nënshtruar.127

Shpesh, poetët kërkojnë t’i japin poezisë një pamje apologjetike128

. Ata duan të

vërtetojnë ekzistencën e Perëndisë përmes rregullit dhe bukurive të botës. Kështu Dy

Bartas shprehet:

“Për të njohur më mirë Perëndinë, hidhini sytë nga Universi.”129

Bota e humanizmit dhe e Rilindjes është e qetë vetëm në dukje. Njeriu ndihet si

lodër në duart e forcave të errëta e të panjohura; shpesh duket sikur Zoti, apo fati, u

japin njerëzve një rol në teatrin e jetës. Në universin që zmadhohet edhe më shumë

nga zbulimet e fundit, njeriu nuk e humbet vendin e tij, as ambicien e tij për të

dominuar natyrën përmes arsyes dhe fjalës. Gjatë kësaj periudhe, siç shprehet Ruseja

(J. Rousset), “të qenit, është më i rëndësishëm se të dukurit”, por kjo nuk do të jetë e

vërtetë edhe për shumë kohë. Krijohen në këtë periudhë edhe akademitë të cilat

mbrojnë idenë e zhvillimit të mendjes së njeriut duke i dhënë mundësinë atij të

zbulojë vetë njohuritë dhe jo t’i marrë të gjitha të gatshme.

Çështja kryesore që shqetëson shekullin XVI nuk kishte të bënte me rivalizimin e

Antikitetit, apo Mesjetës, por me dëshirën për të ecur përpara, falë tyre; me

mirënjohje për ata që i kishin paraprirë dhe me synimin për të parë drejt së ardhmes.

Ka një imazh që përsëritej shpesh që prej Mesjetës, nga Bernar dë Shartri (Bernard de

Chartres) 130

e që ka vlerë për çdo epokë historike:

“Ne jemi xhuxha mbi supe gjigandësh. Kështu ne shohim më shumë dhe më larg

se ata, jo sepse vështrimi ynë është më i mprehtë, apo se jemi më të gjatë se ata,

por sepse ata na mbajnë lart dhe na ngrenë në lartësinë e tyre gjigande.”131

126 Du Bellay, Deffence et Illustration, I, « Les antiquités de Rome », f. 9. 127 Përkth.im, Du Bartas, La semaine, v. 915-924. 128 Ide të shprehura në mbrojtje të besimit. 129 Du Bartas, La semaine, I, v. 178. 130 Filozof i shekullit XII. 131 Cit. D. Ménager, Introduction à la vie littéraire du XVIe siècle, Dunod, Paris, 1997, f. 41, (J. Le

Goff : Les Intellectuels du Moyen Age, f. 17).

Page 61: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

46

Rilindja kishte se çfarë të merrte jo vetëm nga Antikiteti, por edhe nga Mesjeta,

periudhë të cilën po e linte pas.

Fati i humanizmit lidhet ngushtësisht me shfaqjen dhe zhvillimin e librit. Libri

ishte një faktor progresi që thyente rutinat intelektuale dhe shpërndante njohurinë. Por

libri merr edhe një rol të ri, atë të ndryshimit të thellë të njohurive. Një ndër idetë e

reja së cilës i shërbeu Shtypshkronja, ishte Reforma e cila çon përpara përkthimin e

Shkrimeve në gjuhët kombëtare.

2.1.3 Reforma – fillimet

Ndërkohë që këto zbulime e gëzojnë, por edhe e tronditin mendjen njerëzore

duke e vënë përballë dyshimeve dhe pikëpyetjeve të mëdha, bota katolike ndahet në

dysh me Reformën protestante. Në mëngjesin e 31 tetorit 1517, në qytetin e vogël të

Uitenbergut, në derën e kishës, gjenden të shkruara nëntëdhjetepesë teza, të hartuara

nga një murg augustinian, i cili njihej shumë mirë në qytet dhe ishte i gatshëm të

mbronte idetë e tij përballë kujtdo që do ta kundërshtonte. Bëhej fjalë pikërisht për

indulgjencat për të cilat populli i thjeshtë paguante aq shumë, me qëllim që t’i faleshin

mëkatet e ndryshme. Ky murg po shkatërronte një prej shtyllave të Kishës duke

hedhur idenë se ishte më mirë të ndihmonin të varfërit, sesa të paguanin indulgjenca.

Pas luftës njëqindvjeçare, Kisha e Francës u rimëkëmb vetëm falë të ardhurave prej

indulgjencave. Martin Luteri i luftoi hapur indulgjencat duke përçmuar pagesën e një

çmimi për mëkatet, ndërkohë që njeriu mund të pendohet dhe t’i kërkojë të falur vetë

Perëndisë, i cili nuk kërkon një shpagim material, por shpirtëror. Këto ide të murgut

guximtar ishin shumë përparimtare për kohën. Çfarë donte të arrinte Luteri përmes

kësaj sfide ndaj Kishës? Për të kuptuar arsyet e këtij shpërthimi të tij, duhet të vërejmë

brenda shpirtit të tij, të hyjmë në zonat më të errëta, më të thella, atje ku dhimbja dhe

vuajtja janë më të mprehta e më të ndjeshme. Luteri hyri në manastir me shpresën se

brenda tij, do të gjente paqen e nevojshme, por, megjithë përpjekjet e shumta dhe

jetën e devotshme, kjo gjë nuk ndodhi; ai nuk gjeti paqen që kërkonte. Murgu e

ndiente shumë thellë brenda vetes ndjenjën tragjike të mëkatit. Ai vetë rrëfehet se

edhe pse pendohej, nuk gjente aspak paqe, dhe dëshpërimi nuk largohej për asnjë

moment prej tij. Murgu i devotshëm shqetësohej gjithë kohën nëse do të arrinte

ndonjëherë të bënte mjaftueshëm për të kënaqur Krijuesin dhe Gjykatësin e tij.

Problemi qëndronte tek imazhi që kishte Luteri për Krishtin, të cilin e shihte si një

gjykatës i ashpër. Në sytë e tij, Zoti ishte një perëndi despot i cili mund të vendoste

nëse do ta shpëtonte dikë apo jo, por njeriu duhej të përpiqej të bënte vepra të mira

dhe të priste më pas nëse Perëndia do t’i falte hirin e tij. Të gjitha këto ishin pasojë e

mësimeve që Luteri kishte marrë prej mësuesve të tij. Ndërkohë, kur lexonte Biblën

dhe mbi të gjitha librin drejtuar romakëve, teksa meditonte mbi idetë e shprehura prej

Palit në këtë letër dhe lexonte shkrimet e Augustinit, ai kupton se veprat e jashtme

nuk janë aspak vendimtare për shpëtimin e shpirtit të njeriut, se njeriu mund të

shpëtohet vetëm prej hirit të Perëndisë nëse beson, nëse e vendos besimin tek ai, i cili

për shkak të dashurisë, mund t’i japë hir. Me afishimin e tezave të tij, edhe pse nuk

pati reagime të drejtpërdrejta si fillim, fakti që shumë njerëz hoqën dorë nga

indulgjencat, bëri që Luteri të kishte shumë besim tek ajo që po i zbulohej, të

pretendonte se tashmë ai kishte ungjillin e dhënë drejtpërdrejt nga Krishti, jo të

zbukuruar e të stolisur nga njerëzit e Kishës. Luteri e përqendroi të gjithë reformën e

tij tek Bibla, të cilën ai e quante Libri i librave. Ja pse, Bualo (Boileau) shkruante

teksa shikonte realitetin e kësaj periudhe:

Page 62: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

47

“Çdo protestant është papë, me Bibël në dorë”.132

Në vitin 1521, Reformatori shkishërohet dhe ndiqet nga papati me synimin për ta

dënuar për herezinë që po krijonte. Ai është i detyruar të fshihet gjatë gjithë jetës së tij

dhe të jetojë si klandestin për shkak të presionit nga ana e klerit katolik. Në këtë

periudhë, Luteri kryen detyrën, të cilën e konsideronte më të rëndësishmen dhe më me

vlerë përgjatë gjithë jetës së tij: përkthimin e Biblës në gjuhën gjermane. Sipas tij,

Bibla nuk duhej të qëndronte në pluhurin e tavolinës së Kishës, por në shtëpitë e çdo

besimtari me qëllim që kushdo që beson, të gjejë të vërtetën drejtpërdrejt, pa ndihmën

e një ndërmjetësi, mjafton të ketë besim tek Perëndia.

Lëvizja luteriane gjen mbështetjen e humanistëve. Kjo lëvizje do të tronditë

gjithë Evropën perëndimore për një kohë të gjatë.

2.1.4. Pritja e Reformës protestante në Francë

Si arriti reforma protestante në Francë? Në këtë periudhë mbret i Francës është

François I (1515-1547), i cili punon fuqishëm për të ruajtur autoritetin e kurorës

mbretërore. Franca po e merr veten pak e nga pak nga lufta njëqindvjeçare dhe duket

se gjërat po ecin mirë, por ajo nuk ka më pozicionin aq të rëndësishëm që kishte patur

më parë në Evropë, nuk e gjen më veten në drejtim dhe udhëheqje të kombeve. Franca

ështënë kërkim të sigurisë së humbur. Të dyja lëvizjet e mëdha të kohës nuk e kishin

origjinën në territorin e saj; as Rilindja e cila filloi në Itali, as Reforma Protestante, e

cila filloi në Gjermani. Të dyja këto ngjarje janë të rëndësishme dhe do të ndryshojnë

fytyrën e Evropës, por Franca këtë herë nuk ishte e para, çuditërisht. Rilindja në

Francë vjen me rreth pesëdhjetë vjet vonesë pas Italisë. Rreth viteve 1500, Parisi

bëhet vatër e humanizmit. Humanizmi francez dallon nga ai i vendeve të tjera për

shkak të interesit që shfaq për problemet e moralit dhe të fesë. Asnjë njeri intelektual

nuk e ka lënë pas këtë fushë, asnjë poet nuk ka qëndruar indiferent ndaj besimit apo

moralit, por fryma me të cilën i trajtonin këto tema, në mënyrë të fshehtë, po

përgatiste terrenin për një herezi të rradhës.

Në Francë, Reforma protestante nuk do të njohë të njëjtin sukses që njohu në

Gjermani dhe shkak për këtë nuk është vetëm ekzistenca e një mbreti që shikon te

kisha katolike një mjet për të përforcuar pushtetin e tij, por edhe vetë populli nuk e

pranoi atë, prandaj Franca nuk u kthye në një vend tërësisht protestant. Bodrijari

(Baudrillart) shkruan:

“Ndërkohë që kudo në Evropë, populli e pranoi protestantizmin, me dëshirë apo

të detyruar, francezët e kundërshtuan atë madje ia imponuan edhe mbretit

mospranimin e tij”.133

Populli francez e kundërshtoi fuqishëm protestantizmin sepse e shihte

katolicizmin si pjesë të ndërgjegjes kombëtare të tij. Ky besim e kishte shoqëruar

francezin që nga lindja e deri në vdekje dhe ndjenja kombëtare njësohej me ndjenjën

fetare. Megjithë problemet e shumta, në Francë, besimi katolik ishte i rrënjosur dhe

kundërshtimi nga ana e protestantëve vetëm sa e theksonte mbrojtjen e tij në mënyrë

më të flaktë. Franca nuk ishte një vend i favorshëm për besimin protestant.

132 N. Boileau, Satire XII, Ironi kundër protestantëve. 133 Daniel-Rops, L’Eglise de la Renaissance et de la Réforme, Fayard, Paris, 1957, f. 405.

Page 63: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

48

Gjithsesi, pas vitit 1519, tezat e Luterit mbërrijnë në Francë. Mjedisi i parë që u

prek nga luterianizmi ishte ai i humanistëve. Pak e nga pak grupit të intelektualëve

luterofilë, i shtohen edhe të tjerë nga mjedise më të thjeshta dhe më modeste. Për

shumë prej tyre, tezat e Luterit sillnin përgjigje ndaj shumë pyetjeve dhe dyshimeve

që kishin kohë që ishin ngritur. Doktrina e shfajësimit përmes besimit filloi t’u jepte

më shumë shpresë njerëzve. Përgjatë disa vitesh, thuajse pesëmbëdhjetë vjet, Reforma

mundi të depërtonte në Francë pa u diktuar nga mbreti dhe rrjedhimisht, pa u ndaluar

prej tij. Ndoshta mbreti ndihej shumë i sigurt, më tepër se ç’duhej, për të marrë me

mend rrezikun që po i kanosej katolicizmit francez dhe mbretërisë gjithashtu. Edhe ai

vetë ishte humanist, njeri i Rilindjes. Në krye të humanistëve ishte edhe Margrit dë

Navar (Marguerite de Navarre), e cila mblidhte miqtë e saj për të lexuar dhe

komentuar vargje nga Bibla dhe për të diskutuar në lidhje me shpëtimin përmes

besimit, apo lexonte vargje të tilla si:

Duajeni Perëndinë pra, i cili është shumë i dashur

Pa mbajtur asgjë tjetër në zemrën tuaj përveç Atij...134

Margrit dë Navar, tek Virgjëresha në Egjipt (La vierge en Egypte), nën ndikimin

e Reformës, shpreh bindjen se njeriu mund të shpëtohet përmes besimit dhe shkruan

vargjet:

Është Pëllumbi, me degën e gjelbër.

Që tregon se toka ka zbuluar dashurinë

Ndaj gjithë të Zgjedhurve, që do të besojnë me gjithë zemër.135

Madje, ajo shkon edhe më tej, duke theksuar se Perëndia nuk ka nevojë për

flijime fizike, por për shpirtrat e njerëzve, për sinqeritet. Kështu, tek e njëjta poezi, ajo

shprehet:

Flijimi i deles dhe i viçit

[...] nuk janë veçse hije para të vërtetës së pastër.136

Duke pranuar një lloj ndarjeje me frymën e Mesjetës, humanizmi mund të

përqafojë tashmë disa ide të luterianizmit. Por, në këtë periudhë, mbreti merr në dorë

edhe drejtimin e Kishës dhe kështu, krijohen pakënaqësi nga ana e francezëve, të cilët

ndihen të kërcënuar nga një lloj shfrytëzimi i pushtetit mbretëror. Poeti Pjer Grenguar

(Pierre Gringoire) shprehet kundër shfrytëzimit të fëmijëve, të cilët pagëzohen që të

vegjël, pa pasur ende gjykimin e tyre personal në lidhje me çështjet e besimit dhe

detyrohen të përqafojnë katolicizmin. Tek ai ndihet ndikimi i protestantizmit, besim i

cili kundërshton hapur pagëzimin e fëmijëve të vegjël, lufton për t’i lënë ata të lirë të

zgjedhin vetë besimin kur të arrijnë moshën madhore :

Fëmijë të vegjël që sapo kanë lindur,

134 Përkth. im “Aimez donc Dieu qui est si très aimable / Sans rien avoir en Vostre coeur que Lui...”,

Aury D., Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard, 1997, f. 13. 135 Përkth.im “C’est la Colomb, portant la branche verte./Montrant qu’amour la terre a découverte/A

tous Elus, qui croiront de bon coeur.” Aury D., Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard, 1997, f. 11. 136 Përkth.im “L’oblation du Mouton et du Veau / [...] N’être rien qu’ombre à la vérité pure.”, D. Aury,

Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard, 1997, f. 10.

Page 64: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

49

Kanë peshkopë, dinjitet, kjo është moda...

Dhe ju mjafton vetëm të jenë të pasur

S’ka nevojë të thuhen meshat, Orët, Mbrëmësoret, Psaltirët … 137

Teksa gjendet përpara dy ‘Fjalëve’ të shenjta të mundshme, besimtari ndihet i

pasigurt madje edhe për besimin e tij, pasi shtyllat mbi të cilat qëndronte besimi i tij,

bien njëra pas tjetrës. Ai nuk është në gjendje të dallojë të vërtetën. Dhe nëse e vërteta

është protestantizmi, Kisha katolike kishte qenë për ta deri tani themeli i besimit,

spiranca dhe burimi i shpresës. Për të bindur besnikët e saj, Kisha katolike ripohon

parimet e saj në vitet 1545-1563, për t’u përgjigjur sulmeve të të reformuarve. E

megjithatë, rënia ka filluar dhe nuk mund të ndalet. Shpirti njerëzor priret të shohë me

syrin kritik gjithçka që ka lidhje me fenë.

2.1.5. Një poetikë e re

Çfarë ndodh me poezinë në këtë periudhë? Si do të ndikohet ajo prej kontekstit

historik? Reforma protestante ndikoi në mënyrë vendimtare në letërsinë e kohës.

Duhet së pari të kemi mirë parasysh situatën e krijuar. Para Reformës, poetët mbronin

fort idealin e një poezie të krishterë, të mishëruar nga Davidi, “profet i frymëzuar, i

cili shpjegon misteret e shenjta përmes lirës hyjnore”. Ideja mbizotëruese mes

poetëve katolikë ishte se atij i është dhënë dhuntia e të kënduarit, dhe këtë dhunti do

t’ia kthejë Atij që ia ka falur përmes poetike të lavdërimit. Gjatë Reformës, kjo ide

theksohet edhe më shumë, madje arrrihet deri në atë pikë saqë Muza dhe frymëzimi

prej tokësores dënohen e shihen negativisht dhe pranohet vetëm një model frymëzimi,

ai biblik. Bibla është modeli i frymëzimit që të krishterët duhet të ndjekin duke lënë

pas gjithçka që duket njerëzore dhe tokësore.

Në vitet 1538, Zhan Kalvini do të përkthejë, apo parafrazojë në vargje 150

psalme të Dhjatës së Vjetër; çka do të shënojë një kthesë të rëndësishme poetike në

fillimet e Reformës. Kalvini kërkon ndihmën e Marosë (Marot), i cili kishte përkthyer

tashmë disa psalme. Por prurja e protestantëve nuk mbaron këtu. Gjatë luftrave fetare,

Gijom Dy Bartas (Guillaume Du Bartas) dhe Dobinje (D’Aubigné) do të hartojnë dy

monumente letrare, poetike dhe teologjike: Dy Bartas shkruan Java e parë apo

Krijimi i botës, shkrim i gjatë në vargje mbi tekstin e Zanafillës, ndërkohë që Dobinje

me gjuhë apokaliptike flet për luftrat e përgjakshme fetare dhe disfatën protestante në

veprën e tij, Tragjikët. Pra, në këtë periudhë kemi dy skajet e Biblës të paraqitura në

letërsi: Zanafillën dhe Apokalipsin, Fillimin dhe Fundin.

Poetët protestantë, nën ndikimin e Kalvinit synojnë ta kthejnë poezinë në

origjinën e saj të shenjtë. Kështu, në këtë periudhë, fillojnë të vlerësohen fuqishëm

përkthimet e psalmeve për të dhënë këtë model që duket se harrohet lehtë mes

poetëve. Kemi një kthim tek Shkrimi i Shenjtë dhe frymëzim të poetëve prej tij. Gjatë

shekujve XV dhe XVI, bëhet fjalë mbi të gjitha për përkthime dhe përshtatje të

psalmeve të Dhjatës së Vjetër, të vendosura në vargje nga poetë të ndryshëm: Kështu

në vitin 1491, gjejmë përshtatje të psalmeve nga një poet anonim me titull : Shtatë

psalmet e pendimit dhe litania në frëngjisht. Më pas, në vitin 1541, Pjer Grenguar

(Pierre Gringoire) parafrazon një pjesë të mirë të psalmeve të ashtuquajtura psalmet e

137 Përkth.im “Petits enfants qui sont à peine nés / Ont évêchés, dignités, c’est la guise... / Et leur suffit

d’être bien prébendés / Sans dire messes, Heures, Vêpres, Psaultiers...”

http://www.archive.org/details/leclergdudiocse07deragoog.

Page 65: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

50

pendimit të Davidit, të cilat, sipas tij shprehnin më së miri gjendjen mëkatare të

njeriut, hirin e Perëndisë dhe virtytet e pendimit. Në vitin 1588, Nikola Rapen

(Nicolas Rapin), përkthen dhe boton nën titullin: Shtatë psalmet e pendimit. Në vitin

1593, Zhan dë la Seped (Jean de La Ceppède), përshtat psalmet nën titullin : Imitim i

psalmeve të pendimit të Davidit. Në përgjithësi, në këtë periudhë, kemi një lëvizje të

rëndësishme përsa i përket përkthimit të psalmeve në vargje në gjuhën frënge: Lui de

Mazyr (Louis Des Masures) përkthen njëzet psalme në 1557; Filip Deport (Philippe

Desportes) boton njëqind psalme në 1600 ; ndërsa Kleman Maro (Clément Marot) dhe

Teodor dë Bez (Théodore de Bèze) bashkohen për të përkthyer të njëqindepesëdhjetë

psalmet nga viti 1541 deri 1563. Psalmet e pendimit janë në shumicën e rasteve

përparësi e poetëve të kësaj periudhe.

Kalvini, nën autoritetin e teologut, i çeli udhën një reflektimi poetik dhe i hapi

shtigjet një poezie origjinale, të lidhur pas vërtetësisë dhe spiritualitetit. Një lloj i ri

përshpirtshmërie kërkonte rregulla të reja të të shprehurit. Nuk ka traktate teorike në

këtë periudhë, madje as manifeste poetike, por fjala poetike është aq e begatë, sa që

duket se po ndodh një rilindje e të gjitha gjinive letrare. Mungesa e anës teorike nuk

do të thotë se ka indiferencë ndaj poezisë, apo mosvlerësim të saj, përkundrazi,

Kalvini ka shkruar edhe pse në fshehtësi, vargje, të cilat dëshmojnë për një frymëzim

të madh të tij. Ky vullnet për poezinë shpjegon vëmendjen e veçantë që i kushton

Kalvini stilit të librave biblikë që komenton. Komentet e tij stilistikore janë fragmente

të një poetike ideale, në përbashkësi me vlerat shpirtërore dhe morale të besimit të ri

fetar.

Kalvini zgjedh një gjuhë të ashpër për të dënuar gjithçka që nuk i duket e

shëndetshme shpirtërisht, gjithçka që i duket profane dhe tokësore. Ai lufton për

kthimin në origjinë të veprave letrare. Duhet të dëgjohet zëri autoritar i Kalvinit që të

jehojë në mjediset e reformuara dënimi ndaj poezisë profane dhe imponimi i modelit

të psalmeve. Sipas Kalvinit, krijimet e ndikuara nga Muza tokësore, e çnatyralizojnë

origjinën dhe funksionin e shenjtë të poezisë.

Ai zgjedh të këndojë kantikët hyjnorë dhe qiellorë me mbretin David. Nëse

këndohen psalmet, është vetë Perëndia që flet përmes gojës së njeriut, Ai vetë këndon

bashkë me njeriun. Në këtë mënyrë, dhuntia i kthehet Dhuruesit. Ka një lloj harmonie

mes këngës dhe festës në poezinë fetare. Poeti fetar duhet të kryejë detyrën e tij si i

krishterë, të ruajë perëndishmërinë dhe duhet ta përdorë penën, ta vërë në shërbim të

Perëndisë që e frymëzon.

Protestantët hartojnë një psaltir të ri, të shkëputur nga katolikët. Psaltiri i

protestantëve u hartua rreth viteve 1541 deri 1561, me përkthimet e Marosë, më pas të

Bezit, dhe poetë të tjerë. Në vitin 1539, botohet në Strasburg libri me nëntëmbëdhjetë

psalme dhe tre kantikë, Disa psalme dhe kantikë të vendosur në këngë. Duke lënë pas

gabimet e së kaluarës, poeti tashmë mund të vendoset në krye të një frymëzimi poetik

të ripërtërirë me qëllimet që shfaqen tek Psaltiri i Gjenevës, i cili u quajt Psaltiri

hygënot138

:

Qofshin tashmë penat tuaja të dhëna,

Pas lavdërimit të Perëndisë që jua ka dhuruar ato.139

138 Në frëngj. Huguenot, Mbiemër (fillimisht përçmues), me të cilin u drejtoheshin katolikët

protestantëve kalvinistë, në Francë, nga shekulli XVI deri në shekullin XVIII. 139 Përkth. im, “Soyent désormais vos plumes adonnées / A louer Dieu, qui les vous a données”,

Poétiques de la Renaissance : le modèle italien, le monde franco-bourgignon, DROZ, Genève, f. 295.

Page 66: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

51

Poeti protestant Bez këmbëngul tek ndryshimet shpirtërore të një reforme

poetike:

Për ta bërë këtë, duhet së pari,

Të reformoni zemrat tuaja plotësisht.

Penat tuaja, atëherë, të shtyra nga një frymë e mirë

Do të zbulojnë mendimet tuaja hyjnore. 140

Psaltiri i Gjenevës pati shumë sukses që prej botimit të tij të plotë në 1562. Me

dëshirën për të rivlerësuar antikitetin greko-romak dhe Biblën, Rilindja i dha një vend

të rëndësishëm përkthimit të teksteve të ndryshme. Baif (J. A de Baïf), një poet i

respektuar i Pleiadës, i kushtoi një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të tij letrar

përkthimit dhe përshtatjes së veprave antike duke përkthyer edhe psalmet e Davidit.

Në përkthimet e tij poetike bashkohen ëmbëlsisht e shenjta dhe muzika dhe shprehet

qartë parapëlqimi për këngët e Davidit. Përkthimi i psalmeve shfaqet si një mision i

rëndësishëm për Baifin. Ky mision, përveç kënaqësisë nga ana letrare, është gjithashtu

një punë e frytshme, sepse nga njëra anë u jep katolikëve variantin në frëngjisht të

psalmeve, por edhe heretikëve, protestantëve u jep mundësinë të lexojnë fjalët e

shenjta të Davidit, ato të vërtetat.

Ndryshimi i zemrës është synimi dhe objektivi i gjithë ligjëratës poetike. Të

reformuarit vendosin të sjellin një poezi e cila do t’i “këndojë vetëm Perëndisë”, sipas

shprehjes së Agripa Dobinjesë. Reforma protestante shoqërohet nga një refomë

poetike e cila fillon me një ripërtëritje të modelit (Davidit), përmes një vizioni të ri të

statusit të poetit dhe gjithashtu një përkufizim të ri të funksionit të poezisë: sipas

origjinës së saj, ajo duhet t’u bindet kërkesave të lavdisë së Krijuesit. Kleman Maro

(Clément Marot) në fillim të përkthimit të Psalmeve në 1543, shprehet në lidhje me

Davidin:

Pra, o Mbret, merr veprën e Davidit,

Vepër që kënaqi më tepër Perëndinë,

Përderisa për të Perëndia ishte Apoloni,

që i jepte harpën në duar,

Fryma e shenjtë ishte Kaliopa:

[...] Këtu janë pra, lavdërimet e shkruara

të Mbretit të Mbretërve, të Zotit të ushtrive.

[...] Këtu dëgjojmë Frymën e Perëndisë, që thërret

Prej Davidit, ndërkohë që Davidi lutet.141

Në shumicën e përmbledhjeve fetare, lutja rrjedh përmes sonetit dhe odës, të cilët

përbëjnë thelbin e Imitime(ve) të krishtera të Gularit (Goulart), Poezive të krishtera të

La Nusë (La Noue) e shumë poetëve të tjerë të kësaj periudhe.

Parimet e saj mbeten të njëjta: shfaqja e normave konkrete për zhvillimin e një

gjuhe të përshtatshme për besimin e rigjetur.

140 Përkth. im. “Pour ce faire, il faut premièrement, / Que reformiez vos cœurs entièrement. / Vos

plumes lors d'un bon esprit poussées / Descouvriront vos divines pensées.”, Po aty, f. 296. 141 Përkth.im, “O donques Roy, prens l'euvre de David, / Euvre plustost de Dieu, qui le ravit, / D'autant que Dieu son Apollo estait, / Qui luy en train et sa harpe mettait, / Le saint Esprit estait sa Caliope : /

[...] /Icy sont donq les louanges escrites / Du Roy des Roys, du Dieu des exercites. / [...] / Icy oyt on

l'Esprit de Dieu, qui crie / Dedans David, alors que David prie.”,C. Marot, Cinquante Pseaumes de

David, f. 95-97, v. 39-80, 1543.

Page 67: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

52

Qëndrimi i ri ndaj Biblës shoqërohet nga një liri e çuditshme, një gjykim i lirë i

njeriut në lidhje me të vërtetat biblike. Nën frymëzimin e Fjalës biblike, Kalvini

ndërton një sistem të ri të botës, një shpjegim të fatit njerëzor. Shpëtimi është i

pamundur me forcat tona: vetëm Perëndia mund të na i dhurojë atë. Kalvini mohon

çdo lloj merite të njeriut. Sipas tij, Perëndia është gjithçka, ndërsa njeriu është asgjë.

Doktrina e tij bie në kundërshtim me doktrinën katolike të shpërblimit të njeriut

përmes veprave të tij. Sipas tij, njeriu përzgjidhet pavarësisht meritave të tij. Idetë e

Kalvinit depërtuan shumë shpejt në Francë. Por protestantët francezë u përndoqën

ashpër. Kështu, ata dënoheshin me vdekje dhe vriteshin pa mëshirë për besimin e tyre

që quhej herezi. Në Francë, masakra e Vasisë më 1562, shënon fillimin e luftrave

civile të cilat e arrijnë kulmin rreth dhjetë vjet më pas me masakrën e Shën

Bartolemeut. Këto konflikte shtojnë shqetësimin dhe frikën e të reformuarve.

2.1.6. Një kundër-përgjigje, Lindja e barokut 142

Përveç poezisë protestante, e cila synonte të rikthehej pas në Antikitetin biblik,

kemi shfaqjen e një arti të ri, poezisë baroke, e cila kishte të bënte me paraqitjen e

skenave në mënyrë të tillë që të duken sa më të vërteta dhe reale. Ekzistojnë dy

koncepte të ndryshme në lidhje me përkufizimin e artit barok. I pari vjen nga Zhan

Rouse (Jean Rousset)143

, sipas të cilit ky term do të thotë një lloj tërheqjeje, joshjeje,

një takim dashurie : baroku prek ndjenjat. Ky stil është një estetikë e re për jetën,

estetika e jetës së shndërruar në art. Sipas Iv Bonfuasë (Yves Bonnefoy), baroku nuk

lidhet vetëm me estetikën; ai është vetë njeriu : ekziston një njeri barok, ka edhe një

qëndrim barok. Është një krizë e përjetimit, ndjenjave, e cila ka të bëjë me njeriun

përballë natyrës, njeriun e shpërqendruar, të vetmuar. Dukja e jashtme fsheh diçka

ndryshe nga ajo që sheh syri: dyshim, ankth.

Poezia baroke lindi si një art i ri kundër Reformës protestante, për të

kundërshtuar këtë herezi brenda Kishës. Në poezinë me frymëzim katolik kemi

shfaqjen e stilit barok, paraqitjen e një realiteti të ngarkuar me detaje të tepërta për të

treguar ‘rrëmujën’ që gjendet në mendjen e njeriut të kësaj epoke. Por, poezia baroke

me karakter fetar nuk mund të përkufizohet vetëm me një art të kundër – Reformës

dhe vetëm katolik. Përveç poetëve katolikë, edhe poetë protestantë shkruajnë në stilin

barok gjithashtu. Poezia baroke është në kërkim të një pike fikse, Perëndisë, në një

kohë kur ideologjia po lihet pas nga zbulimet e shumta shkencore. Në të, shfaqet

njeriu i vetmuar përballë paqëndrueshmërisë së botës, i cili mund të gjejë ndihmë

vetëm tek Zoti. Përpara kaq shumë dyshimesh mbi besimin, besimtari përpiqet të

bindë veten për ekzistencën e Perëndisë nga i cili nuk është larguar për asnjë çast.

Poemat nuk kërkojnë vetëm t’i afrohen Perëndisë, por ato ngrihen kundër shkaktarëve

të kësaj periudhe dyshimi, luftrave fetare. Ndër poetët katolikë të stilit barok, vlen të

përmenden: Zhan dë la Seped (Jean de la Ceppède), Malerbi (Malherbe), Antuan

Favri (Antoine Favre), Zhan dë Spondi (Jean de Sponde), por ka edhe protestantë që

përqafojnë herë pas here këtë stil të ri si: Dobinje (D’Aubigné), Klod Opil (Claude

Hopil).144

Çdonjëri prej tyre ka një marrëdhënie të gjallë me besimin të cilin e shfaq

142 “Barok” vjen nga portugalishtja barrocco « perlë me formë të çrregullt». Në fillim termi lidhej

vetëm me artet figurative. Nuk ka art poetik barok, as rregulla kanonike formale. Baroku është arti i lëvizjes ; është një estetikë, një vizion i botës, një qëndrim, një formë reagimi ndaj një krize. 143 Kritik letrar zviceran i cili ka kryer një sërë studimesh në lidhje me letërsinë baroke. 144 G. Wychowanok , Johann-Sebastian, Bouleversements religieux et nouvelles représentations de la

foi dans la poésie baroque, f. 58-59.

Page 68: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

53

në veprat letrare, ku Perëndia paraqitet si e vetmja pikë e qëndrueshme dhe e

pandryshueshme, përballë universit në lëvizje të përhershme.

Në poezinë e tij Koha është vetëm një çast, Antuan Favri (Antoine Favre)

shprehet:

Ç’vlen o vdekatarë, të dëshironi të jetoni gjatë,

Kur as një çast më tepër nuk mund ta zgjasni jetën tuaj?

Ç’do fitoni ju me gjithë ato përgatitje?

Natyra në një çast të vetëm i bën mrekullitë,

Vetë Perëndia për t’ju ndihmuar, ju kërkon veç një çast. 145

Stili barok gjallon nga hiperbolat dhe figurat e tjera letrare. Kështu, tek Lotët e

Shën Pjetrit, Malerbi, nën modelin italian, na jep një pamje të gjallë të betejës së

ashpër të apostullit pas vdekjes së Krishtit, të pendimit të tij të thellë. Poeti pikturon

apostullin në pendimin e tij me nota shumë të fuqishme:

Atëherë britmat e tij shpërthejnë si bubullima,

Psherëtimat e tij bëhen erë që luftojnë me pemët,

Dhe të qarat e tij që zbrisnin butësisht,

I ngjajnë një përroi i cili prej maleve të larta,

Shkatërron edhe mbyt fshatrat përreth,

Dhe kërkon që i gjithë universi të jetë veç një.146

Në vargje shfaqen imazhe të stërholluara, të imta deri në detaje, të cilat nuk

kontrollohen nga arsyeja, nuk u nënshtrohen rregullave të logjikës. Kështu, shpesh

bashkohen e pranëvihen realitete që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në fillim të

veprës Tragjikët, Dobinje e krahason Francën me një nënë të plagosur nga vetë

fëmijët e saj.

Shpesh, poetët barokë luajnë me homonimet. Kështu, La Seped (La Ceppède)

shkruan : “Fajet, tmerret e kësaj nate më trembin” (“Les erreurs, les horreurs de cette

nuit m’effraient”). Dy Bartas : “Mana është një bukë aq e shenjtë sa edhe e

shëndetshme” (“La manne est un pain aussi saint que sain »).

Shkrimtarët parapëlqejnë të përafrojnë dy fjalë që duken se përjashtojnë njëra-

tjetrën, një emër dhe një mbiemër. Për shembull Dobinje shkruan: “vrasës paqësorë”

(“ pacifiques meurtriers”). Spondi : “këto natyra të çnatyralizuara” (“ces natures

dénaturées”), “një pafuqi sidoqoftë e fuqishme” (“une impuissance néanmoins

puissante”).

Krijohet natyrshëm një afri e papritur mes realitetit konkret dhe metaforës.

Praktikohet shpesh edhe antiteza. Antitezat e pasura të La Sepedit në lidhje me pemën

e Parajsës tokësore dhe drurit të Kryqit që u bë simbol i shpëtimit të njerëzimit janë

shumë të goditura:

145Përkth.im “A quoy vous sert, mortels, de vouloir vivre tant, / Sinon pour d’un instant allonger vostre

vie ? / Qu’entreprenez-vous donc par vos si longs apprests ? / Nature en un instant n’a ses miracles

prests, / Dieu seul pour vous sauver d’un seul instant vous prie.”, Favre A., Les Entretiens spirituels

dédiés à Madame Marguerite princesse de Savoye, sonnet 64, oeuvre de poésie religieuse et morale.

Turin, 1601. 146 Përkth.im “C’est alors que ses cris en tonnerre s’éclatent,/Ses soupirs se font vents, qui les chênes

combattent,/Et ses pleurs qui tantôt descendoient mollement, /Ressemblent un torrent qui des hautes

montagnes, /Ravageant et noyant les voisines campagnes, /Veut que tout l’univers ne soit qu’un

élément.” G. Ferri, De l’éloquence et des orateurs anciens et modernes, Paris, f. 184.

Page 69: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

54

Satani me drurin e gjelbër e joshi stërgjyshen tonë,

Jezusi me drurin e thatë e tërhoqi sërish prej Satanit.

Druri i gjelbër në Ferr e çoi stërgjyshen tonë,

Druri i thatë pushtetin e tij [ferrit] nënshtroi,

Satani në drurin e gjelbër e arriti qëllimin e inatit të tij,

Jezusi mbi drurin e thatë shfaqi dashurinë e tij.

Druri i gjelbër i dha vdekje çdo shpirti që jetonte,

Druri i thatë, oh ç’mrekulli! U dha jetë gjithë të vdekurve.

Druri i thatë sot triumfon mbi drurin e gjelbër,

I gjelbri e mbylli qiellin, i thati e çeli sërish ...147

Tek Tragjikët e Dobinjesë, antiteza merr një kuptim metafizik. Është kontrasti i

përhershëm mes të Mirëve dhe të Këqinjve, mes Dritës së protestantizmit dhe

Errësirës së katolikëve, mes të Qenit dhe të Dukurit, etj.

Pak e nga pak, lind një mënyrë e re për të kërkuar përsosmërinë e gjallë,

thellësisht njerëzore, një teknikë shpirtërore, e cila bazohet në formimin e brendshëm

të qenies njerëzore, një mistikë modeste, pa shkëlqime, as fenomene të rralla, por që e

nënshtron njeriun në tërësinë e vet para modelit të vetëm, Krishtit. Njohuria që

vlerësohet, tashmë, nuk është gjë tjetër veçse njohja e Perëndisë, asgjë tjetër nuk ka

rëndësi përpara njohjes së Krijuesit. Mesjeta karakterizohej nga bashkimi i ngushtë

mes besimit dhe mendimit: letërsia, filozofia, shkencat kishin baza fetare. E

megjithatë, që prej shekullit XIV, kishte filluar një lloj ndarjeje. Dituria kërkon një

lloj lirie dhe pavarësie nga feja. Fillon një klimë e re, ajo e mendimit “modern”.

Nëpër universitete, priftërinjtë të cilët ishin profesorët e përhershëm,

zëvendësohen nga laikë. Megjithatë, përballë gjithë këtij trishtimi dhe ngjyre gri, pas

frikës dhe tmerreve të kësaj epoke të pasigurt, “arti, dhe vetëm arti, vesh një mantel

me ngjyra”. 148

Por, a vazhdon ky art të jetë akoma i krishterë?

Gjatë Mesjetës, artistët kishin si qëllim vetëm të adhuronin Perëndinë. Përmes

veprave, ata kërkonin të ngrinin lart emrin e tij; edhe kur pretendonin se po krijonin

diçka të bukur, synimi i tyre ishte të bënin diçka që i pëlqente dhe i thurrte lavde

Perëndisë krijues. Por, tashmë, perspektivat ndryshojnë; gjithnjë e më tepër, artistët

synojnë të shkruajnë kryevepra me qëllimin e vetëm për të nxjerrë në pah talentin e

tyre.

Megjithatë, tematika mbizotëruese e poezisë protestante është shprehja e besimit

të tyre. Nuk ka një stil të veçantë të Reformës, përveç tematikës së privilegjiuar të

luterianizmit apo kalvinizmit.

Të reformuarit, me dëshirën për të përkthyer doktrinën e tyre në një gjuhë të

përditshme, iu kthyen Biblës, e cila konsiderohej si një vepër përjetësisht në krijim

dhe e hapur poetikisht. Përveç përkthimit të psalmeve, u jepet një rëndësi e veçantë

edhe personazheve biblikë si Jobit, Abrahamit etj. Dy Bartas në veprën e tij Java e

parë apo Krijimi i botës (1581-1584) dhe Pjer Pupo (Pierre Poupo), me Muza e

krishterë (1590), përcjellin një lexim të ri poetik të Zanafillës, ditë pas dite. Loran

Drelenkur (Laurent Drélincourt (1677) shfaq lavdërimin e tij ndaj pushtetit të

147

Përkth.im, « Satan par le bois vert notre aïeule ravit,/Jésus par le bois sec à Satan l’a ravie,/Le bois

vert à l’Enfer notre aïeule asservit,/Le bois sec a d’Enfer la puissance asservie./Satan sur le bois vert

vit sa rage assouvie, /Jésus sur le bois sec son amour assouvit. /Le bois vert donna mort à toute âme qui vit, /Le bois sec, ô merveille ! à tous morts donne vie./Le bois sec aujourd’hui triomphe du bois

vert, /Le vert ferma le Ciel, le sec l’a réouvert...” Jean de la Ceppède, “Antithèses de la croix à l’arbre

défendu”. 148 Lefrançois-Pillion, L’art en France au XIVe siècle, Paris, 1954.

Page 70: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

55

Krijuesit me Sonete të krishtera mbi çështje të ndryshme, të cilat janë himne ndaj

Perëndisë me një frymëzim të madh poetik. Për protestantët, psalmet përbëjnë poezinë

e vërtetë në Shkrimin e shenjtë. Ato janë baza për të krijuar poezi në vazhdim.

Pak e nga pak Reforma themelohet dhe fillojnë luftrat fetare njëra pas tjetrës.

Ronsar, Dy Bele, Malerb përdorin talentin e tyre për të denoncuar herezinë, këtë

murtajë që po binte në Kishë. Shumë poetë të edukuar nga pikëpamja protestante,

Gijom Dy Bartas, Zhan dë Spond, dhe mbi të gjitha Kleman Maro, i përkasin brezit

shumë të begatë të poetëve të oborrit, të cilët janë pjesë e rrethit intelektual që

përfshin Margrit dë Navar. Por, që në momentin kur vendoset Reforma në Francë, ata

dëshmojnë një frymëzim thellësisht fetar dhe një dëshirë për të shprehur besimin e

tyre, megjithë vështirësitë që mund të shfaqen.

Agripa Dobinje ishte poeti që arriti të ravijëzonte historinë e Reformës, të

shprehte shqetësimet e kohës, ai mundi ta bënte këtë më mirë. Nëse Zhan dë Spond

(Jean de Sponde), ishte autori i vdekjes, Dobinje ishte poeti që shoqëronte më mirë

tematikën profetiko-apokaliptike. Imazhet që krijon poeti shprehin njëkohësisht një

talent poetik të paarritshëm, por edhe urrejtjen për bijtë e mosbindjes, që ishin

katolikët në sytë e tij.

Bërtisni pas ferrit, nga ferri del

Vetëm etja e përjetshme për vdekjen e pamundur.149

Dobinje paraqet një ditë gjykimi të ashpër, shumë të dhimbshme për fajtorët.

Përmes figurave të ndryshme letrare, ai shfaq një tablo të tmerrshme të kësaj dite, kur

madje edhe “dielli vesh me të zeza arin e hijshëm të rrezeve të tij.”150

Tmerri nga

luftrat fetare e frymëzoi poetin e talentuar Agripa Dobinje. Përmes besimit dhe

mprehtësisë së tij, ai shkruajti në moshën 26-vjeçare veprën e pakrahasueshme

Tragjikët, e cila përmban epopenë, satirën, poemën mistike dhe mbizotëron në gjithë

krijimet letrare të kohës.

2.1.7. Poezia protestante ndjek udhën e së “Vërtetës”

Bibla u ofron poetëve të stilit të reformuar lëndën për ta ndryshuar gjuhën poetike

sepse ajo u jep mundësinë të zgjidhin problematikën mes artit dhe të vërtetës. Kalvini

përpiqet të vërtetojë superioritetin absolut të gjuhës biblike. Ai kritikon ornatus-in

pagan, i cili është i panevojshëm sipas tij për folësit e Biblës, të cilët duhet të jenë

ndërmjetës të thjeshtë të fjalës hyjnore. Fjalët kanë vlerë vetëm nëse e çojnë shpirtin

njerëzor tek Perëndia, objekt i vetëm i dashurisë së poetit. Duke dashur t’i largohet të

shprehurit thjesht të një kënaqësie estetike, ata kanë detyrën të zbulojnë realitetet

qiellore, pa qenë nevoja për zbukurime të ndryshme. Shfaqja e kësaj të vërtete

drejtpërdrejt bën që të lindin emocione tek lexuesi. Thjeshtësia e elokuencës biblike

përbën një model të dyfishtë sepse ajo së pari na vë në kontakt me të vërtetën, pastaj

sepse prek zemrën. Tek E vërteta e fesë së krishterë (1581), Filip Dyplesi-Mornej

(Philippe Duplessis-Mornay), dallon aftësinë e veçantë të Shkrimeve për të vënë të

vërtetat më të larta në duart e më të përulurve.

149 Përkth. im, « Criez aprés l'enfer, de l'enfer il ne sort/Que l'éternelle soif de l'impossible mort »,

D’Aubigné, « Le jugement », Les tragiques, D. Vidal, P. François, Anthologie protestante de la poésie

française (XVIe-XIXe siècles), Archives de sciences sociales des religions, 2012, f. 175. 150 Përkth. im, “Le Soleil vêt de noir le bel or de ses feux”, « Le jugement », Les tragiques, f. 176.

Page 71: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

56

“Sigurisht, pra, sa më i thjeshtë të jetë Ligji, më i përshtatshëm është për të

Përjetshmin; sa më i thjeshtë të jetë ai, aq më mirë i përshtatet popullit; sepse ajo që

është urdhër për të gjithë pa dallim, duhet të jetë si mishi i zakonshëm; apo për ta

shprehur më mirë, si bukë e përditshme që u shijon të gjithëve.”151

Predikuesi dhe poeti duhet të synojnë qartësinë për të prekur thelbin e mendimit

dhe të realitetit, për t’ua përcjellë të tjerëve. Ndërlikimi i gjuhës, i cili çon në

konfuzion të të kuptuarit, përbën një nga të metat që reformatori u drejton poetëve

laikë.

“ [...] ata e maskojnë aq mirë domethënien, saqë nuk e dimë se cila është çështja

për të cilën po flasin.” 152

Poeti i reformuar fshihet para Perëndisë. Ai ka një ideal: atë të sinqeritetit, duke

lënë pas vetveten, duke u bazuar tek përulësia e krishterë.

Shkrimtari nuk duhet të flasë në emrin e vet, as të vërë në dukje talentin e tij:

detyra e tij është të shprehë atë që Zoti i ka diktuar, të përcjellë kuptimin e të vërtetës

biblike. Poetët e reformuar nuk i kanë prerë të gjitha lidhjet me të vërtetën biblike.

Ata futin në gjuhën frënge një sintaksë të re, hebraizma tekstualë, fjalë herë konkrete

për të shprehur dridhjen e jetës, herë abstrakte kur flasin për ligësitë e mëkatarëve,

apo për të vënë në dukje lumturinë e besimtarit. Stili biblik u ofron këtyre poetëve

mjetet shprehëse dhe një spektër të gjerë ndjenjash, emocionesh kontradiktore të cilat

gjenden tek çdo qenie njerëzore. Kjo gjë u lejon atyre të mirëpresin në letërsi gjithë

kompleksitetin e realitetit të prekshëm, një gjuhë e ndjeshme ndaj ndjenjave

njerëzore.

Për poetët protestantë, gjuha poetike e psalmeve është shumë e gjerë: gjithë

pasuria e shpirtit njerëzor paraqitet atje si në pasqyrë. Përmes frymës së shenjtë

shprehen dhimbjet, trishtimi, frika, dyshimet, shpresat dhe vështirësitë e shpirtit

njerëzor. Kalvini e sheh fjalën poetike të Davidit në mënyrë literale. Në fakt, duke

hequr dorë nga kundërshtimi tradicional mes kuptimit letrar dhe shpirtëror, ai vë në

dukje, përmes lidhjes në kontekst të çdo elementi semantik dhe diskursiv, përmes një

analize filologjike dhe retorike, qëllimet e autorit.

Lutja davidiane jep formën e një lirizmi të ri, me frymë mohuese, ku besimtari

shfaqet më mirë për t’u vetëmohuar dhe zbulohet më qartë për t’u asgjësuar. Shprehja

e vetvetes bëhet me qëllimin për t’u vetëdënuar. Ky pesimizëm shprehet në realizmin

e ashpër të imazheve biblike të cilat ngrenë një portret të një qenieje të prishur, të

ndotur, e cila gjendet nën mjerimin tokësor, pa ndihmë hyjnore. Rrëfimi dhe pranimi i

mëkatit shfaqen si kushte për marrjen e shpëtimit, për pajtimin me Perëndinë. Ka një

lirizëm të dhimbjes dhe të entuziazmit, të gëzimit dhe trishtimit. Sipas Kalvinit, në

psalme gjejmë teatrin ekspresionist të ndjenjave njerëzore. Ai e vë theksin tek furia e

stilit psalmik, ku shumojnë figurat e hiperbolës dhe të enumeracionit. Davidi e paraqet

trishtimin si një ndjenjë të ashpër dhe të rëndë.

Afrimi i gjuhës poetike me atë biblike dhe zhveshja e saj nga zbukurimet e

tepërta, është një prej teorive letrare që mbështet Kalvini. Sipas tij, poetët

parapëlqejnë zbukurimin në dëm të kuptimit, të domethënies. Fjala e Davidit është

shembulli i shprehjes së ndjenjave në një mënyrë sa më të sinqertë.

151 Philippe Duplessis-Mornay, De la vérité de la religion chrestienne, Anvers, C. Plantin, 1581, f. 612. 152 Po aty.

Page 72: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

57

Poetët e oborrit mbretëror ndjekin metodën e petrarkizmit dhe respektojnë

rregullat e Pleiadës, duke luftuar për një poetikë krejtësisht të krishterë, ndërsa

protestantët hidhen në sulm për të sjellë krijime fetare në më të shumtën polemike,

doktrinore apo morale, në përshtatje me ambiciet e Reformës. Të shumtë janë krijuesit

që merren me parafrazimin e psalmeve, siç ishin rreth viteve 1550 Gijom Gero

(Guillaume Guéroult) dhe Bryno De Mazyr (Bruno Des Masures), duke iu bindur në

mënyrën e tyre kërkesave të Kalvinit për një poezi me frymëzim davidian. Në vitet

1570 dhe 1580, kjo formë e shkrimit përgjithësohet, por jo më nën emrin e

parafrazave, por nën emrin e kantikëve shpirtërorë, këngëve, imitimeve,

ngushëllimeve, meditimeve apo thjesht poezive të krishtera.

Çfarëdo qoftë forma e zgjedhur, poema vë vazhdimisht në lojë dramën e

brendshme të të krishterit të rrënuar nga dyshimet, të mbushur me keqardhje, të

kërrusur nga vuajtjet, të zhytur plotësisht në vetmi e të qetësuar me anë të besimit, të

plotësuar nga shpresa.

Poezia protestante na çon në një bashkëbisedim të ngjashëm me lutjen psalmike

dhe lidhet me teatrin e ndjenjave. Shfaqja davidiane në larminë e saj, përbën modelin

e vetëm të kësaj poezie së cilës ajo i sjell mënyrën e shprehjes, gjuhën, një kuadër

shpirtëror, tematikën dhe arsenalin e imazheve. Besimtari përjeton së brendshmi

fjalën hyjnore dhe fuqinë e saj transformuese. Poezia protestante shpjegon përmes

vargjeve doktrinën e shpëtimit duke paraqitur këndshëm përmbysjen enigmatike nga

kërkesa në lavdërim, nga dëshpërimi në shpresë. Nga njëra gjendje tek tjetra, shfaqet

vepra e mrekullueshme e Perëndisë, ndriçimi i shpirtit të besimtarit përmes Frymës së

Shenjtë.

Maro, Bez, përpiqen të krijojnë secili sipas mënyrës së vet një poezi të dendur

dhe të qartë, konkrete dhe të prekshme, të zhveshur nga zbukurimet dhe nga stolitë e

paganëve. Favorizohet më së shumti mimetizmi biblik: sintaksa, leksiku dhe figurat i

përshtaten gjuhës hyjnore. Protestantët janë në kërkim të një gjuhe shpirtërore të

pastër dhe të shenjtë. Poetët protestantë ua përshtatin shqetësimeve të tyre shpirtërore

rregullat dhe kërkesat e Pleiadës në lidhje me gjuhën dhe anën letrare, duke përshtatur

edhe format poetike të vlerësuara prej saj: sonetin, odën, elegjinë, epitafin, edhe pse

preferohen soneti dhe oda. Megjithëse për poetët e Reformës stili dhe kërkimi

leksikor nuk janë shenja dalluese kryesore si për teoricienët e Pleiadës, poetët e

reformuar vlerësojnë bukurinë objektive të formës. Fjala psalmike mbetet një model

lutjeje dhe shkrimi, ku nuk lihet mënjanë as mendjemprehtësia e poetit. Duhet bërë

kujdes që bukuria e gjuhës të mos e tërheqë lexuesin më shumë se përmbajtja, dhe

kështu, fjala poetike të lërë në hije thelbin.

Sipas Kalvinit, procesi i komunikimit në veprën biblike nuk duhet studiuar sipas

normave të retorikës klasike, por ai duhet t’i referohet një qëllimi më të lartë. Fjala

njerëzore që shprehet në korpusin biblik nuk është gjë tjetër veçse një ndërmjetëse

midis qëllimit shpëtimtar të Perëndisë së dashurisë dhe zemrës së besimtarëve.

“Ndryshimi kulturor dhe letrar midis diskursit biblik dhe diskursit klasik kuptohet

dhe shpjegohet duke i dhënë Biblës një status hermeneutik të veçantë dhe unik, që e

dallon rrënjësisht nga diskurset e tjera njerëzore duke e vendosur karakterin specifik

të një retorike të re, atë të oratorit të krishterë”153

,

shprehet autori i librit Kulturë Biblike, dhe kjo ide duket që herët në veprat e

protestantëve.

153 O. Millet, P. de Robert, Culture biblique, Paris, PUF, 2001, f. 356.

Page 73: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

58

Reforma poetike e Kalvinit dhe dishepujve të tij pati një shkëlqim vezullues, por

të përkohshëm. Ajo i hapi udhën një poezie origjinale, të tërhequr nga shpirtërorja dhe

vërtetësia duke e lidhur me burimet e gjalla të Shkrimeve. Kjo poezi ndikoi në

rimotivimin e lirizmit duke gërshetuar gjuhën me emocionet më të gjalla të besimtarit.

Herë pas here ndihet tundimi në frymëzimin e besimtarit për të pajtuar besimin me

poezinë, por kjo vështirësohej nga vështrimi i kujdesshëm i Kalvinit. Teoria e tij

poetike bazohet në një lloj mohimi të poezisë siç përkufizohet si formë letrare. Shpesh

kërkohet një lloj sakrifice nga ana e poetëve, të sakrifikojnë poezinë në altarin e

besimit. Protestantët e kanë ngushtuar rrethin e ndikimit të letërsisë së tyre për shkak

të frikës së depoetizimit të së vërtetës së krishterë. Edhe pse ka shumë poetë të cilët

ndjekin parimet shpirtërore të poetikës së Kalvinit, nga pikëpamja formale ata e kanë

të vështirë t’u përshtaten këtyre rregullave. Prandaj Reforma letrare nuk i rezistoi

presionit të kohës as dobësimit të protestantizmit në Francë.

Luftrat fetare, që prej fillimit të armiqësive në 1562, kanë ushtruar një ndikim të

thellë mbi letërsinë frënge. Luftrat dhe anarkia që i pasoi ato, u dhanë një goditje të

rëndë studimeve unversitare dhe humanizmit. Kultura klasike u prek thellë nga këto

ngjarje. Në këtë periudhë të trazuar, francezët kanë para syve gjithë kohën vdekjen e

dhunshme. Ka shumë vrasje dhe masakra, përdhunime, epidemi si murtaja,

‘spektakle’ të tmerrshme që përmend edhe Montenji në veprën e tij. Si pasojë,

shkrimtarët kërkojnë një rrugë shpëtimi dhe gjejnë kënaqësi në jetën fshatareske, duke

preferuar botën e ëndrrave ku veprimi ndodh në antikitet apo është imagjinar. Ka edhe

poetë të tjerë të cilët, të tmerruar nga dhuna dhe vdekja, derdhin në vargje një

realizëm brutal. Dobinje dhe La Seped kanë dhënë një kontribut të madh për të krijuar

‘spektaklin e vdekjes’.

Në poemat e Spondit mbi vdekjen gjejmë qëndrimin e tij :

Po ç’e mirë na vjen nga vdekja? Kur krimbat brejnë

Gjithë nervat dhe kockat; kur Shpirti largohet

Nga ky ar prej viktime ... 154

Malerbi, tek Lotët e Shën Pjetrit (Larmes de Saint Pierre), përmend me nota

realiste dhimbjet që ndjeu Krishti gjatë kryqëzimit. Miku i tij La Seped përshkruan

plagët e Krishtit, flokët e tij të përgjakur dhe përmend psherëtimën e fundit duke bërë

të shfaqet para syve të lexuesit vdekja e Krishtit. Spektakli i vdekjes ndikon fuqishëm

në imagjinatën e Dobinjesë, ndoshta edhe për shkak të fatkeqësive të fëmijërisë ;

humbja e nënës që në moshë të re ka ndikuar në imagjinatën dhe imazhin e tij mbi

vdekjen. Ai ka marrë pjesë aktive që në adoleshencë në luftrat fetare. Tek Tragjikët,

gjejmë përshkrime në detaje të viktimave të Shën Bartolemeut. Në poemat e tij

gëlojnë imazhet e vdekjes, të sëmundjes, të rënies fizike dhe gjakut.

Kjo periudhë poetike nuk është studiuar shumë thellë deri tani, por duket se

autorët e tragjedive dhe poetët që ishin aktorë apo spektatorë të luftrave fetare, janë

ndikuar nga ngjarjet e kohës. Për sa i përket teknikës së përdorur në vepër, ajo është e

pavarur nga ngjarjet. Ka disa poetë të cilët janë të sinqertë dhe të pasionuar, të tjerë

janë të ftohtë, megjithatë për sa i përket tematikës, ata janë shumë të afërt me njëri-

tjetrin. Tek secili prej tyre gjejmë etjen për paqen dhe përmbushjen shpirtërore.

154 Përkth.im, ‘’Et quel bien de la Mort ? où la vermine ronge / Tous ces nerfs, tous ces os ; où l’Âme se

départ/ De ceste or de charogne...”, La poésie française et le maniérisme 1546-1610, Droz, Lausanne,

1971, f. 223.

Page 74: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

59

Poezia protestante ndjek fatin e armëve. Është një poezi e frymëzuar nga besimi,

por e prirur për polemikë e propagandë. Ajo lind në luftën civile, lulëzon gjatë paqes

fetare, dhe kur nga fundi i shekullit XVII konfliktet e ashpra marrin fund njëherë e

mirë, ajo hesht. Megjithatë, është e udhës që ajo të njihet e studiohet për shkak të

estetikës dhe prurjeve të saj poetike dhe njëkohësisht për ndikimin që ajo ka patur në

poezinë e mëvonshme.

2. 2 Aspekti fetar i poezisë së Ronsarit

2.2.1 Ronsari dhe humanizmi

Poezia në fillim ishte veçse Teologji alegorike, me qëllim që të përcjellë në

mendjen e njerëzve të paditur, histori të bukura dhe me ngjyra, sekretet që ata nuk

mund t’i kuptonin.

Pierre de Ronsard

Vepra poetike e Ronsarit është e gjerë dhe e larmishme. Ajo reflekton etapat e

humanizmit dhe ndryshimet që solli ai në shoqërinë franceze. Ronsari është ndër të

parët poetë të angazhuar dhe përmes veprës së tij mund të lexojmë evolucionin e

lëvizjes humaniste përgjatë shekullit XVI.

Në 1562, pas masakrës të Vasisë, masakra e parë e protestantëve që shënon

fillimin e luftës së parë fetare, dyshimet prekin humanistin Ronsar, i cili e sheh

protestantizmin si një nga pasojat e humanizmit. Poeti vendos të shkruajë historinë, e

cila shfaqet para tij e zymtë dhe e mërzitshme. Sipas Aristotelit, dallimi midis

historisë dhe poezisë, qëndron në faktin se historia i rrëfen ngjarjet që kanë ndodhur,

ndërsa poezia ato që janë të mundshme, por Ronsari, mbështetur në retorikën e

Mesjetës, poezinë dhe historinë i barazon. Madje, sipas tij, shkrimi poetik është më i

efektshëm se sa historia. Përmes mitit, poeti mund të bëjë të njohura faktet dhe

njëkohësisht mund të falë kënaqësinë duke përdorur imazhe të pasura artistike.

Ndryshe nga Dobinje që do të mbështetet më tepër në Bibël dhe tek profetët e Dhjatës

së Vjetër, Ronsari mbështetet më tepër tek mitologjia dhe tek referencat letrare antike.

Për të kuptuar “mjerimet e kësaj kohe”, ai u bën thirrje teksteve antike ku flitet për

luftrat civile.

Në këtë mënyrë, poeti synon të ndikojë tek lexuesi nga pikëpamja pedagogjike,

që “lexuesi të marrë shembull nga e kaluara”, dhe nga ana tjetër, të prekë nga ana

emocionale publikun.155

Poeti e quan veten njëkohësisht “profet, prift dhe poet të

dashuruar”.156

Në këtë frazë të tij, përfshihen njëherësh drejtimet e jetës dhe qëllimet

kryesore të tij: ai është artist me dhunti të jashtëzakonshme, i dashuruar me jetën, me

njerëzimin, të cilit i shërben përmes shpirtërores që përcjell në poezi dhe e drejton

drejt një të ardhmeje më të mirë duke i rrëfyer udhën si një profet. Qëllimi kryesor i tij

është të bindë përmes emocionit. Sipas tij, poeti ka një prejardhje hyjnore dhe një

autoritet të shenjtë sepse vargjet e tij vijnë nga Perëndia dhe jo nga pushteti njerëzor.

Ronsari përpiqet gjithnjë të thellojë dallimin mes poetit dhe personit që krijon vargje:

sipas tij, poezia nuk duhet të përkufizohet vetëm nga fakti se ajo është e shkruar në

155 Discours sur les misères de ce temps. 156 Ronsard, Amoureux repos, XIV.

Page 75: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

60

vargje, por si shprehje zbulimi që u përçon njerëzve të vërteta të mëdha filozofike,

apo morale mbi të cilat bazohen feja dhe shoqëria.157

Ronsari shfaqet si një prej poetëve francezë të kësaj epoke, me më shumë

ambicie dhe më shumë dëshirë për lavdi, e cila është edhe një nga temat kryesore të

humanizmit. Ai pretendon të bëhet Homeri francez dhe të “Zbulojë sekretet e Natyrës

dhe të Qiejve.” 158

Konfliktet fetare, të cilat lëkundin unitetin e krishterë, bëjnë që Ronsari t’i

konsiderojë pa vlerë diskutimet teologjike.

Është mirë të diskutojmë për gjërat natyrore,

Për rrufetë dhe erën, për borën dhe ngricat,

Por jo për besimin kur nuk ka aspak vend për dyshim:

Duhet vetëm të besojmë dhe jo të grindemi për të.

[...] Shkurt, ne jemi vdekatarë, dhe gjërat hyjnore

nuk mund të mbahen nga shpatullat tona.159

2.2.2 Poeti humanist përballë çështjeve fetare

Edhe pse ka prirje humaniste, Ronsari e kritikon humanizmin sepse e sheh atë si

shkakun e protestantizmit duke e drejtuar njeriun drejt kundërshtimit dhe dyshimit,

drejt kureshtjes së tepërt. Çështja e përjetësisë së botës apo e krijimit të saj është një

nga çështjet që e ka shqetësuar më shumë njeriun e shekullit XVI. Në veprën e

Ronsarit zënë vend të gjerë nocioni i përjetësisë, natyrës, fatit, të cilat e kanë origjinën

në filozofinë e Aristotelit dhe ishin studiuar edhe gjatë Mesjetës.

Duke përzierë botën me hyjninë, i dhuron të parës madhështinë e së dytës dhe

krijon kështu një lloj rregulli dhe bukurie të universit. Teksa përshkruan krijimin e

botës, ai shprehet:

Ju përshëndes, fëmijë të natës së parë. 160

Krijesat krahasohen me fëmijët e një familjeje dhe gjithçka merr një pamje të

harmonishme dhe të rregullt. Ka një lloj paqeje të brendshme në këto vargje, teksa

poeti përshkruan krijimin e elementeve të ndryshme të botës.

Ronsari shfaq shqetësimin për fatin e njeriut, të shpirtit njerëzor, e sidomos për

çfarë ndodh pas vdekjes. Si besimtar, ai sheh shpresë dhe dritë në fund të labirinthit të

jetës njerëzore. Pas vdekjes, për besimtarin ka të ardhme:

Se shpirtrat e besimtarëve

jetojnë përjetësisht

Dhe vdekja nuk arrin

mbi të zgjedhurit e Perëndisë. 161

157 E. Buron et J. Gœury, Lectures de Ronsard, Presses universitaires de Rennes, 2009, www.pur-

editions.fr 158 E. Kushner, A Comparative history of literatures in European languages, L’époque de la

Renaissance Tome III, Amsterdam, 2011, f. 278. 159 Përkth.im, “Il fait bon disputer des choses naturelles,/Des foudres et des ventes, des neiges et des gresles,/Et non pas de la foy dont il ne faut douter:/Seulement il faut croire et non en disputer. /[...]/

Bref nous sommes mortels, et les choses divines /Ne se peuvent loger en nos foibles poitrines.”, P. De

Ronsard, Remonstrance au peuple de France, Oeuvres complètes de Ronsard, f. 145. 160 P. de Ronsard, Oeuvres complètes de Ronsard, “Hymnes des astres”, f. 148.

Page 76: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

61

2.2.3 Filozofia panteiste dhe koncepti për jetën

Trupi për Ronsarin, nën ndikimin edhe të filozofisë së Platonit, është vetëm

burgu ku prehet shpirti, madje sipas qëndrimeve të shumë besimtarëve të Mesjetës, ai

është armiku i shpirtit. Kështu që vdekja është një çlirim i lumtur, fundi i lumtur i një

pelegrinazhi, kalimi i shumëpritur nga lugina e lotëve, në parajsë. Ai e përshkruan

parajsën i ndikuar nga modeli biblik; në të shpirti i besimtarit të krishterë “ulet pranë

Perëndisë” dhe:

Ndër shekuj jeton i lumtur dhe i kënaqur.162

Jo vetëm që Ronsari beson tek pavdekësia e krishterë, por edhe e shpreh këtë më

shumë si i krishterë dhe jo thjesht si filozof.163

Tek Himni i vdekjes, poeti shfaq

konceptin e tij në lidhje me këtë fenomen të jetës së njeriut. Ai e pret krahëhapur

çastin e fundit duke qenë i gatshëm të sakrifikojë trupin për shpirtin, për lavdinë pas

vdekjes:

Të përshëndes e lumtura dhe e dobishmja vdekje

Për dhimbjet më të forta ilaç je dhe ngushëllim!

Kur të vijë ora ime, Perëndeshë të lutem,

Mos më lër gjatë në sëmundje, në lëngim,

Të dergjem mbi shtrat, por meqë duhet të vdesim,

Bëj që të mund të të takoj shpejt e shpejt,

O për lavdi të Perëndisë, o në shërbim të Princit tim

I plagosur, kraharorin hapur, në vendin tim!164

Në jetën dhe veprën e poetit vërejmë një lloj panteizmi, sidomos në vitet e fundit

të jetës. Filozofia e tij panteiste zhvillohet më shumë ndërkohë që përsoset si poet. Për

poetin,

Zoti është kudo, kudo gjendet Perëndia,

Fillim, mbarim edhe vazhdim

Kudo ka jetë dhe ku shpirti strehohet

Kudo, dhe gjithçka rregullohet.165

Perëndia shfaqet i pranishëm në gjithë Universin e krijuar. Ai i jep jetë universit

dhe njeriut. Ronsari mbron idenë e përjetësisë së shpirtit njerëzor. Përderisa shpirti

vjen nga Perëndia, edhe ai është i përjetshëm si vetë Krijuesi i tij:

Nga Perëndia vjen shpirti, dhe ashtu si Ai është i përsosur,

Shpirti është i përsosur, i paprekshëm, i pavdekshëm,

Meqë vjen nga një farë e përjetshme:

Shpirti pra, nuk ka as fillim, as mbarim...166

161 Përkth. im. « Que les âmes des fidèles / vivent toujours éternelles / Et que la Parque n’a lieu /

Dessus les eslus de Dieu”, Epitaphe de Jean Martin, Laumonier-Lemerre. 162Përkth. im. “De siècle en siècle vit bien heureuse et contente.”, P. Ronsard, “Hymne de la Mort”,

IV. 163 H. Busson, Le rationalisme dans la littérature française de la Renaissance (1533-1601), Paris,

Librairie Philosophique J. VRIN, 1971, f. 382. 164 Përkth. im, P. Ronsard, « Hymne de la Mort IV », Les Hymnes de 1555, v. 337-344. 165 Përkth.im, G. Matoré, Le temps au XVIe siècle, In: L'Information Grammaticale, 1987, Nr. 32. f. 4.

Page 77: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

62

2.2.4 Tematika mbizotëruese e poezisë së Ronsarit

Njohja e njeriut është një nga ambiciet e humanistëve të shekullit XVI.

Humanistët francezë ndikohen fuqishëm nga humanizmi italian, nga Petrarka, apo

Dantja, nën ndikimin e të cilëve, tema e lavdisë zë një vend të rëndësishëm në poezinë

frënge. Ideja e lavdisë lidhet ngushtë me idenë e vdekjes dhe të pavdekshmërisë.

Kështu, edhe nëse poetët dyshojnë në ndonjë moment për vlerën e lavdisë pas

vdekjes, siç ndodh në rastin e Ronsarit, Muza i kujton poetit se vetëm trupi vdes:

Por, nuk është kështu: pas vdekjes, shpirti,

dëgjon ç’thonë për të, që prej së larti.167

Dhe kështu, poeti kërkon me ngulm të fitojë lavdi, me qëllim që kur të vdesë, të

kujtohet nga lexuesit e tij. Arritja e lavdisë bëhet simbol i pavdekësisë. Ambicia e

lavdisë do të thotë mposhtje e vdekjes për poetin. Dhe, ashtu si gjithë epoka në të

cilën jetoi poeti ishte kontradiktore, ky element shfaqet shpesh në poezinë e Ronsarit.

Edhe pse i krishterë, edhe pse lufton pa fund në krahun e katolikëve kundër

protestantëve, ai shqetësohet për gjërat tokësore. Është po aq poet fetar i angazhuar

për të mbrojtur fenë katolike, sa edhe i shqetësuar për kohën që ikën e nuk kthehet

më, për dashurinë e pajetuar. Poeti gjendet midis qiellit dhe tokës teksa flet nga njëra

anë për besimin e shenjtë katolik, i cili nuk duhet diskutuar, por nga ana tjetër, shpreh

dëshirën e tij njerëzore për të përfituar nga dashuria e momentit.

Koha ikën, koha ikën, Zonjë,

Sa keq! Koha jo, por ne largohemi,

Dhe së shpejti do të gjendemi të shtrirë në varr.168

Në poezitë me temë dashurinë, poeti i thurr himne bukurisë, por jo vetëm

bukurisë fizike, e cila nuk është patjetër sinonim i bukurisë shpirtërore, por më tepër

hirit, nurit, që duket si pasqyrë e shpirtit njerëzor.

Ronsari është një ndër poetët që përfaqëson më mirë shijen klasike për një botë të

qëndrueshme dhe në harmoni. Kështu ai shprehet:

Natyra u ka dhënë kafshëve pyje,

Zogjve, peshqve, rregulla dhe ligje

Të cilat nuk mund t’i anashkalojnë: në botë shohim vetëm

Një pajtim besnik që mbretëron:

Deti, Qielli, Toka dhe çdo Element

Ruan një ligj përjetësisht të pathyeshëm. 169

Një tjetër temë e rëndësishme e Rilindjes ishte natyra, të cilën Ronsari e ka

trajtuar gjerësisht. Si panteist, ai sheh tek natyra vetë krijuesin. Poeti shpreh nevojën e

166 Përkth.im, « Le chat V» Œuvres complètes de Ronsard : Les poèmes, Coll. Selecta, Garnier,

Publication par Hugo Vaganay, f. 204. 167 Përkth.im, Cit. D. Ménager, Introduction à la vie littéraire du XVIe siècle, Dunod, Paris, 1997, f. 78,

(Dialogues des Muses et de Ronsard, VII, f. 308). 168 Përkth.im, “Le temps s’en va, le temps s’en va, Madame, / Las! Le temps non, mais nous nous en

allons, / Et tôt serons étendus sous la lame.”, In. Pléiade La poésie en France autour de Ronsard,

Yvonne Bellenger, Librairie Nizet, 1988, f. 41. 169 Përkth.im, Ronsard, Hymne de la justice, VIII, v.445-450.

Page 78: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

63

tij për të qenë pranë natyrës. Për të, ajo është një strehë, një vend sekret me të cilin

poeti mund të komunikojë si Orfeu. Ai shpreh parapëlqimin e tij për natyrën mbi

gjithçka tjetër:

Nuk kisha mbushur pesëmbëdhjetë vjet, kur malet dhe pyjet

Dhe ujërat më pëlqenin më tepër se oborri i mbretërve.170

Si filozof, poeti merret me ligjet e pacënueshme të natyrës, prej të cilave ai vetë

çuditet, me rregullsinë e tyre të mrekullueshme. Shpesh, kur poetët e Rilindjes flasin

për natyrën, e lidhin ngushtë atë me Perëndinë. Përmes natyrës, njeriu shikon vetë

Perëndinë dhe plotësinë e fuqisë së tij. Megjithatë, për poetët e Rilindjes ka një dilemë

që i shoqëron gjithë kohës: Kjo natyrë që shohin, a është një nënë apo një njerkë?

Natyra është aq e bukur, por në të njëjtën kohë, duket aq e rrezikshme dhe në dëm të

njeriut. Poetët janë të vëmendshëm të shohin gjithçka ndodh në botë dhe nëse ka

diçka që i shqetëson, e quajnë si një lloj padrejtësie nga ana e natyrës. Ronsarin,

vyshkja e trëndafilit e bën të mallkojë natyrën:

Oh je vërtet njerkë, Natyrë!171

E megjithatë, poeti i pranon ligjet e natyrës. Ai e kupton rëndësinë e vdekjes apo

ringjalljes së elementeve të ndryshëm dhe ka bindjen se secili ka dobinë e tij për

krijimin e harmonisë së universit. Ronsari e di gjithashtu edhe se vetëm format

ndryshojnë, por thelbi mbetet:

Sa vlejnë lulet nëse nuk sjellin frytet?

Sa vlejnë kallinjtë nëse kokrrat nuk zverdhen?

Gjithçka ka fundin e vet dhe krijohet për një qëllim,

Fati e ka dashur, qëkurse Bota u krijua

Me rregull siç është edhe sot...172

I ndikuar nga ideali i trashëguar nga Mesjeta, ‘një besim, një ligj, një mbret’ i cili

vazhdonte të ishte shqetësimi i shumë poetëve të shekullit XVI, Ronsari thekson

rëndësinë dhe ndikimin e madh të feve për shoqërinë njerëzore:

Çdo skeptër dhe çdo Perandori, çdo krahinë

Lulëzojnë në madhështi prej feve,

Dhe prej tyre në paqe, apo në luftë ne jemi,

Sepse janë baza e vërtetë që mban njerëzimin.173

Ronsari bën një lexim fetar dhe humanist të historisë. Vështrimi humanist mbi

fenë duket edhe nga termat që përdor për të përshkruar Perëndinë, ku gjejmë

gjithashtu edhe emra të perëndive greke, praninë e mitologjisë, karakteristike e

humanizmit. Humanistët, të nginjur me leximet antike, e vështrojnë botën që i rrethon,

170 Përkth.im, “Je n’avais pas quinze ans que les monts et les bois / Et les eaux me plaisaient plus que

la cour des rois.”, In. Le jour dans la poésie française au temps de la Renaissance, Yvonne Bellenger,

Paris, 1979, f. 93. 171 Përkth.im, “O vrayment marastre Nature!”, Œuvres choisies par Pierre de Ronsard, Louis Moland,

Paris, 1930, f. 105. 172 Përkth.im, Ronsard, Hymne de la Mort, VIII, Po aty, f. 16. 173 Përkth.im, Ronsard, Remonstrance au peuple De France, Po aty, v. 397- 400, f. 36.

Page 79: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

64

përmes filtrit të kësaj kulture. Ronsari përzien në veprën e tij referencat antike dhe

biblike. Humanizmi i tij shpesh del mbi besimin fetar dhe mbi qëndrimin e tij në

mbrojtje të katolicizmit. Tematika fetare është pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së

tij, megjithatë kjo tematikë nuk e ka izoluar atë si poet, por përkundrazi, ai ka ditur të

zhvillojë përkrah saj, tematika nga më të ndryshmet.

I quajtur edhe si një prej etërve të poetëve francezë,174

Ronsari, vazhdon të

vlerësohet edhe sot dhe leximi i veprës së tij fal sërish kënaqësi, si në kohën kur u

shkrua.

2.3 Fillimet e letërsisë shqipe, premtime për një të

ardhme të begatë

“Artet pasqyrojnë jetën njerëzore, shoqërinë. Ato janë dokumentet më autentike

të ruajtura që kanë shpëtuar nga rrënojat historike e kataklizmat, të cilat ringjallin

gjithë tiparet kryesore të qytetërimeve të kaluara e të jetës së tyre, dëshmojnë për

luftrat e paqen, fatkeqësitë dhe punët, për dashurinë e vdekjen, për lojrat e gëzueshme

dhe fatet tragjike, për historinë e hyjnitë, domethënë për jetën në tërësi të shoqërisë

njerëzore”.175

2.3.1 Konteksti historik dhe ndikimi në jetën kulturore e letrare të

vendit

Çdo letërsi është një monument i gjallë, në lëvizje të përhershme, që ndryshon jo

vetëm përmes pasurimit të saj me krijues të rinj, me vepra të reja, por njëkohësisht

edhe si pasojë e interpretimeve të lexuesve të saj. Dioniz Djurishin (Dioniz Djurišin),

në veprën e tij Ç’është letërsia botërore, shprehet:

“letërsitë kombëtare nuk zhvillohen të izoluara, por vetëm në bazë të ligjësive

origjinale vendëse si dhe në bashkë-marrëdhënie me zhvillimin social e letrar të

letërsive të tjera. Domethënë çdo letërsi pasqyron në një anë ligjësitë specifike që

burojnë nga veçantitë e traditave dhe të kushteve vendëse si dhe ligjësitë e karakterit

të përgjithshëm, që përcaktohen nga karakteri interliterar i proceseve letrare”176

.

Letërsitë kombëtare njohin krijimin, zhvillimin dhe pasurimin e tyre si pasojë e

veprimtarisë së autorëve kombëtarë dhe njëkohësisht ato pësojnë edhe ndikimin e

letërsive të tjera për shkak të përkthimit të autorëve të huaj. Letërsia shqipe e

dokumentuar fillon vonë në kohë, krahasuar me letërsitë e tjera të vendeve evropiane

perëndimore. Origjina e saj mund të gjendet tek ndikimi i humanizmit, i cili kishte

pasur pasojat e veta dobiprurëse në Evropë, në Francë e gjithandej.

Letërsia shqiptare historikisht është ndarë në pesë periudha kryesore letrare:

1. Letërsia e vjetër shqiptare

174 P. Deshusses, L. Karlson, P. Thornander, Dix siècles de littérature française – Du Moyen Age au

XVIII siècle, Bordas, Paris, 1984, f. 90. 175 A. Uçi, “Estetika si teori e metodologji e historisë së kulturës artistike”, Konferenca shkencore: Historia e letërsisë shqipe, 30-31 tetor 2009, Prishtinë, f.111. 176 Cit. Osman Gashi, Historia e letërsisë dhe periodizimi i letërsisë, Konferenca shkencore: Historia e

letërsisë shqipe, 30-31 tetor 2009, Prishtinë, f. 93 (Dioniz Djurišin, Šta je svetska knjizevnost, Novi

Sad, 1997).

Page 80: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

65

2. Letërsia e Bejtexhinjve

3. Letërsia e Rilindjes kombëtare shqiptare, ose letërsia e romantizmit

4. Letërsia mes dy luftrave botërore, ose Realizmi

5. Letërsia bashkëkohore

Sigurisht që ka edhe nënndarje të tjera më të hollësishme të historisë së letërsisë.

Në studimin tonë do të mbështetemi në këtë ndarje tradicionale, edhe pse jemi të

vetëdijshëm se çdo lloj ndarjeje sipas periudhave historike të letërsisë është relative

dhe se periodizimi nuk është gjithnjë i pastër. Kjo ndodh vetëm për efekt studimi pasi

në të vërtetë letërsia është një e tërë dhe periudhat e ndryshme janë në vazhdimësi dhe

në plotësim të njëra-tjetrës për t’i dhënë pamjen e duhur letërsisë shqipe. Duket se

letërsia, ashtu si çdo fushë e studimit shoqëror, lidhet ngushtë me historinë, lidhje për

të cilën është diskutuar qysh herët që prej Aristotelit tek libri i tij Poetika, e më pas

nga studiues e kritikë letrarë. Studiuesi i njohur francez Rolan Barti (Rolland

Barthes), e ka shprehur këtë lidhje sipas botëkuptimit të tij. Sipas tij, letërsia “është

njëkohësisht shenjë e një historie dhe rezistencë e kësaj historie”.177

Në fund të fundit,

letërsia është një dukuri e zhvilluar në kohë. Kështu që duam apo nuk duam, datat

historike janë ato që na vijnë në ndihmë për të kuptuar ndryshimet që pëson letërsia

ndër shekuj. Këto data janë hallka që bashkojnë, po aq sa edhe ndajnë drejtimet e

ndryshme letrare. Ato janë ura lidhëse të zhvillimit të letërsisë dhe dëshmi e

vazhdimësisë dhe ecjes përpara të krijimit letrar.

Diskutimi mbi periudhat letrare të historisë së letërsisë, na shërben si një mjet për

të bërë kalimin nga paraqitja e jashtme në atë të brendshme, për të hyrë më në thellësi

të kushteve të krijimit të veprave letrare. Nëse zbresim në themelet e letërsisë së vjetër

shqipe, do të gjejmë vlera të mëdha artistike dhe letrare të cilat mund të krahasohen

me letërsitë e tjera evropiane e më gjerë. Njohja e letërsisë së fillimit, na ndriçon

shtegun për të kaluar më pas në studimin e epokave të tjera letrare të mëvonshme të

ndikuara fuqishëm prej kësaj zanafille. Veprat e kësaj periudhe historike janë

vlerësuar më tepër si veprime intelektuale me qëllime kuturore për forcimin e kombit

e ideve të ndryshme, prej të cilave më të rëndësishmet ishin çështjet fetare. Ato kanë

karakter didaktik, por njëherësh kanë edhe meritën e kalimit nga ligjërimi gojor në atë

të shkruar. Këto tekste të para të cilat kanë karakter imitues, nuk mbetën vetëm në

stadin e imitimit, por kaluan në shumicën e rasteve në stadin e rikrijimit letrar, me

vlerat e veçanta që spikatin për secilin autor.

Letërsia shqipe e vjetër nuk është thjesht një dokument formal i ekzistencës së

kulturës shqiptare siç thuhet shpesh. Ajo është themeli mbi të cilin janë ngritur muret

e letërsisë shqipe, e cila i ka fillesat rreth shekujve XV e XVI me veprat e para letrare,

të cilat janë më tepër përkthime në gjuhën shqipe të teksteve fetare. Letërsia e vjetër

është një nga monumentet më të rëndësishme të letërsisë shqipe, edhe pse kemi

prirjen ta vështrojmë thjesht si një dokument fillestar, si fillim i një aktiviteti

shpirtëror e intelektual, i cili paraqet më tepër vlera gjuhësore sesa letrare. Shkrimet e

kësaj periudhe, janë shkruar për t’i ardhur në ndihmë popullit, kombit dhe në dobi të

besimit fetar dhe jo si shprehje e thjeshtë e frymëzimit të krijuesve. Tek libri Kodi

Biblik në letërsinë shqiptare, autori Femi Cakolli, shprehet se periudha që është

emërtuar letërsia e vjetër shqipe “saktësisht mund të quhet letërsia biblike

shqiptare”,178

ndërkohë që Sabri Hamiti e cilëson këtë periudhë si letërsi filobiblike.

Cakolli vazhdon reflektimin e tij duke theksuar idenë se:

177 R. Barthes, Histoire ou littérature ?, Paris, Seuil, 1963, f. 146-167. 178 F. Cakolli, Kodi Biblik në letërsinë shqiptare 1492 - 1947, Tenda, Prishtinë, 2003, f. 16.

Page 81: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

66

“Përkimi biblik në gjithë historinë e letërsisë sonë është njëra nga shtyllat

kryesore të konstruksionit të saj embrional”.179

Letërsia e vjetër shqiptare, reflekton qartë dy cilësitë themelore të krijimtarisë

rilindëse, humanizmin, vendosjen në qendër të njeriut, të energjive krijuese të tij, dhe

kthimin tek Antikiteti, tek arti i lashtë greko-romak dhe motivet e tij.180

Në këtë

periudhë, poetët dhe autorët shqiptarë me prirje të theksuara humaniste, shprehin

shpesh mendimin se feja pa dije nuk është e qëndrueshme, ngrenë lart vlerën e

arsimimit, dhe theksojnë se nëse nuk ecim përpara në njohuri, nuk mund të qëndrojmë

si komb. Sipas konceptit mejetar, gjithçka që kishte ekzistuar para Krishtit, çdo ide,

filozofi, nuk kishte vlerë, nuk ishte e vërtetë, madje ishte e rrezikshme për shpirtin

njerëzor. Në doktrinën e kishës gjithçka me vlerë fillon me lindjen e Krishtit. Por edhe

pse priftërinj, shkrimtarët e parë shqiptarë e vlerësojnë Antikitetin si bazë për

krijimtarinë dhe përparimin e dijeve. Ata e çmojnë përparimin shpirtëror, por pa lënë

pas atë intelektual.

Letërsia shqipe ndikohet mjaft nga rrethanat historike me të cilat përballet vendi.

Prej shekullit XV, Shqipëria u copëzua dhe brenda kufijve të saj kishte kontradikta

midis katolikëve latinë, ortodoksëve grekë dhe myslimanëve turq, të cilëve u ndalohej

të përdornin gjuhën e tyre. Ata ishin të detyruar të shkruanin përkatësisht në gjuhët

latine, greke dhe turke. Mes katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri nuk kishte

marrëdhënie të mira, madje mendohet se shqiptarët u kthyen në myslimanë, edhe për

shkak të hasmërive të shumta që ekzistonin mes dy krahëve të krishterimit. Katolikët

ndiheshin më të afërt me turqit sesa me shqiptarët ortodoksë. Kjo armiqësi mes të

krishterëve duket e çuditshme. Si është e mundur që të krishterët ortodoksë dhe

katolikë nuk mund të bashkohen me njëri-tjetrin, por pranojnë më lehtë myslimanët? I

njëjti ungjill që lexojnë, nuk mund t’ua zbutë zemrat ndaj njëri-tjetrit? Për fat të keq,

ungjilli nuk predikohej në këtë periudhë në gjuhën shqipe, por në latinisht për

katolikët dhe në greqisht për ortodoksët, kështu që populli i thjeshtë, megjithë

dëshirën e madhe, nuk kishte mundësi të njihte të vërtetën e ungjillit. Në këtë

periudhë, ashtu si fqinjët e tyre evropianë, edhe shqiptarët shfaqin shenja të

supersticionit, janë të lidhur fort pas bestytnive. Besimi i tyre shfaqet më tepër si një

besim formal sesa i bazuar në Shkrimet, çka ndodh pothuajse në të gjitha vendet e

Ballkanit. Historianë të ndryshëm, mbrojnë idenë se, në shumicën e rasteve, shqiptarët

nuk kishin njohuri për besimin e tyre, nuk e njihnin krishterimin në parimet e tij, por

më shumë e ruanin atë si një rit, si një mjet supersticioni. Historiani Edvin Xheks

(Edwin Jacques) në librin e tij Shqiptarët, citon Edit Durhamin tek shkruan në lidhje

me katolikët e veriut:

“malësorët shqiptarë e ruajnë kryqin më tepër si hajmali mbrojtëse, ndërsa për

besimin e vërtetë të krishterimit nuk kanë as idenë më të vogël”.181

Gjithë kjo varfëri shpirtërore e ka një shpjegim bindës: Pushtimin turk.

179 Po aty, f. 17. 180 I. Rugova, Vepra e Bogdanit, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 5. 181 E. Jacques, Shqiptarët, Lajmi i mirë, Tiranë, 1995, f. 258.

Page 82: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

67

2.3.2 Sythat e parë letrarë – Kundërvënie ndaj realitetit të hidhur

Gjatë periudhës së islamizimit, shqiptarët janë thuajse tërësisht analfabetë. Vetëm

njerëzit e kishave dhe disa hoxhallarë dinin të lexonin në këtë kohë dhe për më tepër

librat ishin shumë të rrallë. Shkrimet në gjuhën shqipe të botuara gjatë shekujve të

parë të pushtimit osman, janë të pakta. Ato kanë karakter fetar-didaskalik dhe u

shkruan më tepër për nevojat e praktikës së kishës. Në Shqipëri, në të gjitha materialet

e shkruara, përdorej gjuha greke dhe ajo latine deri në kohën e pushtimit turk. Madje,

pas ardhjes së tyre, turqit nuk lejuan as letërsinë popullore të qarkullonte nga frika e

zgjimit të ndjenjës kombëtare.

E megjithatë, fakti që dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe kanë

karakter fetar, tregon se kemi të bëjmë me një shoqëri e cila e vlerëson fuqishëm

fetaren. Kështu, fjalia e parë e shkruar në shqip, e titulluar Fraza e pagëzimit, apo

Formula e Pagëzimit, në vitin 1462 nga prifti katolik Pal Engjëlli, është një dëshmi e

gjallë për këtë: “Une te pagezonj ne emer te Atit e te Birit e te shpirtit senit”

Dokumenti i dytë i shkruar në shqip, është Fjalorthi i Arnold von Harffit ku

takojmë edhe disa fjalë e shprehje shqipe. Në të gjendet forma e parë e emrit Krisht në

gjuhën shqipe : criste (Krishte) (Kirshtë – Krishti). Një dokument tjetër i rëndësishëm

është Perikopeja e Ungjillit të Pashkës, i cili daton prej fundit të shekullit XV, apo

fillimit të shekullit XVI, e që është një përkthim nga greqishtja i disa vargjeve të

ungjillit sipas Mateut, kapitulli 27:62-66. Ky dokument flet për ngjarjet që kanë

ndodhur gjatë festës së Pashkës, 33 vjet pas Krishtit. Siç e vërejmë, të tri dokumentet

e para të shkruara në shqip janë të lidhura ngushtë me besimin fetar, me krishterimin.

2.3.3 Rilindja evropiane dhe lindja e librit shqip

Ashtu siç e përmendëm për letërsinë frënge, edhe në letërsinë shqipe kemi të

njëjtën situatë për sa i përket studimit të letërsisë së origjinës. Njerëzit e kishës ishin

ata që i kushtonin shumë rëndësi shkrimit. Ata merreshin me përkthime të pjesëve të

ndryshme të Biblës, me përshtatje, apo përshkrime të tregimeve dhe historive të

ndryshme nga Bibla për t’ua treguar njerëzve të thjeshtë, të cilët në këtë periudhë janë

të pashkolluar dhe nuk dinë shkrim e lexim. Përkthimet dhe përshtatjet nga Bibla janë

një pjesë e rëndësishme e zhvillimit kulturor, gjuhësor, letrar të vendeve të ndryshme

të cilat u prekën nga Reforma protestante. Kisha katolike ishte e trembur se po

humbiste gjithnjë e më tepër terren për shkak të përhapjes së shpejtë të

protestantizmit, kështu që filloi të bënte disa lëshime. Vatikani po tregohej më tolerant

duke lejuar zëvendësimin e latinishtes me gjuhën amtare në disa vende. Kisha

katolike shqiptare, u ndikua mjaft nga fryma humaniste e Rilindjes italiane e cila

kishte në qendër lirinë intelektuale.

Në këto rrethana lehtësuese, shkruhet libri i parë në gjuhën shqipe, Meshari, në

1555, i shkruar nga Gjon Buzuku, i cili shërbente si prift katolik në Shqipërinë e

veriut. Në librin prej 220 faqesh, gjejmë pjesë të ndryshme liturgjike të përkthyera në

gjuhën shqipe për shërbesën fetare, të shkruara me synimin për t’iu kundërvënë

Reformës protestante. Buzuku e përktheu Mesharin nga latinishtja. Ai përmban

fragmente nga pjesët kryesore të Biblës, të vendosura jo sipas rradhës së Shkrimit të

shenjtë. Edhe pse materialet e shkruara në këtë libër nuk janë origjinale, mund të

thuhet se Gjon Buzuku e lindi shqipen letrare.182

Buzuku përktheu një libër kishe, por,

182 R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f. 36.

Page 83: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

68

siç ka vënë re Lasgush Poradeci, njëkohësisht e rikrijoi atë, duke manifestuar vlerat e

rralla shprehëse të fjalës shqipe, e aftë për të shprehur vlera të vërteta poetike që në

sprovat e para. Studiues e kritikë të ndryshëm letrarë nuk pajtohen në qëndrimin që

duhet mbajtur ndaj këtyre dokumenteve të para, nëse duhen vlerësuar thjesht si

shkrime me vlera gjuhësore, apo duhen çmuar edhe nga ana letrare. E vërteta është që

veprimi i Buzukut është një hap i parë drejt zhvillimit dhe përparimit të gjuhës dhe

kulturës shqipe dhe ai duhet nderuar e vlerësuar për botimin e këtij libri në kushte

tepër të vështira për shkak të pushtimit osman. Fakti që autorët e parë kanë qenë

pothuajse të gjithë priftërinj është i kuptueshëm. Në këtë kohë kisha zotëronte

monopolin e kulturës duke pasur në dorë shkollat, censurën, të drejtën e botimit etj.

Ndërkohë, në vitin 1592, mes arbëreshëve të Italisë botohet Katekizmi i Lekë

Matrëngës në Romë, i titulluar E mbsuame e krishterë. Pas Mesharit të Gjon Buzukut,

poema e Matrëngës është poema e parë e njohur deri tani në gjuhën shqipe.

Përmbajtja është kryesisht fetare. Vepra e tij fillon me një vjershë me tetë vargje e cila

përbën edhe llojin e parë të vargut në letërsinë shqipe, ndërsa përmbajtja e saj lidhet

me katekizmin. Janë disa udhëzime në lidhje me doktrinat e kishës. E mbsuame e

krishterë e Matrëngës është vepra e parë e shkruar nga arbëreshët dhe gjithashtu e

para vepër në dialektin tosk, ndërkohë që të gjithë autorët e letërsisë së vjetër shqipe,

kanë shkruar kryesisht në dialektin geg.

Përmes poezisë, poeti i këshillon besimtarët të jenë gjithnjë të pranishëm në

kishë. Ai e shkroi këtë vepër për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në Itali

të cilët, të vendosur prej vitesh atje, nuk kuptonin italisht, as latinisht dhe kishin

nevojë për tekste në shqip me qëllim që të vazhdonin praktikimin e besimit të tyre.

Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë,

Të mirë të krështee burra e graa,

Mbë fjalët të tinëzot të shihi meshë,

Se s’ishtë njeri nesh që mkatë s’kaa;

E lum kush e kujton se kaa të vdesë,

E mentë bashkë mbë tënëzonë i kaa;

Se Krishti ndë parrasit i bën pjesë,

E bën për bir të ti e për vëllaa. 183

183 L. Matrënga, « Këngë e përshpirtshme », 1592.

Page 84: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

69

KREU III. SHEKULLI XVII, NDËRTHURRJA E

HUMANIZMIT DHE KLASICIZMIT

3.1 Klasicizmi në Francë dhe marrëdhënia e artit me

pushtetin, shkencën dhe fenë

3.1.1 Arti dhe feja nën pushtetin e Luigjit XIV

Shekulli XVII, i quajtur ndryshe edhe Shekulli i Madh i Luigjit XIV, është një

periudhë e ndritur në shumë drejtime. Luigji XIV është mbreti që njihet për dashurinë

e madhe për artin në përgjithësi dhe për mbështetjen ndaj artistëve. Në këtë periudhë,

Franca përballet me kriza në nivele të ndryshme.

Mendimi filozofik dhe estetik njeh një zhvillim të hovshëm gjatë këtij shekulli.

Poezia frënge e shekullit XVII karakterizohet nga një tipar kryesor: roli i saj në

shërbim të shtetit. Ajo kalon në disa etapa të cilat lidhen ngushtë me zhvillimet

historike në Francë.

Kështu, fillimi i shekullit, me vdekjen e Mbretit Henri IV më 1610 dhe luftrat

fetare, karakterizohet nga ndjeshmëria baroke e shekullit XVI dhe temat e saj

mbizotëruese, të cilat janë dëshmi e pesimizmit dhe pasigurisë së shpirtrave të kësaj

epoke. Në qendër të tematikës letrare janë lufta mes së vërtetës dhe iluzionit,

‘teatraliteti’ i jetës njerëzore, paqëndrueshmëria, pasiguria e jetës njerëzore. Karakteri

polemik i poezisë baroke theksohet edhe më tepër gjatë shekullit XVII.

Nga mesi i shekullit shfaqet një formë tjetër poezie, ajo mondane, e sallonit, e

cila zhvillohet më së shumti në klasat e borgjezisë së përparuar. I jepet përparësi

zbukurimit të realitetit apo distancimit prej tij, sepse kështu siç është, shihet si vulgar

dhe zhgënjyes. Precioziteti, duke vënë theksin mbi purizmin e gjuhës, elegancën në

sjellje, ruajtjen e zakoneve dhe idealizimin e dashurisë, do t’i shtyjë në ekstrem këto

parime.

Nga fundi i shekullit mbizotërojnë parimet e klasicizmit, kodifikimi i rregullave

dhe gjuhës: poeti në këtë periudhë ka për detyrë të krijojë poezi e cila do të ngrejë lart

emrat e pushtetarëve të kohës: odat, gjinitë antike tashmë rivlerësohen. Të gjitha

pamjet që merr poezia në shekullin XVII dëshmojnë për ndryshimet që pëson arti në

përgjithësi dhe poezia në veçanti, në varësi të kushteve historike.

Ndihen pasojat e luftrave fetare dhe konflikteve të shumta të cilat shkaktuan

probleme të mëdha dhe ndryshuan mendësinë e shoqërisë franceze. Në fillim të

shekullit, besimi mbetet i gjallë.

“Kisha ushtronte një ndikim të madh në letërsi. Lirizmi fetar i përngjan lirizmit të

dashurisë apo tragjedisë në penën e pjesës më të madhe të shkrimtarëve.”184

Kështu, tematika fetare ishte mbizotëruese në fillim të shekullit XVII.

Marrëdhënia e mbretit me kishën dhe me popullin në përgjithësi është një nga

pikat e forta të këtij shekulli. Shoqëria e nderon figurën e mbretit dhe lavdia e tij është

e rëndësishme për krijuesin poetik. Kisha dhe monarkia janë në kushtet më të mira të

mundshme. Kleri është pushteti i dytë më i rëndësishëm në vend dhe ushtron një

ndikim të madh ekonomik. Edhe pse shkenca ka një zhvillim të madh në këtë

periudhë dhe tërheq gjithnjë e më tepër njerëz të shtresave të ndryshme, teologjia

184

S. Betière, & L. Vidal, Anthologie de la littérature française - XVIIe siècle. Paris : Librairie

générale française, 1993, f. 33.

Page 85: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

70

sërish kryeson mbi shkencat e tjera.185

Besimi i francezëve përbën bazën e shoqërisë

mbi të cilën mbështeten të gjitha marrëdhëniet njerëzore. Përmes besimit, ata

shpresojnë se mund të ndryshojnë gjendjen e shoqërisë dhe situatën e krijuar, por

tashmë bëhet fjalë për një besim të bazuar në rregulla, tek arsyeja, një besim në vlerat

njerëzore dhe jo në ndjenja të pabazuara dhe të pavërtetuara, siç ishte konsideruar

besimi i Mesjetës.

3.1.2 Marrëdhënia e letërsisë me Antikitetin dhe synimet e artit

letrar

Në përgjithësi, kultura merr formën e saj nën ndikimin e marrëdhënieve me

epoka të tjera të historisë, me vende të tjera. Gjatë shekullit XVII, për pjesën më të

madhe të shkrimtarëve, imitimi i Antikitetit është diçka parësore.

Qëllimi i letërsisë me karakter fetar në këtë periudhë është të vërë në lëvizje

vullnetin për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet poeti, apo ata që e rrethojnë atë.

Vepra e poetëve me frymëzim fetar, jo vetëm që duhet të ndërtojë publikun, por edhe

ta ndryshojë atë, t’i japë një ngjyrim të ri mendimit dhe imagjinatës së atyre që e

lexojnë. Poetët me frymëzim fetar bëhen në këtë mënyrë, dëshmitarë të pranisë

miqësore të Perëndisë mes njerëzve. Në fund të fundit, kështu bënin edhe autorët dhe

poetët e Antikitetit, të cilët ishin mësuesit dhe udhëheqësit e gjinisë njerëzore, prej

tyre zbuloheshin gjërat hyjnore dhe kështu vinte mirësia ndër popuj, përmes shkrimit

poetik. Klasicistët gjetën në Antikitet një mësim shumë të rëndësishëm për artin.

Shqetësimi i tyre kryesor ishte të risillnin harmoninë, thjeshtësinë fisnike duke e

mbështetur idenë e tyre tek modelet greko-romake, tek të cilat mund të gjenin

frymëzim të vërtetë dhe mbështetje të sigurt.

Të krishterët humanistë në shekullin XVII vënë në qendër njeriun, i cili në sytë e

tyre është plot vlera; ata e shohin qenien njerëzore të shpenguar përmes Perëndisë që

u bë vetë njeri e kështu shfaqi dashurinë dhe mëshirën e tij për njeriun mëkatar,

ndërkohë që gjatë Mesjetës në qendër kishte qenë figura e Hyjnisë.

Megjithë vlerësimin për Antikitetin, mbështetjen tek autorët antikë, ka një

kontradiktë të ashtuquajtur Grindja mes të Vjetërve dhe të Rinjve,186

e cila është

vetëm dukja e jashtme e opinioneve të kundërta që kishin kohë që ekzistonin fshehtas.

Njëra palë kundërshton autoritetin, tjetra sulmon ashpër progresin. Interesi për

Antikitetin lidhet me një rivlerësim kritik të prurjeve të tij, madje arrihet deri atje, sa

edhe Shkrimi i Shenjtë i nënshtrohet lupës së Modernëve. Sulmi i autoritetit në

kritikën letrare përkon me progresin e kërkimit shkencor; sfida që i bëhet autoritetit

nga Modernët në fushën e letërsisë paralajmëron lënien pas dhe hedhjen poshtë të

politikës dhe fesë. Me përparimin e shkencës, autoriteti i Aristotelit dhe i Antikitetit

në përgjithësi vihen në dyshim, ndërsa me zhvillimin e gjuhës frënge, dobësohet

pozita e privilegjiuar e latinishtes. Sharl Pero (Charles Perrault), i cili i përkiste krahut

të Modernëve, shkroi poemën “Shekulli i Luigjit të madh”, ku shprehej:

Antikiteti i bukur gjithnjë mund të nderohet.

Por nuk e besoj dot që mund të adhurohet. 187

185 R. Zuber & M. Cuénin, Littérature française, 4. Le classicisme, Arthaud, 1984, f. 51. 186 Frëngj : La querelle des Anciens et des Modernes. 187Përkth.im, « La belle Antiquité fut toujours vénérable./Mais je ne crus jamais qu’elle fut adorable. »,

Ch. Perrault, « Le siècle de Louis le Grand », 1687.

Page 86: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

71

Shekulli XVII ecën në gjurmët e Rilindjes për sa i përket vlerësimit të Antikitetit,

por njëkohësisht, ai shkon përtej kësaj epoke të lavdishme; krijuesit klasicistë janë në

kërkim të diçkaje më të lartë, më të thellë.

Gjinia kryesore është teatri. Ka një lloj parapëlqimi për artin skenik, i cili mund

të përcjellë një mesazh më të drejtpërdrejtë tek publiku. Por, edhe në këto kushte,

poezia vazhdon të konsiderohet si gjuha e perëndive. Gjuha e saj paraqet ngjyrat më

të larmishme të mendimit dhe shpreh idetë me forcën më të madhe të figuracionit

përmes ritmit dhe rimës. Kështu, sërish, edhe në artin skenik, shkrimtarët preferojnë të

shkruajnë drama në vargje poetike.

Sipas teoricienit Bualo (Boileau), krijimi i poezive kërkon patjetër dhunti. Për të,

frymëzimi para së gjithash duhet të jetë i sinqertë. Ai shprehet:

Nuk mjafton të jesh poet, duhet të jesh i dashuruar.188

Në fillim të shekullit, në kohën kur shkruante edhe Bualo, poeti shihej i lidhur

ngushtë me Muzën poetike, pa të cilën ai nuk mund të jetë në gjendje të shkruajë

vargje. Poeti vazhdon të shihet si profet, siç besohej në Rilindje, zot i së vërtetës sepse

burimi i poezisë është hyjnor, gjendet në furinë poetike.189

Siç shprehet Pol Benishu

(Paul Bénichou), teologët e shekullit XVI dhurojnë poezi të nivelit më të lartë

shpirtëror, ndërsa priftërinjtë në krijimet e tyre poetike nxjerrin në pah përjetimet e

tyre hyjnore dhe vënë në qendër Perëndinë.

Ata i këndojnë universit

Me një zë ku Zoti ndihet fuqishëm.190

Në gjysmën e dytë të shekullit XVII me lëvizjen letrare klasiciste, vepra poetike

shihet si reflektim i vetë poetit. Nëpërmjet shkrimeve të tij, poeti shpreh vetveten,

qenien e tij, bindjet dhe qëndrimin e tij ndaj jetës. Krijuesi duhet të synojë arsyetimin

dhe virtytin, përsosmërinë qoftë për veten, qoftë për të tjerët. Nëse vepra e tij nuk e

arrin këtë gjë, atëherë ajo nuk do të vlerësohet. Ai duhet të shkruajë për një publik që

e pranon veprën, në të kundërt, nuk do të ketë sukses. Autorët klasicistë i vënë detyrë

parësore vetes t’i pëlqejnë publikut, ta vënë veprën në shërbim të shijes së publikut.

Letërsia klasiciste vlerësohet si një letërsi shoqërore, “një letërsi mondane, e

lindur prej publikut dhe e shkruar për publikun".191

Jo më kot, zhanret më të lëvruara

në këtë periudhë janë tragjedia, komedia, të cilat krijojnë një marrëdhënie më të

drejtpërdrejtë me publikun. Duket sikur ekziston një lloj marrëveshjeje e fshehtë mes

publikut dhe autorit.

188 Përkth.im, “C’est peu d’être poète, il faut être amoureux.” , N. Boileau, Oeuvre de Boileau. Tome 2.

L’Art poétique II, Hachette Livre BNF, Paris, 2013, f. 23. 189 ‘furor poeticus’. 190 Përkth.im, « Ils chantent l'univers/ D'une vois où Dieu abonde. » Cours de M. Antoine Compagnon,

Septième leçon : Naissance de l'écrivain classique, fabula.org/compagnon/auteur7.php. 191 H. Peyre, Qu’est-ce que le classicisme ?, A.-G. Nizet, Paris, 1971, f. 43.

Page 87: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

72

3.1.3 Humanizmi klasicist, rivendosje e përkohshme e ‘paqes’

artistike

Pas periudhës së trazuar të shekullit XVI, rivendosja e rregullit bëhet një prej

synimeve kryesore të intelektualëve. Rregulli dhe arsyeja duhet të jenë në themel të

shoqërisë dhe të zënë vendin e imagjinatës e cila nuk mund të kontrollohet.

Rregulli është kënaqësia e arsyes, por rrëmuja adhurohet prej imagjinatës. 192

Klasicizmi synon para së gjithash të jetë arti i qartësisë.193

Qartësia dhe thellësia

janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën gjatë kësaj periudhe letrare.

Krijuesit kërkojnë arritjen e ekuilibrit të brendshëm të thellë, duke studiuar thellësinë

e pasioneve njerëzore.

Nga mungesa e rendit, nga rrëmuja e përgjithshme që e paraprin këtë periudhë,

klasikët preferojnë të vendosin rregullin e humbur dhe këtë synojnë ta bëjnë duke u

përqendruar tek zemra njerëzore. Njeriu bëhet objekt kërkimi, dhe brendësia e zemrës

së tij gjendet në thelb të studimit ashtu siç ndodh përgjatë gjithë historisë njerëzore:

njeriu është në kërkim të dashurisë dhe të njohjes së vetvetes. Poetët, shkrimtarët,

artistët në përgjithësi janë ata që e përjetojnë këtë kërkim përmes veprës së tyre.

A buron gjithë kjo rrëmujë dhe paqartësi e jetës nga zemra e njeriut dhe

qëndrimet e saj jo të mira? A është njeriu në gjendje të kontrollojë dhe të ndryshojë

situatën e tij? A mund të ishin shmangur luftrat fetare dhe a mund të kishte shoqëria

franceze dhe shoqëria në përgjithësi një imazh tjetër? Bëhet fjalë për një analizë të

detajuar të brendësisë së shpirtit njerëzor, për të parë në thellësi, për të vëzhguar

njeriun në botën e tij të brendshme, atë të fshehtën e të panjohurën nga jashtë. Bëhen

përpjekje për të studiuar ndërgjegjen e qenies njerëzore, motivet e fshehta të çdo

veprimi dhe për të kuptuar dobësitë njerëzore. Kemi bashkimin e shpirtit me

emocionin. Emocioni dhe ndjenja mund të kontrollohen e drejtohen përmes arsyes.

Ato kuptohen dhe analizohen; mund të ‘humanizohen’.

Klasicizmi është një periudhë ekuilibri, ekuilibër i brishtë dhe i përkohshëm po të

kemi parasysh se fill mbas tij, vjen epoka e shqetësimeve dhe rrëmujës. Megjithatë,

nuk mund të themi se kjo rrëmujë është pasojë e klasicizmit sepse ajo ishte shfaqur

para tij, me luftrat e shumta të brendshme dhe të jashtme në Francë, diskutimet

filozofike dhe fetare të zjarrta, pasiguritë politike dhe revoltat civile. Pas një periudhe

të gjatë konfliktesh dhe shqetësimesh, njeriu e ndjen veten të pasigurt dhe themelet e

jetës duken të paqëndrueshme. Ai përpiqet të gjejë një pikë referimi, një pikë takimi

dhe klasicizmi pretendon ta arrijë këtë përmes rregullave të tij strikte.

Shpesh termi që përdoret për të përshkruar klasicizmin është racionalizëm,194

term që në frëngjisht ka kuptimin:

“doktrinë sipas së cilës, për sa i përket fetares, duhet pranuar vetëm ajo që

përshtatet me arsyen natyrore dhe që shpjegohet prej saj”.195

192 Përkth.im, « L’ordre est le plaisir de la raison, mais le désordre est le délice de l’imagination. »,

Paul Claudel, Le soulier de satin, Avertissement, Théâtre II, éd. Gallimard, Coll. Bibliothèque de la Pléïade, 1965, f. 952. 193 H. Peyre, Qu’est-ce que le classicisme ?, A.-G. Nizet, Paris, 1971, f. 152. 194 Po aty, f. 79. 195 Le nouveau Petit Robert de la langue française 2008, 3° signification, f. 2126.

Page 88: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

73

Bualo, hartuesi i manifestit të klasicizmit, u bën thirrje poetëve: “Duajeni pra

arsyen...”, “Duajeni virtytin.”196

duke lënë kështu pas gjithçka që duket e

paarsyeshme, që nuk mund të rroket nga mendja njerëzore.

Gjatë klasicizmit, të gjitha manifestet, shkrimet teorike kanë një pikë të

përbashkët: arti nuk duhet të jetë lojë; “ai duhet të shërbejë dhe të mësojë”.197

Artisti

synon që përmes artit, të sjellë një ndryshim në botë. Një prej qëllimeve kryesore të

krijuesve është të “mësojnë virtytin”. Anri Peiri (Henri Peyre) citon Brynëtierin

(Ferdinand Brunetière) teksa flet për rolin dhe detyrën që klasikët i japin shkrimtarit:

“Kushdo që shkruan, merr përsipër shpirtra njerëzish”.198

Pra, poetit i është caktuar një detyrë shumë e rëndësishme, kujdesi për anën

shpirtërore të njeriut.

Shkrimtari ende nuk ka shumë besim tek vetvetja, tek aftësitë njerëzore. Ai e

shikon veten si zëdhënës të diçkaje që e tejkalon,199

së cilës duhet t’i bindet. Krijuesi

është i thirrur të mbajë përgjegjësitë e veta si i krishterë i mirë, duke qenë i sinqertë,

duke sjellë vlera përmes shkrimit të tij dhe rrjedhimisht, ndikim në shoqëri. Bualoja

shprehet në veprën e tij se shkrimtari duhet të synojë të vërtetën sepse

“Asgjë nuk është e bukur përveç të vërtetës, vetëm e vërteta është e dëshiruar.”200

E vërteta mbetet synimi i artistëve, por tashmë nuk bëhet fjalë për një të vërtetë

absolute, por më tepër, për një të vërtetë në dukje (La vraisemblance), për të

besueshmen.

Pak e nga pak, kërkesat ndaj poetit do të jenë të karakterit estetik më tepër.

Sipas Malerbit (Malherbe), poeti duhet të punojë shumë për të përsosur shprehjen

e tij artistike dhe

“... nuk duhet të pretendojë të bëhet ndërmjetës midis Zotit dhe njerëzve e as të

jetë qenie superiore që ndriçon marrëdhëniet e tij me Muzën; ai është para së

gjithash mjeshtër i vargut, prej tij s’kërkohet tjetër pos të shkruajë vargje të

bukura, ashtu siç kërkohet prej një zdrukthëtari të bëjë mobilje të qëndrueshme

dhe komode...”.201

3.1.4 Frymëzimi fetar përballë sfidave të zhvillimit shkencor dhe

shoqëror

Për sa i përket marrëdhënies me të shenjtën, shumë krijues vendosin të shkruajnë

në mbrojtje të besimit dhe hyjnores në përgjithësi. Në poezinë fetare gjejmë njëherësh

të përziera ndjenjat e forta, mësimet e moralit dhe shembuj fisnikë.

196 Përkth.im, “Aimez donc la raison...”, “Aimez donc la vertu.”, Nicolas Boileau-Despréaux, Art, f.

IV. 197 H. Peyre, Qu’est-ce que le classicisme ?, A.-G. Nizet, Paris, 1971, f. 124. 198 “Quiconque écrit prend charge d’âmes”. Cit. H. Peyre, Qu’est-ce que le classicisme ?, A.-G. Nizet,

Paris, 1971, f. 124, (F. Brunetière, Manuel (No 64), p. 203). 199 R. Zuber & M. Cuénin, Littérature française, 4. Le classicisme, Arthaud, 1984, f. 71. 200 N. Boileau , “Rien n’est beau que le vrai, le vrai seul est aimable”, Art poétique et Épitres vii à ix,

De Gigord J., 1947, f. 31. 201 Cit. A. Vinca, Teori letrare prej antikës deri te postmodernizmi, Libri shkollor, Prishtinë, 2012, f.

130-131.

Page 89: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

74

Përvoja e hyjnores është tregues i pasurisë së madhe shpirtërore të këtyre

poetëve; shkrimet e tyre janë shprehje e marrëdhënies që ekziston mes shpirtit dhe

Perëndisë. Edhe Uni që shfaqet shpesh në shkrime nuk është uni i egos, por ai i lutjes.

Prania e Perëndisë shfaqet deri edhe në detajet më të parëndësishme. Arti nuk

kundërshtohet prej fetares sepse shihet si një bashkëpunim mes artistit dhe Krye-

Artistit.

Megjithë tronditjet e Reformës, zbulimet shkencore dhe racionalizmin gjithnjë në

rritje, shekulli i madh XVII, shfaqet sërish i lidhur fort me fenë. Ka një ripërtëritje të

frymës fetare tek shumë artistë. Vështirë se shkëputen dot lidhjet e përhershme të

poetëve francezë me fetaren. Ata janë mbrujtur që herët me elementin fetar, i cili

vazhdon të jetë pjesë e pazgjidhshme e tyre. Kësaj periudhe i përkasin shkrimet

poetike të Sezar dë Nostradamusit (César de Nostradame) (1553-1629), biri i Mishel

dë Nostradamusit (Michèle de Nostradame), tek i cili gjejmë vargje poetike, të

ngjashme me poetët e tjerë fetarë si La Sepedi (La Ceppède) apo Dë Shastëj (De

Chasteuil). Ai zë një vend të rëndësishëm në mes të poetëve të perëndishëm të

shekullit XVII.

Imazhet dhe figurat e përdorura prej tij janë po aq të goditura, sa edhe ndjenjat

shpirtërore të thella që shpreh. Tek “Portreti apo imazhi i Shpëtimtarit”,202

një prej

poezive më të njohura të tij, poeti ‘pikturon’ ndjenjat e thella fetare.203

Poezitë e tij

kanë më tepër karakter meditativ mbi tema të tilla si njohja e natyrës së rënë njerëzore

dhe atë që e pret njeriun pas vdekjes, por nuk mungojnë as idetë mbi jetën e Krishtit

dhe rolin e tij si shpëtimtar i të penduarve. Sezar dë Nostradamusi pati lexues të

shumtë në rradhët e katolikëve, por edhe të protestantëve. ‘Piktor i shkëlqyer dhe

poet’ poezia e tij është quajtur ndryshe edhe “piktura që flet”,204

për shkak të

imazheve aq të gjalla të cilat të krijojnë më tepër pamjen e një pikture.

Poeti shprehet:

Diell, rrezet e të cilit flakëve u ngjajnë

Që më drejtojnë në timin shtegtim,

Sa më shumë i sodit, aq më tepër hijeshi kanë,

Më tepër hije bëjnë, sa më pranë meje janë.

Më jep një rreze qiellore edhe mua

Që penën ta drejtojë siç u ka hije lavdeve të tua,

... merre dhe drejtoje dorën time edhe mes kësaj errësire ku unë jam

Dhe të lutem më lejo të të pikturoj, e vetmja dëshirë që kam.205

Poetët e tjerë të kësaj periudhe, janë marrë më tepër me Antikitetin biblik.

Frymëzimi biblik dhe i krishterë ka prekur thellë poetë të tillë si Deport (Desportes),

Berto (Bertaut), Dy Peren (Du Perren), Malerb (Malherbe), Rakan (Racan), Godo

202 « Pourtraict ou Image du Sauveur, César de Nostredame, 1606. 203 J.-R. Fanlo. César de Nostredame, Œuvres spirituelles, éd. critique par Lance K. Donaldson Evans,

Bulletin de l'Association d'étude sur l'humanisme, la réforme et la renaissance, 2002, vol. 55, n° 1, f.

141-143. 204 David Lee Rubin, Robert T. Corum, La Poésie française du premier 17e siècle: textes et contextes,

Rookwood Press, 2004, f. 85. 205 Përkth.im, J.-R. Fanlo. César de Nostredame, Œuvres spirituelles, « Le portrait ou l’image du

Sauveur », éd. critique par Lance K. Donaldson Evans, Bulletin de l'Association d'étude sur

l'humanisme, la réforme et la renaissance, 2002, vol. 55, n° 1, f. 141-143.

Page 90: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

75

(Godeau). Në shekullin XVII kemi praninë e poetëve që zgjedhin të shkruajnë vetëm

nën frymëzimin fetar, por ka dhe të tjerë të cilët sjellin tablo të jetës shpirtërore me

luftën e ashpër mes ndjenjave njerëzore dhe atyre hyjnore. Rasini është ndër poetët që

spikatin për hijeshinë e vargut, por edhe të shtjellimit dhe përshkrimit të gjendjes së

brendshme të njeriut, të kësaj beteje e cila zhvillohet brenda kujtdo, edhe pse është e

vështirë për t’u pranuar. Emocionet e shprehura prej tij janë të thella dhe të

larmishme. Korneji (Corneille) dhe Rasini (Racine), nuk janë shkëputur plotësisht nga

fetarja edhe pse në dukje, veprat e tyre duken shumë larg saj. Këto vepra shfaqin

ndikimin nga edukimi fetar të fituar qysh prej fëmijërisë, çka është më e dukshme te

Korneji, i cili cilësohet si poeti më fetar dhe më autentik i shekullit XVII, duke e vënë

dhuntinë e tij në shërbim të lavdisë së Perëndisë nga i cili edhe priste shpëtimin e

shpirtit. Nga ana tjetër, Rasini, pas përshkrimit të betejave të ashpra mes pasionit dhe

vullnetit njerëzor, është dramaturgu që shkroi tragjedi fetare si Ifigjeni, Ester, Atali

(Iphigénie, Esther, Athalie). Ndikimi i Antikitetit grek dhe i Biblës është i dukshëm në

veprën e Rasinit. Bibla është modeli nga i cili është frymëzuar shpesh poeti dhe

dramaturgu më i njohur i shekullit XVII. Në këtë periudhë, poetët ndikohen edhe prej

shkrimeve të etërve të Kishës dhe kulturës spanjolle. Figura të shenjtorëve si Shën

Injaci i Lojolës (Saint Ignace de Loyola), Shën Tereza e Avilës (Thérèse d’Avila) dhe

Shën Joani i Kryqit (St. Jean de la Croix) kanë qenë vendimtare në frymëzimin e

poetit Pjer dë Beryl (Pierre de Bérulle). Poeti shqetësohet për vendin e tij në historinë

e shpirtërores. Njeriu sipas tij,

“ ... është një mrekulli nga njëra anë dhe një askush nga ana tjetër sepse ai

përbëhet nga pjesë çfarëdo. Ai është një mrekulli dhe një hiç nga ana tjetër. Ai

është qiellor dhe tokësor, shpirtëror nga njëra anë dhe mishor nga ana tjetër. Ai

është engjëll, por është edhe kafshë, është një mrekulli, qendër, është një botë e

tërë, një perëndi. Ai është një hiç i rrethuar nga Perëndia, i varfër pa Perëndinë,

i aftë për të qenë me Perëndinë dhe i plotësuar nga Perëndia, nëse dëshiron.” 206

Pier dë Beryl është ndikuar ndjeshëm nga Shën Augustini; por filozofia e tij është

shumë e ngjashme edhe me filozofinë e Paskalit për sa u përket ideve të tij në lidhje

me mistiken dhe nevojën për të shenjtën në jetën e njeriut, kërkesën për t’u plotësuar

nga vetë Krijuesi:

« Ne duhet ta shohim qenien tonë si të paplotë dhe të papërsosur, me një boshllëk

që ka nevojë të mbushet, si një pjesë që ka nevojë të përfundohet, … si një shtresë

e parë në duart e një piktori të shkëlqyer që pret të hedhë ngjyrat e fundit… ». 207

Vepra e Klod Hopilit (Claude Hopil), vizaton pamjen e një njeriu bosh, i cili

mund të mbushet vetëm me praninë e Perëndisë. Shfaqet sërish ndikimi nga shën

Augustini në poezitë e tij. Poeti shprehet me një figuracion tepër të pasur dhe me një

gjuhë të bukur artistike. Përmes antitezave dhe oksimorave, ai shpreh bukurinë e

Perëndisë krijues.

Greminë e greminës, thelbi i qenies,

Dritë e dritave, përjetësi pa kohë

Pafundësi pa vend. 208

206www.la-croix.com/Archives/2012-07-30/Pierre-de-Berulle-homme-politique-malgre-lui.-Extraits.-L-

homme-est-miracle-d-une-part-et-un-neant-de-l-autre-_NP_-2012-07-30-837216. 207 Po aty.

Page 91: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

76

Hopili shfaqet në vargje si një krijues i plotësuar, i ngopur nga një gëzim që

thuajse e ndien edhe lexuesi. Ai është ndoshta poeti që tërhiqet më fort nga mistikja e

ashtuquajtur negative: këto poema përmbajnë jo vetëm mohime të drejtpërdrejta, por

edhe figura të tjera letrare.

Antuan Zhirar dë Sent Aman (Marc Antoine Girard de Saint Amant) është poeti i

cili ka si pikësynim përshkrimin e vuajtjeve të Krishtit në kryqin e Kalvarit, dhimbjet

e Shpëtimtarit, duke u marrë me çdo pjesë të trupit të tij e duke na paraqitur gjendjen

në të cilën njerëzit e çuan Perëndinë krijues.

Para vendit të shenjtë përulem,

Në këmbët e kryqit të Zotit tim,

Për zemrën time është i vetmi vend

Për t’u strehuar në kohë stuhish.

... Shoh shpëtimtarin varur mbi kryq

gozhdët e rënda dhe të tmerrshmit gjemba,

për mëkatin tim i duron,

Mes kriminelëve dënuar qëndron.

Shoh si treten ata dy diej

që nuk kanë të krahasuar;

sodit ballin e tij madhështor

përkulur prej padrejtësisë së mallkuar.209

Një poet tjetër me frymëzim të theksuar fetar të krishterë është edhe Loran

Drelenkur (Laurent Drélincourt), autori i soneteve të mrekullueshme të krishtera

(Sonnets chrétiens). Në vitin 1677, ai boton një përmbledhje me poezi, Sonete të

krishtera mbi çështje të ndryshme, ("Sonnets Chrétiens sur divers sujets"), e cila arriti

një sukses të menjëhershëm dhe u ribotua disa herë deri në fund të jetës së tij. Poeti

mrekullohet nga rregulli që sheh në krijim. Tek soneti “Lutje për mbrëmjen” (Prière

pour le soir), ai bën një paralelizëm mes mbarimit të ditës dhe fundit të jetës

njerëzore. Ashtu si dita përfundon me errësirën e natës, ashtu edhe jeta e njeriut

përfundon një ditë, prandaj duhet të përpiqemi që kur të vijë ‘nata’ e vdekjes, të jemi

gati të shkojmë drejt Perëndisë krijues, por kjo do të ndodhë vetëm nëse në jetën tonë

në tokë kemi pasur qëndrimin e duhur për t’u paraqitur para Perëndisë.

Kështu, që të Punojmë, Mirësitë e tua atërore

Bëjnë që Drita të mbretërojë mbi banesën tokësore:

Dhe prej Ligjeve të tua të mençura, Nata në kohën e saj vjen,

Dhe njeriu Çlodhje, nën hijen e krahëve të saj gjen.

Por nëse Gjumi i errët m’i mbyll qepallat e mia,

208 Përkth. im, « Abisme de l’abisme, essence de l’essence/Lumière de lumière, Eternité sans

temps/Immensité sans lieu », http://recherche.univ-lyon2.fr/grac/IMG/pdf/Hopil-Trevoux.pdf. 209 Përkth. im, “Je me prosterne en ce saint lieu, /Au pié de la croix de mon Dieu ; / c’est le seul endroit

où ma teste / Est à l’abry de la tempeste. / Pour contempler sa passion, / ... /J’y voy mon sauveur

attaché, / J’y voy les rudes cloux, les cruelles espines, / Qu’il endure pour mon peché, / Entre deux criminels convaincus de rapines./ J’y voy languir ces chers soleils / Qui n’ont qu’eux-mesmes de

pareils ; / J’y contemple ce front auguste / Se courber sous un faix injuste.” Dernier recueil de diverses

poësies du sieur de Saint Amant, 1658, https://perso.univ-lyon2.fr/~mollon/ParcoursBaroque/6-

OeilInterieur.pdf.

Page 92: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

77

Le të hapen tek unë Zoti im, sytë nga Dashuria:

Largoji mëkatet e mia; ji Ylli dhe dita ime:

Dhe Engjëjt e tu të shenjtë qofshin Rojet e mia besnike.

Dita e gllabëruar nga Nata

Për fundin e jetës sime më mëson vazhdimisht:

Ndaj më duhet Natë e Ditë të kujdesem për këtë shenjtërisht.

Bëj që për mua, si Gjumë i ëmbël Vdekja të jetë

Ku Shpirti, mes krahëve të Tu dhe trupi në pluhur,

Zgjimin e Mëngjesit të Përjetësisë të presë.210

Himnet e Drelenkurit ngjajnë shumë me himnet kishtare, ceremonitë e përditshme të

shërbesës fetare.

Të bekoj Zot, që kur hap sytë.

Më bëj, që në mëngjes, të ndiej mirësinë,

Nënshtroje me Frymën tënde, Vullnetin tim të fortë ;

Dhe derdh në Zemrën time Dritën tënde hyjnore.211

3.1.5 Klasicizmi dhe Bibla

Pak e nga pak, zhvillimi i shijes, vështrimi i të shenjtës thjesht si një mësim

morali, bëri që të përjashtohen subjektet biblike nga teatri publik, sidomos nga fundi i

shekullit, pas triumfit të klasicizmit në teatër. Megjithatë, ndryshimi kishte filluar më

herët. Sipas dramaturgjisë klasike, poeti dramatik duhet t’ua përshtasë lëndën që merr

nga historia apo nga mitologjia, rregullave dramatike të tri njësive (kohës, vendit,

veprimit), dhe gjithashtu duhet të duket sa më i vërtetë duke respektuar rregullat e

mirësjelljes, të cilave u shtohet edhe nevoja për të futur në teatër edhe një intrigë

dashurie, me qëllim që të kënaqen shijet e kohës. Si rrjedhojë, poetëve do t’u duhet të

deformojnë të dhënat historike të tekstit kur marrin një histori nga Bibla, gjë që ishte e

ndaluar në kohën pas Reformës, si nga katolikët, ashtu edhe nga protestantët.

Konfliktet fetare dhe afirmimi i doktrinës dramatike klasiciste në Francë, sollën si

rezultat, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, përjashtimin e Biblës nga teatri

publik.

Skena franceze karakterizohet kështu në kulturën klasike të fundit të shekullit

XVII nga një shkallë e lartë “laiciteti”, një lloj mospranimi për të përzierë profanen

(letërsinë) me të shenjtën, çka solli gradualisht përjashtimin e Biblës nga kultura

letrare dhe pak e nga pak nga kultura në përgjithësi. Në njëfarë mënyre krijuesit e artit

letrar vendosin të shkëputin lidhjet me librin e shenjtë dhe “historitë fetare t’ua lënë

në dorë besimtarëve.”212

210

Përkth.im, L. Drélincourt, « Prière pour le soir », XIV, Livre IV, Jean-Rodolphe Ostervald, La

nourriture de l’âme, ou recueil de prieres pour tous les moments de la semaine, Lausanne, Henri

Vincent, 1819, f. 96. 211 Përkth.im. “Je te bénis Seigneur, en ouvrant la Paupière:/Fais-moi, dès le Matin, ressentir ta

bonté,/Fléchis, par ton Esprit, ma dure Volonté ;/Et verse dans mon Cœur ta divine Lumière. », Po aty,

f. 96. 212

O. Millet, P. de Robert, Culture biblique, Paris, PUF, 2001, f. 382.

Page 93: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

78

Letërsia me frymëzim fetar vazhdon të gjejë tek Bibla lëndë për të krijuar

kryevepra, por më shumë bëhet fjalë për prozën edukative si ajo e Shën Fransua dë

Salit (Saint François de Sales), apo Fenelonit (Fénelon), predikimet e Bosyesë

(Bossuet), apo Meditimet e Paskalit. Këto shkrime bazohen në një kulturë biblike të

thellë për t’i çuar lexuesit drejtpërdrejt (Shën Fransua), apo indirekt (Paskali) tek

Perëndia. Vargjet poetike me vlera shpirtërore kryejnë funksionin e një vepre të mirë,

të cilat shumë poetë i konsiderojnë si një pelegrinazh shpirtëror.

Rënia e poezisë biblike gjatë shekullit XVII është tejet e dukshme në krahasim

me shekullin XVI. Përtej evolucionit letrar të kësaj epoke, teksti i shenjtë, mbetet i

panjohur për vlerat e tij letrare. Bibla, tashmë, si burim frymëzimi, ose do të ishte e

huaj për krijimin letrar të kohës, ose do të përfshihej në letërsinë fetare dhe teologjike.

Edhe kur Shkrimi i shenjtë tërheq vëmendjen e poetëve dhe lexuesve, kjo ndodh më

tepër në kuadër të reflektimit biblik, sesa si një krijim poetik.

Drelenkuri bashkë me Rasinin janë të fundit që ushqejnë flakën e poezisë fetare

para agimit të shekullit XVIII dhe filozofisë së tij deiste. Pak e nga pak, shkenca dhe

filozofia çmohen më tepër se arti dhe letërsia. Fantazia dhe imagjinata poetike nuk

vlerësohen para arsyes, e cila zë vendin kryesor në letërsi, e kështu poezia nuk zë më

vendin që kishte pasur gjatë shekullit të mëparshëm. Rreth fundit të shekullit XVII,

poeti dhe thirrja e tij çmitizohen. Teoria klasike e reformoi poezinë, por me normat e

saj strikte njëkohësisht e kufizoi lirinë e poetit dhe e ngurtësoi poezinë.

3.2 Zhvillimet letrare në Shqipërinë e shekullit XVII

3.2.1 Humanistët shqiptarë të shekullit XVII – Budi, Bardhi,

Bogdani

Shekulli XVII, për letërsinë shqipe paraqet një pamje krejt të ndryshme nga ajo e

letërsisë frënge. Shkrimi shqip është ende në hapat e para të tij dhe ka ende nevojë të

krijojë tiparet e tij të veçanta letrare. Shkrimet e kësaj periudhe luhaten mes

përkthimeve dhe teksteve origjinale, por të gjitha janë të bazuara në tekstet e shenjta

kishtare.

Në vitet e para të shekullit XVII, spikat një figurë e rëndësishme për gjuhën dhe

letërsinë shqipe, Pjetër Budi, me veprimtarinë e tij të gjerë kishtare, politike e letrare.

Ai shkroi katër vepra në gjuhën shqipe. Në vitin 1618, botohet vepra e tij e parë

“Doktrina e krështerë”, e cila është një katekizëm i përkthyer nga italishtja për t’u

ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve në ushtrimin e besimit të tyre. Kjo vepër në

origjinal ishte pjesë e rëndësishme e Kundërreformës. Përveç katekizmit, në të gjejmë

edhe disa vjersha fetare, një pjesë e të cilave janë përkthime, por nuk mungojnë edhe

vargje origjinale, të cilat kanë vlerën e tyre letrare dhe jo thjesht fetare. Budi është

autori i parë i letërsisë shqipe i njohur deri më sot, i cili ka sjellë në shqip një vepër

origjinale, në prozë, ku pasqyrohen elementë të jetës së kohës. Në veprën e tij, vendin

kryesor e zë pikëpamja fetare, por nuk mungon shqetësimi i shkrimtarit për fatin e

kombit dhe të gjuhës shqipe. Vendin më të madh e zë tematika fetare, e gërshetuar me

përsiatje të vetat në lidhje me pasqyrimin e realitetit të kohës. Poeti prift dhe patrioti i

flaktë pajtohen harmonishëm në figurën e Budit.

Budi është shkrimtari i parë shqiptar i cili iu përkushtua poezisë, prandaj është

me shumë interes studimi i tij për punimin tonë. Ai ka shkruar rreth tremijetreqind

vargje me tematikë fetare të cilat kanë vlerën e tyre të studimit sepse na përcjellin

Page 94: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

79

idetë fetare të kohës dhe pikëpamjet e besimit të poetit, i cili frymëzohet nga temat

dhe simbolet biblike. Në vjershat e tij shfaqet frika nga Perëndia dhe gjyqi që i pret

njerëzit. Nën ndikimin e humanizmit, ai shikon gjendjen e njeriut në shoqëri, vuajtjet

e tij dhe padrejtësitë që e ndjekin gjatë jetës. Njeriu është vdekatar, i korruptueshëm,

por njëkohësisht madhështor dhe me dinjitet, megjithë vështirësitë dhe problemet me

të cilat e përball jeta. Budi përmend në vargje kontradiktën në jetën e njeriut. Ai është

aq i pazoti, i krijuar prej baltës, por me vlera më të mëdha se ari i kulluar; i etur për

madhështi, e megjithatë, i zhytur në mëkat. Njeriu shfaqet mjeran, i pafuqishëm, por

njëkohësisht zotëron gjithë tokën. Në këtë pikë, Budi shfaq ide të ngjashme me ato të

shkrimtarit dhe filozofit francez, Blez Paskalit (Blaise Pascal), në veprën e tij

filozofike, Meditimet (Les Pensées), me situatën kontradiktore me të cilën përballet

njeriu në këtë botë. Edhe Budi shqetësohet për pozicionin e njeriut në univers dhe

trajton çështjen e gjendjes së mjerë të njeriut.

O i paafati njerii,

Gjithë ndë të keq harruom,

I dhani ndë madhështii,

Ndë mëkat pshtjellë e ngatërruom;

Ndo plak je, ndo j rii,

Përse s’shtie të kuituom,

I vobeg ndo zotënii

N ceije iee kriiiuom?

Balte e dheu cë zii,

E io ari cë kulluom,

As engjiishi cë tii,

Ndo guri cë paaçmuom.213

Përmes vargjeve, Budi shpreh qëndrimin e tij humanist duke e vlerësuar krijesën

njeri dhe duke i dhënë vendin që i takon në krijim, që nga fillimet, por njëkohësisht

filozofon mbi gjendjen e tij të vështirë para kësaj bote të korruptuar e të prishur.

Me një karakter krejt të ndryshëm nga shkrimet e përmendura deri tani, shfaqet

vepra e Frang Bardhit i cili harton fjalorin latinisht-shqip në vitin 1635. Synimi i

autorit ishte t’u vinte në ndihmë klerikëve katolikë, të cilët nuk e njihnin mjaftueshëm

gjuhën latine për ta përdorur në praktikat e tyre fetare. Vepra e tij ka vlera gjuhësore,

edhe pse me një fjalor të kufizuar, ku mbizotëron tematika fetare, por është një

tregues tjetër i rëndësishëm që dëshmon për ndikimin e reformës protestante në

fillimet e shkrimit shqip, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Puna e Buzukut, Budit dhe Bardhit vazhdohet nga figura e Bogdanit, me veprën e

tij të vyer Çeta e profetëve, e cila është konsideruar nga studiuesi letrar Ibrahim

Rugova, si kryevepër e letërsisë shqipe. Vepra u shkrua në vitin 1685, është origjinale

dhe përmban vlera të panumërta letrare, filozofike e kulturore për të cilat vlen të

studiohet thellë. Në të gjejmë gërshetimin e ndjenjës së thellë fetare dhe dashurisë për

Atdheun, për gjuhën e shqiptarët. Bogdani si humanist, thekson rëndësinë e diturisë

dhe të të mësuarit. Kështu ai u bën thirrje bashkatdhetarëve të përpiqen për përparimin

e gjuhës dhe kulturës shqipe. Sipas tij, njeriu mund të ecë përpara duke zhvilluar

njëherësh shpirtin, trupin dhe intelektin. Ai ndikohet fuqishëm nga filozofia e

213 R. Ismajli, Tekste të vjetra, Dukagjini, Pejë, 2000, f. 64-67.

Page 95: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

80

Mesjetës dhe pikërisht nga idetë mbizotëruese të filozofëve, Aristotelit dhe Platonit.

Në shekullin XVI, humanisti francez Rabële, shkruan: “Shkenca pa ndërgjegjen është

shkatërrim i shpirtit”,214

duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të harmonishëm të

qenies njerëzore. Raportin trup-shpirt, Bogdani e vështron në përparësi të shpirtit, i

cili vlerësohet si thelbi i njeriut. Ai e mban dhe e drejton njeriun. Shpirti është

plotësisht i ngjashëm me Zotin, sepse vjen nga ai, ndërsa trupi nga krijimi i tij, toka.

Bogdani e tejkalon ndarjen e shpirtit nga trupi. Ai kërkon harmoninë mes shqisave

dhe mendjes. Rugova shprehet në librin e tij, Vepra e Bogdanit :

“Përkundër përparësisë që i jep shpirtit, nuk e zhvleftëson fuqinë e trupit që

shkon në të mirë të mendimit të tij.”215

Bogdani ndikohet nga Antikiteti dhe citon vargjet e Virgjilit : “Shpirti me korp

perziem, forcon e ruenë”.216

Shkrimtari bën thirrje për dije “qi ndritten mendtë”, “me njofunë hyjin e vet,

vetëvetenë e shekullinë”.217

Përmes kësaj thirrjeje, poeti bën të qarta përparësitë e tij si

prift dhe si humanist. Njeriu ka nevojë të njohë krijuesin e tij me qëllim që të jetë në

gjendje të kuptojë më mirë veten dhe të përballet me mjedisin që e rrethon, me gjithë

problemet dhe vështirësitë. Bogdani shprehet: "Ku lulëzojnë shkencëtarët, letrarët dhe

dija, lulëzon e mira",218

duke theksuar karakterin e tij humanist. Feja dhe dija duhet të

bashkëjetojnë në një komb, tek një njeri, me qëllim që të ketë përparim dhe ecje drejt

progresit.

Thuajse të gjitha veprat e kësaj periudhe e njohin shumë rrallë temën jofetare. Të

gjithë autorët kryesorë të këtyre shekujve janë priftërinj, të cilët shkruajnë me

qëllimin për të mbrojtur bazat e besimit të krishterë.

Lufta mes krishterimit dhe islamizmit i dha letërsisë shqipe karakter thellësisht

fetar. Theksi fetar i shkrimeve të kësaj periudhe letrare, ishte edhe reagim i vetëdijes

kombëtare, me synimin që Shkrimi i shenjtë të përkthehej në gjuhën shqipe, por

njëkohësisht, këto shkrime mund të quhen edhe krijime, pasi vetë procesi i përkthimit

është rikrijim. Oktavio Paz (Octavio Paz), poeti dhe eseisti meksikan, ka mbrojtur në

veprën e tij të shkurtër mbi çështjet e përkthimit, idenë se të gjitha tekstet, duke qenë

pjesë e një sistemi letrar, janë “përkthime të përkthimeve të përkthimeve”:

“Çdo tekst është unik dhe njëkohësisht, është përkthimi i një teksti tjetër. Asnjë

tekst nuk është tërësisht origjinal sepse vetë gjuha në thelb, është një përkthim. Së

pari, i botës joverbale dhe së dyti, i botës verbale, meqenëse çdo shenjë dhe çdo

shprehje është përkthim i një shenje dhe një shprehjeje tjetër. E, megjithatë, ky

argument mund të shprehet në mënyrë të anasjelltë pa e humbur aspak vlefshmërinë e

tij: të gjitha tekstet janë origjinale sepse çdo përkthim është i dallueshëm. Çdo

përkthim, në njëfarë mase është një shpikje dhe si i tillë, përbën një tekst unik.”219

Kjo letërsi e fillimit në gjuhën shqipe, pjesërisht e përkthyer nga gjuhët e tjera,

ndihmonte në përhapjen e doktrinës katolike, por nga ana tjetër ajo i çeli udhën

214 F. Rabelais, Gargantua, (1534), In. P. Deshusses et L. Karlson, Dix siècles de littérature française

1, Bordas, Paris, 1984, f. 71. 215 I. Rugova, Vepra e Bogdanit, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 91. 216 Po aty, f. 56. 217 Po aty, f. 57. 218 Po aty, f. 48. 219 O. Paz, Traducción: literature y literalidad, Barcelona, Tusquets Editor, 1971, f. 9.

Page 96: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

81

letërsisë kombëtare shqiptare. Në librin Historia e letërsisë shqiptare - Që nga fillimet

deri te lufta antifashiste nacional çlirimtare, këto vepra të para vlerësohen se “kanë

një karakter fetar – didaskalik, u shkruan për nevojat e praktikës së kishës ...”220

dhe

kjo periudhë e letërsisë shqipe të vjetër, konsiderohet thjesht si “historia e shkrimeve

të atyre shekujve”.221

Autorët shprehen:

“Këto shkrime në të shumtën e rasteve, duke mos qenë shprehje artistike e një

qëndrimi të caktuar ideor emocional ndaj jetës, nuk mund të quhen letërsi në kuptimin

e mirëfilltë të fjalës.”222

Kthimi i ungjijve nga ‘latinishtja hyjnore’ në ‘gjuhën tokësore shqipe’, ishte

tregues i një qytetarie dhe guximi të pakrahasueshëm. Ata u çelën udhën shkrimeve të

mëvonshme. Edhe pas këtyre autorëve të parë, do të kemi priftërinj të tjerë që do të

shkruajnë vepra, të cilat mbartin vlera letrare, patriotike dhe jo thjesht fetare.

3.2.2 Poetët shqiptarë, përkrahës të fesë dhe mbrojtës të gjuhës

shqipe

Poezia shqipe e shekujve XVI dhe XVII, me tematikë kryesisht biblike, ishte një

themel premtues për zhvillimin e një letërsie të pasur e të begatë, të ngjashme me atë

të vendeve të tjera evropiane, por, zhvillimi i saj u ndal për shkak të ndikimit të

pushtimit të ashpër turk dhe rënies së ndikimit të kishës katolike, e cila në këtë

periudhë kishte monopolin e botimit të shkrimeve.

Në shekullin XVII shqiptarët ndryshojnë qëndrimin e tyre sidomos ndaj

elementeve të huaja të cilat po e zbehnin kulturën shqiptare e po i jepnin një pamje

tjetër Shqipërisë. Ata vendosin të çlirojnë kulturën e tyre nga robëria turke dhe greke.

Qëllimi kryesor i tyre bëhet përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha aspektet e jetës

shoqërore, madje bëhen përpjekje edhe më të mëdha për të përdorur kudo në shërbesat

fetare gjuhën shqipe. Ka shumë autorë shqiptarë nga vise të ndryshme të Shqipërisë,

por sidomos nga jugu dhe Shqipëria e mesme, të cilët vazhdojnë përpjekjet për

përkthimin e teksteve të shërbesave kishtare në gjuhën shqipe. Në shekullin XVIII

poezia me tematikë fetare të krishterë e Shqipërisë së Veriut, zbehet ndjeshëm.

Ndërkohë, në jug ndizet një flakë e re, e cila përfshin shumë emra autorësh të cilët

dhanë kontributin e tyre për lëvrimin e gjuhës shqipe, kryesisht në përkthimin e

teksteve kishtare, nga gjuha greke në gjuhën shqipe, çka dëshmon zgjimin e

ndërgjegjes kombëtare e cila po përgatiste lëvizjen për çlirim kombëtar.

Shumë klerikë ortodoksë të Shqipërisë së jugut, shpalosin vlera të mëdha

patriotike në përpjekjen për t’i dhënë jetë gjuhës dhe kulturës shqiptare, me qendër në

Korçë dhe në Voskopojë, qendër kulturore dhe tregtare e rëndësishme e kësaj

periudhe, ku ndodhej edhe shtypshkronja nga e cila janë botuar një pjesë e mirë e

librave shqip me alfabet grek.

Përmendim Theodhor Haxhifilipin, apo Dhaskal Todrin, i cili mendohet se ka

përkthyer Biblën në gjuhën shqipe, Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Kostandin Berati

shkroi tekste të liturgjisë ortodokse të përkthyera nga greqishtja. Më pas, Kostandin

220 Historia e letërsisë shqiptare - Që nga fillimet deri te lufta antifashiste nacional çlirimtare, Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 26. 221 Po aty. 222 Po aty, f. 9.

Page 97: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

82

Cepi, Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastriti, bënë përpjekje për të përkthyer Biblën në

gjuhën shqipe, vepër që do të përfundohet nga Kostandin Kristoforidhi në shekullin

XIX, të cilin do ta përmendim edhe më vonë. Nga Grigor Gjirokastriti kemi vepën e

titulluar Kodiku i Beratit, midis materialeve të së cilës gjendet edhe një vjershë në

gjuhën shqipe, e përkthyer nga greqishtja, e cila paraqet interes të madh letrar:

Zonj’ e Shën Mëri ardhurë,

E mbretëresh’e engjëjet,

E kur e pa mbërthyerë,

E qante ngashëryerë,

Judh i mallëkuarë,

E erdhë e të rrëmbyenë,

Të shpunë të të gjykojnë,

Qiturë shahit jallanxhi,

Të ndyninë e të pshtyninë,

Me të madh zë thërrisinë,

Vallë ç’u pate bër’ o bir,

Që mbë kryq të mbërthyenë,

O biri im i dashurë,

Qysh duron mundimetë,

E ndenj përpara kryqisë

Zonjë e gjithë dynjasë

Shpëtimn’ e njerëzisë

Me mallëngjim thërriste:

Që kallëzoi çifutë

Si ujqër të pandieshm

Ndë avlli të Pilatit

Që të të turpërojnë

E të rrah e të shanë

Atij Pillatit: vra-e!

A ç’të lig u punove

E vdekë që të dhanë

E djali im i ëmbli

Rrahur e përçmuarë.223

Për fat të keq, botimet e këtyre veprave të para të letërsisë shqipe janë shumë të

rralla dhe vështirë të bien në duart e lexuesve të thjeshtë, apo edhe studiuesve të

letërsisë. Do të ishte e udhës që këto vepra të njihen nga publiku i interesuar duke u

përshtatur edhe në gjuhën e sotme shqipe. Studimet mbi këto vepra letrare janë më të

shumta në numër sesa botimet e tyre.

Letërsia e Vjetër shqipe me karakterin e saj shpirtëror, letrar dhe estetik, dëshmon

për lidhjen që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë me hyjnoren, por edhe me

qytetërimin evropian dhe botëror, edhe pse për shkak të kushteve dhe rrethanave

historike, mbeti mbrapa në krahasim me vendet e tjera.

Jeta letrare e këtyre shekujve, me këta emra autorësh që spikatin, u zhvillua në

kushte historike të vështira, kur kultura shqiptare mezi merrte frymë për shkak të

pushtuesit që hidhte tutje me urrejtje e përçmim çdo gjë shqipe. Letërsia e vjetër,

ndikimin e saj më të madh e pati pikërisht në rezistencën kulturore ndaj kësaj

223 R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f. 96.

Page 98: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

83

perandorie. Ndërkohë, gjatë shekullit XVIII, ajo njeh një zhvillim të rëndësishëm

jashtë territorit shqiptar, në Itali, mes arbëreshëve, të cilët kishin heshtur për më

shumë se një shekull, pas botimit të veprës së parë arbëreshe të Matrëngës, por për t’u

‘zgjuar’ me forca të reja në këtë periudhë, me shumë emra poetësh që spikatin.

Page 99: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

84

KREU IV. SHEKULLI XVIII, BETEJAT LETRARE,

FETARE, FILOZOFIKE

4.1 Realiteti letrar në Shqipërinë e shekullit XVIII

4.1.1 Frymëzimi fetar në poezinë e bejtexhinjve

Në shekullin XVIII, jeta letrare shqiptare mbahet e gjallërohet nga krijimtaria e

bejtexhinjve, e cila në pjesën më të madhe të saj zëvendëson kodin biblik me frymën

orientale, e megjithatë, frymëzimi nga historitë e Biblës është sërish i pranishëm.

Letërsia e bejtexhinjve është periudha e poezive shqipe me shkrim arab. Madje, edhe

emërtimi i saj vjen nga turqishtja: bejte, në turqisht do të thotë vjershë.

Lindja e poezisë së bejtexhinjve është një hap shumë i rëndësishëm për letërsinë

shqipe, sidomos për periudhën në të cilën u krijua. Në shekullin XVIII, poezia

katolike dhe ajo ortodokse kishin rënë në heshtje për shkak të kushteve historike,

censurës së perandorisë osmane. Kjo poezi mbështetet mbi traditat islame, ndikohet

nga modelet letrare turke, persiane e arabe. Autorët e saj janë përgjithësisht njerëz që

vijnë nga mjediset më të kulturuara myslimane të qyteteve. Një pjesë e mirë e

intelektualëve shqiptarë frekuentojnë shkollat islame për shkak të trysnisë së

pushtuesit, i cili synonte të nënshtronte shqiptarët përmes ndikimit fetar e kulturor.

Poetët bejtexhinj, thuajse të gjithë, kishin studiuar në shkollat turke që ishin hapur në

Shqipëri me qëllim përhapjen e kulturës dhe fesë islame. Këta poetë këmbëngulin të

shkruajnë në gjuhën shqipe, të cilën pushtuesi turk e kishte ndaluar të përdorej dhe

nga ana tjetër impononte përdorimin e turqishtes. Gjuha është gjithnjë e lidhur me

kulturën, kështu që bashkë me gjuhën turke, edhe elemente të kulturës turke kishin

zënë vend në shoqërinë shqiptare. Synimi i poetëve bejtexhinj ishte zëvendësimi i

turqishtes me gjuhën shqipe në praktikat fetare dhe jo vetëm, por kjo nuk mund të

bëhej pa përdorimin e një strategjie të kujdesshme. Krijimtaria e bejtexhinjve erdhi si

pasojë e këtyre dy faktorëve: ajo shfaq dukshëm ndikimin e poezisë e të kulturës

orientale, çka ishte pjesë e strategjisë së këtyre poetëve për t’i shpëtuar censurës, por

nga ana tjetër ajo u bë pjesë e pandarë e kulturës së popullit shqiptar, shprehje e

talentit të krijuesve, besimit të tyre tek Perëndia dhe shpresës se një ditë gjërat do të

ndryshonin.

Poezia e bejtexhinjve njohu dy faza të zhvillimit të saj. Në fazën e parë, kemi

autorë të cilët krijojnë kryesisht vargje laike, ndërsa në fazën e dytë shfaqen autorë të

cilët, nën ndikimin e kulturës islame të fituar nëpër shkollat ku studiuan, trajtojnë më

së shumti temën fetare,. Ajo pati një përhapje të gjerë në qytete të ndryshme të

Shqipërisë e Kosovës, si : Berat, Shkodër, Elbasan, Gjakovë, Prishtinë.

Veprat e tyre nuk u botuan; shumica e tyre mbetën dorëshkrime, prandaj një pjesë

e mirë e tyre kanë humbur. Shkrimet e bejtexhinjve u përhapën kryesisht përmes

traditës gojore.

Bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të

ngarkuar me fjalë në persisht, turqisht e arabisht. Megjithatë, si fillim, ata shkruan në

gjuhën turke dhe persiane, por më pas vazhduan të shkruanin në gjuhën shqipe.

Shumica e fjalëve të huaja nuk përdoreshin në gjuhën e përditshme, por më tepër janë

përdorur si mjete stilistikore figurative.

Page 100: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

85

4.1.2 Përfaqësuesit kryesorë të bejtexhinjve

Numri i autorëve që kanë shkruar poezi shqipe me alfabet arab është i

konsiderueshëm. Bejtexhinjtë, zakonisht i fillojnë poezitë e tyre me thirrje, falënderim

Zotit dhe profetit Muhamed. Nezim Frakulla, një prej përfaqësuesve kryesorë të kësaj

poezie, shpreh në vargje nderimin e thellë për profetin Muhamed:

Bismil-lahi nisa divanë

Për sevda tënde ja Mevla,

Për Muhammed Mustafanë

Zemra rrate ja Mevla.224

Një pjesë e mirë e krijimeve të tij humbën, duke u përcjellë gojarisht, ose u bënë

pjesë e poezisë popullore. Tek Divani shqip, autori ka sjellë mjaft elemente të reja nga

realiteti shqiptar dhe nuk ka ndjekur plotësisht modelin lindor të të shkruarit. Ai sjell

ide mjaft të rëndësishme për jetën, trajton temën e miqësisë, dashurisë dhe shfaq

shqetësimin e tij për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët. Realiteti që

paraqesin poezitë e Nezim Frakullës është shumë i ngjashëm me atë të ditëve tona.

Poeti shpreh pasigurinë përballë jetës, vështirësitë e mëdha me të cilat ndeshet njeriu

çdo ditë. Ai nuk ngurron të vërë në lojë të pasurit, të cilët, sipas poetit, nuk qëndrojnë

aspak më lart se të varfrit. Një vend të rëndësishëm në poezinë e tij e zë natyra dhe

tematika fetare. Tek natyra poeti gjen njëfarë shprese, njëfarë ngushëllimi. Atje ai

gjen vetë krijuesin, pranë të cilit strehohet e merr jetë përballë shqetësimeve të jetës së

përditshme. Ai shfaq shumë nota humanizmi, optimizmi dhe shprese. Natyra, në

poezinë e tij, bëhet simbol i gjendjes shpirtërore të njeriut.

Behari u lulëzua

U zbukurua dynjaja,

Jeta në shenllëk u mbulua

Gëzonjënë fukaraja.225

Ndikimi nga humanizmi në krijimtarinë e Nezimit, duket në dëshirën që ai shfaq

për të fituar lavdi dhe famë nga krijimtaria e tij e veçantë, të cilën e konsideron si një

dhunti mbinjerëzore, që vjen prej së larti:

Divan, kush pat folurë shqip?

Ajan e bëri Nezimi,

Bejan kush pat folurë shqip?

Insan e bëri Nezimi.226

Gjuha e tij është e ndërlikuar sepse ka shumë fjalë nga turqishtja, persishtja apo

arabishtja, çka e vështirëson leximin e krijimeve të tij.

Hasan Zyko Kamberi është një poet tjetër i kësaj periudhe, i cili ka shkruar disa

poezi, prej të cilave shumica kanë humbur e nuk gjenden. Sot, njihet një vjershë e tij

me tematikë fetare ku flet për lindjen e profetit Muhamed, por nuk mungojnë as

vjershat laike. Poeti shfaqet si njohës shumë i mirë i historive të Biblës, prej të cilave 224

http://www.studimeorientale.com/portal/2012/07/19/poeti-mesih-prishtina. 225 Abdullah Hamiti, Nezim Frakulla dhe divani i tij shqip, Logos-A, 2008, f. 288. 226 Dh. S. Shuteriqi, Historia e letërsisë shqipe, Vëll. 1-2, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i

Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1971, f. 198.

Page 101: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

86

shumë shpesh frymëzohet për të thurrur vargjet e tij. Një nga elementet më të

përdorura të tij është satira ndaj fenomeneve të ndryshme të jetës shqiptare, ndaj

grupeve dhe individëve që kanë zënë vende të rëndësishme në shoqëri, por që nuk

kanë vlera shpirtërore. Pasuria e tyre materiale fsheh zbrazëtinë shpirtërore. Vjersha e

tij më e njohur është Paraja, në të cilën vë në lojë njerëzit më të rëndësishëm të

kohës, madje, dhe shërbyesit fetarë. Autori shfaq mendimin se gjithçka humbet vlerën

para parasë, madje edhe shpirti i njeriut dhe feja e tij.

Mbreti q’urdhëron dynjanë,

Që ka vënë taraphanë

E i presënë paranë,

Ja di kimenë parasë.

Dhe veziri, q’është veqil,

Zë sikur të bënet’ adil

E mos thotë dot kaly-kil,

Ja di kimenë parasë.

Sheh Islami, q’ep fetfanë,

Që di qitapëtë ç’thanë,

Nukë kaçirdis paranë,

Ja di kimenë parasë.227

Përmes vargjeve, poeti shpreh idenë se lakmia për para e tjetërson njeriun dhe e

prish racën njerëzore. Ai proteston për gjendjen e krijuar në shoqërinë shqiptare, por

në fund, sërish ngushëllimin e gjen te Krijuesi, tek Perëndia. Edhe në poezinë e tij

takojmë temën e pasigurisë së jetës, gjendjes së vështirë të shqiptarëve dhe

pakënaqësinë e poetit.

Zenel Bastari, është poeti tjetër bejtexhi i kësaj periudhe, i cili në vargjet e tij ka

trajtuar tema shoqërore të cilat shprehin realitetin e periudhës kur shkroi. Ai proteston

kundër mjedisit që sheh, duke pikturuar padrejtësitë ndaj njerëzve të varfër dhe duke

kërkuar mëshirë për të vobektit, çka ishte edhe një nga parimet bazë të fesë islame. Në

vargjet e tij shfaqet ndjeshëm urrejtja ndaj të pasurve që kanë fituar pasuri

padrejtësisht. Pabarazia është pika e mprehtë e shoqërisë shqiptare e cila e shqetëson

fort poetin.

Sulejman Naibi është bejtexhiu që i këndon jetës, me nota të një lirizmi të thellë.

Ai shfaq talentin e tij dhe frymëzimin e thellë poetik në vargjet ku flet për bukurinë e

natyrës, për dashurinë dhe bukurinë femërore. Poezitë e tij janë shkruar mbi bazën e

figurave të pasura letrare, për të shprehur ndjenjat dhe për të pikturuar bukurinë e

jetës. Në krijimet e tij, Sulejman Naibi, shfaqet si poet me një frymëzim të rrallë. Ai

është një prej bejtexhinjve që ka përdorur një gjuhë të pastër dhe ka shmangur

përdorimin e tepruar të fjalëve turke e perse, dukuri e shpeshtë tek poetë të tjerë.

Njëkohësisht, ai është poeti i cili, edhe pse i edukuar dhe i formuar në shkollat islame

fetare, ka ditur të mos mjaftohet vetëm me krijime ku mbizotëron tematika fetare dhe

ka shkruar vargje ku mbizotëron frymëzimi i një poeti lirik plot dhunti artistike, të

cilat shfaqen më së miri tek vjersha e tij "Si kandil i djegurë”. Në këtë poezi, spikatin

227 Antologji e letërsisë së vjetër shqipe, Enti i botimeve të teksteve i Republikës Socialiste të Serbisë,

1968, f. 105.

Page 102: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

87

figurat e pasura letrare dhe i këndohet fuqishëm bukurisë së vajzës, e cila merr

përmasat e një miti:

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,

je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrë,

Pra, ka hak bilbili të shikonj' me sy,

ta lër trëndafilin, të këndonj' për ty.

Të këndoj për buzët të kuqe shafran,

të këndonj' për ballin, që nuk zihet kurrë…228

Një bejtexhi tjetër shumë i njohur është Muhamet Kuçyku, i cili shënon kalimin

nga poezia e bejtexhinjve në poezinë e Rilindjes. Veprat e tij kryesore janë Isufi dhe

Zelihaja, Erveheja të cilat kanë përmbajtje fetare e sidomos biblike. Gjithsesi, në

krijimtarinë e tij vend qendror zë islami. Ai është quajtur edhe “vjershëtari tipik

moralizues fetar”229

Të gjithë bejtexhinjtë, me krijimet e tyre, dhanë një ndihmesë shumë të çmuar për

faktin se ata shkruan në shqip në një kohë kur gjuha kërcënohej nga rreziku i

përhapjes së gjuhës së pushtuesit dhe gjuhëve të tjera.

4.1.3 Tematika kryesore e poezisë së bejtexhinjve

Dihet që numri më i madh i poezive të bejtexhinjve, duke filluar nga Nezimi, janë

të karakterit fetar, poezi në të cilat mbizotëron misticizmi islam. Kjo është e

përbashkët për shumë shkrimtarë shqiptarë që shkruan me shkrim arab. Duhet të kemi

parasysh se ata ishin formuar në këtë frymë, u ndikuan nga kultura islame e shkollave

ku studiuan, prandaj edhe morali i tyre dhe përgjithësisht, mendimi që kanë për jetën

dhe botën është i karakterit fetar islam. Por, kjo ndjenjë e këto mendime ecin së

bashku me vetëdijen kombëtare, madje dhe me patriotizmin e thellë.

Duke pasqyruar shqetësimet dhe revoltën e shtresave të ndryshme të shqiptarëve,

ajo paraqet nivelin e përgjithshëm shoqëror e kulturor të kohës. Kjo poezi është një

dëshmi e nivelit të vetëdijes fetare e kulturore të popullit shqiptar.

Tema mbizotëruese fetare ishte njohja e Zotit, krijuesit të gjithëdijshëm e të

gjithëfuqishëm, i cili ka në dorë gjithësinë përfshi edhe njeriun. Rëndësi për poetët, ka

njohja e këtij krijuesi sepse pa njohur atë, nuk mund të ecet përpara. Por, meqenëse

Zoti nuk mund të njihet e të kuptohet, njeriut i kërkohet të besojë dhe ta dojë krijuesin

e tij, ta nderojë për madhështinë e tij.

Poezia e bejtexhinjve, ishte në shumë aspekte të saj, e mbrujtur me mentalitetin

turk, por nga ana tjetër krijimtaria e tyre ka një vlerë të madhe përsa i përket

pasqyrimit të realitetit shqiptar. Kjo ishte një risi për poezinë shqipe, sidomos përsa i

përket trajtimit të tematikës laike, duke shfaqur një larmi mjetesh shprehëse dhe

figurash të pasura letrare. Në to, gjejmë shpesh mjete shprehëse e figurative shumë të

goditura, të cilat paraqesin vlera të vërteta artistike. Përveç ndikimit nga kultura perse,

poetët bejtexhinj shfrytëzuan edhe mjetet e traditës poetike të vendit: pothuajse të

gjithë përdorën vargun tetërrokësh, i cili ishte përdorur më parë nga poetë të tjerë

shqiptarë. Temat shoqërore u trajtuan prej tyre me realizëm dhe nuk mungojnë as

228 sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Sulejman_Naibi&oldid=846275. 229 Historia e letërsisë shqiptare - Që nga fillimet deri te lufta antifashiste nacional çlirimtare,

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 74.

Page 103: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

88

notat e thella kritike. Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkëkohore dhe

shtruan në vargjet e tyre problematika të mprehta shoqërore. Duke përdorur metodën

realiste, ata theksuan jetën e vështirë të popullit të thjeshtë, revoltën kundër shtypjes

së padrejtë nga ana e tiranëve dhe pasigurinë për të ardhmen. Një karakteristikë e

veçantë e këtyre poezive është kritika që i bëhet shoqërisë feudale.

Nën ndikimin e besimit islam, poetët bejtexhinj synonin të ndikonin në shoqërinë

shqiptare duke sjellë tek lexuesit vlera artistike dhe shpirtërore, duke paraqitur në

vargje modelin e njeriut të pastër, të pasur shpirtërisht me vlera morale, që, sipas tyre,

do të ndryshonte realitetin shqiptar. Këto koncepte ishin karakteristike për poezinë

orientale, por njëkohësisht ishin shprehje e besimit të këtyre poetëve në ndryshimin e

gjendjes së shqiptarëve, të realitetit të hidhur, i cili, përmes besimit e virtyteve

njerëzore, mund të fitojë pamje të re. Ky është optimizmi që karakterizon bejtexhinjtë

në përgjithësi e që ndikon në zhvillimin e shoqërisë. Poezia e bejtexhinjve nuk është

studiuar mjaft, është trajtuar në mënyrë sipërfaqësore dhe disa herë është interpretuar

dhe paragjykuar si një poezi inferiore në krahasim me krijimet e tjera të mëvonshme.

Shpesh, poetët bejtexhinj janë studiuar më shumë në lidhje me veprimtarinë politike

dhe kulturore se sa për veprat e tyre letrare. Letërsia e bejtexhinjve mbeti e shkëputur

nga lëvizja kombëtare dhe nuk u lidh dot me përpjekjen e re kulturore të shqiptarëve,

në fillimet e shekullit XIX, kështu, poezia e tyre u shua gradualisht për t’ia lënë

vendin letërsisë së re të Rilindjes, themeli i së cilës ishin idealet e luftës për çlirim

kombëtar.

Megjithatë, kjo poezi ka ndikuar shumë prej poetëve tanë të njohur, ndër më

kryesorët, Naim Frashërin, i cili ka shumë të përbashkëta me këtë rrymë letrare. Pa

bejtexhinjtë, Naimi nuk do të kishte qenë ai që ishte dhe shumë poetë pas tij, u

detyrohen këtyre poetëve, të cilët shkruan në një periudhë kur poezia dhe letërsia

shqipe ishin në gjendje shumë të vështirë.

4.2 Realiteti poetik jashtë trojeve shqiptare. Poezia e

vjetër arbëreshe, ndërthurrje e frymës fetare dhe

patriotizmit

4.2.1 Rizgjimi poetik ndër shqiptarët e Italisë

Për shkak të rrethanave historike, vendosjes së pushtimit turk në Shqipëri, që nga

fundi i shekullit XV, një pjesë e mirë e shqiptarëve emigruan në Kalabri dhe në Sicili,

në Italinë fqinje. Megjithë vështirësitë e shumta me të cilat u përballën, atje ata

krijuan jetën e tyre, duke u kujdesur për ruajtjen e traditave dhe zakoneve shqiptare,

vlerave të vendit të tyre. Larg atdheut, ata u përpoqën të mos harronin gjuhën e tyre

amtare, duke ua përçuar pasardhësve të tyre së bashku me vlerat kulturore për të cilat

ndiheshin krenarë. Dhe kështu, në këtë frymë atdhedashurie, arbëreshët bëhen burimi

i një poezie shqipe e cila paraqet vlera të shumta letrare. Në gjithë krijimet e tyre bie

në sy elementi shqiptar. Ata u frymëzuan nga letërsia popullore, gojore dhe donin të

zgjonin tek lexuesit e tyre dashurinë për atdheun, për gjuhën shqipe, duke përzgjedhur

poezinë si zhanrin letrar që u përshtatej synimeve të tyre poetike dhe publikut të cilit i

drejtoheshin. Këta poetë gjetën te kjo gjini letrare një mjet të sigurt për të përcjellë

idetë e tyre dhe për të bindur lexuesin. Qysh në vitin 1592, poema e parë kishte ardhur

në gjuhën shqipe, prej penës së arbëreshit Lekë Matrënga. Pas një shkëputjeje të gjatë,

prej thuajse një shekulli e gjysmë, shfaqen sërish pena të arta që shkruajnë vargje

Page 104: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

89

poetike shqip në dhe të huaj. Poezia shqipe do të pasurohet prej krijimtarisë së

poetëve arbëreshë Nikollë Brankati, Nikollë Keta, Nikollë Filja, Gavril Dara Plaku,

Jul Variboba, shumë poetë anonimë e shumë emra të tjerë pas tyre në shekullin XIX.

Në shekullin XVIII u hapën disa kolegje për arbëreshët në Itali (ndër më të

rëndësishmit, ai i Palermos në vitin 1734), në të cilat u përgatitën priftërinj që do të

merrnin përsipër udhëheqjen shpirtërore të emigrantëve shqiptarë në Itali. Detyra e

tyre si udhëheqës shpirtërorë fetarë nuk i pengon të shprehin frymëzimin e tyre në

vargje, përkundrazi, ajo duket një shtysë për shprehjen artistike të këtyre poetëve.

Motivacioni i veprimtarisë së tyre krijuese është i dyfishtë: nga njëra anë është

motivacioni i brendshëm; ata janë poetë, kanë dhuntinë e krijimit dhe nuk mund të

bëjnë ndryshe, si një urdhër i brendshëm, sikur janë ‘të detyruar’ të shkruajnë, të

komunikojnë me botën dhe njerëzit përreth.

Ky motivacion i brendshëm bashkohet me një tjetër, atë të jashtëm: faktorë që i

shtyjnë poetët të shkruajnë në lidhje me çështje të caktuara. Në pjesën më të madhe të

rasteve, poetët arbëreshë nuk mund të durojnë dot gjendjen në të cilën ndodhen, as

vështirësitë me të cilat përballen bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri. Të dyja

motivacionet shfaqen dukshëm në veprat e tyre letrare. Ata i përdorën penat e tyre për

të shprehur dhuntinë krijuese, por gjithashtu për t’i ardhur në ndihmë kombit të tyre

përmes mjetit të tyre të privilegjuar, poezisë. Poezitë e tyre ishin më tepër përshtatje

nga italishtja dhe latinishtja, për realizimin e të cilave patjetër që nevojitej edhe një

mjeshtëri krijuese letrare dhe jo vetëm njohuri gjuhësore, megjithatë, nuk mungojnë

as krijimet origjinale. Kështu, Nikollë Filja ka shkruar veprën I Krishteu i arbresh

mbësuarë në misteret kishësë shenjtë dhe rreth 1736 këngë fetare. Ai është gjithashtu

krijues i një vepre tjetër të titulluar Këngë pleqërishte më 1769. Një pjesë e mirë e

arbëreshëve shkruan e lëvruan formën e sonetit, siç ishte Nikollë Keta, një prej

arbëreshëve më të talentuar në krijimtarinë poetike. Nikollë Keta ka përshtatur vjersha

nga italishtja në gjuhën shqipe. Te këta poetë shfaqet dukshëm ndikimi i humanizmit

italian me rëndësinë që i jepet njeriut në përgjithësi dhe poetit në veçanti, si krijues

arti. Ashtu si bejtexhiu Nezim Frakulla në Divanin e tij kërkon lavdinë që i përket për

krijimtarinë e tij të veçantë, edhe Nikollë Keta, në sonetin e parë shqiptar që daton

prej vitit 1777, ku bën në njëfarë mënyre biografinë e tij, është duke kërkuar famën

dhe nderin që i takon për përpjekjet e tij letrare dhe jo vetëm:

Si krymp mundafshi gjith e svis vetëhei, / Si krimb mëndafshi u shua prej vetiu,

E ktë vistaar tuar, kjëndisi e shkroi, / Dhe këtë visar tori, qëndisi e shkroi

Se të kjosëj gjithë Arbrin ndjeer përtei. / Që të qoste gjithë Arbërinë gjer

përtej.230

Poetët arbëreshë, të cilët ishin pothuajse të gjithë klerikë, u frymëzuan më së

shumti nga historitë e Biblës, të cilën e shohin si një prej librave që mund të ndryshojë

jetën e njerëzve të thjeshtë e kështu dhe fatin e arbëreshëve dhe të shqiptarëve. Vepra

e arbëreshëve ka në qendër temën patriotike dhe atë fetare. Shpesh poezitë e tyre janë

vlerësuar si krijime pa shumë vlera artistike, më tepër didaskalike, sidomos në librat e

kritikës letrare të botuara gjatë periudhës komuniste. Sot, është e pamundur të mos i

përmendim e të mos i çmojmë vlerat e tyre, nëse nisemi nga një vlerësim objektiv e

duke lënë pas paragjykimet ideologjike.

Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë arbëreshe të shekullit XVIII

është Jul Variboba, krijuesi i veprës Gjella231

e Shën Mërisë virgjër, e cila është

230 Përshtatja në shqipen e sotme, R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997,

f.113.

Page 105: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

90

vlerësuar si vepra që bëri kalimin nga letërsia e llojeve të shkurtra, në letërsinë e gjatë.

Jul Variboba është cilësuar nga shumë studiues e kritikë letrarë si poeti i parë i vërtetë

në mbarë letërsinë shqiptare. Gjuhëtari i njohur Eqrem Çabej, thekson se ai është

“poeti më i vjetër i vërtetë i letërsisë shqiptare”.232

Vepra është një përmbledhje

poezish të cilat lidhen së bashku nga tematika. Qëllimi i veprës së Varibobës ishte

përhapja e ideve fetare. Në qendër është figura e Shën Marisë, e cila vlerësohet si

simbol i pastërtisë shpirtërore dhe fisnikërisë njerëzore.

Poeti e quan Shën Marinë “Mbretëreshë”, e përshkruan shenjtoren si një

person që ka bërë një jetë të panjollë, i kërkon asaj ta mësojë si të lutet, si të shërbejë

dhe e fton të këndojë me të. Përmes krahasimeve dhe figurave të tjera letrare, poeti e

ngre lart figurën e shenjtores:

Kur ti linde, Qiell e dhe bëri hare. 233

Në shkrimin O e ndershmja rexhin, ai shpreh nderimin dhe adhurimin ndaj

Marisë. Poeti i lutet Perëndisë që ta ndihmojë t’i shkruajë një këngë e cila do të mund

të përshkruajë jetën e shenjtores. Sipas tij, askush nuk mund t’i thurrë vargje

shenjtores, madje gjithë fjalët e një gjuhe nuk mjaftojnë për ta përshkruar atë. Në

poezinë Të shenjtës Mari, ai shkruan :

Vetëm Zotiin t’e dii vandinn

Jatër gjuh’ s’dii t’e këndonj. 234

Për këtë arsye, ai ndihet i paaftë për ta përshkruar si duhet shenjtoren, ndaj i lutet

Zotit t’i japë dhuntinë për ta adhuruar si duhet.

Në vargje, jepet jeta e Marisë që nga lindja e deri në ngjitjen e saj në qiell. Me

nota lirike, poeti e sjell Marinë dhe personazhet e tjerë të veprës në mjedisin arbëresh

të shekullit XVIII. Në gjithë veprën mbizotërojnë notat e humanizmit. Edhe pse

subjekti i saj është marrë nga Bibla, autori di ta përshtasë subjektin biblik me

realitetin arbëresh përmes figurash të pasura artistike.

Vepra karakterizohet nga një ndërthurrje shumë interesante e lirikës biblike me

atë popullore. Edhe pse prift, megjithë adhurimin që ndien për të, Variboba, nuk e

paraqet Marinë siç përshkruhej në tekstet e tjera të autorëve fetarë. Figura e Marisë

nën penën e tij paraqitet më pranë njerëzores sesa hyjnores. Ajo ndjen dhimbje dhe

brengoset para vuajtjeve të birit të saj të varur mbi kryq. Cilësitë artistike gjenden

sidomos në humanizmin e personazheve dhe në lirizmin që përshkon vargjet. Poeti na

jep një imazh tradicional të Shën Marisë, por e përshkruan gjithashtu në një mënyrë

shumë njerëzore. Ajo shfaqet si një nënë e cila nuk mund të durojë dhimbjen e

vdekjes së Birit të saj.

Bir si të vranith?

Mua ku me ljanith?

... Me tij bir dua të shihem

Ndër këtë varr dua të mbëllihem.235

231 Jeta. 232 E. Ҫabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Tiranë, 1936, f. 35. 233 J. Variboba, “Gjella e Shën Mërisë virgjër”, V. Librandi, Grammatica Albanese con les poesie rare

di Variboba, Ulrico Hoepli, Milano, 1897, f. 12. 234 Dh. Shuteriqi, Antologji e letërsisë shqipe, Tiranë, Mihal Duri, 1964, f. 35.

Page 106: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

91

Në këtë mënyrë, nëna vajton për birin e kryqëzuar e të varrosur. Atmosfera e

veprës është thellësisht mistike. Poeti ka vendosur t’i japë lexuesit një vepër shumë të

afërt duke bërë përshkrimin e peizazheve fshatareske të ngjashme me peizazhet

shqiptare edhe pse subjekti i veprës është marrë nga Bibla. Shumë elemente të jetës së

arbëreshëve, përshkrimi i zakoneve, përdorimi i emrave shqiptarë, i emërtimeve të

ndryshme të vendeve, elementë të gjuhës dhe figurat letrare, të gjitha këto, i bëjnë

poezitë e Varibobës më të afërta me realitetin arbëresh të kohës.

4.2.2 Koncepti fetar tek poetët priftërinj - shërbesë përmes shkrimit

dhe artit

Në letërsinë e arbëreshëve, si në gjithë letërsinë e vjetër shqiptare, kemi

mbizotërimin e temës fetare e cila sipas shumë kritikëve, ia fshihte disi vlerat kësaj

poezie. 236

Marrëdhëniet mes fesë dhe letërsisë arbëreshe janë të dukshme dhe të

pamohueshme. Kjo poezi është një tregues që na mëson se feja ka luajtur një rol

shumë të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve. Ajo ka qenë një mjet kundër

asimilimit.237

Besimi fetar, historikisht ka qenë në themel të shoqërisë shqiptare, ashtu

si edhe në shumë letërsi të tjera evropiane.

Poetët tanë arbëreshë kanë bindjen se përmes kthimit në krishterim, fe e mohuar

për shkak të pushtuesve turq, vendi do të mund të bashkohej dhe situata do të

ndryshonte, do të rimëkëmbej Shqipëria. Kritiku letrar Dh. Shuteriqi, në veprën e tij

Shkrime Shqipe në vitet 1332-1850, shpreh një farë kritike në lidhje me shkrimet me

karakter fetar të kësaj periudhe. Ai shkruan:

“Përgjatë shekujve didaktizmi fetar ka mbizotëruar edhe në veprat artistike dhe

janë këto lloj shkrimesh që përbëjnë numrin më të madh të dokumenteve të

shkruara në shqip para Rilindjes Kombëtare”.238

Letërsia arbëreshe fillon me vepra plotësisht fetare pa ndonjë vlerë të madhe

artistike, por, gjithsesi ato janë dëshmi e kulturës së këtyre krijuesve. Mbizotërimi i

veprave poetike fetare në këtë letërsi mund të ketë arsye të ndryshme. Për ta kuptuar

më mirë konceptin e tyre në lidhje me fenë, duhet pasur parasysh se pjesa më e madhe

e tyre studiuan nëpër seminare fetare. Arbëreshët ndiheshin të huaj në Itali, me

nostalgjinë dhe mallin për atdheun e tyre; ata dëshironin të ruanin gjithçka që lidhej

me vendin e tyre të lindjes, gjithçka që ata besonin, dhe krishterimi konsiderohej si

feja e vlerave, sidomos kur krahasohej me besimin e pushtuesit turk, me islamizmin,

fe e cila u imponohej shqiptarëve nën sundimin turk. Mbrojtja e krishterimit ishte një

mjet për të luftuar kundër këtij pushtuesi të urryer nga arbëreshët dhe feja e krishterë,

në njëfarë mënyre i përfaqësonte ata.

Megjithë përmbajtjen fetare në veprat e tyre, vepra poetike e tyre ka vlera letrare

sepse vetë poezia ka si qëllim të sajin përcjelljen e frymëzimit letrar përmes vendosjes

së veçantë të fjalëve në vargje, përmes ritmit, rimës e figurave të ndryshme letrare.

235 J. Variboba, “Gjella e Shën Mërisë virgjër”, V. Librandi, Grammatica Albanese con les poesie rare di Variboba, Ulrico Hoepli, Milano, 1897, f. 166-167. 236 A. Xhiku, Romantizmi arbëresh, Tiranë, Naim Frashëri, 1982, f. 134. 237 Po aty, f. 139. 238 Dh. Shuteriqi, Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800, Tiranë, 2005.

Page 107: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

92

Ashtu siç e kemi përmendur edhe më herët në këtë punim, nëse i referohemi

poetit francez Viktor Hygosë, në lidhje me rolin e poetit në shoqëri, do të theksojmë

se ai është guide239

, udhëheqës i popullit, ai që sjell dritë në natën e errët. Hygoja i jep

përparësi rolit të veçantë të poetit i cili identifikohet me problemet dhe vuajtjet e

njerëzve të tjerë. Poeti ka një mision të shenjtë, atë të ndriçimit të shtegut për njerëzit

e thjeshtë, përderisa ai njeh më mirë, di më shumë, është më i ndriçuar se të

vdekshmit e tjerë. Ai kryen rolin e ndërmjetësit mes Zotit dhe njerëzve. Ky është edhe

koncepti i poetëve arbëreshë përsa i përket misionit të poetit. Sipas tyre, poeti me artin

e tij duhet të jetë një udhëheqës shpirtëror për bashkatdhetarët e tij, ai duhet të

kultivojë të mirën, virtytin, frymën e krishterë e cila shihet si mishërim i çdo mirësie.

Poeti duhet të luftojë kundër paragjykimeve, kundër errësirës, dhe duhet të përhapë

kudo dritën, kulturën dhe urtësinë. Vlerat humaniste shfaqen në poezinë e arbëreshëve

të cilët i shohin dijen dhe besimin si të vetmet zgjidhje për gjendjen e atdheut të

pushtuar. Poetët arbëreshë shkruajnë me synimin për të pasuruar shpirtin e

shqiptarëve dhe për të përforcuar ndërgjegjen etnike, dashurinë për trashëgiminë

kulturore, për atdheun i cili në veprat e tyre merr një dimension mitik. Me lirizmin e

tyre, poetët arbëreshë i afrohen lexuesit dhe e tërheqin atë përmes figurave të

ndryshme letrare. Roli i priftit vjen e plotëson rolin e poetit i cili hedh në vargje

pikëpamjet e tij morale, shpirtërore e atdhetare. Poetët arbëreshë priftërinj zgjodhën të

shërbenin në dy drejtime duke sjellë dobinë e tyre për ringritjen shpirtërore të

shqiptarëve, rimëkëmbjen e fesë së mohuar dhe rizgjimin e ndjenjës kombëtare duke e

vlerësuar krishterimin si elementin rrënjësor për ndryshimin e situatës.

4.2.3 Marrëdhënia e poetëve arbëreshë me traditën – kulti i së

shkuarës

Në psikologjinë e arbëreshëve, kulti i traditës ruhej si diçka e shentjë. Gjuha,

zakonet, këngët luanin një rol shumë të rëndësishëm në jetën shpirtërore të këtyre

poetëve. Tek intelektualët arbëreshë, ekzistonte bindja se trashëgimia e poezisë

popullore paraqiste vlera të mëdha artistike dhe dëshmonte për një urtësi të lashtë, që

qëndronte në themel të krijimit letrar. Ndikimi i poezisë popullore është shumë i madh

në poezinë e arbëreshëve.

“Për këtë pakicë kombëtare, poezia popullore është një afirmim, ruajtje e vlerave

shpirtërore të kombit, të cilat ushqejnë letërsinë artistike”240

,

shprehet Klara Kodra në librin e saj Rrënjët e lisit. Folklori është kthyer në një

burim të gjallë për sa i përket mesazhit dhe formës së poezisë arbëreshe. Arbëreshët e

Italisë kanë ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun, për gjuhën, për

zakonet dhe traditat e të parëve të tyre. Ata shfaqen në kërkim të një poezie, e cila do

të reflektonte problemet e jetës njerëzore, një poezi e lidhur pazgjidhshmërisht me

fatin e popullit. Ajo nuk duhet të ishte vetëm një pasqyrë e realitetit, por përkundrazi,

një ndërthurrje e botës shpirtërore të krijuesit, ndjenjave dhe këndvështrimeve të tij

filozofike, me qëllim që të ndikojë tek lexuesi.

Përmes poezisë, poetët synojnë të ndryshojnë jetën dhe të sjellin risi, t’i japin

formë shoqërisë shqiptare dhe ta përmirësojnë atë. Synimi parësor i tyre është të

239 V. Hugo, « La fonction du poète », Les rayons et les ombres, Gallimard, 2002, f. 36. 240 K. Kodra, Rrënjët e lisit, Tiranë, Uegen, 2011, f. 40.

Page 108: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

93

krijojnë një poezi e cila do të prekë zemrat e të gjithë shqiptarëve e do t’i përfaqësojë

ata nga pikëpamja shpirtërore, psikologjike si komb. Në poezitë e tyre gjejmë nota të

dhimbjes dhe të trishtimit për gjendjen e shqiptarëve.

Përmendja e periudhave të lavdishme të së kaluarës, bëhej nga arbëreshët me

synimin për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare në të tashmen dhe për të ardhmen.

Epoka e Skënderbeut vlerësohet prej tyre si periudha e “lumturisë” dhe bëjnë thirrje

që shqiptarët të përpiqen ta jetojnë sërish këtë epokë të lavdishme për popullin e

robëruar, apo të mërguar.

Letërsia e arbëreshëve do të marrë një drejtim të ri në shekullin XIX, duke u bërë

pjesë e pandarë e letërsisë shqiptare e duke u bashkuar me lëvizjen për çlirimin e

Shqipërisë. Një nga karakteristikat kryesore të letërsisë arbëreshe ishte prirja për t’iu

rikthyer së kaluarës, e cila zgjonte ndër shqiptarët ndjenjën e krenarisë kombëtare. E

kaluara historike ishte për ta një simbol që i lidhte me atdheun e të parëve. Ata gjetën

tek e shkuara shembullin për të tashmen dhe shpresën për të ardhmen. Në qendër të

letërsisë së arbëreshëve është ideja patriotike, kujtimi i traditave të lavdishme të

kombit shqiptar, madje edhe vetë besimi i krishterë duhet të vihet në shërbim të kësaj

ideje themelore. Moderniteti i tyre qëndron tek origjinaliteti i ideve dhe problemeve

themelore të botës që trajtojnë. Në veprat e arbëreshëve duket moderniteti në

konceptim dhe në botëkuptim sepse këta poetë kanë trajtuar probleme ekzistenciale të

filozofisë dhe të mendimit në përgjithësi. Poezia e arbëreshëve pati një ndikim shumë

të rëndësishëm për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe si dhe për pasurimin dhe

përparimin shpirtëror të shqiptarëve. Edhe pse shpesh letërsia e vjetër arbëreshe është

cilësuar më tepër si një letërsi me karakter fetar dhe pa ndonjë rëndësi shumë të

madhe për letërsinë e mëvonshme, e vërteta është se kjo letërsi ndikoi dhe i shërbeu

Rilindjes Kombëtare qoftë edhe thjesht si një traditë.

4.3 Realiteti i mendimit filozofik të shekullit XVIII në

Francë

4.3.1 Koncepti iluminist mbi lumturinë

Krejt ndryshe paraqitet realiteti francez në shekullin XVIII. Dritë dhe filozofi,

këto janë dy fjalët kyçe të cilat kanë nevojë të përkufizohen. Rilindja kishte luftuar me

përpjekjen e saj kundër errësirës mesjetare, Klasicizmi kishte bërë përpjekjet e tij për

rivendosjen e rendit të humbur, ndërkohë që shekulli XVIII lufton me ‘dritën’ e tij

kundër dogmatizmit klasik.

Shekulli XVII ishte shekulli i krishterë monarkik, gjatë të cilit mbizotëronin

rregullat e klasicizmit. Të gjitha këto krijonin përshtypjen e stabilitetit dhe

qëndrueshmërisë të paktën në dukje. Ndryshe nga shekulli XVII, shekulli XVIII

karakterizohet nga paqëndrueshmëria dhe mungesa e rregullit, që arrijnë kulmin me

Revolucionin francez në vitin 1789, i cili hedh poshtë thuajse plotësisht sistemin

politik dhe shoqëror dhe vendos një rend të ri politik.

Ka një besim të patundur tek arsyeja njerëzore për të zgjidhur problemet dhe një

optimizëm i cili mbështetet në progresin teknik. Bëhen përpjekje të mëdha për të

hedhur poshtë zgjidhjet teologjike, metafizike dhe autoritetet e traditës. Nocionet

themelore që lidheshin me fatin e njerëzve dhe organizimin e shoqërisë mendohen

ndryshe. Idesë fetare për një njerëzim të rënë, enciklopedistët i kundërvënë vullnetin

optimist për të arritur realizimin e lumturisë njerëzore përmes përparimit të

Page 109: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

94

qytetërimit. Mendohet se lumturia nuk vjen as nga ambicia, as nga pasuria, por

përmes vlerësimit të vetvetes dhe të gjinisë njerëzore në përgjithësi. Arritja e

harmonisë njerëzore dhe e ndryshimit të gjendjes së shoqërisë, bëhen e vetmja shtysë

për të ecur përpara dhe për të vepruar.

Në qendër të mendimit filozofik nuk është më Perëndia, por njeriu që lufton me

njeriun. Luftohet për të mirën e përbashkët dhe kështu, individi duhet të përpiqet të

përqafojë të mirën dhe moralen dhe të lërë pas veset, sepse nëse jepet pas tyre, ai

dëmton jo vetëm veten, por edhe shoqërinë në të cilën jeton. Qëllimi i filozofit është

të mësojë dhe të ndikojë në organizimin e shoqërisë njerëzore. Mendohet se përhapja

e njohurive do të sjellë mirëqenie dhe për pasojë lumturinë, tolerancën, barazinë dhe

lirinë. Për disa, njeriu nga natyra është i mirë, për të tjerë, ai është i keq, por sido që të

jetë, ai duhet të luftojë që të bëhet më i mirë. Me qëllim që të arrihet lumturia e të

gjithëve, duhet që të gjithë të jenë të vetëdijshëm që kanë nevojë për ndryshim.

Volteri besonte se njeriu është nga natyra mediokër dhe se shoqëria e ndërton dhe e

ndryshon, e bën më të mirë. Monteskjë besonte se njeriu nuk është edhe aq i keq,

ndërsa Rusoi besonte se njeriu është i mirë kur gjendet më pranë natyrës dhe bëhet i

keq nga shoqëria, pranë së cilës mëson veset. Gjithçka vihet në dyshim përmes

debateve të thella filozofike.

4.3.2. Qëndrimi ndaj besimit fetar

Holbahu (Holbach), filozofi gjerman i shekullit XVIII, shprehej:

“Për një kohë mjaft të gjatë mësuesit e popujve i patën fiksuar sytë e tyre drejt

qiellit: tani ka ardhur koha t’i kthejnë drejt tokës.”241

Përmes kësaj thirrjeje revolucionare, filozofi shpreh qëndrimin e gjithë brezit të

tij.

Metoda për arritjen e lumturisë do të jetë mbi të gjitha, njerëzore, nuk do t’i

kalojë kufijtë e realitetit tokësor. Qielli dhe hyjnorja konsiderohen tashmë si tepër të

largët me realitetin. Një nga detyrat që i del para njeriut është t’i kthehet natyrës

përmes arsyes. Njohja e fiseve primitive i bën filozofët e shekullit XVIII të kuptojnë

se nuk është e domosdoshme ekzistenca e institucioneve të ndryshme shoqërore, ata

vënë re se këta njerëz mund të jetojnë në shoqëri, të lumtur, edhe pse pa ligje, pa

institucionin e Kishës, dhe dalin në përfundimin se morali i thjeshtë natyror mjafton

për të organizuar shoqërinë.

Gjithashtu theksohet ideja se në gjendjen e saj natyrore, qenia njerëzore ishte e

thjeshtë, e mirë dhe e gëzuar: rregullat e vendosura nga institucionet shoqërore e

tjetërsojnë njeriun dhe sjellin rënien e së natyrshmes, të virtytit dhe tëlumturisë. Nëse

njeriu kërkon të vetëqeveriset, duhet të jetë në gjendje të kritikojë autoritetin

tradicional dhe fillimisht fenë, çka kishte filluar heshturazi qysh më herët, që në

shekullin e mëparshëm. Nuk vihet në diskutim thelbi i dogmës, por më tepër roli që

ajo luan në shoqëri. Megjithatë feja ndahet nga shteti, por ende jo nga individi.

Përmes ideve filozofike sulmohet kisha, jo besimi në vetvete.

Përsa u përket besimeve fetare, kërkohet një lloj tolerance dhe lirie. Tashmë,

dëshira për të kthyer jo të krishterët në të krishterë shihet si mungesë respekti ndaj

241

V. L. Saulnier, La littérature française du siècle philosophique, Vendôme, puf, 1976, f. 8.

Page 110: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

95

lirisë së tjetrit. Iluminizmi sjell një përkufizim të ri të tolerancës. Besohet se njeriu

është i pajisur me ndërgjegje dhe ai vetë mund të vendosë për jetën e tij shpirtërore

nëse do të besojë ose jo. Askush tjetër nuk është përgjegjës për shpirtin e njeriut, as

priftërinjtë, apo shërbestarët fetarë. Përderisa ai është krijuar i lirë, ai është i vetmi që

mban përgjegjësi për veten dhe kështu ai ka të drejtë të gabojë dhe për këtë mund të

gjykohet vetëm nga Krijuesi i tij.

Urdhërimi kryesor i shoqërisë së kësaj epoke bëhet respekti për njeriun.

Mendimtarët e parë të shekullit XVIII nuk kishin asgjë kundër fesë apo monarkisë, ata

thjesht janë në kërkim të një reforme të brendshme të organizmave shoqërorë. E

megjithatë, nga fundi i shekullit gjërat do të ndryshojnë plotësisht: filozofët e fundit të

shekullit do të jenë anti-kristianë dhe revolucionarë. Ata do të shkojnë shumë larg, aq

sa më të guximshmit do të mohojnë edhe ekzistencën e Perëndisë duke hedhur kështu

themelet e materializmit, edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm për të mirat morale

dhe shoqërore të besimit fetar.

Për filozofët e shekullit XVIII realiteti është tepër i ndërlikuar. Ndjenjat e njeriut

nuk janë asnjëherë të pastra; kënaqësia dhe dhimbja përzihen së bashku.

4.4 Letërsia frënge përballë realitetit iluminist

4.4.1 Venitje e përkohshme e poezisë

Çfarë do të ndodhë me letërsinë gjatë shekullit XVIII, me poezinë në veçanti?

Dihet se poezia është një fenomen që shpreh gjendjen e një grupi shoqëror të cilit i

drejtohet, apo nga i cili rrjedh; ajo është reflektim i ndërgjegjes kolektive të një epoke

të caktuar. Duke përpunuar një gjuhë që i përket një shoqërie në periudha të caktuara

historike, ajo përcjell një mesazh të sajin, të veçantë. Shpesh, poetët nuk shkruajnë

thjesht për të bërë një krijim, por edhe përcjellin një propagandë; ndonjëherë për të

dënuar një regjim të caktuar, ndonjëherë për ta ngritur atë lart në majë si një ideal.

Dihet se fjalët mund të ndikojnë, përmes shprehjes së tyre të revoltës, të thirrjes së

brendshme, të ankthit të krijuesit, apo të një shoqërie të tërë. Thelbi i poezisë në këtë

rast bëhet nxjerrja në pah e problemeve të ekzistencës njerëzore, të betejës shpirtërore

që karakterizon ndoshta një individ, ndoshta një grup individësh, ndoshta një brez,

apo një shoqëri në gjithë përbërësit e saj.

Gjatë periudhës së Revolucionit, letrat në Francë vihen në shërbim të veprimeve

revolucionare. Shkrimtarët vendosin të sjellin ndihmën e tyre për të ndryshuar

gjendjen e padurueshme në të cilën ndodhej vendi. Revolucionarët më tepër

‘shkruajnë’ për të ‘vepruar’.

I vlerësuar si shekulli i dritave, shekulli XVIII hodhi dritë mbi shpirtin dhe

mendjen, përmirësoi fatin e njerëzimit duke luftuar ndaj çdo forme padrejtësie dhe

shtypjeje. Në këtë periudhë fillon përballja dhe lufta kundër fanatizmit dhe

paragjykimeve, duke pasur në themel të tij bazat e humanizmit. Rregulli që

respektohet është lumturia e të gjithëve dhe të bërit mirë. Shkrimtarët kërkojnë

respektin e natyrës dhe dinjitetin njerëzor dhe dënojnë absolutizmin. Gjithë letërsia e

‘shekullit të dritave’ bëhet shprehje e dëshirave të popullit. Këto ide shfaqen falë

racionalizmit. Problemet shoqërore shihen nga një këndvështrim i ri. Është një epokë

reflektimi, lufte ndaj paragjykimeve. Krijuesit kërkojnë të përhapin idetë e lirisë,

tolerancës, drejtësisë dhe realizimin e progresit përmes të cilit do të përmirësohen

kushtet materiale dhe politike të njerëzimit.

Page 111: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

96

Një dallim i thellë ndan autorët e shekullit XVIII nga pararendësit : janë filozofët

reformatorë që përpiqen të rregullojnë shoqërinë : letërsia kthehet në letërsi militante

dhe do të jetë tharmi i revolucionit politik dhe shoqëror të fundit të shekullit. Shumë

shkrimtarë hedhin poshtë dogmatizmin dhe e bazojnë besimin e tyre tek arsyeja.

Njohuritë shkencore shihen si e vetmja mënyrë për të sjellë dritë në shoqërinë

franceze.

Fryma kritike mbizotëron duke sjellë kështu zbehjen e letërsisë me bazë

imagjinatën. Sipas Dalamberit (D’Alembert), “diskutimet e ftohta dhe didaktike”

tejmbushin letërsinë dhe sidomos poezinë.

Poezia në këtë periudhë është përgjithësisht serioze dhe i mungon origjinaliteti.

Ajo kthehet në poezi idesh, e afërt me filozofinë dhe me idetë filozofike në

përgjithësi. Poetët vendosin të shprehin më tepër ndjenja patriotike përmes vargjeve.

Poezia bëhet një mjet për të shprehur të vërtetën që besojnë fuqishëm njerëzit e

shekullit XVIII.

Megjithatë, shekulli XVIII nuk njihet si ‘shekull poezish’. Poezia është zhanri

letrar që zhvillohet më pak në këtë periudhë. Madje, shekulli iluminist është cilësuar

edhe si ‘shekulli më pak poetik’ në letërsinë frënge.

Poeti më i përmendur i shekullit XVIII mbetet Andre Shenie (André Chénier).

Poezia, sipas tij, duhet të jetë një ‘interpretim shpërthyes’ i të gjitha sekreteve që

shkenca ia rrëmben natyrës. Poeti përshkruan përvojën e tij duke paraqitur ndjenjat

personale, një poezi e rrënojave dhe nostalgjisë për shekujt e ndritur, melankolia e

poetit të tradhëtuar, shqetësimi i një zemre të pastër, të venitur si një lule, para “kupës

së hidhur” të jetës, para sëmundjes së shekullit. Madje, edhe ndjenja e dashurisë nuk i

duket zgjidhje poetit të zhgënjyer nga jeta dhe nuk shpreson se do të gjejë gëzimin tek

dashuria.

Skllevërit e dashurisë kanë derdhur shumë lotë!

Ajo fal pak kënaqësi, por ka dhe dhimbje plot!242

Si shpjegohet gjithë kjo rënie e poezisë dhe lënie në harresë e saj? Për këtë,

shpesh akuzohen racionalistët. Poezia pritej të ishte thjesht intelektuale. Që prej

gjysmës së dytë të shekullit XVII, numri i botimeve të veprave poetike po vinte

gjithnjë e në rënie. Të gjitha shenjat na çojnë në përfundimin se poezia ishte duke

kaluar një krizë në këtë periudhë.

Filozofisë mbizotëruese të këtij shekulli i ishte parapërgatitur udha që më parë,

qysh me poezinë baroke dhe klasicizmin e shekullit XVII. Poezia nuk është më zhanri

mbizotërues si në shekullin XVI, vendin e saj e kishte zënë teatri në shekullin XVII

dhe duket se as në shekullin XVIII ky zhanër letrar nuk do të mund të rigjejë vetveten.

Shekulli XVIII duhet studiuar në prozë, më tepër sesa në poezi.

Megjithatë, edhe pse nuk ka poetë të mëdhenj që spikatin në këtë kohë, ka

gjithsesi ‘poetë të vegjël’. Edhe pse jo mbretëreshë e zhanreve, siç kishte qenë dikur,

poezia vazhdon të lëvrohet. Ajo nuk mund të mungojë në asnjë periudhë të historisë

letrare të shoqërisë njerëzore, është shoqëruesja më e mirë e njeriut në çdo kohë.

242 Përkth.im, “Les esclaves d’amour ont tant versé de pleurs!/S’il a quelques plaisirs, il a tant de

douleurs!”, Oeuvres posthumes d’André Chénier, Élégies, Paris, 1826, f. 253.

Page 112: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

97

4.4.2 Një marrëdhënie e re mes letrares dhe arsyes

Në qendër të filozofisë iluministe gjendet eksperimentimi. Ajo lidhet me një

humanizëm përgjithësisht laik, i cili e vendos njeriun në qendër të botës, me plot të

drejta për të kërkuar arritjen e lumturisë së tij. Lutjet dhe predikimet nuk kanë vlerë

tashmë nëse nuk zbatohen parimet e krishtera me anë të të cilave do të ndryshojë

fytyra e botës, e shoqërisë njerëzore. Tashmë edhe lufta shpirtërore për pastrim nga

mëkatet, lihet mënjanë dhe mendohet e luftohet vetëm për mënyrat si të arrihet

lumturia personale dhe ajo kolektive. Iluministët besojnë tek progresi falë njohurive

dhe arsyes. Për ta, përparimi i shkencës do të thotë ecja drejt lumturisë. Besimi tek

progresi i pafund i njerëzimit është një prej karakteristikave kryesore të iluminizmit,

besim që theksohet më tepër edhe nga zbulimet shkencore dhe zhvillimi ekonomik.

Shekulli XVIII kishte ambicien për të gjetur raporte të reja mes arsyes dhe

krishterimit në veçanti dhe feve në përgjithësi. Shumë filozofë të këtij shekulli u

morën me çështjen e fesë dhe bënë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje. Vepra që

hap shekullin XVIII në marrëdhënie me fenë ishte Teodiceja (Théodicée) e Laibnicit

(Leibniz) në vitin 1710. Perëndia shfaqet në bankën e të akuzuarit prej qenieve

njerëzore, për të gjetur shkakun e ekzistencës së të keqes. Akuza e hedhur ndaj

Perëndisë duket diçka shumë e guximshme. Ai akuzohet për shkak se e ka udhëhequr

keq botën dhe shoqërinë njerëzore, ndërkohë që urtësia dhe pushteti i tij mund ta

kishin ndalur ekzistencën e së keqes. Mendohet se përderisa ka gjithë këto probleme e

të këqija në botë, është e vështirë të vërtetohet ekzistenca e Perëndisë. Ushtrimi i lirisë

njerëzore, apo më tepër ideja e lirisë, vendos bazat e arsyetimit të ekzistencës së

Perëndisë. Nga njëra anë mendohet se Perëndia duhet të ekzistojë përderisa njeriu

është i aftë të njohë të mirën dhe të keqen, ide e cila risjell në skenë vlerat e besimit

fetar, por feja që vlerësohet tashmë, nuk është ajo e dogmave dhe historive fetare, por

ajo që mëson moralin dhe parimet e krishtera që do të ndryshojnë fytyrën e njerëzimit,

përmes drejtësisë, tolerancës dhe humanizmit. Volteri dhe Didëroja çelin një udhë të

re në marrëdhëniet mes filozofisë dhe fesë e cila barazohet tashmë me moralin dhe

rregullat e tij. Vlerat themelore të Iluminizmit janë toleranca, liria dhe barazia.

Shumë shpejt, priftërinjtë të cilët kishin qenë deri në këto momente shtresa më e

privilegjiuar, do të zëvendësohen nga një shtresë tjetër e shoqërisë: njerëzit e ditur,

shkencëtarët. Një ide filozofike mbizotëruese mund të përmbledhë të gjithë shekullin

XVIII:

Besimi tek fitorja e arsyes dhe tek shkenca.

Dhe përsëri, edhe në lidhje me këtë ide, kontradiktat nuk rreshtin. Shtrohet

gjithnjë e njëjta pyetje: A është e aftë shkenca të shuajë ankthin e zemrës njerëzore?

4.4.3 Marrëdhënia e fetares me poetiken

Në thelb, shumë vepra letrare të shekullit XVIII kanë si objekt kryesor luftën

kundër dogmave, institucioneve dhe moralit të katolicizmit dhe kristianizmit në

përgjithësi, apo edhe feve të tjera. Një pjesë e madhe e tyre bazohen në një reflektim

kritik të besimit fetar dhe të çdo gjëje tjetër që lidhet me të. E megjithë këtë situatë të

krijuar, e shenjta nuk u braktis.

Një prej shkrimtarëve katolikë më të suksesshëm të shekullit XVIII, bashkëkohës

i Volterit, Lui Rasini (Louis Racine), përpiqet të bashkojë besimin dhe arsyen në

poezinë e tij “Feja” (La Religion), të shkruar në vitin 1741:

Page 113: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

98

“Zëri i Universit më kujton se ka Perëndi”.243

Besimi i njeriut në një qenie supreme, që e ka krijuar atë, ripërtërihet e merr jetë

edhe thjesht duke parë natyrën në tërë madhështinë e saj. Kështu, nuk mund të

mohosh ekzistencën e Perëndisë nëse sheh ‘tablonë’ e krijimit. Nëse njeriu hedh sytë

në natyrë, do të gjejë patjetër jehonën e Krijuesit. Vetë poeti pohon se vargjet e tij i

thurrin lavde besimit dhe fesë.244

Madje, nën shembullin e të atit, Zhan Rasin, (Jean

Racine), shkruan këngë sublime për krishterimin. Megjithatë, për pjesën më të madhe

të shkrimtarëve të shekullit XVIII, feja është objekt reflektimi kritik, thjesht një

material për letërsinë. Gjatë Iluminizmit, shoqëria njerëzore krahasohet me

Babiloninë moderne, një qytetërim i mrekullueshëm, por i trazuar njëkohësisht, një

qytetërim që ka lënë pas Perëndinë. Tashmë feja nuk ka më rëndësinë që kishte pasur

dikur. Për intelektualët e kësaj epoke, mjafton të ruhen parimet e krishtera, të merren

mësimet prej kësaj feje, por nuk ka rëndësi më praktikimi i saj.

Lesingu, në vitin 1777 shkruante:

“Mjafton që njerëzit të ruajnë dashurinë e krishterë, pak rëndësi ka se çfarë

ndodh me fenë e krishterë.”245

Ndërsa Monteskjë:

“Sot, ne marrim tri lloj edukimesh të ndryshme dhe madje që kundërshtojnë

njëra-tjetrën: atë të etërve tanë, të mësuesve tanë dhe të botës. Ajo që thuhet tek i

fundit i përmbys të gjitha idetë e para.” 246

Komunikimi mes letërsisë dhe fesë ndërpritet dhe tashmë feja nuk konsiderohet

më si mjet i nevojshëm për të mësuar qenien njerëzore të ecë përpara, vendin e saj

fare mirë e zënë rregullat e moralit. Gjatë kësaj periudhe, përballemi me

shekullarizimin247

e letërsisë. Shekujt XVII dhe XVIII hodhën bazat e autonomisë

profane të letërsisë përmes themelimit të institucioneve, si krijimi i akademive,

zhvillimi i tregtisë së librave. Formimi i institucioneve të jetës letrare shoqëroi

ngritjen e nocioneve të letërsisë dhe të shkrimtarit në kuptimin modern, inkurajoi

rrjetin e akademive dhe ndikoi në krijimin e një shteti që e mbështet artin.

Ndarja e kishës nga shteti është më tepër një sulm ndaj institucionit, por që do të

ndikojë ngadalë në mendësinë mbizotëruese të shoqërisë në lidhje me besimin. Deri

në këto momente, në Francë kishim mbizotërimin e trinomit: Mbret, Ligj, Besim (Roi,

Loi, Foi). Tashmë gjërat ndryshojnë: njeriu nuk ndjen më nevojë për ndërmjetësimin e

kishës për të shkuar drejt Perëndisë. Synimi kryesor i njeriut tashmë është kënaqësia

personale dhe përmbushja e saj përmes pranimit të shkencës. Iluministët janë elita e

shoqërisë evropiane e hapur ndaj risive. Qëllimi i filozofëve është të ‘nxjerrin Njeriun

nga errësira e kohës’ dhe të ‘ndriçojnë gjithçka nën dritën e arsyes’, prej nga rrjedh

termi ‘Iluminizëm’. Ka një teori të re mbizotëruese në këtë periudhë, e cila do të

reflektohet fuqishëm edhe në letërsi: deizmi, teoria e iluminizmit sipas së cilës

Perëndia e ka krijuar botën, por pas përfundimit të krijimit, ai nuk ndërhyn më në

243 Përkth.im, L. Racine, Œuvres de Louis Racine Tome Ier, Paris : Le Normant, Imprimeur-Libraire,

1808, f. 16, “La voix de l'Univers à ce Dieu me rappelle”. 244 L. Racine, Œuvres de Louis Racine Tome Ier, Paris : Le Normant, Imprimeur-Libraire, 1808, f. 423. 245 http://expositions.bnf.fr/lumieres/arret/03.htm. 246 L’Esprit des lois, partie I, livre IV, Chapitre IV « Différence des effets de l’éducation chez les

Anciens et parmi nous. » 247 Term me origjinë fetare: Kalimi nga drejtimi fetar në atë laik.

Page 114: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

99

univers dhe në rrjedhën e historisë. Gjithçka është në duart e njeriut tashmë. Nga ai

varet pamja që do të marrë bota në vazhdim. Deizmi u përpoq të zbuste tensionet dhe

kontradiktat që ekzistonin mes koncepteve të besimit dhe arsyes. Filozofët e shekullit

XVIII synojnë të gjithë të luftojnë supersticionin dhe intolerancën në shoqërinë

franceze dhe evropiane.

Në shekullin XVIII me Hjumin (Hume), kemi shfaqjen e një ideje të re: fetë në

përgjithësi dhe krishterimi në veçanti nuk janë besime të bazuara në arsye dhe kanë

më shumë të përbashkëta sesa dallime me njëra-tjetrën.

Filozofia e iluminizmit vë theksin tek fakti se njeriu nuk është qenie absolute, as

hyjnore, pra është i kufizuar. Ai mund të fitojë njohuri objektive vetëm falë shkencës.

Themeli i iluminizmit është shmangia e metafizikës dhe një qëndrim i ri në lidhje me

shpirtin e njeriut, një frymëzim i ri, bazuar mbi metodat shkencore. E vërteta tashmë

kërkohet në botën fizike, në universin praktik. Vështrimi i intelektualit kthehet nga

qielli drejt botës konkrete të njerëzve dhe sendeve. Pjesa më e madhe e intelektualëve

ishin deistë. Për ta, Universi është një mekanikë e rregulluar në mënyrë të

admirueshme, rregulli i së cilës nënkupton patjetër një inteligjencë që fshihet pas saj.

Volteri, megjithë frymën e tij jofetare, kundërshton qëndrimin e tij ateist në vargjet,

tek të cilat shprehet qartë se mohimi i ekzistencës së Perëndisë ka nevojë për më

shumë besim sesa pohimi.

“Universi më vë në siklet dhe nuk mund ta imagjinoj,

Që kjo orë të ekzistojë pa pasur një orëbërës...”248

E megjithatë, Volteri lufton kundër çdo lloj fanatizmi si të kishës katolike, edhe

të asaj protestante, të cilat për të janë simbole të intolerancës dhe të padrejtësisë.

Filozofia e shekullit XVIII mbetet së pari një kryengritje ndaj autoritetit: të Zotit,

Kishës dhe Monarkisë. Ndër filozofët përfaqësues të këtij shekulli, një pjesë e mirë

janë ateistë si Didëroja, Dalamberi (D’Alembert) dhe Helvetiysi (Helvétius). Rusoi

mbetet shumë thellë i lidhur me Perëndinë e dashurisë, idealin e të krishterëve,

ndërkohë që Monteskjë dhe Volteri janë deistë. Të gjithë filozofët e iluminizmit e

duan arsyen. Ata kritikojnë autoritetin që pengon lirinë e individit dhe kishën e cila

imponon besimin e saj, por adhurojnë shkencën për logjikën që qëndron pas saj.

Iluministët adhurojnë të soditin natyrën dhe për ta, sa më larg zhurmës së qytetit të

jetë njeriu, aq më i mirë bëhet.

Megjithë mbizotërimin e arsyes, cilësim me të cilin jemi mësuar të

karakterizojmë shekullin iluminist, ndjeshmëria kthehet në modë, pas epokës klasike,

rizbulohen ndjenjat, emocioni dhe lotët. Njeriu tashmë është në kërkim të lumturisë,

ai është bërë për të gëzuar jetën e jo për të vuajtur duke u zhytur në sakrifica pa vlerë

për të cilat nuk është i sigurt nëse vijnë nga Perëndia, nëse janë kërkesa të hyjnores

apo të njerëzores.

Përsa i përket Shkrimit të shenjtë, tregohet më tepër interes për Psalmet dhe

Profetët. Megjithatë kemi të bëjmë më shumë me zellin kritik dhe filozofik, qëllimi

kryesor është t’i çshenjtërojnë ato. Volteri ishte një prej shkrimtarëve që njihte shumë

mirë kulturën biblike, por e shfrytëzoi gjithë njohurinë e tij kundër Biblës dhe asaj që

ajo përfaqëson. Pak e nga pak, letërsia dhe shkrimet e shenjta duken gjithnjë e më të

largëta nga njëra-tjetra, deri sa ndahen plotësisht. Vetë Volteri ndërmerr një lloj

fushate kundër atij që ai e quante obskurantizëm, të cilin e lidhte drejtpërdrejt me fetë

248 Përkth.im, « L'univers m'embarrasse, et je ne puis songer / Que cette horloge existe et n'ait point

d'horloger.”, Oeuvres complètes de Voltaire, Vol. 29, Paris, 1839, f. 14.

Page 115: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

100

si judaizmi, apo edhe krishterimi. Ai bëhet një kundërshtar i flaktë i Biblës në të gjitha

planet: fetare, ideologjike dhe letrare. Megjithatë, për të Bibla mbetet sërish një

rezervuar temash letrare, siç është rasti i veprës së tij letrare Samson. Si Volteri, ashtu

edhe filozofë të tjerë, kanë një qëndrim negativ ndaj fetares dhe jepen më tepër pas

enciklopedisë.

Shpesh personazhet fetare barazohen me autoritetet mbretërore, të cilat urrehen

nga të gjithë. Gjatë revolucionit francez, fytyrat e mbretit David dhe të mbretërve të

Izraelit në statujat e katedraleve, u shkatërruan për shkak se ngatërroheshin me atë që

përfaqësonin mbretërit e Francës. Karakteristikë e kësaj periudhe të zymtë për sa i

përket fetares, është ndër të tjera edhe refuzimi i simbolizmit biblik.249

Kushdo mund të shtrojë pyetjen se mbase kritika e frymëzimit fetar nuk është

çështja kryesore e letërsisë frënge të shekullit XVIII. Në fakt botimet e librave fetarë

nuk mungojnë në këtë periudhë, jetë shenjtorësh, përmbledhje me këshilla morale që

lidhen me parimet themelore të krishterimit, por në veprat letrare, ato që lidhen me

publikun më të gjerë, tematika fetare përjashtohet. Vepra e Volterit, e Monteskjësë, e

Didërosë, Rusoit, kanë të përbashkët një mendim dhe qëndrim kritik ndaj besimit fetar

dhe gjithçkaje që lidhet me të. Ky është pothuajse mendimi i njerëzve të letrave në

përgjithësi.

Tek Fjalori filozofik (Dictionnaire philosophique) i Volterit, autori përmbledh

vërejtjet që bëjnë intelektualët e shekullit XVIII kundër ekzistencës dhe pasojave të

fesë në përgjithësi dhe të krishterimit në veçanti. Në lidhje me pikëpyetjet që kanë

shqetësuar gjithnjë mendjet njerëzore, Volteri hedh idenë se krishterimi nuk

përfaqëson asnjë progres moral, zhvillimi i tij lidhet vetëm me injorancën njerëzore;

se praktikat fetare nuk bëjnë të mundur komunikimin me Perëndinë; se asnjë e vërtetë

fetare apo morale, nuk mund të zbulohet përgjatë historisë. Sipas tij, institucionet

fetare janë të nevojshme vetëm sepse u mësojnë sesi të sillen masave të të paditurve.

Thelbi i shekullit iluminist është përpjekja për të arritur qartësinë dhe besimin tek

njeriu: ky është mësimi që del gjatë gjithë kohës. Ideali i filozofëve ishte të mendonin

për njeriun, të kuptoheshin prej tij, të punonin për të dhe qëllimi i tyre kryesor ishte të

besonin në progresin sepse ai ekziston ose të paktën duhet të ekzistojë. E rëndësishme

për ta ishte pajisja me një frymë pozitive.

E megjithatë, ‘shekulli i dritave’, Iluminizmi, përfundoi me gjak. Francezët

ndiejnë shumë pakënaqësi ndaj qeverisjes së Luigjit XVI, i cili i kishte shtypur me

taksa dhe kështu revoltohen. Në 14 korrik 1789, një varg kryengritësish, të mbështetur

edhe nga ushtarët e mbretit, pushtojnë Bastijën, burg strategjik i Parisit dhe shumë

shpejt, i gjithë vendi ngrihet në revolucion. Në 1793, mbreti, simboli më i lartë i

rendit të vjetër ekzekutohet. Kjo periudhë e përgjakshme emërtohet edhe ndryshe si

“periudha e Terrorit”.

Nga fundi i shekullit, ka një lloj rimëkëmbjeje të gjinisë së poezisë, emocionet

dhe ndjeshmëria fillojnë të ripërtërihen dhe shfaqet ai që më vonë do të quhet

Preromantizmi.

249 O. Millet, P. Robert, Culture biblique, Paris, PUF, 2001, f. 385-386.

Page 116: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

101

KREU V. NGJYRAT E POEZISË FRANCEZE DHE

SHQIPE GJATË SHEKULLIT XIX

5.1. Fillim-shekulli dhe lindja e rrymës romantike

në Francë

5.1.1. Shpirtërorja e rigjetur

Letërsia frënge e shekullit XIX kalon nëpër disa etapa: fillim-shekulli XIX, me

gjithë trazirat e shumta, ishte një çast vendimtar për ripërtëritjen e mendimit francez.

Kulti i Rusoit vazhdon të ekzistojë, sidomos përpjekjet e tij për barazi, liri dhe

vëllazëri. Por, pas mbivlerësimit të arsyes për më tepër se dy shekuj, tashmë, i jepet

përparësi emocionit mbi arsyen; individi vlerësohet mbi grupin shoqëror i cili kishte

qenë shumë i rëndësishëm gjatë shekullit XVIII. Pasuria dhe materializmi shpërfillen

dhe thyhen rregullat klasike që kishin drejtuar shoqërinë franceze deri në këtë kohë.

Fillon një letërsi e re, me rregulla të reja, me qëndrime të reja ndaj realitetit dhe jetës

njerëzore. Romantizmi francez i pati zhvillimet më të mëdha në roman, në histori, në

kritikë, më tepër sesa në poezinë lirike, por nëse romani përbënte skeletin e letërsisë

së shekullit, poezia ishte shpirti apo fryma e tij.250

E lënë pas dhe e harruar që prej

shekullit XVIII, ajo do të rishfaqet prej vitit 1820, me botimin e veprës së Lamartinit,

Meditime poetike, duke u kthyer kështu në zhanrin më të përshtatshëm për shprehjen e

ndjenjave, bindjeve dhe utopive të unit romantik. Poeti Zhak Dëlil (Jacques Delille)

me veprën e tij Kopshtet, 251

e parandien të ardhmen e poezisë së re:

“Do të doja të kuptoja lidhjen sekrete, por të përjetshme që ekziston mes

ndjenjave të njeriut dhe veprave të Perëndisë.” 252

Me mbizotërimin e ndjenjave, ëndrrave, individualizmin e dëshpëruar, rebelimin

kundër qytetërimit tepër mekanik, hierarkitë dhe burokracitë, romantizmi bëhet rryma

kryesore e fillimit të shekullit XIX. Pa dyshim që në kuptimin e gjerë të fjalës,

romantizmi ka ekzistuar gjithnjë, ka pasur përherë mbizotërim të pasionit mbi arsyen,

tërheqje nga e çuditshmja, pakënaqësi nga e tashmja, gëzim që gjendet në vuajtje, në

çdo periudhë historike, përderisa emocionet janë pjesë e pandashme e qenies

njerëzore.

Edhe gjatë shekullit XVIII, nuk mund të mohohen shfaqje të ndryshme të

romantizmit përmes mbindjeshmërisë, brengave të shpirtit, anktheve dhe ëndrrave të

shkrimtarëve të tillë si Rusoja, Didëroja e të tjerë. Që prej gjysmës së dytë të shekullit

XVIII, vërejmë shpërthimin e gjendjeve shpirtërore të çuditshme, shpesh të sëmura, të

cilat kishin kohë që ekzistonin, por kishin pritur ditën për t’u shfaqur. Jo më kot,

periudha e fundit e shekullit XVIII është quajtur ndryshe edhe ‘preromantizëm’. Ka

një tension shumë të thellë që prek fuqishëm shpirtrat. Shumë elemente të

romantizmit gjenden tashmë që në preromantizëm, apo edhe më herët, në klasicizëm.

Shekulli XVIII ishte periudha gjatë së cilës u fol më tepër dhe më shpesh për temën e

250H. Mitterrand, Littérature – textes et documents - XIX-ième siècle, Nathan, Paris, 1986, f. 9. 251 J. Delille, Les Jardins, Poèmes en quatre chants, Paris, 1843, f. 58. 252 H. Mitterrand, Littérature – textes et documents- XIX-ième siècle, Nathan, Paris, 1986, f. 29.

Page 117: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

102

lumturisë, e konsideruar si një e drejtë e çdo njeriu, e megjithatë, edhe pse të gjithë e

kishin kërkuar gjithë kohës, askush nuk mund të pretendonte se e kishte gjetur.

Rusoja dhe filozofët e tjerë të shekullit XVIII e njihnin mirë ndjenjën e

boshllëkut. Kështu, në vitin 1762, në një letër drejtuar mikut të tij M. Dë Malezerb

(M. De Malesherbes), Rusoja shprehej:

“Ndieja brenda meje një boshllëk të pashpjegueshëm që asgjë nuk mund ta

mbushte, një kërkesë e zemrës për të gjetur një lloj tjetër kënaqësie, për të cilën

nuk kisha as idenë më të vogël, por e ndieja se kisha nevojë për të.”253

Njeriu i shekullit XVIII besoi se sa më tepër njohuri të kishte, aq më i lumtur dhe

i plotësuar do të ndihej, por kjo nuk ndodhi...

“Sa na sulmon mërzia dhe na vret! Sa na i shëmton jetën! Kjo është sëmundja më

e tmerrshme dhe më e përhapura”.254

Këto ishin fjalët që Flësheri (Fleucher) shprehte në vitin 1786 tek Reflektime të

një të riu.

Poetët fillojnë të kenë zili natyrën e brishtë, kafshët e pyllit dhe pemët të cilat nuk

kanë arsye për t’u shqetësuar, apo për të mos fjetur natën, nuk mendojnë, as ndjejnë,

ashtu siç ndodh me njerëzit,

“të cilët shqetësohen në shtrat natën dhe qajnë për mëkatet e tyre ... apo

diskutojnë për detyrat e tyre para Perëndisë.”– Walt Whitman.

Të gjitha këto shkrime i përkasin fundit të shekullit XVIII dhe duken

kontradiktore, nëse kemi parasysh se cilat ishin qëndrimet e shkrimtarëve të shekullit

XVIII dhe prirjen e tyre për t’u marrë vetëm me arsyen dhe me racionalen e për të

lënë pas gjithçka kishte të bënte me ndjenjat dhe emocionet njerëzore. Por, e vërteta

është që në gjithë shoqërinë njerëzore, edhe pse pa shumë bujë si në shekullin XIX,

‘Spleen’ – i bodlerian ishte tashmë i pranishëm, qielli i zi, “prej hekuri” i cili rëndon

mbi njeriun, e pengon e nuk e lë të marrë frymë, ishte realiteti që mbizotëronte. Andre

Zhid (André Gide), shkrimtar francez i shekullit XX do të pohojë:

“Një kulturë njihet më mirë dhe zbulohet më lehtë, ashtu si edhe individi, nga ajo

që fsheh, sesa nga ajo që shpreh me forcë”. 255

Kështu, edhe pse i padukshëm dhe i pavlerësuar, emocioni dhe beteja e ndjenjave

të njeriut kishin ekzistuar fuqishëm në shoqërinë franceze edhe gjatë shekullit XVIII,

derisa erdhi momenti për të shpërthyer në shekullin XIX kur njerëzit ëndërrojnë

pasionin, forcën, edhe pse të ashpër dhe brutale, për të shmangur jetën ngjyrë gri, pa

qëllim dhe pa kuptim. Njeriu i shekullit XIX është në kërkim të Edenit të humbur. Ai

ndjen dëshirën për t’u kthyer në origjinë, në fillimet. Bodleri zhytet tek ‘e panjohura’

(Inconnu) për të ‘gjetur diçka të re’ (trouver du nouveau)256

.

253 H.M. Peyre, Qu’est-ce que le romantisme, puf- littératures modernes, 2ème édition, 1979, f. 37. 254 Po aty, f. 42. 255 Po aty, f. 21. 256 Ch. Baudelaire, Les fleurs du mal, “Le voyage VIII”, Garnier, Paris, 1961, f. 155.

Page 118: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

103

5.1.2. Nevoja për qenësi dhe vlerësim, kritika ndaj shekullit të

kaluar

Paqëndrueshmëria politike e kishte bërë të vështirë këtë periudhë për popullin

francez. Nga 1789 deri 1848, shoqëria mbetet në “pasiguri dhe në mungesë pushteti”.

Përparimet e mëdha të shkencës nuk e pengojnë revolucionin industrial të korrë

viktimat e tij të para. Në fillim të shekullit, gra dhe fëmijë punojnë në kushte mizore,

pagat janë të ulta dhe shpesh nuk mjaftojnë për të mbijetuar. Premtimi për arritjen e

barazisë nuk u përmbush; borgjezët janë të vetmit që janë të kënaqur, kanë më tepër

avantazhe dhe kanë pushtetin. Për këtë arsye, Myseja shkruante:

“Gjithë e keqja e shekullit vjen nga dy shkaqe: populli që ka përjetuar 1793 dhe

1814 ka në zemër dy plagë. Gjithçka ishte, nuk është më; gjithçka që do të jetë,

nuk ka ardhur ende. Mos e kërkoni gjetiu sekretin e të këqijave tona”. 257

Revolucioni i dha formë ndjenjës kombëtare në Francë. Ndikimet pozitive të tij

në lidhje me idenë dhe konceptin kombëtar janë shumë të rëndësishme për Francën,

por edhe për Evropën dhe botën. Ideja e një kombi ishte ideja e lirisë kundër shtypjes,

e popullit kundër të privilegjuarve, e drejta e shumicës kundër pakicës. Por nga ana

tjetër, njeriu si individ ndihet i zhgënjyer, shpresat i janë thyer mizorisht, të gjitha

këto e bëjnë atë të humbasë besimin dhe shpresën. E keqja nuk është zhdukur dhe

plaga është ende e hapur; është lëngata e shekullit që Myseja do ta shpjegojë në

Rrëfim i një fëmije të shekullit. Filozofi gjerman Hegeli (Georg Wilhelm Friedrich

Hegel), tek libri Filozofi e historisë universale, flet për bashkimin e idesë me

realitetin. “Qielli zbriti në tokë”258

, përmes Revolucionit. Idetë dalin në dritë dhe,

gjithçka kërkojnë revolucionarët, është zbatimi i tyre në realitet. Revolucioni francez

ishte një etapë e rëndësishme dhe pas tij, do të ketë shumë ngjarje të tjera që do të

ndikojnë jo vetëm shoqërinë frënge, por edhe atë botërore. Thuajse të gjithë

shkrimtarët dhe artistët romantikë ishin revolucionarë, edhe pse shpesh nuk ishin të

ndërgjegjshëm për këtë fakt. Tek të gjithë do të ketë një lloj proteste dhe revolte, qoftë

politike dhe shoqërore, qoftë në lidhje me pasionet njerëzore, kundër moralit që

konsiderohet ndrydhës, qoftë letrare përmes përçmimit të rregullave strikte të

klasicizmit. Por racionalizmi profan i shekullit XVIII dhe ateizmi i revolucionarëve,

kanë lënë një boshllëk, një plagë në shpirtin njerëzor të cilat brezi i fillim-shekullit

vendos t’i ndryshojë. Pamundësia e realitetit për t’iu përgjigjur pritjeve të qenies

njerëzore, e bën romantikun të hedhë sytë drejt një bote tjetër, ndryshe, një bote ideale

dhe shpirtërore, të shpresojë tek ekzistenca e një zoti që e kupton.

Vetë lexuesi është në kërkim të ndjenjave, të lotëve, të përjetimeve të fuqishme

emocionale. Kështu, pashmangshmërisht, shumë shpejt, vendin e arsyes e zë ndjenja.

Ndjenja dhe emocioni kthehen në udhëheqje të qenies njerëzore. Letërsia merr një

drejtim të ri, një perspektivë të re mbi realitetin, ajo drejtohet nga zëri i zemrës.

Studiuesja shqiptare Klara Kodra, pohon se:

257 A. de Musset, Confession d’un enfant du siècle, Oeuvres complètes, Paris, Seuil, 1963, f. 559. 258 G. W. F. Hegel, Phénoménologie de l’esprit, Trad. Franç. Jean Hippolyte, Ed. Aubier, Paris, 1939-

1941, Tome II, f. 129.

Page 119: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

104

“Romantizmi lindi si kryengritje ndaj rregullave të rrepta të klasicizmit dhe bëri

thirrje për një liri ekstreme të frymëzimit.”259

Aspekti më i thellë i romantizmit është ndjeshmëria e shkrimtarëve dhe artistëve,

shprehja e anktheve dhe vuajtjeve, vrulleve e gëzimeve të krijuesve të mëdhenj, sepse:

“Njeriu e njeh veten. Ai është një qenie mishore, një qenie me ndjenja dhe jo

vetëm me aftësinë për të gjykuar sipas normave strikte të importuara nga fusha

shkencore”. 260

Prandaj ai ndien nevojën e të qenit sërish në qendër, në plotësinë e tij dhe

kundërshton ligjet e kohës. Iluminizmi nuk mjaftoi për të ndryshuar situatën e

shoqërisë franceze sepse duke u marrë vetëm me dijen dhe shkencën, në njëfarë

mënyre, humbi rëndësia dhe vendi që zinte vetë njeriu.

“Tepria e njohurive të Iluminizmit në shkëlqimin dhe mbivlerësimin e arsyes, sjell

një verbëri të vërtetë”.261

Njeriu kërkon të vërtetën e tij dhe është i bindur tashmë se shkenca nuk mund t’i

vijë në ndihmë në këtë pikë, për t’i shpjeguar të vërtetën dhe realitetin. Ngurtësia e

shekullit të dritave gjykohet ashpër nga shkrimtarët dhe poetët e shekullit pasardhës.

Zhyljen Grin (Julien Green) shprehet në lidhje me shekullin XVIII:

“Shekulli XVIII ... ishte një nga ata shekuj që zgjuan botën. Shoqëria franceze

para Revolucionit hodhi sytë për të parë nga afër greminën... Për këtë periudhë,

çështja e madhe ishte të jetuarit dhe të ndierit se po ekziston: dihet se ai do të

bjerë në gjumë shpejt, dhe për një kohë të gjatë...”262

Shprehja e ndjenjave dhe ankthit në këtë periudhë është shumë e qartë.

Romantizmi nuk ishte një teori, por “një gjendje shpirtërore”, “energji, aspiratë dhe

ëndërr”.263

Romantikët francezë do të përjetojnë melankolinë dhe dëshpërimin e

thellë dhe do ta shprehin atë në vargjet e tyre. Në asnjë letërsi tjetër evropiane nuk do

të theksohen kaq shumë ndjenja e dështimit, dhe e armiqësisë ndaj realitetit

zhgënjyes. Letërsia frënge u ndikua mjaft nga revolucioni i vitit 1789 dhe filozofia që

e pasoi këtë revolucion. Kështu, shekulli XIX në Francë është produkt i Revolucionit.

Në këtë periudhë bëhet lidhja e letërsisë me politikën. Kemi dy pamje të kundërta të

së njëjtës shoqëri. Nga njëra anë janë zbulimet e mëdha shkencore, shpikjet e

rëndësishme të cilat besohej se do të ndikonin jetën e gjithë shoqërisë njerëzore dhe

do të ndryshonin imazhin e shoqërisë, nga ana tjetër, është përplasja e fuqishme mes

zhvillimit ekonomik dhe shkencor dhe mjerimit me të cilin përballet pjesa dërrmuese

e shoqërisë. Shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, skllavëria, vënia e njeriut në shërbim të

makinerisë, e cila pretendohej se do të lehtësonte jetën e njeriut, gjendja në të cilën

ndodhej shoqëria franceze, ishte me pak fjalë e ankthshme dhe e mjerë. Shqetësimi

moral, filozofik dhe fetar është tipari themelor për shekullin XIX.

259 K. Kodra, Rrënjët e lisit, Uegen, Tiranë, f. 7. 260 G. Gusdorf, Les principes de la Pensée européenne au siècle des Lumières, les sciences humaines et

la pensée occidentale: IV, Payot, Bibliothèque scientifique, 1972, f. 310. 261 Po aty, f. 521. 262 J. Green, Au seuil des temps nouveaux, Fontaine, 1943, Cituar nga H.M. Peyre, Qu’est-ce que le

romantisme, puf- littératures modernes, 2ème édition, 1979, f. 40. 263 H.M. Peyre, Qu’est-ce que le romantisme, puf- littératures modernes, 2ème édition, 1979, f. 76.

Page 120: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

105

Poetët romantikë në përgjithësi u përpoqën të qëndronin pranë popullit. Ata

ndjenë dhembshuri për ‘mekanizmin’ e shoqërisë dhe emigrimin e punëtorëve drejt

qyteteve të mëdha, prandaj denoncuan mungesën e mëshirës tek njerëzit e pasur dhe

krimet e kryera kundër të varfërve dhe të dobtëve.

5.1.3 Sëmundja e shekullit e lidhur me humbjen e besimit fetar

Ndjenja e pasigurisë politike dhe shoqërore ka luajtur një rol shumë të

rëndësishëm tek romantikët sepse krijuesit e shekullit XIX kishin parë me sytë e tyre

rënien e monarkisë, burgosjen e mbretit, luftën civile dhe prishjen e rendit të

shoqërisë franceze. Vetmia morale ndihet tek të gjithë romantikët. Ka një lloj

lodhjeje, pasigurie, mungesë force që e shoqëron njeriun që në lindje. Dyshimi,

dhimbja e thellë dhe pasiguria zbehin kuptimin dhe qëllimin e jetës. Thuajse të gjithë

krijuesit pas romantikëve, do të trashëgojnë këtë ndjesi të së keqes. Poetët gjenden në

një situatë të vështirë shpirtërore për shkak se ka një mospërputhje të ëndrrave dhe

ambicieve të tyre me atë që u ofron realiteti dhe ekzistenca e një epoke të cilën ata e

gjykojnë të hedhur në krahët e materializmit dhe vrazhdësisë së marrëdhënieve

njerëzore.

Në të vërtetë, sëmundja e shekullit nuk ishte diçka e re, ajo ishte ndjerë edhe më

parë në shoqërinë franceze, sidomos tek poetët. Patjetër që këto ndjenja ishin përjetuar

edhe nga paraardhësit e romantikëve, por deri atëherë nuk kishin marrë guximin t’i

shprehnin. Ndoshta fjalori, kuraja u kishin munguar poetëve të mëparshëm për të

nxjerrë në pah realitetin e brendshëm shpirtëror. E megjithatë, historiani, filozofi, apo

studiuesi letrar do të donte të njihte shkaqet e kësaj epidemie morale. Çfarë e kishte

përgatitur terrenin për një gjendje të tillë? Studiuesi Anri Pejri (Henri Peyre) hedh

idenë se

“një nga shkaqet e pranuara më lehtë nga viktimat e kësaj sëmundjeje të

shekullit, [...] është humbja, tek ata dhe rreth e rrotull tyre e besimit fetar.”264

Dobësimi i fesë tradicionale do të trondiste rëndë institucionet sociale dhe

themelet e jetës së përditshme. Njerëzit, të cilët ishin të etur për një besim të patundur,

të fortë, përballeshin me një doktrinë antiklerikale dhe revolucionare e cila në vetvete

nuk u dukej plotësisht e gabuar, por nga ana tjetër nuk e plotësonte aspak boshllëkun

brenda tyre, dhe e kthente ekzistencën në diçka të pakuptimtë.

Hygoja dhe Lamartini pyesin përmes vargjeve veten: “Pse shpirti im është i

trishtuar?”.

Ky dëshpërim vjen si pasojë e të qenit i pakuptuar nga njerëzit. Ka një pamundësi

të poetëve për t’u kënaqur me të tashmen dhe me atë që i rrethon. Pothuajse të gjithë

romantikët janë në kërkim të diçkaje e cila është përtej të mundshmes, duan të

ndalojnë ikjen e kohës, të arrijnë në një unitet me botën e jashtme dhe me hyjnoren.

Ata ndihen gjithnjë e më të rënë emocionalisht dhe duket se u janë tretur shpresat.

Krijuesit hedhin në letër aspiratat më të thella të shoqërisë njerëzore. Në këtë periudhë

lind bohema artistike dhe i ashtuquajturi arti i mallkuar.

Poezia romantike është shprehje e hidhur e vështirësisë për të jetuar, për t’u

përballur me jetën. Tematika mbizotëruese është çrregullimi moral, pesimizmi,

mjerimi i poetëve. Alfred dë Vinji (Alfred de Vigny) që në fillimet e shkrimeve të tij,

264 H.M. Peyre, Qu’est-ce que le romantisme, puf- littératures modernes, 2ème édition, 1979, f. 110.

Page 121: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

106

karakterizohet nga një vullnet për të mbajtur sa më larg vetes rrjedhën e turbullt të

ndjenjave dhe emocioneve të tij. Tek vëllimi Poema antike dhe moderne,265

poezinë me titull “Moisiu”, poeti e sheh profetin si një ‘maskë’ të përshtatshme për

çdo njeri të çdo epoke, madje për njerëzit modernë më tepër se të vjetrit, si një gjeni, i

lodhur nga ecja e përjetshme dhe i dëshpëruar nga vetmia e tij. I lodhur nga

madhështia, ai kërkon hiçin. Nga poezitë e tij me tematikë fetare, përmendim “Mali i

ullinjve”, “Zemërimi i Samsonit”, të cilat gjenden të botuara tek vëllimi Fatet.266

Tek

poezia “Mali i ullinjve”, nën frymëzimin biblik, poeti shpreh dhimbjet e Krishtit dhe

në të njëjtën kohë të gjithë njerëzimit dhe shqetësohet për fatin e Krijimit duke parë

sesi vetë Biri i Perëndisë braktiset për t’u kryqëzuar. Atëherë, çfarë e pret njeriun,

krijesën, përderisa Shpëtimtari vetë ndodhet në këtë situatë?

“Shpëtimtari i binte në këmbë Krijuesit [...]”267

Nëpërmjet kontradiktës, poeti shpreh konceptin e tij në lidhje me njeriun dhe

marrëdhënien e tij me Perëndinë.

Dhe bukuria e botës dëshmonte rininë e saj;

Gjithçka ndiqte ligjin e tij të ëmbël dhe dëshirat e tij [të Perëndisë]

Gjithçka ishte ende e pastër. Por njeriu ishte i keq.268

Roli i shkrimtarit dhe poetit në shekullin XIX fiton përmasa të reja. Krijuesi merr

rolin e priftit në një shoqëri që po laicizohet gjithnjë e më tepër. Romantizmi mori

përsipër të pajtonte ‘dy perandori të kundërta’: paganizmin dhe krishterimin.

Që prej Shatobrianit, shumë krijues rigjejnë frymëzimin poetik tek personazhet

biblikë. Lufta e nisur nga filozofët e shekullit XVIII në lidhje me besimin dhe dogmat

fetare do të krijonte dy kampe të ndryshme poetësh: një grup që e pranonte këtë

mendësi mbizotëruese, dhe një tjetër që kundërshtonte luftën e shpallur ndaj fesë. Një

pjesë e mirë e francezëve i kanë vendosur shpresat më të mëdha tek shkenca si bij të

pozitivizmit, ata e vlerësuan njohurinë shkencore si njohurinë absolute, në gjendje të

plotësojë të gjitha nevojat e qenies njerëzore duke fshirë çdo pjesë të së panjohurës në

universin e njeriut. Me pak fjalë, besohej se shkenca do të zëvendësonte fetë,

metafizikën, moralin dhe politikën. Besimi do të zëvendësohej nga njohuria. Por a do

t’u japë shkenca përgjigje të gjitha pyetjeve të njeriut?

Historiani Zhyl Mishële (Jules Michelet) thekson:

“Në progresin njerëzor, pjesa thelbësore është forca e gjallë, që e quajmë njeri.

Njeriu është vetë Prometeu”.269

Dhe përderisa njeriu është një qenie e përbërë nga tri dimensione (trup, shpirt,

mendje), ai nuk mund të kënaqet vetëm me njohuritë shkencore duke lënë pas botën e

brendshme. Lumturia e arritur përmes progresit të shkencës, që pritej të realizohej që

265 A. De Vigny, Poèmes antiques et modernes, 1822. 266 A. De Vigny, Les destinées, 1973. 267 Përkth.im, “[Le] Sauveur qui tombait aux pieds du Créateur [...]”, In. Les Destinées, « Le mont des

oliviers », 1839-1843. 268Përkth.im, “Et la beauté du monde attestait son enfance ;/Tout suivait sa loi douce et son premier

penchant,/Tout était pur encor. Mais l’homme était méchant”, Alfred de Vigny, Poèmes antiques et

modernes, “Le Déluge”, 1823. 269 J. Michelet, Histoire de France, Oeuvres complètes, éd. Flammarion, 1876, f. viii.

Page 122: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

107

prej shekullit XVIII, u kuptua se ishte thjesht një utopi, prandaj feja, besimi shihet si

një mundësi për t’i shpëtuar zhgënjimit të epokës.

Thuhet shpesh se romantizmi në Francë është sinonim i katolicizmit. Sent Bëvi

(Sainte – Beuve) shprehej: “Shekulli XIX filloi me një rilindje fetare”.270

Shatobriani

solli një përgjigje për brezin e romantikëve në lidhje me besimin duke shprehur

sigurinë se besimi i krishterë do të ishte e ardhmja e botës.271

Megjithatë, pas gjithë atij sulmi që kish pësuar besimi, romantizmi në Francë

shfaqet më tepër si një fetarizëm i vakët dhe sipërfaqësor. Kudo tek romantikët

shfaqen vajtimet e poetëve. Njeriu e ka të vështirë të besojë: ai kërkon një besim të ri,

që t’i shpjegojë ekzistencën e së keqes në botë dhe të ndikojë në zhdukjen e saj.

Ndihen fuqishëm pasojat e sulmit të shekullit iluminist ndaj fesë. Perëndia, sipas

Didërosë, duhet të largohet për të arritur drejt aspiratave, drejt sublimes dhe njohjes së

gjithësisë.

Prirja kryesore e romantizmit është kthimi në origjinë, në zanafillën e besimit

katolik.

Ata i rikthehen leximit të Biblës dhe e rizbulojnë atë në njëfarë mënyre. Këtë gjë

e kishte bërë më parë edhe Dobinje, Dy Bartas, Bosye, por nismëtari kryesor i

shekullit XIX për rizbulimin e Biblës është Shatobriani, edhe pse studiuesi Pejri

(Peyre) hedh idenë se besimi i tij ishte më tepër një “lloj frymëzimi se sa një besim

mbi doktrinën e krishterë.”272

Shatobriani, i cili e hap shekullin XIX me Gjeniun e Krishterimit në 1802,

theksonte: “Shpirti im ka lindur me një plagë”273

.

Novalis pohon se ka ende shumë toka të panjohura që mbeten për t’u zbuluar në

studimin e vetvetes, mjafton vetëm të zbresim shumë poshtë, për t’u ngritur prej andej

më pas. Ai shprehet:

“Shtegu i mistershëm shkon drejt të brendshmes... Çdo zbritje në vetvete, çdo

vështrim në të përbrendshmen, është njëkohësisht një ngjitje”. 274

Shatobriani bëri atë që Stendali e quan “testimin e ndërgjegjes”, përmes

personazhit të tij të njohur Rëne dhe betejës që zhvillohet në jetën e tij. Rëneja bie pre

e dëshpërimit dhe e lëngatës së shekullit.

Lamartini, Hygoi, Balzaku, kishin të njëjtin qëndrim: ata ishin të mendimit se

njeriu ka një instinkt sekret që e shtyn drejt kërkimit të besimit thellë brenda vetes.275

Njeriu ka gjithnjë dëshirën për t’u ngjitur lart, kjo është karakteristikë e natyrës së tij.

Romantikët janë në kërkim të një besimi, të një krishterimi të ri, por kjo nuk ishte në

të mirë të krishterimit si fe. Janë shumë të rrallë poetët që ruajnë besimin e krishterë si

në rastin e Pjer Lëru (Pierre Leroux) i cili ruan besimin e tij katolik dhe e thekson këtë

fakt në parathënien e shkrimit së tij Vepra276

, se ai, para se të ishte autor, ishte

besimtar.

270 L. Céllier, Fabre D’Olivet, Contribution à l’étude des aspects religieux du romantisme, Paris, 1953,

f. 9. 271 P. Berthier, Stendhal et Chateaubriand: essai sur les ambiguités d’une antipathie, Droz, Genève,

1987, f. 92. 272 H.M. Peyre, Qu’est-ce que le romantisme, puf- littératures modernes, 2ème édition, 1979, f. 110. 273 Correspondance de Chateaubriand avec la Marquise de V…, un dernier amour de René, 1903. 274 H.M. Peyre, Qu’est-ce que le romantisme, puf- littératures modernes, 2ème édition, 1979, f. 177. 275 Po aty, f. 173. 276 P. Leroux, Oeuvres, 1850.

Page 123: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

108

5.1.4 Rizgjimi poetik dhe vizioni i poetit

Poezia e shekullit XIX do të bëhet gjithnjë e më tepër një depozitë shpirtshmërie,

mistike dhe ndonjëherë edhe çmendurie në sytë e një shoqërie e cila po mahnitej nga

shkenca dhe arsyeja. Fillon një botë që ndryshon, një histori që heziton dhe lëkundet,

shpirti njerëzor që zbulon dhe rizbulon thellësitë e veta, duke sjellë një poezi të re, të

çliruar, në të cilën gjenden dëshpërimi dhe ëndrrat e parealizuara të autorëve. Poezia

romantike hapet ndaj anktheve dhe fantazmave të një bote të heshtur qysh prej epokës

klasike. “Poeti i vërtetë”, sipas Madam dë Stal është ai që “di ta shohë universin në

tërësi si simbol të emocioneve të shpirtit”.277

Romantizmi është fjala kryesore deri në

vitin 1948 për të përshkruar letërsinë e fillimit të shekullit. Fjalët kyçe të romantikëve

janë “individ, liri, angazhim”. Uni me pasionet dhe bindjet ndonjëherë kontradiktore

pushton njëherësh edhe poezinë lirike, edhe romanin. Natyra tek romantikët kthehet

në një dekor apo një univers të ndërlikuar, mbizotëruar prej forcave të errëta, në të

gjitha zhanret, si një fushë e pashtershme shprehjesh dhe pikëpyetjesh ndaj Unit

euforik ose të rënduar nga vuajtjet.

Karakteristikë kryesore e romantikëve mbetet rikthimi tek vetvetja, tek uni, tipar

që karakterizon të gjitha fushat e jetës. Feja ishte kthyer që prej shekullit XVIII

gjithnjë e më tepër në një komunikim të drejtpërdrejtë mes besimtarit dhe hyjnisë. Por

mbizotërimi i unit bashkohet me rishfaqjen e një shqetësimi ekzistencial. Uni i

kudondodhur nëpër shkrime, pre e dyshimeve dhe dëshirave kontradiktore, thyhet

shpesh dhe endet drejt kërkimit të njohjes së vetvetes. Shatobriani i vuri detyrë vetes

të shpjegonte zemrën e tij të pashpjegueshme278

duke shprehur hezitimet dhe

pasiguritë e shumta të jetës së tij.

Mërzitja, pakënaqësia, mungesa e fuqisë, ndjenja e të qenit i pakuptuar, ndjenja të

ndërlikuara, analiza e të cilave nuk mund të bëhet pa dhimbje dhe vuajtje, dallga e

pasioneve, i shoqëron shkrimtarët dhe poetët romantikë, nën kthetrat e sëmundjes

morale të shekullit.

Studiuesi S. Finkelshtajn (Finkelstein) pohon:

“Romantizmi arriti formën e vet më të plotë atëherë kur ngriti si problem-bazë të

njeriut dhe të gjithësisë armiqësinë në mes të individit dhe shoqërisë. Shpresat e

njerëzve, imagjinata dhe dëshirat e tyre s’i shërbenin më njeriut si mjete për të

ndryshuar botën, por si mjete për të mohuar botën e jashtme dhe për të ndërtuar

një botë tjetër në mendjen e vet, që për të do të bëhej i vetmi realitet.”279

Rreth vitit 1820, shfaqet një poezi e re, e lëvruar nga një brez i tërë poetësh që

kanë përjetuar momentet e revolucionit, tronditjet politike dhe shoqërore. Lamartini

(1790-1869), me veprën e tij me titull Meditime poetike280

, shpreh një konceptim të ri

të poezisë, duke e lidhur atë me meditimin dhe rrjedhimisht, me të shenjtën dhe

hyjnoren. Poeti merr rolin e teologut dhe përpiqet të zbërthejë botën përmes

simboleve për të shpjeguar historinë njerëzore. Lamartini konsiderohet si një prej

poetëve që është ndikuar më tepër prej Biblës, si burimin dhe modelin e duhur për t’u

ndjekur. Një prej synimeve të tij poetike ishte të shkruante “psalme moderne”; kjo

277 H. Mitterrand, Littérature – textes et documents- XIX-ième siècle, Nathan, Paris, 1986, f. 63. 278 R. Chateaubriand, Préface de Mémoires d’outre-tombe, 1809. 279 S. Finkelshtajn, Romantizmi dhe shkatërrimi i kompozicionit, In. B.Breht, R. Foks, S. Finkelshtajn.

Studime kritike, T.1982, f. 453. 280 A. Lamartine, Méditations poétiques, 1820.

Page 124: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

109

ishte ëndrra deri në fund të jetës së tij. Tek Vreshti dhe shtëpia,281

shpirti dhe uni

dialogojnë sipas modelit të psalmit 42 në Bibël. Tek Harmoni poetike dhe fetare,

kemi një tjetër dëshmi të modelit të psalmeve, ku bëhet fjalë për mirësinë dhe fuqinë e

Perëndisë.

Poeti identifikohet me Krishtin teksa shpreh trishtimin e shpirtit deri në vdekje,

temë e cila do të bëhet pika e bashkimit të romantikëve. Poetët romantikë janë shumë

të prirur nga temat e engjëjve, të demonëve, çka iu bën të mundur të projektojnë një

epope simbolike të gjendjes njerëzore. Shumë prej tyre, e shohin Biblën si një libër

shumë poetik.

Por më tepër se tek çdo poet tjetër i shekullit XIX, ndikimin e Biblës e gjejmë tek

Hygoja. Ai ishte poeti që u shpreh: “Bibla është libri im”.282

Poeti, i cili e quan veten ‘mendimtar i lirë’, beson tek Perëndia dhe lutet. Për të,

Perëndia është i gjithëpushtetshëm, i panjohshëm për njeriun, një mit. Megjithatë,

Hygoja nuk është një poet katolik. Ai kundërshton njëherësh materialistët

deterministë dhe klerikët. Koncepti i tij në lidhje me Perëndinë është:

“Dikush që ekziston, në duart e të cilit jemi, ne e dimë që ai na sheh, që na thërret

drejt vetes dhe që do të na gjykojë; dhe uni njerëzor, i pashkatërrueshëm dhe i

nënshtruar ndaj vdekjes, është përgjegjës para Perëndisë që e ka krijuar dhe që

qëndron në të”. 283

Ja si shprehet poeti në veprën e tij lirike Soditjet:

Ju që qani, ejani tek Perëndia, sepse ai qan me ju,

Ju që vuani, ejani tek ai sepse ai ju shëron,

Ju që dridheni nga frika, ejani tek ai, sepse ai buzëqesh me ju,

Ju që jeni veçse kalimtarë, ejani tek ai sepse ai është i vetmi që qëndron. 284

5.1.5. Dhimbja për veten dhe për të tjerët

Është folur shumë për kultin e unit tek romantikët dhe për një individualizëm i

cili tek ata kishte zëvendësuar kërkimin e thelbit të përjetshëm të njeriut. Në të vërtetë

njohuritë mbi romantizmin janë pluhurosur shpesh nga mësimdhënie klishe.

Romantikët francezë e zgjerojnë unin e tyre duke dashur të identifikohen me një

shumicë njerëzish me të cilët kanë shumë të përbashkëta. Nuk bëhet fjalë vetëm për

shpëtimin personal, ndoshta egoist të poetit, por për shpëtimin e të tjerëve së bashku

me të tijin, ndoshta në një ekzistencë tjetër, por duke filluar që këtu në tokë. Viktor

Hygo kërkonte të ishte jehona zanore e shekullit të tij, uni i tij ishte uni i të gjithë

romantikëve, për t’u bërë një me lexuesin, me të cilin shpesh vetidentifikohet. Thirrja

e tij në parathënien e Soditjeve, pasi ishte mërguar në vetminë e tij dhe kishte kaluar

një përvojë mistike personale, mbetet e famshme:

“O i marrë?, - i thotë ai lexuesit, - që beson se unë nuk jam ti”.285

281 A. Lamartine, La Vigne et la maison, 1856. 282 C. Grillet, La Bible dans Victor Hugo, Librairie catholique Emmanuel Vitte, Paris, 1910. 283 P.Brunel, Y. Bellenger, Histoire de la littérature française XIX-ème et XX-ème siècle, Cercle de la Librairie, 1987, f. 428. 284 Përkth. Im, “Vous qui pleurez, venez à ce Dieu, car il pleure,/Vous qui souffrez, venez à lui, car il

guérit,/Vous qui tremblez, venez à lui, car il sourit,/Vous qui passez, venez à lui, car il demeure. », V.

Hugo, “Ecrit au bas d’un crucifix », Contemplations, Nelson, 1856, f. 146.

Page 125: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

110

Lamartini, i cili është vlerësuar si poeti i cili njihte vetëm veten dhe shpirtin e tij,

pendohet në një moment të jetës së tij dhe në një poemë të vitit 1837, “A. M. Félix

Guillemardet”, nuk ngurron të qortojë të shkuarën e tij duke u ankuar për egoizmin që

ka shfaqur:

Mjaft të isha unë dhe natyra ishte e plotësuar,

Dukej sikur para meje, asnjë krijesë

Nuk kish ekzistuar, vuajtur, dashur, humbur, rënkuar,

Se unë isha çelësi i të madhit mister,

Dhe çdo mirësi e qiellit apo tokës

Duhet të rrezatonte vetëm mbi mua...!286

Më pas ai shprehet se e kishte kuptuar ngushtësinë e egoizmit të tij dhe kur nuk

është më i ri, mëson si të vuajë me të tjerët, të bëhet pjesë e jetës së tyre dhe të kthehet

në zërin e atyre që vuajnë. Poeti nuk mund të jetë i pandjeshëm dhe

Pastaj zemra ime, ndaj fatkeqësive e pandjeshme

U hap para dhimbjeve të vëllezërve të mi:

Gjithë të këqijat rrodhën në liqenin e lotëve

Dhe si një qefin i madh i shtyrë nga mëshira,

Shpirti i një njeriu, hapur para ankesave të turmës,

Nxori jashtë të gjitha dhimbjet.287

Hygoja e kishte shprehur që në vitin 1831 qëndrimin e tij tek Gjethe vjeshte:

“E urrej shtypjen me një urrejtje të thellë”.288

Jo më kot, poeti angazhohet për të mbrojtur të shtypurit dhe ata ndaj të cilëve

është bërë padrejtësi. Pas viteve 1830, Poeti – Krijues, nën ndikimin e Hygoit shihet si

një “ndriçues”, “profet” i frymëzuar i cili udhëheq popullin drejt ndryshimit dhe

progresit.

5.2. Romantizmi francez, një këndvështrim i ri ndaj

fetares, një krishterim i ri

5.2.1 Poetët romantikë, në kërkim të të pafundmes

Poetët romantikë francezë flasin shumë për greminat dhe për brendinë e shpirtit,

por synimi i tyre është të ecin gjithnjë e më lart, drejt hapësirave qiellore, drejt ajrit të

pastër dhe të rrallë. Asnjë brez tjetër më parë nuk kishte dëshiruar të ngjitej drejt të

285 V. Hugo, Contemplations, Préface, 1856. 286 Përkth. im,“Ma personnalité remplissait la nature,/On eut dit qu’avant elle aucune créature/N’avait

vécu, souffert, aimé, perdu, gémi,/Que j’étais à moi seul le mot du grand mystère,/Et que toute pitié du

ciel et de la terre/Dût rayonner sur ma fourmi...!”, A. Lamartine, Recueillements poétiques, “A

Monsieur Félix Guillemardet sur sa maladie”. 287 Po aty, Përkth. im, “Puis mon coeur, insensible à ses propres misères,/S’est élargi plus tard aux

douleurs de mes frères:/Tous les maux ont coulé dans le lac de mes pleurs,/Et, comme un grand linceul

que la pitié déroule,/L’âme d’un seul, ouverte aux plaintes de la foule,/A gémi toutes les douleurs.”, 288 Përkth. im, V. Hugo, “Je hais l’oppression”, extrait des Feuilles d'automne.

Page 126: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

111

ashtuquajturës “pafundësi”, aq shumë sa romantikët. E pafundmja i ndjell pas vetes,

pavarësisht nga përpjekjet e mjedisit për t’ua kthyer sytë drejt progresit shkencor dhe

arsyes. Lamartini shumë herë i adreson himnet e tij “të pafundmes në qiej”. E

pafundmja kthehet për romantikët në një burim melankolie sepse këtu poshtë gjithçka

është e papërsosur dhe me të meta dhe është privilegj i pak njerëzve, të cilët qëndrojnë

më lart se të tjerët, ndryshojnë nga pjesa tjetër e vdekatarëve, karakterizohen nga

pakënaqësia ndaj së përkohshmes, dhe të paqëndrueshmes. Hygoi dhe shumë poetë të

tjerë romantikë kanë dashur të tejkalojnë krishterimin, duke e ripërtërirë atë dhe duke

i dhënë një formë të re. Sen-Simoni (Saint-Simon) nuk ngurron ta quajë Krishterimi i

ri besimin fetar të shekullit XIX, duke folur kështu për një mesianizëm që u

premtonte njerëzve të shekullit një besim më të madh tek njerëzimi përmes gjetjes së

hyjnores tek humanizmi, tek njeriu. Perëndia i shekullit XIX i tejkalon sektet dhe

formulat teologjike për të fituar një pamje të re. Kemi të bëjmë më tepër me një lloj

sinkretizmi përsa i përket besimit të krishterë. Besimi fetar i shekullit XIX është një

ndërthurrje e besimit politeist me atë të krishterë ku pranëvënihet figura e Marisë me

perënditë greke. Ky qëndrim është më tepër poetik sesa një teori logjike, ndoshta

është dëshmi e dëshirës së poetëve për të bashkuar këndvështrime nga më të

ndryshmet. Bashkimi i perëndive të Lindjes me Perëndimin, i monoteizmit me

politeizmin, ndikoi në lindjen e një kureshtjeje të re për të njohur historinë e besimeve

fetare.

Perëndia, për poetët romantikë gjendet në gjithçka ai ka krijuar, ashtu si poeti,

apo artisti i çdo lloj arti, gjendet në gjithë veprën e tij. Hygoi shprehet:

Është Perëndia që mbush gjithçka

Bota është tempulli i tij.289

5.2.2 Rikthim i poezisë romantike tek fetarja

Një lloj ripërtëritjeje duket nën ndikimin e traditës së “poezisë teologjike”, e

ndikuar gjithashtu edhe nga letërsia gjermane dhe angleze. Gjermania dhe Anglia, dy

vende të pajisura me Biblën në gjuhët përkatëse, nuk e njihnin modernizmin,

iluminizmi nuk kishte injektuar aq thellë qëndrimin anti të krishterë dhe antibiblik. Në

letërsitë e këtyre vendeve takojmë shpesh bibliken në tematikë dhe në frymëzimin e

poetëve duke ofruar shembullin e një letërsie të madhe biblike, e ndryshme nga ajo e

klasicizmit dhe iluminizmit francez. Në Angli, me poemën e famshme të Miltonit,

Parajsa e humbur dhe në Gjermani me Vdekjen e Adamit dhe Vdekjen e Abelit të

Klopstokut (Klopstock), dhe mbi të gjitha Mesiadës, zhvillohen letërsi të bazuara tek

libri frymëzues, Bibla.

Kështu, nën ndikimin e këtyre letërsive, edhe romantizmi francez do të shënojë

një rikthim drejt Biblës. Poezia do të shihej tashmë si diçka e shenjtë, e cila do t’u

rikthehet miteve të frymëzimit dhe modeleve të poezisë “primitive”. 290

Si vizionar,

poeti modern do të kërkojë tek Bibla burime të pushtetit të tij dhe imazheve që do të

përdorë.

Por para kësaj etape, në Francë, duhej restauruar prestigji dhe autoriteti i Biblës.

Këtë gjë bëri Shatobriani tek vepra e tij Gjeniu i Krishterimit. Ai hedh idenë se

289 Përkth. im, “C’est Dieu qui remplit tout./Le monde, c’est son temple”, V. Hugo, Les feuilles

d’automne, 1831. 290 P. Bénichou, Le sacre de l’écrivain 1750-1830, Essai sur l’avénement d’un pouvoir spirituel laïque

dans la France moderne, Paris, José Corti, 1973.

Page 127: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

112

bukuria e universit na drejton tek besimi, duke vënë theksin tek fisnikëria morale e

krishterimit. Si rezultat i kthimit të autorit nga iluminizmi racionalist në katolicizëm,

përmes kësaj vepre apologjetike, autori kërkon të vërtetojë, kundër racionalizmit

antikristian, se krishterimi është nga të gjitha fetë “më poetikja, më njerëzorja, më e

favorshmja për liri, për artet dhe për letrat.”291

Krishterimi lidhet me aspiratat e

pafundme të shpirtit dhe me ndjenjat më të thella. Shatobriani jep një pranoramë të

epopeve të mëdha të krishtera të historisë së letërsisë evropiane, trajton sistematikisht

çështjen e të mrekullueshmes, paganen dhe të krishterën, duke përdorur shumë

elementë me origjinë biblike (parajsë, ferr, engjëj, Satan). Sipas Shatobrianit, e

mrekullueshmja është një burim i pashtershëm për imagjinatën. Shkrimtari shprehet

se “Perëndia i të krishterëve qëndron poetikisht më lart se Jupiteri antik”.292

Gjeniu i

krishterimit është konsideruar si një apologji estetike dhe sentimentale e fesë së

krishterë, e shkruar pas kthimit të poetit në besim, pas vdekjes së nënës dhe motrës së

tij. “Bindja më erdhi nga zemra; qava dhe besova”.293

Ndërkohë, për Hygoin, “e gjithë Bibla është poezi”.294

Vendi që zë e shenjta në

veprën e tij është shumë i dukshëm. Feja tek ai rrjedh nga një lloj optimizmi shpirtëror

prej të cilit modernët pas tij do të heqin dorë. Besimi është pjesë përbërëse, e

pandashme e aktivitetit të tij poetik. Poeti e quan veten katolik, ai ngre lart idenë e tij

për Biblën dhe për stilin e saj, me qëllim që të tërheqë mbi veprën letrare pushtetin

sugjestiv dhe prekës të Fjalës.

Tek parathënia e veprës Rreze dhe hije295

, ai shpall se “Bibla është libri i tij”, libri

i jetës së tij, mbi të cilin bazohet jo vetëm letërsia frënge, por e gjithë kultura frënge

në përgjithësi. Për sa u përket temave, Bibla është e kudondodhur në veprën e tij lirike

dhe epike, në të cilat ndërthurr bukur tematikën dhe simbolikën biblike. Tek vepra

Legjenda e Shekujve,296

në pjesën e parë, të titulluar “Nga Eva tek Jezusi”, Perëndia

është i pranishëm, por njeriu është i vetmi hero dhe i vetmi përgjegjës për aventurën e

jetës njerëzore. E mrekullueshmja është me bollëk në këtë vepër, e mbinatyrshmja

gjithashtu.

Poezia “Boazi i përgjumur”297

paraqet një lirizëm baritor primitiv, ku edhe pse

historia është marrë nga Bibla, nga Libri i Rruthit, kapitulli 3, poeti e tejkalon këtë

tematikë dhe sjell një vepër tërësisht lirike me vlera të mëdha letrare. Në poemat e tij

lirike, Hygo merr nga Bibla tema, imazhe, ide, ritmet. Më pas, edhe kur largohet nga

besimi i krishterë, ai sërish frymëzohet nga Bibla për të shkruar një vepër tjetër,

poetike dhe filozofike, ku ai shfaqet si poet vizionar. Shpesh ai i kthehet parodisë për

të tejkaluar zbulesën biblike në emër të progresit. Poeti mbështetet gjithë kohën në

personazhe të ndryshëm të Biblës. Herë e gjen veten më afër me figurën e Jobit, të

revoltuarin e madh, ndoshta edhe për shkak të fatkeqësive të shumta me të cilat

përballet, sidomos pas vdekjes së vajzës së tij, herë të tjera, si tek Ndëshkimet,

frymëzohet nga profetët e Biblës të cilët paralajmërojnë rënien e Jerikos apo

ndëshkimin e tiranëve.

Megjithatë, Hygoi nuk u mjaftua duke marrë vetëm temat nga Bibla. Shkrimet

përjetohen me intensitet nga poeti. Kjo duket tek përshkrimi i vrasjes së Abelit nga

291 F. R. de Chateaubriand, Le Génie du christianisme, 1802. 292 F. R. de Chateaubriand, Œuvres complètes de Vicomte de Chateaubriand, Volume 3, Paris, 1834, f.

127. 293 S. Marin, Histoire de la vie et des ouvrages de M. de Chateaubriand, Volume 1, Paris, 1832, f. 242. 294 V. Hugo, William Shakespeare, Préface, Paris, 1864, f. 482. 295 Des rayons et des ombres (1840). 296 Légende des siècles (1859). 297 “Booz endormi”.

Page 128: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

113

Kaini i cili është më i dhimbshmi dhe më tragjiku i brejtjes së ndërgjegjes i bërë

ndonjëherë nga një poet. Ai përdor simbolin e syrit hyjnor i cili ndjek Kainin në çdo

hap. Duket sikur poeti shpreh gjithë barrën e rëndë të dhimbjes njerëzore përmes

vargjeve që spikatin në çdo drejtim si nga ana artistike – letrare, ashtu edhe për nga

figurat e stilit.

Syri ishte në varr dhe vështronte Kainin.298

Duket sikur poetët romantikë janë të paqëndrueshëm, të ngjashëm me epokën kur

kanë jetuar, me shekullin plot lëvizje dhe me ndjenjat e emocionet tek të cilat

mbështeten fuqishëm. Shpesh, edhe besimi që shfaqin në veprat e tyre tek ekzistenca

e Perëndisë, pëson uljet dhe ngritjet e emocioneve të jetës së përditshme. Besimi nuk

shihet si një vendim i vullnetit, por si një ndjenjë e momentit. Ka vetëm një Hygo, por

nëse lexojmë veprën e tij të larmishme do të njohim disa Hygo. Poezia e tij mbetet një

pasqyrë e mahnitshme e një gjysmë shekulli të turbullt dhe revolucionar, për të cilin ai

ishte jo thjesht spektator, por mbi të gjitha një dëshmitar vizionar.

Fusha e poezisë është e pakufishme. Nën botën reale ekziston edhe një botë

ideale që shfaqet shkëlqyese në sytë e atyre që janë mësuar të shohin përmes

meditimeve, përtej gjërave.299

Poeti Hygo është përpjekur gjithë kohën të nxjerrë në pah këtë botë ideale dhe ta

vërë njeriun në qendër, për të kuptuar gjithçka ekziston jashtë realitetit të përditshëm e

të mërzitshëm.

Tek vëllimi Soditjet, ka disa antinomi konceptuale kryesore që sigurojnë

strukturën dhe dinamikën e rrjeteve të mëdha tematike të veprës. Janë çiftet:

Dritë / Errësirë

Jetë / Vdekje

Liri / Fatalitet

Heshtje / Fjalë

Vetmi / Bashkësi

Të gjitha këto antinomi janë pjesë e realitetit me të cilin përballet njeriu çdo ditë.

Çështja që e shqetëson Hygoin më tepër është ajo e fundit të njeriut, e pasigurisë për

të ardhmen. Kështu tek poezitë “Fundi i Satanit” dhe “Perëndia”,300

poeti trajton në

vetvete çështjen tripalëshe të Njerëzimit, të Keqes dhe të Pafundësisë. Tek “Fundi i

Satanit” ai përshkruan rënien dhe pendimin e frymës së të keqes. Tek “Perëndia” poeti

përmbledh historinë e feve dhe vizaton marrëdhënien e hyjnores me njerëzoren dhe

një Perëndi i cili është në gjendje të heqë dyshimet dhe ankthet e njeriut kemi kalimin

nga drita në errësirë dhe pastaj nga errësira në dritë. Vargjet e “Fundit të Satanit”

përshkruajnë rënien e të Mallkuarit në greminë. Megjithatë kjo rënie e Satanit është

vizatuar në këndvështrimin poetik, jo teologjik. Poeti e bazon shpresën e tij për të

ardhmen, në besimin tek Perëndia.

Shpreso, fëmijë! Nesër! Dhe nesër përsëri!

298 Përkth.im, “L’oeil éait dans la tombe et regardait Caïn”, V. Hugo, La légende des siècles, D’Eve à

Jésus II, La conscience. 299 V. Hygo, Parathënie e Odes, 1822. 300 La Fin de Satan (1886) dhe Dieu (1891)

Page 129: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

114

Dhe pastaj gjithnjë nesër! Të besojmë tek e ardhmja,

Shpreso! Dhe sa herë ngrihet agimi,

Le t’i çojmë lutje dhe bekime Perëndisë! 301

Kështu, poezitë e Hygoit përmbajnë fetaren. Vendi që zë e shenjta në veprën e tij

është shumë i dukshëm. Feja tek ai rrjedh nga një lloj optimizmi shpirtëror, besimi

është pjesë përbërëse, e pandashme e krijimtarisë të tij poetike.

Ndërsa poeti tjetër, Lamartini shkrihet nën vështrimin e heshtur të krijuesit

Perëndi një natë vere dhe shkruan Harmoni poetike dhe fetare në vitin 1830. Ai

lëkundet mes deizmit të shekullit iluminist dhe krishterimit, teksa shpreh rëndësinë e

lavdërimit të Perëndisë nga njeriu. Natyra është për poetin një himn i papërfunduar

dhe Perëndia e ka lënë kështu me qëllim që njeriu ta vazhdojë veprën e nisur nga

Krijuesi i madh i cili pret lavdërimin nga krijesa e tij më e lartë, njeriu, por a e bën në

të vërtetë njeriu këtë gjë?

Ja si shprehet poeti tek Zhosleni (Jocelyn):

Natyra është një himn i paplotë

Dhe Zoti nuk merr lavdërimin që i pëlqen

Kur njeriu që ai krijoi për të parë imazhin e vetes,

Nuk ngre drejt tij zërin e veprave;

Natyra bëhet skenë dhe shpirti ynë bëhet zëri.

Le të provojmë pra, mik si zogu i pyjeve,

Si era në pemë apo dallga në rërë,

Të hedhim në këmbët e tij peshën që na stërmundon,

Të cicërojmë himnin tonë ndaj natyrës, ndaj Perëndisë:

Le të krijojmë nga dashuria priftërinj në këtë vend të bukur!

Mbi këto maja djegëse vetë dielli e shpall

Le ta shpallim ne vetë dhe t’i këndojmë me shpirtin tonë

Vetë vetmia do të dëgjojë thirrjet tona:

Dëgjo si të rreh zemra dhe thuaj atë që ndien.302

Poeti është ndër ata që bashkojnë zërin e tyre me atë të ujërave, të reve të qiellit,

të pemëve të pyllit, ai bashkon zërin njerëzor me atë të natyrës për të bekuar Krijuesin

e madh. Me veprën e tij Harmoni poetike dhe fetare, Lamartini bën të rilulëzojë

shkretëtira në të cilën gjendej fjala poetike në atë kohë. Në poezitë e tij ka një

brishtësi të paqtë, qetësi të thellë, një shpresë zotëruese tek e cila lodrojnë

dhembshuria, melankolia dhe besimi.

Megjithatë, paqëndrueshmëria e ndjenjave, brishtësia e besimit, si tek çdo njeri,

aq më tepër tek romantikët, bën që të shfaqet herë-herë në vargjet e Lamartinit ndjenja

e dëshpërimit dhe e sëmundjes së shekullit. Poeti përballet me realitetin zhgënjyes i

cili e bën të dyshojë në dashamirësinë e Krijuesit dhe e bën të rebelohet para tij.

Kështu, tek poezia “Dëshpërim”, poeti shprehet:

Çfarë krimi kemi bërë që lindëm në këtë botë ?

Asgjëja e pandjeshme mos e kërkoi vetë ekzistencën,

301 Përkth.im, “Espère, enfant! Demain! Et puis demain encore! / Et puis toujours demain! / Croyons dans l’avenir. / Espère! Et chaque fois que se lève l’aurore, / Soyons la pour prier Dieu, comme pour

bénir!” V. Hugo, Oeuvres complètes de Victor Hugo, Vol.I, “Les chants du crépuscule XXX”,

Bruxelles, 1837, f. 84. 302 Përkth.im, A. De Lamartine, Harmonies poétiques et religieuses, Hachette Livre BNF, 2013.

Page 130: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

115

Apo e pranoi vetë ?

A jemi ne, o rastësi, vepër e trilleve të tua ?

Apo Ty, Perëndi mizor, të duheshin torturat tona

Për të arritur lumturinë?

Ngjituni pra drejt qiellit, ngjitu temjan që ai kërkon,

Psherëtima, të qara, lotë, përlotje, blasfemi,

Kënaqësi, koncerte hyjnorë !

Klithma të gjakut, zëra të të vdekurve, ankesa të pashuara,

Ngjituni, bjeruni kupave të pandjeshme

të pallatit të fateve !

Tokë, ngrije zërin ; qiej, përgjigjuni ; humnera,

strehë të errëta ku vdekja rras viktimat e saj

Formoni vetëm një psherëtimë.

një ankesë e përjetshme të akuzojë natyrën,

Dhe dhimbja t’i japë çdo krijese

Një zë ankese”.303

Tek “Vreshti dhe shtëpia” poeti dialogon me shpirtin e tij të lodhur nga trishtimi,

që jeton një jetë të pakuptimtë dhe e fton të presë “gjumin” për t’i dhënë fund këtij

trishtimi.

Ç’barrë të rëndon, o shpirti im!

Ditë e natë mbi shtrat rrënuar nga trishtimi,

Si një frut që barkut të nënës së vet i rëndon.

Mezi prite të lindje, por sot qan për ardhjen në këtë jetë

Nata vjen, o shpirti im! Duro edhe pak zgjuar!

Shiko sesi vetë shqisat burgun tënd rrënojnë!304

Për Lamartinin, lumturia arrihet pas vuajtjes dhe pastrimit të saj shpëtimtar. Ai

refuzon çdo lloj lumturie të momentit dhe kërkon të kalojë të gjitha provat e jetës së

tij, pa iu shmangur asnjërës prej tyre.

Njeriu është nxënës, dhimbja është mësuesja e tij,

Dhe ai nuk mund të fitojë urtësinë nëse nuk vuan. 305

303 Përkth.im, “Quel crime avons-nous fait pour mériter de naître?/ L'insensible néant t'a-t-il demandé l'être, / Ou l'a-t-il accepté ?Sommes-nous, ô hasard, l'oeuvre de tes caprices ?/ Ou plutôt, Dieu cruel,

fallait-il nos supplices/ Pour ta félicité ?/ Montez donc vers le ciel, montez, encens qu'il aime,/ Soupirs,

gémissements, larmes, sanglots, blasphème,/ Plaisirs, concerts divins !/ Cris du sang, voix des morts,

plaintes inextinguibles,/ Montez, allez frapper les voûtes insensibles / Du palais des destins !/ Terre,

élève ta voix; cieux, répondez ; abîmes,/ Noirs séjours où la mort entasse ses victimes,/ Ne formez

qu'un soupir./ Qu'une plainte éternelle açuse la nature,/ Et que la douleur donne à toute créature/ Une

voix pour gémir”, A. De Lamartine, Oeuvres de Lamartine, “Le désespoir”, Bruxelles, 1837, f. 29. 304 Përkth.im, “Quel fardeau te pèse, ô mon âme ! / Sur ce vieux lit des jours par l'ennui retourné, /

Comme un fruit de douleurs qui pèse aux flancs de femme / Impatient de naître et pleurant d'être né ? /

La nuit tombe, ô mon âme ! un peu de veille encore ! / Ce coucher d'un soleil est d'un autre l'aurore. /

Vois comme avec tes sens s'écroule ta prison !”A. Lamartine, Œuvres complètes de Lamartine, Epitres et poésies diverses,“La Vigne et la maison”, Paris, 1837, f. 117. 305 Përkth.im, “L’homme est un apprenti, la douleur est son maitre,/Et nul ne se connait tant qu’il n’a

pas souffert”, A. De Musset, In. Extraits des classiques français, dix-septième, Dix-huitième, dix-

neuvième siècle, Gustave Merlet, Paris, 1871, f. 526.

Page 131: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

116

5.3 Prirja për t’iu shmangur realitetit

5.3.1. Largimi përmes instrumentit letrar

Gjatë shekullit XIX, breza të tërë krijuesish, të dallueshëm nga njëri-tjetri, janë

dëshmitarë të një zbrazëtie shekullore dhe një lloj mrekullimi nga realja dhe pasioni,

pa lënë pas kërkimin për shpirtëroren dhe të brendshmen. Brenda këtij njëqindvjeçari,

në Francë lindin katër rryma kryesore të ndryshme nga njëra-tjetra, romantizmi,

realizmi, natyralizmi dhe simbolizmi, secila shpreh kërkesën për të ndryshuar

gjendjen e shoqërisë. Rreth vitit 1850, bëhet kalimi nga romantizmi në realizëm dhe

realiteti vihet mbi ëndrrat dhe utopitë. Natyra ishte realiteti i vetëm nga i cili

rrethoheshin romantikët, por realiteti i ri do të tërheqë shumë artistë dhe poetë, një

realitet i ndryshëm nga i pari, ai i “materies”, i “grupit”, “mjedisit” apo edhe “parasë”.

Sërish, poezia hesht, sepse e ka të pamundur t’i nënshtrohet fizikes, së prekshmes, ajo

priret nga e padukshmja, nga shpirtërorja.

Njeriu në fund të shekullit XIX besonte se mund të ndryshonte botën dhe të

përmirësonte jetën me zbulimet përmes shpikjeve shkencore. Përballë këtij progresi

teknik, këtij zhvillimi të botës, ka qëndrime të ndryshme nga ana e shkrimtarëve. Disa

janë optimistë dhe përpiqen të përshkruajnë këtë progres në veprat e tyre. Këta janë

natyralistët të cilët bazohen vetëm tek ajo që shohin dhe besojnë vetëm tek njeriu dhe

tek askush tjetër. Natyralizmi mohoi ekzistencën e Perëndisë dhe e zbriti atë nga froni

për të vendosur tashmë njeriun në qendër të botës.

Duke e vendosur qenien njerëzore në fron, ka shumë pyetje që mbeten pa

përgjigje, shumë hapësira boshe që nuk mund të mbushen. Përballë tablosë që mund

të pikturohet të vjen ndërmend thënia e famshme e Blez Paskalit (Blaise Pascal),

filozofit dhe matematicienit francez :

« Tek çdo qenie njerëzore ka një boshllëk të cilin vetëm Perëndia, krijuesi i tij

mund ta mbushë. »306

Njeriu ka nevojë t’i referohet diçkaje që është më lart se ai vetë. Ai ka

nevojë të mbështetet tek një realitet që e tejkalon, në të kundërt, nuk do të gjejë arsye

për të shpresuar. Kështu që përfundimi do të jetë një njeri i dëshpëruar, i pavlerë, një

qenie kalimtare, e destinuar të zvarritet në udhëkryqet e kësaj bote. Ja çfarë e

karakterizonte njeriun e fillimit të shekullit XX. Ai nuk ka një arsye për të jetuar;

gjendja e njerëzimit është tragjike. Heronjtë e letërsisë luftojnë kundër absurdit të

jetës, një jetë e ndjekur nga ndjenja e zbrazëtisë.

Është një dëshpërim i plotë, një lloj zbrazëtie dhe mungese që është vazhdim i

lëngatës së shekullit. Andre Zhid (André Gide) është shkrimtari në kërkim të

lumturisë, Pol Valeri (Paul Valéry) është njeriu i copëtuar, i trishtuar, i cili rreket të

gjejë rrugën e shpëtimit. Vetmia e njeriut shfaqet si një nga temat kryesore të

ekzistencializmit. Është një periudhë pasigurish, dyshimesh, pikëpyetjesh,

zhgënjimesh.

Poezia merr një drejtim të ri, ajo bëhet shprehje e gjendjes njerëzore, e mjedisit

rrethues, e problemeve dhe shqetësimeve me të cilat i duhet të përballet njeriut

modern në këtë botë të industrializuar e cila, në vend që t’i pakësonte problemet dhe

vështirësitë e jetës së njeriut, më tepër ia shtoi. Në fund të shekullit XIX, njeriu ndihet

i zhgënjyer dhe i pashpresë për të ardhmen. Përveç qëndrimit të natyralistëve, ka

krijues të tjerë, të cilët kanë nostalgji për të shkuarën dhe janë pesimistë përballë këtij

306 B. Pascal, Les Pensées, Section VII, « La morale et la doctrine », f. 425.

Page 132: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

117

lulëzimi shkencor. Për ta, poezia dhe krijimi letrar, nuk duhet të pasqyrojë as

zhvillimin shkencor, as progresin shoqëror në përgjithësi. Një grup poetësh vendosin

të largojnë poezinë e tyre nga gjithçka tjetër që nuk është poezi. Ata vendosin të

shkruajnë për t’u larguar nga monotonia e jetës së përditshme dhe qëllimi i artit të tyre

është thjesht të bukurit dhe asgjë tjetër. Qëllimi i tyre final tashmë bëhet përsosmëria

e formës poetike, as më pak dhe as më shumë. Këta poetë u quajtën parnasistë, (nga

greqishtja - ndjekës, shërbëtorë të Apollonit, perëndisë së artit). Por kjo poezi, edhe

pse e përsosur nga ana estetike, ishte e ftohtë për shkak se qëllimi i saj i vetëm ishte

përsosja e formës poetike.

5.3.2 Roli i simbolit në krijimtarinë poetike

Në përpjekjen për të lënë pas ndrydhjen e mjedisit shoqëror, natyra bëhet

shoqëruesja më e mirë e poetit të shekullit XIX, ajo kthehet në një “fjalor i madh”, në

të cilin poeti zhytet për të krijuar edhe ai veprën e tij duke imituar Krijuesin e madh.

Imazhet e poetëve romantikë e marrin lexuesin për ta tërhequr nga dukjet e botës

materiale, për të dalluar dhe gjetur në to të padukshmen që fshihet përtej të dukshmes,

lidhje mes tokësores dhe të mbinatyrshmes përmes simboleve. Është një imagjinatë që

ngjiz një botë të re dhe krijuese të cilën Bodleri do të quajë ‘hieroglifike’. Imazhet dhe

simbolet janë mjetet përmes të cilave e pafundmja mund të shpjegohet dhe të shfaqet.

Kërkimi i këtyre korrespondencave të mistershme nga Bodleri, midis lëndores

dhe shpirtërores, Tokës dhe Qiellit, nuk ishte diçka e re në shekullin XIX. Që në

fillimet e shekullit, Balanshi (Ballanche) shprehej: “Gjithçka është simbol” apo

“materia është thjesht një hieroglif i botës shpirtërore”,307

duke u përpjekur të pajtojë

dogmën fetare të rënies në mëkat dhe ripërtëritjes së njeriut me dogmën filozofike të

përsosmërisë së njeriut.

Detyra e poetit duhet të jetë që përmes frymëzimit të tij krijues nga pamja e

pyjeve dhe maleve, të ndërtojë midis botës së natyrës dhe njeriut, një harmoni të re

dhe të sugjerojë një kuptim shpirtëror përtej pikturës së reales.

Bodleri përshkruan, faktin që njeriu është në qendër të botës së krijuar, me një

lloj zilie dhe tmerri njëkohësisht, madje e konsideron poetin si një qenie që qëndron

edhe më lart se vetë Perëndia krijues. Ai shprehet:

“Çdo kontradiktë u kthye në unitet. Njeriu u “bë Perëndi” në pjesën IV të Verë

dhe hashash 308

në 1851. I droguari i vë bashkë dy botët: të natyrshmen me

shpirtëroren dhe në fund ai lëshon thirrjen: “Unë u bëra Perëndi”.

Lëkont dë Lil (Leconte de Lisle) është gjithashtu poeti i cili shfaq një

mbindjeshmëri të theksuar dhe një revoltë kundër botës, kundër fatit njerëzor,

nostalgji për të madhërishmen, ankthin e të ndierit i pakuptuar në veprën e tij dhe në

vrullet e një zemre plot pasione. Poeti Dë Lil shfaqet shumë i etur për përjetësinë dhe

nuk mund të ngushëllohet me të tashmen. Ai shpreh qëndrimet e tij tek poezia

“Iluzioni më i lartë”309

: “Çfarë kuptim ka ajo që nuk është e përjetshme?” duke

nxjerrë në pah nevojën e diçkaje ndryshe nga realiteti i mërzitshëm. Poeti propozon

një lexim të Gjetiut (Ailleurs). Parimi i vërtetë i harmonisë është pranimi i një realiteti

tjetër, një gjetiu të padukshëm, por të pranishëm gjithsesi. Është një diku ku njeriu

307 P. Ballanche, Oeuvres de M. Ballanche de l’Académie de Lyon, Genève, 1830, f. 41. 308 Ch. Baudelaire, In. C. Pichois, Œuvres complètes de Baudelaire, Ed. Pléiade, Paris, 2006, f. 134. 309 Illusion suprême.

Page 133: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

118

pretendon se mund të arratiset dhe të strehohet për t’i shpëtuar realitetit. Kjo dëshirë

për t’u larguar shpreh mungesën e brendshme dhe boshllëkun në zemrën e njeriut.

5.3.3 Misteri – element i pashmangshëm i krijimtarisë së poetit

simbolist

Të gjithë poetët francezë, shpesh kur u afrohej mosha e pjekurisë, kanë sjellë në

një moment të jetës së tyre, një homazh Perëndisë. Këto poema nuk janë

domosdoshmërisht poema mistike. Ky vizion dëshmon ndoshta për simbolin e asaj që

përfaqëson, për poetët klasikë dhe modernë, poezia fetare. Për disa ajo është magji e

pastër, yshtje, për të tjerët, ajo është një bukuri që shpreh më së miri gjendjen

njerëzore.

Bodleri me Lulet e së keqes (1857), dhe brezi që vjen pas tij, kundërshtoi

kultin e natyrës dhe të reales pa mistere. Ai foli i pari për korrespondencat, lidhje mes

realitetit të ndjeshëm dhe idealitetit mbireal duke i dhënë letërsisë një funksion

simbolik, atë të shpjegimit të dukjeve materiale të botës për të arritur deri tek të

vërtetat që fsheh realiteti. Prej këtu fillon modernizmi me kontradiktat e shumta që

bashkëjetojnë mes natyralizmit dhe simbolizmit.

Poeti modern do të bëhet i frymëzuari, Krijuesi i një Zanafille të re.

Fjala modernitet bëhet emblema poetike e Bodlerit, i cili karakterizohet nga një

besim i madh dhe ndërgjegjësim për pushtetin e artit në shoqëri. Vëllimi i tij poetik

Lulet e së keqes është shprehje e tensioneve dhe shqetësimeve të shpirtit njerëzor të

epokës. Poeti përshkruan gjendjen e qenies së tij të brendshme, të ndarë mes etjes për

idealen dhe realitetit të ashpër. Marrëdhënia e Bodlerit me Perëndinë, me besimin

është shumë e ndërlikuar. Nga njëra anë, ai ishte djali i një prifti të përkushtuar, edhe

pse dihet se gjatë Revolucionit, shumë priftërinj ndryshuan qëndrimet e tyre të

kushtëzuar nga rrethanat. Megjithatë, Bodleri u rrit me parimet e krishtera. Edhe nëna

e tij ishte besimtare e devotshme, por martesa e saj e dytë e lëndoi dhe e zhgënjeu fort

poetin. Vetë poeti nuk është katolik, ai nuk beson tek shpëtimi, as tek mëshira e

Perëndisë. Madje arrin deri atje sa të sfidojë Perëndinë duke e konkuruar atë. Ai është

një i revoltuar që ndien një thirrje të fuqishme për ta ribërë botën e krijuar keq. Feja

tek ai është më tepër çështje estetike sesa teologjike. Poeti e sheh veten si shumë

bashkëkohës të tij; si të mallkuar dhe të përjashtuar nga parajsa. Ai beson se Perëndia

ekziston, por është më tepër në rolin e një gjykatësi të largët, i pandjeshëm ndaj

vuajtjeve të njeriut. Kështu, ai e kalon jetën në një gjendje spleen-i të përhershëm,

ndihet i torturuar dhe ka një pakënaqësi të thellë që ia vështirëson ekzistencën.

Bodleri është poeti që flet shpesh për dualizmin e jetës, luftën e përhershme mes së

mirës dhe të keqes. Megjithë qëndrimet e tij shpesh ateiste, përmes artit të tij poetik,

ndoshta pa dashur, ai e drejton epokën materialiste në të cilën jeton, drejt pyetjeve dhe

çështjeve shpirtërore dhe fetare. Dualiteti i Bodlerit zë një vend të veçantë edhe në

jetën e tij. Ai shprehet:

Që fëmijë, kam ndierë në zemrën time dy ndjenja

Të kundërta tmerrin për jetën dhe dalldinë e jetës

Tamam si një dembel nervoz.310

310 Përkth.im, “Tout enfant, j’ai senti dans mon cœur deux sentiments/Contradictoires l’horreur de la

vie et l’extase de la vie/C’est bien le fait d’un paresseux nerveux.”, Baudelaire, Mon cœur mis à nu,

Paris, Ed. Livre de Poche, 1972, f. 49.

Page 134: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

119

Dështimi i poetit për të bërë të mirën ia burgos shpirtin dhe ia pret vrullin. Ankthi

dhe frika e ikjes së kohës e pushtojnë poetin e pashpresë. Ai mendon se mund të gjejë

zgjidhje tek pija, tek ëndrrat dhe udhëtimet, duke u përpjekur të harrojë realitetin

zhgënjyes dhe duke pretenduar të krijojë një botë më të mirë dhe më të bukur nën

efektin e alkoolit. Sipas Bodlerit, beteja mes së mirës dhe të keqes zhvillohet tek çdo

njeri. Ai shprehet:

“Tek çdo njeri, në çdo kohë, ka dy tërheqje në të njëjtën kohë; thirrja drejt

Perëndisë apo përshpirtshmërisë dhe thirrja drejt Satanit, apo kafshërisë.”311

Dhe poeti, i cili e gjen veten aq larg Zotit dhe gjithçkaje lidhet me të, përfundon

në lutje duke qenë i vetëdijshëm për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet.

"Ah! Zot, më jep forcën dhe kurajën

Për ta parë zemrën dhe trupin tim pa përçmim!" 312

Tek Lulet e së keqes, në pjesën e pestë, të titulluar “Revolta”, poeti shpreh

zemërimin kundër Perëndisë “gënjeshtar”, madje edhe Satanin e konsideron si

viktimë të inatit të Perëndisë. Në poezinë “Mohimi i Shën Pjetrit”,313

Perëndia shfaqet

thjesht si një tiran i etur për mish dhe për gjak, dhe Krishti pikturohet si viktima e Atit

të tij.

Vdekja për Bodlerin është mundësia e vetme, e fundit, Udhëtimi i fundit me

shpresën se do të ketë një shpëtim. Drama e Bodlerit është dualiteti, lufta mes dy

elementëve të cilët kanë zgjedhur zemrën njerëzore si fushë beteje, midis trupit dhe

shpirtit, ferrit dhe qiellit, Satanit dhe Perëndisë. Ky dualitet nuk mund të fshihet nga

përpjekjet njerëzore këtu mbi tokë, por vetëm nga mistika e përtej-varrit. Poeti bën

fjalë për një shkretëtirë të madhe të botës moderne. Imazhi poetik kthehet në mjetin

kryesor për të shprehur larminë e anktheve të botës njerëzore. Synimi i modernitetit të

Bodlerit nuk konsiston në përjashtimin e elementeve, por është më tepër një sintezë e

gjërave të dukshme me të padukshmet, e gjërave tokësore me ato qiellore. Ai

imagjinon marrëdhënie të reja mes gjuhës dhe emocioneve, mes historisë dhe poezisë.

Bodleri e përshkruan tokësoren si një ambient prishjeje dhe degjenerimi. Natyra bëhet

rivale e natyrës njerëzore në veprën Lulet e së keqes dhe marrëdhënia e tyre ngjan me

një tablo të zezë të cilën e vështron poeti i tmerruar dhe njëkohësisht i mrekulluar. Ka

një lloj shëmtie të përditshme që e rrethon njeriun ngado. Bodleri i dha emrin

“spleen” gjendjes fizike, psikologjike dhe morale që vjen si pasojë e ndërgjegjësimit

për fatkeqësinë e përjetshme të natyrës dhe të njeriut, një gjendje depresive e gjithë

qenies, të thyer në trupin e saj, të cfilitur në frymë dhe të gërryer në shpirt. Ai shkon

përtej dështimit të thjeshtë të energjive dhe shpresave; është prova e ekzistencës së të

keqes në vepër, në natyrë dhe në ndërgjegje. Edhe krijesa vetë ka shijen e hiçit.

Shpresa është e përjashtuar dhe e papranishme në veprën e Bolderit, ka një mungesë

totale të saj në gjithë veprën.

Dhe kortezhi i funeralit pa daulle, pa muzikë,

Ecën ngadalë në shpirtin tim: Shpresa,

311 Ch. Baudelaire, Mon cœur mis à nu, Paris, Ed. Livre de Poche, 1972, f. 111. 312 Përkth.im, “Ah ! Seigneur, donnez-moi la force et le courage/De contempler mon cœur et mon corps

sans dégoût.”C. Baudelaire, In. C. Pichois, Œuvres complètes de Baudelaire, Ed. Pléiade, Paris, 2006,

f. 113. 313 “Le reniement de saint Pierre”

Page 135: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

120

E mundur, qan, dhe Ankthi mizor, despotik,

Në trurin tim përkulur ngre flamurin e zi.314

Edhe atëherë kur duket se mund të ngrihet ndonjë fije shpresë, ankthi triumfon

dhe e mund atë përfundimisht. Flamuri i zi është flamuri i vdekjes dhe fundi i fatit të

tij.

E megjithë paqëndrueshmërinë e tij, megjithë dukjen e jashtme të poetit si dikush

që nuk do t’ia dijë për Hyjnoren, ka raste kur poeti merr vendimin të dëgjojë thirrjen

që vjen nga Perëndia. Ka momente në jetën e tij kur ngrihet dyshimi se ndoshta ka një

zgjidhje, ka një mundësi për të ardhmen e kështu i drejton qenies së panjohur lutje:

I drejtoj çdo mëngjes lutjen time Perëndisë, rezervuar i çdo force dhe drejtësie

...315

Poeti i kërkon Perëndisë të jetë lexuesi i parë i veprës së tij dhe arrin deri atje sa

ta falënderojë tek poezia “Bekim” për praninë e vuajtjes në jetën e njeriut, duke u bërë

i ngjashëm me Lamartinin në këtë pikë. Ja si e shpreh ai qëndrimin e tij ndaj vuajtjes,

si i vetmi mjet për të shkuar drejt së mirës.

Bekuar qofsh Perëndia im që jep vuajtjen

Si mjekim hyjnor për papastërtitë tona. 316

5.3.4 Simbolizmi dhe kuptimi për të përtejmen

Poetët simbolistë ndërmarrin misionin të deshifrojnë, të çkodojnë simbolet me

anë të analogjive, me qëllim që të zbulojnë botën. Nëpër shtegun e çelur nga Bodleri

ecin shumë poetë të tjerë të shekullit XIX. Me këta poetë lind një marrëdhënie e re

mes letërsisë dhe poezisë biblike, përderisa Libri i shenjtë ka zbritur nga piedestali ku

kishte qëndruar deri vonë. Simbolet biblike kalojnë lirisht nëpër vargjet e poetëve

sipas frymëzimit të secilit. Përndritjet e Rembosë e çliruan poezinë franceze nga

trashëgimia “klasike” e letërsisë.

Për simbolistët, bota jonë nuk mund të reduktohet vetëm në domethënien e

materies. Bota është e ndërtuar së pari nga shfaqje, shenja të caktuara përtej realitetit.

Vetë poetët, Sharl Bodler ndër të parët, vendosin ta braktisin botën reale dhe të

krijojnë një botë ideale, një botë ku mbretëron e bukura. Kjo botë krijohet prej tyre

përmes një aftësie “Mbretëreshë” - imagjinatës. Për këta poetë, në botë kemi analogji

pa fund, gjithë krijesat “dialogojnë” mes tyre dhe kjo lidhje e realiteteve të ndryshme,

e parë nga poeti “tejpamës”, i cili mbase është i vetmi që shkon në fund të së

njohshmes dhe arrin deri tek e panjohura, është një mundësi e çmuar për t’u kapur pas

“sferave më të larta të jetës”. Për pasojë, simbolizmi do të preferojë idenë dhe shenjën

mbi realitetin, apo materien. Poetët simbolistë mbështesin idenë se poezia më shumë

duhet të sugjerojë se sa të paraqesë dhe nga ana tjetër ata i japin shumë rëndësi

314 Përkth.im: “Et de longs corbillards sans tambours, ni musique,/Défilent lentement dans mon âme:

l’Espoir,/Vaincu, pleure, et l’Angoisse atroce, despotique,/Sur mon crane incliné plante son drapeau

noir.” Baudelaire, Les Fleurs du Mal LXXVIII, “Spleen”, f. 133, mozambook. net. 315Ch. Baudelaire, Œuvres complètes, Gallimard, Paris 1961, f. 673. 316 Përkth.im, "Soyez béni mon Dieu qui donnez la souffrance /Comme un divin remède à nos

impuretés.", « Bénédiction », Ch. Baudelaire, Les fleurs du mal, Edition de A. Adam, Garnier, Paris,

1961, f. 10.

Page 136: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

121

muzikës dhe harmonisë. Përmes simbolizmit, lexuesi është i thirrur të ndjekë poetin

drejt një shtegu të pasigurt ku e çojnë fjalët dhe imazhet. Ai duhet të deshifrojë

imazhet që gjen në vargje për të nxjerrë mesazhin që ka dashur të japë poeti. Thelbi i

simbolizmit është kërkimi i absolutes, por rruga që ata ndjekin, është e ndryshme nga

ajo fetare, madje gjithnjë e më tepër bëhet i vështirë pajtimi i frymëzimit simbolist me

fetaren. Në pjesën më të madhe të kohës, Perëndia gjendet nga njëra anë dhe bota në

anën tjetër: nuk ka lidhje midis këtyre dy frymëzimeve.

Artur Rembo (1854-1891) ka shkruar një nga veprat më të forta dhe më

shqetësuese të poezisë frënge të kësaj periudhe. Tek poezia e tij “E keqja”,317

poeti

dënon ashpër realitetin dhe mbi të gjitha luftën e vitit 1870 dhe fajëson pushtetin

mbretëror dhe Kishën për gjithë viktimat e shkaktuara. Poeti, i rritur në katolicizëm

nga një nënë shumë e përkushtuar, kalon në krahun e kundërt për shkak të presionit të

madh të ushtruar nga kisha që fëmijë. Që në rininë e tij, poeti revoltohet për shkak të

indiferencës së Perëndisë përballë vuajtjeve të njeriut. Ai dënon ashpër të keqen e

luftës dhe të fesë, të besimit fetar. Jeta e tij karakterizohet nga revolta dhe refuzimi i

çdo lloj konformizmi familjar dhe kishtar. Tek poezia “Të varfërit në kishë”,318

poeti

shpreh zhgënjimin në lidhje me kishën dhe fenë, të cilat prej kohësh janë parë si një

strehë për vuajtjet dhe vështirësitë e njerëzve. Ai shpreh në këtë poezi gjithë urrejtjen

kundër Kishës dhe shoqërisë në përgjithësi. Remboja paraqitet si një adoleshent në një

revoltë totale kundër mjedisit që e rrethon.

Ai është dëshmitari i kohës së vet dhe pararendës i kohëve moderne. Thirrja

kryesore në veprën e tij Lamtumirë319

ishte “Duhet të jemi patjetër modernë” dhe

krishterimi ishte ndër ato gjëra të vjetëruara të cilat duheshin lënë në harresë e

duheshin hedhur tej sipas poetit sepse konsiderohet si një besim që e tjetërson njeriun,

i ndrydh pasionet e tij. Megjithatë, pas vdekjes së tij, poeti i krishterë Pol Klodel, i cili

ishte ndikuar shumë prej Rembosë në fillimet e veprimtarisë së tij poetike, nuk

ngurron ta quajë “mistik në fazën fillestare” (me këtë fjalë Klodeli nënkuptonte

fetaren katolike), madje edhe të konvertuar në krishterim. 320

Megjithatë, poeti shfaqet

që herët si një prej krijuesve që hidhte poshtë çdo lloj dogme fetare. Ai ngrihet kundër

rregullave dhe dogmave të krishterimit të cilat “i kishin marrë frymën” që në fëmijëri.

Feja për Rembonë, nuk është gjë tjetër veçse një iluzion. Njëkohësisht, ai është edhe

kundër monarkisë, pushtetit mbretëror. Kështu poeti vendos shenjën e barazimit mes

fesë dhe mbretërisë, teksa shprehet se mbreti “tallet” (“raille”) dhe Zoti “qesh” (“rit”).

Remboja shfaqet si një poet antiklerikal. Feja në sytë e poetit nuk është aspak një

zgjidhje ndaj pikëpyetjeve dhe vështirësive të jetës. Zgjidhja e vetme që sjell poeti

kundër këtij realiteti kaq zhgënjyes është rikthimi tek mitologjia. Poeti refuzon

edukimin familjar dhe fetar dhe është kundër gjithçkaje që e tjetërson njeriun dhe e

largon nga ajo që është e natyrshme.

Poeti tjetër simbolist Stefan Malarme (Stéphane Mallarmé, 1842-1898), e shihte

botën si simbol dhe gjuhën si shenjë. Ai ishte ndër poetët që u ndikua më tepër nga

Bodleri dhe krijon përmes vargjeve të tij një dramë të fuqishme letrare siç ishte drama

e një ndarjeje të dhimbshme mes kërkesave të realitetit të përçmuar dhe utopive të një

idealiteti të paarritshëm. Në veprën e Malarmesë ka një reflektim tepër të veçantë mbi

fenë. Autori u interesua veçanërisht për katolicizmin dhe liturgjinë e meshës me një

kureshtje objektive për ritualin. Malarmeja shfaq nevojën e pashmangshme për

317 “Le Mal”. 318 “Les pauvres à l’Eglise”. 319 “Adieu”, Une saison en enfer. 320 P. Claudel, Parathënie e Oeuvres, vers et prose, Paterne Berrichou, Paris, 1912.

Page 137: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

122

marrëdhënie të thjeshta e të thella mes njeriut dhe hyjnisë. Njeriu ka nevojë për botën

sekrete shpirtërore dhe ai është krijuar i tillë, me këtë nevojë për t’u marrë me

shpirtëroren, me të fshehtën, botën e panjohur nga njëra anë, por shumë sugjestive nga

ana tjetër. Poeti gjen tek feja, liturgjia katolike dhe tek mesha modelin e frymëzimit të

një ceremonie të re, të plotë, të aftë për të rithemeluar botën moderne, drejtues i të

cilës do të jetë poeti. Poeti Malarme na çon drejt një misteri të panjohur edhe për atë

vetë, i cili e tërheq drejt vetes. Për të, vite më vonë Klodeli do të thoshte se ishte nisur

në rrugën e duhur por nuk shkoi deri në fund, për fat të keq, sepse u mor me

shpirtëroren, por mund të kishte shkuar drejt hyjnores për të kuptuar domethënien e

simboleve.

Simbolisti Verlen (Paul Verlaine, 1844-1896), megjithë shqetësimet e jetës së tij

të përditshme, megjithë betejën shpirtërore që e shoqëron çdo hap, gjen momentin të

komunikojë me Krishtin të cilit i shpreh gjithë ndjenjat e tij në formën më të sinqertë

dhe nuk ngurron të flasë me të për çfarë e mundon, për pyetjet e shpirtit të tij të etur

për të vërtetën, të ngopur me ligësinë e botës dhe të shoqërisë njerëzore. Siç e vë në

dukje Dominik Ori (Dominique Aury) në parathënien e Antologjisë së poezisë fetare,

Verleni, “gjen thekse prekëse për t’u dorëzuar përulësisht, me kokën në dhe, me

krenarinë të lënë pas para mëshirës së një Perëndie të cilin e ofendon pa fund, por

nuk e mohon asnjëherë.”321

Ai shprehet:

Në qytete të mëdha i rritur

Mes revoltave pa kuptim

Ku gjithçka kërkova dhe kam pritur

Jam kredhur gjatë mbi to në ëndërrim.

Por përderisa asgjë nuk zgjat në pafundësi,

Vendosa t’i them lamtumirë,

Çdo gjëje që vazhdimisht është në ndryshim,

Braktisa çdo lumturi e kënaqësi

Gjithçka kam dashur në këtë jetë

Përveç teje, Zot plot mirësi!322

Pas një dialogu plot sinqeritet, poeti i shpreh Krijuesit gjendjen e zemrës së tij të

ndrydhur mes kënaqësive të botës dhe pamundësisë së njeriut për të dashur pa kushte,

pastërtisht, ashtu siç e meriton figura e Krishtit. Pas thirrjes së Zotit, poeti shpreh

ndjenjën e pamundësisë së tij për të qenë i denjë të dalë para Perëndisë së tij:

Vërtet unë të kërkoj dhe nuk të ndiej pranë

Por si mund të të dua! Kur kaq poshtë unë jam,

Kur dashuria jote lart si flakë ngjitet.

Ti, burim paqeje shuan çdo etje.323

321 D. Aury, Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard, Paris, 1997, f. XIV. 322 Përkth.im , P. Verlaine, Sagesse, “Né l’enfant des grandes villes / Et des révoltes serviles, / J’ai là tout cherché, trouvé, /De tout appétit rêvé .../Mais puisque rien n’en demeure,/ J’ai dit un adieu léger /

A tout ce qui peut changer, / Au plaisir, au bonheur même, / Et même à tout ce que j’aime / Hors de

vous, mon doux Seigneur! », D. Aury, Anthologie de la poésie religieuse française, France, Gallimard,

1997, f. 285.

Page 138: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

123

Poeti shpreh dyshimet e tij për të arritur në lartësinë që kërkon vetë Krijuesi, e

megjithatë, ai në asnjë moment nuk shpreh dyshime për mirësinë dhe karakterin e

Krishtit si krijues i gjithçkaje të mirë dhe bërës i mirësisë në botë.

E përbashkëta mes poetëve “të mallkuar” si Verleni, Malarmeja, apo Remboja

dhe romantikëve të cilët ishin të parët që kishin nxjerrë thirrjet e tyre kundër botës,

është uria për domethënie dhe përpjekja për të zgjeruar lirinë e njeriut dhe për të

ndryshuar jetën e tij.

5.3.5 Fundi i shekullit XIX dhe marrëdhënia e poezisë me fetaren

Zhvillimi ekonomik e kulturor ecën me shpejtësi të madhe nga fundi i shekullit

XIX. Ai shoqërohet edhe nga organizimi më i mirë politik dhe shoqëror në Francë.

Përballë këtij zhvillimi dhe progresi, qëndrimi i njerëzve të letrave është i ndryshëm.

Disa prej tyre përfshihen në këtë lloj vrulli të paparë dhe bëhen pjesë e tij, qoftë për ta

ngritur lart, qoftë për të vënë në dukje të metat e tij, të tjerë, nostalgjikë, duan t’u

qëndrojnë besnikë vlerave të së shkuarës dhe janë të shqetësuar për gjendjen në të

cilën ndodhet shoqëria dhe njeriu si viktima të materializmit; romantikë në shpirt, ata

e urrejnë dhe përçmojnë teknikën dhe ëndërrojnë për një bukuri të pastër. Ka të tjerë,

të cilët janë edhe më tepër ambiciozë dhe shpallin një botë të re, ata kthehen në

profetë të shekullit XX që ende nuk ka mbërritur. Racionalizmi, materializmi i

shekullit XIX thyhet disi tek disa intelektualë të cilët i shohin këto filozofi si krijimin

e një universi të akullt, ku nuk u lihet vend aspak aspiratave shpirtërore, ku

neglizhohet çdo lloj dimensioni metafizik. Në këtë periudhë gjithçka vihet në

pikëpyetje. Njeriut modern i takon detyra të gjejë një mjet për të bashkuar shkencën

me fenë, modernizmin me traditën.

Filozofi Henri Bergson (1859-1941), propozon një vështrim të ri të

marrëdhënieve të njeriut me botën. Ai pretendon të arrijë një lloj komunikimi të ri

mes mendimit dhe realitetit, në një formë bashkimi të pandarë mes Unit dhe Botës.

Vështrimi i tij sjell lindjen e një filozofie morale dhe psikologjie e cila do t’i lërë dorë

të lirë energjisë shpirtërore. Bergsoni ishte filozofi që hodhi idenë se mendimi francez

duhet të zhvishet nga pozitivizmi dhe idealizmi.324

Intelektualët janë në kërkim të

përgjigjeve ndaj shumë pyetjeve dhe shqetësimeve të shoqërisë franceze. Prej tyre

pritet të zgjidhet kriza shoqërore e cila është bërë e padurueshme për njerëzimin.

Karakteristikë e veçantë e shkrimtarëve të fund-shekullit XIX, është angazhimi

në të gjitha format e mundshme: anarkizëm, revoltë, misticizëm, ekzotizëm. Sërish

njerëzit e letrave janë të shqetësuar, nervozë, të prirur drejt melankolisë dhe

pesimizmit.

Poetët e fund-shekullit janë pesimistë dhe skeptikë, vizioni i tyre për botën është i

tillë që nuk i lejon të dalin jashtë këtyre karakteristikave. Ndjeshmëria e kohës

dominohet nga pesimizmi i thellë, i cili ndihet fuqishëm në Francë si në të gjithë

Evropën. Theksohet ideja se gjinia njerëzore ka hyrë në një fazë degjenerimi, se njeriu

modern është i çekuilibruar, subjekt i një gjendjeje neurotike të qëndrueshme.

323 Përkth.im , P. Verlaine, Sagesse, “... C’est vrai que je vous cherche et ne vous trouve pas/Mais vous

aimer! Voyez comme je suis en bas,/ Vous dont l’amour toujours monte comme la flamme/Vous, la

source de paix que toute soif réclame... », Në D. Aury, Anthologie de la poésie religieuse française, France, Gallimard, 1997, f. 2 324 Në lidhje me filozofinë e Bergsonit, do të merremi më tepër në kreun pasardhës.

Page 139: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

124

Përballë kësaj situate, artisti nuk mund të heqë dorë nga dëshira për të vepruar, nuk e

pranon lehtë dorëzimin e vullnetit. Njeriu e ndien se nuk ka asgjë që ia vlen për të

luftuar në këtë jetë. Në këtë valë që duket se u merr frymën njerëzve, shfaqet mesazhi

i Shopenauerit i cili justifikon poetët pesimistë të shekullit dhe refuzimin e tyre ndaj

jetës. Dishepulli i tij Hartmani, shkon edhe më tej duke e këshilluar njerëzimin të heqë

dorë nga absurditeti i të jetuarit, pra, ndaj mbijetesës. Shopenauerizmi i nxit poetët të

dënojnë shkencën dhe progresin në emër të vështrimit estetik dhe idealizmit absolut.

Po atëherë në emër të kujt, apo të çfarë gjëje mund të vazhdojmë të ekzistojmë?

Poetët përpiqen të gjejnë një kundërpeshë ndaj pesimizmit të tyre vetëvrasës duke

u bërë pjesë e ndonjë filozofie spiritualiste e cila u ofron njëfarë shprese. Ka poetë që

përfshihen në okultizëm, duke zgjedhur të zëvendësojnë botën reale me një botë të

dalë nga imagjinata e tyre, që u quajt subjektivizëm idealist. E megjithatë, një pjesë e

mirë e poetëve në këtë periudhë, sërish i afrohen besimit fetar. Në përgjithësi, kthimi

në katolicizëm ndodh jo drejtpërdrejt. Ai ndodh përmes një faze mistike, e cila shpreh

një nostalgji për të mbinatyrshmen. Ky misticizëm i ri e bën fjalën “shpirt” edhe më

aktuale, për ta kthyer përfundimisht në modë në vitet e fundit të shekullit: ai shenjon

një aspiratë të unit të thellë dhe të mistershëm për t’u përcaktuar si thelbi i individit.

Ka një dëshirë të ethshme për të përtejmen. Në vitet 1880-1900 ka një reagim të ri, ai

nacionalist që do të bëhet mbizotërues. Në fund të shekullit kryqëzohen një sërë

reagimesh: reagimi filozofik kundër pretendimit se problemet e njeriut mund të

zgjidhen përmes shkencës dhe reagimi shpirtëror i katolikëve si Pol Klodeli dhe Leon

Blua (Paul Claudel, Léon Bloy) kundër dallgës së ateizmit dhe agnosticizmit që po

shtohej gjithnjë e më tepër.

Disa poetë, shkrimtarë dhe romancierë, janë konsideruar madje edhe si

mendimtarë fetarë, veprat e të cilëve janë plot me domethënie fetare. Përsa i përket

fesë, një nga tiparet karakteristike të shekullit XIX, është ky burim dhe rikthim. Por

shpesh janë vetëm fjalë që përmendin fenë. Zhvendosja, kalimi i elementëve të së

shenjtës në sferën profane duket kudo, qoftë në fenomene të përgjithshme, qoftë në

veçanti: në shenjtërimin e shkrimtarit dhe në “profetizmin” e poetëve dhe ideologëve.

Bibla, ungjijtë, Perëndia, perënditë, feja janë fjalë, kuptimi i të cilave do të zgjerohet

mjaft në shekullin XIX. Në lidhje me fenë dhe të shenjtën në përgjithësi, bëhemi

gjithnjë e më tolerantë. Po hyjmë gjithnjë e më shumë në ‘epokën e dyshimit’. Shumë

romantikë si Nerval, Gotje (Gautier), Banvil (Banville), u dhanë një përmbajtje fetare

miteve, ose u interesuan për fetë pagane antike, në veçanti për perënditë greke. E

shenjta dhe shpirtërorja fitojnë kuptime të reja. Arti dhe letërsia në përgjithësi

përqendrohen tek njeriu dhe zhvillimi i tij. Nga fundi i shekullit XIX, për të

përshkruar jetën letrare dhe kulturore në përgjithësi, fillon të përdoret fjala

shekullarizim, por kjo fjalë do të fitojë përmasa reale gjatë shekullit XX.

Tronditjet që shoqëruan lindjen e shekullit XIX lanë plagë të rënda në

mentalitetin e njerëzve. Idetë dhe idhujt e së shkuarës, pasi janë shkatërruar, janë

zëvendësuar me vlera të reja morale, fetare dhe artistike. Në përgjithësi, letërsia dhe

shkrimtarët do të flasin për besimin, por do të jenë të zhveshur nga çdo lloj

dogmatizmi, do të mbështeten thjesht në universalitetin e ndjenjës fetare. Sipas

konceptit të tyre, njerëzimi ka nevojë për një ripërtëritje, për t’u marrë me

shpirtshmërinë. Zhvillimi i industrisë dhe lehtësimi i ngarkesës së njeriut si pasojë e

këtij zhvillimi, do ta ndihmojnë njeriun e çliruar nga zinxhirët e skllavërisë, t’i

kushtojë më tepër kohë rimëkëmbjes morale të tij.

Sigurisht që dhimbja dhe trishtimi i shprehur nga poetët romantikë e simbolistë,

në lidhje me zhgënjimin nga kjo botë në të cilën jetojnë, ndihet nga të gjithë njerëzit

sepse të gjithë janë në të njëjtat kushte, jetojnë në një botë të rënë dhe vajtojnë

Page 140: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

125

mungesën e qëndrueshmërisë. Nëse poetët e shekullit XIX nuk gjejnë një vend të

sigurt për t’u strehuar përballë vështirësive të jetës që sa vijnë e shtohen, poetët e

krishterë, e kanë gjetur kurën për sëmundjen dhe dhimbjen e madhe. Te ky besim ata

gjejnë siguri dhe qëndrueshmëri të përjetshme para pasigurisë që u ofron bota ku

jetojnë.

Megjithatë, fakt është që katolicizmi i shekullit XIX gjendet përballë një beteje të

ashpër transformimi; ai gjendet mes politikës dhe shoqërisë. Bëhen përpjekje për

krijimin e një epoke të re, ku liria dhe feja do të pajtohen.

5.4 Shekulli XIX, karakteristikat e poezisë shqipe

5.4.1 Përpjekjet për çlirim dhe rizgjim kombëtar nën dritën e besimit

fetar

Në letërsinë shqipe, Rilindja mbërrin vonë në krahasim me vendet e tjera

evropiane. Në njëfarë mënyre rilindja e letërsisë shqipe krijoi identitetin kombëtar të

shqiptarëve. Historia dhe letërsia në këtë periudhë janë të lidhura ngushtë me njëra-

tjetrën dhe ndikojnë reciprokisht në shumë drejtime.

Në shekullin XIX, mbi popullin shqiptar vazhdonte të rëndonte zgjedha e

pushtimit turk, e cila pati pasoja të rënda, madje shkatërrimtare për Shqipërinë, duke e

lënë atë një nga vendet më të pazhvilluara të Evropës. Në këtë periudhë mbizotëronte

prapambetja ekonomike, politike kulturore dhe mbi të gjitha arsimore. Sundimi

shekullor turk solli varfëri, vuajtje të tmerrshme, e megjithatë, në asnjë moment nuk

mundi të zhdukë përpjekjet për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar.

Lufta e shqiptarëve për autonomi nga Turqia po zhvillohej përgjatë gjithë

periudhës, por pavarësia u arrit me ritme shumë më të ulta se në kombet e tjera dhe

kjo kryesisht për shkak të islamizimit në masë të shqiptarëve nën sundimin turk, gjë

që në vendet e tjera kishte ndodhur në shifra shumë më të ulta se në Shqipëri. Në

popujt e tjerë të pushtuar nga turqit, u poq shpejt ndërgjegjja kombëtare, në Shqipëri

zhvillimi i kësaj ndërgjegjeje u vonua shumë për shkak të gjendjes ekonomike,

përçarjes fetare, mungesës së librit shqip dhe prapambetjes në fushën e kulturës.

Ndërkohë filloi një lëvizje kombëtare për rizgjim jo vetëm brenda, por edhe jashtë

vendit, në ngulimet shqiptare aktive si në Greqi, Stamboll, Rumani etj.

Shqiptarët kishin nevojë të ‘zgjoheshin’ kulturalisht, por zgjimi kulturor e kishte

të domosdoshëm përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha fushat. Kështu që duhej

gjetur alfabeti i përshtatshëm pët të arritur deri në shkrimin në gjuhën shqipe. Deri në

këtë periudhë, përdoreshin alfabetet latine, më pas greke dhe arabe, por asnjëri prej

tyre nuk i përshtatej sistemit tingullor të shqipes dhe asnjëri prej tyre nuk pranohej

lehtë nga shqiptarët tashmë të përçarë në fe të ndryshme të cilat kundërshtonin fort

njëra-tjetrën.

Një nga figurat kryesore që do të merret me hartimin e alfabetit shqip ishte Naum

Veqilharxhi (1797-1846), por pati edhe poetë e atdhetarë të tjerë të cilët bënë të

pamundurën për të realizuar kthimin e shqipes në një gjuhë të shkruar kombëtare.

Veqilharxhi është ndër figurat nismëtare që bëjnë përpjekjet e para për pavarësinë

e Shqipërisë dhe për ta parë vendin të zhvilluar e të lirë. Ai theksoi rëndësinë e

hartimit të një alfabeti të pranueshëm nga të gjithë shqiptarët e të gjitha feve dhe

Page 141: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

126

hartoi një alfabet shqip, i cili nuk qe i lidhur me asnjë nga traditat e bashkësive fetare

në Shqipëri, megjithatë ky alfabet nuk zuri rrënjë në Shqipëri. Problemi i alfabetit

vazhdoi të shqetësojë shumë shqiptarë të shekullit XIX dhe u zgjidh vetëm me

Kongresin e Manastirit në 1908, kur nën drejtimin e Gjergj Fishtës, me delegatë nga

të gjitha besimet fetare, u vendos alfabeti shqip, i domosdoshëm për ecjen përpara të

shkrimit shqip dhe të letrave shqipe.

Karakteristikë e gjithë rilindasve të kësaj periudhe, është mbështetja në librat

fetarë. Edhe në veprën e Veqilharxhit shihet gjithashtu ndikimi fetar përderisa

Ëvetarin ai e fillon me një varg nga fjalët e urta të Biblës:

E par’ e tëmpsuarit frik’ e Perëndisë. 325

Në pjesën e tretë të librit, ai ka përfshirë dhjetë urdhërimet e Biblës. Veqilharxhi

karakterizohej nga një optimizëm i zjarrtë e besim i patundur në të ardhmen e

Shqipërisë sepse shpresonte shumë se besimi tek Perëndia do të zgjidhte problemet e

shqiptarëve, do të ndryshonte situatën e Atdheut.

Të gjithë intelektualët shqiptarë që vendosin të shkruajnë shqip, e vënë veprën e

tyre në shërbim të zgjimit kombëtar. Letërsia shqipe në fillim të shekullit XIX, thuajse

nuk ekzistonte fare sepse ishte e ndaluar nga autoritetet turke dhe greke. Zgjimi

shpirtëror i shqiptarëve do të ndodhë falë nismës dhe përpjekjeve të shumë patriotëve,

figura të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Ata do të luajnë role të ndryshme,

duke plotësuar njëri-tjetrin në përpjekjet për çlirimin e vendit.

Sërish krijimtaria letrare e shekullit XIX lind nën patronazhin e kishës katolike,

siç kishte ndodhur edhe më parë në shekujt XVI dhe XVII. Me zgjimin e ndërgjegjes

së shqiptarëve dhe thellimin e saj gjithnjë e më shumë, lind nevoja e përdorimit të

gjuhës shqipe në shkolla. Kështu, në veri të vendit u hapën shumë kolegje e shkolla

fetare katolike në të cilat studiuan shumë intelektualë shqiptarë ku edhe mësohej për

herë të parë gjuha shqipe.

Edhe pse synimi i tyre ishte të formonin njerëz që do të përcillnin mesazhin e

ungjillit nëpër botë, me njohuritë dhe forcën e tyre intelektuale, ndikuan pozitivisht

për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor të vendit. Këta njerëz të shkolluar bëhen baza

për krijimin e një letërsie të re shqiptare. Letërsia e tyre ishte përgjithësisht fetare;

ndër krijimet e tyre mbizotëron zhanri poetik, i cili si fillim kishte të bënte vetëm me

imitime dhe përkthime nga italishtja, për të kaluar më pas në krijime origjinale.

Krijimet e poetëve katolikë botohen në revistën e Shkodrës, Ylli i Dritës, por shumë të

tjera mbeten të pabotuara. Edukimi i katolikëve të veriut në këto institucione zhvilloi

në njëfarë mënyre jo vetëm bindjet katolike, por hodhi edhe bazat e kulturës

perëndimore të krishterë. Kleri i huaj gradualisht u zëvendësua nga ai shqiptar, i cili

kishte interes të përdorte gjuhën shqipe në shërbesat fetare. Figura të tilla si Ndre

Mjeda, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Vinçenc Prenushi, Ernest Koliqi, Kolë Jakova,

Qemal Stafa e Mark Gurakuqi, të arsimuar në institucionet katolike, do të ndikojnë

mjaft në të ardhmen e vendit. Këta shqiptarë, së bashku me klerikë italianë hodhën

bazat e një letërsie të re shqiptare në shekullin XIX. Në fillimet e saj, kjo letërsi

përbëhej kryesisht nga frymëzimi fetar. Studiuesi i letërsisë shqipe Robert Elsie,

thekson rëndësinë e kësaj letërsie:

“Është pikërisht letërsia katolike shkodrane, mjaft e shpërfillur nga kritikët

marksistë të Shqipërisë së shekullit XX, ajo që ndihmoi për shndërrimin e shqipes në

325 Bibla, Proverbat 1 :7.

Page 142: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

127

një gjuhë të aftë për t’u shkruar, në një mjet letrar të aftë për shprehësi artistike e për

larmi stilistike.” 326

Ndërkohë, në jug të Shqipërisë zhvillohet një letërsi e ndikuar nga kultura greke.

Shumë shqiptarë kishin përfituar nga shkollimi nëpër shkollat greke, por shpesh nën

ndikimin e kulturës greke, patën shumë probleme e mosmarrëveshje sidomos për sa i

përket ngatërrimit të fesë me përkatësinë kombëtare.

Elementi kryesor që vlerësuan rilindasit në veri, apo në jug, ishte gjuha shqipe

dhe ata i dhanë shumë rëndësi mësimit dhe shkrimit të saj, u përpoqën të njësonin

alfabetin duke e parë gjuhën si shenjën e parë të kombësisë.

Autorët e parë të shkrimeve në shqip ishin të mendimit se besimi mund të ndikojë

pozitivisht në ndryshimin e gjendjes së Shqipërisë. Ata kërkojnë të vendosin një lloj

lidhjeje mes këtyre realiteteve: Biblës dhe kombësisë.

Prej fillimit të shekullit XIX, një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ndërgjegjes

kombëtare dhe shkrimit shqip do të luajë një fe e re për shqiptarët, protestantizmi, i

cili i pati fillesat e tij në pjesën jugore të vendit. Lëvizja protestante pati rëndësi

jetësore për krahinën e Korçës dhe për zhvillimin kulturor, fetar, historik, gjuhësor

dhe letrar të vendit. Protestantët, të mbështetur nga shoqata britanike biblike, mundën

të përkthejnë e të botojnë një pjesë të mirë të shkrimeve të shenjta në shqip. Ata ishin

ndër më aktivët në hapjen e shkollave shqipe dhe përdorimin e gjuhës shqipe në to,

duke sjellë kështu përparimin e Shqipërisë në shumë drejtime. Përmes botimit të

librave në shqip, ata ndezën dashurinë për gjuhën shqipe ndër shqiptarët dhe vendosën

alfabetin përfundimtar shqip, përmes botimeve të shumta të tyre. Kështu, theksohet

ideja e gjuhës që lidhet me kombin e jo me një fe të caktuar, çka kishte ndodhur deri

më tani. Megjithë përpjekjet e shumta të intelektualëve shqiptarë të feve të tjera

ekzistuese për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk ishin arritur rezultatet që u arritën me

krijimin e bashkësisë protestante në Korçë. Në lidhje me këtë periudhë shumë të

rëndësishme për Shqipërinë, për gjuhën dhe kulturën shqiptare në përgjithësi,

studiuesi Fehmi Cakolli citon Mihal Gramenon:

“Kurrë nuk duhet harruar shërbimet e mëdha që i ka sjellë çështjes një “fole

kombëtare” e cila ishte një qendër dhe një fortesë ku mblidheshin edhe që ku

përhapeshin ndjenjat e shkëndijat kombëtare. Kjo fole ishte shkolla e vajzave në

Korçë, e themeluar prej të pavdekurit dërgimtar kombëtar Gjerasim Qiriazi, emrin e

të cilit historia e Shqipërisë do ta shkruajë me shkronja të arta duke u mburrur me

veprat edhe me shërbimet e tij të paçmuara që ka sjellë mbi altarin e atdheut”. 327

Në vitin 1890, Gjerasim Qiriazi hapi në Korçë kishën e dytë protestante për

shqiptarët pas asaj të Manastirit. Ai shprehej:

“Njohuria nuk mund të sjellë ndonjë gjë të madhe pa Ungjillin, sepse ka njerëz të

ditur që janë më të këqinjtë e botës. Nga ana tjetër, dituria dhe Ungjilli, të dyja

bashkë kanë sjellë rregull në botë… Nga një njeri që ka frikë Perëndinë nuk mund të

presësh veçse të mirën… Dihet pra, që dituria pa Ungjillin nuk mund t’i sjellë botës të

mirën e shkuljes së të keqes dhe të bashkojë zemrat e njerëzve në një dashuri të

përsosur.” 328

326 R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f. 170. 327 wikipedia.org/wiki/Diskutim:Kongresi_i_Manastirit. 328 S. Luarasi, Gjerasim Qiriazi – Jeta dhe vepra, Naim Frashëri, Tiranë, 1968.

Page 143: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

128

Gjerasim Qiriazi botoi në 1902 veprën Hristomathi, shkrim i hartuar prej tij për

shkollat shqiptare me poema, këngë, dialogë dhe lexime. Në fund të shkrimit, autori

përfundon me një lutje e cila shpreh aspiratat e tij si intelektual dhe atdhetar:

Dhashtë Zoti, çdo bir e bijë e Shqipërisë

T’i bëhet me gjithë zemër rob urtësisë.329

Pyetja që shtronte shpesh Qiriazi përmes shkrimeve të tij ishte :

“A mundet bota të përmirësohet vetëm me arsimin pa Ungjillin?”330

Në përpjekjen për rizgjim kombëtar, shumë intelektualë shqiptarë, atdhetarë, herë

do të shfaqen si predikues e shpërndarës librash, e herë të tjera si patriotë e mësues.

Pas shumë përpjekjesh e sakrificash, në vitin 1824, u botua në Korfuz përkthimi më i

hershëm i Ungjillit sipas Mateut në toskërisht me mbështetjen e Shoqërisë biblike të

huaj britanike.

Dy ishin motot kryesore të rilindasve: Shqiptaria dhe Ungjilli. Thuajse të gjithë

paraqesin këtë ide në lidhje me besimin dhe atdhedashurinë, ata nuk shohin asnjë

kundërshti mes këtyre dy elementeve. Përkthimet e shkrimeve të shenjta, të

shërbesave dhe liturgjisë në gjuhën shqipe, ishin disa nga ndihmesat më të mëdha të

intelektualëve shqiptarë të kësaj periudhe. Këtu spikatin figurat e Kostandin

Kristoforidhit e të tjerë, të cilët janë vlerësuar pak për prurjet e tyre në lidhje me vlerat

e gjuhës dhe kulturës shqipe. Kostandin Kristoforidhi (1827-1895) përktheu pjesë të

ndryshme të Biblës në gjuhën shqipe sërish me mbështetjen e Shoqërisë Biblike të

huaj britanike. Dorëshkrimet e tij nxjerrin në pah konceptin në lidhje me

marrëdhënien mes krijimtarisë laike dhe asaj biblike. Ai pajton me njëra-tjetrën vlerat

e traditës biblike me atë laike. Ky aspekt i krijimtarisë së Kristoforidhit është pak i

studiuar, sepse edhe kontributi i tij si sjellës i librave të shërbesës në gjuhën amtare

nuk është studiuar mjaftueshëm. Vlera e përkthimeve biblike dhe liturgjike prej

Kristoforidhit, sidomos për periudhën kur u shkruan, është shumë e lartë.

Është interesant fakti që Shtypshkronja e Manastirit financohej nga një grup

myslimanësh të cilët ishin patriotë të fuqishëm. Ajo shpërndante libra dhe gazeta në

gjuhën shqipe brenda dhe jashtë vendit. Myslimanët e mbështetnin fuqishëm

programin e gjuhës kombëtare të Shoqërisë Biblike dhe bashkëpunonin për të botuar

pjesë të Shkrimeve të Shenjta të krishtera në gjuhën shqipe. Kjo mund të duket

kontradiktore, por është një dëshmi e gjallë e dashurisë së shqiptarëve për gjuhën

shqipe. Aq shumë u kish munguar shqiptarëve shkrimi shqip, saqë para kësaj gjuhe,

thyheshin të gjitha ndarjet e dallimet, qoftë edhe ato fetare.

5.4.2 Lindja e letërsisë së re shqipe

Megjithë problemet dhe vështirësitë, periudha e Rilindjes ishte momenti kur u

hodhën themelet e gjuhës së sotme letrare shqipe dhe filloi epoka moderne për

letërsinë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe u bënë përpjekje dhe u zhvilluan shumë gjini

letrare, e mbi të gjitha poezia, e cila zuri vendin kryesor gjatë Rilindjes dhe njohu

329 S. Luarasi, Gjerasim Qiriazi – Jeta dhe vepra, Naim Frashëri, Tiranë, 1968. 330 Po aty.

Page 144: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

129

suksese të rëndësishme në shumë drejtime duke bërë që kjo letërsi të quhet fare mirë

edhe letërsi poetësh.

Në poezi u shprehën idealet shoqërore dhe artistike të poetëve. Përveç

përmbajtjes, rilindasit i kushtojnë rëndësi edhe formës artistike dhe mjeteve

shprehëse.

De Rada, Dara i Riu, Serembe, Naimi, Çajupi, Mjeda, Shiroka, Asdreni etj, dhanë

ndihmesën e tyre për përpunimin e vargut shqiptar, të gjuhës dhe stileve poetike.

Rilindasit u mbështetën kryesisht në traditën popullore të vjershërimit, por edhe në

traditën e letërsisë botërore si edhe tek bejtexhinjtë. Ata kërkuan dhe krijuan një

letërsi e cila do t’i përgjigjej realitetit të kohës dhe do të ushtronte ndikim në

shoqërinë dhe politikën e vendit.

Elementi i domosdoshëm të cilit i dhanë rëndësi rilindasit, hapja e shkollave në

gjuhën shqipe, u realizua nga fundi i shekullit, në vitin 1887, me hapjen e shkollës së

parë shqipe në qytetin e Korçës. Megjithë prirjet e tyre fetare dhe lidhjet e ngushta me

besimin, ajo që theksonin rilindasit ishte shkëputja e shkollës nga feja. Puna e

shkollës dhe e shkrimtarit nuk janë ndarë nga njëra-tjetra për asnjë moment mes

rilindasve shqiptarë. Ata u morën drejtpërdrejt me hartimin e teksteve shkollore dhe

theksuan rëndësinë e shkëputjes së plotë të shkollës nga kisha dhe të drejtën e

arsimimit të grave ashtu si burrat. Mësuesit e parë të shqipes ishin njëherësh edhe

njerëz të letrave, si Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Aleksandër

Xhuvani etj.

Karakteristikë e kësaj periudhe është se gjithë shqiptarët e veriut, apo të jugut,

katolikë, ortodoksë, myslimanë, apo protestantë bashkoheshin në një pikë; përdorimin

e gjuhës shqipe për të arritur krijimin e një kombi të vetëm. Në fillim të shekullit,

detyra e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë në përgjithësi mbetet nxjerrja e

letërsisë shqipe nga suazat e një letërsie kryesisht fetare. Kjo letërsi duhet të ‘takonte’

shtresa të ndryshme të popullsisë duke u ardhur në ndihmë të gjithëve në përpjekjen

për të nxjerrë nga injoranca sa më shumë shqiptarë. Që të arrihej kjo, duhet të

hartoheshin fjalorë dhe gramatika prej të cilave do të mësonin sa më shumë njerëz dhe

letërsia duhet të zgjeronte gjithnjë e më tepër vështrimin e saj duke kapur sa më

shumë aspekte të ndryshme të jetës shqiptare.

Letërsia shqipe e Rilindjes zhvilloi dy degë të romantizmit: atë të zhvilluar në

truallin shqiptar dhe atë të diasporës, të arbëreshëve të Italisë. Megjithatë, romantizmi

shqiptar paraqitet homogjen për shkak të karakteristikave të përbashkëta të dy degëve.

Romantikët shqiptarë, ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë në dhe të huaj,

shfaqin gatshmërinë për të vepruar me optimizëm për të ardhmen e atdheut.

Fillimi i poezisë së Rilindjes shqiptare konsiderohet viti 1836, me Këngët e

Milosas të poetit arbëresh Jeronim De Rada, e cila vlerësohet si fundi i letërsisë së

vjetër shqiptare dhe fillimi i letërsisë së re. Konceptet e poetit në lidhje me artin dhe

rolin e tij në shoqëri ecin krah për krah me konceptet e poetëve të vendeve të tjera, me

letërsi të zhvilluar prej shekujsh.

Sipas poetit arbëresh, ekziston një marrëdhënie shumë e fortë mes artit dhe jetës.

Mes bukurisë së artit dhe bukurisë së jetës, nuk ka ndonjë dallim thelbësor. Për këtë

poet, “arti duhet të ndihmojë në edukimin e lexuesit, të kultivojë virtyte tek ai.”331

Arti

dhe poezia në veçanti, luan një rol shumë të rëndësishëm në formimin e moralit të

njerëzve. Sipas De Radës, poezia është arti i ndjenjës dhe i shpirtit. Ajo e përshkruan

shpirtin njerëzor më mirë se çdo art tjetër duke zbuluar qenien njerëzore të plotë, në

gjithë tërësinë e saj. Asnjë art tjetër nuk mund të nxjerrë në pah virtytet, karakteret

331 A. Xhiku, Romantizmi arbëresh, Tiranë, Naim Frashëri, 1982, f. 38.

Page 145: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

130

njerëzore si në poezi. Përmes fjalës, poezia ka pushtetin të nxjerrë si në pasqyrë

ndjenjat e qenies njerëzore. Muzika, përmes harmonisë së tingujve mund të pushtojë

shpirtin njerëzor, ndërkohë që poezia, përmes fjalëve dhe tingujve, përmes harmonisë

së këtyre dy elementeve, pushton botën shpirtërore dhe emocionale të njeriut. Arti

konsiderohet si i shenjtë, me aftësinë për të drejtuar, për të ndryshuar drejtimin e

botës. Poezia mund të sjellë ndryshime në shpirtin njerëzor, ajo mund ta shndërrojë

atë duke i dhënë dhunti dhe vlera të veçanta. Për De Radën poezia ishte një privilegj,

jo të gjithë mund të arrijnë ta realizojnë. Vetëm dëshira nuk mjafton për të shkruar

poezi. Duhet patur dhuntia e poetit, e ngjashme me dhuntinë e profetit. “Prandaj në

Antikitet, poeti dhe profeti ishin të pandashëm, ishin një.”332

De Rada thekson

funksionin moral të artit.

Letërsia e Rilindjes shqiptare kaloi nëpër disa etapa kryesore:

Në etapën e parë, dallohet vazhdimi i letërsisë së vjetër fetare, shkrimet e

klerikëve të besimeve të ndryshme, përkthime të veprave fetare. Kjo periudhë letrare,

sërish është e vështirë të quhet letërsi e mirëfilltë artistike. Vazhdon krijimtaria e

bejtexhinjve dhe fillon një letërsi e re, e cila nën ndikimin e lëvizjes çlirimtare në

vend, njeh kurorëzimin e saj me veprën e De Radës.

Në etapën e dytë, mbizotëron krijimtaria letrare e Naim Frashërit dhe shkrimet e

poetëve të tjerë të rëndësishëm si Ndre Mjeda, Gjerasim Qiriazi, Petro Ninin Luarasi,

Shtjefën Gjeçovi, Faik Konica, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi etj. Në këtë periudhë

theksohet përmbajtja patriotike dhe lihet pas përfundimisht letërsia e vjetër fetare dhe

ajo e bejtexhinjve. Karakteristikë kryesore ishte romantizmi.

Në etapën e tretë zhvillojnë krijimtarinë letrare Çajupi, Asdreni, Grameno, Papa

Kristo Negovani, Noli etj, etapë e cila përfshin edhe shekullin XX. Poetët interesohen

për problemet shoqërore dhe theksohet fryma kritike e letërsisë.

5.4.3 Përfaqësues kryesorë të Rilindjes kombëtare

Ndërkohë që në shekujt XVI dhe XVIII krijimtaria letrare e arbëreshëve bazohej

vetëm në poezitë didaskalike dhe kishte karakter të theksuar fetar, në shekullin XIX

bëhet një lloj distancimi me fetaren dhe krijohet një tematikë e re, me veprën e parë

Këngët e Milosaos të Jeronim de Radës, në vitin 1836. Në qendër të kësaj letërsie

kemi sërish idenë patriotike, përmendjen e së kaluarës historike të popullit dhe

sidomos, theksi vihet mbi epokën e Skënderbeut.

Në historinë e Rilindjes kombëtare shqiptare, një rol shumë të rëndësishëm kanë

luajtur tre vëllezërit Frashëri. Me patriotizmin e tyre revolucionar dhe dijen

përparimtare, me veprimin e tyre në unitet me njëri-tjetrin, ata kanë dhënë një

kontribut shumë të çmuar në çlirimin e Shqipërisë.

Naim Frashëri (1846-1900), është cilësuar si frymëzues i Rilindjes, “apostull i

shqiptarizmës”.333

Ai u njoh që herët me pikëpamjet e iluminizmit francez dhe me

idetë kryesore të revolucionit, përmes të cilave zgjerohet horizonti i poetit dhe

përcaktohen themelet e botëkuptimit të tij të mëvonshëm. Skënderbeu për të ishte

ideali i çdo virtyti. Vepra e tij ka qenë ndër breza, baza kryesore për ndjenjat e larta

humanitare dhe atdhetare. Ajo mbetet një nga vlerat më të çmuara në thesarin e gjerë

të kulturës shqiptare. Në të vërtetë, periudha e Rilindjes kërkonte njerëz me një

karakter të tillë, sepse vetëm kështu mund të arrihej liria e vendit. Qëllimi i tij dhe i

332 A. Xhiku, Romantizmi arbëresh, Tiranë, Naim Frashëri, 1982, f. 34. 333 Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, f. 176.

Page 146: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

131

poetëve të tjerë rilindas ishte ndryshimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Naimi është

admirues i flaktë i Dekartit, Volterit dhe Rusoit dhe mbështet shkencën dhe diturinë,

të cilat i konsideron si pishtarë në çuarjen përpara të njerëzimit përmes mundësisë së

pakufijshme të njohjes.

Poeti është mbrujtur me kulturë të gjerë letrare dhe shfaq një shije të zhvilluar

artistike. Tek Naim Frashëri, për shkak të kulturës lindore dhe perëndimore që fitoi në

shkollat ku studioi, u pajtuan më së miri, idetë e Iluminizmit francez, poezia persiane

dhe mbi të gjitha, idetë panteiste të lidhura ngushtë me besimin e tij bektashian.

Krijimtaria shumë e pasur përcjell qëndrimet e tij kryesore në lidhje me jetën e

atdheut dhe nevojën e madhe për ndryshim. Naimi shpreh përmes vargjeve, besimin e

tij tek Perëndia dhe shpresën se gjërat do të ndryshojnë për Shqipërinë. Ai është një

nga shembujt e pajtimit të besimit me patriotizmin dhe me artin në përgjithësi. Poeti e

gjen frymëzimin e tij tek natyra, e cila për të është përfaqësuese e vetë Perëndisë

krijues. Tek ai shohim një sintezë të bazuar tek panteizmi, konceptet racionaliste dhe

iluministe, idetë e humanizmit e të demokratizmit dhe arritjet e shkencave të natyrës.

Naimi shfaq filozofinë e tij panteiste në vargjet e Fletores së bektashinjet. Në këngën

e fundit të Qerbelasë, lexojmë:

Besojmë Zotn’ e vërtetë

Q’është gjithësija vetë,

Pa atë s’ka vënt gjëkundi,

Ajy ‘shtë kreji dhe fundi.

Më ç’do anë që shikojmë,

Fëtyrën e tij vështrojmë,

E tërë ç’është kjo jetë,

Ësht’ ay Zot’ i vërteë!

Luletë që lulëzojnë,

Bukurin’ e tij tregojën,

Ajy është trëndafili,

Ajy është dhe bilbili,

Po kur desh Zot’ i vërtetë

Të dil faqeza në jetë,

Ahere bëri njerinë. 334

Botëkuptimi i tij është në thelb idealist; ai asnjëherë “nuk u çlirua dot nga ideja e

Zotit” – për këtë kritikohet nga kritikët e periudhës së realizmit socialist. Kombësia

dhe feja, përparimi dhe feja, thelbi shoqëror dhe ideologjik i fesë ishin problemet

themelore të trajtuara prej rilindasve në lidhje me të cilat Naimi dha një ndihmesë

shumë të çmuar.

Në krijimtarinë e tij ka vjersha ku hyjnizohet Mesia, me përmbajtje të dukshme

biblike. Në filozofinë e Naimit, rruga e dijes është e vështirë, por e domosdoshme.

Përmes dijes, njeriu e hap zemrën dhe e spastron nga dobësitë njerëzore, ai mund të

shohë dritë në jetën e tij. Sipas Naimit, duke marrë “vlerën e diturisë” njeriu mund të

arrijë “gjer te froni i perëndisë” – të njohë thelbin e gjërave, në tërësinë e tyre.

Vetëmohimi është një nga temat e fuqishme të Naimit, i cili simbolizohet me

tretjen e qiririt, venitjen, shuarjen. Poeti synon përsosmërinë absolute. Sipas Naimit,

nëse njeriu e pastron zemrën, mund të shohë dhe të njohë të vërtetat qiellore. Ai mund

ta njohë krijuesin përmes natyrës së krijuar, përmes veprës së tij. Lidhja mes krijuesit

334 N. Frashëri, Fletore e Bektashinjet, Bukuresht, 1896, f. 48.

Page 147: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

132

dhe krijesës (njeriut), nuk merr fund në përfundim të krijimit. Ajo është e përjetshme,

marrëdhënia e tyre nuk ka fund.

Në librin Historia e letërsisë shqiptare, botim i vitit 1983, autorët mbështesin

idenë se Naimi është ndër poetët që beson teorinë e evolucionit dhe e konsideron

njeriun pjellë të natyrës, të prejardhur nga “një lloj majmuni” 335

. Madje në këtë libër

theksohet se ky

“... është një tjetër gur i fortë që vihej në themelet e mendimit të ri shqiptar dhe

një mohim e një kundërshtim i drejtpërdrejtë e shumë i guximshëm që u bëhej

përrallave biblike të kristianizmit dhe të myslimanizmit mbi botën e mbi krijimin

e njeriut.”336

Dhe në po të njëjtën linjë, vazhdohet:

“Kundërshtimi i trillimeve fetare mbi krijimin e botës e të njeriut nuk është ende

një mohim i zotit si krijues dhe drejtues i gjithësisë. Në këtë çështje, Naimi

lëkundet nga një vepër në tjetrën.”

Në veprat e Naimit, Zoti identifikohet me gjithësinë, me natyrën, me lëndën:

“Gjithësia është vetë Perëndia”. Ky parim mbështetet nga studiuesit e ideologjisë

komuniste sepse, sipas tyre,

“Vetë vënia në diskutim e koncepteve fetare është një hap me rëndësi drejt kalimit

nga errësira mesjetare në dritën e shkencës moderne.”337

Megjithatë, sipas Naimit, njeriu nuk duhet ta lodhë veten, me anë të logjikës, për

të vërtetuar ekzistencën e dorës së Zotit, kur, sikurse dielli njihet më mirë përmes

dritës dhe hijes, ashtu edhe Zoti dëshmon për vetveten përmes gjithçkaje që na

rrethon. Poeti i fton njerëzit të shohin përmes syve të zemrës sepse vetëm sytë e

zemrës mund të shohin me dashuri, ndërsa sytë fizikë kërkojnë patjetër logjikën.

Naimi, nën ndikimin e Rusoit shprehej:

“Njeriu lind i liruar, pastaj e kanë penguar”. 338

Lutja e Naimit për shqiptarët “Mërgona nga të këqijat”, shpreh dashurinë dhe

shqetësimin e tij për atdheun e dashur.

Zot i madh e i vërtet !...Epi njeriut Shpëtimn’ e fatbardhësinë, Mëmëdheut drith’

begati, gjësë dukë, zëmërësë njerëzi e butësi, … shpirtit lartësi e mirësi, mëmës’ e

atësë fëmijësë dashuri, kafshëvet e bagëtisë ushqim e gas, folesë zoq, zogut fole,

bimësisë kalli, kallirit bukë, lumit ujë, të varfërit ndihmë, zogut drudhe, drurit

pemë, se Ti je Zot i math e i vërtet’ i gjithësisë pa-anë ! E Perëndisë u bëftë !339

Tek Naimi shohim njëherësh poeti shkrihet me profetin, misionarin dhe

atdhetarin.

335 Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, f. 182. 336 Po aty. 337 Po aty, f. 183. 338 N. Frashëri, „Njeriu“, Bagëti e bujqësi, Lulet e verës, Vjersha të tjera, Dituria, Tiranë, 2001, f. 128. 339

Po aty, f. 119.

Page 148: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

133

Naimi dha ndihmesë shumë të rëndësishme në hedhjen e themeleve të letërsisë

shqipe. Vepra e tij pati shumë ndikim në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe do të

ndiqej edhe nga poetë të tjerë si Çajupi dhe Asdreni të cilët janë pasardhës të

menjëhershëm të Naimit.

Naimi mbetet poeti me kontributin më të madh për kulturën shqiptare dhe një nga

figurat që spikatën më tepër në lëvizjen për çlirimin kombëtar. Rëndësia e tij si poet i

Rilindjes qëndron sa në talentin e shprehjes letrare, aq edhe në nivelin artistik të

poezisë së tij dhe në mesazhet, filozofinë që përcjell, të cilat kishin si synim parësor

zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe kapërcimin e ndarjeve fetare ndër shqiptarët.

Ndikimi i tij tek poetët shqiptarë të shekullit XX është shumë i madh.

Ndërkohë, në Shqipërinë e Veriut del një figurë shumë e rëndësishme për lëvizjen

kombëtare shqiptare, për kulturën e përgjithshme të shekullit XIX, Pashko Vasa

(1825-1892), i shqetësuar për rimëkëmbjen e ndërgjegjes kombëtare. Shumica e

vjershave të tij ishin ose në italisht, ose në frëngjisht, me tematikë të pasur të drejtuar

kryesisht nga dashuria, vuajtjet shpirtërore, vetmia dhe vdekja. Në to duket ndikimi i

romantikëve evropianë, por njëkohësisht janë edhe pasqyrim i përvojës vetjake, për

shkak të tragjedive të shumta me të cilat u përball gjatë jetës së tij. Por, mbi të gjitha,

vjersha që i ka siguruar një vend të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare, është

vjersha “O moj Shqypni” si thirrje e poetit për zgjim kombëtar. Ai fillon me vargjet

në të cilat flet për të kaluarën e ndritur të Atdheut të dashur:

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qite me krye n’hie

Ti ke pas qenë një zoje e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t’mira e begati,

Me varza t’bukura e me djelm t’ri,

Gja e vend shumë, ara e bashtina,

Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith’ shoqet ke qenë ma e mira.340

Pasi ngre lart në strofën e parë të poezisë Shqipërinë e dikurshme, poeti me nota

realiste dhe pyetje retorike, ai pikturon situatën aktuale të vendit dhe i vendos këto dy

strofa në kundërvënie me njëra-tjetrën:

Po sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë të shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.341

Poeti kërkon arsyen për këtë mjerim të atdheut të tij të dashur dhe del në

përfundimin se shkaku kryesor për këtë gjendje janë besimet fetare:

Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Sa thon kam fe sa thonë kam din;

340Historia e letërsisë shqiptare- Që nga fillimet deri te lufta antifashiste nacional çlirimtare,

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 273. 341 Po aty.

Page 149: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

134

Njeni: “turk”, tjetri “latin”

... Por jemi vllazen t’gjith’ more t’mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!342

Në ndryshim nga romantikët evropianë, të cilët mbështeten tek besimi fetar i të

parëve, Pashko Vasa bën thirrje për të lënë pas besimet fetare të cilat në Shqipëri janë

bërë shpesh shkak për grindje e përçarje. Ndryshe nga poetët francezë të romantizmit,

të cilët kanë një fe dhe një komb, katolicizmin, në Shqipëri kemi në këtë periudhë tri

fe zyrtare të cilat luftojnë njëra-tjetrën dhe më tepër kthehen në një arsye për

kontradikta mes shqiptarëve. Për këtë arsye, poeti revolucionar shprehet:

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht’ shqyptaria!343

Në vargje, duket se poeti shpërfill rolin e madh të fesë në shërbim të

ndërgjegjësimit kombëtar. Kushdo mund të dalë në përfundimin se Pashko Vasa është

ateist, por në të vërtetë, edhe pse nga vargjet krijohet përshtypja se poeti është gati të

hedhë poshtë çdo lloj lidhjeje të shqiptarit me fenë, ai shfaqet si një njeri me bindje të

thella humaniste dhe fetare njëkohësisht. Angazhimi për zgjimin kombëtar dhe detyra

që i ngarkon vetes poeti për të parë një Shqipëri ndryshe, e shtyjnë atë të bëjë këtë

thirrje të fuqishme dhe tronditëse për periudhën. Ai krijon një rend të ri vlerash dhe e

vendos kauzën kombëtare mbi gjithë kauzat e tjera shoqërore. Poeti u bën thirrje

shqiptarëve të zgjohen nga gjumi i rëndë dhe të ngrihen të ndryshojnë gjendjen e

vendit të tyre, të bashkohen si vëllezër dhe të luftojnë së bashku për një ‘fe’ të re,

shqiptarinë. Thirrja e tij është poetike dhe atdhetare. Në fund të fundit, poeti nuk

lufton besimin fetar në vetvete, besimin tek Zoti, ai nuk shfaq aspak nota ateiste, por

lufton institucionet fetare, të cilat në këtë periudhë ishin nën drejtimin e të huajve me

qëllime të tjera të fshehta dhe jo vetëm fetare. Poeti e sheh të vështirë integrimin e

feve në projektin për çlirimin kombëtar dhe prandaj zgjedh lënien pas të tyre, por

mendojmë se thelbi i çështjes qëndron më tepër tek vendosja e përparësive, sesa tek

përjashtimi i fesë në vetvete. Poeti nuk e mohon përmes kësaj thirrjeje besimin e tij

tek Zoti, por u bën thirrje shqiptarëve të heqin dorë nga kufizimet dhe pengesat fetare,

jo për ta braktisur besimin fetar, por për të mos e lënë atë të bëhet shkak përçarjeje

ndër vëllezër të të njëjtit komb e të së njëjtës gjuhë. Thirrja e tij është një revolucion

për këtë periudhë dhe shfaqet si një prej alternativave më të mira për të ndryshuar

gjendjen e Shqipërisë, megjithatë jemi të mendimit se komentet që i janë bërë ndër

vite, janë më tepër të ndikuara nga ideologjia komuniste së cilës kjo thirrje i ka

shërbyer për të mbështetur konceptet ateiste. Vargu i fundit i poezisë së njohur,

përfundon me thirrjen për sakrificë dhe kujdesin për të mos bërë atë që është e keqe

në sytë e Zotit.

Të desim si burrat që vdiqnë motit

Edhe mos marrohna përpara Zotit. 344

342

Historia e letërsisë shqiptare- Që nga fillimet deri te lufta antifashiste nacional çlirimtare,

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 273. 343 Po aty. 344 Po aty, f. 274.

Page 150: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

135

Poetët rilindas bëjnë thirrje për bashkim me qëllim që të shpëtohen njëherë e mirë

nga zgjedha e Turqisë, që të arrijnë lirinë, të çfarëdo besimi qofshin ata. Shqiptarët

janë një, pavarësisht se çfarë besimi praktikojnë. Besimi i tyre qëndron pas ndjenjës

patriotike.

Edhe prifti katolik Ndre Mjeda (1866-1937) thekson rëndësinë e bashkimit të

shqiptarëve pa dallim feje apo krahine. Ai luftoi fuqishëm për hartimin e alfabetit

shqip dhe njësimin e gjuhës shqipe për të arritur bashkimin e kombit, Veriun dhe

Jugun:

Geg’ e tosk malci, jallia,

jan nji komb, m’u da s’duron;

fund e majë nji a Shqipnia,

e nji gjuhë t’gjith’ na bashkon.345

Edhe vargjet e Thimi Mitkos përshkohen nga e njëjta frymë:

O vëllezër shqipëtarë,

Pse e duroni halldupnë? ...

Mblidhij turq e të krishterë,

Kërkoni elefterinë,

Përpiqi si tjatër herë

E përzëni tiraninë.346

Tek libri Historia e letërsisë shqiptare, botim i vitit 1983, ndërsa flitet për

periudhën e Rilindjes dhe zhvillimet kulturore të saj, theksohet ideja se fetë e

ndryshme ndikonin negativisht në realizimin e idealeve patriotike. E megjithatë,

qëndrimi mbizotërues gjatë Rilindjes nuk ka qenë afetar, as antifetar. Një pjesë e

madhe e rilindësve ishin besimtarë, madje edhe në krye të institucioneve fetare, siç

ishin Ndre Mjeda, Papa Kristo Negovani etj. Edhe Naimi, me panteizmin e tij

bektashian thekson besimin tek Perëndia. E përsëri, të gjithë rilindasit kishin një tipar

të përbashkët: ata vinin kombësinë mbi fenë.

5.5 Tiparet humaniste dhe romantike të poezisë shqipe të

Rilindjes

5.5.1 Rilindasit humanistë

Në fillimet e Rilindjes Kombëtare shqiptare, humanizmi ishte një tipar shumë i

rëndësishëm i poetëve atdhetarë. Ata theksojnë dashurinë për njeriun, idenë

mbizotëruese se ai lind i lirë dhe se ka të drejtë të jetë i lumtur, se jeta njerëzore është

e bukur dhe se duhet të gëzohet nga të gjithë pa përjashtim. Edhe pse humanizmi

është antifetar nga vetë natyra e tij, me vënien në qendër të njeriut dhe mënjanimin

deri diku të Perëndisë krijues, nuk mund të themi se kishte këtë karakter tek rilindasit.

Ata kishin besim se mund të krijohej një shoqëri ku të mbizotëronte vëllazaria,

345 N. Mjeda,“Gjuha shqipe“, Andrra e jetës, Vjersha dhe poema, Pakti, Tiranë, 2006, f. 110. 346 Historia e letërsisë shqiptare- Që nga fillimet deri te lufta antifashiste nacional çlirimtare,

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 287.

Page 151: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

136

mirësia dhe drejtësia përmes edukimit dhe diturisë. Revolucioni francez ndikoi shumë

në mendësinë e shumicës prej rilindasve shqiptarë.

Në humanizmin e tij, Naimi theksonte se “feja e kohës së sotme është

njerëzimi”.347

Poeti shfaqet i afërt me protestantët teksa shprehet se Perëndia nuk

gjendet “nëpër mur’e nëpër gur” as “me kreshm’ e me kungime”, “si punojnë ata që

s’dinë”348

. Poeti lufton për pavarësinë e besimit tek shqiptarët. Ai kalon nga

argumenti patriotik në atë humanitar dhe iluminist në lidhje me problemet e fesë, por

asnjëherë nuk prek themelin e saj: idenë e Zotit, pavarësisht nga përmbajtja që i jep

këtij koncepti. Naimi besonte, por ishte kundër përçarjes fetare dhe vinte kombësinë

mbi fenë. Si humanist, ai e barazonte fenë me njerëzinë, si iluminist luftonte kundër

obskurantizmit, paragjykimeve, riteve dhe absurditeteve fetare. Naimi e ngriti

panteizmin nga rrymë fetare, në koncept filozofik. Bektashizmi ishte sekti më tolerant

ndaj besimeve të tjera në Shqipëri. Ai besonte se me këtë tolerancë që e

karakterizonte, kjo fe mund të bëhej feja e shqiptarëve, pra mund të bashkonte

besimet e ndryshme. Në librin Historia e letërsisë shqipe theksohet ideja se feja ishte

më tepër një mjet se sa një qëllim në jetën e Naimit dhe përsëri edhe si e tillë,

“feja ushtroi ndikimin e saj negativ në krijimtarinë e poetit. Ajo përbën një prej

elementeve më të kritikueshme të koncepteve të tij.” 349

Idetë themelore të Naimit lidhen me konceptin e lirisë. Njeriu lind dhe duhet të

jetojë i lirë. Sa më i ditur të jetë njeriu, aq më i lirë do të ndihet. Poeti shpreh dukshëm

humanizmin e tij, qëndrimin kundër të pasurve të pamëshirshëm dhe bën thirrje për

një angazhim për ndihmë ndaj nevojtarëve. Humanizmi i tij ka nota të besimit

kristian, karakterizohet nga mëshira dhe gatishmëria për ndihmë ndaj të varfërve dhe

nevojtarëve.

Mba unazat në dorë,

Pa një farë nevoje,

Zonjë, shumë të gjorë,

Vdesën për bukë ngoje. 350

Pra, poeti si besimtar dhe njeri i mëshirës, bën thirrje për mirësinë njerëzore dhe

për altruizmin. Rrënjët e problemit të pabarazisë janë shumë të thella. Naimi, ashtu si

iluministët, e mbështeti harmoninë njerëzore në dashurinë dhe vëllazërinë njerëzore.

Ai afrohet shumë me ta në bindjet e tij në lidhje me barazinë shoqërore për të sjellë

ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve. Tek poezia “Dit’e re’, poeti pret që njerëzit “të

bëhenë një shpirt, një trup e të jenë të pajtuar”. Ndryshe nga iluministët francezë të

shekullit XVIII, të cilët e bazonin gjithçka tek shkenca dhe vetëdija njerëzore, Naimi

besonte se barazia mes njerëzve do të arrihej përmes frymës fetare. Gëzimin që poeti

nuk e gjen mes njerëzve, e kërkon në afrimin me natyrën. Ai shpreson shumë që edhe

shoqëria njerëzore të reflektojë bukurinë e natyrës. Ka edhe raste kur poetin e pushton

trishtimi dhe shfaq nota të dëshpërimit, të kotësisë së jetës, madje ai shpreh edhe një

qëndrim epikurian, me vargun “gëzoje ditën” tek vjersha “Ujët e bekuar”. Në poezitë

347 N. Frashëri, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve“, Naim Frashëri Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1977, f.

19. 348 Po aty. 349 Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, f. 187. 350 N. Frashëri, “Varfëria”, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978, Naim

Frashëri, Tiranë, 1977, f. 35.

Page 152: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

137

e tij gjenden edhe vargje në të cilat shfaqet tema e kotësisë, karakterisitke për

romantikët francezë, edhe pse, vepra në vija të përgjthshme është me shumë nota

aktive. Shfaqjet e dëshpërimit janë tepër të rralla në krahasim me notat e optimizmit e

të shpresës.

Naimi, për sa i përket konceptit të funksionit dhe misionit të poetit në shoqëri,

ngjan shumë me poetin francez Viktor Hygo,. Patrioti dhe humanisti duken qartë në

vargjet “në shpirt ka dashurinë, pa digjet për njerëzinë”. Poeti është gati të flijohet si

qiriri:

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t’u ndrinj mir’e të shihni,

Njëri-jatërin të njihni.351

Ai është gati të bëjë gjithçka për t’u prirë shqiptarëve drejt rrugës së zhvillimit

dhe përparimit, aq i gatshëm sa të sakrifikojë madje edhe jetën:

Me zjarr ta djeg mushkërinë

Dhe të shkrihem për njerinë!352

Tek “Fyelli” dhe “Fjalët e qiririt”, Naimi ka paraqitur pikëpamjet e tij në lidhje

me poezinë dhe poetin. Si poet romantik, patriot dhe humanist, ai është i gatshëm të

vetëflijohet për shqiptarët.

[...] Në shpirtit kam dashurinë,

Pa digjem për njerëzinë.353

Ai është edhe patriot, edhe adhurues i njerëzimit dhe njeriut në veçanti. Poeti

bëhet i ngjashëm me figurën e Krishtit në vargjet e mësipërme, por edhe në vargjet e

tjera ku thekson:

Kur të shihni se jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur,

Jam i gjallë e jam në jetë,

Jam në dritë të vërtetë. 354

Naimi thekson idenë se me anë të kulturës mund të arrihet përparimi dhe

“mirëkuptimi” shoqëror. Njerëzit duhet të kuptojnë se janë vëllezër. Ai ka besimin se

do të vijë një ditë kur në shoqëri do të sundojë mirësia dhe drejtësia. Poeti mban anën

e të varfërve në dallimin që bën mes klasave shoqërore, por ai mbështet edhe parimin

e rëndësishëm të kristianizmit: “Kur të godasin në njërën faqe, kthe edhe tjetrën”.

Vepra e Naimit është një dëshmi e dashurisë së tij për njeriun dhe dëshirës për ta

parë atë të lirë e të përmbushur, të lumtur. Sipas tij, shpirti i njeriut është “froni i

perëndisë”. Ai shpreh një dashuri shumë të madhe për njerëzimin dhe ka shumë besim

tek qenia njerëzore.

351

N. Frashëri, “Fjalët e qiririt”, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978,

Naim Frashëri, Tiranë, 1977, f. 22. 352 Po aty. 353

Po aty. 354 Po aty.

Page 153: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

138

Poeti, së pari është një poet lirik, megjithëse ka shkruar dy vepra epike: Historia

e Skënderbeut dhe Qerbelaja.

Në gjithë veprat e tij lirike, apo epike, poeti niset kurdoherë nga ideja e bashkimit

dhe për këtë i këndon vazhdimisht gjuhës shqipe si shenjë e parë e kombësisë. Poeti

është adhurues i atdheut dhe e krahason atë me parajsën:

“Parajs’ e vërtetë vetë

Është mëmëdheu në jetë.” 355

Naimi është fort i lidhur me mëmëdheun, me atdheun dhe kjo theksohet edhe më

tepër për shkak se vendi është i pushtuar dhe i robëruar, ndërsa poeti gjendet shumë

larg. Malli për atdheun ia shton edhe më tepër dashurinë dhe e shtyn drejt mitizimit.

Patriotizmi i Naimit është më tepër veprues dhe jo sentimental.

Poeti, sipas Naimit është si një qiri që “digjet” e “përvëlohet” për t’i ndriçuar

popullit udhën e lirisë e të lumturisë, kurse frymëzimi vjen prej burimit hyjnor. Baza

filozofike e këtij koncepti është panteizmi. Panteizmi i lejon Naimit të ketë një

koncept estetik shumë pozitiv për kohën, ta vështrojë poezinë si pasqyrim të realitetit

dhe si një mjet për zhvillimin e shoqërisë. Poeti frymëzohet shumë nga Bibla. Ndër

poemat e përmbledhjes Lulet e Veresë të vitit 1890, poeti shkruan një poezi elegjiake

për Jezu Krishtin.

Djaleth i Perëndisë

Fytyra jote mua më tregon

Ah ! Të këqijat e njerëzisë

Që ka punuar dhe punon…

…Zot ti ke vuar

Edhe s’ke pushuar

Nga njeriu hoqe

Për të u përpoqe

Ti u përpoqe për njerëzinë

Edhe dashurinë bëre besë

Njeriut vure nom miqësinë

Që kur të lindet gjersa të vdesë

Për këtë fjalë

të qofsha falë 356

Edhe De Rada, poeti tjetër shumë i rëndësishëm i poezisë rilindase, ishte ndikuar

prej iluminizmit, humanizmit dhe romantizmit evropian. Parimet e estetikës është

vepra ku poeti ka hedhur pikëpamjet e tij mbi kategoritë themelore të estetikës.

Koncepti i tij mbi artin ishte në thelb aristotelian. Për besimtarin De Radë, bota është

krijesë e hyjnisë dhe në të artisti zbulon vullnetin e mendimit të krijuesit. Pra, teoria e

De Radës e ka themelin në filozofinë idealiste. Sipas tij, njeriu gjen në natyrë atë që

ka edhe në shpirt.

Arti, sipas De Radës, buron nga jeta, të cilën poeti e pasqyron. Arti, që të jetë art,

duhet t’i shërbejë të mirës. Nga De Rada dhe Naimi letërsia shihej si një mjet i madh

për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe vënien në lëvizje të shqiptarëve për çlirimin

e tyre.

355 N. Frashëri, “Fjalët e qiririt”, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978,

Naim Frashëri, Tiranë, 1977, f. 37. 356 N. Frashëri, « Përpara Krishtitë », Lulet e veresë, Vjersha, Uegen, Tiranë, 2001, f. 17.

Page 154: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

139

5.5.2 Rilindja romantike shqiptare

Gradualisht, gjatë shekullit XIX, rryma katolike në letërsinë shqiptare u kthye në

një rrymë dytësore në krahasim me letërsinë rilindëse të romantizmit kombëtar.

Romantizmi kombëtar u bë rryma mbizotëruese e letërsisë së Rilindjes.

Tek Naimi duken prirjet romantike, teksa ngre lart të kaluarën historike të

shqiptarëve. Poeti paraqet konceptin e tij në lidhje me përjetësinë. Njeriu bëhet i

përjetshëm kur bën mirë. Veprat e tij e bëjnë atë të përjetshëm, prandaj lipset të

udhëhiqemi nga e drejta dhe të bëjmë të mirën. Tek vepra Histori e Skënderbeut

Naimi thekson vlerësimin që ka për heroin dhe për të shkuarën historike të Shqipërisë

në përgjithësi. Në sytë e poetit, heroi kombëtar ka të gjitha virtytet e heroit dhe të

shenjtorit:

Kish të gjitha mirësitë

Dhe të tërë urtësinë,

Njerëzin’ e diturinë

Dhe fuqin’ e trimërinë. 357

Në përputhje me konceptet e tij romantike, poeti thekson të kaluarën historike si

një epokë e lartë e historisë kombëtare, e cila binte në kundërshtim me gjendjen e

Shqipërisë së robëruar e të prapambetur. Bota kishte ecur përpara, dhe qytetërimi

evropian përparonte në shumë drejtime. Në këto kushte, Shqipërisë i duhej jo vetëm të

fitonte lirinë, por edhe të dilte nga gjendja e prapambetur në të cilën ndodhej dhe të

bënte përpjekje për të arritur vendet e zhvilluara. Poeti idealizon të shkuarën dhe

shpreson të ndryshojë të ardhmen duke ndërgjegjësuar shqiptarët për gjendjen në të

cilën ndodhen.

Një aspekt tjetër i poezisë së Naimit është dashuria dhe malli për atdheun. Në

veprën e tij takojmë motivin e atdhedashurisë të përforcuar nga motivi i mallit, i

dhimbjes për atdheun e largët, nga dhimbja për gjendjen në të cilën ndodhet

Shqipëria. Vend të veçantë në lirikën patriotike dhe shoqërore zë vepra “Bagëti e

bujqësi”, e cila konsiderohet si kryevepra e Naimit. Ai himnizon natyrën shqiptare në

këtë vepër, atdheun e lirinë. Poeti priret si iluministët ta afrojë jetën e njeriut me

natyrën e virgjër, me jetën baritore. Me anë të kësaj poezie, Naimi ka shkruar një

himn për atdheun, por, ndryshe nga iluministët, ai flet për natyrën e vendit të vet, jo

për natyrën në përgjithësi. Pra, veç ndjenjës së përgjithshme romantike poeti, duke

himnizuar natyrën, shpreh mendimet e tij të fuqishme patriotike.

Sërish, Naimi përafrohet edhe me romantikët evropianë tek përbuzja që shpreh

ndaj jetës së zhurmshme të qytetit dhe dëshirën për të qenë sa më pranë natyrës së

qetë e të virgjër të fshatit. Ai shprehet:

Mendje, merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,

Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti!358

Romantikët shqiptarë nuk ankohen aq shumë për fatin e tyre personal, por

vëmendja e tyre është kthyer plotësisht nga atdheu dhe gjendja nën robërim. Të rrallë

357 N. Frashëri, “Histori e Skënderbeut”, Kënga III, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes

shqiptare 1878-1978, Naim Frashëri, Tiranë, 1977, f. 103. 358 Po aty, f. 98.

Page 155: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

140

janë poetët që si romantikët evropianë, shprehin dhimbjen e tyre personale. I tillë

është rasti i Zef Serembes, i cili ka vuajtur shumë gjatë jetës së tij dhe ka ditur të

shprehë në vargje shpirtin dhe fatin e tij të keq. Ai është i dërrmuar nga jeta që ka bërë

dhe prandaj vendos t’i lutet Perëndisë :

Shëromi plagët që kam në zemër

Vendose thellë paqen në shpirtin tim

Ti mbretërinë e dashurisë ktheje

Çdo mëkatarë të gjejë qetësinë.

Lotët m’i ter, qerpikët e mi

Bëj që të kem prapë lirinë e pafajësisë.359

Stili i poezisë së tij duket më tepër si një dialog me Perëndinë, poezia e tij afrohet

shumë me Psalmet e Davidit dhe si psalmisti, poeti, i lodhur nga jeta e ashpër, gjen

strehë, qetësi, paqe dhe liri vetëm tek Perëndia.

Tek Mjeda duken qartë ndikimet romantike sepse ai e sheh njeriun të ndikuar nga

hyjnia në të gjitha ngjarjet kryesore të jetës që nga lindja, martesa, gëzimi i lindjes së

fëmijëve e më pas edhe tek momenti i trishtueshëm, vdekja. Tek Andrra e jetës, Zoti

paraqitet si një prej pjesëtarëve të familjes dhe njeh të gjitha ngjarjet e jetës së Lokes.

Nën penën e Mjedës, vdekja për herë të parë në letërsinë shqipe, shfaqet si një

moment i jetës, jo si fundi i saj, pa nota tragjike. Personazhet e Mjedës e pranojnë

vdekjen pa tmerr, duke e konsideruar si një element që i çon drejt jetës. Si besimtar,

Mjeda vë në qëndrimin e personazheve të tij, gatishmërinë për t’u përballur me

vdekjen si diçka e natyrshme që pret çdo njeri mbi tokë. Lokja, me karakterin e saj të

fortë, i mëson vajzës sesi të pranojë gjithçka që vjen prej së larti, pa luftuar kundër

këtij momenti të pashmangshëm:

Bij’, mos e prek, se njomja

Tash a tui folë me zonjën

Len zan e mos çilë gojen

Se e lumja Zojë t’bertet.

Rri bijë, se sonte Trinka

Po shkon me bujtë te Zoja

Merri këto lule e çoja

S’lumes dhunti per tê.360

Rilindasit shqiptarë vlerësuan edhe studimin e letërsisë së vjetër shqipe. Që të

arrihej zgjimi kulturor dhe letrar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, nevojitej që

shqiptarët të kishin arsye për t’u ndierë krenarë, për të mos u ndierë inferiorë në

krahasim me kombet e tjera përreth. Për këtë, ata duhet të ktheheshin tek burimi, tek

rrënjët e kulturës dhe të njihnin letërsinë gojore, atë letërsi që kishte ekzistuar prej

shekujsh megjithë pengesat e shumta gjuhësore dhe kulturore që paraqiteshin.

Shqiptarët duhet të bindeshin se kishin vlera të pamohueshme kulturore, kishin

thesare gjuhësore dhe letrare të cilët duhet të njiheshin dhe vlerësoheshin si duhej. Ky

është një nga tiparet e romantizmit shqiptar. Edhe pse të shtypur kombëtarisht, të

varfër e të mjeruar në shumë drejtime, romantizmi shqiptar paraqitet si një ndër më të

359 Z. Serembe, Në Romantizmi arbëresh, Naim Frashëri, Tiranë, 2002, f. 79. 360 N. Mjeda, Andrra e jetës, Vjersha dhe poema, Pakti, 2006, f. 74.

Page 156: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

141

veçantët e më origjinalët ndër romantizmat e tjerë evropianë. Kjo duket në tematikat

që ata kanë trajtuar përbri tematikës atdhetare e cila ishte mbizotëruese.

a. Tematika e dashurisë

Mbizotërimi i ndjenjave, dhe sidomos dashuria zë një vend të rëndësishëm në

veprat poetëve arbëreshë. Ajo vlerësohet si një nga ndjenjat më humane, më e larta

dhe më e rëndësishmja në jetën e njeriut. Poeti kryesor i dashurisë në poezinë

arbëreshe është pa dyshim Zef Serembe. Ai përafrohet shumë me romantikët

evropianë në shprehjen e ndjenjave të dashurisë dhe të zhgënjimit që pëson ndjenja e

poetit përballë realitetit dhe mosrealizimit të ndjenjës. Ai më tepër përqendrohet në

dhimbjen që shkakton dashuria sesa në realizimin e saj.

De Rada e lidh ndjenjën e dashurisë me zakonet dhe traditat arbëreshe, me

praktikimin e riteve fetare sepse e konsideron këtë ndjenjë si më të lartën dhe më

fisniken ndër ndjenjat e njeriut. Milosao thyen rregullat, lë pas dallimet klasore, për të

marrë për nuse të bijën e Kallogresë, por nuk harron të zbatojë rregullat e martesës

arbëreshe :

Përtej malit priftër ka,

Që të na martojnë.

Un’ me shigjet’ e parmendë,

Ti kasollen të më ruash,

Edhe rrobet të më lash,

Vetëm për mua, të vetmin.361

Megjithë dashurinë që ekziston mes të rinjve, fundi rrallëherë është i bukur.

Zakonisht lidhja e dashurisë përfundon me dhimbje. Pjesa më e madhe e poetëve

arbëreshë kanë një koncept kristian për jetën dhe mendojnë se njeriu mund të pastrojë

shpirtin përmes vuajtjeve dhe fatkeqësive. Përderisa dashuria është e pastër dhe e

shenjtë, ajo nuk mund të pranohet nga realiteti tokësor. Dashuria nuk mund të

mbizotërojë mbi ndjenjën e detyrës për çlirimin e vendit.

Ndërsa Naimi tek bukuria njerëzore, zbulon një pjesë të bukurisë universale dhe e

ngre atë në lartësinë sublime duke iu falur Zotit për këtë bukuri që ka krijuar. Ai e

shikon njeriun si krijesën e përsosur të krijimit. Tek dashuria, nën ndikimin e

romantizmit, poeti më tepër ka parë vuajtjen sesa gëzimin që sjell dashuria. Madje ai

thekson idenë e sakrificës, pasi ka më tepër vlerë gëzimi i vashës, sesa vetë gëzimi i

tij. Ai është gati të bëhet “balt’e pluhur” për vashën që dashuron. Këtu ai distancohet

tepër nga romantikët evropianë sepse në veprën e tij nuk shfaqen nota të egotizmit,

por përkundrazi mbitheksohet tjetri. Te cikli i vjershave “Dashuria” (greqisht, 1895),

poeti paraqet konceptin e përgjithshëm në lidhje me dashurinë. Në këngën e katërt të

ciklit ai shprehet:

S’kërkoj ato të Homerit,

Deri sa s’ka mundësi;

O Lamartin shum’ i dashur,

I kërkoj hiret nga ti!

361 J. De Rada, Këngët e Milosaos, Përg. Gjergj Zheji, Argeta-LMG, Tiranë, 2009, f. 33.

Page 157: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

142

Një zjarr të tmerrshëm të ndez

Në zemërën e trishtuar,

Për dashurinë të flas,

Ashtu siç duhet përshkruar. 362

b. Natyra si strehë e poetëve

Shumë prej vargjeve të rilindasve i kushtohen natyrës. Ata zbulojnë tek natyra

harmoninë që nuk mund ta gjejnë askund tjetër. Kjo harmoni i shtyn ata të adhurojnë

Krijuesin dhe ndikon tek ata për të rikrijuar marrëdhënien e prishur me Perëndinë

duke i thurrur lavde për këtë vepër të mrekullueshme që ka bërë dhe e ka lënë në duart

e njeriut. Prirja e poetëve romantikë në lidhje me besimin tek Perëndia është hyrja në

kontakt me Krijuesin në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësinë e institucioneve

fetare. Këtë bën poeti Zef Serembe, i cili sheh tek natyra një mrekulli e cila i kthen

Perëndisë krijues çdo ditë lavdinë e mjeshtrit krijues të harmonisë :

Tash gjithçka është e kthjelltë dhe e bukur.

Nga mali ikën disa re,

…Dhe drita përhapet dhe rri

Mbi gjithçka që krijoi zoti ynë.

Një dritë dallgë në mendje m’u fut,

Se me harmoni të kthjelltë dhe fatmirë,

Natyra u tund dhe perëndisë iu lut.363

Natyra shfaqet si vepër e Perëndisë, si dëshmi për madhështinë e Krijuesit të

lavdishëm. Rilindasit rigjejnë tek natyra parajsën e humbur, një vend ku ata mund të

rigjejnë paqen, të strehohen përballë zhgënjimeve që përjetojnë në marrëdhëniet

shoqërore. Shpesh ajo kthehet në një vend të fshehtë ku poeti rrëfen ndjenjat e tij, një

strehë larg realitetit të hidhur. Në natyrë, poeti ndihet i lirë të shprehë mendimet, idetë

dhe ndjenjat e tij, larg paragjykimeve shoqërore. Njeriu nuk mund të jetë indiferent

ndaj bukurive të natyrës.

Sipas De Radës, bukuria e natyrës nuk ka si të mos ndikojë tek vëzhguesi i saj. Ai

që gjen paqe në natyrë, patjetër që do të bëhet më i mirë dhe do të reflektojë bukurinë

e saj. “Bukuria gjendet në natyrë, domethënë ajo është e pafund ”.364

Pranvera

mishëron ringjalljen për poetin De Radë. Lulet që çelin, mbjellin optimizmin në

zemrën e njeriut. Madje, edhe bota artistike nuk është gjë tjetër veçse reflektim dhe

imitim i kësaj bukurie fizike të natyrës. Bukuria e natyrës paqyrohet tek virtytet që

sjell në zemrën e njeriut. Ajo na shndërron, ka pushtetin të nxjerrë më të mirën prej

nesh.

Edhe Mjeda gjithashtu ishte shumë i ndjeshëm ndaj bukurive të natyrës duke u

hapur i tëri para peizazhit tërheqës. Si për shumë romantikë, për Mjedën, natyra ishte

një ndër mundësitë e pakta që ofronte kjo botë për t’u çlodhur disi, për të shpëtuar

qoftë edhe për disa çaste prej mundimeve të përditshme. Qetësia që i dhuronte besimi

tek Zoti dhe ajo që gjente tek natyra, i falnin Mjedës harmoninë dhe gjallërinë e

pakrahasueshme. Madje edhe tek nata dhe errësira poeti gjente bukurinë dhe gëzimin: 362 N. Frashëri, “Dashuria”, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978, Naim

Frashëri, Tiranë, 1977, f. 60. 363 Z. Serembe, Në Romantizmi arbëresh, Naim Frashëri, Tiranë, 2002, f. 81. 364 R. Qosja, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi II, Toena, Tiranë, 2000, f. 162.

Page 158: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

143

E kândshme âsht hâna

Kur del me zâna

E n’tokë me dritë përndaret

Hyjzit qi shndrisin

E qi shetisin

Ndër qiell, jan t’bukur faret.365

Për Mjedën, dashuria për natyrën lidhet pazgjidhshmërisht me dashurinë për

Perëndinë. Natyra paraqitet si vendi që kthjellon moralisht njeriun. Përpara saj, qenia

njerëzore mund të njohë më mirë veten dhe mund të ndryshojë.

5.6 Optimizmi dhe shpresa për të ardhmen, tipar i

veçantë i romantikëve shqiptarë

Pesimizmi, në dallim nga romantizmi evropian dhe francez, shfaqet shumë rrallë

në romantizmin shqiptar, përveç disa rasteve në atë arbëresh. Thirrja optimiste ishte

detyra që i vendosin vetes poetët romantikë për të ngritur lart ndjenjat kombëtare dhe

gatishmërinë për të arritur qëllimin final: çlirimin e atdheut.

Letërsia romantike shqipe, ndryshe nga letërsitë evropiane (të cilat kërkonin të

shkëputeshin prej iluminizmit), u lidh me iluminizmin dhe para së gjithash ishte

letërsi patriotike çka i jepte asaj karakterin origjinal kombëtar. Romantikët shqiptarë

kthehen nga e kaluara për t’iu kundërvënë gjendjes së mjeruar kombëtare. Poetët u

dhanë pak vend fantazimeve karakteristike të metodës romantike.

Karakteristikë e Rilindjes është dashuria për jetën dhe këndvështrimi optimist. De

Rada e ndien pabarazinë shoqërore dhe e sheh me dhimbje realitetin, pa gjetur një

zgjidhje të vërtetë, ndërsa Naimi ndarjen e shoqërisë në të pasur e të varfër, e sheh

përmes një humanizmi universal i cili përafrohet me qëndrimin kristian. Poeti shfaq

një optimizëm shumë të madh teksa shprehet:

Ishte fort mirë qëmoti

Do bëhet edhe taninë.366

Ai u bën thirrje shqiptarëve për të pasur shpresë, edhe pse situata në të cilën

ndodhen mund t’i shtyjë drejt pesimizmit dhe dëshpërimit. Poeti beson se një ditë,

gjithçka do të ndryshojë nëse të gjithë mobilizohen e ngrihen për të mirën e vendit.

Tek poezia “Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes” poeti e përfundon vjershën duke u

dhënë zemër shqiptarëve:

Po mos u tremb, bëhu trime

Edhe ki durim e shpresë. 367

Janë të shumta vargjet ku poeti mban të njëjtin qëndrim optimist:

Për Shqipërinë

365 N. Mjeda, Andrra e jetës, Vjersha dhe poema, Pakti, 2006, f. 55. 366 N. Frashëri, “Gjuha jonë”, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978, Naim

Frashëri, Tiranë, 1977, f. 1. 367Po aty, f. 16.

Page 159: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

144

Ditët e mira

Paskëtaj vinë,

Shkoi errësira;

Lum kush të rronjë,

Ta shohë zonjë! 368

Besimi tek e ardhmja e vendit është shumë i dukshëm në pothuajse të gjitha

poezitë dhe Naimi e shpreh si realitet, të ardhmen e ndritur më tepër sesa si një

veprim që do të ndodhë në të ardhmen. Megjithatë, këto mirësi do të arrihen përmes

përparimit të diturisë dhe të bërit mirë nga ana e shqiptarëve. Kjo duket edhe më qartë

tek vjersha “Korça”:

Hapu, hapu, errësirë!

Pa jakë tëhu, o dritë,

Se arriti koh’e mirë,

U gdhi nata, u bë ditë,

Sot niset një tjatrë jetë,

Të rremenë posht’ e shtie,

Mbretëron fjal’e vërtetë

Dhe të mirat gjith’ i bie. 369

Naimi ka ditur ta mbrojë lexuesin nga dëshpërimi dhe pesimizmi. Përballë

historisë së hidhur dhe izolimit të gjatë, pushtimit të lodhshëm të Turqisë, lexuesi

shqiptar kishte nevojë të gjente njëfarë shprese tek letërsia. Ai i kursen shqiptarët nga

zhgënjimi dhe hidhërimi fatal dhe i fton ata të shpresojnë e të qëndrojnë si ai, të sigurt

dhe të fortë, me besimin se një ditë gjërat do të ndryshojnë, se Zoti do t’i ndihmojë të

rifitojnë lirinë. Poeti shprehet :

Një ditë në hidhërim

Nuk e vlen jeta e tërë

Andaj zemërën time

Zoti trime ma ka bërë.370

Poeti kërkon të mbjellë shpresë për të ardhmen tek shqiptarët. Ndryshe nga

romantikët evropianë, Naimi dhe poetë të tjerë rilindas ruhen të mos shprehin të keqen

dhe negativen, por të shtyjnë shqiptarët drejt një të ardhmeje dhe shprese më të mirë.

Dashuria për atdheun është baza e krijimtarisë naimiane dhe e filozofisë së tij, ajo që e

shtyn të mrekullohet nga bukuritë e vendit madje, edhe besimin fetar poeti e përdor si

një mjet për bashkimin e shqiptarëve në një komb, përmes një feje liberale siç e

konsideronte ai bektashizmin.

Pa qasuni, Shqipëtarë

Zot i madh e sjelltë mbarë,

të zëmë vëllazërinë,

368

N. Frashëri, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978, Naim Frashëri,

Tiranë, 1977, f. 8. 369 Po aty, f. 4. 370 Po aty, f. 57.

Page 160: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

145

mirësinë e miqësinë

jemi të gjithë një farë,

e nukë jemi të ndarë

vëllezrë të tërë jemi,

një shpirt e një zëmrë kemi

gjithë rrojmë me një shpresë dhe kemi gjithë një besë.371

Megjithëse Naimi ishte besimtar, ai nuk vinte asgjë mbi interesat kombëtare. Për

poetin, atdhedashuria ishte ndjenja më e lartë njerëzore.

Ajy që s’do mëmëdhenë

Dhe kombin e vetëhenë

E gjuhënë që flet vetë,

S’është njeri i vërtetë,

Ata quhen tradhëtorë,

Janë të mjer’e të gjorë,

Faqezes e gënjeshtarë,

Dhe të paqën’e të marrë. 372

Dhe poeti vazhdon në po të njëjtën poezi:

S’jemi as Turq, as Kaurë,

Mos e thoni këtë kurrë;

Jemi vetëm shqipëtarë,

Ky emërë na ep nderë,

Kemi gjuhëzënë tënë

[...] dhe komp e mëmëdhe kemi. 373

Shumë shpesh në shkrimet e tyre, rilindasit theksojnë faktin se shqiptarët janë

një, qofshin të krishterë, qofshin myslimanë. Karakteristikë shumë e rëndësishme e

tyre ishte toleranca fetare. Ata kërkonin me çdo kusht ndarjen e kishës nga shteti dhe

nga shkolla. Të dyja këto institucione duhet të ishin të pavarura nga feja. Këtë e bënin

duke përhapur sa më tepër dijen dhe duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe të

shkencës. Nën ndikimin edhe të iluminizmit francez, ata kishin bindjen se pa dituri,

nuk mund të gëzohej liria dhe nuk mund të shpëtonin shqiptarët nga të këqijat.

Naimi i lutet Perëndisë të cilin e beson dhe tek i cili i var plotësisht shpresat, të

ndriçojë udhën e shqiptarëve, t’u prijë drejt lirisë dhe mirësisë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,

Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,

Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’e lirisë,

Udhën e vëllazërisë, vahn’e gjithë mirësisë.374

Megjithë përpjekjet e shumta që janë bërë ndër vite për të nxjerrë fenë si shkak

për problemet e shqiptarëve (kjo sidomos ka ndodhur gjatë periudhës komuniste),

371 N. Frashëri, “Korça”, Naim Frashëri Poezi – 100 vjetori i Lidhjes shqiptare 1878-1978, Naim Frashëri, Tiranë, 1977, f. 174-175. 372 Po aty. 373 Po aty. 374 Po aty, f. 80.

Page 161: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

146

historia e letërsisë shqipe na flet për të kundërtën e kësaj teze. Historikisht kanë qenë

figurat kryesore fetare që çuan përpara çështjen kombëtare gjatë periudhës së

Rilindjes. Poetët rilindas nuk e lanë pas moralin fetar, të cilin e shihnin si një mjet për

të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak se

përfaqësuesit e besimeve fetare kishin më tepër mundësi të merreshin me shkrime dhe

botime, por cilatdo qofshin arsyet, ky është një fakt që na dëshmon për harmoninë që

mund të ketë mes besimit fetar dhe patriotizmit.

Page 162: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

147

KREU VI. POEZIA SHQIPE DHE FRANCEZE E

SHEKULLIT XX

“Feja ka qenë gjithmonë një dimension themelor i jetës dhe gjendjes njerëzore,

në parahistori, në antikitet, në Mesjetë dhe në epokën moderne dhe postmoderne. Kjo

e fundit është koha e rindërtimit të një fetareje më intime dhe personale, epoka e një

religjioziteti të ri. Përvoja e të shenjtës nuk zhduket, por zhvendoset jashtë fesë si

institucion, në prodhimet në dukje jofetare si në artet. Në to gjendet fetarja, edhe pse

është e ndryshme, latente.” 375

Denis Jeffrey

6.1 Letërsia shqipe pas shpalljes së Pavarësisë

6.1.1 Përpjekjet për një imazh të ri të Shqipërisë dhe shqiptarëve

Nëse letërsia frënge thellohet edhe më tej në nota të modernitetit dhe përballet

me ndryshime të mëdha filozofike e artistike, të tjera janë problemet dhe çështjet me

të cilat duhet të merret poezia shqipe në fillim të shekullit XX. Shpallja e pavarësisë

së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, ishte rezultat i përpjekjeve të shumta të popullit

shqiptar për liri, një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për historinë e vendit.

Megjithatë, pas largimit të pushtuesve, ishte i domosdoshëm edhe një ndryshim

rrënjësor i shoqërisë shqiptare: çrrënjosja e problemeve të brendshme të thella të cilat

nuk mund të zgjidheshin brenda ditës. Nga ana tjetër, me shpalljen e pavarësisë nga

Turqia, vendi lakmohej nga shtete të ndryshme evropiane të cilat kishin pretendimet e

tyre në lidhje me territorin shqiptar. Për këtë arsye, prej vitit 1912 deri në vitin 1939,

shqiptarët duhet të luftonin për ta ruajtur pavarësinë e arritur, tërësinë tokësore. Lufta

e Parë Botërore, politika e shtetit fqinj Italisë për ta pushtuar, ndikuan në lënien pas të

Shqipërisë dhe në prapambetjen e saj në shumë drejtime. Tiparet kryesore të shqiptarit

të shekullit XX ishin mungesa e dijes dhe varfëria e skajshme. Rreth 85% e popullsisë

në fillim të shekullit ishte analfabete.

Institucionet arsimore të Shqipërisë së Veriut, përgjithësisht katolike, dhanë

sërish frytet e tyre në vitet e para të shekullit XX. Letërsia e krijuar nga shtresa e

intelektualëve të shkolluar në këto institucione u shpreh përgjithësisht në poezi,

ndonëse praktikisht u shfaqën të gjitha gjinitë letrare. Periudha e Rilindjes për

letërsinë shqiptare përcaktohet më tepër nga zhvillimet e ngjarjeve historike të

Shqipërisë. Edhe pse është e vështirë të datohet, mendohet se data e përfundimit të

Rilindjes është shpallja e Pavarësisë në vitin 1912, por si lëvizje letrare, ajo vazhdoi

edhe pas Pavarësisë në vitet kur siguria dhe qëndrueshmëria territoriale ishin në

rrëzik. Letërsia e Rilindjes hodhi themelet për ngritjen e monumentit të letërsisë së

sotme shqiptare. Gjatë Pavarësisë spikatin tre poetë, të cilët u formuan gjatë Rilindjes

Kombëtare, siç ishin Çajupi (1866-1930), Ndre Mjeda (1866-1937), Asdreni (1872-

1947), të cilët, së bashku me Migjenin, Lasgush Poradecin, Fishtën, etj., luajtën një

rol vërtet vendimtar në vënien e poezisë shqiptare në rrugën e modernitetit.

Një pjesë e mirë e patriotëve shqiptarë iu vunë punës për hapjen e shkollave

shqipe dhe për laicizimin e arsimit shqiptar. Vështirësitë ishin të mëdha në të gjitha

drejtimet, duke filluar që nga numri i pakët i mësuesve dhe mungesa e teksteve,

375 D. Jeffrey, Jouissance du sacré, Paris, Armand Colin, 1998, f. 39.

Page 163: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

148

megjithatë sakrificat e tyre ishin shumë të mëdha, ndërkohë që luanin njëherësh edhe

rolin e mësuesit, edhe të shkrimtarit. Falë përpjekjeve të tyre, në 1934 arsimi fillor

bëhet i detyrueshëm.

Në fillim të shekullit, letërsia shqipe ruan të njëjtat tipare që kishte pasur gjatë

periudhës së Rilindjes dhe përpjekjeve për çlirimin kombëtar. Sërish, gjinia më e

zhvilluar mbetet poezia, me motivin patriotik i cili zë vendin kryesor, por fillon të

lëvrohet edhe romani gjithashtu. Në këtë periudhë shfaqen gjithashtu tematika të reja,

trajtimi i problemeve shoqërore në poezi si: dallimet mes të varfërve dhe të pasurve,

shfrytëzimi i të dobtëve dhe thirrjet për t’u ngritur kundër padrejtësive. Megjithë

përpjekjet e mëdha për përparim, ngjarjet historike kombëtare dhe ndërkombëtare do

të ndikojnë së tepërmi letërsinë shqipe.

Lufta e Parë Botërore nuk u përjetua nga shqiptarët njëlloj si nga vendet e tjera

evropiane. Shqiptarët ishin mësuar të përballeshin më gjatë me armiqtë se çdo komb

tjetër në Ballkan. Përfundimi i luftës, ishte për ta fillimi i një jete të re. Tashmë,

shqiptarët sigurojnë në njëfarë mënyre pavarësinë kombëtare dhe njësinë tokësore

dhe, në këto kushte, fillon një letërsi me elemente të forta realiste, ku mbizotërojnë

motivet e padrejtësisë, me në qendër popullin dhe njerëzit e varfër. Pabarazia, shtypja

dhe shfrytëzimi janë problemet që shqetësojnë poetët dhe shkrimtarët e shekullit XX.

Çajupi, Asdreni, Fishta, Noli e poetë të tjerë, vënë në dukje problemet e shqiptarëve

në këtë periudhë të vështirë. Ata trajtojnë problemin e udhëheqjes dhe marrëdhënieve

me vartësit, me njerëzit e thjeshtë. Noli është autori që vendos në qendër të

krijimtarisë së tij tematikën e vegjëlisë.

Në vitet ’20-’30, pati një zhvillim të rëndësishëm në letërsinë shqipe. Ajo

pasurohet gjithnjë e më tepër në motive dhe, përveç temës patriotike dhe shoqërore,

lëvrohet edhe poezia intime, ajo e natyrës dhe poezia meditative. Në vitet ’30, poeti

më i shquar është Migjeni, i cili pikturoi pamjen reale të mjerimit të shqiptarit të

varfër duke shprehur haptazi edhe ndjenjën e revoltës. Ai shfaqet si një poet novator

me tematikat që trajton dhe këndvështrimin e tij të veçantë poetik.

Letërsia shqipe nuk arriti të merrte një formë të përparuar dhe të zhvilluar siç

do kishte mundur në kushte të tjera. Ana tragjike e jetës i lodhte të gjithë poetët dhe i

shtynte ata të përqendroheshin në përpjekjet për të ndryshuar situatën.

Me zhvillimin e letërsisë së Rilindjes drejt realizmit, problematika shoqërore e

letërsisë fillon të zërë një vend më të dukshëm. Njeriu bëhet i vetëdijshëm se i varfri

me të pasurin nuk mund të pajtohen e kështu, ai fillon të dyshojë mbi parullat e

romantizmit për “vëllazërinë” dhe për “bashkimin” e kombit. Përfaqësuesit kryesorë

të cilët i çelin shtigjet realizmit janë Çajupi dhe Asdreni të cilët u afruan me

krijimtarinë e tyre me jetën shoqërore të kohës.

Çështja që i shqetësonte më tepër poetët e fillimit të shekullit, ishte arritja dhe

ruajtja e lirisë, por ky koncept shfaqet i ndryshëm në penën e secilit. Në thirrjen për

liri, poetët shqiptarë të shekullit XX bashkoheshin në shumë pika me mendimin

iluminist, por ata ndaheshin prej tij, shumë të tjera. Iluministët ishin të prirur për ta

“universalizur botën” nëpërmjet “triumfit të arsyes” dhe besonin se shoqëria njerëzore

mund të bëhej e lirë dhe e drejtë, po të drejtohej nga “prijësa të ndritur”, që do të

qeverisnin me të njëjtat ligje, të vlefshme për të gjithë popujt. Ndërkohë që në

Shqipëri, në kushtet në të cilat ndodhej vendi, për shkak të historisë së vështirë,

theksohej se rruga për tek liria, fillonte përmes njohjes së kombeve dhe njohjes së

ndryshimeve që ekzistojnë midis tyre, përmes ruajtjes dhe respektimit të tyre në

vazhdimësi. Pushtimi i gjatë turk kishte sjellë si pasojë në jetën shpirtërore të

shqiptarëve prirjen për t’u ruajtur prej ndikimeve që mund të vinin nga vendet e tjera.

Faik Konica ishte kritiku që mbajti një qëndrim të theksuar kundër shpërthimeve të

Page 164: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

149

theksuara nacionaliste për virtytet e larta të shqiptarëve dhe bënte thirrje për një

qëndrim më realist e më kritik ndaj vendit të vet duke pranuar edhe të metat e tij.

Duket qartë që koncepti i lirisë zgjerohet në penën e poetëve shqiptarë të shekullit

XX. Nga rrafshi fizik, kalohet në atë shpirtëror dhe moral. Tek Asdreni, liria shfaqet

dukshëm tek të varfërit dhe marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. Qëndrimi pranë njëri-

tjetrit dhe besimi në drejtësinë hyjnore do të sillte ndryshime rrënjësore për ruajtjen e

lirisë së shqiptarëve. Njeriu ka nevojë për qetësinë shpirtërore, për paqen. Pa të ai nuk

mund të jetë kurrsesi i lirë. Për t’u ndjerë i lirë, poeti nuk kërkon gjëra materiale, por

më tepër bëhet fjalë për shpirtëroren. Asdreni e shihte varfërinë si gjendjen prej nga

buronte qetësia shpirtërore.

Zili kam për pallate të shëndrisur,

Me shtylla t’arta, shkalla gjith’ mermer

Por dhe kasollja bukur e stolisur,

Më tepër e ndjenj qysh malli i saj më therr. 376

Ndërsa lirikët fetarë, Fishta dhe Prenushi, përmes besimit të tyre, shohin një

zgjidhje tjetër në lidhje me problemin e lirisë. Realizimin e lirisë ata e shohin tek

zbatimi i porosive të ungjijve, sepse vetëm përmes Fjalës së Zotit njeriu mund të

respektojë lirinë e tjetrit dhe të përpiqet të bëjë mirë.

6.1.2 Filozofia e paqes dhe dhunës në vargjet e poetëve shqiptarë të

shekullit XX

Thuajse të gjithë poetët shqiptarë, që prej fillimeve të letërsisë së shkruar shqipe,

ashtu siç e kemi përmendur edhe më herët, janë ndikuar nga filozofia e krishterë dhe

qëndrimi kristian përballë jetës. Një nga çështjet më të debatueshme, për shkak të

rrethanave në të cilat ndodhej vendi, ishte porosia e Krishterimit për të shmangur sa

më tepër dhunën, si mënyrë për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të lënë mënjanë

kontradiktat midis njerëzve dhe popujve. Krishterimi apo feja në përgjithësi nuk e

largon njeriun nga natyra dhe nga njerëzit e tjerë. Besimi mëson se e vetmja rrugë që

të çon nga njeriu tek Perëndia është nëpërmjet pasqyrës së natyrës dhe dashurisë për

të afërmin.

Poetët shqiptarë të Rilindjes do të përballen me këtë shqetësim në lidhje me

qëndrimin ndaj padrejtësive, ndaj jetës në përgjithësi.

Naimi në poezinë e tij iu përmbajt pikëpamjes fetare në lidhje me shprehjen e

mëshirës dhe qëndrimit altruist. Dhembshuria, ndjeshmëria ndaj vuajtjeve të të tjerëve

zë një vend të rëndësishëm në poezinë e tij, sepse ai ka frikë nga Perëndia dhe beson

në një botë të përtejme, beson se një ditë njerëzit do të gjykohen dhe do të marrin

shpagimin për çdo veprim që kanë bërë ose jo në këtë jetë. Për shkak të druajtjes që

ka nga Perëndia, poeti përpiqet të zbatojë thirrjet fetare për dashuri dhe sakrificë. Me

thirrjen mbizotëruese për dashurinë për njeriun, për të varfrin e të shtypurin, poeti

shfaq hapur qëndrimin e tij si besimtar dhe misionin e tij për të bërë të mirën:

376 Asdreni, « Paradokse », nga Vëll. Psallme murgu, Në Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 2000, f.

123.

Page 165: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

150

Oh, epni ju që kini!

Kush i ndih varfërisë

Q’i huan perëndisë

T’apim, se vjen një ditë

Q’e lemë këtë jetë

... vemi në të vërtetë

Përpara perëndisë

Që do të na gjykojë. 377

Por, ky nuk është mendimi i gjithë poetëve të Rilindjes e më pas. Çajupi dhe

Asdreni mbështeten në të tjera parime dhe e shohin njeriun nga një tjetër

këndvështrim. Ata theksojnë problemet e shpirtit njerëzor, prishjen e moralit dhe

prirjen e njeriut për të bërë të keqen. Prandaj, pranojnë edhe ushtrimin e dhunës ndaj

atyre që tregohen të padrejtë. Nëse Naimi përqendrohet tek anët pozitive të njeriut,

për Asdrenin, njeriu është egoist i shfrenuar dhe bëhet bishë për tjetrin:

... Njeriu nër vedi, bishë mbet e s’ndrrohet,

Me dëm të tjetrit rron e gëzohet. 378

Madje, edhe qytetërimin modern Asdreni e sheh si mishërim të ligësisë dhe nuk

beson se gjendja e mjeruar e njeriut ka ndryshuar në botën e qytetëruar. Ai i sheh

vendet e zhvilluara me përbuzje dhe shfaq mendimin se njeriu i qytetëruar nuk

ndryshon shumë nga popujt më të varfër përsa i përket problemeve të thella të shpirtit.

Ky qëndrim ndodh edhe për shkak të kushteve historike me të cilat u përball vendi.

Për Asdrenin, Perëndimi ka vënë një maskë humanizmi, e cila nuk do të qëndrojë

gjatë pa zbuluar fytyrën e vërtetë të këtyre shteteve, të cilët shtypin më të dobëtit.

Ja fryti i qytetërimit gjer më pikë,

Njeriu më shtazë ndrrohet kur i kënda:

Si penda që iu ndrrua sot në thikë.379

Poeti thekson se njeriu e ka në natyrën e tij të bërit keq dhe e keqja është një

fenomen i cili duhet luftuar me të njëjtat armë. Ai thekson rëndësinë e hakmarrjes dhe

ngritjen kundër atyre që kanë kryer padrejtësi.

Mjaft, mjaft! Se u mbush kupa e hidhërimit,

Gjarprinj pushoni! Helmin tej e çporrni,

Mos dalim tej kufirit të durimit:

Që më në funt se ç’mbuallt ju të korrni! 380

Madje edhe Noli, prifti ortodoks, mban një qëndrim të ngjashëm me Asdrenin për

sa i përket ushtrimit të dhunës. Ai zbraz mllefin e tij dhe bën thirrje për t’u ngritur

kundër padrejtësive që janë kryer mbi shqiptarët.

Ngrihuni dhe bjerrini,

Korrini dhe shtypini

377 N. Frashëri, “Varfëria”, Lulet e veresë, Vjersha të zgjedhura, Uegen, Tiranë, 2008, f. 72. 378 Asdreni, Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 2000, f. 153. 379 Po aty, f. 121. 380 Po aty, f. 29.

Page 166: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

151

Katundar’e punëtor,

Që nga Shkodra gjer në Vlorë! 381

Nëse marrim parasysh kohën kur u shkruan vargjet, tabloja merr kuptim, sepse

janë kushtet historike që i detyrojnë këta poetë, të ngrihen në thirrje të ashpra dhe plot

mllef për të ndryshuar gjendjen e Atdheut të tyre. Të gjithë poetët e fillimit të

shekullit ndiejnë detyrën t’i nxjerrin shqiptarët nga plogështia ku kanë rënë, t’i shtyjnë

drejt kryengritjes dhe revolucionit, të çohen kundër padrejtësive, kundër të keqes që u

është bërë.

6.1.3 Lëkundjet e para në lidhje me fetaren

Shpesh vargjet:

Tani rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rroj,

Se dhe perëndinë tani s’e besoj.382

S’e kam parë Perëndinë, shoh ngaherë dashurinë;

... cinë të besoj taninë,

Perëndin’ a dashurinë! 383

merren për bazë për të mbështetur tezën se Çajupi ishte ateist. Megjithatë, nëse

lexojmë gjithë poezitë e tij, do të shohim se kjo tezë nuk mund të vërtetohet

përfundimisht. Janë të shumta vargjet ku poeti shpreh besimin dhe shpresën e tij tek

Perëndia. Ai beson se bota është krijuar nga Perëndia i plotfuqishëm :

Zot i math e i vërtetë,

Ҫdo pun’ e ke bërë vetë ;

Bëre qiejtë dhe denë,

Bëre yjtë dhe dhenë,

Bëre diellin me dritë,

Bëre nat’ e bëre ditë.384

Çajupi shpreh mendimet e tij me sinqeritet dhe është në kërkim të lirisë së tij si

poet dhe si njeri. Nën ndikimin nga mendimtarët e antikitetit dhe nga iluministët

francezë, ai shpreh shpesh dyshimet në lidhje me besimin tek Perëndia:

Mos u habitni me mua-

Në duhet që t’i besoj,

Do të besoj shën Mërinë

Këtë grua të bekuar

E cila polli Mesinë

Me frymën e shenjtëruar;

Do të besoj, or të mjerë,

Krishtin që nuk e kam parë,

381 F. S. Noli, “Anës lumenjve”, Në Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 1998, f. 45. 382 Ҫajupi, A. Z. Ҫajupi – Vepra letrare, Uegen, Tiranë, 2001, f. 34. 383 Po aty, f. 29. 384 Po aty, f. 19.

Page 167: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

152

Që shpëtoi njerz të tjerë

Dhe la të tjerë të varë.

Do të besoj, kur më thonë:

Krishti vdiq (gjë e vërtetë),

Dhe që të mos zemërohi,

Besoj q’u ngjall prapë vetë!

Si gjithë besoj dhe unë

Sa shenjtorë kanë qenë,

Po besoj dhe tjatër punë,

Besoj mendja na ka lënë!385

Në veprën e Çajupit, fetarja shfaqet në formën e parodisë dhe të sarkazmës tek

“Baba Musa lakuriq”. Përmes këtyre vargjeve, Çajupi cënon një prej tabuve më të

paprekshme të jetës shpirtërore të kohës, besimin tek Zoti. Por ky ishte thjesht një

zgjerim i tematikës së letërsisë dhe jo një ndryshim në themelet e mendimit

intelektual shqiptar sepse në të vërtetë, siç shprehet edhe studiuesi Ali Xhiku,

“adhurimi i Zotit mbetet një nga motivet më të afërta e të vlerësuara të lirikës shqipe

të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX.”386

“E gjithë etika e Asdrenit mbështetej thuajse tërësisht në bindjet fetare.”387

shprehet më tej studiuesi Ali Xhiku. Poeti përmend vuajtjet e Krishtit në kryq për

njerëzimin dhe sakrificën e tij për të sjellë mirësi ndër njerëzit:

Për ty edhe Krishti vajti në kryq

Prej zijës ta shpëtojë njerzinë

T’i thajë lotët, t’i mbjell dashuri

Balsam t’ju sjellë shpirtrave të munduar.388

Poeti i lutet Perëndisë që gjendet në qiell e i kërkon ndihmë si një mëkatar i

penduar me shpresë se do të ndryshojë gjendja e shqiptarëve:

O zot, i madhi i jetës, ati ynë

Që përmban gjithësinë pa mbarim,

Përpara teje vijmë, sepse tynë

Të kemi shtyllë, shpresë në gjallim.

... Ty ne të kemi ndihmë nat’ e ditë

Dhe mirësinë tënde, mal që e ke,

Dërgojena, ndritona me një dritë,

Sepse i plotfuqishmë veç ti je!389

Asdreni shfaq më tepër nota të sinqeritetit në shprehjen e dyshimit në lidhje me

ekzistencën e Perëndisë. Si çdo njeri, edhe atij i ndodh të dyshojë në momente të

caktuara dhe këtë nuk ngurron ta shprehë lirisht në vargje. Pas Çajupit, Asdreni vë në

dyshim ide të pranuara prej shekujsh si të pacënueshme. Por duket se poeti më tepër

dënon ritet fetare dhe ekzagjerimet e shumta të dogmave nga njerëzit. Sërish, si në

385 Ҫajupi, “Baba Musa lakuriq”, A. Z. Ҫajupi – Vepra letrare, Uegen, Tiranë, 2001, f. 77. 386 A. Xhiku, Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2004, f. 113. 387 Po aty, f. 124. 388 Asdreni, Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 2000, f. 89. 389 Po aty, “Lutja e të humburvet », f. 26.

Page 168: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

153

letërsinë frënge të iluminizmit, nuk cënohet besimi tek Zoti, por më tepër feja si

doktrinë. Dyshimet vijnë në mendjen e poetit si tek çdo besimtar.

Marr e vëzhgoj Ungjillin e Psallterin,

S’gjej faqe mos kujtohet perëndi.

Por hap do faqe dhe këndoj Voltaire-in,

Mendimet më ndryshon për çudi:

Një shoh si n’hekura të mban qarkuar

Kur tjetri mendjen krejt ta lë liruar

... Aspak më s’di, sa ka kjo jetë vlerë,

Kur dhe përtej çdo shpresë t’ësht’ prerë!

... por sa të biesh preje nër dyshime,

Pluhur e hi më mie e pa mundime! 390

Vizionet e tij mbi jetën dhe botën janë të dhëna qartë në këtë poemë dhe ai i

shpreh me nota të theksuara sinqeriteti. Si gjithë rilindësit e tjerë, ai lëkundet mes

besimit tek Zoti dhe mbështetjes, themelimit të jetës mbi të, por nga ana tjetër

tundohet nga liria filozofike e iluminizmit, teoritë e së cilës i duken më bindëse. Poeti

shfaqet si një njeri i hapur ndaj ideve të reja dhe shpreh dyshimet që i vlojnë në

mendje teksa lexon. Ai është i lirë të shprehë çfarë ndien dhe kjo është një prej risive

të letërsisë shqipe të shekullit XX.

Ndikimi i iluminizmit ndihet fuqishëm në këto vargje të poetëve shqiptarë, të

cilët tashmë mund të gjykojnë në lidhje me problemet metafizike. Shohim një

zhvillim në drejtimin filozofik dhe kalimin nga pranimi pa diskutim i fetares, nga

thirrjet me në qendër patriotiken, në shprehjen e mendimeve të thella, të përsiatjeve

filozofike në poezi.

Poetët e shekullit XX, përveç shprehjes së ideve të tyre në lidhje me besimin,

duan edhe të bindin shqiptarët të lënë pas ndasitë fetare, të shohin edhe të përqafojnë

të renë. Studiuesi amerikan Edvin Xheks (Edwin Jacques), citon një vjershë popullore

për të mbrojtur idenë se në këtë periudhë nuk kërkohet të hiqet dorë nga feja, por për

momentin, është e rëndësishme t’i jepet përparësi patriotizmit.

Mos lozni si fëmi

Me kisha dhe me xhami

Se është turp i njerëzisë

Që edhe gjuhën s’e kemi të lirë...

Prandaj besa juaj sot

S’është as kishë as xhami

Që ju mbajnë skllevër

Por është Nëna Shqipëri!

Kur të fitojmë lirinë

Do të kujdesi për kishën e xhaminë.

Nëse kisha ka një këmbanë

Njëqind të varni anembanë.

Nëse kini në fshat vetëm një xhami

Ndërtoni edhe njëzet e tri.

Por feja jonë tani

Është Nëna Shqipëri.391

390 Asdreni, « Paradokse », Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 2000, f. 120.

Page 169: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

154

Shqiptaria vihej në dukje me qëllim që të lihen mënjanë ndasitë fetare dhe të

bashkohej populli. Gjithsesi, nga vargjet e shumta, vërejmë se në poezinë shqipe të

shekullit XX, ka një tkurrje të ndjeshme të lirikës fetare, e cila shfaqet herët tek

Çajupi e Asdreni dhe theksohet edhe më tepër në veprën e Lasgushit e poetëve të tjerë

pas tij. Kjo nuk do të thotë se në poezinë shqipe do të mungojë fare ndjesia e besimit,

përkundrazi.

Një tipar dallues i poezisë shqipe të shekullit XX, është një lloj luhatjeje e

poetëve shqiptarë të shekulit XX, mes fesë dhe iluminizmit, mes materializmit ateist

dhe spiritualizmit.

6.2 Qëndrime ateiste dhe teiste në poezinë shqipe

a. Qëndrimet ateiste

6.2.1 Përsiatjet mbi jetën, vdekjen dhe përjetësinë

Poetët shqiptarë të shekullit XX kishin po të njëjtat shqetësime si edhe romantikët

evropianë disa dekada më parë, problemin e jetës njerëzore dhe domethënien e saj,

fitoren e së keqes ndaj të mirës, motive që shoqëronin thuajse të gjitha poezitë e kësaj

periudhe. Çajupi e linte shpesh veten të pushtohej nga ndjenja të trishtimit. Kotësia e

ekzistencës ishte një nga temat kryesore të poezisë romantike evropiane. Poetët e

shekullit XX meditonin shpesh mbi fatalitetin e vdekjes dhe misterin e saj, dhe shpesh

i mbyste trishtimi i thellë.

Në lidhje me jetën pas vdekjes Çajupi shprehet tek poema “Baba Musa lakuriq”.

Pyetja se çfarë ndodh mbas vdekjes është pyetja që mundon të gjithë poetët dhe ankthi

që i shoqëron të gjithë ata. Nën ndikimin e humanizmit poetët shqiptarë shpesh e

shohin krijimin e veprave letrare dhe njohjen nga publiku si një mjet që do t’u

sigurojë pavdekësinë. Përmes vargjeve, poeti shpreh me sinqeritet ndjenjat dhe

dyshimet, pyetjet që e mundojnë në lidhje me përjetësinë, shqetësimin e çdo njeriu e

mbi të gjitha, shqetësimin e poetëve, të cilët artikulojnë atë që të vdekshmit e tjerë

nuk e shprehin dot në vargje.

Se çdo njeri do të vdesë

Dhe s’vjen dot prapë në jetë,

Do të gdhihet një ditë,

Dit’ e zez’, e shkret’, e ndytë

Nuk do të shoh të mirë,

Do të vdes e të mbyll sytë.

Do të qajn’ e të vajtojnë,

Do të më mbulojnë me gurë,

Pastaj do të më harrojnë,

Dhe sikur s’kam qenë kurrë.

Lum ata që kanë besë

391 E. Jacques, Shqiptarët, Lajmi i mirë, Tiranë, 1995, f. 439, Cit. Petro Fotografi, dhënë për botim më

18 maj 1932, e pabotuar.

Page 170: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

155

Për një jetë më të mirë,

Lum ay që do të vdesë

Me këtë shpresë e dëshirë.

Po në varre, kur shoh eshtra

Që mbajnë dhe bijnë erë

Them: këto janë gënjeshtra,

Kush vdes s’ngjallet tjatër herë,

... N’ësht’ e tillë jet’ e dytë

Të tillë jetë s’e dua ... 392

Për Migjenin, përsiatjet mbi vdekjen janë më të pakta, por pasi përshkruan

vuajtjet e njeriut sa është gjallë, vdekja i duket thjesht si fundi i një jete të padrejtë.

Shumë lirikë të kësaj epoke përjetuan ankthin që shkaktonte vdekja, e cila nuk kishte

kursyer asnjë njeri në këtë botë. Mirëpo, përderisa ata nuk besonin në një jetë pas

vdekjes, e vetmja rrugë për ta shmangur idenë e vdekjes, e vetmja mënyrë për të qenë

të pavdekshëm idealisht mbetej krijimtaria letrare. Lasgushi në poezinë e tij shprehet

në lidhje me jetën e tij:

Në botë kaq mjerime,

Kaq një malli i nxirë

Pati mbushur jetën time

Plot me shkretëtirë.393

E megjithë vuajtjet e jetës fizike, Lasgushi shfaqet si një poet i cili beson se do ta

mundë vdekjen përmes artit dhe dhuntisë së tij krijuese. Në fund të fundit, ai

pretendon se nëse e ka arritur qëllimin e jetës, nëse ka ndikuar sadopak tek njeriu,

mund të shkojë e të vdesë i qetë, sepse e ka përmbushur misionin e tij si poet.

E morti fatkeq në më çiku

N’u desh tmerrësisht të fundas

Aspak nuk më thyen reziku,

Po nis e përmbysem me gas:

Se prapa le vazhdën e ndritur-

Q’e hapa me shpirtin fatos:394

6.2.2 Pesimizmi dhe dhimbja

Në lirikat e poetëve shqiptarë të shekullit XX, mbizotëron prirja për t’u marrë me

vetveten, për të kërkuar vazhdimisht brenda saj, për t’iu shmangur botës materiale dhe

për t’u përqendruar tek bota e brendshme e njeriut. Lirika e tyre orvatet të zhbirojë

shqetësimet më të imta, të kuptuara vetëm prej tyre, të ndiejë dridhjet më të holla të

një shpirti që do të ndahet prej të zakonshmes dhe të ndjekë një rrugë të vetën, ku do

të shfaqet e do të marrë trajtë ekzistenca e tyre. Kjo udhë vazhdon ta njohë Zotin si

prijës, po roli i tij sa vjen e zbehet. Poetët laikë të kësaj periudhe janë më tepër qenie

392A. Z. Çajupi, Baba Musa lakuriq, Vepra letrare, Uegen, Tiranë, 2001, f. 113. 393 L. Poradeci, « Gjeniu i anijes », Vallja e yjeve, albPaper, Tiranë, 2009, f. 124. 394 Po aty, f. 132.

Page 171: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

156

që nuk duan të komunikojnë me shoqërinë dhe nuk pranojnë edhe ato pak zgjedhje që

u ofron shoqëria, sepse u duken të mërzitshme e të pavërteta, kështu që i vetmi

mendim që u mbetet është ai i vdekjes, si fundi i të gjitha zgjedhjeve. Për poetët e

viteve ‘20-’40, gurra e parë poetike ishte vetë dhimbja. Pesimizmi ishte një prej

karakteristikave kryesore të poetëve shqiptarë. Kjo zymtësi prekte shpesh poezinë e

Çajupit, Asdrenit, Migjenit, Lasgushit. Kjo krizë shpirtërore vinte te këta poetë si

pasojë e mungesës së besimit se bota mund të ndryshojë një ditë. Ndihet një ndjenjë

fataliteti në gjithë krijimtarinë dhe qëndrimet e poetëve laikë të kësaj periudhe, të

cilëve u dukej se mjedisi rrethues, shoqëria në të cilën jetonin, nuk i kuptonte.

Dyshimet dhe skepticizmi në lidhje me ekzistencën e Perëndisë, i shtynte poetët

të dyshonin tek vlerat njerëzore dhe mundësia e njeriut për të ndryshuar. Kështu,

Çajupi, në lirikat e tij të dashurisë, shfaq në njëfarë mënyre shumë shpesh dyshimet e

tij në lidhje me sinqeritetin e gruas, të cilën e sheh shpesh si një qenie që e çon në

rrugë të gabuar. Shpesh, ndjenja e dashurisë u duket poetëve si një tjetër lloj mundimi.

Asdreni, tek Psallme murgu, e sheh atë si një mundim më tepër, një problem që u

bashkohej mundimeve të tjera të jetës.

6.2.3 Nota ateiste në vargjet e Migjenit

Me lirikën e Migjenit, shfaqen për herë të parë në poezinë shqipe qëndrimet

ateiste, madje, në poezinë e tij, ateizmi shihet si një nga mënyrat e mendimit për të

ndrequr botën. “Kanga skandaloze” është dëshmi e kësaj teze:

O murgeshë e zbetë që çon dashni me shejtent,

Që n’ekstazë pare tyre digjesh si qiriu pranë lterit

Dhe u a zbulon veten... Cmirë ua ka shentenvet!

Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit

Unë edhe ti murgeshë, dy skâje po të një litari,

Të cilin dy tabore i a ngrehin njeni-tjetrit-

Lufta âsht e ashpër dhe kushedi ku do të dali,

Prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit. 395

Përmes këtyre vargjeve, Migjeni shpreh luftën kundër dogmave dhe ndrydhjeve

të njeriut nga fetarja. Ai është kundër gjithçkaje që kufizon njeriun dhe e pengon të

zhvillohet në plotësinë e tij, për të ecur përpara. Poezia e tij karakterizohet nga

realizmi, një realitet i shprehur me nota pesimiste. Poeti shfaqet i pushtuar nga një

ndjenjë trishtimi në lidhje me botën që e rrethon. Ai preket thellë ndërsa sheh njerëzit

që vuajnë dhe mundohen, dhe i duket se është pjesë e të gjithë atyre që vuajnë “... me

të sëmundët e të gjitha sëmundjeve të krejt botës”.396

Migjeni ka idealet dhe ëndrrat e veta, megjithë ndjenjën e pezmatimit për

gjendjen e shqiptarëve. Ai ka shpresë tek e ardhmja dhe ëndërron për një ditë ndryshe,

shpreson se do të vijë një ditë një prijës i denjë për të rimëkëmbur Shqipërinë, por

poeti nuk jep një rrugë se si do të ndodhë kjo në realitet.

Të lindet një Njeri

395 Migjeni, Vargjet e lira, Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1980, f. 44. 396 Migjeni, Në Histori e letërsisë shqiptare, Mihal Duri, Tiranë, 1983, f. 544.

Page 172: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

157

i madh si madhni

dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni,

për një ide të re, ideal bujar,

për një agim të lum e të drejtë kombtar.397

E sërish, poeti gjendet në mes të rrethit vicioz; optimizmi ia lë vendin pesimizmit

dhe anasjelltas. Dyshimet e mundojnë mendjen e poetit dhe e shqetësojnë atë:

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?

Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?398

Tipari kryesor i poezisë së Migjenit sërish mbetet protesta, revolta dhe tema

mbizotëruese, mbetet mjerimi. Ai bëhet zëdhënës i të mjerëve përmes poezive të tij.

Ajo që e trishton më tepër Migjenin, është pabarazia që ekziston mes të pasurve dhe të

varfërve.

Studiuesi Perikli Jorgoni, në parathënien e librit Poezi të Migjenit, shprehet:

“Shekulli i njëzetë, ishte për Migjenin jo vetëm shekulli ku mjerimi ishte bërë

fenomen i përgjithshëm botëror, por dhe shekulli i krizave të tmerrshme ekonomike,

shekulli i papunësisë dhe i shfrytëzimit të pashpirt të masave popullore...” 399

Gjendja e mjeruar e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e bën poetin të kritikojë

e të ngrejë zërin kundër institucioneve fetare dhe ndërtesave fetare tek të cilat nuk

gjendet zgjidhje konkrete. “Poema e mjerimit” është një kritikë e hapur ndaj besimit

fetar dhe ndaj të pasurve. Poeti shfaq nota të thella ateiste, i zhgënjyer nga realiteti.

Poezia e Migjenit lë pas poezinë romantike të Rilindjes Kombëtare për të marrë tipare

e nota realiste. Ai ishte i pari poet që pa në sy realitetin shqiptar me vështirësitë dhe

problemet e mprehta të tij. I dëshpëruar dhe i pashpresë, poeti duket sikur e harron

vetveten dhe merr mbi supe problemet dhe hallet e çdo njeriu që gjendet mbi tokë.

Poeti zbret poshtë, thellë, në humnerën e njerëzve të përvuajtur të shoqërisë shqiptare

dhe refuzon çdo lloj ngritjeje lart, larg njerëzve të lodhur e të ligështuar nga kjo jetë

mizore.

Tek poezia “Vjeshta në parakalim”, poeti paraqet këndvështrimin e tij në lidhje

me botën dhe mjedisin që e rrethon. Vjeshta bëhet e vetmja ngjyrë me të cilën e sheh

botën poeti dhe njerëzit e tjerë.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë në fytyrat t’ona.

Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,

Lëngon shpirt’i smum ndër krahnore t’ona,

Dridhet jet’e vyshkun ndër gemba të një plepi.

...

Dhe m’at vaj bashkohet horizont’ i mbytun

Në mjegullë përpise. Pemët, degët e lagun

Me vaj i mbshtjellin në lutje – por kotë! E dinë të fikun

Se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim ndokund?!400

397 Migjeni, “Të lindet njeriu…”, In. Histori e letërsisë shqiptare, Mihal Duri, Tiranë, 1983, f. 548. 398 Po aty, f. 549. 399 Migjeni, Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1980, f. 16. 400 Po aty, f. 63.

Page 173: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

158

Krijuesi ndien mungesën e ngushëllimit. Shpresa dhe mungesa e saj

(‘inespoir’)401

ndeshen fuqishëm në vargjet e tij; boshllëku e mund, e mbyt shpresën,

çdo fije e saj që mund të rizgjohet, këputet. Këtë shpreh poeti në vargjet:

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla!

Të lutem pak dritë në kët’ natë kur shpirti vuen,

Kur të dhemb e s’di ç’të dhemb e syni gjum’ nuk ka,

Urren, nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. ...

Dergjem n’errsinë pa gjumë dhe pa dritë...

Askush s’më ndigjon, çirrem kot më kot...

Hesht, more, hesht, por qindro, o shpirt!

... Por un’ s’besoj sonte në fjalët e kësaj bote.402

Dëshirat e poetit dhe të çdo qenieje njerëzore, përfundojnë në asgjë; nuk ka

shpresë, nuk ka mundësi shpëtimi për poetin dhe për asnjë njeri. Ky është

këndvështrimi ateist i poetit për jetën, është pikëpamja mbizotëruese e poezisë së

Migjenit. Në gjithë vargjet e tij, Migjeni paraqitet i dashuruar me njeriun, me qenien

njerëzore dhe ka dhembshuri për dhimbjen e njeriut të mjerë, por ai nuk ka besim tek

zgjidhja e problemeve shoqërore. Në momente të caktuara, ai e sheh veten dhe të tijtë

si njerëz të një të ardhmeje të re, të cilën duhet ta ndërtojnë vetë, duke lënë pas të

vjetrën dhe duke braktisur dogmat dhe institucionet fetare.

Edhe pse vdiq herët, ai u vlerësua për vlerën e shkrimeve të tij dhe u cilësua si

“prijës i një arti të ri”,403

i modernizmit në letërsinë shqipe.

Kalimi nga periudha e besimit të themeluar tek feja, në materializmin e

mëvonshëm, nuk u bë drejtpërdrejt. Në njëfarë mënyre, deizmi dhe panteizmi që

kishin qenë në thelb të rilindësve të shekullit XIX, ishin një mënyrë për t’u shkëputur

nga feja dhe doktrinat e saj. Këto teori ishin një hallkë e zinxhirit për ta çuar njeriun

nga botëkuptimi fetar, drejt një qëndrimi ateist.

b. Qëndrimet teiste

6.2.4 Këndvështrimi i poetëve fetarë

Lirikët laikë shprehin krizën e tyre shpirtërore përmes vargjeve, e cila mungon

tek poetët fetarë “për shkaqe që merren vetë me mend”, 404

- shprehet studiuesi Ali

Xhiku, duke nxjerrë në pah mendësinë e tyre të krishterë dhe ndikimin e saj për ta

parë botën me optimizëm.

Gjatë Rilindjes dhe më pas, në gjysmën e parë të shekullit XX, tematika fetare u

lëvrua sidomos nga Naimi, por edhe nga poetë të tjerë, ndërsa në shekullin XX,

shfaqet poezia e At Gjergj Fishtës, përsa i përket tematikës së krishterimit. Ai gjente

tek besimi paqen dhe shpresën e sigurtë. Poeti është i sigurt se Zoti është i pari në

gjithçka. Ai është i pakrijuar, por krijoi gjithçka që ekziston.

401 Dëshpërimi, në frëngj. Désespoir, shihet si pasojë e një shprese të zhgënjyer, ndërsa inespoir, është

mungesa e plotë e shpresës, çka ndihet tek Migjeni, ndërsa në letërsinë frënge e hasim më së shumti tek Albert Camus. 402 Migjeni, Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1980, f. 103-104. 403 Histori e letërsisë shqiptare, Mihal Duri, Tiranë, 1983, f. 545. 404 A. Xhiku, Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2004, f. 140.

Page 174: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

159

Atë botë toka nuk ishte

As s’ishte hâna as dielli,

As moti xâne s’kisht’ filli,

As jeta lé nuk kishte

E t’madhit Perëndi

Kur s’parit fjala u ndi.

E kje veç aso heret

E cila shkoi tue xé

N’per asgjâsend humneret,

E prapi pakthellimin,

Tue mkambun rruzullimin.405

Për Fishtën, feja ishte një model, një disiplinë që shkon përtej njerëzores, përmes

së cilës njeriu mund të ndërtojë një jetë të përsosur duke ndjekur modelet e Krishtit,

Shën Marisë, Shën Franceskut të Asizit e shenjtorëve të tjerë. Emrit të Fishtës, i

bashkohen edhe poetë të tjerë katolikë të veriut si Vinçenc Prenushi, Lazër Shantoja

dhe Bernardin Palaj. Në përgjithësi, këta poetë, e shihnin misionin e tyre si “barinj të

grigjës” dhe bënin përpjekje për t’i drejtuar lexuesit te Krishti, t’i udhëhiqnin njerëzit

me fjalën e Perëndisë, të cilën ata e pranonin si të vërtetën e vetme të kësaj bote.

Këta poetë e trajtuan lirikën fetare, sepse përderisa kishin dhuntinë e krijimit nuk

mund të mos flisnin dhe të shprehnin në të dhe përmes saj, edhe besimin e tyre, i cili

ishte baza dhe themeli i jetës së tyre, ishte edhe shpjegimi i vetëm që gjenin në lidhje

me pyetjet e ndryshme dhe u sillte një lloj paqeje që nuk e gjenin askund tjetër. Prirja

e tyre fetare bashkohet me parimet e romantizmit dhe përputhjen e letërsisë me jetën.

Ky ishte qëndrimi i thuajse të gjithë rilindasve romantikë të cilët e shihnin Perëndinë

si një krijues hyjnor, tek i cili mund të mbështeteshin për të gjetur shpresën, ndjesinë

jetëdhënëse të njerëzimit.

Fishta dhe Prenushi shprehin ndjenja të besimit tek Perëndia, por e lënë me kaq,

nuk merren me doktrinën, por më tepër me historinë biblike si të tillë. Zotin duket se e

gjejnë thellë në zemrën e tyre, në botën e tyre të brendshme, ndjejnë praninë e këtij

Perëndie, pa u përqendruar tek institucionet fetare apo dogmat kishtare. Perëndisë i

shprehin gjithçka: ankthet, vuajtjet, dyshimet, gëzimet. Ata gjejnë të realizuar te

besimi në Zot prirjen për të ikur diku, tek e përtejmja pa ndërmjetësinë e dogmës dhe

Zoti, është për ta një bashkëbisedues të cilit mund t’i besojnë gjithçka, shqetësimet

dhe dyshimet e tyre, problemet dhe vështirësitë, duke qenë të sigurt se është i vetmi

që mund t’i kuptojë.

Poetët që lidhin poezinë me fetaren e bëjnë këtë, sepse kanë bindjen se në këtë

botë plot probleme e vështirësi, plot padrejtësi e të këqija, vetëm besimi tek Perëndia

mund t’i ndryshojë njerëzit dhe mund të sjellë shpresë, mund të ndryshojë fytyrën e

botës. Fjala e shenjtë së bashku me shembujt e nderuar të krishterimit mund t’i prijë

njerëzit drejt së mirës dhe mund t’i shtyjë ata drejt një jete më të drejtë. Fishta e

përfytyronte të ardhmen e kombit vetëm duke e parë në këtë drejtim, vetëm duke

shpresuar se njerëzit do t’i ktheheshin besimit tek Perëndia.

6.2.5 Figura e atdhetarit dhe poetit fetar F. S. Noli

405 Gj. Fishta, Mrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 230.

Page 175: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

160

Përveç emrave të poetëve katolikë të veriut, poeti tjetër fetar që pasuroi letërsinë

shqipe është Fan Noli (1882-1965). Poezia e tij është përmbledhur në vëllimin e tij të

vetëm Albumi, i cili përmban përgjithësisht poezi ku poeti nxjerr në pah ndjenjat e tij

të zjarrta sociale e politike. Por, gjithashtu, në këtë vëllim përfshihen edhe poezitë me

frymëzim fetar, biblik, si Moisiu në Mal, apo Marshi i Krishtit.

Besimi i Nolit shfaqet i themeluar që nga fëmijëria dhe mbetet i thellë, edhe në

ato momente kur duket se është larg besimit, atëherë ai është më pranë se kurrë.

Figura e tij shfaqet e ndërlikuar për faktin se ka shpesh ulje dhe ngritje shpirtërore.

Shpirti i tij i trazuar nuk mund të kënaqej pa gjetur përgjigje për pyetjet që e

shqetësonin. Megjithatë, ai thekson se libri që i jep më shumë kënaqësi dhe paqe ishte

Ungjilli. Në pesëdhjetëvjetorin e themelimit të Kishës Ortodokse ai deklaroi:

“Jam marrë me histori, letërsi dhe muzikë me raste, por feja ka qenë puna e jetës

sime, sepse e fillova karrierën time si njeri i Kishës në 1909 dhe jam akoma njeri i

kishës mbas 50 vjetësh”. 406

Marshi i Krishtit është poezia ku Noli ngre lart figurën e Krishtit : Mesia, Biri i

Davidit është gjithçka për poetin. Ai simbolizon Dritën, është i Fuqishmi, Pasuria,

Liria, Mirësia. Kjo poezi ngjan me himnet e krishtera të shërbesave fetare.

Mbretërimin e Krishtit Noli e pau kështu :

Përmbi Dhe, përmbi Qiell u bekofsh,

Përmbi djall edhe tiran, përmbi ferr mbretërofsh.407

Tipar i rëndësishëm i poezisë së Nolit është frymëzimi i tij nga ngjarjet e kohës,

nga aktualiteti. Si gjithë poetët e tjerë atdhetarë, Noli nuk është indiferent ndaj

gjendjes në të cilën ndodhet atdheu i tij, të cilin e përshkruan tek poezia "Anës

Lumenjve", në poezi dominon kontrasti dhe figura letrare kryesore është Krishti. Ka

një ngjashmëri të madhe mes vargjeve të Nolit dhe atyre të Biblës.408

Kjo poezi

përcjell luftën e përhershme mes hyjnores dhe njerëzores, mes fitores dhe dështimit,

mes mungesës dhe bollëkut, ashtu si në botë, e mira lufton me të keqen përjetësisht.

Anës detit i palarë,

Anës dritës i paparë,

Pranë sofrës i pangrënë,

Pranë dijes i panxënë.409

Fan Noli ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë teologjike

dhe kishtare duke përkthyer shumë vepra biblike në gjuhën shqipe. Me t’u shuguruar

prift, ai ndjeu nevojën e teksteve liturgjike në shqip dhe prandaj iu vu punës për

përkthimin e tyre. Noli ishte ndër poetët shqiptarë që u ndikuan më tepër nga

simbolizmi francez dhe kjo është një prej pasurive të poezisë së tij. Poeti frymëzohet

nga Bibla dhe historitë e saj për të shprehur thirrjet e tij patriotike dhe për të ngritur

zemrat e shqiptarëve. Tema fetare dhe figurat biblike i shërbejnë më tepër si simbole

për të përshkruar realitetin shqiptar.

406 Cit., J. Pelushi, “Fan. S. Noli në 130-vjetorin e lindjes – 1882-2012”, Konferenca shkencore

ndërkombëtare, Korçë, 2012, f. 26. 407 F. S. Noli, Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 1998, f. 24. 408 « Edhe pse shohin, ata nuk shohin asgjë, edhe pse dëgjojnë, nuk kuptojnë asgjë. », Luka 8:10, Bibla. 409 F. S. Noli, “Anës lumenjve”, Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 1998, f. 44.

Page 176: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

161

Hosanna o çliro'njës, Mesi, hosanna!

Shtroni udhën me lule, dafin' e hurma,

Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,

Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!

Kryetrim, që lëfton, triumfon për atdhe,

Shpëtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,

Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,

Lum e lum, Galile: Hosanna, hosanna!

0 i bir i Davidit, i Miri Bari

Ti na prin dhe na rrit në luath e vërri

Ti na ruan, na mpron, dhe për ne bëhesh fli,

0 Njeri-Perëndi: Hosanna, hosanna! 410

Noli, edhe pse prift, arrin deri atje sa të ngushtojë në njëfarë mënyre misionin

botëror të Krishtit dhe t’i veshë tiparet e një heroi kombëtar:

Kryetrim që lëfton, triumfon për atdhe. 411

Prifti ortodoks është i bindur se Krishti nuk kishte ardhur vetëm për Izraelitët, por

për përhapjen e së vërtetës në mbarë botën. Atij i pëlqen t’i japë karakterin e ngushtë

të patriotit, të atdhetarit dhe kështu e barazon Krishtin me veten duke gjetur shumë

pika të përbashkëta tek figura e tij. Poeti e quan Krishtin çlironjës, kryetrim, Njeri-

Perëndi dhe preferon ta shohë Krishtin pranë atdheut të tij si një hero që mbron trojet

shqiptare.

Në kështjellë t'atdheut, në tempull të fesë

Janë shtruar sarafët') pa shpirt e pa besë,

Tregëtojn' e gënjejnë, rrëmbejn' e sfrutojnë,

Thon' ashtu Israelin e mbrojn' e shpëtojnë.

Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,

Dhe shkëlqejnë në kish' e në fron me kurorë,

Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten

Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

...

Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,

Krisht' i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë:

Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj,

Dhe nga larot gjakpirës atdhen' e shpëtoj.

Dhe Shën Pjetr' i gëzuar ahere i tha:

"Ja tani e ke nisur tamam, or usta!

Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,

Dhe me forc' e pahir na çliro, na shpëto." 412

410 F. S. Noli, “Marshi i Krishtit”, Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 1998, f. 21. 411 Po aty, “Marshi i Krishtit”, f. 74. 412

Po aty, “Krishti me kamxhikun”, f. 23.

Page 177: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

162

Që në vargun e parë, Noli i vesh Krishtit tiparet e Hyjit dhe të Heroit atdhetar;

atdheu dhe Kisha vihen nën shenjën e barazisë. Noli shpreh idenë se njeriu i keq nuk

mund të ndryshojë vetëm përmes përdorimit të mirësisë, por ai ka nevojë të ndreqet

përmes ndëshkimit dhe shpesh përdorimit të dhunës. Megjithëse prift, mesazhi që

përcjell poeti shkon përtej mesazhit të ungjillit, i cili përdoret më tepër për të shprehur

qëndrimet e tij politike duke u përpjekur të përshtasë historinë e vërtetë të Ungjillit me

situatën në të cilën ndodhen shqiptarët. Kjo poezi është më tepër shprehje e mendësisë

së shqiptarëve sesa shprehje e qëndrimit të krishterë në përgjithësi. Ka një ndërthurrje

të elementeve të historisë së Biblës me aktualitetin shqiptar, aq sa, shpesh, nuk je në

gjendje të dallosh se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri.

Poeti është shprehur hapur për përdorimin e dhunës kundër padrejtësive:

Cilët bij të tradhëtuan

Dhe të doqnë dhe të shuan,

Dhe të lan’ o shkab’ e ngratë,

Pa fole, pa zogj, pa shpatë?

Këto qena, o shok’, i mbytni,

Mbushni gjyle që t’i shtypni! 413

Noli ka qenë gjatë gjithë jetës dhe krijimtarisë së tij i prirur nga kërkesa për të

bërë të mirën dhe për të sjellë sadopak dritë tek lexuesi i tij, tek publiku shqiptar. Ai

shpreh, përmes poezisë, luftën e ashpër që zhvillohet brenda shpirtit të tij për të arritur

të mirën hyjnore, vëllazërinë dhe barazinë. Edhe pse kërkesat e tij janë idealiste,

mënyra se si përballet me situatat e jetës është shumë realiste.

Një nga temat kryesore të krijimtarisë së Nolit është besimi për të ardhmen.

Shpresa se gjërat do të ndryshojnë ia heq trishtimin poetit dhe i jep arsye për të parë

me gëzim të nesërmen.

Poezia e Nolit është një ndërthurrje e poezisë biblike, politike dhe shoqërore.

Motivet biblike janë përdorur prej tij si simbole, jo për vlerën e tyre teologjike.

6.3 Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore

6.3.1 Zhvillimet poetike pas vendosjes së regjimit komunist

Cilado qoftë marrëdhënia e shpirtit njerëzor, në ëndrrat e tij më të guximshme

dhe më të pakapshmet, me sistemin ekonomik dhe shoqëror, ai shkon përtej mjedisit

njerëzor, në mjedisin kozmik të stërmadh. Dhe kontakti i universit bën që të vibrojnë

brenda tij forca të mistershme dhe të thella, forca të jetës në lëvizje të përjetshme e

cila u paraprin shoqërive njerëzore dhe do t’i tejkalojë ato. Pra, do të ishte e kotë dhe

e gabuar të mohosh varësinë e mendimit dhe ëndrrës në lidhje me sistemin ekonomik

dhe format e prodhimit, po aq e rrezikshme dhe vulgare do të ishte të shpjegoje në

mënyrë të përmbledhur lëvizjen e mendimit njerëzor vetëm përmes evolucionit të

forcave ekonomike.

Jean Jaurès

413 F. S. Noli, “Jepni për nënën”, Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 1998, f. 17.

Page 178: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

163

Hovi krijues do të vazhdojë edhe në fillim të viteve ’40, me vendosjen e

sistemit komunist i cili në fillim tregoi shenja tolerance dhe lirie. E megjithatë ka disa

ndryshime: Fishta dhe Migjeni nuk janë më, Noli jeton në Amerikë dhe poezia e tij

nuk mbërrin lehtë në duart e shqiptarëve. Lasgushi nuk shkruan më, por ka poetë të

tjerë të cilët dalin në pah si Llazar Siliqi, Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi etj. Shumë shpejt

nuk do të mungojë edhe censura mbi krijimet letrare, çka do të ndikojë së tepërmi në

shkrimet e librat që do të botohen.

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqipe ndodhet në një udhëkryq: nga njëra

anë, ajo duhet të lërë pas metodat tradicionale, nga ana tjetër, edhe pse priret nga

letërsia moderne që po zhvillohet në vendet e tjera evropiane, ajo është e detyruar t’u

bindet parimeve të realizmit socialist. Por më e vështira ishte ndarja e letërsisë shqipe,

shkrimi i saj brenda kufijve të Shqipërisë dhe jashtë saj. Kështu, pas Luftës, letërsia e

shkruar brenda kufijve do të përqendrohet më tepër në tematikën e arritjeve të Luftës

Nacionalçlirimtare, për lirinë e arritur. Letërsia, proza dhe poezia më shumë shihen si

shkrime për propagandë. Në këto rrethana, rreth viteve ’50, krijimtaria poetike

përballet me “shterpësinë letrare”.414

Shkruhet pak dhe janë edhe më të paktë

lexuesit që interesohen për shkrimet. Arsyet për këtë realitet janë mbi të gjitha:

- Analfabetizmi, i cili kishte qenë i pranishëm gjithë kohës.

- Tematika që trajtonin shkrimet letrare zgjonte shumë pak interesin e lexuesve.

Kishte poetë që u lidhën me lëvizjen revolucionare komuniste dhe u bënë

pjesë e Luftës Antifashiste duke krijuar letërsinë revolucionare, ndërsa të tjerë, u

përpoqën të ruanin tiparet e një poezie sentimentaliste dhe humaniste në vargjet e tyre,

duke trajtuar një tematikë më të pasur si atë të dashurisë apo temave të tjera.

Shumë shpejt do të fillojnë ‘kryqëzatat marksiste’415

për një shoqëri pa klasa dhe

për bashkim kombëtar. Qeveria do të vërë dorë mbi fenë, e cila shihej nga Marksi dhe

Lenini si një pengesë për zhvillimin e shoqërisë:

“Feja është një nga llojet e nënshtrimit shpirtëror, që është tërhequr kudo dhe në

çdo vend në masat popullore, të shtypura nga puna e përhershme për të tjerët, nga

nevoja dhe vetmia. Pafuqishmëria e klasave të shfrytëzuara në luftën me

shfrytëzonjësit, lindi në mënyrë të paevitueshme besimin në një botë më të mirë përtej

varrit, ashtu sikurse pafuqishmëria e njeriut të egër në luftë me natyrën lindi besimin

tek zoti, tek shejtanët, besimin në mrekullitë etj.” 416

E parë nga ky këndvështrim, feja dhe gjithçka tjetër lidhet me të, do të luftohet

ashpër nga drejtuesit e vendit. Liria e arritur nga pikëpamja fizike do të zëvendësohej

nga një zgjedhë e rëndë intelektuale, shpirtërore. Me vendosjen e censurës mbi letrat,

krijuesit dënoheshin me vite të tëra burg, internim, apo edhe me pushkatim për

shkrimet e tyre që binin ndesh me idetë komuniste, të konsideruara si disidente.

Poezia e realizmit socialist duhet të përmbushte patjetër disa kritere, të qëndronte

brenda disa kornizave të caktuara dhe të mos dilte prej tyre. Ajo duhej “t’u shërbente

masave, t’u jepte ushqim shpirtëror dhe kënaqësi emocionale”,417

duke u përpjekur

414 Histori e letërsisë shqiptare, Mihal Duri, Tiranë, 1983, f. 477. 415 E. Jacques, Shqiptarët, Lajmi i mirë, Tiranë, 1995, f. 490. 416 V.I. Lenin V.10 f. 93, Cit. Sh. Ballvora, Mbi prejardhjen e fesë dhe të besimit tek Zoti, Tiranë, 1959,

f. 5. 417 D. Shapllo, Parathënie e Anthologie de la poésie albanaise, Tiranë, 1983, f. 7.

Page 179: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

164

kështu, të mbushte boshllëkun që linte asgjësimi i besimit fetar në Shqipëri, i cili

shihej me frikë nga drejtuesit komunistë:

“Dëmi i paragjykimeve dhe bestytnive fetare në kushtet e ndërtimit të socializmit

është i madh. Feja paralizon forcat krijonjëse të popullit në luftën për ndërtimin e

socializmit. Besimi në një botë të mbinatyrshme, besimi tek “fati” dëmton zhvillimin

kulturor të punonjësve, pengon përvetësimin e dijeve shkencore mbi natyrën dhe ligjet

e zhvillimit të saj.”418

Kështu, poezia, zhanri që kërkon patjetër lirinë absolute për t’u krijuar, duhej t’u

nënshtrohej ligjeve jashtë frymëzimit poetik dhe besimi, ndjenja më e brendshme dhe

më e natyrshme e njeriut, do të vihej nën ‘pranga’.

Poetët që trajtonin në poezitë e tyre tematikën fetare shiheshin si armiq të

komunizmit dhe atdheut.

Në librin Historia e letërsisë shqiptare, botim i vitit 1983, poetit katolik Vinçenc

Prenushi, nuk i kushtohet veçse një fjali me një karakterizim të tipit “poet i dobët

sentimentalist e fetar”.419

Ndërsa, në po të njëjtin studim, teksa flitet me nota kritike

për Gjergj Fishtën, theksohet:

“Për të, interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit,

gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe cinizmin dhe e

kishte vënë në themel të punës së tij si letrar.”420

Ndërkohë, nga një këndvështrim tjetër, në distancë nga periudha komuniste,

studiuesi dhe hartuesi i Historisë së letërsisë shqiptare, Robert Elsie, shprehet me

siguri se

“Po të mos kishte qenë prift, ai [Fishta] vetë do të kishte rrëmbyer armët e do të

dilte në mbrojtje të maleve të Atdheut.” 421

Fishta dhe shumë poetë të shekullit XX, me shumë vlera për historinë e letërsisë

shqipe, janë lënë jashtë studimit për vite të tëra dhe kanë qenë të panjohur për një

pjesë të mirë të lexuesve e të nxënësve të shkollave. Ky dënim i ashpër nuk ishte aq i

dëmshëm për vetë poetët sa ishte për lexuesin shqiptar.

Nëse masat popullore shpesh nuk ishin të vetëdijshme për rrezikun që po i

kanosej shoqërisë, shtresa intelektuale, e përfaqësuar kryesisht nga poetët, e vuajti

këtë robëri të re, shumë më e rrezikshme se e para. Kishte poetë të cilët kundërshtuan

izolimin e Shqipërisë, kërkuan me ngulm integrimin në Evropën Perëndimore, siç

ishte rasti i Sejfulla Malëshovës, apo Kasëm Trebeshinës i cili e paralajmëroi

diktatorin Hoxha se “shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore

shqiptare”.422

Përmes një gjuhe profetike, shkrimtari i drejton me ngut këtë ‘pro

memoria’ diktatorit dhe i kërkon të ndryshojë drejtim para se të jetë vonë. Dhe

gjithçka parashikoi krijuesi, ndodhi, sepse fjala e tij ra në vesh të shurdhët dhe askush

nga pushteti nuk e mori parasysh thirrjen e tij.

418 Sh. Ballvora, Mbi prejardhjen e fesë dhe të besimit tek Zoti, Tiranë, 1959, f. 12. 419 Histori e letërsisë shqiptare, Mihal Duri, Tiranë, 1983, f. 471. 420 Po aty, f. 470. 421 Në lidhje me Fishtën, do të merremi më tepër në Kreun VI. 422 Letërsia bashkëkohore shqiptare, ALB-ASS, Tiranë, 2001, f. 16.

Page 180: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

165

Komunizmi krijoi një mur të pakapërcyeshëm mes realitetit shqiptar dhe pjesës

perëndimore të kontinentit, në vend që të ndërtonte ura lidhëse. Për shkak të

ideologjisë mbizotëruese, një pjesë e mirë e vlerave do të lihen jashtë, nuk do të

pranohen, ndërkohë që do të ngrihen lart antivlerat. Një pjesë e mirë e poetëve

shqiptarë të epokave të ndryshme janë mohuar e janë lënë në harresë gjatë periudhës

komuniste për shkaqe jashtë-letrare, ndërkohë janë marrë në konsideratë autorë, të

cilët nuk paraqesin vlera të mëdha estetike, por janë pjesë e historisë së letërsisë

shqipe vetëm për shkak të ideologjisë së tyre, të nënshtruar me hir a me pahir

komunizmit.

Gjatë viteve ’60, poezia lirike do të shkruhet nga Kadareja, Agolli, Arapi, të cilët

do të ndiqen edhe nga më të rinjtë si Xhevahir Spahiu, Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo,

Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj. Edhe pse nën presionin e censurës, poetët bënë

përpjekje të ruanin një anë të pastër e thjesht artistike në krijimet e tyre. Poetët

shqiptarë, krijues dhe artistë, dashamirës të artit, ndikoheshin dhe preferonin metodat

moderne të perëndimit, por ishin të detyruar ta fshihnin këtë ndikim në nënvetëdijen e

tyre.

(Mbi) Ushqyerja e poetëve shqiptarë gjatë periudhës së errët komuniste me

ndjenjën antifetare, frika nga ndëshkimi, i ndrydhi poetët të cilët tashmë nuk gjejnë

më forcën për t’iu rikthyer tematikës fetare. Nëse në gjysmën e parë të shekullit,

mbizotëronte tematika heroike dhe ngrihej lart figura e punëtorit, tashmë krijohen

poezi me një fjalor të ri, me tema të reja, ku urbanizimi dhe industria mund të jenë për

herë të parë burim frymëzimi për poetët. Poetët ishin të detyruar të pranonin teorinë e

Engelsit i cili e sheh njeriun si “një grimcë që ka aftësi të mendojë në këtë univers të

stërmadh pa zemër, i destinuar të shtypet pa arsye ashtu siç është krijuar pa asnjë

arsye”.

Duke ndjekur këtë lloj censure, shumë pak poetë vendosin të shkruajnë mbi

tematikën fetare apo shpirtëroren në përgjithësi. Poezia ndrydhet e vyshket, ajo është

e detyruar të qëndrojë brenda kornizave të mirëpërcaktuara nga regjimi. Shumë

studiues detyrohen të shkruajnë libra të cilët mohojnë lidhjen shpirtërore të njeriut me

fenë duke e cilësuar atë si një produkt të nënndërgjegjes së njeriut e duke e barazuar

me ëndrrat. Gjithë këto gjykime në lidhje me fetaren sollën shuarjen e poezisë me

tematikë fetare për një periudhë të gjatë, herë për shkak të frikës së censurës, e herë

për shkak të krijimit të bindjeve të thella ateiste ndër krijuesit. Ndrydhja e kësaj

poezie nuk do të jetë pa pasoja për letërsinë shqipe. Kemi kalimin nga një poezi me në

qendër shpirtëroren, tek një poezi me në qendër njeriun e ri, ose më mirë të tjetërsuar,

progresin teknik, arritjet e komunizmit.

Edhe pas viteve ’90, vërehet një braktisje e temës fetare gjithnjë e më tepër nga

poetët shqiptarë. Poetët e shohin Perëndinë si një qenie “më pak të besueshme”. Feja i

tërheq gjithnjë e më pak edhe lexuesit. Shumica e poetëve, përpiqen ta “pastrojnë”

shkrimin e tyre nga çdo formë transhendence. “Poeti i mendimit të thellë”423

, Fatos

Arapi, shpalos një vizion shumë të veçantë përmes vargjeve të tij plot ndjenjë e ide.

Ai njihet si poet që nuk e ndoti poezinë e tij duke e vënë në shërbim të politikës. Në

poezitë e tij, të vetëcensuruara, për t’u shpëtuar ndëshkimeve të mundshme, poeti nuk

mund të mos ndikohet nga realiteti i mbushur me tensione e shqetësime, me pasiguri

morale e shpirtërore. Pas viteve ’90, përmes vargjeve, poeti paraqet aktualitetin

shqiptar, plot probleme e pasiguri, shqetësime të shumta dhe errësirë në të cilën

mbizotëron ndjenja e thellë e absurdit. Poeti shprehet:

423 Kështu e kanë quajtur hartuesit e librit Letërsia bashkëkohore shqiptare, f. 117.

Page 181: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

166

S’kam fuqi më as të trishtohem

Jemi anije pa spirancë

Mes erërave të egra të kundërta.

Peshqit llafazanë shurdhojnë qiellin

Më jepni ju një copë ironie,

Se nuk e gjej dot në veten time,-

Një copëz ironie

Sa gjysmëz e krahut të zogut,-

Të mbrohem nga shirat e verdhë

Të predikimeve të apostujve të lajthitur.

Të gjithë na kanë faj dhe askush:

Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë

Tani të gjithë dritaret e shpirtit

Janë hapur, bymyer e kalbur

Nga shirat e lotëve,-

Dhe s’mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.424

Poet i dhimbjes së thellë, zëdhënës i dhimbjes njerëzore, poeti gjen herë pas here

forcë për t’u kapur tek elementi fetar, përballë gjithë realitetit që e rrethon me zymtësi

e ndjenja faji, me errësirë dhe zbrazëti, mungesë kuptimi, absurd.

Poeti gjen forcën për t’iu drejtuar figurës e cila ka frymëzuar prej shekujsh

poetët, Shën Mërisë, së cilës Arapi i shpreh gjendjen e sëmurë të shpirtit njerëzor,

mëkatar e të lodhur prej fajit, prej errësirës, prej “Dielli [t] [që] varet në fije rreze të

këputur... ”. Në kërkimin për shpirtrat, për shpirtrat që nuk gjenden, të ndara në

mijëra shpirtra, poeti kërkon ndihmën e shenjtores për të pasur pak paqe, pak dritë nga

drita e jetës:

Shën-Mëri! Vetëm ti...

S’i gjejmë më dot shpirtrat tanë.

Tjetër dritë dhe tjetër errësirë kërkojnë. Vetëm ti...

Tjetër mëshirë në mëshirën e tyre kanë.

Mëkatarë, po! Në mijëra shpirtra, shpirti ndahet.

Shpirti kërkon tjetër shpirt.

Shën-Mëri! Dielli varet,

Në fije rreze të këputur... dhe ndrit.

Faji s’na ndjek dot më pas. U lodh.

Tjetër gjyq i ngrehim vetvetes.

Tjetër paqë në paqen e botës,

Shën-Mëri! Tjetër dritë në dritën e jetës.425

Mesa duket, rrjeta e krishterë sa vjen e po tkurret dhe të rrallë janë poetët që së

pari janë besimtarë, por besojmë se kërkimi për absoluten nuk mund të jetë shuar.

Ndoshta është koha kur poetët kanë nevojë të mbushin zbrazëtinë e lënë prej vitesh

424 F. Arapi, “Nuk mbyllen dot” In-Tenebris, Marin Barleti, Tiranë, 1996, f. 45. 425 Po aty, “Përshpitje për Vllasin…”, f. 21.

Page 182: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

167

nga diktatura me ndjenja njerëzore, të lëna në harresë para ideologjisë partiake e

zhvillimit industrial të vendit, kanë nevojë të mbushin vargjet me njerëzoren e

ndoshta pas kësaj, do të jenë gati të përfshijnë edhe qielloren, hyjnoren.

6.4 Moderniteti i shekullit XX në Francë dhe lënia (në

dukje) pas e së shenjtës

6.4.1 Ndryshimet letrare të shekullit XX dhe vendi i poetikes

Moderniteti i letërsisë frënge fillon që prej shekullit XVIII, por ai bëhet referencë

letrare dhe estetike pas shekullit XX. Megjithatë letërsia frënge e shekullit XX nuk

mund të kuptohet pa pasur parasysh shekujt e mëparshëm. Fillimi i shekullit XX dhe

lëvizja surealiste, do të trashëgojë sfidat dhe arritjet që bënë të ‘mallkuarit’ e mëdhenj

të shekullit të kaluar. Ky evolucion e ka burimin në zhvillimet estetike, intelektuale

dhe shpirtërore të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit. Fillon prej këtej një prej

aventurave më të guximshme dhe më të pasura të letërsisë. Në vitin 1891, në gazetën

“Jehona e Parisit”426

, botohet një Anketë mbi evolucionin letrar, seri intervistash me

shkrimtarët më në zë të kohës dhe bie në sy një frazë e shprehur nga Anatol Fransi

(Anatole France): “Duket qartë se Natyralizmi ka vdekur”,427

duke nënkuptuar një

letërsi e cila kishte zënë vend të rëndësishëm në skenën e shekullit XIX.

Në vazhdimësi, letërsia e shekullit XX karakterizohet nga larmia dhe rrëzimi i

strukturave themelore të zhanreve, arteve tradicionale, gjuhës dhe mendimit. Ndër

tiparet kryesore të saj janë kërkesa për thellësi, kërkimi për thelbin e gjërave, vënia në

dyshim e gjithë vlerave të ruajtura deri atëherë, të krijuara përgjatë shekujve të

krishterimit, humanizmit të Rilindjes, dhe ajo që mbizotëron, është ankthi i cili e

kufizon dhe e ndrydh njeriun e qytetërimit modern të kërcënuar nga të gjitha anët.

Ndërkohë që disa krijues përjetësojnë traditat e të parëve, të tjerë priren të sjellin një

revolucion, një bashkëjetesë të paqëndrueshme, por pjellore mes traditës dhe të resë,

individualizmit dhe angazhimit në këtë apo atë ideologji. Që nga mesi i shekullit XIX

poetët francezë priren t’u binden kërkesave të artit të tyre personal dhe heqin dorë nga

angazhimi i tyre në Histori.

Larmia e poezisë frënge të shekullit XX, bie në sy të çdo lexuesi që merr një

antologji të poezisë në duar. Ajo ofron një peizazh shumë të kontrastuar e shumë të

pasur si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Lexuesi gjendet para stileve të ndryshme

të shkrimeve dhe formave në dukje të kundërta me njëra-tjetrën: vargje të lira apo të

rimuara, modernitet apo forma fikse të trashëguara nga e kaluara. E mbi të gjitha,

poezia kthehet në fotografi të së tashmes, të realitetit.

Risia e shekullit XX është një bashkëjetesë e botës së përditshme të teknikës,

industrisë me poezinë. Poezia moderne nuk mund të kuptohet pa simbolizmin i cili

hap udhën e përjetësisë së poetikes. Moderniteti ngatërrohet shpesh me shqetësimin e

njeriut modern, mishërim i të cilit është vetë poeti, i cili përshkohet në vetvete nga

forca të panjohura dhe është në kërkim të lidhjeve mes dy zonave të së panjohurës – e

panjohura e brendshme dhe ajo e jashtme.

426 Echo de Paris, E përditshme franceze e botuar ndër vitet 1884-1944, me drejtim kryesisht

konservator dhe patriotik. 427 J. Huret, Enquête sur l’évolution littéraire, Paris, Thot, 1984 (1891).

Page 183: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

168

Poezia ka qenë gjithnjë gjuha e preferuar për të shprehur iracionalen, por

iracionalja moderne është pa lidhje me të shkuarën, një irracionale për të cilën duhet

shpikur jo vetëm gjuha, por ndoshta edhe ndjenja dhe gjendje shpirtërore të reja. Çdo

gjë që vinte nga bota e vjetër, normat e së kaluarës, gjithçka, duket e çuditshme dhe

poeti modern është i detyruar të notojë në këto ujëra në përditshmërinë e tij. E

çuditshmja dhe e huaja përshkojnë thellësinë e qenies së tij. Tema e huajtësisë së

botës dhe vetvetes siç del në këtë periudhë është tema mbizotëruese e poezisë së

modernitetit. E huaja dhe e çuditshmja që poeti gjen në botë dhe në vetvete kthehet në

një lojë reflektimesh dhe korrespondencash dhe gjuha kthehet në pasqyrim të kësaj

gjendjeje.

Poetët laikë të shekullit XX karakterizohen nga një tipar që i bashkon, pavarësisht

se cilës shkolle apo drejtimi i përkasin: prirja mbizotëruese e tyre është dëshpërimi

dhe ankthi. Këto tipare i hasëm edhe në periudhën romantike të shekullit XIX e më

pas me realizmin, simbolizmin e natyralizmin. Mbi bazën e revoltës, lind edhe rryma

tjetër letrare e quajtur Surrealizëm, nga vetë termi në frëngjisht mbirealitet. Surealistët

zgjedhin një mënyrë tjetër për ta arritur këtë shkëputje nga realiteti, këtë mbirealitet:

ata i japin dorë të lirë ëndrrës, e lënë mendimin të lirë, pa kufizimet e logjikës, arsyes.

Shumica e tyre, duke dashur të mbyllin sytë para gjendjes së botës, bëhen pre e

drogave të ndryshme nën efektin e të cilave edhe shkruajnë pjesën më të madhe të

kohës. Si për të shprehur revoltën e tyre ndaj ndrydhjeve të kohës, ata vendosin ta

lënë mendimin të lirë nën pushtetin e imagjinatës dhe “çlirojnë” edhe poezinë e tyre

nga “kufizimet”, shenjat e pikësimit.

Shumë studiues e shpjegojnë këtë dukuri si pasojë të krizës së besimit tek Zoti,

ndikimit të filozofisë së Niçes. Studiuesi Ali Xhiku, shprehet:

“Pasi ishte njohur me humanizmin, dinjitetin njerëzor, pasi ishte kultivuar me

racionalizmin e klasicizmit, shkencorizimin iluminist të mendimit, sensibilitetin e

jashtëzakonshëm të romantizmit dhe bashkë me realizmin dhe natyralizmin, edhe

karakterin pozitivist e materialicitetin e vëzhgimit dhe të përgjithësimit, për jetën

shpirtërore të Perëndimit ishte e natyrshme të jetonte periudha zhgënjimi ndaj së

njohurës dhe të prirej drejt së panjohurës, të përbuzte lëndoren për t’u dhënë pas

jolëndores.” 428

Në fakt, modernizmi, nëse shprehemi me fjalët e Emanyel Okar (Emmanuel

Hocquard), i cili e vlerëson atë përgjithësisht me notat negative, merret me pohimet e

reja, të karakterizuara nga refuzimi: refuzim i poetikes, i sentimentalizmit, i të folurit

ndërtues dhe i patosit... poezia ngushtohet dhe nuk rresht së ngrituri pyetje në lidhje

me atë që mundet dhe duhet të bëjë. Ajo ekziston për të gjetur veten. Ajo është para së

gjithash shqetësim për vetë gjuhën. Trashëgimia e poezisë moderne “nuk paraprihet

nga asnjë testament”429

, për ta shprehur idenë përmes thënies së Rëne Sharit (René

Char). Pak e nga pak, ajo merr një formë të re e të panjohur dhe lexuesi gjendet

përballë një të papriture artistike e cila e bën t’i largohet disi këtij zhanri letrar dhe ta

pranojë gjithnjë e më pak. Por në fakt, në mes të gjithë këtij ndryshimi, poezia fiton

kuptimin dhe domethënien e saj. Shkrimi poetik nuk rresht së qeni një vend ku

formohet vazhdimisht marrëdhënia mes botës dhe kuptimit. Poezia është hapësira e

shprehjes të shqetësimit, është vendi i shpikjes dhe ndërgjegjësimit në të njëjtën kohë.

Megjithë ndryshimet që mund të pësojë, megjithë pamjet e ndryshme që mund të

428 A. Xhiku, Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2004, f. 187. 429 P. Veyne, René Char en ses poèmes, coll. « Essais », Gallimard, 1990, f. 62.

Page 184: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

169

marrë, poetikja mbetet kudo dhe kurdoherë në ‘shtëpinë e saj’. Jo më kot Mishel Dëgi

(Michel Deguy) shprehet: “Poezia nuk është e vetme”.430

Sërish do të ketë lexues që

do ta pranojnë e do të gjejnë kënaqësi në leximin e saj. Madje, edhe krizat e identitetit

në periudha të ndryshme mund të kthehen në elemente që ushqejnë poetiken.

6.4.2 Filozofia mistike e Bergsonit përballë ateizmit të mjedisit

Shekulli XIX me romantizmin, realizmin, natyralizmin, simbolizmin dhe më pas

me dekadencën kishte lënë gjurmë të thella në jetën dhe ndërgjegjen e njerëzve dhe

gjithë autorët që do të shkruajnë në shekullin XX do të jenë të ndikuar nga këto rryma

letrare. Zhvillimet e shekullit XX, të kulturës së ashtuquajtur moderne, falë zhvillimit

shkencor, provokuan reagime të shumta që lidheshin me çështjet shpirtërore të lëna

deri atëherë në harresë. Filozofia e Bergsonit ndikoi shumë mendësinë e poetëve dhe

intelektualëve të shekullit XX edhe pse shpesh është keqkuptuar si nga kundërshtarët

e tij, ashtu edhe nga partizanët. Me teoritë e tij, ai u përpoq të hidhte poshtë ndarjen e

thjeshtëzuar të realiteteve, prerjen me thikë të mendësive dhe kategorizimin e

koncepteve në të mira ose të këqija, bardhë e zi. Bergsoni nuk pranon hierarkinë e

vendosur njëherë e përgjithmonë mes realiteteve të ndryshme të mendimit, siç është

për shembull refuzimi i pasionit dhe mbivlerësimi i arsyes. Ai lufton intelektualizmin

e ekzagjeruar që pretendon se di gjithçka dhe mund të shpjegojë gjithçka përmes

kategorizimit. Ku është parë që kthjelltësia të përjashtojë errësirën, apo errësira

kthjelltësinë? Kjo ndodh vetëm në librat, në manualet, por jo në natyrë. Në thelb të

bergsonizmit, është të mendojmë në mënyrë kritike, jo të besojmë me sy mbyllur ide

të gatshme, pa u thelluar vetë në gjërat.

Bergsoni thekson rëndësinë e mishërimit. Çdo filozofi është në thelb racionaliste,

e bazuar në arsyetimin. Kartezianizmi është një përpjekje për ta shtyrë arsyen të

kërkojë të vërtetën në shkencat, ndërsa bergsonizmi në parim, është një përpjekje për

ta shtyrë arsyen të përqafojë realitetin, të përballet me të. Bergsoni ka theksuar

ngjashmërinë që ekziston mes artit dhe natyrës: tek të dyja ka krijim në pikën kur

bukuria shënon njëherësh lulëzimin dhe ndalimin e menjëhershëm të vrullit krijues.

Për Bergsonin,

“Krijues i përsosur është ai, veprimi intensiv i të cilit është i aftë të intensifikojë

edhe veprimet e njerëzve të tjerë dhe të ndezë bujarisht, vatra bujarie.”431

Duke e vlerësuar njerëzimin si krijesën e fundit dhe për pasojë si arsyen e

ekzistencës së planetit, Bergsoni besonte se tek çdo njeri ekziston kërkesa e tejkalimit,

zelli krijues. Njerëzimi ka nevojë për një hero moral, për një mbinjeri, por jo për një

moralist, për një person që i shpall dhe i mëson rregullat, por që e drejton njerëzimin

dhe prek shpirtrat e njerëzve përmes shembullit, jetës dhe vdekjes së tij. Një doktrinë

e tillë na jep më tepër arsye për të vepruar dhe për të jetuar. Bergsoni është në kërkim

të një njeriu i cili mund të merret si shembull për të arritur moralin e nevojshëm, për

të ndryshuar gjendjen e botës dhe gjen tek mistikët një mundësi, një shembull për t’u

ndjekur. Ai paraqet në thelb një mendim pozitiv për jetën. Mbështetja tek materialja

dhe tek sendet solli pamjen e botës në shekullin XX, pas dy luftrave të ashpra me të

cilat u përball shoqëria njerëzore. Njeriu preferoi më tepër fiziken dhe materialen

430 Jean-Michel Maulpoix, In. La poésie française depuis 1950, 1999, f. 21. 431 H. Bergson, L’Energie spirituelle, puf, 2009, f. 22-23.

Page 185: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

170

lëndore dhe la pas shpirtëroren, prandaj shkenca dhe teknika përparuan aq shumë

gjatë shekullit XVIII e kështu u lanë pas dore aspiratat e jetës shpirtërore dhe pasojat

e kësaj zgjedhjeje ndihen ende. Thirrja mistike është pjesë e natyrës së njeriut dhe

duhet kërkuar në botën njerëzore, prandaj ekziston një histori e shpirtërores.

Ai frymëzohet nga Krishti i predikimit në mal dhe revolucionin moral që i solli ai

botës, nga Dashuria që krijoi botën. Mendimi filozofik dhe jeta pajtohen në besimin

tek Perëndia krijues dhe shembulli i përsosur i mishërimit, Krishti njeri. Bergsoni

mbështetet tek mistikët model, që nga Shën Pali e deri tek Zhan Dark. Në vëzhgimin

që u bën mistikëve, ai vëren se të gjithë ata kanë qenë imitues të Krishtit të Ungjillit,

modelit të plotë. Dhe Bergsoni e quan Krishtin, Mbinjeri, duke u mjaftuar vetëm me

përmendjen e Predikimit në mal ku Krishti shpall dashurinë e tij për njerëzimin. Lind

pyetja: Pse e do Perëndia njeriun? A ka nevojë ai për të? A është ai i paplotë pa

njeriun? Dashuria qëndron në thelb, në themel të qenies së Perëndisë dhe ne bëhemi

në njëfarë mënyre përfituesit e kësaj dashurie. Perëndia e do njeriun, ky është

përfundimi i Bergsonit dhe krijimi i duket filozofit si një vepër e Perëndisë për të

krijuar krijues, për të afruar pranë vetes qenie të denja për dashurinë e tij.

Bergsoni nuk flet për doktrinën e krishterë, sepse në fund të fundit nuk është

doktrina që krijon “besimin që ka fuqinë të lëvizë malet”, por është “besimi që lëviz

malet” që krijon doktrinën.

Botimet e reflektimit të Bergsonit në fillim të shekullit XX ishin një mënyrë e re

për ta vështruar realitetin dhe një mundësi e re për të ndryshuar qëndrim ndaj

problemeve të jetës. Mendimi i tij filozofik ishte një ripërtëritje e besimit të krishterë i

cili ishte zëvendësuar prej ateizmit të filozofisë niçeane.

Leon Blua (Léon Bloy) nis kryqëzatën e tij kundër botës moderne e cila ngjan të

jetë lidhur pazgjidhshmërisht me Satanin. Ndodh një lloj revolucioni intelektual i cili

para së gjithash është filozofik dhe mendimi kristian përcillet përmes një filozofie, një

përpjekjeje pajtimi mes besimit të krishterë fillestar dhe lirisë së shpirtit. Dinamizmi

intelektual, i cili shkakton një mori krijimesh filozofike, përshkon të gjitha mjediset

intelektuale, edhe intelektualët e krishterë nuk i shpëtojnë kësaj “sëmundjeje ngjitëse”.

Në përgjithësi, tek poetët e shekullit XX, bëhet fjalë për një ndërlidhje të shpirtërores

me të përkohshmen, me kusht që të respektohet hierarkia e rendit, t’i jepet përparësi të

parës. Duhen “ruajtur të dyja anët e zinxhirit”,432

sipas Bosyesë (Bossuet). Zhvillohen

polemika nga më të ndryshmet, siç është e ashtuquajtura polemika metafizike, e cila

përfshin problemet e artit dhe të kulturës me një këndvështrim realist dhe mistik

njëkohësisht për fatin e njeriut.

6.4.3 Vendi i fetares në lëmin e poezisë moderne franceze

Filozofia e Bergsonit si përfaqësuese e krishterimit dhe ajo e Niçes, si

përfaqësuese e ateizmit, ndeshen në fushëbetejën e poezisë. Me shprehjen “bota e

krishterë”, nënkuptohet jo vetëm një shoqëri me besim të krishterë, por njëkohësisht

edhe ai që quajmë “qytetërim i krishterë”, domethënë një shumicë vlerash artistike

dhe kulturore që lidhen me krishterimin. Bazat e kësaj bote dhe qytetërimit të

krishterë, do të ndryshojnë pas thirrjes së Zarathustrës...

Pasi dha lajmin për “vdekjen e perëndisë”, Niçja vetë e përjetoi realitetin që

krijoi, me një ankth tragjik që i jep filozofisë së tij një madhështi therrëse, sepse pas

432 H. Lemaitre, L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Coll. Pierre

Bordas et fils, Paris, 1984, f. 39.

Page 186: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

171

vdekjes së Perëndisë, vjen edhe vdekja e shpirtit të njeriut, kaosi, mungesa e

domethënies. Njeriu mbetet i pangushëlluar dhe i pangushëllueshëm, i braktisur

plotësisht, përballë një qielli bosh, pa përgjigje dhe pa shpresë. Pasojë e përçmimit të

botës së padukshme nuk ishte një vështrim i ri, i lumtur nga realiteti, por ndjenja e

ankthit, e ndjenjës së absurdit, dëshpërimit dhe vetmisë. Bota në shekullin XX ndahet

në dy pjesë: bota e krishterë dhe bota e nihilizmit, e mbështetur në filozofinë e

shkollës së Niçes. Ajo nuk mund të jetë më e njëjta, pas hedhjes poshtë të bazave të

krishterimit, besim i cili kishte qenë deri atëherë themeli i shoqërisë perëndimore. Me

teoritë dhe dyshimet e tij, Niçja përmbysi vlerat mbi të cilat bazohej i gjithë morali

evropian. Me veprën e tij Kështu foli Zarathustra, Niçja i solli botës anti-Biblën dhe

hodhi bazat e një këndvështrimi të ri të jetës, themelet e nihilizmit dhe absurditetit të

jetës. Në këtë periudhë lind edhe rryma surealiste e cila vendoset midis nihilizmit dhe

marksizmit. Ateizmi është filozofia mbizotëruese. Shumë personalitete flasin hapur

me krenari për mungesën e besimit. Kështu, në një letër që Simon dë Bovuar (Simone

de Beauvoir) i shkruan Fransua Moriakut (François Mauriac), ajo shprehet : « Më

duket se detyra kryesore është të fshijmë nga toka … kufomën e Perëndisë. »433

Edhe pse filozofia dhe poezia kanë qenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën që

nga fillimi, kanë ndarë prej kohësh të njëjtin “instinkt në lidhje me qiellin”, të njëjtën

dëshirë për absoluten, për transhendencën, gjatë shekullit XX, sidomos për shkak të

ndikimit të Niçes, udhët e tyre ndahen dhe secila prej tyre merr drejtime të ndryshme

përsa i përket çështjes së “qiellit”. Filozofia e Niçes, në thelb, pasi e ka nxjerrë jashtë

Perëndinë përmes arsyes, nuk ka rreshtur së thelluari punën për zhdukjen dhe

eleminimin e metafizikes. Poezia përkundrazi, që prej romantikëve, njihet për një

aftësi të veçantë për t’u endur në fushat e absolutes.

Aq më tepër, në shekullin XX, ajo merr përsipër misionin të merret me Qenien,

mision i cili zëvendëson metafizikën e së shkuarës. Poetëve të shekullit XX u mbetet

ta rikrijojnë, ta ringjallin, përmes fjalës poetike dhe pushtetit të saj, këtë perëndi të

vdekur, i mbetet poezisë të kryejë funksionin e azilit, të strehës për shkak të nevojës

së përhershme për hyjnoren. Poezia duket se ofron një grimcë ndihmë me Perëndinë e

saj. Sipas filozofisë se Haidegerit, tashmë, ka vetëm një Perëndi – dhe ky mund të jetë

vetëm ai i poetëve – që mund të na shpëtojë. 434

Perëndia i poetëve, tashmë nuk është Perëndia i gjallë i feve të krishtera, as ai i

filozofëve klasikë. As i vdekur me besimin si i pari, as i sakatuar nga kritika e

metafizikës si i dyti, ai vetëm është tërhequr, dhe duhet të kthehet patjetër një ditë.

Marrëdhënia mes poetit dhe Perëndisë nuk është as një marrëdhënie zie si me

Perëndinë e vdekur të feve, as një marrëdhënie kritike si me Perëndinë e metafizikës,

por një marrëdhënie nostalgjie, ku përfshihen melankolia, mundësitë për një rizgjim të

botës dhe rikthim të hyjnores. Edhe pse e madhërishmja, e bukura, e gjalla, janë

venitur në botë, dëshira e njerëzve për këto gjëra nuk është shuar kurrë dhe nuk mund

të shuhet në të ardhmen. Qenia njerëzore priret natyrshëm drejt jetës dhe kërkimit për

kuptim e domethënie. Dëshira për përmbushje dhe kuptimësi është e lindur tek qenia

njerëzore dhe, edhe atëherë kur realiteti, teoritë, mendësitë mbizotëruese thonë të

kundërtën, njeriu do të krijojë diçka përtej asaj që sheh, për të mbështetur shpresat e

tij. Poetikja konsiston gjithnjë tek e largëta, e papërcaktuara dhe e mjegullta. Natyra

jonë njerëzore përmban pafundësinë, pa të nuk mund të gjejë kuptim ekzistenca e

qenies njerëzore.

433 S. de Beauvoir, Correspondance avec Fançois Mauriac. 434 F. Nietzsche, « Dieu est mort », in Court traité d’ontologie transitoire, Paris, Seuil, 1998, f. 19.

Page 187: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

172

Ka një ndarje të rëndësishme që bëhet mes poetëve të shekullit XX në besimin e

tyre të fortë tek pushteti i fjalës poetike për të arritur domethënien. Nga njëra anë janë

Pol Klodel, Pol Elyar, Lui Aragon, Rëne Shar, Sen Xhon Pers që pohojnë besimin e

tyre tek pushteti i poezisë dhe i këndojnë koherencës së botës, të qenies dhe gjuhës;

nga ana tjetër janë Antonen Arto, Zhorzh Bataji apo Anri Misho që shkruajnë

“kundër”. Kjo ndarje e shoqëron botën poetike që prej vitit 1950, si për të ndarë me

thikë territorin poetik midis “kampit” të refuzimit dhe atij të pranimit. Në rrethin e të

parëve mund të përmendim praninë e spiritualitetit, ndjenjës fetare, ndërsa ndër poetët

‘kundër” bëjnë pjesë më tepër formalistët dhe të guximshmit të cilët kundërshtojnë

koherencën e gjuhës dhe mbijetesën e poezisë. Ka një ndarje të botës në dy kampe:

ata që vazhdojnë të mbështesin ende vlerat e besimit të krishterë dhe ata që përqafojnë

idetë e Niçes.

Universi, shihet nga një pjesë e mirë e poetëve të shekullit XX, me sytë e Niçes, i

ngjashëm me një oqean pa fytyrë dhe pa shpirt, ku dominon mungesa e kuptimit dhe

prania e absurdit. Por pasojat janë vërtet të rënda sepse:

“Shpirti njerëzor mbahet tek Gjithësia vetëm përmes mëshirës së Perëndisë dhe,

sapo ai ndahet prej tij, nuk mund ta njohim më. Ai kthehet në fantazmë të vetvetes.”435

Pa besimin, mbretëria njerëzore merr fund, pushteti i njeriut mbi botën

shkatërrohet. Forcat e vdekjes kthehen në jetë dhe janë të lira. Shumë shpejt do të ketë

një pushtet të ri, një vetmi të tmerrshme, pushteti i Asgjësë, Hiçit. Pas viteve 1950,

poetët që kanë përjetuar tmerret e luftës, janë në kërkim të një vendi dhe të një pranie,

janë pre e pyetjeve, dyshimeve dhe pasigurive të mëdha. Fjala karakterizohet nga

zhveshja, tensioni, mungesa. Të gjithë hedhin tutje shkrimin automatik që praktikonin

surrealistët, ekzaltimin e imagjinatës, gjithçka ideologjike apo romantike në

surrealizëm. Ata nuk besojnë më tek zgjidhja e së ardhmes që shpallte Andre Bretoni

“të këtyre dy gjendjeve në dukje kontradiktore që janë ëndrra dhe realiteti, në një lloj

realiteti absolut, mbirealitet”.

Pas tmerreve të luftrave dhe realitetit të hidhur, ajrit mbytës tokësor, lind nevoja

për të rikrijuar marrëdhënien me botën e ndjeshmërisë. Lëvizja kryesore e poezisë

është të shkojë me vështirësi drejt lartësive më të mëdha, drejt një vendi ku edhe ajri

është më i rrallë, ka nevojë për një ngjitje drejt qiellit, për të parë prej andej sekreten

dhe atë që duket e errët që poshtë. Është e vështirë të ndërtohet një tabelë sintetike e pranisë së temës fetare në

letërsinë e shekullit XX. Bibla është më pak e pranishme në këtë shekull në krahasim

me shekujt e mëparshëm. Por nga ana tjetër, ndryshe nga shekulli XVII dhe koncepti i

tij thellësisht “laik” për krijimin letrar, autorët modernë nuk kanë pengesa për ‘arsye

fetare’, janë të lirë ta përdorin Biblën si të duan sepse për ta ajo tashmë është si çdo

libër tjetër, nuk kanë të njëjtin respekt për fjalën e shenjtë. Madje, ata nuk kanë asnjë

pengesë estetike në lidhje me ‘ndarjen e letërsisë nga e shenjta’ për të mos e përdorur

Biblën si një burim frymëzimi, prandaj e shohim atë shpesh si temë, apo si referencë.

Pavarësisht dukjeve, poetika e shekullit XX do të jetë kryesisht një poetikë

“shpirtërore”. Pra, edhe në shekullin XX, Bibla vazhdon të shfrytëzohet në tërësinë e

saj. Duke e laicizuar Shkrimin e Shenjtë, ajo bëhet më e prekshme, më e kapshme dhe

më e përdorshme edhe nga autorë që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me besimin e

krishterë.

435 Ch. Mœller, Littérature du XX-ième siècle et christianisme – VI L’exil et le retour, Beauschesne,

Belgique, 1993, f. 298.

Page 188: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

173

Ka një lloj etjeje për shpirtëroren e cila vesh forma nga më të ndryshmet, madje

shumë kritikë kanë dalë në përfundimin se shekulli XX do të ketë si Muzë të tij të

vërtetë, Shpirtin. Kështu Pol Klodeli, duke iu referuar vizionit të krishterë të lidhjes së

shpirtit me poezinë, e titullon Odën e tij të katërt, Muza që është Hiri.436

Ajo që është e përbashkët për të gjithë poetët, është se të gjithë janë në kërkim të

jetës së vërtetë. Por ky kërkim tek shumica e shkrimtarëve dhe poetëve merr formën e

një aventure të brendshme shpirtërore. Kjo nevojë për të brendshmen hedh poshtë çdo

lloj përkufizimi të jashtëm që drejtonte universin e letërsisë natyraliste dhe shpreh

njëherësh edhe lënien pas të idealizmit të letërsisë simboliste. Letërsia e re kthehet tek

vetvetja, tek bota e brendshme, tek një realitet që nuk mund të jetë tjetër veçse

shpirtëror. Shumë poetë nuk rreshtin së trajtuari problemin e harmonisë mes sensuales

dhe shpirtërores. Kemi zbulimin e një spiritualiteti të panjohur deri atëherë. Zhvillimi

i kësaj letërsie shpirtërore shpreh qartë nevojën për transhendencën, për diçka më të

lartë se realiteti zhgënjyes dhe, mënyra më e mirë për ta arritur këtë, duket se mbetet

fetarja. Kjo gjë shpjegon faktin që shumë shkrimtarë dhe poetë të shekullit XX janë

kthyer në katolicizëm. Ka një lloj tundimi të fuqishëm tek poetët për shpirtëroren, për

krishterimin dhe mbi të gjitha, figura e Krishtit i tërheq ata fort dhe i bën të shohin

ndryshe realitetin e hidhur të cilin e përjetojnë çdo ditë. Letërsia atëherë merr një

formë të re mbi themelin e një spiritualiteti thellësisht fetar përmes të cilit, edhe pse

shqetësimi nuk ikën menjëherë, të paktën lind një lloj urtësie vëzhguese dhe estetike

që e gjen unitetin tek mitet e Antikitetit dhe Biblës. Romen Rolani (Romain Rolland)

shkruan në parathënien e njërës prej dramave të tij të titulluar Shën Luigji (Saint

Louis), të botuar në 1951, ku theksohet rëndësia e besimit:

“Për besimin. Për përparësinë e tij intelektuale mbi të gjitha përpjekjet e tjera të

Arsyes. Për pushtetin dhe thellësinë të pakundërshtueshme dhe për zbrazëtinë e

jetës dhe dijes, nëse nuk ka besimin në qendër. Besim do të thotë të ndiesh botën,

me zemër, dhe jo të kënaqesh duke parë dhe duke thithur pluhurin e ndjesive...

Besimi është pjesë e jetës së botës. Shkenca e shikon prej së largu, si e huaj, sikur

nuk e njeh gjuhën e tij. Çdo jetë është një akt besimi. Pa këtë akt, ajo do të

fundosej e do të zhdukej përnjëherësh. Shpirti ecën mbi tokën e lëvizshme si

Pjetri mbi ujë, i forcuar nga besimi. Kush nuk e ka besimin, fundoset, mbytet.” 437

Si është e mundur? Kur studiuam letërsinë frënge të shekujve të Mesjetës dhe më

pas të Rilindjes, apo Reformës protestante thamë se është i shpjegueshëm fakti që

kemi të pranishme tematikën fetare për faktin se shumica, për të mos thënë të gjithë

ata që kishin mundësi të shkruanin, ishin priftërinj apo njerëz të kishës. Por në

modernitet, kur sërish fetarja mbetet “gurrë” frymëzimi për poetët, kur kemi një

galaksi poetësh të krishterë, si do ta shpjegojmë gjithëpraninë e poezisë me tematikë

fetare?

Nevoja e njeriut për të shenjtën dhe fetaren nuk mund të mohohet në asnjë

moment të jetës së njeriut, në asnjë çast të historisë njerëzore. Në një botë të mbushur

e të tejmbushur me shkencë dhe me teknikë, letërsia duhet të shkojë përtej realitetit, të

sjellë diçka tjetër, të re; pa shpirtëroren ajo nuk mund të jetojë, i merret fryma artit

dhe sidomos poezisë. Me despotizmin politik të Arsyes që ekzistonte që prej

Iluminizmit, bota letrare e humbi shpirtin e saj dhe kjo vdekje shpirtërore rrezikon të

436 La Muse qui est la Grȃce , Grâce-Hir, Term fetar - Ndihmë hyjnore, dashuri e pamerituar për

njeriun për ta çuar drejt shpëtimit të shpirtit. 437 R. Rolland, Les tragédies de la foi, Ed. Albin Michel, Paris, 1998.

Page 189: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

174

jetë gjithashtu vdekje e artit. Letërsia kthehet në një “skelet”, shprehet Romen Rolani

“kur ajo shkëputet nga Besimi”. 438

6.4.4 Një revolucion shpirtëror fetar brenda modernitetit ateist të

shekullit XX

Megjithë dukjet shpesh antifetare të shekullit XX, nuk janë pak poetët të cilët

shkruajnë, të frymëzuar nga besimi i krishterë. Shumë krijues panë tek besimi një

mundësi për të rigjetur shpresën e humbur në këtë shekull ku gjithçka bie ndesh me

vlerat shpirtërore. Përplasjet filozofike dhe realiteti zhgënjyes bëjnë që bashkëkohësit

e Klodelit dhe Pegisë, dhe të tjerë pas tyre, të vendosin t’i kthehen origjinës së

poezisë, me besimin tek historitë e Biblës dhe dëshirën për t’i shprehur ato në vargje.

Ka poetë të cilët frymëzohen nga besimi i tyre dhe prandaj gjejmë në poezitë e tyre

referenca fetare dhe të tjerë, të cilët kanë përdorur Biblën si një mjet estetik në veprat

e tyre.

Poeti Fransi Zham (Francis Jammes, 1868-1938) me veprën e tij Gjeorgjikët e

krishterë,439

epope didaktike ku fshatit i rezervohet parajsa për shkak të pafajësisë dhe

virtytit, gjen njëfarë prehjeje dhe qetësie shpirtërore në bashkëbisedimin me

Perëndinë. Poeti është i ndërgjegjshëm që vetëm Perëndia mund ta shuajë etjen dhe

mund të sjellë ndryshim në botë dhe domethënie në jetën njerëzore. Tek Dhurata e

Perëndisë,440

ai shpreh gjithçka ka gjetur tek Perëndia:

Atëherë ti më fole, o Perëndia im

Dhe më the: “Eja, jam unë ai që je duke kërkuar,

Jam unë Dashuria pa fillim dhe pa fund,

Jam mana dhe burimi i ujit të gjallë

Eja të ulesh në tryezën time, i ftuari im i drojtur,

Vetëm unë mund ta shuaj etjen dhe urinë tënde.”441

I ndikuar në fillimet nga poezia simboliste, Fransi Zhami u çlirua shpejt nga

simbolizmi dhe filloi të bëjë një letërsi duke u marrë me thelbin e qenieve, të

njerëzve, me botën e brendshme. Miqësia e tij me Klodelin ndikon për kthimin në

besimin katolik. Ai shkruan vepra poetike si Lirishta në qiell,442

në të cilën shpreh

mrekullimin para shpirtit të natyrës në një mënyrë tepër të veçantë e mistike. Vepra e

tij Kryqi i poetit,443

tregon cilësinë e meditimit fetar dhe thjeshtësinë e shprehjes, si

edhe ekzaltimin mistik të poetit. Itinerari i Fransi Zhamit na zbulon sesi mbështetja

tek e mrekullueshmja e mishëruar tek besimi, ndryshe nga ajo e mrekullueshme që

gjendet tek simbolizmi, është hapi i parë drejt kërkimit të spiritualitetit të panjohur.

Duhen fshirë së pari dukjet e jashtme për të hyrë në një realitet më thelbësor ku shpirti

438 H. Lemaitre, L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Collection

Pierre Bordas et fils, Paris, 1984, f. 254. 439 Géorgiques chrétiens (1912). 440 Le don de Dieu. 441 Përkth.im, “C’est alors, ô mon Dieu, que vous m’avez parlé / Et que vous m’avez dit: “Viens, c’est

moi que tu cherches, / C’est moi qui suis l’Amour sans mesure et sans fin, / C’est moi qui suis la manne et la source d’eau vive, / Viens t’asseoir à ma table, inapaisé convive, / Moi seul puis assouvir et ta soif

et ta faim.”, D. Aury, Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard, Paris, 1997, f. 302. 442 Clairières dans le ciel (1906). 443 Crucifix du poète (1934).

Page 190: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

175

hidhet së pari në aventurë dhe përballet me rreziqet e bredhjes dhe të pasigurisë, pa

ditur dhe pa qenë i sigurt se do të arrijë në destinacion. Ka nga ata që arrijnë deri në

portin e sigurisë së besimit fetar, të tjerë e gjejnë dhe e humbasin sërish veten në

provën e aventurës shpirtërore e cila mbetet e panjohur deri në fund.

Për Pjer Emanyelin (Pierre Emmanuel), i cili lind gjatë Luftës së Parë Botërore

dhe përjeton edhe Luftën e Dytë, poezia është gjithnjë e lidhur me të përjetshmen,

hyjnoren. Përballë realitetit të hidhur dhe të pashmangshëm, poezia e tij këndon në një

formë lutjeje vizionare, dialogun mes të gjallëve dhe të vdekurve nën vështrimin e

Perëndisë. Ai shprehet :

Mëshirë për ne Zot të mbijetuarit e fundit

Sepse Ti na dhe si trashëgim të vdekurit,

Ne jemi kthyer në prindër të të vdekurve.

Mëshirë për ne Zot si njerëz për të ardhur keq

Që i kemi shtyrë drejt Vdekjes këta njerëz.

Dhe ja ku jemi, të ndarë nga ata prej kufomës së tyre

Ata që kanë vdekur tashmë dhe gjenden në natën Tënde. 444

Zhgënjimi nga realiteti, frika dhe pasiguria për të ardhmen e hedhin poetin e

dëshpëruar në krahët e besimit, e shtyjnë atë të përmendë emrin e Perëndisë dhe t’i

drejtohet atij për zgjidhje.

Zhan-Klod Rënar (Jean-Claude Renard) trajton gjithashtu temën e hirit duke e

parë Perëndinë si një at shembullor. Përmes lëvizjes së dyfishtë të Hirit dhe të

frymëzimit, poezia e tij bëhet mistike dhe përfundon shpesh në lutje. Në përmbledhjen

e tij me poezi, të titulluar At, ja njeriu,445

çdo poezi është një dialog mes poetit dhe

Perëndisë. Poeti i drejtohet Perëndisë në lidhje me çështje të ndryshme që e

shqetësojnë njeriun e kohës së tij, por edhe të të gjitha kohëve. Ai gjen përgjigje ndaj

pyetjeve dhe shqetësimeve të jetës.

At i dhimbjes sime, At i mungesës sime,

Ti je i gjallë edhe kur unë jam i vdekur,

Edhe kur të vrava, sërish ti më deshe,

Dhe në ligësinë time ti mbetesh pafajësia ime. 446

Letërsia e re merr formën e një letërsie të botës së brendshme. Që prej

romantikëve, pretendohej që vepra të ishte pasqyrë e autorit, e Unit, në kërkim të

vetvetes dhe të qenies së plotë të tij. Poetët besojnë tek një jetë e vërtetë për të cilën

janë krijuar dhe e cila u mbetet ta pushtojnë. Kërkohet të kuptohet Uni i thellë i

brendshëm i njeriut, i panjohur deri atëherë. Krijuesit letrarë pyesin së pari shpirtin e

tyre për të gjetur përgjigjet ndaj enigmave të shoqërisë, historisë, botës dhe vetë

Perëndisë.

444 Përkth.im, “Pitié pour nous Seigneur Tes derniers survivants/Car Tu nous a donné les morts en

héritage,/Nous sommes devenus les pères de nos morts./Pitié pour nous Seigneur pitoyables

marâtres/Qui avons engendré ces hommes dans la Mort./Et nous voici, séparés d’eux par leur

cadavre/Eux qui sont déjà morts et fondés en Ta nuit. », F. Jammes, « Miserere », In. Petite Anthologie des poètes ayant vécu au XXe siècle, Sosse Alaoui Mohammed, Tétouan, 2013. 445 Père, voici que l’homme. 446 Jean-Claude Renard, “Père d’or et de sel”, In. Père, voici que l’homme, Ed. L’Ecritoire, Paris, 1955,

f. 59.

Page 191: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

176

Vepra e Pol Klodelit (1890-1955) qëndron, edhe pse me një shekull distancë,

përkrah veprës së Hygosë dhe Shatobrianit, që e hapën shekullin e tyre romantik me

Biblën, e cila në shkrimet e tyre paraqitet si një vepër plot estetikë. Që prej

iluminizmit, Bibla ishte quajtur “barbare”, “e huaj për qytetërimin”. Por Klodeli e

mbyll shekullin modern duke risjellë Biblën e traditës katolike, nëpërmjet kthimit të

tij në besim. Vepra e tij gjendet në kryqëzimin e dy botëve, atë të Biblës thellësisht

katolike dhe atë të një poetike postsimboliste.

Kur Klodeli njeh ndriçimin e Hirit natën e Krishtlindjes 1886, enigma nuk

shuhet, por përkundrazi intensifikohet dhe dramatizohet konflikti i brendshëm që

kishte qenë i pranishëm në shpirtin e poetit gjatë gjithë kohës. Lirizmi i tij dramatik

dhe poetik do të shfaqë betejën e përhershme të ripërtërirë brenda shpirtit të poetit me

veten dhe me botën. Klodeli i referohet një vizioni të krishterë për lidhjen e thirrjes së

Shpirtit me poezinë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për një spiritualitet estetik si në rastin e

Bodlerit, spiritualiteti nuk është thjesht një objektiv i poetikës apo një term i thjeshtë i

itinerarit estetik. Marrëdhënia priret të përmbyset, spiritualiteti bëhet burim i poetikës

dhe pikënisja e itinerarit estetik.

6.4.5 Nacionalizmi dhe shpirtërorja për t’i shpëtuar kohës, poeti

katolik Sharl Pegi

Shekulli XX karakterizohet nga shkretëtira dhe nga orët e spleen-it ku edhe

zhurma më e vogël e bënte të dridhej njeriun e pasigurt në çdo drejtim. Boshllëku dhe

hiçi i shoqëron artistët nga të gjitha anët. Ata nuk i shpëtojnë dot absurdit dhe

mungesës së domethënies së jetës.

Ndihet në këtë periudhë një lloj fataliteti i jetës njerëzore, prania e dy armiqve që

luftojnë njëri-tjetrin në arenën e shpirtit njerëzor: njëri është Koha e cila prish

gjithçka, Koha që “e bren jetën” dhe që të çon drejt Vdekjes, dhe tjetri është

Nacionalizmi si një përpjekje për t’i rezistuar Kohës dhe fatalitetit. Nacionalizmi

është një mjet për t’i shpëtuar degradimit dhe prishjes së Kohës dhe Vdekjes. A mund

t’i ofrohet më shpirtit dhe energjisë së tij të brendshme një mundësi shpëtimi e qenies,

njëherësh shpirtërore dhe fizike, e brendshme dhe e jashtme? Kësaj pyetjeje janë

përpjekur t’i përgjigjen shumë filozofë e poetë si Bergsoni, Pegi, apo Klodeli. Ata i

janë afruar Perëndisë dhe e kanë ndjerë atë në mënyra të ndryshme. Ata kërkojnë një

rikthim në të shkuarën, tek paraardhësit, për të gjetur përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve

që po ua brejnë shpirtin. Njeriu i shekullit XX dominohet nga lufta e të kundërtave

brenda tij. Poetët e kësaj periudhe ndihen të dyzuar mes pranimit të krishterimit si e

vetmja mënyrë për të ndryshuar imazhin e shoqërisë, përmes shembullit të admiruar të

figurës së Krishtit, shembull i përsosur i pastërtisë shpirtërore dhe morale, dhe nga

ana tjetër, ata tërhiqen nga modeli niçean, i cili e sheh krishterimin si një burim

varfërie dhe dorëheqjeje. Krijuesit tërhiqen njëherësh nga egoizmi, uni, vetvetja dhe

nga ana tjetër, nga e përsosura, altruizmi. Kulti i Unit vazhdon përmes kultit të

nacionalitetit, përmes të cilit, Pegi duke nisur që nga viti 1904, angazhohet në betejën

e tij për të nxitur intelektualët në shërbim të Idesë së madhe, apo më tepër, Imazhit të

madh, të Njeriut në marrëdhënie me shoqërinë, me historinë dhe me Perëndinë.

Poeti Sharl Pegi ishte dishepull i Bergsonit që në fillimet e tij, sidomos përsa i

përket ideve të tij që lidhen me spiritualitetin e krishterë. Mendohet se vepra e Pegisë

është më e ndikuara nga filozofia e Bergsonit ndër të gjitha poezitë e tjera shpirtërore

të fillimit të shekullit. Pegi gjen te kjo filozofi pajtimin e fizikes me shpirtëroren tek

njeriu. Në lidhje me Bergsonin, në një artikull të tij tek Grande Revue, poeti shprehej:

Page 192: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

177

“Ju keni rihapur në këtë vend burimet e jetës shpirtërore.” 447

Sipas tij, Bergsoni “nuk është përpjekur të zëvendësojë mbretëritë, pushtetet, por

të veprojë përmes një revolucioni të brendshëm”.448

Duke nisur që nga viti 1900, Pegi

priret gjithnjë e më tepër drejt një spiritualiteti të krishterë derisa në vitin 1908 ai i

pohon mikut të tij Zhozef Lotit (Joseph Lotte): “E rigjeta besimin. Jam katolik.”449

këtë çast, bergsonizmi dhe krishterimi shkrihen në një, në veprën e tij duke përforcuar

njëri-tjetrin në vargje.

Një figurë e rëndësishme për jetën e Pegisë dhe për veprën e tij letrare është

figura e Zhan Darkës. Te kjo figurë Pegi gjen mundësinë e ringjalljes së historisë. Ai

flet për një ringjallje të interesit për të parët duke mësuar prej tyre. Poeti vlerëson më

së shumti komunikimin midis dy botëve të ndryshme, asaj fizike dhe shpirtërore,

botës aktuale me atë të përjetshme, të tashmes me të shkuarën; ai flet për një vajtje-

ardhje mes këtyre dy botëve në dukje të kundërta dhe antagoniste me njëra-tjetrën.

Ritmi i poezisë së tij përsëritës dhe progresiv në të njëjtën kohë shfaq një pushtet

unifikues të larmisë së horizonteve. Në veprën e tij Misteri i virtytit të dytë,450

poeti

paraqet situatën në të cilën ndodhet Krijuesi, Perëndia, në momentin që vendosi të

krijojë njeriun dhe ta dojë atë mbi të gjitha krijesat e tjera:

Krijuesi tashmë varet nga krijesa e tij.

Ai që është gjithçka, vuajti duke rënë, duke e lënë veten në këtë nivel.

Ai që është gjithçka, varet, pret, shpreson nga askushi.

Dhe ai mund të bëjë gjithçka, sepse i është lënë gjithçka në dorë,

I është besuar gjithçka,

I është dhënë gjithçka,

I është lënë gjithçka në dorë, në duart e tij mëkatare

Me besim

Me shpresë,

I është lejuar gjithçka

Me mirëbesim.

... Kështu krijesa e fundit mund ta paraqesë të vërtetë Perëndinë,

apo të gënjeshtërt.

Dorëzim i frikshëm

Privilegj i frikshëm

Përgjegjësi e frikshme.451

447H. Lemaitre, In. L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Collection

Pierre Bordas et fils, Paris, 1984, f. 79. 448 Ch. Péguy, Oeuvres en prose 1909-1914, Bibliothèque de la Pléiade, Gallimard, 1961, f. 1313. 449 Ch. Péguy, Lettres et entretiens, Cahiers de la Quinzaine, 1927, f. 57. 450 Le Porche du Mystère de la deuxième vertu. 451 Përkth.im, “Retournement de la création, c’est la création à l’envers./Le Créateur à présent dépend

de sa créature./Celui qui est tout s’est mis, a souffert d’être mis, s’est laissé mettre sur ce niveau./Celui

qui est tout dépend, attend, espère de ce qui n’est rien./Celui qui peut tout dépend, attend, espère de ce

qui n’est rien,/Et qui peut tout, hélas, car on lui a tout remis,/On lui a tout confié/On lui a tout

donné,/On lui a tout remis, en mains, dans ses mains pécheresses/En confiance,/En espérance,/On lui a

tout permis,/En toute confiance. /On lui a remis, on lui a permis son propre salut, le corps de Jésus, l’espérance de Dieu./Dieu s’est mis sur ce pied. /Comme la plus misérable créature a pu librement

/Soufletter librement la face de Jésus./Ainsi la dernière des créatures peut faire mentir Dieu/Ou lui

faire dire vrai./Effrayante remise./Effrayant privilége, effrayante responsabilité...”, Ch. Péguy, Les

mystères de Jeanne d’Arc, Le porche du mystère de la Iie vertu, Emile-Paul Editeur, Paris, 1911.

Page 193: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

178

Pegi është poet katolik i cili nuk shkëputet nga njerëzorja për asnjë moment. Ai

vlerëson fuqishëm veprat e Kornejit dhe sheh tek heronjtë e dramaturgut të shekullit

XVII një heroizëm të shenjtë që ngrihet nga toka por nuk çrrënjoset asnjëherë prej saj.

Sipas Pegisë, këta personazhe shfaqin një ‘heroizëm të shenjtë dhe një shenjtëri

heroike’ njëkohësisht. Ky është vetë misteri i mishërimit.452

Fakti që figura kryesore

frymëzuese për poetin Pegi, është një heroinë dhe jo një shenjtore, flet qartë për

bashkimin që u bën ai tokësores dhe qiellores, pajtimit të shpirtërores me të

përkohshmen. Shpëtimi i trupit nuk mund të jetë i shkëputur nga shpëtimi i shpirtit

njerëzor në veprën e tij. Nacionalizmi dhe Krishterimi shkrihen në një në veprën e tij

poetike dhe, ashtu si edhe heroina shenjtore që poeti adhuron, edhe ai

vetësakrifikohet për kombin e tij duke lënë pas shkrime që shprehin dimensionin tjetër

të jetës së tij, krishterimin.

Ai shprehet në Eve, duke profetizuar njëherësh edhe fatin e tij:

Lum ata që kanë vdekur për tokën fizike,

Por me kusht që të jetë një luftë e drejtë.

Lum ata që kanë vdekur për katër cepa tokë.

Lum ata që kanë vdekur me një vdekje solemne. 453

Poeti vë në qendër të poezisë së tij, heroizmin dhe vepra e tij përshkohet nga një

unitet i thellë: ai i vendos rrënjët e veta në një histori ku truporja nuk rresht së

shfaquri shpirtëroren. Teksa flet për Zhan Darkën, ai e quan atë “shenjtore ndër të

gjithë heronjtë dhe heroinë ndër të gjitha shenjtoret”. Pegi është besimtari nacionalist.

Ai shfaqet sa i lidhur me qiellin, aq edhe me tokën.

Vepra e tij del nga marrëdhënia mes të mbinatyrshmes dhe tokësores, mes

shpirtërores dhe trupores që udhëheq jetën dhe gjen te krishterimi plotësinë e

kuptimit, të domethënies. Pegi i trembet së ardhmes dhe është i vetëdijshëm për

gjendjen e besimit fetar në Francë, tek të tijtë dhe shprehet:

“Pse ta mohojmë ... Shumë shpejt, pas nesh fillon një epokë e re, një botë krejt

ndryshe, bota e atyre që nuk besojnë më në asgjë, dhe që krekosen për këtë.

Shumë shpejt pas nesh fillon një botë të cilën ne e kemi quajtur, të cilën nuk do të

rreshtim së quajturi, botën moderne ... Më saktë: bota e atyre që nuk kanë

mistiken dhe që mburren për këtë.”454

Por Pegi nuk është person që mbytet nga dëshpërimi dhe nuk tërhiqet lehtë. Sipas

tij, gjithçka që po ndodh, nuk është e re për botën dhe kjo patjetër do të përsëritet.

Ai merr rolin e profetit teksa shprehet me siguri se çfarë do të ndodhë dhe

parashikon të ardhmen:

452 H. Lemaitre, L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Collection

Pierre Bordas et fils, Paris, 1984, f. 260. 453 Përkth.im, “Heureux ceux qui sont morts pour la terre charnelle,/Mais pourvu que ce fut dans une

juste guerre./Heureux ceux qui sont morts pour quatre coins de terre./Heureux ceux qui sont morts d’une mort solennelle”, Eve, In. Péguy, Oeuvres en prose 1909-1914, Bibliothèque de la Pléiade,

Gallimard, 1961, f.1338. 454 H. Lemaitre, L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Collection

Pierre Bordas et fils, Paris, 1984, f. 260.

Page 194: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

179

“Më kuptoni mirë. Nuk po them që do të jetë gjithnjë kështu. Si ky brez kemi parë

edhe të tjerë. Por në fund të fundit, kështu do të jetë përkohësisht.”455

Profecia e tij të kujton vargun e Biblës, tek libri i Predikuesit:

“Ajo që ka qenë, është ajo që do të jetë; ajo që është bërë, është ajo që do të

bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell. A ka diçka për të cilën mund të thuhet: “Shiko, kjo

është e re!”? Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur.”456

Poeti e bën këtë parashikim, flet për këtë “përkohësi” të ateizmit në Francë, sepse

ai beson se krishterimi është e vetmja udhë për bashkimin e së shkuarës së Francës me

të ardhmen e saj. Ai është kundër intelektualëve që duan të largojnë Kombin, kulturën

apo Kishën nga e përshpirtshmja. Pegi ia dedikon zhvillimin ekonomik dhe kulturor të

Francës, besimit fetar të themeluar që kjo shoqëri ka pasur ndër shekuj dhe ai bën

thirrje përmes shkrimeve të tij, që francezët t’u rikthehen vlerave të të parëve për të

vazhduar në ecjen përpara. “Nuk do të mohojmë as edhe një atom të së shkuarës

sonë”.457

Modernizmi për Peginë është e kundërta, antiteza e lirisë shpirtërore, me

imponimin e ideve ateiste dhe mohimin e vlerave që ekzistojnë prej kohës. Ai

shprehet:

“Nuk urrej asgjë më tepër se modernizmin. Dhe nuk dua asgjë më tepër se

lirinë.”458

Poetika e Pegisë ka në qendër vazhdimësinë e udhëtimit të lirë të shpirtërores me

fiziken në përjetësi. Vargjet e tij bëjnë fjalë për një ringritje, një rimbëkëmbje përmes

një aventure shpirtërore të pasur dhe me vlerë.

Veprat e poetëve të shekullit XX dëshmojnë për një lloj nostalgjie shpirtërore nga

një brez të cilin lufta e kishte detyruar të heshtte me dhunë të tmerrshme. Njeriu

ndihet i vetmuar dhe njëkohësisht Zoti i duket i heshtur. Këtu fillon pika e kthimit.

Sepse në fund të fundit, të pyesësh, do të thotë tashmë të jesh i hapur ndaj përgjigjes.

A nuk mund të jetë vallë heshtja e Perëndisë reflektim i paaftësisë së njeriut për të

dëgjuar dhe padukshmëria e tij reflektim i pamundësisë për të parë? Si fillim, poetët

shfaqen të shqetësuar e më pas ndjeshmëria e madhe i shtyn ata drejt një mistike

estetike. Ata janë duke ndjekur gjurmët e Perëndisë dhe besojnë se e tashmja dhe e

përkohshmja mund të fshehin pas dukjeve të tyre të zakonshme një sekret dhe një

mister. Detyra e modernitetit mbetet të krijojë një art të aftë për të zbuluar këtë

brendësi të mistershme të së përkohshmes dhe kalimtares. Zbulimi i misterit është

qëllimi i gjithë letërsisë në kërkim të shpirtërores, ashtu siç shprehej Bodleri: “Të

nxjerrësh të përjetshmen nga e përkohshmja”. 459

455 H. Lemaitre, L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Collection

Pierre Bordas et fils, Paris, 1984, f. 261. 456 Bibla, Predikuesi 1:9-10, ABS, Tiranë, 1995. 457 Damien Le Guay, In. Résurrection, Péguy et Maritain : le conflit de deux observances chrétiennes, N˚71, (gusht-shtator, 1997). 458 H. Lemaitre, L’aventure littéraire du XX-ième siècle – Première époque (1890-1930), Collection

Pierre Bordas et fils, Paris, 1984, f. 274. 459 Ch. Baudelaire, « La mort VIII », Les Fleurs du Mal, Garnier, Paris, 1961, f. 160.

Page 195: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

180

6.5 Dy figura poetësh fetarë të shekullit XX, Gjergj

Fishta dhe Pol Klodeli

6.5.1 Thirrja e Artit dhe përmbushja e misionit atdhetar dhe fetar të

Gjergj Fishtës, (Zh)vlerësimi i poetit

Të studiosh veprën e Fishtës, nuk është diçka e lehtë. Idetë e shprehura në stilin

dhe gjuhën e tij janë shumë të thella dhe kërkojnë mund e përkushtim për t’u

zbërthyer. Studiuesi Injac Zamputi, në librin e tij Fishta – Koha, njeriu, vepra,

shkruan: “Që të studiohet vepra fishtiane duhet t’i kushtohet një jetë e tërë, madje,

shumë jetë studimore […]”. 460

Zamputi thekson thellësinë e paarritshme të mendimit

dhe artit fishtian. Për t’u marrë me studimin e veprës së poetit të madh duhet patjetër

të merret parasysh ideali për të cilin autori punoi e luftoi. Po, nga duhet filluar? Cila

është pika e nisjes? Cili është shtegu që do të na çojë deri në majat e thepisura të

veprës së tij? Ka një ideal i cili nuk mund të shkëputet as nga jeta, e as nga vepra e

Fishtës: Fe – Atdhe, apo sikundër e formulon vetë poeti: Atme e Fe. Binomi i shenjtë

bëhet tipar i veçantë i letërsisë fishtiane, në të gjitha planet dhe zhanret letrare dhe

përcakton trajtat e ligjërimit, stilin dhe domethëniet letrare të veprës. Poeti i njohur,

Lasgush Poradeci thekson për të:

"Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth

postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të

denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"

Ndërthurrja e dashurisë për atdheun, dashurisë për gjuhën shqipe me luftën e

ashpër për mbrojtjen e besimit fetar, përbëjnë çelësin e hyrjes për në botën fishtiane.

Pa këto elemente është e vështirë të kuptosh vargjet e fuqishme të poetit. Atdheu dhe

feja përbëjnë bazën e veprës së tij. Ai lufton përmes vargut të tij me armët e

atdhedashurisë dhe të besimit. Ai ka bindjen se nëse atdheu është mirë, atëherë edhe

feja do të zërë vendin që i takon; nga ana tjetër, nëse shqiptarët përqafojnë sërish

vlerat e besimit katolik, besimi i parë i shqiptarëve, atëherë ata nuk do të pranojnë

zgjedhën e huaj dhe ndikimin që ajo ka lënë në mendësinë e tyre.

Në çdo varg dhe në çdo fjalë të shprehur prej tij ndërlidhen pazgjidhshmërisht

dashuria dhe nderimi për Atdheun dhe për Fenë e shqiptarit. Feja për At Fishtën, ishte

virtyti, ai virtyt që gjithë brezat e njerëzimit duan ta përvetësojnë për t’u prirur drejt

së mirës, të arsyeshmes, fisnikes. 461

Poeti i vë vetes një detyrë shumë të rëndësishme:

ndërtimin dhe mësimin e shqiptarëve me qëllim që ata të mund të rimëkëmbin

Shqipërinë. Ai është i ndërgjegjshëm se pas kaq vitesh robërie, shqiptarët kanë një

nevojë urgjente të rindërtohen shpirtërisht. Lufta e ka ndrydhur zemrën dhe shpirtin e

shqiptarit dhe atij i duhet patjetër t’u rikthehet virtyteve dhe vlerave të lëna në harresë.

Me shikimin e tij realist, poeti nuk e idealizon shqiptarin, por e përshkruan ashtu si

është, me të gjitha të mirat dhe të metat e tij. Nëse do të bënim dallimin mes Fishtës

dhe Naimit nuk mund të lëmë pa theksuar realizmin e thellë të veprës së Fishtës.

Naimi e trajton botën shqiptare siç duhet të ishte, e jo siç është në të vërtetë, ndërsa në

veprën e Fishtës, shqiptari shfaqet me mendësinë e vet plot kontraste, ai del i

pikturuar deri në detaje. Thirrja e tij kryesore është çlirimi i shqiptarit nga mbetjet

negative të mentalitetit oriental dhe përqafimi i qytetërimit dhe mentalitetit evropian.

460 I. Zamputi , Fishta – Koha, jeta, vepra, Tiranë, Pasqyra, 1993, f. 11. 461 Po aty, f. 4/5.

Page 196: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

181

Poliedriku i madh shqiptar me të drejtë u përfshi në listën e Çmimit Nobël, si një

poet me vlera të mëdha artistike. Ndërkohë që të huajt e vlerësonin dhe e dekoronin

me çmime të ndryshme për vlerat që shpaloste, në Shqipëri, ai u la në harresë për rreth

50 vjet për shkak të regjimit komunist i cili luftonte hapur çdo shenjë të besimit fetar

që gjendej në letrat shqipe e kështu, me gjithë vlerat e mëdha që pati Fishta si

atdhetar, me gjithë rolin e madh që luajti në rimëkëmbjen e ndërgjegjes kombëtare, ai

u la në harresë për vetëm një aspekt të veprës së tij: besimin fetar. E megjithatë, sot

besojmë se pa Fishtën, historia e letrave shqipe do të ishte e mangët.

6.5.2 Vlerat e pamohueshme të Fishtës

Një personalitet historik nuk mund të kuptohet apo gjykohet jashtë rrethanave

të kohës në të cilën jetoi dhe veproi. Ashtu siç e përmendëm, fundi i shekullit XIX

dhe fillimi i shekullit XX ishte një moment i vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pas një periudhe të gjatë nën pushtimin turk, pas një izolimi të egër dhe një lufte të

ashpër për mbijetesë, shqiptarët ishin të lodhur, të dobësuar nga rezistenca e gjatë

kundër armikut të fuqishëm. Ata kishin shumë mungesa, por ajo që ndihej më shumë,

ishte mungesa e gjuhës së shkruar, madje kishte nga ata që me ironi edhe shkruanin se

‘shqiptarët, as gjuhë të shkruar nuk kanë...’. Deri atëherë, gjuha shqipe shkruhej me

gërma arabe, të cilat ishin të urryera në sytë e shumë atdhetarëve. Edhe pse prej

fillimit të shekullit XX, slogani i Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria”

nuk ishte aq i pushtetshëm dhe i padiskutueshëm sa në periudhën romantike, kishte

një grup patriotësh që u bënë mbrojtës të flaktë të kësaj motoje dhe për të cilët Kombi

qëndronte mbi besimet fetare. Këta rilindës e shihnin bashkimin e popullit si objektiv

parësor pa bërë dallime fetare e krahinore, duke qenë të gjithë të bashkuar rreth një

flamuri. Gjithashtu, ata ishin të vetëdijshëm se një nga elementët që e bën të

qenësishëm një komb, është gjuha, prandaj i dhanë rëndësi këtij elementi kyç për

ruajtjen e identitetit kombëtar, ndërkohë që të huajt i jepnin rëndësi përkatësisë fetare

duke njësuar fenë me kombësinë e duke quajtur shqiptarët myslimanë turq, ata

ortodoksë grekë dhe katolikët latinë. Me këmbënguljen dhe devotshmërinë e Fishtës,

si Kryetar i Komisisë së Alfabetit Shqip më 1908, në Kongresin e Manastirit, u arrit

hartimi i Alfabetit shqip me shkronja latine. Përkushtimi i tij ndaj Atdheut ishte i

paepur. Së bashku me rilindës të tjerë, një pjesë e mirë e të cilëve ishin shkolluar në

shkolla të perëndimit, nuk e harruan prejardhjen e tyre shqiptare, por u vunë në

shërbim të kombit shqiptar sidomos në çështjen e letrave shqipe e në ato politike ku

problemet ishin më të mëdha.

Letërsia e Gjergj Fishtës zhvillohet brenda një periudhe kohore relativisht të gjatë

dhe me shumë zhvillime dramatike për Shqipërinë. Me stilin e tij të veçantë poetik,

dhimbjet e kohës në të cilën jetoi, i ktheu në dhimbje e kërkesa universale. Me

veprimtarinë e tij shumë të pasur poetike, priftërore, intelektuale e politike, ai ka

luajtur një nga rolet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Veprimtaria letrare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanshme. Lëvroi të gjitha

gjinitë e zhanret: epikën, lirikën, dramën, publicistikën, satirën e oratorinë, përkthime

e përshtatje nga letërsia botërore. Ka shkruar më shumë se 37 botime letrare, por emri

i tij është skalitur në letërsinë shqipe mbi të gjitha falë një vepre kryesore: Lahutës së

Malcis, tek e cila do të ndalemi për të parë dy aspekte kryesore, atë letrar dhe fetar.

Një studiues me pseudonimin Gjiri i valëve bën një pohim për Fishtën që përmendet

tek parathënia e botimit të plotë të Lahutës së Malcis’:

Page 197: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

182

“... psikolog i shpirtit të Shqyptarit e shqyrtues i këthelltë i jetës së popullit Atë

Fishta ka dijtë me penden e vet ari t’a ravizojë me aftësinë e nji piktori hartist jetën e

Shqyptarit, sidomos atë të Shqyptarit të maleve ndër të gjitha manifestacjonet e saja

individuale, familjare, kombtare e shoqnore me njyrë aq të gjalla e të freskta, sa me të

thanë mendja se neser, për nji hipotezë, me pasë për t’u zhdukë prej faqes së botës fisi

i Shqyptarit e me pasë per të humbë ekzistencen e vet në çdo pikpamje, do të kishte me

jetue nder fletët e Lahutës, ku paraqiten të pershkrueme me nji realitet të çuditshëm:

doket e tija, përpjekjet shoqnore të tijat, psihja e idealet e shpirtit fisnik ...” 462

Vepra e Fishtës ishte pasqyra në të cilën,

“Kombi shihte dhe sheh vetveten, ç’kishte bërë dhe ç’duhet të bëjë, duke e

përshkruar përmes filtrit të fjalës artistike”.463

Lazër Shantoja në një letër dërguar Fishtës në vitin 1932, i shkruan se vërtet ai

është i papërkthyeshëm për një që nuk është shqiptar: “Se me përkthye shkrimet tuaja,

duhet me shkrue bri tyne të tanë historinë, të tanë psikologjinë e popullit të maleve

tona.” 464

Në parathënien e variantit të plotë të Lahutës së Malsisë të botuar në vitin 2010,

shkruhet:

“Shqiptari pa Lahutë âsht’ pa epope kombëtare: Lahuta pa Shqiptar âsht’ pa

subjekt.” 465

6.5.3 Poeti misionar

Fishta përmbush më së miri rolin e tij si poet, nëse bazohemi te koncepti i poetit

të njohur francez Viktor Hygo në lidhje me funksionin e poetit; ai është në të njëjtën

kohë edhe prijës, edhe apostull, edhe bari i kombit. Në veprën Tre poetët më të

mëdhenj shqiptarë, Koliqi shprehet: “Këta tre poetë (De Rada, Naimi dhe Fishta) [...]

e udhëheqin shpirtin shqiptar kah brigjet e qytetërimit perëndimor, prej të cilit e

kishin çankoruar fatkeqësitë historike.”466

Poeti bëhet misionari i cili hidhet edhe

përtej letërsisë, në angazhimet konkrete shoqërore. Fishta e vë theksin tek edukimi

dhe mësimi fetar, në përmbushje të misionit të përbashkët: Atme e Fe. Kjo paradigmë

krijuese, siç vlerëson Injac Zamputi, mbetet ‘fanari i jetës së tij, sinteza e artit dhe

filozofisë së tij’. Prandaj, tekstet e Fishtës ruajnë fuqishëm shenjat e mishërimit me

misionin, duke u identifikuar plotësisht me misionarin, Bariun e Mirë. Me kujdes të

madh, poeti merr rolin e bariut shpirtëror të popullit të tij. Ideja e bariut të mirë, duket

shumë qartë te “Kënga e Patër Gjonit” te Lahuta e Malcis, në të cilën autori flet për

rëndësinë e lirisë së kombit dhe fesë, duke ndërfutur një rrjet shenjash të modelit

biblik e fetar. Nëpërmjet fjalëve të Patër Gjonit, poeti i lutet Perëndisë së tij për

shqiptarët dhe pret pendimin nga ana e tyre për gjithë fajet e mëkatet.

Kontributi i Fishtës është dëshmi e shqiptarizmit të kulluar dhe gjithë vepra e tij

madhore është simbol i atdhedashurisë së tij. Në një shkrim të At Zef Valentinit me

titull “Shejzat” të vitit 1962, ai thekson:

462 Cit. Cirka nr. 37, 5, Lahuta e Malcis’, Uegen, Tiranë, 2010, f. 23. 463 I. Zamputi, Fishta – Koha, jeta, vepra, Tiranë, Pasqyra, 1993, f. 6,7. 464 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 35. 465 Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, Uegen, Tiranë, 2010, f. 25. 466 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 109.

Page 198: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

183

“S’ka grimë dyshimi që qëllimi i poemës ishte ekzaltimi shpirtëror dhe patriotik i

shqiptarëve dhe për një poet që shkoi në varr duke mbajtur të pashlyer betimin e

tërë jetës së vet se “nuk ka dashuri të vërtetë të atdheut aty ku nuk njihet a ku

përjashtohet a luftohet emri i Zotit; se patriotizmi nuk është as vetëm një instinkt,

as vetëm një modë a një zanat; po përkundrazi, se patriotizmi është njohja e

atdheut, dashuria e mbi të gjitha shërbimi i atdheut”467

E gjithë kjo dashuri shprehet shumë bukur në vargjet e spikatura të poezisë me

titull ‘Atdheut’:

Në ty mendoj kur agon drita,

Kur bylbyli mallshëm kndon,

N’ty mendoj kur soset dita

Terri botën kur e mblon.

Veçse ty të shoh në andërr,

Veçse ty, t’kam n’mendim,

Ndër t’vështira ti m’je qandër,

Për ty i lehtë m’vjen çdo ndëshkim.468

Kjo atdhedashuri e shtyn poetin deri edhe në vetëflijim; ai është i gatshëm të

marrë ndëshkimin mbi supe. Fjalët e tij të kujtojnë lutjen e Krishtit në kopshtin e

Getsemanit teksa është gati të flijohet për njerëzimin. Poeti merr rolin e shpëtimtarit të

popullit, me gatishmërinë e tij për të lënë gjithçka pas, mjafton që t’u vijë në ndihmë

bashkëkombësve, mjaft që vendi i tij të jetë i lirë, liria e Shqipërisë është shumë më e

rëndësishme se gjithçka tjetër.

Qe mue tek m’keni, merrni e m’bâni flí,

Per shqyptarí, me shue çdo mní mizore.

Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjofte e rrnofte,

E nami i saje per jete u trashigofte !469

Për hir të dashurisë së zjarrtë për atdheun e vet, edhe pse prift katolik, nuk

“provon kurrfarë brerje ndërgjegjeje” në pranimin e bashkëjetesës paqësore të feve të

ndryshme në Shqipëri, e veçanërisht në malësinë e Veriut.470

Bashkëjetesa e

Islamizmit dhe Krishterimit me pothuajse të njëjtin vlerësim nga ana e poetit, na lë të

kuptojmë se besimi i tij si prift, si besimtar i krishterë është i rëndësishëm, por

atdhedashuria është gjithashtu, po aq, në mos më tepër, e rëndësishme. Në studimin

me titull Qytetërimi katolik: elementët romako-katolike në kulturën shqiptare, të vitit

1940, theksohet:

“Besoj se asgja tjetër nuk mundet ta diftojë ma mirë lidhjen e veçantë me të cilën

Islamizmi dhe Krishterimi arrijnë, si pa kuptuar, në shpirtin e bashkësisë

shqiptare, madje dhe në fushën e letërsisë që reflekton veprimet dhe ndjenjat ma

të thella. E kjo, pasi Islamizmi dhe Kristianizmi në asnji vend tjetër nuk jetojnë

467 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 5-6. 468 Gj. Fishta, “Atdheut“, Mrrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 12. 469 Po aty, f. 30. 470 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 116.

Page 199: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

184

krah për krah si në Shqipni, letërsia e së cilës i shtrin për të bashkue shpirtnat

dhe format e besimit të lindjes e perëndimit.”471

Autorët e librit Çelësa për të hapur thesarin fishtjan, janë të mendimit se

‘Islamizmi dhe Kristianizmi gjejnë nji platformë të tërë mirëkuptimi në vargjet e

françeskanit At Gjergj Fishta’.472

Poeti i vë detyrë vetes të bashkojë shqiptarët

pavarësisht besimit të tyre fetar. Ai duhet t’u mësonte atyre se tjetër ishte feja, e tjetër

kombësia e se, katolikë, ortodoksë apo myslimanë, përderisa flisnin një gjuhë, ishin

vëllezër e kishin të njëjtin atdhe, Shqipërinë. Jo pa qëllim, personazhet e tij u përkasin

të trija besimeve fetare që ekzistonin deri atëherë në Shqipëri. Pranë personazhit

Marash Uçi, katoliku që mishëron mençurinë shqiptare të përpunuar nga pasuria e

çmuar e përvojës shumë të hershme të racës, ai krijon figurën e myslimanit Oso Kuka,

një hero nga natyra, i cili ka dashuri të veçantë për atdheun dhe ndjenjën e

vëllazërimit, të ndriçuar nga koncepti i nderit individual dhe kolektiv.473

Mark Milani

e pret Patër Gjonin me respekt (pasi ky i kërkon të mbledhë të plagosurit e betejës), i

pranon kërkesat dhe kushtet e armëpushimit, pastaj papritur i thotë:

Veç se’ i gja deshta me t’pëvetë,

N’kjoftë se hatri s’ka me t’mbetë:

Si kjo punë mundet me kenë,

Qi ti i k’shtenë e na t’krishtenë,

Me kryq n’dorë e me kryq n’ballë,

Turkut n’ndihmë ti me na i dalë?474

Në përgjigjen e mençur të Patër Gjonit, duket sikur flet vetë poeti dhe madje

gjithë populli shqiptar:

Se kurrkund, besa, s’asht ngaja,

Me hi tash, ndër këso fjalësh t’mëdhaja:

... Unë zotni n’ushtri kam dalë

Jo me Turq, por me Shqyptarë,

Turq a t’kshtenë, si janë gjithmarë

Pse si t’kshtenë, si muhamedan

Shqypnin s’bashkut t’gjith e kanë.

E prandej t’gjith do t’qindrojmë,

Do t’qindrojmë e do t’luftojmë,

Kemë m’u bâ kortarë-kortarë,

Priftën, Fretën, Hoxhallarë

Për Shqipni ...475

471 Cit. N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 19. 472 Po aty, f. 20. 473 Po aty. 474 Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, Uegen, Tiranë, 2010, f. 54. 475 Po aty.

Page 200: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

185

6.5.4 Prifti humanist

Tek Lahuta e Malcis’ gjejmë parime të përgjithshme të së drejtës shqiptare:

vëllazërinë, barazinë, lirinë, nderin, besnikërinë, solidaritetin, të gjitha si një bazë e

pashmangshme dhe gjithë-ndikuese në çfarëdolloj veprimi dhe ndjenje tjetër.476

Koliqi e quan Lahutën, ‘Biblën’ e traditave shqiptare, pasqyrën e shkëlqyer dhe

besnike të zakoneve, veshjeve dhe frymëzimeve të shpirtit shqiptar. Gjejmë në të,

“gjithë përbërësit shpirtërorë antikë dhe të rinj, ankthet dhe shpresat, paragjykimet

dhe supersticionet, instinktet e mira dhe të këqija të shqiptarëve, të paraqitura

qartësisht përmes mijëra personazheve që endin poemën.”477

Tek Lahuta gjejmë

shpirtin dhe historinë e shqiptarit. Fishta e përshkruan jetën duke e vështruar atë në

idetë dhe misteret e saj më të thella. E në një mënyrë të mrekullueshme, ai përqafon të

vërtetën më të madhe të kësaj ‘jete’ njerëzore, atë ide, e cila është turbulluar aq shumë

ndër fetë e ndryshme që qarkullojnë sot në botë. Poeti arriti të kuptojë se jeta e njeriut

sillet dhe rrotullohet mes qiellit dhe tokës, mes shpirtit e trupit (materies), mes zemrës

e intelektit. Kështu është krijuar njeriu dhe ai që mohon këtë polaritet e që nuk

mundohet të gjejë harmoni (një sintezë) mes këtyre kundërshtive, nuk arrin të kuptojë

se ç’do të thotë ideja ‘njeri’.478

Për të kuptuar idenë ‘njeri’, duhet të zhvillohemi

brenda vetes sonë, duhet të edukohemi si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht, të

kujdesemi për jetën e brendshme dhe të jashtme, por gjithmonë në harmoni. Tiparet

kryesore të poetit, ato që e frymëzojnë atë, janë besimi i patundur në rimëkëmbjen e

krishterimit në Shqipëri, ndriçimi i shpirtit, patriotizmi i flaktë, dhe kurajoja luftarake

e provuar më së miri në shërbim të këtyre idealeve. Fishta beson se shqiptarët,

megjithë problemet dhe vështirësitë që kanë, një ditë do të gjejnë udhën e kthimit në

besimin e tyre stërgjyshor e do të vendosin të kthehen në origjinë. Ai ka besimin e

patundur se mund të ndikojë në mendjet e tyre nëpërmjet shkrimeve të tij, ashtu si

edhe poetët e tjerë bashkëkohës të tij, Rilindasit e tjerë. Fishta beson tek mendja e

fuqishme e njeriut. Si humanist, ai e vlerëson njeriun si një qenie të fortë, e cila mund

të ndryshojë e të ecë përpara. Në veprat e tij poetike, ai shpreh një lloj filozofie dhe

disa ide të cilat për kohën kur u shkruan, janë shumë të përparuara.

Per mue shekulli kufij s'ka,

Synin kem ma t'kthjellte se dielli;

Perendise dhe i kam perngja,

Hije t'reja n'jete kah shtielli.

Mbas Tenzot, une jam fuqia.479

Edhe kur nxjerr në pah të metat e shqiptarëve, ai arrin në njëfarë mënyre t’i

justifikojë ata, madje edhe lutja që i bën Perëndisë si prift, duket më shumë si një lloj

bashkëbisedimi i guximshëm me Krijuesin sovran, teksa i cilëson shqiptarët si të

mirët. Me idealet e veta të larta humane e patriotike, përpiqet që t’ia ngulitë shqiptarit

ndjenjën kombëtare, krenarinë dhe vetëbesimin, me qëllim që të jetë i gatshëm të

luftojë për liri dhe pavarësi të atdheut.

O ti i Lumi Perëndi,

Ki mishrir, deh! Per kta t’mjerë,

476 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 38-39. 477 Po aty, f. 20. 478 Po aty, f. 41. 479 Gj. Fishta, “Geni“, Mrrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 165.

Page 201: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

186

Qi ty fye t’kann mâ se ‘i herë:

Pse n’ket jetë, hiri e pa hiri,

Shtatë herë n’ditë fyen edhè i miri;

Por qi kurr shpinen s’t’a suellen,

As jashtë vathit t’anf nuk duelen.

[...]

Ki mishrirë për ta, pra, o Zot!

E mos lên qi hasmi sot

T’i bâjë dâm; por pshtoj rrezikut

E forcë epu kundra armikut.480

Tek Fishta ndërthurren morali katolik me ndjeshmërinë e njeriut të qytetëruar dhe

të atdhetarit iluminist. Nëpërmjet veprës së vet letrare, ai synon njëherësh edhe vlerat

edukative duke u përpjekur të ngulitë në mendjet e shqiptarëve vlera shoqërore:

Amanet un jam t’u lanë

Me ruejt’ gjanme kqyrun s’ta’n.

Arm’t e mbushme mos me i dhanë,

Me shok’t’uej kurr mos m’u zanë,

Mos m’u zanë as mos m’u nga

Pse n’dit’ t’ngusht’ kta u gjinden vlla ...481

Poeti u jep mësime të vlefshme shqiptarëve sesi të jepen pas punës, pas dijes,

maturisë, trimërisë. Besimi i tij nuk është një dogmë, por më shumë një përjetim, një

realitet, një mbështetje për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit shoqëror, shpirtëror

si shqiptarë:

Pse pà luejt’ ti kambë e dorë

S t’ndihmon Zot as i Shën Kollë...

por i urti kurr nuk ngutet,

Rei burrnis e jo prei tutet ...

Qi për Mbret e troje të veta

Nuk u dhimbet gjàja as jeta ...

Qi të desin – ku t’zatesin ...

Çetë e vogël, por kreshnike ...

Jo për dukë e për pashi

Por për zemër e trimni ...482

Ai është i ndërgjegjshëm për rolin dhe funksionin e madh që mund të kryejë në

botë. Poeti mbështetet tek Bibla teksa thotë se i përngjan Perëndisë që e krijoi me të

drejtë njeriun në ngjashmërinë e tij, dhe në vargjet e tij theksohet fuqishëm kjo ide e

rëndësishme për kohën, duke u dhënë lexuesve një lloj optimizmi dhe forcë, një

shkëndijë drite për të njohur vendin që zë njeriu në botë. Fishta e pranon se poeti ka

një mundësi shumë të madhe për të ndikuar tek lexuesit e tij, përmes vargjeve, ai

mund të ndikojë drejtpërdrejt tek shqiptarët e të gjitha besimeve pa dallim. Ndryshe

nga imazhi i krijuar zakonisht për priftërinjtë, Fishta ishte ndër ata që pranonin se dija

është e domosdoshme për zhvillimin shpirtëror të njeriut. Madje edhe tek shkenca ai

480 Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, Uegen, Tiranë, 2010, f. 177-178. 481 Gj. Fishta, Mrrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 125. 482 Po aty, f. 127.

Page 202: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

187

sheh diçka pozitive, sepse ajo, me rezultatet e saj ndikon pozitivisht në bashkimin e

mbarë njerëzimit. Njeriu, sipas tij, duhet të jetë përherë në kërkim të së resë dhe të

asaj që nuk njihet, në kërkim të progresit dhe zhvillimit, përndryshe gjërat mbeten në

vend dhe nuk përparojnë. Fishta shpesh përdor sarkazmën për të qortuar shqiptarin

apo për ta nxitur atë të zgjedhë udhën e drejtë të qytetërimit.

“Ai kërkon ta parapërgatitë trimërisht dhe shpirtërisht popullin e tij për Rilindje,

të kuptuar jo vetëm si një luftë apo një luftë për pavarësi, por si një ringjallje të

gjithanshme të jetës shpirtërore kombëtare, si një ngritje totale të saj në një

shkallë më të lartë qytetërimi, bazuar gjithmonë në parimet e shëndosha etike

tradicionale.”483

Qëllimi i tij është thellësisht shoqëror dhe patriotik.

6.5.5 I vetëflijuari gjykohet

Shumë kritikë e kanë cilësuar Fishtën si figurën më të madhe dhe më të

fuqishme të letërsisë shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiues të ndryshëm

janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para

Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, në vitet 1945-1991, si dhe

në periudhën e pluralizmit politik. Për fat të keq, në vitet 1945-1990, krijimtaria

letrare e Fishtës nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Gjatë kësaj

periudhe, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere

jashtëletrare dhe joartistike.

Përveç studiuesve shqiptarë, ka edhe shumë studiues të huaj, sidomos italianë,

austriakë dhe gjermanë, të cilët janë marrë me krijimtarinë e Fishtës. Sipas tyre,

Fishta, më shumë se cilido krijues tjetër, i ka dhënë shprehje artistike letërsisë

shqiptare. I dëgjuar e i ngritur lart deri në vitin 1941 si ‘poet kombëtar i

Shqipërisë’ dhe si ‘Homeri shqiptar’, pas vitit 1945, Fishta menjëherë ra në harresë.

Edhe vetëm përmendja e emrit të tij, ishte një tabu për shqiptarët, çka zgjati pothuajse

gjysmë shekulli.

Në librin Historia e letërsisë shqiptare, në kapitullin XX me titull “Autorë të tjerë

të mbarimit të shek. XIX e të fillimit të shek. XX”, të të njëjtit libër, theksohet:

“Është koha kur kleri i huaj katolik dhe një pjesë e klerit vendës botojnë një

numër jo të vogël librash fetarë dhe ndjekin kështu traditën e letërsisë së vjetër

fetare katolike të Shqipërisë, zakonisht pa ndonjë lidhje me lëvizjen kombëtare,

në mos edhe në kundërshtim me të. Që gjatë shek. XIX, në atë mjedis letrar,

duken kështu dy degëzime të mëdha, të cilat më vonë, e sidomos në vitet e para të

shek. XX, do të dallohen mirë, - njëra përfaqësuese e një letërsie me përmbajtje

përgjithësisht patriotike e demokratike, tjetra përfaqësuese e një letërsie me

përmbajtje përgjithësisht konformiste e antidemokratike apo reaksionare, shumë

të lidhura me interesat e kishës dhe me botëkuptimin fetar; njëra përfaqësuese e

shtresave të mesme dhe të varfra të qytetit e të fshatit, tjetra përfaqësuese e

bajraktarëve dhe e borgjezisë së pasur. Në mbarim të shekullit XX, këto dy

483 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 112.

Page 203: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

188

degëzime u përfaqësuan njëra nga Mjeda, Shiroka, Gurakuqi, tjetra nga Fishta,

Prenushi etj.”484

Letërsia e Fishtës dhe grupit të tij është cilësuar si bajate, në të cilën mbizotëron

obskurantizmi kulturor.485

Fishta konsiderohet si një letrar me oratori kallpe, të fryrë,

poterexhie, imituese deri në plagjiat486

, madje akuzohet edhe për një stil prepotent

dhe arrogant dhe si një person që po i përgatiste terrenin pushtimit fashist, së bashku

me poetë të tjerë si Vinçens Prenushi, Anton Harapi, Bernardin Palaj e letrarë të

tjerë.487

Fishta përmendet edhe në kapitullin që i është rezervuar letërsisë së Rilindjes

Kombëtare shqiptare, por përsëri ‘botëkuptimi mistik’, vlerësohet si ‘një nga aspektet

më negative të asaj vepre.’488

Madje, ai cilësohet edhe si ‘i mbytur nga feja’.489

Kështu pra, me këto pretendime e justifikime për përmbajtje fetare të mbitheksuar në

vepër, për më tepër se gjysmë shekulli u lanë në harresë gjithë vlerat letrare të poetit

dhe u ndalua të dëgjohet thirrja e poetit për gjuhën hyjnore shqipe:

Prá, mallkue njai bir Shqyptari,

Qi ketë gjuhë të Perendis,

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’ia len ai fmis,

Edhé atij iu thaftë, po, goja,

Qi e përbuzë ketë gjuhë hyjnore

Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,

Flet e t’veten len mbas dore.490

Por, nuk duhet të harrojmë se Fishta e kishte parashikuar ... Sërish ai, e përmbush

më së miri edhe funksionin e profetit, sipas teorisë së Hygoit. Me mbindjeshmërinë e

tij poetike, poeti parashikon ardhjen e komunistëve. Shumë shpejt, mbas vdekjes, u

bënë realitet parashikimet e poetit profet:

Shka t’lâjne kta kater ujq,

Qe i kercnohen shoqishojt,

Thone do t’dale nji djall i kuq,

Qe fort rrepte do t’ja njise thojt ! 491

Si për çudi, me të ardhur në pushtet, sikur ta kishin kuptuar domethënien e kësaj

profecie, komunistët e luftuan ashpër figurën e poetit dhe veprën e tij. E megjithë

kundërshtimin që i bëhej poetit të madh, kishte nga ata që e kuptonin hapur se çfarë

po ndodhte dhe që nuk pranonin të mbyllnin sytë dhe të hidhnin poshtë një figurë të

tillë të nderuar të kombit. Kostaq Cipo shprehej se ‘tek vepra e Fishtës shkriheshin në

një atdhedashuria me mjeshtërinë poetike’, Mark Dema, u pohonte nxënësve të tij se

484 Po aty. f. 364. 485 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 461. 486 Po aty, f. 496. 487 Historia e letërsisë shqiptare, Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, f. 461. 488 Po aty. f. 117. 489 Po aty. f. 359. 490 Gj. Fishta, “Gjuha shqipe”, Mrrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 178. 491 T. Shiroka, Fjalime – Fishta, Harapi, Koliqi, Uegen, Tiranë, 2009, f. 11.

Page 204: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

189

‘në personin e Fishtës duhej të shihnin një kolos të vargëzimit si edhe një

atdhetár të pashoq!’.492

Megjithatë, këta zëra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturës. Tek libri

Çelësa për të hapur thesarin fishtjan, autorët theksojnë se studiuesit letrar, Shantosë, i

dukej absurde

“se si një regjim që deklarohej nacionalist, mund të vazhdonte me po të njëjtën

rrugë të mohimit, për një vepër që konsiderohej si “ma i famshmi ditiramb i

letërsisë shqipe”.493

Studiuesi Arshi Pipa jep një shpjegim me vlerë kur shkruan në lidhje me këtë

fenomen:

“Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një

nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i

katolicizmit".494

Katolicizmi ishte feja që i jepte Shqipërisë bashkimin si shtet, por nga ana tjetër,

e lidhte Shqipërinë me botën e krishterë evropiane, çka i trembte komunistët dhe

regjimin e tyre diktatorial. Më 20 mars 1967, eshtrat e Fishtës me urdhër të

strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha Françeskane e Gjuhadolit. Kjo

zhvarrosje e eshtrave të tij ishte vetëm fillimi i territ që ra mbi veprën e atdhetarit,

lutja e të cilit ishte:

E gjaku i ktij meshtarit

T’kjoftë falë për komb t’Shqyptarit.495

E megjithatë, poeti profet duket në shumë vargje të tjera se e kishte parandjerë

këtë lloj largimi nga shpirtërorja për një kohë të caktuar. Poeti bëhet ndërmjetës mes

qytetit të tij Shkodrës dhe Zojës duke parashikuar lënien pas të së shenjtës për vite me

rradhë dhe rikthimin sërish tek ajo të shkodranëve. Tek poezia “Shkodra Zojës” poeti

ndërmjetëson për Shkodrën teksa shprehet:

E kur mbi Shkodër xu m’u muzgun qielli

E për të t’vshtira m’u endun stinë e mote,

Me ty Shkodrani zemrën prap e kthielli

Kah gurt e elterit tand me lot rigote.

Por edhe sot qi Shkodra pshtjellë asht n’zi

E jetën si n’nji vorr ajo asht tue shkue,

Shkodrani Ty po t’ngrehë nji Tempull t’ri.

A ‘i mend, pra, o Zojë, se dorët ke me e lshue

Shkodrën e mjerë, e se edhe s’ke me ndi’

Dhimbë për Shkodranin kurrë qi s’t’ka harrue?496

492

I. Zamputi, Fishta – Koha, jeta, vepra, Tiranë, Pasqyra, 1993, f. 75. 493 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 11/12. 494 A. Pipa, “Si e zhdukën Fishtën në diktaturë”, Gazeta shqiptare,

http://www.balkanweb.com/index.php?id=83598. 495 Gj. Fishta, “Mbi vorr t’A. Alois Paliq”, Mrrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 106. 496 Po aty, “Shkodra Zojës”, f. 205.

Page 205: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

190

Dhe përgjigjja e ardhur nga Shën Maria jepet në poezinë tjetër “Zoja Shkodrës”:

Por edhe atëherë, po, kur Shkodrani t’kjajë

E t’dnesë ndër t’vshtira, nëpër t’cillat jeta

Atij i peshkohet, sytë mue n’mbushen m’vajë,

E askurrë nuk la pingul që Shkodrën zhgjeta

E mnis s’qiellës ta shinojë, përse e vërteta

Asht kjo: qi Shkodra a’ e emja e un e sajë.497

6.5.6 Poeti atdhetar v.s Prifti – Bashkëjetesë apo Konflikt?

Ka një lloj kontradikte mes jetës dhe veprës së këtij poeti me vlera të

jashtëzakonshme. Ai është poet, por është gjithashtu prift, dhe shpesh të krijohet

përshtypja se mes priftit dhe poetit atdhetar ka një lloj beteje që zhvillohet. Si prift,

detyra e tij është të udhëheqë shpirtërisht njerëzit për të njohur më afër Perëndinë

nëpërmjet besimit të krishterë, por si poet e atdhetar, shpesh vargjet e tij na përcjellin

një lloj revolte të ashpër ndaj Krijuesit të Cilin e adhuron dhe e nderon përmes shumë

vargjesh, por në vargje të tjera shpreh hapur një lloj kryengritjeje shpirtërore, teksa

mendon për Atdheun e tij të dashur:

O Perendi a ndjeve,

tradhtaret na lane pa Atdhé.

E Ti rrin e gjuen me rrfé,

lisat n’per male kot !498

Fishta e fton Perëndinë të cilit i shërben të bëhet pjesë e hakmarrjes, të dënojë

armiqtë e shqiptarëve dhe të rimëkëmbë Shqipërinë. Për të janë të pandashme dy

dashuritë e mëdha: Atdheu dhe Feja. Dashuria për Atdheun shpesh del më e qartë se

ajo për Perëndinë, diçka kontradiktore kjo, nëse mendojmë për funksionin e tij si prift.

Shumë shpesh në dramën shpirtërore të poetit, atdhetari qëndron mbi priftin. A mund

të bashkëjetojë besimi me një dashuri të tillë për Atdheun, sa që duket se është gati të

lërë gjithçka pas, madje edhe të revoltohet para Krijuesit të tij duke e akuzuar se nuk

po bën gjënë e duhur? A pranohet biblikisht një realitet i tillë? Fishta i afrohet shumë

një personazhi biblik, Jobit, por teksa Jobi i ankohet Perëndisë për vuajtjet e tij, për

vuajtjet fizike dhe shpirtërore që po përjeton vetë, Fishta lufton me Perëndinë e tij, jo

për veten, por për Kombin e tij, për shqiptarët në përgjithësi, prandaj ngjashmëria e tij

më e madhe është me Krishtin vetë, sepse ai mendon për të tjerët, nuk ka në qendër

veten...

Në veprën poetike të Fishtës, na shfaqet qartë edhe një ide tjetër tepër

përparimtare për kohën: ideja e dualitetit trup – shpirt e cila gjendet tek poezia Një

lule vjeshte. Njeriu përbëhet nga trupi i cili i përket tokës dhe nga shpirti që i përket

qiellit. Shpirti është i përjetshëm, trupi i përkohshëm, e megjithatë, të dyve u duhet të

bashkëjetojnë për njëfarë kohe. Përballja me Krishtin e shtyn atë drejt punëve të mira,

e frymëzon e i jep forcë për të punuar për Atdheun dhe Fenë. Ai është gati të

sakrifikojë për këto dy qëllime, të rrezikojë gjithçka:

497 Gj. Fishta, “Zoja Shkodrës”, Mrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 206. 498 Po aty, f. 105.

Page 206: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

191

Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’përvujtun

M’ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.

Përmbi vorr tand, po, xa të fortë me e mbajtun

Besen e dhanme — e miqasin e zanme;

Për fe e për atme n’ball me i dalë rrezikut. 499

Autorët e librit Çelësa për të hapur thesarin fishtjan, pranojnë se

“At Gjergj Fishta – pavarësisht nga një lloj afetarizmi i kryeveprës së tij Lahuta e

Malcis’, ka qenë midis misionarëve më të lartë katolikë që shërbyen asokohe në

Shqipëri. Të gjithë e dimë se metoda e vërtetë misionare qëndron në pranimin

dhe vlerësimin e virtyteve etnike dhe vlerave kulturore të kombeve.”500

At Fishta, i gatuar me kulturën perëndimore, edhe pse i mban përherë parasysh

kriteret morale rigoroze të besimit që ndjek, kur gjendet përballë disa lloj pozicionesh

instinktive të shqiptarit që rrjedhin prej tabanit të hershëm pagan për të cilin ai

dallohet shpesh, ngurron të japë paragjykime, të ndërhyjë haptas e t’i dënojë ashtu siç

duhej të bënte përkrah bindjes së tij të thellë dhe edukatës së tij të fortë katolike.

“Në poemë janë të shumta rastet në të cilat shqiptari shkapetet me reagime të

gjalla të natyrës së pastër pagane, ndërkohë që poeti nuk nxitohet të ndëshkojë

dhunën e ashpër primitive që kundërshton parimet e tij kristiane e njerëzore.”501

Poeti – Prift bëhet përkrahës i popullit të thjeshtë, për t’iu afruar shqiptarit

nëpërmjet një rruge më të vështirë, por të frytshme e për ta prekur zemrën e tij sa më

thellë. Aleksandër Xhuvani, në fjalimin që mbajti në varrimin e Fishtës e cilëson

veprën e tij si një “Ungjill shkëndimath morali”502

që ka zbutur e ka ndriçuar mendjen

e shqiptarëve, ka edukuar zemrën e të rinjve.

Ka një polaritet “dy shpirtëror”, një luftë midis qiellit e tokës që mbush zemrën e

poetit dhe të shqiptarit, për ta shtyrë drejt kërkimit të një qetësie e harmonie, drejt

zbulimit të diçkaje të panjohur e mistike. Fishta kishte arritur mrekullisht ta njihte

jetën në kuptimin e saj “dyshpirtëror”.503

Ai është njëkohësisht bir i qiellit dhe i tokës,

ashtu si përmblidhet edhe nga amaneti i fundit më i madh i tij: “Për fe e Atdhe”.

6.5.7 Estetika fishtiane

Me kulturën e gjerë që e karakterizonte, Fishta ishte i vetëdijshëm se letrat

shqipe, për shkak të kushteve historike që i kishin shoqëruar, nuk mund të ecnin me

ritmin e letërsisë evropiane, nuk mund të trajtonin të njëjtat probleme. Shqiptarëve u

nevojitej një poezi epike për të lënë pas imazhin e krijuar për shkak të rrethanave

historike. Duke i kënduar pavarësisë dhe vlerave të së kaluarës së shqiptarëve, poeti

kërkonte të rimëkëmbte krenarinë e humbur të popullit të vet dhe të rifitonte besimin

se gjërat mund dhe duhej të ishin ndryshe. Letërsia e tij duhet të ishte së pari e

499 Gj. Fishta, “Nji lule vjeshtet”, Mrrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 186. 500 N. Kulla, D. Thomollari, Ҫelësa për të hapur thesarin fishtjan, Plejad, Tiranë, 2006, f. 16. 501 Po aty, f. 55. 502Nga fjalimi i A. Xhuvanit, Shkodër 31 dhjetor 1940, botuar nga Adrian Klosi në gazetën Shekulli të

datës 14.03.2010. 503 Po aty. f. 45.

Page 207: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

192

dobishme e pastaj e këndshme, duhej të përçonte një mesazh për ndryshim, për

ngritjen shpirtërore të shqiptarit të vuajtur e të mposhtur nga vështirësitë.

Misioni që Fishta i vë vetes si poet dhe si atdhetar është rimëkëmbja e identitetit

kombëtar shqiptar dhe (ri)njohja e vlerave të shqiptarëve. Ai është krenar për vlerat e

vendit të vet dhe është gati t’i nxjerrë ato në pah përmes vargjeve të tij, gjuhës së tij

poetike. Estetika e veçantë fishtiane shfaqet në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij

artistike si në lirikë, epikë, dramatikë dhe satirikë. Ai shfaq një talent të paparë në të

gjitha këto drejtime dhe jo më kot u nderua e vlerësua prej shumë kritikëve të huaj e

shqiptarë. I pasuruar si në rrafshin letrar e kulturor, ashtu edhe atë fetar, poeti

vlerësohet si Homer i dytë i Ballkanit. Gjuha e tij është mjaft e pasur në figura letrare

në të cilat duket ndjeshëm ndikimi i simbolikës biblike. Shprehja letrare vjen në penën

e Fishtës me shumë emocion e ndjenjë të thellë artistike. Elementet letrare të

përdorura në veprën e tij janë të shumta: duke filluar që nga mitet e deri tek filozofia

dhe feja. Ka një ndërthurrje të këndshme mes teksteve mitike, sidomos nga letërsia

biblike dhe ajo antike e botërore.

Vështrimi i tij poetik është shumëplanësh. Shprehja e tij është shumë e pasur dhe

e përpunuar, gjuha e tij ka për bazë frazeologjinë popullore, por në çdo vepër shfaqet

hapur kultura e tij universale për sa i përket letërsisë dhe filozofisë. Baza mbi të cilën

shkruan vargjet është padyshim historia e shqiptarëve dhe poeti nuk mund të lërë pa

përmendur personazhe të nderuar shqiptarë, figurat e të cilëve mund të bëhen shtysë

për rimëkëmbjen e shqiptarëve në përgjithësi.

Fryma unifikuese e poemës është fryma e kombit, shprehja e ngjarjeve të

historisë shqiptare deri në periudhën e Pavarësisë. Ka me qindra personazhe me tipare

të mirëpërcaktuara prej poetit, i cili, i zhgënjyer prej realitetit dhe personazheve realë,

u drejtohet qenieve mitologjike, qiellit dhe zanave të cilat nuk mund ta zhgënjejnë

kurrsesi, por kthehen në mbështetjen e tij kryesore për misionin e vështirë që i ka vënë

vetes. Optimizmi i Fishtës bazohet tek vështrimi drejt qiellit meqenëse pamja e tokës

nuk e kënaq. Poeti kalon nga mjedisi i ngushtë, në atë më të gjerë, për të arritur deri

në universalitetin e temave që trajton. Kështu shprehet për të studiuesi Vehbi Bala:

“Me gjeninë e tij, Fishta ka ditur ta shfrytëzojë me plot fantazi thesarin e popullit

dhe duke i shtuar atij trillin e vet krijues, ka arritur në majat më të larta të artit poetik

të letërsisë sonë”.504

Ndërsa studiuesi i huaj Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz), e thekson

shumë bukur rëndësinë estetike të veprës së Fishtës:

“Shqipnia pat nji fat t’madh e t’jashtzakonshem, shka e paten popujt e tjer, veçse

mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, ta naltuemin përmbi t’gjith’, atë,

qi u pshtet në popull t’vetin e n’gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat

n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes”.505

a. E bukura nën penën e Fishtës

Përveç vargjeve ku shprehen fuqishëm ndjenjat për atdheun dhe dashuria për

trojet shqiptare, Fishta ka ditur shumë bukur t’i këndojë edhe bukurisë femërore, për

504 V. Bala, Gjergj Fishta, Jeta dhe vepra, Tiranë, Ombra, GVG, 1998, f. 165. 505 http://www.shkoder.net/al/fishta3.htm.

Page 208: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

193

të ‘mbyllur gojën’ e të huajve të cilët pretendojnë se shqiptarët nuk qenkan të zotë të

shkruajnë për temën e dashurisë, apo për bukurinë femërore. Përmes veprës së tij

Jerina ase mbretnesha e luleve, poeti ka treguar hapur mundësitë e gjuhës shqipe dhe

të poetit shqiptar për t’i kënduar e thurrur vargje të bukurës e pikërisht asaj femërore.

Përmes figurave të pasura letrare dhe përmes analogjisë me lulet, poeti shfaqet si një

artizan që gdhend bukurinë femërore në vargje, përmes fjalës, e cila ka një vend të

rëndësishëm në botëkuptimin e Fishtës për artin. “Fjala, sipas tij, âsht zâni i gjuhës”.

Përmes formës që merr, vepra letrare kthehet në sytë e poetit në diçka hyjnore.

Ja sa bukur e përshkruan poeti hijeshinë fizike dhe shpirtërore të Shën Marisë:

Se ‘i hyll vajze paska le,

Si ajo drita prej agimit,

Se ajo voesa e nadjes s’re:

Syni i sajë, nji rreze di’llit,

Shtati i saj gjeth drandofillit,

Nji prandverë n’blerim t‘ vet! 506

b.Burimet frymëzuese të Fishtës poet, vendi që zë biblikja në vepër

Vargu dhe arti fishtian qëndrojnë në majat e letërsisë shqipe dhe të kulturës

shqiptare. Mesazhi që përcjell Fishta përmes vargjeve, tingëllon aktual edhe pse bëhet

fjalë për histori dhe personazhe të së kaluarës. Në poezinë e tij ndërthurren këndshëm

fiksioni letrar me historinë biblike dhe fetare në përgjithësi për t’ia përshtatur këtë

shkrim realitetit në të cilin jeton e shkruan poeti. Ai shfaqet si një krijues me përmasa

universale përmes tematikës që trajton dhe këndvështrimit të tij gjithëpërfshirës.

Letërsia e Fishtës është një dialog i gjallë mes letërsisë gojore shqipe dhe letërsisë

antike, historisë shqiptare dhe burimit biblik. Kultura e tij e pasur folklorike dhe

mitologjike duket qartë në poezi, nën ndikimin e kontaktit me malësorët e Veriut dhe

ndeshet me këndvështrimin heroik dhe patriotik të tyre.

Ndërthurrja e letërsisë gojore me atë të shkruar nuk është vlerësuar njëlloj nga

kritikë të ndryshëm letrarë. Ka nga ata që ia kanë njohur vlerat vargut fishtjan në

gërshetimin e tij, ka të tjerë të cilët nuk e kanë vlerësuar aspak këtë gërshetim.

Megjithatë, një pjesë e mirë e studiuesve kanë ditur të njohin vlerat estetike të veprës

së poetit të madh. Studiuesi Anton N. Berisha shprehet:

“Nga poezia gojore Fishta mësoi dhe shfrytëzoi atë që kuptimisht ishte më e

rëndësishme, artistikisht më e vlershme dhe me mundësi ndikimi estetik më të madh,

por çdo gjë duke ia nënshtruar sistemit të vet krijues, asimilimit në shkallën dhe

mënyrën më të lartë, qoftë edhe atëherë kur në të parët fitohet përshtypja se në veprën

e vet ka futur pjesë të tëra të poezisë gojore”.507

Megjithatë ndikimi më i madh i poetit është prej Biblës. Diskursi biblik është i

kudondodhur në veprën e Fishtës. Tek Lahuta e Malcis’, poeti vë përballë njëri-tjetrit

personazhe historike shqiptare, heronj dhe personazhe mitologjike duke përdorur

figura të ndryshme letrare për t’i bashkuar në mënyrë të qenësishme këto realitete të

506 Gj. Fishta, “Të lemt’ e zojës”, Mrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 192. 507 Gj. Fishta, Lahuta e Malcis’, Shtëpia e librit, Koment nga A. N. Berisha,

http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1173-lahuta-e-malcis-at-gjergj-fishta.html.

Page 209: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

194

ndryshme. Dimensioni themelor i poetikës fishtjane mbetet ai fetar, sepse në thelb ai

ishte një njeri i formuar biblikisht. Ndërkohë, mjedisi që e rrethon poetin ishte një

dierrinë e vërtetë, në pikëpamjen kulturore dhe atë fetare. Ai merr rolin e misionarit

dhe të intelektualit që sakrifikon gjithçka për të sjellë ndryshimin. Poezia e tij ka

frymëmarrjen e malësorit që këndon me lahutë për problemet e veta dhe të të gjithë

njerëzimit. Poeti e nis veprën e tij kryesore me një lutje që i drejton qiellit:

Ndihmo Zot, si mké ndihmue! 508

Duket i përhershëm komunikimi dhe dialogu i afërt i poetit me Zotin, i priftit me

Krijuesin, një dialog që merr forma të ndryshme sipas çështjes që trajtohet në vargje.

Poeti ka një marrëdhënie të thellë me Krijuesin e tij dhe është i lirë t’i shfaqë ndjenjat

e tij pozitive dhe negative. Ai ka një vend ku mund të shkojë në momentet e trishtimit

dhe të mërzisë, të zhgënjimit nga realiteti i hidhur. Marrëdhënia e tij nuk shfaqet si

dogmatike dhe thjesht rituale, por duket plot jetë, e përditshme, e gjallë.

c.Elementet letrare të përdorura nga Fishta

Përpjekja kryesore e Fishtës teksa shkruan Lahutën e Malcis’, ishte t’i tregonte

botës se edhe shqipja ishte gjuhë me mundësi të mëdha për të krijuar një epos

kombëtar. Gjuha e Fishtës është një thesar ku gjendet frazeologjia dhe leksikologjia e

pasur shqipe. Shqipja e tij i përket dialektit geg duke u dhënë fjalëve vlerë të lartë

artistike dhe duke theksuar vlerën e tyre gjuhësore. Vepra e tij dëshmon mundësitë e

jashtëzakonshme të sintaksës shqipe për të përcjellë mesazhe të ndryshme me vlera të

mëdha artistike.

Figurat e pasura letrare si krahasimi, epitetet, hiperbolat “ku topuzi ngulet 12

pash nën dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri”, metaforat simbolet, si dhe

figurat e pasura tingullore i japin Lahutës tiparet e një vepre letrare me vlera të mëdha

estetike. Ajo është një pasuri e jashtëzakonshme jo vetëm letrare, por edhe gjuhësore.

Nën ndikimin e letërsisë gojore, poeti e pasuron veprën e tij edhe me shprehjen e

urimeve dhe mallkimeve. Studiuesi Maksimilian Lamberc vlerëson mjeshtërinë e

Fishtës në përdorimin e elementeve të kulturës dhe letërsisë gojore shqiptare:

"I rrënjosur krejtësisht në popullin e vet, Fishta ka dashur të përgjonte si flasin

burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e nëmëve, të mallkimeve e të

urimeve dhe çdo gjë e ka shkrirë me mjeshtri në poezitë e veta".509

Kështu, tek poezia “Nji gjamë desprimit”, poeti mallkon me gjithë forcën e

fjalëve therrëse dhe nëm Evropën për problemet e shqiptarëve:

E mallkue kjoftë Europa! Atë e vraftë Zoti

E e shoftë me fise, popuj e qytete;

Edhe premtoftë qi, dersa t’endet moti;

Kurr lufta mos iu daftë për tokë e dete.510

508 Gj. Fishta, “Cubat”, Kënga I, Lahuta e Malcis’, Uegen, Tiranë, 2003, f. 10. 509

http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=56&t=885&p=4994. 510 Gj. Fishta, “Nji gjamë desprimit”, Mrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 33.

Page 210: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

195

Analogjitë janë një nga procedimet më kryesore të tij. Në analogji me diskursin

biblik, Fishta merr kamxhikun në dorë për të dëbuar e për të dënuar ashpër të gjithë

ata që tradhtojnë idealet atdhetare dhe nuk respektojnë dheun e të parëve. Si Krishti

që hyri në sinagogë, pa se si nëpërkëmbej shtëpia e Atit të tij ndaj merr në dorë

kamxhikun, edhe misionari atdhetar, përmes sarkazmës kërkon të zbojë gjithë

tradhtarët dhe nëpërkëmbësit e nderit të mëmëdheut. Fishta himnizon shqiptarin e së

shkuarës dhe ironizon bashkëkohësin e tij për shkak të tipareve negative që shfaq.

Satira therrëse është një tipar i poetit teksa kundërshton tradhtarët dhe ata që duan ta

lënë Shqipërinë në prapambetje.

Fishta përdor shpesh satirën dhe ironinë, për “t’i bërë shqiptarët”, me qëllim që të

jenë të aftë të ruajnë Shqipërinë. Ai shprehet me ironi:

O i biri i Adamit,

A do me gzue

Sa t’jesh mbi shekull

Ti me jetue?

Ti ke me mbajtun

Gjithmonë ketë rregull:

Erzin e shpirtin

Do t’lozis shrregull.

Do t’shesish vllazent,

Do t’mohojsh fisin,

Sa herë qi n’shekull

Ta leverdisin

Gjithmonë përkulu

Kah t’bjen ma mirë:

Përse ta marrish

Veten me t’vështirë?511

Poeti dënon ashpër të gjithë ata që nuk përpiqen për të ndryshuar gjendjen e

atdheut. Ai i këndon të shkuarës historike të shqiptarëve për t’i zgjuar kundër realitetit

në të cilin janë zhytur, për një të ardhme më të mirë.

Vargu i përdorur gjerësisht nga Fishta është tetërrokëshi, i cili shpreh sërish

ndikimin nga poezia popullore. Studiuesi Gjergj Zheji vlerëson stilin e veçantë

fishtian dhe mençurinë e përdorimit të mjeteve letrare:

“Te Fishta ndihet një vargëzim në të njëjtën masë sa poeti erudit, aq edhe

rapsodi popullor, që di të krijojë me dorë të sigurt dhe shije të rrallë artistike

orkestrimin e muzikalitetit të vargjeve dhe të verbit të tij të pashtershëm poetik”. 512

Fishta ka ditur të flasë njëherësh për bukurinë e natyrës shqiptare dhe për

karakterin heroik të shqiptarëve. Studiuesi Robert Elsie e krahason shkrimin e Fishtës

me letërsinë antike greke duke theksuar tiparet mitologjike që gjenden në vepër. Ndër

figurat e mitologjisë bëjnë pjesë zanat, orat, dragonjtë, shtrigat, lugatet, kuçedra.

511 Gj. Fishta, “Nakdomonicipedija”, Mrizi i zanave, Naim Frashëri, Tiranë, 2006, f. 49. 512 http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1173-lahuta-e-malcis-at-gjergj-fishta.html.

Page 211: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

196

“Lahuta e malcís’ mbështetet thellësisht në legjendat dhe mitologjinë shqiptare

dhe është e mbushur plot figura mitologjike nga letërsia gojore, që ashtu si perënditë

dhe perëndeshat e Greqisë së Lashtë, sodisin ngjarjet dhe, kur del e nevojshme

ndërhyjnë në to.”513

Poezitë e tij kanë dy tema qendrore: atë atdhetare dhe fetare. Vëllimi poetik

Mrrizi i zanave përbëhet më tepër nga poezi atdhetare, ndërsa poezitë me temë fetare

Fishta i përmblodhi në vëllimin Vallja e Parnasit.

Vlerat artistike e estetike të veprës së Fishtës vërtetohen nga fakti që edhe pse u

la padrejtësisht në harresë për më tepër se gjysmë shekulli, pas hapjes dhe rinjohjes së

tij si poet, ai është ndër poetët më të studiuar dhe më të kërkuar, megjithë vështirësitë

e dialektit geg për studiues të ndryshëm. Vepra e tij u bëri ballë stuhive të fuqishme

dhe doli sërish në krye falë vlerave të mëdha që mbart.

Lahuta e Malcis’ është vepra epike e cila ka si tipare dalluese të saj dimensionin

njerëzor si dhe karakterin universal të temave që trajton. Stili dhe gjuha e përdorur

prej Fishtës i japin asaj karakteristikat e një kryevepre të letërsisë shqipe.

Vlerat estetike të veprës letrare të Fishtës janë të shumta si për nga stili, nga

gjuha, figurat e pasura letrare, përmbajtja, në tërësi. Në gjuhën dhe artin e tij ai mbetet

‘i paarritshëm, i papërsëritshëm’. Fishta ka ndërtuar një poezi me një frymë

thellësisht njerëzore, të madhërishme e të përbotshme. Duke u bazuar tek tradita

popullore, ai arriti të krijojë poezinë që përfaqëson më së miri shpirtin e shqiptarit. Ai

nuk kishte në zotërim vetëm traditën popullore, por edhe atë kishtare shqiptare, çka e

ndihmoi të pasqyronte jetën shqiptare në detaje. Ernest Koliqi shprehet në lidhje me

vlerën e veprës fishtiane:

“... Lexoni nji varg te Lahutes se Malcis. Vênja veshin kumbimit te tij. Vereni

vendosjen e fjaleve ne fjali, Menjihere ju rremben magjia e tingullit te posaçem te

gjuhes sone, te gjuhes qi mesuem ne prêhen te nânes dhe ka shijen e qumeshtit

amtar. Ndigjojme ne teterrokshat e Fishtes jéhin e zanave te tokes shqiptare...

asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilesuese qi ndryn ne

vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer”. 514

Vdekja e At Fishtës ishte një humbje e madhe për letërsinë shqipe, lënia në

harresë aq gjatë ishte një mëkat i kryer kundër brezave të shqiptarëve që nuk patën

mundësinë ta njohin këtë figurë të madhe të letrave shqipe. Megjithë vështirësitë e

leximit dhe studimit të veprës së tij, ai meriton të njihet. Vlerat e larta të poetit duhen

vënë në pah, sepse ai e kaloi gjithë jetën duke luftuar për idealin e tij të çmuar: Fe dhe

Atme. Këta dy elemente ishin motivi i jetës së poetit të madh që shprehet:

Na duhet një fe që të na kthejë atdheun,

ose më mirë me thënë dashurinë për atdheun.

Flamuri kombtar nuk ka shka ban nder ne,

Po kje se dashtuni nuk kem p’r Atdhe!515

Vlerësimi me vend i arbëreshit Terenc Toçi se Fishta është "një nga ata njerëz të

rrallë që duken në qiellin e një kombi e lënë pas vetes një dritë, që ngroh zemrat e

513 R. Elsie, Historia e letërsisë shqipe, Përkth. Abdurrahim Myftiu, Tiranë, 1997, f. 206. 514 Mërgim Korça, Michigan, tetor 2001, http://www.shkoder.net/al/fishta6.htm. 515 Gj. Fishta, Cit. nga A. Shkurti, Skeda : Besa e bujarëve shqiptarë, Udha e Shkronjave – Faltorja

shqiptare, f. 10.

Page 212: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

197

brezave të shumë shekujve", duket se shpreh rëndësinë e të madhit poet, të njeriut që

gërshetoi bukur dhe harmonishëm në veprimtarinë e tij artistike dashurinë për

atdheun, fenë dhe artin e që me veprën e tij përbën një gur të çmuar të poezisë shqipe

me vlerë për çdo kohë.

6.6 Poezia e Pol Klodelit në kontekstin e poezisë moderne

6.6.1 Përballja me realitetin

Në peizazhin e poezisë frënge me tematikë fetare të shekullit XX, spikat mbi të

gjitha, figura e poetit katolik Pol Klodel, i cili ka përjetuar gjithë realitetin historik dhe

është përballur me të njëjtat probleme e vështirësi si bashkëkohësit e tij. Ndërsa flet

për jetën e tij, ai i quan vitet e rinisë, ‘vitet e trishta ‘80’516

duke pasur parasysh jo

vetëm veten e tij, por gjithë mjedisin në të cilin jetonte. Ai shkruan:

« Gjithçka që vlerësohej dhe kishte një emër në art, në letërsi dhe në shkencë

ishte afetare … në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare besoja pra, atë që besonin pjesa më e

madhe e njerëzve të ditur të kohës … E pranoja hipotezën moniste dhe mekaniste në

gjithë tërësinë e saj … Ndërkohë jetoja pa moral dhe pak e nga pak po bija në një

gjendje dëshpërimi. » 517

Fillimi i shekullit të ri nuk sjell ndonjë mundësi mbështetjeje dhe optimizmi për

poetët, madje, gjërat shkojnë gjithnjë e më keq me Luftën e Parë Botërore, e cila

shkaktoi dëme të papara materiale, por edhe shpirtërore. Jeta e njeriut u

« çhumanizua » me progresin shkencor, i cili po bëhej shkak për shkatërrimin e

vlerave, besimeve, lidhjeve mes njerëzve. Shpirti njerëzor tashmë po përjeton një

dramë të paprovuar më parë. Realiteti i pasluftës është edhe më i hidhur se para saj

dhe poetët kanë tashmë një detyrë edhe më të vështirë. Ata nuk mund të mbështeten

kurrsesi në këtë realitet kaq zhgënjyes, kanë me mijëra arsye për t’u revoltuar dhe për

të kundërshtuar gjendjen në të cilën ndodhen. Poetët ekspresionistë fillojnë të

shkruajnë poezitë e tyre si një klithmë kundër këtij realiteti që u merr frymën. Në

Gjermani, me në krye Bertolt Brehtin, por edhe gjetkë, përtej oqeanit, poetët vendosin

të shprehin reagimin e tyre kundër kësaj gjendjeje të krijuar nga politika, materializmi

i shoqërisë që i rrethon.

Drejtime të ndryshme letrare (një pafundësi stilesh, emërtimesh të ndryshme si

dadaizmi, kreacionizmi, unanimizmi, hermetizmi, ultraizmi etj.), ishin përpjekje të

poetëve për të ndryshuar sadopak fytyrën e hidhur të realitetit, për të parë përtej tij,

për ta shmangur atë. Këta poetë duket se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të

shkruanin gjithmonë ndryshe, duke iu kundërvënë paraardhësve.

Duket se poetët gjithmonë kanë marrë përsipër të ndryshojnë diçka në realitetin

ku jetojnë. Si krijues, ata përpiqen t’i ngjajnë Krijuesit të madh, të sjellin diçka të re

për të zëvendësuar atë që është e vjetër, në mënyrë që të përmirësojnë sadopak

gjendjen e njeriut në botë.

Ata zgjedhin të shkruajnë në mënyrë të tillë që ta anashkalojnë realitetin e hidhur

në të cilin jetojnë. Tiparet e kësaj poezie janë të ngjashme me ato të kohës në të cilën

516 H. Lemaître, L’aventure littéraire du XX-ième siècle 1890-1930, Collection Pierre Bordas et fils,

Paris, 1984, f. 452. 517 Gérald Antoine, http.//www.asmp.fr .

Page 213: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

198

ajo vetë u krijua. Vetmia e njerëzve, individualizmi, shprehen nëpërmjet mungesës së

komunikimit. Kaosi, frika, ankthi, tmerri, tensioni, shqetësimi etj, janë temat

mbizotëruese të kësaj poezie. Funksioni parësor i saj bëhet tashmë jo komunikimi me

lexuesin dhe përçimi i një mesazhi, por mungesa e kuptimit, mungesa e mesazhit të

përçuar. Gjuha poetike bëhet superiore ndaj përmbajtjes, ajo merr përparësi përballë

saj. Krijimi përfundimtar, poezia e ‘prodhuar’ nuk njihet më shumë nga vetë poeti

sesa nga lexuesi i saj. Poeti krijon një tekst i cili ekziston pa shpjegimin që i jep ai,

nuk ka lidhje me të, është i pavarur.

Lëngata e zgjatur e shekullit të kaluar, ndjenja e boshllëkut, e pakuptimësisë,

kotësisë bëjnë që gjithë këta poetë të shkruajnë dhe të krijojnë me kaq pesimizëm dhe

mungesë shprese. Poezitë e tyre nuk japin asnjë rrugëdalje për të shpëtuar nga

realiteti. Duke mohuar ekzistencën e një qenieje të mbinatyrshme, e cila do të mund

t’u vinte në ndihmë, ata zhyten thellë e më thellë në zhgënjim dhe pakuptimësi, në

këtë zbrazëti universale. Me leximin e poezive të tyre, të krijohet një ndjenjë

boshllëku dhe tensioni vjen gjithnjë duke u rritur. Të kap shqetësimi dhe nuk i bën dot

ballë ankthit që të pushton.

Por në mes të gjithë kësaj humnere në të cilën ndodhej njeriu i kësaj periudhe,

lind një lloj urie për gjërat shpirtërore, për spiritualitetin, i cili merr forma të

ndryshme për këtë brez shkrimtarësh që nga Pol Klodeli e deri tek Romen Rolan

(Romain Rolland).

Çfarë do të bëjnë këta poetë në këtë realitet të trishtë e të pashpresë ? Çfarë do të

bëjë Klodeli?

Poeti është në thelb një artist që ëndërron të largohet nga mediokriteti në mes të

të cilit jeton. Zëri i tij është zëri i çdo njeriu, i gjithë botës. Ajo që një poet dëshiron të

shprehë me anë të krijimit të tij është gjithçka që përjeton njeriu universal, vuajtje apo

gëzim, rënie apo ngritje, bashkësi me të tjerët apo izolim nga bota.

Pol Klodeli është quajtur me të drejtë poet i , sepse në veprën e tij ndjenja fetare

dhe pikërisht besimi katolik janë mbizotërues. Ai guxon të ecë në drejtim të kundërt

me rrymën e kohës. Poeti është në kërkim të një rrugëdaljeje. Ashtu si të tjerët, edhe

ai e ndien peshën e rëndë të këtij realiteti të shëmtuar dhe për këtë arsye ka gjetur një

rrugë shpëtimi, besimin. Si poet i krishterë, ai dëshiron t’i kthejë sytë e lexuesit të tij

drejt një drite, një fije shprese, drejt qiejve të rinj, drejt një toke të re.

Të krijohet përshtypja se Klodeli duhet të jetë një njeri që hedh poshtë

shkencën, një obskurantist që nuk pranon zhvillimin shkencor dhe material të botës,

por ky do të ishte një gjykim i cekët dhe i gabuar. Ai nuk e mohon shkencën aspak.

Nuk bëhet fjalë për një njeri obskurantist dhe të prapambetur të cilin askush nuk do ta

duronte dot, qoftë ndër besimtarët apo jobesimtarët. Vërtet ai kthehet në besim dhe

gjithçka duket ndryshe në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, të shkruarit, por

nuk mund të besojmë se një intelektual i rangut të tij, të kthehet në një njeri që

vlerëson fetaren dhe hedh poshtë zhvillimin aq të domosdoshëm të shkencës. Klodeli

e vlerëson shkencën, por vë në qendër njeriun si një qenie e plotë mbi gjithçka tjetër.

Ai dëshiron ta transformojë realitetin, kështu që vendos ta rikrijojë atë duke e

lidhur botën me Zotin. Gjithë krijimtaria e tij është thellësisht humaniste.

6.6.2 Jetë e ndryshuar, vepër e transformuar

Për të riun e viteve 1885-1890, ka shumë elemente që duken të errëta dhe të

panjohura. Hygoi nuk është më thjesht model i poetëve, por tashmë është kthyer në

profet të tyre. Një model i mundshëm tashmë është Bodleri. Poeti njëzetvjeçar ka

Page 214: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

199

shumë ëndrra. Shpesh, i shoqëruar edhe nga e motra, Kamila, ai frekuenton sallonin e

Malarmesë. Edhe pse asnjëherë nuk do të jetë malarmean, ka një pyetje që e dëgjon

në sallonin e Malarmesë, të cilën nuk do ta harrojë asnjëherë : ‘Çfarë do të thotë kjo?’

dhe do të jetë pjesë e realitetit të poetit e poetikës dhe filozofisë së tij.

Sipas fjalëve që vetë poeti ka thënë, ai, ashtu si gjithë të rinjtë e moshës së tij,

lëkundej midis

“burgut materialist të filozofisë dhe shkencës … Kur isha tetëmbëdhjetë vjeç,

besoja atë që besonin pjesa më e madhe e njerëzve të kulturuar të kohës… por jetoja

në imoralitet dhe pak nga pak po më pushtonte dëshpërimi.”518

Ai kthehet në katolicizëm më 25 dhjetor 1886, ditë Krishtlindjeje:

“Isha më këmbë, pranë shtyllës së dytë, në të djathtë, nga ana e shenjtërores.

Fëmijët e korit po këndonin dhe përnjëherësh u preka thellë në zemër dhe vendosa të

besoj.”519

Te Kontakte dhe rrethana (Contacts et circonstances), teksa flet për ‘vitet e

trishta tetëdhjetë’, dhe për kthimin në besim, Klodeli fut edhe një element tjetër, që

lidhet njëkohësisht me letërsinë dhe me anën shpirtërore të tij, njohjen me Rembonë

dhe leximin e Përndritjeve dhe Një stinë në ferr: ky lexim përbën një nga burimet e

poetikës klodeliane, por njëkohësisht edhe një pikë kyçe të çlirimit të tij shpirtëror.

“Për herë të parë, këta libra hapën një të çarë në burgun e materializmit në të

cilin ndodhesha dhe më dhanë përshtypjen e gjallë dhe pothuajse fizike të të

mbinatyrshmes.”520

Klodeli ka gjetur vend në veprën e tij për të padukshmen, pa mohuar të

dukshmen.

“Objekti i poezisë është universi i gjërave të dukshme të cilit Besimi i shton edhe

atë të gjërave të padukshme”.521

Pasionin për universin konkret që përbën një nga

çelësat e universit klodelian, ai e gjen tek Remboja. Por nuk mbaron këtu lidhja e

Klodelit me Rembonë : ëndrra e Rembosë për një univers tjetër, thirrja që ai i bën

Perëndisë tek Një stinë në ferr, janë ndoshta një nga rrugët që e çuan Klodelin tek nata

e Krishtlindjes, 1886, ku sipas shprehjes së Rembosë, ai do të “marrë goditjen e

hirit”522

. Ja si shkruan Remboja :

“Në detin, të cilin e doja sikur të më kishte larë nga ndotja ime, shihja tek ngrihej

lart një kryq ngushëllues.”523

Dhe ëndrra e fundit – fraza e fundit e Një stinë në ferr :

“Të zotëroj të vërtetën në një shpirt dhe në një trup.”

Megjithëse veprat e Rembosë e drejtojnë poetin tek ana shpirtërore, ato nuk

mjaftojnë për t’i sjellë shpëtimin.

Vetë poeti rrëfen :

518 http.//www.asmp.fr – Gérald Antoine. 519 P. Ouvrard, Aux sources de Paul Claudel, Siloë, 1994, f. 123. 520 P. Claudel, Contacts et Circonstances, Œuvres en Prose, Gallimard, La Pléiade, f. 1009. 521 P. Claudel, Positions et propositions ; Art et Littérature, Hardpress Publishing, 2013, f. 14. 522 A. Rimbaud, Œuvre commentée, Claude Jeancolas, “Mauvais sang”, Section VI, Textuel, 2000, f.

98. 523 A. Rimbaud, Illuminations, « Alchimie du verbe », Œuvre commentée, Claude Jeancolas, “Mauvais

sang”, Section VI, Textuel, 2000, f. 45.

Page 215: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

200

“Por gjendja ime e zakonshme e asfiksisë dhe e dëshpërimit mbetej po ajo.” 524

Në këtë pikë, kthimi në besim ndryshon gjendjen e poetit dhe kështu kryhet

çlirimi i tij.

Natën e Krishtlindjes, i riu Klodel hyn në katedralen Notre-Dame dhe dëgjon

korin e kishës që këndon Himnin e Marisë pas shfaqjes së engjëllit Gabriel,

Manjifikat. Gjithçka deri atëherë për Klodelin kishte pasur një emër : ai kishte qenë në

kërkim të dashurisë, megjithatë deri në atë moment nuk kishte gjetur një përgjigje të

kënaqshme. Kënga e fëmijëve të kishës dhe muzika vetë ishte një përgjigje “e

mbinatyrshme ndaj kësaj nevoje për dashuri.” Ideja e Zotit, në gjithë veprën, shfaqet

si një shpresë aktive, në veprim, si një përgjigje ndaj kësaj nevoje për dashuri. Një

element tjetër që ndoshta ka ndikuar në kthimin e tij në besim, ishte vdekja e gjyshit

të tij (në vitin 1881). Atë e pushton frika nga vdekja. Kjo frikë merr një kuptim të ri

për Klodelin.

Sipas tij, njeriu nuk mund të jetë kaq i sigurt për madhështinë e tij, për dhuntitë

e tij, sepse një ditë gjithçka do të zhduket, se gjithë ky thesar do të venitet dhe nuk do

të ekzistojë më. Prandaj, ajo çka i duhet Klodelit është përjetësia. Besimi e pushton të

riun dhe e mbush të tërin. Ky besim nuk e largon atë nga poezia, ai e shtyn edhe më

tepër drejt saj, duke u shfaqur në formën e një kënge. Dhe në gjithë punën e tij si poet

ai do të jetë njëkohësisht këngëtar, do të këndojë një këngë e cila para se t’i këndojë

Zotit, do t’i këndojë veprës së Zotit, tokës.

Asnjëherë, për asnjë çast, kjo shpresë, ky besim që ndien Klodeli në atë natë

Krishtlindjeje nuk do ta braktisin. Këto dy ndjenja do të marrin forma nga më të

ndryshmet, por sido që të jetë, do të jenë të pranishme në gjithë jetën, ashtu si edhe në

gjithë veprën e tij, si një forcë, si shtysë, por njëkohësisht edhe si një mbrojtje,

ndonjëherë edhe nga vetja e tij. Në mbrëmjen e Krishtlindjes 1886, Klodeli kthehet në

shtëpi dhe lexon Biblën të cilën ia kishte dhuruar Kamilës një zonjë protestante. Do t’i

duhen katër vite Klodelit të rritur në një familje ateiste të pranojë kthimin e tij në

besim dhe të kalojë nga besimi i fshehtë në besimin praktik.

Viti kyç i jetës së tij është viti 1890. Ai fiton konkursin e organizuar nga

Ministria e Punëve të Jashtme dhe merr një përgjegjësi të dyfishtë : është njëkohësisht

zyrtar dhe poet. Pasi punon për disa vite në Paris, më 1893 niset për në Amerikë. Në

këtë vend të ri, ai ndihet vetëm, larg miqve, me një gjuhë të re që nuk ishte e tij, me

një fe ndryshe nga e tija. Pas Nju-Jorkut ai shkon në Boston dhe punon edhe atje si

funksionar francez. Gjatë qëndrimit në Amerikë, ai i përkushtohet teatrit, shkruan

vepra të tilla si : Tête d’Or, La Ville, La jeune fille Violaine, L’Échange. Megjithatë ai

nuk ngopet me botën. Klodeli është në kërkim të vendeve të reja gjithmonë. Mendon

për Evropën, për Azinë njëkohësisht. Tek poezia Pensée en mer ai shkruan :

“Udhëtari kthehet në shtëpi si mysafir ; ai është i huaj për të gjithë dhe të

gjithëve u duket i huaj. … Sërish atij i duhet të niset. […] ka ndodhur ndarja dhe

mërgimi që ka ndërmarrë e ndjek.”

Klodeli ndodhet midis dy botëve, midis dy jetëve dhe prandaj shkruan vargjet :

Tani jam i vetëm nën një diell të ri. […]

Kalit më kot ia kanë vënë ngojzën.

Duhet ikur. Ja ylli në qiell me ngjyrë bushi

[…] Asgjë, as kthimi nuk më pret, as nisja nuk më lë të lirë.525

524 P. Claudel, Contacts et Circonstances, Œuvres en Prose, Gallimard, La Pléiade, f. 1009.

Page 216: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

201

6.6.3 Drama dhe triumfi i një shpirti që dëshiron të ndryshojë

Prandaj, si një notar që niset për në det, ja tek e shohim se si çlirohet nga veshja

që po e burgoste, ose më saktë burgoste këtë Zot të tmerrshëm të gjallë që si një zjarr

dhe si një dritë, si një forcë dashurie dhe njohjeje, e pushtoi të tërin dhe tashmë del

prej tij edhe nga poret e lëkurës së tij! 526

Drama që pëson poeti në dhjetor të vitit 1886 është në fakt drama e zgjedhjes

midis trishtimit dhe gëzimit, midis humbjes dhe fitores, midis dëshpërimit dhe

shpresës. Ndërkohë që ndërgjegjësohet për fatalitetin e dëshpërimit që e gjen kudo në

botën moderne, Klodeli shikon burimin e parë të kthimit të tij në besim dhe si pasojë

edhe gjithë vepra dhe frymëzimi i tij do të ndryshojnë. Kthimi në besim do të jetë për

Klodelin një lloj çlirimi dhe zbulese e Shpresës.

Ja si shprehet Klodeli për këtë moment të jetës së tij:

« Dhe atëherë ndodhi ngjarja që ka prekur gjithë jetën time. Në një çast të vetëm

zemra m’u prek dhe besova. Besova me një forcë të tillë pohuese, që e çoi peshë

gjithë qenien time, me një bindje aq të fuqishme, me një siguri të tillë sa që nuk

mbeti pikë dyshimi, dhe që atëherë të gjithë librat, gjithë arsyetimet, gjithë

rastësitë e një jete të trazuar nuk kanë mundur të tronditin besimin tim, madje as

ta prekin në të vërtetë ».527

Duket qartë se për Klodelin, nuk ka çlirim shpirtëror pa ndërhyrjen e të

mbinatyrshmes dhe se pa besim nuk mund të ketë shpresë. Në forma nga më të

ndryshmet, Klodeli nuk do të rreshtë së shprehuri këtë tragjedi të gjendjes njerëzore,

dialogun e përjetshëm patetik midis dëshpërimit dhe shpresës, konfliktin e

qëndrueshëm tek njeriu midis gjendjes në të cilën ndodhet dhe qëllimit pse është

krijuar. Por Klodeli nuk pranon asnjëherë zgjidhjen tepër të thjeshtë të kthimit të

njeriut në një engjëll. Ai refuzon gjithnjë atë që Sharl Pegi (Charles Péguy) e quan me

një fjalë të vetme ‘déracinement’ – çrrënjosje, sepse ai vetë, Klodeli është një njeri

“tokësor”. Për të, shpresa dhe besimi duhen rrënjosur në zemër të tokës dhe të trupit

edhe pse këto dy elemente mund ta shtyjnë njeriun në tundimin e pesimizmit.

Në veprën e tij, si në dramë, ashtu edhe në poezi, hasim një lloj tensioni që

përfshin tërësinë e gjithçkaje që është njerëzore dhe tokësore, marrëdhëniet e njeriut

me vetveten, me dashurinë, me të tjerët, me botën, me Zotin. Kjo duket edhe tek

thirrja që bën ai në fund të odës së parë, Muzat.

Erato ! ti më shikon dhe lexoj një zgjidhje në sytë e tu !

Lexoj një përgjigje, lexoj një pyetje në sytë e tu ! Një përgjigje dhe një pyetje në

sytë e tu !528

525 Përkth.im, P. Claudel, “Maintenant je suis seul sous un soleil nouveau. […]/Cheval, on t’a en vain

mis le mors dans la bouche,/Il faut fuir. Voici l’astre au ciel couleur de buis./[…] Rien, retour, ne

m’accueille, ou, départ, me délivre.”, “Vers d’exil”, Poésies, Gallimard,1950, f. 23. 526 Nga ligjërata e mbajtur prej P.Klodelit para Akademisë Franceze më 13 mars 1947. 527Mémoires improvisés, quarante et un entretiens avec Jean Amrouche, « Les Cahiers de la NRF »,

Gallimard, 1954, f. 49. 528 Përkth.im, P. Claudel, Cinq grandes odes, Gallimard, 1966, f. 28.

Page 217: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

202

Ky tension përjetohet vazhdimisht nga poeti dhe përjetimi i tij e ushqen veprën në

tërësi.

Njeriu përshkruhet në veprën e Klodelit si në një gjendje dramatike. Ai gjendet

përballë botës dhe pranisë së Perëndisë. Toka është imazhi i njeriut dhe njeriu

gjithashtu është imazhi i saj, por ai njëkohësisht është edhe imazhi i Perëndisë

nëpërmjet shpirtit të tij dhe fuqisë krijuese të mendjes. Por Zoti është i gjithëfuqishëm

dhe imitimi i fuqisë së pafundme të Perëndisë bëhet tundimi kryesor i njeriut.

Në vitin 1907, në odën e katërt Muza e quajtur Hir na jepet me ritme dhe imazhe

dialogu konfliktual midis njeriut-poet dhe Muzës-Hir. Vetë poeti e ka shpjeguar këtë

situatë me fjalët e tij duke shprehur se ai dëshiron ta largojë, ta dëbojë Muzën e cila

bëhet pak e nga pak Hir. Ajo i kujton gëzimin hyjnor dhe i flet për shenjtërimin

personal. Por poeti i mbyll veshët dhe kthehet drejt tokës. Poeti i drejtohet Muzës :

Largohu ! Unë po i kthehem tokës me gjithë shpirt ! Largohu!

Ti nuk mund të ma heqësh aspak këtë etje për tokën, këtë lidhje

Me tokën që gjendet në palcën e kockave të mia dhe në grimcat

E thelbit të qenies sime dhe në qelizat e përbrendshmeve të mia!529

6.6.4 Arti dhe “thirrja për në rrugën e tij”

Unë erdha të vihem në një nivel me përjetësinë …

Vendi im nuk është me gjërat e krijuara,

por me atë që krijon …530

Për Klodelin, arti nuk është zgjidhje për problemet e shpirtit njerëzor. Artisti

është njeriu që vuan më shumë se të tjerët, sepse bëhet përfaqësues i gjithë njerëzimit

me krijimtarinë e tij. Njeriu krijues është në njëfarë mënyre i ngjashëm me Perëndinë

Krijues. Artisti është një i zgjedhur në momentin kur ai bashkon Besimin me

Shpresën, duke lidhur kështu artin me të mbinatyrshmen. Në vitin 1910, Klodeli i

shkruante Zhak Rivjerit (Jacques Rivière) :

“Është e vështirë të shohësh pa emocion një të ri që angazhohet në rrugën e

tmerrshme të Artit.”531

dhe më 1952, në bisedat radiofonike shprehet :

« Ndiej një tmerr të vërtetë kur mendoj se kjo dhunti mund të ripërtërihet tek

ndonjëri nga fëmijët e mi të cilët i kam më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Dhuntia

artistike më ngjall një tmerr të vërtetë. »

Ai ka frikë nga kjo thirrje për të marrë udhën, udhën e krijimit artistik, thirrje që i

drejtohet një shpirti që dëshiron të endet nëpër rrugët e kësaj bote.

Dialogu midis poetit dhe Muzës së hirshme nxjerr në pah temën e përballjes mes

udhës së Zotit dhe rrugëve të botës. Rruga që Muza i kërkon poetit të kryejë është një

rrugë dhimbjesh dhe agonie, sepse është rruga e sakrificës. Tema e sakrificës është një

nga temat kryesore të dramës klodeliane.

529 Përkth.im, “Va-t-en ! Je me retourne désespérément vers la terre ! Va-t-en !/tu ne m’ôteras point ce

goût froid de la terre, cette obstination/ avec la terre qu’il y a dans la moelle de mes os /et dans le caillou de ma substance et dans le noir noyau de mes viscères ! », Œuvres complètes de Paul Claudel

Poésie, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 129. 530 Correspondance Paul Claudel-Jacques Rivière, Fnac.com. 531 Përkth. im, P. Claudel, Cinq grandes odes, Gallimard, 1966, f. 38.

Page 218: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

203

Por poeti kthehet drejt tokës dhe oda përfundon me thirrjen për dashuri mishore

dhe njerëzore.

Dashuria mishore është një temë tjetër e rëndësishme e dramës klodeliane. Duket

se Klodeli përjeton para dashurisë një lloj tërheqjeje të fortë e cila mishërohet në

shumicën e personazheve femërorë, sidomos tek personazhi i Izesë (Ysé), dhe

njëkohësisht edhe një lloj ‘‘tmerri’’ të shenjtë, ashtu si kur flet për artin. Por dashuria

jepet e lidhur ngushtë me sakrificën dhe agoninë dhe kjo jo vetëm në vepër, por edhe

në jetën e Klodelit. Pasi bindet që nuk mund të bëjë jetë murgjërore, Klodeli takon një

polake e cila do të bëhet në fakt edhe Ize e veprës Partage de Midi, Izolta moderne e

një Tristani modern. Ajo bëhet figura qendrore e të gjitha veprave dramatike të tij. Ize

është mishërim i dashurisë, por i një dashurie të ndaluar për Klodelin. Gruaja polake

është e martuar, por kjo nuk bëhet pengesë për të lidhur një dashuri shumë të fortë

mes të dyve, edhe pse asnjëherë nuk do të mund të realizohet plotësisht, për shkak të

rrethanave, por edhe të bindjeve thellësisht katolike të poetit.

Edhe unë gjithashtu e gjeta në fund, vdekjen që më duhej,

Njoha këtë grua, njoha dashurinë e gruas …532

Ai vuan për shkak se i duhet të heqë dorë nga dashuria për këtë grua. Megjithatë

poeti gjen ngushëllim tek dhuntia e tij për të shkruar. Pas betejës me Muzën Hir, ai

bindet për thirrjen që i është bërë dhe pranon të ecë nëpër shtegun që duhet të ndjekë.

Sipas tij, poeti merr pjesë në krijimin e botës. Ai ka një armë në dorë për të

realizuar qëllimin e tij: fjalën dhe si i krishterë që është, ai nuk mund të harrojë si Zoti

e ka krijuar botën nëpërmejt Fjalës së tij.

Kështu kur ti flet, o poet, në një rresht të zgjedhur

Duke shqiptuar me zë të lartë emrin e çdo gjëje,

Si një at ti e thërret në mënyrë të mistershme në thelb të saj, dhe si njëherë e një

kohë

Ti merr pjesë në krijimin e saj, ti bashkëpunon në krijimin e saj

Çdo fjalë një përsëritje

Kjo është kënga që ti këndon në heshtje, dhe kjo është harmonia e gëzueshme

Bashkimin dhe shkrirjen e së cilës ti e ushqen brenda vetes.533

Arti për Klodelin është një lloj imitimi i krijimit hyjnor – madje jo pa një ndjenjë

gare. Ai shprehet me fjalët e Bethovenit :

« Lulet, malet dhe pyjet, unë ua kam mësuar atyre detyrën e tyre. Isha atje me

Perëndinë kur ai i bëri dhe e di sa shumë punoi ai për këtë. Ai bëri shumë lëvizje

dhe më bëri mua të zgjuar dhe administrator të të gjitha lëvizjeve të mundshme. » 534

532 Përkth.im, “Et moi aussi je l’ai donc trouvé à la fin, la mort qu’il me fallait,/J’ai connu cette femme,

j’ai connu l’amour de la femme …”, La Parole chez Paul Claudel et chez les Negro-Africains, Les

Nouvelles Editions africaines, NEA, Dakar,1973, f. 55. 533 Përkth.im, “Ainsi quand tu parles, ô poète, dans une énumération délectable/Proférant de chaque

chose le nom,/Comme un père tu l’appelles mystérieusement dans son principe, et selon que jadis/Tu participes à sa création, tu coopères à son existence/Toute parole une répétition/Tel est le chant que tu

chantes dans le silence, et telle est la bienheureuse harmonie/Dont tu nourris en toi-même le

rassemblement et la dissolution.”, Les Muses, Oeuvre Poétique, f. 229-230. 534 P. Claudel, Œuvres en prose, Gallimard, Editions Nouvelles, Pléiade, 1965, f. 362.

Page 219: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

204

Klodeli është poet i krishterë, por me rrënjët thellë në tokë. Ai nuk pranon të

ndahet nga ajo që është tokësore dhe mishore. Dëshirat njerëzore sipas tij, nuk duhen

mohuar dhe nuk duhen hedhur poshtë. Ai shkruan :

Nëse dëshira merr fund me Zotin, ah ! Do të dëshiroja edhe në ferr.535

Megjithatë poeti ndihet i plotësuar për shkak të besimit të tij dhe shpresës që lind

brenda tij pas kthimit në besim.

Klodeli është i pandashëm nga besimi i tij. Vepra e tij është gjithnjë e lidhur me

kthimin e tij në besim edhe kur trajton një subjekt jofetar. Ai është në kërkim të

gjithçkaje që është gjetiu, jashtë realitetit që e rrethon. Është në kërkim të një gjuhe të

fuqishme e cila do t’i lejojë të shprehë të gjitha dihatjet dhe gëlimet e botës. Poetët e

shekullit XX, secili sipas mënyrës së tij, janë përpjekur të zhbirojnë patejdukshmërinë

dhe misterin e botës. Ata duan të njohin domethënien e gjithçkaje dhe rreken të

çkodojnë, të shpjegojnë aspekte të ndryshme të saj. Por në përpjekjen e tyre për të

kuptuar botën, ata zbulojnë se nuk mund t’u japin përgjigje shqetësimeve themelore të

jetës së njerëzve. Në shumë raste, ata theksojnë fatalitetin e jetës së njeriut në të cilën

mbretëron rastësia. Për Klodelin,

“bota pa Zotin është jo vetëm e paplotë, por tkurret në hallakatje, në pakuptimësi

dhe në zbrazëti ...”536

Kaosi, anarkia, misteri i së dukshmes në veprën e tij zhduken, sepse besimi në

Perëndinë, në të Padukshmen, e transformon çdo formë të reales në diçka

domethënëse.

Edhe ai, si çdo tokësor tjetër, provon të njëjtat ndjenja, ndien të njëjtat nevoja dhe

vështirësi. Klodeli nuk ndihet aspak rehat në këtë botë tokësore, ai nuk e gjen veten

këtu. Asnjë element i tokës nuk mund ta mbushë boshllëkun, zbrazëtinë e tij :

Betohem për diellin që asgjë s’e ndryshon

Qëllimin tim dhe shtegun nëpër të cilin eci dhe vajtoj,

Grua, ar tokësor, zjarr nga larg, kthesë apo qoftë hon,

Madje as buka, urinë time nuk ma shuan dot.537

Ai ndihet i lodhur nga jeta që ka kaluar në këtë botë :

E gjatë ishte mërzia, i gjatë përgjërimi !

I gjatë mërgimi ! E gjatë ishte rruga deri këtu !538

535 Përkth.im, « Si le désir devait cesser avec Dieu, ah ! Je l’envierais à l’enfer. », Cantate à trois voix,

Œuvres complètes de Paul Claudel, Gallimard, 1950, f. 211. 536 Përkth.im, « Le monde sans dieu est non seulement incomplet mais réduit à l’éparpillement, au non-

sens et au néant », Cit, P. Hamon, Au pied d’la lettre, Paul Claudel, Théâtre et Poésie, http://pascaline-

hamon.over-blog.com/page-1368287.html. 537 Përkth.im, “Je jure le soleil que rien ne peut changer/Mon dessein et la route où je chemine et souffre, Femme, or par terre, feu au loin, détour et gouffre,/Et que le pain ne peut paître la faim que

j’ai.”, Vers d’exil II, Poésies, Gallimard,1950, f. 24. 538 Përkth.im, “Longs furent mon ennui et ma sollicitude !/Long l’exil ! Longue fut la route jusqu’ici !”,

« Vers d’exil II », Poésies, Gallimard,1950, f. 24.

Page 220: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

205

Nga gjithë kjo lodhje e ky mundim, poeti ka vendosur të gjejë një rrugëdalje, një

portë për të kaluar nga lëngata dhe mjerimi që e rrethon. Ai i lutet Zotit të tij që t’ia

çlirojë shpirtin nga kjo botë e pavlerë :

Një derë, një derë, o shpirti im, një derë për të dalë nga kotësia pa mbarim !

Një derë s’ka rëndësi ku, por thoni që tani ka një derë për shpëtimin e shpirtit

tim.539

Shpresa që përjeton poeti pas kthimit në besim është më e fuqishme se ndjenjat.

Kjo poezi me shumë shpresë ilustron optimizmin e poetit :

Fijet e rrjetës u shkëputën dhe vetë rrjeta u zhduk.

Rrjeta në të cilën isha kapur u hap dhe unë nuk gjendem më atje.

Tani kam për burg vetëm Zotin dhe ngjyrën e madhërishme të tokës.

Është gjithmonë e njëjta korrje dhe e njëjta shkretëtirë.

Drita mbuloi gjithçka pak nga pak dhe nata u nxorr jashtë.

Tufa të tëra thëllëzash shpërndahen në tokën e ndriçuar.

Unë njoh dhe shoh me sytë e mi një gjë që nuk më gënjen.

Jam i lirë dhe burgu përreth meje është drita !

Shpresa është një prej faktorëve më bashkues të veprës së Pol Klodelit. Në

veprën e tij mund të gjesh vërtet një lloj misticizmi të Shpresës. Karakteri dramatik i

veprës së tij rrjedh vetëm nga konflikti i vazhdueshëm midis tundimit të dëshpërimit

dhe besimit tek Shpresa e një shpëtimi dhe çlirimi. Klodeli ndien një lloj habie dhe

mahnitet përballë kësaj fjale sepse gjithçka në këtë botë është kundër saj. Kjo botë

moderne për Klodelin është plot me « idhuj », prandaj shpresa nuk mund të dhurohet,

as të merret lehtë. Duhet luftuar për ta patur atë në jetë. Për Klodelin, shpresa duhet të

gjendet në të tashmen, në të përkohshmen, në tokë. Kjo botë na çon vërtet në

dëshpërim, por njeriu dhe bota nuk mund të presin të mbinatyrshmen për të shpresuar.

Konflikti tek njeriu, në histori dhe në botë, midis të përkohshmes dhe të

mbinatyrshmes sjell fitoren ose humbjen e Shpresës.

Gjërat ndryshojnë vërtet për Klodelin pas kthimit të tij në besim. Është e

habitshme të shohësh gëzimin që ai shpreh në veprën e tij pasi fillon të besojë, ka një

këndvështrim të ri për ta parë botën, sepse tashmë e lidh atë me Perëndinë. Poeti

kthen sytë drejt Zotit dhe gjen kështu gëzimin, arsyen për të jetuar dhe për të ndjekur

udhën që ka nisur, krijimtarinë poetike. Që në momentin e kthimit, fillon një sjellje e

re, një qëndrim i ri. Poezitë e tij shprehin ngjitjen drejt gëzimit. Ai kalon përmes

dëshpërimit të kësaj bote, drejt një Gëzimi qiellor, i cili është dhuratë nga Perëndia.

Këtu fillon sjellja e re estetike dhe shpirtërore te Klodeli. Poemat e tij shprehin

ngjitjen drejt Gëzimit, përmes shumë përpjekjeve. Ai kalon nga dëshpërimi i kësaj

bote, drejt një Gëzimi qiellor që ekziston vetëm për shkak të mëshirës së Perëndisë.

Ai shkruan :

Drita mbuloi gjithçka pak nga pak dhe nata iku, u largua.

539 Përkth.im, “Une porte, une porte, ô mon âme, une porte pour sortir de l’éternelle vanité !/Une

porte, n’importe pas où, mais dites dès maintenant il y a une porte pour échapper.”, « Sainte

Thérèse », Paul Claudel Poésies, Gallimard, 1950, f. 73.

Page 221: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

206

Lamtumirë. Qeshni, Jini të lumtur deri në fund,

Hani nga buka, pini nga kupa.540

Këto vargje të kujtojnë fjalët e Krishtit në Kopshtin e Getsemanit para se të

kryqëzohej. Poeti i flet lexuesit me fjalët e Çliruesit të tij, si për ta bërë edhe atë të

shohë dhe të ndiejë të njëjtën gjë që ndien edhe vetë.

Tek Magnificat poeti i ngre një kantik mirënjohjeje Perëndisë që e ka çliruar nga

idhujt :

Qofsh i bekuar, Zoti im, që më ke çliruar nga idhujt,

Dhe që bëre të të adhuroj vetëm ty …

As drejtësinë, as Progresin, as të Vërtetën, as Hyjninë, as Njerëzimin, apo Ligjet,

apo Natyrën, apo Bukurinë.

Prandaj le t’i lëmë pas ëndrrat, dhe t’i shkelim me këmbë idhujt, dhe të

përqafojmë kryqin me kryq.541

Ndërkohë që flet për natën e Pashkëve, ngrihet tek ai një gëzim i madh për shkak

të ringjalljes së Krishtit. Ai bëhet poet i gëzimit, gëzimi i sigurisë së rigjetur, i

Perëndisë së rigjetur. Shpesh kur flet për gëzimin, përdor një element të veçantë siç

është këmbana:

Nuk e kuptojmë çka ato (këmbanat) thonë, ato flasin njëherazi të gjitha!

Ajo çka nuk i lë të flasin është gëzimi, dashuria, habia!…

Nuk është aspak një fjalë njerëzore, është triumfi, prurja e bollshme e gjithë yjeve

në qiell !

Është toka e çliruar që drejt Zotit lëshon një klithmë solemne plot zell!…

Edhe shpirti më del nga varri me një të qeshur çmendurake! 542

Shumë shpesh fjala gëzim nën penën e Klodelit, shkruhet me shkronjë të madhe.

Gëzimi i ka munguar deri në momentin e kthimit të tij në besim, ishte një realitet që

nuk ekzistonte deri atëherë. Por ja që më në fund ai përjeton gëzimin dhe çlirimin nga

“burgu i materializmit” ku ndodhej për një kohë të gjatë. Ai shkruan :

Asnjëherë gjërat e çmuara të botës nuk mund të mjaftojnë,

Për të shprehur gëzimin e zemrës sonë !…

540 Përkth. im, “La lumière a tout gagné peu à peu et la nuit est exterminée.”, “Chant de la Saint

Louis”, (Corona Bénignitatis), Poésies, f. 55. 541 Përkth. im, “Soyez béni, mon Dieu, qui m’avez délivré des idoles,/Et qui faites que je n’adore que

vous seul, …/Ou la justice, ou le Progrès, ou la Vérité, ou la Divinité, ou l’Humanité, ou les Lois de la

Nature, ou l’Art ou la Beauté.../C’est pourquoi rompons les liens des rêves, et foulons aux pieds des

idoles, et embrassons la croix avec la croix.”, Magnificat, (Cinq Grandes Odes), Œuvres complètes de

Paul Claudel de l’Académie Française, Gallimard, 1950, f. 121. 542 Përkth. im, “On ne comprend pas ce qu’elles [les cloches] disent, elles parlent toutes à la fois !/Ce

qui les empêche de parler, c’est l’amour, la surprise toutes ensemble de joie !…Ce n’est point une parole humaine, c’est le triomphe, la vendange énorme de toutes les étoiles dans le ciel !/C’est la terre

délivrée vers Dieu coup sur coup qui pousse cet aboiement solennel !...Mon âme à son tour de la tombe

s’arrache avec un rire éperdu !”,”La nuit de Pâques”, (Visages radieux), Poésies, Gallimard, 1950, f.

135.

Page 222: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

207

Edhe ne gjithashtu jetojmë, dhe kemi diçka për të thënë, dhe zemra jonë është

shumë e gëzuar !…

Zot, ti ke premtuar Gëzimin, dhe Gëzimi për ne nuk është të pushojmë dhe të

flemë.543

Në shenjë falënderimi ndaj Zotit për gjithçka që ai ka bërë për të, Klodeli, pas

kthimit në besim, vendos të marrë një udhë tjetër, të ndryshme nga e para, më të

bukur dhe më të gëzueshme dhe në këtë mënyrë i përgjigjet thirrjes që ai beson se i

është bërë nga Perëndia. Ai shpreh nëpërmjet vargjeve vullnetin e mirë për të bërë

gjithçka që Zoti po i kërkon:

Ti që më thirre, më thuaj çfarë do ! 544

Dhe i bën thirrje vetvetes :

Pol, duhet të nisemi drejt një fillimi më të bukur ! 545

Klodeli është poeti i gëzimit, një gëzim që është siguruar nga marrëdhënia me

hyjnoren. Vepra e tij është plot me himne për Gëzimin. Sipas tij, i krishteri duhet të

jetë i gëzuar sepse katolicizmi është feja e gëzimit dhe e të qeshurit. Tek “La Vierge

de Milan” ai shkruan :

Doktrina e Kishës, doktrina e Perëndisë ! Ky bollëk gëzimi, bekimi dhe drite.546

Pas gëzimit, vjen optimizmi i poetit, si pasojë e besimit në Shpëtimtarin e tij.

Tek Lumi (Le fleuve) ai vendos të shkuarën përballë të tashmes dhe mbështetet më

tepër tek e tashmja, tek ajo që jeton për momentin, pas kthimit të tij në besim :

Gjithë këto rastësi dhe gjithë këto vite !

Dhe pas një ndarjeje të gjatë gëzimi i ritakimeve të befasishme !

Por tani qielli është aq poshtë sa mund ta prek edhe me dorë,

Dhe hija që ti bën është aq e gjatë sa duket sikur një shteg më tregon.

…Kush i mban sytë të fiksuara drejt teje nuk i trembet ngurrimit as hutimit!547

Kthimi në besim ndryshon plotësisht qëndrimin e zemrës së poetit dhe ai vendos

të ecë sipas këtij besimi. Klodeli vendos të braktisë gjithçka në zemrën e vet për Atë

që e ka çliruar dhe i ka ndryshuar jetën. Ai shkruan te Le Christ Roi :

543Përkth. im, “Il n’y aura jamais assez de choses précieuses au monde,/Pour exprimer la joie de notre

cœur !…Et nous aussi, nous vivons, et nous avons quelque chose à dire, et notre cœur est si

content !…Seigneur, Vous avez promis la Joie, et la Joie c’est autre chose pour nous que de vaquer et

que de dormir.”, “L’architecte”, (Feuilles de saints), Poésies, Gallimard, 1950, f. 86. 544 Përkth. im, “Toi qui m’a appelé, dis-moi ce que Tu veux !”, Vers d’Exil VI, Poésies, Gallimard,

1950, f. 29. 545 Po aty, Përkth. im, “Paul, il nous faut partir pour un départ plus beau !”, f. 22. 546 Po aty, Përkth. im,“La doctrine de l’Eglise, la doctrine de Dieu ! Cette énormité de joie, de

bénédiction et de lumière.”, f. 76. 547 Përkth. im, “…Que de hasards et que d’années !/Et après une longue séparation la joie de ces

retrouvailles inopinées !/Mais maintenant le soleil est si bas que je pourrais le toucher avec la main,/Et

l’ombre que tu fais est si longue qu’elle trace comme un chemin,…Qui tient les yeux levés sur toi ne

craint point l’hésitation ou le vertige !”, Pages de prose, N.R.F.,1943, f. 98.

Page 223: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

208

E lashë pas vetes rrugën, koha e mësimit dhe e burgut mbaroi,

Ajo që zuri vend për mua sot në qiell, është sikur Mali më ftoi!

Ti e di që të përkas Ty dhe për mua asgjë më nuk ekziston!

Ja diadema e mrekullueshme mbi kryet e çdo të krishteri që beson.548

Habitesh tek shikon gëzimin e shprehur nga Klodeli në veprën e tij pas kthimit në

besim. Por në fakt ai e shikon botën ndryshe. Ai hedh sytë nga Zoti dhe kështu rigjen

gëzimin, arsyen për të vazhduar udhën e tij. Për të, tashmë gjithçka lidhet me

Perëndinë. Natyra, njerëzimi dhe hyjnia janë tri polet e frymëzimit të tij, por dy të

parët ai i vë në shërbim të të tretit. Në poemën e tij “Strasbourg”, ai shkruan :

Sa e bukur është pranvera këtë vit ! dhe sa ëmbël është

Të shohësh pak e nga pak mjegullën tek largohet e tek ngrihet

Engjëlli i Strasburgut të përjetshëm, e veshur me rozë si nuse !549

Bëhet fjalë për Kishën e Strasburgut. Si natyra që në pranverë është e bukur,

ashtu edhe Kisha është e bukur sepse ajo përfaqëson shpirtëroren. Por poeti i këndon

edhe natyrës gjithashtu duke u mrekulluar nga krijimi, nga vepra e Perëndisë në

univers. Ai i këndon vjeshtës dhe dimrit.

E gjithë dita që ishte prej argjendi të pastër,

Dhe pylli si një engjëll i madh veshur me ar,

Si engjëll zbukuruar me të kuq me pemë si llambadhe e pastër,

Që digjet porsi ar, flakë e zjarr!550

6.6.5 Klodeli dhe Bibla

Klodeli ka lënë pas gjashtë shkrime mbi kthimin e tij në besim, ndër të

cilët : Lettre à Frizeau (1904), Magnificat (pjesa e tretë e veprës Cinq grandes odes,

1910), Ma conversion, te Contacts et circonstances (1913), Lettre à Henri Reynaud

sur le chant religieux (1940), Le 25 décembre 1886, poemë (1942), Emmaüs (1949).

Ai tregon se mbrëmjen e Krishtlindjes 1886, pas ngjarjes te katedralja e Parisit, i

lindi dëshira për të lexuar Biblën. Ai lexoi pjesën e ungjillit me dishepujt që

ndodheshin rrugës për në Emaus dhe librin e Fjalëve të Urta. Disa muaj më parë ai

ishte njohur me Rembonë. Duket sikur ka një lloj kontradikte, një luftë që zhvillohet

në mendjen e Klodelit : ai lexon Rembonë, Bosyenë, Paskalin dhe Bodlerin.

548 Përkth.im, “C’est fini derrière moi de la route, c’est fini de l’apprentissage et du bagne./Ce qui a

lieu pour moi dans l’azur, aujourd’hui je posséderai la Montagne !/Tu sais que rien n’existe plus et

que je T’appartiens !/Voici le diadème formidable au- dessus de tous les chrétiens.”, “Le Christ Roi”,

(Visages radieux), Poésies, Gallimard, 1950, f. 140. 549 Përkth.im, “Que le printemps est beau, cette année ! et qu’il est doux/De voir peu à peu dans le

brouillard se découvrir et se dresser/L’ange de Strasbourg éternel, rose comme une fiancée !”,

“Strasbourg”, Corona Bénignitatis, Œuvres Complètes de Paul Claudel de l’Académie Française,

Tome I, 1950, f. 316. 550Përkth.im, “Toute la journée qui était d’argent vierge,/Et la forêt comme un grand ange en or,/Et

comme un ange bordé de rouge avec arbre comme un cierge clair,/Brûlant feu sur flamme, or sur

or !”,”Chanson d’automne”, Corona Bénignitatis, Œuvres Complètes de Paul Claudel de l’Académie

Française, Tome I, 1950, f. 309.

Page 224: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

209

Pas kthimit në besim, ai ndërgjegjësohet se nuk mund ta lexojë Biblën si një libër

çfarëdo, siç kishte lexuar Komedinë Hyjnore apo tragjeditë greke. Ai do të jetojë me

Librin. Për të, Bibla nuk është më një shkrim, por Shkrimi. Ajo bëhet tashmë një lloj

frymëzimi për të jo thjesht si besimtar katolik, por njëkohësisht si shkrimtar. Rreth

viteve 1927-1928, Klodeli e lë hartimin e dramave dhe pjesëve teatrale për t’iu

përkushtuar plotësisht poezisë dhe sidomos poezisë me frymëzim fetar. Vetë ai

shprehet se deri atëherë ia kishte lënë fjalën egos së tij, por kishte ardhur momenti të

ishte i gatshëm të linte dikë tjetër të fliste nëpërmjet tij. Studiuesi Lysien Gyisar

(Lucien Guissard) citon Fransua Anzhëlie (François Angelier) në një shkrim të tij të

vitit 1999: « Pasi i ka dhënë Klodelit atë që i përket Klodelit, tashmë mund t’i japë

Perëndisë atë që i përket Perëndisë. » 551

Që nga momenti i kthimit në besim, ai bindet se si katolik, ai ka për detyrë të

përshkuhet dhe të banohet nga Fjala e Zotit. Për të ajo duhet të jetë si buka e

përditshme. Bibla është Fjala e Perëndisë drejtuar njeriut dhe pikërisht këtij njeriu,

poetit dhe besimtarit Klodel. Para kthimit në besim ai nuk kishte pasur shumë njohuri

mbi Biblën. Do t’i duhej të sillte ndërmend kujtimet nga shkolla fillore kur një

mësuese besimtare u tregonte skena nga historia biblike. Megjithatë këto njohuri

kishin mbetur atje, pasi as në shtëpi nuk praktikohej besimi, i ati ishte kundër

gjithçkaje fetare, por edhe mjedisi shoqëror nuk e inkurajonte në këtë drejtim.

Pas kthimit në besim, gjërat ndryshojnë shumë për Klodelin. Midis shkrimtarit që

është, që dëshiron të jetë dhe tekstit biblik, vendoset një raport i ri, që sjell në fakt

lindjen e një vepre të re letrare, një vepër brenda veprës.

6.6.6 Universi poetik i Klodelit, Pasuria tematike

Më lër të këndoj për veprat e njerëzve

Dhe që secili të gjejë në vargjet e mia

Gjëra që i ka të njohura.

… Sepse për çfarë duhet shkrimtari përveçse për të mbajtur llogaritë ?

Qoftë të tijat apo të një shitoreje këpucësh,

Apo të mbarë njerëzimit.552

Klodeli para së gjithash është poet humanist. Në poezitë e tij, ai përshkruan

historinë tonë, aspiratat tona njerëzore të transformuara nëpërmjet artit. Ka një gëlim

temash të cilat ai i ka trajtuar me një mjeshtëri të madhe. Janë çështjet themelore që

shqetësojnë njeriun e të gjitha kohëve, të gjitha epokave të cilave ai dëshiron t’u japë

përgjigje. Ai është njeriu që jeton në këtë botë, që merr pjesë aktive në ngjarjet që

ndodhin dhe prandaj është i aftë të trajtojë probleme të njerëzimit. Vërtet që ai nuk

është i pari poet që bën këtë gjë, por ajo që e dallon Klodelin nga të tjerët është se tek

ai përvetësimi i botës, i njerëzimit jepet gjithmonë nën shenjën e katolicizmit. Besimi

dhe poezia bashkohen në universalitetin e mendimit të tij për botën.

551 <http://www.arllfb.be/ebibliotheque/communications/guissard110999.pdf> 552 Përkth. im, “Laisse moi chanter les œuvres des hommes/Et que chacun trouve dans mes vers/Ces choses qui lui sont connues…Car à quoi sert l’écrivain, si ce n’est qu’à tenir des comptes ?/Que ce soit

les siens ou d’un magasin de chaussures,/Ou de l’humanité toute entière.”, La Muse qui est la Grȃce,

(Cinq Grandes Odes), Œuvres complètes de Paul Claudel de l’Académie Française, V.I, Gallimard,

1950, f. 118.

Page 225: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

210

Përshëndetje pra, o botë e re për sytë e mi, o botë e plotë tashmë !

O Kredo e plotë e gjërave të dukshme dhe të padukshme,

Unë ju pranoj me një zemër katolike!553

Klodeli është i pandashëm nga besimi i tij. Vepra e tij është gjithmonë e lidhur

ngushtë me kthimin e tij në besim edhe kur trajton tema jofetare. Ai është në kërkim

të gjithçkaje që është përtej të dukshmes. Ky kërkim është pjesë e pandarë e gjithë

jetës së tij si diplomat që përshkon botën, si i krishterë i flaktë, si shkrimtar që kërkon

të “bashkojë botën mbarë”.

Ai është në kërkim të një gjuhe që do të transmetojë dihatjet dhe gëlimet e botës.

Poetët e shekullit XX, secili sipas mënyrës së vet janë prekur nga patejdukshmëria

dhe misteri i botës që i rrethon. Ata duan të njohin kuptimin e çdo gjëje dhe përpiqen

të çkodojnë, të interpretojnë domethënien e aspekteve të ndryshme të botës. Por në

këtë përpjekje për të kuptuar botën, ata provojnë keqardhje për këtë dëshirë që nuk

mund të realizohet. Ata nuk mund të gjejnë një përgjigje për shqetësimet kryesore të

jetës së njeriut. Në shumë raste, ata theksojnë edhe më shumë fatalitetin e jetës së

njeriut në të cilën mbretëron rastësia. Për poetin,

«bota pa Perëndinë është jo vetëm e paplotë, por e destinuar drejt hallakatjes,

mungesës së kuptimit dhe boshllëkut … ». 554

Klodeli është kundër idesë së mbizotërimit të rastësisë në jetën e njeriut, ide që

pohohej fuqishëm nga Malarmeja. Kaosi, anarkia, misteri i së dukshmes zhduken,

sepse siguria në ekzistencën e Perëndisë, në të Padukshmen, e shndërron çdo formë të

reales në domethënie. Për të besimi është paraprirës i çdo akti poetik.

Poezia i këndon krijimit, ajo është vazhdim i krijimit të Perëndisë. Bota për

Klodelin nuk është më një rastësi e pakuptimtë, sepse ai tashmë e kupton se Zoti e ka

lënë botën “të papërfunduar” me qëllim që ai, apo çdo poet tjetër, ta përjetësojë

lulëzimin e saj.

Dhe unë them se nuk ka asgjë në natyrë

Të bërë pa plan dhe pa qëllim për njeriun. 555

Ai arrin t’i gjejë një domethënie çdo gjëje. Si i krishterë, beson se Perëndia e ka

krijuar njeriun me një qëllim të caktuar. Asgjë nuk është rastësi; gjithçka është krijuar

nga Perëndia sipas një plani të përjetshëm dhe kështu merr kuptim gjithçka.

Gjithçka që sheh tani poeti, e shikon nën këndvështrimin e përjetësisë. Vetëm

nëpërmjet Krijuesit, njerëzimi dhe universi mund të bashkohen. Vetëm në Perëndinë,

njeriu mund t’i zotërojë gjërat.

Poezitë e Klodeli i këndojnë jetës së brendshme të njeriut e cila për të, pas

kthimit në besim është më e rëndësishme, sepse edhe vetë poezia i përket dhe i

553 Përkth. im, “Salut donc, ô monde nouveau à mes yeux, ô monde maintenant total !/O Credo entier

des choses visibles et invisibles,/Je vous accepte avec un cœur catholique !”, L’Esprit et l’Eau, Cinq

Grandes Odes, f. 78. 554 M. Wood, “La menace du Bonheur: l’idée de l’amour impossible dans la trilogie de Paul Claudel”, In. Cahiers de l’Association international des etudes françaises, Vol. 29, 1977, f. 315. 555 Përkth.im, “Et moi je dis qu’il n’est rien dans la nature/Qui soit fait sans dessein et propos à

l’homme adressé.”, “La muse qui est la Grâce”, Cinq grandes Odes, Oeuvres poétiques, f. 267.

Page 226: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

211

drejtohet botës së brendshme, domethënë shpirtit të njeriut. Dëshpërimi dhe mungesa

e shpresës që sundonte njeriun e kohës së tij i përkiste botës shpirtërore dhe morale të

njeriut dhe për ta mundur këtë dëshpërim duhet një shpëtim hyjnor.

a. Tema e shpëtimit

Tema e shpëtimit është tema qendrore e veprës klodeliane. Kjo lidhet me vetë

përvojën e tij. Si çdo i krishterë që dëshiron të shpëtojë nga kjo botë të cilën e

konsideron si të papastër dhe të papërkryer, Klodeli kërkon t’i këndojë një shpëtimi që

vjen nga Perëndia nëpërmjet hirit të Tij. Por ka një problem që feja katolike trajton

shpesh: njeriu shpesh refuzon dhe nuk pranon hirin e Perëndisë. Hiri i Perëndisë është

shumë më tepër se thjesht mëshirë. Nëpërmjet hirit, Perëndia e fal njeriun dhe i jep

mirësinë e tij. Por shpesh njeriu nuk dëshiron ta pranojë hirin për shkak të krenarisë së

tij. Në përvojën e tij edhe vetë Klodeli, i ka rezistuar për njëfarë kohe hirit të

Perëndisë. Në fillim të kthimit të tij në besim, ai përjetoi brenda vetes konfliktin midis

së përkohshmes dhe të mbinatyrshmes, midis gjendjes në të cilën ndodhej si njeri i

zakonshëm dhe thirrjes së tij si poet.

Muza që është Hiri, e katërta nga Pesë Odat e Mëdha, (Cinq Grandes Odes),

përshkruan dialogun konfliktual mes njeriut poet dhe Muzës-Hir. Ai përpiqet ta

dëbojë. Ajo i kujton gëzimin hyjnor dhe detyrën e tij për t’u shenjtëruar. Por poeti i zë

veshët për të mos e dëgjuar dhe i kthehet tokës.

Poeti nuk ndihet gati për thirrjen e tij, për thirrjen për të cilën i flet Muza, sepse

në fakt, ajo që Muza i paraqet është një shteg dhimbjeje dhe agonie, është shtegu i

sakrificës.

O vëlla i vështirë ! jo ! nuk do të të lë aspak dhe nuk do të të jap asnjë pushim.

Dhe nëse nuk dëshiron të mësosh prej meje gëzimin, atëherë do të mësosh

dhimbjen,

Dhe nuk do të të lë të ecësh me hapin e xhaxhove të tjerë.

Derisa të kuptosh atë që dua të të them, edhe pse kjo nuk është e thjeshtë për t’u

kuptuar.556

Është dashuria mishore që ka zënë vend në zemrën e poetit dhe nuk e lë t’i

nënshtrohet hirit hyjnor. Ai beson se Muza do ta burgosë dhe nuk do ta lërë të lirë të

dashurojë, të jepet i tëri ndaj dashurisë njerëzore. Por pak e nga pak, ndërgjegjësohet

se ndryshe nga çfarë ai beson, pranimi i Muzës së quajtur Hir do të mund t’i hapë

poetit rrugën e së vërtetës që është rruga e lirisë. Klodeli gjen sekretin sesi mund të

shkohet drejt Zotit nëpërmjet anktheve të dashurisë njerëzore.

Kur njeriu zhgënjehet nga dashuria njerëzore, ai i kthehet Zotit dhe kupton

sakrificën e Krishtit në kryq.

Dhe unë e gjeta pra më në fund, vdekjen që më duhej,

Njoha këtë grua, njoha dashurinë e gruas …

Dashurova shpirtin, njohurinë, këtë ujë që nuk shteron,

556 Përkth. im, “O lourd compère ! non ! je ne te lâcherai point et ne te donnerai point de repos./Et si tu ne veux apprendre de moi la joie, tu apprendras de moi la douleur,/Et je ne te laisserai point aller

du pas des autres bonshommes ta route./Jusque tu aies tout deviné cela que je veux te dire, et celle-là

n’est pas facile à entendre.”, La Muse qui est la Grȃce, Cinq Grandes Odes, Œuvres complètes de

Paul Claudel de l’Académie Française, V.I, Gallimard, 1950, f.124.

Page 227: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

212

Mbajta në duart e mia yllin njerëzor …

Por ja, tek kthej kokën pas, ti më ke braktisur, ti nuk je

Askund o lulja ime, nuk do ta shoh më fytyrën tënde në këtë jetë

Si një pendestar në rrëzë të malit të Zotit …

Ja lotët që dalin pa rreshtur. 557

Fryma e pasigurisë që është e lindur, e pandarë nga njeriu qoftë në marrëdhënien

e tij me vetveten, qoftë me dashurinë, me botën, me Zotin, jepet në thirrjen e Eratos,

me të cilën përfundon edhe Oda e parë e Pesë Odave të Mëdha, e titulluar Muzat. 558

Erato ! ti më shikon dhe unë gjej një zgjidhje në sytë e tu !

Lexoj një përgjigje, lexoj një pyetje në sytë e tu !

Por pas shumë ngurrimesh, poeti kupton nevojën që ka për të njohur të vërtetën

dhe për të qenë i lirë. Ai beson se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet Hirit, i cili në

fakt simbolizon frymëzimin e poetit.

Mes gjithë qenieve të gjalla, unë jam fjala e hirit që të është drejtuar vetëm ty.

Pse Zoti nuk qenka i lirë si ti ?

Liria jote është shëmbëllim i lirisë së tij …

Mos u përpiq të më japësh diçka tjetër.

As botën s’e dua në vendin tënd,

Sepse unë po të kërkoj vetëm ty.559

Muza tashmë ka zënë vend në shpirtin e poetit dhe e ka mbushur atë plotësisht.

Ai nuk ka më dyshime dhe nuk kërkon asgjë tjetër përveç Hirit. Ai frymëzohet nga

Bibla dhe duke qenë i vetëdijshëm që Perëndia e shpëton nëpërmjet hirit, i dorëzohet

plotësisht atij.

Ti që më thirre, më thuaj çfarë dëshiron !560

Dhe vazhdon:

Zot, më jep vetëm Praninë Tënde dhe kaq më mjafton !561

Pas kësaj, poeti ndihet i lirë, i çliruar nga zgjedha që mbante prej kohësh mbi

shpatulla. Ai takon Krishtin, Shpëtimtarin e tij i cili i dhuron lirinë e plotë.

557 Përkth.im, “Et moi aussi je l’ai donc trouvé à la fin, la mort qu’il me fallait,/J’ai connu cette femme, j’ai connu l’amour de la femme …/J’ai voulu l’âme, le savoir, cette eau qui ne connaît point la

mort,/J’ai tenu entre mes bras l’Astre humain …/Et voici que comme quelqu’un qui se détourne, tu

m’as trahi, tu n’es plus/Nulle part ô Rose, je ne verrai plus votre visage en cette vie/Comme un pénitent

au pied de la montagne de Dieu…Voici les grandes larmes qui sortent. “, L’esprit et l’Eau, Cinq

Grandes Odes, Œuvres complètes de Paul Claudel de l’Académie Française, V.I, Gallimard, 1950, f.

84. 558 Përkth.im, “Erato ! Tu me regardes et je lis une résolution dans tes yeux !/Je lis une réponse, je lis

une question dans tes yeux !”, Les Muses, Cinq Grandes Odes, f. 5. 559Përkth.im, “ Entre tous les êtres qui vivent, je suis la parole de grâce qui/est adressée à toi

seul./Pourquoi Dieu ne serait-il pas libre comme toi ?/Ta liberté est l’image de la sienne …Ne cherche

pas à me donner le change. /N’essaye point deme donner le monde à ta place,/Car c’est toi-même que je demande.”, La Muse qui est la Grȃce, Cinq Grandes Odes, Œuvres complètes de Paul Claudel de

l’Académie Française, V.I, Gallimard, 1950, f. 128. 560 Përkth.im, “Vers d’Exil VI”, Bréviaire poétique, Gallimard, 1962, f. 29. 561 Përkth.im, “Prière pour le dimanche matin”, Bréviaire poétique, Gallimard, 1962, f. 16.

Page 228: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

213

Njoh dhe shoh me sytë e mi diçka

Që nuk më gënjen,

Jam i lirë dhe burgu përreth meje

U bë dritë përnjëherë.562

Por asnjë shpëtim nuk është i mundur pa lidhjen e Besimit me Shpresën dhe

Muzat janë shpëtimtare vetëm duke qenë të lidhura fort me njëra tjetrën. Nëpërmjet

besimit poeti shpëtohet dhe ndryshon. Ai kalon nga dëshpërimi në shpresë dhe nga

humbja në fitore.

Nuk kam çfarë të bëj tjetër përveçse të fle në Besim.563

Erdhi koha ; për detyrën që më është dhënë, vetëm përjetësia mund të mjaftojë.

Dhe e di që jam përgjegjës dhe kam besim tek Mjeshtri im ashtu siç ai mua më

beson.

Kam besim tek fjala jote dhe nuk kam nevojë për letër,

Prandaj le t’i shkëputim lidhjet me ëndrrat dhe t’i shkelim me këmbë idhujt, dhe

të përqafojmë kryqin me kryq.

Nuk do të jem më i sigurt për Ty Zot se sa jam tani.564

E besoj këtë Zot thjesht sepse e thoni Ju.565

Ai është i lumtur për shpresën që ka gjetur, për kthimin e arsyes për të jetuar, por

njëkohësisht, nuk është i kënaqur me atë që ka arritur në besimin e tij. Dëshira e tij

është të ngjitet gjithnjë e më lart në shkallët e shenjtërimit të tij. Klodeli kërkon

gjithnjë e më tepër nga vetja. Besimi tek Zoti e rinon, i jep forcë për të vazhduar jetën.

Gjithnjë e më i ri, dhe gjithnjë e më i fortë, dhe çdo ditë më i sigurt në besim,

dhe çdo ditë më i zjarrtë, dhe çdo ditë më pak i kënaqur dhe më i lumtur. 566

b.Tema e dashurisë së Perëndisë për njeriun dhe përgjigjja e poetit ndaj

kësaj dashurie

Poeti mrekullohet para dashurisë dhe mëshirës së Perëndisë për njeriun. Ai e

kupton dhe gëzohet me faktin që Perëndia e pranon njeriun ashtu siç është, që

nëpërmjet hirit ai dëshiron ta shpëtojë nga gjithçka që e rrethon në këtë botë të

mbrapshtë, e cila ka më shumë probleme sesa gëzim, më shumë fatkeqësi sesa

lumturi. Perëndia kujdeset për ata që e duan dhe e adhurojnë.

562 Përkth.im, “Je sais et je vois de mes yeux une chose/qui n’est pas mensongère,/Je suis libre et ma

prison autour de moi/est la lumière.”, « Chant de la Saint Louis », Bréviaire poétique, Gallimard,

1962, f. 55. 563 Po aty, Përkth.im,. Le Christ roi, f. 141. 564 Po aty, Përkth.im, “Il est temps; A la tâche qui m’est départie l’éternité seule peut suffire./Et je sais

que je suis responsable et je crois en mon Maître ainsi qu’Il croit en moi./J’ai foi en votre parole et je

n’ai pas besoin de papier,/C’est pourquoi rompons les liens des rêves, et foulons aux pieds/les idoles,

et embrassons la croix avec la croix./Je ne serai pas plus sûr de Vous mon Dieu, que je ne le suis à

présent.”, “La messe là-bas”, f. 21. 565 Përkth.im, Credo, La messe là-bas, f. 33. 566 Përkth.im, “Chaque fois plus jeune, et chaque fois plus fort, et chaque jour/plus sûr dans la foi, et

chaque jour plus ardent, et chaque jour/moins satisfait et plus joyeux. “, “Sainte Thérèse”, (Feuilles de

saints), Poésies, Gallimard, 1950, f. 82.

Page 229: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

214

Asnjë nga shenjtorët e Tu nuk mund të dalë jashtë dhe asnjë nga Trinia juaj

Jam krijesa Jote, o Ti që the se veprat e Tua janë të mira…

Ajo që e çan murin e Perëndisë nuk është aspak hushta,

Por klithma e një zemre të hidhëruar, sepse mbretëria e Perëndisë vuan nga

dhuna. 567

Ai e kupton vlerën që ka para Perëndisë që e ka krijuar. Ai tashmë e shikon

Perëndinë si një mik besnik që i qëndron pranë edhe kur të tjerët e kanë braktisur.

Poeti flet për krijimin, krijimin e përsosur të Perëndisë i cili na ka krijuar secilin të

veçantë dhe të ndryshëm nga të tjerët.

Zoti nuk na ka bërë në seri por

na ka bërë të gjithëve një nga një,

vetëm Zoti na sheh vërtet, si veprën e Tij, vetëm për Të

kjo gjë është e mundur.

Edhe kur njeriu fshihet, Ai gjithnjë

Qëndron i hapur ndaj nesh.

Na mbetet të bëjmë atë që mund të bëjmë dhe të lutemi.568

Poeti është shumë mirënjohës dhe falënderon Perëndinë që e ka çliruar, e ka

shpëtuar. Së pari ai e fton Perëndinë të vijë e të bëjë banesën në zemrën e tij :

Në ditën e shtatë që ju krijuat, Zot,

Ku mund të pushoni përveçse në zemrën time ?569

Pas ftesës që i bën Perëndisë, poeti është gati të bëjë gjithçka për të kënaqur ‘të

ftuarin’ e tij. Dhe madje, shprehet i gatshëm për të hequr dorë nga gjithçka tokësore

që e largon nga Perëndia i tij.

Gjërat po më braktisin pak nga pak, dhe unë po i braktis gjithashtu.

Vetëm të zhveshur mund të marrim këshillat e Dashurisë.

Ai dëshiron të vdesë për veten që të shohë të ngrihet lart lavdia e Perëndisë.

Nuk më tremb as të zbres poshtë në vdekje, Perëndia im,

Nëse kështu Ti lartësohesh!570

Dhe sërish :

567Përkth.im, “Aucun de Vos saints ne peut sortir et aucune de Vos Trois Personnes/Je suis Votre

créature, ô Vous qui avez dit que Vos œuvres sont bonnes…Ce qui ouvre le mur de Dieu ce n’est point

la lance,/Mais le cri d’un cœur affligé, car le royaume de Dieu souffre violence.”, “Obsession”,

(Corona Bénignitatis Anni Dei), Paul Claudel Poésies, Gallimard, 1950, f. 39. 568Përkth.im, “Dieu seul qui ne nous a pas lâchés en série mais nousa fait tous un par un,/Dieu qui seul

nous prend au sérieux, Son œuvre, à Lui seul cela est possible./Et quand l’homme nous est fermé, Lui

toujours nous demeure accessible./Il n’y a qu’à faire ce que nous pouvons et prier.”, “L’Offrande du

Temps”, Bréviaire poétique, Gallimard, 1962, f. 10. 569 Po aty, Përkth.im, “En ce Septième Jour que Vous fîtes , Seigneur,/Quel est Votre repos, si ce n’est

dans mon cœur ?”, f. 18. 570 Po aty, Përkth.im, “Ce n’est pas payer trop cher de mourir, mon Dieu, /Afin que vous existiez

davantage !”, “La Messe là-bas”, f. 24.

Page 230: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

215

Perëndia im, po të ofroj këtë dëshirë të madhe për të jetuar !

Perëndia im, po të ofroj këtë dëshirë për t’iu larguar

fatit dhe dukjes së jashtme !

Tek Dashuria që është fundi im ballë për ballë, te kauza

që është e Vërteta,

Vetëm atje do të gjej strehë.571

Pse poeti e ka shkruar fjalën dashuri me shkronjë të madhe, kësaj ndjenje së cilës

poeti është gati t’i japë gjithçka dhe për të cilën është i gatshëm të sakrifikojë ? Për

Klodelin, Zoti është Dashuri. Ai sheh tek Perëndia, dashurinë supreme e cila nuk

humbet dhe nuk shuhet. Shpesh ai e trajton këtë temë në një mënyrë të tillë që mund

të shohim shumë ngjashmëri me dashurinë midis dy të dashuruarve. Ai e do Perëndinë

me një dashuri që të mahnit dhe i thurr vargje kësaj ndjenje sipas mënyrës së vet, të

ndryshme nga gjithë të tjerët.

Ka një gjë, Perëndi i madh, një gjë që Ti nuk mund ta bësh,

Është të më pengosh të Të dua !572

Dhe përsëri :

Ku është kjo fjalë më në fund, më e vyer

se diamanti,

ky burim uji me qëllim që shpirti ynë të hyjë thellë në gjirin Tënd

si e dashuruara tek i dashuri i vet ?

… nuk më mjafton të Të dua nëse nuk Të shoh, nuk më mjafton

Të të shoh nëse nuk mund të Të prek.573

Klodeli nuk del para Perëndisë si një shenjtor, por si një krijesë e dobët ; ai

përulet para Perëndisë së tij duke qenë i ndërgjegjshëm për gjithë mëkatet e tij, dhe

duke ditur se Perëndia erdhi me qëllim që të shërojë të sëmurët dhe jo të shëruarit.

Tek Le jour des Cadeaux574

, ndërkohë që shenjtorët paraqiten para Perëndisë me

shumë dhurata, poeti ul kokën dhe i shfaq varfërinë e shpirtit, por i tregon gjithashtu

se e do dhe e adhuron dhe se nuk dëshiron gjë tjetër përveç pranisë së Perëndisë në

zemrën e tij.

Por nëse rastësisht të duhet ndonjë dembel

Apo një i çmendur,

Nëse të duhet ndonjë mburracak apo frikacak, nëse

të duhet ndonjë mosmirënjohës apo i papastër,

një njeri me zemër të mbyllur dhe me fytyrë

të ngurtë,

Në fund të fundit Ti nuk erdhe

571 Përkth. im, “Mon Dieu, je Vous offre ce grand désir d’exister !/Mon Dieu, je Vous offre ce grand

désir d’échapper au/hasard et à l’apparence !/Dans l’Amour, qui est ma fin face à face, dans la

cause/qui est la Vérité,/Là seulement je trouverai ma résidence.”, “Offertoire”, f. 40. 572 Përkth. im, “Il est une chose, Dieu suprême, une que Vous ne pouvez pas faire,/C’est d’empêcher

que je Vous aime !”, “Commémoration des fidèles trespasses”, (Corona Bénignitatis), Paul Claudel

Poésies, Gallimard, 1950, f. 61. 573 Po aty, Përkth. im, “Où est-il ce mot essentiel enfin, plus précieux/que le diamant,/Cette gouffre

d’eau pour qu’elle se fonde en Vous, notre âme/comme l’amante en son amant ?/…C’est peu de Vous

connaître si je ne Vous vois, peu de/Vous voir si je ne Vous touche.”

Page 231: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

216

për të shpëtuar të drejtët,

edhe nëse nuk do të gjesh vend askund,

mua do të më kesh gjithnjë gati.575

Tek drama Le Partage de Midi, Klodeli vendos në gojën e personazhit të tij

Mezës, fjalët që flasin më shumë për veten e tij. Ai flet atje për një dashuri e cila edhe

pse e papastër, e ka drejtuar dhe udhëhequr drejt një dashurie të shenjtë dhe të

panjollë, drejt dashurisë për Perëndinë. Ai tashmë njeh dhe kupton dashurinë e vërtetë

të Perëndisë për njeriun mëkatar:

Ah! E di tani

se ç’është dashuria! Dhe e di se ç’ke duruar në kryq, në Zemrën tënde

Nëse na ke dashur secilin prej nesh

Tmerrësisht shumë, ashtu si unë e desha këtë grua ...

Ajo më bëri për vete! e arriti këtë gjë!

... Ajo ma shkatërroi botën, asgjë për mua

Nuk ekzistonte përveç asaj dhe tani po shkatërroj vetveten.

Por ja që kështu, ajo po ma bën më të shkurtër shtegun drejt teje.576

Në këto vargje duket qartë që Klodeli beson se Perëndia tek i cili ai mbështetet,

mund ta shfrytëzojë edhe atë që është e keqe tek poeti për të mirën e tij.

Sakrifica për Klodelin ka këtë fuqi çliruese vetëm për shkak se ajo është e

frymëzuar nga dashuria. Edhe kur shkruan për sakrificën e Krishtit, ai e bën këtë

sepse beson se kjo sakrificë e ka burimin në dashurinë për njerëzit. Megjithatë, në

dramat e tij, Klodeli na pikturon fytyra të ndryshme për dashurinë.

Në të gjitha këto vargje, shohim se ekziston një lidhje e ngushtë mes artit të poetit

dhe besimit të tij. Arti i tij, ashtu si jeta e tij, është gjithnjë i lidhur me Perëndinë. Nuk

ka asgjë në këtë botë, asnjë aspekt që nuk lidhet me Perëndinë, që nuk mund ta gjejë

përgjigjen tek besimi, sipas Klodelit. Ai është çdo ditë një besimtar dhe gjithashtu një

poet dhe, poeti dhe besimtari janë të pandashëm tek ai.

c.Tema e Krijimit

Veprat e para të Klodelit duket se na tregojnë se poeti e zbuloi vendin që zë

misteri i krijimit në shpjegimin e botës, vetëm kur u bë besimtar. Studenti i ri

tetëmbëdhjetëvjeçar, pranonte tezat e shkencës që më vonë ai do t’i emërtojë si

“hipoteza moniste” sipas së cilës asgjë nuk ekziston jashtë botës fizike, e cila

shpjegohet tërësisht në bazë të ligjeve shkencore. Deri në momentin e kthimit në

besim, ai beson se kjo botë është një zinxhir shkaqesh dhe pasojash. Zbulimi i

ekzistencës së Perëndisë thyen në shpirtin e Klodelit këtë autonomi të universit.

Në marrëdhënie me Perëndinë, Klodeli ndien atë që do ta quajë tek Arti poetik,

“ndjesinë e kërcellit, ndjesinë e origjinës, ndjesinë e një lloj lidhjeje ‘religion’ – (nga

relier, religare = nga latinishtja do të thotë të lidhesh me hyjnoren), lidhjen e

575 Përkth.im, “Mais si Vous aviez besoin par hasard d’un paresseux/et d’un imbécile,/S’il Vous fallait

un orgueilleux et un lâche, s’il Vous/fallait un ingrat et un impur,/Un homme dont le cœur fût fermé et dont le visage/fût dur,/Et tout de même ce n’est pas les justes que Vous êtes/venus sauver mais ceux-

là,/Quand Vous en manqueriez partout, il Vous restera/toujours moi.”, Le jour des cadeaux, (Corona

Bénignitatis), f. 67. 576 Partage de Midi, f. 979-980.

Page 232: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

217

mistershme të përbrendshme”. 577

Ai ndien një lloj varësie në marrëdhënie me Zotin

që e ka bërë. Perëndinë që e preku thellë në natën e Krishtlindjes, ai e ndjen deri në

detaje, shumë thellë brenda vetes. Por Klodeli nuk mbeti vetëm me këtë përvojë të

brendshme. Besimi nuk e mbyti poezinë, por përkundrazi e ushqeu inteligjencën e tij

me kërkime nga më abstraktet të teologjisë së krishterë: që nga viti 1895, ai lexon

Përmbledhjen teologjike të Shën Thoma Akuinit. Nën ndikimin e tij, ai arrin të krijojë

disa bindje të vetat në lidhje me thelbin e misterit të Krijimit. Sipas shën Thoma

Akuinit, misteri i krijimit lidhet me “varësinë e qenies së krijuar në marrëdhënie me

Krijuesin”.

Është karakteristike e Klodelit të flasë shumë shpesh për Krijimin, duke e

trajtuar këtë temë pothuajse gjithmonë në aspektin metafizik dhe shumë pak në

mënyrë figurative, gjuhë që do t’i vinte natyrshëm sipas imagjinatës së çdo poeti. Për

të, Perëndia artizan, Perëndia poçar, janë imazhe të përdorura shumë shpesh, i

përkasin rangut të mitologjisë fëminore, prandaj ai ka vendosur të shkruajë ndryshe

për këtë temë. Tek Arti Poetik, Klodeli shpjegon se universi i krijuar nuk është një

kaos, pamja e tij është gjithmonë shprehje e një lloj rregulli:

“të gjitha gjërat në kohë rrjedhin, bëjnë një lloj koncerti me njëra-tjetrën dhe

ndërtojnë së bashku”

çka do të thotë se:

“asgjë nuk ekziston thjesht për vetveten, por në një raport të pafund me të tjerat”.

Ky vizion bashkues i botës është i njëjtë me vizionin e krishterë.

Rastësia për Klodelin është pjesë e shpjegimeve që duan ta paraqesin Perëndinë

të pavlerë, të zënë vendin e Tij. Lidhjen që ekziston midis elementeve të ndryshëm të

universit, Klodeli e thellon edhe më shumë: jo vetëm që qeniet ekzistojnë së bashku,

por janë të varura nga njëra-tjetra, detajet njihen vetëm kur zbulojmë bashkësinë në të

cilën bëjnë pjesë.

Në zbulimin e universit të krijuar, poeti duket thellësisht i ndjeshëm ndaj unitetit

të botës së dukshme dhe asaj të padukshme, të cilat janë vepra të të njëjtit Krijues. Ai

ka thurrur vargje për tërësinë harmonike të universit tek L’Esprit et l’Eau578

ku

gjejmë, në unitetin e një lëvizjeje të fuqishme lirizmi, një vizion të krishterë besnik

ndaj perceptimit poetik origjinal. Po e citojmë:

Përshëndetje o botë e re në sytë e mi, o botë e plotë tani !

Gjithë kredon e gjërave të dukshme dhe të padukshme, ju pranoj me një zemër

katolike !…

Kështu që nga Engjëlli më i madh deri tek guriçka e rrugës dhe nga një skaj i

krijimit tek tjetri,

Ka një vazhdimësi të pandarë si ajo e shpirtit me trupin…

Dhe ndërmjet gjithë krijesave deri tek Ti ka si një lidhje uji.579

577 P. Ouvrard, Aux sources de Paul Claudel, Siloë, 1994, f. 16. 578 Përkth.im, “L’Esprit et l’Eau”, Oeuvres complètes de Paul Claudel, Gallimard, 1942, f. 78. 579 Po aty, Përkth.im, “Salut donc, ô monde nouveau à mes yeux, ô monde maintenant total !/O credo

entier des choses visibles et invisibles, je vous accepte avec un cœur catholique !…Ainsi du plus grand

Ange qui vous voit jusqu’au caillou de la route et d’un bout de votre création jusqu’à l’autre/Il ne

cesse point continuité, non plus que de l’ȃme au corps ;…Et entre toutes vos créatures jusqu’à vous il y

a comme un lien liquide.”, Bréviaire poétique, nrf, Gallimard, Paris, 1962f. 40.

Page 233: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

218

Besimi i krishterë e ka çliruar Klodelin nga materializmi, por (paradoks i

krishterë) e ka kthyer atë në të burgosur të Perëndisë i cili është i pranishëm kudo,

ashtu si uji që jep jetë. Prandaj bota i shfaqet poetit si « e re », sepse tashmë ajo është

e lidhur me Krijuesin e saj dhe « e plotë » sepse « gjërat e dukshme » u bashkohen

« gjërave të padukshme ». Ai na e jep këtë bashkim nën imazhin muzikor, atë të

orkestrës. Kurse gjithëpërfshirjen pozitive të Perëndisë në botë, ai e jep nën imazhin e

realiteteve simbolike të erës, ujit, imazhe të frymës që sigurojnë lidhjen e rrjedhshme

midis Zotit dhe krijesave të tij.

d.Pasiguria e botës dhe tundimi i njeriut

Duhet plotësuar ky vizion optimist për botën e krijuar me kujtesën për brishtësinë

dhe pasigurinë e saj. Njeriu, i cili e kupton domethënien e absolutes, përjeton

ndonjëherë në të njëjtën kohë që zbulon bukurinë e universit, ndjenjën e

pamjaftueshmërisë. Gjërat në fakt nuk janë burimi i vetë ekzistencës së tyre ; ato edhe

mund të mos ishin. “Vetëm Zoti është ai që është”,580

shprehet Klodeli. Në poemën e

tij për gjashtëqindvjetorin e Dantes, ai shpreh mendimet e tij:

Kjo botë ashtu siç është e vetme, është e vështirë që të na bindë se është e plotë

dhe e mjaftueshme […]

A do të lidhem fort pas këtyre objekteve të gatshme, pas këtyre gjërave që bëhen

dhe zhbëhen,

Të kënaqem me gjërat e krijuara, kur më kanë thënë se vetë Krijuesi po më

pret?581

Me anë të pyetjes, fjalia e fundit lë të nënkuptohet përgjigjja e krishterë : gjërat e

krijuara kanë vlerë nëse njeriu, në vend që të kënaqet me to, gjen përmes tyre

Krijuesin për të cilin ato dëshmojnë.

Çfarë kuptimi do të kishin gjërat nëse nuk do të ishin kalimtare ? [...]

Nëse bota nuk do të fliste kaq shumë për Ty, unë nuk do të shqetësohesha kaq

shumë.

Nëse zëri i tyre nuk do të ishte aq prekës, nëse ato do të flisnin kështu për gjëra të

tjera,

Krijesat nuk do të kishin pyetje për ne dhe do të ishim në paqe me trëndafilin.”582

Toni është më i qetë, elegjiak, por i dhimbshëm para brishtësisë së trëndafilit,

simbol i bukurisë së krijuar, e cila nuk e kënaq, përderisa është e përkohshme, etjen

tonë për absoluten.

580 P. Claudel, Art poétique, nrf, Gallimard, 1984, f. 184. 581 Përkth.im, « Ce monde à lui tout seul tel qu’il est, c’est difficile de nous persuader qu’il est complet

et suffisant [...]Vais-je me passionner pour ces articles tout faits, pour ces choses toutes faites et qui se

défont,/Me contenter des choses créées, quand on me dit que le Créateur même, est à ma

disposition ? »Ode jubilaire, Œuvre poétique, f. 667-668. 582 Përkth.im, « Comment les choses auraient-elles un sens si leur sens n’était pas de passer ? [...]Si le

monde ne parlait pas tant de Vous, mon ennui ne serait pas tel./Si leur voix n’était si touchante, si elles

ne parlaient si bien d’autre chose,/Les créatures n’auraient pas de question pour nous et nous serions

en paix avec la rose », « La Messe là-bas », Bréviaire poétique, nrf, Gallimard, Paris, 1962, f. 23.

Page 234: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

219

Imazhi i trëndafilit në fakt është përdorur në përgjithësi në veprën e Klodelit si

shprehje e pasigurisë dhe brishtësisë së Krijimit, por gjithashtu është shprehje e

bukurisë së tij.

Shpesh ky imazh përdoret për të folur për gruan : bukuria e saj, e cila është

gjithashtu e brishtë, krijon tek njeriu dëshirën për një Bukuri të përjetshme, por

shpesh bukuria e gruas bëhet shkak për të kaluar në një temë tjetër, atë të tundimit.

Shpesh Klodeli i mëshon fort zhgënjimit që shkakton brishtësia : Tek L’esprit et

l’Eau583

, ai shpreh vuajtjen e tij për mungesën e asaj që e quan Ize (Ysé) – gruan që

takoi në Kinë në vitin 1900 :

« Ti më tradhëtove, ti nuk je më askund o lulja trëndafil! »

Por, teksti kyç është padyshim, Cantique de la Rose, i cili gufon nga një zemër

femërore. Kantata me tri zëra (La Cantate à trois voix), nga është nxjerrë ky tekst,

është një nga veprat më të vështira të Klodelit : është një dialog muzikal midis tri

personazheve femra, Laeta, Fausta dhe Beata në natën e shkurtër « midis pranverës

dhe verës ». Sipas Zhak Madolit (Jacques Madaule), tema kryesore duket se është

« tri qëndrimet që mund të kemi në lidhje me kohën që kalon »584

. Vetë kalimi i kohës

është në fakt një tregues i brishtësisë së botës. Beata, e cila është e ve, këndon. Për

çudinë e të tjerave ajo flet për lumturinë, sepse koha që kalon, me ikjen e saj, e fton

“përmes gjërave drejt së përjetshmes”.

Te Kantata me tri zëra ka dy tema që kundërshtojnë, por njëkohësisht, plotësojnë

njëra-tjetrën, janë në fakt dy anët e pandashme të lules: brishtësia e trëndafilit, i cili i

humbet gjethet vetëm duke e prekur, simbol i çdo qenieje të vdekshme, i çdo krijese, i

“çdo gjëje” thotë Klodeli, por nga ana tjetër është edhe thelbi i tij që është aroma. Ja

pse Zoti e ka krijuar trëndafilin, aromën e tij. T’i biesh erë, është si të shohësh

Parajsën përmes errësirës, realitetin përmes mjegullave të kohës. Çdo qenie ka

sekretin e vet. Por poeti përdor edhe një imazh shumë domethënës për trëndafilin

duke e lidhur sërish me idenë e përjetësisë. Ai flet për zemrën e trëndafilit, e cila,

edhe pse e brishtë dhe e paqëndrueshme, është e fortë, sepse bashkimi i petaleve të tij

njëra mbi tjetrën e bën më të fortë, ashtu si universi që ka ndërtuar Zoti.

Kush e ka njohur Lumturinë gjen atje një fortesë të përsosur

Kështu njëra mbi tjetrën janë vendosur petalet e lules së shenjtëruar,

Të ndërthurrura me një art të tillë, aq sa nuk gjendet lehtë fillimi dhe mbarimi

[…]585

Pas dukjes së përkohshme të gjërave, poeti zbulon gjithnjë shenjën e përjetësisë

dhe të qëndrueshmërisë së tyre.

Tek ai imazhi i trëndafilit lidhet ngushtë me paradoksin e krishterë, sipas të cilit

forca shpirtërore shprehet më mirë në dobësitë fizike :

« Vetëm trëndafili është aq i brishtë sa të ndjellë përjetësinë.»586

583 Përkth.im, L’esprit et l’Eau, Cinq Grandes Odes, Œuvres complètes de Paul Claudel, f. 84. 584 J. Madaule, Le Génie de Paul Claudel, Desclée de Brouwer, Paris, 1933, f. 34. 585 Përkth.im, « Qui a trouvé le Bonheur rencontre une enceinte sans défaut,/Tels l’un sur l’autre les

pétales de la fleur sacrée,/D’un tel art insérés qu’on n’y trouve rien qui commence et aucune

fin. »”Cantate à trois voix”, Œuvres complètes de Paul Claudel, f. 179. 586 Përkth.im, Cent Phrases pour Éventails, Oeuvre Poétique, f. 700.

Page 235: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

220

e.Vendi i njeriut poet në krijim

Klodeli flet në veprën e tij për Vendin e njeriut në universin e krijuar.

Tregimi i krijimit me të cilin fillon Bibla, na tregon se në njëfarë mënyre, vepra e

Perëndisë do të ishte e paplotë pa njeriun. Tek Lajmërimi i bërë Marisë (L’annonce

faite à Marie), Klodeli shkruan se “ Toka është më pak e rëndësishme se njeriu. Ajo

nuk mund të bëjë dot pa të.” Megjithatë për të njeriu nuk është qendra kryesore.

Njeriu duhet të përulet e të përgjunjet para Krijuesit të tij. Sipas tij, njeriu duhet të

kujdeset për gjërat që Perëndia i ka vënë në dispozicion, por gjithnjë duhet t’i kthejë

sytë nga Krijuesi i tij.

Më shumë se për rolin e njeriut në përgjithësi, Klodeli shqetësohet për rolin e

poetit në universin e krijuar. Ai vetë është duke përjetuar këtë aventurë. Sidomos në

veprat e tij lirike, gjejmë jehonën e vuajtjeve dhe gëzimeve të atij që duhet të

rregullojë marrëdhëniet me Krijimin. Poeti merr pjesë në Krijimin e botës. Tek Odat e

mëdha, Klodeli do të vërë në dukje shumë qartë burimin dhe lëvizjen e frymëzimit të

tij poetik. Fjala e poetit është pjesë e Fjalës Krijuese të përmendur në kapitullin e parë

të Zanafillës:

… Kënga jote o Muzë e poetit,

…ashtu si Perëndia i shenjtë shpiku gjithçka, gëzimi yt është tek zotërimi i emrit

gjithçkaje…587

Tek Muzat ai vazhdon të shprehet:

Kështu kur ti flet o poet, …

Ti merr pjesë në krijim, ti bëhesh bashkëpunëtor në ekzistencën e gjërave…588

Krijesë si gjithë të tjerat, njeri si gjithë të tjerët, poeti përshkon dhe hyn më thellë

se të tjerët në misterin e krijimit.

Ai në fakt, merr sipas Klodelit një rol të rëndësishëm, bëhet bashkues i krijesave

të Perëndisë. Tek La Maison Fermée (Shtëpia e mbyllur), ai shkruan:

Dëshira ime është të jem bashkuesi i tokës së Perëndisë! Si Kristofor Kolombi kur

u nis për në det,

Mendimi i tij nuk ishte të gjente një tokë të re,

Por në atë zemër plot urtësi ishte pasioni për kufirin dhe për sferën që përsos

universin e krijuar.589

Roli i poetit është të bashkojë, të zbulojë gjërat duke u vendosur emrin secilës, të

kuptojë ç’ndodh në botë. Por për ta bërë këtë gjë, për të qenë në harmoni me

universin, poeti duhet të ketë një marrëdhënie me Zotin, i cili është burim i bashkimit:

Ti mund të shikosh vetëm për shkak të diellit, të kuptosh vetëm nëpërmjet Zotit

brenda teje.590

Poeti shpreh lavdërimin e krijesave. Njohja e krijimit nuk është qëllim në vetvete:

poeti, i cili mëson të tjerët të admirojnë krijimin, edhe vetë bëhet admirues i tij dhe

587 Përkth.im, Les Muses, (Cinq Grandes Odes), Œuvres Complètes de Paul Claudel, f. 61. 588 Përkth.im, Po aty, f. 62. 589 Përkth.im, La Maison Fermée, (Cinq Grandes Odes), Œuvres Complètes de Paul Claudel, f. 138. 590 Përkth.im, Po aty, f. 142.

Page 236: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

221

fillon të falënderojë Perëndinë Krijues për atë çfarë sheh në botë. Por këtë ai e bën jo

vetëm në emrin e vet, por duke u bërë interpretuesi i lavdërimit që krijesa i detyrohet

Krijuesit të saj.

Një nga tekstet e para ku shprehet gjerësisht kjo temë e besimit të krishterë është

Magnificat, titull i huazuar nga Bibla, nga kantiku i Virgjërershës Mari në momentin

kur engjëlli Gabriel i shpall se është zgjedhur për të qenë nëna e Krishtit. Poeti

falënderon Perëndinë që e ka çliruar nga zgjedha dhe i lutet që të shpëtojë e të çlirojë

gjithashtu “krijesën e tij të pafajshme - botën” 591

të shtypur nga ata që duke mos

besuar tek Perëndia apo të ngritur kundër tij, e ndryshojnë drejtimin e krijesave të

Perëndisë dhe i bëjnë të mos besojnë në të vërtetën. Poeti merr rolin e ndërmjetësuesit

para Perëndisë së tij.

Ju e shihni këtë tokë që është krijesa juaj e pafajshme.

Çlirojeni atë nga zgjedha e të pabesit dhe të papastrit dhe e Amorreasit. (armiqtë

e popullit hebre në Dhjatën e Vjetër)Sepse është bërë për ju dhe jo për ata kjo

tokë.

Çlirojeni atë nëpërmjet gojës sime, për shkak të këtij lavdërimi për të cilin kjo

tokë ju detyrohet.

Vetë krijimi nuk mund të rrëfejë besimin e tij përveçse nëpërmjet zërit të poetit të

krishterë.

Roli i poetit të krishterë është që të “këndojë lavdinë e Perëndisë”. Poeti dëshiron

të mbledhë të gjithë shekujt dhe njerëzit, për të kryer detyrën për të cilën janë krijuar:

Ne të lavdërojmë, Zot.

Ne të bekojmë.

Ne të adhurojmë.

Ne të japim lavde për shkak të lavdisë sate të madhe.592

Tek L’annonce faite à Marie, poeti shpreh rëndësinë e adhurimit të krijuesit, të

Perëndisë të cilit i takon thelbi i gjërave.

‘Lavdëroje Perëndinë tënd tokë e bekuar, në mes të lotëve dhe në errësirë !

Fruti është për njeriun, por lulja është për Perëndinë’593

Për Klodelin poezia bashkohet me lutjen, sepse ajo nxjerr nga gjërat thelbin e tyre

të pastër, për gjithë sa u takon krijesave të Perëndisë dhe dëshmive të tyre ndaj tij.

Por ndonjëherë marrëdhëniet e poetit me krijimin janë dramatike. Ato nuk janë

gjithmonë paqësore. Kjo lidhet me faktin se poeti, si çdo njeri tjetër është i njollosur

nga mëkati dhe si të gjithë, ai tundohet shpesh të ecë në shtegun e gjithë krijesave të

tjera dhe kështu të harrojë Atë që e ka krijuar. Për më tepër, si artist që është mjaft i

ndjeshëm ndaj së bukurës, ky tundim mund ta çojë larg Krijuesit të tij, por ai e di se

nëse e bën këtë do të provokojë “xhelozinë” e Perëndisë.

Këtë qëndrim në udhëkryq midis veprës dhe shkëputjes së nevojshme në thirrjen

e krishterë, Klodeli e ka përjetuar dhe e shfaq shumë qartë tek Muza që është Hiri. Për

të ka një luftë shpirtërore që zhvillohet. Ai lufton me Muzën dhe kupton se duhet të

ketë patjetër një ndarje, duhet të heqë dorë nga diçka për të bërë atë për të cilën është

591Përkth.im, Œuvres Complètes de Paul Claudel, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 108. 592Përkth.im, Po aty, f. 302. 593 Citim nga Pierre Ouvrard, Aux Sources de Paul Claudel, Siloë, 1994, f. 60.

Page 237: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

222

thirrur. Këtu nuk është fjala për një ndarje të plotë nga krijesat e tjera, por për një

përmbajtje të vetvetes. Dialogu midis muzës dhe poetit duket më shumë si lufta midis

shpirtit dhe trupit sipas studiuesit Zhak Madol, për të cilin Klodeli nuk është thjesht

poet, por edhe besimtar, poezia e tij më tepër ka shprehur thelbin e qenies së tij.

Është interesante që fuqia që do ta nxjerrë poetin nga qetësia e tij, ta veçojë nga

krijesat e tjera, ta afrojë me Krijuesin, është personazh femëror, është në fakt roli i

zakonshëm i gruas te Klodeli. Ajo në çdo situatë shfaqet si personi që e pengon

njeriun të mbyllet, të izolohet. Gruaja, mbase është një nga figurat e Hirit.

Në fakt, mund të themi me bindje se vepra e Klodelit shpreh qartë dramën e

poetit i cili ndodhet në një udhëkryq, ndihet i tërhequr njëkohësisht nga gjërat e kësaj

toke dhe nga Zoti. Poeti e gjen veten shpesh në një gjendje të dëshpëruar për shkak të

kësaj beteje të fuqishme që ndodh brenda tij.

Teksa sheh krijimin, botën me mrekullitë e saj, poeti ndien se ashtu si rrjedha e

ujit priret të shkojë drejt detit, edhe shpirti i tij poetik kërkon Perëndinë, “Frymën

krijues” dhe ai nuk ka besim tek vetja, madje liria e tij i duket si një barrë e rëndë, për

shkak se ka frikë nga zgjedhjet që mund të bëjë në jetë. Kështu, ai i drejtohet Krijuesit

të tij:

O Perëndia im, qenia ime të kërkon me ngulm Ty!

Më çliro nga vetvetja!

Jam i lirë, më shpëto nga kjo liri që kam!594

Faqet e shumta ku Klodeli në mënyrë vetvetishme përjeton dhe shpreh gjithashtu

misterin e krijimit, na çojnë në një përfundim të dyfishtë: Krijimi nuk është thjesht një

dekor, një zbukurim në veprat e tij, por është në fakt themeli i poetikës klodeliane.

Vepra e tij, Arti poetik, me këtë titull shumë tradicional, nuk ka asnjë lidhje me

çështjet që trajtohen nëse Klodeli nuk do të ishte marrë pikërisht me kuptimin

etimologjik të fjalës poet. Disa rreshta të Zhak Madolit e përmbledhin shumë qartë

këtë ide.

“Poet, “poiètès” është ai që bën diçka. Dhe nëse kapemi pas kësaj etimologjie të

padiskutueshme, ka vetëm një poet të vërtetë, që është Perëndia vetë me veprën e

tij prej gjashtë ditësh […] Cili është pra, pas tij në këtë vepër të shkëlqyer siç

është krijimi, roli që i përket njeriut poet? […] është të njohë këtë vepër të

admirueshme, të shprehë harmoninë e saj, të zbulojë kuptimin e saj të fshehur

[…]” 595

Nga ana tjetër, është Bibla, e shfletuar me pasion përmes teksteve të liturgjisë, që

ia ka zbuluar këtë kuptim Klodelit.

f.Tema e unitetit të njerëzimit

Poeti trajton edhe një temë tjetër në veprën e tij, atë të unitetit të njerëzimit. Ai

merr një detyrë të veçantë në misionin e tij dhe dëshiron të bëhet poeti që bashkon

njerëzit. Në universin për të cilin thurr vargje dhe shkruan, ai nuk rresht së foluri për

594 Përkth.im, « La Muse qui est la Grȃce », Cinq Grandes Odes, Œuvres Complètes de Paul Claudel,

Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 76. 595 J. Madaule, Le Génie de Paul Claudel, Desclée de Brouwer, 1933, f. 85.

Page 238: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

223

unitetin. Klodeli, duke imituar Krijuesin e tij, interesohet më shumë për njerëzit sesa

për gjërat. Teksti Shtëpia e mbyllur e vë në pah këtë ide. Poeti i drejtohet Perëndisë

dhe shkruan:

“Nëse gjithë yjet tuaj më janë të nevojshëm, aq më tepër i kam të nevojshëm

vëllezërit e mi!”596

Ajo që spikat te Klodeli është se ai flet për njerëzit si për një bashkësi:

“Ashtu siç ka harmoni midis ngjyrave, ka një tjetër midis zërave,

Dhe, siç ka harmoni midis zërave, ka një koncert midis shpirtrave qoftë kur

urrehen, qoftë kur dashurohen.”597

Për Klodelin, as zotërimi i pasurive, madje as martesa dhe krijimi i familjes nuk

mund ta mbushin dhe ta plotësojnë shpirtin njerëzor, nëse nuk është në një bashkësi

më të gjerë. Njeriu ka nevojë për të tjerët që ta rrethojnë edhe jashtë familjes, ai ka

nevojë për shoqërinë. Tek Le soulier de satin, njëri prej personazheve, shprehet

shumë bukur për nevojën që kemi për të tjerët:

“Ka vetëm një gjë të nevojshme, janë njerëzit të cilëve u nevojitemi.”598

Me misterin e unitetit shpirtëror lidhet edhe tema e arkitekturës. Në veprën e

Klodelit kemi një simbolizëm të arkitekturës shumë të pranishëm në veprat poetike

dhe në prozë gjithashtu. Për të njerëzit janë pjesë e një ndërtese, janë gurët e një

katedraleje. Në këtë pikë ai afrohet shumë me shprehjet e Apostullit Pal në Bibël kur

flet për Kishën si Trupi i Krishtit.

Në një nga poezitë e tij, në kujtim të arkitektit Sentë-Mari Peren (Sainte-Marie

Perrin), vjehrrit të tij, Klodeli do të tregojë, duke përdorur një simbolizëm që e ka

përzemër, sesi universi i dukshëm është vetëm reflektim i universit të padukshëm me

të cilin do të përballemi pas vdekjes, por ne mund të përjetojmë këtë realitet që në

këtë botë të tashme. Klodeli shkruan për jetën e përjetshme me Perëndinë duke bërë

një paralelizëm me botën, me tokën :

Arkitekti mbi tokë ndërton dhe bashkon si poeti, por sidomos kur ndërton kisha,

a nuk na çon kjo punë në mënyrë të mistershme drejt së padukshmes ?

At ! në rastësinë e tokës së shurdhët, arti yt ishte të hapje dritare,

Gjithçka hapet dhe gufon nga brenda si një frut, rregulli dhe drita hyjnë atje.

Nuk e dimë ende nëse është dielli apo është Hiri tashmë.

Kaq mirë janë lidhur bashkë natyra dhe shpirti! 599

596 Përkth.im, La Maison fermée, Cinq Grandes Odes, Œuvres complètes, Tome I, nrf, Gallimard,

Paris, 1950, f. 141. 597 Përkth.im, L’Echange, Teatër I, f. 684, Citim nga Pierre Ouvrard, Aux sources de Paul Claudel. 598 Po aty, Le Soulier de satin, f. 922. 599 Përkth.im, “L’architecte, sur terre, construit et assemble comme le poète, mais, surtout lorsqu’il

édifie /les églises, ce travail ne débouche-t-il pas mystérieusement sur l’invisible ?/« Père ! dans le compact hasard du sol sourd votre art fut d’ouvrir des fenêtres,/Tout s’ouvre et se dilate par dedans

comme un fruit, l’ordre avec la lumière y pénètre...On ne sait si c’est le soleil encore ou si c’est déjà la

Grȃce/Tant la nature et l’esprit s’unissent en de subtils accords !”, “ L’Architecte”, Paul Claudel

Poésies, f. 88.

Page 239: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

224

Homogjeneitetin, unitetin e thellë të botës së krijuar Klodeli e gjen tek fjala

« univers », përderisa ai shkruan, i frymëzuar nga një lloj fantazie e etimologjisë

latine: “univers : version i unitetit.” 600

Nga ana tjetër, uniteti organik i universit bën që çdo qenie konkrete, brenda botës

së krijuar, të jetë një element i gjuhës universale. Përveç vlerës si individ, secili ka një

vlerë simbolike. Klodeli shkruan :

« Ne e dimë që në fakt bota është një tekst që na flet përulësisht dhe me gëzim për

mungesën dhe praninë e përjetshme të dikujt tjetër, për dijeni, të Krijuesit të

saj ». 601

Poeti i krishterë ka si mision të deshifrojë këtë tekst. Ne mund të shtojmë se në

brendësi të dogmës së krishterë, mendimi simbolist njeh një lulëzim të papritur: në

fakt në linjën e simbolizmit mundemi dhe duhet t’i trajtojmë sakramentet e krishtera.

Uji për Pagëzimin, buka dhe vera për Kungimin janë zgjedhur nga Krishti për shkak

të vlerës së tyre simbolike. Kështu, gjërat më të përditshme, më të nevojshmet

gjithashtu, thirren të bashkëpunojnë me Krijuesin e tyre, nga i cili edhe marrin

kuptimin dhe domethënien e tyre.

Për Klodelin bota është e mbyllur. Për të ajo nuk ka kuptim përveçse nga fakti se

gjërat janë vendosur në një marrëdhënie të kufizuar dhe të përfunduar. Ai i shkruan

Zhak Rivierit (Jacques Rivière):

« Përveç brishtësisë së tyre, të gjitha gjërat përcjellin imazhin e përjetësisë që i

përmban (në kuptimin e të mbajturit bashkë) dhe që na jep mundësinë t’i

kuptojmë […] imazhi i vërtetë i pafundësisë është rrethi, zeroja […] Por

gjithashtu rrethi është imazhi i të përfunduarës, i krijimit të realizuar. » 602

Të flasësh për një botë të papërfunduar është si të mohosh krijimin dhe të

theksosh panteizmin irracional apo ëndërrimin romantik. Ndërsa « e përfunduara »,

përkundrazi, është për të sinonim i së përsosurës, siç është figura e rrethit. Dy pasazhe

të Grandes Odes janë të frymëzuara drejtpërdrejt nga kjo temë. Tek L’esprit et

l’Eau,603

poeti i këndon pranisë së Perëndisë në botë, dhe ai vetë përjeton një lloj

sigurie tek e sheh veten si të burgosur të këtij Perëndie, fuqia e të cilit e krijoi botën të

përfunduar.

Ti (poeti i flet Perëndisë) je këtu, dhe unë nuk mund të jem askund tjetër përveçse

me Ty.

Çfarë po më ndodh ? sepse duket sikur kjo botë e vjetër është e mbyllur tani.

O Zoti im, shoh sesi çelësi hap dyert,

Nuk është ai që hap, por ai që mbyll !

Ti je këtu me mua !

Universi është i mbyllur sipas vullnetit tënd si me një mur dhe me fuqinë tënde, ai

ka një mur të fortë rrethues !...

Ai është i mbyllur dhe ja përnjëherë të gjithë gjërat në sytë e mi

600 P. Ouvrard, Aux Sources de Paul Claudel, Siloë, 1994, f. 28. 601 Citim nga Pierre Ouvrard, Po aty, f. 30. 602 Correspondance Claudel – Rivière, f. 61. 603 L’Esprit et l’Eau, Oeuvres Complètes de Paul Claudel, Coll. Cahiers Paul Claudel, Gallimard, 1984,

f. 78.

Page 240: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

225

Fitojnë përmasat dhe distancën.604

Prandaj Klodeli shprehet :

Përshëndetje pra […] o botë e plotë tashmë …605

E gjithë kjo është e mundur për shkak se universi është krijuar nga Perëndia, i cili

është i pakufizuar në fuqi dhe përsosmëria e rrethon nga të gjitha anët.

O Perëndi, gjithçka ekziston sipas imazhit të përsosmërisë sate !

A mundet të të shpëtojë ndonjë nga krijesat e tua ? Po ti i mban robër me

rregulla shumë të rrepta si ato të një zemre të penduar dhe me një ligj asketik.

Dhe ti që njeh numrin e flokëve tona, a do të harroje atë të yjeve ?

…dhe papërsosmëria nuk zë dot vend në veprat e Tua të përfunduara …606

g.Tema e shpirtit dhe vdekjes

Shpirti njerëzor në pjesën më intime dhe sekrete të tij është i burgosur; ai e ka

shumë të vështirë të dalë nga izolimi i vet, të lidhet në një marrëdhënie të ngushtë,

përtej marrëdhënieve njerëzore sipërfaqësore, të takojë shpirtrat e tjerë. Prandaj poeti

mendon se muzika është një mjet i mirë për të ndihmuar shpirtrat të dëgjojnë njëri-

tjetrin.

Për shkak të përvojës së tij personale të vuajtjes dhe mëkatit, Klodeli flet për

Shpëtimin në veprat e tij të shkruara midis viteve 1905 dhe 1910 sidomos tek Le

Partage de Midi dhe Grandes Odes. Pa dyshim që pjesa më e madhe e veprave e kanë

fillesën e tyre në ngjarjet e jetës së tij, por në këto vepra poeti shprehet në një mënyrë

më të drejtpërdrejtë duke përdorur edhe nota lirike.

Gjatë këtyre viteve, Klodeli është në udhëkryq midis kërkesave të besimit të

krishterë dhe dashurisë për bukurinë njerëzore që mishërohet tek gruaja që takoi gjatë

udhëtimit në Kinë dhe që përfaqëson Izenë te Partage de Midi. Dalëngadalë ai do të

pranojë të heqë dorë nga dashuria për këtë grua, duke ditur se ky është kusht për

shpëtimin e tij.

Tek ai si tek çdo i krishterë, ka dy njerëz që luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe ai e

shpreh këtë betejë përmes një imazhi të frymëzuar nga Bibla: “trupi i lavdishëm ka

dëshira kundër trupit tokësor”. Klodeli përjeton një krizë të brendshme që e pengon të

shkojë drejt Perëndisë të cilit i beson.

Tek Magnificat, teksa thurr vargje për çlirimet e Perëndisë, ai shkruan:

Më duhet të heq dorë, jo vetëm nga ky trup,

604 Përkth.im, « Vous êtes ici, et je ne puis pas être autre part qu’avec Vous./Que m’arrive-t-il ? car

c’est comme si ce vieux monde était maintenant fermé.…O mon Dieu, je vois la clef maintenant qui

délivre,/Ce n’est point celle qui ouvre, mais celle qui ferme !/Vous êtes ici avec moi !/Il est fermé par

votre volonté comme par un mur et par votre puissance comme par une très forte enceinte !…Il est

fermé, et voici soudain que toutes choses à mes yeux/Ont acquis la proportion et la distance. »,

Oeuvres complètes Poésie, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 65. 605 Po aty, Përkth.im, “L’Esprit et l’Eau”, f. 78. 606 Po aty, Përkth.im, « O Dieu, rien n’existe que par une image de votre perfection !/Est-ce qu’aucune de vos créatures peut vous échapper ? mais vous les tenez captives par des règles aussi sévères que

celles d’un cœur pénitent et avec une loi ascétique./Et vous qui connaissez le nombre de nos cheveux,

est-ce que vous ignorez celui de vos étoiles ?/Et que l’imparfait n’a point de place avec Vos œuvres

finies… »,Grandes Odes, « La Maison fermée », f.139.

Page 241: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

226

Por nga e gjithë kjo botë në tërësinë e saj.607

Klodeli këtu është duke folur për diçka të veçantë. Ai e di shumë mirë se edhe kjo

botë materiale është krijesë e Perëndisë dhe është “e mirë”. Por ai di gjithashtu nga

përvoja e tij, që njeriu mund ta kthejë një krijesë të Perëndisë në “idhull”, çka mund të

bëhet pengesë për të parë Perëndinë. Kështu që poeti shpreh urimin e tij si besimtar te

Magnificat:

[…] të mos shoh më asgjë tek unë

Të panënshtruar para dritës sate. 608

Heqja dorë nga krijesa për Klodelin nuk është gjë tjetër veçse heqja dorë nga

gruaja që ai dashuron. Tek La Messe là-bas, shkruar në vitin 1917, poeti shkruan:

“Mikeshë e ditëve të mia plot faje, lamtumirë!”. Por në kohën kur ka shkruar Grandes

Odes, ai ende nuk e pranonte dot këtë gjë dhe këto klithma plot dhimbje që na jep

poeti, ngrihen përnjëherësh në çfarëdo teme të Odave. Megjithatë poeti flet për

Shpëtimin e Krishtit i cili ka çliruar njerëzit, e midis tyre edhe vetë Klodelin. Ishte

dashuria personale e këtij Zoti që bëri të mundur të linte pas dashurinë e tij fajtore.

Mund të themi në fakt se të gjitha poemat e ciklit La Messe là-bas flasin për Zotin e

rigjetur pas heqjes dorë nga dashuria e ndaluar. Klodeli i ka shkruar këto poema

ndërkohë që ishte në Brazil, duke vuajtur për shkak se ishte larg njerëzve të tij dhe

larg Francës e cila ishte në luftë. Nën dritën e këtyre gjërave që ka lënë pas, poeti Pol

Klodel zbulon Perëndinë, në mes të vuajtjes dhe vështirësive.

Në veprën e poetit, braktisja e këtyre gjërave lidhet ngushtë me temën e

vdekjes.

Tek Les Grandes Odes, kjo temë është një nga më të shpeshtat. Për shkak të

besimit të tij, Klodeli beson se është i shpëtuar nga vdekja e fundit, ajo që të ndan nga

Perëndia. Ai thurr vargje për këtë çlirim tek Magnificat, poema e tretë e Odave.

Vdekja trupore bëhet siç thuhet tek Arti Poetik, “pasuria jonë e çmuar” dhe një mjet

shpëtimi sepse ajo bën të mundur “një flijim të përsosur, një lloj dorëzimi me

gatishmëri”. Poeti ndihet i shpenguar :

Qofsh i bekuar Perëndia im që më ke çliruar nga vdekja.

Zot, unë të gjeta,

Kush të gjen, nuk ka më frikë nga vdekja.609

Vargjet e Klodelit shpesh janë vargje të marra nga Bibla :

Nuk është vdekja që e mund jetën, por jeta që e shkatërron vdekjen

…Erdhi koha ! për detyrën që më është ngarkuar vetëm përjetësia

Mund të mjaftojë

Dhe e di që jam përgjegjës, dhe besoj tek Zoti im ashtu siç ai beson tek unë.

…Sepse imazhi i vdekjes sjell vdekjen, dhe imitimi i jetës

607Përkth.im, “Ce n’est pas de ce corps seul qu’il me faut/Venir à bout, mais de ce monde brut tout

entier »,”Magnificat”, Cinq Grandes Odes, Oeuvres complètes de Paul Claudel, f. 100. 608 Përkth.im, « Ne plus voir rien/Réfractaire à votre lumière en moi. »,”Magnificat”, Cinq Grandes Odes, Oeuvres complètes de Paul Claudel, f. 100. 609Përkth.im, “ Soyez béni mon Dieu qui m’avez délivré de la mort/Seigneur, je Vous ai trouvé/Qui

Vous trouve, il n’a plus tolérance de la mort”, In. “Magnificat”, Cinq Grandes Odes, Oeuvres

complètes de Paul Claudel, f. 98.

Page 242: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

227

Jetën, dhe vizioni i Zotit sjell jetën e përjetshme. 610

Të krishterit i duhet të kalojë përmes shumë vdekjesh pastruese. Tek e njëjta

poemë Magnificat, Klodeli e përjeton si një lloj vdekjeje faktin që është “i nënshtruar

ndaj kotësisë”, shprehje biblike që ka kuptimin se gjërat tokësore, të krijuara, janë pa

kuptim dhe mbi të gjitha, faktin që kjo kotësi duhet ballafaquar me praninë “e

Perëndisë së vetëm”, “të cilit nuk i shpëton dot”.

Jam i lodhur nga kotësia! Ti e sheh që i jam nënshtruar asaj edhe pse nuk dua!

Si ka mundësi që veprat e tua i shoh si të mos më sillnin asnjë kënaqësi ?

Mos më flisni më për trëndafilin! Asnjë frut nuk ka më shije për mua.

Ç’është kjo vdekje nga e cila më shpëtove me anë të së vërtetës së pranisë sate?...

Unë preferoj absoluten. Mos më lër të kthehem tek vetvetja ...

Ja kjo e ftohtë e pamëshirshme, ja Zoti vetë!

Me Ty unë e kam lënë pas vdekjen. 611

Është interesante të shohim se në këto vargje, Klodeli flet për krijesën dhe e

krahason atë me çfarë është më e bukur dhe më tërheqëse në krijim, “trëndafilin”,

figura e të cilit është shpesh te Klodeli simbol i gruas para se të jetë simbol i gjithë

krijimit. Shpesh vdekja në poemat e tij krahasohet edhe me dimrin. Klodeli në

vuajtjen e tij dallon kuptimin e fshehtë të kësaj vdekjeje: të shkatërrosh çdo lloj

pengese për të takuar Perëndinë. Simboli i dimrit si simbol i stinës së sakrificës dhe të

zhveshjes është shumë i gjetur nga ana e poetit.

Një tjetër simbol shumë i përafërt me dimrin që shpreh qartë vuajtjen e poetit

është edhe nata, e gjejmë këtë tek L’esprit et l’Eau. Dëshira e tij për të qenë pranë

Perëndisë do të përmbushet vetëm përmes vdekjes së gjithçkaje që është e errët tek ai.

Të dyja këto simbole, të cilat i përkasin njëkohësisht edhe fjalorit biblik, edhe atij

poetik, janë simbole të shkatërrimit dhe të vdekjes, por gjithashtu ato personifikojnë

edhe një vepër shumë pozitive: pastrimin për të shkuar drejt Jetës. Bindja e fituar në

mënyrë të dhimbshme nga Klodeli, është ajo që i mëson Muza e quajtur Hir tek Oda e

katër, La Muse qui est la Grȃce612

:

Është vdekja ajo që i thërret të gjitha gjërat në jetë.

Megjithë errësirën e kësaj beteje shpirtërore që përjeton poeti, drama e tij tek

Grandes Odes është një dramë çlirimi dhe shpengimi. Në fund, poeti arrin atë që është

e mirë dhe përjeton një lloj çlirimi shpirtëror tek shikon fitoren e së mirës në këtë luftë

të brendshme.

610Përkth.im, “Ce n’est point mort qui vainc la vie, mais vie qui détruit la mort…Il est temps ! A la

tâche qui m’est départie l’éternité seule/peut suffire/Et je sais que je suis responsable, et je crois en

mon maître ainsi/qu’il croit en moi.…Car l’image de la mort produit la mort, et l’imitation de la vieLa

vie, et la vision de Dieu engendre la vie éternelle.” , In. “Magnificat”, Cinq Grandes Odes, Oeuvres

complètes de Paul Claudel, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 98. 611Po aty, Përkth.im, “Je suis las de la vanité ! Vous voyez que je suis soumis à la vanité, ne le voulant

pas !/D’où vient que je considère vos œuvres sans plaisir ?/Ne me parlez plus de la rose ! aucun fruit n’a plus de goût pour moi. /Qu’est cette mort que vous m’avez otée à côté de la vérité de votre

présence?…Je préfère l’absolu. Ne me rendez pas à moi-même. /Voici le froid inexorable, voici Dieu

seul !/En vous je suis antérieur à la mort.”, f. 101. 612Po aty, Përkth.im, “La Muse qui est la Grȃce”, f. 128.

Page 243: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

228

6.6.7 Estetika klodeliane dhe moderniteti i poetit

Klodeli nuk është thjesht një besimtar i cili shpreh ndjenjat e tij në letër, pa

ndonjë vlerë estetike. Ai është së pari poet që frymëzohet nga besimi dhe vepra e tij

vazhdon të studiohet, sepse ka një vlerë të madhe estetike. Ajo që ka rëndësi për të,

është fjala, forma verbale.

Nuk ka asnjë dallim midis poetit që shkruan teatër dhe atij që shkruan veprën

lirike. Janë të njëjtat ligje dhe të njëjtat arritje në fusha të ndryshme. Ky unitet, dihet

se nga rrjedh : Klodeli është poeti i fjalës, dhe fjala nuk është më pak e gjallë dhe e

pranishme në libër sesa në skenë, një fjalë që i drejtohet përjetësisht dikujt, Dikujt që

është aq i nevojshëm dhe i pranishëm, pa të cilin Uni poetik nuk mundet, as të flasë,

as të jetojë.

Leximi i veprës së Rembosë i zbulon poetit një poezi të re dhe të lirë, me një fjalë

“moderne”. Klodeli kërkon mënyra sesi mund ta “tejkalojë vargun klasik”. Ai do të

gjejë diçka që mund të ketë prozën, lëvizjen dhe mundësitë e pafundme të saj, lirinë e

saj dhe njëkohësisht muzikën e fjalës, larg rregullave të paravendosura, një muzikë e

poemës që nuk është asnjëherë e gatshme, por një pushtim, një fitore e çdo minute, e

çdo fragmenti.

a. Një poetikë e fjalës

Fjala është vetë lënda e shprehjes poetike. Kjo fjalë kthehet në teori tek oda

L’Esprit et l’Eau :

[…] le të mos mbetet asgjë tek unë përveç zërit,

Fjala e kuptueshme dhe e shprehur dhe zëri që është shpirti dhe uji !

Vëlla, nuk mund të të jap zemrën time, por atje ku materia nuk vlen aspak, vlen

shumë fjala e gjetur

Që jam unë vetë me një inteligjencë të përjetshme. 613

Është së pari poezi e unit, një poezi e unit lirik, ajo që flet për ndjenjën e qenies

së gjallë, për individin :

E dëgjoj shpirtin tim brenda meje që si një zog i vogël po gëzon,

I vetëm dhe gati për t’u nisur si një dallëndyshe e ngazëllyer.614

Tek oda « Les Muses », poeti flet njëkohësisht në ankthin, vetminë e tij për

përgjegjësinë e tij si poet :

Dhe u ndieva përnjëherë i vetmuar,

I shkëputur, i refuzuar, i harruar,

Pa detyrë, pa punë, jashtë edhe pse në mes të njerëzve […]615

613Përkth.im, « […] qu’il ne reste plus rien de moi que la voix seule,/Le verbe intelligible et la parole

exprimée et la voix qui est l’esprit et l’eau !/Frère, je ne puis vous donner mon cœur, mais où la

matière ne sert point, vaut et va la parole subtile/Qui est moi-même avec une intelligence éternelle »,

Œuvres poétiques, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 247. 614Po aty, Përkth.im, « J’entends mon ȃme en moi comme un petit oiseau qui se réjouit,/Toute seule et

prête à partir comme une hirondelle jubilante », “Hymne de la Pentecôte », f. 396. 615 Po aty, Përkth.im, « et je me vis tout seul, tout à coup,/Détaché, refusé, abandonné,/Sans devoir,

sans tȃche, dehors dans le milieu du monde […].”, f. 232.

Page 244: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

229

Por në të njëjtën poemë ai shprehet :

E gjeta sekretin; di të flas; nëse dua, unë di t’ju them

Domethënien e çdo gjëje. 616

Poeti këtu ndjek shembullin e Malarmesë dhe i jep përgjigje pyetjes që ai ngre në

lidhje me gjërat « Çfarë do të thotë kjo ? » Por këtu shohim edhe diçka tjetër :

dialogun që ndërfutet, sikur vetë poeti ka dashur të thotë se fjala nuk mund të jetë gjë

tjetër përveçse shkëmbim. Atëherë flet Muza :

O poet, nuk mund të them që ti merr ndonjë mësim nga natyra, ti i imponon asaj

rregullin tënd.617

E gjithë oda Shtëpia e mbyllur (La Maison fermée), është një ‘bisedë’ midis

miqve të poetit, gruas së tij dhe vetë poetit. Pas kësaj poeti iu drejtohet elementeve të

botës :

« Ti, ylli im i vogël plot ëmbëlsi … », më pas kthehet nga Zoti dhe gjithë poema

në vazhdim është një lutje. Por nuk është e vetmja poemë ku gjejmë këtë lloj dialogu.

Kemi një dialog me vetveten, me natyrën, fjalë që i drejtohen Zotit. Pothuajse të

gjitha poemat janë dialogë, madje edhe britma e shkaktuar nga dhimbja përfundon me

një thirrje. Kemi një lloj shkëmbimi ku uni i poetit merr edhe formën e ne-së, duke e

përfshirë poetin në kolektivin njerëzor.

Tek Reflektime dhe propozime mbi vargun francez (“Réflexions et propositions

sur le vers français”), Klodeli është shumë pranë shpikjes së një teorie mbi aktet e

gjuhës, kur ai e përkufizon prozën në marrëdhënie me poezinë :

« Fjala e shkruar mund të përdoret me dy qëllime : ose ne duam t’i përçojmë

lexuesit një njohuri, ose duam t’i përcjellim një gjendje gëzimi. Në rastin e parë,

objekti është gjëja kryesore; bëhet fjalë për të sjellë një përshkrim analitik dhe të

plotë. […] Në rastin e dytë, nëpërmjet fjalëve, ashtu si piktori nëpërmjet ngjyrave

dhe muzikanti nëpërmjet notave, ne duam të krijojmë një spektakël, të ngjallim

një emocion. Në rastin e parë kemi prozë, në të dytin kemi të bëjmë me poezinë.

» 618

b. Shpikja e një forme të re poetike

Në fillim të krijimtarisë së tij, Klodeli përdori vargun aleksandrin klasik, për të

cilin ankohet se nuk është shumë i thjeshtë për t’u krijuar. Ja disa vargje që i përkasin

viteve të para të krijimtarisë së tij letrare:

Nuk di më të luaj ! nuk ndiej më kënaqësi

Nuk kam më dëshirë, as të qesh, as të punoj!

Si i shqetësuar, fjalën që shkruaj, harroj,

616 Përkth.im, “J’ai trouvé le secret ; je sais parler ; si je veux, je saurai vous dire/Cela que chaque

chose veut dire”, P. Claudel, Poésies, nrf, Gallimard, 1970, f. 231. 617 Përkth.im, Po aty, f. 230. 618P. Claudel, Réflexions et propositions sur le vers français.

Page 245: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

230

pritja është e gjatë, argëtimi, pafundësi.619

Por më pas, ai e braktis aleksandrinin, për një formë tjetër të cilën e ka krijuar

vetë : vargun klodelian, i cili nuk ka ritëm tjetër përpos frymëmarrjes së poetit.

Megjithatë shpesh, ai përdor edhe asonancën dhe rimën. Kjo formë e lirë, e ngjashme

me atë të Psalmeve, i mundëson Klodelit krijimin e efekteve shumë të bukura,

solemne si liturgjitë që u ngjajnë poezive të tij. Në dinamizmin e versetit dhe të

imazheve që përdor, lidhja e ngushtë e ritmit dhe e lirisë është e qartë, fort e dukshme.

Por a mund të flasim për ritëm në vargun e lirë?

Ritmi i këtij vargu është ai i jetës që rrjedh, ritëm i çrregullt heterogjen, i

shumëfishtë.

Zhan Hipolit e krahason Klodelin me:

« priftin që i drejtohet turmës dhe shqipton fjalët e shenjta, poeti këndon, ai

kërkon të shprehë rëndësinë e fjalisë, ritmi është i ngadaltë, vargjet rrjedhin në

mënyrë të përsosur. » 620

Antuan Vitez shkruan :

« Gjuha e Klodelit është një gjuhë e natyrshme. Ka një veçanti të

jashtëzakonshme, është shpërndarja e vetëvargëshit, tipografia ».

Ai shkruan vargje të shkurtra me tri rrokje ose përdor hapësirat boshe brenda

përbrenda vargut :

Jo plotësisht përgjysmë / Pas tout à fait à demi

Jo plotësisht në gjumë / Pas tout à fait endormi

Jo plotësisht i përgjysmuar / Pas tout à fait à moitié

I varrosur i përgjumur /Enseveli ensommeillé621

Kjo ndodh sepse për Klodelin, fjala e shkruar së pari është fjalë dhe për të poezia

dhe proza ecin krah për krah njëra-tjetrës :

« Çdo akt i të folurit bëhet me vargje në gjendje të papërpunuar. […] Proza […]

është e ngarkuar plot me vargje brenda. »

Për pasojë, ai është duke ngritur dhe vlerësuar prozën, e cila ndryshe nga vargu

klasik, i lë fjalës lirinë e saj krijuese dhe bën kështu të lindë poema në prozë. Edhe pse

në fillimet e tij ai përdorte gjerësisht aleksandrinin, Klodeli më vonë ndërton poemën

në prozë.

Nën ndikimin e Rembosë ai zbulon një shkrim poetik që e lë të lirë ritmin dhe i lë

dorë të lirë fjalës, lëvizjes së brendshme të saj. Te Connaissance de l’Est gjejmë të

gjitha format poetike si prozë, ashtu edhe poemën në prozë. Për Klodelin, gjuha e

përditshme ka një muzikë spontane e cila duhet vënë në dukje. Vërtet ai ndikohet nga

Remboja me shpikjen e lirisë në krijimtarinë poetike, por njëkohësisht Klodeli ka

619 Përkth.im, “Je ne sais plus jouer ! je n’ai plus de plaisir/A travailler, je n’ai plus de plaisir à rire !/Comme un homme inquiet le mot qu’il vient d’écrire,/J’oublie et mon attente est longue et mon

loisir.”, “Vers d’Exil II”, Paul Claudel Poésies, f. 24. 620J. Hyppolite, Figures de la pensée philosophique, Presses universitaires de France,1971. 621Paul Claudel, Poésies, « Insomnie », nrf, Gallimard, 1970, f. 19.

Page 246: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

231

pësuar edhe ndikimin e Malarmesë dhe kërkesën e tij të famshme që gjithçka në

krijim të jetë poezi, kjo kërkesë që e mbron poetin nga fluksi i oralitetit, thjeshtësitë e

gjuhës së përditshme.

Ka një konflikt të hapur që ngrihet në lidhje me Klodelin për sa i përket formës.

Ka disa që e vlerësojnë hapin e tij origjinal drejt vargut të lirë, por ka të tjerë që e

konsiderojnë si negativ. Edhe në vargjet e ashtuquajtura të lira (Psalme, vargjet e

Pindarit, vargjet e bardha të Shekspirit) ka një lloj ritmi që respektohet. Për një kohë

shumë të gjatë ka dominuar metri i rregullt i cili realizohet nëpërmjet një numri të

caktuar këmbësh ose rrokjesh. Por kjo lloj rregullsie mund të shkaktojë monotoni dhe

mund të sjellë një lloj uniformiteti. Përgjatë shekujve të klasicizmit, vëren Klodeli, ky

aspekt i jashtëm i prozodisë klasike franceze u përgjigjej

“disa tipareve thelbësore të psikologjisë së popullit tonë, vargu nuk ishte gjë

tjetër veçse stili i gjuhës dhe etaloni i tingullit”.

Në epokën kur jetoi Klodeli ekuilibri, masa, simetria, analiza, përkufizimi ishin

termat kryesore që përdoreshin ndërsa flitej për letërsinë. Por mesa duket, Klodeli e

ka të vështirë të pranojë formën e të tjerëve. Ai zgjedh të jetë ndryshe, i veçantë nga të

gjithë.

Poeti shfaqet kritik dhe vendos ta lërë mënjanë rimën dhe kërkesat e tjera të

klasicizmit duke mos pranuar lehtë që në poezi rima të jetë ajo që e zbukuron vargun.

Në fakt Klodeli nuk e hedh poshtë rëndësinë e rimës, por ai e quan atë thjesht “një

element aventure dhe fantazie”. Ai qesh me të dhe e përçmon. Për të rima nuk duhet

të jetë një detyrim për vargun, nuk duhet konsideruar si e vetmja mbështetje e tij, por

ajo duhet të ndriçojë nga larg, si drita e një fari. Madje ai thotë se ajo duhet hequr në

dramë dhe në poezinë lirike, me qëllim që të mos bëhet pengesë për të shprehur

ndjenjën që kryeson mbi gjithçka tjetër. Por në këtë mënyrë, Klodeli nuk po e shemb

themelin e poezisë. Nëse po kërkon të prishë diçka në këtë ndërtesë, ai u është

drejtuar xhamave, dritareve, mureve, por asnjëherë nuk kthehet kundër themeleve të

poezisë. Prandaj ai flet dhe lufton për mirësjelljen e gjuhës së folur, të hapur, të çiltër

dhe të gjallë. Por kjo kërkon prej tij një lloj “qëndrueshmërie” dhe “organizimi të

brendshëm”, ai dëshiron të arrijë me vargjet e tij një muzikë që nuk të vë në gjumë,

por që më tepër me vrull hidhet përpara, asnjëherë e kënqur me çka ka arritur. Ai

dëshiron të na bëjë pjesë të një ëndrre e cila ka cilësitë e një ushqimi, dhe së bashku,

muzikë dhe ëndërr duhet të mbahen fort nga një zemër e ndjeshme.

A është kjo përpjekje e Klodelit kaq skandaloze? Ajo kërkon të shkëputet nga

tradita; kjo është e vërtetë.

Klodeli i bën një përkufizim vetjak vargut: “para së gjithash një tingëllim i

kuptueshëm dhe i qëndrueshëm”. Ky përkufizim mund të lidhet me vargun klasik, por

po aq edhe me vargun apo atë që është quajtur verseti klodelian. Verseti është një

pjesëmarrje e poezisë në jetë, në atë që është më e domosdoshme në jetën e njeriut:

lëvizja e fymëmarrjes futet në gjuhë ose më saktë gjuha bëhet një element jetësor

sepse mbështetet në lëvizjet e trupit njerëzor. Ka një përpjekje nga ana e poetit për të

shprehur njeriun ashtu siç është. Në stilin e tij, Klodeli ka ruajtur asonancën dhe më

rrallë edhe rimën, por pa i bërë domosdoshmëri ato. Stili i tij mbështetet para së

gjithash tek zëri. Por tipografikisht vargu klodelian nuk mund të realizojë atë që fjala

mund të shprehë. Vënia në dukje e një elementi bën të mundur veçimin e tij, një fakt

mbi të cilin poeti tërheq vëmendjen tonë.

Vërtet që mund të duket më e lehtë të dëgjosh një varg aleksandrinësh përderisa

ritmi i tyre ka lënë tashmë gjurmë në mendjen dhe gojën tonë, por kur syri lexon dhe

Page 247: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

232

veshi dëgjon vargjet e poetit, mësohet shumë shpejt. Edhe kur gjykohet për një lloj

hermetizmi, kjo ndodh për shkak të shumësisë së ideve në një varg dhe jo për prerjen

e vargut.

Poeti përdor shkronjat e mëdha për fjalët e ndryshme që dëshiron të vërë në

dukje :

Vie, Enfer, Enfant, Paradis Terrestre, Eaux, Nuit, Cité, Vieillards, Esprit. (Jeta,

Ferri, Fëmija, Parajsa Tokësore, Ujërat, Nata, Qyteti, Pleqtë, Fryma)

Verseti i Klodelit është një element që spikat në letërsinë e epokës së tij dhe ai

vetë e jep shpjegimin për këtë poetikë të re që praktikon :

Shpikja këtë varg që nuk ka as rimë, as metër,

Dhe e përcaktoja në fshehtësi të zemrës sime këtë funksion të dyfishtë dhe

reciprok

Përmes të cilit njeriu thith jetën dhe kthen në aktin suprem të frymënxjerrjes

Një fjalë të kuptueshme.622

Klodeli ka treguar shumë kujdes në përdorimin e fjalës poetike, që fillon me

teatrin dhe vazhdon me prozën poetike shumë personale. Besimi i tij në krishterim

është themeli për veprën e tij, ku ai i këndon krijimit : « Ashtu si Zoti foli dhe gjërat u

bënë, edhe poeti flet, por për ato që janë tashmë. » Kjo bashkësi, lidhje e Klodelit me

Zotin, përbën thelbin e krijimit të rreth katër mijë faqesh të veprës së tij. Ai e paraqet

Zotin të gatshëm për të bashkëpunuar me njeriun, me krijesat e Tij dhe duket se vetë

poeti e pranon me kënaqësi këtë fakt.

Fjalët që përdor,

Janë fjalët e përditshme dhe përsëri nuk janë aspak të njëjtat.623

c.Dëshmia përmes veprës

Dihet që feja është konsideruar si një pengesë për modernitetin. Që nga Rilindja,

nevoja për dije kritike të pavarur nga teologjia, marrëdhënia mes feve dhe

modernitetit ka qenë dhe vazhdon të jetë konfliktuale. Por, vepra e Klodelit, poetit

modern të shekullit XX është një dëshmi që flet për të kundërtën. Është i dukshëm

fakti që për letërsinë frënge tematika fetare është e pranishme edhe në modernitetin e

shekullit XX. Francezët janë ushqyer me fetaren dhe duket se asgjë tjetër nuk mund

t’i kënaqë më shumë se ky mjedis. Ky element zë një vend të rëndësishëm në letërsinë

e bukur dhe të pasur të letërsisë frënge të të gjitha kohëve.

Rikthimi i përjetshëm tek fetarja, tek hyjnorja dhe tek e shenjta bëhet për t’i

dhënë kuptim dhe domethënie jetës njerëzore, sepse vetëm ekzistenca e Perëndisë e

bën të shpjegueshme jetën njerëzore. Jeta e njeriut mbetet në absurditet pa praninë e

Perëndisë, pa besimin se ka një Perëndi krijues i cili merret me botën që ka krijuar. E

vërteta, Shpresa, Gëzimi, Besimi tek shpëtimi i shpirtit njerëzore, këto janë dritat e

mëdha që qartësojnë vështrimin e Klodelit apo të poetëve të tjerë fetarë.

622 Përkth.im, “J’inventais ce vers qui n’avait ni rime, ni mètre,/Et je le définissais dans le secret de mon cœur cette fonction double et réciproque/Par laquelle l’homme absorbe la vie et restitue dans

l’acte suprême de l’expiration/Une parole intelligible.”, « La Muse qui est la Grȃce », Cinq Grandes

Odes, Oeuvres complètes Poésie, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950, f. 117. 623 Përkth.im, Po aty.

Page 248: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

233

Këto drita duhet të ndizen sërish në qiellin e Francës, një qiell i errët, i ndotur nga

tymi, me re të dendura – perëndimi më i rëndë në gjithë historinë e Francës. Njeriu

dhe njerëzimi ka nevojë të rigjejë burimet dhe rrënjët e shpirtit dhe të mendjes,

burimin dhe rrënjët e besimit për të cilin ëndërron gjithnjë, jo pa njohur rënie dhe

dështime, por pas rënies ka ringritje, pas shiut sërish del dielli, pas vdekjes ka një

ringjallje, pritja e shpengimit universal të Njerëzimit.

Page 249: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

234

PËRFUNDIME

Të shkruash për vlerat estetike të një poezie e cila mbruhet mbi bazën e temës

fetare, është diçka e vështirë në ditët tona. Marrëdhënia mes letërsisë dhe fesë, besimit

në përgjithësi, është një temë e cila në epokën tonë konsiderohet e kapërcyer, por ne

mendojmë se ekziston gjithnjë nocioni i plotësimit ndërmjet dy koncepteve, edhe pse

shpesh janë bërë përpjekje për të fshirë çdo lloj lidhjeje që mund të ketë mes poezisë

dhe fetares. Marrëdhënia e tyre në përgjithësi, është e vështirë për t’u shpjeguar nga

ana teorike. Besimi nuk mund të shpjegohet, as poezia. Të dyja këto realitete kanë

ngjashmëri, kanë të njëjtën fushë beteje, shpirtin njerëzor. Por lidhja e përhershme e

tyre është fakt i pamohueshëm, mjafton të vërejmë origjinat e shumë letërsive nga

poemat fetare apo lutjet.

Dihet se në të gjitha vendet, në të gjitha kohët, njeriu ka nevojë t’i referohet një

fuqie e cila mund ta përmbushë, mund ta plotësojë. Atë që njerëzit e zakonshëm mund

ta thonë, apo mendojnë, poetët e fiksojnë dhe e kthejnë në të përjetshme. Shpesh

poetët e studimit tonë përjetojnë momente besimi pas një jete të tërë plot zhurma e

shqetësime. Të dyja letërsitë që kemi përqasur i kanë fillesat në fragmente të Biblës,

roli i së cilës në letërsi, bëhet shpesh shkak për keqinterpretime. Shumë studiues e

shohin këtë fakt si një ideologji, apo si fetarizim të letërsisë, por e vërteta është se

Shkrimi i shenjtë është libri që ka pasur ndikimin më të madh në thuajse të gjitha

letërsitë.

Jemi përpjekur t’i grupojmë poetët sipas klimës në të cilën kanë jetuar, por cilado

qoftë epoka apo shkolla së cilës i përkasin, një karakteristikë është e përbashkët për

ta: frymëzimi nga fetarja. Poezia fetare nuk paraqitet me ndonjë formë të veçantë të

saj, ndryshe nga poezitë e tjera. Në çdo epokë ajo merr formën e poezisë mbizotëruese

të epokës: balada, sonete, janë zgjedhur për të shprehur meditimin dhe lutjen në

momente të ndryshme të historisë letrare. Poetët fetarë nuk kanë kufizime në këtë

drejtim, por kanë gjithsesi një lloj kufizimi: një rregull që nuk mund ta shkelin, një

temë të vetme, burime të njëjta frymëzimi. Figurat e krijuara, fjalët, temat janë ato të

besimit fetar, të cilat shpesh keqkuptohen e pranohen me vështirësi nga lexuesi i

ditëve të sotme. E megjithatë, ky kufizim në tematikë, u sjell këtyre poetëve edhe ‘një

liri absolute’, e cila lidhet me shprehjen e thelbit të shpirtit poetik, me etjen për

hyjnoren, për lidhjen me Qiellin.

Letërsia mbetet gjithnjë krijimtari individësh të ndryshëm që përpiqen të

komunikojnë me individë të tjerë, edhe më të ndryshëm. Poeti apo shkrimtari është

një individ i cili ka një vizion të caktuar për botën, e megjithatë, ai nuk mund të mos

ndikohet nga epoka në të cilën ka jetuar e krijuar. Kështu, gjatë kërkimit tonë kemi

vënë re se tematika fetare dhe pozicioni që ajo zë në poezi është e ndryshme në epoka

të ndryshme. Në frymëzimin e poetit ndikojnë fuqishëm rrethanat historike të kohës.

Kështu, në lashtësi, kemi tematikën fetare të lidhur ngushtë me politeizmin; ndërsa në

Mesjetë mbizotëron krishterimi.

Mesjeta në Francë është shumë e pasur për sa i përket poezisë me tematikë fetare,

madje mund të themi se është epoka e mbizotërimit të letërsisë me frymëzim fetar.

Feja është themeli, elementi kryesor shoqëror, përderisa të gjithë besojnë, nuk ‘janë

shfaqur ende ateistët’. Ajo ndikon në gjithë jetën e përditshme të francezëve. Në këtë

periudhë, letërsia frënge njeh një varg poetësh të cilët përcjellin përmes poezive,

bindjet e tyre fetare, ndjenjat e lidhura ngushtë me hyjnoren. Përmes vargjeve poetike

Page 250: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

235

të Rytbëfit, Vijonit, Margrit dë Navarës etj., ne njohim gjallërinë e ndjenjës fetare të

kësaj epoke. Megjithatë, kjo periudhë është plot kontradikta. Shpesh besimi mposhtet

nga një ndjenjë supersticioni e cila thellohet gjithnjë e më tepër. Arsyeja dhe besimi

ishin pajtuar gjatë shekullit XIII sidomos prej Shën Thoma Akuinit. Mesjeta ishte një

periudhë pajtimi mes këtyre dy elementeve, të paktën në dukje, por thellë brenda tyre

fillon një krisje e cila do të ketë pasojat e saj. Një shqetësim i thellë i njeriut fillon që

në Mesjetë.

Gjatë Rilindjes fillojnë të lëkunden themelet e poezisë që trajton vetëm temën

fetare, por nga ana tjetër, kemi zhvillimin më të madh të estetikës dhe përsosmërinë e

formave letrare. Rilindja shënon shkëputjen me Mesjetën dhe fillimin e një epoke të

re në Francë dhe në Evropë. Zbulimet shkencore dhe zhvillimi ekonomik, shpikja e

makinës së shkrimit, janë faktorë që ndryshojnë fytyrën e shoqërisë njerëzore në

përgjithësi. Humanizmi italian me vendosjen e njeriut në qendër dhe pretendimin se ai

është i aftë të zgjidhë problemet e veta ushtron ndikimin e tij në mendësinë dhe

besimet e njerëzve. Përsa i përket fesë, humanizmi në fillimet e tij, i qëndron besnik

besimit. Për autorë të ndryshëm të letërsisë frënge të kësaj periudhe, humanizmi nuk

përfshin besimin, por as nuk e përjashton atë. Ai u jep përparësi temave të ndryshme

të dashurisë, natyrës, lavdisë apo virtytit.

Ndikimi i Reformës protestante ka qenë i jashtëzakonshëm për poezinë frënge.

Gjatë dhe pas Reformës, përkthimet e Biblës bëhen mbizotëruese, parafrazimet dhe

krijimet mbi shkrimin e shenjtë shtohen. Bibla bëhet objekt frymëzimi për poetë e

shkrimtarë të ndryshëm. Ashtu siç është shprehur Tomas Elioti (Thomas Elliot): “E

gjithë kultura perëndimore është mbështetur në antikitetin greko-latin dhe në Bibël”,

ndërkohë që Nortrop Fraji (Northrop Frye) shprehet: “letërsia perëndimore ka qenë e

ndikuar nga Bibla më shumë se nga çdo libër tjetër.”624

Bibla është libri i parë në

historinë e letërsisë. Ajo cilësohet shpesh si Libri i librave dhe është libri me ndikimin

më të madh në jetën e shoqërisë njerëzore.

Luftrat fetare sjellin sërish një pamje të re të poezisë me tematikë fetare.

Shkrimtari bëhet pothuajse gjithnjë dëshmitar i ndërgjegjes së kohës në të cilën jeton.

Kështu lind poezia militante, e angazhuar në drejtimin fetar, e ndarë në dy kampe:

katolikët me përfaqësues Ronsarin, dhe, protestantët me Dobinjenë, të cilët

angazhohen secili me veprën e tij në mbrojtje të besimit. Në këtë periudhë, poetët u

kushtohen përkthimeve të teksteve të ndryshme dhe sidomos teksteve biblike, të cilat

përshtaten e marrin formën e një teksti të mirëfilltë letrar. Poetë të shekullit XVI, si

Maro, Dobinje, Ronsar, në vargjet e të cilëve ndikimi i Biblës është mbizotërues, kanë

dhënë një kontribut të çmuar letrar. Poezia e shekullit XVI mbetet jehona e jetës, e një

jete në lëvizje, të tronditur dhe tragjike. Tek francezët e kësaj epoke, besimi mbetet i

gjallë. Feja u jep që prej lashtësisë, përgjigje pyetjeve themelore mbi universin dhe

mbi qenien njerëzore, një shpjegim për botën.

Ndërsa në poezinë shqipe, që prej fillimeve të shkrimit shqip, shfaqet prirja për të

shprehur së pari në gjuhën amtare fetaren, thelbin e gjërave të krishtera. Periudha e

parë e letërsisë shqipe zë fill si pasojë e Kundër – Reformës. Përkthimet e Biblës në

624

N. Fraji, Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 26.

Page 251: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

236

gjuhë kombëtare u bënë përgjithësisht në shekullin XVI pas shpikjes së makinës së

shkrimit dhe ndikimit të fuqishëm të Reformës. Përkthimi i Shkrimit të shenjtë me

Mesharin e Gjon Buzukut është një përpjekje për ta çuar letërsinë shqipe në gjurmët e

letërsive të tjera evropiane të kësaj periudhe.

Ndër poetët shqiptarë të periudhës së parë letrare që trajtojnë tematikën fetare

spikatin emrat e Gjon Buzukut, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, me ndikim të

drejtpërdrejtë nga Bibla dhe krishterimi, më pas vijnë bejtexhinjtë Nezim Frakulla, S.

Naibi, H. Z. Kamberi, Muharrem Kuçyku, të cilët frymëzohen nga feja islame dhe

kultura lindore në përgjithësi.

Figurat e poetëve arbëreshë që spikatin janë Nikollë Brankati, Nikollë Filja,

Nikollë Keta, Gjergj Guxeta, Jul Variboba, dhe më pas në shekullin XIX me Jeronim

De Radën. Të gjithë këta poetë kanë nota fetare në poezinë e tyre, frymëzohen nga

fetarja dhe ushqehen prej saj për të ndikuar tek lexuesit.

Në shekullin XIX, në Shqipëri dhe jashtë saj shfaqen përpjekjet për rizgjimin dhe

rilindjen kombëtare. Kjo periudhë fillon me shkrimin e një poezie të pastër

kombëtare, Këngët e Milosaos të De Radës. Kalojmë nga tekste të përkthyera, në

krijime origjinale. Poezia merr një karakter përgjithësisht kombëtar. Tematika

mbizotëruese është ajo patriotike, megjithatë nuk mungojnë as poezitë me karakter

fetar, sidomos letërsia bektashiane dhe ajo myslimane. Kjo poezi nuk mbart në

vetvete vetëm tematikën fetare, por përcjell mesazhe patriotike, përmes fesë, mesazhe

didaktike dhe gjithashtu ka vlera të mëdha estetike e gjuhësore. Bektashinjtë në

njëfarë mënyre, u bënë si një urë lidhëse mes patriotizmit dhe traditës kulturore

orientale. Figura më e njohur e kësaj poezie është poeti kombëtar Naim Frashëri, i cili

përmes bektashizmit, një fe shumë më tolerante sesa fetë katolike dhe ortodokse,

synonte të sillte harmoninë fetare në Shqipëri. Panteizmi dhe patriotizmi,

universaliteti i temave të hedhura në vargje, janë tiparet kryesore të poezisë së Naimit.

Në të njëjtën periudhë, shkruajnë e përpiqen për shqipen e Shqipërinë edhe poetë të

tjerë si Gjergj Fishta apo Ndre Mjeda e shumë të tjerë me ta, të gjithë të mbrujtur në

dashurinë për atdheun dhe respektin për besimin fetar.

Gjatë shekullit XX, pikëpamjet e poetëve në lidhje me besimin ndryshojnë shumë

nga njëri poet tek tjetri. Tema fetare do të zërë një vend krejt tjetër, ajo është më e

fshehtë dhe poezia është me më shumë kuptimësi. Lidhja me të shenjtën nuk është më

mbizotëruese, por më tepër shfaqet si një rrymë e nëndheshme me shenja të dukshme.

Tematika biblike bëhet edhe më e pranishme në poezinë e Nolit. Shumë prej temave

dhe motiveve të veprës së tij janë marrë nga Bibla, madje thuhet se pa pasur parasysh

Biblën, vepra e tij nuk mund të interpretohet. Krishti bëhet modeli të cilit ai i

referohet në vepër, si në nivelin shpirtëror, ashtu edhe atë kombëtar dhe universal.

Tematika biblike në veprën e tij merr më shumë domethënie kombëtare. Në këtë

periudhë, shkruajnë gjithashtu Çajupi, Asdreni, Fishta, Migjeni, Poradeci etj. Çajupi

është ndër të parët poetë shqiptarë që përcjell frymën e dyshimit në lidhje me çështjet

e besimit. Edhe poetë të tjerë pas tij nuk shfaqin të njëjtin interes për fetaren,

megjithatë, sërish, tema dhe motivi fetar mbetet një prej frymëzimeve më të frytshme

për poetët shqiptarë. Teksa lexojmë veprën e Fishtës dhe njohim vizionin dhe kredon

e tij “Për Fe e Atme”, kuptojmë luftën dhe përpjekjet e poetit për rimëkëmbjen e

shqiptarëve dhe besimin e krishterë.

Ndërkohë, në letërsinë frënge, shmangia e fetares fillon me shekullin XVIII,

periudha e Iluminizmit dhe mbivlerësimit të shkencës e ideve përparimtare filozofike.

Nën ndikimin e filozofisë iluministe, shumë poetë francezë heqin dorë nga frymëzimi

Page 252: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

237

i tyre nga fetarja, por nuk do të kalojë shumë kohë para se ata t’i rikthehen sërish asaj.

Në kërkimin e tyre për domethënie, i largohen fesë, sepse pretendojnë se jep pak

shpjegim për jetën, por i rikthehen asaj, sepse nuk gjejnë shpjegim tjetër askund...

Kështu, në shekullin XIX fetarja rikthehet në poezinë frënge, edhe pse me një formë

të re, tashmë. Me Shatobrianin, Hygonë e krijues të tjerë, fetarja rimerr pozicionin e

saj në poezi. Bukuria e hidhur e gjendjes njerëzore, dëshpërimi pa rrugëdalje, trishtimi

nga të kuptuarit se gjithçka është e përkohshme, u hapin Lamartinit, Vinjisë, poetëve

‘të mallkuar’, e më pas në shekullin XX, Pjer Emanyelit, Fransi Zhamit, Pegisë,

Klodelit, udhën në të cilën takojnë Perëndinë. Nën këtë dritë të re çelin e lulëzojnë

shumë poezi. Poezia e Klodelit është një prej dëshmive më të gjalla për këtë

bashkëjetesë të fetares dhe letrares. Poeti i ashtuquajtur katolik, paraqet një rast të

veçantë të krijuesit të themeluar artistikisht, tek i cili fetarja do të zërë një vend

shumë të rëndësishëm. Në versetin e tij ndërthurret simbolizmi, modernia, biblikja si

një gërshet shumëfijësh që nuk mund të ndahet pa prishur sadopak imazhin e plotë.

Fetarja ka qenë vazhdimisht një prej burimeve më të rëndësishme në hartimin e

veprave të artit, poezive apo romaneve, përgjatë shekujve, edhe pse nuk ka pasur

gjithnjë të njëjtin pozicion dhe ndikim në letërsinë frënge dhe shqipe, me dallimet dhe

veçantitë e tyre që i shoqërojnë në të gjitha gjinitë dhe tematikat. Ajo që bie në sy

përsa i përket tematikës fetare në poezi, është se tek poetët francezë, dimensioni fetar i

poezisë shfaqet më tepër në rrafshin personal dhe botës së brendshme të poetit,

ndërkohë që në letërsinë shqipe, fetarja ndërthurret me shoqëroren, me patriotiken, me

çështjen atdhetare në përgjithësi. Ajo që mund të pohojmë me bindje për të dyja

letërsitë është se elementi fetar mbetet një prej shtyllave më të rëndësishme të

krijimtarisë poetike.

Në fund të kësaj pune, përmes shumë kërkimeve e hulumtimeve, dalim në

përfundimin se ka një lloj mërgimi (nga) dhe rikthimi të poezisë tek fetarja

vazhdimisht. Këto dy fjalë nënkuptojnë njëra-tjetrën. Shpesh poetikja i largohet

rrafshit të fetares, por përsëri rikthehet atje, si për t’u përmbushur, për të zbuluar

dritën e cila mund të ndriçojë zonat më të errëta të jetës. Poezia me tematikë fetare

shpalos njëherësh një modernitet të mendimit e të vështrimit, i cili qëndron që tek

burimi i frymëzimit, origjinaliteti i ideve dhe problemeve themelore të përhershme të

botës e njeriut. Në këto vepra kemi të pranishëm modernitetin e kuptimit dhe të

konceptimit, sepse gjejmë të shtruara probleme ekzistenciale të filozofisë e të

mendimit për momente të ndryshme të jetës. Është për të ardhur keq që lënia pas e

kulturës fetare në përgjithësi të na shtyjë të lëmë në errësirë vepra të tilla me vlera të

rralla artistike dhe estetike. Poetët me frymëzim fetar, që në fillimet, janë emblema e

të dyja letërsive dhe gurë të qoshes mbi të cilët ngrihen ndërtesat e tyre. Ne mendojmë

se nuk duhet lënë mënjanë dimensioni fetar në letërsi, sepse përderisa fetarja ka qenë

në themelet e ndërtesës së letërsisë, lënia në harresë e këtij burimi do të na pengojë të

njohim rrjedhën e lumit.

E gjithë kjo përpjekje nuk është veçse një perspektivë, një fillim, i cili pret të ecë

edhe më tej me studime e kërkime të tjera. Është e kuptueshme se nuk mund të

arrijmë të njohim çdo poezi si dokument më vete. Duheshin hulumtuar shumë

biblioteka e arkiva e do të nevojiteshin shumë vite të tjera studimi për ta bërë këtë.

Vlerësime më të hollësishme dhe ndoshta nga një këndvështrim i ri mund të bëhen kur

veprat e vjetra të arbëreshëve, bejtexhinjve, poetëve të letërsisë së vjetër shqipe, të

Page 253: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

238

shohin dritën e botimeve të plota, me qëllim që të studiohen e vlerësohen për

ndihmesën e tyre të çmuar për letërsinë e mëvonshme shqiptare.

Ne u përpoqëm të shenjonim disa shtigje, të vendosim disa pika referimi, të

sheshojmë disa maja të thepisura për ta bërë më të qartë peizazhin. Jemi të

vetëdijshëm se punimi ynë lë hapësirë për hulumtime të tjera, edhe më të thella në të

ardhmen.

Page 254: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

239

BIBLIOGRAFI në frëngjisht:

Aucouturier Michel, Le réalisme socialiste, Coll. Que sait-je?, puf, Paris,

1998.

Aury Dominique, Anthologie de la poésie religieuse française, Gallimard,

Paris, 1997.

Autrand Michel Paul Claudel, adpf, Paris, 2005.

Ballanche Pierre, Oeuvres de M. Ballanche de l’Académie de Lyon, Genève,

1830.

Barthes Roland, Le degré zéro de l’écriture, Paris, 1953.

Baudelaire Charles, Mon cœur mis à nu, Paris, Ed. Livre de Poche, 1972.

Baudelaire Charles, Œuvres complètes, Gallimard, Paris 1961.

Belaval Yvon, Bourel Dominique, Le siècle des Lumières et la Bible,

Beauchesne, Paris, 1986.

Bénichou Paul, Le sacre de l’écrivain 1750-1830. Essai sur l’avénement d’un

pouvoir spirituel laïque dans la France moderne, Paris, José Corti, 1973.

Berthier Philippe, Stendhal et Chateaubriand: essai sur les ambiguités d’une

antipathie, Droz, Genève, 1987, f. 92.

Betière & Vidal, Anthologie de la littérature française - XVIIe siècle. Paris :

Librairie générale française, 1993.

Blanchet André, La littérature et le spirituel, Aubier, 1962.

Blanchot Maurice, Comment la littérature est-elle possible ?, Paris, 1942.

Boisdeffre Pierre (de), Les écrivains français d’aujourd’hui 1945-1995, puf,

Paris, 1963.

Bossuet Jacques Bénigne, Discours sur l'histoire universelle, Garnier-

Flammarion, Paris, 1966.

Bouthier Claude, Desaintghislain Christophe, Morisset Christian, Wald

Lasowski Patrick, Mille ans de littérature française, Nathan, Paris, 2003.

Brix Michel, Le romantisme français: esthétique platonicienne et modernité

littéraire, Peeters, Paris, 1999.

Brunel Pierre, Bellenger Yvonne, Histoire de la littérature française XIX-ème

et XX-ème siècle, Cercle de la Librairie, 1987.

Busson Henri, Le rationalisme dans la littérature française de la Renaissance

(1533-1601), Paris, Librairie philosophique J. Vrin, 2e éd., 1971.

Calvin Jean, Institution de la religion chrétienne, éd. Jean-Daniel Benoît,

Paris, Varin, 1957-1963.

Céllier Léon, Fabre D’Olivet, Contribution à l’étude des aspects religieux du

romantisme, Paris, 1953.

Chabanon Albert, La poétique de Péguy, Robert Laffont, 1947.

Chevrel Yves, La littérature comparée, puf, Paris, 1989.

Chouillet Jacques, L’esthétique des lumières, puf, Paris, 1974.

Claudel Paul, Feuilles de Saints, Gallimard, Paris, 1925.

Claudel Paul, Poésies, nrf, Gallimard, 1970.

Claudel Paul, Bréviaire poétique, nrf, Gallimard, Paris, 1962.

Claudel Paul, Oeuvres complètes Poésie, Tome I, nrf, Gallimard, Paris, 1950.

Claudel Paul, Art poétique, nrf, Gallimard, 1984.

Claudel Paul, Oeuvres, vers et prose, Paterne Berrichou, Paris, 1912.

Claudel Paul, Contacts et Circonstances, Œuvres en Prose, Gallimard, La Pléiade.

Page 255: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

240

Cohen Jean, La structure du langage poétique, Paris, 1966.

Condorcet Jean-Antoine-Nicolas, Esquisse d'un tableau historique des

progrès de l'esprit humain, Garnier-Flammarion, Paris, 1988.

Correspondance Jacques Rivière et Paul Claudel, Paris, Plon, 1926.

Cuillère Alain, Mantero Anne, La poésie religieuse et ses lecteurs aux XVIe

et XVIIe siècle, EUD, Dijon, 2005.

Daniel-Rops, L’Eglise de la Renaissance et de la Réforme, Fayard, Paris,

1957.

Décote Georges, Dubosclard Joël, Itinéraires littéraires XIX e siècle, Hatier,

1992.

Deshusses Pierre, Karlson Léon, Thornander Paulette, Dix siècles de

littérature française – Du Moyen Age au XVIII siècle, Bordas, Paris, 1984.

Dictionnaire des littératures de langue française, Bordas, Paris, 1984.

Diderot, Œuvres philosophiques, textes établis par P. Vernière, Garnier, Paris,

1964.

Dortier Jean-François, Philosophes de notre temps, Paris, Ed. Sciences

humaines, 1999.

Du Bellay Joachim, Défense et illustration de la langue française, 1549.

Dubief Henri, La Réforme et la Littérature française, La Cause, 1972.

Emmanuel Pierre, Baudelaire, la femme et Dieu, Paris, Ed. Seuil, 1982.

Ferrer Véronique, Lestringant Franck, Tarrête Alexandre, Discours sur les

misères de ce temps, Atelier de la Renaissance, 2009.

Ferri Giovani, De l’éloquence et des orateurs anciens et modernes, Paris.

Fortier André, Ce Dieu au regard poétique, Editions Fides, Québec, 1961.

Fouchet Max-Pol, Anthologie thématique de la poésie française, Seghers,

1975.

Genette Gérard, Esthétique et Poétique, Éditions du Seuil, Paris, 1992.

Genette Gérard, Figures I, II, III, Paris, 1966, 1970, 1972.

Gerhards Agnès, L'Abbaye de Cluny, Complexe, Bruxelles, 1992.

Gilles Henry, François de Malherbe: gentilhomme et poète, 1555-1628,

Editions Cheminements, 2005.

Girard René, « Monstres et demi-Dieux dans l’œuvre de Hugo » dans

Critiques dans un souterrain, Grasset, Paris, 1976.

Granges CH. M., Morceaux choisis des auteurs français du Moyen Age à nos

jours, Hatier, Paris, 1922.

Grillet Claudius, La Bible dans Victor Hugo, Librairie catholique Emmanuel

Vitte, Paris, 1910.

Gusdorf George, Les principes de la Pensée européenne au siècle des

Lumières, les sciences humaines et la pensée occidentale: IV, Payot,

Bibliothèque scientifique, 1972.

Hegel G. W. F., Phénoménologie de l’esprit, Trad. Franç. Jean Hippolyte, Ed.

Aubier, Paris, 1939-1941, Tome II.

Heidegger Martin, Cahier de l’Herne, Paris, Éditions de l’Herne, 1983.

Histoire des poétiques, PUF, 1997.

Hume David, Dialogues sur la Religion naturelle, trad. M. Malherbe, Vrin,

Paris, 1987.

Hyppolite Jean, Figures de la pensée philosophique,PUF, 1991.

Jakobson Roman, Huit questions de poétique, Éditions du Seuil, Paris, 1977.

Page 256: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

241

Jeffrey Denis, Jouissance du sacré, Paris, Armand Colin, 1998.

Joubert Jean-Louis, La poésie, Armand Colin, 2003.

Joukovsky Françoise, La gloire dans la poésie française et néolatine du XVIe

siècle, Droz, Genève, 1969.

Jouve Pierre Jean, Le secret de Baudelaire, Paris, Ed. Hachette, 1961.

Jubinal Achile, Œuvres complètes de Rutebeuf, trouvère du XIIIe siècle,

recueillies et mises au jour pour la première fois par Achille Jubinal, Nouvelle

édition revue et corrigée, Paris, Paul Daffis, vol. 1, 1874.

Kant Emmanuel, Le conflit des Facultés, trad. J. Gibelin, Vrin, Paris, 1973.

Kerviller René, Jean de Silhon, l’un des quarante fondateurs de l’Académie,

Paris, Dumoulin – Libraire-éditeur, 1876.

Kiṧ Daniko, Homo poeticus, trad. du serbo-croate par Pascale Delpech,

Fayard, 1993.

L’Approbation sacrée : Paul Claudel et la Bible, Coll. Question de, Nº 94,

Albin Michel, Paris, 1993.

La poésie contemporaine de langue française, Tome 15, France Loisirs, Paris,

1992.

La poésie religieuse et ses lecteurs aux XVIe et XVIIe siècles, Dijon, EUD,

2005.

Lagarde & Michard, Collection littéraire - Moyen Âge, Bordas, Paris, 1967.

Lagarde & Michard, XXe siècle, Bordas, Paris, 2003.

Lalou René, Histoire de la littérature française contemporaine, Les Éditions

G.Crès, Paris, 1922.

Lamartine, Alphonse (de), Harmonies poétiques et religieuses, Hachette

Livre BNF, 2013.

Lanson Gustave, Histoire de la littérature française remaniée et complétée

pour la période 1850-1950 par Paul Tuffrau, Hachette, 1951.

Lasnier Rina, Le jeu de la voyagère, Éditions de la Société des écrivains

canadiens, 1941.

Lemaitre Henri, Du Romantisme au Symbolisme, Pierre Bordas et fils, 1982.

Lemaitre Henri, L’aventure littéraire du XX-ieme siècle – Deuxième époque

(1920-1960), Collection Pierre Bordas et fils, Paris, 1984.

Lemaitre Henri, L’aventure littéraire du XX-ieme siècle – Première époque

(1890-1930), Collection Pierre Bordas et fils, Paris, 1984.

Lemaitre Henri, La littérature française, Bordas-Laffont, Paris, 1970-1972.

Lemaitre Henri, La poésie depuis Baudelaire, Armand Colin, Paris, 1965.

Les lettres de Blaise Pascal, Ed. G. Crès & Cie, Paris, 1922.

Madaule Jacques, Le génie de Paul Claudel, Desclée de Brouwer, Paris,

1933.

Mallet Robert, Francis Jammes, sa vie, son œuvre, Seghers, 1961.

Manuel d’histoire littéraire de la France – Des Origines à 1600, Tome I,

Editions sociales, Paris, 1971.

Marchal Bertrand, Le catholicisme solaire de Mallarmé. In. Romantisme,

1985, nr. 50, Religions et religion.

Marin Scipion, Histoire de la vie et des ouvrages de M. de Chateaubriand,

Volume 1, Paris, 1832.

Maser Simone, La traduction des psaumes par J. A de Baïf, restitution

biblique, Ottawa, 1981.

Page 257: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

242

Matoré Georges, Le temps au XVIe siècle. In: L'Information Grammaticale,

N. 32, 1987.

Maxence Jean-Luc, Anthologie de la poésie mystique contemporaine, Presses

de la Renaissance, Paris, 1999.

Ménager Daniel, Introduction à la vie littéraire du XVIe siècle, Dunod, Paris,

1997.

Millet Olivier, Philippe de Robert, Culture biblique, Paris, PUF, 2001.

Millet-Gérard Dominique, La prose transfigurée, Études en hommage à Paul

Claudel, PUPS, Paris, 2005.

Miquel Pierre, Cinq mille ans de prière, Desclée, 1989.

Mitterrand Henri, Littérature – textes et documents - XIX-ième siècle,

Nathan, Paris, 1986.

Moeller Charles, Humanisme et sainteté, 2e éd. Casterman, 1949.

Moeller Charles, L’homme moderne devant le salut, Paris, 1965.

Moeller Charles, Littérature du XX-ième siècle et christianisme – VI L’exil et

le retour, Beauschesne, Belgique, 1993.

Mounier Emmanuel, L’engagement de la foi, Éditions du Seuil, Paris, 1968.

Moyne (Le) Pierre, Hymnes de la Sagesse Divine et de l'Amour Divin, éd.

Anne Mantero, Paris,1986.

Nostredame (de) César, Œuvres spirituelles, Lance K. Donaldson – Evans,

Dvoz, 2001.

Œuvres poétiques complètes de Charles Péguy 1909-1914, Pléiade,

Gallimard, 1957.

Œuvres en prose de Charles Péguy 1898-1908, Pléiade, Gallimard, 1959.

Œuvres en prose de Charles Péguy 1909-1914, Pléiade, Gallimard, 1961.

Ouvrard Pierre, Aux sources de Paul Claudel, Siloë, 1994.

Paz Octavio, Traducción: literature y literalidad, Barcelona, Tusquets Editor,

1971.

Péguy, Œuvres en prose 1909-1914, Bibliothèque de la Pléiade, Gallimard,

1961.

Péguy Charles, Le porche du mystère de la deuxième vertu, nrf, Gallimard,

2011.

Perche Louis, Paul Claudel, Poètes d’aujourd’hui, Pierre Seghers éditeur,

Paris, 1958.

Peyre Henri, Qu’est-ce que le romantisme ?, puf-littératures modernes, 2ème

édition, 1979.

Peyre Henri, Qu’est-ce que le classicisme ?, A-G Nizet, Paris, 1964.

Picard Raymond, La poésie française de 1640 à 1680, Société d’édition

d’enseignement supérieur, Paris, 1965.

Pichois Claude, Œuvres complètes de Baudelaire, Ed. Pléiade, Paris, 2006. Pomeau René & Ehrard Jean, Littérature française – 5. De Fénelon à

Voltaire, Paris, Arthaud, 1984.

Pompidou Georges, Anthologie de la poésie française, Librairie générale

française, Paris, 1961.

Pup (de) Henri, Pince Robert, Histoire de la France, Milan-jeunesse,

Espagne, 2004.

Ronsard Pierre (de), Continuation du Discours des misères de ce temps, 1522.

Page 258: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

243

Roussel Jean, Charles Péguy, Classique du XXe siècle, Ed. universitaires,

Paris, 1952.

Roy Georges, La Pensée bergsonienne et le christianisme, dans Bergson et

nous, Paris, A. Colin, 1959.

Rubin David Lee, Corum Robert, La Poésie française du premier 17e siècle:

textes et contextes, Rookëood Press, 2004.

Sabatier Robert, La poésie du vingtième siècle, Albin Michel, Paris, 1982.

Saint Augustin, Les confessions, Trad. Joseph Trabucco, GF Flammarion,

Paris, 1964.

Sartre Jean-Paul, Qu’est-ce que la littérature ?, Editions Gallimard, 1948.

Sartre, Jean-Paul, Baudelaire, Paris, Ed. Gallimard, 1947.

Saulnier Verdun-Louis, La littérature française du siècle philosophique,

Vendôme, puf, 1976.

Tieghem Philippe Van, Le romantisme français, Coll. Que sais-je ?, puf,

Paris, 1979.

Todorov Tzvetan, La notion de littérature et autres essais, Éditions du Seuil,

Paris, 1987.

Tournand Jean-Claude, Introduction à la vie littéraire du XVIIe siècle,

Dunod, Paris, 1997.

Ubersfeld Anne, Paul Claudel Poète du XX-ième siècle, Actes-Sud, Arles,

2005.

Valenti Simonetta, Trois essais sur le symbolisme français, Selecta Group,

Milano, 2006.

Veyne Paul, René Char en ses poèmes, coll. « Essais », Gallimard, 1990.

Vidal Daniel, Philippe François, « Anthologie protestante de la poésie

française » (XVIe-XIXe siècles), Archives de sciences sociales des religions,

160 | 2012, 175.

Voltaire, Dictionnaire philosophique, Garnier-Flammarion, Paris, 1964.

Zuber & Cuénin, Littérature française, 4. Le classicisme, Arthaud, 1984.

Thema – Arts et culture, Larousse, HER, 2000.

« Le monde contemporain et la Bible » Collection Bible de tous les temps,

Paris, Beauchesne, vol. VIII:, sous la direction de C. Savart et J.-Cl. Aletti,

1985.

BIBLIOGRAFI në shqip

Aliu Ali, Don Kishoti shqiptar – Një histori ndryshe e letërsisë shqipe, Toena,

Tiranë, 2010.

Altimari, Francesco, “Rapsoditë e De Radës në letërsinë romantike

evropiane”, Në “Gjurmime albanologjike”, 1991/21.

Arapi Fatos, In-tenebris, Marin Barleti, Tiranë, 1996.

Asdreni, Rreze djelli, Vjersha lirike, Bukuresht 1904.

Bala Vehbi, Migjeni Portret- Monografi, Naim Frashëri, Tiranë, 1974.

Bala Vehbi, Gjergj Fishta, Jeta dhe vepra, Tiranë, Ombra, GVG, 1998.

Ballauri Ilia, Mitet dhe bota e tyre sublime, Uegen, Tiranë, 2011.

Ballvora Sh, Mbi prejardhjen e fesë dhe të besimit tek Zoti, Tiranë, 1959.

Page 259: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

244

Berisha Anton, Mbi letërsinë e arbëreshëve të Italisë, Mësonjëtorja e pare,

Tiranë, 2000.

Cakolli Femi, Kodi Biblik në letërsinë shqiptare 1492 - 1947, Tenda,

Prishtinë, 2003.

Çabej Eqrem, Shqipëria ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë, 1994.

Ҫabej Eqrem, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Tiranë, 1936.

Ҫajupi, A. Z. Ҫajupi – Vepra letrare, Uegen, Tiranë, 2001.

Çapaliku Stefan, At Gjergj Fishta, Shkodër 1993.

Çapaliku Stefan, Historia e letërsisë si grindje metodike, Studime shqiptare 2.

Shkodër 1995.

Ҫobani Tonin, Kërkime letrare – Artikuj dhe studime, Naim Frashëri, Tiranë,

1988.

Dado Floresha, A. Z. Çajupi - Jeta dhe vepra, Tiranë, 1983.

Dema Benedikt, Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, Romë 1992.

Eko Umberto, Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007.

Elsie Robert, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997.

Elsie Robert, Letërsia shqipe – Një histori e shkurtër, Përkth. Majlinda

Nishku, Skanderbeg books, Tiranë, 2006.

Feja është opium për popullin, Naim Frashëri, Tiranë, 1964.

Fishta Gjergj, Jerina ase Mbretëresha e luleve Botimi III, Botime

françeskane, Shkodër, 2007.

Fishta Gjergj, Lahuta e Malsisë, Varianti i plotë dhe me shënime, Uegen,

Tiranë, 2010.

Fishta Gjergj, Mrizi i zanave, Uegen, Tiranë, 2008.

Fraji Northrop, Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë, 1990.

Frashëri Naim, Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1977.

Frashëri Naim, Ëndërrime, Shqipëruar nga Vehbi Buhara, Naimi, Tiranë,

2012.

Frashëri Naim, Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, Vjersha të tjera, Dituria,

Tiranë, 2001.

Gashi Arif, Lufta kundër fesë është luftë për formimin e njeriut të ri, 8

Nëntori, Tiranë,1974.

Gurakuqi Mark, Mbi veprën poetike të Mjedës – Studim, Naim Frashëri,

Tiranë, 1980.

Hamiti Sabri, Histori e letërsisë, Në studime Albanologjike, Viti XIII, Tiranë,

2008.

Hamiti Sabri, Kodet e mëdha të letërsisë shqipe, Vetëdija letrare, Rilindja,

Prishtinë, 1989.

Hamiti Sabri, Letërsia moderne, Vepra letrare 8, Prishtinë, 2002.

Histori e letërsisë shqiptare, Mihal Duri, Tiranë, 1983.

Historia e letërsisë shqiptare- Që nga fillimet deri te lufta antifashiste

nacional çlirimtare, Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i

Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983.

Islami Myslim, Naum Panajot Bredhi Veqilharxhi, Tiranë, 1967.

Jacques Edwin, Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në

ditët e sotme, Lajmi i mirë, Tiranë, 1995.

Jaku Pjetër, Vlerat letrare në Lahutën e malësisë të Gjergj Fishtës, Lezhë

2000.

Page 260: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

245

Jorgaqi Nasho, Antologji e poezisë lirike shqipe – Midis dy luftrave (1914-

1944), Uegen, Tiranë, 2009.

Kodra Klara, Rrënjët e lisit, Uegen, Tiranë, 2011.

Kuçyku Bashkim, Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore, Onufri, Tiranë,

2008.

Letërsia bashkëkohore shqiptare, ALB-ASS, Tiranë, 2001.

Letërsia si e tillë – Probleme të vlerësimit të trashëgimisë sonë letrare, Botim i

Akademisë së Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Toena, 1999.

Librandi Vincenzo, Grammatica Albanese con les poesie rare di Variboba,

Ulrico Hoepli, Milano, 1897. Luarasi Skënder, Gjerasim Qiriazi – Jeta dhe vepra, Naim Frashëri, Tiranë,

1968.

Mandala Matteo, Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe,

Naimi, Tiranë, 2012.

Matoshi Hysen, Poezia e Lasgush Poradecit në kontekstin e poezisë

evropiane, Prishtinë, 2000.

Migjeni, Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1980.

Migjeni, Të birtë e shekullit të ri, Naim Frashëri, Tiranë, 1977.

Misha Pirro, Poezi franceze (Nga fillimet deri në ditët tona), Naim Frashëri,

Tiranë, 1984.

Mjeda Ndre, Vepra letrare, Uegen, Tiranë, 2002.

Nietzsche Friedrich, Aforizma, Përkth. Agim Doksani, Uegen, Tiranë, 2009.

Noli, Vepra 1, 8 Nëntori, Tiranë, 1987.

Noli F. S., Poezi të zgjedhura, Dituria, Tiranë, 1998.

Pelushi Joan, “Peshkop Theofan Noli – Një jetë në shërbim të kishës”, Në

Fan. S. Noli në 130-vjetorin e lindjes” – 1882-2012, Konferenca shkencore

ndërkombëtare, Korçë, 2012.

Pervizi Lek, Mbi Gjergj Fishtën, Revista Kuq e Zi, Nr. 44-45, 2010.

Plasari Aurel, Letërsia dhe muret, Tiranë, 1993.

Plasari Aurel, Fishta – estetikë dhe kritikë, në Hylli i Dritës, Tiranë 1999.

Poetika Aristoteli, përkth. Sotir Papahristo, Ҫabej, Tiranë, 2006.

Poezi franceze e shekullkit XX – Antologji, Përkth. Anton Papleka, Uegen,

Tiranë, 2003.

Poradeci Lasgush, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986.

Poradeci Lasgush, Vallja e yjeve, albPaper, Tiranë, 2009.

Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I, Toena, Tiranë,

2001.

Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi II, Toena, Tiranë,

2001.

Qosja Rexhep, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, Instituti

albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006.

Qosja Rexhep, Semantika e ndryshimeve historiko-letrare, Instituti

Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009.

Sartri Zhan-Pol, Ҫ’është letërsia?, DeaS, Tiranë, 1998.

Sinani Shaban, Midis dy rilindjesh, Naimi, Tiranë, 2010.

Sinani Shaban, Për letërsinë shqipe të shekullit XX – Studime, Naimi.

Shiroka Tonin, Fjalime – Fishta Harapi, Koliqi, Uegen, Tiranë, 2009.

Page 261: Tematika fetare nw poezinw franceze dhe shqiptare · ii UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS FRËNGE TEMA FETARE NË POEZINË FRANCEZE DHE

Tema fetare në poezinë franceze dhe shqiptare

246

Shkurti Armir, Skeda : Besa e bujarëve shqiptarë, Udha e Shkronjave –

Faltorja shqiptare.

Shuteriqi Dhimitër, Antologji e letërsisë shqipe, Mihal Duri, Tiranë, 1955.

Shuteriqi Dhimitër, Gjurmime letrare, Naim Frashëri, Tiranë, 1974.

Shuteriqi Dhimitër, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Mihal Duri, Tiranë,

1976.

Shuteriqi Dhimitër, Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800,

Tiranë, 2005.

Të shkulim nga rrënjët besimet fetare, Naim Frashëri, Tiranë, 1967.

Uçi Alfred, Labirinthet e modernizmit, Naim Frashëri, Tiranë, 1978.

Uçi Alfred, Mitologjia, folklori, letërsia, Naim Frashëri, Tiranë, 1982.

Vinca Agim, Teori letrare prej antikës deri te postmodernizmi, Libri shkollor,

Prishtinë, 2012.

Xhiku Ali, Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2004.

Xhiku Ali, Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt, Tiranë, 2000.

Xhiku Ali, Romantizmi arbëresh, Naim Frashëri, Tiranë, 2002.

Zakaria Ravi, A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë, Shigjeta, Ersekë, 1999.

Zheji Gjergj, J. De Rada - Këngët e Milosaos, Argeta-LMG, Tiranë, 2009.

Konferenca shkencore: “Historia e letërsisë shqipe”, 30-31 tetor 2009,

Prishtinë.

Sitografi:

http://archives.site.free.fr/siteportail/site3em2001/engage/prefaces.htm

http://www.abbaye-saint-

benoit.ch/histoiredusentimentreligieux/volume01/tome01002.htm

http://www.dico-blagues.com/andre-gide-journal-dandre-

gide#fehHoMCFB3RvmyRK.99

http://www.persee.fr/web/revues/home/prescript/article/rhr_0035-

1423_1950_num_138_1_5740

http://www.spiritualite-chretienne.com/poesie/poesie.html

http://www.archive.org/details/leclergdudiocse07deragoog

www.archive.org/detaiis/notessuriaposiOOsanv

Wychowanok Guillaume, Bouleversements religieux et nouvelles

représentations de la foi dans la poésie baroque, perso.univ-

lyon2.fr/~mollon/ParcoursBaroque/4-Bouleversement.pdf .