paradokset e besimeve fetare · paradokset e besimeve fetare ... si judaizmi (fe më e vjetër...

28
PARADOKSET E BESIMEVE FETARE Shkruar nga Behxhet Berisha Tel. 044 260 566 Cila është origjina e botës dhe e njeriut? Mbi këtë pyetje kemi përgjithësisht dy përgjigje të ndryshme, fetare dhe shkencore. Filozofia qëndron në mes, është asnjanëse. Këtë çështje do ta trajtojmë kryesisht nga ana fetare. Në lashtësi njeriu i quante fenomenet natyrore si simbole hyjnore. Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin përgjigje të njëjtë: Zoti e krijoi botën dhe njeriun; çifti i parë i njerëzimit ishin Adami (Ademi) dhe Eva (Hava), pra ata ishin prindërit e mbarë njerëzimit. Së pari Perëndia krijoi Adamin. Vetmia e mërziti Adamin, kështu që Perëndia “mendoi” t’i krijonte atij shoqëri. Ai e vuri Adamin në gjumë, i hoqi një brinjë dhe krijoi prej saj bashkëshorten e tij. Adami ishte i kënaqur me të, dhe e quajti Hava ose Eva. Sipas Biblës Zoti ekzistonte para se ta krijonte botën. Zoti i gjithfuqishëm e nxjerr botën nga asgjëja. Krijimi ndodhi vetëm sepse e dëshiroi ai. Kështu thuhet në Dhjatën e Vjetër ose Shkrimet Hebraike. Bibla Hebraike ndryshe quhet Tora i hartuar në shek. XII p.e.s. dhe ndahet në tri pjesë. Përveç Tora-s rëndësi të madhe ka edhe Talmudi që d.m.th. mësim ose studim, dhe i cili është hartuar nga viti 100 p.e.r deri në vitin 400 e.r. Çështja themelore për temën që e kemi marr në diskutim është ekziston apo nuk ekziston Zoti. Shkenca qëndron pranë bindjes se deri më sot nuk kemi prova se Zoti ekziston. Kjo përgjigje rezulton duke respektuar metodat me të cilat shkenca vjen deri te njohuritë e botës materiale pa kaluar në mbinatyroren, pra që i përket kësaj bote. Në shkencat natyrore ndodh një bashkëveprim i vazhdueshëm midis vëzhgimit dhe interpretimeve të tyre, midis fakteve dhe teorive që i shpjegojnë këto fakte. Ky bashkëveprim quhet “metodë shkencore”. Shkenca pra merret vetëm me realitetin objektiv të cilin e perceptojmë me shqisa, e hulumtojmë me instrumente dhe duke eksperimentuar e detyrojmë natyrën t’u përgjigjet pyetjeve tona, kurse religjioni mirret me botën tjetër tejlëndore (Perëndia, engjujt, parajsa, ferri). Prandaj është e pamundur që Zoti, nëse ekziston, të studiohet me gjuhën e shkencës; njohja fetare është e ndryshme nga njohja shkencore. Tregimi i Zanafillës, p.sh., përmban vetëm të vërteta fetare. Studimi shkencor bëhet në laborator me ekipe kërkuesish kurse studimi fetar është një përpjekje kryesisht e vetmuar dhe falë forcës së arsyetimit dhe pasurisë së gjuhës. 1

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

21 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

PARADOKSET E BESIMEVE FETARE

Shkruar nga Behxhet Berisha Tel. 044 260 566

Cila është origjina e botës dhe e njeriut? Mbi këtë pyetje kemi përgjithësisht dy përgjigje të ndryshme, fetare dhe shkencore. Filozofia qëndron në mes, është asnjanëse.

Këtë çështje do ta trajtojmë kryesisht nga ana fetare. Në lashtësi njeriu i quante fenomenet natyrore si simbole hyjnore.

Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin përgjigje të njëjtë: Zoti e krijoi botën dhe njeriun; çifti i parë i njerëzimit ishin Adami (Ademi) dhe Eva (Hava), pra ata ishin prindërit e mbarë njerëzimit. Së pari Perëndia krijoi Adamin. Vetmia e mërziti Adamin, kështu që Perëndia “mendoi” t’i krijonte atij shoqëri. Ai e vuri Adamin në gjumë, i hoqi një brinjë dhe krijoi prej saj bashkëshorten e tij. Adami ishte i kënaqur me të, dhe e quajti Hava ose Eva.

Sipas Biblës Zoti ekzistonte para se ta krijonte botën. Zoti i gjithfuqishëm e nxjerr botën nga asgjëja. Krijimi ndodhi vetëm sepse e dëshiroi ai. Kështu thuhet në Dhjatën e Vjetër ose Shkrimet Hebraike. Bibla Hebraike ndryshe quhet Tora i hartuar në shek. XII p.e.s. dhe ndahet në tri pjesë. Përveç Tora-s rëndësi të madhe ka edhe Talmudi që            d.m.th. mësim ose studim, dhe i cili është hartuar nga viti 100 p.e.r deri                           në vitin 400 e.r. 

Çështja themelore për temën që e kemi marr në diskutim është ekziston apo nuk ekziston Zoti. Shkenca qëndron pranë bindjes se deri më sot nuk kemi prova se Zoti ekziston. Kjo përgjigje rezulton duke respektuar metodat me të cilat shkenca vjen deri te njohuritë e botës materiale pa kaluar në mbinatyroren, pra që i përket kësaj bote. Në shkencat natyrore ndodh një bashkëveprim i vazhdueshëm midis vëzhgimit dhe interpretimeve të tyre, midis fakteve dhe teorive që i shpjegojnë këto fakte. Ky bashkëveprim quhet “metodë shkencore”. Shkenca pra merret vetëm me realitetin objektiv të cilin e perceptojmë me shqisa, e hulumtojmë me instrumente dhe duke eksperimentuar e detyrojmë natyrën t’u përgjigjet pyetjeve tona, kurse religjioni mirret me botën tjetër tejlëndore (Perëndia, engjujt, parajsa, ferri). Prandaj është e pamundur që Zoti, nëse ekziston, të studiohet me gjuhën e shkencës; njohja fetare është e ndryshme nga njohja shkencore. Tregimi i Zanafillës, p.sh., përmban vetëm të vërteta fetare. Studimi       shkencor bëhet në laborator me ekipe kërkuesish kurse studimi fetar është një përpjekje kryesisht e vetmuar dhe falë forcës së arsyetimit dhe pasurisë së gjuhës.

1

Page 2: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Për shkencën bota edhe në të ardhmen do të jetë një mister, sepse nuk i ka të gjitha përgjigjet.

E vërteta gjithmonë është e kufizuar nga shkalla e zhvillimit të trurit të njeriut dhe kësisoj ajo gjithmonë mund të rishqyrtohet, sepse dëshira për të zbuluar të panjohurën nuk shuhet. Rishqyrtimi vlen si për shkencën ashtu edhe për fenë. Çdo fjalë dëshiron tjetrën, edhe e ashtuquajtura fjalë e fundit nuk ekziston, pasi ka gjithnjë edhe shumë për të thënë. Asnjë koncept, ide ose teori nuk është e shenjtë dhe e pasfidueshme. Mirëpo besimtarët nuk kanë durim të presin dijen e së ardhmes, dhe pa e lodhur mendjen shpikin një faktor të cilit ia dorëzojnë detyrën e krijimit të botës dhe njeriut. Mjafton të thuash se ky faktor është i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm, dhe ja, u zgjidh problemi. Lehtë e kuptueshme për të gjithë, me shkollë e pa shkollë. Përveç kësaj, këtij faktori me emrin Perëndi ia shtojmë edhe një cilësi tjetër: është mëshirëplotë. Ai kujdeset për ne si në këtë botë poashtu edhe për në botën tjetër duke shpërblyer me parajsë ata që peshojnë drejtësisht, kurse ata që kalojnë çdo kufi të së keqes i pret ferri. Është kështu apo jo, s’është me rëndësi, e rëndësishme është se ne gjetëm një shpjegim dhe mbështetje shpirtërore. Parajsa është një vend shumë i bukur në qiell, ku gjoja jetojnë në lumturi shpirtrat e të vdekurve që nuk kanë bërë mëkate në të gjallë, kurse ata që kanë mëkatuar në të gjallë përfundojnë në ferr ku shpirti i tyre vuan. Besimi se ekziston ferri dhe parajsa është, padyshim, një përfytyrim, krijim i imagjinatës. Ankthi nga vdekja e pashmangshme u davarit me shpikjen e një bote me lule, ku shpirti do të vazhdon të jetojë i lumtur në amshim. Por përse shumicës së njerëzve u pëlqen kjo imagjinatë? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Në radhë të parë frika nga vdekja. Nëse jo nga frika atëherë nga mospajtimi me këtë realitet. Ata nuk pajtohen me realitetin se jeta është një shkëndijë midis dy boshllëqeve, errësirës para lindjes dhe errësirës pas vdekjes. Feja ofron zgjidhje fatlume duke e joshur njeriun me dhelka, e magjeps me fjalë të bukura dhe e bënë për vete duke thënë se shpirti vazhdon të jetojë edhe pas vdekjes. Kush e meriton do të hyj nëpër dyer të parajsës dhe jeta e njeriut atje do të jetë e lumtur dhe pa vuajtje. Pra, kjo jetë me plotë vuajtje dhe pak lumturi do të zëvëndësohet me jetën shumë të pëlqyeshme të parajsës. Këtij trilli vështirë t’i përballosh. Edhe nëse nuk është i vërtetë mjafton të shpresosh sepse nuk humb asgjë.

Teologjia pra, ka një çasje tjetër. Ajo e shikon botën materiale si pasojë të shkakut jomaterial, Zotit, i përfytyruar si qenia më e lartë e mbinatyrshme. Edhe mënyra si funksionon natyra është e drejtuar, sipas teologjisë, nga Zoti.

Feja beson kurse shkenca nxjerr përfundime falë përdorimit të instrumenteve, si teleskopi, mikroskopi, pompa e ajrit etj. Këto instrumente u zbuluan gjatë periudhës njëqindvjeçare nga viti 1590 deri në vitin 1690. Nga shekulli XVI fillon të ndryshojë bota e mendimit (humanizmi dhe renesansa).

2

Page 3: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Religjioni si një histori shpirtërore e njerëzimit është i vjetër, që nga parahistoria e deri në ditët tona. Shkenca është një sistem dijesh mbi ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, bën matje dhe përsëritje e që mbështetet në argumente. Shfaqja e periudhës moderne e shkencës ka ndodhur gjatë shekullit XVI dhe XVII. Fetarët pra besojnë, nuk hulumtojnë. Mbështeten në intuitën dhe besimin dhe flasin për gjërat të cilat mund të“kuptohen” vetëm duke përdorur imagjinatën e cila i largon jashtë botës fizike. Ata bëjnë fjalë për një botë që merret vetëm me mend, që duket sikur është e vërtetë; në librat e shenjtë flitet edhe për moralin dhe etiken, pra si duhet të sillet njeriu në shoqëri dhe familje. Vendosja e rendit midis njerëzve është e rregulluar me ligje. Edukimi mbi sjelljen e edukuar bëhet nëpër shkolla, si për shembull, nëpërmjet lëndës edukata qytetare; pa dyshim kjo mënyrë e organizimit social nga ana e shtetit është më funksionale se ajo e Shkrimeve të Shenjta; feja lë që keqbërësit t’i ndëshkoj Zoti në botën tjetër.

Feja ka besuar se Dielli dhe planetet sillen rreth Tokës. Toka, si trup qiellor i palëvizshëm, konsiderohej si qendër e gjithësisë. Kjo bindje ka qëndruar deri te Koperniku. Pas Kopernikut ky besim u shndërrua në një të vërtetë tjetër. Ose më mirë të themi një mendim i gabuar u zëvëndësua me një të vërtetë të pa kundërshtueshme.

Pse njerëzit, jo të gjithë, janë të prirur të besojnë.

Lexoni më poshtë rezultatin e kërkimit të Institutit Shëndetsor Amerikan “Bathesda” të botuar në gazetën “Zëri” të datës 12.03.2009 me titull: ZBULOHET NË TRU ORIGJINA E BESIMIT TEK ZOTI

Kërkimi është kryer nga Departamenti i Shkencave Njohëse në Institutin Shëndetësor Amerikan “Bathesda”.

Studiusit i propozuan një grupi vullnetarësh të japin mendim rreth besimit dhe studiuan reagimin e trurit të tyre me rezonancën magnetike fuksionale. Në këtë moment aktivizohen zonat me neurone që kanë lidhje me mendimin, gjuhën dhe imagjinatën. Shkencëtarët arritën në përfundimin se besimi përdor neurone, që zakonisht përdoren për zhvillimin e koncepteve kuptimore përgjegjëse për imagjinatën dhe gjendjen emotive. Përpunimi i koncepteve që lidhen me besimin varet nga ndërveprimi njohës-emotiv brenda qendrës së emocioneve. Rezultatet e kërkimit u publikuan në revistën shkencore “Pnas”.

Sipas këtij kërkimi nuk e kemi të vështirë të kuptojmë se nga vjen afiniteti ndaj religjionit edhe i atyre me intelekt të lartë (Shën Augustini, Toma Akuini etj). Te këta individë zonat që kanë lidhje me mendimin, gjuhën dhe imagjinatën (njohës-emotiv) kanë, me sa duket, numër më të madh të neuroneve, ose ndjeshmëri më të lartë.

T’i kthehemi titullit të këtij punimi duke nxjerrë disa momente nga Librat e Shenjta që bien në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, pra janë paradoksale.

Në faqen 1 dhe 2 të Biblës, lexojmë:

3

Page 4: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”.

7 Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë.

Perëndia tha, Perëndia krijoi, Perëndia formoi…Nga e dimë ne që Perëdia tha, dhe kujt i tha? As në Bibël e as në Kuran nuk ka të shkruar se lajmëtari i Perëndisë ia kumtoi ndonjë prej të dërguarve të Zotit se Zoti është krijuesi i botës në kohëzgjatje prej 6 ditësh. Dhe asnjë profet nuk parashtroi pyetje mbi këtë çështje, bile as për ndonjë çështje tjetër. Vetëm dëgjonte si një ushtar para eprorit.

Po sjellim një pjesë nga libri “Shkenca dhe Feja” të autorit Arthur Lewis, përkthyes Dhimitër Fallo, shtypur në Korçë në vitin 1935:

“Pa marrë parasysh në se këto histori kanë një themel shkencor apo jo, Perëndia na urdhëron t’i besojmë. Ndryshe na dorëzon te djalli (konkurenti i tij), gjë që s’është shumë e kënaqëshme, pasi në skëterrë jo vetëm që mbretërojnë të qara dhe të kërcitura dhëmbësh, po dhe rri ndezur një zjarr i përjetshëm. Kështu, një njeri pa trup, domethënë një shpirt, do të piqet në skëterrë; mishi që s’ka më do të digjet, dhëmbët q’i kanë rënë do të kërcasin; do të qajë pa sy e pa mëlçi, eshtrat e tij të bëra pluhur që prej kohe do të brehen edhe një herë. Dhe të gjitha këto pa mbarim. Histori e çuditshme…”

Parashtrohet pyetja pse kaq shumë profetë janë shfaqur gjatë historisë. Një pjesëtar i fesë, me të cilin bisedoja për këtë temë, më tha: ka shumë profet sepse gjatë historisë janë krijuar rrethana të reja. Nëse është kështu, i thash, atëherë, pasi historia vazhdon dhe rrethanat ndryshojnë është dashur të shfaqen edhe profetë të tjerë.

Mënyra se si interpretohet Perëndia shkakton një varg situatash të pabesueshme. Kur mësuesit engjëllorë thonë se Zoti, mes tjerash, është jo i perceptueshëm me shqisa më habit fakti se si shpjegohet perceptimi i zërit të Perëndisë, gjegjësisht lajmëtarit të Tij, nga ana e profetëve. Mos ndoshta profetit i vendosej ndonjë pajisje, por për këtë nuk kemi informatë nga Librat e Shenjtë. Nga ana tjetër, edhe mënyra se si bëhen profetë më duken si të vetëquajtur. Pse them të vetëquajtur? Sepse, askush tjetër nuk e ka dëgjuar zërin e Perëndisë përveç tyre, as edhe më të afërmit e tyre. Kur profeti i ardhshëm thotë se Perëndia më tha, është si të thuash unë jam i dërguari i tij. Në fillim ky deklarim nuk bën bujë aq të madhe, por me kalimin e kohës të tjerët rreth tij në emër të asaj çka ju thotë profeti, e ky në emër të Zotit, zhvillojnë aksione dhe veprimtari të ndryshme duke afirmuar profetin dhe veten. Ky aktivitet kalon në një lëvizje dhe lë gjurmë në historinë e atij populli.

Fitohet përshtypja se Librat e Shenjtë kanë më tepër imponim se arsye. Pjesa dërrmuese e tyre kanë përmbajtje historike të popullit izraelit dhe atij islam. Këto                      

4

Page 5: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

ngjarje historike janë të veshura me petkun hyjnor, me ndërhyrje të                     Perëndisë. Edhe në tregimet e Iliadës dhe Odisesë kemi bashkëveprim                   midis perëndive dhe njerëzve. Mitologjia greke dhe dy besimet më të                     njohura paskan pika të përbashkëta: nevojën për ndërhyrje hyjnore! 

90% e vargjeve ose ajeteve të Kuranit, me sa kam vërejtur, kanë të njëjtën përmbajtje: të adhurojmë Zotin si sundimtar absolut mbi këtë botë e tjetrën; lutje për ndihmë; udhëzime për në rrugën e drejtë; se si mohuesit e Shpalljes do të ndëshkohen, kurse adhuruesit do të shpërblehen; ta keni frikë Allahun etj. Disa dhjetëra herë përsëriten vargje si këto: Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit… Allahu dëgjon dhe di gjithçka…Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë… Vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm…Besojini Allahut dhe të dërguarit të Tij… Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues…Përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar… Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë, ata që i zë e liga do të përfundojnë në zjarrin e xhehenemit, kurse ata që janë në rrugë të drejtë i pret xheneti. Pra, pothuajse nuk ka faqe në Kuran, ku të mos përmendet aty Dita e Gjykimit dhe shpërblimi dhe dënimi në këtë ditë. Përmendja e Xhehnemit shumë herë e mban njeriun nën presionin e frikës dhe, nga ana tjetër, shpëtimi i vetëm nga ky ankth është të ndjekësh rrugën fatlume për në Xhenet, të      mbështetesh te Fjala e Zotit. Zoti ka të bëjë me shpërblimin dhe dënimi                         që do të ndodhin në Ditën e Fundit ose të Gjykimit. 

Këtu kemi të bëjmë me frikën nga ferri dhe shpërblimin me parajsën. Joshja me lumturinë e parajsës dhe frika nga tmerri i ferrit bëhen shkas të adhurojmë Zotin. Këto dy ndjenja janë shumë të fuqishme emocionalisht, dhe njerëzit, pa një pa dy, trillimin e marrin për të vërtetë; racionalja përjashtohet. Një thënie e urtë thotë: Nuk dua askënd të bëjë diçka që të marrë më pas shpërblim në Parajsë apo nga frika e Ferrit, por vetëm nga dashuria për zotin. Pa parajsë dhe ferr Bibla dhe Kurani nuk besoj se do të ishin aq atraktiv, nuk do të bënin për vete besimtarët, nuk do të adhuroheshin aq shumë. Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit. Aristoteli Nga Dhjata e Vjetër, faqe 958:

45

5 Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër. Veç meje, nuk ka tjetër Perëndi…

6 që njerëzit nga lindja e diellit deri në perëndim të tij ta dinë se nuk ka tjetër veç meje.

Edhe në fenë islame thuhen të njëjtat fjalë:

5

Page 6: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Në çastin kur një mysliman lind dhe kur përsëri në shtratin e tij të vdekjes shtrihet, shtatë fjalë árabe i përsëriten në vesh: La ilaha illa Allah, Muhammad Rasul Allah, që do të thotë: nuk ka Zot përveç Allahut, Muhamedi (është) profet i Allahut. Si ndodhi kjo që dolën dy interpretime, ose më mirë të themi dy fe, dy                             Libra të Shenjta, një Perëndi. Kjo mosmarrëveshje u shkaktua nga njeriu                     apo Perëndia? Përveç krishtërimit dhe islamit ka edhe një fe tjetër:                     hebraizmi që është njëra prej feve më të vjetra që ka edhe sot idhtarët e                             vet. Pra edhe një Perëndi tjetër. Si duket ekzistenca e kaq shumë feve                         tregon mungesën e një perëndie të vërtetë brenda tyre. Nëse libri i                       shenjtë është i përkryer, Fjala e Zotit, do të mjaftonte të ekzistonte                       vetëm një i till dhe ekzistenca e Librave të shenjta më shumë se një,                           tregon se Zoti nuk po ia qëllon vetëm me një libër, dhe rrjedhimisht nuk                           qenka i gjithëdijshëm. Pastaj këto dy grupime gjatë historisë u ngritën kundër njëri    tjetrit. Mjafton të përmendim fushatat ushtarake të njohura si kryqëzata për shkaqe fetare gjatë të cilave kishte grabitje, plaqkitje, vrasje, përdhunime. Për këtë nuk mund ta fajësojmë Perëndinë por njeriun dhe po del se, siç thoshte Kritija(460-404 p.e.s.), religjioni është zbulim i trurit të njeriut. Nuk besoj se ishte dëshira e Zotit të                  shfaqen dy Libra të Shenjta që prodhuan konflikte.  

Ditën në të cilën Adami nuk iu bind Perëndisë, u bë mëkatar. Adami, i cili mëkatoi, është ati i racës njerëzore. Kështu, si rezultat i mëkatit të Adamit të gjithë pasardhësit e tij janë mëkatar. Pra, që atëherë mëkati trashëgohet dhe çdo njeri sot lind mëkatar. Kështu thuhet në Bibël. Ligjet e një shteti, nëse nuk rrespektohen, shoqërohen me sanksione. Por                     asnjëherë nuk ndodh që përveç shkelësit të ligjeve (mëkatarit) të                   fajësohen edhe pasardhësit e tij. Ligjet tokësore, si duket, janë më                     humane se ato qiellore.   

Kur jemi te mëkati edhe diçka tjetër. Mëkati, e keqja, e liga, zanafillën e ka që                         nga gjarpëri i Edenit, kurse feja islame, thotë se shkaktar i gjithë të                      këqijave, është vetë njeriu (e mira nga Zoti, e keqja nga njeriu). Sipas Biblës                          Eva e nxiti Adamin të hajë nga pema e ndaluar, kurse Evën Satana i                           kthyer në gjarpër. Satanain nuk e krijoi Perëndia. Përkundrazi, dikur                   ishte engjëll besnik, por Perëndia lejoi vullnetin e lirë, e kështu u bë                         Satana. Këtu përmendet një detaj: dëshira ose vullneti. Pra Perëndia u                     dha lirinë e vullnetit si mundësi vetëzgjedhëse që vlen edhe për Adamin e                         Evën si dhe për të gjithë njerëzit. Është çështje e vullnetit që njeriu të                           zgjedh të bëj një veprim mes shumë zgjedhjeve të tjera. Pra veprimet e                         njeriut nuk janë të paracaktuara përpara lindjes së tyre. Tani shtrohet                     pyetja: aq i rëndësishëm ishte vullneti i lirë i lejuar nga Perëndia? Nuk                         besoj se Perëndia lejoi vullnetin (një shpat ma dy teha) të cilin e vuri                           

6

Page 7: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

menjëherë në sprovë shembëlltyrën e vet. Ai duhet të jetë në dijeni se                         vullneti i lirë mund të prodhoj edhe dëshira të gabuara. 

Për shkak të një njeriu (Adamit) që iu kundërvu Zotit, tërë njerëzimi duhet të vuajë zemërimin e tij. Baron d’Holbach, 1723 – 1789.    Bibla, faqe 4: 

9. Atëherë Zoti i tha Kainit: “ku është vëllai yt Abeli?”. Ai u përgjigj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”. Këtu Kaini (biri i Evës) flet sikur Perëndia të ishte një njeri i zakonshëm, aq më tepër edhe me arrogancë. Është e pabesueshme se kjo bisedë tingëllon si hyjnore. Si e lejoi Perëndia veten të bisedojë me një njeri arrogant siç ishte Kaini; pse të bie në nivelin e tij? Kësaj i thonë komprometim i emrit të tij nga ata që e shkruajtën Biblën. Edhe diçka tjetër. Shkruesi i këtyre vargjeve foli në emër të vet sepse kur u zhvillua kjo bisedë askush tjetër s’ishte i pranishëm përveç Perëndisë dhe Kainit. Në Bibël nuk sqarohet se Kaini i tregoi dikujt tjetër për këtë dialog.

Te libri Shkrimet e Shenjtë, faqe 17, lexojmë:

16 Pastaj Perëndia Jehova i dha këtë urdhër njeriut: “Mund të hash sa të ngopesh nga çdo pemë e kopshtit… Kjo ishte biseda e parë e Perëndisë me njeriun (Adamin).

Natyrshëm lind pyetja, cila ishte arsyeja që Perëndia zgjodhi arameishten, gjegjësisht hebraishten, si gjuhë komunikimi me Adamin kur ende nuk kishte as popull hebraik e as gjuhë hebraike?

Po të shfletojmë Biblën do të vërejmë se ajo është me plot ngjarje të popullit hebre dhe profetëve të tyre. Këto ndodhi historike janë të gërshetuara me ndërhyrje të Perëndisë përmes profetëve. Tema e këtyre bisedave dhe këshillimeve të Zotit me profetë janë për hallet e jetës së përditshme të popullit izraelit (Popullit të Perëndisë) e jo edhe për popujt e tjerë. Pse kështu? Nuk janë edhe popujt fqinjë të barabartë para Perëndisë? Nuk janë edhe izraelitët mëkatar si të tjerët? Si shpjegohet kjo përzgjedhje e popullit izraelit nga ana e Perëndisë kur izraelitët s’ishin veçse një komb i vogël mes shumë kombeve të tjera në Lindjen e Mesme? Popujt tjerë nuk kishin prejardhje nga Adami ose Noeu? Apo mos ndoshta profetët vetë u deklaruan se ne jemi populli i përzgjedhur nga Zoti.

Faqe 2 dhe 3 të Biblës, lexojmë:

16 dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit;

17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse, ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur, me siguri.

4 Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak.

5 Por Perëndia e di se ditën që do të hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni si Perëndia në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen”.

7

Page 8: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Si është e mundur që Zoti të jetë kundër hapjes së syve e të dojë më tepër verbërinë e krijesës së tij, dhe aq më tepër kur ishte shëmbëlltyra e tij dhe në ngjasim me te. Pastaj, nuk besoj se Zoti është kundër njohjes të së mirës dhe të keqes nga ana e njeriut kur aspak nuk do ta fyente Atë, e as do t’ia zvogëloj autoritetin, pasi Ai është i plotfuqishëm dhe me plotë mëshirë, e madhe është dhembshuria e tij ndaj nesh. Tjetra: si është e mundur të flasë gjarpri? Cila gjuhë u përdor, ajo e gjarpërit apo e Evës? Vetëm nëpër përralla kemi lexuar se edhe kafshët flasin. Nuk besoj se edhe këtë e gëlltitë për të vërtetë mendja njerëzore.

Në faqen 2 të Biblës vërejmë edhe këtë që nuk mund t’i besohet:

24 Perëndia tha “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë…”

Si e dimë ne se kështu foli Perëndia kur dihet se në ato çaste nuk kishte as Adam, as profet? Kush e dëgjoi këtë fjali?

Në faqen 6 dhe 7 të Biblës lexojmë: 5 Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër, veçse e keqja në çdo kohë. 6 Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. 7 Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri të kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse, pendohem që i kam bërë”.

8 Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.

23 Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosen: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te rrëshqanorët dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë sepse:

9 …Noeu ishte një njeri i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.

Edhe pse Zoti shfarosi nga faqja e dheut njeriun dhe kafshët dhe me ta edhe ligësinë, ligësia u përsërit te pasardhësit e Noeut dhe vazhdon të shfaqet edhe sot e kësaj dite. U zhdukën të ligjët, por jo edhe ligësia. Atëherë çka u fitua? Edhe diçka tjetër:

Ditën në të cilën Adami nuk iu bind Perëndisë, u bë mëkatar. Adami, i cili mëkatoi, është ati i racës njerëzore. Kështu, si rezultat i mëkatit të Adamit të gjithë pasardhësit e tij janë mëkatar. Pra, që atëherë mëkati trashëgohet dhe çdo njeri sot lind mëkatar. Kështu kuptohet nga Bibla. Bëj pyetje: Perëndia nuk e dinte se edhe Noeu ka në trashëgimi mëkatin? Apo shkruesi i Librit të Shenjtë kishte harruar që kishte thënë se të gjithë pasardhësit e tij (Adamit) janë mëkatarë? Sado që Perëndia i mësonte dhe i udhëzonte izraelitët nëpërmjet profetëve, megjithatë ky popull pati një histori të vështirë dhe me plotë vuajtje. Mos ndoshta kështu ndodhi nga që Perëndia nuk ishte, ashtu siç thuhet, i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm?

8

Page 9: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

"Krijimi i Adamit" nga Mikelangjelo.

Në këtë pikturë Adami është me kërthizë, kurse ne e dimë që ai, sipas Biblës, është krijuar nga pluhuri i tokës, pra nuk është zhvilluar në bark të nënës, prandaj, çka i duhet kërthiza?

Ashtu siç janë paraqitur gjërat në Bibël vetvetiu del konkluzioni se Perëndia i konceptuar nga shkruesit e Fjalës së Perëndisë është Perëndi lokal, vetëm i izraelitëve, sepse perëndia merrej vetëm me hallet e tyre. Se është kështu shihet edhe në këto vargje të Biblës, faqe 610 :

19 Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.

20 Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër…

Në Shkrimet e Shenjta faqe 15 lexojmë:

3 Pastaj Perëndia tha: “Le të bëhet dritë”. Atëherë u bë dritë. 4 Pas kësaj, Perëndia pa që drita ishte e mirë dhe bëri një ndarje mes dritës e errësirës. 5 Perëndia nisi ta          quante dritën Ditë, kurse errësirën e quajti Natë. Kështu u bë mbrëmje                       dhe u bë mëngjes, dita e parë. 

14 Perëndia vazhdoi të thoshte: ”Le të dalin ndriçues në hapësirën e                       qiejve, që të bëjnë një ndarje mes ditës dhe natës…16 Perëndia bënte dy                         ndriçues të mëdhenj, ndriçuesin më të madh për të zotëruar ditën dhe                       ndriquesin më të vogël për të zotëruar natën, si edhe yjet…19 Kështu u bë                           mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e katërt. 

Po t’i lexonte Perëndia këto rreshta do të qortonte shkruesit duke thënë:                       Përmirësojeni tekstin sepse është parregullësi të thuash ditën e parë bëra                     dritën (Ditën) të ndarë me errësirën (Natën), kurse ditën e katërt bëra                       ndriçuesin e madh për të zotëruar ditën dhe ndriçuesin e vogël për të                         zotëruar natën. Ndriçuesi i madh shkon bashkë me dritën. Shkruesit                   

9

Page 10: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

ndoshta një ditë do ta përmirësojnë gabimin duke thënë: si nuk na shkoi                         mendja të veprojmë sipas asaj që thuhet, një udhë e dy punë? 

Kur shqyrtohen çështjet të cilëtdo natyrë qofshin, gjithmonë përdoret metoda e argumentit dhe kundërargumentit dhe qartësohet se cilës palë i besohet më shumë.

Sipas Biblës, gjithësia, toka, njeriu dhe gjallesat tjera janë krijuar nga Perëndia 6 mijë vjet më parë. Në anën tjetër, me metodën e datimit absolut kalium/argón të fosileve dihet tashmë se dinosaurët kanë jetuar në harkun kohor 280 milion vjet më parë deri 65 milion vjet më parë kur edhe u zhdukën. Feja duhet të sjell pasaktësitë eventuale të shkencës (kundërargumentin), ose të pajtohet me ato çka ofron shkenca e paleontogjisë, e cila në këtë rast e ul besueshmërinë e Biblës.

Mjekësia hyjnore, mjekësia tokësore

Ungjijtë kumtojnë se Jezui kreu mrekulli të ndryshme, si shërime, eksorcizma (dëbimin e djajve), ringjalljen nga vdekja etj. Edhe nëse këto mrekulli kanë ndodhur me të vërtetë, kanë qenë për një kohë të shkurtër dhe vetëm për disa njerëz. Nuk janë gjithpërfshirëse në hapësirë dhe kohë, vetëm për aq kohë sa ka jetuar Jezui, dhe në hapësirë sa ka qenë radiusi i lëvizjes së tij. Po përqëndrohemi te mrekullia e parë, shërimi. Edward Jenner (1749-1823) vuri bazat e imunologjisë e cila bazohet në vaksinimin. Sot në saje të vaksinimit shumë sëmundje ngjitëse i takojnë të kaluarës. Armatë e tërë mjekësh në tërë botën punojnë natë e ditë në përkujdesin dhe shërimin e sëmundjeve. Dua të them se tjetër efekt ka mjekësia sot e tjetër mrekullia e Jezui. Mrekullitë përmenden për të treguar se ai ka “lidhje me hyjnoren”, se është i pajisur me hir dhe fuqi të mbinatyrshme, prandaj çka shkruan Bibla (Dhjata e Re) duhet t’i besoni. Me sa duket qëllimi i mrekullive nuk ishte se Jezui brengosej për shëndetin e popullit, por si të përforcojë besimin; nuk mund të thuash se beson te Bibla, nëse nuk beson në mrekullitë që tregohen në të. Bibla pa mrekulli nuk është Bibël. Edhe vetë Jezui, Muhamedi, Buda dhe Konfuci, që dinin gjithçka që është për t’u ditur, ishin të pazotë të zhduknin varfërinë, urinë, sëmundjet dhe luftërat nga bota. Ky dëshpërim u mbulua me mesian dhe besojnë se një ditë ai do të shfaqet dhe do t’u jap fund të gjitha luftërave, urisë, madje edhe vetë vdekjes.  Kur jemi te Jezui edhe diçka tjetër: Zoti Perëndi i dha Adamit dhe Evës, dhe të gjithë pasardhësve të tyre, një premtim të mrekullueshëm në lidhje me një Shpëtimtar të madh, i cili do të vinte në botë dhe duke u flijuar do të çlironte mëkatarët nga mëkati, nga Satani dhe nga ferri. Dihet se Shpëtimtari (Mesia) është Jezui. Gjithashtu dihet se Perëndia është i gjithëmëshirshëm. Mirëpo shtrohet pyetja: mëshirëplotë për njeriun apo për Jezuin? Prandaj Holbah ka lënë një thënie: Çfarë mëshire mund të presin njerëzit nga Zoti kur ai nuk kurseu as birin e vet. (d’Holbach)

10

Page 11: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Vështirë të besohet se Perëndia i vërtetë është i këtillë si paraqitet në Librat e Shenjta. Asnjë gjyqtar nuk do të vepronte në këtë mënyrë që për fajin e një njeriu të dënonte gjithë njerëzimin, e për t’i shpëtuar të flijonte të birin. Po të pyesim kush e krijoi botën, edhe ata që kanë pak shkollë, do të përgjigjen: Zoti. Po të pyesim shkencëtarët e fizikës ata thonë se tash për tash është enigmë. Në kohë të fundit përmendet Big Bang-u (fillimi i gjithësisë), por aty flitet vetëm mbi kushtet fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të Universit, e jo edhe mbi origjinën e materies. Të mbajmë anën e njerëzve të zakonshëm që të japin përgjigje me aq lehtësi, apo të presim çka do të ofrojë shkenca e së ardhmes pas dhjetëra, qindra apo mijëra viteve?  Sipas Biblës Toka është qendra e gjithësisë. Ajo nuk lëviz dhe të gjithë trupat qiellorë rrotullohen rreth Tokës. Kështu thoshte Aristoteli (384-322 p.e.r.) dhe Ptolemeu (100-170 e.r.). Ndoshta Bibla këtë mendim e mori nga ata. Kjo teori gjeocentrike mbijetoi 1300 vjet pas Ptolemeut deri sa Koperniku e rrëzoi: Toka nuk është qendra e universit, por një nga planetet që rrotullohet rreth Diellit. Cila është këtu Fjala e Zotit? E Ptolemeut apo e Kopernikut? Ja një kundërthënie me atë që është thënë më parë: Në Teatamentin e Vjetër: “Nëse dikush dëmton të afërmit e vetë; thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmbë për dhëmbë. Sikurse ai ka dëmtuar të tjerët, ashtu do të dëmtohet ai vetë”. Në Testamentin e Ri, Jezui thotë: “Keni dëgjuar që është thënë: Duajeni të afërmin tuaj dhe urreni armikun. Kurse unë ju them të doni armikun dhe të luteni për ata që ju përndjekin, që ju të jeni bij të atit tuaj në qiell”. Kjo na vë në dilemë cilit mësim t’i përmbahemi, Testamentit të Ri apo të Vjetër? Edhe diçka tjetër: atë që thotë Jezui, lexuesi e vlerëson si diçka të favorshme për palën tjetër, kurse Biri i Zotit mban qëndrim poshtërues. Në faqen 747 të Kuranit mes tjerash lexojmë: “Pas Pejgamerit udhëheqjen e bashkësisë islame e merr Ebu Bekri, pas tij Ymeri, mandej Othmeni dhe më në fund Aliu. Ata të katërt quhen udhëheqës të njëmendët, të vërtetë. Gjatë kohës së sundimit të tyre çlirohen: Siria, Palestina, Egjipti”… Historia nuk flet kështu. Sipas historisë midis viteve 623 dhe 642 Egjipti nuk u çlirua, por u pushtua nga arabët të cilët sollën islamin dhe gjuhën árabe. Egjipti i pushtuar shfrytëzohej ekonomikisht nga pushtuesit arabë. Në vitin 1517 sulltani turk Selimi II e pushtoi Egjiptin. Përveç Egjiptit arabët pushtuan Sirinë, Persinë dhe një pjesë në veri të Afrikës deri në Spanjë sikur tregon kjo hartë. 

11

Page 12: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Kalifati deri në vitin 750:

Nën profetin Muhamed 612-632

Nën tre kalifët e parë 632-655

Nën kalifët omajadë 661-750

Në faqen 670 të Kuranit vëmë re këtë fjali: “Natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që ai është i padurueshëm, demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja”. Bëhet fjalë për njerëz që e mbajnë veten lart, i mjeri ai se çka do ta gjejë. Pse i mjeri ai kur ai personalisht nuk mund të fajësohet nga se natyra e tij është e tillë, siç thuhet edhe në Kuran? Ta fajësojmë njeriun apo natyrën? Në botë ka njerëz të mirë dhe të këqinj. Nga buron e mira dhe e keqja te njeriu? Kjo dukuri me gjuhën e sotme të shkencës shpjegohet me faktin se çdo sjellje e njeriut, e mirë ose e keqe qoftë, varet prej dy faktorëve: faktorit gjenetik dhe mjedisit. Atëherë kë të fajësojmë, gjenet që ai nuk i zgjodhi, apo mjedisin që poashtu nuk e zgjodhi? Si të adhuroj një Zot që më ka krijuar edhe me të meta vetëm që të më ndëshkojë një ditë, ka thënë një i ditur. Allahu është i njohur hollësisht me atë që veproni. (3:153) Në emër të asaj se Allahu është Mëshirues e kemi angazhuar të merret edhe me këtë veprimtari meskine, e në anën tjetër themi se këto janë të shenjta. Mendoj se Perëndia ka punë të tjera më të mençura se sa të përgjojë sjelljen e çdo njeriu me mijëra vjet sikur të ishte organi i ruajtjes të rendit publik. Kjo nuk është në natyrën e Perëndisë të kapet pas vogëlsirave, pas gjërave banale, aq më tepër kur ka mundur t’a zgjidhë këtë çështje në një mënyrë tjetër. Kjo është ulje e autoritetit të Tij. Shteti përcjell veprimet tona dhe merr masa nëse bien ndesh me ligjin. Përgjimi i Perëndisë për sjelljet tona dhe llogaridhënja bëhet për botën tjetër (parajsë, ferr). Edhe pse dy kontrolle (tokësore dhe qiellore), e liga takohet çdo ditë. Myslimani i përgjërohet Allahut, Zotit të vet, që ta udhëzojë atë në rrugën e drejtë e ta largojë nga çdo gjë që shkakton zemërimin e Tij dhe nga çdo humbje. Përkundër këtij përgjërimi raporti midis të mirës dhe të keqes ka mbetur i njëjtë para dhe pas Kuranit. Populli ka një fjalë të urtë: nuk është krejt me të thënë, por edhe me të 

12

Page 13: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

dhënë. Kjo përputhet me atë që kemi theksuar më parë se sjellja e njeriut varet prej dy faktorëve: gjenetik (me të dhënë) dhe mjedisit (me të thënë). Faqe 676 të Kuranit vëmë re këtë fjali: “Çdo kumtesë prej Zotit, që u është komunikuar pejgamberëve, ka qenë e siguruar prej melekëve, ashtu që askush tjetër nuk ka arritur të dijë se çka po i komunikohet atij”. Mendimi i lirë pyet pse ndodhi kështu? E zgjodhi Zoti të komunikojë vetëm me një njeri apo pejgamberi nuk deshi të marrë edhe dikë tjetër që vetëm ai t’i marrë lëvdatat e të nderohet si profet? Meqë Zoti është simbol i mëshirës dhe dashurisë për të gjithë, do të ishte e udhës që edhe një apo dy veta të tjerë të ishin të pranishëm në malin Hira. Kjo edhe për një arsye tjetër: do të ishte shumë më bindëse se Zoti ekziston. Kjo vetëm me një person krijon dyshime. Zoti mundet vetë të shpallë të vërtetën hyjnore, e jo me anë të profetëve dhe ndërmjetësve (melekeve). Sikur Zoti të shpallte të vërtetën në një mënyrë tjetër, p.sh., të shkruante Kuranin ose Biblën prej një materiali hyjnor, prej materiali ndryshe nga ai i tokës, atëherë vërtetë do të ishte libër hyjnor. Këtë mundësi Ai e ka. Po të ishte kështu atëherë edhe ateistët më të njohur, jam i bindur, do t’i ndryshonin bindjet e veta, dhe pothuajse tërë njerëzimi do të ndiqte rrugën e Zotit. Edhe Zoti do të ishte i lumtur. Në faqen 741 të Kuranit lexojmë: “Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë”. Nëse Zoti nuk ka nevojë për asgjë, pse e krijoi botën dhe njeriun pikërisht kështu si është? Aq më tepër kur Atij tash i ka dalë punë të përcjellë, edhepse në mënyrë indirekte, çdo sjellje të çdo njeriu në botë kur ka mundur të projektojë njeriun dhe jetën e tij në një mënyrë tjetër, në një mënyrë më të lehtë për Të e edhe për ne, kur kemi parasysh dashurinë e Tij për njeriun. Kjo pjesë e fjalisë: ”sepse çdo njeri ka nevojë për Të” të bën të mendosh se mos ndoshta nevoja e njeriut për Të ishte shtytësi kryesor të përfytyrojë dhe t’i drejtohet të përfytyruarit (autoritetit të gjithëfuqishëm) i cili do të na ndihmoj në vështirësitë e jetës; ngase kam nevojë, besoj. Ai mund t’i plotësojë këto nevoja, sepse i kemi dhënë tiparet si i Gjithëfuqishëm dhe Mëshirëbërës. Kurani, faqe 42, vargu 253: … Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë. Në po të njëjtën faqe, vargu 255 lexojmë: … Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Fjalia sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin bie ndesh me fjalinë tjetër të Kuranit e cila thotë se Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit. Pastaj, nëse Allahu është mëshirëplotë, siç pretendon Kurani, atëherë nuk do të kursehej edhe në

13

Page 14: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

përvetësimin e dijës nga Dituria e Tij, e jo përveçse aq sa Ai dëshiron. Kur thuhet edhe Mëshirëplotë, edhe bën mirë sa dëshiron Vetë, shihet si kontradiktore. Sipas asaj çka lexuam në faqen 42 po del poashtu kontradiktore me fjalinë në faqen 69, vargu 150 ku thuhet: Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë. Ndihmuesi më i mirë dhe ndihmues sa dëshiron Vet, janë dy gjëra të ndryshme. Ja edhe një kontradiktë. Faqe 290, vargu 81: Thuaj: E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Faqe 288, vargu 60: …Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh. Sipas vargut 60 e pavërteta nuk u shkatërrua, pasi Ne (Zoti) vazhdojmë t’i frikësojmë ata (mohuesit e të vërtetës).  Dy situata të impovizuara E para:   Zoti: Pse keni nevojë për mua? Njeriu: Po ja, kërkojmë mbrojtjen Tuaj prej dëmit të çdo krijese, prej njerëzve të prishur dhe dëmeve tjera. Zoti: Mos u brengosni, dhe tash për tash mos kërkoni mbrojtje, sepse do të vijë dita kur ata të ligjtë do të ndëshkohen e do të përfundojnë në ferr. Kurse ju, që po më adhuroni dhe po ndiqni rrugën time, do të shpërbleheni me parajsë. Do të shpërbleheni… Kur? Nuk dihet. Këtë e di vetëm Zoti.Të shpresojmë. Njeriut të mirë pra i mbetet vetëm shpresa, sepse për botën tjetër nuk kemi asnjë tregues qind për qind të sigurt se ekziston, vetëm përfytyrim. E dyta: Jobesimtari: mendon se çdo gjë që ka të shkruar Libri i Shenjtë përputhet me të vërtetën? Besimtari: Pse jo? Perëndia interesohet për secilin nga ne. Në fjalën e Perëndisë gjejmë edhe ligje, parime e këshilla. Veç kësaj, Bibla përmban historinë e marrëdhënieve të Perëndisë me njerëzimin. Ti ke shpresën të jetosh përgjithmonë nëse i afrohesh Perëndisë. Perëndia e do drejtësinë kurse padrejtësinë e urren. Nëse lutesh dhe mediton për cilësitë e Perëndisë, do t’i afrohesh më shumë atij. Sytë e Perëndisë janë në çdo vend duke vrojtuar të këqijtë dhe të mirët. Perëndia interesohet thellësisht për mirëqenien tonë dhe vigjilon mbi ne me merak. Ne mund t’i përballojmë më lehtë vështirësitë kur dimë se Perëndia kupton situatën dhe ndjenjat tona. Jobesimtari: Nga ajo çka dëgjova kuptova se po kërkon zgjidhje për vështirësitë e jetës dhe dëshirë për të jetuar përgjithmonë. Kush mund t’i ofroj këto? Askush tjetër përveç atij që është i gjithëdijshëm, i plotëfuqishëm dhe mëshirëplotë, e ky është Zoti. Feja ka punë më shumë me shpirtin dhe fatin e shpirtit pas vdekjes, kurse shkenca mirret me fatin e njeriut para vdekjes. Besimtari: jeta të sjellë edhe momente vështirë të durueshme dhe të përballueshme, dhe duke qenë besimtar, mendoj se më ndihmon t’i kaloj më lehtë këto situata. Pastaj në një ajet shkruan: Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh. Jobesimtari: Dhashtë Zoti t’i falen mëkatet dhe u shpërblefshin në botën tjetër sepse dëshirë më të mirë për njeriun nuk kam dëgjuar. Por, ajo që dua të them është se

14

Page 15: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

kongregacioni dhe autoriteti fetar na mbajnë nën zgjedhë nëpërmjet frikës dhe shpresës. Frika për atë që do të ndodhë pas vdekjes, dhe shpresa që, nëse jetojmë në një mënyrë të caktuar – në një mënyrë që i shkon për shtat librave të shenjtë – do të gëzojmë një jetë të lumturuar në botën e përtejme. Prometheu - i thashë besimtarit - njerëzve ua dhuroi zjarrin e Olimpit. I mësoi që me ndihmë të zjarrit ta shkrijnë metalin dhe t’i punojnë veglat, ua mësoi zejet, pastaj i mësoi të llogarisin, të shkruajnë dhe të lexojnë. Ua ka bërë të njohur njerëzve barërat dhe ua ka treguar fshehtësinë e shërimit të të sëmurëve, shkurt, i ka udhëzuar se si të jetojnë të lumtur, pasi që tani më kanë ardhur në botë. Mendoj se është e qartë ku është dallimi midis Perëndisë dhe Prometheut. Njeriu gjatë historisë vazhdoi të ndjekë rrugën e filluar nga Prometheu, duke u përpjekur shekull pas shekulli dhe ja ku kemi arritur sot.Të kishim ndjekur rrugën e shpresës, e duke pritur çdo gjë nga Perëndia, si dhe shpërblimin (qershinë mbi tortë) do të ishim ende në nivelin e 2000 vitëve më parë. Prometheu është për përparim dhe lumturinë e njerëzimit, kurse Krishti është më tepër mishërim i asketizmit, i heqjes dorë nga gëzimet e jetës dhe predikon mbretërinë e qiellit. Besimtarët janë më tepër të pushtuar pas botës së amshuar se sa për jetën e përditshme, dhe kur flasin për Zotin, i cili nuk është i akceptueshëm me shqisa, flasin për diçka mbinatyrore që nuk shpjegohet me ligjet e natyrës.; universi erdhi në ekzistencë me anë të urdhërit të Zotit i cili tha: “Le të bëhet, e u bë”. Zoti nuk është i kufizuar dhe krijon nga asgjëja dhe i jep jetë me pushtetin e Fjalës së Tij. Kjo mënyrë e shpjegimit më tepër i gjason fantazisë sesa realitetit. Kristianizmi mori mjaft nga mitologjia e popujve të ndryshëm: 1. Edhe mitologjia greke perënditë i imagjinonin të gjithëfuqishëm, aftësi që nuk mund t’i kishin ata vetë. 2. Profet dhe shpikës, Prometheu krijoi njeriun e parë me baltë (sipas një varianti tjetër me baltë dhe ujë). Me fjalë tjera e qonin prejardhjen e tyre që shkonte deri tek më i madhi i perëndive, Zeusi. 3. Mendonin se perënditë u sillnin njerëzve të mira duke larguar të këqijat. Fatkeqësitë vinin nga shpirtrat e këqinj dhe mund të mposhteshin nga shpirtrat e mirë. Kjo mund të arrihej në rast se njerëzit e pafuqishëm u drejtonin lutje dhe nderime zotave të tyre 4. Edhe në mitologjinë greke përmendet përmbytja të cilën e shkaktoi Zeusi. Zeusi për shkak se Prometheu e vodhi zjarrin nga qielli dhe ua dha njerëzve, si dhe gjatë kohës që Zeusi jetonte midis njerëzve kishte parë kudo korruptim dhe hajdutëri, vendosi t’i shkatërroj përfundimisht… i gjithë vendi u mbyt nga uji, vetëm maja e malit Parnas ngrihej sipër valëve Në majë të këtij mali, ishte ngjitur vetëm Deukalioni (biri i Prometheut) dhe gruaja e tij Pirra; njerëzit ishin mbytur. Edhe në Bibël përmendet Përmbytja e Madhe kur të gjithë njerëzit dhe kafshët që ishin jashtë arkës së Nout vdiqën. Me porosinë e Prometheut, Deukalioni ndërtoi një barkë, me të cilën shpëtuan nga vdekja ai dhe gruaja e tij Pirra…këta gurë u bënë njerëz. Gurët që hidhte prapa krahëve Deukalioni u shndërruan në burra, ata që hidhte Pirra u bënë gra. Kështu toka u mbush pësëri me njerëz. Në faqen 473 të Kuranit lexojmë: 29…Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë)…

15

Page 16: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Kjo është një thënie e zakonshme, dukuri lehtësisht e vëzhgueshme, më tepër metaforike se shkencore. Sikur të jetë e shkruar në Kuran se Dielli e Hëna lindin e perëndojnë nga se Toka rrotullohet rreth boshtit të vet atëherë kuptohet edhe mënyra si Zoti i nënshtroi Diellin dhe Hënën të lindin dhe të perëndojnë. Kjo fjali nuk ka mundur të jetë ndryshe nga se në kohën kur është shkruar Kurani nuk është ditur se Toka rrotullohet edhe rreth boshtit të vet nga se bëhet fjalë për dijen e shekullit të VII.   Në faqen 472 të Kuranit lexojmë: 25 Nëse ti pyet ata: Kush i krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë:”Allahu!”  Lehtë është të thuhet Allahu, por sa është e vërtetë kjo? Njerëzit kanë qenë kuriozë për botën që i rrethonte. Ata u përpoqën të shpjegojnë mjedisin afër tyre, përfshirë edhe trupat qiellor. Astronomia ka pasur një rrugëtim të gjatë, dhe sot kemi arritur te teoria e shpërthimit fillestar të njohur me emrin “Big Beng” Besimtarët e kanë vështirë të shkëputen nga Librat e Shenjtë , qoftë edhe për një çështje si kjo. Si të largohen nga streha mendore dhe shpirtërore në një botë të përzier me mjalt dhe helm, dhe nga besimi se në botën tjetër ekziston parajsa ku të gjitha vuajtjet marrin fund.  Te ajeti 25 vërejmë edhe diçka tjetër… Me siguri do të thonë: “Allahu!”.  Pse të thuhet me siguri? Nëse ti pyet gjeografin si shkaktohet ndërrimi ditë-natë brenda 24 orëve përgjigjja dihet cila do të ishte. Vetëm se nuk do të fillojë me shprehjen me siguri. Në faqen 213 dhe 214 të Kuranit lexojmë: Thuhet se një karvan i madh dhe i pasur i tregtisë së kurejshitëve kthehej prej Shamit – Sirisë. Me urdhërin e Zotit vjen Xhibrili dhe i thotë Muhamedit se Allahu ju premtoj: devet me tregti ose fitore kundër kurejshitëve. Pejgameri konsultohet me shokët e ata e dëshiruan grupin e deveve. Mirëpo Ebu Sufjani, udhëheqës i tregtisë e shmang rrugën dhe i lajmëron mekasit për rrezikun që u kanoset prej myslimanëve dhe i thërret në ndihmë. Ebu Xhehli në krye gati të njëmijë idhujtarëve, me të shpejt arrin në Bedër. Pejgamberi i njofton shokët se karvani i tregtisë ka ikur bregut të detit, ndërsa Ebu Xhehli ka ardhur në Bedër. Disa shokë i thonë – O i dërguar i Zotit, ne kemi dalë për devet, jo të përgatitur sa duhet për luftë, e hiqu luftës dhe armikut. Pejgamberit i vjen rëndë. Ngritet Sad ibni Ubade e thotë: vazhdo o i dërguar si ta marrë mendja, ne jemi me ty. Pas tij ngritet Sad ibni Muadhie e thotë: Pasha Atë, që të dërgoi ty me të vërtetën! Nëse ti hidhesh në det, edhe ne do të hidhemi bashkë me ty, prandaj vazhdo në saje të Zotit! Ky qëndrim i këtyre dy sahabëve autoritativë medinas e gëzoi pa masë pejgamberin… Të gjitha këto të mira ishin prej Zotit xh.sh. Kundërshtarët, idhujtarët mekas, nuk ishin kundër vetëm ndaj mësimeve të Zotit, po edhe kundër çdo norme njerëzore, andaj likuidimi i tyre ishte në dobi të njerëzve. Ata 

16

Page 17: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

në Bedër përjetuan grushtin më të fortë prej myslimanëve, por e zeza më e madhe për ta ishte se ata do të bëhen banorë të zjarrit.  Secili që i lexon këto rreshta e kupton se kemi të bëjmë me një episod lufte “të shenjtë”, kryekëput plaçkitëse të udhëzuar dhe të miratuar, sipas Muhamedit, nga ana e Zotit. Motivin e Pejgamberit po e kuptoj: devet me tregti, por cili ishte motivi i Allahut? Plaçka, kuptohet jo, sepse Ai nuk ka nevojë për asgjë, edhe pse në faqen 177, vargu 1 shkruan se ; “Plaçka e luftës i përket Allahut dhe të Dërguarit”. As sepse mekasit ishin “kundër çdo norme njerëzore”, sepse ata i pret Gjyqi i Zotit, pra jo edhe tua marrin jetën me shpatë ushtarët e Pejgamerit. Idhujtarët mekas u dënuan dyfish: prej Allahut, pasi të vdesin , dhe Pejgamberit, që i likuidoi ata sa ishin gjallë. Nga ana e Allahut ekziston vetëm një dënim, ajo e botës tjetër. Të plaçkitish dhe të vrasësh në emër të Zotit a s’është njollosje e krijuesit të gjithësisë? Jo vetëm në këtë rast por edhe në raste tjera si kjo fitohet përshtypja sikur po keqpërdoret autoriteti i Zotit. Kur thuhet në emër të Zotit d.m.th . shfajësoj veten. Nuk janë fjalët e Zotit kur thuhet: Dëboni jehudinjtë e kristianët (jomyslimanët) nga Gadishulli Arabik. As këto fjali nuk janë të Allahut sikur në këtë ajet: “E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vëruni pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë lëshojuani rrugën, se vërtet Allahu është mëshirues”. Edhe në vargun 41 të surjes 9 bëhet thirrje pë luftë: Dilni në luftë, qofshi të shëndoshë ose të sëmurë dhe luftoni me pasurinë e jetën tuaj në rrugën e Allahut! Kjo është më mirë për ju, veç sikur ta dinit! Pastaj vargu 73, surja 9: O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar. Karakteri i Muhamedit nuk i ngjason asnjë profeti të Biblës. Shumë prej pohimeve të tij të zbulesës janë në shërbim të vetes. Thënia e Muhamedit që myslimanët mund t’i kenë vetëm katër gra ndërkohë që ai mund të ketë cilëndo grua që do, është shërbim i vetes. Muhamedi nuk mund të lejonte veten të ishte i përqeshur dhe kjo është përse ai e çoi në vdekje një grua mekase (të Mekës) që shkroi poezi satirike kundër tij. Urdhërimet për t’i vrarë të pafetë, ata që e mohonin atë, e bënë Muhamedin njeri të luftës e jo të paqes. Muhamedi i udhëhoqi forcat e tij në rreth 18 beteja dhe planifikoi edhe 38 të tjera. Historia e Islamit duke filluar me Muhamedin, është histori lufte, pushtimi, lakmie dhe tiranie. Islami nuk lejon lirinë e shprehjes religjioze. Nuk e kupton që adhurimi i imponuar, i detyruar, nuk është adhurim aspak. Adhurimi i detyruar nuk do ta kënaqte Yahven (Jehovan) e Dhjatës së Vjetër absolutisht. Islamizmi, fetarëve u thotë: kush vdes në luftë vete në parajsë, ai që shpëton quhet luftëtar i ndershëm. Parajsa këtu përdoret si karrem, si mjet mashtrimi për t’i nënshtruar luftëtarët. Sipas historisë Egjiptin e kanë pushtuar arabët në shekullin e VII, ndërsa turqit në shekullin e XVI. Nuk besoj se këta luftëtar, që e luajtën rolin e pushtuesit, e meritojnë parajsën.

Surja 3, vargu 166:

17

Page 18: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut – për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë.

Kur e lexova këtë mbeta i habitur. Si ka mundësi që Allahu, me vullnetin e tij, t’i fut në gjekderdhje dy ushtri vetëm e vetëm që të zbuloj se kush janë besimtarët e vërtetë. Se besoj që Allahu bënë eksperimente të këtilla të ashpra.

Surja 3, vargu 6:

Ai (Allahu) ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; …

Sipas kësaj i bie që edhe ata që lindin me sëmundje gjenetike si sindromi i Daunit,    Autizmi, Trisomia etj., ndodhin sepse kështu dëshiroi Zoti. 

Në Kuran lexova, jo një herë, edhe këto vargje: frikojuni Allahut; kijeni frikë Allahun; ta keni frikë Allahun. Njeriut normalisht i shkakton frikë keqbërësi, fatkeqësitë ntyrore etj., kurse Allahu, sipas Kuranit, zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, e jo t’ju fut frikë e tmerr sikur të ishte një gogol. Prandaj nuk po kuptojë pse duhet të kemi frikë nga Mirëbërësi. Më mirë do të ishte po të thuhet: nderoni Allahun, sepse çdokujt do t’i jepet ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

Surja 2, vargu 284: …Ai (Allahu) do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Raporti i Zotit me njeriun duhet të bazohet jo sipas dëshirës të Zotit, por sipas meritës, sipas asaj a e kemi ndjekur rrugën e drejtë të Allahut apo të djallit. Pra ata që mohojnë të mirat e Allahut, pasi u janë dërguar, do të dënohen, e jo kë të dojë Allahu. Si shpjegohet se Zoti paska dy standarde: dënon kë të dojë dhe atë që sfidon ligjin fetar?

Surja 10, vargu 47: çdo popull ka pasur të dërguar…Kjo s’është e vërtetë. Të dërguar ka pasur vetëm në vendet e Izraelit të sotëm, dhe i fundit, në Arabinë Saudite. Në kohën kur ka jetuar profeti Muhamet, n’Europë ka pasur popuj të ndryshëm, por midis tyre nuk u shfaq asnjë i dërguar. A nuk janë të denjë që edhe popujt tjerë të jenë në sferën e interesimit të Perëndisë që edhe ata të kenë profetët e tyre? 

Edhe hebrenjtë, edhe të krishterët kishin udhëheqësit shpirtërorë të tyre sikur arabët Muhamedin. Bëhet fjalë për të dërguarit e Allahut para Muhamedit e që kishin të njëjtin misión ndaj popullit të vet sikurse profeti i myslimanëve. Si shpjegohen, përveq ngjashmërive, dallimet dhe kundërshtitë midis Kuranit dhe Biblës kur të dyja palët deklarojnë se nuk ka Perëndi tjetër përveç Atij? Nëse ekziston vetëm një Perëndi, nuk kuptohet kujt i përket Ai, njërit apo tjetrit, apo të dy palëve? Nëse i përket të dy palëve, nuk besoj se kjo ndarje e përçarje është bërë nga ana e Tij, sepse Perëndia, normalisht, njerëzit i trajton njëlloj. Edhe Bibla edhe Kurani duhet të nderohen nga të dyja palët sepse kanë të njëjtin autor, Zotin. Thuhet se Kurani është Fjala e Zotit. Ai përmban, përveç të tjerash, edhe tregime të ndryshme. Në mesin e tyre ka edhe raportime për ngjarjet historike që ndodhin gjatë jetës së profetit. Nuk kuptoj përse këto ndodhi që vet profeti i ka përjetuar, të jenë Fjala e

18

Page 19: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Zotit. Historia botërore njeh plot ngjarje të tilla. A mund të quhen edhe këto ngjarje Shpallje Hyjnore? Do të përmend katër nga motivet të cilat e shtynë njeriun të bëhet besimtar: 1. Në Shkrimet e Shenjta faqe 759 lexova: 12 Sepse të këqijat e panumërta më rrethuan… 13 O Jehova, gjej kënaqësi duke më shpëtuar! O Jehova, nxito të më vish në ndihmë!... Jeta e njeriut ka edhe përvoja të hidhura, atë e prekin gjatë jetës lloje të ndryshme të fatkeqësive si individuale poashtu edhe kolektive. Disa këto situata të rënda vështirë i përballojnë emocionalisht. Jetojnë në ankth, zhyten thellë në diçka dhe harrojnë ç’bëhet rreth e rrotull, ua mbulon zemrën zymtia. Si të dilet nga kjo situatë e bezdisshme. Me mundësitë që ofron dija, pra faktori njeri, nuk mund t’i zgjidh të gjitha hallet si me një shkop magjik. I vetmi shteg njeriut i mbetet të dal sipër natyrës, tek Zoti i gjithëfuqishëm. Besimtari nuk e adhuron Zotin sa për Zot, por për vetveten. Njeriu i lutet Zotit për vehte, për shëndetin e tij, për lumnin e tij, për shpëtimin e tij në botën tjetër, e jo për t’i bërë mirë vetë Zotit. Se e gjeti rrugën e shpëtimit tregojnë edhe këto rreshta elokuente të Shkrimeve të Shenjta në faqen 758: 40 Shpresova me zjarr te Jehovai, dhe ai e ktheu veshin nga unë dhe e dëgjoi thirrjen time për ndihmë. Gjithashtu, më nxori nga gropa ku buçitnin ujërat, nga lluca e batakut. Pastaj më ngriti mbi një shkrep dhe m’i bëri hapat të sigurt. Më vuri në gojë një këngë të re, lëvdime për Perëndinë tonë. Nëse perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpikim. Kjo thënie e Volterit tregon qartë se besimtari adhuron zotin nga nevoja, kërkon ndihmë për të shpëtuar nga të këqijat e panumërta. Prandaj, Marksi ka shkruar: Ankthi fetar është njëkohësisht shprehje e një ankthi të vërtetë dhe protestë kundër këtij ankthi. Feja është psherëtima e krijesës së shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një bote pa shpirt. Ajo është opium për popullin”. 2 Praktikimi i fesë nëpër kisha e xhamia është një strehë mendore dhe shpirtërore duke u bashkuar me Zotin. Mendojnë se Shtëpia e Zotit, që ka fuqi autoritare, ua lehtëson telashet e jetës. Në anën tjetër shpresojnë se duke qenë të devotshëm ndaj mësimeve të Librit të Shenjtë fitojnë edhe diçka tjetër: shpërblimin që i pret në jetën e amshuar. Numri më i madh i besimtarëve bëjnë pjesë në këtë kategori. Kjo praktikë mijavjeçare ka qenë veçanërisht e theksuar gjatë shekujve kur kishte sundimtarë e të nënshtruar.  Për ata që më pak besojnë shpresa mbetet vetëm dëshirë e thatë. 3. Disa të tjerë Shtëpinë e Zotit e vizitojnë për t’i larë pelenat e shpirtit. 4. Është edhe një kategori njerëzish që nxjerrin përfitime nga besimi fetar. Këta janë ata që kanë tituj fetarë. Përveç se e konsiderojnë veten më afër me Zotin, gëzojnë edhe privilegje të tjera. Mirëmbahen në jetë nga se paguhen për shërbimet dhe e ndiejnë veten autoritarë në mjedisin ku jetojnë. Sido që të jetë këto janë legjitime.

19

Page 20: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Në këtë punim disa herë kemi përmendur shprehjen shpirt. Çka kuptojmë me fjalën shpirt shumë të përdorur në jetën e përditshme, poashtu edhe në librat e fesë dhe filozofi? Kuptimi shkencor i shpirtit është ky: shpirti është tërësia e “tingujve” të prodhuara nga truri i cili ngacmimet e marra ose të pranuara nga shqisat i kthen në ndijime. Ndijimet janë kapje me anë të shqisave (shqisa e të parit, e të dëgjuarit, e shijimit, e nuhatjes dhe e të prekurit) të dukurive nga bota që na rrethon. Truri i njeriut jo vetëm që e ndien (kap me anë të shqisave) botën që na rrethon, por edhe e kupton. Termat që janë përdorur gjatë historisë për t’iu referuar ndërgjegjes (vetëdijes) kanë qenë disa: shpirt, arsye, frymë, mendje. Fjala “ndërgjegje” ka pak më shumë se një shekull që përdoret. Sipas teologëve shpirti është një forcë jomateriale, e pavdekshme, që vazhdon të ekzistojë, pavarësisht nga trupi, në “botën tjetër”. Sipas krishtërimit shpirti është i mirë, i pavdekshëm dhe merr pjesë në shpëtimin nga mëkati, kurse trupi është i keq, i vdekshëm dhe përjashtohet nga shpëtimi. Në vazhdim po paraqesim disa reflektime me gjuhën e fesë dhe shkencës si dhe disa thënie të urta mbi religjionin. Ç’ është jeta? Përse jetojmë dhe ku qëndron kuptimi dhe qëllimi i saj? Këto pyetje janë mjaftë të ngatërruara. Megjithatë të shohim cili është reflektimi i religjionit dhe shkencës. Me gjuhën e fesë njeriu u krijua sepse kjo ishte dëshira dhe vullneti i Zotit. Sipas krishtërimit qëllimi që ka Perëndia për njerëzit, është që secili të jet mik me të. Shkenca e biologjisë jetën dhe gjithë funksionet e saj e përkufizon si shfaqje të materies së organizuar në shkallën më të lartë. Krijimin e njeriut e shpjegon si proces të evolucionit. Evolucioni është proces i gjatë ndryshimesh nga më të thjeshtat gjallesa në ato më të ndërlikuara; nga peshqit te ujëtokësorët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët. Disa nga gjitarët morën tipare të majmunëve dhe prej një grupi të caktuar të tyre divergoi vija e njeriut 2 milion vjet më parë. Kështu ndodhi falë edhe mutacioneve të gjeneve. Mutacionet janë përkalime ose shfaqje të cilësive të reja, të papritura, te llojet e shtazëve dhe bimëve. Nëse evolucionin 3 miliard vjeçar të botës së gjallë e ngushtojmë në një vit, atëherë themi se njeriu u shfaq më 31 dhjetor n’ora 6 pas dite. Këto pyetje ia drejtuam dy autoriteteve, pra fesë dhe shkencës. Ta pyesim edhe nënën natyrë. Përgjigja e saj do të ishte se këto pyetje nuk janë për mua sepse unë as nuk mendojë as nuk ndiej, nuk kam as qëllime e synime. Në vend të kësaj kam ligje me të cilat bëj gjëra të mrekullueshme, nëse doni t’i quajmë ashtu. Ligjet e natyrës prodhuan njeriun i cili u pajis edhe me këto veçori: të ndiej, të mendojë…Pra, është çështje e ligjeve të natyrës, e jo e diçkaje paraprakisht të llogaritur si synim, qëllim. Të besosh se bota ka një kuptim, është njëlloj si të besosh se bota kërkon të na “thotë” diçka. Krijesa që lindi nga gjiu im, njeriu, i bën këto pyetje. Potencialin që kam unë ju ende nuk e keni shfrytëzuar të tëren, thotë natyra, kështu që e ardhmja do ta tregoj sa kam pasur të drejtë. Keni për të zbuluar mundësi të reja të natyrës (materies) të paimagjinueshme e që do t’i zbatoni për mirëqenien tuaj. Edhe në kohën e Aristotelit ka qenë e mundur të prodhohet televizori dhe iphone 8 sepse resurset natyrore janë po këto si në shekullin e IV p.e.r. Ka munguar vetëm dija. Dija vazhdon rrugëtimin e vet dhe paramendoni çfarë zbulimesh të reja të papërfytyrueshme do të arrihen në të

20

Page 21: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

ardhmen. Imagjinoni mënyrën e jetesës së njeriut 2000 vjet më pas! Ta kemi parasysh se në gjirin e natyrës ka shumë gjëra mjaft të dobishme, të cilat ndodhen përtej caqeve të përfytyrimit tonë. Ato nuk janë zbuluar akoma deri më sot, por s’ka dyshim se në shekujt e ardhshëm do të zbulohen, siç janë zbuluar edhe të parat. Ia lëmë kohës sepse koha është gjykatësi më i drejtë dhe më i rreptë.  Pse jetojmë? Jetojmë sepse kemi lindur. Pasi kemi lindur detyrimisht duhet ta vazhdojmë jetën ose ta mohojmë. Pse kemi lindur? Kemi lindur sepse nëna dhe babi rrinin bashkë edhe natën, dhe iu nënshtruan instinkteve që sjellin kënaqësi. Kjo mënyrë e shpjegimit është thjeshtë sipas gjuhës biologjike. Mirëpo njeriu përveç se ekziston, sikur edhe gjallesat e tjera, ai edhe mendon edhe ndien kështu që jeta merr edhe një dimension tjetër. Me anë të dijes kemi ndryshuar jetën, kurse me anë të ndjenjave, që dallon nga arsyeja dhe të menduarit, e shijojmë jetën në kuptimin e artit, dashurisë, kënaqësisë, hidhërimit, vullnetit, aspiratave etj. Njeriu i frikohet të panjohurës e cila në të kaluarën e largët ka qenë me tepri. Për këtë arsye ai shpik përgjigje irracionale në pyetjet për të cilat në një çast nuk disponon përgjigje racionale, me qëllim që të pakësojë frikën e tij. Irracionalja është ajo që kalon forcën e arsyes. Midis detyrave të tij (fesë) kryesore nuk është njohja e realitetit, por krijimi i një mbështetje mendore dhe shpirtërore.

Besimi ka të bëjë me gjëra që nuk i kemi parë, shpresa me gjëra që nuk i kemi në dorë. Dashuria merr atje ku dija lë. Gjërat që duam na tregojnë se kush jemi (T. Akuini) Sipas krishtërimit, çdo gjë në këtë botë është më pak e rëndësishme sesa ajo e botës “tjetër” pas vdekjes. Krishtërimi e sheh këtë jetë thjesht si pararendëse të një “jete tjetër më të rëndësishme pas vdekjes”. Njëri religjion shuhet pas tjetrit mirëpo shqisa religjioze që i polli ato s’i hiqet dot njerëzimit. Qëllimi i filozofisë është vetëm e vërteta, qëllimi i besimit është vetëm bindja dhe devotshmëria; feja kërkon më shumë përshpirtshmërinë se të vërtetën. (Spinoza) Pjesa më e madhe e përfytyrimeve fetare është krijuar përmes frikës nga vdekja dhe nga asgjëja, përkatësisht boshllëkut që pason..

Të menduarit është përpjekje, të besuarit një pajtueshmëri. (H. Marcuse) Në tregimin biblik dallojmë një të vërtetë fetare, jo shkencore. (Gadamer) “Unë refuzoj të provoj se ekzistoj”, thotë Zoti, “sepse prova mohon besimin, dhe pa besim unë jam asgjë”. (Adams)

21

Page 22: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

Nuk dua të besoj, dua të di… shkenca kërkon të arsyetosh, feja kërkon thjeshtë të besosh dhe të bindesh. (C. Sagan) Ai që ka shkencën… nuk ka nevojë për fenë. (V. Gëte) Askush nuk e krijoi universin dhe askush nuk përcakton fatin tonë. Kjo më çon në një kuptim të thellë. Nuk ka parajsë as jetë pas vdekjes. Mendoj se të besosh në jetën pas vdekjes është thjeshtë një mendim i dëshiruar. Nuk ka asnjë mundësi të ekzistojë Zoti. (Stephen Hawking). Feja është vetëm një fre i fortë për masat, dordoleci më i frikshëm për mendjelehtët, një perde e trashë që e pengon popullin të shohë qartë se çfarë ndodh në tokë, duke detyruar t’i ngrej sytë nga qielli. (A. Hercen) Nuk ka pasur shpikje më të lehtë pë njeriun se sa shpikja e jetës qiellore. L. Lihtenberg Shpirti i njeriut është gatuar në mënyrë të atillë, që të tërhiqet më tepër nga trillimi sesa nga e vërteta. (E. i Roterdamit). Sapo mendon se ai (njeriu) është një lloj siç është qeni i shtëpisë apo kali, atë e bezdis ideja se është njëri nga këto lloje sepse e ndjen që është krejt ndryshe nga krijesat e tjera. Në këtë mënyrë ai preferon ta shpjegojë veten jo ashtu siç është por ashtu siç dëshiron të jetë: një diçka e veçantë prej botës së gjallë. Por ajo që na bën ne ta shpjegojmë njeriun ashtu siç është, pa shtesa të huaja, është vetëm shkenca. Dhe pikërisht shkenca e biologjisë, sidomos studimet biokimike dhe gjenetike kanë treguar se njeriu dhe majmunët janë shumë të afërt: njeriu dhe shimpanzeja kanë të njëjtë më shumë se 98% të renditjes së nukleotideve të ADN-ve të tyre (është llogaritur ajo ADN që kodon proteinat). Pra gjenetikisht kemi afërsi të theksuar me shimpanzenë. Kështu flet gjuha e shkencës. Kurse gjuha fetare predikon se njeriu është shëmbëlltyrë, kopje e Zotit. Sipas shkencës del se 98% jemi shëmbëlltyrë e majmunit. Ç’farë paradoksi.  “Nuk është e vërtetë se Zoti ekziston, megjithatë besoj”. Nuk më kujtohet ku e kam lexuar këtë thënie, por sikur ma bëri me dije se po të vazhdoj të ndjek rrugën e trajtimit të besimeve fetare vetëm me llupën e racionales nuk do të arrij larg, sepse njeriu shfaq edhe ndjenjën e varësisë. Arsyeja ka një dimension tjetër. Ajo ka të bëjë me mendimin. Me anë të mendimit shpjegojmë dhe kuptojmë shkaqet e zhvillimit të dukurive natyrore dhe shoqërore. Është e qartë se mendimi është në kundërvënie me ndjenjat sepse ndjenjat kanë një gjuhë tjetër. Ato shprehin anën emocionale të njeriut: zemërimi, dashuria, frika, gëzimi etj. Këto efekte emocionale shfaqen edhe atëherë kur flitet për raportin e njeriut me Zotin. Kur flasim për ligjet e natyrës përdorim procesin e të menduarit dhe kuptojmë dukuritë që ndodhin në natyrë dhe shoqëri: fizike, kimike biologjike, sociologjike etj. Pra, me gjuhën e arsyes nuk ka Zot. Me gjuhën e ndjenjave ka Zot, e cila gjuhë nuk

22

Page 23: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

korespondon me aftësinë e të gjykuarit drejt. Arsyen e besimeve fetare mund ta quajmë ndryshe edhe arsye e ndjenjave. Tash e kemi të qartë pse dikush me të drejtë kishte thënë, sikur e përmendëm edhe më herët, se nuk është e vërtetë se Zoti ekziston (me gjuhën e arsyetimit), megjithatë besoj (me gjuhën e ndjenjave dhe shpirtit). Është një gjë e mirë që ne nuk e dimë, po besojmë që ka Zot. E. Kant Zemra, jo arsyeja, dëgjon Zotin; ja ajo që është besimi. Zot i ndjeshëm ndaj zemrës, jo ndaj arsyes. (Blaise Pascal). Poshtë arsyeja! – kjo është baza e fesë. (P. Holbah). Më mirë t’i lë gjërat të rrjedhin lirshëm dhe natyrshëm sipas evolucionit, evolucionit të mendimit njerëzor që filloi me shenjtërimin e disa llojeve të kafshëve, përdorimit të idhujve prej guri dhe argjili për t’u mbrojtur prej çdo fatkeqësie dhe sëmundjeje dhe më pas vazhdoi me politeizmin dhe aktualisht me monoteizmin. Para se t’i drejtoheshin arsyes njerëzit në filimet e civilizimit i janë drejtuar fantazisë, me anën e së cilës ata krijuan një tablo iluzore mbi botën dhe mbi vet ekzistencën e tyre. Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulturë dhe i ka rrënjët e thella. Feja, përveç efekteve negative kishte ndikim në sjelljen e individit në shoqëri. Shkrimet kishin edhe përmbajtje morale, mesazhe për dashurinë dhe mëshirën, për mirësjelljen dhe sjelljen etike. Ajo (feja) është një marrëdhënie personale me fuqinë mbinatyrore, pa pasur nevojë të vërtetohet. Shpirtërorja i ka arsyet e veta të cilat arsyeja nuk i kupton. Njeriu e ka vështirë t’ia dal mbanë vetëm me racionalen pasi kemi edhe ndjenja, dhe ndjenjat gjatë jetës shpesh herë ndeshen me situata vështirë të përballueshme. E tillë është jeta, dhe terapia e mirë është, përveç tjerash, edhe prehja, ngushëllimi. Atyre që anojnë më tepër në anën e arsyes nuk u lë përshtypje ngushëllimi edhe pse nga mirësjellja a pranojnë. Këta dy faktorë, emocionalja dhe racionalja duhet të mirëkuptohen dhe të respektohen, sikurse bashkëjetojnë në harmoni të krishterët dhe myslimanët në trojet shqiptare. Të besosh ose të mos besosh është diçka shumë personale dhe të dyja këto alternativa duhen respektuar. Fetë, një prej aspekteve të civilizimit të përgjithshëm, gjatë historisë kanë pasur mospajtime të shoqëruara edhe me gjakderdhje. Gjatë historisë përpjekjet për t’u imponuar të tjerëve një besim të caktuar ka qenë gjithashtu dhe shkaku i mizorive dhe luftërave të panumërta.  Ateizmi, të mosqenit besimtar, është aq i vjetër sa besimi, aq i vjetër sa mendimi njerëzor. Qëndrime mosbesuese ndaj qenies së mbinatyrshme kanë pasur mendimtarët materialist para Sokratit. Taoizmi kinez përjashton mundësinë e ekzistencës së Zotit. Fetë indiane ose hinduizmi (xhainizmi, budizmi, jogizmi) besonin se fatin tonë e përcakton mënyra e veprimit tonë e jo ndonjë intervenim i fuqive të larta (Zotit).  Win-Gallup Internacional sipas hulumtimeve të bëra dha prova se 13% e popullatës botërore janë deklaruar si ateistë, joreligjioz. Sipas llogaritjeve të Pew Research Centera në vitin 2015 16% e popullatës botërore bënin pjesë në grupin e ateistëve dhe agnostikëve. Shekulli XX dallon prej shekujve të kaluar me rritje të numrit të ateistëve. A do të shtohet numri i tyre në të ardhmen, do ta tregoj e ardhmja. Nëpër cilat sfida do të kalojnë emocionalja dhe racionalja do të vie në dukje gjatë evolucionit në vazhdim, sepse

23

Page 24: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

çdo gjë rrjedh, çdo gjë ndryshon. Kështu thoshte mendimtari parasokratik, Herakliti. Sa më shumë dituria bën hapa para, perëndia bën hapa prapa. Shekulli ynë, me të drejtë, quhet shekulli i indiferencës fetare. Përgjigjet e padiskutueshme të teologëve nuk janë më aq bindëse sa ç’kanë qenë shekuj më parë. E tërë dituria e saktë i takon shkencës, kurse dituria që i takon teologjisë merret si një e vërtetë e pakundërshtueshme, e pandryshueshme historikisht, ose më mirë të themi nuk evoluon, është e shtangët. Si bashkësitë njerëzore, edhe besimet kanë evoluar me kalimin e kohës, mirëpo thelbi i tyre nuk ka ndryshuar i besimit në një fuqi, ose në disa fuqi të mbinatyrshme që mbikëqyrin fatin njerëzor. E vërteta, me kalimin e kohës, rrit ndriqimin ose besueshmërinë; gjithçka – përfshirë edhe të vërtetën – është në rrjedhje të vazhdueshme. Mund të ndodhë që kush e lexon këtë punim nuk bindet dhe e kundërshton. Si do që të jetë mendimi im, s’është veçse njëra ide ndër të tjerat.    

24

Page 25: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

25

Page 26: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

26

Page 27: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

27

Page 28: PARADOKSET E BESIMEVE FETARE · PARADOKSET E BESIMEVE FETARE ... Si judaizmi (fe më e vjetër monoteiste e themeluar nga Abrahami e deri te Moisiu) edhe Krishterimi dhe Islami japin

28