te miturit ne burgjet shqiptare - crca.al te miturit ne burgjet... · kushtetuta e republikes se...

27
- 1 - QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children’s Human Rights Centre of Albania TE MITURIT NE BURGJET SHQIPTARE Nje raport per situaten e te drejtave te femijeve ne burgjet shqiptare Nentor 2000

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

27 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

- 1 -

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

Children’s Human Rights Centre of Albania

TE MITURIT NE BURGJET SHQIPTARE

Nje raport per situaten e te drejtave te femijeve ne burgjet shqiptare

Nentor 2000

- 2 -

FELENDERIME

CRCA dëshiron të falenderojë në mënyrë të veçantë znj.Valbona Kotorri (Avokate) dhe znj.

Belioza Çoku (Punonjëse Sociale) për përmbushjen e misionit të gjetjes së fakteve si dhe për

përgatitjen e këtij raporti.

CRCA falenderon Save the Children në Shqipëri dhe stafin e saj për mbështetjen në misionit të

gjetjes së fakteve dhe përgatitjes se këtij raporti.

CRCA falenderon të gjithë fëmijët në burgje të cilët folën lirisht përsa i përket jetës së tyre,

problemeve që hasin, si dhe shqetesimeve që kanë.

CRCA falenderon veçanërisht z. Gramoz Xhaferaj, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri,

per mbështetjen e tij dhënë misionit të mbledhjes së fakteve.

CRCA falenderon të gjithë drejtorët dhe stafin e burgjeve, të intervistuar gjatë misionit të

mbledhjes së fakteve.

CRCA falenderon z. Altin Hazizaj dhe z. S. Thornton Barkley, anëtare të Grupit të Monitorimit

dhe Raportimit pranë CRCA, për rishikimin që i bëne këtij raporti në një sërë rastesh.

CRCA falenderon organizmat e ndryshëm shtetërorë të cilët na ndihmuan me nivelin e tyre të

njohurive dhe të të dhënave.

Shenim mbi Copyright-in E drejta e botimit, ribotimit, shumefishimit te ketij Raporti eshte prone e Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA).

© 2000 CRCA, Tirane

Te gjithe lexuesit jane te lejuar dhe te inkurajuar qe te shperndajne te gjithe ose pjese nga ky Raport duke theksuar gjithmone se atributi kryesor per botimin e tij eshte prone e Qendres per

Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi. Asnje pjese e ketij Raporti nuk mund te shitet pa lejen me shkrim te CRCA.

Opinionet dhe te dhenat e publikuara ne kete liber jo domosdoshmerisht perfaqesojne opinionet e CRCA.

Publikuar nga CRCA - Tirane

Botuar ne SHQIPERI, Dhjetor 2000

- 3 -

PERMBAJTJA

1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME

Permbledhje e raportit

Gjetjet

2. KRIMINALITETI TEK TE MITURIT NE SHQIPERI

3. OBJEKTIVAT

4. METODOLOGJIA

Metodat

Kriteret

Grupi i targetuar

5. REFERENCA NE LIGJET KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise

Kodi Penal i Republikes se Shqiperise

Kodi i Procedures Penale i Republikes se Shqiperise

Konventa per te Drejtat e Femijes e Kombeve te Bashkuara

6. PUNONJESIT E ADMINISTRATES SE BURGJEVE

Struktura e varesise se sistemit te burgjeve

Stafi qe punon ne Burgun 325 ne Tirane

Stafi qe punon ne Institucionin e Riedukimit Vaqarr, Tirane

Struktura e Burgun 325

Struktura e Institucionit te Riedukimit Vaqarr

7. PERFAQESIMI LIGJOR I FEMIJEVE

8. DHUNA KUNDER FEMIJEVE NE BURGJE

9. KUSHTET E JETESES SE FEMIJEVE NE BURGJE

Femijet ne Burgun 325

Kontakti me familjen

Ushqimi

Aktivitetet dhe edukimi

Trajtimi psiko-social

Kushtet e dhomes

Higjena vetjake

Femijet ne Institucionin e Riedukimit Vaqarr

Kontakti me familjen

Ushqimi

Aktivitetet dhe edukimi

Trajtimi psiko-social

Kushtet e dhomes

Higjena vetjake

10. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Konkluzione

Rekomandime

11. ANEKS 1 – FEMIJET FLASIN PER VETEN E TYRE

Intervista me femijet

12. KONTAKTET

- 4 -

1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME

1.1 Permbledhje e raportit

Ky raport pershkruan situaten e te miturve ne burgjet shqiptare si dhe te drejtat e tyre, bazuar ne Konventen

e Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Femijes (KDF). Pergatitja e ketij raporti filloi me realizimin e nje

misioni vezhgimi ne dy burgjet ku mbahen te miturit, Burgu 325 dhe Burgu i Vaqarit. Misioni I vezhgimit u

realizua nga datat 27 Prill deri ne date 6 Maj 200 dhe te dyja burgjet u vizituan çdo dite nga nje grup ne

perberje te te cilit ishte nje avokate dhe nje punonjese sociale. Burgjet ne Shqiperi jane nen administrimin e

Ministrise se Drejtesise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Shqiperia ende nuk ka nje burg te

veçante ku mund te mbahen vetem te miturit. Shqiperia gjithashtu ende nuk ka ngritur nje system te

administrimit te drejtesise per te mitur.

Gjate kohes qe u realizua misioni I veshgimit, edukimi formal nuk ishte i lejuar per te miturit ne burgje. Ne

fillim te ketij viti akademik Ministria e Arsimit dhe Shkences ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise

zyrtarisht happen te paren shkolle ne brendesi te mjediseve te burgut per te miturit ne Burgun e Vaqarit.

Objektivi kryesor i ketij raporti eshte njohja me situaten e te miturve ne burgje; aplikimi i KDF-se nga stafi i

burgjeve, si dhe te shihej nese kishte shkelje te te drejtave te femijeve. Ne perfundim te misionit te

vezhgimit dhe mbledhjes se fakteve ne arritem ne keto konkluzione:

a) Dhuna fizike eshte ushtruar kunder femijet ne Institucionin e Riedukimit Vaqar

Tortura mbi femijet sipas standarteve ndekombetare dhe kombetare eshte rreptesisht e ndaluar. Ne burgun

325 Tirane dhe ne Vaqar, sipas femijeve dhe sipas punonjesve te policise, nuk eshte ushtruar torture mbi

femijet.

Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar, femijet deklarojne se eshte ushtruar dhune fizike mbi ta, ne rastet kur

ata per thyerje disipline jane detyruar te vendosen ne dhomat e izolimit. Shume prej femijeve hezitonin te

pranonin kete fenomen pasi kishin frike, se do te perseritej perseri perdorimi i dhunes mbi ta. Ne rregulloren

e brendeshme te institucionit, lejohej nderhyrja e forcave te gatshme mbi femijet, ne raste te rebelimit te

tyre. Perdorimi i forces prej forcave te gatshme, sipas femijeve pershkruhej si torture.

b) Interesi me i larte i femijes nuk eshte marre parasysh nga Ministria e Drejtesise dhe

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar dhe ne Burgun 325, femijet jane ne kontakte te vazhdueshme me te

rriturit. Kjo ben qe ata te ndikohen dhe te influencohen nga te rriturit. Femijet pasi kane kryer gjysmen e

denimit, kane te drejte te bejne nje kerkese per lirimin e tyre. Ne shume raste kjo kerkese nuk eshte marre

parasysh nga autoritetet drejtuese te struktures se burgjeve. Jane lene pas dore ne shume raste, kerkesat e

femijeve per perimiresimin e kushtet qe ekzistojne ne burgje.

c) Femijet ne Institucionin e Riedukimit Vaqar, nuk kane te drejte per arsimim

Ne burgun 325 Tirane femijet mesonin gjuhen shqipe, historine, gjeografine dhe gjuhen italiane me

metoda te thjeshta.

Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar, femijet nuk gezonin te drejten per tu arsimuar. Midis femijeve kishte

edhe analfabete. Ata nuk pranonin te vazhdonin shkollen ne mbarim te denimin, sepse mosha e tyre kishte

per te qene shume here me e madhe sesa ajo e femijeve te tjere.

Drejtori i Burgut te Vaqarit ka kerkuar disa here ne Ministrine e Arsimit, venien ne zbatim te kesaj te drejte

te femijeve, nepermjet krijimit te nje klase mesimi. Ministria e Arsimit nga ana e saj e ka mirepritur kete

kerkese, por gjithcka eshte akoma ne nivelin e dokumentacionit.1

1 Ne kohen qe u krye misioni i vezhgimit ende nuk ishte hapur shkolla ne Institucionin e Riedukimit ne Vaqarit.

- 5 -

d) Ka raste te abuzimit seksual kunder te miturve nga te rriturit ne burgje

Nga intervistat e zhvilluara me femijet dhe nga bisedat me anetaret e stafit ne Burgun e Vaqarrit doli se, ne

kete institucion ka patur raste te abuzimit seksual te te miturve nga te rriturit. Te burgosuri e rritur kane

mundesi te abuzojne me femijet. Kjo favorizohet nga dhomat e te rriturve qe ndodhen prane atyre te te

miturve, nga larja ne dushe te perbashketa, nga takimet ne korridore te perbashketa etj.

Per kete shmagur kete fenomen asnjehere nuk jane marre masa nga ana e autoriteteve te institucionit.

e) Ne burgje ka mungese te aktiviteteve per te miturit.

Dy vajzave, qe vuanin denimin ne burgun 325 Tirane, i mungonin aktivitetet e moshes se tyre. Kishte

aktivitete te pergjithshme si: qendisje, grep etj, por vajzat kishin nevoje per aktivitete me specifike per

moshen e tyre.

Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar, femijet mund te luanin vetem futboll gjate ajrosjes dhe domino ose me

letra gjate qendrimit ne dhome. Nuk kishte asnje program te vecante aktivitetesh per femijet. Femijet

analfabete nuk mund te lexonin as librat e bibliotekes. Sipas femijeve, askush nuk i kushtonte rendesi

aktiviteteve, pervec shefit te policise, i cili merrte pjese ne lojrat e futbollit dhe ne bisedat e lira me ta.

f) Ne Burgje mungojne programet specifike per trajtimin e te miturve.

Ne burgun 325 Tirane, mungojne programet specifike per trajtimin e te miturave qe vuajen denimin. Ato

marrin pjese ne programet qe zhvillohen per te gjitha te denuarat, por per dy vajzat nuk ka programe

specifike. Duke pasur parasysh moshen dhe gjinine e tyre, trajtimi ne menyre me te veçante do ndihmonte

shume ne kapercimin e ngjarjes nga vajzat dhe ne pergatitjen e tyre per kthimin ne komunitet dhe familje.

Ne institucionin e Riedukimit Vaqar, edukatori nuk perdor asnje lloj programi per trajtimin e femijeve. Ai

sjell vetem posten e tyre. Shumica e femijeve ishin denuar per krime te renda dhe mungesa e trajtimit bente

qe nje pjese e mire e tyre te mendonte se do te kthehej dhe here te tjera ne burg.

g) Ne burgje nuk ka psikolog dhe punonjes social

Psikologu dhe punonjesi sociale nuk jane te pershire ne strukturen e Burgut 325 dhe ne Institucionin e

Riedukimit Vaqar.

Edukatorja ne burgun 325 zhvillonte programe mesimore dhe aktivitete te perbashketa. Te miturat kishin

nevoje per nje trajtim me te vecante. Ne te dyja rastet ishin te nevojshme lidhjet me familjen. Eshte

psikologu dhe punonjesi social ai, qe ben lidhjet dhe trajtimin mbi marredheniet midis femijeve dhe

familjes.

Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar, disa femije nuk e njihnin psikologun dhe punonjesin social. Drejtori i

ketij institucioni ishte perpjekur per te vendosur kontakte me OJQ-te per te realizuar nje trajtim psiko-social

te te miturve.

h) Mjekime (ilaçe) te skaduara dhe shume qetesues u ishin dhene ne perdorim te miturve.

Gjate vizites ne farmacine e institucioneve te riedukimit u vu re qe ne farmaci kishte shume ilace qetesuese

dhe disa prej tyre ishin te skaduara. Ilacet ishin te tilla si: Librian, diasepan, doxepin, nytpl, fluphenozin.

Ne farmaci po ashtu ndodhej dhe nje sasi e madhe vitaminash, te cilat perdoreshin ne rastet kur femijet dhe

te denuarit e tjere shfaqnin shenja anoreksie. Nje pjese e vitaminave ishin gjithashtu te skaduara.

i) Femijet ankohen per sasine dhe cilesine e ushqimit

Pjesa me e madhe e te miturve nuk hanin ne mencen e burgut. Kjo ndodhte sepse dieta e ofruar nga kuzhina

e institucionit, ishte shume e varfer ne kalori dhe ne sasi. Ne Burgun e Vaqarit kuzhina private nuk perdorej

dhe ushqimet e lejuara nga familja ishin te kufizuara. Kjo bente qe ne disa raste, femijet te mos hanin fare

- 6 -

dhe te shfaqnin shenja anoreksie. Ne burgje per te miturit gatuhej vetem çaj, makarona, supe, presh dhe

fasule. Gjalpi dhe djathi nuk perdoreshin. Per dreke perdorej mish i cilesise se ulet. Ne raste festash mund

gatuhej hallve dhe ndonje embelsire. Ne Burgun 325 te miturat mund te perdornin kuzhinen private.

j) Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar ka mbipopullim te te denuarve.

Ne kete institucion ka 185 te denuar, prej te cileve 24 jane femije, 35 jane pleq dhe 126 jane te rritur te

moshes nga 19-50 vjeç.

Dhomat e femijeve jane perballe me dhomat e te rriturve. Gjate kohes qe ata dalin ne korridor ka kontakte te

vazhdueshme te femijeve me te rriturit. Mjedisi eshte bere per te perballuar pak te burgosur, por per shkak

se nuk ka vende ne burgjet e tjera, ne kete burg ka nje mbipopullim. Ky institucion ishte parashikuar per

vuajtjen e denimit te femijeve dhe pleqve.

1.2. Findings

GJETJET KRYESORE TE RAPORTIT

Dhuna fizike eshte ushtruar kunder femijet ne Institucionin e

Riedukimit Vaqar

Interesi me i larte i femijes nuk eshte marre parasysh nga Ministria e

Drejtesise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Femijet ne Institucionin e Riedukimit Vaqar, nuk kane te drejte per

arsimim

Ka raste te abuzimit seksual kunder te miturve nga te rriturit ne

burgje

Ne burgje ka mungese te aktiviteteve per te miturit.

Ne Burgje mungojne programet specifike per trajtimin e te miturve.

Ne burgje nuk ka psikolog dhe punonjes social

Mjekime (ilaçe) te skaduara dhe shume qetesues u ishin dhene ne

perdorim te miturve.

Femijet ankohen per sasine dhe cilesine e ushqimit

Ne Institucionin e Riedukimit Vaqar ka mbipopullim te te denuarve.

- 7 -

Numri i veprave penale te kryera nga femijet

Numri ne total i veprave 797

Vrasje 37

Tentative per vrasje 40

Demtime te renda trupore 35

Krime seksuale 4

Mashtrim 1

Grabitje 479

Krime te lidhura me drogat 17

Te tjera 184

Te dhena marre nga Min. Rendit Publik

2. KRIMINALITETI TEK TE MITURIT NE SHQIPERI

Kalimi i Shqiperise nga sistemi komunist ne sistemin e demokracise ishte mjaft i veshtire, veshtiresi te cilat

shqiptaret i ndeshen ne te gjitha fushat, ne politike, ne jeten sociale si edhe ate ekonomike gjate viteve1991

deri 1997. Keto ndryshime ndikuan dhe u pasqyruan ne jeten e perditshme te shqiptareve dhe vecanerisht te

femijeve.

Gjate kesaj periudhe kemi

shtimin e problemeve te

ndryshme sociale si edhe nje

rritje te dukshme te krimit ne

Shqiperi. Ne krime jane perfshire

edhe nje numer i konsiderueshem

i femijeve. Levizja masive e

njerezve nga zonat e vogla rurale

dhe urbane ne qytete te medha

solli shtimin e dukshem te

kriminalitetit ne qytete, si edhe

nje perfshirje ne krim te femijve

dhe te rinjve shqiptare.

Ne vitin 1997 kishte 91 femije meshkuj te moshes

nga 14 deri 18 vjeç qe u denuan per vepra penale

te kryera nga ata dhe vetem nje vajze e po kesaj

moshe. Ne vitin 1998 kishim 386 meshkuj te kesaj

moshe te denuar per vepra penale dhe perseri

vetem nje vajze.2 Rritja e kriminalitetit ka ndikuar

thellesisht jeten e ketyre femijeve kohet e fundit,

sidomos ne vitet 1997-99 kur kane ndodhur edhe

shumica e ketyre veprave penale nga ta ose ndaj

tyre.

Ne 1999 kishte 56 vepra penale kunder femijeve

nen 14 vjeç, dhe 221 te tjera ndaj atyre ne moshen

14-18 vjeç. Gjate 1999 femijet nen moshen 14

vjeç kryen 86 vepra penale, nderkohe qe ata ne

grupmoshen 14-18 vjeç kryen 683 akte te tilla qe perbejne me shume se 10 perqind te numrit te

pergjithshem te veprave penale te kryera ne Shqiperi 3

Instituti i Statistikave (INSTAT) vazhdimisht ka raportuar persa i perket femijeve te neduar gjate viteve

1991 dhe 1999.

Femije te denuar ne Shqiperi

Vitet 1991 1992 1993 1994 1996 1997 1998

Femra 14-18 vjeç 2 6 2 7 16 1 1

Meshkuj 14-18 vjeç 234 300 242 296 465 91 386

Te miturit ne Shqiperi me vendim gjykate mund te denohen me burgim vetem pasi kane mbushur moshen

14 vjeç.

2 ‘Femrat dhe Meshkujt ne Shqiperi” publikim i INSTAT ne Dhjetor 1999. Faqe 32.

3 Te dhena dhe fakte nga Ministria e Rendit Publik

19911992

19931994

19961997

1998

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

500

No. i femijve

te denuar

Vitet

Femije te denuar ne Shqiperi (sipas viteve)

Femra 14-18 vjeç

Meshkuj 14-18 vjeç

- 8 -

02468

10121416

1991 1992 1993 1994 1996 1997 1998

Fem

ra 1

4 - 1

8

vje

ç

Femra 14 - 18 vjeç

Ne Shqiperi ka dy burgje ku mund te

burgosen dhe mbahen te miturit. Ne

Burgun 325 mbahen te burgosurat e

mitura femra, ndersa ne Burgun e

Vaqarit mbahen te burgosurit e mitur

meshkuj. Burgu 325 eshte rreth 15

minuta larg qendres se Tiranes, ndersa

Burgu i Vaqarit eshte rreth 15 km larg

kryeqytetit.

Sic shikohet edhe nga statistikat e

Institutit te Statistikave kemi nje rritje

te dukshme te numrit te femijeve te

denuar ne periudhen e viteve 1991 deri

1998.4

Nga ana tjeter gjate vitit 1997, gjate periudhes se trazirave ne Shqiperi, u shkaterruan dhe u dogjen shume

burgje. Qeveria shqiptare dhe partneret e saj kane financuar rehabilitimin dhe moderinizimin e burgjeve

egzistuese si dhe ndertimin e burgjeve te reja. Ne qytetin e Lezhes eshte ka filluar nga ndertimi nje burg i ri,

ne te cilin nje ndertese e veçante do t’i kushtohet femijeve te denuar.

Numri i femijeve te burgosur gjate vitit 2000

nuk u be i mundur te behej publik nga zyra e

Drejtesise per te Mitur prane Ministrise se

Drejtesise. Deri tane asnje mase parandaluese

nuk eshte marre nga keto institucione per

pakesimin e numrit te veprave penale te kryera

nga keto femije. Per te ardhmen nuk shihet

ndonje perpjekje per zgjidhjen e ketyre

problemeve apo per rehabilitimin e femijeve

pas perfundimit te denimit.

Shume pak masa parandaluese jane marre per

te kufizuar pershirjen e te miturve ne krim.

Shume pak masa parandaluese jane marre per

te kufizuar pershirjen e te miturve ne krim.Nga

ana tjeter sipas vezhgimeve tona shume pak

eshte bere nga strukturat shteterore pergjegjese per administrimin e drejtesise per te mitur per rehabilitimin

e te miturve qe kane kryer vepra penale.

Asnje rregullore ose ligj rezulton qe te jete e aprovuar nga Qeveria shqiptare, Parlamenti apo Ministria e

Drejtesise per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Shqiperi si dhe zbatimin e Konventes se Kombeve te

Bashkuara per te Drejtat e Femijes. Vetem tani se fundi Qeveria shqiptare me nje vendim te saj krijoi

Bordin per Pergatitjen e Strategjise Kombetare per Femijet ne Shqiperi dhe pergatitja e strategjise eshte

drejt perfundimit. Megjithate Shqiperia ende vazhdon te mbetet nje nga vendet me te pakta ne Europe qe

nuk ka ngritur nje sistem te administrimit te drejtesise per te mitur, duke pershire ketu edhe ngritjen e

gjykatave per te miturit.

3. OBJEKTIVAT

Objektivat e misionit te vezhgimit jane keto:

a) Te raportoje per situaten e te drejtave te femijeve qe viajne denimin e tyre ne burgjet shqiptare;

b) Te shikoje se ne çfare mase aplikohet Konventa per te Drejtat e Femijeve e Kombeve te Bashkuara nga

strukturat qe administrojne drejtesine per te rinj si dhe punonjesit e administrates se burgjeve.

4 Treguesit Sociale – INSTAT 1999, faqe 37.

0

100

200

300

400

500

1991 1992 1993 1994 1996 1997 1998

Mesh

kuj 1

4-

18 v

jeç

Meshkuj 14-18 vjeç

- 9 -

DISA PYETJE QE IU DREJTUAN STAFIT TE BURGJEVE

1 – A eshtee mundur qe te miturit te ndjekin shkollen gjate kohes qe jane ne burg? Nese jo, a I

kane I kerkuar zyrtaret e saj Ministrise se Drejtesise hapjen e nje shkolle brenda ne burg?

2 – Cilat jane llojet e kimeve te kryera nga te miturit qe vuajne denimin ne burg?

3 – A ishte e mundur per te miturit te burgje te kishin kontakte me te burgosurit e rritur?

4 – A kane ndeshur stafi i burgjeve ne raste te ushtrimit te dhunes fizike apo seksuale ndaj te

miturve nga te mitur te tjere apo te burgosurit e rritur? Nese po, a jane raportuar keto raste tek

instancat perkatese? A ka patur ndonje rast te fillimit te ndjekjes penale ndaj atyre qe kane

ushtruar dhunen?

5 – Si eshte organizuar struktura e burgjeve dhe cilat jane detyrat dhe pergjegjesite e tyre?

6 – A kane burgjet rregulloret e tyre te brendshme apo Rregullorja e Burgjeve aplikohet ne te

gjithe punen dhe organizimin e burgjeve?

7 – Si e organizojne te miturit ne burgje kohen e tyre dhe a ofron stafi drejtues i burgjeve

aktivitete marrin ne considerate formimin e te miturve?

8 – How often do the juveniles meet their families and how long are they allowed to stay together?

c) Te raportoje per shkeljet e te drejtave te femijeve qe vuajne denimin e tyre ne burgje.

d) Te rekomandoje ndryshime per Qeverine dhe Ministrite, institucionet shteterore, OJQ-te etj.

4. MMETODOLOGJIA

4.1. Metodat

Misioni i vezhgimit filloi ne daten 27 Prill dhe perfundoi ne 6 Maj te vitit 2000. Te dyja burgjet u vizituan

çdo dite nga nje avokate dhe nje punonjese sociale. Grupi u lejua te vizitonte mjediset e brendeshme te

burgjeve nga ora 8 e mengjezit deri ne oren 15.00 te drekes. Nne shume pak raste stafi i sigurimit te burgut

ose punonjes te policies ishin te pranishem gjate intervistimit te te miturve.

Metodat qe jane perdorur per pergatitjen e ketij raporti jane:

a) Vizita dhe intervista me drejtues ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve

b) Vizita ne burgun 325 te Tiranes dhe ne Institucionin e Riedukimit Vaqar si dhe intervista me drejtuesit e

ketyre institucioneve.

c) Intervista me femijet qe vuajne denimin ne burgun 325 te Tiranes dhe ne Institucionin e Riedukimit

Vaqar

d) Njohje e literatures ligjore kombetare te miratuar nga Parlamenti apo Qeveria dhe qe lidhet me te

miturit ne burgje.

e) Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve dhe rregulloret e brendshme te burgut 325 Tirane dhe

Institucionit te Riedukimit Vaqar.

f) Njohje e instrumentave nderkombetare te Kombeve te Bashkuara per administrimin e drejtesise per te

rinj perfshire edhe KDF-ne.

g) Njohje me publikimet qe kane te bejne me te miturit ne burtgje te OJQ-ve, Mass Medias ne Shqiperi

dhe jashte saj.

h) Marrje ne konsiderate e te dhenave nga burime te ndryshme te institucioneve shteterore per femijet dhe

kriminalitetin.

- 10 -

DISA NGA PYETJET QE IU DREJTUAN

TE MITURVE NE BURGJE

1 – Çfare krimi kishin kryer te miturit?

2 – A ishte perdorur dhuna fizike dhe/ose tortura kunder te miturve gjate arrestimit

dhe gjykimit te tyre?

3 – A kishin patur te miturit gjate hetimit dhe gjykimit ndihmen e nje avokati? Nese

po, kush kishte paguar per ndihmen ligjore te ofruar?

4 – A kishin perdorur zyrtaret e burgut dhune dhe/ose torture kunder tyre? Nese po,

per çfare arsyeje dhe deri ne çfare mase?

5 – A ishin ata apo ndonje prej shokeve te tyre viktime e dhunes seksuale apo

perdhunimit? Nese po, a ishte raportuar çeshtja tek zyrtaret e burgut dhe çfare

masash kishin marre ata per rastin konkret?

6 – Si e kalonin te miturit kohen ne burg dhe çfare do t’u peklqente te benin gjate

kohes qe vuanin denimin?

7 – Sa shpesh takoheshin te miturit me familjet e tyre dhe per sa minuta/ore u lejohej

te qendronin se bashku?

4.2. Kriteret

Burgu 325 i Tiranes dhe Institucioni i Riedukimit Vaqar u perzgjodhen sipas ketyre kritereve:

a) Prezenca e femijeve ne keto institucione

b) Kriteri i moshes 14-18 vjeç

c) Intervistat me te miturit qe vuajne denimin ne burg te realizoheshin pa pranine e stafit te sigurimit te

burgut.

4.3. Grupi i synuar

- Te gjithe femijet nga 14-18 vjeç qe vuajne denimin ne burgun 325 Tirane dhe ne Institucionin e

Riedukimit Vaqar.

- Stafi policor dhe civil qe punon ne keto institucione.

5. REFERENCA NE LIGJET KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE

Sistemi ligjor shqiptar klasifikohet si pjese e sistemit ligjor romak, ku drejtesia bazohet ne ligje te aprovuara

nga Paralamenti, te cilat klasifikohen ne menyre hierarkike. Ne sistemin shqiptar nuk detyrohesh te

bazohesh ne precedentin siç ndodh ne sistemin “common law” te vendeve te tjera.

Hierarkia e ligjeve shqiptare eshte si me poshte:

a) Kushtetura

b) Instrumentat nderkombetare te ratifikuara nga Shqiperia

c) Kodet e aprovuara nga Parlamenti

d) Ligje te tjera te aprovuara nga Parlamenti

- 11 -

e) Dekretet e Presidentit te Republikes

f) Rregullat, vendimet dhe udhezimet e aprovuara nga Keshilli i Minsitrave te Qeverise Shqiptare.

Per qellimet e ketij raporti ne i jemi referuar standarteve te meposhtme ligjore:

1 – Kushtetuta Shqiptare. Kushtetuta u aprovua nga Kuvendi (Parlamenti) i Republikes se Shqiperise ne

21 Tetor 1998, dhe me pas u hodh per votim ne referendum popullor qe u mbajt ne 22 Nentor 1998.

Kushtetuta ka 182 nene.

Neni 25 thote:

“Askush nuk mund ti nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, çnjerezor ose poshterues.“

Neni 54 vijon si me poshte:

“Femijet,te rinjte,grate shtatzena dhe nenat e reja kane te drejten e nje mbrojtjeje te vecante nga

shteti.

Çdo femije ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna,keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi per

pune,e vecanerisht nen moshen minimale per punen e femijeve,qe mund te demtoje

shendetin,moralin ose te rrezikoje jeten a zhvillimin e tij normal.“

2 – Kodi Penal i Shqiperise u aprovua nga Parlamenti me Ligjin nr 7895, ne 27.01.1995. Nderkohe ka

propozime per amendamente ne kete Kod per ta plotesuar ate ne perputhje me Kushtetuten dhe me

ndryshimet sociale dhe politike qe kane ndodhur ne vend.

Neni 12 me titull “Mosha per pergjegjesi penale” thote:

“Ka pergjegjesi penale personi qe ne kohen e kryerjes se nje krimi ka mbushur moshen 14 vjec.

Personi qe ka kryer nje kundervajtje penale ka pergjegjesi kur ka mbushur moshen

gjashtembedhjete vjec.”

Neni 51 me titull “Denimi me burgim per te miturit” shkruan si vijon:

“Per te miturit,qe ne kohen e kryerjes se vepres penale nuk kane mbushur moshen 18 vjec,denimi

me burgim nuk mund te jete me shume se gjysma e denimit qe parashikon ligji per vepren penale te

kryer.”

Neni 52 me titull “Perjashtimi i te miturit nga denimi” thote:

“Gjykata,nisur nga rrezikshmeria e paket e vepres penale,nga rrethanat konkrete te kryerjes se

saj,nga sjellja e meparshme e te miturit,mund ta perjashtoje ate nga denimi.

Ne keto raste gjykata mund te vendose dergimin e te miturit ne nje institucion edukimi.“

Neni 86 i Kodit Penal pershkruan definicionin e tortures.

“Tortura, si dhe cdo akt tjeter çnjerezor apo poshterues denohen me burgim nga pese gjer ne dhjete

vjet.“

Ndersa neni 116 me titull “Homoseksualizmi“

“Marredheniet homoseksuale, kur kryhen me dhune, me persona te mitur ose me persona te

pazote per tu mbrojtur, denohen me burgim gjer ne pese vjet.”

3 – Kodi i Procedures Penale u aprovua nga Parlamenti me Ligjin nr.7905, ne 21.03.1995.

- 12 -

Konventa Nderkombetare per te Drejtat Civile dhe Politike e Tetorit

1991; kjo Konvente hyri ne fuqi me 4 Janar 1992;

Konventa Nderkombetare per te Drejtat Ekonomike, Sociale dhe

Kulturore e 4 Tetorit 1991; Konventa hyri ne fuqi me 4 Janar 1992;

Neni 5 thote:

“Liria e personit mund te kufizohet me masa sigurimi vetem ne rastet dhe menyrat e percaktuara

me ligj.

Askush nuk mund ti nenshtrohet tortures,denimit apo trajtimit poshterues.

Te denuarve me burgim u sigurohet trajtimi njerezor dhe rehabilitimi moral. “

Neni 35 pershkruan ndihmen qe duhet t’I jepet nga organet perkatese te pandehurit te mitur

“Te pandehurit te mitur i sigurohet ndihme juridike dhe psikologjike,ne cdo gjendje dhe shkalle te

procedimit,me pranine e prinderit ose te personave te tjere te kerkuar nga i mituri dhe te pranuar

nga autoriteti qe procedon.

Organi procedues mund te kryeje veprime dhe te perpiloje akte,per te cilat kerkohet pjesmarrja e te

miturit,pa pranine e personave te treguar ne paragrafin 1,vetem kur nje gje e tille eshte ne interes

te te miturit ose kur vonesa mund te demtoje rende procedimin,por gjithmone ne pranine e

mbrojtesit. “

Neni 42 i Kodit te Procedures penale me titull “Verifikime per personalitetin e te pandehurit te mitur“ thote:

“Organi procedues merr te dhena per kushtet e jeteses personale,familjare dhe shoqerore te te

pandehurit te mitur me qellim qe te sqaroje pergjegjshmerine dhe shkallen e pergjegjesise,te

vleresoje rendesine shoqerore te faktit si dhe te caktoje masa te pershtatshme penale.

Organi procedues mbledh informacione nga personat qe kane patur marredhenie me te miturin dhe

degjon mendimin e eksperteve.“

Neni 49 percakton mbrojtjen e detyrueshme ligjore per te miturit gjate procesit penal.

“Kur i pandehuri eshte nen moshen tetembedhjete vjec ose me te meta fizike a psikike qe e pengojne

per te realizuar vete te drejten e mbrojtjes, ndihma nga nje mbrojtes eshte e detyrueshme.“

4 - The United Nations Convention on the Rights of the Child (CRC) adopted by the General Assembly

on 20th of November 1989. Albania ratified the CRC on 28

th of February 1992. The Child Rights Situation

Report (Country Report) has not been submitted to the UN Committee on the Rights of the Child, which

had planned hearings in March 1995 and March 1997. Other hearings were held later specifically for

Albania. We also have been referring to other international standards ratified by Albania such as:

- 13 -

”Shtetet pale sigurojne qe:

Asnje femije te mos i nenshtrohet tortures, as trajtimeve ose denimeve mizore, çnjerezore

ose poshteruese. As denimi me vdekje, as burgimi i perjetshem nuk duhet te jepen per

shkelje te ligjit te kryera nga persona nen 18 vjec.

Asnje femije te mos i mohohet liria ne menyre te paligjshme dhe arbitrare. Arrestimi,

ndalimi ose burgimi i nje femije duhet te jete ne perputhje me ligjin dhe te perdoret vetem

si nje mase e fundit dhe per nje kohe sa me te shkurtet.

Çdo femije i privuar nga liria te trajtohet ne menyre njerezore dhe me respektin qe i

takon dinjitetit te njeriut dhe ne menyre te tille qe te kihen parasysh nevojat e personave

te moshes se tij. Ne vecanti, cdo femije i privuar nga liria duhet te vecohet nga te rriturit,

me perjashtim te rastit kur mendohet se eshte ne interesin me te larte te femijes qe kjo te

shmanget dhe ai te kete te drejten te mbaje lidhje me familjen me korrespondence dhe

vizita, me perjashtim te rrethanave te jashtezakonshme.

Çdo femije i privuar nga liria duhet te kete te drejten qe ti jepet menjehere ndihme

juridike ose cdo ndihme tjeter e pershtatshme, si edhe te drejten te kundeshtoje vendimin

per heqjen e lirise perpara nje gjykate ose nje autoriteti tjeter kompetent, te pavarur dhe

te paanshem, si edhe per nje vendim te shpejte per çdo rast te tille.“

Neni 37 i Konventes thote:

Megjithate Shqiperia nuk ka njohur dhe ratifikuar:

Per

qellim

et e

ketij

raporti

ne nuk

i jemi

referuar ketyre tre dokumentave (rregulloreve), sepse ato nuk jane ratifikuar dhe nenshkruar nga Shqiperia,

prandaj zbatimi i tyre nuk eshte i detyrueshem per Shqiperine. Variantet ne gjuhen shqipe te tre Rregullave

te OKB-se jane publikuar ne numra te ndryshem te Revistes per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve ne

Shqiperi botim i Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA.5

6. PUNONJESIT E ADMINISTRATES SE BURGJEVE

6.1. Struktura e varesise se sistemit te burgjeve

Ne mbeshtetje te nenit 76 ligjit Nr.8328 dt.16.04.1998 «Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me

burgim », te miratuar nga Keshilli i ministrave, me propozim te Ministrit te Drejtesise, sipas nenit 6, Kreu i

pare, vartesia ne Sistemin e Burgjeve vijon si me poshte:

Ministri i Drejtesise

Zv/Ministri i Drejtesise i deleguar nga Ministri, per sistemin e Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i policise se Burgjeve

Shefat e Sektoreve ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve

Drejtoret e Burgjeve

Zv/Drejtoret e Burgjeve

Shefat e Policise se Burgjeve

5 Revista per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve ne Shqiperi eshte nje publikim i Qendres per te Drejtat e Femijes ne

Shqiperi. Keto rregullore jane te publikuara ne Nr 1 dhe 2 te Bulletineve.

Rregullat Baze Minimale te Kombeve te Bashkuara per administrimin e

drejtesise per te miturit (Rregullat e Pekinit)

Rregullat e OKBse per mbrojtjen e te miturve te privuar nga liria.

Udhezimet e OKBse per Parandalimin e Kriminalitetit nga te miturit.

- 14 -

Shefat e Sektoreve ne Burgje

6.2. Stafi qe punon ne burgun 325 ne Tirane

Ne burgun 325 ne Tirane stafi eshte i organizuar ne kete menyre:

- Drejtori i burgut ben organizimin e punes se stafit. Ky staf, ne fillim te cdo viti paraqet nje program vjetor,

i cili per femijet eshte i vecante. Çdo fund muaji behet analiza e planit mujor dhe e programit vjetor.

- Sektori i edukimit, perbehet nga shefi i edukimit dhe dy edukatoret. Nje edukator punon ne regjimin e

burrave dhe nje edukatore punon ne regjimin e grave. Shefi i edukimit harton programin vjetor te edukimit

dhe planin mujor se bashku me dy edukatoret. Edukatorja mbulonte zhvillimin e mesimit te gjuhes shqipe,

italiane, historise dhe gjeografise. Ne fillim te shtatorit pritet nga Ministria e Arsimit, qe te krijohet

mundesia e hapjes se shkolles. Roli i sektorit te edukimit ne kete institucion, eshte rehabilitimi i femijeve ne

institucion.

“Eshte e rendesishme te kemi nje klase mesimi per te gjithe” – tha nje nga drejtuesit e ketij burgu.

- Sektori shendetesor. Ky sektor mbulon, problemet shendetesore te higjenes vetjake dhe merret me

ekzaminimin perkates ne rast se te denuarit kane shenja te ndonje semundjeje. Ky ekip mjekesor i drejtuar

nga Psikiatria dhe ndihmuar nga pese ndihmes-mjeke, ka te drejte te denoncoje dhe raste te perdorimit te

forces, nese kjo ka ndodhur gjate qendrimit ne stacionin e policise ose ne paraburgim dhe burg. Por

zakonisht eshte e veshtire te perballesh me te tilla raste, pasi ka kaluar nje kohe e gjate nga qendrimi ne

stacion policie, dhoma paraburgimi dhe burgje. Ne menyre qe te mos perdoret me force ne stacionet e

policise, se shpejti ka nje propozim qe dhomat e paraburgimit te kalojne ne varesi te Ministrise se

Drejtesise. Ne kete menyre mendohet se do te ndryshoje trajtimi i femijeve ne stacione policie.

- Sektori i finances. Shefi i ketij sektori merret me administrimin e vlerave monetare, se bashku me

drejtorin.

- Sektori i prapavijes. Ky sektor merret me mirembajtjen e vlerave materiale.

- Sektori i policise. Shefi i ketij sektori drejton 90 punonjes policie, te cilet kane si detyre sigurimin e jetes

se individeve te privuar nga liria, sidomos te femijeve.

6.3. Stafi qe punon ne Institucionin e Riedukimit Vaqar

Stafi i Institucionit te Riedukimit Vaqar eshte i ndare ne dy sektore;

Ne sektorin civil dhe;

Ne sektorin e policise

Sektori i policise eshte ne mbeshtetje te sektorit civil

Sektori i policise perbehet nga:

- Shefi i policise, i cili organizon kontrrollon dhe pergjigjet per punen e dy inspektoreve:

- Inspektori i policise se jashtme, qe pergjigjet per ruajtjen e perimetrise se burgut.

- Inspektori i policise se brendeshme, qe pergjigjet per ruajtjen dhe sigurimin e te denuarve.

Sektori civil perbehet nga:

- 15 -

- Drejtori, qe merret me problemet e trajtimit, te sigurimit dhe te prapavijes. Per hartimin e rregullores se

brendshme duke u mbeshtetur ne rregulloren e pergjithshme te burgjeve, eshte krijuar nje komision ku

kryetar ka qene drejtori.

- Nendrejtori. Aktualisht nuk ka, pasi tani eshte menduar te behet pjese e organikes se burgut, per te

mbuluar problemet e personelit.

- Sektori i edukimit. Perbehet nga nje shef edukimi, dy edukatore dhe nje bibliotekar. Ky sektor mbulon

edukimin e te burgosurve duke iu referuar programeve te hartuara nga perfaqesuesit e ketij sektori.

- Sektori shendetesor. Perbehet nga shefi i sektorit, kater ndihmesmjeke, nje stomatolog dhe nje farmaciste.

Ky sektor mbulon kontrollin mjekesor per te gjithe te denuarit qe hyjne ne kete institucion. Te denuarit

pajisjen me kartelat e tyre, sherbimin mjekesor 24 ore. Ky sektor ka nje program te vecante shendetsor, per

femijet dhe pleqte. Pergjigjet per cilesine dhe higjenen e ushqimit. Mjeku se bashku me oficerin e

informacionit pergjigjet per shperndarjen e ushqimit.

“ Ne po mundohemi - thote mjeku - qe ti informojme femijet per semundjet seksualisht te

transmetueshme. Kjo do te behet pas disa kohesh me ndihmen e disa materialeve te pershtatshme”.

- Sektori i prapavijes, pergjigjet per administrimin e vlerave materiale te institucionit.

- Sektori i finances, administron vlerat monetare te institucionit.

6.4. The Structure of Prison of Vaqar

Institucioni i Riedukimit ne Vaqarr eshte i ndare ne tre ndertesa. Ne ndertesen me te madhe qe shihet qe ne

hyrje, ndodhen dhomat e te denuarve, kuzhina dhe mensa, biblioteka, banjot dhe dushet. Ne ndertesen e

pasme prane fushes se ajrimit, ndodhen dhoma e berberit, dhoma e farmacise, dhoma e dentistit dhe dhoma

e mjekeve. Ne te majte te nderteses kryesore ndodhen zyrat e drejtorit, te shefit te policise, te shefit te

mjekeve, dhe te shefit te edukimit. Ne kete institucion vuajne denimin 185 vete nga te cilet:

6.5. Struktura e Burgut 325 ne Tirane

Burgu 325 Tirane eshte i ndare ne dy regjime, ne te burrave dhe ne ate te grave. Te dy regjimet ndahen nga

njeri tjetri nga nje mur.

Ne regjimin e burrave vuajne denimin 80 burra nga mosha 20-50 vjec

Ne regjimin e grave vuajne denimin 32 gra nga mosha 30-70 vjec dhe dy vajza te moshes 16 dhe 17 vjeç.

Ne te djathte te regjimit te grave ndodhen zyrat e drejtorit, te shefit te edukimit, te mjekut, dhe te finances.

24 jane femije nga 14-18 vjeç

35 jane pleq nga 55-75 vjeç

126 jane te moshave nga 19-50 vjeç

- 16 -

7. PERFAQESIMI LIGJOR

Nga te dhenat dhe intervistat me te miturit dhe me drejtuesit e struktures se burgjeve behet e qarte se shume

prej te miturve kane kryesor krime serioze. Ne Burgun e Vaqarit 11 te mitur kane kryer krimin e vrasjes

Nga intervistat me femijet djem qe vuanin denimin ne burgun e Vaqarrit, rezultoi se 14 prej tyre gjate

hetimit gjyqesor jane perfaqesuar ne mbrojtje me avokat privat, te siguruar nga te afermit e tyre. Pagesa e te

cilit ne shumicen e rasteve u ka kushtuar shume, duke marre parasysh veprat e renda penale qe ato kane

kryer. Kurse 9 prej tyre iu ishte ofruar ndihma juridike per mbrojtje nga shteti pa pagese.

Disa prej tyre kishin kryer vepren penale te vrasjes per motive hakmarrje, kurse disa prej tyre per motive te

ndryshme. Denimet lidhur me vepren penale te vrasjes variojne nga 10 deri ne 25 vjet. Kurse sipas nenit 78

te Kodit Penal ne rastet e vrasjes me paramendim denimi shkon nga burgim i perjetshshem ose me vdekje.

Por gjykata ne baze te Kodit te Procedures Penale duke marre parasysh moshen e tyre ka dhene gjysmen e

denimit per veprat penale qe ato kane kryer.

A.B. 17 vjeç eshte denuar me 25 vjet heqje lirie nga gjykata e shkalles se pare dhe vendimin nuk e ka

ankimuar. Pra gjykata e ka marre parasysh faktin qe ai ka qene nen moshen 18 vjec.

Gjithashtu nga intervistat me femijet djem te denuar rezultoi se ishin vetem tre femije djem qe kishin kryer

vepren penale te vjedhjes dhe tete femije djem kishin kryer grabitje me dhune. Per vepren penale te vjedhjes

me arme ose me dhune sipas Kodit Penal denimi varion nga pese deri ne njezet vjet. Per te gjitha rastet

Gjykata e ka marre parasysh se ata ne momentin e kryerjes se krimit kane qene femije nen moshen 18 vjec,

dhe i ka dhene gjysmen e denimit siç percaktohet ne Kodin e Procedures Penale.

8. DHUNA FIZIKE DHE SEKSUALE NDAJ FEMIJEVE NE BURGJE

8.1 Dhuna fizike

Duke marre ne konsiderate intervistat e realizuara me te miturit ne Burgun e Vaqarit ne arritem ne

perfundumin se dhuna fizike eshte perdorur ndaj te miturve. Kjo dhune eshte perdorur nga stafi i burgut.

Nderkohe disa nga te miturit e intervistuar deklarojne se ka patur raste te dhunes seksuale te perdorur ndaj

tyre nga te burgosurit me te rritur.

Kategorite e krimeve te kryera nga te miturit

Vrasje Tentative

per vrasje

Grabitje Vjedhje

Femra 2 - - -

Meshkuj 11 2 7 4

Totali 13 2 7 4

Burimi i informacionit: Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve

Te miturit ne burgje klasifikuar ne baze te

moshes 14-15 15-16 16-17 17-20

Femra - 1 1 -

Meshkuj - 3 3 18

Totali - 4 4 18

Burimi i informacionit: Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve

Vrasje

15%

85%

Femra

Meshkuj

14-15 15-16 16-17 17-20

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

No. i te miturve

Grupe-moshat

Te mitur ne burgje

(Bazuar ne moshen e tyre)

Femra

Meshkuj

- 17 -

«Nje here ne vendosem te organizonim nje proteste paqesore per te protestuar kunder

kushteve ne dhoma dhe ushqimit. Kur drejtori e morri vesh per protesten, ai kerkoi

menjehere ndihmen e forcave speciale, te cilat mund te vijne ne burg vetem ne rastet e

revoltave. Ajo nate ka qene nje enderr e keqe per te gjithe ne. Ata na kane rrahur per ore te

tera si dhe na kercenuan. Dua ta harroj ate nate.» -thote A.S.

Sipas A.S. gjate intervistes me te, ai tregoi se dhuna ushtrohej nga punonjesit e administrates se burgut dhe

forcat speciale ne rastet e protesteve te femijeve. Kjo eshte ne kundershtim me ligjet si edhe me Kushtetuten

e Republikes se Shqiperise.

Po ne burgun e Vaqarrit rezulton te ushtrohet dhune sexuale ndermjet te burgosurve te rritur dhe femijeve.

Sipas D.I. i cili tregon se keto raste ishin kapur edhe nga administrata e burgut dhe personat dhunues ishin

futur ne dhomat e izolimit. Vetem kaq. Nderkohe dihet se ushtrimi i dhunes sexuale ndaj femijeve denohet

me burgim. Ushtrimi i dhunes fizike ne burgun e Vaqarrit u pohua nga shumica e femijeve qe vuanin

denimin ne burgun e Vaqarrit.

8.2 Dhuna seksuale

D.I. i deklaroi te misionit te vezhgimit se te miturit qe vuajne denimin ne Burgun e Vaqarit kane qene

viktima te dhunes seksuale te perdorur ndaj tyre nga te burgosurit me te rritur, gjate kohes kur nuk ka

kontroll te qelive nga zyrtaret e burgjeve. Keto raste jane raportuar ne Administraten e Burgut te Vaqarit

dhe abuzuesit u vendosen ne dhoma izolimi. Asnje çeshtje penale ose vendim tjeter nuk u mor per te

ndjekur keto krime nga administrata e burgut.

«Nje nga shoket e dhomes ishte duke bere dush kur nje i burgosur ne moshe te madhe erdhi prane

tij. Ai e kercenoi shokun tim me jeten, nese ai nuk e linte te bente seks me te. Shoku im nuk me

tregoi per kete rast per nje kohe te gjate, sepse ai ishte i frikesuar.Kur e morem vesh, te gjithe ne

takuam Drejtorin dhe i kerkuam atij qe te na mbronte nga te burgosurit me te rritur. Ata vetem sa e

vendosen abuzuesin per disa dite ne dhomat e izolimit dhe kaq ishte e gjitha. Vazhdojme ta shohim

ende abuzuesin verdalle nesh.»

Drejtori i Burgut te Vaqarit e pranoi se disa nga te miturit ne burg kishin filluar te shfaqnin ndjenjat e tyre

homoseksuale, por ai nuk pranoi se ka patur raste te abuzimit te te miturve ne burg nga te burgosurit me te

rritur.

9. KUSHTET E JETESES SE FEMIJEVE NE BURGJE

Femijet meshkuj qe kane kryer vepra penale ne Shqiperi, e vuajne denimin ne Institucionin e Riedukimit

Vaqar, ndersa femijet e seksit femer vuajne denimin e tyre ne burgun 325, Tirane.

9.1. Femijet ne Burgun 325, Tirane

Ne burgun 325 ne momentin qe u vizitua nga misioni I vezhgimit ndodheshin dy vajza perkatesisht 16 dhe

17 vjec qe vuanin denimin. Njera nga vajzat eshte denuar per vrasjen e babait, ndersa vajza tjeter per

vrasjen e nenes se saj. Te miturat jane nga Gramshi dhe tjetra nga Burreli. Vajza nga Gramshi eshte denuar

me 5 vjet heqje lirie dhe vajza tjeter me 4 vjet heqje lirie.

“Me mungon shtepia ime, liria dhe shoqet e mia. Grate qe jane ketu jane shume te mira me

ne, por ne jemi te ndryshme. Ndonjehere dua te flas me duke per problemet dhe gjerat e

mia personale, por eshte e pamundur. Kam frike se asnje prej tyre s’do te me kuptoje.” –

tha nje nga vajzat.

- 18 -

Kontakti me familjen

Ne kete burg, sipas rregullores, takimet lejoheshin kater here ne muaj ku nje here ishte takimi special me

familjen. Familja kishte te drejte te qendronte 12 ore me te denuaren dhe mund te qendronte brenda burgut

gjate kesaj kohe.

Vajza nga Gramshi kontaktonte nje here ne tre muaj me familjen e saj, per arsye ekonomike. Nga familja

vinte e takonte vetem i ati.

“Vellezerit qe jetojne jashte jane te zene me punet e tyre dhe problemet e tyre dhe nuk mund te vijne

te me takojne. Ata e dine qe jam ketu, por nuk mund te vijne”.

Ushqimi

Kontakti, nje here ne tre muaj me familjen bente qe vajza nga Gramshi te hante ne mensen e burgut ne

pjesen me te madhe te kohes. Personat qe kishin kontaktet e rregullta me familjen, kater here ne muaj,

perdornin kuzhinen private. Ne kuzhinen private lejoheshin, pasi kontrolloheshin, te gjitha ushqimet qe

sillte familja. Çdokush kishte nje furnele personale ndersa frigoriferi ishte i perbashket. Ne magazinen ku

ndodhej frigoriferi, ndodheshin dhe dollapet me emrat perkates, ku çdo e denuar mund te mbante ushqimet

personale. Ne mensen e burgut sherbehej çdo mengjes, caj dhe buke. Ne dreke zakonisht sherbehej spinaq

ose patate. Darka ishte presh ose patate. Here pas here ne dreke ka edhe mish. Ne raste festash ofrohen

embelsira dhe hallve. Femijet ishte e pakenaqur nga ushqimi qe gatuhej, por nuk kishin mundesi te

perdornin kuzhinen private, gje kjo qe kushtezohej nga niveli i ulet ekonomik i familjes se tyre.

Higjena e kuzhines ishte e dukshme. Ne kuzhine ndodheshin dy dollape buke, dy soba me gaz dhe me

korent, dy tavolina per perdorim te brendshem. Vaktet sherbeheshin ne mense qe perdorej dhe si salle

leximi njekohesisht. Kishte dhe nje dhome te vogel, e cila ishte magazina e ushqimeve te kuzhines se

administrates se burgut. Personeli qe gatuante ne kuzhine perbehej nga, nje kuzhiniere dhe dy ndihmes

kuzhiniere.

Oraret e ngrenies ishin:

Mengjesi ne oren 7’30

Dreka ne oren 13’00

Darka ne oren 19’00

Aktivitetet dhe edukimi

Femijeve iu mungonin shume aktivitet e moshes se tyre dhe kjo bente qe ato te ndjeheshin te vecuar.

Aktivitet qe kryheshin nga femijet ishin:

- Rregullim i kopshtit te luleve qe ndodhej perreth ambjentit te dhomave te tyre.

- Qendisje ose pune me grep

- Ndjekje e perbashket e emisioneve televizive, pasi kishte nje televizor te perbashket qe ndodhej ne

mense.

- Lexim i librave te bibliotekes, artistike ose fetare. - Mesim i gjuhes shqipe, italiane, gjeografise dhe historise se Shqiperise.

- Mesim me nje perfaqesuese te fese se Jehovait dhe biseda te lira me te.

D.K-se, i pelqente te vazhdonte shkollen dhe kishte perparuar ne programet mesimore qe zhvilloheshin

brenda burgut, ndersa vajza tjeter e kishte ecurine ne mesime me te prapambetur. Nje nga arsyet kryesore te

konflikteve qe kishte pasur D. K. me nenen e saj, kishte qene kembengulja e nenes qe vajza te mos shkonte

ne shkolle, por te bente punet e shtepise. D. K. shkruante dhe lexonte shume mire pasi edhe ne fshat kishte

mbaruar Klasen e 7 te shkolles tetevjecare, megjithese me shume mungesa. Tani kishte filluar te ndiqte dhe

gjuhen italiane nepermjet nje metode te thjeshte, qe i kishte dhene edukatorja.

- 19 -

“Me vinte shume keq, kur shkoja ne klase dhe shikoja qe kisha me shume mungesa se te gjithe

shoket e mi. Me mungojne shume bisedat dhe lojrat qe beja me moshataret e mia” – thote ajo.

Trajtimi psiko-social

D.K nga fshati i Gramshit ishte shume e penduar per vepren qe kishte kryer dhe e kishte shume te veshtire

te mendonte se si do te jetonte po ne ate shtepi ku kishte kryer vrasjen e nenes, pasi te mbaronte denimin.

Edukatorja bente biseda te lira ne grup per problemet e tyre, por vajza kishte nevoje qe disa shqetesime te

saj te trajtohej ne menyre individuale dhe te mbeshtetej nga personi prej te cilit trajtohej.

Sektori i edukimit mbulonte ne nje fare menyre, trajtimin psiko-social te te denuarve. Por programet e ketij

sektori asistonin ne mesimin e gjuhes shqipe dhe italiane, ne mesimin e gjeografise dhe te historise dhe ne

bisedat e lira ne grup qe zhvilloheshin nga edukatorja. Qe ne momentin qe vajzat kishin kryer vepren

penale, ishin mbeshtetur ligjerisht nga avokati dhe ne burg nga sektori i edukimit nepermjet programeve te

thena me lart.

Duhet pasur parasysh ne kete rast, mosha e tyre dhe trauma e pesuar nga ngjarja. Ne kete rast eshte i

domosdoshem nje trajtim psiko–social me programet perkatese, ne menyre qe te ndihmohen vajzat per

traumen e kaluar dhe per rehabilitimin e tyre gjate qendrimit dhe pas daljes nga burgu. Ne nje ambjent te

perbashket me biseda te perbashketa ne grup me te gjitha grate, mosha e tyre e ka te veshtire te analizoje

dhe te kaperceje ngjarjen e ndodhur. Per te theksuar me pas, mbarimin e denimit dhe kthimin e tyre ne te

njejtin vend ku ka ndodhur ngjarja. Ato presin me frike se si do ti gjykoje opinioni, apo si do ti prese

shoqeria dhe familja.

Prania e nje punonjesi social qe ne kete rast do te ruante kontaktet me familjen dhe femijen, do te

ndihmonte te dy palet, per te pranuar dhe kapercyer ate qe ka ndodhur. Si pasoje e mungeses se trajtimit

psiko-social, vajzat ishin mosbesuese, te mbyllura ne vetvete, te pasigurta per te ardhmen e tyre dhe kjo

pasiguri i bente te paqarta zgjedhjet e tyre.

“Nuk e di se çfare do te bej pasi te dal qe ketej. E kam te veshtire te jetoj perseri atje ku kam bere

ate gje aq te tmerrshme. Nuk e di se si do me presin moshateret e mi dhe bashkefshataret e mi” –

tha njera prej tyre.

Kushtet e dhomes

Dy vajzat jetonin ne nje dhome me kater gra mbi moshen 60 vjeç. Kjo ishte bere me qellim qe vajzat te mos

abuzonin me njera-tjetren ose grate me te reja me to. Ne dhome kishte 6 krevate, te shtruara siper me

carcafe dhe batanie. Ne dhomat e tjera kishte 8-10 gra. Çdokush kishte nje hapesire prej 11m kub ajer.

Dhomat ishin te gjitha njesoj. Çdo dhome kishte nga nje komodine per nje ose dy persona. Ne dhome mund

te vinin dhe sende ose fotografi te preferuara te tyre. Te gjitha dhomat ishin ne rresht te ngjitura me njera-

tjetren dhe nuk kishin dritare. Kjo bente qe te mos kishte shume drite dhe ajrim ne dhoma. Sapo dilnin nga

dhoma kishin kontakt te drejteperdrejte me oborrin ne te cilin, ishin te lira te ajroseshin gjate gjithe dites.

Dhomat ne pergjithesi ishin te pastra dhe te rregullta.

Kushtet e higjenes vetjake

Çdo femije kishte mjetet e higjenes personale, si furce dhembesh, paste dhembesh etj. Sipas rregullit femijet

laheshin dy here ne jave dhe kishin ne dispozicion dy dushe. Sipas D.K. duhej te ishin ne dispozicion tre

dushe.

Dushet dhe tualetet ishin te pastra. Kishte nje ambjent te paster, per lavanterine, ku kishte nje lavatrice e cila

lante te gjitha rrobat e grave. Rrobat thaheshin ne ambientet e oborrit. Per hekurosjen e tyre ishte ne

dispozicion nje tavoline dhe nje hekur. Ne pergjithesi shumica e grave te denuara perdornin veshje te

thjeshta.

- 20 -

9.2 Femijet ne Institucionin e Riedukimit Vaqar

Ne kete institucion vuanin denimin 24 femije te grupmoshes 14-18 vjec. Grupi i ketyre femijeve, ishte i

ndare ne tre dhoma, nga 8 veta ne nje dhome. Ky ishte sektori i femijeve. Sektori i femijeve ndodhej ne

katin e dyte te nderteses, ku ndodheshin 18 dhoma me te denuar.

Kater femije jane denuar per vrasje per gjakmarrje. Pjesa tjeter eshte denuar per vrasje, gjate konflikteve

dhe per grabitje me force. Pjesa me e madhe e te burgosurve te rritur jane denuar per vrasje ose per

gjakmarrje. Pjesa e mbetur prej 126 personash te moshes nga 19-50, jane denuar per vepra penale te

ndryshme.

Kontakti me familjen

Ne kete institucion, takimet me familjen lejoheshin, ashtu si edhe ne burgun 325, kater here ne muaj. Nuk

kishte takime speciale per minorenet ndryshe nga burgu 325, ku nje takim me familjaret zgjaste 12 ore. Çdo

takim zgjaste 30 minuta. Ne rastet, kur kishte fluks ne takimet me familjaret, femijet vendosnin secili te

rrinte me pak minuta me familjaret, ne menyre qe te kishin mundesi te takoheshin te gjithe me familjet e

tyre.

“Te gjithe - thote L.K. - kane deshire te takohen me familjet e tyre, keshtu takohemi per pak kohe

dhe keshtu kane mundesi te gjithe te rrine nga pak me familjen”.

Ne te tilla raste ishin vete femijet qe krijonin kushtet per te pasur kontakt me familjet, duke respektuar

orarin e caktuar per takimet. Shumica e femijeve kishin kontakte te rregullta me familjen. Shume pak femije

kishin kontakte te rralla me familjaret e tyre.

Nje djale 17 vjecar, kishte tre muaj qe nuk ishte takuar me familjaret e tij, per shkak te largesise dhe per

shkaqe ekonomike.

Sipas drejtorit te institucionit kishte pasur raste, kur familjaret kishin ndikuar keq tek femijet e tyre, duke

sjelle ne takime edhe thika apo droge. Keto pak raste ishin kapur menjehere nga punonjesit e policise se

institucionit.

“Ata femije qe kane vrare per gjakmarrje - thote Drejtori i burgut - mendojne se kane bere ate qe

duhej. Eshte familja e tyre qe i thote se nuk kane bere asgje, por vetem detyren. Keshtu sipas

familjeve te tyre, ata jane ketu vetem se nuk kane para per te dale. Ky lloj mentaliteti ndikon keq

per rehabilitimin e femijeve.”

Ushqimi

Sipas bisedave qe u zhvilluan me femijet, shumica e femijeve nuk hanin ne mensen e institucionit. Kjo per

shkak te pakenaqesise se femijeve per ushqimet qe gatuheshin ne kuzhinen e burgut. Pjesa me e madhe e

tyre perdorte ushqimet e sjella nga familja. Por dhe ne kete aspekt kishte pakenaqesi, sepse nuk lejoheshin

ushqime te tilla si: patatja veza etj. Lejoheshin kryesisht ushqime te thata si sallami, brumerat etj.

Femijet mendonin se ishte i nevojshem perdorimi i kuzhines private. Mjedisi i kuzhines private ishte gati,

por nuk ishte vene ne perdorim per femijet.

“Ne te gjitha burgjet lejohet kuzhina private – tregon S. P. - perse tek ne nuk lejohet? Nuk mund ti

hame gjellet qe gatuhen ketu. Jane pa kalori dhe te pashijshme.”

Menuja qe gatuhej nga kuzhina e institucionit ishte:

Mengjesi: çaj

Dreka: makarona, supe ose pilaf

- 21 -

Darka: fasule

Gjate gatimit perdorej vetem vaji dhe jo gjalpe ose margarine. Ne dreke kishte dhe mish. Djathi nuk

perdorej. Ushqimi kontrollohej cdo dite nga mjeku dhe oficeri i informacionit. Ne kuzhine gatuanin dy

kuzhiniere dhe nje ndihmes kuzhinier, i cili vuante denimin ne burg ne te njejten kohe.

Niveli i pastertise ne kuzhine ishte i nivelit te mesem. Ne kuzhine ndodhej, nje sobe me korent dhe me gaz,

nje frigorifer, nje tavoline buke dhe nje tavoline. Ne korridorin prane kuzhines ndodhej nje dhome qe

sherbente si magazine per ushqimet. Ne kete magazine dominonin kryesisht makaronat. Ne nje dhome

ndodheshin buket. Nje dhome ishte bosh.

Oraret e ngrenies ishin:

Mengjesi 7.30 – 08.00

Dreka 13.00 – 14.00

Darka 19.00 – 19.30

Aktivitet dhe edukimi

Femijet ishin te pakenaqur me aktivitetet qe zhvilloheshin per ta. Aktivitetet ishin:

- Loje futbolli ne fushen e ajrosje

- Loje me letra ose domino

- Leximi i librave te bibliotekes, per ata qe dinin te lexonin

- Pjesmarrje ne kursin e kompjuterit (8 veta)

- Ndjekje e emisioneve televizive.

Pjesa me madhe e kohes, sipas femijeve kalonte me lojrat me letra, domino dhe duke pare televizorin. Shefi

i policise se burgut here pas here luante futboll ose bisedonte me femijet. Per femijet ai ishte personi me i

afert.

Femijet ishin te pakenaqur me daljen nga dhomave te burgut ne mjediset e jashtme (ajrosje) qe ishte vetem

1 ore e gjysem ne dite. Te dielave dhe per dite festash dalja ne ajrosje nuk ishte e lejuar.

Kishte nje kontigjent femijesh qe nuk dinin te shkruanin dhe te lexonin. Sipas drejtorit ishin bere perpjekje

me Ministrine e Arsimit, per shkollimin e tyre, por akoma nuk kishte perfunduar procedura e

dokumentacioneve. Femijet te cilet ishin analfabete nuk preferonin te ktheheshin ne shkolle pasi te

mbaronin denimin. Po ashtu dhe ata qe e kishin lene pergjysem shkollen.

Ne nje prej diteve, qe ne ndodheshim ne kete institucion, erdhi mesuesi i programeve kompjuterike dhe e

zhvilloi kusin per pak kohe dhe me pak veta. Ne nuk na lejuan te hynim ne dhomen ku zhvillohej kursi.

Shpjegimi qe na dhane drejtuesit e administrates se burgut ishte qe mesuesi nuk deshironte te shqetesohej

gjate ores se mesimit. Sipas femijeve kursi i kompjuterit ishte zhvilluar per shume pak kohe dhe me pas

ishte nderprere.

Nje pjese e femijeve qe dinin te lexonin ishin frekuentues te rregullt te bibliotekes. Ne biblioteke kishte

kryesisht libra fetare, qe ishin dhurate e Kishes Ortodokse. Kishte libra, qe ishin ofruar nga shoqata te

ndryshme, kryesisht per te drejtat e njeriut dhe disa metoda te thjeshta te anglishtes. Kishte mungesa te

theksuara ne letersine artistike. Poezite kerkoheshin shume nga femijet. Ne kete biblioteke sherbente

bibliotekari, qe ishte pjese e sektorit te edukimit dhe nje i rritur qe vuante denimin.

“Nuk kemi çfare te bejme gjithe diten - thote M. M. - luajme me letra dhe shohim televizor. Do te

deshironim qe dikush te na filmonte nje ndeshje futbolli, eshte i vetmi aktivitet qe bejme ne, qe nuk

dime te shkruajme as emrin tone. Keshtu do kishim nje kujtim”.

Trajtimi psiko-social

- 22 -

Edukatori i ketij institucioni duhej te kishte nje program trajtimi te vecante per femijet, por ai refuzoi te na e

prezantonte apo te na e vinte kete program ne dispozicion.

Sipas bisedave dhe intervistave me femijet, edukatori bente vetem shperndarjen e postes tek femijet. Dukej

qarte, qe femijet nuk e njihnin me rolin mbeshtetes te psikologut dhe te punonjesit social. Personi i vetem qe

i mbeshteste keta femije ishte Shefi i Policise se burgut i cili merrte pjese ne bisedat e lira me ta dhe ne

aktivitetet e lojrave te futbollit.

“Edukatorin e njohim vetem se shperndan posten, por nuk ben asgje tjeter per ne. Nuk flasim per

asgje me te dhe nuk na ndihmon per asgje. Nuk interesohet ndonjehere per ne” - thane femijet per

ne.

Femijet ne shumicen e rasteve kishin frike, nuk kishin besim, nderkohe qe ndjehej nevoja qe ata kishin per

te folur me persona te specializuar si punonjes social, psikologe, mesues etj.

Nuk merrej asnje mase per evitimin e abuzimeve te femijeve nga te rriturit. Gjate daljes ne korridor apo

gjate larjes ata ishin ne kontakt me te rriturit. Ky kontakt me te rriturit ndikonte po ashtu ne psikologjine e

tyre, ne perforcimin ose zbutjen e ideve agresive.

Nje pjese e mire e femijeve, mendonin se duhej te vazhdonin perseri te kryenin vepra penale, meqenese i

kishin hyre asaj rruge.

“Se mos ka alternativa te tjera zgjidhjeje – na tha njeri prej te miturve - Ne kete ambjent, duke mos

pasur asnje lloj trajtimi ne thjesht urrejme njerezit dhe boten.”

Brenda burgut mungon struktura rehabilituese dhe pergatitja per rikthimin ne shoqeri.

Drejtori na tha se sapo kishte rene dakort me nje organizate kanadeze e cila do te merrej me trajtimin psiko-

social te femijeve. Kjo inisiative do te gjente mbeshtetje dhe nga stundentet e Fakultetit te Psikologjise dhe

Punes Sociale.

“Do na pelqente shume, nese dikush do te kishte me shume besim tek ne. Edhe ne jemi njerez dhe

dime ti respektojme ata qe sillen si njerez” - thote A. B.

Kushtet e dhomes

Ndertesa kryesore ku vuanin denimin femijet, te rriturit dhe pleqte kishte dy kate. Ne katin e pare

ndodheshin 12 dhoma. Ne secilen dhome kishte 4-6 veta. Ne kete kat kishte 4 tualete dhe 6 dushe.

Ne katin e dyte, ku ndodheshin dhe tre dhomat e femijeve, kishte 18 dhoma. Ne kete kat kishte, 4 tualete

dhe 6 dushe.

Dhomat e femijeve ishin te pajisura te gjitha me televizor. Ne mur kishin varur posterat e preferuar. Dritaret

ishin te medha dhe dhoma kishte drite dhe ajer te mjaftueshem. Me perpara ishte lejuar edhe perdorimi i

perdeve, por tani nuk lejoheshin me.

“Nuk do drejtori thone ata, qe te veme perde ne dhome, ashtu si nuk ka dashur te ngrohemi gjate

dimrit dhe te freskohemi gjate veres. Edhe bataniet personale do te na i heqin dhe do te perdorim

bataniet e burgut”. – thote njeri nga femijet.

Çdo dhome kishte 4 ose me teper krevate tip “marinari”, te pajisur me çarçafet dhe jasteket e institucionit.

Batanijet ishin personale. Çdo dhome kishte 4 dollape te gjere, ku femijet vendosnin ushqimet e sjella nga

familja dhe mjetet e higjenes. Dyert e dhomave ishin prej hekuri dhe me nje hapesire te vogel te hapur, qe

sherbente per vezhgimin e femijeve nga punonjesit te policise. Hapesira e nje dhome ishte rreth 40 m katror.

Kushtet e higjenes vetjake

- 23 -

Femijet mund te laheshin sa here te donin. Nga 12 dushe, funksiononin vetem 6 dushe, pasi nuk vinte uji ne

katin e dyte. Duke pasur parasysh qe femijet ne kete institucion ishin djem, niveli i higjenes vetjake ne

krahasim me burgun 325, ishte me i ulet. Tualetet pastroheshin nga personat qe vuanin denimin. Rrobat

personale laheshin nga vete femijet dhe thaheshin ne fushen e ajrimit. Çarçafet laheshin ne lavanterine e

burgut 325, pasi ketu nuk kishte lavatriçe. Zakonisht shtresat laheshin nje here ne 10 dite.

Larjen e mengjesit dhe te mbremjes e benin me mjetet personale te sjella nga shtepia.

Ne pergjithesi perdornin veshje te thjeshta sportive.

“Per tu la lahemi sa here te duam, por lahemi te gjithe ne kat te pare se nuk vjen uji ne katin e dyte. Lahemi

me ujin e pusit sepse pompa nuk e çon dot ujin deri lart”.

10. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

10.1 Konkluzione

After the completion of the fact-finding mission the following conclusions were noted:

Ne burgjet ku femijet vuajne denimin, ushtrohet dhune tek femijet, kur ka raste rebelimi.

Zgjatja e afatit te paraburgimit, lenia per nje periudhe te gjate ne dhomat e paraburgimit, luan

nje faktor negativ tek femijet.

Femijet ne kohen e vuajtjes se denimit ne burg, nuk trajtohen me programe edukative dhe ne

keto qendra mungon punonjesi social dhe psikologu.

Ne burgjet ku femijet vuajne denimin kemi raste te marredhenieve seksuale si edhe te

perdorimit te dhunes seksuale ndaj femijeve prej te burgosurve me te rriturit.

Femijeve ne kohen e vuajtjes se denimit ne burg nuk u ofrohet programe te mirefillta mesimore

dhe mundesi per pune.

Ne burgjet ku femijet vuajne denimin jetojne ne te njejtin mjedis me te rriturit.

Femijet qe vuajne denimin ne burgje kane probleme nga sasia dhe cilesia e ushqimit.

10.2 Rekomandime

Per Ministrine e Drejtesise

Te organizoje grupe te pavarura vezhgimi qe te sigurojne qe dhuna dhe keqtrajtimi te mos perdoren

ne burgjet ku femijet vuajne denimin.

Te organizoje disa kurse trajnimi per metodologjine e punes dhe menyren e te sjellurit qe duhet te

perdorin punonjesit e administrates se burgjeve me femijet qe vuajne ne keto institucione. Keto

kurse treinimi mund te organizohen ne bashkepunim edhe me OJQ-te.

Per Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve

Te miratoje nje urdherese per ndalimin e perdorimit te dhunes ndaj te miturve nga punonjesit e

administrates se burgjeve.

Te nxjerre nje rregullore ne te cilen krahas edukatorit femijeve tu vihet ne dispozicion psikologu

dhe punonjesi e punes sociale te cilet te jene pjese e struktures se administrates se burgjeve.

Per Prokurorine e Pergjithshme

Te nxjerre udhezime te bazuara ne nenet e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Kodit Penal

dhe Kodit te Procedures Penale lidhur me afatin e zgjatjes se procedurave penale per femijet qe

kane kryer vepra penale.

- 24 -

Per Gjykaten e Larte te Shqiperise

Te nxjerre udhezime per te gjitha gjykatat shqiptare ne lidhje me afatin e dhe zgjatjen e procedurave

penale te gjykimit te te miturve.

Per Ministrine e Arsimit dhe te Shkences

Ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise, si edhe me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve te

organizoje hapjen e nje programi mesimor per femijet, ne burgjet ku ata vuajne denimin.

Per Ministrine e Punes dhe Çeshtjeve Sociale

Ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve te

organizoje hapjen e nje programi punesimi me pagese per femijet, ne burgjet ku ata vuajne denimin.

Per Organizatat Jo Qeveritare

Te organizojne misione vezhgimi lidhur me kushtet e jeteses se femijeve ne burgje.

Te ofrojne asistence psiko-sociale tek femijet qe vuajne denimin ne burgje.

Te kontribojne ne permiresimin e kushteve sociale te femije ne burgje.

Te ndjekin rastet e keqtrajtimeve dhe te perdorimit te dhunes ndaj femijeve ne burgjet ku ata vuajne

denimin.

Te ofrojne treinime te ndryshme per punonjesit e administrates se çdo burgu lidhur me trajtimin e

femijeve dhe zbatimin ne praktike te Konventes per te Drejtat e Femijes te Kombeve te Bashkuara.

Per Mass median

Te raportoje rastet e keqtrajtimeve dhe te ushtrimit te dhunes ne burgje.

Te mundesoje dergimin pa pagese te gazetave, revistave dhe librave per femijet qe vuajne

denimin e tyre ne burgje.

- 25 -

11. ANEKS 1

FEMIJET FLASIN PER VETEN E TYRE

D.K. 16 vjeç

Quhet D.K. Eshte 16 vjec, nga nje fshat i Gramshit. Ka dy vjet, qe kryen denimin ne burgun 325 ne Tirane.

Ajo ndodhet ketu sepse ka vrare nenen e saj me arme. Ishte 14 vjec kur ndodhi ngjarja.

Une doja te shkoja ne shkolle - thote ajo, por nena nuk me linte. Ajo me rrihte me thuper thane, sa here qe

une i kundershtoja dhe i thoja, se doja te shkoja ne shkolle - shton vajza. Babai vinte vone nga puna. Shpesh

ishte i lodhur dhe mua me vinte turp ti tregoja shenjat qe kisha ne trup.

D.K. ka tre vellezer me te medhenj, dy vellezer me te vegjel dhe nje moter 7 vjec.

Nje prej diteve, kur nena e kishte rrahur si zakonisht, duke i thene, se shkolla nuk i duhej dhe se ajo duhej

vetem te punonte ne punet e shtepise dhe te fshatit, vajza pa ditur se çfare bente, ka marre armen dhe ka

qelluar mbi nenen e saj.

Nuk e di se si e bera - thote ajo - ne ate moment mendoja… - A duhej te qelloja mbi veten?

Me pas, di qe u ndodha ne polici, ku u sollen mire me mua dhe nje avokat falas qendroi me mua gjate kohes

qe me benin pyetje. Dhe gjate procesit te gjykimit, qe nuk eshte vonuar, avokati e ka ndihmuar vajzen.

Eshte denuar me 5 vjet heqje lirie. Ne korrik mbush gjysmen e denimit dhe shpreson se mund te lirohet.

Gjate kohes qe ndodhet ketu, i ati i saj ka mundesi ta takoje vetem nje here ne tre muaj, sepse gjendja e tyre

ekonomike eshte e veshtire. Ka ardhur ta takoje gjate qendrimit ketu vetem njeri nga vellezerit (i vogli) qe

ndodhet jashte shtetit dhe ate here qe ka ardhur i ka dhuruar nje ore. Vellezerit e tjere nuk kane ardhur

asnjehere.

E kam te veshtire kur mendoj, qe do iki te jetoj perseri ne ate shtepi, ku kam bere ate gje te tmerrshme -

thote vajza. Nuk e di se si do te sillen njerezit e fshatit me mua. Por me mungon shume liria dhe dua te dal

te puth dhe nje here guret e fshatit ku kam lindur.

E.R. 18 vjeç

E.R. 18 vjec, banon ne Tirane. Eshte denuar me 5 vjet heqje lirie, per grabitje te nje automjeti. Vuan

denimin ne Institucionin e Riedukimit Vaqar. Ka kryer dy vjet te denimit dhe shpreson, qe pas kryerjes se

gjysmes se denimit, te lirohet.

E.R. vjen nga nje familje e thjeshte, ku babai ne familje ka pasur autoritet dhe kete autoritet e realizonte,

duke rrahur gruan dhe femijet. E.R. ka kater motra dhe eshte djale i vetem.

Ne vitin 1994 babai dhe nena e tij pesuan nje aksident te rende automobilistik, ndersa djali (E.R) dhe i

kunati qe i jepte makines nuk pesuan asgje. E ema dhe i ati qendruan per nje kohe te gjate ne spital ne

gjendje koma dhe gjate kesaj kohe, djali qendronte pothuajse vetem ne shtepi. Si pasoje, pati renie nga

mesimet, mungesa dhe mbaroi shkollen 8-vjecare me rezultate te dobeta.

Me pas filloi gjimnazin e nates ne Tirane per gati nje vit e gjysem. Gjate kesaj kohe, qe pas aksidentit e deri

nje mbremje te vitit 1998, E.R. shpesh nuk ishte i pergjegjshem per veprimet qe bente dhe shoket qe zinte.

Shume gjera nuk kishin kuptim - thote ai. Hyra ne nje pune por babai me hoqi. Shpesh ikja nga shtepia dhe

kthehesha vetem se me vinte keq per nenen. Dhe ate nate ika nga shtepia dhe dola me dy shoke. Ishim

dehur dhe ndalojme nje taksi. I themi shoferit te na bente nje xhiro dhe me pas shoku qe kishte arme e

kercenon, qe te na jipte makinen. Une i dola perpara, qe te mos shtinte, pasi e lajmerova. Shoferi iku me

- 26 -

vrap dhe shoku im shtiu ne ajer per ta trembur. Me pas mua dhe shokun tjeter, qe nuk kishim arme na

kapen, ndersa ate qe shtiu me arme nuk e kapen.

Ne polici me rrahen dhe u detyrova te pranoj shume gjera. Ndersa tani mezi pres te filloj nje jete te re. Te

mos njoh me te tilla veprime dhe te tille shoke. Por kur je ketu duhet te sillesh ndryshe nga çfare je ne te

vertete.

Q.SH. 18 vjeç

Q.SH. 18 vjec nga Elbasani. Ka krye 10 vjet shkolle. Eshte denuar me 4 vjet heqje lirie, per grabitje me

force per furgona, leke dhe njerez. Ka qendruar 24 ore ne polici dhe 13 muaj ne paraburgim. Gjyqi ka

zgjatur 10 muaj. Ka pasur avokat privat dhe ka paguar 5 milion leke. Pret te lirohet pas gjysmes se denimit.

Me kane rrahur ne dhomat e izolimit ne institucion - thote ai. Ka dhe raste te abuzimit seksual nga te rriturit

tek femijet. Personeli kur ka zbuluar disa raste jane marre masa dhe ata persona jane transferuar. Keta

persona fillimisht i kane futur ne izolim dhe i kane qethur tullac. Por kjo ndodh sepse te medhenjte dhe

femijet levizin lirisht neper korridore. Ka raste qe ajrisemi dhe me te rriturit e bashku.

Para disa ditesh na urdheruan qe te mbledhim guret tek fusha e ajrimit. Ata 3-4 veta qe kundershtuan, u

futen ne izolim dhe u quajten rrebele. Kjo te ben qe te kesh frike.

P.F. 18 vjeç

P.F. 18 vjec nga Gramshi. Eshte denuar me 4 vjet heqje lirie, per grabitje me arme. Ka kryer 3 vjet denim.

Pasi eshte kapur eshte mbajtur 24 ore ne polici. Ka qendruar 8 muaj e gjysem ne paraburgim. Gjyqi ka

zgjatur 6 muaj. Eshte ankuar ne shkalle te dyte. Eshte asistuar nga nje avokat falas nga shteti.

Ne institucion ka perdorim te forces nga personeli ne rastet kur nuk i bindesh. Ka edhe raste te abuzimit nga

te rriturit tek femijet. Ajrimi i femijeve behet me pleqte zakonisht. Ka kontakte me te rriturit, ne korridore

ne tualet etj.

B.G. 17 vjeç

B.G. 17 vjec nga Lushnja. Eshte denuar me 8 vjet heqje lirie per vrasje per hakmarrje. I kane vrare babain

dhe ka marre hakun e te jatit. Ka kryer 5 vjet shkolle. Ka marre avokat privat per ngjarjen dhe ka paguar 20

mije leke. Ka qendruar 7 muaj ne paraburgim dhe me pas eshte transferuar ne kete institucion. Kur te dale

do te kthehet ne Lushnje. Nuk i pelqen te shkoje ne shkolle dhe as ne pune.

Perdoret force ne dhomat e izolimit nga personeli – deklaron ai.

S.H. 18 vjeç

S.H. 18 vjec nga Tirana. Eshte denuar me 2 vjet e gjysem heqje lirie, per vrasje me thike ne konflikt e siper.

Ka kryer 11 muaj nga denimi. Ka qendruar 1 muaj ne rajonin e policise, pasi nuk kishte vende ne repartin

313. Gjykimi ka zgjatur 4 muaj. Eshte asistuar nga nje avokat privat.

Ka kryer shkollen 8-vjecare. Ka marre pjese ne nivelin e ulet te kursit te anglishtes qe u zhvillua per disa

kohe. I pelqen te arsimohet dhe pasi te mbaroje denimin menon te largohet jashte shtetit.

- 27 -

12. KONTAKTE

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA

Adresa e zyres: Bulevardi Zhan D’Ark, Vila mbapa fushave te tenisit, Kati III, Tirane

Adresa Postare: Kutia Postare 1738, Tirane

Tel: 04 24 22 64

Celular: 069 21 50 102

E-mail: [email protected]

Save the Children in Albania, SCiA

Adresa: Rr. Nikolla Tupe, Pall.1, Ap.3, Tirana

Tel ++355 4 257416 /17/ 18

Fax: ++ 355 42 57419

E-mail: [email protected]

http:// www.savealbania.org/