takimet me mësuesit e shkollës së mësimit të gjuhës shqipe ... mesimore/ora...

29
1 Seminar: Takimet me mësuesit e shkollës së mësimit të gjuhës shqipe në diasporë Kumtesë: Mësimi në Punëtori, Sami Thaçi – mësues në Wuppertal/Gjermani 25-28 korrik 2005 Prishtinë

Upload: others

Post on 04-Nov-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Seminar:

Takimet me mësuesit e shkollës së

mësimit të gjuhës shqipe në diasporë

Kumtesë:

Mësimi në Punëtori, Sami Thaçi – mësues në

Wuppertal/Gjermani

25-28 korrik 2005 Prishtinë

2

Të menduarit e pavarur të bën të mençur (Selber denken macht klug)

Metoda e mësimit në punëtori, ç’është kjo? Është metodë e përsosur e punës me nxënës, e hulumtuar dhe e provuar me shumë klasë. Rezultatet e kësaj metode gjer tani kanë treguar rezultate shumë të larta. Këtë metodë e kanë hulumtuar dhe realizuar Dr. Judith Ahring mësuese/pedagoge dhe didakte në Universitetin e Bonit dhe Max Heine psikolog. Ç’ka për bazë kjo metodë? • Punën e lirë • Mësimin e diferencuar • Mësimin individual • Koncentrimin • Përgjegjësinë në punë Si hyhet në këtë metodë, cilat janë përgatitjet? • Caktohet tërësia programore • Zgjidhet tema • Përgatiten njësitë mësimore (sa nxënës aq njësi) • Caktohet kohëzgjatja (6 - 9 orë varësisht volumit të temës) • Përgatitet formulari për regjistrimin e njësive • Përgatitet fletëkontrolli • Caktohen shefat (udhëheqësit e detyrave) Si realizohet kjo metodë? • Me përgatitje të mëdha paraprake • Me bashkëpunim të plotë me nxënësit • Me besimin e plotë të mësuesit në realizimin e kësaj metode • Në sinqeritetin e ndarjes dhe kontrollimin e detyrave Kjo do të thotë: Mësimi ka një domethënie shumë më të madhe se raporti i mirë mes nxënësit dhe mësuesit. Ose krijimi i bindjes; se nëse nxënësi një herë është i mirë, përherë është i mirë. Pa angazhim të plotë për të gjithë nxënësit, metoda e “Mësimit në Punëtori” nuk ka kuptim.

3

Rëndësia për Mësuesin / sen Rëndësinë më të madhe mësuesi ia kushton punës precize në përgatitjen e punëtorisë, e cila jo vetëm përmbajtësish, por edhe në kohë duhet t’iu përgjigjet kërkesave të nxënësve. Kjo do të thotë se në asnjë mënyre nuk guxon të mbështetet vetëm në tekste apo materiale të gatshme (të blera në librari), por duhet të hulumtojë dhe të përgatis oferta më të mëdha pune, d.m.th. të përgatis materiale shtesë, që saktësisht i përshtaten temës. Këto materiale zakonisht fotokopjohen sepse janë ofertë më e përshtatshme mësimi për punëtori. Posa e kanë kuptuar nxënësit metodën e punës dhe punëtoria ka filluar të funksionojë, për mësuesin vjen koha e “Të kualifikuarit pa punë”. Ai tani ka kohë. Gjersa nxënësit punojnë, mësuesi ka mundësi: • Të punojë intensivisht me një nxënës më të ngadalshëm apo edhe më një grup • Të bisedojë me ndonjë nxënës • Të korrigjojë hartimet, diktimet e mëhershme • Ta këshillojë nxënësin • Të përgatitet për temën tjetër etj. S’ka rëndësi si ai e shfrytëzon këtë kohë, por në asnjë mënyrë nuk guxon të pengojë nxënësit! Mësuesi rolin e vet gjithnjë duhet ta ketë parasysh. Rëndësia për nxënësin Ndarja e kompetencave nuk ka rëndësi vetëm për mësuesin, por shumë më tepër ka rëndësi për nxënësin. Ai tani: • Përfiton në aftësi të pavarësimit të tij në punë • Përforcon vetëbesimin në punë • Rrit ndjenjën e përgjegjësisë • Përforcon raportet e mira me nxënësit tjerë • Në përgjithësi motivohet për mësim të mëtutjeshëm

4

“Metoda e Punës së Mësimit në Punëtori” nxënësve iu sjell një mori përparësi në krahasim me metodat tjera të punës: • Ndikon që nxënësi të ndjej kënaqësi në punë • Ajo lehtëson mësimin përmes vetëkërkimit • Mundëson individualizimin • Mësimi bëhet më aktiv, sepse shumica e nxënësve janë aktiv në të njëjtën kohë • Nxënësit ndjekin interesin e tyre me motivacion konkret • Mësimi rrjedh me shpejtësinë e vet • Krijon lirinë e lëvizjes • Nuk ngarkohet me kërkesa të shpeshta • Përkrahet në punë, mëson të punojë • Përkrahet nga të tjerët • Përkrahet nga mësuesi • Në mënyrë spontane krijon raporte të mira me mësuesin • Kohën dhe materialet e punës i shfrytëzon maksimalisht • Kërkon vetëkompetenca; që të mund të vetëvendos, se çfarë duhet ndërmarr,

shpien drejt vetëvlerësimit real dhe marrjes së përgjegjësisë mbi vete.

5

Tërësia programore “Vjeshta”

Nr. Emri i shefit Njësia mësimore Nr.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

6

Kontrolli Detyra e kryer plotësisht regjistrohet me shenjën ose ☺ Detyra e pakryer regjistrohet me shenjën ose

Regjistri i detyrave të kryera, gjegjësisht të pakryera. Nr. Emri dhe mbiemri 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

7

Vjeshta (në vendlindje)

Kaluan ditët e nxehta të verës. Tani moti bën përherë e më ftohtë. Ditët janë gjithnjë e më të shkurtra e netët e gjata. Moti është i vrerët e me shi. Mëngjeset janë me mjegulla. Frynë erë e ftohtë. Gjethet zverdhen e bien përtokë. Njerëzit veshin rrobe më të trasha. Pra erdhi stina e vjeshtës. Ne këtë stinë, fshatarët i kanë duart plotë punë. Ata vjelin pemë të ndryshme si: mollët, dardhët, rrushin, kumbullat, arrat, ftonjtë, dhe gështenjat. Ato ruhen për dimër. Prej tyre bëhen lëngjet, marmelata, pekmez, reçeli etj. Në stinën e vjeshtës nga perimet mblidhen lakrat, patatet, domatet, specat, fasulja, qepët, hudhrat, karota. Në ara shihen bujqit duke korrur misrin dhe lëruar arat për mbjelljen e grurit, elbit, tërshërës e thekrës, që me një emër quhen drithëra. Në vjeshtë njerëzit përgatisin turshitë për dimër kurse fshatarët edhe ushqimin për kafshët shtëpiake, lopën, buallicën, delet, kalin, gomarin e tjera. Shpezët shtegtarë si: dallëndyshja, bilbili, lejleku e qyqja shkojnë në vendet e nxehta. Kurse ariu, iriqi, zhapini e gjarpri do ta kalojnë dimrin në gjumë. Ketra mbledh lajthi e lenë dhe i ruan për dimër, kurse lepuri do të shëtisë edhe dimrit të kërkojë ushqim. Shikoni fotografitë dhe tregoni çka shihni në to

Detyrë: Në fletoret tuaja përshkruani tekstin dhe me ndihmën e mësuesit emërtoni në gjuhën e vendit që mësoni pemët, perimet dhe kafshët që përmenden në këtë tekst dhe të njëjtat i shkruani në fletoret tuaja në dy shtylla.

8

Emri e mbiemri____________________________klasa___________________ Detyrë: Plotëso tekstin me fjalët që mungojnë!

Erdhi vjeshta Jemi në___________. Dielli po lindë___________e po __________më herët. Shpesh frynë një______________ _______________ , ______________ , _______________ e zogjtë e tjerë shtegtarë kanë ikur në vende____________. Bujqtë kanë korrur___________dhe kanë___________pemët. Nga degët e_________dhe pemëve bien_________e zverdhura. Qielli po merr ngjyrën________________e rrezet e diellit janë ____________më të dobëta. Po fillojnë____________e vjeshtës. Njerëzit______________me rroba më të trasha. Prindërit____________gjëra ushqimore për dimër. Disa kafshë e Insekte____________në strofullat e tyre dhe aty____________ Deri në pranverë. Natyra nuk e ka_________e pranverës e verës. Mirëpo edhe_________i ka të mirat e veta sepse në këtë______ Mblidhen të gjitha_______________së një viti.

perëndon, më vonë, vjeshtë, erë e freskët, dallëndyshja, qyqja, turreci, të nxehta, misrin, vjelur, lisave, gjethet,zverdhura, e plumbit, përditë, shirat, vishen, përgatisin, strehohen, qëndrojnë, bukurinë, vjeshta, stinë, frytet e punës

9

Kur vjen vjeshta Detyrë: Lexoni dhe bisedoni lidhur me këtë tregim me fjalë dhe fotografi. Në vjeshtë, tha , piqen . Pastaj tha , hapet . Piqen Nëpër ka plot e . Vjeshta na bjen gjithçka, përfundoi . Po ç’na merr, tha ; a e di ti? Zogjtë shtegtarë shtegtojnë në vende të nxehta. Prej bien e më vonë bien edhe Mirë tha . Në vjeshtë nxënësit shkojnë në dhe mësojnë mirë, kurse i shikon me gëzim. Në vjeshtë, tha , dita fillon të shkurtohet; kurse nata të zgjatet. Në qiell duken retë, nëpër lugina paraqitet mjegulla. Bie

Erdhi vjeshta

(kënga)

A, a, a, a, a, a, a, a! Eni e këndoni, K’ceni e gëzoni! A, a, a, a, a, a, a, a!

I, i, i, i, i, i, i, i! Eni e ngasim, T’k’cejmë e t’bërtasim! I, i, i, i, i, i, i, i!

U, u, u, u, u, u, u, u! Ngani ndër vreshta, Se qe erdh’ vjeshta! U, u, u, u, u, u, u, u!

10

Kur vjen vjeshta Detyrë: Lexo, vërej, mendo dhe shkruaj. Kur vjen vjeshta, moti ndryshon. Fillon të bjerë shi. Bien gjethet prej drunjëve gjetheramës*, si; ahu, bungu, plepi, mështekna etj., por jo edhe drunjëve gjethembajtës*, si; pisha, bredhi etj. Dita fillon të shkurtohet ndërsa nata fillon të zgjatet. Pra dielli lind më vonë ndërsa perëndon më herët. Njerëzit vishen me rroba më të trasha dhe veshje që se lëshojnë ujin, si; xhupa, triko të trashë, pantallona të gjatë, pardesy etj. Për t’u mbrojtur nga shiu mbajnë ombrella. *gjetheramës - dru i cili nuk i mban gjethet *gjethembajtës - dru i cili i mban gjethet Fjalët me shkronja të shkrimit i vë në vendin e duhur. Dita________________________ndërsa nata___________________________. Njerëzit_________me rroba të trasha dhe veshje që______________________. Kur vjeshta,____________________. Dielli____________________________ ndërsa______________________________. Për t’u mbrojtur nga shiu___________________________________________. ___________________ ___________________ ___________________ __________________________ __________________________ Fjalët e dhëna i shëno nën fotografi. dru gjetheramës, dru gjethembajtës, bien gjethet, përgatis pardesynë, shëtis nëpër shi.

11

Kur vjen vjeshta Punët e bujkut Kur vjen vjeshta, bujku ka shumë punë. Të gjitha pemët, perimet, misri tani janë pjekur dhe duhet t’i sjell në shtëpi, t’i deponojë në hambar apo t’i konservojë. Pastaj lëron tokën për ta mbjellur grurin. Duhet të përgatitet për dimër, si për njerëzit ashtu edhe për kafshët. Përgatit drutë dhe thëngjillin. Gjithashtu përgatit ushqimin e kafshëve për dimrin e gjatë. Vërej, mendo dhe shkruaj. Fjalitë e dhëna i shëno nën fotografitë përkatëse. - I mbledh pemët dhe i vendos në një vend të freskët që të mos prishen shpejtë. - Perimet zakonisht i bën turshi. - Tokën, njëherë e lëron pastaj e hedh farën e grurit. - Thëngjillin dhe drutë i vë në një vend ku nuk i kap shiu. - Drutë i sharron dhe i bën të gatshëm për koftor. - Ushqimin e kafshëve e sjell nga fusha dhe e fut në plevicë. ______________________________ ____________________________ ______________________________ ____________________________ ______________________________ ____________________________ ______________________________ ____________________________ ______________________________ ____________________________ ______________________________ ____________________________

12

Kur vjen vjeshta Kujdesi për kafshët Kur vjen vjeshta, moti fillon të ftohet. Në fusha më nuk rritet bari. Tani, kafshët, si; lopën, kaun, kalin, delen, dhinë dhe të vegjlit e tyre bujku i strehon në shtëpinë e kafshëve qe quhet ahur. Dhe derisa të vijë pranvera ai kujdeset për ushqimin e tyre. Ndërsa shpezët, si; pulën, gjelin, patë, rosën dhe zogjtë e tyre i strehon ne kotec. Kafshët zakonisht ushqehen me bar të thatë qe quhet sanë. Por edhe me kashtë, krunde, misër etj. Ndërsa pulat dhe shpezët tjerë ushqen me grurë, misër e me gjëra tjera. Qeni dhe macja zakonisht e kanë njësoj, si në verë ashtu edhe ne dimër. Nuk është i lehtë kujdesi për kafshët, por bujku ka dobi prej tyre, prandaj edhe i mban. Detyre: Përgjigju pyetjeve me shkrim Si quhet vendi ku strehohen kafshët? Si quhet vendi ku strehohen shpezët? Si quhet ndryshe bari i thatë? Me çka ushqehen kafshët? Me çka ushqehen shpezët? A ka dobi bujku prej kafshëve? Shëno emrat e secilës kafshë dhe ngjyrosi ato ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______ ______

13

Kur vjen vjeshta Pemët Vjeshta është stina më e frytshme. Tani janë pjekur të gjitha pemët vjeshtore, si: rrushi, molla, dardha, arra, gështenja, portokalli, limoni, kumbulla etj. Bujku, me ndihmën e fëmijëve i vjel ato dhe i vendos në vende të freskëta, që të qëndrojnë më shumë. Shumicën e pemëve bujku i dorëzon në fabrikat ushqimore. Aty pemët përpunohen në lëngje dhe reçele e marmelata të ndryshme. Vërej, qëllo shijen dhe ngjyros Për shijen e pemëve përdor fjalët; e ëmbël, e tharët Ka ngjyrë të______________dhe është e___________________ Ka ngjyrë të______________dhe është e___________________

Ka ngjyrë të______________dhe është e___________________ Ka ngjyrë të______________dhe është e___________________ Ka ngjyrë të______________dhe është e___________________ Ka ngjyrë të______________dhe është e___________________

14

Erdhi vjeshta (në vendlindje)

iku_________hyri______ erdhi______shtatori, vilet______nëpër vreshta nisi shkollor.

________________në agim për në______ku bënë vapë,ja po nisem_____________ po do këtu prapë.

Dhe_______shkojnë në fushë tej_________po lëron, _____________e lagët kërkon farëera i rrëzon.

toka gjethet

fshatarë traktori

vera vjeshta

viti i ri dallëndyshet vendet

shtator rrushi

fluturim t’kthehen

15

Erdhi vjeshta Vjeshta është një stinë e____________dhe shumë e__________. Ditët fillojnë të ______________dhe janë më të_______________, ndërsa____________më të gjata. Dielli lëshohet me______________e tija të_______________mbi natyrë. Natyra____________se ka fituar një ngjyrë të_____________. Nëpër fshatra dëgjohet_____________e fshatareve duke mbledhur___________e ndryshme. Zogjtë_____________fillojnë të kërkojnë____________më të ngrohta Sa e bukur është kjo_________, plotë lumturi dhe_____________. Në vjeshtë do të _____________. Drunjtë të cilëve iu bien__________duken si_______të shkreta. Ne çdo kënd të_____________dëgjohen___________e fshatrave, duke prerë dru. Fillojnë_____________, frymë si e_____________, shiu bie me__________. Detyrë: Ne vend të vijave vendosni fjalët përkatëse!

stuhi shkurtohen stinë skelete zverdhura dashur tërbuar bukur të reshurat netët krisma ftoha gjethet rrezet zhvishet plagosura natyra pothuaj begati vendet zhurma shtegtarë pemët pyjeve

16

Unë i njoh stinët e vitit Detyrë: Shëno me një stinën që i takon fjalia:

pranvera vera vjeshta dimri

Disa kafshë kanë rënë në gjumë të gjatë.

Zogjtë ndërtojnë strofujt.

Është shumë nxehët.

Ketra mbledhë lajthi e lena.

Qelin lulet në çdo anë

Lisat e pemët janë pa gjethe.

Qelin vjollcat e lulebora.

Gjethet bien nga degët e lisave.

Dielli përcëllon.

Janë pjekur mollët.

Ne mbledhim gështenja.

Zogjtë shtegtarë kthehen përsëri.

Unë lahem në lumë.

Qëllimi: Ti njohim bimët, kafshët e stinët e vitit

17

Kur vjen vjeshta Perimet Sikurse pemët edhe shumë perime, si: patatja, speci, domatja, lakra, karota, kungulli, purriri, fasulja, bizelja, trangulli etj., mblidhen në stinën e vjeshtës. Bujku për to ka një kujdes të veçantë. Perimet, si; specat, domatet, lakrat, karotat dhe trangujt zakonisht i konservon ose i bën turshi. Ndërsa patatet dhe purrinjtë i fut sërish në dhe, por tani në një vend ku nuk i kap shiu apo të ftohtit (ngrica). Kështu këto qëndrojnë më gjatë dhe ne ushqehemi gjatë dimrit. Nga teksti i mësipërm vërej emrat e disa perimeve. Ata janë shkruar edhe në njëjës edhe në shumës. Provo te gjesh shumësin edhe të emrave: fasulja ________________________ bizelja ________________________ kungulli ________________________ Në bazë të vizatimeve mundohu të gjesh emrin e secilit perim.

□_____________________ □_____________________ □_____________________

□_____________________ □_____________________ □_____________________

□_____________________ □_____________________ □_____________________

□_____________________ □_____________________ □_____________________

1 2

5

67

8

9

10

11124 3

18

Vjeshta

Kush je ti punëtore e bukur? Vjeshta! Më prisni se erdha!

Manteli im është thurur Me gjethe të kuqe, të verdha.

I solle ditët e shkollës?

Po, po, pra merrni çantat! Se iku vera, mbaroi,

Me ëndrrat e saj të arta.

Tani te ky mantel E dini ç’ju kam sjellë?

Gështenja, rrush, arra... Prisni t’jua vë përpara.

Shiko, një dallëndyshe

Fluturon, e zezë, e bardhë... T’i tund ty krahët dyshe,

Se shkon sot nga ka ardhë.

19

Në vizatimin e mëposhtëm, me qëllim janë bërë 12 gabime. Vëreni me kujdes të gjitha pjesët. Pasi t’i keni gjetur ato, i shënoni në tabelën e dhënë.

12 herë pa lidhje!

20

12 muajt

Në çdo fotografi shëno emrin e 12 muajve të vitit! Përcillni numrat e dhënë në rrathë.

1 2 3

4 5

7 8 9

10 11 12

21

FJALËKRYQI

22

Veshmbathja në stinën e vjeshtës Detyrë: Vëre figurat dhe me fjalët e dhëna plotëso fjalitë e mëposhtme: rroba me te ngrohta, triko të trashë, pantallona, kostum, këpuce, pallto, çizme, pardesy, pixhama të gjata etj. Në vjeshtë vishemi me ___________________________ ___________________________ Kur bie shi Art vesh__________ _______________________e saj. Kur fryn era Drini vesh_______ _____________________e gjata. Kur shkon në shkollë Arbeni, tani mbathë ______________ose________________. Kur del të shëtis Albani vesh_________ ________________________të ngrohtë. Kur shkon babi në punë vishet me_____ ________________________________. Kur Drita pushon në shtëpi vesh______ __________________________të trashë. Kur Genti shkon në shtrat vesh_______ ________________________________.

23

Detyrë: Përgjigju pyetjeve me shkrim, në bazë të fotografisë

Në orën e artit figurativ

- Çka vizatojnë ata? ______________________________ - Kush i udhëzon ata? ______________________________ - Ku vizaton mësuesi? ______________________________ - Ku vizatojnë nxënësit? ______________________________ - Me çka vizaton mësuesi? ______________________________ - Po nxënësit? ______________________________ - Çka dëshiron ti të vizatosh? ______________________________

Te bukëpjekësi

- Çka përgatitë bukëpjekësi? _____________________________ - Me çka gatuan ai bukën? _____________________________ - Ku e pjek ai bukën? _____________________________ - Përse i nevojitet atij tërplota? _____________________________ - Cila bukë të pëlqen ty më tepër? _____________________________

Loja me kukull

- Me çka luajnë Arta dhe Besa? ____________________________ - Me çka e kanë veshur ato kukullën? ____________________________ - Çka i kanë vërë kukullës në kokë? ____________________________ - Cila kukull është më e njohura për ty? ___________________________ - Cila këngëtare jona këndon një këngë për kukullën?________________ - Cila lojë iu pëlqen vajzave më shumë? ___________________________ - Cila lojë iu pëlqen djemve më shumë? __________________________

24

Nëna ushqen pulat - Ke ushqen nëna? ___________________________ - Me çka i ushqen ajo pulat? ___________________________ - Çka marrim prej pulave? ___________________________ - Si e quajmë mashkullin e pulës? ___________________________ - Si e quajmë të voglin e pulës? ___________________________

Në sallën e leximit

- Çka është duke bërë Genci? __________________________ - Ku gjenden sallat e leximit? __________________________ - Si duhet te sillet Genci aty? __________________________ - A ka shkolla yte sallë leximi? __________________________ - A shkon ti në sallën e leximit? __________________________

Qeni im besnik

- Me ke është duke luajtur Beni? __________________________ - Si e quan ai qenin e tij? __________________________ - Përse e mbajmë qenin në shtëpi? __________________________ - Zakonisht, me çka e ushqejmë qenin? _________________________ - A mban ti qen në shtëpi? __________________________ - Gjeje këtë fjalë të urtë. __________________________ “Si njeri nuk flet me gojë, po bën punën si një rojë.” _______________

25

Xha Braho murator

- Çfarë bën muratori? ___________________________ - Me çka e bën ai murin? ___________________________ - Me çka shtrin ai llaçin? ___________________________ - Si e quajmë profesionin e xha Brahos? _________________________ - Cili profesion të pëlqen ty më tepër? ___________________________

Xha Moni marangoz

- Çfarë bën marangozi? - Me çka prenë ai drurin? - Me çka i ngjet ai dërrasat? - Si e quajmë profesionin e xha Monit? - Me çka i ngul ai thumbat në dru? Me njërën nga këto tema, sajo një tregim të shkurtër. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________

26

Kontroll njohurish Erdhi vjeshta

Emri, mbiemri:_______________________________________________________ Gjej përgjigjen e sakte për secilën pyetje!

1. Vjeshta fillon në: a - □ qershor

b - □ shtator

2. Në vjeshtë moti fillon: a - □ të ngrohet

b - □ të ftohet

3. Ditët fillojnë: a - □ të shkurtohen

b - □ të zgjaten

4. Moti është: a - □ i vrërët

b - □ me diell

5. Në tetor bie shumë: a - □ shi

b - □ borë

6. Gjethet e pemëve: a - □ zverdhen

b - □ gjelbërohen

7. Prej drunjëve bien: a - □ gjethet

b - □ degët

8. Njerëzit vishen me rroba: a - □ më të holla

b - □ më të trasha

27

9. Bujku ka: a - □ shumë punë

b - □ pak punë

10. Ne vjeshtë piqet: a - □ qershia

b - □ molla

11. Pemët i vjelim: a - □ nga degët

b - □ i nxjerrim nga toka

12. Perimet: a - □ i nxjerrim nga toka

b - □ i vjelim nga degët

13. Dallëndyshja dhe lejleku janë shpend: a - □ shtegtarë

b - □ vendorë

14. Zogjtë shtegtarë: a - □ shkojnë në vende të nxehta

b - □ vijnë nga vende të nxehta

15. Në vjeshtë bujku korr: a - □ misrin

b - □ grurin

16. Në vjeshtë bujku mbjell: a - □ grurin

b - □ misrin

17. Shtëpia e kafshëve quhet: a - □ ahur

b - □ kotec

18. Shtëpia e shpezëve quhet: a - □ kotec

b - □ ahur

28

19. Dimrin në gjumë e kalojnë: a - □ ariu, iriqi

b - □ qeni, macja

20. Lakra, purriri, speci janë: a - □ pemë

b - □ perime

21. Kumbulla, ftoi, rrushi janë: a - □ perime

b - □ pemë

22. Bari i tharë quhet: a - □ sanë

b - □ krunde

23. Drurëve qe iu bien gjethet quhen: a - □ gjetheramës

b - □ gjethembajtës

24. Cila është stina më e frytshme? a - □ pranvera

b - □ vera

c - □ vjeshta

d - □ dimri

25. Vjeshta zgjat: a - □ 3 muaj

b - □ 4 muaj

29

Rezultatet:

25 Përgjigje të sakta nota 1

22 - 24 Përgjigje të sakta nota 2

18 - 21 Përgjigje të sakta nota 3

15 - 17 Përgjigje të sakta nota 4

8 - 14 Përgjigje të sakta nota 5

0 - 7 Përgjigje të sakta nota 6

Mësuesi: ______________________ E përgatiti: Sami Thaçi - mësues në Wuppertal / Gjermani