tabela e pËrmbajtjes · web view2019/09/26  · provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet...

136
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria – Vlada - Government Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministarstva za Obrazovanje, Nauku i Tehnologiju Ministry of Education, Science and Technology Divizioni për Sigurim të Cilësisë, Standarde, Vlerësim dhe Licencim KORNIZA E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË KOSOVËS 1

Upload: others

Post on 01-Nov-2020

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - GovernmentMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministarstva za Obrazovanje, Nauku i TehnologijuMinistry of Education, Science and Technology

Divizioni për Sigurim të Cilësisë, Standarde, Vlerësim dhe Licencim

KORNIZA E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË KOSOVËS

Prishtinë 2019

1

Page 2: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

TABELA E PËRMBAJTJES

TABELA E PËRMBAJTJES................................................................................................................2

LISTA E AKRONIMEVE DHE FJALORIT........................................................................................4

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE.................................................................................................6

2. HYRJE..........................................................................................................................................8

KAPITULLI I. - STRUKTURA E EDUKIMIT PARA UNIVERSITAR DHE KORNIZA E KURRIKULËS......................................................................................................................................9

1.1. Tiparet kryesore strukturore të sistemit shkollor të Kosovës..............................................10

1.1.1. Struktura e Arsimit.......................................................................................................10

1.1.2. Përfshirja dhe pjesëmarrja............................................................................................13

1.1.3. Kurrikula......................................................................................................................14

1.2. Ndarja e përgjegjësive.........................................................................................................16

1.2.1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.........................................................16

1.2.2. Komunat......................................................................................................................17

1.2.3. Institucionet arsimore...................................................................................................17

1.3. Ndryshimet e fundit ose të propozuara...............................................................................18

1.4. Dokumentet relevante.........................................................................................................19

KAPITULLI II. KORNIZA E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE TË KOSOVËS.................................19

2.1. Qasja e përgjithshme e KKKVN.................................................................................................20

2.2. Vlerësimi i jashtëm i nxënësve në kontekstin e Kosovës..........................................................22

2.3 Iniciativat dhe zbatimi i Kornizës së vlerësimeve.......................................................................24

2.4. Dokumentet relevante..............................................................................................................25

KAPITULLI III. VLERËSIMI I NXËNËSVE....................................................................................26

3.1. Karakteristikat e përgjithshme të vlerësimit të nxënësve.........................................................26

3.1.1. Korniza legjislative për vlerësimin e nxënësve..................................................................26

3.1.2. Qëllimet dhe parimet e vlerësimit të nxënësve...................................................................27

3.1.3. Llojet e vlerësimit..............................................................................................................29

3.2. Procedurat e vlerësimit të nxënësve..........................................................................................29

3.2.1. Vlerësimi i brendshëm.......................................................................................................29

3.2.2.Vlerësimi i jashtëm.............................................................................................................32

3.2.3. Sfidat.................................................................................................................................33

2

Page 3: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

3.3. Kapaciteti i vlerësimit të nxënësve...........................................................................................34

3.3.1.Lloji i vlerësuesve...............................................................................................................34

3.3.2. Ndërtimi i kapaciteteve......................................................................................................35

3.4. Raportimi dhe përdorimi i gjetjeve të vlerësimit të nxënësve...................................................35

3.5. Zhvillimet e ardhshme në vlerësimin kombëtar të nxënësve.....................................................36

3.5.1. Ristrukturimi i praktikave të matjes aktuale.......................................................................37

3.5.2. Formësimi i së ardhmes.....................................................................................................41

3.6 Dokumentet relevante.........................................................................................................42

KAPITULLI IV: KAPACITETI I MËSIMDHËNËSIT PËR VLERËSIMIN E NXËNËSIT..............43

4.1. Kuadri i mësimdhënësve dhe vlerësimi i performancës së tyre...............................................43

4.2. Aspektet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve..........................................................................................................................................44

4.3. Roli i mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve......................................................................45

4.4. Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve për vlerësimin e nxënësve...................................46

4.5. Dokumentet relevante.............................................................................................................47

KAPITULLI V: ASPEKTET E VLERËSIMIT TË SHKOLLËS NË LIDHJE ME VLERËSIMIN E NXËNËSVE........................................................................................................................................48

5.1. Sistemi i vlerësimit të performancës së institucionit arsimor/shkollës.....................................48

5.2. Aspektet e vlerësimit të performancës së shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve...48

5.3. Roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe në sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve50

5.4. Drejtimet e ardhshme për rolin e vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e shkollës..................51

5.5. Dokumentet relevante..............................................................................................................53

KAPITULLI VI - VLERËSIMI I SISTEMIT DHE ROLI I VLERËSIMIT TË NXËNËSVE.....................................55

6.1. Karakteristikat e përgjithshme të vlerësimit të sistemit...........................................................55

6.1.1. Zhvillimi i mekanizmave për vlerësimin e sistemit pas vitit 2000.....................................55

6.2. Kompetencat për të vlerësuar sistemin....................................................................................58

6.2.1. Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardet, Vlerësimin dhe Licencim........................58

6.2.2. Inpektorati për Arsim.........................................................................................................59

6.2.3. Zyra për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Arsimit.............................................59

6.2.4. Instituti Pedagogjik i Kosovës...........................................................................................59

6.2.5. Mekanizmat tjerë mbështetës.............................................................................................59

6.3. Procedurat dhe instrumentet e përdorura në vlerësimin e sistemit.........................................59

6.3.1. Rezultatet e vlerësimit të nxënësve....................................................................................60

6.3.2. Rezultatet e inspektimit të institucioneve arsimoret...........................................................62

3

Page 4: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

6.3.3. Statistikat e arsimit............................................................................................................62

6.3.4. Rezultatet e hulumtimeve nga Instituti Pedagogjik për vlerësimin e sistemit....................63

6.3.5. Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar - Kordinatorët e Cilësisë.............................63

6.4. Iniciativat dhe zbatimit i tyre...................................................................................................64

6.4.1. Çështjet.............................................................................................................................66

6.5. Raporte dhe dokumentet relevante.........................................................................................66

SHTOJCA 1: VLERËSIMI I MËSIMDHËNËSVE............................................................................68

Hyrje................................................................................................................................................68

1.1. Detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të procesit të VPM.........................................................68

1.2. Qëllimet dhe parimet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.................................68

1.3. Aspektet e vlerësimit të performancës.....................................................................................69

1.4. Kriteret dhe nivelet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve....................................69

1.5. Përmbledhje e procedurave aktuale për llojet e vlerësimit individual të mësimdhënësve.70

1.6. Instrumentet për vlerësim të performancës........................................................................71

1.7. Metodologjia e vlerësimit të mësimdhënësve..........................................................................71

1.8. Dallimet në vlerësim të mësimdhënësve..................................................................................71

1.9. Kapaciteti i vlerësimit të mësimdhënësve................................................................................72

1.10. Raportimi dhe përdorimi i gjetjeve të vlerësimit të mësimdhënësve....................................73

1.11. Dokumentet relevante............................................................................................................74

SHTOJCA 2: VLERËSIMI I SHKOLLËS..........................................................................................76

Hyrje....................................................................................................................................................76

2.1. Sigurimi i cilësisë së performancës së shkollës.........................................................................76

2.2. Aspektet e vlerësimit të performancës së shkollës...................................................................77

2.3. Përmbledhje e procedurave aktuale për llojet e vlerësimit të shkollës...................................78

2.4. Kapaciteti i vlerësimit të shkollës..............................................................................................81

2.5. Raportimi dhe përdorimi i gjetjeve të vlerësimit të shkollës....................................................82

2.6. Dokumentet relevante..............................................................................................................83

4

Page 5: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

LISTA E AKRONIMEVE DHE FJALORIT

KKKVN Korniza Kombëtare e Kosovës për Vlerësimin e Nxënësve

MASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

KKK Korniza e Kurrikulës së Kosovës

ISCED Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtare të Arsimit i miratuar nga UNESCO

në Konferencën e Përgjithshme në sesionin e saj të 29-të në Nëntor 1997 e

ndryshuar me kalimin e kohës

ASK Agjencia e Statistikave të Kosovë

OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

PISA Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të nxënësve

DKA Drejtoritë Komunale të Arsimit

KESIP Plani Strategjik i Arsimit i Kosovës

DSCSVL Divizioni për Sigurim të Cilësisë, Standarde, Vlerësim dhe Licencim

5

Page 6: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

6

Page 7: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Korniza e vlerësimit të nxënësve në Arsimin Parauniversitar të Kosovës synon të sigurojë një përshkrim koherent dhe gjithëpërfshirës për mënyrën se si është i organizuar dhe i integruar vlerësimi i brendshëm, i jashtëm dhe ndërkombëtar i nxënësve në arsimin para-universitar me çka do të mundësohej një gjykim i bazuar për të nxënit dhe rezultatet e të nxënit. Të dhënat empirike rreth rezultateve të të nxënit dhe progresit të nxënësve ofrojnë mundësinë për të reflektuar mbi pikat e forta dhe të dobëta të arsimit dhe tregojnë rrugën për përmirësim.

Procesi i hartimit të kornizës filloi në vitin 2018 me formimin e një grupi punues me përfaqësues të të gjithë palëve të interesuara në vlerësimin e nxënësve në Kosovë. Kompania e binjakëzimit CITO (Instituti për Matjen e Arsimit nga Holanda) e kontraktuar nga Projekti “Përmirësimi i Sistemit të Arsimit në Kosovë (KESIP)” me kredi nga Banka Botërore dhe i menaxhuar nga MASHT, ka ofruar mbështetje në punën e Grupit Punues.

Pasi që vlerësimi i nxënësve funksion brenda sistemit arsimor, Kapitulli 1 përshkruan shkurtimisht karakteristikat kryesore të strukturës së sistemit arsimor në Kosovë. Kapitulli përshkruan strukturën arsimore dhe numrin e shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve që janë pjesë e saj. Gjithashtu, jepet një përmbledhje e kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe ndarjen e përgjegjësive të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, komunave dhe institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës. Kapitulli mbyllet me ndryshimet e fundit në strukturën e arsimit parauniversitar dhe reformën kurrikulare.

Kapitulli 2 përshkruan kontekstin e Kosovës dhe qasjen ndaj Kornizës së vlerësimit të nxënësve. Aty përshkruhen zhvillimet kryesore në arsimin parauniversitar dhe vlerësimin e nxënësve në Kosovë që e përkufizojnë këtë kornizë. Korniza ofron një pasqyre koherente për veçoritë e vlerësimit të nxënësve, procedurat e vlerësimit të nxënësve, kapacitetet për vlerësimin e nxënësve dhe shfrytëzimin e përdorimin e rezultateve nga vlerësimi i nxënësve. Duke sqaruar qëllimin e vlerësimit të nxënësve, procesin e vlerësimit dhe përdorimin e rezultateve të vlerësimeve, Korniza do të kontribuojë në përmirësimin e arsimit. Kapitulli përfundon me përshkrimin e nismave të para për zbatimin e Kornizës së vlerësimit të nxënësve.

Vlerësimi i nxënësve në arsimin parauniversitar të Kosovës përshkruhet në Kapitullin 3. Kapitulli fillon me përshkrimin e veçorive më të përgjithshme të vlerësimit të nxënësve: Pas përcaktimit të kornizës legjislative për vlerësimin e nxënësve, përshkruhen qëllimet dhe parimet e vlerësimit të nxënësve në Kosovë dhe llojet e vlerësimit. Në Kosovë, bëhet një dallim midis vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm. Së pari, përshkruhen procedurat aktuale për vlerësimin e brendshëm (të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor, vlerësimin përfundimtar në fund të vitit shkollor dhe vlerësimi i shkallëve kryesore në fund të secilës shkallë kurrikulare). Pas vlerësimeve të jashtme në fund të klasës 5, 9 dhe 12 janë përshkruar dhe sfidat me të cilat përballet procesi i vlerësimit në Kosovë. Para se të përshkruhet raportimi dhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit, flitet edhe për vlerësuesit e ndryshëm dhe procedurat për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve. Kapitulli përfundon me një vrojtim të zhvillimeve të ardhshme. Vlerësimi i nxënësve po shkon drejt vlerësimit të bazuar në kompetenca dhe është parashikuar zhvillimi i normave të bazuara në dëshmi. Në një të ardhme më të largët, një zhvendosje drejt kombinimit të vlerësimit të sistemit dhe vlerësimit formues mund të jetë shumë e frytshme për arsimin në Kosovë.

7

Page 8: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Mësimdhënësit janë vlerësuesit kryesorë të nxënësve në institucionet shkollore. Për këtë arsye, bëhet një ndërlidhje mes sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në Kosovë me vlerësimin e nxënësve. Kapitulli 4 përshkruan shkurtimisht stafin mësimor dhe vlerësimin e performancës së tyre dhe aspektet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve që kanë të bëjnë me vlerësimin e nxënësve. Kapitulli përshkruan rolin e mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve dhe si ngritjen kapacitetet e mësimdhënësve për vlerësimin e nxënësve.

Vlerësimi i nxënësve zhvillohet brenda shkollës dhe luan një rol të caktuar në vlerësimin e shkollës. Prandaj, kapitulli 5 përshkruan shkurtimisht sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës dhe aspektet e vlerësimit të shkollës të ndërlidhura me vlerësimin e nxënësve. Performanca e nxënësve është një nga fushat në vlerësimin e performancës së shkollës pasi reflekton efektivitetin e shkollës në përmbushjen e misionit të saj kryesor. Gjithashtu, është përshkruar roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe sigurimi i cilësisë së vlerësimit të nxënësve. Kapitulli përfundojnë me parashikimin e disa drejtimeve të ardhshme dhe një diskutim mbi rolin e vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e shkollës.

Vlerësimi i nxënësve luan një rol të rëndësishëm dhe të veçantë në vlerësimin e sistemit arsimor në tërësi. Për këtë arsye në kapitullin 6 theksohet roli i vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e nxënësve. Kapitulli fillon me një përshkrim të zhvillimit të një mekanizmi për vlerësim të sistemit pas vitit 2000, kornizës legjislative për vlerësimin e sistemit, aspektet që duhet të vlerësohen dhe rolin që e ka ky vlerësim në vlerësimin e nxënësve. Gjithashtu, në këtë kapitull përshkruhen mekanizmat e vlerësimit të sistemit si dhe procedurat dhe instrumentet e përdorura, siç janë rezultatet e inspektimit dhe statistikat e arsimit. Përmenden rezultatet e vlerësimit kombëtar të nxënësve dhe vëmendje e veçantë i kushtohet rezultateve të vlerësimit ndërkombëtar në të cilin Kosova ka marrë pjesë (PISA) dhe vlerësimet ndërkombëtarë në të cilat planifikon të marrë pjesë në të ardhmen e afërt (TIMMS, PIRLS). Studimet krahasuese ndërkombëtare kryesisht shërbejnë për informimin e sistemeve kombëtare të arsimit. Kapitulli mbyllet duke përmendur nisma dhe çështje të reja në vlerësimin e sistemit.

Në fund të secilit kapitull, janë dhënë dokumentet përkatëse për lexuesit që dëshirojnë më shumë informata. Në shtojcat, jepet më shumë informata mbi vlerësimin e mësimdhënësve dhe vlerësimin e performancës së shkollës.

8

Page 9: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

2. HYRJE

Ky dokument jep një përmbledhje koherente të vlerësimit të nxënësve në arsimin parauniversitar të Kosovës. Qëllimi kryesor i vlerësimit të nxënësve është të mbështesë dhe përmirësojë procesin e të nxënit e nxënësve. Vlerësimi i nxënësve siguron informacione rreth rezultateve të të nxënit dhe të procesit të të nxënit që tregon se si mund të përmirësohet procesi i të nxënit dhe mësimdhënies. Korniza e Vlerësimit të Nxënësve në Arsimin Parauniversitar të Kosovës synon të përshkruaj në një mënyrë gjithëpërfshirëse sesi organizimi dhe integrimi i vlerësimit të brendshëm, të jashtëm dhe ndërkombëtar të nxënësve në arsimin parauniversitar mundëson gjykime të bazuara në lidhje me procesin mësimor dhe rezultatet e nxënësve.

Vlerësimi i nxënësve, siç përshkruhet në këtë kornizë, është i lidhur ngushtë me rezultatet e të nxënit, shkathtësitë dhe kompetencat që përcaktohen në dokumentet e kurrikulës. Kurrikula përshkruan gjithashtu qëllimet e përgjithshme, parimet dhe llojet e vlerësimit për të siguruar lidhjen dhe qëndrueshmërinë e sistemit të vlerësimit të nxënësve. Kurrikula dhe korniza inkurajojnë përdorimin e drejtpeshuar të qasjeve të ndryshme të vlerësimit për monitorimin dhe vlerësimin sistematik të nxënësve duke shkuar drejt vlerësimit të bazuar në kompetenca.

Rezultatet e vlerësimit të nxënësve përdoren për të marrë vendime të informuara në lidhje me secilin nxënës, por gjithashtu mund të luajnë një rol në vlerësimin dhe monitorimin e arsimit në nivele të tjera, pra vlerësimin e shkollës, programeve arsimore ose sistemit arsimor në tërësi. Informatat nga vlerësimet dhe arritjet e nxënësve mund të përdoren për ngritjen e cilësisë, barazisë dhe efikasitetit të arsimit në shkollë. Në kornizë, përshkruhet roli i vlerësimit të nxënësve në secilin nivel të sistemit arsimor dhe po ashtu procedurat, kapacitetet për vlerësim, raportimin dhe shfrytëzimi e gjetjeve. Përmes shfrytëzimit të rezultateve të vlerësimit të nxënësve, veprimet e nivelit shkollor dhe të sistemit mund të orientohen dhe përqendrohen më mirë në përmirësimin e arsimit dhe llogaridhënies.

Për të marrë vendime të bazuara, vlerësimet duhet të jenë të një cilësie të mirë. Të gjitha vlerësimet duhet të jenë të drejta, transparente, të sigurta dhe të vlefshme. Prandaj, cilësia dhe vlefshmëria e provimeve janë shqetësimet kryesore të kornizës. Në kuadër të kornizës, vlerësohen kriteret për cilësinë e vlerësimeve dhe vështirësitë që ndikojnë në cilësinë e vlerësimit por gjithashtu formulohen qëllime realiste dhe afate reale kohore për përmirësim.

Korniza e Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Parauniversitar në Kosovë promovon përdorimin e të dhënave empirike dhe ndihmon në kalimin e vendimmarrjes së bazuar në dëshmi. Vendimmarrja e bazuar në dëshmi kërkon më shumë dëshmi dhe informata në lidhje me rezultatet dhe procesin e të nxënit të nxënësve. Për më tepër, tendenca në arsimin në Kosovë drejt një autonomie më të madhe shkollore rrit nevojën për të monitoruar mënyrën se si po e bëjnë shkollat këtë. Të dhënat empirike rreth rezultateve të të nxënit të nxënësve dhe arritjeve të tyre ofrojnë mundësinë për të reflektuar në pikat e dobëta dhe të forta të arsimit dhe tregojnë rrugën për përmirësim.

Është krijuar një grup punues për hartimin e Kornizës së vlerësimit të nxënësve në arsimin Parauniversitar të Kosovës për të siguruar që korniza ka një bazë të shëndoshë dhe mbështetet nga të gjithë palët e interesuara. Pjesëmarrësit e grupit punues përfaqësojnë të gjithë palët e interesuara në vlerësimin nxënësve në Kosovë. e kontraktuar nga Projekti “Përmirësimi i Sistemit të Arsimit në Kosovë (KESIP)” me kredi nga Banka Botërore dhe i menaxhuar nga MASHT, ka ofruar mbështetje në punën e Grupit Punues.

9

Sanneke Schouwstra, 09/08/19,
Cfare periudhe kohore ?
Page 10: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Për shkak se vlerësimi i nxënësve funksionon dhe zhvillohet brenda sistemit shkollor, në kapitullin 1 përshkruhen shkurtimisht veçoritë kryesore të sistemit shkollor,. Në kapitullin 2, përshkruhet konteksti dhe qasja kosovare ndaj Kornizës së vlerësimit të nxënësve. Për shkak se qëllimi kryesor i vlerësimit është përmirësimi i të nxënit të nxënësve, nxënësit dhe vlerësimi i tyre janë në qendër të kornizës së vlerësimit.

Në kapitullin 3, përshkruhen tiparet e përgjithshme të vlerësimit të nxënësve, siç janë qëllimet dhe parimet e vlerësimit në arsimin parauniversitar të Kosovës. Kapitulli përshkruan llojet e ndryshme të vlerësimit në arsimin parauniversitar të Kosovës. Për secilin lloj vlerësimi përshkruhet periudha e zbatimit, vlerësuesit, qëllimet kryesore të vlerësimit dhe si dokumentohen rezultatet e vlerësimit.

Vlerësimi i nxënësve zhvillohet brenda shkollës dhe mësimdhënësit janë vlerësues të rëndësishëm, prandaj kapitulli 4 përshkruan rolin e mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për vlerësim. Kapitulli 5 përqendrohet në rolin e shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve.

Vlerësimi i nxënësve luan një rol të rëndësishëm dhe të veçantë në vlerësimin e sistemit arsimor në tërësi. Për këtë arsye, në kapitullin 6 vlerësimi i sistemit dhe roli i vlerësimit të nxënësve diskutohet me theks të veçantë në pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve.

Ky dokument është një hap i parë në procesin e ngritjes së kapaciteteve për vlerësimin e nxënësve dhe monitorimin e rezultateve arsimore në Kosovë. Korniza e vlerësimit do të synojë që të arrihet një pajtueshmëri dhe konsensus i përbashkët mes palëve të interesuara lidhur me qëllimet, standardet dhe kriteret për vlerësimin e rezultateve të të nxënit, shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve në Kosovë.

10

Page 11: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

KAPITULLI I. - STRUKTURA E EDUKIMIT PARA UNIVERSITAR DHE KORNIZA E KURRIKULËS

Vlerësimi i nxënësve ka funksion e tij dhe funksionon brenda sistemit arsimor. Në këtë kapitull janë të përshkruara karakteristikat kryesore të sistemit arsimor si: struktura e sistemit të arsimit, numri i shkollave, llojet e shkollave, numri i fëmijëve/ nxënësve, ndryshimet e fundit në kurrikulë si dhe ndarja e përgjegjësive. Korniza Kurrikulës së vitit 2011 është rishikuar dhe në vitin 2016 është aprovuar nga MAShT. Korniza e Kurrikulës është dokument bazë për rregullimin e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës. Ky dokument përcakton, objektivat e arsimit parauniversitar, kompetencat kryesore që duhet të zhvillohen dhe arrihen nga të gjithë nxënësit, fushat kurrikulare, lëndët, plani dhe metodat e vlerësimit.

1.1. Tiparet kryesore strukturore të sistemit shkollor të Kosovës

1.1.1. Struktura e ArsimitSistemi arsimor i Kosovës përbëhet nga arsimi parashkollor, arsimi fillor, arsimi i mesëm i ulët,arsimi i mesëm i lartë dhe arsimi i terciar i cili është në harmoni me Standardet Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit (shih Tabelën 0- 1). Edukimi parashkollor (ISCED 0) është për fëmijët prej moshës zero deri në moshën pesëvjeçare (0-5) . Shkolla fillore (ISCED1) zgjat pesë vjet, duke filluar nga klasa 1 deri te klasa e 5 ( mosha 6-10 ). Arsimi i mesëm i ulët (ISCED 2) zgjat katër vjet nga klasa 6 deri në klasën 9 (mosha 11-14. Në arsimin e mesëm të lartë (ISCED3), nxënësit mund të ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm (Gjimnazin) ose arsimin profesional për tre vjet në klasën 10-12. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, nxënësit mund të shkojnë në arsimin terciar ose në tregun e punës. Nëpërmjet tri niveleve formale të arsimit, nxënësit përgatiten vazhdimisht për të mësuar gjatë gjithë jetës si dhe për tregun e punës. Mundësitë që u ofrohen për të arritur kualifikimet në nivele të ndryshme të arsimit parauniversitar të bazuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve janë paraqitur në Tabelën 0-1. Krahasuar me Kornizën e Kualifikimeve, Korniza e Kurrikulës i referohet katër niveleve formale të arsimit dhe pesë niveleve të kualifikimeve

11

Page 12: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

TABELA 1. NIVELI FORMAL I ARSIMIT PARA UNIVERSITAR NË KOSOVË

Nivelet sipas ISCED 1 Nivelet formale të arsimit parauniversitar në Kosovë 2

Mosha

Arsimi i të Rriturve / Mësimi gjatë gjithë jetës në shkallë të gjerë (formale dhe joformale)

23/24+

ISCED 6 Arsimi pasuniversitar 23/24+

ISCED 5 Edukimi universitar

ISCED 4 Niveli 5 Sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

Arsimi pas shkollës së mesme (jo-universitare)

18 +

ISCED 3 Niveli 4

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

Arsimi i mesëm i lartë

Gjimnazi - klasat X-XII

Shkollat profesionale (klasat X-XII)

15-17

Niveli 3

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

Arsimi i mesëm i lartë

Shkollat Profesionale

(klasat X-XI)

15-16

Shkollat Profesionale

ISCED 2 Arsimi i mesëm i ulët

Klasat VI-IX

klasën përgatitore

11-14

ISCED 1 Arsimi fillore

Klasat I-V

6-10

ISCED 0

klasa përgatitore 5-6

Arsimi parashkollor lindja- 5

Në Kosovë, arsimi fillor dhe arsimi i mesëm i ulët është i detyrueshëm. Në fund të arsimit fillor, në fund të arsimit të mesëm të ulët dhe në fund të arsimittë mesëm të lartë organizohet vlerësimi i jashtëm (shih Figurën 1). Pas arsimit të mesëm të ulët, nxënësit mund të shkojnë në shkollë profesionale ose gjimnaze. Pas pëfundimit të gjimnazit, nxënësit u nënshtrohen provimit të maturës. Nxënësit e shkollve profesionale, të cilët e kanë kaluar provimin përfundimtar u mundësohet të marrin pjesë në provimin e maturës. Struktura e përgjithshme e sistemit arsimor në Kosovë është paraqitur në figurën 1.

1 International Standard Classification of Education.2The last three parts are not part of pre-university education.

12

Mat

ura

Page 13: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

FIGURA 1. STRUKTURA E PËRGJITHSHME E SISTEMIT ARSIMOR NË KOSOVË 1

Në Kosovë, arsimi paraunivesitar zhvillohet në institucionet publike dhe private. Sistemi i arsimit publik në Kosovë funksionon përmes një rrjeti prej 43 institucionesh parashkollore, 942 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta , 125 shkolla të mesme të larta (shih Tabelën 0- 2).Në kuadër të sistemit të arsimit në Kosovë përfshihen edhe gjashtë qendra burimore. Në arsimin e mesëm të lartë, gjimnazet ndahen: në gjimnazin natyror, gjimanzin shoqëroro gjuhësor dhe gjimnaz të specializuar (artistik, matematikor, gjuhësor, teknik, etj. (KKK, f.32). Shkollat profesionale ndahen sipas profileve si: bujqësore, ekonomike, të mjekësisë, të muzikës, tregtisë, teologjisë, artit dhe qendrave të kompetencës.2.

TABELA 2. NUMRI I INSTITUCIONEVE ARSIMORE TË KOSOVË NUMRI I NXËNSVE DHE MËSUESVE NË INSTITUCIONET PUBLIKE NË VITIN 2018/2019

1 Ministry of Education Science and Technology, Republic of Kosovo (2016). Kosovo Education Strategic Plan 2017-2021.2 Ministry of Education, Science and Technology & Kosovo Agency of Statistics (2016). Education Statistics in Kosovo2015/2016.

13

Page 14: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

PërshkrimiArsimi i Detyrueshëm

Grup-mosha

Numri i nxënësve

Numri i institucioneve publike

Mësuesit

Arsimi parashkollor

(ISCED 0)

No 0-5 4099 43 548

Arsimi parafillor (ISCED 1)

Yes1 5-6 22051942

17453Arsimi fillor dhe i mesëm i ulët

(ISCED 2)

Yes

11-14 235161

Arsimi i mesëm i lartë (ISCED 3)

No 15-17/18

81041 125 5261

Total 342352 1110 23262

1.1.2. Përfshirja dhe pjesëmarrjaParimi i parë që mbështet zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës së Kurrikulës në Kosovë është gjithëpërfshirja (f.22). Ky parim i referohet të drejtës së çdo fëmije që të ketë qasje të barabartë në arsim. Në vitin 2015 sipas raportit të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës, është vërejtur se gjithëpërfshirja në arsim është përmirësuar krahasuar me vitin 2011. Sipas Raport vjetor statistikor me tregues arsimorë 2017/20182, -Shkalla Bruto e Regjistrimit (SHBR) në arsimin fillor (klasa 1-5) është 98.4 %; në arsimin e mesëm të ulët (klasa 6-9) është 91.2 %; në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 95 %; në arsimin e mesëm të lartë (klasa 10-12) është 90.2%; ndërsa fëmijë jashtë shkollës në arsimin e obliguar janë 5%; . Në arsimin e mesëm të lartë rreth gjysma e nxënësve zgjedhin një profil të arsimit profesional. Aktualisht, në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm të ulët 51.5% e nxënësve janë meshkuj dhe 48.5% e nxënësve janë femra. Në shkollën e mesme të lartë, në gjimnaze 44% e nxënësve janë meshkuj dhe 56% e nxënësve janë femra. Në shkolla profesionale 61% të nxënësve janë meshkuj dhe 39% e nxënësve janë femra. Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin e detyrueshëm mbetet shumë i ulët. Gjithashtu, përfshirja e nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin parashkollor , fillor dhe të mesëm të lartë është e ulë. Numri i braktisjes së nxënësve nga shkolla nuk është monitoruar dhe raportuar si duhet, prandaj të dhënat e braktisjes së nxënësve nga shkollat na dalin të pasakta.

Tabela 3.

1 Zbatohet sipas dispozitave kalimtare ligjore, sipas të cilave kërkohet të bëhet një vlerësim i kosotos financiare. Përfshirja e fëmijëve në klasën përgatitore është e lartë, mirëpo akoma kjo klasë nuk është e obigusheme për asryet e cekura me lartë.

2 https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/12/raport-vjetor-statistikor-me-tregues-arsimore-2017-18_1.pdf

14

Page 15: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Nxënësit në arsimin publik dhe privat sipas nivelit, vitit akademik 2018/19

Niveli Publik Privat Total

Meshkuj

Femra Total Meshkuj Femra Total Meshkuj

Femra Total

Arsimi parashkollor [mosha

0- <5]

2215 1884 4099 2189 2047 4236 4404 3931 8335

Arsimi parashkollor [mosha 5- <6]

11435 10616 22051 929 769 1698 12364 11385 23749

Arsimi primar / i mesëm i ulët

120967

114194

235161

2613 2163 4776 123580 116357

239937

Shkollë e mesme e lartë

41189 39852 81041 1767 1441 3208 42956 41293 84249

Total 175806

166546

342352

7498 6420 13918 183304 172966

356270

1.1.3. KurrikulaKurrikula është dokument bazë , cila e rregullon arsimin parauniversiatar në Kosovë. Kurrikula është e bazuar në kompetenca me qëllim të sigurimit të një bazë të shëndoshë të arsimit, për të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të rritur cilësinë e arsimit dhe për të ndërtuar një shoqëri të dijës. Nga ky dokumenti bazë janë hartuan kurrikulat bërthamë për tri nivelet formale të arsimit parauniversitar. Kurriklula synon rritjen e autonomisë dhe llogaridhënies në nivel shkolle sa i përket përcaktimit dhe shpërndarjes së përmbajtjes arsimore.

Parimet e kurrikulës mbështesin zhvillimin dhe zbatimin e saj në arsimin parauniversitar të Kosovës: gjithëpërfshirja, mësimin i integruar dhe koherent mundëson një implementim autonom dhe fleksibil të kurrikulës në nivel shkolle, përgjegjësia dhe llogaridhënia pasqyrojnë krijimin e një kulture për vlerësim të vazhdueshëm dhe zhvillimin e kompetencave kryesore.

Kompetencat kryesore përcaktojnë rezultatet kryesore të të nxënit që nxënësit duhet të arrijnë në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme gjatë tërë sistemit arsimor parauniversitar.Kompetencat i referohen një grupi të ndërlidhur të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve dhe vlerave që janë të zbatueshme dhe të transferueshme. "Ato u mundësojnë nxënësve të përballen me sfidat e epokës digjitale dhe me tregun e punës në bazë të njohurive në një botë të ndërvarur" (fq.16) Kompetencat kryesore në kornizën e kurrikulës së Kosovës janë (fq. 16-22):

15

Page 16: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit Kompetenca e të menduarit Kompetenca e të mësuarit Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis Kompetenca personale Kompetenca qytetare

Korniza e Kurrikulës ka gjashtë shkallë kryesore, të cilat përfaqësojnë periudha kohore me karakteristika të përbashkëta në aspektin e zhvillimit të fëmijëve/ nxënësve dhe kërkesave të kurrikulit (shih Tabelën 0 -3). Brenda çdo niveli të arsimit parauniversitar dallohen dy shkallët kryesore (shih Tabelën 0- 3). Në kornizën e Kurrikulës, fokusi i secilës shkallë është përshkruar (f. 30 - 32).

Tabela 4. Shkallët kryesore të kurriklulës

Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit

Nivelet formale të arsimit parauniversitar

Shkallët kryesore të kurrikulës

KSNA 3 Arsimi i mesëm i lartëKlasa XII

Shkalla 6:Konsolidim dhe specializim

Arsimi i mesëm i lartëKlasat X-XI

Shkalla 5:Zhvillim themelor i përgjithshëm dhe profesional

KSNA 2 Arsimi i mesëm i ulëtKlasat VIII-IX

Shkalla 4:Përforcim dhe orientim

Arsimi i mesëm i ulëtKlasat VI-VII

Shkalla 3:Zhvillim i mëtejmë dhe orientim

KSNA 1 Arsimi fillorKlasat III-V

Shkalla 2:Përforcim dhe zhvillim

Arsimi fillorKlasat I-II Shkalla 1

Përvetësim themelorKSNA 0 Klasa përgatitoreEdukimi parashkollor Shkalla përgatitore

Edukimi në fëmijërinë e hershme

Në secilën shkallë, kompetencat zhvillohen nëpërmjet shtatë fushave kurrikulare. Këto fusha kurrikulare ( përmbajnë një ose më shumë lëndë) janë bazë për organizimin e procesit arsimor dhe përcaktimin e programeve mësimore. Fushat e kurrikulës janë.

1. Gjuhët dhe Komunikimi;2. Artet;3. Matematika;4. Shkencat natyrore;5. Shoqëria dhe mjedisi;6. Shëndeti dhe mirëqenia;7. Jeta dhe puna.

16

Page 17: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Në kuadër të secilës shkallë të kurrikulës janë përshkruar pritshmëritë (faqe 33-37) të cilat pritet të arrihen nga nxënësit dhe të vlerësohen .Në dokumentet e Kurriklave Bërthamë 1 për secilën shkallë të kurrikulës janë dhënë rezultatet e kompetencave kryesore. Në vitin 2014, në Kosovë u fillua me pilotimin e Kurrikulës, edhe pse, zbatimi i kurrikulës nuk po nuk u realizua siç ishtë planifikuar ( sipas raportit të Vlerësimit të Planit Strategjik të Kosovës 2011-2016, fq.46). Në vitin 2014/2015 pilotimi i kurrikulës së parë u zbatua në 10 shkolla dhe pas një viti u zgjerua në 92 shkolla, në 30 komuna të Kosovës. Pas pilotimit MAShT së bashku me grupet punuese ka rishikuar të gjitha dokumentet kurrikulare, të cilat në vitin 2016 janë aprovuar nga ministria. Në vitin shkollor 2017/2018, kurrikula e re filloj të zbatohet në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës,duke filluar me klasën përgatitore, klasat 1, 6 dhe 10. Shtrirja e zbatimit të kurrikulës në klasat tjera është duke vazhduar në bazë të udhërrefyesit për zbatimin e kurrikulës 2016-20212, si dhe në bazë të Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2017-2021.

1.2. Ndarja e përgjegjësiveNdarja e përgjegjësive është e përcaktuar në ligjin nr.04 / L-032, 2011 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës. Ky ligj përshkruan detyrat dhe kompetencat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, komunave dhe institucioneve arsimore.

1.2.1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëMinistria ka përgjegjësinë kryesore për planifikimin e sistemit të arsimit parauniversitar, për vendosjen e standardeve dhe sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar. Ministria promovon një sistem arsimor jo diskriminues me mundësi të të nxënit gjatë gjithë jetës, nxit përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme brenda sistemit arsimor.Ministria është përgjegjëse për hartimin e politikave dhe zbatimin e legjislacionit ,për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë arsimin e lartë dhe shkencën në Kosovë. Ministria përcakton rezultatet e niveleve të ndryshme të arsimit parauniversitar dhe i jep kualifikimet atyre që me sukses kanë përfunduar programet parauniversitare. Ministria është përgjegjëse për zhvillimin e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës, plan- programeve bazë dhe programeve lëndore. Ministria miraton tekstet shkollore, burimet e tjera të mësimdhënies mësimore dhe materialet mësimore për të siguruar standardet dhe cilësinë e materialeve të përdorura në institucionet arsimore dhe të trajnimit të financuara publikisht. Ministria gjithashtu përcakton kriteret dhe menaxhon një sistem të licencimit dhe certifikimit të të gjithë mësimdhënësve.MASHT-i gjithashtu është përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e politikave si dhe monitorimin e sistemit të arsimit ku vendimmarrja e bazuar në të dhëna është esenciale. MASHT-i publikon raporte të rregullta statistikore vjetore dhe raporte periodike të brendshme.MASHT ka për detyrë të përmirësojë cilësinë, rëndësinë dhe efikasitetin e arsimit në të gjitha nivelet dhe të lehtësojë zhvillimin dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor përmes mekanizmave për sigurim të cilësisë siç është inspektorati i arsimit. Inspektoriati i Arsimit

1 Core curriculum for early childhood development (birth - 5 years); Core Curriculum for pre-primary grade and primary education; Core curriculum for lower secondary education; Core Curriculum for lower secondary education (Core Curriculum for gymnasia’s and Core Curriculum for vocational schools).2Më gjerëishtë shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/udherrefyes-per-zbatimin-e-kk-2016-2021-final.pdf

17

Page 18: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Inspektimi i institucioneve arsimore dhe trajnuese është një nga detyrat dhe përgjegjësië e Inspektoratit të Arsimit. Inspektorati i Arsimit është organ ekzekutiv qendror për sigurimin e cilësisë, në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit të MASHT-it dhe sipas ligjit kryen këto funksione:

Funksionin vlerësues – vlerëson cilësinë e shërbimit të institucioneve arsimore. Funksionin kontrollues – kontrollon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve

arsimore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Funksionin këshillues – këshillon drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve arsimore. Funksionin informues/raportues – informon ministrin, DKA-të dhe institucionet arsimore

për gjetjet e inspektimit si dhe i publikon ato në baza vjetore. Funksioni mbështetës për promovimin e praktikave të suksesshme të institucioneve

arsimore dhe zhvillimin e politikave arsimore.Inspektimi është i organizuar në një cikël të planifikimit vjetor, me mundësinë e inspektimeve të veçanta në rrethana specifike të vendosura nga Inspektorati, ose me kërkesë të kabinetit të Ministrit të MASHT.Këshilli Shtetëror për Arsimin Parauniversitar i cili është i themeluar në bazë të nenit 6 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në republikën e Kosovës është i përbërë nëntë personave nga institucione të ndryshme arsimore dhe luan rol këshillues për Ministrinë dhe monitoron progresin në procesin e reformave në arsimin parauniversitar dhe bën propozime për ndryshime dhe formulon këshilla dhe rekomandime.

1.2.2. KomunatPërgjegjësitë dhe kompetencat e komunave rregullohen me Ligjin për Qeverisje Lokale, nr. 03 / L040, të datës 20 shkurt 2008 dhe Ligjit për arsim në komunë, të datës 03 / L-068, 21 maj 2008. Komunat janë përgjegjëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve arsimore dhe për sigurimin e mjedisi të shëndetshëm për nxënësit dhe stafin. Komunat regjistroinë dhe pranojnë nxënës. Ato monitorojnë dhe raportojnë progresin e nxënësve për prindërit dhe autoritetet e tjera. Ata mbikëqyrin dhe inspektojnë procesin arsimor në përputhje me udhëzimet e Ministrisë. Komunat janë gjithashtu përgjegjëse për punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë, përgjegjëse për përzgjedhjen e drejtorit dhe punësimin e mësuesve dhe personelit tjetër shkollor. Në përputhje me udhëzimet, parimet dhe standardet e Ministrisë, komunat duhet të kujdesen për trajnimin e edukatorëve dhe stafit tjetër profesional. Ato paguajnë stafin menaxherial si dhe personelin tjetër të punësuar. Mbështetja e shkollave dhe mësimdhënësve për zbatimin e reformes kurrikulare, zbatimin e autonomisë së shkollës sipas përcaktimeve ligjore, janë përgjegjësi të tjera të komunave, të cilat organizohen dhe mbikëqyren nga DKA.

1.2.3. Institucionet arsimorePërgjegjësitë e institucioneve arsimore, përkatësisht organeve qeverisëse dhe profesionale të institucioneve arsimore/shkollës, janë të rregulluara me L-032, 2011 dhe aktet tjera ligjore, që rregullojnë segmente të veçanta të funksionimit të institucioneve arsimore. Drejtori i një institucioni arsimor ka përgjegjësi ekzekutive për menaxhimin dhe administratën e përgjithshme të institucionit. Drejtori është përgjegjës për përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informimit të menaxhimit arsimor dhe mbajtjen e dokumenteve dhe regjistrimeve siç kërkohet nga komuna ose Ministria. Drejtori gjithashtu ka detyra lidhur me emërimin dhe menaxhimin e stafit mësimdhënës dhe detyrat në lidhje me kurrikulën. Drejtori i shkollës ose Këshilli i Prindërve, me pëlqimin e Këshillit drejtues, mund të organizojnë aktivitete jashtëshkollore.

18

Page 19: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Çdo shkollë duhet të ketë një Këshill drejtues, një këshill të nxënësve dhe një këshill prindëror. Detyrat e këtyre këshillave janë përshkruar në ligjin për arsimin parauniversitar (Nr.04 / L-032, 2011).Përgjegjësitë e institucioneve arsimore për zbatimin e reformes kurrikulare, si dhe autonomia e shkollës në kuadër të kësaj reforme, janë përshkruar në kapituj të veçantë të dokumenteve kurrikulare dhe në aktin nënligjor që rregullon kurrikulën me zgjedhje, e cila udhëhiqet nga shkolla me mbështetje nga DKA dhe MASHT.

1.3. Ndryshimet e fundit ose të propozuaraNdryshimet kryesore në sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë janë përvijuar në politika arsimore, të cilat tashme janë pjesë e dokumenteve strategjike, si; Planit Strategjik për Arsim 2017-20211 dhe Strategjisë për Sigurim të cilësisë 2016-20202 .

Ndryshimet e fundit në strukturen e arsimit parauniversitar dhe në reformën kurrikulare, përfshijnë:

- Ndryshimet në strukturat për sigurimin e cilësisë. MASHT në përpjekje për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, ka emruar koordinatorët e cilësisë në nivel shkolle, komunë dhe në nivel qendror;

- Ndryshimet në inspektoratin e arsimit, nga inspektorat mbikëqyrës, në inspektorat për sigurim të cilësisë;

- Ndryshimet në organizimin e shkallës së parë të kurrikulës, ku klasa përgatitore, së bashku me klasat 1 dhe 2, përbëjnë shkallën e parë;

- Ndryshimet në vlerësimin e nxënësve për shkallë kurrikulare. Në kapitullin 3 të Kornizës, ofrohen informacione qëllimet dhe arsyet e këtij vlerësimi.

Disa nga ndryshime të, cilat janë duke u aplikuar në disa komuna, janë si në vijim:

- Organizimi i shkollave sipas niveleve të arsimit. Në komunat Gjakovë, Vushtrri, Shtime, etj. Në disa shkolla urbane arsimi fillor (klasat 1-5) është ndarë nga arsimi i mesëm I ulët (klasat 6-9). Synimet e MASHT-it dhe komunave janë që në komunat dhe shkollat, ku mund të aplikohet organizimi i mësimit sipas niveleve të arsimit të bëhet, sepse kjo është vlerësuar se është në interest ë fëmijëve. Zvoglimi i numrit të nxënësve në të gjitha shkollat përbën një sfidë dhe njëkohësisht një mundësi për riorganizimin e punës së shkollave sipas niveleve;

- Organizimi i mësimit tërëditor. Në disa shkolla, në komunat Prishtinë dhe Shtime, është duke u pilotuar organizimi i mësimit tërëditor. Synimet e MASHT-it janë që këtë organizim ta shtrijnë në shkallë vendi, për me një strategji të qartë dhe me krijim të kushteve;

- Profilizimi i mësuesve në arsimin fillor. Në komunën e Gjilanit është duke u pilotuar një praktikë ku mësimdhënësit klasor të një shkolle profilizohen sipas lëndëve mësimore, gjuhë shqipe, matematikë apo lëndë të tjera. Një ndryshim të tillë, është duke e planifikuar ta pilotoj edhe komuna e Prishtinës. Pas një studimi të praktikave nga këto komuna, pritet të vendoset për hapat e mëtejmë.

1.4. Dokumentet relevante 1. Ligji nr. 02 / L-67 Për publikimin e teksteve shkollore, burimeve mësimore, materialeve të

leximit dhe dokumentacionit pedagogjik .2. Ligji nr. 03 / L-040 Për vetëqeverisjen lokale (20 shkurt 2008). Gazeta Zyrtare e Republikës së

Kosovës.

1 Më gjerësisht, shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-psak-2017-2021_1.pdf2 Më gjerësisht, shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

19

Page 20: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

3. Ligji nr. 03 / L-068 Për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës (21 maj 21, 2008). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

4. Ligji nr. 04 / L-032 Për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës (9 shtator 2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

5. Ligji nr. 04 / L-037 Për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës (9 shtator 2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

6. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2011/ e rishikuar 2016). Korniza Kurrikulare për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

7. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2015). Raporti i Vlerësimit - Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës (PSAK) 2011-2016.

8. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës (PSAK) 2017-2021.

9. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Udhëzimi Administrativ Nr. 16/2012 Për furnizimin e nxënësve me libra të lirë, përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

10. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016).Udhërrefyesi për zbatimin e kurrikulës 2016-2021. https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/udherrefyes-per-zbatimin-e-kk-2016-2021-final.pdf

11. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.(2016). Kurrikulat Bërthamë të rishikuara për (i) Arsimin e parafillor dhe fillor, (ii) Arsimin e mesëm të ulët, dhe (iii) Arsimin e mesëm të lartë. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf

12. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.(2018). Raporti vjetor statistikor me tregues arsimorë 2017-2018. MASHT, Prishtinë. https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/12/raport-vjetor-statistikor-me-tregues-arsimore-2017-18_1.pdf

20

Page 21: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

KAPITULLI II. KORNIZA E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE TË KOSOVËS

2.1. Qasja e përgjithshme e KKKVN

Korniza e kurrikulës (2011, e rishikuar në vitin 2016) është baza për Kornizën e Vlerësimit të Nxënësve në arsimin para universitar të Kosovës. Korniza e kurrikulit i përshkruan qëllimet e arsimit para universitar dhe kompetencat kryesore të të nxënit që duhet të fitohen nga të gjithë nxënësit pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë. Kurrikula gjithashtu përshkruan qëllimet e përgjithshme, parimet dhe llojet e vlerësimit për të siguruar ndërlidhjen dhe qëndrueshmërinë e sistemit të vlerësimit të nxënësve.

OECD ka zhvilluar një kornizë krahasuese për të ndihmuar vendet që të vlerësojnë si të zhvillojnë një kornizë koherente të vlerësimit. Udhëzimet e OECD (OECD, 2013) ndihmuan për t’i dhënë një formë kësaj kornize. Konceptualizimi i OECD-së është më i përgjithshëm se sa korniza e vlerësimit të nxënësve në arsimin para universitar të Kosovës. Udhëzimet e OECD-së u përqendruan në të gjitha sistemet e vlerësimit, përfshirë vlerësimet për nxënësit, mësimdhënësit, shkollat dhe sistemin, ndërsa korniza e Kosovës përqendrohet në vlerësimin e nxënësve dhe rolin e vlerësimit të nxënësve në vlerësimet tjera në të gjitha nivelet e sistemit arsimor para universitar.

Në rishikimin e OECD-së (OECD, 2013) janë vërejtur disa faktorë që e nxënësit përdorimin e rritur dhe rëndësinë e vlerësimit disa prej të cilave janë gjithashtu të pranishme në kontekstin e Kosovës. Lëvizja drejt vendim-marrjes bazuar në dëshmi kërkon më shumë dëshmi dhe i formacione rreth rezultateve të nxënësve dhe të mësuarit. Për më tepër, tendenca në arsimin e Kosovës drejt autonomisë së shkollës rrit nevojën për të monitoruar se si po punojnë shkollat. Aktualisht, është një rritje e kërkesës për efektivitet, barazi dhe cilësi në arsimin e Kosovës.Në planin strategjik të arsimit në Kosovë, 2017-2021 i kushtohet më shumë vëmendje vlerësimit të jashtëm të nxënësve se sa në planin e mëparshëm strategjik (PSAK 2011-2016). Në planin strategjik është konstatuar se Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë dhe Departamenteve të Arsimit Komunal "tani kanë fituar përvojë në organizimin e testeve të ndryshme kombëtare". Megjithatë, vërehen disa sfida kryesore: kredibiliteti i rezultateve kombëtare të testimit, cilësia e testeve shtetërore, mashtrimi në shkollë dhe teste, analiza e rezultateve kombëtare të testimit dhe përdorimi i tyre për të përmirësuar cilësinë dhe pjesëmarrjen në testet ndërkombëtare dhe përdorimin e rezultateve për politikë bërje edukative.

Objektivi kryesor i Kornizës Kombëtare të Vlerësimit të Nxënësve është të përshkruajë se si është organizuar vlerësimi i nxënësve në mënyrë që të mundësohen vlerësime të mirëfillta të mësimit të nxënësve. KKVN përshkruan se si është organizuar vlerësimi i jashtëm dhe ndërkombëtar dhe është i lidhur me forma të tjera të vlerësimit.

Vlerësimet e arritjeve të nxënësve përdoren për vendime dhe përmirësime në nivel individual (nxënës), por gjithashtu mund të luajnë një rol në vendimet në nivelin e sistemit. Për çdo nivel të sistemit arsimor përshkruhet roli i vlerësimit të nxënësve në praktikën aktuale të vlerësimit, procedurat, kapacitetet dhe raportimi dhe shfrytëzimi i rezultateve.

Të dhënat e vlerësimit të jashtëm të nxënësve duhet të përdoren për përmirësimin e cilësisë së arsimit, prandaj vlerësimet duhet të jenë të një cilësie të mirë. Prandaj, cilësia e vlerësimit dhe çështja e

21

Page 22: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

vlefshmërisë janë shqetësimet kryesore në kornizë. Cilësia e vlerësimeve të nxënësve të jashtëm mund të vlerësohet përmes shtatë kritereve:1:

Specifikimi i qëllimit të vlerësimit dhe përdorimit Cilësia e materialit të vlerësimit Përfaqësueshmëria e përmbajtjes së vlerësimit Besueshmëria e vlerësimit Vendosja e standardeve dhe / ose normave dhe zbatimi i normave (duke përfshirë barazimin) Informacion mbi administrimin dhe sigurinë Paanësia e vlerësimit

Vlefshmëria e vlerësimeve ndërtohet gjatë gjithë procesit të zhvillimit, por mund të kërcënohet për shkak të mangësive në procedura (procesi i vlerësimit), duke filluar me administrimin e vlerësimit dhe duke përfunduar me ndikimin e nxënësve që dalin nga procesi i vlerësimit (shih Tabelën 1). Rishikimi i kërcënimeve që ndodhin në secilën fazë përcakton dhe sqaron përmirësimet e nevojshme në vetë vlerësimin dhe procesin e vlerësimit.

TABELA 5. RREZIQET POTENCIALE PËR VLEFSHMËRINË GJATË PROCESIT TË VLERËSIMIT (CROOKS & KANE, 1996)2

1PSAK – MAShT

Sanders, P., van Dijk, P;, Eggen, T., den Otter, D. & Veldkamp, B. ().RCEC Beoordelingssysteem voor de këaliteit van studietoetsen en examens [Evaluation system for the quality of tests and exams]. Consulted at http://ëëë.rcec.nl/beoordelingssysteem/ .2 Crooks, T. J., & Kane, M. T. (1996). Threats to the valid use of assessments, Assessment in Education: Principles, Policy &

22

Page 23: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Stage ThreatAdministratë Motivim i ulët

Ankthi i vlerësimitKushtet e papërshtatshme të vlerësimit, siç janë kushtet e dobëta mjedisore ose stërvitjaNxënësi nuk mund të komunikojë përgjigje, për shembull për shkak të aftësisë së kufizuar, udhëzimeve konfuze ose rregullimeve të keq- dizajnuara

Rezultat Rezultati nuk arrin të kapë cilësitë e rëndësishme të performancës së detyrësTheks i pakuptimtë mbi disa kritere, forma ose stile të përgjigjesMungesa e kosistencës së ndërveprimit ose midis tyreRezultat tepër analitikRezultat tepër holistik

Grumbullim Detyrat e grumbulluara janë shumë të ndryshmePeshat e papërshtatshme e dhënë për aspekte të ndryshme të performancës

Përgjithësim Kushtet e vlerësimit tepër të ndryshueshmeMospërputhje në vlerësimin e kritereve për detyra të ndryshmeShumë pak detyra

Ekstrapolim Kushtet e vlerësimit janë shumë të kufizuaraPjesë të fushës së synuar që nuk vlerësohen ose nuk kanë peshë

Vlerësim Kuptimi i dobët i informacionit të vlerësimit dhe kufizimeve të tijInterpretim i ndërtuar në mënyrë joadekuateInterpretimi i njëanshëm ose shpjegim

Vendim Standardet e papërshtatshmeVendime të dobëta pedagogjike

Ndikim Pasoja pozitive nuk arrihenNdodh një ndikim negativ serioz

2.2. Vlerësimi i jashtëm i nxënësve në kontekstin e Kosovës

Meqenëse Kosova ka kaluar një fazë të vështirë gjatë viteve të 90 me një sistem paralel të arsimit, menjëherë pas luftës trashëgoi situate të rënduar ekonomike sociale që reflektonte në gjithë sistemin e arsimit, përfshirë edhe në procesin e vlerësimit të nxënësve dhe të sistemit arsimor. Menjëherë institucionet e formuara nën mbikëqyrjen e UNMIKUT filluan të kenë një zhvillim të hovshëm. Kështu në kuadër të MASHT u formua njësia për Standarde dhe vlerësim (më vonë DVSM) me mbështetjen e programit të BB bëri pilotimin e një vlerësimi të jashtëm me nxënësit e klasës së katërt. (2002).Për here të parë në vitin 2003 u organizua Testi i Arritshmërisë për fund të klasë së nëntë gjegjësisht fundi i nivelit të dytë të arsimit para universitar, ku u përcaktua qëllimi i këtij vlerësimi dhe përdorimi I rezultateve(ky vlerësim është orientues). Për disa vite me rradhë në fund të këtij vlerësimi përgatitej raporti i cili prezantohej para zyrtarëve të Ministrisë dhe Zyrave Rajonale të Arsimit.

Në vitin 2006 për here të parë u organizua Testi i Maturës të cilit iu nënshtruan nxënësit e gjimnazeve që përfunduan këtë nivel të shkollimit. Një vit më vonë më2007 Testi i Maturës u organizua për të gjithë nxënësit e Kosovës që përfundonin arsimin e mesëm të lartë d.m.th. nxënësit e gjimnazeve dhe

Practice, 3 (3).

23

Page 24: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

të shkollave profesionale. Qëllimi i këtij vlerësimi ishte diplomimi dhe shfrytëzimi i rezultateve për hyrje në universitet.Sot këto dy vlerësime janë pothuajse tradicionale dhe kanë një stabilitet, edhe pse në vazhdimësi punohet për përmirësimin e përmbajtjes dhe formës së administrimi. Në vitin 2008 hartohet ligji që e rregullon formën e organizimit të testit duke përfshirë edhe këshillin e Maturës Shtetërore i cili mbikëqyr tërë procesin e vlerësimit për fund të nivelit të tretë të arsimit të mesëm të lartë. Në këtë proces përfshihen akterë nga universiteti fakulteti i edukimit drejtoritë komunale të arsimit dhe drejtor shkollash (gjimnaze dhe shkolla profesionale). Janë bërë hulumtime nga zyra e statistikave në MAShT mbi rezultatet e vlerësime nacionale (të dhëna statistikore) të klasës së nëntë dhe 12 projekte të mbështetura nga UNICEF dhe GIZ.

Pas shpalljes së pavarësisë Kosova aplikon në OECD për Vlerësimet Ndërkombëtare së pari të mbështetur të organizatat ndërkombëtare si BB dhe GIZ. Kështu në vitin 2012 bëhet pilotimi për vlerësimin PISA dhe në vitin 2015 realizohet faza kryesore e vlerësimit PISA. Në vitin 2017 pilotimi për vlerësimin PISA 2018.Në vitin 2018 bëhet pilotimi për vlerësimin TIMS dhe fillojnë procedurat për vlerësimin PIRLS 2021.MAShT ka vlerësuar përparimin e arritjeve të nxënësve si në vlerësimet nacionale ashtu edhe në ato ndërkombëtare, prandaj në këtë kontekst ka emëruar komisione për monitorimin e procesit të vlerësimit.

Komisioni për Maturën Shtetërore (që nga viti 2008), i emëruar nga Ministri i Arsimit. Është një organ i veçantë për koordinimin e proceseve të vlerësimit në programet arsimore, ky Këshill është një organ vendimmarrës, mbikëqyrës i tërë procesit të vlerësimit të Maturës Shtetërore. Komisioni për vlerësimit ndërkombëtar PISA, që ndihmon me dokumente, këshilla dhe raporte në përmirësimin e cilësisë në procesin e të nxënit bazuar në Raportin e PISA-së. Këto dy këshilla monitorojnë dhe vlerësojnë proceset e vlerësimeve të jashtme dhe raportojnë Ministrin për organizimin dhe financimin e arsimit si dhe për ecurinë e zbatimit të ndryshimit, në fusha të veçanta përkatëse duke u përqendruar në tema që shqetësojnë për arsye politike.

Siç u përshkrua më lartë, në vitin 2015 Kosova për here të parë është bërë pjesë e vlerësimit ndërkombëtar PISA. Deri në këtë kohë vlerësimet ishin bazuar në objektivat e programeve mësimore dhe në objektivat e dijes, edhe pse kishte pasur debate rreth vlerësimeve të jashtme të cilat i organizonte MAShT rreth formës dhe formatit të instrumenteve të vlerësimit, shpesh ishin gjetur justifikime për rezultate jo fort të kënaqshme. Pas vlerësimit PISA, rezultatet e të cilit ishin shokuese për akterët e institucioneve arsimore, por edhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi, u bë një vetëdijesim konkret për të aktivizuar të gjitha forcat për të ndryshuar segmente në sistemin e arsimit, siç është procesi i implementimit të kurrikulave lëndore, ndryshimi i teksteve mësimore, një kujdes më i shtuar në hartimin e programeve të trajnimit të mësimdhënësve si dhe caktimi i koordinatorëve të cilësisë në shkolla.

Pas vlerësimit ndërkombëtar PISA dhe publikimit të raportit i cili e nxori Kosovën me bazë më të ulët të arritjeve. Menjëherë filluan debate të shumta nga akterë të ndryshëm të arsimimit prej atyre që janë bartës, ata që janë mbështetës të arsimit si dhe ata të cilët janë pjesëmarrës në sistemin e arsimit, të gjithë kanë një emërues të përbashkët përmirësimin e sistemit të arsimit me qëllim të rritjes së cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit.

24

Page 25: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Gjatë viteve të fundit synimet, objektivat dhe iniciativat janë zhvendosur drejt përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të sistemit arsimor. Kjo e fundit përfshin formimin e standardeve të arsimit të krahasueshme me vendet e tjera anëtare të BE dhe modernizimin e përmbajtjes së programeve arsimore dhe metodave të mësimdhënies. Synohet të përmirësohet fleksibiliteti organizativ i institucioneve arsimore, duke rritur kështu autonominë e stafit mësimdhënës dhe duke u mundësuar nxënësve të zgjedhin deri në 20% të programeve mësimore sipas interesave të tyre. MAShT mbështet rritjen e autonomisë së shkollave dhe mësimdhënësve dhe në mënyrë të vazhdueshme kërkon uljen e ndërhyrjeve politike në vendimet profesionale në lidhje me arsimin, mirëpo nismat dhe projeksionet e MASHT-it në këtë drejtim vazhdojnë të sfidohen për shkak se legjislacioni aktual që rregullon arsimin nuk është i harmonizuar

Është rritur nevoja për llogaridhënie dhe me ndryshimin e ligjit për inspektorët arsimor është bërë e mundur që shkolla të monitorohet më për së afërmi dhe të gjeturat që dalin nga raportet e inspektoratit të shfrytëzohen për përmirësimin në procesin e mësimdhënies dhe të administrimit të shkollës.

Gjithë aktivitetin e vet MAShT e bazon në dokumentacionin legjislativ si Ligji për arsimin e mesëm para universitar, Ligji për Maturën shtetërore, Udhëzimi Administrativ për vlerësimin e nxënësve.

2.3 Iniciativat dhe zbatimi i Kornizës së vlerësimeveNjë prej çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e Kornizës të Vlerësimit janë edhe aktivitetet që do të zhvillohen me projektin e Binjakëzimit me qendrën e vlerësimeve CITO /. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve Brenda MASHT gjegjësisht stafit të DSCVSL për përmirësimin e specifikimit të vlerësimit dhe hartimin e kërkesave më cilësore, për analizën e rezultateve dhe formën e raportimit të tyre.Projekti është mire që në mbështetje të BB të bëjë edhe informimin e palëve të interesit (zyrtar nga DKA, inspektor të arsimit, drejtor shkollash) për zbatueshmërinë e kornizës së Vlerësimeve, si dhe takime informative me mësimdhënës.Duhet të bëhen diskutime me akterët që do të merren me këtë dokument si Grupi parlamentar për Arsim, zyrtar nga MASHT, Persona nga Njësitë akademike, DKA, Drejtorë shkollash, mësimdhënës, këshilla të nxënësve, këshilla të prindërve. Disa prej vështirësive që dalin për realizimin e vlerësimeve janë kapacitetet e pakta të stafit që merret me vlerësimet e jashtme mungesa e një Qendre të Vlerësimeve. Mungesa e programeve të trajnimit për mësimdhënësit në fushën e vlerësimeve konform kërkesave që dalin me hartimin e dokumenteve nga MAShT si p.sh. Korniza e Kurrikulit.

Institucionet dhe akterët që merren me zhvillimin dhe zbatimin e politikave arsimore janë të interesuar të kryejnë vlerësime objektive dhe të qëndrueshëme, prandaj si prioritet është në rend të pare hartimi i standardeve të vlerësimit, standardet e performancës për nivele të shkollimit, si dhe kritere të standardizuara për format e vlerësimit të arritjeve të nxënësve dhe kritere të standardizuara të raportimit të rezultateve të vlerësimit.

Korniza e Vlerësimeve do të ndihmojë vlerësimin e nxënësve në institucionet fillore, në ato të mesme të ulët dhe të mesëm të lartë. Do tu ofrojë atyre fakte mbi kritere të bazuara për përzgjedhjen e nxënësve për shkollim të mëtutjeshëm po ashtu do tu ofrojë një pasqyrë për format kriteret dhe qëllimet e vlerësimeve si dhe mënyrën e përdorimit të rezultateve që dalin nga vlerësimet për planifikim më praktik me qëllim të ngritjes së cilësisë.

25

Page 26: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Politikë bërësve do tu ndihmojë për rishikimin e kurrikulave teksteve mësimore, programeve të trajnimit si dhe të sistemit arsimor në tërësi për ta bërë atë më cilësor dhe më të efektshëm.

2.4. Dokumentet relevante1. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Udhëzimi

administrativ nr. 24/2016 për sigurimin e cilësisë në arsimin para universitar.2. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Strategjia e

sigurimit të cilësisë për arsimin para universitar të Kosovës 2016-2020.3. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Raportet e

PISA 2015.4. OECD (2013). Sinergjitë për mësim më të mirë: një perspektivë ndërkombëtare mbi

vlerësimin dhe vlerësimin. Paris: OECD.5. Scheerens, J., Glas, C., & Thomas, S.M. (2003). Vlerësimi, Vlerësimi dhe Monitorimi i

Arsimit, një Qasje Sistematike. Lisse: Sëets & Zeitlinger.

26

Page 27: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

KAPITULLI III. VLERËSIMI I NXËNËSVE 3.1. Karakteristikat e përgjithshme të vlerësimit të nxënësve

3.1.1. Korniza legjislative për vlerësimin e nxënësve

Sistemi i vlerësimit të nxënësve në Kosovë rregullohet me legjislacion të bazuar në dokumentet e mëposhtme relevante: “Korniza Kurrikulare e Arsimit Para universitar të Republikës së Kosovës”, “Kurrikulat Bërthamë për tre (3) nivele të arsimit para universitar” dhe “Udhëzimi Administrativ për Vlerësimin e Nxënësve sipas Kurrikulës së Arsimit Para universitar të Republikës së Kosovës” dhe vlen për të gjithë nxënësit, të gjitha shkollat publike dhe private, si dhe institucionet e niveleve të tjera të arsimit në Kosovë dhe mbështetet në rezultate specifike të të nxënit të përcaktuara në Kornizën e kurrikulës, kurrikulat bërthamë, programet mësimore dhe planet mësimore.

Korniza e kurrikulës së vitit 2016 përshkruan qëllimet e arsimit para universitar dhe kompetencat kryesore që duhet të arrihen nga të gjithë nxënësit pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë. Korniza gjithashtu përshkruan qëllimet e përgjithshme, parimet dhe llojet e vlerësimit për të siguruar ndërlidhjen dhe qëndrueshmërinë e sistemit të vlerësimit të nxënësve. Qëllimi i përgjithshëm i vlerësimit të nxënësve, siç përcaktohet në “Udhëzimin Administrativ për Vlerësimin e Nxënësve sipas Kurrikulës së Arsimit Para universitar të Republikës së Kosovës” është mbledhja e informatave për mbështetjen e nxënësve në zotërimin e rezultateve të të nxënit, përcaktimin e niveleve të performancës, raportim të rregullt të progresit dhe orientim për arsimim të mëtutjeshëm.

Sistemi i vlerësimit i përshkruar në Kornizën e Kurrikulës përcakton rezultatet e të nxënit që duhet të vlerësohen, kohën kur duhet të bëhet vlerësimi, procedurat e përgjithshme dhe kush kryen vlerësimin për secilin lloj vlerësimi dhe secilin nivel të arsimit. Vlerësimi i nxënësve është i bazuar në rezultatet e përcaktuara të të nxënit në lidhje me kompetencat kryesore, programet mësimore, planet mësimore dhe lëndët të fushave lëndore në shkallët kryesore të kurrikulës dhe nivelet e arsimit në arsimin parauniversitar në Kosovë (shiko Tabelën 1). Përmes sistemit të vlerësimit, merren informata të vazhdueshme rreth cilësisë së nxënies së nxënësve dhe mësimdhënies së kurrikulës. Në bazë të këtij informacioni, merren vendime dhe planifikohen veprime për të mbështetur nxënësit në përmirësimin e kompetencave të tyre dhe për të përparuar procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit.

27

Page 28: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

TABELA 6. HIEARARKIA E DOKUMENTEVE TË KURRIKULËS, SISTEMI I REZULTATIT TË TË NXËNIT DHE LLOJI I VLERËSIMIT

Hierarkia e dokumenteve të kurrikulës

Sistemi i rezultateve të të nxënit Lloji i vlerësimit

Korniza Kurrikulare e Kosovës

Rezultatet kryesore të të nxënit, të cilat shprehin nivelin e duhur të arritjes së kompetencave kryesore, pas përfundimit të arsimit para universitar.

Vlerësimi shtetëror pas përfundimit të shkollës së mesme së lartë

“Diploma e Maturës”

Kurrikula bërthamë përshkallët kryesore të Kurrikulës1-6

Rezultatet e të të nxënit, të cilat shprehin nivelin e duhur të arritjeve të kompetencave kryesore pas përfundimit të secilës shkallë kryesore kurrikulare.

Vlerësimi shkollë

“Certifikata shkollore”

Diploma profesionale

Rezultatet e të nxënit për secilën fushë kurrikulare gjatë shkallës kryesore të kurrikulës.

Vlerësimi përfundimtar në nivel të klasës.

“Libreza e notave” të nxënësve

Programi mësimor lëndor

Rezultatet e të nxënit sipas lëndëve për çdo klasë.

Vlerësimi përfundimtar

"Dëftesa e notave”

Vlerësimi formativ

“Portfolio e nxënësve”

Burimi: Korniza Kurrikulare e Arsimit Para universitar të Republikës së Kosovës

3.1.2. Qëllimet dhe parimet e vlerësimit të nxënësve

Qëllimi kryesor i vlerësimit është të mbështesë dhe përmirësojë të nxënit e nxënësve. Vlerësimi siguron informata të vazhdueshme mbi nivelin e arritjes, cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies, dhe ofron informata kthyese për institucionet arsimore dhe të gjithë aktorët e tjerë (Kurrikula bërthamë).

Kurrikula bërthamë përshkruan qëllimet e mëposhtme të vlerësimit:

Mbështetja dhe përmirësimi i të nxënit; Raportimi i rregullt i progresit individual të nxënësit; Arritje e suksesshme e kompetencave siç përcaktohet në Kurrikulë; Vendosja dhe monitorimi i standardeve të arritjeve për secilin nivel arsimor; Krahasimi, certifikimi dhe orientimi i nxënësve për arsimim të mëtutjeshëm.

Parimet themelore të vlerësimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zhvilluar Standardet e Vlerësimit dhe Kodin e Etikës së Vlerësimit të Nxënësve. Vlerësimi duhet të jetë gjithmonë në pajtim me normat e këtyre dy dokumenteve:

Vlerësimi duhet gjithnjë t'i referohet kompetencave kryesore dhe rezultateve të të nxënit sipas fushave kurrikulare, fushave lëndore, në nivel klase, shkalle dhe në nivel të shkollimit.

Instrumentet e vlerësimit duhet të rregullohen gjithmonë në varësi të objektivit të vlerësimit. Forma e vlerësimit, lloji dhe veçanërisht mënyra në të cilën raportohen rezultatet, duhet të

pasqyrojnë gjithmonë objektivin e vlerësimit.

28

Page 29: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Mënyra e vlerësimit të ndërtimit duhet të jetë gjithmonë transparente dhe e drejtë. Vlerësimi gjithmonë duhet të bëhet me standardet më të larta etike, përgjegjësi dhe

përgjegjshmëri.

Vlerësimi është një proces i mbledhjes dhe diskutimit të informatave nga burime të shumta dhe të ndryshme për të zhvilluar një kuptim të thellë të asaj që nxënësit dinë, kuptojnë dhe mund të krijojnë nga njohuritë e tyre si rezultat i përvojave të tyre arsimore.

Vlerësimi synon mbi të gjitha të përmirësojë nxënien dhe arritjet e nxënësve dhe duhet të sigurojë informata të vazhdueshme dhe të plota mbi arritjet e nxënësve. Vlerësimi duhet të jetë pjesë përbërëse e procesit të mësimdhënies dhe nxënies dhe duhet të bazohet në metoda të ndryshme të shumëfishta. Vlerësimi duhet të jetë i drejtë, transparent, i vlefshëm dhe i sigurt.

Sipas Udhëzimit Administrativ 8/2016 një vlerësim është i DREJTË kur nuk favorizon nxënësit bazuar në prejardhjen, gjininë, ose për shkak të përvojës së tyre të mëparshme me mësimdhënësin dhe/ose metodën. Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm gjatë zbatimit të vlerësimit të arritjeve të nxënësve, interpretimit dhe përdorimit të rezultateve.

Vlerësimi është transparent kur nxënësit e dinë se çfarë dhe cilat janë qëllimet e të nxënit, cilat standarde pritet që ata t’i arrijnë dhe si do të vlerësohen arritjet e tyre. Nxënësit dhe prindërit duhet të kenë qasje në metodat e vlerësimit që do të përdoren, dhe rezultatet e përdorimit të tyre.

Vlerësimi konsiderohet i vlefshëm nëse prodhon informata të rëndësishme për qëllimin dhe përmbajtjen e vlerësimit, është i njëjtë për të gjithë nxënësit, si dhe nga të gjithë mësimdhënësit, dhe nuk përfshin gjykime për sjelljen, aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësve, të cilat nuk i nënshtrohen vlerësimit konkret.

Cilësia e vlerësimeve (të jashtme) të nxënësve mund të vlerësohet përmes shtatë kritereve1:

1. Specifikimi i qëllimit dhe përdorimit të vlerësimit - Çështja kryesore këtu është nëse është arritur vërtet qëllimi i synuar i testit dhe nëse nuk ka pasoja të pafavorshme ose të paqëllimta;

2. Cilësia e materialit të testit - Çështja kryesore këtu është nëse i gjithë materiali i vlerësimit (manuali, udhëzimet, modeli dhe formati i kërkesave; paraqitja e testit, etj.) kanë një cilësi të kërkuar. Kërkesat dhe procedurat e pikëve (çelësat, skema e notimit duhet të jenë të përcaktuara mirë, si dhe rrethanat e vlerësimit.

3. Përfaqësimi i përmbajtjes së vlerësimit - Çështja kryesore këtu është nëse vlerësimi është vërtet matje e njohurive, aftësive ose shkathtësive që synohet te maten e jo aftësitë ose shkathësitë që nuk synohen;

4. Besueshmëria e vlerësimit - Çështja kryesore këtu është nëse saktësia e matjes së vlerësimit është mjaft e lartë për qëllimin e synuar;

5. Përcaktimi i standardevedhe/ose normave dhe zbatimi i normave (përfshirë barazimin))- Çështja kryesore këtu është nëse normat (normat relative ose standardet) për vlerësim janë krijuar duke përdorur praktika (më të mira) të shëndosha dhe të dëshmuara. Duhet të vendosen procedura që garantojnë se normat nuk ndryshojnë lidhur me administrimin e e vlerësimit.

1CITO, 2018. Raporti fillestar Qasja e binjakëzimit të integruar në projektin ESIP.

29

Page 30: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

6. Informata mbi administrimin dhe sigurinë - Çështjet kryesore këtu janë nëse modeli i vlerësimit përshkruhet në atë mënyrë që në praktikë vlerësimi të mund të bëhet në kushte të standardizuara dhe nëse merren masa të mjaftueshme për të parandaluar mashtrimin.

7. Drejtësia - Çështja kryesore këtu është nëse vlerësimi është i drejtë për të gjithë anëtarët e grupit të synuar. Për shembull, nëse një vlerësim është shtypur me ngjyra, a është i tillë që nxënësit që nuk i dallojnë ngjyrat do të kenë të njëjtat gjasa t'i përgjigjen saktë pikës si nxënësit që nuk e kanë këtë aftësi?

3.1.3. Llojet e vlerësimit

Gjatë arsimit para universitar, vlerësohet progresi i vazhdueshëm dhe niveli i arritjeve së rezultateve të të nxënit, siç përcaktohet me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, Kurrikulën Bërthamë për Shkallët Kryesore të Kurrikulës, dhe programet dhe planet mësimore të lëndës. Procesi i vlerësimit bazuar në Kornizën Kurikulare të Kosovës është i orientuar drejt vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Vlerësimi i brendshëm ose vlerësimi me bazë në shkollë synon të mbështesë dhe forcojë të nxënit dhe raportimin e rregullt të përparimit individual të nxënësve. Vlerësimi i jashtëm, nga ana tjetër, është një vlerësim i standardizuar për të matur nivelin e arritjeve të rezultateve të të nxënit, zotërimin e kompetencave në fund të niveleve I, II dhe III të arsimit para universitar. Që nga viti 2012, Kosova gjithashtu merr pjesë në vlerësimet ndërkombëtare, në të cilat, në një nivel kombëtar, vlerësohen kompetencat dhe aftësitë e nxënësve (PISA/ 2015-2018-2021, TIMSS/2019, PIRLS/2022). Prandaj, aktualisht mund të dallohen tri lloje të vlerësimit: vlerësimi i brendshëm, vlerësimi i jashtëm dhe vlerësimi ndërkombëtar. Këto tri lloje të procedurave të vlerësimit diskutohen në pjesën si në vijim.

3.2. Procedurat e vlerësimit të nxënësve

3.2.1. Vlerësimi i brendshëm

Vlerësimi i brendshëm bëhet në nivelin shkollë/klasë nga mësimdhënësit e lëndëve përkatëse dhe sipas përshkrimit të procedurave dhe kritereve për secilin lloj të vlerësimit të brendshëm, të rregulluar me UA 8/2016. Fokusi i vlerësimit të brendshëm është të mbështesë të nxënit e e nxënësve për të zotëruar kompetencat. Kjo arrihet duke kombinuar vlerësimin formativ (për të nxënë) me vlerësimit përmbledhës (të të nxënit).

Përmes vlerësimit formativ (për të nxënë), mësimdhënësi/vlerësuesi mbikëqyr progresin e nxënësit gjatë procesit mësimor, mbledh informata për vendimmarrje në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të nxënit e nxënësve.

Ndërkaq, me ndihmën e vlerësimit përmbledhës (të nxënit), mësimdhënësi/vlerësuesi përcakton arritjet e nxënësve në përfundim të një detyre të caktuar, lëndës, kapitullit, periodës së mësimit, për të dhënë notat dhe për të vërtetuar nxënësit për të mësuarit e mëtejmë. Vlerësimi përmbledhës përdoret gjithashtu për të përcaktuar efektivitetin e të nxënit ose programin kurrikular.

Llojet e vlerësimeve të brendshme

Korniza Kurrikulare përcakton tri lloje të vlerësimit të brendshëm, të cilat janë:

Vlerësimi i vazhdueshëm (formativ dhe përmbledhës); Vlerësimi përfundimtar; Vlerësimi i shkallës kryesore;

30

Page 31: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Korniza e kurrikulës për secilin nivel të arsimit ka përcaktuar periudhën e zbatimit të secilit lloj vlerësimi, bartësin/personin përgjegjës, qëllimet kryesore dhe mënyrat e dokumentimit/evidentimit të arritjeve të nxënësve. Këto aspekte përshkruhen në tabelën si në vijim.

TABELA 1. VLERËSIMI I BRENDSHËM, QËLLIMET E VLERËSIMIT DHE DOKUMENTIMIT TË REZULTATEVE TË VLERËSIMITLlojet e vlerësimit dhe periudha e realizimit

Bartësit Qëllimet kryesore sipas llojeve të vlerësimit

Dokumentimi/evidentimi i arritjeve në vlerësim

Vlerësimi i vazhdueshëm

- Bëhet gjatë procesit të të nxënit (vlerësimit formativ),

dhe

- Në fund të çdo teme mësimore , njësie tematike apo periudhe të mësimit (vlerësimi përmbledhës)

Mësimdhënësit e lëndëve përkatëse

Mbështetja e të nxënit të nxënësve;

Informimi dhe raportimi;

Vendosja e notës;

Informimi dhe raportimi;

Planifikimi për mbështetjen e vazhdueshme të të nxënit të nxënësve.

Evidencimi në notesin e punës së mësimdhënësit Evidencimi në libër të klasës i notave për për periudhat e caktuara të

vitit mësimor dhe/apo

ditarin elektronik;

Vlerësimi përfundimtar

Bëhet në fund të vitit mësimor/vitit shkollor

Mësimdhënësit e lëndëve përkatëse.

Vendosja e notës përfundimtare në fund të vitit /shkollor. 1

Informimi dhe raportimi;

Planifikimi për mbështetjen e të nxënit të nxënësve në vitin vijues.

Notat përfundimtare evidencohen në librin e klasës, në librin amë/dhe/apo në ditarin elektronik, si dhe në dëftesën për klasë

Vlerësimi për shkallë Realizohet në fund të çdo shkalle kurrikulare, përkatësisht në fund të klasës 2, 5, 7 dhe 11.

MASHT/DSCVSL/ Ekipi profesional/Këshilli i mësimdhënësve brenda një shkalle kurrikulare.

Verifikimi i nivelit të arritjes së rezultateve të të nxënit dhe zotërimi i kompetencave kryesore në nivel të një shkalle dhe fushe kurrikulare

Planifikimi për mbështetjen e të nxënit të nxënësve në vitin vijues;

Informim dhe raportim për prindërit dhe për institucionet arsimore;

Evidencimi përshkrues në librin e klasës - në faqet e veçanta për vlerësimin përmbyllës në fund të çdo shkalle që vlerësohet.

Në raporte përmbledhëse të aktiveve profesionale dhe këshillave të klasave.

Burimi: Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës

1 Shkalla e fundit e një lënde mësimore pasqyron nivelin e performancës së nxënësve gjatë një viti shkollor. Nota përfundimtare formohet në pajtim me procedurat e përcaktuara në udhëzimin administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas kurrikulës së re.

31

Page 32: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Vlerësimi i vazhdueshëm gjatë procesit të mësimit (formativ)Vlerësimi i vazhdueshëm bëhet në funksion të mësimdhënies dhe të nxënit. Vlerësimi ka të bëjë me tërësinë e mjeteve, teknikave, metodave dhe praktikave të përdorura nga mësimdhënësit për të testuar, kontrolluar, analizuar dhe matur nivelin e njohurive, aftësive dhe performancës së nxënësve.

Për të vlerësuar kompetencat e nxënësve, është e rëndësishme që mësimdhënësit të zgjedhin teknikat dhe instrumentet e vlerësimit që u mundësojnë nxënësve të demonstrojnë dhe shfaqin njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e tyre, dhe jo vetëm njohuritë faktike. Në këtë mënyrë, mësimdhënësit japin informata për cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit, përparimin e nxënësve dhe zhvillimin e kompetencave.

Është shumë e rëndësishme që mësimdhënësit të përdorin mjete të ndryshme të vlerësimit në procesin e të mësuarit për t'u siguruar që nxënësit po përparojnë dhe po arrijnë rezultate pozitive. Këto mjete matëse duhet të jenë të ndryshme në varësi të llojeve të të nxënit që do të vlerësohen dhe duhet të plotësohen në baza të vazhdueshme dhe periodike.

Mjetet e vlerësimit që mësimdhënësit mund të përdorin në procesin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve janë angazhimi në klasë, detyrat e shtëpisë, prezantimet me gojë, detyrat individuale, testet, listat kontrolluese, posterët, debatet, esetë, kuizët, portfoliot, projektet, puna praktike, puna laboratorike, projektet kurrikulare dhe ndër-lëndore , dhe anketat e mësimdhënësve. Në përzgjedhjen e mjeteve të vlerësimit, mësimdhënësit duhet të marrin parasysh ekuilibrin midis njohurive, të kuptuarit, shkathtësive, qëndrimeve, kompetencave, siç përshkruhen në rezultatet e të nxënit.

Vlerësimi i vazhdueshëm në fund të çdo teme mësimore, njësie tematike ose periudhe mësimore (përmbledhëse)Çdo tremujor (niveli I i nxënësve) ose dy vlerësime përmbledhëse (Vp1 dhe Vp2). Nxënësit e Nivelit I (klasat përgatitore dhe klasat 1-5) marrin vetëm Vp1, nxënësit e nivelit II, III, IV dhe V marrin Vp1 dhe Vp2. Vp1 është realizuar përmes instrumenteve të ndryshme (p.sh. detyra shtëpie, kuize, dhe porofolio) dhe Vp2 përmes një instrumenti të përshtatur me specifikimet e lëndës për një vlerësim objektiv bazuar në një plan vlerësimi (në nivel të shkollës).Vlerësimet përmbledhëse shënohen me një notë numerike: 1 (e pamjaftueshme, 0 -39%), 2 (e mjaftueshme, 40-59%), 3 (e mirë, 60 - 79%), 4 (shumë e mirë, 80-89%), 5 (e shkëlqyeshme, 90-100%). Nota përfundimtare e vlerësimit përmbledhës të një lënde për një periudhë të caktuar mësimore/ të nxënit duhet të bazohet në të dy Vp1 (60%) dhe Vp2 (40%).

Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi përfundimtar bëhet në fund të çdo viti shkollor dhe pasqyron nivelin e performancës së nxënësve gjatë një viti shkollor. Ky vlerësim mbështetet në rezultate specifike të të nxënit të përcaktuara brenda planeve dhe programeve për klasë. Nota përfundimtare (vjetore) është mesatarja aritmetike e notave të tre periudhave të të nxënit (tremujorët). Arritja e përgjithshme është mesatarja e të gjitha lëndëve.

Vlerësimi i shkallës kryesore

Në fund të secilës shkallë të kurrikulës (shkalla I, II, III dhe V), përkatësisht në fund të klasës përkatëse (klasat 2, 5, 7 dhe 11), vlerësimi i shkallës kryesore bëhet nga ekipi profesional/këshillat e mësimdhënësve që kanë zbatuar kurrikulën brenda një shkalle kurrikulare. Vlerësimi i shkallës kryesore bëhet për të verifikuar arritjet e rezultateve të të nxënit në kontekstin e zotërimit të

32

Page 33: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

kompetencave kryesore, për të planifikuar të nxënit e nxënësve në vitin vijues dhe raportimin tek prindërit dhe institucionet arsimore. Në fund të vitit, këto vlerësime bëhen në të gjitha shkollat.

Vlerësimi i shkallës kryesore është një test i standardizuar me letër dhe laps dhe hartuar nga MASHTI/DSCVSL. Vlerësimi administrohet dhe kontrollohet nga shkolla dhe monitorohet nga komuna përkatëse. Vlerësimi i shkallës kryesore është duke u realizuar që nga viti 2017 dhe përfshin lëndët: Gjuhë shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë. Qëllimi dhe përdorimi i vlerësimit të shkallës kryesore është ende i paqartë për shkollat dhe mësimdhënësit. Shkollat kanë nevojë për më shumë ndihmë dhe udhëzim në përdorimin e rezultatit të vlerësimit të shkallës kryesore.

3.2.2.Vlerësimi i jashtëmNë tre momente në arsim, bëhet një vlerësim i jashtëm i përqendruar në matjen e nivelit të zotërimit të kompetencave kryesore të parapara në kurrikulë. Vlerësimi i jashtëm është një vlerësim i standardizuar për të matur nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit dhe kompetencave në fund të niveleve I, II dhe III të arsimit parauniversitar. Ky vlerësim organizohet nga autoriteti qendror për vlerësim i autorizuar nga MASHT-i. Me kërkesë të MASHT-it, vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime të tjera nga institucione të tjera përkatëse.

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime: Inspektimi dhe verifikimi të cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle dhe komune; Hulumtimi dhe zhvillimi; Vendimmarrjeje politikë-bërëse në fusha të ndryshme të arsimit.Korniza Kurikulare përcakton tri vlerësime të standardizuara shtetërore në fund të niveleve formale të arsimit të cilat realizohen për qëllime të ndryshme (shih Tabela 2): hulumtim, orientim dhe certifikim.

Të gjitha këto vlerësime të jashtme si instrument vlerësimi kane testin e standardizuar të tipit laps/letër me alternativa të mbyllura/zgjedhje të shumëfishta ndërsa kontrollohen nga MASHT/DSCSVaL në mënyrë elektronike me lexues optik.

TABELA 2. QËLLIMET DHE DOKUMENTACIONI PËR ÇDO VLERËSIM SHTETËROR

Vlerësimet e standardizuara shtetërore

Qëllimet e vlerësimit Dokumentimi/ evidentimi

Vlerësimi shtetëror në fund të klasës V.

Hulumtimi për aspekte të ndryshme të arsimit dhe identifikim i nevojave për mbështetje të nxënësve në shkollën e mesme të ulët dhe përmirësimin e nivelit fillor. Realizohet me mostër gjithëpërfshirëse 10/15 % të nxënësve.

Evidentohen nga autoritetet qendrore/komunale për hulumtime dhe identifikim të nevojave për mbështjetje të nxënësve në këtë nivel.

Vlerësimi shtetëror në fund të klasës IX.

Matja e nivelit të arritjes së kompetencave dhe orientimi për regjistrim në shkollën e mesme të lartë dhe u shërben autoriteteve qënfrore/komunale për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies.

Certifikata në fund të klasës IX.

Vlerësimi shtetëror në fund të klasës XII Provimi i Maturës

Matja e nivelit të arritjes së kompetencave dhe certifikimi

Certifikata e Maturës Shtetërore.

33

Page 34: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Shtetërore. për mundësi vazhdimi në studime të larta universitare. Nxënësi me arritje të pikëve të caktuara për kalueshmëri në provimin e maturës merr certifikatë të provimit të maturës.

Vlerësimi i parë i jashtëm vlerëson arritjet e nxënësve në nivelin I (klasa 5). Vlerësimi i klasës 5 ka qëllim hulumtimi dhe për këtë arsye është i bazuar në mostër (10-15% të nxënësve të klasës 5). Ky vlerësim përdoret për të vlerësuar sistemin (shih gjithashtu Kapitullin 6). Vlerësimi ka rezultuar i dobishëm për rritjen e cilësisë së arsimit.

Vlerësimi i notës 9 është matja e arritjeve të nxënësve në nivelin II. Testi i klasës 9 ka një karakter udhëzues. Përdoret për orientim. Orientimi në shkollën e mesme të lartë varet 60% nga vlerësimi i jashtëm dhe 40% nga notat. Aktualisht testet e klasës 9 përbëhen nga katër pjesë me një numër të caktuar kërkesash për secilën lëndë. Peshimi i pjesëve bëhet nga shkollat.

Vlerësimi i fundit i jashtëm bëhet në nivelin III, në fund të klasës 12: Matura Shtetërore. Matura Shtetërore zgjat dy ditë. Matura Shtetërore është për certifikim dhe përdoret për pranim në universitet. Matura Shtetërore është vlerësimi i vetëm i jashtëm me një rezultat të prerë që rregullohet me ligj (40% i saktë). Ligji për provimin përfundimtar dhe provimin e Maturës Shtetërore rregullon procedurën e organizimit, përmbajtjen, kushtet, kriteret dhe procedurat e Vlerësimit Përfundimtar dhe Shtetëror të Maturës në Kosovë.

Përveç vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm në arsimin parauniversitar, organizohen disa provime:

- Provimi në klasë për nxënësit që humbin një pjesë thelbësore të klasave (> 1/3),- Provime plotësuese për nxënësit që ndryshojnë programin arsimor,- Provimet vjetore dhe kontrolluese organizohen nga shkollat e mesme profesionale dhe

shkollat e artit për verifikimin e shkathtësive dhe aftësive të tyre profesionale,- Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, - Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit të klasës së 11-të dhe të 12-të

në shkollat profesionale. Shkollat dhe autoritetet arsimore vendore administrojnë provimin. Nxënësit që kalojnë provimin përfundimtar të shkollave profesionale mund të marrin pjesë gjithashtu në Maturën Shtetërore.

- Provimi i maturës (daljes) (i përshkruar nën vlerësimin e jashtëm)

3.2.3. SfidatNë procesin e vlerësimit në Kosovë, në bazë të vlerësimeve dhe raporteve të realizuara nga DSCSVL, konsiderohen vështirësitë si në vijim:

Përgatitje e pamjaftueshme e mësimdhënësve për vlerësim; Vlerësim i bazuar kryesisht në tekste e jo në rezultatet të pritshme. Cilësia jo e duhur e instrumenteve të vlerësimit Monitorim i pamjaftueshëm i mësimdhënësve nga autoritetet përkatëse; Implementim i pamjaftueshëm i i dokumenteve arsimore parauniversitare sipas KKK, bazuar

në kompetencat; Hartimi i kërkesave të bazuar në kompetencë për vlerësimin e brendshëm / të jashtëm sipas

Kornizës së Kurrikulës së Kosovës;

34

Page 35: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Mungesa e punës kreative, zgjidhjes së problemeve dhe punës kërkimore gjatë procesit mësimor/të nxënit nga mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë procesit mësimor në shkollë;

teksteve shkollore jo adekuate bazuar në kurrikulën e re të bazuar në kompetenca;

Në vlerësimet e jashtme përmenden këto vështirësi:

Administrimi i vlerësimeve të jashtme; (kl. e 9-të, Matura Shtetërore). Mungesa e një forme tjetër të administrimit të Vlerësimeve Kombëtare të klasave të 9-të dhe

Maturës Shtetërore (e-Matura-Matura elektronike).

MASHT-i dhe DKA-të kanë fituar përvojë dhe ekspertizë në zhvillimin dhe zbatimin e vlerësimeve kombëtare. Megjithatë, disa vështirësi duhet të zgjidhen. Sfida kryesore e përmendur në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021 është parandalimi dhe zvogëlimi i mashtrimit masiv që ndodh në shkolla dhe në teste. Përveç kësaj, duhet të rritet cilësia e vlerësimit kombëtar. Një cilësi më e lartë do të rrisë besueshmërinë e rezultateve kombëtare dhe do të stimulojë përdorimin e këtyre rezultateve. Më shumë vëmendje duhet të jetë në analizat e vlerësimit kombëtar, në një mënyrë që rezultatet e vlerësimit të nxënësve të mund të përdoren për hartimin e politikave arsimore dhe të përmirësojnë cilësinë e arsimit.

3.3. Kapaciteti i vlerësimit të nxënësve

3.3.1.Lloji i vlerësuesveNë Kosovë ekzisojnë grupe vlerësuesish që merren me vlerësimin e nxënësve në arsimin parauniversitar, varësisht nga forma e vlerësimit (i brendshëm apo jashtëm), vlerësimin e punës në shkollë dhe vlerësimin e sistemit arsimor.Në Kosovë, ekzistojnë disa grupe vlerësuesish që merren me vlerësimin e nxënësve në arsimin parauniversitar, në varësi të formës së vlerësimit (të brendshëm ose të jashtëm) dhe qëllimit (për shembull certifikimi i nxënësve ose vlerësimi i sistemit).

Vlerësuesit e brendshëm janë mësimdhënës të cilët janë përgjegjës të realizojnë vlerësimin e brendshëm në institucionet shkollore për mes një plani të vlerësimit të bazuar në standarde dhe dokumente relevante të MASHT (Ligji për Arsimin Para universitar, Korniza Kurikulare dhe UA 8/2016AI) si: mësimdhënësit, aktivet profesionale, drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik i shkollës

Vlerësuesit e brendshëm janë mësimdhënësit që janë përgjegjës për kryerjen e vlerësimeve të brendshme në institucionet shkollore përmes planit të vlerësimit bazuar në standarde dhe dokumente përkatëse të MASHT-it (Ligji për Arsimin Parauniversitar, Korniza Kurikulare dhe UA 8/2016) siç janë mësimdhënësit , stafi profesional, drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik i shkollës.

Vlerësuesit e jashtëm janë mësimdhënës të cilët janë përgjegjës të realizojnë vlerësimin e jashtëm në institucionet shkollore përmes një planifikimi të bazuar në standarde dhe dokumente relevante të MASHT (Ligji për Arsimin Para universitar, Korniza Kurikulare dhe UA 8/2016) si: MASHT/ DCSVL si një autoritet profesional i autorizuar me grupin e hartuesve të kërkesave të testit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe inspektorët arsimor,

Vlerësuesit e jashtëm janë mësimdhënës që janë përgjegjës për kryerjen e vlerësimit të jashtëm në institucionet shkollore përmes një planifikimi të bazuar në standarde dhe dokumente përkatëse të MASHT-it (Ligji për Arsimin Parauniversitar, Korniza Kurrikulare dhe UA 8/2016 ) siç është

35

Page 36: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

MASHT-i/ DCVSL si një autoritet profesional i autorizuar me grupin e hartuesve të testit, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe inspektorët arsimor.

Çdo vlerësues duhet të posedoj kompetenca për vlerësim si në përgatitje akademike profesionale, në posedim të njohurive për vlerësim, shkathtësi organizative, analitike dhe komunikimi për secilin lloj të vlerësimit dhe nivele formale të arsimit duke i zbatuar dokumentet relevante të dalura nga MASHT. Kompetencat arrihen nga universiteti, përvoja e punës, trajnime për vlerësim, pjesëmarrje në konferenca vendore dhe ndërkombëtare të zhvilluara për kontekstin kosovar.Çdo vlerësues duhet të zotërojë kompetencat për vlerësimin përkatës të kompetencave profesionale akademike, të zotërojë njohuri për vlerësime, aftësi organizative, analitike dhe komunikuese për secilin lloj vlerësimi dhe nivele zyrtare të arsimit, duke aplikuar dokumentet përkatëse të lëshuara nga MASHT-i. Kompetencat arrihen në të gjithë universitetin, përvojën e punës, trajnimet e vlerësimit, pjesëmarrjen në konferenca lokale dhe ndërkombëtare të zhvilluara për kontekstin e Kosovës.

3.3.2. Ndërtimi i kapaciteteve

Procedura për ndërtimin e kapaciteteve ndryshon midis vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm. Meqë realizimin e vlerësimit të brendshën e bënë mësimdhënësi atëherë ata kapacitetet për vlerësim i zhvillojnë përmes takimeve të aktiveve profesionale në shkollë, ndihmës permes koordinatorit të cilësisë, stafit pedagogjik dhe drejtorit të shkollës. Për më tepër, ata ndërtojnë kapacitete përmes trajnimeve që synojnë posaçërisht vlerësimin, për shembull, aftësimin e mësimdhënësve në vlerësimin formativ 1 që bazohet në Standardet e Vlerësimit dhe Kodin e Etikës për Vlerësim të Nxënësve. Në kapitujt 4 dhe 5, përshkruhen më gjerësisht aftësitë e mësimdhënësve dhe roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve. Vlerësimi i jashtëm organizohet nga një autoritet i profesionalizuar i autorizuar nga MASHT.DSCSVL Zhvillimi i kapaciteteve të personelit realizohet përmes diskutimeve brenda stafit dhe përvojave të tyre, trajnimeve të përhershme për vlerësime nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare për vlerësime. Gjithashtu përmes marrëveshjeve të binjakëzimit, stafi kryen seanca trajnimi dhe ndërtimi të kapaciteteve.

3.4. Raportimi dhe përdorimi i gjetjeve të vlerësimit të nxënësve

Pёrgjegjёsia kryesore për raportimin e të arriturave të nxënësve i delegohet/takon shkollës (vlerësimi i brendshëm) dhe DCSVL (vlerësimi i jashtëm). Shkollat raportojnë të arriturat e nxënësve tek prindërit dhe DKA, ndërsa DKA raportojnë në MASHT. DCSVL raporton në MASHT, DKA dhe shkolla.

Në udhëzim është shkruar për qëllimin, parimet dhe metodën e komunikimit në lidhje me arritjet e nxënësve dhe për rezultatet e të nxënit të përcaktuara në Kornizën Kurrikulare të Kosovës, në përputhje me politikat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Raportimi për arritjet e nxënësve në arsimin para universitar do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së të nxënit ose mësimdhënies dhe përmirësimin e cilësisë së vlerësimit.

Raportimi shërben për disa qëllime:

• të raportojë për progresin dhe arritjet e nxënësve

1Murchan, D., Shiel, G., Vula, E. (2018). Programi i Arsimit Themelor: Vlerësimi Formativ.

36

Page 37: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

• u siguron prindërve informacion të qartë dhe të individualizuar në lidhje me progresin në krahasim me standardet e arritjeve

• të identifikon pikat e forta të nxënësve dhe fushat për përmirësim.

Udhëzimi përqendrohet fuqimisht në raportimin e vlerësimeve të brendshme dhe më pak në vlerësimin e jashtëm. Pavarësisht udhëzimeve për raportim, përdorimi aktual i vlerësimeve për përmirësimin e të nxënit, mësimdhënies dhe sistemit arsimor është ende i kufizuar. Shkollat dhe mësimdhënësit duket se nuk janë të sigurt se si të përdorin, për shembull, vlerësimin e shkallës kryesore. Përveç kësaj, është përmendur përdorimi jo i duhur i rezultateve. Studimi i mënyrës se si mësimdhënësit dhe shkollat raportojnë dhe përdorin rezultatet e nxënësve do të ndihmojnë në përmirësimin e përdorimit dhe sigurimin e një trajnimi efektiv për mësimdhënësit.

Vlerësimi i nxënësve përdoret gjithashtu për vlerësimin e sistemit. Vlerësimi i klasës 5 ka qëllim hulumtimi (për tërë sistemin). Në vitin 2016, testet e klasave 9 u raportuan në shkollë, por gjithashtu një raport iu dërgua komunave dhe u shkrua një raport kombëtar. Synimi është të shkruhen raporte të ngjashme për Maturën Shtetërore. Ka filluar të zhvillohet një kulturë e re e vlerësimit të sistemit. Kundër një sistemi të kontrollit kryesisht të orientuar drejt inputeve me udhëzime administrative, rregullore dhe ligje, ka filluar një ndryshim drejt një perspektive më të orientuar drejt rezultatit. Lëvizja drejt vendimmarrjes bazuar në dëshmi kërkon më shumë dëshmi dhe informata rreth rezultateve dhe mësimit të nxënësve. Për më tepër, tendenca në arsimin në Kosovë drejt një autonomie më të madhe shkollore rrit nevojën për të monitoruar mënyrën se si funksionojnë shkollat. Në kapitullin 6, përshkruhet më hollësisht përdorimi i rezultateve të vlerësimit të nxënësve për vlerësimin e sistemit.

3.5. Zhvillimet e ardhshme në vlerësimin kombëtar të nxënësve

Sa i përket vlerësimit në të ardhmen, mendohet për qëllimet e vlerësimit, aftësitë që duhet të maten dhe nivelin e arsimit. Perspektiva e Vlerësimit të ardhshëm Kombëtar të Nxënësve fillon me ristrukturimin e vlerësimit aktual. Ne përqendrohemi këtu në tendencat e ardhshme brenda praktikave aktuale të vlerësimit. Kjo ka të bëjë më shumë me testet dhe vlerësimet e mbështetura nga MASHT-i (vlerësimi i jashtëm), sesa me testin e përdorur në shkolla.

Në zhvillimet e ardhshme, përqendrimi është në vlerësimin e bazuar në dëshmi. Kjo ka të bëjë me modelin e përqendruar në dëshmi në hartimin e kërkesave, por edhe me propozime për më shumë norma të bazuara në dëshmi. Futja e teknikave të reja mund të jetë shumë e dobishme për të arritur në një të ardhme frymëzuese për Kosovën, duke zbatuar njohuri dhe duke punuar shumë sot. Kjo gjithashtu ka të bëjë me ndryshime më fundamentale. Këto rrugë të ardhshme që duhet ndjekur diskutohen gjithashtu në këtë paragraf. Të merret parasysh se këto rrugë të reja duhet të shihen më shumë si perspektivë sesa hapa që duhen ndërmarrë menjëherë Megjithatë, është shumë frytdhënëse që tashmë të mendohet për to, sepse pema në të ardhmen fillon duke mbjellë farat që tani.

3.5.1. Ristrukturimi i praktikave të matjes aktuale

Aktualisht testi i mbështetur nga MASHT-i ka këto qëllime: vlerësimin e sistemit, orientimin dhe certifikimin e sistemit. Secila prej këtyre qëllimeve mbulohet nga vlerësime të ndryshme të jashtme. Në vijim, i përshkruajmë këto tre qëllime, instrumentet dhe tendencat e mundshme.

37

Page 38: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Vlerësimi i sistemitVlerësimi i sistemit i referohet projekteve të vlerësimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktualisht, vlerësimi kombëtar përqendrohet në arsimin fillor (nxënës të klasës 5); ndërsa vlerësimi ndërkombëtar siç është PISA përqendrohet në një fazë të mëvonshme në arsim, (15 vjeç) (shih Kapitullin 6).

Edhe nëse një vend nuk kalon ose dështon, shumë njerëz i shohin rezultatet si përmbledhëse. Nëse vendi ka rezultate të dobëta, ose rezultatet bien në krahasim me vitet e kaluara, palët e interesuara shpesh kanë ndjenjën se arsimi po dështon (ose po kalon). Megjithatë, vlerësimi i sistemit duhet të përdoret në një mënyrë formative, duke ndihmuar në këtë mënyrë vendin të përmirësojë arsimin e tyre. Është burim i informatave që mund të ndihmojë për të gjetur çfarë funksionon dhe çfarë jo. Rezultati duhet të përdoret për të bërë pyetjet: “pse i kemi këto rezultate?” Shpjegimi duhet të bëhet me kujdes dhe duhet të testohen hipotezat e parashtruara të shkaqeve të ndryshimeve.

Një trend i ardhshëm mund të jetë që vlerësimi kombëtar i klasës së 5-të i bazuar në mostër të hartohet më shumë si një eksperiment. Paraprakisht, çështjet që kërkojnë përgjigje duhet të jenë të qarta. Në hulumtimet fillestare - kjo është hera e parë që vlerësimet e sistemit – mund të jetë interesante një pyetje relativisht e thjeshtë, siç është “ne duam të njohim nivelin e arsimit në Kosovë dhe nëse grupe të ndryshme ndryshojnë në aftësi”. Kjo ndihmon në formulimin e hipotezave. Megjithatë, në hulumtimet vijuese kur duam t'i krahasojmë këto rezultate, ne mund ta hartojmë hulumtimin në atë mënyrë që të mund të kemi një ide nëse hipoteza jonë duket se mbështetet apo jo. Merr parasysh se një vlerësim i sistemit nuk është një model eksperimentues i kontrolluar, kështu që konkluzionet përfundimtare janë më të vështira për t'u arritur, por ju i afroheni një rezultati domethënës, të zbatueshëm nëse merrni parasysh pyetjet më kuptimplote që lidhen me “pse-në” pas studimit.

Përveç këtyre çështjeve të projektimit të vetë studimeve, gjithashtu zhvillimet psikometrike dhe metodologjike mund të ndihmojnë në marrjen e më shumë informatave nga të dhënat në dispozicion. Kjo mund të mbështetet përmes aplikimit të teorisë së përgjigjes së kërkesave (IRT) dhe teknikave të tjera.

Si përmbledhje, e ardhmja në vlerësimin e sistemit qëndron në hartimin e tyre, në mënyrë që të fitohen rezultate formative të zbatueshme.

Vlerësimi i nxënësveAktualisht vlerësimi i mbështetur nga MASHT-i në nivel nxënësi ka një fokus përmbledhës. Më e njohura është Matura që ndihmon për të vendosur se për çfarë nxënësit e klasës 12 duhet të marrin diplomën e tyre, dhe mund të ndihmojë që t’i çojë ata në arsimin e lartë që ata aspirojnë.

Një test tjetër që lidhet me vlerësimin e nxënësve që është zhvilluar nga MASHT-i është testi i Orientimit. Ky test u jepet nxënësve të klasës së 9-të për të marrë informata shtesë objektive se cili drejtim për arsimin e mesëm të lartë është më i përshtatshëm për nxënësit.

Provimet e maturës

Ndryshimet në të ardhmen e afërt të Maturës që janë të arritshme janë barazimi i versioneve të testit dhe zhvendosja në më shumë vlerësime të bazuara në kompetenca. Në një të ardhme pak më e largët, por ende e mundshme për t'u arritur , do të ishin standardet e përmirësuara. Kjo do të thotë që vështirësia e provimit të Maturës mund të merret parasysh, në vendimin kalon/nuk kalon. Kjo mund të jetë pasojë e procedurave më të mira të barazimit. Për më tepër, procedurat standarde të vendosjes mund të ndihmojnë kauzën.

38

Page 39: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Aktualisht katër versione të ndryshme të Maturës janë duke u përdorur në katër rajone të ndryshme. Ky dizajn nuk lejon ndërthurje midis ndonjërit prej versioneve: asnjë prej provimeve të Maturës nuk është i lidhur, gjë që kufizon mundësinë e barazvlerësimit të versioneve të testit. Kjo ka disa pasoja të rëndësishme, pasi modeli aktual nuk lejon të bëhet dallimi midis versionit të testit dhe rajonit. Nëse rezultatet në një version të testit, dhe kështu brenda një rajoni, janë më të mira sesa në një version tjetër të testit në një rajon tjetër, është e pamundur të dihet bazuar vetëm në rezultatet e provës nëse ky ndryshim në rezultate është për shkak të dallimeve në aftësinë e dallimeve në vështirësinë e testit. Për më tepër, nëse keni ndonjë informatë mbi aftësinë brenda një rajoni, është e vështirë të përcaktoni sasinë sa i përket rezultateve të testit pa supozime shtesë. Hartime më të mira janë duke u sugjeruar dhe shpresohet të zbatohen në modelin 2019 që lejojnë një krahasim të drejtë. Këto përshkruhen në një dokument mbi një model të ri për provimin e Maturës.

Një ndryshim në lidhje me këtë mund të jetë një qasje tjetër për rezultatet e shkurtuara në provimet e Maturës. Pasi të barazojmë provimet dhe mund të krahasojmë vështirësitë e testeve në të njëjtën shkallë aftësish të pavarur nga rajoni, mund të zbulojmë se vështirësia e provimeve ndryshon sipas versioneve. Këto mund të jenë versione të ndryshme brenda të njëjtit vit në rajone, si dhe ndryshime nga një vit në tjetër, ose një kombinim i të dyve. Në rast se vërejmë ndryshime në vështirësi, ne vetëdijesohemi se kjo është problem. Nëse duam vlerësim të drejtë, versioni që merr një kandidat nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në vendimin kalon-nuk kalon, ose ndonjë vendim tjetër të marrë në provim. Pasi ta kemi këtë vetëdije, ne mund të fillojmë ta trajtojmë këtë problem. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, por njëri nga to është barazimi i normave në versionet e ndryshme, duke dhënë rezultate të ndryshme prerëse. Kjo mund të jetë një urë shumë larg për të ndryshuar në të ardhmen e afërt, por fillon me ngritjen e vetëdijes rreth problemit. Në vitet e ardhshme, ne mund të vlerësojmë se si të vazhdojmë.

Ndryshimi tjetër është zhvendosja e Maturës në një vlerësim më të bazuar në kompetencë. Kjo duhet të reflektojë një ndryshim në arsimin e Kosovës drejt një qasje më të bazuar në kompetenca. Kjo qasje është e përkrahur nga kurrikula, por mund të mos jetë e përafruar me përvojën në klasë. Kjo e bën më të vështirë që vlerësimi të përqendrohet shumë në vlerësimin e bazuar në kompetenca, pasi kjo nuk do të ishte plotësisht e drejtë për të gjithë nxënësit, pasi ata mund të mos kenë shumë përvojë me arsimin e bazuar në kompetenca. Kjo kërkonte një zhvendosje të artë (shiko Figurën 1) drejt praktikës në klasë që të përputhej më shumë me kurrikulën e bazuar në kompetenca që mund të përfshihet plotësisht me vlerësimin.

FIGURA 1: ZHVENDOSJA E ARTË – PËRAFRIMI I PRAKTIKËS SË KLASËS DHE KURRIKULA

Sfida këtu qëndron se si të bëhet ky ndryshim. Nëse nuk e ndryshojmë vlerësimin në një përvojë më të bazuar në kompetencë, për shkak të drejtësisë ndaj nxënësve, nuk ka nevojë të ndryshojmë arsimin, sepse mësimdhënësit dëshirojnë të përgatisin nxënësit për provimet e tyre të Maturës - dhe ato nuk bazohen në kompetenca. Ky reagim negativ duhet të shndërrohet në komente pozitive. Për shkak se

39

Page 40: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

vlerësimi është i bazuar në aftësi, dhe mësimdhënësit dëshirojnë të përgatisin nxënësit për provimet e tyre të Maturës, arsimi duhet të përqendrohet më shumë në një përvojë të bazuar në kompetenca, e cila lejon nga ana tjetër më shumë vlerësime të bazuara në kompetenca. Ndryshimi i artë kërkon një transformin të reagimeve negative në reagime pozitive (Figura 2). Kjo ndryshon sfidën se si të bëhet ky transformim.

FIGURA 2. ZHVENDOSJA E ARTË – TRANSFORMIMI I KOMENTEVE NEGATIVE NË ATO POZITIVE

Meqenëse është më e lehtë të vlerësosh nga një pozicion më qendror si MASHT-i sesa të ndryshosh praktikën e klasës në të gjitha shkollat, zgjedhja e dukshme këtu është thyerja e ciklit përmes ndryshimit të vlerësimit, por pa i dëmtuar nxënësit.

Zhvillimet e reja në shkrimin e kërkesave janë mbështetës i këtij drejtimi. Kjo mund të nënkuptojë një ndryshim të vërtetë për vlerësimet në të ardhmen.

Testi i Orientimit

Klasa e 9-të mund të konsiderohet si një ‘vit orientimi’ dhe është viti i fundit i arsimit të mesëm të ulët. Një nga objektivat e vitit të orientimit është të ndihmohen nxënësit në arsimin e mesëm të ulët me përcaktimin e opsioneve dhe ndihmës në marrjen e vendimeve për karrierën e tyre të ardhshme. Kjo mund të jetë një arsimim i mëtutjeshëm në arsimin e mesëm të lartë, qoftë në gjimnaze, ose në shkolla (më të larta) profesionale. Gjithashtu brenda këtyre dy drejtimeve, nxënësit mund të ndjekin profile të ndryshme arsimore. Testi i Orientimit të klasës së 9-të, që është zhvilluar nga MASHT-i, është testi i Orientimit që mund të ndihmojë përmes dhënies së informacionit shtesë objektiv që drejtimi është më i përshtatshmi për nxënësit.

Aktualisht klasa e 9 “Orientimi” ka një funksion përmbledhës pasi që konsiderohet si provim i nivelit të lartë. Ai përbëhet nga një larmi lëndësh, duke filluar nga aftësitë themelore nga gjuha amtare, matematika dhe anglishtja, deri te shkencat e ndryshme shoqërore dhe natyrore. Drejtimi për këto teste në të ardhmen është, në mënyrë të ngjashme me provimet e Maturës, në më shumë testim të bazuar në kompetenca dhe krijimin e instrumenteve. Çështjet në lidhje me këtë ndërrim dhe ndikimi në zhvillimin e testit janë gjithashtu të ngjashme me atë të provimeve të Maturës dhe zhvendosjen e artë që duhet të bëhet si në arsim ashtu edhe në vlerësim. Rrjedhimisht, shumica e zhvillimeve në Testin e Orientimit janë në sinkronim me zhvillimin e Maturës, veçanërisht me shkrimin e kërkesave dhe përshkrimin e matricës së testit.

Ndryshimi me provimet e Maturës qëndron në rregullimin dhe raportimin. Ky udhëzim i ardhshëm për Testin e Orientimit mund të shtojë një funksion formativ në funksionin aktual përmbledhës të testit. Nëse dëshirojmë të kemi përshtatjen më të mirë ndërmjet nxënësve dhe karrierës së tyre në të ardhmen, funksioni i testit nuk është aq shumë një vendim kalon-nuk kalon por më shumë një sfidë e pëputhjes. Bazuar në shumë burime të informatave, përfshirë testin e Orientimit, duhet të bëhet përputhja më e mirë midis kompetencave të nxënësit dhe karrierës që duhet zgjedhur. Nëse faza tjetër e kësaj karriere është akoma në sistemin e arsimit, pra në arsimin e lartë, ekuacioni që duhet të

40

Page 41: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

zgjidhet është ai midis lidhjes së pikëve në lëndë të ndryshme në Testin e Orientimit dhe shkallës së suksesit në pista arsimore të ndryshme në arsimin e mesëm të lartë.

Lloji optimal i normave do të ishte një normë e referencave të kritereve që ndihmon për të mbështetur vendimet bazuar në rezultatet e profileve. Ky është gjithashtu një studim i vlefshmërisë së palës, dhe është një ndërmarrje e parashikuar që zgjatë disa vite. Para së gjithash, sepse nxënësit duhet të përcillen me kalimin e kohës për të lidhur pikët në lëndët e ndryshme, së bashku me informacion shtesë, me nivelet e suksesit në arsimin e mesëm të lartë. Kjo do të thotë që për të mbledhur informacionin, duhet të kalojë kohë për zhvillimin e nxënësve në këtë pjesë për të marrë drejtimin e duhur. Në rast se informacioni mbi një ose më shumë Teste të Mëparshme të Orientimit është në dispozicion dhe mund të lidhet me karrierën e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë, studimi mund të fillojë së shpejti.

Mund të jetë e mundur që ky lloj i të dhënave nuk është në dispozicion. Kjo do të thotë që të dhëna të tilla duhet të mblidhen. Rezultatet për studimin vijues do të kërkojnë durim. Megjithatë, kjo gjithashtu mund të ketë disa përparësi, pasi hap edhe mundësinë për të ridizajnuar testin e Orientimit drejt një vlerësimi më të bazuar në kompetenca, duke mos u përqendruar vetëm në aftësi specifike që tradicionalisht janë në kurrikulë, por edhe për të hyrë në një larmi më të gjerë të aftësive. Sidomos nëse e kuptojmë se funksioni i Testit të Orientimit do të jetë më formativ dhe jo aq shumë përmbledhës, nuk do të ketë nevojë të reflektojë në kurrikulën e kaluar. Mund të reflektojë në kompetencat dhe qëndrimet që duken relevante si p.sh:

përdorimi i burimeve dhe mjeteve të informacionit dhe qasja ndaj llojeve të ndryshme të të dhënave në mënyrë kritike;

zhvillimi i interesimit në jetën publike; lidhjen drejt zgjedhjeve të ndryshme akademike dhe të karrierës dhe aktiviteteve

praktike/profesionale; forcimin e aftësive të vetë-vlerësimit.

Është e qartë se nëse të dhënat e tilla duhet të mblidhen, realisht rezultati i parë për të ardhmen e afërt për këtë test do të jetë kalimi drejt një vlerësimi më shumë të bazuar në kompetenca, dhe dizajni i testit në mënyrë që të marrë informacionin e duhur në mënyrë që testi i Orientimit të përdoret në mënyrë optimale.

3.5.2. Formësimi i së ardhmes

Me ri-përcaktimin e mundshëm të formës dhe përdorimit të testit të orientimit, ne kemi marrë tashmë një hap në mundësitë e vlerësimit të ardhshëm në Kosovë. Një numër zhvillimesh që fillojnë në të ardhmen e afërt japin një rrugë drejt zhvillimit të ardhshëm që mund të fillojë në vitin 2020. Këto janë:

Normat e bazuara në dëshmi Vlerësimi i bazuar në kompetenca Kombinimi i vlerësimit të sistemit dhe vlerësimit formativ

Një ndërrim i rëndësishëm që është i rrënjosur në ndryshimet që janë parashikuar për vitin 2019 është zhvillimi i normave të bazuara në dëshmi. Kjo është pjesërisht përmes aplikimit të modeleve të reja kërkimore për Maturë. Kjo lejon barazvlerësimin e versioneve të ndryshme të testit përmes aplikimit të IRT. Kjo mund të japë rezultate të ndryshme të shkurtuara për versione të ndryshme të testit. Përveç

41

Page 42: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

barazvlerësimit edhe me më shumë teknikë, mund të aplikohen procedurat e vendosjes standarde të bazuara në prova. Këto mund të jenë përcaktimi më klasik i standardeve siç është procedura (e modifikuar) Angoff, ose procedura bookmark. Megjithatë, gjithashtu, janë të mundshme qasjet më moderne siç është 3DC (konsensusi i drejtpërdrejtë i drejtuar nga të dhënat) - metodë që funksionon brenda kornizës IRT. Në vend që të përcaktohet një përqindje e caktuar e saktë nga shprehia, të themi, 40% e saktë për provimet e Maturës, kjo jep një përqindje të bazuar në dëshmi të përgjigjes së saktë për vendimet-kalon-dështon. Në kombinim me procedurën e barazvlerësimit krijon më shumë drejtësi në sistemin arsimor.

Vlerësimi i bazuar në kompetenca mund të forcohet duke shtuar më shumë trajnime për zhvillimin e këtij lloji të kërkesave. Një fillim i frytshëm është bërë, por të mësosh se si të krijosh instrumente vlerësimi të bazuar në kompetenca arti është një proces që kërkon kohë. I gjithë cikli planifiko-bëj-kontrollo-vepro duhet të përjetohet disa herë në mënyrë që të merren instrumentet e duhura. Informacioni i mbledhur me studimet pilot të vitit 2019 duhet të përfshihet në të gjithë procesin për të arritur në fazën tjetër në vitin 2020. Kjo gjithashtu përfshin një rishikim të mundshëm të procedurës së rishikimit. Cilësia e kërkesave dhe instrumenti i matjes në tërësi me të vërtetë mund të ngrihet përmes një procedure kontrollimi shumë-fazor multi-metodik. Për të arritur në një proces të tillë, është e dobishme të planifikoni afatin kohor të kërkesës dhe hartimin e testit pak më ndryshe. Këto ndryshime nuk bëhen brenda natës, por duhet të jenë shumë të dobishme për të rritur cilësinë.

Kalimi nga një qasje rreptësisht përmbledhëse në testimin me një qasjeje të shtuar më formative në testim është një vështrim tjetër në të ardhmen që do të kërkojë kohë. Megjithatë, kjo znvendosje duhet të jetë shumë e frytshme për arsimimin në Kosovë. Në testimin përmbledhës, qëllimi kryesor është të vlerësohet nëse nxënësi i kuptonte mësimet që u ishin mësuar më parë atyre. Vendimi i bazuar në testin përmbledhës është gjithmonë “pas faktit”. Në një mënyrë, në përmbledhje ju jeni gjithmonë vonë për të ndihmuar vërtet arsimin. Orët fillojnë me tema të reja pas vlerësimit (bazuar në shkollë), ose nxënësit largohen nga shkolla pas provimeve. Në testimin formativ, vlerësimi është pjesë e procesit mësimor. Gabimet që bëhen janë të dobishme në mbështetjen e nxënësve, duke i drejtuar ata në drejtimin e duhur - çfarë duhet të studioj më me zell? Ose te një mësimdhënës, duke ndihmuar si ta udhëzojë nxënësin përmes kurrikulës. Kalimi nga testet si instrumente për të gjykuar në mjete për të ndihmuar nxënësit do të marrë kohë.

Një mënyrë për të zbatuar testimin formativ është përmes zhvillimit të testit formativ nga MASHT-i. Sigurisht, kjo do të kërkonte kohë dhe përpjekje. Mund të jetë e mundur që të kombinohet zhvillimi i testimit formativ me vlerësimin e sistemit të bazuar në mostër (VSBM). VSBM është një VSB i nivelit të ardhshëm, i cili me aplikimin e IRT lejon të formojë shkallë përkatëse. Kërkesatt e përdorura në SBSE mund të përdoren për të prodhuar vlerësim të ri formativ. Përmes modeleve të zgjuara, dhe VSBM në më shumë nota se nota 5 do të lejojë një sistem monitorimi që me sisteme inovative të feedback-ut me të vërtetë kanë një sistem arsimor formativ që mund çojë përpara në mënyrë të konsiderueshme arsimin në Kosovë. Natyrisht, ndërtimi i një sistemi të tillë formativ është një aspiratë e ardhshme që kërkon kohë për t’u zhvilluar. Por rikthimi në analogjinë e mbjelljes së pemëve: momenti më i mirë për të mbjellë një pemë mund të ketë qenë 10 vjet më parë, momenti i dytë më i mirë është tani.

42

Page 43: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

3.6 Dokumentet relevante

1. Ligji Nr. 03/L-018 për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore.

2. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2011). Udhëzimi administrativ (08/2016) mbi Kodin Etik për Vlerësimin e Nxënësve 491/01B.

3. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2011). Standardet e Vlerësimit (draft dokument).

4. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Udhëzimi administrativ (08/2016) mbi vlerësimin e nxënësve sipas kornizës së kurrikulës së arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës.

5. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Udhëzimi administrativ (05/2016) Detyrat dhe përgjegjësitë e administratorëve dhe mbikëqyrësve gjatë procesit të administrimit të provimit të maturës shtetërore.

6. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Udhëzimi administrativ (06/2016) Kushtet dhe kriteret e vlerësimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

7. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2016). Udhëzimi administrativ (06/2016) Zbatimi i Provimit Përfundimtar në modulet praktike për nxënësit në punëtori-ndërmarrjet dhe rezultatet e të nxënit.

8. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2017). Udhëzimi administrativ (16/2017) Vlerësimi profesional i fëmijëve me nevoja arsimore të veçanta.

9. Murchan, D., Shiel, G., Vula, E. (2018). Programi i Arsimit Themelor: Vlerësimi Formativ.

43

Page 44: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

KAPITULLI IV: KAPACITETI I MËSIMDHËNËSIT PËR VLERËSIMIN E NXËNËSIT

Mësimdhënësit kryejnë vlerësime të brendshme të nxënësve në institucionet shkollore (shih Kapitullin 3). Për këtë arsye, kapaciteti i mësimdhënësve dhe sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në Kosovë, ka ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve. Ky kapitull e përshkruan shkurtimisht kuadrin e mësimdhënësve dhe sistemin e vlerësimit të performancës së tyre, aspektet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve, rolin e mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve, si dhe kapacitetet e mësimdhënësve për vlerësimin e nxënësve.

4.1. Kuadri i mësimdhënësve dhe vlerësimi i performancës së tyre

Me legjislacionin në fuqi, mësimdhënësit në sektorin publik të arsimit në Kosovë janë nëpunës publikë profesional. Profesioni i mësimdhënësit në Kosovë, është pjesë e Ligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës, i cili përcakton rregullat mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit tëprofesioneve të rregulluara në Republikën e Kosovës.

Sipas legjislacionit në fuqi, mësimdhënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë rekrutohen nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, në bazë të normativave për kualifikimin e mësimdhënësve, procedurave dhe kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit. Pagat e mësimdhënësve që punojnë në institucionet publike sigurohen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe menaxhohen nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet tjera që kanë përgjegjësi në këtë fushë.

Mësimdhënësit e punësuar, pas një viti të përvojës së punës aplikojnë dhe i nënshtrohen procedurave të sistemit të licencimit për të marrë licencë të karrierës, mirëmbajtja e së cilës është e rregulluar me Udhëzim Administrativ për Licencimin e mësimdhënësve. Bazuar në kërkesat e sistemit të licencimit të mësimdhënësve, MASHT ka përgatitur bazën e të dhënave për mësimdhënësit e licencuar, e cila menaxhohet nga Divizioni për zhvillim profesional të mësimdhënësve në MASHT.

Në sistemin arsimor të Kosovës është një diferencim midis mësimdhënësve sipas niveleve të arsimit, mësuesit e arsimit parafillor dhe fillor, mësimdhënësit lëndor të nivelit të arsimit të mesëm të ulët dhe mësimdhënësit e nivelit të arsimit të mesëm të lartë. Ky diferencim është i shprehur edhe në aspektin financiar, por nuk ka diferencim midis mësimdhënësve që tregojnë performance më të lartë në procesin mësimor.

Sistemi i licencimit të mësimdhënësve në Kosovë, është vendosur si instrument për: - Llogaridhënie – përmes vlerësimit të performancës; - Motivim – gradimit dhe ndërlidhjes së nivelit të performancës me paga të mësimdhënësve;

dhe - Zhvillim të vazhdueshëm profesional - ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm të zhvillimit

profesional të mësimdhënësve.

Pra, sistemit të Licencimit promovon gradimin në karrierë të mësimdhënësve, i cili përbëhet nga katër lloje të licencës për mësimdhënës: Mësimdhënës i karrierës; Mësimdhënës i avancuar; Mësimdhënës

44

Page 45: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

mentor; dhe Mësimdhënës i merituar. Me secilin lloj të njëpasnjëshem të licencës së mësimdhenesve, pritet një nivel në rritje i më shumë kompetencave.Një prej komponenteve kyçe për sistemin e licencimit të mësimdhënësve është vlerësimi i performancës së mësimdhënësve (VPM). VPM realizohet nga mësimdhënësi (vetvlerësimi), drejtori i shkollës (vlerësimi i brendshëm) dhe inspektori pedagogjik (vlerësimi i jashtëm). Në shtojcën (1) të këtij dokumenti, për kapitullin Kapaciteti i mësimdhënësit për vlerësimi e nxënësve), ofrohen informacione më të plota për sistemin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në Kosovë.

4.2. Aspektet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve

Në dokumentet që e rregullojnë vlerësimin e nxënësve në Kosovë, vlerësimi i nxënësit nuk e luan ndonjë rol specifik në vlerësimin individual të performancës së mësimdhënësit.. Mirëpo, në kuadër të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve disa kërkesa lidhen me kapacitetin e mësimdhënësit për kryerjen e vlerësimit të nxënësve. Kjo ndërlidhje në radhë të parë ekziston për ta realizuar qëllimin e parë të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve (VPM): Të sigurojë që nxënësit të përfitojnë nga shkolla dhe performanca e mësimdhënësit që performojnë në bazë të kompetencave për mësimdhënie të mirë. Standardet për mësimdhënës, të përvijuara në dokumentin Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë (2017), në mënyrë të drejtpërdrejte e ndërlidhin VPM me vlerësimin e nxënësve.

Tabela 9. Standardet për mësimdhënës1

1. Njeh dhe i mbështet vlerat dhe kriteret kryesore që janë vendosur nga MAShT-i/Përgjegjësitë karshi detyrimeve dhe obligimeve të punës;

2. Demonstron qëndrime dhe sjellje pozitive dhe objektive për mirëqenien e nxënësve dhe mësimit;

3. Demonstron njohje të kurrikulës/përmbajtjes lëndore dhe metodikës së didaktikës profesionale të lëndës;

4. Planifikon zbatim efektiv të mësimdhënies dhe mësim-nxënies;

5. Planifikon vlerësimin e vazhdueshëm, ofron komente kthyese dhe raporton sa i përket mësimit të nxënësve;

6. Angazhohet për zhvillim të vazhdueshëm profesional; dhe

7. Angazhohet profesionalisht me kolegë, prindër dhe bashkësiSiç mund të shihet, vlerësimi i nxënësve reflektohet në standardin numër 5 (Planifikon vlerësimin e vazhdueshëm, ofron komente kthyese dhe raporton sa i përket mësimit të nxënësve ), i cili e siguron ndërlidhjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënëse me praktikën e vlerësimit të nxënësve nga ana e mësimdhënësve. Në këtë standard përmenden edhe disa tregues për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve si dhe për shkathtësitë dhe praktikën profesionale të tyre për vlerësimin e nxënësve (përshkruar në seksionin 4.3). Ndërveprimi midis vlerësimit të performancës së mësimdhënësit me vlerësimin e nxënësit pasqyrohet më së miri në raportet e vlerësimit të performancës së

1 Më gjerësisht, shih: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2017). Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë. https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/04/kornize-strategjike.pdf

45

Page 46: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

mësimdhënësve, ku në raportet duhet të shkruhet edhe niveli i kompetencave të mësimdhënësit për standardin 5 dhe treguesit e performancës së këtij standardi.4.3. Roli i mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve

Roli i mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve është i përshkruar në udhëzimet administrative që rregullojnë vlerësimin e nxënësve, në Kornizën Kurrikulare (2016), Kurrikulat Bërthamë (2016), si dhe në të gjitha programet mësimore për lëndë dhe klasë. Udhëzimet për vlerësimin e nxënësve në këto dokumente janë të përgjithshme dhe orientuese për mësimdhënës dhe përgjegjës të tjerë që kanë rol në vlerësimin e nxënësve. Këto udhëzime i referohen kryesisht parimeve të vlerësimit, llojeve të vlerësimit, qëllimeve të vlerësimit dhe dokumentimit të vlerësimit (shih Kapitullin 3). Përshkrimi i udhëzimeve për vlerësimin e nxënësve në dokumentet kurrikulare dhe programet mësimore përgjithësisht është i njëjtë, pavarësisht niveleve të arsimit apo të shkallëve kurrikulare.

Roli dhe kapaciteti i mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve në mënyrë më të detajuar është përvijuar në kapitullin e dokumentit Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë, ku zbërthehen kompetencat e mësimdhënësit në faza të ndryshme të karrierës. Tabela 10 e pasqyron standardin 5 për mësimdhënës (i përmendur në seksionin e mëparshëm) i cili ndërlidhet me vlerësimin e nxënësve. Në këtë standard, janë përcaktuar tre tregues për kompetenca të mësimdhënësve në fushën e vlerësimit të nxënësit:

5.1 Planifikon plotësimin e zbrazëtive te të arriturat e nxënësve

5.2 I interpreton të dhënat nga vlerësimi i nxënësve për të përmirësuar nxënien e tyre

5.3 Raporton sa i përket arritjeve të nxënësve

Për çdo tregues dhe lloj të licencës së mësimdhënësit përshkruhen aftësitë dhe kompetencat e mësimdhënësve në lidhje me vlerësimin e nxënësve (shih Tabelën 10). Mund të shihet se roli i mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve reflektohet ne punën e tij/saj dhe në dokumentimin që e harton mësimdhënësi. Mësimdhënësi e dokumenton planifikimin e vlerësimit të nxënësve, vlerësimin e vazhdueshëm të përparimit të nxënësve, ofrimin e informatave kthyese, interpretimin e të dhënave nga për ta përmirësuar nxënien e tyre, si dhe raportimin për prindër dhe institucionet që kanë përgjegjësi sa i përket arritjeve të nxënësve. Se sa përmbushët ky rol nga ana e mësimdhënësit tregohet në raportet e monitorimit të vazhdueshëm të punës së mësimdhënësve që bëhet nga udhëheqja e shkollës dhe në raportet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në kuadër të sistemit të licencimit.

Tabela 10. Standardi 5: Planifikon vlerësimin e vazhdueshëm, ofron komente kthyese dhe raporton sa i përket mësimit – arritjeve të nxënësveTreguesit Kompetencat e mësimdhënësve për qëndrim dhe avancim në karrierë

Mësimdhënësi i karrierës

Mësimdhënësi i avancuar

Mësimdhënësi mentor Mësimdhënësi meritor

3. 5.1 Planifikon plotësimin e zbrazëtive te të arriturat e nxënësve;

4.Bën vlerësim të vazhdueshëm të

Harton, përzgjedh dhe shfrytëzon strategji jo formale, formale, diagnostike, formative dhe përmbledhëse për vlerësimin e mësimit të nxënësve/për verifikimin e nivelit të

Krijon dhe aplikon strategji të ndryshme të vlerësimit për diagnostikimin e nevojave mësimore.Planifikon plotësimin e të

Ofron këshilla dhe përkrahje për kolegët me më pak përvojë për të zhvilluar gradualisht procedura të vlerësimit dhe raportimit.Analizon rezultatet e nxënësve, planifikon

5. Ndihmon në promovimin e politikave dhe strategjive të vlerësimit në shkollë për t’i përkrahur kolegët me: shfrytëzimin e të dhënave të vlerësimit për t’i diagnostikuar nevojat mësimore, për ta

46

Page 47: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

përparimit të nxënësve, dhe ofron në vazhdimësi informata kthyese dhe planifikon plotësimin e zbrazëtive te të arriturat e nxënësve

arritjes së nxënësve sa i përket njohurive, sjelljeve dhe shkathtësive. Bën plan të thjeshtë për plotësimin e zbrazëtirave te të arriturat e nxënësve

arriturave të nxënësve në bazë të analizës së të arriturave të përgjithshme të nxënësit

arritjen e rezultateve; respektuar kurrikulën, sistemin dhe/ose kushtet e vlerësimit të shkollës, si dhe shfrytëzimin e një varg strategjive të vlerësimit

6.- I udhëheq kolegët se si

t’i shfrytëzojnë të dhënat për përmirësimin e procesit të mësimdhënies

7. 5.2. I interpreton të dhënat nga vlerësimi i nxënësve për të përmirësuar nxënien e tyre

Shfrytëzimi i të dhënave të vlerësimit të nxënësve për analizimin dhe vlerësimin e të kuptuarit të nxënësve për lëndën/përmbajtjen, identifikimi i intervenimeve dhe modifikimi i mësimdhënies

I shfrytëzon të dhënat mjeshtërisht nga vlerësimet e brendshme dhe të jashtme të nxënësve për ta vlerësuar procesin e mësim-nxënies dhe mësimdhënies, identifikimi i intervenimeve dhe modifikimi i mësimdhënies

Ofron këshilla dhe përkrahje për kolegët me më pak përvojë për te shfrytëzuar të dhënat nga vlerësimet e brendshme dhe të jashtme të nxënësve për ta vlerësuar procesin e mësim-nxënies dhe mësimdhënies, identifikimi i intervenimeve dhe modifikim

E koordinon vlerësimin e performancës së nxënësve të tërë shkollës dhe të programeve të vlerësimit, duke i shfrytëzuar të dhënat e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të nxënësve për ta përmirësuar mësimdhënien

5.3. Raporton sa i përket arritjeve të nxënësve

Raporton qartë, saktë dhe me plot respekt te nxënësit dhe prindërit/kujdestarët për suksesin e nxënësve, duke i shfrytëzuar të dhënat e sakta dhe të besueshme. Po ashtu u jep nxënësve informata kthyese konstruktive dhe aktuale për mësimin e tyre gjatë orës mësimore

Harton raporte të sakta, informuese dhe me kohë për informimin e nxënësve dhe të prindërve/kujdestarëve lidhur me suksesin e arritur të nxënësve në mësim për përmirësimin e nxënies së tyre

Punon me kolegë për krijimin e raporteve të sakta, informuese dhe me kohë për informimin e nxënësve dhe të prindërve/kujdestarëve lidhur me suksesin e arritur të nxënësve në mësim

I vlerëson dhe i rishikon mekanizmat e raportimit dhe të llogaridhënies në shkollë për t’i përmbushur nevojat e nxënësve, prindërve/kujdestarëve dhe kolegëve

4.4. Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve për vlerësimin e nxënësveSistemi i licencimit të mësimdhënësve në Kosovë, krahas kërkesave dhe treguesve për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, përcakton edhe kërkesat për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve (ZHPM). Kushtet/kërkesat për zhvillim profesional të mësimdhënësve me licencë të karrierës të përcaktuara në dokumentin Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë (2017), fokusohen në:

zotërimin e lëndës, zgjerimin e repertorit të shkathtësive pedagogjike, vlerësimin e nxënësve dhe përshtatjen e mësimdhënies sipas këtij vlerësimi,

47

Page 48: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

motivimin e nxënësve, punën me ekipet/aktivat profesionale, punën me prindër, etj.

Siç shihet, vlerësimi i nxënësve dhe përshtatja e mësimdhënies sipas kërkesave dhe nevojave të vlerësimit, është një kërkesë e veçantë e ngritjes së kapaciteteve të mësimdhënësve që duhet të realizohen me ofrimin e programeve për ZHPM në fushën e vlerësimit të nxënësve . Për të përmbushur këtë kërkesë, MASHT, DKA dhe Shkollat, vazhdimisht bëjnë përpjekje për të ofruar mundësi të përfshirjes së mësimdhënësve në trajnime dhe forma të tjera të ZHPM në fushën e vlerësimit të nxënësve.

Programi i trajnimit dhe doracaku për mësimdhënës “Vlerësimi përmbledhës dhe hartimi i testit” (MASHT & GIZ, 2015), janë një përpjekje e MASHT-it dhe GIZ-it për të mbështetur mësimdhënësit në ngritjen e kapaciteteve të tyre më vlerësimin përmbledhës. Një program trajnimi për vlerësimin përmbledhës është listuar si një prej nevojave të para të mësimdhënësve për analizën e nevojave të tyre për ngritje të kapaciteteve. Ky program, së bashku me programet tjera të trajnimin të mësimdhënësve në fushën e vlerësimit të nxënësve, duhet jenë pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional, për të siguruar kompetencë të lartë profesionale të mësimdhënësve në fushën e vlerësimit të nxënësve dhe për të përmbushur kërkesat e Kornizës kombëtare për vlerësimin e nxënësve.

4.5. Dokumentet relevante

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2008): Ligji nr. 03 / L-068 Për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2011): Ligji nr. 04 / L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (9 shtator 2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2016): Ligji nr. 05/l-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 38 / 21 Nëntor 2016, Prishtinë.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2018): Ligji nr. 06 / L-046 Për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

5. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2017). Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë.

6. Këshilli Shtetëror për Licencimin e mësimdhënësve (KSHLM, 2012): Manual për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve - Kriteret, Procedurat dhe Instrumentet. (Draft).

7. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2017). Udhëzimi administrativ nr. 6/2017 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve arsimorë.

8. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2017). Udhëzimi administrativ Nr. 5/2017 për sistemin e licencimit dhe zhvillimin e mësuesve në karrierë.

48

Page 49: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

9. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2018). Udhëzimi administrativ (14/2018) Për Vlerësim të performancës së Mësimdhënësve.MASHT & GIZ (2015). Vlerësimi përmbledhës dhe hartimi i testit si pjesë e rëndësishme e tij për klasat 1- 9 - Doracak për mësimdhënësit.

KAPITULLI V: ASPEKTET E VLERËSIMIT TË SHKOLLËS NË LIDHJE ME VLERËSIMIN E NXËNËSVE

Vlerësimi i nxënësve mbahet në shkollë dhe e luan një rol të caktuar në vlerësimin e shkollës. Prandaj në këtë kapitull, përshkruhet shkurtimisht sistemi i vlerësimit të performancës së shkollës, aspektet e vlerësimit të performancës së shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve, roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe në sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve, si dhe parashikimet për rolin e vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e shkollës.

5.1. Sistemi i vlerësimit të performancës së institucionit arsimor/shkollës

Vlerësimi i performancës së shkollës shihet si një element i rëndësishëm i sistemit për sigurim të cilësisë në arsim. Ky proces duhet të ndërlidhet me elementet tjera të sistemit për sigurim të cilësisë në arsim, përfshirë reformën kurrikulare dhe vlerësimin e nxënësve, zhvillimin e mësimdhënësve dhe udhëheqësve në shkolla, në mënyrë që ti kontribuojë qëndrueshmërisë, ndërlidhjes dhe koherencës në proceset e reformimit të sistemit arsimor.

Sistemi i vlerësimit të performancës së shkollës përbëhet nga vlerësimi i brendshëm (vetëvlerësimi i shkollës) dhe vlerësimi i jashtëm. Dokumenti i kornizës për sigurimin e cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë (MASHT & IPK, 2016), është referencë kryesore për sistemin e sigurimit të cilësisë në arsimin parauniveristar dhe standardizimin e procesit të vlerësimit të brendshëm dhe të vlerësimit të jashtëm të shkollës, planifikimit zhvillimor të shkollës (PZHSH) dhe planit vjetor të veprimit. Sistemi është i ndërtuar në ndërlidhje me parimet e kurrikulës, në mënyrë që të sigurohet koherencë dhe konsistencë në procesin e zbatimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca, ku vlerësimi i nxënësve është një komponentë thelbësore e reformës kurrikulare.

Parimet dhe procedurat për vlerësimin e performancës së shkollës si dhe bartësit kryesorë të këtij procesi (përfshirë rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve) përcaktohen me Udhëzimin Administrativ nr 04/2017 të MAShT për Vlerësimin e Performancës së institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar. Detajet tjera për sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës, ofrohen në shtojcën e kapitullit 5 të këtij dokumenti.

5.2. Aspektet e vlerësimit të performancës së shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve

49

Page 50: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Aspektet kryesore për vlerësimin e performancës së shkollës janë: fushat e cilësisë së institucionit arsimor1 (aspekti vertikal i cilësisë së shkollës), kriteret e cilësisë2 që e përshkruajnë pritjen bazike që duhet të arrihet (shtrirja) dhe treguesit e performancës3 së shkollës (thellësia e vlerësimit). Të gjitha këto aspekte janë të ndërlidhura me vlerësimin e nxënësve. Ndërlidhje sigurohet në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes fushës së cilësisë - Performanca e nxënësve4. Në dokumentin e kornizës për sigurimin e cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë, fusha e cilësisë Performanca e nxënësve ka këtë përshkrim:

Performanca e nxënësve është fusha thelbësore për vlerësimin e performancës së shkollës pasi që pasqyron efektivitetin e shkollës në realizimin e misionit thelbësor të saj. Vlerësimi i performancës së shkollës në kuadër të kësaj fushe do të përqendrohet në nivelin e pjesëmarrjes së nxënësve në proceset e shkollës si formë e manifestimit të kompetencës për të ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të shkollës, nivelin dhe cilësinë e pjesëmarrjes në aktivitetet ekstra-kurrikulare në shkollë dhe jashtë saj, nivelin e zotërimit të kompetencave kryesore, nivelin e arritshmërisë së rezultateve sipas fushave kurrikulare, arritshmëritë nga kurrikula me zgjedhje dhe angazhimin e tyre për menaxhimin e përparimit vetanak. Performanca e nxënësve manifestohet përmes veprimtarive që nxënësit i ndërmarrin në shkollë, rezultateve të nxënësve në vlerësimet e brendshme dhe të jashtme, projekteve të realizuara nga nxënësit, përfaqësimit dhe suksesit të nxënësve në gara të ndryshme të dijes e shkathtësive në nivel të shkollës, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe përfshirjes me sukses të nxënësve në nivele të tjera të shkollimit.

Nga ky përshkrim, mund të shihet qartë se aspektet e vlerësimit të performancës së shkollës në fushën e cilësisë së shkollës - Performanca e nxënësve, janë të lidhura edhe me vlerësimin e nxënësve, me atë se si e manifeston shkolla performancën e saj në vlerësimin dhe arritjet e nxënësve në nivel shkolle, por edhe në vlerësimet në nivel lokal, kombëtar dhe në nivel ndërkombëtar. Rezultatet e vlerësimeve të nxënësve, shkollës i shërbejnë për vlerësim formativ të performancës së shkollës në kritere të cilësisë që lidhen me punën me nxënës dhe për të orientuar fokusin e zhvillimit të saj.

Ndërlidhja me dhe rëndësia e performancës së nxënësve nënvizohet edhe me faktin se akti nënligjor (UA nr. 04/2017) që rregullon Sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës, performanca e nxënësve është fusha e cilësisë që duhet të jetë subjekt i secilit vetë-vlerësim të shkollës, me qëllim që shkolla të përmbush funksionin e saj që është avancimi i nivelit të arritshmërisë së nxënësve dhe të siguroj që nxënësit të përfitojnë zhvillim maksimal nga shkolla.

1 Fushat e cilësisë janë segmented kryesore në kuadër të të cilave zhvillohen aktivitetet menaxheriale, arsimore e edukative në shkollë. Fushat e cilësisë janë të përcaktuara në Kornizën për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës dhe shërbejnë për të orientuar dhe për të siguruar koherencë në mes të procesit të vetëvlerësimit dhe të vlerësimit të jashtëm të shkollës. Fushat e cilësisë ndërlidhen me parimet e Kornizës së Kurrikulës të Arsimit Parauniversitar të Kosovës dhe sigurojnë mbulueshmëri të aspekteve të rëndësishme të zhvillimit të shkollës.2 Kriteret e cilësisë janë nën-ndarje të fushave të cilësisë, të cilat janë të përcaktuara në Kornizën për vlerësimin e performancës së shkollës dhe shërbejnë për të siguruar qasje më sistematike gjatë mbledhjes së të dhënave dhe koherencë në mes të dy proceseve të vlerësimit (të jashtëm dhe të brendshëm).3 Treguesit e performancës së shkollës, janë deklarata afirmative të pritshmërive të performancës në kuadër të secilit kriter të cilësisë. Treguesit ndihmojnë për të konstatuar nivelin e performancës së shkollës në raport me pritshmëritë. Ata janë referenca kryesore me rastin e vlerësimit të performancës së shkollës në kuadër të kritereve përkatëse4 Fushat e tjera te cilësisë janë Menaxhmenti dhe qeverisja; Kultura dhe mjedisi shkollor; Mësimdhënia dhe te mësuarit; Zhvillimi profesional i mësimdhënësit

50

Page 51: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

5.3. Roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe në sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve

Roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve është i përshkruar në dokumentet kurrikulare (2016) dhe dokumentet që përcaktojnë dhe rregullojnë vlerësimin e brendshëm të nxënësve, vlerësimin për shkallë kurrikulare dhe vlerësimet e standardizuara shtetërore në fund të niveleve të arsimit parauniversitar (2016).

Në vlerësimin e brendshëm të nxënësve që organizohet nga mësimdhënësit dhe aktivet profesionale, roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve është mbështetës, promovues dhe informues për të realizuar vlerësim të nxënësve bazuar në kritere dhe në parimet e kodit etik për vlerësimin e nxënësve.

Në vlerësimin e nxënësve për shkallë kurrikulare, roli i shkollës është udhëheqës, koordinues dhe mbikëqyrës për të siguruar vlerësim real që mundëson identifikimin e nevojave për mbështetje të nxënësve në zotërim të kompetencave dhe rezultateve të nxënit.

Në vlerësimet e standardizuara shtetërore në fund të niveleve të arsimit parauniversitar, roli i shkollës është që të sigurojë përgatitje të duhura, informim të plotë të nxënësve dhe komunitetit të shkollës për qëllimet e vlerësimit dhe praktikën e përdorimit të rezultateve, si dhe menaxhim të bazuar në kritere që sigurojnë besueshmëri të lartë të vlerësimeve. Roli i njëjtë i shkollës reflektohet edhe në studimet ndërkombëtare si PISA, TIMSS, etj.

Nga ana tjetër, roli i shkollës në sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve, përmes zhvillimit të shkollës bazuar në gjetjet e vlerësimit të performancës së shkollës, është përshkruar dhe detajuar në dokumentet Korniza e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë (2016). Sipas këtij dokumenti, avancimi i nivelit të performancës së nxënësve është objektiv kryesor i sistemit të vlerësimit të performancës së shkollës që është përcaktuar nga komuniteti arsimor në Kosovë. Ndërsa, fokusi i shkollës në efektivitetin e masave të aplikuara drejt përmbushjes së funksionit të shkollës, është kërkesë tjetër e këtij sistemi. Dokumentimi i vlerësimit të nxënësve dhe rezultatet e vlerësimit të nxënësve, tregojnë efektivitetin e masave të aplikuara nga shkolla për sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve dhe nivelin e arritjeve të tyre.

Vlerësimi i performancës së shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve, bëhet me një numër të konsiderueshëm të treguesve të performancës së shkollës, të cilët i referohen praktikave të shkollës në vlerësimin e nxënësve. Tabela 11. Treguesit për vlerësimin e shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve:

Vlerësimi i arritshmërisë së nxënësve në zotërimin e kompetencave në fund të shkallëve kurrikulare administrohet në mënyrë efektive dhe bazohet në evidenca;

Analiza e rezultateve të arritshmërisë së nxënësve në zotërimin e kompetencave kryesore shfrytëzohet për identifikimin e faktorëve që pengojnë arritshmërinë e nxënësve dhe planifikimin e masave për evitimin e tyre;

Shkolla ka ndërtuar një sistem efektiv të administrimit të rezultateve të arritshmërisë së nxënësve në zotërimin e rezultateve të përcaktuara për fushat kurrikulare;

Vlerësimi për të nxënë bëhet me metoda adekuate për inkurajimin dhe motivimin e vazhdueshëm të nxënësve në nxënie;

Vlerësimi i të nxënit (notimi) është transparent, korrekt dhe ndihmues për nxënësit; Rezultatet e vlerësimit të nxënësve dhe informatat kthyese të nxënësve shfrytëzohen për të

51

Page 52: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

planifikuar dhe përshtatur proceset mësimore në funksion të zhvillimit të kompetencave të nxënësve;

Niveli i zotërimit të rezultateve të kompetencave për shkallë kurrikulare plotësojnë pritëshmeritë e vendosura në Kurrikula Bërthamë;

Niveli i arritshmërisë së nxënësve në zotërimin e rezultateve të përcaktuara për fusha kurrikulare plotësojnë pritëshmeritë e vendosura në Kurrikula Bërthamë;

Për një performancë efektive dhe cilësore të shkollës, përveç tjerash, shkolla duhet të ketë agjendë të qartë dhe përkushtim për përmirësim të vazhdueshëm të praktikave të saj, në të mirë të përkrahjes së nxënësve drejt zotërimit të kompetencave kryesore dhe drejt realizimit të potencialit të tyre. Gjithashtu, kërkohet qasje vetëkritike në procesin e vetëvlerësim të cilësisë së performancës së shkollës, në mënyrë që të përqafohet cikli i përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shkollës. Vetëm kështu reflektohet roli i vlerësimi i performancës së shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe anasjelltas rezultatet e vlerësimit të nxënësve reflektojnë në cilësinë e performancës së shkollës.

5.4. Drejtimet e ardhshme për rolin e vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e shkollës

Qasja e sistemit për vlerësimin e shkollës në Kosovë është zhvillimore dhe i shërben planifikimit zhvillimor të shkollës, planifikimit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, planifikimit të resurseve të nevojshme, riorganizimit të punës në shkollë, etj., me qëllimin ofrimin e shërbimeve cilësore dhe zhvillimin e përgjithshëm të shkollës. Në këtë frymë është përshkruar edhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e performancës së shkollës, frymë e cila i referohet vlerësimit formativ të shkollës.

Në udhëzuesit dedikuar vetëvlerësimit të shkollave dhe vlerësimit të jashtëm të shkollave nga ana e inspektoratit të arsimit, janë dhënë disa pyetje orientuese që lidhen me vlerësimin e nxënësve. Këto pyetje orientuese mund të marrin përgjigje të duhur vetëm nëse përdoren rezultatet e vlerësimeve sipas qëllimeve të tyre dhe nëse përpunohen dhe analizohen në kontekst të përmirësimit dhe avancimit të praktikave të vlerësimit të nxënësve.

Disa pyetje orientuese që promovohen me kornizën për sigurimin e cilësisë së shkollës, që shërbejnë për të orientuar përdorimin e rezultateve të nxënësve në vlerësimin e performancës së shkollës, janë si në vijim:Tabela 12. Pyetjet orientuese të analizës së praktikave dhe procesve të vlerësimit të nxënësve – për vlerësim të shkollës

Si analizohen rezultatet e arritshmërisë së nxënësve në zotërimin e rezultateve të përcaktuara për fushat kurrikulare? A identifikohen, me këtë rast, faktorët që kanë penguar arritshmërinë e nxënësve dhe masat e nevojshme për adresimin e këtyre faktorëve? Kush i bën këto analiza? Mbi çka bazohen ato? A ka shkolla evidenca të këtyre analizave?

A shfrytëzohet vlerësimi për inkurajimin dhe motivimin e nxënësve për nxënie? A është vlerësimi i të nxënit transparent dhe korrekt? A janë nxënësit në dijeni për notat e

tyre? A pajtohen me vlerësimin e bërë nga mësimdhënësit? Cilat janë shqetësimet e tyre në lidhje me këtë proces?

A shfrytëzohet vlerësimi formativ për përkrahjen e nxënësve në planifikimin e të nxënit të

52

Page 53: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

tyre? A shfrytëzohet për identifikimin dhe adresimin e nevojave të ndryshme të nxënësve me rastin e planifikimit të procesit mësimor?

A shfrytëzohet vlerësimi për shkallë kurrikulare për rishikimin dhe freskimin e kurrikulës me zgjedhje? Si është dokumentuar ky proces?

Cili është niveli i performancës së nxënësve në zotërimin e rezultateve të kompetencave kryesore në fund të shkallës kurrikulare? Çfarë është trendi i arritshmërisë?

Si realizohet procesi i vlerësimit të arritshmërisë së kompetencave kryesore në fund të shkallëve kurrikulare? A është vlerësimi i besueshëm dhe relevant?

Cili është niveli i performancës së nxënësve në zotërimin e rezultateve të përcaktuara për lëndë mësimore dhe fushat kurrikulare? Çfarë është trendi i arritshmërisë?

A vlerësohet cilësia e mësimdhënies dhe format e përkrahjes së nxënësve nga perspektiva e efikasitetit në ngritjen e arritshmërisë së nxënësve në zotërimin e rezultateve të përcaktuara për fushat kurrikulare? Nga kush bëhen këto vlerësime? A janë të evidentuara ato?

5.4.1. Ndërtimi i kapaciteteve për vlerësimin e shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve

Sistemi i vlerësimit të shkollës kërkon kapacitete të brendshme në nivel shkolle dhe kapacitete të vlerësuesve të jashtëm, por edhe kapacitete të komunave që ofrojnë shërbime mbështetëse për shkollat dhe inspektoratin e arsimit në zbatimin e këtij sistemi në funksion të zhvillimit të shkollës.

Ndërtimi i kapaciteteve për vlerësimin e shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve, duhet të fokusohet në:;

- udhëheqjen e procesit të vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm;- Përdorimin e rezultateve të vlerësimit të brendshëm të nxënësve për vlerësim formativ të

shkollës;- Zhvillimin e planeve për përmirësim të shkollë, që kanë për objektiv përmirësimin e cilësisë

së mësimdhënies dhe nxënies, si dhe sigurimin e cilësisë së vlerësimeve të nxënësve;- Raportimin e drejtë dhe me kohë të proceseve dhe rezultateve të vlerësimeve etj.

Përvojat e para me vlerësimin e shkollës në Kosovë tregojnë se ka nevojë për sigurim të kapaciteteve të nevojshme për ekipet shkollore dhe për inspektoratin e arsim, si dhe një nevojë për zhvillim të kapaciteteve profesionale. Zhvillimi i kapaciteteve duhet të ofroj orientime për një qasje holistike që mundëson aplikim cilësor të metodologjisë së vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm të shkollës, udhëheqje gjithëpërfshirëse të procesit dhe në frymën e ciklit të plotë për sigurim të cilësisë: Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro.

5.4.2. Diskutim

Ngjashëm me vlerësimin e nxënësve, gjithashtu për vlerësimin e shkollës dhe mësimdhënësve mund të bëhet një dallim midis vlerësimit formativ dhe atij përmbledhës.

Si vlerësim përmbledhës, rezultatet në testet e bëra vetëm nga nxënësit mund të funksionojnë si prova "rrethanore" për vlerësimin e shkollave dhe mësimdhënësve. Shumë faktorë të ndryshëm përveç cilësisë së shkollës, mësimdhënësit ose të dy këtyre, mund të kenë ndikim në rezultatet. Për shembull, përvoja e nxënësve - përfshirë trajnimin jashtë-shkollor, apo ambicia prindërore për fëmijët – në vend të cilësisë së mësimdhënësve, mund të ndikojë në rezultat. Në mënyrë të ngjashme kjo vlen për

53

Page 54: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

shkollat. Cilësia e mësimdhënësve reflektohet shumë më tepër nga sjellja e tyre sesa nga rezultatet e testit.

Ekziston një arsye tjetër e rëndësishme për të mos i përdorur vlerësimet e nxënësve si një vlerësim përmbledhës i shkollave dhe mësimdhënësve. Nëse shkollat dhe mësimdhënësit vlerësohen bazuar në rezultatet e studentëve, ata përfitojnë nga mashtrimi. Këto mund të jenë forma të mashtrimit (për shembull, duke i ndryshuar përgjigjet e pasakta në ato të sakta), por gjithashtu mund të jenë forma pak më delikate, siç janë neglizhimi nëse shohin se nxënësit po mashtrojnë. Kjo nuk është me të vërtetë e dobishme për nxënësit, ose sigurisht jo për arsimin në përgjithësi.

Në një kuptim më formal, rezultatet mund të jenë të dobishme për t’i ndihmuar mësimdhënësit që të bëhen mësimdhënës më të mirë. Nëse krahasohen me mësimdhënës të tjerë brenda së njëjtës shkollë, dhënia e të njëjtave lëndë për të njëjtën klasë të nxënësve, variacionet e mëdha në rezultate mund të jenë indikative që mësimi i tyre mund të përmirësohet. Sidoqoftë, kjo duhet të jetë një pikë fillestare për ta ndihmuar mësimdhënësin në përmirësimin në vend të gjykimit të cilësisë së tij ose të saj në mësimdhënie.

Jo vetëm dallimet ndërmjet mësimdhënësve, por edhe dallimet brenda mësimdhënësve mund të jenë të dobishme për përmirësimin e arsimit. Profile të ndryshme në rezultate mund të gjenden në performanca në klasë në një pjesë të veçantë të kurrikulës. Kjo do të thotë që në një grup të veçantë të lëndëve performanca e klasës është nën nivelin që pritet duke pasur parasysh rezultatet në lëndët e tjera dhe duke pasur parasysh vështirësinë e grupit të lëndëve. Në atë rast, ky informacion mund të jetë shumë informues për mësimdhënësin, pasi ai ose ajo e kupton se kjo pjesë e veçantë e kurrikulës mund të kërkojë vëmendje më të madhe. Përsëri, qëllimi këtu është ta ndihmojmë mësimdhënësin, dhe jo t’i gjykojmë atë. Në mënyrë të ngjashme, ndryshimet brenda shkollës mund të jenë të dobishme për përmirësimin e arsimit për këtë arsye është vendosur që qasja e sistemit të vlerësimit të shkollës të jetë zhvillimore.

Prandaj, në përmbledhje, përdorimi i rezultateve të testit si një burim kryesor për vlerësimin përmbledhës në raport me vlerësimin e mësimdhënësve dhe shkollës nuk është hap i mirë. Si burim për vlerësimin formativ, ka kuptim. Vetëm në këtë orientim duhet të përdoren rezultatet e vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e mësimdhënësve dhe shkollës. Gjithsesi, ato mund të përdoren për të iniciuar analiza më të thelluara për cilësinë e sistemit arsimor.

5.5. Dokumentet relevante

1. Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016a). Instrumenti për vlerësimin e performancës së shkollës. Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/instrumenti-per-vleresimin-e-performances-se-shkolles/

2. Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016b). Udhëzues për vlerësimin e brendshëm të shkollës (Fushat e cilësisë – Kriteret – Treguesit).IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/udhezuesi-per-vleresimin-e-brendshem-te-shkolles/

3. Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016c). Udhëzues për vlerësimin të jashtëm të performancës së shkollës. IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/udhezuesi-per-vleresimin-e-jashtem-te-shkolles/

54

Page 55: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2018): Ligji nr. 06 / L-046 Për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

5. Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Ligji Nr.03/L-068 (2008), Prishtinë. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L068_al.pdf

6. Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligji Nr.04/L-032 (2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20arsimin%20parauniversitar.pdf

7. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë & Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016). Korniza e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë. IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/kriteret-dhe-treguesit-e-cilesise-se-performances-se-shkolles/

8. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (04/2017). Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017: Vlerësimi i performancës në Institucionet e Arsimore. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/4-2017-ua-vleresimin-e-performances-se-institucioneve-arsimore-ne-arsimin-parauniversitar-rotated.pdf

9. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2015). Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

10. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016c). Udhëzimi Administrativ nr. 24/2016: Sigurimi i cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotatedpdf180.pdf

11. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016d). Udhëzimi Administrativ nr. 23/2016 për Planin zhvillimor të shkollës dhe Planin zhvillimor komunal të arsimit. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotatedpdf90.pdf

12. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016e). Udhëzimi Administrativ nr. 22/2016 për Aktivet Profesionale (Departamentet) të shkollave. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/22-ua-nr-22-2016-per-aktivitetet-profesionale-te-shkollave.pdf

13. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (2012). Udhëzimi Administrativ nr.04/2012: Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës. Shkarkuar më: 21.10. 2017, nga http://ëëë.masht-gov.net/advCms/documents/udhezim_administrativ_04_2012_shqip.pdf

55

Page 56: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

KAPITULLI VI - VLERËSIMI I SISTEMIT DHE ROLI I VLERËSIMIT TË NXËNËSVE

Vlerësimi i sistemit arsimor është përgjegjësi e MASHT-it, por edhe e gjithë mekanizmave tjerë që kanë përgjegjësi brenda sistemit të arsimit. Vlerësimi i sistemit mbështetet në mekanizmin vjetor dhe periodik të vlerësimit për cilësinë dhe efektshmërinë e sistemit arsimor, rishikimin dhe reformim e tij. Vlerësimi i nxënësve ka rol të veçantë në vlerësimin e sistemit. Prandaj, në këtë kapitull, fillimisht diskutohen karakteristikat e përgjithshme të vlerësimit të sistemit si dhe kompetencat për vlerësimin e sistemit të edukimit. Më pas diskutohen procedurat dhe instrumentet e përdorura në vlerësimin e sistemit, me theks të veçantë në rezultatet e vlerësimit të nxënësve. Në fund, përshkruhen iniciativat dhe zbatimi i tyre në vlerësimin e sistemit në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve.

6.1. Karakteristikat e përgjithshme të vlerësimit të sistemit

6.1.1. Zhvillimi i mekanizmave për vlerësimin e sistemit pas vitit 2000Ndër vite, strukturat arsimore parauniversitare në Kosovë kanë pësuar riorganizime të ndryshme, në raport me rolin e mbikëqyrjes, mbështetjes së institucioneve arsimore dhe vlerësimit të sistemit arsimor. Para vitit 2000, ekzistonin disa mekanizma për sigurimin e cilësisë, si Enti Pedagogjik i Kosovës, entet pedagogjike komunale dhe pedagogët në shkolla, të cilët kishin rol mbikëqyrës, mbështetës, por edhe vlerësues brenda fushës së veprimit të tyre. Në vitin 2000 me një vendim të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Enti Pedagogjik i Kosovës, entet pedagogjike komunale dhe pedagogët në shkolla, u zhbënë pa i zëvendësuar drejtpërdrejt ato me mekanizma të rinj funksionalë1 për sigurim të cilësisë. Që atëherë, disa institucione janë themeluar e që e kanë një rol në sigurimin e cilësisë, edhe pse sigurimi i cilësisë nuk ishte fokusi apo detyra e tyre kryesore.

Aktualisht, institutet kryesore apo mekanizmat e përfshirë në vlerësimin e sistemit janë (1) Inspektorati i Arsimit, (2) Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardet, Vlerësimin dhe Licencim (DSCSVL), (3) zyra për Sistemin e Informacionit të Menaxhimit të Arsimit; (4) Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe (5) Instituti Pedagogjik i Kosovës. Në pjesën 6.2 këto institucione shtjellohen tutje.

6.1.2. Korniza legjislative

Ligji i ri për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, i cili ndër të tjera ka përcaktuar organizimin e arsimit parauniversitar dhe ka përcaktuar përgjegjësitë MASHT-it dhe Agjensioneve arsimore, Komunave, dhe institucioneve arsimore. MASHT, në bazë të Ligjit, ndër të tjera ka për detyrë që të promovojë dhe të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e arsimit dhe aftësimit përmes

1 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2016). Strategjia e sigurimit të cilësisë për arsimin parauniversitar në Kosovë 2016-2020. F5. https://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

56

Page 57: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

mekanizmave të MASHT-it për inspektim, monitorim, dhe vlerësim, të organizojë dhe të menaxhojë vlerësimin e jashtëm për nivelet 1, 2 dhe 3 të ISCED-it. 1

Me ligjin e ri për Inspektoratin e Arsimit (2018), Inspektorati i Arsimit merr rol të veçantë në komponentin e inspektimit pedagogjik dhe bëhet organ ekzekutiv qendror për sigurimin e cilësisë në arsim2. Në nivel të institucioneve arsimore, sigurimi i cilësisë rregullohet me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,i miratuar në vitin 2011 dhe me udhëzimin administrativ 24/2016 për sigurimin e cilësisë në arsimin Parauniversitar në Kosovë.

Korniza legjislative për Arsimin në Kosovë, krahas legjislacionit primar, është e plotësuar edhe me udhëzime administrative3, rregullore MASHT-it4 dhe dokumentet strategjike5. Aktualisht, nuk ka një dokument të vetëm që përcakton qartë mënyrën e vlerësimit të sistemit arsimor parauniveristar, rolin që duhet të ketë vlerësimi i nxënësve, format e raportimit dhe të shfrytëzimit të gjetjeve dhe rezultateve. Segmente të veçanta të vlerësimit të sistemit arsimor, janë të përshkruara në dokumente të ndryshme, të cilave iu kemi referuar në kapitujt e këtij dokumenti.

6.1.3. Aspektet e vlerësimit të sistemit

Vlerësimi i sistemit arsimor duhet të përqendrohet në fusha specifike siç janë: zbatimi i kurrikulës (parimet e mësimit dhe rezultatet (outcomes)), vlerësimi i arritjeve të nxënësve, vlerësimi i performancës së mësimdhënësve në lidhje me standardet e mësimdhënies dhe zhvillimin e tyre profesional (përdorimi i metodologjive mësimore, përdorimi dhe hartimi i instrumenteve të besueshme të vlerësimit), vlerësimin e drejtorëve të shkollave në aspektin menaxherial dhe të planifikimit financiar, vlerësimin e performancës së shkollës në lidhje me pritjet e përcaktuara nga MASHT-i për shkollat.

Praktikat e vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017-2021 dhe objektivave strategjike në dy vitet e fundit, tregojnë një qasje më gjithëpërfshirëse të vlerësimit të sistemit. Krahas vlerësimit të objektivave strategjike, bëhet një analizë e kontekstit të vlerësimit, përfshirë kontekstin politik, ekonomik, social, teknologjik, si dhe bëhen krahasime me raportet e OECD-s dhe vendeve të rajonit në fushat e Planit Strategjik, si: Pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja; Menaxhimi i Sistemit arsimor; Cilësia në arsim; Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve; Mësimdhënia dhe Mësimnxënia; Arsimi Profesional dhe Arsimi i lartë (MAShT, Raporti i vlerësimit të PSAK-ut, 2018).

Aspekte të tjera të vlerësimit të sistemit mund të gjenden në Kornizën e Treguesve të Arsimit në Kosovë (Masht, 2017). Ky dokument për herë të parë u botua në vitin 2010 dhe synon të identifikojë dhe përllogarit treguesit e arsimit në Kosovë. Për të përmirësuar dhe avancuar mbledhjen dhe raportimin e të dhënave, si dhe për të lehtësuar shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit në arsim, Korniza e Treguesve të Arsimit është rishikuar në tetor të vitit 2017. Korniza e rishikuar përmban 39

1 Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligji Nr.04/L-032. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 17 / 16 Shtator 2011, Prishtinë.https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2770

2 Më gjerësisht shih: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=177443 https://masht.rks-gov.net/udhezimet-administrative4 https://masht.rks-gov.net/rregulloret5 https://masht.rks-gov.net/strategjite

57

Page 58: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

tregues të ndarë në katër kapituj: (i) Qasja dhe pjesëmarrja; (ii) Kushtet e mësimnxënies; (iii) Efektiviteti i brendshëm; dhe (iv) Burimet financiare.

6.1.4. Roli i vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e sistemit

Vlerësimi i sistemit përmes vlerësimit të nxënësve është praktikë që aplikohet në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në varësi të qëllimeve për vlerësimin e nxënësve, mund të sigurohen evidenca dhe raporte të rezultateve që pasqyrojnë gjendjen dhe cilësinë e arsimit në nivelet të ndryshme të tij (në arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë). Rezultatet e vlerësimeve të nxënësve, krijojnë mundësi të krahasimit të trendëve në arritjet e nxënësve, të nivelit të përmbushjes së kërkesave të shoqërisë (kërkesat e kurrikulës dhe pritjet e komunitetit arsimor), të krahasimit me sistemet arsimore të vendeve të rajonit dhe me gjerë, përmes pjesëmarrjes në studime krahasuese ndërkombëtare të njëjta (si PISA, TIMSS, PIRLS, etj.), etj.

Siç është përshkruar në Kapitullin 3, vlerësimi i brendshëm i nxënësve është përgjegjësi e mësimdhënësve dhe shkollës, ndërsa vlerësimi i jashtëm i nxënësve është përgjegjësi e MASHT-it që udhëhiqet përmes DSCSVL.

Praktikat aktuale të vlerësimit të sistemit, përkundër përvojës së fituar ndër vite, tregojnë se vlerësimi i përgjithshëm i sistemit nuk është i lidhur sistematikisht me vlerësimin e nxënësve dhe nuk ka një praktikë të konsoliduar mirë për shfrytëzimin e rezultateve për politikëbërje arsimore. Për të gjitha vlerësimet e nxënësve që organizohen në Kosovë, përgatitja e raporteve është e detyrueshme, mirëpo përmbajtja dhe formati i tyre nuk janë përcaktuar qartë dhe kjo ka bërë që praktikat aktuale të përgatitjes së raporteve për vlerësimet kombëtare të nxënësve më shumë të bëhet për qëllime të brendshme. Fillimi i pjesëmarrjes së Kosovës në vlerësimet ndërkombëtare shihet si një mundësi e mirë për vlerësimin e sistemit të arsimit dhe të përgatitjes së raporteve e shfrytëzimit të rezultateve për politikëbërje arsimore.

Praktikat aktuale të vlerësimit të sistemit përmes vlerësimit të nxënësve janë të ndërlidhura me vlerësimet e jashtme që organizohen nga MASHT përmes DSCSVL (vlerësimi i klasës së 5-të, vlerësimi i klasës së 9-të dhe Provimi i Maturës dhe vlerësimet ndërkombëtare si PISA (2015 dhe 2018), TIMSS (2019).

6.2. Kompetencat për të vlerësuar sistemin MASHT dhe mekanizmat e saj, siç janë Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardet, Vlerësimin dhe Licencim (DSCSVL), Sistemet e Informacionit për Menaxhimin e Arsimit (EMIS), Inspektoratin e Arsimit (IA), Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK) dhe divizionet dhe mekanizmat e tjerë mbështetës (p.sh Divizioni për Kurrikulë dhe Mbështetje të Mësimdhënësve; Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur (AAAPARr) vazhdojnë të jenë mekanizmat kryesorë të cilët kanë rol institucional në bazë të fushë veprimit të tyre që të përgatisin analiza, hulumtime dhe raporte të ndërlidhura me vlerësimin e sistemit. Kompetencat e këtyre mekanizmave për të vlerësuar sistemin dhe për të përdorur rezultatet e vlerësimit janë të rregulluara me legjislacion primar (ligje) dhe me legjislacion sekondar (rregullore dhe akte nënligjore), ku një pjesë e tyre janë përshkruar në kapitujt 2, 3, 4 dhe 5 të këtij dokumenti.

6.2.1. Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardet, Vlerësimin dhe LicencimNë vitin 2001, u krijua Divizioni për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim (DSVM), me një rol dhe përgjegjësi të veçantë në zhvillimin e politikave arsimore për vlerësimin e nxënësve dhe kryerjen e

58

Page 59: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë, si një mekanizëm i brendshëm i MASHT-it. DSVM, tani Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardet, Vlerësim dhe Licencim (DSCSVL) vazhdon të jetë mekanizmi kryesor përgjegjës për kryerjen e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të nxënësve të organizuara në Kosovë.

Divizioni kryen detyra profesionale, zhvillimore, organizative dhe teknike të lidhura me vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin parauniversitar. Kompetencat kryesore të DSCSVL janë si në vijim1:

Vlerësimi i jashtëm me teste bazuar në standarde dhe plan programe shkollore; Hulumtimi në aspektin e matjes dhe vlerësimit të jashtëm të nxënësve; Hartimi dhe përgatitja e bankës së kërkesave, ndërtimi-konstruktimi i testeve dhe materialeve

tjera të nevojshme për testim; Përgatitja dhe publikimi i doracakëve dhe materialeve me teste; Përpunimi dhe publikimi i rezultateve dhe të arriturave; Analiza e kërkesave të testit dhe funksionaliteti i tij; Bashkëpunimi me qendrat ndërkombëtare për vlerësim dhe institucionet tjera të ngjashme; Organizimi i vlerësimeve ndërkombëtare ( PISA, TIMSS,); Konsultimi dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore DKA ku u ndihmon shkollave në

vetëvlerësim dhe zhvillim duke u mbështetur në rezultatet e testeve të standardizuara; Organizimi i seminareve me mësimdhënës rreth vlerësimit në arsim dhe vlerësimi i të arriturave të

nxënësve në procesin e vlerësimit; Organizimi i seminareve me bashkëpunëtorë të jashtëm në procesin e përgatitjes dhe mbajtjes së

testit (krijimi i komisioneve, vlerësimi i jashtëm, përpilimi i kërkesave, etj.); Zhvillimi dhe realizimi i sistemit të informacionit, shtypja dhe botimi i dokumenteve dhe

rezultatet e vlerësimeve të jashtme; Kryerja e punëve të tjera në interes të MASHT-it që përkojnë me punën e Divizionit;

Procesi i organizimit të vlerësimeve kombëtare mbështetet nga komisione të ndryshme, p.sh. Komisioni Shtetëror i Maturës, Komisionet e monitorimit që themelohen në baza vjetore për testet kombëtare, dhe komisionet tjera. Në bazë të kompetencave institucionale, një kontributë të madh në organizimin e vlerësimeve kombëtare japin DKA-të dhe Shkollat, përmes përfaqësuesve të tyre në komisionet përkatëse dhe përmes përmbushjes kompetencave ligjore që kanë në kornizën e vlerësimeve kombëtare.

6.2.2. Inpektorati për ArsimInspektorati për Arsim, sipas ligjit të vitit 2004, ishte një organ ekzekutiv në Ministrinë e Arsimit. Mbikëqyrja e vlerësimit të nxënësve ishte një nga përgjegjësitë e inspektoratit për arsim. Me Ligjin e ri për Inspektoratin e Arsimit (2018), Inspektorati për Arsim merr një rol të veçantë në komponentën e inspektimit pedagogjik dhe bëhet organi kryesor ekzekutiv për sigurimin e cilësisë në arsim.

Roli i ri i Inspektoratit për Arsim, i përcaktuar me Ligjin për Inspektoratin për Arsim (2018), paraqet një mundësi për inspektimin pedagogjik që sistemi do të duhej të përdoret për përgatitjen e raporteve vjetore dhe raporteve tematike që lejojnë përdorime të shumta për vlerësimin e sistemit dhe marrjen e masave për ta përmirësuar dhe avancuar atë.

1 Më gjerësisht, shih: https://masht.rks-gov.net/divizioni-per-standarde-monitorim-dhe-vleresim

59

Page 60: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

6.2.3. Zyra për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të ArsimitNë kuadër të MASHT-it, nga viti 2001 e tutje, funksionon zyra për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Arsimit (SMIA). Përmes SMIA, të dhënat statistikore mblidhen për sektorin e arsimit në të gjitha nivelet e ISCED dhe duke u bazuar në to i përgatit raportet vjetore statistikore për nivelet e arsimit sipas komunave dhe në nivel të shtetit.

6.2.4. Instituti Pedagogjik i KosovësNë shtator të vitit 2007, MASHT-i ka themeluar Institutin Pedagogjik të Kosovës, që ka për mision të ofroj shërbime profesionale për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucioneve arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë me anë të kërkimeve, trajnimit, këshillimit, monitorimit dhe vlerësimit, si dhe botime profesionale në fusha të ndryshme të arsimit.

6.2.5. Mekanizmat tjerë mbështetësNë kuadër të MASHT-it, ka Departamente, Divizione dhe njësi të tjera arsimore që udhëheqin zhvillimin e politikave arsimore, zhvillimin e kurrikulave dhe kontribuojnë në vlerësimin e sistemit arsimor në Kosovë. Mekanizmat e tjerë mbështetës që duhet të përmenden janë Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur (AAAPARr), Këshilli Shtetëror për Arsimin Parauniversitar (KSHAP), Këshilli Shtetëror për Licensim (KSHL), Komisioni Qendror i Maturës Shtetërore (KQMSH), Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK), etj.

6.3. Procedurat dhe instrumentet e përdorura në vlerësimin e sistemitSiç është përshkruar, MASHT-i grumbullon të dhëna për arsimin Parauniversitar nga institucione të ndryshme arsimore që janë në varësi të MASHT-it. Gjithashtu, MASHT merr të dhëna në formë të raporteve edhe nga partnerët zhvillimor me të cilët ka bashkëpunim institucional, si GIZ, USAID, UNICEF, EU, KEC, etj.. Nga SMIA dhe Divizioni për sigurimin e cilësisë, standarde, vlerësim dhe licencim (DSCSVL) grumbullohen të dhënat më gjithëpërfshirëse që lidhen me vlerësimin e sistemit. Përdorimi i tyre bëhet për qëllime të ndryshme, si për rishikim të politikave arsimore, vlerësim të zbatimit të Planit Strategjik 2017-2021, etj. Procedurat dhe instrumentet përcaktohen në varësi të qëllimeve të përdorimit të tyre.

6.3.1. Rezultatet e vlerësimit të nxënësveProcedurat e përdoruara në vlerësimet kombëtare të nxënësve, janë procedura që zhvillohen nga DSCSVL, në varësi nga natyra dhe qëllimi i vlerësimit, si dhe nga nivelet e vlerësimeve kombëtare. Ato përfshijnë të gjithë hapat e veprimit të menaxhimit të procesit të vlerësimit, duke filluara nga përgatitja dhe planifikimi për vlerësim deri të raportimi për mbarëvajtjen e procesit dhe rezultatet e arritura.

Rezultatet e vlerësimit kombëtarë të nxënësveSiç është përshkruar në kapitujt e mëparshëm, DSCSVL organizon tri vlerësime kombëtare, ku secili prej tyre ka qëllime të veçanta të vlerësimit:

Në mënyrë periodike çdo tri –katër vjet realizohet vlerësimi i nxënësve të klasës së 5-të. Ky është vlerësim i bazuar në mostër që bëhet për qëllime hulumtimi për këtë nivel të arsimit. Është i ndërlidhur me nivelin tjetër (të dytë) të arsimit (klasat 6-9) dhe rezultatet e tij do të duhej të përdoren për këtë qëllim.

Vlerësimi kombëtarë i klasës së 9-të bëhet çdo vit, në fund të arsimit të detyrueshëm, për orientim profesional në shkollë të mesme të lartë;

60

Page 61: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Matura Shtetërore kombëtare në fund të shkollës së mesme të lartë bëhet çdo vit për certifikimin e maturantëve dhe përcaktimin e nivelit të kompetencave të arritura të nxënësve dhe lejimin e tyre që të vazhdojnë arsimimin në nivelin universitar.

Rezultatet e këtyre vlerësimeve kombëtare që përgatiten dhe publikohen nga DSCSVL, sipas qëllimeve të vlerësimeve, janë të karakterit individual për nxënësit që marrin pjesë në vlerësime dhe të karakterit të përgjithshëm në shkallë vendi, në raport me mesataren kombëtare dhe shkallën e kalueshmërisë. Rezultatet përdoren për qëllimet që u dedikohen (kërkime (hulumtim), orientim, certifikim). Prandaj, të dhënat nga këto vlerësime nuk janë publike për opinionin e gjerë. Të dhënat i dërgohen shkollës përkatëse dhe sektorëve të arsimit që i përdorin ato në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT. Të dhënat nga vlerësimet kombëtare munden gjithashtu të përdoren për qëllime studimi dhe krahasimi me trendët kombëtare dhe ndërkombëtare nga institucionet që marrin leje nga MASHT-i.Në shtojcën e raportit vjetor statistikor me tregues arsimor, që publikohet nga SMIA, prezantohen informacione të përgjithshme për rezultatet e testit të arritshmërisë dhe Testit të Maturës. Publikimi në këtë format paraqet vetëm rezultatet e arritshmërisë dhe kalueshmërisë sipas drejtimeve në provimin e maturës dhe arritëshmërinë mesatare për lëndë mësimore në testin e arritëshmerisë të klasës së 9-të. Rezultatet që publikohen janë elementare, por u mundësojnë institucioneve arsimore ti krahasojnë rezultatet individuale të shkollës me ato në nivel kombëtar – me mesataren kombëtare të arritëshmerisë dhe shkallën e kalueshmërisë.

Shkollat, sipas vlerësimit të performancës së shkollës, kanë përgjegjësi që ti përdorin rezultatet e vlerësimeve kombëtarë dhe ti analizojnë ato me arritjet në nivel shkolle, ti përdorin si bazë për një analizë të brendshme të cilësisë. Një analizë e cilësisë së performancës së mësimdhënësve mund të bëhet nga niveli komunal dhe niveli qendror për të shqyrtuar nivelin e përgjithshëm të performancës së mësimdhënësve, nevojat për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe për të përcaktuar programet prioritare për trajnimin e mësimdhënësve, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe në realitetin e praktikave të mësimdhënies në klasë. Bazuar në analizën e arritjeve të nxënësve në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në vlerësimet e shkollave nga Inspektorati i Arsimit, Koordinatori i Cilësisë ka përgjegjësi që të përgatit sugjerime për përmirësimin e punës së shkollës dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim.

Rezultatet e vlerësimeve ndërkombëtareStudimet krahasuese ndërkombëtare (PISA, TIMSS, PIRLS, etj,) kryesisht shërbejnë për të informuar sistemet kombëtare të arsimit. Secila shkollë mund të përdor të dhënat nga studime të tilla apo studime tjera të ngjashme, për qëllime të brendshme të analizës dhe krahasimit, veçanërisht në qoftë se të dhënat paraqesin një mostër shkollash gjithëpërfshirëse dhe ofrojnë bazë te detajuar të dhënash për shkolla të ndryshme.

Kosova ka marrë pjesë në PISA (2015 dhe 2018) dhe TIMSS (2019). Raporti për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA 2015 është përgatitur nga DSCSVL me mbështetje të ofruar nga GIZ/CDBE. Raporti për TIMSS pritet të publikohet në vitin 2020.

Raporti për PISA 2015, pasqyron të dhëna për arritëshmërinë e nxënësve në shkenca, lexim dhe matematikë, krahasuar me të gjitha vendet pjesëmarrëse. Gjithashtu, raporti pasqyron qëndrimet e nxënësve ndaj shkencës dhe pritjet nga profesionet e ndërlidhura me shkencën, barazinë, cilësinë e shkollimit në Kosovë, si dhe rekomandimet e politikave.

61

Page 62: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Raporti tregon se nxënësit 15-vjeçarë të Kosovës kanë arritëshmeri mesatare në shkencë 378 pikë krahasuar me mesataren prej 493 pikësh në vendet e OBZHE-së, në matematikë 362 pikë krahasuar me mesataren prej 490 pikësh në vendet e OBZHE-së dhe në lexim 347 pikë, krahasuar me mesataren prej 493 pikësh në vendet e OBZHE- së. Gjithashtu, raporti tregon se edhe sa i përket aspekteve tjera të cilësisë së arsimit, rezultatet e PISA-s tregojnë mangësitë serioze të Kosovës, përfshirë edhe fushën e mësimdhënies dhe nxënies në shkollë1.

Raporti për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA 2015, është publikuar në një konferencë me pjesëmarrje të përfaqësuesve të qeverisë, përfaqësuesve të institucioneve arsimore nga të gjitha nivelet e arsimit, mediave dhe shoqërisë civile. Arritëshmeria e nxënësve në shkencë, lexim dhe matematikë në PISA 2015, menjëherë pas publikimit të raportit, kanë marrë vëmendje të madhe të medias, shoqërisë dhe spektrit politik, gjë që u vlerësua pozitivisht. Por më vonë kjo vëmendje dhe debatet për cilësinë e arsimit parauniversitar filluan të zbehen.

Deri me tani ka pak raporte të detajuara për problematiken e cilësisë në arsimin parauniversitar, vendime, politika arsimore të ndërlidhura me sistemin, të cilat janë ndërmarrë si rezultat i përdorimit të rezultateve të nxënësve kosovarë në testin PISA 2015. Megjithatë, në këtë drejtim, vlejnë të veçohen raportet vjetore për vlerësimin e Planit Strategjik për Arsim 2017-2021. Në raportet e hartuara nga MASHT dhe GIZ në dy vitet e fundit për vlerësimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë, rezultatet PISA 2015 janë përdorur në ndërlidhjen dhe krahasimin e treguesve arsimor kombëtar me ata ndërkombëtar.

Rezultatet e nxënësve kosovarë në PISA 2015, janë përdorur në raportin e studimit: Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë. Në këtë studim janë përdorur gjetjet nga rezultatet e testit PISA të vitit 2015, për të identifikuar faktorët të cilët ndërlidhen me rezultatet e nxënësve, me qëllim që të përcaktohet se në çfarë shkalle ndikon cilësia e mësimdhënësve në rezultatet e nxënësve kosovarë në lexim, dhe cili është roli i burimeve shkollore në performancën e nxënësve kosovarë në lexim. Të gjeturat e këtij studimi sugjerojnë se investimi në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në klasë si dhe sigurimin e një komunikimi ndërveprues ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve, janë të ndërlidhura dhe ndikojnë në rezultatet e nxënësve në test. Më tej, përmirësimi i burimeve shkollore, përkatësisht investimi në libra dhe burime të mësimdhënies, infrastrukturë shkollore dhe raporti “mësimdhënës/nxënës”, janë po ashtu të ndërlidhura me pikët që shënojnë nxënësit në test2.

Rezultatet e raportit të Kosovës për PISA 2015, nga MASHT nuk janë dërguar në çdo shkollë të Republikës së Kosovës, për ti nxituar ato që të bëjnë analiza të brendshme për sigurimin e cilësisë së punës në shkollë. Rezultatet dhe raporti i Kosovës për PISA 2015 nuk janë të qasshme për përdorim në faqen zyrtare të MASHT-it/ DSCSVL i cili është përgjegjës për vlerësimet ndërkombëtare. Ato mund të sigurohen në faqen zyrtare për PISA të OBZHE-së (OECD).

6.3.2. Rezultatet e inspektimit të institucioneve arsimoretInspektorati i Arsimit në Kosovë punon me ligj të veçantë që nga viti 2004. Me ligjin e ri për Inspektoratin e Arsimit (2018), Inspektorati i Arsimit merr rol të veçantë në komponentin e

1 Më gjerësisht, shih raportin: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). PISA – Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA 2015. Divizioni për vlerësim, standarde dhe monitorim.2 Qehaja, L. & Aliu, J., (2018). Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë: Gjetjet nga rezultatet e testit PISA të vitit 2015. Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN. (faqe 11). http://kec-ks.org/ëp-content/uploads/2018/10/PISA-2015-Results_ALB-1.pdf

62

Page 63: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

inspektimit pedagogjik dhe bëhet organ ekzekutiv qendror për sigurimin e cilësisë në arsim. Inspektorati i Arsimit bën aktivitete të shumta mbikëqyrëse, monitoruese dhe vlerësuese në nivele të ndryshme të arsimit. Inspektorati publikon raporte vjetore për punën e tij, kushtet e punës së inspektimit, detajet mbi inspektimet e kryera në institucione arsimore dhe fushat tematike të mbuluara, informacione mbi shkeljet ligjore dhe masat e aplikuara për korrigjimin e shkeljeve si dhe për përmirësimin e sistemit. Inspektorati i Arsimit, vazhdon të ndajë raporte të brendshme vetëm me MASHT-in dhe për institucionet arsimore që inspektohen dhe të cilat lejohen ti përdorin raportet vetëm për përdorim të brendshëm, pa mundësi të krahasimit me institucione të tjera. https://masht.rks-gov.net/inspektoriati-i-arsimit-ne-republiken-e-kosoves

6.3.3. Statistikat e arsimitMASHT dhe partnerët e zhvillimit të arsimit, përdorin bazën e të dhënave për arsimin që grumbullohen përmes zyrës së SMIA-s, Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) si dhe Ministrisë e Financave. Baza e të dhënave statistikore të arsimit që mund të përdoren për vlerësimin e sistemit, sigurohet nga të dhënat statistikore të institucioneve arsimore, në përputhje me “Kornizën e treguesve arsimorë”. Struktura gjithëpërfshirëse e raporteve vjetore statistikore organizohet në katër kapituj:

Qasja dhe pjesëmarrja; Kushtet e mësimnxënies; Efektiviteti i brendshëm; dhe Burimet financiare.

Raportet vjetore statistikore publikohen nga SMIA në faqen zyrtare të MASHT-it https://masht.rks-gov.net/statistikat. Ato janë të hapura për përdorim nga të gjithë hisedarët e arsimit dhe të interesuarit tjerë që merren me vlerësimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave e programeve arsimore.

Statistikat e arsimit që grumbullohen nga SMIA mbulojnë të gjitha nivelet e arsimit: institucionet e edukimit parashkollor, shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, shkollat e mesme të larta (gjimnazet) dhe shkollat profesionale, arsimin special, arsimin privat, arsimin dhe aftësimin për të rritur, arsimin universitar, kolegjet private, kushtet e mësimnxënies, ndryshimet sipas niveleve, si dhe informacione për statusin social dhe familjar të nxënësve. Të dhënat e arsimit mbulojnë sektorin publik dhe privat , me përjashtim të disa shkollave serbe të cilat nuk raportojnë në SMIA.

Publikimi i statistikave që lidhen me fëmijë/nxënës/studentë dhe personelin arsimor, përmbajnë të dhëna për:

numrin e fëmijëve në arsimin parashkollor dhe para fillor sipas gjinisë, nacionalitetit, grup moshave dhe personelin edukativo arsimor,

numrin e nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët sipas gjinisë, nacionalitetit, klasave dhe personelin arsimor,

numrin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë sipas gjinisë, nacionalitetit sipas shkollave profesionale - gjimnaze dhe personelin arsimor,

numrin e nxënësve në arsimin special sipas gjinisë, klasave dhe sipas llojeve të dëmtimit-vështirësive,

numrin e studentëve në arsimin universitar sipas gjinisë, sipas nacionalitetit, fakulteteve e programeve të studimit, sipas niveleve bachelor dhe master, numrin e të diplomuarve në bachelor dhe master dhe stafin akademik etj.

63

Page 64: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

6.3.4. Rezultatet e hulumtimeve nga Instituti Pedagogjik për vlerësimin e sistemitQë nga themelimi, Instituti Pedagogjik i Kosovës bën hulumtime, trajnime, këshillime, analiza, vlerësime si dhe publikime profesionale në fusha të ndryshme të arsimit. Publikimet shpërndahen në numër të vogël për institucione arsimore, mirëpo ato në vazhdimësi publikohen në faqen zyrtare të Institutit Pedagogjik http://ipkmasht.rks-gov.net/

Instituti Pedagogjik i Kosovës në reformën aktuale të arsimit parauniversitar në Kosovë, ka dhënë përkrahje të veçantë në përgatitjen e pakos së dokumenteve të vlerësimit të performancës së shkollës, pako e cila përdorët nga institucionet arsimore/ shkollat, koordinatorët e cilësisë, inspektorati i arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit. Kjo përkrahje institucionale, pritet ti kontribuoj vlerësimit të sistemit dhe përmirësimit të tij, përmes zbatimit të ciklit për sigurim të cilësisë Planifiko –Bëj – Kontrollo – Rishiko.

6.3.5. Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar - Kordinatorët e CilësisëMe synim për të përmirësuar cilësinë e arsimit parauniversitar, MASHT- ka hartuar Strategjinë e sigurimit të cilësisë për arsimin parauniversitar në Kosovë 2016-2020. Qëllimi i kësaj strategjie është të prezantojë një Sistem të plotë të Sigurimit të Cilësisë në nënsektorin e Arsimit Parauniversitar të Kosovës për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe rezultateve të arsimit. Duke iu refruar kësaj strategjie, MASHT-i ka caktuar koordinatorë të cilësisë në nivel të shkollës, komunës dhe qendror:

- Në nivel shkolle – Procesi i sigurimit të cilësisë në shkollë organizohet mbi praktikën shkollore ku shkolla integron planifikimin zhvillimor, procesin e planifikimit të zhvillimit të shkollës (PPSh) dhe praktikën e vetëvlerësimit në një sistem të përbashkët dhe një mekanizëm efektiv për të siguruar cilësinë e performancës së shkollës.

- Në nivel komune – Procesi i sigurimit të cilësisë në shkollë mbështetet dhe monitorohet nga DKA përmes një procesi të planifikimit gjithëpërfshirës, ku planet e zhvillimit të arsimit komunal pasqyrojnë nevojat dhe prioritetet e shkollës, prioritetet komunale dhe kombëtare të zhvillimit të arsimit.

- Në nivel të MASHT-it – Procesi i sigurimit të cilësisë në shkollë mbështetet nga Koordinatori i Cilësisë në MASHT dhe Inspektorati i Arsimit, nëpërmjet vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës, duke kontribuar në planifikim, drejtim dhe zhvillim strategjik të aktiviteteve për sigurim të cilësisë1.

Koordinatori për sigurim të cilësisë në MASHT ka kompetenca të veçanta në punën e tij/saj që janë të ndërlidhura me vlerësimin sistemit. Disa nga përgjegjësitë kryesore të KC në MASHT, të përcaktuara me Udhëzimi Administrativ(24/2016), janë si në vijim:

Drejton dhe zhvillon në vazhdimësi konceptin e iniciativës për sigurim të cilësisë në arsimin parauniversitar.

Drejton dhe zhvillon rrjetin e partnerëve në proces. Këshillon udhëheqësit e sektorëve të MASHT lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sigurim të

Cilësisë.

1 Më gjerësisht, shih Udhëzimin Administrativ: nr 24/2016 për Sigurim të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. https://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotatedpdf180.pdf

64

Page 65: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Shqyrton raportet e DKA dhe përgatitë analiza përmbledhëse duke përfshirë rekomandimet për përmirësim të cilësisë në nivel vendi

Shpërndanë raportin me rekomandime për përmirësim të cilësisë te zyrtarët relevant në MASHT dhe DKA si dhe publikon raportin në ueb faqe të MASHT.

6.4. Iniciativat dhe zbatimit i tyreNdikimi i rezultateve të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2015 dhe shqetësimet që janë ngritur në shoqërinë kosovare, kanë nxitur që nga MASHT dhe partnerët mbështetës të merren një gamë e gjerë e iniciativave, si në zhvillimin e programeve e projekteve që i kontribuojnë cilësisë në arsim, ashtu edhe për pjesëmarrje në studime të tjera ndërkombëtare.

Miratimi i Planit Strategjik për Arsim 2017-20121 dhe vendimi për themelimin e grupit punues për PISA për të adresuar rekomandimet e dala nga raporti dhe për përgatitjen e planit të veprimit për PISA 2018, vlerësohen të jenë ndër masat, iniciativat e para pas publikimit të raportit PISA 2015. Për dallim nga Plani i parë Strategjik (2011-2016), Plani Strategjik për Arsim 2017-2021, pesë nga shtatë objektivat strategjike që ka, janë të lidhura drejtpërdrejtë me fuqizimin e komponentës së cilësisë së sistemit arsimor (Gjithëpërfshirja, Menaxhimi i sistemit arsimor, Sigurimi i cilësisë, Zhvillimi profesional i mësimdhënësve si dhe mësimdhënia dhe mësimnxënia).

Një nga shqetësimet e ngritura nga rezultatet e nxënësve kosovarë në PISA 2015, ishte mungesa e informimit dhe sensibilizimit të opinionin kosovarë dhe veçanërisht nxënësve për rëndësinë e këtij vlerësimi për sistemin arsimor. Për të adresuar këtë shqetësim, Grupi punues për PISA 2018, në mars - prill të vitit 2017 ofroj përkrahje për DSCSVL në pilotimin e testit PISA 2018, vlerësim i cili u realizua me kërkesa/pyetje të lejuara nga PISA dhe kërkesat të përgatitura nga DSCSVL. Mostra e përzgjedhur për këtë vlerësim ishte 43 shkolla me pjesëmarrje të 1931 nxënësve. Grupi punues për PISA 2018, ka vazhduar me informimin dhe sensibilizimin si dhe me përkrahjen e aktiviteteve deri në realizimin e vlerësimit PISA 2018.

Për të adresuar shqetësimin e ngritur për mungesë të informimit me rezultatet e nxënësve si në testet kombëtare, MASHT në dokumentin Strategjia e sigurimit të cilësisë për arsimin parauniversitar në Kosovë 2016-2020, publikimin e rezultateve të testeve kombëtare dhe ndërkombëtare e vendosi si një nga masat kryesore për arritjen e objektivit strategjik Ngritja e vetëdijes së palëve të interesuara për sigurimin e cilësisë. Në kuadër të përshkrimit të masës, është theksuar se:

“Për hir të transparencës, MASHT do të vë në dispozicion për publikun rezultatet e testeve kombëtare të ndara sipas fushave lëndore, komunave dhe shkollave, si dhe do të organizojë takime për mënyrën e interpretimit të këtyre rezultateve. Një masë e tillë do të bëjë profesionistët, prindërit, nxënësit dhe publiku i përgjithshëm të jenë të vetëdijshëm për performancën e sistemit të arsimit dhe institucioneve arsimore. E njëjta gjë vlen edhe për rezultatet e testeve ndërkombëtare në të cilat merr pjesë Kosova1.”Insiciativa e përvijuar në dokumentin “Strategjia e sigurimit të cilësisë për arsimin parauniversitar në Kosovë 2016-2020”, akoma nuk është duke u përmbushur në formën se si është përshkruar, për mungesë të stafit në Divizionin për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim.

111. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2015). Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020. F.27. MASHT, Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

65

Page 66: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Një shqetësim tjetër i ngritur pas rezultateve të studimit PISA 2015, ishte mungesa e mbikëqyrjes dhe monitorimit të proceseve mësimore që ndodhin në shkolla, me fokus të veçantë në praktikat e punës në klasë. Për këtë, MASHT ka ndërmarrë masa ligjore që të fuqizojë inspektoratin pedagogjik në kuadër të Inspektoratit të Arsimit. Roli i ri i inspektoratit të arsimit është përvijuar në Ligjin e ri për Inspektoratin e Arsimit, sipas të cilit inspektorati i arsimit është mekanizmi kryesor i MASHT-it për sigurimin e cilësisë në arsim, bazuar në funksionet e tij: vlerësues, kontrollues, këshillues, informues/raportues dhe mbështetës1.

Vlerësimi i jashtëm i performancës individuale të mësimdhënësve, drejtorëve/ zëvendësdrejtorëve dhe vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës, janë përgjegjësitë kryesore të inspektorëve pedagogjik. Ushtrimi i rolit të Inspektoratit të Arsimit në këto fusha ndonëse është ne fazën fillestare. Kapacitetet ekzistuese në inspektoratin e arsimit mund të sfidojnë përmbushjen e plotë të rolit të inspektoratit në sigurimin e cilësisë në arsim.

Iniciativa për pjesëmarrje në studimin ndërkombëtar TIMSS 2019. Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA (International Association for the Evaluation of Educational Achievement/Asociacioni Ndërkombëtar për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore). Në këtë vlerësim ndërkombëtar marrin pjesë 60 shtete.

Kjo iniciativë e MASHT-it është realizuar, fillimisht me pilotimin e testit në vitin 2018 dhe me pas me realizimin e tij nga data 22 Prill-10 Maj 2019. Në TIMSS 2019 kanë marrë pjesë rreth 5 mijë nxënës nga 148 shkolla të Kosovës. Rezultatet publikohen në vitin 2020. I gjithë procesi për TIMSS 2019, në Kosovë është mbështetur nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore (projekti KESIP ) dhe nga partner tjerë të MASHT-it. Po ashtu MAShT është në proces të organizimit të vlerësimit ndërkombëtar PIRLS (2021) për nxënësit e klasës së katërt, i cili vlerëson kuptim-leximit ( shkathtësitë themelore të leximit për të kuptuar dhe interpretuar informacionin ).

Iniciativa të tjera që mund ti kontribuojnë zhvillimit të kompetencave të nxënësve.

- Pjesëmarrja e nxënësve kosovarë në garën ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo”. Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Instituti ATOMI në Kosovë, për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës2.

- Programi për Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt (ASSET). Është program 5-vjeçar i USAID-it, që menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp. Qëllimi kryesor i Programit është zhvillimi i shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë duke krijuar botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

1 Më gjerësisht shih: Ligji për Inspektoratin e Arsimit (2018) https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17744

2 https://kangaroo-ks.org/2019/05/26/fituesit2019/

66

Page 67: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

- Testet e karrierës janë një iniciativë e re programeve arsimore që merr si pikënisje nevojat për informim dhe orientim në karrierë të rinjve. Kjo iniciativë është duke u zhvilluar përmes Busulla.com - platformës platformës zyrtare të Ministrisë së Arsimit, për orientim profesional. Testet e karrierës kanë për qëllim nxitjen e të rinjëve për të zbuluar profesionet që më së shumti iu përshtaten interesave, vlerave, aftësive dhe preferencave të tyre.

6.4.1. ÇështjetNë pjesën 6.2. të këtij kapitulli, janë dhënë informacione për kompetencat për vlerësimin e sistemit, në sektorë dhe njësi të ndryshme të arsimit në Kosovë, si dhe rolin e tyre në raport me praktikat aktuale. Pavarësisht faktit që ka një ndarje të kompetencave në raport me vlerësimin e sistemit, praktika aktuale tregon se ka mungesë të përvojës dhe kapaciteteve në vlerësimin e sistemit, në të gjithë sektorët që prodhojnë të dhëna dhe i përdorin ato për të vlerësuar dhe krahasuar arritjet kombëtare me ato ndërkombëtare, arritjet në raport me pritjet, etj.Përvojat aktuale tregojnë se në vlerësimin e sistemit arsimor në Kosovë ka munguar një sinergji në mes të vlerësimit të nxënësve dhe vlerësimeve tjera që ndodhin në sistem, përkatësisht ka munguar një sinergji e integrimit të njohurive dhe përvojave që vijnë nga burime të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm për të vlerësuar sistemin dhe për të marrë veprime në formësimin e duhur të politikave dhe praktikave arsimore. Rezultatet e nxënësve të Kosovës në PISA 2015 tregojnë se sinergjia në vlerësimin e sistemit duhet të bëhet parim pune dhe parim i udhëheqjes së këtij procesi, për të siguruar besim i cili krijon të kuptuarit e përbashkët për kompetencat, përgjegjësitë dhe veprimet institucionale për ngritjen e cilësisë së arsimit.

Ndërtimi i kapaciteteve për të udhëhequr procesin e vlerësimit të sistemit, për gjeneruar të dhëna të besueshme, interpretuar dhe shfrytëzuar të dhëna, është nevojë dhe kërkesë për sektorin e arsimit në Kosovë, që duhet adresuar nga vendimmarrësit dhe politkëbërësit në sektorin e arsimit.

6.5. Raporte dhe dokumentet relevante Kuvendi i Republikës së Kosovës (2018): Ligji nr. 06 / L-046 Për Inspektoratin e Arsimit në

Republikën e Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=1774

Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligji Nr.04/L-032 (2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20arsimin%20parauniversitar.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë & Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016). Korniza e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë. IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/kriteret-dhe-treguesit-e-cilesise-se-performances-se-shkolles/

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (04/2017). Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017: Vlerësimi i performancës në Institucionet e Arsimore. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/4-2017-ua-vleresimin-e-performances-se-institucioneve-arsimore-ne-arsimin-parauniversitar-rotated.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2015). Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016c). Udhëzimi Administrativ nr. 24/2016: Sigurimi i cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotatedpdf180.pdf

67

Page 68: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). PISA – Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA 2015. Divizioni për vlerësim, standarde dhe monitorim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2016). Strategjia e sigurimit të cilësisë për arsimin parauniversitar në Kosovë 2016-2020. F5. https://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), 2018. Raport vjetor i vlerësimit i planit strategjik të arsimit të Kosovës 2017-2021. Shkurt 2018.https://ëëë.researchgate.net/profile/Armend_Muja/publication/325895588_Raport_Vleresimi_i_Sistemit_Arsimor_ne_Kosove_2017/links/5b2b66064585150c6344b25a/Raport-Vleresimi-i-Sistemit-Arsimor-ne-Kosove-2017.pdf

Peffers, J., Reid, E., Stylianidou, dr.F., Ëalsh, dr.P., & Young, prof. Michael (2005). Planprogramet kombëtare në Kosovë – Vlerësim i hapave të parë. f.14. Instituti i Edukimit, Universiteti i Londrës.

Qehaja, L. & Aliu, J., (2018). Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë: Gjetjet nga rezultatet e testit PISA të vitit 2015. Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN. (faqe 11). http://kec-ks.org/ëp-content/uploads/2018/10/PISA-2015-Results_ALB-1.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë Korniza e Treguesve të Arsimit në Kosovë (tetor, 2017) https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/12/korniza-e-treguesve_2.pdf

https://kangaroo-ks.org/instituti-atomi/

https://kangaroo-ks.org/2019/05/26/fituesit2019/

http://kec-ks.org/projects/perkrahje-adoleshenteve-pas-mesimit-te-rregullt-asset/

68

Page 69: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

SHTOJCA 1: VLERËSIMI I MËSIMDHËNËSVEHyrjeNë kapitullin katër të këtij dokumenti, Aspektet e vlerësimit të mësimdhënësve në lidhje me vlerësimin e nxënësve, janë dhënë informacione të përgjithshme për sistemin e vlerësimit të performancës, përfshirë objektivat e këtij sistemi dhe parimet që duhet të udhëheqin vlerësimin e mësimdhënësve. Në këtë shtojcë për kapitull 4, plotësohen informacionet që lidhen me VPM, përfshirë:

Detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve

Qëllimet dhe parimet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve; Aspektet e vlerësimit të performancës; Kriteret dhe nivelet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve; Përmbledhje e procedurave aktuale për llojet e vlerësimit individual të mësimdhënësve; Instrumentet për vlerësim të performancës; Metodologjia e vlerësimit të mësimdhënësve; Dallimet në vlerësim të mësimdhënësve; dhe Dokumentet relevante në të cilat reflektohet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve;

1.1. Detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të procesit të VPMProcesi i vlerësimit të performancës, sipas legjislacionit në fuqi, bëhet përmes përgjegjësive në mes Shkollës ( drejtorit dhe mësimdhënësit), nivelit qendror (Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë) dhe nivelit lokal (DKA-ve). MASHT ushtron rolin e vet përmes Inspektoratit të Arsimit. Përgjegjësitë e bartësve të procesit të VPM, janë si në vijim: a) Mësimdhënësi – Ofron fakte për mësimdhënien, përmes portofolios dhe vëzhgimit të orës, si dhe

harton raportin e vetëvlerësimit.b) Drejtori i shkollës – Është përgjegjës për vlerësim të brendshëm të performancës së

mësimdhënësve të shkollës.c) Drejtoria Komunale e Arsimit – Mbështet drejtorët e shkollave në vlerësim të brendshëm dhe

inspektoratin e arsimit në vlerësim të jashtëm. Zbaton rekomandimet dhe vendimet e inspektoratit për vlerësim të performancës së mësimdhënësve.

d) Inspektorati i arsimit – Duhet të sigurojë se procesi i vlerësimit të performancës kryhet me sukses dhe sipas kritereve dhe përcaktimeve ligjore.

e) Inspektori pedagogjik – Është përgjegjës për vlerësim të jashtëm të performancës së mësimdhënësve.

1.2. Qëllimet dhe parimet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësveSistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve ka përcaktuar tri qëllime kryesore:

Të sigurojë që nxënësit të përfitojnë nga shkolla dhe mësimdhënësit që performojnë në bazë të kompetencave për mësimdhënie të mirë;

Të mundësojë vlerësim të barabartë, efektiv dhe të krahasueshëm për secilin mësimdhënës, Të stimulojë zhvillimin profesional, gradimin dhe rritjen në pagë sipas sistemit të licencimit;

Parimet bazë që e udhëheqin vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, janë:- Transparenca – të gjithë mësimdhënësit dhe bartësit e procesit duhet të jenë të informuar për

procedurën, instrumentet dhe rezultatet e vlerësimit;

69

Page 70: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

- Objektiviteti - vlerësim që siguron pasqyrë reale e të paanshme të performancës së mësimdhënësit;

- Saktësia - të dhënat dhe dëshmitë e mbledhura do të jenë të verifikueshme dhe të dokumentuara në mënyrë të qartë për të gjitha palët e interesuara në procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.

1.3. Aspektet e vlerësimit të performancësProfili i kompetencave të mësimdhënësve në Kosovë i vendosur në dokumentin Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë (2017), përbëhet prej shtatë fushave të mësimdhënies dhe prej shtatë standardeve që përcaktojnë atë se çfarë duhet të dinë dhe të bëjnë mësimdhënësit në Kosovë.

Fushat e mësimdhënies Standardet për mësimdhënës1. Vlerat profesionale, qëndrimet dhe sjelljet

1.Njeh dhe i mbështet vlerat dhe kriteret kryesore që janë vendosur nga MAShT-i/Përgjegjësitë karshi detyrimeve dhe obligimeve të punës

2. Njohuritë profesionale dhe të kuptuarit

2. Demonstron qëndrime dhe sjellje pozitive dhe objektive për mirëqenien e nxënësve dhe mësimit

3. Demonstron njohje të kurrikulës/përmbajtjes lëndore dhe metodikës së didaktikës profesionale të lëndës

3. Shkathtësitë dhe praktika profesionale

4. Planifikon zbatim efektiv të mësimdhënies dhe mësim-nxënies

5. Planifikon vlerësimin e vazhdueshëm , ofron komente kthyese dhe raporton sa i përket mësimit të nxënësve

4. Mësimi dhe angazhimi profesional

6. Angazhohet për zhvillim të vazhdueshëm profesional

7. Angazhohet profesionalisht me kolegë, prindër dhe bashkësi

Standardet janë të ndërlidhura, të ndërvarura dhe plotësojnë njëra-tjetrën, si dhe janë të zbërthyer në tregues të performancës, si dhe në kompetenca të mësimdhënësve për faza të ndryshme të karrierës. Më gjerësisht për treguesit dhe kompetencat për secilin lloje të karrierës, shih dokumentin Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë (2017).

1.4. Kriteret dhe nivelet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve Siç u përshkrua në aspektet e vlerësimit të performancës, kompetenca të mësimdhënësve për faza të ndryshme të karrierës janë kriteret bazë që duhet ti zotëroje një mësimdhënës për të marr licencën dhe për të qëndruar në nivelin e karrierës përkatëse. Për vlerësim të performancës, bazuar në kriteret e performancës, sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve ka përcaktuar katër nivele të performancës së mësimdhënësve: (i) Performancë e shkëlqyeshme; (ii) Performancë e mirë; (iii) Performancë e kënaqshme; dhe (iv) Performancë jo e kënaqshme.Sipas përcaktimeve në sistemin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, në kuadër të sistemit të licencimit, mësimdhënësit të cilët nuk arrijnë pikët e mjaftueshme në vlerësimin e performancës që

70

Page 71: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

kërkohen për licencim, ri-licencim dhe avancim, do tu jepet mundësia të përpilojnë një plan të përmirësimit dhe zhvillimit profesional në bashkëpunim me drejtorin e shkollës.

1.5. Përmbledhje e procedurave aktuale për llojet e vlerësimit individual të mësimdhënësveKorniza ligjore për vlerësim të punës së mësimdhënësve orienton vlerësimin formativ dhe vlerësimin përmbledhës të performancës së mësimdhënësve, vlerësimin e brendshëm dhe vlerësimin e jashtëm.

Lloji i vlerësimit Përshkrim i shkurtër

Përgjegjësia formale

Zbatimi dhe përdorimi

Vlerësimi formativ1

Në mënyrë të vazhdueshme

Drejtuesit e shkollës, pedagogët e shkollës dhe udhëheqësit e AP

Për mbështetje profesionale

Për orientim në zhvillim profesional

Vlerësimi përmbledhësÇdo vit

Drejtuesit e shkollës

Për orientim në zhvillim profesional

Për raportim Për ndarje të

mirënjohjeve dhe lëvdatave

Vlerësimi i performancës për sistemin e licencimit

Vetëvlerësimi Çdo pesë vite sipas kërkesave të përcaktuara me sistemin e licencimit të mësimdhënësve dhe UA për vlerësim të performancës së mësimdhënësve

Mësimdhënësi Për vlerësim të

arritjeve të kompetencave të mësimdhënësit individualisht.

Për kategorizimin e mësimdhënësit në sistemin e licencimit në bazë të performancës së arritur - gradimin sipas kërkesave të sistemit të licencimit të mësimdhënësve.

Për zhvillim profesional sipas kërkesave të sistemit të licencimit.

Vlerësimi i brendshëm

Drejtori i shkollës

Vlerësimi i jashtëm

Inspektori pedagogjik

Sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve ka përcaktuar që vlerësim formal të performancës së mësimdhënësit të ketë një herë brenda pesë viteve. Në fazën e parë të vlerësimit, deri

1 Pjesë e vlerësimit formativ është edhe vlerësimi i mësimdhënësve fillestar, në vitin e parë të përvojës së punës së tyre në mësimdhënie, të cilët me fillimin e implementimit të Ligjit për Profesionet e Rregulluara, pjesë e të cilit është edhe profesioni i mësimdhënësit, do ti nënshtrohen provimit shtetëror, sipas kritereve dhe përcaktimeve ligjore përkatëse.

71

Page 72: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

në vitin shkollor 2021/2022 do të aplikohet vlerësimi i brendshëm dhe vlerësimi i jashtëm. Pasi që një mësimdhënës të ketë kaluar vlerësimin e brendshëm dhe vlerësimin e jashtëm, për përtërirje të licencës së karrierës ( licenca e parë në kuadër të sistemit të licencimit) do ti nënshtrohet vetëm vlerësimit të brendshëm nga drejtori i shkollës, ndërsa për ngritje dhe qëndrim në nivele të tjera të licencave (licencë e mësimdhënësit të avancuar, mentor dhe meritor) mësimdhënësi i nënshtrohet vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm. Pavarësisht përcaktimeve për llojin e vlerësimeve dhe periudhën kohore të vlerësimit, mund të aplikohen edhe procedura shtesë të cilat mundësojnë që të bëhen vlerësime më të shpeshta. Për ngritjen e procedurave për vlerësim para afatit ligjor të paraparë, kanë ndikim rezultatet e nxënësve dhe të shkollës, ankesat dhe kërkesat e prindërve, kërkesat e drejtorit të shkollës, si dhe rekomandimet nga zyrtaret e DKA-ve dhe inspektorëve të shkollave.

1.6. Instrumentet për vlerësim të performancësInstrumentet e vlerësimit formativ dhe vlerësim përmbledhës vjetor, zhvillohen nga vetë shkolla. Instrumentet që mund të përdoren nga shkolla janë:

Portfolion e zhvillimit profesional të mësimdhënësit; Planifikimet mësimore dhe dokumentacioni pedagogjik e administrativ që përdoret nga

mësimdhënësi, Vizitat dhe vëzhgimet në klasë, Intervistat me mësimdhënësin, Raportet e monitorimeve, Raportet e arritjeve të nxënësve, etj.

Instrumentet duhet të përdoren për qëllimet e vlerësimit formativ dhe vlerësimit përmbledhës.Instrumentet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve (VPM) për sistemin e licencimit janë zhvilluar nga MASHT, KSHLM dhe Inspektorati i Arsimit. Ato janë si në vijim:

Instrumenti/ formulari i vetëvlerësimit të mësimdhënësit Instrumenti/ formulari i vlerësimit nga drejtori i shkollës Protokolli për vëzhgim në klasë Planifikimi dhe përgatitja me shkrim

1.7. Metodologjia e vlerësimit të mësimdhënësve Në manualin të hartuar në KSHLM: Kriteret dhe procedurat për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve (2012), janë detajuar aspektet e metodologjisë së vlerësimit të mësimdhënësve. Ato tani janë të përshkruar dhe detajuar me udhëzime përcjellëse në të gjitha instrument të vlerësimit të performancës (Instrumentin e Vetëvlerësimi i mësimdhënësit; Instrumentin e vlerësimit nga drejtori i shkollës; Protokollin për vëzhgim në klasë; dhe Instrumentin për përgatitje dhe planifikim mësimor me shkrim), të miratuar me UA 4/2018 për Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.

1.8. Dallimet në vlerësim të mësimdhënësveSistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në shkollat publike është unik. Nuk ka dallime në kritere dhe nivel të performancës në raport me mësimdhënësit e nivelit fillor, të mesëm të ulët apo të mesëm të lartë. Natyrisht se i referohet specifikave të kërkesave për mësimdhënie në nivelet përkatëse.Dallimet në vlerësim, do të jenë në raport me llojin e licencave të mësimdhënësve, sipas kërkesave të sistemit të licencimit të mësimdhënësve. Kështu:

72

Page 73: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Për përtërirjen e parë të licencës së karrierës, zbatohet sistemi i VPM i kombinuar - i brendshëm dhe i jashtëm, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me UA për VPM.

Pas përtërirjes së parë të licencës së karrierës (pas pesë viteve), vlerësimi i mësimdhënësve bëhet vetëm me vlerësim të brendshëm – sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me UA për VPM.

Vlerësimi i mësimdhënësve për avancim në karrierë është vlerësim i kombinuar - i brendshëm dhe i jashtëm, bëhet me kërkesë të mësimdhënësit dhe realizohet sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me UA për VPM dhe në bazë të Kornizës strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë (2017).

Në raport me shkollat publike dhe shkollat private, ka dallime në vlerësim të mësimdhënësve. Vlerësimi i mësimdhënësve në shkollat publike realizohet sipas përshkrimeve të mësipërme, ndërsa, vlerësimi në shkollat private realizohet sipas autonomisë që kanë vetë shkollat private. Ka dallime të theksuara edhe ndërmjet vet shkollave private. Disa shkolla private kanë sistem dhe përvoja minimale, ndërsa disa shkolla tashme kanë konsoliduar sistemet dhe përvojat e tyre në vlerësimin e mësimdhënësve, bëjnë vlerësimin formativ në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa vlerësimin përmbledhës disa shkolla e bëjnë një herë në vit, por ka edhe një shkollë që e bën dy herë në vit. Mësimdhënësit në shkollat private mentorohen nga udhëheqësit e departamentit përkatës, fillojnë zhvillimin profesional me bazë në shkollë, monitorohen formalisht dhe jo formalisht deri në procedurën e vlerësimit të performancës.Procedura e vlerësimit të performancës n disa shkolla private përfshin dosjen e mësimdhënësit (sipas standardeve të vlerësimit të performancës), vizitën në klasë, punimet, afishimet, kontrollimin e dokumentacionit pedagogjik e administrativ, intervistën me mësimdhënës, dhe raportet e monitorimeve. Drejtori i shkollës së bashku me bordin e shkollës marrin vendim për gradimin, i cili në disa shkolla private është i përafërt me shkollat publike dhe ka ndikim në pagën e mësimdhënësit.

1.9. Kapaciteti i vlerësimit të mësimdhënësveNdarja e përgjegjësive për vlerësimin e mësimdhënësve është dhënë në pikën 4.1. të këtij kapitulli.Mësimdhënësi në cilësinë e vetëvlerësuesit dhe në cilësinë e të qenit objekt i vlerësimit, duhet të ketë kapacitetet vlerësuese në vijim: të jetë i kualifikuar në fushën e vet profesionale; të njohë dhe zbatojë kurrikulën dhe parimet e saj; të njohë sistemin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, kriteret, procedurat dhe

instrumentet përkatëse; të njohë dhe zotërojë kompetencat e profilit të mësimdhënësve në Kosovë, në mënyrë specifike të

ketë njohje teorike dhe shkathtësi praktike për sistemin e vlerësimit të nxënësve dhe të zotërojë kompetencat e standardit të pestë të profilit të kompetencave (Standardi 5: Planifikon vlerësimin e vazhdueshëm (vlerësimin për të mësuar), ofron komente kthyese dhe raporton sa i përket mësimit të nxënësve), që lidhen me vlerësimin e nxënësve. Treguesit e këtij standardi janë si në vijim:

- E vlerëson vazhdimisht progresin e nxënësve si dhe komunikon shpesh me nxënësit për t’iu ofruar informata kthyese në mënyrë konstruktive;

- Planifikon plotësimin e zbrazëtive te të arriturat e nxënësve;- I interpreton të dhënat nga vlerësimi i nxënësve për të përmirësuar nxënien e tyre;- Raporton sa i përket arritjeve të nxënësve

të ketë njohje dhe shkathtësi praktike në fushën e planifikimit; të zotërojë shkathtësitë akademike të shkrimit për të vetëvlerësuar punën e tij/saj, etj.

73

Page 74: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Drejtori i shkollës në cilësinë e vlerësuesit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve, duhet të ketë kapacitetet vlerësuese në vijim:

të jetë i kualifikuar dhe të përmbushë kërkesat ligjore për pozitën e drejtorit të shkollës; të njohë kurrikulën dhe parimet e saj; të zotëroj kometencat e profilit të mësimdhënësve në Kosovë; të zotërojë standardet e praktikës profesionale për drejtorë të shkollave në Kosovë, në mënyrë

të veçantë të zotërojë treguesit e performancës në standardit : Mësimdhënia dhe të nxënit; të njohë sistemin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, detyrat dhe përgjegjësitë,

kriteret, procedurat dhe instrumentet përkatëse; të zotërojë kompetencë në mentorimin dhe monitorimin e mësimdhënësve, të përdorë të

dhënat/evidencat në mënyrë të drejtë dhe kritike për vendimmarrje të ketë aftësi analizuese të raportit të vetëvlerësimit të mësimdhënësve; të zotërojë shkathtësitë akademike të shkrimit për të vetëvlerësuar punën e tij/saj, etj.

Inspektori i arsimit në cilësinë e vlerësuesit të jashtëm të performancës së mësimdhënësve, në minimum duhet të ketë kapacitetet vlerësuese të drejtorëve të shkollave, si dhe duhet të ketë njohje të mirë të sistemit të licencimit të mësimdhënësve dhe ligjit për inspektoratin e arsimit. Sipas Ligjit për Inspektoratin e Arsimit, kandidatet për Inspektor pedagogjik dhe vlerësim të perfomancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve duhet të kenë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune në arsim. Po sipas ligjit të Inspektoratit për Arsim, inspektorati ka të drejtë të angazhimit të bashkëpunëtorëve profesional, për vlerësim të jashtëm të performancës së mësimdhënësve. Përgatitja e mësimdhënësve për vlerësim dhe mjetet për të garantuar zhvillimin e ekspertizës në vlerësimin e mësimdhënësve janë përshkruar në manualin: Kriteret dhe procedurat e vlerësimit të performancës së shkollës (2012).MASHT me kërkesë të Inspektoratit të arsimit dhe me rekomandim nga KSHLM, mund të angazhojë partner apo agjenci në sektorin e arsimit, për ofrimin e mbështetjes profesionale për vlerësuesit e performancës së mësimdhënësve. institucionet e përfshira në sistemin e vlerësimit të performancës së institucioneve arsimore. Varësisht nga formati i bashkëpunimi, angazhimi duhet të fokusohet në: përgatitjen e procedurave për të zhvilluar kapacitetet për të kryer procesin e vlerësimit të

mësimdhënësve dhe për të përdorur rezultatet në mënyrë efektive; përgatitjen e udhëzuesve për vlerësim të brendshëm dhe vlerësim të jashtëm të performancës së

mësimdhënësve; ofrimin e programeve të trajnimit për vlerësues të performancës së mësimdhënësve; dhe realizimin e studimeve për cilësinë e procesit të vlerësimit të performancës dhe efektet e këtij

procesi në punën me nxënës dhe arritjet e nxënësve;

1.10. Raportimi dhe përdorimi i gjetjeve të vlerësimit të mësimdhënësveRaportimi i rezultateve të vlerësimit të mësimdhënësve është një nga detyrat e bartësve të procesit të vlerësimit të mësimdhënësve, të cilët kanë përgjegjësi që ti informojnë mësimdhënësit e vlerësuar dhe institucionet që kanë rol dhe përgjegjësi në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe zhvillimin e tyre në karrierë. Qëllimi i raportimit në kuadër të vlerësimit formativ dhe përmbledhës në nivel shkolle është përmirësimi i të nxënit dhe përkrahja e mësimdhënësve për të identifikuar fushat e mësimdhënies ku duhet përmirësuar. Drejtuesit e shkollës kanë autonomi në formatin e raportimit dhe në kohen kur duhet të raportojnë te mësimdhënësi i vlerësuar. Ata sugjerohen që raportimi të ketë informata kthyese dhe përmbajtje nga rezultatet e grumbulluara;

74

Page 75: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

të jetë i sinqertë, i drejtë dhe i dobishëm për mësimdhënësit e vlerësuar; të ketë orientime të qarta për standardet dhe kompetencat e mësimdhënies që duhet përmirësuar;

si dhe të përmbajë planin e përmirësimit të cilin e nënshkruajnë drejtori i shkollës dhe mësimdhënësi i

vlerësuar.

Menaxhmenti i shkollës, gjetjet pas procesit të vlerësimit mund ti përdorë vetëm për nevojat e brendshme të shkollës, si në raste:

Përkrahje profesionale të mësimdhënësve; Ndarje të Falënderimeve dhe Lëvdatave Mësimdhënës i vitit, etj.

Ndërsa qëllimi i raportimit në kuadër të qëllimit përmbledhës është përmirësimi i të nxënit dhe raportimi për sistemin e licencimit, përfshirë përkrahjen për zhvillim profesional dhe gradim në karrierë. Raporti përfundimtar i vlerësimit të performancës së mësimdhënësit i cili përgatitet nga inspektori pedagogjik, i përfshirë ne vlerësim të performancës së mësimdhënësit, i prezantohet:

Mësimdhënësit të vlerësuar; Drejtorit të shkollës; Drejtorisë Komunale të Arsimit, dhe Zyrës së licencimit në MASHT.

Gjetjet nga procesi i vlerësimit të performancës përdorën për: Sistemin e licencimit dhe gradimit në karrierë të mësimdhënësve Sistemin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shkallë vendi; Zhvillimin profesional të mësimdhënësve në nivel komune; Zhvillim profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollës, dhe Studime që lidhen me zhvillimin e mësimdhënësve para shërbimit dhe për praktikat e

zhvillimit profesional të mësimdhënësve gjatë shërbimit; si dhe Vendimmarrje të politikave arsimore për promovim dhe zhvillim të mësimdhënësve në

karrierë.

1.11. Dokumentet relevante1. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2008): Ligji nr. 03 / L-068 Për Arsim në Komunat e

Republikës së Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2011): Ligji nr. 04 / L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (9 shtator 2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2016): Ligji nr. 05/l-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 38 / 21 Nëntor 2016, Prishtinë.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2018): Ligji nr. 06 / L-046 Për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

5. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2017). Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë.

75

Page 76: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

6. Këshilli Shtetëror për Licencimin e mësimdhënësve (KSHLM, 2012): Manual për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve - Kriteret, Procedurat dhe Instrumentet. (Draft).

7. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2017). Udhëzimi administrativ nr. 6/2017 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve arsimorë.

8. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2017). Udhëzimi administrativ Nr. 5/2017 për sistemin e licencimit dhe zhvillimin e mësuesve në karrierë.

9. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2017). Udhëzimi administrativ (04/2017) mbi kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve arsimorë.

10. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Republika e Kosovës (2018). Udhëzimi administrativ (14/2018) Për Vlerësim të performancës së Mësimdhënësve.

76

Page 77: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

SHTOJCA 2: VLERËSIMI I SHKOLLËS

HyrjeNë kapitullin pesë të këtij dokumenti: Aspektet e vlerësimit të shkollës në lidhje me vlerësimin e nxënësve, përshkruhet shkurtimisht sistemi i vlerësimit të performancës së shkollës, aspektet e vlerësimit të performancës së shkollës në ndërlidhje me vlerësimin e nxënësve, roli i shkollës në vlerësimin e nxënësve dhe në sigurimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve, si dhe parashikimet se si të përdoren rezultatet e vlerësimit të nxënësve në vlerësimin e performancës së shkollës. Në këtë shtojcë për kapitull 5, plotësohen informacionet që lidhen aspektet kryesore që lidhen me vlerësimin e performancës së shkollës, bazuar pakon e dokumenteve për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës.

2.1. Sigurimi i cilësisë së performancës së shkollës

Sigurimi i cilësisë së performancës së shkollës është projektuar në dokumentin Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës . Ky dokument shërben si referencë kryesore për (vet) vlerësimin e performancës së shkollës, planifikimin zhvillimor të saj dhe avancimin e vazhdueshëm të cilësisë së shkollës. Pjesë themelore e këtij dokumenti, janë orientimet për synimet, funksionin, parimet, qëllimet dhe bartësit e lidhur me këtë document. Ato përshkruhen shkurtimisht në pjesën në vijim:

Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës synon: Mobilizimin e faktorëve brenda dhe jashtë shkollës drejt përmirësimit dhe avancimit të

performancës së tyre, përmes vendosjes së një kornize të qartë të pritshmërive nga shkolla; Vendosjen e një standardi të ri në sistemin arsimor, siç është vetëvlerësimi i performancës së

shkollës dhe planifikimi zhvillimor përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

Funksioni i dokumentit të kornizës. Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës përcakton: Fushat e cilësisë së performancës së shkollës, Kriteret e cilësisë së performancës së shkollës, Treguesit e cilësisë së performancës së shkollës, Nivelet e vlerësimit të performancës së shkollës dhe Shkallët e cilësisë së performancës së shkollës.

Parimet kryesore që e udhëheqin vlerësimin e performancës së shkollës:

Pjesëmarrja: I gjithë personeli i institucionit arsimor kanë të drejtë dhe detyrë të marrin pjesë në vlerësimin e gjendjes dhe trendëve zhvillimore në institucion/shkollë, njëkohësisht, të gjithë do të jenë pjesë e planifikimit dhe zbatimit të masave përmirësuese në institucion/shkollë, në pajtim me gjetjet e vlerësimit. Transparenca: I gjithë personeli i institucionit arsimor, nxënësit dhe prindërit do të jenë të informuar për procedurën dhe gjetjet e vlerësimit të performancës së institucionit arsimor.

77

Page 78: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Objektiviteti: Vlerësim që siguron pasqyrë reale e të paanshme të performancës së institucionit arsimor.

Saktësia: Të dhënat dhe dëshmitë e mbledhura do të jenë të verifikueshme dhe të dokumentuara në mënyrë të qartë për të gjitha palët e interesuara në procesin e (vet) vlerësimit të performancës së institucionit arsimor.

Qëllimet e vlerësimit të performancës së shkollës: Të sigurojë që nxënësit të përfitojnë zhvillim maksimal nga shkolla e cila përmbushë

pritëshmeritë e saj; Të sigurojë vlerësim gjithëpërfshirës të shkollës në bazë të pritëshmerive të saj; Të nxisë përmirësimin e vazhdueshëm të shkollës duke u bazuar në ciklin e cilësisë: Planifiko –

Bëj – Kontrollo – Vepro.

Dokumentet kryesore mbi të cilat mbështetet mbështetet sistemi i vlerësimit të performancës së shkollës: Ligji nr. 04 / L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (2011) Udhëzimi Administrativ nr. 30/2014 për Kriteret dhe Procedurat në Sigurimin e Cilësisë në

Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit profesional – Proceset e brendshme; Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë (2016-2020) Korniza e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë (2016) Udhëzimi Administrativ nr. 24/2016 për Sigurimin e cilësisë në Arsimin Parauniversitar; Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017 për Vlerësimin e performancës në Institucionet e Arsimore; Ligji nr. 06 / L-046 Për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës

Bartësit e procesit të vlerësimit të performancës së shkollës:1

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Inspektorati i Arsimit; Drejtoria Komunale e Arsimit; Shkollat - Institucionet arsimore.

2.2. Aspektet e vlerësimit të performancës së shkollësAspektet kryesore për vlerësimin e performancës së shkollës janë: fushat e cilësisë (aspekti vertikal i cilësisë së shkollës), kriteret e cilësisë (shtrirja) dhe treguesit e performancës së shkollës (thellësia e vlerësimit). Fushat e cilësisë janë segmentet kryesore të veprimtarisë së shkollës. Ato janë:

1 Për detajet e detyrave dhe përgjegjësive të bartësve të vlerësimit të performancës së shkollës, shih Udhëzimin Administrativ nr. 04/2017: Vlerësimi i performancës në Institucionet e Arsimore.

78

Page 79: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Menaxhimi dhe qeverisja1; (ii) Kultura dhe mjedisi shkollor; (iii) Mësimdhënia dhe nxënia; (iv) Zhvillimi profesional i mësimdhënësve; dhe (v) Performanca e nxënësve.

Kriteret e cilësisë janë nën-ndarje të fushave të cilësisë, të cilat janë të përcaktuara në Kornizën për vlerësimin e performancës së shkollës dhe shërbejnë për të siguruar qasje më sistematike gjatë mbledhjes së të dhënave dhe koherencë në mes të dy proceseve të vlerësimit (të jashtëm dhe të brendshëm)2. Treguesit e performancës së shkollës, janë deklarata afirmative të pritshmërive të performancës në kuadër të secilit kriter të cilësisë. Treguesit na ndihmojnë për të konstatuar nivelin e performancës së shkollës në raport me pritshmëritë. Ata janë referenca kryesore me rastin e vlerësimit të performancës së shkollës në kuadër të kritereve përkatëse3. Nivelet dhe shkallët e vlerësimit të performancës së shkollësVlerësimi i shkollës do të realizohet në tre nivele:

Në nivel të kritereve të cilësisë Në nivel të fushave të cilësisë dhe Në nivel të përgjithshëm

Vlerësimi në nivel të kritereve është një përshkrim i gjendjes së evidentuar dhe të trendit të performancës së shkollës në raport me secilin tregues të kriterit përkatës.Vlerësimi i performancës së shkollës në nivel të fushave të cilësisë do të përqendrohet në:

Përcaktimin e shkallës së cilësisë së performancës në fushën përkatëse, Përmbledhjen e gjendjes reale të shkollës në kuadër të fushës përkatëse, duke u bazuar në

gjetjet e evidentuara në raport me treguesit për secilin kriter të fushës përkatëse, Paraqitjen e evidencave/dëshmive që mbështesin gjetjet e konstatuara në raport me treguesit,

për secilin kriter të fushës përkatëse, dhe Konstatimin e trendit (krahasuar me vlerësimin paraprak), evidentimin e ndikimit negativ apo

pozitiv të faktorëve që janë jashtë kontrollit të institucionit arsimor dhe masat që do të ndërmerren nga shkolla për adresimin e këtyre ndikimeve.

Vlerësimi i performancës së përgjithshme të shkollës përmban një përmbledhje të gjendjes së konstatuar në nivel të fushave të cilësisë që kanë qenë objekt i vlerësimit dhe vetëvlerësimit të

1 Në kuadër të kësaj fushe, bëhet vlerësimi i menaxhimit dhe qeverisjes në nivel shkolle. Nuk bëhet vlerësimi individual I drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të shkolla. Kosova ka zhvilluar dokumentin - Udhëzimin Administrativ nr. 04/2012: Standardet e praktikes profesionale për drejtorë të shkollave në Kosovë, i cili ka përcaktuar gjashtë standarde, të cilat mund të përdorën për qëllime të shumta. Ato do të shërbejnë si pika referimi kur caktohen politika dhe praktika për punësimin dhe zhvillimin profesional të menaxherëve të shkollave, pika referimi për sistemin e vlerësimit të performancës së drejtorëve, për hartimin e instrumenteve të vlerësimit, për vetëvlerësim, vetëzhvillim dhe reflektim të praktikës profesionale. Këto standarde janë përdorur si pika referimi për intervista në punësim të drejtorëve të rinjë, janë përdorur për zhvillim të programeve të trajnimit për udhëheqës të shkollave, mirëpo nuk janë përdorur për vlerësim të performancës së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave. MASHT këtë vit ka iniciuar rregullimin e sistemit të vlerësimit të performancës së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave në Kosovë.

2 Shih Kriteret e cilësisë së shkollës në dokumentin: Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës (2016).

3 Shih Treguesit e performancës së shkollës në dokumentin: Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës (2016).

79

Page 80: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

shkollës. Ky vlerësim bëhet nga perspektiva e ndikimit që kanë pasur praktikat shkollore te nxënësit dhe nxënia e tyre, në kuadër të fushave përkatëse të cilësisë.Cilësia e performancës së shkollës në nivel të kritereve të cilësisë, në nivel të fushave të cilësisë dhe në nivel të përgjithshëm, kategorizohet në njërën nga katër shkallët vijuese: (i) Performancë e shkëlqyeshme; (ii) Performancë e mirë; (iii) Performancë e pranueshme; dhe (iv) Performancë e papranueshme.

2.3. Përmbledhje e procedurave aktuale për llojet e vlerësimit të shkollës Sistemi i vlerësimit të performancës së shkollës përbëhet nga vlerësimi i brendshëm/vetëvlerësimi i shkollës dhe vlerësimi i jashtëm. Qasja e sistemit për vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë është zhvillimore dhe i shërben planifikimit zhvillimor të institucionit arsimor dhe sigurimit të cilësisë së sistemit arsimor.

Lloji i vlerësimit

Përshkrim i shkurtër Përgjegjësia formale

Zbatimi dhe përdorimi

Vlerësimi i brendshëm/ vetëvlerësimi i shkollës

Vetëvlerësimet e rregullta do të bëhen me vendim të Këshillit drejtues të shkollës dhe do të zhvillohen një herë në vit gjatë muajve maj - korrik. Vetëvlerësimet ad-hoc, me kërkesë të autoriteteve ose të komunitetit, do të zhvillohen në kohë dhe me përmbajtje të përcaktuar në kërkesën përkatëse.

Vetëvlerësimin e parë të performancës së shkollës, objekt vlerësimi janë të gjitha fushat e cilësisë së shkollës.

Në të gjitha vetëvlerësimet pasuese të performancës së shkollës, objekt vlerësimi janë së paku dy fusha të cilësisë të cilat duhet të mbulojnë temat me interes shtetëror dhe me interes të shkollës.

Fusha e cilësisë që duhet të jetë objekt i çdo vetëvlerësimi është performanca e nxënësve1.

Koordinatori i cilësisë dhe ekipi për vetëvlerësim

Vetëvlerësimi në shkollë dhe planifikimi zhvillimor në shkollë janë dy anë të të njëjtit proces të përmirësimit të performancës së shkollës dhe sigurimit të cilësisë. Ato përbëjnë një cikël të vlerësimit dhe intervenimit të planifikuar e sistematik që për qëllim përfundimtar kanë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shkollore, bashkëpunimin e komunikimin më të mirë me komunitetin dhe përfundimisht rritjen e kompetencave të nxënësve.

Vlerësimi

Vlerësimi i jashtëm i shkollës realizohet një herë në pesë vite, duke u bazuar në vetëvlerësimet e shkollës dhe planin/et

Inspektorati i arsimit - Ekipi i

Shërben si metavlerësim, duke vlerësuar procesin e vetëvlerësimit të shkollës me

1 Në këtë fushë të cilësisë, kriteret e cilësisë janë si në vijim:5.1. Nxënësit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre sociale e qytetare në klasë, në shkollë dhe në komunitet.5.2.Arritshmëria dhe progresi i nxënësve në zotërimin e kompetencave kryesore plotëson pritshmërinë e vendosura me Kurrikula Bërthamë.5.3. Arritshmëria dhe progresi i nxënësve në zotërimin e rezultateve të përcaktuara për fushat kurrikulare plotëson pritshmërinë e vendosura me Kurrikula Bërthamë.5.4. Nxënësit janë të angazhuar në aktivitete ekstra-kurrikulare. dhe5.5. Nxënësit janë të angazhuar në menaxhimin e përparimit vetjak.

80

Page 81: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

jashtëm i shkollës

zhvillimor të saj. Karakteristikat e vlerësimit të jashtëm të shkollës: Vlerësim i fokusuar në rezultate të

performancës së shkollës – performancës së nxënësve

Vlerësim i bazuar në dëshmi të verifikueshme

Vlerësim i ndjeshëm ndaj veçorive të shkollës

Vlerësim i gjendjes dhe trendit të performancës së shkollës

Vlerësim në funksion të planifikimit zhvillimor të shkollës

Vlerësim në funksion të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniveristar

vlerësimit të jashtëm

qëllim:a)analizën e kapacitetit të

shkollës për vetëvlerësim,b) për shfrytëzimin e gjetjeve

të vetëvlerësimit për planifikim të përmirësimit/avancimit të cilësisë dhe

c)identifikimin e pikave të dobëta, respektivisht nevojave për përkrahjen e shkollave në procesin e vetëvlerësimit dhe planifikimit zhvillimor

Instrumenti për vlerësim të performancës së shkollësFormati i instrumentit është i njëjtë si për vetëvlerësim ashtu edhe për vlerësim të jashtëm, pasi që instrumenti është i bazuar në kriteret e cilësisë së shkollës dhe treguesit e performancës. Pyetjet orientuese të përcaktuar në udhëzuesin për vetëvlerësim dhe në udhëzuesin për vlerësim të jashtëm përmbajnë aspektet kryesore për të cilat ekipi i vetëvlerësimit apo vlerësimit të jashtëm duhet të merr përgjigje me rastin e konstatimit të gjendjes në raport me treguesit e performancës. Përzgjedhja e teknikave të cilat do të aplikohen dhe përpilimi i instrumenteve përkatëse për mbledhjen e të dhënave, mbi bazën e të cilave plotësohet instrumenti I vlerësimit të performancës së shkollës, bëhet në bazë të treguesve të përcaktuar për secilin kriter të cilësisë, në kuadër të fushave të cilësisë, që janë në fokus të vetëvlerësimit apo vlerësimit të jashtëm. Disa nga metodat/teknikat dhe instrumentet e sugjeruara, mund të jenë si në vijim:

Metodat/ Teknikat InstrumentetAnalizë e dokumentacionit dhe raporteve të shkollës, raporteve të arritjeve të nxënësve

Lista kontrollueseFormularë statistikor për suksesin e nxënësve në vlerësim të brendshëm dhe të jashtëm

Anketa PyetësorëIntervistat Protokoli i intervistësObeservimi/vëzhgimi Protokoli i vëzhgimitFokus grupet Protokoli dhe agjendat e takimeve me fokus grupeEtj. Etj.Metodologjia e vlerësimit të shkollësËshtë përshkruar në Udhëzuesin për vetëvlerësim dhe Udhëzuesin për vlerësim të jashtëm të performancës së shkollës. Në udhëzues janë të përshkruar dhe detajuar me udhëzime përcjellëse për hapat kryesorë të vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm, si:

Përgatitja për vetëvlerësim/ vlerësim të jashtëm Procesi i vetëvlerësimit / vlerësimit të jashtëm Përgatitja dhe shpërndarja e raportit të vlerësimit

Dallimet në vlerësim të performancës së shkollës

81

Page 82: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Sistemi i vlerësimit të performancës së shkollës në shkollat publike të arsimit bazë dhe të gjimnazeve është unik. Nuk ka dallime në kritere të cilësisë, ndërsa te treguesit e performancës mund të këtë ndonjë dallim të vogël në raport me specifikat e shkollës dhe kontekstin e shkollës.

Vlerësimi i performancës së institucioneve të edukimit parashkollor, fillon të aplikohet pas vendosjes së treguesve të performancës sipas specifikave të institucioneve të edukimit parashkollor. Ndërsa, vlerësimi i performancës së institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional, realizohet sipas dispozitave ligjore në fuqi për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional

Në raport me shkollat publike dhe shkollat private, ka dallime në vlerësim të shkollës. Vlerësimi i performancës së shkollës në shkollat publike realizohet sipas përshkrimeve të mësipërme, ndërsa, vlerësimi në shkollat private realizohet sipas autonomisë që kanë vetë shkollat private dhe specifikave të menaxhimit të tyre. Shkollat private i nënshtrohen të gjitha procedurave të inspektimit të jashtëm, por jo formatit të tillë të vlerësimit të jashtëm të shkollave publike të përshkruar më lartë.

2.4. Kapaciteti i vlerësimit të shkollësSistemi i vlerësimit të performancës së shkollës kërkon kapacitete të brendshme në nivel shkolle dhe kapacitete të vlerësuesve të jashtëm. Ndërtimi i kapaciteteve për të udhëhequr procesin e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm, për të gjeneruar, interpretuar dhe shfrytëzuar të dhënat siguron besueshmërinë e vlerësimit, ndikon në rritjen e objektivitetit dhe koherencës në raportet e vlerësimit dhe planet e përmirësimit. Koordinatori i cilësisë në nivel shkolle dhe ekipi i vetëvlerësimit janë bartës të vlerësimit të brendshëm të performancës së shkollës. Koordinatorët e cilësisë së shkollës dhe ekipet e vetëvlerësimit të shkollës, duhet të të njohin sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre,

kriteret e cilësisë, treguesit e performancës, procedurat dhe instrumentet përkatëse; të njohin procesin dhe hapat kryesorë që duhet ndjekur në realizimin e vetëvlerësimit të shkollës; të zhvillojnë punë ekipore në procesin e vetëvlerësimit; të kenë aftësi për gjeneruar, interpretuar dhe shfrytëzuar të dhënat; të zotërojë shkathtësitë akademike të shkrimit të raportit të vetëvlerësimit; të kenë njohje dhe shkathtësi praktike në fushën e planifikimit shkollor dhe të përmirësimit të

vazhdueshëm;Procesi i vetëvlerësimit të shkollës kërkon forcimin e kapaciteteve të ekipit të vetvlerësimit, forcimin e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për të mbështetur procesin e vetvlerësimit, ekipin e vetëvlerësimit dhe për të nxitur një kulturë efektive të vetëvlerësimit të shkollës. Pjesë e kapaciteteve të shkollës duhet të jetë edhe i angazhimi i gjithë stafit të shkollës dhe përfaqësuesve të nxënësve në vetëvlerësimin e shkollësSipas Ligjit për Inspektoratin e Arsimit, vlerësimin e jashtëm të performancës së shkollës e bëjnë inspektorët pedagogjik të inspektoratit dhe bashkëpunëtorët profesional të angazhuar nga inspektorati i arsimit. Vlerësuesit e jashtëm duhet: të njohin sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë, kriteret e

cilësisë, treguesit e performancës, procedurat dhe instrumentet përkatëse; të njohin procesin dhe hapat kryesorë që duhet ndjekur në realizimin e vlerësimit të jashtëm të

shkollës; të kenë aftësi për gjeneruar, interpretuar dhe shfrytëzuar të dhënat; të kenë aftësi analizuese të raportit të vetëvlerësimit të shkollës dhe planeve zhvillimore e të

përmirësimit të shkollës;

82

Page 83: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

të zotërojnë shkathtësitë akademike të shkrimit për të raportit të vlerësimit të jashtëm;Përvojat e para të vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë, tregojnë se ka nevojë sigurim të kapaciteteve të nevojshme për ekipet shkollore dhe për inspektoratin e arsim, si dhe për zhvillim të kapaciteteve profesionale. Zhvillimi i kapaciteteve duhet të ofroj orientime për një qasje holistike që mundëson aplikim cilësor të metodologjisë së vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm të shkollës, udhëheqje gjithëpërfshirëse të procesit dhe në frymën e ciklit të plotë për sigurim të cilësisë: Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro.MASHT me kërkesë të Inspektoratit të arsimit, mund të angazhojë institute apo agjenci në sektorin e arsimit, për ofrimin e mbështetjes profesionale për implementimin e sistemit të vlerësimit të performancës së shkollës. Varësisht nga formati i bashkëpunimi, angazhimi duhet të fokusohet në: përgatitjen e procedurave për të zhvilluar kapacitetet për të kryer vlerësimin e brendshëm dhe

vlerësimin e jashtëm të performancës së shkollës dhe për të përdorur rezultatet në mënyrë efektive;

përgatitjen e udhëzuesve për vlerësim të brendshëm dhe vlerësim të jashtëm të performancës së shkollës;

ofrimin e programeve të trajnimit për vlerësues të performancës së shkollës; dhe realizimin e studimeve për cilësinë e procesit të vlerësimit të performancës së shkollës dhe

efektet e këtij procesi në punën me nxënës dhe arritjet e nxënësve;

2.5. Raportimi dhe përdorimi i gjetjeve të vlerësimit të shkollësSa i përket funksionit të vlerësimit të performancës së shkollës, tendenca është që të arrihet një balancë ndërmjet funksionit llogaridhënës dhe zhvillimor. Fokusi zhvillimor i vlerësimit siguron që të dhënat shfrytëzohen për të identifikuar nevojat, përshtatur strategjitë e shkollës dhe për të motivuar përmirësimin e mësimdhënies. Qasja e sistemit për vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë është zhvillimore dhe i shërben planifikimit zhvillimor të institucionit arsimor dhe sigurimit të cilësisë së sistemit arsimor. Në këtë frymë është përshkruar edhe procesi i raportimit dhe përdorimit të gjetjeve të vlerësimit të shkollës. Raporti i vetëvlerësimit:

hartohet nga Ekipi për Vetëvlerësim (EVV); i dorëzohet drejtorit të shkollës; duhet të jetë i thukët prej 3-5 faqesh, në të cilin paraqiten përparësitë dhe mangësitë kryesore

të konstatuara gjatë procesit të vetëvlerësimit dhe rekomandimet nga Ekipi i vetëvlerësimit; duhet të shqyrtohet dhe aprovohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës; duhet të jetë bazë për rishikim të Planit Zhvillimor të Shkollës dhe për përgatitjen e Planit të

përmirësimit / planit vjetor të veprimit; përdoret edhe nga vlerësuesit e jashtëm, DKA dhe MASHT.

Mënyra e shfrytëzimit të rezultateve të vetëvlerësimit është në autonominë e shkollës, për të planifikuar masat e përmirësimit dhe avancimit të cilësisë së punës në shkollë. Sa i përket publikimit të rezultateve të vlerësimit të brendshëm, një gjë e tillë nuk kërkohet nga shkollat publike në Kosovë.Raporti i vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës përgatitet në bazë të gjetjeve të evidentuara në formularin për vlerësim të jashtëm të shkollës. Raporti i vlerësimit të jashtëm të shkollës duhet të jetë përmbledhës dhe konciz, ndërmjet 5-10 faqe. Raporti i vlerësimit duhet të ketë një grup të gjerë të masave për përmirësim të performancës shkollore, me informacion të përshtatshëm kontekstual dhe të bazuar në dëshmi. Raporti i plotë i vlerësimit të jashtëm të shkollës nuk bëhet publik për opinionin e gjerë. Raporti i dorëzohet:

83

Page 84: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

MAShT-it; Zyrtarit përgjegjës në Drejtorinë Komunale të Arsimit; dhe Drejtorit të shkollës.

Shkolla ka obligim që këtë raport ta ndaj dhe diskutoj me organet e saj qeverisëse dhe me organet profesionale, ndërsa përmes tyre edhe me nxënësit, prindërit dhe gjithë personelin shkollor. Nga raportet e veçanta për secilën shkollë, parashihet të nxirren raporte përmbledhëse për secilën komunë dhe një raport vjetor në shkallë vendi, raporte të cilat duhet të jenë referencë për mbikëqyrjen e cilësisë së shërbimeve arsimore të shkollave në veçanti dhe të sistemit të arsimit në përgjithësi, nga ana e autoriteteve komunale dhe/apo atyre qendrore të arsimit. Në këtë mënyrë mundësohet identifikimi i sfidave, arritjeve, tendencave dhe një planifikim i bazuar në fakte për ngritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe/apo në komunë.

2.6. Dokumentet relevante Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016a). Instrumenti për vlerësimin e performancës së shkollës.

Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/instrumenti-per-vleresimin-e-performances-se-shkolles/ Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016b). Udhëzues për vlerësimin e brendshëm të shkollës

(Fushat e cilësisë – Kriteret – Treguesit). IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/udhezuesi-per-vleresimin-e-brendshem-te-shkolles/

Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016c). Udhëzues për vlerësimin të jashtëm të performancës së shkollës. IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/udhezuesi-per-vleresimin-e-jashtem-te-shkolles/

Kuvendi i Republikës së Kosovës (2018): Ligji nr. 06 / L-046 Për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Ligji Nr.03/L-068 (2008), Prishtinë. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L068_al.pdf

Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligji Nr.04/L-032 (2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20arsimin%20parauniversitar.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë & Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016). Korniza e sigurimit të cilësisë së përformancës së shkollës në Kosovë. IPK, Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/kriteret-dhe-treguesit-e-cilesise-se-performances-se-shkolles/

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (04/2017). Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017: Vlerësimi i performancës në Institucionet e Arsimore. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/4-2017-ua-vleresimin-e-performances-se-institucioneve-arsimore-ne-arsimin-parauniversitar-rotated.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2015). Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/qa-strategy-final-shqip.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016c). Udhëzimi Administrativ nr. 24/2016: Sigurimi i cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotatedpdf180.pdf

84

Page 85: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016d). Udhëzimi Administrativ nr. 23/2016 për Planin zhvillimor të shkollës dhe Planin zhvillimor komunal të arsimit. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotatedpdf90.pdf

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016e). Udhëzimi Administrativ nr. 22/2016 për Aktivet Profesionale (Departamentet) të shkollave. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/22-ua-nr-22-2016-per-aktivitetet-profesionale-te-shkollave.pdf

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (2012). Udhëzimi Administrativ nr.04/2012: Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës. Shkarkuar më: 21.10. 2017, nga http://ëëë.masht-gov.net/advCms/documents/udhezim_administrativ_04_2012_shqip.pdf

85

Page 86: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

86

Page 87: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

87

Page 88: TABELA E PËRMBAJTJES · Web view2019/09/26  · Provimi pranues për shkolla ose art dhe gjimnazet e specializuara, Provimi përfundimtar i profesionit organizohet pas përfundimit

88