syllabus e dr. detyrimeve.docx

39
S Y L L A B U S E D R E J T A E D E T Y R I M E V E Pedagogu: Erlis HERENI MSC, LL.M Ngarkesa: (30 leksione + 15 seminare) Viti akdemik/Simestri kur zhvillohet: 2012-2013 / i parë (I) Lloji i lëndës: (e detyrueshme) Programi i studimit: BA (Bachelor) Kodi i Lëndës: FSP Adresa elektronike e pedagogut të lëndës në UAMD: [email protected] EKSTRAKT E Drejta e Detyrimeve është një ndër lëndët bazë të formimit juridik. Ajo trajton atë që quhet pjesa e posaçme e Kodit Civil, ku bëjnë pjesë detyrimet dhe kontratat e veçanta, të cilat gjejnë fushë veprimi sot në marrëdhëniet juridike civile. E drejta e detyrimeve ndahet në dy pjesë të rëndësishme, ku pjesa e parë trajton konceptin juridik të detyrimeve, mënyrën e lindjes së tyre, çastin e përmbushjes së detyrimeve, pasojat juridike në rast mospërmbushje të detyrimeve, dallimin midis përgjegjësisë kontraktore dhe jashtëkontraktore etj. Pjesa e dytë e të drejtës së detyrimeve trajton kontratat e veçanta të cilat gjejnë rregullimin e tyre në Kodin Civil, duke treguar për secilën kontratë karakteristikat e saj, çastin e E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Upload: dtltirane

Post on 09-Feb-2016

391 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Syllabus

TRANSCRIPT

Page 1: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

Pedagogu: Erlis HERENI MSC, LL.MNgarkesa: (30 leksione + 15 seminare)Viti akdemik/Simestri kur zhvillohet: 2012-2013 / i parë (I)Lloji i lëndës: (e detyrueshme) Programi i studimit: BA (Bachelor)Kodi i Lëndës: FSPAdresa elektronike e pedagogut të lëndës në UAMD: [email protected]

EKSTRAKT

E Drejta e Detyrimeve është një ndër lëndët bazë të formimit juridik. Ajo trajton atë që quhet pjesa e posaçme e Kodit Civil, ku bëjnë pjesë detyrimet dhe kontratat e veçanta, të cilat gjejnë fushë veprimi sot në marrëdhëniet juridike civile. E drejta e detyrimeve ndahet në dy pjesë të rëndësishme, ku pjesa e parë trajton konceptin juridik të detyrimeve, mënyrën e lindjes së tyre, çastin e përmbushjes së detyrimeve, pasojat juridike në rast mospërmbushje të detyrimeve, dallimin midis përgjegjësisë kontraktore dhe jashtëkontraktore etj. Pjesa e dytë e të drejtës së detyrimeve trajton kontratat e veçanta të cilat gjejnë rregullimin e tyre në Kodin Civil, duke treguar për secilën kontratë karakteristikat e saj, çastin e lidhjes së tyre, të drejtat dhe detyrimet e palëve në secilën kontratë, si dhe pasojat juridike në rast mospërmbushje të detyrimeve juridike të secilës palë, të përbashkëtat dhe dallimet midis kontratave të ndryshme etj. Konceptet themelore çelës: Detyrimi, Mardhënia juridike e detyrimit (MJD), Subjektet e një MJD, Përmbajtja e MJD, Kontrata, Kushtet e vlefshmërisë të kontratës, Lidhja e kontratës, Propozimi, Pranimi, E drejta e Regresitm, Përmbushje e Detyrimit,

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 2: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

Vëndi, Koha, Mënyra e Përmbushjes të Detyrimit, Mospërmbushja e Detyrimit, Faji në një MJD, Përgjegjësi pa faj, Mjetet që sigurojnë përmbushjen e detyrimeve, Mbarimi i Detyrimit, Shkaktimi i Dëmit, Demi material kushtet qe duhen plotsuar, Demi moral kushtet qe duhen plotesuar, Kritert qe meren parasysh pere perllogaritjen e demit, Kontratat që kanë për qëllim kalimin e pronësisë, Kontrata që kanë për qëllim realizimin e një veprimtarie të caktuar, Kontratat që kanë për qëllim realizimin e një shërbimi të caktuar, Kontrata që kanë për qëllim perdorimin e pronësisë, Kontrata që kanë për qëllim sigurimin e psurisë dhe shëndetit. Metoda pedagogjike që do të përdoret në seminar: Evokimi, duke i përfshirë studentët aktivisht në rikujtimin njohurive që ata dinë në lidhje me temën/cështjen përkatëse.Literatura e detyrueshme: E drejta e detyrimeve dhe kontratave”, Pjesa e pergjitheshme faqe 1-36, Marjana Semini. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.Literatura e rekomanduar: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.686, dt.11.05.2000, “E drejta e Detyrimeve I” faqe 7-27, Adrian Nuni, “E drejta e detyrimeve ne RPSSH”, Kleanthi Koçi, “E drejta private” faqe 191-202, Françesko Galgano, Detyrimet (Pjesa e pergjitheshme) faqe 5-12, shtepia botuse ‘Papirus”, Tirane 2009, “Mënyrat e Fitimit të Pronësisë mbi Pasuritë e Paluajtëshme faqe 7-25, Besnik Maho UET-PRESS 2009, K.Civili i Zogut i vitit 1929, Ligji “Per veprimet juridike dhe detyrimet” i vitit 1955, K.Civil i vitit 1981, Komentar i Kodit Civil te vitit 1929 faqe 3-12, Baltasar Benusi, botim i Ministrisë të Drejtësisë.

TEMAT E KURSIT

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 3: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA I. KUPTIMI I SË DREJTËS SË DETYRIMEVE SI DHE MARREDHËNIES JURIDIKE TË DETYRIMEVE. (Pjesa e Pergjitheshme, Nje leksion1)1. Kuptimi, objekti, rëndësia dhe karakteristikat e saj. 2. Parimet specifike të së drejtës së detyrimeve.3. Karakteristikat e së drejtës së detyrimeve në familjen ligjore të civil laë.4. Burimet e së drejtës së detyrimeve5. Kuptimi i marrëdhënies juridike të detyrimeve dhe elementet e saj.6. Të drejtat subjektive dhe detyrimet juridike civile.7. Sanksioni i detyrimit.

1. Detyrimi . Është ajo mardhënie juridike ku debitori është i detyruar të japi një send të caktuar apo të kryejë ose të moskryejë një veprim të caktuar në favor të kreditorit dhe ky i fundit ka të drejtë të mari një send të caktuar apo të kryhet ose të moskryhet një veprim të caktor në favor të tij.2. Karakteristikat e se drejejtes te detyrimeve. Karakteristikat ne te drejten e detyrimeve jane, karakteri historik, karakteri evolues dhe dinamik, pergjegjesia pa faj, karakteri i pergjithshem, karakteri me shperblim. Keto karakteristika bejne te mundur dalllimin e se drejtes te detyrimeve nga nga dege te tjera te se drejtes private si dhe asaj publike.3. Parimet ne te drejten e detyrimeve. Parimet ne te drejten e detyrimeve jane, shperblimi i plote i demit, vullneti i lire kontraktor, parimi i regresit, prezumimi i fajit, parimi i oportunitetit dhe dobishmerise dhe parimi i reciprocitetit. Keto parime vlejne si per mardheniet kontraktore dhe ato jo kontraktore duke siguruar permbushjen e rregullt dhe korekte te detyrimeve qe burojne nga secila madhenie juridike.

1

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 4: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

5. Lidhja e se drejtes te detyrimeve me dege te tjera te se drejtes. E drejta e detyrimeve ka lidhje me dege të tjera të së drejtës sic janë, e drejta tregtare, e drejta e punës, e drejta detare dhe e drejta familjare. Qëllimi i studimit me këto degë të tjera të së drejtës private ka të bëjë me pikat e takimit, të përbashktat dhe dallimet që këto degë kanë njëra tjetërën.6. Mardhënia juridike e detyrimit(MJD). MJD është ajo mardhënie shoqërore e cila sanksionohet nga normat juridike të së drejtës civile, pjesa e posacme e kodit civil si dhe nga normat juridike të akteve të tjera normative në fuqi në Republikën e Shqipërisë mbi bazën e të cilave lindin, ndryshojnë dhe shuhen të drejta dhe detyrime të caktuara.7. Subjekte e një MJD. Janë personat fizikë dhe juridike vëndas dhe të huaj të cilët duhet të përmbushin kushtet e snaksionuara me ligj dhe kontrate.8. Objekti i MJD. Është ajo gjë për shkak të së cilave lind, ndyshon dhe shuhet një MJD dhe ku përqëndrohen të drejtat dhe detyrimet e palëve.9. Përmbajtja e MJD. Është tërsia e të drejtave subjektive dhe detyrimeve civile që kanë palët në një mardhënie juridike konkrete detyrimi.

TEMA II. LLOJET E DETYRIMEVE. (Nje leksion)1. Klasifikimi i detyrimeve sipas objektit te MJD. a) detyrimete e thejshta (individuale, gjenerike), b) detyrime te perziera (komulative, alternative).

2. Klasifikimi i detyrimeve sipas subjekteve. a) detyrime me dy persona, b)detyrime mw shumw persona (detyrime solidare, tw pjestushme dhe tw papajestueshme)

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 5: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

3. Zvendesimi i paleve ne Mardheniet Juridike te Detyrimeve. a) Suksedimi universal, b) Suksedimi partikular (Cedimi i kredisë dhe marrja përsipër e detyrimit).

1. Klasifikimi i detyrimeve. Mardhëniet juridike të detyrimeve i klasifikojmë në dy kategori sipas objektit te MJD dhe sipas subjekteve të MJD. Rendesia e n darjes qendron në vecoritë që mabart secili grup I MJD përë sa I perket mënyrës të përmbushjes të detyrimeve, pozitës dhe përgjegjësisë që kanë kreditori/kreditorët dhe debitori/debitorët. 2. Detyrimet sipas objektit të MJD. Sipas objektit MJD ndahen në detyrimet të thejshta (individuale, gjenerike) dhe detyrime te perziera (komulative, alternative).3. Detyrimet e thejshta. Detyrimet e thejshata mbajne kete emërtim për arsye se debitori duhet të përmbushë si pjesës të objektit të mardhënies juridike të detyrimit, dorëzimin e një sendi të caktusar, kryerjen e një veprimi të caktuar apo të një shërbimi. Në varsi të faktit nëse sendi që debitori detyrohet t`i dorëzojë kreditorit është një send i përcaktuar individualisht apo është i përcaktuar në gjini detyrimet e thjeshtra ndahen në detyrime konkrete(individuale dhe detyrime gjenerike. Rëndësia e ndarjes ka të bëjë me masën e përgjegjësisë në rast humbje dëmtimi apo pamundësie të kthimit të sendit pa fajin e debitorit.4. Detyrimet e përziera. Detyrimet e përziera mbajne kete emërtim përë arsye se debitori duhet të përmbushë si pjesës të objektit të mardhënies juridike të detyrimit, dorëzimin e më shumë se një sendi të caktuar, kryerjen e më shumë se një veprimi apo të më shumë se një shërbimi apo kombinim të këtyre formave.në rast se me vullnet të palëve apo në bazë të ligjit debitori duhet të kryejë më shgumë se një veprim apo dorëzim sendesh njëri pas tjetërit kemi detyrim komulativ ndërsa në rast

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 6: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

se debitori duhet të vendosë përë ekzekutuar midis shumë detyrimeve vetëm njërin prej tyre në castin e ekzekutimit kemi detyrim alternativ. Në doktrinën juridike ka edhe një loj tjetër ndarje që janë detyrimet fakultative që kanë të bëjënë me mundësinë e debitorit i cili në marveshje me kreditorin në castin e përmbushjes të detyrimit të mos përmbushë objektin e mardhënies juridike të detyrimit që palët kanë rënë dakord por të përmbushë një objekt tjeter. Këto lloj detyrimesh ngjasojnë shumë me dfetyrimet alternative por në thelb janë dhe ngelen detyrime të thjeshta, ajo që i bashkon me detyrimet alternative është casti i ushtrimit të së drejtës të zgjedhjes.5. Detyrimet sipas subjekteve. Sipas subjekteve ndahen a) detyrime me dy persona dhe b) detyrime me shume persona (detyrime solidare, te pjestueshme dhe te papajestueshme).rëndësia e ndarjes qëndron tek masa e përgjegjësisë të personave debitorë ku në rastin e detyrimeve solidare apo të papjestueshme kjo përgjegjësi është më e madhe ndaj secilit debitor dhe ku të drejtat e kreditorit apo kreditorëve jan ëmë të garantuara. Pavarsisht nga ky fakt në detyrimet solidare debitori që ka përmbushur të gjithë detyrimin edhe përë llogari të debitorëve të tjerë ka të drejtën e regresit ndaj tyre.6. E drejta e Regresit. Është ajo e drejtë mbi bazën e së cilës debitori i cili ka përmbushur të gjithë dedyrimin e një MJD me karakter solidar apo të papjestushëm për sa i përket objektit të asaj MJD, tu kërkojë debitorëve të tjerë atë cka ka përmbushur për pjesën e tyre takuse.7. Zvendesimi i paleve ne Mardheniet Juridike te Detyrimeve. Zvëndësimi i palëve në MJD ndahet në a) Suksedimi universal dhe b) Suksedimi partikular (Cedimi i kredisë dhe marrja përsipër e detyrimit. Rëndësia e ndarjes qëndron në studimin evecorive dhe kushteve që duhen plotsuar përë secilin suksedim

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 7: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA III. PËRMBUSHJA E DETYRIMIT DHE PASOJAT QË RRJEDHIN NGA MOSPËRMBUSHJA E DETYRIMEVE. RASTET E MBARIMIT TË DETYRIMEVE. (Nje leksion)

1. Kuptimi i përmbushjes së detyrimit.2. Parimi i përmbushjes në natyrë të detyrimeve.3. Vendi i përmbushjes së detyrimit.4. Afati i përmbushjes së detyrimit.5. Mënyra e përmbushjes së detyrimit.6. Parimi i shpërblimit të plotë të dëmit.7. Vonesa e debitorit dhe pasojat e saj.8. Vonesa e kreditorit dhe pasojat e saj.9. Përgjegjësia e përzier.10. Faji si kusht i përgjegjësisë kontraktore dhe jo kontraktore. Format e fajit.11. Dallimi midis përgjegjësisë kontraktore dhe jashtëkontraktore.12. Rastet e përgjegjësisë pa faj.

1. Përmbushje e Detyrimit. Me përfmbushje të detyrimit do të kuptojmë dorëzimine atij sendi, kryerjen e një veprimi apo shërbimi të caktuar që përbën objektin e asaj MJD.2. Vëndi, Koha dhe Mënyra e Përmbushjes të Detyrimit. Janë elementë thelbësore ku respektimi i të cilave përbën një përmbushje të plotë të detyrimit dhe në të kundërt mosrespektimi i këtyre kushteve përbën një mospërmbushje të pjeshme ose totale të detyrimit.3. Mospërmbushja e Detyrimit. Mospërmbushja e detyrimit nga ana e debitorit është e plotë kur ai nuk kryen veprimin, shërbimin apo nuk dorëzon sendin që përbën objekt të MJD apo e pjesëshme kur ai dorëzon sendin, kryen veprimin apo shërbimin

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 8: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

vëndin, afatin apo mënyrën e përmbushjes të detyrimit (sasia, cilësia dhe mënyra e dorëzimit të sendit).4. E drejta e kreditorit në rast mospërmbushje të detyrimit nga ana e debitorit. Mospërmbushja e detyrimit në vëndin kohën dhe mënyrën e përmbushjes të detyrimit i jep të drejtë kreditorit të kërkojë a) përmbushjen në natyre të detyrimit dhe shpërblimin e dëmit të ardhur nga vonesa ose b) zgjidhjen e kontratës dhe shpërblimin e dëmit.(padia e përmbushjes në natyrë të detyrimit)5. Vonesa e debitorit. Debitori konsiderohet në vonesë kur ka kaluara afti i përmbushjes të detyrimit që përbën objektin e MJD i caktuar nga palët në kontratë apo në ligj, mospërmbushja është e plotë ose epjesëshme, dëbitori është fajtor për mospërmbushjen si dhe është vënë në vonesë me anë të një njoftimi në formë shkresore.6. Vonesa e kreditorit. Kreditori konsiderohet në vonesë kur me faj të tij (dashje apo pakujdesi) nuk mer masa për të lehtësuara përmbushjen e detyrimit nga ana e debitorit në vëndin afatin dhe mënyrën e përmbushjes të detyrimeve.7. Përgjegjësia e përzier.Kemi përgjegjësi të përzier kur në shkaaktimin e një dëmi që buron nga një mardhënie kontraktore apo jashtëkontraktore ka kontribuara edhe kreditori me veprimete apo mosveprimete tij fajtore. Nisur nga masa e përgjegjësisë të kreditorit në shkaktimin edëmit, gjykata mund të ulë masën e përgjegjesisë të debitorit ose në shumë raste të tjera ta përjashtojë ata nga përgjegjësia e dëmshpërblimit. Në detyrimet kontraktore kreditori mban përgjegjësi përë cfardo lloj forme faji (pakujdesi e lehtë, e rëndë apo dashje), ndërsa në detyrimet jokontraktore vetëm pëërë pakujdesi të rëndë dhe dashje.8. Faji në një MJD. Personi konsiderohet me faj kur me dashje ose nga pakujdesi ka krijuar rrethana të cilat e kanë bërë të

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 9: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

pamundur përmbushjen e detyrimit ose nuk ka marë masa për ta ndaluar atë.9. Përgjegjësi pa faj. Në ndryshim nga e drejta penale në të drejtën civile ekzistojnë disa raste të përgjegjësisë pa faj apo të përgjegjësisë që ka një person ndaj personave të tretë për dëmin që u është shkaktuar këtyre të fundit (përgjegjëia për humbjen e sendeve gjenerike, kontrata e nënsipërmarjes, dëmi i rastit).10. Dallimi midis përgjegjësisë kontraktore dhe jashtëkontraktore.Në mardhëniete kontraktore palëtë janë të njohura përë njëra tjetërn ndërsa në mardhëniet jokontraktore jo, b) në mardhëniete kontraktore kemi përgjegjësi të përzier përë cfardo lloj forme faji të kreditorit ndërsa në detyrimet jo kontraktore vetëm për pakujdesi të rëndë dhe dashje, c) në detyrimet kontraktore debitori mban përgjegjësi edhe për fajin e personave të tretë ndërsa në detyrimet jokontraktore debitori mban përgjegjësi vetëm për veprimet/mosveprimet e tij të kryera me faj.

TEMA IV. MJETET PËR SIGURIMIN E PËRMBUSHJES SË DETYRIMEVE & MENYRAT E PERMBUSHJES TE DETYRIMEVE. (Nje leksion)1. Kuptimi i mjeteve të përmbushjes së detyrimeve.2. Funksionet dhe rëndësia e këtyre mjeteve.3. Llojet e mjeteve të përmbushjes së detyrimeve.4. Mënyrat e mbarimit të detyrimeve.Vecorite dhe kushtet qe mbart secila menyre.

1 Mjetet që sigurojnë përmbushjen e detyrimeve. Janë ato mjete të cilat sanksionohen shprehimisht në kodin civil dhe shërbejnë si garanci në favor të kreditorit për përmbushjen e

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 10: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

detyrimit kryesor që ka debitori ndaj kreditorit. Mjetet që sigurojnë përmbushjen e detyrimeve janë detyrime dytësore në funksion të detyrimeve kryesore që burojnë nga një MJD, të lidhura ngushëtsisht me fatin e këtyre të fundit.2. Kushti penal. Është një mjet që siguron përmbushjen e detyrimeve nëpërëmjet pagimit të një shume të holle apo kryerjes të një detyrimi tjetër nga ana e debitorit në favor të kreditorit me qëllim përë të riparuara dëmin e shkatuar ose përë të nxitur përmbushjen e detyrimit kryesor. Bëhet në formë shkresore për efekt provushmërie.3. Pengu. Pengu është një mjet që siguron përmbushjen e detyrimit dhe vendoset mbi një pasuri të paluajtëshme të debitorit, mbi një të drejtë me urdhër apo mbi një të drejtë uzufrukti mbi një send të luajtëshëm. Bëhet në formë shkresore/akt noterial për efekt vlefshmërie.4.Hipoteka. Është një e drejtë reale që vendoset mbi pasurinë e debitorit ose të jë personi të tretë, një e drejtë enfiteoze apo një e drejtë uzufrukti mbi një send të paluajtëshëm bë favor të kreditorit. Hipotekën e kemi tre llojeshe a) Hipotekë ligjore, b) Hipotekë vullnetare dhe c) Hipotekë gjyqësore. Bëhet në formë me akt noterial për efekt vlefshmërie.5. Dorzania. Është marveshja midis kreditorit dhe personit të tretë(Dorëzansit) ku ky i fundit del garant për përmbushjen e detyrimit nga ana e debitorit në një MJD.Bëhet në formë shkresore përë efekt provushmërie.6. Kapari. Është një sshumë të haollash që njëra palë ja jep palës tjetër me qëllim për ta siguruar atë për një MJD që do të lidhet më vonë (pas kalimit të ndonjë afati apo realizimit të ndonjë kushti të caktuar). Në rast se MJD nuk lidhet për faj të palës që ka dhënë kaprin kjo palë ehumbet atë, në rsast se MJD nuk lidhet përë faj të palës që ka marë kaparin kjo palë duhet të kthejë dyfishin e tij.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 11: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

7. Privilegjet(preferimet). Në dispozitat urdhëruesë të Kodit Civil është sanksionuar se kur kreditorët kanë të njëtin status juridik ata do të shlyhen njëkohsisht në mënyrë proporcionale me pasurinë e kreditorit pas shitjes të tij në ankand. Në të kundërt kur kreditorët kanë pozita të ndryshme në kuptim të nenit 605 të K.Civil ata do të shlyhen sipas radhëve përë katëse ku shanset më të mëdhaja përë të përfituara i kanë ata të rradhëve parardhëse.8. Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit (padia paulania). Me anë të kësaj padie kreditori ka të drejtë të ngrejë padi dhe të kërkojë që të shpallen si të pavlefshme t5ë gjitha ato veprime juridike që debitori ka kryer me persona të tretë pas lindjes të MJD dhe që kanë pasur si qëllim zvogëlimin e pasurisë të tij me keqbesim. 9. Mbarimi i Detyrimit. Janë të gjitha ato mënyra të cilat sanksionohen shprehimisht në kodin civil të cilat shërbejne për shuarjen e një MJD të caktuar.a) Përmbushja e objektit të MJD, b) Konpesimi, c) Falja, d) Përtëritja, e) Konfondimi, f) Pamundësia e përmbushjes të objektit të MJD, g) Vdekja e palës debitore.

TEMA V. RASTET E PËRGJEGJËSISË JOKONTRAKTORE. VECORITË E KËTYRE LLOJ DETYRIMEVE. (Nje leksion)

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 12: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

1. Detyrimet që lindin nga shkaktimi i dëmit.2. Përgjegjësia kontraktore dhe jokontraktore. Dallimi midis tyre.3. Përgjegjësia e shkaktuar nga persona të tjerë. Rastet e kësaj përgjegjësie.4. Llojet e përgjegjësive.5. Përgjegjësia për dëmin material.

1. Shkaktimi i Dëmit. Është një MJD me karakter jashtëkontraktor e sanksionuar nga normat urdhëruese të kodit civil mbi bazën e të cilave një person detyrohet t`i dëmshpërblejë një personi tjetër dëmin moral dhe material që i ka shkaktuar për faj të veprimeve ose mosveprimeve të tij fajtore.2. Shkaktimi i dëmit sipas natyrës të subjeketeve. Sipas personit që shkakton një dëm të caktuar material apo moral kemi a) Dëmi i shkaktuara nga të miturit nën 14 vjec, b) dëmi i shkaktuara nga të miturit mbi 14 vjec, c) dëmi i shkaktuara nga personata të cilëtë ndodhen nën mbikqyrjen e të tjerëve, d) dëmi i shkaktuara nga punmarësi, e)publikimet mashtruese apo të pasakta, g)dëmi i shkaktuar nga kafshët, h) dëmi i shkaktuara nga përfaqsuesi. 3. Format e dëmit material. Format e “Dëmit material ”, paraqiten në katër drejtime a) dëm që I shkaktohet mjedisit, b) dëm që shkaktohet nga një send apo veprimtari e rezikëshme, c) dëmi që shkaktohet nga konkurenca e pandershme d) dëmi material që I shkaktohet personave fizikë apo juridikë të cilët kanë një interes të ligjshëm mbi pronën e dëmtuar.4. Kushtet dhe klriteret që duhet të plotsohen për të lindur përgjegjësia e dëmit material. Për sa i përket mënyrës të përllogaritjes të dëmshpërblimit, një rëndësi të vecantë ka njohja e formave, kushteve dhe kritereve që duhet të plotsohen dhe të provohen para gjykatës me qëllim që të lindë përgjegjësia e dëmshpërblimit të “Dëmit material”. Kushtet dhe krieteret që meren parasysh për të provuar ekzistencën e njërës prej këtyre formave të “Dëmit material”, janë a) ekzistenca e dëmit, b)

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 13: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

kundërligjshmëria e veprimit ose mosveprimit, c) faji dhe d)lidhja shkaksore, janë elementë më se të domozdoshëm që duhet ekzistojnë përë secilën nga format e “Dëmit jopasuror” me qëllim që një person të vihet para përgjegjësisë civile që lind nga ky institut juridik.TEMA VI. RASTET E PËRGJEGJËSISË JOKONTRAKTORE. VECORITË E KËTYRE LLOJ DETYRIMEVE. (Vazhdim, nje leksion)1. Përgjegjësia për dëmin jomaterial.2. Menyra e llogaritjes te demshperblimit qe rrjell nga demi jo material3. Gjerimi i puneve te te tjereve.4. Kuptimi i detyrimeve që lindin nga begatimi pa shkak.5. Kushtet e begatimit pa shkak.

1. Natyra e përgjegjësisë civile. Pergjegjesia civile, ndryshe nga përgjegjësia penale dhe administrative, nuk vepron drejtpërdrejt mbi personin që ka shkelur ligjin, por vepron dhe shtrihet mbi sferën pasurore të tij me qëllim rivendosjen e interesave të ligjshme pasurore dhe jopasurore, vecori kjo që reflektohet edhe tek instituti i “dëmit jopasuror”. 2. Format e dëmit jopasuror. Format e “Dëmit jopasuror”, paraqiten në tre drejtime a) cënimi i nderit dhe personalitetit të një personi si dhe fyerja e kujtimit të një të vdekuri (dmi moral), b) dëmtimi i shëndetit apo vdekja e një personi fizik (dëmi biologjik) dhe dëmi ekzistencial,3. Kushtet dhe klriteret që duhet të plotsohen për të lindur përgjegjësia e dëmit jopasuror. Për sa i përket mënyrës të përllogaritjes të dëmshpërblimit, një rëndësi të vecantë ka njohja e formave, kushteve dhe kritereve që duhet të plotsohen dhe të provohen para gjykatës me qëllim që të lindë përgjegjësia e dëmshpërblimit të “Dëmit jopasuror”. Kushtet dhe krieteret që mren parasysh për të provuar ekzistencën enjërës

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 14: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

prej këtyre formave të “Dëmit jopasuror”, janë gjithmonë të njëjta. Provimi i katër kushteve, a) ekzistenca e dëmit, b) kundërligjshmëria e veprimit ose mosveprimit, c) faji dhe d)lidhja shkaksore, janë elementë më se të domozdoshëm që duhet ekzistojnë përë secilën nga format e “Dëmit jopasuror” me qëllim që një person të vihet para përgjegjësisë civile që lind nga ky institut juridik. 4. Begatimi pa shkak. Begatimi pa shkak është një institut i rëndësishëm i së drejtës të detyrimeve që ka të bëjë me mardhnëiet ji kontraktore. Që një person të vihet para përgjegjësisë që buron nga ky institut duhet të plotsohen katër kushte a) një person të jetë begatuara dhe një tjetër të jetë dëmtuar, b) Begatimi i njërit të rrjellë nga dëmtimi i tjetërit, c) Begatimi të ketë ndodhur pa një shkak të ligjshëm, d) personi që ka përfituar duhet të mos ketë faj. TEMA VII. KONTRATA, KUPTIMI DHE RËNDËSIA E KONTRATËS NË MARDHËNIET JURIDIKE CIVILE. (Nje leksion)

1. Pëmbajtja e kontratës dhe kushtet e vlefshmërisë së saj.2. Kushtet e kontratës.3. Efektet e kontratës ndaj personave të trete.4. Rëndësia e përcaktimit të çastit të lidhjes së kontratës.5. Propozimi dhe kushtet për të qenë i vlefshëm.6. Pranimi dhe kushtet për të qenë i vlefshëm.7. Revokimi i lidhjes së kontratës.8. Zgjidhja e kontratave.9. Interpretimi i kontratave. Rendesia që ai mbart.10. Llojet e kontratave.Rendesia e ndarjes.

1. Kontrata . Është veprim juridik i dyanshëm i lidhur midis personave fizikë dhe juridike dhe që synon lindjen, ndryshimin dhe shuarjen e të drejta dhe detyrime juridike-civile mes palëve.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 15: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

2.Kushtet e vlefshmërisë të kontratës. Janë ato kushte të cilat duhet të respektohen në varsi të llojit të MJD, sepse në të kundërt mungesa e njërit prej këtyre kushteve e bën kontratën të pavlefshme.(pëlqimi kontraktor, shkaku i ligjshëm, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e kërkuar nga ligji)3. Lidhja e kontratës. Një kontratë quhet e liodhur kur palët meren vesh për të gjitha kushtet thelbesore që janë të nevojshme për lidhjen e asaj kontrate.4. Propozimi. Është faza e parë e lidhjes të një kontrate dhe duhet të përmbajë të gjitha kushtet thelbesore që janë të nevojshme për lidhjen e asaj kontrate.5. Pranimi. Është faze dytë e lidhjes të një kontrate dhe duhet të aprovojë të gjitha kushtet thelbesore që janë të nevojshme për lidhjeën e asaj kontare të paraqitura në propozim.6. Revokimi i kontratave. Revokimi i kontratave si një aakt i një anëshmë kërkon domozdoshmërisht respektimin e dispozitave urdhëruese të sanksionuara në Kodin Civil ose në marveshjen e palëve, në të kundërt cdo revokim në mënyrë të njënashëme pa një shkak të ligjshëm e ngarkon me përgjegjësi materiale personi që revokon një kontratë të caktuar.7. Zgjidhja e kontratës. Zgjidhja e kontratës mund të realizohet përë mosrespektim të dispozitave urdhëruese të sanksionuara në Kodin Civil ose të atyre kushteve të vendosura nga vetë palët me konsensusin e përbashkët, në të kundërt në rast se palët nuk meren vesh zgjidhja mund të kërkohet në gjykatë.9. Interperetimi i kontratave. Interpertimi i kontratave kërkon gjithmonë respektimin eparimit të miortebesimit mes palëve. Në këtë mënyrë kur intereperethohet një kontratë nuk duhet të meren shabllon shprehjet dhe fjalët që palët i kanë bashkangjitur asj kontrate, por duhet të shikohet në tërësi sjellja e tyre, para, gjatë dhe pas lidhjes të kontratës.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 16: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA IX. KONTRATAT PËR KALIMIN E PRONËSISË. (Pjesa e Posacme)

A. KONTRATA E SHITJES. (Nje leksion)1. Kuptimi i kontratës së shitjes.2. Detyrimet e shitësit në kontratën e shitjes.3. Detyrimet e blerësit në kontratën e shitjes4. Rastet e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 17: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

5. Zgjidhja e kontratës së shitjes.1. Kontratat që kanë për qëllim kalimin e pronësisë. Kontratat që kanë përë qëllim kalimin e pronësisë janë, kontratat e shitjes, kontrata e shkëmbimit, kontrata e furnizimit dhe kontrata e dhurimit.2. Kontrata e shitjes. Kontrata e shitjes është kontrata e cila ka për qëllim kalimin e pronësisë të një sendi apo të drejte të caktuar nga shitësi tek blersi kundrejt pagimit të një cmimi të caktuar. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilata janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, ku palët shitësi dhe blerësi kanë të drejta dhe detyrime reciproke ndaj njëi-tjetërit, c) është kontratë me shpërblim, d) në disa raste është kontratë reale kur ka përë objekt sende të përcaktuara në gjini, d) është kontratë formale kur ka përë objekt sende të paluajtëshme duke u lidhur gjithmonë me akt noterial për efekt vlefshmërie.

TEMA X.KONTRATAT PËR KALIMIN E PRONËSISË.

A.KONTRATA E SHKËMBIMIT. (Vazhdim, nje leksion)1. Kuptimi i kontratës së shkëmbimit.2. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 18: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

3. Dallimi i kontratës së shkëmbimit nga ajo e shitjes.

B. KONTRATA E DHURIMIT.

1. Kuptimi i kontratës së dhurimit.2. Vecoritë e kontratës të dhurimit dhe kushtet e vlefshmërisë të saj.3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

C. KONTRATA E FURNIZIMIT.

1. Kuptimi i kontratës së furnizimit.2. Vecoritë e kontratës të furnizimit.3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve në kontratën e furnizimit.

1. Kontratat që kanë për qëllim kalimin e pronësisë. Kontratat që kanë përë qëllim kalimin e pronësisë janë, kontratat e shitjes, kontrata e shkëmbimit, kontrata e furnizimit dhe kontrata e dhurimit.2. Kontrata e shkëmbimit. Kontrata e shkëmbimit është kontrata e cila ka për qëllim kalimin e pronësisë të një sendi apo të një të drejte të caktuar nga njëra palë tek tjetra të cilat kanë të njëtin status juridik dhe emertim (shkëmbyes). Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilata janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, ku secila palë kanë të drejta dhe detyrime reciproke ndaj njëi-tjetërit, c) është kontratë me shpërblim,(sendi apo e drejta që shkëmbehet përbën pikërisht shpërblimin që njëra palë i jep plës tjetër) d) në disa raste është kontratë reale kur ka për objekt sende të përcaktuara në gjini, d) është kontratë formale kur ka për objekt sende të paluajtëshme duke u lidhur gjithmonë me akt noterial për efekt vlefshmërie.3. Kontrata e furnizimit. Kontrata e furnizimit është kontrata e cila ka për qëllim kalimin e pronësisë të një sendi( i luajtëshëm apo i paluajtëshëm) nga njëra palë (furnizuesi) tek tjetëra

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 19: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

(porositësi) në mëyrë të vazhdueshme ose periodike. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilata janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, ku secila palë kanë të drejta dhe detyrime reciproke ndaj njëi-tjetërit, c) është kontratë me shpërblim d) në disa raste është kontratë reale kur ka për objekt sende të përcaktuara në gjini, d) është kontratë formale kur ka për objekt sende të paluajtëshme duke u lidhur gjithmonë me akt noterial për efekt vlefshmërie, f) ka për qëllim jo vetëm kalimin e të drejtës të pronësisë por edhe atë të përdorimit të pronësisë mbi sende të luajtëshme apo të paluajtëshme individualisht të përcaktuar dhe të pakonsumueshëm.4. Kontrata e dhurimit. Kontrata e dhurimit është kontrata e cila ka për qëllim kalimin e pronësisë të një sendi apo të një të drejte të caktuar nga njëra palë tek tjetra pa shpërblim. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilata janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e njëanëshme, ku vetëm pala dhuruesa mbart detyrime, ndërsa pala përfituese mbart vetëm të drejta, c) është kontratë pa shpërblim, d) është një kontratë reale si përë sende të paluajtëshme dhe për sende të përcaktuara në gjini, d) është kontratë formale kur ka për objekt sende të paluajtëshme duke u lidhur gjithmonë me akt noterial për efekt vlefshmërie.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 20: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA XI. KONTRATA PËR PERDORIMIN E PRONËSISË. (Nje leksion)

A. KONTRATA E QIRASË

1. Kuptimi juridik i qirasë.2. Natyra juridike e kontratës së qirasë.3. Llojet e kontratave të qirasë.4. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

1. Kontrata që kanë për qëllim perdorimin e pronësisë. Kontratat që kanë përë qëllim përdorimin e pronësisë janë, kontrata e qirasë, kontrata e huasë, kontrata e huapërdorjes dhe kontrata bankare.2. Kontrata e qirasë. Kontrata e qirasë është kontrata e cila ka për qëllim përdorimin e pronësisë të një sendi të luajtëshëm apo të paluajtëshëm nga ana e qiramarësit kundrejt një shpërblimi të caktuar që ai detyrohet t`ia japë qiradhënësit. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, ku palët qiradhënësi dhe qiramarësi kanë të drejta dhe detyrime reciproke ndaj njëi-tjetërit, c) është kontratë me shpërblim, d) është kontratë me ose pa afat, d) është kontratë formale me shkresë të thjeshtë kur lidhet përë një afat mbi një vit si dhe me akt noterial kur lidhet me afat për sendet tokë bujqësore mbi nëntë vjet,g) është kontratë që mund të ripërtërihet, h) është kontratë ku vlen parimi i preferncës, l) është kontratë ku mund të lejohet lidhja e kontratës të nënqirasë.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 21: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA XII. KONTRATA PËR PERDORIMIN E PRONËSISË. (Vazhdim, nje leksion)

A.KONTRATA E HUASË.

1. Kuptimi i huasë.2. Natyra juridike e huasë.3. Dallimi i huasë bankare nga llojet e tjera të huave.4. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

B. KONTRATA E HUAPËRDORJES.

1. Kuptimi i kontratës së huapërdorjes.2. Vecoritë e kontratës të huapërdorjes dhe kushtet e vlefshmërisë të saj.3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

C. KONTRATA BANKARE.

1. Kuptimi i kontratës bankare.2. Llojet e kontratave bankare.3. Kontrata e depozitës.4. Të drejtat dhe detyrimet e palëve në kontratën e depozitës.

1.Kontrata që kanë për qëllim perdorimin e pronësisë. Kontratat që kanë për qëllim përdorimin e pronësisë janë,

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 22: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

kontrata e qirasë, kontrata e huasë, kontrata e huapërdorjes dhe kontrata bankare.2. Kontrata e huasë. Kontrata e huasë është kontrata e cila ka për qëllim përdorimin e pronësisë të një sendi të përcaktuar në gjini apo të një shume të hollash për një afat të përëcaktuara ose jo. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e njëanshme, kthehet në një kontratë të dyanëshme kur lidhet me shpërblim, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë jo formale, e) është një kontratë ku sendi i dhënë huamarësit përfshirë këtu edhe të hollat kalon në pronësinë e tij, por mbas skadimit të afatit të kontratës të huasë ai duhet të kthejë të njëtën sasi dhe cilësi të sendeve që ka marë hua.3. Kontrata e huapërdorjes. Kontrata e huapërdorjes është kontrata e cila ka për qëllim përdorimin e pronësisë të një sendi të luajtëshëm ose të paluajtëshëm të përcaktuar individualisht për një afat të përëcaktuar pa shpërblim. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e njëanshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë jo formale, e) është kontratë pa shpërblim.4. Kontrata e bankare. Kontrata e bankare është kontrata e cila ka për qëllim përdorimin e pronësisë të një shume të hollash për një afat të përëcaktuara ose jo. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë formale, e) është një kontratë me shpërblim, g) është një kontratë ku shuma e të holllave të dhëna institucionit bankar, kalojnë në pronësinë e tij, por mbas skadimit të afatit të kontratës, ai duhet të kthejë të njëjtën sasi plus dhe interesat bankare.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 23: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA XIII. KONTRATAT PËR REALIZIMIN E NJË VEPRIMTARIE TË CAKTUAR. (Nje leksion)

A. KONTRATA E TRANSPORTIT.

1. Kuptimi i transportit.2. Llojet e kontratave të transportit.3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

B. KONTRATA E SIPËRMARRJES.

1. Kuptimi i kontratës së sipërmarrjes.2. Detyrimet juridike të palëve në këtë kontratë.3. Përmbajtja dhe veçoritë e kontratës së sipërmarjes.

C. KONTRATA E ENFITEOZËS.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 24: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

1. Kuptimi i kontratës së enfiteozës.2. Detyrimet juridike të palëve në këtë kontratë.3. Përmbajtja dhe veçoritë e kontratës së enfiteozës.

1. Kontratat që kanë për qëllim realizimin e një veprimtarie të caktuar. Kontratat që kanë përë qëllim realizimin e një veprimtarie të caktuar janë, kontrata e transportit, kontrata e sipërmarrjes dhe kontrata e enfiteozës.2. Kontrata e sipërmarjes. Kontrata e sipërmarjes është kontrata e cila ka për qëllim kryerjen e një tërsie veprimesh dhe shërbimesh që kanë për qëllim realizimin e një vepre të ardhëshme me riskun nëse kjo vepër do të realizohet ose jo, kundrejt shpërblimit. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me afat, d) është kontratë formale, e) është një kontratë me shpërblim, g) është një kontratë që karakterizohet nga risku nëse sendi apo vepra e ardhëshme nuk dihet nëse do të realizohet.3. Kontrata e transportit. Kontrata e transportit është kontrata e cila ka për qëllim kryerjen e një tërsie veprimesh dhe shërbimesh që kanë për qëllim transportimin emadhrave, personave dhe bagazheve nga një destinacion në një destinacion tjetër kundrejt shpërblimit. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë jo formale, e) është një kontratë me shpërblim, g) është një kontratë ku si palë e saj janë tre, dërgusi i madhit, trasnportusi dhe pritësi i madhit.4. Kontrata e enfiteozës. Kontrata e enfiteozës është kontrata e cila ka për qëllim përdorimin e një spasurie të paluajtëshme qëllim përmirsimin e pasurisë të përdoruar, kundrejt shpërblimit. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c)

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 25: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë formale, e) është një kontratë me shpërblim, g) është një kontratë që ka për objekt të saj sende të paluajtëshme.

TEMA XIV. KONTRATAT PËR REALIZIMIN E NJË SHËRBIMI / VEPRIMTARIE TË CAKTUAR. (Nje leksion)

A. KONTRATA E SPEDICIONIT.

1. Natyra juridike e kontratës së spedicionit.2. Kuptimi i spedicionit.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 26: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

B. KONTRATA E POROSISE.

1. Kuptimi porosisë. Dallimi i saj nga përfaqësimi.2. Vecoritë e kontratës të porosisë dhe kushtet e vlefshmërisë të saj.3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

C. KONTRATA E KOMISIONIT.

1. Kuptimi i komisionit.2. Natyra juridike e kontratës së komisionit.3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

D. KONTRATA E AGJENSISË.

1. Natyra juridike e agjensisë.2. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.3. Dallimi i saj nga kontrata e komisionit.1. Kontratat që kanë për qëllim realizimin e një shërbimi të caktuar. Kontratat që kanë për qëllim realizimin e një shërbimi të caktuar janë, kontrata e spedicionit, kontrata e porosise, kontrata e komisionit dhe kontrata e agjensisë.2. Kontrata e porosisë. Kontrata e porosisë është kontrata me anë të së cilës njëra palë (i porosituri) duhet të kryejë një ose më shumë veprime juridike për llogari të palës tjetër, kundrejt një shpërblimi të caktuar. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë jo formale, e) është një kontratë me shpërblim, f) i porosituri në këtë kontratë të gjitha veprimet juridike i kryen në emrin e vetë përë llogari të porositësit.3. Kontrata e spedicionit. Kontrata e spedicionit është kontrata e cila ka për qëllim kryerjen e një tërësie veprimesh dhe shërbimesh nga ana e spedicionerit i cili ka përë detyrë të lidhë

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 27: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

një kontratë transporti përë llogari të porositësit. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë jo formale, e) është një kontratë me shpërblim.4. Kontrata e komisionit. Kontrata e komisionit është një porosi që ka për objekt blerejen dhe shitjen e sendeve nga ana e të porositurit për llogari të palës tjetër (porositësit), kundrejt një shpërblimi të caktuar. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë jo formale, e) është një kontratë me shpërblim, f) i porosituri në këtë kontratë të gjitha veprimet juridike që kanë të bëjnë me blerejen dhe shitjen e sendeve i kryen në emrin e vetë, ndërsa efektete e veprimeve juridike kalojnë për llogari të porositësit.5. Kontrata e agjencisë. Me kontratën e agjencisë, njëra palë mer përsipër në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpërblim, të lidhë kontrata në një zonë të caktuar, përë llogari të palës tjetër. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) është një kontratë konsensuale, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë formale, e) është një kontratë me shpërblim, f) agjenti i kryen veprimete juridike në një zonë të caktuar, g) është një kontratë ku veprimtaria e agjentit kufizohet në një territor të caktuar, h) veprimete juridike agjenti i kryen në emrin e vetë, ndërsa efektet juridike kalojnë për llogari të porositësit

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 28: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

TEMA XV. KONTRATA E SIGURIMIT TË PASURISË, TË JETËS DHE TË SHËNDETIT. (Nje leksion)

1. Kuptimi dhe natyra juridike e kontratës së sigurimit të pasurisë.2. Elementët e kësaj kontrate.3. Sigurimi i detyruar dhe risigurimi.4. Detyrimet e palëve.5. Mënyrat e llogaritjes së shumës së sigurimit.6. Kuptimi dhe natyra e kontratës së sigurimit të jetës dhe shëndetit.7. Të drejtat dhe detyrimet e palëve.

1. Kontrata që kanë për qëllim sigurimin e psurisë dhe shëndetit. Kontrata e sigurimit të pasurisë, të jetës dhe të shëndetit2. Kontrata e komisionit. Kontrata e sigurimit të pasurisë, jetës dhe shëndetit, janë kontrata që kanë përë qëllim të sigurojnë jetën shëndetin dhe pasurinë kundrejt pagimit të primit të sigurimit, në rast se ndodh ngjarja përë të cilën palët kanë rënë dakort në kontratë. Kjo kontratë mbart një sërë vecorish thelbësore të cilat janë a) në përgjithësi është një kontratë konsensuale dhe në shumë raste të tjera edhe e detyrueshme, b) është një kontratë e dyanëshme, c) është një kontratë me ose pa afat, d) është kontratë formale, e) është një kontratë me shpërblim, duhet të paguhet primi i sigurimit cdo vit f) është një kontratë që mund të ripërtërihet, g) është një kontratë që mund të lidhet edhe në dobi të personit të tretë, h) është një kontratë që

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 29: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

ndjek pronën e siguruar dhe jo pronarin e saj në rast tjetërsimi të pasurisë.

Literatura:Literatura e detyrueshme: “E drejta e detyrimeve dhe kontratave”, pjesa e pergjitheshme dhe e posacme, Marjana Semini. “Detyrimet jashkontraktore”, Rustem Gjata. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.Literatura e rekomanduar: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Konventat e Konferencës të Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private” Albanian Center Of International Laë, Tiranë 2010. Detyrimet (Pjesa e pergjitheshme) faqe , shtepia botuse ‘Papirus”, Tirane 2009, Gerard Legier, “Kontratat” (Pjesa e posacme) Georges Vermelle, shtepia botuse ‘Papirus”, Tirane 2009. “Pergjegjesia per mungese materiale te sendeve”, Alejdin Alishani, Prishtine 2009, “E drejta e detyrimeve” Alejdin Alishani, Prishtine 2009. “Zgjidhja e kontaratve per mungese ekzekutimi”, Alejdin Alishani, Prishtine 2009. “E drejta kontraktuse”, Nerxhivane Dauti, Prishtine 2008, “Studime nga e drejta e detyrimeve” , Nerxhivane Duti, Prishtine 2008, “E drejta e Detyrimeve”, Andon Sallabanda, Tirane 1973, E drejta e Detyrimeve Adrian Nuni. E drejta e Biznesit Adrian Nuni. E drejta e detyrimeve ne RPSSH-Kleanthi Koçi. E drejta private- Françesko Galgano. “Mënyrat e Fitimit të Pronësisë mbi Pasuritë e Paluajtëshme, Besnik Maho UET-PRESS 2009. K.Civili i Zogut i vitit 1929. Ligji “Per veprimet juridike dhe detyrimet” i vitit 1955. K.Civil i vitit 1981. Komentar i Kodit Civil, Baltasar Benusi, botim i Ministrisë të Drejtësisë. Revista Juridike “Jus&Justicia” të Fakultetit të Drejtësisë të UET. Revista “Jeta Juridike” të Shkollës së Magjistraturës. Revista Studime Juridike të Fakultetit të Drejtësisë

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD

Page 30: Syllabus E Dr. Detyrimeve.docx

S Y L L A B U S – E D R E J T A E D E T Y R I M E V E

të UPT. Revista Tribuna Juridike.Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.686, dt.11.05.2000.Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.901, dt.14.07.2000.Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.12, dt.14.09.2007.Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.1, dt.06.01.2009.Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.24, dt.13.03.2002. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.23, dt.01.04.2002. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.1, dt.24.03.2005. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.6, dt.24.01.2007. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.5, dt.20.01.2009.Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.10, dt.24.03.2004. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.4, dt.01.02.2006. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.3, dt.03.02.2006. Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë nr.932, dt.22.06.2000.

E Drejta e Detyrimeve – Fakulteti i Studimeve Profesionale UAMD