siguria nË punË e agromekanizatorËve, ÇËshtje e …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 365 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 10 Maj 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 5 Faqe 6 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Modernizimi i sektorit bujqësor - Kristo: Shqipëria numër të ulët të makinerive, Italia model për inovacionin Mekanika bujqësore - Fermerët: Karburanti na shton kostot, cilësia e keqe na dëmton mjetet Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ RISI ALBANIA Vërshojnë aplikimet për financime në bujqësi Ofrues shërbimesh për rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve financiare “Ekonomia Blu” dhe rasti i Shqipërisë Faqe 4 Faqe 2 Faqe 10 TURIZËM - PESHKIM Faqe 2 MBI 15 000 PUNONJËS TË AGROMEKANIKËS PA KUSHTE TË SIGURISË NË PUNË Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP), Kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj parashtroi alternativën për zgjidhje dhe kërkoi mbështetjen e KKP-së për garantimin e sigurisë në punë të punonjësve që punojnë në sektorin rural Në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe në mbështetje të prodhuesve të ndershëm SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E RENDIT TË DITËS NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS Stenda e Gjermanisë tek Panairi i Bashkimit Europian, që u zhvillua në Tiranë, në Ditën e Europës Flet Frida Krifca, kreu i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Upload: others

Post on 22-Aug-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 365 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 10 Maj 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 5 Faqe 6

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Modernizimi i sektorit bujqësor - Kristo: Shqipëria numër të ulët të makinerive, Italia model për inovacionin

Mekanika bujqësore - Fermerët: Karburanti na shton kostot, cilësia e keqe na dëmton mjetet

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ

risi albania Vërshojnë aplikimet për financime

në bujqësiOfrues shërbimesh për

rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve financiare

“Ekonomia Blu” dhe rasti i Shqipërisë

Faqe 4Faqe 2

Faqe 10

tUriZëm - peshKim

Faqe 2

MBI 15 000 PUNONJËS TË AGROMEKANIKËS PA KUSHTE TË SIGURISË NË PUNË

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP), Kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj parashtroi alternativën për zgjidhje dhe kërkoi mbështetjen e KKP-së për garantimin e sigurisë në punë të punonjësve që punojnë në sektorin rural

Në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe në mbështetje të prodhuesve të ndershëm

SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E RENDIT TË DITËS NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS

Stenda e Gjermanisë tek Panairi i Bashkimit Europian, që u zhvillua në Tiranë, në Ditën e Europës

Flet Frida Krifca, kreu i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Page 2: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

2 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

risi albania GiZ

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

Risi Albania synon të nxisë ofruesit e shërbimeve të biznesit të punojnë me klientët në zonat rurale në një mënyrë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke u mundësuar sipërmarrësve ruralë të bëjnë investime, të rrisin biznesin e tyre e për rrjedhojë të krijojnë vende të reja pune. IPARD p.sh. është një mundësi e mirë për ofruesit e shër-bimeve ndaj biznesit për të krijuar bashkëpunim dhe për të testuar modele tregtare me sipërmarrësit ruralë, por edhe skemat kombëtare të financimit.

Stenda e Gjermanisë tek Panairi i Bashkimit Europian, që u zhvillua në Tiranë, në Ditën e Europës

Aktivitetet e GIZ në Shq-ipëri u prezantuan të premten në Panairin e BE-së, sëbashku me Qendrën Goethe në Ti-ranë, Shërbimin Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) dhe Shoqatën Gjermane të In-dustrisë dhe Tregtisë në Shq-ipëri (DIHA), nën organizimin e Ambasadës Gjermane. Gjatë panairit shkëmbyem mjaft in-formacione me vizitorët mbi bashkëpunimin gjermano-shqiptar për zhvillim. Ndërsa eksperienca të projekteve të vecanta ishin edhe pjesë e pr-ezantimeve në programin e përgjithshëm të panairit të BE-së. Falenderojmë qytetarët e shumtë për interesimin!

Tirana po punon që të përzgjidhet si “Kryeqyteti Europian i të Rinjve” në vitin 2022. Në çeljen e “Fshatit të BE-së”, si pjesë e Javës Eu-ropiane, ishin të pranishëm Kryeyari i Bashkisë së Tira-nës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, diplomatë e të ftuar të tjerë. Në këtë aktivitet prezan-tohet edhe stenda e Gjerman-isë. Përmes një ekspozeje të

gjerë me foto e informacione, stenda e Gjermanisë, prezanton

projektet dhe nismat e qever-ise gjermane në mbështetje të ekonomisë shqiptare.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh besim-plotë se këtë verë vendi ynë do të hapë negociatat me Bash-kimin Europian.

Ai theksoi se 2022 është një mundësi shumë e mirë për Ti-ranën të tregojë vlerat e saj më të mira si kryeqyteti i të rinjve.

“Fokusi te rinia është fabula më e bukur për Tiranën. Me shumë shpresë, negociatat do të hapen këtë vit, por ama ne duam që në 2022-shin, të kemi një shans që, si kryeqyteti eu-ropian i rinisë, të tregojmë më të mirën e vendit tonë. Do të

punojmë të gjithë bashkë që Tirana të fitojë “Kryeqytetin europian të rinisë” në vitin 2022”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje të rinjve që teksa vendi shkon drejt zgjed-hjeve lokale, të bëhen një zë aktiv për të parashtruar kërke-sat e tyre ndaj kandidatëve dhe për të kërkuar më pas llogari për plotësimin e tyre.

“Mezi pres që teksa futemi në fushatën lokale, në të 61

bashkitë, të ketë një zë aktiv të rinisë, për t’i bërë që tani

kërkesat që çdo qytet apo çdo bashki duhet të përmbushë në mandatin e ardhshëm. Do të doja që çdo organizatë rinore në bashkinë e tyre, t’i bëjë që tani listat e kërkesave dhe të kërkojë llogari jo vetëm gjatë fushatës, por menjëherë ditën e parë të punës te kryebashki-aku i vet për plotësimin e atyre kërkesave”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Bash-kimi Europian është më së shumti një projekt i njerëzve që punojnë çdo ditë dhe përm-bushin detyra konkrete, duke shërbyer edhe si shembull frymëzimi.

Shumë prej diplomatëve të huaj në vendin tonë kanë

zgjedhur që të japin edhe një kontribut të drejtpërdrejtë duke iu bashkuar nismave të ndërmarra në këto katër vite nga bashkia e Tiranës.

Teksa i falenderoi për bash-këpunimin, Veliaj theksoi se vetëm falë punës mund të ecet përpara.

“Me shumë prej ambasa-dorëve kemi mbjellë pemë, duke ndërtuar kënde lodrash, ose një kopsht, një çerdhe a

(Vijon ne faqen 5)

Ofrues shërbimesh për rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve financiare

Gjeçi: Përgatitja për dosjen e aplikimit dhe hartimi

i planit të biznesit është një pikë e dobët që shpesh ka penalizuar sipërmarrësit ruralë gjatë procesit të aplikimit për fondet IPARD dhe skema të tjera kombëtare.

(Vijon ne faqen 5)

Fermerët dhe aktorë të tjerë të sektorit rural, tashmë do të kenë konsulentë që do t'u of-rojnë këshillim pa pagesë, në hartimin e projekteve të ndry-shme, që u mundësojnë atyre thithjen e fondeve financiare nga skemat e mbështetjes kom-bëtare dhe programi IPARD.

Risi Albania me mbështetjen e qeverisë zvicerane, po krijon tashmë modelin e ofrimit të konsulencës për sektorin rural, në rritjen e aksesit për thithjen e fondeve financiare të vëna në dispozicion nga qeveria shq-iptare apo donatorët e huaj.

Modeli i ri i ofruesve, apo këshilluesve është një meka-nizëm i ri, që synon t'i vijë në ndihmë fermerëve dhe agropërpunuesve, por më së shumti, atyre që jetojnë në

zonat e thella të vendit dhe që nuk kanë informacion për programet e financimit dhe se si t’i përfitojnë ato, duke për-doruar potencialet apo resurset që kanë në zonën e tyre.

Risi Albania synon të nx-isë ofruesit e shërbimeve të biznesit të punojnë me klientët në zonat rurale në një mënyrë të qëndrueshme dhe fitimpru-rëse, duke u mundësuar sipër-marrësve ruralë të bëjnë inves-time, të rrisin biznesin e tyre e për rrjedhojë të krijojnë vende të reja pune. IPARD p.sh. është një mundësi e mirë për ofruesit e shërbimeve ndaj biznesit për të krijuar bashkëpunim dhe për të testuar modele tregtare me sipërmarrësit ruralë, por edhe skemat kombëtare të fi-nancimit.

Gjatë një takimi që zhvil-loi projekti Risi Albania mbi prezantimin këtij modeli të ri në shërbim të fermerëve dhe biznesit rural, Grigor Gjeci, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se përgatitja për dosjen e aplikimit dhe hartimi i planit të biznesit është një pikë e dobët,

që shpesh ka penalizuar sipër-marrësit ruralë gjatë procesit

të aplikimit për fondet IPARD dhe skema të tjera kombëtare .

Gjeçi vlerësoi iniciativën dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim që kontribuon drejtpërdrejt në atë

që sot bërbën sfidë, "thithjen e fondeve nga sektori rural".

Përmes këtij modeli RISI-a synon të vendosë bazat e para për një marrëdhënie të qën-drueshme dhe afatgjatë biznesi

ndërmjet ofruesve të këtyre shërbimeve dhe sipërmarrësve ruralë me potencial zhvillimi, por që aktualisht nuk aksesoj-në dot fondet si IPARD, apo të rrisin biznesin e tyre përmes këshillave të qënësishme.

Gjithashtu përmes ndërhy-rjes së Risisë nxiten ofruesit e shërbimeve të biznesit të

shikojnë sipërmarrësit ruralë si klientë potencialë, duke

gjeneruar përfitime për të dy aktorët.

Misioni i mbështetjes së RISI-së, kërkon që bizneset e interesuar të jenë në gjendje të hartojnë dhe të shpalosin mod-ele inovative dhe produkte për sipërmarrësit ruralë.

Një nga ofruesit e këtij shërbimi është edhe AULEDA AULEDA është një organi-

zatë jo-fitimprurëse e theme-luar në gusht të vitit 2003, në

Vlorë, Shqipëri, si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Agjencive të Zhvillimit Ekonomik Lokal. Ajo është një organ i pavarur, me strukturën e vet ligjore dhe autonominë funksionale, bazuar në një partneritet pub-lik-privat. Misioni AULEDA

Përmes këtij modeli RISI-a synon të vendosë bazat e para për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë biznesi ndërmjet of-ruesve të këtyre shërbimeve dhe sipërmarrësve ruralë me potencial zhvillimi, por që aktualisht nuk aksesojnë dot fondet si IPARD, apo të rrisin biznesin e tyre përmes këshillave të qënësishme.

Page 3: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

3 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

siGUria në pUnë

?????????????????MBI 15 MIJË PUNONJËS NË SEKTORIN E AGROMEKANIKËS PA KUSHTET MINIMALE TË SIGURIMIT NË PUNË

SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE,

ÇËSHTJE E RENDIT TË DITËS NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP), Kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj parashtroi alternativën për zgjidhje dhe kërkoi mbështetjen e KKP-së për garantimin e sigurisë në punë të

punonjësve që punojnë në sektorin rural

Në mbledhjen e Këshil-lit Kombëtar të Punës, e cila përkon me 100 vjetorin e kri-jmit të Organizatës Ndërkom-bëtare të Punës (ILO) dhe Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë në Punë, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, (KASH) Agim Rrapaj, theksoi se krijimi i kushteve të favorshme për sig-urinë e punonjësve në sektorin e bujqësisë dhe agromekanikës është një domosdoshmëri, për të patur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore, punëdhënësve dhe punëmar-rësve është mjaft i rëndësishëm në këtë aspekt. Fokusi gjatë vi-tit 2019, do të jetë përmirësimi i marrëdhënies me agrobi-znesin dhe ndërgjegjësimi për vëmendje ndaj sigurisë së shëndetit të punëmarrësit dhe kushteve të punës, sigurimin e transparencës në vendimmar-rje dhe rritjen profesionale të inspektorëve. Ndërkohë, lufta ndaj informalitetit mbetet një sfidë madhore për qeverinë shqiptare

Mbi 15 mijë punonjës në sektorin e agromekanikës pa kushtet minimale të sigurimit në punë Mekanika Bujqësore dhe

agropërpunimi janë sektorët më të rëndësishëm të prodhim-it bujqësor dhe agrobiznesit në vendin tonë. Në këtë sektor operojnë mbi 15 mijë punon-jës shumica prej të cilëve pa kushtet minimale të sigurimit në punë.

Informaliteti i lartë në këtë sektor, veçanërisht i mjeteve të mekanikës bujqësore, që është pa targa, pa leje qarkullimi, pa leje drejtimi, pa certifikatë ko-laudimi, dhe shumë prej tyre edhe pa certifikatë pronësie, ka sjellë kaos edhe në rregullat e punës.

Përveç se është një sektor ku ndodhin shumë aksidente por që nuk deklarohen, është edhe një burim i pastër korrup-tiv për shumë policë të qarkul-limit rrugor. Ky fenomen po pengon edhe shfrytëzimin e plotë të kapacitetit të mjeteve ekzistuese të mekanikës bujqë-sore.

Kufizimet në dokumentacion dhe çmimi i lartë i karburantit bëjnë që mekanizatorët të shfrytëzojnë kapacitetet e mjeteve të tyre ekzistuese vetëm në 20-30 % të kohës së punës nga 70-75 % që janë mundësitë e tyre Gjatë fjalës së tij, në mbled-

hjen e Këshillit Kombëtar të Punës, kreu i Agrobiznesit, Rrapaj theksoi se për shumë

arsye objektive shpërndarja e mjeteve të mekanikës bujqë-sore nuk është në përputhjë me nevojat që ka çdo fshat apo zonë bujqësore.

Disa kanë më shumë mjete, disa më pak. Për të plotësuar nevojat e zakonshme dhe ato në periudhën pik të punimeve bujqësore mekanizatorët janë të detyruar të lëvizin nga një territor në tjetrin por e kanë të pamundur. Kufizimet në doku-mentacion dhe çmimi i lartë i karburantit bëjnë që mekaniza-torët të shfrytëzojnë kapacitetet

e mjeteve të tyre ekzistuese vetëm në 20-30 % të kohës së punës nga 70-75 % që janë mundësitë e tyre.

Regjistrimi i mjeteve të mekanikës bujqësore i hap rrugë formalizimit të tregut të punës në bujqësi Regjistrimi i mjeteve të

mekanikës bujqësore dhe kri-jimi i një regjistri kombëtar për

shitblerjen dhe vendosjen në hipotekë të tyre është tashmë një domosdoshmëri impera-tive. Në analizën dhe studimet e ndryshme që kanë ndër-marrë ekspertët e Këshillit të Agrobinesit Shqiptar rezulton se procesi i regjistrimit do të shërbejë edhe si mekanizëm për zgjerimin e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe indus-trisë agroushqimore.

“Ky proces do të bëjë të mundur edhe vendosjen e tyre si garanci për marrje kredie për blerje mjetesh të reja që prej

kohësh i kërkojnë shoqëritë e sigurimit, bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera financiare për rifillimin e kred-itimit të traktorëve dhe maki-nerive bujqësore për sektorin privat, shprehet”, Rrapaj.

KASH propozime konkrete ligjore në shërbim të fomalizimit të mekanikës bujqësore Ky proces duhet nisur

pa humbur më shumë kohë nga ana jonë duke bërë edhe përmirësimet përkatëse ligjore të kërkuara me insistim dhe të propozuara tashmë edhe nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Është llogaritur se im-portimi dhe futja në punë e një traktori me fuqi mesatare së bashku me pajisjet e rrit rendi-mentin e prodhimit me 20 – 25 %, po në këta tregues ulet edhe kostoja e prodhimit, hapen 2 vende të reja pune dhe krijohen kushte për nxitjen e punimit të rreth 100 mijë ha tokë djerrë

apo të pakultivuar me meka-nikë bujqësore që aktualisht nuk punohen nga pronarët dhe poseduesit e tyre. Nxiten banorët e zonave rurale për të zgjeruar sipërfaqet e fermave aktuale dhe krijohen kushtet për rritjen e prodhimtarisë së tokës në përgjithësi.

Është llogaritur se mesatar-isht nga 1000 ha tokë e kulti-vuar për 1 vit bujqësor në Shq-ipëri, përfitohet një prodhim i përgjithshëm bruto nga 0.8 – 1 milion $. Është studiuar se kur ferma me sipërfaqe më të

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar propozon se duhet të fillojë menjëherë puna për rinovimin dhe riaktivizimin e qendrave të servisit të mekanikës bujqësore që do të shërbejnë për shërbimet dhe kolaudimin e mjeteve të mekanikës bujqësore.

vogël se 3ha kalon në një fer-më me sipërfaqe 20ha, rritja e efiçencës së traktorëve dhe të vetë mekanikës bujqësore në vlerë është nga 66 -75 % më e lartë.

Ulja e tarifave të shërbimit për mekanikën bujqësore, garanci për pagesën e kontributit të sigurimeve të punonjësve në këta sektorëQë të garantohet siguria

e punonjësve të këtyre sek-torëve, të ulen tarifat e shër-bimit me mekanikë bujqësore përveç masave të propozuara më sipër, Këshilli i Agrobi-znesit Shqiptar propozon se duhet të fillojë menjëherë puna për rinovimin dhe riak-tivizimin e qendrave të servisit të mekanikës bujqësore që do të shërbejnë për shërbimet dhe kolaudimin e mjeteve të meka-nikës bujqësore.

Në vitin 2005, Shqipëria kishte në gjendje normale pune 54 qendra servisi për mekan-ikën bujqësore. Këto qendra kolaudonin traktorët, organi-zonin kurset e kualifikimit për marrjen e lejeve të përdorimit të mjeteve dhe makinerive bu-jqësore. Tregtonin pjesë ndër-rimi, karburant e lubrifikantë, riparonin mjetet ekzistuese, importonin mjetet e reja, bënin kolaudimin e makin-erive bujqësore etj. Aktualisht në Shqipëri janë në funksion dhe punojnë vetëm për disa shërbime të reduktuara vetëm 13 qendra agroservisi, gjithë të tjerat e kanë reduktuar ndjeshëm ose e kanë mbyllur fare aktivitetin e tyre.

Apeli i KASH për marrjen e masave emergjente për garantimin e sigurimit në punë të agromekanizatorëve e agropërpunuesve Këshilli i Agrobiznesit

Shqiptar mbetet i angazhuar në mbështetje të përmirësimit të kushteve të punës për të pu-nësuarit në sektorin rural.

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj u shpreh se mbi te gjitha problem për t’u zgjid-hur nga ana jonë mbetet mar-rja e masave emergjente për garantimin e sigurimit në punë të agromekanizatorëve dhe agropërpunuesve.

“Për ta zgjidhur këtë prob-lem një rol parësor mund të luajë edhe Dhoma Kombëtare e Zejeve e cila duhet të anga-zhohet seriozisht edhe në këtë sektor të lënë në harresë”, tha Rrapaj.

Ndërsa i kërkoi Zotit Luan Bregasi, si nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Pu-nës dhe President i Dhomës Kombëtare të Zejeve, që të an-gazhohet në zgjidhjen e këtij problemi”.

Page 4: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

4 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

siGUri Ushqimore

Në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe në mbështetje të prodhuesve të ndershëm

Koncepti më i ri për zhvil-limin e zonave bregdetare dhe oqeanike është ai i “Ekonomisë Blu”, sipas Bankës Botërore dhe Komisionit Europian, i cili kërkon të promovojë rritjen ekonomike dhe përfshirjen so-ciale, duke siguruar në të njëjtën kohë qëndrueshmërinë mjedis-ore. Ekonomia blu ka kompo-nentë të ndryshëm, duke përf-shirë industritë tradicionale të detit si turizmi, peshkimi, trans-porti detar, por edhe aktivitete të reja dhe në zhvillim, të tilla si energjia e rinovueshme në det të hapur, akuakultura, aktivitetet naftënxjerrëse të detit, turizmi nënujor, etj.

Ashtu si “Green Growth”, që fokusohet në rritjen efiçente në përdorimin e burimeve naty-rore, ashtu edhe “Ekonomia Blu” mund të zhvillohet në një strategji të përbashkët në eko-sistemin e saj.

Po ku qëndron Shqipëria në raport me konceptin në fjalë? Shqipëria ka një vijë bregdetare prej 362 km. Referuar të dhënave nga ministritë e linjës për aktiv-itetet si më poshtë, rezulton se:

• Turizmi bregdetar është kontributori më i madh në “Ekonominë Blu” të Shqipërisë.

• Industria e Turizmit dhe

Udhëtimeve raportohet të ketë kontribut direkt në PBB prej 8,5% (në 2017) dhe 7,7% të punësimit, ose ndryshe 93.500 vende pune.

• Turizmi bregdetar në Shq-ipëri, vjen në shumë forma, duke përfshirë turizmin e zhytjes, arkeologjinë detare, ekotur-izmin, peshkimin rekreativ, etj.

• Peshkimi: Vlera e eksportuar në sektorin e peshkimit për vitin 2018, ishte 5.2 mld lekë. Ndërkohë krahasuar me 2017, eksportet e peshkimit janë rritur +16.2%.

• Në vitin 2018, numri i të punësuarve në këtë sektor ishte 1,094 persona.

Riparimi i anijeveVendi ynë numëron rreth

450 anije peshkimi. Aktualisht, riparimi i anijeve shqiptare të peshkimit në pjesën më të mad-he bëhet në Itali. Po mendohet që ky sektor, në zhvillim e sipër, të mbështetet që subjekteve pri-vate t’u krijohet mundësia që shërbimet e riparimit të bëhen në portet tona.

Transporti detar realizohet

në katër portet kryesore, Dur-rës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë si dhe portet e karburanteve Por-to-Romano dhe Petrolifera janë gjithashtu një shtyllë e rëndë-sishme e ekonomisë sonë.

Nisur nga sa më sipër dhe shumë aktivitete të tjera që lid-hen me “Ekonominë Blu”, apo qoftë dhe potenciale ende të pa-shfrytëzuara si energjia e rino-vueshme në det të hapur, guidat

për arkeologjinë nënujore, etj., nga të cilat ka përfitime sociale dhe ekonomike, mbrojnë dhe

ruajnë diversitetin e ekosistemit detar, duhet të zhvillohen në një strategji të përbashkët.

Përse një strategji ndërsek-toriale e Ekonomisë Blu në Shqipëri?

Shqipëria është pjesë e nismës Adriatiko – Joniane EUSAIR, e cila ka në fokus Ekonominë Blu, Ndërlidhjen Rajonale, Cilësinë e Mjedisit

dhe Turizmin e Qëndrueshëm. Por kjo mbetet një nismë e Komisionit Europian, në

kuadër të politikave integruese për vendet e Ballkanit Perën-dimor. Përfshirja dhe zbatimi i politikave të tilla në nivel mikro është detyrë e vendeve anëtare në këtë nismë, deri në ngritjen e strukturave të posaçme në nivele ekzekutive për zbatimin e kësaj strategjie.

Një histori suksesi lidhur me ndërveprimin në konceptin “Ekonomia Blu” për vitin 2018, ishte Porti i Vigos në Spanjë. Angazhimi i Autoritetit Portual, Zonës së Lirë Ekonomike dhe Universitetit të Vigos arritën të menaxhonin mbi 45 projekte me bashkëfinancim nga BE dhe 300 ekspertë të angazhuar në implementimin e këtyre projek-teve. Rezultati i konsorciumit të mësipërm ishte: Ndërtimi i një Markate Peshku 4.0, studime dhe trajnime, Qendër trajnimi për sportet detare në nivel kombëtar, Qendër e formimit profesional për portet, Anije multifunksionale për monito-rimin e mjedisit detar, etj.

E sjellë në realitetin shq-iptar, modeli që mund t’i qasej

“Ekonomia Blu” dhe rasti i ShqipërisëIntegrimi ndërsektorial në një strategji kombëtare të “Ekonomisë Blu”, bazuar në të gjitha aktivitetet

ekonomike që zhvillohen në Asetin më të madh natyror të Shqipërisë, Detin Jon dhe Adriatik, është detyrë jo vetëm e Qeverisë Shqiptare, por edhe aktorëve të tjerë

nga Daniel Guce, ekspert i SME-veatij të Vigos si rast studimor, apo për t’u zhvilluar në kon-ceptin e Ekonomisë Blu, është ai i Zonës së Lirë në Spitallë, shumë pranë portit tregtar të Durrësit, atij të hidrokarbu-reve, rrugëve kryesore nacio-nale dhe aeroportit ndërkom-bëtar të Rinasit, me një prani të konsiderueshme të kulturës së peshkimit dhe flotës për-katëse, kompanive të spe-cializuara në përpunimin dhe konservimin e peshkut, shumë shkollave të mesme profesion-ale, një krahu pune të kualifi-kuar dhe kompetitiv. Mungesa e shfrytëzimit të potencialeve të mësipërme do të ishte, një dëm ekonomik.

Prandaj integrimi ndërsek-torial në një strategji kom-bëtare të “Ekonomisë Blu”, bazuar në të gjitha aktivitetet ekonomike që zhvillohen në asetin më të madh natyror të Shqipërisë, detin Jon dhe Adriatik, është detyrë jo vetëm e Qeverisë Shqiptare, por edhe aktorëve të tjerë si: institucio-net arsimore, sektori privat dhe shoqëria civile, të cilat duhet të nisin procesin e projektimit për të identifikuar sfidat, pro-jektet dhe veprimet që do të kryhen, referuar dhe modeleve të vendeve të BE-së për strat-egjitë e konceptit në fjalë.

Gazeta “Monitor”

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë po ndjek këto ditët e fundit me vëmendje raportimet e medias si dhe shqetësimin e krijuar tek qytetarët në lidhje me sigurinë ushqimore. Duke qenë se lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e shëndetit dhe jetës, siguria ushqimore meriton vëmendjen maksimale nga të gjithë ne.

Para se të jemi sipërmar-rës, ne dhe familjet tona jemi konsumatorë dhe jemi po kaq të ekspozuar ndaj rrezikut të ushqimeve të pakontrolluara. Ndaj jemi këtu sot, për të ndarë me të gjithë qytetarët shqiptarë shqetësimin e përbashkët dhe t’u bëjmë të ditur se reshto-hemi në të njëjtën llogore, për të kërkuar nga institucionet publike monitorim, identifi-kim dhe ndëshkim maksimal të çdo individi apo subjekti, që abuzon, me apo pa qëllim, me cilësinë e produkteve ush-qimore, qofshin ato vendore apo të importuara.

Gjithashtu jemi të shqetë-suar sepse, në mënyrë të vazhdueshme prodhuesit e ndershëm në sektorin agroush-qimor, po përballen me de-noncime publike dhe akuza gjithëpërfshirëse pa adresë. Investigimet mediatike flasin për prodhimin e frutave dhe perimeve të rrezikshme për shëndetin, si pasojë e për-dorimit të substancave kimike përtej normave të lejuara. Fla-sin për produkte të bulmetit të prodhuara me lëndë të huaja, deri edhe materiale seriozisht të rezikshme për jetën. Flasin për mashtrime në prodhimin e pijeve alkoolike apo freskue-se, duke përdorur konservante artificialë dhe jo nga lëndë të para me origjinë natyrore. Qytetarët informohen për

djathë, mish, sallam, domate, pije apo bukë të rrezikshme, por nuk përcaktohet saktë se kush i prodhon apo tregton

këto produkte, më qëllim që konsumatori të mos i blejë më ato.

Gjatë këtyre ditëve kemi ndjekur jo vetëm denoncimet mediatike por edhe debatin e nxehtë të opinionistëve të ndryshëm. Denoncimeve dhe debatit mediatik i janë bash-kuar së fundmi edhe raportime “kuturu” të individëve pa emër në disa portale mediatike, duke paraqitur pa asnjë provë apo masë, foto të ndryshme të produkteve ushqimore të cilat

paraqesin në dukje deformime apo dëmtime.

Vendi ynë ka një ekonomi që më së shumti bazohet tek

bujqësia, agropërpunimi dhe turizmi. Sapo kemi hyrë në se-zonin e prodhimit të perimeve të stinës që më pas të vijojmë me eksportin e tyre dhe jemi në prag të sezonit turistik. Cili është shërbimi që po i bëhet konsumatorit vendas dhe të huaj në këtë rast? Cili është mesazhi që po japim për treg-jet e huaja, ku me shumë mun-dim kemi paraqitur produktet tona?

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka mbështetur gjith-

monë dhe do të vazhdojë të mbështesë median për çdo investigim apo denoncim i cili paraqitet me fakte konk-

rete dhe prova serioze, të cilat duhet të jenë të vazhdueshme dhe me emra konkretë, me qëllim që prodhuesit e nder-shëm të mos ndjehen të etiket-uar njësoj si mashtruesit dhe shkelësit e ligjit.

Kjo situatë, e cila për fat të keq dhe për çudi po na përsëritet cdo vit, krijon një panik kolektiv në treg, çorien-ton konsumatorin, ul besimin te çdo produkt vendor dhe na largon më shumë nga tregjet ndërkombëtare. Produkti ven-

dor është krenari kombëtare dhe ne duhet jo vetëm ta mbështesim por edhe ta pro-movojmë fort.

Prodhuesit e ndershëm ven-dorë kanë bashkëpunuar dhe do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet publike të sigurisë ushqimore, për të vendosur standardet më të mira në prodhimin dhe përpunimin e produkteve vendore, por edhe për të luftuar së bashku fenom-enin e informalitetit, mashtrim-it dhe spekullimit në sektorin e prodhimit agroushqimor.

Duke përsëritur edhe njëherë vendosmërinë për të mbështetur ndëshkimin e spekullantëve,

ne kërkojmë, së pari nga insti-tucionet shtetërore përgjegjëse për sigurinë ushqimore, që të intensifikojnë dhe forcojnë kontrollin në treg dhe në ras-tet kur kanë prova shkencore e laboratorike, të ndërhyjnë me forcën më të madhe që para-shikon ligji, duke bërë madje edhe publikimin e rasteve për t’u ardhur në ndihmë kon-sumatorëve që të mos bien pre e këtyre produkteve të dëmshme.

Ne kërkojmë nga media, që në rastet kur nuk ka prova të konfirmuara, të mos kri-jojë panik të panevojshëm tek konsumatorët, duke vënë në vitrinën e akuzës të gjithë prodhuesit shqiptarë. Në rastet kur identifikon apo konstaton shkelje flagrante nga subjekte apo individë, t’i referojë ato menjëherë pranë autoriteteve me emra apo fakte konkrete. Vetëm kështu i shërbejmë mbrojtjes së konsumatorit, por edhe mbrojtjes së prodhimit vendas, i cili sot ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje dhe promovim.

Së fundmi, ftojmë sot për-faqësuesit e ndershëm të sek-torit privat, përfaqësuesit e medias, autoritetet publike dhe shoqërinë civile, të krijojmë “Aleancën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhimit Vendor”, e cila duhet të fillojë menjëherë bashkëpunimin për identifikimin, denoncimin dhe goditjen e fenomenit të mash-trimit apo të çdo shkeljeje në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, veçanërisht për subjektet prodhuese infor-male, pasi ky fenomen nuk po dëmton vetëm shëndetin e konsumatorëve, por po de-formon seriozisht tregun dhe konkurrencën e ndershme.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe aktorë të tjerë të linjës, në një konferencë për shtyp shprehin shqetësimin për keqinformimin e publikut mbi sigurinë ushqimore, që po dëmton prodhuesit e ndershëm

Page 5: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

5 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

tema të ditës

(Vijon nga faqja 2)

(Vijon ne faqen 6)

Modernizimi i sektorit bujqësor - Kristo: Shqipëria numër të ulët të makinerive, Italia model për inovacionin

Shqipëria ka numrin më të ulët të makinerive bujqësore dhe kjo ka ndikuar jo vetëm në kufizimin e prodhimit por edhe në cilësi. Për zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral, Roland Kristo, Italia mund të përfaqësojë një model të rëndësishëm zhvillimi duke iu përgjigjur nevojave për inova-cion në mekanizimin bujqësor në vendin tonë. Këtë deklaratë Kristo e bëri gjatë aktivitetit të organizuar nga Instituti Ital-ian për Tregtinë me Jashtë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve Italiane në Botë në bashkëpunim me Feder-atën Italiane të Prodhuesve të Makinerive Bujqësore.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, i cili e vlerësoi modernizimin e

bujqësisë të nevojshëm në një kohë që Shqipëria aderon për t’u bërë anëtare e BE.

12 kompani italiane, të

specializuara në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve bujqësore,ofrojnë mundësi

për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me kompani jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Ver-

iut dhe Bosnje Hercegovina, përmes takimeve B2B që zh-villohen pas këtij aktiviteti.

Në fermat që eksportojnë, fermerët e Lushnjës e Kuçovës: Asnjë kamion nuk është kthyer

Dritani nga Kuçova kul-tivon prej 10 vitesh perime në serra. 70% e prodhimeve bu-jqësore që prodhon, dërgohen për eksport në vendet e Bash-kimit Europian, por edhe në vende të lindjes apo në rajon.

“Ky produkt shkon i gjithi për eksport. Ne jemi lidhur me një kompani në Lushnje, e cila na bën edhe programin e mb-jelljes, që nga lloji i domates, i specit. Ne punojmë për llog-ari të saj. Produkti ynë shkon kryesisht në vendet e BE-së, por edhe për tregun vendas, sepse 20-30% i cilësisë së dytë mbetet këtu. Me cilësi të dytë nuk e kam fjalën produkt jo i mirë, por kokrra është më e vogël”, thotë fermeri Dritan Kuqi.

Në zonën e Lushnjes janë ngritur disa pika grumbullimi, ku fermerët mund të prezan-tojnë produktet e tyre për t’u

shitur. Më pas, grumbulluesi siguron tregun brenda dhe

jashtë Shqipërisë, kjo në varësi të cilësisë së prodhimeve bu-jqësore.

Shqipëria në vitin 2018, ek-sportoi 300 mijë tonë prodhime bujqësore. Kompania që drej-ton Nedrete Arapi në Lushnje

ka eksportuar qindra tonë.“Sa herë që eksportojmë

në vendet e rajonit apo dhe të BE-së, në çdo pikë doganore ka agronomë të cilët anali-zojnë produktin. Kam 15 vite që eksportoj dhe deri më tani nuk më është kthyer asnjë kamion. Për më tepër po ju tregoj dhe analizat, ku norma e pesticideve është brenda normave që kërkon Bashkimi Europian”, tha Nedrete Arapi, eksportuese.

Për shkak të motit të mirë dhe mënyrës tradicionale të bujqësisë, prodhimet e fer-mave të Lushnjes dhe Beratit dalin më shpejt në treg, e kjo bën që të jenë të preferuara në vendet e ftohta.

“Vetëm për vitin 2018, kam bërë xhiro vjetore 8 mil-ionë euro. Ky është tregues që kemi mall cilësor”, tha Ne-drete Arapi, eksportuese.

Vreshta në serra - Tregan, fermeri kultivon rrush në vend të perimeve

Kultivimi i rrushit në serra është një nismë jo shumë e përhapur në vendin tonë, por duket se po eksperimentohet nga disa fermerë.

Xhelal Xhyla nga Tregani, tashmë serrën e tij e ka kthyer në një vreshtë të vogël me rrush.

Ai shpreson që kultivimi i rrushit në serra do të jetë më fitimprurës sesa perimet dhe do t’i krijojë të ardhura të mjaftueshme.

Si një nismë e re, kulti-vimi i rrushit në serra nuk ka mbështetje në subvencione ndërsa kërkohet një sipërfaqe e madhe e mbjellë.

Xhelali shpreson që së paku tregtia e tij të ketë sukses në zonën e Treganit, kjo edhe për

shkak të fluksit të vizitorëve prej ujërave termale.

Stenda e Gjermanisë tek Panairi i Bashkimit Europian, që u zhvillua në Tiranë, në Ditën e Europësnjë pistë biçikletash, një fes-tival filmi, ose një koncert. Jam i sigurt që edhe ata shohin gjëra që nuk u pëlqejnë, por në vend që të jenë vetëm kritikë, thonë çfarë mund të bëj që të jap një dorë? Unë e di ekzaktë-sisht çfarë nuk funksionon në Tiranë, sa puseta janë vjedhur, sa pllaka janë hequr, sa gropa janë hapur, por pyetja është: zgjidhim më shumë punë duke bërë diçka, apo duke qarë?”, nënvizoi Veliaj, teksa vlerësoi se Bashkimi Europian vijon të jetë institucioni më i besuar në Shqipëri.

“Kur dikush vjen në Ti-ranë ose për vizitë në bashki dhe thotë: çfarë mendoni për krizën që po kalon Bashkimi

Europian? Përgjigja jonë është: cila krizë? Bashkimi Europian është institucioni më i besuar në Shqipëri. Për këto arsye unë besoj se gjërat në të cilat besojmë janë gjëra që duhet t’i kurojmë përditë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, ambasadori i

BE-së në Tiranë, Luigi Soreca theksoi se përfshirja e të rinjve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është ven-dimtare.

“Fshati i BE-së” është pjesë e aktiviteteve të “Javës së Europës” dhe organizo-het nga Delegacioni i Bash-kimit Europian në Shqipëri në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Tiranë dhe bashkia Tiranë. Të rinjtë do të kenë mundësi të më-sojnë më shumë rreth temave që prekin të rinjtë në Shqipëri, studimin në vendet e BE-së, po ku nuk do të mungojë as aktiv-itetet e shumta të fokusuara tek aktivizimi i rinisë, bizneset so-ciale, vullnetarizmi, arsimimi dhe shkëmbimet ndërkulturore të të rinjve.

(Vijon nga faqja 2)

7500 aplikime për 5 mln euro - Të premten, afati i fundit për masat e investimeve

17 maji është afati i fundit për agrobizneset që aplikojnë për fi-nancime nga buxheti i shtetit për masat e investimeve në bujqësi, ndërsa afati për masat direkte ka përfunduar më 10 maj.

Agjencia e Zhvillimit Bu-jqësor dhe Rural ka hapur zyr-tarisht aplikimet për fermerët më datën 23 prill dhe janë de-

pozituar rreth 7500 aplikime nga fermerët apo blegtorët për të përfituar grante nga masat e vogla direkte. Fondi që do të ndahet në total është rreth 5 milionë euro, ku afro 4 milionë euro do të përdoren kryesisht për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të

prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, si dhe për açuge dhe sardele të peshkuara, ndërsa një pjesë do të shkojë për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Ofrues shërbimesh për rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve financiare është për të mbështetur zhvil-limin social, ekonomik, kul-turor dhe mjedisor të rajonit të Vlorës dhe parimet e zhvil-limit njerëzor. Në mënyrë të veçantë, AULEDA kontribuon në krijimin dhe forcimin e planifikimit strategjik lokal dhe rajonal në zonën e Vlorës dhe ofron mbështetje për insti-tucionet dhe shoqëritë civile në angazhimin e tyre për zhvillim të plotë lokal.

Karakteristika inovative e AULEDA është qasja e saj

ndaj zhvillimit territorial. Në të vërtetë, është organizata e parë shqiptare e përkushtuar për të rritur përfshirjen e ak-

torëve rajonalë publikë dhe privatë në zhvillimin rajonal, duke përbërë kështu një shem-bull të praktikave të mira dhe përcaktimin e një modeli të riprodhueshëm të menaxhimit rajonal. AULEDA jo vetëm që realizon studime të fizibilitetit për nismat e zhvillimit dhe ndi-hmon në përcaktimin e plani-fikimit strategjik territorial, por edhe për zhvillimin e ka-paciteteve dhe aftësive lokale në menaxhimin territorial dhe zbatimin e metodave pjesëmar-rëse në vendimet e zhvillimit rajonal.

Page 6: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

6 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

informacione

Credins mbështet agrobiznesin - Kredi Agro dhe konsulencë për fermerët në të gjithë vendin

Credins Bank zhvilloi një takim në qytetin e Roskovecit ku mirëpriti më shumë se 50 fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri dhe qytete të tjera të ven-dit. E pranishme në këtë takim ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila përgëzoi Credins Bank për nismën e marrë në mbështetje të agrobiznesit.

“Njerëzit kanë nevojë për shërbime aty ku ata jetojnë, aty ku ata zhvillojnë jetën dhe aktivitetin e tyre. Unë jam e bindur që çdo vend ka zonat e veta të zhvilluara, qendrat ur-bane, të cilat kanë specifikën e vet. Aty ku jeta është reale dhe në zonën më të largët rurale, njerëzit kanë nevojë për këtë shërbim. Jam shumë e bin-dur që sa më shumë aktivitete dhe shërbime të tilla ne t’i of-

rojmë fermerit, sadopak ai do të përfitojë nga kjo gjë”, tha kryetarja e Bashkisë së Rosk-ovecit, Majlinda Bufi.

Gjatë eventit, përfaqësuesit e Credins Bank informuan fermerët mbi mundësitë dhe procesin e kredive për agro-biznesin si dhe ofruan konsu-lencë për mënyrën e aplikimit.

“Në fakt fermerët nuk kanë shumë informacion për produk-tet bankare në përgjithësi dhe as për fondet e pensionit vull-

netar. Së pari sepse është një produkt relativisht i ri dhe sepse tregu akoma nuk ka mar-

rë sasinë e duhur të informa-cionit në mënyrë frekuente për produktet e reja që kanë hyrë në treg së fundmi” u shpreh Anila Bregasi, Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit, Credins Bank.

Credins i dha vëmendje të veçantë njohjes se fermerëve me njëri-tjetrin, duke nxitur

në këtë mënyrë interesat e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

“Zhvilluam një takim shumë

të suksesshëm. Mësuam të dyja palët, mësuan klientët tanë, më-suan bujqit, blegtorët, mësuam edhe ne nga hallet dhe prob-lemet e tyre. Mendoj që në fund të dyja palët dolën të kënaqura, klientët shfaqën shumë interes dhe do të vijnë pranë bankave për të bërë kërkesat e tyre në drejtim të kredive” tha Artan Ferati, Drejtori i Rajonit të Jugut, Credins Bank.

“Pjesëmarrja ishte goxha e kënaqshme. Fermerët ishin shumë të interesuar pasi kjo është një zonë bujqësore e cila merret me prodhimin bujqësor. Kjo pasi ka sipërfaqe masive të serrave dhe perspektiva e saj është në shtime të vazh-dueshme” nënvizoi drejtori i Bujqësisë së Bashkisë Rosk-ovec, Asqiri Ruko.

Credins Bank do të vazh-dojë iniciativën e ndërmarrë për mbështetjen e agrobizne-sit dhe në muajt e ardhshëm do të organizojë takime mes fermerëve në zona të tjera të Shqipërisë.

Fondet për fermerët, aplikimet këtë vit mund të bëhen edhe nga shtëpia! Procedura

Portali qeveritar “e-Alba-nia” bën të ditur se këtë vit, ap-likimi i fermerëve për fondet e skemës mbështetëse kombëtare mund të bëhet direkt përmes portalit e-Albania, nga shtëpia, duke klikuar shërbimin elek-tronik:

Njoftimi shoqërohet me një video-tutorial ku shpje-gohet hap pas hapi procesi i plotësimit online të formularit të aplikimit:

Aplikim për Skemat KombëtareShërbimi elektronik “Apli-

kim për Skemat Kombëtare” u mundëson fermerëve të

aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kom-bëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare.

Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Al-bania për përfitim nga skemat mbështetëse me 0 dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e apli-kantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”, si dhe të dhëna që identifikojnë fermerin (në bazë NIPT) që plotësohen automatikisht me ndërveprim nga regjistrat elek-tronikë në Platformën Qeveri-tare të Ndërveprimit.

Aplikimi për skemat mbështetëse do të bëhet on-line për masat si më poshtë:1. Për tufën bazë të matri-

kulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose

dhi, në vlerën 1000 (njëmijë) lekë/krerë.

2. Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fer-mat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më

shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për subjekt.

3. Mbarështim i bletarisë me 1 000 (njëmijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak

se 50 zgjoje, por masa e finan-cimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

4. Mbështetje ndaj anijeve të

peshkimit me flamur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje. Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e për-punimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të veri-fikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:

- faturave të shitjes së produkteve të përpunuara për në tregun vendas

- të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të për-punuara

5. Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format intensive të kultivimit dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale. Kur kul-

tivari është autokton masa e financimit shtohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individualë të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për

Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Madhësia e ngastrës të jetë, jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, të jetë:- deri në 0.5 ha, me 100% të

vlerës për ha;- mbi 0.5-5 ha (4.5 ha e dytë)

të rritet me 25% të vlerës për ha;- mbi 5.0 -10 ha (5 ha e

tretë), të rritet me 50% të vlerës për ha;

Masa e financimit për sipër-faqe të mbjellë, për aplikuesit me status SHBB:

- 3-5 ha, të rritet me 40% të vlerës për ha;

- mbi 5.0 -10 ha (5 ha e dytë), të rritet me 65% të vlerës për ha.

5.1. Pagesa për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/degraduara në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë/ha.

6. Përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Fi-nancimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha.

Dokumentacioni i nevojshëm- NUIS (Numri Unik i

Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t’u identifikuar në portal.

Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes

në portalin e-Albania;- Zgjidhni shërbimin “Apli-

kim për Skemat Kombëtare”;- Klikoni butonin “Për-

dor”;- Plotësoni formularin elek-

tronik mbi bazën e vetëdeklar-imit dhe klikoni “Dërgo”;

KostotPa pagesë

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12513&fbclid=IwAR2ttobG-HHHr9EPYrJdXtS-xWp_dfy1df17P-Q8DOs_SjRV9w_CqVphf3A

https://www.facebook.com/ealbania/videos/437843710329437/

Mekanika bujqësore/Fermerët: Karburanti na shton kostot, cilësia e keqe na dëmton mjetet

Ky fermer në Divjakë po e mbush mjetin e tij për herë të dytë brenda ditës. Pasi ka për-funduar frezimin e shalqirit, ku për një hektar ai ka shpenzuar 4 800 leke, tani i duhet të blejë karburantin me 180 lekë litrin.

Anesti Lena po vjel karrota, të cilat më pas duhet të pastro-hen nga dheu. Për një ton kar-rotë, ky fermer thotë se i duhet një sasi benzine prej 2 mijë lekësh.

Por përveç çmimit të kar-burantit, fermerët shqetësohen për cilësinë e tij që shpesh u

dëmton mjetet bujqësore.Shumica e proceseve të pu-

nës së një fermeri janë të lid-hura me karburantin, që nga pl-ugimi, frezimi, mbjellja,vaditja, spërkatja dhe larje të prodhi-meve, etj.

Ndaj fermerët kërkojnë që siç ndodhi me uljen e çmim-it të inputeve, institucionet shtetërore të ndërhyjnë edhe për karburantin që përdoret në bujqësi.

7500 aplikime për 5 mln euro - Të premten, afati i fundit për masat e investimeve

1 milionë euro të tjera do të shkojnë si grante për projek-tin “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sektorit të Ullirit” dhe do të përdoret për shtimin e sipër-

faqeve të mbjella me ullinj, përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit. Pas mbylljes përfundimtare të ap-likimeve më 17 maj, faza e përzgjedhjes së aplikantëve

fitues pritet të zgjasë rreth dy javë. Ndërsa afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit shtesë nga ana e fermerëve, siç janë pagesa e sigurimeve sho-qërore etj, do të zgjasë deri më 7 qershor 2019.

(Vijon nga faqja 5)

Page 7: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

7 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

bsh për bUjqësinë

BSH: Sistemi bankar nuk e mbështet financimin e sektorit bujqësor

Kreditimi i bankave për ndërmarrjet bujqësore në vend mbetet në nivele minimale duke krijuar vështirësi për zh-villimin e këtij sektori. Në një vrojtim të realizuar nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar se rreth 80 % e ndërmarrjeve nuk e kanë zgjeruar aktivitetin dhe nuk kanë në plan rrisin inves-timet. Ndërkohë si problema-tikë kryesore në punën e tyre kanë deklaruar se është gjetja e tregut dhe konkurrenca.

Ndërmarrjet bujqësore në Shqipëri janë në një situatë ngërçi. Banka e Shqipërisë ka publikuar një vrojtim ku thek-sohet se këto biznese hasen më një sërë vështirësish. Kreditimi vijon të mbetet një ndër penge-sat kryesore për këtë sektor.

Vetë sipërmarrjet deklaroj-në se se barra e huasë është

e shtrenjtë dhe raportojnë se 66% e rasteve të aplikimit për financim nuk janë mirat-uar.

Ndërmarrjet bujqësore me hua shprehen se kryesisht e kanë marrë nga bankat, nga persona fizikë dhe nga insti-

Kreditimi i bankave për ndërmarrjet bujqësore në vend mbetet në nivele minimale duke krijuar vështirësi për zhvillimin e këtij sektori. Në një vrojtim të realizuar nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar se rreth 80 % e ndërmarrjeve nuk e kanë zgjeruar aktivitetin dhe nuk kanë në plan rri-sin investimet. Ndërkohë si problematikë kryesore në punën e tyre kanë deklaruar se është gjetja e tregut dhe konkurrenca.

tucione financiare jobanka. Huaja e marrë është përdorur më së shumti për të përballuar shpenzimet korrente.

Ndërmarrjet bujqësore po-hojnë se përgjithësisht shitjet dhe rezultati financiar gjatë 2017 ka mbetur i pandryshuar ose ka rënë në krahasim me atë të një gjashtëmujori më parë.

Përsa i përket zgjerimit të aktivitetit apo investimeve, pjesa më e madhe e ndër-marrjeve bujqësore (79% e tyre) pohojnë që as nuk e kanë zgjeruar aktivitetin dhe as nuk do ta ndryshojnë aktiv-itetin apo investimet. Ndër-marrjet bujqësore evidentojnë se faktorë të tjerë si gjetja e tregut, konkurrenca dhe ko-stoja e financimit janë ndër problemet kryesore me të cilat ato janë përballur.

BSH zbulon gjendjen e mjerë në ndërmarrjet bujqësore, shumica me rënie të aktivitetit

Në një vrojtim të pos-acëm mbi gjendjen financiare të ndërmarrjeve bujqësore, Banka e Shqipërisë zbuloi përgjithësisht një gjendje të mjerë. Vrojtimi që u krye në gjashtëmujorin ë parë të vitit 2017 gjeti se, rezultati finan-ciar i ndërmarrjeve bujqësore ka mbetur i pandryshuar ose ka rënë në krahasim me atë të një gjashtëmujori më parë.

Përsa i përket zgjerimit të aktivitetit apo investimeve, pjesa më e madhe e ndërmar-rjeve bujqësore (79% e tyre) pohojnë që as nuk e kanë zgjeruar aktivitetin gjatë gjashtëmujorit të parë 2017 dhe as nuk do ta ndryshojnë aktivitetin apo investimet gjatë gjashtëmujorit të dytë 2017.

Problemet kryesore të identifikuara nga ndërmarrjet bujqësore gjatë gjashtëmu-jorit të parë të vitit 2017 për veprimtarinë e tyre janë: problemet e lidhura me speci-fikën e sektorit, gjetja e tregut, konkurrenca dhe kostoja e fi-nancimit.

Burimi kryesor i finan-cimit të ndërmarrjeve bujqë-sore janë shitjet dhe fondet e veta, ndërsa huaja është fare e papërfillshme. Vetëm 18% e ndërmarrjeve bujqësore kanë një hua për të paguar, ndërsa 82% e tyre raportojnë se nuk kanë.

Ndërmarrjet bujqësore që kanë marrë hua shprehen se kryesisht e kanë marrë nga bankat, nga persona fizikë dhe nga institucione finan-ciare jobanka.

Huaja e marrë është përdo-

rur më së shumti për të për-balluar shpenzimet korrente të tyre (73% e ndërmarrjeve) dhe 46% janë shprehur se e kanë përdorur huanë për të bërë një investim afatgjatë.

Në lidhje me rezultatin fi-nanciar, 48% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, ai ka mbetur i pandry-shuar, 37% e ndërmarrjeve pohojnë se rezultati financiar ka rënë. Kurse 15% e ndër-marrjeve bujqësore pohojnë se rezultati financiar i tyre është rritur gjatë gjashtëmu-jorit të parë 2017 .

Për sa i përket zgjerimit apo jo të aktivitetit (apo të in-vestimeve), mesatarisht 78% e ndërmarrjeve bujqësore po-hojnë se nuk e kanë ndryshuar aktivitetin gjatë gjashtëmu-jorit të parë dhe presin që të mos ketë ndryshime as gjatë gjashtëmujorit të dytë 2017.

Subjekteve bujqësore iu kërkua të klasifikojnë vështirësitë që ato kanë hasur

lidhur me disa tipare që janë: aksesi në financim, kostoja e financimit, disponueshmëria e stafit të kualifikuar, kos-toja e prodhimit ose e punës, konkurrenca, gjetja e tregut, përshtatshmëria e legjisla-cionit në fuqi apo të tjera veç këtyre.

Subjektet vlerësuan me notat nga një (shkalla më e ulët e vështirësisë) deri në dhjetë (shkalla më e lartë e vështirësisë) problemet e sipërpërmendura.

Ndërmarrjet bujqësore ev-identojnë se faktorë të tjerë, gjetja e tregut, konkurrenca dhe kostoja e financimit janë ndër problemet kryesore me të cilat ato janë përballur kryesisht gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017). Rezul-tatet e vrojtimit të paraqitura në grafik tregojnë që aksesi dhe kostoja e financimit janë gjithashtu një pengesë e rëndësishme e vlerësuar nga ana e tyre.

Gazeta “Monitor”

Ekonomia e Shqipërisë primitive, bujqësia dominon 19% të PBB-së, më e larta në Europë

Edhe pse Shqipëria nuk plotëson as 50% të nevojave të konsumit të brendshëm me prodhime bujqësore, sektori i bujqësisë ka peshën më të

lartë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Eu-ropë, madje me një diferencë të thellë.

Sipas të dhënave nga data-baza e Bankës Botërore që i përkasin vitit 2017, bujqësia zuri 19% të PBB-së me një diferencë prej 10 pikë përq-indje me Kosovën si vendi i dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Europë.

Sicc shihet nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, pe-sha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është së paku 6 herë më e lartë se mesatarja e Eu-ropës dhe trefishi i mesatares rajonale.

Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%. Pesha e sektorit

vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së.

Gjithashtu Shqipëria u ren-dit 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane.

Sipas statistikave të Bankës Botërore, struktura e ekono-misë së rajonit ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dominohen nga shër-bimet, të cilat zënë nga 51-71% të ekonomisë në varësi të vendeve.

Shqipëria edhe pse ka 316 kilometër vijë bregdetare, in-dustria e shërbimeve zë peshën më të ulët në ekonomi në vetëm 51%, në krahasim me vendet e tjera. Në Maqedoni, sektori i shërbimeve zë 64% të ekono-misë, në Malin e Zi mbi 71% për shkak se vendi fqinjë e ka zhvilluar ekonominë bazuar në industrinë e turizmit nëpërmjet modelit të resorteve.

Në Bosnjë, sektori i shërbi-meve zë 64.8% të ekonomisë, në Serbi 59%, ndërsa në Kos-ovë 57.4%.

Ndryshe nga rajoni, bujqësia paraqitet dominante në struk-turën ekonomisë shqiptare. Edhe pse vendi ynë është një importues neto i prodhimeve bujqësore, ka copëzimin më të lartë të tokës në krahasim me rajonin dhe me një zhvillim spontan të paorganizuar, pe-sha e bujqësisë në strukturën e ekonomisë është gati sa trefishi i rajonit.

Manifaktura është ajo që bën diferencën. Në rajon, kjo degë ka dyfishin e peshës në krahasim me Shqipërinë. Në vendin tonë, ajo zë vetëm 5.6% të peshës në ekonomi, ndërsa në Bosnjë 13.2%, në Kosovë 13.2% në Maqedoni 11.8% të ekonomisë, në Malin e Zi, 4.9% dhe Serbia ka peshën më të lartë të manifakturës në ekonomi, me 19.1%.

Gazeta “Monitor”

Page 8: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

8 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

Page 9: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

9 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

Page 10: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

10 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

aZhbr

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Vërshojnë aplikimet për financime në bujqësiFlet Frida Krifca, kreu i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Hapja e granteve dhe e skemave të kompensimit nëpërmjet fondeve kombëtare dhe ndërkom-bëtare për bujqësinë janë një mundësi e shumëpritur, jo vetëm nga kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por edhe nga fermerët të cilët i shohin ato si mjetin e duhur për të rritur kapacitetet e prodhimit për të modernizuar teknologjinë, si dhe për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore. Si po vijon procesi i lëvrimit të fondeve të BE-së si dhe Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësisë të 2019-s? Si po ndikon informaliteti dhe problemet me certifikatat e pronësisë së tokës për përthithjen e fondeve?

Nga Deada Hyka

Që në vitin 2015, kur u nënsh-krua marrëveshja prej 71 milionë eurosh fonde të BE-së për 2016-2020 në Bruksel, në mbështetje të agrobiznesit shqiptar, një erë e re po frynte për bujqësinë shq-iptare. Sfida ishte: përthithja e fondeve të BE-së, për t’i dhënë bujqësisë mundësinë, jo vetëm për të qëndruar në këmbë, por për t’u zhvilluar më tej, pikër-isht një sektori që siguron rreth 20% të PBB-së së vendit.

Por edhe sot, kur kanë mbetur pak ditë nga mbyllja e aplikimit të fermerëve që duan të përfitojnë fonde subvencion nga shteti, sfi-dat nuk mungojnë. Vitin e shkuar, Ministria e Bujqësisë njoftoi, në përmbyllje të thirrjes për Skemën Kombëtare Financiare të Subven-cioneve dhe Granteve, prej 20 milionë eurosh, se pothuajse 90% e aplikantëve janë shpallur fitues.

Po këtë vit, si vijon ky pro-ces? Data e fundit e apliki-meve për Skemat Kombëtare të Mbështetjes së Bujqësisë 2019 është 17 maji dhe të dhënat tre-gojnë që numri i aplikimeve ka qenë i lartë edhe këtë vit. Në një prononcim për revistën “Moni-tor”, kreu i Agjencisë së Zhvil-limit Bujqësor dhe Rural, znj. Frida Krifca, thotë se në total, janë kryer rreth 3281 aplikime.

“Programi i Mbështetjes në Bujqësi, viti 2019, ka në fokus mbështetjen e fermerëve të veg-jël dhe blegtorëve në veçanti, nëpërmjet pagesave direkte për të imëta të matrikuluara, për dorëz-imin e qumështit lëndë e parë, në vlerën 10 lekë/litër në pikat e për-punimit, për fermat që mbarësh-tojnë lopë dhe/ose të imëta, kun-drejt faturës tatimore të shitjes”, – thotë më tej znj. Krifca.

Një detaj i përmendur prej saj, është nisma “zero dokumente”, e nisur vitin e shkuar, e cila dha rezultate në lehtësinë e aplikimit dhe saktësinë e tij për fermerët, vetëm me kartën e identitetit dhe NIPT-in, duke shmangur kon-fuzionin, radhët, duke kursyer kohë dhe pa kosto administrative shtesë.

“Nëse më parë është lloga-ritur që kosto e plotësimit të do-kumentacionit për një aplikim shkonte deri në 1,000 lekë nga nxjerrja e dokumentacioneve nëpër zyrat e shtetit, për efekt të aplikimit në AZHBR, tashmë dokumentacionin e gjeneron AZHBR për fermerin, duke veri-fikuar me zyrat e shtetit për llog-ari të fermerit. Kjo natyrisht ka shtuar ndjeshëm punën e stafit të AZHBR, por ama ka ulur kostot dhe kohën e shpenzuar keq për fermerin. Kjo është bërë enkas që koha e tij t’i kushtohet tokës dhe fermës”, – shton më tej drejtuesja e AZHBR.

Znj. Krifca thotë se sfida e va-zhdueshme është që, pavarësisht vështirësive që ka sektori, ka pa-sur përpjekje të vazhdueshme, në krijimin e një qasje sa më efek-tive ndaj fermerëve dhe agropër-punuesve, në mënyrë që ata të përthithin sa më shumë dhe sa më cilësisht fondet në dispozicion për të rritur konkurrueshmërinë, efektivitetin e aktiviteteve të tyre bujqësore dhe standardet e produkteve shqiptare.

Flet Frida Krifca, kreu i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

“Programi i Mbështetjes në Bujqësi, viti 2019, ka në fokus mbështetjen e fermerëve të vegjël”Agjencia për Zhvillim Bu-

jqësor dhe Rural është një ndër aktorët kryesorë që ka informuar dhe ndihmuar në përthithjen e fondeve IPARD. Çfarë interesi kanë pasur këtë vit dhe a janë reflektuar prob-lematika gjatë aplikimit?

AZHBR është akredituar nga Bashkimi Europian si in-stitucioni i duhur për admin-istrimin e fondeve të Bashkimit Europian (BE) të programit IPARD, si Autoriteti Kontrak-tues me fokus zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë ru-rale në vend.

Në momentin që flasim, Agjencia është duke zbatuar thirrjen e parë të programit, i cili mbështet fermerin dhe agropërpunuesit me grante nga fondet e përbashkëta të BE-së dhe Buxhetit të Shtetit.

Faza e aplikimit u mbyll me 317 aplikime, më shumë se dyfi-shi i aplikimeve të parashikuara në analizën e ngarkesës së pu-nës gjatë procesit të akreditimit. Jemi duke kryer procedurën administrative që konsiston në vlerësimin e dosjeve dhe pro-jekt-propozimeve, sipas kriter-eve të përgjithshme dhe speci-fike të përcaktuara në program. Detyra jonë si agjenci zbatuese është kontrolli dhe financimi i projekteve, sipas kritereve, kon-form rregullores së BE-së dhe Qeverisë Shqiptare, në mënyrë që të lëvrojmë fondet.

Jemi të angazhuar maksimal-isht që të procedojmë shpejt për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe sipërmarrësve, që ndikimi nga programi të jetë pozitiv për ekonominë e vendit, por njëkohësisht të shmangim kor-rigjimet financiare të cilat janë pjesë e rrugëtimit të programit, nëse procedurat nuk ndiqen rig-orozisht.

Nga 317 aplikime të ardhura në AZHBR, 188 kanë aplikuar për “Investime në fermë”, 65 për “Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bu-jqësore dhe blegtorale” dhe 64 për “Diversifikimin e fermës dhe zhvillimin e biznesit në zonat rurale”, me kërkesë për fond rreth 56 milionë euro. Bux-heti i përgjithshëm që ne çelëm

për këtë thirrje, duke menduar se do të ishte i mjaftueshëm për thir-rjen e parë, është 50.33 milionë euro, nga të cilat 75% ose 37.74 milionë euro kontribut i BE-së dhe 25%, ose 12.58 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit.

E konsideroj kërkesën e lartë për fond, si rritje të ndërgjegjësim-it të sipërmarrësve ruralë dhe fermerëve për të fuqizuar sektorin dhe rritje të konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare. Gjithashtu, një indikator besueshmërie për Agjencinë.

Thirrja e parë shërben do-

mosdoshmërisht si një proces mësimi, si për Agjencinë, ashtu dhe për fermerët, shoqatat e fermerëve, prodhuesve dhe për-punuesve, sipërmarrësit, konsu-lentët, trupat teknike, bashkitë, etj., të cilët njihen vazhdimisht me mundësitë dhe kushtëzimet e programit.

Ne kemi pasur mundësinë të njihemi me një mori preten-dimesh, disa të padrejta, por shumë syresh të drejta, të cilat i kemi reflektuar në punën tonë apo kur tejkalojnë kompetencat tona, i kemi propozuar si kërke-

sa për ndryshime në program pranë Drejtorisë së Përgjith-shme të Bujqësisë në Bruksel.

Disa kërkesa të tilla janë pran-uar dhe kjo na bën krenarë, pasi puna e madhe e reflektuar në me-naxhimin e të gjithë këtyre dina-mikave dhe marrëdhënieve kaq shumëpalëshe ka treguar që është pozitive, kur punohet fort për të argumentuar drejt dhe me nder-shmëri, për qëllimin e përbashkët të zhvillimit të sektorit në vend.

Një problematikë e rapor-tuar nga fermerët, veçanërisht në skemat kombëtare, ka qenë burokracia e lartë për për-gatitjen e dokumentacionit. A mendoni se thjeshtëzimi do t’i ndihmonte në aplikime?

Vitin e kaluar, në imple-mentimin e skemës kombëtare 2018, ne prezantuam aplikimin me “O Dokumente”, si një risi në procesin e marrjes së apliki-meve, duke sjellë një shërbim të thjeshtuar dedikuar fermerëve. Aplikimi me “O dokumente” dha rezultate në lehtësinë e ap-likimit dhe saktësinë e tij për fermerët dhe këtë e dëshmoj-në shumë fermerë e blegtorë përfitues anembanë vendit.

Në këtë mënyrë, fermerët vetëm me kartën e identitetit dhe NIPT-in e fermerit kanë aplikuar, duke shmangur kon-fuzionin, radhët, duke kursyer kohë dhe pa kosto adminis-trative shtesë. Nëse më parë është llogaritur që kosto e plotësimit të dokumentacionit për një aplikim shkonte deri në 1,000 lekë nga nxjerrja e dokumentacioneve nëpër zyrat e shtetit, për efekt të aplikimit në AZHBR, tashmë dokumen-tacionin e gjeneron AZHBR për fermerin, duke verifikuar me zyrat e shtetit për llogari të fermerit. Kjo natyrisht ka shtuar ndjeshëm punën e stafit të AZHBR, por ama ka ulur ko-stot dhe kohën e shpenzuar keq për fermerin. Kjo është bërë en-kas që koha e tij t’i kushtohet tokës dhe fermës.

Gjithashtu për dokumente të tjera, të cilat nuk mund të gjen-erohen nga portali e-Albania (p.sh., kontrata e qerasë, etj.) iu është kërkuar vetëm aplikantëve, të cilët kanë përmbushur krit-eret dhe kanë qenë brenda vijës së financimit (jo të gjithëve që nuk kanë pasur siguri për finan-cimin, si më parë). Në këtë rast, për ata aplikantë, të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret dhe/ose kanë qenë jashtë vijës së financimit, nuk i është dashur të dorëzojnë dokumentacionin shtesë, duke i kursyer kohë dhe para, një fenomen që nuk mund të shmangej më parë.

Siç e përmenda më sipër, aplikimi me “O dokumente” në momentin e aplikimit rrit num-rin e aplikantëve të interesuar, shmang kompleksitetin dhe konfuzionin, kohën dhe kos-tot për aplikantët. Natyrisht që jo çdo fermer shqiptar e gjen veten në skema apo mund të aplikojë, pasi shumë prej tyre nuk kanë fare NIPT.

Ferma në Shqipëri ka tipare të theksuara të vetëmbajtjes, ku shumica e produkteve bujqë-sore janë të destinuara për kon-sum vetjak. Ka faktorë të tjerë si fragmentimi i tokës bujqë-sore, probleme me certifikatat e pronësisë së tokës, mospërm-bushja e kritereve të udhëzimit, të marra së bashku, ose veçmas, mund të jenë shkak hezitimi për të aplikuar.

Në datën 17 maj është data e fundit e aplikimeve për ske-mat kombëtare 2019. Si kanë qenë aplikimet deri më tani dhe ku ka qenë fokusi i kër-kimit të mbështetjeve?

AZHBR, aktualisht po zba-ton Programin e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2019, nga fondi i Programit për Bu-jqësinë dhe Zhvillimin Rural, duke ndjekur procedurat e miratuara dhe duke vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, bazuar në Vendimin e Këshil-lit të Ministrave, dhe udhëzi-meve përkatëse nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Aktualisht, janë kryer rreth 3281 aplikime në total, kërke-sat më të larta janë për masën nr. 1. Për tufën bazë të matri-kuluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 lekë/krerë (1071 aplikime).

Vijon me masën nr. 2. për Dorëzimin e qumështit lëndë e parë, në vlerën 10 lekë/litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tati-more të shitjes (1051 aplikime). Masa nr. 3 për mbështetje në bletari (610 aplikime).

Masa nr. 5 për Mbjelljen e ullinjve në vlerën 350 000 lekë/ha, për format intensive të kul-tivimit, dhe në vlerën 250 000 lekë/ha, për format tradicionale (344 aplikime). Si dhe masa nr. 6. Përmirësimi i teknikave të ujitjes, nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, me financim deri 250 000 lekë/ha (191 aplikime).

Kriteret mbi të cilat bazohet ky vlerësim janë ato të trajtimit të barabartë të aplikantëve dhe zbatimit me rigorozitet të afateve dhe procedurave të akredituara.

Programi i Mbështetjes në Bujqësi, viti 2019, ka në fokus mbështetjen e fermer-ëve të vegjël dhe blegtorëve në veçanti, nëpërmjet pag-esave direkte për të imëta të matrikuluara, për dorëzimin e qumështit lëndë e parë, në vlerën 10 lekë/litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tati-more të shitjes.

Gazeta “Monitor”

Page 11: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

11 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

Këshilla në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSHNJE

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-Lushnje E-mail: [email protected]

Dy dhjetëditorët e fundit të majit janë edhe ditët më të ngarkuara të prodhuesve të perimeve, në serra e në fushë.

Çfarë bëhet sot në perimore? Cilat janë aktivitetet kryesore të kësaj periudhe?

në serra: në zonën bregdetare vazhdon puna me shërbimet dhe vjeljen e bimëve kryesore të këtyre mjediseve: domate, kastravec, spec, barbunjë, kungull i njomë dhe patëllxhan. Me rëndësi është puna për mbrojtjen e kulturave nga sëmundjet e dëmtuesit si: vrugu, kalbëzimi gri, fuzarioza, etj., dëmtues si afidet, tenja minuese, (Tuta absoluta), etj., për të cilat lipset të merren kontakte të vazhdueshme me specialistët e të merret mendimi i tyre i kualifikuar. Parësore është hapja e serrave dhe ajrosja e vazhdueshme e tyre, veprim me dobi për rregullimin e mikroklimës në mjedisin e serrës, për rritjen dhe zhvillimin e mirë të bimëve, mbrojtjen nga sëmundjet, sasinë dhe cilësinë e prodhimit. Plehërimi i bimëve në serra të mbështetet më mirë në analizat e tokës dhe kërkesat biologjike të bimës dhe fazën e zhvillimit të tyre. Përgjithësisht, fermerët kanë tendencë që të përdorin doza të larta plehërimi, çka nuk shkon në dobi të bimës dhe mjedisit dhe që shoqërohet edhe me shpenzime të padobishme. nga vëzhgimet tona, në shumë serra të zonës së ulët e bregdetare, shihet se ka tepri në të ushqyerit e bimëve me azot, çka i bënë ato me volum të madh gjethor, të prekshme nga sëmundjet dhe në dëm të sasisë dhe cilësisë së prodhimit. Këshillat e specialistit duhet të udhëheqin skemën e plehërimit.

Kujdes dhe vëmendje të veçantë merr ujitja e bimëve për sigurimin e rritjes dhe zhvillimit optimal të tyre, për sasi dhe cilësi më të mirë të prodhimit. Këshillohet përdorim i ujërave

të pastër, të pandotur dhe pa kripëra, me pH 6.5-7.5. Hapja dhe mirëmbajtja e sistemit të kullimit mbetet detyrë e përhershme.

në fushë: në bimët e mbjella në vjeshtë dhe herët në pranverë, si lakra kokë, lulelakra, brokoli, karrota, prasi, qepa, hudhra, sallata, spinaqi, rukola, etj, të vazhdohet me vjeljen e tyre.

Në zonën e ngrohtë ka filluar dhe vazhdon puna për përgatitjen e ngastrave dhe mbjelljen e shalqinit, domates, specit, patëllxhanit, barbunjës, pjeprit, kungullit, sallatës, etj. në ngastrat ku do të mbillet, të tregohet kujdes për kryerjen e analizave kimike të tokës, për të bërë bilanc të ushqyerit të bimëve me qël-lim që të mos shpenzohen para të tepërta me përdorim të sasive të larta të plehrave kimike, por edhe për ruajtjen e pjellorisë së tokës dhe mirëmbajtjen e saj. Krahas mbjelljeve, të tregohet kujdes për kullimin dhe sistemin e ujitjeve.

në ngastrat ku ato janë mbjellë, të tregohet kujdes për kryerjen e shërbimeve me qëllim rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve një kujdes i vecantë të tregohet kundër luftimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve (kalbëzimeve të rrënjëve, vrugjeve, hireve, kërmillit, dëm-tuesve të tokës etj.), pasi dhe koha paraqitet tepër e lagësht.

në perimet e fushës, këshillohet të përdoret gjerësisht mulçerimi plastik i sipërfaqes së tokës, hallkë teknologjike me mjaft avantazh për rritjen dhe zhvillimin e bimëve por edhe me efekte ekonomike, që shton prodhimin dhe rrit cilësinë e tij, ul nevojat për punën e dorës dhe ul koston e prodhimit.

Në zonën kodrinore e paramalore ka fil-luar puna për përgatitjen e fidanëve dhe të ngastrave për mbjelljen e domates, specit, shalqinit, të patëllxhanit, barbunjës, etj.

Këshilla për perimerritësit QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Korçë: E-mail:[email protected]

Të njohim racat e pastra (bërthamat ra-core) të bagëtive të imta që mbarështohen në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale, QTTB Korçë.

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale QTTB Korçë, është e vetmja qendër në shkallë vendi që mbarështon raca të pastra dhen, dhi, gjedhë të zonave malore dhe ndihmon në përmirësimin racor të kafshëve, rritjen e prodhimeve blegtorale dhe të të ardhurave prej tyre.

në varësi nga dëshira e fermerit për të bërë përmirësim racor, pra për të rritur pro-dhimet blegtorale, përcaktohet edhe raca me të cilën do të punohet.

Për prodhimin e qumështit nga dhitëDrejtoria e Teknologjive Blegtorale QTTB

Korçë mbarshton prej vitesh dy raca të dal-

luara për prodhim qumështi nga dhitë, të cilat janë Raca Alpine dhe Sanna. Më poshtë po paraqesim treguesit për këto dy rraca.

Këto dy raca janë adaptuar plotësisht dhe mund të shkojnë në të gjitha zonat e vendit tonë. Janë shfrytëzuese shumë të mira të ushqimeve në kullotë dhe në grazhd.

Fermerë që mbarështoni këto raca ju rekomandojmë:

Puna racore me këto raca të zbatohet si më poshtë:

1. në zonat fushore me prodhime bu-jqësore intensive me tufa të vogla (20-30 krerë), mund të zhvillohet racë e pastër dhe kryqëzime deri në gëlltitje të plotë të këtyre dy racave.

2. në zonat malore dhe kodrinore ku kush-tet janë më të vështira, të përdoret vetëm një futje gjaku (deri në F1)

nga studimet e kryera nga Drejtoria e Teknologjive Blegtorale (specialistët) Korçë, rezulton se kryqëzimet e dhive të vendit me racat Alpine & Sanna kanë dhënë këto rezultate:

• Në dhitë e breznisë së I-rë (F1) prodhimi i qumështit ka një rritje të ndjeshme prej rreth 35-40 % në krahësim me racat e vendit, rritje të pjellorisë, peshës trupore, gjithashtu dhitë e kësaj breznie ruajnë fortësinë konstitucio-nale të trashëguar nga nëna dhe ndjekin shumë mirë kullotat ashtu si dhitë e vendit.

• Përbërja e qumështit (yndyrë, proteinë), dinamika e zhvillimit dhe qëndrushmëria ndaj kushteve të ambientit, sëmundshmërisë etj., është afërsisht me ato të dhive të popullatave të vëndit tonë.

• Nuk duhet avancuar me rritjen e gjakut në këto zona, sepse me avancimin e breznive të kryqëzimeve është vënë re një dobësim i konstitucionit të dhive, ulje e aftësisë së përshtatshmërisë në kushtet e zonës malore, mosshfrytëzim i mirë i kullotave dhe preksh-mëri ndaj sëmundjeve etj.

• Pra rekomandojmë që në këto zona kryqëzimi të bëhët me një futje gjaku deri në F 1 dhe maksimumi deri në F 2

Këshilla për fermerët që mbarështojnë bagëti të imta

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

Për Drithërat (grurë, elb)Fermerët që kanë mbjellë këto kultura,

të kryejnë pastrimin varietor nga barërat e këqija me qellim sigurimin e një fare sa më të pastër.

në rast se sipërfaqet e mbjella janë të mëdha fermerët mund të kryejnë herbicidi-min me preparatin 2/4. D, me normë 0.6 %, ose 600 ml/në 1 kv ujë.

Për kulturën e Patates:Të kryhet prashitja e dytë e patates

(mbushja), e shoqëruar me plehërim plotë-

sues me nitrat amoni me normë 2 kv/ha.Gjithashtu për shkak të reshjeve të shumta,

ka infeksione të barërave të këqija. Për këtë të kryhet trajtimi me herbicid (Sencor), për eleminimin e tyre.

Mbushja të shoqërohet me preparatin (durzban) për mbrojtjen nga dëmtuesi (krimbi tel) me normë 30 kg/ha. Gjithashtu, për shkak të reshjeve të shumta, janë vënë re shenja të vrugut dhe larvës së buburecit. Për luftimin e buburrecit, u rekomandohet fermerëve të kryejnë trajtimet kimike me preparatin Kalipso me norme 0.03%.

KËSHILLA PËR FERMERËT

Page 12: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

12 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORË

Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

Krasitja e gjelbër dhe rrallimi i frutave në pemëtoreKrasitja e gjelbër përmbledh të gjithë ndërhy-

rjet e bëra në pemët frutore që nga fillimi i veg-jetacionit deri në rënien e gjetheve. Duke qenë e lidhur me vegjetacionin, në aplikimin e saj duhet njohur fiziologjia e zhvillimit të bimës. Krasitja e gjelbër përfshin ndërhyrjet në lastarë dhe në fruta. Në lastarë fillojnë me largimin në fazat e para të zhvillimit, për të vazhduar edhe në faza më të avancuara të rritjes me ndërhyrje të tilla si: rrallimin, përkuljen, pincimin, përdredhjen ose unazimin e tyre. Këto operacione ndikojnë në ngadalësimin e rritjes vegjetative të lastarëve të fuqishëm duke provokuar më shumë induktim të diferencimit të sythave lulor për vitin pasard-hës. Ato frenojnë një shpenzim të energjisë në një drejtim të padobishëm, duke e drejtuar zhvil-limin e bimës sipas formës së përcaktuar për shfrytëzimin sa më mirë të hapësirës dhe në balancimin e shpërndarjes së asimilateve drejt prodhimit.

ndërhyrjet në rrallimin e frutave janë një masë e rëndësishme për të siguruar një ngarkesë nor-male në numër frutash në gjatësi të lastarëve dhe në bimë, për madhësi e cilësi më të lartë të tyre.

Momentet më të rëndësishme që duhen të njihen gjatë krasitjes kanë të bëjnë me: specien, vetitë e kultivarit, formën e mbajtjes së kurorës, shkallën e periodicitetit të prodhimit, fuqinë dhe gjendjen shëndetësore të pemëtores.

Edhe pse janë ndërhyrje që kryhen gjatë veg-jetacionit, për rrallimin e disa lastarëve dhe fru-tave që janë në momentin e zhvillimit, duke qenë krasitje, duhet të mbahen në konsideratë parimet bazë të saj për formimin dhe ruajtjen e formës së kurorës së bimës dhe shkalla e ndërhyrjeve duhet të jetë në përputhje me fuqinë e bimës dhe ngarkesën e prodhimit.

Duhet të njihen mirë veçoritë dhe tipologjia e varietetit, pasi disa kultivarë kërkojnë krasitje normale, sikurse kultivarë të caktuar kërkojnë krasitje të gjatë për të frutifikuar. Në këto kultivarë është e pashmangshme krasitja verore e bërë në dy periudha, për të mos lejuar largimin e vegjeta-cionit nga baza e pemës dhe zhveshjen e saj nga lastarët e rinj.

ndërhyrjet e gjelbëra në fazat e hershme për orientimin e lastarëve dhe rrallimin e tyre janë thel-bësore në fidanishtet e prodhimit të fidanëve, por edhe në vitet e para të jetës së pemëtoreve për të reduktuar kohën joproduktive dhe për të dhënë ekuilibrin e masës vegjetative dhe sistemit rrënjor.

Mbi bimët në prodhim, prerjet e gjelbëra zvogëlojnë numrin e degëve dhe fuqizojnë aftësi-në prodhuese. Praktikat e mira bujqësore aplikoj-në shkurtim të përgjithshëm të lastarëve në pran-verë dhe verë, duke bërë edhe një shpërndarje më racionale të punës gjithëvjetore të krahut, në periudha që edhe pse përmbajnë ngarkesa, në total duke u kryer njëkohësisht ulin kohën totale të punës për hektar dhe rrisin efiçencën e punës duke rritur cilësinë e prodhimeve.

Prerjet e gjelbëra fillojnë të praktikohen në muajin maj-qershor. ndërhyrjet janë të diferenc-uara në bazë të rrethanave, duke filluar nga heqja e thithakëve, përkuljen-përdredhjen e majës së lastarëve, ose heqja e tyre në qoftë se janë shumë konkurrues (e ashtuquajtura “lehtësimi i majave”).

Prerjet që bëhët në fund të verës (zakonisht në gusht-shtator) janë ndërhyrje që paraprijnë krasitjes dimërore (para krasitje në fund të verës) në mënyrë që të shmangen prerjet në pranverën e ardhshme dhe për të zvogëluar energjinë e bimës në favor të rritjes së frutifikimit dhe të cilësisë.

Eleminohen kryesisht lastarë të fuqishëm me pozicion vertikal, thithakët e ardhshëm dhe last-arë të çelur në anën dorsale të degëve që për shkak të pozicionit të tyre zhvillohen në mënyrë

të fuqishme. ndërhyrjet me krasitje kur ka rritje të vrullshme vegjetative në pranverë, çojnë në frenimin e vegjetacionit dhe ndihmojnë bimën në ruajtjen e ekuilibrit delikat midis frutifikimit dhe vegjetacionit. Largimi i tyre sidomos në pemëtoret ku është ap-likuar krasitje jokorrekte dhe pema ka nxjerrë më shumë lastarë se normalisht, bën që bima të mos harxhojë energji në drejtim të gabuar, por të oriento-het drejt formimit të degëve në ekuilibrimin e kurorës dhe raportin vegjetacion/prodhim, duke ndikuar nga ana tjetër edhe në eleminimin e plagëve të mëdha në krasitjet dimërore.

në pemët frutore ku është e nevojshme reduk-timi në masë për riformatimin e kurorës, krasitja gjatë vegjetacionit ka rezultuar më e efektshme. El-eminimi i degëve të trasha me krasitje pas vjeljes së prodhimit në shumicën e pemëve, redukton në një shkallë të lartë fenomenin e nxitjes së gomozës së shkaktuar nga këto prerje gjatë qetësisë dimërore. Pemët duke qenë në aktivitet më të lartë kanë më shumë mundësi për të reaguar më mirë për mbylljen e plagëve. Është e rekomandueshme që edhe në këto raste të aplikohet izolimi i plagëve për të reduk-tuar mundësinë e infeksioneve të favorizuara edhe nga kushtet e prezencës së lagështisë.

Largimi i lastarëve që kanë tendencë për t’u kthyer në thithakë, bën që kurora e bimës të mos ngjishet nga vegjetacioni duke lejuar dritën dhe ajrin të qarkullojë më mirë në brendësi të saj. Kjo ndikon edhe në parandalimin e prekjes nga parazitë e in-feksione kërpudhore për shkak të dritës dhe ajrimit, por edhe të depërtimit më mirë të solucioneve kimike gjatë trajtimeve kundër tyre.

Rrallimi i lastarëve është një proces që nuk duhet bërë me tepri, pasi mund të shkaktojë dhe dobësim të bimës. Është e rëndësishme të theksohet se rral-limi i lastarëve duke hequr lastarët më të fuqishëm, sidomos në brendësi të kurorës nuk duhet të krijojë zhveshjen komplet të saj dhe ekspozimin e degëve ndaj diellit pasi kjo mund të shkaktojë dëmtimin e tyre. Disa prej tyre shkurtohen ose në rastet kur thithakët dalin në pjesët anësore të kurorës, bëhet përdredhja për të bërë frenimin e rritjes së tyre, por duke mbushur boshllëkun e krijuar.

Përdredhja por edhe përkulja e lastarëve rrit akumulimin e limfës së përpunuar, për shkak të frenimit të rritjes, por edhe për shkak të rritjes së aktivitetit fotosintetik, pasi nga ky operacion ato ço-hen drejt periferisë së kurorës ku është edhe më e ndriçuar. në rastet kur nga përdredhja e lastarëve ato thyhen, bëhet eleminimi i tyre duke i prerë mbas kurorës së bazës së lastarit. Përdredhja zakonisht bëhet në lartësinë e 4-8 gjetheve duke bërë që të nxitet dhe diferencimi i sythave frutorë poshtë pikës së ndrydhjes së lastarit.

një kultivues i mirë di të dallojë nga fuqia e last-arëve dhe e frutifikimit, nëse është bërë një krasitje e drejtë dimërore, si dhe nivelin e të ushqyerit të saj.

Në këndvështrimin fiziologjik krasitja verore ka disa veçori që e dallojnë nga ajo dimërore:

në varësi të sasisë së drurit të larguar, ajo reduk-ton reagimin vegjetativ të bimës në mënyrë më të drejtpërdrejtë, krahasuar me ndërhyrjen dimërore duke lehtësuar shpërndarjen dhe reduktimin e ku-rorës në formë shumë të fuqishme.

në krahasim me krasitjen dimërore ka më pak shpërthime të lastarëve, pasi potenciali për çelje të lastarëve është maksimal në prerjet dimërore.

ndikon më mirë në rregullimin e kurorës në një kohë kur bima kalon një periudhë stresi të shkaktu-ara nga temperaturat e larta të verës dhe reduktimi i sasisë së ujit në tokë. në kushtet e stresit hidrik,

ajo mund të reduktojë nevojën për ujë për shkak të reduktimit të avullimit.

Krasitja verore ndikon pozitivisht në shëndetin e bimës duke reduktuar mundësinë e infektimit nga sëmundjet, pasi plagët mbyllen më shpejt e më mirë se në prerjet dimërore.

Menaxhimi i majës së lastarëve duhet bërë me kujdes. Pincimi është një operacion që ndikon në frenimin e rritjes vegjetative duke bërë që të ketë një fluks lëndësh ushqyese “të tepërta”, që shkojnë në drejtim të rritjes së lastarëve të nevojshëm për strukturën e kurorës dhe të frutifikimit. Ajo favorizon daljen e lastarëve të parakohshën në sythat poshtë pincimit. në bimët e reja favorizon formimin e syth-ave frutorë. Zakonisht me këtë operacion largohet 5-20 cm gjatësi.

Koha e kryerjes së krasitjes së gjel-bër në pemëtore

ndërhyrjet e para bëhen në muajin maj, kur last-arët mund të hiqen me lehtësi me dorë pa nevojën e gërshërëve. Kjo bën që në krahasim me lastarët e prerë me gërshërë të largojë bashkë me lastarin edhe sythat e fjetur prezente në lastar, duke frenuar riçeljen e tyre në këto pozicione. Nga kjo “shqyerje” plagët mbyllen me lehtësi. në këtë mënyrë, bima mund të formojë lastarë më pak të fuqishëm. Kur në ndonjë pemëtore kemi prezencë të një numri të madh të thithakëve (shprehje kjo e një krasitje dimërore të rëndë e jo të ekuilibruar), një praktikë e mirë është heqja e tyre në dy duar, në interval disaditor, për të zbutur ç’ekuilibrimin midis pjesës nëntokësore dhe asaj mbitokësore të bimës.

Nga mesi i majit, mund të fillohet me pincimin e majave. në varësi të mënyrës së trajtimit të last-arëve, pincimi është për orientimin e rritjes së tyre ose për të rritur prodhimin e frutave.

në pjeshkë, lastarët që rriten përgjatë degëve si dhe ato në zgjatimin e tyre, nuk lihen të zhvillohen si duan, pasi ato dëmtojnë lastarët fundorë me fuqinë e tyre. nevojitet që të ndiqet zhvillimi i tyre dhe kur ato kanë arritur gjatësi rreth 40 cm, shkurtohen në 30-35 cm në vazhdim të saj, sythat që gjenden në ekstremitete, i japin jetë një ose dy lastarëve të cilët në muajin korrik u nënshtrohen një këputjeje të re maje në një gjatësi 15 cm.

një nga momentet e rëndësishmë të krasitjes së gjelbër, është ajo e bërë mbas vjeljes që bëhet nga fundi i muajit qershor deri në shtator, në varësi të spe-cies, kultivarit, fuqisë së bimës dhe objektivit që kërko-het të arrihet në varësi të moshës së pemëtores.

Aplikohet edhe krasitje në vjeshtë para rrëzimit të gjetheve, por kryerja e saj në mënyrë të vazhduar dobëson ndjeshëm bimën pasi bashkë me krasitjen largohen edhe gjethet të cilat duhet të rezervojnë lëndët ushqyese për vitin pasardhës.

nëpërmjet krasitjes së gjelbër, ne largojmë lastarë që në krasitjen e vitit të ardhshëm do të largoheshin, por e bërë kjo në afatet që diskutuam më lart, krijon një ekulibër më të mirë midis vegjetacionit dhe pro-dhimit, duke reduktuar prerjet në krasitjen dimërore e cila ngelet gjithsesi, operacioni më i rëndësishëm për menaxhimin e kurorës në pemëtore.

një nga operacionet më të rëndësishëm, për përmirësimin e cilësisë së prodhimit, me ndikim të drejtpërdrejtë në madhësinë dhe peshën e frutit dhe cilësinë e tij është rrallimi i frutave. Ai është një op-eracion që në pamjen e parë tek fermerët e rinj apo ata amatorë, i bën të pavendosur e shumë dyshues për ta kryer, por në të vërtetë ai është një lloj “kra-sitje” i nevojshëm, që kryhet mbi frutat e formuara kur prodhimi duket i tepruar dhe në rast se nuk re-

alizohet, bima shfrytëzon shumë nga energjitë e saj për rritjen e tyre, por në përfundim frutat do të jenë më të vogla, më të shëmtuara dhe më pak të shijshme. Për më tepër, vitet e bollshme dhe të ekzagjeruara të prodhimit të frutave zakonisht pasohen nga vite me prodhim tejet të pakët (pro-dhimit periodik), dhe rrallimi në këtë rast shërben gjithashtu për të luftuar alternimin e prodhimit, i cili në rastet e tejkalimit ka ndikim negativ në formimin e sythave të mjaftueshëm lulor për vitin e ardhshëm.

Bashkë me lidhjen e frutave dhe zhvillimin e lastarëve fillojnë dhe formimi i sythave që do t’i japin jetë zhvillimit në vitin e ardhshëm. Është i njohur fakti që diferencimi në sytha lulorë, ose vegjetativë, veç të tjerash është i kushtëzuar edhe nga numri i frutave prezente në pemë. në rastet kur pema ka shumë fruta, nuk ka mundësi për të formuar shumë sytha lulorë për vitin e ardhshëm, duke rritur në këtë mënyrë prodhimin e alternuar.

Që pemët të kenë mundësi të çojnë deri në pjekje sasinë e duhur të frutave, rrallimi i tyre bëhet 30-40 ditë mbas lulëzimit, sapo të ketë për-funduar rrëzimi natyral që ndodh mbas lidhjes së frutave, ose që njihet si rrëzimi i maj-qershorit.

Rrallimi mund të kryhet me dorë, që është edhe më i zakonshmi, por ka edhe profesionistë që aplikojnë rrallim kimik, por që kërkon njohje të mirë të preparatit që duhet përdorur, species, kohës së aplikimit, fuqisë së bimës dhe natyrën e kultivarit.

Për të kuptuar, sa fruta duhet hequr, merren në konsideratë sasia e frutave të lidhur, mosha dhe fuqia e pemës, lloji i lastarit etj. Gjatë rrallimit eleminohen gjithmonë (edhe kur nuk aplikohet rrallimi) frutat që janë të prekura nga parazitë apo sëmundje, të keqformuar, si dhe frutat e vegjël ose të dëmtuar nga breshëri, era, shpendët etj. Përveç këtyre, frutat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë uniforme në bimë dhe në mënyrë proporcionale me masën gjethore. Zakonisht në rrallimin me dorë, largësia midis frutave gjatë las-tarit është sa hapësira ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit tregues.

në pemët farore, molla është specia që ka rrezik më të madh për të hyrë në prodhim të al-ternuar, ndërsa nga kultivarët fenomeni është më i shfaqur në kultivarët Reneta, Golden Delicioz, Starking, etj. ndërsa në dardhë më rrallë është e nevojshme kryerja e rrallimit të frutave, pasi rrëzimi natyral në shumicën e rasteve është i mjaftueshëm për garantimin e rritjes së atyre frutave që ngelen. Edhe ftoi zakonisht nuk ka prodhim me tepri, por në vite ku është i nevojshëm rrallimi i frutave nuk lihen më shumë se tre fruta për lastar frutor.

në pemët bërthamore, rrallimi kryesisht ka të bëjë me pjeshkën, nektarinën, kajsinë dhe kum-bullën. Kjo është edhe më e rëndësishme sesa tek molla, pasi ekziston rreziku që mbas një viti me shumë ngarkesë të kemi shumë pak ose aspak prodhim, përveç rrezikut të dëmtimit dhe thyerjes së degëve nga pesha e frutave në vitet me shumë prodhim. Rrallimi fillon me kultivarët më të hershëm, kur ka përfunduar rrëzimi natyral, zakonisht kur fruti ka madhësinë e kokrrës së ul-lirit dhe përfundon ose nuk është i efektshëm kur fruti fillon të forcojë bërthamën (moment kur nuk pritet më me thikë). në pjeshkë dhe nektarinë ku rrëzimi natyral vazhdon deri gati në pjekje rrallimi duhet më i lehtë. Distancat midis frutave duhet të jetë 8-10 cm, kurse në kumbull dhe kajsi edhe 5-6 cm larg njëra tjetrës. Edhe përsa i takon shpërn-darjes së frutave në pemë, në pjesën e sipërme të kurorës sasia e frutave është më e lartë se në pjesën afër degëzimit kryesor, ku duhen lënë më pak fruta për të evituar frutat e vegjël, pa ngjyrën dhe shijen e duhur.

Këshilla në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Page 13: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

AGROBIZNESI13 E Premte, 10 Maj 2019

aloe vera

Aloe Vera, “green idea” e kthyer në biznes Shqipëria mikpret kulturat e reja bujqësore

nga Genta Dobra

Shqiptarët kanë dëshmuar në shekuj se dinë të presin mjaft mirë mikun, duke e bërë

tipar të dallueshëm mikpritjen e tyre në mbarë botën. Por vitet e fundit Shqipëria është kthyer edhe në vendin “mikpritës” të kultivimit të kulturave të reja e të veçanta bujqësore.

Paulonia, shafrani i Indisë dhe së fundmi aloe vera kanë gjetur terrenin e përshtatshëm të kultivimit edhe në tokat shqiptare, si një tregues i qartë mbi mundësitë që ofron vendi ynë për zhvillimin e tyre. Aloe vera, këtë bimë jo të panjohur në Shqipëri, e gjejmë së fund-mi në një tjetër formë kultivi-mi, ndryshe nga ajo e zakonsh-mja, në një serrë të mirëfilltë.

Këtë iniciativë na e rrëfen për “SCAN Magazine”, sipër-marrësi i ri, Albi Sulo, nëpërm-jet tregimit të aventurës së tij personale. Ai ka ndërtuar serrën e parë me aloe, bimë e cila deri para pak kohësh është kultivuar në mënyrë rastësore, e përdorur kryesisht për për-dorime vetjake. Një iniciativë e nxitur fillimisht nga një eks-periencë personale, e përforc-uar nga ndjekja e studimeve për politika bujqësore dhe në fund e vulosur nga një fitore në konkursin e biznesit “Green Ideas” të organizuar nga orga-nizata “Partners Albania”.

Mundësitë e kultivimitPavarësisht rezistencës,

kultivimi i bimëve të ndryshme varet shumë nga disa faktorë.

Pozita gjeografike është një element shumë i rëndësishëm për “mbijetesën” dhe zhvil-limin e kulturave bujqësore, përfshirë edhe aloe verën.

Albi Sulo tregon se, kra-has pozitës gjeografike mjaft të favorshme, një faktor mjaft i rëndësishëm është edhe

shumëllojshmëria e kushteve

klimatike, një prej potencia-leve më të mëdha të vendit. Por klima e butë me ndikim të masave mesdhetare në perën-dim të vendit, sipas Albit, nuk është gjithnjë e mundur që të lehtësojë procesin e mbjelljes dhe kultivimit të kësaj bime në natyrë. Kjo, pasi temperaturat e ulëta edhe pse për një periudhë të shkurtër kohe, mjaftojnë për ta dëmtuar bimën.

“Duke ditur që sasia e rr-ezatimit diellor është e mjaf-tueshme dhe të gjithë ele-mentët e tjerë natyrorë janë të mjaftueshëm, i vetmi risk ishte temperatura. Këtë risk ne ar-ritëm ta minimizonim nëpërm-jet shfrytëzimit të mikroklimës së klimës mesdhetare. Duke patur njohuritë e duhura për të krijuar një zonë mikroklima-terike shfrytëzuam një “xhep” natyror me drejtim nga jugu, i rrethuar në tre anët nga pemë të larta dhe i hapur drejt drejtimit të jugut. Aloe vera është rezis-tente ndaj periudhave të thata, relativisht rezistente ndaj pe-riudhave me lagështi dhe pak rezistente përsa i përket ngri-cave. Pra, nëse do të kishim më shumë ngrica (të cilat zgjasin), bima do ta kishte të vështirë mbijetesën”, shpjegon për SCAN Magazine, Albi.

Aloe vera është një bimë mjaft rezistente e cila rritet mjaft mirë në rajonet e thata dhe me reshje minimale që var-iojnë nga 1000-1200 mm. Për

rritjen më të mirë të bimëve, e përshtatshme do të ishte një lloj toke pjellore e drenazhuar.

Dhe janë pikërisht të gjithë këto elementë të cilët mundë-sojnë kultivimin natyror të kësaj bime në mënyrë efektive dhe të shëndetshme, pasi toka i ofron mundësinë e përthithjes

së të gjitha elementeve të nevojshme për rritjen e saj.

Aloe vera, mundësitë për tregtiKrahas të qenit një produkt

super i ngarkuar me minerale dhe vitamina, aloe vera është një mundësi e madhe për ta shndërruar në një biznes fitim-prurës. Kjo është potencialisht më e vlefshme, veçanërisht në ditët e sotme kur bota është bërë më “organike” në kërkim të produkteve bio. Varitetet e aloe verës janë të pafundme, por sipërmarrës Albi tregon se në serrën e tij aktualisht gjen-den 30 lloje të ndryshme, dhe numëron në total 4 000 rrënjë.

Nga këto, vetëm dy prej tyre përdoren për tregti për shkak të vetive mjekësore që kanë. Por, sipas tij, një pjesë e tyre do të përdoren për qël-lime studimore dhe koleksioni. Sa i takon mënyrës së gjetjes së kësaj bime, një pjesë e tyre janë mbjellë prej kohësh, ndër-kohë pjesa tjetër janë siguruar përmes importit. “Sot janë rreth 4000 bimë që kultivohen për qëllime tregtare, ndërsa ka-paciteti i tokës ka ende poten-cial për zhvillime më të gjera.

Një pjesë e konsiderueshme e Aloeve janë mbjellë me vite ndërsa një pjesë tjetër e konsid-erueshme janë zgjedhur bazuar në parametrat dhe kërkesat e standardeve tona dhe janë marrë nga jashtë nëpërmjet firmave të import – eksportit.” Aloe Vera është një lloj bime mjaft rezistente, e cila mund të mbillet në çdo kohë të vitit. Me rëndësi është marrja e masave të nevojshme për çdo sezon për të bërë përshtatjen e duhur edhe klimën. Por, në vendin tonë bazuar sigurisht edhe me kushtet klimatike, muaji mars shihet edhe si periudha ideale për ta mbjellë atë.

Sa i takon përdorimit të ki-mikateve për rritjen e tyre, Albi thekson se ndalohet në mënyrë kategorike rritja artificiale përmes tyre, pasi kjo mund të shoqërohet me pasoja shumë të rënda jo vetëm për bimët, por edhe për përdoruesit e tyre. Pesticidet, toka me mungesë të lëndëve organike dhe me ngarkesë metalesh nuk janë aspak të përshtatshme për Aloe Verën të cilat rrezikojnë në çdo kohë të kontaminohen si rrjed-hojë e pranisë së një prej këtyre elementëve

Aloe vera në ShqipëriKultivuesit e Aloe Verës

kanë padyshim një treg mjaft të gjerë për shitjen e saj. Kom-panitë farmaceutike, kozme-tike apo produkteve bimore janë padyshim blerësit më të mëdhenj të këtij produkti, të cilët janë lehtësisht “të kap-shëm” nëpërmjet strategjive të marketingut.

Por, në të njëjtën kohë,

teknologjia e ka bërë akoma më dinamik tregun, pasi shitjet online tashmë janë një mundë-si e artë për biznesmenët. Sipërmarrës të ndryshëm në të gjithë botën përdorin Amazon, Flipkart apo platforma të tjera të ngjashme për promovimin dhe shitjen online të kësaj bime. Nga ana tjetër, krijimi i një faqeje online të dedikuar për të arritur direkt te konsumatori, pa pasur nevojë për një ndërmjetës, është një tjetër mundësi e jashtëzakon-shme për tregtimin e Aloes.

Aloe vera nuk është një bimë e panjohur për Shqipërinë. Nuk janë të paktë ata të cilët e kanë kultivuar dhe vazhdojnë ta kul-tivojnë atë në formën klasike, në vazo, për qëllime personale. Por, kjo bëhet më e vështirë kur bëhet fjalë për përdorimin e saj për qëllime tregtare, pasi hyjnë në lojë shumë elementë.

Megjithatë, target grupi i in-teresuar për këtë produkt ashtu si në botë, është mjaft i për-caktuar edhe në vendin tonë, i kryesuar nga kompanitë far-maceutike për shkak të vetive kuruese të Aloes. Interesi për këto lloj bime shumë të për-dorur është mjaft i lartë sipas Albit. Ai shton se kanë nisur ndërkohë edhe marrëveshjet e para me sipërmarrjet farma-ceutike bimore.

“Mund të them që është pritur me goxha interes. Kemi marrëveshje me disa sipërmar-rje farmaceutike bimore dhe gjithashtu kemi realizuar shitje te publiku i gjerë, madje edhe jashtë Shqipërisë. Kërkesat kanë nisur dhe deri tani për një kohë shumë të shkurtër janë mbi pritshmëritë tona”, ndërsa shton më tej se krahas atyre vendas, po synon njëkohësisht edhe tregjet ndërkombëtare.

E për realizimin e kësaj të fundit, ai thotë se po punon për certifikimin me standardet “Bio” të Komisionit Europian, në mënyrë që të mund të ketë mundësi të eksportojë në masë të madhe me vendet e BE.

Kërkesa për produktinE njohur edhe si “bima e për-

jetësisë” e cila u shërben pady-shim të gjithë individëve, Aloe Vera gjen një përdorim mjaft të gjerë në shumë fusha. Ashtu si në botë, edhe në vendin tonë kjo bimë përdoret kryesisht për qëllime mjekësore, kryesisht si ilaç për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Rritja në një mjedis natyror me elementë organikë dhe pa asnjë lloj kimikati e bën këtë një bimë shumë më efektive në përdorim, në krahasim me ato që rriten në vazo sipas Albit. Aloe Vera shitet në forma të ndryshme, si xhel apo gjethe. Sa i takon kësaj të fundit, Albi sqaron edhe procedurën që ndjek në mënyrë që bima të mos dëmtohet pas këputjes së gjethes, por të vazhdojë të rritet dhe të jetë ende “frytdhënëse”.

“Ruajtja e kësaj qëndruesh-

mërie është edhe vetë fakti që në i tregtojmë si gjethe. Kësisoj, edhe vete gjethen nuk e presim (që të mos jetë “viktimë” e agjentëve atmosferikë), por e këpusim atë bashkë me një pjesë të kërcellit duke mos dëmtuar bimën në mënyrë që edhe vetë gjethja të jetë si rezervuar naty-ror i xhelit dhe të bëjë të mun-dur që xheli të rezistojë 3-4 javë pa humbur asnjë lënde aktive”, shpjegon ndër të tjera Albi.

Ndërsa i referohet porosive të mbërritura, Albi thotë se pjesa më e madhe e tyre kon-sistojnë në blerjen e gjetheve mjekësore të ngrënshme. Klientët sipas tij në Shqipëri e përdorin më së shumti për për-dorime eksternale (të jashtme), që lidhen kryesisht me prob-lemet e lëkurës. Por, së fund-mi, ka edhe një tendencë për përdorime internale pasi po e përdorin atë edhe në ushqime apo pije, si smoothie për të marrë vlera ushqyese.

Sa i takon kompanive far-maceutike, Aloen e përdorin veçanërisht në formën e xhe-lit kryesisht për përgatitjen e kremrave, skrabeve apo maskave për fytyrën.

Ndërkohë, një element mjaft i rëndësishëm është edhe pa-ketimi kur vjen fjala për Aloe

Verën. Albi shpjegon se kjo është me rëndësi jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të kon-sumatorëve, por edhe të mje-disit. Në këtë mënyrë, ai thotë se paketimi për çdo porosi nuk bëhet me qese plastike, por me pako letre 100% të ricik-lueshme.

A ia vlen të investosh?Në botë, kostoja më e vogël

e investimit dhe fitimi i lartë e bëjnë këtë një nga bizneset më fitimprurëse. Po ashtu, kërkesa në rritje e produk-teve bimore dhe kozmetike dhe kompanive farmaceutike janë një tjetër faktor shumë i rëndësishëm për ta parë këtë lloj bime si një sipërmarrje me mjaft leverdi.

Aloe Vera është një biznes mjaft popullor në Afrikën e Jugut, Indi, Pakistan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Kanada apo Australi. Popullariteti i saj po rritet dita-ditës duke e bërë atë një nga produktet më të përdorura.

Janë një sërë elementësh që kërkojnë një investim të majmë kur bëhet fjalë për Aloe Verën. Kostoja e punës, mirëmbajtja, sigurimi i fida-nëve, ujitja, por edhe market-ingu apo transporti për dërge-sat janë kërkojnë para. Kostoja e lartë vlen për vitin e parë të sipërmarrjes, pasi në vitet në vazhdim ajo reduktohet.

Në vendin tonë po ashtu shihet një tendencë në rritje e përdorimit të Aloes, e cila tashmë pothuajse është bërë pjesë e pandarë e industrisë farmaceutike dhe jo vetëm. Por, sa ia vlen të investosh në Shqipëri kur bëhet fjalë për ndërtimin e një agrikulture të tillë bujqësore mjekësore?

Albi tregon se kostoja për rritjen e këtij produkti në mënyrë organike, sigurisht është mjaft e konsiderueshme krahasuar me koston e shumë bimëve të tjera mjekësore. Si-pas tij, ajo varion nga 80 deri në 250 mijë euro për 1 hektar tokë, kosto e cila përmbledh të gjithë faktorët që bëjnë të mundur mbjelljen dhe rritjen e Aloe Verës.

“Investimi për këtë lloj sipërmarrjeje ndryshon shumë nga njëri vend në tjetrin. Në Shqipëri, një in-vestim për 1 hektar shkon nga 80 mijë deri në 250 mijë euro” – shprehet ai.

Fermerë të ndryshëm nëpër botë thonë se nëse ndjekin dhe zbatojnë teknika të përshtatshme, ata mund të

kenë një fitim vjetor nga 12 mijë deri në 25 mijë dollarë për hektar. Në shumë vende ku kultivohet kjo lloj bime, fermerët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke krijuar ekipe bashkëpunuese për të zhvilluar këtë lloj industrie.

Ashtu si në shumë vende të huaja, edhe në Shqipëri përveç investimit fillestar, të shumta janë edhe metodat e përhapjes së këtij biznesi. Ato janë të pafundme, duke filluar nga hapja e një dy-qani për shitjen e Aloe Verës në formë xheli, lëngu apo përmes mënyrave të tjera. Këto dhe mundësitë të tjera të shkëlqyera tregtimi apo marketingu janë të duhurat për të rritur fitimet.

Aloe Vera shihet si sipër-marrje mjaft frytdhënëse për shkak të kthimit të kënaqshëm të investimit për fermerët. Kohët e fundit është bërë biznes mjaft i njohur, duke u kthyer në një industri të fuqishme në shumë vende të botës.

SCAN Magazine

Page 14: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

AGROBIZNESI14 E Premte, 10 Maj 2019

(Vijon në faqen 15)

Këndi i eKspertit

Hipofea - Burimi më i mirë i Omega - 7Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Acidet yndyrore Omega-7 janë një klasë e acideve yndy-rore të pangopura. Dy acidet yndyrore omega-7 më të za-konshme në natyrë janë acidi palmitoleik dhe acidi vaksinik. Acidet yndyrore Omega-7, ose të njohur ndryshe si acidi Palmitoleic, janë një klasë e acideve yndyrore të pangopura. Ata janë të rralla në mbretërinë e bimëve dhe madje edhe më të rrallë në botën e kafshëve. Burimi më i pasur i këtij acidi yndyror të pabesueshëm është vaji i kokrrës së Hipofeas. Ai gjendet gjithashtu në sasi më të vogla në peshqit e yndyrshëm të ujrave të ëmbla (salmon, ton, sardele, skumbri, trofta) dhe në arra Macadamia.

Përmbajtja më e lartë e këtij acidi është në disa vajra, si vaji i ullirit, vaji i arrës Makada-mia dhe vaji i farave të frutit të Hipofeas. Acidi Palmitoleic nuk duhet konfonduar me Aci-din Palmitic, i cili përmbahet shumë në vaji i palmës dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut sepse favorizon zhvil-limin e sëmundjeve kanceroze.

Acidet yndyrore Omega 7, ose acidet palmitoleic, janë të dobishme për shëndetin e nje-riut për një sërë arsyesh. Këto përfshijnë uljen e kolesterolit, parandalimin e diabetit të tipit 2, përmirësimin e shëndetit të lëkurës, madje edhe humbjen e peshës. Hulumtimet kanë treguar se acidi palmitoleic mund të ndihmojë në rritjen e humbjes së peshës duke ndi-hmuar ndërtimin e enzimeve që djegin yndynat. Duke vepruar në përmirësimin e shëndetit të lëkurës, ai shfrytëzohet në kozmetikë dhe është një ele-ment i rëndësishëm për zbuku-rimin e pamjes së njeriut.

Hipofea (Hippophae rhamnoides)Hipofea (Hippophae rham-

noides), është një specie e bimëve me lule në familjen

Elaeagnaceae, vendase në ra-jonet e ftohta të Evropës dhe Azisë. Emri i gjinisë Hippo-phae rrjedh nga fjalët greke hippo = “kali” dhe phaos =

“që të shkëlqejë” dhe është për shkak të përdorimit grek të lashtë të gjetheve të Hipofeas si ushqim për kuajt në mënyrë që të bëhet më e shkëlqyer mbule-sa e tyre e qimeve.

Kjo specie ndahet në 8 nënspecie të cilat dallohen nga njëra-tjetra nga karakteristikat morfologjike dhe mjediset e rritjes dhe zhvillimit të tyre. Bima është një shkurre gjetherë-nëse. Bima mund të përdoret në industrinë ushqimore dhe kozmetikë, në mjekësinë tradi-cionale, si ushqim për kafshët dhe për qëllime ekologjike.

Hyppophea rhamnoides është një bimë gjetherënëse dhe një kaçube e fortë që mund të rritet në lartësi midis 2 dhe 4 metra. Trungu dhe degët e pemës kanë një lëvore të ash-për me ngjyrë kafe ose të zezë dhe një kurorë të trashë, gri të gjelbër. Gjethet janë alternative, të ngushta dhe heshtake, me faqen e sipërme me ngjyrë të argjendtë të gjelbër. Ajo është bimë dioike, që do të thotë se lulet mashkull dhe femër rriten në kaçube të ndryshme. Seksi i fidanëve mund të përcaktohet vetëm në lulëzimin e parë, i cili kryesisht ndodh pas tre vjetësh të mbjelljes. Lulëria mashkull është ndërtuar nga katër deri në gjashtë lule pa petale, ndërsa tufa e luleve femra zakonisht përbëhet nga vetëm një lule pa petale dhe përmban një vezore dhe një ovulë. Fekondimi ndodh vetëm nëpërmjet pllenimeve të erës, prandaj bimët mashkullore duhet të mbillen pranë bimëve femërore për të lejuar fekondi-min dhe prodhimin e frutave.

Frutat ovale ose lehtësisht sferike rriten në një vilë kom-pakte dhe kanë ngjyrë që varion nga verdha e zbehtë në

portokalli të errët. Çdo frut i veçantë peshon ndërmjet 270 dhe 480 mg dhe përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, vi-taminës E, karotenoideve, fla-

vonoideve dhe acideve yndy-rore shëndetësore , si dhe sasi më të larta të vitaminës B12 se sa frutat e tjera.

Bimët kanë një sistem rrën-jor shumë të zhvilluar dhe të përhapur dhe rrënjët jetojnë në simbiozë me bakteret Frankia të fiksimit të azotit. Rrënjët gjithashtu transformojnë lëndët organike dhe minerale të paz-bërthyera nga toka në gjendje më të tretshme. Riprodhimi vegjetativ i bimëve mund të kryhet më shpejt nëpërm-jet copave të shkëputura nga bima bashkë me pak rrënjë. (Shpatulla).

Hipofea është vendase në rajonet e ftohta të Evropës dhe Azisë, midis 27o dhe 69o gjerësi dhe 7o gjatësi perën-dimore dhe 122o gjatësi lin-dore. Ajo gjendet e përhapur

kudo, si në gjëndje të egër dhe të kultivuar, në një shumël-lojshmëri terrenesh: mbi kod-rat dhe buzë kodrave, luginat, shtretërit e lumenjve, përgjatë rajoneve bregdetare, në ishuj, në grumbuj të vogla të izolu-ara ose të përziera me lloje të tjera të shkurreve dhe drunjve. Kjo bimë gjithashtu është ven-dosur vonë në vende të tilla si Kanadaja, SHBA, Bolivia, Kili, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Sipërfaqja totale aktuale e Hipofeas është rreth 3.0 milion ha në mbarë botën. Ky numër përfshin edhe bimët e egra dhe ato të kultivuara. Nga këto, rreth 2.5 milionë ha janë vendosur në Kinë (1.0 milion ha bimë të egra dhe 1.5 milion ha në plan-tacione), 20 000 ha në Mongoli, 12 000 ha në Indi dhe 3 000 ha në Pakistan. Kjo e bën Kinën prodhuesin më të madh bujqë-sor i Hyppophea rhamnoides. Përafërsisht 10 000 hektarë të kësaj bime mbillen në Kinë çdo vit, për prodhimin e frutave të saj si dhe përmirësimin e eko-mjedisit. Që nga viti 2003, çdo vit në Kanada mbillen përafër-sisht 100 km breza mbrojtës të kësaj bime dhe mbi 250 000 bimë janë mbjellë dhe rritur në preritë kanadeze për prodhimin e frutave, me një prodhim vje-tor të vlerësuar prej 750 Ton. Vende të tjera që rrisin Hipofea si një bimë bujqësore përfshi-jnë, për shembull, Gjermaninë dhe Francën.

Frutat e hipofeas për-bëhen nga sheqerna, alkoolet e sheqerit, acidet frutore, vitami-

nat (C, E dhe K), komponimet fenolike, karotenoidet, fibrat, aminoacidet, mineralet dhe ste-rolet e bimëve. Fruti përmban shumë prej tyre në sasi të mëd-ha, kështu që konsiderohet ush-qim me shumë kalori. Speciet që i përkasin gjinisë Hippophae grumbullojnë vaj si në pjesën e tulit dhe në farën e frutave. Përmbajtja e vajit në pjesën e tulit është 1.5-3.0 %, ndërsa në farë kjo është 11 % e peshës së freskët.

Sheqernat kryesorë në fru-tat e hipofeas janë fruktoza dhe glukoza, me përmbajtje totale të sheqerit prej 2.7-5.3 g/100 ml lëng. Thartësia tipike e frutave vjen për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit malik (0.8-3.2 g/100 ml lëngje) ndërsa astrin-genca (rrudhja) është e lidhur me acidin quinic (1.2-2.1 g/100

ml lëng). Lloji kryesor i sheqer-it në fruta është L-quebrachitol (0.15-0.24 g / 100 ml lëng)

Fruti i bimës ka një përmba-jtje të lartë të vitaminës C - në një interval prej 114 deri në 1550 mg për 100 gram me një përmbajtje mesatare (695 mg për 100 gram), duke vendosur frutin e hipofeas në mesin e burimeve më të bollshme të vi-taminës C. Përveç kësaj, frutat kanë përqendrime të larta karo-tenoide, vitaminë E dhe vita-minë K. Karotenoidet kryesore janë beta-carotene, zeaxanthin dhe lycopene, ndërkohë që alfa-tokoferol është kompleksi krye-sor i vitaminës E.

Lëndët minerale më të përhapura në frutat e hipofeas (në raport me sasinë e rekoman-duar ditore) janë kaliumi (300-380 mg/100 g), mangani (0.28-0.32 mg/100 g) dhe bakri (0.1 mg/100 g).

Fruta është gjithashtu e pa-sur me sterole bimore (340-520 mg / kg), β-sitosterol është komponimi kryesor i sterolit, pasi përbën 57-83 % të totalit të steroleve. Flavonidet janë pjesa mbizotëruese e komponimeve fenolike, ndërsa acidet fenolike dhe flavan-3-ol (antioksidant) përfaqësojnë përbërës më të vegjël.

Hipofeja është një bimë me përdorim të shumanshëm nga e cila përdoren si frutat dhe gjethet. Frutat përpunohen dhe përdoren pastaj në indus-trinë ushqimore, në mjekësinë tradicionale, si pjesë e medika-menteve ose në industrinë

kozmetike. Gjethet mund të përdoren si ushqim, veçanër-isht për ripërtypësit. Për shkak të tolerancës ndaj erozionit, varfërisë së lëndëve ushqyese të tokës dhe deri diku tokës së kripur, bima përdoret gjithash-tu për rikuperimin e tokës, ose si breza mbrojtës për tokën.

Frutat e Hipofeas mund të përdoren për përgatitjen e lëngjeve freskuese, likerit, pre-vedeve, reçelnave etj. Gjethet e bimës mund të thahen dhe pastaj përdoren për përgatitjen e çajrave të ndryshme.

Gjethet përdoren si ilaçe bimore për të lehtësuar kollën dhe ethet, dhimbjen, diarenë dhe çrregullimet e përgjith-shme gastrointestinale, si dhe për të kuruar çrregullimet dermatologjike. Në mënyrë të ngjashme, lëngjet dhe vajrat mund të përdoren në trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë, çr-

regullimeve gastrointesti-nale, plagëve kronike ose çrregullimeve të tjera derma-tologjike. Frutat e H. rham-noides gjithashtu përdoren në mjekësinë tradicionale aus-triake si çaj, lëng ose shurup për trajtimin e infeksioneve, ftohjeve dhe gripit. H. rham-noides përdoret gjithashtu në mjekësinë moderne për të ku-ruar ose zbutur sëmundje ose shqetësime të ngjashme si në mjekësinë tradicionale. Janë raportuar aktivitete të ndry-shme farmakologjike të tilla si citoprotektuese, antistresore, immunomodulatore, hepato-protektuese, radioprotektive, anti-aterogjene, anti-tumore, anti-ulcerogjen anti-mikrobike dhe rigjenerimin e indeve.

Ka një potencial të lartë për përdorimin e H. rhamnoides për ushqimin e kafshëve. Kur shkurrja zakonisht krasitet, gjethet nga degët e prera mund të konsumohen nga kafshët dhe t’i furnizojnë me proteina dhe lëndë minerale të vlef-shme. Gjithashtu mbetjet nga përpunimi i frutave të Hipofeas

mund të përdoren si ushqim për kafshë, për shembull për-doret në rajonet e ftohta dhe të thata të Indisë veriore si ush-qim i shpendëve, ku gjethet, fara dhe mbetjet e frutave për-doren për shpendët, ku kanë rezultuar se ndikojnë në një shkallë më të lartë të peshës së vezës. Në vende të tjera, gjethet e bimës dhe mbetjet e frutave përdoren për ushqimin e kuajve dhe deveve.

Bima e hipofeas është veçanërisht tolerante ndaj thatësirës dhe përmbajtjes së kripës në tokë, kështu që mund të përdoret me sukses për riku-perimin e tokës, kundër ero-zionit të mëtejshëm të tokës, si për formimin e brezave mbrojtës ose në agropyllëzim. Këto karakteristika janë krye-sisht për shkak të sistemit rrënjor të bimës që zhvillohet në thellësi. Për shembull, në Kinën lindore, janë zhvilluar sisteme të reja agropyjore për të rikuperuar tokën me përm-bajtje të lartë të kripshmërisë dhe H. rhamnoides është përf-shirë në sistem si breza pyjorë

duke siguruar një habitat për zogjtë e ndryshëm dhe gjitarët e vegjël.

Edhe në vendin tonë kjo bimë është përdorur për t’u mbjellë në toka të rënda argjilore me pjerrësi të madhe dhe që kanë rrezik rrëshqitje, sidomos në ato toka që gjen-den buzë lumenjëve e përren-jëve në zonat malore.

Teknologjia e Kultivimit të Hipofeas Në natyrë Hipofeja gjendet

e rritur në një gamë të gjerë të llojeve të tokës, por ajo shkon më mirë në tokat me strukturë fizike të lehtë, të pasura me përbërës lëndë ushqyese dhe me pH pranë neutralit (pH 6.5-7.5). Rritja më e mirë e bimëve ndodh në toka pjellore të thel-la, të drenazhuara mirë, në toka ranore me lëndë organike të bollshme.

Tokat ranore dhe argjilore të rënda nuk janë të përshtat-shme për rritjen dhe zhvillimin

Page 15: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

AGROBIZNESI15 E Premte, 10 Maj 2019

Këndi i eKspertit(Vijon nga faqja 14) Hipofea - Burimi më i mirë i Omega - 7e Hipofeas. Ndonse hipofeja konsiderohet si rezistente ndaj thatësirës, ajo është një bimë e ndjeshme ndaj lagështisë sidomos në pranverë kur bimët kanë lulëzuar dhe frutat e reja kanë filluar të zhvillohen. Mbjellja në zonat e thata ose gjysëm të thata është e mundur, në se sigurohet furnizimi me ujë. Bima mund të kultivohet dhe të formojë fruta në lartësi deri në 2000 m mbi nivelin e detit.Ajo mund të përballojë temperaturat nga - 43 ° C në + 40 ° C. Zhvillimi i bimës fillon

kur temperatura mesatare ditore e ajrit është prej 5o deri në 7° C. Lulet formohen më mirë në temperatura 10o deri në 15° C dhe kërkon temperatura gjith-sej të efektshme, pranverë deri në kohën e vjeljes së frutave, nga 14.5° C deri në 17.5° C, në varësi të gjerësisë, lartësisë dhe specieve. Gjatë periudhës së qetësisë vegjetative të bimës, në muajt nëntor – dhjetor, bima mund të durojë temperatura të ulta deri në - 50o C. Bimët fem-ra janë më rezistente se bimët meshkuj ndaj të ftohtit.

H. rhamnoides ka nevojë për një periudhë prej 4 deri në 5 vjet nga mbjellja e fidanave nga fara deri në fillim të formimit të frutave të para dhe kulmin e prodhimit e arrin në vitin 7-8 të jetës së bimëve, duke mbetur produktivë për 30 vjet me kra-sitje të rregullta. Pranvera është koha më e mirë për mbjelljen e H. rhamnoides. Një pemishte mund të japë deri 10 ton fruta për hektar. Rekomandohen distanca të mbjelljes prej 4 metra midis reshtave dhe në distancë prej 1 m brenda rreshtit. Rekomando-hen terrene me ekspozim juglin-dor për të lehtësuar ekspozimin maksimal ndaj rrezeve të diellit dhe rreshtat duhet të orientohen në drejtim veri-jug për të sigu-ruar dritë maksimale.

Qëllimi i krasitjes së H. rhamnoides është të drejtojë degët e bimës, të nxisë rritjen dhe të lehtësojë vjeljen e fru-tave. Shkurtimi i moderuar do të rrisë prodhimin dhe jetëg-jatësinë e frutifikimit të bimëve. Kurora duhet të shkurtohet për të hequr degët mbivendosëse dhe degët e gjata duhet të priten për të inkurajuar zhvil-limin e degëve anësore. Bimët e rritura duhet të krasiten për të lejuar depërtimin më të lehtë për vjeljen e frutave. Krasitja rekomandohet gjithashtu për të eliminuar gjëmbat në dru të pjekur për të lehtësuar kështu

vjeljen e frutave. Krasitja mund të fillojë që vitin e parë të mb-jelljes së bimëve. Koha më e mirë për të kryer krasitjen është në fund të dimrit.

Përhapja me anë të farës nuk përdoret zakonisht në pem-ishte, sepse speciet janë dioike, prandaj seksi nuk mund të për-caktohet qysh në fara, por vetëm 3 deri në 4 vjet pas mbjelljes, kur bimët fillojnë të lulëzojnë dhe prodhojnë fruta. Për të patur më tepër prodhim për njësinë e sipërfaqes së tokës së mbjellë,

duhet që bimët meshkuj të zëvendësohen. Nëse mbillen fidanë të seksit të panjohur, kjo mund të rezultojë në një shpërn-darje të pabarabartë të bimëve mashkullore dhe femërore. Për të shmangur këtë problem, bimët e tepruara mashkull janë zëvendësuar me bimë femra, ose bëhet përhapja vegjetative nga bimët e pjekura të seksit të njohur. Me shumëzimin e bimës me rrugë vegjetative (copa ose fidana), bimët do të japin fruta 1 deri në 2 vjet më parë se sa kur bimët janë shumëzuar me anë të farës dhe gjenetika dhe seksi janë të njohura nga bima e nënës. Hipofea mund të shumë-zohet duke përdorur shartimet ose copa me rrënjë etj. Pjalm-imi i kryqëzuar kryhet vetëm nga veprimi i erës. Raporti dhe distanca e bimëve mashkullore ndaj bimëve femërore është e rëndësishme, pasi numri i pemëve femërore në çdo mb-jellje ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e përgjithshëm. Re-komandimet për raportin mesh-kuj dhe femra variojnë nga 6 në 12 %, ndërsa distanca brenda të cilës bimët femërore mund të pllenohen lehtësisht është rreth 100 m. Është provuar se kur distanca nga bimësia femërore tek bimësia mashkullore (po-lenizuese) rritet, rendimenti i bimës femërore ulet.

Frutat piqen në vjeshtë dhe shpesh qëndrojnë në shkurre deri në mars-prill të vitit të ar-dhshëm. Vlerësimi i prodhimit të bimëve me një dëndësi prej 4000 bimë për hektar dhe një raport i bimëve femra dhe meshkuj 1: 6-8, mund të japë afërsisht 10 ton fruta. Bimët e mira prodhojnë deri në 7 kg fruta në vit. Në Azi frutat vilen me dorë dhe ky proces kërkon rreth 1500 orë pune/Ha. Vjelja e frutave është operacioni më i kushtueshëm në kultivimin e H. rhamnoides. Madhësia relativ-isht e vogël e frutave, pedicelli i

shkurtër, forca e nevojshme për të tërhequr çdo frut, dendësia e frutave në degë dhe gjembat e bimës janë disavantazhet gjatë vjeljes.

Vështirësitë në vjelje janë pengesat kryesore të prodhimit dhe zhvillimit të potencialit të bimëve si një kulture që sjell të ardhura të gatshme. Vjelja e frutave është problematike sepse fruti nuk ndahet lehtë-sisht nga degëzat. Janë zhvillu-ar mekanizma të ndryshëm me-kanike për vjeljen e frutave të Hipopfeas me anë të shkundjes, vakumit etj., por shumica e tyre kanë mangësi sepse shkaktojnë dëmtimin e frutave dhe të de-gëzave dhe efikasiteti i tyre është i ulët.

Kjo bimë sulmohet nga disa dëmtues, ku më kryesorët janë afidet (morrat e bimëve), krye-sisht morri i gjelbër dhe tenja e frutave. Po kështu ajo dëmtohet nga zogjtë (kryesisht frutat e saj) dhe brejtësit por dhe nga kafshët e trasha. Bima preket gjithashtu edhe nga disa sëmundje kër-pudhore të gjinive Fusarium dhe Verticilium. Metodat për kontrollin e këtyre sëmundjeve përfshijnë heqjen dhe djegien e degëve të infektuara, kultivimin e H. rhamnoides në të njëjtin vend për 3-5 vjet dhe shmangia për të bërë prerje nga bimët e infektuara.

Përdorimi nëmjekësiGjethet, lulet dhe frutat përdoren për të bërë mjekësiGjethet dhe lulet e kësaj

bime përdoren për trajtimin e artritit, ulçereve gastrointes-tinale, përdhesit dhe skuqjen e lëkurës të shkaktuar nga sëmundjet infektive si fruthi. Një çaj që përmban gjethe të hipofeas mund të përdoret si një burim i vitaminave, anti-oksidantëve, blloqe ndërtimi proteinash (aminoacidet), acide yndyrore dhe minerale, për përmirësimin e presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të enëve të gjakut dhe rritjen e imunitetit.

Frutat e Hipofeas përdoren për parandalimin e infeksion-eve, përmirësimin e shikimit dhe ngadalësimin e procesit të plakjes.

Fara ose vaji i farave të frutit të Hipofeas përdoret si një ekspektorant për lirimin e gëlbazës, për trajtimin e ast-mës, çrregullimeve të zemrës duke përfshirë dhimbjen e gjoksit (angina) dhe kolestero-lin e lartë, për parandalimin e sëmundjes së enëve të gjakut dhe si një antioksidant. Vaji i Hipofeas përdoret gjithashtu për ngadalësimin e rënies së aftësive të të menduarit me moshën, uljen e sëmundjes për shkak të kancerit, si dhe kufiz-imin e toksicitetit të trajtimit të kancerit kimik (kimioterapia), balancimin e sistemit imuni-tar, trajtimin e sëmundjeve të stomakut dhe të zorrëve duke përfshirë ulçerat dhe ezofagitin e refluksit (GERD), trajtimin e verbërisë së natës dhe syve të

thatë dhe si një burim plotë-sues i vitaminave C, A dhe E, beta-carotene, lëndëve miner-ale, aminoacideve dhe acideve yndyrore.

Disa njerëz përdorin frutat e bimës dhe farat ose vajin e farës së tyre direkt në lëkurë për parandalimin e djegieve nga dielli, për trajtimin e dëmtimit të rrezatimit nga rrezet X dhe djegiet nga dielli, për shërimin e plagëve duke përfshirë sh-tratin, djegiet dhe shkurtimet, për aknet, dermatitis, lëkurë të thatë, ekzemë, ulçerat e lëkurës dhe ndryshimet e lëkurës pas lindjes dhe për mbrojtjen e membranave të mukozës.

Frutat e Hipofeas përdoren edhe si ushqime për të bërë pelte, prevede, për lëngje të ndryshme, pure dhe salcat.

Në praktikë Hipofea është përdorur në kozmetikë dhe për produkte produkte anti-plakje.

Dokumentacioni i parë me shkrim i Hipofeas daton qysh 13 shekuj më parë në një libër tibetian të arteve shëruese të quajtur Sibu Yi Dian. Pothu-ajse një e treta e faqeve të saj i kushtohet frutave të shen-jta të Hipofeas. Përdorimet e saj mjekësore për shërimin dhe shëndetin e përgjithshëm dhe bukurinë kanë qenë prej kohësh legjendare. Dhe gjatë gjithë historisë, në pjesë të ndryshme të botës, gjethet, kokrrat e kuqe në portokalli të ndritshme, janë përdorur për të ringjallur, rigjallëruar dhe restauruar, trupin brenda dhe jashtë. Hipofeja është përdorur qysh nga grekët e lashtë deri tek Xhengis Khani.

Genghis Khan fuqizonte ushtrinë e tij dhe kuajt e tyre me Hipofea për qëndrueshmëri dhe rigjenerim nga luftimet. Hipofea përdorej nga grekët e lashtë për të forcuar kuajt e tyre dhe për t’i dhënë mbulesës së tyre një llustrim me një shkëlqim të madh. Dhe gratë me kalimin e moshës kanë për-dorur Hipofea për t’u mbroj-tur nga veprimet e diellit dhe elementet klimatikë-natyrorë. Duke u bazuar mbi traditën e hershme të përdorimit të kësaj bime dhe tani duke u bazuar në kërkime shkencore të gjera, Hipofea është një nga rizbuli-met më të mëdha funksionale ushqimore të shekullit të 21-të.

Përdorimet tradicionale të lidhura me shëndetin të frutave të Hipofeas përfshijnë:

Nivelet e qëndrueshme të energjisë, përmirësimi i shën-detit qelizor, mbështetje kardio-vaskulare, përgjigje e shëndet-shme e inflamacionit, hidratim i lëkurës së thatë dhe të dëmtuar, përmirësohet shëndeti imun, zvogëlimi i rrudhave dhe vi-jave të holla të lëkurës, trajtimi i simptomave të ekzemës dhe zbukurimin e lëkurës.

Frutat e Hipofeas kanë mbi 190 përbërës bioaktive, duke qenë kështu një burim i pate-jkalueshëm i Omega 3, 6 dhe 9. Këto fruta janë burimi më i pasur në botë i acidit yndyror esencial të pangopur, Omega-7, një acid yndyror jetik për pro-

dhimin e kolagjenit dhe lëkurës, flokëve dhe thonjëve të shën-detshme.

Omega 7 ofron blloqe krye-sore të ndërtimit për lëkurën, flokët dhe thonjtë. Ndihmon në luftimin e rrudhave, thatë-sisë, humbjes së elasticitetit të lëkurës dhe simptomave të tjera të lëkurës së keqe ose plakjes. Gjithashtu ndihmon në funksionimin e lëkurës duke mbështetur funksionet e shum-ta të lëkurës, ku përfshihet: rritja e prodhimit të kolagjenit, mbrojtja kundër dëmtimit oksi-dativ, rivendosja e elasticitetit rinor dhe dobësimi i qelizave të plakjes së lëkurës, rinovi-mi i membranave të qelizave të lëkurës, rritja e aftësisë së lëkurës për të mbajtur lagështi, rigjenerimi i lëkurës së dëmtuar nga dielli, mbrojtja nga dëm-timi i diellit, toksinat dhe stresi mjedisor.

Acidi yndyror Omega 7 (i quajtur gjithashtu “Acid Palmi-toleik” në shumicën e botimeve shkencore dhe klinike) gjen-det në organet e kafshëve dhe bimëve, duke përfshirë arra makadamia, peshqit e ujrave të ëmbla dhe frutat e Hipofeas. Hipofea përmban një përqën-drim shumë më të lartë të këtij acidi yndyror të vlefshëm, deri në 40 % në krahasim me 17 % në arra makadame. Ndërsa kjo omega ka përfitime të shumta të lëkurës dhe shëndetit, dihet gjithashtu për aftësinë e saj për të mbështetur një peshë të shëndet-shme, shëndetin kardiovaskular dhe shëndetin gastrointestinal.

Pas qindra vjet përdorimi të qetë, fjala e përfitimeve befa-suese të Acidit yndyror Omega 7, më në fund ka arritur në SHBA. I studiuar nga Dr. Oz për cilësitë e tij të pakrahasueshme ushqyese dhe tonike, kjo “MUFA” e rrallë por e fuqishme (ose Monoun-saturated Fat) po shfaqet kohët e fundit në media dhe në rezulta-tet e studimit klinik në të gjithë SHBA-në.

Hipofea është një produkt natyral me rreth 1300 vjet të përdorimeve tradicionale dhe që tani gëzon dhe mbështetjen e kërkimit shkencor modern për ta përdorur atë. Kjo lejon që duke shfrytëzuar teknikat

superiore të përpunimit dhe burimin ekskluziv të frutave të Hipofeas, të krijohet një grup revolucionar i produkteve të bukurisë.

Disa receta të përdorimit të frutave të Hipofeas Çaji i Olgës Qetësues dhe i ngrohtë -

Vendosen 12 fruta të Hipofeas në një gotë dhe pastaj shtohet 1 lugë gjelle sheqer ose ëmbël-sues tjetër. Përdorni një lugë për të hapur frutat ose mbuloni gotën me dorën tuaj deri sa frutat të hapen. Hidhet uji pak i valuar në filxhanin tuaj dhe lihet të ftohet sipas dëshirës. Pastaj pihet sipas dëshirës.

Prevede prej frutave të Hipofeas Përbërësit: 3 kg sheqer; 2.5

kg fruta të freskëta ose të cop-tuara të Hipofeas; 3 mollë; 2 gota Ujë ; 1 lugë gjelle gjalpë.

Lahen frutat e Hipofeas dhe priten mollët në kube të vegjël 1.5 cm. Vendosen frutat në një tenxhere të madhe, pastaj ven-dosen në vlim, uleni pak zier-jen dhe lihen në këtë zierje për 30 minuta, shtypen frutat në anët e enës me një lugë druri derisa frutat të bëhen si qull. Hiqen nga zjerja dhe coptohen pjesa e mbetur e frutave me një grirse të patates. Shtoni sheqer-in në tigan, ngroheni, trazohet derisa të tretet plotësisht dhe pastaj shtoni gjalpë. Vendosini për zierje dhe gatuajeni shpejt për rreth 15 minuta. Për të pro-vuar se a është përgatitur pro-dhimi, vendoset një pjatë me të në frigorifer. Marrim pastaj një lugë nga materiali i vendosur në frigorifer dhe e vendosim në një pjatë dhe e trazojmë me thoin e gishtit. Nëse formon një lëkurë të rrudhosur atëherë reçeli është gati. Nëse nuk ndodh kështu vazhdoni ta zieni për 5 minuta më shumë dhe provojeni përsëri. Pastaj ftohet dhe prodhimi futet në kavanoza të sterilizuara që janë ngrohur në një furrë të vendosur në 100° C për 20 minuta. Lejohet 1 cm hapësirë të kapakut, sig-uroje kapakun, vendosen për t’u ftohur dhe ruhen në vende të veçanta.

Page 16: SIGURIA NË PUNË E AGROMEKANIZATORËVE, ÇËSHTJE E …€¦ · dhe shprehu gatishmërinë e dikasterit të Bujqësisë për të thelluar bashkëpunimin me RISI-në në këtë drejtim

16 AGROBIZNESI E Premte, 10 Maj 2019