si tË mbrohemi nË shtËpi - campogalliano...qëllimi i këtij libri është që të vejë në...

16
ITALIANO - ALBANESE SI TË MBROHEMI NË SHTËPI

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

ITALIANO - ALBANESE

SI TË MBROHEMI NË SHTËPI

Page 2: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien
Page 3: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

SHTËPIA ËSHTË E SIGURT?

Përkundrazi nga ajo që mendojmë, stëpija është vendi ku ndodhen më shumë aksidente dhe ku mund të vritesh më shumë. Ç’do vit në Itali 4.500.000 veta vriten për shkak të: (rrëshqitjes në banjo, tubat e gazit, kabllat elektrike të xhveshura, ilaçet që duken si karamele frutash dhe ilaçet e pastrimit që duken si limonata) këto vërtetojnë që muret e shtëpis nuk jan aspak të sigurta.Fatmirësisht këto lloj aksidentesh shkaktojnë plagë të lehta që mund ti kurojmë edhe ne vetë në qoftëse jemi të informuar në dhënien e ndihmës së parë. Në të gjitha rastet veprimi i parë për tju shmangur këtyre aksidenteve, është të jemi më të përqëndruar në veprimet që bëjmë dhe për këtë arsye duhet të njohim shkaqet e rrezikut. Shpesh aksidentet shkaktohen nga keq përdorimi i mjeteve elektroshtëpiake, nga mungesa e vëmendjes dhe nga nxitimi që kemi për të mbaruar punët sa më shpejt.

Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien e disa aksidenteve që ndodhen në shtëpi dhe se si të japim ndihmën e parë në rast urgjence. Ndodh edhe që, në rast dyshimi, është më mirë të konsultohemi me dikë tjetër që është më ekspert si: (mjeku i familjes, urgjenza, 118) se sa të rrezikojmë duke vepruar në mënyrë të gabuar e ta acarojmë plagën më keq.

Page 4: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien
Page 5: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

VRARJA DHE PRERJA

Prerjet shkaktohen nga keq përdorimi i materialeve të mprehta si: thikat, xhamat, gërshërët etj. Plagët e shkaktuara nga keqpërdorimi i këtyre paisjeve mund të jenë të lehta ose të thella por edhe nga ato vdekjeprurse.Ja pse të gjitha paisjet e mprehta ose me maj duhen mbajtur larg nga fëmijët dhe duhen përdorur me shumë kujdes. Nuk duhet ti varim kurr thikat ose gërshërët në kapakun e bufesë sepse kur e hapim kapakun e bufesë këto paisje bijnë shum kollaj.

NË RAST PRERJE……Ç’FARË DUHET TE BËJMË1. Të lahen duart me sapu.2. Të veshim doreza (farmacie) për të mbrojtur duart tona dhe për të mos infektuar plagën.3. Ta lajmë plagën posht ujit me presion.4. Të lejmë plagën të rrjedhi pak gjak kur e lajmë sepse kështu dalin më mirë papastërtitë.5. Ta disifektojmë me ujë të oksigjenuar ose me disifektues tjetër.6. Ta mbështjellim mir plagën me fasho të sterilizuar që të ndalojmë rrjedhjen e gjakut.7. Të bëjmë shum kujdes në fashimin anash me fasho që të evitojm hyrjen e papastërtive.8. Të sigurohemi që personi i aksidentuar është i vaksinuar kundër baktereve infektuese.9. Në qoftëse plaga është shumë e thellë dhe nuk pushon së rrjedhur gjak duhet të marrim menjëherë në telefon 118.10. KUJDES: në rastet kur kemi prerje të thellë të gishtit duhet të shtrijmë menjëherë personin e aksidentuar sepse mund të humbasi ndjenjat dhe të pësoje goditje të tjera.11. Duhet marr parasysh humbja e ndjenjave kur plaga rrjedh shume gjak, kur personi zverdhet në futyrë dhe kur është i tensionuar, në të gjitha këto raste duhet të marrim menjëher në telefon 118 dhe ndërkohë deri sa të vijë ambulanca të kontrollojmë se personi është i vetëdijshëm dhe se merr frym normalisht.

…Ç’FARË NUK DUHET TË BËJMËTë prekim plagën me duar të papastërta.1. Përdorimi i alkolit në vend të disifektusit.2.

Page 6: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

DJEGIETNdonjë herë pakujdesia gjatë përdorimit të zjarrit ose lëngjeve djegëse shkaktojnë djegie të rënda dhe pse jo ndonjëherë edhe vdekjeprurëse. Në këtë rast duhen marrë masa të veçanta: të vendosim tenxheren në zjarrin më të largët, të vendosim dorezën e tenxheres sa më brënda, të përdorim paisje sa më të fuqishme kundër përmbysjes ose rrëzimit të tenxheres dhe të kemi vëmendje shumë të lartë kur kemi fëmijë të vegjël.

NË RAST DJEGIE……Ç’FAR DUHET TË BËJMË1. Ta ftohim pjesën e djegur me ujë të ftohtë (jo me akull).2. Në qoftëse djegia është e rëndë ose e hapur duhet të marrim menjëher në telefon 118.

…Ç’FAR NUK DUHET TË BËJMË1. Të presim pjesën e rrobave që është në kontakt me lëkurën e djegur (sepse për shkak të nxehtësis mund te jetë ngjitur në lëkurë dhe kur e heqim atë heqim edhe lëkurën).2. Plasjen e fl luckave që krijohen në pjesën e djegur.

Page 7: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

PËRTYPJA PA DASHJELëngjet helmuese që janë nga llojet më të ndryshme, në qoftëse pihen aksidentalisht jane shumë të dëmshme dhe shpesh herë vdekjeprurse. Këto lëngje janë shumë të rrezikshme dhe duhet ti mbajmë larg syve të femijëve. Helmet nuk duhet ti hedhim kurrë në shishet e përditshme si: (shishet e ujit, birrës, limonatave) sepse mund të shkëmbehen për pije normale. Edhe përtypja e ilaçeve pa këshillën e mjekut ose në dosa të ga-buara mund të jetë shumë e rrezikshme. Edhe në këto raste e mira është që ti mbajmë larg syve të fëmijëve kutijat e ilaçeve.

NË RASTIN E PËRTYPJES PA DASHJE……Ç’FARË DUHET TË BËJMË1. Të kuptojmë se ç’farë ilaçi është përtypur.2. Të kontrollojmë se personi mos pësoj humbje ndjenjash, se merr frym dhe se ka rrahje normale.3. Të marrim në telefon 118.

… Ç’FARË NUK DUHET TË BËJMË1. Të detyrojmë personin të vjelli me zor.2. Ti japim ushqim ose pije.

Page 8: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien
Page 9: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

TË DRIDHURAT E KORENDITTë dridhurat e korendit shkaktohet nga kontakti direkt ose indirekt me elektricite-tin. Shpesh herë personat që janë goditur nga dridhjet e korendit pësojnë paralizim të muskujve të frymarrjes dhe në qoftëse nuk i ipet ndihma e menjëhershme rrezi-kon të vdesë. Në shtëpi të gjitha paisjet elektroshtëpiake funksionojnë me korend, prandaj në qoftëse keqpërdoren ose nuk janë të mirëmbajtura rezultojn të jenë shum të rrezikshme.

Disa nga rregullat që duhen respektuar gjithmon– Fijet elektrike duhet të jenë gjithmon në gjëndje shum të mira e jo të kenë fi je elektrike të ç’veshura.– Kur heqim spinën nga priza duhet ta kapim gjithmon tek pjesa plastike dhe jo tek kordoni.– Kur shtijmë ujin tek hekuri i hekurosjes me avull që të mos na kapi korendi, duhet ta heqim spinën nga priza e korendit.– Mbasi kemi mbaruar së përdorur hekurin e hekurosjes ne nuk duhet ta mbështjellim kordonin rreth e përqark tij sepse nxehtësia e pllakës së hekurit shkrin mbrojtësen e kabullit.– Këshilla më e mirë është që gjatë hekurosjes të përdorim një shtresë dërrase poshtë këmbëve.– Nuk duhet të mbajmë paisje elektrike në banjo (ç’far do lloj paisje elektro shtëpijake – radio, ambazhur të vogël, tharse fl okësh etj - që janë në kontakt më energjin elektrike, sepse mund të ndodhi që të na bjerë në vaskë ndërkohë që ne jemi duke u larë dhe ky aksident sjell pësoja të rënda deri në ato vdekjeprurse që shkaktohet nga dridhjet e korendit).– Kur thajmë fl okët me tharse fl okësh nuk duhet ta bëjm kurrë me këmbët ose duart të buta ose të lagëta, e mira është që të veshim pandofl a prej druri për të qenë më të sigurt.– Në fi llim duhet të fi kim aparatin qëndror (sahatin) të energjis elektrike përpara se të ndërhyjm në rregullimin e pjesëve elektrike (edhe në rastin kur ndërrojmë qoftë edhe një llampadinë, sepse çelsi i ndezjes së llampës nuk e ndërpret qarkullimin e energjis përkundrazi portollampa vazhdon të thithë energji).– Shkarkimi i energjis në tokë është shumë e rëndësishme sepse (në rastet kur kemi difekt tek shpërndarja e energjis elektrike, shkarkimi i energjis në tokë ul rrezikun e dridhjes së korendit).– Duhet të instalojmë priza korendi me mbrojtëse të tilla që ndalojn hyrjen e ç’fardolloj objekti tjetër që nuk është spina e paisjeve elektroshtëpijake.– Të evitojmë perdorimin e spinave treshe, kaçe etj sepse këto mund të nxehen shpejt dhe rrisin rrezikun e ndezjes së zjarrit.

NË RASTET KUR KEMI PERSONA VIKTIMË TË KORENTIT……Ç’FARË DUHET TË BËJMË1. Të sigurohemi që përsoni që e ka kap korendi mos jet akoma preha e tij, në rast të kundërt duhet të marrim masa të menjëhershme për të ndërprerë qarkullimin e energjis dukë hequr ose fi kur aparatin kryesor. Në raste kur nuk është e mundur fi kja e qarkullimit të energjis duhet të përdorim shkopa druri për të larguar personin që është përfshir në këtë aksident nga kontakti me energjinë.2. Të kontrollojmë se personi mos pësoi humbje ndjenjash, se merr frym dhe se ka rrahje normale.3. Të marrim në telefon 118.

…Ç’ FARË NUK DUHET TË BËJMË1. Të prekim personin që është akoma në kontakt me korendin (për arsyje që mund të bëhemi edhe ne viktim e korendit).

Page 10: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

ALKOLI DHE ACIDETAlkoli dhe acidet mund të shkaktojnë diegie dhe helmime të lehta, të rën-da, nga një herë edhe vdekjeprurse në qoftëse nuk përdoren me kujdes.

Disa nga rregullat që duhen respektuar gjithmon– Është shumë e rëndësishme të lëxohen gjithmon etiketat që janë të ngjitura në amballazhin e produktit për të njohur menyrën më të saktë të përdorimit.– Të ruhen të gjitha produktet kimike, secila në amballazhin e vetë origjinal e të sigurohemi që amballazhi të jetë mbyllur shumë mirë kështuqë në rast se na bien ose rrëzohen nuk derdhen.– Kur bëjmë pastrimet shtëpiake nuk duhet ti përzijmë kurrë dy ose më shumë produkte sepse mund të reagojnë me njëra tjetrën duke prodhuar kështu gazra të dëmshme për shëndetin.– Nuk duhet të ndezim kurrë oxhaqet ose stufat me alkolin që e der dhim direkt nga amballazhi, sepse shpesh ndodh rikthimi i fl akës dhe kjo shkakton shpërthimin e amballazhit të alkolit (kjo sjell djegie të rënda e vdekjeprurse).

Page 11: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

GAZIAksidentet më të shpeshta ndodhin për shkak të harresës së fi kjes të gazit. Në shumë raste mungon rubineti kryesor i mbylljes së gazit, që normalisht duhet ta mbyllim kur nuk e përdorim më gazin. Instalimi i keq i aparateve dhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve të pa evitueshme prandaj është e këshillueshme ti kontrollojmë herë pas herë ato. Bomblat e ga-zit nuk duhen mbajtur brënda qendrës së banimit dhe ti mbajm larg materiale-ve të nxehta. Në guzhinë stufat e gatimit duhen të kenë të pranishme valvolat e sigurisë që në rastet e fi kjes aksidentalisht të fl akës, të bllokoj daljen e gazit.

NË RASTET KUR KEMI RRJEDHJE GAZI……Ç’FARË DUHET TË BËJMË1. Të hapim menjëher dyert dhe dritaret.2. Të mbyllim menjëher rubinetin ose aparatin kryesor.3. Të kontrollojmë se ka të mbytur nga gazi dhe ti largojmë ato nga ambjenti i ndotur me gas.4. Të kontrollojmë që personi mos pësoj humbje ndjenjash, se merr frym dhe se ka rrahje normale.5. Të marrim në telefon 118.

… Ç’FARË NUK DUHET TË BËJMË1. Të ndezim shkrepse, çakmak e të pim duhan.2. Të mos ndezim dritën se shkakton xixa.3. Të mos i hapim me forcë dyert dhe dritaret e mbyllura (sepse ka rrezik që të shkaktojnë xixa).

Page 12: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien
Page 13: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

RRËZIMI DHE TRONDITJAShkallët dhe dyshemeja janë shkaktarët kryesor të rrëshqitjeve sido-mos për moshën e thyer, femijet dhe shtëpiaket. Pjesa më e madhe e rrëshqitjeve ndodh tek shkallët e drurit ose tek shkallët normale, tek dyshemeja me dërrasa ose tek ato me pllaka dhe kur pëngohemi tek tapeti. Në të gjitha rastet pësojm dhimbje të forta, paralizim në vend dhe nganjëher mund të jenë edhe vdekjeprurese.

Disa nga rregullat që duhen respektuar gjithmon– Të mos perdorim ilaçet e pastrimit, në veçanti ato që prodhohen nga yndyrnat (është më mirë një dysheme me pak shkëlqim por shumë të sigurt).– Të mbahemi mirë tek parvagu i shkallëve kur i zbresim ato.– Të eliminojmë shtrirjen e tapetave në zonat ku kalojmë më shpesh ose ti fi ksojm anët e tapetave me shirita ngjitëse.– Të instalojmë doreza mbajtse rreth e qark vaskës së bagnës.– Nuk duhet të mobilojmë dhomat e fëmijëve dhe dhomat e të moshuarëve me mobilje me maj ose me forma të tjera të rrezikshme ose ti rregullojm ato ne një mënyrë që të mos jenë të rrezikshme.

NË RAST RRËZIMI O DËMTIMI……Ç’FARË DUHET TË BËJMË1. Ti afrohemi të aksidentuarit me kujdes, sepse shkaku i aksidentit mund të jetë nganjëherë jo shumë i qarte dhe mund të na rrëzoj edhe neve.2. Mos ta lëvizim të dëmtuarin.3. Të kontrollojmë se personi mos humbasi ndjenjat, se merr frymë dhe se ka rrahje normale.4. Të marrim në telefon 118.5. Gjatë pritjes së ambulancës të kujdesemi për përsonin e aksidentuar nga të ftohtit: në qoftëse është e nevojshme ta mbulojmë pa e lëvizur nga vendi ku është.

…Ç’FARË NUK DUHET TË BËJMË1. Ta lëvizim ose ta spostojmë personin e aksidentuar.2. Ta ngrejmë në këmbë personin e aksidentuar.

Page 14: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien
Page 15: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien

Ç’FARË DUHET TË BËJMË NË RASTET URGJENTE PËR SHËNDETIN

1. Të ruajmë qetësinë.2. Të verifi kojmë, sa të jetë e mundur, ç’farë ka ndodhur.3. Të identifi kojmë shkakun e rrezikut (rrjedhje të gazit, rënie zjarri ose rreziku i përhapjes së tij, etj) edhe sa është e mundur ti eliminojm ato.4. Të kontrollojmë se sa persona janë përfshir në aksident dhe të kujdesemi për shëndetin e tyre.5. Të marrim në telefon 118.

Ç’ËSHTË 118118 është numër kombëtar për të gjitha llojet e urgjencës shëndetësore. Në brendësi të tij janë përfshirë: mjekët dhe infermjerët të specializuar dhe të stërvitur në përballimin e situatave urgjente. Duke telefonuar 118 mund të gjejmë gjithmon ndihmën e nevojshme në rastet e problemeve përsa i përket shëndetit tonë ose të dikujt tjetër (dhimbje, aksident, etj....).

Që të kryhet operacioni i shpejtë dhe i saktë i urgjencës duhet që ne ti japim informacione sa më të sakta personit të 118 që është në telefon me ne, si:

– Emrin dhe mbiemrin.– Vendi ku ka ndodhur aksidenti: via, numrin e shtëpisë ose të derës, qyteti, provinca dhe ç’far na rrethon.– Numrin e personave që jan përfshirë në aksident.– Ç’farë ka ndodh (sëmundje, aksident shtëpijak, aksident rrugor etj.....).– Duhet ti japim një numër telefoni personit të urgjencës që në raste të veçanta ato të kenë mundesi të komunikojnë me ne.

Mbasi të kemi dhënë këto informacione nuk duhet ta mbyllim telefonin me kaq, sepse personi i 118 mund të na kërkoj informacione të tjera në lidhje me shëndetin e pacientit dhe në dhënien e ndihmës së parë dhe të shpejtë nga ana jonë deri sa të vijë ambulanca.

Mirdita,jam Mario Rossi.Është një zonjë që është rrëzuar nga shkallët dhe ka dhimbje të forta në këmbën e djathtë.Ndodhem në rrugën dei Glicini,14 në Campogalliano në provincën e Modenas përball fushës sportive.Po ju jap një numër telefoni në rastet se ju duhen informacione të tjera: 348111222.

Page 16: SI TË MBROHEMI NË SHTËPI - Campogalliano...Qëllimi i këtij libri është që të vejë në dijeni problemet e aksidenteve shtëpiake, të japi disa informazione për shmangien