shtëpia botuese mësuesishoqërore - media · pdf fileora e mësimit në...

59
SHTËPIA BOTUESE Edukata shoqërore mësuesi 4 Libër Brunilda Çerraga

Upload: nguyenthu

Post on 01-Feb-2018

249 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

SH

PI

A

BO

TU

ES

E

Edukata shoqëroremësuesi

4

Libër Brunilda Çerraga

Page 2: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

KLIKONI KËTU

www.mediaprint.al

Page 3: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji
Page 4: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji
Page 5: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji
Page 6: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 5

Pak fjalë për librin dhe paraqitjen e orëve të mësimit Ky libër mësuesi është organizuar në formën e një plani ditor që mund ta shoqërojë mësuesin/en gjatë gjithë vitit shkollor.

Planifikimet janë organizuar sipas metodës ERR dhe PNP në të cilin mësimi është i ndarë në tri faza:

Evokim - që është faza e parë e mësimit në të cilin mësuesi/ja përdor metoda dhe teknika të cilat do ti zgjojnë nxënësve kujtesën për atë që dinë në lidhje me temën e mësimit.

Realizim kuptimi - në këtë fazë nxënësit do të marrin informacionin e ri në varësi të metodave apo teknikave sa më të përshtatshme që gjen mësuesi/ja .

Reflektim – është etapa e tretë dhe e fundit e mësimit në të cilën mësuesi/ja zgjedh metoda dhe teknika të cilat ndihmojnë që nxënësi të reflektojnë sa më mirë ndaj informacionit të ri që njohuritë e marra të bëhen të qëndrueshme.

Struktura PNP është e ndarë gjithashtu në tri faza:

P-parashikim, N-ndërtimi i njohurive dhe P-përforcimi i njohurive.

Ora e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji dhe teknika, mjetet mësimore, zhvillimi i mësimit e detyrat.

Objektivat e orës së mësimit janë përcaktuar duke u mbështetur në objektivat që ka tema mësimore duke përdorur nivelet e taksonomisë së Blumit.

Libri është i ndërtuar me personazhe të cilët janë bashkëmoshatarë me nxënësit tuaj. Personazhet janë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe secili prej tyre tregon e prezanton vendin nga vjen dhe kulturën e krahinës së tij. Kështu fëmijët që do punojnë me librin shpesh do të gjejnë veten te njëri nga personazhet tanë.

Pjesa e informacionit të ri vihet në gojë të personazheve.

Mësuesi/ja mund të zgjedhë në organizimin e orës teknikën e leximit të drejtuar dhe kështu gjatë pyetjeve të ndalesave, nxënësi, informacionin e ri e merr që në fillim duke e paralelizuar atë që thotë personazhi me veten e tij.

Libri nxit shumë punën në grup si në rubrikat që diskutojmë së bashku dhe punët në grup.

Që informacioni i ri të jetë sa më i qëndrueshëm, ai vihet në gojën e personazheve edhe në një pjesë të ngjyrosur që nxënësi të përforcojë njohuritë e marra dhe ato të bëhen më të qëndrueshme.

Pothuaj në çdo orë mësimi ka fjalor në të cilin vendosen fjalë që nxënësit nuk i njohin ose dhe fjalë që rimerren.

Në çdo orë nxënësi ka detyra të cilat mund të jenë individuale apo në grupe.

Page 7: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 6

SYNIMI I LËNDËS SË EDUKATËS SHOQËRORE 4

Përmbajtja e programit të klasës së katërt vazhdon të thellojë dhe të plotësojë në rrjedhën e saj synimet e parashtruara që në fillimet e kësaj lënde, që në klasën e parë të këtij cikli shkollimi, duke mundësuar tek ata një formim qytetar, të shprehur përmes synimeve të përgjithshme të kësaj lënde si:

Të mundësojë tek fëmijët të mësuarit e njohurive të shoqërizimit dhe të qytetarisë, duke zhvilluar aftësi intelektuale, të domosdoshme për të kuptuar, për të analizuar dhe për të zbatuar në praktikë idetë e tij, detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë, si dhe të japë, sipas mundësive, ndihmesën në mjedisin e tij shoqëror.

Të zhvillojë tek kjo moshë aftësitë e pjesëmarrjes qytetare dhe përfshirjen e tyre të vetëdijshme në zgjidhjen e problemeve të komunitetit ku bën pjesë.

Të zhvillojë tek ata përkushtimin qytetar në respektimin e vlerave dhe të parimeve demokratike të domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike.

Tabela e shpërndarjes së orëve sipas programit lëndor

Njohuri të reja 30 orë

Orë të lira për përforcimin e njohurive dhe aktiviteteve

5 orë (2 orë për përforcim njohurish

+5 orë të lira)

Gjithsej: 35 orë

Page 8: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 7

Pasqyra e lëndës Plani mësimor ...............................................................................................................................8

Kapitulli 1 KULTURA (4 orë) ............................................................................. 10 1 Tema 1.1 Kultura është .............................................................................................................10 2 Tema 1.2 Kultura së cilës i përkas ...........................................................................................11 3 Tema 1.3 Kulturat janë të lidhura me njëra-tjetrën ..................................................................13 4 Tema 1.4 Veprimtari shoqërore: Libri alfabetik i kulturës .......................................................14

Kapitulli 2 Njerëz, vende, mjedise (4 orë) .................................................................165 Tema 2.1 Aty ku banoj unë .....................................................................................................16 6 Tema 2.2 Në rrugë për në shkollë ............................................................................................18 7 Tema 2.3 Mjetet e transportit ....................................................................................................20 8 Tema 2.4 Veprimtari shoqërore: Ekskursioni ynë ...................................................................21

Kapitulli 3 Zhvillimi individual dhe identiteti (6 orë) .............................................229 Tema 3.1 Unë jam unë .............................................................................................................22 10 Tema 3.2 Unë dhe të tjerët në shoqëri ...................................................................................2411 Tema 3.3 Unë dhe të tjerët në komunitet ...............................................................................25 12 Tema 3.4 Ne ndajmë nevoja dhe dëshira ...............................................................................27 13 Tema 3.5 Unë mund dhe di të zgjedh ....................................................................................28 14 Tema 3.6 Veprimtari shoqërore: Unë marr vendime dhe mbaj përgjegjësi për to ..............30

Kapitulli 4 Individët, grupet dhe institucionet (5 orë) ............................................3115 Tema 4.1 Në grupe te ndryshme kemi role te ndryshme .......................................................32 16 Tema 4.2 Vajzë apo djalë jemi të barabartë ...........................................................................33 17 Tema 4.3 Komuniteti dhe qeverisja ......................................................................................35 18 Tema 4.4 Policia ...................................................................................................................37 19 Tema 4.5 Veprimtari shoqërore: Në Komunitet ...................................................................38

Kapitulli 5 Prodhimi shpërndarja konsumi (5 orë) ................................................4020 Tema 5.1 Puna na jep të mira ...............................................................................................40 21 Tema 5.2 Komuniteti si rrjet prodhimi dhe konsumi ............................................................42 22 Tema 5.3 Importi eksporti dhe specializimi ..........................................................................43 23 Tema 5.4 Të gjithë jemi konsumatorë ...................................................................................44 24 Tema 5.5 Veprimtari shoqërore: Komuniteti bashkëpunim i madh .....................................46

Kapitulli 6. Idealet dhe praktikat e shoqërisë (6 orë) .............................................4825 Tema 6.1 Simbolet kombëtare .............................................................................................4826 Tema 6.2 Edhe pse fëmijë jam qytetar ..................................................................................49 27 Tema 6.3 Të drejtat dhe përgjegjësitë e mia si qytetar ..........................................................51 28 Tema 6.4 Unë nuk paragjykoj të tjerët të ndryshëm nga unë ................................................52 29 Tema 6.5 Unë si pjesë aktive e komunitetit .......................................................................54 30 Tema 6.5 Veprimtari shoqërore; Qytetar nderi ......................................................................55

Page 9: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 8

PLANI MËSIMOR

Nr KAPITULLI TEMA PËR ÇDO ORË MJETE

1 1.1 Kultura është... Libri, foto 2 1.2 Kultura së cilës i përkas Libri, foto, sende të ndryshme nga familja 3 1.3 Kultura janë të lidhura me njëra - tjetrin Libri, foto, veshje sende të ndryshme të kulturave të ndryshme 4

Kapitulli 1: Kultura ( 4 orë)

1.4 Veprimtari shoqërore:Libri alfabetik i kulturës Libri fotot, mjete të ndryshme. 5 2.1 Aty ku banoj unë Libri i nxënësit, foto rrugësh te ndryshme 6 2.1 Në rrugë për në shkollë Libri i nxënësit, foto rrugësh e tabelash të qarkullimit rrugor 7 2.3 Mjetet e transportit Libri i nxënësit, foto mjetesh të transportit 8

Kapitulli 2 Njerëz, vende dhe

mjedise(4 Orë ) 2.4 Veprimtari shoqërore: Ekskursioni ynë Libri i nxënësit, foto mjetesh të transportit e tabelash

9 3.1 Unë jam unë Libri i nxënësit, foto 10 3.2 Unë dhe të tjerët në shoqëri Libri i nxënësit, foto të ndryshme 11 3.2 Unë dhe të tjerët në komunitet Libri i nxënësit, foto nga komuniteti 12 3.4 Ne ndajmë nevoja dhe dëshira Libri i nxënësit, foto sendesh e lodrash etj. 13 3.5 Unë mund dhe di të zgjedh Libri i nxënësit, letër, laps. 14

Kapitulli 3 Zhvillimi individual

dhe identiteti. (6 Orë )

3.6 Veprimtari shoqërore: Unë marr vendime dhe mbaj përgjegjësi për to

Libri i nxënësit, letër, laps.

15 4.1 Në grupe te ndryshme kemi role te ndryshme Libri i nxënësit, foto, letra, lapsa etj. 16 4.2 Vajzë apo djalë jemi të barabartë Libri i nxënësit, foto etj. 17 4.3 Komuniteti dhe qeverisja Libri i nxënësit foto të ndryshme nga institucione të

qeverisjes vendore 18

Kapitulli 4. Individët, grupet dhe

institucionet (5 Orë )

4.4 Policia Libri i nxënësit, foto shërbimesh të ndryshme policore dhe stemash të ndryshme.

Page 10: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 9

19 4.5 Veprimtari shoqërore:Në komunitet Libri i nxënësit, laps letër etj.

20 5.1 Puna na jep të mira Libri i nxënësit, mjete të ndryshme shkollore. 21 5.2 Komuniteti si rrjet prodhimi dhe konsumi Libri i nxënësit, tabela të qarkullimit rrugor. 22 5.3 Importi eksporti dhe specializimi Libri i nxënësit, mjete të ndryshme lapsa me ngjyra etj.

23 5.4 Të gjithë jemi konsumatorë Libri i nxënësit, tabela të qarkullimit etj.

24

Kapitulli 5 Prodhimi

shpërndarja konsumi ( 5 orë)

5.5 Veprimtari shoqërore Komuniteti bashkëpunim i madh

Libri i nxënësit, foto rrugësh të ndryshme.

25 6.1 Simbolet kombëtare Libri i nxënësit, foto stemash emblemash e flamuri, cd, manjetofon.

26 6.2 Edhe pse fëmijë jam qytetar Libri i nxënësit, rregullore klase 27 6.3 Të drejtat dhe përgjegjësitë e mia si qytetar Libri i nxënësit, libri i Konventës së fëmijëve 28 6.4 Unë nuk paragjykoj, të tjerët të ndryshëm nga unë Libri i nxënësit, foto shërbimesh mjekësore. 29

Kapitulli 6 Idealet dhe praktikat

e shoqërisë ( 6 orë)

6.5 Unë si pjesë aktive e komunitetit Libri i nxënësit, foto të ndryshme të komunitetit 30 6.6 Veprimtari shoqërore;Qytetar nderi Libri i nxënësit, laps letër 31 Orë e lirë për përforcim njohurish 1/3 32 Orë e lirë për përforcim njohurish 1/3 33 Orë e lirë për projekte 2/3 34 Orë e lirë për projekte 2/3 35

Orë të lra 1/3=2orë 2/3=3 orë

Orë e lirë për projekte 2/3

Page 11: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 10

KAPITULLI 1 KULTURA (4 orë)

Objektivat e kapitullit:

Në fund të kapitullit nxënësi duhet të:

Të identifikojë raste dhe çështje që lidhen me këndvështrimet e ndryshme kulturore brenda grupit shoqëror ku jeton.

Të shprehë mendime pozitive rreth vetes dhe aftësive të të tjerëve;

Të lidhet me situatat e jetës së përditshme dhe të shpjegojë në mënyrë të thjeshtë ndryshimet kulturore ndërmjet grupeve të ndryshme.

Të pranojë dhe të vlerësojë që perceptimi i tij për njerëzit dhe ngjarjet që vijnë nga sfonde të ndryshme kulturore ndikon në pasurimin e jetës shpirtërore të tij.

Tema 1.1 Kultura është...Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të përkufizojë çfarë është kultura së bashku me elementet e saj përbërës.

Të vlerësojë që kultura është element i rëndësishëm i marrëdhënies midis njerëzve

Të analizojë mënyra përmes të cilave tregojnë si shprehet kultura nga njëri brez tek tjetri

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Stuhi mendimi Punë në grup Ndërtimi i njohurive Lexim e mendim i drejtuar Punë në çift Përforcimi Mendo diskuto, pyetje përgjigje Punë individuale

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto, libra enciklopedikë, albume të kulturës sonë.

Zhvillimi i mësimit:

Parashikim: Stuhi mendimi

Zhvillohet një stuhi mendimi me fjalën kulturë se çfarë shpreh ajo dhe çfarë ju vjen në mendje kur dëgjojmë këtë fjalë.

Mësuesi/ja mbledh ide dhe i shkruan në tabelë ato që thonë nxënësit.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Lexim e mendim i drejtuar

Nxënësit lexojnë atë që thonë personazhet për traditën e dasmave të krahinës së tyre.Diskutojnë së bashku për traditat e dasmës së krahinës së tyre si element i kulturës së vendit tonë dhe mësojnë nxënësit se:

Page 12: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 11

Kultura është tërësia e vlerave, besimeve dhe zakoneve të cilat i japin shoqërisë që i zotëron këto një identitet të përbashkët.

Kultura përfshin edhe gjuhën që një shoqëri përdor, bashkë me ritet, modën, artin, ushqimet, gojëdhënat dhe mënyrën e jetesës.

Kultura përcillet nga një brez në tjetrin përmes gojëdhënave, shkrimit, teatrove, vizatimeve dhe fotografive, etj.

Përforcimi: Mendo diskuto, pyetje përgjigje

Nxënësit lexojnë rubrikën: Diskutojnë dhe mendohen, u përgjigjen pyetjeve të ndryshme:

Po familja jote nga cila krahinë është?

A ka krahina jote një element të kulturës së saj për të cilën është shumë e dëgjuar në Shqipëri?

Cila është legjenda shqiptare që të pëlqen më shumë? Përse të pëlqen ajo?

Cili gatim shqiptar të shijon më shumë?

A të pëlqejnë programet televizive të cilat në qendër kanë fëmijët që interpretojnë muzikën popullore qytetare shqiptare? etj.

Komento me shokët elementët kulturorë që shtuat.

A keni elementë të përbashkët?

Po elementë të ndryshëm?

Si i ke njohur këto përbërës të kulturës?

T’i ka mësuar dikush apo i ke zbuluar vetë duke lexuar libra apo duke parë televizor?

Diskutohet ushtrimi: Kultura që vjen përmes kartëmonedhave.

Me ndihmën e mësueses komentojnë rreth këtyre elementëve të zhvillimit të kulturës shqiptare.

Detyrë: Këto pulla poste, kartolina dhe kartëmonedha janë përdorur në Shqipëri në vite të ndryshme. Gjej disa aspekte të kulturës që gjenden në to. Komento rreth këtyre elementëve të zhvillimit të kulturës shqiptare.

Mësimi 1.2 Kultura së cilës i përkas Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të identifikojë elementë të kulturës që trashëgon një familje.

Të tregojë elementë të trashëgueshme kulturore që ka në familjen e tij.

Të analizojë mënyra përmes të cilave tregojnë si shprehet kultura nga njëri-brez në tjetrin.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto nga familja dhe sende karakteristike të familjes.

Page 13: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 12

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Lexim i drejtuar Punë në grup Ndërtimi i njohurive Informacioni i ri, pyetje përgjigje Punë në çift Përforcimi Mendo diskuto Punë individuale

Zhvillimi i mësimit:

Parashikim: Lexim i drejtuar

Kryhet leximi me ndalesa.

Ndalesa 1: Ku jeton Jamarbri? Çfarë bëjnë ato në ditë festash? Si reagojnë fqinjët e tyre ndaj sendeve të ndryshme që vënë ato në shtëpi në ditë festash?

Çfarë gjërash karakteristike përdor në familjen e tij në raste festash?

Ndalesa 2: Po në shtëpinë e Abit çfarë gjendet? Çfarë ka ruajtur gjyshja në sëndukun e saj?

Ndalesa 3: Po në shtëpinë e Erblinit çfarë gjendet? Çfarë ruajnë gjyshërit e tij?

Pas përgjigjes së pyetjes nxënësit njihen me temën e mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Informacioni i ri,pyetje përgjigje.

Mësuesi/ja i njeh me trashëgiminë kulturore se çfarë përfaqëson ajo.

Trashëgimia kulturore përmbledh të gjitha objektet, vendet apo sjelljet që ne duam të mbajmë, të ruajmë dhe të trashëgojmë në brezat pas nesh.

Trashëgimia kulturore është një pjesë shumë e rëndësishme jona. Ajo mund të ndikojë në pamjen tonë të jashtme, vendimet që ne marrim, emocionet që ndjejmë apo çfarë sjelljesh bëjmë.

Çdo familje ka traditat dhe zakonet e saj. Familjet kanë zakone të komuniteteve ku jetojnë si dhe zakone të cilat vijnë nga trashëgimia kulturore.

Diskutojmë së bashku.

Pyeten nxënësit:

Çfarë objektesh me vlerë kulturore trashëgon familja jote nga paraardhësit e tu?

Çfarë gatimesh karakteristike kanë trashëguar prindërit e tu?

Cilat janë traditat e familjes tënde në raste festash familjare?

Po ti cilën pjesë së kulturës të familjes tënde do të dëshiroje ta trashëgoje më tej?

Përse do të dëshiroje të trashëgoje këtë element të kulturës të familjes tënde?

Përforcimi: Mendo diskuto

Intervisto veten për të mësuar lidhjen me kulturën e familjes tënde.

Disa nga pyetjet në intervistë mund të jenë:

Page 14: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 13

Si do ta përshkruash me pak fjalë kulturën e familjes tënde?

A ngjason kultura e familjes tënde me kulturën e ndonjë prej shokëve të tu?

Cila është tradita që të pëlqen të ndjekësh më shumë në familje?

Në familje mund të ketë edhe tradita që nuk të pëlqejnë, por ti i respekton dhe i ndjek ato. Përse e bën këtë?

A ndikon kultura e familjes tënde në faktin që ti je ndryshe nga shokët e tu?

Si e kupton ti shprehjen “Ne jemi të ndryshëm, por jemi të barabartë”.

Diskutojnë së bashku intervistën e njëri-tjetrit.

Detyrë: Vizato pemën e familjes. Me ndihmën e prindërve dhe gjyshërve mundohu të përfshish në pemë edhe stërgjyshërit dhe prindërit e stërgjyshërve të tu.

Mësimi 1.3 Kulturat janë të lidhura me njëra-tjetrën Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të identifikojë tiparet dalluese të një kulture.

Të vërë në dukje që njerëz të ndryshëm kanë kultura të ndryshme.

Të analizojë faktin që kulturat komunikojnë me njëra-tjetrën.

Të vlerësojë ndryshimet që ndodhin në një kulturë me kalimin e kohës.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto, sende të ndryshme të kulturave të ndryshme.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Lexim Punë në grup Ndërtimi i njohurive Informacioni ri, diskutime Punë në çift Përforcimi Diagrami i Venit Punë individuale, punë në grup

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi: Lexim

Lexohet pjesa nga vetë nxënësit dhe më pas gjenden të ngjashmet dhe të ndryshmet që kanë personazhet tanë. Kaltrinës dhe Erit i pëlqejnë shumë kërnackat.

Jamarbri thotë se ai është i ngjashëm me shokët e kushëririt të tij në Angli. Erblini tregon përvojën e tij për lidhjen e kulturave të tjera me jetën tonë.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Informacioni ri, Diskutim Njihen nxënësit me informacionin e ri se si ka pësuar ndryshime përhapja e informacionit dhe nga se ka ardhur kjo përhapje kaq e shpejtë.

Page 15: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 14

Zhvillimi i kompjuterit dhe internetit i ka afruar kulturat më shumë me njëra-tjetrën. Kulturat ndikojnë tek njëra-tjetra.

Ato mund të ndryshojnë me kalimin e kohës sepse ndryshojnë edhe mënyrat e jetesës.

Kulturat gjithashtu ndryshojnë sepse njerëzit bien në kontakt me kultura të tjera.

Diskutojmë së bashku:

A përdoret kompjuteri në familjen tënde?

Çfarë vendi zë ai në komunikimin me të tjerët?

Nëse je përdorues i tij, si të bën të ndjehesh fakti që ti ke kontakt me kultura shumë larg teje?

Përforcimi: Diagrami i Venit

Kryhet një diagram Venit në të cilin nxënësit punojnë në mënyrë individuale duke krahasuar të përbashkëtat e ndryshimet midis disa kulturave. Kultura të ndryshme e organizojnë ndryshe jetën.

Nxënësit diskutojnë se si kultura jonë është e lidhur me kulturat e tjera.

Detyrë: Jepet detyrë që nxënësi të diskutojë me prindërit dhe gjyshërit për ndryshimet që kanë ndodhur në mobilimin e shtëpisë tënde përgjatë viteve. Zbulo elementët e rinj kulturorë të mobilimit dhe zbukurimit të shtëpisë nga koha e gjyshërve të tu deri sot.

Përse mendon se kanë ndodhur këto ndryshime?

A je i kënaqur që disa mobilie të vjetra janë zëvendësuar me të reja edhe pse mund të mos kenë qenë të dëmtuara?

Tema 1.4 Veprimtari shoqërore: Libri alfabetik i kulturës Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të identifikojë kulturën që pëlqen.

Të gjejë burime të ndryshme që duhen për të kryer një kërkim.

Të përshkruajë mjetet që përzgjodhën dhe arsyetojnë pse përzgjodhën këto elementë e të prezantojë punën e bërë duke bashkëvepruar me shokët.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto, libra, sende të kulturave të ndryshme, lapsa, fletore, ngjyra etj.

Strategji dhe teknika: Shënime dhe hulumtime; Vetëvlerësim; Vlerësim

Zhvillimi i mësimit

Në këtë orë nxënësit do të bashkëpunojnë me anë të metodës shënime dhe hulumtime.

Do të krijohet Libri alfabetik i kulturës.

Page 16: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 15

Me anë të projektit kërkimor nxënësit do të shtojnë dijet për kulturën përreth tyre dhe do të zhvillojnë aftësitë e të lexuarit, të të shkruarit, të përdorimit të kompjuterit e të internetit si dhe të kërkimit.

Fillimisht nxënësit do të zgjedhin një kulturë, do të bëjnë një kërkim të kulturës që zgjedhin si grup;

Udhëzohen nxënësit që duhet të ndjekin këto hapa:

a) Përdorni burime të ndryshme të informacionit kulturor.

b) Bëni një listë të relikteve të mundshme duke u njohur në libër se cilat janë këto.

c) Caktoni një intervistë me një person përfaqësues të asaj kulture.

Përzgjidhni një simbol kulturor duke e paraqitur me çdo shkronjë të alfabetit.

Do të krijojnë nxënësit një libër alfabetik rreth kulturës që keni përzgjedhur.

Pasi kanë bërë kërkimin rreth kulturës, do të përmblidhen të gjitha në një libër në mënyrë që të mund t’ia tregoni familjeve, shokëve të klasës dhe njerëzve të tjerë.

Libri juaj alfabetik duhet të përfshijë:

Kërkesat e librit PikëtNjë faqe të parë, e cila të jetë e bukur dhe të përmbajë titullin, ilustrime, emrat tuaj dhe datën në të cilën është bërë kërkimi.

10

Një letër mirënjohjeje në të cilën do të falënderoni të gjithë personat që ju ndihmuan në kërkimin tuaj.

5

Një faqe për secilën shkronjë të alfabetit A–Zh (36 faqe) me ilustrime që mbështesin tekstin dhe një fjali e cila shpjegon rëndësinë kulturore të konceptit apo reliktes që fillon me atë shkronjë.

60

Korrigjoni gabimet gramatikore dhe shenjat e pikësimit. 10

Pastërtia dhe paraqitja. 10

Dorëzimi i projektit në kohë e caktuar nga mësuesi/ja. 5

Pas kësaj nxënësit do të prezantojnë librin përpara klasës.

Duke cilësuar emrin e kulturës, titullin, prezantojnë punën, lexojnë librin me zë të lartë, tregojnë sendet e ndryshme që kanë gjetur.

Në fund të orës nxënësit vetëvlerësojnë punën e tyre dhe të grupit duke evidentuar punën që ka kryer secili dhe nxjerrin përfundime si mund të ishte bërë më mirë. Më pas vlerësojnë punët e grupeve duke u evidentuar më i miri.

Page 17: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 16

KAPITULLI 2 Njerëz, vende dhe mjedise (4 orë)

Objektivat e kapitullit:

Të identifikojë mjetet e transportit, shenjat e trafikut dhe rregullat e qarkullimit rrugor

Të identifikojë llojet e rrugëve dhe veçoritë e tyre.

Të dallojë vendet e sigurta për të kaluar rrugën si dhe të bëjë krahasimin midis tyre.

Të planifikojë vende të sigurta për kalimet e përditshme.

Të tregojë funksionet e tabelave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Mësimi 2.1 Aty ku banoj unë Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të identifikojë llojet e rrugëve dhe veçoritë e tyre në vendbanimin e tij apo saj.

Të dallojë vendet e sigurta për të kaluar rrugën si dhe të bëjë krahasimin midis tyre.

Të krahasojë rrugët për të gjetur të përbashkëtat dhe ndryshimet e tyre.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto rrugësh të ndryshme.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Parashikim nga termat Punë individuale Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar Punë në çift Përforcimi Pema e mendjes/diagrami i Venit Punë individuale, punë në grup

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi: Parashikim nga termat

Mësuesi/ja u jep nxënësve termat:

rrugë, lagje, trotuar kaloj, çdo ditë

Nxënësit punojnë shkurt dhe shpejt për të përshkruar rrugën që bëjnë çdo ditë duke përdorur termat e mësipërm.

Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar

Ndalesa 1: Ku kalon rruga e Erblinit?

Çfarë kujdesi tregon ai?

Page 18: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 17

Po ti e tregon këtë lloj kujdesi?

Ndalesa 2: Po Abi si mendon për trafikun në Tiranë?

A mund t’ia dalë ajo vetëm në rrugë?

Pse nuk mund t’ia dalë ajo?

Po ti a bën rrugë vetëm?

Ndalesa 3: Ku banon Jamarbri?

Po ai si mendon për trafikun aty ku banon ai?

Po ti çfarë mendon për aksidentet që ndodhin?

Si quhet rruga në të cilën banon ti?

A ke përshkruar ndonjë rrugë malore apo detare?

Çfarë lloje rrugësh ka në vendbanimin tënd: të ngushtë, të gjerë rrugë automobilistike apo rrugë malore?

Mësuesi/ja shton e përforcon njohuritë e nxënësve me informacionin në libër:

Rrugët shërbejnë për të afruar njerëzit. Ka disa lloje rrugësh: rrugë tokësore, detare, ajrore, rrugë të ngushta, rrugë të gjera, autostradë, rrugë malore, rrugë me shumë kalime, rrugë me një kalim etj.

Rrugët kanë emër, sinjalistikë, trotuare, mure mbrojtëse, rrjeta, ura, ndriçim etj.

Për të qenë një këmbësor i mirë dhe i kujdesshëm duhet të zbatosh rregullat e qarkullimit.

Rreziku në rrugë nuk varet vetëm nga ti si këmbësor por edhe nga shoferët e makinave.

Përforcimi: Punë e pavarur /diagrami i Venit.

Plotëson nxënësi skemën se si ndjehet ai i sigurt në rrugë.

Pasi plotësohet skema pyeten nxënësit se:

A mjaftojnë të gjitha këto për të qenë i sigurt?

Mësuesi/ja thekson se:

Mos harro! Siguria në rrugë nuk varet vetëm nga ti si këmbësor.

Unëndjehem i sigurt në

rrugë sepse:

Eci në ... Gjithonëmbaj Zbatoj

Respektoj

Page 19: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 18

Sugjerohet që nxënësit të plotësojnë dhe krahasojnë një rrugë të ngushtë me një rrugë të gjerë.

Cilat janë të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet tyre.

Rrugë e ngushtë Rrugë e ngushtë

Të veçantat Të përbashkëtat Të veçantat

Detyrë

Shkruaj disa lloje rrugësh që ka në vendbanimin tënd, shkruaj edhe emrat e tyre.

Mësimi 2.2. Në rrugë për në shkollë Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të tregojë vendet e sigurta për të kaluar rrugën, dhe krahasimin midis tyre.

Të dallojë disa nga tabelat e qarkullimit rrugor.

Të shkruajë rregulla që i duhen për të qenë i sigurt si këmbësor.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto rrugësh të ndryshme, letra, laps etj.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Pyetja e ditës Punë individuale Ndërtimi i njohurive Lexim e mendim i drejtuar Punë në çift Përforcimi Krijim Punë individuale, punë në grup

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi: Pyetja e ditës

Mësuesi /ja shkruan në tabelë: Me kë ikën për në shkollë?

Shkruan mësuesi/ja përgjigjet e nxënësve në tabelë dhe diskutohen ato.

Nxënësit tregojnë përvoja të ndryshme rrugës për në shkollë çfarë kanë parë ato nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Page 20: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 19

Ndërtimi i njohurive:Lexim e mendim i drejtuar

Lexon mësuesi/ja çfarë tregojnë personazhet dhe diskutohen ato.

Çfarë kishte bërë Erblini një ditë?

Çfarë kujdesi tjetër tregon Erblini kur kalon rrugën?

Po Abi me kë ikën në shkollë?

Cfarë bën ajo për të mbajtur mend tabelat?

Po Jamarbri me çfarë ikën në shkollë? Çfarë tjetër përdor ai për në rrugë?

Çfarë shenjash njeh Kaltrina?

Pas diskutimesh mësuesi/ja u thekson se:

Çdo njeri duhet të zbatojë rregullat e qarkullimit rrugor. Në rrugë ka sinjale rrugore të cilat mund të jenë tabela, shenja në rrugë ose sinjale me drita. Drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët duhet ti zbatojnë ato. Moszbatimi i tyre sjell aksidente të ndryshme.

Nxënësit diskutojnë me mësuesin/en.

Çfarë rrugësh përshkon për të ardhur në shkollë?

Cili/a të shoqëron për në shkollë, shkon në këmbë apo me mjete të ndryshme transporti?

A njeh ti shenja të qarkullimit rrugor?

Tregoi shokëve disa prej tyre.

Përforcim: Krijim

Nxënësit ndërtojnë një ngjarje e cila lexohet nga nxënës të ndryshëm.

Duke parë tabelat shkruaj rrugën që përshkon fëmija për të shkuar në shkollë.

Nxënësit shkruajnë në krah të tabelës së Anit rregullat që duhet të zbatojë ai/ajo në rrugë.

Rregullat e shkruara nga Ani Rregullat e shkruara nga ti

Respekto semaforin!

Eci gjithmonë në trotuar.

Mos kalo rrugën me vrap.

Mos kalo me patina, e monopat në rrugë.

Duhet të eci në vizat e bardha.

Rregullat ngjiten në tabelë dhe diskutohen.

Detyrë: Vizato rrugën nga shtëpia për në shkollë. Dallo llojet e rrugëve dhe emërtimin e tyre. Vizato shenjat e sinjalistikës që sheh gjatë kësaj rruge.

Mësimi 2.3. Mjetet e transportit

Page 21: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 20

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të identifikojë llojet e rrugëve dhe veçoritë e tyre në vendbanimin e tij apo saj.

Të dallojë mjetet e transportit rrugor, detar ajror.

Të shkruajë rregulla që i duhen për të qenë i sigurt si këmbësor.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto mjetesh transporti të ndryshme.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Listë Punë individuale Ndërtimi i njohurive Lexim diskutim Punë në grup Përforcimi Aktivitet Punë individuale, punë në grup

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi: Listë

Mësuesi /ja u kërkon nxënësve që të bëjnë një listë me mjete të ndryshme transporti.

Nxënësit njihen me temën e mësimit dhe më pas hartojnë një listë sipas tabelës që mësuesi/ja jep në tabelë.

Mjete transporti detar Mjete transporti rrugor Mjete transporti ajror

Ndërtimi i njohurive: Lexim diskutim

Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë.

Çfarë tregoi Abi?

Po Erblini çfarë tregoi?

Po Kaltrina çfarë tregoi, ku kishte hipur ajo?

A kanë ndryshuar shumë mjetet e transportit?

Nxënësit tregojnë përvojën e tyre me mjete të ndryshme udhëtimi.

Me çfarë mjetesh ke udhëtuar, me çfarë mjetesh të pëlqen të udhëtosh më shumë?

Mësuesi/ja thekson se:

Mjetet e transportit kanë ndryshuar shumë. Për të lehtësuar udhëtimin në tokë, ajër e det njeriu ka ndërtuar mjete të ndryshme transporti. Në kohët e sotme ato janë të shumëllojshme. Shpejtësia e komunikacionit e ndihmon shumë njerëzimin.

Përforcim: Aktivitet

Lidhin sipas radhës numrat për të treguar zhvillimin e mjeteve të komunikacionit.

Rrotë qerre, makina të vjetra, balona etj.

Page 22: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 21

Sot njerëzit i përdorin shumë autoveturat. Kjo ka sjellë shumë ndotjen e ajrit.

Punojnë në grupe nxënësit që të krijojnë rregulla si përdorues biçiklete.

Në grupe punoni për të plotësuar rregullat si përdorues i mirë biçiklete dhe zbatues i mirë i rregullave të qarkullimit.

Detyrë: Vizato mjetin e transportit që të pëlqen më shumë dhe argumento përse të pëlqen.

Mësimi 2.4 Veprimtari shoqërore Ekskursioni ynë Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë mjetet e transportit rrugor, detar ajror.

Të identifikojë llojet e rrugëve dhe veçoritë e tyre në vendbanimin e tij apo saj.

Të shkruajë rregulla që i duhen për të qenë i sigurt si këmbësor.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto mjetesh transportit të ndryshme.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Lexim diskutim Punë individuale Ndërtimi i njohurive Studim rasti Punë në grup Përforcimi Gjyko krijo Punë individuale, punë në grup

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lexim, diskutim

Njihen nxënësit me pjesën dhe diskutojnë së bashku

Pyeten nxënësit:

Po të ishe me ta a do të mund t’i shpjegoje dot ato?

Po ti a ke udhëtuar ndonjëherë në këtë rrugë? Si t’u duk?

Po në ndonjë tunel ke kaluar ndonjëherë? Si je ndjerë?

Kur kalon në rrugë të tilla patjetër që ka tabela me sinjale. A i kupton ti ato?

Diskutojmë së bashku shenjat e ndryshme.

Ndërtimi i njohurive: Studim rasti

Lexohet situata problemore dhe nxënësit diskutojnë të ndarë në tre grupe dhe secili prej tyre gjen zgjidhjen e mundshme.

Ku shkuan ata?

Si mund ta kenë bërë kërkesën e tyre?

Secili nga grupet prezanton zgjidhjen dhe mësuesi/ja jep vlerësimin për zgjidhjen e saktë.

Page 23: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 22

Përforcimi: Gjyko /krijo

Udhëzohen nxënësit të kryejnë ushtrimin

Do të gjejnë dhe shkruajnë domethënien e saktë poshtë çdo shenje.

Nxënësit punojnë në 4 grupe për të vizatuar rrugën që përshkruan për në shkollë duke përdorur tabelat e dhëna.

Prezantohen punet e grupeve dhe nxirret rruga fituese.

KAPITULLI 3 Zhvillimi individual dhe identiteti ( 6 orë)

Objektivat e kapitullit:

Në fund të kapitullit nxënësi duhet të:

Të identifikojë veten si individ unik.

Të identifikojë aftësitë dhe shprehitë individuale.

Të shpjegojë që ai është vazhdimisht në zhvillim dhe ndryshim.

Të shprehë gjendjen dhe ndjenjat e veta.

Të demonstrojë aftësi për të bashkëpunuar.

Të demonstrojë aftësinë për të përzgjedhur dhe të diskutojë arsyet e zgjedhjes së bërë.

Të pranojë nevojën e rregullave në çdo hap që hedh.

Të pranojë që nevojat e të tjerëve mund të jenë më urgjente se të tijat.

Të marrë përgjegjësi personale për veprimet që ai kryen.

Të identifikojë ndryshimet që ka pësuar ai ose njerëzit e tjerë, duke iu referuar kujtimeve, fotove, filmave dhe dokumenteve të tjera.

Të shpjegojë sesi ndryshimet ndikojnë në jetën e tij dhe të njerëzve të tjerë të komunitetit.

Mësimi 3.1 Unë jam unë Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të përkufizojë veten si individ unik. Të tregojë aftësitë dhe shprehitë individuale. Të përshkruajë cilësitë pozitive dhe negative të personazheve dhe të vetes.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit.

Page 24: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 23

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Pyetja e ditës Punë individuale Ndërtimi i njohurive Analizë-vlerësim Punë në grup Përforcimi Punë e pavarur Punë individuale

Zhvillimi i mësimit:

Parashikim: Pyetja e ditës

Mësuesi/ja shkruan në tabelë pyetjen:

Çfarë të veçante ke ti?

Shkruan mësuesi/ja në tabelë atë që thonë nxënësit për veten.

Nxënësit njihen me temën e mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Analizë –vlerësim

Lexojnë nxënësit atë që tregojnë Abi, Jamarbri dhe Kaltrina.

Çfarë kanë secili prej tyre të veçantë dhe çfarë kanë të përbashkët?

Çfarë i bën ata që të jene unikë?

Pyeten nxënësit për veten e tyre se çfarë kanë të veçantë ata që i bënë unik?

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen tek personazhet.

Cilat janë karakteristikat e përbashkëta që ato kanë?

Mësuesi/ja i njeh nxënësit se:

Ne të gjithë kemi cilësi që na karakterizojnë, të cilat mund të ndryshojnë ndërsa ne rritemi.

Secili prej nesh është i ndryshëm nga tjetri, ashtu sikurse janë edhe shenjat tona të gishtërinjve.

Ne mund t’i dallojmë cilësitë e njerëzve duke parë veshjet e tyre, mënyrën se si kujdesen për sendet personale si dhe mënyrën se si sillen me të tjerët.

Cilat janë karakteristikat më të rëndësishme që mendon se ke ti?

Cili është tipari yt dallues? Ti mund të kesh më shumë se një tipar dallues.

Kur ndodhesh në vështirësi, cilat aftësi përdor? Po kur nuk i ke aftësitë ku e kërkon zgjidhjen?

Kur shikon dy shokë që grinden ti shqetësohesh, largohesh duke u treguar indiferent, apo përpiqesh t’i qetësosh?

Përforcim: Punë e pavarur

Nxënësit plotësojnë ushtrimin: Unë jam unë, duke qarkuar të gjitha cilësitë e personazheve.

Diskutojnë cilësitë e përbashkëta që ka me ndonjërin prej tyre.

Cilat prej cilësive të personazheve të pëlqejnë më shumë? Argumento përse.

Cilat janë sipas teje karakteristikat pozitive dhe negative të personazheve?

Page 25: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 24

Nxënësit plotësojnë tabelën individualisht dhe e diskutojnë së bashku

Detyrë: Bëj një ese me temë “Ndjehem mirë kur flas për veten”.

Mësimi 3.2 Unë dhe të tjerët në shoqëri Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të demonstrojë aftësi për të bashkëpunuar

Të shpjegojë që ai është vazhdimisht në zhvillim dhe ndryshim

Të evidentojë cilësi të ndryshme duke dalluar ato pozitivet nga ato negativet.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Lexim i drejtuar Punë në grup

Ndërtimi i njohurive Pyetje përgjigje, Punë në çift

Përforcimi Punë e pavarur, diskutim Punë individuale, punë në grup

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit,

Zhvillimi i mësimit:

Parashikim Lexim i drejtuar

Lexohet tregimi i personazheve

Ndalesa 1. Pas leximit të Kaltrinës mësuesi/ja pyet:

Pse Kaltrina ishte ndier në vështirësi?

Pse i besoi grupi atë detyrë Kaltrinës?

Ndalesa 2. Po Jamarbri çfarë tregoi?

A dinte të recitonte bukur Jamarbri?

A kishte ai talent për të recituar?

Çfarë vendosi vetë ai?

Ndalesa 3. Po Kaltrina si e kishte zgjidhur situatën?

Çfarë vendosi ajo?

Po ti si e ke marrdhëniet me shokët?

Njihen nxënësit me temën.

Ndërtimi i njohurive: Pyetje përgjigje,

Pasi njihen me temën e mësimit nxënësit marrin informacionin e ri.

Page 26: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 25

Bashkëpunimi është procesi në të cilin njerëz të ndryshëm punojnë së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët.

Në një bashkëpunim të suksesshëm secili merr pjesë duke bërë gjënë që di të bëjë më mirë. Ne të gjithë mund të bëjmë diçka më mirë se të tjerët.

Nëse nuk arrijmë të ndihmojmë sepse nuk kemi cilësitë apo përvojat e duhura, ne mund të mësojmë. Kështu ne përmirësojmë kontributin tonë në bashkëpunim.

Diskutojmë së bashku:

Si bashkëvepron ti në familje? Si bashkëvepron ti në klasë?

Çfarë mëson ti nga bashkëveprimi me të tjerët?

Cilat nga cilësitë e tua të ndihmon më shumë për të bashkëvepruar?

Si e jep ti kontributin tënd në situata kur nuk ndjehesh i sigurt në vete?

Nxënësi lexon dhe gjen se cilat cilësi janë të nevojshme për tu bërë një qytetar i denjë.

Përforcimi: Punë e pavarur, diskutim.

Nxënësit plotësojnë tabelën në mënyrë të pavarur.

Toleranca si cilësi e njeriut bashkëpunues

Listo cilësitë të cilat nuk të pëlqejnë tek vetja dhe njerëzit përreth teje në: familje, klasë apo lagje.

Cilësia që nuk më pëlqen Arsyeja përse nuk më pëlqen Si e tregoj tolerancën.

Gënjeshtar Trishton prindërit dhe miqtë. I them se më ka mërzitur dhe se po humb besimin tim.

Detyrë: Të zbaviten duke emërtuar fytyrat.

Mësimi: 3.3 Unë dhe të tjerët në komunitet Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë aftësitë që ka ai s individ për të bashkëpunuar. Të vërë në dukje që ne jemi të ndryshëm por duhet të respektojmë mendimin e tjetrit. Të përmbledhë idetë se si mund të ndihmojë në komunitetin që ai jeton.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, letra, lapsa me ngjyra.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Pyetje përgjigje Punë në grup

Ndërtimi i njohurive Informacioni i ri, diskutim Punë në grup

Përforcimi Punë e pavarur Punë individuale

Page 27: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 26

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit,

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi Pyetje përgjigje

Çfarë thotë Jamarbri për vendin në të cilin jeton?

Si i zgjidhin njerëzit konfliktet sot?

Si e kuptoni shprehjen që ne duhet të respektojmë mendimet e njëri-tjetrit?

Të ndodh shpesh që të mendosh ndryshe nga të tjerët? Trego ndonjë rast?

A ju pëlqen ajo që tregon Erblini?

Po ti, ke ndonjë gjë të veçantë që të lidh me komunitetin në të cilin banon?

Ndërtimi i njohurive Informacioni i ri, diskutim

Pasi nxënësit diskutojnë midis tyre mësuesi/ja u thekson se:

Ne kemi të drejtë t’i mendojmë gjërat ndryshe nga njëri-tjetri sepse ne jemi të gjithë të ndryshëm. Nëse të tjerët e mendojnë diçka ndryshe nga ne kjo nuk do të thotë se ata e kanë gabim. Familja, komuniteti dhe shoqëria zhvillohet nga përballja e ideve të ndryshme. Megjithëse duhet të luftojmë ta argumentojmë dhe mbrojmë idenë tonë, ne duhet të tregohemi tolerantë ndaj të tjerëve. Vetëm kështu ne mund të zhvillohemi edhe vetë.

Nxënësit tregojnë se:

Si ka ndryshuar komuniteti ku ti banon në vitet e fundit?

Si kontribuon ti bashkë me familjen tënde në komunitetin ku banoni?

A të ka ndodhur ndonjë herë që një shok apo pjesëtar i familjes të ketë pasur një mendim ndryshe nga ti për: mbrojtjen e mjedisit, sigurinë në rrugë apo trajtimin e njerëzve me nevoja të veçanta? Si e ke mbrojtur mendimin tënd?

Përforcimi Punë e pavarur

Shihen idetë që grupi nxënësve ka për të zhvilluar në komunitetin ku ndodhet shkolla e tyre. Ndahuni në grupe dhe shtojini kësaj liste idetë tuaja në ndihmë të komunitetit.

Zgjidhni një ide dhe së bashku me grupin mendoni se si ta vini në zbatim.

Kini parasysh të lajmëroni prindërit tuaj për këtë aktivitet. Ata gjithmonë duhet të dinë se ku jeni dhe çfarë po bëni. Kështu ju mund të ndiheni më të sigurt.

Lexojnë idetë në libër dhe prezantimet e grupeve. Vlerësojnë njëri-tjetrin për idetë.

Detyrë: Komento si e kupton shprehjen: “Ndryshimi fillon nga unë”.

Page 28: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 27

Mësimi: 3.4 Ne ndajmë nevoja dhe dëshira Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë nevojat nga dëshirat.

Të vërë në dukje që njerëz të ndryshëm kanë nevoja dhe dëshira të ndryshme.

Të shpjegojë pse një dëshirë e njërit është nevojë për tjetrin.

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, letra, laps, stilolaps.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Pyetja e ditës Punë individuale Ndërtimi i njohurive Informacioni ri, pyetje-përgjigje Punë në grup Përforcimi Punë e pavarur Punë individuale

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi Pyetja e ditës

Pyet mësuesi /ja Çfarë janë nevojat po dëshirat?

Përgjigjen nxënësit dhe në varësi të përgjigjeve ndërtohet mësimi.

Për çfarë gjërash keni nevojë?

A janë për të gjithë fëmijët nevojat dhe dëshirat njëlloj?

Ndërtimi i njohurive: Informacioni i ri, pyetje përgjigje

Lexohet tregimi i personazheve. Më pas shpjegon mësuesi/ja se:

Të gjitha komunitetet kanë nevojë për ajër, ushqim, ujë dhe banesë.

Në të gjitha kulturat edukimi, elektriciteti dhe ujërat konsiderohen si nevoja.

Nevojat janë të rëndësishme për sigurinë, shëndetin, rritjen dhe për të plotësuar qëllimet. Ato ndryshojnë me kalimin e kohës dhe reflektojnë kulturën në të cilën jetojnë këta fëmijë.

Më pas zhvillohen pyetje-përgjigje.

Çfarë dëshirash shpreh në rast ditëlindjesh apo për Vitin e Ri?

A t’i plotësojnë të gjitha dëshirat në familje? Po/Jo/Pse?

Cilat janë nevojat që të plotësojnë prindërit?

Në cilin rast nuk të është plotësuar ndonjë nevojë apo dëshirë?

Çfarë qëndrimi mban ti në këto raste?

Pse nevojat dhe dëshirat ndryshojnë me kalimin e viteve?

Page 29: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 28

Përforcimi Studim rasti, punë e pavarur

Studiohet rasti - Nevojat e mia dhe të të tjerëve.

Cilat ishin arsyet përse prindërit morën këtë vendim?

A mendon se ky ishte vendimi më i mirë?

E dalluan fëmijët që, njëri prej tyre kishte nevojë më urgjente se tjetri?

Çfarë qëndrimi do të mbaje ti po të ishe njëri nga binjakët?

Pas këtij rasti nxënësit vihen në provë të reflektojnë se:

Dëshirat dhe nevojat nuk janë për të gjithë njëlloj.

Punojnë në mënyrë të pavarur për të plotësuar tabelën duke arsyetuar përse i mendon kështu.

Mjeti/shërbimi Arsyeja përse është dëshirë Arsyeja përse është nevojë

2 çanta Kur nxënësi nuk kryen aktivitete të tjera përveç shkollës

Njërën e përdor për në shkollë dhe tjetrën për në kursin e baletit

Detyrë: Shkruaj një situatë në të cilën të është dashur të marrësh një vendim ndërmjet dy nevojave të tua, të cilat i ke pasur në të njëjtën kohë. Si ke vendosur? Cilën nga këto nevoja do të doje të të plotësohej e para?

Mësimi: 3.5 Unë di dhe mund dhe di të zgjedh Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të përshkruaj me fjalët e tekstit se ai di e mund të zgjedhë

Të tregojë se marrja e vendimit është një mundësi për të mësuar.

Të konkludojë se për të qenë një vendimmarrës i mirë duhet të mendosh para se të veprosh.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Stuhi mendimi Punë individuale Ndërtimi i njohurive Lexim/përmbledhje në dyshe Punë në grup Përforcimi Diskuto-zgjidh, imagjinatë e drejtuar Punë individuale, punë në grup

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, letra, laps, stilolaps.

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi: Stuhi mendimi

Zhvillohet një stuhi mendimi me nxënësit

Page 30: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 29

Si e kupton ti fjalën, zgjedh. Çfarë të vjen në mendje kur dëgjon fjalën zgjedh.

Mësuesi/ja mbledh ide dhe i shkruan në tabelë pa i ndërhyrë aspak në mendimin e nxënësit.

Ndërtimi i njohurive: Lexim përmbledhje në dyshe.

Zhvillohet një lexim /përmbledhje në dyshe.

Lexohet tregimi i personazheve dhe nxënësit në dyshe përmbledhin atë që lexuan duke dalë secili çift me argumentet e veta.

Dyshet pyesin njëra-tjetrën.

Sikur të ishe në vendin e Abit, cili do të ishte vendimi yt? Argumento përse.

Po ty të është dashur të zgjedhësh midis dy gjërave që të pëlqenin njëlloj?

Si e ke marrë vendimin tënd?

Çfarë ndihme të kanë dhënë prindërit?

A të kanë thënë se çfarë do të kishin bërë ata në vendin tënd, apo të kanë inkurajuar që ta marrësh ti vendimin?

Çfarë përgjegjësie ke mbajtur pasi more vendimin tënd?

Nëse do të ishe përsëri në të njëjtën situatë, a do të bëje të njëjtën zgjedhje? Argumento përse.

Mësuesi/ja përmbledh atë që thonë nxënësit:

Marrja e vendimit dhe mbajtja e përgjegjësive është një proces i vështirë. Për të qenë një vendim marrës i suksesshëm ti duhet të mendosh përpara se të veprosh dhe t’iu japësh përgjigje pyetjeve: Përse më pëlqen të bëj një nga këto gjëra? Cilat janë alternativat që kam? Cilat do të jenë pasojat e veprimeve të mia? Si do të ndikojnë te të tjerët vendimet e mia? A mora vendimin që është më i mirë për mua?

Përforcimi: Diskuto-zgjidh, imagjinatë e drejtuar

Diskutohet rasti i Ermalit dhe Borës me ndihmën e pyetjeve.

Cili do të ishte vendimi yt? Çfarë arsyetimi ndoqe për të marrë këtë vendim?

Cila është përgjegjësia që ti ndjen për të siguruar që ndërhyrja jote do të jetë e suksesshme? A mendon se ka alternativa të tjera për të zgjidhur këtë situatë?

Diskuto me shokët.

Me ndihmën e imagjinatës nxënësit do të punojnë në grupe për të jetuar në një ishull të pajetë, duke gjetur se cilat do ishin mjetet për të mbijetuar duke pasur mundësi ti fusin vetëm në një çantë. Pasi kanë diskutuar dhe imagjinuar ishullin, nxënësit diskutojnë ndërmjet tyre.

Cili nga këto objekte përmbushin nevojat tuaja, po dëshirat?

A ka midis tyre objekte që kërkojnë përdorimin e elektricitetit?

A ka midis tyre objekte të cilat nëse përpiqeni mund t’i krijoni edhe duke përdorur gjëra që mund t’i gjeni në ishull?

Rishikojeni listën e bërë.

Page 31: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 30

Do të donit të hiqnit apo shtonit diçka nga lista që bëtë në fillim? Përse?

Në fund nxënësit do të dalin në përfundimin se: Imagjinata të ndihmon për t’u bërë një vendim marrës i mirë.

Mësimi 3.6 Veprimtari shoqërore:

Unë marr vendime dhe mbaj përgjegjësi për toObjektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexojë dhe diskutojë rastin me shokët;

Të tregojë dhe mësojë hapat që duhet të ndjekë për të bërë përzgjedhjen e duhur;

Të konkludojë se si duhet të marrë vendime dhe mbaj përgjegjësi.

Struktura PNP Metoda dhe teknika Veprimtaritë e nxënësve

Parashikim Lexim/diskutim Punë në grup

Ndërtimi i njohurive Bashkëpunim Punë në çift

Përforcimi Diskutim, këshilla Punë individuale, punë në grup

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, letra, laps, stilolaps.

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi: Lexim/diskutim

Nxënësit lexojnë pjesën dhe diskutojnë se si do të shkojë ditëlindja e Benit/Çfarë do ti kenë blerë prindërit atij?

A do ti realizohet dëshira e tij e shumë pritur?

Ndërtimi i njohurive - Bashkëpunim.

Nxënësit orientohen për të plotësuar tabelën se çfarë i duhet Benit të zgjedhë. Diskutojnë në dyshe.

- A e përmbush këlyshi kriterin e të qenit një kafshë e qetë? (Këlyshi leh prandaj nuk është një kafshë e qetë. Vizato një fytyrë të pakënaqur në kutinë e parë, ashtu si shembulli.)

- A e përmbush këlyshi kriterin e të qenit një kafshë për të cilën është e lehtë të kujdesesh? (Nuk është e lehtë të kujdesesh për këlyshin pasi duhet t’i mësosh shumë rregulla të qëndrimit në shtëpi dhe duhen ta nxjerrësh për shëtitje dy herë në ditë. Vizato një fytyrë të pakënaqur në kutinë përkatëse.)

- A e përmbush këlyshi kriterin e të qenit një kafshë me të cilën mund të luash? (Shumica prej jush mund të mendojnë se loja me këlyshin është shumë e bukur. Vizato një fytyrë të kënaqur në kutinë përkatëse.)

Vazhdo të pyesësh veten lidhur me të gjitha alternativat.

Page 32: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 31

Ti do t’i propozosh Benit të zgjedhë si kafshën më të përshtatshme atë alternativë që mbledh më shumë fytyra të qeshura në tabelë.

Përforcim: Diskutim,këshilla

Çfarë do të bëjë Beni nëse dy alternativa do të kenë të njëjtin numër fytyrash të qeshura? Ai nuk mund të ketë dy kafshë prandaj duhet të vendosë. Le të imagjinojmë se breshka dhe lepuri kanë marrë numër të njëjtë fytyrash të qeshura, por Beni nuk zgjedh asnjërën prej tyre. Ai zgjedh të kërkojë një kotele si dhuratë për ditëlindje. Çfarë mendon për zgjedhjen që bëri Beni?

Nxënësit lexojnë këshillat.

Për të marrë një vendim ti mund të ndjekësh këtë model me pesë hapa.

1. Përcakto cili është problemi. (Cilën nga dhuratat dëshiron më shumë?)

2. Listo alternativat. (Dhurata 1, dhurata 2, dhurata 3)

3. Vendos kriteret për të vlerësuar alternativat.

4. Vlerëso alternativat.

5. Merr vendimin tënd.

Detyrë: Imagjino sikur një magjistar ka ardhur tek ty dhe të thotë se do të të dhurojë një nga këto tre gjëra; një akullore me çokollatë çdo ditë, një play station apo plotësimin e një dëshire.

KAPITULLI 4 Individët, grupet dhe institucionet

Objektivat e kapitullit:

Në fund të kapitullit nxënësi duhet:

Të përshtatet me rolet e ndryshme brenda grupeve; Të demonstrojë ndërgjegjësim rreth faktorëve specifikë (si barazia gjinore), të cilët ndikojnë në marrëdhëniet ndërpersonale; Të komunikojë dhe të ndërveprojë me personat e njohur; Të fillojë të identifikojë vlerat të cilat janë të rëndësishme në shtëpi, shkollë dhe komunitet; Të demonstrojë respekt dhe tolerancë ndaj të tjerëve; Të identifikojë ndërmjet tyre qeverisjen vendore dhe atë shtetërore; Të thotë emrat e personave përgjegjës: kryetar komune, kryetar bashkie, kryeministër dhe president; Të dallojë nga uniforma llojet e policisë në komunitetin ku jeton; Të paraqesë të drejtat dhe përgjegjësitë individuale në grupin ku jeton.

Page 33: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 32

Mësimi 4.1 Në grupe te ndryshme kemi role te ndryshme Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë aftësitë që ka si shok/shoqe me të tjerët;

Të specifikojë vlerat që ka një shok i mirë;

Të përshkruaj rolin që ka në shoqëri së bashku me talentin që ka.

Struktura ERR

Strategji dhe teknika

Evokim – Pyetja e ditës

Realizim kuptimi lexim,diskutim

Reflektim- Punë e pavarur, diskutim rasti

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, letra, laps, stilolaps.

Zhvillimi i mësimit:

Evokim – Pyetja e ditës

Mësuesi/ja shkruan në tabelë: Çfarë cilësie ke ti si shok?

Shkruhen përgjigjet e nxënësve në tabelë.

Diskutohen ato. Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Realizim kuptimi: Lexim,diskutim

Nxënësit njihen me rolin që ka secili prej personazheve.

Pasi diskutohen personazhet nxënësit mësojnë se çfarë është roli?

Roli është tërësia e sjelljeve, të drejtave dhe përgjegjësive të cilat zotërohen nga dikush në një marrëdhënie të caktuar.

Për shumë role, individët duhet të përmbushin disa kushte. Për shembull në shumë kultura për t’u bërë doktor duhet të studiosh në një shkollë mjekësie.

Grupi yt mund ta organizojë punën duke rënë dakord që çdo anëtar të ketë një rol të veçantë. Rolet e secilit anëtar ndihmojnë që puna në grup të jetë e suksesshme. Ti mund të vendosësh të bësh diçka për të cilën je me të vërtetë i zoti ose të bësh diçka të panjohur dhe në këtë mënyrë ti mund të fitosh përvoja të reja.

Pas informacionit të ri nxënësit pyeten dhe diskutojnë së bashku me mësuesen/in.

Cilat janë cilësitë dhe aftësitë e tua që të ndihmojnë në rolin tënd si shok?

Po në rolin tënd si konsumator i shërbimeve të ndryshme si supermarketet apo klinikat mjekësore, cilat cilësi të ndihmojnë?

A i njeh ti përgjegjësitë e tua si konsumator i shërbimit të energjisë elektrike?

Të ka ndodhur ndonjëherë të mos e kesh mbajtur fjalën e dhënë apo të kesh tradhtuar një shok?

Page 34: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 33

Si je ndjerë?

Si është ndjerë shoku yt?

Cilat janë sipas teje vlerat më të rëndësishme në një shok të mirë?

A i ke ti të gjitha këto vlera?

Reflektim- Punë e pavarur,diskutim rasti

Nxënësit punojnë për të plotësuar tabelën: Të jesh fëmijë dhe prind!

Ata dallojnë se cilat janë të drejtat dhe përgjegjësitë e një fëmije, prindi dhe gjyshi kundrejt njëri tjetrit. Për këtë nxënësit do të shohin tabelën në libër.

Nxënësit diskutojnë rastin: Kërkohet një balerin!

Pse nuk e morën Elonën për balerinë? Çfarë kishte ndodhur? A mjaftonte vetëm dëshira për t’u bërë balerinë? A mund të përpiqet Elona që të bëhet balerinë pak më vonë, apo ky është një rol të cilin nuk mund ta bëjë sado që të përpiqet?

Pas diskutimesh u theksohet nxënësve se: Disa role kërkojnë jo vetëm dëshirë dhe vullnet. Të bëhesh balerin, piktor apo këngëtar kërkon të kesh talent. Ti mund të përpiqesh që me ndihmën e prindërve të zbulosh talentin tënd.

Detyrë: Gjej cila përgjegjësi buron nga kjo e drejtë: “Unë kam të drejtë të them mendimin tim”.

Tema 4.2 Vajzë apo djalë jemi të barabartë Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë se vajzë apo djalë jemi njëlloj;

Të tregojë se për të kryer disa role nuk mjaftojnë vetëm dëshira dhe vullneti por edhe talenti;

Të tregojë aftësitë që duhet të kesh për role të ndryshme;

Të vërë në dukje tiparet e një anëtari grupi të suksesshëm.

Struktura ERR

Strategji dhe teknika

Evokim – Lexim në role

Realizim kuptimi - Informacioni i ri, pyetje përgjigje

Reflektim- Punë e pavarur, plotësim skede

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, letra, laps, stilolaps.

Zhvillimi i mësimit:

Evokim – Lexim në role

Page 35: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 34

Nxënësit lexojnë në role atë që tregon Erblini, Kaltrina, Jamarbri.

Erblini: Sa herë që luajmë futboll me djemtë e lagjes me ne dëshiron të luajë edhe Era. Çfarë tregoi Erblini për Erën? Çfarë dëshirash kishte ajo dhe si reagonin shokët me të?

Çfarë tregoi Kaltrina?

Çfarë është barazia gjinore?

Çfarë na bën të aftë të përmirësojmë kontributin tonë në shoqëri?

Realizim kuptimi – Informacioni i ri, pyetje përgjigje

Pas diskutimesh mësuesi/ja u mëson nxënësve se:

Në çdo grup anëtarët mund të kenë një nga rolet e mëposhtme.

Roli i liderit, i cili ka për detyrë të ndajë punët dhe t’i japë udhëzime grupit. Roli i personit që mat kohën, i cili siguron që grupi të respektojë kohën për çdo detyrë. Roli i personit që mban shënime që grupi të shikojë se si ka përparuar me kalimin e kohës. Roli i vëzhguesit, i cili siguron që grupi të mësojë nga gabimet e tij. Lideri i grupit përmbledh punën e grupit në përfundim të saj.

Pyetje përgjigje

Mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje:

Cili është roli që pëlqen më shumë?

Po ti ke dëshira që nuk ti pëlqejnë shokët?

A të pëlqen puna në grup?

Kur nuk të pëlqen roli që të caktohet në grup çfarë bën: nuk bashkëvepron, kundërshton apo bashkëpunon me shokët?

Reflektim – Punë e pavarur, plotësim skede

Mësuesi/ja pyet: Çfarë talentesh dhe aftësish duhet të kesh për të kryer role të ndryshme?

Talentet dhe aftësitë e rolit tim në grup - Mendo për karakteristikat e ndryshme për të cilat mund të ketë nevojë çdo rol që kryejnë personat në grupe të ndryshme. Plotëso tabelën duke u ndihmuar nga cilësitë e mëposhtme. Pasi të kesh plotësuar tabelën për çdo rol shkruaj emrin e shokut/shoqes që mendoni se i përshtatet më mirë atij roli.

Lider

Sekretar

Kritik

Krijuesi

Organizuesi praktik

Mbledhësi i informacionit

Shakaxhiu

Page 36: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 35

Punojnë nxënësit të pavarur për të plotësuar skedën:

Roli im kur puna në grup shkon mirë ose keq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve tregoni si është një anëtar grupi i suksesshëm.

A ke qenë ndonjëherë anëtar i një grupi të suksesshëm? Çfarë mendon se e bëri të mundur suksesin?

A ke qenë ndonjëherë anëtar i një grupi puna e të cilit nuk ishte e suksesshme? Çfarë mendoni se ndodhi në këtë grup që e pengoi arritjen e suksesit? A mund të thuash emra punësh në të cilat është e rëndësishme që njerëzit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin? Diskutohet plotësimi i skedës.

Detyrë: Cili nga rolet e listuara nga ushtrimi i mësipërm duket i përshtatshëm për ty? Ndihmohu nga karakteristikat e listuara.

Mësimi 4.3 Komuniteti dhe qeverisja Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë disa nga të drejtat dhe përgjegjësitë që ka secili në komunitet.

Të thotë emrat e personave përgjegjës si; kryetar komune, kryetar bashkie, kryeministër dhe president;

Të tregojë se te disa role nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti por edhe talenti;

Të identifikojë ndërmjet tyre qeverisjen vendore dhe atë shtetërore.

Struktura ERR

Strategji dhe teknika

Evokim - Pyetje përgjigje

Realizim kuptimi - Lexim e mendim i drejtuar

Reflektim - Punë e pavarur, plotësim skede

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto të ndryshme nga institucione të qeverisjes vendore.

Zhvillimi i mësimit:

Evokim – Pyetje përgjigje

Si veprimtari nxemjeje mësuesi/ja duke përdorur dhe njohuritë më parë pyet nxënësit:

Çfarë quajmë Bashki?

Po Komunë?

Cili është kryetari i Minibashkisë apo i komunës sonë?

Page 37: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 36

Po kryetari i Bashkisë cili është?

Cila është lidhja e tyre me shkollën? Diskutohen përgjigjet.

Realizim kuptimi – Lexim e mendim i drejtuar

Mësuesi/ja lexon tregimin e personazheve dhe nxënësit dëgjojnë më pas mësuesi/ja drejton pyetjet:

Çfarë kishte ndodhur një ditë në shkollën e Abit?

Për çfarë do të punonte ky grup?

Po Jamarbri kë quajti organe të qeverisjes lokale?

Çfarë detyre kanë këto institucione?

A kanë të drejtë anëtarët e komunitetit të japin mendim për shërbimet që ofrohen në komunitet?

Po Kaltrina si mendon?

A kanë të drejtë njerëzit të kenë të njëjtat shërbime edhe pse kanë kultura të ndryshme? Argumento:

Çfarë ideje jep Kaltrina për grupin rinor për çfarë mund të shërbejë ai?

Po qeveria e nxënësve çfarë detyrash ka?

Nxënësit njihen me tabelën e sistemit vendor.

Nxënësit plotësojnë me ndihmën e mësueses.

Cilat janë institucionet e qeverisjes qendrore që njeh ti? Shkruaj disa prej tyre. Cilat janë institucionet e qeverisjes vendore që njeh ti? Shkruaj disa prej tyre.

Realizim kuptimi – Punë e pavarur në grupe

Pasi nxënësit janë njohur me Institucionet e pushtetit vendor të cilat kanë përgjegjësinë të kujdesen për çështje të cilat lidhen me jetën e përditshme të komunitetit punojnë të ndarë në grupe detyrën.

A keni ndonjë problem që ju shqetëson? Ndahuni në grupe dhe listoni çështje të ndryshme si: mjedisi, burimet natyrore, ndotja, edukimi dhe punësimi lokal.

(Ftoni kryetarin e Minibashkisë apo Komunës ku jetoni. Nëse nuk është e mundur ftoni një përfaqësues të këtij institucioni.)

Grupet do të shkruajnë disa pyetje të cilat do të mund t’ia drejtoni atij.

Të gjithë anëtarët e grupi provojnë të shkruajnë nga një pyetje për secilën nga çështjet dhe pas diskutimit brenda grupit i prezantojnë.

Detyrë: Mëso dhe shkruaj emrat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarit të Bashkisë, Kryetarit të Minibashkisë, Kryetarit të Komunës

Page 38: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 37

Tema 4.4 PoliciaObjektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të dallojë nga uniformat llojet e policisë në komunitetin ku jeton;

Të thotë emrat e personave përgjegjës si: kryetar komune, kryetar bashkie, kryeministër dhe president;

Të tregojë se disa role nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullnet por edhe talenti;

Të identifikojë ndërmjet tyre qeverisjen vendore dhe atë shtetërore.

Struktura ERR

Strategji dhe teknika

Evokim – Stuhi mendimi

Realizim kuptimi – Di/dua të di/mësova

Reflektim- Punë në grupe, studim rasti

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, foto shërbimesh të ndryshme policore dhe stemash të ndryshme.

Zhvillimi i mësimit:

Evokim – Stuhi mendimi

Mësuesi/ja shkruan fjalën polici në tabelë dhe mbledh ide rreth asaj që dinë nxënësit

Shkruhen në tabelë ato që thonë nxënësit për policinë.

Mësuesi shkruan tabelën Di /Dua të di /Mësova

Di Dua të di Mësova Policët i shërbejnë komunitetit etj.

Gjatë stuhisë së mendimit mësuesi/ja shkruan në kolonën e parë çfarë dinë nxënësit për policinë.

Realizim kuptimi– Di /Dua të di /Mësova, lexim.

Pasi është mbushur kolona e parë Di e tabelës mësuesi/ja pyet nxënësit se çfarë duan të mësojnë apo dinë për policinë?

Di Dua të di Mësova Policët i shërbejnë komunitetit etj.

Sa lloje policish ka Ç’bëjnë shërbime të ndryshme policore

Page 39: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 38

Mësuesi/ja u thekson se:

Për të pasur një jetë të qetë dhe për tu kujdesur që të zbatohen rregullat shteti ka krijuar policinë. Ajo është disa llojesh si polici e qarkullimit rrugor, polici kriminale, polici bashkiake, polici tatimore etj. Ato dallohen nga uniforma e sidomos nga shenjat që mbajnë në uniformë. Në jetën e përditshme ne jemi më pranë policisë bashkiake e cila kujdeset për të siguruar qetësinë në qytet a fshat duke mos lejuar zhurmat e tepërta, merr masa për të siguruar zhvillimi e veprimtarive kulturore e sportive

Reflektim – Punë në grupe, studim rasti.

Nxënësit diskutojnë atë që mësuan nga tregimi i nxënësve dhe atë që mësuan nga pjesa teorike dhe më pas plotësohet pjesa e tretë e tabelës: Mësova dhe gjej policinë të cilës duhet t’i kërkojnë ndihmë banorët për secilën nga rastet:

Di Dua të di Mësova Policët i shërbejnë komunitetit etj.

Sa lloje policish ka. Ç’bëjnë shërbime të ndryshme policore?

Policët ndihmojnë të kalosh rrugën. Janë mbrojtës të ligjit e luftojnë që ai të zbatohet etj.

Situata 1: Në një lagje njëri prej lokaleve prishi lulishten dhe vendosi të bënte një shtesë për lokalin e tij.

Lulishtja do t’i prishte shumë bukurinë komunitetit. Ku duhet të shkonin banorët? Cilës polici duhet ti drejtoheshin ato? Situata 2: Ina dhe Albi donin të shkonin tek shoqja e tyre që ishte e sëmurë. Në dorë kishin të shkruar adresën e shoqes së tyre. Ato do të kërkonin ndihmë.

Kujt polici duhej ti drejtoheshin ato?

Situata 3: Në një lagje të periferisë jetonin disa djem që kishin gjetur një mënyrë të jashtëligjshme fitimi grabitnin njerëzit që ishin vetëm e u rrëmbenin çantat.

Ky ishte një problem i madh i asaj zone. Cila polici i ndihmoi ata? Për më shumë ju mund të thërrisni policin e zonës që i përket shkollës suaj.

Detyrë: Kërko dhe pyet se për çfarë shërben policia tatimore.

Tema 4.5 Veprimtari shoqërore: Në komunitet Objektivat: Nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të bashkëpunojë, me shokët

Të dallojë rolet e ndryshme të policive të ndryshme.

Të plotësojë skemën e qeverisjes vendore.

Të përshkruaj me diagram detyrat e një shërbimi policor.

Page 40: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 39

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, laps, letër etj.

Strategji e teknika: Lexim, diskutim

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Lexohet situata ku jepet mënyra si e zgjidhin atë fëmijët. Kujt i kanë kërkuar ndihmë?

Si ka vazhduar më tej?

Çfarë do kenë bërë fëmijët?

Po ju çdo bënit në vendin e tyre?

Kryejnë një pesëvargësh për fjalën.

Nxënësit punojnë me librin.

Do të plotësojnë në libër skemën e qeverisjes vendore.

Më pas nxënësit punojnë të pavarur për të lidhur me shigjetë llojin e policisë me detyrën përkatëse të saj.

Kontrollon pasaportat.

Kujdeset për mbledhjen e taksave vendore.

Parandalon ndërtimet pa leje.

Polici tatimore, polici bashkiake, polici rrugore, polici doganore.

Nxënësit plotësojnë diagramin ku zgjedhin një nga llojet e policisë dhe mbushin rrathët me shërbimet që ajo ofron.

Page 41: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 40

KAPITULLI 5 Prodhimi, shpërndarja, konsumi

Objektivat e kapitullit

Në fund të kapitullit nxënësi duhet të:

Të shpjegojnë se si ata dhe të tjerët mund të fitojnë më shumë duke zhvilluar dhe fuqizuar aftësi të veçanta;

Për këtë ata duhet të jenë të aftë;

Të identifikojnë disa të rritur në familje, në shkollë ose në lagje që janë të specializuar për të prodhuar një të mirë (bukëpjekësi, këpucari, mësuesi, polici etj) dhe të dallojnë të mira ose shërbime që këta njerëz i konsumojnë por nuk i prodhojnë vetë. (për shembull, bukëpjekësi përdor këpucë që nuk i ka prodhuar vetë);

Të marrin pjesë në një linjë të simuluar të montimit të produktit dhe të dallojnë pjesët që montohen dhe detyrat e veçanta që përfshihen në të. (për shembull, një lodër e zbërthyer në pjesë të prodhuara nga detyra të veçanta);

Të punojnë në mënyrë individuale për të prodhuar një produkt të thjeshtë dhe më pas ta bëjnë këtë si anëtarë të një grupi të vogël që prodhon të njëjtin produkt;

Të krahasojnë shkallën e specializimit dhe të ndërvarësisë së një njeriu për shembull, që jeton në ishullin e Sazanit me një tjetër që jeton në malet në veri të Shqipërisë.

Të identifikojë mjetet teknike të cilat kanë ndryshuar jetesën e njerëzve dhe të zbulojë kontributet e shumta për prodhimin e tyre;

Shënim për mësuesit:

Në këto 2 kapituj ora e mësimit është strukturuar në mënyrë që objektivi të ketë lidhje direkt me teknikën e përdorur, pothuaj edhe në orët e tjera është ruajtur e njëjta strukturë në të cilin teknika e evokimit ka lidhje me objektivin e parë.

Tema 5.1 Puna na jep të mira

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat E - evokim Lexim, diskutim Të dallojë të mirat e punës në grup. R - realizim kuptimi Diskutim, informacioni i ri Të listojnë burimet natyrore, njerëzore

kapitale të sendeve që përdoren në klasë. R - reflektim Listë, rrjet diskutimi Të shpjegojnë se si ata dhe të tjerët mund

të fitojnë më shumë duke zhvilluar dhe fuqizuar aftësi të veçanta. Të shpjegojë se çfarë ka sjellë kompjuterizimi të mirat dhe të këqijat e tij.

Page 42: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 41

Mjetet mësimore: Libri i nxënësit, mjete të ndryshme shkollore.

Evokim: Nxënësit njihen duke lexuar se si kishin punuar Abi dhe Jamarbri në punën në grup.

Si kishin ndarë punët dhe si kishin arritur të bënin më së miri atë që kishin dashur.

Nxënësit njihen me temën e mësimit.

Realizim kuptimi: Diskutim, informacioni i ri.

Diskutojmë së bashku:

A i ka përdorur grupi i Jamarbrit të tria llojet e burimeve të prodhimit?

Cilat janë ato?

Çfarë ka përfituar nga puna e bërë grupi që fitoi?

Vetëm 13 kartolinat e prodhuara?

Po tjetër?

Pyet mësuesi/sja se si ndahen burimet në sa kategori?

Burimet e prodhimit ndahen në tre kategori: natyrore, njerëzore dhe kapitale. Burimet natyrore janë gjithçka që marrim nga toka ose natyra në përgjithësi. Burimet njerëzore, që ndryshe i quajmë punë, përmbledhin të gjitha përpjekjet e njerëzve për të prodhuar diçka. Burimet kapitale janë të gjitha të mirat që janë prodhuar nga njerëzit dhe përdoren për të prodhuar të mira dhe shërbime të tjera.

Reflektim: Krijim i një liste

Punohet rubrika; Kudo na rrethon puna e të tjerëve.

Nxënësit do të hedhin sytë në klasë dhe do të hartojnë një listë me burimet që janë përdorur për të krijuar këto sende mësimore. Cilat janë burimet natyrore, burimet njerëzore e kapitale që janë përdorur.

A mund të mendosh lidhur me veglat e ndryshme që ka kërkuar prodhimi i objekteve që janë në klasën tënde?

Njihen nxënësit me kompjuterizimin e punës

Në ditët e sotme shumë pjesë të prodhimit dhe shpërndarjes janë kompjuterizuar. Disa punë që i bënin njerëzit janë zëvendësuar nga puna e kompjuterit.

Rrjet diskutimi. U drejtohet nxënësve pyetja:

Çfarë ka qenë e nevojshme të bëhej përpara futjes së kompjuterëve në shumë shërbime?

Rrjet diskutimi. Mendon se kompjuterizimi rrit papunësinë PO/JO/PSE/

Detyrë: Prodho një kartolinë duke punuar në grup dhe duke argumentuar se çfarë të rejash sjell puna në grup.

Page 43: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 42

Tema 5.2 Komuniteti si rrjet prodhimi dhe konsumi

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat

E - evokim Pyetja e ditës Të identifikojë punën e njerëzve në komunitet: (si këpucar, bukëpjekës etj.)

R - realizim kuptimi Lexim, diskutim Të shpjegojë se specializimi sjell rritjen e produktivitetit të punës.

R - reflektim Bashkëpunim e diskutim në grup.

Të prodhojë në grup duke treguar vlerën e punës në grup në raport me atë individuale.

Mjete mësimore: Libri i nxënësit, mjete të ndryshme lapsa me ngjyra etj.

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Pyetja e ditës

Pyet mësuesi/ja nxënësit:

Cilët janë njerëzit që punojnë në komunitet? Shkruhen disa nga përgjigjet e nxënësve në tabelë.

Diskutojnë nxënësit përgjigjet e njëri - tjetrit.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Realizim kuptimi: Lexim, diskutim

Lexojnë se si funksionojnë gjërat në komunitetin e Erblinit, Abit e Kaltrinës.

Diskutojnë se si funksionojnë punët në komunitet dhe sa të lidhur me njëri-tjetrin janë profesionet në komunitet.

Ndarja e punës ndodh kur prodhimi i një produkti ndahet në detyra të ndara nga njëra-tjetra, ku secila nga detyrat kryhet nga njerëz të ndryshëm. Specializimi dhe ndarja e punës përgjithësisht e rritin produktivitetin e punëtorëve. Sa më të specializuar të jenë punëtorët aq më e madhe bëhet lidhja midis prodhuesve dhe konsumatorëve sepse ata dinë t’i përgjigjen më mirë nevojave të tyre.

Diskutojmë së bashku

A mund të quhet komuniteti një rrjet bashkëpunimi?

Argumento përse?

Jemi të gjithë prodhues të produkteve apo shërbimeve të ndryshme?

Po konsumatorë të produkteve apo prodhimeve?

Reflektim: Bashkëpunim e diskutim në grup.

Udhëzohen dhe mësohen nxënësit të punojnë në grup dhe të kuptojnë vlerën e punës në grup.

A mbaruan njëkohësisht grupet që punuan si grup dhe grupi ku secili punoi individualisht?

Mendoni se keni një mundësi të dytë për të bërë aktivitetin. A mund të mendoni ndonjë mënyrë për të përmirësuar rezultatin tuaj?

Page 44: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 43

Të suksesshëm ose jo, a ishte më e lehtë përpjekja e dytë? Diskutojnë nxënësit përgjigjet e njëri-tjetrit.

Detyrë: Bëj një listë të produkteve dhe shërbimeve që ti përdor çdo ditë që kërkojnë punën e të tjerëve.

Tema 5.3 Importi, eksporti dhe specializimi

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat E - evokim Lexo dhe diskuto në

dyshe Të identifikojë punën e njerëzve në komunitet: (si këpucar, bukëpjekës etj.)

R - realizim kuptimi Diskutim në grup Të shpjegojë se specializimi sjell rritjen e produktivitetit të punës. Të dallojë nocionet import, eksport duke e lidhur me mallrat që eksportohen dhe importohen.

R - reflektim Mendo, diskuto me shokët dhe mëso

Të specifikojë ushqimet e shëndetshme nga ato të pashëndetshme duke dalluar në to, ato të importuarat nga ato që janë prodhime në vend.

Mjete mësimore: Libri i nxënësit, mjete të ndryshme lapsa me ngjyra etj.

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Lexo, diskuto në dyshe

Nxënësit lexojnë atë që tregojnë Kaltrina, Erblini dhe Jamarbri. Dallojnë gjatë leximit se cila është e mira e komunitetit?

Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë në dyshe.

Çfarë produktesh përdorim ne?

Ku bëhen ato? Çfarë ka parë Erblini në panair? Po Jamarbri?

Realizim kuptimi: Diskutojmë në grup

Si bashkëveprohet në komunitet për të prodhuar produkte apo për të kryer shërbime të ndryshme? Të gjitha produktet që përdorim ne janë prodhime vendi? Njeh produkte që eksportohen apo që importohen? A ke qenë në ndonjë panair ushqimesh apo produktesh të tjera?

Importet janë të mira ose ndryshe produkte dhe shërbime të cilat sillen nga vende të tjera. Ne eksportojmë produkte të cilat i kemi të lehtë t’i prodhojmë si dhe produkte të cilat i kemi për traditë. Vendet specializohen duke i drejtuar të gjitha burimet e tyre për të prodhuar pak produkte të veçanta. Specializimi çon drejt ndërvarësisë. Ndërvarësia do të thotë që një shtet prodhon ato produkte që nuk i prodhon një shtet tjetër. Sa më shumë të specializohen dhe të tregtojnë mallrat shtetet, aq më shumë të ndërvarur ato bëhen nga njëri-tjetri.

Page 45: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 44

Reflektim: Mendo, diskuto me shokët dhe mëso

A njeh ndonjë vend që është i specializuar në rritjen e kafesë?

A njeh ndonjë vend që është i specializuar të rritë banane?

A njeh ndonjë vend që është i specializuar të prodhojë çokollata?

Importues apo eksportues?

Në vendin tonë prodhohet mjaltë dhe tregtohet në vendet të tjera.

Në supermarkete tregtohet mjaltë nga vende të tjera?

Çfarë e bën kjo vendin tonë: importues apo eksportues të mjaltit dhe produkteve të tij?

A të pëlqen të hash shëndetshëm

Të pëlqejnë frutat e perimet?

Cilat prej tyre të pëlqejnë më shumë?

Ku i blen frutat dhe perimet?

A e ke menduar ndonjëherë se nga ku vijnë frutat dhe perimet që ti dhe familja jote konsumoni?

A e ke menduar ndonjëherë se si mbërrijnë këto fruta dhe perime në shitoren ku ti dhe familja jote blini?

Domatet rriten në stinën e verës, por ne mund t’i blejmë edhe në stinët e tjera? Përse?

Detyrë: Shkruaj ushqimet që të pëlqejnë më shumë në dy kolona: Në njërën ato që janë të importuara dhe në tjetrën ato që janë të prodhuara në vend.

Ushqime të importuara Ushqime të prodhuara në vend

Tema 5.4 Të gjithë jemi konsumatorë

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat E - evokim Dora e fshehtë Të dallojë nevojën nga dëshirat. R - realizim kuptimi Lexim i drejtuar Të vërë në dukje produktet që janë me

vlerë për tu konsumuar nga ato jo të rëndësishme për tu konsumuar.

R - reflektim Diskuto dhe mëso Të klasifikojë atë që duhet të dijë për të qenë një konsumator i mirë duke e provuar këtë në organizimin e ditëlindjes.

Page 46: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 45

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Dora e fshehtë

Mësuesi u jep një letër secilit rresht dhe u kërkon që të shkruajnë nga një nevojë dhe dëshirë. Secili e palos letrën e tij pasi shkruan.

Mësuesi merr letrat e tre rreshtave dhe më pas lexon disa prej tyre dhe u kërkon që të dallojnë nevojat e dëshirat që kanë nxënësit.

Realizim kuptimi: Lexim i drejtuar

Lexohet me ndalesa.

Ndalesa 1. Për çfarë punojnë prindërit tanë

A jemi të gjithë konsumatorë?

Ndalesa 2. Si e kupton ti afatin e skadencës?

Çfarë detyrash kanë shitësit ndaj nesh po ne ndaj shitësve?

Ndalesa 3. Për çfarë ushqimesh kemi nevojë ne? A e di se ç’është piramida e të ushqyerit? A duhet të blejmë produkte pa etiketë?

Mësojnë nxënësit se:

Ti je konsumator kur blen një produkt apo kur të ofrohet një shërbim. Përpara se të blesh, pyet veten. Sa të nevojshëm e ke atë produkt? A ke para të mjaftueshme për ta blerë? A është i rrezikshëm malli për shëndetin tim? A ke mundësi tjetër zgjedhjeje?

Çdo produkt ka një etiketë. Ajo është si një pasaportë për mallin dhe duhet të shkruar qartë. Kur blen lexo etiketën. Mbi të është shkruar informacioni për produktin si dhe çmimi për të.

Reflektim: Diskuto dhe mëso

Diskutojmë së bashku:

Pse punojnë prindërit tuaj?

Për çfarë gjërash keni nevojë ju dhe familja juaj?

A ju japin këshilla prindërit kur do të blini diçka?

Çfarë këshille ju japin ato?

Cilat prej produkteve ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin për ju?

Nxënësit mësojnë se: Unë si konsumator duhet të di:

Ku do të shkoje për të parë një film apo teatër? Ku do të shkoje për të ngrënë akulloren që të pëlqen më shumë?

Ku do të shkoje për të bërë një lojë futboll me shokët?

Ku do të shkoje për të blerë ushqime?

Ku do të shkoje për të postuar një letër? Ku do të shkoje për të blerë një pallto? Ku do të shkoje për të marrë me qera një video që të pëlqen?

Ku do të shkoje për të pastruar rrobat që nuk lahen me dorë ose lavatriçe?

Ku do të shkoje për të blerë një kostum sportiv? Ku do të shkoje të blije një libër të ri?

Page 47: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 46

Ku do të shkoje për të riparuar këpucët? Ku do të shkoje të blije mjete mësimore? Ku do të shkoje për të prerë flokët? Ku do të shkoje të blije një lodër të re?

Nxënësit mësojnë si të ndihmojnë veten për të organizuar festën e ditëlindjes tënde

Tani që mësove se çfarë të bën një konsumator i mirë, ndihmo veten kur të organizosh festën e ditëlindjes. Bëj një provë duke iu dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme.

Çfarë duhet të blej? Çfarë mund të blej? Si ta përzgjedhë atë që blej? Sa kushton? Çfarë thotë etiketa?

Cili është afati i skadencës? Si të veprojë nëse diçka nuk shkon siç e kam planifikuar?

Tema 5.5 Veprimtaria shoqërore: “Komuniteti një bashkëpunim i madh” Objektivat: Në përfundim të këtij aktiviteti nxënësit do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen tri pyetjeve kryesore që një komunitet duhet t’i bëjë vetes për çështje ekonomike.

1. Çfarë duhet prodhuar?

2. Si duhet prodhuar?

3. Si duhet të shpërndahet?

1-Punë në grupe

Nxënësit ndahen në grupe me nga 5 nxënës. Secili nga grupet të zgjedhë për të ngritur një nga komunitetet e mëposhtme.

Komunitet në një lagje të një qyteti të madh.

Komunitet në një lagje të një qyteti të vogël.

Komunitet në një fshat të thellë malor.

Komunitet në një fshat turistik bregdetar.

2 - Diskutim

Nxënësit diskutojnë dhe vendosin se si do ta organizonin jetën si banorë të komunitetit të grupit tuaj. Ndihmohen nga pyetjet e mëposhtme:

Page 48: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 47

Çfarë produktesh do të prodhojnë?

Si do t’i prodhojnë?

Kush do t’i prodhojë?

Çfarë aftësish duhet të ketë personi që do të prodhojë produktin e caktuar?

A do ta vendosë lideri se çfarë duhet të prodhojë secili?

Çfarë burimesh natyrore do të përdorni?

Çfarë mjetesh do të përdorni?

A do ta marrin të gjithë atë që është prodhuar?

Po ata që i prodhuan çfarë do të përfitojnë?

Po ata që nuk prodhojnë do të marrin ndonjë gjë?

Asnjë komunitet nuk mund të jetojë pa iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Nëse nuk keni mundur t’iu jepni përgjigje të tria pyetjeve, kthehuni mbrapsht dhe përpiquni edhe një herë.

3-Mbyllja e aktivitetit dhe vlerësim

Pasi t’i jenë përgjigjur pyetjeve mundohen të kuptojnë:

Përse morën këto vendime?

A i përzgjodhët rastësisht se çfarë do të prodhonte komuniteti juaj apo kishte arsye që e bëtë këtë zgjedhje?

Çfarë menduat përpara se të bënit zgjedhjen përfundimtare?

Përpara se të merrni vendimin final, shikojini edhe një herë të gjitha alternativat dhe diskutoni për koston dhe përfitimin e secilës alternativë.

Detyrë: Secili grup të bëjë një vizatim për komunitetin e tij.

Page 49: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 48

KAPITULLI 6 Idealet dhe praktikat e shoqërisë

Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi do të jetë të aftë të:

Të identifikojë elemente të përbashkët ose të ndryshëm, që lidhen me mënyrën e organizimit të jetesës në grup, ndërmjet komunitetit ku bën pjesë dhe të gjithë vendit;

Të përcaktojë për çdo të drejtë të tij detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse;

Të dallojë paragjykimet e ndryshme që mund të bëhen shkas për prekjen e racës, seksit, nivelit ekonomik të pjesëtarëve të grupimit ku jeton;

Të përshkruajë simbolet e atdheut (flamur, himn kombëtar, festa kombëtare, monumente), si dhe ato të komunitetit ku jeton;

Të identifikojë dhe zbatojë në praktikë forma të caktuara të diskutimeve dhe pjesëmarrjes publike në përputhje me nevojat e komunitetit që i përket.

Të përshkruajë simbolet e atdheut (flamur, himn kombëtar, festa kombëtare, monumente), si dhe ato të komunitetit ku jeton;

Tema 6.1. Simbolet kombëtare

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat

E – evokim Shkrim i shpejtë Të dallojë se cilat janë simbolet kombëtare.

R - realizim kuptimi Lexim, këndim Të këndojë himnin.

R – reflektim Diskutim, Turi i galerive Të përshkruajë simbolet e atdheut (flamur, himn kombëtar, festa kombëtare, monu-mente), si dhe ato të komunitetit ku jeton.

Shënim për mësuesit: Kjo orë mund të zhvillohet bashkë me orën e historisë që është me të njëjtën temë dhe mësuesi/ja bën integrim ndërlëndor

Mjete mësimore: Libri i nxënësit, simboli, flamur, CD, magnetofon.

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Shkrim i shpejtë

Mësuesi/ja u thotë nxënësve që për pesë minuta të shkruajnë për simbolet kombëtare.

Nxënësit shkruajnë simbolet. Dikush mund ta shprehë dhe me vizatim. Më pas mësuesi/ja lexon disa prej tyre.

Nxënësit njihen me temën e mësimit

Page 50: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 49

Realizim kuptimi: Lexim, këndim

Nxënësit lexojnë atë që thonë personazhet dhe e paralelizojnë situatën me ndjenjat e tyre në të njëjtin moment.

Çdo shtet në botë përveç himnit kombëtar ka edhe disa figura simbolike të rëndësishme për historinë dhe identitetin e tij, të cilat e përfaqësojnë atë në arenën ndërkombëtare. Këto simbole emërtohen emblema ose stema. Emblemat kanë filluar të përdoren që në kohët e lashta dhe me kalimin e kohës kanë pësuar ndryshime. Krijimi i shtetit të Arbrit në vitin 1190 u shoqërua me emblemën e tij të përfaqësuar nga një shqiponjë. Çdo familje e princërve shqiptarë kishte emblemën e saj. Kështu, Kastriotët për emblemë të tyre kishin shqiponjën e zezë dykrenore mbi një fushë të kuqe e cila simbolizonte forcën dhe lirinë. Emblema e Topiajve përfaqësohej nga një luan i kurorëzuar, i cili simbolizonte guximin dhe fuqinë, Balshajt kishin në emblemën e tyre ujkun që simbolizonte zemërimin dhe lakminë, Dukagjinët kishin shqiponjën e zezë me një kokë në fushën e bardhë etj. Edhe ngjyrat në emblema kanë kuptimin e tyre. Kështu, ngjyra e kuqe përfaqëson burrërinë, gjakun e derdhur për liri. Emblema e Republikës së Shqipërisë është ajo e trashëguar që nga koha e Skënderbeut. Por me kalimin e viteve ajo ka pësuar disa ndryshime. Stema e Republikës përdoret në çdo dokument zyrtar, ajo është simbol i identifikimit të një shteti

Këndohet kënga nga nxënësit e shoqëruar me magnetofon.

Reflektim: Diskutim,Turi i galerive

Diskutojmë së bashku:

Cilat janë simbolet e një vendi?

Cili është simboli i identifikimit të një shteti?

Kush e ka shkruar?

Kur është kënduar për herë të parë?

Më pas nxënësit vizatojnë flamurin dhe simbole të tjera kombëtare dhe ekspozohen para klasës.

Detyrë: Gjej se cilat kanë qenë disa prej emblemave të familjeve të princërve shqiptarë.

Tema 6.2 Edhe pse fëmijë jam një qytetar

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat E – evokim Lexim Të dallojë elementë të qytetarisë. R - realizim kuptimi Lapsi në mes Të vërë në dukje se në situata të ndryshme

se cilat janë elementët që të bëjnë një qytetar të mirë.

R - reflektim Studim rasti Të diskutojë rastet duke njohur elementet e qytetarisë

Page 51: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 50

Mjete mësimore: Libri i nxënësit, rregullorja e klasës.

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Lexim

Nxënësit lexojnë atë që personazhet thonë në lidhje me sjelljet e tyre duke treguar ngjarje nga jeta e përditshme.

Nxënësit tregojnë situata të ngjashme me atë të personazheve më pas mësuesi/ja u tregon se cilët janë elementet e qytetarisë.

Ndershmëria është elementi kryesor i qytetarisë. Dhembshuria është një emocion që tregon kujdes për njerëzit dhe qeniet e tjera të gjalla. Respekti tregon vlerësimin dhe admirimin ndaj dikujt. Përgjegjësia tregon se si njerëzit i kuptojnë detyrat e tyre dhe se sa angazhohen që t’i kryejnë mirë ato. Kuraja i bën njerëzit të aftë të bëjnë gjënë e duhur edhe kur situatat janë shumë të vështira apo të rrezikshme.

Realizim kuptimi: Lapsi në mes,

Nxënësit vendosen në formë rrethore dhe mësuesi pyet nxënësin të cilit i drejtohet lapsi dhe kështu vazhdojnë diskutimet.

Diskutohen pyetjet:

A të ka ndodhur ndonjëherë të thuash të vërtetën edhe pse mund të ishte shumë e vështirë? Kur ka qenë hera e fundit kur ti je ndjerë keq për dikë? Për kë tregon ti respekt? Si e tregon ti respektin për prindërit, shokët apo mësuesen? Cili ka qenë gabimi i fundit që ti ke bërë? Si e ke treguar ti përgjegjësinë tënde për gabimin e bërë? Diskuto me shokët ngjarje në të cilat je treguar kurajoz.

Reflektim Studim rasti

Nxënësit do të studiojnë rastet duke treguar elemente të qytetarisë.

Imagjino sikur një shoku yt vjen dhe të thotë se do të marrë pjesë në një konkurs talentesh të humorit. Ai të tregon disa barcaleta, por ato nuk të bëjnë fare për të qeshur. A i thua të vërtetën? Nëse po, si ja thua?

Shoku të thotë se nuk kam mundur të mësojë për provimin e gjuhës pasi mamaja e tij ka qenë sëmurë dhe ai është kujdesur për të. Ai kopjon në provim. Çfarë i thua shokut? Çfarë bën? A i thua mësueses?

Sjellja e mirë tregohet edhe përmes gjërave të vogla si: të qëndruarit urtë kur të tjerët kanë nevojë për qetësi, kthimi i librave në bibliotekë në kohën e duhur, etj. Bëj një listë përgjegjësish të vogla që mban ti.

Imagjino sikur po luan basketboll me një shok. Një djalë më i rritur vjen dhe ju merr topin. Çfarë bën ti?

Detyrë: Shkruaj si të ndihmojnë rregullat për të qenë qytetar i mirë në komunitetin ku jeton.

Page 52: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 51

Tema 6.3 Të drejtat dhe përgjegjësitë e mia si qytetar

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat E – evokim Lexim e mendim i

drejtuar Të dallojë të drejtat dhe përgjegjësitë

R - realizim kuptimi Mendo, gjyko, zgjidh Të vërë në dukje se nga çdo e drejtë buron një detyrë.

R - reflektim Punë e pavarur,listë Të hartojë një listë me gjërat që do ë bënte po të ishte apo kishte një organizatë.

Mjete mësimore: Libri i nxënësit, rregullorja e klasës

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Lexim e mendim i drejtuar.

Mësuesi /ja lexon dhe nxënësit ndjekin me vëmendje.

Diskutojnë atë që thotë Abi, Kaltrina e Jamarbri.

Kujtojnë librin e konventës së të drejtave të fëmijëve.

Nxënësit mësojnë se:

Fëmijët si çdo qytetar kanë të drejta. Nga çdo e drejtë burojnë detyra dhe përgjegjësi. E drejta e secilit qytetar mbaron atje ku fillon e drejta e një qytetari tjetër. Për shembull e drejta për të shprehur mendimin shkon deri atje sa nuk shkelet e drejta e të tjerëve për të thënë mendimin e tyre, edhe kur ai është i ndryshëm me mendimin tonë.

Diskutojmë së bashku:

Cilat janë të drejtat të cilat ti i ushtron çdo ditë?

Po përgjegjësitë që ti di se burojnë nga çdo e drejtë që ushtron?

Nëse ti ke të drejtë të mos punosh në punë që rrezikojnë shëndetin tënd, cilat detyra dhe përgjegjësi burojnë nga kjo e drejtë? A do të thotë kjo e drejtë që ti nuk duhet të punosh?

Realizim kuptimi: Mendo, gjyko, zgjidh.

Nxënësit dallojnë të drejtat detyrat me ndihmën e pyetjeve.

Të drejtat Detyrat Pyetje? Çdo vendim i të tjerëve duhet të jetë në interesin më të lartë të fëmijës.

Fëmijët duhet t’u kërkojnë ndihmë institucioneve që kanë për detyrë t’i mbrojnë ata.

Cilat institucione njeh që mund të vijnë në ndihmë në rast nevoje?

E drejta për barazi. Fëmijët nuk duhet të fyejnë vendin dhe zakonet e një fëmijë tjetër.

A i njeh ti vendet nga vijnë dhe traditat që kanë shokët e tu të klasës?

E drejta e shprehjes në të gjitha mënyrat.

Asnjë fëmijë nuk duhet të thotë gjëra që dëmtojnë të tjerët.

A je ti gjithmonë i kujdesshëm që fjalët e tua të mos fyejnë apo lëndojnë të tjerët?

Page 53: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 52

Reflektim: Punë e pavarur, listë

Ushtroj të drejtën për t’u grupuar.

Disa fëmijë ushtruan të drejtën e tyre për t’u grupuar duke u bërë pjesë aktive e një organizate për fëmijë. Kjo organizatë ka për qëllim të organizojë aktivitete në shërbim të fëmijëve të komunitetit. Fëmijët menduan lidhur me përgjegjësinë që buronte nga kjo e drejtë. Ata krijuan një listë aktivitetesh në ndihmë të komunitetit:

Të bëjnë një fushatë e cila do të kërkojë nga familjet e komunitetit të dhurojnë veshje dhe lodra që nuk i përdorin më. Këto do t’u shkojnë fëmijëve të varfër të komunitetit.

Të punojnë për t’u kujdesur për kopshtin e organizatës në mënyrë që fëmijët e varfër që vijnë aty të mund të luajnë në një mjedis të bukur dhe të shëndetshëm.

Shtoji listës aktivitete që ti do të dëshiroje të bëje si pjesë e një organizate për fëmijë.

Detyrë: Gjej cila detyrë buron nga e drejta e fëmijëve për të pasur një jetë private.

Tema 6.4 Unë nuk paragjykoj të tjerët të ndryshëm nga unë

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat E - evokim Lojë në role, studim rasti Të shpjegojë se ai ka të drejtë të thotë

mendimin e tij. R - realizim kuptimi Diskutim Të vërë në dukje se çdo fëmijë ka të drejta

të barabarta pavarësisht nga pakica apo etnia apo besimi fetar.

R - reflektim Pyetje, përgjigje plotësim skede.

Të evidentojë rastet në të cilat disa njerëz bëhen paragjykues.

Mjete mësimore: Libri i nxënësit, laps, letër e laps.

Zhvillimi i mësimit

Evokim:Lojë në role,studim rasti

Lexohet në role pjesa. Ngrihen tre nxënës dhe secili prej tyre bën njërin nga personazhet.

Erblini; Kaltrina; Abi;

Lexohet pjesa në dy grupe.

Mësojnë se disa njerëz e kanë shumë të vështirë që të bashkëpunojnë me njerëz që i shikojnë si shumë të ndryshëm nga vetja. Ky quhet paragjykim.

Realizim kuptimi: Diskutim

Diskutojmë së bashku:

A je ti paragjykues?

Page 54: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 53

Cilat janë arsyet që i bëjnë disa njerëz të jenë paragjykues ndaj të tjerëve?

Si vepron kur dikush paragjykon një shokun tënd?

Cili është qëndrimi yt ndaj një shoku që është shumë paragjykues?

Si do të ndjeheshe nëse dikush do të të paragjykonte?

Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta pa dallim. Sigurimi i këtyre të drejtave nuk varet nga raca, pamja e jashtme apo ngjyra e kulturës. Nuk varet nëse je vajzë apo djalë. As nga gjuha që flet, besimi fetar ose mendimet e ndryshme. Nuk varet as nga vendi ku ke lindur dhe zakonet e tij. Nuk ka rëndësi nëse fëmija është i pasur ose i varfër, nëse është me nevoja të veçanta mendore apo fizike dhe as nëse është i njohur ose jo.

Reflektim: Pyetje përgjigje, plotësim skede.

Nxënësit gjejnë se çfarë mund të ndodhë më pas, duke i dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme.

Diskuto me shokët, shkruaj apo vizato përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Në park ti shikon një fëmijë që shtyn me forcë një fëmijë me paterica. Çfarë mund të ndodhë më pas?

Është 1 Qershori dhe të gjithë në klasë po flasin me zë të lartë duke uruar njëri-tjetrin. Elvisa nuk flet dhe nuk dëgjon. Çfarë mund të ndodhë më pas?

Në klasë një nxënës fyen shoqen sepse për ditën e saj të ditëlindjes ka veshur kostum popullor të krahinës së saj. Çfarë mund të ndodhë më pas?

Njëri nga shokët e klasës përdor të njëjtën çantë shkolle që ka përdorur për tre vjet me radhë. Shoqja e bankës e tall sepse ajo është e varfër. Çfarë mund të ndodhë?

Blerta dhe Niku duhet të kujdesen për librat e bibliotekës së klasës. Niku i thotë Blertës së pluhurat duhet t’i fshijë ajo pasi ajo është vajzë. Çfarë mund të ndodhë më pas?

Praktikë e pavarur

Unë them mendimin tim nxënësit do të plotësojnë mendimin në mënyrën që të përshtatet.

Unë nuk e paragjykoj një fëmijë që shet në rrugë sepse__________________

Unë nuk paragjykoj një fëmijë në karrige me rrota sepse__________________

Unë nuk paragjykoj një fëmijë me ngjyrë sepse__________________________

Unë nuk paragjykoj një vajzë/djalë sepse________________________________

Unë nuk paragjykoj një fëmijë që ka nevojë për përkujdesje të veçantë sepse_______________________.

Unë nuk paragjykoj një fëmijë që i përket një besimi fetar ndryshe nga imi sepse__________________.

Unë nuk paragjykoj një fëmijë nga një krahinë tjetër nga imja sepse______________________.

Page 55: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 54

Mësuesi /ja thekson se në botë të gjithë njerëzit janë të ndryshëm nga njeri-tjetri. Ka një mënyrë për të mos paragjykuar. Të njohim nga afër njerëzit e ndryshëm nga ne dhe të zbulojmë se të gjithë jemi shumë interesantë, pikërisht prej faktit se jemi të ndryshëm.

Detyrë: Shkruaj ndonjë rast kur je paragjykuar dhe të kanë paragjykuar.

Tema: 6.5. Unë si pjesë aktive e komunitetit

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat

E – evokim Lexo dhe diskuto Të identifikojë probleme të ndryshme.

R - realizim kuptimi Pyetje - përgjigje. Të zbatojë në praktikë forma të caktuara të diskutimeve dhe pjesëmarrjes publike në përputhje me nevojat e komunitetit që i përket.

R – reflektim Veprimtari me hapa. Të vërë në dukje aftësinë që ka për të evidentuar dhunën e fëmijës ndaj fëmijës.

Mjetet e mësimit: libri i nxënësit, letra, lapsa, ngjyra.

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Lexo dhe diskuto

Lexojnë nxënësit dhe diskutojnë se çfarë kanë të përbashkët me personazhet

Çfarë bënë fëmijët në klasën e Abit? Çfarë do të bënin këto grupe?

Po ju veproni kështu?

Për çfarë të drejte flet Kaltrina? Po ti si mendon për këto të drejta?

Realizim kuptimi: pyetje-përgjigje.

Fëmijët kanë të drejtë të mblidhen në grupe dhe shoqata (qeveria e nxënësve, ambientalistët, grupi i letrave). Fëmijët kanë të drejtë të manifestojnë së bashku në rrugë, duke kërkuar diçka.

Fëmijët kanë të drejtë të mblidhen ose të manifestojnë, derisa nuk shkelen të drejtat e të tjerëve. Ata kanë për detyrë të manifestojnë paqësisht, të mos përdorin fjalë fyese dhe të mos shkelin të drejtat e të tjerëve.

Diskutojmë së bashku: A e njeh ti të drejtën tënde për t’u grupuar në grupe ose shoqata të ndryshme? Je anëtar i ndonjë grupi apo shoqate? Të është nevojitur ndonjë herë të kërkosh ndihmë nga njerëz apo institucione të ndryshme për të zgjidhur probleme që shqetësojnë komunitetin tënd? Si ua ke paraqitur shqetësimin tënd? Ke qenë pjesëmarrës aktiv apo thjesht ke mbështetur iniciativën e dikujt tjetër?

Page 56: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 55

Reflektim - Veprimtari me hapa

Dhuna e fëmijëve ndaj fëmijëve është një lloj i veçantë dhune. Ajo ndodh kur një nxënës lëndon apo tremb me qëllim një nxënës tjetër. Në përgjithësi kjo lloj dhune ndodh për një kohë të gjatë. Fëmija dhunon tjetrin përmes grushteve, shuplakave dhe veprimeve të tjera që e lëndojnë fizikisht fëmijën tjetër. Një fëmijë dhunon edhe duke përhapur thashetheme të këqija rreth tjetrit apo duke e sharë dhe ofenduar atë. Për të treguar njohuritë për këtë dhunë nxënësit ndjekin hapat dhe më pas vlerësojnë veten.

Listo fjalë të cilat lidhen me dhunën në shkollë.

Listën mund ta krijosh sipas një rendi alfabetik.

A ke parë ndonjëherë një akt të dhunshëm të një nxënësi ndaj një nxënësi tjetër?

Si ke vepruar?

Si je ndjerë?

Po ty, a të ka lënduar ndonjëherë dikush në shkollë?

Nëse po, si ke vepruar? Si je ndjerë?

Çfarë do të thotë “t’i mbash anën” dikujt?

Çfarë do të thotë “të vësh veten në rrezik”?

Nëse shikon dikë që po dhunohet, çfarë do të bëje?

Përgjegjësia e kujt është të ndalojë dhunën në shkollë?

Në cilat raste ti do të kërkoje ndihmën e një të rrituri në situatë dhune?

Nxënësit vlerësojnë veten! Tre pikë nëse ke arritur t’i plotësosh të tria hapat, dy pikë nëse ka arritur të plotësosh hapin e parë dhe të dytin, një pikë nëse ke plotësuar vetëm hapin e parë.

Tema:6.6. Veprimtari shoqërore: Qytetar nderiObjektivat:

Në fund të këtij aktiviteti nxënësi duhet të:

Të vlerësojë moshat e treta si një pasuri e çmuar.

Të përdorin të gjitha fuqitë për ti bërë ata të lumtur.

Të plotësojë skedën si qytetar nderi.

Mjetet mësimore: libri i nxënësit, letra, lapsa me ngjyra.

Punë në grupe

Organizo me klasën një aktivitet në shtëpinë e të moshuarve. Të moshuarit kanë nevojë të ndjejnë që komuniteti përkujdeset për ta si një pjesë e çmuar e tij.

Page 57: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 56

Ndihmo veten: Si fillim ndihmoni veten duke pasur parasysh këto elementë:

Si do ta titulloni aktivitetin tuaj?

Çfarë do të bëni kur të shkoni atje?

Cili do t’ju ndihmojë të organizoni aktivitetin tuaj?

Mësojnë se: Çfarë duhet të dini kur të komunikoni me të moshuarit.

Jini të qeshur me ta. Të moshuarit kanë nevojë të ndjejnë gëzimin e moshës së fëmijëve. Kjo i gjallëron edhe ata.

Jini të duruar. Bisedoni me ta dhe dëgjojini deri në fund të bisedës. Ata mund të flasin ngadalë, por shikimi në sy dhe zëri juaj i ngrohtë do të krijojë një bisedë të këndshme. Të moshuarit ikën shumë për të thënë. Jini dëgjues të mirë. Pyetini të moshuarit për të kaluarën e tyre. Bisedat për familjen, fëmijërinë dhe punën që kanë bërë janë gjithmonë shumë interesante. Të moshuarit e kanë më të lehtë të kujtojnë ngjarje nga e kaluara e tyre sesa nga jeta e tyre e disa ditëve më parë.

Përdorini të gjitha fuqitë që keni për të komunikuar. Nëse nuk e gjen dot fjalën, buzëqesh. E qeshura është gjithmonë forma më e mirë e komunikimit.

Nëse i moshuari është në karrige me rrota, përkuluni që të jeni në të njëjtën lartësi me të. Uluni në një karrige përballë tij nëse dëshironi. Kjo do të thotë se biseda nuk do të jetë e shkurtër. Të moshuarve iu pëlqen të bisedojnë me njerëz që i dëgjojnë me vëmendje.

Kur të ndaheni prej tyre, përshëndetini me dashuri.

Ju sapo keni bërë miq të rinj. Mund të ktheheni përsëri aty.

Page 58: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Libri i mësuesit Edukata shoqërore 4 57

Nxënësit plotësojnë skedën:

Emri

Në fund të këtij viti unë e njoh veten më mirë.

___________________________________

Cilësia ime më e mirë është

_______________________________________________________________

Në kohën time të lirë unë,

_______________________________________________________________

Kujtimi im më i lumtur është

_______________________________________________________________

Ushqimi që më pëlqen më shumë është

_______________________________________________________________

Ushqimi që unë nuk e pëlqej fare është

_______________________________________________________________

Sporti që më pëlqen më shumë është ............................. sepse

_______________________________________________________________

Unë dëshiroj të përmirësohem në,

_______________________________________________________________

Unë zgjedh për t’i bërë shokë ata ose ato që,

_______________________________________________________________

Kur jam i shqetësuar unë,

_______________________________________________________________

Unë jam një qytetar i mirë sepse,

_______________________________________________________________

Firma / Vula

Page 59: SHTËPIA BOTUESE mësuesishoqërore - Media · PDF fileOra e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur në të temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategji

Edukata shoqërore 4mësuesi

Libër Brunilda Çerraga

ISBN: 978-99956-93-65-7

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.

Çmimi 250 lekë

www.mediaprint.al9 789995 693657