shkollat profesionale - rks-gov.net · web viewnga 3 orë në javë klasa e 11 programi i klasës...

27
Shkollat profesionale Nga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë. Në këtë nivel zhvillohet puna e pavarur e nxënësit dhe kultivimi i mendimit kritik. Kërkesat themelore për këtë klasë kanë të bëjnë me formimin e më tejmë kulturor, letrar e gjuhësor, me përvetësimin e dijeve dhe formimin e personalitetit, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit. Në këtë klasë duhet të zotërohen njohuritë gramatikore të fituara në klasat e mëparshme, të mënjanohen dobësitë morfosintaksore dhe drejtshkrimore që pengojnë përdorimin korrekt të gjuhës, të detajeve dhe të strukturave më të përgjithshme e komplekse, duke filluar nga fjalia e deri te teksti. Duhet të njihen dukuritë që nuk janë njohur dhe të zgjerohen e të përforcohen njohuritë që nuk janë thelluar në shkollën e mesme të ulët dhe në klasat e më parme. Po kështu duhet të njihen dhe të përforcohen lidhjet ndërmjet gramatikës, analizës së teksteve, praktikave gojore dhe punëve me shkrim të ripeve të ndryshme; të përforcohen njohuritë për njësit themelore të gjuhës dhe lidhjet e tyre,nga fonema tel fjala,nga fjala tek fjalia, nga fjalia e thjeshtë tek fjalia e përbërë ndryshe nga ç’janë zhvilluar në shkollën e mesme të ulët. Po kështu duhet të zhvillohet edhe puna me drejtshkrimin. Në të njëjtën kohë do të gjejë vend edhe aplikimi i dijeve të përvetësuara nga letërsia, kultura e gjuhës, nëpërmjet formave të ndryshme të krijimtarisë; të eseve, punimeve të ndryshme shkollore etj. Kjo do të ndihmojë strukturimin e mendimeve, gjykimeve e imagjinatës së nxënësve, që janë në gjendje që t’i trajtojnë me gojë e me shkrim problemet nga këndvështrimet të ndryshme kulturore, letrare, gjuhësore e kritike. Të gjitha këto do të ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e mirëfilltë kulturor, letrar e gjuhësor të nxënësit.

Upload: others

Post on 28-Mar-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Shkollat profesionale

Nga 3 orë në javë klasa e 11

Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë. Në këtë nivel zhvillohet puna e pavarur e nxënësit dhe kultivimi i mendimit kritik. Kërkesat themelore për këtë klasë kanë të bëjnë me formimin e më tejmë kulturor, letrar e gjuhësor, me përvetësimin e dijeve dhe formimin e personalitetit, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit.Në këtë klasë duhet të zotërohen njohuritë gramatikore të fituara në klasat e mëparshme, të mënjanohen dobësitë morfosintaksore dhe drejtshkrimore që pengojnë përdorimin korrekt të gjuhës, të detajeve dhe të strukturave më të përgjithshme e komplekse, duke filluar nga fjalia e deri te teksti. Duhet të njihen dukuritë që nuk janë njohur dhe të zgjerohen e të përforcohen njohuritë që nuk janë thelluar në shkollën e mesme të ulët dhe në klasat e më parme. Po kështu duhet të njihen dhe të përforcohen lidhjet ndërmjet gramatikës, analizës së teksteve, praktikave gojore dhe punëve me shkrim të ripeve të ndryshme; të përforcohen njohuritë për njësit themelore të gjuhës dhe lidhjet e tyre,nga fonema tel fjala,nga fjala tek fjalia, nga fjalia e thjeshtë tek fjalia e përbërë ndryshe nga ç’janë zhvilluar në shkollën e mesme të ulët. Po kështu duhet të zhvillohet edhe puna me drejtshkrimin. Në të njëjtën kohë do të gjejë vend edhe aplikimi i dijeve të përvetësuara nga letërsia, kultura e gjuhës, nëpërmjet formave të ndryshme të krijimtarisë; të eseve, punimeve të ndryshme shkollore etj. Kjo do të ndihmojë strukturimin e mendimeve, gjykimeve e imagjinatës së nxënësve, që janë në gjendje që t’i trajtojnë me gojë e me shkrim problemet nga këndvështrimet të ndryshme kulturore, letrare, gjuhësore e kritike. Të gjitha këto do të ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e mirëfilltë kulturor, letrar e gjuhësor të nxënësit.Rritja e shkallës së zotërimit të gjuhës amtare dhe formimi letrar e kulturor i nxënësit, janë ndër synimet themelor për këtë klasë. Kjo pritet të realizohet përmjet shkathtësive të komunikimit, leximit analizës e vlerësimit të llojeve të ndryshme të teksteve, letrare e jo letrare etj.

Qëllimet

Qëllimi i mësimit të kësaj lënde në klasën e njëmbëdhjetë është që nxënësi: Të përforcojë të arriturat nga klasat e më parme dhe të zhvillojë më shumë

shkathtësitë e të dëgjuarit dhe të folurit, të leximit dhe të shkrimit; Të rrisë aftësinë për analizë kritike të teksteve dhe fenomeneve kulturore. Të rrisë nivelin e komunikimit me tekste letrare e jo letrare; Të rrisë aftësinë e komunikimit me modele e kultura të ndryshme etj. Të rrisë numrin e fjalëve nga lëmi profesional ( terminologjia nga lëndët

profesionale shiko a ka nevojë kjo me qenë këtu????

Page 2: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

ObjektivatTë njohë

Kulturën dhe autorët e fundit të mesjetës, të Rilindjes dhe të klasicizmit; Romantizmin evropian dhe letërsinë e Rilindjes Kombëtare.

Të kuptojë Rëndësinë e kulturave të ndryshme për zhvillimin e kulturës dhe të letërsisë

shqipe; Esencat kulturore, letrare gjuhësore që do të ndihmonin zhvillimin e mendimit

individual; Kulturën, letërsinë nacionale dhe atë të huaj.

Të analizojë Tekste të ndryshme për nga qëllimi, struktura, përmbajtja, detajet dhe efektet; Tekste letrare dhe jo letrare, nga autorë të periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Të vlerësojë Tekste e modele kulturore; Autorë e tekste të ndryshme letrare; Krijimet të autorëve të ndryshëm, shqiptarë e të huaj, kryesisht të periudhës

romantike.

Realizimi i këtyre objektivave nënkupton zhvillimin e këtyre kategorive ( shkathtësive të komunikimit):

TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT LEXIMI SHKRIMI

Ndërsa nënkategoritë përkatëse janë: Modelet kulturore Tekstet letrare dhe joletrare Kulturë gjuhe Letërsia shqipe dhe e huaj Kulturë komunikimi

PërmbajtjaFushat tematike

Kohërat moderne/Kultura/Poetikat Modelet kulturore Tekstet letrare dhe joletrare; Kulturë gjuhe; Fundi i mesjetës, Rilindja, dhe Neoklasicizmi Letërsia dhe shoqëria Rilindja Kombëtare Shqiptare

Page 3: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Kohërat ModerneHetohet konteksti i letërsive dhe kulturave brenda Kohërave Moderne, prej fillimit të rilindjes e deri në fund të Romantizmit, dhe jepen tiparet e Kulturave dhe Poetikave përkatëse; teksteve she konteksteve.

Modelet KulturoreJepen tiparet kryesore të modeleve të ndryshme kulturore që lidhen me fundin e mesjetës, Rilindjen, Klasicizmin, Romantizmin dhe sentimentalizmin.

Tekstet letrare dhe jo letrare

Jepen tekste letrare dhe jo letrare nga kultura dhe letërsia shqiptare dhe ajo e huaj; në funksion të dijeve kulturore e letrare, duke njohur edhe autorë të caktuar, forma të shkrimeve e të komunikimeve letrare.

Fundi i Mesjetës, Rilindja dhe Neoklasicizmi

Jepen tiparet e këtyre epokave/formacioneve pastaj ilustrohen me autorë dhe tekste të zgjedhura të tyre.

Tipare të Rilindjes evropiane

F. PetrarkaLibri i këngëve; struktura e librit; struktura e sonetit; struktura e vargut; struktura etamtikeTekste të zgjedhura për analizë dhe koment.

Gj. BokaçioDekameroni; struktura e novelës; rrëfimi; personazhiNovelë e zgjedhur për koment.

M. ServantesiDon Kishoti i Mançës; veçori të romanit; romani i Servantesit dhe romani kalorësiak; personazhi; diskursiFragmente për të ilustruar.

U ShekspiriTeatri elizabetianTragjedia-struktura, modeli i personazhit, tragjikjaKomedia- struktura, situatet, diskursetHamletiShumë zhurmë për asgjëFragmente të zgjedhura për të ilustruar

Page 4: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Tiparet e neoklasicizmit Zh. RasiniStruktura e tragjedisë neoklasike. Raportet me tragjedinë klasike.Temat dhe idetëFedraPërpunohet një skenë e zgjedhur MolieriEsenca e komedisë neoklasike. Temat, personazhet, diskursiKopraciSkenë e zgjedhur për analizë dhe ilustrime

Romantizmi evropiandhe letërsia e Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Jepen tiparet e romantizmit evropian dhe të Rilindjes Shqiptare, pastaj autorët dhe shembujt e zgjedhur:

a. Romantizmi evropin

V. GëtePararomantizmi dhe romantizmiFausti – struktura, tema, situatat themelore, personazhet, Fragmente për ilustrime dhe komente V. YgoPoezia- diskurset poetike; poemaEsencat romantikeTekste të zgjedhura për t’u përpunuar Xh. BajronShtegtimet e Çajlld Haroldit- struktura e poemës, esenca romantike, diskursi personalPërpunohet së paku një këngë

b. Letërsia e Rilindjes Kombëtare Shqiptare J. De Rada dhe autorë të tjerë arbëreshë

Milosao: shkrimi personal; struktura e Milosaos; personazhet Skanderbeu i pafan dhe poema të tjera- informacione: temat dhe diskurset

N. FrashëriLirika: temat, diskursetPoemat: Istoria e Skenderbeut, Qerbelaja, Bagëti e BujqësiaTekstet praktikeTemat dhe diskursetHeroi nacional:Heroi moralIlustrime dhe këngë të zgjedhura Z. SerembeLirika temat dhe diskurset personaleStrukturat metrike dhe stilistike

Page 5: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Z. Skiroi Poema: llojet, strukturat, temat, diskursetMili e HjadhiaTe dheu i huajPjesë të zgjedhura për ilustrime dhe komentime S. Frashëri Shqipëria në tri kohëModeli social dhe politik i Rilindjes Kombëtare ShqiptarePërpunohen pjesë të zgjedhura nga Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do të bëhetKrahasimi i autorëve shqiptarë me ata evropian. Poetikat e tyre afritë dhe dallimet.Nëpërmjet autorëve ilustrohen edhe të gjitha fushat tjera tematike, idetë, heronjtë e nocionet që dalin në përmbajtjen e tekstit të klasës së njëmbëdhjetë.Për çështje të caktuara shihen edhe autorë të tjerë botëror dhe shqiptarë- me zgjedhje.

Letërsia dhe shoqëria

Në shembuj të zgjedhur hetohen relacionet letërsia/shoqëria, përkatësisht letërsia /politika. Analizohen raportet e letërsisë shqipe në funksionet joletrare/politike dhe misionare.

Rilindja Kombëtare Shqiptare

Veçohen karakteristikat themelore të projektit nacional shqiptar të quajtur rilindja Kombëtare dhe identifikohet statusi i letërsisë shqipe brenda këtij projekti.

Kulturë gjuhe te shkollat profesionale janë kështu

Puna me gjuhën do të përqendrohet në aspektin kuptimor dhe ka si synim themelore:

njohjen e veçorive gjuhësore që lidhen me fjalinë, tekstin dhe ligjërimin;

pasurimin e fjalorit, sidomos të atij abstrakt dhe afektiv.

raportet e gjuhës standarde me dialektet e shqipes dhe të zbatimit të normës së shqipes standarde në praktikën e gjuhës së folur dhe të shkruar,

struktura dhe modalitetet e fjalisë së thjeshtë dhe të përbërë;

njohjen dhe përdorimin i figurave të stilit; (zëvendësimi; kundërvënia; insistimi, zmadhimi/zvogëlimi, analogjia);

fjalët dhe raportet e tyre; raportet e identitetit dhe të kundërvënies së fjalëve (sinonimet dhe antonimet,

vlera emocionale e fjalëve në një tekst letrar (konotacionet); tërësia e fjalëve që

Page 6: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

shprehin të njëjtin realitet brenda një teksti (fusha leksikore);

modelet a mënyrat e të shkruari, (veçoritë e një shkrimi letrar) lindja e projektit, hartimi i planit, shkrimi i veprës, njohja dhe praktikimi i modeleve dhe mënyrave të shkrimit: eseja;

metodologji e punës së pavarur, përgatitja e një punimi dhe njohja e kërkimeve dokumentare;

Kulturë gjuhe të shikohet për tu shtuar në këtë mënyrë gjimnazi është kështu

Puna me gjuhën do të përqendrohet në aspektin kuptimor dhe ka si synime themelore:

Studimin e variacioneve historike, shoqërore dhe kulturore të përdorimit të gjuhës;

Njohjen e veçorive gjuhësor e që njihen me fjalinë, tekstin dhe ligjërimin;

Përmirësimin e strukturës dhe të koherencës së teksteve të paraqitura nga nxënësit;

Pasurimi i fjalorit, sidomos të atij abstrakt dhe afektiv.

Ligjërimin, format e ligjërimit, artin e të bindurit, tekstin, fjalinë etj. ( njohja dhe

zbatimi i drejtë në praktikën e gjuhës së folur dhe të shkruar )

Veçoritë e ndërtimit dhe të funksionimit të ligjërimeve

Strukturat dhe modalitete e fjalisë së thjeshtë dhe të përbërë

Lidhjet dhe mardhëniet sintaksore; vlerat modale dhe kohore të foljeve;

Njohjen dhe përdorimin e figurave të stilit; ( zëvendësimi; kundërvënia;insistimi,

zmadhimi/zvogëlimi, analogjia);

Modelet a mënyra e të shkruarit, (veçoritë e një shkrimi letrar) lindja e projektit,

hartimi i planit, shkrimi i veprës, njohja dhe praktikimi i modeleve dhe mënyrave të

shkrimit: eseja;

Këshilla praktike për gjuhën e shkruar: shkrimi i fjalëve njësh , ndaras dhe me vijë në

mes. Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme.

Jepen tekste, ushtrime dhe detyra, duke nënkuptuar këtu edhe shkrimin e eseve, me qëllim zhvillimin e shkathtësive gjuhësore nga stilistika gjuhësore, gjuha standarde, gjuha dialektore etj. Jepen shembuj të dimensioneve stilistike të shqipes; sekuenca, stili, diskurset5; gjuha kritike dhe ajo kreative.

Rezultate e pritura

Page 7: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Në fund të klasës së njëmbëdhjetë nxënësi: Zotëron shkathtësitë veçanta individuale, njohëse dhe komunikatave, për punë

individuale dhe në grupe; Analizon, vlerëson, sintetizon dhe organizon informata nga burime të ndryshme,

duke i shtruar ato në nivelin e pyetjeve problemeve e çështjeve; Njeh formacionet e ndryshme kulturore e letrare të kohërave Moderne, nga

Rilindja e deri te fillimet e realizmit; Identifikon, njeh dhe praktikon, nëpërmjet shkrimit, format e ndryshme letrare

dhe jo letrare; Kupton format dhe idetë themelore të kulturës dhe të letërsisë së fundit të

Mesjetës, përkatësisht të fillimit të Rilindjes,për të vazhduar me njohjen e kulturës dhe të letërsisë klasiciste e romantike, të huaj dhe shqiptare;

Zotëron shkathtësi argumentuese dhe vlerësuese për kulturën dhe për letërsinë, sikurse edhe dijet gjuhësore, duke praktikuar lloje të ndryshme të analizave e të shkrimeve; veçanërisht në aspektin sintakso-stilistike.

Rezultatet janë të njëjta poqese e sheh të arsyeshme ......... diskutim

QASJET NDËRLËNDORE DHE NDËRPROGRAMORE

Gjuha shqipe është mjet komunikimi për të gjitha lëndët. Megjithatë, lidhje të drejtpërdrejta vihen me historinë, gjeografinë, edukatën qytetare, artet etj. Disa tema nga këto lëndë ndikojnë në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, në formimin kulturor dhe në krijimin e individualitetit të pavarur. Përveç çështjeve ndërlëndore si p. Sh. Tema për shëndetësi, për të drejtat e njeriut, për çështjet gjinore etj. Temat mund të zgjedhen nga mësimdhënësit, varësisht prej rëndësisë dhe aktualitetit që kanë ( nga televizioni, revistat, gazetat apo nga ambienti i tyre ).

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Mësimdhënësi duhet t’i zbatojë metodat më bashkëkohore të mësimdhënies. Kjo hap rrugë për mësimin aplikativ. Mësimi duhet të organizohet në seanca që bashkojnë të folurit, shkrimin dhe leximin. Seanca ndryshon varësisht nga synimet e mësimdhënësit dhe të reagimeve të nxënësve.Do të aplikohen dy mënyra leximi: leximi analitik dhe leximi i shpejtë. Leximi analitikja si qëllim analiza të hollësishme të objektivave të caktuara dhe mund të aplikohet në tekste të gjatësive të ndryshme. Leximi i shpejtë nënkupton leximin e zakonshëm. Me të nxitet pavarësimi i nxënësve për leximin e teksteve të ndryshme. Raporti ndërmjet këtyre dy tipave të leximit duhet të jetë i ekuilibruar.Lidhja ndërmjet leximit e shkrimit duhet të jetë e përhershme, qoftë edhe kur aplikohen shkrime kreative, imituese ose transformuese. Studimi aplikativ i gjuhës është një element i përbashkët i të gjitha aktiviteteve të parashtruara.

Vlerësimi

Page 8: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Vlerësimi që duhet bërë gjatë klasës së njëmbëdhjetë dhe në fund të saj, lidhet me veprimtarinë dhe mjetet me të cilat gjykohen puna dhe arritjet e nxënësve për klasën përkatëse. Klasa e njëmbëdhjetë përfshihet në nivelin e shkollës së mesme të lartë dhe parimet, kushtet, metodat, teknikat dhe mjetet e vlerësimit, realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlerësimit për këtë nivel. Kjo nënkupton praktikumin e tipave të ndryshme të vlerësimit, varësisht nga nevoja dhe situata, siç janë: vlerësimi përcaktues, formues, diagnostikues, përmbledhës, individual, në grup, i brendshëm, i jashtëm etj.

Nga gjimnazi natyror 3 orë në javë klasa e 12

Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë. Në këtë nivel zhvillohet puna e pavarur e nxënësit dhe kultivimi i mendimit kritik. Kërkesat themelore për këtë klasë kanë të bëjnë me formimin e më tejmë kulturor, letrar e gjuhësor, me përvetësimin e dijeve dhe formimin e personalitete i, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit.Në këtë klasë duhet të zotrohen njohuritë gramatikore të fituara në klasat e mëparshme, të mënjanohen dobësitë morfosintaksore dhe drejtshkrimore që pengojnë përdorimin korrekt të gjuhës, të detajeve dhe të strukturave më të përgjithshme e komplekse, duke filluar nga fjalia e deri te teksti. Duhet të njohin dukuritë që nuk janë njohur dhe të zgjerohen e të përforcohen njohuritë që nuk janë thelluar në në shkollën e mesme të ulët dhe në klasat e mëparme.Po kështu duhet të njihen dhe të përforcohen lidhjet ndërmjet gramatikës, analizës së teksteve, praktikave gojore dhe punëve me shkrim të tipeve të ndryshme; të përforcohen njohuritë për njësit themelore të gjuhës dhe lidhjet e tyre,nga fonema tel fjala,nga fjala tek fjalia, nga fjalia e thjeshtë tek fjalia e përbërë ndryshe nga ç’janë zhvilluar në shkollën e mesme të ulët. Po kështu duhet të zhvillohet edhe puna me drejtshkrimin. Në të njëjtën kohë do të gjejë vend edhe aplikimi i dijeve të përvetësuara nga letërsia, kultura e gjuhës, nëpërmjet formave të ndryshme të krijimtarisë; të eseve, punimeve të ndryshme shkollore etj. Kjo do të ndihmojë strukturimin e mendimeve, gjykimeve e imagjinatës së nxënësve, që janë në gjendje që t’i trajtojnë me gojë e me shkrim problemet nga këndvështrimet të ndryshme kulturore, letrare, gjuhësore e kritike. Të gjitha këto do të ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e mirëfilltë kulturor, letrar e gjuhësor të nxënësit.Rritja e shkallës së zotërimit të gjuhës amtare dhe formimi letrar e kulturor i nxënësit, janë ndër synimet themelor për këtë klasë. Kjo pritet të realizohet përmjet shkathtësive të

Page 9: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

komunikimit, leximit analizës e vlerësimit të llojeve të ndryshme të teksteve, letrare e joletrare etj.

Qëllimet

Qëllimi i mësimit të kësaj lënde në klasën e njëmbëdhjetë është që nxënësi: Të përforcojë të arriturat nga klasat e mëparme dhe të zhvillojë më shumë

shkathtësitë e të dëgjuarit dhe të folurit, të leximit dhe të shkrimit; Të rrisë aftësinë për analizë kritike të teksteve dhe fenomeneve kulturore. Të rrisë nivelin e komunikimit me tekste letrare e joletrare; Të rrisë aftësinë e komunikimit me modele e kultura të ndryshme etj.

Objektivat

Të njohë Kulturën dhe autorët e fundit të mesjetës së realizmit dhe të asaj moderne; Letërsinë nacionale dhe atë të huaj, të fundshekullit XIX dhe fillimit XX.

Të kuptojë Rëndësinë e kulturave të ndryshme për zhvillimin e kulturës dhe të letërsisë

shqipe; Esencat kulturore, letrare gjuhësore që do të ndihmonin zhvillimin e mendimit

individual; Kulturën, letërsinë nacionale dhe atë të huaj.

Të analizojë Tekste të ndryshme për nga qëllimi, struktura, përmbajtja, detajet dhe efektet; Tekste letrare dhe joletrare, nga autorë të letërsisë moderne shqipe.

Të vlerësojë Tekste e modele kulturore e letrare; Autorë e tekste të ndryshme letrare; Krijimet të autorëve të ndryshëm, shqiptarë e të huaj, kryesisht të letërsisë

moderne shqipe dhe asaj bashkëkohore

Realizimi i këtyre objektivave nënkupton zhvillimin e këtyre kategorive ( shkathtësive të komunikimit):

TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT LEXIMI SHKRIMI

Ndërsa nënkategoritë ose fushat tematike, që lidhen me standardet e përmbajtjes për këtë klasë janë:

Page 10: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Moderniteti/Kulturat/Poetikat Modelet kulturore Tekstet letrare dhe joletrare Kulturë gjuhe Letërsia e realizmit Pararendësit e modernitetit Letërsia moderne Letërsia bashkëkohore

Moderniteti / Kulturat / Poetikat

Hetohet konteksti i lëvizjeve moderne, kulturore e letrare, që nga gjysma e dytë e shek.XIX deri në fund të gjysmës së parë të shek.XX dhe jepen tiparet e kulturave e të poetikave përkatëse; teksteve dhe konteksteve.

Modelet Kulturore

Jepen tiparet kryesore të modeleve të ndryshme kulturore të gjysmës së parë të shek.XX.

Tekstet letrare dhe joletrare

Jepen tekste letrare dhe jo letrare nga kultura dhe letërsia shqiptare dhe ajo e huaj; në funksion të dijeve kulturore e letrare, duke njohur edhe autor të caktuar, forma të shkrimeve e të komunikimeve kulturore.

Letërsia e realizmit

Jepen tiparet e kësaj letërsie, e këtij formacioni. Tiparet e tilla ilustrohen me autorë dhe tekste të zgjedhura.

Onore dë BalzakO. dë Balzak dhe romani realist – poetikaXha Gorio - struktura/ tema/ personazhetTekste të zgjedhura për analizë dhe komente

Shembuj të tjerë nga krijimtaria e L. Tolatojit, Ç Dikensi, F. M. Dostojevski

Pararendësit e modernitetit

Edgar Alan Po dhe Sharl BodlerFormat dhe idetë/shembuj

Letërsia ModerneJepen tiparet e kësaj letërsie, e këtij formacioni. Tiparet e tilla ilustrohen me autorë dhe tekste të zgjedhura.

Page 11: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Franc KafkaProza e F. KafkësTregimetProcesi – struktura; temaTekste të zgjedhura për analizë dhe komente

Shembuj të tjerë nga krijimtaria e Xh. Xhojsit, G. Apolinerit, M. Prusi, E. Paundit.

Letërsia moderne shqipeModerniteti shqiptar: Poetika / ShtrirjaFormat / Zhanret: Poezia, Proza poetike, Proza / Trajtat e lirikës;Tregimi ; Novela; RomaniTemat dominonteKritika letrare/Revistat/Autorët themelorëNdre MjedjaN. Mjedja – paramoderna e letrave shqipeJuveniliaPoematAndra e Jetës – strukturat dhe idetë; koment letrar

Gjergj FishtaAutoriLirika- strukturat dhe tematLahuta e Malcis – efi nacional; struktura; këngë për komentimJuda Makabe dhe dramat e tjeraSatira – esencat strukturore; idetë themelore;Tekste të zgjedhura për analizë dhe komente

Faik KonicaF. Konica -prozatori modernTregimet e Faik Konicës- strukturat dhe idetë; StatusiNjë Ambasadë e Zulluve në Paris-komentEseistika, Kritika

Fan Stilian NoliAutoriPoezia – struktura; motivet personale /dimensioni kontekstualDrama – struktura dhe idetëAutobiografia

Haki StërmilliAutoriEsencat e prozësRomani sentimental ( Sikur t’isha djalë )

Page 12: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Lasgush PoradeciLasgush Poradeci dhe modernitetiPoezia- veçoritë themelore; strukturat dhe idetë Vallja e YjeveYlli i zemrësKamadevaPoezi të zgjedhura për analizë e komente

Ernest KoliqiAutoriGjurmat e stinëve – struktura/tematProza tregimtare – zhanri/ tema / stiliTekste nga Hija e maleve për analiza e interpretime

Mitrush Kuteli

AutoriProza e Kutelit: Oraliteti dhe ModernitetRrëfenjat / RrëfimetTat Tanushi – komentPoeziaKritikaTekste të zgjedhura për komente

Millosh Gjergj Nikolla - MigjeniMigjeni dhe ekspresionizmiVargjet e lira – struktura dhe tematNovelat e Qytetit të Veriut – strukturat dhe tematSkicatTekste të zgjedhura për analiza, komente e interpretime

Krahasimi i autorëve shqiptarë me ata evropian. Poetikat e tyre/afritë dhe dallimet.Nëpërmjet autorëve ilustrohen dhe të gjitha fushat tjera tematike, idetë, heronjtë e nocionet që dalin në përmbajtjet në përmbajtjen e tekstit të klasës së dymbëdhjetë.Për çështje të caktuara shihen edhe autorë të tjerë botëror dhe shqiptarë - me zgjedhje

Kulturë gjuhe

Puna me gjuhën do të përqendrohet në aspektin kuptimor dhe ka si synime themelore: Analizën leksiko morfologjike dhe sintaksore të teksteve; Përdorimi i gjuhës në funksione stilistike; Njohjen e veçorive gjuhësore që lidhen me paragrafin dhe tekstin si tërësi; Logjika e bashkërenditjes dhe e nënrenditjes në shkrim; Pasurimi i fjalorit,sidomos atij kritik dhe analitik,

Page 13: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Formate ligjërimit letrar dhe joletrar / aplikim dhe mosaplikimi i standardit si gjuhë e letërsisë;

Marrëdhëniet sintaksore dhe efektet narrative; Përdorimi i gjuhës në mediat e ndryshme; Drejtshkrimi, drejtshqiptimi, përdorimi kreativ i gjuhës.

Jepen tekste, ushtrime dhe detyra, duke nënkuptuar këtu edhe shkrimin e eseve, me qëllim zhvillimin e shkathtësive gjuhësore nga stilistika gjuhësore, gjuha standarde, gjuha dialektore etj. Jepen shembuj të dimensioneve stilistike të shqipes; sekuenca, stili, diskurset gjuha kritike dhe ajo kreative.

Rezultate e prituraNë fund të klasës së njëmbëdhjetë nxënësi:

Zotëron shkathtësitë veçanta individuale, njohëse dhe komunikatave, për punë individuale dhe në grupe;

Analizon, vlerëson, sintetizon dhe organizon informata nga burime të ndryshme, duke i shtruar ato në nivelin e pyetjeve problemeve e çështjeve;

Njeh formacionet e ndryshme kulturore e letrare të kohërave Moderne, nga Rilindja e deri te fillimet e realizmit;

Identifikon, njeh dhe praktikon, nëpërmjet shkrimit, format e ndryshme letrare dhe joletrare;

Kupton format dhe idetë themelore të kulturës dhe të letërsisë së fundit të Mesjetës, përkatësisht të fillimit të Rilindjes,për të vazhduar me njohjen e kulturës dhe të letërsisë klasiciste e romantike, të huaj dhe shqiptare;

Zotëron shkathtësi argumentuese dhe vlerësuese për kulturën dhe për letërsinë, sikurse edhe dijet gjuhësore, duke praktikuar lloje të ndryshme të analizave e të shkrimeve; veçanërisht në aspektin sintaksostilistik.

QASJET NDËRLËNDORE DHE NDËRPROGRAMORE

Gjuha shqipe është mjet komunikimi për të gjitha lëndët. Megjithatë, lidhje të drejtpërdrejta vehen me historinë, gjeografinë, edukatën qytetare, artet etj. Disa tema nga këto lëndë ndikojnë në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, në formimin kulturor dhe në krijimin e individualitetit të pavarur. Përveç çështjeve ndërlëndore si p. Sh. Tema për shëndetësi, për të drejtat e njeriut, për çështjet gjinore etj. Temat mund të zgjedhen nga mësimdhënësit, varësisht prej rëndësisë dhe aktualitetit që kanë ( nga televizioni, revistat, gazetat apo nga ambienti i tyre ).

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Mësimdhënësi duhet t’i zbatojë metodat më bashkëkohore të mësimdhënies. Kjo hap rrugë për mësimin aplikativ. Mësimi duhet të organizohet në seanca që bashkojnë të

Page 14: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

folurit, shkrimin dhe leximin. Seanca ndryshon varësisht nga synimet e mësimdhënësit dhe të reagimeve të nxënësve.Do të aplikohen dy mënyra leximi: leximi analitik dhe leximi i shpejtë. Leximi analitikja si qëllim analiza të hollësishme të objektivave të caktuara dhe mund të aplikohet në tekste të gjatësive të ndryshme. Leximi i shpejtë nënkupton leximin e zakonshëm. Me të nxitet pavarësimi i nxënësve për leximin e teksteve të ndryshme. Raporti ndërmjet këtyre dy tipave të leximit duhet të jetë i ekuilibruar.Lidhja ndërmjet leximit e shkrimit duhet të jetë e përhershme, qoftë edhe kur aplikohen shkrime kreative, imituese ose transformuese. Studimi aplikativ i gjuhës është një element i përbashkët i të gjitha aktiviteteve të parashtruara.

Vlerësimi

Vlerësimi që duhet bërë gjatë klasës së njëmbëdhjetë dhe në fund të saj, lidhet me veprimtarinë dhe mjetet me të cilat gjykohen puna dhe arritjet e nxënësve për klasën përkatëse. Klasa e njëmbëdhjetë përfshihet në nivelin e shkollës së mesme të lartë dhe parimet, kushtet, metodat, teknikat dhe mjetet e vlerësimit, realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlerësimit për këtë nivel. Kjo nënkupton praktikumin e tipave të ndryshme të vlerësimit, varësisht nga nevoja dhe situata, siç janë: vlerësimi përcaktues, formues, diagnostikues, përmbledhës, individual, në grup, i brendshëm, i jashtëm etj.

Klasa e trembëdhjetë

Programi i klasës së trembëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë. Duhet pasur parasysh që ky program bëhet për një klasë të veçantë,e cila ekziston vetëm te shkolla të caktuara. Kjo klasë është shkalla e fundit nivelit të mesëm të shkollimit , në të cilën zhvillohet puna e pavarur e nxënësve dhe kultivimi i mendimit kritik, në pajtim me standardet përkatëse për këtë klasë. Kërkesat themelore për këtë klasë kanë të bëjnë me formimin e më tejmë kulturor, letrar e gjuhësor, me përvetësimin e dijeve dhe formimin e personalitetei, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit. Një kërkesë e veçantë dal parapërgatitja e nxënësve për studime të më vonshme në lëmenjtë të veçantë. Në këtë klasë duhet të zotërohen njohuritë gramatikore të fituara në klasat e mëparshme, të mënjanohen dobësitë morfosintaksore dhe drejtshkrimore që pengojnë përdorimin korrekt të gjuhës, të detajeve dhe të strukturave më të përgjithshme e komplekse

Page 15: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

gjuhësore e letrare. Duhet të njihen dukuritë që nuk janë njohur dhe të zgjerohen e të përforcohen njohuritë që nuk janë thelluar në shkollën e mesme të ulët dhe në klasat e mëparme, të njihen dhe të përforcohen lidhjet ndërmjet gramatikës, analizës së teksteve, praktikave gojore dhe punëve me shkrim të përforcohen njohuritë për njësit e ndryshme gjuhësore dhe lidhjet e tyre,nga fonema te fjalia dhe e përbërë ndryshe nga ç’janë zhvilluar në shkollën e mesme të ulët. Pa dyshim që puna me drejtshkrimin duhet të jetë e vazhdueshme dhe përcjellëse për të gjitha aktivitete e tjera. Në të njëjtën kohë do të gjejë vend edhe aplikimi i dijeve të përvetësuara nga letërsia, kultura e gjuhës, nëpërmjet formave të ndryshme të krijimtarisë; të eseve, punimeve të ndryshme shkollore etj. Kjo do të ndihmojë strukturimin e mendimeve, gjykimeve e imagjinatës së nxënësve, që janë në gjendje që t’i trajtojnë me gojë e me shkrim problemet nga këndvështrimet të ndryshme kulturore, letrare, gjuhësore e kritike. Të gjitha këto do të ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e mirëfilltë kulturor, letrar e gjuhësor të nxënësit.Rritja e shkallës së zotërimit të gjuhës amtare dhe formimi letrar e kulturor i nxënësit, janë ndër synimet themelor për këtë klasë. Kjo pritet të realizohet përmjet shkathtësive të komunikimit, leximit analizës e vlerësimit të llojeve të ndryshme të teksteve, letrare e joletrare etj.

Qëllimet

Qëllimi i mësimit të kësaj lënde në klasën e trembëdhjetë është që nxënësi: Të rrumbullakojë përfundimisht të arriturat nga klasat e mëparshme të shkollës së

mesme të lartë; Të fitojë aftësinë për analizë kritike të teksteve dhe fenomeneve kulturore; Të komunikojë pavarësisht, në përputhje me standardet, me tekste letrare e

joletrare; Të komunikojë, duke arritur të artikulojë mendimin kritik, me modele e kultura të

ndryshme etj.

Objektivat

Të njohë Kulturën dhe autorët e letërsisë bashkëkohore, që nga fillimi i pjesës së dytë të

shek. XX; Letërsinë nacionale dhe atë të huaj, të gjysmës së shek.XX.

Të kuptojë Rëndësinë e kulturave të ndryshme për zhvillimin e kulturës dhe të letërsisë

shqipe; Esencat kulturore, letrare gjuhësore që do të ndihmonin zhvillimin e mendimit

individual; Kulturën, letërsinë nacionale dhe atë të huaj.

Të analizojë Tekste të ndryshme për nga qëllimi, struktura, përmbajtja, detajet dhe efektet;

Page 16: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Tekste letrare dhe joletrare, nga autorë të letërsisë moderne shqipe.

Të vlerësojë Tekste e modele kulturore e letrare; Autorë e tekste të ndryshme letrare; Krijimet të autorëve të ndryshëm, shqiptarë e të huaj, kryesisht të letërsisë

moderne shqipe dhe asaj bashkëkohore

Realizimi i këtyre objektivave nënkupton zhvillimin e këtyre kategorive ( shkathtësive të komunikimit):

TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT LEXIMI SHKRIMI

Ndërsa nënkategoritë ose fushat tematike, që lidhen me standardet e përmbajtjes për këtë klasë janë:

Moderniteti/Kulturat/Poetikat Modelet kulturore Tekstet letrare dhe joletrare Kulturë gjuhe Letërsia e realizmit Pararendësit e modernitetit Letërsia moderne Letërsia bashkëkohore

Moderniteti / Kulturat / Poetikat

Hetohet konteksti i lëvizjeve moderne, kulturore e letrare, që nga gjysma e dytë e shek.XIX deri në fund të gjysmës së parë të shek.XX dhe jepen tiparet e kulturave e të poetikave përkatëse; teksteve dhe konteksteve.

Modelet Kulturore

Jepen tiparet kryesore të modeleve të ndryshme kulturore të gjysmës së parë të shek.XX.

Tekstet letrare dhe joletrare

Jepen tekste letrare dhe jo letrare nga kultura dhe letërsia shqiptare dhe ajo e huaj; në funksion të dijeve kulturore e letrare, duke njohur edhe autor të caktuar, forma të shkrimeve e të komunikimeve kulturore.

Letërsia e realizmit

Page 17: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Jepen tiparet e kësaj letërsie, e këtij formacioni. Tiparet e tilla ilustrohen me autorë dhe tekste të zgjedhura.

SkicatTekste të zgjedhura për analiza, komente e interpretime

Krahasimi i autorëve shqiptarë me ata evropian. Poetikat e tyre/afritë dhe dallimet.Nëpërmjet autorëve ilustrohen dhe të gjitha fushat tjera tematike, idetë, heronjtë e nocionet që dalin në përmbajtjet në përmbajtjen e tekstit të klasës së dymbëdhjetë.Për çështje të caktuara shihen edhe autorë të tjerë botëror dhe shqiptarë - me zgjedhje

Kulturë gjuhe

Puna me gjuhën do të përqendrohet në aspektin kuptimor dhe ka si synime themelore: Analizën leksiko morfologjike dhe sintaksore të teksteve; Përdorimi i gjuhës në funksione stilistike; Njohjen e veçorive gjuhësore që lidhen me paragrafin dhe tekstin si tërësi; Logjika e bashkërenditjes dhe e nënrenditjes në shkrim; Pasurimi i fjalorit,sidomos atij kritik dhe analitik, Formate ligjërimit letrar dhe joletrar / aplikim dhe mosaplikimi i standardit si

gjuhë e letërsisë; Marrëdhëniet sintaksore dhe efektet narrative; Përdorimi i gjuhës në mediat e ndryshme; Drejtshkrimi, drejtshqiptimi, përdorimi kreativ i gjuhës.

Jepen tekste, ushtrime dhe detyra, duke nënkuptuar këtu edhe shkrimin e eseve, me qëllim zhvillimin e shkathtësive gjuhësore nga stilistika gjuhësore, gjuha standarde, gjuha dialektore etj. Jepen shembuj të dimensioneve stilistike të shqipes; sekuenca, stili, diskurset gjuha kritike dhe ajo kreative.

Rezultate e prituraNë fund të klasës së njëmbëdhjetë nxënësi:

Zotëron shkathtësitë veçanta individuale, njohëse dhe komunikatave, për punë individuale dhe në grupe;

Analizon, vlerëson, sintetizon dhe organizon informata nga burime të ndryshme, duke i shtruar ato në nivelin e pyetjeve problemeve e çështjeve;

Njeh formacionet e ndryshme kulturore e letrare të kohërave Moderne, nga Rilindja e deri te fillimet e realizmit;

Page 18: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

Identifikon, njeh dhe praktikon, nëpërmjet shkrimit, format e ndryshme letrare dhe joletrare;

Kupton format dhe idetë themelore të kulturës dhe të letërsisë së fundit të Mesjetës, përkatësisht të fillimit të Rilindjes,për të vazhduar me njohjen e kulturës dhe të letërsisë klasiciste e romantike, të huaj dhe shqiptare;

Kupton tiparet e letërsisë shqiptare që lidhen me Rilindjen Kombëtare, si projekt nacional shqiptar

Zotëron shkathtësi argumentuese dhe vlerësuese për kulturën dhe për letërsinë, sikurse edhe dijet gjuhësore, duke praktikuar lloje të ndryshme të analizave e të shkrimeve; veçanërisht në aspektin sintaksostilistik.

QASJET NDËRLËNDORE DHE NDËRPROGRAMORE

Gjuha shqipe është mjet komunikimi për të gjitha lëndët. Megjithatë, lidhje të drejtpërdrejta vihen me historinë, gjeografinë, edukatën qytetare, artet etj. Disa tema nga këto lëndë ndikojnë në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, në formimin kulturor dhe në krijimin e individualitetit të pavarur. Përveç çështjeve ndërlëndore si p. Sh. Tema për shëndetësi, për të drejtat e njeriut, për çështjet gjinore etj. Temat mund të zgjedhen nga mësimdhënësit, varësisht prej rëndësisë dhe aktualitetit që kanë ( nga televizioni, revistat, gazetat apo nga ambienti i tyre ).

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Mësimdhënësi duhet t’i zbatojë metodat më bashkëkohore të mësimdhënies. Kjo hap rrugë për mësimin aplikativ. Mësimi duhet të organizohet në seanca që bashkojnë të folurit, shkrimin dhe leximin. Seanca ndryshon varësisht nga synimet e mësimdhënësit dhe të reagimeve të nxënësve.Do të aplikohen dy mënyra leximi: leximi analitik dhe leximi i shpejtë. Leximi analitikja si qëllim analiza të hollësishme të objektivave të caktuara dhe mund të aplikohet në tekste të gjatësive të ndryshme. Leximi i shpejtë nënkupton leximin e zakonshëm. Me të nxitet pavarësimi i nxënësve për leximin e teksteve të ndryshme. Raporti ndërmjet këtyre dy tipave të leximit duhet të jetë i ekuilibruar.Lidhja ndërmjet leximit e shkrimit duhet të jetë e përhershme, qoftë edhe kur aplikohen shkrime kreative, imituese ose transformuese. Studimi aplikativ i gjuhës është një element i përbashkët i të gjitha aktiviteteve të parashtruara.

Vlerësimi

Vlerësimi që duhet bërë gjatë klasës së njëmbëdhjetë dhe në fund të saj, lidhet me veprimtarinë dhe mjetet me të cilat gjykohen puna dhe arritjet e nxënësve për klasën përkatëse. Klasa e njëmbëdhjetë përfshihet në nivelin e shkollës së mesme të lartë dhe parimet, kushtet, metodat, teknikat dhe mjetet e vlerësimit, realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlerësimit për këtë nivel. Kjo nënkupton praktikumin e tipave të ndryshme të vlerësimit, varësisht nga nevoja dhe situata, siç janë: vlerësimi

Page 19: Shkollat profesionale - rks-gov.net · Web viewNga 3 orë në javë klasa e 11 Programi i klasës së njëmbëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë

përcaktues, formues, diagnostikues, përmbledhës, individual, në grup, i brendshëm, i jashtëm etj.