mbështetja e procesit të reformës së administratës publike h · 1 1 objektivat ky studim...

30
h Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim cilësor Raport për 26 grupet intervistave të detajuara me nëpunësit civilë Komponenti 4. Aktiviteti 4.3 Datë: 10/06/2018 Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

h

Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim cilësor

Raport për 26 grupet intervistave të detajuara me nëpunësit civilë

Komponenti 4. Aktiviteti 4.3

Datë: 10/06/2018

Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike

Page 2: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

INDEKSI

1 Objektivat 1

2 Metodologjia 1

3 Konkluzionet e përgjithshme 4

4 Pikëpamja e ekspertit për LPPA-në 6

5 Një vështrim i përgjithshëm i perceptimit të LPPA-së 10

6 Zbatimi i procedurës administrative 14

7 Vlerësimi i nevojave për trajnim 17

8 Aneksi 1 - Pyetësori për të bërë intervista të detajuara 22

9 Aneksi 2 – Komentet e Departamentit të Urbanizmit të Komunës së Prishtinës për LPPA27

Page 3: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

1

1 Objektivat

Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së

Administratës Publike”. Qëllimi kryesor i këtij komponenti të Projektit është që të mbështes

zbatimin e vlerësimit të nevojave për trajnim për kompetencat e PA-së së Kosovës në

përmirësimin e mëtejshëm të një administrate publike të besueshme, të hapur, transparente

dhe të orientuar drejt klientit si pjesë përbërëse e një ambienti efikas të punës që i kontribuon

sigurimit të një standardit më të mirë për të gjithë qytetarët.

Qëllimi specifik i Projektit është që të sigurojë kapacitete të qëndrueshme dhe profesionale për

zbatimin efikas të Ligji të ri për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA) në të gjitha

nivelet administratës publike.

Në veçanti, hulumtimi cilësor i ilustruar në këtë raport i referohet Aktivitetit 4.3 të Komponentit 4.

Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të trajnimit për LPPA, i cili mëton të jetë studim preliminar për

Vlerësimin e Nevojave për Trajnim (VNT)

Ky studim paraqet një hulumtim cilësor preliminar mbi perceptimin e LPPA-së dhe zbatimin e PA-

së të Kosovës do të përdoret si kornizë ligjore për VNT.

Në mënyrë specifike, qëllimet e hulumtimit cilësor janë si më poshtë:

• të hulumtojë qëndrimin e përgjithshëm ndaj LPPA-së së ri

• të vlerësojë se sa kuptohen parimet e LPPA-së së ri

• të identifikojë shkallën e aplikimit të LPPA-së në fushat e ndryshme

• të identifikojnë pikëpjekjet në mes të LPPA-së dhe ligjeve materiale specifike

• të vlerësojë nevojat specifike të trajnimit dhe metodat e preferuara të trajnimit.

2 Metodologjia

Hulumtimi cilësor është bërë duke përdorur teknikën e intervistës gjysmë të strukturuar. Kjo përfshin një bisedë individuale që vjen pas kornizës së temave që duhet të analizohen, por në të njëjtën kohë mundëson ngritjen e pyetjeve gjatë intervistës dhe bazuar në përgjigjet e të intervistuarve.

Duhet theksuar, megjithatë, se këto gjetje dhe interpretimet e tyre nuk janë të rëndësishme në aspektin statistikor. Është po ashtu me rëndësi të theksohet se kemi të bëjmë me perceptime, e jo me fakte. Edhe pse pjesëmarrësit mund të kenë qëndrime në bazë të informatave të pasakta, perceptimet janë raportuar në raportin pasues.

Intervistat zgjatën rreth një orë. Ato janë zhvilluar nga eksperti ligjor dhe eksperti i hulumtimit cilësor. Për secilin prej takimeve është përdorur një udhëzues për temën e pajtuar (shih Aneksin 1). Të anketuarit u siguruar se qëndrimet e tyre do të mbesin anonime.

Ky raport përfshinë gjërat më të rëndësishme që i kanë thënë pjesëmarrësit.

Page 4: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

2

Data Vendi Institucioni: Departamenti

Nr. i

intervistave

të detajuara

12.2.18. Prishtinë

Ministria e

Administratës

Publike

Departamenti

Ligjor 1

13.2.18. Prishtinë

Ministria e

Administratës

Publike

Departamenti

Ligjor 1

13.2.18. Prishtinë Ministria e

Administratës

Publike

Agjencia për

Shoqërinë e

Informacionit

1

12.3.18. Gjilan Komuna e

Gjilanit

Regjistrimi Civil 1

13.3.18. Prishtinë Ministria e

Administratës

Publike

Departamenti

Ligjor

1

13.3.18. Prishtinë Ministria e

Administratës

Publike

Departamenti

Ligjor

1

16.3.18. Prishtinë Komuna e

Prishtinës

Arsimi 1

16.3.18. Prishtinë Komuna e

Prishtinës

Burimet

njerëzore

1

16.3.18. Prishtinë Komuna e

Prishtinës

Ndërtimtari 3

17.3.18. Prishtinë Doganat e

Kosovës

Dogana 1

23.03.18. Pejë Komuna e Pejës Urbanizmi 1

23.03.18. Pejë Komuna e Istogut Departamenti

Ligjor

1

23.03.18. Klinë Komuna e Klinës Avokati Publik,

dhe udhëheqësi

i zyrës ligjore

1

26.3.18. Prishtinë Ministria e

Financave

Departamenti

Ligjor

1

28.3.18. Prishtinë Komunat e

Prizrenit,

Administratë e

përgjithshme

1

Page 5: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

3

Dragashit,

Rahovecit dhe

Suharekës

29.03.18. Prizren Komuna e

Prizrenit

Qendra për

Shërbime për

Qytetarët

1

29.03.18. Prizren Komuna e

Prizrenit

Sektori i

Gjeodezisë dhe

Kadastrës

1

3.4.18. Prishtinë Ministria e

Administrimit të

Pushtetit

Lokal

Departamenti

Ligjor

1

4.4.18. Prishtinë Departamenti për

Familjet e

Dëshmorëve,

Invalidëve të

Luftës dhe

familjet e

viktimave civile

1

4.4.18. Obiliqi Komuna e

Obiliqit

Administratë e

përgjithshme

1

4.4.18. Fushë Kosova Komuna e Fushë

Kosovës

Shërbimet

Publike

1

5.4.18. Prishtinë Ministria e

Drejtësisë

Divizioni për

Hartimin dhe

Harmonizimin e

Legjislacionit

dhe Divizioni

për Mbikëqyrjen

e Zbatimit të

Legjislacionit

1

10.04.18. Prishtinë Qendra për Punë

Sociale

1

12.4.18. Prishtinë Ministria e

Tregtisë dhe

Industrisë

Departamenti

Ligjor

1

Gjithsejtë 26

Page 6: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

4

2.1 Mostra

Mostra e 26 intervistave përbëhej si vijon:

Komuna Nr. i rasteve

Prishtinë 18

Fushë Kosovë 1

Obiliq 1

Prizren 2

Pejë 1

Klinë 2

Gjilan 1

Institucioni Nr. i rasteve

Agjencia 3

Komuna 13

Ministri 10

Fusha Nr. i rasteve

Ndërtimtari 5

Doganë 1

Administratë e përgjithshme 1

Departament Ligjor 11

Shëndetësi dhe kujdes social 2

Shërbime për qytetarët 4

Burimet njerëzore/ arsim 2

3 Konkluzionet e përgjithshme

Perceptimi i LPPA-së dhe efektet e aplikimit të tij

Page 7: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

5

Rezultatet nga intervistat gjysmë të strukturuara konfirmojnë gjetjet nga grupet e fokusit: qëllimet

dhe parimet e ligjit të ri nuk janë kuptuar plotësisht dhe shumica e të intervistuarve kishin njohuri

shumë të kufizuara për risitë që ka sjell ligji.

Të intervistuarit që kanë njohuri të mirë të LPPA-së kanë mendim pozitiv për të, ai konsiderohet i

avancuar dhe i orientuar drejt qytetarit. Ata janë të vetëdijshëm për problemet lidhur me zbatimin e

tij. Në anën tjetër, të intervistuarit që nuk kishin njohuri të mirë për ligjin, bëjnë krahasime me ligjin

paraprak, nënvizojnë mungesën e trajnimeve specifike dhe faktin se pushtetet lokale nuk janë

konsultuar në procesin e hartimit. Përfaqësuesit e komunave brengosen për mungesën e

këshillave praktike për zbatimin e ligjit (p.sh. Aktet administrative që duhet të nxirren në raste

specifike).

Ndikimi i tyre në ligjin e ri për punën ditore të AP-së është shumë i kufizuar; shumica e të

intervistuarve ende i zbatojnë ligjet dhe procedurat e tyre të veçanta. Të intervistuarit theksuan

shumë kushte të rëndësishme që duhet të jenë të pranishme për një zbatim më efikas të LPPA-së

së ri; harmonizimi ndërmjet ligjeve të veçanta dhe LPPA-së, prania e udhëzimeve dhe

komentarëve për zbatimin e këtij ligji dhe një komunikim më të mirë brenda dhe ndërmjet

institucioneve.

Problemet në zbatimin e LPPA-së me ët cilat janë përballur nëpunësit civile ët intervistuar kryesisht

ndërlidhet me shqyrtimin e vendimeve, afatet, çështjen e komunikimit të ankesave me organin e

shkallës së dytë, vendimi i shkallës së dytë dhe mungesa e konkluzioneve.

Nevojat për trajnim

Ky studim i përsërit gjetjet e hulumtimit të grupeve të fokusit: pjesëmarrësit shprehën nevojën për

një trajnim të përgjithshëm për LPPA-në lidhur me konceptet bazike të ligjit (qëllimet, koncepti,

parimet, institutet e reja ligjore të aplikuara).

Sipas mendimit të pjesëmarrësve shumica e stafit të përfshirë në trajnime duhet të jenë nëpunës

civilë, në kontakt me palët dhe në të gjitha fushat administrative. Kështu, ata mund të informojnë

dhe këshillojnë palët për të drejtat e tyre.

Ata propozuan një kohëzgjatje prej 3-5 ditësh. Trajnimi i duhur për ta do të ishte praktik dhe

interaktiv, përderisa lokacioni është i parëndësishëm.

Të intervistuarit theksuan nevojën për trajnim të fokusuar në disa argumente praktike siç janë

mundësia për zhvillimin e llojeve të ndryshme të formularëve për tu përdorur në punën e tyre (për

shembull, kontrata administrative, kërkesat, ankesat, vendimet, etj.). Ata do të donin të fitonin më

shumë njohuri lidhur me risitë e parapara nga LPPA, si dispozitat e ankesës, kontrata

administrative dhe heshtja administrative. Për më tepër, të intervistuarit janë të interesuar që të

thellojnë njohuritë e tyre për argumentet që nënkuptojnë përgjegjësinë e tyre personale (ankesën,

kontratën administrative, të drejtat dhe detyrimet e personit zyrtar, sigurimi i dëshmive dhe heshtja

administrative).

Pikëpamja e ekspertit

Page 8: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

6

Një grup i ekspertëve ishte përfshirë në këtë hulumtim me qëllim që të kuptohet dhe merret

parasysh konteksti më i gjerë në të cilin ka filluar të zbatohet LPPA. Ata janë të punësuar në

Ministrinë e Administratës Publike dhe ishin drejtpërdrejtë të përfshirë në hartimin e LPPA-së.

Sipas mendimit të tyre, procesi i hartimit të këtij ligji të ri ishte shumë i vështirë dhe i komplikuar.

Ekspertët theksuan problemet gjatë hartimit dhe gjatë prezantimit të këtij ligji nëpunësve civilë. Në

veçanti, ata hasin në rezistencë për shkak të mënyrës së tyre të të menduarit. Kishte një qëndrim

të refuzimit ndaj ndryshimit dhe nevojës që t’i mbesin besnik kornizës së mëhershme ligjore. Ligji i

vjetër nuk ishte zbatuar plotësisht dhe, edhe tani, nëse u kërkohet zyrtarëve publikë që të

ndryshojnë procedurat e tyre është shumë e vështirë.

Procesi i harmonizimit është një problem i madh për pranimin dhe zbatimin e ligjit. Për një zbatim

të mirë të ligjit prioritet është që të tejkalohet një pengesë e tillë. Prania e dispozitave të tjera ligjore

si heshtja administrative, ka hasur në rezistencë në procesin e hartimit të ligjit dhe do të jetë e

vështirë për nëpunësit civilë që të pranojnë atë. Një problem tjetër i rëndësishëm është koordinimi

brenda dhe ndërmjet institucioneve. Nuk janë dhënë informacione për ndryshimet dhe risitë

vështirë arrijnë te secili zyrtar brenda institucionit.

Për të gjithë ekspertët, trajnimi për LPPA është i detyrueshëm. Sipas mendimit të tyre nëpunësit

civilë kanë nevojë për argumente shumë praktike siç janë llojet e ndryshme të formularëve,

kërkesave, ankesave, vendimeve dhe se si ato mund të zëvendësojnë procedurat që ata i

aplikojnë me të rejat.

Disa prej tyre propozojnë trajnim në tri nivele: i pari, një trajnim i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës

për tërë ligjin, së dyti, një trajnim i fokusuar në fushat e punës, në grupe sipas institucioneve dhe

natyrës së punës së tyre, dhe së treti, një trajnim për të gjithë nëpunësit civilë (të nivelit më të ulët)

që janë në kontakt me palët çdo ditë.

4 Pikëpamja e ekspertit për LPPA-në

Ne kemi përfshirë në mostrën tonë disa ekspertë, të punësuar në Ministrinë e Administratës

Publike që ishin drejtpërdrejtë të përfshirë në hartimin e LPPA-së. Sipas mendimit të tyre, procesi i

hartimit të këtij ligji ishte shumë i vështirë dhe i komplikuar, por vlera e LPPA-së është a

pallogaritshme për procesin e modernizimit të AP-së.

“Unë punoj për Ministrinë e Administratës Publike...kam qenë i përfshirë në hartimin e këtij

ligji...ne kishim dy ose tri drafte të këtij ligji...ishte një punë e gjatë dhe e vështirë dhe zgjati më

shumë se tri vjet...nëse i marrim parasysh të gjitha kushtet në të cilat kemi punuar e kemi bërë më

të mirën.”

“Nëse ky ligj do të zbatohet mirë çdo gjë tjetër do të jetë e lehtë për tu bërë në administratën tonë

publike.” Ministria e Administratës Publike

“Unë e konsideroj LPPA-në si një ndër ligjet më të mira duke pasur parasysh strukturën,

përmbajtjen dhe qartësinë e tij. Është ligj shumë i kompletuar dhe rregullon procesin shumë mirë...

Procedurat janë të thjeshta për tu zbatuar.” Ministria e Administratës Publike

Page 9: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

7

Pikëpamja e ekspertëve sqarojnë problemet gjatë hapave të parë të prezantimit të këtij ligji

nëpunësve civilë. Në veçanti, ata hasën në rezistencë në mënyrën e tyre të të menduarit. As ligji i

vjetër nuk është zbatuar plotësisht dhe kjo nuk duhet të ndodh me të riun. Kishte një qëndrim të

refuzimit ndaj ndryshimit dhe nevojës që t’i mbesin besnik kornizës së mëhershme ligjore. Ata ishin

të vetëdijshëm për problemet e ardhshme në zbatimin e LPPA-së dhe ato dolën të vërteta. Është

një sfidë shumë e vështirë që të kërkohet nga zyrtarët publikë të ndryshojnë procedurat e tyre.

“Ligji për Procedurën Administrative në fuqi nuk është zbatuar kurrë plotësisht, vetëm në 20% deri

në 30% të institucioneve dhe çdo institucion filloi që të ketë procedurat e veta dhe i përfshiu ato në

ligjet specifike, të cilat nuk janë në pajtim me Ligjin për Procedurën Administrative, as me të vjetrin

e as me të riun...” Ministria e Administratës Publike

“Gjatë hartimit të këtij ligji të ri ishte vështirë të arrihet te një version final, sepse njerëzit nuk donin

ndryshim, ata thoshin se kemi pasur një ligj të mirë të ish-Jugosllavisë... Ne kemi sjell të gjitha

faktet për të sqaruar se pse duhet të ndryshojmë ligjin...për të kuptuar këtë ligj krejt çka duhet të

bëjnë ata është të lexojnë atë prej fillimit deri në fund.” Ministria e Administratës Publike

“...kishte një kundër-fushatë kundër këtij ligji...për shembull Akademia e Shkencës dhe Universiteti

nuk na ndihmuan në hartimin e këtij ligji...ne i ftuam ata në takime por askush nuk

erdhi...fatkeqësisht disa profesorë universitarë vazhdojnë tu ligjërojnë studentëve të tyre për ligjin e

vjetër. Ministria e Administratës Publike

“Është vështirë të flasësh me zyrtarët tonë publikë dhe tu kërkosh atyre të ndryshojnë

procedurat...çka na duhet është që të kemi një plan të mirë për zbatimin e këtij ligji...ne kemi

shumë zyrtarë që punojnë me këtë ligj dhe ata nuk e dinë se ky ligj duhet të zbatohet.” Ministria e

Administratës Publike

“Problemi në zbatimin e këtij ligji është se menaxherët (drejtuesit) nuk mërziten se çka bëjnë

punëtorët e tyre dhe cilat procedura i zbatojnë ata...për shkak të kësaj, nëse duam të kemi një

zbatim të mirë të këtij ligji duhet të fillojmë nga menaxhmenti dhe tu sqarojmë atyre mirë këtë

ligj...gjërat filluan të shkojnë keq prej tyre, sepse ata nuk mërziten për këtë.” Ministria e

Administratës Publike

“Sa herë që kemi një sistem të ri shumica e institucioneve dhe shumica e zyrtarëve në ato

institucione hezitojnë t’a zbatojnë atë...për shembull, për një kërkesë për dokument identifikimi,

deri më tani procedura ishte ashtu që një zyrtar në një komunë shumë të largët të Dragashit duhej

të plotësonte me dorë një formular, e pastaj, qoftë edhe për një letërnjoftim të vetëm, nëpunësi civil

duhej të udhëtonte me makinë deri në Prishtinë, e ndoshta nuk kishte mundësi ta merrte atë ditë...

pastaj e thërrisnin disa ditë më vonë: “Karta juaj është gati. Mund të vini ta merrni atë.” Tani kemi

një sistem për menaxhimin e plotë të administratës publike dhe kemi një modul për aplikim për

letërnjoftim. Ende ka hezitim të madh të nëpunësve civilë për të filluar zbatimin e sistemit. Sistemi

e thjeshtëson procedurën në mënyrë të jashtëzakonshme... Ata konsiderojnë se është më e lehtë

për ta që të plotësojnë formularin dhe të vozitin deri në Prishtinë...ata janë mësuar me atë logjikë”

Ministria e Drejtësisë

Opinioni publik duhet të përfshihen në procesin e zbatimit të ligjit sepse ai nuk është i njoftuar me

të drejtat dhe mbrojtjet që i sjell ligji. Ky vetëdijesim do të ndihmonte procesin e zbatimit të ligjit.

Page 10: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

8

“Palët nuk kanë njohuri për ligjet dhe për të drejtat e tyre...unë kam pasur takime me shoqërinë

civile dhe fatkeqësisht unë nuk jam i kënaqur me qëndrimet e tyre.” Ministria e Administratës

Publike

“Ky ligj i mbron qytetarët...zyrtarët duhet të ndryshojnë mentalitetin e tyre dhe të kuptojnë se ata

janë aty për qytetarët...kjo nuk është e lehtë për tu ndryshuar në këtë moment.” Ministria e

Administratës Publike

“Nuk është punuar aq shumë me qytetarët, për të informuar ata se çka mund të sjell ligji i ri për

qytetarët...ata mund të ndihmojnë në zbatimin e këtij ligji, ata mund të bëjnë kërkesat e duhura dhe

mua nuk më duhet tua sqarojë atyre të drejtat e tyre...” Ministria e Drejtësisë - Burimet Njerëzore

Ekspertët parashohin një periudhë të gjatë kohore për zbatimin e ligjit dhe një program hap pas

hapi.

“Për një zbatim të mirë ne duhet të shkojmë hap pas hapi dhe do të marrë një kohë të gjatë.”

Ministria e Administratës Publike

Procesi i harmonizimit është një problem i madh për pranimin dhe zbatimin e ligjit. Për një zbatim

të mirë të ligjit prioritet është që të tejkalohet kjo pengesë.

“Një problem i madh është procesi i harmonizimit të këtij ligji me ligjet e tjera të cilat kanë

procedura të ndryshme.” Ministria e Administratës Publike

“Problemi nuk qëndron në ligj, por në zyrtarët që e zbatojnë ligjin, ata kanë procedura të veçanta

dhe ligje të veçanta...aty qëndron problemi...ata mund të hezitojnë të zbatojnë këtë ligj të ri...Është

me rëndësi të fillohet eliminimi i procedurave të veçanta.” Ministria e Administratës Publike

“Ndoshta është dashur menjëherë të ndërmerret një hap, në mënyrë që ndryshimet që i paraqet ky

ligj i ri të mund të rregullohen si duhet me aktet e tjera...për shembull, lidhur me afatet kohore.”

Ministria e Drejtësisë - Burimet Njerëzore

“Problem në zbatimin e këtij ligji është koordinimi me aktet e tjera, dhe së dyti me trajnimin...LPPA

parasheh disa rregulla për funksionimin e përgjithshëm dhe ligjet e tjera duhet të ndërlidhen me ato

rregulla të përgjithshme për funksionim...” Ministria e Drejtësisë - Burimet Njerëzore

Prania e dispozitave të tjera ligjore si heshtja administrative, ka hasur në rezistencë në procesin e

hartimit të ligjit dhe është e vështirë të pranohen ato në radhët e nëpunësve civilë.

“Heshtja administrative është një dispozitë e re ligjore e cila nuk do të jetë e lehtë për tu zbatuar

nga zyrtarët tonë, sepse ata janë mësuar që të bëjnë të kundërtën tani, heshtja nga administrata

është refuzim, por në të ardhmen ajo do të jetë pranim...ne kemi diskutuar këtë çështje për tre

muaj në Parlament...u kemi dhënë faqe të tëra me sqarime për këtë dispozitë...ata e kuptojnë atë

por nuk deshën që ta pranojnë...ky është një ndër problemet kryesore: ne nuk duam të

ndryshojmë.” Ministria e Administratës Publike

“Rregulla e heshtjes si pranim është problem për zyrtarët përtacë, por nuk është problem real...kjo

rregull mund të zgjojë administratën publike dhe zyrtarët e saj, sepse çka ka ndodhur deri më tani

është se ata e kanë marrë një kërkesë dhe e kanë vendosur diku në ndonjë sirtar dhe e kanë lënë

aty dhe as që janë brengosur për tu marrë me të.” Ministria e Administratës Publike

Page 11: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

9

Një problem tjetër i rëndësishëm është koordinimi brenda dhe ndërmjet institucioneve. Nuk janë

dhënë si duhet informacione për ndryshimet dhe risitë me vështirësi arrijnë te secili zyrtar brenda

institucionit.

“Ne kemi një problem të brendshëm, brenda Ministrisë së Administratës Publike...kemi njerëz që

hezitojnë të zbatojnë procedurat e përshkruara në LPPA...për shembull, kemi një departament për

OJQ-të dhe ata e kanë ligjin për OJQ-të i cili përshkruan procedurat për regjistrimin e tyre,

ndryshimin e veprimtarisë e kështu me radhë...ky ligj është ndryshuar dhe zyrtarët hezitojnë të

pranojnë LPPA-në e ri...ata janë mësuar me mënyrën e tyre të punës dhe është vështirë për ta që

të tejkalojnë atë.” Ministria e Administratës Publike

“Jam i sigurt se ka shumë zyrtarë që e zbatojnë procedurën administrative që as nuk janë të

vetëdijshëm se ekziston një ligj i tillë për procedurën administrative...çka na mungon është

koordinimi brenda institucioneve dhe ndërmjet institucioneve.” Ministria e Administratës Publike

Trajnimi për LPPA është imperativ për të gjithë ekspertët. Sipas mendimit të tyre nëpunësit civilë

kanë nevojë për trajnim shumë praktik, ligji duhet të sqarohet në mënyra të thjeshta duke përdorur

simulime të rasteve dhe duke përshkruar se si ata mund të zëvendësojnë procedurat që ata i

aplikojnë me të rejat.

Disa prej tyre propozojnë trajnim në tri nivele: i pari, një trajnim i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës

për tërë ligjin, së dyti, një trajnim i fokusuar në fushat e punës, në grupe sipas institucioneve dhe

natyrës së punës së tyre, dhe së treti, një trajnim për të gjithë nëpunësit civilë (të nivelit më të ulët)

që janë në kontakt me palët çdo ditë.

“Jam trajner në fusha të ndryshme dhe ka dhjetë vite që e bëj këtë...për këtë ligj ne duhet të

fillojmë nga niveli drejtues...” Ministria e Administratës Publike

“Për trajnim është me rëndësi që të ndihmohen zyrtarët që të zbatojnë ligjin në mënyrën më të

lehtë dhe më të thjeshtë të mundshme...kjo ishte mënyra më e mirë për t’i bërë ata që të pranonin

ligjin...moduli më i thjeshtë i mundshëm i trajnimit...grupet e synuara duhet të jenë zyrtarë të

përfshirë në zbatimin e LPPA-së dhe veçanërisht në nivelin lokal...është me rëndësi që tu sqarohet

atyre se si të eliminojnë procedurat e veçanta që i zbatojnë, në mënyrë që këta zyrtarë të mos

kenë ndonjë justifikim që të vazhdojnë të zbatojnë këto procedura të veçanta...që të mos u lihet

atyre tjetër zgjedhje përveç se të zbatojnë LPPA-në.” Ministria e Administratës Publike

“Është me rëndësi që trajnimi të përmbajë raste të simuluara që tregojnë zbatimin e procedurës

administrative që nga fillimi, përfshirë procedurën e ankesës administrative....me hapa konkret sa

më të thjeshtë që të jetë e mundshme... që të zgjidhet një procedurë administrative në çdo fushë

dhe të sqarohet ajo.” Ministria e Administratës Publike

“Trajnimi duhet të fokusohet në tri fusha: së pari një trajnim i përgjithshëm për tërë ligjin, ai duhet të

përfshijë nivelin drejtues pa i lënë anash nëpunësit civilë, së dyti, institucioni i MAP-së, i cili do të

organizojë grupin, duhet të fokusohet në grupet e bazuara në institucione dhe në natyrën e punës

së tyre...dhe të përgatitet trajnimi i fokusuar në fushën e punës...grupi i tretë duhet të jetë i nivelit

më të ulët, nëpunësit civilë që janë në kontakt çdo ditë me palët.” Ministria e Drejtësisë - Burimet

Njerëzore

Page 12: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

10

Kuptohet, ekspertët theksuan vonesën në organizimin e trajnimeve, pasi që nëpunësve civilë u

duhej një kohë e caktuar që të familjarizoheshin me këtë ligj.

“LPPA është një ligj shumë gjithëpërfshirës. Ne është dashur të fillojmë me trajnime që në

fillim...duhet të ketë trajnim që do të përfshijë prej drejtorit të përgjithshëm e deri te recepsionisti,

për shkak se natyra e këtij ligji është e tillë që çdokush e gjen veten duke e zbatuar këtë ligj.”

Ministria e Drejtësisë - Burimet Njerëzore

“Një gjë duhet të merret parasysh, LPPA është gjithëpërfshirës...Çështja më e madhe kur fillon të

zbatohet një ligj i ri, si ky për shembull, dhe e tërë administrata funksionon me një bazë ligjore

tjetër, ligji duhet të shoqërohet me trajnim...që nëpunësit civilë të mund të familjarizoheshin me të.”

Ministria e Drejtësisë - Burimet Njerëzore

5 Një vështrim i përgjithshëm i perceptimit të LPPA-së

Një pakicë e të intervistuarve kishin njohuri për LPPA. Ata i kuptojnë parimet dhe zbatimin praktik

të tij. Mendimi i tyre për ligjin është shumë pozitiv dhe ata e vlerësojnë perspektivën e orientimit

drejt qytetarit që ai e aplikon.

“Në përgjithësi, ai e ka sqaruar procedurën më mirë, inovacion është kontrata administrative dhe

heshtja administrative, e cila konsiderohet si aprovim ose vendim pozitiv. Ligji i ri ka afate kohore

më të favorshme për palën se sa ligjet specifike. Pastaj neni 75, kur dikush e adreson gabimisht

një kërkesë në ministrinë tonë, e ka lehtësuar procedurën për ne që të drejtojmë ankesat dhe

kërkesat e ndryshme. Ka pasur raste kur një kërkesë ishte adresuar gabimisht dhe përmes nenit

75 ne e kemi adresuar atë në adresën/institucionin përkatës. Në të njëjtën kohë, ne e njoftojmë

edhe palën për rastin konkret. Lidhur me komunikimin me palët, ne zakonisht përdorim të gjitha

format e komunikimit me qytetarët, etj., siç janë emailat, telefoni dhe aktet zyrtare.” Ministria e

Drejtësisë

“Ne e zbatojmë LPPA-në në të gjitha fushat, përveç pjesës së ekzekutimit, prej aplikimit deri te

procedurat e ankesës” Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Departamenti Ligjor

“Ky është një ligj më i avancuar, ai i ka sqaruar disa parime ligjore dhe ka futur në zbatim disa të

reja. Sidoqoftë, unë besoj se do të kishte qenë më mirë që të nxirreshin udhëzime administrative

për zbatimin e këtij ligji.” Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Departamenti Ligjor

“Ky ligj e ka rregulluar diskrecionin (lirinë e veprimit), shfuqizimin e vendimit, kohëzgjatjen e

procedurës administrative, si dhe mjetet juridike të jashtëzakonshme, dhe ndoshta një ndër

ndryshimet kryesore është heshtja administrative. Pasi që nganjëherë ka ndodhur që ne të mos

përgjigjemi ose të vendosim për një rast.” Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Departamenti Ligjor

“Ai është një ligj shumë i avancuar, i cili ka përfshirë dhe i ka specifikuar procedurat. Ne kemi qenë

edhe pjesë se procesit të hartimit, ku kemi pasur mundësi të japim komente.” Qendra për Punë

Sociale

Page 13: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

11

Edhe nëse opinioni i përgjithshëm për këtë ligj është pozitiv, menjëherë dalin probleme në zbatimin

e tij. Arsyet janë ndryshimi nga ligji i mëhershëm, mungesa e trajnimeve dhe fakti se pushtetet

lokale nuk ishin konsultuar në procesin e hartimit. Përfaqësuesit e komunave brengosen për

mungesën e këshillave praktike për zbatimin e ligjit (p.sh. Aktet administrative që duhet të nxirren

në raste specifike).

“Mendoj se zbatimi praktik është shumë i vështirë. Ky ligj dallon prej ligjeve të tjera në këtë fushë.

Nuk ka përkufizime në këtë ligj. Stafi që do ta zbatojë atë do të ketë probleme , veçanërisht stafi i ri

me më pak përvojë. Nuk ka pasur trajnime deri më tani dhe pushtetet lokale nuk janë konsultuar

në procesin e hartimit. Ky ligj kryesisht ka të bëj me komunat dhe ofrimin e shërbimeve prandaj ka

qenë i nevojshëm konsultimi i duhur. Ligji nuk i përmend qartë aktet administrative që duhet të

nxirren në raste specifike.” Komuna - Zyra Ligjore

“LPPA dallon shumë nga ligji i mëhershëm. Për më tepër, në ligjin e ri janë përfshirë edhe institute

të reja. Disa prej tyre nuk janë sa duhet të qartë.” Komuna - Zyra Ligjore

“LPPA është një ligj shumë i rëndësishëm i cili është i orientuar drejt shërbimit, dhe u mundëson të

gjitha organeve që të zbatojnë funksionet e tyre në fushat e vendimmarrjes për procedurat

administrative.” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“I çmoj ndryshimet që ka sjell LPPA në legjislacionin tonë.” Ministria e Financave - Departamenti

Ligjor

Shumica e të intervistuarve nuk kanë njohuri të mirë për këtë ligj. Duket i paqartë, hutues dhe

shumë ndryshe nga ligji i vjetër. Sërish del në pah problemi i harmonizimit si prioritet për të zgjidh

çështjen e zbatimit të ligjit.

“Unë mendoj se ligji i ri është i mirë por ka nevojë për harmonizim me ligjet e tjera.” Doganë

“Sa i përket LPPA-së, është hutues dhe i paqartë, duke marrë parasysh ligjin e mëhershëm dhe

ligji i 1986, ai ka shkaktuar hutim, veçanërisht tek ata që nuk janë juristë sepse është i paqartë për

ta. Unë propozoj që të bëhet një komentar, në mënyrë që ligji të racionalizohet më shumë dhe të

zbatohet më lehtë. Njoftimi i këtij ligji është vendimi i parë detyrues nga Ministria i Planifikimit. Ne

kemi qenë të obliguar të veprojmë pa dokumente shtesë në atë rast specifik, pa asnjë bazë për

aspektet ku kishte mangësi në ligj. Ky ligj nënkupton lejen e ndërtimit.” Komuna - Urbanizmi

“Ne si departament jemi filluar nga dhjetori 2017 me kërkesa dhe palë pasi që çështja e kategorive

të luftës ishte çështje politike, ku qeveria e krijoi një komision i cili kryesisht u mor me veteranët

dhe invalidët e luftës, kështu prej janarit nuk kemi pasur aq shumë raste që t’i përmendim në këtë

rast ose që të zbatojmë ligjin. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me afatet kohore, afatet janë më

të shkurtra se sa ato të parapara në LPPA dhe nuk ka ndryshime në atë aspekt. Natyra e

kërkesave na bën ne të vendosim brenda një muaji, ne përpiqemi maksimalisht të vendosim

brenda afateve. Përkundër faktit se kemi një sistem se deri kur mund të pranojmë kërkesat por

prapëseprapë vazhdojmë të pranojmë këto raste dhe përpiqemi t’i përfundojmë me kohë. Për

kategoritë e luftës është pak më e vështirë sepse kemi marrë më shumë se 300 ose 400

raste/kërkesa. Ka raste që ende janë në fazën e pritjes. Meqë na duhet kohë edhe për komisionin

mjekësor, kjo merr shumë kohë. Ne përpiqemi të kemi durim me këto kategori, pasi që ato janë

Page 14: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

12

palë shumë të ndjeshme.” Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe

familjet e viktimave civile

“Ne e zbatojmë në planifikimin urban, kadastër e kështu me radhë. Nevojitet kohë derisa të

mësohemi të zbatojmë këtë ligj. Për këtë duhet kohë që të bëhet në mënyrë graduale, ka qenë

shumë sfiduese pasi që ka ndryshuar në disa nene, paragrafë, etj.” - Komuna - Zyra Ligjore

Një e treta e të intervistuarve nuk kanë kurrfarë njohurie për LPPA-në.

“Unë nuk kam fare njohuri për përmbajtjen e LPPA-së.” Komuna - Administrata e Përgjithshme

“Unë nuk kam fare njohuri për përmbajtjen e LPPA-së.” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe

Kadastrës

“Nuk e kam pasur rastin ta lexojë atë në hollësi dhe ne kemi zyrë ligjore në këtë fushë kështu nuk

e kam lexuar atë.” Komuna - Qendra për Qytetarë

Gjatë intervistave dolën në pah dykuptimësitë e LPPA-së dhe të intervistuarit theksuan problemet

me dispozitat e reja, si heshtja administrative, kontrata administrative, afatet kohore, dhe ankesa

në organin e shkallës së dytë.

“Ka disa dispozita të paqarta. Heshtja administrative, për shembull, është njëra ndër to. Ligji nuk e

qartëson dallimin ndërmjet heshtjes administrative dhe heshtjes si miratim. Sfida kryesore do të

lidhet me lejet e ndërtimit pasi që mund të dëmtohet komuna. Pyetja që shtrohet është se si të

trajtohet rasti kur dikush bazuar në heshtjen administrative ndërton diçka. Ky ligj duhet po ashtu të

ketë udhëzime praktike dhe komentime për zbatimin e tij të duhur” Komuna - Zyra Ligjore

“Nuk kemi pasur asnjë vështirësi në zbatimin e LPPA-së. Dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë

ndikim negativ si rezultat i zbatimit të tij. Siç e thashë, një prej fushave më të vështira është

ndërtimtaria.” Komuna - Zyra Ligjore

Në lidhje me procedurat administrative ne i përgatisim përgjigjet ndaj ankesave. Përgjigja në një

ankesë përgatitet, i dërgohet udhëheqësit të divizionit të kontrollit dhe i dërgohet drejtorit të

Departamentit për miratim. (ndryshimet) Disa afate, disa institute të reja, por nuk e kemi analizuar

ligjin e ri në detaje.” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Çështja e dërgimit të kërkesave në institucionin kompetent në rast se ajo dërgohet gabimisht...”

Ministria e Drejtësisë

“Së pari, afatet ligjore, shqyrtimi administrativ, afatet për parashtrimin e dokumentacionit, shqyrtimi

i ankesës, mungesa e konkluzionit, shqyrtimi i ankesës nga organi i shkallës së dytë - shembull,

një vendim shqyrtohet tërë kohën, por me këtë ligj të ri shkalla e dytë na obligon ne me një akt, pa

asnjë bazë ligjore që të përgatisim dhe nxjerrim një vendim. Kjo ia ka mundësuar organit më të

lartë që të bëj shumë shkelje, dhe një shkallë të lartë të mundësisë së keqpërdorimit dhe do ndodh

kështu në masë të madhe. Inspektorët thonë se kanë shumë presion. Zbatueshmëria e këtij akti,

ministria duhet të theksojë se ai është vendimi përfundimtar i shkallës së dytë, e as ankesa nuk e

ndalon ekzekutimin e tij, etj.” Komuna - Urbanizmi

“...për çdo çështje ne do të na duhet të konsultohemi me departamentin ligjor të ministrisë. Dhe

ata na këshillojnë për hapat tonë dhe çka duhet të ndërmarrim për një çështje të caktuar, por nuk

Page 15: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

13

kemi pasur asgjë për tu konsultuar me ta, nuk kam pasur kohë që të shikojë ligjin e ri, pasi që jam

shumë i zënë dhe nuk kam mundur të konsultoj fare ligjin.” Departamenti për Familjet e

Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe familjet e viktimave civile

“Ne e zbatojmë dhe punojmë me udhëzimin administrativ për qendrën e shërbimeve për qytetarët,

sipas ligjeve të MAPL-së, LPPA-së, urdhëresave të shërbimit civil, ligjit për arkivin dhe materialin

arkivor. Udhëzimi Administrativ MAPL 2006.2007 me ndryshime.” Komuna - Qendra e Shërbimeve

për Qytetarë

“Ligji ka hyrë në fuqi në qershor 2017, në fillim stafi nuk ka qenë i përgatitur për zbatimin e këtij

ligji. Ligji është shumë voluminoz, ka shumë paqartësi, procedura të paqarta, kontratë

administrative, etj.” Komuna - Zyra Ligjore

Ndryshimet në punën e të intervistuarve nuk janë të dukshme. Në praktikë, ndikimi i LPPA-së

është shumë i vogël pasi që vazhdojnë të zbatohen ligjet e veçanta.

“Ligji nuk ka ndikuar drejtpërdrejtë në punën tonë, sepse nuk kemi pasur ndonjë rast ku do të

mund të zbatonim këtë ligj. Edhe afatet janë më të gjata, ne kemi afate më të favorshme dhe

gjithmonë i respektojmë ato, madje veprojmë edhe më shpejt se sa afatet e parapara në vet

rregulloret tona.” Qendra për Punë Sociale

“Obligimi për të harmonizuar të gjitha ligjet me kornizën e përcaktuar në LPPA është ndryshimi më

i madh që e ka prekur punën tonë, i cili na obligon që të përmbushim këtë kusht gjatë procesit të

hartimit të akteve të reja ligjore.” Ministria e Financave - Departamenti i Buxhetit

“Nuk kemi ndryshuar aq shumë në punën tonë pasi që e bazojmë atë në ligjin e veçantë - Kodin e

Doganës dhe Akcizës.” Dogana

Ligjet subsidiare (vartëse) që i kanë cituar të intervistuarit janë si në vijim:

Ligji për Qeverisjen Lokale, Ligji për Ndërtimin, Ligji për Kadastrën, etj.” Komuna - Zyra Ligjore

“Ne e zbatojmë legjislacionin që lidhet me kadastrën. Përfshirë Ligjin për Pronën dhe të Drejtat e

tjera Sendore, Ligjin për Kadastrën, Ligjin për Regjistrin e të Drejtave në Pronën e Paluajtshme,

etj. Por në procedurat tona administrative po ashtu i respektojmë edhe dispozitat e LPPA-së.

Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

Ne e zbatojmë Ligjin për Pronën dhe të Drejtat e tjera Sendore, Ligjin për Kadastrën, Ligjin për

Regjistrin e të Drejtave në Pronën e Paluajtshme, etj.” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe

Kadastrës

“(ne e zbatojmë LPPA-në) por jo aq shumë, sepse e zbatojmë ligjin për qeverisje lokale.” Ministria

e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Ne e zbatojmë Ligjin për qeverisje lokale.” Komuna - Administrata e Përgjithshme

“Me Ligjin për Nëpunësit Civilë, Administratën Publike dhe aktet e tjera nënligjore, në rastet kur

nuk janë përcaktuar afatet ne i adresohemi dhe e zbatojmë LPPA-në.” Ministria e Drejtësisë

Page 16: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

14

“Këto janë ligjet që i zbatojmë në procedurat tona: Ligji i Ndërtimit, Ligji për Rrugët (aktet

administrative, rregulloret për mbrojtjen e mjedisit, lejet, shqyrtimi publik, aktet nënligjore për

planifikimin e rrugëve).” Komuna - Urbanizmi

“Ne kemi rreth 30 ligje me të cilat e zbatojmë këtë ligj. Ligji për kompanitë tregtare, Ligji për

rregullimin e tregut të naftës, Ligji për akreditim dhe standardizim, etj., dhe secili prej tyre ka akte

nënligjore.” Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Departamenti Ligjor

“Ne kemi ligje të veçanta siç janë Ligji për Skemat Sociale, Ligji për Familjen, pastaj shumë

rregullore dhe udhëzime administrative.” Qendra për Punë Sociale

“Këto janë ligjet që i zbatojmë në procedurat tona: Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti Komunal

dhe Rregullorja Komunale, Ligji për LGPA si dhe ligjet bazike, për caktimin e përdorimit të pronës,

regjistrimin në regjistrin civil, etj.” Komuna - Zyra Ligjore

“Këto janë ligjet që zbatohen në procedurat tona: Ligji i Ndërtimit, Ligji për Rrugët (aktet

administrative, rregulloret për mbrojtjen e mjedisit, lejet, shqyrtimi publik, aktet nënligjore për

planifikimin e rrugëve).” Komuna - Urbanizmi

Të intervistuarit nuk e dinë se si ndryshimet në LPPA kanë ndikuar në zbatimin e ligjit substancial

dhe akteve nënligjore për aplikimin/zbatimin e të cilëve ata janë përgjegjës.

“Ne jemi informuar se ligji i ri i obligon të gjitha ministritë që të harmonizojnë legjislacionin në

fushat e tyre me LPPA-në, por ende nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim. Nuk e dimë a ka shumë

mospërputhje.” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Në rastet kur kemi hasur në heshtjen administrative, dispozitat e ligjit të ri nuk ishin shumë të

qarta dhe ne duhej të kishim konsultime të shumta për interpretim të saktë të tyre.” Ministria e

Financave - Departamenti i Buxhetit

Në mënyrë spontane, të intervistuarit folën për nevojën e trajnimit, veçanërisht kur ata të fillojnë të

zbatojnë LPPA-në plotësisht. Ata mendojnë se në punën e tyre praktike do të ngrihen shumë

probleme dhe se do ketë nevojë për sqarime.

“Ka nevojë për trajnime, veçanërisht kur të rriten kompetencat tona dhe për faktin se ne si qendër

nuk kemi zyrtar ligjor dhe jemi duke u përpjekur të punësojmë një të tillë sepse vërtetë na duhet një

person të interpretojë dispozitat kur na nevojitet. Trajnimet nevojiten veçanërisht për stafin

administrativ që kryesisht merren me procedurën. Në mënyrë që administrata të jetë më e

informuar për ligjin.” Qendra për Punë Sociale

“Askush nuk ka pasur trajnim për këtë ligj prandaj shumë nëpunës civilë nuk dinë për këtë ligj dhe

zbatimin e tij.” Ministria e Drejtësisë

“Se çka është kontrata administrative, si dhe kur duhet të zbatohet kontrata administrative, çka

mund të bëjmë ne me kontratën administrative? Unë skam pasur asnjë problem pasi që nuk e

zbatojë drejtpërdrejtë këtë ligj, dhe asnjë nga zyrtarët nuk ka ardhur në zyrën ligjore për sqarime

ose keqkuptime të ndonjë neni ose pjes të LPPA-së.” Komuna - Zyra Ligjore

6 Zbatimi i procedurës administrative

Page 17: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

15

Pjesëmarrësit përfaqësonin institucionet që punojnë në fusha të ndryshme dhe zbatojnë LPPA-në

vetëm kur janë në pyetje afatet. Në shumicën e rasteve, në procedurat administrative janë zbatuar

ligjet specifike dhe pjesëmarrësit theksuan vështirësitë për llogaritjen e afatit. Ka edhe një rritje të

rasteve në të cilat ankesa e palës merret parasysh.

“Ne përpiqemi të respektojmë afatet kohore. Ne si zyrë ligjore vetëm ofrojmë këshilla dhe opinione

dhe departamentet e tjera janë të obliguara të respektojnë këto afate. Mendoj se afatet janë në

rregull dhe ky ligj është më i favorshëm për palët në procedurën administrative.” Komuna - Zyra

Ligjore

“Ligji kërkon më shumë nga administrata publike. Ligji i mëparshëm ishte më i thjeshtë në zbatimin

e tij. Afatet, procedurat, forma e vendimeve dhe çështje të tjera kanë ndryshuar. Ka më shumë

hapësirë për interpretim krahasuar me ligjin e mëparshëm. Komuna - Zyra Ligjore

Në rastet kur vendosim brenda departamentit ne e zbatojmë vetëm ligjin për Kadastër. Lidhur me

afatet kohore dhe çështje të tjera ne jemi siguruar që ato të jenë në përputhje me ligjin për

procedurën administrative.” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Ne kemi sfida të ndryshme si drejtori lidhur me zbatimin e ligjit për kadastër, nganjëherë për shkak

të mungesës së udhëzimeve të duhura nga Agjencia Kadastrale, por kjo nuk është diçka që lidhet

me LPPA-në”. Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Ne e zbatojmë procedurën administrative në fushat që lidhen me hartimin e legjislacionit ku

kërkohen ndërveprime/komunikime të ndryshme me institucione të ndryshme, komunikim me palët

private për dhënien e opinioneve ligjore dhe në procese të tjera në kuadër të ofrimit të ndihmës

juridike për MF-në.” Ministria e Financave - Departamenti i Buxhetit

Pjesëmarrësit nuk përballen me probleme gjatë zbatimit të procedurave të zakonshme

administrative, sepse ata i zbatojnë ligjet e veçanta. Problemet lindin kur ka nevojë për të rishikuar

vendimet, afatet, çështjen e komunikimit të ankesave me shkallën e dytë, vendimet e shkallës së

dytë, dhe mungesën e konkluzioneve (në fushën e ndërtimit).

“Shumica e problemeve janë teknike. Ne nuk kemi juristë të mjaftueshëm dhe ndodh që rastet nuk

adresohen me kohë. Kemi pasur rastin me një ankesë ku ishte ndryshuar pronësia në disa raste të

shpronësimit dhe kemi pas probleme me palët sepse ato nuk ishin informuar për këtë.” Agjencia,

por nuk është diçka që lidhet me LPPA-në.” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Ka shumë vështirësi; disa kanë të bëjnë me të kuptuarit e duhur të dispozitave të LPPA-së.

Mendoj se nevojitet një trajnim si duhet për të kuptuar ligjin e ri.” Ministria e Administrimit të

Pushtetit Lokal

Ne kemi shumë raste. Në parim, akti nxirret brenda 30 ditësh. Në raste specifike, në LPPA

përcaktohen afate shtesë. Mendoj se afatet janë të duhura.” Ministria e Financave - Departamenti i

Buxhetit

“Në disa raste kemi vështirësi që i hasim me sektorin e shqyrtimit të vendimeve.” Dogana

“Deri më tani nuk kam hasur në vështirësi për aq sa di unë. Nuk mund të them asgjë për kolegët e

tjerë sepse ata mund të kenë probleme, pak njerëz e dinë që ky ligj ka hyrë në fuqi, shumë pak

Page 18: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

16

njerëz kanë njohuri për heshtjen administrative, pastaj për kontratën administrative, në përgjithësi

në administratë nuk ka njohuri në këtë fushë.” Ministria e Drejtësisë

“Çështja e komunikimit të ankesave me shkallën e dytë, vendimet e shkallës së dytë dhe mungesa

e konkluzioneve.” Komuna - Urbanizmi

“Nuk janë përfshirë të gjithë hapat e procedurës administrative krahasuar me ligjin e vitit 1981.

Parimi i diskrecionit dhe parimi i praktikës ligjore që nuk janë përfshirë, një akt që përcakton

zbatueshmërinë e atij vendimi, një vendim zbatimi i të cilit nuk shtyhet për shkak të ankesës. Dhe

është e paqartë kur një akt bëhet i ekzekutueshëm nga institucionet lokale ose shkalla e dytë. Të

gjitha këto mungojnë.” Komuna - Urbanizmi

“Ndryshimi i afateve për nxjerrjen e një vendimi që janë zgjatur për 15 ditë. Më herët ka qenë

konkluzioni si dhe hartuesit e aktit është dashur të shkruajnë emrin dhe të nënshkruajnë. I ka preku

më shumë zyrtarët që zbatojnë procedura specifike e jo mua. Kështu që nuk di ose nuk kam

informacione në lidhje me këtë.” Komuna - Zyra Ligjore

“Zakonisht nuk kemi probleme dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Merret vendimi dhe pala

ka të drejtë të ankohet nëse është e pakënaqur me vendimin e nxjerrë. Të vetmin problem që e

kishim ishte kur shkalla e dytë na obligoi/detyroi të nxjerrim një vendim në shkelje të ligjit, dhe pala

kishte kërkuar zbatimin e atij vendimi nga përmbaruesi privat në shumën prej 100,000 eurosh për

komunën. Komuna - Urbanizmi

Zakonisht problemi ose çështja diskutohet brenda institucionit, por MAP zakonisht është organ i

shkallës së dytë të cilit ata i kërkojnë këshillë ligjore.

“Ne diskutojmë këto çështje brenda departamentit. Në disa raste që janë të komplikuara ne

diskutojmë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe kërkojmë mbështetje.” Komuna - Drejtoria e

Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Në shumicën e rasteve ne kërkojmë opinion ligjor nga Ministria e Administratës Publike.” Ministria

e Financave - Departamenti Ligjor

“Me drejtuesin tonë.” Dogana

“Të gjitha departamentet e tjera vijnë në departamentin tonë për çdo çështje ose problem që mund

të kenë, dhe nëse ne kemi ndonjë paqartësi, kontaktojmë me MAP. Por për këtë ligj nuk kemi

pasur asnjë rast për të cilin patëm nevojë të kontaktonim MAP-në ose departamentet e tjera.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Departamenti Ligjor

“...për çdo çështje ne konsultohemi me departamentin ligjor të ministrisë. Dhe ata na këshillojnë

për hapat tonë dhe çka duhet të ndërmarrim për një çështje të caktuar, por nuk kemi pasur asgjë

për tu konsultuar me ta, nuk kam pasur kohë që të shikojë ligjin e ri, pasi që jam shumë i zënë dhe

nuk kam mundur të konsultoj fare ligjin.” Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të

Luftës dhe familjet e viktimave civile

Komunikimi elektronik në procedurën administrative nuk është aq i zakonshëm. Shumica e pjesëmarrësve përdorin komunikimin ndërpersonal ose thirrjet telefonike për të komunikuar me palët.

Page 19: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

17

“Ne nuk e përdorim shpesh komunikimin elektronik. Kur nxjerrim një akt administrativ, ne u japim

atyre opinion ligjor. Për më tepër, qytetarët mund të vizitojnë zyrat tona dhe të marrin informacionet

e nevojshme. Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Po, ne e përdorim komunikimin elektronik. Nëse është e nevojshme organizojmë edhe takime

direkte.” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Po, ne e përdorim komunikimin elektronik. Varësisht se si iniciuesi e fillon komunikimin, ashtu e

vazhdojmë edhe ne. Nëse e marrim një email me kërkesë për opinion ligjor për ekz. Ne përgjigjemi

me email.” Ministria e Financave - Departamenti i Buxhetit

“Zakonisht, edhe para se të hynte në fuqi ligji, ne i përdornim të gjitha format e komunikimit.”

Ministria e Drejtësisë

“Gjatë tërë procedurës ne e informojmë palë për kompletimin e dokumenteve, nëse ajo nuk punon

si duhet ne mund të lëmë rastin kështu që i shkruajnë asaj përmes një letre se çka i duhet

saktësisht ose edhe komunikojmë drejtpërdrejtë me noterin vetëm për të lehtësuar qasjen e

qytetarit dhe realizimin e të drejtave.” Komuna - Urbanizmi

“Sa i përket zbatimit dhe komunikimit me qytetarët, komunikimi me qytetarët bëhet përmes

telefonit, drejtpërdrejtë, gjatë tërë kohës qytetarët janë të informuar për kërkesat e tyre. Ankesat

respektohen dhe në fushën time ne jemi të detyruar të respektojmë afatin për procedimin e një

rasti. Kemi afatin kohor për qasje në dokumente publike, ku kërkohet që të jepet përgjigja brenda 7

ditësh, dhe brenda afatit që respektohet gjatë tërë kohës qytetarëve u jepet qasja në këto

dokumente publike. Dhe unë kam sugjeruar që ky afat kohor të zgjatet sepse është tepër i shkurtër

për institucionin, ka festa zyrtare që e pengojnë institucionin që të respektoj afatin kohor. Sepse

institucionet kanë probleme në dhënien e përgjigjes.” Komuna - Qendra për Qytetarë

7 Vlerësimi i nevojave për trajnim

Pjesëmarrësit nuk kishin pasur asnjë përvojë të mëhershme për LPPA-në. Vetëm një i intervistuar

e ceku një takim të organizuar nga MAP por ai e përshkruan atë si takim formal i organizuar për të

informuar ata rreth ligjit të ri.

“Ne nuk kemi vijuar asnjë trajnim për LPPA-në e ri. Stafi i specializuar në gjeodezi ka vijuar disa

trajnime në fushën e tyre por për LPPA-në.” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Ne nuk kemi vijuar asnjë trajnim për LPPA-në e ri.” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Ka pasur jashtëzakonisht pak trajnime në këtë fushë dhe ato kanë qenë shumë të përgjithësuara.”

Ministria e Financave - Departamenti i Buxhetit

“Ne nuk kemi vijuar asnjë trajnim për LPPA-në e ri.” Komuna - Administrata e Përgjithshme

“Nuk kemi pasur asnjë trajnim për LPPA_në. Ne kemi mbajtur shumë trajnime për hartimin e

legjislacionit, jo të gjithë kanë qenë të suksesshëm. Trajnimet e mbajtura nga njerëzit që merren

me atë punë kanë qenë trajnime praktike, interaktive, shkëmbim i përvojave me të tjerët, etj.”

Ministria e Drejtësisë

Page 20: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

18

“Unë kam marrë pjesë vetëm në një takim të organizuar ndërmjet MAP dhe neve, por ai ishte

vetëm një takim formal për të na informuar rreth ligjit të ri, takim shumë i përgjithësuar dhe ne nuk

u informuar fare në praktikë.” Komuna - Zyra Ligjore

“Ne kemi nevojë për trajnime në të gjitha çështjet, kemi pasur një program të vjetër dhe shumica e

stafit ka nevojë që të trajnohet për ligjin e ri për të gjitha institutet ose aspektet. E dini, secili zyrë ka

zyrtarë që nuk janë të specializuar në të gjitha fushat. Ne kemi problem me pjesëmarrjen e stafit në

trajnime, pasi që na mungon stafi, për ne është problem i madh tani për tani që të marrim pjesë në

trajnime. Deri më tani thjeshtë kemi punuar me rastet që ishin në vazhdim e sipër, duke i

monitoruar ato dhe nuk kemi marrë kërkesa të reja. Prej dhjetorit të kaluar kemi filluar të pranojmë

kërkesa të reja nga palët dhe kjo na ka lënë prapa çdo lloji të praktikave dhe procedurave të

aplikuara.Trajnimet janë shumë të nevojshme për nëpunësit civilë. Ne jemi në pozitë shumë të

keqe në këtë aspekt për ligjet dhe rregulloret e reja.” Departamenti për Familjet e Dëshmorëve,

Invalidëve të Luftës dhe familjet e viktimave civile

Të intervistuarit besojnë se stafi i përfshirë në trajnime duhet të jenë shumica e nëpunësve civilë

që punojnë në të gjitha fushat: kadastër, urbanizëm, financa dhe zyra ligjore. Është me rëndësi të

përfshihen në trajnim të gjithë nëpunësit civilë që janë në kontakt me palët. Kështu, ata mund të

informojnë dhe këshillojnë palët për të drejtat e tyre.

“Mendoj se është me rëndësi për pjesëtarët e stafit nga kadastra, urbanizmi, financat, zyra ligjore

që të kenë trajnim.” Komuna - Zyra Ligjore

“Shumica e nëpunësve civilë duhet të përfshihen....ndërsa kohëzgjatja duhet të jetë më shumë se

dy ditë.” Ministria e Drejtësisë

“Të gjitha ata që punojnë në administratën publike pavarësisht njësisë, qofshin anëtarë të

komisioneve ose pozita që e zbatojnë më shumë këtë ligj, pse jo edhe arkivat, edhe ata duhet të

dinë si të udhëzojnë dhe informojnë palën sepse ata janë të parët që takohen me palët dhe kanë

mundësi të këshillojnë ata për procedurën dhe të drejtat e tyre.” Ministria e Drejtësisë

“Në departamentin tonë, duhet të trajnohen referentët dhe arkitektët sepse, përveç ligjit substancial

e tërë puna e tyre varet krejtësisht nga procedura administrative, konsultimet gjatë gjithë

procedurës më marrin shumë kohë.” Komuna - Urbanizmi

“Pjesë se këtyre trajnimeve duhet të jenë zyrtarët ligjorë dhe departamentet që punojnë në

shkallën e parë, ata që punojnë drejtpërdrejtë me palët.” Ministria e Tregtisë dhe Industrisë -

Urbanizmi

“Do të ishte mirë të trajnohen nëpunësit civilë e jo drejtuesit ose stafin politik, pasi ata largohen

sapo tu përfundojë mandati. Dhe ne jemi ata që mbesin për të filluar procedurat administrative.”

Komuna - Qendra për Qytetarë

Pjesëmarrësit theksuan nevojën e një trajnimi të përgjithshëm për LPPA-në dhe të fokusuar në

argumente praktike siç janë llojet e ndryshme të formularëve, kërkesave, ankesave dhe

vendimeve.

“Ndoshta do të ishte mirë të ketë trajnime teorike, shkëmbim të përvojave. Ne do të donin të kishim

trajnime për llojet e ndryshme të formularëve, kërkesave, ankesave, vendimeve, në mënyrë që të

Page 21: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

19

mos kemi të bëjmë pasatja asgjë me gjykatat, që të jemi të sigurt për hapat tonë administrativë.”

Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe familjet e viktimave civile

“Ka nevojë për shumë trajnime për këtë ligj, është ligj i ri i cili vetë është lexuar nëpër tryezat e

rrumbullakëta që i sqaronin këto fusha.” Komuna - Qendra për Qytetarë

“Stafi drejtues, personat vendimmarrës dhe stafi ligjor. Ata janë personat që duhet të kalojnë

njohurinë e tyre te pjesa tjetër e stafit.” Qendra për Punë Sociale

“DO të ishte mirë të trajnohen nëpunësit civilë e jo drejtuesit ose stafin politik, pasi ata largohen

sapo tu përfundojë mandati. Dhe ne jemi ata që mbesin për të filluar procedurat administrative.”

Komuna - Zyra Ligjore

Ata janë të interesuar të përmirësojnë njohuritë lidhur me risitë e parapara nga LPPA, si dispozitat

e ankesës, kontratën administrative dhe heshtjen administrative. Në përgjithësi, ata do të donin të

kishin trajnim për zbatimin praktik të LPPA-së.

“Risitë e parapara në LPPA.” Komuna - Zyra Ligjore

“Zbatimi praktik i LPPA-së dhe ligjeve të tjera.... E tërë procedura administrative” Komuna -

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër

“Trajnime specifike në nxjerrjen e një akti administrative. Çështjet teorike duhet të shmangen dhe

duhet fokusuar në çështje praktike dhe shembuj konkretë.” Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokal

“Ankesa, kontrata administrative dhe heshtja administrative” Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokal

“Procedura e ankesës dhe heshtja administrative.” Ministria e Financave - Departamenti i Buxhetit

“Unë do të merrja pjesë në seminare, konferenca; takime pune, vizita të ekspertëve, dhe në forma

të tjera që do të rrisnin njohurit dhe përvojat e mia në këtë fushë Komuna - Administrata e

Përgjithshme

“Të gjitha çështjet praktike lidhur me zbatimin e procedurës së përgjithshme administrative.”

Komuna - Administrata e Përgjithshme

“Kontrata administrative, çështjet praktike për zbatimin e LPPA-së...hartimi i akteve administrative

dhe afatet kohore.” Dogana

“Procedura e plotë administrative se si të zhvillohet ajo, si të fillohet procedura, si të nxirret një akt,

si të hartohet një vendim në praktikë. Ndoshta trajnimi mund të filloi në formë të ligjëratës. Ne kemi

5 ligje me të cilat punojmë, por nuk është mbajtur asnjë trajnim për to.” Komuna - Urbanizmi

“Kryesisht na duhet trajnim për heshtjen administrative, procedurën e ankesës, nxjerrjen e

vendimit, kryesisht këto janë çështjet për të cilat na duhet trajnim.” Qendra për Punë Sociale

“Krijimi i formularëve specifikë, të kemi formularë të standardizuar, modele, shabllone të

vendimeve dhe akteve të ndryshme administrative. Këto akte mund të standardizohen dhe do të

lehtësonin procedurën, do të na ndihmonte shumë po të kishim formularë të përpiluar. Ndodh që

Page 22: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

20

një vendim merret në bazë të një rregulloreje e cila më nuk është në fuqi. Një komentar i cili nuk do

të na shkaktonte vështirësi, ndodh që disa komentar më shumë na hutojnë se sa që të na japin

sqarime, si dhe harmonizimi.” Qendra për Punë Sociale

Disa prej të intervistuarve janë të interesuar që të kuptojnë më mirë ligjin në kontekstin ligjor të BE-

së dhe të kenë njohuri për praktikat në vendet e tjera.

“Për të parë praktikat e vendeve të tjera. Më shumë shembuj praktikë se si zbatohen procedurat

administrative, sepse përmes tyre ne mësojmë atë që na duhet më së shumti.” Komuna -

Urbanizmi

“Unë do të doja të kem një trajnim të përgjithshëm për LPPA-në duke e krahasuar me

legjislacionin e BE-së, dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.” Ministria e Tregtisë dhe

Industrisë - Urbanizmi

Shumica e pjesëmarrësve do të donin që trajnimi të zgjaste një javë. Trajnimi i duhur për ta do të

ishte praktik dhe interaktiv, përderisa lokacioni është i parëndësishëm.

“2-3 ditë. Unë do të preferoja trajnim me shembuj praktikë. Ne duhet të planifikojmë si duhet

pjesëmarrjen në trajnim pasi që nuk jemi aq shumë staf. Gjithsej jemi 17 pjesëtarë të stafit,

përfshirë ekspertët e gjeodezisë, juristët dhe stafin administrativ.” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë

dhe Kadastrës

“Maksimumi është 2-3 javë; metoda duhet të jetë më shumë praktike se sa ligjëratë. Lokacioni nuk

është me rëndësi. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Maksimumi është 1 javë; metoda duhet të jetë shumë praktike. Lokacioni është i parëndësishëm,

Ministria e Financave - Departamenti i Buxhetit

“Maksimumi është 1 javë; shembuj praktikë. Lokacioni nuk është me rëndësi, por do të preferonim

që të organizohen ca trajnime në komunën tonë.” Komuna - Administrata e Përgjithshme

“Maksimumi është 5 ditë. Metoda duhet të jetë më shumë praktike dhe ndërvepruese. Mundësisht

jashtë qytetit ose jashtë vendit.” Dogana

“Unë mund të marrë pjesë prej 3-4 ditë, në një trajnim praktik.” Komuna - Zyra Ligjore

Përveç trajnimit, disa kushte të tjera që ndërlidhen me zbatimin më të mirë të LPPA-së së ri janë

ekzistimi i udhëzuesve dhe komentarëve për zbatimin e ligjit. Sërish, nevoja për procesin e

harmonizimit ka dal si prioritet për një zbatim të mirë të LPPA-së.

“Udhëzime për zbatimin e LPPA-së.” Komuna - Zyra Ligjore

“Harmonizimi i ligjeve specifike me LPPA-në” Komuna - Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës

“Harmonizimi i ligjeve të veçanta me LPPA-në, Udhëzimet për zbatimin e LPPA-së, rrjetet

profesional ose të trajnimit, etj.” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

“Harmonizimi i ligjeve të veçanta me LPPA-në” Ministria e Financave - Departamenti Ligjor

Ankesa 11

Page 23: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

21

“Harmonizimi, vetëdijesimi i

nëpunësve civilë për ligjin, trajnimet,

etj. Trajnimet është dashur që të

mbahen më herët e jo të mbahen në

fazën e zbatimit, edhe pse edhe tani

ai është i mirëseardhur.” Ministria e

Drejtësisë

“Përveç trajnimit, duhet të ketë

nevojë për harmonizimin e ligjeve

specifike me këtë ligj. Po ashtu edhe

komentarët për zbatimin e këtij ligji.

Dhe nxjerrja e akteve nënligjore me

sqarime plotësuese se ku ato gjejnë

zbatim më të arsyeshëm dhe më të

lehtë. Komuna - Urbanizmi

“Mendoj se një komentar do të

ndihmonte, hartimi i formularëve/

akteve administrative, udhëzimeve të

ndryshme, nxjerrja e akteve

nënligjore, etj.” Ministria e Tregtisë

dhe Industrisë - Urbanizmi

Rezultatet e pyetjes sasiore për të kuptuar temat ose institutet ligjore, nga LPPA i ri që mund të jenë presë e trajnimit, tregojnë se të

intervistuarit janë më brengosur me argumentet që nënkuptojnë përgjegjësinë e tyre (ankesa, kontrata administrative, të drejtat dhe detyrat e personit zyrtar, sigurimi i dëshmive dhe heshtja administrative).

Ju lutem, shënoni disa tema ose institute ligjore nga LPPA i ti në të cilat do të dëshironit të kishit trajnim:

Kontrata administrative 10

E drejta dhe detyrimet e personit zyrtar 10

Sigurimi i dëshmive 9

Miratimi i presupozuar i kërkesës së palës (heshtja administrative)

9

One Stop Shop 8

Llojet e dëshmive (dëshmitarët, dokumentet, inspektimi në terren, deklarata e palës, dëshmia e ekspertit)

8

Vendimi për zbatim të detyrueshëm 8

Miratimi i presupozuar i kërkesës së palës

6

Njoftimi dhe dorëzimi i aktit administrative

6

Mjetet juridike të rregullta (Parashtresa dhe ankesa)

6

Mjetet e jashtëzakonshme juridike dhe përsëritja e procedurës

6

Zbatimi i detyrueshëm i detyrimeve monetare dhe jomonetare

6

Rindërtimi i dosjeve 5

Garantimi i të drejtave të akorduara 5

Mbrojtja nga sjellja e organeve publike dhe ofruesve të shërbimeve publike (me theks në ankesë)

5

Zbatimi me forcë 4

Përfundimi i zbatimit 3

Ekzekutimi i detyrimeve jofinanciare nëpërmjet palëve të treta

2

Page 24: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

22

8 Aneksi 1 - Pyetësori për të bërë intervista të detajuara

PYETËSORI PËR INTERVISTA TË DETAJUARA ME NËPUNËSIT CIVILË

Ministria e Administratës Publike e mbështetur nga Projekti i BE-së “Mbështetja e Procesit të

Reformës së Administratës Publike” është duke organizuar një seri të grupeve të fokusuara dhe

intervistave të detajuara me përfaqësuesit e organeve të administratës publike për zbatimin e Ligjit

për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative

i cili ka hyrë në fuqi në qershor 2017 ofron zgjidhje të reja për procedurat administrative, risi dhe

më shumë të drejta për palët në procedurën administrative.

NXEHJA

A mund të prezantoheni duke treguar emrin, moshën, profesionin, rolin në administratë dhe

prej kur jeni duke punuar për këtë administratë?

Cilat janë përvojat tuaja të mëhershme të punës?

MODULI 1

ORGANIZIMI I PROCEDURËS ADMINISTRATIVE NË FUSHËN E NDËRLIDHUR

Të flasim për procedurën/at administrative me të cilat punoni ju.

Në cilën fushë ligjore/sektor e zbatoni procedurën administrative?

Për zbatimin e cilit prej funksioneve/proceseve jeni përgjegjës ju?

Si është e strukturuar njësia juaj (drejtoria, njësia, sektori), funksionet e të cilës përbëhen ose përfshijnë procedura administrative?

Si vendosni zakonisht për çështjet administrative - krejtësisht në mënyrë të pavarur brenda pozitës/njësisë ose në bashkëpunim me ekspertë specifikë nga njësitë e tjera strukturore, ose a ka procedura specifike administrative (jashtë fushëveprimit të kompetencës së administratës suaj) zbatimin e të cilave duhet ta kontrolloni (ofruesit e shërbimeve publike)?

Në çfarë mënyre janë të shpërndara funksionet/proceset në rastet e pjesëmarrjes së nëpunësve civilë/ekspertëve nga njësitë e ndryshme funksionale? (me radhë - nga kush, kur, si ose në ndonjë mënyrë tjetër?)

A janë përfshirë kontraktues të jashtëm në procedurat administrative/në ofrimin e shërbimeve publike, ose a keni nëpunës civilë/ punonjës të specializuar dhe kompetent brenda administratës?

Cilat lloje të organizatave dhe kompanive - ofrues të shërbimeve publike jeni duke i kontrolluar?

Page 25: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

23

MODULI 2

PJESËMARRJA E ADMINISTRATËS (DEPARTAMENTIT) (përkatës) NË ZBATIMIN E LPPA-SË DHE

LEGJISLACIONIT TJETËR SUBSTANCIAL

Të flasim për LPPA-në e ri.

Cili është mendimi juaj për LPPA-në?

Cilat janë ndryshimet kryesore që prej fillimit të zbatimit/hyrjes në fuqi të tij që ndikojnë në punën tuaj?

A e aplikoni/zbatoni LPPA-në e ri? Në lidhje me cilin ligj substancial?

Nëse e zbatojnë:

Si e ka emrin ligji dhe aktet nënligjore?

A e dini se si ndryshimet në LPPA kanë ndikuar në zbatimin e ligjit substancial dhe akteve nënligjore (sektori ligjor) për aplikimin/zbatimin e të cilëve ju jeni përgjegjës.

A kini ndonjë (shumë) çështje administrative për të cilat nuk mund të vendosni për shkak të mungesës së qartësisë ose mospërputhjeve të brendshme ndërmjet LPPA-së së ri dhe ligjit substancial që jeni duke e zbatuar? Cilat?

Si ka shkuar deri më tani zbatimi i LPPA-së së ri në institucionin/departamentin tuaj? Si janë shpërndarë funksionet/proceset/aktivitetet e reja (nëse ka), si menaxhohen, kontrollohen ose raportohen ato?

Cilat janë vështirësitë tuaja të përgjithshme në zbatimin e LPPA-së së ri?

Sa kohë ju duhet zakonisht për të nxjerrë një akt administrativ/ për të zgjidhur një ankesë? A janë të mjaftueshme afatet e përcaktuara nga LPPA për zgjidhjen e rasteve administrative ose janë tepër të shkurtra (ose tepër të gjata) lidhur me fushën tuaj specifike?

Krahasuar me LPPA-në e vjetër, a ka ndonjë ndryshim në shkallën - fushëveprimin dhe kohëzgjatjen e punës suaj?

MODULI 3

PROCEDURA ADMINISTRATIVE

A mund të na tregoni shkurtimisht se kur zakonisht hasni/ballafaqoheni me probleme (në cilët hapa) të procedurës administrative? Me cilat institute ligjore?

(Në rastin ideal i intervistuari do të përshkruajë proceset shkurtimisht - hap pas hapi. Nëse është e

nevojshme, bëni pyetje të shkurtra orientuese për të shënuar vështirësitë, pengesat, mangësitë,

nëse ka të tilla, veçanërisht nëse janë shkaktuar nga njohuria e pamjaftueshme e standardeve dhe

dokumenteve ose njohuritë dhe aftësitë e pamjaftueshme të specializuara për zbatim)

Nëse nuk bëhet e qartë në ndërkohë, pyesni:

Me kënd është diskutuar problemi/çështja (nëse është diskutuar)?

Page 26: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

24

Cilat janë fazat/hapat e zbatimit të procedurës administrative për të cilat do të donit të kishit trajnim (nxjerrja e një akti administrativ, mbledhja e dëshmive, dëgjimi i palëve, arsyetimi i rasteve para gjykatës, etj.)? Ju lutem, jepni hollësi.

SI korrespondojnë këto faza/hapa me LPPA-në e ri? Në çfarë mënyre? A kanë filluar të aplikohen disa prej tyre kohëve të fundit? Ju lutem, jepni hollësi.

Çfarë lloji mësimesh nga përshtatja e suksesshme dhe e pasuksesshme me LPPA-në e ri (të hapave, qasjeve në procedurën administrative) do të ndanit? Çka do të rekomandonit nga përvoja juaj aktuale që të zbatohet në administratat e tjera brenda vendit?

Ju lutem komentoni disa prej praktikave administrative të administratës suaj që ju duken më sfidueset (për shembull): o A e keni praktikë që tua dërgoni ankesat për përgjigje të gjitha palëve të përfshira

në procedurën administrative (nëse janë të përfshira dy ose më shumë palë) dhe a ju jepni atyre ndonjë afat për tu përgjigjur në ankesë para se ta dërgoni ankesën në organin e shkallës së dytë?

o A e përdorni komunikimin elektronik në procedurat administrative? (nëse po, a është ajo mënyrë e zakonshme e komunikimit që e përdorni?)

o A pranoni shumë ankesa lidhur me ofruesit e shërbimeve publike? A mund të thoni se sa i pranoni në vit?

o Si i njoftoni qytetarët (palë në procedurën administrative) për kushtet sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre?

o A bëni shpesh kontrata administrative? o Si e zbatoni në praktikë parimin e mbrojtjes së të drejtave ligjore të palës? o Si i shqyrtoni rastet e heshtjes administrative

Ju lutem, shënoni disa tema ose institute ligjore nga LPPA i ti në të cilat do të dëshironit të kishit trajnim (kjo pyetje mund të bëhet në një formular për ta plotësuar): o One Stop Shop (është biznes ose zyrë ku ofrohen shërbime të shumta; d.m.th,

klientët mund të marrin krejt çka u nevojitet në vetëm “një ndalesë". Termi e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të viteve 1920-të dhe fillim të 1930-tave[1] për të përshkruar një model biznesi që u ofron klientëve përparësinë e plotësimit të shumë nevojave në një lokacion, në vend se të kenë nevojë të “vozisin nëpër tërë qytetin” për të marrë shërbimet që u duhen në lokale të ndryshme.)

o Miratimi i presupozuar i kërkesës së palës o Kontrata administrative o Rindërtimi i dosjeve o Garantimi i të drejtave të akorduara o Ankesa o Llojet e dëshmive (dëshmitarët, dokumentet, inspektimi në terren, deklarata e

palës, dëshmia e ekspertit) o Sigurimi i dëshmive o E drejta dhe detyrimet e personit zyrtar o Miratimi i presupozuar i kërkesës së palës (heshtja administrative) o Njoftimi dhe dorëzimi i aktit administrative o Mjetet juridike të rregullta (Parashtresa dhe ankesa) o Mjetet e jashtëzakonshme juridike dhe përsëritja e procedurës o Zbatimi i detyrueshëm i detyrimeve monetare dhe jomonetare o Vendimi për zbatim të detyrueshëm

Page 27: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

25

o Zbatimi me forcë o Ekzekutimi i detyrimeve jofinanciare nëpërmjet të tretëve o Përfundimi i zbatimit o Mbrojtja nga sjellja e organeve publike dhe ofruesve të shërbimeve publike (me

theks në ankesë)

MODULI 4

NEVOJAT PËR TRAJNIM

Të flasim rreth përvojës suaj të mëhershme të trajnimit.

Çfarë lloj trajnimesh keni pasur ju dhe kolegët tuaj në lidhje me të dyja - zbatimin e LPPA-së së ri dhe legjislacionit substancial të fushës specifike/të veçantë?

A kanë qenë përmbajtjet e tyre në përputhje me nevojat tuaja substanciale të trajnimit? A përfshinte ai tema/lëndë të panevojshme?

Si i vlerësoni përgjithësisht këto trajnime?

Në çfarë lloj trajnimesh/ngritje të vetëdijes/shkëmbim të përvojave dhe praktikave keni marrë pjesë dhe në çfarë do të donit të merrnit pjesë? Seminare, konferenca; takime pune; vizita të ekspertëve, vizita pune, udhëtime pune/misione, delegime, shkëmbime afatgjate të punonjësve (më shumë se 3 muaj, deri në 6 muaj), rrjetëzim, identifikim të të praktikave të mira.

Dhe për çfarë lloj temash do të donit të mësoni më shumë nga të tjerët në lidhje me punën tuaj në mënyrë që të zbatohen qasjet, vendimet, praktikat e mira, ekspertizën e tyre?

A do të keni resurse të mjaftueshme/ disponueshmëri për ët marrë pjesë në trajnimet e ardhshme?

(Në rastin ideal i intervistuari do të përshkruajë disponueshmrëinë e tyre për pjesëmarrje sa i

përket kohës dhe orarit të caktuar. Nëse është e nevojshme, bëni pyetje të shkurtra të

drejtpërdrejta për të siguruar njohuri të plotë për gjendjen.

Nëse nuk bëhet e qartë në ndërkohë, pyesni:

Sa gjatë mund të merrni pjesë në trajnime jashtë vendit ku jetoni (punoni)? Si do të përshkruanit një trajnim të përshtatshëm për ju - fushëveprimi, stili, metoda, lokacioni dhe kohëzgjatja? (nëse keni ndonjë preferencë).

Sa dhe cilët kolegë tuaj të punës, me çfarë kualifikimesh, me cilat funksione dhe në çfarë niveli të strukturës duhet të trajnohen (më shumë) për LPPA-në e ri dhe ndikimin e tij në fushën tuaj specifike/të veçantë të zbatimit të legjislacionit substancial?

Në çfarë temash të rëndësishme dhe/ose çështjesh specifike do të ishte mirë që ata të trajnohen?

Fokusoni intervistën kryesisht në këtë çështje me pyetjet si “Çka tjetër”?, “Për çka tjetër mund të

mendoni”? në mënyrë që të merrni përgjigje me detaje maksimale.

Page 28: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

26

Tani përpiquni të mendoni për nevojat tuaja të trajnimit.

Për çfarë temash do të dëshironit të mësonit më shumë?

Përveç trajnimit, cilat kushte të tjera të rëndësishme është mirë të ekzistojnë për zbatim më efikas të LPPA-së së ri në fushën tuaj specifike/të veçantë të zbatimit të legjislacionit substancial?

Vetëm nëse është e nevojshme jepeni një shembull: harmonizimi i ligjeve të veçanta me LPPA-në,

Udhëzimet për zbatimin e LPPA-së, ngritjen e vetëdijes dhe materialet informuese për qytetarët

dhe bizneset, bashkëpunimi nga administratat e tjera, takimet me përfaqësuesit e MAP-së, rrjetet

profesionale ose të trajnimit, etj.

Faleminderit shumë për kohën dhe bisedën interesante!

Data dhe vendi i intervistës:

Përshtypjet e intervistuesit:

Page 29: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

27

9 Aneksi 2 – Komentet e Departamentit të Urbanizmit të Komunës së Prishtinës për LPPA-në

Komentet, gjetjet dhe pyetjet në vijim për LPPA-në janë shkruar nga nëpunësit civilë të Zyrës së Departamentit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës pas intervistave:

1. Shumë paragrafë të neneve e theksojnë shprehjen “nëse përcaktohet me ligj” ose “nëse përjashtohet shprehimisht me ligj”, por nuk e specifikojnë konkretisht cilin ligj;

2. Sipas nenit 2 /Fushëveprimi/ të këtij ligji, a nënkupton që për nxjerrjen e një akti administrativ ky ligj ka përparësi mbi ligjet e tjera, konkretisht, mbi Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Planifikim Hapësinor, kur kemi të bëjmë me kushte dhe leje të ndërtimit.

3. Asnjë nen i këtij ligji nuk e parasheh pranimin e palës së interesuar në procedurë, d.m.th., intervenimin në procedurë, siç përcaktohet në nenin 73 të LPA Nr. 02/L-28;

4. Neni 12 i LPPA-së e parasheh parimin e procedurës pa pagesë, ndërsa UA i MMPH Nr. 22/2012 për taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit parasheh pagesën e taksës për shqyrtimin e kërkesës, mbikëqyrjen e inspektimit dhe lëshimin e certifikatës për përdorim, a do të thotë kjo se sipas këtij neni pala duhet të lirohet nga një taksë (pagesë) e tillë.

5. Seksioni VI/ Organet kolegjiale/, a mund të themelohet një organ kolegjial në njësinë përgjegjëse, më konkretisht në Departamentin e Urbanizmit, i cili do të merrej me kërkesat specifike, dhe i njëjti do të merrte vendime për çështjet administrative.

6. Neni 50 i LPPA-së i cili është për korrigjimin e gabimeve të dukshme, nuk është e qartë se a i referohet ky nen edhe ndryshimit dhe plotësimit të elementeve shtesë të aktit administrativ, çfarë akti administrativ do të korrigjojë dhe plotësojë një akt të tillë administrativ. Seksioni IV i LPA-së Nr. 02/L-28 e rregullon këtë çështje me Konkluzion.

7. Neni 51.2 i LPPA-së nuk e sqaron saktë se si zbatohet miratimi në heshtje i një akti administrativ.

8. Neni 74/Parashtrimi i kërkesës/ paragrafi 2 i LPPA-së nuk e sqaron mirë çështjen nëse kërkesa nuk procedohet brenda afatit prej 2 ditësh, derisa afati për shqyrtimin e kërkesës fillon të llogaritet nga dita e parashtrimit të kërkesës dhe e njëjta zbatohet edhe për nenin 75 dhe nenin 81.

9. Neni 85/ Çështjet paraprake/ i LPPA-së, a nënkupton pezullimin e procedurës edhe për çështjet kur është fjala për të njëjtin organ kompetent por një njësi tjetër përgjegjëse, si p.sh., nëse një çështje administrative kryhet në Departamentin e Urbanizmit, përderisa procedura paraprake kërkohet të kryhet në Departamentin e Kadastrës, etj.

10. Në nenin 92/ E drejta e njohjes me dosjen dhe e marrjes së informacionit/ paragrafi 1 i LPPA-së, fjala “pala” a nënkupton palën në procedurë apo çdo palë të interesuar.

11. Në nenin 100/ Akti administrativ i miratuar në heshtje/ dhe nenin 104/ Pamundësia/ të LPPA-së, mendoj se ka nevojë për sqarime shtesë.

12. LPPA nuk përcakton ndonjë afat për plotësimin e kërkesave ose paraqitjen e dëshmive shtesë.

13. Seksioni III/ Procedura e ankesës kundër aktit administrativ/ neni 132, paragrafët 4 dhe 5 nuk janë të qartë në atë se a merr organi epror vendim për ankesën, konkretisht, nëse Departamenti i Urbanizmit e refuzon një kërkesë për leje ndërtimi dhe nëse organi i shkallës së dytë konstaton se ankesa është e pranueshme, a nënkupton se organi i shkallës së dytë merr vendim për lëshimin e lejes së ndërtimit.

14. E njëjta çështje e adresuar në pikën 13 të këtij komenti aplikohet edhe për nenin 133 të LPPA-së.

Page 30: Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike h · 1 1 Objektivat Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës

28

15. Në nenin 130/Efektet e parashtrimit të ankesës/ paragrafi 1, mendoj se është e padrejtë që çdo ankesë (qoftë e bazuar ose e pabazuar) të pezullojë, sipas fuqisë së ligjit, vendimin;

16. Në nenin 143/ Ekzekutimi i një akti administrativ/ a ka të bëj kjo edhe me aktet administrative të organit të shkallës së dytë, konkretisht, nëse shkalla e dytë e revokon vendimin e shkallës së parë, a kërkohet nga e njëjta të zbatojë vendimin nëse konsideron se nuk është e bazuar dhe nëse është iniciuar konflikti administrativ kundër tij - padia në gjykatën kompetentet;

17. LPPA nuk parasheh shfuqizimin (ang. revocation) e aktit administrativ, përderisa ky veprim administrativ parashihej në LPA.

Shënim i përkthyesit: (LPA përdor termet ang. revocation & abolishment – shqip “revokimi dhe shfuqizimi”, ndërsa LPPA përdor ang. annulment and revocation – shqip “anulimi dhe shfuqizimi”)