seria e analizave të politikave e fes · informacionit (raporte të ndryshme, analiza, ... nga...

35
[Type text] Seria e Analizave të Politikave e FES Raporti #1 i Analizës së Politikave: Qëndrimet e Partive Kundrejt Politikave Sociale: Pensionet, Mbrojtja Shëndetësore dhe Privatizimi Rarpoti është pregaditur nga: Kushtrim Shaipi Agon Maliqi Maj, 2008, Prishtinë Ky studim është kryer nga UBO Consulting si pjesë e serisë së analizave të sponsoruara nga Friedrich Ebert Stiftung (FES). Si i tillë është temë e diskutimit në mes të akterëve kyç në këtë fushë dhe pasi të grumbullohen opinionet e partive politike, do të rishikohet dhe prezantohet sin një nga kapitujt e publikimit gjihtëpërfshirës së bashku me studimet e tjera që do të kryhen gjatë vitit 2008.

Upload: others

Post on 22-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  

[Type text]  

 

Seria e Analizave të Politikave e FES 

Raporti #1 i Analizës së Politikave: Qëndrimet e Partive Kundrejt Politikave Sociale: Pensionet, 

Mbrojtja Shëndetësore dhe Privatizimi    

Rarpoti është pregaditur nga:  

Kushtrim Shaipi Agon Maliqi 

   

Maj, 2008, Prishtinë  

 

Ky  studim është kryer nga UBO Consulting  si pjesë e  serisë  së analizave  të  sponsoruara nga Friedrich Ebert Stiftung (FES). Si  i tillë është temë e diskutimit në mes të akterëve kyç në këtë fushë dhe pasi të grumbullohen  opinionet  e  partive  politike,  do  të  rishikohet  dhe  prezantohet  sin  një  nga  kapitujt  e publikimit gjihtëpërfshirës së bashku me studimet e tjera që do të kryhen gjatë vitit 2008.  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  2 

 

 

PËRMBAJTJA 

 

1. SFONDI I PROJEKTIT .................................................................................................................................. 3 

1.1. ARSYETIMI .............................................................................................................................................. 3 

2. METODOLOGJIA ........................................................................................................................................ 5 

3. KORRNIZA TEORIKE DHE PËRVOJAT NGA VENDET E TJERA ...................................................................... 6 

3.1. Pensionet ........................................................................................................................................... 6 

3.2. Sigurimi shëndetësor ....................................................................................................................... 11 

3.3. Privatizimi dhe të Drejtat e Punëtorëve .......................................................................................... 17 

4. POZITA E PARTIVE KARSHI PENSIONEVE, MBROJTJES SHËNDETËSORE DHE PRIVATIZIMIT ................... 21 

4.1. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ............................................................................................... 22 

4.2. Lidhja Demokratike e Kosovës ......................................................................................................... 24 

4.3. Lidhja Demokratike e Dardanisë ...................................................................................................... 26 

4.4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ................................................................................................. 29 

4.5. Aleanca Kosova e Re ........................................................................................................................ 31 

5. KONKLUZION ........................................................................................................................................... 33 

SHTOJCA 1: LISTA E TË INTERVISTUARVE .................................................................................................... 35 

 

 

Heqje Përgjegjësie

Këndvështrimet e autorëve të shprehura në këtë publikim jo domosdoshmërisht reflektojnë qëndrimet e Friedrich Ebert Stiftung.  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  3 

 

1. SFONDI I PROJEKTIT   

UBO Consulting dhe  stafi  i  tanishëm që punon 

aty  janë  angazhuar  në  fushën  e  profilizimit  të 

partive politike për më tepër se dy vite. Përvoja 

e krijuar në këtë drejtim është mjaft e dobishme 

për  akumulimin  e  njohurive  të  mangëta 

akademike  dhe  empirike  në  këtë  fushë  në 

Kosovë.  Dokumentet  e  krijuara  deri  më  tani 

janë  cilësuar  nga  shumë  akademikë  dhe 

politikanë  si  një  kontribut  i  tejçmuar  që 

ndihmon  evoluimin  e mëtutjeshëm  të  partive 

karshi  zhvillimit  të  profileve  të  veçanta 

ideologjike.  Ky  studim  duhet  të  shikohet  si 

vazhdimësi  e  punës  së  deritanishme  dhe  një 

stimulim  tjetër  për  profilizimin  e  partive 

politike.  Përderisa  punimet  e  kaluara  në  këtë 

fushë kanë pasur një qasje me  të përgjithshme 

dhe  kanë  synuar  të ofrojnë  koncepted bazë  të 

profilizimit për partitë politike dhe  studjuesit e 

shkencave politike, ky projekt synon ndërlidhjen 

e  aspektit  teorik  të  profilizimit  me 

vendimmarrjen  dhe  politikbërjen  si  dhe  me 

qëndrimet ndaj qështjeve të caktuara.  

1.1. ARSYETIMI    

Ky projekt  synon  të gjenerojë debate në  lidhje 

me çështjet e kontestuara dhe më kontraverse 

në shoqërinë kosovare. Si  i  tillë, projekti duhet 

të  stimulojë  debate  të  brendshme  në  partitë 

politike  dhe  në  të  njejtën  kohë,  të  provokojë 

reagime të votuesve (duke qenë se për herë të 

parë  vendimet  për  politika  të  caktuara  do  të 

interpretohen  nga  këndvështrimi  ideologjik). 

Pasi që procesi i definimit të statusit të Kosovës 

tanimë  është  përmbyllur,  debatet  rreth 

çështjeve të caktuara pritet të jenë në zemrën e 

jetës politike. Përderisa debate të tilla nuk  janë 

promovuar  shumë  gjatë  viteve  të  fundit  me 

arsyetimin  se  partitë  kanë  punë  më  të 

rëndësishme—shtetësinë,  tanimë nuk duhet  të 

ketë  pengesa  për  debatet mbi  përzgjedhjet  e 

politikave. 

  

[Type text]  

 

Figura 1. Grafiku Tradicional i Profilizimit Politik 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  5 

 

 

2. METODOLOGJIA  

Siç  është  cekur  më  lartë,  projekti  ka  synuar 

përdorimin  e  të  gjitha  burimeve  dytësore  të 

informacionit  (raporte  të  ndryshme,  analiza, 

artikuj nga gazetat) si dhe informacionit empirik 

të grumbulluar përmes intervistave të zhvilluara 

me  zyrtarë  të  partive  politike,  për  të  zhvilluar 

një  profil  sa  më  të  saktë  të  partive  karshi 

çështjeve  të  përmendura.  Në  këtë  mënyrë, 

projekti synon të ndërlidhë aspektet teorike dhe 

praktike  të  profilizimit  të  partive  politike. 

Arsyeja  për  një  përzgjedhje  të  tillë  të 

metodologjisë  është  mungesa  e  vërejtur  e 

njohurive  në  anën  e  praktikuesve  të  politikës 

(liderëve  dhe  anëtarëve)  për  profilizimin 

ideologjik të partive politike. Në këtë mënyrë, si 

liderët e partive ashtu edhe mbështetësit e tyre 

do të krijojnë një pasqyrë më të saktë të profilit 

ideologjik. Debatet rreth çështjeve konkrete do 

të  shërejnë  partitë  politike  të  pozicionohen 

ideologjikisht, një proces ky që deri më tani nuk 

ka  ndodhur  në  Kosovë.  Për më  tepër,  do  t’ju 

ofrojë atyre një perspektivë më  të hollësishme 

të  ideologjive  politike  duke  i  përkthyer  ato  si 

vendime për politika, aspekt ky që deri më tani 

nuk është trajtuar sa duhet.  

 

 

 

 

Projekti do të zgjasë për një vit dhe çdo studim 

do të prezantohet në publik. Partitë politike do 

të  vlerësohen  në  shkallën  ideologjike  dhe 

indikatorët  e  zhvilluar  do  të  përdoren  për  të 

skjaruar  pozicionet  e  partive  politike.  Këto 

publikime  do  të  prezantohen  në  forume  të 

ndryshme duke stimuluar kështu, një debat më 

të gjerë shoqëror rreth profilizimit  ideologjik të 

partive politike dhe  implikimet praktike  të këtij 

profilizimi.  

Këto analiza të politikave do të publikohen çdo 

tre  muaj  dhe  do  të  përfshijnë  qëndrimet  e 

partive politike mbi çështjet që konsiderohen sit 

ë  rëndësishme  për  Kosovën.  Projekti  do  të 

implementohet  në  katër  cikle  identike1  dhe  is 

rezultat i kësaj do të publikohen katër analiza të 

politikave të ndryshme.  

                                                            1 Çdo cikël do të mbulohet nga një studim si ky.   

  

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  6 

 

3. KORRNIZA TEORIKE DHE PËRVOJAT NGA VENDET E TJERA 

3.1. Pensionet  

Problemi i pensioneve dhe debati politik mbi to 

dallon  nga  shteti  në  shtet,  varësisht  nga 

konteksti  politik  dhe  specifikat  ekonomike  ose 

socio‐demografike  të  shtetit.  Megjithatë,  siç 

thotë  edhe  Banka  Botërore  në  një  raport  të 

sajin mbi  gjendjen  e  sistemeve  pensionale  në 

botë,  “reforma  e  sistemeve  pensionale  është 

çështje  globale.  Të  rralla  janë  vendet  ku 

reforma e sistemit aktual të pensionit nuk është 

në  agjendë  të  reformës  ndërsa  shtytësit  e 

reformave  dallojnë  nga  rajoni  në  rajon”.2 

Presionet  e  ndryshme  të  shkaktuara  nga 

kufizimet  buxhetore,  integrimi  i  tregjeve  dhe 

lëvizjet socio‐demografike e kanë bërë çështjen 

e  pensioneve  një  problem  delikat  edhe  në 

Evropë dhe nxisin debate  të  vazhdueshme për 

nevojën e reformimit të tyre, rrjedhimisht edhe 

konfrontime  në  baza  ideologjike  mes  partive 

politike.  Banka  Botërore  thotë  se  çështja  e 

pensioneve  përfaqëson  problem  për  shkak  se 

niveli  i  lartë  i  shpenzimeve  nga  presionet mbi 

buxhetin në  shtetet  Evropiane  vetëm  sa do  të 

rritet marrë  parasysh  vjetërsimin  e  popullsisë, 

kurse  ndryshimet  e  vazhdueshme  socio‐

                                                            2 Ëorld Bank. “Pensions Reform: Issues and Prospects for NDC schemes” Chapter 1. Edited by Robert Holzmann and Edëard Palmer. 2003.  

ekonomike  po  i  bëjnë  sistemet  aktuale  të 

pamjaftueshme. Raporti  i saj shton se  integrimi 

evropian  dhe  monedha  e  përbashkët  do  të 

shkaktojë  nivele  të  larta  të  migrimit  të 

brendshëm dhe të jashtëm përderisa rregullat e 

sotme  të  pensionimit  nuk  e  kanë  paraparë 

nevojën për mobiliet të fuqisë punëtore.3 

Sistemet pensionale në Evropë dhe aranzhimet 

institucionale  dallojnë  nga  shteti  në  shtet. 

Shumica e  shteteve  i  kombinojnë, në nivele  të 

ndryshme,  dy  ose  tri  shtylla  të  ardhurave 

pensionale: sistemin publik të detyrueshëm “pay 

as  you  go”  (prej  këtu  PAYG)  i  cili  si  burim  të 

fondeve i ka të ardhurat e buxhetit që mblidhen 

nga  tatimet  e  punëtorëve  të  sotëm;  llogaritë 

private  të  detyrueshme  individuale  të 

pensioneve  të menaxhuara  nga  fonde  publike 

ose  private;  si  dhe  kontributet  vullnetare 

përmes fondeve private. Skemat pensionale tri‐

shtyllëshe sigurojnë që përfitimet në moshën e 

pensionimit  të  vijnë  nga  tre  burime  të 

ndryshme,  secila  e  bazuar  në  principe  të 

ndryshme  ligjore,  organizative  dhe  financiare. 

Sistemet  pensionale  në  Evropë  dallojnë  me 

njëra  tjetrën  edhe  në  faktorë  të  tjerë,  si  për 

                                                            3 Ibid.  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  7 

 

shembull për nga mosha e pensionimit, niveli  i 

kontributeve  dhe  përfitimit,  fragmentimi  dhe 

kategorizimi i punëtorëve,  etj.  

Megjithatë, ajo që mund të thuhet është se në 

shumicën  e  shteteve  evropiane,  qoftë  atyre 

perëndimore apo atyre në  tranzicion, pjesa më 

e  madhe  e  pensioneve  vazhdon  të  mbulohet 

nga  sistemi  publik  PAYG.  Për  shkak  të 

problemeve  të  thella  me  qëndrueshmërinë 

buxhetore  si  dhe  të  problemeve  të  tjera  të 

cekura më  lartë,  shumë  shtete që mbështeten 

kryesisht në PAYG po ballafaqohen me sfida dhe 

me kërkesa të vazhdueshme për reformim. Një 

raport  i  vitit  2007  për  gjendjen  e  sistemeve 

pensionale  në  Evropë  theksonte  se  me  sfidat 

më  të  theksuara  në  reformim  ballafaqohen 

kryesisht  shtetet  e  Evropës  Lindore  si  Estonia, 

Polonia,  Çekia,  Qipro,  Hungaria,  Sllovakia,  por 

edhe  shtete  të  tjera  perëndimore  si  Spanja, 

Portugalia  dhe  Luxemburgu.4  Kërkesat  për 

reformim  në  shumicën  e  këtyre  shteteve 

shkojnë  në  drejtim  të  zvogëlimit  të  rolit  të 

PAYG, apo zvogëlimit të përfitimeve nga ai, dhe 

kalimin e barrës më të rëndë të pensioneve në 

llogaritë dhe kursimet e detyrueshme personale 

apo  edhe  ato  vullnetare  që  bëhen  përmes 

fondeve  investuese.  Deri më  sot  12  shtete  të 

Bashkimit  Evropian  kanë  zbatuar  sisteme  të 

bazuara në llogari personale.  

                                                            4 Vidlund, Mikka: “A Comparison of Pension reform in the EU – 27: Ëhat lessons can be learned?” Finnish Centre for Pensions, May 2007.   

Njësoj  siç  dallojnë  mes  shteteve  sistemet 

pensionale,  njësoj  edhe  reformimi  i  tyre  nuk 

mund  ta  ndjek  një  model  unik.  Megjithatë, 

reformat  e  ndërmarra  deri  tani  nga  shtetet 

Evropiane  kanë  treguar  paraqitjen  e  dy 

modeleve  reformuese,  reformës  paramterike 

dhe asaj paradigmatike. 5 Lloji i parë është më i 

butë  dhe  synon  që  të  “racionalizojë”  sistemin 

pensional  duke  kërkuar  të  ardhura  më  të 

mëdha dhe duke i ulur shpenzimet buxhetore të 

PAYG paralelisht me zgjerimin e mundësive për 

pensione  vullnetare  private.  Ky  model  i 

reformës  është  përdorur  për  shembull  në 

Austri,  Ceki,  Francë,  Gjermani,  Greqi  dhe 

Slloveni. Modeli  tjetër, ai paradigmatik, përbën 

një reformë më të thellë—largimin e monopolit 

nga sistemi PAYG brenda sistemit të sigurimit të 

detyrueshëm  shoqëror.  Një  reformë  e  tillë 

nënkupton  zakonisht  futjen  e  një  fondi 

pensional  të detyrueshëm në baza  individuale, 

reformën  serioze  të  PAYG  si  dhe  zgjerimin  e 

mundësive për  kursime  vullnetare. Reforma  të 

tilla,  të  quajtura  edhe  si  “reforma  me  tri 

shtylla”,  kanë  ndërmarrë  Bullgaria,  Estonia, 

Kroacia, Danimarka, Hungaria,  Latvia, Holanda, 

Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. 6 

Reforma  e  sistemeve  pensionale  natyrisht  që 

shoqërohet me  debate  politike mes  spektrave 

të  ndryshme  ideologjike.  Siç  edhe  mund  të 

                                                            5 Ëorld Bank: “Pensions reform in Europe: Progress and Process”, 2003.  6 Ibid.  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  8 

 

paramendohet,  në  krye  të  kërkesave  për 

reforma  janë partitë e djathta dhe ato  liberale, 

kurse më hezituese për t’u larguar nga kontrolli 

i  shtetit  mbi  pensionet  janë  partitë  e  majta. 

Natyrisht,  këtu  ka  dallime  edhe  për  shkak  të 

nuancave  ideologjike  të  partive  por  edhe  për 

shkak të traditës së shtetit në të cilin këto parti 

veprojnë. Shpjeguar në mënyrë përgjithësuese, 

promovuesit  e  reformave  argumentojnë  se 

financimi  i pensioneve përmes  fondeve private 

dhe  individuale  pensionale  do  t’i  eliminonte 

shumë  nga  problemet  e  sistemit  të  tanishëm, 

pikë  së  pari  duke  i  eliminuar  oscilimet 

demografike  si  faktor me  ndikim në pagesat  e 

pensioneve,  pastaj  edhe  duke  eliminuar 

ndikimin  politik  në  të  ardhurat  pensionale,  si 

dhe duke nxitur rritjen ekonomike për shkak të 

rritjes së kursimeve dhe rrjedhimisht parave në 

dispozicion për  investime. Orientimi  ideologjik  i 

djathtë/liberal mund të vërehet në këtë aspekt 

edhe  për  shkak  se  e  ndërlidh  më  shumë 

pensionin  në  mënyrë  direkte  me  meritat 

individuale  (të  ardhurat)  të  punëtorit,  duke  e 

larguar  shtetin  si  ndërmjetës.  Në  ndërkohë, 

kundërshtimet  e  partive  të  majta  kryesisht 

lidhen  me  sigurinë  e  pensioneve  që  kalojnë 

nëpër  duart  e  fondeve  private  investuese,  pra 

me rrezikun që pensionistët t’ia lënë fatin e tyre 

në mëshirën  e  tregjeve  kapitale  ku  investohen 

paratë e tyre.  

Megjithatë,  shumë  faktorë  luajnë  rol  në 

definimin  e  politikave  për  pensionet  dhe  ata 

gati  gjithmonë  janë  kontekstual—të  varur  nga 

kushtet  specifike  të  shtetit.  Për  të  krijuar  në 

pasqyrë  të  problemeve  të  ndryshme  me 

reformimin  e  sistemeve  pensionale,  si  dhe 

qasjes  së  partive  politike  në  këto  shtete,  po 

marrim  shembuj nga disa  shtete me kontekste 

të  ndryshme  politike,  socio‐ekonomike  dhe 

demografike. 

Spanja 

Spanja e ka një  sistem publik  të dominuar nga 

PAYG,  ndërsa  u  lejon  kompanive  dhe 

punëtoreve  të  kenë  fonde  private  pensionale 

por vetëm si shtesë ndaj pensioneve shtetërore 

dhe jo si alternativë. Shtylla PAYG e pensioneve 

është një  skemë e detyrueshme ndërsa niveli  i 

kontributit  është  28.3%  (4.7  %  punëtori  dhe 

23.6%  punëdhënësi).  Reforma më  e madhe  e 

sistemit pensional e cila e ka dizajnuar sistemin 

e  sotëm  është  arritur me marrëveshjen  e  vitit 

1997  të  quajtur  “Akti  i  Toledos”. Marrëveshja 

është  arritur  mes  partive  politike, 

punëdhënësve dhe sindikatave, por në kohën e 

qeverisjes  së  partisë  së  djathtë,  Partia  e 

Popullit.  Marrëveshja  rriti  vitet  e  kërkuara  të 

punës  për  të  pasur  drejtën  në  pension  nga  8 

vite (qe kishin arritur më parë socialistët) në 15 

vite,  pastaj  promovoi  planet  private  si  shtesa 

ndaj  sistemit  publik,  rriti  numrin  e 

kontribuuesve  përmes  futjes  së  të 

vetëpunësuarve,  dhe  kufizoi  pensionimin  e 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  9 

 

hershëm  duke  u  dhënë  njerëzve  shtytje  që  të 

punojnë më gjatë. 7 

Spanja  për  momentin  nuk  ballafaqohet  me 

probleme direkte fiskale për mbulimin e skemës 

së  saj  pensionale,  kryesisht  për  shkak  se 

imigracioni  ka  sjellë  fuqi  punëtore  të 

mjaftueshme për të siguruar të hyra buxhetore. 

Megjithatë  ekziston  një  frikë  shumë  reale  se 

shteti nuk do të mund ta përballojë në dekadat 

vijuese  sistemin  aktual  për  shkak  të  nivelit 

shumë të ulët të natalitetit dhe faktit se pas vitit 

2015  pritet  të  hyjnë  në  pension  numri  më  i 

madh  i  të moshuarve. Partia  Socialiste e  cila e 

fitoi mandatin e saj të dytë në Mars nuk e ka në 

agjendë  ndonjë  reformë  të  sistemit  pensional, 

ndërsa Partia e Popullit  kërkon që  të  vazhdojë 

reforma e nxitur nga “Akti i Toledos” në drejtim 

të  rritjes  së  rolit  të  fondeve  private  dhe 

zvogëlimin  e  barrës  së  buxhetit  dhe  sistemit 

PAYG.  

Estonia 

Estonia  sot  e  zbaton  një  sistem  modern 

pensional  me  tri  shtylla.  Shtylla  e  parë  është 

pensioni  bazë  shtetëror  për  çdo  person  mbi 

moshën 63 vjeç, dhe niveli  i të cilit ndahet nga 

shuma  e  një  shifër  të  sheshtë  për  të  gjithë 

banorët  e  Estonisë  bashkë  me  një  shumë  që 

                                                            7 Martin Artiles, Antonio: “Ëhat is the European Social Model: The Spanish case”. Institute of Social and Political Sciences, Barcelona, 2005. from:  http://ëëë.recercat.net/bitstream/2072/1393/1/ICPS237.pdf  

përllogaritet  si  përqindje  e  kontributit  ndaj 

shtetit ose stazhit të punës. Shtylla e dytë është 

kontributi  i  detyrueshëm  në  fonde  investuese 

private, pra ai që siguron se pensioni  i personit 

të moshuar është në  linjë me fitimet e tij gjatë 

punës. Shtylla e tretë është kontributi vullnetar 

përmes  ndonjë  fondi  privat,  të  cilin  Estonia  e 

stimulon përmes taksave më të ulëta.8 

Procesi deri te arritja e këtij sistemi ishte i mjaft 

i  gjatë.  Pas  pavarësisë  së  saj  nga  Bashkimi 

Sovjetik  dhe  rënia  e  komunizmit,  Estonia  në 

vitin 1993 zhvilloi një reformë të përkohshme të 

sistemit  pensional  të  bazuar  kryesisht  në 

sistemin  PAYG. Në  vitin  1997 Qeveria  e  krijon 

një komision për  ta dizajnuar skemën e  re dhe 

afatgjate  të  pensioneve,  ndërsa  drafti  i  këtij 

komisioni  përbënte  bazën  e  gjithë  punës  dhe 

vendimmarrjes  në  vijim.  Reforma  e  skemës  së 

pensioneve  shtetërore  u  nis  nga  “Akti  i  Takës 

Shoqërore” që hyri në  fuqi me 1  Janar  të  vitit 

1999, ndërkohë që shumica e ndryshimeve më 

të  rëndësishme  hyn  në  fuqi  edhe me  Aktin  e 

Sigurimeve Shtetërore Pensionale në Qershor të 

vitit 1998. 

Këto dy ligje reformuese u vënë në fuqi nga një 

qeveri pakicë e cila këtë e arriti pa mbështetjen 

e opozitës, por ato nuk i kundërshtuan masat ne 

parlament.  Pas  zgjedhjeve  të  vitit  1999,  ish‐

                                                            8 Estonia: National Strategy Report on Adequate and Sustainable Pensions. July 2005. taken from: http://ec.europa.eu/employment_social/spsi/docs/social_protection/2005/ee_en.pdf  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  10 

 

opozita  erdhi  në  pushtet  dhe  u  krijua  një 

koalicion  i  çuditshëm  mes  Partisë  Reformiste 

(parti  liberale),  Pro  Partia  (parti  konservative) 

dhe Partia e Moderuar (parti social‐demokrate). 

Qeveria  e  krijuar  prej  këtyre  dy  partive  e 

vazhdoi  punën  e  qeverisë  së  kaluar  për 

reformën pensionale, ndonëse iu deshën dy vite 

negociata  për  t’i  kaluar  dallimet  ideologjike  të 

anëtarëve  të  koalicionit.  Problemi  kryesor  u 

shfaq  rreth asaj  se a duhej që  shtylla e dytë e 

pensioneve  të  jetë  vullnetare,  siç  kërkonte 

Partia  Reformiste,  apo  të  detyrueshme  (siç 

kërkonin  dy  partitë  e  tjera  të  koalicionit  dhe 

sindikatat.  Përkundër  bindjeve  të  veta 

ideologjike kundër ngarkesave tatimore shtesë, 

Partia Reformiste u desh  të pajtohej me  faktin 

se  shtylla  e  dytë  e  pensioneve  do  të  ishte  e 

detyrueshme. 9 

Danimarka 

Sistemi  danez  i  pensioneve  bazohet  në  tre 

shtylla:  pensionin  shtetëror  që  shërben  si 

sigurim bazë për të gjithë të moshuarit (PAYG); 

skema  e  bazuar  në  kontribute  personale  që 

ndërlidh nivelin e  të ardhurave gjatë punësimit 

me  të  ardhurat  në  moshë  të  vjetër:  dhe 

                                                            9  International Labor Office: “Pension Reform  in the Baltic States: Estonia, Latvia, Lithuania”, 2006.  

http://ëëë.ilo.org/public/english/region/eurpro/budapest/doënload/socsec/baltic_pension_reform.pdf 

 

 

sistemin e pensioneve private  të cilat  i  shtojnë 

dy  skemave  të  tjera.  Megjithatë,  skema 

dominohet  gati  krejtësisht  nga  sistemi  publik 

PAYG.  

Problemi  kryesor  me  të  cilin  ballafaqohet 

Danimarka nuk ka  të bëjë gjithaq me presionin 

fiskal  për  të  ardhmen  e  afërt,  për  shkak  se 

financat  publike  të  shtetit  janë  relativisht 

stabile, por me shumë me atë në afat të gjatë të 

shkaktuar  nga  ndryshimet  demografike. 

Popullsia  po  vjetrohet meqë  nataliteti  është  i 

ulët,  jetëgjatësia  po  rritet  ndërsa  ardhja  e 

imigrantëve  të  rinj  është  e  kufizuar.  Prandaj 

sistemi  pensional  do  të  ballafaqohet  me  një 

situatë ku do të ketë më shumë të moshuar të 

cilëve u duhet ndihmë dhe më pak punëtor për 

ta mbushur  arkën  e  shtetit.  Për  këtë  arsye  në 

vitin  2006  Parlamenti  danez,  i  udhëhequr  nga 

koalicioni në fuqi mes partisë konservatore dhe 

asaj  liberale  por  me  konsensus  edhe  të  së 

majtës, e kaloi  “Marrëveshjen e Mirëqenies” e 

cili e ngriti moshën e pensionimit nga 65 vjeç në 

67,  masë  kjo  që  do  të  fillojë  të  zbatohet 

gradualisht në vitet 2024, 2025, 2026 dhe 2027. 

Ajo  që  lë  përshtypje  është  se  qeveria 

konservatore për  këtë masë mori mbështetjen 

edhe  të  partisë  social‐demokrate  e  cila  gjatë 

kohës  së  saj  në  pushtet  kishte  luajtur  rolin 

kryesor në krijimin e “shtetit të mirëqenies”, që 

është modeli tipik për shtetet nordike. Në fakt, 

politikat dhe ndryshimet në  sistemin pensional 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  11 

 

të  Danimarkës  kundërshtohen  vetëm  nga 

partitë  e  së  majtës  ekstreme.  Konsensusi  i 

partive  politike  kryesore,  të  majta  dhe  të 

djathta,  në  Danimarkë  është  mbase  edhe 

reflektim  i  një  konsensusi  të  përgjithshëm 

shoqëror që ekziston në  shoqëritë nordike për 

rëndësinë  e  shtetit  social,  apo  terrenit 

përgjithësisht  të  majtë  në  të  cilin  zhvillohet 

politika 

3.2. Sigurimi shëndetësor   

Sigurimi  se  gjithkush  ka  qasje  në  trajtim 

mjekësor  të  cilësisë  së  lartë  është  element 

themelor  i  modelit  social  Evropian.  Ky 

konstatim të lë të kuptosh se terreni politik mbi 

të  cilin  zhvillohet  debati  i  partive  politike  për 

sigurimin  shëndetësor  në  Evropë  është  një 

terren  që  anon  nga  e  majta,  për  dallim  nga 

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës ku shumë më 

tepër  hapësirë  i  lejohet  sektorit  privat. 

Përgjithësisht  modeli  dhe  funksionimi  i  një 

sistemi shëndetësor varet nga dy komponentë: 

modeli  i  financimit  dhe  mënyra  se  si  jepen 

shërbimet. Financimi ka të bëjë me mënyrën se 

si  sigurohen  fondet për dhënien  e  shërbimeve 

shëndetësore,  pra  nëse  ato  bëhen  përmes 

fondeve  publike  apo  private.  Ndërkohë,  kur 

flasim  për  mënyrën  se  si  jepen  shërbimet 

atëherë  bëhet  fjalë  për  aktorët  përgjegjës  për 

ofrimin  e  shërbimeve,  pra  spitalet  private  apo 

ato shtetërore. Sistemet shëndetësore mund të 

kombinojnë  financimin  dhe  dhënien  e 

shërbimeve  në  sektorin  publik,  në  sektorin 

privat,  apo  në  të  dyja.  Tabela  e  mëposhtme 

ilustron,  në  mënyrë  mjaft  përgjithësuese, 

mënyra  të  përfshirjes  së  sektorit  publik  dhe 

privat në  financimin dhe ofrimin e  shërbimeve 

mjekësore. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  12 

 

  Tabela 1 10 

                                    SHËRBIMET

                 Publik                  Privat

 

 

 

 

FINANCIMI 

 

 

 

 

 

 

Publik 

Sigurimi  shëndetësor  dhe 

shërbimi  kryhen na një agjenci 

publike 

 

Modelet: Norvegjia, Suedia, 

Finlanda, Danimarka 

 

Qytetarët  paguajnë  për  shërbimet  përmes 

tatimeve  ose  sigurimit  social  ndërsa 

shërbimet  jepen  nga  agjencitë  private 

(komerciale ose jofitimprurëse) 

Modelet: Kanadaja, Japonia, Gjermania, 

Franca, Britania e Madhe 

 

 

 

 

Privat 

Fatura  i  dorëzohet  direkt 

përdoruesit  (përmes  sigurimit 

ose  pagesave  nga  xhepi)  por 

shërbimi  jepet  në  spitale 

publike 

Modele: nuk ekzistojnë 

Shërbimi  mjekësor  financohet  nga  sigurime 

shëndetësore apo paguhet direkt nga pacienti 

ndërsa shërbimi jepet në spitale private 

 

Modeli: SHBA 

 

                                                            10 Blanchette, Claude & Erin Tolley. “Public and Private‐sector involvement in Health‐care systems: A comparison of OECD countries” Depository Services Program, Federal Government of Canada. 2001.   

  

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  13 

 

Megjithatë,  organizimet  e  sistemeve 

shëndetësore në  shtetet  e  zhvilluara  zakonisht 

janë më komplekse se modelet e  ilustruara nga 

tabela  e  mësipërme.  Kjo  meqë  shumica  e 

shteteve  përdorin  sisteme  të  kombinuara  të 

financimit dhe ofrimit të shërbimeve nga sektori 

publik  dhe  privat  në  të  cilat  zakonisht  roli  i 

sektorit  privat  është më  i  vogël.  Përveç  kësaj, 

sistemet  shëndetësore  janë  dinamike  dhe 

vazhdimisht kërkohen ndryshime që nxiten nga 

nevoja  të  reja, orientime politike  të partive në 

fuqi apo edhe  zhvillimet në mjekësi. Për  shkak 

të  kësaj  është  shumë  e  vështirë  që  sistemet 

shërbimeve  mjekësore  të  kategorizohen  në 

formë statike.  11 Veç  tjerash, dallimi  tjetër mes 

sistemeve shëndetësore nuk është vetëm forma 

e  financimit apo e dhënies  së  shërbimeve, por 

edhe lloji i shërbimeve mjekësore që mbulohen 

qoftë nga financimi publik ose i blerë privat.  

Ekzistojnë  dy  forma  të  financimit  publik  të 

sistemeve  shëndetësore:  financimi  i  bazuar  në 

tatime  dhe  ai  që  bëhet  përmes  sigurimit 

shoqëror.  Sipas  modelit  të  parë,  qasja  në 

shërbimet  shëndetësore është e barabartë për 

të gjithë qytetarët e shtetit dhe paguhet përmes 

tatimeve  të  paguara  nga  shteti.  Shtetet 

skandinave me këto mjete  i  financojnë  spitalet 

shtetërore  ndërsa  shtete  të  tjera  si  Kanadaja 

apo  Britania  e Madhe  i  paguajnë  institucionet 

private  për  t’i  kryer  këto  shërbime.  Modeli  i 

                                                            11 Ibid   

financimit  përmes  sigurimit  social  zakonisht 

funksionon  përmes  pagesave  të mbledhura  në 

“fondet  e  sëmundjes”.  Anëtarësimi  në  këto 

fonde  është  i  detyrueshëm  ndërsa  sasia  e 

parave  të  dhuruara  zakonisht  bazohet  në 

moshën  e  individit.  Këto  fonde  menaxhohen 

nga  një  numër  i  madh  i  aktorëve  (  psh. 

punëdhënësit, grupet profesionale apo qeveritë 

rajonale)  dhe  i  nënshtrohen  rregullimit  dhe 

monitorimit  nga  shteti.  Sistemet  e  tyre  i 

financojnë  përmes  kësaj  metode  shtete  si 

Austria,  Belgjika,  Japonia,  Franca,  Gjermania, 

Holanda etj.  

Sa  i  përket  formave  të  financimit  privat, 

ekzistojnë  dy  kryesore:  sigurimi  privat 

shëndetësor  dhe  pagesat  nga  xhepi.  Ky  lloji  i 

dytë  i  financimit  shpesh  përdoret  si  formë 

shtesë  e  pagesës  në  rastet  sigurimi  privat  ose 

edhe ai publik  i mbulojnë pjesërisht ose aspak 

shërbimet  e  caktuara  mjekësore.  Financimi 

përmes  sigurimeve  shëndetësore  bëhet  sipas 

metodës  së  zakonshme  të  sigurimit.  Shtetet  e 

Bashkuara  të  Amerikës  janë  i  vetmi  shtet  i 

zhvilluar  që  bazohet  parimisht  në  sigurimin 

privat për  financimin e  shërbimeve mjekësore, 

në ndërkohë që në shumicën e shteteve të tjera 

sigurimi  privat  është  vetëm  alternativë  e 

sistemit publik.   

Çështja e modelit  të sigurimit shëndetësor dhe 

rolit  të  sektorit  publik  dhe  privat  në  shumë 

shtete  përbën  një  pikë  të  qartë  dalluese mes 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  14 

 

orientimeve ideologjike të majta dhe të djathta, 

sidomos  në  Shtetet  e  Bashkuara  të  Amerikës 

dhe shumë më pak në Evropë. Zakonisht partitë 

e  majta  e  konsiderojnë  qasjen  në  shërbime 

mjekësore  si  një  “të  drejtë  njerëzore”12  dhe 

konsiderojnë  se për këtë arsye ky  shërbim nuk 

duhet  të  kushtëzohet  nga  mundësia  e 

qytetarëve  për  ta  paguar  apo  të  lihet  të 

funksionojë si çdo sektor tjetër  i tregut. Përveç 

kësaj,  partitë  e  majta  argumentojnë  edhe  se 

privatizimi  i sektorit  të shërbimeve mjekësore  i 

rrit  çmimet  e  këtyre  shërbimeve.  Këtë 

konstatim  e  ka mbështetur  edhe  raporti  i  vitit 

2006  i Organizatës Botërore  të  Shëndetësisë,  i 

cili  thotë  se  shtetet  si  Shtetet  e  Bashkuara  të 

Amerikës, që kanë sistem të bazuar kryesisht në 

financim privat dhe shërbime private, harxhojnë 

rreth  15%  më  shumë  për  shëndetësinë  në 

raport me  prodhimin  e  përgjithshëm  bruto  të 

vendit  sesa  shtetet  me  sisteme  krejtësisht 

publike.13 Ndërkohë që një raport  i mëhershëm 

i vitit 2000 i po kësaj organizate kishte theksuar 

se  këto  të  fundit  gëzojnë  shëndet  edhe më  të 

mirë të përgjithshëm të popullsisë.14  

Konstatimet  e  Organizatës  Botërore  të 

Shëndetësisë  por  edhe  të  partive  politike  të 

                                                            12 Neni 25 i Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut flet për të drejtën në shërbime mjekësore si të drejtë njerëzore: http://ëëë.un.org/Overvieë/rights.html  13 Ëorld Health Organization. “Ëorld Health Report 2006”, 2006. 14 Ëorld Health Organization. “Ëorld Health Report 2000”, 2000.  

majta  hidhen  poshtë  nga  qëndrimet  e  partive 

ose  komentuesve  politik  konservatorë  dhe  të 

djathtë.  Këta  të  fundit  argumentojnë  se 

sistemet publike shëndetësore kanë cilësi më të 

ulët  të  shërbimeve,  lista më  të  gjata  të pritjes 

për  ofrimin  e  shërbimeve  si  dhe  shkaktojnë 

zhvillim më  të  ngadaltë  të medikamenteve  të 

reja. Gjithashtu, ky krah  ideologjik argumenton 

se  sistemi  publik  nuk  i  shpërblen  si  duhet 

mjekët më të mire por edhe se është i padrejtë 

për  shkak  se  barrë  mbi  sistemin  bien  edhe 

njerëz që  i  shkaktojnë  vetës dëm me  vendime 

të  veta  (narkomanët,  alkoolistët,  etj).  Veç 

tjerash,  promovuesit  e  djathë  të  financimit 

privat  të  shërbimeve mjekësore  argumentojnë 

se  nëse  qytetarëve  u  kërkohet  të  paguajnë 

direkt  për  një  pjesë  të  shërbimeve  të  tyre 

mjekësore,  ata  do  të  ndërmarrin  hapa  për  të 

parandaluar  sëmundjet  dhe  rrjedhimisht 

përdorimin e shërbimeve mjekësore.   

Debati  politik  në  Shtetet  e  Bashkuara  të 

Amerikës 

Siç  edhe  u  tha  më  lart,  debati  ideologjik  për 

çështjen  e  sigurimit  shëndetësor  është  më  i 

theksuar  në  Shtetet  e  Bashkuara  të  Amerikës 

sesa në Evropë ku konsensusi për rolin e shtetit 

dhe  financimit publik  është mjaft  i  gjerë qoftë 

në  mesin  e  shoqërisë  apo  në  atë  të  partive 

politike.  Në  SHBA  çështja  e  financimit  të 

shërbimeve mjekësore dhe përbën gati në  çdo 

cikël  zgjedhor  njërën  prej  pikave  dalluese mes 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  15 

 

kandidatëve  për  president,  kongres  apo  senat 

që vijnë nga  radhët e Partisë Demokratike  (me 

qëndrim  të  majtë  dhe  pro‐dhënies  së 

shërbimeve nga shteti) dhe Partisë Republikane 

(me qëndrim  të djathtë dhe kundër dhënies së 

shërbimeve  nga  shteti).  Sistemi  aktual  ku 

dominojnë  sigurimet  private  mbështetet  nga 

pjesa dërmuese e Partisë Republikane ndërkohë 

që Demokratët vazhdimisht bëjnë përpjekje për 

reformim  të  thellë  të  sistemit  për  shkak  se 

shtresa  të  mëdha  dhe  të  varfra  të  popullsisë 

mbeten pa kurrfarë sigurimi.  

Të dhënat e fundit tregojnë se në vitin 2004 në 

Shtetet  e  Bashkuara  51%  e  shpenzimeve  për 

shërbime  mjekësore  janë  bërë  përmes 

financimit  privat  (36%  sigurimet  private,  15% 

pagesa  nga  xhepi)  ndërsa  pjesa  tjetër  është 

mbuluar  nga  qeveria  federale  dhe  ato 

shtetërore,  gjë që  rrëfen  për nivelin  e  lartë  të 

financimit  privat  në  vend.15  Fondet  e Qeverisë 

Federale  kryesisht  kalojnë  përmes  programit 

federal  Medicare  dhe  programit 

federal/shtetëror Medicait që ofrojnë mbulesë 

të shpenzimeve për të vjetrit dhe të varfrit, por 

kriteret për të përfituar nga to janë relativisht të 

vështira dhe një numër i madh i të varfërve nuk 

arrijnë të përfitojnë. Problemi kryesor në SHBA, 

i  cili  edhe  nxit  debate  të  ashpra  mes 

Demokratëve dhe Republikanëve është në vitin 

rreth  47  milion  njerëz  (15%  e  popullsisë  së 

                                                            15 http://ëëë.cdc.gov/nchs/data/hus/hus07.pdf 

SHBA‐së),  nuk  kanë  kurrfarë  sigurim 

shëndetësor,  kryesisht  për  shkak  të  çmimit  të 

lartë  të  sigurimit  shëndetësor  privat  dhe  për 

shkak  se  nuk  i  përmbushin  kriteret  për 

mbështetje nga sistemi publik.16   

Në  garat  për  zgjedhjet  presidenciale  për  vitin 

2008,  dy  kandidatët  demokrat  Barak  Obama 

dhe Hillary Clinton ofrojnë zgjidhje për sistemin 

shëndetësor që synojnë që të sigurojnë mbulim 

shëndetësorë për të gjithë amerikanët. Politikat 

e  Obamës  dhe  Klintonin  synojnë  që  të  rrisin 

rolin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve 

shëndetësore  dhe  afrimin  e  sistemit  amerikan 

me modelin evropian. Të dy propozojnë krijimin 

e  fondeve publike  ku  të  gjithë qytetarët do  të 

mund  të blejnë polica  të  sigurimit  shëndetësor 

me  çmime më  të ulëta, mirëpo dallimi kryesor 

është se Klinton dëshiron që blerjen e polisave 

ta bëjë  të detyrueshme për  të gjithë qytetarët 

kurse  Obama  vetëm  për  fëmijët  nën  18‐vjeç, 

ndërkohë  që  për  të  tjerët  e  le  si  zgjedhje.  Ky 

dallim përbënte njërën prej pikave më të nxehta 

në  debatet  presidenciale mes  dy  kandidatëve, 

ndërkohë që kandidati republikan për zgjedhjet 

e  Nëntorit  2008  John  McCain  nuk  propozon 

ndonjë  ndryshim  radikal  në  sistemin  e 

tanishëm.  

Modelet Evropiane  

                                                            16 Sipas statistikave të vitit 2006 nga US Census, faqe 2: marrë nga: http://ëëë.census.gov/prod/2007pubs/p60‐233.pdf  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  16 

 

Siç u tha më lartë, modelet evropiane sigurojnë 

mbulim  të  gjerë  shoqëror  përmes  sigurimeve 

publike  ndërkohë  që  pagesat  private  janë 

shumë  të  kufizuara,  varësisht  nga  shteti  në 

shtet.  Edhe  debati  politik  nuk  është  gjithaq 

ideologjik  meqë  ekziston  një  konsensus  i 

përgjithshëm  për  nevojën  e  rolit  të  shtetit  në 

shërbimet  mjekësore.  Edhe  nëse  ekziston 

ndonjë debat politik, ai mund të jetë për nuanca 

të  politikës  shëndetësore  (llojin  e  shërbimeve 

që  duhen mbuluar),  apo  edhe  për mënyrën  e 

menaxhimit,  por  jo  për  esencën  e  mbulimit 

universal shëndetësor.  

Në  sistemet  nordike  ku  edhe  financimi  edhe 

shërbimet  janë  publike,  si  për  shembull  në 

Finlandë,  spitalet  menaxhohen  nga  komunat 

(qeveritë  lokale)  ndërsa  jën  të  financuara  76% 

nga tatimet, 20% nga pagesat e pacientëve dhe 

4% nga të tjerë. Në këtë shtet është  i vendosur 

një  kufi  prej  590  eurosh  i  pagesës  vjetore  që 

mund  të bëjë pacienti për shërbime mjekësore 

publike,  pas  së  cilës  të  gjitha  trajtimet  dhe 

medikamentet  janë  falas.  Sektori  privat 

mjekësor në Finlandë është ndër më të voglit në 

Evropë  me  vetëm  14%  të  shpenzimeve  për 

shërbime  mjekësore.  Vetëm  8%  e  mjekëve 

punojnë  në  institucione  private,  ndërkohë  që 

pothuajse  nuk  ka  asnjë  spital  të  përgjithshëm 

privat.17 

                                                            17 Finnish Medical Association: http://ëëë.laakariliitto.fi/e/healthcare/  

Modeli tjetër është ai i Francës dhe Britanisë së 

Madhe ku sigurimi shëndetësor është universal 

dhe  kryesisht  publik,  por  megjithatë  spitalet 

dhe  shërbimet  janë  në  duar  të  sektorit  privat. 

Në  Britani  financimi  bëhet  përmes  taksave  të 

përgjithshme  të  shtetit  ndërsa  në  Francë 

përmes fondit të sigurimit social  i cili deri vonë 

mbulonte  vetëm  ata  që  kontribuonin  në  këtë 

fond.  Megjithatë,  qeveria  e  socialistit  Lionel 

Jospin  në  vitin  1998  e  krijoi  sistemin  e 

“mbulimit  universal  shëndetësor”.  Sot  në 

Francë  rreth  70%  të  shpenzimeve  mjekësore 

mbulohen  nga  fondet  publike.  Në  të  dyja 

shtetet,  edhe  në  Francë  edhe  në  Britani  të 

Madhe,  ekziston  mundësia  e  blerjes  së 

sigurimeve private por vetëm si alternativë dhe 

shtesë ndaj sistemit publik.  

Modele  interesante  për  krahasim me  Kosovën 

mund  të merren  shtetet  e Evropës  Lindore,  të 

cilat pas rënies së komunizmit u ballafaquan me 

sfidën  e  krijimit  të  sistemeve    të  reja 

shëndetësore.  Republika  Çeke  për  shembull 

merret  si  shembull  i  zhvillimit  të  një  sistemi 

funksional  të  kombinuar  publik‐privat 

menjëherë  pas  kalimit  në  demokraci.  Në  vitin 

1992  ky  shtet  e  themeloi  fondin për  sigurimet 

shëndetësore  dhe  njëkohësisht  ndërmori  hapa 

për t’i privatizuar shërbimet mjekësore si dhe të 

stimulojë  pluralizëm  në  financimin  e 

shërbimeve. Deri në  fund  të vitit 1993, 85%  të 

të  gjitha  institucioneve  shëndetësore  ishin  në 

pronësi  private,  ndërkohë  që  deri  në  fund  të 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  17 

 

vitit  1994  ekzistuan  deri  në  18  kompani  të 

sigurimit  shëndetësor  që  konkurronin  me 

fondin  publik.  Ndonëse  reforma  Çeke  ishte 

shumë e suksesshme, shteti në afat të shkurtër 

u  ballafaqua  me  rritje  të  shpejtë  të 

shpenzimeve  dhe  çmimeve  për  shërbimet 

mjekësore.  

3.3. Privatizimi dhe të Drejtat e Punëtorëve   

Procesi  i  privatizimit  është  një  proces  i 

ndërlikuar  dhe  i  përshkuar  nga  dallime  mes 

modeleve të ndryshme të zbatuara në rajone të 

ndryshme  të  botës  dhe  në  rrethana  të 

ndryshme  politike  dhe  kohore.  Në  fillim  të 

viteve 90, pothuajse të gjitha vendet e Evropës 

lindore në një formë apo tjetër e filluan hapjen 

e tyre ekonomike dhe tranzicionin në sistem të 

tregut të  lirë. Hapja e tregjeve dhe  liberalizimi  i 

ekonomisë  u  shoqërua  me  nevojën  e 

privatizimit  të  ndërmarrjeve  në  shtetërore  që, 

përveç  sektorëve  strategjik dhe monopolistë  si 

energjia ose telekomunikacioni që vazhdonin të 

sillnin përfitime,  të  shumtën e  rasteve  ishin në 

gjendje të dobët financiare dhe me prodhimtari 

joefiçente. Privatizimi nënkuptonte ristrukturim 

të pronësisë mbi kompanitë ndërkohë që shtete 

të ndryshme përdorën modele të ndryshme dhe 

të  kombinuara  të  privatizimit,  qoftë  përmes 

shitjes në masë apo strategjisë së shok‐terapisë, 

blerjeve të ndërmarrjeve nga menaxhmenti dhe 

punëtorët, shitjeve ndaj kompanive strategjike, 

dhënies  së  kuponëve  të  pronësisë  qytetarëve, 

etj. 

Përkundër llojeve dhe konteksteve të ndryshme 

të privatizimit brenda shteteve, ajo që mund të 

thuhet  si  vlerësim  përgjithësues  është  se 

procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore 

ka  shkaktuar  shumë  pakënaqësi  sociale meqë 

“në afat të shkurtër e ka keqësuar shpërndarjen 

e  aseteve  dhe  të  hyrave  në  ekonomitë  në 

tranzicion”.18  Perceptimi  i  përgjithshëm  në 

shumicën e shteteve  ishte se privatizimi  ishte  i 

padrejtë —  se procesi po  i dëmtonte  të varfrit 

dhe në disa raste edhe punëtorët, ndërsa nga ai 

po  përfitonin  ata  që  tashmë  janë  të  pasur,  të 

fuqishëm dhe të privilegjuar. Fërkimi i ri u krijua 

mbase për shkak se shtetet komuniste hynë në 

procesin e transicionit me nivele shumë të ulëta 

të  pabarazisë,  ndërkohë  që  “pas  komunizmit, 

shpërndarja e të ardhurave filloi të ketë dallime 

të mëdha me  shpejtësi.  Ky  proces  ishte më  i 

ngadaltë  në  shtetet  e  Evropës  Qendrore  si 

Republika  Çeke,  Hungaria,  Sllovenia  dhe më  i 

shpejt në vendet e lindjes më të largët si Rusia, 

Gjeorgjia  apo  Armenia.”19  Në  rastin  e  Rusisë, 

për  shembull,  pabarazia  në  paga  gati  se  u 

dyfishua gjatë periudhës 1991 deri 1994 duke e 

tejkaluar  madje  edhe  atë  të  Shteteve  të 

                                                            18 Birsdall, Nancy & Nellis John.: “Ëinners and losers: Assessing the distributional impact of privatization”. Center for Global Development. May, 2002.  19 Ibid.   

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  18 

 

Bashkuara të Amerikës.20 Në pothuajse të gjitha 

vendet ku privatizimi po zbatohej, përfaqësuesit 

e  punëtorëve  kanë  qenë  kritikët  e  tij  më  të 

mëdhenj,  vazhdimisht duke  i quajtur  efektet  e 

tija si negative në shpërndarjen e  të ardhurave 

dhe në mirëqenien e punëtorëve. 21 

Në  vijë  të  njëjtë  me  këto  konstatime, 

Organizata Botërore e Punës  (ILO)  i botoi gjatë 

dekadës  së  fundit  disa  studime  për  efektet  e 

privatizimit mbi punëtorët. Raportet e Va nder 

Houven dhe Sziracki (1997), de Luca (1998) dhe 

Joshi  (2000)  i  analizuan  efektet  sociale  dhe  të 

punësimit në shtete  të ndryshme  të botës. “Të 

dhënat  e  këtyre  raporteve,  të  kombinuara me 

rastet  studimore  të  shteteve  ose  edhe  të 

kompanive  të  veçanta,  si  dhe  me  hulumtime 

dhe gjetje të tjera nga e gjithë bota, sugjerojnë 

që  përderisa  një  numër  i  befasishëm  i 

privatizimeve  rezultuan me mbajtjen ose  edhe 

rritjen  e  numrit  të  punëtorëve,  dhe  përderisa 

shumica  e  qeverive  promovuan  ruajtjen  dhe 

krijimin e vendeve  të punës në metodat e  tyre 

të privatizimit, megjithatë vërehet një tendencë 

që humbjet e vendeve  të punës nga ky proces 

janë më të mëdha se krijimet e vendeve të reja 

të punës.”22 Për këtë arsye, mund  të  thuhet se 

në  nivel  botëror,  së  paku  në  afat  të  shkurtër,                                                             20 Brainerd, Elizabeth. “Ëinners and losers in Russia’s economic transition”. American Economic Revieë, Volume 88, Issue 5, pg‐ 1094 – 1116. 1998.   21 Birsdall, Nancy & Nellis John.: “Ëinners and losers: Assessing the distributional impact of privatization”. Center for Global Development. May, 2002. 22 Ibid.  

efekti  i  drejtpërdrejtë  i  privatizimit  të 

ndërmarrjeve  shtetërore  në  punësim  është 

negativ.  

Mbështetësit e privatizimit megjithatë e quajnë 

këtë  fenomen  si  të  pashmangshëm  gjatë 

procesit  të  tranzicionit.  Ata  shtojnë  se 

privatizimi dhe ristrukturimi i ekonomisë në afat 

të gjatë ka efekte pozitive për shkak krijon klimë 

të përshtatshme të afarizmit, konkurrencës dhe 

e rrit produktivitetin e  fuqisë punëtore. Logjika 

e optimistëve është  se  rezultati përfundimtar  i 

privatizimit,  paralel  me  procesin  e  rritjes  së 

përgjithshme  të  sektorit  privat,  është  një 

ekonomi  funksionale e  tregut në  të  cilën edhe 

punëtorët  që  e  kanë  humbur  vendin  e  punës 

me  rastin e privatizimit  të ndërmarrjes  së  tyre 

do të mund të adaptohen shpejt në rrethanat e 

reja  dhe  të  gjejnë  një  vend  pune  në  ndonjë 

sektor tjetër të ekonomisë. Në këtë aspekt vlen 

theksuar  edhe  faktin  se  nuk  duhet  pritur  që 

privatizimi  i  ndërmarrjeve  të  sjell  rritjen  e 

punësimit, por  se  këtë duhet  ta bëjë,  siç edhe 

do  të  ilustrojë  rasti  i  Polonisë,  zgjerimi  i 

përgjithshëm i sektorit privat.  

Polonia 

Në fillimet e procesit të tranzicionit në Evropën 

lindore,  perspektiva  dhe  afatgjatë  e 

ndryshimeve  mund  të  kuptohej  qartë  nga 

politik‐bërësit  mirëpo  procesi  nëpër  të  cilin 

duhej kaluar nënkuptonte ndryshme thelbësore 

të  sistemit  të  cilat  detyrimisht  do  të  nxisnin 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  19 

 

reagime  kundërshtuese  në mesin  e  popullsisë, 

dhe  sidomos  të  punëtorëve.  Pakënaqësia  e 

“humbësve  të  transicionit”  dhe  ndjenja  e 

pasigurisë  me  reformat  ka  shkaktuar  gjatë 

viteve  90’  presion  të  konsiderueshëm  mbi 

partitë  politike  apo  qeveritë  reformatore  që 

promovonin  privatizimin  në  shtetet  e  Evropës 

lindore,  duke  shkaktuar  vonesa  në  proces  ose 

duke  rikthyer  në  pushtet madje  në  disa  raste 

partitë  trashëgimtarë  të  partive  komuniste  që 

ishin më hezituese për t’u reformuar.  

Duke  qenë  edhe  shteti  më  i  madh  i  Evropës 

lindore, Polonia  ishte ndër shtetet e para post‐

komuniste  që  filloi  procesin  e  privatizimit  të 

ndërmarrjeve  shtetërore.  Qeveria  e 

“Solidaritetit” e nisi këtë proces që në vitin 1990 

ndërkohë  që  planifikonte  përdorimin  e 

metodave  të  kombinuara:  si  për  shembull 

rikthimin e pronave të nacionalizuara pas luftës 

së  dytë  botërore,  shitjen  e  stoqeve  të 

kompanive  të mëdha publike, dhënien me qira 

ose  shitjen  e  kompanive  menaxhmentit  dhe 

punëtorëve, shitjen direkte kompanive të huaja, 

likuidimin  etj.  Ndonëse  reformatorët  polak 

kishin  shpresuar  se  deri  në  vitin  1994  do  t’i 

privatizonin  më  shumë  se  gjysmën  e 

ndërmarrjeve  shtetërore,  ata  kishin  arritur  që 

deri në vitin 1993 të privatizonin vetëm 28% të 

tyre.  

Vonesat  në  privatizim  i  atribuoheshin 

problemeve  makroekonomike,  politike, 

burokratike  dhe  atyre  strukturore. Megjithatë, 

një ndër  faktorët kryesor për vonesën  ishte  se 

“trauma  sociale  e  ndryshimit  të  shpejtë 

ekonomik  krijoi  ambivalencë  dhe  rezistence 

ndaj  privatizimit”.  Në  këtë  atmosferë  të 

mosbesimit  ndaj  reformave,  polakët  në 

zgjedhjet  e  vitit  1993  sollën  në  pushtet 

koalicionin  e  Aleancës  së  majtë  Demokratike 

(SLD) – trashëgimtare e partisë komuniste – dhe 

Partisë  fshatare  të Polonisë. Të dyja këto parti 

ishin  tërheqëse  pikërisht  për  ato  grupe  të 

njerëzve  që  ndiheshin  të  kërcënuara  nga 

reformat  ekonomike  –  bujqit,  punëtorët  e 

ndërmarrjeve  shtetërore,  pensionistët,  të 

papunët, etj. Premtimi  i partive fituese  ishte se 

do  t’i  ngadalësonin  reformat  e  ndërmarra  nga 

“Solidariteti”,  përfshirë  këtu  edhe  procesin  e 

privatizimit  në  masë,  dhe  se  do  të  ofronin 

mbrojtje për ata që janë ndikuar negativisht nga 

privatizimi. Megjithatë, frika ndaj të privatizimit 

u  rrit  për  shkak  të  rritjes  së  presionit  nga 

inflacioni, dobësia e ndërmarrjeve që duheshin 

shitur  (gjysma  ishin  pothuajse  në  gjendje 

bankroti), por edhe mungesa e  investitorëve të 

huaj.  

Megjithatë,  rreth vitit 1994 gjendja ekonomike 

e  Polonisë  filloi  të  përmirësohej  dukshëm.  Kjo 

nuk ndodhi për shkak të suksesit të privatizimit 

por  për  shkak  të  rritjes  së  përgjithshme  të 

sektorit privat. Ndërkohë që deri në vitin 1993 

sektori privat kishte arritur t’i krijonte 3.5 milion 

vende  të  reja  pune,  në  vitin  1994  kompanitë 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  20 

 

private  ishin përgjegjëse për më shumë se 80% 

të  qarkullimit  në  ekonomi  ndërsa  rreth  60%  e 

ekonomisë    vlerësohej  të  jetë  në  pronësi 

private.  Prandaj  faktori  kryesor  në 

transformimin  ekonomik  të  Polonisë mund  të 

kenë  qenë  reformat  që  thjesht  lejuan 

ndërmarrësit  të marrin nën kontroll bizneset e 

kontrolluara  nga  shteti.  Prandaj  edhe  “mësimi 

që duhet marrë nga qeveritë e shteteve të tjera 

në tranzicion është se transformimi i Polonisë u 

nxit  shumë  më  tepër  nga  zgjerimi  i  sektorit 

privat  sesa  nga  privatizimi  i  ndërmarrjeve 

shtetërore.” 23 

                                                            23 Rondinelli, Dennis A & Jay Yurkieëicz: “Privatization and economic restructuring in Poland: an assesment of transitin policies”  American Journal of Economics and Sociology. April 1996.   

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  21 

 

4. POZITA E PARTIVE KARSHI PENSIONEVE, MBROJTJES SHËNDETËSORE DHE PRIVATIZIMIT  

 

Siç  është  cekur  më  lartë,  të  gjitha  partitë 

politike  parlamentare  janë  intervistuar  gjatë 

këtij  hulumtimi  me  qëllim  të  vlerësimit  të 

pozicionit  të  tyre  kundrejt  tre  çështjeve  që 

janë  fokus  i  këtij  studimi.  Me  qëllim  të 

grumbullimit  të  opinioneve  të  zyrtarëve 

partiak  që  janë  të  përfshirë  në  mënyrë  të 

drejtëpërdrejtë  në  politikë‐bërje,  UBO 

Consulting  ka  intervistuar  deputetët  që  janë 

anëtarë  të  Komisionit  Parlamentar  për 

Shëndetësi,  Punë  dhe  Mirëqenie  Sociale. 

Përfshirja  e  tyre  aktive  dhe  e  përditshme  në 

politikë‐bërje  konsiderohet  si  faktor  kyç  në 

formësimin  e  korrnizës  së  përgjithshme  të 

politikave në  fushën e Pensioneve, Mbrojtjes 

Shëndetësore, dhe Privatizimit.1 

Duhet  të  përmendet  që  të  gjeturat  e 

prezantuara më poshtë bazohen  kryesisht në 

përgjigjet  dhe  opinionet  e  shprehura  nga 

përfaqësuesit e partive politike në Komisionin 

Parlamentar  për  Shëndetësi,  Punë  dhe 

Mirëqenie  Sociale.  Në  përgjithësi,  mund  të 

vërehet  një  mangësi  të  njohurive  të 

përfaqësuesve të partive politike në  lidhje me 

çështjet  e  trajtuara,  por  edhe  në  rastet  kur 

njohuria  është  e  bollshme,  qëndrimet  e  tyre 

nuk janë në harmoni me qëndrimet zyrtare te 

partive  të  tyre  të bëra publike më  shumë  se 

një  here.  Kjo  vetëm  konfirmon  faktin  që 

dialogu i brendshëm nëpër parti politike rreth 

çështjes së profilizimit është I mangët.  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  22 

 

 

4.1. Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  

Nga  intervsitat  me  përfaqësues  të  Partisë 

Demokratike të Kosovës del në pah se ekziston 

një nivel mjaft i ulët i dialogut të brendshëm për 

sa  u  përket  aspekteve  të  ndryshme  të 

rregullimit  të  çështjeve  sociale.  Ky  konkluzion 

mund  të  arrihet  pasi  që  të  krahasohen 

opinionet divergjente të dy pjesëtareve të PDK‐

së  në  Komisionin  Parlamentar  për  Shëndetësi, 

Punë  dhe Mirëqenie  Sociale  Znj.  Flora Brovina 

dhe  Znj. Mimoza  Ahmetaj.  Edhepse  ekzistojnë 

pika  të  përbashkëta  në  mes  të  dy 

respondenteve, mund  të  vërehtet  që  ato  nuk 

kanë një vijë të kjartë ideologjike partiake sipas 

së cilës përgjigjen në pyetje.  

Pensionet 

Aspekti i parë i trajtuar gjatë intervistaveishte ai 

i rregullimit të sistemit të pensioneve. Në lidhje 

me këtë, përfaqësueset e PDK‐së përqafojnë ide 

mjaft  të  djathta  duke  pohuar  se  PDK  nuk  ka 

prioritet  pensionet  si  dhe  se  rritja  e  fundit  e 

pensioneve ka qenë e trashëguar nga qeveria a 

kaluar dhe  se  ajo  aktuale nuk do  të bënte një 

gjë të  tillë. Kjo parti angazhohet për një sistem 

pensionesh  të  bazuar  në  kontribute  dhe  pa 

nderlidhje horizontale apo ndërlidhje në mes të 

gjeneratave.  Si  burim  shtesë  për  pagesën  e 

këtyre  pensioneve,  përfaqësueset  e  PDK‐së  e 

shohin  edhe  një  pjesë  të  fondeve  nga 

privatizimi  dhe  tatimi  i  vjelur  nga  mallrat  e 

luksit. Sistemin e kaluar (atë t ëish‐Jugosllavisë) 

përfaqësueset  e  PDK‐së  e  cilësojnë  si  të 

tejkaluar dhe të papërshtatshëm.  

Për sa  i përket shtyllës së dytë të pensioneve—

atë  të  kursimeve,  përfaqësueset  e  PDK‐së 

angazhohen  për  liberalizim  të  tregut  të 

pensioneve  të obligueshme pasi besojnë që në 

këtë mënyrë do të rritet konkurrenca dhe do të 

përfitojnë qytetarët e Kosovës.  

Për sa  i përket nivelit të pagesës (përqindjes së 

të ardhurave) e cila do të duhej të dedikohej për 

sigurime pensionale, PDK mendon se ajo duhet 

të jetë e ultë dhe në harmoni me të ardhurat e 

shumicës së qytetarëve.  

Sigurimet shëndetësore 

Aspekti  i  dytë  i  këtij  studimi  ka  të  bëjë  me 

sigurimet  shëndetësore,  çështje  kjo  tipike  për 

përcaktimin  e  pozitës  së  partive  në  boshtin  e 

profilizimit. Në  lidhje me  këtë  apsekt mund  të 

thuhet  se  përfaqësueset  e  PDK‐së  gjithashtu 

kanë  një  qëndrim  të  djathtë  dhe  angazhohen 

për shërbime mjekësore për të gjithë vetëm në 

aspektin e mjekësisë  familjare dhe barërave  të 

domosdoshme. Të  gjitha  shërbimet e  tjera ato 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  23 

 

mendojnë  se  duhet  të  mbulohen  nga  një 

sigurim  shëndetësor  që  do  të  duhej  të 

financohej  nga  punëdhënësit,  punonjësit, 

ndërsa kategori  të caktuara që cilësohen si më 

të rrezikuara duhet ti sigurojë shteti. Sipas tyre, 

Kosova  duhet  të  ketë  një  fond  shëndetësor 

qëndror  I  cili  do  të  duhej  të  financohej  nga 

kontributet  dhe  vetëm  deficiti  i  këtij  fondi  të 

mbulohet nga qeveria. 

Për  sa  i  përket  nivelit  të  pagesave  të 

kontributeve  shëndetësore,  përfaqësueset  e 

PDK‐së mendojnë që ai nuk duhet të jetë i lartë 

edhepse heztojnë të deklarohen për shifra fikse 

të pagesave.  

Privatizimi dhe të drejtat e punëtorëve   

Privatizimi  i  vështruar  nga  perspektiva  e  is‐

pnëtorëve  të  ndërmarrjeve  shoqërore  dhe 

mirëqenies  sociale në përgjithësi është  tema e 

tretë  ë  prekur  nga  kjo  analizë.  Për  sa  i  përket 

kësaj çështjeje, PDK është e bindur se procesi  i 

privatizimit  në  Kosovë  ka  qenë  i  gabuar. 

Përfaqësueset  e  PDK‐së  nuk  hezitojnë  të 

theksojnë  se menjëherë  pas  15  qershorit,  kur 

pritet  që  kompetencat  e  plota  të  kalojnë  në 

duar të qeverisë, do të fillojnë me shpërndarjen 

e  20%  të  të  hollave  që  me  këtë  proces  ju 

takojnë punëtorëve.  

Për më tepër, PDK beson se me lënien anash të 

kontribuesve  për  ndërtimin  e  këtyre 

ndërmarrjeve  shoqërore—ish  punëtorëve, 

procesi është bërë edhe më  i padrejtë. Mirëpo, 

arsyetimi i dhënë nga të intervistuarat nuk ka të 

bëjë me  idenë e  ridistribuimit  të  të ardhurave, 

por  thjeshtë  për  arritje  të  drejtësisë  kundrejt 

këtyre  individëve  që  kanë  punuar  tërë  jetën. 

Këtë  e  vërteton  edhe  fakti  që  të  dy 

respondentet  nuk  kanë  fare  njohuri  për 

mundësinë  (modelin)  e  shpërndarjes/shitjes  së 

aksioneve të kompanive publike tek qytetarët e 

thjeshtë,  praktikë  kjo,  që  është  tipike  për  një 

qasje të majtë.  

Në  anën  tjetër,  PDK  thekson  fuqimisht  se 

ndërmarrjet  shoqërore  nuk  duhet  privatizuar 

port  të  ipen me  koncesion, mënyrë  kjo  për  të 

minimizuar  subvencionimin  e  vazhdueshëm  të 

tyre. Sipas tyre, në duar të qeverisë do të duhej 

të mbesin vetëm ndërmarrje që janë me interes 

kombëtar  dhe  të  rëndësisë  së  veçantë  për 

funksionimin e shtetit si KEK dhe Hekurudhat. 

 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  24 

 

 

4.2. Lidhja Demokratike e Kosovës 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është partia 

e dytë më e madhe në Kosovë pas zgjedhjeve të 

fundit dhe njëherit partia më e vjetër. Qysh prej 

fillimit  të  themelimit  të  institucioneve, 

gjegjësisht  prej  zgjedhjeve  të  para  pas  vitit 

1999, LDK  iste pjesë e koalicioneve qeverisëse. 

Si  e  tillë,  LDK  është  partia  që  ka  pasur më  së 

shumti  mundësi  për  të  ndikuar  në  krijimin  e 

politikave në Kosovë, pra edhe në rregullimin e 

çështjeve që janë temë e këtij studimi.   

Pensionet 

Në  lidhje  me  fushën  e  parë  në  të  cilën 

fokusohet  ky  studim—pensionet,  LDK 

angazhohet për një sistem që do të bazohej në 

përvojën e punës dhe kontributin e dhënë gjatë 

jetës aktive në punë. Kjo parti nuk është dakord 

me  pagesë  të  barabartë  për  pensionistët  e 

punës dhe ata të pleqërisë dhe synon që në  të 

ardhmen  të  bëhet  një  diferencim  i  kjartë  i 

këtyre dy kategorive.  

Sistemi  aktual  i  pensioneve  me  tre  shtylla 

(bensioni bazë  i pleqërisë, kursimet pensionale 

dhe  pensionet  suplementare)  janë  sistemi  të 

cilin  LDK  e mbështetë  fuqimisht, mirëpo në  të 

njejtën kohë, angazhohet edhe për një skemë të 

re që do të mbulonte kategoritë e pensionistëve 

të pleqërisë që nuk kanë punuar gjatë moshës 

së tyre aktive.  

 

Për më  tepër,  LDK beson  se  tregu  i  kursimeve 

pensionale  duhet  të  liberalizohet  dhe  në  këtë 

treg  kompanitë privatetë  licensuara  të  garojnë 

në  mes  vete  për  ofrim  sa  më  të  mirë  të 

shërbimeve.  Gjithashtu,  sipas  LDK‐së,  me 

liberailzimin  e  tregut pensional  kursyesit do  të 

ishin  në  gjendje  të  planifikonin  më  mirë 

pleqërinë e  tyre dhe  të bëjnë  zgjedhjen më  të 

përshtatshme për ta. 

Një  pjesë  e  kursimeve  të  deritanishme  të 

kontribuesve kosovarë sipas LDK‐së do të duhej 

të  kthehej  dhe  investohej  në  Kosovë. 

Përfaqësuesja  e  kësaj  partie  në  Komisionin 

Parlamentar  për  Shëndetësi,  Punë  dhe 

Mirëqenie  Sociale  beson  se  tani  janë  pjekur 

kushtet  dhe  është  rritur  siguria  në  tregun 

kosovar,  andaj  për  hir  të  përfitimit  të 

përgjithshëm  të  qytetarëve  të  Kosovës,  një 

pjesë  e  këtij  fondi  do  të  duhej  të  kthehej  në 

Kosovë.  

LDK  është  kundër  ndërlidhjes  horizontale 

(ridistribuim të përfitimeve pensionale) dhe asaj 

ndërmjet  gjeneratave.  Arsyeja  pas  këtij 

qëndrimi  është  përsëri  plnifikimi  individual  i 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  25 

 

pleqërisë  dhe  programimi  i  jetës  personale  pa 

ndërhyrje  nga  jashtë  (shteti).  Mirëpo  karshi 

sistemit  ekzistues,  LDK  beson  se  duhet  të 

krijohet  një  fond  shtesë  që  do  të  mbulonte 

kategoritë  që  nuk  kanë  punuar  gjatë  jetës 

aktive.  Për  sa  i  përket  financimit  të  sistemit 

pensional,  LDK  beson  se  të  ardhurat  për  këtë 

sistem duhet të grumbullohen nga konributet e 

punonjësve dhe punëdhënsve, me një përqindje 

të vogël ndoshta nga shteti. 

Sigurimi shëndetësor   

Nga  këndvështrimi  i  LDK‐së,  sigurimi 

shëndetësor duhet të  jetë  i garantuar me  ligj si 

e drejtë e secilit qytetar të Kosovës, ndërsa sa  i 

përket modaliteteve  për  krijimin  e  këtij  fondi, 

duhet të ketë analiza të mirfillta. Ky qëndrim së 

bashku  me  lirimin  e  kategorive  sociale  nga 

bashkëpagesa  janë  pikënisja  bazë  e  LDK‐së 

karshi  sigurimeve  shëndetësore.  Kjo  parti 

gjithashtu  mendon  që  duhet  të  ekzistojë  një 

fond  qëndror  për  shëndetësi  i  cili  do  të 

financohej  nga  kontributet  e  personave  të 

punësuar, punëdhënësve të tyre dhe shteti.  

Sipas  LDK‐së,  shërbimet bazë mjekësore,  ilaçet 

e  domosdoshme  si  dhe  shërbime  të  tjera  për 

kategoritë  që  nuk  kanë  mundësi 

bashkëfinancimi duhet të mbulohen nga shteti. 

Privatizimi dhe të drejtat e punëtorëve 

LDK gjithashtu nuk është e kënaqur me procesin 

e privatizimit që është zhvilluar në Kosovë, por 

beson  se  të  metat  e  procesit  kanë  qenë  si 

pasojë e kohës jo‐adekuate në të cilën ky proces 

është  zhvilluar.  Për  sa  i  përket  fondeve  të 

dedikuara  për  punëtorët  e  ndërmarrjeve 

publike  (20%),  LDK  e  konsideron  këtë  si  një 

imponim  të  radhës  nga  bashkësia 

ndërkmbëtare,  gjegjësisht  AKM  dhe  se  tanimë 

është vonë të bëhet çfarëdo ndryshimi në këtë 

proces.  

Koncesionimi  i  shumicës  së  ndërmarrjeve  të 

mëdha publike  edhe për  LDK‐në  është qasja  e 

preferuar, ndërsa  lëshimi  i  letrave me vlerë për 

qytetarët  e  Kosovës  është  një  koncept  i 

panjohur për përfaqësuesen e kësaj partie. Vlen 

të  potencohet  që  LDK  beson  se  duhet  të  ketë 

një  klasifikim  të  ndërmarrjeve  publike  dhe  në 

bazë  të  tij  të  vendoset  fati  i  ndërmarrjeve 

publike.  Mirëpo,  vlen  të  përmendet  që  LDK 

beson  se  një  pjesë  e  këtyre  kompanive  edhe 

mund të mbesë në pronësi shtetërore. 

Një prej ndërmarrjeve publike që potencohet si 

e  rëndësisë  së  veçantë  nga  LDK  de  që  do  të 

duhej (të paktën pjesërisht) të mbetej në proësi 

të  shtetit  është  Korporata  Elktroenergjetike  e 

Kosovës  (KEK).  Për më  tepër,  përfaqësuesja  e 

kësaj  partie  në  Komisionin  Parlamentar  për 

Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale beson 

se subvencionimi i kësaj ndërmarrjeje nga shteti 

duhet të vazhdojë edhe më tutje. 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  26 

 

 

4.3. Lidhja Demokratike e Dardanisë 

Lidhja Demokratike e Dardanisë, është një nga 

partitë e  reja në skenën politike  të Kosovës që 

për  herë  të  parë  mori  pjesë  në  zgjedhjet  e 

fundit. Kjo e parti e formuar nga ndarja e LDK‐së 

pas vdekjes së liderit shumëvjeçar të LDK‐së, Dr. 

Ibrahim Rugova, në retorikat politike nuk dallon 

shumë  nga  partia  e  cila  buron—LDK.  Për  sa  u 

përket  çështjeve  të  analizuara  në  këtë  punim, 

LDD është shumë e ngjajshme në qëndrime me 

ato të LDK‐së. 

Pensionet 

LDD  beson  se  sistemi  i  tanishëm  pensional  i 

përbërë prej tre shtyllave është sistemi adekuat 

për  kushtet  e  Kosovës,  mirëpo  gjithashtu 

mendon që këtij sistemi duhet t’i bashkangjitet 

komponenta  e  solidaritetit  që  do  të  duhej  të 

financohej  nga  qeveria.  LDD  nuk  beson  se 

sistemi  pensional  në  Kosovë  duhet  të  jetë  i 

bazuar  në  ndërlidhjen  në  mes  të  gjeneratave 

dhe se nuk duhet të ketë ridistribuim horizontal 

të të ardhurave. Sipas LDD‐së, pensionet duhet 

të  jenë  drejtëpërdrejtë  të  ndërlidhura  me 

kontributet në punë dhe jo me moshë. Pensioni 

i  moshës  sipas  LDD‐së  nuk  duhet  të  jetë  i 

inkorporuar  në  skemën  pensionale,  por  duhet 

të  jetë  skemë më  vete.  Një  qasje  e  tillë  ndaj 

çështjes së pensioneve nga ana e LDD‐së bëhet 

me  argumentin  e  shpërblimit  të  mundit  të 

individëve  që  kontribuojnë  gjatë  jetës  së  tyre 

aktive.  

Lidhja  Demokratike  e  Dardanisë  sipas 

përfaqësueses  së  saj  angazhohet  për  një  treg 

liberal  të  kursimeve pensionale parimi  i  të  cilit 

do  të  ishte  konkurrenca  e  drejtë  për  të  gjitha 

kompanitë në  këtë  treg. Një  liberalizim  të  tillë 

LDD e cilëson si të domosdoshëm për ngritjen e 

cilësisë  së  ofertës  për  qytetarët  si  dhe  me 

mundësinë  e  qytetarëve  të  bëjnë  zgjedhjen  e 

tyre. 

LDD  gjithashtu  angazhohet  që  kursimet  e 

punëtorëve  kosovarë  të  kthehen  në  Kosovë, 

pasi  që  një  gjë  e  tillë  do  të  ishte  shumë  i 

mirëseardhur  për  përshpejtimin  e  zhvillimit 

ekonomik  të  vendit  si  dhe  për  zbutjen  e 

papunësisë përme vendeve të reja të punës.  

Niveli  i  pagesave  për  kontribute  pensionale 

është  një  çështje  të  cilën  LDD  sygjeron  të 

përcaktohet në bazë të standardit të jetesës në 

Kosovë. Nëse merret parasysh që Kosova është 

një  ndër  shtetet më  të  varfëra  në  Evropë,  ky 

qëndrim i LDD‐së mund të përkthehet si pagesa 

të ulta të kontributeve.  

Sigurimi shëndetësor   

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  27 

 

Lidhja  Demokratike  e  Dardanisë  beson  që 

sigurimet  shëndetsore  duhet  të  jenë  të 

garantuara për të gjithe banorët e Kosovës. Në 

lidhje me  këtë  LDD  beson  se  financimi  do  të 

duhej  të  vinte  nga  tre  burime  të  ndryshme, 

gjegjësist,  punëtori,  punëdhënsi  dhe  shteti. 

Sipas  kësaj  partie,  sigurimet  shëndetësore 

duhet  të  jenë  gjithëpërfshirëse  dhe 

jodiskriminuese  të  bazuar  në  parimin  e 

vetëkontributit  dhe  atë  të  solidaritetit  dhe  se 

mbrojtja  shëndetësore  duhet  të  ketë 

komponentën  e  obligueshme  dhe  atë 

vullnetare/private.  

Vlen të përmendet që LDD është partia e vetme 

e intervistuar që është në gjendje të përcaktojë 

vlerën  numerike  të  kontributeve  për  sigurime 

shëndetësore  dhe  e  vendosë  atë  në  2.9%  për 

punëtorin dhe punëdhënsin, duke  sygjeruar që 

pjesa  tjetër  (deficiti)  do  të  duhej  të mbulohej 

nga buxheti shtetëror. 

Për  sa  u  përket  shërbimeve  shëndetësore  pa 

pagesë prej  të  cilave do  të mund  të përfitonin 

qytetarët  e  Kosovës,  LDD  beson  se  përveç 

shërbimeve  bazë  të  mjekësisë  familjare  dhe 

listës  së  ilaçeve  të domosdoshme, do  të duhej 

të  përcaktoheshin  kriteret  edhe  për 

intervenime  shtesë për kategori  të  caktuara  të 

njerëzve.  Shërbimet  shëndetësore  për  rastet 

më  rënda  sociale  dhe  kategori  të  tjera  të 

rrezikuara,  sipas  LDD‐së  do  të  duhej  të 

financoheshin  nga  buxheti  i  Ministrisë  së 

Shëndetësisë, gjegjësisht, nga fondi i sigurimeve 

shëndetësore. 

Privatizimi dhe të drejtat e punëtorëve 

Privatizimi  i  zhvilluar  nga  AKM  në  Kosovë 

cilësohet  nga  përfaqësuesja  e  LDD‐së  si  një 

dështim  shumë  i  madh.  Si  model  më  të 

përshtatshëm për menaxhimin  e ndërmarrjeve 

publike  LDD  beson  se  do  të  kishte  qenë 

koncesionimi  i  shumicës  prej  tyre.  Arsyetimi  i 

këtij qëndrimi vjen si argument i funksionalitetit 

të  këtyre  ndërmarrjeve  si  dhe  ruajtjes  së 

destinimit  të  tyre për  të mirën e përgjithshme 

të qytetarëve të Kosovës. 

Për  sa  i  përket  të  drejtave  të  punëtorëve  në 

këtë proces LDD beson se ato nuk shkelur gjatë 

gjithë procesit dhe në lidhje me kompensimin e 

punëtorëve  të  këtyre  kompanive,  beson  se 

duhet  të ndërmerret diçka urgjentisht. Për më 

tepër,  LDD  beson  se  qeveria  do  të  duhej  të 

ushtronte trysni mbi AKM‐në duke filluar nga 15 

qershori,  po  sa  të marrë  kompetencat  shtesë. 

LDD  gjithashtu  pozicionohet  në  mbrojtje  të 

kontributit  të  ish‐punëtorëve  të  kompanive 

shoqërore  të  cilët  janë  lënë  anash  gjatë  tërë 

procesit të privatizimit. 

Për sa i përket shpërndarjes së letrave me vlerë 

të  kompanive publike  tek qytetarët e Kosovës, 

LDD nuk ka qëndrim pasi që ky koncept është  i 

panjohur për ta.  

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  28 

 

Për sa u përket ndërmarrjeve të mëdha publike, 

LDD  beson  se  ato  nuk  duhet  të  privatizohen. 

Arsyetimi për një qëndrim të tillë vjen nga fakti 

se  sikur  të  gjitha  të privatizoheshin,  “shteti do 

të  mbeste  pa  gjë”.  LDD  beson  se  edhe  këto 

kompani  do  të  duhej  të  ipeshin me  koncesion 

tek kompani private.  

Përfaqësuesja  e  LDD‐së  e  intervistuar  gjatë 

hulumtimit  gjithashtu  shprehet  pozitivisht  në 

lidhje  me  subvencionimin  e  ndërmarrjeve 

publike,  mirëpo  e  kufizon  këtë  intervenim  të 

shtetit  vetëm  tek  ndërmarrjet  që  janë  në 

interes  të përgjithshëm  si KEK apo Hekurudhat 

e Kosovës. 

 

 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  29 

 

 

4.4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  

Aleanca  për  Ardhmërinë  e  Kosovës  është  një 

parti politike që me retorikën e saj e pozicionon 

veten në spektrin e qendrës së djathtë. Si edhe 

partitë e tjera të analizuara në këtë raport edhe 

ajo nuk është shumë besnike retorikës partiake 

karshi  çështjeve  që  janë  në  fokus  të  këtij 

studimi. 

Pensionet  

Aleanca  për  Ardhmërinë  e  Kosovës  shprehet 

fuqimisht  në  favor  të  sistemit  aktual  të 

pënsioneve  duke  u  shprehur  se  ndërlidhja  në 

mes  të  gjeneratave  dhe  parimi  i  solidaritetit  i 

shprehur përmes  ridistribuimit  të  të ardhurave 

të pensionistëve është një praktikë e tejkaluar.  

Pensionin e moshës në Kosovë  (shtylla e parë), 

AAK  nuk  e  cilëson  fare  si  pension,  por  si 

asistencë  sociale.  Për  sa  i  përket  nivelit  të 

pagesës (përfitimeve) së pensioneve AAK është 

e mendimit  që  ato  duhet  të  rriten  për  të  dy 

kategoritë, si për kontribut‐dhënësit ashtu edhe 

për  pensionistët  e  moshës  dhe  se  kjo  rritje 

duhet  të mbulohet nga buxheti  i Kosovës  i  cili 

do të duhej të rritej përmes taksave shtesë për 

produkte të luksit.  

Për  sa  i  përket  kursimeve  pensionale,  AKK 

mendon  se  tregu  për  këto  kursime  duhet  të 

liberalizohet  sa  më  parë  në  mënyrë  që  të 

zhduket monopoli i Trustit të Kursimeve dhe që 

qytetarët e Kosovës të mund të bëjnë zgjidhjen 

më të mirë nga më shumë se një ofertë. Fondet 

e kursimeve (si ato të trustit, ashtu edhe të çdo 

fondi tjetër që mund të themelohet) sipas AAK, 

do të duhej të mbeteshin dhe  investoheshin në 

Kosovë për të mirën e gjithë qytetarëve të saj. 

Sigurimi shëndetësor   

Për  sa u përket  sigurimeve  shëndetësore, AAK 

angazhohet  për  përfshirje  universal  të 

garantuar  për  të  gjithë  qytetarët.  Kategoritë  e 

rrezikuara  të  shoqërisë  si  fëmijët  nën moshën 

15 vejçare, gratë shtatëzëna, pleqtë, invalidët e 

luftës etj, sipas AAK‐së do të duhej të liroheshin 

nga  të  gjitha  pagesat  për  shërbime 

shëndetësore.  Shpenzimet  për  këto  shërbime 

do  të  duhej  të  kompensohen  nga  fondet  e 

qeverisë. Për më  tepër, AAK synon që  të gjitha 

shërbimet e mjekësisë familjare/primare të jenë 

pa  pagesë  për  të  gjithë  qytetarët  e  Kosovës, 

ndërsa  për  shërbimet  e  tjera  të  paguhen 

përmes skemës së sigurimeve shëndetësore. 

Karshi  sistemit  të  obligueshëm  të  sigurimeve 

shëndetësore,  AAK  beson  se  Kosova  duhet  të 

ketë edhe skemën private të sigurimeve në këtë 

fushë.  Financimi  i  fondit  qendor  të  sigurimeve 

shëndetësore  nga  perspektiva  e  AAK‐së  do  të 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  30 

 

duhej  të  financohej  nga  kontributet  e 

punëtorëve,  punëdhënsve  dhe  nga  buxheti  i 

shtetit.  

Privatizimi dhe të drejtat e punëtorëve 

Ngjajshëm  me  partitë  e  tjera  të  intervistuara 

gjatë  këtij  hulumtimi,  AAK  beson  se  procesi  i 

privatizimit  në  Kosovë  nuk  ka  qenë  nën 

kontrollë  të  qeverisë,  por  në  duar  të 

ndërkombëtarëve. Gjitashtu, AAK beson  se pas 

15  qershorit,  qeveria  do  të  jetë  në  pozitë  të 

ushtrojë më shumë presion ndaj AKM‐së dhe të 

përshpejtojë  procesin  e  kompensimit  të 

punëtorëve.  

Për sa u përket ish‐punonjësve të ndërmarrjeve 

publike  me  kontributin  e  të  cilëve  edhe  janë 

ndërtuar shumica prej këtyr ndërmarrjeve, AAK 

beson se nje pjesë e fondit të privatizimit do të 

duhej  të  shkonte  për  adresimin  e  çështjes  së 

tyre.  

Përderisa  AAK  nuk  ka  një  qëndrim  rreth 

mundësisë  së  lëshimit  të  letrave  me  vlerë  të 

kompanive publike për qytetarët, përfaqësuesja 

e  kësaj  partie  shprehimisht  mbështetë 

privatizimin  e  të  gjitha  ndërmarrjeve  publike. 

Kompanitë e vetme publike të cilat do të duhej 

të  përjashtoheshin  nga  ky  proces  janë  ato  të 

rëndësisë jetike për zhvillimin e shtetit siç është 

KEK‐u. Arsyetimi për një qasje të tillë bëhet me 

argumentin  e  efikasitetit  të  shtuar  të  këtyre 

ndërmarrjeve pas kalimit në pronësi private dhe 

rritjes më të shpejtë ekonomike të vendit. 

Për  sa  i  përket  subvencionimit  të  kompanive 

publike nga fondet e qeverisë, AAK kufizohet në 

subvencionimin  e  ndërmarrjeve  që  janë  të 

domosdoshme  për  jetë  normale  të  qytetarëve 

dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. 

 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  31 

 

 

4.5. Aleanca Kosova e Re  

Aleanca  Kosova  e  Re  është  partia më  e  re  në 

spektrin  politik  kosovar  dhe  njëherit  forca  e 

tretë  më  e  madhe  në  Kuvendin  e  Kosovës. 

Edhepse  është një parti  e  re dhe  ende nuk  ka 

krijuar  një  profil  të  mirëfilltë  ideologjik, 

retorikat  e  përdorura  nga  liderët  e  saj  do  të 

mund  ta  poziciononin  si  parti  e  qendrës  së 

djathtë.  

Pensionet 

AKR beson se sistemi  i pensioneve  i aplikuar në 

Kosovë  është  konceptuar  gabimisht  dhe  se 

shtylla e parë e pensioneve nuk do  të duhej  të 

shte  pjesë  e  kësaj  skeme.  Pensionet  nga 

këndvështrimi  i  AKR‐së  do  të  duhej  të 

bazoheshin  në përvojën  e punës  dhe  nivelin  e 

kontributeve  të  paguara  nga  individët.  Në 

përputhsmëri  me  këtë,  AKR  është  kundër 

sistemit të ish‐Jugosllavisë të cilin përfaqësuesja 

e  AKR‐së  e  cilëson  si  të  vjetëruar  dhe  jo  të 

aplikueshëm.  Ndërlidhja  e  gjeneratave  dhe 

ridistribuimi  horizontal  i  të  ardhurave  është 

koncept i së kaluarës pasi që në kushtet aktuale 

qasja më e mirë është që të ardhurat/kursimet 

e  grumbulluara  gjatë  përvojës  së  punës  të 

shfrytëzohen nga çdo  individ pa ndërhyrje. Për 

sa  i  përket  diferencimit  të  pensionistëve  të 

moshës dhe  atyre  të punës, AKR beson  se një 

ndarje  e  këtyre  dy  kategorive  është  e 

domosdoshme  pasi  trajtimi  i  njejtë  i  të  dy 

grupeve është jo e drejtë.  

Liberalizimi  i  tregut  të  fondeve  private 

pensionale do të duhej të bëhej sa më shpejt në 

Kosovë, pasi kjo do të diversifikonte ofertën në 

këtë treg dhe qytetarët do të mund të zgjidhnin 

opsionin më të mirë.  

AKR  gjithashtu  e  konsideron  si  imperativ 

obligimin e Trustit të kursimeve pensionale apo 

ndonjë fondi tjetër në të ardhmen që një pjesë 

të  kursimeve  të  qytetarëve  të  Kosovës  t’i 

investojnë në tregun e brendshëm financiar.  

Për  sa  i  përket  nivelit  të  kontributeve  të 

obligueshme  pensionale,  AKR  thekson  se 

minimumi  i  lejuar  duhet  të  jetë  5%  e  të 

ardhurave  bruto,  ndërsa maksimumi  i  pagesës 

të varet nga të ardhurat. 

Sigurimi shëndetësor   

Sigurimi shëndetësor sipas AKR‐së duhet të jetë 

i  garantuar  për  të  gjithë  qytetarët  e  Kosovës. 

Arsyeja pas një qëndrimi  të  tillë  është ofrimi  i 

mundësisë  që  disa  shëbime  shëndetësore  të 

paguhen  nga  kontributet  personale.  Për 

personat që nuk paguajnë kontribute (nuk  janë 

në marëdhënie pune) AKR mendon se duhet të 

futen  në  përkujdesin  e  shtetit.  Fondi  qendror 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  32 

 

shëndetësor duhet të ekzistojë dhe ai duhet të 

financohet  me  kontributet  e  qytetarëve  dhe 

shteti  duhet  vetëm  të  mbulojë  deficitin. 

Përfaqësuesja  e  AKR‐së  nuk  dëshiron  të 

potencojë nivelin e pagesës së kontributeve për 

sigurime  shëndetësore,  por  thekson  që  ato 

duhet të jenë sa më të ulta. 

AKR  angazhohet  për  ofrimin  falas  vetëm  të 

shërbimeve bazike, ato të ndihmës së parë dhe 

ilaçeve  esenciale  të  cilat  nuk  do  të  kishin 

implikime serioze buxhetore.  

Privatizimi dhe të drejtat e punëtorëve 

AKR e konsideron tërë procesin e privatizimit të 

dështuar  kryesisht  pasi  që  destinimi  i 

ndërmarrjeve të privatizuara me spin‐off special 

nuk është  ruajtur. Për  sa  i përket kompensimit 

të  punonjësve  të  ndërmarrjeve  shtetërore  të 

cilëve  u  takon  20%  nga  vlera  e  kompanive  të 

privatizuara,  AKR  shpreson  që  qeveria  shumë 

shpejtë  do  të marrë  nën  kontroll AKM‐në  dhe 

do  t’I  shlyej obligimet ndaj  këtyre dy  grupeve. 

Për më  tepër, AKR beson  se  ka qenë  shumë e 

gabuar qasja  e AKM‐së për mos  shpërblimin  e 

ish‐punonjësve të ndërmarrjeve publike pasi që 

këto ndërmarrje në masë  të madhe  ekzistojnë 

falë  kontributeve  të  tyre,  andaj  edhe  e 

mbështetë  alokimin  e  një  pjese  të  fondit  të 

privatizimit për këtë kategori të njerëzve.  

Kocesionimi  i  ndërmarrjeve  të  mëdha 

shoqërore  është  zgjidhje  të  cilën  e mbështetë 

edhe  AKR.  Përkundër  faktit  që  mbështesin 

revitalizimin  e  ndërmarrjeve  publike  përmes 

privatizimit, ndërmarrjet e rëndësisë së veçantë 

për  AKR  duhet  të  jenë  në  kontroll  të  plotë  të 

shtetit ose të ipen me koncesion.  

Sipas  AKR‐së  shteti  duhet  të  subvencionojë 

vetëm  ato  ndërrmarje  të  cilat  janë  shumë  të 

rëndësishme  për  Kosoven  dhe  tek  të  cilat  ka 

kontrollin  e  plotë  (përfshirë  këtu  edhe 

ndërmarrjet e lëshuara më koncesion). 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  33 

 

 

5. KONKLUZION 

 

Si edhe mund të verëhet nga ky studim, partitë 

politike në Kosovë e përdorin retorikën politike 

pa  ndonjë  qëllim  të  asociimit  të  politikave  të 

veta me  ideologji të caktuar politike. Tre fushat 

e  diskutuara  në  këtë  analizë  për  të  cilat 

përfaqësues  të  partive  politike  kanë  ofruar 

pikëpamjet e tyre do t’i kalsifikonin të gjitha ato 

parti  pa  përjashtim  në  spektrin  e  djathtë  të 

boshtit  të  profilizimit  ideologjik.  Kështu  për 

shembull,  asnjëra  nga  partitë  e  intervistuara 

nuk  do  të  donte  të  kthente  sistemin  e  kaluar 

pensional i cili bazohej në parimin e solidaritetit 

në  mes  të  gjeneratave  si  dhe  në  parimin  e 

solidaritetit  horizontal,  ku  niveli  i  përfitimeve 

nga skemat pensionale përcaktohet nga shteti  i 

cili në këtë rast edhe  luan rolin e ndërmjetësit. 

GJithashtu,  asnjë  nga  partitë  e  intervistuara, 

nuk  dyshon  në  sigurinë  e  fondeve  private  të 

investimit  të  cilat  menaxhojnë  kursimet 

pensionale,  argument  ky  që  përdoret  nga 

shumica  e  partive  të  spektrit  të  majtë  nëpër 

Evropë. Për më tepër, asnjë nga përfaqusuesit e 

intervistuar  të  partive  politike  nuk  e  trajton 

marrjen e shërbimeve shëndetësore si të drejtë 

natyrore  dhe  njerëzore  të @do  individi,  por  e 

lidhin atë gjithnjë me  kontributet për  fondin e 

shëndetësisë, pra kontribute personale. 

Për  sa  i përket privatizimit, që në parim  është 

një koncept bazë  i partive të djathta, asnjë nga 

partitë e intervistuara nuk e kundërshtojnë atë. 

Për  më  tepër,  ato  kundërshtojnë  vetëm 

mënyrën  e  privatizimit  të  aplikuar  në  Kosovë 

nga  AKM  duke  e  sulmuar  atë  proces  si  të 

padrejtë  dhe  të  dështuar.  Nga  përspektiva  e 

punëtorëve  dhe  puënsimit,  partitë  politike 

përqafojnë  qasjen  tradicionalisht  të  djathë  se 

përmes privatizimit do të krijohen vende të reja 

të  punës,  gjë  që  nuk  është  praktikë  shumë  e 

shpeshtë  në  proceset  e  privatizimit  nëpër 

vendet e tjera. 

Pasi  profilizimi  i  partive  politike  në  shkallën 

absolute  (çështjet  tradicionalisht  të majta  ose 

të djathta) në skenën politike kosovare ku deri 

më  tani  ka  ekzistuar  një  vijë  ‘kombëtare’  dhe 

‘patriotike’  për  krijimin  e  shtetit  do  të  ishte  e 

kotë dhe jo e aplikueshme. Andaj, për të krijuar 

një pasqyrë më të kjartë rreth pozitës së partive 

kryesore  në  Kosovë  karshi  këtyre  çështjeve,  si 

dhe  çështjeve  që  do  të  trajtohen  në  të 

ardhmen,  është  e  domosdoshme  të  bëhet  një 

klasifikim  relativ  krahasues  ndërmjet  këtyre 

partive.  

Në favor të kësaj qasjeje shkon edhe argumenti 

i kontekstit lokal dhe rrethanave specifike socio‐

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  34 

 

ekonomike  jashtë  të  cilave  çdo  analizë  do  të 

ishte  e  kotë.  Qëndrimet  e  partive  politike  të 

përfshira në këtë studim të paraqitura vizualisht 

në një bosht  të orientimit partiak  ku  për bazë 

merren klasifikimet  tradicionale  ideologjike por 

në të njejtën kohë edhe rrethanat ekzistuese në 

Kosovë, do të dukeshin si në tabelën më poshtë.

 

                    PDK  LDD 

 

E Majta                                                                     0  AAK     LDK  AKR          E Djathta 

Pensionet 

 

                                                                                  LDD PDK  

 

E Majta                                                            AAK 0 LDK    AKR            E Djathta 

Shëndetësia 

                                                                                      PDK       AAK 

 

E Majta                                                             LDD 0         LDK      AKR                         E Djathta 

Privatizimi 

 

Figura 3. Pozita e partive politike në boshtin e profilizimit ideologjik 

 

 

 

Profilizimi i Partive Përmes Pozitës Ndaj Politikave |  35 

 

 

SHTOJCA 1: LISTA E TË INTERVISTUARVE  

 

Nr.  Emri dhe Mbiemri  Komisioni Parlamentar  Grupi Parlamentar 

1.  Flora Brovina  Komisioni për Shëndetësi, Punë 

dhe Mirëqenje Sociale 

Grupi i PDK‐së 

2.  Nurishahe Hulaj  Komisioni për Shëndetësi, Punë 

dhe Mirëqenje Sociale 

Grupi i LDK‐së 

3.  Gjylnaze Syla  Komisioni për Shëndetësi, Punë 

dhe Mirëqenje Sociale 

Grupi i AAK‐së 

4.  Qamile Morina  Komisioni për Shëndetësi, Punë 

dhe Mirëqenje Sociale 

Grupi i LDD‐së 

5.  Mimoza Ahmetaj  Komisioni për Shëndetësi, Punë 

dhe Mirëqenje Sociale 

Grupi i PDK‐së

6.  Rita Hajzeraj  Komisioni për Shëndetësi, Punë 

dhe Mirëqenje Sociale 

Grupi i AKR‐së