semantika & pragmatika

10
Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI HYRJE Hyrje në Semantikë & Pragmatikë” është një libër i shkruar nga Prof. Alan. D. Cruse, një autoritet ne fushën e Gjuhësisë jo vetëm ne Universitetin e Mançesterit, kryesisht për studiues te fushës dhe studentë pasuniversitarë. Prof. Cruse i sheh semantiken dhe pragmatiken si dy disiplina plotësuese trajtojnë “kuptimin” nisur nga perspektiva të ndryshme. Përveç nocionit semantik, çështjet pragmatike në lidhje me kuptimin e kontekstualizuar janë tipare shtesë që i nënshtrohen studimit. Qëllimi kryesor i autorit është të japë një shpjegim të njësuar se çfarë është kuptimi; më saktë, një shpjegim të njësuar të kuptimit në gjuhë, në mendje dhe në procesin e të folurit. Teksti ofron një shpjegim racional kognitiv mbi mënyrën sesi formohet dhe interpretohet në ligjëratë kuptimi i fjalës. Libri mund të përdoret gjithashtu nga studentët e gjuhësisë, përkthimit, psikologjisë, filozofisë dhe letërsisë të cilët janë të interesuar për një vështrim të përgjithshëm të kuptimit pa ndjekur ndonjë kuadër të caktuar teorik. SYNOPSIS Libri është organizuar në katër pjesë. Pjesa I diskuton një sërë nocionesh të përgjithshme mbi kuptimin. Ky seksion ka katër kapituj- kapitulli i parë përcakton skenën për pjesën tjetër të identifikimit të gjuhës si një mjet komunikimi. Ai diskuton shkurtimisht përqasje të ndryshme në studimin e kuptimit të marra në fusha të ndryshme si filozofia, psikologjia, semiotika, neurologjia si dhe linguistika. Kapitulli i dytë është një vështrim i përgjithshëm pozitiv i çështjeve logjike 1-5

Upload: alfred-caushi

Post on 22-Nov-2014

580 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

HYRJE

“Hyrje në Semantikë & Pragmatikë” është një libër i shkruar nga Prof. Alan. D. Cruse, një autoritet ne fushën e Gjuhësisë jo vetëm ne Universitetin e Mançesterit, kryesisht për studiues te fushës dhe studentë pasuniversitarë. Prof. Cruse i sheh semantiken dhe pragmatiken si dy disiplina plotësuese që trajtojnë “kuptimin” nisur nga perspektiva të ndryshme. Përveç nocionit semantik, çështjet pragmatike në lidhje me kuptimin e kontekstualizuar janë tipare shtesë që i nënshtrohen studimit. Qëllimi kryesor i autorit është të japë një shpjegim të njësuar se çfarë është kuptimi; më saktë, një shpjegim të njësuar të kuptimit në gjuhë, në mendje dhe në procesin e të folurit. Teksti ofron një shpjegim racional kognitiv mbi mënyrën sesi formohet dhe interpretohet në ligjëratë kuptimi i fjalës. Libri mund të përdoret gjithashtu nga studentët e gjuhësisë, përkthimit, psikologjisë, filozofisë dhe letërsisë të cilët janë të interesuar për një vështrim të përgjithshëm të kuptimit pa ndjekur ndonjë kuadër të caktuar teorik.

SYNOPSIS

Libri është organizuar në katër pjesë. Pjesa I diskuton një sërë nocionesh të përgjithshme mbi kuptimin. Ky seksion ka katër kapituj- kapitulli i parë përcakton skenën për pjesën tjetër të identifikimit të gjuhës si një mjet komunikimi. Ai diskuton shkurtimisht përqasje të ndryshme në studimin e kuptimit të marra në fusha të ndryshme si filozofia, psikologjia, semiotika, neurologjia si dhe linguistika. Kapitulli i dytë është një vështrim i përgjithshëm pozitiv i çështjeve logjike të nevojshme për një linguist që variojnë nga fjalitë, kallëzuesit, marrëdhëniet logjike midis parafjalëve, karakteristikat e marrëdhënieve logjike, kuptimi, referenca, denotacioni dhe përcaktimi i sasisë.

Kapitulli 3 diskuton lloje dhe dimensione të ndryshme të kuptimit të mundshëm në një gjuhë. Kuptimi përshkrues dallohet nga ai jopërshkrues ndërsa klasifikon llojet bazë të kuptimit. Në dimensionet e kuptimit përshkrues dimensionet kryesore si për shembull cilësia, intensiteti, specifikimi, paqartësia, elementët bazë dhe pikëpamja dallohen nga dimensionet relative si

1-5

Page 2: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

për shembull domosdoshmëria dhe pritshmëria, mjaftueshmëria dhe rëndësia. Së fundi, janë diskutuar shkurtimisht dimensionet jopërshkruese të kuptimit.

Kapitulli 4 flet mbi nocionin e kompozicionalitetit (kuptimi i pjesëve përbërëse) dhe kufijtë e tij që diskutojnë klishetë, metaforat dhe renditjet.

Pjesa II përbëhet nga një numër maksimal kapitujsh që i kushtohen kryesisht semantikës leksikore. Kapitulli 5 është një hyrje në semantikën leksikore që diskuton objektin e saj, përqasjet e ndryshme të studimit si dhe problemet kryesore në këtë fushë.

Kapitulli 6 mbulon diversitetin kontekstual të kuptimeve të fjalëve. Ky kapitull trajton çështjen e mëposhtme:-- nëse ka një ndryshim të dukshëm në kuptimin e një fjale në dy kontekste të ndryshme sa abstrakte janë ato fjalë ose nëse ato janë antagoniste apo të paqarta. Gjatë diskutimit të burimeve të ndryshme të paqartësisë, ambiguiteti leksikor (homonimia dhe polisemia) dallohet nga ambiguiteti joleksikor si për shembull ambiguiteti sintaksor dhe pragmatik.

Kapitulli 7 është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar pikëpamjen e autorit kur kuptimi i fjalës konsiderohet si konceptual në natyrën e vet. Kjo është pikëpamja e mbështetur nga linguistë kognitivë si Jackendoff ku një strukturë komplekse konceptuale propozohet të përmbajë njësi bazë primitive dhe rregulla formimi pikërisht siç ndodh në fonologji dhe sintaksë. Ky libër sugjeron se strukturat sintaksore planifikohen drejtpërdrejt në strukturat konceptuale pa një strukturë të ndërmjetme semantike. Përqasja klasike aristetoliane ndaj kategorizimit si dhe përqasja prototipike standarde nga Rosch (1973) diskutohen në kapitull ndërsa ilustrohet natyra e koncepteve.

Kapitujt 8 dhe 9 fokusohen në marrëdhëniet e kuptimit paradigmatik të përfshirjes dhe identitetit si për shembull hiponimia, metonimia dhe sinonimia nga njëra anë dhe përjashtimi dhe kundërshtimi si për shembull mospërputhshmëria, antonimia, konversioni dhe komplementariteti nga ana tjetër. Marrëdhëniet e kuptimit që ndjekin pozicionin linguistik kognitiv të marrë në këtë libër janë marrëdhënie midis

2-5

Page 3: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

koncepteve ndërsa sipas Lyons, ato janë marrëdhënie midis dy leksemave.

Kapitulli 10 flet për strukturën e fjalorit të një gjuhe. Një strukturë e rëndësishme paradigmatike është hierarkia e degëzimit që është dy llojesh: hierarkia taksonomike dhe meronimike. Një strukturim tjetër i rëndësishëm është linear që përfshin zinxhirët bipolarë dhe monopolarë, rrjetet, grupet dhe lloje të tjera të ndryshme.

Kapitulli 11 flet për kuptimet e ndryshme jo fjalë për fjalë që diskutojnë në mënyrë të plotë metaforat dhe metoniminë. Përqasje të ndryshme ndaj metaforave diskutohen në kapitullin e trajtuar në teoritë e ndryshme të semantikës (Lakoff 1990) dhe pragmatikës (Sperber & Wilson 1986). Metonimia dallohet nga metaforat, modelet e metonimisë jepen me shembuj të shumtë dhe studiohet motivi kognitiv i përdorimit të metonimisë.

Kapitulli 12 diskuton ndodhinë e njëkohshme normale dhe anormale të fjalëve, llojet e anormalitetit si për shembull përplasja

semantike, pleonazma së bashku me disa modele të ndodhisë së njëkohshme të fjalëve dhe arsyet në lidhje me to.

Kapitulli 13 i kushtohet vetëm motivimit, qëllimeve dhe disa aspekteve problematike të zbërthimit leksikor. Duke filluar me analizën klasike semantike komponenciale të dhënë nga Louis Hjelmslev, autori arrin në propozimin më të fundit për analizën reduktive nga Anna Wierzbicka (1996) bazuar në disa nocione universale primitive të nevojshme që janë reflektime të kapaciteteve të lindura semantike. Një përqasje tjetër ndaj analizës komponencialetë bazuar në kontrastet dhe ngjashmëritë leksikore brenda leksikut të një gjuhe është diskutuar gjithashtu pas semanticistit Bernard Pottier (1973). Në fund të kapitullit që diskuton disa nga të metat e analizës është propozuar një alternativë ndaj saj, një metodë e postulateve të kuptimit.

Kapitulli i fundit i pjesës II është një shtesë e fundit në botimin e dytë mbi një mënyrë tërësisht të re të këndvështrimit të kuptimit në semantikën leksikore, e njohur si një përqasje dinamike

3-5

Page 4: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

ndërtimore. Ky është kapitulli më interesant dhe hedh poshtë nocionet e mëparshme të kuptimit duke adoptuar një përqasje të bazuar në përdorimin e kuptimit. Parimet kryesore të përqasjes dinamike ndërtimore është se ajo nuk mbron pikëpamjen se fjalët kanë një kuptim të përhershëm që u jepet atyre por më tepër, kuptimet lindin në përdorimin aktual si rezultat i një procesi të quajtur interpretim që përdor kuptimin ose përmbajtjen konceptuale dhe disa kufizime konvencionale dhe kontekstuale si materiale bruto. Kuptimi në këtë kuadër varet gjerësisht nga konteksti. Autori diskuton gjithashtu disa aplikime të përqasjes dinamike ndërtimore në lidhje me kufijtë e kuptimit, marrëdhëniet e kuptimit dhe interpretimit të kundërshtive.

Pjesa III përbëhet vetëm nga një kapitull mbi semantikën gramatikore ku diskutohet kuptimi i kategorive kryesore gramatikore si për shembull numri, gjinia, animiciteti, koha, aspekti, diateza dhe mënyra. Ky kapitull përfshin gjithashtu një seksion mbi mbiemrat dhe cilësitë e tyre si dhe llojet; natyra e sasiorëve dhe elementë të kahut negativ.

Pjesa IV që përbëhet nga tre kapituj fokusohet në disa prej temave më të rëndësishme të pragmatikës si për shembull referenca dhe funksioni, veprime të ligjëratës dhe elementëve të nënkuptuar bisedimore. Kapitulli 16 e hap diskutimin me një referencë, duke marrë pozicionin e Searle (1969) që kjo nuk është një cilësi e lindur e një shprehjeje por më tepër pozicionohet në një veprim ligjërate. Diskutimi përqendrohet rreth tre llojeve të referencës: direkte, indirekte dhe të përgjithshme. Pjesa e dytë e kapitullit është mbi funksionin duke u përqendruar në pesë tipat e tij- veta, funksioni hapësinor, kohor, social dhe i të folurit. Kapitulli i ardhshëm është një shpjegim i funksionit të ligjëratës. Kapitulli i ardhshëm është një shpjegim i shkurtër por i plotë i teorisë së Austin-Searle mbi veprimin e bazuar të ligjëratës. Kapitulli i fundit flet për teorinë e Grice të implikaturave bisedimore dhe disa nga punimet post-Gricean në pragmatikë. Ky përfshin parimin e Sjelljes së Mirë të Leech dhe teorinë e Relevancës të Sperber dhe Wilson. Në tërësi, pjesa IV shërben si një hyrje e përmbledhur në

4-5

Page 5: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

disa prej çështjet dhe teoritë më të diskutuara të pragmatikës.

VLERËSIM KRITIK

“Hyrje në Semantikë & Pragmatikë” është para së gjithash një diskutim elegant mbi çështjet kryesore dhe tendencat aktuale në fushën e pragmatikes e semantikës leksikore. Ky vëllim është i një vlere të lartë shkencore për disa arsye: jo vetëm që vëzhgon dy fusha të rëndësishme te gjuhësisë por edhe përpiqet të analizojë pikat e dobëta dhe të forta të të dyjave. Ndonëse libri e çon lexuesin nga nocionet më elementare në çështje teorike mjaft komplekse, ''Hyrje në Semantikë & Pragmatikë” nuk është thjeshtë një tekst. Autori sjell të gjithë informacionin e nevojshëm përmes një prezantimi të plotë të përqasjeve të pakushtëzuara ndaj procesit te gjuhësimit dhe ndërvarësinë me të vërtetën. Nga njëra anë, autori prezanton debatin semantikë/pragmatikë në një mënyrë didaktike përmes një vështrimi të përgjithshëm, duke e përqendruar vëmendjen ndaj përqasjeve të orientuara ndaj kushtëzimit nga e vërteta, ndërsa nga ana tjetër, nënvizon me kujdes

gabimet në përqasje të ndryshme, duke dhënë argumente të bazuara dhe të mirë-strukturuara për kriticizmin e tij. Secili kapitull është trajtuar thellësisht dhe me detaje. Autori ofron hyrje të shkëlqyera dhe përmbledhje të përmbajtjes së kapitujve të veçantë të cilat e bëjnë mjaft të lehtë për lexuesin që të ndjekë diskutimin. Përveç kësaj, libri bazohet ne një bibliografi te zgjeruar.

Përqasja e Prof. Cruse është kryesisht objektiviste, duke supozuar nocionin e të vërtetës si një nocion që i korrespondon realitetit, por ai nuk harron te integroje në shkallë shkallë propozime që lidhen me tradita të ndryshme kërkimore. Në libër, trajtohen çështjet me të spikatura si dhe teoritë dhe përqasjet dominuese ndaj këtyre çështjeve duke i krahasuar ato në stile prezantimi të “problemeve dhe zgjidhjeve të mundshme”. Qartësia e shpjegimit dhe organizimi i shkëlqyer i përmbajtjes në një sekuencë graduale dhe të mirë-ndërlidhur, të renditur sipas kompleksitetit të problemeve të përshkruara, nuk fsheh kontributin teorik të veprës. Kjo përqasje natyrisht shpreson të ngushtojë kufirin midis semantikës dhe pragmatikës dhe të krijojë mundësinë e

5-5

Page 6: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

perceptimit të kuptimit të një njësie linguistike duke iu referuar një njësie më të zgjeruar. Ndikimi i marrëdhënieve paradigmatike midis fjalëve, çështja në lidhje me përzgjedhjen e kuptimit të folësit shfaqet si shqetësim parësor në semantikën e ardhshme. Autori është mjaft i vetëdijshëm për të shmangur favorizimin ndaj një pikëpamjeje teorike specifike, duke shtjelluar një teori integruese semantike të veprimeve të komunikimit ku shkrihen dy përqasje individuale te ndërtimit dhe analizës së kuptimit: semantika dinamike, e kushtëzuar nga e vërteta, dhe pragmatika, e kushtëzuar nga e vërteta.

Fuqia tërheqëse dhe forca e këtij libri, sipas mendimit tim, qëndron në rolin kryesor që autori i jep përdorimit të gjuhës, faktorëve dhe parimeve pragmatike dhe folësit ose shkruesit si ''negociatori kryesor i referencës dhe i kuptimit në përgjithësi [...].'' Fokusi i tij në përdorimin aktual të gjuhës dhe për pasojë, diskutimin e të dhënave të kontekstualizuara lejon eksplorimin e ndikimit të deduksionit të shkaktuar në proceset e ndryshimit semantik. Një përqasje e tillë është bindëse dhe përpiqet të krijojë një kuadër teorik që mbështetet në burime të ndryshme si

kognicioni, studimet metaforike dhe pragmatika; kjo përqasje paraqet interes të veçantë për studiuesit e fushave të ndryshme. Është e qartë se libri mbështetet nga premisa të fuqishme teorike dhe është në vetvete një përshkrim i mirëndërtuar i qëndrimit teorik të autorit. Përqasja dinamike i jep një drejtim të ri semantikës leksikore përtej çështjeve specifike nën shqyrtim duke na kujtuar një nga punët e vonshme të Wittgenstein (1958).

Në tërësi, libri i Prof. Cruse është një lexim mjaft stimulues dhe interesant që mbi bazën e një grupi të gjerë shembujsh, ofron një analizë novatore dhe bindëse të semantikës. Mjaft intrigues është fokusi i librit në përdorimin e gjuhës dhe mekanizmave pragmatikë. Në përfundim, mendoj se “Hyrje në Semantikë & Pragmatikë” përbën një burim të shkëlqyer didaktik për studentët pasuniversitare, me kusht që të lexohet me një sy kritik, domethënë të kuptohet se është më tepër se sa thjesht një hyrje ''neutrale” në dy disiplinat dhe pikëtakimit mes tyre.

6-5

Page 7: Semantika & Pragmatika

Reçensë Libri Alfred ÇAUSHI

REFERENCAAustin, J. L. (1962). How to Do Things with Words.

Oxford: Clarendon Press.Bach, E. (1981) 'On time, tense and aspect: An

Essay in English metaphysics', in P. Cole (ed.), Radical Pragmatics, New York: Academic Press

Jackendoff, Ray. (1990). Semantic Structures. Cambridge, Mass: MIT Press.

Jaszczolt, K. M. (1999, Discourse, Beliefs and Intentions: Semantic Defaults and Propositional Attitude Ascriptions, Oxford: Elsevier Science

Kamp, H. & Reyle, U. (1993) From Discourse to Logic: Introduction to Model-theoretic Semantics of Natural Language, Formal Logic and Discourse Representation Theory, Dordrecht: Kluwer

Katz, J. J. and Postal, P. M. (1964) An Integrated Theory of Linguistic Descriptions, Cambridge, Mass.: MIT Press

Lakoff, George and Johnson, Mark. (1980). Metaphors We Live By. Chicago: Chicago University Press.

Leech, G. N. (1983). Principles of pragmatics. London: Longman.

Levinson, S. C. (1995) 'Three levels of meaning', in F. R. Palmer (ed), Grammar and Meaning:

Levinson, S. C. (2000) Presumptive Meanings: The Theory of Generalized Conversational Implicature, Cambridge Mass.: MIT Press

Lyons, John. (1977) Semantics. 2 vols., Cambridge; Cambridge University Press.

Scollon, R. and Wong Scollon, S. (1995) Intercultural Communication: A Discourse Approach, Oxford: Blackwell

Sperber, Dan and Wilson, Deirdre. (1986). Relevance: Communication and Cognition. Oxford: Blackwell.

7-5