risku dhe kthimi

11
1 UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i Shkencave tё Aplikuara tё Biznesit nё Pejё Viti akademik 2011/2012 PUNIM SEMINARIK LËNDA: FINANCË TEMA:RISKU DHE KTHIMI DHE SHPËRNDARJA E PROBABILITETIT Mësimdhënsi i lëndës: Punuan: Prof.Dr. Fadil Govori Albina Dreshaj

Upload: fbifg

Post on 23-Oct-2014

160 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Risku dhe kthimi

1

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Shkencave tё Aplikuara tё Biznesit nё Pejё

Viti akademik 2011/2012

PUNIM SEMINARIK

LËNDA: FINANCË

TEMA:RISKU DHE KTHIMI DHE SHPËRNDARJA E

PROBABILITETIT

Mësimdhënsi i lëndës: Punuan:

Prof.Dr. Fadil Govori Albina Dreshaj

Page 2: Risku dhe kthimi

2

PËRMBAJTJA

Hyrje.....................................................................................3

1.1.Përkufizimi i riskut........................................................4

1.2.Përkufizimi i kthimit......................................................4

1.3.Burimet e riskut..............................................................5

1.4.Llojet e riskut..................................................................5

1.5.Dallimi i fitimit të pritur dhe të kërkuar......................6

1.6.Matja e riskut..................................................................6

1.7.Shpërndarja e probabiliteteve.......................................7

1.8.Risku dhe koha................................................................9

1.9.Përfundimi.......................................................................10

Page 3: Risku dhe kthimi

3

HYRJE

Të gjitha veprimtarit ekonomike pa marrë parasysh se me çfarë veprimtarie merrën, pa

marrë parasysh madhësine, poziten e saj në tregë etj, qëllim final e kanë maksimizimin e

vlerës se firmës.Mirpo biznesi për të realizuar këtë fitim, kalon në rrugë dhe sfida të

ndryshme.Që firma të realizoj këtë (d.m.th. maksimizimin e vlerës )ajo duhet të marr

vendime të ndryshme financiare ne kohë dhe periudha te ndryshme, dhe të gjitha keto

vendime bartin në vete një rrezik të caktuar.Pa marrë parasysh madhsin e biznesit,nga

ç’do vendim që merr firma për investim ajo gjithashtu pret një kthim të caktuara.Pra,ç’do

vendim financiar pasqyron një rrezik dhe një kthim te caktuar, dhe të gjitha vendimet

financiare duhet të marrin në konsiderat riskun e pritshëm, kthimin e pritshëm si dhe

ndikimin e tyre te përbashkët në maksimizimin e fitimit.

Disa nga qështjet që do te trajtohen gjatë këtij punimi janë: kuptimi i riskut dhe i kthimit

burimet, llojet,matesit e riskut, dallimin në mes fitimit të pritur dhe të kërkuar dhe në

veqanti shpërndarjen e probabilitetit.

Page 4: Risku dhe kthimi

4

1.1.PËRKUFIZIMI I RISKUT

Investimi ose vendimi për investim përfaqësojnë shpenzimet e organizatës, me qëllim të

zgjerimit të saj. Pra investimi paraqet ç’do shumë të ponderuar ose të parashikuar për të

ndodhur në kohën e tashmë ose pas një kohe më pritje të kthimit më të madhe ne të

ardhmën mirpo të gjitha këto investime kanë një risk të caktuar.

Risku paraqet shansin për të humbur.Risku është mundësia që rrjedha aktuale e paras

(kthimit) do të ndryshoj nga rrjedha e planifikuar.

Aktivet të cilat kanë më shum risk mundesia për të humbur në to është më e madhe.

Thuhet se një investim do të jetë pa risk në qoft se kthimi nga investimi është i njohur me

siguri të plot. Risku në një biznes lajmrohet atëherë kur kemi të bëjmë më pasigurin nga

një investim.

Mungesa e siguris është e lidhur me konceptin e riskut, mirpo nuk duhët nënkuptuar që

pasiguria është risk. Bizneset duhët që në mënyr të përhërshme të kujdesën për riskun, në

radhë të parë ato duhët të jenë në gjendje ta identifikojn pastaj ta menagjojnë atë në

mënyrën më të mir sepse pikërisht nga kjo varet e ardhmja e bizneseve (ndermarrjeve).

Mirpo ka disa raste kur ndermarrjet nuk mundëm as ta identifikojnë as ta parandalojnë

riskun gjatë fatkëqsive natyrore (si p.sh. zjarri,vërshimet,termite etj).

1.2.PËRKUFIZIMI I KTHIMIT

Kthimi përkufizohet si fitim ose humbje gjithësej nga një investim gjatë një periudhe të

caktuar.

Kthimi si tregues financiar shprehët në dy mënyra: si trëgues apsolut dhe si trëgues

relative.Tek trëguesi apsolut kthimi nga një investim për një periudh kohore matetë

nëpërmjet diferencës së vlerës së investimit në fillim dhe në fund të periudhës p.sh nëse

një përson zhvillon veprimtari ekonomike dhe i cili ka investuar një shumë prej

100.000euro dhe në fundë të përiudhes ka siguruar 150.000euro.Të ardhurat (kthimi) nga

kjo veprimtari janë: 150.000 – 100.000 = 50.000.

Ndërsa treguesit relativë shprehën nëpërmjet normes së kthimit, ku norma e kthimit

përfaqëson ndryshimin e vlerës plus të ardhurat e realizuara të shprehura si përqindje ndaj

investimit fillëstar dhe shprehet me formulen:

Page 5: Risku dhe kthimi

5

Ku: kt – norma e kthimit e pritshme, e kërkuar apo reale gjatë përiudhës t.

Pt – çmimi(vlera) e aktivit në momentin t .

Pt -1, çmimi I aktivit në momentin t-1.

Ct – hyrjet e investimit gjatë periudhes t-1 deri në t.

1.3.BURIMET E RISKUT

Burimet e riskut janë të shumëllojshme mirpo ato ndahen në dy grupe të mëdha.

Në grupin e parë përfshihen të gjitha burimet e riskut që vinë nga ambijenti i jashtëm

dhe që veprojnë njëlloj për të gjitha subjektetë.

Këto janë:

1.Pritja në rritje ose rënie ekonomike ,

2.Luhatja dhe ndryshueshmëria e normave të interesit,

3.Humbja e fuqisë blerse të monedhës nga inflacioni,

4. Luhatja e kurseve të këmbimit,

5.Luhatja e çmimeve të letrave me vlerë dhe ndryshimi i kurseve të tyre

Në grupin e dytë përfshihen të gjitha burimet që veprojnë mbi ndërmarrjen mbi

aktivitetet e saj apo mbi mënyrat e financimit të saj etj. Këto mund të jenë: risku nga

konkurenca, mosrealizimi i fitimit, tejkalimi i kostove etj.

1.4.LLOJET E RISKUT

Në funksion të burimeve që shkaktojnë,risku klasifikohet në:

a. Risk të biznesit dhe risk financiar

b. Risk sistematik dhe josistematik

c. Risk i një mjeti dhe risk ë portfolios(individual dhe i

përgjithshëm)

Risku i biznesit .- i referohet ndryshimit në të ardhurat operative të firmës gjatë një

kohe të caktuar.

Risku financiar .- i referohet ndryshimeve shtesë në të ardhurat e fituara nga kompania

si rezultat i aksioneve mbi të cilin realizohen të ardhurat fikse.

Risku sistematik(i padiversifikushem ).- i referohet riskut që ndikohet nga faktorët e

jashtëm ky vepron njëlloj në të gjitha veprimtarit pa përjashtime dhe paraqet një rrezik i

cili nuk mund të identifikohet(eliminohet) tani për tani.

Risku josistematik(i diversifikushëm).-është risk që shkaktohet nga faktorët specifik të

dallushëm që veprojnë dhe japin efekte vetëm mbi firmën. Mbi këtë risk mund të merrën

masa preventive(parandaluse), reduktimi apo edhe menjanimi. Këta faktorë janë:grevat,

disponimi me lëndë të parë, efektetë e konkurencës së jashtme etj. Të gjithë këta faktorë

mundë ti parandalojë firma.

Risku i një mjeti.- lidhet me veprimtari të veqanta të cilat i ndërmerr një firmë, si

blerjen e makinave, paisjeve, shitjen e produkteve me kredi blerse etj.

Risku i portfolios.- i referohët shumllojshmëris së investimit. Nësë mjetet janë pjesë e

një portfolio ato janë me pakë riskoze se sa në rastet kur ato veprojnë si të izoluara.

Page 6: Risku dhe kthimi

6

1.5.DALLIMI NË MES FITIMIT TË PRITUR DHE FITIMIT TË KËRKUAR

Fitimi i pritur-ёshtё fluksi neto i pritur i tё ardhurave nga njё aktivitet i caktuar.Një

investim apo njё aktiv mund tё ofrojё fitime prej dy burimeve njёkohësisht ose veq e veq

nga secili prej tyre.

1)Burimi i parё ёshtё fluksi i tё ardhurave neto nga venia nё përdorim e objektit pёr tё

cilin ёshtё investuar.

2)Burimi i dytё ka tё bёjё me procesin e rivlersimit tё kapitalit.

Fitimi i kёrkuar-ёshtё fluksi neto i synuar apo i dëshiruar nga investori me qëllim qe

përmes tij tё argumentohen investimet e kryera.

1.6.MATJA E RISKUT

Firma(biznesi)nga ç’do vendim i marrё pёr financim pret tё realizoj fitim,mirpo tё gjitha

kёto investime thamё se pёrmbajnё njё dozё tё caktuar tё riskut,e ky faktor(risku)nё masë

tё madhe ndikon qё fitimi i kthyer tё mos jetё i ngjajshëm me fitimin e parashikuar ose

edhe më keq qё firma mos tё ralizoj fare fitim.

Intervali nё mes tё çmimin mё tё lartё dhe atij mё tё ulёt pёrbёn intervalin e ndërtimit tё

strategjis pёr tu mbrojtur nga risku.Sa më i lartё tё jetё intervali aq mё i lartё ёshtё risku

pёr blerjen e aksioneve.

Matja e riskut bёhet pёrmes:

♦Distribuimit(shpёrndarjes)sё probabiliteti

♦Kthimit tё pritur

♦Deviacionit standard dhe

♦Koficientit të varacionit.

→Distribuimi i probabilitetit tregon shansin e ndodhjes sё ç’do rasti apo rezultati tё

veçant.

→Kthimi i pritur

Shuma e pranuar – Shuma e investuar

Norma e kthimit= ----------------------------------------------

Shuma e investuar

→Devijimi standard ёshtё matёs statiskor i despersionit tё vlerave tё pritura.

______________

σ =√ ∑(ki – k)^2×Pi

Nësë devijimi standard ёshtё zero,investimi ёshtё pa risk.

→Koficienti i varacionit ёshtё matёs standard i riskut pёr njё njesi tё kthimit.Llogaritet

duke pjestuar deviacionin standard me kthimin e pritur.

σ CV = -------

k

Page 7: Risku dhe kthimi

7

Nё raport me rezultatet e parashikuara,rezultatet e pritshme ndahen nё:

1. Rezultate tё knaqshme(pritshme) kur rezultatet e krijuara pёrfaqёsojnё nё atё

qka ne kemi parashikuara.

2. Rezultate optimiste pёrfshin rezultate mё tё mira nga ato qё kemi parashikuar.

3. Rezultate pesimiste pёrfshin rezultatet mё tё kqija nga ato qё i kemi parashikuar.

1.7.SHPËRNDARJA E PROBABILITETEVE

Probabiliteti mund tё përdoret pёr tё matur me sakt riskun qё paraqet njё

aktiv.Probabiliteti i ndodhjes sё njё ngjarje ёshtё norma e shansit pёr njё fluks tё dhёnё.

Nësë fluksi ka 80%probabilitet tё dhёne ,fluksi i dhёnё pritet tё ndodhё 8 herё nga 10

herёt e mundshme, nësë fluksi ka probabilitet 100% ai do tё ndodhё plotёsisht ndёrsa

nese probabiliteti ёshtё 0(zero)ai nuk do tё ndodhё kurr.

Shpёrndarja e probabilitetit ёshtё model qё lidh probabilitetin me rezultatet.

Nese kemi dy aktive A(furrё buke)dhe B(fabrik birre)shuma fillestare e investuar nё tё dy

kёto aktive ёshtё 1000 euro,dhe tё dy kёto sigurojnё normё tё kthimit tё barabart prej

15%.,Menaxheri ka bёrё vlersimet pesimiste (13%),i knaqshëm(15%),dhe optimist(17%)

tё kthimit nё %,për investimin A dhe 7%,15% dhe 23% për investimin B.

Aktivi A ёshtё mё pak riskoz se sa B sepse diferenca prej 4%(17%- 13%) ёshtё mё e

vogël se sa 16%( 23%-7%)e aktivit B. Pra ёshtё mё e favorshme A sepse ka mё pak risk

nё njё kohё qё tё dyja aktivet ofrojnё normë tё kthimit tё barabart.

Kemi disa lloje tё shpёrndarjes sё probabilitetit si:

Histograma

Shpërndarja e vazhdueshme e probabilitetit

Shpërndarja normale

Page 8: Risku dhe kthimi

8

Shpërndarja HISTOGRAMA -paraqet llojin mё tё thjeshtё tё shpërndarjes sё

probabilitetit. Nese i referohemi shembullit tё mёparshem ku kishim dy investime A,B

(shperndarja e probabilitetit ёshtё 25%,50%,25%),atёherё nё grafik kjo do tё duket:

Fig 1.Shperndarja Histogram pёr aktivet A(furr buke),B(fabrik birre).

SHPËRNDARJA E VAZHDUAR-i njejti shembull nё mёnyr tё vazhdueshme do tё

duket:

Fig,2 Shperndarja e vazhdueshme pёr dy aktivet A dhe B.

Page 9: Risku dhe kthimi

9

Shpërndarja NORMALE-njё lloj i shpërndarjes sё probabilitetit ёshtё edhe shpërndarja

normale e probabilitetit.Nё qoftё se shpёrndarja e normave tё kthimit ёshtё afёrsisht

normale,atёherё 68%e rezultatit tё mundshme do tё shtrihet brenda shmangies standarde

±1 nga vlera e pritshme,95% e rezultateve do te shtrihen nga ±2 nga vlera e pritshme,dhe

99% e rezultateve do te shtrihen brenda shmangjes standarde ±3 nga vlera e pritshme.

E gjithë kjo paraqitet përmes fig. sё mёposhtme:

1.8.RISKU DHE KOHA Dy komponentetë kryesore tё njё investimi janё risku dhe koha.

Risku-pёr shkak se sakrifikohen vlera tё sigurta pёr vlera tё pa sigurta dhe Koha-pёr

shkak se sakrifikohen vlera tё tashme pёr vlera tё ardhshme.

Sa më e gjatё tё jetё periudha e kohës pёr tё cilën bёjmё parashikimet dhe llogaritjet ,aq

mё shumё jemi tё ekspozuar para riskut,sa ma e gjatё tё jetё periudha e kthimit nga njё

investim aq mё i madh do tё jetё risku qё ky investim do tё kthehet.

Fig;4.Rritja e probabilitetit pёr uljen e madhёsis sё kthimeve,dhe rritja e riskut me zgjatjen e koheve nё vitet e investimi.

Page 10: Risku dhe kthimi

10

1.9.PËRFUNDIMI

Gjatё kёtij punimi u munduam qё tё sjellim njё pasqyr tё riskut ,tё kthimit si dhe

shpërndarjen e probabilitetit,dhe pёr ndikimet e tyre nё zhvillimin e biznesit.

Riskut dhe kthimit ёshtё njё nga konceptet thëmëlore nё shkencën e financës.Roli dhe

rendësija e tij nё mbijetesën dhe zhvillimin e biznesit ёshtё jashtzakonisht i madhё.Qdo

biznes gjatë veprimtaris sё vetë merr shumё vendime pёr financim e pikerisht nga këto

vendime varet edhe e ardhmje e tij.Mirpo siq kemi thёnё tё gjitha këto vendime bartin me

vete njё risk tё caktuar e qё ky risk ndikon nё kthimet qё do ti merr biznesi,pёr kёtё

arsyeje menaxherët duhet qё nё mёnyen sa mё tё mir qё kthimet tё jenё sa mё tё mёdha.

Ne tё gjithё mund tё themi qka na nevoitet neve njohja e riskut,kthimit dhe shperndarja e

probabilitetit e ne veqanti menaxhimi dhe harmonizimi i tyre mëqense ne nuk kemi

biznes tonin apo nuk jemi menaxhera tё ndonjё biznesi,mirpo pikerisht pёr kёtё arsyeje

ne duhet ti njohim mirё keto fenomene qё nё tё ardhmen kur ne tё kemi njё biznes apo

kur tё jemi menaxher tё ndonjё biznesi tё dimë tё menagjojm mirё me kёto koncepte e jo

atёher kur kemi gjithqka mbi kokёn tonё tё qajm hallin pёr atё qe nuk mundem ta

mesojm mё parё.

Page 11: Risku dhe kthimi

11

LITERATURA

1.GOVORI,Fadil,”Financё”,”Risku dhe kthimi dhe shperndarja e probabilitetit”faqe 18-26,botimi 2010. 2.DRINI,Salko,”Financё”,faqe 100-102.botimi,Tiranё 2009. 3.GJAFA,Halit,CICERI,Beshir,”Drejtim Financiar”,faqe 250-258.botimi i tretё,Tiranё 2006. 4.MUSTAFA,Isa,”Menaxhmenti Financiar”,faqe 178-204,botimi i tretё.